përmbajtja …nëpërmjet dy kanaleve artificiale. kanali jugor është 200 m i gjatë, 6-48 m i...

48
Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës, Vlorë Përmbajtja Mirënjohje…………………………………………………………………………………3 Abstrct……………………………………………………………………………...……4 I.Hyrje …………………………………………………………………………….……...5 II.QËLLIMI……………………………………………………………….……..………..6 III. PJESA TEORIKE 3.1 Pozita gjeografike e zonës së marrë në studim (Nartë) ……………………….……7 3.2 Të dhëna të përgjithshme për lakuriqët e natës…………………….….………….10 3.2.1 Orientimi ……………………………………………………………………...11 3.2.2 Ushqyerja…………………………………………………………………...….12 3.2.3 Habitatet e përdorura nga lakuriqët e natës…………………………….…..12 3.2.3.1 Vendbanimet e letargjisë……………………………………………………12 3.2.3.3 Vendbanimet në pyje ……………………………….……………………….13 3.2.3.4 Vendbanimet e lindjes …………………………………..……………….….13 3.3 Klasifikimi sistematik………………………...………………………….…………..13 3.4 Rëndësia e lakuriqëve të natës…………………………………….………………...16 IV. PJESA PRAKTIKE 4.1 Metodologjia……………………………………………………….…………………17 4.2 Materialet dhe metodat e studimit……………………………………..…………...18 4.2.1 Vizitë e drejtëpërdrejtë në vendbanime………………………….…………..19 4.2.2 Bat dedector …………………………………………………….……….….…20 4.2.3 Harp trap…………………………………………………………….…………21 4.2.4 Radio tracking………………………………………………………….………21 4.2.5 Nets……………………………………………………..…………...….……….22 4.2.5.1 Hand nets………………………………………………………….………….22 4.2.5.2 Static nets……………………………………………………….…………….22 4.2.5.3 Moving nets…………………………………………………………………..22 4.2.5.4 Mist nets……………………………………………………………………...23 4.2.6 Cone trap……………………………………………………………………….24 4.2.7 Pajisje të tjera………………………………………………………………….24 4.2.8 Markimi dhe unazimi…………………………………………………….…....25 4.2.9 Marrja e AND-së…………………………………………………………….....25 1

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Përmbajtja

Mirënjohje…………………………………………………………………………………3

Abstrct……………………………………………………………………………...……4

I.Hyrje …………………………………………………………………………….……...5

II.QËLLIMI……………………………………………………………….……..………..6

III. PJESA TEORIKE

3.1 Pozita gjeografike e zonës së marrë në studim (Nartë) ……………………….……7

3.2 Të dhëna të përgjithshme për lakuriqët e natës…………………….….………….10

3.2.1 Orientimi ……………………………………………………………………...113.2.2 Ushqyerja…………………………………………………………………...….123.2.3 Habitatet e përdorura nga lakuriqët e natës…………………………….…..123.2.3.1 Vendbanimet e letargjisë……………………………………………………123.2.3.3 Vendbanimet në pyje ……………………………….……………………….133.2.3.4 Vendbanimet e lindjes …………………………………..……………….….13

3.3 Klasifikimi sistematik………………………...………………………….…………..13

3.4 Rëndësia e lakuriqëve të natës…………………………………….………………...16

IV. PJESA PRAKTIKE

4.1 Metodologjia……………………………………………………….…………………17

4.2 Materialet dhe metodat e studimit……………………………………..…………...18

4.2.1 Vizitë e drejtëpërdrejtë në vendbanime………………………….…………..194.2.2 Bat dedector …………………………………………………….……….….…204.2.3 Harp trap…………………………………………………………….…………214.2.4 Radio tracking………………………………………………………….………214.2.5 Nets……………………………………………………..…………...….……….224.2.5.1 Hand nets………………………………………………………….………….224.2.5.2 Static nets……………………………………………………….…………….224.2.5.3 Moving nets…………………………………………………………………..224.2.5.4 Mist nets……………………………………………………………………...234.2.6 Cone trap……………………………………………………………………….244.2.7 Pajisje të tjera………………………………………………………………….244.2.8 Markimi dhe unazimi…………………………………………………….…....254.2.9 Marrja e AND-së…………………………………………………………….....25

1

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

4.3 Speciet e lakuriqëve të natës në shqipëri……………………………………….…..26

4.4 Speciet e pranishme dhe potencialisht të mundshme në zonën e Nartës……..…..28

4.5 Rezultate dhe diskutime…………………………………….…………………….…38

4.5.1 Speciet e identifikuara në zonën e Nartës…………………………….………414.5.2 Kërcënimet që iu kanosen lakuriqëve të natës…………………………….....41

V. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME…………………………………………...45

VI. BIBLIOGRAFIA…………………………………………………………………….46

2

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Mirënjohje

Në radhë të parë falenderoj prindërit dhe familjen time. Ju jam mirënjohëse për të gjithë

sakrificat dhe mbështetjen që më kanë dhënë në rrugën e arsimimit tim.

Ndiej nevojën për të falenderuar të gjithë stafin e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave

Teknike, në mënyrë të veçantë atë të Departamentit të Biologjisë, të cilët me shumë punë

dhe pasion përcollën tek unë, përgjatë tre viteve të nivelit Bachelor, njohuritë e nevojshme

për tu zhvilluar, formuar intelektualisht dhe për të paraqitur para jush një punim serioz.

Një tjetër falenderim jo më pak i rëndësishëm shkon për Profesorin tim udhëheqës Msc.

Enerit Sacdanaku, i cili më ka drejtuar dhe këshilluar gjatë punës time për përgatitjen e

kësaj teme.

Gjithashtu falenderoj Msc. Philippe Theou, studiues të lakuriqëve të natës në Shqipëri dhe

Msc. Ervis Loçe për ndihmën e tyre të vazhdueshme, në sigurimin e literaturës dhe

realizimin e punës time studimore. Meritojnë një falenderim special për ndihmën dhe

bashkëpunimin e tyre.

Ju faleminderit.

3

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Abstract

Albania is part of a biodiversity hotspot, and an important diversity of species andecosytems can be found in the country. Concerning the bats species, from over 1,200species in the world, 54 species can be found in Europe and 32 in Albania, which makesour country a hotspot in terms of bats species.

These mammals, not dangerous for people but very important for the economy and healthissues, are unfortunately facing various threats such as destruction of habitat and roosts,disturbance of colonies and the use of pesticides. There are few publications about thesespecies in Albania, which play an important role for the environment. Studies conducted inour country have made possible the identification of importants colonies, and also theidentification of network of roots used by bats during the year. In this thiesis, we arepresenting the species of bats (Order Chiroptera) actually found in Albania, focusingmainly on species that use, and those that are potentially using, the area of Narta ProtectedLandscape Vjosë -Nartë. This area, thanks to the variety of natural and artificial habitats,represent an important area for bats in Albania. This study is aiming to present the situationof bat population in the area of Narta, based on the bibliography and habitats recorded,but also thanks to the first ever direct data collection on bats in the area.

4

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

I. HYRJE

Shqipëria paraqet një vend mjaft të përshtatshem për biodiversitetin, kjo bazuar në

karakteristikat gjeologjike dhe të relievit që ajo ka (DPPK, 2002). Shumëllojshmëria e

habitateve që ndodhen në këtë vend, e bën Shqipërinë një pikë të rëndësishme për

strehimin e lakuriqëve të natës.

Ekzistojnë rreth 1200 specie lakuriqësh nate në të gjithë botën, ku 54 lloje gjenden në

Evropë dhe 32 lloje në Shqipëri (www.eurobats.org), çka e bën vendin tonë një pikë të

nxehtë përsa i përket lakuriqëve të natës. Lakuriqët e natës janë gjitarët e vetëm të aftë për

të fluturuar. Rreth 70 % e lakuriqeve të natës janë insektengrënëse. Shumica e pjesës tjetër

janë frutangërenes. Në Evropë pjesa më e madhe janë insektngrënës si edhe disa lloje janë

frutangrënës (www.bats.org.uk). Habitatet që këto specie preferojnë për të jetuar janë

kryesisht mjedise te errëta dhe të qeta si; tunele, shpella, ndërtesa të braktisura, pyje,

bunkere etj. Shqipëria ka një territor që përfshin tipe të shumta habitatesh (Grup autorësh,

2003) dhe një diversitet të lartë biologjik, duke qënë në këtë mënyrë një territor mjaft i

rëndësishëm ku gjenden lloje të ndryshme të lakuriqëve te natës. Këto gjitare, aspak të

rrezikshëm por shumë të rëndesishëm për ne njerëzit, për fat të keq po përballen me

kërcënime të ndryshme si: prishja e gjumit dimëror, ngacmimi i kolonive në periudhën e

pranverës, copëtimi dhe shkatërrimi i habitateve si dhe përdorimi i pesticideve. Studimet e

kryera në vendin tonë kanë bërë të mundur identifikimin e disa kolonive dhe habitateve të

përdorura nga lakuriqët e natës gjatë gjithë vitit.

Në këtë punim do të analizojmë speciet e lakuriqëve të natës (Rendi Chiroptera) në vendin

tonë, duke u fokusuar kryesisht në speciet që jetojnë dhe ato që janë potencialisht të

mundshme për të jetuar në zonën e Nartës si pjesë e Peisazhit të Mbrojtur Vjosë –Nartë.

Kjo zonë, si rezultat i larmishmërisë së habitateve natyrore dhe artificial, përfaqëson një

pikë të rëndësishme për lakuriqët e natës në Shqipëri. Gjithashtu do mundohemi të sjellim

të dhëna mbi llojet e lakuriqëve të natës të kësaj zone, duke bërë të mundur në këtë mënyrë

plotësimin e të dhënave ekzistuese për këto specie nga pjesa veriore e deri në jug të vendit

përgjatë vijës bregdetare. Për këtë arsye është e rëndësishme vëzhgimi dhe studimi i tyre

duke na dhënë në këtë mënyrë mundësinë të shohim zhvillimin e mjedisit në të ardhmen,

duke qënë se lakuriqët e natës janë bioindikatorë shumë të mirë të gjendjes së mjedisit.

5

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

II. QËLLIMI

Me anë të kësaj mikroteze synojmë të sjellim informacion të përgjithshëm mbi lakuriqët e

natës, në Shqipëri, e veçanërisht të paraqesim situatën e lakuriqëve të natës të pranishme

dhe ato potencialisht të mundshme për të përdorur zonën e Nartës, si pjesë e Peisazhit të

Mbrojtur Vjosë-Nartë, duke u bazuar në literaturën dhe habitatet e regjistruara, por edhe në

sajë të të dhënave të mbledhura nga vizita dhe vëzhgimi drejtëpërdrejtë në zonës.

Gjithashtu do të japim disa të dhëna mbi metodat e studimit të tyre, duke u bazuar në

direktivat e Komunitetit Evropian, si dhe rëndësinë e lakuriqëve të natës në zhvillimin e

mjedisit.

6

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

III. PJESA TEORIKE

3.1 Pozita gjeografike e zonës së marrë në studim (Nartës)

Figura 3.1. Vendodhja e zonës së studimit (Foto PM. 2004)

Vendi : Shqipëri

Rajoni : Vlorë

Komuna: Komuna Novoselë dhe Komuna Qendër.

Koordinatat Qëndrore të Kompleksit Ligatinor Vjosë-Nartë : 40˚35’N and 19˚23’E

Zona e Pejsazhit të Mbrojtur (ZPM) Vjosë-Nartë (Kategoria e IV IUCN)është një

kompleks ligatinorqë shtrihet ne Rajonin e Vlorës. Vetë zona mbulon nje siperfaqe prej 19.

