milazim krasniqi...2malovic, stjepan, osnove novinarstva, golden marketing- tehnicka knjiga, zagreb,...

96

Upload: others

Post on 02-Sep-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve
Page 2: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

2

Milazim KRASNIQI

HIPODROMEDIA (RIKTHIMI I ULËRIMAVE TË HIPODROMIT)

Recensues

Prof. Dr. Haqif Mulliqi

Dizajni

Alban Zeneli

ISBN-978-9951-457-43-9

Copyright © Të gjitha të drejtat e këtij libri janë të rezervuara për

autorin. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, transmetimi dhe shumëzimi i

këtij libri pa lejen e autorit.

Page 3: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

3

PËRMBAJTJA:

I. GAZETARIA NËN TRYSNINË E ALEATËVE TË SAJ - TEKNOLOGJISË DHE PUBLIKUT................................................4

II. MEDIA NË KOSOVË NDËRMJET LIRISË FIKTIVE DHE

KONTROLLIT FAKTIK..............................................................19

III. GJENDJA AKTUALE E MEDIEVE NË KOSOVË.......................26

IV. DEGRADIMI I VLERAVE KULTURORE SI PRODHUES I DEFORMIMIT NË KOMUNIKIMIN MEDIAL...............................39

V. MBETJET NEOKOLONIALE DHE NEOLIBERALIZMI I SHPIFUR

PO PRODHOJNË GAZETARI TË ÇORODITUR.............................54 Rrënjët e taktikave neokoloniale mbi mediet shqipe në Kosovë…......54

Shija e hidhur e një përvoje personale..........................................56

Mburrja mazohiste.....................................................................58

Çfarë reforme mediale na duhet...................................................60

VI. ME ÇFARË REFORMASH MUND TË ZGJIDHEN PROBLEMET E

MEDIEVE NË KOSOVË..............................................................64

Si mund të zgjidhet problemi i transmetuesit tonë publik (RTK)........64

Kush ka pozitë monopoliste në tregun medies në Kosovë?...............66 Gazetarët dhe publiku si “dëm kolateral” i tregut të çrregulluar……….68

Si mund të zgjidhet kriza e gazetave ditore?..................................69

Rikthimi i dy medieve shtetërore. Pse?..........................................71

VII. LIRIA E SHPREHJES DHE SHKELJET E SAJ........................73

Liria për vete – fyerja për të tjerët……………………………………………………..73

Çka thonë dokumentet?..............................................................75

“Shtrembërimi i qëllimshëm është absolutisht i papranueshëm”.......78

Kriza e rëndë e botës myslimane..................................................79 Mundësitë që janë në dispozicion.................................................80

VIII. NE JEMI BIZANTINË, VËLLEZER......................................81

IX. SI TË DALLOHET VRASJA NË IRAK NGA AKTRIMI NË

HOLLIVUD……………………………………………………………………….86

Shënime për autorin...............................................................91

Vepra e deritashme: letrare, shkencore dhe publicistike..................93

Page 4: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

4

GAZETARIA NËN TRYSNINË E ALEATËVE TË SAJ

- TEKNOLOGJISË DHE PUBLIKUT

Gazetaria e kohës sonë po transformohet me shpejtësi, në një

ndërvarësi pothuajse të dhunshme me zhvillimin teknologjik të medies

e bashkë me këtë edhe me ndryshimin psikologjik e kulturor të

publikut. Në këtë kontekst zhvillimi i shpejtë i gazetarisë onlajn, me

ç’rast telefoni është shndërruar në mediumin më të përdorur,1 ka

ndikimet e veta direkte në konceptimin e funksionit të gazetarisë e

madje edhe në stilin e shkrimit. Shpejtësia me të cilën plasohen

informacionet e ka rikthyer në plan të parë synimin që të shkaktohet

sensacion dhe bashkë me këtë edhe një stil shkrimi më i paqëruar, më

vulgar. Rrjedhimisht, definicioni i dikurshëm i Vebsterit sipas të cilit

“gazetaria është profesion me të cilin mblidhen, shkruhen, redaktohen

dhe publikohen informatat, si për gazeta ashtu edhe për mediet e tjera

të shkruara, për radion dhe për televizionin”,2 duhet të rishikohet, në

dritën e pasojave që po përjeton gazetaria nën presionin e zhvillimit

teknologjik dhe të një publiku të kreshpëruar, sa për shkak të prirjeve

konsumeriste e hedoniste, aq edhe për shkak të konsumimit të

teksteve me një diskurs më argëtues e vulgar. Nëse puna ka mbërritur

deri te nevoja që të rishikohet definimi mbi funksionin dhe natyrën e

gazetarisë, kjo do të thotë që jemi në vorbullën e ndryshimeve

dramatike përgjithësisht në fushën e komunikimit. Natyrisht, këtë

ritëm ndryshimi e kanë imponuar në rend të parë mediet globale, të

cilat i kanë kapacitetet teknologjike për të ushtruar ndryshimin që

1“Në ditët e sotme tabletët dhe smartfonët po shiten më tepër sesa kompjuterët personalë. Njerëzit po

përshtaten shumë shpejt ndaj kësaj arkitekture të re.” (Ja cilat janë parashikimet e shefit ekzekutiv të

Google për vitin 2014 , www.botaSot.info shikimi i fundit 01.01.2014) 2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11

Page 5: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

5

aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve të

veta komerciale:

“Efekti primar i procesit të globalizimit përkatësisht karakteristika

kryesore e globalizimit dhe manifestimi i forcave të fuqive të mëdha

dhe TNC-ve, interesave të të cilëve u shërben, është në ngritjen e

modelit komercial të komunikimit, përhapjen e tij tek emiterët dhe

mediet “e reja” dhe forcimin e shkallëshkallshëm nën ndikimin e

konkurrencës dhe presionit. Modeli komercial e ka logjikën e vet të

brendshme, e meqë është në pronësi private dhe bazohet në

përkrahjen e reklamuesve, synon ta erodojë opinionin dhe plason

“kulturën e argëtimit”, që është e papajtueshme me rendin

demokratik. Prodhimet e medieve shndërrohen në mall dhe dizajnohen

në atë mënyrë që t’u shërbejnë qëllimeve të tregut, jo nevojave të

qytetarëve” .3

Kësisoj, teknologjia e lartë e vënë në shërbim të medieve, me theks të

veçantë tek ato globale, ka filluar të diktojë dinamikën e saj edhe mbi

vetë përmbajtjet mediale, deri edhe mbi diskursin, ndërsa “horizonti i

pritjes” i publikut, i shtyrë nga një kureshtje e shfrenuar nën trysninë

e komercializmit dhe të hedonizmit , po ashtu po bën presion të madh

mbi natyrën e gazetarisë. Ndonëse vetë i zhveshur nga privatësia dhe

nga mundësia që si qytetar të ndikojë në rrjedhën e gjerave:

“ A ka ndonjë rrezik për demokracinë në qarkullimin e egër të

informacionit?" Në mënyrën e trajtimit dhe përhapjes së informacionit,

vihet në lojë karakteri demokratik i shoqërisë. Me pushtimin

teknologjik, privatësia është gjithnjë e më e kërcënuar dhe kërkon

3Herman, Edvard S., Mekqesni, Robert V, Globalni mediji, Clio, Beogard, 2004, f 16

Page 6: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

6

mbrojtje të përshtatshme. Është një ndeshje e madhe mes të drejtave

individuale dhe kolektive dhe as nuk mundet që t'i besohet vetëm

tregut - pra një lloj vetë-rregullimi - dhe as teknikave thjesht

prohibicioniste.” 4

E mbetur me mekanizma të dobësuar mbrojtës, gazetaria ka hyrë në

ujëra të turbullta, në të cilat ajo tash për tash më shumë po përpëlitet,

se sa që po mësohet të notojë. Prandaj, giithnjë e më pak po vlen ajo

që Gabriel Garsia Markesi mendonte për të:

“Gazetaria është një pasion që s’njeh kufij, që mund të përvetësohet e

të humanizohet vetëm nëpërmjet një përballjeje që nxjerrë shkëndija

kur ndeshet me realitetin. Vetëm ata që e kanë këtë pasion në gjak

mund ta kuptojnë këtë tërheqje magnetike që ushtron ajo, pasion që

ushqehet nga paparashikueshmëria e jetës. Gazetaria, profesioni më i

mirë në botë” 5

Gazetaria e ditëve tona nuk është më profesioni më i mirë në botë

edhe për faktin se tashmë është implikuar në disa fusha e

problematika, në të cilat ajo po sprovohet, por nga të cilat mund të

pësojë funksioni themelor i saj dhe vetë etika e saj.

E para, gazetaria e sotme, në garë me kohën, që të raportojë në kohë

reale, po bëhet spekuluese e madje edhe gënjeshtare, duke qenë

shumë herë e pabesë në raport me burimet dhe me etikën e saj. Pra,

synimi i gazetarisë në ditët tona është që ngjarja të transmetohet në

momentin kur ajo ndodhë dhe e tillë të përcillet tek publiku, falë

mundësive teknologjike që e mundësojnë këtë proces komunikimi

direkt, por pa pasur respekt për kufijtë e vet etikë. Në të kaluarën, në

4Rodota, Stefano, Informacioni, Liria dhe privatësia, www.mapo.al (shikimi i fundit 27.07.2013) 5Gabriel Garsia Markes, Gazetaria profesioni më i bukur në botë, ëëë.gazetaexpress.com, (shikimi i fundit

18 Prill 2014)

Page 7: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

7

fillimin e shfaqjes së gazetarisë dhe medieve të hershme, ky koncept

nuk ka ekzistuar as në imagjinatën e shkruesve të teksteve e as të

pronarëve të para medieve. Fjala vjen, në shekujt XVI-XVII, kur kanë

filluar mediat e para, Kanardi, Broleti e Korantosi,6koncepti i kohës për

plasimin e informatës nuk ka ekzistuar, por është botuar një informatë

me qëllimin që kurdo që të lexohet, të transmetojë ndonjë sensacion,7

të lërë ndonjë përshtypje. Informacionet botoheshin me javë ose me

muaj vonesë nga koha kur ndodhnin ngjarjet. Me daljen e gazetave

ditore, që nga fillimi i shekullit XVIII, (në vitin 1702 doli gazeta e parë

ditore “Dejli Kurant” në Londër), fillon konceptimi i informatës brenda

një harku kohor prej njëzet e katër orëve. Pra, futet koha si element i

vlerës së informacionit, duke e përthekuar brenda harkut kohor të një

dite dhe një nate, gjithnjë edhe brena kufijve etikë të së vërtetës.

Mundësia e teknologjisë për ta prodhuar dhe për ta qarkulluar

informatën, lidhet me vlerën e informatës dhe të mediumit, por duke

qenë në shërbim të informatës. Ishte koha kur lajmet barteshin me

postë, me anije e me karroca, por vlera e tyre ishte në faktin që kishin

vërtetësi brenda vetes.8 Ndërsa, në kohën tonë, kur zhvillimi i

teknologjisë është dramatik, sfida e medias është raportimi në kohë

reale, madje edhe nga ngjarjet e rrezikshme sikundër janë aktet

terroriste dhe luftërat civile, ndodhë që viktima e parë e raportimit të

jetë e vërteta.

Në ngjarjet e viteve të fundit, ky koncept i ri i gazetarisë është testuar

veçmas në të ashtuquajturën “Pranvera arabe”. Raportimet e medieve

kanë qenë të tilla që është raportuar edhe nga përleshjet e armatosura

në rrugë, si rasti i Kajros, Libisë ose edhe Tunizisë, duke e futur edhe

6Për më gjerësisht shih Historinë e gazetarisë të autorit Gjovani Gocini, i cili i ka studiuar gjerësisht këto medie dhe caqet e tyre profesionale 7Po sipas Gocinit, Kanardi e kishte fillimisht si synim shkaktimin e habisë, të senzacionit, e jo të plasimit të

informatës. 8Më gjerëisht lidhur me ndikimin e hekurudhave, postës, telegrafit, telefonit, anijeve, etj., shih në: Asa

Brigs, Pier Berk, Drustvena istorija medija, Clio, 2006, Beograd

Page 8: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

8

një element shtesë, pra jo vetëm kohën reale. Tash ngjarjet nuk

konstruktohen si raportime, por prezantohen direkt, pra pa i filtruar

nëpër mekanizmat e raportimit profesional. Raportimi pa i filtruar dhe

pa i konstruktuar, është një zhvillim i ri problematik në profesionin e

gazetarisë. Ky zhvillim e rritë më shumë hapësirën e sensacionit dhe

të abuzimit të reporterit, i cili varet më pak nga korniza e politikave

editoriale e më shumë nga pritshmëria e publikut, që e kërkon

gjithsesi sensacionin. Po të kihet para sysh fakti se në këtë kontekst,

pra të raportimit në kohë reale, shfrytëzohen edhe burime

joprofesionale, si gazetaria qytetare ose amatore, falë telefonave dhe

kamerave digjitale, bëhet edhe më e qartë se gazetaria nën këto

presione, është dhe do të jetë në sfida të mëdha për sa i përket

funksionit të saj parësor, informimit dhe për sa i përket dhënies së

përgjigjeve të ndershme për ngjarjet që raportohen.

Rasti i raportimit lidhur me grupin terrorist Al Shabab në vjeshtë të

vitit 2013 është interesant për ilustrim. Në aksionin e tyre terrorist në

Nairobi të Kenias, me ç’rast mori në nën kontroll qendrën tregtare

Vestgejt, grupi Al- Shabab filloi të përdorte rrjetet sociale, Tviterin

konkretisht, për të transmetuar qëndrimet e tyre në lidhje me ngjarjen

që ata vetë po e zhvillonin. Pra, ata në të njëjtën kohë vrisnin njerëz

në qendrën tregtare dhe në të njëjtën kohë në Tviter publikonin

informata në lidhje me zhvillimin e ngjarjes, që po ndodhte aty. Mediet

filluan të konsumonin edhe komunikimin e tyre. Kjo gjë që shkaktoi

një hutim shumë të madh lidhur me raportimin profesional gazetar.

Pra, rastet e këtilla veçmas rrezikojnë ta nxjerrin gazetarinë jashtë

natyrës së saj themelore, sepse brenda saj fusin elementë të luftës

speciale, të propagandës e të spiunazhit.

Sigurisht që raportimi në kohë reale përfshinë edhe transmetimin e

telekonferencave, ngjarjeve sportive, punimet e parlamenteve ose

Page 9: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

9

organizatave të tjera, që edhe mund të kenë vlera reale për informimi

e publikut. Por, ngatërrimi i çdo gjëje në raportim, duke përfshirë edhe

qëndrimet e terroristëve, paraqet rrezik për dëmtimin e gazetarisë si

profesion dhe etikës së saj.

Problemi i dytë i gazetarisë së sotme ka të bëjë me implikimin e saj

me spiunazhin. Edhe pse gazetaria është profesion që mbledh

informata, ashtu siç bëjnë edhe shërbimet e spiunazhit, dallimi i

gazetarisë prej saj është shumë i madh, sepse gazetaria i mbledh

informatat për t’i plasuar te publiku dhe jo për t’i analizuar në zyrat e

ndryshme të agjencive e për t’i përdorur pastaj në politika të

ndryshme qeveritare, siç bëjnë agjencitë e zbulimit. Mirëpo janë disa

zhvillime që e kanë prishur kufirin ndërmjet gazetarisë së tillë klasike

dhe infiltrimit të saj edhe në rrjetet e spiunazhit. Portali Vikiliks i

Xhulian Asanzhit, ka përdorur informata të klasifikuara të

Departamentit të Shtetit, të marra nga ushtari amerikan, Bredlli

Mening, (tash ka ndërruar gjininë dhe quhet Çelsi!) 9 Meningu i ka

dhënë Xhulian Asanzhit miliona informata, të cilat ai i ka vjelë me

rrugë jolegale. Xhulian Asanzhi ato informata më vonë ua ka dhënë

gazetave Uashington Post-it, Guardianit e Der Spigelit dhe ka filluar

publikimi i paautorizuar i informatave, duke shkaktuar një sprovë

serioze për SHBA-të, sepse ndikimi i atyre dokumenteve ka krijuar

shumë dyshime, shumë paqartësi, shumë herë edhe armiqësi ndaj

SHBA-ve. Pra, edhe kjo ndërlidhje e medies me marrjen tërësisht të

paautorizuar të informacioneve të klasifikuara, është moment

interesant, sepse është sinjal që gazetaria me ambiciet e saj për

sensacion dhe pushtet dhe me potencialin e saj, që ia mundëson

teknologjia e lartë, po shkon drejt marrjes së një pjese edhe më të

9Bredlli Mening e ka ndërruar gjininë dhe emrin, tash quhet Çelsi. Është dënuar me 35 vite burg.

Page 10: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

10

madhe të pushtetit, sesa që ka qenë pushteti tradicional i saj, apo siç

quhet pushteti i katërt.

I ndërlidhur me këtë sensacion të Vikiliksit është edhe problemi me

informatorin tashmë të njohur, Eduard Snoudenin, i cili po ashtu ka

vjedhur materiale nga shërbimi inteligjent amerikan, CIA dhe ato

informcione ua ka transmetuar medieve, fillimisht, gazetës britanike

Guardian, duke shkaktuar po ashtu një valë problemeve për

administratën e SHBA-ve. Pra, bashkëjetesa e gazetarisë me

spiunazhin është bërë përvojë e re e saj, por edhe sfidë e re morale e

vetë asaj, sepse kësisoj rrezikon të humbë idenë se ku është kufiri i

fushëveprimit të saj.

Problemi i tretë aktual ka të bëjë me gazetarinë tradicionale dhe

mediet e shkruara, përkatësisht me ndryshimet spektakolare në

tregun e medias, që mund të ketë ndikime në ndërrimin e kursit të

gazetave që janë simbole të gazetarisë kulminante. Gjatë vitit 2013

kanë ndodhur dy ngjarje, që vërtetojnë këto ndryshime spektakulare.

E para ka të bëjë me shitjen e gazetës së famshme amerikane, The

Uashington Post përkatësisht blerjen e saj nga ana e Amzazon.com të

Xhef Bezosit.10 Kjo gazetë me një traditë njëqindepesëdhjetë vjeçare,

nën presionin e krizës financiare globale të tej zgjatur prej vitit 2008 e

këndej dhe nën presionin e ndryshimeve në tregun e reklamave dhe të

vështirësive të përshtatjes në botimin onlajn, u detyra që të shiste

aksionet e saj tek kompania e famshme Amazon, e cila është një

kompani që merret me distribuimin e librave elektronikë dhe që është

bërë njëri nga gjigantët e medias. Shitja e The Uashington Postit ka

treguar pasojat e mëdha të krizës financiare globale por edhe pasojat

e mëdha që po shkakton për ditë e më shumë gazetaria onlajn, e cila

po e sfidon seriozisht gazetarinë e shkruar. Kjo është dëshmi se po

10Xhef Bezos pronar i Amazon.com

Page 11: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

11

jetojmë në një botë të ndryshimeve të mëdha, ku falë teknologjisë që

e mundëson gazetarinë onlajn, po ndodhë zhvendosja e fuqisë prej

medieve tradicionale drejt medieve të reja dhe ku mediet janë bërë

njëri nga akterët kryesor të ndryshimeve.

“Rënia e çmimit të blerjes së një prej gazetave të vlerësuara me 21

çmime ‘Pulitzer’, thotë më shumë për perëndimin e gazetave të mëdha

amerikane, sesa të gjitha statistikat për rënie të tirazhit dhe humbje të

reklamave. Kjo është një dëshmi më shumë që tregon se me disa pak

përjashtime, shtypi cilësor amerikan nuk ka gjetur ende asnjë rrugë,

për t’i tregtuar me fitim ose të paktën pa humbje produktet e veta.“11

Problemi i katërt aktual, që ka të bëjë me gazetarinë e mirëfilltë, është

ndikimi i fuqishëm i rrjeteve sociale mbi publikun, duke filluar një

proces eklipsimi të gazetarisë klasike. Si po ndikojnë rrjetet sociale

Instagrami, Facebooku dhe Tviteri mbi gazetarinë, mbi komunikimin

dhe mbi publikun? Këto janë çështje që tash për tash janë në fazat

pothuajse fillestare të diskutimit teorik, por ia vlen të mbahen lart në

agjendë, sepse edhe këto rrjete sociale janë bërë subjekte të këtyre

ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në gazetari dhe përgjithësisht

në komunikim. Komunikimi në këto rrjete është jokonvecional, që

paraqet një risi. Ta zëmë, tek Instagrami, fotografia plasohet me një

liri shumë të madhe, se sa në gazeta, ku ajo vlerësohet nga shumë

aspekte, që nga ato profesionale, etike dhe ideologjike. Kjo liri e

madhe e fotografisë në Instagram, e ka sfiduar shumë seriozisht

fotogazetarinë dhe statusin e fotografisë në mediet e shkruara, në

gazeta dhe revista. Në të ardhmen mbetet të shihen pasojat e

Instagramit veçmas mbi industrinë e revistave, e cila viteve të fundit

11Knigge , Michael, Miliarderët në sulm pas The Washington Postit mund të bien të tjera gazeta

(www.mapo.com shikimi i fundit 10.08 2013)

Page 12: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

12

ka qenë e bazuar më së shumti në përdorimin e fotografisë. Por, është

e qartë se as revistat më dinamike e të më specializuara, nuk mund

të konkurrojnë me Instagramin për një kohë të gjatë, sepse një lloj

voajerizmi që e stimulon Instagrami te publiku i vet, është shumë

sfidues. Ndërsa, Facebook-u dhe Tviteri, me mënyrën se si

raportojnë, se si i plasojnë informatat janë sfiduese edhe ndaj

gazetarisë tradicionale. Postimet në Fejsbuk dhe në Tviter, janë tekste

të shkurtra (në Tviter me vetëm 140 shenja) me pak informacion, me

më shumë opinione e mbresa personale, por të cilat po bëhen gjithnjë

e më atraktive. Pse po bëhen atraktive? Tash për tash, në mungesë të

hulumtimeve shteruese empirike, pyetja më shumë është filozofike.

Mund të ketë shumë faktor por i pari buron nga gjendja e shoqërisë së

sotme, e cila është një shoqëri e dedikuar më shumë konsumerizimit

dhe hedonizimit, por që prodhojnë efekte anësore.12

Shoqëria që më shumë është duke jetuar nga pasioni i konsumit dhe

kënaqësisë, nuk ka vullnet dhe as aftësi për të medituar, për të

menduar më thellë e më gjatë, për të menduar në mënyrë më të

shtresëzuar, më kritike. Përkundrazi, asaj i përshtatet sipërfaqësia

moskokëçarëse në komunikim. Komunikimi në Facebook, veçmas

është i tillë, sipërfaqësor, nganjëherë primitiv, kryesisht shumë

personal. Dhe ky stil i përafrohet shijes së publikut të ri që po krijohet

nga këto presione. Me aq sa shihet, po profilizohet një strukturë e

njerëzve gjysmë të arsimuar, pjesërisht të arsimuar, ose të keq

arsimuar që janë komunikatorët dhe konsumatorët kryesorë të

informacioneve të këtij rrjeti social. Tviteri është pak më ndryshe,

12Kreu i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin Ulm të Gjermanisë, Manfred Spitzer, është në mesin e

atyre që besojnë se përdorimi i tepruar i kompjuterëve dëmton zhvillimin e trurit të fëmijëve. “Nuk flas për të qenët online pesë minuta në ditë. Flas për 7 orë e gjysmë, që në Gjermani është mesatarja e

përdorimit të mediave. Truri ynë vazhdimisht ndryshon nga përdorimi i tyre. Andaj, nëse e përdorni për

media digjitale, ato do ta ndryshojnë trurin tuaj dhe atë për të keq”, thotë Spitezer. (Përdorimi i kompjuterit

shkakton frikë nga “çmenduria digjitale”www.albasoul.com, shikimi i fundit 12.08.2013)

Page 13: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

13

sepse përdoret pak më shumë prej elitave politike, intelektuale, por

sidoqoftë edhe ajo e ka brenda personale dhe kufizimin, që mund të

jetë aleat i inhibicionit dhe i autocensurës.

Dallimi i informacioneve të rrjeteve sociale me atë të gazetarisë së

mirëfilltë, ndër të tjera është edhe në këtë pikë: gazetaria klasike e ka

një kontekst për ngjarjet që raporton, pra, ndodhë një ngjarje dhe

ngjarja raportohet tek publiku. Ndonëse e konstruktuar, ose edhe e

raportuar bruto në kohë reale, ajo raportohet te publiku, për shkak të

kontekstit të saj. Fjala vjen, nëse mbahet një konferencë shtypi,

media raporton se çfarë është thënë në atë konferencë shtypi, kush ka

qenë subjekt i saj, cilave ngjarje u referohet e të ngjashme. Ndërsa

informacionet në rrjetet sociale, më të shumtën nuk prodhohen nga

ngjarjet, atje vetë subjekti, ai që shkruan shndërrohet në ngjarje, pa

ndonjë kontekst të qartë. Kjo mënyrë e komunikimit krijon një

përfytyrim të pjesshëm, problematik, jashtëkontekstual të asaj që

raportohet. Sidoqoftë, përhapja e komunikimit në këto rrjete sociale

është e pandalshme dhe tashmë është e qartë që në shumë aspekte e

ardhmja e komunikimit do të zhvendoset drejt tyre, gjë që e

mundëson teknologjia e lartë dhe mediet efikase të përftuar prej saj.

Nuk është e rastësishme që korporatat e lidhura me teknologjinë e

prodhimit të medieve janë bërë liderët e bredeve kryesore të botës së

sotme.

