në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në besianë ish podujevë

12
1 Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë Të nderuara Zonja të nderuar Zotërinj ju përshëndes dhe i uroj kësaj Tribune punë të mbar, Këshillin Organizativ e përgëzoj për punën që ka bërë që të na mbledhë këtu dhe që të shënojmë e përkujtojmë 30 vjetorin e demonstratave të vitit 1981. Me 06 – 03 – 2011 Neuenhoof ME 1981, NË KOSOVË FILLON EPOKA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Upload: shefqet-cakiqi-llapashtica

Post on 30-Mar-2015

965 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Tribunë e organizuar në Neuenhof Zvicës - kushtuar 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

TRANSCRIPT

Page 1: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

1

Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 n ë Besianë ish Podujevë Të nderuara Zonja të nderuar Zotërinj ju përshëndes dhe i uroj kësaj Tribune punë të mbar, Këshillin Organizativ e përgëzoj për punën që ka bërë që të na mbledhë këtu dhe që të shënojmë e përkujtojmë 30 vjetorin e demonstratave të vitit 1981.

Me 06 – 03 – 2011 Neuenhoof

ME 1981, NË KOSOVË FILLON EPOKA E REPUBLIKËS SË K OSOVËS

Page 2: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

2

Gjithmonë kisha në plan që herdokurë të shkruaja për mars - prillin e 1981 dhe 1982, se janë ngjarje që për shumë çka edhe kanë determinuar jetën time personale dhe familjare, duke qenë pjesëmarrës aktiv i atyre ngjarjeve.

Kjo Tribunë dhe jubileu 30 vjetori i këtyre ngjarjeve më nxitëm edhe më shumë të ju kthehem kujtimeve të asaj periudhe, që patjetër jo vetëm kanë lënë mbresa në mua, por edhe më kanë dhënë drejtimin jetësor për mua dhe gjeneratën time. Për atë periudhë kam shkruar në revistën “Republika” në Lublanë kujtime nga burgu me titull “Danjollët janë gjallë” në vitin 1990, pastaj një polemikë me një intervistë dhe shkrim të Azem Vllasit, po ashtu në Revistën “Republika” me titull “Iluzionistët e deiluzionuar” në vitin 1996 dhe në esenë politike “E majta ekstreme e Kosovës” publikuar në vitin 2000 në Revistën “Fjala Jonë”, në të cilat shkrime më shumë kam përshkruar pasojat dhe zhvillimet pas demonstratave të vitit 1981-1982 në Besianë dhe gjithandej në Kosovë. Ajo lëvizje rinore në Besianë (Podujevë) ishte e organizuar dhe realizuar nga gjenerata e parë e shkollës së Mesme, pas reformave në arsimin e mesëm në Kosovë, e cila reformë nga metoda klasike e shkollimit, tash merrte formën e Shkollimit të Mesëm me Mësim të Orientuar profesional. Krahas kompletimit me kuadro të kualifikuara mësimdhënësish, ndërtimi i objektit të ri shkollor me sallë sportive dhe me kabinete dhe kushtet e qarkullimit të mira të nxënësve (në çdo fshat e pjesë të Llapit qarkullonte autobusi që transportonte nxënësit dhe studentët), kishte bërë që të rritej edhe kualiteti i mësimit. Të rinjtë nga rajonet rurale-fshatrat, ishin aktiv në jetën kulturore në qytezë barabar me ata të qytezës, ishin edhe ata urban sa ishte edhe vet jeta e qytezës urbane. Angazhimi në Shoqëritë Kulturo Artistike pjesëmarrja në koncerte, shfaqje filmi, shfaqje teatrale etj. ishte bërë pjesë e jetës së të rinjve, pavarësisht prejardhjes nga qyteza a fshati. Këto ishin parakushte objektive për shkëlqimin e kësaj gjenerate, që i dha kthesë zhvillimit politik dhe jo vetëm politik të Kosovës. Në përpjekjen time për ndriçimin e kësaj periudhe, konkretisht zhvillimit të demonstratës me 1 dhe 2 prill të vitit 1981 dhe të tentim demonstrimit me 1 prillit 1982, do të nisem nga brendësia organizative e Shkollës së Mesme me mësim Orientues në Besianë nga paralelet dhe klasat konkrete që ishin bartëse konkrete të vet ngjarjes, pa nënvlerësuar edhe ndikimet nga jashtë, po edhe nga strukturat të quaja oficiele të organizuara nge organet komunale dhe të shkollës. Nga organizimet ilegale brenda shkollës dhe gjeneratës tonë mjafton të përmendet se ka ekzistuar një grupim në organizim e sipër i quajtur Grupi “Shaban Shala”, dëshmorit të mbytur në burgun e Prishtinës në vitet `60. Këtë grup e udhëhiqte Bedri Avdullahu, Gjyle Krasniqi, Istref Plakolli etj. Para demonstratave ky grup i bashkveprimtarve ka qenë i angazhuar në shkëmbimin e librave dhe shkrimeve ilegale të kohës. Personalisht kam bashkëpunuar me Bedri Avdullahun, në shkëmbimin e librave dhe literaturës ilegale të asaj kohe. Më shumë dhe më me sukses kemi shfrytëzuar organizimet legale të asaj kohe. Në vet Shkollën e Mesme ishte organizimi i rinis në kuadër të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës që në nivel të komunës së Besianës (Podujevës) kishte sektorin që quhej Konferencë Shkollore që përfaqësohej nga kryesia: Istref Plakolli (kryetar), Xhyla Krasniqi, Shpresë Ejupi, Isuf Bajrami, Beqir Mulolli, Ejup Visoka, Ymer Durmishi, Naim Durmishi, Nysret Muçiqi, Mirsime Muçiqi, Behar Babatinca, Florie Gjoni dhe Fahrie Durmishi të gjithë nxënës të QAMO “8 Nëntori” në Besianë (Podujevë).

