moduli 1: menaxhimi i integruar i sëmundjeve te fëmijëve ... · infeksionet e rrugeve te siperme...

16
1 MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve; Temperatura & Monitorimi i Rritjes dhe Zhvillimit; KURRIKULA E TRAINIMIT Lektor: Anila MOCI & Manuela MURTHI Tirane, Shtator 2014 ALBANIA ASSOCIATION OF INDUSTRIAL ENVIRONMENTALISTS” STATISTICAL RESEARCH CENTER, INFORMATION & TECHNOLOGY AAIE - SRC&IT Rruga “Islam Alla” No.64, TIRANË, Albania. http://www.srcit.org

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

15 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

1

MODULI 1:

Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve;

Temperatura

&

Monitorimi i Rritjes dhe Zhvillimit;

KURRIKULA E TRAINIMIT

Lektor: Anila MOCI & Manuela MURTHI

Tirane, Shtator 2014

“ALBANIA ASSOCIATION OF INDUSTRIAL ENVIRONMENTALISTS”

STATISTICAL RESEARCH CENTER, INFORMATION & TECHNOLOGY

AAIE - SRC&IT Rruga “Islam Alla” No.64, TIRANË, Albania.

http://www.srcit.org

Page 2: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

2

TEMA: TEMPERATURA TEK FEMIJET

PERKUFIZIMI , MATJA, NDERLIKIMET E SAJ, SHKAQET

QENDRIMI PRAKTIK QE DUHET MBAJTUR PERPARA NJE

FEMIJE ME TEMPERATURE

1 OBJEKTIVAT 1. Te njohim menyrat e matjes, shifrimin dhe shkaqet e temperatures.

2. Te njohim manifestimet klinike, nderlikimet dhe shenjat e infeksioneve te renda.

3. Te dime te mbajme qendrimin e duhur perpara nje femije me temperature ne varesi te

moshes se femijes si dhe te njohim kriteret e referimit te tij.

2 PERKUFIZIMI 1. Ethja ( temperature e rritur ) perkufizohet si ngritje anormale e temperatures se trupit. Por duhet theksuar qe: per ethen nuk pranohet asnje perkufizim i sakte ne menyre

universale. Ne burime te ndryshme mund te gjenden dhe shifra te ndryshme.

Sipas disa autoreve flitet per Ethe nese temperatura rektale eshte e barabarte ose e kalon

37.8 ° C ose 38 ° C tek femija me i madh.

Femija ne pergjithesi konsiderohet febril ( me temperature ), nese temperatura rektale

eshte > 38 °C (100.4 ° F ).

2. Hyperpireksi : ky term perdoret per te karakterizuar nje temperature qe arrin

te kaloje 41 ° C ( 105.8 grade F ). Tregon per nje risk te larte per nje

infeksion te rende ( ose per semundje serioze ) . Afersisht 20 % e femijeve me temperature

me te larte se 41 °C bejne konvulsione; llogaritet qe 7% e tyre jane

me bakteremi dhe meningit.

Ethe me origine te panjohur ose te zgjatur : kjo shprehje eshte e rezervuar per nje

temperature e cila persiston me shume se 21 dite

3. Sindromi i hipertermise madhore : shfaqet tek latanti nen 2 vjeç dhe ne 50 % te rasteve

perpara moshes 12 muajsh. Shoqerohet me temperature > 41 ° C dhe me shenja te

insuficiences kardio – cirkulatore dhe shenja neurologjike shume te renda.

Jep demtime shume te renda ne :

- sistemin kardiovaskular : kolaps.

- Sistemin nervor : kome , status konvulsiv.

- Gjak ( hematologjike) : trombocitopeni, KID,

- Melci : citolize , rritje te transaminazave.

Lezionet e observuara ne kete sindrom jane te ngjajshme me hipertermine maligne.

Etiologjia :

- infeksionet akute te sistemit nervor qendror.

- disa tumore cerebrale.

- goditje nga dielli

Trajtimi i hpertermise madhore behet ne repartin e terapise intensive:

- korigjimi gjendjes se kolapsit,

- antipiretike,

- mjete fizike ,

- diazepam , ( valium )

- trajtim i shkakut

Prognoza eshte e erret: vetem 20 – 30 % e latanteve sherohen, 2/3 e femijeve vdesin , te mbijetuarit

kane pasoja te renda cerebrale.

Page 3: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

3

6. Hipertermia malinje: eshte forme vecanerisht e rende, e cila shfaqet me shpesh ne

rastin e anestezise se pergjitheshme me nje incidence : 1 / 15.000 femije.

Eshte anomali gjenetike e rralle, me nje mortalitet te lart, i cili arrin deri ne 70 % nese zbulohet vone.

3 TE DHENA TE PERGJITHSHME, RENDESIA E PROBLEMIT Temperatura nuk eshte semundje, por nje simptome i rendesishem i semundjeve. Ajo

eshte motivi me i shpeshte i konsultimeve ne pediatri, duke arritur deri ne 20 % ne departamentet e

urgjencave pediatrie. Eshte nje urgjence pediatrike. Ajo eshte shenje objektive dhe e kontrollueshme

dhe ka vlere diagostike dhe klinike

Ne perpjekjet sistematike qe behen ne rastin e temperaturature akute te femijet , eshte e

nevojshme te perjashtohen ne menyre sistematike semundjet serioze.

Vleresimi dhe manaxhimi do te varen nga : mosha e femijes, te dhenat anamnestike per historine

e semundjes, te dhenat e ekzaminimit klinik, toksiciteti ( toleranca ), ambienti . dhe kushtet e

familjes.

