nË bashkinË kolonjË · 2020. 11. 17. · 3. vlerësim i risqeve në bashkinë kolonjë 3.1 hyrje...

34
_________________________________________________ _________________________________________________ R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë BASHKIA KOLONJË MIRATOHET KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK Z.Lirjan HYSENI Miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.133,Datë 29.10.2020 PLANI LOKAL I ZVOGËLIMIT TË RISKUT NGA FATKEQËSITË NË BASHKINË KOLONJË Tetor 2020

Upload: others

Post on 26-Aug-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

_________________________________________________ _________________________________________________

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA KOLONJË

MIRATOHET

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

Z.Lirjan HYSENI

Miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak

Nr.133,Datë 29.10.2020

PLANI LOKAL I ZVOGËLIMIT TË RISKUT NGA FATKEQËSITË

NË BASHKINË KOLONJË

Tetor 2020

Page 2: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Dokumenti I vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë përshkuan progresin e deritanishëm të punës

dhe kontekstin në detyrimet që rrjedhin në nivelin lokal,bazuar në Ligjin Nr.45/2019’’Për

Mbrojtjen Civile’’,si dhe detyrimet që rrjedhin nga Kuadri Sendai për Reduktimin e Riskut të

Fatkeqësive,Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike.

Ky dokument u përgatit nga Grupi I punës të ngritur në bashkinë Kolonjë,nën drejtimin e

Kryetarit të Bashkisë z.Erion Isai.

Grupi i punës:

Brikena Ali,Sofika Rexhepi,Marsela Kristo,Ganiart Emini,Amarildo Jaho,Sotir Veiz,

Erjon Cenko,Mimoza Gora,Jorgji Duka

Page 3: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Tabela e përmbajtjes

1. Qëllimi dhe metodologjia e Planit të Zvogëlimit të Riskut të Fatkeqësive……… 3-6

2. Kuadri institucional……………………………………………………………… 6-8

3. Vlerësim I Risqeve në Bashkinë Kolonjë……………………………………….. 9

3.1 Hyrje……………………………………………………………………………. 9

3.2 Pozicioni gjeografik…………………………………………………………….. 10

3.3 Relievi……………………………………………………………………………10

3.4 Klima…………………………………………………………………………… 10

3.5 Rreshjet atmosferike……………………………………………………………. 10 3.6 Hidrigrafia……………………………………………………………………………… 11

3.7 Përbërja e tokës ………………………………………………………………… 11

3.8 Përbërja e shkëmbenjve………………………………………………………….11

3.9 Bota bimore dhe shtazore………………………………………………………. 11

4. Ekonomia e Kolonjës…………………………………………………………… 11 4.1 Treguesit ekonomik……………………………………………………………………. . 11

4.2 Të ardhurat dhe zhvillimi shoqëror………………………………………………………11

4.3 Bujqësia…………………………………………………………………………………. 12 4.4 Energjia………………………………………………………………………………….. 12

4.5. Zhvillimi urban dhe infrastruktura rrugore………………………………………………12-13

4.6 Telekomunikacioni……………………………………………………………………….14 4.7 Shëndetësia……………………………………………………………………………….14

5. Demografia……………………………………………………………………………….14

5.1 Statistika…………………………………………………………………………………. 14 5.2 Arsimi…………………………………………………………………………………….15

6. Vlerësimi I rreziqeve……………………………………………………………………..15-16

6.1 Krijimi I profilit të rreziqeve………………………………………………………………16

7. Rreziqet dhe risku I fatkeqësive natyrore…………………………………………………16 7.1 Zjarret……………………………………………………………………………………..16-18 7.2 Bllokimi nga dëbora………………………………………………………………………19-20

7.3 Tërmetet…………………………………………………………………………………...21-22

7.4 Gjeoreziqet………………………………………………………………………………..22-26 7.5 Digat e rezervuarëve………………………………………………………………………26-29

7.6 Ndryshimet Klimatike…………………………………………………………………….30-32

8. Reduktimi I riskut nga fatkeqësitë përmes politikave e instrumentave sektorialë………...32-33 9. Pune në proces…………………………………………………………………………….33

10.Vlerësime përfundimtare………………………………………………………………….33

11.Referenca…………………………………………………………………………………..34

Page 4: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Tabela e figurave

Figura 1.Përmbledhje e instrumentave metodologjike dhe hapave përkatës…….

Figura 2.Struktura institucionale për Mbrojtjen Civile në Shqipëri……………..

Figura 3. Pozicioni Gjeografik I Bashkisë Kolonjë……………………………..

Figura 4.Sistemi rrugor në rrethin e Kolonjës……………………………………

Figura 5.Harta e pyjeve dhe zonave të mbrojtura………………………………..

Figura 6.Foto nga bllokimi nga dëbora………………………………………….

Figura 7.Harta e tërmeteve………………………………………………………

Figura 8.Foto nga shkarje dherash……………………………………………….

Figura 9.Foto nga rrëshqitjet……………………………………………………

Figura 10.Foto nga rezervuaret,kanalet e kullimit……………………………….

etj

Page 5: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

1.Qëllimi dhe metodologjia e Planit të Zvogëlimit të Riskut të Fatkeqësive.

Shqipëria renditet në mënyrë të vazhdueshme në vendin e parë në Evropë,sipas raportit vjetor të

Riskut Botëror I Universitetit të Kombeve të Bashkuara,e cila llogarit indeksin e Riskut të

Fatkeqësive Natyrore për 180 vende bazuar në ekspozimin,ndjeshmërinë,cënueshmërinë dhe

aftësinë përballuese e përshtatëse për periudhën 2011-2019.

Veçoritë e riskut të fatkeqësive,si;rreziku,ekspozimi,cënueshmëria dhe kapacitetet përballuese

ndaj tyre janë më së shumti lokale.Gjatë këtyre viteve ,përvoja e menaxhimit të fatkeqësive ka

vënë në dukje mangësi thelbësore .Më së shumti I është dhënë rëndësi kapaciteteve reaguese dhe

jo krijimit të një kulture sigure dhe aftësie ripërtëritëse personale e komunitare mbi rreziqet

natyrore dhe rreziqet e tjera.

Në rast fatkeqësie natyrore dhe fatkeqësi të tjera bashkia është porta ku qytetarët do të kërkojnë

ndihmë lidhur me shqetësimet e tyre për rrezikun dhe cënueshmërinë,pasi këto të fundit është

përgjegjëse për sigurinë e komuniteteve.

Bashkia Kolonjë përballet me një shumëllojshmëri rreziqesh e për pasojë edhe risqesh të

fatkeqësive natyrore.Kolonja është e rrezikuar nga zjarret në pyje e kullota,nga bllokimi I

rrugëve nga dëbora,ndryshimi I regjimit të reshjeve ,ndryshimet klimatike të manifesuara me

rritje temeraturerrit propabilitetin e shtimit të fatkeqësive në të ardhmen të përmbytjeve (Tetor

2015).Tërmeti I Qershorit 2019 edhe pse nuk solli humbje të jetëve njerëzore,por dëme material

në objekte banimi,risjell në vëmendje një risk të përhershëm.Risqet e tjera që vijnë nga zjarret në

pyje e kullota,bllokimi nga dëbora,gëryerja e tokës,rënia e gurëve dhe shkëmbenjve,përmbytjet

pavarësisht nga dëmi janë present në territorin e bashkisë Kolonjë.

Duke parë shumëllojshmërinë e risqeve me të cilat përballet bashkia Kolonjë ky dokument do

shërbejë si bazament për Planin Vendor për Emergjencat Civile,në zbatim të kërkesave ligjore në

Mbrojtjen Civile.

Si pjesë pregatitore u zhvillua takim me Kryetarin e Bashkisë Kolonjë,si dhe me stafin teknik të

bashkisë për hartimin e këtij dokumenti.

Nga pikëpamja metodologjike ky dokument aplikon një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar

Planifikimi me pjesëmarrje;a)mundëson evidentimin e problematikave specifike në territor,b)si

qëllim trajnimin e komunitetit dhe institicioneve të tjera.

Ky dokument ka në qëndër të vëmendjes bashkëpunimin institucional dhe pjesëmarrjen e

grupeve të ndryshme komunitare me qëllim institucionalizimin e kulturës së reduktimit të riskut

të fatkeqësive dhe ngritjen e kapaciteteve vendore në këtë fushë.

Instrumentat e përdorur nga ana metodologjike:a)Vizita dhe vëzhgime të drejtpërdrejta në terren;

b)Intervista me qytetarë,specialist ,biznese); c)Hartëzim me pjesëmarrje të riskut;ç)Fokus grupe

Page 6: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

tematikë(varësisht llojit të rrezikut,riskut dhe sektorit);d)Hartëzim me pjesëmarrje I kalendarëve

sezonalë dhe historik të riskut;e)Vlerësimi I riskut në platformën GIS.(nuk kemi)

Figura1.Përmbledhje e instrumentave metodologjikë dhe hapave përkatës.

2.Kuadri institucional

Një ndër parimet e ligjit Nr 139/2015’’ Për Vetëqeverisjen Vendore’’është ai I

“Subsidiaritetit’’,I cili është ‘’parimi I kryerjes së funksioneve dhe ushtrimit të kopetencave në

një nivel qeverisje sa më pranë komunitetit,duke patur parasysh rëndësinë dhe natyrën e

detyrës,si dhe kërkesat e efiçensës e të ekonomisë’’Në këtë kontekst bazuar në nenin 29 të këtij

ligji,bashkia ,si autoritet vendor ka kopetencë të drejtpërdrejtë në fushën e mbrojtjes civile.Në

vitin 2019 është miratuar ligji Nr.45/2019’’Për Mbrojtjen Civile,,si ligj sektorial e cila ka për

qëllim zvogëlimin e riskut të fatkeqësive dhe realizimin e mbrojtjes civile,për të garantuar

mbrojtjen e jetës së njerëzve,pronës,gjësë së gjallë,trashëgimsë kulturore dhe mjedisit,nëpërmjet

forcimit të sistemit të mbrojtjes civile.

Vëzhgim në

terren

Interviste të

strukturave

Hartëzim me

pjesëmarrje

Fokus grupe Kalendar

historik dhe

sezonal

Infrastruktura rrugore

Kanalet

bujqesore

infrastruktura

Përfaqësues

nga komuniteti Hartëzim me

Komunitetin

Fokus grupe me ekspertë të

fushës

Kalendar

historik dhe

sezonal

Institucione arsimore

kulturore

shëndetësore

Kryetarë Njësish

administrative

fshatrash

Hartëzim teknik me

ekspertë të

fushës

Fokus grupe me

institucione

përgjegjëse

Kalendar sezonal I

fatkeqësive

natyrore

Hotspote mjedisore dhe

emergjencave

Banorë

Page 7: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Misioni i mbrojtjes civile është krijimi i kushteve për një shoqëri të aftë për të përballuar

fatkeqësitë e ndryshme dhe për t’u rimëkëmbur nëpërmjet ngritjes së një sistemi të integruar dhe

efikas të mbrojtjes civile në Republikën e Shqipërisë.

