millosh gjergj nikolla

18
Millosh Gjergj Nikolla Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara. Familja dhe rinia e hershme Migjeni lindi më 13 tetor 1911 Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot nëMaqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston [1] .

Upload: orges-balla

Post on 17-Oct-2014

655 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Millosh Gjergj Nikolla

Millosh Gjergj Nikolla

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është

pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i

viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më

të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një

zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë

shqipe të kohës ishte i madh.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm

kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe

duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme

falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don

qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj

vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur

shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së

Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të

veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Familja dhe rinia e hershme

Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i

Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur

nga krahina e Rekës (sot nëMaqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks

që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla

Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX

dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me

Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin

(1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston[1].

Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i

komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës

në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e

Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e

ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet

më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e

Page 2: Millosh Gjergj Nikolla

mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në

këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30

tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916

duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte

nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të

Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.[2] E dërrmuar nga këto

fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja

tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël,

Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër [2]. Shtëpia ku lindi

poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e

shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit

nga viti 1961 deri në vitin 1993.

Jeta e veprimtaria

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe

nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka

notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar

Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e

lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në

vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira,

për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në

Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e

Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe

"mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë

vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht,

frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht,

qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i

shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e

tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor,

"Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar

notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht;

notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin

e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm

"mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht

Page 3: Millosh Gjergj Nikolla

e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në

diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet

"bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për

shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në

fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22

qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën

që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e

titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e

rregullt, goja normale, flokëtgështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e

bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje

në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi

veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në

revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi

në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro

Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër

Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga

fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La

në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të

brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve

përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej

rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga

brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku

njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa

frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij.

Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija",

"Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-

borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura

të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që

mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e

rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën

e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të

luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është

Page 4: Millosh Gjergj Nikolla

karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin

kritik.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e

Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në

dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi

reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme

falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don

qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë

kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk

u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e

mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe

rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të

shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte

në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg

shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e

klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara

Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit

dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen

arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë

inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta.

Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga

skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të

cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre,

Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos

te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe

dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari

tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë

shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që

zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i

dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë

veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme

në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror

Page 5: Millosh Gjergj Nikolla

të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë. Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit

u bë i njohur plotësisht. Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar

studime e artikuj të shumtë.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN

Lindi:Mosë më 1799Familja:FisnikeShkollimi:Mësimet e para i mori tek edukatorët francez,mësoi frengjishten,lexoi letërsinë eklasicizmit francez.Gjyshja si fëmijë i tregonte përralla të bukura dhe kështu e futi në krijimtaripopullore.Më 1811 regjistrohet në liceun e

fisnikëve në Carskoje Selo,liceu ishte çerdhe emendimeve revolucionare,flitej për nevojën e ndërrimeve në Rusi.Si i ri shpërtheu dëshira përpoezi , në provim mature recitoi poezi para

Darzhavinit i cili pas poezisë tha ,,Ky është poeti iardhshëm i Rusisë‟‟.

 Aktivitetet :Më 1817 u punësua si nëpunës në Petërburg.Pushkini u bë anëtarë i lëvizjesdekabriste që kërkonte reforma dhe heqjen e bujkrobërisë,shpërthen me urrejtje e

zemërimkundër aristokracisë ruse dhe padrejtësive shoqërore.Shkroi poezitë ,,Lirisë‟‟ ,

,,Çadajeviç‟‟,,Fshatit‟‟ dhe u b

ë me nam në mesin e të rinjëve.Cari nga ky veprim i Pushkinit uacarua dhe kërkoi që ai të ndëshkohet me internim,me ndërhyrjen e shkrimtarëve rusë të asajkohe dënimi iu ndryshua

duke e transferuar në jug të Rusisë në Kaukaz.Prej 1820-1823 qëndroi iinternuar.Krijon vepra nën ndikim të Bajronit.Shpirti revolucionar nuk i pushon , internohet nëMihajllovsk më

1824.Më 25 dhjetor 1825 para Sheshit të Pallatit shpërtheu lëvizja dekabristedhe cari e pyet se çdo të kishte bërë po të kishe qenë jashtë ai thotë do të isha përbri shokëve të

 

Page 6: Millosh Gjergj Nikolla

57mi.Viti 1827 shënon fundin e internimit më 1827 çlirohet nga pesimizmi.Më 1831 u martua nukpati jetë të qetë.Më 1837 e prekën rëndë nderin familjar u përgjigj me dylufim ndaj një

oficeridhe nga plagët vdes më 1837.Vdiq si 38 vjeçar.

