organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / mbrojtja...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr. 9 Mbrojtja “AlbAniAn lion 2013” Stërvitja më e madhe shqiptaro-britanike, me 3000 trupa britanike, një efektiv prej 35 vetash nga FA holandeze si edhe trupa e mjete të FARSH, që shtrihet nga rajoni i Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 81-të i botimitNr. 9

Mbrojtja

“AlbAniAn lion 2013”Stërvitja më e madhe shqiptaro-britanike, me 3000 trupa britanike, një efektiv prej 35 vetash nga FA holandeze si edhe trupa e mjete të FARSH, që shtrihet nga rajoni i Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 2

P ë rmba j t j anumri 9

FORCAT SPECIALE

In mEmORIAm

EnERgjIA

HISTORI

19

40

42

46

Demiraj: Misionet “Eagle” të shkëlqyera, por duhet mbështetje për SOTG

Vdekja, Uni i Dytë i Jetës…

Siguria dhe gjeopolitika e tubacioneve në Euroazi

Kadare: Beteja e Kosovës dhe miti i rrejshëm i kombit serb

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: albert HitoaLiaj

Gazetarë: Bejdo MaLo

alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona shimaj Mako

Graphic Designer:afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

STAFI

4 “ALBAnIAn LIOn 2013”

Një stërvitje e përmasave të pazakonta që tregon njëbashkëpunim të jashtëzakonshëm“Albanian Lion 2013”, një nga stërvitjet më të mëdha të Mesdheut

10

Pilotët britanikë: Stërvitja “Albanian Lion 20013”, unike në botëStërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike - flasin Pilotët e Royal Air Force, Henry Salmon dhe Mike Kendall

8 InERvISTA

“ALBAnIAn LIOn 2013”

SPECIALE

Ambasadori Cannon: Marrëdhënie të shkëlqyera, përkushtim i njëjtëFlet për revistën “Mbrojtja”, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, z. Nicholas Cannon

28

Luftërat Ballkanike dhe çështja kombëtare shqiptare100 vjet nga Luftërat Ballkanike

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3

editorial

Britanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe detet. Shqipëria me një bregdet prej 380 miljesh të gjatë ka përbërë në kohët të pady-shimta interes për vendin e Madhërisë së saj.

Shënimet e kolonelit anglez Uilliam Martin-Lik (William Martin-Leake, Travels in Northen Greece”, “Udhëtime në Greqinë e Veriut, 1835) janë ndër të parët studime britanike të detajuara për vendin, popullin dhe gjuhën shqipe me urdhër të qever-isë, Madhërisë së saj, duke mbledhur të dhëna topografike, gjeografike, arkeologjike, linguistike dhe historike jo vetëm për bregdetin e Shqipërisë e të Moresë, por edhe për viset malore të vendit. Në këto vise ka shkelur edhe këmba e zon-jës së madhe Edit Durham, antropologe britanike, që u bë e famshme për shkrimet e saj hulumtuese rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX-të. Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve”. Megjithatë në fillim të shekullit të XX-të, në Konferencën e Londrës të 1913, ku fuqitë e mëdha u mblodhën në vendin më të fuqishëm të botës, në Britaninë e Madhe, jo për të dhënë drejtësi, por për të ruajtur paqen, pas luftës ballkanike, midis fuqive si dhe për të gjetur një rrugë të mesme. Fakti që faktori shqiptar ishte ushtarakisht i dobët i jepte vendimmar-rësve të drejtë të caktonin një territor sa gjysma e asaj që ishte Shqipëria natyrale. Territore të mëdha shqiptare, territore me potencial të lartë ekonomik do të ngeleshin jashtë shtetit. Përtej kësaj konsiderate midis Shqipërisë dhe Britanisë u lid-hën raporte zyrtare të ndërsjella në vitet e para të shtetit të pa-varur shqiptar. Mbretëria e Bashkuar lidhi marrëdhënie diplo-matike me shtetin e ri të pavarur Shqiptar qysh në vitin 1921. Ministri i Parë, Sir Henry Eyres, paraqiti letrat kredenciale në janar të vitit 1922. Eyres u ndoq nga pasardhësi i tij, Sir Rob-ert Hodgbson në vitin 1928, i cili shërbeu deri në vitin 1936. Pasardhësi i Hogbson, Sir Andrew Ryan u bë ministri i fundit që shërbeu deri në mbylljen e Legatës pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Gjatë luftës së dytë botërore një numër oficerësh të Operacioneve Speciale Britanike erd-hën me mision në Shqipërinë e pushtuar. Ato krijuan kontakte me grupet komuniste dhe jo komuniste të rezistencës dhe i ndihmuan në përpjekjet e tyre kundra okupatorëve gjermanë pas vitit 1943 dhe luftuan përkrah shqiptarëve. Një memo-rial për të rënët anglezë në vendit tonë gjendet tek kodrat e

Liqenit Artificial në Tiranë. Pas mbarimit të luftës me 10 nëntor të vitit 1945, Britania njeh regjimin e ri shqiptar dhe vendos të krijoje përfaqësi diplomatike. Interesi i regjimit komunist ndaj Britanisë dukej se kishte ndryshuar. Ndaj Misionit ushtarak Britanik, i cili ishte pritur me shumë en-tuziazëm në mars të vitit 1945, u vunë shumë kufizime mbi punën dhe lëvizjet e tyre. Misioni u tërhoq në prill të vitit 1946. Diskutimet për një rivendosje të marrëdhënieve diplomatike morën fund përfundimisht pas incidentit të kanalit të Korfuzit. Pas disa përpjekjesh të kota për të rivendosur marrëdhëniet, ato u vendosën më 29 maj 1991. Prej asaj dite marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë në ngjitje. Madje ndërhyrja en-ergjike e kryeministrit britanik Tony Blair për luftën e Kosovës i dha një dimension tjetër miqësisë mes dy kombeve. Emra si Tony Blair dhe Baronesha Ashton janë të njohur për publi-kun shqiptar. Bashkëpunimi i shqiptarëve dhe britanikëve në ditët e sotme po njeh maja të paimagjinueshme dy dekada më parë. Raportet politiko-ushtarake po intensifikohen edhe më tej. Dhe stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike, “Albanian Lion”, me mijëra trupa nuk është gjë tjetër veçse dimensioni i ri i këtij bashkëpunimi intensiv në interes të dy vendeve dhe NATO-s. Sfera e bashkëpunimit ushtarak shqiptaro-britanik është unike në rajonin që ka prodhuar konflikte të mëdha dhe dëshmon për rëndësinë gjeostrategjike të vendit tonë. Me një fjalë, është mirë të kesh aleat Britaninë e Madhe.

Marrëdhëniet shqiptaro-britanike, si dallgët e detit

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 4

Pasditen e datës 23 gusht, në ambientet e Ko-mandës së Forcës Ajrore, në Rinas u zhvillua ceremonia e hapjes së stërvitjes së përbashkët, midis Forcave të Armatosura të Britanisë së

Madhe dhe Forcave të Armatosura shqiptare, e koduar “Albanian Lion-13”. Kjo ceremoni, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar. Trupat ushtarake të Forcave Ajrore britanike u pritën në aeroportin Rina-sit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Cannon, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ste-phen Hickling, konsulli, z. Kabir Rahman, zëvendësko-mandanti i brigadës së 3-të, Komando të Royal Ma-rines, kolonel Kevin Oliver, gjeneralë dhe ushtarakë të

Një stërvitje e përmasave të pazakonta që tregon një bashkëpunim të jashtëzakonshëm

“ALBANIAN LION 2013”

tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Cannon: Mirënjohje për ushtarakët e qytetarët shqiptarë

Fjala e Ambasadorit britanik SH.T.Z Nicholas Cannon në konferencën për shtyp mbi hapjen e Stërvitjes “Albanian Lion 2013”: Është një kënaqësi e veçantë të jem sot këtu me gjen-eral Xhemal Gjunkshin, shef i Shtabit të Përgjithshëm, dhe me oficerë të tjerë të latë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë, për t’ju paraqitur ju fillimin e stërvitjes “Alba-nian Lion 2013”. Përgjatë tre viteve të fundit, Forcat e Armatosura shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes kanë punuar së bashku me ambasadën që unë drejtoj dhe me autoritetet ushtarake në Londër, në krijimin e mundësive

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 5

“ALBANIAN LION 2013”për stërvitje të përbashkëta këtu në Shqipëri. Kjo punë u finalizua me realizimin e stërvitjeve madhore tokësore dhe detare vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar stërvitja u drejtua nga admirali Zambellas, në cilësinë e komandan-tit të Flotës Britanike. Në përfundim të asaj stërvitjeje, aeroplanmbajtësja Illustrous, pati nderin të priste një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani. Këtë vit stërvitja do të drejtohet nga gjenerali Davis, komandant i Forcave Amfibe Britanike. Është planifikuar të jetë më e madhe dhe më e ndërli-kuar se stërvitja e vitit të kaluar, dhe do të mundësojë që personeli ynë ushtarak britanik dhe shqiptar të pro-vojë dhe të përmirësojë aftësitë e veta në kushte sfide. Kjo stërvitje i mundëson gjithashtu oficerëve dhe per-sonelit ushtarak të së dy vendeve të familjarizohen me punën së bashku, në kuadër të Aleancës Euro-Atlantike. Të dy palët kanë shumë për të mësuar nga njëra tjetra. Për herë të parë do të kemi edhe pjesëmarrjen në këtë stërvitje të një kontingjenti të trupave holandeze. Alean-ca e NATO është një aleancë e kombeve të lirë dhe të barabartë, të cilët janë së bashku në mbrojtje të njëri tjetrit, përkundrejt kërcënimeve të përbashkëta. Përg-jatë pjesës më të madhe të historisë së NATO, kërcëni-mi kryesor erdhi nga sistemet diktatoriale agresive ko-muniste. Që nga rrëzimi i sistemit komunist në Europë, kërcënimi kryesor ndaj sigurisë sonë vjen nga terrorizmi, ekstremizmi fetar dhe përhapja e armëve të shkatër-rimit në masë. Ushtarakët shqiptarë janë në Afganistan të angazhuar në luftën ndaj disa prej këtyre kërcëni-meve. U jemi shumë mirënjohës kontributit të tyre, mbështetjes së familjeve të tyre dhe natyrisht të gjithë popullit shqiptar. Por këto kërcënime kërkojnë përgjigje sa të ndryshme aq edhe të përshtatshme, dhe pikërisht disa prej tyre do të vihen në provë përgjatë dy javëve në vazhdim. Stërvitja do të përfshijë elemente të koordin-imit të përmirësuar midis komponentit detar, tokësor dhe ajror në sulm, në mbrojtje, dhe në skenarë evakuimi. Oficerë shqiptarë ndërlidhës kanë qenë të stacionuar në

anijet tona luftarake që nga fillimi i stërvitjes në Por-tugali me qëllim realizimin sa më të mirë të kuadrit të gjerë stërvitor si edhe dhënie kontributi në fazat e plani-fikimit dhe të koordinimit. Dua të falënderoj ushtarakët shqiptarë dhe autoritetet civile të cilët i dhanë jetë kë-tyre mundësive stërvitore për ne. Dua të theksoj se, i jemi shumë mirënjohës publikut të gjerë Shqiptar, në veçanti qytetarëve të rrethit të Vlorës dhe Beratit, për mikpritjen e tyre, durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj stërvitjeje. Nga ana jonë, qëllimi është që Forcat bri-tanike pjesëmarrëse do të bëjnë gjithçka është e mun-dur për të minimizuar çdo shqetësim ndaj publikut. Do të dëshironim të ndërmerrnim një hap të veçantë së bashku me Forcat e Armatosura shqiptare në shpjegim të mëtejshëm të stërvitjes dhe rëndësisë së saj. Ne do të ftojmë median shqiptare të ndjekë më shumë nga kjo stërvitje në krahasim me një vit më parë, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë. Koloneli Oliver në cilësinë e drejtuesit të kësaj stërvitjeje do t’ju japë tani disa hollësira të mëtejshme. Ju faleminderit për vëmendjen.

“Synojmë që kjo stërvitje të jetë pjesë e rëndësishme dhe e vazhdueshme

e aktiviteteve dypalëshe”

Fjala e SHSHP gjatë ceremonisë së nisjes së stërvitjes “Albanian Lion-13”:Kam privilegjin, nderin dhe kënaqësinë e veçantë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të jem sot këtu dhe të mbaj fjalën e mirëseardhjes në ceremoninë e hapjes se stërvitjes së përbashkët midis Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe dhe vendit tonë, të koduar “Albanian Lion 13”. Në kuadër të bash-këpunimit në fushën e mbrojtjes, më lejoni të falënderoj të gjitha strukturat pjesëmarrëse në këtë stërvitje të përbashkët dhe në mënyrë të veçantë forcat ushtar-ake të Mbretërisë së Bashkuar për angazhimin e tyre ne këtë nismë. Dua të theksoj së tradita dhe fryma e

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 6

bashkëpunimit midis dy vendeve tona daton hershëm në historinë Shqiptare. Dëshiroj që në këtë ditë të kujtojmë e të kthehemi pas 69 vjet më parë, në vitin 1944 kur trupat Britanike mbërritën në vendin tonë në emër të paqes dhe solidaritetit për të ndihmuar popullin shqiptar. E bëra këtë parantezë të bashkëpunimit në vite midis dy vendeve tona në kujtim të sakrificave të ushtarëve Britanike që humbën jetën në Shqipëri në luftën e dytë botërore. Mirënjohje për aktin e tyre sublim në emër të lirisë, jetës dhe paqes midis popujve tanë. Por sot pas kaq shumë vitesh, fati e do që stërvitja “Albanian Lion 13” të bëhet një traditë stërvitje e përvitshme midis dy vendeve tona. Ju sollët shijen e avionëve reaktive në qiel-lin shqiptar, prezenca e të cilëve plotëson më së miri ka-pacitet për reagimi ndaj sfidave dhe kërcënimeve të çdo natyre qofshin ato duke qenë bashkë me helikopterët tanë pararoja e flotës ajrore shqiptare në hapësirën e saj territoriale. Kjo stërvitje zhvillohet në vendin tonë prej vitit 2011 dhe duke parë bashkëpunimin e fryt-shëm, si dhe atributet e përfitimet e përbashkëta prej saj, synojmë që kjo stërvitje të jetë pjesë e rëndësishme dhe e vazhdueshme e aktiviteteve stërvitore ndërmjet vendeve tona edhe në të ardhmen, pasi siguria për një vend është thelbësore. Një shtet qe nuk ka të zgjidhur çështjen e sigurisë nuk mund të ketë zgjidhur zhvillimin, prosperitetin, ecurinë ekonomike, sociale apo të çfarëdo lloji tjetër. “Albanian Lion-13” është një ndër stërvitjet më të mëdha të Flotës Mbretërore Britanike, e cila do të përfshijë një numër të madh anijesh, helikopterësh dhe avionësh luftarak. Kryefjala dhe qëllimi i kësaj stër-vitje është kryerja e operacioneve të evakuimit, duke an-gazhuar forca te detit dhe të ajrit, mjete detare dhe helikopterë, të mbështetur me veprimtari luftarake nga forcat Komando të Britanisë së Madhe në tokë. Vlen për tu përmendur se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë një pjesë e rëndësishme e skenarit dhe mbështetjes të kësaj stërvitje. Me devotshmërinë dhe profesionalizmin e tyre ata do të shpërfaqin vlerat e tyre në këtë iniciative ushtarake të përbashkët. Për mbarëvajtjen me sukses dhe efektshmëri të kësaj stër-vitje Forcat tona të Armatosura kanë angazhuar forca, mjete e pajisje nga: Forcat Tokësore, Forcat Detare, Forcat Ajrore, Struktura mbështetëse dhe Policia Ush-tarake. Përkatësisht janë angazhuar: 2 kompani të forcës tokësore, 3 anije të forcës detare, 2 helikopterë të forcës ajrore si dhe struktura të mbështetjes logjistike dhe mjekësore. Te gjitha këto efektiva do të mbështesin skenarët dhe veprimtaritë e ndryshme stërvitore qe do të mbahen në rajonet e: Bizës, Zall Herr, Poshnjës, Baza ajrore e Kuçovës, Pashaliman dhe në ishullin e Sazanit. Gjithashtu për të menaxhuar dhe koordinuar këtë aktiv-itet stërvitor janë ngritur struktura e grupe koordinuese - mbështetëse në të gjitha nivelet dhe rajonet ku do të zhvillohen aktivitetet stërvitore, duke nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i FA për të vijuar me të gjitha hallkat e zinxhirit të komandimit. Në kuadër të mirë-organizimit të kësaj nisme, Policia Ushtarake e FA ka marrë masa të plota për të realizuar misionin dhe detyrat e saj, për shoqërimin e autokolonave, sigurimin e personelit, sig-urinë e rajoneve stërvitore duke krijuar kështu një ambi-

ent të sigurt për pjesëmarrësit. Nëpërmjet kësaj stër-vitje Forcat tona Armatosura synojnë të arrijnë rritjen, forcimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes; rritjen e profesionalizmit, ndërve-prueshmërisë dhe procedurave standarde të Forcave të Armatosura të RSH, për kryerjen e operacioneve SAR dhe të evakuimit; përdorimin dhe njëtrajtësimin e gjuhës operacionale të NATO-s në stërvitjet e përbashkëta me partnerët; prezantimi me traditat, zakonet dhe kulturën e vendit tonë është një mundësi për të treguar vlerat historike e kulturore si dhe ato turistike që ne mbartim prej shekujsh. Me nderim, besim dhe devotshmëri ju ga-rantoj se Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë janë dhe do të jenë gjithmonë të gatshme për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëveprim-it dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar si dhe me Forcat e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, në përputhje me misionin e saj kushtetues. Realizimi me sukses i kësaj stërvitje nuk do të ishte i mundur pa punën e shkëlqy-er të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Ti-ranë z. Cannon, zv. Ambasadorit z. Hickling, Atasheut Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, por njëkohësisht mbështetjes së vazhdueshme dhe pakursyer të Qever-isë dhe Parlamentit shqiptar, ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të cilat çuan në finalizimin dhe vënien në jetë të kësaj stër-vitje. Duke ju falënderuar për prezencën tuaj me lejoni tu uroj stërvitje të suksesshme të trupave pjesëmarrëse, dhe të punojmë së bashku për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet Forcave tona të Armatosura, për të përballuar sfida të përbashkëta në fushën e sig-urisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu, në emrin tuaj më lejoni të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë mediet e pranishme të cilët me profesionalizmin e tyre, kanë dhe do të bëjnë të mundur pasqyrimin e aktivitetit në mbarë vendin tonë e më gjerë.

Zhvillohet “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “albanian Lion 2013”

“Albanian Lion 2013”, një nga stërvitjet më të mëdha të Mesdheut

Në Bazën Detare të Pashalimanit, në datën dy shta-tor 2013, u zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes së koduar “Albanian Lion 2013”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit midis FA të Shq-ipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: presidenti i Republikës së Shq-ipërisë, z. Bujar Nishani, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, min-istri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Kadri Kas-trati, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z. Nicholas Cannon, si dhe personalitete të tjera politike dhe ushtarake.Ceremonia u zhvillua në bordin e aeroplanmbajtëses “HMS Illustrious”, e cila ishte vendosur në hapësirën de-tare të gjirit të Vlorës. Pas mbërritjes së personaliteteve

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 7

në bordin e “HMS Illustrious“, u zhvilluan disa demonstrime detare dhe ajrore të flotës britanike me pjesëmarrjen edhe të flotës shqiptare. Komandanti i “Task Grupit” të stër-vitjes, Commodore Mc’Alpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e evakuimit jo-luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shq-iptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim-shpëtimi, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta, etj.Gjatë vizitës në bordin e aeroplanmbajtëses, presidenti Nishani takoi drejtues të trupave ushtarake britanike që po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013”. Gjatë fjalës që mbajti me këtë rast, presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani e cilësoi këtë stërvitje si stërvitjen më të madhe që forcat britanike kanë zhvilluar gjatë viteve të fundit në rajonin e Mesdheut. Kjo stërvitje, ka vijuar më tej presidenti Nishani, është një tregues i drejtpërdrejtë i soli-daritetit që ekziston mes dy vendeve tona dhe forcave ushtarake respektive. “Mes Shqipërisë dhe Britanisë ka një histori të gjatë bashkëpunimi që spikat me Luftën e Dytë Botërore dhe vijon ende në kuadrin e NATO dhe ne ndajmë vlera të përbashkëta”, ka nënvizuar, ndër të tjera, presidenti Nishani. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, në fjalën e tij u shpreh: “Jam i nderuar që marr pjesë në një ngjarje mjaft të rëndësishme për FA Shqiptare dhe FA Britanike. Si ministër i Mbrojtjes jam shumë i lumtur që shoh një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Forcave të Armatosura Britanike që zhvillohet jashtë territorit të saj dhe që realizohet në bashkëpunim me FA Shqiptare”. Në vijim të fjalës së tij, ministri Imami u shpreh se, ky është viti i tretë që kjo stërvitje zhvillohet në vendin tonë dhe është me përfitim për të dyja vendet që të vazhdojë të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme, duke u kthyer në një traditë frymëzue-se për Forcat tona të Armatosura. Duke u ndalur tek rëndësia e kësaj stërvitjeje Imami ka theksuar se duke marrë përvojën nga një prej ushtrive më të lavdishme të botës, siç janë FA të Madhërisë së Saj dhe veçanër-isht prej Marinës, është një privilegj dhe një moment i madh për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. “Kjo është një mundësi për të rritur kapacitetin e Forcave

tona të Armatosura, në mënyrë që të bëhemi më të ndërveprueshëm me forcat e aleatëve tanë të mëdhenj të NATO. Për ne kjo stërvitje ushtarake ka qenë një prej përparësive më të mëdha gjatë këtyre viteve dhe kjo nuk ishte thjesht vetëm një nevojë, por ishte rëndësi jetë-sore për zhvillimin e një force të armatosur të vogël, të lëvizshme dhe të ndërveprueshme. Ne kemi shpenzuar më shumë burime, energji dhe kohë për stërvitjet ush-tarake dhe për herë të parë pas viteve ‘90, ne mundëm të zhvillonim vitin e kaluar një stërvitje që përfshinte shumë njësi të Forcave tona të Armatosura”, theksoi Imami. Disa vite më parë, ka vijuar më tej ministri Imami, bashkëpunimi midis FA Shqiptare dhe FA Britanike ishte shumë i ulët, për të mos thënë inekzistent, ndërsa tani kemi një pamje tjetër të këtyre marrëdhënieve. “Ne e kemi shndërruar bashkëpunimin politiko-ushtarak me vendet aleate si Britania, Franca, Italia, Austria, Turqia etj., nga fjalë në vepra konkrete. Tani ne kemi një hartë të qartë dhe plane konkrete bashkëpunimi me aleatët tanë strategjikë, i cili është një përfitim i madh për ne dhe që do të zhvillohet më tej në të ardhmen”, është shprehur z. Imami. Në fund të fjalës së tij, ai falën-deroi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të gjithë ndihmën që ka dhënë për Shqipërinë dhe Forcat e Ar-matosura, në veçanti për qëndrimin politik konstant ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, i cili u finalizua me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.Pas një fotoje të përbashkët, të gjithë të ftuarit ndoqën nga afër demonstrime detare dhe ajrore të flotës britanike me pjesëmarrjen e flotës shqiptare, si dhe vizituan ambientet e aeroplanmbajtëses HMS “Illustrious”. Në stërvitjen “Albanian Lion 2013” marrin pjesë 3000 trupa britanike, komando dhe forca detare, si edhe një efektiv prej 35 vetash nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operojnë në këtë stërvitje së bashku me trupat britani-ke. Stërvitja “Albanian Lion 2013” shtrihet në një terri-tor të gjerë, nga rajoni i Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Në këtë stërvitje, Forcat e Arma-tosura Shqiptare janë angazhuar me trupa dhe mjete të Forcës Detare dhe me efektivë të Forcës Tokësore. Burimi: mod.gov.al dhe aaf.mil.al

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 8

“ALBANIAN LION 2013”Ambasadori Cannon: Marrëdhënie të shkëlqyera, përkushtim i njëjtë

Flet për revistën “Mbrojtja”, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, z. Nicholas Cannon

I nderuar zoti Ambasador, fillimisht do të doja t’ju falën-deroja për mundësinë e kësaj interviste dhe për infor-macionin e sjellë për lexuesin shqiptar!Para se të zhvillojmë një bisedë në lidhje me stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013”, a mund të kemi një prezantim të shkurtër në lidhje gjithë me ecurinë Tuaj profesionale dhe një opinion të përgjithshëm, - si në anën njerëzore edhe në atë diplomatike, - për periudhën e qëndrimit në Shqipëri?

Unë jam një diplomat karriere dhe shërbej në Trupin Diplomatik prej 25 vjetësh, me shër-bime në Francë, Qipro, Pakistan dhe Ruanda, si edhe me shërbime në atdhe, në Ministrinë e

Jashtme në Londër dhe në zyrën e Kryeministrit. Jam në detyrën e Ambasadorit në Shqipëri që prej marsit të vitit 2012. Shqipëria është një vend veçanërisht tërheqës për një diplomat Britanik, dhe jam krenar dhe i lumtur të përfaqësoj këtu vendin tim, në një mo-ment sa interesant edhe të rëndësishëm të historisë së këtij vendi.

Le të flasim për stërvitjen “Albanian Lion 2013”, e cila është në qendër të vëmendjes këto ditë. Kjo stërvitje, e cila është më e madhja ndërmjet forcave të armatosura të vendeve tona, si konsiderohet nga drejtuesit britanikë?Stërvitja “Albanian Lion 2013” ka qenë shumë e suk-sesshme. Kjo stërvitje i ka mundësuar Marinsave Mbretërorë dhe njësive të Flotës Mbretërore, përfshirë këtu 4 luftanije të mëdha dhe mbi 3000 ushtarë dhe marinarë, të praktikojnë operacione zbarkimi, manovra sulmi dhe mbrojtjeje, si edhe evakuim të civilëve në kushtet e sfidës dhe të situatës reale. Gjithashtu u ka mundësuar atyre të zhvillojnë më tej lidhjet me Forcat e

Intervistoi: albert HItoalIaj Armatosura Shqiptare në stërvitje të përbashkëta. Për herë të parë u përfshinë në këtë Stërvitje transportues trupash të blinduar, avionë reaktivë dhe njësi të spe-cializuara të zbulimit të marinës të cilat vunë në zbatim operacione të ndërthurura më të komplikuara.

Terreni i stërvitjes që Shqipëria ka ofruar për kryerjen e kësaj stërvitje nga trupat britanike, a mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kapaciteteve të efektivave britanikë?Zonat stërvitore rreth Vlorës ofrojnë një eksperiencë të shkëlqyer për trupat tonë të angazhuara në manovra sulmi në plazhe dhe terren shkëmbor apo të thyer në një ambient të vështirë mesdhetar. Kjo mundëson një stërvitje në një situatë më reale në krahasim me atë çfarë ofrojnë zonat me popullsi të dendur në Mbretërinë e Bashkuar. Këto zona stërvitore janë të rëndësishme në rritjen e kapaciteteve të trupave tona për zona të ndryshme të rëndësishme.

