punim diplome -...

86
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE PUNIM DIPLOME Mbi botën mitike dhe intertekstuale në poezinë e Rreshpes UDHËHEQËS SHKENCOR: PËRGATITI: DR: ALBANA NDOJA _ADRIAN ZALLA_ TIRANË, KORRIK 2018

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

144 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Mbi botën mitike dhe intertekstuale në

poezinë e Rreshpes

UDHËHEQËS SHKENCOR: PËRGATITI:

DR: ALBANA NDOJA _ADRIAN ZALLA_

TIRANË, KORRIK 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

2

I BIRI RRESHPES...

JAM I BIRI RRESHPES...

I TË MARRIT TË ITAKËS,

QË ITAKË S´GJET KURRË... QË FRIKA E LA PA TË DIELA...

ME TË MËRKURA TË DIMTA, E T´MALLKUTA...

I BIRI RRESHPES JAM...

DHIMBJEN E TIJ ENDE E NDIEJ

QË ULËRET NË QIEJ TË THYER, TË GJAKOSUR NGA RRAHJET,

E FIKJET E CIGAREVE NË SY

BIRI TIJ...

DËSHMITAR PËR MARRËZIMALLKIMET E PABESA...

TË POSEIDONEVE HELMPRURËS,

TRADHTITË E MIQVE, E FLIJIMET E DASHURIVE...

DËSHMITAR PËR ENDJEN NË KOHRA TË LARGËTA, TË MBYTURA..

PËR MOSGJETJEN E ISHUJVE, IDHUJVE, NGJYRAVE...

BIRI I ATIJ,

QË NUK E GJET KURRË ITAKËN...

ITAKËN.

ADRIAN ZALLA

Page 3: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

3

PASQYRA E LËNDËS

NE VEND TË PARATHËNIES..................................................................................................5

I. REFUZIM RECEPTIV I TEKSTIT APO I KONTEKSTIT...9ERROR! BOOKMARK

NOT DEFINED.

II. INTERTEKSTUALITETI OSE NDËRTEKSTORËSIA..................................................11

III. DIMENSIONET E FEMRËS NË KRIJIMTARINË E RRESHPES… .......................... 16

III.1 Histori e mbetur pezull- Letër Aniles ............................................................................... 18

III.2. Vdekja si bukuri → aurë dashurie- Vdekja e

Lorës..............................................................................................................................................20

III.3. Vdekja e Lores si aurë dashurie…................................................................................... 21

IV MITI I NËNËS SI ZOT NË JETËN E RRESHPES- CIKLI I POEZIVE PËR

NËNËN…..................................................................................................................................... 23

V. PROZA POPULLORE DHE VEPRAT E HOMERIT SI INTERTEKSTUALITET NË

POEZINË DHE PROZËN POETIKE RRESHPIANE… ....................................................... 33

VI. AJKUNA NË QASJEN RRESHPIANE..............................................................................34

VII. BALADA E ROZAFËS.......................................................................................................37

VII. RAPSODIA SHQIPTARE E NGJYER ME MODERNITET........................................42

IX. ITAKA NJË HISTORI E CILA KA GJITHMONË PËR TË DHËNË, DHE ODISE-

ULIKSI I CILI KA GJITHMONË DICKA PËR TË THËNË..............................................47

Page 4: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

4

IX.I. Marrëzia e Itakës, që nuk cmendet kurrë... ................................................................... 49

IX.2 Kohë vdekjesh - Kohë shpresash {pjesa 28-37}… ......... 61Error! Bookmark not defined.

IX.3. Njeriu pa të diela... ........................................................................................................... 66

IX.4. Kalendari i ditëve të Rreshpes......................................................................................... 69

IX.5. Koha për të pikturuar pakëz lumturi.... ......................................................................... 70

X. ILIADA, E PARADOKSEVE TË RRESHPES..................................................................72

X.I. Omeri, poezia e një dashnori të letrave..............................................................................77

X.2 Aspekti i fundit “poezia “Aspekt”... ................................................................................... 79

PËRFUNDIME: .......................................................................................................................... 81

BIBLIOGRAFIA: ....................................................................................................................... 85

Page 5: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

5

Në vend të parathënies

“Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen me harresë…1”. Rreshpja vetmitari i vjeshtës

që iu dha vetëm asaj. Kemi një poet të kalibrit botëror, i cili ndërton me fjalë imazhe, ndërton

figura të rralla të cilat thyejnë dhimbjen, duke e kthyer në forcë.

Shpesh është krijuar ideja se kemi të bëjmë me një poezi trishtimi. Poezia e tij nuk është

poezi e trishtimit. Trishtimi në poezinë e tij vjen si penelata e fundit e ngjyrave që hidhen në

tablo, trishtimi, dhimbja, pikëllimi përftohen si ndjesi në poezinë e tij por nuk janë parësore, ajo

cka vërehet gjatë gjithë krijimtarisë së tij është puna dhe vullneti i pashoq i rikrijimit të

përsosmërisë që e shohim pothuaj në të gjithë krijimtarinë e tij.

Poezia e tij është gjithmonë një lajm i ri, shpesh me nota vetmitare e vdekatare, shpesh

me nota kortezhi e shpesh me nota heroike e folklorike, në poezinë e tij gjen asgjënë si bërthamë

të gjithçkasë. Te poezia e tij vjeshta, vetmia dhe vdekja janë të njëjtësuara.

Poezia e tij nuk është e thjeshtë për t’u përkapur, nuk i përket aspak termit elitar, jo

aspak, poezia e tij është shkundulluesë, është trandësë themelesh, është një frymë e re në

mbeturinat e mbetura të të vjetrës.

Poezia e Rreshpes është gjithmonë një lajm i ri. Jeta e tij ka qenë gjithmonë një lajm i ri.

Një njeri si ai mund të ishte vetvrarë që në burg, por jo ai jetoi për të shkruar poezi. Ai ishte

martuar me poezinë. Gruaja e tij ishte poezia. Pas nënës së tij gjëja që kishte dashur e donte më

së shumti në këtë tokë, në tokën tonë që vetëm dhimbje i ka falur, ishte poezia.

Poezia e Rreshpes është një botë kaq e pafundme sa në të gjen një madhështi të madhe

gjërash. Bota e poezisë së tij është një botë e mbushur me pengje, me pengun që nuk ishte kurrë

fëmijë, që nuk pati kurrë fëmijë, që nuk provoi kurrë botën e përkëdheljes, që nuk u ndie kurrë i

dashur, që nuk pati kurrë Itakë. Rreshpja nuk pati kurrë një Itakë ku të prehej mbrëmjeve, ku të

zgjohej në mëngjes, nuk pati kurrë një Telemak që ta mbante, që t’i jepte krahun për të ecur, a

për ta mbështetur që të zbrazte tërë shirat e botës në të.

Rreshpen e mbajti gjallë poezia, se një ditë do jetonte për të treguar ato që kishte jetuar.

Rreshpen e mbajti gjallë dhimbja e kujtimeve, përjetimet e shtatëmbëdhjetë viteve burg, kur

kishte mall për të parë rrezet e diellit, e mbajti gjallë perëndesha e tij, kujtimi i nënës së tij!

1 P. Palushi, Frederik Rreshpja, qe s`e kuptuam kurrë, Ombra gvg, Tiranë 2015, f. 69.

Page 6: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

6

Bota e poezisë së Rreshpes është e mbushur me ajër, aerodromë, avionë, duket sikur i

përket botës së arratisjes, botës së ikjes, sikur mezi pret t’ia mbathë. Ai në librin me kujtime të

Petrit Palushit pohon “Jam shtegtar. Shtegtari s`kalon kurrë dy herë në të njëjtin vend”2, por

Rreshpja nuk arratiset si frikacak, ai nuk ikën kurrë në fakt, ai thjesht ka dëshirën për të ikur,

mbase ai do edhe të ikë prej kësaj bote, sepse ai kishte vdekur së brendshmi prej kohësh: “Vjen

një kohë që njeriut i sosen të gjitha. Fryma shkallmohet e fundit…”3

Poezia e tij është e mbushur me vjeshtë. Vjeshta e tij nuk është vetëm stina e tij, është

tërësisht e një tjetër lloji, është vjeshta që ndal kohën, është vjeshta që sjell vetminë, është

vjeshta që vjen si këmbanë për të lajmëruar sërish vdekjen e shpirtit, këputjen e kockave,

çmendjen e mendjes, është vjeshta e cila vjen si zog lajmëtar që sjell letrën në sqep për të

reflektuar, për të kujtuar, për të harruar, por mbresë-kujtësa është një arsye më tepër për të

vdekur.

