mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

18
Universiteti AAB Fakulteti juridik Drejtimi I përgjithshëm Punim seminarik Lënda : E drejta procedurës penale Tema : Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale Mentor : Punoi : Ph.Dc.Driton Muharremi Donikë Mjaki Prishtinë, Maj 2014

Upload: donike-mjaki

Post on 09-Jul-2015

1.264 views

Category:

Law


17 download

DESCRIPTION

Punim seminarik ne lenden procedure penale

TRANSCRIPT

Page 1: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

Universiteti AAB

Fakulteti juridik

Drejtimi I përgjithshëm

Punim seminarik

Lënda : E drejta procedurës penale

Tema : Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë

penale

Mentor : Punoi :

Ph.Dc.Driton Muharremi Donikë Mjaki

Prishtinë, Maj 2014

Page 2: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

2

Përmbajtja

Hyrje

Në përgjithësi për mjetet juridike................................................................4

2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale...................................4

3.0.0. Rishikimi i procedurës penale........................................................................5

3.1.0.Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale ..........6

3.2.0.Vazhdimi i procedurës...................................................................................7

3.3.0.Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë............7

3.4.0.Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë........7

4.0.0.Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit..............................................................10

5.0.0.Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.............................................................11

Page 3: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

3

Hyrje

Në këtë punim seminarik do të trajtohet tema e mjeteve juridike të jashtëzakonshme , llojet e

mjeteve të jashtëzakonshme , afati për paraqitjen e tyre , kompetencën e gjykatës , personat e

autorizuar për të paraqitur këto mjete etj.

Përkundër garancive të parashikuara në procedure penale . të cilat kanë për qëllim zbulimin e së

vërtetës, përkundër faktit se me aktgjykim synohet vërtetimi i gjendjes faktike ashtu siç është

zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjës së veprës penale , nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi

i gjykatës së shkallës së parë të jetë jo i drejtë ose me të të jetë shkelur ndonjë dispozitë ligjore.

Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë apo jo ligjor mund të jenë të ndryshme , si

psh. lajthimet e ndryshme , çmuarja e gabueshme e provave apo dalja në shesh e provës pasi

është dhënë aktgjykimi. Përndryshe , intencat e shoqërisë janë që aktgjykimi janë që aktgjykimi

të jetë i drejtë dhe i ligjshëm. Në anën tjetër është fakt se nuk është në interes të shoqërisë që të

zbatohet aktgjykimi i cili përmban të meta.

Me qëllim që të pengohet efekti juridik i vendimeve të tilla Kodi i Procedurës Penale i

Kosovës,përmban një sistem të mjeteve mbrojtëse procedurale , të cilat mund t’i përdorin palët

dhe disa persona tjerë. Detyra e tyre është që në procedurën e kontrollit gjyqësor të evitojnë

vendimin e gabuar , apo që të sjellin deri te aktgjykimi ligjshëm.

Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për qështjen konkrete penale e cila është zgjidhur

në bazë tij , ndaj duhettë ekzekutohet po që se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e

tij. Forma e prerë dhe efekti i saj bazohet në nevojën shoqërore që çdo qështje njëherit të ketë

përfundimin e vet dhe në rrethanën e vërtetuar në bazë të experiencës se çështja e gjykuar në

formë të prerë , në shumicën e rasteve , është një herit edhe çështje me gjendje faktike të

vërtetuar dhe çështje e gjykuar në mënyrë të drejtë dhe ligjore.Mirëpo ekziston mundësia dhe

ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në mënyrë jo të drejtë për shkak të

lajthimve të natyrës faktike apo gabimeve juridke . Për këtë arsye KPPK lejon mundësinë e

atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mejte të jashtëzakonshme juridike.