Fuqizimi në statusin e liderëve të brendeve më të fuqishme botërore të

Aplit, Guglit, Miktrosoftit, IBM, Samsungit, Intelit, bashkë me fuqizimin

e rrjeteve sociale, është dëshmi e zhvendosje së fuqisë së komunikimit

në këto drejtime.13

13Para pak kohësh kompania e njohur Interbrend ka publikuar një raport interesant për fuqinë e brendeve në

treg dhe ka dalë një rezultat interesant: për herë të parë pas shumë deceniesh, Coca-Cola nuk është më

brendi më i fuqishëm në treg, por është Apple, e pasuar nga Gugli. Në këtë radhitje, pas Applit dhe

Google,vjen Coca-Cola, IBM-ja është e pesta, Microsofti, i gjashti. Pra, prej dhjetë brendeve më të

fuqishme në botë, gjashtë janë të lidhura me prodhimin e medias. Edhe shitja e aksioneve të Nokias tek

Page 14: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

14

Çka tregojnë këto ngjarje? E para, tregojnë se gazetaria e sotme

është implikuar edhe në politikat shtetërore dhe ndërkombëtare madje

edhe në rrjete spiunazhi, duke thyer disa kufij tradicional që kanë

ekzistuar për gazetarinë. Pra, ajo ndarja klasike e pushteteve, pushteti

legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe media si pushtet i katërt, pas gjithë

këtyre zhvillimeve në vitet e fundit, tregojë që gazetaria fillon që t’i

“fus hundët“ edhe në pushtetet e tjera. Umberto Eko thotë: “ Dikur

shtypi mundohej të kuptonte atë që kurdisej në sekretin e ambasadës.

Tani, janë ambasadat ato që i kërkojnë informacionet sekrete nga

shtypi.”14

Ka një ambicie të shtuar të gazetarisë që të ketë më shumë ndikim

sesa që ka qenë deri tash. Këto janë probleme që janë të lidhura me

zhvillimin teknologjik, që e mundëson një gjë të tillë. Por, edhe me

kureshtjen e shfrenuar të një publiku hedonist, i interesuar në mënyrë

argëtuese për çdo gjë. Thjesht jetojmë në një botë ku këto ndryshime

teknologjike dhe këto ndryshime psikologjike e kulturore, e

mundësojnë këtë ambicie të gazetarisë për të shkuar më larg sesa

kufiri i saj tradicional i raportimit.

E dyta, mediat globale janë dhe po bëhen biznese të fuqishme me

tendencë të dominimit të gjithë hapësirës së informimit e të argëtimit,

nën shkopin “magjik” të globalizimit.

“ Mediet globale paraqesin mjetin kryesor për reklamimin e

prodhimeve korporative të destinuara shitjes dhe në këtë mënyrë

Microsofti, me një vlerë prej shtatë miliardë dollarësh, që ndodhi gjatë vitit 2013, është shenjë e

koncentrimit të madh të fuqisë tek korporatat mediale siç është edhe Microsofti. 14Eko, Umberto, Hackerët hakmarrës dhe spiunët me karroca, (www.gazetaexpress.com shikimi i fundit

10.XII.2010

Page 15: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

15

lehtësojnë depërtimin e korporatave në vende të reja, rajone dhe

tregje. Nga ana tjetër, programet informative dhe argëtuese të

medieve globale krijojnë klimë të përshtatshme informative dhe

ideologjike , duke mundësuar bazën politike, ekonomike dhe morale

për reklamimin e të mirave dhe formimin e një rendi shoqëror të

orientuar drejt profitit.“15

E treta, mediat klasike veçmas gazetat por edhe radioja ndoshta

shumë shpejt edhe televizioni, janë nën presion të rrjeteve sociale të

medieve të reja, të cilat po sjellin një formë alternative të gazetarisë

dhe të komunikimit. Pra, ne jemi duke e jetuar këtë ndryshim shumë

të madh. Viktimë e këtij ndryshimi të madh është edhe vetë publiku, i

cili sa për shkak të agresivitetit të medieve globale, medieve të reja

dhe medieve nacionale që e kanë humbur kokën në garën për

mbijetesë, duke u shndërruar në senasacionaliste dhe klienteliste, aq

edhe për shkak të prirjeve të veta hedoniste, po e humbë aftësinë e

të mbrojturit nga agresioni i medies dhe rrjeteve sociale, që po e

shfytyrojnë dhe po e depersonalizojnë. Po e shndërrojnë në një klient

që për hir të argëtimit, ka hequr dorë nga statusi i qytetarit që

mendon. Bile, pasojat e rrjeteve sociale ende nuk janë qartësisht të

matshme, por trendi është i tillë që mund të stimulojë deri në krizë

identitare ndryshimin psikologjik dhe kulturor të këtij publiku të

rrjetëzuar.

Cilat do të jenë konsekuencat psikologjike, kulturore dhe ekonomike

me këto ndryshime dramatike, mbetet të shihet në vitet e ardhshme,

por jemi në një periudhë kur këto ndryshime janë duke ndodhur para

syve tanë përkatësisht me ne si objekt dhe subjekt të tyre. Gazetaria

15Herman, Edvard S. , Mekqesni, Robert V., Globalni mediji, Clio, Beogard, 2004, f17

Page 16: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

16

po ndryshon në mënyrë marramendëse, por edhe vetë po ndikon në

ndryshimin e shoqërisë dhe njerëzimit në shumë aspekte psikologjike,

kulturore dhe ekonomike. Por, ajo rrezikon të shpërbëhet, nëse

vazhdon të largohet nga boshit i saj themelor, informimi me standarde

të larta profesionale dhe etike. Nëse do të ndodhte kjo gjë, atëherë do

të demantohej Gabiel Garsia Markesi, që mendonte se gazetaria është

profesioni më i mirë në botë. Gazetaria për të cilën thurte himne

Markesi, është në sprova serioze dhe statusin kësaj here nuk e ka të

sigurt, sepse po i shndërrohen në armiq teknologjia dhe media, pa të

cilat ajo as nuk do të lindte as nuk mund të ekzistojë. Po e duan të

ndryshuar, sipas mundësive dhe ambicieve të veta, ndërsa gazetaria e

mirëfilltë i ka disa kufij përtej të cilëve ajo më nuk është gazetari.

Megjithatë, duhet lënë mundësia e hapur. Ndoshta në të ardhmen

teknologjia dhe publiku do të bëhen më miqësorë se sa që janë sot

ndaj gazetarisë.

Sa për lexuesin, ai sot nuk e di tamam se çfarë i duhet realisht, disa

ngjashëm me atë që pati prognozuar për konsumatorin Stiv Gjobsi:

“Disa njerëz thonë: “Jepu konsumatorëve atë që duan.” Unë nuk

veproj kështu. Puna jonë është të gjejmë se çfarë mund të duan para

se ta kenë kuptuar edhe vetë. Më kujtohet Henri Fordi, që një herë

tha: “Sikur të kisha pyetur konsumatorët se çfarë duan, do të më

kishin thënë: ‘Një kalë më të shpejtë’!” Njerëzit nuk e dinë se çfarë

duan deri çastin kur ua tregon ti. Prandaj nuk mbështetem kurrë të

studimet e tregut. Detyra jonë është të lexojmë ato gjëra që nuk janë

shkruar ende në faqe.“16

16Stiv Gjobs, i çmendur sa mendoi të ndryshonte botën nga Aida Tuci ( www.mapo.com, shikimi i fundit

15.03, 2014)

Page 17: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

17

Mund të jetë edhe kështu, por në atë rast na duhet të presim një kohë

derisa gazetaria të rifitojë një ekuilibër të ri në pajtim ne nevojat tona

dhe me njohuritë tona për vlerat e saj të reja.

LITERATURA

Berisha Ibrahim, Media agjensët e komunikimeve, PEN&AAB, Prishtinë, 2006

Brigs Adam, Berk Piter, Drustvena istorija medija, Clio, 2006, Bgd

Brig Adam, Kobli Pol, Uvod u studije medija, Clio, Beograd, 2005

Everton Neil, Përgatiaj e lajmit televiziv, Irex, Prishtinë 2004 ( botim elektornik)

Gazetaria moderne, Tiranë, 2001

Gocini Giovani, Istorija novinarstva, Clio, Bgd, 2001

Gjon Fiks, Popularna kultura, Clio, Beograd, 2001

Group Missouri, Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. (Botimi, IDK, Tiranë, 2005)

Kovach, Bill, Rosenstiel, Tom, Elementët e Gazetarisë, (Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë,

2009)

Hermann S. Edvard, Mekqesni V. Robert, Globalni mediji, Clio, Bgd, 2004

Kelner Daglas, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004

Kenet Tompson, Moralna panika, Clio, Beograd, 2003

Mencher Melvin, Raportimi dhe shkrimi i lajmeve, Tiranë, 1991 ( botimi i pestë)

Meyer Filip, Gazetaria e saktë, Koçi, Tiranë, 206

Mol, Rus Shtefan, Gazetaria, Tiranë, (A.Klosi, k&b 2010)

Urlih Bek, Rizicno drustvo: u susret novoj moderni, Filip Visnjic, Beograd, 2001

Sartori, Giovani, Ç’është demokracia, Dituria, Tiranë, 1998

Semprini, Andrea, Multikulturalizam, Clio, Beograd, 1999

Page 18: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

18

MEDIA NË KOSOVË NDËRMJET LIRISË FIKTIVE DHE

KONTROLLIT FAKTIK

Gjendja e sotme e medias dhe standardet e gazetarisë në Republikën

e Kosovës janë të shkëputura nga tradita e gazetarisë së dirigjuar në

periudhën e socializmit jugosllav dhe nga tradita e gazetarisë

patriotike në periudhën e okupimit klasik të vendit, por janë të

ndërvarura nga kufizimet ligjore dhe kontrolli faktik, që është instaluar

në vitet e sundimit të UNMIK- ut dhe që po vazhdon edhe pas

pavarësimit të vendit. Fshirja e traditës së gazetarisë shqipe të një

gjysmë shekulli, ka kulmuar me mbylljen e gazetës Rilindja17 dhe të

Radiotelevizionit të Prishtinës18 nga politikat e OSBE-së dhe UNMIK-ut

në vitin 1999 dhe 2000, me ç’rast Rilindja u dëbua edhe nga objektet

e veta dhe u shkatërrua edhe dokumentacioni i saj, ndërsa në objektet

e RTP-së u ngrit një transmetues emergjent për nevojat e UNMIK-ut.

Me mbylljen e Rilindjes dhe të Radiotelevizionit të Prishtinës, u krijua

hapësira për ngritjen dhe për zhvillimin e medieve të reja, të cilat do

të ishin të varura dhe të kontrolluara nga administrata e OKB-së, e cila

synonte që me politikat e veta të motivuara nga rezoluta 1244, të

sheshonte rrugën e riintegrimit të Kosovës në ish shtetin jugosllav. Në

këtë rast u provua se “mediat dhe gazetaria janë pjesë përcjellëse e

sistemit politik: si ndërmjetës të vendimeve politiko-administrative,

por edhe si ndërmjetës në prezentimin e vendimeve të tyre”.19

Rrjedhimisht, që në fillesë kemi të bëjmë me një strategji të krijimit të

medieve që do të ishin instrumente të politikave të zyrtarëve të lartë

17 Gazeta Rilindja doli në vitin 1945. Në vitin 1990 u mbyll nga regjimi i Millosheviqit. Pas çlirimit të

vendit më 1999, Rilindja u riaktivizua, por më vonë ajo u dëbua nga objektet e veta dhe më vonë u mbyll. 18 Radiotelevizioni i Prishtinës filloi punën në vitin 1975. Më 5 korrik 1990 u mor nën kontroll nga forcat

okupuese të Serbisë. Në vitin 1999 punëtorët u rikthyen në objekte, por nuk u arritë marrëveshje ndërmjet

OSBE-së dhe sindikatës së RTP-së për kthimin e të gjithë punëtorëve. Për pasojë, u hoq dorë nga

riaktivizimi i RTP-së dhe u krijua RTK-ja si transmetues emergjent i UNMIK-ut 19 Stefan Rus Mol, Novinarstvo, Clio, Beograd, 2005, fq. 24

Page 19: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

19

të OKB-së dhe agjencive të tjera që u instaluan në vendin e

shkatërruar nga lufta. Rregulloret që u dekretuan nga UNMIK-u,

Rregullorja 2000/4, Rregullorja 2000/36 dhe 2000/37, sollën kufizime

të ndjeshme në lirinë e medias dhe të shprehjes. Rregullorja 2000/4, e

miratuar për pengimin e gjuhës së urrejtjes në media, instaloi

kufizimet më drastike, duke kërcënuar me burg afatgjatë shkelësit e

saj, domethënë gazetarët. Në pikën 1. 3 të kësaj rregulloreje, thuhet:

”Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje a mosdurim

midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo cilitdo grupi tjetër

që jetojnë në Kosovë, veprime të cilat mund ta prishin qetësinë dhe

rendin publik përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, duke i

përbuzur simbolet kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar

pasuritë e tjetrit ose duke përdhosur monumentet a varrezat, do të

dënohet me burgosje në afat, që nuk është më i gjatë se tetë vjet.“20

Termat e kësaj rregulloreje kanë injektuar një kompleks inferioriteti,

që ka mbizotëruar për shumë vite në mediat e Kosovës dhe që ende

vazhdon të jetë prezent. Si rezultat i këtyre kufizimeve, u ndalua edhe

gazeta “Dita”21 në vitin 2000, vetëm për faktin që kishte identifikuar

një person si paramilitar serb. Ndërsa në vitin 2004, u propozua

mbyllja e Radiotelevizionti publik të Kosovës, nën akuzën për rolin e tij

nxitës në trazirat e marsit.22

Modeli që është përdorur nga UNMIK-u dhe OSBE-ja për rregullimin e

skenës mediale përkatësisht për kontrollimin faktik të lirisë së medias

në Kosovë, është modeli më i keq, ngase është marrë direkt nga

20Rregullore 2000/4, 1 shkur 2000, firmosur nga Bernar Kushner, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të

Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Ananit

(http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2000regs/A2000regs.htm , 27 tetor

2010 ) 21 Për shkak të tekstit “Kur Petar bëhet Piter”, PSSP Bernar Kushneri, urdhëroi ndalimin e gazetës “Dita”

për tetë ditë, duke i penguar punonjësit që të hynin në objektin, ku bëhej gazeta. Protagonisit i atij teksti,

Petar Topolski, i cili ishte punonjës i UNMIK-ut, u gjet i vrarë, disa ditë pas publikimit të identitetit të tij. 22 Komisionieri i përkohshëm i medias në Kosovë në vitin 2004, Robert Zhilleti, në një emision në Zërin e

Amerikës, pati pohuar se kishte propozuar mbylljen e përkohshmë të RTK-së

Page 20: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

20

përvojat e zbatuara në Bosnjë e Hercegovinë. Në këtë aspekt, vlen të

përmendet se këto rregullore i obligonin gazetat ditore shqipe, që të

botonin reklamat edhe në gjuhën serbe, gjë që vazhdon edhe sot, por

tashmë si orientim komercial i vetë gazetave.

Nga ana tjetër, edhe varësia e mediave të reja private nga donacionet

e huaja, i bëri pronarët e tyre që të ulin kurrizin dhe të zbatojnë me

disiplinë jo vetëm rregulloret, por edhe urdhërat e dhënë përmes

formave të tjera të dirigjimit (këshillimeve të rregullta me zyrtarë të

OSBE-së e të UNMIK-ut e edhe të zyrave diplomatike.) Shumica e

mediave të sotme janë në pronësi të atyre që në këto dhjetë vjet kanë

pasur relacione të mira me agjenci dhe zyrtarë ndërkombëtarë, që

kanë operuar në vend. Ato media që janë liruar në njëfarë mase më të

madhe nga varësia financiare e agjencive dhe e fondacioneve të huaja,

tashmë janë profilizuar si media më opozitare ndaj qeverisë, sigurisht

nën mbikëqyrjen e donatorëve dhe sponsorëve ndërkombëtar, të cilët

ende operojnë në Kosovë dhe kanë ambicie të modelojnë politikën dhe

shoqërinë e re të Kosovës. Këto media që nganjëherë janë histerike

ndaj isntitucioneve shtetërore, janë të flashkëta në raport me

agjencitë ndërkombëtare, EULEXI-n, KFORI-n dhe ICO, sigurisht për

arsyet që lehtë mund të nënkuptohen.

Përpjekjet eventuale për t’u shkëputur nga kontrolli politik dhe

financiar i institucioneve shtetërore dhe të agjencive ndërkombëtare,

kanë pësuar një goditje të rëndë në rastin e Radiotelevizionit Publik të

Kosovës, të cilit në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, iu

mohua e drejta e mbledhjes së taksës nga qytetarët, me çka RTK ka

rënë në varësi direkte financiare të Kuvendit të Kosovës.23 Ky pozicion

23 Gjykata Kushtetuese e shpalli si joligjore mbledhjen nga ana e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës

(KEK) të taksës për RTK-së, me çka edhe u ndërpre inkasimi i saj. Për pasojë, RTK u detyrua të futet në

varësi të përkohshme financiare nga Kuvendi i Kosovës.

Page 21: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

21

i vështirë i transmetuesit publik, psikologjikisht i amneston të gjithë

ata që duan të ushtrojnë kontroll politik e të bëjnë presione financiare

mbi mediat, veçmas burimet e informimit dhe reklamuesit, si dy

komponentët potencialë të ndikimit e të kushtëzimit.

Prandaj, edhe degradimi vit pas viti i lirisë së mediave në Kosovë në

ranglistën e Reporterëve pa Kufij, i ka në vete këto përvoja të

çoroditura të kufizimeve administrative-ligjore të instaluara nga

UNMIK-u dhe të adoptuara më vonë për interesat e Kuvendit, të

qeverisë dhe të grupeve të interesit.

Në praktikën e tashme të funksionimit të medias në Kosovë, varësia

financiare nga agjencitë qeveritare dhe nga reklamuesit e afërt me

qeverinë, e ka forcuar mercenarizmin medial. Në këtë rast, nuk ka

ndodhur çlirimi i medias nga “statusi i agjentit të shtetit dhe të servisit

të partive politike me anën e komercializimit”24

Në stadin e tashëm tabloja është mjaft konfuze, por bindja jonë është

se jemi larg “çlirimit përfundimtar me anën e komercializimit”, sepse

komercializimi në fakt, po e forcon simbiozën e kontrollit faktik të

shtetit mbi disa nga mediet, që manifestojnë afërsi me institucionet

shtetërore. Gazetat që manifestojnë afërsi më të madhe me politikat

qeveritare, kanë vjelë pakrahasimisht më shumë reklama se sa

gazetat që kanë qëndrime opozitare ndaj qeverisë. Ndërsa në rastin e

tranmetuesi publik, kemi të bëjmë me një lojë ndërmjet pushtetit

gjyqësor dhe atij legjislativ, të cilët në instancë të fundit janë pjesë e

taktikave të grupeve të interesit, të lidhura me procesin e privatizimit

të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës. Rrjedhimisht, Ligji për

Radiotelevizionin publik të Kosovës nuk ka kapacitete të mbrojë

transmetuesin nga kjo lojë e të tri pushteteve, të cilat secila në

24 Xhejms Karan, Sociologjia e shtypit, Media, Prishtinë, 2009, f1. 32

Page 22: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

22

mënyrën e vet, ia mbajnë ison strategjisë së privatizimit të KEK-ut, në

dëm të transmetuesit publik.

Në fakt, infrastruktura ligjore e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Ligji

për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligji për Radiotelevizionin

Publik të Kosovës, që janë në proces amandamentimi, ende nuk kanë

arritur të krijojnë rregull në fushën e mediave elektronike. Problem të

madh, krahas statusit të paqartë të financimit të transmetuesit publik,

paraqesin televizionet dhe radiot lokale dhe rajonale, të cilat aplikojnë

standarde të ulëta profesionale dhe krijojnë kaos në tregun e

reklamave. Edhe pse piratëria është shtylla kurrizore e shumicës së

këtyre mediave, Komisioni i Pavarur i Mediave nuk ka arritur ta frenojë

këtë dukuri alarmuese, e cila po e zbehë nevojën për investim në

gazetari të mirë dhe prodhim të programeve që do të ishin brend i

mediumit konkret.

Përfundimi ynë është se praktika e instaluar nga UNMIK-u, me

rregullore që e shprehin gjendjen e paskonfliktit të një shoqërie dhe

praktika e institucioneve të shtetit të pavarur, të cilat ende nuk janë

liruar nga ambicia që të kontrollojnë median, duhet të delegjitimohen

e të shfuqizohen me hartimin nga e para të ligjeve substanciale, që do

të rregullonin funksionimin e medias në realitetet e reja të një

shoqërie liberale dhe të tregut të lirë. Një infrastrukturë e tillë ligjore,

e përshtatur me nevojat e sotme të tregut të medias dhe me aspiratat

e ngritjes së etikës profesionale të gazetarisë, do të mund të ngrinte

një urë pontoni edhe me traditën e gazetarisë shqipe të Kosovës, jo

për t’u mbështetur në modelet dhe nivelet e saj, po për ta vendosur në

themele më të forta historinë e gazetarisë shqiptare të Kosovës, ose e

pakta vetëm sa për ta zbutur gjendjen e amnezionit të tashëm.

Poashtu, kjo do të duhej të krijonte edhe premisat për integrimin e

gazetarisë shqiptare në përgjithësi, duke mundësuar investime të

Page 23: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

23

përbashkëta në zhvillimin e medieve ekzistuese dhe atyre të reja. Por,

vullnet politik për një reformë rrënjësore nuk duket në horizont.

Në këso rrethanash, mediat dhe ata që planifikojnë të bëjnë investime

në këtë biznes, duhet të shfrytëzojnë hapësirat ekzistuese në mënyrë

sa më kreative, për t’i dhënë frymëmarrje zhvillimit të medias dhe të

profesionit të gazetarisë. Rrethanë e favorshme në këtë kontekst është

se në Kosovë ka mundësi të hyrjes praktikisht të papenguar në këtë

biznes. Media e printuar në Kosovë regjistrohet me lehtësi

administrative, me shpenzime simbolike prej 25 eurosh. Ndërsa në

Britani të Madhe, për shembull, për regjistrim të një gazete në rang

nacional, botuesi paraprakisht duhet të deponojë 20 milionë funta.25

Lehtësia e regjistrimit të medies, gjithsesi është një gjë e mirë, sepse

u mundëson të gjithë të interesuarve që të hyjnë në këtë biznes, me

çka sigurohet njëfarë diversiteti i medias. Por, edhe kjo e mirë e ka

mangësinë e vet, sepse në këtë biznes kanë hyrë dhe po hyjnë edhe

subjekte që nuk e kanë preokupim informimin, po përfitimin jolojal

ekonomik ose promocionin e pandershëm politik. Mediet e ngritura mbi

këto dy modele, varen shumë nga reklamat dhe grupet e interesit,

prandaj nuk kanë politika të pavarura editoriale. Rasti me reklamimet

e pabalancuara nga institucionet e vendit në gazetat ditore në Kosovë,

i denoncuar edhe nga Reporterët pa kufij dhe asociacionet vendëse të

gazetarëve dhe varësia e politikave të tyre editoriale nga ky lloj

reklamimi, është tregues i qartë i këtij deformimi. Pra, mediet e tilla

nuk ngrihen mbi investime paraprake të pronarëve të vet e mbi

politika të pavarura editoriale, por mbi kalkulimet e raporteve me

institucionet që kanë fuqi më të madhe reklamuese, e që në kushtet e

ekonomisë së varfër të vendit, janë më së shumti agjenci qeveritare.

Kjo varësi i ka lënë shumë medie pa profilizim editorial dhe politik dhe

25 Xhejms Karan, Sociologjia e shtypit, Media, Prishtinë, 2009, f1. 32

Page 24: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

24

me standarde të ulëta profesionale. Mediet e shkruara veçmas, janë

një mishmash editorial dhe ideologjik, gjë që e huton lexuesin dhe e

pamundëson profilizimin e informimit në bazë të kërkesave të tij.

Rrjedhimisht, shoqëria e sotme kosovare nuk e ka fituar ende epitetin

”shoqëri e informacionit”,26 përkundër vërshimit të madh të medieve

në vend. Fuqia e pabalancuar e burimeve të informimit, arroganca e

reklamuesve, ambiciet e pakontrollluara të grupeve të interesit dhe

aksionet perfide të shoqërisë civile, po e gërryejnë profesionalizmin

dhe etikën e medieve të reja, ende pa u formësuar dhe funksionalizuar

ato tamam. Shoqëria kosovare është e privuar nga e drejta për t’u

informuar realisht, për faktin se qasja në dokumentet zyrtare

praktikisht është e bllokuar. Edhe pse Ligji ka krijuar hapësira për

qasje në dokumentet zyrtare, kjo nuk shfrytëzohet as minimalisht nga

mediat. Komunikimi i institucioneve me mediet me zëdhënës është një

version i të vërtetës, në fakt një version i patentuar i saj, por e vërteta

e plotë mund të raportohet nga mediet vetëm nëse lejohet qasja e

papenguar në dokumentet zyrtare. Pronarët e medies, gazetarët dhe

asociacionet e gazetarëve duhet të koncentrohen më së shumti në

këtë çështje, nëse nuk duan ta mbajnë veten në vetëlajthitje. As në

Kosovë komentatorët dhe analistët nuk i pengon askush të thonë çfarë

të duan, por shumë prej tyre flasin në tym, për mungesë të

informatave të plota, e cila do të mundësohej vetëm nga qasja në

dokumentet zyrtare. Deklaratat e zyrtarëve qereritarë dhe të

politikanëve mirren me lehtësi, sepse ata duan të jenë prezentë në

medie dhe të plasojnë versionet e tyre të së vërtetës, por ato mund të

mos jenë shprehje e gjendjes faktike, e cila është e materializuar në

dokumente. dikimi i burimeve të informimit (më konkretisht qeverisë)

me presione politike, me ndjekje policore të gazetarëve a me procese

26 Sintagmë e teoricienit Mark Pora (cituar sipas Asa Brigs, Piter Berk në: Drustvena istorija media-Historia

shoqërore e medias), Clio, Beograd, 2006, fq. 353

Page 25: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

25

gjyqësore, praktikisht nuk ekziston në vendin tonë, gjë që është

shumë mirë, por kjo është e pamjaftueshme për ta pasur lirinë e

medies dhe të shprehjes, nëse ajo bëhet e përkushtuar të lejojë

qasjen në dokumentet zyrtare.