738 hektaresh. Lartesia e kompleksit varion nga 0 - 246 m mbi nivelin e detit. Pika më e

lartë ndodhet midis fshatrave Hoshtimdhe Llakatund.

Kufijtë e ZPM janë si më poshtë: Veri – Lumi Vjosa deri në fshatin Mifol, Lindje – Vija

që lidh majat e kodrinave “Mishikarta”

“Cecai”, “Cipllaku”, “Kisha”, “Mutreva” dhe Babica eVogël”,Jug – vija që lidh fshatin e

Nartës me fshatin e Zvërnecit (Pusi i Mezinit – Fusha e Kripores – Pylli I Sodës),

Perëndim – Deti Adriatik (Vjosa -Treporti).

7

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

ZPM shtrihet ne territorin e dy komunave: Komuna Novoselë në veri të saj dhe Komuna

Qendër në jug. Zona e projektit perfshin 18 fshatra (Zverrnec, Narte, Panaja, Oshtime,

Kerkovë , Bestrovë , Aliban, Poro, Novoselë, Mifol, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore,

Trevllazër, Akërni, Bishan, Delisuf, Dëllinjë) me një popullsi prej 24. 000 banorësh. Qyteti

më i afërt është Vlora, një prej qyteteve më të mëdha të Shqiperisë me nje popullsi prej

106. 000 banorë.

Laguna e Nartës

Narta është sipërfaqja ujore kryesore e zonës. Pjesa veriore e saj u transformua në kripore,

të cilat sot mbulojnë një sipërfaqe prej afro 1. 500 ha. Kriporja dhe lagunat ndahen nga një

digë prej 13.8 km2. Laguna e Nartës (2. 900 ha) ndahet nga deti prej një brezi ranor, i

mbuluar në pjesën më të madhe të tij prej pyllit të pishave. Laguna komunikon me detin

nëpërmjet dy kanaleve artificiale. Kanali jugor është 200 m i gjatë, 6-48 m i gjerë dhe 0.2

-1.8 m i thellë. Kanali verior është 800 m i gjatë, 11-60 m i gjerë dhe 0.3-0.5 m i thellë.

Kanali ka një debit prej 2.2 – 4.3 m3/s. Të dy kanalet bllokohen shpesh për shkaktë

mbushjes nga sedimentet.

Laguna ka një thellësi mesatare prej 1.2 m. Thellësia maksimale arrin 2.08 m ndërsa

thellësia minimale është 1.08 m. Si cdo lagunë tjetër edhe këtu regjimi ujor është në varësi

të baticë-zbaticës. Një ndikimtë madh kanë edhe erërat. Era jugore ul nivelin e lagunës

me 20-25 cm ndërsa era e veriut ngre nivelinme 15-20 cm. Uji i lagunës është tepër i kripur

me shifra që në pikun e verës kapin vlerën 78.0 0/00.Gjatë dimrit kripësia zbret në 36

0/00 dhe është e ngjashme me detin Adriatik. Pjesa lindore e lagunës ecila ndikohet pak

nga ujërat detare, shfaq luhatje të theksuara të kripësisë. Ujërat e lagunës janë pakalkaline

(pH 8.4-8.8). Sasia e Oksigjenit të tretur varion midis 5-10 mg/l. Kur sasia e ujit të ëmbël

është mjaft e ulët (vecanërisht gjatë verës) dhe kur kanalet e komunikimit janë të

bllokuara nga mbushjet, një sipërfaqe prej afro 1. 000 ha thahet ndërsa një pjesë tjetër prej

afro 800 ha kap një thellësi prej 10 cm. Kjo thatesirë është mjaft e dëmshme për biotën e

lagunës.

Ishulli i Zvërnecit

Është një nga dy ishujt e lagunës së Nartës në Vlorë. Ai ndodhet në pjesën jugore të

lagunës, mbulohet nga pylli gjethëgjerë i Selvisë, Cupressus sempervirens (pemë 8-10 m të

8

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

latra) në shoqërim me Quercus ilex, Quercus pubescens dhe Pinus sp. Mbulesa bimore

është mjaft e dendur duke arritur deri në 90-100% të sipërfaqes së përgjithshme. Kati i

shkurretave përbehet nga lloje si Myrtus communis, Pistacia lentiscus, Laurus nobilis,

Rubus spp., Phillyrea angustifolia, Olea olaster, etj. Mbulesa bimore e këtij kati 1-2 m të

lartë është 50–60%. Kati barishtor është i rrallë dhe me pak lloje si Chrysopogon gryllus,

Asparagus acutifolius, Dactylis glomerata, Desmazieria rigida etj. Nëkëtë ishull ndodhet

kisha e Shën Marisë, një kishë e vjetër dhe me mjaft vlera. Vajtja në këtë ishull mundësohet

nga një urë e gjatë druri që lidh atë me bregun. Ai ka një sipërfaqe rreth 9 ha. Pranë tij

shtrihet fshati që mban të njëjtin emër.

Dunat ranore

Kompleksi ligatinor i Nartës është i famshëm për dunat e tij ranore bregdetare disa prej të

cilave arrijnë 6-8 metra. Dunat ranore dhe brezi ranor përgjatë vijës bregdetare janë të

zhveshura nga bimësia deri në një gjatësi prej 30 m. Llojet fanerogame shfaqen të parat.

Këto lloje pioniere përfshijnë Cakile maritima, Xanthium strumarium subsp. italicum,

Salsola kali dhe lloje tipike të dunave si Ammophila arenaria subsp arundinaceae, Elymus

farctus, Echinophora spinosa etj.

Pylli i Sodës

Pylli i Sodës zë një pjesë të konsiderueshme të zonës së Nartës shtrirë paralel me dunat e

kësaj zone.

Ky pyll është mbjell rreth 30-40 vjet më parë për të stabilizuar bregdetin dhe zë rreth

1.200 ha të kësaj zone. Bimësia e këtij pylli përfaqësohet nga speciet e pishave Pinus

maritime, Pinus pinea, Pinus pinaster.

Shtresa e shkurreve përfaqësohet nga llojet tipike mesdhetare si Pinstacia lesticus, Erica

manipuliflora, Myrtus communis, ndërkohëspeciet e klasës Quercetea ilicis mbulojne 40-

50% të sipërfaqes totale. Në mes të këtyre komuniteteve bimore (pishave dhe shkurreve)

ka disa rripa të kultivuara të dominuara nga Acacia saligna (një pjesë e të cilave janë

djegur në vitin 2003) si dhe Agava Americana (Plani I Menaxhinit, 2004)

9

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

3.2 Të dhëna të përgjithëshme për lakuriqët e natës

Lakuriqët e natës janë gjitarë fluturues që bëjnë pjesë në rendin Chiroptera. Chiroptera vjen

nga dy fjalë greke “cheir” që do të thotë dorë dhe “pteron” që do të thotë krah. Këto specie

fluturimin e tyre e realizojnë në sajë të transformimit të gjymtyrëve të përparmë në “krahë”

si dhe në sajë të “pëlhurës” të quajtur patagium. Kjo e fundit shtrihet në të dy anët e trupit

dhe fillon nga katër gishtat e fundit të dorës ( gishti 2, 3, 4, 5 ), vazhdon me gjymtyrën e

pasme dhe shpesh edhe me bishtin.

Figura 3.2. Morfologjia e lakuriqëve të natës (Foto e marrë nga google)

Kockat e gishtave të lakuriqeve të natës janë shumë më elastike se ato të gjitarëve të tjerë.

Një arsye është se kërci në gishtat e tyre nuk ka kalcium dhe minerale të tjera afër majës,

duke rritur aftësinë e përkulshmërisë së tyre. Pjesa e kryqëzuar e kockave të gishtave të

tyre është e rrafshët krahasuar me atë të njeriut dhe është shumë më elastikë. Lëkura në

membranat e krahëve të tyre ka më shumë elasticitet kështu që mund të zgjatet më shumë

se tek gjitarët e tjerë. Krahët e lakuriqeve të natës janë shumë më të hollë se ato të

shpendëve, kështu që ata mund të manovrojnë më shpejt dhe me më saktësi sesa shpendët.

Janë gjithashtu delikatë dhe kanë një shkëlqim të lehtë. Megjithatë indet e membranës të

lakuriqit të natës janë në gjendje të ripërtërihen, në mënyre të tillë që vrimëzat e vogla

mund të shërohen shpejt. Sipërfaqja e krahëve të tyre është e pajisur me receptorët e

10

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

ndjeshmërisë në formën e gungave të vogla të quajtura qelizat Merkel, të cilat gjenden në

shumicën e gjitarëve përfshirë edhe njeriun, në mënyre të ngjashme gjendet në majë të

gishtave tanë. Zonat e ndjeshmërisë janë në sipërfaqe të ndryshme të trupit të lakuriqit të

natës ashtu si çdo gungë ka një fije të imët në qendër, për ta bërë atë edhe më të ndjeshme

dhe duke lejuar lakuriqin e natës për të zbuluar dhe për të mbledhur informacion për

rrymën e ajrit mbi krahët e tij, duke siguruar reagimin e tyre për të ndryshuar formën e

krahut, për të fluturuar më mirë. Disa lakuriqë si lakuriqi i vogël ngjyrë kafe mund ta

përdorin këtë shkathtësi. Lakuriqë të tjerë si dhelpra fluturuese përdorin membranën e

krahëve të tyre për të kapur prenë. Kjo qelizë receptorë është e ndjeshme ndaj zgjatjes së

membranës.Këto qeliza janë të përqendruara në zonat e membranës ku insektet prekin në

krahë kur lakuriqët e natës i kapin ato. Përsa i përket jetesës së tyre ata bëjnë jetë aktive

gjatë muzgut. (www.batlife-europe.info/about-batlife-europe/european-bats)

3.2.1 Orientimi

Përsa i përket mënyrës së orientimit të tyre në kushte errësire lakuriqët e natës orientohen

me anë të ekolokacionit. Kafsha prodhon vazhdimisht ultratinguj, të cilët mbasi përplasen

në një objekt, reflektohen nga ai dhe pastaj kapen nga veshi duke diktuar në këtë mënyrë

gjahun apo pengesat formën dhe relievin e tyre si psh faqet dhe thellësinë e nje zgavre. Në

gjendje qetësie kafsha prodhon 10 ultratinguj në sekondë, ndërsa gjatë fluturimit 60

ultratinguj në sekondë. Disa specie përdorin frekuenca deri 110kHz. Frekuencat e

përdorura prej tyre janë të ndryshme në specie të ndryshme, në varësi kjo nga mjedisi dhe

lloji i gjahut me të cilin ato ushqehen.

Kjo do të thotë se shumë specie të lakuriqëve të natës mund të identifikohen në bazë të

frekuencave të përdorura prej tyre. (Dietz.Ch, & von Helversen. O, 2004)

Në rastin e Megachiropterëve kemi një orientim me anë të të parit dhe të aromës por nuk

mungon edhe orientimi me anë të ekolokacionit. Sytë tek Chiroptrët janë të vegjël dhe pak

të zhvilluar, duke çuar në një mprehtësi të varfër vizuale, por asnjëri prej tyre nuk është i

verbër.Vizioni është përdorur për të drejtuar lakuriqet e natës veçanërisht për distanca të

gjata. Lakuriqet gjuajnë gjatë natës për të shmangur konkurrencën me zogjtë, dhe

udhëtojnë në distanca më të mëdha së 800 km, në kërkimin e tyre për ushqim.

