plus kult nr.2

16
Nr. 2 11-17 shkurt 2009 botimet/publishing ELTA BS Prishtina Urime njëvjetori i Pavarësisë CREATIVE ALBEDO

Upload: albert-krasniqi

Post on 23-Mar-2016

296 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Ciceron kulturor për Prishtinën

TRANSCRIPT

Page 1: Plus Kult Nr.2

Nr. 211-17 shkurt 2009

botimet/publishing

ELTA BS

Prishtina

Urime njëvjetori i Pavarësisë

CREATIVEALBEDO

Page 2: Plus Kult Nr.2

Koncert i Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës, për nderë të 1 vjetorit të shpalljessë Pavarësisë së Kosovës, të martën më 17 shkurt, mbannjë gala koncert në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dheSporteve. Koncerti fillon në orën 18:00.

Koncert madhështorë në sheshin e Prishtinës

Me rastin e 1 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, tëmartën më 17 shkurt, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim meRadio Televizionin e Kosovës, organizojnë një koncert të madhnë qendër të Prishtinës, përkatësisht para Hotelit “Iliria”. Pjesë-marrës do të jenë këngëtarët më të njohur të muzikës argëtuesedhe popullore. Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK thotëse “ky do të jetë një koncert i veçantë sepse edhe këngët do tëjenë të veçanta. Artistët do ti sjellin në skenë këngët më të pop-ullarizuara të tyre. Do të marrin pjesë më se 30 këngëtarë si: Alma

Bektashi Leonora Jakupi, Sabri Fejzullahu, Adelina Ismajli, AdelinaThaqi, Jehona Sopi, Nrg Band, Capital T, Rona Nishliu, pastaj

këngëtarët e muzikës popullore: Nysret e Merita Muçiqi, NikollëNikëprelaj, Lindita Hakaj, Mihrije Braha, Naim Abazi e shumë

artistë të tjerë”.Koncerti do të fillojë në orën 21:00, ndërsa planifikohet që të zgjasë rreth 2 orë e gjysmë.Ai do të transmetohet live në RTK. Fetahu thotë se i gjithë ekipi realizues është mobi-lizuar që ky koncert të jetë sa më i bukur dhe sa më profesionalisht i realizuar. “Çdogjë do të japim nga vetja sepse ta realizosh koncertin ePavarësisë është një obligim dhe përgjegjësi shumë emadhe”.

“Elita 5” në Illyrian Room

Në përvjetorin e parë të pavarësisë, të martën më 17shkurt, Illyrian Room organizon mbrëmje me Rockgrupin "ELITA 5". Illyrian Room mirëpret të gjithë nëfestë, por paraprakisht ju fton që të rezervoni një vendaty. Rezervimet bëhen prej datës 12.02.09 në IllyrianRoom.

11-17 shkurt 20092

Në 1 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Minire Fetahu

Page 3: Plus Kult Nr.2

Kishim shumë dilemabashkë me ekipin kur ndër-morëm iniciativën për kri-jimin e kësaj revistekulturore për Prishtinën. Dilemat kishin tëbënin me atë se si do të pritej, a do tëmund ta bënim çdo javë, a do të ketë ng-jarje të mjaftueshme kulturore me të cilatdo të mund t’i mbushnim faqet e revistës,a do të mund ta bënim ashtu siç e men-donim. Dhe krejt në fund a do të arrinimtë siguronim përkrahje morale e materialepër këtë iniciativë. Mund të them lirisht se shumica e këtyredilemave, për të mos thënë gati të gjithakishin qenë të panevojshme. Për këtë ubindëm sapo dërguam, në versionin elek-tronik revistën, te një numër i madhnjerëzish. Ata që e kishin pranuar passhumë pak minutash na falënderuan përiniciativën, përgjegjësit e institucionevekulturore u ndien mirë që dikush po men-donte për aktivitetin e tyre dhe e kon-sideruan si një formë shumë të mirëmarketingu për ta, të tjerëve u vinte mirëqë edhe Prishtina tashmë e kishte një ci-

