negociatat për çështjen e statusit të kosovës deri te pavarësia

27
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri IV Lënda Praktika Diplomatike Tipi i punimit Seminar Tema Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te pavarësia Prof. Ambasador Bashkim Rama Ass. Mr Bardhok Bashota Studenti Bahri Gashi

Upload: bahri-gashi

Post on 15-Nov-2014

135 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2008/2009Semestri IV

LëndaPraktika Diplomatike

Tipi i punimit

Seminar

Tema

Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te pavarësia

Prof. Ambasador Bashkim RamaAss. Mr Bardhok Bashota

StudentiBahri Gashi

Prishtinë, 19.06. 2009

Page 2: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

1. Përmbajtja2. Hyrje - Negociatat e Vjenës për statusin përfundimtar...................13. Faktorët strukturor që formësuan negociatat................................24. Formati i bisedimeve...................................................................55. Pozicionet themelore...................................................................66. Përmbajtja e negociatave..................................................................67. Hatrimi i pakos...........................................................................7 8. Përmbajtja e propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit ( A - Statusi, B - Ndërtimi i sistemit politik, C - Të drejtat e komuniteteve, D - Prezenca ndërkombëtare E - Rekomandimi i të dërguarit të posaçëm)..............................................................................89. Negociatat e mëtejme dhe pavarësia e njëanshme.......................1110.17 Shkurti dita historike e shpalljes së pavarësisë së Kosovës........1111.Kronologji e ngjarjeve në Kosovë, mars 1999 – 17 shkurt 2008.....1212.Konkluzion.................................................................................1413.Burimete e literaturës.................................................................15

HyrjeNegociatat e Vjenës për statusin përfundimtar

Page 3: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Titullit të cilit i referohem me rastin e këtij punimi seminarik të emërtuar

“Negociatat për çështjen e statusit të Kosoves deri te pavarësia” që ka për qëllim

analizimin dhe argumentimin e nevojshëm për të kuptuar kompeksitetin kontradiktor dhe

ndërlikueshmërinë konceptuale të faktorëve të procesit negociator, e që në trajtimin tonë

janë Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te pavarësia si formë e vetme e

cila realizoi dokumentin e pakos së presidentit Ahtissari, jemi munduar të ofrojmë disa

aspekte pragmatike mbi të cilën është bazuar korniza e këtij seminari.

Kurrë nuk ka qenë më lehtë t’i nxirret rrënja katrore një rrethi. Mirpo, negociatat e

Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës dukej se ishin një përpjekje për ta bërë mu

këtë. Të dy palët e negociatave, Qeveria e Republikës së Serbisë dhe autoritetet në

Kosovën e administraruar ndërkomtarisht, mbanin pozicione diametralisht të kundërta.

Ishte e njohur se Kosova nuk do te pranonte gjë tjetër pos pavarësisë. Nga ana tjetër,

pavarësia e Kosovës ishte apsolutisht e papranueshme për Serbinë. Cili do ndërmjetës,

sado me përvojë, do ta kishte të vështirë gjenerimin e një procesi që do të mund ta

tejkalonte këtë pikë nisëse të pashpresë.Kjo duhej si një lojë e mbledhjes së zerove, po qe

se ekzistonte një e tillë.

Në vijim materia bazë e trajtuar e këtij seminari do të realizohet edhe përmes

këtyre elementeve si: Faktorët strukturor që formësuan negociatat, Formati i bisedimeve,

Pozicionet themelore, Negociatat e mëtejme dhe pavarësia e njëanshme, Përmbajtja e

negociatave, Hatrimi i pakos etj. Në fund fare do të bëjmë përpjekje për ta paraqitur edhe

një kronologji të ngjarjeve në Kosovë, mars 1999 – 17 shkurt 2008, si dhe përpbyllja do

të ngërthej në vehte konkluzionin dhe mendimin përfundimtar me rastnin e këtij punimi

seminarik.

1

Faktorët strukturor që formësuan negociatat

Page 4: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Ambienti i vështirë për të negociuar kushtëzohej nga një sërë faktorësh strukturor

që i ka karakterizuar negociatat e Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.

Së pari, pozicioni i Beogradit përputhej me përkrahjen e fuqishme që i bën sistemi klasik

ndërkombëtar ruajtjes së integritetetit teritorial dhe të unitetit teritorial të shteteve.

Të pranosh se shtetësia e Kosovës është e mundur, do të ketë mundur të shikohej

si përkrahje e pikvështrimit se, pas të gjithash, po ekzistonte një e drejtë për etvendosje

dhe për shkputje të mudshme jashtë kontekstit të ngusht klasik kolonial të ndërtuar në

formë aq të ngushtë. Ky në fakt ishte shqetësimi kryesor, që do të mund të shpinte te

përhapja e kërkesave për vetvendosje edhe per vendet e tjera, duke i vënë në rrezik shtet e

brishta që rrezikonin çintegrrimin.