Bota e poezisë së tij është një botë e mbushur me vetmi , vetmitarë, gjahtarë, ciganë,

arlekinë. Vetmia e tij është e shumanshme, është një tablo mes tablosh, është si pikturat

iluzioniste ku çdo njeri sheh një mori gjërash, konstruktesh, imazhe-mirazhesh, por asnjëherë

nuk e gjejnë të vërtetën. Bota me vetmi e Rreshpes është një botë e qetë, ku pikëllimi vjen si

reflektim me ngjyra qielli, të gjithë e dimë që qielli është edhe blu i fortë, blu, i zi, gri, i bardhë,

bardhezi, bardhegri, kështu që pikëllimi i tij nuk vjen kurrë njëlloj, vjen thjesht si një fytyrë e re,

një fytyrë tjetër pa i dhënë kurrë emrin pikëllim.

Bota me vetmi e Rreshpes është kaq e thellë dhe kaq e depërtueshme, saqë trishtimi dhe

dhimbja e tij ngjan me detin, shpesh dallgët të mbysin e të nxjerrin në breg të pajetë, megjithëse

Rreshpja nuk ka më besim te asnjë breg ai del gjithmonë në një shteg, në një breg, në bregun e

shpresës që ai do të kujtohet, që ai do jetojë përmes artit të tij, përmes poezisë së tij, dhimbja e

trishtimi i tij na vijnë si tallaze të lehta, na vijnë si egërshan i frikshem, na vijnë si përmbytje, na

vijnë si pa shpirt, krejtësisht të qeta, na vijnë si një lumë, por në të gjithë e dimë që ne nuk

lahemi kurrë në të njëjtin lumë, pra, dhimbja dhe trishtimi i Rreshpes janë në një pafundësi

formash dhe përmbajtjesh!

Bota me vdekje e Rreshpes është tronditëse me imazhet që ai të përcjell, të bën të

mendosh gjatë të imagjinosh dhe ta pikturosh në mendje e shpirt imazhin se si mund të jesh

2 Po aty, f. 26. 3 Po aty, f. 28.

Page 7: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

7

akoma më e bukur me pak vdekje në sy”4. Poezia e Rreshpes është e mbushur me vdekje, vdekjet

e tij janë sa tragjike aq edhe të paharrueshme për nga forca e veprimit të vetë poezisë, shpirtit,

transmetimit të ndjenjës dhe fuqisë së reflektimit.

Vdekja të poezia e Rreshpes është nevojë e shpirtit të mbytur me zullume, padrejtësi,

keqtrajtime dhe dhunë. Vdekja te poezia e tij vjen me një sërë notash kortezhi, nostalgjish,

muzike xhazi e bluzi, vjen me një fuqi të madhe ashtu si vdekja, vjen me një të papritur dhe fuqi

të mbinatyrshme.

Rreshpes nuk duhet ti shkruash jetëshkrimin. Ai ka kaq shumë mrekulli, të cilat duhen

studiuar për t’ia lartësuar emrin në qiell, sa koha nuk mjafton për t’u ndalur në biografinë e tij.

Jetshkrimi i Frederik Rreshpes është vërtetë i tmerrshëm, por kur marrim të studiojmë këtë autor,

poezinë e tij, aty kuptojmë vërtetë tmerret e poezisë, tmerret e realizimit të figurave, realizimet e

imazhit, mveshjet e fjalëve, të vargjeve me intertekst e mbitekst, madhështinë e tingujve, të

simbolit, të protestës , të revoltës.

Poezia e tij është interpretuar gabim në të shumtën e rasteve, poezia e Rreshpes nuk është

poezi vetëm e dhimbjes, trishtimit dhe shpirtit. Poezia e tij është poezi e reflektimit, poezi e

pasionit, e gabimit, e përvojes, e kuptimit dhe zbërthimit të jetës, është poezi e forcës, e protestës

e revoltës, e thellësisë dhe sendërtimit të jetës. Kur lexon dhe hulumton nëpër poezitë e tij takon

botën, përtëjbotën, të rremen dhe të vërtetën.

Kur përpiqesh të zhytesh nën lëkurën e poezive të tij, kupton që je i paplotësuar, kupton

që nuk dekodon, nuk deshifron dot as dhimbjen as mendimin e tij, por ajo që mbetet është

ndjesia e të menduarit gjatë për atë që lexove….

Nuk kemi të bëjmë me një poet, kemi të bëjmë me një zot të shpirtit, të jetës dhe vuajtjes,

është taman zot tragjik, i cili përjeton peripecitë dhe ne na dhuron katarsisin. Melodika, mënyra

se si luan me strukturat vargun bën që të jetë zot i poezisë….

Viktor Zhusti aktori i njohur shqiptar, në një emision me poezi ndalet për disa çaste për të

folur për Frederik Rreshpjen, citojmë :

4 F. Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën”, Princi, 2016, “Vdekja e Lorës”, f. 250, vargu i fundit.

Page 8: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

8

“Poezi shkruajnë shumë. Frederik Rreshpja ishte poet. Është bohemi i fundit i

letërsisë shqiptare. Është një njeri që ka një jetë tragjike. Lindi poet. Poezia e tij fillon, është

gati-gati homerike, tremijë vjet më parë por u lye, u përlye u zhgërrye me burgje, me trishtim,

me dhimbje, me tragjedi. Një grua që deshtë, një vajzë që deshtë që në gjimnaz që nuk e lanë të

martohej dhe u martua fshehurazi thuhet që i ati i saj, një njeri punonjës i sigurimit e vrau

meqë mori Frederik Rreshpjen, i cili vinte nga një gjyshe aristokrate.

Një fëmijë që kishte lindur nuk dihet ku vajti. I thanë që ka vajtur në Kinë dhe vajti

deri në Kinë e kërkoi. Ky tragjik është Frederik Rreshpja. Frederik Rreshpja nuk thotë fjalë,

ai këput copa zemre, gris zemrën e tij, këtë leckë që i është bërë e gris edhe e tregon përpara

njerëzve, këto janë copa që pikojnë gjak. Nuk është e butë, nuk është e thjeshtë, nuk është e

lehtë, nuk është treguese nuk është e qetë poezia e tij. Poezia e tij është “DHIMBJE”, është

protestë… “Pashë fëmijet duke qeshur e lojtur/të bukur të qeshur delikatë/si vazo të

cmueshme/ku nënat fshehin thesaret e tyre/më panë dhe ata/të trishtuar si duket/e kuptuan që

s`kam qenë kurrë femijë”. Ringjalle Frederik Rreshpjen ka nevojë ai.

Na dërgon mesazhe edhe përtej varrit ku është. Në kemi nevojë për ato mesazhe

veçanërisht në kohën e sotme. Këto pohime të një artisti, të një njeriu që artin e ka ajër bëjnë që

vlera e Rreshpes të rishihet!

Poezia është arti më i madh5, do shprehej dikur dhe diku Rreshpja i madh dhe vërtetë,

teksa lexon poezitë e tij kupton që është arti me i madh i kesaj bote, i kesaj toke në të cilën nuk

bien shirat që i duhen një “Fausti antiko-modern” si ai!

Rreshpja është aed i shpirtvrarëve, nga të cilët voli dhe korri dhe ne na dhuroi një botë

imazhesh, kuptimesh, ëndrrash të cilat nuk do japin shpirt kurrë!

