projekt gjeografie

14
LENDA:GJEOGRAFI TEMA:KINA Projekt

Upload: matilda-gremi

Post on 21-Dec-2014

3.713 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt gjeografie

LENDA:GJEOGRAFITEMA:KINA

Projekt

Page 2: Projekt gjeografie
Page 3: Projekt gjeografie

KINA

Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit Atlantik. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.

Territori i Kinës fillon nga veriu në mes të lumit Heilungjan në veri të lumit Mohë ( në paralelin 53 gradë e 30 ‘)vazhdon në jug deri në Zëmansha në skajin e arqipelakut Nansha( 4 gradë e paralelit verior ), duke kaluar 49 gradë me një distancë prej 5500 kilometrash. Nga lindja fillon nga kryqezimin e lumit Heilungjan me lumin Usuri ( në 135 gradë 05’ të milidianit lindor) e vazhdon në perendim deri në rafshnatën Pamis ( 73 gradë e 40’ të milidianit lindor ), duke kaluar më se 60 gradë me një gjatësi rreth 5000 kilometrash.

Gjatësia e përgjithshme e vijes kufitare është 22 mijë e 800 kilometra Në lindje ka kufi me Korenë, në veri me Mongolinë, në verilindje me Rusinë, në veriperendim me Kazakistanin, Kiskistanin, Tagjikistanin, në perendim dhe në jugperendim ka kufi me Afganistanin ,Pakistanin , Indinë , Nepalin , Butani, kurse në jug me Birmaninë, Laosin dhe Vietnamin. Pertej detit lindor dhe juglidor ndodhen Republika e Koresë , Japonia , Filipinet , Brunei, Malajzia dhe Indonezia.

Page 4: Projekt gjeografie

Flamuri Emblema

Page 5: Projekt gjeografie

NJËSIT ADMINISTRATIVENJESITË ADMINISTRATIVE NË RANG PROVINCE TË KINËS. TANI NË KINË KA GJITHSEJ 34 NJESI ADMINISTRATIVE NË RANG DISTRIKTI, NË TË CILËT PËRFSHIHEN 4 QYTETE TE VARURA DIREKT NGA QENDRA, 23 PROVINCA, 5 RAJONE AUTONOME DHE 2 ZONA TË POSACME ADMINISTRATIVE. 4 QYTETE TË VARURA NGA QENDRA.

PolitikaRepublika Popullore e Kinës është vendi i socializmit me diktaturën demokratike të Popullit, i udhëhequr nga klasa punëtore dhe i bazuar në lidhjen punëtore e fshatare. Sistemi i socializmit është sistemi themelor i Republikës Popullore të Kinës.

Page 6: Projekt gjeografie

Demografia

Kina është një vend me popullsi të hershme.Të parët që u vendosën në Kinë ishin fiset nomade. Së pari u vendosën nëpër luginat e lumenjve,e më vonë u shpërndanë edhe në viset tjera të Kinës. Kinezët qyshë herët arritën një shkallë të lartë kulturore dhe ekonomike. Shumë më herët së evropianët kanë njohur : busullën, gjilpërën magnetike, barutin, porcelanin, letrën shtypin etj. Ata ndërtuan shumë tempuj, godina etj. Njëri ndër më të njohura është Muri kinez, i ndërtuar në shekullin e III para erës së re.po ashtu ajo qe e mbaroi murin kinez ishte dinastia Cin. Për te mbaruar murin kinez u nevojiten 2 milion njerëz ku 1 milion kishin vdekur.Muri kinez ishte afër 3500 km i gjate i larte 10 metra dhe i gjere 8 metra.

Page 7: Projekt gjeografie

GjeografiaSipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km², prej së

cilës 270.550 km² janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105° 00' L. Kina është një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me Mongolin (4.677 km) dhe Rusin në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vije bregdeti deri te kufiri në jug me Vietnamin (Vietnam 1.281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmaninë (2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin (3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km), Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri perëndimor me Rusin (40 km). Ajo del ne Oq. Paqësor në lindje ndërsa në anën tjetër hyn thelle në Azinë Qendrore.

Page 8: Projekt gjeografie

Klima Relievi Për shkak të sipërfaqes së

madhe edhe nuk është i mundshëm përshkrimi me pak fjalë i lloj-llojshmërisë të motit që sundon në pjesë të ndryshme. Mund të ceket që në jug pakë a shumë dominon moti i tropeve ndërsa në veri mot kontinental më shumë thatësi. Ne perëndim dhe veri klima është kontinentale,ne jug klima monsunike.

Relievi në pjesën më të madhe malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Mont Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi

Page 9: Projekt gjeografie

Ekonomia Sot Kina është ekonomia e tretë më e madhe e botës. Ne vitin 2010 ajo

pritet që tia kalojë dhe ekonomisë së Japonise, dhe të marrë së shpejti fuqinë nr 2 ne botë pas SHBA-se. Kjo falë rritjes se jashtëzakonshme ekonomike te saj (8-12 % çdo vit. Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, blegtoria, industria, transporti dhe tregtia. Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Prodhimet kryesore bujqësore janë : orizi, gruri, misri, meli, soja, pambuku, qaji dhe duhani. Me prodhimin e orizit Kina zë vendin e parë në bote. Rajoet ku bimësia është më e zhvilluar në luginat e lumenjve Jance, Huanho dhe ultësira Manqurisë në Kinën verilindore.

Page 10: Projekt gjeografie

Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb], mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al], plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.

Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të ujitura 545.960 km².

Page 11: Projekt gjeografie

Blegtoria TregtiaNë Kinë rriten

derrat, gjedhet, delet, dhitë , kuajt dhe shpezët shtëpiak.Kina e ka të zhvilluar edhe peshkatarinë.Kina zë vendin e parë në botë për peshkatari.

Kina eksporton : sojë, qaj, pambuk, duhan, mëndafsh, qymyr, hekur, mangan, volfram, antimon, prodhime te artizanateve, makia moderne etj. Ndërsa importon : oriz, grurë, mjete te komunikacionit, prodhime të elektroindustrisë, prodhimeve kimike, metale etj., ka marrëdhënie të mira tregtare me : Japoninë, Australinë, Britaninë e Madhe Francën, Rusinë, Italinë, Gjermaninë, SHBA-në.

Page 12: Projekt gjeografie

1) Industria ka prodhimet e veta siç janë porcelani, mëndafshi, qilimet, prodhimin e lodrave etj. 2) Transportet në Kinë hekurudhor, automobilistik, ajror dhe ujor.

Page 13: Projekt gjeografie
Page 14: Projekt gjeografie

Punoi:Matilda Gremi XI-L