papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · si leksiku dhe...

90
139 papastër; ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është shumë trim; i dha opingën e Sheros “nuk i dha asgjë; i polli dë gunët “i ndezi sherr në shtëpi, i ka keq punët; iu dogj guna “e pësoi keq, u shkatërrua; sa kthen shpatullat të rreh gunën “thuhet për dikë flet keq, jo ballas e vepron kundër tij; i shkeli në gjalmin e opingës “e preku, e lëndoi shumë; të var me gjalmin e opingave është shumë i fortë e trim; akoma me këmishën e ndrikullës iron. është i drejtë, i padjallëzuar; 5) Një pjesë e mirë e njësive frazeologjike lidhen ngushtë me emërtime të pjesëve të trupit të njeriut a të kafshëve. Këto njësi përbëjnë një numër të madh sepse njerëzit e kanë shumë të lehtë të përdorin si mjete krahasimi pjesët e trupi që i njohin mirë. Pjesët e trupit përdoren në njësi frazeologjike për venndodhjen e tyre, për formën, përmasat dhe rëndësinë në procese të ndryshme. Kështu mund të përmendim njësi frazeologjike të tilla, si: s‟i kanë dalë arpallëkët është ende i vogël, nuk është pjekur mirë; e bëri barkun spathi (çizme) “hëngri shumë, i plasi barku së ngrëni; e kam barkun në një pe “jam shumë i uritur; i lëpin putrën vuan shumë, sakrifikon; syri pëlcet kalin “nga syri i keq sëmuresh; e ka syrin kastriq “sheh mirë dhe larg; i ka syri turp është njeri me sedër”; s‟ja pret bytha penë “nuk është i zgjuar”; ja bëri veshët si të gomarit “e qortoi shumë; tridhjet e dy e një në dhëmbë “i trashë nga mendja, tutkun; ia bëri dhëmbët bërsi “e rrahu shumë, e zhdëpi në dru; i ka veshët bilbil dëgjon shumë mirë; i mban veshët ngrehur “përgjon; i ra hunda “nuk e mban më hundën përpjetë, nuk mburret; të bie hunda përdhe është shumë ftohtë; t‟i bjerë hunda përdhe, nuk ulet ta marrë “thuhet për një njeri që është shumë mendjemadh; s‟ka rënë bë ndonjë hundëlesh “thuhet për një njeri që nuk pyet për të tjerë, bën si i thotë koka; iu puq hunda me buzët “u mërzit shumë, i mbeti qefi; ju bë zëri gërnetë “u ngjir; ja lagu grykën thuhet për dikë që jep ryshfet për të përfituar diçka; bëri pëc dë lëkurët “plasi nga inati”; të urgus kërckat e këmbëve të mërzit shumë, të tërbon; ra bë kurrist “qeshi me të madhe”; qafkë, qafkë! “thuhet kur na bëjnë pjesë apo na ndajnë diçka shumë të vogël; iu bën sytë pufka “i kërcyen sytë jashtë nga dhimbja a pagjumësi; i ndriti sytë si maçoku në pastërma “thuhet për dikë që sheh me sy ziliqar diçka që e do ta ketë për vete; i kanë zënë sytë pezhishka “nuk e kupton rrezikun, nuk kupton diçka; këputa zorrët 1) qesha shumë; 2) e nxora gjithë ushqimin që kisha ngrënë.

Upload: others

Post on 06-Nov-2019

34 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

139

papastër”; ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është shumë trim”; i dha opingën e

Sheros “nuk i dha asgjë”; i polli dë gunët “i ndezi sherr në shtëpi, i ka keq punët”; iu dogj

guna “e pësoi keq, u shkatërrua”; sa kthen shpatullat të rreh gunën “thuhet për dikë flet

keq, jo ballas e vepron kundër tij”; i shkeli në gjalmin e opingës “e preku, e lëndoi

shumë”; të var me gjalmin e opingave “është shumë i fortë e trim”; akoma me këmishën e

ndrikullës iron. “është i drejtë, i padjallëzuar”;

5) Një pjesë e mirë e njësive frazeologjike lidhen ngushtë me emërtime të pjesëve të

trupit të njeriut a të kafshëve. Këto njësi përbëjnë një numër të madh sepse njerëzit e

kanë shumë të lehtë të përdorin si mjete krahasimi pjesët e trupi që i njohin mirë. Pjesët e

trupit përdoren në njësi frazeologjike për venndodhjen e tyre, për formën, përmasat dhe

rëndësinë në procese të ndryshme. Kështu mund të përmendim njësi frazeologjike të tilla,

si: s‟i kanë dalë arpallëkët “është ende i vogël, nuk është pjekur mirë; e bëri barkun

spathi (çizme) “hëngri shumë, i plasi barku së ngrëni”; e kam barkun në një pe “jam

shumë i uritur”; i lëpin putrën “vuan shumë, sakrifikon”; syri pëlcet kalin “nga syri i keq

sëmuresh”; e ka syrin kastriq “sheh mirë dhe larg”; i ka syri turp “është njeri me sedër”;

s‟ja pret bytha penë “nuk është i zgjuar”; ja bëri veshët si të gomarit “e qortoi shumë”;

tridhjet e dy e një në dhëmbë “i trashë nga mendja, tutkun”; ia bëri dhëmbët bërsi “e

rrahu shumë, e zhdëpi në dru”; i ka veshët bilbil “dëgjon shumë mirë”; i mban veshët

ngrehur “përgjon; i ra hunda “nuk e mban më hundën përpjetë, nuk mburret”; të bie

hunda përdhe “është shumë ftohtë; t‟i bjerë hunda përdhe, nuk ulet ta marrë “thuhet për

një njeri që është shumë mendjemadh”; s‟ka rënë bë ndonjë hundëlesh “thuhet për një

njeri që nuk pyet për të tjerë, bën si i thotë koka”; iu puq hunda me buzët “u mërzit

shumë, i mbeti qefi”; ju bë zëri gërnetë “u ngjir”; ja lagu grykën thuhet për dikë që jep

ryshfet për të përfituar diçka”; bëri pëc dë lëkurët “plasi nga inati”; të urgus kërckat e

këmbëve “të mërzit shumë, të tërbon”; ra bë kurrist “qeshi me të madhe”; qafkë, qafkë!

“thuhet kur na bëjnë pjesë apo na ndajnë diçka shumë të vogël”; iu bën sytë pufka “i

kërcyen sytë jashtë nga dhimbja a pagjumësi”; i ndriti sytë si maçoku në pastërma

“thuhet për dikë që sheh me sy ziliqar diçka që e do ta ketë për vete”; i kanë zënë sytë

pezhishka “nuk e kupton rrezikun, nuk kupton diçka”; këputa zorrët “1) qesha shumë; 2) e

nxora gjithë ushqimin që kisha ngrënë”.

Page 2: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

140

Siç shihet, frazeologjia e krahinës së Devollit është e veçantë nga pikëpamja e gjymtyrëve

përbërëse, e shprehjes fonetike, e motivimit dhe historisë së krijimit të saj, etj.

Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar,

krahinor, lokal, dialektor, ndërgjuhësor: “…në frazeologji fshatare, baritore, blegtorale, zejtare,

intelektuale, profesionale e stilistike që bën të mundur dhe një lloj shtresëzimi historik të saj.

Shumë njësi frazeologjike të këtij grupi lidhen me jetën fshatarake e baritore, shprehin këtë

mënyrë të jetesës dhe të të menduarit dhe në përgjithësi janë të motivueshme me përbërësit e

kësaj jete.”252

Por është e vështirë të gjendet burimi i disa shprehjeve që sot e kanë humbur

motivimin e tyre, sepse fjalët, që janë gjymtyrë të tyre, e kanë të mjegullt kuptimin leksikor, si: i

dha gërgëmën “e përfundoi një punë”; u bëfsh kuskudrum mallk. “u sëmursh, u bëfsh më dysh”,

çka tregon se këto shprehje janë të një shtrese të hershme dhe është e vështirë të shpjegohen në

gjendjen e sotme të gjuhës.

252

J. Thomaj, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 215.

Page 3: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

141

6. TOPONIMA DHE VLERAT E SAJ ETNOLINGUISTIKE

6.1 Veçori të përgjithshme të toponimisë së Devollit

Toponimet, si objekt studimi i onomastikës, janë një pjesë e rëndësishme e veçorive

etnolinguistike të një krahine. Ato bartin pjesë të historisë, tregojnë realitete gjeografike të

shkuara dhe të tashme të një zone të caktuar, por, njëkohësisht, lidhen ngushtë dhe me mendësinë

dhe mënyrën e jetesës së banorëve. Duke u bazuar në realitetin që gjeografik apo administrative

që shënojnë, toponomet grupohen në oikonime (emrat e vendeve të banuara, ku bëjnë pjesë dhe

etnonimet), hidronimet (emërtimet e ujërave, burimeve, përrenjve, çezmave, liqeneve) dhe

oronimet (emrat e maleve, kodrave, tokave, fushave). Nëse u referohemi atyre që Gj. Shkurtaj i

quan “kodëzim të quajtjes” (përkatësisht të emërtimit)253

, nevoja e njerëzve të një territori të

caktuar për të fiksuar emrat e vendeve dhe objekteve që i rrethojnë, për t‟u orientuar në mjedisin

e ngushtë në të cilin jetojnë, për të përjetësuar disa objekte të caktuara që lidhen ngushtë me jetën

materiale, kulturore e shpirtërore të bashkësisë së tyre, për të vendosur në kujtesën e bashkësisë

disa histori që burojnë nga mite e gojëdhëna a nga këto mikrotoponime (të cilat në vetvete lidhen

me ngjarje të vërteta), bën që krahinat të kenë larmi mikrotoponimesh, shumë herë po aq të

rëndësishme sa dhe makrotoponimet. Ato janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të

pjesëtarëve të kësaj bashkësie gjuhësore, e cila i sheh si pika referimi për realizimin e nevojave

jetësore. Kështu, në larminë e mikrotoponimeve, dallojnë pikërisht ato toponime që lidhen me

vendet e shtegtimit të bagëtive (Gropa e Qeve, Llomi i Derrave, Kalivet), të arave dhe tokave të

punueshme (ara, luadhi, selishta, gradina, bashta), të pyjeve që kanë shërbyer për të siguruar

lëndë të para (Dushqet, Ahishte, Fierishte, Shtogu, Lisat), të vendeve ku ka mundur të mbjellë

vreshta e pemë (Molla e Kicit, Vreshtët, Lloziet etj.).

Krahina e Devollit ka një larmi mikrotoponimesh nga pikëpamja e strukturës gjuhësore,

nga vlerat etimologjike dhe etnolinguistike. Devolli, si një krahinë me një histori të trazuar të

lëvizjeve të popullsisë, si një nyje kufitare midis tre shtetesh ballkanike dhe, njëkohësisht, si një

krahinë e dallueshme nga karakteristikat e të folmes e me larmi mikrozonash etnografike, ka

253

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 16.

Page 4: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

142

sjellë një shumëngjyrësi mikrotoponimesht që lidhen me krahinën. Nuk mungojnë përkimet me

mikrotoponime në Veri dhe Jug të vendit të cilat tregojnë për një njësi të etnitetit dhe gjuhës në

gjithë në trevat shqiptare. Kjo vihet re në disa emra fshatrash, si: Dardhë, Pilur, Vranisht, Kuç,

apo në mikrotoponime me gjymtyrë kryesore emra të tillë, si: çuka, xhunga, lëndina, luadhi,

kodra, mali, lumi, kroi, proi etj.

Shumë prej toponimeve të krahinës janë të një shtrese të vjetër, gjurmët e së cilës mund të

dëshmohen nëpërmjet rindërtimit pjesë-pjesë të mozaikut të copëzuar në shekuj për shkak të

rrethanave historiko-shoqërore. Ky rindërtim bëhet me anë të dëshmive gojore të vjela nga goja e

banorëve të krahinës, të dëshmive historiko-gjuhësore të studiuesve shqiptarë dhe të huaj, si dhe

nëpërmjet shqyrtimit në terren të asaj se ç‟përfaqëson toponimi në lidhje me vendin real që

emërton. Ky tip shqyrtimi krijon mundësi për një argumentim më të plotë të kohës së

shtresëzimit të toponimeve dhe të ligjësive që kanë sjellë trajtat e sotme fonetike të tyre. Kështu,

siç vë në dukje Çimohovski: “Emrat gjeografikë, në qoftë se lokalizohen me përpikmëri, marrin

një rëndësi shumë më të madhe se emrat e personave, kuptohet vetvetiu se tiparet topografike

mund të shpjegojnë në njëfarë mënyre shpjegimet e këtyre toponimeve”.254

Shumica e emërtimeve të fshatrave të krahinës dhe një pjesë e konsiderueshme e

mikrotoponimeve që lidhen me jetën e përditshme të fshatarëve janë të burimit sllav ose

shpjegohen me mjete të sllavishtes (Bozhigrad, Dobërgorë, Zhelenica, Meçkojati, Braçanj). Kjo

është e kuptueshme sipas Sh. Demiraj, sepse: “Prania e një numri të madh toponimesh sllave në

Shqipëri është e shpjegueshme po të mbahen parasysh dy rrethana: së pari të kihet parasysh se

viset e banuara nga shqiptarë kanë qenë të pushtuara për një kohë të gjatë nga dy mbretëri

sllave; Së dyti, është e ditur që pushtuesit përpiqen të zëvendësojnë toponimet e mëparshme me

emërtime nga gjuha e tyre”255

.

Megjithatë, një numëri madh toponimesh mund të shpjegohen me mjete të shqipes, sepse

janë ruajtur për shkak të qëndresës ndaj asimilimit. Banorët e krahinës e kanë pasur më të lehtë

t‟i përdorin toponimet në gjuhën shqipe edhe sepse i lidhnin me histori që ishin pjesë e etnikumit

të tyre shpirtëror, si: Dardhë, Mali i Kuq, Guri i Shpuarë, Vëra e Dhelprës, Udha e Zonjave etj.

Fqinjësia e gjatë me popullin grek dhe marrëdhëniet e dendura ekonomike dhe kulturore

me të, kanë ndikuar në toponiminë e zonës, por në raport me ndikimet slave, ky ndikim është më

254

V. Chimochovski, Pozicioni gjeografik i ilirishtes ballkanike në rrethin e gjuhëve indoevropiane, Kuvendi i

Studimeve Ilire, Tiranë, 1975, f . 60. 255

Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shkenca, 1999, f. 129.

Page 5: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

143

i pakët. Në krahinën e Devollit gjenden pak toponime që shpjegohen me burim apo me mjete

gjuhësore nga greqishtja, si: Rakonidhje, Llambanidhe, Kalimere, Qeramithana etj.

Pushtimi turk ndikimoi në ngulitjen e një numri të kufizuar toponimesh për shkak të

qëndresës së popullsisë së këtyre zonave, si: Ormani, Tabori, Saraje, Qilare, Meraja, Vakëfi etj.

Nuk mund të lihen jashtë vëmendjes dhe shtresat e reja të toponimisë, të cilat po zënë vend

gjithnjë e më tepër në onomastikën e krahinës, dhe po shmangin nga përdorimi toponiminë më të

vjetër. Kjo ka ndodhur sidomos me toponime që shënojnë vende, ku objektet identifikuese të tyre

janë zhdukur prej kohësh dhe në to janë ndërtuar objekte të tjera.

6.2 Struktura leksiko-gramatikore e toponimisë së Devollit

Toponimet, në përgjithësi, lidhen me veçori të ndryshme të terrenit që shënojnë, po ashtu

dhe në ngjarje a rrethana të caktuara historiko-shoqërore.

Toponimet, në rrjedhë të viteve, kanë pësuar ndryshime që shumë herë kanë çuar në

shndërrime të thella dhe shumë herë është e vështirë të përcaktohet burimi i tyre. Megjithatë, në

bazë të një shqyrtimi të kujdesshëm, shumicës së tyre, mund t‟u zbulohet dhe burimi i tyre,

sidomos kur ndryshimet kanë ndodhur si rrrjedhimi zhvillimit të brendshëm të shqipes.

Pohimi i Sh. Demirajt se: “Trajtat e sotme të emrave të shqyrtuar, të vështruar në përqasje

me trajtat e tyre të hershme, paraqiten me ndryshime të tilla që janë në përputhje me ligjësitë e

evolucionit fonologjik të gjuhës shqipe.”256

na bën të besojmë se toponimia e krahinës së Devollit

nuk ka bërë përjashtim nga veprimi i këtyre ligjësive. Kështu, në një pjesë të madhe të tyre, këto

trajta toponimesh, sidomos ato që lidhen me mikrotoponiminë, mbështeten mjaft në brumin

gjuhësor të vetë shqipes.

Duke u nisur nga klasifikimi sistematiko-semantik, sipas Gj. Shkurtaj, toponimet ndërtohen

mbi bazën e disa motiveve semantike257

:

1. Përshkrimi sipas tipareve të caktuara që lidhen me ngjyra, forma, përmasa në

bashkëlidhje a krahasim me objekte të tjera të së njëjtës farë.

2. Pëshkrimi mbi bazë të metaforës dhe tropeve gjuhësore.

3. Emërtime shprehëse ose mbi bazën e fantazisë dhe bestytnive.

256

Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shkenca, Tiranë, 1999, f. 174. 257

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 66.

Page 6: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

144

4. Emërtime shprehëse me karakter ekonomiko-shoqëror dhe historik.

Pavarësisht strukturës semantike të tyre, toponimet duhen parë me kujdes për nga vjetërsia

e vendosjes së tyre, si lidhet i shenjuari me realien që shënon nga pikëpamja historike dhe

gjuhësore.

Toponimet u janë nënshtruar trysnisë së ligjësive fonetike të shqipes në periudha të caktura

historike, po dhe u kanë qëndruar trysnive të rrethanave historike. Kjo ka bërë që ato të jenë një

dëshmi i zhvillimeve të një gjuhe në truallin e saj dhe në bashkëveprimin me gjuhët fqinjë.

Dëshmitë e formave të sotme fonetike vërtetojnë atë që ka theksusr E. Çabej se ligjet

fonetike ushtrojnë ndikimin e tyre edhe mbi emra topikë që gjenden fort larg dhe vetëm

toponimet e rrethit territorial më të afërt bëhen pjesë e strukturës fonetike të një gjuhe258

. Kjo ka

bërë të mundur që në krahinën e Devollit, si një krahinë anësore, një pjesë e toponimeve të jenë

të shtresave të moçme që, nën veprimin e ligjeve të caktuara fonetike, kanë ndryshura pjesërisht

apo plotësisht trajtën e tyre fonetike.

6.2.1 Toponimia e Devollit sipas ndërtimit dhe kuptimit

Toponimet janë të ndërtuara mbi bazë të apelativave. Toponimia e trevave shqiptare

dëshmon se janë të shumta apelativat e shqipes që pasqyrohen dhe në toponomi si bazë e

emërtimit ose si pjesë përbërëse a përcaktuese e tij.259

Mënyra se si populli i ka formuar emërtimet e viseve, duke marrë për bazë shenja e dukuri

nga më të larmet, si: ngjyra, forma, përmasat e vendit, rrethana historike të ndryshme të ndonjë

ndodhie historike a legjendare, kanë një rëndësi të madhe jo vetëm në planin gjuhësor, por dhe

për psikologjinë e sociale e kombëtare të shqiptarëve. Nëpërmjet tyre ne njohim më thellë

karakteristikat e jetës materiale e shpirtërore të popullsisë së një krahine.260

.

Në përputhje me konfiguracionin e relievit dhe me rrethanat historiko-shoqërore, vihet re se

toponimet e formuara me mjete të shqipes kanë vijimësi dhe përbashkësi me mendësinë

krahinore dhe kombëtare, por edhe me mënyrën e formësimit gjuhësor të emrave topikë.

258

E. Çabej, Problemi vendit të formimit të gjuhës shqipe, Kuvendi i studimeve ilire II, Tiranë1974, f. 22. 259

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 70. 260

Po aty, f. 55.

Page 7: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

145

1) Përshkrimi mirëfilltë i vendit emër + mbiemër.

Një klasë e këtyre toponimeve ndërtohet mbi bazën e përshkrimit me një mbiemër që

tregon ngjyrë a përmasë. Gj. Shkurtaj vëren se: “Oronimet me strukturën emër+mbiemër që

tregon ngjyrën janë jo vetëm të shumta, por edhe me një areale të hapët në Veri dhe Jug apo

gjithëshqiptare”261

.

a) Pjesa më e madhe e toponimeve të këtij tipi gjenden me mbiemrin i bardhë, si oronimet:

Ara të Bardha (Vranisht), Bartha (Çetë), Bregu i Bardhë (Koshnicë), Dheri i Bardhë

(Braçanj), Fusha e Bardhë (Koshnicë), Guri i Bardhë (Zagradec), Vari i Bardhë

(Braçanj) dhe si hidronim: Çezma e Bardhë (Kurilë).

b) Me mbiemrin i zi gjenden më pak toponime, si oronimet: Hija e Zezë (Sul), Guri i Zes

(Vranisht), Arat e Zeza (Pilur).

c) Toponime që lidhen me ngjyra të tjera janë të pakta, si: Mali i Kuq (Arrëzë), Dheri Kuq

(Shyec), Lëndina Jeshile (Rakickë).

d) Një pjesë e madhe e toponimeve lidhen me përshkrim me anë të një mbiemri që shënon

përmasa, si: e madhe e vogël, e gjatë, e mesme, e gjerë, e thellë. Nevojat praktike të

përditshmërisë së punëve që duhet të kryenin dhe vendeve ku duhet të shkonin, i

detyronin njerëzit të përdornin emërtime të thjeshta, të cilat lidheshin në mënyrë të

drejtpërdrejtë me përmasat e tyre. Kështu, në Devoll, hasim gjithandej toponime të tilla,

si: Ara e Madhe (Rakickë), Arat e Mëdha (Vidohovë, Eçmenik), Ara e Gjatë (Rakickë),

Fusha e Madhe (Miras), Fusha e Vogël (Miras), Gropa e Thellë (Rakickë), Guri i Madh

(Vidohovë), Shullëri i Gjatë (Rakickë), Shullëri i Madh (Miras), De Gropa e Fellë

(Bitinckë), Lëndina e Gjerë (Rakickë), Luadhi i Madh (Sinicë), Luadhet e Mëdhenj

(Koshnicë).

2) Përshkrim mbi bazën e e një togfjalëshi emër (që tregon veçori topografike) + emër

në gjinore (që tregon përkatësinë a një rrethanë historiko-shoqërore me vlerë

përcaktuese).

Shumica e këtyre toponimeve kanë të bëjnë me përkatësinë e territorit ndaj një personi të

caktuar. Kjo përkatësi, në shumë raste, shkon thellë në kohë sa shpesh është e vështirë të mbahet

mend se cili ka qenë pronari i vendit të emërtuar.

261

Po aty, f. 72.

Page 8: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

146

a) Toponimet e ndërtuara mbi bazën e antroponimit të pronarit janë më të shumtat, si: Ara

e Abifit (Koshnicë), Ara e Bames, Ara e Boriqit (Miras), Ara e Ganiut (Ponçarë), Ara

e Kondos (Koshnicë), Ara e Kostës (Çetë), Ara e Sadikut (Çetë), Ara e Sulejmanit

(Koshnicë), Bashta e Qamilit (Vidohovë), Bashta e Shabanit (Fitore), Bashta e Avdylit

(Fitore), Bregu i Hysenit (Hoçisht), Çuka e Halilit (Rakickë), Fusha e Lazrit (Miras),

Gardhi i Mailit (Sul), Gropat e Thomajt (Qytezë), Kashtari i Milit (Sinicë), Korija e

Gurtalift (Koshnicë), Kurbeti i Avzift (Koshnicë) etj.

b) Në disa prej tyre antroponimi shoqërohet nga ndajshtimi xha (shkurtim i xhaxha), sepse

pronari ka qenë i moshuar ose në shenjë nderimi, si: Baça e xha Zydiut (Baban), Bregu

i xha Sulejmanit (Bitinckë), Çezma e xha Minokut (Pilur), Gropa e xha Veliut (Pilur),

Kërpishta e xha Bektashit (Rakickë) etj.

c) Disa prej antroponimeve dalin në toponimet përkatëse me trajtat e tyre zbunuese, një

karakteristikë dalluese për këtë krahinë, si: Ara e Demkës (Dobranj), Ara e Memutkës

(Kurilë), Ara e Xhelkës (Koshnicë), Guri i Milkës (Dardhë), Luadhishta e Myrtkës

(Menkulas), Stena e Naskës (Qytezë).

d) Disa prej toponimeve janë ndërtuar me antroponimin dhe patronimin e pronarit, sepse

territori ka qenë në pronësi të familjes dhe fisit që e përfaqësonte ai, apo sepse ky

pronar ka qenë i dëgjuar në fshatin e tij. Një pjesë e tyre, nga përdorimi për një kohë të

gjatë me atë emërtim, janë përngjitur. Emërtime të tilla gjejmë te disa oronime, si: Ara

e Kamber Rombodrit (Vidohovë), Ara e Salishaqit (Vidohovë), Bregu i Beqir Qoses

(Stropan), Korija e Sulkamanit (Miras) etj.

e) Shumë prej toponimeve identifikohen me patronimin e fisit, si: Broda e Bablikut

(Ziçisht), Qershitë e Mustakës (Qytezë), Kaçka e Pastërmajt (Ziçisht), Hija e Xhaçkës

(Çetë).

f) Një sërë toponimesh të këtij tipi, në krahinën e Devollit, identifikohen me emërtimin e

pronarit nga titulli, ofiqi, zanati, etj. Kështu gjejmë toponime të tilla, si: Ara e Kallojerit

(Ziçisht), Ara e Priftit (Koshnicë), Arat e Zhupanit (Rakickë), Bashta e Doktorit

(Ziçisht), Bregu i Hoxhë Zarifit (Stropan), Copkat e Çobankës (Shyec), Çezma e

Bejlerëve (Poloskë), Korija e Agajt (Baban), Liskat e Berberit (Koshnicë), Luadhi i Sali

beft (Koshnicë), Rruga e Ago Xhaferëve (Eçmenik) etj.

Page 9: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

147

g) Disa prej toponimeve përmbajnë antroponime femrash ose emra që shënojnë

përkatësinë e tyre ndaj bashkëshortit, si: Ara e Shabanicës (Braçanj), Kodra e

Thimovicës (Ziçisht), Korija e Fllorës (Ziçisht) etj.

h) Gjithashtu, ka toponime që lidhen ngushtë rrethana historike të caktuara apo me ndodhi

të cilat kanë shenjuar dhe emërtimin e tyre, si: Ara e Shytit (Gracë), Bregu i Devolliut

(Rakickë), Guri i Nuses (Arrëzë), Guri i Capit (Bradvicë), Guri i Baballëkut (Gracë),

Guri i Zonjës (Vranisht), Proi i allo Shiros (Vranisht), Plepi i Cenos (Vranisht), Udha e

Zonjave (Hoçisht), Ura e Nuses (Bitinckë), Varri i Bozhigradit (Poloskë), Vëra e

Mukes (midis Gracës dhe Stropanit). Këto toponime përbëjnë një nga tipat që haset më

shpesh edhe në mikrotoponiminë shqiptare.

3) Përshkrim mbi bazën e metaforës dhe tropeve gjuhësore.

a) Shumë toponime, nëpërmjet metaforës, e kanë humbur emëtimin që tregon realitetin

gjeografik dhe janë emërtuar mbi bazën e tiparit të jashtëm të njëjtë a të ngjashëm me të

njëjtin tipar të një realieje tjetër, si: Mali i Turirit (Shyec), Qeroska (Dobranj), Shytka

(vend me pemë të shkurtra, Dobranj), Cicat (Ziçisht).

b) Me metonimi janë emërtuar disa prej vendeve te të cilat objekti që ka pasur a ka aty

përfaqëson realitetin gjeografik, si: Ficka (vend me dardha të këtij lloji, Grapsh), Pellgot

(arë ku ka shumë pellgje me ujë, Gracë), E djegura (Gracë), Pellgoza (Vranisht),

Skripska (arë ku rritet shumë kjo bimë, Bitinckë), Garagaçët (toka ku mblidheshin

shumë sorra, Gracë), Guriçkat (ara ku ka shumë gurë, Shyec, Menkulas, Fitore), Rasadet

(vend ku mbilleshin fidanët e bimëve të arave, Grapsh), Vranakockë (vend i errët në pyll

ku gjendeshin kockat e bagëtive të shqyera nga ujqërit, Grapsh), Kovaçishtja e Ramkës

(toka ku dikur ka pasur një kovaçanë, Rakickë).

4) Përshkrimi mbi bazën e metaforës, i shoqëruar dhe me përshkrimin e mirëfilltë të

vendi ose me shtim përkatësisë, si: Uji i Qelbur (Dardhë), Uji i Kalbët (Bradvicë), Kroi

i Qelbur (Gracë), Kroi i Kalbësirave (Gracë), Fshati i Prishur (Qytezë), Kurrizi i

Lopaterit (Qytezë), Faqja e Kurumbinës (Qytezë) etj.

Page 10: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

148

5) Përshkrim me apelativin që tregon realitetin topografik+ndonjë prapashtesë

zvogëlimi, si: Arza (fshat), Arushka (Koshnicë), Avlliçkat (Menkulas), Copëzat (Sul),

Copkat (Ziçisht), Fushëzë (Dardhë), Lumkat (Koshnicë), Qyteza (fshat) etj.

6) Me anë të përngjitjes së togjeve të ndryshme, si: Krasani (Qytezë; i njëjti krua, në

Miras quhet Kroi i Hasanit), Alikoluadhi (Bitinckë), Pesësqepolat (pesë sqepë pulash,

Eçmenik), Metaga (toka dikur në pronësi të Memet Agait, Eçmenik).

Kjo vijimësi dhe këto ngjashmëri vijnë si rrjedhim i një procesi të gjatë historiko-gjuhësor

që ka vepruar në trevat të cilat shqyrtohen:

Së pari, sepse “sistemi onomastik është në thelb fakt shoqëror dhe juridik i lidhur me

nevojat shënuese të një grupi shoqëror të caktuar”262

. Si rrjedhim, pavarësisht faktit në gjenden

apo jo në një dokument të shkruar, ato përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për hershmërinë e

tyre dhe sidomos oronimet dhe hidronimet. Këto të fundit, sipas Sh. Demirajt, përbëjnë pjesën

më rebele e që pëson më pak ndryshime263

.

Së dyti, në të gjitha trevat shqiptare ka objekte të ngjashme nga tipare të caktuara, si: forma,

ngjyra, përmasa, objekte, përkatësi etj.; ka emërtime të përbashkëta, të njëjta, apo me të njëjtën

rrënjë (kjo dukuri haset më tepër në disa mikrohidronime dhe mikrotoponime që kanë strukturë

togfjalëshi, ku gjymtyrën kryesore e përbëjnë emrat kroi, burimi, gjoli, përroi, çezma, ara,

luadhi, lëndina, selishta etj.). Si gjymtyrë e varur shërbejnë një sërë mbiemrash, që tregojnë një

cilësi fizike të dallueshme, emra të përgjithshëm që tregojnë vendndodhje, apo emra të

përveçëm, të cilët tregojnë pronarin.

6.2.2 Toponimia dygjuhëshe

Pavarësisht shtrirjes të toponimeve me burim të huaj dhe larmisë së mikrotoponimeve me

toporrënjë shqipe apo thjesht shqipe, në krahinën e Devollit hasen disa toponime dygjuhësore, të

cilat dëshmojnë mbijetesën ndaj asimilimit të këtyre emërtimeve nga trysnia e administratave

sunduese në periudha të ndryshme të historisë. Një pjesë e madhe e toponimeve shqipe të vjetra e

të reja, kuptimisht të zbërthyeshme, u përkthyen dhe u përshtatën sipas gjuhës së sunduesit. Fakti

që shumica e toponimeve të krahinës, ashtu si dhe toponimet shqiptare në tërësi, janë ndërtuar

262

Cituar sipas C. de Simone, Kuvendi i studimeve ilire I, 1975, (Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë,

SHBLU, Tiranë, 2001, f. 70). 263

Sh.Demiraj, Mbi disa hidronime të lashta, SF, nr. 3, 1999, f. 24.

Page 11: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

149

mbi bazën e apelativave të njohur që lidhen me mjedisin rrethues dhe jetën e përditshme të

banorëve, por njëkohësisht kanë një strukturë dhe semantikë të qartë, janë bërë lehtësisht të

kalkueshme në gjuhët e atyre që sunduan.264

Në Devollin e Poshtëm ka oronime, si: Mali i Osojit265

(Bitinckë) dhe Mali i Hijes

(Rakickë). Po ashtu, në vargmalin e Moravës, që ndan Devollin nga Korça, në kurrizin

perëndimor që zbret drejt Korçës, hasim hidronimin Përroi i Lajthisë, ndërsa në atë lindor, që

zbret në Devoll, gjejmë Përroi i Leskës. Po kështu, mund të përmendim dhe toponime të tipit:

Rruga e Vromit266

(Bitinckë) apo Gryka e Dollit267

(Bitinckë), ku pjesa e parë e togfjalëshit është

me burim nga fjalë të vjetra të shqipes, si: mali, rruga, gryka dhe pjesa e dytë nga i njëjti

emërtim, përkatësisht në gjuhën greke dhe sllave. Ky pohim vlen dhe për strukturën e përngjitur

Kokogllavë (Bilisht), toponim i formuar nga fjala kokë e burimit të vjetër të shqipes me fjalën

gllavë/gllava që është sllave.

Shumë gjuhëtarë kanë trajtuar bigëzimin e toporrënjës shqipe Qytezë me atë sllave

gradinë/gradec268

. Ky bigëzim është i dallueshëm edhe në krahinën e Devollit. Toporrënja

shqipe Qytezë gjendet si oikonim (një nga fshatrat e Devollit të Sipërm), ndërsa varianti sllav

gradinë, ka kaluar nga toporrënjë në emër të përgjithshëm që tregon pjesë toke të punueshme me

sipërfaqe të vogël. Me këtë kuptim, kjo fjalë bën pjesë në leksikun aktiv të kësaj të folmeje në të

gjithë shtrirjen e krahinës dhe ruhet si toponim për rrënojat e kalasë së Shyecit me emërtimin

Gradishta e Shyecit dhe në Vërlen, po me emërtimin Gradishtë, për disa toka ku dikur ka pasur

diku rrënoja muresh.

