për gjyqësi më transparente -...
TRANSCRIPT
1
Për Gjyqësi më transparente
(Raport nga Monitorimi i Gjykatës në Klinë dhe Rahovec)
Autor: Milaim Morina
Implementuar nga:
Qendra për Politika dhe Avokim
Dorëzuar tek: Advocacy Training and Resource Center
Shtator 2014, Prishtinë
Mohimi i Përgjegjësisë
Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjensionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
2
Titulli: Për Gjyqësi më Transparente
Autor: Milaim Morina
Ekipi Monitorues: Laura Muçaj dhe Agim Kelmendi
OJQ: Qendra për Politika dhe Avokim
Kontakti:
E-mail:[email protected]
Tel.: 038 226 530
3
Përmbajtja
Lista e shkurtesave...………………………………………..……..…………………………………..5
Përmbledhje / abstrakti ……………..……………………..……………………………………….…7
Hyrje………………………………………………………….….……………………………………..8
Metodologjia dhe kufizimit ………………………………………...………………………………....9
Te Gjeturat …………………………………………………………...…………………………….....10
Analiza e të gjeturave........................................................................................................11
Konkluzioni ……………………………………………………………………………………………15
Rekomandimet …………………………………………………………………………………….....17
Bibliografia ………………………………………………………………………………………….....18
Fjalori …………………………………………………………………………………………………..19
4
Lista e shkurtesave ATRC – Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim
KGJK – Këshilli Gjyqësor i Kosovës
KPMM- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
MMPH- Ministrtia e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor
OJQ – Organizata jo-qeveritar
QPA – Qendra për Politika dhe Avokim
QR- Qendra Rinore
ShP- Shoqata e Peshkatarëve
USAID – Agjencia e Shtetëve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar
5
Falënderime/Mirënjohje Qendra për Politika dhe Avokim është falënderuese ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar në
realizimin e këtij projekti.
QPA në mënyrë të veçantë falënderon:
Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID për financimin e projektit
‘Për Gjyqësi më transparente’.
ATRC-në të cilët kanë përzgjedhur QPA-në që të jetë implementuese e këtij projekti si dhe
njëkohësisht për ofrimin e ndihmës profesionale në realizimin e projektit.
Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, fal të cilit
është bërë e mundur që të kemi qasje në Gjykatën e Themelore të Pejës dega në Klinë dhe
Gjykatën e Themelore të Gjakovës dega në Rahovec
Gjykatën Themelore të Pejës dega në Klinë dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës dega në
Rahovec, respektivisht Gjyqtarët mbikëqyrës z.Jashar Gashi dhe z.Mizeir Shabani për
bashkëpunimin e tyre korrekt, administratorët e Gjykatave z.Habib Morina dhe z. Bujar Sylkaj.
Këshillin e Pavarur për Miniera dhe Minerale të cilët kanë ndihmuar më të dhënat e tyre lidhur
më denoncimet që kanë bërë.
Qendrën Rinore në Rahovec dhe Organizatën ‘KOHA’ të cilët kanë ndihmuar në implementimin
e projektit.
Përfaqësuesit e EROL-it znj.Teuta Peja dhe z.Valton Karaxhiu, të cilët më këshilla profesionale
kanë ndihmuar në hartimin e këtij raporti.
6
Përmbledhje
Projekti “Për Gjyqësi më transparentë” ka zgjatur shtatë muaj dhe është implementuar nga
muaji shkurt dhe ka përfunduar në fund të muajit gusht të vitit 2014.
Projekti është fokusuar në monitorimin e seancave gjyqësore në Gjykatën themelore të Pejës
dega në Klinë dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës dega në Rahovec, për lëndët që i përkasin
fushës mjedisore dhe janë të lidhura me nenin 347 të Kodit penal të Kosovës, me anë të cilit
sanksionohen veprat penale të ndotjes, shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit.
Në të dy Gjykatat për këtë lloj të veprës penale janë parashtruar 12 padi dhe janë denoncuar.
Në gjykatën e Rahovecit janë parashtruar tetë lëndë ndërsa në Gjykatën e Klinës katër të tilla.
Në këtë raport monitorues pasqyrohet përformanca e Gjykatës në Klinë dhe Rahovec për një
periudhë prej shtatë muajsh aq sa ka zgjatur edhe monitorimi i tyre.