Instrumentat e Ligjit Nr 45/2019’’Për Mbrojtjen Civile’’

1.Dokumenti i Vlerësimit të riskut dhe cënueshmërisë në nivel vendor.

2.Strategjia vendore për zvogëlimin e riskut.

3.Plani I emergjencave civile në nivel vendor.

Në nivel kombëtar është themeluar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,si person juridik

publik qëndror në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.Ky është organi kryesor në nivel kombëtar

përsa I përket ushtrimit të detyrave të mbrojtjes civile.

Prefekti I qarkut ka rolin parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen

civile.Duke ju referuar ligjit nr 45/2019 ai ka për detyrë koordinimin e veprimeve të

organeve,institucioneve dhe strukturave që veprojnë në nivel qarku si dhe grumbullimin dhe

përpunimin e të dhënave të nevojshme nga bashkitë dhe strukturat e tjera.Gjithashtu prefekti

siguron koordinimin e shpërndarjen e asistencës ndërkombëtare në rastet e fatkeqësive,si dhe

kontrollon zbatimin e masave të marra nga bashkia.

Në nivel vendor ,sipas ligjit nr 45/2019 bashkia ka disa detyra të cilat përfshijnë:informimin e

publikut dhe komunitetit të rrezikuar dhe organizimin e veprimtarive trajnuese në fushën e

mbrojtjes civile për punonjësit dhe banorët në territorin e tyre.Gjithashtu bashkitë

sigurojnë,administrojnë dhe përditësojnë të dhënat e nevojshme për shtetasit dhe subjektet

private,të mundshmme për t’u planifikuar dhe angazhuar në parandalimin dhe përballimin e

fatkeqësive,kryejnë investime parandaluese,mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqëësitë si dhe

caktojnë drejtuesin operacional në nivel bashkie.

Figura 2.Struktura institucionale për mbrojtjen civile në Shqipëri

KOMISIONI I EMERGJENCAVE CIVILE

Nivel Kombëtar

Ministria e Mbrojtjes Ministri I Linjës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes

Civile

Agjenci Kombëtare

Page 8: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Nivel Rajonal

Niveli lokal

Në bashkinë Kolonjë është ngritur sektori I mbrojtjes civile,si strukturë brenda Drejtorisë së

Burimeve Njerëzore.Ndërsa me urdhër të kryetarit të bashkisë është ngritur dhe funksionon

komisioni I mbrojtjes civile në nivel bashkie,në të cilën janë përfshirë jo vetëm struktura të

bashkisë por dhe përfaqësues të institucioneve të tjera në rreth,si dhe përfaqësues të shoqërisë

civile,të fesë,etj.

Prefekti I Qarkut Agjenci Rajonale

Sektori I Emergjencave civile Drejtori Rajonale

Bashkia Shoqëri civile

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sektori I Emergjencave civile

Institucione vendore

Page 9: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë

3.1 Hyrje

Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore apo fatkeqësi të

tjera,faktori njeri mund të rrezikojnë jetën e njerëzve,gjësë së gjallë,pronën, trashëgiminë kul-

turore dhe mjedisin.Të gjitha këto dukuri,fenomene si ato natyrore dhe ato nga dora e njeriut

manifestohen me rreziqe dhe paraqesin sfida me të cilat ballafaqohet individi,komuniteti

pasuria,rrjeti I shërbimeve.Në këtë kuadër rëndësi marrin masat parandaluese,mbrojtëse dhe

rehabilituese.Rrethi I Kolonjës është I ekspozuar nga rreziqet në shkallë të përmasave të ndry-

shme,të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë publike.

Bashkia Kolonjë është njësi e vetëqeverisjes vendore dhe përfaqëson një unitet administrative-

territorial dhe bashkësi banorësh.Bashkia përbëhet nga 8 njësi administrative: Ersekë,Qëndër

Ersekë,Mollas,Çlirim,Barmash,Novoselë,Leskovik,Qëndër Leskovik.

Nga pikëpamja e vendbanimeve,në bashki ndodhen dy zona urbane (qyteti I Ersekës dhe I

Leskovikut) dhe 72 fshatra me një popullsi rreth 19985 banorë dhe sipas censusit 11070 banorë.

Figura .3 (foto te relievit te bashkise Kolonje)

Page 10: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

3.2 Pozicioni gjeografik

Bashkia Kolonjë shtrihet në pjesën Jug –Lindore të Republikës së Shqipqrisë dhe kufizohet

me Shtetin Grek me një vijë kufitare prej 51 km, me rrethin e Korçës me një vijë kufitare prej 30

km,me rrethin e Devollit me një vijë kufitere prej 9 km,me rrethin e Përmetit me një vijë kufitare

prej 43 km .Gjithësej 133km. Ka në sipërfaqe 805km2.Nga Lindja në Perëndim ka gjerësi 20 km

dhe nga Veriu në Jug gjatësi 39 km.Rrjeti rrugor me gjatësi 619.8 km,nga të cilat 77 km është

rruga nacionale Korçë-Tre Urat,rrugë urbane dytësore 6.9 km,rrugë lokale 500.3 km,rrugë

bujqësore 35.6 km.

3.3 Relievi

Kolonja shtrihet në Juglindje të Shqipërisë dhe është rreth malor.Ajo shtrihet në Jug të fushë

gropës së Korçës me të cilën lidhet nëpërmjet pragut të Qarrit me një lartësi 1100 metra mbi

nivelin e detit.Për shkak të lëvizjeve ngritëse dhe përbërjes prej depozitimeve të shkrifëta kjo

gropë është e copëzuar nga lumi Osum dhe degët e tija të shumtë kanë formuar shtretër të

thellë.Rrethi I Kolonjës përshkohet nga lumi I Osumit me gjatësi 161 km,nga të cilat 36 km janë

brenda territorit të rrethit.Në rreth ka 16 male të lartë më I larti nga të cilët është ai I Gramozit

me lartësi 2523 metra mbi nivelin e detit,I cili është dhe mali më I lartë në pjesën Jugore të

vargut Lindor.Në jug perëndim të Gramozit ngrihen një sërë malesh të tjerë,të cilët janë

ndërprerë nga një sërë lumenjsh dhe përrenjsh.Sipërfaqja e rrethit të Kolonjës është 84000 ha nga

të cilat 55310 ha janë pyje e kullota ose 66% e sipërfaqes totale.Pasuria tokësore 12000 ha tokë

bujqësore ose 15% e sipërfaqes.Zjarret në pyje e kullota përbëjnë kërcënim për ekonominë

pyjore.

3.4 Klima

Në rrethin e Kolonjës për shkak të lartësive të mëdha mbi nivelin e detit klima është e ftohtë në

dimër dhe e freskët në verë.Temperaturat mesatare të ajrit në muajin më të ftohtë dhe konkretisht

na Dhjetor-Janar janë luhatur 0 gradë në minus 5 gradë dhe në muajin më të nxehtë atë të

Korrikut luhatet nga 19 gradë deri më 24 gradë.Teperaturat apsolute minimale arrijnë nga minus

8 gadë në minus 19.5 gradë.Kurse temeraturat apsolute maksimale I përkasin muajit Korrik me

plus 33 gradë C.

3.5 Rreshjet atmosferike

Rreshjet atmosferike paraqiten në të gjithë format e reshjeve .Sasia e rreshjeve të rëna në vit

është 974 mm shi.Rreshjet e dëborës paraqiten mesatarisht me kohëzgjatje nga 30 ditë ,deri në

100 ditë.Në këto situata me bllokim prej 30 ditësh konsiderohet kritike për emergjencat

civile.Ortekët kur grumbullimet e dëborës në shpatet me bimësi të paktë dhe kanë pjerësi> se

30% kur trashësia e dëborës është më e madhe se 30cm.Erërat që rahin rrethin e Kolonjës janë

juglindja dhe verilindja.Gjithashtu karakteristikë është dhe goremi I Gjonçit,Hasi I Shtikës dhe

Vithkuqarja.Reshjet e dëborës përbëjnë kërcënim për bllokim të rrugëve nacionale dhe

lokale.Stuhitë e forta dhe temeraturat e ulëta shkaktojnë ngrica dhe mund të kenë efekt

katrastofik mbi linjat e energjisë elektrike.Mund të kemi ngrirje të sistemit të furnizimit me

ujë,ngrirjen e ujërave të zeza,dëmtime në bujqësi dhe blektori.Efekte dytësore kemi në kohën e

pranverës pas një shkrirje të shpejtë dhe ngritje të temeraturave.

Page 11: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

3.6 Hidrografia

Rrethi I Kolonjës përshkohet nga lumi I Osumit me gjatësi 161 km,nga të cilat 36 km janë

brenda territorit të rrethit.Gjithashtu relievi I Kolonjës përshkohet nga përroi I Langaricës dhe ai

I Lashovës të cilët futen në ujëmbledhësin e lumit Vjosa dhe zë 35% të territorit.Relievi

përshkohet nga lumenj e përrenj të shumtë që zbresin nga të dyja anët e gropës së Kolonjës.Si

pasojë e rreshjeve lokale në muajin Tetor- Nëntor dhe shkrirjes së dëborës në muajin Mars-Prill

përbëjnë kërcënim për përmbytje,erosion të konsiderueshëm në tokat bujqësore.

3.7 Përbërja e tokës

Kolonja ka si tipar paqëndrueshmërinë masive të tokës,I cili shkakton veprim mekanik I ujërave

sipërfaqësorë dhe nëntokësor,rreshje,veprim sizmik,shpyllëzim pa kriter.Paqëndrueshmëria e

tokës në rrethin e Kolonjës vjen kryesisht pas shirave të rëmbyeshëm,e cila dëmton rrjetin rrugor

dhe tokat bujqësore.Këta përrenj të ‘’pabesë’’,sjellin vëllime aluvionesh dhe shkaktojnë dëme të

paparashikueshme në infrastrukturë,objekte banimi dhe gëryerje toke e cila shkon deri në 0.2%

çdo vit.

3.8 Përbërja e shkëmbenjve

Nga studimet e kryera e terrenit në rrethin e Kolonjës janë veçuar lloje shkëmbinjsh dhe dherash

si fonacion shkëmbor rrënjor dhe formime të dherave mbulesorë të Kuaternarit.Këto depozitime

janë të përbëra nga argjira,alevrite,rëra,zhavore.Trashësia e mbulesës është 0.5 me maskon

shkëmbonjtë rrënjësor.Masa kryesore është argjirë dhe në brendësi të tyre takohen cipa blloqesh

shkëmbinjsh të ndryshëm.Të cilat në një situatë shirash,tërmetesh paraqesin rrezik për sigurinë

rrugore,por dhe të banorëve,terrene të paqëndrueshme.