Kur sheh stërvitje të këtij niveli, dy gjëra të vijnë ndër mend si arsyetim: gjeografia e përshtatshme për këto lloj stërvitjesh dhe bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve. Cili është faktori më domethënës e kryesor që solli këtë stërvitje, ai gjeografik apo ai i bashkëpunimit?Të gjithë këta faktorë janë të rëndësishëm: terreni në dispozicion, pozita gjeografike strategjike e Shqipërisë, bashkëpunimi i shkëlqyer që kemi marrë nga Forcat e Ar-matosura Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes si edhe benefitet e punës me forca partnere të NATO-s.A mund të themi se kjo stërvitje është një hap i rëndë-sishëm përpara, për të ardhmen e bashkëpunimit dyp-alësh ndërmjet vendeve e ushtrive tona, apo kjo ka një lloj rëndësie veç për momentin?Stërvitjet e mëparshme më 2011 dhe 2012 ishin deri në një farë shkalle eksperimentale, pasi, si Forcat e Armatosura Britanike, si mikpritësit tanë shqiptarë, shqyrtuan fillimisht anët praktike si dhe benefitet e

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 9

“ALBANIAN LION 2013”

mundshme të këtyre stërvitjeve të përbashkëta për të dy palët. Unë besoj se ushtarakët shqiptarë dhe britan-ikë, si edhe autoritetet politike, janë tashmë të bindura plotësisht për vlerën e këtyre stërvitjeve, dhe ne duhet t’i integrojmë në një marrëdhënie ushtarake më të gjerë në kuadër të Aleancës së NATO-s.Si Ambasador i një vendi të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, si e shihni raportin që ekziston e që mund të ekzistojë në të ardhmen ndërmjet dy shteteve tanë, duke u përpjekur të jepet një kornizë strategjike e këtij raporti?Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të shkëlqyera. Ne jemi partner në NATO, ne bashkëpunojmë ngushtë në institucione ra-jonale si OSBE dhe Këshillin e Europës dhe presim në një të ardhme dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria vazhdon të luajë një rol të rëndë-sishëm si një faktor stabiliteti në Ballkanin jugor. Bash-këpunimi ynë diplomatik bazohet në një përkushtim të njëjtë ndaj demokracisë, respektimit të së drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar si edhe solidaritetit në kuadër të aleancës euro-atlantike.I nderuar zoti Ambasador kjo çështje e fundit, është e gjatë, por nga shtyhet rëndësia që ka mendimi Juaj. Sa herë përmendet Britania, ndërmjet shqiptarëve, ngjal-len ndjesi kundërshtuese. Kjo ndodh sepse Londra lid-het me vitin 1913, me emrin e Sir Edward Grey - gjë që ne e konsiderojmë një tragjedi kombëtare pasi siç është pranuar botërisht, ka të bëjë me ndarjen e padrejtë të territoreve të Shqipërisë. Mirëpo, qëndrimi i Britanisë, emri i Tony Blair, lidhet edhe me një ngjarje shumë të rëndësishme, luftën e drejtë të Kosovës. Përmenda këto momente me efekte të mëdha, me qëllim që të di një mendim Tuajin në lidhje me të ardhmen e marrëd-hënieve tona:-Si e shikon Britania pozicionin e shqiptarëve në Ball-kan, si bashkim në një shtet të vetëm në një të ardhme të papërcaktuar, apo si dy shtete shqiptare me influ-

encë në rritje në rajon? -Cila do të ishte rëndësia ballkanike shqiptare e lidhur me strategjinë e Britanisë e SHBA-së, si Fuqi Detare dhe si shtete bosht të sigurisë euro-atlantike? -Si do të ishte fuqia e Shqipërisë së ardhshme, kraha-suar me shtetet ballkanike dhe paqen e qëndrueshme, për shtetin më me përvojë në fushën e diplomacisë botërore, Britaninë? Të gjithë ne na duhet të bashkëjetojmë me pasojat e një trashëgimie historike të gjatë edhe pse jo gjithmonë të drejtë. Por unë besoj se pozita e popullit Shqiptar, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Republikës së Shq-ipërisë, është shumë më e mirë sot nga çfarë ishte dh-jetë apo pesëmbëdhjetë vite më parë, madje ndoshta më e mirë se kurrë në histori. Pavarësia e Republikës së Kosovës është një arritje e madhe për të cilën Mbretëria e Bashkuar dha një kontribut të fuqishëm. Natyrisht, ka ende shumë punë për tu bërë: ne po punojmë me miq të tjerë të Kosovës që të zgjerojmë hartën e njohjes së Kosovës dhe të konsolidojmë strukturat shtetërore të Republikës së re. Shqipëria nga ana e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në proces, dhe në përgjithësi në promovimin e stabilitetit në Ballkanin jugor. Ndërsa procesi i reformës në Shqipëri vazhdon dhe institucio-net forcohen, po ashtu ndikimi i saj pozitiv në rajon dhe në organizatat ndërkombëtare pavitueshmërisht do të rritet. Tashmë është e qartë që popullsitë shqiptare, si në vendet ku ato janë shumicë e popullsisë ashtu edhe në vendet ku janë bashkësi minoritare, kanë të njëjtin objektiv të përbashkët të integrimit në Bashkimin Eu-ropian dhe në Aleancën euro-atlantike. Kjo u mundëson atyre, si edhe qeverive që i përfaqësojnë, që të plani-fikojnë për të ardhmen me më shumë besim, qartësi dhe optimizëm. Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të ndihmojë përgjatë këtij procesi.I nderuar zoti Ambasador, Ju falënderoj sinqerisht dhe Ju shpreh mirënjohje për kohën që i kushtuat kësaj in-terviste!

SHSHP, gjeneralmajor Gjunkshi dhe ambasadori britanik Cannon gjatë stërvit jes “Albanian lion 2013”

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 10

Pilotët britanikë: Stërvitja “Albanian Lion 20013”, unike në botë

“ALBANIAN LION 2013”

Stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike – flasin Pilotët e Royal Air Force, Henry Salmon dhe Mike Kendall

të “100 squadron” (Skuadrilja 100)

Kapitenët janë shtylla kurrizore e çdo ushtrie. Kjo vlen edhe British Army, për Forcat ajrore britanike (Royal Air Force) që ka kapitenët si Henry Salmon dhe Mike Kendall të “100 squad-

ron” - Skuadrilja 100, që janë dy pilotët e avionëve Hawk të dislokuar në aeroportin e Rinasit si pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar midis forcave të Ar-matosura Shqiptare dhe atyre Britanike. Në një bash-këbisedim me kapiten Salmon mësojmë se ai ka 10 vite fluturim mbi shpatulla, katër prej të cilëve me avionin gjuajtës Tornado. Ndërsa nga kapiten Mike Kendall më mësojmë se bën pjesë në Forcat ajrore britanike Ajror

prej 12 vitesh ku me avionin Hawk ka fluturuar për katër vjet, e pjesën tjetër me avionin gjuajtës Tornado. Thyejmë akullit duke i pyetur rreth mjetit fluturues që ngasin në ajër, avionët Haëk. Kapiten Kendall na thotë se, “avionët Hawk -ët që ne përdorim janë thuajse nga më të parët e tërë Flotës, dizajne nga më të parët. Gjëja më kryesore e Hawk është thjeshtësia. Ne kemi një grup shoqërimi prej tetë inxhinierësh dhe nëse e krahason me dy avionë të tjerë grup inxhinier i shoqërimi për dy avionë do të ishte më i madh, i përbërë prej 15 ose edhe 17 inxhini-erësh. Pra shpenzimi operativ për Hawk është shumë i lirë”. Ndërsa kapiten Salmon shton më tej: “Dhe mbi të

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 11

“ALBANIAN LION 2013”

gjitha, ai (avioni) ka një performancë shumë të mirë. Ne mund të shkojmë shumë lart, shumë shpejt dhe të jemi të pajisur me municionet e duhura për mbështetje nga afër ose për të luftuar një tjetër avion”. Më tej bashkëbisedimi me dy kapitenët e RAF, Royal Air Force, hyn drejt e në temë duke folur rreth bash-këpunimi me FA shqiptare. Sipas pilotit të RAF, Henry Salmon: “I gjithë bashkëpunimi ka qenë fantastik. Ne jemi ndjerë jashtëzakonisht shumë mirë dhe këtë javë janë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira. Vetë vendi është shumë i bukur dhe ka terren shumë të mirë për tu prak-tikuar”. Ndërsa kapiten Kendall thekson se, “mënyra se si shqiptarët na janë përgjigjur që kur kemi ardhur këtu është sigurisht në krye të eksperiencave që kam pasur në vende të tjera. Gatishmëria dhe mënyra se si na kanë in-formuar e ndihmuar etj, është e gjitha shumë e mira duke a ndihmuar që të kryejmë gjërat që duhet”. Ndër të tjera, dy kapitenë e RAF na informojnë se stërvitja “Albanian Lion 2013”, është tejet e rëndësishme për të gjitha kompo-nentët e stërvitjes, tokë, ajër dhe det. “Për efektivat bri-tanike, ky është një trajnim jashtë masë i rëndësishëm dhe veç kësaj Shqipëria është shumë ndihmuese duke na lënë të praktikojmë gjëra që ne nuk mund të bëjmë gjith-monë. Për ne si pilotë ky trajnim është shumë i dobishëm, për shkak të terrenit me të cilin jemi duke punuar dhe për mënyrën se si forcat hipin në anije dhe zbarkojnë, gjë që na jep fleksibilitet në praktikë”, thekson kapiteni i RAF, Salmon. Ndërsa kapiten Kendall nënvizon se e ngjashme me këtë stërvitje, sa i përket trupave, është ajo që reali-zohet nga francezët në Korsika me trupa të terrenit që kërkon edhe mbështetje nga ajri, por është kryesisht për

trupat tokësore. “Mendoj se “Albanian Lion” është unike, për faktin se ju mund të përdorni tokën, detin dhe ajrin në një vend të vetëm. Unike në botë”, nënvizon kapiteni i Royal Air Force. Por e veçanta është se kjo lloj stërvitje është e para e llojit të saj në brigjet e Ballkanit dhe Mesdhe. “Personalisht, e kam herën e parë si ushtarak që fluturoj në zonën e Ballkanit dhe duhet të them se është një ek-speriencë e mirë. Stërvitjet e tjera i kam bërë në pjesën veriore të Europës”, thekson Kendall. Sipas kapiten Salmon: “Është logjike që bashkëpunimi. Ju keni një ter-ren shumë të mirë, por ju keni një bashkëpunim shumë të mirë me ne dhe jeni një vend pjesëtar i NATO-s. Kemi në bordin e anijeve tona disa oficerë shqiptarë dhe po bashkëpunojmë ngushtë me ta”. Në lidhje me këtë ne e pyesin edhe rreth fluturimi të përbashkët me koman-dantin e Forcës Ajore, gjeneralbrigade Frederik Beltoja. Fluturimi me gjeneral F. Beltoja? “Ishte një udhëtim fan-tastik dhe ishte një kënaqësi e madhe që ai fluturoi me ne. Fluturuam me gjithë Shqipërinë dhe na tregoi ter-renin e mrekullueshëm, zonën e trajnimit etj duke dhënë një informacion shumë të detajuar mbi gjithçka. Ai ishte i pajisur tej mase me shumë njohuri të brendshme, për vendin, për çdo pjesë të Shqipërisë. Ishte një eksperi-encë e bukur”, nënvizoi piloti i Royal Air Force, kapiten Mike Kendall. Në fund të bisedës me këto dy pilotë bri-tanikë, një gjë na mbeti në mendje. “Ne shpresojmë dhe do të donim që të vinim përsëri. “Albanian Lion” është një stërvitje që ka pak kohë që zhvillohet dhe kjo është hera e parë që ne sjellim avionë për mbështetje nga ajri në të”, e mbyllin dy kapitenët e RAF. Nga Lavdrim Lita, Albert Hitoaliaj

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 12

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitë zyrtare në Maqedoni

rAjONI

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, në datë E enjte, 5 shtator 2013, ka zhvilluar një takim

të veçantë me shefin e Shtabit të FA të Maqedonisë, gjeneralmajor Gorancho Koteski. Gjeneral Gjunkshi pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, vlerësoi maksimalisht nivelin aktual të bashkëpunimin ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve tona, në fusha të rëndësishme si trajnimi, arsimimi, inicia-tivat rajonale, etj. Të dy drejtuesit e lartë shprehën bindjen për thellimin e këtij bashkëpunimi, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera, jo vetëm ndërmjet FA, por edhe të dy vendeve tona. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi gjithashtu një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë z. Ta-lat Xhaferi. “Bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Forcave të Armatosura, sidomos në stërvitjet e për-bashkëta, të cilat e kanë zanafillën në vitin 2003, ka qenë shumë i suksesshëm”, - ka theksuar Ministri Xhaferi. Ky bashkëpunim është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për fqinjësinë e mirë ndërmjet dy vendeve tona, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, ka vlerësuar

gjatë bashkëbisedimit Ministri Xhaferi. Gjithashtu ai ka falënderuar Gjeneral Gjunkshin për mundësinë e shkollimit të ushtarakëve maqedonas në Akademinë e Forcave të Armatosura, gjë e cila tashmë është bërë traditë dhe ka sjellë një eksperiencë të vyer. Gjeneral Gjunkshi siguroi Ministrin Xhaferi për mbështetjen e vendit tonë, me qëllim anëtarësimin sa më të shpe-jtë të Maqedonisë në NATO. Më tej, Gjeneral Gjunkshi shprehu bindjen se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona do të shënojë nivele edhe më të larta, sidomos nëpërmjet trajnimeve dhe kualifikimeve në qendrat kombëtare, si dhe në kuadër të iniciativave të përbashkëta rajonale, në të cilat vendet tona lua-jnë një rol aktiv dhe të rëndësishëm. Një vlerësime të veçantë Gjeneral Gjunkshi adresoi në drejtim të bash-këpunimit të frytshëm dhe miqësor të ushtarakëve të së dy vendeve në Afganistan, në kuadër të misionit ISAF. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në këto ta-kime shprehu bindjen dhe angazhimin se Shqipëria do të vijojë të punojë fuqishëm, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, jo vetëm me vendet fqinj, por me gjithë rajonin e Ballkanit. Burimi: aaf.mil.al

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 13

rAjONI

Paraditen e datës 4 shtator 2013, zëvendësmin-istrja e Mbrojtjes, Prof. Dr. Arta Musaraj dha për mediat një deklaratë për shtyp, në të cilën theksoi:

Jam këtu në mbyllje të këtij mandati qeverisës për të prezantuar një arritje të shënuar të Minis-trisë së Mbrojtjes, e cila ka të bëjë me vendosjen e Sistemit të Automatizuar të Menaxhimit të Bu-rimeve të Mbrojtjes. Krahas arritjeve të tjera të dukshme në fushën e reformave të mbrojtjes, kjo shënon edhe një trashëgimi me vlerë në asetet e mbrojtjes shqiptare, duke përmbushur kësisoj një nga standardet më të rëndësishme të NATO për sa i takon automatizimit dhe centralizimit të me-naxhimit të burimeve të mbrojtjes. Sistemi i Au-tomatizuar i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes është një sistem tërësisht dixhital, me kompo-nentët software dhe hardware të tij të testuar, i cili ka dhënë suksesshëm produktet e veta në me-naxhimin e përbërësve të caktuar të tij, duke sjellë ndryshime rrënjësore në planifikimin e burimeve të mbrojtjes dhe nevojave për to, në përputhje me do-kumentet bazë të zhvillimit dhe planifikimit strat-egjik të mbrojtjes shqiptare. Ky është një sistem i integruar, i cili projekton dhe administron kompo-nentët e burimeve të mbrojtjes, si ato materiale ashtu edhe ato njerëzore, duke siguruar efiçencë dhe efektivitet të dukshëm e afatgjatë të zhvillimit dhe administrimit të këtyre burimeve.Procesi i fundit i promovimit në karrierë ishte një demonstrim i suksesshëm i efektivitetit të një siste-mi të automatizuar, si mjet skedimi dhe vlerësimi krahasuar me çdo modalitet tjetër të realizuar më parë për këtë proces, duke prodhuar skeda vendimi në lidhje me promovimet dhe zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura shqiptare që rritën asnja-nësinë, duke shmangur subjektivizmin në vlerësim

KrONIKADeklarata, vendoset Sistemi i

Automatizuar i Menaxhimit të Burimeve Ky është një sistem i integruar, i cili projekton dhe administron

komponentët e burimeve të mbrojtjes, si ato materiale ashtu edhe ato njerëzor

dhe promovim duke ulur kostot e procesit. Planifi-kimi i saktë i operacioneve dhe pajisjeve është një prej output-eve primare dhe më të rëndësishme të këtij sistemi, duke sjellë një qartësi dhe efiçencë të rritur në investime duke e bërë çdo fond publik të shpenzuar në këtë drejtim për mbrojtjen shq-iptare më të vlefshëm dhe efiçencën e përdorimit të tij dukshëm më të lartë. Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit të Burimeve, i cili përfshin: Tabelat e Organizimit dhe Pajisjeve (TOP), Menaxhimin e Bu-rimeve Njerëzore, Menaxhimin e Infrastrukturës, Dixhitalizimin dhe Arkivimin e Dosjeve, Procesin e Rekrutimit, Testimit dhe Vlerësimit, Trajnimin dhe Gatishmërinë, Planifikimin e Kostos dhe Burimeve, Implementimi i integruar i programit “Alpha Fi-

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 14

nance”, Menaxhimin e Logjistikës e të tjerë kom-ponentë, është ndërtuar me asistencën e vazh-dueshme dhe ekspertizën e avancuar në këtë fushë të kompanisë amerikane CUBIC, e cila prej vitesh asiston Ministrinë e Mbrojtjes në procesin e re-formimit të saj. Vlen të theksohet se integrimi në këtë sistem i menaxhimit të financave të mbrojtjes në gjithë njësitë shpenzuese të saj, bën jo vetëm më të lartë transparencën në menaxhimin e tyre, por mundëson bërjen e analizave financiare që ridi-mensionon llogaridhënien në përdorimin e financave publike, si dhe rregullon dukshëm proceset e plani-fikimit, të cilat janë jetike për një vend anëtar të Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake deri më sot. Inventarizimi dhe regjistrimi i burimeve të mbrojtjes e në mënyrë të veçantë i materialeve të tepërta, e bën funksionimin e Sistemit të Automa-tizuar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes një mekanizëm efiçent në uljen e kostove të admin-istrimit të këtyre burimeve duke ndikuar dukshëm në përmirësimin e financave të vetë sistemit të mbrojtjes. Duke konkluduar, dëshiroj të theksoj se sot mbrojtja shqiptare operon përmes këtij sistemi të automatizuar, i cili garanton cilësi dhe drejtësi në zhvillimin e karrierës së Forcave të Armatosura, transparencë dhe llogaridhënie në përdorimin e fi-nancave publike, kompetencë dhe efektivitet në plan-ifikimin e operacioneve dhe logjistikës së nevojshme për një vend i cili merr përgjegjësitë e duhura si anëtar i NATO dhe krijon një model të suksesshëm të drejtimit në një sektor kaq të rëndësishëm.

Ministri Imami, dekoron atashetë ushtarak të Gjermanisë dhe Polonisë Ministri i Mbrojtes z. Arben Imami, në darë 27 gusht 2013 ka dekoruar atasheun ushtarak të Gjermanisë, nënkolonel, Arnold Meier dhe Atasheut Ushtarak të Polonisë kolonel, Rafal Jarmuzek. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambien-tet e Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë, përfaqë-

sues nga ambasada gjermane dhe polake në Tiranë si dhe titullarë të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Dekorimi i atasheve ushtarakë të Gjermanisë dhe Polonisë u bë me rastin e përfundimit të mandatit të shërbimit në vendin tonë. Atyre ju akordua med-alja “Për Shërbime të Shquara”, me motivacion-in: ”Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tyre si Atashe Ushtarakë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalëshe në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shq-ipërisë dhe Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe Gjermanisë.

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi takon gjeneralmajor Ed Davis, komandantin e Forcave Amfibe britanike Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është takuar në datë 30 gusht 2013 me gjeneralmajor Ed Davis, Komandantin e Forcave Amfibe Britani-ke, si dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Cannon. Gjeneral Gjunkshi pasi i ka uruar mirëseardhjen gjeneralit britanik, drejtuesit më të lartë të stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion –‘13”, ka vlerësuar maksimalisht nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të së dy vendeve partnere. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve më të fundit në Forcat e Armatosura në vendet përkatëse, si dhe kanë ndarë vlerësime për arritjet e shënuara. Gjeneral Gjunkshi ka vlerësuar me nota maksimale nivelin e bashkëpunimit ndërmjet forcave shqiptare dhe atyre britanike gjatë stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion –‘13”, e cila është bërë e mundur edhe falë mbështetjes së vazhdueshme të Am-basadorit të Britanisë së Madhe, z. Nicholas Can-non dhe stafit të tij. Gjeneral Davis ka falënderuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshin për

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 15

mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, i cili tashmë po kthehet në një traditë disavjeçare. Gjeneral Gjunkshi shprehu gatishmërinë për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Britaninë e Madhe në të gjitha nive-let, si vende partnere dhe anëtare të NATO.

Sazan, inspektim i stërvitjes “Albanian Lion-13” Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon kanë inspek-tuar pasditen e datës 30 gusht 2013, në ishul-lin e Sazanit, zhvillimin e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike të koduar “Albanian Lion-13”. Në ishullin e Sazanit janë dislokuar rreth 400 trupa britanike dhe një kompani këmbësorie e batalionit të Këmbësorisë të Poshnjës, të cilët po punojnë së bashku me trupat britanike në stërvitjen që po zhvillohet në Sazan. E gjithë stërvitja është e ndër-tuar për t’iu përgjigjur terrorizmit. Skenari i kësaj stërvitje të përbashkët është ndërtuar në mënyrë të tillë, ku trupat britanike pozicionohen në sulm dhe trupat shqiptare në mbrojtje, me trupat bri-tanike, që janë çlirimtare, dhe trupat shqiptare, që luajnë rolin e mbrojtësve të territorit të ishullit të Sazanit.Në fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, pasi ka përshëndetur trupat pjesë-marrëse në këtë stërvitje mjaft të rëndësishme u shpreh: “Kjo stërvitje ka për qëllim të trajnojë trupat me elementë të zbulimit, të rikonjicionit, të evakuimit të të plagosurve, të zbarkimit dhe im-barkimit. Më tej gjeneralmajor, Xhemal Gjunkshi ka nënvizuar faktin se në këtë stërvitje, njerëzit tanë aftësohen e mbi të gjitha të komunikojnë, që të nji-hen me gjuhën e NATO-s dhe të operacioneve”. Në vijim të fjalës së tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm,

gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u shpreh se Forcat e Armatosura shqiptare janë të gatshme dhe të trajnuara mirë për t’ju përgjigjur lidershipit politik dhe Aleancës së NATO-s për të vepruar në çfarëdo lloj operacioni, që do të bëhet në të ardhmen. “Këto trupa sot po stërviten për këto lloj operacionesh dhe sigurisht, koha do të tregojë se për çfarë do të ketë nevojë, që ne të shërbejmë brenda Aleancës”, ka përfunduar fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi. Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Cannon në fjalën e tij u shpreh se kjo stër-vitje ka tre vite, që kryhet në Shqipëri dhe se nuk ka lidhje me ndonjë zhvillim konkret. Me tej ambasa-dori Cannon theksoi se: “Nga raportet që patëm nga forcat tona në terren, them se trupat tona e kanë parë shumë sfidues dhe shumë interesant operimin në këtë ishull. Mendoj se ushtrimet janë me vlerë për të dyja forcat, si ato shqiptare dhe ato britanike”, ka përfunduar fjalën e tij ambasa-dori, Nicholas Cannon. Një vlerësim i veçantë për stërvitjen u bë edhe nga Kevin Oliver, zv/komandat i brigadës komando të “Royal Marine”.

SHSHPFA, takon me atasheun ushtarak polak Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi priti në datën 28 gusht 2013, në një takim të veçantë atasheun ushtarak të Po-lonisë në vendin tonë, kolonel Rafal Jarmuzek, me rastin e përfundimit të detyrës. Gjeneral Gjunkshi vlerësoi kontributin e kolonel Jarmuzek në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen e FA polake ndaj FA shq-iptare. Kolonel Jarmuzek falënderoi SHSHPFA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi për mbështetjen në kryer-jen e detyrës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri. Gjithashtu, një falënderim të veçantë kolonel Jar-muzek adresoi për FA shqiptare, të cilat vazhdojnë

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 16

të japin kontribut të çmuar në kuadër të NATO. Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Polonisë do të vazhdojnë të thellohen, si dhe do të vijojnë të kontribuojnë kudo që Aleanca e Atlantikut do të jetë e angazhuar.

SHSHP të FA, pret kontingjentet “Eagle 6” dhe “Ekipin Mjekësor” të Forcave të Armatosura Në datë 21 gusht 2013, rreth orës, 00:25 u kthyen në atdhe kontingjentet “Eagle 6” dhe “Ekipi Mjekë-sor i FA”, gjithsej 59 veta. Kontingjenti “Eagle 6”, efektiv i Batalionit të Forcave Speciale, strukturë vartëse e Forcave Tokësore, ishte i përbërë nga 49 ushtarakë, prej të cilëve 12 oficerë, 36 nënoficerë dhe 1 ushtar profesionist, me mision në Kandahar, Afganistan. Ekipi Mjekësor i FA përbëhej prej 10 vetash mjekë dhe infermierë me mision në Kabul, Afganistan. Trupat u pritën në Aeroportin e Rina-sit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ushtarakë të lartë të FA. Komandanti i kontigjentit “Eagle-6” me mision luftimi në Kandahar, nënkolo-nel Agim Kuçana, si dhe nënkolonel Xhemil Alizoti, drejtuesi i “Ekipit Mjekësor”, i raportuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Gjunk-shi, se efektivat që ata drejtuan, përmbushën me sukses misionin kushtetues, duke marrë vlerësime pozitive nga ushtarakët e Aleancës.Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u uroi mirëseardhjen dy kontingjenteve, “Eagle 6” dhe “Ekipit Mjekësor” dhe në emër të Forcave të Armatosura, si dhe mbarë popullit shqiptar i përgëzoi ata për arritjet në përm-bushjen me sukses të detyrës përkrah trupave të Aleancës. Më tej gjeneralmajor Gjunkshi ka nënvizoi: “Në misionin luftarak, “Eagle 6” tregoi aftësinë dhe profesionalizmin që ka Batalioni i Forcës Speciale për të vepruar si të barabartë me partnerët tanë në zo-nën e operacionit luftarak në Kandahar, Afganistan, duke kryer me sukses detyra nga më të vështirat dhe të njëjta me ato të Forcave Speciale të vendeve aleate”. Gjeneral Gjunkshi, gjithashtu ka përgëzuar

edhe Ekipin Mjekësor, i cili ka dhënë kontributin e tij në ndihmë të popullsisë afgane dhe asistencë mjekë-sore për personelin shëndetësor afgan. “Ajo që na bën më të lumtur të gjithë ne” - theksoi ndër të tjera gjeneral Gjunkshi, “është fakti se ju ktheheni shëndoshë e mirë pranë familjeve tuaja. Këto misione tregojnë aftësinë dhe resurset që kanë Forcat tona të Armatosura për të vepruar si të barabartë me partnerët tanë, në zonën e operacionit në kryerjen me sukses të misioneve për aq kohë sa do të na kër-kohet. Më lejoni ta mbyll fjalën time duke ju uruar dhe një herë mirë se keni ardhur faqebardhë në atdhe”.

Gjeneralmajor Gjunkshi, viziton Fregatën Amerikane në Detin AdriatikNë kuadrin e bashkëpunimit dypalesh midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Armatosu-ra Amerikane me datë 16 Gusht 2013, me ftesë të Komandantes së CDR Erika Hoffmanni të Fregatës Amerikane Samuel B Robert, kffg-58, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, vizitoi Fregatën amerikane në Detin Adriatik. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjatë kësaj vizite u prit nga komandantja e Fre-gatës Amerikane e cila e falënderoi për vlerësimin e bërë ftesës dhe ndërkohë shprehu konsideratën e saj për kontributin e dhënë nga Forcat e Armatosura shqiptare në mbështetje të paqes dhe në ndihmë të komunitetit. “Ne, tha Hoffmann, jemi këtu në kuadër të zbatimit të një projekti në ndihmë të ko-munitetit dhe çmojmë në këtë drejtim kontributin e dhënë nga FA shqiptare për këtë qëllim”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Gjunkshi nga ana e tij, shprehu vlerësime dhe falënderime për qeverinë dhe Forcat e Armatosura Amerikane, për ndihmën e kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga SHBA-së për FA shqiptare, si dhe adresoi një falënderim të veçantë mirënjohës për komandanten e Fregatës Amerikane për ft-esën e bërë dhe e konsideroi vizitën në anije, si një shkëmbim eksperience në fushën e mbrojtjes dhe në shërbim të forcimit të marrëdhënieve midis FA Amerikane dhe FA shqiptare.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 17

Niveli i lartë i bashkëpunimit, rezultat i vullnetit të pakursyer

INtervIstA

Intervistoi: lavdrim lita

Flet Dr.sc.Bejtush Gashi, zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në një intervistë për revistën “Mbrojtja”, Zëvendësmin-istri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Be-jtush Gashi shprehet gjerësisht për bashkëpunimin dy palësh në shumë fusha të mbrojtjes dhe sigurisë së për-bashkët. AI flet më tej për marrëveshjen e fundit SOFA, për Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë(RSSS) së Kosovës, për arritjen e KPO-së së FSK-së, për A5 e etj.

Zoti Zëvendësministër Gashi, fillimisht ju falënderoj për mundësinë që na dhatë për këtë intervistë drej-tuar lexuesve shqiptarë, ushtarakë e më gjerë! Po e nis bisedën me mirënjohjen e FSK-së ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së, dhe për të gjithë angazhimin e tij në këto vite. Si mund ta përkufizoni bashkëpunimin e viteve të fundit mes FSK dhe MM në fushën e sig-urisë dhe mbrojtjes?

