pesË bashki partnere tË usaid-it tË parat me plane tË ... · përfshijnë një sërë qasjesh,...

16
Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Në këtë numër Pesë bashki partnere të USAID-it të parat me PPV 1 USAID zhvillon kapacitetet e autoriteteve vendore e kombëtare 3 Këshilli i ri Konsultativ rrit përpjekjet drejt decentralizimit 4 Decentralizimi në Shqipëri, 1 vit më pas 5 Mbështetje për Këshillat Bashkiakë 5 Shkëmbimet e përvojave nxisin dialogun dhe ndarjen e praktikave më të mira 6 Trajnimet për mbledhje e taksave synojnë rritje të kapaciteteve vendore 7 Vijon në faqen 2. Ç farë është Plani i Përgjithshëm Vendor i Territorit (PPV)? PPV është një instrument gjithëpërfshirës dhe strategjik që përcakton vizionin e bashkisë për zhvillimin e saj dhe një strategjitë, projektet dhe rregulloret për arritjen e këtij vizioni. Çdo PPV, duke integruar shumë interesa dhe kërkesa e nevoja nga më të ndryshmet, trajton një sërë çështjesh, si mbrojtja e mjedisit, përdorimi i tokës, investimet në infrastrukturë, zhvillimi ekonomik vendor dhe çështje të tjera. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) mundësoi një arritje të rëndësishme, kur i vuri vulën e miratimit pesë planeve të para vendore të territorit në Shqipëri, të cilat i përkasin bashkive model partnere të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore: bashkive Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje, dhe Elbasan. Kjo arritje ishte fryt i më shumë se 18 muaj bashkëpunimi mes secilës prej pesë bashkive dhe USAID-it, punë që filloi menjëherë pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në përgjigje të Reformës Administrative- PESË BASHKI PARTNERE TË USAID-IT TË PARAT ME PLANE TË PËRGJITHSHME VENDORE TË TERRITORIT Qeveria shqiptare miraton pesë PPV-të e para Territoriale, e cila solli si rezultat territore më të mëdha dhe më komplekse të përbëra nga tokat urbane, rurale, bujqësore dhe natyrore. PPV-të përfaqësojnë zbatimin specifik të legjislacionit të planifikimi dhe zhvillimit të territorit pas reformës dhe USAID-i ishte i pari që ofroi mbështetje për bashkitë në hartimin e planeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve të reja – nevojë kjo e rëndësishme dhe mjaft urgjente. Procesi i zbatimit të PPV-ve bëri bashkë ekspertizën teknike të ekspertëve të planifikimit të Projektit të US- AID-it me njohuritë vendore të zyrtarëve vendorë si dhe konsultimeve të shumta me qytetarë dhe aktorë të tjerë të interesuar për të trajtuar plotësisht problemet territo- riale: mbrojtjen e burimeve mjedisore, ruajtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore, rregullimi i përdorimit të tokës, orientimin e investimeve në infrastrukturën publike në kontekstin e proceseve strategjike dhe buxhetore ven- dore, krijimin e programeve që kapin vlerën e rritur të PPP përmirësojnë shërbimet dhe infrastrukturën vendore 8 Mbështetje bashkive në menaxhimin e shoqërive UK 9 Mekanizmat qytetare nxitin qeverisjen e mirë dhe democracinë vendore 10 USAID dhe UN Women promovojnë praktikat më të mira të angazhimit qytetar 11 Projektligji për Financat Vendore drejt miratimit përfundimtar 12 Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të funksionimit të NJQV-ve 14 Drejtoresha e USAID/Shqipëri Viziton Bashkinë Korçë 15 Botimet e Projektit 15 Fotot nga e majta: Pjesëmarrësit në mbrëmjen festive (nga e majta) Suzana Cullufi, Zyrtare për Demokracinë dhe Qeverisjen pranë USAID/Shqi- përi; Catherine Johnson, Drejtoresha e USAID/Shqipëri; Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban; Rudina Toto, Eksperte e Planifikimit Urban pranë Projektit të USAID-it, Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore; Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier; Dritan Shutina, Drejtor ekzekutiv i Co-PLAN/nënkontraktor i Projektit të USAID-it; dhe Selfo Kapllani, Kryetar i Bashkisë Kuçovë. Foto në mes: Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban. Foto djathtas: Catherine Johnson, Drejtoresha e USAID/Shqipëri P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 4 Nr. 8 Mars 2017

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Në këtë numër

Pesë bashki partnere të USAID-it të parat me PPV 1

USAID zhvillon kapacitetet e autoriteteve vendore e kombëtare 3

Këshilli i ri Konsultativ rrit përpjekjet drejt decentralizimit 4

Decentralizimi në Shqipëri, 1 vit më pas 5

Mbështetje për Këshillat Bashkiakë 5

Shkëmbimet e përvojave nxisin dialogun dhe ndarjen e praktikave më të mira 6

Trajnimet për mbledhje e taksave synojnë rritje të kapaciteteve vendore 7

Vijon në faqen 2.

Çfarë është Plani i Përgjithshëm Vendor i Territorit (PPV)? PPV është një instrument gjithëpërfshirës

dhe strategjik që përcakton vizionin e bashkisë për zhvillimin e saj dhe një strategjitë, projektet dhe rregulloret për arritjen e këtij vizioni. Çdo PPV, duke integruar shumë interesa dhe kërkesa e nevoja nga më të ndryshmet, trajton një sërë çështjesh, si mbrojtja e mjedisit, përdorimi i tokës, investimet në infrastrukturë, zhvillimi ekonomik vendor dhe çështje të tjera.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) mundësoi një arritje të rëndësishme, kur i vuri vulën e miratimit pesë planeve të para vendore të territorit në Shqipëri, të cilat i përkasin bashkive model partnere të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore: bashkive Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje, dhe Elbasan. Kjo arritje ishte fryt i më shumë se 18 muaj bashkëpunimi mes secilës prej pesë bashkive dhe USAID-it, punë që filloi menjëherë pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në përgjigje të Reformës Administrative-

PESË BASHKI PARTNERE TË USAID-IT TË PARAT MEPLANE TË PËRGJITHSHME VENDORE TË TERRITORIT

Qeveria shqiptare miraton pesë PPV-të e para

Territoriale, e cila solli si rezultat territore më të mëdha dhe më komplekse të përbëra nga tokat urbane, rurale, bujqësore dhe natyrore. PPV-të përfaqësojnë zbatimin specifik të legjislacionit të planifikimi dhe zhvillimit të territorit pas reformës dhe USAID-i ishte i pari që ofroi mbështetje për bashkitë në hartimin e planeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve të reja – nevojë kjo e rëndësishme dhe mjaft urgjente.

Procesi i zbatimit të PPV-ve bëri bashkë ekspertizën teknike të ekspertëve të planifikimit të Projektit të US-AID-it me njohuritë vendore të zyrtarëve vendorë si dhe konsultimeve të shumta me qytetarë dhe aktorë të tjerë të interesuar për të trajtuar plotësisht problemet territo-riale: mbrojtjen e burimeve mjedisore, ruajtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore, rregullimi i përdorimit të tokës, orientimin e investimeve në infrastrukturën publike në kontekstin e proceseve strategjike dhe buxhetore ven-dore, krijimin e programeve që kapin vlerën e rritur të

PPP përmirësojnë shërbimet dhe infrastrukturën vendore 8

Mbështetje bashkive në menaxhimin e shoqërive UK 9

Mekanizmat qytetare nxitin qeverisjen e mirë dhe democracinë vendore 10

USAID dhe UN Women promovojnë praktikat më të mira të angazhimit qytetar 11

Projektligji për Financat Vendore drejt miratimit përfundimtar 12

Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të funksionimit të NJQV-ve 14Drejtoresha e USAID/Shqipëri Viziton Bashkinë Korçë 15

Botimet e Projektit 15

Fotot nga e majta: Pjesëmarrësit në mbrëmjen festive (nga e majta) Suzana Cullufi, Zyrtare për Demokracinë dhe Qeverisjen pranë USAID/Shqi-përi; Catherine Johnson, Drejtoresha e USAID/Shqipëri; Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban; Rudina Toto, Eksperte e Planifikimit Urban pranë Projektit të USAID-it, Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore; Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier; Dritan Shutina, Drejtor ekzekutiv i Co-PLAN/nënkontraktor i Projektit të USAID-it; dhe Selfo Kapllani, Kryetar i Bashkisë Kuçovë. Foto në mes: Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban. Foto djathtas: Catherine Johnson, Drejtoresha e USAID/Shqipëri

p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e vëll. 4 • nr. 8 • mars 2017

2

PESË BASHKI PARTNERE TË USAID-IT TË PARAT MEPLANE TË PËRGJITHSHME VENDORE TË TERRITORITVijon nga faqja 1.

Qeveria shqiptare miraton 5 PPV-të e para

tokës si mjet për financimin e in-vestimeve kapitale në infrastrukturë dhe monitorimin e performancës gjatë zbatimit të planit. Kjo është edhe një instrument i fuqishëm për garantimin e transparencës në ven-dimmarrje dhe qeverisje.