Një faktor i dytë strukturor që e formësonte dinamikën e procesit të statusit

përfundimtar kishte të bënte me parimin e pëlqimit të shtetit. Ky është një elemnet

përcaktues i sistemit klasik ndërkombëtarë – se obligimet nuk mund t’u imponohen

shteteve kundërshtim me vullnetin e tyre . Kjo vlen posaçrisht ku i referohemi sovranitetit

të shtetit, në veqanti çështjet i referohen përkufizimit teritorial të shteteve. Për shembull,

kur veprohet nën kapitullin VI të Kartës së OKB-së, që i mbulon situatat që mund ta

rrezikojnë ruajtjën e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së

mund vetëm t’ua rekomandojë një zgjidhje të mundshme shteteve. Në këtë rast,

megjithatë, parimet e ngurta të integritetit dhe të unitetit teritorial të shteteve si dhe ai

pëlqimit të shtetit, u ballafaquan me një numër sfidash më të buta. Brenda këtij konteksti,

një numër i madh kontstesh afatgjat për vetvendosjen më në fund u shqyrtuan deri deri në

pikën e ofrimit dhe të opcionit të vetvendosjes, si dhe të ndarjes së mundshme jashtë

kontekstit kolonial, që deri atëherë kishte qenë gati ekskluziviteti i kaësj të fundit.

Edhe një faktor kishte të bënte me parimin gjithnjë më të madh të rëndësisë që i kanë të

drejtat e njeriut në këto raste. Vuajtja e popullatës në Kosovë nën regjimin e Milosheviqit

ishte dokumentuar shumë mirë.

2

Struktura e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës ishte komplekse.

Korniza për negociata ishte përcaktuar nga Këshillli i Sigurimit, bazuar në rekomandimet

Page 5: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

e ambasadorit Kai Eide dhe të sektetarit të përgjithshëm të OKB –së. Kjo kornizë i kishte

rrënjët, në një kuptim të përgjithshëm, te Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999).

Kjo rezolutë e kishte afirmuar përkushtimin e secilit shtet që ta respektonte sovranitetin

dhe integritetin teritorial të RSFJ-së.

Negociatat kishin filluar, kjo pikpamje u forcua me ankthin se” koha në Kosovë po

skadonte” dhe se rajoni i ballkanit do të mund të futej në rrëmuja të reja. Ishte bindja e

shumicës së vendeve perëndimore se, marrë parasysh historinë e freskët, nuk do të ishte

shumë reale që Kosova të vendosej sërish në sovranitetin e Serbisë.

Përderisa Këshilli i Sigurimit e kishte konfirmuar udhëheqjen e procecit të statusit

nga OKB – ja, në të vërtetë Grupi i Kontaktit do të vepronte si trupi kontrollues për

negociatat dhe për emisarin e posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisari. Grupi i Kontaktit

miratoi dhjetë ” Parimet Udhëheqëse” për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Këto parime në

ecencë vendosën linjat e kuqe për t’u imponuar nga ndërmkejtësit në negociata. Parimet

kishin të bënin me: të drejtat e njeriut, vlerat demokratike, parimet e integrimeve

euroatlantike, sigurinë, pjesmarrjen në politikë të grupeve etnike, sigurimi i kthimit të

refugjatëve dhe të zhvendosurve, mbrojtja e rashigimis kulturore dhe fetare, stabiliteti

rajonal dhe zhvillimi ekonomik. Gjithashtu u bë e qartë, prerazi se nuk do të kishte kthim

mbrapa në situatën që kishte ekzistuar në Kosovë para ndërhyrjës së NATO-s.

Parimet udhëheqëse gjithashtu theksonin se ” Cilado zgjidhje që është e njëanshme apo

është pasojë e përdorimit të forcës do të ishte e paparnueshme. Mandati i negociatorëve

tashmë ndalonte çfarëdo këmbimi të teritorit për pavarësinë, Psh; ofrimin e bashkimit të

rajonit të Mitrovicës me Serbinë, që mbase do të mund të kompenzohej me transferimin e

Luginës së Preshevës kryesisht të banuar me shqiptarë nga Serbia në Kosovë.

Faktor tjetër i rëndësishëm që duhej të mirret parasysh ishte edhe pozicioni ”

bllokues” i Rusisë. Madje, jo sa duhet paraqitet edhe misticizmi i disa vendeve të Evropës

me disa përjashtime të imponuara nga ShBA. Me një fjali në përmbylje mund të themi se

faktorët strukturor që formësuan negociatat ishin jo edhe aq të lehta për shkak të

kompeksitetit Ballkanik dhe ndërlikueshmërisë konceptuale në kontekstin lokal, rajonal

dhe global. 3

Formati i bisedimeve

Page 6: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Përderisa GK i udhëhiqte negociatat, procesi ishte megjithatë, zyrtarisht, punë e

OKB –së. Sekretiari i përgjithshëm i OKB-së e emëroi jo vetë emisarin e posaçëm,

Martti Ahtaisarin, por edhe zv. e tij Albert Rohanin e Austrisë, i cili i udhëhoqi bisdimet.

