punim diplome...3 mirËnjohje shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve në të nxënit e Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj Mentor: Kandidatja: Prof. ass. Dr. sc. Laura Naka Shqipe Hasanaj Gjakovë, shtator 2019

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

420 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve në të nxënit

e Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj

Mentor: Kandidatja:

Prof. ass. Dr. sc. Laura Naka Shqipe Hasanaj

Gjakovë, shtator 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

2

Ky punim diplome u mbrojt më ______________________________

Para komisionit vlerësues në përbërje:

1._____________________________kryetar

2._____________________________ anëtar

3._____________________________ anëtar

Komisioni e vlerëson punimin me notën: _________________________

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1.______________________________

2.______________________________

3.______________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

3

MIRËNJOHJE

Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës,

këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në realizimin e kësaj teme

diplome.

Së pari dua t’i falënderoj të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze të të dy shkollave për intervistat

e tyre dhe mbledhjen e të dhënave përmes pyetësorëve të realizuar me nxënësit e tyre.

Po ashtu, falënderoj drejtorët e këtyre dy shkollave Miftar Hasanaj dhe Driton Gashi, që më dhanë

aprovimin për realizimin e këtij hulumtimi në shkollat ku ata janë përgjegjës.

Falënderim dhe mirënjohje të veçantë për mentoren time, profesoreshën e gjuhës angleze Laura

Naka, e cila më mbikëqyrjen, sugjerimet dhe kontributin e saj shumë të vlefshëm bëri të mundur

që kjo temë të realizohet në mënyrë sa më profesionale.

Në fund, dua të falënderoj familjen time për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që më kanë dhënë

gjatë gjithë kohës së studimeve, e poashtu gjatë punimit të kësaj temë diplome.

Autorja: Shqipe Hasanaj

Page 4: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

4

DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT

Unë Shqipe Hasanaj, deklaroj se ky punim me temë “Roli i mësimdhënësit në motivimin e

nxënësve në të nxënit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj” është puna ime origjinale e cila nuk

është prezentuar më parë. Pra, punimi im nuk cënon të drejtat e asnjë autori, në të kundërtën

pranoj të gjykohen nga ana e Universitetit dhe rregullores së tyre. Ky material është ideuar në

bazë të literaturës së përdorur e cila është cituar dhe përmendur në referenca.

Page 5: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

5

ABSTRAKTI

Ky studim synon të analizojë rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve për të mësuarit e

gjuhës angleze në dy shkolla publike të Klinës, respektivisht nxënësit e shkollës “Motrat Qiriazi”

në Klinë dhe nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Qendresës” në Gllarevë.

Motivimi i nxënësve për të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj është çështje mjaft e

rëndësishme dhe ka qenë tematikë diskutimi e shumë gjuhëtarëve dhe mësimdhënësve, kështu që

ky hulumtim synon të hedhë me shumë dritë për të nxjerrë në pah ndikimin që ka ky faktor, apo

mund të ketë në të mësuarit si proces në përgjithësi e në rastin tonë në të mësuarit e gjuhës angleze

në veçanti.

Për të mbledhur të dhënat e duhura për këtë hulumtim janë përdorur metodat kualitative dhe

kuantitative të marra nga burime të ndryshme siç janë: Pyetësorët me mësimdhënësit, pyetësorët e

nxënësve dhe observimet e bëra në klasë në dy shkollat e lartpërmendura dhe rrjedhimisht të vijmë

në përfundim më të gjeturat dhe konkluzionet e këtij hulumtimi. Numri i nxënësve që kanë marrë

pjesë në këtë hulumtim është njëqind, respektivisht pesëdhjetë nxënës nga secila shkollë.

Numri i pyetsorëve që iu është dhënë mësimdhënësve për intervista, është gjashtë, e po ashtu

janë bërë edhe gjashtë observime në të dy shkollat në fjalë. Nxënësit e përzgjedhur për këtë

hulumtim janë nxënës të klasave të katërta dhe të pesta, në mënyrë që variabla e moshës të mos

jetë faktor që mund të ndikojë në kualitetin e këtij hulumtimi.

Fjalët kyqe: Motivimi, gjuha angleze, metodat e mësimdhënies, mësimnxënia.

Page 6: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

6

PËRMBAJTJA

Hyrje .................................................................................... Error! Bookmark not defined.

Kapitulli I .................................................................................................................................. 8

1.1 Parashtrimi i problemit .................................................................................................... 8

1.2 Qëllimi i studimit ............................................................................................................ 9

1.3 Pyetjet hulumtuese ........................................................................................................ 10

1.4 Hipotezat ....................................................................................................................... 11

Kapitulli II: Pjesa Teorike .................................................................................................... 12

2.1 Definicioni i Motivimit ................................................................................................. 12

2.2 Pikëpamje të ndryshmë mbi motivimin ........................................................................ 12

2.3 Pikëpamja Biheivioriste ................................................................................................ 13

2.4 Pikëpamja Humanistike ................................................................................................ 13

2.5 Pikëpamja Kognitive (njohëse) ..................................................................................... 14

Kapitulli i III: Metodologjia e hulumtimit .......................................................................... 15

3.1 Vendi i hulumtimit ........................................................................................................ 15

3.2 Mbledhja e të dhënave dhe pjesëmarrësit ..................................................................... 15

3.3 Observimet në klasë ...................................................................................................... 16

3.4 Intervistat e mësimdhënësve ......................................................................................... 16

Kapitulli IV: Analizima e të dhënave dhe të gjeturave ...................................................... 17

4.1 Rezultatet e shkollës SHFMU “Motrat Qiriazi” ........................................................... 17

4.2 Rezultatet e shkollës SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës” ............................................ 18

4.5 Motivimi dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhën angleze .............................. 21

4.6 Observimet në klasë ...................................................................................................... 22

4.7 Çështjet që janë trajtuar ................................................................................................. 22

4.8 Gjendja e klasëve ........................................................................................................ 22

4.9 Teknologjia në dispozicion për mësimdhënie ............................................................... 23

4.10 Reduktimi i orëve të gjuhës angleze ........................................................................... 23

4.11 Sistemi i vlerësimit të nxënësve .................................................................................. 23

4.12 Menaxhimi i mësimit në klasë .................................................................................... 24

4.13 Mësimdhënësi në qendër ............................................................................................. 24

4.14 Qasje kryesisht gramatikore ........................................................................................ 25

Page 7: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

7

4.15 Përdorimi i tepërt i teksteve në klasë .......................................................................... 25

4.16 Qëndrimi i nxënësve në klasë ..................................................................................... 25

4.17 Instruksione të kufizuara ............................................................................................. 26

4.18 Mësimdhënie e kufizuar më diferencim ...................................................................... 26

4.19 Intervistat me mësimdhënës ........................................................................................ 26

4.20 Konfirmimi apo zhvlerësimi i hipotezave ................................................................... 29

Kapitulli V: Konkluzionët ..................................................................................................... 30

5.1 Rekomandimet .............................................................................................................. 31

SHTOJCA ........................................................................... Error! Bookmark not defined.

BIBLIOGRAFIA ................................................................................................................ 32

Lista e figurave:

Figura 1. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze......................................16

Figura 2. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze………………….…… 17

Figura 3. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve………………………….. 18

Figura 4. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve………………………….. 19

Figura 5. Krahasimi në mes të nxënësve të të dy shkollave………………………………… 20

Page 8: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

8

Kapitulli I

1.1. Hyrje

Kjo temë përbëhet nga pesë kapituj:

Në kapitullin e parë paraqitën parashtrimi i temës së hulumtimit, pyetjet e hulumtimit,

hipotezat e hulumtimit dhe qëllimi i hulumtimit.