“Është e ditur edhe për opinion publik se bashkëpunimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK-së)-së me ministrin e Mbrojtjes të Republikë së

Shqipërisë (MMRSH), për ne ka qenë dhe është bash-këpunimi më i rëndësishëm, shumë intensiv, shumë i dobishëm në të gjitha fushat dhe nivelet. Këtë bash-këpunim e ka mundësuar dhe lehtësuar edhe komu-nikimi pa barriera gjuhësore në mes të strukturave përkatëse dhe personelit të dy ministrive. Ky nivel i lartë i bashkëpunimit të stafeve përkatëse dhe trupës komanduese të Ushtrisë së Shqipërisë dhe FSK-së është rezultat i vullnetit dhe gatishmërisë së lartë të dy ministrave. Në këtë drejtim duhet vlerësuar lartë angazhimin personal të pakursyer të ministrit Arben Imami. Zoti Zëvendësministër Gashi, së fundmi FSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen SOFA që i rregullon edhe marrëdhëni-et sipas standardeve të NATO-s. Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje dhe si do të ndikojë në rapor-tin bilateral?

“Po me 1 korrik 2013 është nënshkruar marrëvesh-ja SOFA në mes MFSK-së dhe MM. Kjo marrëveshje është si rezultat normal i intensitetit të lartë të bashkëpunimit të dy ministrive dhe thellimit të vazh-dueshëm të këtij bashkëpunimi i cili kërkonte sanksion-ime dhe përkufizime të sakta ligjore mbi lëvizjen e tru-pave, teknikës dhe armatimit në rastet e dislokimit të njësive dhe kontingjenteve përkatëse në të dy vendet tona”. Zoti Zëvendësministër Gashi, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e plotë për FSK-në shumë fusha bashkëpunimi e trajnimi. Së fundmi procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë(RSSS), proces në të cilin është Kosova aktualisht, duke qenë se RSSS është një prej fush-ave, në të cilën Republika e Shqipërisë ka përvojën e sajë. Si do të jetë konkretisht ky bashkëpunim? “Dihet se MFSK dhe FSK janë ngritur me ndihmën dhe angazhimin direkt të NATO-s, gjë që nënkupton se që nga themelimi është punuar sipas standardeve të NATO-s. Pas fazës kalimtare të paraparë nga Pa-

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 18

koja e Ahtisarit, në realitetin e ri të ngritjes, zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës është arritur në pikën, ku duhet me dal me propozime të reja për strukturën e sistemit të sigurisë së Kosovës. Për këtë është formuar Grupi Punues që është duke punuar në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kos-ovës (RSSSK). Në këtë proces ndihma dhe përvoja e MMRSH për ne është shumë e dobishme, sidomos në fushën e planifikimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë, në përpjesëtim me territorin, numrin e ban-orëve, situatën e sigurisë në rajon dhe me gjerë mbi doktrinën e sigurisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm me NATO-n. Për ne ky bashkëpunim është edhe më i rëndësishëm pasi që Shqipëria veç është shtet anëtarë i NATO-s dhe ka një përvojë të çmuar dhe vlerësuar në këtë proces”.Zoti Zëvendësministër Gashi, Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, ka deklaruar se kjo forcë ka arritur Kapacitetet e Plota Operacionale. Kjo është një lloj certifikate merite. Sa është punuar për të arritur ketë sukses? “Arritja e Kapaciteteve të Plota Operacionale (KPO) si dhe deklarimi i tyre nga NATO-ja, për ne është padyshim një ndër arritjet më të mëdha. Kjo do të thotë se kemi realizuar objektivin kryesor, që ka qenë edhe obligim nga misioni dhe qëllimi aktual për FSK-në. Ky rezultat është arritur me përkushtim maksimal dhe përgjegjësi të lartë të të gjithë stafit të ministrisë, komandës, epro-rëve e deri të pjesëtari i fundit i FSK-së. Arritja e KPO hapë një kapitull të ri për FSK-në, është certifikatë ndërkombëtare për profesionalizmin e nivelit aktual dhe mundësi për perspektivën e ngritjes dhe zhvillimit të kësaj force”.Zoti Zëvendësministër Gashi, Kosova dhe FSK-ja nga konsumator te sigurisë është konvertuar edhe ne prodhues te sigurisë. Se fundmi ministri i FSK-se Ceku ka deklaruar se janë të gatshëm që të kontribuojnë dhe promovojnë paqen dhe sigurinë globale duke ofruar përvojat, njohuritë si edhe ekspertizat tuaja. Kur do ta shohim FSK-në në misionet paqeruajtëse ndërkom-bëtare? “Ministri Agim Çeku është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar, që sa më parë ta bëjë FSK-në forcë opera-cionale dhe pjesëmarrëse në misionet ndërkombëtare. Kjo është duke u bërë në dy drejtime: një në ngritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit regjional dhe më gjerë në

fushën e sigurisë dhe pjesëmarrja në këto mekanizma me të drejta të barabarta dhe dy: ngritja dhe përgatit-ja e njësive për të FSK-së misione jashtë vendit. Në këtë drejtim ne kemi themeluar Qendrën e Ekselencës të Kërkim-Shpëtimit, e cila do të ofroj shërbime pro-fesionale për në këtë fushë për nivel regjional, si dhe do të përgatitë njësitë për misione jashtë vendit. Ak-tualisht kjo qendër ka filluar me përgatitjen e njësiteve për fushat e përgjegjësive përkatëse, si dhe jemi në proces intensiv të krijimit të kushteve të ofroj shër-bime edhe në nivel rajoni. Këtij koncepti bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i ndihmon edhe koncepti i ri i NATO-s i njohur si mbrojtja inteligjente “Smart Defence”. Këto zhvillime po krijojnë mundësin që FSK-ja dhe Kosova nga konsumues të sigurisë po shndërrohen në kontribuues të sigurisë”.Në një të ardhme të afërt FSK-ja aspiron të jetë anëtare me të drejta të plotë të kartës së Adriatikut A-5 dhe me arritjen e standardeve të marrë një ditë ftesën e NATO-s. Si po përgatitet FSK-ja për arritjen e këtyre objektivave? “MFSK është e angazhuar shumë që të jetë prezentë në nismat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Në fillim në disa takime kemi qenë si vëzhgues, pastaj më vonë pjesëmarrëse dhe ne synojmë që të jemi prezent me të drejta të barabarta në këto aktivitete. Kështu aspirojmë që të jemi pjesëmarrës me të drejta të plota edhe në Kartën e Adriatikut. Për shume takime të këtij niveli për pjesëmarrje të MFSK-së ka dhënë kontribut të madhe MMRSH, qoftë me ftesa ku ka qenë vetë or-ganizatore e samiteve, qoftë me evokim për të marrë pjesë në takime të këtyre niveleve edhe MFSK-ja. Për realizimin e këtyre objektivave jemi duke punuar edhe si qeveri dhe më konkretisht duke harmonizuar aktivitetet edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës”.Zoti Zëvendësministër Gashi, FSK-ja nuk vetëm nje bashkëpunim intensive me MM shqiptare, por edhe me vende të tjera të rajonit, Evropës dhe SHBA-të, të cilat mbështesin rritjen e kapaciteteve të FSK-së. Sa e rëndësishme është kjo mbështetje dhe sa ndikon ne aftësimin e efektitivave të FSK-së? “MFSK ka bashkëpunim të ngushtë me shumë shtete që janë anëtarë të rëndësishëm të NATO-s. Ky bash-këpunim është i bazuar në marrëveshjet e bashkëpunim-it e që janë nënshkruar me ministritë përkatëse të disa shteteve. Një shkallë të lartë bashkëpunimi e kemi Gardën kombëtare të Ajovës, që është bashkëpunim në nivel të partneritet dhe bashkëpunimit të gjerë me SHBA-të. Objektiv i veçantë është zhvillimi dhe bash-këpunimi në fushën e sigurisë me vendet fqinje dhe të rajonit”.Zoti Zëvendësministër Gashi, edhe një pyetjet të fun-dit, por jo e fundit për nga rëndësia. Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Volker Halbauer ka deklaru-ar se FSK-ja ka arritur progres të madh në 3 vjetët e fundit. Si do ta përkufizonin bashkëpunimin e FSK me KFOR-in? “Bashkëpunimi me KFOR-in ka qenë i nivelit të lartë dhe intensiv, sepse në fazën e parë ndihma për FSK-në ka qenë e konkretizuar në të gjitha fushat e sidomos në fushën e trajnimit dhe ngritjes së strukturës përmes misionit të mentorimit. Ky bashkëpunim aktualisht është i bazuar në nivelin e ekipeve këshilluese, si dhe mbështetje konkrete në fushat e përkatëse, aty ku KFOR-i e sheh të nevojshëm edhe angazhimin e FSK-së. Mund të konstatojmë se bashkëpunimi me KFOR-in është intensiv dhe shumë korrekt, i cili mbështetet në përgjegjësitë dhe misionin që ai ka në Kosovë”.

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 19

Komandanti i FS shqiptare, kolonel Dritan Demiraj jep një panoramë për veprimet e fundit operacionale që kanë ndërmarrë trupat e FS shqiptare në misionin e tyre

në Afganistan. Gjithashtu ai sjell një informacion të përgjithshëm për trajnimet dhe planëzimin e stër-vitjeve të ardhshme të cilat synojnë rritjen e ka-paciteteve të FS, duke informuar në lidhje me bash-këpunimet e ardhshme ndërkombëtare dhe kurset e trajnimet e domosdoshme.

“Misioni “Eagle 7”, është pasardhës i misioneve të kaluara dhe fatmirësisht vepron në të njëjtën zonë operacionale që kanë vepruar edhe misione të tjera “Eagle”. Kjo gjë e ndihmon nga ana e kryerjes së operacioneve por edhe nga siguria e kryerjes së operacioneve duke qenë së kanë vepruar edhe dy

“Misionet “Eagle” të shkëlqyera, por duhet mbështetje për SOTG”

misione të tjera “Eagle”. Zona që vepron është një zonë kufitare cila përbëhet nga dy lloje terrenesh. Në një gjatësi prej rreth 70 km ajo përbëhet nga shkretëtira dhe në një zonë tjetër prej rreth 60 km përbëhet nga një zonë e theksuar malore, e cila kul-min e arrin në Lakaraj, që terroristët e përdorin si pikë kalimi për të kaluar drogë, armë etj dhe është shumë e vështirë që të kontrollohet në dimër nga forcat e koalicionit, për shkak të borës dhe për shkak se përgjatë gjithë rrugës janë vendosur mina të një madhësie shumë të madhe, mbi 100 kg. Kjo gjë e rrezikon ndjeshëm sigurinë e kryerjes së op-eracioneve. Gjithashtu, ka edhe një liri veprimi nga kryerja e veprimeve të grupeve terroriste sepse atje është zonë në të cilën është vepruar shumë rrallë nga ana e forcave tona: kemi vepruar një herë në vitin 2011 nga ana e “Eagle 4” dhe nga ana e “Eagle 5”. Pra për një vit e ca janë kryer vetëm dy operacione”- thotë kolonel Demiraj.Vendi në të cilin zhvillohet misioni “Eagle 7” është

fOrcAt specIALe

Flet kolonel Dritan Demiraj, komandant i FSalbert HItoalIaj

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 20

në zonën e Weshit dhe të Camanit, zonë e cila ndan Afganistanin me Pakistanin dhe mundëson zh-villimin e tregtisë ndërmjet dy shteteve. Në këtë pikë mundësohet takimi i ‘Autostradës 1’ me ‘Au-tostradën 4’ e cila mundësonë zhvillimin e tregtisë përgjatë gjithë Afganistanit. Duke parë edhe këtë rëndësi të madhe që ka kjo pikë, nga ana e ter-roristëve është sulmuar vazhdimisht kjo pikë duke përdorur sulme të drejtpërdrejta ndaj konvoieve të NATO-s, ashtu siç ndodhi edhe para pak ditësh si pasojë e të cilit u vranë disa ushtarë të NATO-s dhe u hodhën në erë një sasi e madhe materialesh. Në vazhdimësi janë sulmuar gjithashtu edhe konvoiet e karburanteve me qëllim që të pakësohet e të dobë-sohet mbështetja me karburant. “Misioni përbëhet kryesisht nga e njëjta strukturë, por ajo që është e re këtë herë është se forcat tona shkojnë më të përgatitura se kurrë në drejtim të aftësive operacionale e të njohjes së terrenit dhe pjesës informative. Komandanti i misionit, ma-jor Pali Dakolli, një nga oficerët më të shkëlqyer të BS, shkon në të njëjtën zonë operacionale për të tretën herë dhe ka bërë një organizim të ndryshëm nga grupi “Eagle 6” për detyrë, sipas që ai e shikon më të arsyeshme për realizimin e misionit në bash-këpunim me kolonel Denis të forcave amerikane. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me njësinë partnere amerikane dhe kam marrë vlerësimet më të mira në drejtim të “Eagle 6”, nënkolonel Kuçanës dhe efektivit të cilin ai e nderoi, gjë që bëri të mun-dur dekorimin nga ana amerikane e të gjithë kon-tingjentit “Eagle 6” dhe kolonel Kuçanës në veçanti. Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm që të rifreskoj informacionin në lidhje me atë që ndodh në terren, nëpërmjet major Dakollit dhe kolegëve amerikanë. Përveç asaj që kemi zhvilluar në misionet e tjera, operacione të cilat po i zhvillojnë aktualisht efekti-vat e “Eagle 7” janë operacionet e zbulimit special, operacionet e kërkim shpëtimit dhe operacionet që

kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të ushtrisë afgane. Krahas këtyre, nga ana e ushtrisë amerikane është kërkuar edhe trajnimi nëpërmjet një stërvitje të avancuar tre-javore nëpërmjet instruktorëve shqiptarë, me qëllim që të bëhet e mundur rritja e kapaciteteve operacionale të efektivave amerikanë me të cilët janë të partnerizuar trupat tanë. Nën drejtimin e kolonel Kuçanës, forcat tona e realizuan me shumë sukses këtë detyrë, duke stërvitur in-dividë të caktuar amerikanë dhe të forcave SFAD, të cilët janë këshilltarë dhe trajnues të batalionit të tretë të katërt dhe të pestë të policisë kufitare afgane. “Eagle 7” vazhdon në vijimësi detyrat, me sukses të plotë” – vazhdon kolonel Demiraj. Kohët e fundit situata në Afganistan është shumë e trazuar dhe është rritur ndjeshëm shtimi i sul-meve ndaj trupave të ISAF për shkak të tërheqjes së tyre. Pra sa më shumë tërhiqen trupat aq më shumë shtohen sulmet, jo vetëm nga ana sasiore, por edhe cilësore. “Duke parë se në disa sulme të fundit terroristët kanë ndërruar edhe teknikat duke bërë të mundur vrasjen e disa ushtarëve të ISAF-i, “Eagle 7”, e mobilizuar studion me vëmendje të gjitha këto veprime dhe nxjerr detyrat përditë, me qëllim që të shmangë në mënyrë maksimale mo-mentet e rrezikshme. Një rol të shkëlqyer në këtë drejtim ka luajtur edhe shefi i zbulimit të BS, major Ajet Jata, i cili padyshim është një nga asetet e batalionit dhe tre herët e fundit që ka qenë atje ka ngritur një sistem të shkëlqyer që po ndihmon në realizimin e misionit” – sqaron kolonel Demiraj në lidhje me zhvillimet më aktuale. Duke bërë vlerësimet për punën e kryer, ai jep edhe disa detaje për të ardhmen dhe për nivelin e synuar nga FS si dhe për bashkëpunimet të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të specialëve. “Përsa i përket “Eagle 8”, do të dëshiroja që të falënderoja në mënyrë të veçantë zyrën e ODC-së dhe atasheun e SHBA, të cilët së fundi do të mbësh-tesin me një paketë disa milionë dollarësh BFS, në

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 21

drejtim të stërvitjeve të nivelit operacional dhe strategjik, kurseve të ndryshme, që nga kurset e planëzimit e me radhë, kurseve që rrisin kapacitetet dhe një grupi të lëvizshëm MTT, i cili do të qëndrojë këtu për një vit në një stërvitje që do të ndahet në dy faza – faza e parë për “Eagle 8” dhe e dyta për përgatitjen e SOTG. Të gjitha këto përpjekje nga ana e qeverisë së SHBA bëhen që të rriten nive-let e BS, duke e kthyer atë në aset strategjik të RSH, në mënyrë që t’i përgjigjet të gjitha sfidave si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit dhe t’i

sigurojë NATO-s një ‘task force’ të gatshme që të kryejë operacione në çdo cep të globit. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me zyrën e ODC, jemi ulur dhe kemi përgatitur të gjitha planet dhe program-et dhe nuk është e rastësishme që përpara se të vijnë instruktorët amerikanë, ne kemi zhvilluar që nga janari e deri tani, 12 kurse të niveleve nga më të lartat që zhvillohen në vendet homologe si dhe dy stërvitje me njësitë partnere angleze, ku si pa-sojë e stërvitjeve të përbashkëta, niveli që është treguar nga FS shqiptare është një nivel që është vlerësuar maksimalisht si nga njësitë partnere në Afganistan po ashtu edhe nga njësitë angleze apo amerikane që operojnë këtu. Nga ana tjetër, për të rritur nivelin e të menduarit strategjik të repartit universiteti i FS amerikane vjen javën tjetër për të filluar kursin e luftës asimetrike, i cili do të zhvillohet nga data dy deri në datën gjashtë në BFS dhe do të konsistojë në rritjen e kapaciteteve të BFS për të menduarin e luftës asimetrike. Nëpërmjet ndihmës së ministrit të Mbrojtjes dhe SHSHP, që nuk ka na ka munguar, si dhe nëpërm-jet punës së efektivave të BFS, mendojmë se vitin tjetër komanda e FS shqiptare do të rrisë cilësisht kontributet e saja në misionet luftarake të NATO-s në ISAF nën komandën amerikane, në mënyrë që të plotësojmë objektivin strategjik të mbështetjes së ISAF-it me një grup SOTG – gjë që do të rriste dukshëm kontributin e ushtrisë shq-iptare në NATO. Pa dyshim realizimi i objektivave të tilla kërkon një mbështetje edhe më të madhe për sa i përket lidershipit, pajisjeve të BFS me mjete të cilat i mungojnë për të realizuar detyra në nivel SOTG si dhe në përmirësimin e pagesës pasi pagesa aktuale që kanë efektivat është rela-tivisht e ulët” – përfundon kolonel Demiraj.

Në bazë të matricës së SHSHP, nga data 2 deri në datën 13 shtator, është zhvilluar stërvitja “Joni 2013”. Kjo stërvitje është

zhvilluar ndërmjet “Qendrës Kombëtare të Polum-barëve” dhe kompanisë së aksioneve speciale ujore të BFS. “Para një jave ne kryem një seminar në lidhje me këtë stërvitje. Kjo stërvitje ka si fokus kryesor trajnimin për zhvillimin me efikasitet të kontrollit të porteve. Dihet që anijet e NATO-s, para se të ankorohen, grupi i polumbarëve bën kontrollin e porteve për efekt siguri, një kontroll që bëhet edhe kur këto anije largohen. Stërvitja është e ndarë në tre faza dhe çdo fazë realizo-het në katër ditë. Faza e parë është kontrolli i porteve; faza e dytë është kur ania është anko-ruar si skenar është që gjatë natës janë vënë re në det palombarë të paidentifikuar dhe kështu që është detyrë e polumbarëve të bëjnë kontrollin e

porteve; dhe faza e tretë është ajo që mendohet të bëhet në Sazan dhe në Pashaliman, në të cilën do të zhvillohet kërkimi në vende të hapura në dis-tancë e sipërfaqe rreth 500 m2. Këtë fazë të fundit ne e shfrytëzojmë për trajnimin në gjetjen e minave apo edhe të kufomave të të mbyturve” – thotë major Alikaj.Për këtë stërvitje, kompania e aksioneve speciale do të jetë e angazhuar në tërësi me tre grupe speciale dhe shtabin e saj. Para se të arrihej në këtë stër-vitje të avancuar, janë marrë masat e duhura të mëparshme dhe janë bërë stërvitje të tjera të më-parshme me Qendrën Kombëtare të Polumbarëve. Në muajt maj-qershor janë bërë stërvitje me QKP, të ndara në tre faza: hipja në bord, zhytja dhe ajri. “Në lidhje me stërvitjen “Joni 2013”, mund të siguroj që janë marrë të gjitha masat, si nga ana logjistike edhe me personel” – përfundon major Alikaj.

Flet, major Simon Alikaj, komandant i kompanisë së aksioneve speciale ujore

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen “Joni 2013”

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 22

“Çdo mision është një eksperiencë e eks-periencë me vete. Mund të them se në këtë mision ishim përballë një situate të

përcjellë nga misioni i “Eagle 5”. Ndërsa më parë mendonin dhe këshillonim vartësit për të bërë kujdes sepse mund të ndodhte ndonjë situatë fatale, tashmë nuk ishim në nivelin e hipotezës, por ishim përballë faktit ku një nga kolegët e miqtë më të mirë që kishim kishte rënë në mision. Në këtë mënyrë, edhe motivimi i njerëzve ishte me i lartë. Kam pasur thuajse të njëjtin efektiv si në “Ea-gle 2” edhe në “Eagle 6” dhe motivimi i tyre, duke e krahasuar në kohë, ishte i dukshëm dhe synohej që të kishim një nivel shumë të lartë profesional nëse do të përballeshim me situata të caktuara. Kishte një mënyrë komunikimi e sjellje në të cilën e kemi shmangur stresin e mbingarkesën, por i kemi mba-jtur në korrent të informacioneve më të fundit dhe të gjendjes e vështirësisë reale që hasnim. Ka pasur raste që ishim në detyrë dhe janë qëlluar kolegë tanët amerikanë, në të njëjtën rrugë. Pra rreziku ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës. Ndër-kohë duhet të shtoj edhe faktin se edhe objektivat që do të realizonim ishin me të ndryshme se ato të mëparshmet. Një objektiv i tillë ishte edhe trajnimi i forcave afgane. Kjo gjë natyrisht që kishte speci-fikën e vet, rrezikshmërinë e vet. Duhet thënë se gjatë gjithë kohës që dilnim në detyrë rreth 25% e efektivit kishte detyrë që të mbikëqyrte forcat af-

Komandanti i “Eagle 6”, kolonel Bekim Kuçana, përshkruan ditët e misionit

Kuçana: Morëm vlerësime maksimale, kryem detyra profesionale

gane pasi siç dihet sulet e quajtura “green on blu” janë shtuar ndjeshëm. Ne kishim detyrim, në bazë të gjitha rregullave që zhvillohet aktiviteti ynë që ne duhet të shkonim në ushtrinë e në policinë afgane. Pra nuk kishte mundësi që të dilje në një detyrë e të mos kishe bashkëpunëtorë afganes. Ekspozimi ndaj trajnimeve është padyshim i lartë dhe kjo di-het. Merr nim masa të ndryshme si heqja e municio-neve etj, por duke ruajture dhe ekuilibrin me qëllim që afganët të mos ndjeheshin si të dyshuar sepse në këtë mënyrë shkatërrohej besimi i ndërmjetëm dhe ishte akoma më keq. Pra me pak fjalë ekziston rreziku dhe duhet bërë kujdes si në komunikim edhe në veprim.Me palën amerikane kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Pak para se të mbyllej misioni ynë, er-dhi një batalion i ri amerikan dhe na u kërkua që tu bënim trajnim edha atyre. Ata kishin informacion të trashëguar nga paraardhësit dhe kishin përshtypje e vlerësime maksimale për ne shqiptarët që nga eprorët në bazë e deri te ushtarët e thjeshtë. Mjafton të përmend se të gjitha detyrat e sho-qërimit të gjeneralëve që vinin aty, u jepeshin shq-iptarëve. Ky padyshim që ishte vlerësim. Kjo gjë ishte e ndikuar edhe nga “Eagle 5” dhe opinioni që ata kishin lënë. Ne veç sa e çuam edhe më lart këtë vlerësim. Të gjithë ata me të cilët bash-këpunuam ishin pjesë e ceremonisë së përcjelljes” - thotë kolonel Bekim Kuçana.

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 23

Luftërat e së ardhmes kanë pak të ngjarë që të zgjidhen vetëm nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake. Ndaj, më tepër se ndërmarrja e operacioneve të mirëfillta ushtarake, NATO

duhet të marrë në konsideratë krijimin e hapësirave të nevojshme për zgjidhje politike. Rindërtimi i insti-tucioneve shtetërore në shtetet e prekura nga kriza, veçanërisht i atyre të sigurisë, mund dhe duhet të jetë në qendër të kësaj zgjidhjeje. Prakticienët, zyr-tarët dhe analistët ushtarakë kanë arritur në përfun-dimin se OMP-të kanë një karakter të shumëfishtë, që përfshin objektiva të ndryshueshme, të tilla si siguria, zhvillimi, të drejtat e njeriut, rehabilitimi, etj. Nevoja për të krijuar lidhje të forta ndërmjet sigurisë dhe zhvillimit është theksuar shpesh nga ekspertë të ndryshëm. Krahas kësaj, shumë shtete dhe aktorë jo shtetërorë, civilë dhe ushtarakë, janë të angazhuar për të arritur realizimin me sukses të këtyre objekti-vave të shumëfishta. Nevoja për të integruar objekti-vat e ndryshëm dhe aktorët e shumtë ka krijuar idenë e përqasjes gjithë-përfshirëse, e cila në këto vitet e fundit është kthyer në një synim real për vendet e NATO-s. Në të gjitha raportet e përditësuara të OKB-së vihet re kërkesa gjithnjë e në rritje për integrimin sa më të mirë të ekspertizës civile për një qeverisje sa më të efektshme, për respektimin e të drejtave të njeriut, dhe zbatimin rigoroz të ligjit brenda kuadrit të OPM-ve. Duhet pasur parasysh qartë se burimi kryesor i NATO-s është kapaciteti ushtarak, ndaj në rastet e angazhimit në operacione humanitare NATO kërkon mbështetjen e aktorëve civilë, të cilët duhet të realizojnë rindërtimin e vendit dhe të institucioneve legjitime. Këtë fakt NATO e ka theksuar në Samitin e

Përqasja gjithë-përfshirëse për menaxhimin e krizave

INteGrIMI strAteGjIK

Rigës të vitit 2006, si dhe e ka ritheksuar fuqimisht në Samitin e Lisbonës, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar një përqasje gjithë-përfshirëse, për vetë spektrin e gjerë të natyrës së operacioneve, me qëllim involvimin sa më të drejtë të aktorëve ushtarak dhe civil. Në kuptimin e saj më të thjeshtë, përqasja gjithë-përfshirëse përbën bashkimin e mjeteve civile dhe ushtarake dhe forcimin e bash-këpunimit ndërmjet departamenteve qeveritare, jo vetëm për operacione, por edhe më gjerë, për tu përballur me kërcënimet e sigurisë së shekullit të 21, përfshirë terrorizmin, gjenocidin dhe përhapjen e armëve dhe materialeve të rrezikshme. Me fjalë

NëNKOLONeL ARjAN OSMANi

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 24

të tjera, përqasja gjithë-përfshirëse kërkon arritjen e koherencës dhe kohezionit me instrumentet e tjerë ndaj mënyrës së përdorimit të resurseve ushtarake dhe atyre jo-ushtarake në përgjigje të një situate të caktuar. Përdorimi vetëm i instrumentit ushtarak ka vërtetuar arritjen e objektivave nëpërmjet përqen-drimit tek rezultatet e shpejta, por jo të qëndrueshme e afatgjata, çka mund të arrihet me përfshirjen e ka-paciteteve diplomatike, kontributeve financiare “në trust fund-et” e çdo operacioni, asistencës teknike me juristë për ndërtimin e institucioneve qendrore dhe lokale, mjekë apo infermierë, etj. Në Konceptin e ri Strategjik përqasja gjithë-përfshirëse e Aleancës është theksuar dukshëm tek kapitulli “Siguria nëpërm-jet menaxhimit të krizave”. Në pikën 21 të dokumentit thuhet “Mësimet e nxjerra nga operacionet e NATO-s, veçanërisht në Afganistan dhe Ballkanin Perëndimor, bëjnë më të qartë faktin se një përqasje politike, civile dhe ushtarake gjithë-përfshirëse është e nevojshme për menaxhimin efektiv te krizave”. Për të realizuar këtë përqasje, NATO synon që të nx-isë bashkëpunimin edhe me aktorë të tjerë përpa-ra, gjatë dhe pas krizës, për të inkurajuar analizën, planëzimin dhe kryerjen e aktiviteteve në terren me qëllim maksimizimin e efektivitetit të gjithë përpjekjes ndërkombëtare. Ndaj çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë në gjendje që të krijojë kapac-itetet e nevojshme civile të menaxhimit të krizave, për të bashkërenduar në mënyrë më të efektshme me strukturat e organizuara ushtarake, duke u mbështetur në mësimet e nxjerra nga operacionet e zhvilluara deri më tani. Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s nënvizon rëndësinë e mësimeve të nxjerra nga misionet e realizuara të NATO-s, duke vënë në pah faktin se menaxhimi efektiv i krizave kërkon një përqasje gjithë-përfshirëse të mjeteve politike, civile dhe ushtarake. Ndërhyrjet ushtarake edhe pse janë

shumë të rëndësishme dhe vendimtare, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar sfidat komplekse me të cilat përballet sot Aleanca Euro-Atlantike. Prandaj dhe zgjerimi i kontributit drejt një përqasjeje gjithë-përfshirëse ndërmjet vendeve të NATO-s në menaxhimin e krizave do të ndihmonte në mënyrë të ndjeshme për rritjen e aftësive të Aleancës në operacione të stabilizimit apo rindërtimit.