ANALIZA E POETIKËS LETRARE TË PUSHKINITShkroi poezi lirike me motivacion patriotik, shoqëror ,erotik dhe peizazhist.,,Liria

‟‟- ndër poezitëe para,në moshën 18vjeçare,shpreh mendimet e reja progresive,bëri jehonë të

madhe në qarqetaristokrate dhe cariste.Me pjekuri pasqyron fytyrat kundërshtimore të shoqërisë njerëzore kudonë botë: tiraninë me jetën e pallatëve , ku sundojnë tmerret , llahtaria , që mbahen

me ligje tërrepta dhe me dhunë dhe skllavërinë burrërore .Poeti është optimist në shprishjen e kësaj dhuneqë mbahet me kamxhik e pranga dhe ai këshillon carët që me kohë ta lënë popullin

e lirë senesër i pret fundi i turpshëm.,,Fshati‟‟

-shpreh tabllo nga idila fshatare , nga privimi I fshataritnga liria ekonomike , v;shtron n; griplan me kopshtijet , livadhet ,brigjet , kodrinat , tufën edhenëve, plevicën dhe në detaje si aroma e sanës , gurgullima e rrëkeve,ushtima e mullirit qëspushon , valza mbi liqenin e qetë.Jetën e

fshatit nuk e sheh të shkëputur nga tërësia e raporteveshoqërore.Pushkini mbetet poet i dashurisë , erotikës dashurore , për të cilën poeti ka konsideratatë mëdha , sidomos për botën

intime që reflektohet por edhe për forcën shtytëse që është burim i jetës , shpresë për të ardhmen dhe forcë përsëritëse e gjenetikës familjare.,,A.P.Kernës

‟‟- ia kakushtuar Ana Kernës , një vajze që e ka vizituar në Mihajllovks.Shpreh një disponim të dyfishtëtë poetit : disponimin e ngrysur , të zymtë e plot andralla, me brenga e mërzi , kujtimet

embuluara nga një mjegull , një jetë tërësisht e zbrazur.Poezia ka qartësi të madhe , shprehjepoetike,ndjenja të sinqerta etj. ,,Mbrëmje dimërore

‟‟- paraqet poezi peizazhiste, ku jep modele tëmrekullueshme të peizazheve të vjeshtës dhe dimrit

rus.ANALIZA E ROMANIT EUGJEN ONJEGIN

Romani ndër të parët i shkruar në vargje.Edhe pse i takon epikës kemi mjaft pjesë lirike tëndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.Lirika shfaqet me atë kur Pushkini

eshpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve tënatyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.Tema e romanit është,,jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX .Bjelinski , studiues i

thellë iveprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ,,enciklopedi të jetësruse të vitetve 20 të shek XIX

‟‟.Rrethanat politike – shoqërore-ekonomike të Rusisë së shek XIXishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores

historike kundër Napoleonit , vazhdimi i sistemitshoqëror të bukërobërisë,lëvizja revolucionare

Page 7: Millosh Gjergj Nikolla

e rinisë së kohës për ndryshimin e gjendjesekonomike dhe të sistemit-politik-shoqëror,dëshpërimi nga mossuksesi për ndryshime , tërheqjadhe mbyllja në vetvete për shkak

të pamundësisë dhe të paaftësisë për ta ndryshuar gjendjen,ndikimi i kulturave të huaja në rrjedhat e kulturës ruse etj.Autori i bën tri kategorive tëaristokracisë , asaj provinciale , asaj të