6.2.3 Faunotoponimia

Materiali i gjerë toponimik i mbledhur në krahinën e Devollit bën të dukshëm faktin që një

pjesë e mirë e tyre janë të ndërtuara mbi bazën e emrave që lidhen kryesisht me kafshët. Nga

shqyrtimi i hollësishëm i tyre dallohen që ato janë mbështetur mbi emra kafshësh karakteristike

të zonës, por dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në vende të caktuara. Toporrënja e tyre ka lidhje

264

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 75. 265

Trajta Osoj-usoj gjendet pothuaj në të gjitha të folmet e Kosovës dhe B. Kryeziu sheh si sllavizëm Osoj (ë)- hije,

vend me hije. (B. Kryeziu, Onomastika e Hashanisë, Prishtinë, 2000, f. 51). 266

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 78. 267

Trajta Doll (sll.) –luginë, grykë, haset si oronim : Kravidoll (Grapsh), Dëndolli (Vërnik) dhe si oikonim: Lagjja e

Dollit (Bitinckë) 268

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 75

Page 12: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

150

kryesisht me realitetin topografik, ku këto kafshë kanë jetuar vetëm apo në grup, si: guri, qafa,

vëra (vrima) etj. Kështu, faunotoponimia e kësaj krahine mund të klasifikohej në:

Toponime të ndërtuara me emra kafshësh të egra e të buta

1) Disa nga faunotoponimet më të përhapura janë ato me bazë fjalën ujk (dhe me trajtën e

vjetër ulk). Ato ndeshen në të gjithë trevat shqiptare. Që në hyrje të krahinës së Devollit,

në lindje të rrugës ndëkombëtare Korçë-Bilisht-Kapështicë, që lidh fshatin liqenor

Zagradec me Greqinë ndodhet Qafa e Ujkut. Po ashtu gjendet toponimi Stena e Bushtrës

(Gracë) i cili lidhet me një gur të madh ku rrinte një ujk femër.

2) Me fjalën dhelpër është formuar toponimi ku emri është i përdorur në numrin shumës, si:

Dhelprat (toka, Shyec). Në shumicën e rasteve emri i kësaj kafshe haset në përbërje të një

togfjalëshi me gjymtyrë kyesore një fjalë që tregon realitetin topografik, si: Vëra e

Dhelprës (Miras), Proi i Dhelprës (Fitore), Guri i Dhelprës (Vranisht), Kroi i Dhelprës

(Menkulas).

3) Me emrin ari ka një sërë mikrotoponimesh, si: Stena e Ariut (Pilur), Guri i Ariut,

(Eçmenik), Vëra e Arift (Sinicë), Plloça e Ariut (Bickë). Nga pikëpamja e ndërtimit janë

me strukurë togfjalëshi dhe gjymtyrë të varur kanë gjinoren e fjalës ari-u, për të treguar

vendin ku ka jetuar kjo kafshë.

4) Me emrat dhi, cjap, dele, shqerrë janë ndërtuar një sërë toponimesh që kanë të bëjnë me

vendet ku kullotnin bagëtitë apo me rrugët e tyre për në mal, si: Rruga e Dhive

(Vranisht), Plloça e Dhive (Eçmenik), Lëndina e Shçerave (Sinicë). Por, toponimi i njërit

prej monumenteve më madhështore natyrore të kësaj krahine dhe të gjithë qarkut, Guri i

Capit (Bradvicë), lidhet me gojëdhënën e vetësakrifikimit të një cjapi për të mos rënë pre

e ujqërve. Deri vonë besohej se një faqe e gurit dukej e kuqe nga gjaku i cjapit.

5) Me emrat derr, dosë gjenden toponime, si: Llomi i Derave (burim ku pinin ujë derrat,

Rakickë), Gropa e Dosës (Eçmenik) etj.

6) Me emrat kalë, pelë, mëz janë toponimet: Gryka e Kuajve (Eçmenik), Lëndina e Mëzit

(Pilur), Përoi i Kalit (Sul), Hija e Kalit (Braçanj) etj.

7) Me emrat gomar (dhe në variantin e vjetër magjar-magjer), mushkë gjenden disa

oronime, si: Kodra e Gomarit (Rakickë), Gryka e Magjerit (Baban), Këret (Menkulas),

Lëndina e Mushkave (Sinicë) dhe hidronimi Proi i Magjerit (Baban).

Page 13: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

151

8) Me emrat lopë, dem, qe lidhen disa oronime që tregojnë vende ku këto kafshë liheshin

për të pushuar, si: Gropa e Qeve (Rakickë), Hija e Lopës (Miras) etj.

9) Me emrat mace, mi, qen gjejmë pak toponime, si: Përoi i Maces (Menkulas), Lagjja e

Minjve (Vranisht), Lëndina e Qenit (Gracë) etj.

Me emra shpendësh

1) Me emrin shqiponjë, si një shpend i zkonshëm i maleve të krahinës, gjenden disa

oronime, si: Guri i Shqipes (Progër), Mali i Shqiponjës (Cangonj), Hija e Shqiponjave

(Qytezë), Guri i Shqiponjës (Vranisht).

2) Me emrat pulë, gjel ka pak oronime, si: Pesësqepolat (pesë sqepë pulash, Eçmenik),

Kodra e Gjelit (Miras).

3) Me emra shpendësh të egra që shërbenin dhe si gjah, si: gjeraqina, shapka, thëllëza

gjejmë kryesisht hidronime, si: Kroi i Gjeraqinave (Baban), Gjeraqina (Miras), Proi i

Shapkave (Vranisht), Kroi i Thëllëzave (Sul).

4) Me emra shpendësh që lidhen me bestytni a shihen si shpendë që sjellin ogur të keq, si:

korbi, kukumjaçka, bufi lidhen një sërë toponimesh, si: Stena e Kukumjaçkës (Bitinckë),

Gagalet (Vranisht), Garagaçët (Gracë), Guri i Korbit (Arrëzë), Proi i Gallofëve

(Trestenik), Vrima e Bufit (Arrëzë).

Siç e ka vënë në dukje Gj Shkurtaj, trevat shqiptare, toponimet me emra zvarranikësh dhe

insektesh përmbajnë kryesisht emrat gjarpër dhe bletë.269

Kjo dukuri vlen dhe për krahinën e

Devollit. Kështu gjejmë toponime:

1) Me emrin gjarpër, si: Përoi i Gjarprit (Hoçisht), Kroi i Gjarprit (Poloskë). Këto burime

ujore kanë marrë këtë emërtim sepse në to gjendeshin shumë gjarpërinj.

2) Me emrin bletë, si: Mali de Bleta (Bitinckë).

6.2.4 Fitotoponimia

Gjithë toponimet, që përmbajnë emra bimësh të ulëta e të larta, të egra apo të kultivuara,

hyjnë në grupin më të madh e më të pasur të toponimeve që kanë strukturë togfjalëshi. Ato

269

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 82.

Page 14: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

152

gjenden dhe si gjymtyrë kryesore dhe si gjymtyrë të dyta në strukturën e toponimit, por, në

shumë raste, toponimi ka si toporrënjë vetëm emrin e bimës në trajta morfologjike të caktuara.

Toponime me emërtime drurësh dhe shkurresh

1) Toponime që përmbajnë fjalën dardhë hasen shpesh në krahinën e Devollit. Të tilla

mund të përmendim oikonimin: Ndardhë (sot, si njësi administrative, njihet me

emërtimin Dardhë, dikur ka qenë tog parafjalor në dardhë dhe banorët e fshatit e

shqiptojnë në trajtën Ndardhë), por dhe oronime, si: Mali i Dardhushkës (Bitinckë),

Dardha e Gjatë (Shyec; Çetë), Ara e Dardhave (Rakickë), Gropa e Dardhës (Hoçisht),

Dardha kryq (Qytezë). Toponimet, që përmbajnë fjalën dardhë janë nga më të shpeshtat,

sepse, si vë në dukje Gj. Shkurtaj: “…për rrethanën e ditur se fitonimi dardhë del si një

fjalë e moçme iliro-ballkanike.”270

Në krahinën e Devollit, një sërë mikrotoponimesh kanë në përmbajtje fjalën goricë

(dardhë e egër). Emërtimi goricë mund lidhet me faktin që dardhat e egra rriteshin

kryesisht në mal dhe në kodër, si rrjedhim ato morën këtë kuptim metonimik nga fjala

gora (sll.)-mal, pyll. Kështu gjejmë toponime të tilla, si: Gorica (e Vogël, e Mesme, e

Madhe) (Tren), Gorickat (Kurilë).

2) Me emrin mollë ka më pak mikrotoponime, ku fjala mollë shërben si topoleksemë, si:

Molla e Kicit (Ziçisht), Molla e Jasharit (Sul), Mollët e Vjetra (Vranisht) etj.

3) Me emrin qershi lidhen një varg mikroponimesh që kanë si toporrënjë këtë fjalë me

prapashtesa zvogëluese dialektore -zë dhe –çkë, si: Gryka e Qershizave (Gracë),

Qershiçkat (Dobranj), Qershitë e Mustakës (Qytezë).

4) Në përgjithësi fitotoponimet, që kanë si apelativ fjalën arrë, lidhen me emërtimin kaçkë,

që gjendet rëndom në këtë krahinë, si: De Kaçka (Shyec), Kaçka e xha Feimit (Baban,

tani s‟ka më pemë), Bregu i Kaçkës (shpat mali, Trestenik), Kaçka e Pastërmajit

(Ziçisht), Kaçka e Borshit (Poloskë), Kaçka e Vaitit (Menkulas) etj.

5) Fitotoponimet që kanë në bazë apelativin hardhi, vreshtë janë më të shumta në numër,

sepse në këtë krahinë kultivohej gjerësisht rrushi për verë dhe për raki. Në shumë

toponime fitonimi vresht paraqitet në shumës njëlloj si emrat asnjanës, çka dëshmon për

lashtësinë e këtyre emërtimeve. Kjo fjalë gjendet kryesisht në oronime që lidhen me tokat

270

Po aty, f. 85.

Page 15: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

153

e mbjella me këtë kulturë të lashtë, si: Toka e Vreshtëve të Vjetër (Kapshticë), Vreshtë të

Bllokut (Braçanj), Vreshtët (Hoçisht), Vreshtët e Vjetra (Menkulas), Vreshtët (Menkulas)

Dënë Vreshtat (Trestenik), Ngaj Vreshtat (Vranisht) Vreshta (Kapshticë), Vreshtka

(Eçmenik), Vreshta e Mestanit (Vidohovë), Burimi i Vreshtkave (Eçmenik), Korija e

Vreshtave (Menkulas). Gjithashtu, gjenden dhe emërtime që kanë në përmbajtje variantin

me burim sllav të kësaj fjale, cila është pjesë e leksikut të përditshëm krahinës së

Devollit, llozen/kë, si: LLoziet (Çetë), LLoznickat (Miras), Llozinat (Miras), Llozgjet

(Vërnik).

6) Toponimet që përmbajnë fjalën ah, fjalë e fondit të lashtë indoevropian të shqipes271

janë

oronime që shënojnë vende me pyje me këtë lloj druri, si: Hija e Aut (Eçmenik), Au i kuq

(Eçmenik), Mali i Aut (Nikolicë) etj.

7) Toponimet që përmbajnë si gjymtyrë fjalën dushk gjenden me shumicë në krahinën e

Devollit. Kjo fjalë e burimit të vjetër të shqipes (sipas Çabejt)272

gjende në oronime, si:

Dushku i Parë-i Dytë (Dardhë), Korija e Dushkut (Pilur), Dushkadin (Grapsh), Dushqet

(Koshnicë), Arat e Dushkut (Dardhë), Dushqe (Vranisht).

8) Fitonimi lis, në numrin njëjës, gjendet në oronime, si: Qafa e Lisit (Shyec), Korija e

Kopaçit me Lis (Baban), Ara de Lisi (Miras), Lisi Shyt (Grapsh), Lisi i Bankës (Çetë).

Këtë toporrënjë me prapashtesa e gjejmë dhe në oronime, si: Lisec (Dardhë), Liskat e

Berberit (Koshnicë).

9) Një pjesë toponimesh përmbajnë si gjymtyrë fitonimin bush, si: Mali de Bushka

(Bitinckë), Çuka me Bush (Rakickë).

10) Toponime, që përmbajnë si gjymyrë fitonime që shënojnë drurë halorë, gjenden me

strukturë emër me parafjalë dhe me strukturë togfjalëshi, si: Ngaj Bredhi (Ponçarë),

Bredhi i Bigllës (Dardhë), Bredhi (Menkulas), Proi i Bredhave (Stropan). Këtu hyjnë dhe

një sërë toponimesh që lidhen me fitonimin borigë-pishë (Pinus Nigra), si: Pylli i

Borigave (Qytezë), Boriga (Menkulas).

11) Fitonimi plep gjendet si emërtim i mikrotoponimeve që shënojnë vende që kanë pasur

apo kanë këtë lloj druri, si: Plepi i Bilishtit (Bilisht), Plepi i Cenos (Vranisht), Plepi i

271

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 86; E. Çabej, Studime etimologjike në

fushë të shqipes, II, Tiranë, 1976, f. 19. 272

E. Çabej, Studime etmologjike në fushë të shqipes, III, Tiranë, 1987, f. 363.

Page 16: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

154

Braçanjit (Braçanj), si dhe me prashtesën –isht që shënon vend me shumësi të këtij druri,

si: Plepishta (Hoçisht).

12) Me fjalën gështenjë ka më pak toponime, sepse dhe si dru nuk është shumë i përhapur në

këtë krahinë, si: Korija e Gështenjave (Ponçarë), Gështenjat (Dobranj).

13) Toponimet me fjalën qarr janë fjalë të parme, si: Qaret (Koshnicë), Qari (Menkulas).

14) Toponime që kanë si gjymtyrë kryesore fitonimin shelg janë mjaft të përhapura. Ato

gjenden si oronime (kryesisht emërtime tokash dhe arash që kanë pasur a kanë anës

ledheve këtë lloj druri), si: Shelgu (Vranisht), Prashtogjet (Grapsh), Shelgu i Ibushit

(Koshnicë), Shelgjet e Lames (Ziçisht), Shelgu i Alushit (Menkulas), Arat e Shelgjeve

(Sinicë), si dhe me prapashtesë në oronimin Shelgjishta (Fitore).

15) Toponime me fitonimin thanë (e burimit indoevropian), hasen më tepër si oronime, si:

Gropa e Thanave (Rakickë), Thana e Zenunit (Rakickë), Thanat e Pesta (Trestenik, vend

në malin Moravë ku ka pesë thana).

16) Me fitonimin muriz gjendet oronimi Murizi (Rakickë) dhe disa toponime me prapashtesë

zvogëluese –kë, karakteristike për krahinën e Devollit, si: Muriskat (Vërlen), Muriska

(Sul, Gracë).

17) Me fitonime që tregojnë shkurre drizë, shkozë gjenden pak toponime, si: Drizat (Pilur)

Shkoza (Miras).

18) Me fjalën lajthi gjenden oronime si fjalë të parme, si: Lajthia e Çipanit (Çipan), Lajthia e

Beqarit (Miras), Qafa e Lajthisë (Sinicë) dhe varianti me prapashtesën –ishtë në oronimin

Lajthishta (Ponçarë). Shumë toponime që lidhen me këtë shkurre dalin me variantin leskë

(sll.), si: Hija e Leskës (Rakickë), Leskat (Zagradec), Leska e Canes (Rakickë).

19) Toponimet me fjalën kallam, si dhe me trajtën shavar (lloj kallami) janë të formuara me

anë prapashtesash që tregojnë vend ku ka shumësi të kësaj bime, si: Kallamishta

(Vishocicë), Shavariga (Çipan).

Toponime me emërtime bimësh të ulëta

1) Me fjalën lëmë hasen toponime që lidhen me vendet ku pastrohej dhe shihej gruri dhe

drithra të tjera. Toponimet janë të ndërtuara kryesisht me emrin në numrin shumës, si:

Lëminjtë (Trestenik, Shyec), Lëmenjtë (Hoçisht), Nga lëminjtë (Bradvicë), Lëmkat

(Vidohovë), Lëminjtë (Trestenik), por një pjesë e tyre identifikohen me emrin e pronarit

Page 17: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

155

apo me ndonjë rrethanë të veçantë në lidhje vendin e shënuar,si: Lëmi i Dinos (Qytezë),

Lëmi i Fokës (Qytezë), Lëmi i Burave (Sul).

2) Me fjalën kërp është hasur oronimi i ndërtuar me prapashtesën –isht: Kërpishta e xha

Bektashit (Rakickë).

3) Fitonimi bostane gjendet në oronime që lidhen me emërtimin e përgjithshëm të grupit të

bimëve që përmbledh, si: Bostanet (Ziçisht), Nga Bostani (Ponçarë), por dhe me lloje të

veçanta bostanesh, si te oronimet Rruga e Kungujve (Gracë-Hoçisht), Maja e Kungullit

(Eçmenik), Karpuska (Gracë) etj.

4) Fjala lakër gjendet në pak oronime, si: Udha e Lakrave (toka me të njëjtin emër, Shyec),

Lëndina e Lëmpjetave (Vranisht), Lakrat e Cangonjit etj.

5) Me fjalën fier janë formuar oronime me prapashtesën –ishtë, si: Fierishta (Hoçisht), Ngaj

Fierishta (Bradvicë).

6) Një numër i madh toponimesh lidhen me bimë të këqija arash, si: Ara e Gjembit

(Rakickë), Gjembat (Ponçarë), Gjemba të Liços (Poloskë), Skripska (Tren), Sitka (Gracë),

Shqirani (Grapsh).

6.2.5 Toponime që lidhen me mite dhe besime fetare

Toponimet mbi bazë mitologjike kanë një interes të veçantë për të vërtetuar vjetërsinë dhe

hershmërinë e banorëve dhe krahinës, sepse përmbajnë kryesisht emrat e qenieve mitologjike me

bazë popullore shqiptare, si: xhindi, gogoli, shejtani etj. Ato janë të përhapura në të gjithë

krahinën dhe mund të përmenden: Shkëmbi i Shejtanit (Miras), Lëndina e Buzëbardhit (Miras),

Varret e Kukunjve (Grapsh), Përroi i Xhindeve (Bilisht), Rruga e Gogolëve (Bilisht), Gogolka

(Eçmenik).

Në krahinën e Devollit janë të shumta toponimet që lidhen me emërtime të vendeve të

shenjta të të dy besimeve, mysliman dhe ortodoks, si: kishë, xhami, vakëf, mekam, teqe,

manastir, por dhe me emrat e përveçëm të shenjtorëve të të dy besimeve për nder të të cilëve

janë ndërtuar objektet fetare. Kështu gjejmë toponime, si: Klishka e Novolenit (Miras), Klishka e

Shimillit (Miras), Klisha (Menkulas, Eçmenik), Klishat (Braçanj, Miras). Pjesa më e madhe e

toponimeve që kanë si gjymtyrë këtë emër të përgjithshëm, dalin me trajtën e vjetër fonetike

klisha, çka që dëshmon vjetërsinë e saj si toponim.

Page 18: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

156

Si emërtime vendesh të shenjta të besimit mysliman janë të njohura: Vakëfi i Myftarkës

(Bitinckë), Vakëfi i Careviqit (Bitinckë), Vakëfi në Brega (Bitinckë), Vakëfi i Vjetër (Baban),

Vakëfi i Çezmës së Xhamisë (Poloskë), Mekami i Eçmenikut (Eçmenik), Xhamia e Bitinckës,

Xhamia e Fshatit (Baban).

Me emra shenjtorësh lidhen dhe disa oronime që tregojnë pyje, lëndina, kodra ku dikur

kanë pasur një objekt kulti për nder të një shenjti, por sot përmendet vetëm terreni gjeografik, si:

Shënpjetri (Dardhë), Shënthanasi (Qytezë), Shën Kostandini (pyll, Bradvicë), Panaicka

(Qytezë), Shinkollarka (Fitore), Shëndëllia (korije ku ka pasur manastir, Hoçisht). Me emër

shenjtori lidhet dhe oikonimi Shënkollasi, emri i vjetër i fshatit Fitore.

Disa toponime njihen pa apelativin e objektit fetar, si: Satrivaç (kishë dhe vend i shenjtë

për nder të Shën Anargjendarët Kozma e Damjan, Hoçisht), Inonisht (tyrbe e Baba Kasëmit,

Kuç), Kullka (vakëf i vogël, Trestenik).

Toponimet që kanë gjymtyrë fjalën varr/varrezë lidhen kryesisht me përkatësinë ndaj

fshatit apo objektit fetar ku ndodhen, por edhe me histori a persona të caktuar, si: Varri Qorr

(Vidohovë), Varri i Bardhë (Braçanj), Varri i Kapedanit (Sinicë), Varri i Evgjitkës (Sinicë),

Varri i Partizanit (Qytezë), Varret e Kallanxhiut (Menkulas), Varri i Bozhigradit (Poloskë).

Toponime që kanë si gjymtyrë mbiemra cilësorë si i keq, i lig etj. i gjejmë në oronime, si:

Arat e Keqe (Baban), Guri i Lig (Bitinckë), Proi i Keq (Baban) etj. për tokat jopjellore, relievin e

thyer etj.

6.2.6 Toponime onomatopeike

Ashtu siç vë në dukje dhe Gj. Shkurtaj273

, në trevat shqiptare nuk mungojnë toponimet me

bazë onomatopeike. Në Devoll ato hasen në përbërje të togfjalëshit toponimik, si tek oronimi:

Guri i Cuculit (Bitinckë), por dhe si fjalë me prapashtesa zvogëluese (hidronimi Shurupuqka

është i përhapur në disa fshatra të Devollit, si në Hoçisht, Gracë etj.).

Një pjesë e madhe e tokave dhe arave në krahinën e Devollit janë toka të lagështa, apo që,

për shkak të konfiguracionit, mbajnë shumë ujë. Për to gjejmë emërtime të shumta të cilat, sipas

mendimit tonë, e kanë bazën në tingullimitime që lidhen me zhurmën e ujit, si: Llurje (Vranisht,

273

Gj, Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 92.

Page 19: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

157

Progër), Llapat (Shuec, Vranisht)-Llapshe (Sinicë), Llënkat (Koshnicë)-Llëngat (Menkulas,

Ziçisht)-Dhënkat (Kapështicë), Llomi (Poloskë)-Llomet (Tren, Menkulas), Llokatet (Miras) etj.

6.2.7 Toponime me numërorë

Në Devoll hasen dhe toponime që në bazë të togfjalëshit kanë numërorë, si një nga mënyrat

e njohura në ndërtimin e toponimisë shqiptare. Të tilla mund të përmendim disa toponime me

strukturë togfjalëshi numëror+emër, si: Dy lumrat (Hoçisht), Tri Misurkat (Vranisht), Tre

Çezmat (Ponçarë), Katrë Lisat (vend në korijen e Shëndëllisë, në fshatin Hoçisht, ku ndodheshin

katër lisa të veçuar nga pjesa tjetër e pyllit), Thanat e Pesta (Rakickë). Ndërtime të tilla lidhen

me numrin e objekteve që ndodhen diku si dhe me pikëtakimin e disa përrenjve apo lumenjve.

Toponimi Pesësqepolat (Bitinckë) ka trajtën e togu të përngjitur (pesë sqepë pulash).

Banorët thonë, që toka me këtë emërtim ishte aq e varfër, sa prodhimin e saj mund ta hanin pesë

sqepë pulash.

6.3 Përbërja morfologjike e toponimeve

Ashtu si semantika e toponimisë, përbërja morfologjike e fjalëformuese e toponimisë

shqiptare na jep mundësi të shohim aty një sistem që karakterizohet nga uniteti strukturor, nga

zotërimi në të i kryetipave dhe kryestrukturave të shqipes, të njëjta dhe të shtrira në të gjitha

trevat shqiptare274

.

6.3.1 Toponime nga emra të përgjithshëm

Në të folmen e Devollit janë të shumtë toponimet e formuar drejtpërdrejt nga emrat e

përgjithshëm (apelativët), pa ndonjë ndryshim strukture.

Këto toponime kanë në bazë apelativë në numrin njëjës, si: Arzë (fshat), Arushka (arë e

vogël, Koshnicë), Bregu (Menkulas), Brinja (Eçmenik), Bylyri (Menkulas), Frashka (Vranisht),

Fushëzë (Dardhë), Gornica (Kapshticë), Gropa (Miras), Hija (Miras), Guri (Çetë), Humbë

274

Po aty, f .95.

Page 20: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

158

(Miras), Kunja (Menkulas), Muzga (Tren), Murizi (Rakickë), Ormani (Miras), Plloçka (Çetë),

Poçka (Rakickë), Pusi (Qytezë), Qari (Menkulas), Strehishta (Rakickë), Shkallëza (Qytezë),

Shullëri (Sinicë), Tiganka (Ziçisht), Zalli (Menkulas).

Në shumë raste hasen edhe në numrin shumës, si: Avlliçkat (Menkulas), Bregat

(Bitinckë), Bregjet (Sul), Copëzat (Sul), Copkat (Ziçisht), Cicat (Ziçisht), Çukat (Sul), Çifligjet

(Sul), Drizat (Pilur), Guriçkat (Shyec, Menkulas, Fitore), Koriçkat (korije të vogla, Sul), Kryqet

(rrugë që kryqëzohen Arrëzë), Luadhet (Rakickë, Sinicë), Lëndinat (Bitinckë), Lagësirat

(Grapsh), Lëminjtë (Trestenik), Lumkat (Koshnicë), Llomet (Tren), Muzgat (Menkulas), Ostrikat

(Bitinckë, Miras, Menkulas), Qaret (Koshnicë), Selishtat (Bitinckë, Tren, Miras, Sinicë,

Vidohovë), Stanet (Sinicë), Sllogjet (Zagradec), Shullënjtë (Menkulas).

Një numër toponimesh, të ndërtuara mbi bazën e emrave të përgjithshëm kanë strukturë

parafjalë+emër, si: Dënë vreshtët, Bikoria (Vidohovë), De Kaçka (Shyec), Mbigur (Sinicë),

Batanë Lumit (Bilisht).

6.3.2 Toponime antonimike

Ky tip toponimesh haset në oronime, hidronime dhe oikonime që lidhen me vendndodhjen

e tyre në lidhje me qendrën e fshatit a krahinës, si: Devolli i Sipërm- Devolli i Poshtëm, Luadhi

Poshtë -Luadhi Lart (Gracë), Shala Lart-Shala Poshtë (burime uji në fshatin Çetë), Malla Lart–

Malla Poshtë (Hoçisht). Por toponime të tilla gjejmë dhe në raport me përmasat e terrenit

gjeografik që emërton toponimi, duke formuar tofjalësha me gjymtyrë kryesore emrin që tregon

terrenin dhe gjymtyrë të dytë një mbiemër cilësor që tregon përmasa, si: Fusha e Madhe-Fusha e

Vogël (Miras), Guri i Madh-Guri i Vogël (Vidohovë), Rruga e Madhe- Rruga e Vogël (Gracë)

etj.

6.3.3 Toponime me strukturë togfjalëshi dhe fjalie

Pjesën dërmuese të toponimeve të krahinës, ashtu si dhe në të gjithë trevat shqiptare, e

përbëjnë toponimet e ndërtuara mbi bazën e togfjalëshit emëror. Kryesisht, pjesën e parë të

togfjalëshit e përbëjnë emrat që shënojnë kategoritë topografike, gjeologjike apo agrare, si: ara,

bregu, brinja, guri, çuka, luadhi, lëndina, bregu, lëmi, stena, lumi, përoi, kroi, çezma, gropa,

Page 21: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

159

toka, kalaja etj., ndërsa gjymtyra e dytë e togfjalëshit përmban: emra në rasën gjinore që tregojnë

përkatësi; emra në rasën emërore me parafjalë që tregojnë drejtim a vendndodhje; emra në rasën

kallëzore me parafjalë që tregojnë vendndodhje apo shumësi të diçkaje; mbiemra që shënojnë

forma, ngjyra, përmasa etj. apo ndajfolje vendi. Disa prej tyre janë togfjalësha të zgjeruar emër +

togfjalësh. Në toponimet e ndërtuara në këtë mënyrë mund të përmendim: ara (Ara de Lisi, Ara e

Abifit, Arat Lart, Ara Priftit, Arat e Shuma, Arat e Keqe, Ara e Gjatë, Ara e Thëllëzave, Arat e

Merasë, Arushkat, Arat Lart, Arat e Dardhave); ah (Au i Kuq, Mali i Aut); bashta/baça (Baça e

xha Zydiut, Bashta e Avdylit, Bashta e Doktorit, Bashta e Sefes); bregu/ brigjet (Bregu i

Vreshtëve, Bregu i Shkallës, Bregu i Padinave, Bregu i Varit të Kasos, Bregu mbi Klishë, Brigjet,

Brigjet e Sokolinove, Bregu i Muzgës, Bregu Rakullogje, Brigjet e Refatit); brinja (Brinja, Hija e

Brinjës); burimi (Burimi de Plloça, Burimi i Sellcave, Burimi i Arave të Malos, Burimi ne Sinia,

Burimi i Vreshtkave, Burimi i Lëmit, Burimi prapa Korijes, Burimi de Luadhishta e Priftit,

Burimi i Kocilos); copë (Copkat, Copëzat, Copkat e Çobankës); çuka/çukat (Çuka e Halilit, Çuka

e Gëlqeres, Çuka e Lartë, Çukat, Çukat nga Prinja, Çukat de Korija Përtej, Çuklica); fusha

(Fusha e Bardhë, Fushëa e Lazrit, Fushëza, Fusha e Vogël, Fusha e Madhe); gropa (Gropa e

Thellë, Gropa e Lames, Gropa e Qeve, Gropa me Thana, Gropa e Gurit, Gropat e Thomajt); guri

(Guri i Madh, Guri i Vogël, Guri i Bardhë, Guri i Lig, Guri i Grykës, Gropa e Gurit, Guri

Cyrylyng, Guri i Cuculit, Guri i Vjeshtës, Guri i Dhelprës, Guri i Shqiponjës, Guri i Shpuarë,

Guri i Zonjës, Guri i Nuses, Guriçkat, Gurishta); hija (Hija e Banes, Hija e Shqiponjave, Hija

Madhe, Hija e Kalit, Hija e Këmborit, Hijet Plaka, Hijet e Keqe, Hija e Zezë); kalaja (Kalaja e

Trojanit, Kalaja e Menkulasit); kodra (Kodra e Thanovicës, Kodra e Priftit, Kodra e Gjelit,

Kodra e Gomarit, Kodra e Kishës, Kodrat); korije/korijet (Korija e Kopaçit me Lis, Korija e

Agajt, Korija e Gurtalift, Korija e Çupave, Koriçkat, Korija Përtej Korika e Canit, Koritë e

Trasha); kroi (Kroi i qelbur, Kroi i Bregut të Madh, Kroi i Meçit, Kroi i Gumenit, Kroi i

Dushkut, Kroi i Ftotë, Kroi i Luadheve, Kroi me Dhjamë, Krasani); kisha/ klisha (Kisha e Shën

Gjergjit, Kodra e Klishës, De klishka, Kisha e Shën Dhimitrit, Klishka e Grapshit, Klisha);

lëmi/lëminjtë/lëmkat (Lëmi i Burrave, Lëminjtë, Ngaj Lëmi, Lëmkat); lëndina (Lëndina e

Mushkave, Lëndina Jeshile, Lëndinat e Stërzhovës, Lëndina e Shçerrave, Lëndina e Skërkës);

luadhi/luadhet/luadhishtë (Luadhi i Xhamit, Luadhi i Sali Beft, Luadhi i Madh, Luadhet nën

Vreshta, Luadhet e Grykës, Luadhet e Humbës, Luadhishta e Lazrit, Luadhishta e Priftit);

lumi/lumkë/lumkat (Dy Lumkat, Lumkat, Lumi i Shagut, Lumi i Madh, Lumi i Çipanit, Lumi i

Page 22: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

160

Grykës); mali (Mali i Kuq, Mali i Ivanit, Mali i Osojit, Mali i Hijes, Mali i Mashores, Mali i

Kallojerit, Mali i Grëndes, Mali i Brinjës, Mali i Gurit, Mali Jonë, Mali i Stranës, Mali de Bleta,

Mali de Bushka, Mali de Gropa, Mali i Dardhushkës); mezhda (Mezhda e Hoxhës); mera

(Meraja e Grykës, Arat e Merasë, Bregu i Merasë), mulliri (Arat e Mullirit, Çuka e Mullirit);

pusi (Pusi Bosh, Pusi i Naqos, Pusi i Kovaçit, Pusi prapa Postolit); përroi/përrenjtë (Proi i Sulit,

Proi i Vockë, Proi i Kuqalit, Proi i Meçkojatit, Proi i Plloçkave, Proi i Mijes, Proi i Dendur,

Proi i Thellë, Proi i Ollçovecëve, Përenjtë e Veckë); qafa (Qafa e Lajthisë, Qafa e Cenos, Qafa e

Korijes, Qafa e Lisit, Qafa e Maçurishtit, Qafa e Minave, Qafa e Spitanakut, Gryka e Qafkës);

rruga/udha (Rruga e Vromit, Rruga e Sellcave, Rruga e Varreve, Rruga e Gogolëve, Rruga e

Stallave, Rruga e Mullirit, Rruga e Minierës, Rruga e Madhe, Rruga e Gjerë, Udha e Zonjave,

Udha e Madhe); stani (Stani i Gutës, Stanet), shkalla (Shkallëza, Bregu i Shkallës); shkëmbi

(Shkëmbi i Shejtanit, Shkëmbi i Spiljes), shpella (Shpella e Gorljes, Shpella e Spiljes),

shullër/shullari/shullënjtë (Shullari i xha Xhelos, Shullëri i Madh, Shullëri i Gjatë, Shullënjtë);

toka/tokat (Tokat e Careviqit, Tokat e Bushkës, Tokat Malore); ura/urka (Urka e Kopolenës, Ura

e Madhe, Urka e Pilurit, Urka e Shurit, Urka e Trapozankave, Ura e Vranishticës), varri/varret

(Varet Batanë, Varri i Evgjitkës, Varri i Kapedanit, Varri Qorr, Varri i Partizanit, Varret e

Kallanxhiut, Varret e Shimillit), vrima/vëra (Vrima Ariut, Vëra e Bufit, Vëra e Maces), xhumba (

Xhumba e Mogilës, Xhumbat).

Në Devoll ka dhe toponime me strukturë fjalie, megjithëse janë të pakta. Një lëndinë në

fshain Gracë quhet Ku u vra Gumeni. Ky toponim i ri lidhet me vrasjen e një oficeri gjerman i

fshehur nën petkun e një igumeni kishe në Luftën e Dytë Botërore. Po nga kjo ngjarje mori

emërtimin dhe burimi aty pranë, Proi i Gumenit. Në fshatin Vranisht një kodër quhet Kudel

sepse, sipas thënieve të banorëve të zonës, atje dalin shumë burime uji. Po sipas thënieve të

banorëve, kur shkonin në atë drejtim, ata thoshin “do shkojmë ku dek ujët” dhe ky e emërtim u

ngulit si toponim. Me strukturë fjalie mund të trajtohet dhe toponimi Vranakockë (vend në pyll,

Grapsh, gjenden kocka kafshësh të shqyera nga ujqërit).

