pas abuzimeve me rrugët plas tjetër skandal në radhët e ... · nga prokuroria; vërtetim nga...

24
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të marrin masa për shkak të shtimit të rrezikut të terrorizmit në Ballkan. Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera furnizojnë ISIS me ushtarë dhe kjo ka alarmuar amerikanët, të cilët janë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Xhafaj paralajmëron: Së shpejti të tjera arrestime të bujshme për abuzimet me pronat, bandat lidhje me zyrtarë të lartë, kemi mbështetje nga FBI dhe DEA Ballkani i rrezikuar nga ISIS, amerikanët ngrenë qendër në Tiranë, ekspertë specialë për të luftuar terrorizmin dhe pastrimin e parave Tirazhi 10000 kopje E Diel 25 Mars 2018 Pas abuzimeve me rrugët plas tjetër skandal në radhët e LSI, Edmond Haxhinasto dhe ish-vartësit e tij shkelje me ujësjellësin e Tiranës, shpërdoruan 70 milionë euro Futbolli shqiptar ka oshilacionet e tij si në kampionat ashtu dhe në ekipin kombëtar. Kulmi i deritanishëm është pjesëmarrja në Europianin e Francës në vitin 2016, por trajneri i ri Kristian Panuçi dëshiron ta përsërisë këtë... Aktori Ahmet Pasha pohon seTeatri Kombëtar sot është në gjendjen më të keqe. I lënë prej vitesh në mjerim, sipas tij edhe projekti i ri që u prezantua për Teatrin Kombëtar nuk u sqarua sa duhet. Në intervistën për“SOT”, aktori... ARBEN MILORI: Gjyqtarët e futbollit tonë bëjnë veprime kriminale, e kanë hak notën zero AHMET PASHA: Aktorët në një situatë tragjike, me rrogat e tyre mund të paguajnë vetëm faturat e ujit dhe dritave Faqe 20 Faqe 18 Faqe 7 Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kontrolli financiar publik në fondet e asistencës evropiane Nga Albana Gjinopulli CIPFA Nga Kastriot ALIAJ Nga Sokrat NDREÇKA Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i filozofisë pragmatiste LSI Vetingu ka ndezur motorët e Drejtësisë! Pas Lulos mbyllet vetingu për gjyqtarët e “21 Janarit” dhe prokurorët që shpëtuan ish-ministrat e Berishës, 60 emrat që do japin llogari për aferat Ç m i m i 2 0 l e k ë Avokati Saimir Vishaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetari i Shoqatës së Penalistëve të Shqipërisë, zbuloi ditën e djeshme rrugën që duhet të ndiqet për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Pas shkarkimit... Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, KED të emërojë gjyqtarë të përkohshëm Faqe 6 Rama i shuan shpresat Metës për koalicion në zgjedhjet vendore, udhëzim bazës të shfarosë LSI në administratë dhe këshillat bashkiakë Faqe 2,3 Muaji prill do të sjellë largime masive nga radhët e drejtësisë.Të premten u dha shembulli i parë nga komisioni i vetingut, i cili përjashtoi për 15 vite Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Por gazeta ka mësuar se përveç tij, vetingu ka përfunduar dhe për 61 emra të tjerë, të cilët duke filluar nga java e ardhshme do të thirren në seanca dëgjimore. Në listën e parë që nxori vetingu ishin 63 emra... Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Zbardhet takimi Hoxha-Çu En Lai më 1966, palët në unison kundër Hrushovit dhe Titos, akuza liderëve të BRSS dhe Jugosllavisë për bashkëpunim me amerikanët Faqe 12,13 Faqe 5

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të marrin masa për shkak të shtimit të rrezikut të terrorizmit në Ballkan. Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera furnizojnë ISIS me ushtarë dhe kjo ka alarmuar amerikanët, të cilët janë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Xhafaj paralajmëron: Së shpejti të tjera arrestime të bujshme për abuzimet me pronat, bandat lidhje me zyrtarë të lartë, kemi mbështetje nga FBI dhe DEA

Ballkani i rrezikuar nga ISIS, amerikanët ngrenë qendër

në Tiranë, ekspertë specialë për të luftuar terrorizmin dhe pastrimin e parave

Tirazhi 10000 kopje E Diel 25 Mars 2018

Pas abuzimeve me rrugët plas tjetër skandal në radhët e LSI, Edmond Haxhinasto dhe ish-vartësit e tij

shkelje me ujësjellësin e Tiranës, shpërdoruan 70 milionë euro

Futbolli shqiptar ka oshilacionet e tij si në kampionat ashtu dhe në ekipin kombëtar. Kulmi i deritanishëm është pjesëmarrja në Europianin e Francës në vitin 2016, por trajneri i ri Kristian Panuçi dëshiron ta përsërisë këtë...

Aktori Ahmet Pasha pohon se Teatri Kombëtar sot është në gjendjen më të keqe. I lënë prej vitesh në mjerim, sipas tij edhe projekti i ri që u prezantua për Teatrin Kombëtar nuk u sqarua sa duhet. Në intervistën për “SOT”, aktori...

ARBEN MILORI: Gjyqtarët e futbollit tonë bëjnë veprime kriminale, e kanë hak notën zero

AHMET PASHA: Aktorët në një situatë

tragjike, me rrogat e tyre mund të paguajnë vetëm faturat e ujit dhe dritave

Faqe 20

Faqe 18

Faqe 7

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kontrolli financiar publik në fondet e

asistencës evropiane

Nga Albana Gjinopulli CIPFA

Nga Kastriot ALIAJ

Nga Sokrat NDREÇKA

Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i filozofisë pragmatiste LSI

Vetingu ka ndezur motorët e Drejtësisë!

Pas Lulos mbyllet vetingu për gjyqtarët e “21 Janarit” dhe prokurorët që shpëtuan ish-ministrat e Berishës, 60 emrat që do japin llogari për aferat

Çmimi 20 lekë

Avokati Saimir Vishaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetari i Shoqatës së Penalistëve të Shqipërisë, zbuloi ditën e djeshme rrugën që duhet të ndiqet për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Pas shkarkimit...

Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të

zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, KED të emërojë

gjyqtarë të përkohshëm

Faqe 6

Rama i shuan shpresat Metës për koalicion në zgjedhjet vendore, udhëzim bazës të shfarosë LSI në administratë dhe këshillat bashkiakë

Faqe 2,3

Muaji prill do të sjellë largime masive nga radhët e drejtësisë. Të premten u dha shembulli i parë nga komisioni i vetingut, i cili përjashtoi

për 15 vite Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Por gazeta ka mësuar se përveç tij, vetingu ka përfunduar dhe për 61 emra të tjerë,

të cilët duke filluar nga java e ardhshme do të thirren në seanca dëgjimore. Në listën e parë që nxori vetingu ishin 63 emra...

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Zbardhet takimi Hoxha-Çu En Lai më 1966, palët në unison kundër Hrushovit dhe Titos, akuza liderëve të BRSS dhe Jugosllavisë

për bashkëpunim me amerikanët Faqe 12,13

Faqe 5

2 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas shkarkimit të militantëve të LSI, Ministria e Drejtësisë hap qindra vende pune në burgje, ja kushtet për aplikantët

Pas shkarkimit të militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar dje se ka hapur qindra vende pune në burgje. Në faqen online të kësaj ministrie, listohen vendet dhe qytetet në të cilat nevojiten të rekru-tohen punonjës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Sipas njoftimit, nevojiten të rekrutohen punonjës burgjesh në qytetet si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Fieri apo edhe Vlora. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kërkon të rekrutojë Punonjës Policie të Rolit Bazë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë, Krujë, Bur-

rel, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë, Tepelenë dhe Sarandë”, thuhet në njoftim. Në bazë të ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hapur zyrtarisht konkursin për emërimet e reja, duke specifikuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Ndër kriteret kryesore janë përfundimi i shkollës së lartë në varësi të pozicionit të punës, si dhe gjendja e mirë shëndetësore. “Kriteret e përgjithshme: Për t’u rekrutuar në Policinë e Burgjeve si Punonjës i Rolit Bazë aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Të ketë shtetësi shqiptare; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të jetë në gjendje të

mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën; Të ketë mbaruar arsimin përkatës”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar thuhet se dokumentet duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa theksohet se afati i caktuar është 30 mars 2018. “Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në adresën:Rruga Zef Serembe, ish Brigada e Mbështetjes Rajonale. Fotokopjen e kartës së identitetit; Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm;

Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsi-more Rajonale/Rrethit; Formularin e vetëdeklar-imit (shkarko formularin bashkëlidhur); Vërtetim nga prokuroria; Vërtetim nga gjykata; Raport mjekësor nga qendra shëndetësore e vendbanim-it. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është deri në 30 Mars 2018. Lista e kandidatëve që do të plotësojnë kriteret e mësipërme do të shpal-let në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datën 31 Mars 2018”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Rama i shuan shpresat Metës për koalicion në zgjedhjet vendore, udhëzim bazës të shfarosë LSI në administratë dhe këshillat bashkiakë

PS plan për ta çuar LSI drejt disfatës në zgjedhjet e 2019

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po e sheh veten ngushtë në raport me PS dhe PD. Pasi Rama e largoi nga koalicioni, Kryemadhi arriti të bindë Bashën për të dalë me një front të për-bashkët opozitar. Po ashtu ditët e fundit kryetarja e LSI ka treguar dëshirë për të dalë me kandidatë të përbashkët me PD në zgjedhjet vendore. Mirëpo nga selia blu ale-anca me PD nuk preferohet. Baza është rreshtuar kundër, ndërsa dhe shumë deputetë po ashtu. Madje vetë Basha ka qenë i prerë duke thënë se është herët për koalicione. Dyshimet e PD janë se në zgjedhje LSI del më e fituar. Pastaj nga kra-hu tjetër, nëse Basha humbet në zgjedhjet vendore sërish, atëherë do e ketë pisk punën me kritikët. Për këtë arsye demokratët janë të pasigurt nga aleanca me LSI. Kjo ka bërë që LSI të jetë mes dy rrugëve, ose të shkojë e vetme në zgjedhje, ose të tentojë të afrohet me PS, ku e ka të sigurt fitoren. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

LSI NDODHET MES DY ZJARREVE

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka shuar shpresat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të hyrë bashkë në zg-

jedhjet vendore të vitit 2019. Pak ditë më parë njerëz pranë Presidentit Ilir Meta hodhën idenë e ribashkimit me Partinë Socialiste, por gazeta ka mësuar se socialistët kanë ven-dosur që të mos hyjnë me LSI në zgjedhjet vendore. Madje, mësohet se socialistët do të punojnë fort që partia e Monika Kryemadhit të hyjë e gjymtuar në zgjedhjet e 2019. Gazeta ka mësuar se i pari i qeverisë u ka shpërndarë një udhëzim të gjitha de-gëve të PS, ku i ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që nuk zbaton porosinë e tij, në lidhje me “eliminimin” e Lëvizjes Socialsite për Integrim si parti politike. Mëso-het se Rama ka urdhëruar bazën socialiste dhe drejtorët e partisë së tij se nuk duhet të ketë më zvarritje sa i takon reformës në administratë, duke iu kërkuar vartësve të vet që çdo drejtor dhe militant i LSI që vijon të jetë pjesë e zyrave të shtetit, duhet të shkarkohet medoemos. Po ashtu, interesant është fakti se në udhëzimin e kreut të ekzekutivit, ky i fundit u kërkon vartësve të vetë që të përdorin edhe planin B në lidhje me hakmarrjen ndaj LSI, duke iu kërkuar gjithë drejtorëve dhe mili-tantëve të partisë së Kryemadhit që të dorëhiqen në mënyrë vullnetare.

Shfarosja e LSI në këshillat bashkiakë

Interesant është fakti se kryem-inistri Edi Rama në udhëzimin e tij drejtuar degëve të Partisë Socialiste dhe drejtorëve socialistë, ka kërkuar mobilizimin e tyre në lidhje me rrudhjen e Lëvizjes Socialsite për Integrim. Mësohet se Rama ka qenë i kënaqur nga lëvizjet më të fundit në disa bashki të vendit, ku për rrjedho-jë shumë këshilltarë dhe militantët të LSI kanë braktisur këtë parti për t’iu bashkuar PS-së, ka kërkuar nga vartësit e tij që të punohet fort në këtë drejtim për të thithur drejt gjirit të Partisë Socialiste sa më shumë anëtarë nga partia e Kryemadhit. Thënë ndryshe, përmes këtij udhëzi-mi kryeministri Edi Rama jovetëm

që kërkon shfarosjen e Lëvizjes So-cialsite për Integrim në administratë, por edhe në pushtetin vendor, ku nga njëra anë i heq militantët nga puna dhe nga ana tjetër, i merr këshilltarët bashkiak. Madje, i njëjti burim i tha gazetës se dezertimi i këshilltarëve bashkiak të LSI drejt socialistëve, sipas udhëzimit të Ramës, duhet të shfrytëzohet për të marrë drejtimin e Këshillave në ato njësi administra-tive ku dominon Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialsite për Integrim.

Rama: Ja rrëfimi i italianit që zgjodhi të jetojë në ShqipëriNdryshe nga herët e tjera, ku

fokusi ishte tek punësimi apo turizmi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur dje që ta nisë ditën me një mesazh të qartë, se sa avantazhe kemi ne nga shtetet fqinje, për të bërë një jetë jo vetëm më të qetë, por edhe më cilësore. Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, një artikull të medias italiane, duke përcjellë shkaqet pse italianët zgjedhin të jetojnë në Shqipëri. Në artikullin në fjalë është trajtuar rasti i një pensionisti, i cili pas shumë kërkimesh të bëra, kishte zgjedhur vendin tonë, për të cilën thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi është mjaft i lumtur dhe i qetë. “Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të medias italiane për disa nga arsyet pse italianët zgje-dhin të jetojnë në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të qetë. Të jetosh si pensionist në Durrës. Carmine, ish-artizan italian dhe pensionist INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimit Social) ishte në kërkim të një vendi ku të jetonte i qetë me pensionin e tij”, shkruan ai.

Bido i përgjigjet opozitës: Mos shfryni mllefe

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, i është përgjigjur dje kreut të PD Gjirokastër, Roland Bejko dhe gjithashtu deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, lidhur me foton që ata kishin publikuar dhe pretendonin se ishte e dokumenteve të Arkivit Gjirokastër. Bido thotë se fondi i dokumenteve të Gjirokastrës është i vendosur në rafte, ndërsa lidhur me foton e publikuar nga Bejko dhe Tavo, Bido lë të kuptohet se aty është fondi i dokumenteve të Minis-trisë së Tregtisë së Jashtme i hedhur me papërgjegjshmëri në ndërtesën e Dur-rësit në vitet 2011-2014. “Kushdo që bie pre e dezinformimit të qëllimshëm du-het të dijë se arkivat janë të hapura dhe mirëpresin këdo që do t’i shohë. Kushdo që do të shfryjë mllefe a të bëjë politikë me arkivat, po ashtu është i mirëpritur të vazhdojë pa u penguar ‘misionin’ e tij, duke përdorur madje fotografi të turpit të vetë që tani po rregullohen. Fondi i Ministrisë së Jashtme në vitet 2011-2014 është plasur me papërgjegjshmëri e paturpësi”, deklaroi ai.

Socialistët do të punojnë fort që partia e Moni-ka Kryemadhit të hyjë e gjymtuar në zgjedhjet e 2019. Gazeta ka mësuar se i pari i qeverisë u ka shpërndarë një udhëzim të gjitha degëve të PS, ku i ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që nuk zbaton po-rosinë e tij, në lidhje me “eliminimin” e Lëviz-jes Socialsite për Integrim si parti politike...Megjithatë, mësohet se qëllimi i kryesor i këtij udhëzimi të Ramës dërguar vartësve të vet, është një, siç është shuarja e shpresës së një bashkëpunimi të mundshëm në zgjedhjet vendore mes partisë së Kryemadhit dhe Partisë Socialiste. Pra kjo lëvizje e Ramës jo vetëm që e dobëson patinë e Kryemadhit,

por erdhi në një moment tepër delikat në të cilin ndodhet LSI-ja, e cila kishte shfaqur interesin për të bashkëpunuar me socialistët në zgjedhjet e 2019, pasi i ndruhej një braktisje të mundshme të mili-tantëve të saj. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se ç’farë do të ndodhë më konkretisht.

t GOLEMI: JA PSE JAM KUNDËR ALEANCËS ME LSIDeputeti i PS-së në qarkun e Gjirokastrës,

Flamur Golemi, u shpreh pak ditë më parë për gazetën se është kategorikisht kundër një aleance të re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tij, Gjirokastra është një provë që tregon se ky koalicion është shpërbërë tashmë. “Në politikë asnjëherë mos thuaj kurrë , por realisht

mendoj se ideja e një koalicioni të mundshëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integ-rim në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është tymnaje. Dhe të paktën Gjirokastra e ka provuar më mirë se kudo këtë aleancë që tashmë ka ik për skrap vëlla. Personalisht një joooo e madhe!”, deklaroi deputeti socialist Flamur Golemi.

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kjo agjenci në vi-tin 2012 mori një

fond maksimal në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 mil-

iardë jen japonez për projektin “Për

përmirësimin e kanalizimeve për

Tiranën e madhe”. Nga këto para, 71

milionë duhet të shkonin për pas-trimin e Tiranës

nga ujërat e zeza. Por nga auditi i

zhvilluar së fundmi rezulton...

Ogerta Manastirliu: Shërbim i ri në spitalin

e SanatoriumitMinistrja e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas-tirliu bëri të ditur dje se spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si “Sanatoriumi”, do t’i shtohet një shërbim i ri. Si-pas saj ky shërbim do t’iu ofrohet të gjithë pacientëve me sëmundje të veshkave, mushkërive, zemrës, tiroides, etj. Gjatë një vizite në qen-drën e diagnostikës ajo deklaroi se ky shërbim i ri që ofrohet në këtë spital ka zeruar radhët e pritjes në spitalet publike. “Ky ekzaminim i ri që shërben për diagnostikimin e së-mundjeve që prekin shumë organe si mushkërinë, kockat, veshkat, tiroiden, etj, patjetër që do të ndikojë në përmirësimin e trajtimit për pacientët. Me këtë shërbim, që pas QSUT ofrohet edhe në këtë spital, pacientët nuk kanë më nevojë t’iu drejtohen strukturave jopublike, pasi radhët e pritjes nga 45 ditë për ta kryer këtë ekzaminim, sot janë zero”, tha Ogerta Manastirliu.

Berisha: Fshesë në Fondin e Sigurimeve

ShëndetësoreIsh-kryeministri Sali Berisha

vijoi edhe ditën e djeshme me denoncimet e tij në rrjetet sociale përmes mesazheve të ardhura nga “qytetarët dixhital”. Në rrjetet so-ciale Berisha u shpreh se në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore po kry-hen spastrime pa kriter. “Fshesë në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore! Punësimi me 4 mijë euro dhe firmën e Xhafajt! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. “Përshëndetje dhe respekt për ju z. Berisha. Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ka nisur një fushatë spastrimi, heqje nga puna pa kurrëfarë kriteri. Me gjasme ristrukturim njerëzit po hidhen në rrugë dhe më e forta është se zëvendësohen nga njerëz të tjerë që nuk din gjë pse ndodhen aty. Punonjësit duhet të plotësojnë një nga 2 kritere: t’i sjellë Fatmir Xhafajt, të paguajnë te sekseri 4000 euro. Verifikojeni rastin ju lutem dhe bëni diçka”, deklaroi ish-lideri demokrat, Sali Berisha.

Kliti TOPALLI

Skandalet në radhët e LSI nuk kanë të ndalur. Pas shkeljeve të zbuluar me rrugët, Ministria e Trans-

porteve e drejtuar nga Edmond Haxhinasto është përfshirë në skandale dhe sa i takon sektorit të ujësjellësit. Gjatë kohës që ky dikaster drejtohej prej tij, mori për-sipër një projekt për të përmirësuar ujësjellësin e Tiranës, por së fund-mi është zbuluar se i gjithë fondi është përdorur dhe punimet janë ende në mes. Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Pas krijimit të qeverisë së re, Ministria e Transporteve u bashkua me atë të Energjisë dhe sot në krye të këtij dikasteri është Damian Gjiknuri. Por ky i fundit ka kryer një audit në drejtoritë e var-ura nga Transportet, drejtuar prej vitesh nga LSI dhe ka zbuluar pa fund shkelje dhe abuzime. Gazeta ka siguruar të dhënat e një auditi të bërë në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, e cila dre-jtohej nga LSI dhe ishte në varësi të ish-Ministrisë së Transporteve, drejtuar nga Edmond Haxhinasto. Sipas auditit të Gjiknurit, kjo ag-jenci në vitin 2012 mori një fond maksimal në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 miliardë jen japonez për projektin “Për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe”. Nga këto para, 71 milionë duhet të shkonin për pastrimin e Tiranës nga ujërat e zeza. Por nga auditi i zhvilluar së fundmi rezulton se nga e gjithë kredia e marrë nga qeveria japoneze, është shpenzuar 99.5% e shumës ose 70 milionë euro. Por edhe pse paratë janë dizbursuar punimet janë vetëm në mes dhe që deri më tani shuma e shpenzuar duhej të ishte 35 milionë euro. Sipas auditit, punimet e nisura në Korrik të vitit 2014 duhet të kishin përfunduar në vitin 2016. Por grupi i auditit ka konstatuar se për t’i mbyllur nevojiten edhe 10 milionë euro të tjera. Projekti synonte të bashkonte disa kolektorë të ujërave të zeza në lumin Lana në kryeqytet, për të transferuar ujin në Kashar, ku do të përpunoheshin, e pas pastrimit do të depozitoheshin në det. Nëse kthehemi në periudhën 2014-2016 në krye të Ministrisë

ndalur. Kur Rama mori i vetëm qeverinë deklaroi se do ketë audit të të gjithë drejtorive që i ishin dhënë Metës. Auditi në ARRSH nxori abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa duket se tani batërdi me fondet janë bërë dhe në ujësjellës. Gazeta ka mësuar se shumë shpejt ministria pritet të bëjë kallëzim penal në prokurori për abuzimet në ujësjellës.

Abuzimet me rrugët Një tjetër skandal në të cilin u

përfshinë drejtorët e LSI, është ai i abuzimeve me rrugët. Më 2 shkurt përfunduan në pranga dy ish-Dre-jtorët e Përgjithshëm të Rrugëve. Dashamir Xhika dhe Andi Toma

janë arrestuar me urdhër të Proku-rorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë janë ndaluar edhe Rexhep Tarba (mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e ar-restit të shtëpisë. Por ndaj Xhikës u shtua dhe një akuzë për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan. Intere-sant është fakti se si për abuzimet me rrugët ashtu dhe me ujësjellësin në Tiranë, shkelje ka gjetur dhe KLSH. Ky i fundit ka kallëzuar disa herë Dashamir Xhikën, i cili është në paraburgim.

së Transporteve ka qenë Edmond Haxhinasto, ndërsa Agjencia Kom-bëtare e Ujësjellës Kanalizimeve drejtohej po nga një drejtor i LSI. Auditi tregon se skandalet në radhët e kësaj partie nuk kanë të

1. Ndërtimin e Impiantit të trajtimit të Ujërave të Përdorura, me vendndodhje në Kashar

2. Ndërtimin e kolektorit kryesor për transpor-timin e ujërave të përdorura deri në impiant (pikënisja tek Pallati me Shigjeta)

3. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve urbane në

dy zona të banuara të Tiranës, në pjesën perëndimore (në zonën e Misto Mame dhe zonën e Ish Kombinatit Tekstil)

4. Ndërtimi i Kolektorit të Ri të grumbullimit të ujërave të përdorura për pjesën jugore të Lanës, me shtrirje nga Materniteti i Ri-Pallati me Shigjeta.

“Në seksionin 3 të Marrëveshjes financiare është përcaktuar se përfundimi i projektit ka qenë përcaktuar fundi i vitit 2014. Në fakt nga auditimi u konstatua se projekti ende nuk ka përfunduar. Në fillim të vitit 2014 është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve, ndërsa punimet kanë fillua në qershor të vitit 2014 dhe priten të përfundojnë pas 30 muajve ose në fund të vitit 2016. Nga auditimi u konstatua se nga palët kanë rënë

dakord dhe kanë përcaktuar një afat tjetër për përfun-dimin e projektit, i cili do të jetë 24.10.2019, me shtyrje prej 5 viteve. Pra rezulton se projekti nuk ka mundur ende të përmbush objektivin kryesor, situatë kjo që dëshmon se sistemi i kanalizimeve vazhdon të jetë i amortizuar, jo efiçent, dhe nuk janë eliminuar ndotjet që vijnë nga derdhja e ujërave në lumenjtë e Tiranës”, thuhet në raportin e KLSH.

JA SYNIMET E PROJEKTIT

JA GJETJET NGA AUDITI I KLSH

Pas burgjeve, fshesa e spastrimeve prek Shërbimin e Provës, nis shkarkimi i të punësuarve nga drejtorët e LSIShërbimi i Provës është prekur ditën e

djeshme nga fshesa e spastrimeve nga mil-itantët e LSI. Pas burgjeve, ku vetëm 5 ditë më parë u larguan plot 200 punonjës dhe u dërguan për ndjekje penale 65 të tjerë, reforma ka nisur edhe në këtë institucion. Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar ditën e djeshme që të largohen nga detyra 63 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit të organizuar nga ana e Departa-mentit të Administratës Publike. Por ajo që bie

në sy tek njoftimi i DAP është fakti se personat e larguar nga detyra kanë qenë të emëruar nga Ilir Qafa, i cili ka qenë drejtor nga radhët e LSI. Pra përmes kësaj lëvizjeje, qeveria ka shtuar goditjet ndaj partisë së Kryemadhit dhe po spastron të gjithë administratën nga militantët e saj. “Në raportin përfundimtar të DAP, është konstatuar se në periudhën janar 2014-gusht 2017, kohë në të cilën institucioni drejtohej nga z. Ilir Qafa, figurojnë të paguar si nëpunës të Shërbimit Civil 92 punonjës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave

të konkurrimit të organizuara nga DAP. Në rekomandimet e bëra nga DAP është kërkuar: Shpalljen të pavlefshme të aktit të emërimit; ndërprerje e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për punonjësit që vazhdojnë të jenë në detyrë të emëruar në kundërshtim me ligjin; vendet vakante, të plotësohen sipas ligjit “Për nëpunësin civil”. Në zbatim të rekomandimeve të DAP, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka filluar procedurën e dëgjesave, për 63 punonjës të emëruar në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e DAP. Aty theksohet edhe se

Shërbimi i Provës do të marrë masa në mënyrë që të punësohen persona konform ligjit dhe jo duke u bazuar tek interesat partiake. “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës po merr të gjitha masat për të rivendosur ligjshmërinë në ushtrimin e funksionit të këtij institucioni duke respektuar gjithashtu të drejtat e punonjësve të punësuar në kushtet e shkeljes së ligjit mbi nëpunësin civil. DPSHP ka filluar tashmë pro-cedurat ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe nuk ka më vend për të kërkuar dorëheqje”, thuhet në njoftimin e DAP.

Pas abuzimeve me rrugët plas tjetër skandal në radhët e LSI, Haxhinasto dhe ish-vartësit e tij shkelje me ujësjellësin e Tiranës, shpërdoruan 70 mln euro

AKUK përdori të gjithë fondin për kanalizimet në Tiranë, por punimet janë në mes

4 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Por që ka struktura të shtetit në nivele të ndryshme, që janë nën influencën apo nën peshën e ndi-kimit të botës kriminale, këtë nuk mund ta mohoj. Fakti që shpesh herë agjencitë tona ligjzbatuese nuk kanë qenë në pozita reaguese, për të mos pretenduar se duhet të ishin në pozita proaktive, apo që shpesh herë gjyqtarë e prokurorë të caktuar janë bërë mburojë apo mbështetje e grupeve të caktuara kriminale është një dëshmi e fak-tit që ka patur dhe ka një lidhje ndërmjet strukturave të caktuara, individëve të caktuar dhe botës kriminale. Është kjo arsyeja që qeveria e ka konsideruar luftën kundër krimit të organizuar një prioritet thelbësor të saj, dhe në nëntor qeveria miratoi një plan veprimi për luftën kundër vep-rimtarisë kriminale”, deklaroi dje ministri Fatmir Xhafaj.

Ministri: Prokurorët shpesh mburojë e grupeve kriminale

“Absolutisht, po. Ka referime konkrete për punon-jës, për zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët, sipas nesh, kanë qenë të implikuar në veprimtari kriminale. Mbe-tet që prokuroria e krimeve të rënda të bëjë hetimet e nevojshme dhe të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Në një shtet të së drejtës përgjegjësitë janë të ndara: detyra

e policisë është detyra e policisë, detyra e prokurorisë i përket prokurorisë dhe detyra e gjykatës është detyrë e gjykatës. Asnjëri nga këto tre institucione nuk mund të dublojë apo të marrë përgjegjësitë e institucionit tjetër”, deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj për Zërin e Amerikës.

FATMIR XHAFAJ: KEMI BËRË DENONCIME PËR POLICËT E KORRUPTUAR Spartak Ngjela: Xhafaj në SHBA, sinjal për fundin e

korrupsionit në vend Avokat Spartak Ngjela ka

reaguar dje sa i takon çështjes së ko-rrupsionit në vend dhe Reformës në Drejtësi. Përmes një komenti në pro-filin e tij zyrtar në “Facebook”, avokat Ngjela duke u ndalur tek takimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xha-faj në SHBA, theksoi se pavarësisht përpjekjeve të Berishës për të ndalur reformën në drejtësi amerikanët do e përfundojnë atë. Sipas avokatit të gjithë kastës së korruptuar në vend shumë shpejt do t’i vijë fundi. “Shikojini sesi po i shkojnë punët korrupsionit kryeministror shqiptar. Rama shkon të falet të Taipi në Stam-boll, kurse njeriu më i rëndësishëm i qeverisë Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shkon në takime të rëndësishme në Uashington. Takon FBI-në, DEA-n dhe nivele shumë të lartë të politikës amerikane; kurse Saliu krijon skema vonese. E kuptoni se në çfarë halli janë të korruptuarit e mëdhenj. Po si mendon Rama dhe deri diku edhe Berisha; këta të dy do të mundin Uashingtonin, Prokuroren e Përgjithshme Marku, ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe politikën gjer-mane? Po pse me vonesat e Berishës do të bllokohet Reforma në Drejtësi në Tiranë? Në thelb, po ta shohësh me vëmendje, i gjithë procesi i tyre kundër-reformë konsiston kryekëput në dëmin e tyre shumë të madh që po i shkak-tojnë vet”, tha avokati. Më tej, avokat Ngjela teksa hodhi pyetjen se a do të dështojë reforma në drejtësi, deklaroi se dështimi është një pamundësi absolute. Sipas avokatit nëse dështon reforma atëherë ka dështuar politi-ka amerikane. “A mund të dështojë Reforma në Drejtësi në Shqipëri? Kjo është një pyetje që ngrihet, por dhe që dëshirohet nga të korruptuarit. Dësh-timi i Reformës është një pamundësi absolute. Nëse dështon Reforma në Drejtësi në Shqipëri, kuptohet se ka dështuar politika amerikanë. Po, a ka dështuar ndonjëherë kjo politikë; që të vijë e të dështojë në Shqipëri? Kush do ta mundë këtu politikën amerikane Berisha me Ramën”, tha ai.