3.9 Bota bimore dhe shtazore

Në Kolonjë bimësia është e pakët,ka tipare të shprehura kserafile dhe përbëhet kryesisht nga

shoqërimet e dushkut.Gjatë viteve të fundit mjedisi gjeografik është transformuar gjerësisht,pasi

janë bërë pyllëzime dhe sistemime antierozive.Bimësia drusore në malin e Gramozit është shumë

e varfër,e kushtëzuar nga faktorët natyrorë.Në shpatet e kreshtave ka kullota të mira verore.Përsa

I përket botës shtazore në rrethin e Kolonjës ajo është e pasur .

4.Ekonomia e Kolonjës 4.1 Treguesit ekonomik

Bashkia Kolonjë ka bërë përpjekje për ndërtimin e një ekonomie tregu,por me gjithë përpjekjet e bëra,mbetet një ndër rrethet më të varfëra.Popullsia në moshë pune,kategorizohet në popullsi në moshë

pune e punësuar dhe në moshë pune e pa punësuar.Sektori I shërbimeve evidentohet si një nga sektorët

kryesorë të punësimit në Bashkinë Kolonjë,duke përfaqësuar 49.6% të punësuarve(afërsisht 2,730 të punësuar).Gjithashtu 56% të punësuarve janë të vetëpunësuar,specifike kjo për sektorin e bujqësisë,I cili

është aktiviteti kryesor në mbështetje të ekonomisë familjare dhe si burim të ardhurash në zonat rurale

punëson 2.180 punonjës.Kurse sektori I industrisë punëson rreth 590 punonjës.

Numëri I të papunëve në shkallë rrethi është 731 veta ,nga të cilat 368 janë femra ,ose 50.3%.

4.2 Të ardhurat dhe zhvillimi shoqëror

Lidhur me natyrën e saj prodhimi vendor është bazuar në shërbime,në bujqësi,blektori.Shërbimet në rrethin e Kolonjës përfshijnë veprimtari të vogla private të përqëndruar në tregti me pakicë.Ka të punësuar

në shërbimet shëndetësore, institucionet arsimore.

Page 12: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Punë kërkues të grup moshave 16-25 vjeç, 77 veta e numërit të përgjithshëm të punëkërkuesve të regjistruar.Numëri I të punësuarve me arsim të lartë është 55 veta , sipas etnive punë kërkues

shqiptarë,romë/egjiptian 7 veta.Shkalla e varfërisë mbetet e lartë .Ka familje në varfëri me të ardhura

4200 lek/në muaj ,ku varfëria më tepër është e theksuar tek kryefamiljaret femra,me më shumë anëtarë se

5 veta,me shumë fëmijë,të moshuar,persona të pa punë,persona me nivel të ulët shkollimi,persona që kanë familjarë të sëmurë ,familje të kumuniteteve të ndryshme.Nga të dhënat në nivel rrethi ndihmën sociale e

kanë shfrytëzuar 500 familje me 2000 anëtarë familja.Numëri I përgjithshëm I përfituesve të pensioneve

është 2980 veta. 4.3 Bujqësia

Bujqësia nuk I plotëson nevojat e popullsisë.Ajo është ngritur në ekonomi vetjake.Prodhimet kryesore

janë misri,gruri ,elbi,mollët,vreshtat. Shfrytëzimi I pyjeve,si dhe shitja e drurit për ngrohje ka sjellë shqetësime lidhur me zhveshjen e pyjeve.

Në rafshin e blektorisë,tek fermerët janë mbajtja e kafshëve për qumësht dhe mish,gjithadhtu e shpezë-

ve,bletëve.

Infrastruktura e bujqësisë luan një rol kryesor në parandalimin e përmbytjes së tokave bujqësore dhe shtëpive të banimit.Kjo infrastrukturë paraqet problematikat e veta sa I përket mirëmbajtjes dhe rehabili-

timit.Në infrastrukturat bujqësore të kullimit përfshihen:Rezervuarët,kanalet kulluese vaditëse argjinatu-

rat mbrojtëse. 4.4 Energjia

Ndërmarjet kryesore që operojnë në sektorin e energjisë janë OSHEE ,centrale private rreth 25 copë.

4.5. Zhvillimi urban dhe infrastruktura rrugore Në rrethin e Kolonjës janë 619.8 km rrugë të cilat ndahen sipas kodit rrugor n ë 500.3 km rrugë lokale ,të

cilat nuk janë të asfaltuara ,megjithëse është ndërhyrë në disa prej tyre me shtresë të presuar çakulli,rrugë

bujqësore 35.6 km,rrugë dytësore urbane 6.9 km dhe 77 km rrugë interurbane dytësore,e cila paraqitet e

amortizuar. Analiza e cilësisë së infrastrukturës evidenton se në bashkinë Kolonjë vetëm 10 km rrugë janë të shtruara

kurse pjesa tjetër është e pashtruar.Pra vetëm 7% e totalit të infrastrukturës është në kushte optimale.Kjo

shjegohet me faktin se pjesa më e madhe e rrugëve janë lokale dhe rurale,pra rrugë në të cilat nuk janë bërë investime.Kjo merr rëndësi, pasi në rrethin e Kolonjës për shkak të rreshjeve të dëborës apo

përmbytjeve(shkarjeve të dherave) akset e rrugëve të fshatrave që lidhen me njësitë administrative dhe

qytetin e Ersekës ,Leskovikut si dhe me rrethet Korçë,Përmet bëhen të pakalueshme.

Si pjesë e infrastrukturës janë dhe urat të cilat lidhin rrugët kryesore me zonat e fshatrave.Si ura e Qafzezit,Shtikës,Blushit(urë pacarelë),në Njësinë Administrative Mollas.Ura e Orgockës(monument

kulture),në Njësinë Administrative Çlirim.Ura e Prodanit(urë pacarelë),në Njësinë Administrative Qëndër

Ersekë.Urat e Postenanit,Pobickës,Podës,në Njësinë Administrative Qëndër Leskovik. Problem I rëndësishëm që kërkon ndërhyrje të menjëhershme,për të mos lejuar degardim të mëtejshëm

mbetet dhe riparimi ose investimi I këtyre urave lidhëse.Si pasojë e mos investimit ato paraqesin

rrezikshmëri të lartë ,pasi po shkohet drejt shkatërimit total që kërcënojnë sigurinë individuale të banorëve,bllokim të lëvizjes së popullsisë,degradim mjedisor dhe kosto financiare.

Ura pacarelë e fshatit Prodan ka dalë jashtë funksionit që prej vitit 2015.Kjo zonë përveç rreziqeve të

përmendura më lart gjatë vërshimeve,rreshjeve të shiut sjell mos frekuentim të shkollës nga fëmijët e

këtyre fshatrave në shkollën e fshatit Taç dhe Ersekë.Për këtë zonë duhen ndërtuar prita malore.

Ura e Orgockës ka dalë jashtë funksionit që prej vitit 2017. Për shkak të dëmtimit të plotë të saj;

• Po kërcënon sigurinë individuale të banorëve.

•Bllokon lëvizjen e popullsisë së katër fshatrave me njësinë administrative Çlirim, me njësinë

administrative Mollas,si dhe me zonën e Përmetit.

•Me ardhjen e stinës së dimrit kjo zonë mbetet e izoluar.

Page 13: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Figura.4 Hartë e sistemit rrugor në bashkinë Kolonjë.

Page 14: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

4.6 Telekomunikacioni

Sistemi I telekomunikacionit në Kolonjë funksionon në dy mënyra;rrjeti I telefonisë fikse dhe asaj

mobile.Në Kolonjë ka tre operatorë të cilët janë VODAFON,One,TELEKOM. 4.7 Shëndetësi

Shërbimi shëndetësor në Bashkinë Kolonjë ofrohet nga shërbimi shëndetësor parësor dhe ai

spitalor.Shërbimi shëndetësor parësor I specializuar mbulon shërbimin e mjekut të familjes,shërbimin pedriatik,shërbimin konsultor të fëmijës,si dhe urgjencën spitalore.Në rrethin e Kolonjës ndodhen 2

spitale me personel mjek 8 veta dhe 80 inferier,një në Ersekë dhe një në Leskovik. Janë 7 qëndra shënde-

tësore me 85 veta personel.Si problem mbetet zgjerimi I gamës së shërbimeve,përmirësimi I strukturave dhe pajisjeve, rritja e numërit të personelit mjekësor.

Në rreth funksionon shërbimi farmaceutik dhe ai dentar I cili është I privatizuar.Në rreth ka dy farmaci

një në Ersekë dhe një në Leskovik.

Numëri I klinikave të shërbimit stomatollogjik gjithësej 4,vetëm në qytetin e Ersekës. 4.8 Mjedisi

Bashkia Kolonjë trashëgon një mjedis natyror të pakrahasueshëm nga larmia e relievit,klimës

mikroklimës,faktorëve edafikë që kanë kushtëzuar formacione të shumëllojshme pyjore,pllajën e Kolonjës,formacione gjeologjike të pasura me minerale e ujëra nëntokësorë,si dhe një rrjet të pasur

hidrografik.Parqet natyrore kombëtare:Bredhi I Hotovës-Dangëlli,Zona e Mbrojtur e Burimeve të

Menaxhuara:Piskal-Shqeri,Rezervati Natyror I Menaxhuar Gërmenj-Shelegur,Peizazh I Mbrojtur tokësor Nikolicë,Qëndër historike Rehovë,monumentet e shumta kulturore,monumentet e shumta natyrore si dhe

objektet me një rëndësi të veçantë janë një potencial I jashëzakonshëm për rrethin.

Inaktivizimi dhe prishja menjëherë pas viteve 1990 e objekteve industrial si ;miniera e Bezhanit,pati

ndikim pozitiv në reduktimin e ndotjes industrial.Mirëpo pas viteve 1990 një sërë dukurish të tjera rritën presionin ndaj mjedisit natyror duke çuar deri në degradim të tij në disa raste.Të tilla mund të përmendim

shfrytëzimin pa kriter I pyjeve,djegja e qëllimshme e tyre për shfrytëzim e për pasojë edhe rritja e

erozionit në tërësi e në veçanti në zonën e Gërmenjit të Njësisë Administrative Qëndër Leskovik.Degrad-im mjedisor kemi në Njësinë Administrative Çlirim si pasojë e prerjes së pyjeve .

Lumi I Prodanit dhe përroi I Glladishtovës si pasojë e shirrave të rëmbyeshëm sezonal kanë sjellë një

erosion mjaft agresiv për zonën. Rreshjet e dëborës të shoqëruara me erëra të forta dimërore si,ngricat

gjatë periudhës dimërore përbëjnë një tjetër rrezik për zonën.Kemi degradim të tokës bujqësore (rreshqitje dheu) në TaçPoshtë ,Kodras,Mësiçkë,Selenicë ,Vodicë,Qafzez,Blush.Ndotje të lumenjve ,

përenjve sidomos nga mbetjet plasike të hedhura anës tyre si dhe mos riciklimi I tyre sjell pasoja në

mjedis.Tharja e rezervuarëve është një tjetër problem mjedisor në rreth.