Ndërmjetësit e negociatave ishin të përcaktuar mga një sekretariat, nga zyra e OKB –së e

emisarit të posaçëm për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës ( UNOSEK).

Puna e hartimit juridik për përcaktimin e formatit të bisedimeve ishte e drjeta e

sekretariatit gjithashtu ishte përkrahur nga këshilltarë shumë me përvojë. Negociatat e

drjetpërdrejta normalisht e përcillnin një shabllon të caktuar. Ndërmjetësit do ti ftonin

delegacionet në Vjenë për një periudhë disa ditëshe, duke ua ofruar agjendën për vetëm

një sferë ( ta zëmë, decentralizimin) që do të duhej të shqyrtuar gjatë kësaj periudhe.

Negoicatat e drejtpërdrejta zhvilloheshin rreth një tavoline të formës së patkoit në njërin

nga pallatet e qytetit të Vjenës. Delegacioni kosovar gjithnjë përmbante nivelin e

ministrit dhe të ministrave për t’i mbuluar çshtjet e ngrituar për secilin sesion

negociatash. Prandaj edhe përbërja e ekipit ndryshonte varësisht nga çshtja që shqyrtohej.

Delegacioni vepronet nën udhëheqjen reprezentative të krijuar enkas pëe negocim të

njohur si ” Ekipi i Unitetit” të të gjitha partive , përbërje nga Kryetari Fatmir Sejdiu

LDK; kryeminstri Agim Çeku AAK; kryetari i kuvendit Kolë Berisha. Hashim Thaqi,

lider i PDK-së në emër të opozitës dhe Veton Surroi një intelektual diplomat i lartë në

krye të partisë më të vogël ORA, gjithashtu Ekipi ishte i përkrahur edhe nga një

mekanizëm i kruijuar nga ” Grupi Politik Strategjik” i përbërë nga përfaqësuesit më të

lartë të Kosovës.

Përderisa Kosova po përfaqësohej denjësisht, Serbia kishte zgjedhur për

përfaqësim edhe më të ulët nga rradhët e ministrisë së saj të jashtme, krahas

përfaqësuesve të trupave të tjera, ekspertëve dhe ” përfaqësuesve të vet” të komuniteteve

të Kosovës.Çësjta e përfaqësimit të komuniteteteve të ndryshme të Kosovës çoi deri të

një situatë anormale. Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosvë kishin një qasje dualiste.

Kështu, komuniteti serb në Kosovë dukej se ishte i përfaqësuar në dy anët e negociatave.

4

Negociatat e drejtpërdrejta u kombinuan me diplomacinë fluturuese, të zhvilluara

nëpërmjet të të ashtuquajturuave misione eksperte të udhëhequra nga UNOSEK-u.

Page 7: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Gjithashtu UNOSEK-u do të hartoheshin dokumente në të parqiteshin pikat ku ishte

arritur pajtimi. Mirpo shumë shpesh ndodhi që këto dokumente të shërbenin kryesisht si

ftesa dërguar palëve që ti theksonin mospajtimet e tyre dhe për ti kundërshtuar tekstet e

pretekstin se u ishin keqinterpretuar pozicionet sesa ta ndihminin konsolidimin e

marrëveshtjes.

Pozicionet themelore

Beogradi ishte kryesisht i fokusuar me gjithë energjinë që të konformohej sovraniteti

i tij teritorial, edhe nëse ishte i gatshëm që ta pezullonte ushtrimin e pushtetit publik edhe

një kohë si dhe të pranonte kufizimin e theksuar të pushtetit në afat më të gjatë.

Para se t’ia nisnin negociata , kuvendi popullor i Serbisë i dha mandat delegacionit të vet,

duke kërkuar mbrojtjen e gjerë të së drejtës ndërkombëtare, dhe duke shprehur: “Çfardo

përpjekje për ta impunuar një zgjidhje drejt legalizimit të ndarjës defakto të republikës së

Serbisë me një shkputje të një pjese të teritorit të saj do të përbënte shkelje të së drjetës

ndërkombëtare”.