11

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

3.2.2 Ushqyerja

Për tu ushqyer, lakuriqet e vegjël, mbështeten tek qumështi i nënës së tyre. Kur ata janë

disa javësh pritet që të fluturojnë dhe të gjuajnë vetë për të siguruar ushqimin. Lakuriqët e

natës të pranishëm në Shqipëri janë insektngrënës. Çdo specie ka llojin e saj të preferuar.

Ata mund ti kapin ato në fluturim ose jo.

Lakuriqët e natës kanë nevojë për kushte të ndryshme në kohë të ndryshme të vitit, për këtë

arsye ata migrojnë për të gjetur vendet dhe vendbanimet që u përshtaten nevojave të tyre.

3.2.3 Habitatet e përdorura nga lakuriqët e natës

Vendbanimet e tyre i ndajmë në vendbanimet e letargjisë, vendbanimet e lindjes dhe ato të

ushqyerjes . Habitatet që preferojnë lakuriqët e natës për të jetuar janë shpellat, bunkerët,

ndërtesat e braktisura, tunelet, pyjet.

3.2.3.1 Vendbanimet e letargjisë

Gjatë dimrit, lakuriqët e natës, hyjnë në periudhën e letargjisë, një periudhë gjatë të cilës

ato mund të mbijetojnë në kushte shumë të ashpra. Temperatura e trupit të tyre ulet, kjo

shoqërohet me uljen e metabolizmit, duke bërë që ata të mbijetojnë me yndyrën që kanë

grumbulluar. Periudha e dimërimit të tyre është në muajt dhjetor-shkurt kurse periudha e

riprodhimit gjatë muajve maj-korrik. Gjatë letargjisë së tyre ata preferojnë vende të ftohta

me temperaturë konstante dhe për këtë arsye lëvizin drejt shpellave.

3.2.3.2 Vendbanimet në ndërtesa

Përsa i përket vendbanimeve të tyre në ndërtesa kjo ka ardhur si një përshtatshmëri e

këtyre specieve si rrjedhojë e prishjes së habitateve të tyre natyrore. Ato mund të gjenden

në një shumëllojshmëri ndërtesash si: shtëpi, ura, plevica, kisha, reparte ushtarake, tunele.

Ndërtesat mund të përdoren prej tyre gjatë gjithë vitit, por më se shumti gjenden dhe vihen

re gjatë muajve të verës. Disa specie i përdorin ndonjëherë ndërtesat, kurse të tjera janë të

lidhura me këto habitate. Speciet tipike të ndërtesave përmendim kryesisht llojet e gjinisë

Pipistrelus, por edhe shumë lloje të tjera si Rhinolopus, Myotis, Plecotus, Tatarida,

Miniopterus.

12

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

3.2.3.3Vendbanimet në pyje

Gjithashtu përvec specieve që gjenden në shpella dhe ndërtesa kemi dhe specie të cilat

jetojnë në pyje, të cilat sigurojnë një strehim të përstatshëm për lakuriqët e natës , pasi u

siguron atyre tërheqjen e insekteve. Ata përdorin cdo boshllëk që gjendet nëpër pemë,

përfshirë këtu zgavrat të krijuara nga kafshët e tjera, prishja e natyrshme e drurit apo nga

metodat njerëzore (pemëtaria). Në varësi të periudhës së vitit, llojit të pyllit përcaktojmë

dhe specien e pranishme në pyll.

Llojet Nyctalus përdorin pyjet e vogla e të mesme, kurse disa të tjerë si Leisler e kalojnë

dimrin në pyje. Llojet Rhinolophus i përdorin pyjet vetëm si habitate për tu ushqyer.

3.2.3.4 Vendbanimet e lindjes

Kur moti ngrohet zakonisht në fillim të verës lakuriqët e natës shtatëzanë mblidhen

sëbashku në të ngrohtë në vende të siguta për të lindur të vegjlit e tyre. Këto vende quhen

vendbanimet e lindjes. Disa prej tyre kthehen në të njëjtin vend cdo vit. Shtatëzania e një

lakuriqi nate zgjat 6-9 javë. Gjatësia e shtatëzanisë varet nga specia dhe mund të ndikohet

nga moti, klima, ushqimi. Pas lindjes së të voglit nëna kujdeset për të deri në 5 javë derisa

ata bëhën të aftë për të fluturuar dhe ushqyer vetë. Lakuriqët e natës bëjnë vetëm një fëmijë

në vit dhe mund të jetojnë deri në 30 vjet. Përsa i përket vendit tonë ajo është e pasur me

bukuri gjeologjike e biologjike duke krijuar një territor mjaft të rëndësishëm për këto

specie. (Mitchell-Jones. A. J. & McLeish A. P. 2004).

3.3 Klasifikimi sistematik

Rendi Chiroptera ndahet në dy nënrende kryesore Megachiropterët dhe

Mikrochiropterët.

Nënrendi Megachiropterët përmbajnë vetëm një familje atë Pteropide. Gishti i dytë i

dorës është i larguar nga i treti dhe ka tre falangje; falangu i tretë shpesh është i pajisur me

thua. Bishti zakonisht mungon; kur ekziston ai nuk lidhet me gjymtyrët e pasme me anë të

patagium. Janë frutangrënës. Kanë trup mesatar dhe të madh; tek speciet me trup të madh

patagiumi i hapur arrin 150 cm. Megachiropterët janë të përhapur në rajonet intertropikale

13

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

dhe ekuatoriale, në të gjithë globin.Bazuar në mënyrën e të ushqyerit të tyre ata

janëfrutangrënës. Ata bejnë jetë aktive gjatë natës.Nuk janë të pranishëm në vendin tonë.

(www.eurobats.org).

Nënrendi Mikrochiropterët përmban specie me dimensione të vogla dhe pjesa më e

madhe e tyre ushqehen me insekte. Gishti i dytë i dorës së dytë është i ngjitur me të tretin

dhe përbëhet nga një falang i vetëm i cili nuk ka thua. Bishti është i zhvilluar dhe lidhet me

gjymtyrët e pasme me anë të patagium. Mikrochiropterët klasifikohen në mbi 15 familje,

ku në Shqipëri kemi të pranishme 3 familje: Rhinolopidae, Vespertilionidae, Molossidae.

Tab.3.1. Klasifikimi sistematik i nënrendit Micochiroptera

Rendi Nënrendi Familja Gjinia Lloji

Chiroptera Microchiroptera Rhinolophidae Rhinolophus R.hipposideros

R.blassi

R.euryale

R.ferrumequinum

R. mehyeli

Vespertilionidae Epasticus E. serotinus

Myotis M.myotis

M.capaccini

M.blythi

/oxyganthus

M.emarginatus

M.nattereri

M.daubentonii

M.bechsteini

M.mystacinus/

bulgaricus

Miniopterus M. schreibersi

Nyctalus N.leisleri

N.noctula

14

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

N.lasiopterus

Plecotus P.auritus

P.austriacus

P.macrobullaris

P.kolombatovici

Pipistrellus P.savii

P.nathusi

P.kuhli

P.pipistrellus

P. Pygmaeus

Barbastella B.barbastellus

Molossidae Tatarida T. teniotis

Në bazë të regjimit ushqimor të tyre, Mikrochiropterët i ndajmë në: Lakuriq

insektngrënës- përmendim specien Rhinolopus ferrumequinum e përhapur në evropë dhe

në vendin tonë, Vespetilio murinus ( lakuriq nate dyngjyrësh ) ka një përhapje në Euroazi,

si dhe Pipistrelus pipistrelus, Myotis myotis të pranishme dhe në Shqipëri.Pothuajse 3/4 e

lakuriqeve të natës në të gjithë botën janë insektengrënëse. Secili prej këtyre lakuriqeve

është në gjendje të konsumojë insekte sa 1/3 e peshës së trupit të tij çdo ditëdhe disa

qindra insekte në disa ore. Kjo do të thotë se 1000 lakuriqe natë mund të hanë 4 ton insekte

çdo vit. Llojet e insekteve të konsumuara nga lakuriqet e natës mund të ndahen në 2

kategori: insektet e ajrit dhe insektet që banojnë në tokë.

Lakuriqët mishngrënës- përmendim gjininë Phyllostomus e cila ka një regjim ushqimor

kompleks; ushqehet me vertebrorë të ndryshëm si shpend, brejtës dhe lakuriq nate por në

disa raste edhe me insekte dhe fruta. Kjo gjini është e përhapur në Amerikën intertropikale.

Lakuriqët peshkngrënës- përfaqësohen me specien Noctilio leporinus, e përhapur në

amerikën jugore. Lakuriqët nektarngrënës dhe polenngrenës- kanë gjuhë të gjatë me të

cilën mbledhin nektarin dhe polenin në lule.Kjo kategori lakuriqësh përfaqësohet nga

gjinia Glossophaga.

15

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Lakuriqët gjakpirës ose vampirët e vërtetë- përfaqësohen me gjininë Desmodus. Janë të

përhapur në amerikën e jugut. Kanë një fluturim pa zhurmë, me anë të dhëmbëve incisive,

të cilët presin si një brisk rroje, ata prsin një copë lëkure pa shkaktuar dhimbje tek kafsha.

Lakuriqi thith gjakun që rrjedh nga plaga, kjo rrjedhje e gakut ndihmohet nga pështyma e

lakuriqit e cila përmban substanca antikoagulante. “Vampiri’ sulmon çdo gjitar, përfshirë

edhe njeriun.

3.4 Rëndësia e lakuriqëve të natës

Lakuriqët e natës në ditët e sotme përbëjne një ndër speciet më të rrezikuara në të gjithë

botën, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Për këtë arsye habitatet e tyre janë shpallur zona të

mbrojtura. Në vendin tonë habitatet më të preferuara të lakuriqëve sic janë shpellat janë të

mbrojtur nga ligjet shqiptare jo vetëm si Monumente Natyrore, por edhe si habitate të

rëndësishmë për këto specie të cilat janë të lidhura ngushtë më mjedisin duke qenë

bioindikatorë shumë të mirë të gjendjes së mjedisit dhe zhvillimit të tij. Toka pa lakuriqët e

natës do të ishte një vend shumë i varfër. Më shumë se 1200 lloje të lakuriqëve të natës në

mbarë botën luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik, që është jetike për ekosistemet

natyrore si dhe për ekonominë njerëzore. Lakuriqët e natës konsumojnë sasi të mëdha të

insekteve përfshirë këtu ato që janë të dëmshme për tokat bujqësore. Shumë të tjera janë

nektarngrënëse dhe polenngrënëse duke mundësuar në këtë mënyrë polenizimin e shumë

bimëve, duke çuar kështu në prodhimin e frutave të cilat mbështesin ekonominë lokale por

edhe jetesën apo ushqimin e popullatave të kafshëve të ndryshme. Disa bimë komerciale të

cilat polenizohen nga lakuriqët e natës janë banania, kakao, agavet etj. Një tjetër rol mjaft i

rëndësishëm i lakuriqëve të natës konsiston në shpërndarjen e farave duke siguruar

pastrimin e pyjeve si dhe rigjallërimin e bimësisë së tyre. Jashtëqitja e tyre e quajtur guano

shërben si një pleh natyror i pasur. Këto cilësi i bëjnë këto specie mjaft interesante për ti

studiuar dhe mbrojtur nga rreziqet të shumta të cilat në ditët e sotme janë gjithnjë e me

shumë në rritje si rritja e pesticideve, prishja e habitateve, ngacmimi i kolonive në

periudhën e riprodhimit, prishja e gjumit të dimërimit

IV. PJESA PRAKTIKE

4.1 Metodologjia

16

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Figura 4.1. Harta e stacioneve të monitoruara gjatë ekspeditës së realizuar në 03.07.2015

Për realizimin e kësaj teme diplome është shfrytëzuar literatura e huaj dhe ajo vendase, e

cila është grumbulluar, përzgjedhur dhe përshtatur për punimin e saj. Është realizuar një

monitorim dhe një vizitë një ditore (3 korrik 2015) në zonën e Nartës. U vizitua pylli i

sodës dhe zona e Dajlanit. Në këtë ekspeditë u realizua një kontroll në vendbanimet e

mundshme të lakuriqëve të natës (kisha, bunkere, tunele), gjatë ditës kurse gjatë mbrëmjes

17

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

u bë monitorimi dhe studimi i disa specieve të kapura. Disa nga materialet e përdorura në

këtë studim ishin mist nets, bat dedector, head torch (dritat e kokës).