Moskës dhe asja të Petërburgut.Shoqërisë ruse e cilakarakterizohej nga prapambeturia intelektuale , konservatorizmi,parazitizmi dhe individualizmi eindiferentizmi.Personazhe

kryesorë janë: Onjegini,Tatjana,Lenski.Onjegini,përfaqësues iaristokracisë së Pëtërburgut ,si fëmijë u edukua nga mësues francez,shkollën e kish vend dëfrimie loje,mësoi përciptazi

letërsinë greke-romake,mësoi gjuhë frenge por edhe sjelljen e shfrenuararistokrate,kalonte jetë mondane , të zbrazur e plot dëfrime.Kjo jetë pa ndonjë qëllim të caktuar ebëri të mbyllet në vete , merret me poezi,lexon vepra , kupton se ska talent,sgjen dotmotive,shkatërrohet psikikisht, e

takon xhaxhai i tij dhe kërkon nga Onjegini që të bëhet 

58pasardhës i tij.Vepron si romantik ,dëshiron të shkojë në një vend tjetër , largohet nga qyteti ,shkon të jetojë në shtëpinë e xhaxhait në fshat nga revolta dhe pakënaqësia,trashëgon

pasurinë ,tenton të bëjë reforma për përmirësimin e gjendjes së bujkërobërisë së fshatarëve.Onjegini ishte ipakënaqur me politikën e carit rus,njihet me Lenskin , djalosh ky me formim intelektual,krijonmiqësi,bën dyluftim me të dhe e vret,dashurohet në Tatjanën , vajzë

me virtyte të larta,Tatjanamartohet fillon të shfaq Onjegini dashurinë ndaj saj , ajo nuk ia kthen dhe pason katastrofa etij.Tatjana dallon nga Onjegini , është e rritur në frymën e traditës

popullore , me përralla ,tregime , legjenda etj.Ajo përfaqëson rininë përparimtare ruse , dëshiron të bëjë ndryshime.Kur etakon Onjeginin pëlqen idetë përparimtare dhe revolucionare të tij , i

shfaq dashuri përmes njëletre , din më von pasi martohet ti thotë jo Onjeginit ngase ky kërkon të çkurorëzohet .Lensk

6.2 Letra e Tatjanës, Pushkin (1799-1837)

Ora I

Objektiva:

a) të kuptohen figurat e Tatjanës dhe Onjeginit në raport me njëri-tjetrin

dhe në raport me shoqërinë;

b) Të kuptohen figurat e heronjve tanë në raport me letërsinë romantike;

c) Të lexohet fragmenti dhe të diskutohet mbi të.

• Flisni për Pushkinin dhe rolin e tij në letërsinë ruse të shekullit XX dhe të

mëpastajme.

Page 8: Millosh Gjergj Nikolla

Pushkini ishte krijuesi i rusishtes letrare bashkëkohore. Tematikat e poezisë

pushkiniane janë shtrimi i çështjeve rrënjësore e të mprehta të shoqërisë,

kuptimi i qenies dhe ekzistencës, tema e vdekjes dhe e pavdekësisë, shpëtimi

shpirtëror, pastrimi moral dhe mëshira.

• Cila është panorama që na ofron romani në vargje “Eugjen Onjegini”?

Komentojeni atë në kuadrin e realitetit rus dhe atij mbarë evropian të shek XIX.

Romani në vargje “Eugjen Onjegin” krijon imazhe të jetës dhe përbërjes

shpirtërore të heronjve romantikë. Paraqet prirjen dhe evolucionin e autorit

dhe të aristokracisë provinciale. Duke u njohur më shumë me veprën

dallojmë qartë mënyrën e jetesës, jetën kulturore, sociale, të inteligjencies

dhe salloneve ruse të cilat ekzistonin gjatë shekullit të XIX. Ashtu siç thuhet

edhe në vepër, rrethi letrar i Onjeginit është shumë i gjerë gjë që tregon se

nëpërmjet librave të ndryshëm që ai ka lexuar, është njohur me shumë veçori

të ndryshme të jetesës evropiane perëndimore dhe këto njohje kanë

depërtuar në shtresat dhe në arketipin patriarkal të jetës ruse.

• Krahasoni kultivimin letrar të Onjeginit me atë të Tatjanës. Vëreni

ngjashmëritë dhe dallimet.