Zyrtarët e prokurorisë amerikane dhe FBI vlerësojnë reformën në drejtësi, thirrje të luftohet korrupsioni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar qeverinë për reformat e ndërmarra dhe veçanërisht atë në drejtësi. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë takimeve që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon në SHBA. Ai dje pati një takim me zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, Bruce Swartz, ku u shpreh para këtij të fundit se reforma në drejtësi do të ketë impakt të madh edhe mbi pushtetet e tjera. “Kjo reformë do të ketë një impakt të madh edhe mbi pushtetet e tjera, të cilat po ashtu kanë po aq probleme sa drejtësia. Ajo do të pastrojë jo vetëm sistemin, por do t’i japë atij instrumentat e duhura për të vepruar në mënyrë proaktive”, u shpreh Xhafaj.

Më tej, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Min-istrisë së Brendshme, ministri Xhafaj e informoi zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, Bruce Swartz edhe për rezultatet e vetingut. Ai tha se vetingu po jep rezultate dhe se qeveria është e fokusuar tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë siç është SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Duke shprehur vlerësimet për lidershipin e z.Xhafaj në procesin e reformës në drejtësi z.Swartz u shpreh: “Ne jemi krenarë që kemi punuar me ju gjatë reformës në drejtësi dhe dëshirojmë të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë edhe në procesin e reformave të ndër-marra prej jush, në fushën e rendit dhe sigurisë”. Por fill pas këtij takimi ministri Xhafaj zhvilloi

një takim edhe me zëvendësdrejtorin e FBI-së, David L. Bowdich. Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyr-timin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar. Zëvendësdrejtori i FBI-së, z.Bowdich deklaroi së pari se Shqipëria nuk është si vendet e shumta që ai ka parë gjatë përvojës së konsiderueshme, ku konstatohen probleme të theksuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për më tepër, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare

për reformimin e Policisë dhe veçanërisht pro-cesin e Vetting-ut, z.Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma reflektojnë ato të ndjekura nga FBI. Ai shpjegoi gjerësisht si realizohet procesi i shqyr-timit të aplikimeve, hetimit të background-it dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit. Ky proces aplikohet periodik-isht, çdo 5 vjet. Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, z.Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për Vetting-un në Polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri.

Endri ARIZI

Pas arrestimit të 12 personave në Bashkinë e Lezhës për mashtri-met me tokat në bregdet mes të cilëve dhe kryetari i kësaj

bashkie, Fran Frrokaj, ministri Xhafaj ka paralajmëruar arrestime të tjera të bujshme për abuzimet me pronat. Në një intervistë të dhënë dje për “Zërin e Amerikës”, ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se aksioni policisë do të zgjerohet akoma më shumë dhe se shumë zyrtarë të tjerë do të bien në pranga. “Bazuar në disa informacione që ka vetë qeveria, bazuar edhe në disa fakte që janë bërë publike herë pas here, si dhe në zbulime të vetë policisë, por edhe në informacione që kanë ardhur gjatë kësaj periudhe, struktura për-katëse përgjegjëse të policisë së shtetit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore respektive, kanë hapur disa procese të tjera, që kanë të bëjnë me abuzimet me pronën publike”, tha Xhafaj. Mirëpo, ministri Xhafaj përveç abuzimeve me çështjen e pronave në bregdet, u ndal gjithashtu edhe tek gjendja e krimit në vend. Xhafaj pohoi se shumë nga bandat që operojnë në Shqipëri kanë lidhje me zyrtarë të lartë në vend. Ai tha gjithashtu se në kuadër të këtyre lidhjeve kriminale që ekzistojnë mes bandave dhe zyrtarëve të shtetit, qeveria ka ndërmarrë dhe një sërë ndërhyr-jesh në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. “Absolutisht po. Nuk mund të mos e pranoj një gjë të tillë, sepse pa mbështetjen, ose pa blerë së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari të kësaj natyre dhe sidomos këtu bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë ligjzbatuese dhe që mund ta pengojnë, apo mund t’i favorizojnë veprimtari të tilla kriminale. Kjo është arsyeja që në vijimësi dhe, në mënyrë të veçantë, këtë vitin e fundit ne kemi bërë disa ndërhyrje të forta në radhët e strukturave drejtuese të policisë së shtetit, duke larguar prej tyre disa prej drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, për të cilët ne mendonim që më së paku, kishin dijeni dhe me heshtjen e tyre dhe me mosveprimin e tyre, kishin favorizuar veprimtarinë kriminale në kultivimin e kanabisit gjatë vitit 2016”, u shpreh ministri Xhafaj.

zyra e tyre në Athinë të shtohet me një agjent plus, i cili mund të ishte i atashuar, ose të ishte me më shumë fokus, ose me më shumë vëmendje në operacionet e përbashkëta me policinë shqiptare në luftën kundër drogës, që mund të ishte një mundësi e një prezence të njërit prej për-faqësuesve të zyrës së DEA-s së Athinës në Tiranë. Po ashtu diskutuam gjatë edhe me zëvendës drejtorin e FBI-së lidhur me mundësinë e një pranie shumë më aktive të zyrës rajonale të tyre së Sofjes

në Tiranë nga pikëpamja e asistencës, por edhe bashkëorganizimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe diskutuam për një opsion të mundshëm, për të atashuar një oficer, një agjent të FBI-së në mënyrë per-manente pranë ministrisë së brendshme dhe policisë shqiptare”, u shpreh Xhafaj. Më tej, ministri foli gjithashtu edhe për reformën e vetingut në polici. Ai tha se kjo reformë ka si synim pastrimi ne integritetit të forcave të policisë dhe se është një proces që bëhet dhe në SHBA.

Ministri i Brendshëm: Kemi pastruar Policinë e Shtetit nga drejtuesit e inkriminuar

Xhafaj paralajmëron: Shumë shpejt të tjera arrestime të bujshme për abuzimet me pronat, bandat lidhje me zyrtarë të lartë, kemi mbështetje nga FBI dhe DEA

Xhafaj: Kemi mbështetje nga FBI dhe DEA

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj bëri me dije dje se or-ganet ligjzbatuese në vend kanë marrë mbështetjen e FBI-së dhe DEA-së. Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, që qeveria ka marrë, Xhafaj tha se të dyja agjensitë ligjzbatuese të SHBA si DEA ashtu dhe FBI u shprehën të gatshme për të vijuar bashkëpunimet me organet kompetente shqiptare. “Natyrisht, në vijim të asaj çfarë kemi ndërtuar, par-ashtrova edhe mundësitë dhe kërkesat për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim. Me DEA-n diskutuam se si mundet që

Nuk mund të mos e pranoj një gjë të tillë, sepse pa mbështetjen, ose pa blerë

së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari

të kësaj natyre dhe sidomos këtu bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë lig-

jzbatuese dhe që mund ta pengojnë...

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informa-cione konfidenciale, si dhe informa-cione të tjera të disponueshme.

2. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favori-zojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.

3. Kontrolli i figurës përfshin vlerësimin e provave dhe informa-

cioneve që lidhen me rrethanat që merren parasysh në konstatimet, sipas parashikimeve të pikave 4 dhe 6, të këtij neni, dhe rrethanat lehtësuese, sipas parashikimeve të pikave 5 dhe 7 të këtij neni. Vlerësimi duhet të përmbajë rrethanat që merren par-asysh në konstatim, si dhe rrethanat lehtësuese të këtij konstatimi. Nëse vlerësimi nuk përmban elementet e parashikuara në këtë paragraf, kon-siderohet i paplotë.

STANDARDET E KONTROLLIT E FIGURËS

Kriza e Kushtetueses, Bashkim Dedja: Gjykata nuk ka rënë, të zëvendësohen sa më shpejt vendet vakante

Pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sepse nuk kaloi dot vetingun, Gjykata Kushtetuese është futur në krizë. Duke qenë se nuk plotëson dot kuorumin e nevojshëm prej gjashtë anëtarësh për tu mbledhur, ajo nuk merr dot vendime. Kjo situatë e krijuar ngjalli edhe reagime poli-tike ku midis të tjerash u tha se Kushtetuesja ka rënë. Por kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja deklaroi ditën e djeshme se nuk mund të thuhet që kjo gjykatë ka rënë, por thjesht nuk funksionon në disa aspekte të saj.

Gjatë një prononcimi televiziv, ai bëri apel që të zëvendësohen vendet vakante në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë formë sërish dhe të dalë nga ngërçi ku është futur. “Jo, unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në disa aspekte të saj që janë vendi-met e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve. Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë. E vetmja gjë që mund të them është të përshpe-jtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve

vakante”, theksoi Bashkim Dedja. Ndërkohë, ai reagoi për situatën e krijuar edhe dy ditë më parë, ku shpjegoi ligjin dhe tha se gjykata është jo-funksionale. “Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese parashikon se seancat gjyqësore zhvillohen me 6 anëtarë në mënyrë që të quhen të vlefshme, ndërsa ligji për riv-lerësimin kalimtar, neni 62 parashikon se në rast se subjekti i rivlerësimit ankimon vendimin në Kolegjin e Apelimit, gjyqtari pezullohet deri në marrjen e vendimit ndaj gjatë kësaj periudhe ai nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrjen e

Kushtetueses qoftë në shqyrtimin apo marrjen e vendimit. Çdo çështje që kalon në seancë gjyqësore apo në mbledhjen e gjyqtarëve, tashmë nuk mund të bëhet më sepse duhen 6 anëtarë. Kolegjet janë prej tre gjyqtarësh dhe shqyrtojnë paraprakisht çështjet nëse i plotëso-jnë kriteret për të kaluar në seancë gjyqësore apo jo”, tha Bashkim Dedja. Sakaq, kujtojmë që Presidenca dhe Kuvendi kanë dorëzuar listat me kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kus-htetuese, të cilat duhet të merren në shqyrtim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kliti TOPALLI

Muaji prill do të sjellë lar-gime masive nga radhët e drejtësisë. Të premten u dha shembulli i parë nga

komisioni i vetingut, i cili përjashtoi për 15 vite Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Por gazeta ka mësuar se përveç tij, vetingu ka përfunduar dhe për 61 emra të tjerë, të cilët duke filluar nga java e ardhshme do të thirren në seanca dëgjimore. Në listën e parë që nxori vetingu ishin 63 emra, por më pas procesi u ndërpre për Adriatik Llallën dhe Besnik Imerjan, ndërsa të premten iku dhe Fatos Lulo. Por për 60 emrat e mbetur, burime zyrtare nga ky komision i thanë gazetës se për të gjithë ka mbarur procesi i verifikimit dhe momentalisht procesi është në fazën e njoftimit të palëve. Shumë emra janë vënë në dijeni për shkeljet që janë gjetur dhe u janë kërkuar të dorëzojnë dokumente shtesë, ndërsa një pjesë e madhe janë paraqitur personalisht pranë KPK ku janë pyetur për të gjitha paqartësitë. Pak ditë më parë gazeta e deklaroi se në këto raste bisedat janë zhvilluar para kamerave dhe çdo gjë është regjistruar. Pra duket se Lulo ishte vetëm personi i parë, pasi gazeta ka mësuar se deri në fund të prillit do të dalin të dhënat për të 62 emrat e tjerë dhe mes tyre ka shumë që janë gjetur me shkelje. Ajo që i ka fundosur emrat është pasuria. Ka qenë ILDKP që ka zbuluar mjaft shkelje brenda dhe jashtë vendit dhe pjesa dërrmuese nuk arrijnë të justifikojnë të ardhurat gjë që i penalizon.

Emrat që u verifikuanAjo që bie në sy është se në listën e

gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët ka mbarur vetingu, janë një sërë emrash të njohur, pasi ata kanë shqyrtuar mjaft dosje të bujshme, që nga afera e rrugës Durrës-Kukës, te “Gërdeci”, “21 Janarit”, apo një sërë padish të bëra ndaj ish-min-istrave të Sali Berishës. Nëse analizojmë të shkuarën e emrave në fjalë, disa janë të njohur sepse kanë shqyrtuar dosje të rëndësishme. 4 ndër emrat janë ata që kanë pasur në dorë rastin e 21 Janarit. I pari është Artan Broci, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Por kur ndodhi ngjarja e 21 Janarit, ai ishte në Gjykatën e Apelit dhe u mor vendimi për dënimin e disa praj anëtarëve të Gardës, por dënime minimale. Ndërkohë prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë dhe ata që vulosën mbylljen e saj ishin Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan

prokurorëve, edhe ata kanë shqyrtuar dosje “VIP”, Arben Kraja është ai që ka shqyrtuar dosjen e aferës së CEZ. Bëhet fjalë për hetimet që nisën ndaj ministrit Damian Gjiknuri për marrëveshjen me CEZ për të mos shkuar në Arbitrazh, por çështja u pushua. Një tjetër emër është prokurori Dritan Reshka, i cili në fillim ka pasur në dorë çështjen CEZ-DIA, bashkë me prokuroren tjetër Antoneta

Sevdari. Të dy këta emra janë marrë me skandalin dhe deri më tani i vetmi që ka shkuar pas hekurave ka qenë ish-admin-istratori i DIA, Kastriot Ismaliaj, ndërsa shumë emra të tjerë të akuzuar përfshirë dhe ish-zyrtarë të qeverisë “Berisha”, sot janë të lirë. Po ashtu ka emra të tjerë që hetuan dhe rrugën Durrës-Kukës. Për të gjithë mbetet të shihet nëse kanë qenë të ndershëm apo jo.

Zeneli. Pas zvarritjes për muaj e muaj me radhë, duke e mbajtur dosjen në dhomë këshillimi, në fund u rrëzua ankimi i Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë autorët e vrasjes së 4 protestuesve ja hodhën paq. Një tjetër emër është Tom Ndreca. Ai është anëtar i Gjykatës së Lartë aktualisht, por në vitin 2011 ka qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili bëri Lulzim Bashën kryetar Bashkie. Sa i takon

Brenda prillit komisioni nxjerr të dhënat për të gjithë emrat prioritarë

Pas Fatos Lulos, mbyllet vetingu për gjyqtarët e “21 Janarit” dhe prokurorët që shpëtuan ish-ministrat e Berishës, 60 emrat që do të japin llogari për aferat

1. ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvil-lon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyr-imeve financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose

Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PASURISË Ja emrat për të cilët ka mbaruar vetingu

1. Altina Xhoxhaj2. Bashkim Dedja3. Enton Dhimitri4. Fatmir Hoxha5. Dritan Peka6. Gani Dizdari7. Vitore Tusha8. Xhezair Zaganjori9. Fatos Qato10. Alma Brati11. Artan Laze12. Artan Zeneli13. Astrit Faqolli14. Besim Trezhnjeva15. Bledar Abdullai16. Brunilda Kadi17. Brunilda Kasmi18. Dritan Hallunaj19. Ilir Toska20. Manjola Xhaxho21. Marcela Shehu22. Medi Bici23. Nertina Kosova24. Adriatik Cama25. Anila Leka26. Antoneta Sevdari27. Arben Dopallaj28. Arben Nelaj29. Arta Marku30. Besa Nikehasani31. Besnik Cani32. Besnik Muci33. Bujar Hoti34. Dritan Prenci35. Dritan Rreshka36. Elison Sadiku37. Gentjan Osmani38. Kostaq Beluri39. Luan Kaloçi40. Ramadan Troci41. Shpëtim Kurti42. Vat Staka43. Brikena Ukperaj44. Ervin Metalla45. Fatjona Memçaj46. Gentjan Medja47. Gentjan Trenova48. Kastriot Selita49. Rovena Gashi50. Admir Thanza51. Ardian Dvorani52. Artan Broci53. Edmond Islamaj54. Shkëlzen Selimi55. Tom Ndreca56. Artur Malaj57. Marsida Xhaferllari58. Ahmet Jangulli 59. Sotiraq Lubonja60. Artan Bajrami

Shumë emra janë vënë në dijeni për

shkeljet që janë gjetur dhe u janë

kërkuar të dorëzo-jnë dokumente shtesë, ndërsa

një pjesë e mad-he janë paraqitur

personalisht pranë KPK ku janë pyetur për të gjitha paqa-

rtësitë. Pak ditë më parë gazeta e

deklaroi se në këto raste bisedat janë

zhvilluar para kam-erave dhe çdo gjë është regjistruar...

6 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Oerd Bylykbashi: Kushtetuesja pushoi së ekzistuari falë vetingut, seancat dëgjimore si gjyqe publike komuniste

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi ditën e djeshme situ-atën e krijuar në Gjykatës Kushtetuese pas shkarkimit të një prej anëtarëve të saj, Fatos Lulo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi u shpreh se tanimë Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më si pasojë e vetingut. “Tashmë sistem gjyqësor nuk ka më. Gjykata e Lartë ka vetëm 8 anëtarë, më pak se gjysma e anëtarëve. Gjykatat e niveleve më poshtë janë nën presionin e vetingut të Ramës.

Goditja e fundit u bë dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi “de facto” së ekzistuari, falë vetingut të Ramës. Nuk dihet për sa kohë. Ka vetëm 4 anëtarë me mandat të rregullt nga 9 që është totali. Çdo shtetas që kërkon të gjejë të dre-jtën e tij kushtetuese nuk mundet më. Madje është e kotë të trokasë në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Aty nuk përgjigjet më askush!”, deklaroi deputeti i PD. Bylykbashi, në vijim të reagimi të tij, sulmoi procesin e vetingut, duke i quajtur seancat dëgjimore të tij si gjyqe publike

komuniste. Sipas tij, komisionerët e vetingut nuk e kanë kaluar procesin e vetingut vetë, ndërsa me ironi shtoi se kush i sulmon shpallet armik. “Po ku ta kërkosh të drejtën përballë qeverisë? Gjykatat kanë rënë si pushtet që kontrollon teprimet e qeverisë. Parlamenti është kukull. Ka vetëm veting. Vetingu është bërë si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetin-gut duken si gjyqet publike komuniste të 1945 të kinema 17 Nëntori. Se mos guxon njeri dhe e kundërshton ideologjinë e re, vetingun, se

shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zg-jidhin padrejtësitë me pronat, tatimet, doganat apo policinë, as janë Gjykatë Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnjë nga gjyqtarët e vetingut nuk e ka kaluar vetingun vetë!”, theksoi demokrati. Në fund ai shtoi se nëse bie ndarja e pushteteve, atëherë përfundojmë në despotizëm. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama kryeministër që qeveris në harmoni me veten e tij. Dhe shqiptarët jetojnë të lumtur për har-moninë e kryeministrit”, tha Oerd Bylykbashi.

“Kolapsi, ngërçi është sepse përpara se ligjvënësi të përcaktonte personat që do të përjashtoheshin nga vetingu duhet të zgjidheshin kapacitetet e duhura për Gjykatës Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe më pas edhe për gjykatat e tjera më të ulëta. Reforma në drejtësi nuk do të thotë vetëm shkarkim gjyqtarësh dhe prokurorësh, por edhe zëvendësimin e tyre. Tani jemi në një ngërç me

4 gjyqtarë që ka Gjykata Kushtetuese, me 8 gjyqtarë që ka Gjykata e Lartë. Imagjinoni tani çfarë ndodh, janë mijëra dosje për tu gjykuar, janë dhjetëra çështje në të cilat janë prekur të drejtat e njeriut dhe aktualisht numri i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk bën të mundur zgjidhjen e këtyre çështjeve”, u shpreh ditën e djeshme për gazetën avokati Saimir Vishaj.

VISHAJ: KUSHTETUESJA NË NGËRÇ

Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të zgjidhur ngërçin në Kushtetuese, KED të emërojë gjyqtarë të përkohshëm

Ja komenti i avokatit për vendimin e KPK për gjyqtarin Fatos Lulo

Mimoza IBRA

Avokati Saimir Vishaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetari i Shoqatës së Penalistëve të Shqipërisë,

zbuloi ditën e djeshme rrugën që du-het të ndiqet për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Pas shkarkimit të një prej anëtarëve të saj, Fatos Lulo si pasojë e vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese nuk krijon dot kuorumin e nevojshëm për tu mbledhur dhe rrje-dhimisht nuk merr dot asnjë vendim. Për të zgjidhur këtë situatë, Saimir Vishaj deklaroi ditën e djeshme gjatë një prononcimi për gazetën se duhet të veprohet njësoj si në rastin e Proku-rores së Përgjithshme të Përkohshme. Sipas tij, vendosja e saj në krye të or-ganit të akuzës përbën precedent dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të emërojë gjyqtarë të përkohshëm. “Së pari, vetë anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi nuk e kanë kaluar vetingun. Kemi precedentin e Prokurores së Përgjithshme të për-kohshme dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo të Komisionit të Apelit, të gjithë këta janë vendosur pa u kaluar vetingu. Është jashtë çdo logjike që personat të cilët nuk kanë kaluar vetingun të krijojnë përshtyp-jen që japin vendime gjyqësore për personat e tjerë. Por përderisa u krijua ky precedent, mendoj që KED nuk du-het të emërojë por duhet zëvendësojë duke vazhduar mandatin e mbetur të personave të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë”, u shpreh avokati Vishaj. Po ashtu, ai parala-jmëroi se ka edhe gjykata të tjera që mund të futen në ngërç për shkak të procesit të vetingut, teksa theksoi edhe masën që duhet marrë për të shman-gur një gjë të tillë. “Ndërsa për sa u përket dy gjykatave të tjera, Shkallës së Parë dhe të Apelit, duhet që Shkolla e Magjistraturës të zgjerojë urgjentisht numrin e personave që pranohen”, tha kreu i Shoqatës së Penalistëve.

Vendimi i KPK për LulonAvokati Saimir Vishaj rezervoi

edhe disa kritika për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit, të cilët morën vendimin për të përjashtuar për 15 vite gjyqtarin Fatos Lulo sepse nuk kaloi procesin e vetingut. Gjatë prononcimit të tij

për gazetën “SOT”, Vishaj u shpreh se komisionerët duhet të kishin kaluar më parë vetë vetingun në mënyrë që të marrin vendim për aktorët e tjerë të drejtësisë. “Unë do ta quaja një vendim të drejtë nëse anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të ishin ata të parët që do të kishin kaluar vetingun. Për aq kohë sa as ata vetë se kanë kaluar vetingun, çdo vendimmarrje është politike”, deklaroi avokati. Nga ana tjetër, ai argumentoi se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen para mbarimit të mandatit vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. “E

Sadushi: Edhe Shkolla e Magjistraturës drejt ngërçit

Drejtori i Shkollës së Magjis-traturës, Sokol Sadushi dha dje alarmin se edhe ky institucion është futur në kolaps si pasojë e mos ngrit-jes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një prononcim mediatik, Sadushi u shpreh se KLGJ dhe KLP caktojnë kuotën e pranimit të shkollës. “Ashtu si ngjarjet po zhvillohen Shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur me këtë ligj të ri që kemi të zhvil-lojmë konkursin për pranimin e studentëve të rinj. Sepse nuk është ngritur KLGJ dhe KLP. Për sa kohë nuk janë ngritur këto dy institucione ne nuk mund të zhvillojmë dot provimin në muajin prill siç na e detyron ligji. Dhe për sa kohë nuk mund të zhvillojmë provimin në muajin prill, në muajin tetor Shkolla e Magjistraturës nuk mund të ketë studentë të rinj”, tha Sadushi. Ai i bëri thirrje politikës që të bashkohet për të siguruar votat e nevojshme për të menduar një dispozitë kalimtare në ligj që të caktohen kuotat, 15 për gjyqtarë dhe 10 për prokurorë.

Tender 60 mln lekë, KQZ nën hetim nga APP

Agjencia e Prokurimeve Publike ka vënë nën hetim Komisionin Qen-dror të Zgjedhjeve për një tender me vlerë 60 milionë lekë për blerjen e materialeve të hetimit. Kontrata me kompaninë fituese u lidh në prill të vitit 2017-s, kur institucioni drejtohej nga Denar Biba dhe APP kërkon më shumë informacion për procedurën e prokurimit dhe dokumentacionin e plotë të të gjithë ofertuesve. APP i ka lënë 7 ditë afat KQZ për të dorëzuar dokumentacionin e ten-derit. Prokurorimi u bë një kohë kur mbizotëronte kriza politike dhe nuk dihej nëse PD do të hynte në zgjedh-jet parlamentare. Për këtë arsye ajo u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë që ndiqet në kushte emergjence. Kontrata përsh-inte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbrit, zarfeve të sigurisë, tabelave të rezultateve, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e mate-rialeve promocionale.

Gjyqtari i Gjykatës Kus-htetuese, Fatos Lulo u shkarkua dy ditë më parë sepse posedonte një llogari bankare prej 500 mijë dollarësh dhe një banesë në Kana-da. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kjo pasuri nuk justi-fikohej me burime të ligjshme nga ana e gjyqtarit. “E konsiderojmë të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin, Fatos Lulo, dhe shpall vendimin: Në përfundim të pro-

cesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrimi njoftohet Lulos, komi-sionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Vendimi publiko-het në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet nga Lulo 15 ditë nga data e njoftimit, ankimohet pranë KPK”, deklaroi Kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo.

SHKARKIMI I FATOS LULOS

dyta, nuk mundet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të përjashtojë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që mandati i anëtarit të Gjykatës Kus-htetuese përfundon vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese sepse është zgjedhur me shumicë votash nga Parlamenti dhe nuk munden 3 komi-

sionerë të përjashtojnë një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e thotë që mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kus-htetuese mund të përfundojë vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Çdo lloj vendimmarrje tjetër është jo-kushtetuese”, tha dje Saimir Vishaj.

Kemi precedentin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme dhe të Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit apo të Komisionit të Apelit, të gjithë këta janë vendosur pa u kaluar vetingu. Është jashtë çdo logjike që person-at të cilët nuk kanë kaluar vetingun të krijojnë përshtypjen që japin vendime gjyqësore për per-sonat e tjerë...

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama i përgjigjet Bashës: Qeveria në krye të detyrës për përmbytjet në Shkodër, situata po përmirësohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje sa i takon situatës në Shkodër. Prej disa ditësh disa lagje janë në sundimin e ujit dhe kjo ka sjellë akuza të forta si nga LSI, ashtu dhe nga PD. Së fundmi ka qenë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili ka vizituar Shkodrën dhe ka shtuar akuza ndaj qeverisë. Mirëpo kryeministri përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës. “Shkodër, shteti në krye të detyrës (përtej logjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë an-gazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit)”, shkruan Rama,

ndërsa publikon edhe fotot ku shpërndahen ndihma në zonat e përmbytura të Shkodrës. Po dje në Shkodër ishte zëvendësja e Ramës, Senida Mesi. Ajo ka qenë në Njësinë Administrative Dajç, ku është takuar me banorë të prekur nga përmbytjet dhe u ka siguruar atyre gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare në menaxhimin dhe përballimin e situatës. Me iniciativë të saj, komuniteti i biznesit dhe shoqatave ka siguruar për banorët e Dajçit pako me bazë ushqimore dhe ujë të pijshëm për banorët, si dhe koncen-trat për gjënë e gjallë. Dje Mesi është takuar gjithashtu me Ambasadorin turk në Tiranë Sh.

T. Z. Ahmet Yoruk dhe Drejtorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Z. Necip Ozay Ozutok, të cilëve në emër të qeverisë shqiptare u ka shprehur mirënjohjen e veçantë për kontributin e TIKA në sigurimin e bazës ushqimore për 2500 banorë të prekur nga përmbytjet dhe 50 ton ushqimeve për gjënë e gjallë. "Falënderim për qeverinë turke, e cila nuk është hera e parë që jep ndihmesë sa herë është pasur nevojë për ndihmë konkrete. Qeveria turke, jo vetëm mbështetje me ndihma në këtë periudhë, por në të ardhmen mbështetje teknike në një planifikim afatgjatë për parandalimin e

përmbytjeve në të ardhmen", ka shtuar ajo. Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministrja Mesi ka nënvizuar se koordinimi i të gjithë instancave si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, ka qenë faktor suksesi në menaxhimin e kësaj situate në Shkodër. Duke theksuar faktin se të gjitha forcat janë të angazhuara në terren dhe në gatishmëri të plotë, në lidhje me ndihmat, Mesi ka theksuar nevojën dhe faktin se është kompetencë dhe detyrë e Bashkisë së Shkod-rës dhe njësive administrative të prekura, që t’i shpërndajnë këto ndihma në mënyrën më të mirë dhe transparente të mundshme.

Shqipëria është mes shteteve që kanë dërguar mbështetës të ISIS dhe për këtë arsye për vitin 2018 është planifikuar të jepen 3 milionë dollarë vetëm për të ndalur këtë fenomen. “Fondet do të mbështesin paran-dalimin e ekstremizmit të dhunshëm të mbështetur në prova dhe parandalimin e përpjekjeve të ISIS e grupeve të tjera ekstremiste për rekrutim dhe radikalizim të

individëve të dhunshëm në komunitete specifike të hapura ndaj fenomenit. Fondet do të godasin tërheqjen ndaj ekstremizmit dhe kërcënimin e luftëtarëve të huaj terroristë apo mbështetësve të ISIS që kthehen në Ev-ropë nga Iraku dhe Siria. Ato do të aftësojnë qeverinë e SHBA të mbështesë iniciativat e ngjashme të qeverisë shqiptare”, shprehet SHBA.

SHBA, FONDE PËR TË LUFTUAR ISIS

Ballkani i rrezikuar nga ISIS, amerikanët ngrenë qendër në Tiranë, ekspertë specialë

për të luftuar terrorizmin dhe pastrimin e parave

SHBA asistencë institucioneve për të luftuar terrorizmin

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë filluar të marrin masa për shkak të shtimit të rrezikut të terrorizmit në

Ballkan. Shqipëria, Kosova dhe shte-tet e tjera furnizojnë ISIS me ushtarë dhe kjo ka alarmuar amerikanët, të cilët janë vënë në lëvizje. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, në gusht SHBA do të sjellë ekspertë në Tiranë për shkak të rritjes së rrezikut të terrorizmit. Dokumenti ka dalë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe përmes tij, institucioni ka hapur aplikimet për ekspertë të fushës, që do të vijnë në Tiranë në verë. Sipas raportit, SHBA do të asistojë të gjitha institucionet shqiptare dhe po ashtu do të ndihmojë dhe shtetet rajonale. Pra duket se SHBA do të ketë një qendër të vetën në Tiranë për të mbikëqyrur Ballkanin sa i takon rrezikut terrorist. Ekspertët që do të vijnë do jenë pjesë e OPDAT dhe në fokus do kenë dhe pastrimin e parave, pasi ka shumë raste kur individë të caktuar financojnë ter-rorizmin. “Personi do të përfaqësojë Departamentin e Drejtësisë me anë të OPDAT për zbatimin e asistencës teknike në sektorin gjyqësor dhe për-forcimin e përpjekjeve antiterroriste në vendet e Ballkanit, veçanërisht në lidhje me luftën ndaj luftëtarëve të huaj, pastrimit të parave/ financi-meve terroriste. Asistenca do të fokusohet në zhvillimin e hetimeve më efektive dhe përforcimin e leg-jislacionit anti-terrorist. Do të nx-iten dhe inkurajohen përpjekjet e vendeve të Ballkanit për zbatimin dhe përdorimin e 15 Praktikave të Dobishme, siç janë artikuluar në Forumin Global Anti-terrorizëm (GCTF) dhe grupin e punës për rendin ligjor sipas Memorandumit të Praktikave efektive antiterroriste në sektorin e drejtësisë”, thuhet aty. Sipas dokumentit, eksperti që do të vijë, i cili do të jetë prokuror, do të ndihmojë një sërë autoritetesh për të luftuar terrorizmin. “Gjatë man-datit të tij, prokurori i zgjedhur do të punojë ngushtë me autoritetet lokale ligjore dhe zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë hetues, prokurorë, etj. Kjo përfshin asistencë teknike, konsultim

mbi rastet e hetimit dhe ndjekjes penale. Përfshihet gjithashtu analizë mbi legjislacionin anti-terrorizëm ekzistues ose të ri dhe çështje të tjera të lidhura. Prokurori do të koordinojë dhe veprojë ngushtë me detyrat e OPDAT për vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe me stafin e am-basadës amerikane në këto vende. Posti përfshin gjithashtu udhëtime të shpeshta në rajon dhe ndërveprim me zyrtarë të ndryshëm të drejtësisë së rajonit, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit me anë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Roli i degës kriminaleRaporti në fjalë ka dalë nga

Dega Kriminale e Zhvillimit të Prokurorisë me Asistencë e Trajnim. Ky dikaster ka si qëllim zhvillimin dhe asistencën teknike për zgjerimin e kapaciteteve të institucioneve të huaja të drejtësisë dhe zbatimit të

Ministria e Bujqësisë, fond për fermerët në Shkodër

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvil-limit Rural, ka alokuar një fond prej 20 milionë lekësh për të siguruar bazën ushqimore të gjësë së gjallë, për të gjithë fermerët në zonën e prekur nga përmbytjet e fundit në Qarkun e Shkodrës. Zv.ministri Ilir Halilaj u shpreh: “Kjo bazë ushqi-more do të jetë e mjaftueshme për të garantuar furnizimin me ushqim të blegtorisë në këtë zonë, për një periudhë 2-javore në vazhdim, deri në stabilizimin e situatës”. Me anë të këtij fondi, garantohet ushqimi për rreth 4100 gjedhë, 8000 të imta dhe 1300 derra. Kjo sasi, i shtohet bazës ushqimore të siguruar deri tani dhe të shpërndarë tek fermerët nga Shtabi i Emergjencave. Janë rreth 400 ton koncentrat ose bar i thatë, që do vihen në dispozicion të fermerëve me anë të këtij fondi. Vlerësimi i nevojave për këtë sasi ushqimi, është bërë nga Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun Shkodër.