ceron të tillë, si shumica e metropolevebotërore. Pa dyshim, përballë këtyre kom-plimenteve nuk mund të mos jesh entuzi-astë për punë të mëtejme, e të bindesh sejetëgjatësia e revistës nuk vihet në pyetje.Por jo vetëm entuziazmi mund të ndikojënë rriten dhe zhvillimin e mëtejmë. Andajjemi në pritje të dashamirësve të kulturës,të atyre që kanë mundësi e vullnet të mirëpër të ndihmuar në botimin e “Plus Kult-it”. Mbase me të drejtë konstatojmë sevazhdimi i botimit të saj, kontribuon nëkrijimin dhe mbajtjen e një shikueshmëriedhe konsumi aktiv të produkteve kultur-ore. Ose të paktën, tash për tash me roline saj informues, është një hallkë në zinx-hirin e prodhim-konsumit të produktevekulturore. Ky është qëllimi modest i Plus Kult-it,gjithnjë me synimin që së bashku, shpejtëtë rritemi e të ndajmë hapësirë edhe përatë që në teori njihet si kulturë materialedhe shpirtërore, si dhe për kritikë të mirë-filltë mbi fenomene e dukuri socio-kultur-ore. Faleminderit për përkrahjen tuaj!

11-17 shkurt 2009 3

Nëse organizoni një ngjarje kulturore nëPrishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëronitë tjerët atëherë "Plus Kult" është vendi

ideal. Pavarësisht nëse jeni insitucion privatapo publik apo thjeshtë keni ndërrmarrënjë iniciativë për të organizuar një ngjarjekulturore na lajmëroni për aktivitetin tuaj

përmes e-mail adresë[email protected], ose në numrin e tele-

fonit 044/049-399-207.

Editor: Agron KrasniqiKoordinator: Artan Krasniqi

Tel: 044/049-399-207Email: [email protected]

Realizimi kompjuterik dhe dizajni: Albedo - www.albedo.info

Agron Krasniqi

Page 4: Plus Kult Nr.2

TEATRI KombëTAR I Kosovës

Jepet shfaqja “Netë shqiptare”, mysafire eTeatrit Shqiptar në ShkupRegjia nga Enton Kaca. Luajnë: Sefedin Nure-dini, Adrian Aziri, Xhevdet Jashari, Adem Karaga,Besfort Idrizi, Blerim Dardhishta.

Kjo performancë vjen para publikut në një situatë të komplikuar politike, ku më së shumti ata që

bëjnë politikën sot në trojet shqiptare gjenden në konflikt për arsye të interesave personale. Pasojat

janë evidente. Varfëri, papunësi, krime, situatë pesimiste, mungojnë aspiratat, idealet. Ushqehet

përçarja, ndjenja e arrivizmit pa u lodhur, pa punë, pa merita. Tekstet e përdorura në këtë shfaqje

janë disa shkrime nga Mitrush Kuteli, Faik Konica dhe Anton Çetta, të cilat janë shkruar para një

shekulli por që janë aktuale edhe sot.

Shfaqet Baleti “Performance”, me koreografi të GjergjPrevazit.

Jepet shfaqja “Çifti martin”, nga Eugene Ionesco. Regjia: Bekim Lumi. Luajnë: Astrit Kabashi, Gresa Pallaska. Harmonikist: Agon Xharra. skenografia: Mentor Berisha. Kostumografia: SamkaFerri. Koreografia: Sinan Kajtazi. mjeshtër i këndimit: Riad Ymeri.

...shfaqja “çifti martin”, është një përrallë e përbotshme njerëzore, e cila, në formën e një mjuzikli-

burleske teatrore, me ekspresivitetin e saj skenik, motiv dhe artistik, ka forcë ta rrëmbejë dhe ta fis-

nikërojë publikun, ta mallëngjejë, ta gëzojë, ta bëj atë të qeshë dhe njëkohësisht, të qajë me lotë ironie,

pikëllimi, dëshpërimi e gëzimi...

Jepet shfaqja “Tartufi”, nga Molieri. Regjia: Rahim Burhan. Luajnë: Bajrush Mjaku,Çun Lajçi, Igballe Qena, Mentor Zymberaj, Blerta Syla, Asllan Hasaj, Shengyl Ismajli,Bekim Guri, Florentina Ademi, Besnik Krapi dhe Ramadan Mala-Badi. Dramarurg: Ilir Gjocaj. Muzika: Trimor Dhomi. skenografia: Nurullah Tuncer. Kos-tumografia: Blagoj Micevski. menaxher i shfaqjes: Avni Abazi.

