punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · 5 hyrje lannia e formave te relievit (lugina, kodra, pllaja,...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETII GJAKOVЁS“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: PROGRAM FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Roli ekologjik i temperaturës
Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:
Skender Beqa Gentiana Idrizaj
Gjakovё, 2019
2
Përmbajtja
Falenderime………………………………………………….…………………………………….3
Abstrakti…………………………………………………….……………………………………..4
Hyrje………………………...……………………………….…………………………………....5
1. Roli i temperaturës në përhapjen e organizmave ……..………….………..…...………………6
1.1 Kufijtë e tolerancës, llojet stenoterme dhe euriterme ………………………………...7
1.2.Lloje stenoterme të ftohta………………………………………..................................8
1.3 Roli i temperaturave ekstreme në përhapjen gjeografike të organizmave ……………9
2. Temperatura optimal dhe roli i saj në vendosjen e llojeve në biotope ………………………..11
2.1. Zhvillimi në temperaturë të qëndrueshme.....……….……...………........................13
2.2. Zhvillimi në temperaturë të ndryshuar…............ ……………………………...........16
2.3. Veprime të ndryshme të temperaturës ……….…………………………………......18
2.4. Përshtatja fiziologjike ……………………………………..………………………..21
3. Përfundime …………………….…………………………………………………………….23
Plani i ores mësomore….…………………………………...............................................24
4. Literatura……………………………………………………………………………...............27
3
FALENDERIME
Për realizimin e këtij punimi kam patur mbështetjen e shumë bashkëpunëtorëve dhe njërëzve të
dashur. Dëshiroj t’iu shpreh atyre falenderime të sinqerta për kontributin e çmuar që më ofruan.
Andaj fjalët e mia do t’i kufizoj vetëm me falendrim të disa prej shumë personave, të cilëve do të
doja t’u shprehja mirënjohen time.
Pёr mbёshtetjen akademike shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin e veçantё pёr udhёheqёsin e
kёtij punimi Prof. Skender Beqa
Falenderim të veçantё për familjen time së cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin
me sukses të këtij udhëtimi.
Faleminderit!
4
ABSTRAKT
Ndryshimet e temperatures. Regjistrimet tregojne se temperatura globale eshte rritur me 0.78oC
gjate shek.XX dhe pritet te jete me e larte gjate ketij shekulli dhe sidomos ne fund te tij. Akulli
po shkrin ne te gjithe boten, sidomos ne pole. Kjo dukuri ka perfshire akullnajat masive, shtresat
e akullit qe mbulojne Antarktiden e Groenlanden si dhe detin Arktik. Pinguinet e zones Adelie’
ne Antarktide nga 32 000 cifte jane reduktuar ne 11 000 cifte, brenda nje periudhe 30 vjecare.
Niveli i detit eshte rritur me shpejtesi gjate shekullit te fundit. Disa flutura, dhelpra dhe disa
bimesi alpine jane zhvendosur ne zona me veriore ose ne lartesi me te medha, drejt zonave me te
ftohta. Precipitimi i reshjeve te shiut dhe te bores eshte rritur shume ne mbare globin. Levozhgat
e bredhave kane rene dhe trungjet e zhveshura kane lulezuar dege te reja ne Alaske fale 20 viteve
te fundit me stine verore te ngrohte.Bujqesia do te ndikohet shume pasi ajo eshte e ekspozuar nga
efektet e ndryshimeve klimatike . Ndryshimet klimatike jane nje kercenim per zhvillimin e
qendrueshem te bujqesise . Bujqesia do te ndikohet nga ndryshimet klimatike nepermjet : a)
Ndryshimit te sasise ,intensitetit dhe shperndarjes se rreshjeve per nje sezon b) Fatkeqesive
natyrore c) Ndryshimeve te temperatures d) Permbytjeve e) Valeve te shpeshtuara te ngrohta f)
Thatesirave g) Ndryshimeve ne perqendrimin e 2 dhe 3 ne atmosfere.
5
HYRJE
Lannia e formave te relievit (lugina, kodra, pllaja, male) krijon kushte të përshtateshme që
karakteristikat klimatike, te cilat varen nga veçoritë e qarkullimit të masave ajrore, të pësojnë
ndryshime të ndjeshme nga një pjesë e vendit në tjetren. Në këtë larmi formash relievi, lartësia
mbi nivelin e detit, si një ndër faktorët e fonnimit të klimës, zë vendin kryesor edhe në
shpërndarjen e kateve bimore.
Të dhënat gjatë vëzhgimit ekologjik treguan që kjo bashkëvartesi ndërmjet elementeve klimatike
dhe shtrirjes se llojeve drunore është e lidhur ngushtë me ndryshimin e lartesisë mbi nivelin e
detit. Ndryshimet në temperaturën mesatare të Janarit ndërmjet pikës me veri ose dhe me jugore,
arrin ne rreth 5° C, ndersa ndryshimi i temperaturës midis pikës me të lartë dhe asaj më të ulët i
kalon te 12° C. Afërsisht e njejta gjendje ndryshimesh vërehet po të krahasojmë pjesën
perendimore me pjesën lindore te vendit. Përsa i perket sasise së reshjeve vjetore ajo është gati e
barabartë si në pjesen veriore të vendit.
Në të gjithë vendin sasia më e madhe e reshjeve bie në stinën e dimrit dhe në ndonje rast te
rralle gjatë vjeshtës. Muajt më të lagët të vitit për të gjithë territorin janë Nëntori dhe Dhjetori.
Ndryshimet që vërehen në karakteristikat klimatike në radhe të parë janë rezultat i ndikimit të
faktoreve fiziko-gjeografike mbi masat ajrore, pra rezultat i faktoreve lokale.
6
1. Roli i temperaturës në përhapjen e organizmave
Temperatura vepron drejtpërdrejt mbi veprimtaritë enzimatike dhe mbi një seri dukurish fiziko-
kimike shumë të rëndësishme, që zhvillohen në nivelin qelizor. Gjithashtu, ajo kontrollon
frymëmarrjen, rritjen e fotosintezës, veprimet lëvizëse, rezistencën ndaj faktorëve të favorshëm
të mjedisit dhe disa dukuri të tjera.Ёshtë konstatuar që temperaturat e ulëta, që gjenden në pjesën
e poshtme të intervalit të tolerancës së organizmit, përballohen më mirë sesa temperaturat e larta
të vendosura në skajin tjetër të këtij intervali.
Përsa i përket temperaturave të larta, prokariotët paraqitin një rezistencë shumë më të madhe sesa
eukariotët.Mendohet se rezistenca më e madhe e prokariotëve, ndaj temperaturave të larta, duhet
të ketë lidhje me mungesën e cipës bërthamore dhe të bushtit mitotik.Prania e këtyre strukturave
qelizore, delicate ndaj temperaturave, të eukariotët, me sa duket, kufizon vendosjen e tyre vetëm
në biotope ku temperature nuk i kalon 450C.
Temperatura përfaqëson një nga faktorët kufizues më të rëndësishëm, mbasi ajo kontrollon
tërësinë e dukurive metabolike e për rrjedhojë përhapjen e të gjitha llojeve dhe të biocenozave të
organizmave të gjallë, në biosferë.