Shfrytëzimi kreativ i sfondit të tashëm ligjor është i vështirë edhe për

një fakt tjetër bizar: lirinë e shprehjes së gazetarëve e rrezikojnë

vazhdimisht edhe vetë politikat editoriale, që nuk bazohen në informim

të mirëfilltë, po bazohen në politikanizëm dhe në interesa të

pandershme të pronarëve të medies. Duke u dhënë gazetarëve

obligime që të raportojnë në mënyrë selektive, joprofesionale, në fakt

u bëhet një presion që të mos e kryejnë detyrën në mënyrë korrekte.

Redaktorët, që zakonisht janë të afërt me pronarët e medies, bëjnë

ndërhyrje në tekste, sajojnë tituj që nuk e shprehin frymën e teksti

autorial, urdhërojnë të shkruhen tema me teza të gatshme, e gjithë

kjo e shkakton autocensurën te gazetarët. Duke qenë pa mbrojtje me

kontrata valide të punës, pa mbrotje sindikale dhe në një treg të

pastabilizuar, shumë sish detyrohen të pranojnë konfromizmin dhe të

sillen si nëpunës e jo si gazetarë të vërtetë. Mungesa e kontratave

afatgjatë të punës dhe mbrojtja sindikale, është një formë drastike e

shkeljes së lirisë së shprehjes së gazetarit dhe pasojat e saj janë

shumë më të rënda se sa një telefonatë kërcënuese që do të mund t’i

vinte nga një qeveritar.

Pra, pas një ekspansioni të medies në vitet e para të çlirimit të vendit,

tash jemi në një fazë kur duhet të ndodh pjekuria e medies dhe e

gazetarëve, por kjo duhet të mundësohet me rregullime ligjore

adekuate, nga e para, që nga zbatimi i ligjit për qasje në dokumentet

zyrtare, me funksionalizim të të drejtave sindikale të gazetarëve, me

liberalizimin e tregut të medies elektronike, dhe me afirmimin e

Page 26: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

26

mëtejshëm të rolit emancipues dhe demokratizues të medies dhe të

gazetarëve në shoqëri.

Gjithsesi detyra parësore në këtë mes është që mediet të gjejnë forcë

e të lirohen nga varësia financiare prej reklamuesve qeveritarë dhe të

grupeve informale të interesit, e në atë rast do të bëheshin më

insistuese e më imponuese për raportimin e të vërtetave. Nga ana

tjetër, edhe gazetarët duhet të lirohen nga autocensura edhe me

çmimin e rrezikut të humbjes së një vendi të punës, sepse më e rëndë

është humbja e dinjitetit profesional se sa e një statusi edhe ashtu jo

fort të mirë social. Edhe në këtë rast vlen ajo që thotë Karl Poperi se

“nuk mund të jemi njëkohësisht frikacakë intelektualë dhe kërkues të

së vërtetës.”27 Por, mundja e frikës arrihet edhe me organizim më të

mirë të asociacioneve profesionale, me vetërregulllimin e profesionit

dhe me ngritjen e një strukture të mirëfilltë sindikale.28

Nëse vazhdohet të pritet se çfarë thonë vetëm agjencitë e huaja,kurrë

nuk do të krijohet imuniteti i nevojshëm i mbrojtes së medies e të

gazetarëve nga agjensët e jashtëm, të cilët bëhen më agresivë në

rastet kur media dhe gazetarët janë më të paqartë e më të dobët në

kauzën dhe në organizimin e tyre. Por, në rastin e medias dhe

gazetarisë në Kosovë, imuniteti nuk mund të krijohet pa u rishikuar

dhe pa u korrigjuar përvoja e keqe në vitet 1999/2000 përkatësisht pa

u bërë çmontimi i ligjeve dhe i psikologjisë së gazetarisë me elemente

të vartësisë koloniale.

27Karl Poperi, Për filozofinë dhe shkencën, Fan Noli, Tiranë, 2009, fq. 12 28 Në Kosovë nuk ekziston asnjë organizim funksional i sindikatës së gazetarëve, që të mirret me mbrojtjen

e të drejtave të tyre përballë punëdhënësve

Page 27: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

27

GJENDJA AKTUALE E MEDIEVE NË KOSOVË

Titulli i ligjëratës, Gjendja aktuale e medieve në Kosovë, na e kufizon

mundësinë që ta paraqesim edhe një prospekt të historisë së tyre dhe

të gazetarisë në gjuhën shqipe në Kosovë dhe na detyron që të

fokusohemi vetëm në gjendjen aktuale të medieve. Ndërsa, për

pjesëmarrës si ju, një pamje historike do të ishte e dobishme, por ajo

mund të kompensohet edhe me ndonjë libër të kësaj fushe.29 Por,

duhet ta mbani në vëmendje gjithsesi se historia e vështirë e medieve

dhe gazetarisë shqipe në Kosovë, ka tagrin e vet edhe në gjendjen e

vështirë të këtyre medieve e të kësaj gazetarie në ditët tona.

Njëra nga pasojat më të rënda që rëndon mbi mediet dhe gazetarinë

shqipe në Kosovë sot, ka të bëjë me përpjekjen që të ngrihen medie

dhe gazetari pa kujtesë, sikundër që edhe shteti i Kosovës është

ngritur mbi një projekt të njëjtë, pra si shtet pa kujtesë.30

Megjithatë, përjashtimi i një vështrimi të historisë së medieve në

Kosovë, nuk mund të përfshijë edhe dy mediet kryesore, gazetën

“Rilindja” dhe Radiotelevizionin e Prishtinës. Pse? Sepse këto dy

medie, të cilat i mbylli regjimi serb në vitin 1990 31 u aktivizuan pas

çlirimit, por u mbyllën nga autoritetet ndërkombëtare (OSBE-ja dhe

UNMIK-u) me çka u imponua një diskontinuitet jo vetëm me mediet

dhe gazetarinë e periudhës së komunizmit, po edhe me mediet e

gazetarinë e periudhës së lëvizjes për pavarësi.

29Libri ynë “Ekskomunikimi si histori e fshehur” trajtone dhe gjendjen e komunikimit të shqiptarëve në

periudhën e sundimit serb e jugosllav (1912- 1999) dhe të periudhëssë administrimit ndërkombëtar civil e

ushtarak mbi Kosoven (19990 2008 (2016) 30

(Koment: për absurditetin e kulturës pa kujtesë, u rekomandoj që t’i referoheni librit “Kombet dhe

nacionalizmi në erën globale të Antoni Smithit, me theks te kapitulli “Kultura pa kujtesë”. )

31 Radiotelevizionin e Prishtinës autoritetet pushtuese serbe e mbyllën më 5 korrik 1990, duke pushtuar

objektet e këtij medium dhe duke ndërprerë programin në gjuhnë shqipe, ndërsa gazetën ditore “Rilindja” e

mbyllën më 8 gusht 1990

Page 28: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

28

Mbyllja e gazetës “Rilindja” dhe e RTP-së, e dëmtuan rëndë traditën e

medieve dhe të gazetarisë shqipe, që kishte filluar të krijohej nga fundi

i Luftës së Dytë Botërore, por ishte profilizuar në vitet 1990-1999.

Ajo traditë do të duhej të ruhej, të paktën për rëndësinë që kanë pasur

këto dy institucione mediale, për zhvillimet shoqërore, kulturore e

politike në Kosovë, në procesin e dekolonizimit dhe të pavarësimit të

Kosovës.

Po i përmend vetëm dy prej tyre. E para, “Rilindja” inicioi shkatërrimin

e LKJ-së në Kosovë në vitin 1989, me çka Kosova u inkuadrua në

grupin e vendeve të para të Evropës Lindore, që e filluan shkëputjen

nga sistemi komunist. Po ashtu greva e gazetarëve e vitit 1993, e

udhëhequr nga Ademi Demaqi, pati një jehonë të madhe në Evropë,

me çka “Rilindja” i kontribuoi njohjes së gjendjes së okupimit në

Kosovë.

Ndërsa Radiotelevizioni i Prishtinës me mënyrën e raportimit mbi

Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, mundësoi homogjenizimin

e popullit shqiptar në projektin e pavarësimit të Kosovës nga Serbia

dhe nga federata jugosllave.

E dyta, marrja e RTP-së më 5 korrik 1990 nga forcat e armatosura

serbe, e futi këtë medium në grupin e mediumeve me histori

dramatike, si medie të pushtuara nga huntat, ose forcat pushtuese.

Prandaj, historia e këtyre dy mediumeve, jo vetëm për informimin e

publikut, po edhe për shtetndërtimin e Kosovës, ende nuk është

shkruar. Përpjekja e pushtetit civil ndërkombëtar që u instalua në vitin

1999, ishte që kjo histori të fshihej plotësisht nga kujtesa jonë, ndërsa

institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, nga viti 2008 e deri sot,

nuk kanë bërë asgjë për rishkrimin e kësaj historie e aq më pak për

rikthimin e këtyre në skenën mediale të vendit.

Page 29: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

29

Pra, me eliminimin e këtyre dy medieve tradicionale e nacionale, u

krijua hapësira për promovimin e medieve pa kujtesë, nën kontrollin e

UNMIK-ut dhe të OSBE-së, pra të faktorit ndërkombëtar. Në vend të

RTP-së u formua Radiotelevizioni i Kosovës, si transmetues emergjent

i UNMIK-ut në fillim, ndërsa nga viti 2001 u shndërrua në transmetues

publik, ashtu si është edhe sot.

Ndërsa, gazeta Rilindja u mbyll krejt në vitin 2002, pasi objektet dhe

mjetet e punës iu morën arbitrarisht nga OSBE-ja. Bile dokumentacioni

i saj dyzet e pesë vjeçar faktikisht është shkatërruar, gjë që është një

element kulturocidit që ka bërë OSBE-ja në Kosovë. Sot objekti i

Rilindjes përdoret nga qeveria e Kosovës, ndërsa disa pjesë të saj u

janë dhënë në shfrytëzim disa medieve komerciale, RTV 21, Zërit dhe

TV Tribunës.

Personalisht, nuk kam informatë se me çfarë kushtesh u janë dhënë

objektet e Rilindjes medieve komerciale.

Shuarjen e medieve me histori të fuqishme për shtetndërtimin e

Kosovës dhe ngritjen e një sërë mediesh komerciale nën kontrollin e

faktik ndërkombëtar, ne e kemi quajtur si instalim të politikave

neokoloniale edhe në fushën e medieve dhe të gazetarisë.

Një shembull i modelit tipik neokolonial të ngritjes së një medie në

Kosovë është mënyra e themelimit të RTK-së si transmetues

emergjent për UNMIK-un: Rrjeti Evropian i Transmetuesve, (EBU) i cili

e kishte instaluar menaxhmentin në RTK, për pajisjet që i pati sjellë në

RTK, merrte qira po nga RTK-ja. Pra, RTK-ja si institucion medial i

paguante qiranë për pajisjet që shfrytëzonte pikërisht punëdhënësit të

menaxhmentit të vet!

Kjo praktikë absurde e pagesës së qirasë për pajisjet për llogari të

Rrjetit Evropian të Transmetuesve, u ndërpre vetëm kur qeveria e

Japonisë i dhuroi RTK-së një donacion prej 10 milionë markash për

Page 30: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

30

sigurimin e pajisjeve për transmetim. Me ato pajisje RTK-ja punon

edhe sot.

Praktika neokoloniale e ngrirjes së medieve në Kosovën pas vitit 1999,

u përcoll me një sërë rregulloresh të UNMIK-ut32 me të cilat u imponua

një infrastrukturë ligjore tipike neokoloniale.

Sipas këtyre rregulloreve parashikoheshin dënime drastike të

gazetarëve deri në tetë vjet burg, mbyllje mediumesh me urdhra

administrativë e kështu me radhë. Me këto rregullore, praktikisht

medieve shqipe iu ndalua të raportonin për krimet që kishin kryer

serbët në vitet 1998 e 1999. 33

Nga ana tjetër, OSBE-ja me vite ka organizuar takime të rregullta

javore me pronarët dhe redaktorët e medieve, duke u dhënë

instruksione e urdhra se si duhej të raportonin. Kështu që është

krijuar një varësi edhe ekonomike e edhe politike nga faktorët

ndërkombëtar. 34

na më e keqe e gjithë infrastrukturës ligjore të UNMIK-ut dhe OSBE-së

është se modelet e rregulloreve dhe ligjeve u morën nga BeH. Pra nga

një shtet i paralizuar edhe pas mbylljes së konfliktit të armatosur.

Disa nga mediet komerciale të pasluftës, kryesisht mediet elektronike,

u ngritën falë donacioneve që u dhanë nga shtete, fondacione e

organizata të ndryshme. Motoja e donatorëve ishte: “Ndihma për

Kosovën.” Por, u ndihmuan individë të veçantë, që të bëhen të pasur e

të fuqishëm me mediet që iu dhanë dhuratë, jo vetëm ambientet e

pajisjet, po edhe frekuencat. KTV e RTV 21 janë produkt i kësaj

zemërgjerësie ndërkombëtare.

32 Rregulloret 2000/4, 2000/36 po edhe Rregullorja 2001/13, kanë instaluar një kuadër lijor tipik

neokolonial në fushën e medieve në Kosovë pas vitit 1999 dhe I cili ende este aktiv edhe ette vjet pas

pavarësimit formal të Kosovës. 33 Rasti i gazetës “Dita” është tipik: gazeta u mbyll nga Bernard Kushneri në vitin 2001, për shkak të një

raportimi për një paramilitar serb, që ishte punësuar në UNMIK. 34 Edhe 18 vjet pas çlirimit të Kosovës, ambasadat e shteteve të fuqishme, njëra prej tyre posaçërisht, mban

takime të rregullta me disa pronarë e kryeredaktorë mediesh dhe u jep udhëzime se si të raportojnë për

çështje të caktuara, që paraqesin interesin e atij shteti e jo domosdoshmërish edhe të qytetarëve të Kosovës.

Page 31: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

31

Meqë varësia financiare e këtyre medieve ishte nga të huajt, atyre që

nga fillimi iu imponua një politikë editoriale, e cila afirmonte prezencë

ndërkombëtare (KFOR, UNMIK, OSBE, etj) për ta treguar Kosovën si

storie suksesi të faktorëve ndërkombëtar.

Ndërsa pas pavarësimit të Kosovës (2008), disa nga këto medie,

veçmas Grupi Koha, e kanë si obsesion ta raportojnë Kosovën si shtet i

dështuar!!!

Dy mediet televizive komerciale me frekuencë nacionale, KTV dhe RTV

21, janë ngritur kryesisht me ndihmat amerikane dhe janë favorizuar

po prej tyre edhe në raport me RTK-në, sigurisht brenda konceptit

dominues medial që ka në SHBA për raportin ndërmjet medieve

komerciale deh atyre publike. E sigurt është që po më mos ishte

këmbëngulësia e Bashkimit Evropian dhe e Rrjetit Evropian të

Transmetuesve, RTK-ja do të ishte edhe më keq se sa që është, ose

edhe do të tjetërsohej krejt nga statusi si transmetues publik. Bile, në

vitin 2004 pati një kërkesë zyrtare për mbylljen e përkohshme të RTK-

së. Kërkesa u bë nga një eksponent i politikës amerikane, Robert

Zhillet, i cili në atë kohë ishte shef i Komisionit të Përkohshëm të

Medieve, autoriteti i vetëm rregullator i medieve elektronike.

RTK u akuza për raportim tendencioz, për nxitje të trazirave, u

propozua shkarkimi i menaxhmentit dhe bordit dhe pati edhe

propozime për mbylljen e përkohshme të RTK-së.

Por, ato presione u mbijetuan falë një konflikti që ekzistonte ndërmjet

Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve lidhur me RTK-në. Amerikanët janë

skeptikë në përgjithësi për transmetuesit publik, prandaj favorizojnë

transmetuesit komercialë, ndërsa evropianët favorizojnë transmetuesit

publik, sepse i shikojnë si medie që bën raportim më të balancuar, më

gjithëpërfshirës dhe më profesional. RTK-ja ia dedikon suksesin që ka

Page 32: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

32

pasur pikërisht këtij koncepti dhe ndihmës së fuqishme që i ka dhënë

Rrjeti Evropian i Transmetuesve (EBU.)

Falë kësaj ndihme, nga viti 2003 RTK-ja pati një marrëveshje

kontraktuale me KEK-un për vjeljen e taksës, gjë që e forcoi

materialisht dhe e pavarësoi deri dikund edhe në aspektin e politikave

editoriale. Por, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), ambiciet

e politikanëve vendas për ta kontrolluar RTK-në sollën vendimin

absurd të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli si gjoja

antikushtetuese vjeljen e taksës së parapagimit. Dhe nga ajo kohë

RTK-ja është i varur nga humori Kuvendit të Kosovës, d.m.th. nga

politika.

Edhe amandamendimi i Ligjit për RTK-në ka mbetur peng i këtij

humori.

Pra, RTK aktualisht është në këtë gjendje: pa prona, pa financim të

pavarur, pa ligj funksional, me ndikim të fortë politik në punësime e në

politikat editoriale, i ekspozuar konkurrencës jolojale, ndoshta si pjesë

e ndonjë plani për ta dobësuar ndikimin e RTK-së dhe për të forcuar

transmetuesit komercialë.

Edhe pse RTK transmeton në pesë gjuhë (shqip, serbisht,

boshnjakisht, turqisht dhe në gjuhën rome) dhe është njëri nga

faktorët më të rëndësishëm të integrimit të komuniteteve, përkujdesja

ndaj RTK-së është minimale.35

Por, as mediet komerciale, si ato me frekuencë nacionale si ato

rajonale, nuk kanë ndonjë komoditet. Tregu i varfër i reklamave i bën

që të luftojnë për mbijetesë e nuk kanë politika të qarta zhvillimore.

Sidoqoftë, gjendja më alarmante dhe me pasoja potencialisht

largvajtëse për skenë mediale të Kosovës, realisht është gjendja e

transmetuesit publik (RTK.) Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, i cili

35 (Gjatë kësaj vere të vitit 2016, shiu dy herë i vërshoi studiot e RTK- së, ndërsa nuk u mor asnjë masë për

zgjidhjen e problemeve të pronës dhe të objekteve të këtij transmetuesi publik.)

Page 33: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

33

një kohë të gjatë po mbahet gjoja në diskutim publik e në komisione

parlamentare, duhet të ndryshohet që nga themeli, e jo që të

arnohet, sepse ai ligj fillim e mbarim ka frymë neokoloniale.

Me rishkrimin e tij nga e para, duhet të eliminohen prej tij konceptet

dhe rregullimet me parashenjë neokoloniale të UNMIK-ut e OSBE-së,

që kanë mbetur në të nga Rregullorja 2011/13 e deri sot. Pra, kurrsesi

nuk mjafton amandamentimi i tij, por është i nevojshëm ndryshimi

rrënjësor i ligjit për RTK-në, duke kombinuar standarde e zgjidhje të

përshtatshme për realitetin tonë medial e shoqëror, nga praktikat e

transmetuesve të ndryshëm publikë evropianë.36

Jo vetëm ligji për RTK-në, po edhe ligji për Komisionin e Pavarur të

Medies, edhe Ligji për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, Ligji për

Digjitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore e madje edhe

Ligji për Qasje në Dokumente Publike, kanë nevojë urgjente të

rishkruhen, për t’u dekontaminuar nga ndotjet neokoloniale e për

përshtatur me standardet evropiane dhe me realitetet e reja mediale,

teknologjike e shoqërore të Kosovës si një shtet i pavarur.

Edhe në rastin e medieve komerciale duhet të aplikohen po ashtu

standardet e larta ligjore, profesionale e etike, që dominojnë në

shtetet e Bashkimit Evropian, veçmas ato standard që sigurojnë që

Kosovës të çlirohet nga pozita pronësore monopoliste e disa medieve

të saj elektronike (KTV dhe RTV 21) që kanë marrë si dhuratë

frekuencat nacionale nga protektorët ndërkombëtar.

Në rend të parë do të duhej të ofrohej një kuadër ligjor adekuat, sado

diskret, që do të siguronte qëndrueshmërinë financiare të medieve

komerciale (krahas qëndrueshmërisë financiare të transmetuesit

publik.)

36 Për më shumë shih tekstin tonë me titull, “Si mund të zgjidhen problemet e medieve në Kosovë”, Shenja,

gusht 2016, Shkup

Page 34: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

34

Meqë tregu i reklamave në Kosovë është i varfër, meqë një pjesë e

reklamuesve janë profiterë të pasluftës dhe me ambicie problematike

ekonomike e politike, meqë grupe të interesit të etabluara brenda

partive politike kanë ambicie të ushtrojnë ndikim edhe mbi mediet

komerciale, sa përmes ofertave, aq edhe përmes shantazhit, shteti do

të duhej të çrrënjoste këto praktika, me ndërhyrjen e vet diskrete.37

Tashmë në rastin e Kosovës, është vërtetuar që një televizion me

frekuencë nacionale dhe një gazetë me shtrirje nacionale që zotërohen

nga vetëm një pronar, (Grupi Koha) dinë të vihen në shërbim të

ambicieve politike të pronarit të vetëm dhe ashtu mund e

instrumentalizojnë informimin. Grupi Koha është shembull i kësaj

pozite monopoliste dhe i keqpërdorimit permanent të medieve të këtij

grupi, për ambiciet politike të familjes pronare.

Për të eliminuar pozitën monopoliste në tregun e medies në Kosovë,

më së miri është nëse aplikohen elemente të standardeve e

rregullimeve ligjore franceze, sepse janë më rigoroze në luftimin e

pozitave monopoliste në tregun medial. Fjala vjen, ligji antimonopolist

ndalon që një pronar të ketë 100% në pronësi një medie televizive me

frekuencë nacionale. Maksimumi që lejohet është 49% e aksioneve të

një medie të tillë në duart e një pronari. Kjo politikë antimonopoliste

franceze e mbron konkurrencën e lirë po edhe shtetin e shoqërinë, nga

ambiciet potenciale të pronarëve ambiciozë të medieve. Kosova ka

nevojë urgjente për një kufizim të tillë të pronësisë mbi mediet

nacionale, televizive e gazeta ditore, sepse ka vite që monopoli mbi

disa medie, artikulohet si ambicie politike dhe shpesh herë e ka sjellë

shtetin në prag të destabilizimit.

37 Krahas gjetjes së mënyrave të ndihmës edhe për televizionet komerciale, reforma ligjore, do të duhej të bënte çmontimin e pozitës monopoliste të pronarëve të vetëm në medie, të atyre që zotërojnë 100% të

aksioneve ose të pasurisë së një medie elektronike komerciale. Praktika e deritashme e KTV-së dhe

RTV21, po edhe e gazetave ditore, ka dëshmuar se pozita monopoliste e një pronari të vetëm në një medie,

ka implikime serioze jo vetëm në tregun e medies, jo vetëm në nivelin e ulët të gazetarisë që prodhon, po

edhe në politikë e në shoqëri.

Page 35: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

35

Sa u përket medieve të shkruara: në Kosovë shtypen disa gazeta

ditore, Koha Ditore, Kosova Sot, Epoka e re, Zëri, Bota Sot.

Sot për sot askush nuk e di saktësisht se si arrijnë gazetat ditore të

mbahen në treg, kur çmimi nuk ua mbulon shpenzimet dhe kur

tirazhet e shitura janë më se modeste. 38

Nëse ky është trendi i shpërndarjes, edhe me kushtin që të shiten të

gjithë ekzemplarët, e sigurt është që asnjë gazetë nuk do të mbijetojë

në treg nga shitja.

Meqë në Kosovë nuk ka gjasë që të ndodhë modeli i disa shteteve

evropiane, ku gazetat ditore në tërësi janë në duart e pronarëve të

huaj, (si fjala vjen në Hungari) atëherë shteti duhet të gjejë mënyra të

financimit diskret të tyre, në mënyrë që ato të mos shuhen dhe që

vendi të mos mbetet pa gazeta ditore, gjë që realisht mund të ndodhë.

Gazetat ditore fare mirë mund të financohen nga buxheti shtetëror me

forma të ndryshme (p.sh. sipas disa elementeve te modelit belg, po

edhe të blerjes së hapësirave reklamuese më të mëdha, sipas modelit

francez, lirimi nga TVSH-ja po e po, subvencionimi i reklamave të

përmbajtjeve të gazetave në transmetuesin publik, dhënia e

subvencioneve sipas numrit të gazetarëve, subvencionimi i gazetarisë

kulturore, subvencionimi i korrespondentëve jashtë vendit,

subvencionimi i transportit të distribuesve,me çka do të ulej përqindja

që marrin ata nga shitja, etj.

Shembull interesant dhe frymëzues në këtë mes mbetet Franca, e cila

në vitet 2008-2011, pra, në kulmin e krizës financiare globale, ka

dhënë për mediet e shkruara rrafsh 600 milionë euro, nën pretekstin e

blerjes së hapësirave reklamuese dhe të zbritjes së tarifave postare.

Megjithatë këto probleme të rënda, rëndësia e medieve të shtypura

38 Nga një mikrohulumtim që kemi bërë në kioskun përballë hyrjes kryesore të Mensës së Studentëve,

kemi konstatuar se aty ofrohen në shitje nga pesë ekzemplarë të Kohës Ditore dhe Kosova Sot, tre

ekzemplarë të gazetës Zëri dhe nga një ekzemplar të gazetave Bota Sot dhe Epoka e re, pra janë në

qarkullim vetëm sa për simbolikë.

