ne zemer te alpeve thethi shqip

20
Thethi Në zemër të Alpeve Shqiptare Zbuloni bukurine e natyres se virgjer dhe perjetoni mikpritjen e familjeve vendase

Upload: afrim-tonuzi

Post on 14-Dec-2015

75 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Thethi, in Northern Alps o Albania

TRANSCRIPT

Page 1: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

ThethiNë zemër të Alpeve Shqiptare

Zbuloni bukurine e natyres se virgjer

dhe perjetoni mikpritjen

e familjeve vendase

Page 2: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Njerez

natyre

Page 3: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Mirësevini në një nga zonat më të veçuara malore të Evropës! Këtu Alpet e Shqipërisë kanë majën e tyre më të lartë – Jezercën me 2,694 m – dhe shpalosin një panoramë alpine magjepsëse. Parku Kombëtar përreth fshatit malor të Thethit ofron një faunë e florë të pasur në lloje të rralla, mikpritja e banorëve me traditat e tyre qindravjeçare të fton për një vizitë në Theth.

Kjo krahinë përtej të zakonshmes pret që ta zbuloni: shijoni natyrën dhe përjetoni mikpritjen e traditat e mrekullueshme të familjeve vendase!

Banorët dhe natyra e Thethitju urojnë mirëseardhjen!

Page 4: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 5: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 6: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 7: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Malet e lëna në harresë

Kjo natyrë e pashoqe të paraqitet me formacione të ashpra karstike në shkëmbinj gëlqerorë, me pyje të dendura, përrenj e lumenj të rrëmbyer, humnera, fusha të vogla bujqësore mes malesh si dhe lugina të krijuara nga akullnajat me atraksione të shumta si p.sh. ujëvara. Në këtë zonë jeton derri i egër, kaprolli dhe dhia e egër si dhe ujku e ariu. Ekosistemi me florën e pasur me mbi 1650 lloje të ndryshme, disa ndër të cilat të rralla është jashtëzakonisht i larmishëm dhe interesant. Klima e veriut të Shqipërisë karakterizohet nga vera e thatë e me diell si dhe nga dimri me reshje shiu e bore.

Page 8: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 9: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Aktiv në natyrë

Natyra fantastike dhe e paprekur përreth Thethit ofron potencial të madh. Ajo është një thesar i vyer i cili pret të zbulohet e të studiohet! Ekzistojnë disa trajektore dhe shtigje për hiking me tabelat përkatëse. Një hartë e re për rajonet e Thethit dhe Kelmendit (Tamarë, Vermosh) përmban informacione në lidhje me 18 shtigjet dhe rrugët e shtegtimit (tetë në Theth, tetë në Kelmend dhe dy Cross-Tracks rajonalë). Një guidë aktuale shtegtimi, të cilën mund ta gjeni në treg (Shtëpia Botuese Hueber, Mynih) ofron informacione të hollësishme duke përfshirë dhe të dhënat GPS.

Majat e larta që rrethojnë Thethin ofrojnë gjithashtu mundësi të shkëlqyera për alpinizëm: para pak kohësh u eksploruan disa shtigje të reja. Më tej kjo krahinë të sfidon me mundësitë e saj për çiklizëm malor, për shembull në rrugë të ndryshme nga Shkodra dhe Razma drejt Thethit. Alternativa të tjera për kalimin e kohës së lirë në aktivitet janë ekskursionet me kalë, lundrimi me kajak, eksplorimi i shpellave të shumta, studimi i zogjve dhe kafshëve si dhe mbledhja e boronicave dhe bimëve mjekësore. Me porosi të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) mbështet zhvillimin e turizmit në Theth, ndërmjet të tjerash edhe duke identifikuar dhe markuar shtigjet për hiking dhe alpinizëm, për të bërë këtë fshat më tërheqës e për të mundësuar kontaktin me natyrën.

Page 10: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Itinerare shtegtiminë zonën e Thethit

Thethi në rajon

Page 11: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 12: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Historia & traditat

Mënyra e jetesës në këtë krahinë është ndikuar nga dimrat e gjatë e të egër, toka jopjellore dhe relievi i ashpër malor. Pavarësisht nga këto faktorë lugina e Thethit ka qenë e banuar që prej 3000 vjetësh dhe ndër shekuj ishte kufiri ndarës mes ilirëve, romakëve, bizantinëve dhe turqve. Shtëpitë tradicionale janë prej guri për t’u bërë ballë kushteve atmosferike. Familja luan rol të rëndësishëm – zakonet e vjetra dhe festat u kanë rezistuar shekujve dhe vazhdojnë të mbahen gjallë edhe sot e kësaj dite në krahinën e Thethit.