Shkodër, Olta Xhaçka: FA në këmbë 24 orë

“Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë 24 orë në 24, që prej minutës së parë dhe Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave ven-dore”, pohoi dje Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka i bëri thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë, të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinimin e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji. Në një postim rrjetin social Facebook, Xhaçka shprehet: “Kudo ku uji ka paralizuar jetën e njerëzve, në Obot, Dajç, Ana e Malit, Trush, Livadhë, Velipojë apo Bushat, që prej 5 Marsit e deri më sot, mbi 600 djem në uniformë, qindra të tjerë të Emergjencave Civile, Ndërhyr-jes së Shpejtë dhe OSHEE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pranë çdo banori në vështirësi”.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gaze-ta, në gusht SHBA do të sjellë ekspertë në Tiranë për shkak të rritjes së rrezikut të terrorizmit. Dokumenti ka dalë nga Departa-menti Amerikan i Shtetit dhe përmes tij in-stitucion ka hapur aplikimet për ekspertë të fushës, që do të vijnë në Tiranë në verë...ligjit. Kjo asistencë jepet me qëllim që këto institucione dhe personeli i tyre të luftojnë me më shumë efektivitet e terrorizmin, krimin e organizuar, korrupsionin, krimin financiar dhe tipe të tjera krimi si përhapja e armëve të shkatërrimit në masë apo mjetet e tyre të shpërndarjes. Asist-enca jepet gjithashtu për aftësimin e institucioneve dhe personalit të tyre të bashkëpunojnë më me efektivitet në nivel rajonal dhe me Shtetet e

Bashkuara për çështjen. Sipas doku-mentit, SHBA duket qartë se është e shqetësuar nga terrorizmi i cili prej kohësh ka gjetur strehë në Ballkan. Shumë xhihadistë nga Shqipëria e Kosova kanë vdekur, ndërsa pak ditë më parë u kapën dhe dy persona ira-nianë, të dyshuar si terroristë. Për këtë arsye amerikanët po marrin masa për të ndalur rekrutimet e ISIS, por dhe për të shmangur sulme të mundshme terroriste në Shqipëri dhe rajon.

Një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri i kryer nga “Conflict Ar-mament Research” (CAR) e ren-dit edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri. Në tabelat “Sa-sitë e armëve të dokumentuara në Irak dhe Siri, sipas shtetit të prodhimit”, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri. Nga vendet e rajonit, sasia më e lartë e armëve të identifikuara është nga Serbia (1211) dhe Bosnja (704). Shteti i parë figuron Ru-sia, me 25.5% të totalit, i ndjekur nga Kina, me 25.4%.

SHQIPTARËT NDIHMOJNË ISIS

8 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Bashkia Fier, 7 këshilltarë2. Bashkia Tiranë, 4 këshilltarë3. Bashkia Gjirokastër, 3 këshilltarë4. Bashkia Korçë, 4 këshilltarë5. Bashkia Durrës, 4 këshilltarë6. Bashkia Belsh, 3 këshilltarë7. Bashkia Vlorë, 4 këshilltarë8. Bashkia Lushnjë, 2 këshilltarë9. Bashkia Skrapar, 6 këshilltarë10. Bashkia Kurbin, 3 këshilltarë11. Bashkia Shkodër, 4 këshilltarë12. Bashkia Pukë, 2 këshilltarë13. Bashkia Korçë, 2 këshilltarë

Ja 13 bashkitë ku ka pasur largime nga LSI

“Unë sot vendosa të mos e braktis atë që kam bërë deri me sot dhe ti bashkohem

grupit të Partisë Socialiste, duke lënë pas rrugën e porosive të bllokimit që vijnë nga

Tirana. Kjo forcë politike e bashkuar me Partinë Demokratike, është larg Europës

dhe larg punëve të mira që qytetarët prekin çdo ditë. Aq më shumë sot ku me çfarë po

dëgjojmë, mbrapa PD është Moska apo forca të tjera të errëta që e mbështesin...

Klosi: Kushdo që ndot mjedisin, do të gjobitet Ndotja mjedisore është kthyer në

një shqetësim për turistët që vizitojnë Shqipërinë, por po ashtu dhe një rrezik për vetë banorët. Lidhur me këtë shqetësim, dje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim në qarkun e Vlorës, ku kërkoi bashkëpunimin mes bashkive për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kërkoi denoncimin e abuzuesve. Sipas tij, kushdo që ndot mjedisin, do gjobitet. “Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik duhet të gjejmë shkaktarët që na bëjnë pis dhe të përqendrohemi tek puna për ta zgjid-hur. Por kjo është një punë që i përket jo vetëm qeverisjes qendrore. Ne si qeveri do të bëjmë të pamundurën në përmirësimin e legjislacionit në këtë pikë. Si ministër i bëj thirrje institucion-eve ligjzbatuese, duke filluar që nga Inspektoriatet e Mjedisit, po ashtu Policisë, qoftë dhe qytetarë që kudo që shohin një “krim mjedisor” dhe raste të ndotjes së mjedisit të informojnë dhe të publikojnë këto raste”, tha ai.

Manjani: Komuniteti LGBT në shkolla, skandalozeKa vijuar edhe dje debati në

lidhje me futjen në shkolla të diskuti-meve për komunitetin LGBT. Fill pas reagimit të Ministrisë së Arsimit, që shprehej se kjo ishte bërë për shman-gien e steriotipeve, ditën e djeshme ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një statusi në rr-jetet sociale, Manjani shkruan se që të mos krijojmë steriotipe sipas tij, duhet të ndalojmë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay, Lesbike, transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim dhe të bëjnë propagandë në shkolla. “Të mos krijojmë Steriotipe”- thotë Ministrja e Arsimit. Shumë dakord jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë! Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla! Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steri-otipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku! Në shkollë mësohet shkenca dhe përçohet dija”, shkruan ish-ministri.

LSI “hakmerret” ndaj PS, ngre padi në prokurori për emërimin pa konkurs të 2 drejtorëve socialistë

Shkarkimet në administratë por edhe largi-mi i këshilltarëve bashkiakë drejt Partisë Social-iste, duket se nuk po kapërdihet dot nga Lëvizja Socialiste për Integrimi, e cila ka nisur luftën me socialistët. Ditën e djeshme Sekretari i Përgjith-shëm i LSI-së gjatë një deklarate për mediat, ka denoncuar qeverinë për emërime të paligjshme në administratë. Dhe për këtë, Braimllari i ka kujtuar mazhorancës qeverisëse se ka emëruar në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil të dy drejtorë të rëndësishëm, siç është ai i Autoritetit Rrugor dhe i AZHBR-së. Sipas deputetit të LSI, Ramës i është kalbur tepsia dhe i ka ngelur në

dorë nga paaftësia e tij dhe e njerëzve që e rre-thojnë. “Sot administrata publike nën drejtimin e këtij kryeministri është tërësisht në kundërshtim me ligjin duke dalë dhe kundra BE, që po vetë Edi Rama propagandonte me të madhe si një risi e jashtëzakonshme e cila do të sillte një ndryshim rrënjësor në administratë. Tepsia i është kalbur dhe i ka ngel në dorë nga paaftësia e tij dhe e njerëzve që e rrethojnë. Edi Rama ka emëruar në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil Drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, Drejtorin e AZHBR Frida Krifca, ndonëse ligji e thotë qartë që për këto pozicione drejtuese duhet të fitohet

konkursi i trupës së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues. Të dy këto drejtues, por jo vetëm nuk e kanë fituar këtë konkurs. Në të njëjtën mënyrë, në kundërshtim me legjislacionin për Shërbimin Civil, është bërë komandimi në datë 19.09.2017 i z. Afrim Qendro në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH”, deklar-oi ai. Ndërkohë, Braimllari ai zbuloi se do të kallëzojë në prokurori emërimin pa konkurs të 2 drejtorëve socialist. Madje, ai theksoi se përveç prokurorisë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gati materialet dhe do t’i drejtohet edhe institucioneve të Bashkimit Europian, duke

shpresuar në një hetim të pavarur të këtij rasti. “Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me vëmendje çdo veprim të këtij kryeministri, njerëzve të tij në çdo institucion publik dhe do të vazhdojë të bëj publike shkelje të tilla të ligjit, akte korruptive por dhe presione që i ushtrohen çdo ditë punonjësve të administratës publike duke e kthyer atë në një organizatë politike të Rilindjes. Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gati materialet dhe do ti drejtohet institucioneve të Bashkimit Europian, por dhe prokurorisë duke shpresuar në një hetim të pavarur të këtij rasti”, nënvizoi ai.

LSI shpartallohet në 13 bashki, 2 këshilltarë në Korçë kalojnë me PS, shtohen pakënaqësitë

për afrimin e Kryemadhit me Bashën

LSI rrudhet edhe në Korçë: PD financohet nga Moska, Kryemadhi e mbështet

Rigels SELIMAN

Ashtu siç gazeta e ka para-lajmëruar gjatë këtyre ditëve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur

të shpartallohet në plot 13 bashki. Nga kjo parti po largohen përditë jo vetëm militantë e anëtarë, por edhe të zgjedhur të saj, duke bërë që LSI të rrudhet. Pas Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Skraparit, Kurbinit, Shkodrës dhe Pukës, ditën e djeshme ka qenë radha e këshilltarëve të Korçës, të cilët njoftuan largimin nga Lëvizja So-cialiste për Integrim. Bëhet fjalë për dy këshilltarë, të cilët kanë dezertu-ar nga partia që drejtohet nga Mon-ika Kryemadhi dhe i janë bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në këtë qytet. Konkretisht, anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI që kanë kaluar tek PS janë Marile-na Dervishi dhe Shkëlqim Larti. Përmes një deklarate për mediat, dy këshilltarët njoftuan se shkak për këtë vendim është bërë bash-këpunimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, aleancë e cila sipas tyre, i mban larg nga Europa, ndërsa akuzojnë PD-në se pas saj qëndron Moska. Madje, ata theksuan se skandali i lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me një kompani të lidhur me rusët, është arsyeja kryesore që ka shtuar pakënaqësitë ndaj Kryemadhit. “E ndiej veten protagonist në shumë vendime që kam marrë së bashku me koleget e ish-koalicionit të majtë, janë vendime që sot e kanë bërë Ko-rçën dhe zonën nga unë vij modelin e gjithë Shqipërisë. Sot e gjej veten përballë dy rrugëve, të vazhdoj të jem përkrah këtij transformimi apo t’i bindem porosive politike të LSI, që këtu në Bashkinë e Korçës, më shumë se kudo tjetër nuk gjejnë dot vend. Unë sot vendosa të mos e braktis atë që kam bërë deri me sot dhe ti bashkohem grupit të Partisë Socialiste, duke lënë pas rrugën e porosive të bllokimit që vijnë nga Tirana. Kjo forcë politike e bashkuar me Partinë Demokratike, është larg Europës dhe larg punëve të mira që qytetarët prekin çdo ditë. Aq më shumë sot ku me çfarë po dëgjojmë,

mbrapa PD është Moska apo forca të tjera të errëta që e mbështesin”, deklaruan ata.

LSI braktiset nga 48 këshilltarë Largimi i këshilltarëve të Lëvizjes

Socialiste për Integrimi nuk është i panjohur për këtë parti, pasi ky fenomen vijon të jetë çdo ditë prez-ent brenda LSI. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezulton se janë plot 48

Kryetarja e Lëvijzes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar pak ditë më parë se çdo anëtar i LSI është i lirë për të qenë kudo. Madje, ajo theksoi se me rëndësi mbetet që shqiptarëve tu sigurohet puna, duke lënë pas krahëve ç’ka ndodhur. Qëndrimi i Kryemadhit, vjen në vazhdën e largimeve të këshilltarëve të saj bash-kiakë në disa bashki të vendit. “Sot është ditë paqe, nuk

është ditë as për të cilësuar, apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë, po di të them që realitetin ku ne jetojmë, nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, deklaroi Kryemadhi.

KRYEMADHI: KËSHILLTARËT TË LIRË TË LARGOHEN

këshilltarë të LSI-së, që kanë dezer-tuar nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Fillimisht, ka qenë Tirana, ku pak kohë më parë katër Këshilltarë Bashkiak të LSI braktisën këtë parti për t’iu bashkuar socialistëve. Më pas i njëjti fenomen u spostua në Bashkinë Durrës, aty ku katër këshilltarë u larguan nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar PS-së. Ndërsa dezertime nga radhët LSI-së ka pasur edhe në Bashkinë e Lush-njës, Gjirokastrës dhe Fierit, ku 12 këshilltarë të kësaj partie iu bashkuan PS-së. Po ashtu, i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Belsh dhe Vlorës, aty ku pak ditë më parë shtatë këshilltarë të LSI braktisën këtë parti për t’iu bashkuar socialistëve. Gjithashtu, edhe në Kurbin ka pasur largime nga radhët e LSI, ku janë larguar nga kjo parti tre këshilltarë për t’iu bashkuar PS. Ndërkohë që ditët e fundit janë larguar në Shkodër katër këshilltarë të LSI për t’iu bashkuar PS, si dhe dy këshilltarë në Pukë. Kurse dje janë larguar dy këshilltarë të LSI në Korçë, për t’iu bashkuar PS.

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Më 28 dhe 29 prill Partia Demokratike do të mbledhë Ku-

vendin Kombëtar ku do të nisë dhe pro-

cesin e ristrukturimit dhe ndryshimeve në statut. Në kuadër të këtyre ndryshimeve

kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen

e Kryesisë që u mba-jt vetëm pak ditë më

parë ngriti një grup pune që do të merret

me platformat dhe ndryshimet...

Basha: Rama të shpallë gjendjen e emergjencave

në ShkodërKreu i Partisë Demokratike, Lulzim

Basha kërkon me ngulm që në Shkodër të shpallet gjendja e emergjencës pas përmbytjeve. Pas monitorimit të situatës dy ditë më parë në Shkodër dhe njohjes nga afër me gjendjen me të cilën po për-ballen banorët e Shkodrës, i ka ripërsëri-tur dje thirrjet ndaj qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencave. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Face-book”, kreu demokrat teksa ka postuar disa foto iu drejtua kryeministrit duke e akuzuar se mos-shpallja e emergjencës në Shkodër është e papërgjegjshme dhe kriminale. “Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjeg-jësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit. Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mos-shpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha në profilin e tij në “Facebook”.

Salianji: Prokuroria të marrë në pyetje deputetin Hyseni

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dalë dje para mediave duke akuzuar depute-tin socialist Alket Hyseni për grabitjen e 11 mijë metrave katrorë tokë në Dhërmi. Salianji tha se Hyseni ka blerë për 200 milionë lekë një pronë nën sekuestro dhe më pas e kaloi në firmën e babait të tij. “Ish-doganieri Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma nën hetim nga prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi. Vetë Alket Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në bregun e jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër. Skema është e qartë. Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për falsifikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte task-forcën për pronat e bre-gut në jug”, tha ai.

Anëtarja e Kryesisë së PD: Jemi në krizë besimi, mbledhja e Kuvendit e dyshimtë, Basha të largohet

Anëtarja e Kryesisë së PD, Valbona Mezini ka komentuar dje situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E ftuar në një studio tel-evizive, Mezini deklaroi se situata e vështirë në PD vijon të jetë prezente për faktin se sipas saj lidershipi aktual nuk inspiron besim të mjaftueshëm për qeverisjen e vendit. “Ne jemi në një vend ku çdo njeri ka të drejtë të ketë një mendim ndryshe nga tjetri e të shprehë idetë e veta. Por në fakt na imponohet e kundërta. Dhe kjo pasi Shqipëria është një vend i marrë peng nga qeverisja e majtë. Nëse sot do të kërkojmë llogari ndaj qeverisë, duhet ta fillojmë nga opozi-ta. Shqetësimi im është ky: Duhet të kemi rreg-

ulla të qarta dhe të barabarta loje brenda PD-së. Mendoj se mbledhja e 28 prillit është vendosur shumë herët. Le të mblidhet sërish Kryesia edhe Këshilli Kombëtar. Për të diskutuar situatat në të cilat ndodhet vendi. Sepse përpara kemi një qeveri të angazhuar krejtësisht në krimin e vet. Pra meraku im si anëtare kryesie është a do të mundemi ne që të ndërtojmë struktura që të mos i përdorim për gjueti shtrigash. Për aq kohë sa kemi qëllime të përbashkëta, dhe kemi rregulla të përbashkëta loje ne i shërbejmë shqiptarëve. Qëllimi nuk është t’i bëjmë fresk emrit që drejton PD-në”, tha ajo. Më tej, anëtarja e Kryesisë së PD, Valbona Mezini tha se Basha e ka anashkaluar

statutin pasi ka marrë vendime pa u konsultuar me demokratët. Mezini gjithashtu u ndal edhe tek mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Ajo deklaroi se mbledhja e Kuvendit më së shumti duket si një çështje politike sesa ndryshim statuti. Por veç kësaj Mezini nënvizoi se PD ka nevojë për një lidership të besueshëm. “Basha disa statute i ka anashkaluar pasi ka marrë vendime pa kon-sultime. Kam një pozicion që nuk interferon dot në punën e lidershipit. Unë do ta përbashkoja qëllimin tim me atë të Sali Berishës. Që është forcimi dhe bashkimi i PD-së, për të ardhur në pushtet dhe për t’i shërbyer popullit. Popullit i duhet një alternativë më e mirë qeverisëse. Madje

mendoj se edhe rikthimi dhe prezenca e Berishës në PD, nuk do të ishte e mjaftueshme. Prania e Berishës do të luante një rol fondamental në lidhje me ecurinë e PD-së, por është shumë pak e mjaftueshme. Sot ka një krizë besimi nga brenda. Kjo na çon drejt nevojës për të riparë statutin. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar nuk dihet ende nëse do të jetë për një ndryshim statuti apo për një çështje politike. Pasi në këtë mënyrë ne i shërbejmë gjuetisë së shtrigave dhe anashkalo-jmë rolin tonë. Qëllimi i të majtës ka qenë që të vijë në pushtet jo t’i shërbejë integrimit të vendit. PD-ja ka nevojë për një lidership të besueshëm dhe më të mirë se ky që është”, tha ajo.

Endri ARIZI

Më 28 dhe 29 prill Par-tia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kom-bëtar ku do të nisë dhe

procesin e ristrukturimit dhe ndrys-himeve në statut. Në kuadër të këtyre ndryshimeve kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt vetëm pak ditë më parë ngriti një grup pune që do të merret me platformat dhe ndryshimet në statut që baza apo grupi i kritikëve do të dorëzojë. Por ndonëse ka tre ditë që procesi i dorëzimit të platformave është mbyl-lur, gazeta ka mësuar se një pjesë e degëve të PD nuk i ka dorëzuar akoma propozimet për ndryshimet në statut. Por pavarësisht kësaj ajo që bie në sy është se ashtu si dhe kritikët e Bashës, edhe degët e Partisë Demokratike në propozimet që i kanë dorëzuar grupit të punës që kryesohet nga nënkryetari Edi Paloka, një nga kërkesat kryesore është që të rrudhet roli i kreut të PD, Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga humbja e zgjedhjeve ku një pjesë e madhe e demokratëve e akuzuan Bashën se ishte shkaktari kryesor i humbjes me arsyen se kandidatët e zgjedhur prej tij nuk ishin të duhurit, bazat e PD në rrethe kanë kërkuar që të mos jetë më kryetari ai që zgjedh kandidatët. Sipas burimeve të gazetës, bazat kanë kërkuar që kandidatët që do përzgjidhen për kryetar bashkie apo për deputet duhet t’i nënshtrohen si fillim votës së anëtarëve të PD dhe më pas të vendoset nëse do kandidojnë apo jo. Sakaq, një kërkesë tjetër e ba-zave është ajo e marrjes së certifikatës së pastërtisë së figurës nga të gjithë kryetarët apo drejtuesit e PD qoftë ata që do kandidojnë për deputet qoftë dhe ata që do kenë rolin e drejtuesit të strukturave në rrethe. Ndërkaq, baza ka kërkuar që dhe kryetarët e degëve, grupseksioneve apo seksioneve të zgjidhen sipas parimit një anëtarë një votë. Por veç tyre kërkesave bazat kanë kërkuar që të reduktohet edhe roli i Këshillit Kombëtar. Ata kanë kërkuar që Këshilli të ketë dorë vetëm në përzgjedhjen e sekretariateve dhe drejtuesve të departamenteve. Por megjithatë ajo ç’ka bie në sy është se pavarësisht këtyre kërkesave një pjesë e demokratëve janë skeptik pasi

besues ndaj përfundimit të procesit të nisur nga Partia Demokratike për ndryshimet statutore. Patozi gjatë një interviste për një media tjetër deklaroi se Kuvendi Kombëtar nuk do të bëj asnjë ndryshim veçse do të noterizojë privatizimin total të PD nën diktatin e Bashës. “Të jem i sinqertë, nuk kam asnjë shpresë që ky proces deri në Ku-vendin e PD do sjelli gjë të re. Kuvendi i ardhshëm i PD do jetë kongres i vazh-dimësisë që do noterizojë privatizimin total të PD. Mendoj që ata që kërkojnë zgjidhjen e krizës shumëdimension-ale tek disa ndryshime statutore në rastin më të mirë janë naivë politik dhe në rastin më të keq shërbejnë si salvaxhente që Lulzim Basha t’ia

hedhi dhe të dalë në breg. Kishim statut që për 5 vjet u hodh në plehra. Nuk ka garanci që edhe statuti i ri s’do ketë të njëjtin fat. PD ka vetë një rrugë që të ringrihet dhe kjo ndodh përmes votës dhe garancive të forta që rregullat e lojës do respektohen”, tha Patozi. Ndërkaq, Patozi nuk i kurseu as sulmet ndaj Bashës. Ai tha se PD nën drejtimin e Bashës ka rrëshqitur në kuota dramatike si pasojë e lidershipit të gabuar. “PD ka rrëshqitur në këto kuota dramatike kryesisht për shkak të lidershipit të gabuar Lulzim Bashës në këto 5 vitet e fundit. Nuk mendoj se kjo është fundi i ciklit të një partie politike por unë mendoj se kjo është fundi i një lidershipi të gabuar”, tha ai.

Basha nuk do i pranojë propozimet e bëra nga baza. Madje disa prej tyre janë shprehur se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të jetë një tjetër shou nga ana e Bashës dhe se nuk do të merret asnjë vendim.

Patozi shton sulmet ndaj Bashës Ish-nënkryetari i PD, Astrit Pa-

tozi, njëherësh një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës, u shpreh dje mos-

Astrit Patozi: Kuvendi Kombëtar do noterizojë privatizimin total të PD

Degët e PD dorëzojnë propozimet për ndryshimet në statut, rrudhet roli i Bashës në përzgjedhjen e

kandidatëve gjatë zgjedhjeve, Patozi shton sulmet1. Kryetar seksioni, kryetar grupseksionit dhe kryetar

dege të zgjidhen nga parimi një anëtarë një votë;2. Kandidatët që do kandidojnë për kryetar bashkie dhe

për deputet t’i nënshtrohen votës së antarëve të PD;3. Të gjithë kandidatët për të qenë drejtues nga krye-

tar dege, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të

Kryesisë, drejtues departamentesh, kandidatë për kryetar bashkie dhe deputet, duhet të marrin certi-fikatën e pastërtisë së figurës së tyre tek autoriteti i dosjeve të sigurimit;

4. Këshilli Kombëtar të zgjedhë vetëm sekretariatet dhe drejtuesit e departamenteve.

“Për shkak të kontrastit të fortë gjendja bëhet edhe më e pashpresë, atëherë PD ishte shumicë dërr-muese që frymëzon, sot Partia Demokratike është pakicë e pafuqishme që shton depresionin, për fat të keq. Atëherë PD kishte një lider karizmatik dhe kishte shumë personalitete rrotull tij. Pra kishte

lider, kishte dhe ekip. Sot PD nuk i ka. Atëherë Partia Demokratike kishte projekt të madh, i cili do të transformonte siç ndodhi të gjithë shoqërinë shqiptare. Kurse sot Partia Demokratike nuk ka asnjë projekt të vogël për të reformuar veten e saj”, deklaroi dje ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Ja disa nga propozimet që degët kanë dorëzuar në PD

Astrit Patozi: Gjendja po bëhet edhe më e pashpresë në PD

10 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Bilanci i 2017, kontributet shoqërore rriten me 6.9 mld lekë

Shtohen dhe 2 javë për aplikimet e financimit në bujqësi

Të ardhurat totale nga sig-urimet shoqërore për vitin që lamë pas janë regjistruar në vlerën e 72 miliardë lekëve, nga 65.1 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2016, duke shënuar kësh-tu një rritje me 6.9 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të In-stitutit të Sigurimeve Shoqërore, rritje ka pasur në tre zërat krye-sore të të ardhurave. Kështu, nga subjektet juridike dhe fizike janë mbledhur 69.2 miliardë lekë, që zënë edhe peshën kryesore të kontributeve, nga 62.6 mil-iardë lekë që kanë qenë në 2016.

Kontributet nga të vetëpunësuarit në bujqësi, janë regjistruar me një rritje të lehtë, duke arritur në vlerën e 2.1 miliardë lekëve, nga 1.9 miliardë që kanë qenë në 2016. Më rritje janë dhe kontributet nga sig-urimi vullnetar. Për vitin 2017 janë mbledhur 483 milionë lekë, rreth 62 milionë lekë më shumë se 2016. E ndarë në përqindje, kontributet e personave fizikë dhe juridikë zënë 82.8 % të të ardhurave, financimet me destinacion nga buxheti i shtetit 11,5 %, kontribute me destinacion nga buxheti i shtetit 5.4 % dhe të ardhura të tjera 0.2 %.

Ndërsa afati i aplikimit të fermerëve nga fondi i Skemave Kombëtare 2018 për mbështetjen e bujqësisë është përcaktuar 28 Marsi, sa i përket investimeve të mëdha, ky afat do të shtyhet. Burime nga Ministria e Bujqësisë, bëjnë me dije se është menduar që të interesuarve t’u lihet rreth dy javë më shumë në dispozicion, duke qenë se për financimin e investimeve, aplikantët duhet të dorëzojnë dosje të kompletuara mirë në zyrat qendrore të AZHBR dhe që kërkojnë më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit.

Për fermerët e tjerë, do të vijojë të jetë i njëjti afat, duke qenë se aplikimi bëhet online dhe pa dokumenta. Nga shtyrja e afatit do të përfitojnë investimet në sera diellore, ambiente grumbullimi dhe ruajtëse frigoriferike, linja përpunimi, seleksionimi, paketimi, ndërtimi i thertoreve, i pikave të reja të grumbullimit të qumështit etj. Për masat mbështetëse të in-vestimeve në rastin e ndërtimeve/rikonstruksioneve aplikuesi duhet të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

BSH: Tregu i kapitaleve në vend, ende në fazën fillestare

Banka e Shqipërisë vlerë-son se tregu i kapitaleve në vend është ende në fazën fillestare të tij. “Autoritetet përkatëse kanë krijuar logjis-tikën e nevojshme si nga ana rregullative, ashtu dhe nga ana e teknologjisë së informacionit për të krijuar bazat për zhvil-limin e tregut të kapitaleve. Puna kryesore mbetet në zh-villimin e besimit të publikut”, nënvizon BSH. Lidhur me potencialin e zhvillimit, BSH merr në analizë elementet bazë mbi të cilët zhvillohen tregjet e

letrave me vlerë ku, së pari, është ekzistenca e emetuesve me nev-oja afatgjata financimi. Së dyti, investitorët, të cilët kërkojnë të vendosin kursimet ose fonde të tjera likuide në tituj që mbartin interes. Së treti, ndërmjetës fi-nanciarë të cilët lidhin emetuesit me investitorët, dhe së katërti një infrastrukturë, e cila siguron një mjedis të përshtatshëm për kry-erjen e transaksioneve me tituj, siguron pronësi ligjore të titujve dhe shlyerjes së transaksioneve, si dhe siguron informacion për zbardhjen e çmimeve.

Drejtoria e Transportit Rrugor paralajmëron ndryshim të testit teorik për patentën,

reformë e thellë në shërbimet e transportit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraIsaraj: Përgatitja me profesionalizëm e kandidatëve për pajisje me leje drejtimi redukton aksidentet dhe lehtëson trafikun

Shërbimet që ofrohen nga drejtoritë e transportit rrugor do i nënshtrohen një reforme të thellë, qoftë

në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Kjo është njoftuar nga dre-jtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, gjatë analizës vjetore të institucio-net që ai drejton, duke theksuar edhe drejtimet kryesore ku do të ndërhyhet. Kështu, parashikohet trajnimi dhe certifikimi i punon-jësve si në nivel qendror ashtu dhe rajonal si dhe rritja e investimeve në infrastrukturë. Gjithashtu, par-ashikohet lehtësimi i procedurave për realizimin sa më shpejt të shër-bimeve që ofron institucioni si dhe përmirësimin dhe ndryshimin e kuadrit ligjor, aty ku ka mangësi apo është e nevojshme. Nga ana tjetër, do të jetë e nevojshme përgatitja e një baze teorike bashkëkohore në bashkëpunim me si-motrat e saj në Europë. Theksi u vu edhe te rëndë-sia e përgatitjes teoriko-praktike me profesionalizëm e kandidatëve për pajisje leje drejtimi kombëtare, mënyrë kjo që do rrisë aftësinë e tyre në drejtimin e mjetit në rrugë duke lehtësuar trafikun urban dhe uljen e rrezikut për aksident. “Isa-raj theksoi rëndësinë e reformimit total të institucionit që ai drejton si në nivel qendror ashtu dhe rajonal. Për këtë, ai kërkoi bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet drejtorive “

Në kuadër të këtij re-formimi, Isaraj përshkroi mënyrat për arritjen e tyre si: Trajnimi e certifi-kimi i punonjësve si në nivel qendror ashtu dhe rajonal. Investime në in-frastrukturë e logjistikë; Lehtësimi i procedurave për realizimin sa më shpejt të shërbimeve që ofron institucioni; Përmirësimi dhe ndry-shimi i kuadrit ligjor, aty ku ka mangësi apo është e nevojshme...