Krahas këtij organizimi ishte edhe organizimi në nivel të Klasëve, që përbëhej nga Kryetari, Sekretari dhe arkëtari i Klasës, që kishin për qëllim organizimin e brendshëm të Klasës

Page 3: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

3

dhe organizimin në nivel të Shkollës. Përbërjen e këtyre kuadrove e diktonte suksesi dhe talenti i nxënësve të treguar gjatë mësimit. I gjithë organizimi legal i nxënësve kalonte nëpër këto organizime, nga klasa, paralelet, ndërrimi paradite dhe pasdite. Viti i parë dhe i dytë, zhvillonin mësimin në objektet e shkollës së re në rrugën e Dumnicës, paradite dhe pas dite, ndërsa vitet e treta dhe të katërta, në objektet e ish- Shkollës teknike që është në rrugën drejt stacionit të autobusëve në Besianë (Podujevë).

Pas shpërthimit të demonstratave në Prishtinë me 11 mars dhe 26 mars, të cilat vazhduan në Therandë dhe Prizren, brenda në QAMO “8 Nëntori” ziente dëshira për të organizuar edhe ne diçka të ngjashme. Nuk dinim si, se nuk kishim përvojë, ishim me moshë nga 15-18 vjeçar dhe krejt demonstratën e paramendonim vetëm si dalje në rrugë me këngë dhe me brohoritje për dëshirat dhe për vullnetin tonë. Për neve, në atë periudhë nuk ekzistonte plani për marrje të pushtetit, për revolucion apo kundërrevolucion. Këtë po e potencoi për shkak se më vonë nga organet e pushtetit lokal dhe qendror në nivel të Kosovës dhe ish Jugosllavisë ato u cilësuan si kundërrevolucion dhe si rrjedhojë vendosën gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore duke ndërprerë edhe vijimin e shkollimit për 14 ditë! Me 27 mars 1981 për herë të parë kemi mat “forcat” me strukturat pushtetore lokale. Në Besianë (Podujevë) atë ditë nga strukturat pushtetore komunale organizohej pritje për Stafetën e Titos, e cila një ditë më parë kishte kaluar në Prishtinë e përcjellur me demonstratë. Përpara ndërtesë së Kuvendit Komunal ishte ngritur bina dhe ishte zbukuruar me parulla dhe flamuj të ish Jugosllavisë. Ne nxënësit e QAMO “8 Nëntori” ishim marrë vesh të bëjmë shëtitjen në Parkun e qytetit, që ishte përball ku organizohej ceremonia e përcjelljes së Stafetës së Titos. Rinia në shumicë bojkotoj Stafetën e Titos, shëtiti atë ditë me flamuj kombëtar shqiptar, dikush në cep të bluzave e dikush në gjoks. Prej vet pamjes vizuale, shumica në rrugët dhe parqet e Besianës ishin në anën që bojkotonte strukturat e Lidhjes Komuniste të nivelit komunal në Besianë (Podujevë). Ka qenë shumë afër që ai defilim rrugëve të Besianës të shëndrrohej në demonstratë. Shndërrimi nga defilimi në demonstratë me 27 mars, dështoj nga arsyeja e përforcimit dhe mobilizimit të policisë dhe strukturave partiake në Besianë, pas njoftimeve mbi ngjarjet me 26 mars në Prishtinë. Njoftimi ynë më i detajuar i mëvonshëm me ngjarjet dhe burgosjet me 26 mars në Prishtinë, na nxiti që të organizojmë edhe ne diçka të ngjashme me kërkesa tash shtesë për lirimin e të burgosurve dhe kundër dhunës së përdorur në demonstratën e 26 marsit në Prishtinë. Në paralelet e QAMO “8 Nëntori” viti i tretë dhe i katërt që mësimet i zhvillonin në objektet e ish Shkollës Teknike, bartës të jetës kulturore-artistike ishin drejtimet kulturologjisë-informimit publik dhe shkencat e natyrës. Këto drejtime dhe këto paralele ishin organizatorët e fillimit të demonstratës së 1 prillit 1981, e njëherësh edhe