Page 23: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

161

6.4 Struktura fjalëformuese e toponimeve

Struktura fjalëformuese e toponimeve të kësaj krahine është e larmishme. Nga apelativa të

njëjtë, si në të gjithë trevat shqiptare275

, janë formuar toponime të shumta me anë parashtesash e

prapashtesash të ndryshme. Në përgjithësi, si tema fjalëformuese për toponimet e krahinës kanë

shërbyer apelativat që tregojnë konfiguracionin e relievit, por nuk mungojnë dhe tema që lidhen

me florën dhe faunën që rritet në Devoll, temat me antroponime dhe patronime, tema me emra

vendesh të shenjta etj.

Si formime me parashtesë në toponiminë e Devollit mund të merren përngjitjet e togjeve

parafjalë+emër, si: Bikoria (Vidohovë), Mbigur (Sinicë).

Me prapashtesë –isht, janë formuar toponime që shënojnë vendin ku ndodhet një

shumësi bimësh apo vendesh a grumbullohet diçka, si: Fierishte (Hoçisht), Luadhishta

(Miras), Gurishta (Miras), Plerishta (Baban), Kunjishta (Hoçisht), Plepishta (Hoçisht).

Me prapashtesë zvogëluese –zë janë formuar toponime. si: Arzë (fshat), Qershizë,

Fushëzë (Dardhë), Shkallza (Qytezë), Gurzë (Koshnicë, Sul), Balzë (Çetë), Dorzat (Sul),

Humbëzë (Grapsh).

Me prapashtesë zvogëluese –çkë janë formuar toponime të larmishme, kryesisht në

numrin shumës, si: Guriçkat (Shyec), Avlliçkat (Menkulas), Qershiçkat (Dobranj).

Me prapashtesë zvogëluese –kë janë formuar toponime nga tema me burim vendës dhe

me burim të huaj, si: Krasatkat (Menkulas), Shytka (Çetë), Koroveshkë (Miras), Klishka

(Progër), Shënkollarka (Fitore), Kovaçka (Miras), Plloçka (Çetë), Evgjitkat (Vidohovë),

Liqenkat (Dardhë), Leskat (Zagradec), Liskat e Berberit (Koshnicë), Lumkat (Koshnicë),

Llënkat (Bitinckë) Përenjkat (Koshnicë), Bucelkë (Braçanj), Tigankat (Menkulas), Tri

Misurkat (Vranisht), Shurupuqka (Hoçisht).

Me prapashtesën –ec ka pak oronime, si: Çipec (Sinicë), Lisec (Dardhë), Topleci

(Gracë).

Me prapashtesën –icë gjenden mjaft toponime që tregojnë përkatësi ndaj një personi apo

familjeje, si: Mançevicat (Bitinckë), Muçovicat (Shyec), Kolovica (Koshnicë), Martinica

(Vërnik), Llabanicë (Sinicë).

275

Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 100.

Page 24: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

162

Një pjesë e këtyre toponimeve lidhen veçori të relievit apo objekteve që ndodhen në to,

si: Çuklica (Trestenik), Oranica (Koshnicë), Kërqelnica (Tren), Krypenica (Miras),

Kodra e Krypenicës (Kapshticë), Bulmetica (Vranisht), Kovaçica (Sinicë), Kurbatica

(Menkulas).

Me prapashtesën –irë hasen një sërë oronimesh në trajtën e emrave përmbledhës, si:

Kalbësirat (Gracë), Lagësirat (Qytezë), Rrafshirat (Grapsh) etj.

Siç shihet, struktura morfologjike dhe ajo fjalëformuese, toponimia e Devollit, përveç

anëve të veçanta, ka ngjashmëri dhe me toponiminë e trevave të tjera shqiptare.

Page 25: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

163

7. SHQYRTIME ETNOSOCIOLINGUISTIKE NË TË

FOLMEN E DEVOLLIT

7.1 Mënyra e jetesës përmes të folmes së Devollit

Çdo bashkësi shoqërore ka pasur dhe ka norma të caktuara të sjelljeve mbi bazën e të

cilave realizohen aktet e të folurit, pra komunikimi. Pikërisht, në bazë të këtyre akteve qëndron

një etnografi e caktuar dhe një psikologji shoqërore, e lidhur me traditën kulturore dhe jetën

shpirtërore të bashkësisë së dhënë276

. E folmja e një krahine nuk dallohet vetëm nga disa tipare

thjesht gjuhësore që lidhen me realizimin fonetik, leksikun apo format gramatikore, por dhe me

mënyrën se si realizohen këto tipare të veçanta në varësi të ndryshorëve sociolinguistikë, si

ndarja e të folurit sipas besimit fetar, sipas seksit, moshës a profesionit. Kështu, në çdo të folme

pasqyrohen tipare fonetike që tregojnë një përkatësi të caktuar shoqërore, leksiku dhe

frazeologjia bëhen karakteristikë dalluese e të folurit të kësaj apo asaj moshe, seksi a profesioni e

të gjitha tregojnë për një histori të përbashkët të zhvillimit shoqëror e kulturor të bashkësisë së

dhënë.

7.1.1 Poçeria dhe vlerat e saj etnolinguistike

Kultura popullore e një kombi është një element i rëndësishëm, i cili bën të mundur

përcaktimin e karakteristikave zakonore, gjuhësore të tij, e mendësisë dhe prirjes për ruajtjen e

identitetit si bashkësi e qëndrueshme historike, ekonomike e shoqërore. Çdo komb ka pasur dhe

ka veçori të caktuara të veshjeve, mjediseve të banimit, ushtrimit të zejeve, riteve dhe zakoneve,

që e bëjnë të dallueshëm nga kombet e tjerë. Por, njëkohësisht, ekzistojnë dhe paralele të

ngjashme të këtyre elementeve në popuj të ndryshëm, të cilat dëshmojnë marrëdhëniet e

ndërsjellëta ekonomike, historike, gjuhësore dhe zakonore midis tyre.

Zejet kanë një vend të rëndësishëm në jetën ekonomike shqiptare, ushtrimi i tyre ka

plotësuar nevojat ekonomike të popullsisë qytetare dhe fshatare, prodhimet zejtare kanë shërbyer

si mall tregtimi si brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë kanë qenë një mundësi mjaft e mirë për

276

Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004, f. 40.

Page 26: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

164

shprehjen e botës së pasur shpirtërore e kulturore të popullit tonë. Në prodhimet e leshit,

qëndistarisë, armëtarisë, poçerisë, bakrit dhe metaleve të tjera, populli ka derdhur gjithë

mjeshtërinë e tij në ngjyra, motive, forma dhe zbukurime.

Krahina e Devollit, në tërësi, është e dalluar për ushtrimin e një sërë zejesh të lidhura

ngushtësisht me jetën materiale e shpirtërore të popullsisë së kësaj krahine. Kështu, janë mjaft të

përmendura qilimat, kalldrëmet, banesat qytetare dhe fshatare, veshjet popullore me qëndisje dhe

ngjyra karakteristike të cilat kanë mbajtur “vulën” krahinore përreth Korçës. Midis tyre, një vend

të rëndësishëm kanë zënë dhe prodhimet e poçerisë, të cilat janë punuar me një mjeshtëri të

veçantë.

Mjeshtëria e punimit të qeramikës është mjaft e lashtë. Nga zbulimet arkeologjike, në

rajonin e Korçës del se enët dhe objektet prej qeramike janë të shumta. Ato i kanë fillesat që në

neolitin e hershëm277

, çka e dëshmojnë zbulimet në Shpellën e Trenit.

Në periudhën parahistorike të bronzit të vonë, treva e Devollit, u bë vatra e një tipi

qeramike të quajtur “qeramika devollite” që u shtri në tërë Shqipërinë e Poshtme.278 Më pas kjo

zeje mori zhvillim të madh dhe arriti kulmet e veta në shek. XVIII-XIX. Ushtrimi i kësaj zejeje u

përqendrua kryesisht në zona të veçanta, duke u dalluar nga mënyra e prodhimit, motivet, format,

ngjyrat etj., po dhe nga emërtimet e enëve dhe objekteve prej balte.

Në krahinën e Devollit, në veçanti në atë të Devollit të Sipërm, poçeria u zhvillua në

fshatrat Vërlen dhe Bradvicë. Bradvica u dallua sidomos për prodhimin e enëve shtëpiake,

kryesisht për bulmet dhe për pije. Është me interes të theksohet se kushtet gjeografike dhe terreni

malor i këtyre fshatrave i detyroi fshatarët ta ngrinin këtë mjeshtëri në një industri të vogël

familjare, saqë, në shek. XVIII- XIX dhe gjysmën e parë të shekullit të kaluar, u bë një proces

me zinxhir të mbyllur, që nga përpunimi i lëndës së parë e deri në shitjen e prodhimeve

përfundimtare. Siç thekson dhe etnografja A. Onuzi: “Në fshatrat e pellgut të Korçës, përveç

enëve të përdorimit të përditshëm, për raste dasmash dhe gëzimesh të tjera familjare, banorët

porositnin te poçarët e fshatit Bradvicë një sasi të madhe enësh balte (deri në 100 misurë, 15-20

stomna uji, 20-30 bardhakë)”279. Tregtimi i tyre bëhej kryesisht Bilishti e Korçë, por dhe jashtë

vendit, në fshatrat kufitarë në Greqi e deri në Follorinë.

277

S. Aliu, Recent prehistoric research in southeast Albania: A review, New direction in Albanian Archeology, nr.1,

QNASH, Tiranë, 2005, f. 49. 278

L. Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 2001, f. 187. 279

A. Onuzi, Mjeshtëria shtëpiake e punimit të enëve prej balte, Etnografia shqiptare, nr. 10, 1979, f. 126.

Page 27: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

165

Faktin që mjeshtëria e punimit të qeramikës është e lashtë dhe e përhapur gjerësisht në

krahinën e Devollit, e dëshmon dhe pasuria gjuhësore e emërtimeve të proceseve, veglave të

punës, enëve dhe orendive, si dhe në pasuria frazeologjike lidhur me këtë mjeshtëri.

Nga fshatarët e kësaj zone, madje dhe në qytetin e Korçës, hasen shpesh fjalë, si: gruçkë,

kuthkë, bardhak, stomnë, lagjin, ibrik, kudheshkë, qyp, poçe, çerep, etj. Një pjesë e enëve të

përmendura përdoren dhe sot në familjet fshatare dhe diçka më pak në ato qytetare.

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (2002) emërtimi poçe shpjegohet si: “enë balte a qelqi

me fund të rrumbullakët, me bark të gjerë e me një vegjë që shërben për të mbajtur ujë a zier

gjellë”. Në fakt, në Bradvicë, po dhe në fshatra të tjerë të Devollit, poçja ishte enë e veçantë për

të zier fasule. Te G. Majeri280

kjo fjalë merret si huazim nga gjuhët romane (spanj.-pote, frëngj.-

pot, ital.-potta përzier me fjalën boç, “enë si shishe, vozë, bucelë” apo lëndë “baltë”). Te E.

Çabej281

gjejmë një fakt interesant. Një mundësi për shpjegimin e fjalës pot, është prejardhja nga

fjala poç që, sipas tij, përdorej me kuptimin “i shëndoshë, i rrumbullakët”, si mbiemër cilësues

për fëmijët e vegjël.

Për nga funksioni, si poçe për zierjen e fasuleve, kanë arritur deri sot dhe vazhdojnë të

përdoren shprehjet, si: e bëri mish për poçe “e rrahu shumë”; zien si poçe me fasule “është shumë

i inatosur”; hedh kripë në poçe të tjetrit “ngatërrohet në punët e të tjerëve”. Në të folmen e

Devollit gjejmë dhe shprehje të tjera që lidhen me këtë enë nga përbërja e saj, si: e lë poçen pa

veglë “e lë punën në mes, nuk e përfundon”; bëre poçen, vëri veglën “mbaroje një punë, mos e

lër përgjysmë”. Kjo fjalë e ka zgjeruar kuptimin duke u përdorur dhe për vazot e luleve, si dhe ka

hyrë në këngët-lojra për fëmijë, si: “Poçen me lule/bishtin me fasule”.

Mbi bazën e kësaj fjale e ka burimin emërtimi i familjeve sipas mjeshtërisë që ushtronin.

Familja Poçari në Korçë, me prejardhje të lashtë nga Bradvica, e ka marrë këtë mbiemër

pikërisht nga ushtrimi i kësaj zejeje.

Fjala qyp, në përgjithësi, përdoret për të shënuar “enë të mëdha apo të vogla me bark e me

vegjë që përdoren për të mbajtur bulmet e turshi”. Por, sipas madhësive, qypat quhen me emra të

ndryshëm. Qypat e madhësisë mesatare quhen orta. Këtë emërtim e hasim te G. Majeri282

si një

huazim nga turqishtja, që do të thotë “mes, qendër”. Në të folmen e Shkodrës kjo fjalë përdoret

280

G. Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2007, f. 395. 281

E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, VI, Tiranë, 1996, f. 243. 282

G. Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë 2007, f. 364

Page 28: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

166

në trajtat ort, hort “mesatar, i zakonshëm” dhe është e pranishme dhe në gjuhë të tjera

ballkanike. Një lloj tjetër qypi, me bark mjaft të gjerë, quhet gallanos dhe përdoret dhe sot në

fshatrat e Devollit.

Lagjini është një lloj ibriku prej balte të kuqe ose që kallajiset me smalt bakri. Sipas A.

Onuzit, këto enë gjenden dhe në Kavajë me emrin lygjyme283

Në fshatin Bradvicë ato

zbukuroheshin me lëfyt në formë tërfili, ose në formën e lafshës së gjelit dhe emri i tyre lidhen

me enët e vjetra romake që quheshin “laginos”284. Dhe te Majeri285 e gjejmë si një fjalë me

prejardhje nga greq. e re me burim nga lat. lagoena. Te ngjyra e tij mbështetet shprehja: je bërë

lagjin në fytyrë “je skuqur”, apo shprehje të tjera, si: qesh kungulli lagjinë “tall i qeshuri të

qeshurin”.

Enët që shërbejnë për të pirë kryesisht verë quhen kalenica. Ka mundësi që kjo enë të jetë

përdorur fillimisht nëpër kisha. Majeri e shpjegon me sllav.e vjetër kishtare kalb286.

Në ndryshim nga shpjegimi që i bën Çabej287 fjalës bardhak, kjo enë, në Devoll, është një

lloj ibriku me lëfyt, me grykë të gjatë, të hollë, që shërben për të pirë ujë. Kjo fjalë mund të jetë

një nga huazimet e hershme të turqishtes në gjuhët ballkanike si në serbisht, rumanisht,

bullgarisht etj. Me të janë të lidhura shprehjet: ç„ka barku, nxjerr bardhaku; bardhaku që shkon

në çezmë një ditë do të thyhet. Një lloj tjetër bardhaku, por pa lëfyt dhe që mbahet në krah me

anë të një rripi, në Devoll quhet buklicë dhe po në këtë formë e gjejmë dhe te E. Çabej288, ndërsa

në të folmen e të krishterëve të Hoçishtit gjendet në trajtën buki, bukicë289. Nga materialet e

mbledhura, në të shumtën e rasteve, e kemi hasur si enë druri.

Enët më të zakonshme që përdoren për të mbushur ujë dhe për ta mbajtur atë të ftohtë janë

stomnat. Në FSHS (2002) gjendet në formën shtambë, por me trajta fonetike të përafërta përdoret

dhe në të folme të tjera. Kështu, në gegërishte e gjejmë në trajtën shtamë (E. Çabej290), në të

folmet e Përmetit dhe në Myzeqe shtëmë. P. Tase e ka pasqyruar në shprehjet e mbledhura në

fjalorin e tij dialektor291, shprehje që përdoret edhe në krahinën e Devollit në formën stomna

283

A. Onuzi, Poçeria në Shqipëri në shek.XIX dhe fillim i shek.XX, KKSE, Tiranë, 1987, f. 386. 284

Po aty. 285

G. Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2007, f. 64. 286

Po aty, f. 220. 287

E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes I, Tiranë, 1976, f. 161. 288

Po aty, f. 531. 289

J. Gjinari, Mbi të folmen e Devollit, BUSHT, SSHSH, nr. 4, 1960, f. 124. 290

E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes VI, Tiranë, 2002, f. 376. 291

P. Tase, Fjalor dialektor, Tiranë, 2006, f. 283.

Page 29: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

167

vijse-vajsë, njëherë thvejet292. Si një fjalë që gjendet në disa gjuhë ballkanike, sipas G. Majerit

mund të jetë me origjinë nga greq. e vjetër stamnos293

. Trajta fonetike e përdorur në Devoll është

gati e njëjtë me bullgarishten. Stomnat e Bradvicës ishin me nam për cilësinë e tyre të lartë.

Në ndryshim nga enët e pijeve, enët e bulmetit, përgjithësisht, janë më të shkurtra,

kryesisht kanë bark të rrumbullakët, veglën e kanë të vendosur horizontalisht dhe kanë grykë

mjaft të gjerë. Për shkak të vendosjes së vegjës këto enë quhen veglashë dhe shërbejnë kryesisht

për të mbajtur dhallë. Në ndryshim nga veglashi, enët që shërbejnë për të mbajtur gjalpë apo

gjizë janë më të shkurtra dhe me grykë mjaft të gjerë. Ato gjenden në disa variante, si: kudhë,

kuthkë, kudheshkë. Dy trajtat e fundit përdoren në shprehjet përkëdhelëse për fëmijët që kanë

trup të vogël, por të shëndoshë, apo hundë të shkurtër dhe të rrumbullakët, si: është si kuthkë; e

ka hundën si kudheshkë. Te E. Çabeji dhe te G. Majeri këto trajta nuk gjenden, por në FSHS

(2002) trajta kudhë jepët në kuptimin e dytë poçe, qyp i vogël dhe jo e specifikuar për nga forma

e funksioni. Për enët e baltës me buzë të thyera përdorej fjala garbe siç del dhe në shprehjet:

është bërë si garbe “është lodhur”; e ka zërin garbe “ka zë të ngjirur”. Te G. Majeri e gjejmë në

formën garraç “vazo lulesh”294

. Sipas Joklit295

, të cilit i referohet E. Çabej, garbe mund ta ketë

origjinën nga sllavishtja. Dhe K. Kristoforidhi e përmend këtë fjalë me të njëjtin kuptim.

Një enë mjaft e përhapur në zonë është çerepi, një tavë e thellë balte, në të cilën piqen

bukët ose lakrorët. Në fshatin Bradvicë, por dhe në krahina të tjera të Shqipërisë, çerepi punohej

nga gratë, sepse cilësohej si një enë e lehtë për t‟u punuar dhe për t‟i dhënë formë. Mjeshtret e

çerepëve në Bradvicë dhe në Vërlen ua ngarkonin burrave të tyre në kuaj për t‟i shpërndarë atje

ku kishte më shumë kërkesa ose i shisnin në panairet që bëheshin pranë kishave.296 Me çerepin

lidhen dhe një sërë bestytnish. Kështu, pasi hiqet buka, çerepi fshihet me një leckë dhe bashkë

me saçin, ato vihen në vendin e caktuar. Asnjëherë saçi nuk vihet mbi çerepin bosh, ngaqë

besohet se “mbetet shtëpia e shkretë”. Çerepi është një enë panballkanike (bullg.-çerep, çirep;

turq.-çerepne, serb.-çrapna, crepula, crijepna). Sipas G. Majerit297 kjo fjalë mund ta ketë

burimin nga sllavishtja e vjetër kishtare.

292

K. Zdruli, Folklor nga Devolli i Sipërm, Tiranë, 1987, f. 286. 293

G. Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2007, f. 167. 294

Po aty, f. 167. 295

E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes IV, Tiranë, 1996, f. 242. 296

A. Onuzi, Mjeshtëria shtëpiake e punimit të enëve prej balte, Etnografia shqiptare, nr.10, 1979, f. 126. 297

G. Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë 2007, f. 106.

Page 30: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

168

Poçarët e Bradvicës punonin dhe lodra fëmijësh, që kryesisht ishin poçka ose kumbaraçka

“arka të vogla kursimi prej balte”; bilbilka “lodër në formë zogu me bisht”, si dhe stilizime

shpendësh apo bardhakësh që shiteshin në panairet pranë kishave dhe manastireve të enjten dhe

të premten e javës së Pashkëve.

Procesi i prodhimit fillon që nga përzgjedhja e lëndës së parë. Në Devoll, për enët përdorej

argjili te “Lajthia e Çipanit” (fshati Çipan), ndërsa për qyngjet e çezmave ajo te “Dardha e Ariut”

(fshati Dardhë). Balta shtypet me këmbë dhe rrihet me kopan. Pasi përpunohet mirë, ndahet në

pjesë të vogla që quhen gruçka. Këtë emërtim e gjejmë të përdorur dhe në fshatrat e rrëzës së

Korçës, por me kuptimin e një cope druri që shërben për të mbjellë bimët e arave. Ky emërtim

gjendet dhe si toponim në qytetin e Bilishtit (Çezma e Gruçkave, Lagja e Gruçkave).

Gruçkat vendosen në çarkun me këmbë dhe u jepet forma e dëshiruar. Shpesh fshatarët e

Devollit përdornin shprehjet je bërë sa një gruçkë; është bërë si gruçkë “është zvogëluar e

rrudhur, është i dobët”. Mjeshtëria e punimit të baltës në rrotën me këmbë (çark) vazhdoi deri

nga mesi i shek. XX, kohë në të cilën ky proces hyri në rrugë industriale. Sot, në rajon, tradita e

poçerisë mbahet gjallë nga pak poçarë. Mjeshtëria e punimit në rrotë pothuaj është zhdukur,

kryesisht punohen qypa zbukurimi, enë dhe lodra me derdhje.

Leksiku dhe frazeologjia e lidhur me poçerinë vazhdon të gjallojë në të folmen e krahinës,

duke e bërë atë më shprehëse dhe me nuanca të holla kuptimore dhe emocionuese. Fakti që

gjejmë përkime leksikore, fonetike apo morfologjike të këtij materiali dialektor me atë të

vendeve të tjera të Ballkanit, vërteton dhe një herë faktin se shqipja nuk është një gjuhë e izoluar.

Në shekuj ajo ka dhënë e ka marrë me gjuhët fqinjë për shkak të kontakteve historike,

ekonomike, tregtare e kulturore.

Poçeria, si një zeje me gjurmë të lashta në Ballkan, la dëshmitë e veta të përbashkëta në

format dhe zbukurimet e enëve. Kështu, në Bradvicë, enët me lëfyt të ngjitur në grykë dhe disa

enë bulmeti me vegjë vertikale, krahas formës vendëse, kanë dhe elemente që gjenden dendur në

poçerinë maqedone, në atë të Greqisë Veriore, në poçerinë serbo-bullgare etj. Elemente të

ngjashme vihen re dhe në formën e disa enëve të qendrave rumune të zonës së Brashovës, të

luginës së lumit Zhiul, porse sipërfaqja e këtyre mbulohet me motive të thjeshta, ndërsa ato të

qendrave shqiptare kanë motive më të pakta e të vendosura kryesisht në shpatullat e enëve.298

298

A. Onuzi, Poçeria në Shqipëri në shek.XIX dhe fillim i shek. XX, KKSE, Tiranë, 1987,

Page 31: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

169

7.2 Besimet dhe ritet fetare në të folmen e Devollit

7.2.1 Shqyrtime rreth dallimeve gjuhësore sipas përkatësisë fetare

Krahina e Devollit është mjaft e veçantë nga pikëpamja etnografike. Në të ndërthuren

shumë elementë etnografikë të përbashkët për të gjithë krahinën, por dallohen dhe mikromjedise

etnografike që janë krijuar si rrjedhim i mënyrës së jetesës të ndërtuar mbi baza të ndryshme

ekonomike apo si rrjedhim i besimeve që ushtrohen dhe përkatësive fetare.

Krahina e Devollit ka një popullsi të përzier me të krishterë të ritit ortodoks, myslimanë

dhe pak bektashianë. Ata janë përqendruar kryesisht në fshatra me popullsi të një feje, por disa

prej tyre kanë popullsi të përzier. Popullsia e krishterë është përqendruar kryesisht në fshatrat e

Devollit të Sipërm, ndërsa ata me popullsi myslimane dhe me popullsi të përzier në Devollin e

Poshtëm.

Megjithëse traditat fetare në krahinën e Devollit janë ruajtur me një lloj këmbënguljeje

qytetare, bashkëjetesa midis feve ka qenë një nga më paqësoret dhe ndërveprueset.

Dallimet midis së folmes të të krishterëve dhe myslimanëve duken në pak dukuri të

rrafshit fonetik. Të krishterët, sidomos në fshatrat e Devollit të Sipërm, ruajnë ende grupet e

vjetra kl, gl, në fjalë, si: klisha, klyçi, xglidh, klinda, gluri, xglidh (Bradvicë, Qytezë, Grapsh,

pjesërisht në të krishterët e Hoçishtit). Vetëm të krishterët e përdorin grupin sht>shç, me

afrikim299

(jashçë, e shçunë, shçerë, shçatë, ashçu, ëshçë etj.)

Dukuria e buzorëzimit të y-së në ndikimin e bshakëtingëlloreve buzore vihet re te banorët

e besimit mysliman (pyprka-pyper, dyke-dykmeqënë, myshqerë, gjyrmë-gjyrmashkë etj.). Një

informatore e besimit të krishterë në Hoçisht na tha: “Dora jonë nuk thotë pyperka.” Megjithatë,

nga banorët e brezit të vjetër, ndihet buzorëzimi i u-së në y te fjalët e përmendura më sipër.

Kthimi i u>f te emrat mashkullorë të lakimit të dytë vihet re kryesisht te banorët e ritit

mysliman. Në rasat gjinore dhe kallëzore këta emra dalin në trajtat: e Alift; bashta e Ganift;

takova Alifnë. Megjithatë, në fshatin Sinicë kemi hasur toponimin Vëra e Arift, të shqiptuar në

këtë trajtë si nga banorët e krishterë dhe myslimanë.

299

Shih J. Gjinari, Mbi disa elemente sllave në të folmet e toskërishtes veriore, Studime mbi leksikun dhe formimin

e fjalëve në gjuhën shqipe II, Tiranë, 1972 . Në materialin e mbledhur nga K. Zdruli variantet folklorike të

mbledhura në fshatrat Dardhë, Qytezë, Sinicë, paraqiten me trajta fonetike me grupin shç (“Folklor nga Devolli i

Sipërm”, Tiranë, 1987).

Page 32: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

170

Dukuria e kalimit u>f vihet re dhe te foljet që në të kryerën e thjeshtë, veta e tretë,

mbarojnë me togun eu. Këtë shndërrim fonetik e kemi hasur vetëm në banorë myslimanë (këtë

dukuri e vë në dukje dhe J. Gjinari300

).

Dallimet në rrafshin leksikor përbëjnë dhe dallimet kryesore midis banorëve të besimeve

të ndryshme. Kjo vlen në radhë të parë për fjalët që lidhen me ushtrimin e drejtpërdrejtë të fesë,

si dhe me kultet dhe objektet fetare.

Kështu, në leksikun e të krishterëve bëjnë pjesë fjalë e shprehje, si: shkoj dë klishë, dal

ngaj kisha, meshoj, mbaj meshë, kungoem, mar uratën, pendoarto, Pashkët, Kërshëndellat,

agjëroj, i mashëngjyer, të purbuleturat; emra e shenjtorësh, të cilët ruhen dhe në toponime, si:

Shintanasi, Shënmitër, Shinimilli, Shëndëllia, Shëntriadha, Shëngjergji, Shënkolli, Shinepremte,

Satrivaçi, Shënkolli etj.; disa emërtime që lidhen ngushtë me praktika që kryhen në periudha të

caktuara, si: Të lidhurat e mishit, Të lidhurat e djathit, Rushajet, Rusicat, Llazoret, Kreshmët,

Ndjesat, Kolendrat, Pashkët etj.

Leksiku i banorëve myslimanë lidhet me shprehje dhe fjalë, si: falem në xhami, këndoj

kuranin, këndoj sure, mbaj namazin, mbaj ramazan; me objekte kulti që kanë mbetur edhe në

toponime, si: Inonishti (Kuç) “tyrbja e baba Kasëmit”, Mekami i xha Eqremit, Vakëfi ne Brega,

Vakëfi i Vjetër, Mekami i Eçmenikut, Xhamia e Vranishtit etj.; festat fetare, si: Nata e Kadrit,

Barjami i Madh, Barjam i Vogël, Arifegjyni, Sulltan Novruzi, Hashurja, Shën Gjergji; praktika e

rite fetare, si: hidërsha, nçel “koha kur hanë bukë në mbrëmje gjatë muajit të ramazanit (vakti

për të nçelur, nçeli me djathë)301

, ramazan, xhuma “e premte”, mevlud, xhenaze etj.

7.2.2 Urime për festa e rite si shprehje e etnografisë së të folurit

Ashtu si në çdo gjuhë dhe kulturë tjetër kombëtare, edhe ndër shqiptarë përshëndetjet dhe

urimet kanë qenë e janë përherë në ndryshim, por nëpërmjet tyre mund të nxjerrim të dhëna me

interes rreth bashkësisë shoqërore që e përdor të folmen si dhe mendësisë së saj.302

Dita e Vitit të Ri. Pavarësisht se dikur mori ngjyrat e një feste jofetare, kjo ditë ruajti

elementët e një feste fetare, shoqëruar me elementet pagane. Duke qenë se është emri i një

300

J. Gjinari, Mbi të folmen e Devollit, BUSHT, SSHSH, nr. 4, 1960, f.118 301

Nga pikëpamja gjuhësore është interesante fjala shqipe nçel që ka zëvendësuar termin fetar iftar. 302

Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, shblu, Tiranë, 2004, f. 157.

Page 33: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

171

shenjti urohet në shtëpitë e atyre që kanë emrin, urimi kryesor është: “Ta gëzojë emrin për shumë

vjet”.

Në Devoll gatuhet një lloj bukëvale që quhet arushka, e cila, para se të shtrohet për të

ngrënë në darkë lihet jashtë derës “që ta hajë arushka”. Të nesërmen gatuhet byrek e e ëmbëlsira

me një monedhë brenda. Byreku ndahet në pjesë dhe atij që i bie pjesa ku ndodhet monedha

besohet se do të ketë fat për atë vit. Pavarësisht rikthimit të ngjyrimit fetar të kësaj dite, ende

urohet “Një vit i mbarë, me kësmet!” dhe ruhet tradita që sipas atij “që bën këmbë” i pari në vitin

pasardhës, ashtu do të shkojë edhe viti. Për këtë familjet porositin fëmijët e të afërmve që “t‟u

bëjnë këmbë të parët”.

Dita e Verës më tepër ka tiparet e një feste pagane. Mënyra e festimit të kësaj dite, në

fshatrat e krahinës është pak a shumë e njëjtë, por ndryshojnë data, gatimet, emërtimi i zjarrit dhe

këngët që këndohen në të. Zakonisht, në mbrëmje, fëmijët dhe të rritur vënë “verore”, shirita të

thurur me pe të kuq dhe të bardhë, që mbahen derisa të vijnë dallëndyshet e para. Ato i hedhin në

çati ose i vënë në degët e trëndafilit që dallëndyshet t‟i marrin me vete. Natën, duke u gdhirë 1

Marsi (për të krishterët) ose 14 Marsi (për myslimanët) ndizen zjarre dhe këndohen këngë.

Emërtimet e zjarreve ndryshojnë nga fshati në fshat. Kështu, në Bradvicë dhe Qytezë quhen

elelica, erelica, në Grapsh quhen gobalica, ndërsa në fshatra të tjera gjejmë fjalët kashtare,

kashtore, kakashtare, kokoshçare (dy variantet e fundit besojmë se janë rast i të folurit fëminor,

meqenëse në pjesën më të madhe të rasteve zjarret ndizen nga fëmijët dhe këngët këndohen nga

ata). Emërtimi kashtare është më i përhapur se dhe mënyra e ndërtimit është pothuaj e njëjtë. Ajo

ndërtohet mbi katër hunj të ngulur në tokë, të cilët mbërthehen e lidhen me degë shkallë-shkallë,

brenda mbushen me dëllinja e kashtë. Fëmijët dhe të rinjtë, djem dhe vajza kapërcejnë zjarret që

“të djegin morrat dhe pleshtat” që kanë zënë nga dimri. Këngët që këndohen kur ndizen zjarret

janë të ndryshme dhe në to është koncepti i konkurrencës midis lagjeve (lagjja përfaqëson dhe

fisin dhe shpeshherë ato identifikohen me emërtimin e fisit), kush e bën zjarrin më të madh e

kush ia kalon “të ligat” njëri-tjetrit; “A na ftoni a t‟u ftojmë/ me nofulla pe gomari/ me nofulla pe

zagari…mbani ujë me gomarë/ ujët t‟ua shkojmë/ pleshtat t‟jua dërgojmë” (Sinicë); “… A na

nqasni a t‟ju nqasëm/ me një qen të pjekur/ me një qen të zgjebosur” (Qytezë); “…Moj malla e

përtejshme / dilni u bini preshve/ Moj malla e Gegenve/ dilni u bini legenve (Grapsh). Në

Bradvicë këngët përmbanin fjalë-lojëra për të krijuar rimë “Elelica/ perpelica/ koshçara/

donoshçara/ xhexhi/ xhengulina/ tullupan/ pa e paç/ ngajdo vajç/ për një gjysmë pepregaç/ Tytka

Page 34: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

172

e marazit/ guri i çaparit/ kokolëmçka/ xhunxhuli/ xhunxhuli kërpaçi/ pa e paçi”. Të nesërmen

këngët u drejtohen dallëndysheve që t‟u sjellin bereqet, shëndet e kësmet. Banorët e ritit

mysliman e quajnë zjarrin kukuluz (Hoçisht, Gracë, Baban) dhe këndojnë “Pleshta, babica venë

nga Shezaica/Hamitica”. Konceptimi është i njëjtë: pastrimi nga të ligat e dimrit. Ditën e

nesërme hanë një lugë sheqer që të jenë të ëmbël me këdo që vjen dhe gjithë kohës. Më pas pritet

kulaçi dhe ndahen vezë duke uruar: “Gëzuar Ditn‟ e Verës, mbarësi tërë vitin!”