Vitin e kaluar, Shqipëria ishte “zbuli-mi” i të huajve, që u dyndën në vend, nga jugu në veri, duke shfrytëzuar alternativat e turizmit malor, detar, aventuresk e kultu-ror. Por, edhe shqiptarët nuk kanë mbetur pas, duke eksploruar vendet e ndryshme të botës. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord në vitin 2017. Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro,

që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator). As shqiptarët që kanë ikur jashtë nuk janë kursyer. Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpen-zimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpen-zimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro. Pozitive është gjithsesi, se bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë

lekësh. Në periudhën 2015-2017, bilanci është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në 2013-n ai ishte negativ prej 7 milionë eurosh, duke nënkuptuar që shqiptarët jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt tek ne. Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë. Në total, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë në vitin 2017 ishin 5.18 milionë në vitin 2017 (81% e daljeve ishin përmes tokës), me një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2016.

Shqiptarët shpenzime rekord për pushime, në 2017 ikën jashtë 1.3 mld euro

vlefshmërinë e patentës është rritur. Për kategoritë A, B dhe BE, patenta ishte e vlefshme 5 vjet kur merrej në moshën mbi 50 vjeç deri në 60 vjeç. Tani ky afat vlefshmërie është deri në moshën 70 vjeç. Po ashtu, gjatë këtij viti janë bërë edhe disa ndryshime në testim, ku numri i lejuar të gabimeve është 4 nga 7 që ishte më parë.

e sektorëve. Në kuadër të këtij re-formimi, Isaraj përshkroi mënyrat për arritjen e tyre si: Trajnimi e certifikimi i punonjësve si në nivel qendror ashtu dhe rajonal. Inves-time në infrastrukturë e logjistikë; Lehtësimi i procedurave për real-izimin sa më shpejt të shërbimeve që ofron institucioni; Përmirësimi dhe ndryshimi i kuadrit ligjor, aty ku ka mangësi apo është e nevo-jshme; Përgatitja e një baze teorike bashkëkohore në bashkëpunim me si-motrat e saj në Europë. Aplikimi

i këtyre mënyrave sa më shpejt dhe si duhet, vazhdoi Isaraj, do jetë baza e realizimit të objektivit kryesor dhe sfidës për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve,kohës dhe profesion-alizmin në ofrimin e tij. Në përfundim, Isaraj, theksoi rëndësinë e madhe që ka përgatitja teoriko-praktike me pro-fesionalizëm e kandidatëve për pajisje me leje drejtimi kombëtare, mënyrë kjo që do rrisë aftësinë e tyre në dre-jtimin e mjetit në rrugë duke lehtësuar trafikun urban dhe uljen e rrezikut për aksident”, thuhet në njoftimin për

shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Patentat e reja Në fillim të këtij viti, kanë hyrë

në fuqi patentat e reja, ku janë shtuar 7 kategori të reja të lejeve të drejtimit. Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri nga 1 janari janë shtuar kategoritë e lejeve të drejtimit, nga 8 kategori leje drejtimi që ishin më parë janë bërë 15 kategori leje drejtimi. Kategoritë shtesë të lejeve të drejtimit janë nënkategori të kat-egorive bazë. Ndërkohë, mosha për

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Itali, fituesit e zgjedhjeve bashkohen për zgjedhjen e kryeparlamentarëve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAkordi i përkohshëm mes Lega e Lëvizja 5-Yje nuk pritet të vijojë për koalicionin qeveritar

Andi LAMKO

Italia bëri dje hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja pas votës së 4 marsit, duke zgjedhur kryetarët e dy dhomave parlam-

entare. Dy partitë kryesore të dala nga zgjedhjet Lëvizja 5 Yje dhe Lega, u bashkuan për caktimin e krerëve të rinj të parlamentit dhe Senatit, edhe pse nuk ka sinjale se ky bashkëpunim mund të vijojë me tej në një koalicion të mund-shëm qeveritar. Pas disa ditë negociatash private dhe një ditë parlamentare të dështuar, dy fraksionet konservatore anti-sistem, bashkuan forcat për të zg-jedhur në postet prestigjioze veteranin e 5-Yje, Roberto Fico si kryetar të dhomës së ulët, dhe figurën e vjetër të koalicionit Forza Italia, Elisabetta Casellati në krye të Senatit. Aleanca elektorale mes Legës dhe partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi thuajse u prish të premten, kur Lega u bashkua me 5-Yje për të refuzuar propozimin e parë të Forza Italia për Senatin, por gjatë diskutimeve të natës konflikti iu shua, të paktën për momentin. “Jam shumë i lumtur që par-lamenti tani mund të fillojë punën, dhe që koalicioni ynë i qendrës së djathtë ka mbetur i bashkuar”, tha kreu i Legës, Matteo Salvini pas fitores së votës së dyfishtë. Zgjedhja e dy krye-parlamen-tarëve i hap rrugë tashmë konsultimeve formale të qeverisë, të cilat do të drejto-hen nga presidenti Sergio Mattarella dhe pritet të nisin në fillim të prillit.

Goditje ndaj Berlusconi-tZgjedhja e krerëve të dy dhomave

ishin gjithashtu një goditje ndaj kreut të Forza Italia, Berlusconi, i cili tashmë duhet të renditet si i dytë në koalicionin e tij me Salvini-n, pasi Lega kaloi Forza Italia duke marrë më shumë vota. Të

SHBA, qindra mijëra persona marshojnë për kontrollin e armëve

Ish-presidenti katalanas i shmanget arrestimit në Finlandë

Qindra mijëra amerikanë u bashkuan të shtunën në disa qytete të SHBA për të kërkuar forcimin e ligjeve të armëve, tek-sa në Uashington kryesoheshin nga të mbijetuar të sulmit të muajit të kaluar në shkollën e Floridas ku u vranë 17 njerëz. Nxënës nga shkolla e mesme e Parkland, në Florida, folën në mitingun kryesor në Uash-ington, ku morën pjesë rreth 500,000 njerëz duke protestu-ar kundër dhunës së armëve. Marshimet dhe protestat u or-ganizuan në mbi 12 qytete të

SHBA dhe kërkojnë të thyejnë ngërçin ligjor që prej kohësh ka penguar përpjekjet për shtimin e kufizimeve të shitjes së armëve të zjarrit në SHBA, ku sulmet masive në shkolla e kolegje për bëhen ngjarje të rregullta. “Nuk dua që fëmija im të bëhet një statistikë”, tha Ashley Schlaeger, student 18-vjeçar në universite-tin e Ohio. Në Parkland, mijëra njerëz u bashkuan në park duke mbajtur lart pankarta me slogane si “Unë e kam radhën?” “Ndaloni vrasjet, Ndaloni armët” dhe “Kongresi = Vrasës.”

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont është lar-guar nga Finlanda para se autoritetet e këtij vendi ta arres-tonin atë, në bazë të një flet-ar-resti të dërguar të premten nga Spanja. Ish-lideri rajonal ka jetuar në ekzil në Belgjikë që prej anulimit nga Spanja të pavarësisë unilaterale të rajonit, ndërsa tensionet mbeten të larta në Katalonja pas arresti-mit të kandidatit të fundit për president. Protestues të shumtë u përleshën me policinë të premten vonë pas vendimit të

gjykatës së lartë spanjolle se 25 liderë katalanë duhet të gjyko-hen për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit, akuza që bartin deri në 30 vjet burgim. Një prej të ndaluarve të fundit ishte Jordi Turull, kandidati i fundit për president rajonal. Ndërkohë të tjera figura separatiste janë lar-guar nga vendi për t’i shpëtuar akuzave. Avokati i Puigdemont, Jaume Alonso Cuevillas, kishte thënë se Puigdemont do të bashkëpunonte me autoritetet finalandeze dhe se nuk po i largohet drejtësisë spanjolle.

Sulmi në Francë, vdes polici që shkëmbeu veten me pengun

Ka arritur në katër numri viktimave të sulmit terrorist të së premtes në jug-perëndim të Francës, teksa autoritetet franceze thanë dje se polici që ka shkëmbyer veten me një peng të mbajtur nga sulmuesi, ka vdekur nga plagët e marra. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka thënë përmes një postimi se koloneli, Arnaud Beltrame, “ka vdekur për shte-tin e tij”. Tre persona të tjerë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur në incidentin e 23 marsit, ndërsa sulmuesi i

radikalizuar islamist u vra nga policia. “Shteti ynë është për-ballur me një sulm terrorist”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një fjal-im televiziv, pas pretendimeve të grupit militant, Shteti Islamik se grupi ka qenë përgjegjës për sulmin. Ndërkohë dje policia franceze tha se ka arrestuar një person të dytë, të dyshuar si të lidhur me sulmuesin Redouane Lakdim, i cili më parë kishte pasur dënime të vogla për shpërndarje narkotikësh dhe ishte monitoruar nga policia.

premten Berlusconi akuzoi Salvini-n për tradhti, duke u bashkuar me 5-Yje për nominimet, por dje ai ndryshoi tonin duke thënë se kishte besim te Salvini dhe premtoi të punonte për të mirën e Italisë, që tashmë është ekonomia e tretë më e madhe e zonës euro. Dje në votimin e 4 e të fundit me mazhorancën absolute të votave e pas 3 votimeve negative, de-putetët dhe senatorët e parlamentit të ri italian kanë zgjedhur Roberto Fico, dhe Maria Elisabeta Alberti Casellati në krye të dhomave të parlamentit. Zgjedhja e një deputeti të Lëvizjes 5-Yje në krye të Parlamentit është një fitore historike e kësaj force politike cila mundi që brenda pak viteve të shndërrohet në partinë më të votuar në vend si subjekt i vetëm me 37 % të votave. Një ndër propozimet e para parlamentare të saj është redukti-mi i honorareve e të ardhurave ekono-mike të deputetëve. Ndërsa zgjedhja e kryetares së Senatit erdhi pas debateve

të forta mes forcave të koalicionit të së djathtës ku Matteo Salini nuk votuan kandidatin e parë të propozuar Paolo Romani, por një emër të papritur siç ishte Anna Maria Bernini.

Dy krerët e rinj të parlamentit Kreu i ri i Dhomës së Deputetëve

të Italisë, Roberto Fico, është një nga figurat themeluese të Lëvizjes 5-Yje dhe është deputet prej vitit 2013. Në legjis-laturën e sapo mbyllur ka mbajtur rolin e kryetarit të komisionit për mbikqyrjen e Radio Televizionit Publik Italian, dhe zëvendëson Laura Boldrini që mbajti postin. Fico ka lindur në Napoli dhe i diplomuar në shkenca komunikimi në Universitetin e Triestes. Ai ka deklaruar gjithmonë se është pro martesave mes çifteve homoseksuale, adoptimit të fëm-ijëve nga ana e personave me të njëjtin seks dhe pro eutanazisë për të sëmurët e pashërueshëm. Ndërsa kryetarja e re e Senatit Maria Elisabeta Casellati

Kroaci, konservatorët protesta kundër

traktatit evropian Mijëra konservatorë kroatë

protestuan dje kundër ratifikimit të një traktati të BE që në dukje mbron barazinë gjinore, por speci-fikon se gjinia është vetëm një ‘rol social’ për të cilin protestuesit thanë se kërcënon vlerat tradicionale të familjes. Në protestë kanë qenë rreth 10,000 persona, ndërsa mar-shimi vjen dy ditë pasi qeveria e kryeministrit, Andrej Plenkoviç ka dërguar traktatin për ratifikim në parlament. Protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Erdogan: S’mund të kritikohet fushata

e Turqisë në SiriPresidenti i Turqisë, Reçep Tajip

Erdogan, tha dje se askush nuk mund t’i thotë Turqisë se po kryen lëvizje pushtuese në Siri, pasi sipas tij shem-bujt më të mirë për këtë i ka dhënë Perëndimi. “Askush nuk mund t’i thotë Turqisë apo ushtrisë turke, se po kryen një lëvizje pushtuese në Siri. Perëndimi ka dhënë shembujt më të mirë të lëviz-jeve pushtuese. Vëllezërit tanë në rajon po dërgojnë mesazhe nga Tel Rifati, Munbixh, e deri në Resulajn, që Turqia të shkojë në ato rajone”, tha Erdogan.

Korea e Jugut dhe Veriut, përgatitje

për samitin e 29 marsitKorea e Veriut ka pranuar të mbajë

bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Jugut më 29 mars në zonën kufitare të Panmunjom, në përgatitje për samitin mes liderëve të tyre në prill, njoftoi Seuli. Një grup prej tre zyrtarësh do të drejtohen nga Ri Son Gwon, kreu i komitetit të Jugut për ribashkimin e Koreve. “Këtë mëngjes Korea e Veriut dërgoi një masazh me anë të rrugëve të komunikimit në Panmunjom, ku pranoi sugjerimin tonë për bisedimet e nivelit të lartë”, tha dje ministria e Seulit.

Në ditën e përvjetorit të nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër ofensivës së Serbisë në Kosovë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha dje se Kosova e ka përcaktuar tashmë rrugën e saj euro-atlantike. Në 20 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, Veseli ka bërë nderime në Gllogjan, ku tha se rezistenca në Dukagjin dha shembullin e përkushtimit atdhetar, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri. “Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas ‘Epopesë së Jasharajve’, në Prekaz. Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, si dhe bombardimin e caqeve serbe nga NATO. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka thënë Veseli.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç fajësoi edhe bashkësinë ndërkombëtare për neglizhencë, mbi mosrealizimin e marrëveshjes për asociacionin e ko-munave me shumicë serbe në Kosovë. "Fajin e ka edhe Bashkimi Evropian, sepse ai është nënshkrues i mar-rëveshjes. Serbia i ka realizuar të gjitha pikat, nga 7-15 të marrëveshjes", tha Vuçiç, duke shtuar se shqiptarët nuk e kanë ndërmend t'i plotësojnë obligimet e tyre. "Për pesë vite nuk kanë mundur ta lexojnë asnjë faqe e gjysmë teksti", tha ai, duke komentuar deklaratën e fundit të Haradinajt se nuk ka arritur ende a lexojë marrëveshjen. Raundi i fundit i dialogut mes kryedip-lomates evropiane Federica Mogherini, me presiden-tin e Serbisë, Vuçiç dhe atë të Kosovës Thaçi, nuk ka kaluar në një atmosferë të këndshme.

AVESELI: PARA 20 VITESH, GLLOGJANI HYRI NË KRENARINË E ATDHEUT VUÇIÇ: EDHE BE, FAJTORE PËR DËSHTIMIN E ASOCIACIONIT NË KOSOVË

zëvendëson Pietro Grasso, ish proku-rorin anti-mafia e cili mbulonte këtë pozicion politik përgjatë legjislaturës së shkuar. Senatorja e partisë Forza Italia, ka lindur në Rovigo dhe është diplomuar në shkencat juridike. Ajo është anëtare e Këshillit të lartë të Lartë të Magjis-traturës. Ka qenë dy herë nënsekretare e shtetit për Ministrinë e Drejtësisë dhe për Ministrinë e Shëndetësisë përgjatë dy qeverive të Silvio Berlusconit 2004-2006. 2008-2011. Është një nga anëtaret e para që në formimin e partisë së Silvio Berlusconit, dhe gjatë legjislaturës së shkuar ka qenë nënkryetare e grupit të senatorëve të Forza Italia.

Zgjedhja e dy kr-ye-parlamentarëve i hap rrugë konsul-timeve formale të qeverisë, të cilat do të drejtohen nga presidenti Sergio Mattarella. 5 Yje dhe Lega u bashkuan për caktimin e krerëve të rinj të parlamentit dhe Senatit, edhe pse nuk ka sinjale se ky bashkëpunim mund të vijojë në një koalicion qeveritar...

12 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi Hoxha-Çu En Lai më 1966, palët në unison kundër Hrushovit dhe Titos, akuza liderëve të

BRSS dhe Jugosllavisë për bashkëpunim me amerikanët

Zbardhet pjesa e dytë e bisedës së delegacionit të udhëheqjes së Kinës, i drejtuar nga Çu En Lai dhe udhëheqjes së PPSH.

Në këtë takim palët kanë sulmuar ashpër krerët e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, duke i akuzuar për bashkëpunim me amerikanët.

26 qershor 1966Çu En Lai: Deri tani janë zhdukur

tre grupe të mëdha anti-parti. I pari ishte ai i Gao Gang e Rao Shishi në vitin 1953. Sikur ata të kishin arritur të merrnin pushtetin do të ishin rreshtuar men-jëherë me Hrushovin dhe do ta kishin transformuar Kinën në një lloj Bashkimi Sovjetik. Gjatë kongresit të 22 sovjetik në Moskë, gjatë një debati me Hrusho-vin, ai më tha se në BRSS kishte kudo postera të Gao Gang. Grupi i dytë ishte ai i Peng Dehuai, që u zbulua në 1959. Dehuai kishte qenë gjithë jetës kundër udhëheqjes së Mao Ce Dun dhe kërkon-te të vendoste rrugën e transformimit borgjez. Ai kishte bashkëpunuar prej kohësh me Gao Gang, por pas vitit 1959 nisi të shfrytëzonte situatën e vështirë të asaj periudhe për t’u ngritur kundër linjës së partisë dhe kundër udhëheqjes së Mao Ce Dun. Ai ishte i përfshirë në çështjet ushtarake prandaj kishte dhe shumë influencë. Siç ju e dini ai drejtoi vullnetarët kinezë në ndihmë të Koresë së Veriut kundër imperialistëve ameri-kanë. Ai bëri shumë gabime gjatë luftës pasi nuk mori në konsideratë këshillat e shokut Mao Ce Dun. Për Peng Dehuain ne na u desh një periudhë e gjatë për ta zbuluar, për të mësuar mbi aktivitete e tij dhe për ta demaskuar. Prandaj dhe revizionistët modernë përmendin më shumë Dehuain sesa Gao Gang. Grupi i tretë reaksionar u zbulua vetëm nëntor-in e shkuar. Ky grup e vuri veten haptazi kundër linjës së partisë, me një program të hartuar nga revizionistët. Shoku Mao Ce Dung i ka folur shokut Mehmet Shehu kur ai erdhi në Kinë. Të gjitha këto grupe kanë vepruar me mënyrat e tyre të veçanta ashtu si dhe ne kemi kundërvepruar me mënyra të veçanta. Gao Gang dhe Rao Sudhi ne vetëm i përjashtuam nga partia, por më vonë Gang vrau veten. Kurse në rastin e Peng Dehuai ne e vetëm e ulëm në detyrë, me qëllim që ta zbulonim gjatë punës së tij dhe ta vinim në provë. Ndërsa me grupin e tretë ne vepruam shpejt dhe ashpër, duke i liruar nga të gjitha detyrat që kishin. Shoku Mao Ce Dun po e shikon më në thellësi këtë problem, prandaj i ka thënë shokut Mehmet Shehu se duhet të jemi të kujdesshëm me gjeneratat e ardhshme, që në të ardhmen të mos keni puci kundërrevolucionare dhe që të mos mbesë vetëm në kurriz të partisë e gjithë barra e luftës kundër revizionizmit. Ne duhet t’i mësojmë komunistëve dhe masave që sapo të shikojnë shenjat e apra të revizionizmit të ngihen në këmbë të gjitha organizatat për të përmbysur kundërrevolucionarët.

Hoxha: Shumë korrekte.Çu En Lai: Sikur të mos kishin

nxjerrë mësime nga ato që ndodhën në Bashkimin Sovjetik, nuk do të kishim arritur kaq shpejt në këto konkluzione.

Hoxha: Kështu duhet të bëjmë. T’i mësojmë partisë të reagojë në mënyrën e saj, siç thotë shoku Mao Ce Dun.

Çu En Lai: Prandaj duhet të nd-jekim gjithmonë linjën e masave në mënyrë që idetë korrekte të jenë të lidhura me masat.

Hoxha: Ky është një vizion gjenial për të ardhmen që na mëson jo vetëm si të zbulojmë gjërat e këqija por dhe si t’i luftojmë e si t’i spastrojmë.

Çu En Lai: Po, ne kemi mësuar shumë nga ato që ndodhën në Bash-kimin Sovjetik, për t’i çuar akoma më përpara parimet theksuara nga Len-

Dalin të tjera detaje nga bisedat e delegacioneve të Shqipërisë dhe Kinës

duan të dëgjohen shumë me kritika ndaj Kinës, ndryshe nga vendet e tjera socialiste evropiane. Ne u kemi thënë atyre se deri tani nuk e kemi sulmuar njëri-tjetrin por në të ardhmen, me shtimin e divergjencave, kjo nuk mund të garantohet.

Rumunët për momentin nuk janë përfshirë në fushatën anti-kineze dhe gjatë vizitës sime aty u manifestua entuziazëm për popullin tonë. U prita mirë kudo që shkova dhe këtë nuk e kisha parë në asnjë vend tjetër

revizionist. Megjithë faktin se kemi kontradikta, ne duhet të vazhdojmë punën me rumunët, edhe pse ata kanë frikë të flasin hapur kundër Bashkimit Sovjetik apo kundër pushtetit shovin-ist. Ne dërguam paraprakisht fjalimin tim në Bukuresht por ata publikuan vetëm përmbledhje në gazetat rumune pasi kishte mjaft kunja, si për shembull në marrëdhëniet mes vendeve social-iste, mbi fuqinë e shovinizmit, Paktin e Varshavës, revizionizmin modern dhe bashkëpunimin e tij me imperializmin amerikan. Udhëheqësit rumunë nuk donin që unë të flisja hapur për këto probleme pasi ata kishin frikë. Ne

kemi vërejtur gjithashtu në fjalimet e Çauçeskut disa ide me të cilat nuk jemi dakord. Por ai hoqi disa prej tyre dhe ne hoqëm disa nga tonat, duke bërë tolerime për hir të reciprocitetit. Ata flisnin mirë për sukseset tona të ndër-timit të socializmit, por dhe ata kishin bërë mjaft progres, edhe pse kjo nuk pritet të zgjasë shumë pasi udhëheqja e tyre mbetet revizioniste. Para se të flisnim në miting ne bëmë debate të nxehta me udhëheqësit rumunë, por në fund duke marrë në konsideratë masat që prisnin jashtë arritëm në një kom-promis dhe të dyja palët mbajtën fjalime të shkurtra të papregatitura. Çaucesku

ini. Për sa kohë që masat udhëhiqen nga idetë korrekte. Shumë anëtarë të partisë në vendin tonë nuk e kuptojnë ende sesi forca shpirtërore mund të transformohet në forcë materiale dhe më pas përsëri në një forcë akoma më të madhe shpirtërore. Kjo është situata aktuale me revolucionin kulturor në Kinë. Është një revolucion i thellë, ndryshe nga ato që kemi parë deri tani në histori. Ky është vetëm fillimi, por pa dyshim që aktiviteti përfshin miliona njerëz, nxënës e studentë.

Hoxha: Revolucioni kulturor i Kinës po i tmerron revizionistët, borg-jezinë dhe imperialistët.

Çu En Lai: Prandaj dhe gjatë kësaj fushate të gjerë në vendin tonë nuk mund të kalojmë shumë kohë jashtë vendit. Në lidhje me çështjen e lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe luftën ndaj revizionizmit shoku Hoxha ka të drejtë kur thotë se në vende të ndrys-hme revizionistët po dalin hapur, sipas kushteve të secilit vend. Mes tyre grupi titist është i pari, që funksionon si para-roja e revizionizmit modern, ndërsa re-vizionistët sovjetikë janë komandantët. Prandaj dhe ne në arenën ndërkom-bëtare duhet të përqendrojmë forcat kundër drejtuesve të kësaj fushate. Ndërsa për çështjen e vigjilencës ndaj tyre ne duhet ta trajtojmë veçmas. Duhet të kujtojmë se ata zihen si qentë me njëri-tjetrin. Ata kanë kontradikta dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë ato për të përsh-kallëzuar konfliktet mes tyre, në fjalë të tjera, ne vazhdimisht duhet të zbulojmë kontradiktat mes tyre dhe t’i përdorim ato në avantazhin tonë. Ata nganjëherë thonë se edhe ata po luftojnë revizioniz-min, por kjo luftë nuk ka të njëjtën peshë si lufta jonë kundër revizionizmit, pasi ata nuk e ngrenë kurrë zërin kundër “komandantit”. Ne sigurisht që duhet të luftojmë kundër revizionizmit titist dhe bashkëpunimin e tyre me SHBA, por lufta kryesore është ndaj thelbit të revizionizmit që udhëhiqet nga BRSS. Fushata e bisedimeve paqësore me imperialistët është mbështetur nga Tito dhe nga revizionistët sovjetikë, por është kundërshtuar nga Vietnami, të cilët rrjedhimisht kanë kundërshtuar kështu dhe “komandantin”. Para vizitës këtu, isha në Rumani dhe u thashë shokëve rumunë se do të flas kundër Titos në Ti-ranë. Maurer nuk kishte asnjë problem me këtë për sa kohë nuk e bëja kur isha aty. Emil Bodnaras më tha se po të dojë mund të flisja edhe aty, por sekretari i parë Çaushesku u ngrit menjëherë dhe e kritikoi. Kështu që përveç revizionistëve kemi dhe gjysmë-revizionistë që janë në proces transformimi. Kur ju thoni që Rumania është një vend gjysmë-re-vizionist ose me një formë të re revizion-izmi, më impresiononi, pasi kjo është e vërtetë dhe duhet studiuar. Rumania është në përgjithësi revizioniste por ka kontradikta me Bashkimin Sovjetik. Udhëheqësit rumunë gjithashtu nuk

Ne sigurisht që duhet të luftojmë

kundër revizioniz-mit titist dhe bash-

këpunimin e tyre me SHBA, por lufta kryesore është ndaj

thelbit të revizion-izmit që udhëhiqet nga BRSS. Fusha-

ta e bisedimeve paqësore me im-perialistët është

mbështetur nga Tito dhe nga revizion-

istët sovjetikë, por është kundërshtuar

nga Vietnami, të cilët rrjedhimisht

kanë kundërshtuar kështu dhe “koman-dantin”. Para vizitës këtu, isha në Rum-

ani dhe u thashë shokëve rumunë se do të flas kundër Ti-tos në Tiranë. Mau-rer nuk kishte asnjë

problem me këtë për sa kohë nuk e bëja kur isha aty...

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi Hoxha-Çu En Lai më 1966, palët në unison kundër Hrushovit dhe Titos, akuza liderëve të

BRSS dhe Jugosllavisë për bashkëpunim me amerikanët

Dalin të tjera detaje nga bisedat e delegacioneve të Shqipërisë dhe Kinës

foli për rreth tetë minuta, duke përfshirë dhe përkthiin, që ishte shumë i ngadaltë. Ne në fjalimin tonë lavdëruam popullin dhe partinë e tyre, pa përmendur emrat e liderëve. Edhe ata nuk thanë asnjë fjalë për shokun Mao Ce Dun. Sigurisht që ko-rrespondentët e huaj do të kenë mbajtur shënime dhe e kanë vënë re. Ne kishim hequr gjithashtu pjesën e deklaratës së përbashkët ku mbështesnim luftën e popullit të Vietnamit. Prandaj dhe shtypi perëndimor trumbeton dështimin e Çu En Lait para një populli të vogël. Ata mund të thonë ç’të duan por në fund të fundit kjo reflekton realitetin, kjo tregon se mes dy popujve ekzistojnë kontradikta

dhe kjo është diçka e mirë. Vitin e kaluar, kur u nënshkrua traktati i normalizimit të marrëdhënieve mes Koresë së Jugut e Japonisë, ministri i Jashtëm japonez shkoi në BRSS për vizitë. Koreanët u frikësuan nga kjo dhe menjëherë dër-guan një përfaqësues të Kim Il Dung në Kinë për ndihmë, pasi nuk kishin ku të shkonin tjetër. Ne e pranuam këtë dhe menjëherë dërguam atje ndihma në gru-rë dhe naftë. Nga e gjitha ndihma që Kina i jep vendeve të huaja, Vietnami është i pari dhe më pas vjen Koreja, që është një masë e ngjashme me ndihmën ndaj Shqipërisë. Kjo që po ndodh me koreanët vjen pasi BRSS i bën presion duke i thënë

gjithashtu ka ndryshime qëndrimesh. Megjithëse e gjen veten në luftë me armiq të fuqishëm, ata po rezistojnë në mënyrë revolucionare, por revizionizmi sovjetik po infiltrohet edhe atje. Grupi i ri revizionist sovjetik po tregohet edhe më dinak se pararendësi i tyre Hrushov. Ata po shkaktojnë trazira në Vietnam duke ndarë grupet e majta të djathta e ato centriste. Bazuar në situatën aktualen Vietnamin e Jugut, lufta atje do të vazh-dojë dhe do të përfshijë të gjithë vendin.

Hoxha: Sovjetiket po i thonë viet-namezëve se të gjithë problemet e tyre po i shkakton Kina, duke rivënë në përdorim teoritë e vjetra të Hrushovit.

Çu En Lai: Ata po u thonë se vi-etnamezët do të vriten të gjithë dhe në vend do të mbeten vetëm kinezë dhe kjo nuk është aspak e drejtë. Ka prova se para Luftës së Dytë Botërore, Rumania kishte 19 milionë banorë dhe me gjithë masakrat e mëdha të hitlerianëve pop-ulli rumun nuk u zhduk por vazhdoi të jetojë. Sovjetikët po përpiqen tashmë që të lidhin të gjitha vendet e Paktit të Var-shavës me Perëndimin, veçanërisht me SHBA, por ato po hasin shumë rezistencë pasi popujt nuk e preferojnë këtë kurs. Shqipëria në fakt, është përjashtuar nga Pakti i Varshavës, dhe ne e dimë mirë që ju nuk pranoni të jeni pjesë e Paktit nëse ata nuk pranojnë gabimet e bëra ndaj jush. Kjo është një kërkesë e drejtë.

Hoxha: Edhe nëse ata i prano-jnë publikisht gabimet e bëra ndaj Shqipërisë, ne i njohim mirë se cilët janë. Prandaj nuk do të jemi pjesë.

Çu En Lai: Ju e keni thënë pub-likisht kushtin tuaj, por sot ne duhet të inkurajojmë vendet që janë kundër tradhtisë së BRSS për të reduktuar forcat e tyre, ndryshe operacioni i bashkëpunimit sovjeto-amerikan do të realizohet dhe ata do të vendosin ndal-imin e përhapjes së armëve bërtham-ore. Ne duhet të mbështesin dhe të shtojmë kontaktet me grupet e majta. Jemi të lumtur për masat e marra nga partia juaj dhe ju urojmë suksese të mëtejshme. Shoku Mehmet Shehu na ka treguar për ndryshimet që keni bërë në draftin e planit pesë-vjeçar. Edhe sipas eksperiencës sonë, plani pesë-vjeçar është vetëm një program dhe duhet të ndryshojë e të përmirësohet vazhdimisht. Edhe ne më parë thoshim se plani është ligj dhe nuk mund të ndryshohet, por jeta nuk ndodh kështu.