4.2 Materialet dhe metodat e studimit

Përsa i përket studimit dhe monitorimit të lakuriqëve të natës ekzistojnë një sere metodash

dhe materialesh si:

1. Vizitat e drejtëpërdrejta në vendbanimet e tyre.

2. Bat dedector.

3. Harp trap.

4. Radio tracking.

5. Nets- (moving nets, hand nets, static nets, mist nets).

6. Cone trap.

7. Paisje të tjera (çanta rrobe, gërshërë, head torch)

8. Markimi dhe unazimi

9. Marrja e AND-së

Por është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme të dihet se monitorimi por mbi të gjitha

kapja e këtyre specieve kërkon një kujdes të vecantë pasi këto specie karakterizohen nga

një ndjeshmëri e lartë.

Metodat e përdorura për kapjen dhe studimin e lakuriqëve të natës mund të shkaktojnë

ankth dhe dëmtime fizike tek ta, prandaj duhet treguar mjaft kujdes, e sidomos tek femrat

shtatëzanë pasi ato mund të lindin apo të abortojnë fetusin e tyre.

4.2.1 Vizitë e drejtëpërdrejtë në vendbanimet e lakuriqëve të natës

18

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Me vizita të drejtëpërdrëjta

nënkuptojmë lëvizjen në

terren për të gjetur

vendbanimet e tyre (tunele,

shpella, bunkerë, shtëpi të

braktisura, pyje) dhe

vëzhgimi më pas I këtyre

vendbanimeve.Hyrja nëpër

to dhe vëzhgimi më pas i

lakuriqëve ose shenjave të

tyre (jashtëqitjet të quajtura

ndryshe guano, mbetjeve të

insekteve apo dhe skeleteve të lakuriqëve) tipare këto që tregojnë për praninë e lakuriqëve

të natës në vendbanime të caktuara. Një metodë e cila u përdor edhe gjatë studimit të kryer

nga ana jonë.

19

Figura 4.2. Bunker ushtarak i vizituar gjatë ekspeditës në zonën eNartës (Foto E.Loçe, Nartë 2015)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Figura 4.3. Kishë e vjetër e vizituar gjatë ekspeditës në zonën e Nartës (Foto E. Loçe Nartë 2015)

4.2.2. Bat dedector (Rregjistruesi i thirrjeve)

Përdorimi i kësaj metode bën të mundur

kapjen e ultratingujve dhe analizën e

specieve me anë të thirrjeve

(ultratingujve) të tyre.Pasi bëhet kapja e

thirrjeve me anë të bat dedector, këto

thirrje kalohen në një program të veçantë

(program analitik), i cili bën përcaktimin

e specieve në bazë të

frekuencës (çdo specie ka një frekuencë

të caktuar). Ka tre lloje thirrjesh: thirrjet që

lëshojnë për tu ushqyer, thirrjet që lëshojnë

për tu orientuar (echolocation), thirrjet që lëshojnë për njëri tjetrin (social call). Një metodë

(material) studimi e përdorur gjatë studimit tonë.

20

Figura 4.4. Regjistrues Ultratingujsh (Foto e marrë nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

4.2.3 Harp trap (Qeset kurth)

Kjo metodëështë mjaft e mirë në ato vendbanime ku kemi një numër të lartë të lakuriqëve

të natës. Harp trap përbëhet nga nje kornizë mbështetësë dhe dy buzë najloni të pajisura

me tel të lidhura në mënyrë vertikale. Kjo metodë është mjaft sukseshme për lakuriqët e

natës që janë në fluturim.Lakuriqi bie në të dhe rrëshqet në brendësi. Harp trap (qeset e

kurthit) janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që të minimizojnë rrezikun e dëmtimit të

individëve të lakuriqëve të natës. Ato vendosen kryesisht ne hyrje të vendbanimeve të

lakuriqëve të natës (shpella, tunele), në shtigjet pyjore, midis pemëve, nën ura. Harp trap

janë veçanërisht të përshtatshme për specie që peshojnë më pak se 30g.

21

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Figura 4.6. Pajisje që shërben për kapjen e lakuriqëve të natës në ambiente të vogla si hyrje shpellash,tunelesh, bunkeresh me përmasa të vogla (Foto e marrë nga google)

4.2.4 Radio tracking (Radio transmetues)

Kjo metodë varet nga lloji i studimit që bëhet: 1) shpërhapjen, 2) vendodhjen apo 3)

lëvizjet migratore. Këto radio transmetues zgjasin rreth 2 javë që pas vendosjes së tyre.

Pasi lakuriqi i natës është kapur, nëpërmjet teknikave të ndryshme, në mes të shpatullave të

tyre rruhen qimet dhe do të vendoset radio transmetuesi. Nëpërmjet ndjekjes së sinjalit të

kapur prej dedektorit (regjistruesit), do të mundësohet orientimi dhe gjetja e vendodhjes së

saktë e species. Po në këtë mënyrë zbulohet edhe shpërhapja e tyre. Po ashtu edhe migrimi

22

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

i tyre (lëvizjet migratore) përcaktohet më anë të valëve satelitore të kapura nga dedektori.

Në këtë mënyrë vërehet linja e lëvizjes së tyre, bëhet lidhja e popoullatave të lakuriqëve, se

në cilin vend ata migrojnë.

4.2.5 Nets (Rrjetat)

Janë të llojeve të ndryshme, ku mund të përmendim hand nets (rrjetat e dorës). Këto lloj

rrjetashi kemi në formë rrethore dhe si një balonë. Ato janë mjaft të dobishme në rastet

kur lakuriqët e natës gjenden nëpër qoshe.

4.2.5.1 Hand nets (Rrjetat e dorës)

Përdoren në vendbanime të tilla si në catitë e ndërtesave të ndryshme

4.2.5.2 Static nets (Rrjetat statike)

Të cilat vendosen jashtë hyrjes së

vendbanimeve të tyre , në kohën kur

bie muzgu dhe lakuriqët e natës

filojnë aktivitetin e tyre jetësor.

Kjo është një metodë e cila bën të

mundur përcaktimin e llojeve që

gjenden në një vendbanim të caktuar.

Gjatë përdorimit të kësaj metode

është shumë e rëndësishme ruajtja e

qetësisë sepse në të kundërt zhurmat

mund të shkaktojnë vonesë në daljen e

tyre e si rrjedhojë reduktimin e kohës

së ushqyerjes, si dhe largimin e

lakuriqëve të natës nga vendbanimet e

tyre.

4.2.5.3 Moving net (Rrjeta lëvizëse)

23

Figura 4.7. Foto e rrjetave të ndryshme që përdoren për kapjen e lakuriqëve të nattës (Foto e marrë nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Këto rrjeta nuk janë shumë të përdorshme dhe nuk janë të rekomandueshme pasi lakuriqët

e natës mund të dëmtohen lehtë nga përdorimi i tyre.

4.2.5.4 Mist net (Rrjetat mjegull)

Këto rrjeta konsistojnë në rrjeta najloni ose tyl e cila mbahet e tendosur në dy pole me anë

të dy shkopinjëve. Përdoren nga Ornitologët për monitorimin dhe studimin e shpendëve si

dhe nga Kitopterologët për monitorimin e studimin e lakuriqëve të natës. Kjo lloj rrjete i

ngjan një rrjete volejbolli. Ndryshe mund ti quajmë rrjeta mjegulle pasi praktikisht janë të

padukshme. Kanë një lartësi 12 – 18 m dhe janë të ndara në rafte të krijuara nga fijet e

lidhura horizontalisht, ku secila krijon një xhep të lirshëm që i mban kafshët të

bllokuara.Madhësia e rrjetave ndryshon në varësi të species.Rrjetat mund të vendosen në

hyrje të shpellave apo midis një bimësië (vendosja në këtë të fundit është mjaft efektive).

Përdorimi kësaj metode apo mjeti monitorimi na mundëson përcaktimin e llojeve që

ndodhen brenda një vendbanimi të caktuar. Kjo metodë përmbledh një grup të matjeve

standarte si statusi, gjinia, ngjyra, madhësia (përmasat).

24

Figura 4.8. Rrjeta që përdoren për kapjen e lakuriqëve të natës, moment nga puna gjatë ekspeditës (Foto P.Theou, Nartë 2015)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Krahas avantazheve që na jep kjo mënyrë monitorimi dhe studimi, problemet kryesore që

paraqet përdorimi i këtyre rrjetave janë grabitja e specieve nga grabitqarwt,rreziku i

dwmtimit të tyre gjatë nxjerrjes. Përdorimi i tyre duhet shmangur në periudhën e mesit të

qershorit dhe mesit të korrikut, periudhë e cila përkon me kohën e kolonive

4.2.6 Cone trap

Përdoren kryesisht për projekte kërkimore, në ato vendbanime ku kemi një numër të lartë

të lakuriqëve të natës.Cone trap përfaqësojnë një kon të madh të bërë prej plastikës, flete

najloni apo prej materialeve të tjera dhe e hapur në pjesën e lartme.Është një metodë jo e

përshtatshme për llojet Rhinolopus sp.

.

Figura 4.9. Cone trap për kapjen e lakuriqëve të natës (Foto e marrë nga google)

4.2.7 Pajisje të tjera

Përvec pajisjeve të sipërpërmendura ka edhe disa pajisje të tjera jo më pak të rëndësishmë

që përdoren gjatë monitorimit të lakuriqëve të natës si çantat e vogla prej rrobe apo

gërshërët.

Çantat e vogla prej rrobe- Pas kapjes së lakuriqëve të natës nga rrjetat dhe kurthet e tjera

të ngritura për qëllime të mëtejshme studimi si matjet,përcaktimi i gjinisë, marja e gjakut

për bërjen e ADN-së, speciet vendosen brenda këtyre çantave, ku nuk duhet të mbahen me

shumë se 2 orë. Është e rëndësishmë që çantat mos të vendosen asnjëherë në tokë por të

mbahen lart. Gjithashtu duhet pasur kujdes që mos të bëjmë përzierje të specieve brenda

një çante.

Gërshërët- janë të rëndësishme në rastet kur duhet lirojmë një specie nga rrjetat.

25

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Dritat e kokës (Head torch)- drita e kokës është primare për monitorimin e lakuriqëve të

natës. Ato përbëjnë një nga mjetet thhelbësorë që duhen patur gjatë monitorimit të

lakuriqëve të natës, gjatë

hyrjes në vendbanimet e tyre

(shpella, tunele, ndërtesa të

braktisura pa ndricim). Një

ndricim i bollshëm është

thelbësor për heqjen e

lakuriqëve të natës nga kurthet

e sidomos nga mist net.