Dita e Luleve (Dita e Shëngjinit). Është një festë fetare, po që në vite i ka ruajtur tiparet

pagane. Ajo festohet më 24 qershor. Ështe dita në të cilën të rinjtë dhe të rejat e fshatit mblidhen

në sheshe a korije duke kënduar e duke mbledhur lule Shëngjini (festa zhvillohet në kishën e

Shën Thanasit në Gjyres dhe mblidhen banorë të Hoçishtit, Grapshit, Gjyresit, Bradvicës e

Ziçishtit). Këndohen këngë me përmbajtje fetare, si: Triko triko na vjen Shëngjini/ po na vjen

zoti Shënpjetër/me zjar në dorë/ me drapër dyke korë”. Megjithatë, më shumë mbizotërojnë

këngët humoristike, ku vihen në lojë banorët e fshatrave të ndryshme për karakteristika të

caktuara, si: “Bradviçarët shpi me plloça/ palltoverdhë gjyresarët/ qafëgjyma ziçishtarët/ ç‟kaq

të prepsur kta grapsharët.” Është dita kur të rinjtë shihen me njëri-tjetrin dhe krijojnë mundësi

për të lidhur fejesa. Kjo festë dalëngadalë po humbet, sepse një pjesë e këtyre fshatrave janë

zbrazur pothuajse plotësisht.

Llazoret. Ditën e Shën Llazrit, një javë para Pashke, ditën e shtunë festohen llazoret, me

tiparet e një feste pranvere. Urimi është: “Gëzuar nga mot na gjeçin!”. Kënga e llazoreve

“Llazore njëher‟në mot/ ju gjeçimgëzuar-o/ djem e çupa martuar-o/ moj e jëm‟e djalit-o/ pa na

nxirrni djalën-o/ që t‟i krehim leshkat-o/ t‟ia vëmë festen-o/ festen-o për dhëndër-o,” është këngë

e grave që shkojnë në grupe shtëpi më shtëpi dhe marrin si dhuratë vezën e bardhë. Nga kjo kanë

mbetur shprehjet ç„më je bër si llazore “për dikë që shkon kohë e pa kohë në shtëpinë e të

tjerëve” dhe mbeti si llazore “mbeti grua e vetme, pa përkrahje”.

Rusicat ështe dita e mesit të 50 ditëve pas Pashkëve. Ajo është festë grash, ato mblidhen

dhe gatuajnë drekë pa përbërës shtazorë, kryesisht lakrorë të mashëngjyer me vaj, petulla dhe

ëmbëlsira. Gatimet shpërndahen te gratë që marrin pjesë në ceremoni, që ato të mos bëjnë

“rusën”. Edhe bagëtive u jepet një dorë krunde, se dhe ato e bëjnë “rusën”. Rusa, në besimin

popullor të krahinës, përfytyrohet si një kafshë në trajtën e iriqit me shumë këmbë. Këngët që

këndohen në varësi të fshatrave kanë përzierje të fjalëve shqipe me ato sllave, si p.sh.: “Rusica

babo rusica/ dajmi rusica/ Rusica moj rusica/ dajmi brojnica/ më dërgoi zoti Ristoz/ për një

Page 35: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

173

doçkë mjell/ për një kupë vaj/ të bënj kulaç tu ftonj/ të më vini për Shënkoll” 303

(Ziçisht); por dhe

me fjalë shqipe, si: “Rusica moj rusica/ na dërgi Rusica/ për një doçkë miell/ për një kupkë vaj/

për një lugë gjalpë/ të bëjmë petanik me ftonj.”(Hoçisht). Variant të përafërt kemi gjetur dhe në

Boboshticë (fshat në afërsi të Korçës, ku ende gjenden gjurmë të asaj të folmeje që të vjetrit e

quanin “bullgarçe”). Në krahinën e Devollit gjejmë kultin e Nënës së Diellit. Në këtë ditë kryhet

riti i varrosjes së saj, bëhet një nuskë prej balte që e quajnë Nëna e Diellit, e vendosin në një

tjegull si arkivol, bëjnë sikur e vajtojnë, më pas e mbulojnë me dhé jashtë fshatit. Për këtë

ceremoni bëjnë grurë të zier dhe e shpërndajnë. Marrin pjesë vetëm gratë dhe besohet se ato që

marrin pjesë në këtë ceremoni janë të mbrojtura nga hemoragjitë (sidomos nga humbjet e

padëshiruara të fëmijëve)304

.

Riti i ndjelljes së shiut. Ceremonia e ndjelljes së shiut është një rit pagan, i cili zhvillohet

në verë, kryesisht ditën e rusicave. Në çdo shtëpi bëhet një dudule, dodole “dru i gjatë i veshur

me rroba të vjetra dhe me beshnja “lloj shkurreje)”, më pas shëtitet shtëpi më shtëpi nga fëmijët.

Dodoles i hedhin ujë dhe i këndojnë këngë: “Rona rona peperona/ bjerë shi bë arat tona/ të na

bëhet bereqeti/ të hajë tërë mileti” (Ziçisht) ose “Dudule, dudule/ bjena shi gjer përdhe/ të na

bëhet bereqeti/ të hajë tërë mileti. Emërtimi autokton i shisjellësit, sipas mendimit të N. Paplekës

është zhdukur, por është interesante të shihet se në materialet folklorike ruhet emërtimi peperon

që gjallon si huazim nga greqishtja dhe dodole që haset dhe te rumunët, ka gjasa me origjinë

sllave305

. Nga pikëpamja etimologjike, studiuesi rumun Th. T. Burada306

e lidh me toponimin

Dodona ku n ndërzanore është kthyer në l. Sipas N. Paplekës kjo dukuri ka ndodhur para

dyndjeve sllave të shekujve V-VI të erës sonë, sepse ky rit përmendet që në shekullin II e.s. në

viset e Illirucum-it, por dhe për faktin se shqiptarët kanë qenë më afër Dodonës, ku ndodhej

tempulli i Zeusit, nga pikëpamja gjeografike, historike e kulturore307

. Dudulja ose dodolja është

një dru i veshur me degë të gjelbra dhe jo një djalë apo vajzë, siç mund të ketë qenë dikur.

Këngët zakonisht janë me dy motive, i drejtohen në formë lutjeje dodoles ose peperonës për të

sjellë shiun dhe për të pasur bereqet.308

303

Për këto këngë na jep të dhëna V. Xhaçka, por dhe sot ato i kemi dëgjuar në fshatrat Ziçisht e Grapsh. 304

Sipas J. Panajotit kjo festë lidhet me adhurimin e natyrës dhe është pgane, emri i saj vjen nga lat. rosalia

“trëndafil”, duke e identifikuar me ditën e trëndafilave (“Këngë popullore të rrethit të Korçës”, botim i ASH, 1982,

f. 674). Një mundësi është që trëndafili përfaqëson ngjyrën e gjakutmë tepër sesa një festë pranvere 305

N. Papleka, Kulte, rite, magji në traditën orale, Toena, Tiranë 1999, f. 207. 306

Po aty. 307

Po aty, f. 208. 308

Shih V. Xhaçka, Disa zakone në festa kalendarike popullore në Devoll, BUSHT, SSHSH, nr. 2, 1959.

Page 36: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

174

Arifegjyni festohet një ditë para Bajramit. Për këtë ditë gatuhet hallvë e kulaçe. Me këtë

ditë lidhet një nga shprehjet më të përdorura në Devoll: rri si Arifegjyni para Bajramit “nuk e

respekton dikë për moshën apo pozitën që ka”.

Bajrami është festa kryesore e besimtarëve myslimanë. Në këtë ditë ata shtrojnë drekë me

mish dhe ëmbëlsira dhe ftojnë njerëz të afërt. Urimet kryesore që përdoren janë: “Gëzuar

Bajramin!”, “Shëndet e mbarësi!”; “Gëzuar bajramnë, shëndet, ce të tjerat vinë!”. Kjo ditë

konceptohet si fillimi i një viti të ri dhe shpesh dëgjohet urimi: “Gëzuar Bajramin dhe një vit i

mbarë!”

Kurbeti ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës të shumë familjeve në krahinën e Devollit

deri në fund të viteveve ‟30 dhe gjysmën e parë të viteve ‟40 të shekullit të kaluar. Urimi më i

zakonshëm, kur burrat shkonin në kurbet, ishte: “U gdhiftë Shën Pjetër!”. Zakonisht gratë e

lusnin këtë dëshirë mbrëmjen që përcillej kurbetliu, para se të flinin, me lule Shëmitri në dorë,

sepse kurbetlinjtë niseshin zakonisht në muajin tetor, që është muaji i Shën Mitrit dhe ktheheshin

në muajin qershor, kur është Shën Pjetri. Dëshira e grave, nënave dhe nuseve të reja ishte që kjo

periudhë të zgjaste vetëm një natë. Sot, kur emigrojnë bashkë me familjet, urimet që bëhen

lidhen me kthimin shëndoshë e mirë në shtëpi të të gjithë familjes dhe që emigrimi t‟u ecë mirë

nga gjendja ekonomike, si: “Vajtë dhe ardhtë shëndoshë e mire!”; “Ju vaftë mbarë!” etj.

Në këtë mënyrë urimet kanë qenë, si i ka cilësuar Gj. Shkurtaj, “…simbolet që kanë

rregulluar trafikun e pozicioneve shoqërore nga njëri tek tjetri, nga një grup shoqëror te një

tjetër dhe te krejt bashkësia shoqërore përkatëse e një vendi a kombi.”309

7.2.3 Etnografia e të folurit në ritet e fejesave dhe dasmave

Në shumë fshatra të Devollit, lidhja e çifteve me njohjen dhe dashurinë e dy të rinjve ka

qenë e zakonshme, por duke kërkuar dorën e vajzës te njerëzit e familjes. Dhe sot, ai që kërkon

dorën e vajzës quhet lyes. Lyesëria i ngarkohet një të afërmi (xhaxha, dajo) të djalit që është i

zoti “për muhabet”, “për t‟ia mbushur mendjen” familjes së vajzës. Kur niset lyesi nga shtëpia e

djalit urohet: “Paç këmbën e mbarë!”; “Paç gojën e ëmbël!”; “Qoftë e hairit!”. Pasi qeraset me

raki, ai i thotë babait të vajzës: “Ce s‟më pyet ce kam ardhur?”, ndërsa babai i vajzës i përgjigjet:

“Unë të prita si mik, urdhëro e folë”. Lyesi hyn drejt në temë: “Sot s‟të kam ardhur si mik, kam

309

Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004, f. 158.

Page 37: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

175

ardhur të kërkoj çupën për filanin”. Në këtë pikë lyesi fillon të tregojë të mirat e djalit, pasurinë

e familjen. Përgjithësisht, babai i vajzës tregohet i rezervuar dhe thotë: “S‟kam çupë për të

martuarë, është e voglë, s‟kam ndërmend ta fijoj tani.” Shumë herë përdoret si justifikim kërkesa

nga familje të tjera. Kjo e bën lyesin që të shkojë disa herë në familjen e vajzës. Ai përpiqet të

fitojë pikë duke e parë vajzën me sy të veçantë për cilësitë e saj apo se po përpiqet si për vajzën e

vet. Kështu janë të njohura arsyetimet, si: “Unë çupës tënde ja dua të mirën, ce është vajzë e

mirë pa erdha”; “S‟të gënjej ce unë çupë kam dhe vetë e dua të vejë atje ku është më mirë,

prandaj po të them për filan djalë flori e për këtë shtëpi që mbahet si më e mira”. I ati vajzës nuk

nxitohet: “Kjo lyesëri mund të bëhet, po ti mos u nxito dhe mos më nxito dhe mua. Unë do sho e

do bëj, do llafos dhe me ata të shtëpisë, pastaj shomë e bëjmë.” Pasi pranohet kërkesa, pra

“mbarohet llafi”, pihet raki dhe thuhet: “Epo të na trashigohen!” Tani praktikohet dhe njohja e

djalit me vajzën nën mbikqyrjen e dikujt, kryesisht nga familja e vajzës. Nga të dhënat që kemi

mbledhur në pjesën më të madhe të familjeve të krishtera rolin e lyesit (vlesit) e bënin gratë,

ndërsa në familjet myslimane lyes mund të ishte dhe gruaja dhe burri.

Fejesa është lidhja zyrtare e çiftit. Dy–tre vetë nga familja, bashkë me lyesin, shkojnë

“zënë” djalin ose vajzën. Kjo ceremoni quhet “pirja e rakisë” sepse në krahinën e Devollit nuk

qerasin me kafe asnjëherë në ceremonitë që lidhen me gëzimet familjare. Në këtë ceremoni pihet

raki e gostiten me llokume e glikora, shkëmbehen dhurata të vogla që përbëjnë ato që quhen

“nishanet e vogla” dhe urohet: “Të trashëgohen!”; “Të trashëgohen e të mplaken!”.

Shkëmbimi i nishaneve bëhet që në këtë ceremoni duke “zyrtarizuar” lyesërinë. Zakonisht

në familjet myslimane shkojnë vetëm burra. Në fillim shkojnë njerëzit e dhëndrit te vajza dhe më

pas shkëmbehen vizitat nga njerëzit e nuses.

Të shkelurat (shkelkat). Kjo ceremoni bëhet për të t‟u njohur fiset e të dy të sapofejuarve.

Ndryshe, kjo ceremoni quhet dhe “nishani i madh”, sepse në këtë rast shkëmbehen unazat.

Emërtimi “të shkelurat, shkelka” është vënë sipas zakonit në të cilin në çastin që dhëndri i

vendos nuses varësen apo unazën ai/ajo përpiqet të shkelë i pari këmbën e tjetrit. Zakonisht

vajzat i porosisin qysh më parë që ta lejojë dhëndrin t‟i shkelë këmbën. Në Devoll, kur kjo

ceremoni nuk zhvillohej, shkelja e këmbës bëhej ditën kur martohej çifti dhe ngrinin nusen në

valle, kjo bëhej që dhëndri “ta kishte mbë urdhër nusen”. 310

Qerasjet bëhen nga nga nusja me

raki, likerna dhe llokume. Kur nusja arrin te dhëndri, ai i vë unazën ose orën dhe të gjithë i

310

V. Xhaçka, Lindja dhe martesa në Devoll, BUSHT, SSHSH, nr. 1, 1959, f. 207.

Page 38: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

176

urojnë: “Të trashëgohen e të mplaken!”. Në të tilla raste, urimet bëhen dhe nga krushqit me njëri-

tjetrin, të cilët thonë: “Në kokë të djalit atë vajzës tjetër!”; “Në kokë të beqarëve!”, “Jetë të

lumtur të kenë!”, “Mendjen e hairit!”, “Me jetë të lumtur!”; “Me këmbë të mbarë!”; “Miqësi e

pandarë!”. Kjo është cermonia kryesore, ku të gjithë njerëzit që marrin pjesë bëjnë dhurata për

nusen.

Në përgjithësi, ceremonia e “të shkelurave” nuk ndryshon shumë si në familjet e krishtera

dhe në ato myslimane. Ajo ka marrë përmasa më të gjera pas viteve ‟50 të shekullit të kaluar, ka

mundësi të jetë hazuar nga ritet që zhvilloheshin në qytetin e Korçës. Duke pyetur banorë të

fshatrave Bradvicë, Gjyres e Hoçisht tregojnë se, kur janë martuar fëmijët e mëdhenj të familjes

në vitet 1949 -1952, nuk u është bërë kjo lloj ceremonie. Edhe V. Xhaçka përmend ceremoninë e

nishanit të vogël dhe nishanit të madh, por jo me emrin të shkelurat311

.

Martesa, është kurorëzimi i lidhjes së dy të rinjve. Pavarësisht se tani pjesa më e madhe e

ceremonive nuk bëhen në shtëpi, një pjesë e mirë e familjeve në fshatrat e Devollit, ruajnë ende

një sërë ritesh që lidhen me dasmën.

Dasma është një ngjarje që në përgjithësi mbledh një rreth të gjerë të afërmish dhe miqsh.

Në fshat kjo dukuri është më e dallueshme, sepse familjet janë mjaft të lidhura me njëra-tjetrën.

Dasmat fillojnë që ditën e hënë të javës së dasmës. Atë ditë nga shtëpia e dhëndrit i dërgojnë

kënanë, me të cilën nusja do të ngjyejë flokët. E rrethuar nga shoqet asaj i këndohet: “Kush ta

dërgoj kënanë/ moj pandilleja/ ty kënanë që ta dërguanë/ soj pandilleja/ e dërgova se pegjendise/

moj pandilleja/ ndër shoqe ma qesëndise/ soj pandilleja”312

Pasdite mblidhen farefis e miq, si nga nusja dhe nga dhëndri. Të gjithëve u shpërndahen

pregaçë “përparëse” të bardhë që ua lidh nëna e nuses apo e dhëndrit. Në oborr, në një qilim,

shtrohen dy shosha të zbukuruara rreth e rrotull me lule të shumëllojshme dhe kalohet dorë më

dorë nga njerëzit për të shoshur grurin duke kënduar: “Vesilon vesa nër male, vesilon/ vesilon e

nuk pushon/ marton i jati të birin (të bijën)/ në e marton ju trashëgoftë/ jetën të lumtur ja shkoftë/

ku do vejë e nderoftë.”

“Thanë bëet dasmë/ nuk e dinja/ marton i jati të bijën (të birin)/ marton e jëma të bijën/

Ata do therën një lopë/ do njoftojnë derë e portë/ që t‟u vijnë me të falë, me pogaçe të

ëmbëlsuarë/ me familje të bashkuarë.”

311

Po aty, f. 208. 312

Po aty, f. 203.

Page 39: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

177

Kjo ceremoni duhet të mbarojë pa perënduar dielli. Gjatë tërë javës vajza rri në shtëpi me

rrobat e vjetra. Ditën e mërkurë në shtëpinë e nuses mblidhen shoqet dhe ja lyejnë gishtat me

këna. Po këtë ditë, pa perënduar dielli, njerëzit e lajmëruar vijnë të shtypin qiqrën dhe të sitin

miellin e bukëve për të zënë pogaçet. Qiqra shtypet në avançe nga një njeri që duhet të ketë babë

e nënë dhe kalohet dorë më dorë në djem e vajza beqarë, që t‟i zërë qiqra e të martohen, duke

kënduar: “Qiqër-o moj qiqër-o/ qiqër të kam rixha/ të më sqoesh në saba/ bëj pogaçe për një

fshat/ qiqrë ti më dalç e sharë/ djali (çupa) jonë daltë lëvduarë”.

Urimet që bëhen me këtë rast janë: “Qiqra ardhtë e mbarë e me trashëgime!”; “Paçi dorën

e mbarë!” (për ata që e shtypin qiqrën dhe gruan që zë brumin e pogaçeve).

Në familjet myslimane shtypin grurë që të hanë beqarët, që të martohen e të shtohen si

gruri.

Ditën e enjte, si në shtëpinë e dhëndrit dhe të nuses, gatuhen pogaçe dhe kulaçka të vogla,

me të cilat ftohet fshati në dasmë. Po ditën e enjtë, shoqet e ngushta e lajnë nusen dhe e vënë në

një karrige për ta rregulluar. Në Sul na treguan se një hallë ose teze vetëm sa i vë gishtin në ballë

dhe pastaj këtë punë e bën një vajzë a grua që i vjen ndorjesh dhe quhet telegjicë. Ka shumë

mundësi që kjo fjalë të lidhet me zbukurimin e nuses me tela të hollë e me lule dhe nga kjo ka

mbetur dhe shprehja: të bëra nuse me tel “të bëra të rrish urtë”.

Ngritja e bajrakut ditën e shtunë është një nga shenjat se në atë shtëpi bëhet dasmë.

Bajraku është një shami e kuqe e vendosur në një shkop të gjatë me një mollë të madhe në majë.

Pas ngritjes së bajrakut, dhëndri shkreh armë dhe këndohet: “Hip lart bi qytet Koço trim dylber/

po na xbras një dyfek/ të dëgjojnë miqësia/ të na vijnë të të nisin/ në shtëpinë e nuses të

degdisin/U erë mallet u erë/ po na vjen Koçua me askerë/ le të theren të gremisen/ pas djalit tonë

të shastisen/Ç„u nxinë malet ç‟u nxinë/ se vjen Koçua me tebabinë (krushqinë)/ le të nxihen të

coptoen/ mbas djalit tonë do t‟afroen/U apnë mallet u apnë/ kur dolli Koçua me bajraknë/

ndritnë rugët, ndritën sokakët.”313

Këngët dhe urimet me këtë rast lidhen me faktin që ata që martohen janë më të mirët, më të

bukurit, që bëjnë dritë shtëpinë dhe fshatin.

Urimet e rastit janë gati të njëjta me ato të fejesës dhe të të shkelurave, në disa raste njerëzit

urojnë me shaka: “Të trashëgohen për fare!” duke treguar me këtë rast se lidhja tashmë është e

pashkëputur. Në përgjithësi, njerëzit urojnë së pari prindërit e nuses a të dhëndrit: “Vajza (djali),

313

Këngët janë mbledhur nga ritet e dasmave në fshatrat Ziçisht, Grapsh, Tren, Sul, Baban etj.

Page 40: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

178

t‟u trashëgohet, me jetë të lumtur!”. Nëse kanë fëmijë të tjerë beqarë thuhet: “Në kokë të … (atij

apo asaj që është beqar)!”, ndërsa njerëzve të tjerë të pranishëm u urohet: “Dhe bë shtëpitë

tuaja!”. Kryefamiljari i përgjigjet: “Faleminderit, gëzofshi dhe yve bë shtëpitë tuaja!”.

Në dasmat devollite janë interesante emërtimet e njerëzve sipas detyrave që kryejnë në

dasmë. Më sipër përmendëm që gruaja që nis nusen quhet telegjicë. Ata që shpien rrobat te nusja

ditën e enjte quhen sinitorë. Në dasmat e krishtera rrobat e nuses shpien ditën e shtunë në darkë

dhe ceremonia quhet “venë bë ruart”314

, ku bëhet shkëmbimit i rrobave të dasmës midis nuses

dhe dhëndrit. Nga ana e dhëndrit caktohet vëllami, i cili ka për detyrë t‟i veshë nuses këpucët dhe

ta shoqërojë gjatë gjithë ceremonisë derisa të vejë në shtëpinë e dhëndrit, si dhe ndihmon

kumbarin në ceremonitë e kurorëzimit (për dasmat e të krishterëve). Për darkë mblidhen nga

dhëndri dhe nusja duke shpënë të fala (quhen kështu kur dasmorët shpien pogaçe, mish e verë

ndërsa kumbari shpie një qengj të tërë). Në shtëpinë e nuses dëfrehet gjatë gjithë natës dhe në të

gdhirë nusen e shpien “për ujë” në një çezmë ose në lumë. Kur vjen në shtëpi i këndojnë gratë

dhe, pasi lëshon enët e ujit, sjell një krah me dru që “të lërë dunë në shtëpi”. E njëjta ceremoni e

shpënies së nuses për ujë bëhet dhe në shtëpinë e dhëndrit pak ditë pas dasmës. Kur kthehet atë e

“nisin nuse” dhe e vendosin në një fron a karrige që të nusërojë dhe njerëzit shkojnë për ta uruar.

Nusen e marrin pasdreke (në dasmat e krishtera pas ceremonisë së kurorëzimit). Para se të meret

nusja, dërgohen në shtëpinë e nuses 3-4 djem të vegjël, musullxhinj, për të ftuar nusen me një

plloskë me verë e me degë borziloku. Nusja duhet të pijë tri herë nga plloska si shenjë që pranon

të vijë në shtëpinë e burrit. Dikur kjo gjë bëhej dhe për të ftuar njerëzit në dasmë.

Ndërkohë, në shtëpinë e dhëndrit, në mëngjes, bëhet përgatitja e dhëndrit, duke e rruar dhe

e veshur para rrethit të të afërmve të cilët i këndojnë këngë me këtë rast. Më parë, një vajzë nga

fisi më i afërm i lante këmbët dhe dhëndri ishte i detyruar ta daroviste me një monedhë në legen.

Kur nusja merret në një fshat tjetër zakonisht merret me kalë, ndërsa kur merret brenda fshatit

merret më këmbë.

Kur nusja arrin në shtëpinë e dhëndrit pritet nga vjehrra, e cila që del te porta me një shami

në kokë dhe një sitë në dorë duke i vendosur nuses dy pogaçe në sqetull, të cilat nusja duhet t‟i

lëshojë duke i rrokullisur. Të gjithë shohin nusen dhe thonë: “Marshalla, sa e mirë qënka!” dhe

gratë zënë tri herë hundën me dorë “për të mos e marrë mësysh”. Më pas, ia lyejnë gishtat me

mjaltë dhe ajo i vendos te pragu i derës ose duke bërë kryq, ose tri herë. Pastaj gishtin me mjaltë

314

V. Xhaçka, Lindja dhe martesa në Devoll, BUSHT, SSHSH, n.1, 1959, f. 204.

Page 41: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

179

e lëpin vjehrra dhe urohet nusja: “Të trashëgohet, e ëmbël qoftë!”. Për “të qenë të ëmbla” në disa

fshatra përdoret dhe llokumja, gjysmën e ha nusja dhe gjysmën e ha vjehrra. Si në shtëpinë e

nuses dhe të dhëndrit darka përgatitet nga gra të caktuara për atë punë që quhen arçica/ashçica.

Ato i zgjedh qilarxhiu i dasmës që merret me përgatitjen e dasmës dhe shpenzimet e saj.

Në familjet e krishtera, të hënën, i vijnë nuses “bë javët” njerëzit e saj me pogaçe të

vendosur mbi karamele dhe oriz dhe mbi pogaçe sarjali “lloj ëmbëlsire”. Pogaçja pritet në mes,

gjysmën ia japin familjes së dhëndrit, gjysmën e ndajnë copa-copa dhe ua shpërndajnë njerëzve

që kanë ardhur. Në familjet myslimane, njerëz të afërt të nuses bujtin në shtëpinë e nuses në ditët

e javës së parë të jetës së saj në shtëpinë e dhëndrit dhe quhen javëtorë.

7.2.4 Lindja dhe përgimi

Lindja e fëmijë është një nga gëzimet më të mëdha familjare. Gruaja shtazënë më përpara

(deri ngjysmën e parë të shekullit të kaluar) lindte në kujdesin e grave të moshuara, që kishin

njëfarë përvoje në pritjen e fëmijëve që i quanin babo. Kur gruan e zinin dhimbjet e lindjes

thuhej “e zuri babua” (Qytezë). Në çdo rast, kur gruaja lind përdoret fjala polli315

. Për të dhënë

“myzxhenë” shkojnë 2-3 fëmijë, të cilët, për lajmin e dhënë, shpërblehen me lekë dhe ëmbëlsira.

Procesi i lindjes gjithmonë mbart dhe rrezikun me vete, prandaj, që pa lindur, grave shtatzëna u

urohet të lindnin “me kollaj”. Pasi lind, gratë e fisit dhe të fqinjëve i vijnë lehonës me bukë të

ngrohtë ose petulla dhe urojnë për fëmijën dhe shëndetin. Urimi i zakonshëm është “Shyqyr që

shpëtove, të të rrojë me jetë të gjatë e me kësmet!”.

Ditën e të tretave vihet me vidje (vigje)316

. Kur lind djalë theret pulë, kur lind vajzë theret

gjel. Në festë ftohen njerëz të afërt nga ana e babait dhe e nënës së fëmijës. Vidjet bëhen ditën e

tretë, ose më vonë, por patjetër në ditë tek. Të tretat e fëmijës bëhen me drekë. Një informatore

në fshatin Grapsh thotë: “Për të tretat ishte zakon që pas drekës një grua mblithte bë një tepsi të

gjitha lugët e cimbitë që ishnë përdorur dhe tundte tepsinë që të bënte sa më shumë zhurmë.

Kështu ishte adeti që veshët e fëmijës të hapshin e të mos mbetshin shurdh”. Në fshatra të tjerë

315

E Biba, Ligjërimi grarisht në qytetin e Korçës, punim doktorature, 2008, f. 45. Ngjyrimin keqësues kjo fjalë e ka

marrë pas gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, si rrjedhim i përhapjes së gjuhës standard. Megjithatë, në shumicën

e rasteve ajo nuk ka ngarkesë negative dhe përdoret nga gratë e të gjitha grupmoshave. 316

Në krahinën e Devollit me vigje vinin si në familjet e krishtera dhe në ato myslimane. Ky zakon ishte dhe për

qytetin e Korçës. Ndryshimi i vetëm i kësaj praktike është trajta fonetike. Në një pjesë të fshatrave të Devollit të

Sipërm quhen vidje, ndërsa në Devollin e Poshtëm vigje.

Page 42: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

180

ato hidhen të gjitha në sofër, sepse kur bëjnë shumë zhurmë, besohet se “fëmija flet shpejt”.

Urimet bëhen për jetëgjatësinë e fëmijës, si: “Me jetë të gjatë, t‟ju rojë e me ymbër të gjatë!”,

“Njëqint vjet të bëhet!”, “U bëftë dhëndër!”, “U bëftë nuse!”; “U plaksh si babua!” Por,

gjithashtu, është e rëndësishme që fëmijët të kenë prindërit dhe një nga urimet më domethënëse

është: “U rittë me nënë e me babë!”. Kur në familje lind vajzë dhe nuk ka fëmijë mashkull,

urohet: “Me ditë e pas kësaj ndonjë djalë!”. Urimi për djem bëhet dhe në rastet kur pritet fëmija i

parë i çiftit. Ky urim fillon që në ditët e para të martesës, sepse martesa parakupton shtimin e

familjes. Kjo krahinë nuk ka bërë përjashtim nga mendësia e përgjithshme e familjeve shqiptare

për të pasur fëmijë djem, që do trashëgojnë emrin e fisit e të familjes. Prandaj, që kur lindin

fëmijët, djali është “krahu i babait”, kurse vajza është “dera e botës”, “ka shumë halle”, “do

pajë” etj.

7.3 Etnografia e të folurit në ngushëllimet

Vdekja, si pjesë e dhimbshme e jetës njerëzore, bëhet burim i shprehjes së veçantë

gjuhësore. Ajo lidhet me faktin që njeriu nuk është i vetmuar, ai ka dëshirë e detyrohet nga

rrethanat të luajë rolin e tij në një bashkësi që ka të përcaktuara rregullat e saj në të tilla raste.

Kështu, njeriu që i vdes një i afërm, pret e përcjell shumë njerëz të tjerë dhe si rrjedhim, është i

detyruar të dëgjojë shumë fjalë ngushëllimi dhe të kthejë përgjigje për to. Në mjedise të

ndryshme dhe perceptimi për vdekjen dhe përjetimi për të është i ndryshëm.

Në krahinën e Devollit, ashtu si dhe në krahina të tjera, shkalla e përjetimit të dhembjes dhe

ngushëllimet janë në varësi të shkallës së afërsisë me të vdekurin, moshën apo statusin e tij

shoqëror e familjar. Këta faktorë paracaktojnë dhe mënyrën e ngushëllimit.

Kur ai që ka ndërruar jetë është në moshë të shkuar dhe përgjithësisht i ka plotësuar

detyrimet familjare, ngushëllimet janë me një peshë të lehtë, njeriu ndien dhimbje, po kjo është e

natyrshme: “Zoti gajret u dhëntë!”, “T‟i rojnë fëmija (djemtë, çupat)!”, “T‟i rrojnë të dashurit”,

“Për kështu mos arçim!”. Kur personi i vdekur ka qenë shumë i sëmurë, ngushëllimi lidhet me

faktin që më në fund shpëtoi nga vuajtjet: “U shkujdes”, “Bë pleqtë qoftë!”, “Punët e zotit, s‟i

dalim zotit përpara!”. Kur para tij ka vdekur një njeri shumë i afërt (fëmijë, vëlla a motër në

moshë të re) thonë: “I daltë përpara!”.

Page 43: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

181

Kur ai që vdes është në moshë të re, pesha e ngushëllimeve rritet shumë nga ana

emocionuese: “Të roni vetë!”, “Qoftë e fundit!”, “Dogji dhenë!”, “O zot mos jep sa ke, mbaj

dorën!”. Për të lehtësuar dhembjen thuhet: “Qoftë i dashuri i zotit!”.

Kur vdes një foshnjë dhe çifti nuk ka fëmijë të tjerë thuhet: “Ju gëzoftë zoti me të tjerë!”;

“Një pemë që lulëzon dhe hedh, dhe mban!”. Në të tilla raste gratë nuk duhet të vishen me të zeza

dhe nuk duhet të qajnë.

Kur pihen kafe për të ndara (përkujtimore në ditë të caktuara), ngushëllimet janë për

njerëzit e familjes që presin ngushëllimet: “Të arçim për të mira e gëzime!”, ndërsa njerëzit që

vijnë në ngushëllim (kryesisht gratë) i thonë njëra-tjetrës: “Dalçi gëzuar!”; “Për kështu mos

dalçi!”.

Në rastet e plagosjeve me armë apo aksidente, përveç urimit për një shërim të shpejtë

ngushëllohet: “Me kaq qoftë!”; “Shyqyr shpëtoi!”; “Qënke me ditë!”; “Ditëgjati s‟bëhet

ditëtëshkurtër!”.

Bagëtitë gjithmonë janë parë si pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike të familjes. Kur ato

dëmtohen ngushëllimi lehtësohet nga fakti që mund të zëvendësohen, si: “Njeriu s‟vihet, baktija

blihet”; “Plagë nuk bën, po qeder bën”; “Bë baktitë qoftë!” etj. Ngushëllimet për dëmtimet nga

ujku e bishat e egra ngjajnë më shumë si urime, sepse besohet se po të merren me të mirë

egërsirat do të kursehen bagëtitë e tjera, si p.sh.: “Pastë dhëmbin e mbarë!”; “Pastë dhëmbin e

ëmblë!”; “Pastë dhëmbin e hajrit!”; “Marrtë të ligat me vete!”.

Njerëzit ngushëllojnë njëri-tjetrin dhe kur u vjedhin shtëpinë apo pasurinë duke e lehtësuar

të dëmtuarin me shprehje, si: “Pastë dorën e mbarë!”; “Pastë dorën e hairit!”; po sigurisht, nuk

mungojnë mallkimet për këtë rast, si: “Duart e botës paftë!”; “Me bukë e kripë mos u ngoptë!”;

“Marrtë e mos pastë!” etj.

7.4 Mallkimet si pjesë e të folurit grarisht

Mallkimet janë kryesisht pjesë e të folurit grarisht. Ato gjallojnë si shprehje e mendësisë

së përgjithshme të krahinës ku mallkimi më tepër se atë që shpreh në të vërtetë, synon të bëhet

parandalues për dukuri të padëshiruara. Bie në sy se mallkimet bartin e shprehin shkallë të

ndryshme të ngarkesës emocionuese.

Page 44: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

182

Kështu, dallohen mallkimet që lidhen me sëmundje të ndryshme (kryesisht sëmundje që

quhen si të pista, si diarre, sëmundje lëkure, sëmundje që transmetohen nga kafshë e deri në ato

që shkaktojnë paraliza e sjellin vdekje), si: “Plasja të rëntë!”; “Të dalçin xhungat!”; “Të laftë

stërba!”; “Të laftë syrybati!”; “Të rëntë damllaja!”; “Të zëntë naçitoku!”; “Të zëntë data!”; “Të

rëntë pika!”; “Ngatërrofsh zorët!”; “Të rëntë kolera!”; “Të rëntë bë gjumët!”; “Të goditë bë

gjumët!”; “Të rëntë zeheri!” etj.