Hoxha: Edhe ne kështu mendojmë.(Palët bëjnë 15 minuta pushim,

bisedimet vazhdojnë në 12.30)Çu En Lai: Në lidhje me faktorët që

çuan në lindjen e revizionizmit modern, dua të përsëris se kjo ka të bëjë dhe me periudhën e Stalinit. Ju shoku Hoxha keni të drejtë kur thoni se në kohën e Stalini nuk janë bërë gabime parimore. Ky është një studim interesant dhe unë preferoj ta vazhdojmë dhe të këmbejmë opinione, pasi është një fakt serioz që revizionizmi lindi në vendin e parë so-

cialist të botës, në vendin e Leninit. Siç përmenda në prezantimin tim, ne kemi shansin që kemi ecur në të njëjtën rrugë me Stalinit, prandaj dhe e kuptojmë përse lindi revizionizmi ose mund të nxjerrim mësime për të evituar komplote të ard-hme kundërrevolucionare ndaj vendeve tona socialiste. Partia sovjetike ka pasur rezerva për personin e Stalinit. Shoku Hoxha e di këtë pasi kemi folur në 1958 në Moskë. Në fund të vitit 1945, Jiang Jieshi po përpiqej të ndizte luftën civile në Kinë. Asokohe, sapo Stalini e mësoi këtë i dërgoi një telegram partisë dhe shtetit tonë, ku thoshte se në Kinë nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë luftë civile, ndryshe populli kinez do të zhdukej. Në telegram thuhej gjithashtu se shoku Mao Ce Dun duhet të shkonte në Çongqing për bisedime me Jiang Jieshi. Asokohe ne sapo kishin përfunduar kongresin e 7 të partisë dhe ishim të bashkuar si një monolit, por amerikanët po ndihmonin Jieshin në emër të vendeve aleate. Për ta bërë të lumtur Stalinin ne pranuam këshillën e tij dhe dërguam përfaqësuesit në Çong Qing, por bisedimet nuk dhanë rezultat, ashtu siç nuk dhanë shumë vjet më radhë. Stalini ka pasur merita të mëdha për Luftën e Dytë Botërore dhe për revolucionin socialist. Dhe duke parë nga ky prizëm ne menduam se me gjithë gabimin e Stalinit ai nuk duhej kritikuar publikisht. E gjithë partia kishte qenë kundër idesë që kryetari Mao Ce Dun të shkonte për bisedime dhe shumë shokë nisën të qanin pasi kishin frikë se diçka mund t’i ndodhte shokut Mao. Por fatmirësisht ai u kthye shëndoshë dhe ushtritë tona shkatërruan forcat e Jieshit. Pra, megjithëse ne pranuam këshillën e Stalinit ne morën dhe masa të tjera sht-esë. Ne u përpoqëm të kishim sukses në bisedimet por nuk u mbështetëm vetëm në to pasi nuk i besonim “sigurimeve” të Jiang Jieshit. Stalini u përpoq edhe të negocionte me amerikanët dhe nuk ka pasur besim se ne do të arrinim të çlironim vendin të vetëm. Por gjithsesi ai mbetet një udhëheqës i madh dhe mësues i revolucionit socialist. Hrushovi e ka hequr portretin e Stalinit nga BRSS por ne nuk e kemi hequr, prej opinionit që kemi për të. Portreti i Stalinit në sheshin Tienanmen i tregon të gjithë botës se ne jemi tokë staliniste. Megjithëse mos-marrëveshjet që kemi pasur me Stalinin partia jonë nuk do të ndjekë kurrë kursin e Hrushovit pasi ai është një kurs re-vizionist. Kështu që kthehemi të fjala juaj, se Stalini paska bërë në fakt dhe gabime parimore, ne nuk e fshehim këtë, me qël-limin e vetëm që të mësojmë prej tyre. Por ne nuk e pranojmë publikisht pasi nuk do të ishte korrekte. Këto gabime parimore ne i saktësojmë vetëm për veten tonë për të mos ulur prestigjin e tij në skenën ndërkombëtare. Në lidhje me problemin e luftës së klasave, sot kjo po zhvillohet mes proletariatit dhe borgjezisë, pra mes socializmit dhe kapitalizmit. Në vendin tonë, klasat e përmbysura shfrytëzuese po përpiqen të rivendosin pushtetin e tyre të humbur, prandaj kjo është një çështje e rëndësishme për t’u qartësuar. Së fundi dua t’ju falënderoj pasi ashtu siç tha shoku Hoxha, bisedimet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të mira. Dy partitë tona luftëtare do të qëndrojnë të vendosura në vijën marksiste-leniniste për të luftuar armiqtë e socializmit, dhe këtë do ta shprehim edhe për masat në mitingun e kësaj pasditeje. Diskutimet mes nesh janë një procedurë normale që të bëhen në çdo kohë. Edhe kontradiktat janë normale, pasi edhe vetë në mend-jen e një personi ka përplasje të vazh-dueshme mes një mendimi korrekt dhe një mendimi të gabuar. I falënderoj edhe njëherë shokët e byrosë së Shqipërisë dhe shokun Enver Hoxha që na dha mundësinë të bisedojmë.

Hoxha: Ju faleminderit juve.Mbajti shënim Haxhi Kroi.

se nëse afrohen me Kinën, lufta mund të përhapet dhe në Korenë e Veriut.

Hoxha: Por koreanët thoshin se prodhojnë 1 ton grurë për kokë?

Çu En Lai: Ne e kemi llogaritur sesa prodhojnë. Prodhimi vjetor i grurit në Kore nuk i kalon 3 milionë ton. Vitin e kaluar ata prodhuan 2.6-2.8 milionë ton.

Mehmet Shehu: Kjo do të thotë 2 deri në 2.2 kuintalë për person.

Çu En Lai: Po, duhet të kemi par-asysh se popullsia e Koresë në qytete është më e madhe sesa ajo në fshatra, është rreth 60 për qind. Dhe tani që koreanët mund të marrin ndihmë nga BRSS për zhvillimin e industrisë pop-ullsia qytetare mund të rritet edhe më shumë. Pra situata në Kore është edhe më serioze sesa në Vietnam. Vietnami

Mes tyre grupi tit-ist është i pari, që

funksionon si para-roja e revizionizmit

modern, ndërsa re-vizionistët sovjetikë janë komandantët. Prandaj dhe ne në arenën ndërkom-

bëtare duhet të përqendrojmë forcat kundër drejtuesve të kësaj fushate. Ndër-

sa për çështjen e vigjilencës ndaj tyre

ne duhet ta trajto-jmë veçmas. Duhet

të kujtojmë se ata zihen si qentë me

njëri-tjetrin. Ata kanë kontradikta dhe ne duhet t’i shfrytëzo-

jmë ato për të përsh-kallëzuar konfliktet

mes tyre, në fjalë të tjera, ne vazhdimisht

duhet të zbulojmë kontradiktat...

14 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Grabitësit e Fierit grup i sofistikuar kriminal, dyshohen për vjedhje në disa qytete të Shqipërisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraXhuljano Sollaku person me rekorde kriminale, ai ishte nën hetim nga policia prej një viti.

“Mediat Britanike: Koka e trafikut të qenieve njerëzore, një shqiptaro-irlandez

Një shqiptaro-irlandez mendohet se është truri i su-perorganizatës kriminale që trafikoi mbi 1 mijë njerëz nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Lajmi mësohet nga gazeta britanike “The Sun”, ndërsa burimet nga policia shqiptare saktësojnë edhe detajet sesi të trafikuarit vidhnin identitetet. Truri i superoganizatës kriminale që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është një shqiptaro-irlandez. Sipas britanikes “The Sun”, ai është njëri prej 39 të arrestuarve në Shqipëri, gjatë megaoperacionit të koduar “One If By Land”, që u zhvillua para një jave. “The Sun” thotë se bosi i 7 gru-peve kriminale më parë ka jetuar në Dublin. Ndërkaq, gazeta “Daily Mail” shkruan se 9 në 10 shqiptarë të futur

ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, franceze dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore të rrjetit të drejtuar prej shqiptaro irlandezit. Sipas kësaj medie, rreth 750 persona janë futur ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në “Arrest me burg” nga gjykata shqiptare. Nga ana tjetër, nga burimet policore mësohet se grupet kriminale kishin menduar dhe për estetikën e personave që kalonin në mënyrë ilegale drejt t SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Para se të kalonin kufirin pamja e tyre përshtatej në qendra estetike me foton e personave që kishin mbajtur më parë pasaportën me vizë ose që jetonin në vendet e BE-së. Në një rast

rezulton se shtetasi me inicialet I. Z., ka udhëtuar drejt Bullgarisë me destinacionin final Amerikën. Ai është kuruar për pamjen e jashtme për ti ngjarë sa më shumë shtetasit bullgar, të cilit i ishte marrë pasaporta. Nga hetimet rezulton se pjesa më e madhe e falsifi-kimeve të dokumenteve realizohej në një banesë të “Kodra e Diellit”, në Tiranë, në pronësi të çiftit Eno dhe Lirie Muçollari, që janë 2 prej 39 trafikantëve të ar-restuar. Përveç tyre, në pranga kanë rënë edhe 5 policë, 4 kufitarë që nuk vepruan dhe 1 tjetër që dekonspiroi operacionin. Trafikantët mendohet se dërguan 1 mijë shqiptarë përmes 4 linjave që nisnin nga Shqipëria dhe pasi përshkruanin disa shtete të tjera përfundonin në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Arsenal armësh në banesë, pranga 31-vjeçarit nga ShijakuPolicia e Shijakut ka vënë në pranga një 31-vjeçar,

në kuadër të planit të rritjes së masave të sigurisë , pasi i janë gjetur armë në shtëpinë e tij. Burime zyrtare bë-jnë të ditur se është arrestuar Ervin Çizmja, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër; një armë gjahu teke, 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm, një silensiator arme zjarri me gjatësi të përgjithshme 23 cm, një gjer-dan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë. Kapja e Ervin Çizmes u bë nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bash-këpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri në të gjithë territorin e Shijakut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shkodër, prangoset 30-vjeçari në kërkim për trafik droge

Arrestohen 2 persona në Lezhë dhe Berat për trafik droge

Një 48 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Në prangat e pol-icisë së Lezhës ka rënë Gëzim Kurti. "Shtetasi i lartpër-mendur ishte i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, informoi policia e Lezhës. Ndërkohë në Berat ditën e djeshme u arrestua Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat. “Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim ka cak-tuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, për veprën penale, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu Policia e Beratit ka nisur hetimin pasuror për këtë shtetas. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë”, informoi policia e Beratit.

Elvis MYRTA

Policia e Shtetit dhe prokuroria po kryejnë veprime të shumta hetimore lidhur me

grupin e grabitësve që hapën zjarr ndaj policisë në Fier, ku për pasojë u vra njëri dhe u plagos një tjetër prej tyre. Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në Shqipëri. Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedh-jet. Sipas hetimeve të deritan-ishme, policia thotë se është një grup i sofistikuar kriminal. Akoma dhe më shumë ata i frikësohen faktit se grabitësit janë të pamëshirshëm dhe në çdo moment mund të hapin zjarr kundrejt atyre që iu prish planin. Burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se ka të dhëna se ky është grupi që ka kryer një sërë grabitjesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi sipas grupit hetimor dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare. Kjo pasi sipas informacion-it që ata kanë pasur, djali i Minellës i cili jeton në Mek-sikë mund të kishte kryer ndonjë transfertë valute. Por nga verifikimet e policisë ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash. Het-uesit besojnë se grabitësit e kanë mbajtur në vëzhgim prej kohësh familjen. Policia thotë se kemi të bëjmë me një grup profesionistësh, që nuk lë pas as shenja gishtërinjsh dhe as gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e tyre. Grabitësit përveç maskave, dorezave dhe armëve kishin edhe një çantë me vegla që do të shër-bente për të hapur derën. Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi sipas grupit hetimor dyshohet se një nga

bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informa-cion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsid-erueshme monetare. Kjo pasi sipas informacionit që ata kanë pasur, djali i Minellës i cili jeton në Meksikë mund të kishte kryer ndonjë transfertë valute. Por nga verifikimet e policisë ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë mbajtur në vëzhgim prej kohësh familjen. Sipas policisë ishte mbërritja në kohë e efektivëve, që pen-goi planin e grabitësve. Nëse policia do të vonohej dhe për disa minuta, grabitësit do ta kishin hapur derën me veglat që dispononin. Por mbërriti në më pak se 5 minuta nga çasti, kur u njoftua salla op-erative, duke bërë që grabitja të dështojë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.

Viktima, prej një viti në hetim

Policia e Elbasanit dyshon se Xhuljano Sollaku ishte një person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka qenë i skeduar edhe për një vrasje të ndodhur dy vite më parë në qytetin e Elbasanit. 20-vjeçari që mbeti i vrarë në qytetin e Fierit, gjatë një tentative grabitje, dyshohej se merrej edhe me vjedhjet e au-tomjeteve luksoze, dhe prej një viti ai mbahej në vëzhgim dhe ishte person nën hetim. Sipas policisë së Elbasanit edhe pse 20 vjeç, Sollaku ishte një person me disa rekorde kriminale, ku përveç vjedhjeve ai dyshohej se merrej dhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht, kokainë dhe heroinë. Sipas pol-icisë së Elbasanit riu dyshohet se ka kryer të paktën 50 vjedhje në zonën e Bradasheshit dhe Katundit të Ri, duke u kthyer në makthin e banorëve që jetojnë në periferi të Elbasanit. Por në

asnjë rast, uniformat blu nuk kishin mundur ta arrestonin në flagrance “ekspertin”, siç njihej ndryshe 20-vjeçari nga miqtë e tij. Në të vetmin rast kur është prangosur për grabitje ka qenë disa vite më parë në Greqi, ku jetojnë edhe prindërit e tij, por për shkak të moshës së re, atij dënimi iu konvertua në shërbim prove. Gjithashtu 20-vjeçari dy vjet më parë është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit, pasi dyshohej se kishte kryer një vrasje në qytetin e Elbasan-it, pranë “Stacionit të trenit”, por ai u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa veprimet e para hetimore të Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit të Kon-trollit të Brendshëm dhe Ank-esave mbi vrasjen e 20-vjeçarit, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave që parashikon ligji, duke iu përg-jigjur grabitësve me zjarr pasi i kishin qëlluar ata më parë.

Ka të dhëna se ky është grupi që ka kryer një sërë grabit-jesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të ven-dit. Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi sipas grupit hetimor dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare...

Policia e Shkodrës ka arrestuar Edmond Xakën, 30 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në nëntor, “Ndalesa e fundit”, ku u sekuestruan 70 kg kana-bis. Sipas policisë është vënë në pranga Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim. Ngarkesa prej 70 kg kanabis po transportohej me një mjet tip “Golf” me targë “AA 077 RZ”, i drejtuar nga 26-vjeçari Fatbardh Hoxha. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Kledi Xheka ishte në drejtimin e një automjeti tjetër, për të ndihmuar në transportimin e kanabisit. Ndërkohë pas arrestimit ditën e djeshme të 30-vjeçarit, tashmë në kërkim në sajë të këtij operacioni janë dhe dy persona të tjerë. Ky grup trafikonte kanabis në Mal të Zi dhe në Kosovë.

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Pranvera Isufi u arrestua pasi në çantë iu gjetën dy thika

Elvis MYRTA

Policia e Fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar në flagrancë

tre persona. Në operacionin e koduar “Mesnata”, në prangat e autoriteteve ranë Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, Mariglen Mellaraj, 35 vjeç. Të dy këta menaxherë të lokalit ku shitej kokaina. Gjithashtu u arrestua dhe një vajzë, pasi nuk pranoi dhe kundërshtoi të kon-trollohej. Arrestimi i 27-vjeçares Pranvera Isufaj u bë pasi gjatë kontrollit në çantë iu gjetën dy thika. Ndërkohë që për arres-timin e pronarëve të lokalit të natës“Neë York” në lagjen “Apol-lonia” në qytetin e Fierit, që u shisnin kokainë klientëve gjatë një “Party” që ata vetë kishin or-ganizuar, në ndihmë të policisë së Fierit erdhi dhe FNSH-ja. Ky operacion u krye pasi policia kishte informacione të sigurta të siguruara në mënyrë operative, që në këtë lokal shpërndahej drogë. Por ajo që “befasoi” policinë ishte rezistenca që iu bëri një femër, uniformave blu duke mos pran-uar që të kontrollohej. Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier, ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata. Gjatë kohës së kontrollit fizik, kësaj të fundit iu gjetën në çantë dy thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan 36 doza kokainë, të përgatitura për tu shitur.

Policia Pas përfundimit me sukses

të operacionit Policia e Fierit, ka dalë me një komunikatë për median dhe ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Mesnata”. “Finalizohet me sukses operacio-ni antidrogë i koduar “Mesnata”. Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 36 doza me lëndë

“ Ndërkohë që për arrestimin e pr-onarëve të lokalit të natës “Neë York” në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit, që u shisnin ko-kainë klientëve gjatë një “Party” që ata vetë kishin organizuar, në ndihmë të policisë së Fierit erd-hi dhe FNSH-ja. Ky operacion u krye pasi policia kishte informa-cione të sigurta të siguruara në mënyrë operative...

narkotike e dyshuar Kokainë. Arrestohen në flagrancë 3 shte-tas. Nga ana e Sektorit për Het-imin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Mesna-ta”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit, Shkëlzen Gjata 24 vjeç, banues në Drizë, Fier, Mariglen Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier si dhe 27-vjeçarja Pranvera Isu-faj. Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë op-erative se në lokalin “Neë York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një party që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike. Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH-në Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin “Neë York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj. Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin “Private” u gjendën dhe u se-kuestruan në cilësinë e provës

Fier/ U shisnin kokainë klientëve, arrestohen 2 pronarët e lokalit dhe

një vajzë 27 vjeçare me thika në çantë Itali, shkatërrohet banda e

“skifterëve” shqiptarë, 6 në prangaShtatë shqiptarë kanë përfunduar ditën e djeshme në

prangat e policisë italiane të akuzuar për një seri vjedhjesh, në vendit fqinj. Në sajë të operacionit të koduar "Off line" u shkatërrua banda shqiptare, që vepronte midis zonës së Toskanës dhe Umbrias. Në sajë të hetimeve të policisë italiane dyshohet se vetëm në 5 muajt e fundit ky grup kriminal kryente 5-6 grabitje në ditë. Gjatë operacionit, karabinierët arrestuan grupin e shqiptarëve, të cilët vidhnin banesa të ndryshme. Ky grup kryesisht gjurmonte sendet e shtrenjta në banesat ku ata futeshin, kryesisht ora, unaza e florinj dhe më pas i shisnin. “Banda e shqiptarëve kishte goditur shumë banesa në qytetet si Siena, Arezza, Firenze e Perugia. Ata dyshohet se kanë grabitur mbi 150 shtëpi në këtë zonë”, bëjnë me dije mediat italiane. Nga hetimi i bërë, rezultoi se grupi shiste mallrat e vjedhura si sendet me vlerë dhe bizhuteritë nëpërmjet ndërmjetësve dhe më pas paratë e fituara i dërgonin në Shqipëri.

55-vjeçarja bie nga ballkoni dhe vdes, para 1 jave humbi burrin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën "Daniel Ndreka" në Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar 55-vjeçarja Fane Dauti. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 55 vjeçar-ja është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Fundi ka qenë fatal për gruan për shkak të plagëve të shumta të marra. Paraprak-isht raportohet se ngjarja ishte aksidentale por gjithsesi policia po kryen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Një pistë tjetër sipas policisë është ajo e vetëvrasjes për shkak të depresionit, pasi në familjen e gruas vetëm një javë më parë kishte ndodhur një fatkeqësi. Bashkëshorti i viktimës humbi jetën një javë më parë. Ruzhdi Dauti ndërroi jetë pas një infarkti. Sipas policisë gjendja e rëndë psikologjike për humbjen e bash-këshortit mund ta ketë çuar të moshuarën të bëjë vetëvrasje.

Rrëzohet në shkallët e banesës në gjendje të dehur, vdes 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkallët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë të qytetet bregdetar, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet L. D., 65-vjeç. Burime policore bëjnë me dije se i moshuari është rrëzuar nga shkallët në hyrje të banesës pasi ishte në gjendje të dehur. Ai është gjetur tek shkallët i gjakosur dhe është transportuar menjëherë në spital. Por i moshuari në momentin e rënies e ka përplasur kokën në cepin e shkallëve dhe ka pësuar një çarje të thellë. Si pasojë e plagëve dhe humbjes së madhe të gjakut megjithë ndihmës mjeksorë që iu dha, 65-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga spitali bëjnë me dije se i moshuari erdhi në gjendje të rëndë për jetën pasi plaga që kish marrë në kokë ishte e thellë. Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, si ngjarje aksidentale.

Zbardhet ngjarja e së premtes në Laknas, arrestohen 7 personaPolicia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen

e së premtes në mbrëmje në një lokal në periferi të kryeqytetit në zonën e Kamzës, ku si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve pati edhe të shtëna me armë zjarri. Ka qenë një sherr banal i momentit, që ka kulmuar me dy të shtëna në ajër, krisma të cilat i kanë tronditur banorët e zonës, të cilët kanë njoftu-ar menjëherë policinë. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar shtatë persona, më konkretisht, Ardjan Shima, 37 vjeç; Klejdian Deliu 35 vjeç; Elfjord Deliu 23 vjeç; Shkëlzen Xhanari 33 vjeç; Gentjan Neli 36 vjeç; Renaldo Dragjoshi 29 vjeç dhe Andi Karaj, 35 vjeç. Ndërkohë burime bëjnë me dije se në ambientet e lokalit në Laknas, në pronës të Andi Karajt shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu,

Gentjan Neli, Shkëlzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin Andi Karaj. Por konflikti fizik agravoi deri në nxjerrjen e armëve, ku Ardjan Shima ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër. Menjëherë në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, të cilët fillimisht kanë shoqëruar në komisariat të gjithë personat që ishin në lokal. Pas marrjes në pyetje asnjë nga të ndaluarit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen duke bashkëpun-uar me policinë. Ka qenë vetë policia që në bazë të hetimeve ka zbardhur ngjarjen, ku Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grusht Andi Karaj, ku më

pas Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Mbi të katër këta persona rëndon akuza e “Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim”. Ndërsa mbi shtetasin Ardjan Shima rëndon dhe akuza e “armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në mo-mentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur, mbi to rëndon akuza e “moskallëzim krimi”. Përsa i përket pronarit të lokalit ai u arrestua për veprën “kallëzim të rremë”, pasi ai ka deklaruar në polici se ishin dy të dehur që kanë qëlluar në ajër në ambientet e lokalit, gjatë marrjes në pyetje.

materiale 36 porcione me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gër-shërë një fletore shënimesh etj. Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases Pranvera Isufaj në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekues-truar në cilësinë e provës materi-ale 2 thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta. Po

kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata. Materialet proceduriale i kaluan Prokuror-isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të të arrestuarve”, thuhet në njoft-imin e policisë.

16 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i filozofisë pragmatiste LSI

Kontrolli financiar publik në fondet e asistencës evropiane

reduktimin e pabarazisë dhe varfërisë nuk u pa asgjëkundi por avulloi si vesa e mëngjesit. Ky pro-gram u mbyll në sirtarët e demagogjisë populiste, së bashku me sfidën e zhvillimit ekonomik dhe social të qëndrueshëm, që ju premtua shqiptarëve mbetën tek ura e Qabesë. Diskursi i "Kapitalizmit social" u konvertua në mirëqenie personale, familjare, klanore duke lënë pas vizionin qeverisës të një mazhorance artificiale. Të vetmin program që promovoi LSI, gjatë dy legjislaturave ku ajo vegjetoi gjatë viteve 2009-2017 me PD-PS, ishte (Learm and earm) mëso dhe fito, që u bë moto në të gjithë strukturat administrative ku ajo ishte instaluar, duke mbjellë dhe ushqyer fenomenin kanceroz korrupsion. Ajo në të dy legjislaturat me deformimet programore, u bë paterica e të dy partive për mbajtjen në këmbë të qeverive të tyre. Megjithëse nuk është bërë asnjëherë drejtuese e vendit, por pjesë e qeverisjeve djathtas e majtas, nuk demonstroi asgjë të re për t’u vënë mbi themele të një ideologjie politike. Kështu ajo gjatë gjithë karrierës së saj jashtë dhe brenda qeverive, duke mos u vënë mbi baza dhe lidhje të forta ideologjike, mbeti në pozitat e një orientimi masiv populist. Historia e partive minore në disa vende me demokraci të zhvilluar, ka treguar se edhe pse pa shumë autoritet, kanë luajtur rrole ekuilibruese në evitimin e turbulencave politike. Ato kanë gjeneruar dhe hedhur ide të vlefshme në fushën politike, për stabilitet dhe vijueshmëri të proceseve demokratike. Një shembull i tillë janë partitë e vogla në SHBA, si reformistët, socialistët, të gjelbrit, të cilët ndikojnë në zgjedhje por pa krijuar dhe shkaktuar konfuzion.

E përmendim këtë shembull për të përforcuar tezën se strukturat e sistemit partiak dhe liria brenda partive politike, në shtetin komb reflektojnë nivelin

Nga Kastriot ALIAJ

Hemorragjia në rra-dhët e partisë së tipit pragmatist LSI, me orientim masiv popu-

list, duket se nuk ka të ndalur. E lindur si produkt i një sistemi par-tiak, që doli nga partitë e mëdha të veshura me autokratizëm dhe të zhytura në allishverizëm, nuk mundi t’i largohet dot kësaj filozofie. I gjithë ky sistem partiak në Shqipëri për fat të keq, gjatë gjithë periudhës së gjatë tranzitive, nuk mundi të shkruajë histori suksesi, por mbeti peng e demagogjisë pragmatiste populiste. Në këto pozita ra edhe partia e re LSI, e cila megjithëse u nis si një sekt politik brenda të majtës, ajo shumë shpejtë do të shndërrohej në faktor, në kurriz të dy partive të mëdha PD-PS.

"Arratisja" e Ilir Metës nga PS, fillimisht nga kritika u komentua dhe u vlerësua si një mundësi për krijimin e një poli të tretë, që do të ndryshonte panoramën e pluralizmit politik. Ngjarjet që pre-cipituan shpejt në kampin e majtë të PS, i ngjanin marrëdhënieve të modelit mafioz, sepse brenda kupolës së tyre nuk kishte më vende të tjera për t’u bërë kapo. Një tjetër faktor që ndikoi në largimin e një pjese të kësaj partie tek LSI, ishte personalizimi i të gjitha opsioneve në duart e drejtuesit të atëher-shëm të PS, Fatos Nano dhe divergjencave midis tyre. Dalja e Metës në krye të formacionit të ri LSI, shkaktoi dramën e humbjeve të zgjedhjeve politike nga PS më 2005. Programi i doktrinës politike të LSI, i propaganduar me tam-tame të mëdha, për

e demokracisë,gjë që në Shqipëri nuk mund të flitet. Si mund të flasësh në vendin tonë për këto refleksione, kur inatet personale me Nanon në mo-mentet e divorcit, Ilir Meta i ktheu në strategji për të shkatërruar monopolizimin bipartiak të dy partive të mëdha. Kjo strategji është zbatuar gjithnjë nga LSI, sa herë që marrëdhëniet me partitë qeverisëse janë acaruar për ndryshime të ligjeve, të kodit elektoral që nxirrte jashtë loje partitë e vogla ku ndër to rrezi-kohej edhe LSI. Ai në këto evente ka veshur armët e anti-sistemit dy partiak, që sipas tij janë ato që po shkatërrojnë vendin. Futja në kampin e Berishës edhe pse ishte akuzuar si hajdut i thesarit të shtetit, e bëri atë edhe më të fuqishëm duke i dhënë hapësira për të zbatuar planin e abuzivizmit korruptiv në dobi të punësimit për zgjerimin e partisë. Tani partia e Metës nga një sekt ishte shndërruar në një korporatë, e cila pavarësisht numrave, ai e kishte vënë në mengene pushtetin e Berishës. Jo vetëm kaq, por mbulimi i aktit të video-përgjimit që njolloste figurën e Ilirit, tregoi se Meta po kontrollonte edhe vetë PD. Duke hedhur pas premtimet dhe idealet për të cilat ishte ndërtuar partia e tij,ai në 2009 u bë pjesë e qeverisë Berisha edhe pse e dinte që votat e të djathtës ishin manipuluar. Ai u bë mbështetës i kafshës politike aristoteliane Berishës, i cili mundi të fitonte betejën duke adaptuar armikun e armikut të tij, për t’i zgjatur jetën pushtetit autokratik. Ky veprim i lakmive të LSI për të qenë më mirë në pushtet se sa në opozitë, u përsërit edhe me 2013, kur LSI u bashkua me Ramën. Por bashkimi me Ramën kishte edhe një arsye më shumë, atë të përgjegjësive që e ngarkonin Metën për krimin shtetëror të 21 Janarit si bashkëqeverisës me Berishën. Një tjetër kompromentim ishte video-përgjimi që tregonte qartë me zë e figurë aktin e turpshëm korruptiv të

tij, së bashku me aferën CEZ, të cilat u kaluan me qetësi të madhe sikur nuk ishin këta aktorët e këtyre ngjarjeve. Kalimi i LSI në krahun e Ramës bëri që jo vetëm të ndryshojë raporti i forcave, por të rritet edhe numri i deputetëve nga 4 në 16. Dalja në krah të Ramës duke ndier shkatërrimin e Berishës si e keqja më e madhe e Shqipërisë, e bëri edhe më të fortë pozicionin e tij ashtu si Espinoza tek filmi aq i ndjekur nga shqiptarët "Oktopodi" LSI jo vetëm do të mbante vendet e militantëve të saj nëpër adminis-trata, por do t’i shtonte akoma edhe më shumë, si një kusht që e detyronte Ramën të pranonte filozofinë pragmatiste të dredhive Meta. Kështu Meta ishe bërë një King Maker, që luante me partitë e mëdha, jo për reformat demokratike por vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Duke i provuar të gjitha detyrat e larta funksionale, me gjithë fajet e mbuluara me hije pa u ndëshkuar, atij deri tani nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Hemorragjia që ka filluar rrjedhjen nga rradhët e partisë së tij, me sa duket nuk po e shqetëson aspak por me qetësi e dashuri vazhdon të drejtojë presidencën. Por opinioni, kritika dhe zëri qytetar po flet qartë, se lojës së amoralitetit politik të kësaj partie po i vjen fundi. Tani jo vetëm drejtësia por dhe qytetarët me zë dhe figurë po flasin hapur, se me fabulat e deritanishme: "Një votë një vend pune, një votë një zarf, një votë një palë xhinse, një votë një thes miell, nuk mund të konsiderohet si program serioz i një partie serioze. Shkërmoqja dhe largimet masive nga rradhët e kësaj partie po tregon hapur, se filozo-fia pragmatiste e ngritur mbi hipokrizitë politike, mbi mashtrime e dallavere elektorale, nuk mund të vazhdojnë më. Vizioni i tyre është sfida e vazhdimit të reformave demokratike, për një të ardhme të sigurtë e mirëqenie për të gjithë.

Nga Albana Gjinopulli CIPFA*

Gatishmëria e BE-së për të pranuar ven-det e Evropës Qendrore dhe Lindore si vende kandidate potenciale u tregua shprehimisht për herë të parë në Këshil-

lin e Evropës në Kopenhagen (1993) i cili deklaroi Vendet e kandidate që aspirojnë anëtarësimin, do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Pranimi do të bëhet sapo vendi i asociuar të jetë i aftë të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke plotësuar kushtet ekonomike dhe politike të kërkuara.