Prandaj pozicioni i Beogradit ishte i ngurtë i mbështetur mbi parimet strukturore të së

drejtës klasike ndërkombëtre, që favorizonte kontekstin teritorial dhe kolonial. Gjithashtu

Moska i ofroi Serbisë se ajo nuk do të lejonte imponimin e asnjë zgjidhjeje në

kundërshtim me vullnetin e saj. Nëse veprimi kolektiv për ta tejkaluar mungesën e

pëlqimit të Serbisë ishte i pamundur, mbase në kombinim prespektiva dukej e veprimit të

njëanshmëm.Dukej se kishte disa mundësi , varësisht nga zhvillimet e procesit

negociator. Nëse negociatat do të dështonin si pasoj e moslëshimit të pozicionit të

Serbisë, simpatia ndërkombëtare do të ishte rrugdalja e vetme e Prishtinës. Shpallja e

Pavarësisë do të ishte do të ishte rrugëdalja e vetme, nëse të gjitha shtigjet e negociatave

tashmë do të ishin shterur. Nëse negociata do të ndaleshin si rezualtat i paaftësisë së

palëve për tu pajtuar, atëherë do të kishte trysni për vazhdimin e bisedimeve, Kosova do

të obligohej që, së paku, ta shtynte veprimin e njëanshëm.

5 Pozicioni i Kosovës, pavarësisht sa i qartë ishte, nuk i shmangej rrezikut.

Shqetësimet e Kosovës në këtë aspekt po ushqeheshin edhe me nivelin e ulët të

Page 8: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

konsultimeve në mes të dërguarit të posaçëm dhe delegacionit të saj. Kur erdhi ftesa

zyrtare për raundin e parë të bisedimeve , nuk kishte pasur informata për formatin e

bisedimeve, për agjendën, apo për procesin negociator. Ekzistonte frika se, nëse palët nuk

arrinin marrëshjen atje , atëherë pakoja do të mund të prishej në dëm të Kosovës në nivel

të Këshillit të Sigurimit të OKB –së

Në mungesë të espertëve dhe mjeteve të praktikës diplomatike, prishtina nuk e ka

pasur përparësinë e konsultimeve ekstenzive preliminare për procesin e negociomit. Ky

problem u zmadhua edhe më shumë për shkak të faaftësisë së liderëve politikë për ta

organizuar një delegacion efikas, i cili do të dinte të kërkonte dhe negocionte këto

bisedime me kohë. Në vend të kësaj, liderët partiakë individualë do të shkonin në

misione individuale për të biseduar me qeverit mike, duke marrë sigurime se të gjitha

punë do të shkonin mirë.

Përmbajtja e negociatave

Fillimi i raundit të parë të negociatave ishte paksa delikate. Në pajtim me parimet

e përcaktuara nga ambasadoti Eide në raportin e tij të dytë, dërguar sekretarit të

përgjithshëm të OKB-së, supozohej se, kur njëherë bisedimet të nisin, ato do të mund të

“bllokoheshin” nga cilado palë. Për t’iu shmabgur bllokimit , më 12 janar 2006 palëve iu

dërgua ftesa “në favor të avancimit të dialogut politik për statusin e ardhshëm të

Kosovës” që të bisedonin për çshtjet mjaft teknike siq ishte decentralizimi. Ky ishte një

hap i mençur, ngase kishte ekzistuar një grup punues teknik për këtë çshtje para se të

fillonte procesi negociator i statusit. Gjithsej u mbajtën 15 raunde të negociatave të

drejtpërdrejta në Vjenë gjatë vitit 2006. Çështja e decentralizimit mori pothuajse gjysmën

e kohës së sesioneve, megjiathatë një propozim nga ambasadori Eide kishte qenë për ta

bërë tansparent procesin dhe të caktoheshin agjendat, formati dhe procedurat e

bisedimeve për të dyja palët. Përrmbajtaj konsistonet në kontekstin teritorial të

komunave, të vetqeverisjes lokale nga serbët si dhe kompetencat e tyre.

6

Beogradi kërkonte krijim e 15 komunave të reja kryesisht për serbët. Pastaj një

rëndësi e veçant i kushtua edhe trashigimis kulturore e fetare. Kosova e ofronte një çasje

Page 9: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

funksionale për këtë çështje. Serbia kërkonte që të merrte kontrollin mbi enklavt dhe

kishat me lidhej spciale me Beogradin. Vetëm një seson iu kushtua probleme ekonomike.

Autoritetet Kosovare nguronin në ndarjen e pushtetit. Përvoja e Bosnjës e kishte mësuar

delegacionin e Kosovës që të kihej kujdes. Mirpo, ndërmjetësit insistonin në ndarjën e

pushtetit. Konstatonin se Grupi i Kontaktit nuk do ta pranonte zvogëlimin e

mekanizmave për ndarjen e pushtetit të miratur nga UNMIK-u me kornizën kushtetuese

të vitit 2001.

Sfidë tjetër e përmbajtjës dhe vijimsisë së negociatave ishte edhe kërcnimi se

zgjidhja mund ti ipmonohej Beogradit po qese nuk dëshmonte angazhim në bisedime.