5 Irhan Jubica, Gazeta “Ars”, 2002.

Page 9: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

9

I. Refuzim receptiv i tekstit apo i kontekstit.

Receptimi i Rreshpes është një problem madhor me të cilin duhet të merremi dhe ta shtjellojmë

mirë. Rreshpja është vrarë edhe pas vdekjes, megjithëse për të mjaftonte ta quanin poet të

imazheve. Gjithsesi kjo nuk mjafton. Nuk mund të vdesë një njeri disa herë, (megjithëse

Rreshpja vdiq disa herë gjatë jetës) nuk mund të lejojmë ta varrosim së vdekuri…

Rreshpja është një poet i refuzuar, i mohuar gjer në pikat më të larta, i mohuar si nga

regjimi diktatorial si dhe nga era e re, ajo e demokracisë. Poezia e Rreshpes i ka arritur majat që

në kohën e vdekur tanimë, por receptimi i Rreshpes në 1968 kur botoi veprën e pare “Rapsodi

Shqiptare”, dhe më pas veprën “Në këtë qytet” ishte shumë mirë i receptuar, madje kishte edhe

njëfare “lavdie”.

Sot Rreshpja njihet në rrethe elitare, në rrethe që e duan dhe e njohin mirë poezinë, dhe

që e duan atë si ushqim, në tekstet shkollore është vetëm një poezi në klasën e tetë , nga botimet

“Albas”, ku është e përfshire vetëm poezia “Kronikë”.

Rreshpes nuk i është dhënë rëndësia e duhur, Rreshpes i është mohuar lavdia, i është

mohuar edhe merita , i është mohuar talenti, i është mohuar puna, i është mohuar shpirti, në

gjithë këtë tërësi mohimesh. Rreshpes iu mohua ajo për të cilën jetoi vepra e tij, poezia, asaj të

cilës iu dorëzua, dhe asaj për të cilën frymoi…

Për Rreshpen sot mungojnë botimet, mungojnë artikujt shkecorë, mungojnë futjet në

librat shkollorë si dhe programet universitare! Rreshpja është i vetmi poet i cili duhet të merrte të

gjithë panteonet e lavdisë dhe mori vetëm dheun e harresës!

Rreshpja është i botuar në shumë pak kopje. Së fundmi është bërë një botim i

përmbledhur i të gjithë krijimtarisë së tij i titulluar “Duke kërkuar Itakën”, nga botimet “Princi”,

por është një botim i cili ka mangësi, sepse i është hequr nga përmbledhja një sërë poezish,

sidomos nga vëllimet “Rapsodi Shqiptare” dhe “Në këtë qytet”, nuk është futur fare përmbledhja

“E nise, e nise” botuar në Kosovë.

Rreshpja është një shkrimtar i shkëlqyer fëmijësh, dhe do lipsej të bëhej një botim i

posaçëm me gjithë përmbledhjet e tij me krijime për fëmijë, ashtu siç do lipsej të ribotoheshin

romani dhe dramat e shkruara nga ai!

Page 10: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

10

Rreshpja është një shkrimtar i cili është dalluar edhe për mprehtësinë e kritikës, por

mprehtësi e cila ngeli e shfaqur në shumë pak artikuj. Rreshpja ka folur shumë por nuk është

dëgjuar kurrë.

Receptimi i Rreshpes duhet të ishte një parësi për problemet e kulturës dhe ato të

letërsisë, ama për Rreshpen nuk është bërë asgjë.

Rreshpja nuk njihet dhe ky është një krim, Rreshpen nuk e njohin studentë që mbarojnë

për Gjuhë-Letërsi studimet e larta, nuk e njohin studiuesit që kanë bërë një mori studimesh për

Fishtën, Migjenin, Poradecin, Kadarenë , Agollin, Trebeshinën, Koliqin, Camajn etj.

Studimet mbi Rreshpen, ato ekzistueset, janë një mori shkresash të mbushura me kritika

pozitiviste, sidomos kritika e Primo Shllakut, ka dy – tre studime-artikuj të cilët janë me shumë

interes për tu parë si të Vjolla Osjes, Gazmend Krasniqit dhe Yzedin Himës. Artikuj që na kanë

çuar në zbulime të dritëhijeve të reja.

Intervistat dhe artikujt gazetareske për Rreshpen janë të shumtë. Po kështu dhe esetë për

të janë shumë më të shumta, sesa artikujt studimore për të. Rreshpen kush e njeh, kush ia

përjeton imazhet lakonike, tingujt kumbues, shpirtin vetmitar në kërkim të pafundësisë kujtesës

së përjetshme dhe harresës së përkohshme e dashuron për gjithë jetën.

E tmerrshme por e vërtetë, në Insitutin e Letërsisë dhe Folklorit nuk gjen asgjë për

Rreshpen, dhe në Bibliotekën kombëtare gjen vetëm “Lirika të zgjedhura”. Ky është një krim

ndaj një artisti si Rreshpja që jetoi për poezinë…

Receptimi i Rreshpes është një domosdoshmëri, sepse të gdhendesh diamantë përmes

vuajtjes është miniera më e madhe e dhimbjes, të cilën duhet ta njohin, ta lexojnë, ta studiojnë e

të mundohen ta kuptojnë të gjithë ata që dalin nga bankat e shkollës. E meriton ai, e meriton

poezia e tij…!

Page 11: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

11

II. Intertekstualiteti ose ndërtekstorësia

Roland Barti (Roland Barthes) thotë se “kur jemi duke lexuar një vepër, shpesh na duket

se dicka të tillë e kemi lexuar edhe më parë dhe kjo nënkupton intertekstualitet. Kjo deja vu

[tashmë e lexuar] që na shfaqet gjatë aktit të leximit provokon aktin e kërkimit intertekstual.6”.

Nuk ka tekst pa intertekst. Shpesh teksti na përcjell indicie të fshehura, të cilat janë

shumë të vështira për t’u përkapur, në poezitë e Camajt është shumë e vështirë për t’u përkapur

intertekstualiteti pasi shkalla e përpunimit është pothuaj e përsosur ose mund të këtë arritur

shkallën e përsosmërisë.

Intertekstualiteti është një fenomen i ngjashëm pothuaj në çdo tekst letrar. Dy nga rastet

të cilat na dalin të shpërfaqura në tekstet modernë janë:

citimi i drejtpërdrejtë apo i hapur i një autori

pjesë të ndërkallura në tekstin origjinal….

Duhet thënë që në krye të herës se edhe Rreshpja është nga ata shkrimtarë, i cili është

ndikuar fort nga shkrimtarë, tekste dhe mite në të gjithë krijimtarinë e tij, krijimtari e cila patjetër

ka shumë shenja ndertekstorësie të drejtpërdrejtë. Patjetër që ai ka dhe thyerje koncepti,

përmbysje ose hipertekst, një mbivënie qëllimore për të përbuzur ose tallur një lloj vesi a

shkrimi.

Citime të drejtpërdrejta në krijimtarinë e Rreshpes kemi në shumë poezi si tek “Dedali7”.

Në të gjejmë mitin grek i cili na rrëfen historinë e një artitekti dhe inxhinieri i cili shpik krahët

prej dylli dhe bashkë me të birin e tij Ikarin fluturojnë në qiell me krahët bërë prej dylli. Ikari

harron këshillat e të atit dhe ndodh tragjedia. Rreshpja e nis poezinë me vdekjen e Ikarit .

*Aty ku fillon kufiri i qiellit/Ikariusi8 ra në det/Dhe valët me duart prej uji/Përkedhelnin trupin e

tij të bukur.9”.

Mund të dallohet përmbajtja totale në mit e zbukuruar me metaforën në fund.