pjesëmarrësit aktiv të tyre. Rreth organizimit të demonstratës (flas nga brendia e shkollës) kanë qenë të angazhuar Klasa që ka drejtuar prof Yzeir Mustafa (Ylli) me nxënësit Zahir Pajaziti, Enver Cakiqi, Haki Rexhepi, Mihane Syla, Osman Sheholli etj ...klasa që ka drejtuar prof Idriz Gashi, (klasa në të cilën isha edhe unë Sh.C.) me shokët Muhamet Ymeri, Shaip Azemi, Lumni Nimani, Selim Ganiu, Bejtush Gashi etj.. klasa që ka drejtuar prof Ujup Shala me nxënësit Bedri Avdullahu, Fadil Begu, Rrustem Murati, Avni Ahmeti, Arsim Hasani, etj... klasa e Nezir Avdullahut... klasa e Isa Jasharit, Bajram Kadriut, Behxhet Sadës, Musë Musës etj... – Nga paralelet e vitit të parë dhe të dytë : klasa e Bedri Ajetit, Klasa e Gjyle Krasniqit , Afrim Maliqit, Ismeti Cakiqit, Klasa e Elife Podvoricës.., Klasa e Hyzri Tallës, Bedri Blakçorit, Pajazit Jasharit dhe Klasa e Afrim Fushës...

Page 4: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

4

PSE ME 1 PRILL ? Me 27 mars në Besianën (Podujevë) patë parakaluar Stafeta e Rinis, si quhej një ceremoni për datëlindjen e Josip Broz Titos, e cila ceremoni mblidhte dhe mobilizonte kuadrot dhe aktivistët e Lidhjes Komuniste të Kosovës si pjesë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Atë ditë ne nxënësit e shkollës së mesme, patëm bojkotuar pjesëmarrjen në përshëndetjen po edhe dhënien e stafetës lokale në ceremoninë e Besianës (Podujevës). Pjesa jonë e defilimit ishte pjesa e parkut të qytezës, ana e kundërt ku ishte ngritur bina e ceremonisë së Stafetës. Në këtë matje “forcash”, ne me numër dhe me cilësi, ishim më shumë. Kjo na dha shpresë se mundemi me sukses të bëjmë edhe ne demonstratë, si në Prishtinë. Kishim mësuar për demonstratën e 26 marsit në Prishtinë, për dhunën dhe burgosjet atje. Ishte kjo edhe një arsye shtesë që edhe më shumë të jemi të nxitur për të organizuar demonstratë. Krahas grumbullimit të elementeve të përmendura më lart, që kishte grumbulluar marsi dhe fund marsi, bëri që ne të përcaktoheshim për 1 prillin. Ishte edhe një arsye praktike, dita e 1 prillit ishte edhe ditë interne e pastrimit të ambientit në shkollë, atë ditë nuk zhvillonim mësim por bënim pastrimin e ambientit, oborrit dhe shkollës. Klasa jonë ka qenë në një ndrrim me klasën e Zahir Pajazitit, Enver Cakiqit, Haki Rexhepit, Mihane Sylës (motra e Sabit Sylës – një veprimtar i demonstratës së vitit 1968) pastaj janë këto dy klasë që ne kishim mësim pas dite por për 1 prill patëm vendosur për të shkuar paradite (është fjala te Shkolla Teknike) dhe në pushimin e dytë kemi dal dhe kemi defiluar rrugës nga Shkolla teknike drejt qendrës së qytezës për të shkuar te Shkolla e re e mesme, rrugës së Letancit Muhamet Ymeri ka pas për angazhim të sjellë Flamurin nga shtëpia dhe te punëtoria e zdruguarit Avdi Latifi (më vonë i dënuar për veprimtari politike) ja kemi vu shtizën, aty kemi marrë edhe flamurin tjetër. Në defilimin fillestar patëm zënë vetëm gjysmën e rrugës duke marshuar qetë me brohoritje. Në rrugën për te Shkolla e Mesme na patën bllokuar milicia dhe nuk na lan me u afrua te Shkolla, masa u rrit dhe neve nxënësve filluan të na bashkohen edhe qytetar dhe punëtor nga ndërmarrjet dhe fabrikat e qytezës dhe nga ai moment jemi kthye kah qendra dhe nga ai moment e deri në mbrëmjen e 2 prillit krejt situata ka qenë në duar të Demonstruesve.)