Serbia e krijoj luksin diplomatik të mbështetur nga Rusia, gjë që në fund doli e mllefosur

dhe skajshmërisht e dëshpruar me fundin e këtij procesi. Kosova në tjetrën anë si partnere

jo e barabartë në bisedime, e dëgjueshme në propozime dhe nga njëherë kokëfortë në

qëndrime lidhur me bindjen se fundi i këtij procesi do të ishte Pavarësia, arriti edhe

përkundër gjithë mangësive të realizoj synim e saj.

Hatrimi i pakos

Me gjithë deklaratën se ende nuk kishte kishte marrëveshtje për bazën e

bisedimeve, elemente të ndryshme të një propozimi gjithpërfshirës për zgjedhjen ishin

përpiluar në bazë të negociatave të zhvilluara deri atëherë. Shpalosja e propozimit të

pakos ishte shtyer disa herë për shka të mbajtjës së zgjedhjeve në Serbi. Kjo shtyrje

rrezikonte në tjetrën anë protesta dhe jostabilitet në Kosovë. Serbia nuk ishte e informuar

për asnjë rresht të pakos së Ahtissarit dhe kjo dëshmonte se nuk kishte konunikim për

bisedime. Kur Projektmarrëveshtja u projektua , më në fund iu dha palëve me 2 shkurt

2007. Parlamenti serb e miratoi një rezolutë që kategorikisht e mohoi dokumentin

gjithpërfshirës të Pakos së presidentit Ahtissari, gjë që bllokoi tërësisht rikthimin e

negociatave. Kosova e përqafoi propozimin në parim me konstruktivitet, duke ofrur

sygjerime modeste për ndryshime.

7

Beogradi iu kthye konceptit të vjetër të propozimeve sikurse më parë në Rambuje.

Kosovës mendionte ti lejonte autonominë më të gjerë në planet, e që në fakt nuk

Page 10: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

ekzistonte, autoomi 20 vjeqare dhe kantonizom të teritorit të Kosovës. Gjatë bisedimeve

Serbia filloi ta sulmonte të dërguarin e posaçëm dhe personalisht i kundërshtonte të gjitha

sesionet e mbajtura të negociatave. Madje Serbis kërkonte që i gjithë procesi të përsëritej

dhe kjo u lansua në kohën kur i dërguari i posaçëm i OKB-së po bënte në koordinim me

G.Kontaktit që të mbahej rauni i fundit i bisedimeve.

Përmbajtja e propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit ( A - Statusi, B - Ndërtimi i sistemit politik, C - Të drejtat e komuniteteve, D - Prezenca ndërkombëtare, E - Rekomandimi i të dërguarit të posaçëm)

Propozimi gjithpërfshirës për zgjedhjen e statusit të Kosovës, posedon një

marrveshje kornizë të shkurtër dhe 12 anekse. Marrveshja e pakos ofron elemnete për një

kushtetutë të ardhshme të Kosovës, udhëzime të detajuara për të drejtat e pakicave dhe

çshtjet e komuniteteve, devcentralizimin dhe çshtje të tjera, si i parasheh prezencën civile

dhe ushtarake ndërkombëtare pas transicionit.

A – Statusi

Dokumenti i njohur si “pakoja e Ahtissarit” në dukej të parë në fakt hesht, por

tërthorazi dhe fuqishëm në lidhje me statusin e Kosovës lejon krijimin e shtetit. Përderisa

u bart për në Këshillin e Sigurimit së bashku me një rekomandim të veçantë në favor të

pavarësisë së mbikqyrur, as teksti kornizë e sa anekset nuk i referoheshin kësaj

çështjeje.Por, për dallim nga Rezoluta 1244, aty më nuk përmendej nevoja për ruajtjën e

integritetit teritorial të Jugosllavisë ( tash Serbisë) dhe vendosja e autonomisë së thjeshtë

apo e vetqeverisjes për Kosovën. Në vend të kësaj, pakoja parashihte çdo gjë që Ksosova

do të kishte nevojë për ta transformuar vetën në shtet dhe për të tjerët që ta njohin si shtet,

nëse ashtu duan.

Pakoja gjithashtu e qartësoi se Kosova do ti kishte të gjitha fuqitë e qeverisjes që

lidhen për shtetësinë dhe duke mbuluar degët e legjislativit, ekzekutivit dhe gjygjësorit.

Në të kaluarën të gjitha këto të drejta ishin të rezervuara për UNMIK-un.