Kapitulli i dytë shtjellon aspektin teorik të hulumtimit, pikëpamjet e gjuhëtarëve për rolin

e motivimit në mësimnxënie si dhe definimi i nocionit të motivimit.

Në kapitullin e tretë përshkruhet konteksti, ku janë marrë të dhënat për këtë hulumtim, siç

janë: vendi (shkollat), nxënësit, mësimdhënësit etj.

Në kapitullin e katërt bëhet analiza e të dhënave që janë marrë nga hulumtimi i bërë në dy

shkollat fillore “Motrat Qiriazi”dhe “Dëshmorët e Qëndresës”.

Në kapitullin e pestë paraqiten konkluzionet e përgjithshme, po ashtu do të parashtrohen

edhe sugjerime dhe rekomandime për temën në fjalë.

1.2. Parashtrimi i problemit

Mësimdhënia e një gjuhe të huaj është profesion që kërkon një qasje shumë dimenzionale. Nga një

mësues i gjuhës kërkohet më shumë sesa mjeshtëri dhe kompetencë gjuhësore. Kërkohet njohje

shumë më e thuktë e procesit, e po ashtu edhe njohje e mirë e proceseve psiko-linguistike, psiko-

sociale dhe të natyrës njerëzore si tërësi.

Çfarë i shtyen nxënësit që të interesohen për të mësuar një gjuhë? Cilat janë shtysat që zgjojnë

kuriozitetin dhe pastaj i bëjnë nxënësit këmbëngules për arritjen e objektivave të synuara? Këto

pyetje duket që kanë shkaktuar shumë diskutim në mesin e gjuhëtarëve dhe mësimdhënësve për të

krijuar një pikëpamje sa më të pranuar në spikatjen e faktorëve që i shtyejnë nxënësit për të mësuar

në përgjithësi.

Kjo heteroegjeni pikëpamjesh dhe idesh për zanafillën dhe shkaqet e motivimit të nxënësve e bën

këtë faktor gjuhësor tematikë të rëndësishme për t’u trajtuar, andaj mësimdhënësit duhet të kenë

një njohje më të thellë dhe më të gjithanëshme për shtysat të cilat i nxitin dhe i motivojnë nxënësit

Page 9: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

9

për arritjen e objektivave të parapara të përmirësimit të kompetencës dhe përformances gjuhësore

nga ana e nxënësve.

Një ndër faktorët kryesorë që gjeneron energji për përmbushjen e synimeve apo objektivave është

motivimi.

Zoltan Dörnyei e përshkruan motivimin si:” Koncept abstrakt dhe hipotetik, të cilin ne e përdorim

për të shpjeguar pse njerëzit mendojnë dhe sillën në një mënyrë të caktuar”1.

Keller thekson së “Motivimi i referohet zgjedhjeve që njerëzit i bëjnë kundrejt përvojave apo

qëllimeve të cilave ata do t’iu qasen apo do t’i shmangin, e po ashtu edhe intenziteti dhe shkalla

e përpjekjeve që ata do t’iu përkushtojnë këtyre synimeve”2.

1.3 Qëllimi i studimit

Të mësuarit e një gjuhe të huaj i ka specifikat dhe veçoritë e veta, sepse përveç njohjes së sistemit

gjuhësor kërkon edhe njohje të kulturës dhe mentalitetit të shoqërisë, gjuhën e së cilës jemi duke

e mësuar, prandaj nga nxënësit kërkohet këmbëngulje, intenzitet dhe përpjekje afatgjatë për

realizimin e kësaj objetktive.

Janë një numër i konsiderueshëm i faktorëve që ndikojnë në të mësuarit e gjuhës angleze sikurse:

bagazhi edukativ i nxënësve, kualiteti i instruksioneve nga ana e mësimdhënësve, përmbajtja

programore, planifikimi mësimor, qasja e mësimdhënësit, përdorimi i mjeteve audiovizuele si

mjete plotësuese, shfrytëzimi i teknologjisë etj, të cilat e bëjnë këtë proces mjaft kompleks dhe

delikat në përmbushjen e qëllimeve të synuara.

Të gjithë këta faktorë të rëndësishëm në procesin e mësimnxënies duhet të dërgojnë në një pikë të

rëndësishme për procesin e mësimdhnxënies, që është motivimi, e që konsiderohet si variabël e

ndryshueshme dhe mjaft më rëndësi në procesin e mësimnxënies.

1Zoltan, Dörnyei, Teaching and Researching Motivation, Essex, England, Pearson Education Limited, 2001 b, 1. 2 John, Keller, Motivational Design of Instruction. Instructional Design Theories and Models, Hillsdale, NJ: Erlbaum, 1983, 389.

Page 10: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

10

Noels pohon se,” ndryshe nga “aptitude” dhunti,e cila është një variabël tjetër mjaft më rëndësi

në të nxënit e gjuhës së huaj, motivimi mund të rritet në kontekst adekuat shoqëror”3.

Interesimi dhe pasioni për të mësuarit ka tendenca të zbehjes dhe neglizhences për shkak të

faktorëve të jashtëm dekoncetrues siç janë: forma të ndryshme të teknologjisë, interneti,

videolojërat, aktivitetet e lira jashtëshkollore etj.

Kjo është në pajtueshmëri më supozimin e Kornos i cili pohon se:” Bota është e stërngarkuar më

shpërqëndrues mjaft joshës edhe për nxënësin më të zellshëm… . Për t’ia dalë mbanë në aspektin

edukativo-arsimor, nxënësit duhet të mësojnë së si të balancojnë garën në mes të jetës së tyre

shoqërore dhe synimeve të tyrë akademike, e po ashtu të menaxhojnë dhe kontrollojnë

dekoncetruesit e tjerë që mund të paraqitën”4.

Pra, çfarë mund të bëhet në mënyrë qe të mbahet, përmirësohret dhe avancohet motivimi i

nxënësve për të mësuarit e gjuhës?

Martin Ford pohon se:” Nuk ka butona magjik motivimi, të cilët mund të shtypën për t’i shtyrë

njerëzit të duan të mësojnë, të punojnë shumë dhe të sillën në mënyrë të përgjegjshme. Në të njëjtën

mënyrë, askush nuk mund të detyrohet të kujdeset për diçka… . Ndihmesa, e jo kontrolli, duhet të

jetë ideja udhëzuese si tentativë për motivimin e njerëzve”5

1.4 Pyetjet hulumtuese

Ky studim fokusohet në këto pyetje dhe synon t’iu përgjigjet atyre.

Pyetjet hulumtuese:

1) A duhet mësimdhënësit të përdorin teknika të ndryshme në mënyrë që t’i motivojnë

nxënësit e tyre që të mësojnë më mirë gjuhën angleze si gjuhë e huaj?

2) A motivohen mjaftueshëm nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e

Qëndresës" nga mësimdhënësit e tyre?

3) Sa ndihen nxënësit të mbështetur nga mësimdhënësit e tyre në këto dy shkolla?

3Kimberley Noels, Why are you learning a Second Language? Motivational Orientations and Self-determination Theory, University of Michigan 2000, 108. 4 Lyn, Corno, Student Volition and Education: Outcomes, Influences and Practices, New York, 1994, 248. 5Martin, Ford, Motivating Humans, Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury Park, 1992, 202.

Page 11: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

11

1.5 Hipotezat

Në bazë të këtyre pyetjeve, ky hulumtim synon t’i parashtrojë këto hipoteza si më poshtë:

H1: Nxënësit të cilët janë të motivuar dhe stimulohen nga mësuesit e tyrë arrijnë rezultate më të

mira në të mësuarit e gjuhës angleze.

H2: Nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e Qëndresës" nuk janë mjaftueshëm

të motivuar për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë e huaj.

H3:Përdorimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënie i motivon nxënësit për të mësuar me më

lehtësi gjuhën angleze.

Page 12: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

12

Kapitulli II: Literatura

2.1 Definicioni i Motivimit

Motivimi ka qenë bosht i studimeve të pafundme në lëmin e psikologjisë dhe mësimdhënies.

Rrjedh nga fjala latine “motio” që nënkupton lëvizje.

Gardener deklaron së, “Motivimi është shumë dimensional dhe është definuar në mënyra të

ndryshme nga shumë hulumtues në psikologji dhe disiplina tjera andaj, një definicion i lehtë është

thjeshtë i pamundur”6.

Bazuar në korpusin e teorive në këtë temë, motivimi është një proces i cili nuk mund të vrojtohet

në mënyrë direkte, por mund të konkludohet në mënyrë indirekte nga observimi i sjelljeve,

perzgjedhja e aktiviteteve dhe detyrave që do të ekzekutohen, përpjekjeve dhe këmbënguljes në

një qëllim të caktuar dhe përmbushjes së atij qëllimi të zgjedhur.

Në fund duhet të pohohet së motivimi është një variabël jo e qëndrueshme, e cila përkufizon

pritshmeritë e përkohshme, interesat dhe përmbushjen e dëshirave personale.

2.2 Pikëpamje të ndryshme mbi motivimin

Psikologët kanë identifikuar rëndësinë e motivimit në përpjekjet e njerëzve në fusha të ndryshme

të veprimit, e këtu përjashtim nuk bën as fusha e arsimimit.

Ka një mori çasjësh dhe pikëpamjësh që tentojnë të zbulojnë ndikimin që fshihet prapa motivimit,

por në këtë hulumtim ne do të përqëndrohemi në tri prej tyre, të cilat konsiderohen së kanë një

ndikim të theksuar në të mësuarit e gjuhëve të huaja.

Ato janë: pikëpamja bihevioriste, pikëpamja humanistike dhë pikëpamja kognitive apo njohëse, të

cilat do të shtjellohen veç e veç.

6Robert, Gardener, Motivation and Second Language Acquisition: The Socio-educational Model, N,Y, 2010, 08.

Page 13: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

13

2.3 Pikëpamja Biheivioriste

Në fillim të shekullit të njëzet teoria e Zigmund Frojdit për fuqinë e instinktëve dhe shtysave të

pavetëdijshme ishte teori dominuese përmes së cilës Frojdi u përpoq që t’a kualifikojë motivimin

si rezultat i shtysave të pavetëdijshme dhe dëshirave të ndrydhura.

Biheiviorizmi si teori u përpoq që t’i spjegojë veprimet njerëzore përmes lidhshmerisë shkak-

pasojë si dhe ndikimit të formimit të shprehive.

Këto teori janë të njohura më eksperimentet e bëra nga Pavlov dhe Skinner duke konfirmuar së një

pjesë e konsiderueshme e të mësuarit është si rezultat i ushtrimeve dhe përsëritjes e po ashtu edhe

i faktorëve shpërblyes apo ndëshkues të njohura si qasja e shkopit dhe karrotës.

Mëgjithatë kjo qasje në të mësuar mund të këtë ndikim të pamjaftueshëm apo edhe efekt negativë,

siç shprehet James Raffini” Shpërblimi dhe ndëshkimi, shpeshherë janë instrumentet e vetme të

arsenalit motivues nga ana e mësuesve. Megjithatë këto dy taktika mund t’i kontrollojnë sjelljet e

nxënësve, ndikimi i tyre mundet shpesh ta minojë motivimin e brendshëm të nxënësve për shkak

të të qënit të kontrolluar"7

2.4 Pikëpamja Humanistike

Abraham Maslou pohon së shtysa kryesore motivuese për njerëzit është shtysa e vetë-aktualizimit,

përmes së cilës ai pohon se dëshira personale për rritje dhe progres është e lindur në secilin njeri.

Sjelljet njerëzore sipas Maslout shpjegohen përmes dëshirave të papërmbushura dhe të

parealizuara si nxitje kryesore e natyres njerëzore.

Maslou ka dhënë një kotribut të çmuar më paraqitjen e hierarkisë së nevojave, duke filluar nga ato

më elementaret sic janë nevojat fizike deri tek ato më të lartat siç është nevoja për vetë-aktualizim

apo vetë-realizim të potencialit të plotë të individit.

Ndikimi i teorisë së Abraham Maslout qëndron në faktin e vërjes në pah të nevojave të shumfishta

që nxënësit kanë në klasë siç janë: nevojat fiziologjike, uria, etja, siguria, pranimi dhe deri tek

mirënjohja apo aprovimi nga të tjerët.

7James, Raffini, Ëays to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights.

1996,1.

Page 14: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

14

2.5 Pikëpamja Kognitive (njohëse)

Psikologjia e motivacionit karakterizohet dhe është e ndikuar jashtëzakonisht edhe nga një

pikëpamje tjetër teorike e njohur si toeria Kognitive apo njohëse, e cila i atribuon vlera qëndrimit

të vetëdijshëm individual, përceptimeve, bindjeve dhe arsyetimeve të proceseve dhe faktorëve të

cilët ndikojnë në sjelljen dhe përpjekjet e individëve.

Zoltan Dörney pohon së ”Individi qëllimshëm është veprues i orientuar drejt realizimit të

objektivave, i cili vepron në mënyrë konstante të balancuar në koordinimin e dëshirave dhe

qëllimeve të tij personale nën pikëveshtrimin e mundësive të tij të përceptuara, të mbështetura nga

rrethanat dhe aftësia e tij/saj”8.

Sipas teorisë kongitive, individët janë të motivuar në mënyrë racionale për të ndërmarrë një

veprim, së pari të shtyrë nga bindja e tyre dhe vlerat që ata i’a atribuojnë atyre veprimeve, pastaj

për pritshmëritë dhe sfidat që duhet të përballen dhe për tejkalimin e tyre në mënyrë që të arrihet

realizimi i objektivave të synuara.

8 James, Raffini, Ways to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights. 1996,8.

Page 15: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

15

Kapitulli i III: Metodologjia e hulumtimit

3.1. Metodat e hulumtimit

Hulumtimi i kësaj temë diplome është bazuar nga rezultatet e fituara më përdorimin e metodave

të kombinuara hulumtuese kualitative dhe kuantitative (pyetësor, intervista,vëzhgime).

3.2. Instrumentet e hulumtimit

Instrumentet për mbledhjen e të dhënave per këtë hulumtim përfshijnë: pyetësorët e nxënësve,

Intervistat me mësimdhënës, vëzhgimet në klasë si dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhë

angleze në fund të vitit shkollor.

3.3. Popullata e hulumtimit

Mostrat për këtë hulumtim janë plotësuar nga njëqind nxënës të klasave të katërta dhe të pesta,

gjegjësisht pesëdhjetë nxënës nga shkolla “Motrat Qiriazi” në Klinë dhe pesëdhjetë nxënës nga

shkolla “Dëshmoret e Qendresës” në Gllarevë,Klinë. Po ashtu intervistat janë marrë nga gjashtë

mësimdhënës të gjuhës anglezë nga këto dy shkolla.

3.4. Vendi i hulumtimit

Ky hulumtim u realizua në komunën e Klinës, respektivisht në dy shkollat e ulta fillore “ Motrat

Qiriazi” në Klinë dhe “ Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.

3.5. Mbledhja e të dhënave dhe pjesëmarrësit

Procedura për mbledhjen e të dhënave përbëhet nga dy pjesë: së pari, mbledhja e të dhënave

përmes pyetësorëve të nxënësve, i cili përbëhej nga dhjetë pyetje. Nxënësit mund të

rrumbullakësonin një numër nga një deri në gjashtë sipas“shkallës Likert”.

Numri një paraqet shkallën ma të ulët të pajtimit më atë pyetje, ndërsa numri gjashtë paraqet

shkallën më të lartë të pajtueshmerisë më pyetjen në fjalë.

Pyetësorët janë marrë nga hulumtimet e bëra nga Zoltan Dörnyei, nje linguist dhe hulumtues i

shquar në rolin e motivimit në mësimdhënie, të cilët ishin përkthyer nga gjuha angleze në gjuhën

shqipe në mënyrë që nxënësit të arrinin t’i kuptonin plotësisht të gjitha pyetjet e parashtruara në

pyetësor.

Page 16: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

16

Anketa më nxënës ishte anonime, që nxënësit të ndjeheshin të lirë për t’i shprehur mendimet e

tyre.

Pyetësorët ishin plotësuar nga njëqind nxënës, respektivisht 50 nxënës nga secila shkollë.

Të dhënat e përpunuara nga anketat më nxënës, intervistatat më mësimdhënës dhe observimet e

bëra në klasë krahasohen me rezultatet e arritura me nota dhe suksesin e arritur nga këta nxënës të

anketuar gjatë dhe në fund vitit shkollor 2018/2019.

3.3 Vëzhgimet në klasë

Si mënyrë tjetër e mbledhjes së të dhënave për këtë hulumtim janë bërë edhe gjashtë observime në

klasë, më mësues të ndryshëm dhe klasë të ndryshme, të cilat kanë ofruar informata mjaft të

rëndësishme për këtë temë.

3.4 Intervistat e mësimdhënësve

Mësimdhënësve të gjuhës angleze që punojnë në këto shkolla, iu ishte dhënë një pyetësor ku ata

do t’i shprehnin mendimet dhe idetë e tyre për motivimin dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në

ngritjen e motivimit të nxënësve për të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.

Page 17: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

17

Kapitulli IV: Analiza e të dhënave dhe të gjeturave

Bazuar në të dhënat e mbledhura për këtë hulumtim, janë nxjerr këto rezultate, si në vijim. Të

dhënat janë siguruar nga pyetësorët që iu shpërndanë edhe mësuesve edhe nxënësve si mostër e

hulumtimit.

4.1 Rezultatet e shkollës SHFMU “Motrat Qiriazi”

Figura 1. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze.

Të dhënat në diagramin 1 tregojnë së qëndrimi i nxënësve për mësimdhënësit e gjuhës angleze

arrinë një mesatare prej (5.02) të shkallës Likert apo shprehur në përqindje arrin në (84%), duke

vënë në pah së nxënësit në këtë shkollë ndihen mjaft të motivuar nga ana e mësimdhënësve të tyre.

Ky vlerësim i lartë për rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve mund të jetë si rezultat i

qasjes shumëdimensionale dhe metodave të kombinuara të cilat mësimdhënësit e gjuhës angleze i

përdorin në këtë shkollë.

0

1

2

3

4

5

6

5.4

0

5.3

2

5.0

4

4.8

8

4.8

0

4.7

6 5.1

2

4.7

2 5.0

4

5.2

0

5.0

2

Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës anglezënë shkollën " Motrat Qiriazi”

Page 18: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

18

4.2 Rezultatët e shkollës SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës”

Figura 2. Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës angleze.

Të dhënat në diagramin 2 tregojnë së qëndrimi i nxënësve për mësimdhënësit e gjuhës angleze në

shkollën “Dëshmorët e Qendresës” arrin një mesatare prej (4.45) të shkallës Likert apo shprehur

në përqindje arrin në (74%), duke vënë në pah së nxënësit në këtë shkollë janë mesatarisht të

motivuar nga ana e mësimdhënësve të tyre.

Ky vlerësim mesatarisht i lartë nga nxënësit për rolin e mësimdhënësve në motivimin e nxënësve

mund të jetë si rezultat i neglizhencës apo mos-angazhimit maksimal në përmbushjen e

përgjegjësive qe i atribuohen një mësimdhënësi gjatë punës së tij në shkollë.

0

1

2

3

4

5

6

4.4

0 5.0

0 5.4

0

4.6

0

4.7

0

4.3

0

4.1

0

4.2

0

3.8

0

4.0

0 4.4

5

Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit e gjuhës anglezenë shkollën " Dëshmorët e Qëndresës”

Page 19: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

19

4.3 Krahasimi i motivimit dhe notave të nxënësve në shkollën “Motrat Qiriazi”

Figura 3. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve

Diagrami numër 3 paraqet qëndrimin e nxënësve dhe nivelin e motivimit të tyre kundrejt

mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze duke e krahasuar më rezultatet e tyre të arritura në gjuhën

angleze në fund të vitit shkollor.

Nga të dhënat mund të vërehet një korrelacion në mes të nivelit të motivimit të nxënësve për të

mësuarit e gjuhës angleze dhe rezulatet e arritur nga nxënësit në shkollën “Motrat Qiriazi”.

4

4.1

4.2

4.3

4.4

4.5

4.6

4.7

4.8

4.9

5

5.1

Questions' Average Grades' Average

5.02

4.35

Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve në gjuhën angleze

Page 20: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

20

4.4 Krahasimi i motivimit dhe notave të nx. në shkollën “Dëshmorët e Qëndresës”

Figura 4. Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve

Diagrami numër 4 paraqet qëndrimin e nxënësve dhe nivelin e motivimit të tyre kundrejt

mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze duke e krahasuar me rezultatet e tyre të arritura në gjuhën

angleze në fund të vitit shkollor.

Nga të dhënat mund të vërehet se niveli i motivimit të nxënësve në shkollën” Dëshmorët e

Qëndresës” nuk është po aq i lartë sa dhe në shkollën tjetër, andaj edhe suksesi i arritur nga nxënësit

në gjuhën angleze në fund të vitit shkollor nuk është në nivelin e njëjtë sikurse në shkollën tjetër,

gjë që vërteton ndikimin pozitiv që motivimi e ka në të mësuarit e një gjuhë të huaj e respektivisht

në rastin tonë, të mësuarit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

4.5

Questions' Average Grades' Average

4.45

3.70

Krahasimi në mes të motivimit dhe notave të nxënësve në gjuhën angleze

Page 21: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

21

4.5 Motivimi dhe mesatarja e notave të nxënësve në gjuhën angleze

Figura 5. Krahasimi në mes të nxënësve të të dy shkollave

Diagrami 5 paraqet qëndrimin e nxënësve kundrejt mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze në të

dy shkollat “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmoret e Qëndresës” si dhe bëhet krahasimi i nivelit të

motivimit të nxënësve më suksesin e tyre të arritur në gjuhën angleze.

Korrelacioni në mes të vlerësimit të nxënësve dhe suksesit të tyre mund të vërehët dukshëm në të

dhënat e marra nga pyetësorët e nxënësve. Nxënësit e shkollës “Motrat Qiriazi” kanë arritur

vlerësim prej(5.02) apo (84%) në vlerësimin e mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze, ndërsa

mesatarja e notave të tyre në gjuhën angleze ishte (4.35), ndërsa sa i përket nxënësve të shkollës”

Dëshmorët e Qëndresës” niveli i vlerësimit të tyre është më i ultë më një mesatare prej (4.45), apo

(74%), e po ashtu edhe mesatarja e notave të tyre në gjuhën angleze është më e ultë, saktësisht

(3.70), gjë që e mbështet fuqishëm rolin e motivimit nga ana e mësimdhënësve në të mësuarit e

gjuhës angleze.

0

1

2

3

4

5

6

Questions' Average Grades' Average

5.02

4.35

4.45

3.70

Krahasimi në mes të dy shkollave

Page 22: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

22

4.6 Observimet në klasë

Në këto dy shkolla janë të angazhuar në mësimdhënie gjashtë mësues të gjuhës angleze. Përvoja e

tyre e punës si mësues varion nga katër deri në tridhjetë e dy vite punë si mësimdhënës, kryesisht

në këto dy shkolla.

Gjithsej janë mbajtur gjashtë observime në klasë. Nga një më secilin mësues të këtyre shkollave.

Numri mesatar i nxënësve për klasë ishte 26, minimumi më 16 nxënës dhe maksimumi më 32

nxënës për klasë.

Të gjithë mësuesit, klasët e të cilëve iu është bërë observimi janë pyetur për lejen e tyre dhe është

marrë aprovimi nga ata që të marr pjesë në orë si observuese.

Janë mbajtur evidenca dhe shenime gjatë gjithë kohës së observimeve në klasë, të cilat janë shkruar

gjatë dhe mënjëherë pas përfundimit të observimeve.

4.7 Çështjet që janë trajtuar

Çështjet dhe specifikat që janë vrojtuar gjatë observimeve do të paraqiten si në vijim:

4.8 Gjendja e klasëve

Të gjitha klasat në këto dy shkolla janë klasë të rregullta, jo të përgatitura për qëllime specifike

për të mësuarit e gjuhës angleze. Klasët ofronin hapësirë të mjaftueshme për numrin e nxënësve

që ishin në klasë.

Këto klasë posedojnë ngrohje qëndrore për sezonën e ftohtë dimërore, mirëpo nuk kishin

kondicioner që të bëhëj ambient më komod për të zhvilluar procesin mësimor gjatë sezonës verore.

Page 23: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

23

4.9 Teknologjia në dispozicion për mësimdhënie

Sa i përket paisjeve elektronike si: kompjuter, video-projektor, CD player e të tjera të kësaj natyre,

ka vend për përmirësim, pasiqë të dy shkollat e kanë në dispozicion vetëm nga një kompjuter dhe

video-projektor për përdorim të përbashkët nga të gjithë mësimdhënësit, andaj pjesën më të madhe

ato nuk janë në dispozicion për t’u përdorur nga mësimdhënësit.

Duke pasur parasysh mungesën e paisjeve të mjaftueshme të teknologjisë në klasë, konsideroj së

administrata duhet të investoj më shumë në këtë aspekt në mënyrë që përdorimi i teknologjisë në

klasë të sjellë më shumë situata konkrete nga folës burimor të gjuhës angleze, e si rezultat i kësaj

mësimnxënia do të bëhët më atraktive dhe më dinamike për nxënësit.

4.10 Reduktimi i orëve të gjuhës angleze

Aprovimi dhe implementimi i Kurrikulës së Re të Kosovës, ka sjellë edhe një mori ndryshimesh e

në mesin e tyre edhe futja e gjuhës së dytë të huaj, qoftë ajo gjuhë gjermane apo gjuhë frënge si

lëndë shtesë për nxënësit e shkollës fillore.

Kjo lëndë e dytë e gjuhës së huaj është ngarkuar në dëm të gjuhës angleze, sepse nga tri orë në

javë sa kanë qenë në dispozicion për gjuhën angleze tani një orë i është dhënë gjuhës së dytë të

huaj, andaj reduktimi i orëve është në dëm të gjuhës anglezë dhe gjithsesi do të këtë ndikim

negative në arritjen e objektivave të synuara.

Mësimdhënësit e intervistuar pohojnë së sasia e kohës në dispozicion për të shtjelluar të gjithë

materialin e planifikuar është mjaft sfiduese dhe kërkon angazhim të madh për t’u arritur në

mënyrën e duhur.

4.11 Sistemi i vlerësimit të nxënësve

Një çështje tjetër që është trajtuar në këto observime është edhe sistemi vlerësimit të nxënësve.

Përveç testeve të standardizuara të cilat i ofron libri i mësuesit, testet e tjera në këto dy shkolla

janë të përpiluara pothuajse tërësisht në mënyrë individuale nga secili mësimdhënës dhe në pjesën

Page 24: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

24

më të madhe janë teste të fokusuara në vlerësimin e kompetencës gramatikore, sesa të fokusuara

në vlerësimin e gjuhës për qëllime komunikimi, respektivisht në vlerësimin e katër shkathtësive

gjuhësore si: të lëxuarit (reading), të dëgjuarit (listening), të shkruarit (writing) dhe të folurit

(speaking).

Një mospërputhshmëri e cila është vërejtur nga një mori testesh në këto shkolla është së

mësimdhënësit duhet të jenë shumë të vemendshëm që të këtë një korrelacion të fortë në mes të

asaj që mësohet dhe asaj që testohen nxënësit, përndryshe kjo mund të shkaktoj konfuzion tek

nxënësit dhe si pasojë demotivim në mesin e nxënësve.

Siç e potencon Raffini “Nxënësit kurr nuk duhet të lejohen të dështojnë në përmbushjen e një

detyre apo objektivi përderisa ata kanë një shancë të arsyeshme për t’ia dalë mbanë. E nëse

dështojnë atëherë ata do t’ia atribuojnë mossuksesin e tyre paaftësisë së tyre dhe si shkas i kësaj

do të ndalojnë së provuari”9.

4.12 Menaxhimi i mësimit në klasë

Gjatë observimit të këtyre klasave janë vërejtur së mësimdhënësit kanë përdorë një mori qasjësh

dhe metodologjish të cilat do të shtjellohen më poshtë:

4.13 Mësimdhënësi në qendër

Shumica e mësimdhënësve të observuar e përdorin qasjen e mësimdhënies mësuesi në qendër. Në

këtë aspekt mësuesit duhet të jenë më fleksibil dhe të përdorin më shumë metodat të cilat e vënë

nxënësin më shumë në qendër të procesit mësimor.

Ushioda pohon së "Tani, në kohën e të mësuarit më nxënësin në qendër në mësimdhënie dhe

autonominë e nxënësve në veçanti, ndoshta do të duhet që agjenda e mësimdhënësve të

ndërrohet"10.

9James, Raffini, Winners without Losers: Structures and Strategies for Increasing Student Motivation to learn,

Needham Heights, MA: 1993, 107. 10 Ema, Ushioda, Learner Autonomy 5: The Role of Motivation, Dublin, 1992, 2.

Page 25: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

25

4.14 Qasje kryesisht gramatikore

Konsideroj se ndikimi i qasjes biheivioriste që është aplikuar në mësimdhënie në vitet e 60-ta dhe

70-ta, ka qenë mjaft i madh, por siç duket është mbivlerësuar më tepër sesa që duhet sepse të

mësuarit e gjuhës është më shumë sesa vetëm imitim dhe përsëritje.

Fokusi i shtjellimit dhe të mësuarit të modeleve gramatikore dhe qasja “ forma para kuptimit” zë

vend të konsiderueshëm në këto klasë të observuara.

Mësimdhënësit duhet të fokusohen më shumë në komunikim dhe shkathtësi praktikë gjuhësore për

të mësuarit më praktik dhe të aplikueshëm, po ashtu teknika e qasje të cilat do t’i bënin këto orë

mësimi shumë me atraktive për nxënësit e si rezultat edhe me të frytshme në aspektin e ngritjes së

motivimit dhe mësimnxënies.

Duke pasur parasysh këtë Lee dhë Van Patten shprehen se ”aftësia për t’u shprehur dhe për t’i

kuptuar të tjerët zhvillohet përderisa nxënësit angazhohen në komunikim e jo si rezultat i formimit

të shprehive përmes modeleve gramatikore"11.

4.15 Përdorimi i tepërt i tekstevë në klasë

Në përgjithsi, burimi i vetëm i të mësuarit në këto klasë ishin tekstet shkollore, më përjashtim që

disa mësues posedonin material shtesë për nxënësit. Kjo mund edhe të arsyetohet deri në një masë

duke pasur parasysh mungesën e paisjeve për sigurim të materialit plotësues (extra resources),

mirëpo përdorimi vetëm i librave shkollore është i pamjaftueshëm, duke pasur parasysh stilet e

ndryshme të të mësuarit nga nxënësit e po ashtu edhe krijimi i monotonisë në klasë.

4.16 Qëndrimi i nxënësve në klasë

Kryesisht shumica e nxënësve kanë treguar qëndrim pozitiv dhe kanë qenë aktiv në procesin e të

mësuarit duke marrë pjesë në diskutime, duke shprehur interes ndaj shpjegimeve të

mësimdhënësve.

11Lee &Van, Patten, Making Communicative Language Teaching Happen. New York: McGraw-Hill, 2003, 51.

Page 26: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

26

Duket që ka një korrelacion solid në mes të njohurive gjuhësore të nxënësve, qëndrimit të tyre

pozitiv dhe angazhimit të tyre entuziast në procesin e të mësuarit të gjuhës në klasë dhe anasjelltas,

nxënësit, njohuritë gjuhësore të të cilëve nuk janë aq të mira, kanë një qasje më pak entuziaste

dhe më pak aktive në procesin e mësimnxënies në klasë.

4.17 Instruksione të kufizuara

Mësimdhënësit në një masë të caktuar duket që janë neglizhent në dhënien e instruksioneve dhe

udhëzimeve shtesë (feedback) ndaj nxënësve të tyre, pasiqë ato ishin të shkurtëra dhe nuk iu

kushtohej vëmendja e duhur që nevojitej për t’i kuptuar çështjet që po shtjellohëshin në klasë.

Ford pohon së” Pa udhëzime (feedback), qendra e motivimit, ndalon së vepruari në mënyrë

efektive”12.

4.18 Mësimdhënie e kufizuar më diferencim

Duke marrë parasysh faktin se, klasët në këto shkolla janë heteroegjene sa i përket nivelit të tyre

gjuhësor në këto klasë duhet të aplikohet më shumë mesimdhënia më diferencim, në mënyrë që të

gjithë nxënësit të inkuadrohen në procesin e mësimnxënies.

Zakonisht, fokusi i mësimdhënësve është më tepër i përqendruar tek nxënësit më të shkathët në

aspektin gjuhësor dhe që janë më nivel më të lartë të vetëbesimit, përderisa nxënësit në mungesë

të këtyre tipareve tentojnë të jenë nxënës pasiv dhe kryesisht të jenë dëgjues të procesit të

mësimnxënies.

4.19 Intervistat më mësimdhënës

Të dhëna mjaft të vlefshme janë marrë edhe nga intervistat e mbajtura më gjashtë mësimdhënësit

e këtyre dy shkollave.

Në mënyrë që të ruhet privatësia e këtyre mësuesve do të përdoret sistemi kodues për identifikimin

e secilit mësues.

12 Martin, Ford, Motivating Humans: Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury Park, A, 1992, 210.

Page 27: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

27

Ky kodim do të funksionojë kështu: psh. M.A.1. M.Q. që nënkupton (mësimdhënësi i parë i gjuhës

anglezë në shkollën “ Motrat Qiriazi”. I njëjti kodim do të vlejë edhe për shkollën tjetër psh. M.A.1

D.Q. që nënkupton (mësimdhënësi i parë i gjuhës angleze në shkollën “Dëshmorët e Qëndresës”.

Të gjithë të dhënat e mbledhura nga intervistat më mësimdhënës janë burim i vlefshëm i

informacionit për tematikën që është trajtuar në këtë hulumtim, duke sjellë një përspektivë nga

këndvështrimi i mësimdhënësve, gjë që e pasuron më tëpër këtë temë për identifikimin dhe

paraqitjen e faktorëve që kanë rol përmirësues në mësimnxënie nga ana e nxënësve.

Mësimdhënësit e gjuhës angleze në këto dy shkolla konsiderojnë së janë një numër i faktorëve që

ndikojnë negativisht në procesin mësimor sikurse: Numri jo i mjaftueshëm i orëve i paraparë për

gjuhën angleze, mungesa e paisjeve teknologjike, mungesa e materialeve shtesë për përdorim,

metoda dhe qasje kredibile dhe adekuate për vlerësimin e nxënësve, të cilat do të ndikonin

pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies e po ashtu edhe në ngritjen e motivimit të

nxënësve e si rezultat edhe arritjen e synimeve më të mëdha për të mësuarit sa më kualitativ të

gjuhës angleze nga ana e nxënësve.

Pyetjet të cilat janë trajtuar më mësimdhënësit janë:

1) A duhet që mësimdhënësit të përdorin teknika të ndryshmë që t’i motivojnë nxënësit të mësojnë

gjuhën angleze?

M.A.1. M.Q.: “Mësimdhënësit duhet të përdorin një serë teknikash të ndyshme që të motivohen

nxënësit që të mësojnë gjuhën angleze.”

M.A.2. M.Q.: “ Sigurisht që po”.

M.A.4. D.Q.:” Po, mendoj së sa më shumë metoda të ndryshme, nxënësit motivohen që të mësojnë

gjuhën dhe të arrijnë rezultate”.

2) A motivohen mjaftueshëm nxënësit e këtyre dy shkollave për të mësuar gjuhën angleze nga

mësimdhënësit e tyre?

M.A.1. M.Q.: “ Sigurisht që po, dhe jam e bindur 100%.

M.A.2. M.Q.:” Besoj që nxënësit motivohen në të gjitha shkollat”.

M.A.4 D.Q.:” Po, mendoj se shumë motivohen në mënyra të ndryshme”.

3) Cilat janë metodat dhe teknikat më efektive për motivimin e nxënësve?

M.A.1. M.Q.:” teknikat më efektive për motivimin e nxënësve janë: teknika stuhi mendimesh,

diskutimi në çifte dhe në grupe, ditari dypjesësh, kubimi, pesëvargëshi, diagrami i venit etj”.

Page 28: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

28

M.A.2. M.Q.:” Duke e bërë orën mësimore sa ma atraktive për nxënësit, aktivitete të ndryshme

duke i përfshirë të gjithë nxënësit”.

M.A.4 D.Q.:” Nga përvoja ime metodat dhe teknikat kurrikulare kanë qenë më të përdorshmet”.

4) Cilat janë disa nga metodat stimuluese që përdorën nga mësimdhënësit për t’i inkurajuar

nxënësit?