Ne qershor te vitit 2000, Këshilli i Evropës ne Santa Maria de Feira ra dakord qe te gjithë vendet e rajonit të jenë “kandidatë potencialë” për pranimin në BE. Kjo perspektivë do të ndihmonte çdo vend për të nxitur reformat paqësore dhe për të filluar të vendosin ligjet e tyre në të njëjtën linjë me ato të BE-së.

Në procesin e zgjerimit të BE-së të gjitha ven-det kandidate, nder te tjera duhet të krijojnë dhe të zhvillojnë sistemin e tyre të kontrollit të brend-shëm financiar në sektorin publik (PIFCS – Public Internal Financial Control Systems) dhe gjithashtu të zbatojnë këtë sistem në njësitë e qeverisjes .

Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik ngushton distancën ndërmjet kulturave të ndara për të sjellë një njohje të sistemeve moderne të kontrollit të brendshëm në “Botën e Vjetër”, dhe ndihmon për të shpjeguar se si “Bota e Re” ko-munikon në mënyrë efektive mbi këto çështje. Si elementi kryesor i Kontrolli të Brendshëm Finan-ciar Publik, përgjegjshmëria menaxheriale është një nga kushtet për pranimin në Evropë. Kushtet për anëtarësimin e BE-së të vendosura nga Këshilli Evropian dhe i zhvilluar nga Opinionet e Bashkimit Evropian janë kryesisht të një natyre ekonomike dhe politike. BE-ja kërkon nga Shtetet kandidate të arrijnë një nivel të caktuar të zhvillim-it ekonomik dhe demokratik, me qëllim që të jenë të aftë të mbështesin detyrimet e anëtarësimit pa vështirësi të mëdha. Në këtë kuptim, BE gjithashtu kërkon që vendet e Evropës Qendrore dhe Lin-dore të adoptojnë acquis communautaire.

Vende të cilat marrin statusin e “Vendit

Kandidat” në Bashkimin Evropian hyjnë në negociata për një numër kapitujsh të cilat syn-ojnë transpozimin e EU “Acquis communau-taire” (ose legjislacioni i përbashkët i kërkuar për tú aplikuar në të gjithë Vendet Anëtare: i ashtuquajtur “hard” acquis) në legjislacionin kombëtar. Kapitulli 32 i Acquis communau-taire konsiston në tre elementë: Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik (PIFC), Auditimi i Jashtëm dhe mbrojtja e interesave financiarë të BE-së / lufta kundër mashtrimit.

Referuar këtij të fundit pra Auditimit të Jashtëm , në nivel kombëtar rëndësia bëhet e dy-fishtë, nga njëra anë kërkohet dhënia e sigurisë mbi nivelin e përgjegjshmërisë së përdorimit të fondeve të alokuara për Shqipërinë nga BE (si pjesë e të hyrave në Buxhetin e Shtetit) dhe nga ana tjetër Komisioni Evropian kërkon siguri për mbrojtjen e interesave financiarë të Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet Instrumentit të Para Anëtarësimit IPA, Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro për tu menaxhuar dhe administruar në mënyrë të decen-tralizuar nga Qeveria Shqiptare: 517 milionë dhe 649.4 milionë euro përkatësisht me Marrëveshjet Kuadër të Programit IPA I dhe IPA II.

Nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve vendos detyrimin që Qeveria merr përsipër të japë siguri tek Komisioni nëpërmjet auditimit të pa-varur, mbi plotësinë, saktësinë dhe vërtetësinë e raporteve ose pasqyrave financiare dhe llogaritë vjetore të tyre; si dhe funksionimin efikas të sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes, ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve të kryera me fondet e instrumen-

tit të paraanëtarësimit. Kjo është rregulluar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet krijimit të Agjen-cisë së Auditimit të Programeve të Akredituar të Asistencës së BE, si autoritet i pavarur auditimit për fondet e BE-së në Shqipëri. Ligji 90/2016, i cili jep kësaj agjencie statusin e Agjencisë Autonome nën vartësinë e Kryeministrit, duke krijuar një rreth vicioz ku përfshihen të dyja përgjegjësitë e auditimit , pra të vlerësimit dhe të raportimit tek e njëjta strukturë Qeveria, situatë e cila kompro-meton tiparin thelbësor të auditimit “pavarësinë”.

Natyrshëm lind pyetja, po Kuvendi apo qytetari shqiptar nga duhet ta marrë këtë siguri?

Përsëri i referohemi Marrëveshjeve Kuadër dhe Rregulloreve të Komisionit Evropian.... Në çdo aspekt donatori është kujdesur më së miri për mbrojtjen e interesave të BE-së , ka krijuar sisteme të kontrollit të cilat nëse zbatohen efek-tivisht u japin financuesit sigurinë e arsyeshme se çfarë po ndodh me fondet e asistencës. Strukturat e ngarkuara janë përgjegjëse tek Komisioni Ev-ropian, raportojnë rregullisht tek DG përkatëse, por informacioni dhe raportimi nuk ndjekin të njëjtën linjë brenda vendit.

Është përgjegjësi e shtetit shqiptar të çoje më tej këto rregulla edhe pse në Marrëveshjet Kuadër nuk ka asnjë nen ku të kërkohet që Legjislativi Shqiptar të marrë sigurinë e kërkuar për fondet e asistencës, për të mos diskutuar më tej çështje të performancës së autoritetit auditues. Duket se ka ndjeshëm një mangësi në marrjen e informacionit dhe më tej të sigurisë, probleme të standardeve të auditimit ku mungon parimi bazë i pavarësisë në funksionim dhe raportim, po ashtu dhe të cilësisë së informacionit dhe raportimeve të auditimit në lidhje me përgjegjshmërinë e përdorimit të fond-

eve të BE nga institucionet shqiptare. Është në interes të vetë vendit që krahas

sigurisë për donatorin të fitojë sigurinë për in-teresat e vendit, duke nxitur mirëqeverisjen dhe mirëadministrimin e përdorimit të asistencës evropiane. Vetëm kështu Programi i Instrumentit të Paraanëtarësimit do të jepte rezultatet për të cilat është krijuar dhe mbështet vendet kandidate.

Natyra evoluese e standardeve të BE-së për përgjegjshmërinë financiare bën më të vështirë për të njohur standardet e BE-së në kontrollin financiar dhe auditimit nga shtetet aderues. Në përgjigje të kësaj nevoje, auditimi i fond-eve të alokuara nëpërmjet asistencës IPA nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë një nxitje të vazhdueshme për vendosjen e sistemit të lloga-ridhënies financiare dhe rrit mundësinë e matjes së progresit në vendosjen e standardeve të larta të përgjegjshmërisë financiare. Rezultatet e auditimeve të asistencës së BE-së nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të mundësojnë analizën e sistemit të llogaridhënies për financimet e BE-së, krahasojmë zhvillimin e sistemit shqiptar të përgjegjësisë financiare dhe identifikimin e hapave që duhet të bëhen për të arritur stand-ardet evropiane.

Nga ana tjetër, krijimi i mekanizmave efektive te kontrollit financiar do të ketë rëndësi shumë të madhe për zhvillimin administrativ të vendit. Kriji-mi i sistemeve efektive të kontrollit financiar sigu-ron vlerë më të mirë të parasë publike pavarësisht burimit, po ashtu dhe pakësimin e mundësive për mashtrim, korrupsion dhe parregullsi financiare, si një nga problemet më të mëdha të administrimit publik të vendeve kandidate.

*Drejtore, Kontrolli i Lartë i Shtetit

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Vetingu ka ndezur motorët e Drejtësisë!

Konferenca e Londrës si parathënie e genocideve antishqiptare, 1913-1945

nuk do i falë. Kryehetuesi i vendit Adriatik Llalla bëri dorëheqje nga funksionet e tij profesionale duke i krijuar mundësi organeve hetimore të ushtrojnë lehtësisht detyrën. Shembulli i Llallës është cilësuar si nxitës edhe për prokurorë, gjyqtarë të inkriminuar, të përlyer me korrupsion, të veprojnë sa më parë, sa nuk është vonë. Këmbana e madhe ka rënë, ka rënë për ata që e kanë mizën në kësulë, të ruajnë veten nga skaneri, përndryshe do e pësojnë keq. Ky ka qenë paralajmërimi i vetingut. Ky paralajmërim nuk do të thotë se vetingut i vjen keq dhe do që të lehtësojë nga veprat penale ata që kanë vjedhur e janë dendur me pasuri të paargumentuar, por për t’i thënë se morali i tyre ka rënë dhe nuk e meritojnë të qëndrojnë në ato vende pune, ku kanë spekuluar me gjithfarë lloje mënyrash. Shumë zyrtarë të veshur me qyrkun e pushtetit, të ligjit, kanë lënë detyrat duke nxjerrë arsye të çuditshme, për t̀ iu shmangur filtrave të vetingut dhe mirë kanë bërë. Ikja e tyre i ka shoqëruar, i ka etiketuar edhe si zyrtarë të baltosur, si vjedhës, si shfrytëzues të detyrës shtetërore. Dalën-gadalë vetingu po e merr veten dhe kur motorët e tij të shkulin nga skutat peshqit e mëdhenj, atëherë do mendojmë se po hyjmë në demokraci, po prekim ëndrrën e shenjtë të të gjithë shqiptarëve. Vetingu po jep shenja të mira dhe po i tundon peshqit e mëdhenj. Nuk ndihen aspak të qetë, nuk ndihen më agresive, më shumë të pushtetshëm. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi e ka nxjerrë zbuluar ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Dorëheqja nuk e

Nga Sokrat NDREÇKA

Reforma në Drejtësi është cilësuar nga Brukseli si prioritet i rëndësisë së veçantë

për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eu-ropian. Për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi çelje të negociatave do të thotë ven-dosjen e drejtësisë së munguar në këto 28 vjet pluralizëm, atë mungesë të lirisë dhe të së drejtës së qytetarëve, të cilët e kanë kërkuar në qiell e në tokë dhe s`e kanë gjetur asnjëherë. Në emër të lirisë dhe të barazisë kanë folur politikanë dhe shtetarë, sa janë lodhur, por e vërteta është se shqiptarët nuk e kanë shijuar atë liri për të cilën u betuan më 22 mars të vitit 1992, kur njëzëri pranuan sistemin e botës së hapur. Duket se vetingu është in-strumenti magjik, i cili do mund të shpartallojë bun-kerët e krimit, të shpërndarë në kupolën shtetërore që mbajnë peng ecurinë e zhvillimit të vendit, i cili kërkon t̀ i bashkohet vendeve me qytetërim mod-ern. Janë bërë investime të jashtëzakonshme për ngritjen e vetingut, fuqizimin dhe funksionimin e tij, për të përballuar çimentimin e bazave të krimit, të autorëve të veprave të rënda penale, që ia kanë marrë frymën hallexhinjve, njerëzve pa mbrojtje dhe pa njohje në politikë e struktura të shtetit. Ka pak kohë që janë ndezur motorët e Drejtësisë, të cilët u kanë futur dridhmat peshqve të mëdhenj, edhe pse përsëri nuk duan t̀ a japin veten, tregohen ende si të pandëshkueshëm nga ligji dhe drejtësia që duam të vendoset. Sado të sillen si të fortë është e vështirë t’i rezistosh uraganit veting, që ka mbështet-je të fuqishme nga ndërkombëtarët, nga specialist profesionistë në fushën e ligjeve dhe të drejtësisë. Vetingu ka qenë i hapur për të gjithë ata që kanë dashur dhe duan t’i bëjnë rezistencë, të mbrojnë padrejtësinë, të gjejnë zgjidhjet e duhura dhe të mos humbasin më kohë, se kjo strukturë vendimmarrëse

ka shpëtuar atë nga organi i akuzës, nuk e ka lënë atë të qëndrojë indiferent duke i fshehur ligjit pasuri që nuk i shfajëson dot, nuk ka argument të tregojë se si e ka vënë këtë kapital. Si është e mundur që një gjyqtar i emëruar në Gjykatën Kushtetuese, pesë vjet më parë, një profesionist, shkel vetë ligjin duke dhënë shembullin më të keq! Ç`mund të mendojnë të tjerët poshtë kur shohin të realizuar motamo shprehjen popullore “bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë”. Kur abuzon një anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili i ikën transparencës, zbatimin e i ligjit, mere me mend se çfarë mund të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit më të ultë. Kur ndodh kështu, çfarë zgjidhje të problemeve presin njerëzit që rropaten çdo ditë me vështirësitë që ua krijojnë zyrtarë hipokrit, të papërg-jegjshëm. Hendeku i padrejtësive thellohet përherë e më shumë, shkon zinxhir e katandiset kokoshi një thelë. Nuk është pak të abuzosh me të drejtën që të jep puna, detyra, ligji, vota e sovranit. Madje është e turpshme, e ndëshkueshme, e dënueshme kur mbro-jtësit e ligjit bëhen palë me krimin, me sekserin, me trafikantin, me ata që s`e ka dashur kurrë, as shtetin, as ligjin, por u kanë pëlqyer prapësitë, rrëmuja, pan-dershmëria, pandëshkueshmëria. Motorët e Dre-jtësisë së vetingut zbuluan skandalin e abuzimeve marramendëse në tjetërsimin e pronave publike në Bashkinë e Lezhës, përmes falsifikimeve, për të cilët organi i akuzës ka prerë mbi 20 fletë-arreste. Në Shqipëri nuk përbën ndonjë çudi të madhe kur dëgjon se si tjetërsohen prona publike. Nuk përbën

surprizë falsifikimi i dokumenteve nga nëpunës shteti. Ashtu si erdhën punët në Shqipëri procedurat abuzive, gati u legalizuan nga drejtuesit madhor të shtetit, të cilët kanë menduar se kështu rrumpallë do mbetet ky vend përgjithmonë. Ndaj dhe ligjin e lanë në harresë, e lanë inaktiv, ia hoqën funksionet, madje e dërguan në arrati. Se, po të ishte aktiv, po të ishte shteti në krye të detyrës, bënte gjëmën, nuk të linte të merrje frymë. Ligji ka qenë shumë i lodhur, gati i pafuqishëm për të kryer detyrën, sepse politika e ka zgërlaqur, e ka bërë të vijë zvarrë pas atyre që nuk qëndrojnë dot pa zhvatur, pa u pasuruar ku të mundin e si të mundin. Vetingu ka nisur të tregojë se po bëhet dikush në këtë marrëdhënie të re të krijuar. Vënia prapa hekurave e disave, po i quaj peshq, sepse nuk jemi të sigurtë në se këta janë peshq të mëdhenj, i ka bërë disa grabitqarë të ndihen keq, të kuptojnë se është e afërt dita kur do i kapin prej krahu në rrugë e do i thonë: “si e keni emrin,juve po u kërkojmë, ejani me ne se ashtu janë ca punë”. Atëherë ata do kuptojnë se drejtësia e kap lepurin me qerre. Vetëm atëherë njerëzit do binden përfun-dimisht se drejtësia është si e vërteta, vonon, por nuk harron. Dhe kur të ndodh kështu nuk do ketë më protesta dhe thirrje për drejtësi të njëanshme, për arrestime “politike”, të qëllimshme e dëmtim të imazhit të kësaj, apo asaj force politike. “Drejtësia në jetën dhe sjelljen e shtetit është e mundur vetëm pasi, së pari ajo banon në zemrat dhe shpirtrat e qytetarëve”, thotë Platoni.

Nga Hyqmet ZANE

Diplomacia shqiptare që sot përfaqëso-het nga disa njerëz, për fatin e keq pa

identitet diplomatik, ka nevojë të informohet duke lexuar të vërtetat që kanë thënë dhe shkruar amerikanët dhe shtypi i europian i kohës në lidhje me trojet shqiptare. Ai coptim fizik dhe shpirtëror, po aq sa edhe etnik, gjuhësor dhe kulturor që i bëri diplomacia europiane kombit shqiptar, ka qenë i paramenduar dhe qëllimkeq, sepse faktet treguan që çfarë ndodhi me këtë komb.

Për hir të së vërtetës dhe për atë se faktet janë kokëforte, në mënyrë shumë të përmbledhur, G.Uil-liams, në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me prec-edentin e copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e Londrës, ai do të shprehej: “Diplomacia mend-jelehtë europiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri (Kosova etj. shënimi H. Z.), Lindje (trojet shqiptare në Maqedoni, shënimi H.Z.) dhe Jug (Çamëria, shënimi H.Z.) dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”. (G.Uilliams “Shqiptarët”-Tiranë 1934, faqe 37).

Nuk e di se sa është në dijeni ministri i jashtëm shqiptar dhe vetë kryeministri me këto të vërteta, se duhet thënë se nga Kosova në Çamëri kanë ekzistuar termat e thëna të tilla edhe nga diploma-cia e huaj euro-amerikane. A mund të ketë zyrtar shqiptar që të mohojë dhe të fshijë nga librat këto të vërteta që kanë thënë diplomatët profesionistë, veçanërisht ata amerikanë? Kurrsesi jo. Gjithashtu nuk di se cila dorë do të kishte kurajon të bënte një krim të tillë? Të vërtetat janë të vërteta dhe që nuk mund të ketë Europë që të kërkojë apo të vendosë sot që Greqia të bëjë ndryshime të tjera pas 105 vitesh. Opinioni publik europian dhe ai shqiptar e dinë mirë se pas atij 22 marsi kur në Konferencën e

Londrës u vendos copëtimi i Shqipërisë, të parët që nxituan të venë në zbatim masakrën territoriale dhe atë njerëzore, ishin grekët, jo më shumë se 5 ditë më pas atij 22 marsi të zi që nuk solli kurrë pranverë për shqiptarët. Pikërisht më 27 mars 1913 është skalitur në kujtesën historike e ashtuquajtura “Masakra në Përroin e Selanit në Paramithi të Çamërisë.

Çfarë thotë historia Më 27 mars 1913, nën dritën e hënës, të 200

andartët grekë u sulën si hijenat në fshatrat çame. I kishin të shënuar të gjithë emrat e atyre që do t’i vinin në gijotinë. Në grupin e parë ishin ata që shkonin në fshatin Nihuar, Rrëzanj, Beden, Koriqan, Skupicë, Dramës. Pas trokitjes së parë në portë ata u thoshin: “Vishuni bukur se ju kërkon qeveria. Do të merrni emërimin si kryeplak ose ndonjë emërim tjetër ”. Porsa dilnin te dera të veshur bukur, andartët u lidhnin fort duart me tela dhe i merrnin me vete. Në Mininë u arrestuan 29 vetë; Në Njihuar u morën 21 vetë; Në Koriqan (Rrëzanj) u morën 15 vetë; Në Dramës u morën 17 vetë; Në Nikolicë 9, në Skupicë 10 vetë; Në Bedelenë 7 vetë; Në Vratilë 4 vetë; Në Grikë 5 vetë; Në Paramithi 5 vetë; Në Vrisi e Shëmrizë nga 4 vetë.

Pothuaj 90 % e fshatrave të masakruar ishin të Paramithisë. Kështu vargu i burrave më të mirë, më të shkolluar dhe më patriotë të këtyre fshatrave shkoi 73 vetë. Deli Janaqi urdhëroi që burrat të grumbullo-heshin në një grykë përroi, ku do të eliminoheshin që të gjithë. Rruga po i çonte nga Përroi i Selanit, ku krismat mund të dëgjoheshin sa më pak.

Të gjithë të lidhurit e kuptuan këtë dredhi, ndaj filluan të kundërshtonin, por andartët i shponin me bajoneta në trup. Dalan Binozi u thotë andartëve: “Ne e kuptuam se ju po na çoni për të na vrarë, por dijeni se Çamërisë nuk do t’i mungojnë burrat edhe pas vrasjes sonë”.

Me ditë të tëra dëgjoheshin rënkime të burrave gjysmë të vrarë, që po jetonin vdekjen e dytë. Në atë varrezë masive, që nuk u mbulua kurrë, ishte njolla më e madhe e turpit të qytetërimit grek. Shpresoj që ministri i jashtëm apo kryeministri t’i kenë të njohura këto dijeni historike, por nuk di se sa i kanë bindje këto

të vërteta që tu thonë grekëve se cilat janë të vërtetat për të mos rënë në ujrat e një kazani antishqiptar që po synojnë grekët që të fusin diplomacinë dhe politikën shqiptare. Se si për koincidencë dhe për hir të së vërtetës, çuditërisht në 13 mars 1945, pas 32 vjetësh të Konferencës së Londrës dhe me bekimin e britanikëve londinezë u bë masakra e Filatit ku u masakruan 1200 çamë të pafajshëm, si përfundim i Luftës II Botërore. Njihet tashmë edhe varreza e Van-rës ku u groposën të masakruarit. A do të shkruhet në librat e historisë kjo e vërtetë apo do fshihet?

Po kështu 31 marsi 1945 shënoi edhe masakrën tjetër që njihet si masakra e Tivarit, ku thuhet se janë masakruar rreth 5 mijë shqiptarë. Ishte ky përfundimi i masakrave të nisura pas Konferencës së Londrës nga serbët në trojet shqiptare në veri në atë vit 1913 që shënoi “ndihmën e madhe” që Anglia i dha antish-qiptarëve si një nga shtetet që megjithëse jo e pran-ishme, u bë pjesë e masakrave në Kosovë e Çamëri.

Kështu në një protestë që populli i Lushnjës, i dërgonte Ser Eduard Greit, në ato momente, ndër të tjera thuhej: “Nga gazetat merret vesh se në Çamëri, e cila si nga pikëpamja e gjuhës, ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikëpamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është padyshim Shqipëri, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërrimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatërresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje,sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet Konferencës, duke iu lutur me lot zie në sy,që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të Shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut,të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut” (Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë. Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67).

Copëtimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Londër ku merrnin pjesë, Anglia, Turqia, Serbia, Greqia, Mali i zi, Italia, Gjermania, Rusia dhe Aus-tro-Hungaria, megjithëse diskutoheshin fatet e vendit tonë, Shqipëria nuk ishte ftuar të merrte pjesë dhe fatet e saj u lanë në mëshirën e çakejve. Londra dhe Rusia përkrahën pretendimet e Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, kurse Austro-Hungaria dhe Italia, mbajtën një qëndrim pro Shqipërisë. Gjermania u tregua indif-erente, duke i lënë dorë të lirë “kasapëve” të Londrës që e copëtuan vendin tonë në mënyrën më brutale dhe me copat e saj ushqyen çakejtë e tyre, fqinjët tanë të pangopur që ulërinin si të tërbuar.

Disa statistika interesante për të kuptuar se sa armiqësorë janë treguar kundër nesh Britanikët dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni. Para Konferencës së Paqes, Serbia kishte një sipërfaqe prej 48.300 km2, kurse mbas Konferencës e rriti territorin e saj me 87.780 km2, gati dyfishi i sipërfaqes që kishte më parë, por edhe popullsia e saj u rrit me 1.500.000 shtetas.

Greqia kishte një sipërfaqe territoriale prej 64.790 km2 dhe mbas mbledhjes së Konferencës së Paqes, territori i saj shkoi në 108.610 km2. Pra edhe sipërfaqja territoriale e Greqisë u dyfishua. Popullsia e Greqisë para mbledhjes së Konferencës ishte tek shifrat e 2.660.000 dhe mbas mbledhjes së Konferencës u rrit në 4.363.000. Edhe këtu si me rastin e Serbisë, pop-ullsia e Greqisë u dyfishua. Territoret më të mëdha Greqia i grabiti nga Shqipëria ku mori pjesën më të madhe të Epirit dhe pjesën tjetër ja grabiti Maqedon-isë ku brenda saj përfshihej edhe qyteti i Selanikut.

Sot pas 105 vitesh nga Konferenca e Londrës, Kosova është e pavarur që prej 10 vjetësh dhe Amer-ika vendosi veton për ta bërë Kosovën. Porse diplo-macia shqiptare, ministri dhe kryeministri shqiptar nuk kanë denjuar të thërrasin si palë në bisedime, duke provuar se po bëhen palë me Greqinë sipas kërkesave të tyre. Nuk do të doja të ishte kështu, por as që do të dëshiroja që përfundimet e bisedimeve të mos ishin një fatkeqësi tjetër kombëtare në dëm të Çamërisë dhe komunitetit çam dhe njëherazi edhe ndaj kombit dhe çështjes kombëtare.

18 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori i njohur i teatrit flet për problemet që kanë përfshirë teatrin

Aktorët në një situatë tragjike, me rrogat e tyre mund të paguajnë vetëm ujin dhe dritat

AHMET PASHA:AHMET PASHA:

Aktori Ahmet Pasha po-hon se Teatri Kombëtar sot është në gjendjen më të keqe. I lënë prej

vitesh në mjerim, sipas tij edhe projekti i ri që u prezantua për Teatrin Kombëtar nuk u sqarua sa duhet. Në intervistën për “SOT”, aktori i njohur Ahmet Pasha shprehet se më shumë u tregua për fasadën e jashtme, por shton se në teatër prodhohet art, dhe kjo duhet të ishte menduar me kujdes. Sipas aktorit Teatri Kombëtar është në grahmat e fundit dhe është lënë të rrijë në atë gjendje. Aktori shprehet se artistët e meritojnë një godinë me të gjitha kushtet për artin e tyre, dhe shpreh keqardhjen që deri tani ka munguar vëmendja. Aktori Ahmet Pasha tregon se dhe teatrot në rrethe janë me shumë probleme, aq më keq janë akoma dhe vetë artistët që sipas tij me paga mjerane. Sipas aktorit është një situatë e dhimbshme çfarë po ndodh me institucionet dhe artistët.

-Jeni nga zërat e artistëve që e kundërshtoni fort projektin e ri për Teatrin Kombëtar. Pse?

Godina që u paraqit në projek-tin që u prezantua në kryeministri para disa ditësh është për Teatrin Kombëtar. Në teatër ashtu si në të gjitha institucionet artistike dhe kulturore prodhohet art, bëhet teatër. Vendi ku prodhohet ka një kuzhinë të vetën, por ajo është skena, janë kabinat e aktorëve, rekuizita, gardëroba, salla. Të gjitha këto që janë më kryesoret se sa fasada pamja e jashtme, atë ditë ne nuk morëm pothuajse informacion atje. Çfarë salle do të jetë, çfarë teknike, me çfarë di-mensionesh, etj. Cila është e reja që do të sjelli sa i takon mbrapa skenës që ka elementët kryesorë, ku mbështet krijimtaria artistike kur vjen puna që materializohet në skenë. Aty u materializua vetëm ana e jashtme, pra u prezan-tua një godinë e bukur në pamje të jashtme, por se si është e kom-pozuar kjo me godinat e tjera që janë rreth e qark dhe atyre që do të bëhen pas saj nuk u thanë se çfarë do të jenë konkretisht, sepse di që do të bëhen kulla. Nuk u tha as ka shesh midis Ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar. U tha që pamja nga instalacioni “Reja” do të jetë me xham, ku aktorët do të bëjnë mizanskenat, provat dhe njerëzit do ti shkojnë nga rruga, por kjo është pak e shëmtuar, sepse teatri ashtu si çdo aktivitet tjetër i kësaj natyre, krijimtaria ka të fshehtën e saj dhe sekrete që nuk duhet të tregohen. Por duke kaluar rrugës në pedon-ale, nga duket kjo pamje njerëzit do të shikojnë se si vishen dhe zhvishen artistët. Përveç kësaj

është fjala dhe për sallën tjetër, që u tha do të jetë lart e cila do të jetë verore e hapur në ambiente e sipërme të tarracës. Unë se kuptoj, që të jetë një sallë verore pasi as 30 metra më larg është një rrugë ku kalojnë me mijëra makina me bori e zhurmë, dhe nuk ka se si të jetë e përshtatshme për teatrin. Unë kam parë salla të tilla jashtë, por kanë qenë jashtë qytetit, kanë qenë ver-ore. Nuk mund të jetë perspektivë një sallë që ndodhet në qendër të qytetit ku zhurmon gjithçka.

-Shembja e godinës së Teat-rit Kombëtar po kundërshtohet shumë nga artistët. Ju çfarë mendoni?

Për mua ka dy modele. Njëri është modele, i Teatrit Kombëtar dhe një tjetër Teatri Kombëtar Ek-sperimental “Kujtim Spahivogli”, që e drejton Kiço Londo, por që kanë një ndryshim të jashtëzakon-shëm nga njëri-tjetri. Kjo ndodh për arsye sepse Kiço Londo është një drejtor që ka ardhur aty për të punuar. Ai i është përkushtuar teatrit, punës, vjen në mëngjes dhe ngryset po aty. I ka dhënë pasionin dhe zemrën punës dhe i ka gjetur fondet me vështirësi të madhe sepse të dyja këto godina nga një qeveri financohen Aq më tepër që Londo ka një administratë shumë të vogël, kur administrata nga ana tjetër është më e madhe por dhe me prapavijë po ashtu. Londo ka pak punëtorë dhe megjithatë po të futesh tek teat-ri i tij ka pamje tjetër. Por në fakt godina e Teatrit Kombëtar që është në grah-mat e fundit, dhe unë nuk i h e q p r e s -jen kësaj

shprehje, ai është lënë të rrijë në atë gjendje. Nuk e di, mbase ka qenë perspektiva për t’u prishur, shkatërruar, ndërsa drejtori tjetër ka punuar për të mbajtur teatrin, rinovuar dhe ka bërë dhe kushte të tjera, sallë të re. Pra nëse po tek ai vend po në atë formë siç është ndërtesa sot, do të investohet duke mbajtur po atë pamje ajo edhe mund të mbijetojë aty, sepse ashtu siç është tani nuk mban më. Unë nuk jam arkitekt për këtë gjë, por flas thjesht duke u nisur që shikoj te godina ku është Kiço Londo drejtor. Sot flitet për kulla që do të jenë tek ajo hapësirë, në fakt unë vetë se di sa është hapësira sot e teatrit. Por pa ta shikoni dhe tani që flitet për teatrin nuk janë të gjithë në një mendje, janë me shumë mendje. Më vjen keq që pje-sa dërrmuese e aktorëve të Teatrit Kombëtar nuk po prononcohen. Atje ka aktorë dhe administratë, por nuk po prononcohen të gjithë. Unë si aktor jam i interesuar që aty të bëhet një godinë shumë e mirë për teatrin, a është 6 mijë a është 9 mijë metra hapësira unë si hyj këtyre llogaritjeve, ajo që më intereson një godinë shumë e mirë për Teatrin Kombëtar, që dhe për aktorët të krijohen kushte të mira, por dhe spektatori të jetë po ashtu komod. Unë si aktor nuk mbaj mend që publiku kur vjen këto 15 vitet e fundit të heq pallton në teatër në dimër, sepse aty nuk

është ngrohtë kurrë.

-Ju dhe të tjerë aktorë jeni shprehur se kjo gjend-

je ka vite, çfarë duhej të ishte bërë?

Ka mbi 20 vjet që Teatri Kombëtar është

në këtë gjendje. Madje që nga vitet ’70 ishte ide-ja për të bërë një teatër të

ri, që kur unë kam hyrë në teatër

që ishte 23 v jeç . Pra

kjo nuk

është e viteve të fundit. Por tani në fund kur Kiço Londo bëri shumë, ky tjetri që është nga ana tjetër nuk e vrau mendjen për këtë punë dhe gjendja vijoi dhe më keq.

-Gjatë kësaj kohe kemi dhe ligjin e ri të artit, që po diskuto-het shumë. Jeni shprehur se ligji nuk bëhet në zyrat e ministrisë, nëse nuk thirren artistët. Çfarë kërkoni?