Page 36: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

36

mbetet e madhe. Pas zbulimit të madh nga ana e gazetave ditore

“Zydojçe cajtung” dhe konsorciumit rreth saj të skandalit të “Letrave

të Panamasë”, është e qartë se rëndësia e gazetave ditore mbetet

strategjike, posaçërisht në sferën e gazetarisë hulumtuese. E pra,

Kosova si shtet në tranzicion, me një trashëgimi të rëndë të pas

konfliktit, me një proces ende të pambyllur të shtetndërtimit, me

procese të rënda përpara siç janë ndriçimi i krimeve të luftës dhe

krimeve të pasluftës, ka nevoje si për oksigjen për gazetarinë

hulumtuese, që kultivohet në gazetat ditore. Për këtë arsye edhe

shteti duhet të adoptojë modelet e përshtatshme të financimit të tyre,

një financim signifikant, por diskret, që ato ta kryejnë funksionin e

tyre në mënyrë të duhur, e jo t’i lërë si në gojë të ujkut, në një garë

jolojale, të paketuar si gjoja lojë neoliberale.

Pas përvojës tashmë shtatëmbëdhjetëvjeçare me medie të ngritura

për nevojat e UNMIK-ut /OSBE-së dhe në shërbim të protektorëve të

tjerë ndërkombëtar, është koha e fundit që mediet dhe gazetaria

shqipe në Kosovë të vihen në funksion të plotë të kësaj shoqërie e të

këtij shteti. Rehabilitimi dhe shërimi nga letargjia neokoloniale do të

ishte mirë të fillonte nga mediet e nga gazetaria, sepse një medie dhe

gazetari e shëruar nga kjo sindromë dhe e përkushtuar në mbrojtjen e

së vërtetës dhe të vlerave kombëtare e njerëzore, do të shndërrohej

në lokomotivë të transformimit të shoqërisë mbarë. Por, kjo nuk mund

të bëhet pa e qëlluar skemën neokoloniale në zemër, duke rikthyer në

funksion dy mediet tona nacionale, gazetën “Rilindja” dhe krahas saj

një agjenci shtetërore të lajmeve, mbase ish”Informatorin” e Qendrës

për Informim të Kosovës.

Gazeta “Rilindja” do të duhej të aktivizohej urgjentisht, sipas modelit

të gazetës kroate, “Vjesnik”, e cila botohet vetëm në versionin onlajn

Page 37: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

37

dhe si e tillë financohet nga shteti, duke ruajtur traditën e saj të

madhe.

E dyta, Kosovës në rrugën e saj të afirmimit ndërkombëtar si shtet, i

duhet një agjenci lajmesh shtetërore, e cila do të ishte në shërbim të

afirmimit të shtetit e të shoqërisë sonë. Edhe në këtë rast si shembull

mund të mbahet Kroacia, e cila e ka mbajtur në funksion agjencisë e

vet shtetërore, HINA.

Besoj se në këtë kontekst shteti që më së shumti na duhet si model pë

politikat tona mediale është Kroacia. Kjo për shkak të përvojave të

ngjashme dhe të problemeve ende të pazgjidhura me të njëjtin armik,

Serbinë. Pra, kurrsesi Bosnja e Hercegovina, mbi modelin e së cilës

është ngritur fillimisht nga UNMIK-u/OSBE-ja infrastruktura ligjore

mediale në Kosovë! Ndërsa, më vonë, në stilin e punës së mizës që

duke qenë e ndotur, ndot çka do që prekë, ajo mendësi neokoloniale

ka ndotur gjithçka para vetes.

Sa u përket medieve on lan, askush nuk e di numrin e saktë të

medieve onlajn që prodhohen në Kosovë. Por, të gjithë e dinë se

standardet profesionale dhe etike të shumicës së këtyre portaleve janë

për vajtim. Gjuha e urrejtjes, shpifja dhe senasacionalizmi janë bërë

pjesa më vizibile e këtyre medieve.

Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet t’i fillojë procedurat edhe për

miratimin e një ligji të veçantë për mediet onlajn. Si fillim do të

mjaftonte të adresohej problemi i të drejtave të autorit, që në mediet

onlajn po abuzohen masivisht, gjuha e urrejtjes, e cila në shumë nga

këto kuazimedie ka vërshuar si ujë kanalizimi dhe po e kontaminon

komunikimin medial e publik, si dhe hartimi i një kodi të mirësjelljes,

që do të vlente si vetërregullues për këto medie. Ndërsa, radiot e

revistat janë të shumta, por pa ndonjë ndikim domethënës në

opinionin publik.

Page 38: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

38

Shënime

1. Libri ynë “Ekskomunikimi si histori e fshehur” trajton edhe gjendjen e

komunikimit të shqiptarëve në periudhën e sundimit serb e jugosllav (1912-

1999) dhe të periudhës së administrimit ndërkombëtar civil e ushtarak mbi

Kosoven (19990 2008 (2016)

2. (Koment: për absurditetin e kulturës pa kujtesë, u rekomandoj që t’i

referoheni librit “Kombet dhe nacionalizmi në erën globale të Antoni Smithit,

me theks te kapitulli “Kultura pa kujtesë”. )

3. Radiotelevizionin e Prishtinës autoritetet pushtuese serbe e mbyllën më 5

korrik 1990, duke pushtuar objektet e këtij medium dhe duke ndërprerë

programin në gjuhnë shqipe, ndërsa gazetën ditore “Rilindja” e mbyllën më 8

gusht 1990

4. Rregulloret 2000/4, 2000/36 po edhe Rregullorja 2001/13, kanë instaluar një

kuadër lijor tipik neokolonial në fushën e medieve në Kosovë pas vitit 1999

dhe I cili ende este aktiv edhe ette vjet pas pavarësimit formal të Kosovës.

5. Rasti i gazetës “Dita” është tipik: gazeta u mbyll nga Bernard Kushneri në

vitin 2001, për shkak të një raportimi për një paramilitar serb, që ishte

punësuar në UNMIK.

6. Edhe 18 vjet pas çlirimit të Kosovës, ambasadat e shteteve të fuqishme, njëra

prej tyre posaçërisht, mban takime të rregullta me disa pronarë e

kryeredaktorë mediesh dhe u jep udhëzime se si të raportojnë për çështje të

caktuara, që paraqesin interesin e atij shteti e jo domosdoshmërisht edhe të

qytetarëve të Kosovës.

7. (Gjatë kësaj vere të vitit 2016, shiu dy herë i vërshoi studiot e RTK- së,

ndërsa nuk u mor asnëj masë për zgjidhjen e problemeve të rponës dhe të

objekteve të këtij transmetuesi publik.)

8. Për më shumë shih tekstin tonë me titull, “Si mund të zgjidhen problemet e

medieve në Kosovë”, Shenja, gusht 2016, Shkup

9. Krahas gjetjes së mënyrave të ndihmës edhe për televizionet komerciale,

reforma ligjore, do të duhej të bënte çmontimin e pozitës monopoliste të

pronarëve të vetëm në medie, të atyre që zotërojnë 100% të aksioneve ose të

pasurisë së një medie elektronike komerciale. Praktika e deritashme e KTV-së

dhe RTV21, po edhe e gazetave ditore, ka dëshmuar se pozita monopoliste e një

Page 39: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

39

pronari të vetëm në një medie, ka implikime serioze jo vetëm në tregun e

medies, jo vetëm në nivelin e ulët të gazetarisë që prodhon, po edhe në politikë e

në shoqëri.

10. Nga një mikrohulumtim që kemi bërë në kioskun përballë hyrjes kryesore të

Mensës së Studentëve, kemi konstatuar se aty ofrohen në shitje nga pesë

ekzemplarë të Kohës Ditore dhe Kosova Sot, tre ekzemplarë të gazetës Zëri dhe

nga një ekzemplar të gazetave Bota Sot dhe Epoka e re, pra janë në qarkullim

vetëm sa për simbolikë.

Page 40: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

40

DEGRADIMI I VLERAVE KULTURORE SI

PRODHUES I DEFORMIMIT NË KOMUNIKIMIN

MEDIAL

Në kuadër të studimeve të kulturës mediale dhe të studimeve

kulturore39, që gjithnjë e më shumë po përfshijnë brenda vetes edhe

studimin e ndikimit që kanë masat dhe grupet në komunikimin medial

onlajn, thënia e famshme e Valter Lipmanit për shumicën e publikut si

„grixha e hutuar“, tash është në provë shumë më shumë se sa në

kohën kur ai e pati shqiptuar.

„Gjatë viteve tetëdhjetë erdhi gjithashtu deri te dukuria e teknologjive

të reja, të cilat ndryshuan mënyrën e jetës dhe ushtruan ndikim të

fuqishëm në kohën e punës dhe në kohën e lirë. Teknologjitë e

kompjuterëve i bën të panevojshme shumë profesione dhe

njëkohësisht sollën krijimin e të rejave, duke ofruar forma të reja të

këmbimit të informatave, komunikimeve ndërnjerëzore dhe duke sjellë

përparësi të shumta të ndikimit kompjuterik në sferën publike.

Mirëpo, teknologjitë e reja mediale dhe kompjuterike paraqesin shpatë

me dy teha dhe efekte e tyre janë kundërthënëse.“40

Njëra anë e tehut të shpatës, sipas Dagllas Kellnerit mundëson

reinkarnimin e „Vëllait të Madh“, e prej këndej edhe mbylljen në

botën e argëtimit dhe largimin nga aksioni konkret politik. Por, nga

39 Sipas Dagllas Kellnerit, studimet e kulturës “bashkojnë teorinë shoqërore, analizën e kulturës, historinë, filozofinë dhe disa aspekte politike dhe në atë mënyrë tejkalojnë ndarjen akademike të punës dhe

specializimin, i cili i ndan sferat e analizës së medies, kulturës dhe komunikimit. Studimet e kulturës ashtu

fitojnë një koncepcion transdisiplinar”. Përpjekja që të ndiqet ky koncepcion teorik është e qëllimshme në

këtë tekst. 40 Dagllas Kelner, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004, fq.26

Page 41: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

41

ana tjetër e tehut të kësaj, ata që dikur Valter Lipmani i quante

„grixha e hutuar“, po bëhen njëfarë subjekti interesant i komunikimit

medial dhe i imponimit në komunikimin medial të kulturës së tyre

problematike, falë një numri të madh e gjithnjë në rritje

kauzimediumesh e mediumesh onlajn. Disa nga bllogjet, fejsbuku dhe

disa portale sot janë bërë ushqyesi më dinamik i informimit dhe i

dezinformimit të njeriut, ndërsa për pjesëtarët e „grixhës së hutuar“

janë bërë arena për kauzën e tyre vetmitare, e shpesh herë anarkiste.

Por, aksioni është i dyanshëm: nga njëra anë ato bllogje dhe adresa të

tjera të komunikimit social vetë janë bërë miniera të dezinformatave

të shpifjeve e të propagandës së çoroditur, në synimin e tyre që të

tërheqin vëmendjen, të klikimizohen sa më shumë e prej këndej edhe

të vjelin sa më shumë reklama. Nën peshën e këtij synimi të qartë dhe

agresiv, etika profesionale ka marrë goditje të fortë dhe është në

sprova serioze, dikund edhe në grahmat e fundit. Lufta e paepur për

sa më shumë klikime, i ka shtyrë që t’u dorëzohen pasioneve të

anonimëve, që komunikimin e shfrytëzojnë për shfryrjen e frustrimeve

të veta, të luftës me tjetërsimin dhe me frikën e tyre neurotike nga

realiteti që nuk u ofron siguri elementare ekonomike dhe shoqërore.41

Kjo aleancë e përçudshme e kuazimedieve me kuazilexues, tash për

tash po tregohet funksionale, duke dhënë shenjat e para se po e sfidon

seriozisht gazetarinë e vërtetë. Dhe jo vetëm gazetarinë e vërtetë, por

edhe komunikimin normal, sepse me leksikun e vet vulgar dhe me 41 Opinonet” e publikuara në mediet onlajn shqipe të Kosovës hyjnë në kategorinë e opinioneve më brutale

që kam mund të ndesh në gjithë leximet që kam ndjekur të opinioneve që bëhen në mediet onlajn. Për

shkaqe etike këtu nuk do të citohen aso sharjesh. Këtu po sjellë vetëm disa, që më duket se e kanë burimin

te frustrimi, tjetërsimi dhe frika neurotike e shkruesve të tyre. Gjetja e armiqve të tjerë dhe rehabilitimi i

Serbisë në raport me ta, është indikator tipik i frikës frike neurotike, sepse kjo mënyrë e kualifikimit nuk

është produkt produkt i të menduarit racional. Ja disa shembuj: 1) ferizaji.2012-09-24 22:02:40jeremiqi

shka.thaqi turk.ternava turko-qerkez.ram buja bektashli.krejt nje berllog.mamir me serbin-se me turqin.bravo jeremic se arnautat e LYPIN. (Express, 24 shtator 2012/ 2) Bonja vetit nji t'mire. Nale

monitorin, edhe kqyre veten n'reflektim, kujt po i ngjan ti: Sllobodan Millosheviqit apo Radovan

Karaxhiqit. (Telegrafi, 7 dhjetor 2011) 3) Turqia dihet se eshte armiku me i madh i shqiptareve… ( 23

gusht 2011) 4) Rreziku i Kosoves nuk vie nga Serbia por nga Islamizmi dhe Islamiket militant qe i kena

perbrenda, (Express, 19 gusht 2011)

Page 42: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

42

paditurinë e lemerishme, po e godasin edhe gjithë sistemin e vlerave

që ka shoqëria në dispozicion. „Kultura mediale dhe kompjuterike

krijojnë sajber hapësira të reja të cilat duhet të hulumtohen e të

analizohen dhe fusha të reja të konflikteve politike dhe të

intervenimeve. (...) Këto teknologji mund të përdoren si instrumente

të dominimit ose të çlirimit,manipulimit ose iluminimit shoqëror, e kjo

varet nga prodhuesit e kulturës dhe nga intelektualë-aktivistët e kohës

sonë dhe të kohës së ardhshme, që do të vendosin se në ç’mënyrë do

të shfrytëzohen dhe zhvillohen teknologjitë e reja dhe cilave interesa

do t’u shërbejnë“ 42

Ajo që shohim tash për tash në tregun medial onlajn të Kosovës është

e para,bartja e konflikteve politike në këtë terren dhe e dyta, tendenca

e hapët e manipulimit dhe e imponimit me anën e shantazhit të

shijeve vulgare të individëve dhe grupeve të caktuara. Këta persona

anonimë dhe këto grupe që nuk mund të identifikohen qartë,

megjithëse në disa nga temat qendrore vërehet se janë mbartës të

ideologjisë ekstremiste, gjejnë në një numër të madh kuazimedia

hapësirën e nevojshme që të shprehin opinionet e veta agresive. Këto

opinione dallohen për dy gjëra, e para, për nivelin e ulët gjuhësor të

komunikimit dhe e dyta për mos preokupim me temat që trajtohen

(mungesë totale e dijes) po për përpjekjet që të imponojnë versionin e

tyre të së vërtetës, qoftë dhe me anën e etiketimeve, të kërcënimeve

dhe të shantazhit.

Nga analiza e ligjërimit të tyre agresiv, etiketues dhe shantazhues, nuk

është e vështirë të kuptohet se prapa atyre fjalive të ashpra, të

padenja, fshehën persona të kapluar nga frustrimi, nga tjetërsimi

kulturor dhe nga frika neurotike. Përpjekja e tyre që të shkëputën nga

42 Daglas Kelner, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004, fq. 553

Page 43: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

43

„grixha e hutuar“ është problematike, sepse me nivelin e tyre të

komunikimit dhe me zbulimin e dobësisë së vet psikologjike, sociale e

kulturore, vetëm sa e konfirmojnë pozitën e tyre në pjesën e

margjinalizuar të shoqërisë. Në këtë aspekt ata duken nganjëherë si

masë. “Masa është një koncept i paqartë, i paqëndrueshëm, artificial

dhe i ndryshueshëm në strukturën e vet. Si e kundërta e popullit,

masën e përbëjnë elementet e pabarabarta, shpesh herë të çrrënjosur

e të shkëputur nga vendlindja, që bëhen bashkë gati rastësisht ose në

bazë të disa parullave. Në fund, masa bëhet shumë aktive dhe

emotive. Atyre që e përvetësojnë, ajo në fillim u duket lojale, deri në

çastin kur fillon të bëhet pre e teprimeve”43. Disa nga këta elementë,

si paqëndrueshmëria, artificialiteti, shkëputja nga vendlindja, lidhja

pas parullave dhe emocionaliteti i lartë, janë tipike për një pjesë të

njerëzve që participojnë me opinionet e veta në mediet onlajn dhe

rrjetet sociale ndër ne, zakonisht me anën e pseudonimeve. Është e

sigurt se veprimet e kësaj natyre, e kanë një motiv, ose edhe një sërë

motivesh, që i provokojnë të manifestohen në atë mënyrë. Pra,

frustrimi, tjetërsimi dhe frika kanë një histori konkrete në jetën

shoqërore. Kësaj here këto shfaqje kanë qëlluar të përjetohen me

intensitet tepër të lartë pikërisht në periudhën e lulëzimit të internetit

dhe të medieve onlajn, prandaj e kanë gjetur një kanal ku mund të

vërshojnë. Historia e vërtetë e këtij frustrimi, këtij tjetërsimi dhe kësaj

frike neurotike, ka të bëjë me ngjarjet konkrete në jetën shoqërore,

familjare dhe personale të shumicës së këtyre pjesëtarëve të këtij

komunikimi problematik. E para, eksodi si pasojë e katastrofës

humanitare, e spastrimit etnik dhe e gjenocidit të viteve 1998/1999,

provokoi një përmbysje të plotë të jetës shoqërore, kulturore dhe

demografike të Kosovës. Shkulja nga vendbanimet, ku kishin jetuar

43 Luj Dolo, Culture individuelle et culture de masse, Presses Universitaires de France, 1999, fq. 79

Page 44: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

44

me shekuj familjet shqiptare, brenda një sërë traditash e kodesh të

organizimit social, përmbysi një mënyrë jetese dhe organizimi social.

Me mijëra familje shqiptare mbetën madje edhe pa një pjesë të

kujtimeve të tyre, sepse edhe fotografitë u janë djegur. Të dëbuar nga

vendlindjet e veta, të persekutuar e të poshtëruar, ata rifilluan një jetë

të re në kushtet e lirisë së një vendi të shkatërruar nga lufta. Njëra

nga sfidat e para ishte që të harrohej vuajtja dhe poshtërimi. Përpjekja

u bë që vuajtja dhe poshtërimi të zëvendësoheshin me një

triumfalizëm të skajshëm, në diskursin e të cilit flitej vetëm për

trimëri, heroizma dhe kontribute legjendare për kombin. Bashkë me

këtë retorikë, ndodhi edhe një trend i moskthimit në vendlindje dhe

rrjedhimisht edhe një ikje nga tradita dhe vlerat tradicionale të jetës

familjare e shoqërore. Kjo përpjekje e ikjes nga vetja, solli në qytete,

veçmas në kryeqytetin e Kosovës, një numër shumë të madh të

familjeve që për shekuj kishin jetuar në fshatra dhe kishin një kulturë

tipike tradicionale dhe një mënyrë rurale të jetesës. Por, të ardhur në

qytete si “fitimtarë“, një kontingjent i banorëve rishtarë të qyteteve, u

shndërruan shpejt në uzurpatorë të banesave, të shtëpive e të

dyqaneve të huaja dhe në plaçkitës të pronave të mbetura pa pronarët

e vet. Këta banorë të rinj, me bindjen se ishin fitimtarë dhe se atë

status e kishin fituar me luftë, madje edhe ata që nuk kishin qenë fare

në të, bën përpjekje të mëdha që ta shartojnë sistemin e vet të

vlerave në qytete, faktikisht duke ruralizuan jetën shoqërore dhe

kulturore në shumë aspekte, përfshirë edhe të folurit dhe gjuhën, së

cilës i imponuan një funksion më të ulët shprehësie, meqë idetë dhe

ndjenjat e tyre të cekëta nuk kishin nevojë për stërhollime gjuhësore.

Futja e shprehjeve vulgare dhe pranimi i tyre edhe nga folës të

shtresave të tjera sociale e kulturore, është dëshmi e agresivitetit të

tyre po edhe e dobësitë së konstituentëve të tjerë të shoqërisë së re.

Page 45: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

45

Ato shprehje vulgare përkatësisht tendenca që komunikimi të jetë sa

më vulgar dhe sa më brutal, u bartë pastaj edhe në komunikimin në

medial përgjithësisht e veçmas në mediet onlajn, në rubrikat e

opinioneve dhe të komentimeve. Këtë nivel komunikimi e kanë

pranuar edhe pjesëtarë të tjerë në këtë komunikim, por autorësia

gjithsesi u mbetet ikanakëve që solli batica e çlirimit të Kosovës në

qytete e veçmas në Prishtinë.

Mirëpo, pozita e disa kategorive të familjeve dhe pjesëtarëve të tyre të

shkulur nga vendlindja, në vitet që pasuan është përkeqësuar. Një

numër jo i vogël qenë shtrënguar të ktheheshin në vendlindje, por pa

arritur që të riintegroheshin në jetën e mëparshme, veçse duke

mbetur me një status të dyzuar, psikologjikisht triumfues, ndërsa

shoqërisht humbës. Prej këndej ka filluar edhe një proces i tjetërsimit

të një pjese të këtyre qytetarëve. Ata kanë mbetur pezull mes

ambicieve të mëdha që ta ndryshojnë statusin social nga “fitorja e

tyre” dhe mundësive të vogla që mund t’u ofrojë një shoqëri dhe një

shtet i varfër. Nuk duan ta jetojnë jetën reale, me mundësitë modeste

që afron, por duan të gjejnë mënyra që të jetojnë “si të tjerët”, që

jetojnë jetën e vet reale në kushte krejt të tjera ekonomike, shoqërore

e kulturore. Kështu, ambicia e shfrenuar konsumeriste dhe iluzioni se

mund të jetohet jeta e të tjerëve ose si të tjerët, e prodhon

tjetërsimin.

“Sot një pjesë e bashkëkombësve tonë edhe në Kosovë, po e përjeton

procesin e tjetërsimit kulturor, besimor e kombëtar ashtu siç përjeton

një njeri i sëmurë përparimin e sëmundjes në organizmin e tij, duke e

ndier përparimin e saj, po në të njëjtën kohë duke mos e pasur as

guximin që ta pranojë se ai përparim po ndodhë dhe po e shpie drejt

ndryshimit jetën e tij. Si edhe të gjitha analogjitë e tjera, edhe këto e

Page 46: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

46

kanë një asimetri brenda vetes: përderisa sëmundja nuk është e

vullnetshme, nuk është zgjedhje e vetë njeriut të sëmurë, tjetërsimi

në rrethanat tona të anarkisë së zgjedhjes, tingëllon si i vullnetshëm,

si zgjedhje e lirë e atyre që i janë ekspozuar atij ndryshimi, paçka se

në fakt është i nxitur nga naiviteti dhe nga prirje hedoniste që nuk

frenohen lehtë44.

Ndërsa, emocionaliteti i lartë, shprehjet vulgare, sharjet, mallkimet,

ulërimat e thekshme, që shtrihen gjerë e gjatë opinioneve dhe

komenteve në mediet onlajn, dëshmojnë se një grup tjetër, përtej

tjetërsimit, shpërfaqin edhe një gjendje të frikës së fortë nga realiteti

dhe nga e ardhmja. Ata duken të pashpresë, kur shkruajnë se ky vend

nuk bëhet, se me këta njerëz (drejtuesit e vendit) puna është më keq

se sa në kohën e sundimit të Millosheviqit45. Të folurit me eufemizma,

me terma të zbutur, për sundimin serb dhe sharja e drejtuesve të

vendit, është element tipik i frikës. Por, kontaminuesit e bllogjeve, të

portaleve e të rrjeteve sociale kontaminuese të komunikimit, nuk janë

të vetmuar në ndërmarrjen e tyre absurde. Aleatë të tyre, megjithëse

pa qëllim, janë bërë lexuesit e po këtyre bllogjeve, portaleve dhe

rrjeteve sociale, sepse ata ashtu ndihen të çliruar nga propaganda e

medieve tradicionale proqeveritare e korporative (a mundet që rënia

në kurthin e bllogjeve ka ndodhur pikërisht nga ikja prej propagandës

që vjen nga mediet klasike?). Bile, ky lloj lexuesi më të shumtën as

nuk ka vullnet që të krahasojë informacionet që merr nga këto kuazi

media me informacionet që ofrojnë mediet klasike (gazetat, radioja

dhe televizioni), qofshin ato proqeveritare, opozitare ose korporative.

Të mbyllur në vetminë e vet, si pasojë e mungesës së kohës së lirë,

44 Milazim Krasniqi, Sfidat e tjetërsimit dhe nevoja e edukimit fetar ( www. gazetastart.com , 22 nëntor

2012) 45 Shembuj:profiterat e luftes (hashimistan): 21-11-2012 14:59 „Zëri“:

ti duhet mu shkarkuar o bajram o kriminel po sillesh si kauboj ne kosov sikur se baba me ta pas ber nuk je

ma i mir se ata shefat e policis se kohes se ali shukris e rrahmon morines

Page 47: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

47

lexuesit e kuazimedieve janë viktima të vullnetshme të manipulimit

kuazimedial. Dallimi i tyre nga lexuesit e medieve të periudhave të

sistemeve totalitare është marramendës: ata nuk kanë pasur zgjidhje

të shumta në dispozicion, lidhur me informimin, por ajo që kanë bërë

ka qenë mprehja e refleksit kritik ndaj informacioneve të servuara, me

çka gradualisht e kanë shtruar edhe terrenin e opozitarizmit ideologjik

e politik. Prandaj, konsideroj se lexuesit e bllogjeve të sotme

problematike janë viktima të vullnetshme të manipulimit kuzimedial.