Për përgatitjen e secilit plan u deshën muaj të tërë pune; qëllimi ishte që këto plane të hartoheshin nga vetë vendorët, që përfaqësonin realisht tiparet vendore të territorit, komunitetet e tyre si dhe sfidat dhe mundësitë me të cilat do të ndesh-en bashkitë në pesë vitet e ardh-shme. Me t’u përfunduar, çdo plan në kalon për miratim në Këshillin Bashkiak dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Te-rritorit (AKPT) dhe Ministrisë së Mjedisit për dhënien e deklaratave të përputhshmërisë. Tani, pas miratimit në KKT, planet i kalojnë për zbardhje Kryeministrit.

Gjatë gjithë procesit të punës së përbashkët për hartimin e PPV-ve, USAID bashkëpunoi ngushtësisht me Mini-strinë e Zhvillimit Urban (MZHU) dhe AKPT-në për të ndarë përvojat, materialet dhe mësimet kryesore të këtij procesi. Si rezultat, përpjekjet e USAID-it me pesë bash-kitë model shërbyen si laborator mësimi për institucionet vendore e qendrore të përfshira në procesin e planifikim-it. Ky proces konsiderohet tashmë si model për zbatimin me sukses të planifikimit të gjithanshëm hapësinor. Mad-je, qeveria shqiptare ka miratuar metodologjinë e USAID-it për përdorim nga 26 bashki të tjera që janë aktualisht në procesin e hartimit të PPV-ve. Po ashtu, edhe Projekti zviceran për Decentraliz-imin dhe Zhvillimin Ven-dor po përdor qasjen e USAID-it me pesë bash-kitë, të cilave po u ofron asistencë në hartimin e PPV-ve.

Me miratimin e PPV-ve, bashkitë Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje dhe Elbasan kanë tashmë një bazë të qëndrueshme për të trajtuar sfi-dat e zhvillimit territorial, ekonomik, social dhe mjedi-sor. Për çdo bashki, në zbatimin e PPV-ve do të nevojitet përkushtim dhe profesionalizëm, njohuri teknike, trans-parencë dhe vendimmarrje të bazuar në informacion. Po

ashtu, me rëndësi kritike për pro-cesin janë edhe angazhimi i vazh-dueshëm dhe intensiv i zyrtarëve vendorë me zgjedhësit e tyre – anëtarët e komunitetit dhe grupet e interesit – për të ruajtur interesat e publikut brenda territorit të tyre dhe për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

USAID, në bashkëpunim me MZHU, organizuan një mbrëmje për të festuar përfundimin me sukses të planeve të përgjithshme vendore të territorit të pesë bashkive model të USAID-it - Berat, Elbasan, Fier, Lushnje, dhe Kuçovë. Të ftuar në këtë mbrëmje festive ishin për-faqësues nga institucionet kom-bëtare të planifikimit, bashkitë

model, bashkitë partnere të USAID-it, dhe nga komuniteti i donatorëve. Kjo mbrëmje u transmetua drejtpërsëdrejti në disa kanale televizive. Ministrja Gjermeni dhe Drej-torja e USAID/Shqipëri bënë përshëndetjet e rastit, ku shprehën mirënjohjen për partnerët dhe grupet e intere-sit që morën pjesë në procesin e hartimit të PPV-ve.

Këto pesë PPV janë të parat të hartuara në nivel ven-dor dhe të miratuara nga qeveria shqiptare pas Reformës Administrative-Territoriale dhe reformës në planifiki-min e territorit. Ministrja Gjermeni shprehu mirënjohjen dhe falënderoi USAID-in në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve.

Kryetarët e bashkive të Fierit, Kuçovës dhe Elbasanit shprehën nga ana e tyre mirënjohjen për USAID-in dhe

MZHU për mbështetjen e vlefshme dhe thanë se e shihnin PPV-në si “kushtetutën” vendore për zhvillimin urban të bashkive të tyre. Ata theksuan se zbatimi i këtyre planeve do t’i vë përpara sfidave të konsiderueshme dhe evidentuan nevojën për

mbështetje të mëtejshme në të gjithë procesin e zbatimit të tyre. Në mënyrë të veçantë, ata shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e instrumenteve të planifikimit urban që janë kërkesë e ligjit të ri të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Pamje nga takimi i Këshillit Kombëtar të Territorit në të cilin u miratuan pesë planet e para të përgjithshme vendore në Shqipëri

Njoftimi zyrtar në faqen e Ministrisë së Zhvillimit Urban për miratimin e PPV-ve

3

USAID ZHVILLON KAPAcITETET E AUTORITETEVE KOMBËTARE DHE VENDORE TË PLANIfIKIMIT

Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit

Eksperti i Planifikimit Urban i Projektit të USAID-it, Tony Favro, duke trajnuar stafin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimti të Territorit.

31 bashki nga 61 që ka Shqipëria – për-fshirë këtu edhe 9 bashkitë partnere të Projektit të USAID-it,

janë në fazën finale të hartimit dhe miratimit të planeve të përgjithshme vendore të territorit (PPV) pas Reformës Administrative-Territoriale. PPV-të bëjnë një shqyrtim tërësor të vizionit të bashkisë për të ardhmen e saj ku trajtohen një sërë shqetësimesh të gjithanshme, si për-dorimi i tokës, zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit dhe infrastrukturë. Nga ana tjetër, PPV duhet të përfshijë një plan të hollësishëm zbatimi me veprime konkrete për të arritur vizionin e bashkisë. Për të ndihmuar bashkitë partnere në hartimin e planeve të zbatimit, USAID orga-nizoi kohët e fundit dy trajnime ku ekspertë të planifikimit urban ofruan informacione për dy instrumente të fuqi-shme me potencial për të ndihmuar bashkitë në përm-bushjen e objektivave të tyre: planet e detajuara vendore dhe instrumentet financiare për zhvillimin e tokës.

Seminari i parë që u ndoq nga përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) trajtoi planet e detajuara vendore (PDV). Këto të fundit, siç sugjerohet edhe nga emri i tyre, e sjellin vizionin e përgjithshëm dhe strate-gjitë e PPV-së me këmbë në tokë duke analizuar planet e propozuara për sipërfaqen gjeografike brenda territo-rit të bashkisë dhe më pas përcaktojnë infrastrukturën e nevojshme dhe instru-mentet që duhet të përdoren për të zhvilluar çdo parcelë toke. Procesi i hartimit të PDV-së përfshin negociata in-tensive mes aktorëve të interesuar, pronarëve të tokës, zyrtarëve të bashkisë dhe zhvilluesve.

Pas përfundimit të PDV-së, bashkia mund të përdorë instrumentet financiare për financimin e ndërtimit apo përmirësimit të infrastrukturës. Instrumentet financiare përfshijnë një sërë qasjesh, të tilla si, transferimi i të drejtave të zhvillimit, dhe kapja e vlerës së tokës, për an-gazhimin e sektorit privat dhe burimeve të tij financiare si partnerë në financimin e infrastrukturës së propozuar. USAID organizoi një seminar dy-ditor, ku morën pjesë 26 urbanistë nga 9 bashkitë partnere të USAID-it, në të cilin u trajtua përdorimi i instrumenteve financiare më në thellësi; ekspertët shpjeguan se instrumentet financiare, edhe pse janë pranuar dhe përdorur në vende të ndry-shme të botës, janë specifike për sa i përket kontekstit, legjislacionit dhe kulturës së secilit vend ku aplikohet in-

strumenti. Ata theksuan se çdo bashki duhet t’i përshtatë instrumentet financiare sipas nevojave dhe objektivave të tyre, se nuk ka veç një rrugë të përshtatshme për zbat-imin e instrumenteve financiare dhe se programet e suk-sesshme të instrumenteve financiare në vendet e tjera nuk mund të merren dhe zbatohen shabllon në Shqipëri.

Në këto trajnime u përdorën një sërë qasjesh të ndry-shme për t’u mësuar pjesëmarrësve teknikat e instru-menteve financiare, përfshirë këtu raste studimore nga PPV të përfunduara tashmë (5 PPV të bashkive model të USAID-it u miratuan nga KKT) për të simuluar zhvill-imin e instrumenteve financiare. Në secilin rast, pjesë-marrësit diskutuan nevojat e infrastrukturës të paraqi-tura në rastin studimor dhe hartuan strategji me qasje të ndryshme për përdorimin e instrumenteve financiare në mbulimin e kostos së ndërtimit apo përmirësimit të infrastrukturës. Rajmonda Hazballa, drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e

Elbasanit, tha: “Rastet stu-dimore ndërkombëtare të prezantuara këtu janë mjaft të vlefshme dhe mendoj se kemi shumë për të mësuar prej tyre. Jemi gati të për-ballojmë sfidat e zbatimit të këtyre instrumenteve për herë të parë në vendin tonë.” Së fundi, për të ndi-hmuar bashkitë partnere për krijimin e aftësive për zbatimin e PPV-ve, USAID organizoi një trajnim 4-di-

tor për përdorimin e GIS në planifikimin e territori. Ky seminar praktik dhe plot informacione u bëri të mundur pjesëmarrësve nga 9 bashkitë partnere të njiheshin dhe mësonin teknikat GIS për krijimin e databazës territoriale dhe si ta përdorin atë si pjesë e punës analitike që është mjaft e nevojshme për PDV-të. Duke përdorur rastet ak-tuale të zhvillimit të tokës, pjesëmarrësit kishin mundësi të përdornin instrumentet GIS ashtu siç duhet në çdo hap të hartimit të PDV-së. Pjesëmarrësit thanë se seminari luajti një rol të rëndësishëm për kalimin nga planifikimi në zbatim. Të marra së bashku, në këto seminare u trajtu-an shumë materiale dhe pjesëmarrësve iu dha mundësia të zbatonin në praktikë ato që kishin mësuar, edhe pse ka ende shumë për të bërë në drejtim të ngritjes së kapa-citeteve. Pjesëmarrësit në këto seminare kërkuan vazh-dimin me trajnime të tjera për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme për stafin në zbatimin e planeve të përgjith-shme vendore të territorit me më shumë efikasitet.