6 Marrë nga revista “Symbol”, n. 11, f. 41. 7 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën”, Botimet “Princi” Tiranë 2016, poezia Dedali, f. 258 8 Vihet re edhe dhimbja qe Rreshpja ndien kur bëhet fjalë për fëmijët, thonë që Rreshpja ka humbur një fëmijë që se gjeti kurrë, dhe këtu vihet re përkedhelia me thirrjen e emrit te Ikarit si dhe brenga e tij. 9 Po aty, f. 258

Page 12: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

12

Rreshpja e vazhdon poezinë me ndërtime imazhesh dhe si të thuash rrëfimin dhe

evokimin e ndjenjave që i ngjallën në shpirt Dedalit, dhimbja, urrejtja dhe pafuqia për të ndrequr

atë që kishte ndodhur.

*Atëherë Dedali u shtri mbi një re/Mallkoi Zeusin dhe qau.10

Gjithsesi mund të vihet re se në pjesë të caktuara të kësaj poezie edhe ndërfutjen e

motiveve të tjera si kryqin e krishterë apo elementët kohezivë të Biblës.

*U mblodhën perëndi dhe perëndesha/Pinë për shpirtin e Dedalit dhe i vunë një kryq te

kryet./Lamtumirë! Dedali! Prehu në paqe!.11

Një poezi tjetër ku ka një intertekst të drejtpërdrejtë është poezia “Vdekja e Eseninit12”,

me poezinë e Eseninit “Letër nënës”. Duke u nisur nga titulli mund të mendohet se kemi të

bejmë me një elegji për një person konkret, e përkatësisht Eseninin e madh që i këndoi aq bukur

shpirtit rus. Në fakt kjo figurë shërben si një lidhëse e elegjisë për Bashkimin Sovjetik që ka

vdekur nën kthetrat e totalitarizmit bolshevik dhe luftës së klasave (Muzhiku me lot e dhembje

përcolli/Lavdinë e popullit rus/Në ç’pellg të ra ty koka e bukur/ Në ç’ pellg të terrorit të kuq?).

Ndërrimi i vetës së tretë me atë të dytë edhe brenda një strofe gërsheton elegjinë me

rrëfimin rrënqëthës të gjendjes së asaj kohe të Rusisë.

Një poezi tjetër me intertekst të drejtpërdrejtë ku në gjejmë indicie të drejpërdrejta nga

materiali origjinal që në titull është poezia “Barbarët”13, që ka ngjashmëri deri diku me poezinë e

Kostandinos Kavafis “Duke pritur Barbarët”.

Është një poezi tjetër që na con nga pikëpamja kohezive e vecanërisht nga

përdorimi i fushave semantike të ngjashme në pohimin se kemi një tekst të ndërfutur në vargjet e

Rreshpes, ose së paku ndikim direkt makrostrukturor në të:

10 Po aty, f. 258. 11 Po aty, f. 258. 12 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Vdekja e Eseninit” f. 178. 13 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Barbarët”, f. 260.

Page 13: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

13

RRESHPJA-BARBARËT KAVAFISI- DUKE PRITUR

BARBARËT14

*Barbarët ikën = *Barbarët nuk kanë për t`ardhur sot.

*Mirëpo barbarët ishin = Sepse barbarët kanë për të ardhur sot.

*Por barbarët = Ligjet me të ardhur do ti venë barbarët.

*Mijëra rrënime barbarësh = Sepse barbarët kanë për të ardhur sot.

*Barbarë nuk ka patur kurrë = Sepse barbarët kanë për të ardhur sot.

*Dhe e kuptuam që barbarët ishim vetë = Sepse barbarët kanë për të ardhur sot.

*Asnjeri nuk e diti nga shkuan barbarët?! = Sepse u err edhe barbarët s`erdhën.

*Mirepo barbarët ishin, = Edhe thanë se barbare nuk paska më.

Po tani c`do bëjmë ne pa barbarët.

Është i dallueshëm përdorimi i simbolit “barbarët” dhe gjithashtu përdorimi i bollshëm i foljeve,

madje te kavafisi vihet re përsëritja që rrit ndjesinë neurotike të së keqes me të cilën jemi mësuar

të bashkëjetojmë dhe kemi arritur deri në atë fazë, saqë nuk mund të jetojmë pa të.

Të Rreshpja vihet re se barbari si simbol i së keqes shihet brenda qenies e cila shfaqet e dyzuar

me të mirën e të keqen. Duket pesimist si motiv, por jo në fund pavarësisht idesë së ekzistencës

së tyre dikur, ato janë zhdukur tashmë.

Intertekstualiteti indirekt ose më mirë të themi shumëllojshmëria e ndikimeve nga tekstet

e tjera, që vihet re si në koherencë , ashtu dhe në kohezion shfaqet më e vështirë për t’u

identifikuar. Në raste të caktuara deshifrimi i saj është i parealizueshëm në masë të madhe të

tekstit të tij, apo dhe pjesërisht. Rast klasik hermetistët, nuanca të tilla këtu hyn Camaj.

Le të marrim një ndër poezitë më të veshtira përsa i përket shkallës së realizimit, poezinë

“Dashuri e humbur”15, kjo poezi ka një varg bazë “kali i zi i pikëllimit” të cilin do mundohemi

ta shtjellojmë më tutje idenë që kemi, në fillim duhet të dallojmë intertekstin e fshehur…

Në vargun e parë “Dole nga guernika e kësaj nate16” kemi një varg i cili në

këndvështrimin e parë nuk ka asnjë lloj lidhjeje me intertekstin, jo, kjo është tëresisht gabim.

Guernika- qytet i vogël në veri të Spanjës. U bombardua nga nazistët gjermanë në kohën e luftës

14 Romeo Collaku, “Poezi të zgjedhura” Kostandinos Kavafis, Botimet “Zenit”, Tiranë 2016, f. 22-23. 15 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Dashuri e humbur”, f. 148. 16Po aty f. 148, vargu i parë.

Page 14: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

14

civile mes monarkistëve dhe republikanëve. Shënohet si bombardimi i parë i një qyteti nga ajri.

Pikaso bëri pikturën e famshme me të njëjtin titull…

Madhështia e artit është e pafund, madhështia e Rreshpes akoma edhe më e madhe, fjala

guernike do ishte e barabartë me një sërë emrash si:

Guernika = *Dole nga bombardimet e kësaj nate

*Dole nga vrasjet shkatërrimi i kësaj nate

*Dole nga tmerri i gjallë i kësaj nate etj.

Zëvendësimet që mund tʼi bëjmë janë të pafundme ama Rreshpja është nihilist, kur

vjen puna te poezia dhe përpunimi i saj, vetëm me një fjalë që na lidh me gjendjen e një qyteti

dhe pikturën e Pikasos, ai bën të mundur që të shohim kaosin në një imazh të vetëm imazhin e

një bote të shkatërruar dhe një shpirti të vdekur brenda një trupi të gjymtuar. Pra interteksti u has,

u gjet që në vargun e parë, pra mjeshtria e të gjeturit ndërtekstorësinë është syri i mprehtë kritik

dhe njohuria e gjerë, po të mos dinim se Pikaso ka një pikturë me të njëjtin emër nuk do ishim

në gjendje të bënim as qasjen dhe as të mundur përkapjen e intertekstit.Në poezinë “Dashuri e

humbur” duket sikur kemi dy veta që funksionojnë , në dy vargjet e para ai flet në vetën e dytë

njëjës ndërsa në të gjithë vargjet e mëposhtme flet uni lirik. Le të shohim me çʼna lidh vargu-

thelb në këtë poezi, le të përpiqemi të zbulojmë edhe një tjetër intertekst në të nëse ka dhe nëse

do të jetë e mundur për ne.

*Vetëm kali i zi i pikëllimit/në shtegun e vjetër më priste.

*Kali i zi i pikëllimit çʼmë rrëzoi/Dhe rashë si në balada.

*Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull/Dhe qan për të zotin e vjetër.17

Këto vargje kanë kuptime të ndryshme. Mbase ndërtojnë edhe njëfarë paradoksi por

kanë një kohezion dhe koherencë brenda vetë vargjeve dhe brenda vargjeve të poezisë. Vargje që

na cojnë në një përfundim të vetëm.