“Ne nuk mund të themi se në botën islame nuk kemi njerëz si Tartufi, të cilët e shfrytëzojnë religjionin

e vet për përfitime personale”. - Rahim burhan

11-17 shkurt 20094

Të mërkurën, më 11 shkurt prej orës 20:00

Të enjten, më 12 shkurt prej orës 20:00

Të premten, më 13 shkurt prej orës 20:00

Të shtunën, më 14 shkurt prej orës 20:00

Page 5: Plus Kult Nr.2

E hënë 16 shkurt, Ora: 19:30

Jepet shfaqja mysafire e Teatrit të tërinjve të qytetit “Ali Hoxha, Hoxhë Alia”Regjia: Xhemajl Luta*

11-17 shkurt 2009 5

E mërkurë 11 Shkurt, Ora: 19:30

Jepet shfaqja: “Fluturimi”Autor: Doru MotokRegjisor: Sabri PajazitiLuajnë: Gëzim Bucolli, EdonisKastrati

E enjte 12 Shkurt, Ora: 19:30

Shfaqet Komedia: “stjuardesat”Regjia: Armond MorinaLuajnë: Flutura Zeneli, Edita Dula,Arta Selimi, Albulena Bardhi, Armend Baloku,Besart Sllamniku.

E shtunë 14 shkurt, Ora: 12:00

Teatri i kukullave shfaq shfaqjen:“Qeni që nuk din të lehë”Teksti: Gjani RodariRegjia: Melihate QenaLuajnë: Roza Berisha, Valdet Ramadhe Avni Hoti.Fabula: Një qenush i vogël nuk ditë lehë. Secila kafshë që e takon imëson gjuhën e vet. Një ditë etakon Zana e qenve dhe ajo ia tre-gon të vërtetën. Qenushi dashuro-het në të.

Në intervalin kohorë 11-17 shkurt,në Teatrin oDA nuk do ketëshfaqje.

Page 6: Plus Kult Nr.2

Intervistë me Menaxherin e Teatrit“Dodona”, Valdet Rama

Ky vIT KA NIsuR mbARëPëR DoDoNëN

Teatri “Dodona” ka nisur mbarë punënkëtë vit. Deri më tash janë dhënë tre pre-miera të shfaqjeve: “Shumë urime për ty”,në regji të Burbuqe Berishës, “Stjuarde-sat”, në regji të Armond Morinës dhe “Di-alog në ...”, në regji të Drita Begollit.E veçanta e këtij teatri është se në kuadërtë tij funksionojnë Teatri i kukullave dheSkena për të rritur. Valdet Rama, menax-her i Teatrit “Dodona” thotë se gjatë këtijviti planifikohen të realizohen gjashtë pre-miera si dhe rikthimi i dy shfaqjeve tëmëhershme. Ka plane edhe për shfaqjetjera të cilat i ofrohen Teatrit si produk-sion i përbashkët.

A po arrin Teatri Dodona ta mbaj ritmin me

shfaqje te mira për publikun?

Dodona po mundohet ta mbaj ritmin enisur në vitin 2008. Barometri më i mirëpër jetëgjatësinë e një shfaqjeje sot kon-siderohet numri i shikuesve. Një kohë tëgjatë banaliteti ka dominuar në tekstet eshumë shfaqjeve në skenën kosovare. Kjoi ka detyruar shikuesit të qeshin, mbase meanën idoteske të të menduarit se përdorimii fjalëve të ndyta do ta nxisë publikun tëqeshë. Po me çka qeshë lartëmadhëria etij, shikuesi? 2008 ka filluar, 2009 po vazh-don ta filtroj këtë dukuri dhe besoj se dotë ketë shfaqje të mira në vazhdim.

Komeditë janë "specialitet" i Dodonës, sa po

pëlqehen ato që i keni aktualisht në repertoar?

Teatri “Dodona” një kohë të gjatë ështëidentifikuar si Teatër i komedisë. Tash mënë fund kemi një komedi siç është“Stjuardesat” e cila vërtetë është punuarsipas komedisë së realizuar para 10 vjetëshnga Prof. Faruk Begolli, por me aktorëtjerë dhe me një mënyrë të re të lojës. Sallame këtë shfaqje po mbushet vazhdimisht.

Cilat janë planet e afërta të Dodonës?