5. Demografia

5.1 Statistika Rrethi I Kolonjës karakterizohet nga një moshë jo e re.Pas vitit 1990 rrethi I Kolonjës u përball me

fenomenin e emigrimit dhe migrimit dhe duke bërë krahasim të numërit të popullsisë të regjistruar në

gjendjen civile 19,473 banorë dhe regjistrimit prej 11,070 banorë rezidentë ,të Censusit 2011,duke bërë

diferencën shfaqen tendenca negative, e cila në vitet në vazhdim do të shkojë -4.2%. Dendësia e popullsisë është 13 banorë për km2.

Duke ju referuar studimeve tendenca aktuale e moshës shkon drejt vjetësimit të popullsisë,megjithëse

pritet të kemi një rritje të jetëgjatësisë,në rastet e emergjencave civile,kur bëhet fjalë për perceptimin e riskut nga fatkeqësitë, në matjen e cënueshmërisë socialeështë një influncë në rritje.

Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në qytet,në zonat rurale 40 % në zonat urbane 60%.

Duke ju referuar statistikave përqindja e popullsisë për femrat është 49.6%,kurse e meshkujve 50.4%. Nga 77 fshatra të banuara që ishin në vitin 1991 sot janë 72 fshatra,pasi fshatrat janë braktisur nga banorët

e tyre.

Page 15: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Nisur nga të dhënat e regjistruara nga Censusi I vitit 2011 vetëm 7.6% e popullsisë rezidente deklaron se të ardhurat kryesore të tyre mbështetet në asistencën sociale dhe ekonomike,shifër e cila tejkalon

mesataren kombëtare prej 6.2%.Niveli relativisht I lartë I popullsisë me aftësi të kufizuar tregon qartë,se

në situate emergjente,pushteti lokal duhet të tregojë një kujdes të veçantë,jo vetëm në mbështetje por dhe

në përkujdesje.Në njësinë administrative Ersekë me aftesi të kufizuar(33%),Qendër Ersekë(23%),Lesko-vik(16%),Mollas(13%),Çlirim,Barmash,Novoselë jetojnë respektivisht 5% e personave me aftesi te

kufizuar.Femijë me aftësi të kufizuar 13%.

Përsa I përket integrimit të pakicave rome/egjyptjane ai është I kënaqshëm.

5.2 Arsimi

Procesi edukativ arsimor zhvillohet në objekte shkollore të ndërtuara në gjithë teritorin dhe në disa nivele:siç janë niveli parashkollor,fillor 9-vjeçar , I mesëm.Në bashkinë Kolonjë identifikohen 39 objekte

arsimore publike,nga të cilat:

• 16 objekte ofrojnë arsim parashkollor

• 34 objekte ofrojnë arsim 9-vjeçar • 3 objekte ofrojnë arsim të mesëm të përgjithshëm

Këto objekte arsimore janë të përqëndruara kryesisht përgjatë aksit kombëtar dhe në disa njësi vërehet një

mbulim I dobët I sistemit arsimor.

Arsimi bashkia Kolonjë-2016

Nxënës; total 1636

Fëmijë në kopësht 313

Nxënës arsimi 9-vjeçar publik 931

Nxënës të arsimit të mesëm 392

Mësues;gjithësej(përfshirë drejtuesit) 186

Edukatore kopshti publik 30

Mësues,arsimi 9-vjeçar publik 120

Mësues arsimi I mesëm public(përjashuar profesionalin) 36

Burimi:Ministria e Arsimit 2016

Niveli arsimor redukton kostot bashkiake

6. Vlerësimi I rreziqeve

6.1 Krijimi I profilit të rreziqeve Vlerësimi I rreziqeve përcakton çështje si:

1.Vendndodhjen nga ana gjeografike,Çfarë mund të ndodhë?

2.Sa shpesh mund të ndodhë?

3.Dëmi që mund të ndodhë? 4.Sa ndikon në komunitet?

5.Sa është i cënueshëm komuniteti ndaj rrezikut?

Model regjistri për profilin e rrezikut

Regjistër I profilit të rrezikut në bashkinë Kolonjë

RREZIKU

Niveli (pjesa e komunitetit që mund të goditet) I lartë :kur prek më shumë se 50%

Mesatar :kur prek 25deri në 50%

I vogël : kur prek nga 10 deri në 25%

I papërfillshëm:kur prek më pak se 10%

FREKUENCA E NDODHJES PERIUDHA

Page 16: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

•E shpeshtë :kur ndodh brenda nje viti •E mundshme:mundësia të ndodhë vitin e ardhshëm ose të ndodhë

në10 vitet e ardhshme

•Ka mundësi:mundësia e ndodhjes vitine ardhshëm është e vogël

ose mund të ndodhë derin në 50 vjet • Pamundësi:mundësi e vogël ndodhje në 100 vjet

sezonale

ZONAT QË MUND TË GODITEN MË SË SHUMTI:

KOHA E PARALAJMËRIMIT

•Paralajmërim minimal •Paralajmërim 24 orë

•Paralajmërim mbi 24 orë

Efekti goditës në komunitet,cënueshmëria (niveli)

Karakteristikat Niveli I rrezikut

•Vdekje të shumëllojshme,lëndime apo sëmundje që rezultojnë në paaftësi të përhershme

•Ndëprerje e aktiviteteve,shërbimeve për 30 ditë apo më shumë

•Më shumë se 50% e të mirave material të dëmtuara rëndë

I lartë

•Lëndime,sëmundje që nuk rezultojnë me paaftësi të përhershme •Ndërprerje të aktiviteteve,shërbimeve deri në 10 ditë

•Më shumë së 15% e të mirave material të dëmtuara rëndë.

E mesme

•Sëmundje,lëndime të trajtuara me ndihmën e pare

•Humbje të vogla të standarteve të jetesës •Ndërprerje e aktivitetit në më pak se 24 orë

•Më pak se 10% e të mirave material të dëmtuara rëndë.

I ulët

7. Rreziqet dhe risku I fatkeqësive natyrore

Territori I bashkisë Kolonjë është I rrezikuar nga një sërë fenomenesh natyrore.Ndër më kryesoret mund

të përmendet rreziku sizmik,rreziku I zjarreve masive në pyje e kullota,rreziku I bllokimit të rrugëve nga

dëbora,rreziku I rëshqitjeve dhe gryerjeve,I rënies së gurëve,rreziku nga përmbytjet,si dhe ndryshime që

mund të vijnë nga dryshimet klimatike.Për secilën nga këto rreziqe më poshtë jepet një përshkim I shkurtër I fenomenit,zonat më të rezikuara,ngjarjet historike,si dhe parashikim I ndodhjes së mundshme të

një ngjarjeje të ardhshme të rrezikshme.

Duke ju referuar punës,deri tani është bërë evidentimi .Hartëzimi I rreziqeve është ende në proces. Materiali vijues është një e dhënë e shpejtë e situatës. 7.1 Zjarret

Sipërfaqja `e rrethit të Kolonjës është rreth 84000 ha, nga të cilat 55310 ha janë pyje e kullota të si-përfaqes totale.Sipërfaqja pyjore është 33880 ha ,nga e cila trungishte (pyje të lartë )15440 ha, cungishte

10580 ha,shkure 7860 ha.Pyjet halorë janë 11330 ha.Vitet e fundit si rezultat I njohjes së pronësisë

pyjore,por edhe I refermave të qeverisë për pyjet,struktura e pyjeve ka ndryshuar.Sipas pronësisë pyjore

treguesit janë: Pyje Bashkiake 18619 ha me volum 2063100 m3

Pyje Shtetrore 8023 ha me volum 162000 m3

Pyje privatë 8301 ha me volum 779000 m3

Rreth 10000 ha në lindje e juglindje të aksit Ersekë-Leskovik-Ura e Shalsit-Sarandapor-Tre Urat janë

shpallur zona me Përparësi për Zhvillimin e Turizmit.

Zonat e Mbrojtura të Shelegurit, Kat VI,430 ha .Piskal-Shqeri Kat VI 5400 ha,si dhe sipërfaqja pjesë e Parkut Kombëtar Hotovë-Dangëlli plotësojnë sfondin pyjor të rrethit.

Kullotat verore zënë 21429 ha me një kapacitet prej 70 mijë krerë.

Page 17: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Kullota Bashkiake 17720 ha Kullota private 3367 ha

Kullota Shtetrore 1350 ha

Fenomeni I rënies së zjarreve në territorin e Bashkisë ndodh në,pyje e kullota e cila ndodh në

sezonin :e Pranverës në periudhën Maj- Qershor e Verës në mujin Korrik-Gusht

e Vjeshtës në periudhën Shtator –Tetor

Shkaqet kryesose të zjarreve përveç kushteve natyrore janë pakujdesia,neglizhenca,praktikat e pakontrolluara të menaxhimit të pyjeve kanë çuar në shkatërimin e tyre,sidomos pas vitit 1992.

Të dhënat statistikore për zjarret në pyje (2019)

Nr NJ.A.të Bashkisë Kolonjë Periudha e zjarrit Sipërfaqe e djegur Vlera e dëmit

1 Qëndër Ersekë Maj-Tetor 8.5 ha 200.000 lek

2 Mollas Maj-Tetor 5.5 ha 75.000 lek

3 Çlirim Maj-Tetor 0.8 ha

4 Barmash Maj-Tetor

5 Novoselë Maj-Tetor 2.5 ha

6 Qëndër Leskovik Maj-Tetor 5 dy

SHUMA 17.8 ha 275.000 lek

Frekuenca e ndodhjes është e shpeshtë,sepse ndodh brenda vitit.Përsa I përket cënueshmërisë përqindja e komunitetit që mund të goditet është e pakët.Vlerësimi I njerëzve në rrezik për shkak të zjarreve në pyje e

kullota.merr në konsiderate zonën e Çlirimit; fshatrat Psar I Zi(16 familje),Selenice e Pishës (11 familje)

Ne zonën e Mollasit;fshati Boshanj(20 familje) .Në zonën e Leskovikut,fshati Gërmenj(7 familje), niveli I rrezikut është I lartë.Kohëzgjatja e situatës është afërsisht deri në 3 ditë.Shpejtësia e ndërhyrjes varet nga

marrja e njoftimit.Paralajmërimi është minimal.