Ne shumicen e rasteve tek femijet vleresimi dhe diagnoza eshte e lehte, por perpjekjet klinike duhet

te behen per te gjetur shkakun e saj.

Perdorimi i zakonshem i antipiretikeve eshte rezultat i nje fobie te pajustifikuar per temperaturen.

Fobia kunder temperatures e cila prek prinderit, infermieret dhe mjeket realisht nuk eshte e justifikuar

Temperatura varion sipas nje cikli ditor (luhatje ditore te cilat mund te arrijne deri ne 1 – 1.1 ° C ),

duke arritur minimumin ne mengjes dhe maksimumin rreth ores 17 - te; ajo mund te jete 38 grade C

dhe femija te jete aktiv.

Theksojme gjithashtu qe temperatura rritet gjate ushtrimeve fizike.

Stabiliteti i madh i temperatures se trupit shpjegohet me mekanizmat qe rregullojne prodhimin dhe

humbjen e nxehtesise . “Factitious fever” : temperature e cila mund te rritet dhe nga manipulimi i

termometrit ose injektimi i materialeve pirogenike, prandaj duhet qe temperatura te matet nga

personeli, sidomos ne raste dyshimi.

4 FIZIOPATOLOGJIA Rritja e temperatures eshte nje proçes kompleks, i cili ka ne themel prishjen e funksioneve te

mekanizmave termorregulatore: te termogenezes dhe te termolizes ( termoelemininit ) rezultet faktik i

te cileve eshte rritja e temperatures se trupit.

Prishja e ketyre mekanizmave ka ne baze veprimin e faktoreve etiologjike me potencialitet pirogenik te

cilet quhen pirogene dhe qe ndahen ne :

Pirogenet ekzogene ( te jashtem ) : perberes te murit qelizor te bakterieve, endotoksinat e

bakterieve Gram (-), toksinat bakteriale , viruset etj.

Pirogenet endogene ( te brenshem ) : prostaglandinat ( PgE2 ) , citokinat, interleukinat 1, 6,

12, TNF ( Faktori i nekrozes tumorale ).

Mekanizmat fiziologjike te kontrollit te temperatures perfshijne : djersitjen dhe hiperventilimin

per uljen e temperatures dhe vazokonstriksioni dhe te dridhurat ( frisonet ) per rritjen e

temperatures.

5 MATJA DHE SHIFRIMI I TEMPERATURES. Tek femija i vogel zakonisht temperature matet ne rruge rektale ( metoda standart reference)

Temperatura rektale shume rralle kalon 42 ° C . Temperatura rektale eshte me e sakta dhe

teknikisht me e lehta , sidomos per femijet me te vegjel se 90 ditesh (< 3 muajsh) . Siguria e

metodave te tjera per matjen e temperatures eshte variabel.

Page 4: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

4

Temperatura matet dhe ne ruge aksilare ; temperatura aksilare eshte 0,5 – 0, 6 ° C me e ulet se

temperatura centrale. Temperatura aksilare + 0.5 ° C = Temperatura centrale.

Rruge te tjera per matjen e temperatures jane :

- rruga timpanike

- rruga sublinguale, ( orale ), dhe ne

- lekure ne balle ,

por per realizimin e tyre jane te domosdoshem pajisje elektronike (termometra speciale ).

Temperatura duhet matur pasi femija te jete zhveshur ( sidomos tek latanti )

Tek femija me i madh duhet matur larg vaftit ushqimor dhe ½ ore pasi te jete shtrire. Prania e

temperatures suspektohet dhe me prekje te balli ose me buze nga ana e nenes.

Femija mund te jete eutermik ose hipotermik. Mungesa e temperatures , nuk eshte e besueshme

per te eleminuar mundesine e nje semundje serioze.

Temperatura duhet te shifrohet: Ne base te matjes se saj pranohet nje klasifikim si me poshte :

Temperature > / = 38 ° C , per disa 38.5 ° C ,

Hipertermi > 40 ° C por < 41 ° C, per tu patur frike,

Hperpireksi > 41 ° C, ose hipertermi madhore.

6 NDERLIKIMET E TEMPERATURES ( Duhet ulur apo jo ?) Ndonese teorikisht pranohen efektet e favorshme te temperatures, duke e konsideruar ate deri

diku si mekanizem mbrojtes te organizmit, kundrejt faktorit patogenetik ; ku mund te permendim :

1. uljen e virulences dhe frenimin e rritje se bakterieve dhe viruseve,

2. rritjen e aftesise mbrojtese antiinfeksioze etj.

Tek femijet dhe sidomos tek femija i porsalindur dhe te latanti, ku mekanizmat pershtatese dhe

ato te termoregulacionit ne pergjithesi jane akoma jo te plota, rritja e temperaturs mund te kete

efekte te demshme

Shume femije me temperature jane te irituar, prandaj per te lehtesuar ekzaminimin klinik dhe

vleresimin, perdorimi i antipiretikeve eshte i domosdoshem. Per kete jepet paracetamol 15 mg /

kg çdo 4 – 6 ore nga goja ose rektal.nes temperatura arrin 38.5 °C – 39 °C.

Nga nderlikimet e temperatures do te permendim 3 prej tyre :

1. Konvulsionet febbrile.

2. Dehidrimi intraqelizor

3. Hipertermia madhore.

1. Konvulsionet febrile:

Ato shfaqen ne 4-5 % te femijeve nen moshen 5-6 vjec.

2. Dehidrimi intraqelizor:

Humbjet e shtuara te ujit ne kete rast behen ne “ kurriz” te hapesires intraqelizore dhe klinikisht

manifestohe me shenja te dehidrimit. Humbjet e ujit i atribohen avullimit te shtuar si nje proçes

termolitik.