Nisja e Demonstratës me 1 prill, pas pushimit të gj atë, rreth orës 10 - të paradites te Shkolla Teknike (paralele e QAMO “8 Nëntori”) nga p aralelet e vitit të tretë dhe të katërt, prej së cilës është masivizuar Demonstrata, asnjëhe rë nuk është zbuluar dhe të angazhuarit në të drejtpërdrejt, nuk janë burgosur dhe nuk janë dënuar për nisjen e demonstratës, janë burgosur dhe janë dënuar për ang azhime të më vonshme politike, por ky moment dhe ky zhvillim i ngjarjes nuk është zbul uar asnjëherë. ROLI I ZAHIR PAJAZITIT TË DEMONSTRATËN E 1 DHE 2 PR ILLI NË BESIANË (PODUJEVË)

Zahir Pajazit ka qenë në vitin e katërt në paralelet e QAMO “8 Nëntori” në objektet e ish Shkollës Teknike, në ndërrimin e pasdites, drejtimi Kulturologji me kujdestar klase Prof. Izer Mustafën. Unë kam qenë në vitin e tretë, po ashtu ndërrimi pasdite drejtimi po ashtu Kulturologji-gazetari-teatër-film-televizion. Kujdestar klase kishim Prof. Idriz Gashin. Me klasën e Zahirit na ndante një mur, dhe përpos që jemi njohur të gjithë nxënësit, ka pas raste që edhe kemi pas prezantime të përbashkëta në klasë bashkë, sepse kishim profesor dhe lëndë të ngjashme dhe të përbashkëta.

Page 5: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

5

Zahir Pajazi (tash, Hero i Kosovës) edhe atëherë ka qenë nxënës i dalluar dhe me të

kaluar interesante. Ai ishte përjashtuar nga Shkolla e policisë në Vushtrri dhe kishte ardhur në Besianë (Podujevë) të vazhdonte shkollimin. Për neve ishte interesant, sepse Zahiri së bashku me Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin kishin qenë ilegalisht në Shqipëri, kishin kaluar lumin Bunë dhe kishin shkuar në Shkodër. Nga kjo arsye, nga organet e shkollës dhe të komunës ata shikoheshin si të dyshimtë. Ndërsa për neve nxënësve, kolegëve të tyre, ata ishin edhe atëherë hero. Na interesonte çdo tregim i Zahirit për Shqipërinë, që për rrethana të atëhershme, ishte shumë e ndaluar për neve, të dinim apo të simpatizonim Shqipërinë.

Në bisedat që bëmë për ditën e 1 prillit, ishte sugjerim i Haki Rexhepit dhe Enver Cakiqit (ishin shok klase të Zahirit) që Zahiri të mos merrte detyrë konkrete, gjatë fillimit dhe vazhdimit të demonstratës, pikërisht për ta ruajtur, sepse ishte i rrezikuar që të përjashtohej nga shkolla edhe njëherë. Edhe pse të gjithë gati e dinin se klasa e Zahir Pajazitit dhe klasa jonë, ishim të ndikuar pikërisht nga ai, ishin sugjerimet që e mbrojtëm Zahirin që të mos eksponohej me aksion konkret gjatë demonstratave, ai ishte pjesëmarrës aktiv, por duke ju përmbajtur edhe sugjerimeve të shokëve të gjeneratës.