Rrethi i leximeve të Onjeginit është shumë i gjerë dhe kjo tregon se si kultura

europiano-perëndimore ka depërtuar në shtresat dhe tipin patriarkal të jetës

ruse. Onjegini është i vëmendshëm ndaj leximeve, sepse Tatjana sapo njihet

me bibliotekën e tij, vë re se librat janë të nënvizuar me laps. Libra krejt të

tjerë lexon Tatjana. Në romanet sentimentale dashurore, Tatjana sheh një

jetë tjetër më tërheqëse, më interesante, se sa jeta monotone në atdhe.

Page 9: Millosh Gjergj Nikolla

Ora II

Objektiva:

a) Të komentohet aspekti romantik i fragmentit mes letrës, largimit të

heronjve nga njëri-tjetri etj.

b) Të analizohet karakteri i Tatjanës mes romantizmit dhe qëndrueshmërisë;

c) Të arsyetohet mbi evoluimin e personazheve;

d) Të krahasohet figura e Tatjanës me Norën dhe Medean.

• Cili është thelbi i karakterit të fortë të Tatjanës? Zbërtheni atë nga të gjitha

këndvështrimet e mundshme të analizës: moralit, përkushtimit, romantizmit,

ortodoksisë, dashurisë etj.

Së pari duhet thënë se Tatjana në këtë roman në vargje është një personazh

në evolucion, nga vajzë e izoluar ajo dashurohet dhe nga vajzë e dashuruar

ajo kthehet në damë. Pavarësisht humbjes së dashurisë heroi i saj Onjegini 188

nuk mbetet më njeriu ideal, por thjesht dashuria e humbur. Në skenën e

fundit të librit karakteri i saj i thellë përplotësohet nëpërmjet vendosmërisë

me të cilën ajo kryen dhe respekton martesën, por duke nxjerrë në pah atë

tipar romantik që është nënshtrimi ndaj një dashurie të pafat.

• Krahasojeni Tatjanën me Medean dhe Nora Helmerin.

Tatjana duke u nisur nga tradita është një karakter krejt i ndryshëm nga

Medea dhe Nora, por ama ajo që i bashkon këto të trija është reagimi dinjitoz

ndaj mashkullit që nuk i ka vlerësuar dhe nuk i ka kthyer dashurinë e

merituar. Megjithatë veprimet e këtyre tri heroinave janë të ndryshme. Medea

shkatërron, Tatjana dashuron dhe vuan, ndërsa Nora injoron. Nga krahasimi

ndërmjet tre personazheve femra del në pah evolucioni që ka fituar figura

Page 10: Millosh Gjergj Nikolla

femërore në letërsinë botërore

• Si zbulohet karakteri i Onjeginit në fjalët e Tatjanës dhe cila është

përmbajtja e tyre?

Karakteri i Onjerginit në fjalët e Tatjanës zbulohet si me vlera të mëdha mashkullore

teksa ajo i thotë: ... të më dënoni me përçmim...Ajo gjithashtu i referohet haresë që

prezenca e tij i ka sjellë jetës së saj teksa e dëgjon se si kuvendon. Ka vlerësuar

gjithashtu karakterin e hareshëm të tij në këtë vend të qetë.

• Tatjana kërkon shkaqet e njohjes së Onjeginit te fati. Zbuloni karakterin

fatalist të saj në roman.

Nisur edhe nga estetika romantike Tatjana i drejtohet njohjes me Onjeginin

një momenti krejt të rastësishëm në një fshat ku jetesa nuk ka asnjë

domethënie. Pra Tatjana shpreh fatalizmin e saj dhe tregon për rrezen e

dritës që i ka sjellë njohja me Onjeginin duke e pohuar këtë në vargun: një

miku mund ti bëhesha mike.

• Në çfarë raportesh qëndrojnë ëndrra dhe dashuria në fragment? Analizoni.

Tatjana në fjalët e saj nëpërmjet mohimit dhe apostrofit i drejtohet Onjeginit:

...a nuk je ti o ëndrra ime... pra këtu ne zbulojmë se Tatjana është në kërkim

të ëndrrës rinore por që në rastin konkret është Onjegini. Tatjana nëpërmjet

estetikës romantike të Pushkinit e krahason praninë e heroit si mjet që

ndriçon errësirën. Ajo përjeton tre stade: ëndrrën, mirazhin dhe shpresën.