Fenomeni vihet re gjatë përgatitjes së tokës bujqësore për mbjelljet pranverore dhe vjeshtë. Fenomeni I zjarreve vihet re dhe në djegjen e banesave.Deri tani nuk kemi patur vdekje, lëndime, si

pasojë e goditjes së flakës,gulfatjes nga tymi.N.q.s do të ndodhnin do të kishim një nivel të lartë rreziku jo

vetëm për banorët e fshatrave,por dhe pasurinë e tyre,stanet,kafshët e banorëve të cilët kanë shtrirje afër

pyjeve.Zjarret në pyje sjellin pasoja të rënda jo vetëm në infrastrukturën pyjore ,por dhe në objektet e infrastrukturës kritike si linja :Mollas-Orgockë –Panarit,linjë e tensionit të lartë 10000 volt.

Tek blloku nr 1 dhe 6 ka mbyllje të rrugëve pranë banesave private,duke ngushtuar rrugën dhe bën të

pamundur hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në rast zjarri në objekte banimi.

Konkluzion:

Zjarret pyjore janë dëmtuesit më të mëdhenj të pyjeve,si shkaktar I dëmeve në: ekonomi,ambient,biodiversitet ,shëndet, turizëm etj.

Zjarret pyjore janë një katastrofë natyrore për pyjet dhe ekonominë e rrethit Kolonjë,sepse zjarret

përfshijnë dhe kanë djegur një sipërfaqe 17.8 ha me vlerë 275.000 lek.

Rezervuarët,përrenjtë,lumenjtë mund të shfrytëzohen shumë mirë për furnizimin me ujë të mjeteve të MZSH,të helikopterëve,të cilët mund të menaxhojnë shumë mirë zjarret në pyje,kullota.

Rezervuarët e Ersekës,Gjonçit,Helmësit,Çlirimit,Kabashit Leskovikmund të shfrytëzohen nga mjetet

ajrore për fikjen e zjarreve.

Page 18: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Figura nr 5.Harta e zonave pyjore. (foto)

Page 19: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

7.2 Rreziku nga dëbora Në territorin e Bashkisë Kolonjë dëbora prek kryesisht njësinë administrative Çlirim,Mollas,Qëndër

Ersekë,Novoselë,Barmash si dhe Leskovikun,të cilat përballen në mënyrë të vazhdueshme me këtë

fenomen.Vala e të ftohtit ndodh në sezonin e dimërit,në periudhën Nëntor-Mars.Temeraturat mund të

shkojnë deri në -20 gradë.Rrjeti rrugor që lidh fshatrat me njësitë administrative si dhe qytetet Ersekë,Leskovik paraqitet me problem sepse rrugët janë të paasfaltuara.Rruga nacionale nga Veriu në Jug

me një gjatësi rreth 90 km,e cila si rrugë malore ka shumë kthesa me pjerësi të madhe,ku në shumë

sektorë dielli nuk zë fare në dimër dhe këto janë premise për ngrica e bllokime nga dëbora duke paraqitur shumë problem për lëvizjen e automjeteve dhe të njerëzve.Efektet parësore ndihet tek rrugët dhe mjetet e

komunikimit,të cilët izolojnë në mënyrë të shpejtë komunitetin,vetëm me 10-15 cm dëborë,mund të

ndalojë trafikun normal dhe veçanërisht në zonat malore ky bllokim pengon dhe shërbimet e emergjencës.Trashësia e dëborës me 10 cm shkakton një shtresë akulli deri në 5 mm.Një depozitë prej 30-

40 cm dëborë mund të bllokojë plotësisht trafikun normal,të dëmtojë linjat e energjisë elektrike,ngirje të

tubacionit të ujësjellësit,orteqe,dëmtim të objekteve.Problematike mbetet Qafa e Qarit,qafa e parë deri tek

Gorrica e Helmësit,kulpra e Kagjinasit deri në Barmash,kthesa e Barmashit deri në Sanjollas,ura e Shalësit deri tek lokali I Gërmenjit,përroi I Sotirës deri tek takimi me rrugën e Radanjit,përroi I Grekut.

Periudha e ndodhjes është në sezonin dimëror.

Shumë e mundshme në muajin Janar-Shkurt.Trashësia e dëborës ka shkuar nga 30 cm deri në 60 cm kur kjo ka qënë e shoqëruar nga erëra të forta në zona të veçanta të rrethit.Kohëzgjatja e mundshme 3-4

ditë.Paralajmërimi I fenomenit mbi 24 orë.Përsa I përket cënueshmërisë së komunitetit ajo mund të jetë e

lartë n.q.s situata vazhdon mbi 30 ditë,pasi mund të sjellë vdekje,lëndime. Mund të përmenden dimrat e këtyre viteve:2010-2011,2016,2017,2018,2019,të cilët kanë sjellë bllokim të

akseve rrugore të njësisë administrative Çlirim-Ura e Qafzezit.Në njësinë administrative Mollas,rrugët

:Qafzez-Mollas,Helmës,Butkë,Shtikë,Vodicë,Skorovot .Në njësinë administrative Qëndër Ersekë:akset

rrugore që lidhin rrugët nacionale me fshatrat Kreshovë,Gjonç,Starje,Rehovë,Gostivisht.Në njësinë administrative Barmash aksin rrugor Shalës,Leshnjë,Kamnik,Bënjëz,Sanjollas.Në njësinë administrative

Novoselë akset rrugore Kagjinas-Novoselë,Mësiçkë,gjithashtu fshatrat rëzë malit të Radomit bllokohen

nga dëbora.Në njësinë administrative Leskovik me problem paraqitetn akset rrugore të fshtrave Podë Gërmenj, Radanj etj.

Konkluzion:

Fatkeqësitë natyrore,në veçanti bllokimi nga dëbora ,paraqesin vështirësi në kalim dhe furnizim me

ushqim,apo edhe afrimin e ndihmës në raste emergjente.Koha e paralajmerimit është mbi 24 orë . Frekuenca e ndodhjes sezonale.

Page 20: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Figura 6. Bllokime nga Debora. (Foto)

Page 21: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

7.3 Tërmetet

Referencë historike

Në përgjithësi,Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga dukuritë sizmike.Pellgu u

mesdheut,ku ndodhet Shqipëria ,është pjesa më aktive në kontinentin Evropian.Shumica e

tërmeteve të forta ndodhin në 3 breza sizmikë të mirëpërcaktuar si,brezi Adriatiko- Jonik në

buzën lindore të mikropllakës së Adrias me shtrirje veriperëndim-juglindje,brezi Peshkopi –

Korçë me shtrirje very-jug,dhe brezi tërmetor Lushnjë-Elbasan-Dibër me shtrirje very-lindore

Rrethi i Kolonjës shtrihet në zonën me burim sizmik të përplasjes së pllakës së Adrios dhe

Albanidës,i cili është dhe shkaku kryesor i tërmeteve në rrethin tonë.Zona e bashkisë Kolonjë

vlerësohet me potencial sizmik intesiv (1.0<M<3.0),nga shumë tërmete të vegjël(3.0<M<5.0)

nga tërrnete të ralla me madhësi mesatare(5.0<M<7.0).

Çdo vit ky rreth pothuajse goditet nga lëkundje të lehta sizmike që varojnë nga 2 deri më 3-4

ballë.

Zonat më të prekura nga tërmetet janë:

* Leskoviku,Qafzezi,Gostivisht-Lëngëz,Barmash,Podë-Sanjollas.

Në historikun e tërmeteve më të fuqishëm që kanë goditur rrethin e Kolonjës janë:

•Më 22 Dhjetor të vitit 1919 ne Leskovik-Konicë

•Në vitin 1974

•Në vitin 1987, në Gostivisht

•Në Nëntor 2004, në Barmash

•Më 1 Qershor të vitit 2019, në Qafzez

Lëkundjet e tërmetit në zonën e Kolonjës janë vlerësuar me intesitet deri në 6.1 ballë.

Goditja e fundit e cila ka prekur territorin e bashkisë Kolonjë ishte tërmeti i 1 Qershorit

2019.Forca goditëse ka qënë me magnitutë 5.3 ball dhe thellësi 14 km.Goditja e parë është

shoqëruar me disa pasgoditje.Si rezultat I tij,dëme materiale u shkaktuan në fshatrat e Njësisë

Administrative Mollas,Çlirim, Qëndër Ersekë.Fatmirësisht tërmeti nuk solli fatalitete njerëzore

por vetëm dëmtime në objekte banimi,dëmtime shkollas,kabina elektrike.

Pra siç shihet,bashkia Kolonjë është e ekspozuar përsa i përket rreziqeve që vijnë nga tërmetet.

Rreziqet mund të ndahen në disa:

•Dëmtime dhe rënime të objekteve të banesave private dhe publike.

•Dëmtime në infrastrukturë dhe transport.

•Dëmtime të furnizimit me ujë të pishëm,rrëshqitje terreni.

Faktorë të përkeqësimit janë rreshjet atmosferike,erërat,ndryshimi I teperaturës,si dhe mundësia

e tërmeteve të tjerë,kujdesi për banorët e prekur nga fatkeqësia.

Page 22: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Braktisja e objekteve (ndërtesa të banimit) dhe cilësia jo e mirë e ndërtimit të banesave tyre i bën

të ndjeshme ndaj tërmetit.

Dëshmi Lokale:Komuniteti I prekur nga tërmeti I Qershorit 2019 aktualisht ka përfunduar

procesin e vlerësimit të dëmit dhe është në pritje të dëmshpërblimit financiar.Aktivitetin jetësor

vazhdojnë ta kryejnë në qendrat e tyre të banimit.Nga program I Qeverisë u bë rindërtimi dhe

rikostruksioni I banesave.Nga bashkia Kolonjë vazhdon trajtimi me bonus qiraje I familjeve.

Konkluzion:

Përsa I përket rrezikut nga tërmeti përqindja e komunitetit që mund të goditet është e

lartë.Frekuenca e ndodhjes e përsëritjes së tërmeteve me magnitutë 5.0 janë përkatësisht në çdo

3,14,50 vite.Zonat që mund të goditen janë Leskoviku,Barmashi,Gostivisht,Qafzez.Kohëzgjatja e

çastit(2-10 sek).Lidhur me rënien e tërmeteve nuk mund të ketë system paralajmërimi.Përsa I

përket cënueshmërisë në komunitet ajo është e lartë ,pasi mund të sjellë vdekje ,lëndime,

trauma.Sjell shkatërim ,dëmtim të pasurisë publike dhe private e cila është e lartë . Shkatërim në

infrastrukturë,degradim mjedisi.

Figura 7.Hartat e tërmeteve

7.4 Gjeorreziqet

Bazuar në studimet të mëparshme në bashkinë e Kolonjës,Prefektura e Qarkut Korçë,materialet arkivor

janë evidentuar disa zona të banuara që rrezikohen nga fenomenet gjeodinamike të rëzimit të

Page 23: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

gurëve,rrëshqitjeve dhe shëmbje të shpateve.Rëshqitjet janë presente në territorin e Bashkisë Kolonjë.Një ndikim të drejtpërdrejtë në prishjen e këtyre ekuilibrave është qarkullimi I ujërave nëntokësorë në drejtim

të pjerësisë së relievit,duke krijuar rrëshqitje të përmasave mesatare të mëdha.