“Përqasja gjithë-përfshirëse është shumë e nevojshme për NATO-n, në mënyrë që të anga-zhohet dhe bashkëpunojë më ngushtësisht me partnerët civilë në terren, por pa harruar koor-dinimin në nivel politik, veçanërisht me BE-në dhe OKB-në”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen. Implementimi sa më efektiv i kësaj përqasjeje, kërkon që të gjitha aktorët të kontribuojnë në mënyrë harmonike, bazuar në ndar-jen e drejtë të përgjegjësive, largpamësisë dhe ven-dosmërisë, duke marrë në konsideratë aftësitë e tyre respektive, mandatin dhe rolin, si dhe nivelin e autonomisë në procesin e vendim marrjes.

NATO aktualisht është duke përmirësuar instrumen-tet e veta të menaxhimit të krizave dhe ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e strukturave të saj për të punuar së bashku me partnerët, autoritetet lokale, me orga-nizatat ndërkombëtare dhe ato jo qeveritare. Ajo po tregon kujdes të madh në ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me aktorët civil, të cilët kanë eks-periencë në fusha të tilla si ndërtimi i institucioneve, zhvillimi, qeverisja, sistemi gjyqësor, etj. Në muajin mars të vitit të kaluar NATO miratoi planin e përditë-suar të detyrave në funksion të realizimit të plan-it të masave të përqasjes gjithë-përfshirëse. Këto detyra janë duke u realizuar dhe zbatuar nëpërmjet një force të posaçme civilo-ushtarake, e cila përfshin të gjitha strukturat drejtuese dhe komandat e NATO-s. Por për të ardhur deri në këtë

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 25

ofrojë mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të krijojë kushtet e nevojshme për një stabilitet afatgjatë. Vendimet e marra në Samitin e Lisbo-nës sa i takon përqasjes gjithë-përfshirëse që para-shikojnë mbulimin e të gjitha fazave të menaxhimit të krizës janë:

• NATO duhet që të parashikojë se kur mund të lindë një krizë dhe se si mund të parandalohet ajo. Njoftimi i hershëm (early warning) do të thotë që të kesh mundësi të planifikosh në kohë masat për mos zgjerimin e konfliktit.

• NATO do të zhvillojë më tej doktrinat dhe ka-pacitetet e saj për operacionet ekspeditore duke përfshirë kundërzbulimin, stabilizimin dhe rikon-struksionin.

• NATO do të krijojë kapacitete modeste civile të specializuar për çështje të menaxhimit të krizave, të cilat do të jenë të afta që të ndërveprojnë me aktorët civilë, duke shfrytëzuar mësimet e nxjerra nga misionet e mëparshme dhe ato aktuale.

• NATO duhet që të jetë e përgatitur të marrë pjesë në misione të integruara civilo-ushtarake të të gjitha niveleve. Kjo kërkon krijimin e një njësie pla-nëzuese me personel civil brenda NATO-s, me qëllim mbajtjen e kontakteve, ndarjen e informacionit dhe pjesëmarrjen në planëzimet e përbashkëta me ven-det partnere dhe organizatat ndërkombëtare.

• NATO duhet që të ruajë një nivel të lartë të përditësimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me institucione kyçe, të tilla si OKB, BE, OSBE, si dhe me organizatat e shumta rajonale apo OJF-të.

• Procesi i Planifikimit të NATO-s duhet që të identifikojë edhe kapacitetet civile, qofshin ato edhe nga vende jo anëtare të NATO-s, të cilat duhet të dislokohen së bashku me forcat luftarake, për të siguruar terrenin e nevojshëm të operacioneve të stabilitetit që do të vijojnë pas përfundimit të konf-liktit të armatosur.

• Ekspertiza civile do të jetë pjesë integrale e strukturave dhe komandave të NATO-s. NATO do të rrisë nivelin e planifikimit të integruar civilo-ushtarak për të gjithë spektrin e krizave të mundshme.

• NATO do të zhvillojë aftësitë e veta për të tra-jnuar forcat vendase në zonën e krizës, në mënyrë që këto forca të marrin përgjegjësitë e veta pa mbështetjen e vazhdueshme të ndërkombëtarëve.

• NATO do të identifikojë dhe trajnojë special-istët civilë nga vendet anëtare, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të dislokohen në misione konkrete, duke qenë të aftë të punojnë së bashku me person-elin ushtarak të NATO-s, por edhe me organizmat e tjera ndërkombëtare në terren.

• NATO do të rrisë nivelin e konsultimeve dhe bashkëpunimit në nivel politik ndërmjet vendeve anëtare dhe partnere, në mënyrë që të reagojë me efiçencë në të gjitha stadet e krizës.

stad bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi, padyshim që nuk ka qenë e lehtë. Edhe pse koncepti i përqasjes gjithë-përfshirëse është pranuar para shumë vitesh, si një mënyrë shumë efikase për të ve-pruar ndaj sfidave komplekse të sigurisë, bash-këpunimi ndërmjet njerëzve nën uniformë dhe civilëve mbetej i largët. Udhëzuesi Politik Gjithë-përfshirës i NATO-s (CPG), miratuar në Samitin e Rigës në vitin 2006, e përshkruan angazhimin në konfliktet e së ardhmes si një aplikim i gjithan-shëm i instrumenteve që disponon Aleanca për të krijuar efektet e nevojshme në arritjen e gjend-jeve përfundimtare të dëshirueshme. NATO nuk mund të zhvillojë kapacitete të posaçme për të realizuar detyra mirëfilli të një natyre civile, ndaj ajo mbështetet në kapacitetet që ofrojnë part-nerët. Edhe pse teorikisht e vërtetë, kjo logjikë nuk mund të thuhet se ka qenë e suksesshme në praktikë. Kjo pasi një marrëdhënie e mirë bash-këpunimi ndërmjet ushtarakëve dhe civilëve kërkon përpjekje dhe impenjim serioz të ndërsjelltë. Dihet që civilët dhe ushtarakët nuk kanë të njëjtat me-toda të planifikimit, kanë prioritete të ndryshme, rekrutojnë dhe dislokojnë krejt ndryshëm person-elin e vet, si dhe bazohen mbi standarde krejt të ndryshme. Ndaj dhe sot NATO është e orientuar drejt një bashkëpunimi efektiv, me qëllim që të kapërcejë këto ndryshime, duke inkurajuar vendet anëtare që të krijojnë ura komunikimi me part-nerët civilë. Por që përqasja gjithë përfshirëse të japë rezultatet e dëshiruara në terren, ajo duhet që fillimisht të funksionojë qysh përpara dislokim-it, për të vazhduar më pas me angazhimin aktiv me aktorët e tjerë ndërkombëtarë përpara, përg-jatë dhe pas krizës. Edhe pse një konflikt mund të përfundojë, komuniteti ndërkombëtar duhet që të

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 26

Në vijim, është një intervistë e transmetuar në TNI, me Zbigniew Brzezinsk-in, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në kohën e Jimmy Carter dhe tani këshill-

tar e administrues i besuar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e një profesor me për-vojë kërkimore në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins”. Inter-vista u realizua nga Jacob Heilbrunn, redaktor ekspert në stacionin TNI. Më poshtë jepen shkurtimisht disa mendime të Brzezinski-t, shkëputur nga kjo intervistë. Heilbrunn: Ja ku jemi, pesë vjet në administratën e Obamës dhe ju po deklaroni se Perëndimi është i angazhuar në “propagandë masive”. A po lëshohet brenda Obama në Siri, për shkak se ai është shumë i dobët për t’i rezistuar “status quo”-së ? Çfarë i ndo-

dhi presidentit Obama që na solli në këtë pikë?

Brzezinski: Unë nuk mund të angazhohem as në psi-kanalizë e as në çfarëdolloj revizionizmi historik. Pady-shim, ai ka një problem të vështirë për t’u përballur dhe ka një aspekt misterioz në të gjithë këtë. Merrni në konsideratë vetëm koordinimin. Në fund të vitit 2011, në Siri pati trazira të prodhuara nga dy au-tokracitë e njohura në Lindjen e Mesme: Arabia Sau-dite dhe Katari. Ai, papritur njofton se Assad duhet të ikë, pa patur ndonjë përgatitje reale për ta bërë këtë realitet. Më pas, në pranverën e vitit 2012, viti zgjedhor këtu, sipas një artikulli shumë demaskues të New York Times të 24 marsit të këtij viti, CIA nën drejtimin e gjeneral Petraeus, kryen një përpjekje të shkallë në shkallë të gjerë për të ndihmuar Katarin dhe sauditët dhe t’i lidhë ato në njëfarë mënyre me turqit në këtë përpjekje. A ishte ky një pozicion strat-

Brzezinski mbi krizën dhe ndërhyrjen në Siri

KONfLIKtI

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 27

egjik? Pse ne të gjithë, vendosëm papritur se Siria duhet të destabilizohej dhe të rrëzonte qeverinë e saj? A i është shpjeguar ndonjëherë popullit ameri-kan kjo gjë? Më pas, në pjesën e dytë të vitit 2012, sidomos pas zgjedhjeve, vala e konfliktit kthehet disi kundër rebelëve dhe bëhet e qartë se jo të gjithë prej atyre rebelëve janë edhe “aq demokratikë”. Kështu, politika e tërë fillon të rishqyrtohet. Unë mendoj se këto gjëra duhet të sqarohen, në mënyrë që dikush të ketë një kuptim më të qartë për atë që po synon saktësisht politika amerikane.

Heilbrunn: Historikisht, ne kemi ndihmuar shpesh lëvizje rebelësh, për shembull në Nikaragua, Afgani-stan dhe Angola. Nëse ju jeni një neo-konservator ose një liberal agresiv, ju do të thoni se këto, në të vërtetë ishin forca ndihmuese që po përmbysin një diktator. Pra, çfarë ka të gabuar në ndërhyrjen për arsye humanitare?

Brzezinski: Në parim, nuk ka asgjë të keqe duke pa-sur këtë motiv, por mendoj se dikush duhet të vlerë-sojë para veprimit, rreziqet në të cilat përfshihet. Në Nikaragua rreziqet ishin relativisht të ulëta, për shkak të pozicionit dominues të Amerikës në Amer-ikën Qendrore dhe mospasjes të asnjë qasje rivale domethënëse ndaj saj nga jashtë. Në Afganistan mendoj se ne e dinim që Pakistani mund të ishte një problem, por na duhej ta bënim atë për shkak të ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Por duke folur thjesht për veten, unë e këshillova Sekretarin e atëhershëm të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, kur së bashku me disa të tjerë u konsultuam në lidhje me vendimin për të shkuar në Afganistan. Këshilla ime ishte: Shkoni, mposhtni Talebanët dhe më pas ikni që aty. Mendoj se problemi me Sirinë është destabilizimi potencial i saj dhe efektet infektuese, - domethënë dobësia e Jordanit, e Libanit, mundësia se Iraku do të bëhet me të vërtetë pjesë e një konflikti të madh sek-tar suunit-shiit dhe se mund të ketë një përplasje të madhe midis nesh dhe iranianëve. Mendoj se rreziqet janë më të mëdha dhe situata është shumë më pak e parashikueshme e sigurisht jo shumë e ndjeshme, në frenimin efektiv të fuqisë amerikane vetëm te Siria.

Heilbrunn: A jemi, në fakt, dëshmitarë të një reak-sioni zinxhir të vonuar? Ëndrra e neo-konservatorëve, kur ata hynë në Irak, ishte krijimi i një efekti domino në Lindjen e Mesme, në të cilën ne do të rrëzonim regjimet njëri pas tjetrit. A është ky, në fakt, një re-alizim makabër i asaj aspirate?

Brzezinski: E vërtetë, ky mund të jetë rasti. Ata shpresojnë se nga një anë Siria do të shlyejë atë që ndodhi fillimisht në Irak, por mendoj se ajo që duhet të mbajmë mend është se në këtë rast të veçantë situ-ata rajonale si një e tërë është më e paqëndrueshme se sa në rastin kur ata pushtuan Irakun dhe ndoshta pikëpamjet e tyre janë të infektuara nga nocioni, i shpërndarë nga disa izraelitë të krahut të djathtë,

se perspektivave strategjike izraelite u shërbehet më mirë nëse të gjithë fqinjët e tyre janë të destabilizuar. Ma merr mendja se kjo është një formulë afatgjatë e katastrofës së Izraelit, sepse efekti anësor i saj, nëse kjo gjë ndodh, është eliminimi i ndikimit amerikan në rajon, me Izraelin e lënë përfundimisht në punë të tij. Unë nuk mendoj se kjo është gjë e mirë për Izraelin dhe sipas mendimit tim, ç’është më e rëndësishmja, - pasi unë i shoh problemet nga pikëpamja e favor-shme e interesit kombëtar amerikan, - kjo nuk është gjë shumë e mirë për ne.

Heilbrunn: Ju përmendët në një intervistë, besoj në MSNBC, perspektivën e një konference ndërkom-bëtare. A mendoni se kjo është ende një qasje prak-tike, që Amerika duhet të nxisë më shumë Kinën, Rusinë dhe fuqi të tjera për të arritur një lloj fundi paqësor të kësaj lufte civile?

Brzezinski: Mendoj se në qoftë se ne e trajtojmë çështjen vetëm me rusët, gjë që mendoj se duhet bërë për shkak se ata janë pjesërisht të përfshirë; dhe në qoftë se ne e bëjmë këtë gjë duke u mbështetur kryesisht në ish-fuqitë koloniale të rajonit, Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat janë me të vërtetë të urryera në rajon, shanset e suksesit nuk janë aq të larta, se sa në qoftë se ne do të angazhoheshim disi me Kinën, Indinë dhe Japoninë, të cilat kanë një interes për një Lindje të Mesme më të qëndrueshme. Kjo lidhet në njëfarë mënyrë me pikën e mëparshme që ju ngritët. Ato vende ndoshta më pas mund të ndi-hmojnë në krijimin e një kompromisi në të cilin, të pak-tën në sipërfaqe, askush nuk do të jetë një fitues, por që mund të sjellë diçka të cilën unë e kam propozuar me fjalë të tjera për më shumë se një vit, domethënë, që në Siri duhet të ketë zgjedhje të sponsorizuara në njëfarë mënyre ndërkombëtarisht, në të cilat kushdo që dëshiron të kandidojë, të mund të kandidojë për të drejtuar, të cilat në njëfarë mënyre të shpëtojnë fig-urën e Assadit, por që të mund të rezultojnë në një marrëveshje, de facto, në të cilin ai përfundon mandatin gjatë vitit të ardhshëm, por nuk kandidon përsëri.

Përgatiti: Alba Musaraj

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 28

Luftërat Ballkanike dhe çështja kombëtare shqiptare

s p e c I A L e

PROf. DR. PAjTiM RiBAj PROf ASc. DR BeRNARD ZOTAj

100 vjet nga Luftërat Ballkanike

Luftërat Ballkanike 1912-1913 janë ngjarje nga më të rëndësishme në historinë e popujve ballkanik e më gjerë. Këtyre luftërave u janë dedikuar shumë studime shkencore. Në përgjithësi studimet janë paraqitur në

përputhje me zhvillimin e shkencës historike, në varësi të ori-entimit politik dhe pozicioneve partiake të autorëve të saj. Në pjesën më të madhe shumë çështje të rëndësishme nuk janë studiuar objektivisht dhe deri në fund, kryesisht ato çështje që kanë të bëjnë me shkaqet, qëllimet dhe karakterin

e përgatitjes politike dhe diplomatike të luftës, me arsyet e shpërbërjes së Aleancës Ballkanike dhe sidomos lidhja e këtyre luftërave me çështjen kombëtare shqiptare etj. Duke qenë një luftë e vendeve të aleancës Bullgari, Serbi, Greqi, Mali i Zi me Perandorinë Osmane, ku janë të ndërthurura dhe interesa dhe angazhime të fuqive të tjera evropiane etj. Për Luftëra Ball-kanike në këtë 100 vjetor të përfundimit të tyre, në material është mundësuar përfshirja e një informacioni të ri sipas trajtesave e ndihmesës nga autorë prestigjiozë si: Henry Kissinger, George Kennan, Maria Tedorova, Richard C. Hall, Misha Glenny, Jacob G. Schurman, studime e publikime nga autorë grekë, francezë, rusë, bullgarë, serbë si dhe trajtesa të autorëve shqiptarë etj.

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 29

>> >> >>Disa shkaqe të shpërthimit të Luftërave Ballkanike

Çështja shqiptare dhe ndikimii Luftërave Ballkanike

Fundi i Luftërave Ballkanike dhe disa mësime të nxjerra

100 vjET NGA LuFTërAT BALLkANikE

>>

Disa shkaqe të shpërthimit të Luftërave BallkanikePër origjinën e luftës, theksojmë se situata e kohës së Luftërave Ballkanik dhe, ajo pas tyre, përngjan shumë me kushtet që ekz-istonin para se të vinin otomanët në Evropë. Në atë kohë dhe gjatë Luftërave Ballkanike e më pas, shtetet e krishtera luftonin vazhdimisht kundër njëri-tjetrit për hegjemoni në gadishull. Gjatë pushtimit otoman, megjithëse njerëzit u trazuan dhe u fundosën, ndërgjegjja kombëtare nuk u shua tërësisht. Njëherësh jemi të njohur mbi ecuritë e rritjes së frymës kombëtare në Ballkan, duke filluar që nga hershmëria e ditëve të pushtimit otoman. Fuqitë e Mëdha dhe autorë të ndryshëm, e kishin parashikuar shpërbërjen e Perandorisë Osmane gati një shekull para Krizës së Madhe Lin-dore. Nga fundi i shek. XVIII Parisi, Londra, Vjena dhe Shën Pter-burgu mbanin plane të posaçme operative për trajtimin e prob-lemeve në Lindje. Franca e, sidomos, Britania ishin përgatitur të përdornin metoda diplomatike e ushtarake për ta mbajtur gjallë “të sëmurin” Rusia e Austro-Hungaria anonin nga ideja e ndarjes së plaçkës osmane. Planet lëviznin sa herë që erërat në marrëd-hëniet ndërkombëtare ndryshonin në mënyrë të paparashikuar, ato rrallë merrnin parasysh aspiratat e popujve që banonin në këto rajone. Shumë studiues dhe për gjykime sa më reale, sho-him ndikimin dhe ecurinë e mëtejshme në Ballkan me ndryshimet në gjeopolitikën e re në Kontinenti Evropian, të paktën që me fillimet e shek. XIX. Gjatë shek. XIX në kontinent nuk ka patur luftëra të mëdha. Merita i përket për këtë Koncertit Evropian të vitit 1815. Pas Koncertit të Vjenës të 1815-s, Evropa përjetoi periudhën më të gjatë të paqes. Për dyzetë vjet nuk pati fare luftë midis Fuqive të Mëdha. Pas Luftës në Krime 1854, nuk pati luftë të përgjithshme për 60 vjet më pas. Ky ishte një ekuilibri të fortë midis Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë, elemente mbizotërues, dhe të mbështetur nga Anglia që ruante epërsinë detare. Në këtë strukturë të ndërlikuar mbështetej jo vetëm Evropa, por edhe sigurimi i SHBA-së. Kongresi i Vjenës, në favor të ruajtjes së paqes, mënjanoi nacionalizmin. Gjermania dhe Italia u lanë si shtete të ndara, por lëvizjet e forta naciona-liste dhe revolucionet çuan në bashkimin e Italisë më 1861 dhe të Gjermanisë më 1871. Lufta franko-prusiane ishte, Franca

u shkëput dhe humbi Alsas Lorenën, që ju dha Gjermanisë, re-vanshi ishte objekt kryesor i francezëve. Nacionalizmi shkaktoi probleme për Austro-Hunagarinë dhe vendet e Ballkanit, zona të përfshira në shumë konflikte të grupeve nacionale etj. Në fund të shek. XIX, sipas G. Kennan, ndodhën ngjarje që e cenonin Kon-gresin Evropian. E para zhvendosja e gravitetit të fuqisë nga Austro-Hungaria te Gjermania, pasi Austro-Hungaria nuk kishte mundësi të bëhej rivale e Anglisë në det. Gjermania e kishte një mundësi të tillë, dhe u krijoi britanikëve një ndjesi pasigurie e shqetësimi. Disfata që pësoi Franca nga Prusia në vitin 1871, i dha rast Rusisë të hidhte poshtë nenet e traktatit të Parisit të vitit 1856), që e ndalonte të armatosej në Detin e Zi etj. Rusia po dilte nga poshtërimi, që kish pësuar në Luftën e Krimesë prej britanikëve, francezëve dhe osmanëve dhe pansllavizmi ishte pa-rarojë e kësaj ri-ngritjeje. “Thellësisht anti-perëndimore, e zhy-tur në një ortodoksi perandorake obskurantiste, ai ëndërronte të vendoste Kostandinopojën si një kryeqytet të një perandorie të krishterë”, do të theksonte M. Gleny, te libri Historia e Ballkanit 1804-1999. Kjo nënkuptonte, çlirimin e popujve të Ballkanit nën udhëheqjen e Rusisë. Italia pas bashkimit politik, filloi të aktivi-zohej në drejtim të gadishullit ballkanik dhe në detit Egje. Në funksion të argumentimit të shkaqeve të luftës, po theksojmë edhe qëndrimet e politikës post-bismarkiane dhe faktorë të tjerë. Kështu është e njohur se Realpolitika (politikë e jasht-me e bazuar në llogaritjen e forcës dhe interesit kombëtar), solli bashkimin e Gjermanisë. Bashkimi i Gjermanisë bëri që Realpolitika të mbyllej në vetvete, duke arritur të kundërtën e asaj që mendonte të arrinte. Bashkimi i Gjermanisë, shkruan Kisinger, e bëri vendin më të fuqishëm në kontinent. Gjerma-nia pas çdo dekade po forcohej duke revolucionarizuar diplo-macinë evropiane. Me lindjen e sistemit shtetëror në kohën e Risheljesë, vende të Evropës: Britania e Madhe, Franca e Rusia, vazhdonin të ushtronin presion ndaj qendrës. Për herë të parë, qendra, Gjermania, po bëhej e fuqishme për ti bërë presion periferisë. Koncerti i Evropës ishte në fakt i ndarë në dy grupe: Franca e Gjermania, si dhe armiqësia midis perandorive Austro-Hungareze e Ruse.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 30

Disa shkaqe të shpërthimit të Luftërave Ballkanike

syNIMet strAteGjIKe

Me largimin e Bismarkut përmbajtja ishte tipari që i mungonte më shumë Gjermanisë. Rritja e vazh-dueshme e rivalitetit gjeopolitik midis Rusisë dhe Austrisë arriti të tejkalonte unitetin e monarkëve

konservatorë. Pansllavizmi dhe ekspansioni i vjetruar i vinin në ndihmë politikës aventureske të Rusisë në Ballkan. Thjesht frika shkaktonte qëndrime paralele në perandorinë Austro-Hungareze. Konflikti i Rusisë dhe Austrisë në Ballkan u bë i pakontrollueshëm. 100 vjet para fillimit të Luftërave Ballkani-ke, gadishulli ballkanik, nga deti Egje dhe ngushtica turke e deri në kufirin e Perandorisë Austro-Hungareze e Ruse, me pak përjashtim, ishte nën sundimin turk. Zhvillimet e njohura të shek. XIX, turqit po tërhiqeshin drejt jugut e lindjes dhe i kishin mbetur pjesët më jugore të gadishullit. Shtetet e kri-juara në zonat e çliruara në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX si Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi, Bullgaria, në tërësi qeveriseshin nga monarki, ku kufijtë ishin pothuajse të papër-caktuar qartë dhe gadishullit i mungonte stabiliteti ndërkom-bëtar. Austria dhe Rusia ndjekin interesat e tyre në Ballkan.