.

4.2.8 Markimi dhe unazimi

Markimi bëhet në momentin që je duke kapur me rrjeta dhe për efekt mos matje 2 herë të

sw njëjtës specie. Markimi dhe unazimi janë mjaft të rëndësishme pasi na ndihmojnë për të

kuptuar dhe vlerësuar speciet e pranishme në një habitat dhe territor të caktuar, madhësinë

e popullatës, shpërndarjen e tyre, lindjen, zhvillimin, sjelljet dhe përcaktimin e lëvizjeve

migratore, vlerësimin dhe përdorimin e habitateve (sezonale apo të përhershme). Disa nga

metodat e markimit janë unazimi dhe ngjyrosja. Unazimi është një metodë markimi e cila

vendoset në gishtin e katërt. Çdo unazë ka një kod të caktuar ku vendoset emri i shtetit

(inicialet) dhe një numër serial. Një tjetër mënyrë markimi është dhe ngjyrosja e cila bëhet

në krah ose në vesh. Kjo metodë markimi ka një kohëzgjatje të shkurtër.

26

Figura 4.10. foto që tregon një lloj të dritave të kokës që përdoret gjatë studimit të lakuriqëve të natës (Foto e marrë nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

4.2.9 Marrja e AND-së

Marrja e materialit gjenetik bëhet në disa forma: me anë të marrjes së qimeve (shkulet me

gjithë rrënjë), me anë të marrjes së gjakut, me anë të marrjes së një pjese të lëkurës nga

patagium. Analiza e gjakut bëhet për të parë nëse ka sëmundje (duke qënë se lakuriqët e

natës janë transmetues sëmundjesh) si dhe për analizë AND-je. Marrja e qimeve dhe e

lëkurës nga patagium shërben për analizë AND-je si dhe për të parë lidhjen e popullatave të

lakuriqëve, se ku ata migrojnë dhe kujt vendi i përkasin.

4.3 Speciet e lakuriqëve të natës në Shqipëri

Lakuriqët e natës jetojnë në vende të ndryshme,ata preferojnë vende të ndryshme në kohë

të ndryshme dhe kjo varet nga koha e vitit, kushtet si dhe cfarë ato bëjnë ( kujdesen për të

vegjëlit, gjuajnë,apo bien në letargji ). Për të mbijetuar ato kanë nevojë për ujë dhe insekte,

vende për të ndjekur insektet, vende ku të prehen dhe flenë, vende ku të rritin fëmijët e

tyre si dhe rrugët e sigurta për të lëvizur midis këtyre vendeve (habitatet e lëvizjes). Për

këtë arsye ato lëvizin (migrojnë) për të gjetur vendin që u përshtatet nevojave të tyre. Nisur

nga këto nevoja si (temperatura, lagështia, ushqimi,qetësia) vendet që preferojnë lakuriqët

e natës për të jetuar janë shpellat, pyjet ( pemët ), ndërtesat e braktisura si (kishat, tunelet,

bunkerët, repartet ushtarake shtëpi banimi, ura plevica), ndaj të cilave lakuriqët e natës janë

përshtatur për të jetuar si rezultat i prishjes së habitateve të tyre natyrore. Shqipëria

pavarsisht se është një vend i vogël i Ballkanit është i pasur me lakuriq nate. Deri tani janë

identifikuar 32 lloje nga 54 që gjenden në Evropë. Kjo pasuri është e lidhur me diversitetin

e lartë të habitateve, numrin e madh të shpellave natyrore si dhe pranina e ndërtesave të

shumta si ish objektet ushtarake, tunelet, bunkerët, kishat, shtëpitë e vjetra të braktisura,

pyjet të cilat përdoren si vendbanime nga lakuriqët e natës. Në krahasim me vendet fqinje

lakuriqët e natës në Shqipëri ende nuk janë shumë të njohur. Fillimisht datat më të

rëndësishme të studimit të tyre janë siguruar në vitet ’60 nga Hanak (1961, 1964) dhe më

vonë janë plotësuar nga Lanami (1962, 1965). Që prej atëherë vetëm dy dokumente mbi

lakuriqët e natës janë shfaqur (Bego & Griffiths) si dhe Chytil & Vlasin (1994) të cilët

kanë dhënë një llogaritje të shkurtër. Materialet e të dhënave të mbledhura nga këto burime

letrare janë përdorur kryesisht në studime biometrike dhe taksonomike. Mbi bazën e

këtyre të dhënave u zbuluan rreth 19 specie në vendin tonë. Ky raport është plotësuar me të

27

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

dhëna të reja të mbledhura gjatë një udhëtimi të shkurtër (1992-1995). Teknikat e studimit

në terren si (kontrolli vizual e potencial i strofullave të tyre rrjetat dhe hyrja në shpella)

janë plotësuar gjithashtu dhe nga monitorimi i tyre gjatë natës. Megjithatë njohja e

shpërndarjes dhe e monitorimit të popullsisë mbeti shumë e kufiuar. Studime të tjera të

kryera në vendin tonë mbi këto specie janë bërë në vitin 2003. Në pranverë të vitit 2010

(prill-maj) janë bërë kërkime të reja mbi lakuriqët e natës si vazhdim i projektit të kërkimit

të vitit 2003. Në 2010 janë regjistruar 23 specie Rinolophus ferrumequinum, R.

hipposideros, R. euryale, R. mehelyi, R. blasii, Miniopterus schreibersii, Plecotus sp.

(austriacus/kolombatovici), Myotis myotis, M. oxygnathus, M. bechsteinii, Myotis

emarginatus, M. nattereri, M. mystacinus bulgaricus (=M. aurascens), Myotis capaccinii,

H. savii, E. serotinus, Nyctalus noctula, N. leisleri, P. pipistrellus, P. pygmaeus, P. nathusii,

P. kuhlii and Tatarida teniotis. Rezultate të tjera mjaft interesante përfshijnë gjetjet e

strofullave dhe të kolonive të specieve si Rhinolopus ferrumequinum (4 koloni),

Rhinolopus euriale (4 koloni), Myotis emarginatus (3koloni), Myotis myotis dhe Myotis

oxyganthus (2 koloni), Miniopterus schreibersii (1 koloni të përzier me 3000 individë).

Ky studim gjithashtu vazhdoi në vitin 2011 ku u regjistruan 24 specie si: R. hipposideros,

R. euryale, R. blasii, Miniopterus schreibersii, Plecotus auritus, P. macrobullaris, Myotis

myotis, M. oxygnathus, M. daubentonii, M. emarginatus, M. nattereri, M. mystacinus sensu

lato, M. capaccinii, H. savii, E. serotinus, N. noctula, N. leisleri, N. lasiopterus, P.

pipistrellus, P. pygmaeus, P. nathusii, P. kuhlii and T. teniotis. Një specie e re Nyctalus

lasiopterus u regjistrua në Shqipëri duke rritur kështu numrin e lakuriqëve të natës në 32.

Gjithashtu u gjetën strofulla të reja të lakuriqëve të natës si dhe prania e kolonive të mëdha

të Rhinolopus ferrumequinum (4 koloni), R. euryale (2 koloni), R. hipposideros (2 koloni),

M. emerginatus (1 koloni), M. myotis and M. oxygnathus (1 koloni), M. capaccinii (1

koloni ) and Miniopterus schreibersii (1 koloni).

Studime të tjera janë bërë në 2013 (Shchiffler), 2014 (Theou & Bego).

Megjithatë deri kohët e fundit nuk ka regjistrim rreth aktivitetit dimëror dhe monitorim të

tyre për të vlerësuar dinamikën e popoullsisë së lakuriqëve të natës në Shqipëri. Ende është

duke u punuar për zbulimin e vendodhjeve të reja të lakuriqëve të natës.

28

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

4.4 Speciet e pranishme dhe potencialisht të mundshme në zonën e Nartës

Kompleksi ligatinor Vjosë-Nartë është një hapesirë e rëndesishme për një numër të lartë

kafshësh përfshirë, insekte, peshq, amfibë dhe reptilë, gjitarë dhe sidomos shpendë. Përsa u

përket gjitarëve në kompleksin ligatinor regjistrohen 32 lloje gjitaresh nga 71 lloje të

vrojtuara ne Shqiperi.

Komuniteti i gjitarëve dominohet nga brejtësit e ndjekur nga lakuriqët e natës dhe llojet

mishëngrënëse. (Plani i Menaxhimit 2014)

Tab 4.4.1. Përbërja e mamalofaunës së zonës Vjosë-Nartë, duke iu referuar Planit të Menaxhimit 2014

Rendi Numri i llojeve

Insectivoria 5

Chiroptera 8

Rodentia 9

Lagomorpha 1

Carnivora/Fissipedia 6

Artiodactyla 0

Cetacea/Otodonceti 3

Pinipedia 10

Total 32

Përsa i përket zonës së marë në studim (zona e Nartës, si pjesë e peisazhit të mbrojtur

Vjosë- Nartë) ajo karakterizohet nga një larmishmëri tipesh habitatesh, të mundshme për

strehimin e lakuriqëvetënatës.Në tëmund të përmendim pyllin,ndërtesat e shumta si

(bunkere, reparte ushtarake, kisha) çka bën që të gjitha këto tipe habitatesh të strehojnë

lloje të ndryshme lakuriqësh nate në periudha dhe sezone të caktuara. Duke ditur se ata

janë specie migratore, duke ditur preferencat që ata kanë për ushqim dhe strehim mund të

grupojmë një tablo të specieve të mundshme që mund të gjenden në këtë zonë. Bazuar në

të gjitha këto mund të themi se në këtë zonë janë të gjindshme të treja familjet kryesore të

nënrendit Microchiroptera: a) Rhinolopidae, b)Vespertilionidae, c) Molossidae, me disa

nga speciet kryesore për secilën familje. Nisur nga Plani i Menaxhimit të peisazhit të

29

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

mbrojtur Vjosë-Nartë në këtë zonë deri tani janë vërejtur këto lloje të lakuriqëve të natës(P-

të pranishëm, P?- të supozuara):

Tab 4.4.2 Prania e lakuriqëve të natës të vrojtuara në zonën e Nartës bazuar në Planin e Menaxhimit (P- lloje

të verifikuara në zonë; P?- lloje të supozuara se mund të jenë në zone duke u bazuar në llojet e habitateve)

Emërtimi i taksonit Prania Emërtimi shqipRendi Chiroptera Nënrendi Microchiroptera Familja Rhinolopidae Rhinolopus blassi P Lakuriq nate hundëpatkua i

Blass-itRhinolopus euryale P Lakuriq nate hundëpatkua i

Mesdheut Rhinolopus ferrumequinum P Lakuriq nate hundëpatkua i

madh

Familja Vespertilionidae Miniopterus schreibersi P? Lakuriq nate i schreibers-itMyotis blythi P Lakuriq nate vesh miu Myotis capaccini P? Lakuriq nate gisht gjate Myotis myotis P Lakuriq nate vesh miu i

madh Nyctalus leisleri P? Lakuriq nate i Leisler-itNyctalus noctula P? Noktula Pipistrellus pipistrellus P? Pipistrelus i zakonshëm Pipistrrellus nathusi

Pipistrellus pygmeus

Pipistrellus kuhlii

P

P?