Page 4: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

4

1.0.0. Në përgjithësi për mjetet juridike

Mjetet juridike janë veprime procedurale , me të cilat palët dhe pesonat e tjerë të autorizuar në

procedurë e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo te drejtë dhe jo të ligjshëm dhe kërkojnë

që gjykata e mejtit juridik , pasi të vërtetojë bazueshmërinë e thënieve të tyre , të ndryshojë apo

të prishë atë me vendim të vet.1

Procedura sipas mjeteve jurdike është në lidhje të drejtpërdrejtë me parimin e

shumshkallshmërisë , i cili mundëson që për një qështje juridike të vendosin disa gjykata në

shumë shkallë. Në këtë mënyrë krijohet mundësia që të eliminohen të metat eventuale të

aktgjyikimit të shkallës së parë.2

Mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor mund të ndahen në mjete të rregullta

juridike dhe mjete jo të rregullta juridike apo të jashtëzakonshme , kufiri ndarës mes tyre është

forma e prerë e vendimit gjyqësor. Kështu mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili

ende nuk e ka fituar formën e prerë dhe si i tillë pengon arritjen e formës së prerë , deri sa

gjykata e shkallës më të lartë të merr vendimin lidhur me të. Mjetet e jashtëzakonshme juridike

përdorën kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë.3

Si mjet i rregullt konsiderohet ankesa kundër aktgjyikimit dhe ankesa kundër aktvendimit, ndërsa

mjeti jashtëzakonshëm juridik konsideorhet : kërkesa për rishikimin e procedurës penale ,

kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.4

2.0.0. Mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale

Vendimi gjyqësor i shkallës së parë , në suazat ligjore , mund të atakohet me ankesë në shkallë të

dytë apo në shkallë të tretë. Me marrjen e vendimit në gjykatë të mjetit juridik lidhur me ankesë ,

ose kur palët shprehimisht apo në heshtazi heqin dorë ose tërhiqen nga ankesa , vendimi gjyqësor

e fiton formën e prerë. Vendimi gjyqësor i formës së prerë , sipas rregullit , është definitiv dhe i

pandryshueshëm. Ajo që është vendosur me vendimin e formës së prerë bëhet çështje e gjykuar (

res iudicata).5

Mirëpo ekziston mundësia dhe ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në

mënyrë jo të drejtë për arsye se gabimisht janë vërtetuar faktet dhe provat , apo janë paraqitur

fakte dhe prova të reja nga të cilat shihet se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë , ose për

1 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 2 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 3 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 223 / Prishtinë 2005 4 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 224 / Prishtinë 2005 5 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 239 / Prishtinë 2005

Page 5: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

5

arsye se gjykata në gjendjen faktike të vërtetuar gabimisht ka aplikuar ligjin , ose për arsye dhe

rrethana të reja , për ekzistimin e të cilave gjykata ka marrë vesh me vonesë ose ato janë

paraqitur me vonesë , tregojnë se gjykata duke vepruar në kufijtë e ligjit ka shqiptuar dënimin

tepër të ashpër. Në këtë drejtim , përkundër pikpamjeve se çështja e gjykuar konsiderohet si

çështje me gjendje faktike të vërtetuar drejtë dhe të gjykuar sipas ligjit , e me qëllim që të

pengohet zbatimi vendimeve me të meta të caktuara , Kodi i Procedurës Penale i Republikës së

Kosovës përjashtimisht lejon mundësinë e atakimit të aktgjyikimit të formës së prerë me mjete

të jashtëzakonshme juridike. Atakimi i aktgjyikimit me mjete të jashtëzakonshme juridike mund

të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo të gabimeve juridike.6

Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: rishikimi i procedurës penale , kërkesa për zbutjen e

jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

E përbashkëta e të tri këtyre mjeteve të jashtëzakonshme juridike është se janë të drejtuara

kundër vendimeve të plotfuqishme , porse të njëjtat dallojnë në shikim të përbërjeve , kështu

kërkesa për rishikimin dhe kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit kanë të bëjnë me

përmirësimin e gjendjes faktike , ndërsa kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ka të bëjë me

mënjanimin e shkeljeve ligjore , por dallojnë edhe në atë se kërkesa për rishkimin dhe kërkesa

për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit janë mjete juridike të palës dhe si të tilla kanë karakter

ekskluziv unilateral ( me rastin e suksesit ekziston gjithnjë gjykimi aktgjykimit të sulmuar ) ,

fakto janë të drejtuara vetëm kundër aktgjykimit ( e vetë në raste të rralla kundër një aktvendimi