M.A.1. M.Q.:” Metoda bashkëbiseduese, metoda e demonstrimit, kllaster etj”

M.A.5. M.Q.:” Entuziazmi duhet të reflektojë qasje positive më nxënës, në mënyrë që përfshirja e

tyre në aktivitete të jetë me e lehtë”.

M.A.4 D.Q.:” Bashkëbisedimi më nxënës në gjuhën angleze, të inkurajohen, të punojnë në

aktivitete të ndryshmë e po ashtu të marrin pjesë në gara të ndryshme diturie”.

5) Sa kohë i kushtojnë mësimdhënësit motivimit të nxënësve?

M.A.1. M.Q.:” Mësimdhënësit i kushtojnë kohë të gjatë motivimit të nxënësve. Mësimdhënësi

ndjek punën e nxënësit hap pas hapi dhe ndihmon kur ai ka nevojë, vlerëson dhe motivon”.

M.A.3. M.Q.: “Sigurisht që mësimdhënësit kujdesën që çdoherë t’i motivojnë nxënësit”.

M.A.6 D.Q.:” Mendoj që motivimi në fillim të orës është i preferuar, mirëpo mund të aplikohet

gjatë gjithë orës mësimore”.

6) Cila apo cilat janë metodat apo qasjet më adekuate që ju si mësimdhënës i përdorni për

motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën angleze?

M.A.1. M.Q.:” Unë, si mësimdhënës vlerësoj punën e nxënësve për çdo orë, përdori metodën

insert, di/dua te di/ mësova, diagramin e venit, brainstorming, metodën e diskutimit dhe të punës

në grupe. Kjo metodë mundëson pjesëmarrje aktive të nxënësve, bashkpunim efektiv, zhvillon të

menduarit kritik etj”.

M.A.5. M.Q.: “ Be enthusiastic about the language yourself. Make learning fun and enjoyable.

Make class communicative etc”.

M.A.4 D.Q.:” Duke folur për gjuhën se sa është e rëndësishme për kohën e sotme”.

Page 29: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

29

4.20 Vertetesia e hipotezave te ngritura

Në bazë të këtyre hipotezave ky hulumtim e vë në pah rolin e motivimit në të mësuarit e gjuhës

angleze si gjuhë e huaj.

Hipoteza e parë H1: “Nxënësit të cilët janë të motivuar dhe stimulohen nga mësuesit e tyre arrijnë

rezultate më të mira në të mësuarit e gjuhës angleze”.

Hipoteza e parë e këtij hulumtimi është vërtetuar/valide sepse konfirmohet nga të dhënat e marra

nga pyetësoret e plotësuar nga nxënësit dhe krahasimi i këtyre të dhënave më suksesin e arritur

nga nxënësit në këto dy shkolla, konfirmim ky që mbështet edhe nga intervistat e realizuara më

mësimdhënës.

Hipoteza e dytë H2: “Nxënësit e shkollave "Motrat Qiriazi" dhe "Dëshmorët e Qëndresës" nuk

janë mjaftueshëm të motivuar për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë e huaj”.

Në bazë të hulumtimit është hipotezë pjesërisht e vërtetuar/valide sepse duke iu referuar të dhënave

nga pyetësorët më nxënës dhe nga intervista më mësimdhënës, vihët në pah së nxënësit e shkollës

“Motrat Qiriazi” tregojnë nivel të lartë të motivimit, ndërsa nxënësit e shkollës “ Dëshmorët e

Qëndresës ” tregojnë nivel mesatarisht të mirë të motivimit.

Hipoteza e tretë H3: “ Përdorimi i teknikave të ndryshme në mësimdhënie i motivon nxënësit për

të mësuar më me lehtësi gjuhën angleze”.

Hipoteza e tretë është vërtetuar /valide sepse konfirmohet nga të dhënat e marra prej pyetësorëve

të nxënësve, e po ashtu edhe nga intervistat e bëra më mësimdhënës të gjuhës angleze në këto dy

shkolla, të cilët pohojnë së përpiqen të jenë sa më fleksibil në ofrimin e mësimëdhënies sa më

cilësore duke përdorur qasje dhe metoda të ndryshme për përmirësimin dhe ngritjen e motivimit

dhe qëndrimit më pozitiv ndaj gjuhës angleze.

Page 30: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

30

Kapitulli V: Perfundime dhe rekomandime

5.1. Përfundime

Të gjeturat nga kjo temë diplome janë të bazuara nga rezultatet e fituara më përdorimin e metodave

të kombinuara hulumtuese kualitative dhe kuantitative të paraqitura si më poshtë:

Nxënësit në këto dy shkolla në përgjithësi paraqesin nivel të kënaqshëm të motivimit.

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi”, më nivel motivimi mesatarë

prej (84%), paraqet shkallë motivimi më të lartë sesa shkolla tjetër “Dëshmorët e

Qëndresës”, ku nga të dhënat e marra nga pyetësorët e nxënësve niveli i motivimit është

mesatarisht i mirë më përqindje prej (74%), rezultat që lë për të dëshiruar dhe kërkon

vëmendje të theksuar në trajtimin e gjetjes së faktorëve në përmirësimin e këtyre

rezultateve.

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët“Motrat Qiriazi”, mesatarën e notave në gjuhë

angleze e kanë (4.45), ndërsa nxënësit e shkollës tjetër “Dëshmorët e Qëndresës”, kanë

mesatare të notave më të ulët (3.70), rezultat që lë për të dëshiruar dhe kërkon vëmendje të

theksuar në trajtimin e gjetjes së faktorëve në përmirësimin e këtyre rezultateve.

Në bazë të të gjeturave nga ky hulumtim, del që ekziston një korrelacion variablave në mes

të nivelit të motivimit dhe rezultateve të arritura në gjuhën angleze.

Sa me pozitiv që është qëndrimi i nxënësve ndaj mësimdhënësve të tyre të gjuhës angleze

më i lartë rezultati i nxënësve në gjuhën angleze.

Aspekt tjetër që duhet t’i kushtohet vëmendje është mungesa e koherences në mes të asaj

që mësohet dhe asaj që testohet, e si pasojë shkaktohet konfuzitet dhe ulje të motivimit tek

nxënësit dhe ndikon negativisht në mosarritjen e objektivave apo rezutateve të pritura nga

ata.

Duke marrë parasysh të gjitha çështjet e shtjelluara më lartë vijmë në konkludimin se ka vend për

përmirësim në këto shkolla duke filluar nga: ambientet shkollore, përmbajtja programore, fondi i

orevë të dedikuara për gjuhë angleze, metodologjitë dhe qasjet më të llojllojshme të cilat duhet të

aplikohen nga mësimdhënësit në mënyrë që të ofrohet një mësimdhënie më e kompletuar dhe me

profesionale në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të parapara për të mësuarit e gjuhës

angleze si gjuhë e huaj.

Page 31: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

31

5.2. Rekomandimet

Rezultatet e marra nga pyetësoret me nxënës, nga intervistat më mësimdhënës dhe nga observimet

vënë në pah një mori faktorësh që duhet të përmirësohen siç janë:

Përkushtim dhe investim nga institucionet edukativo-arsimore, e po ashtu edhe nga ana e

vetë mësimdhënësve në zhvillimin professional më qëllim të përmirësimit të

kompetencës dhe përformancës nga ana e tyre;

Përkushtim më i madh në planifikimin dhe përzgjedhjen e materialit mësimor, po ashtu

si nga niveli qendror institucional edhe nga arsimtarët e lëndes;

Ofrimi i leksionëve të mirë planifikuara, mirë organizuara dhë të mirë realizuara;

Përzgjedhja e materialeve shtesë (extra resources) që janë adekuate, atraktive dhe të

dobishme për nxënës.