P

Pipistrrelus i Nathus-it

Pipistrelus i pigmeus

Pipistrelus i kuhlit

Pra nga vrojtimet e bëra në zonën e Nartës rreth 6 specie të lakuriqëve përkatësisht

Rhinolophus lassi, Rhinolophus euryale, Rhinolophus ferrumequinum, Myotis myotis,

Myotis blythi, Pipistrellus kuhli, Pipistrellus nathusi, gjenden në habitatet e

sipërpërmendura të pranishme në këtë zonë. Gjithashtu nisur nga karakteristikat e

habitateve të kësaj zone si dhe nga preferencat e lakuriqëve të natës për strehim dhe

ushqim mendojmë se në këtë zonë gjenden gjithashtu dhe disa specie të tjera që u përkasin

familjeve të sipërpërmendura si:Babastrella babastrellus, Myotis capaccini, Miniopterus

30

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

schreibersi, Nyctalus leisleri, Nyctalus noctula, Pipistrellus pipistrellus, Rhinolophus

hipposideros, Rhinolophus mehelyi.

Familja Rhinolophidae me 5 llojet e saj pritet të gjendet në zonën e studimit pasi vetë tipi i

habitateve e lejon këtë gjë.

4.4.1 Përshkrimi i specieve të pranishme dhe potencialisht të mundshme në zonën e

Nartës

Familja Rhinolophidae.

Mbretëria: Kafshë

Tipi: Chordata

Klasa: Gjitarë

Rendi: Chiroptera

Nënrendi: Yinpterchiroptera

Familja: Rhinolophidae

Gjinia: Rhinolophus

Speciet e kësaj familje kanë hundën në

formën e patkoit të kalit, veshët i kanë pa

tragus, bishti është i shkurtër ose ka të

njëjtën gjatësi me këmbët e prapme. Ka

pesë specie të pranishme në Evropë, të

pranishme gjithashtu në vendin tonë si dhe

në zonën e marrë në studim nga ana jonë.

Të gjitha speciet e kësaj familje janë

insektngrënës. Përsa i përket

vendbanimeve të tyre mund ti gjejmë në

koloni të mëdha gjatë dimrit në shpella

dhe gjatë verës në pyje, disa frekuentojnë edhe ndërtesat e baktisura (bodrume, miniera,

tunele, bunkere).

Gjinia Rhinolophus

31

Figura 4.11. Rhinolophus hipposideros, lakuriqi I vogël hundëpatkua I fotografuar gjatë ekspeditës në zonën e studimit (Foto E. Loçe 2015)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Llojet e kësaj gjinie kanë krahë të gjerë dhe të rrumbullakosur, e cila mundëson një fluturim

tëshkathët ,disa prej tyre fluturojnë si një flutur. Kanë një bisht të shkurtër që integrohet

plotësisht në membranën e fluturimit, të cilën gjatë kohës së pushimit të tyre e mbajnë të

palosur mbi shpinë. Shumica e lakuriqëve të natës hundëpatkua janë të shurdhër,ngjyrë kafe

ose të kuqe-kafe. Ashtu si dhe shumë specie të familjes Vespertilionidae femrat e disa

specieve Rhinolophus martohen gjatë vjeshtës dhe lindjen e të vegjëlve e bëjnë në muajt e

pranverës dhe të verës. Femrat kanë dy gjendra qumështi në anën pektorale dhe dy thitha

false të cilat zhvillohen në shtatëzaninë e parë. Të vegjlit kapen pas këtyre thithave false

gjatë ditëve të para pas lindjes së tyre. Një individ i ri i krijon dhëmbët e qumështit në

embrion, të cilat nuk janë të pranishme pas lindjes. Lakuriqët e natës hundëpatkua fiksohen

lirisht në foletë e tyre me krahët e mbështjella plotësisht ose pjesërisht dhe shpesh herë me

krahët e tyre ato mbështjellin edhe të vegjlit vetëm pak ditë pas lindjes së tyre.

Familja Vespertilionidae

Gjenden vetëm 24 specie në Evropë nga 320 që gjenden në të gjithë botën.

32

Figura 4.12. Rhinolophus hipposideros, lakuriqi I vogël hundëpatkua I fotografuar gjatë ekspeditës në zonën e studimit me të voglin e tij (Foto E. Loçe 2015)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Pothuajse të gjitha speciet e kësaj familje janë insektngrënëse, me përjashtim të disa llojeve

Myotis që kapin peshk dhe specieve më të mëdha Nyctalus të cilët janë të njohur për

kapjen e zogjve të vegjël harabeli në fluturim.

Formula dentare e dhëmbëve të tyre ndryshon në mes të llojeve.

Gjinia Myotis

Mbretëria: Kafshë

Tipi: Chordata

Klasa: Gjitarë

Rendi: Chiroptera

Familja: Vespertilionidae

Gjinia:Myotis

Nga 90 specie të pranishme në të gjithë botën vetëm 10 prej tyre janë të pranishme në

Evropë.Karakterizohen nga veshë të mëdhenj të gjerë me një tragus shumë të gjatë në

formë heshte. Llojet brenda kësaj gjinie ndryshojnë në madhësi nga shumë të mëdha në

shumë të vogla. Kanë vetëm një gjendër qumështi.

Habitatet e preferuara nga llojet e kësaj gjinie janë shpellat, ndërtesat e vjetra (në strehat e

çative, kishat), si dhe pyjet. Bazuar në këto kërkesa të tyre themi se janë speci të gjindshme

në zonën e Nartës.

Gjinia Nyctalus

33

Figura 4.13 Myotis blythii (Foto E. Loçe Përmet 2015)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Mbretëria Kafshë

Tipi Chordata

Klasa Gjitarë

Rendi Chiroptera

Familja Vespertilionidae

Gjinia Nictalus

Ka 8 specie në të gjithë

botën ku 3 prej tyre

gjenden në Evropë.

Përmasat e kësaj specie

variojnë nga të mesmet

në të mëdha. Kanë

veshë të shkurtër në

formë trekëndëshi dhe me tragus të gjerë në formë kërpudhe. Kanë krah të gjatë me pika

Kanë 2 gjendra qumëshi.

Speciet e kësaj gjinie përgjithësisht janë specie të cilat preferojnë habitate të tilla si pyjet.

Ata përdorin pyjet e vogla dhe të mesme si fole, megjithatë mund të lëvizin 20m nga pylli

gjatë natës për tu ushqyer. Speciet Nyctalus janë specie migratore, të cilat përshkojnë

distanca të gjata (1000km) nga foletë dimërore te tyre drejt atyre verore. Këto specie në

bazë të kërkesave që kanë në lidhje me habitatet mund të theemi se gjenden në zonën e

Nartës (pyllin e sodës, ishullin e Zvërnecit).

34

Figura 4.14. Nictalus noctula (Foto e marr nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Gjinia Miniopterus

Mbretëria Kafshë

Tipi Chordata

Klasa Gjitarë

Rendi Chiroptera

Mbifamilja Vespertilionidae

Familja Miniopteridae

Gjinia Miniopterus

Lloji: M, schreibersii

Janë 10 specie të kësaj gjinie në të gjithë botën dhe vetëm 1 gjendet në Evropë, e

pranishme gjithashtu dhe në vendin tonë (Miniopterus schreibersi). Janë specie migratore

të cilat përshkojnë një distance rreth 100km nga foletë dimërore drejt atyre verore.

Janë specie tipike të shpellave

Gjinia Pipistrellus

35

Figura 4.15. Miniopterus schreibersii gjatë dimërimit në shpella (Foto P. Theou, Has 2014)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Mbretëria: Kafshë

Tipi: Chordata

Klasa: Gjitarë

Rendi: Chiroptera

Familja: Vespertilionidae

Nënfamilja:Vespertilioninae

Gjinia: Pipistrellus

Nga 48 specie të kësaj gjinie

në të gjithë botën vetëm 4

gjenden në Evropë. Emri i Pipistrelus rrjedh nga fjala italiane pipistrello që do të thotë

lakuriq. Disa specie të kësaj gjinie fluturojnë si flutura kurse të tjerat kanë nje fluturim më

të drejtpërdrejtë. Karakterizohen nga veshë të vegjël dhe të shkurtër me një tragus

rrumbullak. Patagiumi i tyre është i errët dhe relativisht i ngushtë. Kanë 2 gjendra

qumështi. Speciet e kësaj gjinie preferojnë habitate të tilla si pyjet, ku ata janë të pranishëm

gjatë gjithë vitit. Meshkujt krijojnë fole të përkohshmëe për kopulim në pemë në fund të

verës ku ata shfaqen për të tërhequr femrat. Gjithashtu ata gjenden edhe në strukturat

brenda pyjore si ndërtesat, miniera, bunkerë. Janë specie tipike që përdorin si vendbanim

bunkerët si dhe ndërtesa të shumta ku ata qëndrojnë në zgavrat e mureve (gjatë gjithë vitit),

në strehat e çative si dhe në kisha. Bazuar në këto kërkesa të tyre në lidhje më vendbanimet

si dhe në habitatet e pranishme në zonën e Nartës mund të themi se speciet e kësaj gjinie

(Pipistrellus nathusii, Pipistrellus kuhli, Pipistrellus pipistrelus, Pipistrellus pygmeus) janë

të gjendshme në Nartë. Janë specie migratore të cilat përshkojnë distanca të gjata (1000km)

nga foletë dimërore drejt atyre verore, por disa lloje të kësaj gjinie janë sedentare që nuk

lëvizin më shumë se 20-50km nga folet dimërore-verore.

Gjinia Plecotus

Ka vetëm 3 lloje të kësaj gjinie në Shqipëri (Plecotus auritus, Plecotus austriacus, Plecotus

kolombatovici). Karakteristikë për speciet e kësaj gjinie janë veshët e gjatë dhe të bashkuar

midis tyre me nje pjesë lëkure. Janë specie sedentare të cilat nuk lëvizin më shumë se 20-

50 km nga foletë dimërore drejt atyre verore. Janë specie tipike të ndërtesave (i gjejmë në

36

Figura 4.16. Pipistrellus pipistrellus (Foto E. Loçe)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

hapsirat e çative), dhe pyjeve. Bazuar në këto karakteristika mund të themi se këto specie

gjenden në zonën e Nartës.

Figura 4.17. Plecotus kolombatovici (Foto E. Loçe)

Gjinia Barbastrella

Mbretëria: Kafshë

Tipi:Chordata

Klasa: Gjitarë

Rendi: Chiroptera

Familja: Vespertilionidae

Gjinia: Barbastella

Kjo gjini përfaqësohet nga dy

specie në të gjithë botën, dhe

vetëm një specie në Evropë, e

pranishme gjithashtu dhe në

vendin tonë (Barbastella

barbastellus). Konsiderohet një lakuriq nate me madhësi mesatare. Ka hundë të shkurtër

37

Figura 4.18. Barbastella barbastellus (Foto e marrë nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

me formë të shtypur. Veshët e tyre janë në formë kërmilli me një hapje të gjerë përpara, me

ngjyrë të errët. Skajet e tyre janë të bashkuara në majën e kokës. Kanë tragus në formë

trekëndëshi i cili ka një gjatësi sa gjysma e veshit. Karakterizohen nga një gëzof shumë i

dendur me ngjyrë të errët. Membrana e tyre gjithashtu ka ngjyrë të errët. Është specie

tipike e pyjeve, që përdor si vendbanim të vetin pemët (të çarat e tyre), gjatë stinës së

verës. Gjithashtu kjo specie gjendet edhe në shpella të hapura apo në miniera. Gjatë

letargjisë së ato mund të qëndrojnë të vecuara ose në grupe.