• Kush është “Ai”, engjëlli, lajkatari? Po dyshimet e Tatjanës cilat janë dhe si

ndërthuren ato me dashurinë? Argumentoni përgjigjet tuaja.

Engjëlli apo lajkatari siç e cilëson Tatjana është Onjegini pasi i tillë i bëhet

Page 11: Millosh Gjergj Nikolla

Tatjanës, kur ai ndihmon të shkëputet nga realiteti dhe lajkatar sepse ai nuk

ka një vendim në raport me të. Në momentin që ajo joshet nga Onjegini me

sharmin e tij, i duket engjëll dhe në momentin kur ai i refuzon dashurinë

Tatjanës, i duket lajkatar.

• Heroina është gati që fatin e saj t’ia dorëzojë Onjeginit. Zbërthejeni këtë në

kuadrin e dramës së dashurisë në fjalët e saj.

Në fjalët e saj... Më qan me lot shpirti i ngrat/ E mbrojtje vij për të kërkuar/...

ajo shprehet se sa e madhe është dëshira për të qenë pranë dashurisë së saj.

Ajo ndihet e vetmuar dhe si çdo personazh romantik është në kërkim të

mbrojtjes mashkullore.

Në këtë kuadër mund të themi se drama e saj është dyplanëshe: në raport

me Onjeginin si dashuri dhe me realitetin i cili është aq mbytës sa ajo nuk

sheh rreze shprese. 189

Ora III

Objektiva:

a) Të analizohet koncepti i ngadhënjimit të dashurisë ndaj paragjykimeve;

b) Të thellohen më shumë mbi aspektin e dashurisë dhe romantizmit në

roman;

c) Të zgjerojnë njohuritë mbi gjuhën poetike, figurat e sintaksës dhe ato të

intonacionit;

d) Të ushtrohen mbi figurat e sintaksës dhe intonacionit.

• Jepni vlerësimin tuaj për aftësitë e Pushkinit për të dhënë karakterin

kompleks të Tatjanës nëpërmjet këtij fragmenti. Zbërtheni veçoritë e këtij

personazhi.

Page 12: Millosh Gjergj Nikolla

Figura e Tatjanës në romanin “Eugjen Onjegini” ka edhe funksionin e

kundërpeshës së figurës së Onjeginit, domethënë, përmes saj edhe një herë

vihet theksi në kotësinë e jetës se të rinjve aristokratë, që nuk dinë ku janë

dhe ç’kërkojnë e as nuk dinë ç’bëjnë. Pushkini është munduar që tek Tatjana

të përmbledhë të gjitha karakteristikat që përbëjnë një femër. Ai e cilëson

Tatjanën si një vajzë të virtytshme dhe të thjeshtë, të çiltër dhe të dashur, me

një botë shumë të madhe leximesh dhe ndjenjash. Përveç brishtësisë ai i jep

Tatjanës edhe karakterin e fortë, karakterin prej një fisnikeje.

• Analizoni karakterin e personazheve në kuadrin e letërsisë romantike.

Ilustroni me vargje mendimin tuaj.

Tatjana ishte një vajzë e cila jetonte në ëndrrën e dashurisë. Ajo ishte

mishërimi kurajoz i gruas që do të bënte çdo gjë për dashurinë. Tatjana

besonte në forcën e kësaj ndjenje, besonte se edhe ëndrrat mund të bëheshin

realitet. Dhe mbi të gjitha ajo ishte një vajzë që karakterizohej nga të gjitha

virtytet që mund të këtë një person. Ajo gjithashtu përjetoi zhgënjimin e çdo

romantiku por edhe fati i saj në roman në një mënyrë të tillë ishte shkruar.

Onjegini në fillim të veprës na shfaqet si një djalë romantik, si një person i

sjellshëm, joshës. Në brendësi të veprës del në pah ajo ana e tij egoiste, ku i

intereson vetëm paraja pushteti e asgjë më shumë. Ndërsa në fund të veprës

ne e shohim atë si një person që ishte i gatshëm të heqë dorë nga gjithçka

vetëm që të ketë pranë dashurinë e tij. Megjithatë si pjesa më e madhe e

heronjve romantikë dashuria e tij është e destinuar për të qenë humbëse.