4

KËSHILLI I RI KONSULTATIV RRIT PËRPJEKJET DREJT DEcENTRALIZIMIT

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

Në janar të këtij viti, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore,

me mbështetje aktive nga Projekti i USAID-it dhe Këshilli i Evropës, thirri takimin e parë të organit aq shumë të nevojshëm konsultativ që do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë në drej-tim të decentralizimit: Këshilli Kon-sultativ Qeveri Qendrore-Qeverisje Vendore. Në këtë Këshill mblidhen përfaqësues nga qeveria qen-drore dhe nga njësitë e qeverisjes vendore (NJQV) në një forum të vazhdueshëm dialogu për çështje të decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Si një nismë historike që është sanksionuar nga Këshilli i Mi-nistrave, Këshilli Konsultativ është struktura e parë formale në Shqi-përi që detyron qeverinë qendrore të konsultohet me autoritetet e qe-verisjes vendore për politikat, ligjet dhe çështje të tjera që ndikojnë në qeverisjen vendore.

Mes pjesëmarrësve në takimin inaugurues ishin Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Drejtorja e USAID/Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm për Veprimtaritë Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Drejtori dhe ekspertë të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeveris-jen Vendore, Ambasadori i Konfederatës së Zvicrës në Shqipëri, tre shoqatat e qeverisjes vendore, deputetë, zv. ministra, kryetarë bashkish, përfaqësues të donatorëve vendas dhe ndërkombëtarë dhe ekspertë. Në fjalën e tij në këtë takim, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore e quajti Këshillin “një element ky në reformën e qeverisjes vendore dhe një tregues të klimës së bashkëpunimit mes autoriteteve qendrore dhe vendore në Shqipëri.” Amba-

NJQV-të kanë tashmë një forum për dialog me Qeverinë Qendrore

Drejtorja e USAID/Shqipëri, Catherine Johnson për

Këshillin Konsultativ: “Roli juaj është me rëndësi

kritike për krijimin e një dialogu të vazhdueshëm për të diskutuar në lidhje

me reformat kyçe dhe për të përballuar sfidat e

decentralizimit pas reformës territoriale.”

sadori i Konfederatës së Zvicrës në Shqipëri evidentoi rëndësinë e konsensusit dhe mirëkuptimit në demokraci, përshëndeti krijimin e Këshillit Konsultativ si “një arritje të rëndësishme” për demokracinë vendore në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse të saj, Drejtorja e USAID/Shqipëri, Cathe-rine Johnson, tha se “Këshilli Kon-sultativ siguron një forum shumë të rëndësishëm për dialogun tashmë të vonuar mes qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore. Ky dia-log ka shumë rëndësi, po të kemi parasysh reformat që ndikojnë në financat e qeverisjes vendore.”

Si rezultat i Reformës Administra-tive-Territoriale dhe Strategjisë së Decentralizimit të vitit 2015, krijimi i Këshillit Konsultativ u bë kërkesë e Ligjit Organik Vetëqeverisjes Vendore si mjet për të siguruar zbatimin e duhur të reformave të

decentralizimit, veçanërisht në fushën e financave të qe-verisjes vendore. Në këshill ka 18 anëtarë: 9 zëvendës-ministra, një nga secila ministri e linjës dhe tre përfaqë-sues nga secila prej tre shoqatave të qeverisjes vendore (SHBSH, SHAV, dhe SHQSH).

Këshilli Konsultativ do të jetë një kanal i komunikimit të vazhdueshëm mes qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore, një mundësi e paparë për të mundësuar arritjen e konsensusit jo-partiak për trajtimin e sfidave të vështi-ra me rëndësi për qeverisjen vendore. USAID i njeh këto sfida dhe do të mbështesë këtë proces të përbashkët konsultativ duke nxitur dialogun produktiv dhe hedhjen e bazave të qëndrueshme për reformat e decentralizimit.

Pamje nga takimi i parë i Këshillit Konsultative Qeveri Qendrore-Qeverisja Vendore

5

DECENTRALIZIMI NË SHQIPËRI NJË VIT MË PAS

MBËSHTETJE PËR KËSHILLAT BASHKIAKË

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

Në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqi-përisë (SHBSH) dhe Shoqatën për Autonomi Ven-

dore (SHAV), Projekti i USAID-it organizoi një konfe-rencë pune për qeverisjen vendore. Në Konferencën “Decentralizimi: Një Vit më Pas” morën pjesë 90 vetë, mes të cilëve kishte kryetarë dhe drejtorë nga 33 bashki, Drejtorja e USAID/Shqipëri Catherine Johnson, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe përfaqësues nga të dy shoqatat vendore (SHBSH dhe SHAV), nga Ministria e Financave, dhe organizata të tjera kombëtare e ndërkom-bëtare dhe donatorë.

Të pranishmit theksuar ndikimin e decentralizimit nga perspektiva e qeverisjes vendore një vit pas reformës territoriale dhe përpjekjet për zbatimin e Ligjit të ri “Për Vetëqeverisjes Vendore”. Dialogu pa ngjyrime politike mes kryetarëve të bashkive për çështje me rëndësi për qeverisjen vendore i bëri të mundur pjesëmarrësve të ndanin pikëpamjet e tyre për përvojat, mundësitë, dhe sfidat e zbatimit të Strategjisë së Decentralizimit. Kjo ishte një nga rezultatet më të mira e kësaj konference.

Ligji i ri “Për Vetëqeverisjen Vendore” i jep një peshë të madhe këshillave vendorë si përfaqësues të komu-

nitetit në fushën e vendimmarrjes, politikëbërjes, plani-fikimit strategjik si dhe monitorimit të ekzekutivit vendor dhe jo vetëm. Duke pare këtë kompleksitet kompetencash si dhe bazuar në kapacitetet reale të këshillave vendore dhe nevojën e ngutshme që ato kanë për të administruar informacionin, mbledhjet plenare si dhe ato të komisione-ve, Projekti i USAID-it e pa të arsyeshme që pas Manualit “Për Zyrtarët Vendorë” të hartojë një Manual “Për Sek-retaret e Këshillave Bashkiake” si dhe të organizojë një seancë trajnimi me të gjithë kryetarët dhe sekretarët e këshillave vendorë të bashkive partnere të Projektit.

Në manual, mes trajtesash ligjore dhe institucionale të kompetencave të Këshillave vendore, kryetarëve dhe sekretarëve të këshillave iu dha dhe një model rregu-lloreje të funksionimit të këshillave bashkiakë dhe kodi përkatës i etikës hartuar nga Eksperti i Decentralizmit dhe Qeverisjes Vendore, në mënyrë që këshillat vendor t’i miratojnë ato në të ardhmen e afërt.

Rregulloret e këshillave vendore janë dokumente ven-dore me fuqi rregullatore vendor ku përcaktohet me detaje funksionimi i këshillit bashkiak, rregullohet ma-

Konferencë për Qeverisjen Vendore dhe Decentralizimin

Ngritje kapacitetesh për vendimmarrësit vendorë

Në foto nga e majta: Kryetarja e SHBS-së dhe e Bashkisë Shkodër Volta-na Ademi, Drejtori i Projektit USAID/PLGP Kevin McLaughlin, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, Drejtoria e USAID/Shqipëri Catherine Johnson, dhe Zv. Kryetare e SHAV/Kryetare e Bashkisë Ros-kovec Majlinda Bufi në Konferencën Kombëtare.

Këshilltarë dhe sekretarë të KB në një trajnim të Projektit të USAID-it

Në përgjigje të nevojave të shprehura nga kryetarët e bashkive, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë dhe mbështetje për qeverisjen vendore në Shqipëri ndanë mendimet e tyre për planet dhe ak-tivitetet e tyre për të ardhmen. Rezultatet e konferencës evidentuan punën e Projektit të USAID-it dhe shërbyen si burim për raportin mbi zbatimin e strategjisë së decen-tralizimi që ishte në proces në atë periudhë.

rrëdhënia e këtij të fundit me Kryetarin/en e Bashkisë si dhe me komunitetin. Po kështu, bazuar në këtë rregullore Këshilli mund të hartojë edhe akte të tjera rregullatore të funksionimit të Komisioneve të përhershme dhe atyre me mandat të përkohshëm.

Në vazhdim të këtij aktiviteti, Projekti i USAID-it mori një kërkesë nga Aleanca Gjinore e Këshillit Bashkiak Tiranë që të asistojë Këshillin Bashkiak të Tiranës në procesin e hartimit të rregullores së funksionimit për këtë këshill. Projekti hartoi një rregullore për këshillin ofroi asistencë nëpërmjet Ekspertit për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore në seancat e diskutimit dhe ndryshimit të kësaj projekt-rregulloreje. Rregullorja pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë këtyre muajve.