17 Po aty f. 148.

Page 15: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

15

Poezia është e ndikuar nga elementët folklorike, motive të prozës popullore, në elementët si

“*Kali i zi i pikëllimit,shtegu i vjetër, rashë si në balada, qan për të zotin e vjetër

*” na krijon një lidhje me disa elementë të balades “Kush e solli Dorentinën” si edhe me këngë

të tjera të epikës legjendare a të baladave në zonën e Shkodres, aq të parapëlqzera për Rreshpen.

Duhet nënvizuar fakti se Rreshpja është i dashuruar me prozën dhe poezinë popullore,

dhe e ka shfaqur atë në shumë poezi edhe me intertekstualitet të drejtpërdrejtë që ne nuk i

analizuam me sipër për shkak se do tʼi shikojmë e shkojmë deri në deje në pjesët e tjera të

studimit.

Page 16: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

16

III. Dimensionet e femrës në krijimtarinë e Rreshpes…

Rreshpja është poet i arketipit... Por për të ndërtuar arketipa që i mbijetojnë kohës

dhe çdo kulture duhet të jenë ngjizur me pakohësi dhe universalitet. Rreshpja ka ndërtuar

arketipin e vetmisë në jetën personale i braktisur nga të gjithë dhe gjithçka, arketip i cili vjen i

reflektuar në disa përshkallzime në poezitë e tij.

Ka formuar arketipin e pakuptimsisë, pra, ne kuptojmë atë që është e lidhur me nënkodet

tona personale, kulturore dhe jo atë që është e lidhur drejtpërdrejtë me unin lirik dhe shprehjen e

tij poetike. Ka krijuar arketipin e imazheve nëpër të cilat të bëjnë të udhëtosh nëpër botë plot

ngjyra por edhe plot errësirë....

.

Rreshpja vdiq i pakuptuar dhe vazhdon të jetë e të mbetet i tillë. Por pse? Sepse askush

nuk e kuptoi. Rreshpja e konceptonte poezinë gruan e tij, bashkëshorten me të cilën as vdekja

nuk do ta ndante. Poezia e Rreshpes është femër.

Krijimtamria e tij është femër. Ku bazohemi? Shumica e tingujve të poezive të tij janë në

gjininë femërore të tilla si: elegji-a, dhembje-a, qyqja, lirikë-a. Bazuar në tipologjitë e poezive,

Rreshpja vë në fokus qendror apo në vëmendjen kryesore lamtumirat, nostalgjitë, dhembje-

vuajtjet, të cilat përballohen me trimëri, vajtimi i gjërave të humbura, të cilat në thelb por edhe në

këndvështrime më të gjera janë domen i femrës... Janë domen i femrës edhe në folklorin tonë,

nga i cili Rreshpja ka huazuar shumë motive...

Femra e Rreshpes del edhe në formën e stinës së vjeshtës. Stina më e përmendur e tij është

vjeshta, çka na asocion ose ku do bënim një barazim të tillë vjeshta=femra e tij. Vjeshta është

femra e tij, sepse është stina më e përmendur në poezitë e tij, duke na dalë me kombinime të

shumëllojshme si: vjeshta e shirave, vjeshta e vdekjes, vjeshta e rënies së shpirtit. Pra femra e

Rreshpes është edhe stinë, edhe element natyror.

Për të qëndruar në koherencë duhet të theksojmë se Rreshpja edhe me femrën e tij stinë

ndërton arketip. Vjeshta nëpër poezitë e Rreshpes ndërton arketipin e ftohtësisë ose arkëtipin e

akullit;* Një ditë e vdekur vjeshte/dhe shtërget e fundit kaluan të ngrirë/me sytë e verdhë

Page 17: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

17

në heshtje18.Arketipin e dhimbjes: Pranvera që rron mbi shelgjet/vdes dhe shëndrrohet në

vjeshtë19. Vjen si arketip i trishtimit, i pendesës, i mosdashjes së vjeshtës: po qysh bën pylli pa

ty? Si del vjeshta?/a ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?/atëherë në emër të kujt do

bien gjethet?20.

Vjeshta del edhe si motiv harrese, ndarjeje, paraprijëse e dimrit dhe si ndërrim motesh...

Femra e Rreshpes na del edhe në dimensionet e intertekstualitetit me titujt, format dhe

përmbajtjet e prozës poetike dhe poezive: “Marrezia e Itakes”, “Juda”, “Ulsiada” “Shqiponja”

“Ajkuna”, “Rozafa”, “Qyqja”, “Lahuta” etj.

Femra e Rreshpes na del edhe si vdekje, përmes imazheve tronditëse, simboleve të saj si

dhe notave lirike-dramtike si edhe toneve elegjiake-vajtuese në poezitë si ‘Vdekja e Lorës’,

‘Epitaf’, ‘Ajkuna’.

Theksuam që në krye të herës se Rreshpja ka ndërtuar edhe arketipin e femrës duke e

nxjerrë atë në një shumësi dimensionesh. Poezia e Rreshpes vjen si botë e eksploruar nga burrat,

njëlloj si bota e femrës në botën reale, por ashtu si në botën reale....

Të grupuara në një grup të vecantë do merremi me femrat e vecanta konkrete dhe

abstrakte njëkohësisht në poezinë e Rreshpes të cilat na dalin në botët e Rreshpes në faza të

ndryshme krijimi. Në këtë pjesë studimi do të përjashtojmë Ajkunën dhe Rozafën pasi do

trajtohen veçmas në dy kapituj të veçantë ku do trajtohet edhe dimensioni i tyre si femër...

Të grupuara si më poshtë do jetë edhe trajtimi i tyre:

Histori e mbetur pezull- Letër Anilës .

Vdekja si bukuri = aurë dashurie- Vdekja e Lorës.

Miti i Nënës si zot në jetën e Rreshpes- cikli i poezive për nënën.

18 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rekuiem” f. 129, vargjet e para. 19 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Kënga e fundit” f. 175 20 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Ku ishe ti?”, f. 301.

Page 18: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

18

III.I Histori e mbetur pezull- Letër Anilës21

Poezi unike. E vetmja e shkruar në këtë formë dhe në këtë strukturë.E shkruar në forme

epistolaresh. Një forme epistolaresh në vargje. Në vargje të qarta. Në vargje të fshehura, futur

mes kllapash. Me një numërim të pakujdesshëm do thonim që kemi tri tercina, dy katrena dhe

një tetë-vargësh por me një shikim më të kujdesshëm kemi dy tercina, një distik, dy katrena dhe

një tetë-vargësh…

Po të përshkojmë lëkurën e poezisë “Letër Aniles”, na dalin shumë pikëpyetje, por për

zbërthimin e saktë të saj na duhet të bëjmë pyetjet e duhura. Kush është Anila? Nuk ka rëndësi

mund të ishte një Mimoza, një Lindita, një Xhulia a çdo emër tjetër i rëndomtë.

Çfare përmban kjo poezi? Pyetja e duhur. Për të kuptuar drejtë domethënien e poezisë do

të ndalemi së pari në shenjat grafike. Poezia përmban dymbëdhjetë presje, që tregojnë nevojën

për ndalim, nevojën për të mbajtur frymën, nevojën për të mbajtur pezullin, nevojën për të

mbajtur suspensin. E ndjekur nga shtatë pika që tregojnë mbylljen me një frymëmarrje të

ngadaltë dhe një mbyllje të lehtë pa nxitim. E ndjekur nga gjashtë pikëçuditëse që vijnë si

mosqetësi, si dëshmi për të zbrazur dallgët e mbetura peng për këtë vajzë, si nxitim për të rrëfyer

brengat e shpirtit.