Parullat:“Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”!, “ Jemi komb jo kombësi”, “Jemi shqiptar jo jugosllav”, “Lironi shokët nga burgu”, “Trepça punon Beogradi ndërton”, “Rroftë Adem Demaçi”, “Liri për të burgosurit polit ik” ....

Në Besianë demonstratat janë zhvilluar për dy ditë të tëra, e tërë qyteza ka qenë në duar

të demonstruesve. Rruga magjistrale Prishtinë - Nish ka qenë e barrikaduar. Shpërndarjen e demonstratës nuk ka mundur ta bëj policia lokale, vetëm ardhja e kolonave të taksave të Armatës dhe përdorimi i armëve ka bërë që Besiana në mbrëmjen e 2 prillit të bjer në duar të Armatës Jugosllave. Gjatë intervenimit janë plagosur demonstruesit Isa Jashari, Sabri Hamiti dhe Hetem Ajeti, janë arrestuar dhjetëra demonstrues dhe për 14 ditë është vendos ora policore dhe është ndaluar zhvillimi i mësimit në shkollat fillore dhe të mesme.

Nga ngjarjet më të guximshme të 2 prillit 1981 është demonstrata në Besi fshat në mes të

komunës së Podujevës dhe Prishtinës. Atje ishin paralelet e Shkollës së Mesme viti i parë dhe i dytë. Pas ndërhyrjes brutale të milicisë në Prishtinë dhe Podujevë, këta të rinj bllokojn rrugën dhe duke i marr pushkën me 5 fishekë rojtarit të OPB-së “Bisernica”, kanë ndalur dhe çarmatosur automjetin “Tam” me targë M. 900 242, i cili ka pasur të ngarkuar 20 tenda destinuar për milici . Kanë ndaluar dhe çarmatosur automjetin “Tam” M. 900 251 në të cilin ka pasur pushkë automatike, gjysmë automatike dhe municion të kalibrit 7.62 mm.

Këto veprime i kanë bërë të rinjtë nxënës nga mosha 14-17 vjeç. Ndaj tyre më vonë janë shqiptuar denime drakonike me burg në kohëzgjatje nga 5 deri 15 vjet burg. 30 persona janë dënuar penalisht edhe pse të mitur janë trajtuar në burgje për të rritur.

Në këtë rast, duke kujtuar rolin e Zahir Pajazitit në demonstratën e 1 e 2 prillit 1981, nuk mundem pa kujtuar edhe rolin e dëshmorëve të tjerë, që ishin nga po kjo gjeneratë. Kurdo që të kujtohen demonstratave vitit 1981, atje do të jetë edhe roli i dëshmorve të rënë më vonë për lirin e Kosovës : dëshmori Ali Ajetit, dëshmori Besim Latifi, dëshmori Hyzri Talla, dëshmori Afrim Maliqi, të cilët kishin rol aktiv në ato ngjarje. ROLI I VAJZAVE NË DEMONSTRATËN E 1981

Njëra nga karakteristikat e veçanta të demonstratave të 1 e 2 prillit 1981 dhe 1 prill 1982, është pjesëmarrja dha angazhimi i vajzave llapjane në ato ngjarje. Ato u dalluan jo vetëm me pjesëmarrje aktive në ato ngjarje por edhe u dalluan në drejtimin e tyre. Storia më e mirë e 1 e 2 prillit 1981 dhe 1 prill 1982 është e reja Gjyle Krasniqi, një vajzë 16-17 vjeçare, një nxënëse