Llogaritet qe humbjet e ujit jane 80 ml / m2 / per çdo grade mbi tmperaturen mbi 37 ° C ; keto humbje

duhen kompensuar nepermjet marrjes adekuate te lengjeve : pra sa here qe femija ka temperature duhet

qe te shtohet sasia e lengjeve qe ai duhet te marre..

3.Hipertermia madhore :

Eshte nje situate shume e rralle , e cila shfaqet me temperature > 41 ° C, bile dhe me 42 ° C

dhe manifestohet me fenomene te kolapsit te shoqeruara me demtime cere brale qe

manifestohen klinikisht me status konvulsiv dhe deri ne gjendje komatoze.

7 SHKAQET E TEMPERATURES Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i

shpeshte i temperatures, por mundet te shoqerohen dhe me shume semundje te tjera serioze.

Otitis media (Infeksion i veshit te mesem): prandaj tek femijet me temperature eshte e

Page 5: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

5

nevojshme ekzaminimi i membranes timpanike (Otoscopia).

Tonsiliti : ekzaminimi i grykes eshte i domosdoshem: mund te vihet re qe nga skuqja e deri

te prania e pusit mbi tonsilat.

Stridori: shkaqet mund te jene Epiglotiti, Krupi viral, Trakeiti bakterial.

Pneumonia: duhet menduar tek nje femije me temperature, i cili ka nje rritje te

shpeshtesise se frymemarrjes, sidomos rritje te saj gjate nje eforti fisik, e shoqeruar me

ndryshimene ne auskultim – diagnoza mund te vendoset me ane te ekzaminimit radiologi.k (Ro –

grafi te mushkerive).

Septicemia: ne mungese te rashit dhe te gjendjes se shokut eshte e veshtire vendosja e

diagnozes. Nevoja e fillimit sa me shpejt te antibiotikeve mundet te ndryshoje rezultatet e

kulturave bakteriale qe mund te merren

Meningiti / Encefaliti: letargjia, humbja e interesit per te ambientin, pergjumesia ose

humbja e ndergjegjes, konvulsionet, rigiditeti i qafes, bombimi i fontaneles prania shenjes se

Kernig‟s dhe shenja te tjera te Sindromit meningeal. Tek femijet me te vegjel se 18 muajsh shenjat

mund te jene jo specifike:

Konvulsionet: konvulsione febrile, meningit, encefalit

Celuliti periorbital: skuqje dhe enjtje e syve.

Rash (Ekzantem ): ekzantemat virale, Purpura nga infeksioni meningokoksik

Infeksinet e aparatit urinar: ekzaminimi i thjeshte i urines eshte i nevojshem tek femijet

e vegjel me temperature, per te cilen nuk kemi gjetur shkakun e temperatures.

Dhimbjet e barkut: apendisit, pyelonefrit, hepatit.

Diarea: gastroenterit, temperature dhe prania e mukusit dhe e gjakut ne feçe: Shigela,

Salmonella.

Osteomieliti dhe artriti septik: duhet ta sjellim ndermend ne rastet kur kemi enjte te

shprehur dhe kufizim te levizjeve te anesise.

Temperature e zgjatur: infeksione bakteriale psh: infeksione te rrugeve urinare, te tjera

infeksione bakteriale, virale, semundjet e inditit konjuktiv, semundjet maligne, reaksion nga

medikamentet

8 MANIFESTIMET KLINIKE TE TEMPERATURES Gjate dites temperature varion veçse 1 grade C rreth 37 ° C; nje gje e tille behet e mundur ne saje te

termostatit te temperatures.

1. Temperatura intermitente: eshte nje ekzagjerim i ritmit ditor (luhatje gjate dites) .

2. Temperatura septike: eshte ajo temperature e cila ka luhatje ekstreme gjate dites.

3. Temperature e vazhdueshme: temperatura persiston , or nuk

ndryshon me shume se 0.5 grade / dite.

- Temperature remitente: temperatura varion ne shume se 0.5 grade C/dite.

4. Temperature relapsing: karakteristike jane periudha temperature te ndara nga

intervale normale ( pa temperature ).

5. Temperaure terciare: behet fjale per temperature nje here ne 3 dite.

6. Temperature kuaternare: temperature nje here ne 4 dite.

7. Temperature bifazike: per te njejten semundje kemi dy periudha me temperature,

tipik eshte fruthi, poliomieliti.

Page 6: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

6

8. Temperature periodike: pedoret per te pershkruar sindroma temperature qe

perseriten ne menyre periodike psh: Ethet mesdhetare.

9 RELACIONET: PULS-TEMPERATURE Takikardia relative: eshte rritja e pulsit ne proporcion me temperaturen. Zakonisht lidhet me nje

semundje jo infeksioze ose semundje infeksioze ku toksinat jane pergjegjese per manifestimet klinike.

Bradikardia relative: behet fjale per disosacion temperatura–puls.

Ne kete rast pulsi eshte me i ulet ne raport me temperaturen. Nje e dhene e tille sugjeron per:

9. Ethe tifoide,

10. Bruceloze,

11. RAA (Rheumatizem artikular akut ose Ethe Reumatizmale),

12. Myokardit viral.

10 EKZAMINIMI KLINIK I NJE FEMIJE ME TEMPERTURE Gjate konsultimit te nje femije me temperature duhet te realizohen 3 objektiva:

1. Konfirmimi i temperatures,

2. Vleresimi i tolerances dhe prania ose jo e shenjave te gravitetit,

3. Te mundohemi te percaktojme shkakun e saj.

Ne te gjitha moshat: anamneza dhe ekzaminimi klinik jane çelsi per vendosjen e diagnozes, por

nderkohe theksojme qe nje numer ekzaminimesh paraklinike rezultatet e te cileve, mund te merren

shume shpejt mund te lehtesojne ne marrjen e vendimit.