Pse pikërisht kjo formë? Për një shumësi arsyesh. Uni ka përzgjedhur formën e duhur. Ne

nuk i kemi të shumtë romanet në vargje dhe aq më të pakta apo inekzistente janë poezitë shkruar

në formë epistolarësh. Arsyeja e parë që poezia shkruhet në këtë formë është mungesa e guximit,

së dyti do të asociojë edhe me letrën më të famshme në histori. Me letrën e Tatjanës drejtuar

Eugjen Onjeginit. Së treti sepse format epistolare i përbashkon elemnti i dashurisë.

Një poezi-letër këshilluese. Poezi-letër e mbushur me nota pendese, dhembjeje, trishtimi,

me shikimin që pyet ‘po sikur?’. Imazhi që përftojmë në nisjen dhe vazhdimin e poezisë është ai

i një mashkulli, burri të penduar, i cili ka ikur befas, pa paralajmëruar. Poezia flet për një femër

të qeshur që në zhvillimin e poezisë vihet re që buzëqeshja pas braktisjes ka qenë një maskë. Ikja

e beftë e këtij djali na zbulon egon e vrarë, transformimin e karakterit dhe identitetit të Anilës...

21 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Letër Anilës”, f. 82.

Page 19: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

19

Ikjen e beftë, e shoqëruar me një bum notash habie e tregojnë këto vargje: Mos u trishto,

Anila./Ti ke qenë vajzë e gëzuar./ ç`të ngjau kështu Anila? Thonë se je trishtuar.22

Refren i kësaj poezie është personazhi i Anilës, antiteza gëzim-trishtim dhe sintagma

‘zog i lumtur’.

*Mos u trishto, Anila.

*Anila, zog i lumtur që ikën mbi çatitë e ditëve,

*Ç`të ngjau kështu Anila? Thonë se je trishtuar.

*Anila

*Anila, zog i lumtur që ikën mbi çatitë e ditëve!23

Sintagma ‘zog i lumtur’ ndryshon shenjën e pikësimit, pra nga një pushim i shkurtër i

shprehur me presje në një habi dhe nxitje i shprehur me pikëcuditëse. Ngjan si poezi e mbuluar

me ombrellën e tymit, mjegullës dhe pritjes. Krijohet imazhi i një “Godeshe” e cila është në

pritje të gjetjes së vetvetes dhe dashurisë së humbur. Por ajo çka arrin personazhi-Anilë është

humbja e kohës dhe zhytja e vetes në forca të errëta nga të cilat nuk del dot pa ndihmë.

Vargu i fundit që del si përsëritje përngjason me një njeri të pavendosur i cili endet nga

një destinacion në stacion dhe anasjelltas...

Ç´na përcjell poezia?

Poezia përcjell një histori të mbetur pezull. Të mbetur në ajër. Të ngrirë në ajër duke na treguar

zgjedhjen e gabuar të Anilës. Dicka ka mbetur po njësoj, ndjesia sikur koha ka ndalur dhe ata

janë po të njëjtët. Ata të dikurshmit por ky është vetëm një iluzion poetik.“Shpirti i shkruesit”,

thotë se është një histori e mbetur pezull në kohë. E mbetur pezull pa adresë. E mbetur pezull në

shpirt. E mbetur mall e brengë në poezi…

22 Po aty, f. 82. 23 Po aty, f. 82.

Page 20: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

20

III.2. Vdekja si bukuri → aurë dashurie- Vdekja e Lorës.24

Bodleri ishte i pari që e ktheu vdekjen, dekompozimin në bukuri, në art në kulmin

e poezisë moderne me poezinë “Një kërmë”. Te Rreshpja vihet re një ndikim bodlerian lidhur me

tematikat dhe kanonet e reja që ndërton. Poezia e Lorës është një poezi e ëmbël që edhe vdekjen

e kthen në të bukur , në romantike. Lora dhe vdekja të sinkretizuara në një individ në

dimensionin e femrës e kthejnë ferrin e vdekjes në parajsën e jetës:*Të dy kemi qenë

gjithmonë të bukur, por ti tani/je akoma më e bukur, kështu me pak vdekje në sy.25

Poezia “Vdekja e Lorës” krijon arketipin e vdekjes së bukur. Jeta dhe vdekja shkojnë

bashkë asnjëra nuk ka kuptim pa tjetrën. Vdekja e bukur ngrihet mbi universalitet të lëvruar edhe

më parë duke krijuar më pas arketipin. Lora është e premtuara e vdekjes. Ajo duhet të ikë. Ajo

është nisur në udhëtimin e saj të fundit nga toka për në krahët e vdekjes. Udhëtimi i saj do të

përfundojë, asgjë se ndalon dot më. Poezia ka disa lakore të cuditshme notash. E mbytur me

nota therëse, sëmbuese nuk ka nota lotësh, e mbushur me nota vuajtjeje të mbytur por mungojnë

notat e vajit. Eshtë një poezi vdekjeje që pritet por uni nuk fajson, nuk kërkon fajtor, nuk

mallkon. Jeta vazhdon...

Rreshpja në këtë poezi duket sikur bën atë që bëri Xhon dos Pasos në roman, ai ndërfuti

teknikat kinematografike në roman, këtë e bën edhe Rreshpja në poezinë e Lorës. Sfondi i

ndërtuar është i pakrahasueshëm. Një sfond i cili është në koherencë dhe kohezion me të gjithë

makrostrukturën e poezisë: muzgu i përskuqur, kohë e ndalur, një femër fuqiprerë, qiejt që

presin, që vëzhgojnë, një “Orfe” që i rri në kokë dashurisë së tij. Lora është e premtuara e

vdekjes por elementi i qiejve tregon që ajo është e premtuara e parajsës. Kemi një sinkretizim

forcash në këtë poezi që ndalen në përshkallzimin që rrëfen ligjin e jetës: Ajo që erdhi nga balta,

baltë do të bëhet, pra gjithçka lind, vdes: *Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për

qiejt./kemi qenë përherë bashkë që të ri/dhe, tani më le!26

24 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Vdekja e Lorës”, f. 250. 25 Po aty f. 250. 26 Po aty f. 250, tercina e dytë.

Page 21: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

21

Në distikun pas dy tercinave është një botë e tërë për tu interpretuar, këtu nisin brengat e

“Orfeut” që duket sikur thotë: Kujt do ti rrëfehem? Kush do të më përqafojë? Kush do jetë aty

për mua? Kush do të më dëgjojë? Kush do të më kuptojë? Kush do të më hapë sytë? Kush do të

ma tregojë të vërtetën?

Katrena është një vazhdimësi botëkuptimesh që do mund të shpjegoheshin si imazhe dhe

ndjesi që nuk bën pa to. Distiku më poshtë na tregon që kjo histori është unike. Histori e

papërsëritshme. Histori që ka zenë vend në qiell, e ashtu si ungjillet nuk do të rishkruhet më për

të, nuk do shpiket, jetohet më. Në këtë distik ndihet një rënie e thellë në një botë vetjake

mbushur me errësirë dhe vetmi.

Në distikun e fundit kemi një dorëzim krenar. Ai ndihet krenar që vdekja nuk po ia merr

nurin Lorës - atë nur me të cilin ai e ka njohur qysh kur kishin lindur. Ai është i dashuruar me

shpirtin e saj. Më pas adhuron nurin, bukurinë, delikatesën e saj, me të cilat mbase do të mbetet

përjetësisht i dashuruar…

Vdekja e Lorës është një poezi-himn për dashurinë. Dashuria e vërtetë jeton, trimumfon

edhe mbi vdekjen...

III.3. Vdekja e Lorës si aurë dashurie….

Me Lorën jeta pritet në mes. Poezia rrëfen fatin e paracaktuar, pamundësinë e vazhdimit

të jetës. Lora vjen si aurë dashurie. Sepse pas vdekjes së Lorës mbetet hiri i një dashurie, i cili do

të ruhet në një aurë, përjetësisht. Me vdekjen e Lorës vdes kujtesa por nuk vdesin kujtimet e

“Orfeut”: *“Kemi thënë gjëra që s`kanë për t`u kuptuar kurrë,/kemi ecur në tërë shekujt, para

piramidave/emrat tanë kanë qenë gdhendur/edhe kur nuk kishim shkëmbinj/edhe këto s`kanë

për tu përsëritur më kurrë/si ungjijtë”27

Vdekja e Lores është aurë dashurie se në të prehet vazhdimsia e jetës, e dashurisë. Poezia

mbetet dëshmitare e një dashurie shkundulluese. Mbetet dëshmitare e hirit të një dashurie të

pafundme, të hirit të kujtimeve, të shpirtit, të trupit që shuan vdekja por që ruhen në aurën e

dashurisë , e jetës.