Page 6: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

6

shembullore në vitin e dytë QAMO “8 Nëntori” në Besianë, e cila u dallua jo vetëm me pjesëmarrje por edhe me drejtimin dhe frymëzimin e demonstratës. Janë dalluar edhe vajzat: Elife Podvorica, Mihane Syla, Mirsime Muçiqi, Florie Gjoni, Fahrie Durmishi, Shpresë Ejupi, Elheme Salihu... e shumë e shumë të tjera (të më falin me këtë rast që nuk po përmendi me emër edhe dhjetëra e dhjetëra vajza që ishin shumë aktive në demonstratat e 1 – 2 prill 1981 dhe 1 prill 1982). PËRVJETORI I PARË I DEMONSTRATVE TË VITIT 1981 Në vitin 1982 nga Shkolla e Mesme në Besianë është tentuar të shënohet përvjetori i Demonstratës së vitit 1981 dhe pikërisht me 1 prill 1982 në qendër të qytetit është tentuar të protestohet dhe janë brohoritur Parullat “KOSOVA REPUBLIKË”, “Republikë Kushtetutë ja me paqe ja le luftë” , “Lironi shokët nga burgu” . Policia dhe organet Komunale dhe të shkollave të Mesme kishin bllokuar daljen e nxënësve nga Shkollat për të penguar masivizimin e Demonstratës. Një javë të tërë është bërë shpërndarja e nxënësve nga Shkolla me përcjellje direkt në autobus nga kujdestarët e klasave. Edhe pse përvjetori i demonstratës mbeti tentativë ajo pati jehonë pozitive në popull dhe në ne gjeneratën e atyre ngjarjeve na bënte krenar se kishim arritur që zëri jon të dëgjohej gjithandej në ish Jugosllavi dhe tani problemi i Kosovës ishte problem që duhej zgjedhur. ROLI I DISIDENTEVE DHE KUNDËRSHTARËVE TË REGJIMIT N Ë RRETHIN E LLAPIT NË DEMONSTRATËN E 1981-tës Rrethi i Llapit njihet si rreth që në nivele pushtetore të ish Krahinës së Kosovës, nuk kishte kuadro drejtuese. Partia Komuniste e Jugosllavisë nuk kishte arritur të bënte asnjë anëtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo shihej me sy të keq nga ish sistemi. Llapi kujtonte dhunën e Brigadave partizane serbo-bullgare, që për muaj të tërë popullata e vet-organizuar u kishte bërë pritë në kufirin e Përpellacit. Llapi mbante mend likuidimin e pak të arsimuarve, si ishte rasti i Jahë Fushës, Llapi mbante mend vuajtjen e hakmarrjes për kufirin e Përpellacit në aksionin e më vonshëm të mbledhjes së armëve dhe dhunës për shpërngulje për Turqi. Llapi mbante mend edhe burgosjen dhe përndjekjen e mësuesve të parë në vitin 1953 si Sabit Kapitin, Ibrahim Demollin, Nexhmi Sejdiun, Shaban Shalën... në të njëjtën kohë edhe burgosjen e Adem Demaçit dhe grupi të tij, mbante mend disidentët e odave si Mulla Ramë Govori, Ismail Ajeti(Bali Bush), Shaban Seferi–Llapashtica; që mbanin vatrën ndezur të patriotizmit ...etj. 1968-ta bënë një kthesë në kuptimin e rritjes së guximit dhe reagimit kundër okupatorit dhe regjimit serb-jugosllav. Plejadës së personaliteteve që publikisht i kundërvihen regjimit i shtohen Adil Pireva, Ilaz Pireva, Zeqir Gërvalla, Xheladin Rekaliu, Sabit Syla, Hamit Avdullahu, Hakif Sheholli.. kësaj plejade në vitet 60 - 70-ta i shtohet edhe grupimi intelektual i profesorëve dhe krijuesve si Nazmi Rrahmani, Kadri Kadriu, Sabri Hamiti, Avdush Hasani, Mehmet Breznica, Ismet Bogujevci, Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Kadri Llugaliu, Avdi Gjata, Bajrush Behrami, Hamit Hamiti, Mehmet Zeneli, Ujup Shala, Bejtush Jashari, Hamdi Mustafa, Skender Muçiqi, Enver Maloku, Shaip Beqiri, Shaip Çitaku, Skender Hyseni, Fetah Sheholli, Sabri Osmani.... etj, të cilët nuk ishin trampolina të pushtetit, por luanin rolin e njëfarë opozite të heshtur ndaj politikës së Lidhjes Komuniste të Kosovës gjegjësisht Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Ka bashkëpunuar ngushtë një qark i shokëve të gjeneratës së 1968-ës dhe krijuesve llapjan. Avdush Hasani, Mehmet Breznica, Mehmet Zeneli, Bajram Ajeti, Xheladin Rekaliu, Sabit Syla, Ismet Bogujevci, Skënder Hyseni dhe qarku i tyre shoqëror, kanë organizuar në mënyrë ilegale mbrëmje recitimi të “Lahutës së Malcisë” (që ishte vepër e ndaluar), pastaj ka qarkulluar pa ndërprerë furnizimi me libra dhe materiale informative nga Shqipëria, e shfrytëzuar pikërisht nga lidhja e krijuesve Llapjan në Teatrin e Prishtinës dhe vizitat e tyre në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo është një episod e pa zbuluar nga organet e ndjekjes dhe UDB-së, fatmirësisht pat funksionuar shumë mirë. Prapa perdja e demonstratave të vitit 1981 – 1982 janë pikërisht ky