1) ANAMNEZA Pasi te jete verifikuar prania e temperatures duhet te kerkuar dhe percaktuar :

1. Koha e fillimit te saj: kur i ka filluar, kohezgjatja e saj,sa kohe ka me temperature.

2. Menyra e fillimit te temperatures: si i ka filluar

3. Shenjat me te cilat ajo shoqerohet: psh. prania e frisoneve, njolla ne lekure, etj.

4. Percaktimi i oshilacioneve ditore te saj.

5. Medikamentet antipiretike qe ka marre femija, dozat menyra e dhenjes, pergjigja ndaj tyre

6. Nese ka patur te tjera episode infeksioze dhe nese eshte trajtuar me antibiotike?,

7. Duhet vleresuar konteksti epidemiologjik: kontakti me te semure te tjere ne familje, çerdhe

kopeshte, shkolla.

8. Duhet pyetur ne ka bere ndonje vaksine; kur dhe çfare vaksine?

9. Duhen kerkuar shenjat specifike te semundjes, te cilat mund te na orientojne per shkakun

psh. kolla, çrregullimet digjestive, dhimbjet e grykes, dhimbjet e veshit, dhimbjet e kokes, etj.

Tek i porsaliduri dhe tek latanti me temperature duhen kerkuar edhe keto shenja te rendsishme te

cilat jane tregues te rendesishem te njenjte si per infeksionet virale ashtu dhe per ato bakteriale:

Pakesimi i oreksit,

Irritabiliteti ose e kunderta pergjumesia,

Te qarat jo normale

Reduktimi i aktivitetit, etj.

Ne cdo moshe kerkohen simptomat e meposhteme:

13. rinorrea (rrjedhja e hundeve)

14. dhimbja e fytit

15. dhimbja dhe rrjedhja e veshit

16. dhimbja e barkut

17. diare dhe te vjellat

18. dhimbjet e anesive

Page 7: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

7

19. urinimi i shpeshte, djegje gjate urinimit, dhimbje mesi

2) EKZAMINIMI KLINIK Fillohet me vleresimin e nivelit te koshiences dhe te gjendjes se pergjithshme. Alterimi i dukshem i

gjendjes se pergjitheshme mund te sugjeroje per nje infeksion te rende, „‟gjendje toksike‟‟:

Zbehtesia

Irritabiliteti

Humbja e interesit per ambientin

Ulja e aktivitetit

Ulja e perfuzionit kutan (koha e rekolorimit )

Purpura

Gjate ekzaminimit klinik duhet percaktohen shenjat e pergjithshme si :

20. shpeshtesia e frymemmarrjes : Takipnea ne disproporcion me temperaturen, > 59 /

frymemarrje / minut , tek femijet me moshe nen 6 muajsh, dhe > 52 / minut tek femijet

me moshe 6 - 11 muajsh dhe > 42 / minut te femijet 1- 2 vjeç sugjeron per pneumoni.

21. prania e cianozes

22. shpeshtesia e te rrahurave te zemres

23. kerkohen shenjat e dehidrimit

Disa situata klinike:

Prania e hiperemise se konjuktivave dhe e shenjave te prekjes difuze te rrugeve te siperme

te frymemarrjes sugjeron per nje infeksion viral.

Prania e nje purpure petekiale ose ekimotike sugjeron mundesine enje infeksioni bakterial te

rende; psh: meningokoksemi.

Erupsionet e ndryshme (ekzantemat) :flasin me shpesh per semundje me origine virale, ose

semundje infektive si: skarlatine, fruth, rubeole, varicele mononukleoze infektive (MNI), etj.

Eshte e domosdoshme diagnoza diferenciale e tyre .

Nese fontanela anteriore eshte akoma e hapur duhet te sigurohemi qe ajo nuk eshte e bombuar

dhe ne çdo moshe kerkohen shenja te tjera meningeale si: rigiditeti i qafes, Brudzinski,

Kernig‟s.

Duke mbajtur parasysh shpeshtesine e larte te infeksioneve te rrugeve te siperme te

frymemarrjes,duhet ekzaminuar me kujdes sfera ORL, psh: rinofaringit, otit, tonsilit. Gjithashtu

duhet te palpohen ne menyre sistematike limfonodulat e stacioneve te ndryshme limfatike.

Shumica e pneumonive manifestohen me shenja klinike si: kolle, polipne, tirazh interkostal,

asimetri ne auskultacion, rale, krepitacione, respiracion bronkial, etj.

Ne palpimin e barkut kerkohet nje splenomegali, hepatomegali, dhimbje te lokalizuara psh. ne

fossa iliake ne anen e djathte flasin per apendisit, ndersa prania e mbrojtjes muskulare flet per

irritim peritoneal.

Perkusioni i regjionit lumbar mund te zbuloje nje dhimbje, e cila deshmon per pranine e nje

pielonefriti.

Ne çdo moshe infeksioni nje artikulacioni te thelle (koksofemoral, shpatull) mund te

manifestohet vetem me dhimbje dhe kufizim te levizjeve.