27 Po aty, f. 250.

Page 22: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

22

Është një aurë dashurie se kemi ëndrra të prera. Kemi përmbysje konceptesh!

*Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes , e kuptoj.

*Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejt.

*Kemi thënë gjëra që s`kanë për t`u kuptuar kurrë.

*Të dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani/Je akoma më e bukur, kështu me pak

vdekje në sy.

Kemi përmbysje konceptesh, sepse ne vijmë vetëm në botë, nuk vijmë me askënd, për

askënd. Por përmasa e dashurisë është në përmasa të pallogaritshme, saqë bën që të përmbysë

edhe konceptin edhe figurën.

Gjithçka ndodh për një arsye thonë. Gjithçka e thënë do kuptohet një ditë, por që të

kuptohet duhet të jemi syçelët ndaj sinjaleve. Rreshpja na e hedh poshtë këtë duke bërë që mes

një çifti të dashuruarish të ekzistojë enigma, e pathëna, misteri. Misteri që nuk do të zbulohet

kurrë. Misteri që të lë në ankth. Misteri që mund të të vrasë dhe të mos zbulohet…

Aura e dashurisë nuk është ndërprerje e veprimtarisë biologjike të të jetuarit, por është

vazhdimësi e të bukurës. Aura është vdekja e të djeshmes dhe lindja e të sotmes, e të nesërmes

Page 23: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

23

IV. Miti i Nënës si zot në jetën e Rreshpes- cikli i poezive për nënën…

Lidhja esenciale mes Rreshpes dhe të ëmës nuk na lë vend për koment. Ajo është si

frymëmarrje për të. Në ciklin e këtyre poezive mund të na dalin të papritura të cilat do

mundohemi tʼi kalojmë me sukses. Poezitë e këtij cikli janë ngritur mbi ndjenjën dhe trishtimin,

të shkuarën dhe shpresën e të ardhmes. Në këtë cikël mund edhe të ndodhë që ngjyrat e jetës të

bëhen bashkë me ngjyrat e vdekjes. Vdekja na del sa mizore aq edhe shpëtim ne këtë cikël

poezish shkruar për zonjën e tij, nënën e tij.

Simbolik, rastësi e këndshme është numri i ciklit të poezive për nënën. Plot nëntë poezi, një

asosacion drejtpërdrejtë me rrathët e ferrit. Rreshpja e di mirë cdo të thotë ferr, pasi e ka provuar

në lëkurën e tij, por këto poezi janë një dedikim, apologji për pjesën e parajsës së tij mbi tokë.

Janë një copë dritë që i ndricon rrugën. Janë mbresë-kujtesa që i jep edhe një tjetër motiv për të

jetuar...

Poezitë të cila do të merren në studim janë:

*Shtëpia e vjetër. *Nëna. *Vendlindja e nënës. *Dhembje. *Nënës. *Elegji për nënën. *Ave

nëna ime. *Kjo pranverë. *Epitaf.

Poezia është një botë me dimensione të frikshme. Mund të themi pa frike se në jetën dhe

poezinë e Frederik Rreshpes, nëna për të është njeriu me i shtrejntë. Është zoti i tij mbi tokë.

Nëna e tij është ajo që e bën të ketë një ndjenjë faji për atë të cilin mund të ishte por nuk deshi,

nuk e këmbeu lirinë dhe historia shkoi sic e dimë. Rreshpja e sheh të ëmën një një pafundësi

dimensionesh, ndër kryesorët e sheh si zot, si besim, si frymë, si prehje, si mit i cili nuk do të

rrëzohet kurrë. Në botimin e vëllimit me poezi “Në vetmi”, të 2004, ai në faqen e parë të librit i

bën një dedikim të ëmës, me të cilën do të bashkohej vetëm dy vite më vonë, do ishte më në

fund pranë gjirit të saj.

“Nënës sime, e cila ka vuajtur shumë pas meje nëpër burgje, internime e spitale. Me

dhembshuri Frederik Rreshpja”28

28 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, parathënia e vëllimit “Në vetmi”, f. 221.

Page 24: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

24

Mjafton të lexosh vetëm këtë rresht për të kuptuar sa në faj ndihet uni lirik që nuk ka

qenë një djalë i mirë. Që nuk ka qenë një njeri normal. Që qe ai që ishte, ai qe deshi të ishte. Në

poezitë që listuam me sipër kemi një përvijim dhimbjeje krenare, ai vetëm në poezinë elegji për

nënën duket sikur dhimbja shkrihet.

Zanafilla e të parit nënën e tij si zot, Rreshpes duket sikur i ka filluar që në fëmijeri:

*Nëna këndonte mbi mua. Kënga e saj/e çpuar nga plumbat, i bënte hije gjumit tim.29

Që në fëmijëri, për të mos thënë që foshnje, ai e ka parë të ëmën si mburojë, si zotin që

do ta mbrojë dhe do tʼi gjendet pranë në çdo të keqe. E ka parë si qetësidhënësen e shpirtit dhe

mendjes së tij. E ka parë si shëruesen dhe qetësuesen e plagëve të tij. Në poezi kënga e nënës së

tij vjen si prapakthim në kohë. Pra uni ka një dëshirë të marrë, do të kthehet sërish në përkundjet

e djepit. E gjithë kjo tregon që uni do kishte dashur të ndryshonte gjithcka. Ai do kishte dashur

që nëna ti bënte gjithmonë hije jetës dhe gjumit të tij që ai të jetonte e fline i qetë dhe i

buzëqeshur. Gjërat shkuan ndryshe...

Poezia “Shtëpia e vjetër”, është një poezi malli dhe nostalgjie, e ndërthurur me një

ndjenjë dhe mendim që sikur thonë nën zë: Dikur ishte luftë por kishte dashuri mes njëri-tjetrit,

po sot duam të vritemi mes njëri-tjetrit…

Është poezi e idealizimit të traditës. I prapakthimit në kohë për të parë, përqafuar të

vjetrën. I nostalgjisë, i kujtimeve të të qenit në një vatër të ngrohtë mbushur me njerëz që të

duan,{Rreshpja vitet e fundit të jetës se tij ishte i pastrehë}ilustruar me vargjet! *Shtëpi e

vjetër!/Më ka marrë malli për thinjat tua të gurta.30

Figura e metaforës “muzgun e pleqërisë sate” krijon një refren të bukur nostalgjie, por

duke futur elementin e muzgut dhe pleqërinë bashkë sikur parashikon vdekjen e afërt, se pas

muzgut, vjen nata, mbarimi i dritës. Poezia ka edhe një lidhje me folklorin ku uni e përkëdhel të

ëmën me fjalën “loke”. Ngjyra, perëndim dhe errësirë, një fytyrë e rrudhur që pret, muzikë

popullore, motive elegjiake ky është sfondi që krijohet mbi një shpirt të zbrazur . Mbi një shpirt

të zbarazur por të mbushur me nostalgji, për gjërat që ka humbur në rrjedhën e kohës dhe për të

29 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Shtëpia e vjetër”, f.116, distiku 4. 30 Po aty, f. 116, distiku 5.