Gjeografia dhe etnografia, thuhet në raportin e Fondacionit Cornegier, e kanë ndarë Ballkanin në dy sferat e influencës, lindore dhe perëndimore. Historia diplomatike i ka futur ato ose nën influencën ruse ose atë austriake. Kësisoj janë dy tërheqje të kundërta: tërheqja “gjermane” nga veriu në jug dhe tërheqja “sllave” nga lindja në perëndim. Lugina e Vard-arit, e cila e ndan Maqedoninë në dy pjesë, ishte e destinuar të jetë arena ku të dy influencat takohen dhe ndeshen. Rusia e ka përvijuar kufirin e zonës së influencës qysh me Traktatin e Shën Stefanit, ku e gjithë Maqedonia formonte një pjesë të Bullgarisë së pandarë. Edhe politika austriake ka kundër-bal-ancuar tërheqjen ruse me formimin e traktateve të fshehta të vitit 1881 dhe 1889 me mbretin serb Milan, të cilit iu premtua Fusha e Vardarit dhe gjysma perëndimore e Maqe-donisë, me qëllim që Serbia të hiqte dorë nga qëllimet për dalje në Adriatik, të jepte pëlqimin që sanxhaku i Bosnjë Her-cegovinës të aneksoheshin si dhe të gjitha vendet serbisht-folëse deri në Zagreb. Rritja e Mbretërisë Serbe, shtrirja drejt detit, e atij Adriatik, lartësimi dhe përforcimi i ndërgjegjes

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 31

kombëtare të popullit të saj, rrezikonte Monarkinë e Dyfishtë. Pansllavizmi kërcënonte integritetin Austro-Hungarez, karak-teristika kryesore e tij në Ballkan ishte një shtypje e ashpër e aspiratave kombëtare mes popullatave të saj të sllavëve të jugut, banorë të Kroacisë, Dalmacisë e Bosnjë-Hercegovinës, një kundërshtim i kujdesshëm dhe xheloz ndaj çdo arritje ter-ritoriale apo të burimeve të Mbretërisë së Serbisë dhe një vendosmëri e fortë dhe e pandryshueshme për të ndaluar sh-trirjen serbe drejt Adriatikut. Këto e të tjera arsye nga stu-diues të shumtë, mes të cilëve dhe J. Schurman, pohojnë se shkaku i luftës mes Turqisë dhe shteteve ballkanike më 1912 ishte Maqedonia. Duke qenë gjeografikisht mes Bullgarisë, Greqisë e Serbisë, Maqedonia dhe si një përzierje racash et-nike ishte e destinuar të vepronte si magnet ndaj kombeve të sapoçliruara të krishtera të Ballkanit. Maqedonia ka qenë dhe është në udhëkryqet e gadishullit ballkanik. Për të shkuar nga Evropa Qendrore në portin e Selanikut të Egjeut, ose nga deti Adriatik në Stamboll, tregtarët gjithmonë do të kalojnë nëpër Maqedoni, duke ju shmangur rrugëve malore. Bismarku, i njohur për përbuzjen e tij për të gjitha çështjet ballkanike, e pranonte pozitën e saj strategjike. Ata që zotërojnë luginën e lumit Vardar, ka thënë ai, janë zotët e Ballkanit”. Shumë stu-diues analizojnë shkaqet që sollën fillimin e Luftërave Ballkani-ke, si rezultat i procesit të çlirimit të shtetet të gadishullit dhe në vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit (1978). Studiues Bullgarë pohojnë, se Lufta Ruso-Turke e vitit 1877-1878 shpuri në kurorëzimin dhe nënshkrimin e Traktit të Paqes të Shën Stefanit, vendime, që ju përgjigjen realisht in-teresave të popujve të Ballkanit. Në Shën Stefan, otomanët u detyruan të nënshkruajnë një traktat që i jepte Rusisë, krye-sisht nëpërmjet krijimit të një shteti të ri të madh bullgar, pozita mbizotëruese strategjike në Ballkan. Shteti Bullgar, shkruajnë ata, u riformuan përafërsisht brenda kufijve të tyre historik dhe etnik. Serbia fitoi pavarësinë dhe një zgjerim të madh të territorit të saj. Rumania dhe Mali i Zi u bënë shtete dhe madje morën territore të tjera etj. Fillimi i luftës, sipas këtyre autorëve, nuk u shkonte për shtat interesave të qar-qeve drejtuese të Evropës Perëndimore, që i trembeshin forcimit të pozicionit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik dhe forcimit të ndikimit të saj në Lindjen e Afërme. Ato rishikuan Traktatin e Shën Stefanit dhe përvijuan vendimet e Kongresit të Berlinit, duke konfiguruar hartën e Gadishullit Ballkanit në

kundërshtim me interesat e popujve të tij. Në marrëdhëniet midis këtyre shteteve ata krijuan atmosferën e një tensioni artificial dhe armiqësie. Në vitet ‘70 të shek. XIX u dëshmua dhe një zhvillim tjetër shumë i rrezikshëm në qëndrimin e Fuq-ive të Mëdha ndaj rajonit. Franca, Britania dhe Rusia vepronin në pajtim me njëra-tjetrën në politikën e tyre kundrejt Greq-isë. Nga Kongresi i Berlinit bashkëpunimi u zëvendësua me konkurrencën, harmonia me përçarjen. Popujt e Ballkanit e pa-guanin shtrenjtë shndërrimin. Traktati shteti Bullgar u ndau në mbretërinë e Bullgarisë, tokat midis Danubit dhe Stara Planines dhe rrethin e Sofjes, dhe Rumelinë Lindore, Bullgari-në Jugore, që ishte rreth autonom në kufijtë e Perandorisë Osmane. Maqedonia dhe Traka e Andreanopojës mbeten provinca të Perandorisë Osmane. Pjesa më e madhe e popull-sisë së Maqedonisë dhe Trakës së Androinopojës ishte bull-gare. Kjo ishte në thelb nyja gordiane e gjithë grindjeve dhe kontradiktave të vendet fqinje. Katër nga pesë luftërat, ku mori pjesë Bullgaria, pas luftës Ruso-Turke, u zhvilluan vetëm ose përgjithësisht për Maqedoninë. Të njëjtat pretendime shfaq-in dhe grekët. Numërohen të paktën shtatë konflikte të ndry-shme në gjysmën e parë të Shek. XIX, ku populli grek luftoi në Maqedoni. Pjesa më e madhe e studiuesve ngjarjet e Ballkanit i konsideron vendimet e Berlinit si tepër të padrejta. Ato janë kushtëzuar nga politika e shteteve perëndimore për të përmby-sur aspiratat e popujve të Ballkanit për bashkim. Historianët e njohur francez E. Lavis dhe A. Rambo do të theksonin se rrallë ndeshen në histori situata kaq të çuditshme dhe kaq të padrej-ta. Ekuilibri në Ballkan u prish. Tani, në fakt, Austria dukej me pranë detit Mesdhe dhe Kostandinopoja, se sa Rusia. Populli serb, duke shpresuar në ri-ngritjen e tërësisë kombëtare, kundër dëshirës së tij dhe vullnetit të shprehur qartë, e gjeti veten në Korrik të vitit 1876 të ndarë në tri pjesë, ndërsa Austria mun-dohej me çdo kusht të vendoste çdo lloj lidhjeje me të. Po kështu, kundër dëshirës së popullit të vet, dhe Bullgaria u nda në tri pjesë. Duke e lënë Maqedoninë nën pushtetin e Sulltanit, e shtyrë nga Anglia dhe Austria, Evropa bëri një krim kundër njerëzimit. Në Shën Stefan, Rusia u kujdes për sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë të krishterët; në Berlin nuk

>>

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 32

ju kushtua vëmendje as të vërtetës, as vullnetit të popujve, as konkluzioneve të arsyes së shëndoshë dhe as interesave të përbashkëta. Akti përfundimtar “s’ishte gjë tjetër, veç se monument i egoizmit, lakmive, urrejtjen e personale, pandersh-mëri dhe poshtërsi, sepse, në vend që të sillte paqen me garan-citë e shpresuara, ai krijoi pretekste të panumërta për konflikte dhe luftëra të mëtejshme. Vendimet e Kongresi të Berlinit bënë që popujt e Ballkanit t’i kundërviheshin Perandorisë Osmane dhe Austro-Hungarisë, dhe, për më tepër, popujt ballkanas ju kundër-vunë njëri-tjetrit. Në këtë situatë të ndërlikuar u forcua lëvizja çlirimtare e popujve. Spikati lëvizja e fuqishme e shqiptarëve, sidomos me veprimtarinë e njohur gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e më tej, të cilët kishin ngelur nën zgjedhën e sulltanit, si dhe lëvizja e Sllavëve të Jugut dhe e grupeve të tjera etnike, që ndodheshin nën pushtetin e Austro-Hungarisë. Serbia e dominuar nga programi i Narcertanje 1844, parashikonte një zgjerim territorial të Serbisë, i cili u bë udhëheqës i veprimtarive në fushën e politikës së jashtme të vendit. Problemi i bashkimit ishte me rëndësi të madhe për Serbinë. Aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria e vitin 1908 dhe synimi i saj për ti siguruar vetvetes dalje në Detin Egje, në rajonin e Selani-kut, shtroi përpara Serbisë pyetjen se a mundet ajo ti bëjë ballë Austro-Hungarisë. Kriza boshnjake e 1908-1909 e përfunduar me aneksimin e saj nga ana e Austro-Hungarisë, pavarësisht pretendimeve të kota e të dobëta të Serbisë, mundet më plotë të drejtë të quhet një nga protagonistet e Luftërave Ballkanike. Kërcënim u bë ndër arsyet kryesore, që i detyruan qarqet drej-tuese të Serbisë të mendonin për një zgjerim territorial të zotërimeve turke në Evropë, në radhë të parë të Maqedonisë dhe të rajoneve të tjera në Shqipëri etj. Problemet kombëtare të Greqisë, sipas tyre, nuk ishin zgjidhur deri në fund. Qindra mijëra banorë grek të Ishujve të Egjeut dhe të Kretës dëshironin të bashkoheshin me shtetin Grek. Qarqet drejtuese të Greqisë synonin të aneksonin territore të tjera në Shqipërinë e Jugut si dhe një pjesë të Maqedonisë. Kushtëzuan fillimin e Luftës Ball-kanike dhe situata social-ekonomike e popullsisë së pushtuar nga turqit, e cila mbahej nën një shtypje të egër dhe ishte e privuar nga të drejtat politike, kombëtare, sociale, fetare dhe të drejta

të tjera. Qarqet drejtuese të shtetit turk refuzonin të ndërmer-rnin reformat e parashikuara në Kongresin e Berlinit. Këto ishin arsyet kryesore politike dhe sociale, që kushtëzuan shpalljen e Luftës së Parë Ballkanike. Qëllimet e Luftës së Parë Ballkanike përfshinë në vetvete rrëzimin e sistemit gjysmë feudal nën zotë-rimet evropiane të perandorisë osmane, ku popullsia jo turke i nënshtrohej një shtypje të egër politike, ekonomike, nacionale, sociale dhe fetare, si dhe çlirimin e bashkatdhetarëve të robëru-ar gjë, që duhej të çonte në bashkimin kombëtar të popujve ball-kanas dhe në ngritjen e shteteve homogjene. Këto qëllime për-caktuan dhe karakterin progresist të Luftës së Parë Ballkanike, vazhduese e idesë çlirimtare të luftërave Ruso-Turke të shek. XIX. Shkalla e misionit çlirimtar të secilit prej vendeve pjesëmar-rëse varej nga pretendimi i gjithsecilit për “shpërblim” territori-ale, të trojeve shqiptare e maqedonase, gjë që në fakt dilte jashtë kornizave të detyrave kombëtare dhe që shpesh lihet jashtë vë-mendjes, deri në injorim nga studiues e deri në institucione serioze, sidomos në shtete fqinj e më gjerë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë fakt thelbësor, nëse duam të shpjegojmë të vërtetën objektive në tërësinë e saj. Në raportin e Fondacionit Cornegier, që vlerësohet ndër studimet më serioze për hetimin e këtyre luftërave, nuk e klasifikon ndër shkaqet kryesore problemin shqiptar. Sipas rapor-tit të këtij institucioni, tri shkaqe kryesore gjenden për fillimin e luftërave ballkanike, i pari, dobësia dhe paaftësia e Turqisë për të parashikuar të ardhmen, e dyta paaftësia e Evropës për të zbat-uar në Turqinë kushtetuese reformat, të cilat ajo mund t’ i zba-tonte në Turqinë e absolutizmit dhe së treti ndërgjegjësimi për një rritje të fuqisë, që aleanca iu dha shteteve ballkanike, secili prej tyre me një mision kombëtar të qartë, me fjalë të tjera, mbrojtje e njerëzve të racës së vet dhe të fesë ortodokse, që kishte selinë në Turqi, kundër politikës otomanizuese e cila kërcënonte qenien kombëtare. Të dy shkaqet e para e bënin luftën të mundshme dhe të pashmangshme, i treti garantonte suksesin e saj. Secili prej vendeve pretendonte territore. Bull-garia pretendonte për më se 52 mijë km të territorit të Maqe-donisë dhe për 32 mijë km të territorit të Trakës së Adrianopo-jës ose gjithsej, pothuajse gjysmën e zotërimeve evropiane të Perandorisë Osmane, ku jetonin rreth 1.800 mijë bullgarë. Ser-

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 33

>>

bia pretendonte të merrte 37 mijë km, jo vetëm në Novipazar dhe Kosovë, por dhe në kufijtë veriorë të Shqipërisë, në ato të ashtuquajturën “zonë sherri” të Maqedonisë (që barazohej me 10 mijë km). Në pjesën më të madhe të këtyre tokave jetonin (afërsisht 5/6) bullgarë dhe shqiptarë. Popullsia serbe në sanx-hakun e Novipazarit dhe veçanërisht në Kosovë konsistonte në 183.000 mijë veta. Greqia nuk i fshehu orekset e saj në lidhej me Shqipërinë Jugore, Maqedoninë Jugore dhe Trakën Perëdimore. Ajo synonte të aneksonte ishujt në Detin Egje dhe në Epir, ose në tërësi donte të merrte 50 mijë km. Pothuajse gjysma e këtyre territoreve ishte e populluar nga shqiptarët, bullgarët dhe vl-lahët. Mali i Zi kishte gjithashtu pretendimet e tij, për një zgjerim territorial në kurriz të tokave shqiptare dhe serbe. Rumania pre-tendonte për një pjesë të Bullgarisë Verilindore d.m.th për një territor që asnjëherë nuk ka pasur rumune. Studiues serioz dhe të vëmendshëm si fakte të pakontestueshme na bindin se një nga shkaqet kryesore, në mos më kryesori, për shpërthimin e luftërave ballkanike ishin kryengritjet shqiptare. Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, e detyroi Perandorinë Osmane më 17 gusht 1912 të pranoi kërkesat e kryengritësve, për autonomi të Shqipërisë në katër vilajetet me sipërfaqe 90.100 km2 dhe popullsi 2.725.410 banorë. Shqetësimet e shteteve ballkanike, sidomos e Serbisë, u shtuan shumë pas çlirimit të një varg qyteteve të mëdha të vilajetit të Kosovës dhe pas hyrjes trium-fale të më se 30.000 kryengritësve shqiptarë në Shkup. Tensioni u shtua pas propozimit të kontit Berhtold ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë, më 13 gusht 1912 Fuqive të Mëdha, që të ndërmerrnin masa për decentralizimin e Portës së Lartë në pjesën ballkanike prej 169.000 km2, përkatësisht në gjashtë vilajete, ndër të cilët dhe katër vilajete shqiptare që do të for-monin Shqipërinë etnike me 90.100 km katrore. Sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill, ata e ndjenë fitoren shqiptare, tashmë të pashmangshme, nëpërmjet të cilës Shqipëria ishte duke u ndërtuar si një shtet autonom i përbërë nga katër vila-jete, i Shkodrës, i Janinës, i Manastirit dhe i Kosovë. Pansllavizmi rus me vërshimin e tyre në Ballkan dëshironte të merrte këtë rajon dhe në këtë rast e kishte në shënjestër faktorin shqiptar. Në funksion të synimeve të saj diplomacia ruse zhvilloi një veprim-tari të ngjeshur duke shtruar para vetes këtë çështje jetike për përftimin e Anglisë e Francës në favor të eksponentëve të saj ball-kanikë. Në radhë të parë në Ballkan janë interesat tona, interesat e Serbisë, të Malit të Zi, e të Greqisë do të deklaronte kryetari i Qeverisë Ruse. Për të arritur qëllimet e tyre pushtuese Serbia e Rusia paraqesin para botës gënjeshtra dhe intriga. Vetëm për disa serbë në krahinë ata bënin be se e tërë krahina është sllave do të shkruante mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve, Edih Dur-ham. Profesori Simeon Damjanov, njeri prej njohësve të ngjarjeve që u zhvilluan në Ballkan në vitet 1912-1913, për vendosjen e hegje-monisë së tyre në gadishull, shkruante ai, atëherë luftonin dhe Bull-garia dhe Serbia dhe Greqia dhe Rumania. Nëse Bullgaria synonte për hegjemoni me anën e një orvatje të natyrshme të unifikimit kombëtar, duke u mbështetur në faktin që popullsia Bullgare në Ballkan është më e shumta në numër, hegjemonia e Serbisë, Greq-isë dhe Rumanisë bëhej e mundur vetëm me daljen e këtyre vendeve jashtë kornizave të pretendimeve të ligjshme, vetëm me rrugën e pushtimit të tokave të huaja dhe kryesisht të tokave shqiptare. Këtë dallim thelbësor duhet ta kemi gjithmonë parasysh në vlerësimin e pretendimeve politike dhe territoriale të secilit prej vendeve ballkanike në periudhën e luftës.

Çështja shqiptare dhe Luftërat BallkanikeShqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, gjatë periudhës së sundimit osman nuk kanë reshtur së luftuar kundër pushtuesve. Shek. XIX, si në tërë Ballkanin edhe në Shqipëri, shënoi një gjallërim të luftës së tyre. Gjatë viteve 1830-1870 shënohen lëvizje të fuqishme në formën e një varg kryengritjesh

kundër regjimit të centralizmit burokratik të Portës së Lartë. Pikë kulmore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare përbën periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881). Lufta e armato-sur nuk u ndërpre dhe gjatë viteve 1881-1909, duke synuar të njëjtat objektiva, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Vrull të lartë morën veprimet luftarake në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX, gjë që kaloi në krijimin e premisave të ndryshme politike e ushtarake për shpërthimin e kryengritjeve të viteve 1910-1912. Lëvizja shqiptare, duke e vlerësuar luftën e armatosur të popujve të Ballkanit si një proces të përbashkët në altarin e arritjes së pavarësisë e të bashkimit kombëtar, është përpjekur të bash-kërendoj veprimet e saj me ato të popujve fqinjë. Kjo frymë nuk ka munguar të shfaqet në shumë raste si solidaritet dhe bash-këpunim në aksionin e përbashkët kundër pushtuesit otoman. Lëvizja shqiptare, jo vetëm ka qenë një forcë potenciale në këtë luftë, por është vlerësuar si një komponent i rëndësishëm aktiv në lëvizjen çlirimtare në Ballkan. Karakteri i Luftës Ballkanike në raport me pushtuesit osman, përputhej plotësisht me qëllimet dhe aspiratat e popullit shqiptar. Prandaj lëvizja shqiptare qysh në fillim të shek. XX dhe sidomos në prag të luftës, bëri të gjitha përpjekjet të renditej përkrah fqinjëve. Por synimet shoviniste të fqinjëve nuk e lejuan, bile e sabotuan e luftuan një bashkëpunim të tillë. Tani që sundimi otoman në Ballkan po perëndonte, ndarja e plaçkës ishte kthyer në një objekt themelor të politikës dhe strategjisë së tyre, realizimin e së cilës synonin ta realizonin kryesisht nëpërmjet copëtimit të trojeve të Shqipërisë e Maqe-donisë, duke i dhënë luftës ndaj tyre një karakter të padrejtë. Kryengritjet shqiptare të viteve 1911-1912 në asnjë mënyrë nuk mund të merren të shkëputura nga Lufta Ballkanike; ato i paraprinë asaj, si në aspektin ushtarak dhe atë moral. Goditjet e fuqishme, që morën pushtuesit osman në Shqipëri, si dhe dezer-timet në masë të shqiptarëve nga formacionet turke, jo vetëm i kishin dobësuar forcat ushtarake të Portës së Lartë në rajon, por kishin ndikuar në shthurjen morale dhe në rënien e aftësive luftarake të tyre dhe në zona të tjera. Duke vlerësuar këtë fakt, në memorandumin e Qeverisë së Vlorës dërguar Konferencës së Ambasadorëve në Londër në janar 1913, shprehet ideja, se lufta e vendeve të Aleancës Ballkanike “… deri diku është vazhdim i kryengritjeve të fundit të Shqipërisë dhe në sukseset e tyre të ndjeshme mund të konsiderohen me plotë të drejtë si frytet e veprës së çlirimit me të cilën shqiptarët, si sot, ashtu dhe në të kaluarën … janë shquar për trimëri”. Nga ana tjetër gozhdimi i forcave të shumta turke në Shqipëri, ishte faktor lehtësues për përparimin e shpejtë të forcave të aleancës në fronte e tjera sidomos kur veprimtaria luftarake zhvillohej jashtë territorit shqiptar. Ky fakt bëhet më domethënës po të mbajmë parasysh se drejtimet e mësymjes së ushtrive të Aleancës Ballkanike në Maqedoni synonin drejt Shqipërisë. Duke patur si bazë nisjeje, nga jugu ato të Greqisë, nga veriu e verilindja ato të Serbisë e Malit të Zi, nga lindja ato të Maqedonisë, dara e veprimit të ushtrisë turke ngushtohej në rajonin shqiptar të veprimeve luftarake. Gjendja e ndezur luftarake në Shqipëri, jo vetëm kërcënonte shpinën e ush-trisë turke, por krijonte çrregullime në të gjithë gatishmërinë e saj. Krahas luftërave ballkanike, në Shqipëri po zhvillohej një proces nga më të shquarit e historisë së saj, kurorëzimi i pavarësisë kombëtare. Në krye të kësaj lëvizje kombëtare tashmë qëndronte një udhëheqje politike e aftë, Qeveria e Vlorës. Duke vlerësuar realisht situatën tejet të ndërlikuar ajo rrezatoi pjekuri dhe mesazhe miqësie me fq-injët. Shqiptarët nuk kishin qëllim tjetër veçse të rronin në paqe me të gjitha shtetet fqinjë dhe shpresonin se çdo veprim armiqësor në tokat e tyre kombëtare nga ana e ushtrive të Aleancës Ball-kanike do të pushonte, se të gjitha krahinat shqiptare që ishin të pushtuara nga këto ushtri do tu ktheheshin atyre përsëri.

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 34

Çështja shqiptare dhe ndikimii Luftërave Ballkanike

rezIsteNcA

Duke përcjell mesazhe se me fqinjët kërkon marrëd-hënie të përzemërta aq dhe të qëndrueshme, Qeveria e Vlorës, duke vlerësuar realisht situatën, përcaktoi asnjanësinë në luftërat ballkanike. Ndërkohë ngjar-

jet zhvilloheshin, ushtritë e Aleancës Ballkanike përpiqeshin të pykëzoheshin gjithnjë e me shumë në thellësi të territorit shqiptar me qëllime të qarta për aneksonim. Në këto rrethana Qeveria e Vlorës përpunoi dhe u mundua të zbatonte një plan strategjik ndaj synimit aneksionist të secilit kundërshtar. Por shqiptarët nga shtetet ballkanike shikoheshin si mjet lufte, si pre e lehtë për t’i realizuar synimet e tyre pushtuese në terri-toret e banuara kryesisht me ta. Faktikisht, të gjitha shtetet fqinje ishin kundër shqiptarëve. Kryqëzatë e vërtetë antishq-iptare, edhe gjatë historisë ata asnjëherë nuk i kishin sulmuar

tokat e huaja, por gjithnjë patën bërë luftëra mbrojtëse, duke u ndodhur në rrezik të gjenocidit dhe shpërnguljes masive nga territoret e veta shekullore. Në këto kushte shqiptarëve nuk u mbetej rrugë tjetër përveçse të mbanin gjallë çështjen kom-bëtare me forma të ndryshme të rezistencës. Ky ishte pozi-cioni më i qartë në dekadën e parë të shek. XX. Të ndodhur në pozita të palakmueshme shqiptarët bënë të gjitha përpjekjet që me anë të kryengritjeve ti fitonin të drejtat legjitime, në mënyrë që t’i vinin fqinjët para faktit të kryer. Zhvillimi i Kry-engritjes së Përgjithshme Shqiptare, në verën e 1912-ës, me përmasat e saj shqetësoi fqinjët ballkanik, të cilët, duke e parë mundësinë e krijimit të Shqipërisë autonome, ishin të vetëdijshëm se çështja shqiptare nuk mund të hiqej kurrë nga rendi i ditës pa marrë një zgjidhje. Rrjedhimisht, këto shtete

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 35

rezIsteNcA

>>

situatën e krijuar në trevat shqiptare e konsideronin si atak ndaj interesave të tyre ekspansioniste. Perandoria Osmane, më 17 gusht 1912 pranoi kërkesat e Kryengritjes së Përgjith-shme që kufijtë e Shqipërisë të shtriheshin në katër vilajetet. Për këtë vendim të nesërmen shkroi dhe shtypi. Kjo ishte edhe në interes të Perandorisë Osmane që shqiptarët të fitonin autonominë. Të katër shtetet ballkanike, sipas propozimit të qeverisë greke, më 18 gusht u shprehën kategorikisht kundër autonomisë së Shqipërisë. Në vijim, më 19 gusht Rusia me fuqitë e tjera kërkuan koncesione edhe për kombësitë e tjera. Ndërkohë, duke parë se ushtria osmane, e tillë siç ishte, e dërmuar nga luftërat, nuk do të organizonte ndonjë qëndresë serioze ndaj ushtrive sllavo-greke, barra u ra luftëtarëve shq-iptarë, të cilët ende e kishin sunduesin shekullor mbi kokë, që të vepronin kundër armiqve, jo më pak të rrezikshëm e të pabesë, fqinjëve të tyre. E megjithëse luftëtarët shqiptarë ishin jo shumë të organizuar e të armatosur, rezistenca më e madhe ushtrive të Aleancës Ballkanike iu bë në luftën e Shkodrës, të Janinës, të Merdares, të Kumanovës dhe të Lumës etj. Kur shqiptarët, ende nuk i kishin shijuar frytet e autonomisë dhe logjikisht nuk ishin institucionalisht të për-gatitur që të rezistonin kundër ushtrive të katër shteteve, që gëzonin pavarësinë me dekada dhe që ishin përgatitur me vite për këtë luftë. “Lufta Ballkanike i prishi të gjitha planet tona”, do të deklaronte Hasan Prishtina. Lufta Ballkanike nuk e lejoi zgjidhjen e çështjes shqiptare, si çështje më e vështirë në Ballkan e më gjerë. Në këtë kah Lufta e Parë Ballkanike ishte de jure kundër Perandorisë Osmane, por de facto ishte luftë shfarosëse kundër kombit shqiptar. Edhe pse më 3 dhje-tor 1912 Perandoria Osmane u mund dhe kërkoi armëpushim, operacionet e ushtrive ballkanike vijonin më me egërsi eks-peditat ndëshkuese për shfarosjen e përgjithshme të kombit shqiptar. Kështu Greqia nuk pranoi armëpushim duke vazh-duar rrethimin e Janinës dhe pushtimin e Gjirokastrës, Sa-randës, Tepelenës, Korçës, Kolonjës deri në kufi me Beratin dhe Skraparin etj. Gjithë veprimet luftarake të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë u zhvilluan në pjesën më të madhe në tokat shqiptare. Njeriu nuk mund ta marrë me mend se si rrokullise-shin ngjarjet historike të atyre muajve. Shqiptarët, si gjith-monë u detyruan të veprojnë në defensivë që të shpëtonin diçka nga katrahura kombëtare që e kishte shkaktuar Lufta e Parë Ballkanike, e cila krijoi një dosje të tmerrshme krimesh të papara dhe, si rrjedhojë, prodhoi shumë fatkeqësi, që do të ndjeheshin gjatë në këto hapësira.