Mund të jetë që arsyeja e kësaj prirjeje të shumë lexuesve, që të jenë

të manipuluar, e ka burimin po ashtu te trauma e mëhershme, e cila i

motivon të marrin “distancë kritike” ndaj medieve profesionale e

institucioneve shtetërore, duke u bërë viktima të manipulimit të

kuaizmedieve dhe grupeve anonime që në këto hapësira zhvillojnë

luftën e tyre klandestine kundër institucioneve. Duke i konsumuar

dezinformatat dhe shpifjet e shumta që i janë servuar përmes

kuazimedieve e pastaj edhe duke i interpretuar, lexuesi i manipuluar

bëhet bashkëpërgjegjës për pasaktësinë që përhapet edhe me

interpretimet e tij. Transmetimi i informatave të marra nga burime të

paverifikuara, e kryen pikërisht misionin për të cilin janë ngritur

bllogjet dhe gjithë kuazimediet: përhapjen e të vërtetave të pjesshme,

promovimin e jovlerave dhe çrregullimin e standardeve të komunikimit

publik. Në këtë pikë, bllogjet dhe portalet e sotme problematike

konceptualisht u afrohen thashethemeve që përdorte sistemi totalitar,

për të përhapur dezinformata dhe për të sheshuar terrenin për

ndërmarrjet e veta ideologjike ose represive. Në sistemin totalitar „

mjafton që rrjeti i thashethemeve të aktivizohet dhe pastaj po ata që e

kanë iniciuar, bëhen konstatuesit e ekzistencës së tij“46. Por, nga ana

praktike, bllogjet dhe portalet e sotme problematike nuk kanë asnjë

46 Artan Fuga, Monolog, Dudaj, Tiranë, 2010, fq.38)

Page 48: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

48

lidhje me thashethemin e sistemit totalitar, sepse tash gjithçka është e

lirë, e pakontrolluar dhe madje argëtuese.

Do të ishte me shumë interes shkencor nëse do të mund të matej në

mënyrë empirike cilësia dhe saktësia e informacioneve të marra me

anën e bllogjeve, portaleve dhe fejsbukut, dhe po të mund të

krahasohej me cilësinë dhe saktësinë e informacionet që publikojnë

mediet klasike. Meqë kjo ndërmarrje është shumë e zorshme, mbetet

vetëm që të meditohet për të. Ajo që sot mund të vërehet edhe me sy,

është ndryshimi i sjelljes së lexuesit të bllogjeve, portaleve e të

fejsbukut: informacionet me të cilat operojnë janë sipërfaqësore,

miniaturale, jokoherente, jokritike dhe vetëm pjesërisht të sakta.

Standardet e gazetarisë klasike ku përdoren citatet, identifikohen

burimet e informimit, ku informata strukturohet brenda një zhanri

mediatik, ku fotografitë përplotësojnë informacionin dhe mesazhin, në

këtë lloj informimi praktikisht janë të përjashtuara. Rrjedhimisht,

informacioni që merret, edhe me kushtin që të jetë i saktë, është

jostandard dhe joprofesional. E kjo pa dyshim që ndikon edhe në

sjelljen e lexuesit të këtyre materialeve, sepse ua shton hutinë dhe

konfuzionin e gradualisht i paaftëson që të marrin gjykime të pavarura

e kritike për ngjarjet për të cilat janë informuar në këtë formë. Pra,

nga niveli joprofesional i informimit rezulton zvogëlimi i aftësisë së

interpretimit të ngjarjeve dhe krijimit të lidhjes kauzale të tyre.

Prandaj, është e nevojshme që krahas përpjekjeve për të qenë sa më

drejt të informuar, lexuesi duhet të bëjë përpjekje e të gjejë mënyra

adekuate të interpretimit të ngjarjeve dhe të realitetit përgjithësisht.

Në këtë kontekst, fillimisht duhet të zgjidhet dilema: a mund të

përmirësohen informatat që vijnë nga bllogjet, portalet, fejsbuku e

format e tjera të komunikimit social? Nëse kjo do të ishte e

mundshme, atëherë kriza e tashme e cilësisë dhe e nivelit të

Page 49: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

49

informacioneve që qarkullojnë nëpërmjet tyre do të konsiderohej

kalimtare dhe shpresa do të rritej se korrigjimi është i mundshëm. Por,

përmirësimi substancial i këtij komunikimi varet nga përmirësimi

substancial i cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, nga

krijimi i një shoqërie më të drejtë dhe nga ngritja morale e

pjesëmarrësve në këto rrjete të komunikimit shoqëror.

Niveli i tashëm i arsimit, jo vetëm në vendin tonë po në shumicën e

vendeve të botës është problematik edhe në këtë aspekt. Ndërsa,

kriza morale është shoqëruesi më besnik i të gjitha problemeve me të

cilat ballafaqohet shoqëria njerëzore sot. Rrjedhimisht, me nivel jo të

dëshirueshëm arsimimi dhe me mungesë të theksuar të vlerave

morale, komunikimi në këto rrjete është stimulues dhe legalizues i

injorancës dhe i ç’moralizimit. Një numër shumë i madh i opinioneve

që shoqërojnë tekste e informacione të ndryshme në bllogje e madje

edhe me mediet onlajn, e zbulojnë këtë injorancë dhe ç’moralizim të

pjesëmarrësve në këtë lloj komunikimi. “Fyerjet, shpifjet, akuzat dhe

mallkimet që shpalosen në këtë formë komunikimi, janë nga më të

shëmtuarat që mund të imagjinohen. Thjesht, është e zorshme ta

imagjinosh se çfarë mendjesh të çoroditura janë ato që prodhojnë

gjithë atë urrejtje, gjithë atë antivlerë në komunikim. Meqë janë të

fshehur pas anonimatit, është e vështirë të identifikohen këta “autorë”

dhe motivet që i shtyjnë të prodhojnë këtë bërllok medial, të paketuar

gjoja si opinion47.

Nëse nuk mund të shpresohet se përmirësimi i nivelit të arsimit dhe i

moralit do të ndodhin shpejt, atëherë mbetet të kërkohet një

mekanizëm mbrojtës ndaj këtij komunikimi agresiv e shfytyrues.

Teknikisht, mbrojtja nga vërshimi i bërllokut kuazimedial po edhe

medial mund të bëhet nëse aplikohet kjo metodologji e përzgjedhjes

47 Milazim Krasniqi, Sfidat e tjetërsimit dhe nevoja e edukimit fetar ( www. gazetastart.com , 22 nëntor

2012)

Page 50: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

50

dhe e vlerësimit të tij: fillimisht hetohen qëllimet që ka plasuesi i

informacionit. A ka për qëllim promovimin e vetes e denoncimin e të

tjerëve, a ka për qëllim ndonjë formë përfitimi nga “prodhimi i

pajtimit” tënd, apo është dëshirë për participim në komunikim? Pastaj

vlerësohen mjetet që përdoren. Është e ditur se qëllimi i mirë nuk

mund të argumentohet me fjalë të këqija, me fyerje e me

dezinformata, prandaj nëse mjetet nuk janë të pastra, është e

logjikshme që të dyshohet edhe në qëllimin e proklamuar.

Rrjedhimisht opinionet dhe komentimet fyese, me nivel të ulët të

shprehësisë gjuhësore e të drejtshkrimit, me fyerje e kërcënime, nuk

duhet të pranohen nga publiku, që u ekspozohet. Vetimunizimi i

publikut ndaj këtij niveli të ulët të komunikimit medial është mënyra

më efikase e refuzimit të këtij degradimi kulturor, moral e medial.

Po ashtu, sjelljet e pjesëmarrësve në komunikim janë të rëndësishme,

sepse ato e zbulojnë nivelin profesional e moral. Nëse ai nivel është

problematik, bëhet e qartë se edhe konsumimi i informacioneve prej tij

është po ashtu problematik. Dhe tjetra, është me rëndësi të hetohet

në mënyrë kritike ndikimi që ka jo formë e komunikimit ose e

bashkëpunimit për prodhimin e vlerave për shoqërinë ose edhe për

tërë njerëzimin.

Prandaj, hetimi i qëllimit dhe i mjeteve që përdoren në një aktivitet të

këtillë, është esencial edhe për vlerësimin e ngjarjeve e të realitetit.

Vetëm në këtë mënyrë mund të refuzohet “prodhimi i pajtimit” me

anën e manipulimit dhe të dezinformimit. Vetëm në këtë mënyrë mund

të shpresohet se mund të shpëtohet nga terrori i grupeve agresive që

po bëjnë agresion mbi komunikimin e ri kuazimedial48.

48 Në bazë të intonacionit, sulmeve ideologjikisht të ngjashme, rezulton se ka raste kur në mënyrë të

organizuar sajohen “opinione” edhe nga aktivistë të ndonjë grupimi politik, që ka qëllime të përfitimeve

politike me anën e manipulimit medial. Edhe ky organizim klandestin e në esencë i dhunshëm, me

elemente të tjetërsimit e të frikës neurotike brenda vetes, është produkt i shkaqeve psikologjike, politike e

morale që janë përshkruar në këtë tekst.

Page 51: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

51

Por, shpëtimi mund të ndodh nëse analiza dhe vlerësimi i ngjarjeve

nga medit normale dhe nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikim, bëhet

duke përdorur metodat adekuate që na japin një pamje reale të

ngjarjeve.Fjala vjen, medoda induktive që përdoret shpesh, nuk

mundëson që të depërtohet në strukturën e ngjarjeve, në motivet e

fshehta të saj, në pasojat që ajo shkakton.Duke u kapur për një

sekuencë, për një citat, për një burim, për një indikacion, nuk mund të

shihet pamja e plotë e ngjarjes/ngjarjeve dhe të nxirren përfundime

për lidhjet shkakësore të saj me ngjarjet e tjera dhe me motivet e

fshehta të veprimit të njeriut/njerëzve. Ndërsa, kjo është “metoda’ më

e shpeshtë dhe praktikisht e vetme me të cilën shërbehet për të

njohur realitetin. Ajo shërbehet me deklarata e me citate të

shkëputura nga konteksti e nga motivet e fshehta, me burime të

paidentifikuara, me shifra të paverifikuara, me fakte të palidhura. Si

shembull interesant mund të jetë emisioni i KTV-së, “Hajt pak”, në të

cilin kalimtarë të rastit përgjigjen në pyetje lidhur me ngjarjet

aktuale. Përgjigjet e shumicës prej tyre janë me shkallë të lartë

emocionaliteti, me shenja frustrimi e afazie gjuhësore. Të gjendur

papritur para kamerës, ata e zbulojnë edhe para të tjerëve po edhe

para vetes se informacionet që kanë kujtuar se i kanë marrë, nuk i

kanë të qarta, nuk kanë kuptuar esencën e tyre, prandaj as nuk dinë

t’i lidhin logjikisht. Është një fyerje e madhe morale që u bën media,

duke i vu në siklet që ta zbulojnë statusin e tyre si krijesa të

manipuluara. E keqja është se krijesat e këtilla shumë lehtë mund të

rrëshqasin në fanatizëm, qoftë politik, qoftë fetar, si pasojë e

letargjisë, që buron nga paaftësia e njohjes së vërtetë të gjerave.

Rrjedhimisht, ‘grixha e hutuar” është objekti më i përshtashëm për

manipulim përkatësisht për “prodhimin e pajtimit” me anën e

manipulimit. Por, ajo po bëhet gradualisht edhe participuese dhe

Page 52: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

52

ndoshta nesër edhe zotëruese e hapësitrës së komunikimit onlajn.

Meqë këto janë kryesisht gjenerata të reja, duhet ta kemi para sysh se

me këtë trend sjelljesh e veprimesh agresive në komunikimin medial,

do të ballaafqohemi shumë më gjatë se sa që do të dëshironim.

Ndoshta kjo kemi hyrë në periudhën kur gjeneratat e reja edhe në

këtë mënyrë e manifestojnë sjelljen e vet përkatësisht stilin e vet të

jetës49. Nëse është kështu, atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me

pasojat e shkaktuara nga realiteti ynë lokal, po kemi të bëjmë edhe

me një ndryshim rrënjësor, që vjen edhe si pasojë e globalizimit.

Shënimet :

1. Sipas Dagllas Kellnerit, studimet e kulturës “bashkojnë teorinë shoqërore, analizën

e kulturës, historinë, filozofinë dhe disa aspekte politike dhe në atë mënyrë

tejkalojnë ndarjen akademike të punës dhe specializimin, i cili i ndan sferat e

analizës së medies, kulturës dhe komunikimit. Studimet e kulturës ashtu fitojnë një

koncepcion transdisiplinar”. Përpjekja që të ndiqet ky koncepcion teorik është e

qëllimshme në këtë tekst.

2.. Dagllas Kelner, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004, fq.26

3“Opinonet” e publikuara në mediet onlajn shqipe të Kosovës hyjnë në kategorinë e

opinioneve më brutale që kam mund të ndesh në gjithë leximet që kam ndjekur të

opinioneve që bëhen në mediet onlajn. Për shkaqe etike këtu nuk do të citohen aso

sharjesh. Këtu po sjellë vetëm disa, që më duket se e kanë burimin te frustrimi,

tjetërsimi dhe frika neurotike e shkruesve të tyre. Gjetja e armiqve të tjerë dhe

rehabilitimi i Serbisë në raport me ta, është indikator tipik i frikës frike neurotike,

sepse kjo mënyrë e kualifikimit nuk është produkt produkt i të menduarit racional.

Ja disa shembuj: 1) ferizaji.2012-09-24 22:02:40jeremiqi shka.thaqi turk.ternava

turko-qerkez.ram buja bektashli.krejt nje berllog.mamir me serbin-se me

turqin.bravo jeremic se arnautat e LYPIN. (Express, 24 shtator 2012/ 2) Bonja vetit

nji t'mire. Nale monitorin, edhe kqyre veten n'reflektim, kujt po i ngjan ti: Sllobodan

Millosheviqit apo Radovan Karaxhiqit. (Telegrafi, 7 dhjetor 2011) 3) Turqia dihet se

49 Adam Brigs, Pol Kobli, Uvod u studije medija, (tekst i Bill Ozgerbit, Mladi, 557-575), Clio, Beograd, fq.

575

Page 53: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

53

eshte armiku me i madh i shqiptareve… ( 23 gusht 2011) 4) Rreziku i Kosoves nuk

vie nga Serbia por nga Islamizmi dhe Islamiket militant qe i kena perbrenda,

(Express, 19 gusht 2011)

4.Daglas Kelner, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004, fq. 553

5Luj Dolo, Culture individuelle et culture de masse, Presses Universitaires de France,

1999 79

6. Milazim Krasniqi, Sfidat e tjetërsimit dhe nevoja e edukimit fetar (

ëëëgazetastart.com , 22 nëntor 2012)

7 Shembuj:profiterat e luftes (hashimistan): 21-11-2012 14:59 „Zëri“:

ti duhet mu shkarkuar o bajram o kriminel po sillesh si kauboj ne kosov sikur se

baba me ta pas ber nuk je ma i mir se ata shefat e policis se kohes se ali shukris e

rrahmon morines

8. Artan Fuga, Monolog, Dudaj, Tiranë, 2010, fq.38)

9. Milazim Krasniqi, tekst i cituar

10. Në bazë të intonacionit, sulmeve ideologjikisht të ngjashme, rezulton se ka raste

kur në mënyrë të organizuar sajohen “opinione” edhe nga aktivistë të ndonjë grupimi

politik, që ka qëllime të përfitimeve politike me anën e manipulimit medial. Edhe ky

organizim klandestin e në esencë i dhunshëm, me elemente të tjetërsimit e të frikës

neurotike brenda vetes, është produkt i shkaqeve psikologjike, politike e morale që

janë përshkruar në këtë tekst.

11. Adam Brigs, Pol Kobli, Uvod u studije medija, (tekst i Bill Ozgerbit, Mladi, 557-

575), Clio, Beograd, fq. 575

LITERATURA

Adam Brigs, Pol Kobli, Uvod u studije medija, Clio, Beograd, 2005

Andrea Semprini, Multikulturalizam, Clio, Beograd, 1999

Artan Fuga, Monolog, Dudaj, Tiranë, 2010

Asa Brigs, Piter Berk, Drustvena istorija medija, Clio, Beograd, 2006, fq.

Benedekt Anderson, Nacija, zamisljena zajednica, Plato, Beograd, 1998

Daglas Kelner, Medijska kultura, Clio, Beograd, 2004

Dean Duda, Kulturalni studiji, AGM, Zagreb, 2002

Dvajt Mekdonald, Teorija masovne kulture, Sluzbeni glasnik, Beogard, 2008

Ien Ang, Kulturalni studiji, recepcija medija i transnacionalni medijski sstem , DKKI,

Tuzla, 2003

Page 54: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

54

Luj Dolo, Culture individuelle et culture de masse, Presses Universitaires de France,

1999

Kenet Tompson, Moralna panika, Clio, Beograd, 2003

Gjon Fiks, Popularna kultura, Clio, Beograd, 2001

Milazim Krasniqi, Gazeta Start (ëëë.gazetastart.com,12 mars 2012)

Metju Arnold, Kultura i anarhija, Studije kulture, Sluzbeni glasnik, Beograd, 2008

Pjer Burdje, Klasni ukusi i zivotni stilovi, Sluzbeni glasnik, Beograd, 2008

Ricard Xhonson, Sto su uopce kulturalni studiji, Politika teorije, Disput, Zagreb, 2006

Urlih Bek, Rizicno drustvo: u susret novoj moderni, Filip Visnjic, Beograd, 2001

Page 55: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

55

MBETJET NEOKOLONIALE DHE

NEOLIBERALIZMI I SHPIFUR PO PRODHOJNË

GAZETARI TË ÇORODITUR

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas instalimit të prezencës ndërkombëtare në

Kosovë (qershor 1999) është krejt e lehtë të konstatohet se medieve

dhe gazetarisë shqipe që nga fillimi i instalimit të saj e deri sot u

është imponuar një kombinim i çoroditur i neokolonializmit me

neoliberalizmin, që bashkërisht kanë prodhuar medie e gazetari

klienteliste, herë herë edhe me prirje të hetueshme antishtet. Prirjen

antishtet e kanë trashëguar nga neokolonializmi, ndërsa tash e

faturojnë si vlerë të neoliberalizmit, duke u fshehur gjoja pas

komercializmit dhe lirisë së pakushtëzuar. Natyrisht alibia e rreme

mund të bëhet para atyre që nuk e kuptojnë këtë skemë, por jo edhe

para publikut e qytetarëve të mirinformuar lidhur me natyrën e

neokolonializmit, të neoliberalizmti dhe të surrogateve që prodhohen

prej tyre si produkte mediale. Çka është neokolonializmi në rastin e

Kosovës dhe si u përthye në medie dhe në gazetari?

Rrënjët e taktikave neokoloniale mbi mediet shqipe në Kosovë

Karakteristika e neokolonializmit në planin medial, fillimisht u

manifestua me sulmin brutal ndaj medieve të mëhershme shqipe,

gazetës “Rilindja” dhe Radiotelevizionit të Prishtinës. Mbyllja e gazetës

“Rilindja” duke e dëbuar edhe nga objektet e veta dhe shkatërrimi i

dokumentacionit të saj nga OSBE-ja, ka pasur brenda vetes elemente

kulturocidi. Ndërsa, zëvendësimi i Radiotelevizionit të Prishtinës me

Page 56: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

56

një transmetues emergjent për nevojat e UNMIK-ut, ka qenë në

funksion të krijimit të një spektri të ri medial, i cili do të ngrihej mbi

një amnezion për të kaluarën dhe në shërbim të verbër për prezencën

ndërkombëtare në Kosovë. Ndalimi i gazetës “Dita” më 2 qershor

2000, me urdhrin e Përfaqësuesit Special, Bernard Kushnerit për

raportimin e saj një paramilitar të maskuar si personel i UNMIK-ut, e

legalizoi represionin neokolonialist të UNMIK-ut edhe mbi mediet e reja

shqipe. Këto praktika neokoloniale u mbuluan “ligjërisht” si me një

gjethe fiku me rregulloret tipike neokoloniale, 2000/4 dhe 2000/36 e

2000/37, që gjoja synonin pengimin e intolerancës etnike, racore e

fetare, por që në fakt e formuan shtratin e Prokrustit për gjithë medien

shqipe në Kosovë. Nga aspekti i interesit shtetëror e nacional të

trupëzuar në medie, ky dëm i shkaktuar nga mbyllja e medieve me

traditë shqiptare dhe me aplikimin e rregulloreve diskriminuese, nuk

është kompensuar asnjëherë deri sot. Në fakt, prezenca

ndërkombëtare, me OSBE-në në rolin kryesor, (ishte përgjegjëse për

“formimin e institcioneve”) u ka imponuar medieve shqipe të Kosovës

një regjim të ashpër të injorimit të vlerave kulturore e nacionale dhe

të trashëgimisë shqiptare në përgjithësi. Me vite të tëra “ ekspertët” e

OSBE-së kanë mbajtur nën kontroll e presion pronarët dhe redaktorët

e medieve, duke u dhënë herë këshilla e herë urdhra se si të hartojnë

politikat editoriale dhe si të ndërtojnë agjendat e raportimit në pajtim

me frymën e politikave të prezencës ndërkombëtare në Kosovë.

Presioni disavjeçar, i shoqëruar edhe me favore e donacione për të

dëgjueshmit, ka prodhuar një shkallë të lartë varësie e dëgjueshmërie

te shumë prej tyre. Ky trend është bërë edhe më i ashpër në prag të

pavarësimit të Kosovës dhe ka vazhduar edhe pas pavarësimit të saj

në vitin 2008, me synimin e fortë që të eliminohet çfarëdo mundësie

që Kosova e pavarur të ketë ndonjë parashenjë të shtetit nacional të

Page 57: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

57

shqiptarëve. Vetë Plani Gjithëpërfshirës i Marti Ahtisarit, i cili shërbeu

si themel për pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës, eliminoi çdo

element të shtetit nacional. Kosovën e propozoi si shtet multietnik, me

një status skajshmërisht të favorizuar të bashkësisë serbe dhe me një

status të “shtetit në shtet” për Kishën Ortodokse Serbe. Propozimet e

planit të Ahtisarit u inkorporuan në Kushtetutën e Kosovës, e cila është

në fuqi edhe sot. Për shkak të eliminimit të institucioneve kryesore

mediale, injorimit të traditave dhe vlerave nacionale shqiptare dhe për

shkak të imponimit të një izolimi në formë karantine për Kosovën,

shteti i pavarur i Kosovës nuk po arrinë ta marrë veten. Presioni i

tashëm neokolonial i Brukselit, si në planin ekonomik ashtu edhe në

atë politik dhe mbajtja nën presion me raportet e shpifura tremujore

të sekretarit të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, kanë prodhuar apati e

paralizë në shoqërinë e Kosovës. Ky realitet bllokues ka sjellë si pasojë

adoptimin ose edhe nënshtrimin e elitave dhe të institucioneve, duke

përfshirë edhe mediet. Mediet mejnstrim që si të tilla operojnë

aktualisht në Kosovë, më shumë e kanë preokupim t’u bëjnë qejfin

institucioneve ndërkombëtare, se sa të informojnë në mënyrë korrekte

dhe të afirmojnë vlerat dhe interesat nacionale të shqiptarëve. Pra, kjo

pozitë neokoloniale e medieve shqipe në Kosovë është dominante edhe

sot në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

Shija e hidhur e një përvoje personale

Prirja për ta arritur në këtë stad nënshtrimi të elitave dhe medieve

është vërejtur që në ditët e para të çlirimit të Kosovës. Ky kujtim imi

për fillimet e kësaj taktike neokoloniale mbi mediet e gazetarinë, mund

të jetë domethënës. Ishte mesi i korrikut 1999, kur shkova të merrja

librezën e gazetarit në një hapësirë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

Page 58: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

58

dhe aty pata përvojën e parë me rendin e ri neokolonial, që po

vendosej edhe për mediet nga UNMIK-u dhe KFOR-i në Kosovë. Edhe

pse isha pjesë e gëzimit të përgjithshëm që ishim kthyer në vendin

tonë, nga ku ishin larguar forcat policore e ushtarake serbe

(administrata serbe ende punonte e patrazuar në objektin e qeverisë

së Kosovës!) nuk ishte e mundshme të mos e vëreja ngjizjen e atij

rendi të ri neokolonial. Fillimisht nuk kisha si të mos çuditesha që

shërbimin e dhënies së librezave të gazetarëve, po e ofronin ushtarët e

KFOR-it! Pra, për një shërbim krejtësisht profesional dhe krejtësisht

civil, duhej të prisja në radhë para një toge ushtarësh të KFOR-it, që

ishin të armatosur deri në dhëmbë. Ata ishin seriozë në mënyrën se si

po përpiqeshin ta mësonin një punë që ishte e civilëve, ishin

mospërfillës ndaj gazetarëve që po prisnin para tyre për këtë shërbim

dhe ishin shumë dyshues e pothuajse armiqësor. Ata po bënin një

punë teknike, që u ishte ngarkuar jashtë natyrës së punës së tyre

themelore. Sipas tyre, edhe gazetaria, si edhe vetë Kosova, po e

fillonte jetën nga zeroja. Nga një “zero e madhe”, siç do të mund të

thoshte edhe për këtë rast Edgar Moreni. Pra, as gazetaria nuk kishte

si të bënte përjashtim nga ky përfytyrim ideologjik i tyre për një tokë

të shkatërruar, për një shoqëri të shpërbërë, për një popull që po

rikthehej në jetë vetëm falë intervenimit të ushtarëve të NATO-s. Ata

ishin brenda logjikës së realitetit të fakteve me veprimet dhe me

sjelljet e tyre, sepse pjesa tjetër e fakteve dhe e historisë ishte ende e

plandosur përtokë. Vërtet, efikasiteti tipik ushtarak me të cilin e

kryenin këtë shërbim të përgatitjes së librezave të gazetarëve, shpejt

më bindi se po jetonim në një kohë tjetër, duke e lënë prapa krahëve

tanë dembelinë e administratës së dikurshme jugosllave, e cila të

plaste deri sa të jepte një vërtetim apo një librezë. Por, bashkë me të,

kishim lënë prapa edhe një histori të tërë të medieve në gjuhën

Page 59: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

59

shqipe, të cilat në periudhën e fundit të sundimit gjakatar të

Millosheviqit mbi Kosovën, ishin dhunuar brutalisht, ishin dëbuar edhe

nga objektet e veta, u ishte plaçkitur tërë pasuria dhe ishin shpallur

armiqësore ndaj shtetit, por kishin rezistuar fuqishëm, duke u

shndërruar në diga të shqiptarizmit. Tash e tutje mediet shqipe nuk

do të ishin nën terrorin sistematik shtetëror të Serbisë, por do të ishin

në përqafimin e ftohtë e të hekurt të administratës ushtarake dhe

civile ndërkombëtare. që po instalohej në vendin e shkatërruar nga

gjenocidi serb. Ne po e përjetonin si forcë çlirimtare këtë prezencë,

edhe pse kishim filluar të habitemi nga pak me injorimin që po i bëhej

faktorit politik e edhe atij medial vendas. Aty e ndjeva për herë të parë

se administrata ushtarake e KFOR-it nuk po na bënin hesap për njerëz.