Specialitetet tradicionale të zonës

Një specialitet shumë i shijshëm i

kuzhinës është fërliku: një qingj ose gic

i tërë i pjekur në hell. Tipik për këtë

krahinë është edhe i famshmi djathë

i bardhë deleje me emrin kulac, i cili

vihet për t’u pjekur mbi sobën e nxehtë.

Fshati i Thethit ka një traditë të gjatë në

përgatitjen e rakisë, e cila mund të bëhet

nga rrushi vendas, kumbulla, mani ose

thana. Rakia është pjesë e pandashme

e jetës shoqërore të zonës – me siguri

edhe ju do t’ju jepet rasti ta shijoni këtë

produkt vendas.

Page 13: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 14: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Shërbime turistike në Theth

Page 15: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 16: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Mikpritja & jeta në familje

Përjetoni traditën e gjatë të mikpritjes në familjet e Thethit dhe rreth tij! Vizita në një nga shtëpitë karakteristike ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e stilit tradicional të jetesës në malësi së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes. Janë të pakta ato familje të cilat jetojnë gjatë gjithë vitit në Theth, pjesa me e madhe e banorëve largohen nga malësia sidomos në dimër për shkak të kushteve të vështira të jetesës.

Që nga viti 2005 GTZ mbështet zhvillimin e turizmit si një burim i ri të ardhurash për këtë komunitet. Edhe projektet e Global Environment Facility (GEF) (SG/GEF) kanë dhënë kontribut në rritjen e cilësisë së ofertave dhe infrastrukturës turistike në këtë zonë. Në fazën e parë të programit u përmirësuan mundësitë e akomodimit në shtëpi private: u përcaktuan standarte cilësie, për t’iu përgjigjur kërkesave të vizitorëve vendas dhe

të huaj; gjithashtu ofrohet edhe mundësia për kamping. Në vitet e fundit num-ri i turistëve në këtë zonë është rritur pa ndërprerje.

Kësaj broshure i është bashkëngjitur një hartë e zonës si dhe një listë e adresave të akomodimit – ato shërbejnë për t’ju krijuar një ide të përgjithshme dhe ju ndihmojnë në gjetjen e një akomodimi të përshtatshëm për periudhën e vizitës suaj në Theth.

Page 17: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 18: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip
Page 19: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

Rruga për në Theth:

Pikënisja për ekskursione drejt Thethit është qyteti i Shkodrës, qendra më e madhe e Veriut të Shqipërisë. Që aty për të vajtur në Theth mund të ndiqni dy rrugë të ndryshme:

1) Rruga më e shkurtër nëpërmjet Koplikut, Bogës dhe Qafës Buni i Thorës (1,786 m) është rreth 68,8 km, por e pakalueshme në dimër. Deri në Bogë rruga është e shtruar, por jo pjesa tjetër.2) Një rrugë e dytë e cila mund të kalohet gjatë gjithë vitit ndodhet më në jug dhe kalon në Prekaj, Kir, Nikaj-Shalë dhe Nderlysë, kjo rrugë ka një gjatësi prej gjithsej 128,3 km.

Për të dyja rrugët rekomandohet udhëtimi me makinë fuoristradë.

CIP - KatalogimiGTZ Shqipëri Rr. “Skenderbeg”, nr. 21 / 1 Tiranë, Shqipëri

Redaktimi, koncepti & teksti: Stefan Krell Eksperte: Roza Rupa Foto: Roza Rupa, Stefan Krell, GTZHarta: Geoconsult Përpunimi grafik: Studio grafike “Elsi Kongo”/0692077163Shtypi:

Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me turizmin në Theth, ju lutemi t’u drejtoheni agjensive turistike të mëposhtme:

www.outdooralbania.comwww.shkodratravel.comwww.europatravel-al.comsamsel_travel@yahoo.itwww.destinationalbania.comwww.highalbania.comwww.travel-tirana.com

Për pyetje të përgjithshme rreth turizmit në Shqipëri ju lutemi të kontaktoni:

Agjencia Kombëtare e Turizmit Addresa :Rr.Abdi Toptani, Nr. 4 Al- 1010Tiranë, Shqipëri Tel: +355(04)273778Fax: +355(04)273281Email: [email protected]

Kjo broshurë u realizua me ndihmën e:

Page 20: Ne Zemer Te Alpeve Thethi Shqip

ISBN 978-3-940686-19-0

ISBN 978-3-940686-18-3

Deutsche Gessellschaft für Technische Zusammenarbeit (GTZ) GmbH

Office Tirana Rr.Skenderbej Nr.21/1 Tirana,Albania

Botime të reja për Thethin