Fundi i Luftërave Ballkanike dhe mësimeFundi i Luftërave Ballkanike shpuri në përfundime të mëdha e të rëndësishme. E tërhequr përsëri në kryeqytetin e saj të vjetër, Adrianopojën, Turqia u largua nga Evropa ose të pak-tën nuk ishte më fuqi evropiane. Për herë të parë, në më se pesë shekuj, kushtet e një baraspeshe, qëndrueshmërie e stabiliteti duken se u realizuan në rajon. Luftërat Ballkanike ishin të përgjakshme dhe të kushtueshme. Gjatë dhjetë javë luftimesh, gjashtë javë Lufta e Parë Ballkanike dhe katër javë Lufta e Dytë Ballkanike, u vranë rreth 200.000 luftëtarë, pa llogaritur civilët, përveç dhjetëra mijëra viktima të kolerës, tifos e dizenterisë. Ne nuk mund të mësojmë kurrë për mijëra burra, gra dhe fëmijë që vdiqën nga uria, sëmundjet dhe ma-sakrat, shkruan J. Scurman. Por humbjet për të vrarët dhe të plagosurit në ushtri ishin: për Malin e Zi 11.200 veta, për Greqinë 68.000 veta, për Serbinë 71.000 veta, për Bullgarinë 156.000 veta dhe për Turqinë pothuajse sa ato të Bullgarisë. Vetëm pena e Dantes mund ta përshkruaj me saktësi udhën që vjen nga Lozengradi, vetëm talenti i tij i mistershëm do të ishte në gjendje të rikrijonte të gjitha tmerret e moçalishteve të akullta, mbi vijat dhe llumin e të cilave ngrihen trupat e gjymtuara dhe të copëtuara të së rënëve, shkruante Leon Trocki. Humbjet në thesar ishin po aq kolosale sa dhe gjaku i derdhur. Vetëm shpenzimet e drejtpërdrejta ushtarake janë vlerësuar në shifra që shkojnë nga një miliard e një çerek deri në një miliard e gjysmë dollarë. Traktati i Shën Stefanit e zgjeroi ndikimin e Rusisë në Ballkan në thellësi në drejtim të Egjeut. Ky ndikim i jepte mundësi Rusisë të zotëronte Ballkanin e të dilte në brigjet e Detit të Zi, gjë që ishte e papranueshme si për Austro-Hungarinë ashtu dhe për Britaninë. Në këtë kah, thirrja e Kongresit të Berlinit, kishte si qëllim vendosje ekuilibri midis dy partnerëve të rinj: Monarkisë së Dyfishtë dhe Rusisë. Vlerësimi i Bismarkut mbështetej në politikën e “interesave” të forta. Real-politika mbështetej në aftësinë për të përdorur forcën e vërtetë. Kjo injoronte e shpërfillte si perandoritë, që po shkatërroheshin, qoftë vendet e vogla që po lindnin, nëse vendet nuk ishin në gjendje të mblidhnin dhe të mbanin ushtri të mëdha, mendimi i tyre ishte pa vlerë. Nën drejtimin e Bismarkut, Kongresi i Berlinit ua nënsh-troi të gjitha kërkesat e shteteve ballkanike tri sfera interesash në zgjerim e sipër, atyre Austro-Hungareze, Ruse e Britanike. Ndërsa ndikimi osman po tërhiqej nga kufiri i tij perëndimor,

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 36

administrata dhe ushtritë e tri perandorive të tjera u afruan dhe më ngusht me njëra-tjetrën. Në të njëjtin kohë, ambiciet e shteteve të reja e rëndonin edhe më gjendjen e ndarë, duke i bërë vijat, ku kryqëzoheshin Austro-Hungaria e Rusia, tepër të rrezikshme. Përmasat tragjike dhe tonet dramatike të kë-tyre ngjarjeve në Ballkan kanë zanafillë të hershme. Ato filluan të marrin jetë të paktën që prej fillimit të shek. XIX e të përvi-juara më pas nga mitet e mëdha të së kaluarës: Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Rumania e Madhe, miti Pan Helenik, që ndikuan në trajtat e nacionalizmit tejet agresiv e që pasuan hak-marrje dhe konflikte të tmerrshme. Mbi këtë pikë luhen fakte dhe ngjarje që nisin që nga shek. XIX dhe, që me gjithë përparimet e bëra në rajon, prodhojnë dhe sot efekte negative. Si rezultat i Luftës së Dytë Ballkanike u bë një shpërndarje e re forcash në gadishull. Rumania u shkëput nga Trojka aleate e formuar më 1882 dhe u afrua me Antantën, kurse Bullgaria u lidh me bllokun Austro-Gjerman. Luftërat Ballkanike çuan në një acarim të mëtejshëm të kontradiktave midis popujve, duke shpejtuar kësh-tu fillimin e Luftës së Parë Botërore. M. Todorova shkruan se së paku teknikisht është e padiskutueshme se fuçia për shkëndijë e barutit për Luftën e Parë Botërore erdhi nga Ballkani, shumë të rrallë janë ata historianë, që do të pretendonin se aty qëndron-te shkaku. E rëndësishme është të theksojmë se ndryshimet e Luftërave Ballkanike të vitit 1912-1913 nuk janë aq të theksu-ara me ngjashmëritë e luftërave të fundit që u zhvilluan në të, po t’i radhitësh të gjitha. Le të shohim mënyrën e përgjithshme si u zhvillua lufta ashtu si e pa Fondacini Cornegier 1913. Veçoria e përbashkët e luftërave ballkanike, thuhet në raportin e vitit 1913, është se “lufta nuk bëhet vetëm midis ushtrive, por midis vet kombeve … Prandaj këto luftëra janë kaq të ashpra, prandaj ato mbyllen me aq shumë humbje në njerëz, dhe përfundojnë në zhdukjen e popullsisë dhe shkatërrimin e zonave të tëra. Qëllimi i konfliktit të armatosur vijon raporti, ishte “zhdukja tërësisht e një popullsie të huaj”. Fshatrat shkatërroheshin, gratë e iden-titetit kombëtar “armik” dhunoheshin e shpesh vriteshin, robërit vriteshin, ose mbylleshin në ngrehina të vjetra ku vdisnin nga uria a të ftohtit, tregohej një zemërligësi e madhe ndaj të mundurve etj. Kjo e tejkalonte masën e mospërfilljes së thjeshtë për tu fu-tur në mbretërinë e mizorive të qëllimshme dhe të neveritshme, shkruan G. Kennan. Masakrat, aktet e pabesueshme të dhunës, sidomos ndaj shqiptarëve janë tejet makabre … Mjafton t’i refer-ohemi një letre të një ushtaraku serb në gazetën serbe “Radniçki Novine” më 9-22 tetor. Ai habitet e shkruan si mund të bëjë nje-riu mizori të tilla … po të them vetëm kaq që Luma, një krahinë shqiptare gjatë lumit me të njëjtin emër, nuk ekziston më, nuk ka asgjë veç kufomave, ka fshatra me nga 100, 150, 200 shtëpi, ku nuk ka mbetur asnjë njeri, në kuptimin e plotë të fjalës asnjë. Ne i mbledhim njerëzit me grupe dyzetë deri në pesëdhjetë vetë pastaj i vrasim të gjithë duke i shpuar me bajonetë. Nuk ka si të mos shohësh ngjashmërinë e atyre ngjarjeve me ato që ndodhën në luftat e fundit në Ballkan sidomos me atë që u zhvillua në Kosovë. Feja ka lozur një rol të rëndësishëm në armiqësitë si motiv të luftës. Turqit që kanë qenë në shekuj, edhe kur ishin në kulmin e autoritetit të tyre në Ballkan, kanë qenë relativ-isht tolerant në trajtimin e institucioneve fetare jo myslimane. Faktori më i rëndësishëm, ashtu siç u vërejt dhe në luftërat e fundit në Ballkan, ishte nacionalizmi agresiv, një nacional-izëm me nuanca të prirjeve fisnore duke e parë kundërshtarin politiko-ushtarak si një armik të frikshëm e të pandreqshëm, frymë që qe e dukshme dhe në luftëra e fundit. Në Luftën e Parë Ballkanike pati gatishmëri dhe entuziazëm për të luftuar me guxim dhe heroizëm nga ato që kanë frymëzuar poetët në të gjitha kohërat dhe që bota gjithmonë i ka merituar. Sido-qoftë në të dyja luftërat luftimet ishin tejet të përgjakshme. Dhe sado e lavdishme të paraqitet kjo luftë, lufta e Turqisë dhe e aleatëve nuk është gjë tjetër veçse një kapitull i mbyllur

i mbushur me tmerr. Si histori lufte, pasojat dhe rezultatet morale janë të tmerrshme. Kombet që kishin qenë në aleancë dhe që i ishin drejtuar zotit t’i çlironte, papritmas filluan të urrenin njëri-tjetrin për vdekje. Urrejtja dhe mëria kombëtare, dyshimi i ndërsjellët mjaftonin për ta filluar dhe për ta çuar më tej luftën më brutale dhe më të kotë të kohës. Ata që luftuan krah për krah në Catallxhie dhe në Adrianopojë tani janë gati të vrasin dhe të torturojnë. Fundi i luftërave ballkanike për-bën periudhë të shkurtër kohore, por shumë të ngjeshur me ngjarje të rëndësisë historike por dhe tragjike për çështjen kombëtare shqiptare. Është heroike se shpallet pavarësia e Shqipërisë si ngjarje nga më të mëdhatë në historinë e kombit shqiptar. Ajo njëherësh është tragjike se nga kjo kohë fillon shkelja flagrante e të drejtat njerëzore e kombëtare për më tepër se gjysmën e popullit në trojet e shumta që mbetën jashtë shtetit të shpallur në Vlorë. Për pjesën e mbetur të Shqipërisë është periudhë e më e kob-shme reflektimi i së cilës u reflektua mbi gjenerata të tëra, të cilat mbetën nën robërinë serbomadhe dhe megalomaninë greke. Populli shqiptar, i vetmuar dhe pa asnjë ndihmë, ishte i dërmuar rëndë në luftëra më një shtet të madh prej dhjetëra milionësh banorë dhe për shkak të urrejtjes shekullore të grumbulluar ndaj osmanëve nuk mund të shmangej menjëherë në periudhë një apo dy mujore, që mund të mundësonte një bllok shqiptaro-turk që, gjithsesi, në ato kohë do të ishte vetëvrasje për shqiptarët. Në këtë kah duhet të pranojmë se veprimtaria e shteteve ballkanike u ndihmua nga gjendja e shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Push-timi Otoman pesë shekullor kishte konservuar barbarisht konser-vatorizmin mesjetar, ruralizmin e shoqërisë shqiptare, mbajtje në frenim të çdo prirje për ri-ngritje kulturore dhe civilizuese të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t’i hapnin poret jetësore një kombi në rrugën e tij për ri-përtëritje qytetare dhe evropiane, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet kryesore dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar his-torikisht në rrugën e tij të zhvillimit. Sulmi i menjëhershëm nga të gjitha drejtimet kryesore të territorit shqiptar i të katër ush-trive të katër shtete ballkanike ishte i pamundur të përballohej nga luftëtarët shqiptarë. Shqiptarët nuk kishin ende shtetin e tyre, çka vështirësonte jo vetëm organizimin dhe mbështetjen e duhur të luftëtarëve që gjithsesi si atdhetarë të devotshëm, bënë luftë heroike dhe qëndresë të admirueshme ushtrive të aleancës në të gjitha drejtimet e depërtimit të tyre, ku lakmia dhe vendosmëria e tyre “për të çliruar” bashkëkombësit e vet të shoqëruar me etjen për territore. Siç vënë në dukje disa studi-ues, pas krijimit të shteteve të reja, ata ishin pa përvojë luftar-ake. Shumica e popullsisë kishin qenë fshatarë jo-aktiv, indifer-ent dhe aspak të mësuar me luftën. Luftëtarët e vërtetë ndër popujt e Ballkanit kishin qenë shqiptarët. Bullgarët e serbët arritën të ruanin një traditë luftarake duke u nisur nga hiçi, falë drejtimit me sukses të burimeve ekonomike e arsimore në dobi të ushtrisë në periudhën në mes luftës serbo-bullgare dhe Luftërave Ballkanike. Propaganda e pareshtur e shteteve fqinjë e shoqëruar më kërcënime, masakra, shantazhe, prem-time të rrejshme, derdhja e shumave të mëdha të parave dhe deri korruptimi i individëve e krerëve të veçantë. Përkrahja dhe mbështetja që vendet e aleancës patën nga Fuqitë e Mëdha, në radhë të parë nga Rusia, Franca, Anglia dhe qëndrimi i tyre mohues ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Në krahasim me periudhën para luftërave ballkanike, ndryshimet territori-ale dhe demografike, pas Paqes së Bukureshtit, më 9 gusht 1913, të shprehura në % ishin:Bullgaria fitoi 29 % territor dhe 3% popullsi më shumë,Greqia fitoi 68% territor dhe 67% popullsi më shumë,Mali i Zi fitoi 62% territor dhe 100% popullsi më shumë,Serbia fitoi 82% më shumë territor dhe 55% më shumë popullsi.

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 37

Faktikisht në këto luftëra harta e vendeve ballkanike u ndryshua në mënyrë rrënjësore duke marrë formën e asaj aktuale të 1913 e 1914-1918, që erdhën më pas. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar gjatë luftërave

ballkanike pësoi zhgënjime të hidhura. Ndërkohë nga luftërat ballkanike u rihap çështja shqiptare, ndërsa patriotët me Is-mail Qemalin në krye dolën në ballë të zhvillimeve më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Edhe pse atdhetarët u përpoqën që të mos bien nën kthetrat e “lojërave diploma-tike”, gjatë luftërave ballkanike populli shqiptar u gjend në një situatë të rrezikshme të kombinimit të lojërave politike. Kësh-tu, dallimet midis projekt-hartave të propozuara lidhur me ku-fijtë e Shqipërisë ishin të mëdha, sidomos ndërmjet Qeverisë së Vlorës dhe të Aleancës Ballkanike. Pastaj, dallime të mëdha kishte dhe ndërmjet propozimit të Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe të Aleancës Ballkanike e Rusisë nga ana tjetër. Ndërkaq përfaqësuesit e Qeverisë së Vlorës deklaronin në For-eign Offise: “Qëllimi i këtyre rregullimeve territoriale, që po bëhet tani, duhet të ishte vendosja e një paqeje të qën-drueshme, mirëpo mënyra se si po zgjidhej çështja shqiptare nuk mund të siguronte asnjë lloj paqeje… dhe se e gjithë kjo nuk mund të përfundonte, veçse me një armiqësi të vazh-

dueshme”. Pasojat e drejtpërdrejta të këtyre padrejtësive, natyrisht nuk të çonin tjetër, veçse në varfërim ekonomik i rajoneve të tëra malore shqiptare si rezultat i ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysmë-mesjetarë edhe më tej në epokën moderne, mbajtja konstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësimi i mëtejshëm i bërthamave kulturore evropiane bren-da kombit shqiptar, një Ballkan Perëndimor të destabilizuar për një kohë të gjatë. Dihet se trajtimi i problemit të kufirit shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, histo-rike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë e Mëdha nën prizmin e ruajtjes së ekuilibrave të paqes në rajon e më gjerë apo më saktë në mos-prishjen e “Koncertit Evropian”. Në këtë kënd-vështrim diplomacia e Fuqive të Mëdha kërkonte të shmangte Luftën e Madhe, gjë që sikurse treguan ngjarjet nuk u shman-gu dot. Kjo tragjedi me trojet shqiptare ndodhte kur ekzis-tonin raporte historiko-etnografike e memorandume jo vetëm nga përfaqësues elitar nga kombi shqiptar, por dhe nga per-sonalitete të paanshme botërore, të cilët argumentonin his-torikisht përbërjen kompakte etnike dhe origjinën historike të pandërprerë të popullit shqiptar. Kështu në memorandumin e dërguar nga misionari amerikan Telford Erickson, i cili pasi ar-

Fundi i Luftërave Ballkanike dhe disa mësime të nxjerra

KufIjtë

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 38

gumenton me fakte dhe dokumente historike lashtësinë iliro-arbërore të shqiptarëve, pyet se “si mund të ndahet në mes kjo tokë antike dhe ky popull antik në mes aleatëve si një plaçkë luftë? Më pas ai vazhdon: “Ne zotërinj kemi pas mësuar se drejtësia duhet të jetë guri themeltar i çdo rendi jetëgjatë në shoqërinë njerëzore”. Rezistenca shqiptare vazhdoi gjatë viteve 1912-1913. Por qëndresa më e organizuar kundër pushtuesve serbë ishte Kryengritja e shtatorit 1913, ndaj së cilës u morën masa të rrepta represive. Qasja ndaj problemit në fjalë nga ana e katër shteteve të Ballkanit dhe diplomacisë së Fuqive të Mëdha ishte qasje në frymën dhe atmosferën e nderë që mbretëronte para një kataklizmi të madh botëror, të cilën po e përgatisnin ata vetë. Pas një viti të taktatit, konventave dhe aleancave dhe as dy luftërave zona Ballkanike arrin në krizat evropiane tashmë të duk-shme akoma të fraksionizuara: “ndarjet” vijnë së jashtmi nga konflikti botëror që do ta shoh Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Rumaninë në krahë të Antantës, ndërsa Bullgaria dhe Turqia zgjidhnin aleancën me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë, gjith-një në tentativë për për të fituar territoret e humbura në luftërat ballkanike. Vikonti Grey, Sekretari i Jashtëm Britanik, në kohën e Luftërave Ballkanike, më pas ka shkruar se Traktati i Bukureshti “e la Bullgarinë të lënduar, të grabitur nga ato që besonte se i përkisnin. Sa kohë të mbetej në fuqi Traktati i Bukureshtit, çdo paqe e ardhshme në Ballkan qe e pamundur. Edhe Turqia, natyr-isht, qe e zemëruar dhe e grabitur. Kështu, kur një vit më pas erdhi lufta e madhe, ishin dy fuqi Bullgaria dhe Turqia, të etura për revansh e gati për të kaluar në anën e cilësdo palë, që do t’u hapte rrugën për të. Natyrisht, një palë e tillë ishte ajo e Aus-trisë dhe Gjermanisë. Luftërat u përhapën në një sipërfaqe prej afro 170.000 km2, që nga bregdeti shqiptar në perëndim deri 32 km larg Stambollit në lindje, nga kufiri më verior i Maqedonisë deri në Thesali në Greqinë qendrore. Forcat osmane u detyruan të luftonin në katër fronte të ndryshme: kundër bullgarëve, ser-bëve, e grekëve në Maqedoni, kundër serbëve e malazezëve në Shqipërinë Veriore e në Kosovë dhe kundër grekëve në Shqipërinë Jugore. Në pikëpamje të artit ushtarak, në luftërat ballkanike u bë një testim paraprak i doktrinave ushtarake të kohës si dhe u vunë re disa ndryshime në mënyrën e zhvillimit të veprimeve ush-tarake, të kushtëzuara nga zhvillimi i teknikës luftarake, në radhë të parë me rritjen e fuqisë së zjarrit, me larghedhjen dhe shpe-jtësinë e qitjes së sistemeve artilerie, me shtimin e sasisë së mitralozave, aleatet kishin 474 mitraloza, turqit kishin 556, me përdorimin e llojeve të reja të armëve, aeroplanëve, përveç zbu-limit nga ajri ata filluan të përdornin dhe për bombardime, maki-nave të blinduara dhe radiove. Të gjitha këto sollën transformim-in e ushtrive në ushtri tokësore, shfrytëzimin e rrëpirave dhe llogoreve, u shfaq domosdoshmëria e mbrojtjes së trupave nga aviacioni. Ushtritë u rreshtuan me qindra km përgjatë frontit. Në të njëjtën kohë u duk qartë synimi i trupave anësore për të grumbulluar forcat kryesore në drejtimet kryesore. U theksua prioriteti i veprimeve manovruese dhe goditëse nëpër drejtimet e hasura, manovrat për të marrë krahët e armikut dhe marrja e krahëve. Mundësitë e rritjes së fuqisë së zjarrit e forcuan mbrojtjen, prandaj një kusht kryesor i sulmit të suksesshëm u bë krijimi i një epërsie zjarri mbi armikun. U zhvilluan lloj të ndryshme luftimesh: luftë në llogore dhe rrethime të pamëshirshme, goditje të furishme artilerie mbi këmbësorinë dhe civilët e pambrojtur, kurse të gjitha palët, me përjashtim të Malit të Zi, përdorën aeroplanë kryesisht me misione zbulimi dhe për hedhje fletush-kash propagandistike, por edhe për bombardime. Për herë të parë teknologjia u dha mundësi komandantëve të zhvillonin luftime 24 orë në ditë, ndërkohë që vijat mbrojtëse të armikut ndriço-heshin me projektor. U përcaktua qartë që për arritjen e suk-sesit në një luftë me koalicione medoemos duhet të organizohet mirë, bashkëveprimi strategjik i trupave aleate. Përgatitja e den-dur ideologjike si në Bullgari, Serbi, përgatiti suksesin dërmues

të ushtrive ballkanike, të bombarduar pa pushim me romantizmin: të çlirojmë vëllezërit tanë të krishterë, të çlirojmë tokat tona historike. Romantizmi nacionalist i mbështetur në një përzierje demografike e historike të dyshimta, shërbente si përligje për luftën. Synimet e vërteta ishin tërësisht strategjike e ekspan-sioniste. Turqia ishte e detyruar të bënte luftë mbrojtëse në një gjendje të rrënuar shkaktuar nga falimentimi politik dhe, në rraf-shin ushtarak, nga vite të tëra lufte kundër kryengritjeve në ter-ritoret e veta evropiane. Mungesa e përkrahjes popullore edhe nga goditja fatale e ushtrisë, tashmë në rënie nga gjendja shpirtërore. Përbërja heterogjene e shoqërisë osmane, sido-mos në teatrot e luftës dhe pranë tyre, i pengonte ushtarakët turq të bënin luftë kombëtare etj. Kanë kaluar 100 vjet që përfunduan Luftërat Ballkanike dhe po aq vite nga vizita që bënë anëtarët e komisionit Cornegier në atë rajon, e megjithëse kanë ndodhur ndryshime të mëdha, si shpërbërja e ish Ju-gosllavisë, krijimi i shteteve të reja, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe e Kroacisë etj. Gjith-sesi në shumë gjëra, sidomos në qëndrimet e Serbisë, mar-rëdhëniet ende nuk po merren në mënyrë paqësore. Serbia po promovon që udhëheqësit e saj e quajnë “ndarje funksionale” të serbëve etnik nga shqiptarët etnik në Kosovë. Serbia orga-nizoi zgjedhje për qeverisje ilegale të komunave në territorin e Kosovës. Ajo ka dekurajuar serbët etnik nga pjesëmarrja në qeverinë e Kosovës etj. Këto në të vërtetë përbëjnë kërcënime ndaj sovranitetit në Kosovë. Politikat e ndarjes minojnë qever-isjen multietnike që kanë promovuar OKB-ja që më 1999. Gjithsesi tashmë Kosova është shtet i pavarur që ka dalë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Shikuar nga aspekti kohor, peri-udha e viteve 1912-1913 duket një kohë shumë e shkurtër, por në fakt nga pikëpamja e ngjarjeve luftarake e diplomatike është periudha e vrullshme e historisë së këtij gadishulli. Ku për muaj, javë e deri ditë zhvilloheshin ngjarje të shumta dramatike, pasojë e të cilës se edhe pas 100 viteve të shpalljes së pavarësisë filloi të zgjidhej së pari me fitimin e pavarësisë së Kosovës. Kuptohet pas pavarësisë së Kosovës

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 39

dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pesha dhe roli i shq-iptarëve në rajon rritet. Kjo bëhet më e ndjeshme kur shihet se kohët po favorizojnë më tepër se kurrë zgjidhjet paqësore në këtë të rajon të shumë konflikteve. Krahas të tjerave popullsia gati e barabartë serbe, greke, bullgare, shqiptare janë tani parakushte bashkëpunimi se sa hegjemonie etj. Tani që Evropa Juglindore dhe Baseni i Detit të Zi i janë kthyer rrugës së bashkëpunimit me perëndimin në të cilin bota shqiptare ka rolin dhe pozicionin mijëravjeçar të lidhjes, ka ardhur koha që shteti shqiptar, në përmasat e kombit eksponent i të cilit është, të luaj rolin e vet për konsolidimin e paqes e të bash-këpunimit, për shmangien e lakmive luftënxitëse nga qarqe e shtete të veçantë në Ballkan dhe për integrimet e plota eu-roatlantike. Me potencialet e pozitën e tyre shqiptarët janë çelësi jo pa rëndësi në dy drejtime të këtyre dy integrimeve veri-jug i Ballkanit dhe lindje-perëndim i Evropës Jugore. Tani shq-iptarët kanë hapësirën e tyre në Ballkan shumë të rëndësishme me atë shtet që e meritojnë prej kohësh. Parë në një kah është vendosur ekuilibri apo drejtpeshimi i prishur. Kjo është një e mirë e madhe për kombin shqiptar, por edhe për gjithë Ballkanin. Kjo do të luaj një rol shumë të madh ndaj të gjitha pikëpamjeve, si nga pikëpamja ekonomike, politike, psikologjike, ndjesia e tij për veten, si dhe në vet perspektivën e sigurisë kombëtare e ra-jonale. Të gjithë këto ndryshime për të mirë bëjnë që pesha e tij e brendshme të reflektojë në peshën e tij të jashtme. Në këtë kah dhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqe-doni, llogariten një milion shqiptarë ndodhen përballë sfidës që motivon, përvijon e vulos historinë e shqiptarëve ose më saktë jep vulën përfundimtare të vendosej së popullit shqiptar në pistën e vlerave perëndimore. Roli i shqiptarëve në Maqedoni në emër të integrimit është me peshë dhe për gjenerimin e politikave të suksesshme dhe në problematikën e krijuar midis Greqisë dhe vetë Maqedonisë. Ky vullnet nuk ka të bëjë me prirjet e vazhdueshme greke që kërkon të përvetësojë gjithë historinë antike. Politika shqiptare në Maqedoni, në radhë të parë, duhet të mendojë për popullin e vet, së dyti për ardh-

mërinë tonë si komb. Duket se çelësi është atje. Shqipëria anëtare e NATO-s dhe kandidate e statusit për në BE, shq-iptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre, ndërkohë ata të Maqe-donisë e duan bashkimin përmes procedurave euroatlantike, i cili po zgjeron njohjen ndërkombëtare etj. Duke depërtuar në të vërtetat e historisë së Ballkanit, bindemi se e drejta është me popujt e rajonit dhe veçmas shqiptarëve. Dhe ne shq-iptarët, më tepër se cilido kanë të drejtë t’i kërkojnë Evropës për ndreqjen përfundimtare të padrejtësive dhe vëmendje më të madhe për integrimin e rajonit etj. Se në fund të fundit, siç shkruan me të drejtë M. Gleny, se Ballkani nuk ishte fuçia e barutit, sikundër mendohet shpesh; kjo metaforë është e pa saktë. Ai është thjeshtë detonatori i vënë aty nga Fuqitë e Mëdha. Fuçia e barotit ishte Evropa. Kuptohet Evropa, e cila me të drejt është gjykuar si përfillësja, më shumë mospërfillëse ndaj Ballkanit, veçmas ndaj Shqipërisë, tani ka korrigjuar shumë gjëra, bile themelore. Ajo së bashku me NATO, SHBA e ndihmoi kombin shqiptar në një luftë të armatosur për të mbrojtur të drejtat e tij. Dhe tani më tepër se kurrë shq-iptarët janë në gjendje të marrin mbi vete përgjegjësitë për vonesat, për paaftësinë ndërtuese e mbrojtëse dhe për mung-esa të tjera për ndërtimin e shoqërisë së integruar moderne. Njëherazi, në kohën kur flitet për perandorinë e sotme dhe të nesërme të telekomunikacionit dhe të shkëmbimit të informa-cionit, pluralizmi gjuhësor dhe universiteti kulturor marrin vlerë të veçantë posaçërisht në pasurimin e gjuhës dhe zhvil-limin e kulturës kombëtare, në përpjekje për të shmangur ho-mogjenizimin e identitetit dhe veprimtarisë së tij. Kjo vlen sidomos për përmasat e rajonit tonë, Ballkanit, pa përjashtim qoftë ky shqiptar, serb, kroat, maqedonas, boshnjak, malazeze, bullgar, grek, rumun. Bashkëpunimi i gjithanshëm, i lirë, pari-mor, pa paragjykime e prapagjykime mes njerëzve e popujve, shkëmbimet dhe ballafaqimet përfshirëse e kultura në përgjithësi, duke respektuar parimet e çmuara të pluralizmit gjuhësor dhe të diversitetit kulturor, të ruajtjes së traditave e zakoneve që e çojnë përpara individin dhe shoqërinë tonë.

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 40

IN MeMOrIAMvdekja, uni i Dytë i jetës…

Me vdekjen e një njeriu, kombi numëron një më pak, shoqëria varfërohet me një anëtar të sajin më pak, familja ngelet përgjithnjë pa njeriun e dashur që deri dje ishte aty,

në zyrë duke punuar apo duke stërvitur trupat, aty, në divanin e shtëpisë duke parë televizor, duke punuar në kompjuter, duke u dhënë zgjidhje problemeve e hal-leve të jetës, të cilat sido që ta bëjmë, sot janë jo aq të pakta. Kjo që sapo thamë, është në fuqi për cilindo njeri që ikën nga jeta. Por kur ky njeri është edhe ushtarak, vdekja ka një tjetër hije, edhe më të rëndë akoma, edhe më makabre. Kjo sepse ushtar-aku, edhe në jetën aktive, por edhe në moshën e pen-sionit, ka një tjetër hije(të paktën duhet të ketë), e jo thjesht atë të një qytetari të zakonshëm. Një hije që buron, por edhe kompletohet nga Misioni që ka marrë përsipër(pavarësisht se ne në të përditshmen tonë e quajmë edhe “profesion”?!?), një hije me të cilën i pajos shoqëria, por që ata vetë e mbajnë, një jetë të tërë, pa u lodhur. Përkundrazi, me krenari. Por kur ushtaraku është në mesin e jetës, atëherë heshtja bëhet vuvë. Edhe njerëzit më me kurajë, edhe ata që janë si i thonë fjalës... të zotët e gojës “për dasmë e për mort”, i bashkohen funeralit, dënesen nga pam-jet tragjike të familjarëve të tyre, i bashkohen me lot të nxehtë brenda shpirtit e përgjatë faqeve kujës, e cila zhvlerëson e nuk pranon asnjë këshillë e kurajë.... Tek ushtarakët, ndodh ajo që predikonin bektashia-nët e parë: -Jetën e vdekshme, e përfshin vdekja e pavdekshme. Për ushtarakët, ekziston jetë-vdekja dhe

vdekje-jeta, që janë, por edhe që s`janë e njëjta gjë... Data 29 Gusht, këtë vit nxiu pragjet e dy shtëpive, përcolli trupat e dy oficerëve efektivë të Ushtrisë sonë në banesat e tyre të fundme, varfëroi trupën e oficerëve shqiptarë me dy ushtarakë madhorë. Për moshën e re që kishin, për kontributet dhe meritat që kishin në detyrë, për jetët që u këputën në mes, ky shkrim mori titullin e mësipërm.

Aurel Mehmeti, si... Niçja?!Sado paradoksale që mund të duket përqasja, ka shumë pika të përbashkëta. E përbashkëta e parë, ishte mprehtësia, inteligjenca. E dyta e përbashkët, vuajtja, sëmundja. Frederik Niçja vuajti nga tuberku-lozi dhe iku nga ai. Aureli vuajti nga ceroza dhe iku

NgA PANO HALLKO

...Shqiponja totem këlthet me llahtarë Poshtë saj qe toka e tani s`është më E mua më ngrijnë lotët-gurë miliarë Të Egnaties së Dhimbjes pa apogjé!