Kjo histori e ligjit ka filluar që në vitin 1999. Atë kohë unë bashkë me aktorin Agim Qirjaqi dhe Vang-jush Furxhi, Roland Trebickën, etj, kemi qenë nga kryesorët dhe jemi takuar 3 herë me kryeministrin e asaj kohe dhe me kryetarin e komi-sionit parlamentar për ligjin dhe godinën. Pra historia e ligjit të artit ka filluar që nga ai vit, dhe ky ligj për aq kohë sa do të vijojë të bëhet në zyrat e Ministrisë së Kulturës do të jetë i papërshtatshëm dhe i pa aplikueshëm. Të ulen në tryezë me artistët, që të diskutojnë për lig-jin dhe ta shqyrtojnë nen për nen ndërtimin dhe përmbajtjen e tij.

-Artistët e Cirkut Kombëtar po protestojnë jo pak. Ministria ka pohuar se nuk i mban dot, nuk ka buxhete...

Është një situatë e dhimbshme, ç’të them më tepër. Është shumë e dhimbshme, sepse dhe ata bëjnë një punë që është një kombinim i sportit me artin. Punë shumë e vështirë për t’u respektuar dhe nderuar, vlerësuar. Por mungesa e vëmendjes së shteti ndaj arti dhe kulturës në përgjithësi nuk ka se si të mos binte dhe mbi artistët e cirkut. Shpreh keqardhjen time të madhe.

-Gjatë kësaj kohe dhe aktorët nga rrethet e tjera i janë dre-jtuar Ministrisë së Kulturës me propozime, sipas tyre nuk flitet për ligj arti dhe mendohet vetëm për institucionet e Tiranës. Ju si gjykoni?

Më vjen shumë keq për gjend-jen e teatrove sot në rrethe. Unë e kam lidhur jetën time me teatrin dhe kam punuar 45 vjet në këtë punë. Por siç më dhemb Teatri Kombëtar ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime natyr-isht që më dhemb dhe gjendja e teatrove në rrethe, që janë mes shumë problemesh. Aktorët janë me paga shumë të ulëta në rrethe, mungon trajtimi i duhur. Pagat e aktorëve janë mjerane, janë qesharake dhe të dhimbshme, aktorët punojnë vetëm për të mbijetuar për të paguar ujë dhe drita dhe të marrin ushqim. Kaq është paga dhe mezi del për këto. Është tragjike kjo situatë, ky është një problem tjetër më vete. Edhe shpërblimet për figurat artistike që ishin për artistët në një periud-hë të caktuar, me sa jam në dijeni janë hequr dhe ato. Aktorët duan

punë, për atë pagë punojnë që është turpi i zotit. Aktorët katego-ria më mjerane, në këtë gjendje i kanë lënë.

-Nga Ministria e Kulturës gjatë kësaj kohe janë përmendur investimet në muze, investimi në TOB, apo dhe “Turbina”?

“Turbina” është e papërsh-tatshme për teatër. E kanë thënë dhe vijojmë ta pohojmë me zë të lartë aktorët që e kanë parë. Mua nuk më thirrën atje kur u bë takimi me artistët, por nëse do të ishte puna për të bërë investime Ministria e Kulturës duhej të bënte aty ku është Teatri Kombëtar, që është teatri kryesor. Nëse ka bërë muze shumë mirë, por ama teatri është në gjendjen më të keqe.

Intervistoi: Julia VRAPI

Por siç më dhemb Teatri Kombëtar ku kam kaluar pjesën më të mad-he të jetës sime natyrisht që më dhemb dhe gjend-ja e teatrove në rrethe, që janë mes shumë prob-lemesh. Aktorët janë me paga shumë të ulëta në rrethe, mungon trajtimi i duhur. Pagat e aktorëve janë mjerane, janë qesharake dhe të dhimbshme, aktorët puno-jnë vetëm për të mbijetuar për të paguar ujë dhe drita dhe të marrin ushqim. Kaq është paga dhe mezi del për këto...

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Artisti i njohur shqiptar Agron Hoti ka çelur ekspozitën e tij personale titullar “Mani, mani, mani - ritratti milanesi” në bibli-otekën Daverio në Milano, kuruar nga Sebastiano Daverio. Ek-spozita ofron një përzgjedhje të punimeve të paekspozuar, të gjitha të bëra në vitin 2017. Këto janë personalitete milaneze, janë emra të njohur që i përkasin botës së artit, shkencës dhe historisë, të cilët kanë pasur pikat e kontaktit me qytetin e Milanos gjatë jetës së tyre. Përfaqësimi i tyre, një imazh në të zezë dhe të bardhë, pasurohet nga ngjyrosja e një dore dhe një bande anësore, nga e cila bëhet toni dominues i vetë veprës, pasi gjithashtu kthehet në pjesën e sipërme ku ka skica të së njëjtës ngjyrë bashkuar me të zezë. Agron Hoti, në ndjekjen e tij artistike, shpesh i është kushtuar realizimit të veprave abstrakte, me përmasa të mëdha, në të cilat fuqia e veprës trans-metohet përmes komponentit kromatik. Shenja abstrakte është simbol i lirisë, i një jete të re që u jepet këtyre personaliteteve, një kontribut për t'i mbajtur ata të gjallë në kujtesë dhe në të ardhmen. "Është gjesti instinktiv që e udhëheq artistin në shoqërimin e ngjyrës tek individi, kështu që Lucio Fontana është pranë të kuqes, Giorgio Gaber në të verdhë, Piero Manzoni në të gjelbër, Eugenio Montale me okër, Tomas Milian në portokalli dhe Giorgio Strehler në blu. Veprat e shumta në shfaq-je janë gjithashtu një për-faqësim i një dimensioni të brendshëm, i cili ka pika të kontaktit me psikoanalizën, si përfaqësues të personave të cilëve komuniteti i bashkon idetë e pandërgjegjshme dhe siç pohon Philippe Daverio: "Kështu lind një teatrinë e shpirtit ku paraqiten imazhet e kujtesës, që është kolektive dhe që formon identitetin bashkëkohor"”, thuhet në tekstin kuratorial. Biblioteka Daverio është e vendosur në ish-sallën e një manastiri, mbi eshtrat e të cilave u ndërtua ndërtesa ekzistuese në fund të shekullit të 18-të. Ekspozita “Mani, mani, mani-ritrati milanesi” do të qëndrojë për publikun deri më datë 28 mars. Në vitin 1991 artisti Agron Hoti emigroi në Greqi, ku kryesisht u mor me gdhendjen, pikturat ikonografike dhe restaurimin. Më vonë, në vitin 2001 u zhvendos në Itali në Verona dhe u përkushtua plotësisht në pikturë, duke hapur studiot e veta në vitin 2007. Piktori ka hapur dhe të tjera ekspozita ndër vite. Ai ka krijuar një sërë veprash për shtëpinë automobilistike "pagane" të argjentinës Horacio Pagani dhe ka bashkëpunuar me artistë si Milo Manara dhe Hugo Prat.

Opereta me muzikë nga Johann Strauss, në skenë në kuadër të “Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018"

baletit si dhe solistë të operës, emra që publiku i njeh në skena dhe vlerëson.

Opereta “Lakuriqi i Natës”"Lakuriqi i natës" ofron një ko-

medi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë i has edhe sot. Gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mend-jelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelet e zonjave të tyre. Op-ereta “Lakuriqi i Natës” është historia e Eisenstein. Në festën e vitit të ri ai duhet të ishte në burg, pasi goditi një oficer policie. Atë mbrëmje pasi e gënjeu bashkëshorten, Rosalinde, shkon në ballon me maska të princit bujar Orlofsky. Ajo e di këtë dhe e nd-jek duke u prezantuar në festë si një konteshë hungareze. Pas identiteteve

të rreme, Eisenstein, përpiqet të joshë konteshën pa e ditur që pas maskës është bashkëshortja e tij. “Lakuriqi i natës” (Die Fledermau) është një operetë nga Johann Strauss ( I biri i kompozitorit me të njëjtin emër). Muzikantit iu deshën vetëm 43 ditë për të përfunduar veprën, e cila do t’i jepte atij famën. Debutoi në teatrin “An der Ëienn”, në Vjenë, në 5 prill të vitit 1874, por nuk pati shumë sukses. Kritikët nuk e pranuan libretin dhe i cilësuan disa pjesë si banale. Por publiku dekretoi suksesin e plotë dhe të qëndrueshëm të kësaj vepre. Pas dy vitesh opereta e Strauss numëronte më shumë se 100 shfaqje vetëm në Vjenë. Sot ajo së bashku me “Vejushën e gëzuar” konsiderohet si opereta më e duartrokitur në botë.

Piktori Agron Hoti çel ekspozitën

personale në Milano

Opereta e famshme “Lakuriqi i natës” rikthen Saimir Pirgun në Pallatin e Kongreseve

Julia VRAPI

Opereta e famshme e Jo-hann Strauss “Die Fleder-maus” bën bashkë në skenën e Pallatit të Kon-

greseve artistë të huaj dhe shqiptarë. Vepra sjell para publikut dhe tenorin e famshëm Saimir Pirgu. Regjisor dhe koreograf i operetës “Lakuriqi i Natës” është italiani Renato Zanel-la. Vepra premierë ngjitet në skenë mbrëmjen e datës 31 mars për të vijuar dhe në datat 1, 2, 3 prill. Kjo shfaqje operistike është pohuar si një tjetër super produksion i Teatrit të Operës dhe Baletit. Valset, ariet, skenat dhe muzika më e bukur e Johann Strauss mbledhur në një vepër të vetme "Die Fledermaus" (Lakuriqi i Natës). “Opereta më e bukur austriake, e cila vjen si një bashkëpunim i artistëve shqiptarë dhe austriak. Pas sukseseve mak-simale në skenat më prestigjioze botërore, rikthehet në vendin e tij në një produksion të TOB, në premierën e operetës “Die Fledermaus” tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu”, bën me dije TOB. Kompozuar nga Johann Strauss II, italiani Renato Zanella më herë është shprehur se vepra do të vijë dhe me elementë shqiptar. “Dialog-jet mes protagonistëve, mund ta quajmë pjesët teatrale do të jenë në gjuhën shqipe dhe jo në gjerman-isht. Kështu që më është dashur të kuptoj këngëtarët përmes gjuhës së trupit” ka pohuar regjisori italian. Sa i takon pjesëmarrjes në skenë të artisti Saimir Pirgu ka treguar se nuk ka vetëm një rol në operetën “Lakuriqi i Natës”. “Ai është i ftuari i veçantë i princit rus Orlofsky që fton në mbrëmjen e tij një personal-itet të famshëm për të kënduar, siç edhe tenori në jetën e vërtetë është. Pra ai vjen si Saimir Pirgu dhe do të këndojë tre arie”, bën me dije regjisori i njohur italian. Vepra do të dirigjohet nga Lazlo Gyuker. Ve-pra vjen në skenë dhe në kuadër të "Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018". Kostumografia është përgatitur nga Enada At Nikolla, skenografia nga Bashkim Zahaj, dirigjent kori Dritan Lumshi. Në veprën që për katër net me radhë do të jetë në skenën e Pal-latit të Kongreseve do të jenë solistë

Kumbaro: Nuk ka projekt për teatrin, ishte vetëm koncept

Bujar Llapaj, me orkestrën nga Kanadaja koncert në Shkodër

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në lidhje me debatin për Teatrin e ri Kombëtar e ftuar në studio televizive u shpreh se nuk ka një projekt, por një koncept, një propozim nga një arkitekt i njohur. Kumbaro deklaroi se është e hapur për propozime të tjera, por konkrete dhe brenda hapësirave ligjore, edhe pse pak javë më parë (12 mars), u prezantua projekti i ri për teatrin. “Dua të sqaroj një gjë, nuk është paraqitur projekt. Është paraqitur dhe ndarë me publikun sikurse

ishte premtuar një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht. I propozohet shtetit shqiptar një koncept për një projekt të Teatrit Kombëtar. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë nuk është një projekt. Është një koncept, një propozim për një ide si mund të jetë teatri. Ajo që po diskutohet gabimisht është sikur ka një projekt ndërkohë që nuk ka një projekt definitiv. Ka vetëm një koncept”, tha mes të tjer-ave ministrja Kumbaro.

“West Coast Symphony Orchestra” me dirigjentin Bujar Llapaj zhvilloi mbrëmë koncertin "Përkrah jush" në teatrin “Migjeni”, ku fondet e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet në Shkodër. “Vetë anëtarët e ork-estrës do të dhurojnë fonde dhe ftojnë gjithë publikun të dhurojë çka mundet. Nënë Tereza e Zonjës Shkodër na thotë: “Bëni gjëra të vogla por me zemër të madhe!”. Ju mirëpresim nesër në Teatrin Migjeni!”, lajmëronin organ-

izatorët para koncertit. Solistë në koncert ishin Julian Nolan në saksofon, Gwynneth Jones në klarinete, Jim Hopson në trombon. Në koncert u luajtën vepra muzikore nga kompozi-torët shqiptarë dhe të huaj. “West Coast Symphony Or-chestra” e Vankuverit, ka nisur një turne në vendet e Ballkanit. Në kuadër të këtij turneu ork-estra do të mbajë 6 koncerte në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi. Zhvilloi koncertin në Gjirokastër dhe mbrëmë në Shkodër për të vijuar dhe në Maqedoni e Kosovë.

“Zoti i Masakrës” mbrëmjen e sotme në skenën e teatrit

Komedia "Zoti i Masakrës" vjen sonte në mbrëmje për publikun në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperi-mental "Kujtim Spahivogli. Në vepër djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht

mbi binarët e Eduart Albi. Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza për publikun mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze. Me regji nga Kiço Lon-do në vepër luajnë aktorët Erand Sojli, Alert Çeloaliaj, Ermira Gjata, Ermira Hysaj. Nominuar për gjashtë çmime “Tony” prej të cilave mori tre vepra është përkthyer nga Nasi Lera. As/reg-jisore Sara Smaja, skenografia Beqo Nanaj dhe kostumet Sofi Kara. Autorja franceze është e njohur me veprat e saj, dhe kjo komedi mbetet një nga më të kërkuarat në teatër.

Opereta “Lakuriqi i Natës” është historia e Eisen-stein. Në festën e vitit të ri ai duhet të ishte në burg, pasi goditi një oficer policie. Atë mbrëmje pasi e gënjeu bashkëshorten, Rosalinde, shkon në ballon me maska të princit bujar Orlofsky. Ajo e di këtë dhe e ndjek duke u prezantuar në festë si një konteshë hungareze...

20 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-futbollisti i njohur dinamovit kritik për arbitrat, vlerëson lart Panuçin dhe strategjinë e tij

Gjyqtarët e futbollit tonë bëjnë veprime kriminale, e kanë hak notën zero

ARBEN MILORI: ARBEN MILORI:

Futbolli shqiptar ka oshilacionet e tij si në kampionat ashtu dhe në ekipin kombëtar. Kulmi i der-itanishëm është pjesëmarrja në

Europianin e Francës në vitin 2016, por trajneri i ri Kristian Panuçi dëshiron ta përsërisë këtë sukses e pse jo të shkojë më tej. Madje Panuçi ka ndërtuar një grup të ri që besohet se do të jetë e ardhmja e Kombëtares në dhjetë vjetët e ardhshëm, por pikëpyetjet për lënien e Ansi Agollit jashtë e ftesën për Andi Lilën për shumë specialistë nuk kanë sens. Gjithsesi, grumbullimi i fundit i Kristian Panuçit ka lënë në përgjithësi një shije pozitive, pasi ka ftuar shumë të rinj dhe në duele të tilla miqësore si taki-mi i 26 marsit kundër Norvegjisë është fiks momenti për të rinjtë të tregojnë vlerat e tyre. Duke folur për këto zhvil-lime në Kombëtare dhe pritshmëritë e skuadrës përfaqësuese, ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Arben Mi-lori, theksoi se mundësitë për të pasur sukses janë të mëdha dhe se grupi i lojtarëve është i mirë. Nga ana tjetër, ai nuk la jashtë vëmendjes fenomenin që po shndërrohet në makth e që ka të bëjë me arbitrimin në futbollin shqiptar, pasi “xhaketat e zeza” po e bëjnë baltë garën dhe nuk janë as në aspektin profesional të përgatitur. Megjithatë, Milori mendon se gabimet janë me dashje dhe duke qenë të tilla janë të dënueshme dhe këta gjyqtarë e kanë hak sipas tij t’i vlerësosh me notën zero.

Ekipi kombëtar Shpresa, që beso-het se ka lojtarë që në një të ardhme të afërt mund të luajnë në skuadrën kombëtare, pësoi një disfatë të thellë me Sllovakinë në “Selman Stërmasi”. Nuk shfrytëzuam dot as elementin fushë e as faktin se ishim dy herë në avantazh. Dështimi mund të përkufizohet me pozicionin, sepse ndodhemi në vend të parafundit në grup. Përtej justifikimeve të rastit dhe gjendjes së terreneve tona, çfarë ngjau me U-21?

Shkaku kryesor i këtij dështimi dhe humbjeje duhet kërkuar te mentaliteti jo fitues i skuadrës. Natyrisht, një ekip ka grupin, ka kualitetin, ka zhdërvjell-tësinë, forcën, maturinë, shpejtësinë etj, elementë të domosdoshëm në këtë lojë, por nevojitet dhe mentaliteti fitues. Ky el-ement duhet rregulluar. Rezultatet pozi-tive do të mungojnë nëse një skuadër, sado mirë që të luajë, nuk do ta ketë këtë vetbesim. Është në detyrën e teknikëve të përgatisin grup të fortë me mentalitet fituesi, ndryshe kot shkojmë në garë dhe kot shpresojmë të realizojmë objektivat. Për mendimin tim, nëse këta lojtarë nuk kanë mentalitet fituesi, atëherë kot shkojnë dhe lakmojnë skuadrën e parë kombëtare, e cila kërkon lojtarët më të përgatitur dhe me mentalitet të fortë.

Një skuadër që udhëheq në fushën e saj përmbyset në dhjetë minutat e fundit me dy gola të kundërshtarit, këtu diçka nuk shkon apo jo?

Ju kuptoj, të pësosh tre gola në total është shumë dhe teknikisht jo e hijshme e jo korrekte në ndeshje të këtij niveli

dhe me kundërshtarë të tillë. Unë këtë gjendje të Kombëtares U-21 e shoh si një disbalancë, diçka që nuk shkon dhe një grup me probleme. Emrat janë të mirë, luajnë me skuadra cilësore, por problemi ekziston dhe është shqetësues. Shoh disekuilibrim dhe kjo nuk është normale për një skuadër të këtij niveli. Dihet që U-21 janë ekipe elitë, me talente të kualitetit të lartë.

Trajneri Bushi u mbrojt me faktin se këta elementë nuk kanë minutazhin e duhur me skuadrat ku aktivizohen. A qëndron kjo?

Po, kjo qëndron, sepse lojtarët tanë vërtet janë pjesë e skuadrave cilësore si Bare te Atletiko apo Manaj te Granada, por qëndrojnë në stol, nuk i kanë minu-tat e mjaftueshme në këmbë. Pse nuk luajnë? Këtë s’di ta them se ka të bëjë me aspektin menaxherial të tyre. Por është fakt që futbollistët tanë kanë mangësi në minutazh, duhet të luajnë më shumë. Duke u kthyer te loja, ishte nën nivelin mesatar, golat u pësuan në mënyrë që mund të evitoheshin dhe një skuadër elitë nuk mund të pranojë gola nga lo-jtarë që nuk i mbulon, apo siç u ndodhi Shpresave nga loja në krahë, ku pati shpërqendrim dhe dobësi. Ka shumë për t’u punuar e për të pasur rezultat.

Panuçi ka bërë një surprizë këtë herë. La në shtëpi “të vjetrit” dhe solli të rinj të shumtë, përfshi dhe nga kampi-onati. Duket se ai po tenton të formatojë një grup të tijin, jo atë të De Biazit. Në këndvështrimin tuaj, a ishte një lëvizje e justifikuar dhe a i shërben Kombëtares zgjedhja e tij?

Trajneri ka punuar mirë dhe po përpiqet të krijojë një profil të tijin edhe në zgjedhjet e bëra, pra në grupin e ngritur. Mund të kem rezervë për ndonjë lojtar, që në gjykimin tim nuk duhej të ishte ftuar. Ose, Ansi Agolli nuk mund të lihej jashtë, ai është në formë,

luan në Champions League dhe është pjesë bërthamë e grupit. Pra, ndonjë pikëpyetje ekziston, por të ftosh të rinj në Kombëtare është gjithmonë pozitive. Fundja, a nuk janë miqësoret si kjo me Norvegjinë momenti i duhur të testosh të rinjtë? Ekipet përfaqësuese kanë nev-ojë vazhdimisht për rinovim me lojtarë të tillë. Në këtë pikëpamje unë gjykoj se Panuçi bëri mirë, sepse po fton ele-mentët e perspektivës dhe mendoj se ai po ndërton një grup që do të jetë baza e Kombëtares në dhjetë vjetët e ardhshme.

Surpriza e vërtetë ishte ftesa për disa lojtarë të kampionatit. Përveç Sabjen Lilajt që ishte dhe më parë, u ftuan Abazaj dhe Gavazaj, dy elementë të spikatur të këtij sezoni. A është kjo kthesë një vëmendje e shtuar për kam-pionatin, apo lypsen lojtarë kualitativë, pavarësisht se ku luajnë?

Për mendimin tim janë zgjedhjet më të spikatura të kampionatit shqiptar dhe ka bërë mirë që i ka ftuar. T’u japë një shans dhe kjo është pozitive. Nga kampionati kemi dalë edhe ne të brezit tonë, çfarë të keqeje ka? Dakord, kam-pionati ynë nuk ofron nivelin e kërkuar dhe është e vështirë për lojtarët e kam-pionatit të çajnë në Kombëtare, por një shans të gjithë e kërkojnë. Madje ka dhe lojtarë me kualitet, pasi unë kam nd-jekur lojërat e Skënderbeut në Europa League, ku ka luajtur si i barabartë me kundërshtarët dhe këtë performancë e kanë mundësuar pikërisht këta kual-itete si Lilaj e Gavazaj e të tjerët. Ftesa në Kombëtare është normale dhe për lojtarin e kampionatit, pasi një lojtar mund të luajë në një kampionat elitar, por qëndron në stol, ose ka pak minuta në këmbë, ndërsa një lojtar këtu mund të luajë në një kampionat jo aq cilësor por ka angazhim të plotë. Duhen parë gjërat jo vetëm në një drejtim, prandaj mendoj se janë zgjedhje serioze nga ana e Panuçit. Sigurisht, shansi për të rinjtë është pikërisht në ndeshjet miqësore dhe Norvegjia është skuadër që ka potencial dhe e teston si duhet forcën e Kombëtares. Këto lloj ndeshjesh i rrisin të rinjtë, i ngarkojnë me përgjegjësi dhe e forcojnë grupin për sfidat e ardhshme zyrtare.

Kristian Panuçi është i ndryshëm nga De Biazi, ka dhënë prova, edhe pse vijnë nga shkolla italiane. Panuçi luan më në sulm, krijon lojë ofensive, pra më moderne në konceptin tekniko-taktik. Si ju duken lëvizjet e tij?

Jam dakord me lëvizjet që ka bërë dhe janë lëvizje që i japin frymëmarrje ekipit. Unë kam bindjen se kualifikimi në një aktivitet të madh nuk vjen duke qëndruar në mbrojtje, por duke sulmuar. Futbolli modern është i tillë dhe Panuçi po aplikon këtë model loje. Loja mbro-jtëse po dështon dhe eliminimi i Juna-jtid e Murinjos nga Champions është dëshmi për këtë. Pra, Panuçi ka ide të avancuara të futbollit bashkëkohor dhe unë kam shpresë e besim se do t’ia dalë.

Në Ligën e Kombeve kemi dy kundërshtarë të fortë, Izraelin dhe Skocinë. Izraelitët i njohim paksa, kurse

Skocia është skuadër më e fortë dhe pak e njohur për ne. A ka shanse Kombëtar-ja të jetë e para në grup?

Ky format është disi i veçantë sepse aplikohet për herë të parë. Janë grupe me rivalë pak a shumë të njëjtë. Mendoj se Skocia është skuadër mjaft e fortë dhe e vështirë për ne. Ata janë të disipli-nuar, luajnë fort taktikisht dhe kanë qëndrueshmëri fizike e mentale. Është shumë e vështirë të mundësh skuadra të tilla. Ngjajnë pak me Irlandën, të cilën, edhe pse i shënuam të parët, na përmbysën nga 1-0 në 2-1. Nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë kundërshtarë të tillë, sepse ata kanë përgatitje të fortë. Kurse Izraelin e njohim, sepse e kemi të freskët përballjen me të. Është i kalueshëm. Për mendimin tim të dy janë kundërshtarë që mund të menaxhohen, pra edhe mund të kalohen e të zëmë vendin e parë në grup. Për Panuçin do të jenë sfida të vështira, por duhet të kemi besim te aftësitë e tij si trajner dhe te lojtarët e grupit, që kanë kualitet të mirë.

Desha një mendim teknik dhe për atë që njihet ditët e fundit si fenomen mjaft shqetësues: arbitrimi në futbollin tonë. Thuajse të gjitha klubet ankohen. Ka episode që të bën të vësh duart në kokë, vendime që s’kanë sens, por nga ana tjetër, tronditesh kur sheh gjyqtarë me stemën e FIFA-s që nuk kapin nor-mat fizike për të qenë gjyqtar futbolli. Nëse bëjmë një vlerësim me notë nga zero në dhjetë, cila është nota juaj për arbitrat tanë?

Kam parë dhe ndjekur shumë ndeshje, jam informuar dhe në media dhe mendoj se akuzat ndaj arbitrave qëndrojnë. Kemi të bëjmë me veprime arbitrare të pabazuara në rregullore. Nuk janë gabime dosido, por bëhen veprime me dashje që ndikojnë në

rezultat. Shumë ndeshje janë vendosur me vendime të tilla. Një penallti këtu, një faull atje, vendime pa lidhje me lojën dhe realitetin në fushë, që sjellin kaos dhe largim të tifozerisë.

Më falni, jo për t’i mbrojtur, por edhe në botë arbitrat gabojnë, fundja gabimi është njerëzor. Madje dhe justi-fikimi i tyre i tillë është...

Jo nuk është gabim njerëzor, por janë gabime me dashje, janë të qëllimta. Ju më pyetët për notën, unë u vë zero të madhe, e kanë hak. Gabimet e tyre janë veprime kriminale. Kur nuk jep vendimin e drejtë do të thotë se tjetrin e ke vjedhur, i ke bërë krim. Lojtarët kanë sedër, klubet financojnë, derdhin para dhe nuk mund të përtypin disfata që vijnë nga “bilbila” të orientuar. Gabi-met e përsëritura nuk janë njerëzore, por përfshirje. Pra këta gjyqtarë janë të përfshirë në manipulim të rezultatit. A e bëjnë këtë për përfitime apo qëllime të tjera, këtë nuk e di, por ka plot veprime të tyre që janë kriminale. Dakord, nuk u vra njeri, por vdiq emocioni i lojës më të bukur në botë. Kur gabimi bëhet pa dashje arbitri përmirësohet, përgatitet fizikisht, lexon, mëson e praktikohet.

Po thoni se ka humbur besimi, kështu?

Niveli i ndeshjeve dhe i kampionatit tonë lë për të dëshiruar dhe kjo shpjegon edhe pakësimin e vazhdueshëm të spek-tatorëve. Ka rezultate të paracaktuara dhe këtu merr fund futbolli. Unë nuk e di kush do të ndërhyjë për ta rregul-luar, sepse futbolli shqiptar, sidomos arbitrimi, e them me bindje, ka nevojë për reformim të thellë. Duam shumë të rregullohet, që të kthehen tifozët, por jam skeptik, me të vërtetë nuk shoh zgjidhje të shpejtë.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Jo nuk është gabim njerëzor, por janë ga-bime me dashje, janë të qëllimta. Ju më pyetët për notën, unë u vë zero të madhe, e kanë hak. Gabimet e tyre janë veprime kriminale. Kur nuk jep vendimin e drejtë do të thotë se tjetrin e ke vjedhur, i ke bërë krim. Pra këta gjyqtarë janë të përf-shirë në manipulim të rezultatit...

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Balaj rikthehet në Kombëtare, kërkon të lërë gjurmë në sytë e Panuçit

Sezoni në sportin e mund-jes është hapur me turneun Mbarëkombëtar “Abedin Lame”, i zhvilluar të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Në aktivitetin që mban emrin e ish-kampionit të mundjes për vite me radhë dhe ish-trajner i Partizanit, morën pjesë dhjetë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Tirana ishte skuadra më e mirë e aktivitetit, me bardheblutë që ish-in fitues si në stilin klasik, ashtu edhe në stilin e lirë, ku mblodhën më tepër pikë se të gjitha ekipet e tjera. Në stilin klasik, bardheblutë triumfuan në 9 nga dhjetë peshat në të cilat u konkurrua, ndërsa Klodian Shehu u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit.

SHQETËSIMI

MUNDJA

Mbrojtësi kuqezi beson se Shqipëria e mund Norvegjinë, nuk e mohon dëshirën të jetë kapiten

Norvegjia mat forcën e vërtetë të kuqezinjve, Hysaj optimist për fitore

Adriatik BALLA

Skuadra kombëtare vijon përgatitjet e saj në Durrës, duke harmonizuar lojën në grup dhe në reparte të

veçantë, ndërsa trajneri Kristian Panuçi ende nuk ka dhënë ndonjë indikacion për 11-shen titullare që do të luajë kundër Norvegjisë të hënën pasdite në stadiumin “Elba-san Arena”. Natyrisht, të gjithë po japin maksimumin, pasi shpresojnë të marrin sa më shumë minuta në këtë ndeshje, sidomos të rinjtë, por një nga lojtarët që nuk diskutohet si titullar është Elseid Hysaj. Shkod-rani doli sot para gazetarëve të sqaronte formën e tij dhe të ekipit në prag të ndeshjes me norvegjezët dhe kujtoi se është gati të sakri-fikonte në çdo rol që do të kishte nevojë grupi që të arrihej rezultati i duhur. Hysaj është optimist për rezultat pozitiv dhe beson se të rinjtë që kanë ardhur së fundmi po e rrisin ndjeshëm konkurrencën në gjirin e Kombëtares. Ai e nisi nga Norvegjia fjalën e tij, duke thënë se ka një grup shumë të fortë dhe meriton vëmendje. “Ata janë një kundërshtar mjaft i mirë dhe janë rritur shumë kohët e fundit. Do të jetë një provë mjaft e mirë edhe për ne, për të parë se ku jemi me për-gatitjet. Ky kundërshtar na mëson se në çfarë niveli jemi dhe çfarë kërkohet në vazhdimësi. Më pas Hysaj foli për rolin e tij në fushë, ku zakonisht luan mbrojtës i krahut të djathtë, por ai këtë herë tha për gazetarët se për interesat e grupit mund të luajë edhe në pozitën e kra-hut të majtë, madje edhe në qendër apo në mesfushë e në çdo repart

tjetër. Një deklaratë e tillë tregon se Hysaj është lideri i skuadrës dhe lideri i vërtetë i bën të gjitha, atje ku ka nevojë skuadra. “Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në krahun e majtë, por nëse ka nevojë trajneri dhe ekipi, unë luaj edhe në të majtë, edhe në qendër, edhe kudo”, shtoi shkodrani Hysaj. Nuk mbeti jashtë vëmendjes as merkato e ardhshme

verore, ku shumë klube të mëdha europiane janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, madje Hysaj nuk i refuzoi këto zëra që qarkullojnë për një largim të tij nga Napoli këtë sezon, por dukshëm ai tha se ishte përqendruar te puna në skuadër pasi dëshiron titullin kam-pion me napolitanët. Interesimet e

Dy ditë para se Shpresat të luanin ndaj Sllovakisë, u dëmtua portieri kryesor i skuadrës Gentian Selmani, gjë që detyroi trajnerin Alban Bushi të manovronte me portierin e dytë, por edhe të ftonte me urgjencë nga Vlora portierin e ri të Flamurtarit. Për Selmanin thuhet se nuk ka dëmtim të rëndë dhe se për tri javë do të kthehet të luajë me Laçin në kampionat. Kështu, sipas raportimeve zyrtare, Gentjan Selmani pritet t’i mungojë Laçit për dy javët e ardhshme të kampionatit.