Nuk mungojnë mallkime që lidhen me vuajtje për humbjen e shqisave dhe pjesë të tjera të

trupit, si: “Të plaçin sytë!”; “T‟u thaftë goja!”; “Të rëntë dora copë!”; “Rrojç e vojç!”; “Të

rënçin mishrat copë!”; “Të hëngërt galica sytë!”. Gratë, shpesh, janë të afta që të kthejnë në

mallkime dhe dukuri që nuk kanë asnjë lidhje me sëmundjet, si: “Ëngla të rëntë!”; “Ënç të

preftë!”; “Ëknilla dë ballët!” (kur dikush nuk kupton dhe thotë shpesh “Ë, ë, ë”). Po ashtu, një

sërë mallkimesh lidhen me kalimin në çmenduri të njeriut që mallkohet, si: “Març malet!”; “Lojç

majë shelgut!”

Pjesa më e madhe e mallkimeve lidhen me vdekjen. Disa prej tyre janë mallkime për një

vdekje me vuajtje, si: “Të çaftë ujku pa dhëmbë!”; “Të hëngërt macja zorrët!”; “Të vaftë qafa

mbrapa!”; “Të mbettë në grykë!”; “Të piftë llupi (ujku)!”; “Të vrafshin me kafshore në gojë!”;

“Të shkoftë plori!”; “Kosh për qentë u bëfsh!” etj. Disa prej tyre janë për vdekje të

menjëhershme, po vdekja vetë nuk përmendet ose jepet me eufemizmat mort/i, flamë/a, e ngara,

si: “Mos u gdhifsh i gjallë!”; “Ngorç të rëntë!”; “Plaç bë vëndit!”; “Plaç!”; “Plaç përmbys o

zot!”; “Të bëfsha gropën!”; “Të ngaftë e ngara!”; “U plloçkosç!”; “Të hëngërt morti!”; “Të martë

flama!”; “Të futsha bë dhet!” etj.

Disa prej mallkimeve e nënkuptojnë vdekjen nëpërmjet riteve që kryhen për të dhe

dallohen sipas besimit fetar, si: “Të bëfsha hallbën (hallvën)!”; “Të hëngsha revaninë!”(për

myslimanët) dhe “Të bëfsha (të këndofsha) kulufrudhën!”; “Të hëngsha grurët!”; “Të ndezça

kandilen!”; “T‟u mbaroftë vaji!” (për të krishterët) etj. Një pjesë e mallkimeve lidhen me vdekjen

e parakohshme, si: “Mos arrifsh të bëesh!”; “Mos arrifsh!”; “Mos u arrifsh ishalla!”; “E gjeç nga

mos e pandefsh!” etj.

Disa mallkime e kanë humbur kuptimin e gjymtyrëve përbërëse, por mbajnë një ngarkesë

të madhe negative dhe lidhen me figurat e transformimit pas vdekjes, si: “U bëfsh nabeti e

kuskudrum!; “U bëfsh lanet!”; “U bëfsh syrgjyn e nabeti!”; “U djegsh lugat!”; “Një saraxha të

rëntë!”; “Të bëfsha vapën!”; disa lidhen me besimin se vdekja mbahet në fijen e perit të lidhur që

Page 45: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

183

në të tretat e lindjes së çdokujt, si: “Të heqshin për peri e për litari!”; “Të zënça për peri!”; si

dhe disa mallkime që lidhen me figuran e kafshëve ogurzeza në mendësinë e bashkësisë, si: “Të

preftë bukla!”; “Të fryftë nuska e lalës!”317

.

Një pjesë mallkimesh lidhen me transformime, aksidente etj., të cilat në një farë mënyre

përjetohen me ngarkesa të forta emocionuese që përdoren kryesisht në situata ku zë vend e

shprehura me ironi dhe jo mallkimi në vetvete. Kështu, disa prej mallkimeve lidhen me vese të

këqija, si p.sh., atij që pi i thuhet: “Piftë majë hurit!”; “Të piftë bukla!”; atij që nuk është i zoti:

“Të vraftë qulli i petullave!”; “Mbyty në llokaçkë!”; atyre që janë ngatërrestarë dhe intrigantë:

“Mos t‟i pafsha sytë!”; “Të hyftë tenja!”; atij që është i pangopur: “Mos të rëntë në bark!”; për

dikë që nuk i ndihmon të afërmit e tij dhe ata që kanë nevojë: “Mbeç katër udhëve!” etj.

Disa mallkime, që kanë ngarkesë negative të lartë, i drejtohen familjes, të afërmve apo

shtëpisë e dikujt, si: “T‟u shoftë dera!”; “Të vdektë familja e mbeç mbë‟udhë!”; “Të fshiftë

(rëntë) zjarri!”; “T‟u shoftë nami, nishan mos të mbettë!”etj.

Syri i keq. Besimi te syri keq është mjaft i përhapur në fshatrat e Devollit, sepse disa njerëz

kanë aftësi të bëjnë keq me anë të syve, sidomos fëmijëve, të moshuarve apo bagëtive. Zakonisht

foshnjat i mbulojnë që mos i marrin mësysh. Për të mos rënë mësysh, përgjithësisht gratë bëjnë

sikur pështyjnë tri herë dhe thonë: “Marshalla!”; “Sa i ndyrkë!”; “I ligu i nënës!”; “Evgjit fare

është!”; “Syri i keq (i lig) mos të paftë!”; “Yyt balgë!”, ndërsa për dikë, që i thotë fëmijës fjalë të

mira dhe mund ta marrë mësysh, i thonë: “ Posi, sytë tënd!”; “Sytë tënde në bythë të qenit, bytha

jote majë ostenit!”. Fëmijës i thuhet “Syri i keq mos të paftë!”, për dikë, që mendohet se ka sy të

keq mallkohet: “Sytë i plaçin!”; “Sy plasur!”. Për të mos rënë mësysh fëmijëve u vihet hudhër

ose zhivë të futur në një qese të vogël pëlhure, e cila u vendoset në rroba. Kur dikush bie në sy i

këndojnë, i tretin plumb dhe thuhet se, kur plumbi ngurtësohet dhe merr formë të ngjashme me

fytyrën e njeriut, mallkohet: “Të plaçin sytë!” për t‟u prishur syri i keq.

317

Nusja e lalës apo bukla, në mendësinë e Devollit përfaqëson një kafshë që sjell fatkeqësi. Në Devoll përdoren të

dy eufemizmat dhe lidhen me marrjen me të mirë të kësaj kafshe që mendohet se sjell fatkeqësi. (shih E. Çabej,

Disa eufemizma të shqipes, BISH, III, Tiranë, 1949 ; N. Papleka, Kulte, rite, magji në traditën orale, Toena, Tiranë,

1999, f. 183) .

Page 46: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

184

7.5 Shqyrtime të “baby-talk”-ut në të folmen e Devollit

Të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj, kur u drejtohen fëmijëve, u qasen disa mënyrave apo

aspekteve, duke zgjedhur ato që u duken më karakteristike e më të vlefshme për komunikim me të

vegjlit318

. Sigurisht që zgjedhja e këtyre mjeteve bëhet në përshtatje me moshën dhe seksin e fëmijës.

Është e kuptueshme që nënat kanë më shumë lidhje me fëmijët dhe gjuha e tyre është meë e prirur drejt

fjalëve dhe frazave përkëdhelëse. Imitimi gjuhës fëminore përdoret ngado, por më shumë vihet re te nënat

dhe sidomos kur ato u drejtohen fëmijëve të tyre në vitet e para të jetës së tyre. Veçoritë kryesore të

“baby-talk”-ut në një të folme nuk qëndron në faktin që ajo është e pranishme në këtë të folme, por në

karakteristikat që mbart ky tip bashkëbisedimi në mjedisin e kësaj të folmeje që në rrafshin fonetik e deri

në atë sintaksor. Nga kjo pikëpamje, e folmja e Devollit shfaq një sërë veçorish gjuhësore si të

përbashkëta me të gjithë të folmet e tjera (pak a shumë gjuha e fëmijëve, pavarësisht përkatësisë

territoriale të së folmes, priren të kenë disa karakteristika të përbashkëta të gjuhës së tyre fëminore), po

ashtu dhe elemente të veçanta që lidhen me dallimet gjuhësore që kanë të bëjnë me mendësinë, kulturën

dhe traditën e krahinës ku gjallon e folmja.

Në rrafshin fonetik dallohen shndërrime fonetike që hasen dhe në krahina të tjera, si: r>l

(cilonkën, të bukla, tulp, doçe/doçkë); th>sh (byshkë); sh>ç (çulkë, byçkë) etj.

Sigurisht që në të folmen e Devollit bien në sy prapashtesat e veçanta zvogëluese përkëdhelëse, të

cilat janë bërë pjesë e komunikimit dhe midis të rriturve. Prapashtesat –kë, -çkë, si në emrat e

përgjithshëm, në emrat vetjakë dhe në trajtat e tyre zbunuese, pavarësisht burimit, fillimisht duhet të jenë

përdorur si pjesë e komunikimit me fëmijët dhe pastaj janë bërë pronë e gjuhës të të rriturve me njëri-

tjetrin. Një prapashtesë e dallueshme e të folurit fëminor është –ul, e cila shpesh gjendet e përngjitur me

prapashtesën –kë, si p.sh: “Ku i ke ciculkat ku?”; “Ta hëngla baculkën”; “O gjoksuli i nënës”. Kjo

prapashtesë gjendet dhe në emra të përgjithshëm si çezmulkë për të treguar diçka të vogël si dhe

në disa patronime, të cilat duhet të të jenë përdorur me përkëdheli dhe më pas janë krthyer në

patronime të mirëfillta si: Priftuli, Naçuli, Maxhuli.

Leksiku përbën pjesën më të veçantë të ligjërimit të “baby-talk”-ut. Në mendësinë shqiptare

përmendja e organeve gjenitale ka qenë tabu, ndaj nuk mungojnë eufemizmat, të cilat, pavarësisht turpit,

nënat i përdorin për të përkëdhelur fëmijët. Kështu, në të folmen e Devollit gjendet eufemizmi

cilonkë/cironkë për organin mashkullor “Peto ce ta ëngri cilonkën macka”; “Pu –pu, tulp cilonkën”;

zoçkë/dudë/ lokumkë për organin femëror “Të ta lajë mamaja lokumkën ce ke bër çulkën”. Emërtimi

318

Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004, f. 189.

Page 47: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

185

lulkat është eufemizëm që përfshin si penisin dhe testikujt319

. Nënat ndihen krenare që kanë fëmijë

meshkuj dhe përdorin shpesh këtë emërtim, por më shumë e përdorin gjyshet. Ato kanë një status më të

lartë se nënat në lirinë e shprehjes në mjediset familjare për praninë mashkullore si trashëgimi e oxhakut

dhe e emrit, p.sh. “Lulkat e nënocit, të bukla”; “Të keqen e lulkave të nënës”. Fjala byshkë/ byçkë

gjendet shpesh në kompozita që lidhen kuptimisht me formën e kësaj pjese të trupit si tregues

shëndeti, si: byçkëkosh, byshkëdere.

Po ashtu, në leksikun e “baby-talk gjenden mjaft fjalë që vijnë nga tingullimitime, si: “O

rorocka e nënës”. Në këngët që u këndohen fëmijëve gjenden shpesh shprehje të tilla: “O ro-ro,

o ro-ro/ këtë djalë moj kush e do, o ri-ri, o ri-ri/ e ka nëna si flori”.

Shpesh fëmijët identifikohen me mbiemra të emërzuar që shprehin cilësi të fëmijës apo

dëshira të nënës për ta pasur këtë cilësi: “Turfandaja e nënocit”; “I/ e mbara e nënockës”;

“Hairliu i nënës”. Kënaqësia e një nëne për një fëmijë të shëndetshëm lidhet edhe me emra të

përgjitshëm, te të cilët një nga përbërësit kryesorë të kuptimit lidhet me treguesin e formës, si:

“Hundëkudheshkë e nënës” (nga kudhë); “Brumbulleshkë e nënit” (nga brumbull); “Buçkë e

nënës” (nga but) etj.

Gjuha fëminore mund të përfshihet në tërësinë e atributeve që u përkasin shoqërive

tradicionale, me role të fiksuara mirë, e më kode të të ngushta, ngushtësisht funksionale në

identifikimin pozicional të folësit me grupin e vet320

. Kështu, në përdorimin e gjuhës fëminore

roli i burrave është pothuaj i pandjeshëm, ajo lidhet në radhë të parë me nënën, më pas me

gjyshen dhe më pas me fëmijë më të rritur femra përkundrejt fëmijëve të vegjël. Si përfundim

mund të themi se folura fëminore mbetet kryesisht pjesë e të folurit grarisht.

7.6 Rreth antroponimisë në të folmen e Devollit

7.6.1 Vështrim i përgjithshëm mbi antroponiminë

Antroponimia paraqet një interes të madh për albanologjinë në përgjithësi dhe për

gjuhësinë në veçanti. Emri, si dukuri etnokulturore, paraqitet në forma dhe kuptime të

319

E. Çabej, Disa eufemizma të shqipes, BISH, III, Tiranë, 1949, f. 79. 320

Cituar sipas Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Toena, 2005, f. 289.

Page 48: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

186

llojllojshme duke mbartur në vetvete më shumë se përfaqësimin e një njeriu të veçantë. Siç vë në

dukje dhe Mark Krasniqi: “…mund të themi se emrat, deri – diku, luajnë, rolin e dokumenteve

historike, në bazë të të cilave mund të konstatohen ecuritë shoqërore e kulturore të një vendi”321

.

Siç dihet, historia e emrave të njerëzve është një pjesë e vetë historisë dhe e gjuhës së

kombeve që u përkasin. Çdo popull a komb ka historinë e vet, kulturën e vet dhe, për pasojë, ka

fondin e vet të emrave vetjakë, që e dallon nga popujt dhe kombet e tjera. Gjithashtu, çdo popull

ka në historinë, në kulturën dhe në fondin e vet të veçantë të emrave vetjakë edhe ato elemente

shprehëse të përbashkëta me shumë popuj e kombe të tjera, të përftuara si pasojë e

bashkëmarrëdhënieve në periudha të ndryshme të historisë. Shtresëzimi kohor dhe përdorimi i

emrave vetjakë janë reflekse që shpjegohen përmes kronologjisë së vetë historisë dhe të gjuhës

së popullit tonë.322

Në periudha të ndryshme, emrat vetjakë japin dëshmi të qarta të jetës ekonomike,

shoqërore e kulturore të një vendi të caktuar. Por, më shumë gjurmë kanë lënë në ato shoqëri ku

jeta patriarkale ka rrënjosur thellë në ndërgjegjen e bashkësisë besimin se emri i njeriut nuk e

identifikon atë vetëm nga pikëpamja fizike. Në këto shoqëri emri ka përfaqësuar një identitet

shpirtëror, që lidhet ngushtë me besimin fetar, me mënyrën e jetesës, me klasën shoqërore, me

ndikimin e bestytnive në periudha të caktuara.

Emri, në traditën e popullit tonë, është i lidhur ngushtë me këto dukuri. E. Çabej ka vënë në

dukje se: “Emrat vetjakë, duke përfshirë aty emrat e viseve e të njerëzve, si një pjesë të thuash e

pashkruar e leksikut të gjuhës, janë caktuar të zëvendësojnë deri diku dokumentet e shkrimit, që

mungojnë kryekrejet për kohën para shekullit XV .”323

Sot, në kohën e lëvizjeve të mëdha

demografike, të globalizimit të ekonomisë dhe jetës shoqërore në tërësi, është gjithmonë e më i

pranishëm rreziku i zhdukjes së këtyre dëshmive në rrjedhën e viteve. Trysnia e fuqishme e

zhvillimit të teknologjive të informacionit, ndryshimet e mëdha të mendësive lokale, kombëtare e

rajonale, politikat shtetërore të mëparshme dhe ato të sotme etj., ndikojnë po aq fuqishëm dhe në

globalizimin e emrave vetjakë.

Krahina e Devollit paraqet një interes të veçantë fushën e antroponimisë. Duke u nisur nga

pozita gjeografike, krahina e Devollit ka një pozicion të rëndësishëm kufitar. Shumë fshatra, si

Vërniku, Vidohova, Kapështica, ndodhen në vijën kufitare me Greqinë. Kjo afërsi ka sjellë

321

M. Krasniqi, Gjurmë dhe gjurmime, Studime etnografike, SHB “8 Nëntori”, 1979, f. 100. 322

P. Daka, Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe, nr. 3, 1970, f. 138 323

E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, Tiranë, 1982, f. 43.

Page 49: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

187

marrëdhënie të zhvilluara ekonomike, tregtare, midis fshatrave dhe qyteteve në të dyja anët e

kufirit. Rrjedhimisht, në popullsitë e këtyre krahinave vihen re dhe ndikime të dyanshme

kulturore, gjuhësore e zakonore, çka ka ndikuar dhe në emrat vetjakë të banorëve të krahinës.

Një faktor i rëndësishëm, me ndikim mjaft të madh në antroponiminë e kësaj zone është

besimi fetar. Në këtë krahinë ka pasur dhe ka fshatra vetëm me popullsi të krishtere ortodokse

(kryesisht në Devollin e Sipërm), vetëm fshatra me popullsi myslimane si dhe fshatra me

popullsi të përzier, ortodoksë dhe myslimanë.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, si dhe në fillimin e shekullit XX, në këtë krahinë kemi

lëvizje të mëdha migratore, si në Ballkan (kryesisht në Greqi, Rumani e Bullgari), ashtu dhe në

vende të largëta, kryesisht në SHBA dhe Australi. Kurbeti u përhap si dukuri në fshatrat e

Devollit të Sipërm (Bradvicë, Dardhë, Sinicë, Qytezë, Gjyres, Ziçisht), të cilat kishin pak tokë,

pra më pak mundësi ekonomike. Këto lëvizje sollën me vete zakone të reja, përzierje mendësish,

kulturash, si dhe ndikuan në antroponiminë e kësaj krahine.

Njëkohësisht, ndikim në antroponiminë e krahinës kanë pasur besimet popullore, bestytnitë

dhe faktori historik. Krahina e Devollit ka njohur kthimet e dëshiruara apo të detyruara të

përkatësisë fetare dhe njëkohësisht të emrave në periudha të ndryshme historike, dukuri që

vazhdon dhe në ditët e sotme. Kështu, hulumtimi i dukurive gjuhësore, që lidhen me

antroponimet, bëhet gjithnjë e më e vështirë.

7.6.2 Emrat kalendarikë fetarë

Këta emra janë të pranishëm në të dy besimet, të krishterë dhe myslimanë. Emrat e

besimit të krishterë janë gjerësisht të përhapur në të gjithë krahinën. Në përgjithësi, këta emra

ngushtohen në sferën e atyre që vijnë nga shenjtorët.

Së pari, duhen përmendur emrat teofanë, të cilët kanë të bëjnë me riprodhimin e emrit të

Krishtit, Marisë, nënës së tij dhe të zotit si emër i përveçëm. Duhet vënë në dukje se tek emrat e

vjetër (të brezave para viteve ‟60 të shekullit të kaluar) gjenden disa variante të njëjtit emër. Emri

i Krishtit gjendet në formën Kristaq, me variantet e shkurtuara Kiço, Taqo, Kici (ky i fundit si

rrjedhim i ndikimit të “baby-talk”-ut). Në variantin femëror gjenden Kristina, Krisulla. Përsa i

përket emrit Maria, varianti më i përhapur në Devoll ka qenë Marika, si një ndikim i greqishtes,

ndërsa sot po përhapet gjithmonë e më tepër Maria, si rrjedhim i rikthimit të praktikës fetare të

Page 50: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

188

pagëzimit, por nuk mungon dhe varianti Marina. Një emër që gjendet në këtë krahinë është dhe

Theofan me variantin e shkurtuar Fani. Sipas M. Krasniqit ky emër i përket periudhës

parakristiane324

. Po ashtu, hasen dhe variantet Thedhor-Theodhora-Dhorothea. Variantet e sotme

gjenden me prapashtesën –ela Dhorjela, apo me shndërrimin e th>t dhe dh>d (Teodor-Teodora-

Dorotea), rrjedhim i ndikimit të gjuhëve perëndimore.

Mjaft të përhapur janë emrat e shenjtorëve dhe apostujve të Krishtit. Në breznitë deri në

vitet ‟60 te këta emra vihen re përshtatje fonetike sipas ligjësive të shqipes.

Këtu mund të përmendim emrin Jovan dhe Jani. Varianti i parë me shkurtimet Vani,

Vançi, mund të besohet se është më i hershëm, u përket ndikimeve sllave, mjaft të dukshme në

këtë krahinë. Ndërsa varianti i dytë, herë del si shkurtim i emrit Jovan (p.sh. në Hoçisht), por më

tepër del si emër më vete. Gj. Shkurtaj325

shkruan se ky variant i përket një shtrese të besimit

ortodoks më të hershëm të shtrirë përgjatë Toskërisë Veriore, si ndikim i drejtpërdrejtë nga

greqishtja. Varianti Joan del më tepër si variant i modernizuar, por pa glotalen h, e cila mungon

në të folmen e Devollit.

Emri Gjergji ndeshet më shumë te brezat pas viteve „60. Në format e vjetra ai vjen me

variantet Jorgo, Jorgaq, Jorgji (me theks parafundor), ndërsa në variantin femëror Jorgji-Jorgjia

(me theks fundor) dhe në një variant më modern Jorgjeta. Ky emër paraqet larmi zbunimesh që

mund të vijnë për shkaqe të ndryshme. Një prej tyre, mjaft i përhapur është Xhoxhi. Mendojmë

se ky zbunim ka ardhur si rrjedhim i ndikimit i të folurit fëminor. Ndërkohë gjejmë dhe formën

Jorgaq (Gaqo-Gaqi-Gaqkë), dukuri e zakonshme e zbunimit në krahinën e Devollit, kryesisht

për të shmangur emrin e gjatë, por dhe për të shprehur nuanca emocionuese të caktuara).

Ndikimet nga greqishtja duken dhe te variantet e emrave Nikollë-Nikollaq, Vasil-Vasillaq.

Emri Nikollaq në kohën tonë përdoret kryesisht në variantin Nikolin, me zbunimet Niko-Koli,

ndërsa emri Vasil haset me zbunimet Vaskë-Cile. Në ndryshim nga emërtimi i shenjtit dhe i

kishave përkatëse që paraqiten me formën e vjetër Shënkoll, në emrat vetjakë hasim vetëm trajtat

ku kemi shndërrim ll>l. Kjo gjë ka ndodhur dhe me emrin Ilia-Ilo, në format e reja Ilir, Ilirjan,

ku emri i shenjtit paraqitet Shëndëlli-Shëndëllia (ndodhen sot e kësaj dite toponime të kësaj

forme atje ku ka pasur kishë apo manastir kushtuar këtij shenjti, p.sh. Korija e Shëndëllisë në

Hoçisht, fshati Shënkollas-Fitore), ndërsa në variantet femërore më të përhapura janë Nikoleta,

324

M. Krasniqi, Gjurmë dhe gjurmime, Studime etnografike, SH B “8 Nëntori”, Tiranë, 1979, f. 111. 325

Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Toena , Tiranë, 2005, f. 299.

Page 51: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

189

Vasilika. Emri Pavllo–Pavlina dallojnë në variantet e shkurtuara nga mbaresa e gjinisë Pali-

Pala. Ndërkohë që shkurtimi për gjininë mashkullore përdoret vetëm në trajtën e shquar (në

ndryshim nga përdorimet e këtij emri në gegërisht), shkurtimi i emrit femëror përdoret rëndom

në të dy trajtat Palë-Pala.

Përgjithësisht, këta emra i përkasin arealit të dytë që përfshin emra të shtrirë përgjatë

Toskërisë Veriore dhe Jugore, ku ndikimet nga gjuhët fqinje janë më të dukshme326

. Këto

ndikime duken jo thjesht në huazimin e formave fonetike, por dhe në mjetet gramatikore të

formimit të këtyre emrave. Kështu, mund të përmendim prapashtesat greke -aq për gjininë

mashkullore (Petraq, Kristaq, Nikollaq, Vasillaq) dhe -ulla për gjininë femërore (Krisulla,

Athinulla). Pavarësisht se në gjuhën greke këto prapashtesa kanë funksion zvogëlues-

përkëdhelës, në të folmen e Devollit ato janë bërë pjesë e antroponimit pa ndonjë nuancë të

caktuar.

Në këtë krahinë, sipas ritit ortodoks, fëmija pagëzohet ditën e të tretave dhe emrin nuk

zgjidhet nga familjarët, por nga kumbari i fëmijës. Kumbari është pjesëtar i një familjeje që ka

kumbarinë e shtëpisë, kështu që në të njëjtën familje kumbaria shkon brez pas brezi. Kumbari i

familjes e përzgjedh emrin në varësi të disa faktorëve, si: të afërsisë në kohë me ditën e shënuar

të një festë fetare; nga emrat e familjarëve të vdekur (kryesisht të gjyshërve dhe më pas të një të

afërmi që mund të kishin vdekur në moshë të re etj.).

Duhet vënë në dukje se që para viteve „60 vihet re përzgjedhja e dy emrave, njëri me shenjt

dhe tjetri për përdorim të përditshëm, (p. sh. një fëmijë i lindur në vitet „30 të shekullit XX u

pagëzua me emrin Vasil, por iu vu dhe emri Napolon, shkurt thirrej Poleç)

Emri në traditën e krahinës, është aq i rëndësishëm sa festohet në një ditë të caktuar sipas

kalendarit fetar të besimit ortodoks. Në këtë ditë, familjarët (gratë) e atij që ka emrin shkojnë në

kishë “të ngrenë psomën”, ku psomë* quhet mesha që çohet në kishë.

Në shtëpi bëhen vizita dhe i urohet “Ta gëzojë emrin për shumë vjet!”. Pavarësisht se dhe

emrat e femrave përkojnë me ditët e shenjta, atyre nuk u festohet dita e emrit. Kremtimi i ditës së

emrit është privilegj vetëm i meshkujve të familjes, pavarësisht nga mosha e tyre.

Emrat e besimit mysliman. Këta emra i përkasin një areali më të gjerë se të parët. Janë

emra të një periudhe të mëvonshme (rreth shekujve XV-XVI). Për nga forma fonetike,

326

Po aty, f. 300.

* psomë (ψομί) (greq.)- bukë

Page 52: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

190

përgjithësisht, këta emra paraqiten në të njëjtën formë si në krahinat e tjera Shqipërisë, si: Ali,

Bajram, Novruz, Rexhep, Muamet që lidhen kryesisht me emra dhe festa fetare të ritit mysliman.

Veçoria kryesore e këtyre emrave është mungesa e plotë e glotales h në trup të fjalës (Memet,

Muamet). Por hasen dhe forma të emrave të përbërë të tipit: Memetali, Muaremali, Bajramali.

Përgjithësisht, këta emra vihen nga klerikë myslimanë, po nuk mungojnë rastet kur merren

parasysh ëndrrat dhe dëshirat e njerëzve më të moshuar të familjes, qoftë femra, qoftë meshkuj.

Dhe te banorët e këtij besimi është e pranishme dukuria e dyemërsisë, “emrit në kërthizë”, që

lidhet me besimin, dhe emrit që vihet dëshirës së familjarëve.

7.6.3 Emrat jofetarë

Emrat jofetarë janë mjaft të përhapur dhe përmbledhin një numër të madh emrash të vjetër e

të rinj:

1) Shtresën e vjetër të emrave që lidhen kryesisht me paganizmin, si ata që përfaqësojnë

perënditë greke (Persefoni, Dhimitra, Athina), apo që lidhen me kultin e hënës (Hëna,

Perihëna).

2) Shtresën e emrave që lidhen me botën bimore, si: Burbuqe, Zerdeli, Manushaqe, Shega,

Lule, Nerënxa, Vjollca, Lulëzim etj.

3) Shtresa e emrave që lidhen me botën e kafshëve e shpendëve, si: Pëllumb-Pëllumbesha,

Luan, Mirdash (Dashi) etj.

4) Shtresa e emrave që lidhen me bestytni të caktuara. Në krahinën e Devollit emri është

parë si një element ku mishërohen disa nga veçoritë fizike dhe shpirtërore të bartësit të

tij. Emri mendohet si një lloj mbrojtësi për shëndetin e fëmijëve. Për meshkujt është

mjaft i përhapur emri Guri. Të krishterët e përdorin vetëm në këtë variant për meshkujt,

ndërsa te myslimanët gjendet me variantet me prapashtesë trajtëformuese për gjininë

mashkullore dhe për atë femërore, si: Gurazi-Guraze dhe Gurtali. Ky emër u vihet

fëmijëve me shëndet të dobët ose në familjet ku kanë vdekur shumë fëmijë. Po në

familjet myslimane, përdoret për të njëjtën arsye dhe emri Hekuran, si një formim

prapashtesor nga fjala hekur. Ka dhe forma të përbëra ku njëra temë është jofetare dhe

tjetra jofetare (Guradem, Gurtali) etj.

Page 53: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

191

5) Shtresa e re e emrave. Në vitet 60 – 90 të shek. XX u përhapën emra si Agim, Agron,

Alban, Dëfrim, Bekim, Shpresa, Zana, Afërdita, Anila, Dritan, që këshilloheshin nga

nëpunësit e gjendjes civile si emra shqiptarë. Bien në sy një mori emrash që vijnë nga

emra foljorë veprimi me prapashtesën –im, si ndikim i drejtpërdrejtë i gjuhës së shkruar.

Krahas tyre zënë vend mjaft emra të fymëzuar nga letërsia artistike.

Në raport me toponiminë e fshatrave kjo dukuri u zhvillua më lehtë. Emrat e

fshatrave dhe vendeve që u ndryshuan me ligje dhe vendime shtetërore nuk mundën të

zhdukeshin nga kujtesa kolektive e bashkësisë gjuhësore, ndërsa emrat vetjakë u

ndryshuan me shumë lehtësi. Ndoshta, kjo gjë u lehtësua nga fakti që në këtë kohë u

bënë përpjekje të mëdha për zhdukjen e besimit fetar. Por dhe vetë njerëzit, në këtë

periudhë, i shihnin emrat fetarë si të vjetëruar dhe të papërshtatshëm për fëmijë të vegjël.

Në njëfarë mënyre, vendosja e këtyre emrave u bë me detyrim, por në shumë raste

fëmijëve u viheshin dy emra, një zyrtar dhe një fetar.

Sot antroponimia ka marrë kahje të tjera zhvillimi. Ajo po rikthehet në traditat e vjetra, por

është mjaft e ndikuar edhe nga dukuritë e reja të zhvillimeve ekonomike, shoqërore dhe kulturore

të krahinës

Në krahinëne Devollit është ringjallur tradita e ripërtëritjes së emrit të gjyshërve të

familjes, por tani u vihet emri dhe kur ata janë gjallë. Kjo ripërtëritje bëhet me tri mënyra. Së

pari vihet emri i njëjtë me atë të bartësit të mëparshëm, së dyti vendoset një emër më i përshtatur

me kohët e sotme (Kistaq>Kristi, Krisulla>Krisela, Kristela, Theodhor-a, Dhorothea>Teodor-a,

Tea, Dorotea, Thoma>Tomi), së treti me vendosje emrash sipas vendeve ku kanë emigruar,

kryesisht emra grekë (Engjiliqi. Gliqiri etj.).

Sot antroponimia është bërë një dukuri dhe më e ndërlikuar se më parë. Është e vështirë të

zbulohen rrënjët e emrave të sotëm, të cilët, siç e thekson dhe prof. Gj. Shkurtaj, “…ashtu siç ka

qenë dhe vijon të jetë Shqipëria si vend dhe si komb, midis Perëndimit dhe Lindjes, ashtu dhe

emrat vetjakë të shqiptarëve (si pjesë e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare) ka mbetur

kurdoherë ndërmjet dy-tri forcash magnetike, përkatësisht perëndimore dhe lindore.”327

Fakti që shqiptarët tashmë nuk jetojnë më në një shoqëri të izoluar, por janë të hapur si në

lëvizje dhe në mendësi, po sjell gjithmonë e më tepër zbehjen deri në zhdukje të dëshmive

etnokulturore që vijnë nëpërmjet antroponimisë. Prandaj, është e dobishme të hulumtohen

327

Gj.Shkurtaj, Sociolinguistika, Toena , Tiranë, 2005, f. 301.

Page 54: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

192

materiale nga të gjitha krahinat shqiptare, për një studim të thelluar të izoglosave të

antroponimisë në dritën e izoergeve kulturore e shoqërore që veprojnë mbi to.

7.6.4 Zbunimet si karakteristikë etnolinguistike e të folmes së Devollit

Si një anë e të folurit afektiv kur u drejtohemi njerëzve të afërt, të rrethit familjar, atij të

miqësor, shoqëror etj. zbunimet në një farë mënyre, shprehin marrëdhëniet kryesisht midis të

mëdhenjve dhe fëmijëve si dhe bëhen pjesë e kodit të ngushtë të mjedisit intim328

. E folmja e

Devollit dallohet për forma të larmishme zbunimi, kryesisht të shprehura me prapashtesave

zvogëluese e përkëdhelëse. Janë pikërisht këto trajta të dyta të emrave vetjakë, që shpesh

përfaqësojnë zyrtarisht vetë personat. Ata njihen nga këto trajta apo dhe nga këto forma

zbunuese, duke harruar trajtën e parë të emrit.

Në këtë krahinë, lindja e trajtave të dyta bëhet për të shmangur emrat e gjatë dhe të

vështirë, si: Aleksandra>Leka, Sanda; Athinulla>Thina; Gliqeri>Griqe; Elisaveta>Veta, Liza;

Evririqi>Riqi; Guarazie>Gure; Gurtali>Gure; Inxhiko>Xhiko, Diliko>Dile; Myrfedie>Myrkë,

Metemin>Mete; Nikollaq>Nik, Koli; Nevruze>Uze; Thomaidha>Thoma, Midha. Por, në një

numër të madh rastesh, këto trajta të dyta lindin si rrjedhim i pranisë së dy emrave të njëjtë

brenda familjes. Kjo dukuri është e përhapur në të dy besimet fetare, sepse banorët e të dy

besimeve e kanë traditë të ripërtërijnë emrin brenda familjes. Sot, kjo ndodh edhe kur bartësi i

emrit është ende gjallë (kryesisht gjyshi, gjyshja), si p.sh. gjyshi quhet Thoma>Maqo, ndërsa

nipi Thoma>Tomi; gjyshi Kristaq>Taqo, nipi Kristaq>Kristi etj.