Moikom Zeqo

Major Aurel Mehmeti

U këputën në mes, jetët e dy oficerëve të FARSH-së

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 41

nga ajo. E përbashkëta brenda fatkeqësisë së tyre, është rebelimi, mospajtimi me fatin, ajo që në pamje të parë duket sikur njeriu ecën kundër asaj që duhet të bëjë... Në kërkesën që i drejtonte në datën 25 Qer-shor 1990, Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit për të vazhduar studimet e larta, maturanti Aurel Meh-meti i radhiste Degët që kërkonte në këtë mënyrë: 1-Shkolla e Bashkuar; 2-Drejtësi; 3-Histori. Aurel Mehmeti ishte njëri nga oficerët më inteligjentë të vendit. Ai shkëlqeu në të gjitha fazat e jetës. I tillë ishte në gjimnazin e përgjithshëm “Shefqet Guzi” në Gramsh, i tillë në Shkollën e Bashkuar, i tillë në të gjitha fazat e shkollimit. Ai shkëlqeu e ishte i pari. Ai ishte i pari në kontingjentin e parë që doli jashtë atdheut me mision në shtator të vitit 1996, nën drejtimin e gjeneral Vladimir Qirjazit në Bosnjë. Ishte i pari dhe shkëlqeu në të gjitha specializimet jashtë shtetit (me anglisht, gjermanisht dhe italisht në zotërim perfekt), ndoshta oficeri që ka ardhur nga jashtë me vlerësimet më të larta për përgatitjen e tij. Gjeneral Sandër Lleshi nën peshën e dhimbjes është lakonik:- “Janë të rralla rastet kur Natyra pajos njeriun me një inteligjencë të tillë të lindur, por janë ca më të rrallë njerëzit që kultivohen në këtë nivel”. Në të gjitha vlerësimet që i janë bërë në karrierën e tij, notat maksimale i ka në Lidership, Gjeopolitikë, dhe Histori, si dhe në “Kërkesat për vetëzhvillim”. Njeri me interesa të gjera intelektuale, sportist, fitues i brezit të zi në karate. Por Niçja doli më “i fituar”, pasi ai nuk kishte në sallonin e pritjes së mortit të vet babanë dhe nënën e tij, nuk la një bashkëshorte si Anila, nuk la dy djem si Renisin 12 vjeçar dhe Zenitin 3 vjeçar... Zeniti do të vonojë të kuptojë se

çfarë ka ndodhur me babanë e tij, pas shumë vitesh ndoshta do t`ia sqarojë vëllai i tij i madh Renisi. Sot, ai i thotë se babai ka shkuar me shërbim, më vonë do t`i thotë: “Babai i rezistoi sëmundjes së rëndë si rrallëkush. Vetëm ditën e fundit, ai ishte shumë i lod-hur”... A nuk e kishte të drejtën të lodhej vetëm një ditë, të paktën në ditën e fundit të jetës?!?Aureli një jetë të tërë e në të gjitha fushat ishte i pari. Përse të mos ishte i pari edhe në...vdekje-jetën, për të cilën folëm më lart?!?

Jam krenar për ty, Baba !Kështu do të shkruante në Internet djali i Namik Gogës, Xhuljo më datën 1 Shtator....Geni, fati dhe shanset që iu dhanë në jetë, e patën paracaktuar që Skënderbegasi Namik Goga të bëhej njëri nga specialistët më të mirë të kriminalistikës së Forcave të Armatosura, pse jo edhe më i miri. Në Vlerësimin vjetor që mban datën 25/03/2013, kolonel Ilir Balliu do të firmoste për Namikun tre herë vlerësimin “Shkëlqyeshëm”, për të tre nivelet e inteligjencës. Ndër Komandantët më të aftë të Regjimentit të Policisë Ushtarake, njeri me dimensione sociale, nje-riu që kërkonte me rreptësi nga vartësit realizimin e detyrës, por që jepte shpirtin për t`u zgjidhur hallet atyre. Nënkolonel Leonard Musollari i cili ka punuar për vite me Namikun, thotë vetëm një fjali:-“Nëse do t`i kishim të gjithë ekspertët, të gjithë komandantët, të gjithë njerëzit si Namiku, tjetër fizionomi do të kishim sot, e shumë më pak halle do të kishin ush-tarakët, të paktën ata aktivë”. Namiku mbaroi shumë shkolla njëherësh, në kundërshtim me rregullat e falë aftësive të jashtëzakonshme që kishte. Ai mbaroi In-stitutin e Fizkulturës, mbaroi shkëlqyeshëm Shkollën e Ministrisë së Brendshme për Kriminalistikë, por shkëlqeu edhe si futbollist i ekipit “Partizani”. Ky personalitet shumë-planesh, shkëlqeu më së pari në të qenët njeri. Ai me cilësinë e Kryetarit të Komi-sionit të strehimit të ushtarakëve, nuk hezitoi të përballej me eprorët e tij-dikur gjeneralë, për ven-dosjen e të drejtës në vend, për trajtimin e atyre që vërtet u takonte, konformë ligjeve në fuqi. Përballja dhe fitorja mbi ta në emër të së drejtës, doemos që do të kishte kostot në karrierën e tij. Kështu që ndërsa për vite ishte komandant i Regjimentit, për këto arsye iu desh të rikthehej shef Krimesh, aty ku kishte qenë komandant. Ishte rast unik (kupto-het në realitetin shqiptar). Por po kaq unik është edhe fakti që efektivi i drejtohej me... “zoti ko-mandant”, në prezencë të komandantit të rad-hës, sepse efektivi përplasej tek Namiku, për të gjitha hallet që kishte. Nëse do të donim të peri-frazonim më shkurt me një fjali Namikun, shprehja më domethënëse do të ishte ajo e Majakovskit:-“çellovjeçnjik çellovjek”-më njerëzori i njerëzve. Teksa i hodhi një dorë dhé, babai i tij, 81 vjeçari Rexho Goga, tha: “Nuk qe fat të më hidhje ti dhé mua, fati im e solli kështu”.Zemrat e mëdha ngelen të mëdha, e ato brenda pa-drejtësisë së madhe, kanë të “drejtën” të pushojnë kur duan ato, e jo kur duhet... Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse t`i respektojmë në...këtë “të drejtë” të tyren!...

nënkolonel namik Goga

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 42

eNerGjIASiguria dhe gjeopolitika

e tubacioneve në EuroaziZbulimi i depozitave të mëdha të naftës dhe gazit natyror i dhanë rajonit një

karakter të ri gjeopolitik, i mbiquajtur “El Dorado i ri i naftës dhe gazit”

ROveNA ALiRAj*

Roli strategjik i Azisë Qendrore në të kaluarën është përcaktuar nga pozicioni i saj gjeopoli-tik: nga kohët e lashta deri në fund të mes-jetës, korridori kryesor tregtar dhe kultu-

ror mes Perëndimit dhe Lindjes ka kaluar nëpër këtë rajon. Ferdinand von Richthofen, gjeograf gjerman i shekullit të XIX–të, e përmend këtë korridor si “Rruga e Mëndafshit”. Zbulimi i depozitave të mëdha të naf-tës dhe gazit natyror i dhanë rajonit një karakter të ri gjeopolitik, i mbiquajtur “El Dorado i ri i naftës dhe gazit” dhe ka ndikuar në rritjen e shtet–kombeve post sovjetike të Azisë Qendrore dhe në republikat e Kau-kazit. Si pasojë, transporti i këtyre rezervave paraqet sfida të mëdha si për vendet prodhuese ashtu dhe ato konsumatore të Evropës. Politika e tubacioneve në Euroazi është një thikë me dy kahe. Tubacionet mund të sjellin bashkëpunim dhe zhvillim për vendet që për-shkohen nga to, por mund të sjellin përçarje dhe konf-likte nëse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit. Në këtë drejtim, ky punim do të paraqesë një panoramë të poli-tikës së tubacioneve në Euroazi dhe lojën e aktorëve të mëdhenj në rajon.

Nafta dhe gazi naty-ror përbëjnë një nga burimet kryesore të energjisë në sektorin in-dustrial (40%) në botë, përqindje e parashikuar të vazhdojë deri në 2030. Përveç kësaj, gazi naty-

ror prodhon më pak dioksid karboni se nafta apo qy-myri, duke motivuar përdorimin e tij nga shtetet të cilat po përpiqen të ulin emetimet në vend të lëndëve të tjera djegëse. Ky fakt, i jep një rëndësi të veçantë rajonit i cili është mjaft i pasur me këto burime. Vë-mendja ndërkombëtare tërhiqet pikërisht nga rezer-vat e hidrokarbureve, të cilat shihen si një alternativë për përmbushjen e nevojave të tyre gjithnjë e në rritje për konsum të energjisë.Pas shpalljes si shtete të pavarura, Turkmenistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Azerbajxhani nisën të zhvillonin industritë e tyre të hidrokarbureve, me ndi-hmën e investimeve të huaja, por u përballën me gji-gantin rus Gazprom, i cili ka në pronësi tubacionet e transportit. Kështu, vendet e rajonit Kaspik u gjendën të varur nga Rusia për transportin e burimeve të tyre të energjisë, pa të cilat prodhimi do të ngelej jashtë tregut. Rënia ekonomike e këtyre vendeve për shkak të uljes së nivelit të prodhimit, si dhe mosmarrëveshjet territoriale mbi statusin ligjor të detit Kaspik, dekura-juan investitorët e huaj. Nga ky këndvështrim, kriza aktuale e Euroazisë duhet parë si e lidhur ngushtë

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 43

me kontrollin strategjik të tubacioneve të burimeve energjetike dhe të korridoreve të transportit. Propozimet që mbështesin eksportin e naftës apo ga-zit, tubacionet e të cilave do të shmangnin kalimin e Rusisë dhe Iranit janë bazuar më shumë në politikë se sa në ekonomi dhe në mënyrë efektive veprojnë si burim tensioni ndërmjet vendeve të Kaspikut dhe kom-panive perëndimore të naftës. Në këtë kontekst, tuba-cioni Baku–Tiblis–Ceyan (BTC) ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore gjeopolitikën e Mesdheut Lindor. Ky tuba-cion, duke u lidhur nëpërmjet një korridori energjetik me Detin Kaspik, ka ndryshuar statusin e vendeve të rajonit dhe ka vendosur bazat për një aleancë pro–perëndimore. Duke i siguruar BTC dalje në Mesdhe, praktikisht Uashingtoni ka krijuar një bllok të ri: Azer-bajxhan, Gjeorgji, Turqi dhe Izrael. Megjithatë, pavarë-sisht mbështetjes amerikane projekti hasi vështirësi në realizim. Një ndër problemet kryesore ka qenë se disa industri të naftës besonin se ky tubacion nuk do të ishte komercialisht i qëndrueshëm. Një vështirësi tjetër, ishte çështja e furnizimit, pasi kompanitë azer-bajxhanase janë orientuar drejt një alternative më të lirë për eksport, duke përdorur tubacionet ekzistuese nga Baku në Suspa, në Novorossiysk dhe në jug të Iranit. Kështu, tubacionet alternative kalojnë në plan të dytë. Ky diversifikim ka hasur reagime të ashpra nga SHBA dhe Turqia, të cilat mendojnë se do të ndikojë negativisht në projektin e BTC.Me qëllim diversifikimin, BE ka mbështetur ndërtimin e një tubacioni të ri nga Azia Qendrore drejt Evropës. Në 1993 u hodh ideja e programit të sistemit të transportit Evropë–Kaukaz–Azi Qendrore (TRACECA), e njohur si “Rruga e Madhe e Mëndafshit” (sot Nabuc-co). Ky korridor transporti do të kishte një aks Perën-dim–Lindje nga Evropa, përmes Detit të Zi, nëpërmjet Kaukazit dhe Detit Kaspik në Azinë Qendrore. Ky pro-jekt, gjeti mbështetjen e SHBA–ve, të cilat synojnë vazhdimisht dobësimin e pozitave të Rusisë si një ndër furnizuesit kryesor të Evropës.Pengesa e parë që ka ndeshur ky projekt, është mung-esa e një sistemi të integruar në politikën energjetike evropiane. Ky fakt, është vënë re në marrëveshjet që vendet e veçanta kanë lidhur me Rusinë për të plotë-suar nevojat energjetike. Italia, Gjermania, Bullgaria, Sllovenia dhe Hungaria marrin pjesë në projektin rival rus South Stream. Duke mos u paraqitur si një bllok, pozitat e negocimit të BE–së me Rusinë dobësohen “fragmentarizmi i tregut në konsumatorë individual luan në favor të Gazprom. Një BE e bashkuar mund të

negocioj për kushte shumë më të mira me Rusinë...”. ndër të tjerash Nab-ucco, ashtu si BTC, ndeshet edhe me probleme për sa i përkasin çështjeve të furnizimit.Një tjetër tubacion i cili është përballur me pengesa serioze është Baku–Novorossiysk, i cili transporton naftën azere nga Deti Kaspik në Detin e Zi, përgjatë bregut rus. Rruga e tran-sitit të këtij tubacioni, në të shkuarën ka qenë subjekt përçarjeje për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në republikën veriore ruse të Kaukazit, Çeçeni, fakt që ka favorizuar linjën gjeorgjiane nga Baku në Supsa, e cila ka funksionuar me kapacitet të plotë.Këto tubacione, kanë rritur volumin e

naftës që derdhet në portet e Detit të Zi dhe për rrjedhojë është rritur ngarkesa në ngushticën turke. Për këto arsye, lindi nevoja për të ndërtuar tu-bacione të reja që anashkalojnë Detin e Zi, në mënyrë që të reduktohet lëvizja e anijeve në Ngushticën që kalon nëpër Stamboll, e cila është një nga rrugët ujore më të populluara dhe më të rrezikshme në botë.Komercializimi i tubacioneve BTC dhe SCP ka krijuar të ardhura të konsiderueshme për vendet e transitit dhe ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike mes Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë dhe Perëndimit. Përveç faktit që i siguron rajonit qasje të drejtpërdrejtë në tregjet botërore të energjisë, duke anashkaluar Rusinë, këto tubacione do të sigurojnë përfitime ekonomike në formën e të ardhurave të tran-sitit, të cilat rrisin sigurinë ekonomike dhe, si pasojë, edhe stabilitetin. Projekte të infrastrukturës të tilla si BTC kërkojnë që shtetet të punojnë së bashku për të adresuar kërcënimet që mund të rrezikojnë zhvillimin, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, siguria rritet. Tubacionet janë manifestimi më i prekshëm i lidhjeve në rritje midis rajonit të Kaukazit dhe Evropës, por kanë edhe rëndësi të madhe gjeopoli-tike. Ndërtimi i BTC u mbështet fuqimisht nga SHBA, e cila ishte e prirur për të siguruar që rrugët e ek-sportit lindje–perëndim nga Azia Qendrore dhe Kaukazi të anashkalojnë Rusinë dhe Iranin. Në këtë mënyrë, jo vetëm shmangen të dyja këto vende rivaleve tradicio-nale për ndikimin e rajonit të Kaukazit, por gjithashtu forcohen marrëdhëniet me Turqinë. Ndërtimi i tuba-cioneve ka ndryshuar ndjeshëm ekuilibrin e forcave në rajon, forcimin e autonomisë politike dhe ekonomike të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, reduktimin e dominimit rus dhe forcimin e përfshirjes së aktorëve perëndimor të tilla si Evropa dhe SHBA. Alternativa kaspike ndaj varësisë në rritje nga Rusia u pranua në mënyrë të menjëhershme nga BE përmes realizimit të projektit INOGATE, duke nënkuptuar ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhë Evropën me prodhuesit e gazit në rajonin e Kaspikut. Ky proces është tashmë në realizim – nëpërmjet integrimit të rrjeteve evropiane të transportit të gazit nga njëra anë dhe ndërtimin e një infrastrukture të re transpor-ti energjetik që lidh Azerbajxhani me Turqinë, në anën tjetër. Si e tillë, ka dy prioritete kryesore për realiz-imin e korridorit Lindje–Perëndim të sponsorizuar nga SHBA: lidhjen e rrjetit të gazit turk me atë evropian dhe lidhjen e Kaspikut Perëndimor me Kaspikun Lindor nëpërmjet tubacioneve Trans–Kaspike. Ky projekt, do

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 44

të krijojë një korridor virtual nga Kaukazi i Jugut për në Evropë dhe mund të plotësohet nga një lidhje që lidh Kaukazin Jugor në Ukrainë përmes Detit të Zi i njohur si White Stream.Interesat e fuqive të mëdha në rajonNë fillim të shekullit të XXI “çështjet e energjisë” kanë marrë një rëndësi të veçantë gjeopolitike që përfshin dhe përball aktorë të ndryshëm të arenës ndërkom-bëtare. Aktorët kryesorë globalë shfaqin interesat e tyre në rajon në kontekstin e mëposhtëm.SHBA: “Jetëgjatësia dhe stabiliteti i supermacisë amerikane në botë varet ekskluzivisht nga mënyra me të cilën do të manipulojë apo do të dijë të kënaq ak-torët kryesorë gjeostrategjik të pranishëm në fushën e shahut euroaziatik dhe se si do të menaxhojë çësht-jet kryesore gjeopolitike të këtij rajoni.” Uashingtoni, që prej viti 1998 e ka quajtur zyrtarisht rajonin Kaspik me “interes të veçantë” duke mos synuar dominim ekskluziv, por një ekuilibër rajonal pluralist ndërmjet fuqive globale dhe rajonale. Për Uashingtonin një ekuil-ibër politik ndërmjet fuqive e bazuar në hapjen ndaj tregjeve ndërkombëtare do të sigurojë stabilitetin e rajonit, pavarësinë e republikave të ndryshme post sovjetike dhe demokratizimin e tyre, përveçse zhvil-limin. Në veçanti SHBA, synojnë përfshirjen direkte të Turqisë në mbrojtjen e dy tubacione në ndërtim.BE: karakterizohet nga një mungesë politiko–strategjike në rajon. Deklaratat evropiane se do të balancojë fuqinë globale amerikane në kontinentin euroaziatik bie poshtë në rajonin e Kaspikut, ku evropianët janë prezent me operacione që ndjekin linja strategjike të kundërta: BP dhe Shell duket se ndjekin strategjinë globalizuese amerikane, Total–Fina–Elf dhe ENI janë më të tërhequra nga projektet ruse. Në tërësi, këto prezenca nuk i japin BE–së asnjë pozicionim domethënës në rajon. Kështu, Evropa mund ta humbasë betejën për të pasur qasje direkt në Detin Kaspik.RuSIA: e sheh Azinë Qendrore dhe Kaukazin si per-iferinë e saj dhe luan një rol drejtues në bashkëpunimin rajonal mbi energjetikën. Ajo ka vendosur një prezencë të qëndrueshme dhe madje, as kërkesa gjithnjë e në rritje e Kinës për importin e burimeve energjetike nuk e privon atë nga plotësimi i nevojave të brendshme dhe eksporti. Rusia ruan vendin e parë në botë për rezervat e gazit dhe objektivi i saj synon të rifitojë pozicionin e një superfuqie e barabartë me SHBA–në. Për këtë qël-lim, çdo gjë që del nga rajoni duhet të kalojë më parë në Rusi. Për arritjen e objektivave, Moska ka propozuar rrugëkalime të tubacioneve kaspike të cilat shmangin ka-limin nëpër Gjeorgjinë e paqëndrueshme, duke përdorur territorin rus (portin e Novorossisk), prej nga nëpërm-jet anijeve, burimet energjetike do të mbërrijnë në Turqi (porti Samsun) dhe më pas për në Mesdhe duke evituar Bosforin. E rëndësishme për Rusinë është që roli i saj dominues si furnizuesi kryesor i Evropës për energjinë të mos preket. Për sa kohë, për vendet e Azisë Qendrore dhe të Detit Kaspik nuk është e domosdoshme qasja në tubacionin trans–kaspik të SHBA–ve, Rusia mbetet në pozicion të kënaqshëm. Megjithatë, është më se e qartë se South Stream dhe Nord Stream, të cilat do të furnizojnë Evropën si nga veriu ashtu edhe nga jugu, kanë marrë tashmë një rrugë të sigurt. Finalizimi i projektit Nord Stream do të influencojë ndjeshëm gjeopolitikën e kontinentit euroaziatik, marrëdhëniet euroaziatike si dhe marrëdhëniet e Rusisë me Evropën.

Për të ruajtur pozitat e saja Moska rivendosi marrëd-hëniet me Turkmenistanin, rëndësia e të cilave shprehet edhe nga çmimi i lartë që Rusia është e gatshme të pa-guajë për gazin turkmen. Në këtë mënyrë, ajo nuk lejon që ky gaz të shërbejë për të furnizuar tubacionet alter-native dhe sidomos Nabucco–n, duke mbledhur rezerva suplementare, të cilat plotësohen edhe nga gazi kazak. Moska është e vendosur, të kundërshtojë projektin turko–azerbajxhanas–kazak i mbështetur nga SHBA, për të transportuar me tubacione nënujore nëpër Detin Kaspik naftën kazakase dhe gazin turkmen, duke ngritur pretendime mjedisore. Në fakt bashkëpunimi në pro-jektin South Stream me Italinë dhe Nord Stream me Gjermaninë konsiderohet një kryevepër gjeopolitike, pasi integron në interesat ruse dy vende qendrore të projektit evropian, duke eliminuar kështu jo vetëm mundësinë e një politike të përbashkët efikase, por edhe aspiratat e mundshme të një përballjeje me Rus-inë. Padyshim, kjo është një fitore shumë domethë-nëse për Rusinë.KINA: është një aktor relativisht i ri në arenën gjeo-politike të rajonit Kaspik. Ajo hyri në konkurrencën e tubacioneve në vitin 1997, kur Korporata Kombëtare e Naftës së Kinës arriti në nënshkrimin e disa kon-tratave me Kazakistanin për zhvillimin e disa prej zonave të tij të naftës dhe ndërtimin e një tubacioni nga Kazakistani perëndimor drejt kufirit kinez. Plani për ndërtimin e një tubacioni nga Kaspikut pasqyron dëshirën e Pekinit për të projektuar influencë në rajon, si dhe sigurimin e burimeve energjetike për zgjerimin e vazhdueshëm të ekonomisë së Kinës. Sot, klasifikohet si një ndër konsumatorët më potencial i këtij shekulli, duke kaluar Japoninë dhe duke u renditur pas SHBA–ve, të cilat konsumojnë 27% të prodhimit global të naftës. Sipas IEA (International Energy Agency), Kina do të shënojë një rritje më shumë se 40% të kërkesës së saj globale për naftë deri në 2030. Duke pasur parasysh se Kina do të rritet me një përqindje vjetore vetëm me 6%, duke u bazuar në rritjen aktuale, duket se kjo kërkesë do të jetë e pamundur. Furnizuesit

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 45

kryesorë të Kinës me burime energjetike janë Arabia Saudite, Irani dhe Angola. Brenda 2014, nëse gjithçka do të shkojë mirë, pritet që në listën e furnitorëve të shtohet edhe Iraku.TuRqIA: luan një rol kyç në transportin burimeve en-ergjetike të basenit të Detit Kaspik. Gjeografikisht, ajo mbetet vendimtare për kalimin e parashikuar në territorin e saj të dy tubacioneve: naftësjellësi BTC dhe gazsjellësi BTE. Nëpër territorin e saj kalon edhe naftësjellësi që sjell në Mesdhe naftën e Irakut të ver-iut që parashikohet të funksionoj me kapacitet të plotë pas stabilizimit të vendit. Diplomacia turke është e pavarur në politikën e saj të jashtme dhe aspiron të jetë një nyje për furnizimet energjetike drejt Evropës.Irani: luan një rol shumë të rëndësishëm në rajon. Edhe pse Irani mund të bëhet një aktor akoma më i rëndësishëm në sektorin energjetik në Azinë Qen-drore falë investimeve ruse dhe kineze, është thu-ajse e pamundur që ndonjë prej këtyre vendeve do të rrezikojë me të vërtetë një luftë me SHBA–në për të shpëtuar regjimin iranian. Teherani, ashtu si Moska kërkon të ruaj pozicionimin e tij në rajon, i fuqizuar nga tubacionet që përshkojnë territorin e tij dhe mbërrijnë në Gjirin Persik. Gazsjellësi Dauletalab–Sarakhs–Khangi-ran, nëse do të plotësonte nevojat energjetike të Iranit Verior, do t’i lejonte Teheranit që prodhimin e jugut ta eksportonte. Pozicionimi gjeografik i mundëson Iranit të jetë një urë për eksportimet turkmene, të cilat do të transportohen nëpërmjet tubacioneve veri–perëndimore të Iranit për në Ankara. Irani është shfaqur edhe si një konsumator i gazit azer nëpërmjet tubacioneve Kazi–Mogomed–Astara. Megjithatë, më e rëndësishme për gjeopolitikën e Iranit, mbetet fakti se duke qenë një vend bregdetar në Detin Kaspik, Teherani gëzon një-farë pushteti vetoje për sa i përket shfrytëzimit të burimeve të këtij deti, të paktën derisa të vendoset një kuadër juridik për sa i përket statusit të tij. Korridoret e transportit dhe rivalitetet ndërkombëtareÇështjet e sigurisë së transporti si me anë të tuba-cioneve, ashtu edhe me anë të rrugëve detare ngre-

në probleme të shumta. Shkëmbimet gjithnjë e në rritje ndërmjet ekonomive, i favorizuar nga korridoret e transportit ndërkombëtar, kanë krijuar mundësi strategjike për vendet të cilat përshkohen prej tyre. Ndërtimi i korridoreve të transportit ndërkombëtar, kanë shërbyer si ura komunikimi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe kanë favorizuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e rajoneve në rrezik si Azia Qendrore dhe Kaukazi. 62% e të gjithë naftës së prodhuar trans-portohet nëpërmjet transportit detar, ndërsa 38% përdor përgjithësisht tubacionet, trenat apo kamio-nët. Modelet e transportit janë komplementare, kjo vihet re kur vendet e origjinës apo destinacionit nuk kanë dalje në det, apo kur përdorimi i rrugëve tokësore do të reduktonte distancat.Transporti detar ndjek një sërë rrugësh ndërmjet rajoneve nga të cilat nxirret dhe atyre ku rafinohet dhe konsumohet. Më shumë se 100 milion ton naftë, transportohen çdo ditë me cisterna, të cilat nëse nis-en nga Lindja e Mesme dhe kanë destinacion Japoninë do të përdorin Ngushticën e Malakas, ndërsa nëse janë drejtuar për në Evropë apo SHBA do të për-dorin Kanalin e Suezit apo Kepin e Shpresës së Mirë në varësi të madhësisë së cisternës dhe destinacionit. Pra, roli i ngushticave qëndron në faktin që krijojnë lidhje më të shpejta, por paraqesin edhe shumë konflikte dhe problem. Ato janë një pjesë kritike e sigurisë energjetike globale për shkak të vëllimit të lartë të naftës që tregto-het nëpërmjet tyre. Për nga vëllimi i transitit të naftës, ngushtica e Hormuzit që lidh Gjirin Persik dhe ngushtica e Malakas, e cila lidh Oqeanin Indian dhe Paqësor janë, dy nga rrugëkalimet më strategjike në botë. Transportit detar përballet me dy rreziqe të mëdha – pirateria dhe ndërprerja ose ndalimi i kalimit në këto rrugë strategjike. Problemi i piraterisë është e kufizuar në Azinë Jug–Lin-dore dhe Kinë, por rreziku i ndërprerjes ose ndalimi ush-tarak është shumë më i përhapur. Përgjigjet e shteteve përdoruese të këtyre rrugëkalimeve ndaj këtij rreziku janë të ndryshme. Deri në fund të Luftës së Ftohtë, kon-sensusi ka qenë që nuk mund të ndërhyhej drejtpërsë-drejti për të garantuar sigurinë e transportit edhe pse zhvilloheshin mjete të tërthorta ndërhyrjeje, të tilla si Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe Trupat amerikane të Zhvendosjes së Shpejtë. Megjithatë, pas 1980 dhe me ardhjen e epokës së Reganit, u zhvilluan argumente duke sugjeruar se kjo mund të bëhej një nismë konkrete dhe hapat e parë në këtë drejtim u ndërmorën në vitin 1987 për të mbrojtur trafikun e cisternave në Kuvajt gjatë luftës Iran–Irak. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, u zhvilluan ndërhyrje të tjera të drejtpërdrejta, në vitin 1991 dhe më pas në 2003. Megjithatë, efektshmëria e tyre është në pikëpyetje. Tubacionet paraqesin një nga sfidat kryesore të sigurisë. Për shkak të sfidave inxhinier-ike që ato përfshijnë, në thelb ndikimi i tyre është rajonal, jo global. Fokusi kryesor i tubacioneve është Evropa dhe furnizimi i saj me gaz. BE përdor 69% të tubacioneve të gazit, 12% e të cilave e kanë origjinën në Afrikën e Ver-iut. Varësia për përdorimin e hidrokarbureve thekson se furnizimi i Evropës mund të jetë i prekshëm nga sulmet ndaj tubacioneve. Në fakt, realiteti nuk e ka mbështetur këtë tezë – p.sh gjatë luftës civile në Algjeri, furnizimet u ndërprenë vetëm katër ditë gjatë shtatë viteve. Arsyeja ishte se si qeveria edhe disidentët e dinin se ata do të donin të shisnin gaz nëse dhe kur ata të fitoni konfliktin dhe për këtë arsye nuk e sulmuan infrastrukturën.