11 SHENJAT E INFEKSIONEVE TE RENDA Nder shenjat e kryesore te infeksioneve te renda do te permendim :

Zbehtesia e theksuar dhe cianoza periorale,

Page 8: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

8

Pergjumesia ose irritimi: interesim i SNQ,

Renkimi ose dobesi e pergjithshme: pneumoni

Lekura e mermerte: çrregullim hemodinamik,

Koha e rekolorimit > 3 sekonda,

Konvulsione dhe status konvulsiv,

Purpura: menigokoksemi, gjendje septike.

12 PERCAKTIMI I TOLERANCES

Si perfundim: ne shumicen e rasteve te dhenat e ekzaminimit klinik duke i shtuar ato te anamnezes,

lejojne te identifikohet shkaku i mundshem i temperatures.

12 EKZAMINIMET PARAKLINIKE Ben perjashtim femija me moshe nen 3 muajsh, tek i cili shpesh behen te gjitha ekzaminimet

paraklinike duke u mbeshtetur ne nje numer te vogel ekzaminimesh te seleksionuara sipas anamnezes

dhe ekzaminimit klinik:

1 - HEMOGRAMA (GJAKU KOMPLET)

Eshte nje analize qe kerkohet shpesh, por prania ose mungesa e hiperleukocitozes nuk lejon te dallohet

me siguri nje infeksion bakterial nga nje infeksion viral. Rastesisht infeksione virale (fruthi) dhe

infeksione bakteriale te renda (meningokoksemia) mund te shkaktojne leukopeni. Eritrosedimentacioni

nuk eshte test specifik per infeksionin semundjet inflamatore dhe semundjet e indit konjuktiv.

2 - EKZAMINIMI I URINES Eshte shme i nevojshem ne rastet e temperatures se rritur dhe persistente pa shenja fokalizimi, sidomos

tek femijet me moshe me te vogel se 3 – 4 muajsh dhe te vajzat me moshe me te madhe.

Prania e pusit, e bakterieve dhe e nje numri te rritur te leukociteve > 20 / fushe, perben nje test sensibel

per diagnozen e nje infeksioni urinar. Nese kjo diagnoze dukete mundeshme duhet te filloje menjehere

trajtimi me antibiotike. Do te ishte mire qe urina te merrej me ane te katerizimit ose me ane te

punksionit suprapubik (Punksioni vezikal).

ELEMENTET

KLINIKE

TOLERANCE E MIRE

TOLERANCE E KEQE

FACIESI ( PAMJA )

NORMAL

ZBEHTESI, CIANOZE

KOSHIENCA

NORMAL

PERGJUMESI

FORCA E TE QARIT

E FORTE

E DOBET, RENKON

LEKURA DHE MUKOZAT

TE SKUQURA

E MERMERTE

KOHA E REKOLORIMIT

MENJEHERE

> 3 SEKONDA

Page 9: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

9

3 - RADIOGRAFIA E MUSHKERIVE

Radiografia e mushkerive kerkohet sa here qe temperatura shoqerohet me shenja te prekjes se rrugeve

te poshteme te frymemarrjes:

- polipne,

- tirazh intekostal,

- ndryshime ne auskultim : dobesim te frymemarrjes, krepitacione,

- renkim respirator, etj.

4 - PUNKSIONI LUMBAR

Punksioni lumbar eshte i indikuar sa here qe temperatura shoqerohet me shenja meningeale.

Tek femija i porsalindur dhe te femija < 3 muajsh punksioni lumbar indikohet me shpesh nese gjendja e

pergjithshme e femijes eshte e alteruar, bile edhe nese nuk ka shenja meningeale. Gjithashtu ai

indikohet me shpesh te femijet me moshe < 12 muajsh te cilet kane bere konvulsione febbrile.

5 - HEMOKULTURA

Eshte e indikuar ne te gjitha rastet kur suspektohet nje bakteremi. Ajo shoqerohet me: meningit, artrit

septik, celulit, pneumoni. Rrisku qe nje infeksion serioz te zhvillohet nga bakteremia eshte proabilisht

1% . Mikrobet shkaktare jane: Streptococcus pneumonite, H. Influenzae, dhe N. Meningitis.

Rrisku i incidences se bakteremise varet nga mosha e femijes, por varet shume edhe nga niveli i

temperatures: psh. Mosha < 24 muajsh :

- ne temperature > 39 ° C, rrisku rritet,

- ne temperaturen 39. 5 ° C – 39.9 ° C incidenca e bakteremise arrin 3 %,

- ne temperaturen 40 – 40 .9 ° C rrisku arrin 4 %. Dhe ne

- temperature > 41 ° C rrisku arrin 10 %.

Kujdes i vecante duhet treguar per femijet me defiçienca imunitare, prematuret dhe ato qe kane bere

splenektomi.

6 - KOPROKULTURA

Eshte me vlere nese temperatura eshte e shoqeruar me diare. Ne keto raste kur femija eshte me diare

akute nganjehere ka vlere prania e leukociteve ne fece.

7 - RADIOGRAFIA E SINUSEVE

Eshte e nevojshme sidomos tek femija me i madh se 2 vjeç ne rastet kure temperatura eshte e larte dhe

persistente. Per femije qe shkojne ne çerdhe, kopesht, nese kane hiperemi te shprehur te faringut mund

te kerkohet kulture fyti .

13 TEMPERATURA TEK FEMIJA ME I VOGEL SE 3 MUAJSH Te dhena te pergjithshme.

Per kete grup-moshe kujdesi duhet te jete i veçante. Studimet kane sugjeruar qe ne muajt e pare te jetes

femijet me temperature mund te kene semundje serioze. Temperatura eshte nje shenje, por te tjera

shenja mund te jene te pranishme. Femija me semundje serioze mund te jete dhe me temperature

normale. Mungesa e shenjave specifike na detyron te bejme ekzaminime laboratorike.