Por, konflikti do të shpërthente vetëm pesë vjet më vonë, në trazirat e

marsit 2004, të cilat ishin të drejtuara kundër arrogancës së prezencës

ndërkombëtare në vend, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in. Në ato

ngjarje që u shndërruan në një përpjekje kaotike e të pasuksesshme

për të dalë nga darat e kontrollit neokolonial, më ishte rezervuar edhe

mua një rol për ta luajtur.

Mburrja mazohiste

Trazirat e marsit 2004, ende pa u varrosur civilët shqiptarë të

ekzekutuar nga KFOR-i dhe nga policia e UNMIK-ut, do të barteshin në

një betejë lidhur me mediet përkatësisht mbi rolin e tyre në nxitjen e

trazirave të dhunshme. Beteja do të ishte shumë e ashpër, e

mundimshme dhe e pabarabartë, por për herë të parë do të kuptohej

qartë nga shumë njerëz fakti që prezenca ushtarake dhe civile

ndërkombëtare në Kosovë po sillej e po vepronte me receta

neokoloniale. Por, pasojat e atij sundimi neokolonial të UNMIK-ut (të

Page 60: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

60

OSBE-së, të KPM-së, të Shtyllës së Katërt) me rregullore e me diktate

tiranike, do të mbeten deri në ditët tona. Mediet dhe gazetarët

shqiptarë ende vuajnë nga kompleksi i inferioritetit në raport me

prezencën ndërkombëtare dhe ende janë të motivuara në mënyrë të

shfrenuar kundër institucioneve shtetërore dhe vlerave kulturore,

fetare e nacionale shqiptare. Meqë janë formuar dhe janë konsoliduar

në një ambient ku favorizimi i konceptit klientelist të shoqërisë

pseudocivile, të komuniteteve pakicë dhe të prezencës ndërkombëtare

është afirmuar si vlerë supreme, shumë nga këto medie janë vërsulur

ndaj vlerave kulturore, fetare e kombëtare dhe ndaj institucioneve të

vendit me egërsi tipike neokoloniale. Në këtë pikë jemi edhe sot. Disa

medie që mund të kualifikohen si medie mejnstrim në realitetin medial

të Kosovës, sikundër janë gazetat Koha Ditore, Bota Sot dhe Zëri,

Televizioni KTV, portalet Express e Telegrafi, po edhe Radiotelevizioni

publik, artikulojnë me shumicë përmbajtje mediale që përafrohen me

konceptin neokolonial, më shumë se sa me interesin publik e nacional.

Fjala vjen, mburrja e drejtuesve të transmetuesit publik (RTK) me

faktin që kanë një kanal të fuqishëm në gjuhën serbe, po edhe

programe ditore informative në gjuhët e minorioteteve rome, turke e

boshnjake, është stereotip tipik i politikave neokoloniale të injektuara

nga UNMIK-u dhe agjensët e tjerë të huaj që kanë vepruar në Kosovë

nga viti 1999. Në një realitet normal medial, rendi do ta donte të

afirmohej politika editoriale që kënaqë shijet dhe nevojat e shumicës

së audiencës, në këtë rast të shqiptarëve e vetëm pas kësaj edhe të

pakicave. Por, kjo përmbysje e rendit normal të gjërave është pasojë e

mënyrës së ndërtimit të RTK-së, si medie emergjente e UNMIK-ut dhe

e shtetit të Kosovës si shtet i ngritur mbi multietnicitetin, me favorizim

të skajshëm të komuniteteve pakicë. veçmas të serbëve. Fillimisht

shpresa e arkitektëve të këtij modeli të ndërtimit të shtetit të Kosovës

Page 61: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

61

ka qenë që Serbia do ta pranonte këtë model që i favorizonte në

mënyrë enorme serbët. Por, serbët morën favoret e këtij modeli të

ndërtimit të shtetit, ndërsa e refuzuan njohjen e tij. Natyrisht, e tëra u

reflektua e reflektohet edhe në strukturimin medial dhe në politikën

editoriale të medieve në gjuhën shqipe në Kosovë. Edhe kanali 2 i

Radiotelevizionit të Kosovës është produkt i Planit të Ahtisarit. Edhe ky

evokim i mënyrës së themelimit dhe funksionimit të këtyre medieve,

me deformimet që janë shfaqur në formën e klientelizmit dhe

mercenarizmit është e domosdoshme, që të fillojë vetëdijesimi i

akterëve dhe i publikut për një reformë tërësore të rregullativës së

lirisë së shprehjes dhe të medies në vendin tone e të hiqet dorë nga

konceptet dhe praktikat neokoloniale në rregullimin ligjor të tregut

medial dhe funksionimin e medies.

Çfarë reforme mediale na duhet

Reforma duhet të fillojë nga ndryshimi i Kushtetutës së vendit, ku

duhet të eliminohen primesat neokoloniale të Planit Gjithëpërfshirës të

Ahtisarit, pra si një proces dekolonizimi edhe të fushës së lirisë së

shprehjes e të lirisë së medies shqipe në Kosovë. Paralelisht me këtë

proces dekolonozimi, duhet të zhvillohet edhe procesi i vënies së disa

rregullave elementare ligjore për neoliberalizmin e shpifur dhe të

shfrenuar në realitetin e sotëm medial. Krahas dekolonizimit të

termave të Kushtetutës, duhet të ecën edhe standardi i derregullimit

të medieve të shkruara dhe të rregullimit ligjor të medieve elektronike

në kuadër të një shteti mirëfilli ligjor, sepse derregullimi i medieve të

shkruara, rregullimi i medieve elektronike dhe vetërregullimi i

profesionit të gazetarisë, nuk mund të mbeten kategori jashtëligjore.

As mediet e as gazetarët nuk mund të mbajnë për vete statusin e

subjekteve që nuk kanë përgjegjësi ligjore për veprimtarinë e vet.

Page 62: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

62

Sigurisht që duhet të merren praktikat më të mira të shteteve

demokratike evropiane, që e rregullojnë këtë fushë (në gjithë

Bashkimin Evropian ka ankesa për dështimin e vetërregullimit), por

nuk mund të mbetet pa një përgjigje adekuate ligjore kjo fushë me

kaq ndikim në shoqëri. E drejta, në rastin e miratimit të ligjeve të reja

që rregullojnë funksionimin e medies, fjala vjen ligji për KPM dhe ligji

për RTK, do të ketë një problem të madh: pamundësia faktike e

ligjvënësve për të kapur ritmin e ndryshimeve që po ndodhin në botën

e medies e të gazetarisë. Milton Fridmani, duke komentuar mbi gjetjen

e A. Dicey në librin “Ligji dhe opinioni publik” mbi dallimin ndërmjet

ligjit e opinionit publik, pohon se “njerëzit bëjnë ligje në bazë të

filozofive që ata asimilojnë në moshat e rinisë. Kështu që brenda një

periudhe njëzetvjeçare këto filozofi edhe mund të ndryshojnë apo

fashiten në periudha të ndryshimit, nën efektin e korenteve të

opinioneve si dhe të alternimit të rezultanteve në politikat publike.”

Prandaj, ligjet zakonisht janë prapa realitetit, konstaton Fridmani. Kjo

vlen veçmas për fushën e medieve dhe gazetarisë në kohën tonë, kur

ndryshimet janë marramendëse, aq sa pa u tharë mirë boja në një ligj,

mund të dalin probleme të reja, për të cilat ligji nuk ka parashikuar

zgjidhje. Në rastin e Kosovës kjo paraqet vështirësi shtesë, pasi që

Kushtetuta dhe ligjet duhet të rishikohen nga themeli, për t’ua hequr

gjembin e neokolonializmit që e kanë brenda vetes. Dhe paralelisht me

këtë proces, duhet edhe të vihet nën fre edhe neolioberalizmi I shpifur,

që në shumë raste është imponuar më shumë nga arroganca e

grupeve të interesit ( fjala vjen nga pronarët e medieve) se sa nga

zgjidhjet ligjore. Këtë proces paralel mund ta ndihmojë digjitalizimi.

liberalizimi i tregut të medies elektronike, integrimi i tregut medial të

Shqipërisë e të Kosovës dhe fillimi i aplikimit të rregullativave të

Bashkimit Evropian. Por, paraprakisht duhet që mentaliteti,

Page 63: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

63

rregulativat dhe praktikat e injektuara nga UNMIK-u dhe OSBE-ja të

shpallen të vdekura. Sidoqoftë,rirregullimi kushtetues dhe ligjor është i

domosdoshëm. Por, për shkak të prejardhjes profesionale të

deputetëve, ku në masë të madhe lulëzon jokompetenca, për shkak se

elitat politike janë të identifikuar tashmë me praktikat neokoloniale

dhe i kanë adoptuar për interesat e veta, duke i mbajtur edhe mediet

nën tutelë, mënyra më e mirë e ndryshimeve kushtetuese e ligjore

është me anën e demokracisë direkte, pra me anën e referendumeve.

Referendumet e evitojnë paditurinë e ligjvënësve dhe u japin përparësi

komenteve e analizave të ekspertëve. Në anën tjetër, referendumet

mund të organizohen më shpejt, se sa debatet e komplikuara nëpër

komisione parlamentare, me grupet hileqare të interesit dhe me

seanca konfliktuoze parlamentare. Bile edhe rregullimi eventual i

mënyrës së funksionimit të medieve të reja, do të mund të bëhej me

anën e një referendum, i cili në fazën e përgatitjes do të mund të ishte

me rol informues dhe emancipues për publikun e gjerë.

Por, cili është roli i vetë medieve dhe i grupeve të interesit në

ndryshimet ligjore të kësaj natyre? Me aq sa shihet, ato më shumicë

janë kundër rirregullimeve që do të adresonin përgjegjësinë etike,

profesionale dhe ligjore të pronarëve të medieve dhe të gazetarëve.

Me frymën e tyre neokoloniale po e kënaqin faktorin e huaj dhe elitat

politike, ndërsa me neoliberalizmin e shpifur po e manipulojnë

qytetarin e frustruar shqiptar. Nuk po u bëhet vonë pse po prodhojnë

qëllimisht gazetari të keqe, me anën e klientelizmit të shfrenuar, sipas

të cilit kush paguan më shumë, ka rrëfim më të mirë në medie. Po

ashtu nuk po u bëhet vonë që po kontribuojnë në zhgënjimin e

qytetarëve, duke ua fyer vlerat kulturore, fetare e nacionale me të

cilat ata identifikohen. Dhe nuk po u bëhet fare vonë, që duke zbatuar

agjenda të prodhimit të konflikteve, po kontribuojnë në minimin e

Page 64: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

64

qëndrueshmërisë së shtetit. Formula neoliberale “laisseze faire” (bëj

çka të të teket) është shndërruar në mekanizëm të stimulimit të

konflikteve në një shoqëri që para pesëmbëdhjetë vjetësh mezi ka

dalë gjallë nga konflikti dhe ka nevojë si për oksigjen për paqe e

harmoni sociale. Dhe për medie që informojnë, arsimojnë, edukojnë,

afirmojnë kohezionin social dhe vlerat themelore të shtetit e të kombit

shqiptar. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit është një rast për ta

shikuar në mënyrë kritike praktikën e deritashme dhe për ta ravijëzuar

në mënyrë pragmatike të ardhmen e medies të lirisë dhe të

përgjegjësisë së saj. (1 maj 2105)

Page 65: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

65

ME ÇFARË REFORMASH MUND TË ZGJIDHEN

PROBLEMET E MEDIEVE NË KOSOVË

Funksionimi i medieve në vendin tonë duhet të jetë i ndërvarur nga

standardet më të larta profesionale, etike dhe ligjore që janë në fuqi

në këtë fushë në shtetet e Bashkimit Evropian, po gjithsesi edhe në

bazë të specifikave që ka shoqëria jonë, si shoqëri që vuan pasojat e

sundimit neokolonial, të instaluar si projekt i postkonfliktit. Në këtë

kontekst, zgjidhje e mençur nuk është nëse kopjohet një model i një

shteti të veçantë evropian, e as nëse tentohet që të bëhet një zgjidhje

sui generis, siç është bërë për Bosnjën e Hercegovinën e edhe për

Kosovën menjëherë pas luftërave, nga protektorët ndërkombëtar, që

kanë hartuar ligjet në këto dy shtete. Zgjidhje e duhur është nëse

arrihet të bëhet kombinimi harmonik i disa standardeve, që janë

treguar funksionale në shtete të ndryshme evropiane, e që mund të

funksionalizohen në realitetin e shoqërisë sonë. Pra, do të duhej të

përdorej mënyra e veprimit të bletës, që zgjedhë më të mirat nga një

shumësi mundësish e zgjedhjesh të mira, duke përftuar një produkt të

vlefshëm, e jo e veprimit të mizës, që ndotet që në mundësinë e parë

e pastaj prodhon ndotje serike edhe vetë. Nëse do të ndiqej “rruga e

bletës” për rregullimin e funksionimit të medieve në vendit tonë, qoftë

dhe me vonesë kaq të madhe, gjasat janë që do të krijoheshin

hapësira të reja të konsolidimit të tyre e bashkë me to edhe të lirisë e

të demokracisë në vend.

Si mund të zgjidhet problemi i transmetuesit tonë publik (RTK)

Por, për këtë qasje konsoliduese me anën e rregullimit efikas ligjor,

duhet vullnet politik në rend të parë. Partitë politike parlamentare dhe

Page 66: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

66

vetë Kuvendi i Kosovës, bashkë me qeverinë si sponsorizuese ligjesh,

duhet të kenë vullnet politik që të fillojnë një proces të gjerë e

rrënjësor reformash në fushën e funksionimit të medieve. Ligji për

Radiotelevizionin e Kosovës është vetëm njëri nga ligjet që ka nevojë

të ndryshohet që në themel, e jo që të arnohet. Me rishkrimin e tij nga

e para, duhet të eliminohen prej tij konceptet dhe rregullimet me

parashenjë neokoloniale të UNMIK-ut e OSBE-së, që kanë mbetur në

të nga Rregullorja 2011/13 e deri sot. Pra, kurrsesi nuk mjafton

amandamentimi i tij, por është i nevojshëm ndryshimi rrënjësor i ligjit

për RTK-në, duke kombinuar strandarde e zgjidhje të përshtatshme

për realitetin tonë medial e shoqëror, nga praktikat e transmetuesve

të ndryshëm publikë evropianë. Fjala vjen, nga praktika e televizonit

publik slloven, mund të përshtatet mënyra e zgjedhjes së bordit (duke

favorizuar përfaqësimin e grupeve të mëdha sociale në të,

pensionistët, rininë, punonjësit, bashkësitë fetare, universitetet

publike) e duke minimizuar përfaqësimin e shoqërisë civile, e cila ka

dominuar deri sot në bordin e RTK-së. Ndërsa, lidhur me mënyrën e

financimit mund të merret modeli kroat, sipas të cilit ndërmjet

qeverisë dhe transmetuesit publik arrihet marrëveshje pesëvjeçare,

për minimumin e financimit të shpenzimeve neto, ndërsa parapagimi

realizohet në shumën 1.5% të rrogës minimale në vend. Edhe modeli

sllovak i financimit, me anën e parapagimit, granteve qeveritare,

marketingut, sponsorizimeve, dhuratave, etj., mund të shfrytëzohet në

rastin e ligjit për RTK-në, ngase e thekson edhe funksionin edukativ e

kulturor të transmetuesit publik. Nga ana tjetër, modeli kroat, po më

shumë ai hungarez, janë të përshtatshëm për zgjidhjen e problemit të

pronës së RTK-së, gjë që nëse nuk rregullohet si duhet me ligj,

gjithnjë do ta mbajë RTK-në si në këmbë të drunjta. Për shembull, tre

televizionet nacionale hungareze, e kanë me ligj të transferuar

Page 67: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

67

pasurinë në një fondacion, i cili qeveriset nga Këshilli i Medieve.

Fondacioni që siguron pasurinë e tyre, është i proklamuar si garantues

i pavarësisë së tyre editoriale. Pra, modele të mira ka dhe ato mund

të kombinohen e përshtaten për nevojat specifike të RTK-së, por për

ta aplikuar një ndryshim rrënjësor të këtij ligji, gjithsesi duhet vullneti

politik. Jo vetëm ligji për RTK-në, po edhe ligji për Komisionin e

Pavarur të Medies, edhe Ligji për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë,

Ligji për Digjitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore e

madje edhe Ligji për Qasje në Dokumente Publike, kanë nevojë

urgjente të rishkruhen, për t’u dekontaminuar nga ndotjet

neokoloniale e për përshtatur me standardet evropiane dhe me

realitetet e reja mediale, teknologjike e shoqërore të Kosovës si një

shtet i pavarur.

Kush ka pozitë monopoliste në tregun medies në Kosovë?

Për t’u realizuar reforma rrënjësore në fushën e medieve e të

gazetarisë, përveç vullnetit politik, është i nevojshëm edhe vullneti i

vetë medieve, pronarëve dhe gazetarëve, në rend të parë. Edhe në

këtë kontekst, do të duhej të aplikoheshin po ashtu standardet e larta

ligjore, profesionale e etike, që dominojnë në shtetet e Bashkimit

Evropian dhe nevoja e Kosovës që të çlirohet nga pozita pronësore

monopoliste e disa medieve të saj elektronike (KTV dhe RTV 21) që

kanë marrë si dhuratë frekuencat nacionale nga protektorët

ndërkombëtar. Në rend të parë do të duhej të ofrohej një kuadër ligjor

adekuat, sado diskret, që do të siguronte qëndrueshmërinë financiare

të medieve komerciale (krahas qëndrueshmërisë financiare të

transmetuesit publik.) Meqë tregu i reklamave në Kosovë është i

varfër, meqë një pjesë e reklamuesve janë profiterë të pasluftës dhe

Page 68: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

68

me ambicie problematike ekonomike e politike, meqë grupe të

interesit të etabluara brenda partive politike kanë ambicie të ushtrojnë

ndikim edhe mbi mediet komerciale, sa përmes ofertave, aq edhe

përmes shantazhit, shteti do të duhej të çrrënjoste këto praktika, me

ndërhyrjen e vet diskrete. Edhe për financimin e medieve komerciale-

private nga shteti, ka modele në praktikat e shteteve evropiane dhe

ato do të duhej të studioheshin e të kombinoheshin për nevojat tona.

Fjala vjen, modeli belg i financimit të medieve, përfshinë edhe

televizionet komerciale, po edhe gazetat e revistat. Ndihma diskrete

ndaj medieve ofrohet me anën e lehtësimeve të shërbimeve postare,

subvencioneve me bazë te gjuhët (flamane, frenge e gjermane), me

dhënien në dispozicion të një fondi të caktuar parash, të cilin e ndajnë

mes vetë mediet- gazetarët, në bazë të numrit të gazetarëve të

punësuar në gazeta e deri te subvencionimi i udhëtimit të gazetarëve

pa pagesë me tren dhe ofrimi i çmimeve më të ulëta në udhëtimet me

avion. Po ashtu ka praktika, si ajo franceze, ku qeveria blen hapësira

reklamuese në gazeta dhe me anën e kësaj forme e financon medien,

ndonëse në mënyrë diskrete.

Krahas gjetjes së mënyrave të ndihmës diskrete edhe për televizionet

komerciale, reforma ligjore, do të duhej të bënte çmontimin e pozitës

monopoliste të pronarëve të vetëm në medie, të atyre që zotërojnë

100% të aksioneve ose të pasurisë së një medie elektronike

komerciale. Praktika e deritashme e KTV-së dhe RTV21, po edhe e

gazetave ditore, ka dëshmuar se pozita monopoliste e një pronari të

vetëm në një medie, ka implikime serioze jo vetëm në tregun e

medies, jo vetëm në nivelin e ulët të gazetarisë që prodhon, po edhe

në politikë e në shoqëri. Tashmë në rastin e Kosovës, është vërtetuar

që një televizion me frekuencë nacionale dhe një gazetë me shtrirje

nacionale që zotërohen nga vetëm një pronar, (Grupi Koha) dinë të

Page 69: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

69

vihen në shërbim të ambicieve politike të pronarit të vetëm dhe ashtu

mund e instrumentalizojnë informimin. Grupi Koha është shembull i

kësaj pozite monopoliste dhe i keqpërdorimit permanent të medieve të

këtij grupi, për ambiciet politike të familjes pronare. Për të eliminuar

pozitën monopoliste në tregun e medies në Kosovë, më së miri është

nëse aplikohen elemente të standardeve e rregullimeve ligjore

franceze, sepse janë më rigoroze në luftimin e pozitave monopolsite në

tregun medial. Fjala vjen, ligji antimonopolist ndalon që një pronar të

ketë 100% në pronësi një medie televizive me frekuencë nacionale.

Maksimumi që lejohet është 49% e aksioneve të një medie të tillë në

duart e një pronari. Kjo politikë antimonopoliste franceze e mbron

konkurrencën e lirë po edhe shtetin e shoqërinë, nga ambiciet

potenciale të pronarëve ambiciozë të medieve. Kosova ka nevojë

urgjente për një kufizim të tillë të pronësisë mbi mediet nacionale,

televizive e gazeta ditore, sepse ka vite që monopoli mbi disa medie,

artikulohet si ambicie politike dhe shpesh herë e ka sjellë shtetin në

prag të destabilizimit.

Nëse pronarët e dy televizioneve me frekuencë nacionale, (KTV dhe

RTV 21) të cilat u janë dhënë dhuratë nga protektorët ndërkombëtar,

nuk shprehin vullnet për bashkëpunim në reformën ligjore

antimonopoliste, atëherë shteti me instrumentet e veta ligjore, me

Komisionin e Pavarur të Medieve, mund të shpall frekuencat në tender

dhe të imponojë rregullat që i konsideron të përshtatshme, si

antimonopoliste.

Gazetarët dhe publiku si “dëm kolateral” i tregut të çrregulluar

Përderisa disa pronarë mediesh që kanë pozitë monopoliste në treg,

me siguri janë kundër çfarëdo reforme, sepse i kanë shfrytëzuar

Page 70: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

70

donacionet e sponsorizimet që janë dhënë si ndihma për Kosovën, për

të krijuar biznese private, gazetarët mund të jenë më të disponuar për

ndryshimin rrënjësor të ligjeve, standardeve dhe praktikave të punës.

Shumica e gazetarëve në mediet tona punojnë në kushte të rënda, për

rroga shumë të ulëta, pa mbrojtje sindikale e shumë herë edhe pa ua

paguar kontributet në fondin pensional, me presione që të zbatojnë

vullnetin klientelist të pronarëve, shumë herë në kundërshtim me

gjetjet dhe me bindjet e veta. Nëse shoqatat për arsyet e veta

kalkulojnë, e sigurt është që vetë gazetarët do të jenë aleatë të një

reforme të gjerë, e cila do t’ua rregullonte statusin profesional,

sindikal e shoqëror dhe do t’ua mundësonte ta përjetojnë dinjitetin që

mund të ofrojë ky profesion i mrekullueshëm.

Faktori i tretë për një reformë rrënjësore me siguri që është

ndërgjegjësimi i publikut për nevojën që të ketë një ofertë më të mirë

nga ana e medieve. Me këtë strukturë që kanë mediat sot në vendin

tonë, publiku është i përjashtuar nga çfarëdo mundësie e ndikimit mbi

politikat editoriale të medieve, madje edhe të transmetuesit publik(!)

dhe të respektimit të një minimumi të etikës dhe ligjit prej tyre. Mediet

e kreshpëruara nuk ua kanë ngenë shijeve të publikut. Po pse mediet

tona janë kaq të kreshpëruara?

Si mund të zgjidhet kriza e gazetave ditore?

Besoj se mediet në vendin tonë janë egërsuar jashtë mase, ndër të

tjera edhe për një arsye utilitare: duke vepruar në një ambient pa

rregullim efikas ligjor dhe pa pasur asnjë përkrahje nga shteti, ato

janë detyruar të luftojnë pa zgjedhur mjete, vetëm e vetëm që të

mbijetojnë. Kjo luftë shpesh herë i ka detyruar dhe po i detyron disa

prej tyre që t’ia shesin shpirtin djallit, si Fausti. Klientelizmi, shantazhi,

Page 71: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

71

vulgarizimi, mujsharia, janë bërë parashenja e disave prej tyre.