Raporti fokusohet në analizimin e gjetjeve nga trajtimi/procedimi i lëndëve nga neni 347 i kodit
penal. Gjithashtu, në këtë raport evidentohet se cili ka qenë niveli i përformancës së Gjykatave
në zgjidhjen e lëndëve mjedisore, a u është dhënë prioritet këtyre lëndëve dhe cilat kanë qenë
masat ndëshkimore të shqiptuara nga Gjykatat.
7
I. Hyrje
Një ndër problemet mjedisore me të diskutuara në vitet e fundit në komunën e Rahovecit dhe të
Klinës ka qenë padyshim eksploatimi ilegal i zhavorrit nga shtrati i lumit ‘Drini i Bardhë’ nga
operatoret ekonomik(kompanitë) dhe persona fizik (individë).
Në nëntor te vitit 2011, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte nxjerrë një vendim
për ndalimin e eksploatimit të rërës dhe zhavorrit përgjatë shtratit të lumenjve. Qe nga ajo kohë,
Inspekyorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kallëzuar penalisht disa
operatorë të cilët janë zënë në flagrancë duke eksploatuar zhavorr. Pjesa më e madhe e këtyre
kallëzimeve janë bërë në gjykatën themelore të Gjakovës degën e Rahovecit dhe Gjykatën
themelore të Pejës dega në Klinë. mirëpo përkundër këtij vendimi dhe përkundër kallëzimeve
penale, kjo dukuri ka vazhduar edhe më tutje.
Në gjykatën themelore të Gjakovës dega në Rahovec, në vitin 2013 janë paraqitur gjithsejt tetë
denoncime të degradimit të shtratit të lumit Drini i Bardhë, kurse në Klinë katër sosh, në
ndërkohë asnjëra nga këto lëndë nuk është zgjidhur.
Arsyet kryesore të mos procedimit me kohë të këtyre lëndëve qëndrojnë në faktin së gjykatat
ende nuk i trajtojnë dhe konsiderojnë lëndët mjedisore si lëndë me prioritet.
Trajtimi i këtyre rasteve dhe shqiptimi i dënimeve të merituara sipas ligjeve në fuqi, do të ishte
zgjidhja e vetme për shpëtimin e degradimit të mëtejmë të lumenjve në Kosovë, në rastin
konkret të shtratit të lumit të Drinit të Bardhë.
Qëllimi kryesor i projektit ‘Për Gjyqësi më transparente’ ishte që duke marrë pjesë direkt në
monitorimin e seancave gjyqësore ku janë trajtuar lëndët mjedisore, të ndikohët pozitivisht në
punën e Gjykatave në fjalë, që t’i kenë prioritet këto lëndë dhe të informojmë publikun më punën
e Gjykatave të cilat do të jenë objekt i monitorimit
Në këtë raport do të trajtohet përformanca e të dy degëve të gjykatave në Klinë dhe Rahovec,
në lidhje më trajtimin e lëndëve mjedisore (ndotjen, shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit):
a) sa janë efikase në zgjidhjen e lëndëve;
b) sa po u jepet prioritet atyre dhe masat ndëshkimore të shqiptuara nga to;
c) sa kanë ndikuar në parandalimin e kryerjes së veprës së njëjtë penale.
8
II. Metodologjia
Metodologjia e cila është aplikuar nga QPA për grumbullimin e të dhënave ka qenë e fokusuar
në aplikimin e metodave kualitative, pra monitoruesit kanë qenë të pranishëm në seanca
gjyqësore, takime më gjyqtar dhe administratën e gjykatës, në diskutime më OJQ-të lokale
(Qendrën Rinore në Rahovec dhe Organizatën ‘KOHA’ në Klinë) dhe nga Tryeza e rrumbullakët
në të cilën kanë qenë të pranishëm Gjyqtarë, Inspektorë të mjedisit, përfaqësues nga Komisioni
për Miniera dhe Minerale, Shoqata e Peshkatarëve të Rahovecit, OJQ dhe media).
Monitorimi i seancave gjyqësore: Për monitorimin e seancave kanë qenë të angazhuar dy
monitorues:
1. Laura Muçaj është e diplomuar në Shkenca Juridike dhe është kandidat për gradën
Master.