Page 7: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

7

kombinimi i disidencës së hapur dhe intelektualëve dhe krijuesve të Llapit. Të gjithë drejtuesit dhe të angazhuarit e drejtpërdrejt në ato ngjarje, janë një lidhje direkte familjare apo shoqërore me bartësit e atyre ngjarjeve. Këtë e potencove për të hequr dy dilema dhe pandehma : një - se demonstratat janë organizuar nga dikush jashtë dhe dy - se demonstratat janë organizuar nga strukturat pushtetore lokale për të avancuar të drejtat e popullit të Kosovës. Asnjëra nga këto dy pandehma nuk qëndrojnë. GJENERATA E DËNUAR

Gjenerata e vitit 1981, studentët dhe nxënësit në shkollat e mesme, rinia e atëhershme është një gjeneratë e dënuar. Nga kjo gjeneratë ka më së shumti ish të burgosur politik, të diferencuar dhe përjashtuar nga shkollimi në shkollë e fakultet. Nga kjo gjeneratë janë më të numërt edhe dëshmorë për lirin e Kosovës, gjatë luftës së fundit. Në Besianë (Podujevë) këtyre gjeneratave, në vitin 1981 – 1982 dhe 1983 ju ndalua organizmi në të gjitha nivelet – kulturë-sport dhe aktivitete të lira. Mund ta përkujtoj absurdin kur pushtetarët kujdeseshin që edhe shëtitja në korzo të reduktohej në dy persona ! Ishte një tendencë për të ndaluar edhe korzonë dhe shëtitjen në grup! Ishte ndaluar organizimi i brucoshiadave për student dhe mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet për maturantët e shkollës së mesme. Me një fjalë gjenerata e vitit 1981 ishte gjeneratë e dënuar nga pushteti okupator. UDB-ja NUK KA DITUR DHE ZBULUAR TË GJITHA VEPRIMET TONA Ka qenë një thënie për pararendësen e UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror) OZN-ën se “ozna sve zna” – “ozna di të gjitha”. Burgosjet dhe ndjekjet e pareshtura krijonin disa përshtypje se gjithçka çka veprohej ilegalisht, zbulohej dhe dënohej. Rasti i veprimtarisë në Besianë (Podujevë) po jo vetëm atje, demanton këtë. Po e nisi me periudhën nga koha që unë jam (i involvuar), i përfshirë në organizime, që pushteti i konsideronte armiqësore dhe i ndiqte penalisht.

Nisja e Demonstratës me 1 prill në ora 10 -11 te Shkolla Teknike (paralele e QAMO “8 Nëntori”) nga paralelet e vitit të tretë dhe të katërt, prej së cilës është masivizuar Demonstrata, asnjëherë nuk është zbuluar dhe të angazhuarit në të drejtpërdrejt, nuk janë burgosur dhe nuk janë dënuar kurrë, janë burgosur dhe janë dënuar për angazhime të më vonshme politike, por ky moment dhe ky zhvillim i ngjarjes nuk është zbuluar asnjëherë nga organet ndjekëse të kohës.

Do të përmendi disa bashkëveprimtarë të cilët që nga kjo kohë e deri me në ditët e lirisë së Kosovës, nuk janë zbuluar dhe nuk janë dënuar nga gjykatat Jugosllave-serbe apo të Kosovës së para 1999-ës.

Unë do të përmendi personat që kemi bashkëvepruar, por që kanë mbet të pazbuluar dhe të padënuar. Kur unë jam burgosur me 26 tetor 1982 dhe për veprimet e mija jam dënuar me 4. vjet burg politik nga Ligji Penal i ish Jugosllavisë nga neni 133 “propaganda armiqësore”, për të njëjtat vepra që kishim bërë bashkë, kanë mundur të dënohen edhe Fadil Begu, madje më shumë se unë, se ka qenë lidhje zingjirore e një organizmi, që në hierarki ka qenë me përgjegjësi më të lartë së unë. Pastaj bashkëveprimtari Bejtush Gashi, dhe shokët e klasës në shkollë të mesme Shaip Azemi, Selim Ganiu, Lumni Azemi, me të cilët kemi shkëmbye dhe kemi propagandua të njëjtat gjëra për të cilat jam burgosur dhe dënuar unë dhe grupi në këtë përbërje : Muhamet Ymeri 3 vjet e gjysmë, Afrim Fusha 3 vjet e gjysmë, Bedri Ajeti dy vjet dhe Ismet Cakiqi dy vjet burg.