Dodona, ka fillluar mbarë vitin 2009, mepjesëmarrjen me dy shfaqje në manifes-timin kulturor “Flaka e Janarit”, me“Stjuardesat” dhe me “Tregimin zo-ologjik”. Shfaqja “Mësimi” u dha në Itali,dhe do të vazhdojë të shfaqet në Napolinë muajin mars. Teatri i Kukullave plani-fikon të marrë pjesë në FestivalinEvropian të Teatrove të kukullave që mba-het në Pogradec në qershor të këtij viti.

Intervistoi: Fatmire Tullari

11-17 shkurt 20096

Valdet Rama

Page 7: Plus Kult Nr.2

Në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqet filmi

“ Fool's Gold”

Aksion/ AventurëBen Finegan, një sërfist i apasionuar mundohet të gjejëthesarin legjendar të shekullit 18. Ai kërkon 40 arka methesarin e Mbretëreshës, që kishte humbur në vitin 1715.Gjatë kërkimit, Fini fundosë gjithçka që kishte, edhemartesën me Tesën. Sapo Tesa të gjejë jetën përsëri, duke

punuar në anijen e njëmilioneri, Beni gjennjë shenjë me rëndësise si të gjendet thesari. Ai me dinakëri e bind mil-ionerin që të futën në kërkim të thesarit bashkë.Por, në këtë kërkim Beni dhe miqtë e tij nuk janëtë vetëm

Regjia: Andrew Tennant. Rolet: Matthew McConaughey, Kate Hudson, RogerSciberras, Donald Sutherland, Ewen Bremer.

11-17 shkurt 2009 7

Filmi Fool's Gold shfaqet në tre termine: 18:00, 20:00 dhe 22.00.Kohëzgjatja: 1 orë 52 minBileta: 3 euroTe: 038 222 086, 038 243 117

"The Curious Case of Benjamin Button"

mETAFoRA EjETës E vDEKjEs

Bukuria e një dashurie të tillë qëndronnë faktin e pamundësisë së saj. Vetëm

për një moment të vetëm dashnorët e nda-jnë të njëjtën moshë

"The Curious Case of Benjamin Button"është një tregim i çuditshëm, rrëfim epikpër një njeri që lind plak dhe rinohet mekalimin e viteve. Është një shembull ipërkryer se sa shumë ka përparuarteknologjia, që në këtë rast është tërësishtnë shërbim të tregimit të rrëfimit dhe tëkarakterit kryesor. Regjisori David Fincherka sfiduar gjithë botën me një rrëfim të

tillë, duke e sjell në rolin kryesor superyllinBrad Pitt. Pavarësisht kësaj, regjisorit i është nevoji-tur edhe mbështetja e kritikës për tëgjeneruar interes komercial nga ky film, sidhe për të pasur sukses edhe në festivaletë ndryshme. Skenarin e filmin e ka shkruar Eric Roth,i ndihmuar edhe nga Robin Swicord, tëcilët janë motivuar nga tregimi i shkurtër ivitit 1921 i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald.Vetë Fitzgerald ishte inspiruar nga MarkTwain, i cili kishte shkruar se si ështëshumë dëm që pjesa më e mirë e jetës vijenë fillim, dhe pjesa më e keqe në fund tëjetës. Filmi fillon me përfundimin e Luftës sëParë Botërore, ku Benjamin lind si një 70vjeçar. I lindur me shumë sëmundje të njëtë vjetri dhe me një prognozë se nuk do të

Page 8: Plus Kult Nr.2

arrijë të mbijetojë, Benjamin me kalimin eviteve rinohet. Në kohën kur është njëplak, ai takohet me një vajzë të vogël, metë cilën shoqërohet shumë, Daisy. Në vitin1962, Diasy, tashmë një grua, arrin nëNew Orleans dhe takohet me Benjamin-in që është bërë një djalë i ri dhe i pashëm.

Të dydashurohenm e n j ë h e r ë .Ata fillojnë tëjetojnë sëbashku, dhekanë të njëjtënmoshë, porme kalimin eviteve Ben-jamini rinohetndërsa Daisyplaket. Gjatë filmit,

karakteri kryesor i lindur plak, rinohet,martohet, bënë fëmijë, luan futboll nëHarvard dhe përfundon së bashku menipin e tij, në kopshtin e fëmijëve. Vdekja përshkon jetën e Benjaminit, pornë fakt, me një njeri në rol kryesor qërritet në mesin e pleqve, vdekja nuk ështëe pranishme në mënyrë depresive. Vdekjanuk është asnjëherë e huaj. Shumica e pjesëve romantike të filmitzhvillohen në kohën kur Benjamin dheDaisy janë bashkë, dhe ata kënaqen në se-cilën mënyrë me këtë gjë. Por pasioni i tyre fillon të shndërrohet nëmiqësi si pasojë e drejtimeve të ndryshmefizike të jetës së tyre. Bukuria e njëdashurie të tillë qëndron në faktin e pa-mundësisë së saj. Vetëm për një moment

të vetëm dashnorët e ndajnë të njëjtënmoshë. Pranimi i nevojshëm i një fakti të tillëprodhon një melankoli të sinqertë që lid-het me natyrën e ndryshueshme tëdashurisë dhe jetës. Por, vlera kryesore që ka arritur të sjell nëaudiencë filmi është se shikuesit dalinduke menduar për karakteret dhe për jetëne vdekjen, e jo për efektet e mrekul-lueshme teknike që ka filmi. Sinqerisht, vizioni i Benjaminit dhe karak-tereve tjera qendrore në moshë tëndryshme, janë vizione që duhen të vihenre. Bebja Ben që ngjason në plak,Blanchett që duket si një 23 vjeçare evërtetë, si dhe Pitt që arrin të duket gjysmëmoshe më i ri se që është tash, pak ashumë si kur ka luajtur në "Thelma andLouise". Pitt i është përshtatur roli shkëlqyeshëmdhe në mënyrë mjaft simpatike. Përkrahtij, aktorja Cate Blanchett në rolin e Daisytështë më shpërthyese dhe më me ndërrimtë emocioneve. Secila skenë është e mbushur me detaje,që nga cepi i skenës i krijuar nga disenja-torët Donald Graham Burt dhe JacquelineWest, deri tek arritjet e shkëlqyera në fy-tyrat e karaktereve kryesore, të bëra memjeshtëri nga Alexandre Desplat. Metafora e jetës që jetohet mbrapsht ështënjë gjë e pashqitur për të gjithë njerëzit nëmbarë planetin. Saga e Benjaminit është eveçantë por është universale. Film ishkruar me gjuhë origjinale, lirike dhe meplot emocione, e bëjnë këtë film të pahar-ruar.

Përgatiti: muamer Hasani

11-17 shkurt 20098

Page 9: Plus Kult Nr.2

Plus Kult fton të gjithë qytetarët eKosovës, që të dërgojnë fotografiartistike, kreative, që pasqyrojnë fakteinteresante, ose që përmbajnë infor-macion, histori apo kritikë për ndonjëdukuri a fenomen socio-kulturor. Au-torët, fotot e të cilëve përzgjidhen përt’u publikuar do të fitojnë dy bileta përtë parë shfaqje të repertorit të TeatritDodona. Fotot mund të dërgohen me e-mail, në

[email protected]

11-17 shkurt 2009 9

Galeria e Arteve e Kosovës

Më 17 shkurt, në Galerinë e Arteve tëKosovës, në orën 19:00 do të hapetnjë ekspozitë kolektive me rastin eshënimit të 30 vjetorit të themelimit tëkësaj galerie. Punimet e tyre do t’iprezantojnë të gjithë ata që kanëpunuar në Galeri gjatë kësaj periudhe.Secili autorë do të paraqitet me nga 3punime.

Galeria “Expoart.40”

Galeria “Expoart.40” është në fazën epërzgjedhjes së artistëve për të ek-spozuar punimet e tyre në hapësirën ekësaj galeria. Më 26 shkurt do të ek-spozojë artisti Agim Krasniqi.

Galeria e ministrisë së Kulturës

Më 17 shkurt, nëorën 19:00 do tëhapet ekspozita eartistes AdrianaShasivari Kika.

Hyjnesha duket se karezervuar edhe për njëkohë të gjatë fronin.Tash sa kohë ajo ka lid-hur “kolltukun” përboshtin e saj. (s.H.)

Page 10: Plus Kult Nr.2

“Paganini shqiptar” ka gjetur

kohë në agjendën e tij të kthehet

para publikut në Kosovë, vendin e parë që kishte

interpretuar pas vendlindjes. Kur ishte tetë vjeç,

në Prishtinë ai ka gjetur një botë tjetër, ndryshe

nga Shqipëria komuniste

Minuta të tërë publiku ka qëndruar nëkëmbë duke aplauduar “Paganinin shqip-tar”, violinistin Tedi Pa-pavrami. Për të katërtën herëme radhë, të premtën nëmbrëmje ai ka mrekulluarpublikun e Prishtinës. Kësajradhe, është shoqëruar nga pi-anistja Anita Tartari, ndërsakoncerti është organizuar ngashoqata franko-shqiptare,“Argjiro”. Pikërisht në Pallatine Rinisë, kur ishte tetë vjeç, kashijuar botën tjetër. Pas kon-certit debutues në Tiranë, aika mbajtur koncertin e parëjashtë kufinjve, koncert i mba-jtur me Ansamblin Popullor tëKëngëve dhe Valleve.

Përkthyes i Kadaresë

Sapo ka përfunduar përkthimin në gjuhënfrënge të veprës së fundit të Kadaresë,“Darka e fundit”. Që kur përkthyesi Jusuf

Vrioni ka ndërruar jetë, Papavrami i kashtuar vetes edhe një profesion, duke ubërë përkthyesi zyrtar i veprave të IsmailKadaresë me shtëpinë botuese franceze“Fayard”. Për të, vepra e fundit është eshkëlqyer, por i mbetet shkrimtarit tëmadh të lexojë përkthimin para se të boto-het. “Sigurisht kur e përkthen një vepër,diçka humbet nga vepra origjinale, diçkatjetër fuqizohet, kështu që pres tash çfarëdo të thotë Ismaili”, thotë ai. Ajo që e bënë më të veçantë përkthimin e

tij, është se pikërisht nga kjogjuhë, vepra e Kadaresëpërkthehet në gjuhët tjera. Megjithatë, Papavrami nukka vetëm këto dy profesione.Përveç që ka kontrata memarka të ndryshme për tëbërë reklama të produktevetë tyre, ai ka në biografinë etij edhe një rol të realizuar nëserialin e famshëm francez,“Les Liaisons Dangereuses”,ku është paraqitur përkrahCatherine Deneuve e RupertEverett. Në rolin e një violin-isti, ai poashtu ka intepretuar

vepra të ndryshme, dhe ka bërë një CDme to, që më vonë është edituar.

Një repertor ndryshe në koncertin eardhshëm

“Sonata e Trillit të djallit” nga Guiseppe

11-17 shkurt 200910

Rikthehet në Prishtinë Tedi Papavrami

KTHEHET NË VENDIN KU ZBULOI BOTËN

Tedi Papavrami

Artan Krasniqi

Page 11: Plus Kult Nr.2

Tartini, “Poemë për violinë” nga ErnestChausson, “Suitë popullore spanjolle” ngaManuel de Falla dhe “Rondo Kapriçozo”nga Camille Saint Saens janë veprat qëkësaj radhe kanë bërë repertorin e tij.“Është gjithmonë përgjegjësi të dalëshpara publikut”, ka thënë ai pas koncertit. Pavarësisht sallave të mëdha ku është më-suar të interpretojë, Papavrami nuk besonse Salla e Kuqe është aq e tmerrshme përtu adaptuar në një sallë të përshtatshmekoncertesh. “Më shumë kemi pasur prob-lem gjatë dy ditëve që kemi ushtruar, sepsegjithnjë kishte shumë zhurmë. Besoj se mepak ndryshime të kësaj salle, do të bëhejmë e përshtatshme për koncerte”, ka po-huar ai. Rrugëtimin drejt famës ai e ka filluar qëkur ishte vetëm tetë vjeç, kur për herë tëparë ka mbajtur koncert, në vendlindjen etij në Tiranë, së bashku me Orkestrën Fil-harmonike të Tiranës. Kur ishte katër vjeç,

ai ka filluar mësimet në violinë, i ndikuaredhe nga babai i tij, artisti Robert Pa-pavrami. Kosova mbetet vendi i parë ku aika intepretuar pas vendlindjes, ku kishteardhur me Ansamblin Popullor tëKëngëve dhe Valleve. Pas këtij suksesi, aibëhet violina e parë tre vite më vonë, nëkoncertin e organizuar nga Orkestra eTiranës, para se të fillonte mësimet nëConservatoire National Superieur deMusique në Paris, nën drejtimin e PierreAmoyal. Pas kësaj kanë pasuar shpërblimetë shumta, koncerte në vende tëndryshme, dhe tash ai është njëri nga vio-linistët e paktë që interpreton “24Capriccii” të Paganinit“Koncertin e ardhshëm në Prishtinë do tëkem një repertor ndryshe, kjo është e sig-urt”, thotë Papavrami, duke bërë të diturkështu se ai do të rikthehet me dëshirëkëtu.