Numrin më të madh të zbunimeve e përbëjnë ato që përftohen si rrjedhim i prapashtesave

kartakteristike zvogëluese e përkëdhelëse.

Trajtat e dyta dhe ato zbunuese përftohen nëpërmjet disa rrugëve kryesore:329

Së pari, përftohen trajta të dyta nga shkurtimi i trajtës së parë të emrit pa ndërrime

tingullore. Këtu dallojmë trajta të dyta të përftuara nga pjesa e parë e trajtës së parë, si:

Sotir>Sota; Filloreta>Filla; Valentina>Vala; Diliko>Dile; Metemin>Mete; Gurtali-Gurazi-

Guraze>Gure; Përparim(e)>Përo, Përe; Vangjel>Vangjo; Sulejman>Sulo; Pëllumb>Pëlle;

Nexhmi(e)>Nexho, Nexhi; Zydi>Zydo; Dhorothea>Dhora; Fillareta>Filla; Viktori>Vika;

328

Po aty, f. 264 329

Për këtë jemi mbështetur te klasifikimi që është bërë nga Gj Shkurtaj, duke e plotësuar dhe me dukuri të tjera që

vihen re në këtë krahinë.

Page 55: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

193

Diturie>Dita; Refie>Refo; Demir(e)>Demo, Deme; Xhevair>Xhevo; Nazmi(e)>Nazo;

Sejfi>Sefo; Remzi>Remo, Remi; Ilia>Ilo; Dashnor>-Dashi; Lumturi>Lume; Qazim>Qazo;

Refie>Refo; Manushaqe>Mane; Sofika-Sofjola>Sofi; Seferie>Sefe; Katerina>Kate; Krisulla-

Krisavgji>Krisa; Valter>Vali; Llazar>Llazi; Fiqiri>Fiqo; Nefaret>Nefo; Thomaidha>Thoma;

Kasëm>Kaso; Selim>Selo; Lulëzim>Luli; Eniel>Eni; Arjet>Ari; Ardian>Ardi; Adriatik>Adri;

Donika-Doni; Dorela>Dori; Juliana>Juli; Gentiana>Genta; Lindan>Lindi; Liljana>Lili;

Melsi>Meli; Monika>Mona; Majlinda>Mali;

Dallohen gjithashtu, trajta të dyta të përftuara nga pjesa e dytë e trajtës së parë të emrit

vetjak, si: Anastas>Tasi; Adriatik(e)>Tiku, Tike; Andon>Doni; Aftoni, Hysnie>Nije; Afroviti,

Arvita>Viti; Lefteri>Teri; Evanthi>Vantha; Ferzilet, Violeta>Leta; Adil>Dilo; Agim>Gime;

Irjat>Rate; Feruze>Ruze; Hekuran>Rani; Jorgaq>Gaqo; Jovan>Vani; Kostandina>Dino;

Hatixhe>Tixhe; Kaliroi; Iroi>Roi; Evririqi>Riqi; Iktidale>Dale; Krisulla>Sulla;

Fillareti>Reta; Inxhiko>Xhiko; Persefoni>Fona; Ramadan>Dane; Emine>Mine;

Burbuqe>Buqe; Irfan, Theofan>Fani; Rodhopi>Dhope; Sadbere>Bere; Thomaidha>Midha;

Një pjesë e trajtave të dyta kanë ardhur si rrjedhim i kombinimeve tingullore brenda

emrave vetjakë, si: Aleksandra>Leka, Gliqiri>Griqe, Mikail>Mili, Leonidha>Loni,

Nerënxa>Nënxa, Pavlina>Pala, Qirjaca>Caca, Themistokli>Kole,

Së dyti, kemi përftime të trajtave zbunuese nëpërmjet shkurtimeve të trajtave të para me

ndërrime fonetike. Kështu dallojmë trajta të dyta me ndërrime të s>c te emrat: Vasil>Cile;

Hysen>Ceno; Hasan>Cane; Polikseni>Cena; Nevruz>Ruci; të nd>n në: Skënder>Keno; të

s>sh në: Thanas>Nasho (po dhe Nasi).

Së treti, trajtat e dyta janë përftuar nga trajtat zyrtare me prapashtesa. Këto përbëjnë dhe

pjesën më të madhe të trajtave zbunuese dhe janë kryesisht me prapashtesa zvogëluese. Trajta të

tilla, në shumë raste, janë përdorur si trajta zbunuese dhe sot hasen si trajta zyrtare të emrave.

Shumica e tyre janë trajta me prapashtesën –kë, si: Afërdita>Ditkë; Dhimitër>Taqkë;

Dhorothea>Dhorkë; Emine>Minkë; Guri, Gurtali>Gurkë; Fillareta>Fillkë; Haxhire>Xhirkë;

Hasan>Cankë; Jetnor>Norkë; Jorgaq>Gaqkë; Ismail>Malkë; Mehmet, Ahmet>Metkë;

Leonidha>Lonkë; Kostandin>Dinkë; Sotir>Tirkë; Sulejman>Sulkë; Llambrini>Llambkë;

Myrfedie>Myrkë; Nevzat>Zatkë; Rasime>Raskë; Vasil>Vaskë; Persefoni>Fonkë; Niko>Kolkë;

Valentna>Valkë; Zerdeli >Zelkë etj.

Page 56: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

194

Me prapashtesën –ke hasen më pak trajta të dyta, por janë karakteristike për shkurtimet e

emrave në këtë krahinë, si: Haxhi>Xhike; Nevruz>Nake, Noke; Urim>Rike; Ahmet>Meke etj.

Me prashtesën –çi gjenden trajtat: Andrea>Ndreçi; Elise>Seçi; Kozma>Maçi;

Kostandin>Koçi; Petraq>Peçi; Vangjel>Vançi; Menduh>Duçi; Bashkim>Baçi (në shumë raste

emërtimi Baçi nuk ka të bëjë me emrin vetjak, po me trajtën zbunuese që përdornin fëmijët të

emrit baba). Po ashtu hasim dhe emra që mbarojnë me –ço, ku o ka mbetur nga rasa thirrore, si:

Dhimtër>Miço; Kristaq>Kiço; Naum>Nunç; Pandi>Panço. Gjithashtu, gjejmë dhe trajtat e

shkurtuara: Ibrahim>Braçe; Mirjat>Jaçe, për analogji me të njëjtën prapashtesë zvogëluese

turke te disa emra të përgjithshëm (gjymçe, amamçe, jorgançe etj.).

Së katërti, dallohen një sërë trajtash të përftuara nga të folurit fëminor, por që janë të

përdorshme nga të gjithë banorët e fshatit, si: Dylber>Bebel; Serveri>Lela; Blendi>Pepe;

Elisaveta>Detkë; Memli>Memi; Kristina>Cina; Irida>Dida; Jonaldi>Lole; Erjol>Loli;

Brunilda>Buzhuli; Dëfrim>Mimi, Gjergji>Xhoxhi; Dhimitri>Mimi; Petraq>Pepi;

Shpresa>Peja; Inxhiko>Xhixhe etj.

Së pesti, trajta të dyta të përftuara pa ndonjë lidhje fonetike me trajtën e parë, si:

Vasil>Poleç, Kozma>Pepi, Nonda>Nuni, Ilia>Lluji, Jorgo>Gulo, Jani>Gjikë, Nastasi>Gjikë,

Fatjon>Tafe, Artan>Ruko etj.

Dukuria e përftimit të trajtave të dyta nga shkurtimet dhe nga zbunimet është aq e

përhapur, saqë njerëzit shumë herë i kanë përdorur dhe si trajta të para zyrtare. Një informatore

nga Bilishti na tha: “Mua në vogëli më vunë emrin e gjyshes që të gjithë e thërrisnin Feke. Meqë

isha e vogël të gjithë më thërrisnin Feskë. Kur shkova në gjendjen civile për të marrë një

çertifikatë pashë që dhe aty figuroja Feskë.”

Duke shqyrtuar me hollësi antroponimet, mund të vihet re që një pjesë e madhe e trajtave

të para zyrtare kanë më shumë se një trajtë të shkurtuar apo zbunim, si: Krisulla (Krisa, Sulla),

Lefteri (Lefkë, Teri), Vasil (Vaso, Vaskë, Cile), Hasan (Cane, Cankë), Nuredin (Nure, Nurkë,

Dine) etj. Kjo ka ndodhur sepse emrat janë përdorur edhe të shkurtuar, edhe me trajta

përkëdhelëse.

Page 57: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

195

7.6.5 Patronimet

Patronimet përbëjnë një fushë me interes për t‟u hulumtuar. Në një shqyrtim sinkronik,

duke u mbështetur në një klasifikim të bërë nga Buasoni330

, emrat e familjeve në krahinën e

Devollit mund t‟i ndajmë:

1) Patronime që vijnë nga fjalë me kuptim të përgjithshëm. Në këtë grup përfshihen një

numër i madh patronimesh që lidhen me emra të përgjithshëm, të cilët, për shkaqe të ndryshme,

kanë mbetur si mbiemra të familjes a të fisit. Të tilla mund të përmendim: Çeliku, Karafili,

Koburi, Lakrori, Flaga, Qeleshi, Qyta, Buxhaku, Dushku, Pisha, Plaku, Bleta, Bodeci, Karafili,

Buxhaku, Themeli, Gjata, Mulliri, Sheri, Kuqali, Trëndafili etj. Një pjesë e këtyre patronimeve

kanë ardhur nga nofka që lidhen me emra të përgjithshëm që tregojnë të meta fizike apo vijnë

nga ndonjë histori a gojëdhënë, si: Vesho, Shurdho, Çuçka, Rota, Topalli, Bilbilushi, Buzo, Keco,

Rënja, Shamata, Gjelo, Qose etj.

2) Patronime që tregojnë ofiqe, tituj, profesione. Te ky grup patronimesh dallojmë ato

që lidhen me emërtimet fetare. Kështu dallojmë patronimet e përngjitura të familjeve të krishtera,

të cilët e kanë pasur në kryefamiljarin prift. Në të folmen e krahinës së Devollit prifti thirrej

papa/papaj i shoqëruar nga emri vetjak. Kështu sot gjenden patronime, si: Papailiat,

Papadhamët, Papadhopullët, Papa etj. Por, gjithashtu, ka dhe patronime të parme që lidhen me

emrat e përgjitshëm që tregojnë shkallë hierarkie të klerikëve të këtij besimi, si: Ikonomi,

Konomi, Prifti, Priftuli (dikur prapashtesa –uli mund të jetë përdorur, sikurse dhe te disa emra të

përgjithshëm me kuptim zvogëliues, derisa dy degët e një familjeje janë ndarë, duke u dalluar me

patronime të ndryshme: Prifti dhe Priftuli). Po kështu, hasim patronime që lidhen me emra të

përgjithshëm që tregojnë klerikë myslimanë, si: Hoxha, Hoxhalli (me prapashtesën – lli), Haxhiu

(që si emërtim i përket ritit mysliman, por gjendet si patronim dhe në familje të krishtera), Mulla,

Dervishi, apo të përngjitur, si: Babasuli etj.

Disa patronime tregojnë ofiqe a tituj, kryesisht të burimit turk, të personave të caktuar.

Kështu janë të përhapur patronime, si: Ago, Agolli, Spaho, Kadiu, Kadillari, Shehu etj.

Një grup më vete mund të përbëjnë patronime që lidhen me profesione që janë ushtruar

individualisht apo familjarisht, si: Kovaçi, Bujku, Avxhi, Tabaku etj.

330

H. Boissin, Sprovë e përkohshme për një klasifikim të emrave të përveçëm në shqipe, Konferenca I e Studimeve

Albanologjike, 1965, f. 176-182.

Page 58: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

196

3) Patronime mbi bazë të antroponimeve (si në trajta të plota dhe trajta të dyta apo

zbunime me ose pa prapashtesa), si: Ahmetli, Andoni, Dhamo, Adhami, Hysolli, Muçi, Vasili,

Tahiri, Pano, Miholli, Naqo, Nasto, Demiraj, Zeqo, Ceno, Lame, Demirazi, Zoto, Zotolli, Kote,

Donushi, Taho, Avdolli, Lushi -trajtë e dytë e emrit Alush, Shaholli, Seferkolli, Mekolli, Braholli

etj. Disa prej këtyre patronimeve janë formuar mbi bazën e përngjitjes së dy antroponimeve apo

emrit vetjak dhe mbiemrit, si: Maneshi (dikur ka qenë Mane Shehu dhe sot ka dhe një mulli që

quhet Mulliri i Mane Shehut), Sulkamani (Sulka i Manes) etj.

4) Patronime me burim nga toponime: Lumi, Bregu, Bicka, Kodra, Sheshi, Shkëmbi,

Morava, Llabanj, Kurila, Babani, Trojani, Progri, Danglli, Revani, Grazhdani etj. Në këtë grup

mund të hyjnë dhe patronime me burim nga emërtime banorësh të një vendi, si: Shkodrani,

Korçari etj.

5) Patronimet e pamotivueshme përbëjnë një grup të rëndësishëm, sepse mund të nxirren

të dhëna të rëndësishme për gjendjen e hershme të trajtave gjuhësore të tyre. Kështu mund të

përmendim patronimet: Maxhe, Koroli, Kambo, Bode, Kutrolli, Palloi etj.

Nga pikëpamja morfologjike patronimet fisnore përdoren në shumës në disa forma:

Në këtë krahinë dallohen patronime që ndërtohen mbi bazën e mbiemrit të familjes, si:

Veshot, Karafilët, Shurdhot, Maxhet, Cicanët, Çingot, Kondat, Çyrët, Vramet, Tërpinët, Rrënjat,

Çekanët, Miskat, Bodecët, Temot, Koraqët, Rrënjat, Sllogët, Damot, Iskalët, Xegat, Xhekot,

Maneshët, Qeleshët, Shkodranët, Tabakët, Talurët, Gegenët, Kallçunët, Nastot, Serjanët, Merot

etj. Këtu hyjnë dhe ato patronime që e kanë pjesë të temës morfologjike prapashtesën –lli, si:

Mytkollët, Spahollët, Agollët, Begollët, Mihollët etj.

Një pjesë patronimesh, në numrin shumës dalin me prapashtesën trajtformuese –nj dhe

lëvizje të theksit, si: Korolínjtë, Pikulínjtë, Havalénjtë, Samaránjtë etj.

Disa patronime marrin në shumës prapashtesën e përngjitur –llinj, si: Buzo-llinj, Cano-

llinj, Hoxha-llínj, Keco-llínj, Maçka-llínj, Gjirit(i)-llínj, Goce-llínj, Muka-llínj etj.

Një pjesë e vogël patronimesh fisnore marrin prapashtesa të tjera, si: Kallço-Kallçunët,

Kolocifi-Kolcifkat etj.

Në raport me antroponimet, në krahinën e Devollit dallohen më shumë nofka e llagape për

patronimet fisnore. Fiset, shumë here, nuk njihen nga mbiemri, por nga një cilësim që lidhet me

një karakteristikë të caktuar të fisit a me emrin e kryefamiljarit që dikur ka qenë i pari i

vëllazërisë. Kështu dallohen shumë llagapë fisesh të pëftuara nga:

Page 59: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

197

1) Emri i të parit të fisit: Metollarët (gjyshi Ahmet -Mete), Minot (gjyshi Emin-Mino),

Canokët (gjyshi Hasan-Cano), Cenet (gjyshi Hysen-Ceno), Tomet (gjyshi Thoma-Tome),

Çomet (gjyshi Çome).

2) Nga një ndodhi a histori për këtë fis: Thinjorëve (mbiemri Braka), Bidevinjtë (mbiemri

Xheka), Çulët (mbiemri Rota), Picarët (mbiemri Mançelli) etj.

3) Nga një karakteristikë e dallueshme për pjestarët e fisit: Bilbilat (mbiemri Fifo),

Daullxhinjtë (mbiemri Fifo), Tyrtyrët (mbiemri Nake), Kërçot (mbiemri Liço), Gjaksorët

(mbiemri Miholli), Qelepirët (mbiemri Kurila), Kallcat (mbiemri Nake), Qafkollarët

(mbiemri Backa), Bablokët (mbiemri Taho).

4) Nofka të pamotivueshme331

, si: Popellarë (mbiemri Xhaholli), Cirlakë (mbiemri Koroli),

Selakë (mbiemri Babasuli), Llonkat (mbiemri Bylyku) etj.

7.6.6 Emrat e farefisnisë në Devoll

Në kushtet e një jete në bashkësi fisnore e me disa kurorë në të njëjtën banesë, në një

familje të madhe patriarkale, madje edhe deri në shekullin e kaluar, organizimi i jetës ekonomike

e shoqërore ngrihej mbi bazën e një disipline që diktohej nga një hierarki e caktuar332

. Në

krahinën e Devollit kjo hierarki pëcaktohej kryesisht nga mosha dhe seksi. Mashkulli më i madh

i familjes, babai apo vëllai i madh, mbanin peshën e organizimit të familjes. Lidhur me këtë

dukuri Gj. Shkurtaj thekson: “Format e respektit që ndërliqen e pleksen liksht me emërtime

zbunuese, përkëdhelëse, duke qenë se, gjithandej, respekti (qoftë i sinqertë, qoftë i shtirë ose i

imponuar) kurdoherë buron nga ajo mendësi oborrësie e zbunimi që ka si gurrë një sistem të

caktuar ekonomik-shoqëror, ku nderimi ndaj më të fortit shfaqet më dukshëm se çdo ndikim tjetër

jashtëgjuhësor.”333

Deri në shekullin e kaluar figura e babait ishte një figurë autoritare për të gjithë në familje.

Ishte njeriu që punonte, siguronte ushqimin e familjes e, si rrjedhim, zbunimet dhe shprehjet

mikluese ndaj tij ishin shumë të kufizuara. Vetëm fëmijët e vegjël mund të thërresin me zbunime

331

Po i quajmë të tilla sepse historia e vendosjes së këtyre nofkave është tretur në rrjedhën e kohës. Dhe vetë

pjesëtarë të moshuar të fiseve përkatëse nuk e dinë pse e kanë marrë këtë nofkë. Po ashtu, nga pikëpamja semantike,

është e vështirë të gjendet kuptimi i nofkës. 332

Gj. Shkurtaj, Tregues të etnografisë të të folurit në emrat e farefisnisë në gjuhën shqipe, në “Kundrime

gjuhësore”, Pegi, 2006, f. 65. 333

Po aty.

Page 60: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

198

të tipit baçi (shkurtim babaçi). Nga të gjithë pjesëtarët e tjerë ruhet forma baba-babai (nga

fëmijët e rritur dhe nga nusja e shtëpisë). Ndërkohë, nga nipër e mbesa thirret me respekt xhaxhi.

Emrat e farefisnisë janë burim i dallimeve gjuhësore midis besimeve fetare. Përdorimi i

huazimeve të caktuara (sidomos atyre që lidhen me greqizmat, turqizmat dhe sllavizmat), në një

farë mënyre kanë përcaktuar dhe këtë ndarje fetare.

Në familjet e krishtera, vëllai nga babai thirret xhaxha, xhaxhi, motra nga babai thirret teto

teta. Për gruan e xhaxhait gjenden emërimet xhaxhaicë dhe cuci, ndërsa tetko quhet burri i tetos.

Në Ziçisht dhe në familjet e krishtera në Poloskë kemi hasur dhe nino/nini për gruan e vëllait të

babait. Emërtimi xhaxhi dhe teta përdoren më tepër si ndajshtime, të shoqëruara nga emri i

përveçëm përkatës, ndërsa xhaxha dhe teto janë tregues i respektit për këta të afërm. Nga ana e

nënës përdoren vuçe,vujno për vëllanë e nënës dhe vunjkë për gruan e vëllait të nënës.

Në familjet myslimane baba thirret gjyshi ose vëllai i madh i babait që ka në dorë

drejtimin e familjes, ndërsa xhaxha thirret babai i familjes. Ablla quhet nusja e xhaxhait

(kryesisht e moshuar). Për të shprehur respekt shpesh përdoret fjala xhabe për vëllanë e babait.

Nga ana e nënës gjejmë dai/daiu/daifnë për vëllanë nga nëna, (j)engje/ja për nusen e

dajës, hallo/hallṷa për motrën e babait, ané për motrën e nënës, agabe (përngjitje për të treguar

nderim) për pjesëtarë në moshë të madhe të familjes. Për gjyshet emërtimi është i përbashkët, por

dallohet nga theksi, të krishterët e përdorin nënë/nëna, ndërsa myslimanët nënó/nënoja ku o-ja

fundore del si o e gjatë dhe mund të jetë mbetje e rasës thirrore. Emrat enishtoll dhe kollovar

përdoren për dhëndrin që jeton në shtëpinë e nuses.

Një kundrim me vlerë do të përbënte shqyrtimi i shprehjes quajtëse për gratë e martuara

përkundrejt bashkëshortit. Ato dalin në formime të prejardhura nga emri përveçëm i burrit

(kryesisht nga trajta e shkurtuar e tij). Në krahinën e Devollit hasim tri mënyra të fjalëformimit të

këtyre emrave:

Së pari, me prapashtesën -eshë (për anologji me emrat femërorë të formuar me këtë

prapashtesë që tregojnë profesion, prifteshë, agdeshë), si: Pandeshë, Dineshë, Doneshë etj.

Së dyti, me prapashtesë –icë (ovicë), si: Vasilicë, Gaqovicë, Mitrovicë, Thimovicë,

Shabanicë, Alicë (këto formime hasen edhe në formime nga emra të përveçëm të besimit

mysliman).

Së treti, me prapashtesën –ojcë, e cila haset si dukuri e kufizuar vetëm në Dardhë, si:

Mitojcë, Gaqojcë, Petrojcë, Janojcë, Sofojcë, Spirojcë etj.

Page 61: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

199

Nga kundrimi i shprehjes së respektit me mjete gjuhësore te emrat e farefisnisë gjejmë

lidhje me emërtime të hershme a të mëvonshme nga gjuhët fqinjë. Ato dëshmojnë bindshëm

lidhjet e qarta me mendësi kulturore të krahinave përkatëse apo dhe më gjerë.334

Si rrjedhim

mund të arrijmë në përfundimin se folmja e Devollit, si e folme anësore ka pasur më shumë

mundësi shkëmbimesh gjuhësore apo zhvillime gjuhësore paralele me gjuhën e popujve fqinjë.

334

Gj.Shkurtaj, Sociolinguistika, Toena, Tiranë, 2005, f. 293.

Page 62: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

200

PËRFUNDIME

Gjuha e një populli nuk mund të shihet e shkëputur nga historia e tij. Duke u mbështetur në

këtë thënie të profesor E. Çabejt335

, e folmja e Devollit është shqyrtuar në kushtet e një krahine

anësore në pikën më juglindore të Shqipërisë, me një histori të lashtë, të dëshmuar nëpërmjet

zbulimeve arkeologjike që nga neoliti i vonë. Vijimësinë e historisë dhe të të folmes së saj,

brenda zhvillimit historik të gjuhës shqipe, e tregon dhe ruajtja e emërtimit të krahinës

(pavarësisht nëse ka qenë hidronim apo oikonim), pothuaj si në trajtën e lashtë të përmendur për

herë të parë nga Ptolemeu në shekullin II të erës sonë. Në një farë mënyre, kjo vijimësi shfaqet

dhe në gjendjen e sotme të së folmes, ku krahas risive gjuhësore, pavarësisht veprimit të ligjësive

të brendshme të gjuhës apo faktorëve jashtëgjuhësorë që kanë ndikuar në të, ende ruhen tipare e

veçori që lidhen me trajta e forma gjuhësore që përbëjnë konservacione gjuhësore.

Nga një shqyrtim i hollësishëm, por jo shterues, i të folmes së Devollit arrijmë në disa

përfundime:

1. E folmja e Devollit është pjesë përbërëse e të folmeve lindore të toskërishtes veriore,

sepse në të janë karakteristikë tiparet e përgjithshme të toskërishtes, si: a) zanorja e në rrokje të

theksuar para bashkëtingëlloreve hundore; b) mungesa e e fonemave bashkëtingëllore h dhe rr në

inventarin e fonemave bashkëtingëllore; c) ruajtja dhe shqiptimi i grupeve mb, nd, ng në të gjitha

pozicionet në fjalë; d) disa procese fonetike që ndihen të shpeshta, si shtesat e tingujve apo

shndërrrime të caktuara fonemore (shurdhimi apo zëshmimi i tingujve fundorë apo parashtesave

të caktuara, tingulli epetentik b pas tingullit hundor m apo dukuria e metatezës në shumë fjalë); e)

trajta ay e përemrit vetor të vetës së tretë njëjës, f) mbaresa –vi në të kryerën e thjeshtë të foljeve

në dëftore, ku v shërben si tingull kundër hiatit; g) përdorimi i tingullit j si tingull antihiatizues në

kushtet e sand‟hit të jashtëm (i jati, javitu, javash etj.).

2. Pavarësisht se përbën një të folme tipike toske, në të nuk mungojnë përkimet me

gegërishten jugore, që vihen re kryesisht: a) në rregullimin mekanik të theksit te një sërë

huazimesh turke; b) në trajtat e shumësit me a krahas atyre me ë (doktorë-doktora), c) në trajtat e

pronorëve të vetës së parë dhe të dytë njëjës (babai jem, nëna jeme, babait tem, nëna teme,

335

E. Çabej, Hyrje n ë Indoevropianistik ë, Çabej, Tiran ë, 2008, f. 90.

Page 63: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

201

kushëriri jënd, fëmija jënd); çka ka ardhur si rrjedhim i rrugëtimeve të gjata të banorëve të

krahinës si punëtorë sezonalë e zanatçinj edhe në krahinat matanë Shkumbinit.

3. E folmja e Devollit bart tipare të veçanta që e dallojnë brenda grupit të të folmeve të

toskërishtes veriore dhe kanë të bëjnë me: a) ruajtjen e diftongjeve në çdo pozicion, madje dhe në

rrokje fundore të hapur (çuarë, xuathur, lyes-lyesëri, djellë, mjell); b) kalimi i th>f (që është e

pranishme te fjalët në pozicione të ndryshme, si: fellashkë, ufullnicë etj., por dhe në toponime, si:

Gropa e Fellë); c) asimilimi i hundores te parafjalët e rasës vendore: mbë>bë, ndëpër>dëpër,

mbi>bi; d) shtrirja e nyjes së e gjinores së emrave femërorë dhe për gjininë mashkullore: i tha së

kunatit, u thosha së dyve, u rrit pe së lëpirit, yxhym të shohë pe së afri, pe së Qafulit; e)

përdorimi i emrave kolektivë me folje në numrin shumës: kishnë të drejtë bota, duallë pe klishe

dynjallëku, tërë malla e tërë fshati ardhë; f) procesi i asimilimit të plotë të hundores së mbaresës

së rasës kallëzore të emrave, si: malnë (malë), kaptellnë (kaptellë), pallamarnë (pallamarë); g)

ruajtja e së ashtuquajturës “rasë vendore” me mbaresën –t dhe parafjalët përkatëse, si: dëpër

lumt, dënë të; h) përdorimi i rasës rrjedhore pa parafjalë (më rxohej rahut); i) mungesa e

parafjalës në disa rrethanorë vendi të shprehur me emër në kallëzore (vajta Korçë, dolli Arzë

etj.).

4. E folmja e Devollit është një e folme që dallon në tipare të veçanta që përfshijnë gjithë

krahinën ose një pjesë të fshatrave të saj, për shkak të afërsisë me territore ku ndahen izoglosat

përkatëse (mbaresa -j e foljeve në Progër). E folmja e Devollit, si e folme anësore, i është

nënshtruar më pak qarkullimit dhe marrëdhënieve ndërdialektore. Kjo ka bërë që në këtë të

folme të ruhen shtresëzime të vjetra të gjuhës, të cilat u përkasin rrafsheve të ndryshme

gjuhësore. Kështu ruhen grupet e vjetra kl dhe gl nga banorë të krishterë, kryesisht të brezit të

mesëm e të vjetër, në fjalë, si: glemp, klyçi, zglidh, klumshti. Si ndikim nga gjuhët grupi sht

afrikohet sht>shç; në fjalëformim janë mbizotëruese formantet prapashtesor –ckë, -çkë, -it, -

ovinë, -os, -nik, të cilat kanë kuptime dhe funksione të caktuara në formimin e fjalëve.

Njëkohësisht, gratë kur flasin me fëmijët kanë mjaft prodhimtare prapashtesën e përngjitur –ulkë,

e cila është shtrirë dhe në fjalë të tjera me kuptim zvogëlues (çezmulkë, perdhulkë etj.).

5. Frazeologjia shpreh formën e brendshme të gjuhës, e cila lidhet ngushtë me jetën e

përditshme, me ato që e kanë rrethuar dhe i kanë shërbyer devolliut për të jetuar. Në këtë

mënyrë, togfjalëshat frazeologjikë lidhen me punën në fusha të ndryshme që përbëjnë burimet e

jetesës (bujqësi, blegtori, zanate, bota e kafshëve dhe e bimëve, shtëpinë dhe punët e saj), por

Page 64: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

202

dhe me një sërë zakonesh, ritesh e praktikash dhe kanë vlera të veçanta etnolinguistike. Një pjesë

e frazeologjisë ka të bëjë me besimet, histori të vërteta apo të fantazuara si pjesë e folklorit që

kanë të bëjnë me krahinën, vendet dhe banorët e saj, çka dëshmon për një ngjyrim të veçantë

gjuhësor dhe jo thjesht në paraqitjen fonetike dialektore të kësaj frazeologjie. Ato kanë qenë fryt

i një mendësie të caktuar të formuar në rrethana të caktuara historike, ekonomike e shoqërore të

mishëruara në gjuhë. Si rrjedhim, këto njësi frazeologjike, motivimi semantik i të cilave shpesh

është i pazbërthyeshëm, janë pjesë e të folmes të Devollit, sepse në to si vatër semantike kanë

toponimnë e krahinës (s‟do pragu dhi, do nuse pe Treni; si hoxha i Bickës; doli Borshi mbi

Poloskë)apo janë antroponimet karakteristike, me trajtat plota dhe zbunuese të tyre (ç„bën moj

Shaqe, përvelaqe; de ledhi i Tasit prapë do vish; si Ximka me Nadirenë etj.),

6. Toponimia e Devollit ka tipare të përbashkëta dhe të veçanta që lidhen me ndërtimin,

strukturën dhe kuptimin e toponimeve në mbarë trevat shqiptare

Së pari, shumica e togfjalëshave toponimikë (kryesisht ato që lidhen me mikrotoponiminë)

si dhe e emërtimeve të përbëra a të përngjitura, janë ndërtuar me elementë leksiko-gramatikorë të

shqipes dhe shpjegohen me anë të saj. Kjo veçori, e pranishme në pjesën më të madhe të

mikrotoponimisë shqipe, ka pasur si bazë lidhjen materiale dhe shpirtërore të banorëve me

vendin ku jetonin dhe siguronin burimet e jetesës. Ato zakonisht janë apelativa që emërtojnë

realitetin topografik apo karakteristika të caktuara të bimëve, kafshëve, objekteve, që ndodhen në

to dhe të zotëruesve të tyre. Por në këtë krahinë ka dhe shtresëzime toponimesh të huaja që u

përkasin periudhave të ndryshme të cilat përkojnë me ato të shtresëzimeve leksikore të huazuara

në gjuhën shqipe.

Së dyti, ka toponime të formuara me anë të përngjitjes dhe kompozimit, që dëshmojnë, në

një farë mënyre, hershmërinë e tyre. Toponime të tilla, si: Bikoria (ku është i dallueshëm

asimilimi i hundores në parafjalë vendore), Kudeli (ku del ujë), Vranakoskë (Vranë koskë), mund

të përligjen nga pikëpamja e fjalëformave të përngjitura sipas ligjësive të shqipes. Kjo vlen dhe

për tipe toponimesh ku përngjitjet kanë ndodhur tek antroponimet që marrin pjesë si gjymtyrë e

toponimeve me strukturë togfjalëshi (çezma e Kocilos, ara e Selishaqit etj.)

Së treti, toponimia e krahinës së Devollit, e kundruar në aspektin semantik dhe strukturor,

tregon për vijimësi me toporrënja të hershme, gjë që duket te toponimet e zbërthyeshme

semantikisht, të cilat lidhen me fjalë e trajta fonetike të hershme (toporrënja me burim të njohur

nga indoevropianishtja, siç janë fitonimet: dardhë, arrë, dushk; emra me prejardhje nga

Page 65: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

203

greqishtja e vjetër, si fitonimi fier; emra që prej kohësh janë bërë pjesë e trupit të shqipes apo me

trajta të vjetra fonetike të ruajtura në të gjithë krahinën si toporrënjë apo topoleksemë, si: klisha,

Shinmilli, Shinepremte etj). Këtë e përligj edhe struktura morfologjike e një pjese të madhe të

toponimeve të formuara drejtpërdrejt nga apelativa të shqipes pa ndryshime strukture, qoftë në

njëjës (Ara, Bregu, Humbë, Lumi, Çuka, Gropa, Guri), por sidomos në numrin shumës

(Dhelprat, Çukat, Drizat, Merizet) dhe toponimet nga togjet e lira me ndërtime parafjalore

parafjalë+emër (Dënë vereshtat: De kaçka; De Gropa e Fellë; De gropa e xha Limanit).

Formantet fjalëformuese të toponimisë janë të njëjta, si nga trajta fonetike ashtu dhe nga

funksioni e kuptimi, me formantet fjalëformuese të fjalëve karakteristike për krahinën e Devollit.

Në to mbizotërojnë prapashtesat zvogëluese për shkak të përmasave (sidomos prapashtesa –kë, -

çkë dhe më pak prapashtesa –zë: Arushka, Avlliçkat, Copkat, Copëzat, Humbëza, Fushëza);

prapashtesat që tregojnë shumësi gjërash të një lloji apo vendi ku ndodhet diçka (Luadhishta,

Fierishta, Plepishta, Strehishta, Gurishta, Kovaçishtja) apo formimet nga tingullimitimet

(Llurjet, Llënkat, Llomet, Gagalet etj.).

Prania e bigëzimeve toponimike dëshmon, gjithashtu, që një pjesë e toponimeve kanë

periudhën e tyre të vendosjes së njohur historikisht (pavarësisht arsyeve dhe shkaqeve të

ngulitjes së tyre). Devolli, me raste tipike të toponimisë dygjuhësore, dëshmon se këto toponime,

pavarësisht se janë kalkuar në gjuhën të tjera, kanë lënë gjurmë duke dëshmuar njëkohësisht

hershmërinë e vendosjes së tyre (tipike janë Përroi i Lajthisë në krahun perëndimor të Moravës

dhe Përroi i Leskës në krahun lindor të vargmalit; oronimi i përngjitur Kokogllavë në Bilisht e

Bitinckë, Mali i Osojit dhe Mali i Hijes në Bitinckë e Shyec, oronime me toporrënjë gradishtë e

apelativi gradinë krahas oikonimit Qytezë etj.). Duhet theksuar se shtresa e vjetër e toponimeve

rrezikon të zhduket për shkak të përhapjes së toponimeve të reja apo mundësive gjithnjë e më të

pakta për të gjetur banorë të brezit të vjetër që mund të japin informacion për to.