Kapiteni dhe portieri i bardhezinjve prej kohësh po vuan në këmbën e djathtë, teksa një vizitë e specializuar në qendrën mjekësore të Juventusit, ka evidentuar lodhjen e muskujve, problem i cili kërkon një kohë prej 15 deri në 20 ditë për t’u rikuperuar. Tek Laçi mund të buzëqeshin ‘përgjysmë’, pasi mendohej për një dëmtim më të rëndë të kapitenit dhe periudha dy-javore shihet si lajmi pozitiv. Një tjetër lajm i mirë është edhe fakti që java e 27 e kampionatit është shtyrë për fundjavën e ardhshme, duke i

dhënë më shumë kohë numrit një të portës kurbinase të rikuperohet. Në morinë e këtyre lajmeve pozitive qën-dron dhe një negativ, pasi Selmani do t’i mungojë ekipit në dy ndeshjet tejet të rëndësishme në kampionat, ndaj Teutës dhe Partizanit, si dhe në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Kapiteni bardhezi ka marrë garancinë nga mjekët e Juventusit, që rikthimi i tij do të jetë i shpejtë dhe i plotë, për të dhënë kontributin në sprintin final të sezonit për Laçin.

PORTIERI/ Selmani vizitohet në klinikën e Juventusit, do të mungojë 3 javë

Tirana fiton në Turneun Mbarëkombëtar

Dëmtohet Lilaj, Panuçi fton me

urgjencë Keidi Baren

Barcelonës, Çelsit apo Bajernit të Mynihut Hysaj i quan vlerësuese dhe inkurajuese, për më tepër që këto klube paguajnë shumë dhe në planin financiar. “Normalisht që ndjehem shumë mirë, sepse do të thotë se po vlerësohet puna ime. Gjithsesi unë jam i përqendruar të jap më të mirën në fushë, ndërsa të tjerat vijën vetë më pas”, vijoi më pas Hysaj. Nuk kishte si të mun-gonte një koment për Vllazninë nga një shkodran 24-karatësh si Elseid Hysaj. Mbrojtësi kuqezi uroi që Vl-laznia të mbetej në Superiore dhe që ai të kishte mundësinë, pse jo të ndiqte një ndeshje të skuadrës në një stadium të mbushur plot, ashtu sikurse e kujton nga fëmijëria e tij. “Shpresoj që Vllaznia të rikthehet sa më shpejt ajo që jemi mësuar të gjithë ta shohim. Tifozët shkodranë janë të mrekullueshëm, por skuad-ra ka nevojë për një president të mirë, që të rikthehet në nivele të larta. Kemi një stadium shumë të mirë dhe nëse Vllaznia rikthehet pretendente, tifozët do ta mbushin plot”, përfundoi Hysaj. Të gjitha këto qëndrime tregojnë se Hysaj është lideri i ri i përfaqësueses tonë. Ai po shndërrohet në lojtarin yll të Kombëtares Shqiptare dhe pady-shim është lojtari më i shtrenjtë i Shqipërisë. Në vlerësimin e medi-ave italiane, Hysaj vlerësohet deri në 70 mln euro, megjithëse vlera e kartonit të tij nga Napoli, në formën e klauzolës së lirimit është 50 mln euro. Shkodrani ka shanse të fitojë titullin në Serie A këtë sezon, gjë që do të ishte madhështore për një lojtar shqiptar që luan në Itali, por në verë mund edhe të bëhet pjesë e një klubi të madh europian.

Kombëtarja ka një konkurrencë të admirueshme në të gjitha repartet, përfshi dhe sulmin, megjithëse ne si skuadër përfaqësuese ende nuk kemi një goleador të spikatur, pasi sulmuesit tanë shënojnë pak me skuadrat e tyre e madje shumica e titullarëve tanë në përfaqësuese qëndrojnë në stol me skuadrat e tyre në kampionatet ku aktivizohen. Ka një rivalitet të fortë midis Sadikut, Cikalleshit dhe Balajt, teksa rikthimi i shkodranit së fundmi ka sjellë pozitivitet pikërisht për shkak të rival-itetit, një rivalitet që i ka bërë përshtypje dhe Panuçit. Sulmuesi shkodran Bekim Balaj rikthehet pas një pe-riudhe të gjatë në kombëtare dhe referuar ndeshjeve të fundit të kontrollit nga ana e trajnerit Panuçi, nuk mund

të përjashtohet dhe një aktivim i tij nga minuta e parë. Nga salla e konferencave për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, Balaj shprehu kënaqësinë që i bashkohet sërish grupit kuqezi. “Është një mungesë rel-ativisht e gjatë, kjo edhe për shkak të dëmtimit. Rikthimi në kombëtare është vlerësim dhe kënaqësi për mua. Kam rikuperuar dëmtimin dhe tani po gjej formën më të mirë, ndaj jam gati të jap kontributin tim në fushë”, tha sulmuesi shkodran. Sa i përket një aktivizimi të mundshëm ose jo, Balaj bëri të ditur se janë zgjedhje që i përkasin trajnerit, ndërsa theksoi se konkurrenca për një fanellë titullari është e lartë dhe për vetë specifikën e repartit. “Ato janë zgjedhje taktike të trajnerit. Unë

jam i gatshëm të jap më të mirën, për sa kohë më jepet mundësia. Konkurrenca gjithmonë ka qenë e lartë, ndoshta është dhe pozicioni. Jam munduar të bëj më të mirën dhe e rëndësishme është që kam qenë pjesë dhe kam dhënë kontributin tim. Besoj se ardhjet e reja i bëjnë mirë kombëtares, pasi rritet konkurrenca”, u shpreh Balaj. 27-vjeçari foli gjithashtu dhe për të ardhmen e tij, duke kërkuar që për momentin të japë maksimumin te skuadra çeçene e Terek Groznit, tani quhet Akhmat Grozni. “Kam kontratë aty, pasi kam pasur dhe dëmtimin. Momentalisht ndjehem mirë dhe uroj ta lë pas atë periudhë të vështirë. Kampionati sapo ka rinisur dhe kam luajtur titullar, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Balaj.

Kosova vijon të shkëlqejë në sportin e xhudos dhe e bën këtë edhe ndaj serbëve, të cilëve i mund në tapet, por edhe në tavolinë. Kësh-tu, Flaka Loxha ka kaluar në finale të Kupës Evropiane për junior pasi xhudistja serbe nuk u përball me të në gjysmëfinale. Trajneri Toni Kuka ka njoftuar se pas dy fitoreve të rregullta, Loxha në gjysmëfinale e priste xhudisten serbe, e cila nuk u paraqit për luftë. “Flakës suksese në finale e ne betejat dëshirojmë t’i bëjmë në tatami si gjithmonë! Poli-tika s’ka vend në sport”, ka thënë Kuka. “Erza Muminoviçi në kate-gorinë 44 kg ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes e sigurt! Pra xhudo kosovare vijon me medaljet”, shkruan ai.

XHUDO

Sabien Lilaj nuk do të mund të jetë i gatshëm për Panuçin në miqësoren ndaj Norvegjisë, për shkak të një dëm-timi të pësuar, ndërsa trajneri italian ka gjetur menjëherë zëvendësuesin. Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Shpresave, Keidi Bare, që edhe dje në humbjen ndaj Sllovakisë tregoi edhe njëherë se ishte nga më të mirët në fushë e lojës. Fieraku që luan për Atle-tikon e Madridit iu bashkua kuqezinjve të Panuçit që dje, për të qenë i gatshëm për takimin e të hënës. Natyrisht që kjo është një dhimbje koke më tepër për Alban Bushin, në prag të transfertës ndaj Sllovakisë më 27 mars, por një mundësi e artë për Baren, që do të ketë mundësinë të tregojë veten edhe në Kombëtaren e madhe.

Tjetër fitore në tavolinë e Kosovës përballë Serbisë

“Të gjitha këto qëndrime tregojnë se Hys-aj është lideri i ri i përfaqësueses tonë. Ai po shndërrohet në lojtarin yll të Kombëtares Shqiptare dhe padyshim është lojtari më i shtrenjtë i Shqipërisë. Në vlerësimin e mediave italiane, Hysaj vlerësohet deri në 70 mln euro...”

22 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Margot Robbie, bukuroshja me probleme në filmin “Terminal”

1-Sherr, grindje, mosmarrëveshje...2-Organizatë terroriste baske...3-Ishuj turistikë në brigjet e argjentinës...4-Humoristi italian...Banfi...5-Toka turistike në brigjet e argjentinës...6-Notë në pentagram...7-Janosh...protag-onist në kryengritjen e madhe... më 1960 në Hungari për rrëzimin e qever-isë...8-Masë e sipërfaqes së tokës baraz 4047m2...9-Një zotëri anglez...10-Na-tasha e skenës në inic...11-Ajo që u ngrit në bulevard...13-Kompozitori Kristo...14-Cipa e kokërdhokut të syrit...16-Qeni femër...17-Ish këngëtari lirik Kertusha...18-Brokë uji...20-Ka për kryeqytet Estonia...21-Qyl...22-Ajo ndiqet nga të rinjtë...23-Fshat i Gjirokastrës...24-Bikarbonat Natrium, ose...25-Dhëmbët e parë të foshnjës...26-Plak që e ka lënë mendja...27-Vend poshtë shtëpisë ku mbahej më parë bagëtia...29-Ka për kryeqytet Tax-hakistani...30-Nuk kam...31-Dashuri e pastër dhe e sinqertë...33-Legjendë, gojëdhënë...34-Stacioni televiziv...Njus...35-Dikton kohën...36-Makinat e Durrësit...37-Ish futbollisti gjerman Feler në inic...

1-Një shenjë e horoskopit...4-Kafshë dythundrrake nga Peru-ja me lesh të mirë...7-Tellall, lajmëtar ose...12-Përemër vetor...13-Është fshat dhe lumë në Shkodër...14-Ama e Nadal...15-Lumë në veri...17-Dem, prishje...18-Desika i humorit italian në inic..19-Fshat bregdetar në rrethin e Vlorës kufi me Dhërminë...20-Ish gradë e ulët ushtarake...21-Fitim, leverdi, përfitim...22-Ish futbollist i Partizan-it...Papadhopulli...23-Vargmale në Kinën Perëndimore apo në veri të Himalajeve...24-Lumi i Parisit...25-Këlysh qeni...26-Ekip futbolli italian...27-Piktori shkodran...Hidromeno...28-Ndryshe për mendi-min...29-Mikrob...30-Kafe pa sheqer...31-Disa...32-Disa...33-Dikua atje tej...34- Kafshë deti, tetëkëmbësh ose likurishte...36-Një një kohë të kaluar...37-Zonjë gjermane...38-Stacioni televiziv...Njus...39-Roman nga shkrimtari Zhan Baptist Pokelen ose Molieri...40-Autobuz mbi shina...41-Det në Uzbekistan...

Margot Robbie, një nga aktorët më të kërkuar në ditët e sotme, do të mund ta shohim së shpejti në ekranet e mëdha të kinemave. Aktorja 27-vjeçare do të luajë në filmin “Terminal”, ku do të interpretojë bukuroshen me probleme psikike me emrin Eni. Filmi sjell një histori për disa vrasës që synojnë një mision hakmarrës- një mësues vdekjeprurës, një pastrues misterioz dhe një kamariere që drejton një jetë të dyfishtë. Jeta e tyre është e ndërthurur dhe takimi me një kriminel që kërkon hakmarrje, sjell pasoja fatale. Filmi që do t’i mbajë në tension shikuesit ka për reg-jisor dhe skenarist Von Stin, i cili ka punuar në filma

“In the Heart of the Sea” dhe “Sherlock Holmes”. Veç Robbie, në film do të shfaqen edhe Simon Peg, Dex-ter Flecher, Max Ajrons dhe Mike Mayers. Më herët Margot ka bërë bujë të madhe me shfaqjen përkrah Leonado DiCaprios në filmin “Wolf of Wall Street”. Dy vite më parë aktorja Margot Robbie u martua me Tom Ackerley në Byron Bay. Aktorja atë kohë u kthye nga aeroporti Gold Coast me një bluzë që mbante shkrimin “thuaj po”. Ishte një ceremoni martese që mori shumë vëmendje atë kohë dhe kjo u vërtetua dhe nga vëllai i saj Cameron që publikoi foto nga dasma në Harvest Newrybar, në Byron Bay.

Në spital Një burrë i sapo dalë nga spi-

tali, kthehet për të takuar shokët e dhomës. I afrohet të parit një kinezi, por ai i mërmërit tepër i shqetësuar:

- Woong sing hoo!!! Pas pak minutash kinezi vdes.

Burri sa del nga spitali shkon në restorantin kinez dhe pyet një kuzhinier:

-Çfarë do të thotë Woong sing hoo?

Kuzhinieri i përgjigjet:-Është një frazë e çuditshme,

sepse po ta përkthesh fjalë për fjalë do të thotë:

-Spostohu, je ulur mbi tubin e oksigjenit.

Lepuri dhe ariuËshtë kulmi i vapës. Një lepur

është ulur në hijen e një peme dhe me një thikë mpreh një shkop. Gjatë kësaj kohe kalon aty pranë një ujk dhe e pyet:

-Lepur, o lepur çfarë po bën?Lepuri i përgjigjet.-Po mpreh këtë shkop për të

vrarë ariun.Më pas kalon një dhelpër dhe

e pyet:-Lepur o lepur, çfarë po bën?Lepuri i përgjigjet sërish:- Po mpreh këtë shkop për të

vrarë ariun.Pas një kohe të shkurtër kalon

ariu:-Lepur, o lepur çfarë po bën?Lepuri përgjigjet:-Po mpreh këtë shkop e po

tregoj budallallëqe.

KapojaNjë person tepër i fortë, i cili

e mbante veten si kapon e lagjes, hyn në bar dhe me zë të lartë bërtet:

-A ka njeri në këtë bar, më të fortë se unë. Nëse po le të dal përballë meje.

Në këtë kohë aty ndodhej një person me të vërtetë i fortë, i cili ngrihet në këmbë dhe shkon drejt tipit.

Ndërkohë personi i parë me zë të mekur, pëshpërit:

-Mund të më ndihmosh të shtyj pak makinën?

k u l t u r e www.sot.com.al

3 7 1

6 3 1 2

8 9 1 3

2 7

3 6 5 4

7 4

9 3 2 4

5 8 2 9

4 6 8

2 1 8 7 9

5 4 3 2

9 6

3 6 4

1 7

3 5 2

8 1

4 3 1 7

2 1 4 9 5

1 4

4 6 8

9 7 6 5

2 1 8

9 3 5 2

3 8 6

1 6 8 3

3 5 4

4 7

GAZETA SOT E Diel 25 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Mos e ngarkoni të dashurin/ën tuaj për gjëra të vogla, xhelozia juaj mund të vijë nga pasiguria e një dashurie.

23 shattor-22 tetor

Hëna armiqësore sot ju detyron të përballeni me real-itetin. Duke mos e shprehur atë që ndjeni kjo e bën jetën tuaj të dashurisë aspak të këndshme.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Një majë nervozizmi për shkak të problemeve të vogla do t’ju bëjë të jeni nervoz në punë. Mos jini pesimist, së shpejti do të zgjidhni gjithçka.

Jini të përgatitur për të ko-rrigjuar gjithçka, nëse e kup-toni se pengesat për arritjen e një qëllimi në punë janë më të mëdha se ato të imagjinuara.

Falë Hënës në shenjën e Peshqve, do të kërkosh mundësi për dialog dhe pjesëmarrje me personin e zemrës.

Dashi Demi

Mundohuni të jeni më të vendosur nëse dëshironi të mbani marrëdhënien tuaj gjallë. Në aspektin profesional do të vazhdoni të ecni në rrugën tuaj.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E diel e frytshme, sot ju do të jeni në gjendje të zgjidhni nyjet e konsideruara deri më tani të ndërlikuara dhe të pazgjidhshme në jetën tuaj.

Ndjenja të bukura me të dashurit tuaj, do të jetoni këtë të diel nën shenjën e harmo-nisë dhe qetësisë. Asgjë nuk mund t’ju irritojë sot!

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Jeni intuitiv dhe arrini qëllimin. Kini kujdes nga xhelozitë që mund të ngjallni midis kolegëve. Në mbrëmje vjne një atmosferë e bukur.

Motorri C-1, “vetura” me dy rrota

Hapni një dialog me part-nerin/en nëse dëshironi të keni një mbrëmje pa ankth dhe shqetësim. Mos u zemëroni nëse disa fjalë të tjera ju drejtohen.

Horizontal

Përpiquni maksimalisht për të mbajtur angazhimet e bëra. Vepro në mënyrë pro-fesionale nëse dëshiron të vlerësohesh nga eprorët.

Yjet ju ftojnë për t'u ku-jdesur për veten, madje për të dhënë një festë të shkurtër. Është dita e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.

I quajtur C-1, mjeti motorik me dy rrota është quajtur dhe “vetura” me dy rrota. Kjo motoçikletë është cilësuar si “veturë” me dy rrota për shkak të sistemit të avancuar të balancimit të saj. Ky sistem bën, që kjo motoçikletë të mos anohet dhe rrëzohet në asnjë moment, qoftë gjatë lëvizjes apo edhe kur qëndron ndalur. Po ashtu, kjo mo-toçikletë ka arritur ti bëjë ballë edhe goditjeve nga vetura gjatë testimeve të sigurisë. Prezantimi i motoçikletës ka marrë shumë vëmendje, edhe pse në fillim vetëm në rrjetet speciale janë publikuar foto dhe video. Por aty gjatë testimit që i bëhet motorrit me dy rrota shihen që ka një sërë komoditesh të tjera për udhëtim.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Jo më kot thuhet se nuk është kurrë vonë për t’i realizuar ëndrrat dhe për t’i përmbushur synimet. Këtë edhe më shumë e vërteton një grua e moshuar 92 vjeçare nga verilindja e Turqisë, Gullu Saraç, e cila prej disa ditëve është duke mësuar të shkruajë dhe të lexojë. Saraç, është një nga tetë gratë që po ndjekin kursin shkrim-lex-im në provincën Sinop dhe 92 vjeçarja është më e moshuara e grupit. “Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin shkrim-lexim, por nuk ia dolën dot mbanë. Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të ulem në bankat e shkollës”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency.

Fjalëkryq i shifruar

1-Poeti me veladon Gjergj...6-Shkencëtari rus...Pavllov në shkencat e trurit...7-Pjesa e pal-latit...8-Pohojnë italianët...9-Përemër vetor...10-Lloj qymyr industrial...11-Aleksandër...futbollist brazilian ka luajtur me Milanin...12-Pikë turistike në veri...16-Qytet në Spanjë...17-Mosha më e bukur...18-Port slloven në Adriatik...19-Poeti dhe shkrimtari Podrimja...20-Njëlloj si zakon apo huq...22-Simboli kimik i hekurit...23-Lloj spor-ti...24-Notë në pentagram...25-E hidhur zeher ose...26-Fuçi prej druri për bulmet...27-Shkrimtari skocez Arçibald...ka botuar romanin “Vitet e rin-isë”...29-Papavrami i muzikës...30-Është grimcë elementare...31-...Khedira futbollist gjerman luan me Juven...32-...Sharif, ish aktor egjyptian i lauruar...33-Vedat...formuluesi i fjalorit frëng-jisht autori i dramës “Hijet e natës”...35-Vajza më e bukur...36-Kafe, bar apo....37-Zola i letërsisë franceze në inic...38-Janë humbjet që pëson malli gjatë shitjes...39-Blasi, gruaja e Françeko Totit në inic...40-Korije, vend me drurë e shkurre të dendura...41-Gazeta që ti ke në dorë...42-Kështu quhej më parë vendi ynë...43-Ish aktori Sheri...

1-Një lule dekorative...2-Shkritmari rus...Turgenjev...3-Stacioni televiziv AL...4-Het-ues Ndërkombëtar...5-Një mik spanjoll...8-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...10-Ish nxënës i shkollës së ulët ushtarake...11-Aktorja amerikane me orig-jinë greke Irena...12-Lëvizja e automjeteve në rrugë...13-Dredhi për mashtrim...14-Emër djali...15-Përemër vetor...16-Kosh me thupra për rrushin e vjelur...18-Medikament që lufton malarjen...20...Myrtja tek filmi “Kur hidheshin themelet”...21-Aktorja italiane Laura...23-Zë në opera...24-Personazh tek filmi “Komisari Dritës” pa fund...25-Është kripë e kaliumi, përdoret për plehra kimike, sapunit etj...26-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet në gjysmë toni...28-Ish tenori...Kovaçi...29-Fuqi, vixhut ose...31-Ish-futbollist vlonjat Kush-ta...32-Khajami i rubairave, i shquar...33-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët...34-Është lëng frutash...36-Një shtet afrikan me kryeqytet Tripo-li...38-Mjet sinjalizimi për anijet...39-Fuçi dryri për verë...40-Zyrat Italiane...41-Sekotor Informativ...

k u l t u r e www.sot.com.al

Gjyshja 92 vjeçare, në klasë të parë

24 GAZETA SOTE Diel 25 Mars 2018

2,6,7,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Kristiano Ronaldo po kalon momente të mira në fushë, por problemi Akuza për

evazion fiskal që kap shumën e 14.7 milionë eurove, e ka vendosur 5 herë fituesin e Topit të Artë në një situatë tepër të vështirë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim dhe pavarësisht se në dëshminë e tij, Ronaldo është shprehur se nuk ka aspak lidhje me këtë histori, 31-vjeçari rrezikon 10 vite burg. Tashmë portugezit i janë lënë në dispozicion dy mundë-si nga ana e hetuesve. E para është të pranojë akuzën dhe të nisë pagimin e shumës së padeklaruar brenda një afati kohor të caktuar, ndërsa e dyta është t’i shkohet çështjes deri në fund dhe ylli portugez të marrë dënimin. Avokatët e sul-muesit po punojnë intensivisht që situata të marrë një drejtim, nga i cili klienti i tyre të mos dëmtohet. Kohët e fundit një numër i madh futbollistësh janë vënë nën akuzë nga or-ganet hetimore financiare për fshehje të të ardhurave dhe një pjesë e mirë e tyre kanë rënë

Shqetësimi/ Dëmtohetmesfushori Sami Khedira,

Juventus në alarm

TRAJNERI Argjentina shihet si një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin botëror, sepse ka kualitet të lartë, grup me eksperiencë dhe vjen e përsosur në aspektet teknike, diçka që e vërtetoi dhe me Italinë në miqësoren e së premtes. Ka entuziazëm në kamp-in argjentinas, megjithëse Spanja do ta tregojë më mirë forcën e saj në dueloin e ardhshëm të martën. Trajneri i Arg-jentinës, Jorge Sampaoli ka bërë një hap mbrapa, sa i përket grumbullimit në botëror të sulmuesve të Interit e Ju-

ventusit, Mauri Ikardi dhe Paulo Dyba-la. Në përfundim të miqësores së fituar 2-0 ndaj Italisë, tekniku argjentinas tha se portat e kombëtares janë të hapura për të gjithë. “Ikardi dhe Dybala? Unë nuk përjashtoj asnjërin. Portat janë të hapura për të gjithë, por do të vijnë ata 23 lojtarë që do të jenë më në formë, në muajin maj. Ikardi dhe Dybala kanë qenë gjithmonë të grumbulluar në takimet parardhëse dhe janë pjesë e kombëtares, bashkë me 30 futbollistë të tjerë”, tha Sampaoli. Më tej tekniku

komentoi fitoren ndaj Italisë së Di Biaxhios, ndërsa dha lajmin se Mesi do të jetë i gatshëm për miqësoren ndaj Spanjës, që do të luhet me 27 mars. “Ndaj Italisë bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, duke kontrolluar lojën në të gjitha aspektet. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, pasi Italia e rriti presionin dhe nuk po na lejonte të lu-anim. Mesi ndjeu një shqetësim para takimit të djeshëm dhe nuk donim ta rrezikonim, por do të jetë i gatshëm me Spanjën”, deklaroi Sampaoli.

SULMUESI SULMUESI ATLETI

Milan rikthehet me objektiv merkaton, dëshiron Belotin

Bolt stërvitet me Dortmundin, aktivizimi enigmë

Milani do të tentojë të bëjë një merkato aktive në verë, duke shpresuar të afrojë lojtarë cilësorë që bëjnë difer-encë dhe i rrisin pretendimet e kuqezinjve për titullin në Serie A. Milani përsëri është kthyer kah sulmuesi i Torinos, Andrea Belotit. Mediat itali-ane shkruajnë se “Rossonerët” edhe në tregun e verës që po vjen do të provojnë ta blejnë sulmuesin italian. Beloti edhe në afatin kalimtar të janarit, është kërkuar nga milan-istët, por raportohet se klubi nga “San Siro” këmbëngul për transferimin e italianit. Mësohet se krerët e Milanit

Është folur shumë për shifrat që ka përfituar Zlatan Ibrahimoviç gjatë karrierës së tij, por është fakt që për të luajtur në MLS me Los Ange-les Galaksi suedezi ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e rrogës së majme që përfi-tonte te Mançester Junajtid. Në futbollin amerikan ka një tavan për pagat e futbollistëve, kështu që 36-vjeçari do të marrë 2.4 milionë euro për dy vite, pra 1.2 milionë në sezon. Ibra ka patur një dëshirë të çmendur për të jetuar në një qytet ku shpeshherë ka kaluar pushimet. Prej famës së tij, LA Galaksi do të arrijë të afrojë

A t l e t i r e k o r d m e n botëror në 100 e 200 metër, Usain Bolt, zhvilloi dje provën e parë si futbollist me skuadrën gjermane të Borusias së Dortmundit, madje e mbylli seancën edhe me dy gola të shënuar, njërin me kokë dhe tjetrin me penallti. Gjithsesi, duket se kjo nuk ka mjaftuar për trajnerin Peter Stoger, që t’i ndezë dritën jeshile, aktiv-izimit të atletit xhamajkan në futbollin profesionist. “Ka akoma shumë punë për të bërë, nëse do të bëhet profe-sionist. Është e gjitha çështje lëvizjesh dhe pozicionimi,

janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Belotin. Mbetet të shihet nëse Milani do të arrijë marrëveshje me klubin e Tori-nos për sulmuesin.

me dhjetëra sponsorë. Sipas “Sport Illustrated”, në Europë suedezi përfiton në total, duke përfshirë edhe të ardhurat nga reklamat, 21 mln euro.

por rëndësi ka që ai është argëtuar. Ëndrra e tij për t’u bërë futbollist? Mendoj se ka talent, por nuk e di a do t’i mjaftojë”, u shpreh Stoger.

Portugezi akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka manipuluar me deklaratën e të ardhurave, duke fshehur të ardhurat neto, ndërsa dyshohet edhe për evazion fiskal

dakord të paguajnë shumën që u kërkohet, ndërsa për disa të tjerë, siç është Ronaldo, hetimi vazhdon. Sa i takon aspektit të arritjeve këtë edicion, Ronaldo e nisi keq, por javët e fundit po bën namin, me nga dy e tre gola në çdo ndeshje. Deri në muajin tetor Ronaldo nuk realizoi golin e parë në La Liga, deri në atë kohë Lionel Mesi kishte 11 gola për Bar-celonën. Forma e Ronaldos gjatë atij muaji shtoi rapor-timet se tashmë kishte filluar zbehja e tij shkaku i moshës. Por këto komente e raportime nuk e plakën Ronaldon, tani

33-vjeçar. Ylli i Madridit ishte një makineri e ringjallur. Me 14 gola të realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga dhe dy tjera të realizuara për Portugalinë ndaj Egjiptit, Ron-aldo shfaqi shenjat e kohërave të vjetra. Periudhë në të cilën realizonte në çdo ndeshje. Tani, ai këtë e bën ndryshe. Nëse më herët shpërthente nga krahu i majtë, tani punën e kryen në zonë. Statistikat tregojnë se Ronaldo sivjet ka përqindjen më të ulët të driblimeve prejse u transferua te Reali. Në Ligën e Kampionëve deri më tani ka realizuar 12 gola, ndërsa rapor-

Refuzon të paguajë gjobën tatimore, Ronaldo rrezikon 10 vjet burg

Ibra fitime të mëdha edhe në LA Galaksi

Ndeshja midis Gjermanisë dhe Spanjës e zhvilluar mbrëm-jen e të premtes në Dyseldorf, krahas konfirmimit të Gjerman-isë si fuqi e madhe e futbollit botëror, solli për gjermanët dhe një lajm të keq, sepse në këtë takim një nga mesfushorët vet-eranë të skuadrës, Sami Khedira, u dëmtua. Vetë mediat gjermane, e më pas dhe ato italiane, shkru-ajnë se nuk kanë të ndalur dëm-timet në radhët e Juventusit, ndërsa shqetësimet për teknikun e bardhezinjve, Masimiliano Alegri, sa vjen e shtohen. Listës së lojtarëve të dëmtuar, krahas Bernandeskit, Kuadrados, Aleks Sandros dhe Xhorxhio Kjelin-it, i bashkohet edhe një tjetër

element i rëndësishëm, Sami Khedira. Mesfushori u dëmtua në miqësoren Spanjë-Gjermani, kur pas ndërhyrjes së Thiago Alkantarës në minutën e 55-të, 30-vjeçari u detyrua të braktiste fushën e blertë. Momentalisht ende nuk dihet shkalla e dëmti-mit, pasi pritet të kryhen analiza mjekësore të detajuara, ku pritet të krijohet një ide më e qartë. Shqetësimeve të dëmtimeve u shtohen edhe ato të skualifiki-meve të lojtarëve si Pjaniç dhe Benatia, për shkak kartonësh, ndërsa kalendari ka të progra-muar Milanin në kampionat dhe dy sfida tepër delikate në Champions League, çerekfinalet ndaj Realit të Madridit.

tohet se ka vënë bast me Serx-hio Ramosin dhe Marcelon se do të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga, përkundër distancës që Mesi kishte kri-juar në muajin tetor. Pesë muaj më vonë, Mesi ende prin me 25 gola, por afër tij është Ronaldo me 22. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë brenda javëve të ardhshme. Kundër Gironas në La Liga ai realizoi katër gola. Të gjitha brenda zonës, në të cilin sivjet ka bërë dëmin më të madh ndaj kundërshtarëve. Në sezonin 2017-18 Ronaldo ka dështuar të realizojë gol nga distanca. Deri më tani, 22 golat e tij janë shënuar brenda 16-metërshit. Në zonë ai nuk qëndron i palëvizshëm dhe të pres për të realizuar gola të lehtë. Ai krijon mundësi për të realizuar. Këtë e ka vërtetuar kur me vrapimin e tij kaloi disa mbrojtës të Gironas, me qëllim që të çonte në rrjet harkimin e Toni Krosit. Një shembull tjetër është edhe ndeshja e së premtes kundër Egjiptit. Dy golat i realizoi me kokë. Ai e kuptoi se do të kishte harkim dhe gjeti hapësirë për të kërcyer për të realizuar golat.

Sampaoli: Mendoj se Mesi do të luajë kundër Spanjës

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /