punim diplome · 2019-12-13 · fjalët kyçe: ismail kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi,...

29
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Kush e solli Doruntinën” Mentori: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Kamber Kamberi Violeta Alija Gjakovë 2019

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

82 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

“Kush e solli Doruntinën”

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Kamber Kamberi Violeta Alija

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

2

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT----------------------------------------------------------------------------------- 4

HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------- 4

QËLLIMI I PUNIMIT ----------------------------------------------------------------------- 5

METODOLOGJIA E PUNIMIT ----------------------------------------------------------- 5

AUTOR DHE VEPRA--------------------------------------------------------------------- 6

Vepra------------------------------------------------------------------------------------------ 7

Romani ne sy të studiuesve te huaj------------------------------------------------------- 14

Trajtimi i besës-------------------------------------------------------------------------------- 17

Emra të rëndësishëm në vepër-------------------------------------------------------------- 22

PËRFUNDIM--------------------------------------------------------------------------------- 28

LITERATURA-------------------------------------------------------------------------------- 29

Page 3: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

3

DEKLARATA

“Unë Violeta Alija, deklaroj me përgjegjësi se kjo Temë e Diplomës është punim këtu

tërësisht me përbëje origjinale.

Të gjitha të dhënat, literatura dhe burimet e tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë

te listuara në referenca plotësisht të cituara.

Page 4: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

4

ABSTRAKT

Ky punim është shtjelluar ne formë hulumtuese, në të përfshihen biografia, vepra dhe

veprimtaria e Kadaresë konkretisht vepra “Kush e solli Doruntinen”.

Arsyeja e punimit të kësaj teme përbën njohjen e mitit të pastër, madje marrja e mitit dhe

funksioni që Kadare i jep, ndryshimet në mes mitit dhe tekstit të Kadaresë, pyetjet dhe përgjigjet

që ngre teksti, rëndësia e mitit i formuar si tekst (novelë, roman).

Konfigurimet mitike janë shumë të pranishme në veprën e Kadaresë, ato janë një

fenomen artistik, ku ai i merr, i transformon, ju jep funksion dhe bën gjetje të rralla. Në këtë

studim do të merremi edhe me pyetjen e cila ngre shumë hamendësime e përgjigjet e ndryshme

nuk mungojnë “Kush e solli Doruntinën”, jemi mësuar të dëgjojmë lloj-lloj përgjigje nga më të

ndryshmet, duke filluar nga ato më filozofiket e deri te ato më qesharaket, por a mund të futemi

më thellë kësaj çështje, të fillojmë nga jeta, krijimi i saj, liria e njeriut, fuqia e jetës dhe mirësisë

së saj, shpirtit dhe vdekjes. Andaj një pjesë të studimit do t‟ia kushtojmë përgjigjes së pyetjes

“Kush e solli Doruntinën”. Një përgjigje që shkon përtej mendjes, merr lirinë e jetës e shfaqet më

e plotë.

Diçka që nuk mund të krahasohet edhe nuk vlerësohet shumë, andaj në këtë punim

shkencor kryesisht do të përdoren metodat krahasimtare, ku vepra e Kadaresë do të vihet

përballë veprave e teksteve të ndryshme botërore të cilat karakterizohen nga rimarrja e miteve

apo mitit në fjalë.

Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime.

Page 5: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

5

HYRJE

Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit sot janë nderuar nga

akademitë më prestigjioze të botës.

Ai në shkrimet e tij arriti që mitet, legjendat dhe gojëdhënat t‟i kthejë në kohën reale të së

tashmes duke i afruar ato më afër me lexuesin dhe duke ju dhënë atyre ngjyrime reale pasi dihet

se mitet, legjendat e kryesisht gojëdhënat janë trillime të imagjinatës.

Kjo i bën veprat e Kadaresë të lexueshme dhe më të dashura për libër lexuesit, njëjt

ndodh edhe tek romani “Kush e solli Doruntinën” ku bëhet kalimi nga ringjallja biblike tek ajo

laike dhe qe shihet si një hap epokal.

Gjatë zhvillimit të temës ne faqet ne vazhdim ajo qe bie në sy është trajtimi i kultit të

besës, vdekja dhe ringjallja si rilindje morale.

Ajo qe bie në sy tjetër gjatë zhvillimit të temës është arritja deri tek e vërteta përmes

personazhit kryesor i cili është Stresi të cilin autori e vesh me tipare të ndershmërisë, të detyrës si

dhe logjikës duke e zhveshur atë nga besimi i tepërt në besëtytni.

Qëllimi i punimit Duke u mbështetur në atë se çfarë shkruan Kadare ajo që bie në sy

është vetëdija e autorit dhe dashuria e tij mbi vendin dhe jepet përmes vargjeve të mbushura me

legjenda, mitet dhe zakonet e shqiptarëve, që duhet se autori kërkon dhe punon me ngulm që ato

të njihen nga e gjithë bota falë famës që ai e gëzon sot si autor bashkëkohor.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është vërja në pah e kultit të besës së shqiptarit si dhe

besëtytnitë që e karakterizojnë këtë popull njëkohësisht vdekjen dhe ringjalljen poashtu si qellim

tjetër vdekjen dhe ringjalljen poashtu si qellim tjetër i këtij punimi është edhe njohja e stilit dhe

mënyrës së të shkuarit të këtij romanit dhe trajtimet e nga autorët e ndryshëm.

Metodologjia e punimit Një pjesë e konsiderueshme e këtij punimit është teorik pasi që

jam mbështetur në literaturën e nevojshme dhe material te ndryshme, pjesa tjetër është e

mbështetur në metodën krahasuese duke bërë krahasimin midis veprave të ndryshme të këtij

autorit, metoda e hulumtimit bie në sy nga materialet e marra në faqet e ndryshme në internet dhe

po t‟i bashkojmë se bashku ato formojnë metodologjinë e kërkimit.

Page 6: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

6

“KUSH E SOLLI DORUNTINËN”

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, në vitin 1936, në një familje qytetare, i biri i Halit

Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi. Qift kishte edhe dy fëmije të tjerë, Shahini dhe

Kadrien.

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi ne Gjirokastër. Kur u vendos diktatura komuniste

në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Ne moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapo vendosur

komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar

me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua kishte treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi

gjatë orës se mësimit, dy ditë burg deri sa ndërhyri avokati i familjes Kadare dhe e liruan për

shkak te moshë së mitur. Si ndëshkim, në shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Me vonë

do t‟i përshkruante këto ndodhi në novelën “Koha e parasë”. Sipas Kadaresë qe skenar i mirë

kalkuluar, në mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë

në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë "Mjegullat e

Tiranës", të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve. Në vitet 1958-1960 studioi

në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki. Atje pati mundësi të lexonte letërsi

bashkëkohore perëndimore e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht i zhgënjyer nga realizmi

socialist mendon të lërë letërsinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak

të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. U kthye në atdhe dhe nisi

punë si gazetar.

Kadare është martuar me shkrimtaren Helena Kadare, dhe kanë dy vajza. Njëra nga

vajzat, Besiana është ambasadore e përhershme e Shqipërisë në UNESCO.

Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht

për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende, i ri,

fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e me pa edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor

shqiptar. Deri me sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu

përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Ne vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike

në Francë. Në Vitin 2005 fitoi Man Booker Internacional Prize, më 2009 fitoi çmimin “Prince of

Asrurials Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti

Page 7: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

7

francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndau kohën e tij

mes Francës dhe Shqipërisë.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga

realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit

anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën

shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualet më të shquar

evropianë të shekullit XX-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

Veprat të shquara: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Kush e

solli Doruntinën”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave”, “Pasardhësi”, “Darka e gabuar” etj1.

Romani i Kadaresë "Kush e solli Doruntinën" sa duket roman i pafajshëm aq është edhe

i thellë. i ndërtuar në atë mënyrë që në vete mbanë gjëra të thella politike e që lidhen konkretisht

me situatën e Shqipërisë. Në qendër të romanit është një personazh që ringjallet. Ndoshta nuk

është aq e rëndësishme se ç'mundim a mision e kthen atë në këtë botë. Më e rëndësishme është se

si u ringjall ai, me ç'fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim. Ringjallja e Konstandinit

është kyçi i librit "Kush e solli Doruntinën". Ai dëshmon se fuqia e njeriut mund të jetë e

barabartë me të hyjve. Romani fillon krejt thjeshtë, ku ndihmësi i të parit të vendit, Stresit, në

mëngjesin e hershëm i troket në derë Stresit, i cili u zgjua rrëmishëm dhe i mllefosur në

ndihmësin e tij për këtë zgjim të papritur në mesnatë. Por, këtë bezdisje ndihmësi ja arsyetoi

shpejt e shpejt, duke i treguar diçka që se kishte pritur askush.

Kthimi i Doruntinës nga viset e largëta të Bohemias ku ajo ishte martuar para tri viteve

me dëshirën e vëllait të saj Konstandinit, kthim ky i papritur dhe krejtësisht i mistershëm bëri që

nga momenti i kthimit të saj gjithçka të turbullohej dhe njerëzit të humbur pyesnin kush e solli

Doruntinën, e cila pohonte se e kishte sjellë vëllai i saj Konstandini.

Besimi i një ringjalljeje të njeriut, ishte gati e pamundur për njerëzit, të cilët besonin

vetëm në ringjallen e Krishtit. Ky akt, i cili në shumicën e rasteve ishte lënë në një sfond mistik,

u trajtua në mënyrë mjeshtërore në veprën e Kadaresë. Hetimet për këtë rast të veçantë e me të

cilin nuk ju kishte rënë të takohen më herët njerëzit, i mori përsipër i pari i vendit, Stresi.

Doruntinën e solli fjala e dhënë, thotë kapiteni Stres që kryeson hetimet. Ismail Kadare,

në romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”, ndonëse ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës

1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

Page 8: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

8

strukturore të romanit kriminalistik, nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon

atë siç kanë bërë shumë shkrimtarë të mëdhenj, që nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani,

Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou etj.

Në këtë kontekst, të rrënimit të skemës strukturore të romanit kriminalistik, duhet

përmendur faktin se kthimi i Doruntinës dhe pohimi i saj se e ka sjellë Konstandini i ngritur nga

varri, mbi të cilin është ngritur enigma e romanit, nuk mund të identifikohet me krimet e

romaneve kriminalistike, bile, edhe kundërshtari më i madh i mitemës së ringjalljes,

kryepeshkopi nuk e kualifikon si të tillë, por si veprim të rrezikshëm politik me pasoja të mëdha.

Titulli i romanit të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” në vete përmban dy kategori të

rëndësishme, të cilat sugjerojnë, që në fillim, lëndën romanore dhe parimin e organizimit të saj

në strukturën e romanit. Në romanin “Kush e solli Doruntinën”, edhe pse për një kohë të gjatë

bëhen hetime, ndjekje, dënime dhe një mund i madh për të zbuluar një të vërtetë tjetër nga ajo që

u kontestua në fillim, ky hetim del të jetë i pavlefshëm sepse në fund nuk zbulohet asgjë më

shumë vetëm se vërtetohet e vërteta e kontestuar në fillim të romanit.

Cila është e vërteta, të cilën e gjurmon kapiten Stresi gjatë tërë romanit?

Pa marrë parasysh faktin se kjo pyetje kërkon një përgjigje komplekse, e cila, në

vetvete, duhej të përmbante tërë mesazhin e romanit, mund të jepet një përgjigje-sintezë:

personazhi i romanit “Kush e solli Doruntinën” kapiten Stresi e gjurmon të vërtetën për krijimin

e identitetit të një etnosi, të rrezikuar në rrafshin ekzistencial nga dy perandori dhe rivaliteti i tyre

mbi qenien e tij.

Besa dhe ringjallja janë kategori absolute në këtë roman. Besës nuk i nënshtrohet vetëm

jeta, por edhe vdekja dhe kufiri i saj i pakalueshëm drejt jetës. Është fshirë “çdo gjë që pengon,

çdo kundërshtim në mes të fërkimit, çdo gjë tjetër sekondare, çdo gjë e pazgjidhur që kthen

mbrapa, që e rregullon rrjedhën e qartë të veprimit”.

Funksionimi i mekanizmit të besës dhe Rendit të Ri të Arbrit nënkupton përsëritjen e

flijimit për mbrojtjen e atdheut, përsëritjen e martesës së vajzave të Arbrit larg, sprova të reja dhe

mundësinë e përsëritjes së mitemës së ringjalljes. Mbrojtja e faktit se Doruntinën e ka sjellë

Konstandini në Kuvendin e madh nga kapiten Stresi, nënkupton, përfundimisht, mundësinë e

lëvizjes ciklike dhe të reproduktimit të mitemës së ringjalljes.

Page 9: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

9

Kapiten Stresi, apo ndonjë ithtar i tij, mund të jetë një Konstandin i ri në të ardhmen,

ndërsa vajza e re që martohet larg një Doruntinë e Re. Besa funksionon dhe Rendi i Ri bazuar në

të, ndërsa mitema e ringjalljes e paralajmëron shndërrimin e saj në ritualemë të ringjalljes.

Mitema e ringjalljes e ritualizuar haset edhe tek shkrimtarë të njohur botëror si Xhojsi,

Mani, mirëpo Ismail Kadare, ashtu sikurse Markezi, i kthehet traditës kombëtare, baladës

shqiptare “Konstandini e Doruntina” duke shfrytëzuar “raportet në formë të opozicioneve

semantike elementare dhe antinomive fondamentale (JETA-VDEKJA dhe VDEKJA-VDEKJA),

për krijimin e modelit nacional të jetës. Prandaj, në këtë kontekst, mund të konstatojmë pa

ndonjë frikë se mund të gabojmë: romani “Kush e solli Doruntinën” është roman i kërkimit dhe

dëshmimit të identitetit kombëtar.

Aktualizimi i tretë i së vërtetës së këtij romani të shkruar në vitin 1979, në kohën e

sistemit totalitar socialisto-bizantin, nënkupton mesazhin antidiktatorial të tij. Përfundimi i

fjalimit të kryepeshkopit me fjalët: “përpjekjet e kishës së Romës për ta shfrytëzuar këtë herezi

(mitema e ringjalljes K. R.) kundër kishës së shenjtë bizantine dhe masat e kësaj të fundit për t‟i

çjerrë maskën kësaj gënjeshtre”13). , na përkujtojnë akuzat e lindorëve e në këtë kontekst edhe të

diktatorit shqiptar kundër perëndimorëve.

Veprimi artistik i Kadaresë në këtë roman shënon lëvizjen nga miti në histori dhe nga

historia në mitin e përforcuar rishtazi, përmes rrëfimtarit tërësisht të pafavorizuar apo “festës së

rrëfimit” siç do ta quante Tomas Mani, prandaj në romanin “Kush e solli Doruntinën”

“shkrimtari dhe lexuesi (…) mund të takohen si Volteri dhe Zoti, por nuk flasin me njëri

tjetrin”14).

Po sikur vepra “Kush e solli Doruntinën” të rrëfehej nga këndvështrimi i priftit, athua

a do të kishte hetime të tejzgjatura siç ndodhë me ato që i bën Stresi, apo romani do të merrte një

kahe krejt tjetër dhe e gjithë kjo enigmë do të rezultonte me një fjali krejt të shkurtër e të

thjeshtë. Në këtë roman ajo çka tërheq vëmendjen është edhe mos prezenca e femrave, fëmijëve,

bashkësisë e fjalët e popullit. Një zbrazëti dhe një ftohtësi si nata e errët kur udhëton Doruntina.

Ndonëse kjo është bërë me qëllim nga ana e autorit, por pamëdyshje mund të shihet edhe si

mangësi e romanit pasi që në të keqën është edhe e mira e në të mirën është edhe e keqja, këto të

dyja duhet bashkëdyzuar dhe vetëm ashtu mund të vijë e plotë qoftë vepra apo diçka tjetër.

Sikur në mes tjerash në roman të flitej pak edhe për nuset e djemve, për fëmijët që ata

lanë, për të ardhmen e tyre apo përjetimet e tyre në atë kohë. Sikur puna të shtjellohej më gjerë,

Page 10: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

10

të dëgjoheshin edhe mendimet e fshatarëve, fjala e të moshuarve, mendimet e besimtarëve e

pabesimtarëve. Por, kjo mund të jetë pikërisht ideja që në atë kohë mbizotëronte vetëm fjala e

atyre që ishin në pushtet e sundonin vendin, ndërsa për pjesën tjetër të shoqërisë nuk mund të

dëgjoje shumë e mundësia që ata të shpreheshin e jepnin mendimin e tyre, ishte thjesht diçka gati

e pamundur.

Andaj nëse e shohim në këtë aspekt, autori ka bërë një gjetje shumë të mirë, dhe mos

prezenca e fëmijëve, grave e fjala e popullit, mund të arsyetohen fare lehtë. Por, ka edhe diçka

tjetër që të brengosë gjatë leximit të romanit, është ideja e autorit që enigmën e romanit e kërkon

vetëm me mendje, kështu duke lënë hapësirë për një kritikë të vogël, të mos menduarit me shpirt

dhe përmes jetës, për zgjidhjen e kësaj çështje. Sepse janë disa gjëra që asnjëherë nuk mund të

gjinden me mendje, duhet shpirti dhe forca e brendshme për tu takuar me to e për ti parë të

vërtetat. Andaj në këtë rast më mirë se gjithçka tjetër, më mirë se çdo hulumtim, do të hynte në

punë forca shpirtërore, mendja e shpirtit e jo logjika e cila arrin të krijojë një kaos të madh e në

fund nuk arrin të gjejë zgjidhjen e enigmës por vetëm sa e thellon atë edhe më shumë.

Jo rastësisht thonë që mendimi i parë është ai i vërteti, kjo vërehet edhe në roman, ku

fillimisht për pyetjen “Kush e solli Doruntinën”, ishte e thjesht, Kostandini, por kur fillon dhe e

mendon më thellë dhe më logjikisht, atëherë gjithçka merr kahe tjetër. Hamendësimet veç sa

vijnë e shtohen, e përgjigjet janë nga më të ndryshmet.

Një mendje e shëndoshë e njeriut nuk mund ta pranojë faktin që dikush mund të ngihet

prej të vdekurish për të sjellë në shtëpi të motrën, por në anën tjetër duke njohur fuqinë e fjalës së

dhënë sidomos në vendin tonë, atëherë nuk mund të japim një tjetër përgjigje, nuk kishte si ta

sillte dikush tjetër Doruntinën dhe veç kësaj është ajo që e tregon këtë, ajo tregon që e solli i

vëllai, që u ngrit nga varri sepse i kishte dhënë besën së ëmës se do t‟i dërgonte vajzën e vetme

sa herë që atë e merr malli. Dhe ishte pikërisht ai, Kostandini që e bindi të ëmën ta martojë aq

larg të vetmen bijë të sajën, dritën e shpirtit të saj, prandaj pesha e fajit i bëhet edhe më e rëndë,

nuk e lë të qetë as në varr, e sidomos pas mallkimit të së ëmës, e cila nga malli për të bijën

mallkon djalin e saj të vdekur, i cili e kishte gënjyer se di t‟i dërgojë të bijën sa herë që e merr

malli.

Fakti që e ka sjellë i vëllai i vdekur, fillon dhe bëhet diçka e pamundur dhe të shihet

thjeshtë si një gënjeshtër nga ana e Doruntinës me arsye të mbulimit të një të vërtete që sipas tyre

mund të ketë lidhje me moralin. Por puna shkon edhe më larg, dyshimet për një incest në këtë

Page 11: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

11

familje vetëm sa vijnë e shtohen, e për një gjë të tillë ata pretendojnë se kanë gjetur edhe prova.

Ndihmësi i Stresit pas një hulumtimi në arkivin e familjes Vranaj, ishte i bindur që kishte

zgjidhur enigmën, ai kishte gjetur disa letra të cilat nëna loke i kishe shkëmbyer me kontin

Topia, mik i saj i hershëm me të cilin konsultohej për problemet e saj familjare.

“Në disa letra, e sidomos në njërën prej tyre, mjaft të hershme, Zonja Mëmë bën fjalë për

një ndjenjë, jo të natyrshme të djalit të saj, Kostandinit, ndaj së motrës Doruntinës”2. janë fjalët

që ndihmësi i përcjellë Stresit, fjalë këto që ndikojnë në të dhe fillojnë të zgjojnë mendime të

shumta e të mundohet të gjejë të vërtetën mes tyre.

E ky dyshim vazhdon të rritet edhe më shumë për shkak të sjelljeve që Kostandini i bënë

karshi motrës. “Kostandini shfaq smirë ndaj çdo dhëndri të mundshëm. Kjo është bërë shkak që

të prishnim disa krushqi. Ndërsa për këtë krushqi kaq të largët ku Doruntina ishte martuar, të

gjithë kishin qenë kundër, ndërsa si për çudi kësaj radhe Kostandini kishte insistuar që ta

martonin”3 ka shkruar Zonja Mëmë në njërën nga letrat e saj, e leximi i tyre nga ana e hetuesve

arrin të ngrejë dyshime të mëdha për një prirje incesti të vëllait ndaj motrës. E insistimi i

Kostandinit për martesën e motrës larg, merret si arsyetim që ai ka dashur ta largojë motrën sa

më larg që bashkë me të të largoheshin edhe ato ndjenja për të cilat po dyshohej. E madje ata

shkojë aq larg, saqë mendojnë se jo me një dashnorë të huaj, por pikërisht me të vëllanë i cili nga

ndjenja e incestit nuk u liruar as pas vdekjes, andaj edhe u zgjua nga varri e shkoi për të marrë të

motrën, e zbulimi nga ana e së ëmës për këtë ndodhi, ajo që zonja plakë e kishte pasur frikë

gjithë jetën, ishte kryer, dhe mësimi i kësaj të vërtete e kishte dërguar atë menjëherë në shtratin e

vdekjes. Gjithë ky dyshim dhe shkuarja kaq larg në mendimin e së keqes, bënë që Stresi të

acarohet me ndihmësin dhe duke bërtitur ja ndalon të flasë gjëra kaq të tmerrshme, madje e sheh

edhe si të çmendur, e tutje vazhdon ta akuzojë edhe veten që ka ngarkuar të lexojë letra nga

arkivi një njeri të pamësuar me libra, dhe këtu edhe mbyllet ky kapitull që për shumë kënd

mbetet i papranueshëm. Por, kishte prej atyre që një gjë të tillë nuk e kishin hamendësuar

asnjëherë, ishin shokët e Kostandinit, Shpendi, Milosaoja dhe dy djemtë e Radhenjve, të cilët

duke njohur Kostandinin dhe duke besuar në një “botë me besë”, siç thoshin ata, në këtë botë ku

gjithçka mund të ndodhte ndryshe, ata besonin thellësisht se Doruntinën e solli vetëm

Kostandini.

2 Ismail Kadare, Kush e solli Doruntinën, “ Onufri”, Tiranë 2014, f. 118.

3 Po aty, f.119.

Page 12: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

12

E kur ata pyeten nga Stresi nëse besojnë në ngritjen e njeriut nga varri, ata kishin një

përgjigje epike. “O, s‟ka asnjë lidhje, zoti Stres... Është diçka e dorës së dytë. Kryesorja është që

Doruntinën e solli ai”4, përgjigjen djemtë.

Si përfundim, duke u kapur më thellë, Stresi erdhi në një përfundim, e për ta prezantuar

gjithë këtë rrugëtim të mundimshëm dhe rezultatin përfundimtar, ai kishte ftuar njerëz nga të

gjitha anët. Kur ai doli para të pranishmëve të flasë ndonëse mundohej të shpjegonte në një

mënyre ose tjetër se si kishe rrjedhë ngjarja, të pranishmit vazhdimisht pyesnin se kush e solli

Doruntinën, duke i qetësuar e duke u thënë se do t‟u tregonte se kush e kishte sjellë, kapiten

Stresi më në fund kishte një përgjigje për gjithë këtë enigmë, ndonëse ende nuk besonte në diçka

të tillë që po e pohonte vetë, para gjithë atij numri njerëzish. Këto janë fjalët e Stresit pas

shpjegimit të ngjarjes “Ja përse unë e shpall dhe e rishpall se Doruntinën nuk e solli askush tjetër,

veçse vëllai i saj, Kostandini, fjala e dhënë e tij, besa e tij. Asnjë shpjegim tjetër s‟ka dhe s‟mund

të ketë ky udhëtim. S‟ka rëndësi, u ngrit apo s‟u ngrit i vdekuri nga varri, për ta kryer vetë atë që

duhej të kryente, s‟ka rëndësi cili qe kalorësi dhe ç‟kalë shaloi ai atë natë të errët kur u nis,

ç‟krahë mbanin frerin dhe mbi flokët e kujt binte pluhuri i udhës. Secili nga ne ka pjesën e vet në

këtë rrugëtim, sepse besa e Kostandinit, ajo që e solli Doruntinën, ka mbirë këtu, midis nesh”5.

dhe vazhdon duke thënë se do t‟u sqaroj të pranishmëve, “se ç‟është kjo forcë e epërme, që është

në gjendje të thyejë ligjet e vdekjes”6.

Kjo fjali e fundit sqaron gjithçka e mbi të gjitha të futë thellë në mendime. Ai që i krijon

ligjet, ai padyshim që edhe mund t‟i thyejë. Andaj ajo forca e epërme, ka thyer ligjet e vdekjes

për të realizuar një besë të dhënë nga i vëllai për të motrën.

Në fund të fundit është diçka e thjeshtë për ata që mund të futen në thellësinë e jetës e të

depërtojnë në fuqinë e saj. Një tjetër element i rëndësishëm në vepër është edhe përzgjedhja e

kohës në të cilën autori e ka sjellë ngjarjen, përzgjedhje kjo e cila nuk është bërë rastësisht nga

ana e tij.

Ngjarja në roman zhvillohet në muajt e vjeshtës, dhe autori jo rastësisht e bënë këtë

përzgjedhje. Vjeshta është koha kur gjethet bien, gjithçka thahet e vyshket, e kështu ndodhë edhe

gjatë rrëfimit të romanit kur dy femrat e romanit, nënë e bijë, vyshken si lulet më të bukura për të

lulëzuar diku tjetër. Ky element shfaqet edhe në pjesën kur Stresi niset për në vizitë tek

4 Po aty, f. 171.

5 Po aty, f. 184.

6 Po aty, f. 185.

Page 13: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

13

Doruntina dhe Zonja Mëmë, ku gjethet shushurinin përgjatë rrugës. Romani ashtu si ka të mirat

e veta, ka edhe mangësitë. Autori më shumë preokupohet të gjejë personin se kush e solli

Doruntinën sesa mënyrën se si e solli?

Përderisa Doruntina duhet të jetë vazhdimësia e jetës. Përmes këtij romani politik, me anë

të përdorimit të mitit, Kadare paraqet kohën kur në Shqipëri mbretëronte Komunizmi, dhe gjatë

tërë kohës kërkon zgjidhje dhe mënyra se si të dal nga Komunizmi. Andaj secila mënyrë për të

kërkuar se si erdhi Doruntina, ka të bëjë me atë se si Shqipëria të dal nga Komunizmi. Vëllezërit

paraqesin shtetin që po shuhej e që ndihma në këtë rast ndoshta mund të vinte vetëm nga forca e

epërme sepse shpresat për ditë të mira kishin filluar të shuheshin ashtu siç u shuan 11 vëllezërit

Vranaj.

Autori kërkon shpresë dhe ide të reja të cilat nuk po mund të hynin në vendin e quajtur

Shqipëri sepse Komunizmi kishte izoluar gjithçka dhe menaxhonte çdo lëvizje të njerëzve, andaj

autori ka përdorur Doruntinën si shpresë për Shqipërinë, e cila duhej ardhur e ndriçuar gjërat.

Page 14: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

14

“KUSH E SOLLI DORUNTINËN” NË SY TË AUTORVË TE HUAJ

Në “ Kush e solli Doruntinën”, 1977, Kadareja zhytet përsëri në të kaluarën legjendare të

Shqipërisë, në një legjendë me kuptimin e pastër të fjalës. Historia e Konstadinit dhe e së motrës

Doruntinë, që nganjëherë del me emrin Garentinë, është një nga më të njohurat e folklorit

shqiptar.

Një grua plakë ka nëntë djem e një vajzë. Kur vjen koha të martojë vajzën me një

dhëndër të largët, tetë nga djemtë tashmë i kanë vdekur. Për shkak se nëna plakë ngurron ta jap

pëlqimin për këtë martesë se mos humbet edhe të bijën, ndoshta për jetë, i vetmi djalë që i kishte

mbetur, Konstadinin i vogël, bëri një betim solemn (besën), duke i dhënë fjalën se do t‟ia sjellë të

motrën sa herë që të dëshirojë e ëma. Koha kalon, por nga pjesëtaret e familjes të mbetur gjallë,

është Konstadini ai që vdes i pari. Plaka, tani e vetmuar, pendohet që e ka dhënë vajzën larg,

digjet për të pare të bijën dhe mallkon Konstadini e vdekur qe nuk e mbajti fjalën, besën. Prandaj

Konstadinini, ndonëse i vdekur, i mbetet besnik fjalës së dhënë dhe ngrihet nga varri, i hipën

kalit, dhe niset nëpër natë për të gjetur te motrën. E gjen dhe e sjell te krahët e së ëmës qe ishte

duke dhënë shpirt.

Kjo është legjenda ballkanase të cilën Kadareja e ka shndërruar me mjeshtëri në një

„thriller‟ të kohës. “Kush e solli Doruntinën” është përkthyer anglisht me titullin

“Doruntine”(Nju Jork 1988), si dhe frëngjisht (Paris 1986), greqisht (Athine 1987), suedisht

(Stokholm1988), bullgarisht( Sofje 1989), italisht (Milano 1989), danisht (Arhus 1990),

gjermanisht(Zalcbur 1992), polonisht dhe spanjisht.

Veprimi shtjellohet rreth kapiten Stresit, nëpunës i ulët në Shqipërinë mesjetare, i

ngarkuar me përzgjedhjen e fakteve të çështjes dhe me përgatitjen e një raporti; mbërritja e beftë

e të bijës nga Bohemia e largët në një natë tetori me mjegull, vdekja e papritur e nënës me të

bijën, fjalët e parreshtura për një incest një dëshirë kaq e zjarrtë saqë vetëm vdekja e mposht

varri i hapur, marifetet për të mbuluar skandalin në interes të kishës e të shtetit dhe, më në fund,

personi i dyshuar. Kjo atmosferë intrigash mesjetare, që na jep Kadareja, na kujton atë të romanit

mjaftë me sukses te Umberto Ekos “il nome della rosa” (Emri i trëndafilit)7.

7 Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, ”Dukagjini”, Pejë 1997, f. 392-393.

Page 15: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

15

“NJË LEGJENDË SHQIPTARE QË TË MAHNIT” ( KRITIKA AMERIKANE DHE

ANGLEZE)

Gazeta “Krisçen sajens monitor” me 2 dhjetor 1988 në faqen letrare të saj boton kritikën

letrare shkruar nga Mari Rubin, me titull: “Një legjendë shqiptare që të mahnit” mbi novelën e

Ismail Kadaresë “Doruntina”, botuar në gjuhën angleze, vënë në qarkullim kohët e fundit nga

shtëpia botuese New Amsterdam books.

“Doruntina” është novela që paraqitet tërheqëse si për lexuesit që pëlqejnë veprat

letrare, të ndërthurrura me vrojtimet personale të autorit dhe për ata që ndjejnë kënaqësi nga

rrëfimet e vjetra.

Ngjarja paraqitet në Shqipërinë mesjetare, pas përleshjeve të mëdha midis katolikëve dhe

kishës ortodokse… Ngjarja është një legjendë, por zëri tregues i kapitenit Stres, tingëllon

çuditërisht modern. Por ashtu, modern është edhe ndërthurja e tregimit në interpretimet e tij te

mundeshme. Ky version gjuhën angleze është përkthimi i variantit frëngjisht të përkthyer nga

origjinali shqip. Se sa i afrohet përkthimi këtij origjinaliteti shumë pak mund ta merrni me mend.

Mjafton të thuhet se Xhon Rotshilld i ka dhënë formë një rrëfimi të forte që arrin të bëhet

mahnitës, pa iu drejtuar manierave ekotike ose arkaike.

Buletin i ATSH-së,15 dhjetor 1988

Marrë nga Radio Zëri i Amerikës

NË SKAJIN E NJË KRIJIMI TË RRALLË (KRITIKA SPANJOLLE)

Gjendemi përpara një novele misterioze, që ka shumë mistere dhe që zhvillohet në një

mjedis legjendar. Një grua kthehet në fshatin e saj në mesin e natës nga një udhëtim përtej

Ballkanit. Nuk dihet kur, por e ka sjellë një kalorës misterioz për të cilin thuhet se është vëllai

dhe ka vdekur para disa kohësh. Fshati flet shumë për ngjarjen sepse për më tepër Doruntina,

emri i protagonistes, vdes kur vjen në shtëpinë e nënës. Nëna e pret dhe vdes gjithashtu pas

mbërritjes së të bijës. i biri, Konstadini, i kishte premtuar se po të kishte nevojë të shihte të bijën,

ai do t‟ia sillte prej kudo që do të ndodhej.

Por Kostadini nuk mund të kishte qenë udhëtari që e ktheu në shtëpi, pasi kishte kohë

kishte vdekur, si gjithë vëllezërit e tjerë. Mbi këtë mister thuret fabula, që ngreh në këmbë

Page 16: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

16

fshatin ku historia nga më të çuditshmet përhapen në të gjithë rajonin dhe madje mbërrijnë në

Konstadinopol.

Zhdukja e njeriut apo fantazmës që solli Doruntinën e rrit konfuzionin dhe e shton

enigmat. Një njeri nuk mund te ringjallet. “Është një dukuri së cilës i mungon logjika njerëzore,

por jo ajo hyjnore, e cila bën që banorët e atyre trojeve që jetojnë në kufinjët e një sakrilegjie të

tmerrshëm. Kapedami Stresi ngarkohet të zbuloj misterin. Ndërkaq njërëzit komentojnë se mes

Doruntinës dhe vëllait kishte pasur një dashuri incesti, dhe së është dashuria- më e fortë se vetë

vdekja-ajo që e ka ngritur Konstadini nga varri dhe e ka nisur të kalërojë drejt tokave te largëta

në kërkim të së motrës. Nga ana tjetër, Konstadini e detyronte “besa”, fjala që i kishte dhënë së

ëmës se do t‟ia sillte te bijën kudo që ajo ndodhej, nëse nëna kishte nevojë që ajo te kthehej.

Kapedan Stresi e çon kërkimin e tij përtej ekstremeve dhe më në fund njerëzit tij arrijnë

të kapin një njeri, i cili identifikohet me udhëtarin qe solli Doruntinën. Ne fillim nuk rrëfehet, por

nën shtrëngim arrin të pranojë. Sipas tij, ka grabitur vajzën dhe në udhëtim e ka bërë për vete.

Por rrëfimi i tij nuk shërben për asgjë. Stresi fillon ta pyesë përsëri dhe e vë nën torturë. Shpesh

shihet se ka shpikur historinë e tij nga fillimi në fund.

Do te zhvillohej mbledhja e madhe, ku do të thirrën njerëz edhe nga gjitha rrethinat për

t‟u zbuluar ngjarjet e mistershme. Stresi ka ndërruar qëndrim. Mbledhja do te mbahej në

Manastirin e Vjetër të qytetit, me praninë arqipeshkvit dhe të fisnikëve të rrethinave. Stresi fillon

dhe flet, u tregon te pranishmëve rrëfimi i njeriut qe u kap ishte fals. Stresi i përgjigjet para

çudisë së të gjithëve: “ Doruntinën e solli Konstadini, u tha Stresi dëgjuesve. Ma do mendja se të

gjithë e keni pyetur veten, vazhdoi para të pranishmëve që prisnin për martesën e çuditshme te

Doruntinës, larg qytetit. Por Konstadini i kishte dhënë së ëmës “besën” për ta sjell Doruntinën.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë udhëtim dhe as që mund të ketë. Dhe pak rëndësi ka se

kush ishin kalorësi dhe kali, besa e Konstadinit ishte ajo që vërtetë e solli Doruntinën, ka hedhur

këtu një force sublime të aftë të sfidojë ligjet e vdekjes. Kadareja ka ditur të mbajë një klimë

intriguese të përziera me legjendën dhe fjalën e urtë popullore te Arbërisë. Fantazia dhe tmerri, të

vdekurit dhe të gjallët, përzihen ne këtë libër të cilin poezia e autorit ka ditur ta ngjisë në një

krijimi të rrallë8.

ABC 8 shtator, 1990, Jose Gracia Nieto

8 Bashkim Kuçuku, Kadare ne gjuhët e botës, ”Onufri”, Tiranë 2005 f.360-434.

Page 17: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

17

KONSTADINI OSE ENIGMA KADAREANE E TË VDEKURIT QË KTHEHET MES TË

GJALLËVE.

Këtu kemi të bëjmë me një nga baladat shqiptare dhe ballkanike më magjepsëse dhe

paradigmatike, që sipas vetë shkrimtarit Kadare, pikërisht në mjedisin arbëresh ruan një nga

variantet më të bukura, më origjinale dhe më të lashta, shprehje edhe e vendit qendror që zë

koncepti i besës në identitetin dhe kujtesën kolektive të arbëreshëve të Italisë.

Në traditën folklorike shqiptare hasim shumë variante të tjera të baladës, e cila në rrjedha

të thella që pasqyrojnë në njëfarë mënyre ndryshimet fetare dhe kulturore të vetë shoqërisë

shqiptare. Ja sepse ajo na paraqitet e larmishme edhe nga pikëpamja e karakterizimit

antroponimik të personazheve kryesore – ortodokse ose myslimane - sipas besimit fetar që

mbizotëron në treva të ndryshme të vendit. Kështu, Konstadini bëhet Halil Garrija ose Ali dhe

Dorutina bëhet Fata në mjedisin mysliman, ndërsa Dhoqina, në mjedisin ortodoks.

Edhe vdekjen e vëllezërve, që në variante të ndryshme të baladës shkarkohet herë nga

lufta, herë nga murtaja e here nga helmi i gjarprit, në romani e Kadaresë përshkruhet si pasojë e

një beteje me një ushtri armike të infektuar nga murtaja9.

Francesco Altimari, campus di Arcavacata

9 Ismail Kadare, Kush e solli Doruntinën, “Onufri”, Tiranë 2014, f.10.

Page 18: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

18

TRAJTIMI I BESËS

Besa, thotë Kadare në kuptimin e saj të mirëfilltë ka qenë një nga cilësitë madhore,

titanike dhe disa herë tragjike të shqiptarit. Shprehja “Shqiptari, kur jep fjalën, vret djalën” nuk

është frazeologji, por një realitet, që është vërtetuar shpesh dhe, disa herë, në mënyrë tepër të

dhimbshme në jetën tonë të kaluar. “Edhe lisit, po ia le fjalën e s’e mbajti, i thahen degët”, thotë

populli. I lagësht me ujë e me baltë është vazhdimisht varri i Kostandinit, ngaqë ai nuk e mban

besën. Kur nëna, e mbetur qyqe, shkon në varreza ditën e të vdekurve dhe e mallkon të birin me

fjalët:

“Kostandin, të ardhtë gjëma,

Ku e ke besën që më dhe?

Besa jote nënë dhe…”

Kjo është vërtet gjëma më e madhe për një shqiptar. Është një gjëmë e tillë përpara së

cilës sprapsen edhe kufijtë e vdekjes. Nga një mallkim i tillë s‟ të mbron dot as dheu dhe as varri.

Thirrja e nënës dhe asgjë tjetër e bën Kostandinin të bëjë të pamundurën, të thyejë ligjet e jetës e

të vdekjes, të ngrihet nga varri dhe të vrapojë natën nën hënë nëpër rrugën e pluhurosur për t‟i

sjellë nënës motrën e martuar larg, ashtu si i kishte dhënë fjalën dikur10

.

Në thelbin e vet romani “Kush e solli Doruntinën” zhvillohet në të njëjtën frymë me

përmbajtjen e baladës “Kostandini dhe Doruntina”, e njohur si balada e ringjalljes, apo e ngritjes

së të vdekurit nga varri për të mbajtur besën, fjalën e dhënë. Shkrimtari e ka njohur këtë baladë

në gjithë larminë e ruajtjes së saj, në jug e veri, me të gjitha ngjyrimet që ajo përmban nga një

variant në tjetri, me të gjitha ato imtësi shpesh herë të pashpjegueshme që kanë ruajtur deri ne

kohët e sotme këto variante dhe që kërkojnë vëmendje më shumë se një formulë kalimtare

rastësore, sepse pikërisht pas tyre gjendet zona e kryehershme e tabusë11

.

Balada e Kostandinit dhe Doruntinës na kumton pushtetin e madhërishëm që nga besa, e

cila ka aftësinë të ngrejë edhe të vdekurin nga varri. motivit folklorik është dhënia e fjalës dhe

mbajtja e saj edhe pas vdekjes, kjo e pasqyruar në shumë poezi, tregime apo romane shqiptare

Në thelb të kryesisht. Besa, në traditë dhe në folklor ka qenë dhe është një virtyt i shqiptarëve për

10

Po aty, fq 27. 11

Shaban Sinani, Për prozën e Kadaresë, “Naimi”, Tiranë, 2009 f.102.

Page 19: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

19

periudha shekullore. Besa, thotë Ismail Kadare në kuptimin e saj të mirëfilltë ka qenë një nga

cilësitë madhore, titanike dhe disa here tragjike të shqiptarit12

.

“ BESA” është tradita më e shenjtë; kur njeri ka besën e një personi të mirë të njërit fis,

çnderimi më i madh e pret fyesin e saj prej çdo personi të atij fisi. Besa e shqiptarit jo vetëm që

mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të

mbajtur besën Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojte të shenjtë”13

.

“Dhënia e besës njëzetekatërorëshe gjaksit”, “dhënia e besës tridhjetëditëshe”, “besa e

lidhur midis njerëzve”, “besa midis katundeve”, “midis flamurëve”14

.

Doruntina udhëton me një të vdekur apo hijen e një të vdekuri drejt vdekjes, ndërsa

Kostandini me një të gjallë, për të mbajtur fjalën e dhënë, pra për të mbetur gjallë, edhe pse jo në

jetë. Këtë lidhje mes jetës dhe vdekjes, ku duket sikur jeta nuk mund të kuptohet pa

vdekjen. Doruntinën duhet ta sjellë Kostandin pikërisht ai, që nuk duhet të vdesë kurrë brenda

njerëzimit- ai që jep fjalën në emër të njerëzores brenda nesh15

.

Ideja e qëndresës që identifikohet me poetizimin e besës zbulohet në plan moral dhe jo në

rrënjët saj historiko-shoqërore. Kjo ia dobëson disi novelës vlerën aktuale.

Nga ana tjetër vendi tepër i madh që i jepet në novelë së ashtuquajturës enigmë të

ardhjes së Doruntinës sikur është në vetvete jo aq funksional dhe ngjan sa ka për qëllim të mbajë

gjallë interesin e lexuesit nëpërmjet kureshtjes, më tepër sesa t‟i shërbejë idesë, duke e qartësuar

atë16

.

Momenti i dhënies së besës është edhe themeli i kësaj balade, nëna i thotë Kostandinit:

“Kostandin, o biri im,

Ç’ është kjo puna jote,

Që do t’ma çojsh vajzën kaq’ larg?

Se n’e daça unë për gëzim,

Për gëzim pastaj s’e kam.

12

Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, “Onufri” Tiranë 2002, f. 26.

13 Zyhdi Dervishi, Vështrime të kryqëzuara në det, “Emal”, Tiranë, 2012, f. 38-39

14 Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje,“Onufri”, Tiranë 2002, f. 26.

15 http://www.panorama.com.al/agim-baci-kritike-letrare-dy-romaneve-te-kadarese/

16 Klara Kodra, në revistën “Nëntori”, nr.2, Tiranë 1980.

Page 20: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

20

Në e daça unë për helm,

atë s’e kam, atë s’e kam,

“vete unë mëm’e ta sjell”17

.

Besa është një detyrim etik që duhet të përmbushet doemos: është i vetmi qëllim i

ekzistencës. Prandaj, edhe në qendër të bushtit strukturor-tematik të veprës së Kadaresë, qëndron

njeriu dhe fati i tij, tek i vë në gërshet situatat e mrekullishme e të jashtëzakonshme, areale me

realen… Duke i ngritur një monument besës, atëherë kur në sfondin historik do të bëhet edhe

Kanuni a Kushtetuta e Lekës për Besën, përligj faktin se nuk janë gjyqet apo forcat e mbrojtjes

ato që e ruajnë ligjësinë, po është Besa, e përcjellë si trashëgimi brez pas brezi, si mbrojtëse e

këtij identiteti, si ideal drejt përsosmërisë njerëzore e shoqërore. Si shenjtëri jona18

.

Mitrush Kuteli të “Tregime të moçëme shqiptare” duke kalimin nga poezia në prozë këtë

baladë e quan “Besa e Kostandinit”, momentin e dhënies së besës e përshkruan kështu:

“Kostandin, biri im, ë’ po më thua ti kështu? Ia kthente e ëma. - Aqë larg do ti që të ma shpiesh

Doruntinën time? Se në daça për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se në daça për helm, për helm

nuk do ta kem.- Të jap besën, zonja mëmë, se kur ta duash ti Dortuntinën, qoftë për gaz, qoftë

për helm, vete unë e ta sjell19.

Që të bëhej më e imponueshme në vetëdijen e malësorëve, besa sidomos për çështje të

rëndësishme, “lidhej” në vende të konsideruara të shenjta si: kisha, xhamia, teqe, tyrbe, vende të

mira. Në situatë lufte, kur koha nuk priste për të shkuar në vende të shenjta, besa “lidhej” edhe

mbi varret ose kufomat e të rënëve në luftë20

.

Ti japёsh “BESEN” dikujt, ёshtё ti japёsh njё fjalё kaq tё rёndёsishme, e cila duhet

mbajtur me çdo kusht. Jo shumё kohё mё parё, kur njё udhёtar kalonte nёpёr zonat malore

shqiptare, kalonte nga “BESA” nё “BESE”, shoqёrohej i pacёnuar deri nё destinacion. Pёr njё qё

nuk i njeh kёto tradita ёshtё e vёshtirё ta kuptoj qё, ai i cili jepte kёtё lloj premtimi, pёrgjigjej me

jetёn e tij. Mosmbajtja e fjalёs sё dhёnё, do tё thoshte tradhёti e lartё, njёsoj sikur ky “njeri” tё

mos meritonte tё quhej i tillё. Nё kohёrat moderne i kthehemi gjithnjё tё kaluarёs pёr tё rigjetur

17

Qemail Haxhihasani, Këngë popullore legjendare, “ Mihal Duri”,Tiranë 1955, f. 23. 18

Prend Buzhala, Triumfi në anën e shkrimtarit, “Rozafa” Prishtinë, 2016, f.121-127-128. 19

Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare,“Mitrush Kuteli”,Tiranë, 2005 f. 42. 20

Ismail Kadare, Kush e solli Doruntinen,”Onufri”,Tiranë 2014 f. 184.

Page 21: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

21

vlerat, ato vlera tё humbura tё dashurisё e besnikёrisё qё sot bёhen gjithnjё e mё tё rralla nё

shumё shoqёri nё tё gjitha kontinentet. Nuk e di pёrse, por prej disa kohёsh, mё vjen nё mendje

njё balladё shqiptare, kaq antike por edhe moderne nё tё njejtёn kohё. Titullohet “BESA E

KOSTANDINIT”.

Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbëdhjetë

vёllezёrve. Ishte aq e bukur, plot virtyte qё nuk e kishte shoqen e asnjё nga djemtё nuk guxonte

ta kёrkonte pёr nuse. Njё ditё prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i bukur e i

forte, por vinte nga njё tokё e largёt. Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr, por

Kostandini, i dymbёdhjeti, duke parё dёshirёn e motrёs, i kёrkoi nёnёs qё ta pranonte. Por nёna

tha “si tё bёj unё ta kem afёr vajzen time tё vetme nё ditё gёzimi e si tё bёj unё ta kem afёr nё

ditё hidhёrimi?” Por Kostandini i premtoi, i dha BESEN nёnёs sё tij qё, sa herё qё ajo do tё

donte ta shikonte, ai do t‟ja sillte. Pas dhjetё ditё festimesh, Doruntina, kёshtu quhej vajza, u nis

drej vendit tё huaj. Vitet shkonin, dhe lufta mori me vete njёri pas tjetrit tё dymbёdhjetё

vёllezёrit e Doruntinёs. Nёna e mjerё qantё, e njё natё ndezi nga njё qiri mbi varret e tё

njёmbёdhjetё djemve. Kur shkoi tek Kostandini ndezi dy qirinj. Me dhimbje i thirri djalit tё

vdekur “Ku ёshtё BESA jote, tani kush do tё ma sjellё Doruntinёn! ”Kur u errёsua Kostandini u

çua nga varri i tij.

Pllaka e bardhё ju bё kal i zi, e ai fluturoi, fluturoi me erёn e kapёrxeu vende qё nuk i

kishte parё kurrё. Mё sё fundi arriti nё fshatin ku jetonte motra e tij e dashur. Pa fёmijёt e saj tek

loznin e i pyeti ku ishte “zonja mёmё”. Ajo ishte nё njё festё, e gjitha e veshush me kadife qё

kёrcente me gratё e fshatit. U çudit kur e pa tё vёllain dhe e pёrqafoi fort. Ai i kёrkoi tё hypte nё

kal bashkё me tё qё ta çonte tek nёna, e veshur ashtu siç ishte. Gjatё udhёtimit zogjtё ju shkonin

rrotull e pёshpёrisnin “kalёrojnё i vdekuri me tё gjallin”. Doruntina i beri shumё pyetje vёllait,

pёrse rrobat e tij ishin plot me myk, pёrse flokёt e tij ishin me pluhur, e pёrse ishte kaq i

zbehtё…. Por ai i pёrgjigjej qё ishte udhёtimi qё i kishte bёrё ashtu. Kur ju afruan kishёs sё

fshatit, Kostandini i kёrkoi Doruntinёs tё vazhdonte nё kёmbё drejt shtёpisё pasi ai donte tё

ndalonte njё çast pёr t‟u lutur, kёshtu gjeti njё preteks pёr tu kthyer nё varrin e tij. Kur ju afrua

shtёpisё i pa tё gjitha dritat e fikura, trokiti nё derё por nёna e saj pyeti kush ёshtё qё troket nё

kёtё orё tё vonё. “Doruntina jam, vajza jote!” Gruaja e pyeti bijёn “kush tё ka sjellё kёtu”, e ajo

ju pёrgjigj Kostandini!Oh, çfarё dhimbje e madhe kur morri vesh qё vёllai i saj u çua nga varri

pёr tё mbajtur “Besёn”.

Page 22: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

22

Nga dhimbja kur mёsoi pёr vdekjen e tё gjithё vёllezёrve, tek pёrqafoheshin nёnё e bijё,

vdiqёn tё dyja nё derё tё shtёpisё. Kjo legjendё e vjetёr shqiptare, tregon se si bota dhe dashuria

nuk i njihte kufijtё. Ku lufta merrte jetё njerёzish, ashtu siç ndodh edhe sot, shfaros familje tё

tёra, i bёn tё mёrgojnё larg e tё vuajnё nga malli pёr tokёn e tyre. Legjenda tregon se si pёr tё

mbajtur fjalёn e dhёnё, edhe tё vdekurit ringjallen, kapёrxejnё kufirin e tё pamundurёs pёr tё

bёrё tё mundur atё qё shumё njerёz tё kohёve moderne nuk janё nё gjendje tё mbajnё. Duhet

kujtuar se vetёm dashuria mund tё ushqej paqen e paqja tё bёj tё jetoj dashurinё. Atёherё, pёrse

tё mos duhemi mes qeniesh njerёzore?!!!21

.

Besime shqiptare, besime ndërballkanike dhe madje edhe botërore kanë motive të tilla

për ngritjen e të vdekurit nga varri në formën e lugatit, hijes, fantazmës ose të shpirtit të paqetë22

.

Besa, beja, fjala apo betimi, por edhe feja që del në një ndërlidhje kuptimore me këtë si

diçka e shenjtë, që jepet për diçka, a për një çështje në kontekstin kuptimor, janë pothuajse të

përafërta. Sidoqoftë, besa, si kuptim ka ndërtim më kompleks, më të gjerë, të virtyti më të

koduar dhe me përmbajtjesore.

Dhe besa, kjo ndodh të jepet zakonisht vetëm në rastet më sublime, për të garantuar

siguri e mbështetje për një çështje që edhe merr peshë me një ngarkesë të madhe. Prandaj kjo ka

kuptim e ngarkesë shpirtërore të papërcaktuar e të pa kontestueshme për kah përmbajtja dhe

rëndësia. Gjithashtu e paracaktuar me kodet dhe rregullat e tjera, që janë përgjithësisht të

njohura, e veçanërisht të definuar në vetëdijen e besëtarëve, si nyje e pa kapërcyeshme në

dhënie-marrjet e besës.

Nyje që ndalë edhe frymën, që të rikthen edhe frymëmarrjen, sfidon vdekjen, që ndal

edhe kohën edhe ka vetëm një shteg të rrugës që domosdorisht duhet ndjekur, përmbushjen e

pengut të dhënë, të fjalës së dhënë, besës…Premtimi i dhënë, besa, si e gjithë pushtetshme,

sovrane te të gjithë shqiptarët, ajo i thyen të gjitha ligjet, qoftë edhe ato të paprekshmet, apo vetë

hyjnoret. Kjo realizohet në mënyrë të madhërishme apo të jashtëzakonshme nga Konstadini, nga

vëllai që i kishte dhënë besën së motrës Doruntinës, se do ta sillte në familje sa here të paraqitej

nevoja edhe pse e martuar larg vendlindjes, diku në bohemi, pas nëntë bjeshkëve23

.

21

https://sq.albanianews.it/kulture/besa-e-kostandinit 22

Rovena Vata, Urë fjalësh midis letërsisë dhe antropologjisë,”Gjergj Fishta”, Tiranë 2015, f.237. 23

Kamber Kamberi, Cikli perandorak në veprën e Kadararesë, “Naimi”, Tiranë 2018, f.53-55.

Page 23: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

23

EMRA TË RËNDËSISHËM NË VEPËR

Veçanti e personazhit të Kadaresë është fenomenologjia e personazhit që flijohet, e

bartësit të legjendës dhe ruajtësit të besës. Kjo veçori e personazhit nuk është vetëm një element

qendror, por një marrëdhënie komplekse, midis të tjerash; ku ndërtekstualiteti, një veçori

shkrimore e romanit të tij, e reflektuar përmes personazhit, ndërhyn në zemër të një sistemi

shenjash letrare, të cilat e përkufizojnë personazhin në veçantinë e tij. Shfaqja e ndërtekstit

lexohet që në tituj romanesh, por edhe në emërtimin e personazheve. Ndërsa një pjesë tjetër e

këtyre titujve: Stinë e mërzitshme në Olymp, Kush e solli Doruntinën, Darka e gabuar, për nga

formulimi i tyre i veçantë, përthyejnë edhe një mënyre të re të menduari dhe të ftojnë drejt

studimit të një marrëdhënieje të re të pikëtakimeve. Personazhet zhvishen nga tiparet e

zakonshme njerëzore, ndaj emrat kthehen në simbole, pa zbërthimin e të cilëve, nuk qëmton dot

në universin e tyre psikologjik. Dhe në veçanti, personazhet fusin në tekstin e romanit zëra të

shumtë narrativ. E veçantë tjetër është edhe personazhi mitologjik, i cili e sjell mitin si të

rindërtuar, si një mit letrar, i ndërfutur, i pranëvënë, i transformuar në kontekst shqiptar.

Autori një lojë të bukur e realizon edhe me emrat e rëndësishëm të veprës

Emri Doruntinë, besoj simbolizon ditën. Një vajzë e re, e bukur dhe në lulëzimin e saj,

përballet me vështirësitë e jetës... Ajo me qetësi të madhe pajtohet me gjithçka ndodhë përreth

saj, nuk kundërshton martesën e largët dhe beson në fjalën e të vëllait. Doruntina njëlloj si emri

tipik shqiptar që ka edhe sjelljet i ka karshi emrit që bartë, vajza e re, e bukur, e urtë dhe ç‟është

më e rëndësishmja e ndershme, duke parë bukurinë e saj dhe duke vështruar në përditshmëri

sjelljen e saj, meshkujt që jetonin aty afër nuk e ndienin vetën të sigurt dhe të gatshëm për të

pasur krah vetes një person si ajo, e ndienin vetën të vegjël afër saj. Por personazhi i Doruntinës,

urtësia e saj, sjellja e saj më shumë nxirren në kontekst të situatave në të cilat ajo ndodhet sesa në

rrëfimin që bënë autori për të.

Përderisa Kostandini simbolizon natën. Gjithçka që sillet rreth Kostandinit në këtë

roman, është e errët. Ngjarjet ndodhin natën, historia është e errët, ai zgjohet nga varri në

errësirë, sjellë motrën në shtëpi në errësirë dhe kthehet në varr në errësirë. Megjithatë fakti që ai

ngrihet nga varri për të mbajtur besën, e bënë njeri të ndershëm duke e vendosur krahas një fakti

tjetër i cili na tregon për ndjenjat e tij ndaj motrës duke vënë kështu në pah incestin i cili në këtë

roman madje tenton të mbetet në qendër.

Page 24: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

24

Zonja Mëmë, që vite të tëra i kalon duke pritur me mall kthimin e vajzës, kishte krijuar

një lidhje simbolike me natyrën, dhe mënyrën e egër të të jetuarit, e kishte shndërruar në filozofi

personale mbijetese, në sajë të besës së dhënë.

Ndërsa emri Stres, paraqet pjesën stresuese të veprës, jo qetësinë, jo rehatinë, por

stresin dhe mundin që kalon ky personazh për të ardhur deri te e vërteta, një e vërtetë që sado e

vështirë dhe problematike bëhet, në fund vjen me zgjidhjen që shkon përtej logjikes, kalon në

botën tjetër, përjeton dashurinë, madhështinë, forcën dhe mëshirën njëkohësisht.

Stresi është personazhi më kompleks i veprës, veprimi i tij për të gjetur përgjigjen reale

të faktit se kush në të vërtetë e solli Doruntinën, nëse e solli vërtetë Kostandini, me ç‟fuqi

mbinatyrore e realizoi veprimin e tij, ndoshta pikërisht kërkimi i tij për përgjigjen që dëshironin

ta dinin të gjithë, na bënë të besojmë në rikthimin te miti të autorit të veprës, ose na bënë të

besojmë vetë mitin!

Personazhi simbolik i Stresit të romanit “Kush e Solli Doruntinën”, roman për të cilin

vlen përcaktimi tipologjik i romanit-hetim, tenton që të shpallë një të vërtetë, ndonëse kjo nuk

përshkruhet si e vërtetë, e cila mund të paraqitet në mënyrë diskursive, për Stresin nuk ka rëndësi

mënyra se si është sjellë Doruntina, ç‟kalë paska marrë Kostandini për ta sjellë atë nëse vërtetë

është sjellë nga ai, ç‟rrugë ka bërë ai me të motrën, e panë ose jo dasmorët kur u largua

Doruntina dhe me kë, nëse është e vërtetë një lidhje e mundshme mes vëllait dhe motrës që do të

përbënte një nga incestet më të rënda, nëse mundët vallë vëllai të ushqejë ndjenja të tilla për të

motrën. Të vetmen të vërtetë që synon të zbulojë ai është a e solli Kostandini të motrën ashtu si

pohon ajo?!

Marrëdhënia autor-personazh qartësohet edhe më shumë, nëse i bëjmë një analizë të

thellë studimore personazhit të Stresit si një personazh apo një grup personazhesh, që fillon

gjurmimin e një të vërtete të rëndësishme. Jo vetëm personazhi por edhe autori në këtë rast është

më i dhënë të sqarojë se kush e solli Doruntinën dhe jo të merret me çështje të tjera, si mundimi

për ta bërë më të besueshme se si një njeri mund të ngrihet nga varri për të dërguar në shtëpi të

motrën, se ç‟forcë është ajo që bënë të mundur diçka të tillë, është ose jo e besueshme diçka kaq

mbinatyrore, kaq larg asaj që mund ta besojë mendja njerëzore.

Të gjendur mes një grumbull pyetjesh për t‟i sqaruar, personazhet në roman kërkojnë

vetëm një gjë, a e solli Konstandini Doruntinën?

Page 25: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

25

Në vazhdim japim disa shembuj të renditjes së njësive kompozicionale që do të na

ndihmonin për të kuptuar më mirë personazhin e Stresit:

1. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi. Shkuarja e tyre në shtëpinë e

Vranajve dhe biseda gjatë rrugës;

2. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllezërve të Doruntinës;

3. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to;

4. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së princit;

5. Dilemat dhe hipotezat e Stresit. Shkuarja e tij bashkë me ndihmësin në varreza: lëvizja

e gurëve të varrit. Betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë;

6. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet dhe dyshimet e Stresit;

7. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të, pohimet rrëqethëse të saj. Pohimi

se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit gjatë udhëtimit;

8. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpësia e tyre, angazhimi i ndihmësit

për të hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e tij për Doruntinën;

9. Ardhja e letrës nga princi, xhelozia dhe mëria e gruas së Stresit për Doruntinën;

10. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza;

11. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina dhe mallkimi i

saj mbi varrin e Konstandinit;

12. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që njoftonte vdekjen

e Doruntinës dhe së ëmës;

13. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve

që ia kishin sjellë për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e re;

14. Shkuarja e Stresit në varrim;

15. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës;

16. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda

me të;

17. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos janë të kalit

të Konstandinit;

18. Meditimi i Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini;

19. Ndërhyrja e Princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga familja e

burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta;

Page 26: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

26

20. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmë mund të jetë një

aventurë dashurie;

21. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit në

shtëpi dhe akti i dashurisë me gruan;

22. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak;

23. Vendosmëria e vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi, shkuarja e Stresit

në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij;

24. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave, mospranimi i tij,

tortura, pranimi se e kishin paguar;

25. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit;

26. Thashethemnaja për ngjarjen, për hetimet;

27. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit;

28. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit;

29. Mbledhja e madhe në Manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit;

30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re24

.

24

Arlind Farizi, Tiplogjia e personazheve në romanet e Kadaresë,(Disertacion),Tiranë 2015 f. 23-24.

Page 27: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

27

PËRFUNDIM

Ismail Kadare protagonist i jetës kulturore dhe letrare në Shqipëri për më se gjysmë

shekulli krijoi një vepër të madhe dhe të papërsëritshme, dhe i dha një përmasë të re letërsisë

shqipe duke imponuar atë si fakt dhe si faktor edhe të procesit letrar botëror. Personaliteti dhe

vepra e Kadaresë kanë luajtur rolin e një shkolle në zhvillimin dhe ripërtëritjen e letërsisë shqipe.

Gjatë analizës së kësaj teme na doli në pah evidentimi i besës në letërsi.

Në romanin Kush e solli Doruntinën autori ka synuar të pohojë tiparet e larta të

karakterit të shqiptarit, që janë pjesë përbërëse e vitalitetit të popullit tonë. Këto tipare do t‟i

pohojë përmes figurës së Kostandinit, i cili në novelë jepet përmes retrospektivës, ndonëse jepet

si i vdekur para fillimit të ngjarjeve, përmes figurave të shokëve të tij dhe mandej figurës së

Stresit, kur ai pranon idealet e tyre dhe pranimi i këtyre mendimeve shihet si një kthesë, një

fitore morale në jetën e personazhit, t‟i flasë hapur popullit dhe të japë dorëheqjen.

Në romanin Kush e solli Doruntinën çështja qendrore që rrihet nga të katër anët është të

gjende tnjë njeri që e solli Doruntinën. Sipas baladës popullore është Kostandini që ngrihet nga

varri dhe shkon e sjell motrën, për ta çuar në vendin e premtuar që i patë dhënë kur ishte gjallë

nënës së tij.

Duke u nisur nga legjenda e Kostandinit me Doruntinën, njëra nga më të lashtat e epikës

sonë legjendare, që në motërzimet e veta haset dhe në popuj të tjerë, legjendë që është ngritur

mbi motivin e besës, autori zbërthen një varg idesh e situatash mbi motivin e besës, autori

zbërthen një varg idesh e situatash që flasin për kohën, për problemet shoqërore, ekonomike e

patriotike, duke i parë e interpretuar ato me frymën tonë të shkrimtarit të realizimit socialist, nga

pozitat tona me realiste. Në përshtatje me materialin brendësore dhe thurjen artistike që ofron

vetë legjenda tek kjo baladë, autori ka gjetur formën e novelës.

Ideja e qëndresës që identifikohet me poetizimin e besës zbulohet në plan moral dhe jo në

rrënjët e saj historiko-shoqërore. Kjo ia dobëson disi novelës vlerën aktuale.

Nga ana tjetër vendi tepër i madh që i jepet në novelë së ashtuquajturës enigmë të ardhjes

së Doruntinës sikur është në vetvete jo aq funksional dhe ngjan sa ka për qëllim të mbajë gjallë

interesin e lexuesit nëpërmjet kureshtjes, më tepër sesa t‟i shërbejë idesë, duke e qartësuar atë.

Page 28: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

28

LITERATURA

1. Ismail Kadare, Kush e solli Doruntinen, “ Onufri”, Tiranë 2014.

2. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë 1997.

3. Bashkim Kuçuku, Kadare ne gjuhët e botës, “Onufri”, Tiranë 2005.

4. Shaban Sinani, Për prozën e Kadaresë, “Naimi”, Tiranë 2009.

5. Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, “Onufri”, Tiranë 2002

6. Zyhdi Dervishi, Vështrime të kryqëzuara në det, “Emal”, Tiranë 1999.

7. Qemail Haxhihasani, Kenget popullore legjendare, “Mihal Duri”, Tiranë 1955.

8. Prend Buzhala, Triumfi në anën e shkrimtarit, “Rozafa”, Prishtinë 2016.

9. Mitrush Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, “Mitrush Kuteli”, Tiranë 2005.

10. Rovena Vata, Urë fjalësh midis letërsisë dhe antropologjisë, “Gjergj Fishta”, Tiranë 2015.

11. Kamber Kamberi, Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, “Naimi” Tiranë 2018.

12. Arlind Farizi, Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë, (Disertacion), Tiranë 2015.

13. Klara Kodra, në revistën “Nëntori” nr. 2, Tiranë 1980.

Burime nga Interneti

https://sq.albanianews.it/kulture/besa-e-kostandinit

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

http://www.panorama.com.al/agim-baci-kritike-letrare-dy-romaneve-te-

kadarese/

Page 29: PUNIM DIPLOME · 2019-12-13 · Fjalët kyçe: Ismail Kadare, letërsia bashkëkohore, mesazhi, mendime. 5 HYRJE Kadare është autor i letërsisë bashkëkohore veprat e të cilit

29

FALEMINDERIM

Falënderoj në mënyrë të veçantë dhe i shpreh mirënjohje të thellë, profesorit të nderuar,

Prof. ass. dr, Labinot Berisha i cili me shumë përkushtim dhe durim më udhëhoqi në këtë

rrugëtim të gjatë sigurisht, nuk do të ishte strukturuar, gdhendur, dhe më tej, përmbyllur kësisoj,

pa ndihmën e tij të madhe dhe të pakursyer.

Dëshiroj të falënderoj gjithashtu, udhëheqësin tim dekanin e fakultetit të Filologjisë Prof.

asoc. dr. Kamber Kamberi, për mirëkuptimin që ka treguar ndaj meje.