8

Pakoja e konfirmoi mundësinë e shtetësisë në disa mënyra të ndryshme. Në formë

të padiskutueshme ia dha kapacitetin Kosovës që të vendoste marrëdhënie

Page 11: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

ndërkombëtare, përfshirë edhe lidhjen e traktateve dhe antarësimin e në organizatat

ndërkombëtare. Në formë specifikike kërkonte që Kosova ta nëshkruante dhe ta

ratifikonte Konventën evropiane për të drejtat e njeriut – një akt që mund ta kryejë vetëm

një shtet. Pakoja madje insistonte që Kosova të merrte nën kontroll hapsirën e vet ajrore –

dhe të funksionon tipik i ushtruar vetëm nga një shtet plotësisht sovran.

Nëse pakoja i përmbante të gjitha elemnetet e nevojshme që Kosova të bëhej shtet,

atëherë shtrohet pyetja nëse ajo linte hapsirë për zhvillimin e shtetit që do të mund të

funksiononte në praktikë? Në disa raste të tjera , përfshirë Bosnjë – Hercegovinën, u

instaluan dispozita kushtetuese që në faskt rrezikonin zhvillimn e shtetit dhe kanë shpie

deri te bllokimi i vazhdueshëm i institucioneve trialiste të tyre. Për t’iu përgjigjur këtyre

duhej patur parasysh tri çështje themelore: 1. Struktura themelore kushtetuese e shtetit; 2.

Dispozitat e veçanta që ishin paraparë në favor të komuniteteve pakicë; 3. Roli i

ardhshëm i agjencive ndërkombëtare.

B - Ndërtimi i sistemit politik

Organizimi themelor i Kosovës është ajo e një shteti unitar me strukturë të

dencentralizuar. Ideja e krijimit të shtetit të tipit federativ të “kantoneve” sipas

modelit të Zvicerës u refuzuan. Këto propozime rrezikonin ndarjen e Kosovës. Në

vend të kësaj komunat e reja u projektuan si njësi themelore vetëm për vetëqeverisje

lokale. Ato gjithashtu kan edhe fuqinë ekzekutive dhe plotfuqishmërinë në raport me

një sërë çështjesh ekskluzive.

Sistemi i dizajnuar në fakt nuk do të knaqte shumicën shqiptare edhe përkundër

faktit se po realizonte shtetësinë, ajo si e tillë edhe pse po ju garantonte të drejtat e

komunitetit serb, ekskluzivisht të fundit nuk do të jenë të knaqur dhe do ta refuzonin

si të tillë. Me një fjalë ky sistem po rrezikonte bllokimin e vet sistemit për shkak të

“diskriminimit pozitiv” për pakicën serbe , dhe jo te tjerat, dhe “diskriminim negativ”

për shumicë prej 90% të shqiptarëve të Kosovës. Ose thënë në gjuhën e popullit; “po

e linte mollën e shterrit ( fitilin e ndezur) pa patur nevojë”.

9

Page 12: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Ky sistem garantonte input të mjaftueshëm për vendime të rëndësisë jetike për ta,

pa e ekspozuar Kuvendin rrezikut të bllokimit të përhershëm, për shkak të

mekanizmit të vetos në të gjitha sferat e legjislacionit apo të vendimmarrjes.

C - Të drejtat e komuniteteve

Kur e bëri paraqitjen e Pakos së Vjenës, ndërmjetësuesi i OKB-së Ahtissari,

theksoi se pjesa më e rëndësishme, krruciale ishte pjesa që u referohej kuminiteteve

në Kosovë. Pakoja përbëhehej prej një liste të gjerë. Ky ”diskriminim pozitiv” po

reflekton negativisht tani në realitetin e Kosovës, dhe tani ndoshta do të duhej të

veprohet ndryshe.

D - Prezenca ndërkombëtare

Prezenca ndërkombëtare edhe në këtë propozim të pakos ishte e theksuar. Ajo

ngardualisht zëventësonet kompetencat e UNMIK-ut dhe i barte tek misioni i

ardhshëm ati i njohur si EULEKX dhe zyra e përfaqësuesit civil ndërkombëtar.

Mandadi i përfaqësuesit civil ishte i kufizuar në interpretimin e pakos, si dhe në mast

korrigjjuese që duhej marrë nërast se ajo shkelej. Prania ushtarake e KFOR-it do të

ishin prezente për aq kohë sa do të ishte e nevojshme në perudhën post statusore.

Parnia e BE –së do të kryente funksione dhe veprime vetëm monitoruese dhe të

përkrahjes së institucioneve shtetrore të Kosovës, ajo si e tillë do të mund të

intervenonte vetëm në disa rrethana që do të përkufizoheshin me shumë detaje.

Përndryshe autoritet të Kosovës ishin të pavaruar në veprimet e tyre.