Në bashkinë Kolonjë si zonë rëshqitje njihet përroi I Glladishtovës në hyrje të qytetit të Ersekës,përroi I

Prodanit në Njësinë Administrative Qëndër Ersekë,rruga nacionale Ersekë-Leskovik,km17.(stacioni I rrugës në fshatin Shalës,Njësia Administrative Barmash).Ky fenomen në rrugën nacionale ndodhi për

shkak të tërmetit të vitit 2004.Ekzistojnë dhe segmente të rrugës që preken dhe janë dëmtuar nga

fenomeni I rrëshqitjes dhe në segmentin e rrugës nacionale Ersekë –Barmash mbi fshatin Barmash të Njësisë Administrative Barmash.Në rastet e rreshjeve të shumta,këto rrëshqitje mund të aktivizohen dhe

shkaktojnë dëme të shumta.

Fenomeni I rrëzimeve është shkëputja e gurëve e blloqeve shkëmbore nga shkëmbi masiv apo shkëmbinjtë shtresorë dhe rrokullisja drejt kuotave më të ulëta të relievit.

Nga studimet e kryera janë veçuar këto lloje shkëmbinjsh dhe dherash:

•Formimet e dherave mbulesore të Kuaternarit

•Formacioni shkëmbor rrënjësor Formimet mbulesore Këto depozitime takohen pothuajse në të gjithë rajonin e kartokranuar,në trajtë

pullash me përmasa të kufizuara.Mbështetur në kritere gjeomorfologjike e litologo-faciale në këto

depozitime janë dalluar:Depozitimet aluvionale të Holocenit të Hershëm (Qh1),të përbëra nga argjira,alevrite,rëra,zhavore.Këto depozitime janë formuar nga aktiviteti I përrenjve që përshkojnë

zonën.Këtu përfshihen sektorët ku trashësia e mbulesës është deri 0.5 dhe maskon shkëmbenjtë

rrënjësorë.Masa kryesore është argjirore dhe në brendësi të tyre takohen copa e blloqe shkëmbenjsh të ndryshëm.

Kurse depozitimet proluviale aluviale të Holocenit të vonshëm (Qh2) kanë përhapje të vogël dhe lidhen

me formimet aluviale në shtretërit e përrenjve dhe lumenjve.

Fenomeni I rrënies së shkëmbenjeve është present në aksin rrugor Ersekë –Barmash, mbi fshatin

Barmash Rrëzimet janë në një shkallë të lartë rreziku në këtë zonë pasi rrezikohet jeta e 160 banorëve të

këtij fshati, e 40 banesave si dhe bllokim të aksit rrugor. Fenomeni I rënies së gurëve është në aksin rrugor Leskovik- Përmet në vendin e quajtur Pagomen, rrugë e

cila përdoret nga grupet turistike që vizitojnë zonën.

Fenomeni i përmbytjes është prezent tek përroi i Gllodishtovës dhe zona përreth, ndodhen në mes

të distancës të fshatit Starje në V (lagjia Hodollari) dhe qytetit të Ersekës në J, rreth 2 km. Në vijë

ajrore nga P (qyteti i Ersekës) deri në L (kufiri shtetëror me Greqinë) shtrihet 6 km.

Zona fushore (zona e Rehovë-Ersekë-Starje), e cila është pjesë e pllajës së Kolonjës ka një

pjerrësi me drejtim L-P deri JL-VP me kënd 1-6-80. Energjia e relievit luhatet në vlerat nga 30-

40 deri në 120 m/km2. Për efekt të proskave dhe përrenjve, sidomos e përroit të Gllodishtovës,

është krijuar një copëtim horizontal në vlerat nga 1.5-3.5 km/km2, pikërisht në këtë gjatësi nga V

i Starjes deri në Rehovë në një gjatësi V-J prej 2.5-3 km. Nga gryka depërtuese të përroit të

Gllodishtovës me prroskat e tjera takohen formime në trajtën e freskoreve proluviale dhe atyre

deluviale. Formime të kësaj natyre proluviale ndodhin dhe sot. Përrenjtë në pllajën e Kolonjës

dhe në zonën e fushëpllajës kanë luginë në trajtën e formës së govatës deri të arkës. Në zonën

fushore kemi vetëm depozitime Kuaternare të natyrës të shkrifta, të cilat i kemi përcaktuar në

emërtesën e zonimit të Dherave. Mbi depozitimet proluviale Kuaternare janë të vendosur qëndrat

e banuara të fshatrave Starje e Rehovë dhe qyteti i Ersekës.Sipërfaqja që preket nga nga stuhitë

dhe aktivizon gërryerjet është 140625 m2 dhe mund të sjellë prurje gurësh dhe argjile deri 300

000 m3në një përmbytje prej disa orësh.Në përmbytjen e fundit është prekur një sipërfaqe prej

Page 24: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

60000m2dhe janë depozituar rreth 90000 m3materiale të ngurta.Këto prurje deri tani kanë ardhur

afërsisht një herë në 50 vjet,por vitet e fundit kanë ardhur çdo dy vjet.Kjo shpjegohet mbasi

ciklet e natyrës kanë ndryshuar për efekt të ndryshimit të klimës së tokës.

Figura 8. Përroi I Glladishtovës .

Teritori I bashkisë Kolonjë është I ndjeshëm ndaj vërshimeve dhe ato ndodhin shpesh.Vërshimet në

Kolonjë ndodhin gjatë muajit Tetor,Nëntor,Mars-Prill,si ai I vitit 2004, 2015,2017,2019 të cilat sollën

dëmtim të rrjetit të ujit të pishëm,shkatërim të urave lidhëse,dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare (gjënë e gjallë) dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përmbytjet zonat më të prekura janë fshatrat e Njësisë administrative Qëndër Ersekë Starje,

Prodan,Psar,Gostivisht,Taç Poshtë,Kabash. Në Njësinë Administrative Mollas janë fshatrat Qafzez,Blush

(arat anës lumit),Njësia Administrative Novoselë në fshatin Mësiçkë, Njësinë Administrative Barmash

në fshatin Sanjollas. Këto vërshime manifestohen në formën e :

•Vërshimeve pas stuhive në zonat malore. •Vërshimet pas shirave të vazhdueshëm në zonat e ulta të shtrateve të lumenjve.

•Vërshime pas shkrirjes së dëborës të shoqëruar me kohë te keqe.

Vërshime sipas pellgjeve lumorë

• Lumi Osum

•Përroi I Langaricës,përroi I Glladishtovës,Prodanit.

Page 25: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Dëmet nga vërshimet kanë një kosto të madhe financiare në parandalimin dhe përballimin e këtyre situatave.

Vërshimet e fundit në Kolonjë janë në muajin

Tetor-Nëntor dhe Mars-Prill

Faktorët që ndikojnë në intesitetin e rreziqeve janë thatësirat e tejzgjatura,relieve me pjerësi të

madhe,mosfunksionimi I pritave malorë,ndryshimi drastik I motit,marrja e zhavoreve nga lumenjtë në mënyrë të pakontrolluar duke bërë uljen e nivelit të shtratit të tij duke rritur shpejtësinë fillestare të

ujit.Shfrytëzimi pa kriter I pyjeve,degradimi I tyre ka bërë që uji të mos thithet nga toka por të gëryejë

sipërfaqen e saj duke u bërë rrezik potencial për përmbytjen.

Për sa I përket përmbytjeve ato ndodhin në stinën e pranverës ,vjeshtës.

Përmbytjet janë pasojë e rreshjeve atmosferike ku prurjet e mëdha të ujit në rrjedhën e përrenjve që dalin

nga shtrati dhe vërshojnë në zonat urbane në hyrje të qytetit të Ersekës ,zonat rurale si në:Prodan, Taç Poshtë ,Gostivisht ,Psar,të cilët shkaktojnë dëme të konsiderueshme në infrastrukturë,pronë private, toka

bujqësore ,etj.

Kohëzgjatja e çdo lloj vërshimevi është relativisht I shkurtër (nga 2-4 orë deri më 1-2 ditë). Niveli I rrezikut është I lartë.

Dëshmi lokale:Në rrethin e Kolonjës për shkak të përmbytjeve kemi patur humbje jete në fshatin Starje,Kamnik,Blush.

Tabela.Dukuri dhe efekte nga përmbytjet sipas periudhave kohore dhe tokës së prekur

Periudha kohore Tokë bujqësore (ha) Dukuri dhe efekte

21 Shtator 2004 2 ha Zhavorizim toke,gëryerje toke

Tetor 2015 0.9 ha Demtim ure pacarelë në Prodan,ure në Starje dëmtim rruge në Starje,rruga nacionale në hyrje të

qytetit Ersekë,demtim rrjeti ujesjelles të qytetit

Ersekë,biznese,zhavorizim të 0.9 ha toke Mbytja e rreth 100 krerëve të imta në malin e

Gramozit.

Dhjetor 2017 Demtim I ures së Orgockës,ujësjellësi I fshatit

Mësiçkë,Gozhdarazhdë ,rruge rurale Starje,Prodan-Gjonç,Podë

Nëntor 2019 0.3 ha Demtim ure në Gostivisht,dëmtim I unazës së

qytetit,tek ura e vogël e fshatit Psar.

Page 26: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Figura 9.Rreshqitje

(foto)

Pamje nga rruga nacionale Ersekë-Leskovik(Shalës,km 17)

7.5 Digat e rezervuarë

Në rrethin e Kolonjës ka 26 rezervuarë.Sigurimi I sasisë së nevojshme të ujit gjatë sezonit të ujitjes ka rëndësi të madhe për zhvillimin e bujqësisë.Pothuajse e gjithë infrastruktura e ujitjes është e projektuar

dhe ndërtuar përpara viteve 1990.Ky system ujitje është kompleks,duke u kombinuar me: stacione

pompimi,të cilat kanë dalë jashtë funksionit,vepra marrje në rezervuar,përrenj dhe lumenj

kanale,tubacione,tombino,porta komandimi.Me zhvillin urban që ka njohur vendi si dhe qëndrat e banuara brenda territorit të bashkisë Kolonjë,disa nga veprat janë dëmtuar.Një nga faktorët e degradimit është dhe

mungesa e mirëmbajtjes dhe investimeve të nevojshme ndër vite.Përveç pastrimit të kanaleve ujitjes ka

nevojë të menjëhershme rehabilitimi dhe marrja e masave për sigurinë e digave,të rezervuarëve.

Page 27: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Shkalla e rrezikut së rezervuarëve në territorin e bashkisë Kolonjë.