Karakterizohen nga një fluturim i shkathët të cilën e alternojnë me thirrje për ekolokacion

për të lokalizuar prenë e tyre. Është një specie sedentare.

Familja Molossidae

Kjo familje përfaqësohet nga një gjini e vetme, gjinia Tatarida me një specie specie të

vetme në të gjithhë Evropën të pranishme gjithashtu dhe në vendin tonë, Tatarida teniotis.

Tadarida teniotis (lakuriqi i natës bishtëlirë)

Mbretëria: Kafshë

Tipi: Chordata

Klasa: Gjitarë

Rendi: Chiroptera

Famijla: Molossidae

Gjinia: Tadarida

Është një nga

lakuriqët më të

mëdhenj në Europë.

Ka veshë të mëdhenj

me majë pak të përdredhur dhe të drejtuar para, një fytyrë të gjatë, të rrudhur, bishtëgjatë.

Krahët janë të gjatë dhe të ngushtë duke i dhënë kështu një shkathtësi dhe aftësi për të

fluturuar në largësi të mëdha dhe në mënyrë efiçente. Ushqehet kryesisht me insekte të

mëdhenj fluturues, në pjesën më të madhe (90%) me insekte të rendit Lepidoptera

dheNeuroptera. Fluturon deri 2.300 metra mbi nivelin e detit dhe përdor thirrje

38

Figura 4.19. Tadarida teniotis (Foto e marrë nga google)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

ekolokacioni me frekuencëtëulët (18 – 10 kHz), për të lokalizuar prenë e tij. Mendohet se

jeton rreth 10 vjet. Ky lloj preferon habitate të hapura, siç mund të jenë kullotat apo

shkurretat. Është i zakonshëm edhe në disa zona urbane dhe ndonjëherë qëndron edhe në

struktura artificiale si urat, kullat e ujit, katedralet dhe ndërtesa të tjera të larta.

4.5 Rezultate dhe diskutime

Duke ditur se Shqipëria paraqet një diversitet të lartë habitatesh natyrore dhe artificiale, e

bën atë një vend potencialisht të mundshëm për jetesën e lakuriqëve të natës,duke e

renditur kështu në një ndër vendet e para në Evropë për shumllojshmërinë e tyre, me 32

specie. Nga shfletimi i literaturës na rezulton se habitatet më të preferuara për jetesën e

tyre janë ato natyrore si shpellat, të cilat përdoren pothuaj gjatë gjithë vitit, dhe përbjnë një

nga vendstrehimet kryesore për ta.

Në zonën e marrë në studim (Nartë), kemi një larmishmëri habitatesh të cilat janë

potencialisht të shfrytëzueshme nga lakuriqët e natës. Kemi habitate natyrore si pylli i

Sodës, pylli i Zvërnecit ku mund të gjejmë specie të tilla si Barbastellus barbastella

(specie tipike e zonave pyjore), lloje të Myotis si psh Myotis mysticantus (e cila i përdor

mjediset pyjore si për ushqim dhe për vendbanim), lloje të Plecotus dhe Nyctalyus specie

këto karakteristike për mjediset pyjore si dhe llojet Rhinolophus që i përdorin mjediset

pyjore për tu ushqyer.

Duke u nisur nga habitatet artificiale si tunele, bunker, ndërtesa të vjetra (shtëpi të

braktisura, kisha) që gjithashtu përbëjnë habitate të rëndësishme për lakuriqët e natës gjatë

periudhave të ndryshme të ciklit të tyre jetësor, mund të themi se kemi specie të cilat i

përkasin llojeve Rhinolopus, Pipistrellus, Myotis, Tatarida teniotis.

Bazuar në planin e menaxhimit të Peisazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë na rezulton se në këtë

zonë kemi 7 lloje lakuriqësh nate ( Rhinolophus ferrumequinum, R. blassi, R. Euryale,

Myotis myotis, Myotis blythii, Pipistrellus nathusi, Pipistrellus kuhli), dhe 6 lloje të

supozuara (Miniopterus schreibersi, Myotis capaccini, Nyctalus leislerii, Nyctalus noctula,

Pipistrellus pipistrellus, Pipistrellus pygmeus) duke u nisur nga kërkesat e këtyre specieve

në lidhje me vendbanimet dhe habitatet e pranishme në zonën e Nartës.

39

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Gjatë ekspeditës së kryer në terren u bë një verifikim i mundshëm i specieve që ndodhen

në zonë. Nga ky monitorim dhe vizitat e kryera në habitatet e pranishme arritëm të

identifikojmë vetëm tre specie që i vëzhguam drejtëpërdrejtë Rhinolopus hipposederos,

Rhinolophus ferrumequinum, Rhinolohpus sp, (middle-size). Gjithashtu nga vizitat e

drejtëpërdrejta të bëra në tunelet dhe bunkerët të pranishme në zonë vumë re se shumë prej

tyre ishin jo të frekuentuara nga lakuriqët e natës pasi ishin të përdorura nga njeriu. Nga një

vizitë e kryer në Pyllin e Sodës, në një prej bunkerëve të pranishëm aty nuk u gjet asnjë

specie pasi ky bunker ishte në përdorim nga njeriu.

40

Figura 4.20. Foto e tunelit ku realizuam kapjen dhe identifikimin e Lakuriqëve të natës gjatë ekspeditës në zonën e Nartës (Foto E. Loçe)

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Nga vizitat e mëtejshme në tunele dhe bunker të tjerë të pranishëm në zonë u arritën të

identifikoheshin ku për here të pare u gjet koloni e R. hipposideros për këtë zone dhe për

zonën bregdetare jugore, u kapën me anë të rrjetave 10 R.ferrumequinum dhe 5 individë

Rhinolophus sp. (middle- size) u numëruan gjatë vizitave në kompleksin e tuneleve të

vizituar. Gjithashtu u gjetën dhe shenja dytësor si jashtëqitje të tyre (guano), dhe mbetje

insektesh të përdorura si ushqim nga lakuriqët e natës, shenja këto që tregojnë praninë e

tyre në këto zona. Në një vizitë të kryer në një nga kishat e zonës vumë re se ishte e izoluar

dhe nuk krijonte akses për lakuriqët e natës por aty u gjetën shenja të shpendëve dhe të

minjve.

Figura 4.21. Foto gjatë punës për identifikimin e specieve të kapura gjatë ekspeditës me anë të rrjetës (FotoE. Loçe)

41

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Figura 4.22 Foto gjatë montimit të rrjetave për kapjen e lakuriqëve të natës (Foto M. Duroviç)

4.5.1 Speciet e identifikuara në zonën e Nartës

Rhinolophus ferrumequinum (Lakuriq nate hundëpatkua i madh).

Përshkrimi fizik

Ka një gjatësi të trupit 57-71mm, bishti 35-43mm, parakrahu 51-61mm, veshët 51-61mm,

krahët e hapur 350-400mm , peshojnë 17-34g. Frekuencat e përdorura nga kjo specie për

ekolokacion janë 79-84kHz me një kohëzgjatje mesatare prej 37.4ms. Kanë një gëzof të

butë me ngjyrë kafe te individët e rrritur kurse te juvenilët ngjyra e gëzofit ndryshon nga

gri-kafe. Ngjyra e veshëve dhe e membranës ka gjithashtu ngjyrë gri-kafe. Kanë dhembë

premolarë të dallueshme nga speciet Rhinolophus të tjerë. Premolarët e nofullës së sipërme

zgjaten në rreshtin e dhëmbëve. Tek speciet e tjera ata janë shumë të vegjël ose mungojnë.

Rhinolophus ferrumequinum ka gjithashtu metakarpet 3 dhe 4 shumë më të shkurtra se

krahët e saj.

Habitatet- Prehen në vende të ftohta me një lagështi të caktuar e cila ndryshon me

moshën, seksin dhe gjendjen. Në dimër jetojnë kryesisht në shpella. Gjithashtu i gjejmë

42

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

edhe në ndërtesa të shumta si tunele, bunker, shtëpi të braktisura. Nga foletë dimërore drejt

atyre verore ata lëvizin rreth 20-30km, distanca më e gjatë e regjistruar është 180km

Dieta- Përsa i përket dietës së tyre ata ushqehen me insekte, e cila përbën rreth 41% të

dietës. Në vecanti brumbujt përbëjne 33% të dietës, zhuzhakët si dhe llojet Diptera,

Hymnoptera. Ata përdorin një zonë me rreze 4 km për tu ushqyer.

Maturimi dhe riprodhimi- Femrat e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën tre vjeçare

kurse meshkujt rreth moshës dy vjeç. Gjatë periudhës së çiftëzimit femrat vizitojnë

meshkujt në shpella. Tek këto specie vërejmë si poligaminë dhe monogaminë, kjo e fundit

është më e përhapura ku femrat vizitojnë dhe çiftëzohen me të njëjtin partner gjithë jetës.

Lindin vetëm një të vogël ku femra kujdeset për të deri në javën e 3 dhe të 4, në javën e 7

dhe të 8 ata mund të jetojnë plotësisht të pavarur. Të vegjlit lindin në periudhën qershor-

korrik.

Rhinolophus hipposideros (Lakuriq nate hundpatkua i vogël)

Përshkrimi fizik- Është lakuriqi i natës më i vogël, i cili peshon vetëm 5-9g, me një hapje

të krahëve 192-254, dhe një gjatësi trupore 35-45mm, veshët e tyre kanë një gjatësi 15-

19mm, bishti 23-33mm, parakrahët 37-42.5mm. Frekuencat e përdorura nga kjo specie për

ekolokacion janë 93-111kHz me një kohëzgjatje mesatare prej 31.7ms. Ka këmbë të forta

që i përdor për të kapur gurë dhe degë. Kanë gëzof të butë me ngjyrë gri të lehtë dhe ngjyrë

kafe në anën dorsale, kurse juvenilët kanë krejtësisht ngjyrë gri të errët.

Kur gjuajnë janë shumë të shkathët dhe të shpejtë, shpesh fluturojnë 5m mbi tokë duke iu

shmangur kontaktit shkurre më shkurre.

Habitatet- Gjatë dimrit prehen në shpella, miniera, ndërtesa të vjetra, bodrume. Jetojnë në

rajone të ngrohta , në pyje, në zona gëlqerore. Në verë habitatet janë regjistruar deri në

1160m mbi nivelin e detit, kurse në dimër 2000m mbi nivelin e detit. Nga foletë dimërore

drejt atyre verore ata lëvizin 5-10km, distanca më e gjatë është regjistruar 153km.

Dieta- Përsa i përket dietës së tyre themi se ata ushqehen me insekte. Llojet e tyre të

preferuara janë mushkonjat, brumbujt, merimangat.

Maturimi dhe riprodhimi- periudha e çiftëzimit është në vjeshtë. Femrat e arrijnë

pjekurinë seksuale në vitin e parë të jetës së tyre. Lindin 1 të vogël në mes të qershorit dhe

në fillimm të korrikut. Të vegjlit e tyre në lindje peshojnë 1.8g dhe sytë e tyre i hapin pas

10 ditësh, bëhen të pavarur vetëm në javën e 6-7.

43

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Rhinolophus euryale (Lakuriq nate hundëpatkua i mesdheut)

Përshkrimi fizik- Ka një gjatësi trupore rreth 43-58mm, me një bisht 22-30mm, veshët

18-24mm, parakrah 43-51mm, me një hapje të krahëve 300-320mm me një peshë standarte

8-17.5g. Kanë një gëzof me ngjyrë të lehtë në gri, ana dorsale është gri-kafe ndonjëherë më

ndonjë nuancë të vogël në të kuqe, ndërsa ana ventrale është gri–bardhë ose e verdhë–

bardhë. Juvenilët kanë ngjyrë gri. Përsa i përket mënyrës së tyre të të qëndruarit,

qëndrojnë me pozicion koke nga poshtë dhe këmbët e kapura në tavan, shpesh herë trupi i

tyre është në kontakt me individë të tjerë të së njëjtës specie.