E - Rekomandimi i të dërguarit të posaçëm

Më 26 mars 2006, sekretari i përgjithgjëm i OKB –së ia dërgoi KS versionin

përfundimtar të propozimit gjithpërfshirës. Propozimi ishte përpiluar pa shprehur

shprehismisht statusin, dokumenti kishte edhe një rekomandim për statusin nga i

dërguari i posaçëm. Rekomandimet vlerësonin : “Është koha se statusi duhet të

zgjidhet”, “ Kosova është rast unik që kërkon zgjidhje unike”, “ Nuk krijon rast

precedent për ndonjë konflkt tjetër të pazgjidhur” etj.

10

Page 13: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Negociatat e mëtejme dhe pavarësia e njëanshme

Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës u zhvilluan në katër dimenzione:

Dimenzioni në nivelin e Këshillit të Sigurimit. Niveli në Grupin e Kontaktit. Niveli i

negociatave në Vjenë. Niveli i lokal, Kosovë - Serbi.

Plani i ahtissarit për zgjidhjen gjithpërfshirëse të statusit të Kosovës u përshendet me

netuziazëm në Kosovë. Negociatat e më tejeme përsëri u lansuan në relacionet e

lartëpërmendura. Periudha 120 ditëshe ishte periudha ku duhej të kalonte sipas

propozimit gjithpërfshirës. Nga fundi i kësaj periudhe, mekanizmat ndërkombëtarë për

zbatimin e marrëvreshjes do të merrnin detyrat dhe Kosova do të ishte e lirë që ta shpallte

pavarësinë. Të gjitha vendet tami më mike të pavarësisë së Kosovës inkurajonin dhe

kërkonin që në Kosovë të ruhej edhe për pak kohë stabiliteti, ngase në rrugë diplomatike

Kosovës i garantohej e drejta e shpalljes së pavarësisë. Gradulaisht dhe në koordinim të

plotë paraperdeve Kosova kishte filluar ta përgadiste terenin dhe fuqishëm e mbështetur

nga ShBA, Anglia, Franca, Gjermani, Shqipëria,Turqia etj, po dakordoheshin për finalen

e rezultatit dhe shpalljen e pavarësisë.

17 Shkurti dita historike e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Pas gjithë përpjekjeve historike, luftërave dhe periudhës së fundit të negociatave dhe

dështimit të tyre, mbështetjes së fuqishme nga perendimi dhe koordinim të plotë, Kosova

me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë. Në deklaratën e vet të shpalljes, Kuvendi theksoi

se Kosova është ” një rast special nga shpërbërja e jokonsensuale e Jugosllavisë dhe se

nuk është precedentë për çfardo situate tjetër”. Deklara u miratua në Kuvend me 109

vota, përfshhirë edhe ato të pakicave jo serbe.

Republika e Kosovës menjëherë u njohë nga shumica e vendeve perendimore me

ndikim dhe supremaci në botë. Gjithashtu në anën tjetër, shkaktoi indinjatë të thellë Serbi

dhe Rusi. Përderisa shqiptarët e Kosovës festonin shpalljen e pavarësisë, Serbia po kallje

flakë nga demolimi i huligajve serb në shenjë revole.

11

Page 14: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Shtetet e BE-së konfirmuan pikështrimin e tyre se kjo situatë( shpallja e pavrësisë)

ishte speciale dhe unike. Belgjika theksoi se:

”Pavarësia e Kosovës vendoset në një kontekst historik që askush nuk mund ta injoroj”,

gjithashtu” Pavarësia e Kosovës është pjesë e një kornize dhe në asnjë nuk mund të

konsiderohet si precedencë.”Pra me një fjalë vendimi i shpalljes natyrshëm u përshëndet

dhe fuqishëm u mbështet.

Kronologji e ngjarjeve në Kosovë, mars 1999 – 17 shkurt 2008

Më 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por

refuzohet nga serbët.  Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve

nga Kosova.Më 24 Mars, 1999, Aleanca e Natos fillon bombardimin kundër serbëve.

Qershor, 1999:  Në saje të rezistencës shqiptare dhe intervenimit luftarak të NATO-së,

dhe me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbohet okupatori i egër serb

nga Kosova. Viti 2005 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara caktoi ish-

presidentin finlandez, Marti Ahtisari, si i dërguari special i OKB-së për Kosovën. Qëllimi

i tij ishte të hartonte një propozim gjithëpërmbledhës për të zgjidhur statusin politik të

Kosovës. Shkurt, 2006 Fillon dialogu i parë ku u diskutua decentralizimi i qeverisë

lokale, një masë e rëndësishme kjo për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Në

takimet e mëtejshme u diskutuan çështjet ekonomike, të drejtat e pronësisë, mbrojtja e

Kishës Ortodokse serbe dhe garancitë institucionale për minoritetet e Kosovës. Më 24

qershor, 2006 Marti Ahtisari i mbodhi së bashku partitë në Vjenë për herë të parë në

takimet e niveleve të larta për zgjidhjen e statusit. Në të morën pjesë, Presidenti serb,

Boris Tadiç, kryeministri, Vojisllav Koshtunica, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe

kryeministri Agim Çeku. 10 nëntor, 2006 Pas konsultimeve me Grupin e Kontaktit në

Vjenë, Ahtisari vendosi të shtyjë paraqitjen e propozimit me partitë derisa të përfundonin

zgjedhjetparlamentare të 21 janarit në Serbi. 2 shkurt, 2007 I dërguari special i dorëzon

udhëheqësve të Prishtinës dhe Beogradit draftin e propozimeve në lidhje me të ardhmen e

Kosovës.