Përmirësimi i këtyre komponentave do t’i angazhojë nxënësit më shumë në procesin e të

mësuarit, ngritur nivelin e motivimit te tyre e si rezultat edhe cilësinë në mësimnxënie.

Një çështje tjetër të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje është edhe sistemi i vlerësimit,

saktësisht të ketë koherencë përmbajtësore në mes të asaj që planifikohet, asaj që

shtjellohet dhë asaj që vlerësohet në mënyrë që të mos shkaktohet një diskrepancë në mes

të këtyre hallkave të të njëjtit zingjir e kësisoji të shkaktohet konfuzion tek nxënësit.

Rekomandoj që fondi i orëve në gjuhën angleze të rritet, nga gjithsejt dy orë në janë që

është momentalisht së paku të bëhet tri orë në javë sepse ky numër i cili është aktualisht i

paraparë më kurrikulën e re të Kosovës është i pamjaftueshëm.

Një rekomandim tjetër është për mësimdhënësit e gjuhës angleze në këto dy shkolla në

veçanti e gjithashtu edhe për të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze në përgjithsi është

aplikimi më i theksuar i mësimdhënies së diferencuar në mënyrë që në mësimnxënie të

përfshihen të gjithë nxënësit më aftësi të ndryshme gjuhësore dhe t’iu jepen mundësi të

barabarta të gjithë nxënësve.

Une jam e vetëdijshme se ndryshimet e mëdha në sistemin edukativo-arsimor janë ide ambicioze

dhe kërkojnë planifikim të stërholluar dhe të analizuar mirë nga instancat institucionale, por të cilat

do të ndodhnin në mënyrë graduale dhe sistematike në arritjen e krijimit të një sistemi kredibil

edukativo-arsimor, i cili do t’i përgadisë gjeneratat e reja për tregun e punës dhe do t’i bëjë anëtar

të denjë që do të kontribuojnë për shoqërinë tonë në nivel kombëtar, e po ashtu do të integrohen

dhe do të ofrojnë vlera të mirëfillta për shoqërinë në nivel global.

Page 32: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

32

BIBLIOGRAFIA

Corno, Lyn, Student Volition and Education: Outcomes, Influences and Practices, New York,

1994.

Covington, Martin, Caring about Learning, Educational Psychologist, 1999, 127.

Dörnyei, Zoltan, Teaching and Researching Motivation, Essex, England, Pearson Education

Limited.2001b.

Ford, Martin, Motivating Humans, Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Newbury

Park, 1992.

Ford, Martin, Motivating Humans: Goals, Emotions and Personal Agency Beliefs, Neëbury

Park, CA,1992.

Gardner, Robert, Motivation and Second Language Acquisition: Socio-educational Model, N.Y,

2010.

John, Keller, John, Motivational Design of Instruction. Instructional Design Theories and

Models, Hillsdale, NJ: Erlbaum, 1983.

James, Raffini, Ways to increase Intrinsic Motivation in the Classroom, Needham Heights.1996.

Noels, Kimberley, Why are you Learning a Second Language? Motivational Orientations and

Self-determination Theory, University of Michigan, 2000.

Patten, Lee &Van, Making Communicative Language Teaching Happen. New York: McGraw-

Hill, 2003.

Raffini, James, Winners without Losers: Structures and Strategies for Increasing Student

Motivation to learn, Needham Heights, MA: 1993.

Ushioda, Ema, Learner Autonomy 5: The Role of Motivation, Dublin, 1992.

Page 33: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

33

SHTOJCAT

Shtojca 1

Pyetësoret në Gjuhën Shqipe

Ju lutem shprehni mendimin tuaj për fjalitë pasuese së sa pajtoheni apo nuk pajtoheni me

to,thjeshtë duke rrumbullakësuar një numër nga 1 në 6.Mos lini asnjë kërkesë pa e

rrumbullakësuar.

Verejtje: ( Pyetësori është anonim andaj ju lutem pergjigjet e juaja të jenë sa më reale).

Qendrimi i studentevë ndaj mësimdhënësve të gjuhës angleze

Shtojca 1

Nuk

pajtohëm

aspak

Nuk pajtohëm Nuk

pajtohëm

pjesërisht

Pajtohëm

pjesërisht

Pajtohëm Pajtohëm

plotësisht

1 2 3 4 5 6

(P.sh.) Nese pajtohëni plotesisht me fjalinë pasuese, atëhere shkruani në këtë menyrë:

Më pëlqen shumë skijimi. 1 2 3 4 5 6

1." Shkoj më kënaqësi në orë sepse mesuesi im i gjuhës angleze është i mirë. 1 2 3 4 5 6

2. Mesuesi im i kesaj gjuhë është më i mirë sesa cili do mësues tjetër 1 2 3 4 5 6

3. Ky mesues ka stil interesant dhe dinamik të mësimdhenies. 1 2 3 4 5 6

4. Mesuesi im i gjuhës angleze është burim inspirimi për mua. 1 2 3 4 5 6

5. Mësuesi i gjuhës angleze na ka udhëzuar dhe orientuar gjatë mësimit 1 2 3 4 5 6

6. Mesuesi na ka dhënë instruksione dhe sugjerime të detajuara rreth mesimit. 1 2 3 4 5 6

7. Mesuesi na ka krijuar dhe dhënë mundësi për permirësim. 1 2 3 4 5 6

8. Mesuesi i ka korrigjuar me takt gabimet tona dhe na ka dhënë shpjegime rreth

tyre.

1 2 3 4 5 6

9. Mesuesi ka nxit disutim dhe i ka inkurajuar të gjithë nxenësit qe ti bashkangjiten

diskutimit gjatë mësimit.

1 2 3 4 5 6

10. Mesuesi ka qenë bashkëpunues dhe i hapur për pyetje prej nxënësve" 1 2 3 4 5 6

Shkolla " Motrat Qiriazi" ____ , "Dëshmorët e Qëndresës" _____.

Gjinia: Mashkull____, Femer______, Mosha______.

Page 34: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

34

Faleminderit për bashkëpunimǃ

Shtojca 2:

Pyetesorët për mësimdhënës të gjuhës angleze

(Ju lutem jepni pergjigje sa me koncize dhe të drejtpërdrejta, sepse këta pyetësor do të jenë konfidencial

dhe do të përdorën vetëm për qellime hulumtimi shkencor).

1) A duhet mësimdhënësit të perdorin teknika të ndryshme në menyrë qe t’i motivojnë nxënësit që

të mësojnë gjuhën angleze?

Pergjigjet:______________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

2) A motivohen nxënësit e ketyre dy shkollave për të mësuar gjuhën nga mësimdhënësit e

tyre?__________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

3) Cilat janë metodat dhe teknikat me efektive për motivimin e nxënësve?

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

4) Cilat janë disa nga metodat stimuluese qe përdorën nga mësimdhënësit për t’i inkurajuar

nxënësit?

______________________________________________________________________________

Page 35: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

35

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

5) Sa kohë i kushtojnë mësimdhënësit motivimit të nxënësve në

klasë?_________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

6) Cila apo cilat janë metodat apo qasja me adekuate qe ju si mësimdhënës i përdorni për motivimin

e nxënësve për të mësuar gjuhën

angleze?_______________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Page 36: PUNIM DIPLOME...3 MIRËNJOHJE Shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj shumë personave të cilët përmes pjesëmarrjes, ndihmës, këshillave dhe sugjerimeve të tyre kanë dhënë

36