Bimët dhe kafshët e rajoneve subarktike dhe të shkretëtirave, përballojnë ndryshime më të mëdha
të temperaturës sesa të rajoneve me klimë mesatare e, aq më tepër, të zonave intertropikale, ku
amplitudat vjetore të temperaturës janë shumë më të vogla.Stenotermi më të fortë paraqitin
organizmat oqeanike, mbasi amplitude vjetore e temperaturës në mjedisin ujor është shumë më e
vogël se në mjedisin tokësor.Kjo vjen nga fakti se kapaciteti termik i ujit është shumë më i madh
sesa ai i ajrit.Kështu 1m3 ujë në 300C bllokon 500 herë më shumë nxehtësi sesa 1m3 ajër, në të
njëjtën temperaturë.
Ҫdo ngritje temperature shpejton metaboliznin sipas ligjit “Q10”.Q10=V(+ 100 C)/V , ku “V”
është shpejtësia e reaksionit në një temperaturë të dhënë dhe V(+ 100 C), shpejtësia në një
temperaturë 100 C më të madhe.Nëpërmjet formulës së mësipërme shprehet ndryshimi i
shpejtësisë të një reaksioni biokimik ose të një dukurie fiziko-kimike, kur temperature ngrihet
100 C.Në shumicën e rasteve Q10 merr vlera nga 2 në 3; për më shumë procese biologjikë Q10
merr vlerat nga 2,1 në 2,2.
7
1.1 Kufijtë e tolerancës, llojet stenoterme dhe euriterme
Në përgjithësi, qeniet e gjalla mund të ekzistojnë brenda intervalit të temperaturave 00C deri
500C; këto temperature janë të përshtatshme për një veprimtari metabolike normale.Por, disa
lloje shumë të përshtatura mund të durojmë temperature jashtë këtij intervali, madje dhe për një
kohë të gjatë.Kështu, janë gjetur baktere të gjalla në ujëra termale me temperaturë afër 900C;
alga Cianofite të gjinisë Oscilleria e Phormidium në ujëra me temperaturë 850C, molusku
prosobrank Hydrobia apoonensis jeton në burime me temperaturë 460C; peshku Cyprinidon
macularis ( në Kaliforni) jeton në burime me temperaturë 520C.
Kufijtë e poshtëm të temperaturës që mund të përballohen nga organizmat janë të
mahnitshëm.Kështu, sporet e kriptogramëve, kistet e nematodeve ose të targidëve, në gjendje
anhidrobioze mund të përballojnë temperatura më të ulëta se -1800C.Disa lloje insektesh, në
gjendje diapauze, kanë rezistuar në temperaturën 00C, madje edhe më poshtë.Kështu, në malin
Himalaja, në temperaturën -100C, janë gjetur në veprimtari kolembola.Ndërmjet vertebrorëve
homotermë përmendim renen, Rongifer tarandus që mund të përballojë temperaturën -500C deri
në -600C, ndërsa pinguini Aptenodytes forsteri riprodhohet gjatë dimrit Antarkidë kur
temperature është më e ulët se -180C.
Duhet pasur parasysh se, shpeshherë, temperaturat që mund të përballohen në vazhdimësi nga
organizmi, nuk janë sa temperaturat ekstreme për të cilat folëm më sipër.Kështu, planaria
Crenobia alpine nuk mund të jetojë në ujëra me temperaturë mbi 100C, në një kohë që
temperature letale është +300C.
Rezistenca ndaj temperaturave ekstreme varet nga temperature normale e biotopit ku jeton
kafsha.Tizanuri, Thermobia domestica që jeton në qoshe të ngrohta, mund të përballojë në
vazhdimësi temperaturën 420C, ndërsa lloji i afërt me të, Lepisma saccharina, që jeton në vende
më pak të ngrohta, ngordh kur temperatura rritet mbi 360C. Llojet stenoterme përballojnë vetëm
ndryshime të vogla të temperaturës, ndërsa llojet euriteme përballojnë ndryshime më të mësha të
temperaturës. Llojet stenoterme të ngrohta (megaterme) janë përshtatur në temperature të larta;
llojet stenoterme të ftohta(mikoterme) janë përshtatur në temperature të ulëta.
Disa shembuj:
8
Lloje stenoterme të ngrohta Këtu mund të përmendim krustracin e burimeve termale,
Thermosbaema mirabilis, që jeton në ujëra me temperaturë 450C deri 480C e që ngordh kur
temperatura bie nën +300C.Po, kështu madreporët, ndërtuesit kryesorë të recifeve koralore, për
t’u zhvilluar kërkojnë ujëra me temperaturë mbi +200C; dendësinë maksimale ato e arrijnë në
ujërat me temperaturë +270C, që kanë amplitudën vjetore 30C deri 40C.Gjithashtu, shumë
parruazorë detarë janë stenotermë të ngrohtë: pjesa më e madhe e apendikularieve, sifonoforëve,
meduzave etj. Edhe insektet ektoparazitë të gjitarëve e shpendëve, janë stenotermë të ngrohtë.
1.2.Lloje stenoterme të ftohta
Në këtë grup bëjnë pjesë organizma që jetojnë në male të larta, shpella, rajome të ftohtë dhe në
thellësi të mëdha të deteve.Kolembola Isotoma nivalis të takohet në sipërfaqe të akullnajave të
Spitzbergut; ajo jeton vetëm brenda intervalit të temperaturës, -90C dhe +120C.Lloje të
ndryshme ortopterësh janë përshtatur në temperatura të ulëta; kjo shpjegon përhapjen e tyre në
Alpet dhe në fushat e Skandinavisë e të Siberisë veriore (lloje boreo-alpine).Kështu,
Aeropedellus variegates ka nevojë që temperature mesatare e korrikut të jetë ndërmjet 60C e
80C; kjo shpjegon vendosjen e tij në disa zona të Alpeve, me lartësi 2500m, mbi nivelin e
detit.Në mjedisin detar, shumë amfipodë të lokalizuar në detet polare janë stenotermë, të
ftohtë.Po kështu, llojet e thellësive të mëdha, janë stenotermë të ftohtë dhe përballojnë vetëm
luhatje të vogla rreth temperaturës 0gradëC.
Këtu mund të përmendim insektin mekopter, Boreus hiemalis, i cili jeton në Alpet, në kufirin e
borës, dhe bën jetë active brenda intervalit të temperaturave nga -120C deri +320C.Gjithashtu,
akarinat oribat të maleve, të cilat jetojnë mbi shkëmbinj dhe durojnë gjatë ditës një temperaturë
prej +600C, ndërsa gjatë natës temperaturën 0gradëC. Në botën bimore, drurët e pyjeve boreal të
konifereve janë gjithashtu euritermë. Kështu, në Japoni, Pinus silvestris, që rritet në kufirin
verior të tajgës, është e aftë të përballojë amplitudat vjetore nga -4500C deri në +300C.
9
1.3.Roli i temperaturave ekstreme në përhapjen gjeografike të
organizmave
Me një vështrim të kujdesshëm mbi mjediset natyrore vemë re lehtësisht së eksiztojnë gjithandej
kufij në përhapjen horizontale e vertikale të organizmave.Zona qe kufizohet nga këta kufij,
zakonisht quhet zona e përhapjes ose thjesht “përhapja”. Shpeshherë kufijtë e përhapjes së
organizmave përcaktohen nga temperatura, që konsiderohet si një nga faktorët ekologjikë më të
rëndësishme, mund të themi se në përhapjen gjeografike të organizmave të gjallë, ndikojnë
kryesisht temperaturat ekstreme.Organizmat që nuk kanë përshtatje të veҫanta për të përballuar
temperaturat ekstreme kuptohet se nuk do të ekzistojnë në ato mjedise.Në këtë rast temperature
minimale apo maksimale ekstreme, kufizon përhapjen më tutje të këtij ose atij lloji.
Temperatura minimale si factor kufizues
Me ngritjen në lartësi mbi nivelin e detit temperature ulet, prandaj temperaturat ekstreme
minimale janë faktorë kufizues si në përhapjen gjeografike horizontale, ashtu edhe në ngjitjen
vertikale të llojeve.Kufiri verior i përhapjes së gjarpërinjve në Evropë, në Azi e në Amerikë është
i ndryshueshëm për shkak të ndryshimit të temperaturës në këto tri kontinente.Në Evropë kufiri
verior i përhapjes së gjarpërinjve është 670 gjerësi gjeografike, në Azi 600 dhe në Amerikë
1520.Zvarranikët që jetojnë në gjerësitë gjeografike maksimale drejt veiut janë viviparë si:
Vipera berus, Lacerta vivipara etj.Edhe zvarranikët e lartësive të mëdha janë vivipare.Llojet
ovipare nuk mund të riprodhohen në rajone me temperaturë të ulët, mbasi kjo e fundit pengon
zhvillimin e vezëve si rrjedhojë, ato nuk mund të lenë pasardhës.Në Shqipëri ka lloje
zvarranikësh si Lacerta vivipara, , Vipara berus, Vipera ursinii, që jetojnë vetëm në lartësinë mbi
1900m dhe që janë viviparë.Këto janë të përhapura kryesisht vetëm në pjesën veriore e
verilindore të vendit tonë(I.Haxhiu, 1979).
Nga bimët mund të përmendim ahun (Fagus silvatica), kufiri verior i përhapjes së të cilit është
izoterma -20C.Ai nuk mund të ngjitet më në very mbasi bëhen pengesë temperaturat e ulëta.Po
kështu shumë lloje tipike mesdhetare nuk kalojnë më në very kufirin mesdhetar, për shkak të
temperaturave të ulëta që gjenden jashtë këtij rajoni.
Temperatura maksimale si faktor kufizues
10
Faktor kufizues në përhapjen gjeografike të organizmave janë edhe temperaturat ekstreme
maksimale..
Flutura e lakrës, Pieris brassicae, është pëhapur në Evropë, ashtu edhe në veriperëndim të
Afrikes.Kufiri jugor i përhapjes së saj është Palestina, mbasi në këtë rajon temperaturat në verë
janë mjaft të larta dhe nuk lejojnë zhvillimin e vezëve, pra lënien e pasardhësve.Madje në
Palestinë kjo flutur mund të riprodhohet vetëm në dimër.
Në përhapjen gjeografike të organizmave, në disa raste, luan rol edhe temperature mesatare
vjetore.Kështu në Afrikë miza Ce-Ce Glossina palpalis jeton vetëm në rajonet tropikale që kanë
temperaturën mesatare vjetore +200C.
Faktor kufizues, shpeshherë, bëhet temperature mesatare e disa muajve. Kështu, në Evropën
Lindore, karkaleci Lacusta migratoria ka nevojë që temperatura mesatare e muajit qershor të jetë
mbi 200C.Dreri Alces alces në Skandinavi përhapet në drejtim të veriut, 100 gjerësi gjeografike
më lart në krahasim me Siberinë, megjithëse në Siberi temperatura mesatare vjetore është më e
lartë se në Skandinavi. Kjo ndodh sepse muajt e dimrit në Siberi janë shumë të ashpër.Mund të
sillen plot shembuj të tjerë që tregojnë që temperatura është një faktor ekologjik i rëndësishëm që
luan rol në përhapjen gjeografike të llojeve.Në përhapjen gjeografike të organizmave drejt jugut
të Evropës, kanë luajtur rol me rëndësi edhe periudhat e akullnajave.Zbritja e tyre drejt jugut bëri
që temperatura të ulet, si rrjedhojë mjaft lloje boreal që nuk i përballojnë temperaturat e larta,
zbriten deri në jug të Evropës.
Me tërheqjen e akullnajave drejt veriut klima u ngroh përsëri, si pasojë llojet bareale u
zhdukën.Vazhduan të jetojnë vetëm llojet që gjendeshin në mallet e larta që iu përshtatën
kushteve të reja..Këto lloje përhapjen gjeografike normale e kanë në very, ndërsa në jug ato
gjenden vetëm në male të larta.Llojet me këtë përhapje qyhen boreoalpine.Këtu mund të
përmendim fluturën Colias palaeno, e cila ka si kufi jugore të përhapjes normale izotermat
-10C deri në -20C të muajit janar, ndërsa ende më në jug gjenden vetëm në masivet malore.
Por në masivet malore janë formuar lloje të reja, në sajë të temperaturës dhe të izolimit
gjeografik të tyre.Këto lloje nuk gjenden në veri; lloje të tilla quhen thjesht lloje alpine.
11
Me zbritjen e akullnajave drejt jugut të Evropës u zhdukën edhe mjaft lloje termofile si palmat,
manjolat etj.Ato nuk u rikthyen në jug të Evropës, pasi Mesdheu u bë pengesë.Po të krahasojmë
faunën e florën e Evropës me atë të Amerikës së Veriut, do të vemë re se në Amerikën e Veriut
fauna e flora janë më të pasura më lloje termofile, sepse mallet kanë drejtim very-jug dhe nuk ka
pasur pengesë detare; pra, mjaft lloje kanë mundur të ripopullojnë rajonet e mëparshme. Vërejmë
gjithashtu që mjaft lloje të Amerikës së Veriut që jetojnë në një klimë me temperaturë mesatare
gjenden edhe në Amerikën e Jugut; pra, ato kanë mundur t’u shmangen temperaturave të larta të
rajonit tropikal.Kjo është arritur mbasi vargmalet e Andeve kanë drejtim veri-jug dhe lidhin dy
Amerikat; pra, Andet kanë shërbyer si “urë” në lartësi për kalimin e llojeve nga Amerika e
Veriut në atë të Jugut dhe anasjelltas.
2. Temperatura optimal dhe roli i saj në vendosjen e llojeve në
biotope
Në klimën e një rajoni, në përgjithësi dallojmë mezoklima e mikroklima që formohen si rezultat i
llojshmërisë së terreneve që gjenden në atë rajon.Në këto mikoklima do të egzistojnë vetëm ato
bimë që gjejnë kushtet e favorshme, si temperaturën, lagështirën etj,; në rast të kundërt ato do të
zhduken.
Në këtë drejtim kafshët janë më të favorizuara sesa bimët, mbasi atom und të shmangen kushteve
të pafavorshme të temperaturës duke kërkuar mikroklima të ndryshme në mjedisin ku jetojnë.Kjo
dukuri ndihmohet nga organet shqisore të tyre.Këto e orientojnë kafshën drejt një mjedisi ku
faktorët ekologjikë kanë vlera optimale.Temperatura optimal e një kafshe mund të studiohet në
laborator.Në një kafaz, me një gradient termik vendosen, p.sh., dhjetë individë të furrtares Blata
orientalis.Këta individë nuk shpërndahen rastësisht në kafaz; pjesa më e madhe e tyre mblidhen
në një zonë që i përgjigjet vlerës së quajtur optimum i temperaturës.Në këtë mënyrë mund të
studiohet optimum i temperaturës për lloje të ndryshme.Optimumi quhet ndryshe edhe
temperaturë e parapëlqyer; vlefta e saj është në varësi nga lloji dhe stadi i zhvillimit të tij.
Morri i njeriut e ka temperaturën e parapëlqyer nga 240C deri në 32
0C, ndërsa miza e shtëpisë
rreth 420C.Temperatura optimal nuk është e pandryshueshme; ajo ndryshon në varësi nga
temperatura në të cilin ka qenë kafsha më përpara.Kështu individë të milingonës.Formica rufa të
12
vendosur fillimisht në temperaturën nga 30C deri 5
0C, kanë temperaturën e parapëlqyer nga 23
0C
deri 290C.
Mbas qëndrimit në temperaturën 270C deri 29
0C individët paraqitin temperaturë të parapëlqyer
ndërmjet 320C e 52
0C, pra e ndryshueshme nga ajo e fillimit.
Temperatura e preferuar ndryshon në varësi nga stadi i zhvillimit.Te karkaleci, Schistocerca
gregaria janë gjetur temperatura të parapëlqyera:
-Imago në periudhë e lëshimit të vezëve 29,40C
-Larva e stadit të parë 30,10C
-Larva e stadit të dytë 28,80C
-Larva e stadit të tretë 31,60C
-Larva e stadit të katërt 37,10C
-Larva e stadit të pestë 36,70C
Temperatura e parapëlqyer modifikohet edhe nga gjendja fiziologjike e kafshës(uria, veprimtaria
seksuale etj.).
Temperatura e parapëlqyer ka rëndësi të madhe për kafshën; ajo luan rol në vendosjen e kafshës
në biotope, si dhe zhvendosjet e tyre.Kjo duket mirë kur studiohet përhapja e llojeve të afërta, në
varësi nga temperatura e parapëlqyer e tyre.Kështu, koleopteri karabikë i gjinisë Agonum ka tri
lloje, që e kanë temperaturën e parapëlqyer të ndryshme e që në varësi të saj janë vendosur në
biotopet e tyre.Agonum assimile jeton në pyll dhe ka temperaturën e parapëlqyer 140C.A.mulleri
jeton në livadhe dhe ka temperaturën e parapëlqyer 340C, ndërsa A.dorsale jeton si në pyll edhe
në fushë dhe ka temperaturën e parapëlqyer 220C, pra një temperaturë ndërmjetëse midis dy
llojeve të para.
Organizmat mund t’u shmangen pjesërisht kushteve të pafavorshme e të temperaturës, duke
kërkuar mikroklima të ndryshme në mjedisin ku jetojnë.Kështu, larvat e koleopterit ksiofag
Chrysobothris affinis janë termofile dhe vendosen nën lëvoren e trungjeve të rrëzuara në
tokë.Ato vendosen në faqen e sipërme të trungut, e cila rrihet nga dielli e ka temperaturë të lartë;
në faqet anësore larvat janë të rralla, ndërsa në anën e poshtme që është në kontakt me tokën ato
mungojnë.
13
2.1. Zhvillimi në temperaturë të qëndrueshme
Cilido qoftë intervali i temperaturës në të cilin mund të jetojë një organizëm, tëk ai do të gjëjë
zbatim ligji i termodinamikës, sipas të cilit me rritjen e temperaturës rritet shpejtësia e një
reaksioni.Rritja e temperaturës deri në kufijtë që përballohen nga organizmat, shkakton në
përgjithësi, një rritje të metabolizmit.Kryesisht do të shikojmë ndikimin e temperaturës në
organizmat me temperaturë jokonstante(pokoterme) mbasi te hemotermet ajo është e
qëndrueshme.Te poikolotermet temperatura e trupit ndryshon pak nga ajo e mjedisit ku
jeton.Kohëzgjatja e zhvillimit, si edhe numri i breznive brenda një viti, janë funksion i
temperaturës.
Variacionet e kohëzgjatjes së zhvillimit në varësi nga temperatura janë studiuar duke kultivuar
individë të llojeve të ndryshme në temperatura të ndryshme, por të qëndrueshme.Për ҫdo lloj
ekziston një temperaturë “T0” që përfaqëson kufirin nën të cilin ndërpritet zhvillimi i llojit.Kjo
temperaturë quhet zero e zhvillimit; ndërsa diferenca ndërmjet temperaturës “T” në të cilën
gjendet kafsha dhe zeros së zhvillimit (T-T0) quhet temperaturë efikase.Eksperimentet kanë
treguar se kohëzgjatja e zhvillimit “d” në temperaturën “T” jepet nga relacioni:
d=K/T-T0 (1) ku “K” është një konstante, vlera e së cilës varet nga lloji.
Në qoftë se në boshtin e “x”-ve e shënojmë “T” dhe në atë të “y”-ve “d” lakorja që paraqit
ekuacionin e mësipërm është një hiperbolë.
Lakorja e shpejtësisë së zhvillimit ndërtohet duke vënë në boshtin e “x” temperaturën dhe në atë
të “y” inversin e kohëzgjatjes së zhvillimit (1/d) ose përqindjen mesatare të zhvillimit në njësinë
e kohës. Lakorja është një vijë e drejtë që pret boshtin e temperaturave në një pikë që përfaqëson
zeron e zhvillimit (T0) e që tregon se shpejtësia e zhvillimit është funksion linear i
temperaturës.Kështu, miza e frutave(Ceratitis capitata) në temperaturën 260C e lagështirë
relative 70% zhvillohet për 20 ditë, ndërsa në temperaturën 19,50C për 41,7 ditë.Duhet pasur
parasysh që ky rregull vlen nga temperatura zero e zhvillimit deri kur i afrohemi temperaturës
“letale” maksimale.
14
Shuma e temperaturave efektive
Nga ekuacioni (1), mund të njehsojmë konstanten “K” që quhet “shuma e temperaturave
efektive”.Ajo paraqit vlerën e temperaturës, të domosdoshme për zhvillimin e organizmit.
K=d(T-T0)
Duke ditur kohëzgjatjen e zhvillimit, temperaturën në te cilën zhvillohet organizmi si edhe zeron
e zhvillimit njehsohet vlera e “K”.Në rastin e insekteve, “d” përbëhet nga kohëzgjatja e
zhvillimit të vezës (n1), e stadit larvor (n2) dhe e atij mimfal(n3); në këtë rast do të kemi:
K=(n1+n2+n3)x(T-T0 )
Shuma e temperaturave efektive(K) është e qëndrueshme, vlera e saj është në varësi nga
lloji.Kështu, miza e frutave Ceratitis capitata ka zeron e zhvillimit (T0) 13,50C dhe shuma e
temperaturave është e qëndrueshme pavarësisht nga temperatura në të cilën zhvillohet miza.Duke
iu referuar të dhënave të mësipërme mbi këtë insekt kemi:
-Në temperaturën 260C:
K=20x(26-13,5)=250
-Në temperaturën 19,50C:
K=41,7(19,5-13,5)=250,2
Duke njohur shumën e temperaturave efektive dhe të dhënat e tjera të mësipërme mund të
parashikohet koha e zgjatjes së zhvillimit të insektit si dhe numri i breznive vjetore në funksion
të temperaturave mesatare ditore të regjistruara.Në këtë mënyrë, në Evropën Lindore është
parashikuar koha sa zgjat zhvillimi i buburrecit të patates(Leptinotarsa decemlineata) si dhe
numri i breznive, në funksion të temperaturave mesatare të regjistruara.Kjo ka lejuar të
përcaktohet, afërsisht, koha e luftimit të insektit në mënyrë që të mbrohet kultura e patates.
Sipas Grison (1963), trajtimi i parë kundër larvave të reja të këtij insekti duhet bërë kur shuma e
temperaturave efektive arrin 1500C; ndërsa trajtimi i dytë, kundër larvave të breznisë së dytë, kur
15
shuma e temperaturave efektive arrin 4750C.Zeroja e zhvillimit, e buburrecit të patates, është
120C; ndërsa shuma e temperaturave efektive 3300C deri 3350C.
Në vendin tonë është përcaktuar numri i breznive që jep këpusha e kuqe e pemëve
frutore(Metatetranichus ulmi) në rrethet Tiranë e Korҫë.Kjo këpushë në Tiranë jep deri në 13
brezni, ndërsa në Korҫë 9-10 brezni.Zeroja e zhvillimit e kësaj këpushe është 70C dhe shuma e
temperaturave efektive për zhvillimin e një breznie 195,40C.
Shuma e temperaturave efektive të një rajoni është një factor klimatik me rëndësi që ndikon në
rritjen e zhvillimin e bimëve dhe të kafshëve.Shumë kultura bujqësore e fillojnë vegjetacionin
kur temperature mesatare ditore e ajrit arrin 100C.Në tabelën nr.(IV.1) për temperaturat mesatare
ditore më të mëdha ose baras me 100,130,150 dhe 200C, janë dhënë për Shqipërinë:data e
fillimit dhe e mbarimit të temperaturave efektive, shuma e ditëve me temperaturë efektive, si dhe
shuma e temperaturave efektive prej datës së fillimit deri në datën kur temperature zbret nën
zeron e zhvillimit.Shuma e temperaturave efektive merret duke mbledhur temperaturën mesatare
ditore të ditëve që kanë temperaturën më të lartë se zeroja e zhvillimit (100, 130C etj).
Si datë fillimi është marrë ajo datë, pas së cilës temperature mesatare ditore e ajrit nuk bie nën
këtë minimum relative.Duhet theksuar se edhe para kësaj date mund të ketë pak ditë me
temperaturë më të lartë ose baras me zeron e zhvillimit, por pas tyre ka periudha të gjata kur
temperatura është nën kufirine zeros së zhvillimit.Edhe pas datës se fillimit ka temperaturë
mesatare më të vogël se zeroja e zhvillimit, por ato janë aq të pakta në numër, sa nuk e
ndërpresin zhvillimin e bimës apo të kafshës.Tabela nr.IV.1 tregon, se në përgjithësi, ultësira
perëndimore dhe krahina jugore grumbullon sasinë më të madhe të nxehtësisë.Kështu, në Borsh
ka mesatarisht 323 ditë me temperaturë mesatare ditore mbi 100C, në Lushnje 286 ditë, në
Kukës 210 ditë, kurse në Korҫë 192 ditë.Në zonat malore shumë e temperaturave efektive nuk i
kalon 13000C.
16
2.2. Zhvillimi në temperaturë të ndryshuar
Zhvillimi në temperaturë konstante që realizohet në laborator, nuk i përgjigjet zhvillimit që
ndodh në natyrë, mbasi këtu temperature paraqit luhatje.Duhet vënë në dukje se efektet që jep
veprimi i një temperature konstante mbi organizmin, nuk janë të njëjtë me ato të një temperature
të ndryshuar, por që ka si vlerë mesatare atë të temperaturës konstante.Kështu, ekofazat e
hershme (vezët, larvat) të një lepidopteri të dëmshëm, të pyjeve gjethegjerë, Lumantria dispar
zhvillohen 8% më shpejt ne rastin kur ato vendosen në temperature të ndryshme (me mesatare
baras me optimumin e rritjes) sesa kur ato mbahen në mënyrë të vazhduar në temperaturën
optimale (Shelford 1929).Ndikimi favorizues i temperaturave të ndryshme në krahasim me
temperaturën e qëndrueshme duket në shembullin e mëposhtëm.Pleshti Toxopteria graminum
rritet për 6 ditë, kur zhvillohet në temperaturën e qëndrueshme 26,60C dhe për 8 ditë kur
temperature ndryshon nga zeroja e zhvillimit deri në 26,60C.Por individët e fundit jetojnë 25
herë më shumë dhe lëshojnë dyfishin e vezëve, në krahasim me individët e rritur në temperaturë
të qëndrueshme.Në temperature të larta rritja ngadalësohet.Kështu, zhvillimi i larvës së fluturës
së pambukut, Prodonia littoralis ngadalësohet kur mbi të vepron, për periudha të shkurtra një
temperaturë rreth 400C.Ky rezultat përputhet me mendimin e Messenger(1959), sipas të cilit
rritja e organizmit në temperatura të larta ngadalësohet me anë të ndryshimeve të temperaturës.
Duhet pasur parasysh që temperature të “larta” apo të “ulëta” konsiderohen temperaturat në
raport me temperaturën e mjedisit ku jeton lloji, si edhe me temperaturat optimal e ekstreme të
llojit.
Ulja e temperaturës deri në njëfarë kufiri kritik të poshtëm, rrit jetëgjatësinë e organizmit.Kështu,
miza e uthullës (e rritur) jeton 6,2 ditë në temperaturën 340C dhe 12,3 ditë në temperaturën
190C.Jetëgjatësia totale e këtij lloji ( nga veza deri në vdekje e të rriturit) është 21,1 ditë 300C
dhe 123,9 ditë në 150C.
Shembuj të ngjashëm mund të gjenden edhe në vertebrorët.Peshku Salmon i Atlantikut jeton 6-7
vjet në kufirin jugor të përhapjes së tij dhe deri 12 vjet në Norvegji.
Rrjedhojë e rritjes së jetëgjatësisë është zmadhimi mesatar i trupit, i vërejtur shpesh te kafshët që
jetojnë në temperature të ulëta.Kjo është e vërtetë, veҫanërisht, për shumë lloje detare
17
abisale.Këto të fundit kanë, dukshëm trup më të madh se llojet e afërta por që jetojnë në ujrat më
të nxehta të sipërfaqes.
Radiolaret e familjes Challengeridae, kanë madhësinë mesatare të trupit 0,11 deri 0,16 mm për
llojet që jetojnë në thellësinë 50m deri 400m dhe 0,33mm deri 0,58 mm për ata të thellësive nga
1500 m deri 5000 m.Po kështu, krustaci Storthyngura fragillis ka madhësinë 12 mm kur mblidhet
në ujërat me temperaturë 1,80C dhe 30 mm në ujërat me 0,30C.Duhet thënë se hipoteza mbi
rritjen e madhësisë së trupit me uljen e temperaturës, ka pasur kundërshtare.Sipas këtyre, rritja e
madhësisë së trupit te kafshët e thellësive detare, është rrjedhojë e trysnisë hidrostatike të lartë e
jo e temperaturës së ulët.Megjithatë ekzistojnë lloje të sipërfaqes që kanë përmasa më të mëdha,
por që jetojnë në ujërat polare.Kështu, meduza më e madhe që njihet është Cyanea artica, me
diametër 2m dhe jeton në ujërat e ftohta të Arktikut.
Temperatura ndikon mbi riprodhimin.Rritja e temperaturës shton numrin e vezëve të lëshuara në
periudhën e riprodhimit, si p.sh. te tartabiqja e panxharsheqerit (Piesma quandrata).U studiua
pjellshmëria e kësaj tartabiqeje në temperatura të ndryshme; gjatë 10 ditëve, 20 ҫifte në
temperaturat nga 00C deri në 60C nuk lëshojnë asnjë vezë, nga 100C deri në 120C lëshojnë 136
vezë, nga 180C deri në 200C 352 vezë dhe nga 370C deri në 400C ato lëshojnë 764 vezë.Në
temperatura të larta numri i përgjithshëm i vezëve të lëshuara mund të jetë më i vogël, sepse në
këto kushte jetëgjatësia e individit zvogëlohet.Pra, ndikimi pozitiv i rritjes së temperaturës në
lëshimin e vezëve nga femra, ndjehet deri në një vlerë të caktuar të saj, madhësia e së cilës është
në varësi nga lloji.Kështu, te buburreci i patates ngritja e temperaturës deri në 34,90C rrit numrin
mesatar të vezëve që lëshon ҫdo femër në 24 orë, optimum i pjellshmërisë arrihet në
temperaturën 250C, mbasi në këtë temperaturë insekti ka jetëgjatësinë më të madhe.
Temperatura ndikon dhe mbi numrin e breznive që jep një organizëm brenda një viti.Te
poikilotermet, rritje e temperaturës shkurton kohëzgjatjen e zhvillimit e për rrjedhojë rritet numri
i breznive në një vit. Mbi këtë bazë mund të shpjegohet numri më i madh i breznive që japim
llojet e rajoneve tropikale, në krahasim me llojet e afërta, të rajoneve me klimë mesatare.
Kështu, miza e frutave, Ceratitis capitata jep 11 deri 12 brezni në Honolulu (ishujt Havai), 9
brezni në Kajro, 5 në Algjer dhe 2 në Paris.Duhet theksuar se numri i breznive varet edhe nga
gjatësia e stinës së favorshme.
18
Të polikotermet, por edhe te insektet, numri i breznive vjetor varet edhe nga rënia e tyre në një
gjendje “gjumi”. Rënia në gjendje gjumi bëhet në ҫdo stad zhvillimi dhe në periudha të
ndryshme të vitit në varësi nga rajoni e nga klima ku jeton lloji. Kështu Coccinella
septempuncata jep 1 brezni në vit në Paris, Londër e Berlin, 2 brezni në Napoli e Nise, 3 brezni
në Tel-Aviv.
2.3. Veprime të ndryshme të temperaturës
Temperatura ndikon në sasinë e ushqimit të konsumuar. Një larve( në stadin e katërt e buburrecit
të patates) ҫdo ditë ha 215 mm2 gjethe patateje në temperaturën 160C dhe 638mm2 në
360C.Ekziston një kufi ndërmjet 100C e 130C, nën të cilin i rrituri i këtij lloji nuk ushqehet;
sasinë maksimale të ushqimit ai e merr në temperaturën 250C. Te ky lloj vërehet një ritëm ciklik
24 orësh, i cili përmbyset kur temperature e mjedisit është nën 250C insekti konsumon me shumë
gjethe ditën sesa natën dhe e kundërta.
Temperatura ndikon në pigmentimin e kafshës, por mendohet që ky rol është dytësor në
krahasim me ndikimin e dritës. Mbi ndikimin e temperaturës në pigmentimin e kafshës ka
mendime të ndryshme. Megjithatë mendohet se temperature luan rolin e saj në këtë dukuri, kur
ajo vepron në stade të caktuara. Shpesh, veprimi i një temperature mesatare të ftohte favorizon
formimin e pigmentit melanine, ndërsa veprimi i temperaturës mesatare të nxehtë favorizon
formimin e pigmentit të kuq e të verdhë. Mbi këtë bazë mund të shpjegohet mbizotërimi, gjithnjë
e më tepër, i pigmentit të errët te insektet, me ngjitjen në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit, ose
mbizotërimi i ngjyrave të hapura te insektet e vendeve të nxehta.
Kënga e meshkujve, e lidhur me veprimtarinë seksuale, është shpeshherë funksion i
temperaturës. Frekuenca e këngës së bulkthit(Gryllus campetris) është funksion linear i
temperaturës. Amfibët(Anura) e shkretëtirave austaliane mund të riprodhohen në ҫdo periudhë të
vitit, mjafton që të bjerë shi.Kënga e këtyre meshkujve është në varësi nga temperature; ҫdo lloj
ka intervalin e vet të këngës.
Gjatë stinëve të ftohta, fazat, sythet e forma të tjera hyjnë në fazën e “qetësisë” ose të
“gjumit”.Kjo dukuri e frenimit të veprimtarisë vegjetative, mund të ndërpritet mbasi format e
mësipërme të jenë ekspozuara në të ftohtë, gjatë disa javëve ose disa muajve.Koha dhe
temperature e ulët së cilës duhet t’i nënshtrohet bima, varet nga lloji, madje është e ndryshme
19
nga një ekotip në tjetrin ose, për bimët e kultivuara nga një kultivar në tjetrin Lemee(1967) vë
në dukje se ndërprerja e gjendjes së “gjumit” te Persica vulgaris kërkon që koha e ekspozimit, në
temperaturën nën 70C, duhet të jetë nga 400 orë deri në 20 orë, në varësi nga kultivari.
Përshtatja ndaj temperaturave ekstreme
Shumica e organizmave, kryesisht të tokës, jetojnë në mjedise ku temperature nuk është e
favorshme gjatë të gjithë periudhave të vitit.Në disa moment osë në disa periudha organizmat i
nënshtrohen veprimit të temperaturve jot ë favorshme, madje edhe vdekjeprurëse.Mënyrat që
përdorin organizmat për t’iu përshtatur kushteve të pafavaroshme janë nga më të ndryshmet:
morfologjike, fiziologjike, ekologjike dhe etologjike.
Përshtatja morfologjike
Janë formuluar disa “rregulla ekologjike” që shprehin lidhjet ndërmjet faktorëve të mjedisit dhe
karakteristikave morfologjike të kafshëve; këto rregulla kanë vlera statistikore e jo absolute.Përsa
i përket veprimit të temperaturës ekzistojnë rregulli i Bergmanit dhe i Alenit.
Rregulli i Bergmanit
Ky rregull mund të shprehet: “Kur një njësi sistematike e vertebrorëve homoterme, që ka një
përhapje gjeografike ku futen disa zona klimatike konstatohet që individët me trup më të madh
takohen në rajonet më të ftohta”.
Nxehtësia e trupit te vertebrorëve homoterme largohet kryesisht nga sipërfaqja e trupit.Kjo
sipërfaqe është përpjesëtimore me katrorin e përmasave të trupit, ndërsa vëllimi e masa me
klubin e këtyre përmasave.Mund të llogaritet lehtësisht që sipërfaqja e trupit “S” është aq më e
vogël, në raport me masën “M”, sa më i madh të jetë trupi: parakuptohet që të gjithë gjërat e tjera
janë të njejta.