12

Page 15: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

21 shkurt, 2007 Ahtisari filloi një periudhë konsultimesh me partitë në Vjenë për të

finalizuar planin. 26 mars, 2007 Pas 14 muajsh negociatash diplomatike intensive, i

dërguari special i paraqiti Këshillit të Sigurimit një propozim të hollësishëm, i cili pohon

pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, me mbrojtje të fuqishme të minoriteteve.

3 prill, 2007 Plani i Marti Ahtisarit shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Periudha 120 ditëshe ishte periudha ku duhej të kalonte sipas propozimit gjithpërfshirës.

Më 17 Shkurt, 2008, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të

pavarur dhe sovran.Rilindi shteti i Kosovës sërish, pas 130 vjetëve, por me 1/3 të

territorit të saj, që kur u themelua për herë të parë Shteti (Vilajeti) i Kosovës, gjatë

Perandorisë Osmane në vitin 1878.

13

Page 16: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Konkluzion

Diplomacisë së konfernecave dhe parapëlqimi i negociatave tash më kishte

përfunduar për çështjen e statusit. Kosova tash më kishte shpallur pavrësinë. Negociatat

që pasuan i dhanë Beogradit shancin për të shpëtuar, së paku lidhjen nominale me

Kosovën, duke ruajtur së paku në letër sovranitetin mbi Kosovës ( ”Zgjidhja e Taivanit”)

gjë që relaitivisht ndodhi.

Në fazën përfundimtare të procesit negociator mund të konkludojmë se arritja e

rezultateve negociuese dhe në fakt bllokimi i tyre nga Serbia ishte idealja e manovrimit

diplomatik dhe politik të Kosovës. Në fakt kriza e Kosovës e kishte ndarë bashkësinë

ndërkombëtare, një lloj sukurse me luftën në Irak, sepse kishte vënë në lëvizje gjithë

mekanizmat dhe nivelet e marrjes me këtë çështje. Mënyra se si bashkësia ndërkombëtare

iu është qasur krizës Kosovës, padyshim mund të të jetë kthesë që do të thotë se i jemi

ktheys sistemit klasik të politkës së fuqive të mëdha. Shikuar nga kjo prespektivë,

Kosova, pa dyshim duket se i thyen bindjet e sistemit klasik ndërkombëtar dhe e

profetizon fragmentimin e saj.

Koncepti i shtetfromimit në pamundësi të ribashkimit kombëtarë, ishte alfa dhe

omega e qenurit si kombë dhe shtet i ri në ballkan. Ideja për ta ruajtur parimin e ”shtetit

komb” nuk u realizua, por u imponua koncepti qytetarë i shtetit. Në fakt kronologjia e

gjithë gjendjes“Negociatat për çështjen e statusit të Kosoves deri te pavarësia”

karakterizohet si lloj i veçant në kohë dhe hapsirë të veçant.

Në fund fare mund të konkludojmë se beteja diplomatike për Kosovën ka mbaruar,

por jo e dhe beteja e funksionalizmit të shtetit, sepse rasti i Kosovës nuk ka pëerfunduar

ende. Pjesa veriore teritorit ende qëndron nën kontrollin e ndarë de facto, të Serbisë.

OKB-ja, EULEK-si dhe Institucuonet e Kosovës kan qasja të kufizuar atje. Pavrësia e

Kosovë konsiderohet sikur ” Nusja e mirë, por pa duvak” që do të nënkuptonte një sërë

sfidash që janë si rezultat i propozimit gjithpërfshirës të Presidentit Ahhtisari dhe

pranimit të tij si tërësi normash juridike, e që u trajtua kalimthi me rastin këtij punimi

seminarik.

14

Page 17: Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te Pavarësia

Burimet e Literaturës

Marc Weler / Shtetësia e Kontestuar (Administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi botues KOHA, mars 2009

Rezoluta e Kuvendit të Serbisë, 21 nëntor,2005,http// www.mfa.gov.yu/policy/priorities/kim/draft_rezulution_kim_e.html

http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php?option=com_content&task=view&id=620&Itemid=40

http://www.zeriyt.com/historia-shqiptare/kronologji-e-ngjarjeve-ne-kosove-1389-2008-t41853.0.html

15