11-17 shkurt 2009 11

Tedi Papavrami dhe Anita Tartari, gjatë performancës së tyre në Prishtinë

Page 12: Plus Kult Nr.2

Reklamoni në“Plus Kult”

PAsKAL mILo, PRomovoN LIbRAT Në PRIsHTINë

Instituti i librit dhe i promocionit “Toena” dhe KolegjiUniversitar “Victory”, të premten, më 13 shkurt në orën12:00, në Hotelin “Victory”, organizojnë promovimin elibrave të autorit Paskal Milo - “Ditari i një ministri tëjashtëm Konflikti i Kosovës 1997-2001” dhe “Kosovanga Rambuje në Pavarësi”. Pjesëmarrës në këtë pro-movim do të jetë autori, ndërsa për veprat e tij do tëflasin ish presidenti shqiptar Rexhep Mejdani dheakademik Rexhep Qosja. Këto libra vijnë në 10 vjetorin e mbajtjes së Konferencëssë Rambujesë dhe në prag të festimit të 1 vjetorit tëPavarësisë së Kosovës. Autori i librit, historiani, diplo-

mati dhe politikani i njohur Paskal Milo, ka qenë Min-istër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997-2001, nëmomentet nga më të rëndësishmet dhe më të vështiratpër historinë e Kosovës.

11-17 shkurt 200912

Paskal Milo ka lindur në Palasë, Himarë, më22 shkurt 1949. Është diplomuar për Historidhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e tëFilologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryerstudime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën“Doktor” në histori dhe titullin “Profesor”.Ka kryer detyra shumë të rëndësishmeshtetërore e publike.

Paskal Milo

“Plus Kult” fton të gjithë, që faqet e revistës t’ishohin si mundësi të mirë për të shprehur pa censurëopinionet e tyre, dhe kështu të hapet debat, për çështjetë caktuara socio-kulturore. “Plus Kult” përkrahëshkrimet e shkurtra, përmbajtjesore dhe specifike, tëcilat përmbajnë një sens kritik mbi fenomene a dukurisocio-kulturore. Shkrimet mund të dërgohen me e-mail, në

[email protected]

Page 13: Plus Kult Nr.2

Seria e Librave të Ligjit të Tërheqjes Nga autorët e librit më të shitur të New York Times, Ligji i Tërheqjes

Esther dhe Jerry Hicks - Paratë dhe Ligji i TërheqjesSi të mësoni të tërhiqni në anën tuaj pasuri, shëndet dhelumturi

Pasi i kishin njohur rezultatet praktike të arritura për vetendhe prej atyre njerëzve, të cilët kishin bërë pyetje tëmençura lidhur me zbatimin e parimeve të Ligjit të Tërhe-qjes në fushën e financave, kushteve trupore dhe marrëd-hënieve ndërsa pasi i kishin zbatuar më vonë me suksespërgjigjet e Abrahamit për situatat e veta, Xherri dhe Esterimorën një vendim të qëllimshëm që t’i bënin të mund-shme mësimet e Abrahamit për t’i marrë një rreth gjithnjë e më i gjerë nga njerëzit qëkërkojnë përgjigje për mënyrën se si të bëjnë një jetë më të mirë.

Robin Sharma - murgu që shiti Ferrarin e vet Rrëfim për përmbushjen e ëndrrave dhe pushtimin e fatit tënd

“Murgu që shiti Ferrarin e vet” është tregim mbi XhulianMentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës ë vështirëe çoi tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz.Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të men-donte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjevemë të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lum-turinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim tëjashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë,

zbulon mënyrën e fuqishme se si të çliroj potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit.Gjithashtu mëson të jetoj me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje eshkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore, lindore dhe e parimeve të rrepta tësuksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumëguxim, begati dhe gëzim.