Nr Rezervuari Cenueshmeria e

popullsisë

Rrezikshmëria në

infrastrukturë

Sipërfaqja që përmbytet

dëmet

1 Gjonç E lartë E lartë 30 ha & rruga nacionale

2 Shtikë E lartë E lartë 10 ha

3 Kabash-Ersekë E ulët E ulët 30 ha

4 Kaltanj E lartë E ulët 10 ha

5 Pepellash E ulët E ulët

6 Piskal E ulët E ulët

7 Radanj-1 E ulët E ulët 5 ha

8 Selenicë e Pishës E ulët E ulët

9 Starje E ulët E ulët 15 ha

10 Zharkanj -1 E ulët E ulët 10 ha

11 Orgockë E lartë E ulët 5 ha

12 Barmash E lartë E lartë 30 ha & rruga nacionale

13 Borovë E lartë E lartë 10 ha& rruga nacionale

14 Boshanj E ulët E ulët

15 Ersekë E lartë E ulët 30 ha

16 Helmës E lartë E lartë 60 ha &rrugë nacionale

17 Kagjinas E ulët E ulët 30 ha

18 Kabash-Leskovik E ulët E ulët Demtim ne 2 HEC-et

19 Leshnjë E lartë E ulët 5 ha

20 Luaras E ulët E ulët

21 Makërz E ulët E ulët 40 ha

22 Radanj-2 E ulët E ulët 5 ha

23 Gostivisht E ulët E ulët 5 ha

24 Hollm-Vodic E ulët E ulët 10 ha

25 Zharkanj-2 E ulët E ulët 10 ha

26 Lënckë E ulët E ulët 5 ha

Page 28: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Figura 10.Rezervuarë,kanalet e kullimit ( Foto)

Page 29: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

Foto nga pastrami I kanalit te ujërave të larta Ersekë

7.6 Emergjencat shëndetësore

Një nga rreziqet në territorin e bashkisë Kolonjë janë dhe gripet,të cilat janë sëmundje infektive

sezonale.Ai fillon prej muajve Tetor deri në muajin Maj.Burimi I infeksionit është njeriu I

sëmurë.Infeksioni mbartet direkt nga njeriu.Lloji I virusit në qarkullim për vitin 2020 është

COVID -19, e cila merr karakter epidemik dhe pandemik.

Faktorët e përkeqësimit

1.Grumbullimi në vende publike

2.Lëvizja e njerëzve nga një vend në tjetrin.

3.Kontrolli jo I rregullt I njerëzve,kontrolli jo I rregullt I fermave ekzistuese (kafshët).

Profili I rezikut: është epidemik.

Përqindja e mundshme :I gjithë komuniteti,në veçanti personat që vuajnë nga sëmundje të tjera

bashkëshoqëruese. Modeli I sezonit :gjatë gjithë vitit.

Zona që mund të goditet: I gjithë rrethi

Shpejtësia e mundshme:më shumë se 14 ditë Sistemi I paralajmërimit:mbi 24 orë

Cënueshmëria: 1.Tek banorët shkalla e goditjes është e lartë sepse s jell vdekje,për shkak të

Infektimit publik.

2.Tek shërbimet shëndetësore dhe shërbimet e emergjencave shkalla e goditjes

Page 30: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

është e mesme,për shkak të dëmtimit të këtyre shërbimeve,por dhe të mjeteve e pajisjeve reaguese.

.

7.7 Ndryshimet Klimatike Në rrethin e Kolonjës,klima e krahinës është tipike kontinetale me dimër të ftohtë,të ashpër e të gjatë ,

ndërsa stina e verës është e shkurtër dhe e freskët .Temperatura më e ulët në dimër arrin deri në -22 gradë

celcius,ndërsa në verë më e larta deri në 32 gradë celcius.Muaji më I ngrohtë është gushti.Periudha më e ftohtë është 15 janar,deri më 15 shkurt.Rreshjet e shiut janë të pakta me një mesatare vjetore 800- 900

mm.Këto kanë një shpërndarje jo të njëtrajtshme gjatë muajve të vitit.Rreshjet më të shumta ndodhin

gjatë muajve nëntor-shkurt.Ato shoqërohen me rreshje dëbore,të cilat në lartësitë e malit Gramoz fillojnë nga mesi I muajit nëntor deri në muajin mars.Breshëri nuk është dukuri e shpeshtë .Ai bie sidomos në

periudhën e pranverës .Rregjimi I rreshjeve të shiut brenda harkut kohor të 24 orëve ka arritur deri në 240

mm shi,gjë që ka sjellë përmbytje.Periudha më me reshje të vitit tregon një ulje të tyre,ndërkohë që në

verë kemi një ritje të periudhes me thatësirë.Në rrethin e Kolonjës, I cili njihet dhe si vend I erës mbizotërojnë erërat lokale si:’’vlonjatja’’,e cila fryn periodikisht,çdo vit gjatë dhjetëditëshit të tretë të

muajit qershor.Në Kolonjë njihen dhe erërat dimërore,si :’’Hasi I Shtikës’’,’’I Gjonçit’’,’’Goreni I

Rehovës’’,’’Vithkuqarja’’,’’Veriu I Vrëpckës’’,’’Hasi I Radanjit’’.Këto janë erëra shumë të ftohta,të forta dhe shpeshherë krijojnë grumbuj të mëdhenj dëbore,që pengojnë qarkullimin e njerëzve dhe të

makinave.Kur fillon I ftohti në muajin Tetor bie brymë që është karakteristike dhe e muajve të pranverës.

Të gjitha këto aspekte klimaterike,si dhe efektet globale të ndryshimeve të klimës në dekadën e fundit kanë,ndikim të theksuar në territor dhe në rreziqet e mundshme.

Studimet tregojnë se kemi :

•Një rritje të temperaturës deri në 1 gradë celcius.

•Kemi rritje të ditëve me diell mbi 20 gradë celcius.

•Thatësira me rrezik të lartë nga zjarri ka të ngjarë të shtohen në sipërfaqe me pyje halorë. •Shqetësim mbetet ulja e rreshjeve të dëborës dhe nuk ka depozitim të saj në majat e maleve.

•Si pasojë e ndryshimeve klimaterike fenomeni që vihet re është fenomeni I gëryerjes të tokës për ha e

cila ka qënë e llogaritur 14 ton dhera për ha dhe në rrethin e Kolonjës ka shkuar 180 ton dhera të gryera

për ha.Tetë herë më e lart se normalja. •Rrethi i Kolonjës është klasifikuar si një zonë me rrezikshmëri të lartë nga zjarret në pyje.

•Në 10 vjeçarin e ardhshëm do të ketë një pakësim të rreshjeve vjetore deri më 7% deri më 2030.

•Skenarët gjithashtu parashikojnë tërmete në zonën e Leskovikut,të cilat nuk do sjellin lëndime ose vdekje në banorët e zonës,por shkatërim të strukturave të objekteve të banimit.

•Për ujëmbledhësat e mëdhenj si;rezervuari I Helmësit,Kabash-Leskovik,Radanj-1,Barmash dhe Borovë

ku rezikshmëria në rast shembje të digave është e lartë,si rezultat I basenit të madh ujëmbledhës të tyre,ku pasojat në popullatë,rrugë nacionale objekte të ndryshme janë të larta,e vetmja masë që po merret

është vrojtimi dhe mbajta në gadishmëri të të gjithë elementëve përbërës të rezervuarit (shkarkues

katastrofik,ujëlëshuesi fundor në hyrje dhe në dalje të tij,çedim në kurorën e digës,si dhe shkarje të

argjinaturës së jashtme dhe të brendshme të digave).

Në materialin në vazhdim ka disa nga ngjarjet që lidhen me ndryshimin e klimës dhe ndikimin e tyre në

territorin e Bashkisë Kolonjë. Fenomeni I përmbytjeve.

Përroi I Glladishtovës shtrihet në rrugën nacionale Ersekë-Korçë,në dalje të qytetit dhe është identifikuar

si një nga zonat më të rezikshme nga efektet e ndryshimeve klimaterike.`Përroi në gjithë gjatësinë prej 2700 ml shtrihet në pjesën më të lartë të sipërfaqes ku kalon,ku nga të dy anët pjerësitë e terrenit vijnë

duke u ulur.Pjesa malore në faqen e malit Gramoz nga ku furnizohet përroi ka një pjerësi të madhe 200-

300-400.Kjo është arsyeja kryesore që përroi në të gjithë gjatësinë ka mundësi të dalë anash në të dy anët e

Page 31: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

rrjedhjes dhe si rrjedhojë e gjithë prurja devijon anash.E veçanta e këtij përroi është se rrjedhja e tij nuk bëhet si rrjedh uji,por rrjedhja bëhet me rrukullisje,mbasi janë material të ngurta,përziera me ujë si

llavë.Sipas studimeve gjeologjike, sipërfaqja preket nga stuhitë dhe aktivizon gëryerjet.Kjo shpjegohet

mbasi ciklet e natyrës kanë ndryshuar për efekt të ndryshimit të klimës së tokës.Këto përmbytje nuk mund

të parashikohen në çfarë kohe mund të ndodhin.Problem mbetet vend depozitimi I këtyre prurjeve që dëmtojnë zonat e banuara dhe ato industriale.

Fenomeni I rritjes së temperaturave Basahkia Kolonjë ka një klimë tipike kontinetale me dimër të ftohtë,të ashpër e të gjatë , ndërsa stina e

verës është e shkurtër dhe e freskët .Temperatura më e ulët në dimër arrin deri në -22 gradë celcius,ndërsa

në verë më e larta deri në 32 gradë celcius.Muaji më I ngrohtë është gushti.Periudha më e ftohtë është 15 janar,deri më 15 shkurt.Rreshjet e shiut janë të pakta me një mesatare vjetore 800- 900 mm.Këto kanë një

shpërndarje jo të njëtrajtshme gjatë muajve të vitit.Si pasojë e ndryshimeve klimaterike vitet e fundit kemi

dimra te egër e të thatë,pa reshje te shumta.Temeratura e ajrit ka një mesatare 20%.Kurse temperaturat

paraqiten + 06% mbi normalen.Vlerat e rezatimit vjetor janë 4022 orë në vit,kurse orë me diell 2100 deri në 2300.

Si pasoje e ndryshimeve klimaterike, impakti negativ është :

♦Tek të mbjellat vjeshtore dhe produktet bujqësore,si pasojë e rreshjeve të pakta. ♦Paparashikueshmëria e rreshjeve të shiut dhe rregjimet e egra të prurjeve të përrrenjve malorë I gjen të

papregatitur banorët ndaj përmbytjeve të mundshme.

♦Erërat e forta,’’vlonjatja’’ e cila fryn periodikisht,çdo vit gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit qershor, dëmton kryesisht arat e mbjella me grurë.Kurse ererat e ftohta dhe të forta dimërore ,kur shoqërohen me

rreshje dëbore krijojnë grumbuj të mëdhenj dëbore (metale),që pengojnë qarkullimin e njerëzve dhe të

automjeteve,në të gjithë territorin e rrethit.