2. Agim Kelmendi është i diplomuar në Shkenca Juridike.
Monitoruesit kanë qenë të angazhuar për shtatë muaj. Ata kanë monitoruar njëmbëdhjetë
seanca, dhjetë në Rahovec dhe një në Klinë. Monitorimi i seancave gjyqësore ka qenë një nga
metodat më efektive, pasi që monitoruesit kanë pasur qasje të papengueshme në mbledhjen e
të dhënave dhe mënyrës se si janë proceduar rastet në këto seanca.
fig.1
0
2
4
6
8
10
12
Rahovec Klinë Totali
10
1
12
Seanca të MonitoruaraShkurt-Gusht 2014
9
Takimi më Gjyqtarët dhe Administratën e Gjykatës. Janë zhvilluar takime më gjyqtarë të cilët
kanë qenë të ngarkuar më lëndë mjedisore nga neni 347 (ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i
mjedisit) për tu informuar me mirë në lidhje me trajtimin e këtyre lëndëve. Takime të rregullta
mujore janë zhvilluar edhe me administratën e gjykatës, nga të cilët janë marrë të dhëna për
orarin e mbajtjes së seancave dhe për lëndë të reja të cilat janë deponuar në gjykatë.
Përfaqësuesit e QPA-së gjatë çdo muaji janë takuar më organizata të Shoqërisë Civile në të dy
komunat, me Qendrën Rinore në Rahovec dhe Organizatën ‘KOHA’ në Klinë, më qëllim që të
inkurajohen denoncimet për këto raste si dhe pjesëmarrja publike të jetë më e madhe në
seancat gjyqësore.
Të dhënat janë mbledhur edhe nga tryeza e organizuar nga QPA në Rahovec, më Gjyqtarë,
Inspektorë mjedisorë, përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare,
Ambientalistë, OJQ dhe media në të cilën është diskutuar për trajtimin e lëndëve mjedisore.
10
III. Të gjeturat e monitorimit
Në fillim të projektit, monitoruesit kishin identifikuar së në të dy gjykatat ishin deponuar
dymbëdhjetë padi penale ndaj ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit. Tetë lëndë kanë
qenë të deponuara në gjykatën e Rahovecit ndërsa katër në atë të Klinës.
Për kryerjen e veprës penale ndotje, shkatërrim dhe degradim i mjedisit (shih nenin 347 të kodit
penal të Republikës së Kosovës) ishin ngrit akuza ndaj njëmbëdhjetë personave, për shtatë
persona kishte ngrit akuzë Gjykata e Rahovecit ndërsa për katër të tjerë Gjykata e Klinës.
Kryesisht kallëzimet penale për këto lëndë janë bërë nga Këshilli i Pavarur për Miniera dhe
Minerale.
Para muajit shkurt kur dhe kishte filluar implementimi i projektit “Për Gjyqësi më transparente”,
në këto Gjykata ishin zhvilluar seanca për tre lëndë (një në Klinë dhe dy në Gjakovë), ndërsa
një lëndë tjetër ishte parashkruar nga Gjykata në Rahovec për shkak të vjetërsimit.
fig 2.
III.1 Analiza e të gjeturave
Në degën e gjykatës së Rahovecit janë mbajtur dhjetë seanca, në të cilat janë trajtuar gjashtë
lëndë. Në muajin mars (18 mars) janë mbajtur dy seanca, ku të akuzuar kanë qenë dy persona,
4
8
Lëndë të deponuara në Gjykatë
Klinë
Rahovec
11
katër seanca janë mbajtur në muajin qershor (19 qershor), të akuzuar ishin katër persona si
dhe për katër lëndë janë zhvilluar seancat gjatë muajit korrik (18 korrik) në të cilat po ashtu
kanë qenë katër persona të akuzuar. Përderisa gjykata në Klinë ka zhvilluar vetëm një seancë
në të cilën është trajtuar një lëndë, palë e akuzuar ka qenë një person.