) dhe se në drejtim të të njejtave ekziston intervali kohor i kufizuar , ndërsa kërkesa për mbrojtjen

e ligjshmërisë është mjet juridik të cilin mund ta ushtroj Prokurori Shtetit Kosovës , i pandehuri

dhe mbrojtësi i tij.7

3.0.0. Rishikimi i procedurës penale

Procedura penale e cila është përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të

formës së prerë , me kërkesën e personit të autorizuar , mund të rishikohet vetëm në rastet dhe

sipas kushteve të parashikuara me KPP.

Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik është i drejtuar kundër gjendjes

faktike të vërtetuar me vendim të formës së prerë me të cilin është zgjedhur çështja penale. Me

këtë kërkesë nuk mund të atakohet vendimi për shkak të shkeljeve të ligjit as që mund të

kërkohet që në procedurë të jashtëzakonshme edhe një herë të bëhet vlerësimi i materialit

provues i cili është vlerësuar në procedurë të rregullt gjyqësore , sepse kjo do të thoshte hapje e

një instance gjyqësore. Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të paraqitet kundër

aktvendimit me të cilin pushohet procedura penale ose kundër aktgjykimit po qe se tregohet se

6 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 7 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51

Page 6: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

6

gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë , e kjo argumentohet me fakte dhe prova të

reja për të cilat gjykata nuk ka ditur se ekzistojnë ose ato janë paraqitur më vonë. 8

Kodi i Procedurës Penale njeh disa variante të rishikimit të procedurës penale si : ndryshimi i

aktgjyikimit të formes së prerë pa rishikim të procedurës penale , vazhdimi i procedurës ,

rishikimi i procedurës penale me aktvendim të formës së prerë , rishikim i procedurës penale të

përfunduar me aktgjykim të formës së prerë.

3.1.0. Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale

Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur(

neni 420 i KPPK ):

1.në dy ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në formë të prerë

disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim;

2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, dënimi i

përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra penale në bashkim

gjithashtu është marrë parasysh; ose

3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik

pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera.

Në rastin nga paragrafi 1, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon aktgjykimin e mëparshëm për

dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit të ri është kompetencë e

gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më i rëndë i dënimit. Kur janë

shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata e cila ka shqiptuar dënim

më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga gjykata e cila e fundit ka

shqiptuar dënimin.9

Në rastin nga paragrafi 2, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila me rastin e shqiptimit të dënimit

unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në ndonjë aktgjykim të mëparshëm.

Në rastin nga paragrafi 3, gjykata që gjykon në shkallë të parë ndryshon aktgjykimin e

mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos cila pjesë e dënimi të

shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar.

Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur

procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës

kundërshtare.

8 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 240 / Prishtinë 2005 9 Neni 420 , par 2. I KPPK

Page 7: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

7

Kur në rastet nga paragrafi 1 dhe 2 , me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh

aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të ri të formës së prerë u

dërgohet atyre gjykatave.

3.2.0. Vazhdimi i procedurës

Kur aktakuza hudhet sepse ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale(sipas

nenit 253, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.2. i KPPK)ose procedura është zbatuar pa kërkesën e

prokurorit të shtetit, ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik

kompetent, apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen dhe ekzistojnë rrethana të tjera

të cilat e pengojnë ndjekjen(nenit 358 i KPPK), me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet

procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen e aktvendimit të tillë.10

3.3.0. Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë

Neni 422 i KPPK :

- Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të

rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është

pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të prokurorit të shtetit.

- Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur

dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë

dhe nëse zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re

kur kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë.