KEMI MUNDUR UDB-NË DHE SERBIN Në jetë e kam një krenari, të cilën së pari po e pohoj publikisht. Veprimtari Fadil Begu

moshatar i imi, shok që nga shkolla e mesme, me lidhje organizative që nga viti 1981, nuk është zbuluar dhe mundur nga UDB-ja. Fadil Begu ka qenë i përfshirë në të gjitha organizimet që nga

Page 8: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

8

demonstrata e 1981 – 1982, pastaj organizimi dhe veprimi ilegal edhe pas burgosjeve tona dhe burgosjeve me 1984, pastaj rreth strehimit dhe mbajtjes së ilegalëve në vitet 1986 – 1990, sidomos strehimit të ilegalëve të njohur si çeta e Llapit, pastaj të ilegalëve Bedri Blakçori e Hasan Ramadani... e deri te shkuarja me grupin e parë (me Zahir Pajazitin) në ushtrime ushtarake në Shqipëri dhe angazhimin në UÇK nga dita e parë deri me çlirimin e Kosovës. Fadilin e përmenda duke tipizuar se ka qenë një segment shumë i rëndësishëm i cili nuk është zbuluar dhe dënuar kurrë nga organet pushtuese.

Është edhe një segment tjetër i rëndësishëm i viteve 70-ta dhe 80-ta që ka funksionuar mirë dhe që nuk është zbuluar kurrë nga strukturat e UDB-së . Kjo është lidhja e furnizimit me libra dhe materiale informative nga Shqipëria, lidhje kjo e shfrytëzuar nga shkëmbimet kulturore Kosovë – Shqipëri që bëhej në atë kohë. Lidhja e Avdush Hasanit aktor në Teatrin e Kosovës. Kjo lidhje ka funksionuar dhe fatmirësisht nuk është zbuluar dhe dëmtuar asnjëherë. Kjo lidhje ka qenë furnizuesja kryesore me libra dhe materiale informative në Llap dhe Prishtinë duke shfrytëzuar turnet e Teatrit të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas. Nga kjo lidhje është furnizuar edhe një pjesë e Organizatave ilegale të Kosovës. Avdush Hasani ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i veprimtarëve Bajram Ajeti, Xheladin Rekaliu, Ismet Begolli, dëshmorit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla etj.

Duke qenë pjesëtar i gjeneratës së rinisë së 1981-shit e ndiej për krenari që këto ngjarje

kanë vulosur drejtimin e jetës time dhe shumicës së popullit tim. Jemi gjeneratë që nuk ka duruar të mbetet objekt kusuritje me status gjysmak dhe të nënshtruar nga të tjerët. Të qenit subjekt dhe zot i vetvetes, në tokën e vet me Republikën e Kosovës, si subjekt i barabartë me Republikat tjera ishte ideja bazë dhe themelore që u shtrua në demonstratën e vitit 1981 ide kjo që nis krijimin e kushteve për realizimin e lirisë së shqiptarëve në rrugën e tyre të gjatë për liri.

Shefqet Cakiqi ::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Isa Jashari i pari nga e majta i plagosur në demon stratën e 2 prillit 1981, më vonë i dënuar për aktivitete politike për lirinë e Kosovës

Page 9: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

9

Kjo fotografi e Zahirit më kujton pikërisht Zahirin e vitit 1981, ishte më i pjekur se ne të tjerët, mbante pallto dhe kishte qëndrim seriozë

Page 10: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

10

Fadil Begu, Zahir Pajaziti (në rreth) me grupin e parë te Kalaja e Krujës 1991

Page 11: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

11

Fadil Begu me njësitin etij të UÇK-së dimër i vitit 1998

Haqif Mulliqi, Gjyle Krasniqi, Avdush Hasani

Page 12: Në 30 vjetorin e demonstratave 1 dhe 2 prill 1981 në Besianë ish Podujevë

12

Avdush Hasani në Krujë- vitet `70-ta

Me Eset Hasanin dhe Bejtush Gashin viti 1981