* Dok. në proc. AFA “Spiro Moisiu”

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 46

kadare: Beteja e kosovës dhe miti i rrejshëm i kombit serb

HIstOrI

Q ëllon që një foto të zgjojë kujtesën historike e qëllon që edhe një objekt të bëhet mishërimi i historisë. Në fotot e mëposhtme, të sjella si ilustruese për këtë artikull shfaqet një fla-

mur. Mbase jo fort i bukur e me ngjyra të zbardhura por dëshmitar i ngjarjeve e i një beteje që u bë lajmëtarja e ndryshimit të historisë në Ballkan. Është flamuri os-man i betejës së Fushë Kosovës, betejës së vitit 1389. Kanë shkruare kanë thënë shumë për atë beteje e ser-bët e konsiderojnë si betejë në të cilën ngjizet qëndresa e tyre heroike kundër osmanëve, ngjizet identiteti i tyre kombëtar e lartësohet emri i tyre si heronj. E vërteta është krejt ndryshe: as nuk ishin heronj, as nuk ishin kundër-osmanët e vetëm e madje edhe bashkëpunuan me ushtrinë osmane, e as nuk pati kurrfarë lartësimi nga manipulimi që ata i bënë vetvetes e historisë. Mbi këtë gënjeshtër që me kalimin e epokave vinte e trashej, në Ballkan u ngjiz një identitet i rrejshëm serb i cili me

luftërat e ish-Jugosllavisë të pas viteve ’90 shfaqi simp-tomat e vërteta të cilat kishin shekuj që ishin promotor i identitetit të rremë kombëtar serb. Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri “Mosmarrëveshja” (Onufri, 2010) me autor Ismail Kadare i cili trajton momentin fillestar se si lindi miti serb i betejës së Fushë Kosovës dhe se si u errësua kontributi shqiptar.

Sipas vizionit të guximshëm të dijetarit gjerman Jacob Fallmerayer, dy popuj ende ne mjegull, që as e njihnin e as kishin dëgjuar kurrë për njëri-tjetrin, osmanët dhe shqiptarët, pothuajse në të njëjtën kohë, në shekul-lin XIV, duke u rritur e gufmuar, shpërthyen zhguallin që i fshihte dhe me një shfrim të paparë u ndeshën aq vrulltazi dhe tmerrshëm me njëri-tjetrin “saqë për një kohë të gjatë s’po merrej vesh nëse trashëgimia e Bizantit në agoni do t’u takonte albano-shqiptarëve apo turqve osmanë”. Më poshtë autori jep fundin e

Ismail Kadare analizon identitetin e rremë kombëtar serb, i cili e zë fillin në betejën e Fushë Kosovës

Flamuri origj inal osman i përdorur në betejën e Fushë-Kosovës, 1389, i ruajtur aktualisht në Turqi

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 47

kacafytjes: “Siç dihet, në këtë ndeshje fati qëlloi në anën e këtyre të fundit, kurse shqiptarëve, nga gjithë forca, ambiciet dhe shkëlqimi i dikurshëm nuk u mbeti veç hakmarrja, një brengë e gjatë dhe hidhërimi për fatin e gremisur”.Ishte ora e miteve. Në mungesë të arkivave, të aka-demive e të universiteteve, të gjitha ngjarjet historike kishin prirjen e kthimit në mit. Një prirje e tillë ishte po aq e natyrshme për kohën sa do të ishin më vonë botimet dhe librat. Kthimi i historisë në mit nuk ishte veçse fillimi i së keqes. E keqja e vërtetë do të ishte procesi i kundërt, ai i rikthimit të mitit në histori. Ky rikthim, përveç se i panevojshëm, ishte tejet i rrezik-shëm, në atë masë që në kohën e sotme ushqimet e ngrira, duke u shkrirë e ringrirë përsëri, përfundonin të helmuara. Ndër ngjarjet kryesore të mijëvjeçarit të dytë ballkanas të kthyera në mite, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten Beteja e Kosovës e vitit 1389 dhe Skënderbeiada (ose saga e Kastriotit). I pari mit serb, i dyti mit shqiptar, të dy të mbështetur në histori, më pas të larguar prej historisë, njëri duke fituar e tjetri, duke humbur nga ky largim. Të dy kry-eneçë, si dy desh që ishin rrekur të rrëzonin njëri-tje-trin, në një dyluftim, që gjithkund do të ngjante i pak-uptimtë, por jo në Ballkan.Në dukje të ngjashme, për shkak të ndeshjes me të njëjtin armik, turqit osmanë, të dyja rrëfimet ishin të ndryshme në gjithçka. Rrëfimi i parë ka për zanafillë një grumbull këngësh epike serbe, për ditën e zezë të 28 qershorit 1389. Rrallëherë humbja e një lufte është vajtuar me aq dert. E po aq rrallë është mallkuar në

vaje një bukurie tronditëse, një tradhti.Rrëfimi i dytë kishte prapë lidhje me një luftë, por ajo ishte tepër e gjatë, rreth tridhjetëvjeçare, dhe kishte në qendër një hero, Kastriotin e shqiptarëve. Ndryshe nga rrëfimi serb, që ngjarjen historike e ka bërë të njohur nëpërmjet këngëve epike, bëmat e Kastriotit u shpallën, së pari, nga libri i një oficeri të tij, pjesëmar-rës në luftë, priftit Marin Barleti, shkruar dhe botuar në latinisht në vitet 1506-1510, në Romë.Të dyja epopetë kishin nisur kështu rrugëtimin e tyre, e para ajo serbe, gjithmonë në trajtë vajesh të thek-shme, e dyta ajo shqiptare, nëpërmjet librash të pa-fundmë. Ishin të dyja të shoqëruara nga mitizimi i pa-shmangshëm, por ai nuk ua cenonte as të vërtetën, as fisnikërinë.Për fat të keq, cenimi do të ndodhte shumë kohë më pas me vajet serbe. Ai rrëfim, që aq shumë e kishte mahnitur Goethe-n, kur etimologu serb Vuk Karaxhiç ia kishte kumtuar (bashkë me tekste të tjera ballkanase, ndër to balada shqiptare, çka ishte vërtet prekëse dhe kuptimplote), në shekullin XIX kishte pësuar befas një përçudnim. Ishte më shumë se i frikshëm, ngaqë kishte përmbysur thelbin e të vërtetës. Në çdo luftë, ky thelb, siç u tha, kishte lidhje me pyetjen: kush e bën luftën dhe kundër kujt?Pikërisht në këtë thelb ka ndërhyrë kombëtarizimi serb i shekullit XIX. Ndërsa historia jepte jo dy popuj, por dy aleanca, që kacafyteshin për jetë a për vdekje: ballka-nasit nga njëra anë, serbë, shqiptarë, kroatë, boshn-jakë e kalorës hungarezë, dhe aleanca kundërshtare e prirë nga osmanët, me një përbërje tepër befasuese, turq e të krishterë bashkë, kombëtaristët serbë jo

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 48

vetëm i kanë përjashtuar popujt e tjerë, e në radhë të parë shqiptarët, por përherë e më shpesh linin të nënkuptohej se këta të fundit ishin në krahun që s’duhej, domethënë turk. Ndërkaq, për tjetër gjë va-jtonin epet serbe, e tjetërkënd mallkonin. Ato nëmnin Krjaleviç Markon, rimohuesin serb, që ishte hedhur bashkë me një pjesë të ushtrisë në logun osman.Ushtarët serbë, pra, dhe jo shqiptarët ndodheshin në të dy krahët. S’ishte as e re, as e papritur një gjë e tillë, dhe herët a vonë, tradhtinë do ta njihnin të gjithë, pa përjashtuar, natyrisht as bijtë e shqipes. Që Kra-jleviç Marko zinte vendin qendror në epikën serbe të Kosovës, kjo nuk ishte turpëronjëse, siç është gjykuar disa herë nga pikëshikimi kombëtarist shqiptar, përkun-drazi, i bënte nder eposit serb. Ndërkaq, kombëtarizmi serb, sa më shumë kalonin vitet, aq më tepër largohej nga ky lloj emancipimi. Më 28 qershor 1989, në gjashtëqindvjetorin e Betejës së Kosovës, tirani famëkeq, e po aq fatkeq serb, Millo-sheviç, mbajti një fjalim ogurzi. Ishte ai fjalim që do t’i vinte zjarrin Ballkanit e do të çonte në varr mijëra e mijëra njerëz, dhjetë herë a ndoshta njëzet herë më shumë se ç’kishte çuar në mort beteja e vjetër. Do të masakroheshin foshnja si në kohët biblike, do të bom-bardoheshin qytetet prej NATO-s, do të shpërnguleshin popuj, dhe vetë fjalimmbajtësi do të vdiste i vetmuar e me turp në një qeli burgu në Hagë. Çfarë tha tirani, gjysmë i padijshëm, si shumica e tira-nëve, në Fushë Kosovë, më 28 qershor të vitit 1989? Ai përsëriti, pak a shumë, thelbin e asaj çka kishte

damkosur Miroslav Kërlezha gjysmë shekulli më parë. Foli për djepin e serbizmit dhe për shpagën që do të merrte Serbia pikërisht te vendi ku ajo ishte thyer di-kur. Ai kërcënoi fitimtarët e dikurshëm, duke lënë të nënkuptohej se, më shumë se me turqit, pezmin e kishte me shqiptarët (një shkrimtar turk, i ftuar në tribunën festive, e theksonte këtë zhvendosje pez-mi). Shkurt, ai shpalosi atë që e merrte për testa-mentin serb, pa i shkuar ndër mend se testamenti ishte kryekrejt i rremë. Vajet e vjetra serbe jepnin një tjetër dhjatë. Por porositë që vinin nga vajet zakonisht s’dëgjoheshin, veçanërisht në Ballkan, atje ku ato ishin të fisme e, natyrisht, të bukur si askund.Në historinë e Europës ishte e vështirë të gjendej një tjetër rast ku një rrëfim epik të jetë përdorur kaq shëmtueshëm nga politika shtetërore. I shndërruar në mit të rrejshëm, prej akademisë, poezisë dhe psikozës kombëtariste, me veprimin e tij të mbrapshtë ende sot, në ditët që po shkruhen këto radhë,vazhdon të bëjë lëmsh, jo vetëm vendin ku shndërrimi (mutacioni) ndo-dhi, por shumicën e zyrave kontinentale dhe botërore, nga Brukseli në Nju-Jork.Këtë pax othomana do ta prishte, befas, një njeri i ash-për, me emrin tingëllues dhe me dy brirë dhie sipër përkrenares, thua të zgjedhur enkas për t’ua bërë të lehtë poetëve dhe kronistëve krahasimin me djallin: Gjergj Kastriot Skënderbeu.Ishte ai që do t’i thoshte “ndal!” flirtit. Dhe bashkë me të rrjedhës së historisë, siç do të bëhej zakon të thuhej. Kthimi i shpinës që gjenerali i famshëm i bëri sulltanit-perandor ishte kambanë e keqe për osmanët. I egër do të ishte më pas letërkëmbimi i tyre, i paparë për nga mungesa e taktit, madje për nga logjika. Sipas dëshmive, letra e sulltanit se do ta falte po të pen-dohej e të rikthehej në fenë myslimane, do të kishte përgjigjen se letër-marrësi, domethënë Kastrioti, i bënte të njëjtën thirrje mbretit: të kthehej ai vetë në fenë e krishterë. Ndërsa kërcënimit të këtij të fundit se, në gjunjë do ta detyronte t’i kërkonte falje, Kastri-oti i përgjigjej se do t’i kërkonte mbretit të njëjtën gjë: rënien në gjunjë!Pas një letërkëmbimi të tillë, nuk ishte vështirë të për-fytyrohej se ç’luftë do të ishte. Dhe ajo ashtu u bë vërtet: e papërfytyrueshme. Dhe jo një ditë, një stinë, apo një vit, por një çerek shekulli.Pas mbarimit të Kastriotit, sado e pabesueshme të dukej, do të riniste flirti i ndërprerë prej tij. Veç ai do të ishte tepër i gjatë, i matur me shekuj. Do të kishte prapë pakte, taksa rekrutë, rebelime, tmerre dhe, natyrisht, krushq.Diçka e veçantë do të shfaqej ndërkohë: eposi. Nuk ishte ndonjë e papritur. Pas ngjarjeve të tilla ishte e natyrshme që ai të lindte. Nuk ishte vonë. Kujtesa ishte mbarsur me të, por, ndryshe nga qenia njerëzore, atij jo nëntë, por as nëntëqind muaj nuk i mjaftonin për të dalë në botë. Si në një ëndërr të mundimshme do të përsëritej në të gjithçka. Befasimi, pra, nuk ishte ndonjë vonesë a ngut i tij, por tjetër gjë: Dy popujt që kishin përjetuar ng-jarjet, serbët e shqiptarët, po e këndonin eposin ndry-

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 49

she nga njëri-tjetri. Ndodheshin nën të njëjtën robëri, megjithatë lahutat dhe guslat nuk merreshin vesh. Ndërsa guslat serbe vajtonin për humbjen në Kosovë gati një shekull më parë, lahutat shqiptare, shpërfillëse për të, i ktheheshin befas një ngjarjeje njëmijë vjeçare, dyndjes sllave dhe luftës me ta.Përse? Përgjigjja nuk ishte e lehtë. Iu dukej ende e re në moshë (sipas ligjeve të eposit) Beteja e Kosovës? Iu dukej pa peshë, në krahasim me Skënderbeidën e tyre? Ishte ndoshta parandjenja e një rreziku të vjetër që do të rikthehej, pas kalimit të fushatës osmane? Apo ndoshta dëshmohej diçka më e rëndë, një ndërrim qëndrimi ndaj testamentit të Kastrio-tit?!Në të vërtetë, përveç ndalimit të emrit, një propa-gandë e palodhur vazhdonte kundër tij. E gjykonin, me ç’dukej, tepër bezdisës testamentin e tij, tepër të rëndë për t’u mbajtur. Heroin vetë e quanin më shumë të Europës se të Shqipërisë, e bënin fajtor për vuajtjet, shkatërrimin e vendit, e sidomos për hakmarrjen e egër osmane.Kjo e fundit ishte e pashembullt. Herë e drejtpër-drejtë, ndëshkime, ploja, ndalimi i gjuhës shqipe, herë tinëzare, nga ato për të cilat çdo perandori ka gjithmonë përvojë. Një nga këto të fundit ishte ftohja, për të mos thënë, armiqësimi i shqiptarëve me ballkanasit. dhe i këtyre të fundit me shqiptarët. Në gadishullin e njohur për smirë dhe krenari të kotë, kjo s’ishte e vështirë aspak. Siç është thënë shumë herë, në kronikën ballkanase shqiptarët shfaqeshin kështu me dy pamje: aty të led-hatuar, e aty të goditur. Ndërkaq, rrallëkush, madje as ata vetë nuk ishin në gjendje të kuptonin se cila nga të dyja ishte e sakta, e cila e gabuara.Me një shpejtësi të rrallë, Beteja e Kosovës, bashkë me legjendën e “djepit” pati një shpërndarje planetare gjithkund. Personazhet zotëruese në të ishin serbët,

mbrojtësit e Europës, kundër osmanëve, mbytësve të saj. Kureshtarët e rrallë, që kishin dëgjuar se kishte një epos shqiptar paralel, mbeteshin të hutuar kur në këtë të fundit, në vend të ndeshjes ballkanase-osmane, gjenin një kacafytje ndër-ballkanase, më saktë sllavo-shqiptare. Rrjedhimisht tabloja e parë, sllavë kundër osmanëve, përkrah tablosë së dytë, sllavë kundër shq-iptarëve, vetvetiu krijonin idenë se në të dyja rastet është e njëjta histori, pra, në të dyja rastet janë sllavët kundër osmanëve dhe shqiptarëve bashkë. Sa për atë, që në motërzimin shqiptar, flitej për një kohë tjetër, gati një mijë vjet më të hershme, kjo zakon-isht i shpëtonte vëmendjes.

Në një nga baladat shqiptare të viteve ‘30, botuar më vonë nga Anton Çeta, jepet mbërritja e trupave mbretërore turke në Fushë të Kosovës, plot me çadra, armë dhe “bukë të peksimetit” (for the army bread and biscuits).Tre kryezotët serbë, “Knjaz Llazari i moçëm” bash-kë me dy dhëndurët, Vuko Brankoviqin dhe Milosh Obiliqin, tek vështrojnë me “dyrbi” fushën, flasin mes veti. Qysh ço thonke Knjaz Llazari i moçëm: Pasha i zot, more mue qi m’ka dhonun, Un do t’shkoj, bre, mbretit t’i dorzohna!

Pak a shumë këtë mendje ka edhe Vuko Brankoviqi:

Un do t’shkoj, bre, turk-o du m’u bonum.

Kurse krejt tjetër mendon Millosh Obiliqi:

“As” tha, turk-o un qi nuk bohna, As n’dynjë-o pa dèk s’i dorzohna.

Më pas ndodhin pak a shumë ato që dihen ...

beteja e Fushë-Kosovës e portretizuar në artin serb si moment heroik kombëtar

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 50

Libra të shkruar në kujtim të Luftës së vlorës 1920

KuLturë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, nën kujdesin e Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha u organizua dita e kujtesës historike, me rastin e 93 vjetorit të fitores së Luftës së

Vlorës të vitit 1920. Veprimtaria u organizuar nga Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion dhe Biblioteka e AFA. Në kujtesë morë pjesë stafi akade-mik dhe punonjësit e KDS-së, si dhe Zëvendëskoman-danti kolonel Neshet Shenaj dhe shefi i shtabit kolonel Riza Zaja. Në kujtesën historike u theksuar vendi dhe roli që lanë luajtur librat e publikuara në vite për këtë luftë.“Lufta e Vlorës” është një botim me autor Ago Agaj, Toronto, Kanada 1969 dhe botimi i dytë, Tiranë 2002. Autori i librit, një personalitet me njohuri të gjera, pas një parashtrese historike të trevës së Labërisë, të besimit fetar, të zhvillimeve historike veçanërisht në prag e pas shpalljes së Pavarësisë, na jep një për-shkrim të imtësishëm të një prej ngjarjeve më të lavdishme në historinë e Shqipërisë, për nga roli që ato luajtën e rrjedhojat që prunë, për Luftën e Vlorës, më 1920. Ky botim përbën kryeveprën e autorit, shënon një enciklopedi të trimërisë e portreteve të luftëtarëve, të diplomacisë së asaj kohe, të dokumen-tacionit. Ngjarjet e Lumit së Vlorës jepen në mënyrë kronologjike, nga Kuvendi (Beja) në Beun, ditë pas dite e betejë pas beteje, deri në fitoren e luftës. Autori, me një shenjë të lartë respekti, jep listën e të vrarëve dhe të së plagosurve në këtë luftë, si dhe përshkruan një e nga një edhe figurat kryesore të saj. Në libër është përdorur një gjuhë e pasur dhe një folklor i përzgjedhur me këngë kushtuar luftës dhe luftëtarëve çlirimtarë. Autori në librin Lufta e Vlorës të botuar në SHBA thekson se “është punë e mençur dhe e domosdoshme që të mbështetemi në të shkuarën për të përgatitur të ardhmen se pa këtë do të mbetet një

KDS, aktivitet me rastin e 93 vjetorit të fitores së Luftës së Vlorës të vitit 1920

zbrazëtirë që përmban në vete shumë rreziqe”. Libri përmban dy subjekte të rëndësishme, e para përshkri-mi i kushteve fizike, klimaterike, gojëdhënave, folklorit të krahinës që emërtohet Labëri dhe e dyta, përshkri-mi i veprimeve luftarake dhe të rendit ushtarak kundër ushtrisë pushtuese italiane në Vlorë.“Buçet kënga labe” është një përmbledhje këngësh popullore kushtuar Luftës së Vlorës, të vitit 1920, të mbledhura nga Adem Osmani. Në këtë përmbledhje me këngë nëpërmjet saj, njihesh me luftëtarët e paepur të Luftës së Vlorës, të cilët për lirinë e mëmëdheut nuk kursyen jetën e tyre. Populli ka ditur të përjetësojë në këngë shpirtin luftarak dhe heroizmin e treguar prej tyre në këtë luftë.“ultimatum” është një roman që autori ka përshkru-ar tregimtarët e kësaj lufte të veçantë dhe të paparë ndonjëherë. Ata e rrëfejnë këtë histori me kapedanë dhe luftëtarë të përgatitur për këtë luftë në male, për nëna dhe gra heroike, që bashkë me burrat shkuan në luftë me këngë, si në dasmë dhe ranë me këngë në gojë...Libri “Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës”, pasqyron materialet e sesioneve shkencore të orga-nizuara në kuadrin e 50 vjetorit të këtyre ngjarjeve në vitin 1970. Në këto materiale trajtohet gjithë ve-primtaria e Forcave të Armatosura kryengritëse shq-iptare, sukseset e korrura në fushën e betejës kundër pushtueseve italianë.Botimi “Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kom-bëtar (1918-1920)” është një përmbledhje doku-mentesh që përbëhet nga dy vëllime. Në vëllimin e parë janë përfshirë dokumentet e viteve 1918-1919, në të dytin ato të vitit 1920. Në këto dy vëllime janë përfshirë, në radhë të parë, materiale dokumentare shqiptare të pabotuara, të nxjerra në AQSH, si dhe dokumente të huaja, kryesisht franceze të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Luftës në Paris.“Selam Musa Salaria” është një libër monografik ku përshkruhet jeta dhe veprimtaria e Heroit të Popul-lit Selam Musa Salaria i cili ra dëshmor në Luftën e

PROf. ASOc. DR. BeRNARD ZOTAj

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 51

Vlorës të vitit 1920. Në libër përshkruhet gjerësisht gjithë veprimtaria luftarake e çetave kryengritëse të Shqipërisë së Jugut, kundër imperialistëve italianë. Vend të veçantë zënë veprimet luftarake në Beun, Kotë, Vlorë, ku Selam Musai dhe ra dëshmor i kësaj lufte.“Arti ushtarak i popullit shqiptar në Luftën e Vlorës të vitit 1920” është një material studimi për Luftën e Vlorës i përgatitur nga Akademia e Mbrojtjes në vitet 1980. Në këtë material trajtohen këto prob-leme: gjendja politiko-ushtarake në Shqipëri në vitit 1918-1920; gjendja dhe veprimet e të dy palëve në periudhën përgatitore; plani dhe ideja e komandës së forcave kryengritëse shqiptare për Luftën e Vlorës; faza e parë dhe dytë e veprimeve luftarake; mësime e përfun-dime nga Lufta e Vlorës e vitit 1920.“Fjalor Enciklopedik Shqiptar”, trajton në mënyrë të përmbledhur gjithë dinamiken e zhvillimet të vepri-meve luftarake deri në nënshkrimin e protokollit mar-rjen e qytetit të Vlorës më 3 shtator 1920. Bashkë me çlirimin e Vlorës, pushtuesit italianë u detyruan të tërhqnin garnizonet e tyre edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.“Zigur Lelo” është monografia ku flitet për një pjesë të historisë dhe traditave luftarake të popullit shqiptar, por veçanërisht të Labërisë, dhe të krahinave të Me-saplikut, të Lumit të Vlorës, të Bregdetit e të Kurve-leshit. Në libër hidhet dritë mbi veprimtarinë luftëra të Zigur Lelos, të mbështetura në dokumente të kohës, rrëfimet e bashkëluftëtarëve, tregimeve të shumta të banorëve të këtyre krahinave. Në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve tringëllon fuqishëm kënga: “Obobo, se ç’qënka Kota,/Bytym mitraloz e topa,/u vra Ziguri te porta...”.“Lufta e Vlorës në kujtimet e mia” janë kujtime të një pjesëmarrësi që u botuan në prag të 75 vjetorit të Luftës së Vlorës. Lexuesi nëpërmjet kujtimeve të Gani Iljaz Abazit, mëson dhe njeh në thellësi epopenë legjendare të bërë nga një popull luftarak kundër impe-rializmit italian, si dhe bashkimin e Vlorës me viset e tjera të vendit. Kujtime janë përqendruar në momen-tet më kryesore si në: formimi i Shoqërisë “Shtizat e Qytetërimit”, masat përgatitore dhe fillimi i Luftës së Vlorës, Lufta e Vlorës më 1920 dhe Lufta e Vlorës në

kujtimet e mia.“Osman Haxhiu” është një libër tjetër që përshkruan jetën dhe veprimtarinë e Osman Haxhiut, kryetarit të Komitetit “Mbrojtja Kom-bëtare”, të vitit 1920. Në libër autori, Prof. Bardhosh Gaçe është mbështetur në dokumente arkivore, si dhe në kujtimet e botuara e të pabotuara të bashkëkohësve të Osman Haxhiut. Në libër evidentohen përpjekjet e mëdha të këtij atdhetari të ndritur, që në bashkëpunim të ngushtë me forcat për-parimtare të kohës, u bënë ballë rreziqeve të shumta që i kanoseshin Shqipërisë në një nga periudhat më të

vështira të saj. Osman Haxhiu udhëhoqi Luftën e Vlorës kundër ushtrisë pushtuese italiane, e cila më në fund u detyrua të tërhiqej nga Vlora. Në arritjen e fitores një rol të rëndësishëm luajtën edhe ndihmat dhe solidarësia e krahinave të tjera të Shqipërisë, si dhe politika e urtë dhe inkurajuese e qeverisë shqiptare të kryesuar nga atdhetari i mirënjohur Sulejman Delvina, që diti të shfrytëzonte me mjeshtëri edhe mbështetjen e fakto-rit të jashtëm.“Njeriu me nofulla të hekurta” është romani i për-bërë nga dy libra. Libri i parë emërtohet Gur i Zi. Libri i dytë emërtohet Vlora-Vlora.Në librin “Historia e Popullit Shqiptar” trajtohen problemet: dështimi i bisedimeve me italianët për mënjanimin e luftës; përgatitjet për luftën e armato-sur; zhvillimi i luftimeve dhe fitoret ushtarake; bisedimet diplomatike dhe solidariteti ndërkombëtar; nënshkrimi i Protokollit të Tiranës dhe çlirimi i Vlorës.“Kujtime 1885-1925”, të Eqerem bej Vlorës për Luftën e Vlorës autori do të shkruante: Ato ditë erdhën tek unë, në shtëpi, shume e shumë krerë dhe qytetarë të shquar për të diskutuar të mirat dhe të këqijat e kësaj ngjar-jeje. Përgjigjja ime ishte e qartë dhe e prerë. Logjika-u thashë – është kundër këtij aksioni. Italia është njëra nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës Botërore. Në 17 gusht trupat italiane u larguan nga qyteti dhe hipën nëpër anije, më 3 shtator “rebelet” fitimtarë dhe kre-narë me të drejtë, hynë në Vlorë dhe e bashkuan kra-hinën e tyre me pjesën tjetër të Shqipërisë. Ata e kishin merituar këtë sukses.“Enciklopedia e Kurveleshit” trajton Luftën e Vlorës dhe pjesëmarrjen e Kurveleshit (1920), luftë e arma-tosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës e më gjerë nga pushtuesit italianë të zbarkuar në fillimet e Luftës së Parë Botërore. Gjerësisht tra-jtohet zhvillimi i Luftës së Vlorës (1920) dhe roli i saj në çështjen kombëtare, si dhe krijimi dhe pjesëmarrja e çetave të Kurveleshit në Luftën e Vlorës.“Lufta e Vlorës 1920” është libri i veteranit dhe ushtarakut Cane Rama. Libri është një përmbledhje e momenteve më kryesorë të Luftës së Vlorës të vi-tit 1920. Autori ka gjurmuar në histori dhe pasqyron mjaft nga episodet më të spikatura të kësaj lufte, si dhe të mjaft figurave kryesore të kësaj lufte.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2013-09-09 · nr. 4 shtator 2013 / Mbrojtja 3 editorial B ritanikët janë të njohur me çdo breg të prekur nga oqeanet dhe

Mbrojtja / nr. 4 shtator 2013 52

britanikëtbaza Detare e Pashalimanit, dy shtator 2013.

Moment nga stërvitja shqiptaro-britanike, “albanian Lion 2013”Foto: Elvi Hasanaj