7. E folmja e Devollit nga pikëpamja e etnografisë të të folurit, përbën një zonë me

karakteristika të veçanta. Fakti që Devolli është një krahinë më vete nga pikëpamja etnografike,

me tipare të veçanta përsa i përket mënyrës së jetesës, traditave, riteve e zakoneve, të dëshmuara

që në lashtësi, shpërfaq edhe karakteristika të dallueshme etnolinguistike, që lidhen ngushtë me

konceptin e Fishmanit “kush flet, ç‟farë gjuhe, me kë dhe kur?”.

Antroponimet, që dikur kanë qenë një dallues i qartë sociolinguistik në lidhje me besimin

fetar, sot dallohen me vështirësi për shkak të ndikimeve të faktorëve jashtëgjuhësorë që lidhen

Page 66: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

204

me botën e e teknologjisë dhe informacionit. Ripërtëritja e emrit, si një dukuri e ruajtes së

vazhdimësisë së antroponimsë në përgjithësi, sot është përhapur me variante të “modernizuara”.

Nëse në qytetin e Korçës dukuria e vendosjes së nofkave është karakteristike për persona të

veçantë, në krahinën e Devollit kjo dukuri shtrihet për fiset, “llagapet” e të cilave kanë mishëruar

cilësi të caktuara të një a disa njerëzve, pjesëtarë të atij fisi.

E folura “grarishte” është një nga elementet sociolinguistike që shtrihet kryesisht në

ligjërimin nënë-fëmijë dhe formulat e mallkimeve. Shembujt e hulumtuar rreth “baby-talk”-ut

tregojnë, përgjithësisht, se eufemizmat, lidhen për besime e bestytni që lidhen me një mendësi të

përbashkëta e të lashta, pavarësisht trajtës të tyre fonetike. Nënat janë të ndjeshme në përdorimin

e fjalëve me prapashtesat zvogëluese tipike të krahinës si dhe formimet nga tingullimitimet që

janë bërë pjesë e leksikut aktiv të kësaj të folmeje.

Në krahinën e Devollit, mallkimet janë pjesë e etnografisë të të folurit “grarisht”. Nga

pikëpamja semantike ato lidhen me besime e praktika pagane, magjike e fetare që kanë qenë dhe

vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së përditshme. Aty mbizotërojnë formula mallkimesh për

sëmundje të caktuara dhe vdekjen, por nuk mungojnë dhe formula që lidhen me besime në figura

mitologjike, si: lugati, laneti, xhindi etj. Aty gjenden dhe fjalë që e kanë humbur motivimin

semantik dhe sot ruajnë vetëm nuanca kuptimore keqësuese brenda strukturës së formulave të

mallkimit.

Si rrjedhim i ndryshimeve të shoqërisë shqiptare në tërësi, të cilat kanë përfshirë edhe

krahinën e Devollit, e folmja e krahinës është bërë e hapur dhe e ndjeshme ndaj ndikimeve të

llojllojshme. Gjithsesi, në bashkësinë gjuhësore të janë ruajtur ende të gjalla veçori të caktuara të

të folmes, të cilat kanë në bazë një etnografi të caktuar dhe psikologjinë shoqërore të lidhur me

traditat kulturore dhe shpirtërore të kësaj bashkësie.

Tiparet dhe veçoritë etnosociolinguistike të të folmes së Devollit, që në këtë punim i kemi

shqyrtuar nëpërmjet shembujve të shumtë, të vjelë nga goja e popullit dhe nga materialet

dialektore të mbledhura nga studiues të tjerë, nuk përbëjnë një studim shterues. Ato janë një

mundësi më shumë për një shtrirje më të gjerë e të thelluar të kërkimeve hulumtuese, brenda

kuadrit të studimeve dialektore dhe etnosociolinguistike në përgjithësi, si një kërkesë e kohës,

me vlera praktike dhe teorike. Studime të tilla sot janë në rend të ditës për një njohje më të hellë

të visarit leksiko-frazeologjik që gjallon në popull, në mënyrë që ai të bëhet i njohur për mbarë

bashkësinë gjuhësore shqipfolëse dhe për ta ruajtur atë nga bjerjet përgjatë zhvillimit historik.

Page 67: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

205

BIBLIOGRAFIA

A. DHRIMO, Një vështrim gjuhësor mbi toponiminë e Kurveleshit, SF, nr. 3, 1975.

A. JASHARI, GJ. SHKURTAJ, Anketimi dhe ekspeditat gjuhësore, Kotti, Korçë, 2007.

A. JASHARI, Bota korçare përmes “visarit” frazeologjik të krahinave të Korçës,

Konerenca I Shkencore “Korça përmes vlerave të saj materiale e shpirtërore”, Korçë,

1996.

A. JASHARI, Përsiatje për gjuhën shqipe, Korçë, 2003.

A. JASHARI, Material frazeologjik nga krahina e Devollit, SF, nr. 4, 1974.

A. JASHARI, Material frazeologjik nga krahina e Devollit, SF, nr. 1, 1978.

A. XHUVANI, E ÇABEJ, Parashtesat në gjuhën shqipe, “Studime gjuhësore III”, 1977.

A. DODI, Diftongjet e shqipes së sotme nga pikëpamja fonetike dhe fonologjike,

Konferenca I e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965.

A. DODI, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Botimi i ASHSH, Tiranë, 2004.

A. DOJAKA, Të njohim veshjet tona popullore, Botimi i ASHSH, Tiranë, 1972.

A. ONUZI, Mjeshtëria shtëpiake e punimit të enëve prej balte, “Etnografia shqiptare”, nr.

10, 1979.

A.ONUZI, Poçeria në Shqipëri në shek. XX dhe fillimi i shek. XX, “Konferenca

Kombëtare e Studimeve Etnografike”, Tiranë, 1977.

Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Tiranë, 2005.

B. BECI, Të folmet qëndrore të gegërishtes, “Dialektologjia shqiptare V”, 1971.

B. KRYEZIU, Fjalor onomastik i malësisë së Bujanocit, Prishtinë, 2006.

B. KRYEZIU, Onomastika e Hashanisë, Prishtinë, 2000.

Ç. PETRITI, Vëzhgime mbi të folmen e Strelcës, “Dialektologjia shqiptare V”, Tiranë,

1987, (f. 206-280).

CH. HOPF, Chronique gréco-romane inédite ou peu connues publiées avec les notes et

tables généalogiques, përkth. Robert Elsie, Berlin, 1873.

D. HYMES, Etnography of speeching, Philadelfia, 1962.

D. HYMES, Foundation in Sociolinguistics, Philadelfia, 1974.

Page 68: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

206

D. LUKA, Mbi disa krahasime të të prapashtesave të ilirishtes me ato të shqipes, SF,

nr. 2, 1977.

D. OBOLENSKI, Klementi i Ohrit dhe Shqipëria, Konferenca kombëtare për formimin e

popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij (2-5 korrik 1982), botim i ASHSH,

Tiranë, 1988.

E. BIBA, Ligjërimi “grarisht” në qytetin e Korçës (punim doktorature), Fakulteti i

Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, 2008.

E. BIBA, Veçori të përdorimit të elementëve gjuhësorë, karakteristikë për ligjërimin

“grarisht”, Buletin shkencor i UK “Fan S. Noli”, SSHSH, nr. 10, 2005.

E. ÇABEJ, Diftongje e grupe zanoresh të gjuhës shqipe, BUSHT, SSHSH, nr. 3, 1958.

E. ÇABEJ, Disa aspekte të kulturës popullore shqiptare në vështrim gjuhësor,

Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977.

E. ÇABEJ, Disa eufemizma të shqipes, BISH, III, Tiranë, 1949.

E. ÇABEJ, Elemente vendëse në terminologjinë gjeografike malore të gjuhës shqipe, SF,

nr. 3, 1979 .

E. ÇABEJ, Grupet mb, ng në gjuhën shqipe, BUSHT, SSHSH, nr.4, 1953.

E. ÇABEJ, Histori fjalësh të sllavishtes e të shqipes, SF, nr.1, 1976.

E. ÇABEJ, Për historinë e strukturës dialektore të shqipes, BUSHT, SSHSH, nr. 4, 1956.

E. ÇABEJ, Problem i vendit të formimit të gjuhës shqipe, “Kuvendi i Studimeve Ilire II”,

1974.

E. ÇABEJ, Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emrave të vendeve,

BUSHT, SSHSH, nr.2, 1958.

E. ÇABEJ, Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, Tiranë, 1976.

E. ÇABEJ, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, Tiranë, 1976.

E. ÇABEJ, Studime etimologjike në fushë të shqipes, III, Tiranë, 1987.

E. ÇABEJ, Studime etimologjike në fushë të shqipes, IV, Tiranë, 1996.

E. ÇABEJ, Studime etimologjike në fushë të shqipes, VI, Tiranë, 2002.

E. ÇABEJ, Studime gjuhësore III, Rilindja, Prishtinë, 1976.

E. ÇABEJ, Studime gjuhësore IV, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Page 69: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

207

E. ÇABEJ, Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e

gjuhës e të emrave të vendeve, BUSHT, SSHSH, nr.1, 1962.

E. PAÇO, Rreth disa toponimeve të trevave shqiptare që dalin në veprën “De Aediticis”

të Prokopit të Cezaresë, SF, nr. 3, 1982.

E. SEPIR, Hyrje në studimin e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, 1980.

F. DE SOSSUR, Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, Rilindja, Prishtinë, 1979.

F. PROGRI; Motivet popullore në veshjet e grave të Hoçishtit dhe Qytezës, në “Korça

Almanak 2”, Tiranë, 1980.

F. PUKËVIL, Në oborrin e vezirit të Janinës, Horizont, Tiranë, 2000.

Fjalor frazeologjik Ballkanik, Dituria, 1999.

Fjalor i shipes së sotme, Botim i ASHSH, Toena, Tiranë, 2002.

G. MEYER, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Çabej, Tiranë, 2007.

G. PAPADHOPULLI, Bimët mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë, Shtëpia botuese “8

Nëntori”, Tiranë, 1987.

GJ. SHKURTAJ, Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU,Tiranë, 2004.

GJ. SHKURTAJ, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001.

GJ. SHKURTAJ, Sociolinguistika, Toena, Tiranë, 2005.

GJ. SHKURTAJ, Të dhëna gjuhësore për lashtësinë e bujqësisë ndër shqiptarët,

Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977.

GJ. SHKURTAJ, Tregues të etnografisë të të folurit në emrat e farefisnisë në gjuhën

shqipe, “Kundrime gjuhësore”, Pegi, 2006.

GJ. SHKURTAJ, Vend i të folmeve të arbëreshëve të Italisë në izoglosat e ADGJSH-së,

Studime Albanologjike, nr.1, 1997.

GJ. SHKURTAJ, Zbunimi si shkak i lindjes së trajtave të dyta të emrave vetjakë, SF, nr.

2, 1977, (f.51-66).

Gramatika e gjuhës shqipe 2, Botim i ASHSH, Tiranë 2002.

Gramatika e gjuhës shqipe1, Botim i ASHSH, Tiranë 2002

GRUP AUTORËSH, Fjalor i emrave të bimëve (latinisht, shqip, gjermanisht, frëngjisht),

Botim i ASHSH dhe ASHAK, Tiranë, Prishtinë, 2003.

Page 70: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

208

H. BOISSIN, Sprovë e përkohshme për një klasifikim të emrave të përveçëm në shqipe,

Konferenca I e Studimeve Albanologjike, 1965.

Historia e popullit shqiptar, Botim i ASHSH, Toena, Tiranë 2002.

I. METANI, Vështrim leksiko-semantik i emërtimeve të njerëzve sipas tipareve fizike e

morale, SF, nr. 1-2, 2004.

INSTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI, Calendario Atlante de Agostini, Romë,

2009.

J. ADAMI, Rrugët e Shqipërisë gjatë mesjetës dhe pushtimit turk (rruga Korçë-Fushë e

Devollit-Kostur), BUSHT, SSHSH, nr. 3, 1953.

J. GJINARI Toskërishtja veriore dhe grupimi i të folmeve të saj, Konferenca I e

Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965.

J. GJINARI, B. BECI, GJ. SHKURTAJ, XH GOSTURANI, Atlasi dialektologjik i gjuhës

shqipe I, Botim i ASHSH (IGJL) dhe L‟Universita di studi di Napoli L‟Orientale, Napoli,

2007.

J. GJINARI, B. BECI, GJ. SHKURTAJ, XH. GOSTURANI, Atlasi dialektologjik i

gjuhës shqipe II, Botim i ASHSH (IGJL) dhe L‟Universita di Studi di Napoli

L‟Orientale, Napoli, 2008.

J. GJINARI, Diftongjet ua/ue, ie dhe ye në të folmet e gjuhës shqipe, SF, nr. 1, 1968.

J. GJINARI, GJ. SHKURTAJ, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003.

J. GJINARI, Mbi disa elemente sllave në të folmet veriore të Shqipërisë Jugore, “Studime

mbi leksikun dhe formimin e fjalëve II”, Tiranë, 1972.

J. GJINARI, Mbi të folmen e Devollit, BUSSHT, SSHSH, nr. 4, 1960.

J. GJINARI, Për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe, SF, nr. 4, 1968 .

J. GJINARI, Sistemi i fonemave bashkëtingëllore të dialekteve të shqipes krahasuar me

gjuhën letrare, SF, nr. 4, 1977.

J. GJINARI, Sprovë për një klasifikim strukturor të dallimeve morfologjike të dialekteve

në gjuhën shqipe, SF, n. 3, 1984, (f. 90-101).

J. GJINARI, Struktura dialektore e shqipes e parë në lidhje me historinë e popullit, në

SF, nr.3, 1976.

Page 71: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

209

J. GJINARI, Tipare të të folmeve të toskërishtes veriore të njëjtë me të gegërishtes

jugore, SF, nr. 2, 1965, (f. 130-136).

J. THOMAJ, Çështje të frazeologjisë shqipe, “Studime mbi leksikun dhe formimin e

fjalëve në gjuhën shqipe I”, Tiranë, 1972.

J. THOMAJ, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

J. THOMAJ, Leksikologjia e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë, 1999.

J. THOMAJ, Leksiku dialektor dhe krahinor në shqipen e sotme, PEGI, Tiranë, 2001.

J. THOMAJ, XH. LLOSHI, Paralele frazeologjike të shqipes me gjuhë të tjera të

Ballkanit, në Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, Tiranë,

1972.

K. BOZHORI, F. LIÇO, Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, Botim i

ASHSH, Tiranë, 1975.

K. TOPALLI, Dukuri fonetike të sistemit bashkëtingëllor të shqipes, Botim i ASHSH,

Tiranë, 2004.

K. TOPALLI, Mbylltoret e gjuhës shqipe, Botim i ASHSH, 2002.

K. TOPALLI, Theksi në gjuhën shqipe, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995.

K. ZDRULI, Folklor nga Devolli i Sipërm, Botim i ASHSH, Tiranë, 1987.

L. MILE, Zejataria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, monografi, Marin

Barleti, Tiranë, 2001.

Lirika Popullore 2, Botim i ASHSH, Tiranë 1988

Lirika popullore 4, Botim i ASHSH, Tiranë 1999

M. DOMI, GJ. SHKURTAJ, Pyetësor për mbledhjen e toponimisë shqiptare,

“Dialektologjia shqiptare V”, 1987.

M. DOMI, Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime e paralelizma, “Kuvendi i studimeve

ilire II”, Tiranë, 1974.

M. KRASNIQI, Gjurmë dhe gjurmime, Tiranë, 1979,

M. TOTONI, Vëzhgime rreth të folmeve të Kurveleshit, “Dialektologjia shqiptare I”,

Tiranë, 1971.

N. PAPLEKA, Kulte, rite, magji në traditën orale, Toena, Tiranë, 1999.

Page 72: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

210

P. DAKA, Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe, SF, nr.3,

1968.

P. DAKA, Vëzhgime mbi emra vetjakë të ardhur nga leksiku i përgjithshëm i shqipes, nr.

3, 1970.

P. PEPO, Materiale dokumentare për Shqipërinë Juglindore (shek.XVIII-XX), Kodiku i

Korçës dhe Selasforit I Tiranë, 1981.

P. QIRIAZI, Gjeografia fizike e Shqipërisë 2, QSGJ, Tiranë, 1991.

P. QIRIAZI, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe maleve përreth

tyre, Tiranë, QSGJ, 1985.

P. TASE, Fjalor dialektor, Çabej, Tiranë, 2006.

Q. HAXHIHASANI, Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e banorëve të Çamërisë,

“Dialektologjia shqiptare I”, Tiranë, 1971.

R. BELLO, Gjedhi diminuitiv me sufiksin –ok, në gjuhët ballkanike, Buletin shkencor i

UK “FanS. Noli”, SSHSH, nr. 4, 2002.

R. BELLO, Nomina diminuitiva ëith us/-ush Suffix, in Romanian and Albanian,

Konferenca “Problemi na balkankoto i slavinskoto jezikoznanie”, Veliko Tërnovo, 2010

(f. 523-532).

R. DAMO, DH. BELLO Albanian names of plants of Slavic origin, Konferenca

“Problemi na balkankoto i slavinskoto jezikoznanie”, Veliko Tërnovo, 2010.

R. DAMO, DH. BELLO Toponime sllave në Devollin e Epërm nën këndvështrimin

historic të tyre, Buletin shkencor UK “FanS. Noli”, SSHSH, nr. 17, 2009.

R. HUDSON, Sociolinguistika, Dituria, Tiranë, 2002.

R. KATIÇIÇ, Antroponimia ilire dhe etnogjeneza e shqiptarëve, në “Kuvendi i studimeve

ilire II”, Tiranë, 1972.

R. MEMUSHAJ Fonetika e shqipes standarde , Toena, Tiranë, 2009.

R. MEMUSHAJ, Hyrje në gjuhësi, Toena, Tiranë, 2006.

R. MEMUSHAJ, Theksi i fjalës në gjuhën shqipe, SA, n.1, 2008.

R. SOKOLI, Gjurmime folklorike, Tiranë, 1981.

R. SOKOLI, Veglat muzikore popullore shqiptare, Botim i ASH, IKP, Tiranë, 1991.

Page 73: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

211

S. ALIU, Recent prehistoric research in southeast Albania: A review, “New direction in

Albanian Archeology”, nr. 1, QNASH, Tiranë, 2005.

S. FLOQI, Pyetësor për mbledhjen e materialit dialektor të gjuhës shqipe, Dialektologjia

shqiptare V, 1971.

S. MANSAKU, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë,

SF, nr. 3, 1972.

S. MEÇOLLARI, Treguesit demografikë (qarku Korçë), në gazetën “Korça”, maj, 2007.

SH. DEMIRAJ, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shkenca,

1999.

SH. DEMIRAJ, Rreth disa hidronimeve të lashta, SF, nr. 4, 1999.

SH. DEMIRAJ, Rreth mbaresavet të shumësit të emravet asnjanës në gjuhën shqipe, SF,

nr. 2, 1968.

SH. DEMIRAJ, Theksi në gjuhën shqipe, SF, nr. 2, 1984.

TH. KACORRI, Mbishkrime sllavo-bullgare në ndihmë të historisë shqiptare,

“Tempulli”, I, Korçë, 2000.

V. BEXHETI, H. XHAFERI, M. IBRAHIMI, Studime etnolinguistike folklorike dhe

sociolinguistike për kulturën shqiptare në Maqedoni, Tetovë, 2008.

V. CHIMOCHOVSKI, Pozicioni gjeografik i ilirishtes ballkanike në rrethin e gjuhëve

indoevropiane, “Kuvendi i Studimeve Ilire II”, Tiranë, 1975.

V. KAMSI, Gjurmime në toponiminë mesjetare të Shqipërisë, “Studime për nder të A.

Xhuvanit”, ASHSH, Tiranë, 1986.

V. MILKANI, Vëzhgime mbi të folmen e Bulgarecit, “Dialektologjia shqiptare IV”,

Tiranë, 1987.

V. XHAÇKA, Disa zakone në festa kalendarike popullore në Devoll, BUSHT, SSHSH,

nr. 2, 1959.

V. XHAÇKA, Lindja dhe martesa në Devoll, BUSHT, SSHSH, nr. 1, 1959.

V. XHAÇKA, Një shikim mbi të folmen e krahinës së Devollit, BUSSHT, SSHSH, nr. 2,

1958.

Page 74: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

212

W. MARTIN-LEAK, Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, përkth. Xh. Lloshi, Bota

shqiptare, Tiranë, 2006.

W. LABOV, On the Mechanism of Linguistic Change, Georgetown University

Monograph Series on Languages and Linguistics, nr.18, 1965.

Z. GJOCAJ, Trajtesa frazeo-stikistike të shqipes, Era, Prishtinë, 2008.

Page 75: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

213

TEKSTE DIALEKTORE

1

ishmë një ditë bë sebep/ dë fejesë:dy motrat/ unë/ vllaj// ëngrëm/ pimë tërë ditën me aq sa

kishmë// po shpinë e kishmë lënë vetë edhe ikmë unë me vllanë/// time motra ndenjtnë/ ce kishin

qef// ishnë më të vogla edhe time motër/ të voglën/ e kishnw lënë të flinte ne qorja pa dritë/ e

ishte erësirë /// asaj/ nuk e di ç‟i kishte dalë d‟ëndrët e ishte trembur aqe sa ishte bërë si e prishur

mënç/// qante/ e kishnë dëgjuar e kishin vajtur// “Ç„ke me bir?///” “Pashë një ëndrw të keqe”///

vajta vetë e mora e solla bë shpit/// kaloi një kohë/ pesë muaj//asaj i fillovi/ pa mbushçe me

shika/ e i fryshe gjysma e buzëse bëshe keq///i rinte nja dy javë e i ikte///s‟bëri ca kohë e ju shfaq

e njëjta gjë/// po ne na ra dë syt na tha babaj me nënën: “Ngriuni bir e shkoni/bëjini ndonjë

ajmali ce nuk e kemi mirë këshu”//|

sa vinte e i shfaqshe e më shpesh/// të nesmen u ngrita/ e na kishnë thënë që është një goxha

burë në Shingjergj/// u ngrita që dë mëngjest/ e mora ca sheqer e u nisa//pyeta ce nuk e dinja ku e

kishte shtëpinë/// më thanë de ajo dera atje/ de ay sokaku/// trokita/ po nuk më doli njeri// nga

penxherja m‟u përgjigj një burë/// e apa derën// pa ishte një burë i moshuarë goxha// pa priste një

dardhë e kishte një felkë të qëruarë dë dorët e po e ante/// “urdhëroni/ më tha/ ç‟të ka sjellë o bir/

çar‟ all ju ka zënë?”/// i thashë/ “aje baba pastaj ta qaj allën”/// “s‟ka gjë o bir ce nuk më previ”///

“Jo/ i thashë/ mos e iq kafshoren pe goje”/// “si e ke punën ?/ më tha”/// “po ja një motër”/// “

lere/ mw tha/ me ke sjellë ndonje pla]kën e saj/ që e ka veshur?”/// “të kam sjellë i thashë një

kanatjere”/// “dëgjo o bir/ këtu paskeni një all te math/// ti ke dy motra/ po njëra pe këtyre ka

qënë dë një sebep// ka fjetur dë një dhomë pa dritë// është trembur e pas ca koe i kanë dalë ca si

fshiçka të vockla// po mir ke bërë që ardhe/// unë po të them që do t‟i këndoj një ajmaliçkë/ ce

ksaj o bir/ sa të riç e ca vjet/ më shumë do t‟i bëshe çdo dy javë/// po kjo o bir është bërë si e

çmendur// është shumë e sh]etsuarë/ i dhemp/ po veten se bën// e do t„i thuash që/ sa erë të laet ta

eqë// sa të mbarojë së lari ta verë dë moment/ ce nuk duet të qullet iç ce prishet/// tashi mere dë

moment e ikë qw sa të veç /jepja ta verë„//“rofsh e pleqëri te mbarë!// ditën e mirë///“asgjw o bir/

ilaç iu bëftw// ce unë për këtë punë jam që t„i bëj mirë njerzve“///mora rugën e vajta bë shpit// e i

thashë këtu e këtu është puna// e sa vinte më mirë po bëshe gjersa ju fshi fare//e kështu me bir që

Page 76: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

214

u bw pezjet vjet e mban kudo që vete/// ta kini si për detyrë/ kudo që vini// bëni bismilai ce natës

nuk i diet ç‟shkel///

2

po tregoj ca ngjarje pe viteve të luftës/// kam qenë dë moshën pesëmbëdhjetë vjet me

motrën time shtatë vjet/ në d„ato vite gjermani ka qenë Bilisht/ viti 1942-1943// dë atë kohë kam

qwnë me dele me motrën dë fushë// kurse babaj jem lëronte me qet/// dë një arë/ e qṷajtur

Llofkë//gjermani fillovi të qëllonte me topa dë drejtim të fshatit tonë/// neve me motrën/ ngaqw u

trempmë shumë// fillṷamë të qamim dhe u fshemë mbrapa një dardhe// po me bir/ kur na ra ajo

predha 500 metra larg pe atje ku ishmë ne// d‟atw kohe babaj jem/ kur dëgjovi të shtënat e

topave/ i la qetë d‟ arë dhe po vinte me të katra dër ne///

i lamë delet vetë/ e na mori të dy me motrën e na ka shpënë de nje plep// ku ishte shumë i

madh/ që i thoshim Luadhi i Xha Males/// atje na futi d‟atë plep/ gjersa s‟po gjuante më

gjermani/// dë këto momente një plak me dy bṷallica/ i quajtur Qemal/ kalonte dë nje çezmë e

quajtur Çezma e Hysit/// dë momentit që po kalonte atje/ prapë një gjyle i ra atij e neve e

qṷajtmë sikur u vra///

dë këto momente një aroplan/ vjen që pe Bilishti dhe po i shkonte shumë ulët// gati njëqind

metra larg tokës// neve u trembmë dhe babaj po na theshte// “mos bëni zë ce do ikë prap”///ay

kontrollonte predhat// ndenjmë katër orë dhe duallmë që andezaj// i mori delet bashkë me ne

edhe ikmë// që t‟i mermim edhe qetë që i kishme lënë atje de toka/// kurse nënës sime i kishnë

thënë/ që t‟i vranë fëmijët me gjith baktitë e vinte duke rendur dëpër ara/ e na thriste me emra

duke qarë// kurse babai e dëgjov edhe i thirri që: “pusho ce u meke ce fëmijët i kam unë ktu me

gjith baktitë/// ardhi nëna atje ku ishmë ne bashkë me qetë e ikmë për dë shtëpi// u ngjitmë dë

përpjetët/ kurse babaj ndenj atje///

kur diten e nesme erthnë nja pesë gjermanë që nga Bilishti// me atomatikë erdhnë në fshat/

dhe pe fshatit kalṷanë në drejtim të varezave/ atje kishte ca pleq me bakti që po i kullosnin ata ia

mṷarë dy demat dhe i nisnë dë drejtim të Bilishtit/// para se te afroshin Bilisht/ njëri nga demat

tentovi të ikte// ata e qëllṷanë de Ura e Hoçishtit dhe e vranë///

mirëpo njerzit nga që kishnë frikë// nuk bënë zë// ce mos i vrisnin ata pa baktitë le t„i

vrisnin të tëra/// qe një tronditje e madhe me bir kjo ngjarja e gjermanve ce na cvilitnë///

Qenam Gjiriti, 73 vjeç, pa arsim, Gracë

Page 77: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

215

3

Po përsëri dë vitet 1949// dëpër ukacionet e gushtit/ kemi parë një gjendje të

tronditshme/sidomos ne femijtë që qemë të vegjël// fillof nje progacion i grekve dë kufirit tonë/

të postës të Videhovës/ Braçanj/ komplet Qafën e Kazanit/// dë atë kohë/ sipas të dhënave që

kam dëgjṷarë unë e që i mbaj ment// ka erdhur nje bataljon nga Vlora me komandant Memo

Nexhipin dhe kalof në drejtim të Videhovës//kurse altileria tonë ishte vendosur de Mulliri i

Bitinckës dhe qëllonte dë drejtim të kufirit// kurse një kumpani jona/ që bënte luftë me grekët/ ku

atfere/ ata duke bërë një gabim të rëndë/ ushtria jone e vravi tërë kumpaninë e Memo Nexhipit///

kështu që atje u bë një katraurë e madhe/ gjer u mor vesh që u ndalua zjarri/// që atë kohë grekët

u sprapsnë dhe e lëshṷanë postën e Videhovës/ Nikolicës/ e kalṷane dë kufit të tyre/// ne ishmë të

vegjlë/ po fillovi të ndritte tërë Devolli/ ce hodhne raketa e gjith fshatrat e tjera erdhnë dë Gracë//

i mornë me vete e baktitë që i streuan gjer sa u qetsṷa gjendja///

Kujtim Ocelli, , 78 vjeç, 8 klasë, Gracë

4

këto jane ca nga kujtimet që i mbaj ment që dë moshe te voglë/ po ca kujtime që më

kujtojnë ato vështirësi/ që më ngrien mornicat// ce atere ishte koë me shume vështirësi///

nuk kishmë bukë të amin/// punomin/ roptoshim e prap me barkun bosh// si babaj e nëna po e

fëmijët/// mos u kujtofshin /ce nuk kishmë as shtepi as orendi// rimim dë një shtëpi dy vellezër

po koa me trazira siç qe atere nuk të linte të bënje asgjë///

me fukarallëk të math vimim me gomar mirmim gurë/ po ca gurë që t‟i permblidhçe

mirë/po ta ngrinje të mernin poshtë/// po i shpimim gjer dë obort/ ce nuk kishte atere// dë obort yt

atë punonte bë ship/ ce babaj ishte plak s‟punonte dot/// na nagaste të punomim// na i ndavi

poçen/ ce u martuamë të dy vllezrit// na ndavi vendin nga një copë e na tha: “daç ngrini nga një

kasolle daç rini/// unë punova/ u roptova/ tashi si të dṷani”/// vinja nga pesë rugë/ lodhça sa ç‟të

të flas/ po si të bënja/ dushin regullṷarë të futmim kokën/// të dy vllezrit pështyshim dë gojët// i

ngritmë të dyja palët me ato lekulka qe na dha babaj/// pa dë ate koë nuk kishte leka/ amim bukë

thatë/ ushqemim femijët me aq sa kishmë/// si i ngritmë/ u ndamë po i mbetme aliç/ bubutisçim/

po kush ta qante allnë/// i kishmim ngjarë babajt/ punomim/ roptoshim/ po poshtë fshatarve nuk

ishmë/asnjerë/// nuk kishmë asgjëkafshë/ rimim pa angur/ e pullonja gomarkën/ po s‟kisha as

Page 78: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

216

takat// më pritçin këmbët// vajta bë shpi e më tha: “me bir‟ i babajt/ ungju/ çlodhu/ ce nuk do ta

zini qellën me dorë/// avash-avash ce nukë janë punka sidokudo/ janë shtëpi///

5

po të tregoj një histori/ me aq sa mbaj mënd dë muajt e fundit// s„të dilte buka// shkonin

baballarët/ korrnin e mernin bereqet/ e sillnin// vuanim pa bukë/// ramet pastë ngrishe babaj pe

gjumit// sa erë koprativa që përpara mbyllnin punët dë vjeshtë shkonin ngaj Tirana e prisnin dru

ce s„ju arrinte///vojtkë, dë dimrë ka erdhur babaj// binte dëborë// i kishte ikur kali// i ishnë zënë

këmbët çalë-çalë// pastajza i vajti xhaxhaj///

që dë fëmiri/ kur kam qënë vinja dë shkollët// kur kthesha pe shkolle/ iknja me bakti tërë

ditën/// s„kisha koë të mësonja as për bukë// pastajza ato vitet më kanë ikur shumë vështirë. Kur

isha qe nje moshe gjashtëmbëdhjetë vjet/ kam ikur dë qymyr shtatë ditë e shtatë net dë Reshen///

kam vajtur atje// prismin dru/// unë bënja nga pesë rugë dë ditët/// i qullur me baltë dëpër shi/

ishmë të detyrṷarë s„kishmë ahere/ si e si te merrmim pesë leka të jetomim/// vimim dë një

kasolle/ ku kishnë ndenjtur dhitë/ atje ndizmin zjarr/ bëmim bukë pe misri/// po një vuajtje më të

madhe që kam patur dë jetën teme// kur kam marre pesëmbëdhjetë qillo misër dë kurriz// kam

ikur katrë ore lark pe atje ku punomim// kishte një lumë dëpër pyll/// gjer e kam gjetur mullinë

unë e di vështiresinë// atje gjeta një plak/ saqë mulluxhiu i kishte mustaqet dë vesht/ e kisha

frike/ kur me pa ay mullxhif///or mec nga je ti? une s‟dinja/ ce nuk e dinja gjuën malokçe// e pa

misrin/ ata mullirit i thoshin mokrë/ jo si ne ngaj Devolli/// ma mori misrin e ma blojti// vetëm

me shënjë ce nuk po merçim vesh ashtu///ma blojti e ika/// po kur po iknja dëpër pyllt/ dëgjonja

që ulurinin/// atere jam trembur që nuk dinja nga të vinja/vetëm iknja e iknja i trembur e vajta de

baranga/// ora ishte dymbëdhjetë e natës// bile atje kishnë dalë të më prisnin një kushëriri jem/

Xhemaliu/ dhe Nekiu e Feriti// kishnë dalë e më thrisnin/// unë kur i dëgjova ata m„u gëzṷa

shpirti/// ce shpëtova pe ujqit e unë e ata/ si punonja tëre ditën isha i voglë/ mbazdite që nga ora

katrë/ si e linja punen e gjer dë orën tetë// i kullotnja kafshët dëpër pyll/// mbasandaj i shpinja

kafshët atje ku i mbyllmim// amim darkë e i lëçonja prap dëpër pyllt që kullotnin dë mëngjes///

pa gdhirë vinja i mblidhnja kafshët///

po një vojtkë të vështirë pa bukë/ e kam kaluarë me xhaxhanë tem/ katrë ditë pa bukë kemi

qenë/// prisnja tërë ditën dru e unë e ndimonja// ce buri i motrës kishte ikur dë Tiranë// ce nuk

kishmë bukë të amim/// ajo ishte gjëja më e vështirë saqë xhaxhaj zu të qante/// e ay me tha: „„o