6

SHKËMBIMET E PËRVOJAVE NXISIN DIALOGUN DHE NDARJEN E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Financat Vendore

Në të gjitha bashkitë në Shqipëri, kryetarët dhe drej-tuesit e tjerë hasin shumë vështirësi të ngjashme,

mes të cilave edhe si të rrisin të ardhurat e veta dhe si të përmirësojnë administrimin e taksave. Nëpërmjet Pro-jektit të Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore, USAID ka promovuar bashkëpunimin ndërvendor dhe ndarjen e in-formacionit si mjet nëpërmjet të cilit drejtuesit vendorë mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë kapa-citetet e tyre teknike. Më së fundi, USAID organizoi dy viz-ita studimore për këtë qëllim, që inkurajon dialogun dhe

ndarjen e prakti-kave më të mira.

Në shtator të vitit të kaluar, zyrtarë nga tre bashkitë partnere të US-AID-it – Lushnja, Vlora dhe Patosi, vizituan kolegët e tyre në Fier për të mësuar nga afër ecurinë dhe suk-seset e bashkisë në mbledhjen e taksave dhe tari-fave vendore. Në këto vitet e fun-dit, përdorimi nga Bashkia Fier i in-strumenteve të TIK të ofruara nga USAID i ka bërë të mundur njësisë

vendore të administrojë taksat me më shumë efikasitet dhe produktivitet dhe Fieri konsiderohet aktualisht si lider në përshtatjen dhe përdorimin e TIK për përmirësi-min e administrimit vendor. Gjatë vizitës studimore, drejtuesit dhe stafi teknik nga drejtoritë e taksave, pla-nifikimit urban dhe TIK mirëpritën 16 vizitorë me të cilët ndanë përvojat, arritjet dhe vështirësitë që hasin për sa i përket administrimit të taksave, përshtatjes dhe përdor-imit të aplikacioneve TIK, dhe rritja territoriale e kohëve të fundit. Diskutimet e larmishme gjatë këtyre ditëve u mundësuan të ftuarve të parashikonin mundësitë e reja për bashkitë e tyre dhe rritën interesin në përdorimin më të madh të aplikacioneve TIK të ofruara nga USAID. Teuta Korreshi, nënkryetare e Bashkisë Lushnje tha: “Përveç ndarjes së përvojave me kolegët, kjo vizitë studimore ishte edhe një demonstrim i fuqishëm i përfitimeve nga përdorimi i aplikacioneve TIK në punën tonë të përdit-

shme.” Një rezultat tjetër i kësaj vizite për stafin nga bashkitë Lushnje, Vlorë dhe Patos është edhe kërkesa e tyre për vazhdimin e trajnimeve në vendin e punës në të ardhmen e afërt.

Më pas, në nëntor, USAID organizoi një vizitë tjetër studimore. Në këtë rast, 13 zyrtarë nga bashkitë e Kor-çës dhe Lushnjës vizituan Shkodrën para përgatitjes së buxheteve dhe paketave fiskale për vitin 2017 - një nga përgjegjësitë më të rëndësishme. Me fokus në mobilizi-min e të ardhurave të veta, përfaqësuesit e të tri bashkive përshkruan përvojat e tyre të mëparshme dhe eviden-tuan praktikat më të mira, veçanërisht në lidhje me sfi-dat e reformës territoriale. Korça u përfshi në mënyrë të veçantë në këtë vizitë studimore, sepse ajo është bashki që ka rezultate mjaft të mira dhe me kapacitete të forta menaxhimi që duhet të transferohen edhe tek njësitë e tjera vendore. Pjesëmarrësit kanë përfituar jo vetëm nga informacioni që u nda me ta, por edhe nga marrëdhëniet bashkëpunuese që krijuan me kolegët e tyre nga NjQV të tjera, madje edhe nga ato NJQV që drejtohen nga parti të ndryshme politike. Gjatë muajve të mbetur të projektit, USAID do të vazhdojë të përdorë vizitat studimore si mjet efektiv për ngritjen e kapaciteteve teknike dhe forcimin e bashkive. Në fjalët e Soniel Priftit, Drejtor i Drejtorisë së Ardhurave të Bashkisë Korçë, “Këto aktivitete na bëjnë të mundur të ndajmë përvojat tona dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, ndërkohë që krijojmë edhe rrjetet tona pro-fesionale. Unë besoj se këto marrëdhënie personale të zgjeruara me kolegët tanë do të vazhdojnë edhe pasi të ketë përfunduar Projekti i USAID-it.”

Soniel Priftit, Drejtor i Drejto-

risë së Ardhurave të Bashkisë

Korçë: “Këto aktivitete na

mundësojnë ndarjen e përvo-

jave dhe të mësojmë nga njëri-

tjetri, ndërkohë që krijojmë

edhe lidhjet tona profesionale.

Unë besoj se këto marrëdhënie

personale të zgjeruara me

kolegët tanë do të vazhdojnë

edhe pasi përfundimit të Pro-

jektit të USAID-it.”

Foto sipër: Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përshën-det pjesëmarrësit; foto poshtë: Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Shkodër, Blendi Gjylbegu, duke prezantuar përvojën e bashkisë në mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore.

7

Me kërkesë të Bashkisë Korçë, ekspertët e USAID-it organizuan një seminar dyditor me temë “Çështjet

aktuale në mbledhjen dhe administrimin e taksave” për 34 punonjës të tatimeve të Bashkisë Korçë. Eksperti i Taksave Vendore i Projektit të USAID-it diskutoi çështje për mbledhjen dhe administrimin e taksave vendore dhe ndryshimet e pritshme ligjore dhe i ndihmoi pjesëmar-rësit në identifikimin e çështjeve të mbledhjes së taksave të caktuara në Korçë. Pjesëmarrësit prezantuan të rejat e fundit nga përmirësimet e bëra në praktikat e admin-istrimit të borxhit, shumë prej të cilave u mundësuan nga vizita studimore e organizuar nga USAID në bash-kinë partnere të Durrësit gjatë vitit të kaluar. Ata vlerë-suan në mënyrë të veçantë rolin e USAID-it në organiz-imin e kësaj vizite studimore në 2016 dhe kontributin e rëndësishëm në progresin e madh që ka bërë bashkia në përmirësimin e praktikave të administrimit të borxheve. Gjatë gjithë programit dyditor të trajnimit, grupi i punon-jësve tatimorë treguan interes të madh për materialet e përgatitura dhe morën pjesë aktivisht në diskutime. Në lidhje me këtë trajnim, USAID hartoi një Guidë Referencë që iu shpërnda pjesëmarrësve për t’i ndihmuar ata në pu-nën e tyre të përditshme. Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Korçë, Kletjon Kita, tha: “Admin-istrimi i detyrimeve tatimore është ‘një temë e nxehtë’

TRAJNIMET PËR ADMINISTRIMIN E TAKSAVE SyNOJNË RRITJE TË KAPAcITETEVE VENDORE

Financat Vendore

USAID ndihmon bashkitë partnere me seminare të posaçme për mbledhjen dhe administrimin e taksave vendore

dhe konstatuam që diskutimet që patën në Durrës ishin mjaft të dobishme. Na kanë dalë përpara shumë sfida të mëdha që lidhen me Reformën Administrative-Territori-ale, por ne jemi të aftë tashmë të ndihmojmë njëri-tjetrin në përmirësimin e kapaciteteve tona teknike për t’i për-balluar me sukses këto sfida.”

Po ashtu, USAID organizoi trajnime të ngjashme në bashkitë Elbasan, Berat dhe Lushnje ku punonjësit e tatimeve të këtyre bashkive dhe njësive të tyre administrative patën mundësinë të rrisnin njohuritë për kontekstin aktual dhe praktikat më të mira në administrimin e taksave. Pjesëmarrësit në të dy seminaret u pajisën me një udhëzues reference për taksat, të hartuar nga USAID për administrimin e taksave, udhëzues që do t’u shërbejë atyre në punën e përditshme.

Duke qenë se shumë nga njësitë vendore partnere të Projektit të USAID-it po hasin në vështirësi për admini-strimin e taksave si rezultat i Reformës Administrative-Territoriale, Projekti po planifikon organizimin e këtij seminari me bashkitë e tjera partnere, duke e përshtatur atë sipas nevojave të tyre specifike për të trajtuar çësh-tjet vendore dhe për t’u ofruar stafit vendor një version të personalizuar të guidës përkatëse të për administrimin e taksave dhe tarifave vendore.

Zyrtarë të tatimeve vendore nga bashkitë Lushnje (lart majtas), Korçë (lart djathtas), Berat (poshtë majtas) dhe Elbasan në trajnimet për taksat.