3.4.0. Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë

Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm nëse (

neni 423 i KPPK ):

1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim të rremë

të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit;

2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka

ndërmarrë veprimet hetimore;

3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me provat e

mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një

dispozite më të butë penale;

4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër

të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose

10 Neni 421, i KPPK

Page 8: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

8

5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat sipas ligjit

përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të

reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë në veprën penale për të

cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me ndikim vendimtar në caktimin

e dënimit.

Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në

favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të

falsifikuar ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se

aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë

veprimet hetimore , janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron në

emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo të

afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund

të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale kundër të pandehurit lejohet

vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë.11

Në rastet kur vërtetohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në

deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit ,apo provohet se aktgjykimi është

pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore , me

aktgjykim të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat

penale përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se

kanë vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet ne këto raste mund të

vërtetohen edhe me prova të tjera.12

Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të dënuarit,

rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi

në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai,

motra ose prindi birësues i të dënuarit.

Kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të parashtrohet edhe pasi që i dënuari ta ketë

vuajtur dënimin , pa marrë parasysh parashkrimin , amnestimin apo faljen (abolicionin).13

Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se ekzistojnë

shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo personin e

autorizuar për paraqitje të kërkesës.

Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore

e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme.14Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim,

11 Neni 423, par 2 I KPPK 12 Neni 423, par 3 I KPPK 13 Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na krivicni postupak Kosova , fq 126 , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005 14 Neni 425 ,par 1 i KPPK

Page 9: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

9

në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e

mëparshme.

Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat

argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të dhëna,

gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën.15

Gjykata me aktvendim hudh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së

mëparshme vërteton se ( neni 426 i KPPK ):

1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar;

2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës;

3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për

rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë;

4. faktet dhe provat nuk ofrojnë aryse për lejim të rishikimit të procedurës; ose

5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka shënuar bazën ligjore sipas së cilës

kërkohet rishikimi, si dhe provat me të cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa.

Kur gjykata nuk e hudh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës

kundërshtare, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të

merr përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit

shqyrtues urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe

në përgjigje.16

Bazuar në rezultatet e hetimit, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës

penale ose e refuzon kërkesën. 17

Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi të

një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas

detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur ( instituti beneficium cohaesionis).

Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e

menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin e

hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë.

Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar në

provat e paraqitura çmon se: i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të

15 Neni 425 ,par 2 i KPPK 16 Neni 426, par.2 i KPPK 17 Neni 427, par.1 i KPPK

Page 10: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

10

tillë që pas llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet, ai mund të lirohet nga

akuza,ose akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet. (neni 427.4 i KPPK )

Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë

pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 187 paragrafi 1. I KPPK ,

gjykata cakton paraburgimin.

Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës

penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën e re, gjykata

nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme.

Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm një

pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim të ri,

gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë vepër

për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas

dispozitave të Kodit Penal.

Gjykata në procedurën e re duhet të respektojë parimin Reformatio in Peius , sipas të cilit Në

qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit

juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij. (neni 428.4 lidhur

me nenin 395 te KPPK)

4.0.0. Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit

Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të ushtrohet vetëm në dobi të të

pandehurit. Me kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit kërkohet që aktgjykimi i

formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin.18

Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten

rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë

ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në

dënim më të ulët. Mirëpo duhet theksuar se secila rrethanë nuk sjell deri te ulja e dënimit.

Rrethana e re duhet të ketë aso force që qartazi sjell deri te zbutja e dënimit të shqiptuar me

aktgjykim të formës së prerë , kështu si rrethanë e re mund të jetë sëmundja e të dënuarit nga

ndonjë sëmundje kronike , gjendja e vështirë familjare etj.19

Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur

procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij(neni 430 i KPPK). Kërkesa

e tillë nuk ka karakter suspenziv.

18 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005 19 Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , fq 244 / Prishtinë 2005

Page 11: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

11

Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. 20

Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e

parapara me Kodin e Procedurës Penale( në pajtim me nenin 376) si dhe i paraqitet gjykatës

themelore e cila ka marrë aktgjykimin.

Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në kërkesën për mjet

juridik (në pajtim me neni 377 të KPPK).Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të

gjykatës themelore e hudh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi, ku

përcaktohen elementet që duhet të përmbajë kërkesa. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë

shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia

dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon

se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata

me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin. (neni

431, par 3,4,5,6 i KPPK)

5.0.0. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet i jashtëzakonshëm juridik qëllimi i të cilit është

që të mënjanohen shkeljet ligjore nga vendimet e plotfuqishme. Në këtë mënyrë , edhe në bazë të

këtij mjeti juridik , zbulohen të gjitha të metat në vendimet gjyqësore të plotëfuqishme dhe

ofrohet mundësia për menjanimin e të njejtave.21

Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka

paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë

mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese: në rast të shkeljes së

ligjit penal , në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale ( neni 384, paragrafi 1. I

KPPK ) ose në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla

kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.22

Pra ky mjet juridik ka të bëjë si me shkeljet materiale ligjore ashtu dhe me shkeljet formale

ligjore.

Nocioni e drejtë materiale duhet të nënkuptohet jo vetëm si shkelje e dispozitave të ligjit penal

por edhe shkeljet e dispozitave penalo juridike të ligjeve të tjera , pra edhe shkeljet e

dispozitave të procedurës administrative dhe pronësore , domethënë kur nocionet e këtyre

degëve të drejtësisë shënojnë objektin e ndonjë vepre penale.23

Që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbetet në kufi të cilat ia përcakton ligji , domosdo

duhet të insistohet në definicionin rigoroz të nocionit shkelja e ligjit , të cilin ligji ia cakton si 20 Neni 431, par 1. I KPPK 21 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 22 Neni 432 , par. 1 , i KPPK 23 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 52

Page 12: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

12

bazë për këtë mjet juridik. Ai definicion duhet të jetë me sa vijon : Shkelja esenciale e

dispozitave të procedurës , e cila si e tillë është vërtetuar në vendimin e plotëfuqishëm , zbatimin

e gabuar të ligjit apo zbatimin e ligjit të cilin nuk është dashur ta zbatoj,apo është lëshuar të

zbatohet ligji që në bazë të vërtetimit të gjendjes faktike është dashur të zbatohet. Ky definim i

nocionit shkelja e ligjit dhe përcaktimi i këtij raporti sipas gjendjes faktike të vërtetuar është i

domosdoshëm me që kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë e mban në kufinjtë të cilat ia

përcakton ligji dhe pengon ndërhyrjen e të njejtit në lëmin e fakteve.24

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të

gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të

Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.25

Nuk mund të bëhet fjalë për shkelje të ligjit kur ligji në mënyrë të drejtë është interpretuar dhe në

mënyrë të drejtë është zbatuar është zbatuar në gjendjen faktike ashtu siç është vërtetuar me

aktgjyikim , edhe pse ajo nuk është në pajtim me realitetin , ngjarja e cila në të vërtetë është

zhvilluar , pra kur e njëjta në mënyrë jo të plotë jo të gabuar është vërtetua. Në këtë rast nuk

mund të bëhet fjalë për shkeljen e ligjit të cekur në aktgjykim , por eventualisht për

paligjshmërinë e aktgjyikimit duke nënkuptuar nocionin e paligjshmërisë në kuptimin e gjerë nga

nocioni i shkeljes së ligjit , çka në praktikë nuk praktikohet si nocion i zgjeruar.26

Pavarësisht nga rastet e pararpara me KPPK ,se kur mund të bëhet kërkesa për mbrojtjen e

ligjshmërisë , Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për

cilëndo shkelje ligjore, poashtu pavarësisht nga rastet në fjalë kërkesë për mbrojtje të

ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të

prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e

paraburgimit.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Kryeprokurori i Shtetit, i pandehuri dhe

mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në emër të tij

mund të paraqesin prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor, personi në gjini

gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra ose

prindi birësues i të dënuarit. Këta persona mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë

brenda tre (3) muajve nga dita kur të pandehurit i është dorëzuar vendimi gjyqësor i formës së

prerë. Nëse kundër vendimit të gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur

vendimi merr formë të prerë.27

Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim

përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e

24 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 25 Neni 432 , par. 2 , i KPPK 26 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 53 27 Neni 433 , par. 2, i KPPK

Page 13: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

13

kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të

Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit.28

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës

Supreme të Kosovës.

Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin.

Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës

themelore me aktvendim hudh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: kërkesa është

paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës , kërkesa është paraqitur nga personi

i paautorizuar ose kërkesa është paraqitur jashtë afatit.29

Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i

vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet.

Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të

kolegjit.

Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hudh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse

kërkesa është e papranueshme ose është paraqitur jashtë afatit. Në të kundërtën, kopjen e

kërkesës ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e

dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë.30

Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport

për shkeljet e pretenduara ligjore( neni 435.3 i KPPK)

Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose

ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. (neni 435.4 i KPPK)

Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës

kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon

paraqitësi i kërkesës. Do të thotë se ushtruesi i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë me

dispozicionin e tij i parashtron gjykatës lëndën dhe kufijtë e vendosjes.31

Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të të

pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për

28 Neni 433 , par. 3 , i KPPK 29 Neni 434 , par 2 , i KPPK 30 Neni 435 , par 2 , i KPPK 31 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 55

Page 14: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

14

mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të ishte paraqitur nga

personi i tillë.32

Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata

Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet të respketojë parimin Reformaton in

Peuis.(neni 436.3 lidhur me nenin 395 te KPPK)

Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e

ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i

kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të

gjendjes faktike.

Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar,

merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes( neni 438 i KPPK ):

1. ndryshon vendimin e formës së prerë

2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të lartë ose

vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim ia kthen

gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë

3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit

Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në

dëm të të pandehurit është e bazuar, në këtë rast me një vendim deklarativ vetëm konstaton

shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë.33

Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e cila

është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atijvendimi

dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit është e

bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin e shkallës së

parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit,

edhe pse me të nuk është shkelur ligji.34

Kur me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka dyshim të

konsiderueshëm lidhur me saktësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara në vendimin kundër të

cilit është paraqitur kërkesë, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim me të cilin vendos mbi

kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë anulon vendimin dhe urdhëron mbajtjen e shqyrtimit të ri

gjyqësor në gjykatën e njëjtë ose në gjykatën tjetër themelore.35

32 Neni 436 , par 2 , i KPPK 33 Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012 , fq 51 34 Neni 438 , par. 3 , i KPPK 35 Neni 439 i KPPK

Page 15: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

15

Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura

merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të

aktgjykimit.Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të

gjitha çështjet për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. Në gjykatë themelore

apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe prova të reja.Me rastin e

marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet të respektojë parimin Reformatio in Peius.Kur krahas

vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda i dërgohet

gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit.36

Kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të paraqitet në bazë të të drejtave të siguruara

me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të mbrojtura me Kushtetutën e

Republikës së Kosovës ose Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si

dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.37

Në vazhdim do te paraqitet një shembull i kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë .

36 Neni 440 I KPPK 37 Neni 441 i KPPK

Page 16: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

16

Page 17: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

17

Page 18: Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale

18

Literatura

1.Ejup Sahiti - E drejta procedurale penale , Prishtinë 2005

2.KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE

3. Buletini i Odës Avokatëve të Kosovës “ Avokatura “ , viti VIII , nr. 14/2012

4.Hajrija Sijerçiç-Çoliç , Haris Haliloviç / Krivicno procesno pravo sa posebnim osvrtom na

krivicni postupak Kosova , ( përkthyer në gjuhën shqipe nga Murat Reçica ) Prishtinë 2005

5.Kërkesë për mbrojten e ligjshmërisë , KMLP.1.4/2011 , Gjykata komunale Pejë