Të gjitha të akuzuarit kanë qenë persona juridik, pronar të kompanive të cilat eksploatojnë
zhavorrin. Për trajtimin e këtyre rasteve kanë qenë të angazhuar tre gjyqtarë, dy nga Gjykata e
Rahovecit dhe një nga ajo e Klinës. Ky indikator tregon së trajtimit të lëndëve mjedisore ka
filluar t’u jepet rëndësi më e madhe1
fig.3
1 Në vitin paraprak në Gjykatën e Rahovecit ishte trajtuar vetëm një lëndë e tillë.
1
10
Seanca të mbajtura
Klinë
Rahovec
12
fig.4
Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec, nga gjithsej tetë sa kishte në trajtim nga
muaji shkurt, verdiktin përfundimtar e ka dhënë vetëm për dy lëndë. Gjykata për të akuzuarit ka
shqiptuar masë ndëshkimore më gjobë (200 euro për së cilën lëndë).
Fig.5
Ndërsa, në Gjykatën Themelore të Pejës dega në Klinë, vendimi përfundimtar është dhënë
vetëm për një lëndë. Edhe kjo gjykatë ka shqiptuar dënim me gjobe (300 euro).
0
2
4
6
8
Lëndë nëGjykatë(totali)
Të zgjidhura Të pa zgjidhura
8
2
6
Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec
0
1
2
3
4
Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht
0
2
0
1
4 4
0
Seanca të mbajtura sipas muajve
13
fig.6
Megjithëse Kodi penal2 parasheh që për vepra të tilla, gjykatat mund të shqiptojnë dënime me
të ashpra siç është dënimi më burg, në të dy këto raste një masë e tillë nuk është aplikuar.
Dënimet e shqiptuara nga Gjykatat, në të dy rastet, nuk janë proporcionale më dëmin që është
shkaktuar nga të dënuarit. Këto masa nuk përmbushin misionin e Gjykatës, e cila përmes
shqiptimit të dënimeve synon të disiplinoj të dënuarit dhe të parandaloi përsëritjen e veprave të
njëjta.
2 http://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2834 Kodi Nr. 04/L-082 Penal i R. së Kosovës, neni 347 ndotja,
degradimi ose shkatërrimi i mjedisit
1. Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose
shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
0
0.5
1
1.5
2
2.5
3
3.5
4
Lëndë nëGjykatë(totali)
Të zgjidhura Të pa zgjidhura
4
1
3
Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë
14
Shqetësim serioz që është evidentuar nga monitoruesit është mungesa e të akuzuarve në
seanca gjyqësore. Gjykata kishte caktuar datën e mbajtjes së seancave për katër lëndë më 19
qershor, mirëpo asnjëri nga të akuzuarit dhe as përfaqësuesit e tyre ligjor nuk janë paraqitur në
seancë. Për të njëjtit të akuzuar, Gjykata kishte caktuar seanca gjyqësore një muaj më vonë,
më 18 korrik, mirëpo as në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishëm pala e akuzuar. Gjyqtari
edhe në këtë rast është detyruar ta ndërpres seancën dhe ta shtyjë atë për afat të pacaktuar.
Megjithëse dërgimi i ftesave është i rregulluar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës3 dhe
Ligjin për Procedurën Kontestimore4 ku përcaktohet në mënyrë të qartë se cilit person duhet t'i
dorëzohet ftesa dhe si duhet të veprohet në qoftë se personi i akuzuar nuk paraqitet në Gjykatë.
Edhe pse shkak i dështimit të mbajtjes së seancave kishte qenë mos paraqitja e palëve të
akuzuar, Gjyqtari kompetent nuk ka marr asnjë masë, ai është arsyetuar se nuk disponon prova
nëse pala e akuzuar e kishte pranuar ftesën për paraqitje në Gjykatë. Mirëpo sipas Kodit të
Procedurës Penale kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk
e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin
lëshon urdhër arrest në pajtim me nenin 175 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet
menjëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron
që i akuzuari në seancën e ardhshme të sillet me forcë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën
para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhër
arrestin. Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur me rregull i shmanget paraqitjes së tij në
shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin e tij nga neni 187 i këtij Kodi,
gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për sigurimin e pranisë
së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor 5.