Perkufizimi: flitet per temperaure te rritur > 38°C,

Temperatura duhet e matet ne rruge rektale,

Temperatura kurre nuk eshte simptome banale, temperatura e larte ka korelacion me

semundjet serioze,

Ka veshtiresi diagnostike, sepse simptomatologjia nuk eshte specifike,

Infeksionet jane potencialisht te renda. Rrisku i infeksioneve serioze tek femijet me te

vegjel se 3 muajsh, te cilet kane temperature > 38. 5°C eshte 20 here me i larte ne krahasim

me femijet e tjere me te njenjten temperature.

Page 10: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

10

- 2/3 jane me origine virale (karakter sezonal),

24. 20 -25 % jane me origjine bakteriale,

25. 5- 10% shoqerohen me bakteremi; 4% meniningit, infeksione urinare,

Disa nga shenjat e infeksioneve te renda ne kete moshe jene :

Ndryshimet e vigjilences, dhe/ose te tonusit

Crregullimet e sjelljes: te qara, pergjumesi,

Crregulime hemodinamike: shpeshtesia e te rrahura te zemres, koha e rekolorimit

Ankesa te kolorimit: zbehtesi, cianoze,

Shenjat e detresit respirator,

Dehidrimi,

Refuzimi i biberonit,

Purpura, konvulsionet, bombimi i fontaneles, etj.

TRAJTIMI I TEMPERATURES Zbulimi i shkakut (percaktimi i diagnozes) dhe mjekimi etiologjik eshte shume i rendesishem.

Ne shume raste pasi vendoset diagnoza (pavaresisht nga shkaku) duke ditur gjithashtu qe: ne moshen

pediatrike shumica e infeksioneve jane me origine virale (rreth 90 %), trajtimi i femijes shpesh

konsiston ne uljen e temperatures.

PARIMET E TRAJTIMIT TE TEMPERATURES

1 - Te mos mbingrohet dhoma ku eshte femija;temperatura e dhomes duhet te jete < 20 °C

2 - Te zbulohet femija dhe te lirohet nga veshjet e teperta.

3 - Te shtohet sasia e lengjeve: per çdo vaft 10–20 ml me shume dhe te jepet nje ose shume

biberone shtese gjate nates.

4 - Eventualisht mund te perdoret banjo me uje; temperatura e ujit duhet te jete 2 grade me

e ulet se temperatura e trupit duke e lagur dhe koken.

5 - Medikamentet antipiretike, nga te cilet 2 jane me te rendesishmit:

1.Paracetamoli (Acetaminopheni)

2.Ibuprofeni (AINS)

1. PARACETAMOLI:

Eshte antipiretiku me i rendesishem dhe me i perdorshem.

Ka efekt antipiretik dhe antalgjik, por jo antiinflamator.

Doza per perdorim pediatrk eshte: 15 mg / kg / peshe/ pro doze , 4 marrje ne dite ;

(doza maksimale 90 mg / kg / ne 24 ore).

Kujdes! Paracetamoli tregtohet me emra, forma farmaceutike dhe dozime te ndryshme.

Intoleranca digestive e rende eshte indikacioni i vetem i perdorimit te paracetamolit ne rruge rektale.

Rruga rektale ne shumicen e rasteve per aresye te absorbimit te paparashikuar, ne pergjithesi duhet te

abandonohet. Ajo mund te rezervohet vetem ne situata te rralla; tek femija i cili ka temperature te larte

qe nuk e toleron mire ate dhe kur temperatura nuk po domminohet.

4. IBUPROFENI:

Ben pjese ne grupin e antiinflamatoreve jo steroide (AINS )

Ka efekt antipiretik antalgjik dhe antiinflamator.

Doza e rekomanduar : 20 - 30 mg / kg / peshe / 24 ore: e ndare ne 3-4 marrje ne 24

ore. ( 6 – 8 – 10 mg/kg / pro doze).

Kujdes! Ibuprofeni nuk duhet te pershkruhet tek femijet me moshe nen 6 muajsh.

Page 11: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

11

6. Nese temperatura eshte > 40 ° C dhe ne anamneze ka te dhena per konvulsione mund te

perdoret dhe valiumi.

7. Ndjekje: ne shtepi ose ne spital. Temperatura duhet te matet te pakten 3 here gjate dites dhe 1

here gjate nates.

8. Te informohen prinderit qe: te konsultohen me mjekun ose te rikthehen ne spital nese femija

ka:

1. çrregullime te koshiences,

2. erupsione ne lekure,

3. intolerance digjesive (vjell çdo gje qe merr nga goja), dhe nese

4. temperatura vazhdon te jete ne shifra te larta per nje periudhe kohe >12 ore.

EDUKIMI I PRINDERVE Edukimi i prinderve eshte i rendesishem dhe i nevojshem, ne rastet kur femija i tyre eshte me

temperature. Informacionet qe duhet t‟u japim prinderve perfshijne:

1. menyren e matjes se temperatures, duke u treguar konkretisht se si duhet matur

temperatura , sidomos ne rruge rektale;temperatura quhet e rritur nese

ajo eshte > 38 °C (100.4 ° F).