Habitatet- R.euryale kanë tendencën për të jetuar në të ngrohtë, zonat e pyllëzuara, në

ultësira dhe në male, duke preferuar zona gëlqerore me shpella të shumta dhe ujë pranë.

Shpesh ato jetojnë në fole ku janë të pranishme edhe specie të tjera Rhinolpus por pa u

përzier speciet me njëra-tjetrën. Habitatet (foletë) e lindjes zakonisht mbajnë 50-400 femra

dhe në disa raste në to ka të pranishëm edhe meshkuj.

Dieta- R.euryale i lënë foletë e tyre në muzg dhe qëndojnë në kodra por edhe në pemë

relativisht të dendura ku gjuajnë insekte me të cilat edhe ushqehen.

Maturimi dhe riprodhimi- Ka shumë pak informacione rreth maturimit dhe ciklit

riprodhues të tyre. I vogli i tyre peshon rreth 4g, i aftë për të fluturuar në fillim të mesit të

gushtit.

Rhinolophus blasii (Lakuriq nate hundëpatkua i blass-it)

Përshkrimi fizik- Është një lakuriq nate i mesëm, me një gjatësi trupore 46.5-56mm,

gjatësia e bishtit 25-30mm, parakrah 45-48mm, me një hapje të krahëve e cila shkon

280mm dhe një peshë trupore 12-15g. Ka një gëzof me ngjyrë të bardhë në bazën e

qimeve, në anën dorsale ka ngjyrë gri-kafe, kurse ana barkore është pothuajse e bardhë.

Frekuencat e përdorura nga kjo specie janë 93-98kHz me një rënie të shkurtër në fund të

çdo sinjali i cili zakonisht zgjat 40-50ms.

Habitatet- Gjenden në të gjithë Mesdheun, lindjen e mesme dhe Afrikën veriore.

Jetojnë në zona të zona të ngrohta gëlqerore të ngrohta, të hapura, të mbuluara me shkurre

dhe pemë. Gjatë dimrit jetojnë në shpella, jo të përziera me specie të tjera.

Dieta- Ushqehen me insekte pra janë insektngrënëse.

44

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

Rhinolophus mehelyi (Lakuriq nate hundëpatkua i mehelyi)

Është një lakuriq nate i mesëm më një gjatësi trupore 55-64mm, bishti 24-29mm,

parakrahu 50-55mm, veshët 18-23mm,dhe një hapje të krahëve e cila shkon 330-340mm,

me një peshë 10-18g. Ka një gëzof ngjyrë gri, veshët gri në kafe, membrana e tyre është e

mbuluar me qime me ngjyrë gri-bardhë në bazën e tyre. Në anën barkore kanë ngjyrë të

bardhë kurse ana dorsale ngjyrë gri në kafe. Frekuencat e përdorura nga kjo specie janë

105-112kHz me një rënie të shkurtër që zgjat 20-30ms.

Habitatet- Jetojnë në shpella kryesisht gjatë sezonit të dimrit kurse gjatë verës në shpella

dhe pyje

Dieta- Dalin në muzg për tu ushqyer kryesisht në kodra dhe në zona të mbuluara nga

shkurrret dhe pemët. Ushqehen me insekte.

Maturimi dhe riprodhimi- Përsa i përket kësaj pike ende nuk ekziston një informacion.

4.5.2 Kërcënimet që iu kanosen lakuriqëve të natës

Zona e Nartës është një zonë me një ndikim të lartë të aktivitetit njerëzor.

Mjedisi i kësaj zone është seriozisht i kërcënuar nga popullatat njerëzore dhe aktivitetet e

tij në këtë ekosistem. Rritja e kërkesës për infrastukturë, turizëm, blegtori ka ndikuar

fuqishëm në cilësinë e mjedisit, biodiversiteti, stukturës dhe funksionimit të habitateve të

lakuriqëve të natës. Rinovimi i ndërtesave të ndryshme, për përdorim nga ana e njeriut

përbën kërcënim për shumë lloje, që si habitat të tyre përdorin ndërtesat. Gjithashtu ndotja

dhe degradimi i pyllit të sodës përbën një rrezik për speciet pyjore. Njerëzit ppër fat të keq

përbëjnë njënga rreziqet kryesore jo vetëm nëpërmjet aktiviteteve të tyre por edhe dëmtimit

të drejtpërdrejt të specieve.

45

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

V. PËRFUNDIME

Nga shrytëzimi i literaturës themi se në Shqipëri gjenden 32 lloje lakuriqësh nate.

Si një vend mesdhetar Shqipëria ofron një shumllojshmëri habitatesh që mund të përdoren

nga lakuriqët e natës si strehime dimërore dhe verore.

Pothuajse gjysma e specieve të raportuara janë shpellë banuese por gjithashtu dhe tunelet,

bunkerët, dhe repartet ushtarake të cilat janë jashtë funksionit, (të ndërtuara në dekadat e

fundit në vendin tonë) janë të shumta, duke bërë në këtë mënyrë një habitat të përsosur për

këto specie.

Habitatet e preferuara nga këto specie janë shpellat, mjediset pyjore, ndërtesat e vjetra

(kisha, shtëpi të braktisura, tunele, bunkere, ura, plevica), të cilat lakuriqët e natës i

përdorin në periudha të ndryshme të ciklit të tyre jetësor.

Përgjithësisht habitatet e preferuara prej tyre gjatë kohës së riprodhimit janë shpellat, kurse

në periudhën e pasriprodhimit kërkojnë vende më të ngrohta duke lëvizur nga veriu në jug.

Zona e Nartës përbën një zonë të veçantë dhe tepër të rëndësishme për monitorimin e tyre

duke na dhënë të dhëna në lidhje me lakuriqët e natës afër zonave bregdetare.

Në këtë zonë janë identifikuar 7 lloje lakuriqësh nate bazuar në Planin e Menaxhimit.

Nga ekspedita 1 ditore e kryer u bë identifikimi i 3 specieve Rhinolophus; 5 Rhinolophus.

middle size (në bunker në zonën e Dajlanit), 10 Rhinolophus ferrumequinum (1 individ

mashkull u gjet në një bunker në afërsi të pyllit të sodës, kurse indiviidët e tjerë në bunker

në zonën e Dajlanit), Rhinolophus hipposideros (1 koloni, 15 individe me 2 juvenilë, në

bunker në zonën e Dajlanit)], si dhe u gjetën shenja dytësore si guano dhe mbetje

insektesh që tregonin për praninë e këtyre specieve në bunkere dhe tunele të pranishme në

zonë.

Gjithashtu nga prania e habitateve natyrore dhe artificiale mendohet të ketë rreth 17 lloje

lakuriqësh nate por që ende mbetet për t’u bërë një punë e madhe në identifikimin dhe

përcaktimin e tyre.

Nga vëzhgimet e bëra në këtë zonë u vu re se shumë nga habitatet e tyre ishin drejt

shkatërrimit, si rrjedhojë e mbylljes së habitateve nga njerëzit (rikonstruksion, ndriçimit

artificial, dhe mbyllje të kishës duke e bërë të papërshtatshme për lakriqët e natës), apo

përdorimi i këtyre habitateve nga barinjtë e zonës.

46

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

VI. BIBLIOGRAFIA

Bego, F., Griffiths, H.I. (1994): Preliminary data on the bats (Mammalia,Chiroptera) of

Albania. Stud. Speleol. 9: 21-25,

Hanak, V., Lamani, F., Muraj,X. (1961): Të dhëna nga përhapja e lakuriqëve të natës

(Chiroptera) në Shqiperi. Bull. Univ. Shtet. te Tiranës. Ser. Shk. Natyrore, 3: 124-158

Hanak, V. (1964): Zur Kenntnis der Fledermäuse fauna Albaniens. Vest. Cs. Spol. Zool.,

28: 68-88.

Lamani, F (1970): Lloje të reja lakuriqesh nate në vëndin tonë. Buletini i Shkencave

Natyrore, n°2, 143-150

Schieffler, V.I., Bego, F., Théou, P., Podany, M., Pospischil, R., Hubner, S., (2013):

Ektoparasiten der Fledermäuse in Albanien – Artenspektrum und Ëirtsbindung. Nyctalus

(N.F.), Berlin 18, Heft 1, S. 84-

109.

Théou, P., Bego, F. (2013): Etude des populations de chiroptères de l'île de Sazani. Note

naturaliste Initiative PIM. 12 pp,

Théou, P., Bego, F. (2014): First bat monitoring in Albania : bunkers of Tirana,

picture of bat conservation in Albania. Buletini i Shkencave Natyrore 18/2014 : 76-83

Théou, P., Loce, E., Đurovic, M. (2015) : Bat hibernation in Albania : First data of

winter census. Naturae Slovenia, In press

Théou, P., Đurovic, M. (2015) : Myotis bechsteinii in South-West Balkans : First

record for Montenegro and additional data for Albania. Ecologica Montenegrina. In press

Uhrin, M., Horacek, I., Šibl, J., Bego, F. (1996): On the bats (Mammalia:

Chiroptera) of Albania: survey of the recent records. Acta Soc. Zool. Bohem. 60: 63-71

47

Rapaj. A (2015): Të dhëna të përgjithshme për Rendin Chiroptera (Lakuriqët e natës) në zonën e Nartës,Vlorë

DPPK, 2002 -- Harta e habitateve kryesore të Shqipërisë. Realizuar nga Shoqata e Ruajtjes

së Kafshëve dhe Shpendëve të Egra, në kuadrin e Projektit të Pyjeve Shqipëri.

Grup autoresh Harta Gjeologjike e Shqiperise, Tirane, 1983.

Grup autorësh 1997 – Libri i Kuq, Bimë, shoqërime bimore dhe kafshë të rrezikuara.

REC.Tiranë.

Mitchell-Jones. A. J. & McLeish A. P. (2004): BAT WORKERS’ MANUAL 3RD

EDITION 2004

Dietz.Ch, & von Helversen. O, (2004): Illustrated identification key, Electronic publication

Version 1.0, First released 15.12.2004 to the bats of Europe

http://www.eurobats.org/sites/default/fles/documents/IBN_event_reports/First

%20Albanian%20Bat%20Night.pdf

http://www.mjedisi.gov.al/files/pages_files/Plani_Menaxhimit-PM_Vjose-Narte_2004_ALB_(1).pdf

https://www.google.al/search?q=anatomy+of+bats&rlz=1C1PRFC_enAL647AL647&espv=2&biw=1024&bih=475&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=2DahVeCbManV7Qao3Z_QCw&ved=0CB4QsAQ#imgrc=E-rmI77MvZz3mM%3A

http://www.bats.org.uk/pages/about_bats.html

http://www.bats.org.uk/

http://www.bats.org.uk/pages/bat_behaviour.html

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lakuriqi_i_nat%C3%ABs

http://www.bats.org.uk/pages/why_bats_matter.html

http://www.batlife-europe.info/about-batlife-europe/european-bats/

http://www.batcon.org/why-bats/bats-are/bats-are-important

http://jncc.defra.gov.uk/pdf/batwork_manualpt2.pdf

http://jncc.defra.gov.uk/pdf/batwork_manualpt1.pdf

48