S=k 12
M=k 13
, ku “1”= gjatësia e trupit, “k” e “K” janë të qëndrueshme
S/M=k/K 1-1
Meqenëse humbja e nxehtësisë nga organizmi ka lidhje me sipërfaqen, relacioni i fundit vë në
dukje se homotermet, në një grup sistematik të dhënë, që kanë masën trupore më të madhë,
paraqitin rezistencë më të lartë ndaj të ftohtit (fig 4.5).
20
Rregulli i Bergmanit ilustrohet me shembuj nga grupi i pinguinëve.Lloji më i madh Aptenodytes
forsteri me gjatësi të krahëve 120cm dhe peshë 134 kg jeton në mes të kontinentit të antakidës,
ndërsa lloji më i vogël, Spheniscus mendiculus me gjatësi të krahëve 50 cm jeton në ishujt
Galapagos, nën ekuator.
Ndërmjet këtyre dy ekstremeve gjenden lloje të ndërmjetme.
Por, rregulli i mësipërm ilustrohet më mirë kur i referohemi një lloji të vetëm, si p.sh. qukapikut
Dryobates villosus me nënllojet e tij.Ky lloj ka tri nënlloje : D.v. extimus është i përhapur në
Panama, Kosta Rika, dhe ka gjatësi maksimale ndërmjet krahëve 103 cm.D.v. leucothorectis i
përhapur në Arizone, Meksikën e re, gjatësia 126 cm.D.v. septentrionalis i përhapur në Montana,
Kanada, gjatësia 132 cm.Shembulli i mësipërm vë në dukje se nënlloji më i madh jeton në zonën
më të ftohtë(Kanada).
Rregulli i Bergmanit ka pasur kritika të ndryshme të cilat vënë në dyshim vlerën e tij.Kështu,
jepen shembuj që janë në kundërshtim me këtë rregull: racat e pumës e të lundërzës rrisin
madhësinë e trupit kur kalohet nga veriu drejt jugut.Sipas Scholander (1995), ndryshimet e
vrojtuara në madhësinë e trupit janë më pak se 5%; ky ndryshim është mjaft i vogël për të pasur
një veprim efikas në rregullimin e termogjenezës.Ky autor mendon se janë vetitë izoluese të
lëkurës e të anekseve të saj që luajnë rol kryesor në rregullimin e termogjenezës, sesa sipërfaqja
e trupit.
21
2.4.Përshtatja fiziologjike
Përshtatja fiziologjike ndaj temperaturave të pafavorshme, përbën atë që e quajme aklimatizim.
Te homotermët aklimatizimi varet kryesisht nga ndryshimi i metabolizmit.Temperaturave të
ulëta këto kafshë i përgjigjen me ngritjen e metabolizmit që fillon në një temperaturë të dhënë në
varësi nga rajoni ku banojmë e nga lloji.Kështu, gjitarët e tropikut fillojnë të ngrejnë
metabolizmin kur temperatura e mjedisit është rreth 250C; NË 100C ata trefishojnë prodhimin e
nxehtësisë dhe në 00C ata ngordhin.Përkundrazi, gjitarët e vegjël të Arktikut fillojnë rritjen e
metabolizmit -300C, të mëdhenjtë në -400C.
Lufta kundër temperaturave të larta bëhet në mënyrë të ndryshme.Mjaft insekte që durojnë
temperature shumë të ulëta përmbajnë në brendësi të trupit sasi të mëdha gliceroli, i cili formohet
mbi bazën e glikogjenit.Gliceroli ka vetinë që të ulë pikën e ngrirjes së lëngjeve të brendshme të
trupit deri në -200C.Himenopteri, Bracon cephi që jeton në Kanada, përmban glicerol (rreth 25%
të peshës së trupit) dhe duron temperature të ulëta deri në -200C.
Insekte të tjera durojnë temperatura të ulëta duke bërë dehitratimin e pjesshëm progresiv.Në këtë
mënyrë ulet pika e ngrirjes së tyre; njëkohësisht ulet pak e nga pak edhe shkalla e metabolizmit.
Rritja progressive e rezistencës ndaj të ftohtit shpjegon se përse gjatë një dimri të ftohtë numri i
insekteve të ngordhura është më i vogël sesa kur dimri alternohet me periudha të ftohta e të
buta.Një dimër i tillë nuk u jep kohë insekteve të bëjnë dehitratimin e pjesshëm progresiv, mbas
një ngrohjeje të shkurtër të klimës, si rrjedhojë lëngjet e trupit ngrijnë dhe insekti
ngordh.Temperaturat që përballohen nga organizmi varen nga temperature e aklimatizimit.
Temperaturat e ulëta, të cilave u nënshtohen insektet varen nga mjedisi ku ato jetojnë.Te insektet
e ujit ulja e temperaturës së trupit gjatë dimrit është e vogël, mbasi mjedisi nuk pëson ndryshime
të theksuara të temperaturës.Te insektet e tokës, ulja e temperaturës së trupit është me e theksuar,
p.sh. të skarabidi, Papillia japonica, ndërsa koleopteri Dendroides Canadensis që dimëron nën
lavoren e drurëve duron temperatura shumë të ulëta.Rritja progressive e rezistencës ndaj të ftohtit
ekziston edhe te bimët.
Mënyrë tjetër përshtatjeje te bimët,është kalimi i stinëve të pafavorshme në gjendjen e një jetë të
ngadalësuar, që është mjaft rezistente.Farat, sporet, sythat, bulbet etj, i përkasin kësaj natyre.
22
Përshtatje ekologjike e etologjike
Për t’iu shmangur veprimit të temperaturave të pafavorshme shpeshherë kafsha vendoset në një
mjedis tjetër ose ndryshon sjelljen e saj.Në këto raste kafsha paraqit përshtatje ekologjike dhe
etologjike.Në shumicën e rasteve diferencimi I këtyre dy lloj përshtatjeve është i vështirë.
Studimet mbi shpendët Trochilide, të rajoneve të larta të Andeve, japin të dhëna në lidhje me
sjelljen e këtyre shpendëve, ndaj temperaturave të ulëta.këta shpendë jetojnë në faqen lindore të
greminave, e cila nxehet nga dielli.Foletë janë ngjitur në shkëmb ( me nektar), kjo bën të mundur
që të shfrytëzohet gjatë natës nxehtësia e akumuluar në shkëmb gjatë ditës.Vendosja e foleve në
faqet lindore i jep mundësi shpendëve të përfitojnë , që në mëngjes herët, rrezet e para diellore
dhe të mbrohen në drekë nga ato, në orët e nxehta të drekës.
Përshtatja ekologjike gjejmë edhe te krustaci izopod Lygia oceanic.Ky lloj normalisht bën jetë
active natën, ndërsa ditën struket në hapësirat ndërmjet gurëve të vegjël.Kur temperature e ajrit
është 200C dhe lagështira relative 70%, ne vendbanimin e këtij izopodi temperature është 300C
dhe lagështira relative me shumë se 98%.Në këto kushte temperature e brendshme e trupit të
izopodit është 300C.Për t’iu shmangur kësaj temperature, Lygia del nga vendbanimi dhe qëndron
në faqen e shkëmbit, në diell.Këtu temperature e trupit zbret në 260C si rrjedhojë e avullimit të
ujit të trupit që kryhet nëpërmjet kutikules së hollë e mjaft të përshkueshme.
Një mënyrë mjaft efikase për t’iu shmangur temperaturave të larta është futja e kafshëve në
tokë.Në shkretëtirën e Saharasë kur temperature e rërës i kalon 500C nga 125 llojet e insekteve
vetëm 3 qëndrojnë në sipërfaqe të tokës, milingona Cataglyphis bombycina dhe 2 tenebrionidë të
tjerët futen në tokë.
Interesante janë edhe zhvendosjet e karkalecave për të përfituar ose për t’u shmangur nga
rrezatimi diellor.Kështu, karkaleci Locusta migratoria, në perëndim të diellit ngjitet në majë të
barit për të përfituar nga rrezet e fundit të diellit, por edhe për faktin se aty, gjatë natës,
temperature është më e lartë se poshtë, në brendi të barit.Në mëngjes, me lindjen e diellit, ai
zbret afër tokës e cila nxehet shpejt.Shumë karkalecë gjatë ditës rrinë paralel me rrezet e diellit,
në mënyrë që të ekspozojnë një sipërfaqe sa më të vogël të trupit të tyre.Kjo bën që temperatura
e brendshme e trupit të jetë 2.50C deri në 40C më e ulët se temperature e ajrit.
23
3. Përfundimi
Ngrohja globale po shkakton dëme në planet. Bujqësia ndikohet shumë nga ndryshimet klimatike
pasi ajo është e ekspozuar. Ndryshimet klimatike kanë ndikim në sigurinë ushqimore. Ndryshime
të ndryshme që do te ndodhin në lidhje me klimen lidhen drejtpërsëdrejt me biodiversitetin.
Ndryshimet klimatike do të ndikojnë në ndryshimin e sasisë se ujit në planet.
Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akujve duke ndryshuar nivelin e deteve dhe oqeaneve .
Ndryshimi i nivelit dhe i sasise se ujit ndikon në fusha te ndryshme si :ekonomi,industry,turizem
etj .
Ndryshimet klimatike shkaktojne sëmundje të ndryshme .
24
Plani i orës mësimore
Fusha: Shkencat natyrore
Lënda: Biologji
Shkalla: 5
Klasa: 5
Tema mësimore: Punë praktike. Ndikimi i temperaturës mbi shpejtësinë e humbjes së ujit te
bimët.
Situata e të nxënit: Interpretimi, vëzhgimi dhe vlerësimi i efektit të temperaturës mbi ritmin e
humbjes së ujit nga bimët.
Kompetencat janë arritja e rezultateve në fund të ores
- përdor teknika, aparatura e materiale biologjike;
- planifikon ecurinë e punës;
- realizon vëzhgime, matje dhe regjistrime;
- interpreton dhe vlerëson të dhëna dhe vëzhgime.
Fjalët kyçe: ritmi i transpirimit.
Burimet: një vazo me lule, peshore, qese plastike.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: kimia.
Përshkrimi kontekstual i situatës: Nëpërmjet realizimit të këtij eksperimenti vëzhgohet
ndikimi i temperaturës në ritmin e transpirimit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në grupe. Klasa ndahet në grupe pune dhe
secili grup pune prej 5- 6 nxënësish ndjek veprimtarinë përkatëse.
25
Grupet:
- Matja e shpejtësisë së humbjes së ujit nga bima.
- Temperatura, si ndikon ajo në ritmin e transpirimit.
- Ndikimi i temperaturës në bimë.
Grupi i parë i punës vërteton hipotezën pse temperatura është e rëndësishme për ritmin e
transpirimit.
Grupi dytë hulumton humbjen e ujit nga bima.
Grupi tjetër mat shpejtësinë e humbjes së ujit te bima.
Secili grup e realizon punën duke u mbështetur në udhëzimet e tekstit mësimor Biologjia 10,
faqe 120. Në fillim nxënësit ndërtojnë aparatin që mat ritmin e transpirimit. Më pas marrin një
bimë në vazo, të ujitur mirë, e mbështjellin vazon me një qese. Peshojnë vazon dhe regjistrojnë
masën e saj. E vendosin peshoren dhe bimën në një dhomë të freskët, ku temperatura është
10gradëC. Nxënësit mbajnë shënim masën çdo 2 minuta. Pas 20 minutash, e vendosin bimën dhe
peshoren në një dhomë me temperaturë 30gradë C dhe përsërisin radhën e veprimit. Plotësohen
rezultatet në tabelë.
Koha/minuta 0 2 6 14 10 16 18 20
Masa/g 87 87 86 85 83 82 82 81
Koha\min 22 24 28 32 36 38 40
Masa/g 80 76 57 58 47 42 37
26
Në përfundim hedhin të dhënat në tabelë. Nxënësit:
- Shpjegojnë pse vazoja dhe dheu u mbështollën me qese.
- Pse bima dhe vazoja humbi masë gjatë eksperimentit?
- Ndërtojnë një grafik ku hedhin të dhënat e tabelës.
- Japin rezultatet lidhur me ndikimin e temperaturës mbi shpejtësinë e transpirimit.
- Argumentojnë pse eksperimenti bëhej vetëm me një bimë në dy dhoma, në vend që të bëhej me
dy bimë.
- Nxjerrin përfundime për hipotezën “ajri në dhomën e ngrohtë ishte më i lagësht se ajri në
dhomën e ftohtë”. Si ndikonte kjo te rezultatet?
Nxënësit plotësojnë vëzhgimet e bëra, vizatojnë grafikët sipas tabelës, u përgjigjen pyetjeve
saktë dhe interpretojnë punën e bërë.
Vlerësimi i situatës. Situata quhet e realizuar nëse nxënësi:
- merr pjesë aktive në zgjidhjen e saj;
- jep përgjigje të sakta mbështetur në argumente, interpreton mirë, vëzhgon dhe analizon punën;
- u përgjigjet drejt pyetjeve të punës praktike.
Vlerësimi i nxënësve: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në rezultatet e të nxënit të kompetencave
të fushës sipas temës mësimore. Mësuesi/ja përdor teknikën e vlerësimit të nxënësit nga nxënësi.
Mban shënime në evidencë për disa prej nxënësve lidhur me saktësinë e interpretimit të pranisë
së dritës, klorofilit dhe prodhimit të oksigjenit në fotosintezë dhe argumentimin e punës në grup.
Detyrat dhe puna e pavarur: Plotësohen fletoret e punës praktike, nxirren përfundimet dhe
interpretohen rezultatet.
27
4. Literatura
1.Biologjia e klases se 10: Bekim Mustafa, Esat Hoxha, Esad Demaku, Ragip Kostemi.
2.Ekologji- Niko Peja
3.Ekosistemi- natyra dhe mjedisi(përmbledhje): Prof. Dr. Kastriot Misja, Prof. Dr.
Nikolla Peja, As.Prof. Dr. Idriz Haxhiu, Dr. Ferdinand Bego.
4.Vezhgim ekologjik- Prof.Dr. Dalip Habili, Dr. Dhimo KOyi, Dr. KOfo Danaj, Dr.
Maxhun Dida. Tiranë 1997.
Burime nga interneti:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Temperatura
https://sq.ekosistema.org/w/index.php?title=Speciale:ElectronPdf&page=Temperatura&a
ction=show-download-screen
http://www.uet.edu.al/index.php/sq/publikimet