2. perdorimin e medikamenteve antipiretike nese temperatura eshte 38.6 °C (101.5 °F

Mund te tregohemi te rezervuar ne perdorimin medikamenteve per uljen e temperatures

deri ne 39°C (102.2°F).

perdorimin e mjeteve fizike per uljen e temperatures; ne menyre te veçante menyren se

si duhet bere nje banjo freskuese, ne rast se temperatura eshte ne shifra me te larta se 40 ° C

temperatura e ujit duhet te jete 2- 3 grade me e ulet se temperatura e trupit dhe femija

duhet te qendroje nga 15–30 minuta

4. shtimin e sasise se lengeve per te zevendesuar humbjet e tyre

5. kthimin te mjeku ne rastet kur femija ka probleme te vecanta ose per ndjekje nese eshte

kerkuar nga mjeku

Tema: Monitorimi i Rritjes & Zhvillimit te Femijes

Page 12: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

12

Objektivat:

• Cfare eshte monitorimi i rritjes dhe zhvillimit te femijes

• Cfare jane percentilet dhe Z-score , interpretimi i tyre

• Vleresimi i momenteve kyc te zhvillimit psikomotor

• Identifikimi dhe percaktimi i anormaliteteve te zhvillimit tek femijet

• Elementet e rekomnaduar nper t‟u patur ne considerate kur ekzaminohet nje femije

Elemente Kritike per Vleresimin e Zhvillimit Psikomotor te Femijes • Vleresimi I rritjes dhe zhvillimit te femijes nepermjet:

- Perdorimit te kurbave te rritjes dhe interpretimi I tyre

- Vleresimit te periudhave kyce te zhvillimit

• Edukimi I prinderve per parandalimin e problemeve shendetesore

• Keshilla mbi ushqyerjen, vaksinimin,suplementet, higjenen, sigurine e familjes

• Njohja e rasteve qe kane nevoje per referim

Pesha

Pesha e lindjes eshte e dhena e pare me te cilen fillon monitorimi I rritjes

Pesha Absolute (PA):

Per 6 muajt e pare: PA=peshen e lindjes + (600 x nr.muajve)

Per 6 muajt ne vazhdim: PA=peshen e lindjes + (500 x nr.muajve)

Deri 8 vjec: PA= 8.5 kg + (2 x nr. viteve)

9-13 vjec: PA = 10.5 kg + (2 x nr. viteve)

Gjatesia:

• 0-3 muaj: rritet 3.5 cm/muaj

• 3-6 muaj: rritet 2.5 cm/muaj

• 6-9 muaj: rritet 1.5 cm/muaj

• 9-12 muaj: rritet 1 cm/muaj

Ne fund te vitit te pare femija duhet te jete 72-75 cm

Ne fund te vitit te dyte femija duhet te jete 81-84 cm

Perimetri i kokes:

• 0-3 muaj: rritet 2 cm/muaj

• 3-6 muaj: rritet 1 cm/muaj

• 6-12 muaj: 3 cm/muaj

Porporcionet trupore:

• Koka dhe trungu jane te medha ne lindje dhe me kohen ndodh rritje progresive e gjymtyreve

• Segmenti I poshtem quhet lartesia nga koka deri tek simfiza pubike

• Segmenti I siperm quhet diferenca e gjatesise me segmentin e poshtem

• Ne lindje : Segmenti I siperm / Segmenti I poshtem = 1.7

• Ne moshen 3 vjec: Segmenti I siperm / Segmenti I poshtem = 3

• Raporti I rritur tregon semundje kockore

Dhembet:

• 12 muaj : 6 dhembe

• 18 muaj: 12 dhembe

Page 13: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

13

• 2 vjec: 16 dhembe

• 2 e ½ vjec: 20 dhembe

• 5 – 13 vjec: zevendesohen dhembet e qumeshtit me dhmebet permanente

Dalja e dhembeve mund te vonohet nga predispozita familjare, semundje si raktit, hypotiroidizmi, dhe

sindroma Daun.

Kurbat e Rritjes:

Kurbat e rritjes jane metode mjaft e njohur dhe e perdorur e vleresimit te rritjes dhe konsistojne ne

matjet rogoroze te parametrave biometrike ne intervale kohe te percaktuara dhe hedhjen e te dhenave

ne grafike te posacem qe lejojne mjekun te beje nje interpretim te sakte te domethenie se te dhenave

antropometrike.

• Peshe per moshe

• Gjatesi per moshe

• Perimetri I kokes per moshe

• Peshe per gjatesi (vetem per femijet 0-2 vjec)

• BMI per moshe = pesha ne kg/gjatesine ne katror (per femijet > 2 vjec)

Cdo percentile perbehet nga 7-8 kurba qe jane ne perqindje dhe paraqesin shperndarjen e

peshes.

Kurba e mesit (50%) eshte vlera standarte

Kurbat e tjera, mbi apo nen te, jane devijimet ne %

Rritja eshte proces me teper se vleresim statik. Per femijet ne term permasat ne lindje reflekojne

influencen e mjedisit intrauterin. Permasat e femijes nga mosha 2 vjec reflektojne influencen e geneve.