Page 79: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

217

bir ç„na dushe ne që ardhmë këtej dë Rëshen„/// e unë/ nga ajo vështirësi/ u detyrova që unë të

iknja nga ajo punë dhe i thashë një shoferi që vinte ngarkonte dru që nesrë po të deshe të më

març mua e të me shpjesh Tiranë///e ay shoferi nuk e kishte për të vajtur/ po ngaqë i erdhi keq ce

kur i thashe isha me lot dë syt/ ay erdhi/// unë i zhgarkova baktitë me dru edhe më mori shoferi

me shpuri Tiranë/// po unë nuk dinja nga të shkonja Tiranë// i thashë shoferit të më shpjesh de

sahati e pastajza i di rrugët// më shpuri gjer atje e më la ay iku///

Jashar Ocelli 86 vjeç, 3 klasë, Gracë

6

plakat thonë/ që kur shikon një njeri me sy të lig/ bëj Bismilai tre herë ose edhe kur del

natën vetë jashtë/ ce nata nuk i dihet se çar„ ka e çar shkel/ duet e të pështysh tri erë///

kur fëmija 6 muaj gjer 2 vjet bjenë dë sy// ose ce janë të bukur e çuditen njerzit që e

shohën//ose ce e mer syrin që i voglë e fëmija fillon qan// nuk bën reat kur fle//

duet ta këndosh ce ndryshe nuk i ik syri// ce syri është i keq/ të pëlcet i themi ne plakat/// ose po

të bësh një ajmali që bëet kshu: mer një leckë te zezë e atje ve një qiqrë/ një thelb udhrë/ zhivë//

po pastaj duke e qepur duke e këndṷarë kuranin// që dë moment duet t„ja vesh fëmijes e sa erë të

dalë bë gjezdi// po qoftë e dë dhomët dë lagjet/ s„duet tja hiqni asnjerë///

po ka plaka që e këndojnë e këshu: mer një plumkë// e tret atë duke e këndṷarë e duke e

vënë dë prusht// e po të apet copa-copa/ po në shume copa ama/ ka rënë dë sy// po të mos apet

nuk ka rënë/// ose një tjetër lloj mer ca prush de kacia/ ca sheqer/ ca gjalpë e ja kalon fëmijës tre

erë sa të marë tymin/ pastaj pështyn tre erë// e edh dë banjë duke thënë: Syri i plastë///

më përpara me bir kishte shumë plaka/ që kuranin e kishnë jo për t„u tallur/ pa që bënje

derman// kurse sot e frynë një erë e ikë thotë/ ilaç iu bëftë///

Fatime Mullxhi 90 vjeç, pa arsim, Vishocicë

7

isha tetëmbëdhjetë vjeç/ i kam mbushur ktu// aerë të vinin dy bukë/ ta ka thënë e ndonjë

plakë tjetër/ të prisnin me ndonjë sitë të mirë// xbrinje ngaj kali kur vinje/// seften të merte vjeri

pe kalit// e vinin një tepsi atyt/ vinin ca kashtë// mi kashtët shtronin shami të mirë që shkelnje/

ce e vinin pasaj nuke di// për mirësi virej ajo// vinje brenda// pasaj të priste vjera// dilte me një

sitë të mire// të shikonte kshu e shikonte// ndoftaj të ishe e mirë si sita///

Page 80: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

218

hyra/ kishim ca shtëpi të tjera më të mëdhaja / edhe yra atje brenda/ të ardhi gjene vjera e

më vuri dy bukë me qiqra/ bukë mesatare//aerë lonin e këndonin// bëshin dasmat bë shpit/ jo si

tashi shko në local/// kur jam martṷarë/ kishmë katrë konakë ju thoshmë/ që vinin burat/ miqësia

/një ish de Enveri/ një ish dë kta/ de Mazllëmi/ ishte ktej ngaj xha Isufi/// atje anin e pinin burat//

s‟kish si tani që i mbledhën dë lokalet/// dhe ajo kish lezet/ mermin pasaj dhëntrin konak mbë

konak// e gjezdisnin e shpinin dë tërë/// bëshe pastaj dasma// të shtunën fillonte dasma// të

shtunën gjezdisej// dhëntri konak bë konak// ce z‟bëshe dasma si tashi// që ay vjen të djelën dë

lokalt// edhe të dielën mblidhshin prapë dë mëngjest// e lanin dhëntrin// e ruanin// nisej dasma

prapë// vinin e mernin nusen me makinë të koperativës// siprë isht plot me krushka e me sazet

pas/// në natë prapë anin/ pinin/ t‟ënën ngrishin e anin drekën e nuses// pa përcillej soji e

miqësija/// bë tre ditë i vinin nuses bë javët tërë njerëzija// vllezër/dajinj/ xhaxhallarë/ nipra// i

sillnin nuses ngaj një tenxhere me bakllava/ kulaçka// i vinin siprë një fustan a një këmishë/// e

djela/ e ëna/ e marta vinin kta// të enjte vinte nusja de i jati/// e vinin tërë anin gosti//aerë anin

çorbë/ petulla lëçonin/ kur vinte nusja de e jëma/ më dë fund lëçonin pjata me petulla/// ishte

adeti që lëçonin ashtu///

Feime Koroli , 71 vjeç, lindur në Gollobërdë, martuar nëVranisht, pa shkollë

8

po që vërtet nuk kish shumë me dashurira/ po dhe ky qe ca i dale/ ce ka punṷarë Elbasant///

ka qënë teknik Metalurgji dhe ish një çikë i dalë në rini/// e vjen mbë një dasmë dë fshat atje/

ishmë të dy palët/// ky kish allot/ ne i kishmë xhaxhovica/// e bëshe një dasmë dë fshat/ ky

martonte një çupnë e allos// ky ish me gjithë të jëmën/ me vjerën/ e vjen më lot foks// e ma shkeli

këmbën mua edhe iku ky// na dërgon pasaj një mbles e i thonë babit: “ e cili është ky?”/// “është

ay që ta ka shkelur këmbën e që lojtmë foks”///

kaqe qe dashuria tonë// u fejuamë// ndenjmë nja gjashtë muaj fejuarë// më ka rëmberë

pastaj e jo me dasmë ce m‟u sëmur mamaja///

Firdes Koroli, 52 vjeç, 4 klasë, lindur në Braçanj, martuar në Vranisht

Page 81: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

219

9

sa cene kemi bërë neve ktej me shoqëri// kur ishmë shumë të vogla vimin në mal//

domethënë kshu// ngaqë s‟na jipnin kta leka// mṷarmë nga një qinçkëne// donim njëqint leka ose

dyqint leka të blimin ndonjë çokullatë/// edhe mblithshim ne katër a pesë çupka// ishmë të

vogla/// “ku do vemë? aj ce do vemë të mbledhëm gilavecë”///

edhe një të vajtur të mblithmin gilavecë/ po nuk gjemin/// shumë i gjemim bosh// ato që i

gjemim bosh i mbushnim me baltë// që t‟i shismim/// vimin i shpimin dë një burë// na ipte nga

njëqint leka ay e nga një çokullatë// ne gëzoshim e lëvdoshim nëpër shpit/// “ku i kini gjetur?”

ngjitshim ose ktej nga mali tërë/ më shumë moshatarë/// është një vend/ Shinepremte i

thonë/// u mblothmë çupkat e thamë: “ku do vemë?// do amë luleshtrydhe”///

u ngjitmë malit// vajtmë gjer atje //është një si pus me shkallë// xbritmë ne pusi// u ngjitmë

prapë/// një të vajtur// vajtmë Cangonj ne gjyshja e ksaj çupkës// ce ajo na ndrovi/ na lavi/// kta

tashi ishin bërë merak// ce z‟dinin ngaj ishmë ne/// na kërkonin me fenerë malit/// “Jonida”/

thirnin tërë/ ne kishmë humbur tashi/// pastaj na kanë marë një furgon// na kanë ardhur Cangonj/

na kanë gjetur///

në fakt ne e gjetmë shtëpinë/ ce q‟andej vete Cangonj/// do ktheshim të nesmen/ ce ishte

shumë larg/// për pesë minuta/ të besoet/ jemi ngjitur nga Guri i Zi// pataj kemi xbritur të

shikonim telenovelë///

Jonida Koroli, 21 vjeç, Vranisht 12 klasë

10

kur u lind djali / pa lindur më thoshin gratë : “ do dërgosh çupkën”/ unë i thosha : “ le të

bëhet djalë pa do vi vetë”// si u lind djali / mbajta mënd llafnë // ta sho unë n‟është djalë / iç / se

ra si i tronditur /nuk po na qante e unë : “ oiii si do na bëet” // e pasaj u shkujdesa /// e unë s‟prita

as të babovitet/ / e rotullova e kur i shikoj lulkat: “e ba me Lule /mamia/ po ce s‟më thua me

/qënka djalë”/// dolla de porta/// bëj esap/ ngaj gëzimi s‟mbanja mënd asnjë grua// e i shinja

zonjat e: “moj mëallë/ me zonjë/ nusja më bëri djalë”///

pasaj/ kur vajta ta regjistronja dë komunët/ u nismë të tria: unë / Nexhmija dhe Vera/// unë

e Nexhmija vajtmë ne Anila// i them Anilës: “ajde dhe ti ce z‟di unë nga të hy e nga të

dal”///rugës i thosha këtyre: “moj ce ma thanë emrin/ mos e aroj/ ja tinë ja Anila ta mbani

mend”///

Page 82: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

220

vajta atje//më thotë ay: “ë/ çarë emër do shkruash?”/// “po unë e kam arṷarë”/ i thashë///

e nxṷarë listrën e po më lexonte emrat// “po ë me Nilë”/ i thashë/// “po ë mo/ me S fillon/ pe

futbollisti është/// ata bë kurist ranë/// “Serxho me nënë?”// “e/ ky është”// e i dhashë llokumet///

erdhur buri e thënë babajt tem që do bluanin // thot babaj / “do vijë Nexhmiu të marë kalë

e ipni të blṷajë edhe neve”/// unë me time kunatnë / po këndonim të dyja/ njëra b‟atë kra/ tjetra

bë tjetrë/// u ap porta e unë dolla// ja bëra: “ i i i i i/ po ti o?”/// Mybeja dolli i tha:“ajde/urdho

brënda!”/// “s‟jam për brënda/ po më ipni kalën ce do shkoj të blṷaj”//

dṷallmë gjer de urka/ dë oborr e aq/ sa më pyeti/ “çarë bën?”// Mybeja solli kalnë/ e ay shkoj//

Feijme Haxhillari, 71 vjeç, Vranisht

11

kur ishim për 1 Majin njerë / këta kishin një zhapik pe plastike// dajiu/ i vogli/ kishte frikë/

përpjetë idhej// vamë neve/ i gjejmë tërë të mbledhur/ lonin/ këndonin// e kishin bërë tja idhnin

Avniut këtë plastiken/// këta të Greqisë kushërinjtë/ kan ikur tërë/ janë çmësuarë/// ky Avniu e

ka gojën si ata të Maçurishtit/ të pistë/// ky djalka/ Igli/ ja odhi ta trembte// sa i ra dë pëqi/// ky/

siç qe këmkryq/ pa lëvizur// ngriti kokën// e pa e ia ka futur një të sharë// sa këta burat që e

njinin/// të tërë bë kuriz ranë/// këta të tjerit/ tim kushërinj/// thoshnë: “s‟shikoi ç‟i ra po drejt ne e

shara”/// i vinte çudi / tërë thresin/ tremben/ po nuk shajnë///

Florie Haxhillari, 8 klasë, 42 vjeç, Vranisht

12

kur ishim ushtar// sa filloj demokracia// nja 7-8 muaj kasha// isha dë Malt e Dajtit// e

ruanim vilën e atijt// ce mos ja anin macet/// kur u rëzua busti// na mornë pa kapë// e na zbritnë

poshtë për të mbrojtur Gardën/ poshtë de ish- Blloku/// edhe të nesmen/ pasaj nxorën tanket/ ce

populli ju sul Gardës e Bllokut këtej// edhe i penguamë njerzit të kalonin// edhe pasaj z‟dilnim

dot dëpër Tiranë me biletë-dalje// ce na kishnë marë inat: “ja këta që mbrojnë E. Hoxhën”///

dilnim ngaerë nga katrë-pesë veta/ ce z‟dilnim dot vetë///

Gëzim Haxhillari, 12 klasë, 38 vjeç Vranisht

Page 83: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

221

13

kemi në klasë një djalë të prapë/ si Serxhṷa/ nuk mësonte e i kishte zët mësuset/ ce i vinin

katra// më shumë e kishte inat atë të anglishtes/// në orën e anglishtes/ njerë/ kishte marë një

zhabë// pasaj/ e vuri në sirtar të tavolinës së mësuses/// ajo e api të merte shkumsa// zhaba ju odh

mësuses e ajo shtyvi tavolinën// u tremb aq shumë sa s‟fliste dot/// e ca shushkë është ajo! ///

pasaj thiri dretoreshën// erdhi ajo// e shavi në sy të tërëve///

prap ky djali/ mësuses tjetër/ i vuri një ditë/ munte atje de karikja/ ca alka/// u ul ajo e u odh

përpjetë e duke thirur// po shkulte alkat/// e nxori kush e kishte bërë// e pasaj thiri të jatin e e

bënë problem// e paralajmëruan për përjashtim///

Roxhensa Haxhillari, 16 vjeç, në klasë të 11-të, Vranisht

14

Kur shkojmë de vllaj jem/ ka një arë/// thonë po fjete dënë ije të arës çmendesh/// ka dhe

kumblla/ kto që janë të pabëra e si të fishkura u thomi plaka-batha// kto i qṷajmë pupunecka ce

janë jeshile// kto qṷajen gollogjina// janë si thanat// po vinë si bë të rumbullakta dhe janë të

ëmbla///

gjyna klisha ëshçë shembur// klyçnë e mbante një nga fshati/ po sot s‟ëshçë//atje batanë/ de

Lajthia e Çipanit ëshçë Burbuci/ dë Gjyrest i thonë Shoporkë/// dë Raut është vënt i bukur// kur

shkon Ziçisht janë Kërpollkat dhe Toçkat// de ajo faqja është Propadhja// i thonë këshçu ce ka

shumë ardhje/ ardhushka/ janë këshçu si të vocka// këtu është Plloça/ është mu-mur, sërë-sërë//

mblithçin baktijae fshatit/// këtu i thoshmë de kulla e Çobenëve// aty më tutje/de sheshi ëshçë

Sinaeri/ ka një çesmë e dalën fshati e bëjnë seir// ky proj e ka emrin Proj i Bojës, ce uji del i zi///

Jorgo Pikuli, 68 vjeç, 7 klasë, Grapsh

15

ne dë fshat bëjmë shumë lakrorë/ bëjmë peta të raskapitura/// dë dimrë bëjmë kaçamak me

cicirifka/// dë dasma lozëm shumë/// nusen e ftojmë me plloskën me verë e me borzilok//

krushqit venë me bajraknë e dasmës/// bi bajrak vënë një mollë siprë/// dhe e rṷanin ce mos ṷa

rxonin// ndë shtëpit t‟atit të nuses thyenin një bukë/// po kumbari bënte liqnë///ay u vinte kurorë

bë klishët//

e kur pinë ktu/ bëen lesë/// një ditë u bëra dhe unë ashçu/// ishmë me gratë e kishmë marrë

ca liker// e mua më pëlqevi// ce ishte i ëmblë e pi e bot// e kënduamë e qeshmë me gratë// u

Page 84: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

222

këputmë// u shavitmë/// dë fillimt s‟mora vesh/ s‟ndjenja gjëkafshë/// kur ika bë shtëpit rashë/

thashë ce bëra “bëm”// e takova këtë dë rugët e nuku e llafosnja dot ce më mbyllçin sytë/// bë

shtëpit fjeta e s‟ mbaj mënt gjë e ky më nagaste të nesmen///

Efti Rado, 58 vjeç, 8 klasë, Grapsh

16

na iste njerë një mama vi// eve kjo mama via i fa kecave “mos e pni derën ce ju a ujku, ce

unë do vete de pyvi// të mar ca ushqim// e mirë fanë kecat/ eve iku mamaja/// eve ujku e pa

mama vinë ce iku// eve vajti de shtëpia e kecave// e tuk-tuk/ apeni derën ce unë jam mama via///

eve kecat i thanë “mama vi e ka kemben të barthkë/ e ce ti e ke te xexë/// eve ujku i fa ce nuk ju

ha po apmani derën/// kecat i fanë që “epo neve nukë e kemi celsin po ajde që nga oxhaku”/// e

pastaj kecat e vunë kazanë me ujë të xetë e ujku bëlldungj/ u përvëlua///

Sofia Morava, 5 vjeç, Bilisht

17

dë fshatin tonë riten shumë lule// ja ktyre u thomi ballojan/ ca u thonë shëngjin// ëshçë lule

basani që e përdorën për ilaç// ëshçë e egrë/// kto vijnë ca si zogëlbëz/// i edhën njëlotkë vaj dhe i

përdorën për plagë e të djegurat/// kur të dilni pe andej ngaj Shuriga ka të ktilla///

e kam parmëndën atje dë kalivet/ ksaj i thomi otreshkë// mban oshçën me parmendën//

pastaj siprë ka kulaçnë që vihet shçiza// kjo ëshçë tevliku// kjo ëshçë gllavina// këtu futëm

zhabicat// që ta mbajë të bashkṷarë///

këtu de shçëpia kemi kalivet afrë// d‟asheft gatṷajmë// po ja ce themelia duen forcṷarë/ ta

bëjmë zagraturën me pisë që mos na mbajë igrasi///

arat kanë emrat e atyre q‟i kanë// ja andej janë ara e Dhimës// ay që duket tutje është

shkëmbi i Vangjel Dones/// nuk e di tamam istorinë// burimit i themi Uji i Qelbur/// asaj kodrës i

themi Plloçka ce është plloça-plloça//

Andon Done, 60 vjeç 7 klasë, Qytezë

18

Ajde ca ngaj shpia sot,/ ce do vinë ca shoqet time për vizitë edhe bëjmë doca

muabet///“kush/ i nje unë?//”po i njemë// ce këtu Oçisht e kanë bër shkollën ato// kanë qënë në

Page 85: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

223

një klasë me Marinelën/ tët motër”/// “ë e dipër kë bëet llaf// janë dë shkollë Tiranë tashi ato///

kanë ca punë de shkolla tonë edhe do ktheen për vizitë de mua/// ja do vete dë shpit/ të mbaroj

shpet e shpet ca punka dhe erdha”/// “ajde ce ja ku erthnë”// “erdha/ erdha/ yni brenda yve”///

“çar bëni/ si ini me shëndet/ me mësime mirë?”/// “iç e shtymë// çar‟ të bësh ktej ngaj

fshati//televizor shëkojmë vetëm///meqë ra llafi e kam parë pë afri ktë këngëtaren që sapo

mbarovi/// s‟shikoshe me sy/// kur dalin dë televizort rregulloen të thṷash ti ç‟janë kaq të bukra///

t‟i shikosh pe së afri s‟janë alla-alla/// nëse/ punë për ato// ne meram po muabet”

Olsi Bleta, 19 vjeç, 8-klasë, Hoçisht

19

vajta Korçë sot për të pyéturë kur bëen aplikimet për shkollën e lartë/// i mbusha

formularët// bëra ato që më thanë//edhe tashi ishalla fitoj atje ku dua unë/// shpresa kam ce kam

dhe mesatare// po gjene kam frikë// ce ç‟nuk beet/// kam qef t‟i zë pikat ne gjuë-letërsia// ce dhe

ma pret// pa të shoëm tashi/// pas dy javëve më thanë të vete të shëkoj listat e fitusve në

universitet/// në të njëjtën koë kam aplikṷarë edhe në ekonomiku edhe në psikologjia// dë mos

njëra tjetra do më dalë//

dy javë iknë shpet// e vajta të shikonja listate fitusve// po ç‟të shikonja pa// vetëm në

ekonomiku i kisha zënë pikat/// më vjen plasja/çar të bënj tashi?/// vajta pyeta në sekretari/ dofta

kaloj në part-tame ktë vit// edhe vitin tjetër ta kaloj me të ditës// kur s‟ka tjetër se kaqe s‟ka//

gjene kshu s‟kam për të umbur vit///

Anisa Suraj 18 vjeç, arsimi i mesëm, Hoçisht

20

u lothmë/ sot sa s‟vdiqmë// e deshte tërë prodhimin për në orën katrë// kur kemi punë

punojmë tërë natën/ kur s‟kemi rrimë me ditë bë shpit/// çar‟të bëjmë s‟ka tjetrë/ detyroemi të

punojmë pa e ngritur zënë/ edhe kur t‟i bëet mirë atij ce të përze e s‟ke çṷar t‟i bësh/ e pastaj gjej

dorashkë e lëro/// po jam unë për të punṷarë në këtë moshë?/// po prap se prap ne jemi pllazmë e

fortë/// jemi nga pestepesë vjet edhe gjene s‟ankoemi// kemi ca çupka nga njëzetë vjet// edhe

s‟dajandisën dot// të kajthitura janë// po kur të bëen san eve ato?!/// ato s‟kanë vuxhut që tashi//

jo kur të bëen nga pezjet e gjazhjet vjet/// sot sa më kollaj e sa me kollajllëke rriten aq më shumë

Page 86: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

224

vṷajnë/// ne të shkretët punomim edhe kur binte dëborë/ e mbështillmim koriçkën e bukës me

gazette// e ce frynte/ e ce mbante s‟na pyeste njeri/ sot më kushte kanë e më shumë vṷajnë///

Liljana Çomka, 55 vjeç, 8 klasë, lindur e martuar në Hoçisht

21

e me çupë ce pe të Rënjave je tinë// dhe unë ngaj Bradvica jam// jam martṷarë ktu Vërlen//

u arrova// më e voglë se kto çupat isha/// atere martoshim çpejt// kam xbritur nuse këtunë që para

luftës// aterë/ kur martoshim/ vishmin xibunë/ unë kisha xibunë e mamasë// bë tërë anët me

klinda/// kur jam martṷarë këtu dë fshat kishte shumë të krishterë// tani kemi mbetur pak/// tërë

kanë ikur dë Greqit// ja katrë shpi kemi mbetur// dhe bë shpit time bënim poçe/// tani ktu dë

Vërlen ëshçë vetëm një djalë që bën// po z‟di shumë si ata të qëmoçmit// e kush i mer tashinë//

blenë ngaj këto plastiket për kollajxhe ce z‟dinë që bulmeti ëshçë më mirë dë poçet e baltit///

Androniqi Pine, 91 vjeç, pa arsim, lindur në Bradvicë, martuar në Vërlen

22

të parët kanë erdhur vllezrit Pali dhe Rufua dhe nipi i tyre Çoti// një nip tjatër duet të ketë

qënë pe të Jorgjit Zdrulit dhe të kallogresë// teto Lena duet të ketë qënë fis i larkmë/// Pali kish

dy djem/ Kolen dhe Gjikën çupa nuk di// ata erthnë nga Nikolica të martṷarë/// Kolja kish

Themelë/ Kostandinë/ Miti/ Tasen/ çupa një në të Gaqit/ qṷej Tushë një pe së Vasilit të Kovaçit/

qṷej Kato/// në Qytexë qṷej gruaja Kolit// ka qënë pe Nikolice// ishnë martṷarë që kur ishnë atje

dhe fëmija duet të jenë ca Nikolicë e ca Ndardhë/// i pari Themeli kish djem/ tre/ Sotir/ Kole

Jani// çupa dy/ një martṷarë me Zisin e Dunkës/ e dyta Cacṷa/ njerë martṷarë me Todin e Keres/

Todi vdiq e u martṷa përsëdytine Todi Korçari// djemtë të dy u bënë kallogjerë// ishnë zografë//

më të mirit në Ajnoro// Jani kish marë në të Gloxhenit// babo Dinṷa// e shoqja e Themelit// Elena

ish pe së Zongos// e motra e papa Ndonit/ Jerasimos që qe kallogjer dhe papa Jorgjit// quej babo

Geja ce u bë kallugre/// Jani kish marë në të Gloxhenit/ babo Dinṷa/ që lindi Lenin dhe kjo Leni

lindi Razin/ që tani është Amerikë/// Sotiri dhe Kolja vdiqnë në Ajnoro// i dyti Kostandini kish

grua teto Maron/ pe së Cles.//Ish e zeshkë dhe kish dy djem/ Naumnë dhe Jovanë/çupa tri teto

Sota/ teto Lena/ teto Nicka// Naumi kish grua Vasilon e Tollkos/// lindi një djalë/ Pandin///

Jovani kish një grua si xhadi pe së Batellit/ të cilnë e përzunë/// Kolja ishte

kujunxhi/argjentpunonjës/// mjeshtëri që e kish mësṷarë dorë dë dorë pe pleqve që dë Nikolicë//

Page 87: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

225

pe Kolos ka mësṷar Jorgua i Panit sotmë që është Amerikë/// Jorgji kish mësṷarë të vllanë/ Ligor

Pani thotë ce e mbanj ment dedo Mitin që punonte kujunxhi///

Dorëshkrim Koci Zdruli, 3 klasë, 1956

23

tokën para ce ta punojmë e plerojmë me pleë të baktive/ me fushqi i themi ne/// lërimi bëet

para ce të apet pleu// lërimin e bëjmë me damaluk që ka shtizën/ nga gota/ nga dorashka/ nga

veshët/nga pllazi dhe pluari// damaluknë e tërheqin dy qe që janë të mbrerë në një zgjedë//zgjeda

i vendosej qeve në qafë ku është bër vendi i qafës/ i shpṷarë mbë dy kraëët me një vrimë që i fut

nga një copë dru i hollë në formë gjysmë arku për të mbajtur qafën e kaut/// në mes zgjeda ka një

vend ku vendoset një reth ekuri/ i cili lidhet me provoj//është një rip pe meshini të fortë/// ne ky

rethi pe ekuti futet shtiza e paramendës/ që nga maja ka katër- pesë vrima të vogla ku futet një

copë ekuri për t‟u lidhur me rethin e ekurit për të tërequr qetë për të lëruar tokën///mbasi bëet

lërimi liet toka e lëruar për t‟u ajrosur e të marë rezet e diellit/e të për t‟u lagur nga ndonjë shi

gjerisa të vijë koha për mbjellje///kur vinte data dhe toka ishte në kushte mira për të mbjellë vinin

e përzienin prap// pastazaj hedhëm farën e grurit me dorë// farën e përziejmë me prap me

paramendë që mbuloet fara me dhenë/// mbasi bëet kjo punë e branovitin me branë që e ngjesh

token// që të niveloej ara dhe të krijojë lagështi për mbirjen e grurit/// mbasi bëshe dhe kjo

apeshin leëme paramendë/// këto kanale për të kullṷarë uji gjatë dimrit// korjen e bëjmë dë fund

të korikut dhe e bëjmë me lelek/ që ish i ngjashëm me draprin po është dy erë më i math/// pasi e

kormim/ e mbledhëm duaq dhe duaqtë i ngarkojmë bë qeret/// qerja ka një bosht pe druri ku

anash ka po prapë nga një rotë pe druri e veshur me rathë///

Jashar Topçiu, 58 vjeç, 11 klasë, bujk, Vishocicë

24

martesat në kohën e ershme më tepër bëshin me lyesëri dhe kishte më shumë adete///ajo

fillonte të hënën//familja e dhëntrit dërgonte rrobat te nusja// dasma zhvilloshe më tepër të enjten

kur kishte dhe më shumë të ftuar/// ditën e mërkurë nga djali mblidhshe rjeti miqësor këndonin/

dhe të njohur ose shoqëria e fshatitvinin për urim/// nga nusja ditën e mërkurë mblidhshin shoqet

dhe ja lyeninin gishtat dhe flokët me kënë pastaj shtypnin grurë që të anin beqarët që të

martoshin e të shtoshin si gruri// në darkë mblithshin ndoca të afërm ndaç të djalit/ ndaç të çupës

Page 88: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

226

i vinin me konak// shpinin shqerë të pjekur/ baklava, raki// e kështu festoej duke ngritur dolli e

duke kënduar/// ditën e enjte nga ana e çupës mblitshin shoqet e ngushta dhe e lanin nusen// si e

mbaronin së lari e vinin bë një kallegrë për ta regulluarë//e regullonte një një allo ose teze që i

vinte ndorjesh//ajo që e regullonte e merte emrin telegjicë kur vinin njerëzit e dhëntrit që të

mernin nusen paagonin telegjicën// nga dhëntri par ace të vinte de nusja thrisnin një berber që e

ruante dhëntrin dhe ja priste flokët dhe shokët e lanin dhe therin një gjel që të lindë djem dhëntri

vishet me kostum// krushqia niset ca me qere e ca me kuaj, krushqit ishin tek/ si zakon meret dhe

një djalkë i vockël që t‟i mbante stolitë krushkës që t‟ja vinin nuses// nuses i hedhën një shami në

fytyrë krushka më e moshuarë ja hidhte lekët dhe orizë/ e pastazajn i këndonin nuses// në

shtëpinë e burit nusen e priste e vjera dhe i bënin ca adete// shtronin një tepsi me me kashtë apnin

siprë një shami të bukur dhe e xbrisnin mbi tepsinë që të shtoej si pula kuaçkë/// vjera i ngulte

një një karamele në gojë// i vinin dy bukë dë mes të sjetullave dhe një dë kokët që të ish shtëpia

me bereqet/// kur çifti to vinte për të fjetur/ miqësija mbushte dy gota me sherbet// de gota e

nuses idhej bojë e kuqe de e dhëndrit sheqer i tretur/// ngaj gota e nuses pinte dhëntri prindët e

tij/ e pasta tërë miqësia/// gotën e dhëntrit ja shpinin nuses që e pinte e para/ pastaj vjera e vjeri e

pastaj miqësija//kur i shtronin robat për të fjetur/ kishnë një djalë të vogël që e vinin të flinte dë

jataknë e çiftit dhe këndonin këngë “dy plepa një selvi/ djali jonë si flori/ dy plepa një kajsi/

nusja jonë si flori/” dhëntrin kur vinte de nusja e shpinin si fsheurazi ce shoqëria e ngacmonte/ ce

po ndaej nga shoqëria de!/// të nesmen/ kur ngriej nusja i puthte dṷartë të moshuarve dhe i

përqafonte të tër// atë ditë shtronin një drekë që quej dreka e nusesdhe shpërndaej miqësia e

shoqëria dhe mbeçin vetëm njerëzit e familjes/// mbas tri ditëve e vinin nusen në magje për të

bërë kulaçka e dṷartë ja lyenin me gjalpë një mbesë pe vllaj ose motre/ qoft ngaj nusja e ngaj

djali/// kulaçkat i ndanin në lagje/ që të provonin magjen e nuses/// mbas shtatë ditësh nuses i

vinin të afërmit me bakshishe///

25

ku do njisha unë/pe atje vinja ktu// me lyés jam martṷarë/ por e kam equr jetën si kta tashi//

buri më rinte Maliq/ më vinte bë javët atje ku isha/ce ndejmë dy vjet fejṷarë// aerë s‟merçin

telefon/ ce s‟kish telefon// me letra// dërgo letra unë/ ce i shkrṷanja letra dhe unë/ çṷarë t‟i

shkrṷanja/ isha dhe e vogël/// po vinte vetë/ vinte të shtunë/ të dielë/ t‟ënën ikte/// po të mos vinte

Page 89: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

227

një javë e nëna teme thosh//më dërgonin aber ce kishmë një allo/ motrën e babajt Cangonj/ “s‟na

ka ardhur ktë javë , ce unë s‟kisha as vllezër/ i thṷani kur ngjitet ytbiu të vijë”///

e vinte një javë/ dy javë/ tri javë e nëna teme i thosh gjene njerë: “mirë o unë prandaj të

them ce s‟ka ardhur/ vete ndonjerë dë shtëpi?// “vete, vete//” thosha unë/ ce vajti shpuri rogën//

kot thosh ce vinte me Selon e Uçit të Bickës që ka vdekur// e dërgonte me atë///

me makinë të madhe/// ipa siprë// ce këtu do rinj unë të më shonë tërë ?// thosha atere ce

kisha atë burën e çupës së allos// ishte shoferi koperativës/ ri Bilisht/// ktej më rinte djalka e ktej

më rinte krushka// nuse me të bardha ishte një lezet// tani janë më të bukur fustanët// po dhe aerë

kishin gjene lezet/// i thosha dhe ksaj nëna ime ishte qefleshë/// kur ishte martuarë vetë bënin lule

me zhizha/ “to t‟i bënj/ thoshte po ku bëjnë?”/ do t‟i bënj dë një kaurkë Hoçisht /// ja gjeti anën i

dërgovi zhizhat///

mbase martoshin me dashuri// po ne na lidhi fati që u martuamë me lyésëri// yri kushërira e

Ytbift/ ardhi// isha dë fshat// më parë ce të japën fjalën kam mendṷarë filan mik me embrë me

mbiembrë/// jemi tonit e dua çupën të ma jipni”// pyeti babaj/ vllaj/ ishte kësmet u mbarṷanë//

po tashi të njien djali dhe çupa/// nuk kta dë një familje tjetrë/ jo dë shtëpit/ ce dë shtëpit ishte

turp/ ce ja bëej/ ja z‟bëej të qeshën a s‟të përqeshën/// vajtmë de kushërira e Ytbift/ ky është

çupa/ ky është djali/ mṷarnë vendimnë//// ne na thanë bë vete// që ta njinim njër-tjetrin// neve na

pyetnë e pastazaj na thanë: “për air qoftë!”// mori ajo kushërirë llokume// na uruanë// pas nja dy

ditësh Ytbiu vjen të marëm ndonjë plaçkë/ që të rëmbejmë diçka// e po ta mar të vete me ndonjë

vlla ce vetë s‟e lëmë çupën// e më nisnë me një vlla pas// në ecmin para ai prapa/// blemë ca

plaçka// unë ç‟pëlqef Ytbift// aynë ç‟pëlqeva unë/// i shpumë dë shpit të tij dhe bë tonët// e thirnë

lyésnë i mori plaçkat/// ndejtmë nja gjashtë muaj të fijṷarë// epo tashi vjen mamaja e Ytbift të

presë datën e martesës/// po ktu/ po atje/ po të rinë e ca fijṷarë// po xh‟do rinë// u panë u njonë//

ta presëm datën// vajti për së dyti// blevi plaçka gjene// vajtmë robaqepsit// premë nga një

kostum///

Vullnete Backa, 62 vjeç, 4 klasë, lindur në Menkulas, martuar në Sul.

Page 90: papastër ia heq brekët nga koka “thuhet për dikë që është ... · Si leksiku dhe frazeologjia i nënshtrohet një shtresimi në planin gjuhësor, gjithëkombëtar, krahinor,

228

VARIANTI I PLOTË I HARTËS SË PTOLEMEUT