Prandaj, mënyra e duhur që të shkëputet kontrata e këtyre medieve

me djallin, që në këtë rast identifikohet me klientelizmin,

senasacionalizmin, shantazhizmin, partizmin e edhe tradhtinë, është

që të fillojë një proces i ri dhe rrënjësor i rregullimit të tyre ligjor dhe

financiar, në një raport të ri me shtetin. Gazetat ditore në rend të

parë. Pse? Sot për sot askush nuk e di saktësisht se si arrijnë gazetat

ditore të mbahen në treg, kur çmimi nuk ua mbulon shpenzimet dhe

kur tirazhet e shitura janë më se modeste. (Në kioskun përballë hyrjes

kryesore të Mensës së Studentëve, ku kalojnë mijëra njerëz brenda

ditës, shumica studentë, marrin nga pesë ekzemplarë të Kohës Ditore

dhe Kosova Sot, tre ekzemplarë të gazetës Zëri dhe nga një ekzemplar

të gazetave Bota Sot dhe Epoka e re!) Nëse ky është trendi i

shpërndarjes, edhe me kushtin që të shiten të gjithë ekzemplarët, e

sigurt është që asnjë gazetë nuk do të mbijetojë në treg nga shitja.

Meqë në Kosovë nuk ka gjasë që të ndodhë modeli i disa shteteve

evropiane, ku gazetat ditore në tërësi janë në duart e pronarëve të

huaj, (si fjala vjen në Hungari) atëherë shteti duhet të gjejë mënyra të

financimit diskret të tyre, në mënyrë që ato të mos shuhen dhe që

vendi të mos mbetet pa gazeta ditore, gjë që realisht mund të ndodhë.

Gazetat ditore fare mirë mund të financohen nga buxheti shtetëror me

forma të ndryshme (p.sh. sipas disa elementeve te modelit belg, po

edhe të blerjes së hapësirave reklamuese më të mëdha, sipas modelit

francez, lirimi nga TVSH-ja po e po, subvencionimi i reklamave të

përmbajtjeve të gazetave në transmetuesin publik, dhënia e

subvencioneve sipas numrit të gazetarëve, subvencionimi i gazetarisë

kulturore, subvencionimi i korrespondentëve jashtë vendit,

subvencionimi i transportit të distribuesve,me çka do të ulej përqindja

që marrin ata nga shitja, etj. Shembull interesant dhe frymëzues në

Page 72: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

72

këtë mes mbetet Franca, e cila në vitet 2008-2011, pra, në kulmin e

krizës financiare globale, ka dhënë për mediet e shkruara rrafsh 600

milionë euro, nën pretekstin e blerjes së hapësirave reklamuese dhe të

zbritjes së tarifave postare. Nga ana tjetër, pas zbulimit të madh nga

ana e gazetave ditore “Zydojçe cajtung” dhe konsorciumit rreth saj të

skandalit të “Letrave të Panamasë”, është e qartë se rëndësia e

gazetave ditore mbetet strategjike, posaçërisht në sferën e gazetarisë

hulumtuese. E pra, Kosova si shtet në tranzicion, me një trashëgimi të

rëndë të paskonfliktit, me një proces ende të pambyllur të

shtetndërtimit, me procese të rënda përpara, siç janë ndriçimi i

krimeve të luftës dhe krimeve të pasluftës, ka nevojë si për oksigjen

për gazetarinë hulumtuese, që kultivohet në gazetat ditore. Për këtë

arsye edhe shteti duhet të adoptojë modelet e përshtatshme të

financimit të tyre, një financim signifikant, por diskret, që ato ta

kryejnë funksionin e tyre në mënyrë të duhur, e jo t’i lërë si në gojë

të ujkut, në në një garë jolojale, të paketuar si gjoja lojë neoliberale.

Rikthimi i dy medieve shtetërore. Pse?

Pas përvojës tashmë shtatëmbëdhjetëvjeçare me medie të ngritura

për nevojat e UNMIK-ut /OSBE-së dhe në shërbim të protektorëve të

tjerë ndërkombëtar, është koha e fundit që mediet dhe gazetaria

shqipe në Kosovë të vihen në funksion të plotë të kësaj shoqërie e të

këtij shteti. Rehabilitimi dhe shërimi nga letargjia neokloloniale do të

ishte mirë të fillonte nga mediet e nga gazetaria, sepse një medie dhe

gazetari e shëruar nga kjo sindromë dhe e përkushtuar në mbrojtjen e

së vërtetës dhe të vlerave kombëtare e njerëzore, do të shndërrohej

në lokomotivë të transformimit të shoqërisë mbarë. Por, kjo nuk mund

të bëhet pa e qëlluar skemën neokoloniale në zemër, duke rikthyer në

Page 73: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

73

funksion dy mediet tona nacionale, gazetën “Rilindja” dhe krahas saj

një agjenci shtetërore të lajmeve, mbase ish”Informatorin” e Qendrës

për Informim të Kosovës.

Gazeta “Rilindja” do të duhej të aktivizohej urgjentisht, sipas modelit

të gazetës kroate, “Vjesnik”, e cila botohet vetëm në versionin onlajn

dhe si e tillë financohet nga shteti, duke ruajtur traditën e saj të

madhe. E dyta, Kosovës në rrugën e saj të afirmimit ndërkombëtar si

shtet, i duhet një agjenci lajmesh shtetërore, e cila do të ishte në

shërbim të afirmimit të shtetit e të shoqërisë sonë. Edhe në këtë rast

si shembull mund të mbahet Kroacia, e cila e ka mbajtur në funksion

agjencisë e vet shtetërore, HINA.

Besoj se në këtë kontekst shteti që më së shumti na duhet si model

për politikat tona mediale është Kroacia. Kjo për shkak të përvojave të

ngjashme dhe të problemeve ende të pazgjidhura me të njëjtin armik,

Serbinë. Pra, kurrsesi Bosnja e Hercegovina, mbi modelin e së cilës

është ngritur fillimisht nga UNMIK-u/OSBE-ja infrastruktura ligjore

mediale në Kosovë! Ndërsa, më vonë, në stilin e punës së mizës që

duke qenë e ndotur, ndot çka do që prekë, ajo mendësi neokoloniale

ka ndotur gjithçka para vetes.

E fundit: Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet t’i fillojë procedurat edhe

për miratimin e një ligji të veçantë për mediet onlajn. Si fillim do të

mjaftonte të adresohej problemi i të drejtave të autorit, që në mediet

onlajn po abuzohen masivisht, gjuha e urrejtjes, e cila në shumë nga

këto kuazimedie ka vërshuar si ujë kanalizimi dhe po e kontaminon

komunikimin medial e publik, si dhe hartimi i një kodi të mirësjelljes,

që do të vlente si vetërregullues për këto medie.

Page 74: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

74

LIRIA E SHPREHJES DHE SHKELJET E SAJ

Çështja e lirisë së shprehjes është e hapur, së paku, që nga koha e

Platonit, kur ai shtroi disa rregulla që duhej të vlenin për poetët në

shtetin ideal që ai projektoi. Prej atëherë e deri në ditët tona, janë

bërë përpjekje të shumta që të vendosen rregulla, që do ta

mundësonin lirinë e shprehjes, por edhe rregulla që do ta kufizonin

atë. Meqë zgjidhjet e ofruara deri tash, janë të konceptuara për t’iu

përshtatur një realiteti social, politik, kulturor e qytetërues konkret,

mund të thuhet se liria e shprehjes si vlerë esenciale ende nuk është

një e arritur universale e njerëzimit.

Dallimet në aspektin e lirisë së shprehjes ndërmjet vendeve dhe

qytetërimeve të ndryshme, janë të mëdha dhe ato i shpalosin

kundërthëniet dhe krizat që ekzistojnë në botën e sotme. Ka shumë

vende në botë, veçmas vendet e mbetjeve totalitare, ku liria e

shprehjes është maksimalisht e ngulfatur dhe ku thyerja e censurës

sanksionohet me ndëshkime të rënda. Ka shumë vende të tjera me

sisteme kuazidemokratike, ku liria e shprehjes është vazhdimisht e

shantazhuar, gjoja nga nevojat që të ruhen interesat e mëdha

kombëtare ose fetare.

Liria për vete – fyerja për të tjerët

Sot për sot mund të thuhet se arritjet më të mëdha në promovimin e

lirisë së shprehjes në fushën e politikës, të mediave, të kulturës dhe të

besimit, i ka arritur bota perëndimore. Por, kjo liri është e bazuar në

konceptimin humanist të botës, që do të thotë se është e shkëputur

nga udhëzimet dhe nga obligimet hyjnore, që janë rezervuar për

Page 75: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

75

njeriun dhe njerëzimin. Prandaj, këto arritje janë vetëm lokale, e jo

universale. Vlejnë vetëm brenda një formacioni ose një qytetërimi,

ndërsa ndaj të tjerëve aktivizohen skemat e vjetra të ekskluziviteteve

përjashtuese, qoftë fetare, qoftë ideologjike.

Rrjedhimisht, shfaqet një kontradiktë ndërmjet realizimit lokal të këtij

standardi dhe përpjekjes për imponimin global të tij, duke mos

respektuar specifikat e shoqërive dhe të qytetërimeve të tjera.

Pikërisht mungesa e konsideratës ndaj të tjerëve, përkatësisht

arroganca e lirisë së shfrenuar të shprehjes e planifikuar si provokim

dhe si poshtërim, veçmas ndaj muslimanëve, është rishfaqur këto

kohët e fundit me publikimin e karikaturave që kanë tematizuar

figurën e profetit Muhamed.

Në të vërtetë, po të mbetej botimi i tyre vetëm në faqet e gazetës

daneze, Jyllands-Posten do të mund të pranohej se paskësh qenë fjala

për një botim aksidental. Por, botimi i tyre nga shumë gazeta të tjera

në Evropë, zbuloi se solidariteti në këtë rast nuk kishte të bënte me

profesionin dhe me mbrojtjen e lirisë së shprehjes, por kishte të bënte

me sulm të koncentruar dhe arrogant ndaj ndjenjave më të thella të

muslimanëve. Kësisoj, ky sulm i orkestruar në shumë gazeta, mori

përmasat e një kryqëzate mediale. Nuk besojmë që papa Urbani II,

gjatë fjalimit të tij në Klermont, të ketë ëndërruar një mobilizim të tillë

medial, por fyerjet e tij ndaj profetit Muhamed, gjetën përgjigje

identike në fushatën e botimit të atyre karikaturave të shëmtuara,

nëpër shumë media të Evropës. Edhe pse nuk ishte fjala për

përkushtim kristian të njëjtë, ndërmjet papës luftarak dhe mediave

liberale të shekullit XXI, rezultoi se është fjala për ndjenja të ngjashme

islamofobe. Ky paradoks mbetet të hulumtohet në të ardhmen.

Shumë intelektualë dhe politikanë liberalë e kanë arsyetuar këtë

fushatë abuzimi me lirinë e shprehjes, si një të arritur të madhe të

Page 76: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

76

Perëndimit dhe kanë apeluar që të mos hiqet dorë prej saj në asnjë

rast, pra, as kur është fjala për tematizimin keqdashës të figurës së

profetit Muhamed. Megjithatë, pak njerëz janë ndalur për të hulumtuar

se çfarë shkruhet në dokumentet që e rregullojnë lirinë dhe

përgjegjësinë e shprehjes së lirë të medias në shtetet perëndimore,

përfshirë dhe Danimarkën. Të shohim, pra çka thonë dokumentet?

Çka thonë dokumentet?

Prandaj, në vazhdim të këtij teksti do të fokusoj disa nga ato

dokumente themelore, për të shikuar se a është vërtet fjala për

respektimin e tyre, apo ka ndodhur një shkelje drastike e tyre, në

emër të lirisë së shprehjes, që në fakt është shndërruar në akt të

shkeljes së lirisë së të tjerëve.

Në “Orientimet Themelore të Kodeksit Profesional të Procedimit” të

Kuvendit të Gazetarëve të Danimarkës thuhet: “Garantimi i lirisë së

fjalës në Danimarkë është i lidhur ngushtë me qasjen e lirë të

gazetarëve në mbledhjen e informatave dhe lajmeve, dhe publikimin e

tyre sa më korrekt. Komenti i lirë është në funksion të lirisë së

shprehjes. Duke ndjekur këto detyra, gazetarët pajtohen se secili

individ, qytetar, meriton t’i respektohet integriteti i tij personal,

moscenimi i privatësisë dhe nevoja e mbrojtjes nga shqetësimi i

padrejtë.” Se a janë mbrojtur nga “shqetësimi i padrejtë” muslimanët

në Danimarkë, nga botimi i karikaturave është lehtë të konkludohet.

Ndërsa, në nenin 3 të Përmbajtjes së këtij Kodeksi thuhet se

“Informatat që mund të shkaktojnë paragjykime ose ta fyejnë dikë,

përkatësisht, mund të nënçmojnë mendimin e personit tjetër, duhet të

verifikohen në mënyrë të themeltë.” As ky nen nuk është respektuar

në rastin e gazetën daneze, sepse karikaturat kanë fyer ndjenjat e

Page 77: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

77

muslimanëve në Danimarkë dhe e kanë nënçmuar mendimin e tyre, pa

bërë kurrfarë verifikimi të themeltë të informatës dhe mesazhit të

karikaturave të publikuara. Në nenin 5 të Kodeksit shkruhet edhe kjo:

“Nuk bën të keqpërdoret besimi i njerëzve të tjerë. Ndaj personave që

nuk janë në gjendje të shprehin qartë mendimet e tyre duhet pasur

respekt i posaçëm. Ndjenjat e njerëzve të tjerë, ose pamundësia e

shprehjes, nuk bën të keqpërdoren.” Edhe kësaj radhe është e qartë

se veprimi i gazetës daneze ka qenë në kundërshtim të qartë me

Kodeksin e Kuvendit të Gazetarëve, i cili është i miratuar edhe nga

Parlamenti i Danimarkës, edhe nga sindikatat nacionale të gazetarëve

në vitin 1992.

Për ta mbyllur komentimin e Kodeksit danez të gazetarëve, po citojmë

edhe nenin 7: “Informatat e pasakta do të korrigjohen me iniciativë

personale të redaktorit, sapo të vërtetohet se gabimi i publikuar ka

peshë. Korrigjimi duhet të bëhet në atë mënyrë që lexuesit t’i jepet

mundësia që ta vërejë korrigjimin lehtësisht”. Dihet se gazeta daneze

nuk e ka bërë korrigjimin, dhe nuk ka kërkuar falje nga ata që janë

ndier të goditur nga karikaturat e saj, me çka ajo në fakt ka shkelur në

rend të parë Kodeksin e Kuvendit të Gazetarëve të vendit të vet.

Atëherë shtrohet pyetja: si është e mundur që liria e shprehjes të

shfrenohet në atë masë, sa të mos respektojë rregullat e vendosura në

mënyrë demokratike? Apo, mos është fjala, në këtë rast, për

përdorimin e medias dhe të lirisë së shprehjes, për të thelluar një luftë

ideologjike dhe propagandistike kundër Islamit?

Atyre që eventualisht duan të thonë se rregullimi i lirive, përgjegjësive

dhe mosrespektimi i tyre në Danimarkë, mund të trajtohet si

precedent lokal i një vendi të vogël, vlen t’ua përkujtojmë se ka një

korpus rregullash të qarta në nivel të Federatës Evropiane të

Gazetarëve, të cilat janë të obligueshme për të gjithë gazetarët dhe

Page 78: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

78

për të gjitha mediat që janë anëtare të saj. Kështu, në “Deklaratën

mbi Parimet e Sjelljes së Gazetarëve”, në nenin 4, thuhet: “Gazetari

do të shfrytëzojë vetëm metodat e ndershme në mbledhjen e

informatave, fotografive ose dokumenteve”. Ndërsa, në nenin 7 të po

këtij dokumenti themelor të gazetarisë evropiane thuhet: “Gazetari

është i vetëdijshëm nga rreziku i diskriminimit, të cilin mediat mund ta

nxisin, prandaj do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e tij, për të

evituar përkrahjen e diskriminimit të bazuar, ndër të tjera, në racë,

gjini, orientimin gjinor, gjuhë, religjion, qëndrime politike dhe të tjera,

si dhe në prejardhjen nacionale dhe shoqërore.” Besoj se është e qartë

që gazeta daneze dhe të gjitha mediat e tjera evropiane që kanë

botuar karikaturat fyese ndaj profetit Muhamed, kanë shkelur me të

dyja këmbët edhe ‘Deklaratën mbi Parimet e Sjelljes së Gazetarëve’ të

Federatës Evropiane të Gazetarëve. Prandaj mund të thuhet me siguri

të plotë se kjo shkelje është bërë me qëllim dhe me synime që kanë të

bëjnë me objektiva jashtë mbrojtjes së lirisë së shprehjes, pra, me

objektiva ideologjikë, të provokimit të muslimanëve dhe të luftës

propagandistike kundër Islamit.

Në Deklaratën e Konferencës Ndërkombëtare të Federatës së

Gazetarëve, ku morën pjesë gazetarë nga shtatëdhjetë shtete, e që u

mbajt në Bilbao më vitin 1997, thuhet: “Gazetarët veçmas duhet të

jenë të vetëdijshëm për ndikimin e fjalëve dhe të fotografive të tyre,

meqë janë brenda shoqërive në të cilat është e rrënjosur frika,

shqetësimi nga konfliktet qytetare dhe nga ekskluziviteti shoqëror”.

Ndërsa, në Deklaratën e Mynhenit, të miratuar në vitin 1971, nga

shtetet anëtare të atëhershme të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra e

Austria, dhe që është dokument obligativ për shtetet e Bashkimit

Evropian, janë precizuar rregullat dhe përgjegjësitë e gazetarisë në

këto vende. Në nenin 3 të Deklaratës së Mynhenit kërkohet që : “të

Page 79: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

79

publikohen vetëm informatat, burimi i të cilave është i njohur,

përkatësisht të përcillen me distancimet e nevojshme, të mos fshihen

informatat me rëndësi dhe të mos ndërrohet përmbajtja e teksteve

dhe e dokumenteve”. Në nenin 4 thuhet edhe kjo: ”Të mos përdoren

metodat jolojale dhe jolegjitime për të siguruar informata, fotografi

ose dokumente.” Pra, edhe ky dokument kyç i rregullimit të lirisë së

mediave, cakton obligime që të mos ndërrohet përmbajtja e

dokumenteve, dhe të mos përdoren metoda jolojale dhe jolegjitime

për informatat, fotografitë dhe dokumentet që shfrytëzohen. Pra, po të

kufizohemi vetëm në respektimin e kësaj Deklarate, tematizimi i

figurës së profetit Muhamed nuk është i lejuar, sepse nuk ka fotografi

autentike, ashtu që çdo përpjekje, do të ishte “ndërrim i përmbajtjes”

dhe përdorim i “metodave jolojale dhe jolegjitime”.

“Shtrembërimi i qëllimshëm është absolutisht i papranueshëm”

Lista e dokumenteve që mund të citohen për të argumentuar shkeljen

drastike të tyre nga gazeta daneze, dhe nga të gjitha gazetat që

botuan karikaturat fyese, është shumë e gjatë, por ne po e mbyllim

me citimin e “Kodit Etik të Shoqatës së Gazetarëve Profesionalë

Amerikanë”, në të cilin thuhet se “shtrembërimi i qëllimshëm është

absolutisht i papranueshëm”, dhe: “të shqyrtohen vlerat personale

kulturore dhe të evitohet që ato vlera t’u imponohen të tjerëve”.

Në rastin që po trajtojmë, të botimit të karikaturave të pështira kundër

profetit Muhamed, e që u shndërrua në uragan të keqkuptimeve dhe të

dhunës, ka ndodhur ashiqare edhe shtrembërimi i qëllimshëm i

fakteve, sepse paraqitja e profetit Muhamed dhe e Islamit si militant

dhe militar është shtrembërim i plotë. Po ashtu edhe imponimi i

Page 80: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

80

vlerave të një kulture, ose një qytetërimi, ndaj të tjerëve është në

kundërshtim me obligimet që ka parashtruar Kodi Etik i sapo cituar.

Duke i shikuar këto rregulla që janë vendosur në mënyrë të lirë dhe që

respektohen në vendet perëndimore ndaj qytetarëve dhe shoqërive të

veta, mund të konkludohet me siguri, se në rastin e botimit të

karikaturave janë përdorur kute të dyfishta, një për vete dhe një për

të tjerët, duke e promovuar diskriminimin fetar dhe provokimin e gjerë

të muslimanëve në ato shtete dhe në botë.

Kriza e rëndë e botës muslimane

Lidhur me mënyrën e reagimit të muslimanëve ndaj provokimit të bërë

me botimin e karikaturave fyese ndaj profetit Muhamed, do të thosha

se ajo mënyrë reagimi ka zbuluar krizën e rëndë të botës muslimane.

Në fakt, reagimet me dhunë, janë larg të qenit moralisht dhe fetarisht

të arsyetueshme. Reagimet e dhunshme, nga të cilat kanë pësuar

njerëz të pafajshëm, është në kundërshtim me natyrën paqësore të

Islamit. Ideja e ndëshkimit kolektiv, ta zëmë të danezëve, me thirrjen

“kudo që të gjenden ata”, pavarësisht se çfarë bindjesh politike dhe

fetare kanë ata, është më shumë e lidhur me idenë fashiste të

ndëshkimit kolektiv, e kurrsesi me Islamin, i cili synon paqen, bindjen,

integrimin, pajtimin dhe faljen. E dyta, ka ndodhur një manipulim i

fortë me masat në disa shtete arabe, për të përmirësuar legjitimitetin

e humbur të qeverive të tyre. Në ndonjë rast tjetër, protestat janë

sponsorizuar për të dobësuar presionin që zhvillohet mbi disa shtete

për reforma të vërteta islame dhe demokratike. Duke i nxitur masat që

të dalin në rrugë, që të shprehin “patriotizmin e tyre”, ato qeveri i

kanë bërë një shërbim armiqësor Islamit, sepse e kanë paraqitur para

botës si të dhunshëm dhe primitiv, gjë që nuk ka të bëjë asgjë me

Page 81: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

81

Islamin e vërtetë. Me këtë manipulim, tek qytetarët evropianë dhe

amerikanë është transmetuar mesazhi se gjoja Islami është i

dhunshëm dhe antiperëndimor, prandaj ata duhet të rrinë sa më larg

tij.

Nga kjo tablo mund të konkludohet se muslimanët në këtë rast janë

viktima të dyfishta: viktima të arrogancës së sponsorizuar në nivel të

kryqëzatës të disa mediave të Perëndimit, dhe viktima të qeverive të

tyre të korruptuara, të cilat me këtë ngjarje kanë gjetur shansin që të

tregohen “patriotike” dhe t’ia zgjasin jetën vetes. Por, muslimanët janë

bërë në fakt viktima të injorancës së vet, për vetë faktin se nuk janë

aq të organizuar që të bëjnë transformime rrënjësore të shoqërive të

veta, e të mos presin që dikush nga jashtë t’ua transformojë shoqëritë

e tyre, qoftë dhe me bomba e me burgje si ai i Ebu Garibit dhe kampi

i Guantanamos.

Mundësitë që janë në dispozicion

Muslimanët duhet të gjejnë mundësi që ta riafirmojnë Islamin si

program jete të tyre, në pajtim me vlerat e vërteta të demokracisë

dhe të botës së sotme. Vetëm ashtu do të mund ta rikthejnë dinjitetin

e nëpërkëmbur dhe vetëm në atë rast askush nuk do të tallet me ta, e

aq më pak me profetin e njerëzimit e të cilin ata, nga injoranca e tyre

ekstreme, duan ta paraqesin vetëm si të tyre.

E në një rast të tillë, vetë muslimanët do të mund të ofronin një

shembull të lirisë së shprehjes, të bazuar në ligjin Hyjnor, dhe i cili do

të vlente për mbarë njerëzimin, si një e drejtë dhe obligim universal,

ashtu sikundër është vetë Islami në të vërtetë.

(11 mars 2006)

Page 82: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

82

NE JEMI BIZANTINË, VËLLEZER

Në këtë hapësirë të lirë komunikimi, që e ofrojnë rrjetet sociale,

turmës së mbushur me urrejtje ndaj pushtetit e autoritetit, duket sikur

i ndërmendet trashëgimia bizantine e rrënimit të pushteteve e të

autoriteteve, mes fyerjesh, kërcënimesh, mallkimesh e ulërimash, që

dilnn nga mijëra gurmaze në të njëjtin çast e me të njëjtin qëllim, në

hapësirën publike të hipodromit të dikurshëm.

Shpërthimet e egra të fyerjeve, etiketimeve dhe gjuhës së urrejtjes në

rrjetet sociale në Kosovë dhe në Shqipëri, po edhe në medie

përgjithësisht, kanë vënë në siklet edhe teoricienët e komunikimit,

sepse nuk po arrijnë ta kuptojnë se nga buron gjithë ai shpërthim

iracional, që si gaz nëntokësor po kontaminon gjithçka para vetes. Po

përpiqen ta shpjegojnë, por ende nuk i kanë dhënë dum kësaj pune.

Gjasat janë që as do të mund t’i japin me këtë mënyrë hulumtimi, pasi

që problemi nuk ka të bëjë me teori të komunikimit, pra as të raportit

të participuesve me medie e rrjete sociale. Në fakt, problemi nuk ka të

bëjë direkt me komunikimin e me mediet sit ë tilla, po ka të bëjë me

botëkuptimin tonë të trashëguar dhe aktiv bizantin, në sferën e

komunikimit publik. Ky histerizëm në komunikim është dëshmi që ne

shqiptarët, sa i përket qëndrimit ndaj pushtetit dhe autoritetit, më

shumë kemi trashëgimi nga Bizanti, se sa nga Perandoria Osmane.