♦ Thatësira e verës është me rrezik të lartë në mënyrë potenciale për zjarret në sipërfaqe me pyje halorë,zona e Leskovikut,Qarr,Novoselë.

♦Depozitimi I pakët I dëborës në majat e maleve ndikon në tharjen e burimeve dhe ujërave nëntokësore.

Si përfundim,mund të shihet që bashkia Kolonjë përballet me një shumëllojshmëri sfidash të cilat mund të

përmblidhen në tabelën e mëposhtme:

Lloji I rrezikut Niveli Aftësia e Bashkisë Aftësia e komunitetit

Sizmik I lartë,prek zona të

urbanizuara dhe me

dëndësi të lartë bani- mi.

E vogël,mungesë fina-

nacash dhe kapacitete për

të ndikuar në përmirësi- min e situatës

E vogël

Përmbytje Lartë,veçanërisht në

pllanjën e Kolonjës

Pastrimi I kanaleve në

mënyrë të vazhduesh me dhe koordinim në nivel

qëndror për pas trimin e

rrugëve,kanaleve.

Për pastrimin e kana-

leve tretësorë. Aftësia e lartë por varet nga

sensibilizimi i fermerë-

ve.

Rrëshqitje toke Mesatar,rrezik më I lartë në malin e

Gramozit dhe pllajën e

Kolonjës

Mesatar,kryesisht në masat mbrojtëse

E vogël,pasi ëhtë jashtë qëndrave të banuara.

Rënie gurrësh Mesatar,rreziku më I

latrë në Barmash,Pa-

gomen

Mesatar(masa mbrojtëse

por nuk ka aftësi zhven-

dosje të komunitetit)

E vogël

Bllokim nga dëbora Mesatar Mesatar,pastrim rrugësh E vogël,situata ndodh

Page 32: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

për vit dhe komuniteti nuk organizohet për të

përballuar bllokimin.

Zjarre në pyje I lartë Mesatar,parapërgatije në

pastrimin e pyjeve dhe ricungimin e pyjeve si

dhe sensibilizimin.

I vogël,rrezik I përvit-

shëm,komuniteti nuk vetëorganizohet .

Sëmundje infektive I lartë Mesatar,masa bmbrojtë-

se dezifektim I ambiente-ve publike,sensibilizimi

E mesme,në respekti-

min e masave paranda-luese.

Temperaturat ekstreme E ulët Mesatar,në marrjen e

masave për sigurimin e kushteve normale të

jetesës

E lartë,por varet dhe

niveli social.

Erërat e forta në tokë Mesatar Mesatar,në marrjen e

masave.

Mesatar,pasi sjell dëm-

time në drithërat buj-qësore,në stinën e ve-

rës.Sjell bllokim rruge

në stinën e dimrit

Ndryshimet klimatike I Lartë E vogël E vogël

8. Reduktimi I riskut nga fatkeqësitë përmes politikave dhe instrumentave sektorialë

Aftësia ripërtëritëse është aftësia e sistemit,komunitetit apo shoqërisë së ekspozuar ndaj rreziqeve për të rezistuar,thithur,akomoduar,për t’u përshtatur,transformuar dhe për t’u rimëkëmbur nga efektet e një

rreziku në kohën e duhur dhe në mënyrë efikase.Tashmë ajo është kthyer në një koncept drejtues për

politikbërjen e lidhur me zhvillimin dhe veçanërisht përsa I përket riskut të fatkeqësive. Koncepti I aftësisë ripërtëritëse është gjithëpërfshirës ,mbi të gjitha dimensionet e riskut të

fatkeqësisë,duke përfshirë rreziqet,eksopzimin,cënueshmërinë dhe kapacitetin përballues.lidhur me

personat,komunitetet,vendet dhe pasuritë e tyre.

Aftësia ripërtëritëse është shumëdimensional duke përfshirë jo vetëm rindërtimet inxhinjerike për infrastrukturën fizike në territor por dhe për përmirësimin e mjeteve të jetesës ,të shëndetit,të aseteve

ekonomike ,fizike dhe faktorëve social dhe ekologjik.Aftësia ripërtëritëse dhe reduktimi I riskut të

fatkeqësive kanë marrë një vëmendje të rëndësishme në nivel global.Kjo e shrehur qartë në prioritetet e Kuadrit Sendai,në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara,,në Axhendën e Re

Urbane(UN Habitat,2016).Të gjiha këto dokumente strategjike globale vendosin një theks të rëndësishëm

dhe tek autoritetet vendore duke qënë se impakti më I madh I krizave është në nivel lokal’’ku vdekshmëritë ekonomike dhe humbjet nga fatkeqësitë janë përballuar me rritjen e nivelit të shpenzimeve

të mundshme të fshehura dhe sfidat për të përmbushur detyrimet financiare’’.

Si rrjedhojë ,institucionet vendore duhet të jenë të pregatitura si nga ana e kapaciteteve njerëzore,finan-

ciare e teknike ashtu edhe nga pikëpamja e instrumentave të cilët përdoren për të qeverisur territorin. Bashkia Kolonjë ka të hartuar një plan emergjencash,I cili bazuar në kriteret e reja ligjore,do të rishikohet

pasi më shumë rëndësi I është kushtuar kapaciteteve reaguese dhe ka patur një shkëputje midis reduktimit

të Rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtes Civile. Aktualisht, bashkia Kolonjë ka të miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV),planin e zhvillimit të

territorit dhe strategjinë territoriale.Ky është I vetmi dokument,i cili është në fuqi dhe ka lidhje të

drejtpërdrejtë me reduktimin e riskut.Plani i Përgjithshëm Vendor I bashkisë Kolonjë ka një trajtim të

Page 33: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

mirë nga pikëpamja e evidentimit të problemeve,rreziqeve me të cilat përballet territori dhe komuniteti.Veçanërisht në infrastrukturën rrugore,administrimin e ujit, në masat dhe infrastrukturën e

nevojshme për mbrojtjen nga lumenjtë,përrenjtë,infrastrukturën e energjisë,trajtimin e mbetjeve urbane

dhe mbrojtja e mjedisit.Por në krahun tjetër,qasja e PPV ndaj riskut dhe politikat për të ritur aftësinë

ripërtëritëse janë të kufizuara.Kryesisht kësaj çështje I jepet zgjidhje nga pikëpamja e projekteve infrastrukturore në vendbanime,arsim/social/kulturë,infrastrukturë të rrjetit rrugor,të trajtimit të rrjetit të

kanalizimeve të ujërave të zeza,energjia dhe telekomunikacioni,bujqësisë,mbrojtjes mjedisore.

Planifikimi I territorit,shihet si një instrument shumë I vjefshëm me strategjinë e reduktimit të riskut për të ritur aftësinë ripërtëritëse të komuniteteve.Megjithatë duhet të rishikohet në krijimin e programeve për

përmirësimin e strukturave nga risku sizmik.

9. Punë në proces

Ky dokument është një përmbledhje e punës të bashkisë Kolonjë për hartimin e dokumentit për

vlerësimin ,strategjinë dhe planin për mbrojtjen civile dhe reduktimin e riskut të fatkeqësive.Është një

punë e cila do të jetë në vazhdimësi duke përfshirë institucionet dhe komunitetin. Nga studimet dhe mbledhja e të dhënave në terren nj component I rëndësishëm është dhe përdorimi i

GIS.Aktualisht po bëhet azhornimi I sipërfaqeve pyjore dhe kullotave në pronësi të bashkisë,nga

kompania private DATECH.

10.Vlerësime përfundimtare

Bazuar në historikun e të dhënave për fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera,rrethi I Kolonjës nuk është ekspozuar një rreziku të përmasave të mëdha,por kjo nuk nënkupton që në të ardhmen nuk mund të

përballemi me fatkeqësi të tilla, duke marrë për bazë ndryshimet klimaterike,zhvillimet teknologjike,

pandemitë,të cilat mund të jenë indikator të rreziqeve dhe kërcënimeve të shumëllojshme.

Aktivitetet e përbashkëta të institucioneve përgjegjëse në fushën e menaxhimit të emergjencave dhe riskut nga fatkeqësitë në rast fatkeqësish,personave juridik dhe fizik,nga niveli qëndror dhe ai lokal do të

jetë garanci për sigurinë tonë lokale.

Në shkallë rrethi ka kapacitete për përgjigje ndaj fatkeqësive duke përfshirë shërbimet e përditshme të emergjencave,si shërbimi I mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi,forcat e policisë së shtetit,shërbimi I

urgjencës shëndetësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor,spitalet,njësia vendore e shëndetit

publik,institucione publike,subjekte private dhe organizata jofitimprurëse.

Në emergjencat që tejkalojnë kapacitetet e shërbimeve të emergjencave civile të bashkisë Kolonjë për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia mund të angazhohen dhe kapacitete shtesë nga njësitë e

vetëqeverisjes të rretheve të tjera të Prefekturës së Korçës,Përmeti(prefektura Gjirokastër).Duke u

mbështetur në parimin e subsidiaritetit kur kapacitetet janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësitë,kërkohet angazhimi I kapaciteteve të tjera shtetërore,duke përfshirë Forcat e

Armatosura,Policinë e Shtetit.

Mbi bazën e ligjit të Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur dhe funksionon Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,si person juridik publik qëndror me autoritet koordinues,bashkërendues,

drejtues,teknik, mbikëqyrës,kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen

civle.Është ngritur dhe funksionon Qëndra Operacionale që punon 24 orë në 7 ditë.

Në Prefekturë është Sektori I Planifikimit,Përballimit të Emergjencave Civile,ku Prefekti ka rolin parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku.

Në bashki është ngritur dhe funksionon sektori I emergjencave civile ,I cili ka rol informues dhe koordi-

nues në fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Page 34: NË BASHKINË KOLONJË · 2020. 11. 17. · 3. Vlerësim I risqeve në bashkinë Kolonjë 3.1 Hyrje Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga dukuritë natyrore

11.Referenca

Bashkia Kolonjë.Plani I Emergjencave Civile.

Plani I Përgjithshëm Vendor I Bashkisë Kolonjë.

IGJIU(2017).Evidentimi I rreziqeve natyrore në Shqipëri,Tiranë.

Kuvendi I Republikës së Shqipërisë.(2015).ligji139/2015’’Për Vetëqeverisjen Vendore’’Tiranë.

Kuvendi I Republikës së Shqipërisë(2019),Ligji nr 45/2019’’Për Mbrojtjen Civile’’Tiranë.

Studimi i përmbytjes së shkaktuar nga përroi I Glladishtovës.Prefektura Korçë.

Studimi mbi shkëmbin e Barmashit dhe Pagomenit.Prefektura Korçë.

Kuadri I Sendai për Reduktimin e Riskut të Fatkeqësive 2015-2023.