Shkak i mos paraqitjes së të akuzuarve në seanca gjyqësore mund të jetë mungesa e
bashkëpunimit ndërmjet Gjykatave, Komunave, Policisë dhe Postës së Kosovës. Kjo për
arsyen se Gjykata nuk ishte e sigurt, nëse ftesa i ishte dorëzuar të akuzuarve dhe për diç të tillë
nuk ishte njoftuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë qenë të ngarkuar për dërgimin e ftesave.
Përveç monitorimit të seancat gjyqësore, janë zhvilluar takuar më përfaqësuesit e të gjykatave
gjegjësisht më Gjyqtarët kryesues, Gjyqtarë të ngarkuara më lëndë mjedisore dhe administratën
3 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale, nenet 475- 484. 4 http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L006_al.pdf Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore nenet 103-122. 5 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale neni 307.1 dhe 307.2.
15
e Gjykatës. me qëllim që të informohet lidhur me orarin e mbajtjes së seancave, lëndët e reja
potenciale në të dy degët e gjykatave.
Qendra për Politika dhe Avokim ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat të shoqërisë civile në
Klinë (me Organizatën Koha) dhe Rahovec (me Qendrën Rinore). Nëpërmjet këtij bashkëpunimi
është synuar që të behët presion në zgjidhjen e lëndëve mjedisore. Në të njëjtën kohë janë bërë
përpjekje që të mobilizohet publiku në zbulimin e shkaktarëve potencial të veprës penale të
ndotjes, shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit dhe denoncimin e tyre në prokurori dhe gjykatë.
Më qëllim të ngritjes së transparencë së Gjykatës dhe informimit të publikut më punën e saj
Qendra për Politika dhe Avokim në muajin korrik ka organizuar tryezë të rrumbullakët në
Rahovec me temë ‘trajtimi i lëndëve mjedisore’. Të pranishëm kanë qenë Gjyqtari mbikëqyrës, i
cili ka qenë i ngarkuar me gjykimin e lëndëve të kësaj natyre, përfaqësuesit të cilët kanë bërë
denoncime për këto lëndë-zyrtari ligjor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare dhe
Inspektori mjedisor si përfaqësues i Komunës së Rahovecit. Në tryezë kana marrë pjesë edhe
përfaqësues nga Shoqëria Civile, Ambientalistë, Shoqata e Peshkatarëve dhe Media.
16
IV. Konkluzioni
Gjykatat janë autoritete të cilat kanë si qëllim kryesor zgjidhjen e konflikteve (kontesteve) duke u
bazuar në fakte dhe provat që disponojnë si dhe në të njëjtën kohë duke zbatuar ligjin në
mënyrë të paanshme dhe të pavarur.
Duke përmbushur këtë përgjegjësi ligjore, Gjykatat e kanë për detyrim që të jenë efikase,
transparente, të drejta dhe të paanshme në kryerjen e detyrave të tyre.
Nëse përgjegjësitë/kompetencat e përmendura më lartë, i krahasojmë më të gjeturat e raportit
të monitorimit, atëherë mund të konkludohet se:
Të dy Gjykatat krahasuar më vitet paraprake në të cilat kishin trajtur me pak raste të
kësaj natyre, në këtë vit kanë zgjidhur tre raste, dy në Rahovec dhe një në Klinë. Kjo
trgon së është shënuar ngritje e përformancës së Gjykatave.
Bazuar në të gjeturat, lëndët mjedisore janë bërë lëndë me prioritet, për vitet paraprake
nuk mund të thuhet, pasi që vëmendja ndaj tyre ka qenë minimale. Gjykatat në këtë vit
kanë trajtuar shtatë lëndë. Vlenë të theksohet se gjykata në Rahovec për trajtimin e
lëndëve mjediosre ka angazhuar dy gjyqtarë.
Gjykatat në Klinë dhe Rahovec janë treguar më transparente, informatat e kërkuara
mund të jenë të qasshme. Mirëpo në anën tjetër, monitoruesit kanë vërejtur probleme në
inventarizimin e lëndëve.
Shqiptimi i masave ndëshkimore, Gjykatat kanë shqiptuar tri gjoba. Mirëpo në rastet për
të cilat është dhënë vendimi përfundimtar, është konstatuar së masa ndëshkimore nuk
ka qenë proporcionale me dëmin e shkaktuar nga pala e akuzuar. Dënimet e tilla nuk
kontribuojnë si masë preventive për raste të tjera potenciale.