“Tregim sa magjepsës, aq kuptimplotëdhe argëtues” - Paulo Coelho

11-17 shkurt 2009 13

Botimet/Publishing “ELTA BS”Adresa: Rr. Azem Bejta Nr.59, PrishtinëTel: +377 44 195 091, +355 693 500 703 Email: [email protected],[email protected], www.elta-bs.com

botimet/Publishing ELTA bssheshi i Librit – Prishtinë

Page 14: Plus Kult Nr.2

11-17 shkurt 200914

Libraria universitare “ARTINI”

Udhëtim në perandorinë ekonomike dhe në ëndrrëne Kamorrës për të sunduar GomoRRA - Mafia tjetër e Italisë, Roberto Saviano

Në këtë libër tërhe-qës dhe të doku-mentuar deri nëdetaje, Roberto

Saviano ka sjellë silogjikën sypatrembur ekonomiko-fi-

nanciare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolitdhe Caserta-s, që nga nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinëe ndezur, që logjikës së biznesit i bashkangjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatëMesjetës në Japoni. Janë faqe që e kapin lexuesin për fyti dhe e tërheqin gati zvarrë nëhumnera ku vërtet asnjë lloj përfytyrimi nuk kishte me qenë në gjendje të arrinte.

AFRIKANI, J.M.G. Le Clezio

... Më kujtohet gjithçka që mora kur erdha për herëtë parë në Afrikë: një liri aq të thellë, saqë më digjte,më dehte, saqë i ngazëllehesha deri në dhimbje ... Roli i tij autobiografik, është shndërruar nëthjeshtësinë e shprehjeve. Pra, jo konfuzion apo rrë-fim, por thjeshtë një gjest intimiteti ... Le Clezio nukjep leksione morali. Delikat dhe bujar, dhe në tënjëjtën kohë, tejet i mençur ... I gjithë arti i tij ështëpërkushtim ndaj dhimbjes, por edhe rebelim.

Le monde

Libraria UniversitareARTINI

Rruga Eqrem Çabej p.n. Instituti Albanologjik iPrishtinësTel&fax: ++381 (0) 38 223 196

Roberto sAvIANo ka lindur në

Napoli më 1979. GomoRRA, libri

i tij i parë (çmimi i viareggio,

opera Prima 2006, çmimi siani)

është botuar në 33 gjuhë të botës.

Jean-Marie Gustave Le Clézio u lind në Nice në vitin

1940. Babai i tij, kishte lindur në Mauritius, ishte doktor,

dhe u shpërngul nga Anglia për në British Guyana dhe

më pastaj në Nigeri. Para se familja e tij të ribashkohet,

ai jetoi për disa vjet në Afrikë. Le Clézio ka fituar

çmimin e Nobelit për Letërsi, për vitin 2008.

Page 15: Plus Kult Nr.2

Fatos Kongoli - bolero në vilën e pleqveDuke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli,përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj.Dy pleq, nënjë vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundittë jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin palënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t’i shtjerë nëdorë.

misha Glenny - mcmafia Krimi pa KuFI Duhet lexuar patjetër ... ky hulum-tim i gjerë i botës së krimit të orga-nizuar i vë në spikamë të gjitha llojet e tregtimit të fëlliqur,madje edhe disa që në dukje janë për t’u respektuar.Glenny gërmon në ekonomitë dhe në shoqëritë e zeza.Shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik, thotë ai, i çliroi rezervatenergjetike të Rusisë dhe nisi globalizimin e eksploatimitdhe zhvatjes.

Robert Cole, “The Times”

11-17 shkurt 2009 15

1. Bolero në vilën e pleqve(roman) - Fatos Kongoli

2. Dhuna në familje nën thjerrënpedagogjike - Afërdita Deva-Zuna

3. Anarkia që po troket - Robert D.Kaplan

4. Psikologjia – shkenca e proce-seve mendore dhe e sjelljes njerë-zore - Charles G. Morris & AlbertA. Maisto

5. E fshehta e grave (roman) - Alberto Bevilacqua

Librat më të rinjë

1. McMafia – Krimi pa kufi - Misha Gleny

2. Vitet kuq – gjelbër - Joschka Fischer

3. Historia e popullit shqiptar IV

4. Diktatorët e Ballkanit - Bernd J. Fischer

5. Guximi për të shpresuar - BarackObama

Titujt më të shitur :

Libraria "Dukagjini"Adresa: Sheshi "Nëna Terezë', nr. 20, PrishtinëTel. 038 248 143, Email: [email protected]

Page 16: Plus Kult Nr.2

11-17 shkurt 2009 16MARKETING