Perandoria Osmane nga ana e saj ka trashëguar edhe vetë jo pak

elementë të trashëgimisë bizantine, që kanë pasur të bëjnë me

pushtetin dhe autoritetin, por me kohë i ka mpiksur me agjens të

tjerë, veçmas me vazhdimësinë e familjes sulltanore, që nuk ka qenë

një praktikë e pastër bizantine. Prej këndej pastaj Perandoria Osmane

e ka krijuar një hierarki më të ndryshme edhe lidhur me qëndrimin e

Page 83: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

83

masave ndaj pushtetit e autoritetit, duke sforcuar ceremonialitet e

përulësisë, të seleksionimit më të sigurt të elitave ushtarake, fetare e

kulturore, etj. E pra, ajo mënyrë e ndërtimit të pushtetit dhe autoritetit

osman kurrë nuk ka ngjitur te shqiptarët. Përkundrazi, ka mbetur

aktive trashëgimia bizantine e hallakatjes së masave, e mërisë dhe

armiqësisë tinëzare të masave ndaj pushtetit e ndaj autoritetit, një

armiqësi që vazhdimisht pret në pusi që të godet cakun e saj. Është

me interes të kuptohet që kjo trashëgimi bizantine e shpërthimeve

histerike e iracionale të masave në momente të ndryshme ndaj

pushtetit dhe autoritetit, ka mbetur njësoj aktive mbi gjithë arealin

shqiptar, pavarësisht nga përkatësia fetare a konfesionale. Pra, nuk

është shtresë mirëfilli fetare, po është një botëvështrim

mbarëshqiptar i rrënjosur, lidhur me qëndrimin ndaj publikes,

pushtetit e autoritetit, që me kohë ka marrë tipare etnike, natyrisht

specifike në rrethanat shqiptare. Fjala vjen, meqë shqiptarët nuk kanë

pasur hipodrom si bizantinët, që aty t’i shkarkonin shpërthimet e tyre

egërshane, kanë adoptuar gjakmarrjen, si mekanizëm shpërthimesh të

tilla egërshane. Edhe ideja themelore e gjakmarrësve shqiptarë, që të

vriteshin më të mirët nga familjet ose fiset në hasmëri, mund të jetë

në një lidhje me prirjen bizantine për të zhdukur reformuesit

potencialë në mesin e familjeve sunduese. Ndonëse disi

paradokalsisht, duket që edhe kuvendet e pajtimeve, si një formë disi

më publike në jetën sociale shqiptare, mund të kenë qenë një imitim i

deformuar në realitetet shqiptare primitive, të ceremonive periodike të

sundimtarëve bizantinë, në kërkim të një pajtimi ose e pakta

koekzistence pak më paqësore me opozitën. Sidoqoftë, në Bizant

mediumi dhe institucioni publik më gjigand dhe më kryesorë ishte

hipodromi. Aty bëheshin ceremoni familjare, shtetërore, fetare,

sportive e kulturore. Aty shpërfaqej madhështia e sundimit, po aty

Page 84: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

84

bëhej edhe batërdia e tij ndaj masave. Aty shfryhej edhe urrejtja e

vulgut ndaj sundimtarëve, disa nga të cilët përfundonin jo vetëm të

shfronëzuar, po edhe të masakruar. Si duket njëri nga popujt më

dëshmues të asaj trashëgimie të dhunshme bizantine, përveç grekëve,

jemi edhe ne shqiptarët. Në fakt, po të ndiqet historia e këtyre dy

kombeve dhe dy shteteve, që nga formimi i tyre, mund të identifikohet

reagimi tipik me prejardhje bizantine, jo vetëm i pushteteve dhe

autoriteteve, po edhe i masave ndaj pushteteve e autoriteteve.

Asnjëherë nuk është arritur në një stad të krijimit të një konsensusi, e

lere më të një harmonie ndërmjet pushtetit/autoritetit e masave.

Madje as në periudhat e mbretërive, që në shumë kombe e shtete të

Evropës edhe sot janë shtylla të koncensusit e të harmonisë sociale,

kulturore e nacionale. Te grekët e te shqiptarët jo. Te këta dy kombe

ende alternohen nënshtrimi i plotë ndaj pushtetit autoritar,

(diktaturës ushtarake në Greqi, diktaturës komuniste në Shqipëri) me

rebelime të ashpra që i shpijnë drejt luftës civile. Meqë këtu nuk është

vendi që të përshkruhet e gjithë kjo histori, vetëm po e skicojmë, për

ta kuptuar disi më mirë kontekstin ku edhe sot po zhvillohet

konfrontimi iracional publik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Gjithsesi për ta kuptuar më mirë edhe kontekstin në të cilin gjallon e

po kutërbon histerizmi i tashëm i masave shqiptare në komunikim

publik, në medie e rrjete sociale. Shkurt e shqip. pa e kuptuar që kjo

virulencë e fyerjeve dhe kërcënimeve në medie e veçmas në rrjetet

sociale, shkaktohet nga trashëgimia bizantine, e rigjallëruar në

realitetet e sotme, nuk ka teori komunikimi e as teori politike, që e

shpjegon se çfarë është duke ndodhur. Pa e kuptuar se demokracia e

proklamuar, bashkë me mediet e lira dhe rrjetet sociale anarkike, nga

shumë pjesëtarë të këtyre dy shoqërive të shqiptarëve përjetohen si

ambient i favorshëm për ta shpënë në nivele të reja pasionin e vjetër

Page 85: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

85

bizantin të hakmarrjes ndaj autoritetit. nuk mund të kuptohet kjo

mënyrë barbare komunikimi. Hakmarrja (gjithsesi iracionale) e jo

komunikimi janë në plan të parë të kësaj mase të egërsuar edhe nga

liria e shprehjes në medie e në rrjete sociale. Si në kodin e

gjakmarrjes, në plan të parë të goditjes së kësaj vale të gjuhës së

urrejtjes do të jenë më të mirët, më të suksesshmit, më të fortët, më

të guximshmit. Pra, ata që bëjnë ferk nga të tjerët, që nuk i përkasin

grixhes së injorantëve dhe kopesë së mediokriteteve. Ata përzgjidhen

që të jenë flitë e kësaj histerie kolektive, që shpërthen brutalisht në

medie e në rrjetet sociale.Në këtë hapësirë të lirë komunikimi, që e

ofrojnë rrjetet sociale, turmës së mbushur me urrejtje ndaj pushtetit e

autoritetit, duket sikur i ndërmendet trashëgimia bizantine e rrënimit

të pushteteve e të autoriteteve, mes fyerjesh, kërcënimesh,

mallkimesh, e ulërimash , që dilnin nga mijëra gurmaze në të njëjtin

çast e me të njëjtin qëllim, në hapësirën publike të hipodromit të

dikurshëm.

Vërtet ka raste kur duket sikur kjo turmë e hallakatur po synon që

rrjetet sociale dhe gjithë komunikimin publik, ta bëjnë si zëvendësues

të hipodromit gjigant, ku edhe pse vetëm virtualisht, tentojnë që

kundërshtarët, armiqtë, t’i masakrojnë, t’i bëjnë copa-copa, si në

periudhën e heraklideve. Pra, vetëm brenda këtij konteksti mund të

kuptohet edhe hallakatja e kohëve të fundit kundër Ardit Gjebresë,

Rudina Gjungës, Ismail Kadaresë, Fatos Lubonjës, Artan Fugës, Gilman

Bakallit, Hashim Thaçit, Ilir Metes e shumë të tjerëve, sepse kjo vërtet

është një hallakatje e mendjes bizantine brenda nesh. E drejta, për të

gjithë këta njerëz dhe për secilin participues në sferën publike e

pushtetore, mund të diskutohet publikisht, mund të kritikohen, mund

t’u kontestohen idetë e veprat, por me argumente, me debat të hapur

e jo me fyerje, jo me shpifje, jo me etiketime, jo me kërcënime nga

Page 86: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

86

më të ndyrat e fantazisë së sëmurë. Ndërsa, kundër këtyre dhe shumë

të tjerëve (ku bën pjesë edhe vogëlsia ime) janë ndërmarrë fushata të

egra linçuese, ku ka munguar vetëm masakrimi dhe copëtimi i trupave

fizike dhe valëvitja e tyre nëpër hipodrom, ashtu si e praktikonin

masat e egërsuara bizantine, kur masakronin edhe baziletë e tyre.

Fatkeqësisht, me këtë mënyrë komunikimi në sferën mediatike, në

rrjete sociale, po edhe në politikë, ne po dëshmojmë që kulturalisht

nuk jemi plotësisht evropian. Pse? Nuk jemi plotësisht evropianë, më

së shumti për shkak të bizantinitetit tonë në të menduar, në sjellje, në

komunikim e edhe në veprim. Thjesht, për shkak të tendencës tonë

aktive për vetëshkatërrim. (5 mars gazeta Express,

Kosovalajm,gazetaneëborn, orainfo..)

4 mars 2016

Page 87: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

87

SI TË DALLOHET VRASJA NË IRAK NGA

AKTRIMI NË HOLLIVUD

Publikimet e Vikiliksit, të cilat e denoncojnë shtetin, cilindo shtet që

shpërdoron fuqinë e vet, mund të kontribuojnë për zgjimin e

ndërgjegjes së njeriut të sotëm - individit, i cili i bombarduar nga

kinematografia, nga televizioni e interneti, i ngulfatur nga oraret e

tejzgjatura të punës dhe nga vetmia që prodhon një prirje autiste, nuk

arrinë të shquajë qartë dallimin ndërmjet pamjeve që tregojnë vrasjen

e njerëzve realë në Irak dhe pamjeve kinematografike të Hollivudit.

Publikimi i dokumenteve sekrete të administratës amerikane, nga ana

e Vikiliksit dhe nga mediet që bashkëpunojnë me të, e ka nxitur

fantazinë e të gjithëve që të gjenden definime të reja për natyrën dhe

fuqinë e gazetarisë dhe medieve në botën e sotme dhe raportet e saj

me pushtetet e tjera. Në këtë rast rezulton se gazetaria nuk është

pushteti i katërt, po është pushteti i dytë, duke e këmbyer pozitën me

pushtetin ekzekutiv, i cili rezulton të jetë i pambrojtur dhe i

pafuqishëm ndaj agresionit të medies. Deklaratat nervoze të

sekretares amerikane të shteti, Hilari Klinton, as nuk e kanë frikësuar

e as nuk e kanë zmbrapsur Vikiliksin dhe as partnerët e saj në këtë

mesele, The Nev Jork Tajmsin, Guardianin, Der Shpigelin, El Paisin dhe

Le Mondin, që të publikojnë materiale të ndjeshme, që e dëmtojnë

punën dhe imazhin e qeverisë amerikane. Administrata duhet të japë

shpjegime, të shfajësohet, të relativizojë dëmin që i shkaktohet, por

ajo nuk ka fuqi që të ndalë publikimin e materialeve të saj, të nxjerra

madje ilegalisht. Censura shtetërore nuk ekziston si institucion as në

Shtetet e Bashkuara e as në shtetet e tjera demokratike, prandaj nuk

Page 88: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

88

ka një instrument që të ndalojë publikimin e paautorizuar të

dokumenteve sekrete.

Në historinë e gazetarisë mbahet mend censura parandaluese e filluar

që nga Augusti, por e instaluar ai institucion nga papa Pavli III, i cili në

vitin e largët 1543, futi censurën parandaluese Imprimatur, për të

dhënë lejen paraprake për botimin e teksteve. Pasardhësi i tij, papa

Pavli IV, mbahet mend që publikoi indeksin e librave të ndaluara, gjë

që po ashtu pati ndikime të mëdha në pengimin e lirisë së shprehjes.

Sundimtarë të ardhur në pushtet në shekujt XVI e XVII, si Elizabeta në

Angli dhe Luigji XIII në Francë, krijuan institucionet e censurës,

“Dhoma e Ylltë” dhe “Chambre de Syndicate”, për të kontrolluar madje

gjithë produktin tipografik. Si për t’i vënë kapakun kësaj tradite të

censurës e terrorit mbi fjalën e lirë dhe medien, në periudhën e

Revolucionit Borgjez Francez, filloi edhe ndëshkimi i gazetarëve si

Kamij Demyleni, të cilit iu pre koka me gijotinë.

Por, si edhe shumë inovacione që kanë ardhur nga përtej Atlantikut,

edhe në gazetarinë evropiane e botërore, kanë ardhur praktika të reja

të lirisë bash nga gazetaria amerikane. Praktikisht, Uilliam Hersti, i cili

filloi publikimin e dokumenteve të fshehta të ambasadës spanjolle dhe

e nxitit luftën amerikane-spanjolle për Kubën në vitin 1898, është

pararendësi i Xhulian Asanzhit. Gazetaria që nuk e ka për qëllim

raportimin korrekt për ngjarjen, por që e instrumenatalizon ngjarjen

për qëllimet e veta, që përdorë burime të fshehta dhe prodhon

sensacionalizëm, që prej asaj kohe është në garë me gazetarinë e

përgjegjshme dhe jo rrallë është edhe fituese e betejave ndaj saj.

Praktikisht, kur kjo lloj gazetarie sensacionaliste i fiton betejat,

atëherë ajo bëhet jo vetëm manipuluese e publikut, por edhe sfiduese

e pushteteve të tjera, në rend të parë të pushtetit ekzekutiv.

Fatkeqësisht, gazetaria e tillë nuk është informuese, por më shumë

Page 89: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

89

prodhuese e hamendjeve përmes mesazheve dhe imazheve të

turbullta e turbulluese për mendjet e publikut. Përderisa për filmat që

transmetohen në televizion, ka një rregull se për cilat mosha është i

lejueshëm, për produktet mediatike që turbullojnë emocionet e

mendjen e njerëzve, nuk ka asnjë rregull. Lajmet televizive me pamje

të dhunës reale transmetohen në terminët më të shikueshme, pa asnjë

lloj ndalese për askënd, edhe pse ato janë skena të dhunës reale

(ndërsa dhuna fiktive e kinematografisë është e ndaluar për disa

grupmosha). Nëse publiku nuk ka të drejtë të shikojë një film artistik,

si paska të drejtë të shikojë vrasjet e njerëzve realë? Më saktë: ku

është kufiri se çfarë duhet të dijë publiku e çfarë nuk duhet të dijë,

është një pyetje që kurrë nuk ka marrë përgjigje të saktë. A bëhet më

i përgjegjshëm njeriu “duke ditur gjithçka”, apo duke ditur vetëm ato

të vërteta që i ndihmojnë të krijojë opinionin dhe bindjen e duhur, pa

qenë i shokuar dhe i paralizuar nga efektet e asaj që i ofrohet si

informatë përmes medies? Vikiliks në gjithë këtë tregim vjen si

kurorëzim i kësaj gazetarie manipuluese e shokuese.

Apo, mos kjo lloj spiungazetarie e ka goditur shenjën kur i servon

pamje/ informata që e kënaqin voajerizmin e njeriut të tromaksur?

Kureshtja e pafre për të ditur se çfarë bëjnë të tjerët, nga mënyra se

si bëjnë seks deri te skenat kur civilët vriten nga ushtarët, është e

njeriut të dalë nga orbita e besimit dhe e moralit. Ky njeri donë të

shohë të gjithë të tjerët, por në dëm të qetësisë e paqes së vet. Me

këtë njeri media senasacionaliste luan me të si macja me miun. Por,

media që prodhon sensacionalizëm, sfidon edhe qeverinë më të

fuqishme të botës, sepse nuk ka mekanizma që e rregullojnë as

raportin e individit me medien dhe as të shtetit me medien.

Rrjedhimisht, media është mbi të dyja këto instanca, pra mbi individin

voajerist dhe mbi shtetin liberal.

Page 90: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

90

Nga ana tjetër, nëse gjykatat në Angli e në Suedi, e humbin

kredibilitetin në raport me Xhulian Asanzhin, shefin e Vikiliksit, atëherë

edhe pushteti gjyqësor do të jetë i sfiduar nga një pronar mediumi

përkatësisht një gazetar investigativ. Dhe mundësia që ta humbin

është reale, nëse duan ta ndëshkojnë për një gjë bizare, si puna e fajit

për mospërdorimin e kondomit me femrën, e cila ka fjetur me dëshirën

e saj me të në shtrat. Drejtësia suedeze do të duhej të ishte më e

lumtur nëse nuk e mbërrin dora e saj fare Xhulian Asanzhin. Ndërsa,

drejtësia amerikane ka arsye ta kërkojë që ta vërë drejtësinë në vend,

por paraprakisht ajo duhet të zgjidhë disa probleme fondamentale të

vetat e të shoqërisë amerikane, e që janë të lidhura me

amendamentin e parë. Ashtu si janë gjërat sot, drejtësia përkatësisht

pushteti i tretë, e ka zor të fitojë ndaj Xhulian Asanzhit.

Pse? Është e qartë se mungesa e rregullave elementare për gazetarinë

e internetit dhe internetin në përgjithësi, e bën luftën e pushtetit

legjislativ të jetë e humbur nga interneti dhe produktet e tij e gjithsesi

edhe nga sensacionalizmi i Vikiliskit. Megjithatë, pushteti legjislativ

është i vetmi që e ka shansin që ta kthejë kahun e kësaj lufte në favor

të shtetit ligjor, të drejtësisë e të lirisë. Por për ta arritur këët gjë,

duhet të gjenden zgjidhje ligjore të cilat e kufizojnë keqpërdorimin e

gazetarisë, pa e kufizuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies. Pra,

duhet të gjenden formulime ligjore, të cilat e mbrojnë edhe shtetin

nga gazetaria. Tingëllon shumë arrogante në raport me gazetarinë e

vërtetë, por ajo duhet të mbetet jashtë këtij debati. Këtu tema është

gazetaria dëmsjellëse. Vërtet, kur shihet tronditja që i ka shkaktuar

Vikiliksi një shteti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë vetëm

mund ta marrim me mend se si mund të dërrmohen shtetet e brishta

nga kjo lloj gazetarie agresive dhe turbulluese.

Page 91: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

91

Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me

faktet e fshehura, për të cilat ekziston interesi që të bëhen publike,

qoftë dhe nga gazetaria senasacionaliste, për t’u parandaluar e keqja e

radhës. Fjala vjen, vrasjet e civilëve. Transmetimi i CD ku shihet

vrasja e civilëve irakianë nga një helikopter amerikan, është në

shërbim të denoncimit të së keqes, të krimit. Edhe pse transmetimi i

pamjeve të këtilla ende nuk e ka arritur efektin e vet, sepse fantazia e

shumë njerëzve ende nuk i ka ndarë plotësisht nga imazhet e

injektuara në mendjet e tyre nga kinematografia e Hollivudit,

transmetimi i saj është legjitim. Nga ky aspekt, publikimet e Vikiliksit,

të cilat e denoncojnë shtetin, cilindo shtet që shpërdoron fuqinë e vet,

mund të kontribuojnë për zgjimin e ndërgjegjes së njeriut të sotëm,

individit, i cili i bombarduar nga kinematografia, nga televizioni e

interneti, i ngulfatur nga oraret e tejzgjatura të punës dhe nga vetmia

që prodhon një prirje autiste, nuk arrin të shquajë qartë dallimin

ndërmjet pamjeve që tregojnë vrasjen e njerëzve realë në Irak dhe

pamjeve kinematografike të Hollivudit. Fatkeqësisht, shteti me fuqinë

e vet kolosale, ia ka shpërlarë trurin individit. Ia ka krijuar edhe

shemën se si duhet të mendojë, përkatësisht se si të paaftësohet që ta

dallojë pamjen reale nga pamje fiksionale, që ta dallojë tragjedinë

reale nga figura artistike. A është në këtë rast Vikiliksi alter egoja e

këtij individi të tjetërsuar? Këtë askush nuk e di tamam, sepse askush

nuk e di qëllimin e Xhulian Asanzhit dhe të kompanjonëve të tij, të

njohur e të fshehtë.

14 dhjetor 2010

Page 92: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

92

Shënime për autorin

Profesor i asocuar i gazetarisë dhe letërsisë në Universitetin e

Prishtinës, Milazim Krasniqi, udhëheq Departamentin e Gazetarisë në

Fakultetin Filologjik, aty ku në vitin 2004 ka fituar edhe titullin e

doktorit të shkencave filologjike. Themelues i Institutit të Medies,

redaktori i parë i zhurnalit “Media”, Krasniqi ka shërbyer edhe si anëtar

i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (2001-

2009) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

(2008-2010.)

Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Krasniqi

është një ligjërues, poet, romansier, dramaturg, publicist dhe

komentues politik. Për mbi dhjetë vite ai ka shërbyer si sekretari

Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës “Fjala”

dhe “Interesi Nacional”, redaktor përgjegjës i gazetës ditore “Bota Sot”

dhe kolumnist i rregullt i gazetave dhe revistave të ndryshme. Disa

vite ka qenë edhe bashkëpunëtor i rregullt i Radios Evropa e Lirë,

emisionet në gjuhën shqipe.

Disa nga mbi 30 librat e tij që përfshijnë poezinë, romane, drama,

studime dhe publicistikë, janë: “Letërsia dhe besimet fetare”, “Soneti

në poezinë shqipe”, “Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore”,

“Fotografitë e kujtimeve”, “Rulet rus për Ali Pashën”, “Monedha e

Gentit”, “Nacionalizmi shqiptar”, “E kujt është kjo kulturë”.Krasniqi

është autor edhe i teksteve universitare “Hyrje në Gazetari” dhe

“Ekskomunikimi si histori e fshehur” dhe mentor i shumë studentëve të

nivelit Master dhe PhD. Ka një numër të punimeve akademike të

botuara nëpër zhurnalë të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë,

përfshirë: “Media” dhe “Seminari” - Universiteti i Prishtinës,

Page 93: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

93

“Sarajevske Sveske” - Sarajevë, “Vizione”-Shkup, “Vjetari” i

Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, etj. Ai ka prezantuar

kumtesa në sesione të ndryshme shkencore si në Seminarin

Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në

Universitetin Sakarya–Turqi, Universiteti UFO –Tiranë, etj.

Krasniqi është intervistuar apo cituar nga BBC, CNN, Zëri i Amerikës,

Evropa e Lirë, Radio Televizioni i Kosovës, RTV 21, RTSH, TV Klan,

Epoka e Re, Kosova Sot si dhe nga mediume të tjera rajonale, të

shkruara dhe elektronike. Si komentues politik ai ka qenë i ftuar

shumë herë në programe dhe debate televizive.

Krasniqi jeton në Prishtinë me të shoqen Edibe Krasniqin, me të cilën

ka tre fëmijë.

Page 94: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

94

Vepra e deritashme: letrare, shkencore dhe publicistike

POEZI

Imazhi gri 1982 Rilindja Prishtinë Poezi

Pirg vegimi 1985, Rilindja, Prishtinë Poezi

Qeshje sardonike 1987, Rilindja, Prishtinë Poezi

Formula e Katonit 1990, Rilindja, Prishtinë Poezi

Kurs për pantomimë 1994, Rilindja, Prishtinë Poezi

Dalja e atdheut edhe nga

ëndrrat

1996 Rilindja, Prishtinë Poezi

Dritë në kujtime 2008, Arbëria, Tiranë Poezi

Rigjetja e vetes 2013 Arbëria, Tiranë Poezi

Poezia dhe vdekja 2017 Logos A, Shkup Poezi

PROZA

Fotografitë e kujtimeve 2002, Logos A, Shkup Roman

Fijet e shpirtit 1998, Dadania, Prishtinë Roman

DRAMA/KOMEDIA

Mos më merrni në qafë 1990, Rilindja, Prishtinë Komedi

Zbulimi 1990, Rilindja, Prishtinë Komedi

Punë Sizifi 1990, Rilindja, Prishtinë Komedi

Kush i bie Fellit 1997, SHSHK, Prishtinë Komedi

Bryma e vdekjes 2001, Prishtinë Drama

Liria po vjen 2007 Prishtinë Drama

Kosovë në ndërgjegje 2001 Prishtinë Drama

Monedha e Gentit 2003, Prishtinë Dramë

Rulet rus për Ali Pashën 2004 Drama

Një Antigonë e re 2004 Prishtinë Drama

Kësulkuqja e shekujve 2004 Prishtinë Drama

Kur lindi partia 1995 SH.SH.K Prishtinë Komedi

Page 95: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

95

Këmba e Titos nuk shkel më në

Kosovë

1996 Prishtinë Komedi

PUBLICISTIKA

Horrat në krye të detyrës 1998 Kosovarja Publicistikë

Kosova pas 22 janarit 1998 2000, Dardania Publicistikë

Meditime islame 2005 Furkan, Shkup Publicistikë

Islami i keqkuptuar dhe

fatkeqësia botërore

2007, Prishtinë Publicistikë

Në çfarë Kosove do të jetojmë 2008, Zëri Publicistikë

Ankthi i vjetër në shekullin e ri

(Presionet e Serbisë ndaj

Kosovës pas vitit 1999)

2011, Zëri Ynë Prishtinë Publicistikë

Sekretet që nuk i mori me vete

Ibrahim Rugova

PEN, 2017 Publicistikë

STUDIME

Soneti në poezinë shqipe 2005, PEN, Prishtinë Studim monografik

Dhuna dhe qytetërimi

perëndimor:Islami si fillim i

historisë

2006, Logos A Shkup Studim

Letërsia dhe besimet fetare 2010, Logos A Studim monografik

Nacionalizmi shqiptar 2014, Logos A Studim monografik

E kujt është kjo kulturë 2015, Logos A Studime kulturore dhe mediale

Hyrje në gazetari 2008 Libër universitar

Ekskomunikimi si histori e

fshehur

2016 ROZAFA Libër universitar

Page 96: Milazim KRASNIQI...2Malovic, Stjepan, Osnove novinarstva, Golden Marketing- Tehnicka knjiga, Zagreb, 2005, f 11 5 aspirojnë dhe mundësitë që publikun ta modelojnë sipas qëllimeve

96

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

821.18-92

Krasniqi, Milazim

Hipodromedia : rikthimi i ulërimave të hipodromit / Milazim

Krasniqi. – Prishtinë : Pen Qendra, 2017. – 96 f. ; 21 cm.

ISBN-978-9951-457-43-9