Gjykata nuk e ka ushtruar autoritetin e saj sa duhet në rastet e mungesës së të
akuzuarve në seancë. Kjo siç edhe është përmendur në raport ka ndodhur në dy raste
kur të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore. Të akuzuar kanë qenë katër
persona për katër vepra penale të ndotjës, shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit.
17
Dërgimi i shkresave ka qenë një problem shqetësues, përkundër asaj se Gjykata i ka
njoftuar të akuzuarit përmes një shkrese për t’u paraqitur në seancë. Mirëpo Gjykata nuk
disponon prova së shkresat janë pranuar nga të akuzuarit. Kjo tregon se ka mungesë të
bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës, Komunës, Policisë dhe Postës.
Më përjashtim të rasteve të cilat kanë qenë të denoncuara nga Këshilli i Pavarur për
Miniera dhe Minerale, asnjë rastë nuk është iniciuar nga Prokuroria, Inspektorati
Komunal Mjedisor, Organizata të Shoqërisë Civile apo aktorë tjerë.
18
V. Rekomandimet
Bazuar nga të gjeturat e monitorimit, QPA rekomandon:
Gjykatat duhet të ngritin efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve mjedisore. (Në të dy gjykatat
janë zgjidhur vetëm 25% të lëndëve, 75% kanë mbetur të pa zgjidhura).
Gjykata (Gjyqtarët) duhet të jenë më rigoroz në shqiptimin e masave ndëshkimore,
dënimet duhet të jenë proporcionale me dëmin e shkaktuar (nga të gjeturat e raportit
rezulton e kundërta, dënimet kanë qenë shumë modeste 200-300 euro).
Të punohet më shumë në inventarizimin e lëndëve në të dy Gjykatat (në të dy Gjykatat
është evidentuar problem me inventarizimin e lëndëve).
Gjykata duhet të shfrytëzoj autoritetin e saj për të siguruar praninë e të akuzuarve në
seancë. (Në të gjeturat e raportit është konstatuar mungesa e të akuzuarve dy herë
radhazi, ndërsa nga Gjykata nuk është ndërmarrë asnjë masë për të siguruar praninë e
tyre).
Të rritet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës, Komunës, Policisë dhe Postës, më qëllim që
shkresa (Ftesa për paraqitje në Gjykatë) e dërguar nga Gjykata të mbërrij tek pala e
akuzuar. (Mungesa e bashkëpunimit është evidentuar nga të gjeturat e monitorimit.
Gjykata në katër raste, të cilët dy herë radhazi nuk janë paraqitur në seancë, nuk ka
qenë në dijeni nëse shkresa për paraqitje në Gjykatë është dorëzuar tek të akuzuarit).
19
Bibliografia
Kodi Nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës
Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Ligji Nr. 03/L-199 për Gjykatat
Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore
20
Fjalor I dyshuar - personi për të cilin policia ose prokurori i shtetit dyshojnë se ka kryer vepër penale, por ndaj të cilit nuk është filluar hetim. I akuzuar - personi kundër të cilit është paraqitur aktakuza dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor. Dëmi - dëmi që drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë rezulton nga një veprim kriminal, duke përfshirë humbjen e pronës, humbjen e fitimit, heqjen e lirisë, dëmtimin fizik, dëmtimin psikik apo humbjen e jetës së bashkëshortit ose anëtarit të familjes së afërme. Shuma e dëmit do të vërtetohet nga përfaqësuesi i të dëmtuarit, mbrojtësi i viktimave apo prokurori i shtetit. Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmit bazuar në një vlerësim të arsyeshëm të vlerës monetare të dëmit të drejtpërdrejtë ose të shkaktuar në mënyrë të tërthortë si pasojë e veprës penale. Gjyqtari kompetent - gjyqtari i cili sipas këtij kodi ka përgjegjësi për çështjen në fjalë. Në shumicën e rrethanave, ky do të jetë gjyqtari që mbikëqyrë fazën e procedurës penale. Palë në procedure - prokurori i shtetit, i pandehuri dhe i dëmtuari. Verdikt- Vendim, vendim i marr nga Gjykata për një lëndë të gjykuar.
21