Faktoret qe Ndikojne ne Zhvillimin Psikomotor: 1. Historia prenatale, kushtet e lindjes

2. Faktoret ambjentale

3. Kujdesi dhe vemendja prinderore

4. Semundje apo crregullime specifike te foshnjerise dhe femijerise se hershme

Vleresimi i momenteve kyce per identifikimin e problemeve te zhvillimit

psikomotor: 1. Motoriciteti global: perdorimi I grupeve te medha te muskujve

2. Motoriciteti fin: perdorimi I duarve per te ngrene

3. Gjuha e folur dhe gjuha verbale: te folurit, te folurit me gjeste

4. Aftesite konjitive: aftesite ne te menduar, mesuar, kuptuar

5. Kontakti social:nderveprimi me te tjeret, marredeniet me familjen, te afermit, etj.

Treguesit e rritjes sipas OBSH:

• Gjatesi/lartesi per moshe

• Peshe/moshe

• Peshe/gjatesi

• BMI/moshe

• Perimetri I kokes/moshe

• Perimetri I krahut/moshe

• Pala subkapsulare/moshe

• Pala e tricepsit/moshe

• Zhvillimi motor

• Shpejtesia e peshes

• Shpejtesia e perimetrit te kokes

Page 14: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

14

Femija 0-4 jave:

• Perqafon gjirin e nenes

• Njehe fytyren

• Ben levizje simetrike

• Ndjek objektin drejt linjes se mesit

• Reagon ndaj tingujve/zerave

• Mban koken kur eshte 1 muaj

• Qendrim I flektuar

• Qendron zgjuar mbi 1 ore

• Vendos maredhenie me prinderit

Femija 2 muajsh:

• Qesh I pergjegjshem

• Degjon zerat/zilet

• Vokalizon

• I shtrire barkas, ngre koken, qafen dhe pjesen e siperme te kraharorit

• Ka njefare kontrolli te kokes ne pozicionin ngritur

Femija 4 muajsh:

• Qesh belbezon

• Ndjek objekte ne kend 180 grade

• Kap, shtrengon

• Bashkon duart me njera tjetren

• Mban koken drejt, ne pozicion ngritur

• Rrotullohet para-mbrapa

• Njeh zerat dhe prekjen e prinderve

Femija 6 muajsh

• Belbezon ne menyre reciproke

• Zgjatet per te prekur objektin

• Mundohet te levize trupin per te shkuar diku

• Rrokulliset

• Qendron ulur me mbeshtetje minimale

• Qendron ne kembe me mbeshtetje

Parandalimi dhe Mesazhe te Edukimit Shendetesor 1. Rekomandime per ekzaminimin e nje femije Anamneza e problemeve te mundshme obsterikale

Vleresim I ushqyerjes dhe I gjendjes nutricionale

Vleresimi I zhvillimit fizik

Vleresimi I zhvillimit psikomotor

Imunizimi

Te dhena per ambjentin social dhe familjar ne te cilin jeton femija

Edukimi seksual 2. Matja korrekte e parametrave biometrike Matja korrekte e peshes

Matje korrekte e gjatesise

Matja e perimetrit te kokes

Page 15: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

15

Disa Elemente Kritike per Referimin e Pacientit:

1. Per 3 vitet e para:

• Gjatesia/lartesia, pesha apo perimetri I kokes nen percntilen e 5-te dhe mbi 95-en

• Renia ne peshe apo mosshtimi ne peshe per nje muaj ne 6 muajt e pare te jetes

• Mungesa e shtimit ne peshe per 2-3 muaj per femijet 6-12 muajsh

• Mikropenis

• Unilateral apo bilateral teste qe nuk kane zbritur

• Ambiguitet genital

• Dyshon per vonese te nje apo disa elemente te zhvillimit psikomotorr

• Dyshon per abuzim/neglizhence

• Anomali kongenitale, etj

2.Tre deri nente vjec:

• Gjatesia/lartesia, pesha apo perimetri I kokes nen percntilen e 5-te dhe mbi 95-en

• Shpejtesia e rritjes me pak se 5 cm e vit

• Vajza me shenja sekondare puberteti para moshes 8 vjec dhe djem para moshes 9 vjec

• Mikropenis

• Dyshon per vonese te nje apo disa elemente te zhvillimit psikomotorr

• Dyshon per abuzim/neglizhence

3.Nente deri ne 18 vjec Gjatesia/lartesia, pesha apo perimetri I kokes nen percntilen e 5-te dhe mbi 95-en

BMI mbi percnetilen e 95-te

Ndalimi ne te njejtin stad te pubertetit per me shume se 2 vjet

Mikropenis

Gjinekomasti tek meshkujt

Hirsutisem dhe menstruacione te crregullta tek vajzet

Pubertet I vonuar tek vajzat

Dyshon per vonese te nje apo disa elemente te zhvillimit psikomotorr

Dyshon per abuzim/neglizhence

Diskutim Rasti Prinderit sjellin per viziten e rradhes Martinin, djale 3 muajsh, lindje normale.Anamneza obstetrikale e

nenes pa probleme.

Pesha e lindjes 3700 gr, gjatesia 51 cm, perimetri i kokes 35 cm.

Nje muajsh Martini peshonte 4500 gr, gjatesia 54 cm, perimetri i kokes 37 cm.

Dy muajsh 5000 gr, gjatesia 57 cm, perimetri i kokes 39 cm

Nga anamneza mesohet qe femija ushqehet ekskluzivisht me qukesht gjiri.

Pesha aktuale e femijes eshte 5100 gr, gjatesia 61 cm, perimetri I kokes 41 cm

1. Hidhni dhenat ne percentilen perkatese dhe beni interpretimin prinderve

2. Si eshte zhvillimi fizik I femijes?

3. Si do ta vleresonit zhvillimin psikomotorr te femijes, cfare elemnetesh te motoricitetit fin,

global, te gjuhes se folur, aftesive konjitive dhe kontakti social jane te pritshem per kete moshe?

4. Cili eshte shkaku qe femija nuk ka shtuar ne peshe?

Page 16: MODULI 1: Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve te Fëmijëve ... · Infeksionet e rrugeve te siperme te aparatit te frymemarrjes : jane vertet shkaku me i shpeshte i temperatures,

16

5. Cfare keshillash do t‟u jepni prinderve persa I perket ushqyerjes?

6. Kur do te jete vizita e rradhes?