8

PPP PËRMIRËSOJNË SHËRBIMET DHE INfRASTRUKTURËN VENDORE

Partneriteti Publik-Privat (PPP)

PPP si metodë në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve dhe infrastrukturës vendore

Partneritetet publike-private – të prezantuara vitet e fundit në Shqipëri – janë një formë financimi që

mbështetet në bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atij privat për të bërë të mundur investime në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe shërbime sociale, kur fondet nga qeveria janë të pamjaftueshme. Në vitet e fundit, qeveria shqiptare është mbështetur shumë tek PPP-të për të mundësuar projekte të mëdha energjetike,

ndërtimi dhe mjedisesh sportive, por bashkitë në Shqi-përi janë treguar shumë të rezervuara për PPP, duke i parë ato si “çështje që nuk na përkasin ne”. Gjithsesi, tani këto partneritete po bëhen një mundësi në nivel vendor: bashkitë po e kuptojnë se PPP ofrojnë potencialin për të realizuar projekte të rëndësishme, si ndriçimi publik, ngrohja e shkollave dhe administrimi i mbetjeve, madje edhe kur hasin kufizime në financim të projekteve të tyre.

Në muajt e fundit, USAID ka punuar me bashkitë partnere të Korçës, Kuçovës dhe Elbasanit për një sërë projektesh paralele pilot për të vlerësuar mundësinë e realizimit (fizibilitetin) e përdorimit të PPP-ve për të trajtuar nevo-jat e mëdha për infrastrukturë: përmirësimin e ndriçimit të rrugëve.

Në të tre bashkitë, ndriçimi i rrugëve në qendër të qytetit është në gjendje të mjerueshme dhe shumë zona të ban-uara nuk kanë ndriçimi fare. Ndriçimi i duhur ka shumë rëndësi si për sigurinë ashtu edhe për të rritur mundësitë e thithjes së investimeve nga ana e bashkive si qendra tregtare dhe kulturore, por ndriçimi kushton shumë dhe kufizimet buxhetore ia bëjnë të pamundur bashkive të trajtojnë këtë problem. PPP ofrojnë mundësinë e kapër-cimit të kufizimeve të tilla në mënyrë që të trajtohen me sukses prioritetet e bashkive dhe që qytetarët të mund të përjetojnë përmirësim të cilësisë së jetës.

Partneriteti publik-privat është një kontratë afatgjate mes NJQV-së dhe firmës private ku kapitali dhe ekspertiza e sektorit privat përdoret në periudhën afatshkurtër për të mundësuar investimin në infrastrukturë dhe më pas,

gjatë një periudhe disavjeçare, bashkia shlyen investi-min. Ajo që e bën me përfitim PPP-në për firmën private nuk është thjesht se kjo e fundit riqarkullon investimin e saj, por fakti që privati është në gjendje të sigurojë biz-nes të atillë që do t’i duheshin vite për ta materializuar. Në rastin e ndriçimit publik, për shembull, bashkia hyn në partneritet me firmën që ofron produkte ndriçimi dhe që pranon natyrën me përfitim të ndërsjellë të PPP-së.

Megjithatë, jo të gjitha PPP-të janë të realizueshme. Hapi i parë në çdo propozim PPP-je është të kryhet një studim fizibiliteti, në të cilin shqyrtohen të gjitha aspektet e ma-rrëveshjes: kërkesat teknik, kostot dhe përfitimet, afati kohor, këstet e pagesës, mirëmbajtja në vazhdim, dhe, sigurisht, aftësitë e partnerit të mundshëm. Në sajë të përkushtimit të Projektit të USAID-it për ngritjen e kapa-citeteve në bashkitë e tij partnere, projektet aktuale PPP me bashkitë Korçë, Kuçovë dhe Elbasan janë mundësi për të punuar krah për krah me punonjësit e bashkisë dhe t’i orientojë ata në procesin e vlerësimit të fizibili-tetit, në mënyrë që këta të fundit të kenë njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për vlerësimin nga vetë ata të projekteve të ardhshme të PPP-ve.

Po ashtu, USAID po trajnon stafet nga të gjitha bashkitë e tij partnere në të gjitha aspektet e procesit të PPP-ve: si të hartohet dhe strukturohet një PPP, si të vlerësohen kostot dhe përfitimet e partneriteteve të mundshme, si të identifikohen partnerët e kualifikuar dhe si të menaxho-hen dhe monitorohen kontratat PPP.

Gjatë gjithë periudhës së projektit të qeverisjes vendore, synimi i USAID-it ka qenë të ndihmojë bashkitë partnere të zhvillojnë qasje novatore që do të përmirësojnë efek-tivitetin e tyre dhe t’u bëjë të mundur qytetarëve të marr-in më shpejt shërbimet bazë. Edhe pse nuk janë zgjidhja për çdo nevojë infrastrukturore dhe shërbimesh sociale të bashkisë, PPP-të ofrojnë mundësinë e kapërcimit të mangësive të zakonshme buxhetore për trajtimin e sfi-dave të vazhdueshme të zhvillimit.

Pamje nga trajnimi për PPP për projekte të ndriçimit publik me stafin e bashkive partnere të USAID-it.

9

MBËSHTETJE BASHKIVE NË MENAxHIMIN E SHOqËRIVE UJËSJELLËS-KANALIZIME

Shërbimet Vendore

Planet e biznesit në ndihmë të bashkive për zbatimin e reformave të sektorit të ujit

Reformat Administrative-Territoriale e qershorit 2015 bëri ndryshime të mëdha në peizazhin fizik të bash-

kive në Shqipëri përfshirë edhe nevojën për ndryshime dhe rregullime në lidhje me ofrimin e shërbimeve ven-dore. Një nga këto sfida, që vazhdon ende sot, është konsolidimi i të gjitha shoqërive rajonale ujësjellës-kanalizime në një ofrues të vetëm për secilën bashki. Ky proces është plot sfida dhe përbëhet nga shumë faza. USAID ka luajtur një rol të rëndësishëm duke ndihmuar disa bashki partnere në kapërcimin e këtyre sfidave.

Si rezultat i Reformës, shoqëritë aktuale ujësjellës-kan-alizime (UK) në secilën bashki të re duhet të shkrihen në një shoqëri të vetme në pronësi të plotë nga bashkia mëmë. Për më tepër, reformat e fundit në sektorin e ujit të miratuar nga Këshilli i Ministrave bënë të domosdoshme kërkesa të tjera: së pari, çdo bashki duhet të hartojë një plan tranzicioni të shoqërisë ujësjel-lës-kanalizime ku të trajtohet procesi i konsolidimit, dhe, së dyti, duhet të hartohet një plan 5-vjeçar biznesi (që mbulon vitet 2016-2020) ku të trajto-hen të gjithë faktorët që ndikojnë në aftësinë e shoqërisë UK për të ofru-ar shërbim të qëndrueshëm në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme, ndërkohë që përdor praktika të shën-detshme biznesi. Reformat e sektorit të ujit bënë të detyrueshëm që për herë të parë kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e tjerë vendorë duhet të marrin pjesë në procesin e planifikimit të shoqërisë ujësjellës-kanalizime.

Duke bashkëpunuar me kryetarët dhe stafin e bashkive dhe drejtuesit e ujësjellësve dhe stafin e tyre, USAID ngriti grupe pune në bashkitë Fier, Lushnje, Patos, Ti-ranë dhe Vlorë dhe u ofroi atyre mbështetje intensive për të ndihmuar çdo bashki në përfundimin e planeve të tranzicionit. Kështu, USAID nisi punën me bashkitë e përzgjedhura për hapin tjetër të procesit: hartimin e pla-nit 5-vjeçar të biznesit. Planet për bashkitë Fier, Lushnje dhe Patos u përfunduan kohët e fundit dhe planet për bashkitë Tiranë dhe Vlorë janë ende në proces hartimi. Procesi i hartimit të planeve të biznesit, të munduar nga ekspertët e ujësjellësit të Projektit të USAID-it, është ndërveprues, me marrie dhe dhënie mes stafit të bash-kisë dhe punonjësve të shoqërive ujësjellës-kanalizime. Gjatë takimeve të punës pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të tipit “po sikur” për të vlerësuar dhe kup-

Ekspertët e Ujit të Projektit të USAID-it diskutojnë çështje të planit të biznesit me Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës (në mes)

tuar ndikimin e vendimeve të ndryshme për investime, operacione dhe personelin mund të kenë në rezultatet fi-nanciare të shoqërisë ujësjellës-kanalizime. Qëllimi, siç përcaktohet nga reformat e sektorit të ujit, është të sigu-rohet qëndrueshmëria afatgjate e shoqërisë së çdo bash-kie. Tradicionalisht, ndërmarrjet UK kanë marrë subven-cione nga qeveria, por ato sa vijnë e pakësohen dhe do të vazhdojnë të ulen deri sa të bëhen zero. Si rezultat, është kërkesë e ngutshme që të gjitha shoqëritë UK të arrijnë sa më shpejt stadin ku kostot të mbulohen nga të ardhu-rat dhe më pas të nisin me krijimin e të ardhurave për financimin e shpenzimeve kapitale të parashikuara ose jo për rinovimin, riparimin dhe zëvendësimin e infrastruk-turës së vjetër. Por plani 5-vjeçar i biznesit nuk është thjesht një instrument për të siguruar qëndrueshmërinë

financiare, por edhe një element kyç për kërkesat e përputhshmërisë së shoqërisë UK. Kështu, plani përdoret:• Për të vlerësuar nga pikëpamjasasiore performancën e shoqërisë për një sërë treguesish operacio-nale dhe financiarë nga Agjencia për Shoqëritë Ujësjellës-Kanalizime;• Për të siguruar shqyrtimin dhemiratimin e ristrukturimit të tari-fave; edhe pse shoqëria është pronë e bashkisë përkatëse, ajo nuk mund të ndryshojë tarifat pa marrë së pari mendimin e Entit Rregullator të Ujit.• Për të negociuar pritshmëritë e

performancës me Ministrinë e Transportit dhe Trans-portit (MTI); reformat e fundit të sektorit të ujit kërkoj-në që çdo bashki të hyjë në marrëveshje performance me MTI-në, ministrinë e linjës për sektorin UK.

Në fund të procesit, bashkive dhe shoqërive UK iu dorë-zua plani i plotë i biznesit dhe libri i punës në format Excel për t’u përdorur në testimin e situatave hipotetike me qëllim vlerësimin e ndikimit të tyre në performancën e shoqërisë. Duke qenë se natyra e këtij biznesit është tejet dinamike, performanca duhet të monitorohet dhe vlerësohet sipas planit të biznesit të paktën çdo tre muaj.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi: “Ky plan biznesi do të jetë busulla e

punës së shoqërisë sonë UK për vitet në vazhdim, duke hapur rrugën për shërbime cilësore e të qëndrueshme. Ai do të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për vendim-marrje profesionale teksa synojmë përmirësimin e

shërbimeve të qëndrueshme për qytetarët tanë.”

10

MEKANIZMAT qyTETARË NxITIN qEVERISJEN E MIRË DHE DEMOKRAcINË VENDORE

Angazhimi qytetar

Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen bën të mundur që qytetarët të shprehin prioritetet e tyre për qeverisjen vendore

“Qeverisja e mirë varet nga angazhimi i qytetarëve. Për të përmbushur nevo-

jat dhe prioritetet e zgjedhësve të tyre, dre-jtuesit vendorë duhet të kuptojnë se cilat janë këto nevoja dhe prioritete,” thotë Lori Memo, Eksperte e Angazhimit Civil në Pro-jektin e USAID-it. Për të nxitur këtë dialog, USAID dhe UN Women kanë punuar ngushtësisht e OJQ dhe Komi-sionet Këshillimore Qytetare Vendore për të zbatuar pro-jektet e vlerësimit të komunitetit për qeverisjen (VKQ) në disa bashki të caktuara. Që nga viti 2015, plot 10 bashki Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastra, Kamza, Korça, Kuçova, Lushnje, Vlore dhe Shkodra) kanë përdorur VKQ si in-strument për të kristalizuar nevojat dhe prioritetet e qytetarëve dhe për të vlerësuar performancën e bashkive në për-mbushjen e këtyre nevojave. Në VKQ përdoren perceptimet e qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë për të matur performancën e njësisë vendore në një sërë fushash, si cilësia e infrastrukturës vendore dhe shër-bimeve publike, transparencës dhe informimit nga ana e bashkisë, krijimin e vendeve të reja të punës, nxitja e biznesit, planifikimi i përdorimit të tokës dhe angazhimi për gjithëpërfshirjen. Gjatë këtij procesi qytetarët japin mendimin e tyre për bashkinë, ndërsa punonjësit e saj shpjegojnë pengesat që hasin në ofrimin e shërbime-ve. Me përfundimin e procesit, drejtuesit vendorë dhe

qytetarët mblidhen për të diskutuar rezultatet e VKQ dhe punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për problemet.

Zbatimi i VKQ-së bëhet në një proces me shumë faza zhvillimi: së pari, USAID dhe UN Women identifikojnë treguesit që do të maten. Më pas, bëhet vlerësimi në çdo bashki nëpërmjet fokus-grupeve për të marrë opinione nga qytetarë, përfshirë këtu grupet e tjera që mund të margjinalizohen, si gratë, njerëzit me nevoja të veçanta e të rinjtë. Në një proces të ngjashëm, treguesit i bëhen të ditura kryetarit të bashkisë dhe administratorëve të një-sive administrative, në mënyrë që ata të mund të vlerë-sojnë performancën e tyre. Më pas, vlerësimet me shifra dhe gjetjet nga diskutimet në fokus grupe dhe rekoman-dimet e qytetarëve dhe zyrtarëve vendorë mblidhen për të krijuar një raport përfundimtar me gjetjet kryesore. Së fundi, rezultatet prezantohen dhe diskutohen në një takim publik që ftohet të marrë pjesë i gjithë komuniteti bashkë me kryetarin dhe punonjës të tjerë të bashkisë.

Në procesin e VKQ-së, performanca monitorohet çdo vit për të parë nëse janë trajtuar prioritetet e komunitetit. Në ato bashki ku monitorimi është ngritur si sistem, re-zultatet kanë qenë të matshme: rekomandimet nga VKQ e 2015 u përfshinë në buxhetin e bashkisë për 2016 dhe nga VKQ e 2016 u konstatua se janë bërë përmirësime të dukshme në rrugë, mirëmbajtje shkollash, në programe sociale e shërbime të tjera publike. Kështu, banorët e këtyre bashkive shprehen se kanë më shumë besim në qeverinë e tyre vendore dhe kanë ndjesinë e fuqizimit të zërit të tyre.

VKQ janë një nga shembujt e shumtë të punës së kryer nga USAID për përmirësimin e qeverisjes vendore duke fuqizuar qytetarët dhe duke nxitur marrëdhënie pozi-tive mes tyre dhe të zgjedhurve. Lori Memo e USAID-it thotë: “Përgjegjshmëria e qeverisë nuk është thjesht një çështje teknike që mund të trajtohet me anë të ligjeve dhe rregulloreve. Qytetarët dhe OSHC duhet të luajnë një rol aktiv në jetën politike të komuniteteve të tyre.

VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN ZGJEDHJET VENDORE 2015

11

MEKANIZMAT qyTETARË NxITIN qEVERISJEN E MIRË DHE DEMOKRAcINË VENDORE

USAID E UN WOMEN PROMOVOJNË PRAKTIKAT MË TË MIRA TË ANGAZHIMIT qyTETAR

Angazhimi qytetar

Konferenca Kombëtare ofron instrumente në mbështetje të qeverisjes së mirë

Për të promovuar rëndësinë e angazhimit qytetar në nivel vendor si mjet për nxitjen e qeverisjes së mirë

dhe demokracisë vendore, USAID dhe UN Women orga-nizuan kohët e fundit Konferencën “Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor: Forcimi i Zërit Qytetar përmes Mekaniz-mave me Pjesëmarrje”. Konferenca u fokusua në dy in-strumente angazhimi: Komisionet Këshillimore Qytetarë Vendore (KKQV) dhe Vlerësimi i Komunitetit për Qeveris-jen (VKQ), instrumente që përdoren për të bërë që të dë-gjohet zëri i qytetarëve në komunitetet e tyre dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Projektin e USAID-it.

Në konferencën e dhjetorit morën pjesë më shumë se 130 vetë, përfshirë këtu kryetarë dhe zyrtarë bashkish, qytetarë të interesuar si dhe aktorë të tjerë, si përfaqë-sues nga shoqatat e ndryshme të bashkive, OJQ-ve dhe komuniteti i donatorëve. Në këtë konferencë pjesëma-rrësit mësuan për mundësitë dhe sfidat në përdorimin e qasjeve të KKQV-ve dhe VKQ-ve dhe përfaqë-suesit nga bashkitë prezantuan raste studimore të përdorimit në praktikë të këtyre instrumenteve. “Kjo është konferenca më e mirë që kam ndjekur në sajë të instrumenteve të prezantuara në të,” tha Luiza Grazhdani, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Që nga viti 2012, USAID ka ndihmuar 15 njësi të qeverisjes vendore në Shqipëri për të krijuar dhe funksionuar komisione këshillimore qytetare vendore, një qasje e efektshme nga poshtë-lart për fuqizimin e qytetarëve dhe përmirësimin e komunikimit të tyre më zyrtarët e zgjedhur ven-dorë. Vlreësimi i Komunitetit për Qeverisjen, një risi më e fundit, përdor perceptimet e qytetarëve

dhe administratorëve të bashkive për të “raportuar situ-atën” në komunitetin e tyre. Që nga viti 2015, USAID dhe UN Women kanë financuar bashkërisht programin VKQ dhe deri tani e kanë zbatuar atë në 10 bashki: Berat, El-basan, Fier, Gjirokastër, Kamzë, Korçë, Kuçovë, Lushnje, Vlorë dhe Shkodra. Në takimin publik të organizuar me qytetarët për prezantimin e rezultateve të VKQ në Kuçovë, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, tha se pro-jekti i VKQ “është shumë i vlefshëm për bashkinë tonë, sepse na ofron mundësinë të kuptojmë më mirë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve dhe që të jemi më transpa-

rentë e më të përgjegjshëm.”

Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë konferencë, Drejtorja e US-AID/Shqipëri Catherine Johnson i konsideroi KKQV-të dhe VKQ-të si mjete efikase që nxisin dialogun mes zyrtarëve të qeverisjes ven-dore dhe qytetarëve. “Angazhimi qytetar – përgjegjësia për të qenë qytetar i mirë – nuk fillon dhe as mbaron me pjesëmarrjen në vo-time,” tha znj. Johnson. “Qytetarët duhet të përfshihen vazhdimisht në marrjen e vendimeve që ndikoj-në në jetën e tyre të përditshme.

Nëse duam që 61 bashkitë në Shqipëri t’u shërbejnë me efikasitet zgjedhësve të tyre duhet të sigurojmë një nivel më të madh të angazhimit qytetar. Së bashku duhet të punojmë për të rritur edhe më tej ndërgjegjësimin dhe angazhimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në qeveris-jen vendore.”

Fotoja lart majtas: Drejtori i Projektit USAID/PLGP Kevin McLaughlin duke bërë përshëndetjen e rastit; fotoja sipër: Anëtarët kryesorë të Ekipit të VKQ-së (nga e majta) Menaxherja e Programit Kombëtar “Lidershipi dhe Pjesëmarja në Politikë” UN Women Fiorela Shalsi, Drejtori i Projektit të USAID/PLGP Kevin McLaughlin, Ekspertja e Angazhimit Qytetar dhe Komunikimit e Projektit USAID/PLGP Lori Memo, Përfaqësuesi i UN Women/Shqipëri David Saunders, Zbatuesja e VKQ Mirela Arqimandriti, and Këshilltari i Projektit USAID/PLGP Peter Clavelle.

12

Decentralizimi Fiskal

REfORMA E DEcENTRALIZIMIT: PROJEKTLIGJI PËR fINANcAT E qEVERISJES VENDORE DREJT MIRATIMIT PËRfUNDIMTARProjektligji “Për Financat e Qeverisjes Vendore” u finalizua nga Ministria e Financave

Në numrin tonë të kaluar të këtij periodiku, ju rapor-tuam për përpjekjet e USAID-it për përparimin e de-

centralizimit fiskal në Shqipëri nëpërmjet hartimit të një ligji të plotë për financat e qeverisjes vendore. Në vitet e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar shumë reforma të rëndësishme decentralizimi, por këto reforma ligjore dhe politike nuk janë shoqëruar nga decentralizimi fis-kal që është aq i nevojshëm për të siguruar zbatimin e këtyre reformave. Qeverisja efektive vendore nuk është e mundur nëse bashkive u mungojnë burimet për të për-mbushur mandatin e tyre.

Tashmë, muaj pas përpjekjeve intensive të USAID-it, Mi-nistrisë së Financave (MF), njësive të qeverisjes vendore dhe aktorëve të tjerë, MF finalizoi draftin e Ligjit të parë për Financat e Qeverisjes Vendore (LFQV) dhe po e bën gati për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave. Drafti përfundimtar është rezultat i një sërë takimesh pune me bashkitë dhe shoqatat e tyre, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera që qeverisë qendrore, shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve që iu bënë të mundur grupeve të interesit të jepnin komentet dhe rekomandi-met e tyre. Me t’u miratuar, LFQV, që do të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e vendit drejt decentralizimit, do të bëjë të mundur:

• Trajtimin e keqfinancimit historik dhe paparashikue-shmërisë së transfertës së pakushtëzuar duke e për-caktuar shumën e saj në 0.9% të Prodhimit të Brend-shëm Bruto (PBB) duke filluar që nga viti 2018. Duke qenë se kjo dispozitë nuk hyn në fuqi edhe për një vit tjetër, granti i pakushtëzuar i 2017 është rritur me dy miliardë lekë që nga 2016, me një rritje prej 19%. Për-

caktimi me ligj i grantit të pakushtëzuar si përqindje e PBB-së bën të sigurt që transferta që ka marrë bash-

kia nuk do të jetë kurrë nën shumën që ka marrë një vit më parë.

• Rregullimin e transfertës së kushtëzuar për funksio-net e decentralizuara rishtazi, funksionet e deleguara dhe projektet specifike me interes kombëtar, rajonal apo vendor duke përcaktuar rregulla që do të siguro-jnë që përgjegjësitë ligjore të NJQV-ve të financohen plotësisht dhe që ndarja e granteve të bëhet me trans-parencë duke përdorur kritere objektive.

• Mundësimin e ndarjes së 2% të të ardhurave nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) me NJqV-të në vitin fiskal 2018. Ndarja e TAP-it u është premtuar NJQV-ve që kur u prezantuan fillimisht reformat e de-centralizimit në vitet 1990, por vetëm tani, në LFQV qeveria shqiptare ka ecur në drejtim të përmbushjes së këtij angazhimi duke përcaktuar përqindjen aktuale që do t’i kalojë NJQV-ve. Kjo do t’i rriste të ardhurat e qeverisjes vendore me 600 milionë lekë me shpresën që shuma do të rritet nga viti në vit, nëse nuk do të ketë ulje të nivelit aktual të taksave.

• Përcaktimin e kompetencave të NJqV-ve në lidhje me taksa dhe tarifa të caktuara to për të siguruar rritjen e autonomisë dhe disiplinës në krijimin dhe zbatimin e taksave dhe tarifave vendore dhe për të garantuar një ndarje të barabartë të barrës fiskale mes taksa-paguesve të ndryshëm. Në propozimin origjinal të USAID-it sugjerohej që LFQV të mishëronte të gjithë reformën e decentralizimit duke përfshirë të gjitha burimet e të ardhurave (taksat, huamarrjen, admin-istrimin e aseteve dhe transfertat ndërqeveritare), por dispozitat në draftin përfundimtar të ligjit nuk e mundësojnë ende një reformë të tillë të gjithanshme. Përkundrazi, kompetencat për taksat vendore do të

Vijon në faqen 13

13

Decentralizimi Fiskal

REfORMA E DEcENTRALIZIMIT: PROJEKTLIGJI PËR fINANcAT E qEVERISJES VENDORE DREJT MIRATIMIT PËRfUNDIMTAR

vazhdojnë, për këtë periudhë, të rregullohen me Ligjin aktual “Për sistemin e taksave vendore”. Megjithatë, pritet që kompetencat për taksat vendore të reformo-hen në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të re-formës së taksës së pasurisë dhe krijimit të kadastrës fiskale.

• qartësimin e roleve dhe përgjegjësive të aktorëve të përfshirë në procesin e buxhetimit, përfshirë edhe marrëdhëniet me kryetarit të bashkisë, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, qytetarëve dhe MF që do të ndihmo-nin në planifikimin dhe zbatimin në kohë, me saktësi dhe qëndrueshmëri të buxheteve vendore.

• Përafrimin e praktikave të planifikimit dhe zbatimit të buxhetit vendor me ato të qeverisë qendrore për të bërë të mundur bashkërendim më të mirë të punës.

• Përmirësimin e komunikimit mes bashkive dhe Mf duke kërkuar shkëmbimin e rregullt të informacionit, raportimin dhe monitorimin e planifikimit, zbatimit dhe auditimin e buxhetit duke synuar zbatimin e politikave të qëndrueshme e të shëndosha fiskale vendore, për-dorimin efikas të burimeve të pakta të financave pub-like dhe politikëbërjen e bazuar në informacione.

• Rregullimin e auditimit të jashtëm duke kërkuar që përveç Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e jashtëm të jenë përgjegjës edhe auditorët privatë.

• Përcaktimin e rregullave për rritjen e transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e qytetarëve në përcaktimin e taksave dhe tarifave vendore dhe të më-nyrës së shpenzimit të parave të taksapaguesve.

• Përmirësimin e menaxhimit të situatave ku bashkitë përjetojnë vështirësi apo falimentim financiar duke përcaktuar për herë të parë rolet, përgjegjësitë, dhe proceset që do të ndiqen nga të dy nivelet e qeverisjes.

• Mundësimin e dialogut të hapur e konsultimeve të rre-gullta mes dy niveleve të qe-verisjes në çështje fiskale.

Në të gjithë procesin e har-timit të LFQV, USAID ka qenë ofruesit kryesor i asistencës teknike për MF dhe gjatë asaj kohe, qëllimi i Projektit të US-AID-it ka qenë të sigurojë një

ligj që do të rriste në maksimum fondet në dispozicion për 61 bashkitë duke eliminuar dobësitë strukturore në kuadrin ligjor që rregullon aftësitë e tyre për rritjen e të ardhurave. Në grupin e punës së LFQV u përfshinë edhe aktorë të tjerë, ku secili prej tyre, si organizatat donatore, zyrtarët vendorë dhe politikëbërësit në nivel kombëtar, bënë të ditur prioritetet e tyre dhe sollën edhe eksper-tizën në këtë drejtim. Edhe pse në drafti npërfundimtar nuk janë përfshirë të gjitha rekomandimet e Projektit të USAID-it, nuk ka dyshim se projektligji i FQV, nëse zba-tohet ashtu siç duhet nga të dy nivelet e qeverisjes, do të jetë në mbështetje të politikave të decentralizimit të qeverisë shqiptare dhe do të kontribuojë në përmirësi-min e situatës financiare të bashkive pas Reformës Ad-ministrative-Territoriale, në mënyrë që ato të përmbushin përgjegjësitë e tyre të zgjeruara.

Reformat e fundit të decentralizimit në Shqipëri prem-tojnë përmirësim të efikasitetit dhe efektivitetit të NJQV-ve, ndaj dhe ky ligj do të jetë një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së këtij premtimi. Pa një reformë të plotë e të drejtë të decentralizimit fiskal, NJQV-të në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë në gjendje të dobët financiare duke qenë se kërkesa për shërbime vendore nuk plotëso-het asnjëherë me burimet që kanë në dispozicion njësitë vendore. Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore , thotë, “USAID beson se me qëllim që të arrihet decentralizimi efektiv në Shqipëri, reforma e decentralizimit fiskal duhet të arrijë një nivel të barasvlershëm të gjithëpërfshirjes dhe ndi-kimit. Jemi të inkurajuar nga angazhimi i MF për ligjin e financave vendore dhe shpresojmë që qeveria të veprojë shpejt në miratimin e ligjit dhe ngushtimin e hendekut që pengon qytetarët në marrjen e shërbimeve më të mira për të cilat kanë nevojë dhe që i meritojnë.”

Pamje e takimeve konsultative të zhvilluara në rajone për Ligjin e Financave Vendore me përfaqësuesit vendorë në Fier dhe Shkodra (f. 12) dhe në Tiranë (fotoja sipër).

14

PËRMIRËSIMI I EfEKTIVITETIT TË fUNKSIONIMIT TË NJËSIVE VENDOREKryhen vlerësimet e para të përgjegjshmërisë financiare dhe shpenzimeve publike në nivel vendor

Vitin e kaluar USAID në bashkëpunim me Sekretaria-tin Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) realizoi

vlerësimet e para në Shqipëri të përgjegjshmërisë finan-ciare dhe shpenzimeve publike në nivel vendor (PEFA). Vlerësimet PEFA janë një instrument i fuqishëm të pran-uara në nivel ndërkombëtar për vlerësimin e avantazheve dhe dobësive të sistemeve, praktikave dhe procedurave për menaxhimin e financave publike (PFM). Në procesin PEFA përdoren 31 tregues sasiorë të bazuar në informa-cione për matjen dhe monitorimin e performancës PFM në lidhje me praktika të tilla si transparenca, qëndruesh-mëria e buxhetit dhe raportimi, me qëllim që si qeveria qendrore ashtu edhe bashkitë të arrijnë përmirësime të qëndrueshme në praktikat e PFM-së.

Gjatë muajve të fundit, dy ekipe vlerësimi, të përbërë nga katër ekspertë vendas dhe 3 konsulentë të huaj të PFM, kanë kryer vlerësime PEFA në pesë bashki: Tiranë, Berat, Kuçovë dhe Fier (bashki partnere të Projektit të USAID-

it) dhe në Tropojë. U zgjodhën këto bashki për të sigu-ruar një kampion përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore për sa i përket aspektit ekonomik, financiar, gjeografik, demografik dhe politik.

Mbledhja e të dhënave në çdo bashki ka përfunduar dhe tani ekipet e vlerësimit po punojnë së bashku me ekspertët dhe drejtuesit nga këto bashki, Sekretariatin PEFA, Ministrinë e Financave, Bankën Botërore, Delega-cionin e BE-së në Shqipëri, Programin PNUD në Shqi-përi dhe Programin DLDP për të finalizuar raportet e vlerësimit. Hapi tjetër do të jetë shpërndarja e rezulta-teve të këtyre raporteve në një takim për përhapjen dhe ngritjen e kapaciteteve në këtë drejtim.

Raportet PEFA synojnë të japin një analizë të plotë dhe të saktë të avantazheve dhe dobësive të sistemeve PFM në nivel vendor në Shqipëri. Por ato ofrojnë edhe një mundësi të shkëlqyer për krahasimin e proceseve vendore të PFM me praktikat më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, të cilat ndihmojnë si bashkitë ashtu edhe MF për të për-mirësuar sistemet aktuale dhe kuadrin përkatës ligjor.

Në fakt, raportet PEFA po hartohet në të njëjtën kohë që po diskutohet edhe projektligji për financat e qeverisjes vendore dhe janë pararendës të hartimit të akteve nën-ligjore dhe legjislacionin shoqërues të këtij ligji. Duke identifikuar edhe fushat që kanë nevojë për më shumë përpjekje dhe mbështetje, raportet e vlerësimit PEFA kanë një vlerë të madhe edhe për bashkërendimin e asis-tencës së komunitetit të donatorëve.

Në procesin PEFA përdoren 31 tregues sasiorë të bazuar në informacione për vlerësimin e sistemeve PFM në shtatë fusha kryesore: qëndrueshmëria e buxhetit, transparenca, administrimi i aseteve dhe detyrimeve, buxhetimi dhe strategjia fiskale e ba-zuar në politika, parashikueshmëria dhe kontrolli i ekzekutimit të buxhetit, kontabiliteti dhe raportimi, dhe kontrolli e auditimi i jashtëm

Fran Brahimi, Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit

Vendor në Ministrinë e Financavee: “Ky vlerësim

PEFA është shumë i rëndësishëm për reformat

e vazhdueshme në decentralizimin fiskal dhe mi-

ratimin e Ligjit për Financat Vendore, sepse ai do

të bëjë një diagnozë të plotë të avantazheve dhe

dobësive të sistemeve, proceseve dhe praktikave

që përdoren aktualisht nga bashkitë tona për ad-

ministrimin e burimeve të pakta financiare pub-

like. Vlerësimi PEFA do të ndihmojë MF në marr-

jen e vendimeve për hartimin e rregullave të reja

mbi administrimin e financave publike në kuadër

të Ligjit të ri për Financat e Qeverisjes Vendore.”

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

15

Botimet e Projektit

PDV-të dhe Instrumentet financiare për Zhvillimin e Tokës

Në këtë dokument jepen de-taje për zbatimin e 5 instru-menteve financiare – tari-fat e përmirësimit, zonat e vlerësimit të veçantë, zonat e zhvillimit të biznesit, intens-iteti i ndërtimit me kushte, dhe transferimi i të drejtave të zhvillimit – mund të bëhen pjesë e rëndësishme e pro-cesit të planifikimit vendor.

Strategji Zhvillimi të Terri-torit të bashkive fier, Be-rat, Kuçovë, Lushnje

Si pjesë e PPV-së, këto strategji bazohen në analizat shkencore dhe territoriale si dhe në nevojat e pritshmëritë e shprehura nga qytetarët dhe aktorët e tjerë. Metodolo-gjia e tyre përmbush të gjitha kërkesat për procedurat dhe përmbajtjen e strategjisë, siç përcaktohet në ligjin e planifi-kimit e zhvillimit të territorit.

Udhëzues për Taksat dhe Tarifat Vendore për Ba-shkinë Berat

USAID i dha asistencë Bash-kisë Berat në hartimin dhe botimin e një udhëzuesi prak-tik, ku ofrohet informacion i hollësishëm për taksat dhe tarifat vendore, si taksa e pa-surisë, etj., për të gjitha kate-goritë e taksapaguesve, si dhe të dhëna për mënyrën e pagesës dhe afatet përkatëse për detyrimet tatimore.

Udhëzues për Taksat dhe Tarifat Vendore për Ba-shkinë Elbasan

Edhe Bashkia Elbasan mori asistencë nga Projekti i US-AID-it për hartimin dhe boti-min e udhëzuesit praktik, me informacion të hollësishëm për taksat e tarifat vendore, si taksa e pasurisë, etj., për të gjitha kategoritë e taksa-paguesve, dhe të dhëna për mënyrën e pagesës dhe afa-tet për detyrimet tatimore.

BASHKIA ELBASAN

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE2017

BASHKIA BERAT

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE2017

DREJTORESHA E USAID/SHqIPËRI VIZITON BASHKINË KORÇË

Në 7 shkurt të këtij viti, Drejtoresha e USAID/Shqipëri Catherine Johnson bëri një vizitë në Bashkinë Korçë, partnere e Projektit të USAID-it. Znj. Johnson u takua me Kryetarin e Bashkisë z. Sotiraq Filo për të diskutuar në lidhje me veprimtarinë e deritanishme të USAID-it dhe për mbështetjen në të ardhmen. Kryetari i Bashkisë u shpreh se: “sot është një rast shumë i mirë për të falën-deruar USAID-in në emër të qytetarëve të Korçës për

ndihmën e madhe që Projekti i USAID/PLGP ka dhënë këto vitet e fundit, përfshirë asistencë në menaxhimin e aseteve dhe taksat vendore, duke mundësuar rritjen e të ardhurave vendore dhe administrimin më të mirë të tyre, mbështetje për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët nëpërmjet Komisionit Këshi-llimor Qytetar dhe Zyrës me Një Ndalesë” si dhe asis-tencën për hartimin e ligjit për financat vendore.

Foto majtas: Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo (majtas), Nënkryetarja Benila Terova and Drejtoresha e USAID/Shqipëri Catherine Johnson; foto djathtas: pamje nga mjediset e brendshme të zyrës me një ndalesë të ngritur me mbështetjen e Projektit të USAID-it.

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

USAID në facebook

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka tashmë një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga projekti në bashkitë e tij partnere si

dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në vendin tonë.

www.facebook.com/Albania.USAID

faqja e internetit e Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe qeverisjes VendoreKjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e projektit të USAID-it dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe informacione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit. Në të vizi-torët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë ad-resë janë të rejat, histori suksesi, dhe adresat në internet të partnerëve vendas e të huaj të projektit.

Në fokus