Page 25: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

25

cilat ndihet fajtor, ilustruar me vargjet: *Desha të ve dicka mbi muzgun e pleqërise satë/m`u

gjend kjo këngë rastësisht, moj loke.31

Poezia “Nëna”, nis si një udhëtim në kohë dhe hapsirë. Uni nuk beson atë cka po i ndodh

nënës së tij. Më vonë kemi një zgjimi i befasishëm nga ëndrra në realitet. Kemi një lojë në

pararendje dhe prapakthim: *Ka filluar të plaket nëna.Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.32

Rrudhat në fytyrën e nënës janë një ngjarje e madhe. Por kjo ngjarje mbulohet me nota trishtimi,

dhimbjeje, fytyra e nënës së tij nuk do jetë më e pastër, e bukur, e freskët si dikur.

Të gjithë e dimë që pleqëria nuk vjen e bukur. Të gjithë e dimë që pleqëria e njerëzve të

zakonshëm vjen me dhimbje, shëmti, lodhje dhe plot sëmundje e ndodhi të pakëndshme, por

nëna e Rreshpes ka marrë formën e zotit ajo nuk po përjeton një plakje të tillë. Metafora “po

mbulohet me një pleqëri të bukur/ç`është kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?” krijon të

gjithë atë që pohuam më sipër. Ajo po plaket me lëkurë të lëmuar, me rrudha që i bëhen palë-

palë, por nuk ia zbehin aspak bukurinë. Shpirti i saj është i plagosur, por ajo nuk e jep veten. E

vrarë, krenare për të birin, dhe do që ta shohë sërish duke buzëqeshur, sërish të lumtur. E heshtur,

vështron, vëzhgon, vrojton pa u ndierë taman me përmasat e një zoti, hyjneshe: ilustruar me

vargjet;

*Ecën ngadalë nëpër dhomë./Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj/por s`më ka pyetur

ndonjëherë nëse kam shkruar për të.33

Rreshpja punon me teknika të vecanta, vetjake. Në tercinën e fundit ai justifikon heshtjen e

të ëmës, kalon në zanafillën e krijimit të botës, natyralitetit. Më vonë ndalet në fjalën e parë që

thotë foshnja, ai përmbledh të gjithë përvojën e fëmijëve dhe dashurinë e tij për mamanë në disa

vargje. Nëpërmjet zanafillës ai krijon risinë:*Se nëna e di:/Fjalën e parë në këtë botë ia kam

thënë asaj/Dhe fjalën e fundit asaj do t`ia them.34

31Po aty, f. 116, distiku 6 ose i fundit. 32 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Nëna”, f. 117. 33 Po aty, f. 117,tercina e parafundit. 34 Po aty, f. 117, tercina e fundit.

Page 26: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

26

Poezia “Vendlindja e nënës” u shkrua menjëherë pas rënies së diktaturës. Kjo poezi

është himn për figurën e nënës. Shkruar nën hipnozën e kujtimeve, nostalgjive, melankolive nga

vendlindja e nënës kemi një poezi të lidhur fort edhe me traditën e folklorin. Lidhja me natyrën

bëhet e fortë në këtë poezi, poashtu dashuria për atdheun, traditën duket si e pazëvendësueshme

kjo na del përmes fjalëve: “druri lahutë, degë lisi, torbën e këngëve, lulëzoi pranë një

përroi,pasyrime krojesh.”

Poezia “Vendlindja e nënës”, vjen si njëlloj poezie himn-kujtim. Është një lloj apologjie

për të çmuar dhe rrëfyer kujtime të bukura por duke ngritur në panteon elementë të traditës por

edhe vendlindjes së nënës se tij ilustruar me vargjet: *Atje ngjitet zemra ime/bërë prej druri të

lahutës. Atje kam në një degë lisi/torbën e këngëve të mia./stapi në udhë më humbi/dhe lulëzoi

pranë një përroi. /pashë fëmininë e nënës time /ruajtur në pasqyrime krojesh/këngën e

rinisë së saj,/shëndrruar tashmë në erë.35

Poezia është një botë plot dhembje. Poezia e radhës kushtuar sërish një zoti mbi tokë

“nënës” titullohet “Dhembje”. Poezia përmban një ndërthurje mes tri forcash nga do të dilnin

çiftet binare:natyra-uni, zoti-uni, nëna-uni.

Poezia është një kombinim i përsosur i vdekjes së shpirtit, dhimbjes së zisë dhe

moslulëzimit më si individ:*Rritu, rritu druri i qërshisë!/unë sʼkam për të lulëzuar më.36

Cikli i pesë poezive të tjera është me i ndërlikuar si në zbërthim ashtu edhe në tematikë,

megjithëse tematika është uni dhe nëna. Poezia “Nënës”, e shkruar me katrena dhe stil

tradicional dhe pothuaj varg të matur, aty‒këtu ka një rimë të alternuar në vetëm dy vargje si në

rastin e katrenës se parë ku kombinohet vargu i dytë me vargun e katërt: *Nëna ime ti dhembje e

pashuar,/Ka kaq vjet në dhe të zi,/Edhe yt bir siç duket së shpejti/Do e lërë këtë botë, nënë, e

di.37

Poezia “Nënës”, është një poezi-rrëfim, poezi-dhembje, poezi-pendim, poezi-sintezë e

jetës se tij. Poezi-sintezë e jetës së tij, sepse është një bir i humbur i zotit, i cili gjen prehje vetëm

kur rrëfehet te nëna, te zoti i tij. Krijohet imazhi i një njeriu që pendohet dhe kthen rrugë. Uni

35 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Vendlindja e nënës” f. 151. 36 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Dhembje”, f. 153 37 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Nënës”, f. 211, katrena e parë.

Page 27: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

27

gjunjëzohet para zotit në të cilin beson dhe zbraz sekretet e jetës së tij. Poezi-sintezë e unit, se ai

rrëfen shpirtin përmes vargjeve: *Sʼmë vjen keq që iki kështu/se asnjëhere i lumtur nuk kam

qenë38 . *Po përse dreqin jam gatuar kështu/të grindem me të tëra qeveritë?39

Poezia “Dhembje” vjen e lidhur fort me simbolin e ikjes nga kjo tokë, e vdekjes. Bibla

vjen si reminishencë me përmendjen e emrit të “Shën Mërisë”, dhe besimi në të përmes lutjes që

bën për të ëmën. Uni në këtë poezi parashikon vdekjen e tij, dhe rezulton i saktë: *Edhe yt bir

diç duket së shpejti/do e lërë këtë botë, nënë, e di.40

Poezia është e ndërtuar nga një mik imazhesh ku ngjyrat e jetës dhe ato të vdekjes bëhen

bashkë në të njëjtin mjedis. Dritëhijet ekspresioniste a kubiste i krijojnë sfondin mbështetës

poezisë. Përmes antinomive “xhinde-Shën Mëri, i zi-drurëve të galvanizuar me hënë” dalin në

pah ndjesitë e dhimbjes, vrerit, pendimit në kundërvënie me qetësinë, mirësinë dhe lumturinë.: *

Vec në pyjet ku xhindet vallëzojnë/Rreth drurëve të galvanizuar me hënë. Shkoj të lumi

ku qajnë ciganët/Për rërat e largëta me dritë. Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjet/Por

do tʼi lutem Shën Mërisë për ty.41

Poezia “Elegji për nënën”, ashtu si ka titullin ashtu është formuar edhe në përmbajtje. E

shformuar ashtu si shpirti i Rreshpes, i cili hidhte dhimbjen në letër. Poezia nis me një

pesëvargësh dhe mbyllet me tercinë. Përshkallzimi është i ëmbël dhe në zbritje, nis me selinë e

zotave, përvijohet me mermerin e rrëyuar të perëndive dhe mbyllet me zotin e tij mbi tokë,

nënën.

Dhimbja, kuja, fataliteti janë emocionet që përshkojnë poezinë. Stinët, elementet natyrore

të katër fuqive të mëdha bëhen një e tërë e bashkuar, formojnë një unitet të pandashëm.. Të gjithë

elementet e ajrit “avioni, hijet, zëri, horizonti, mjegullat,muzgu”. Elementet e tokës “bari, kodrat,

dafina, mermer, tokë, gjelbërim, gjethet e verdha, dëborërat.” Elementet hyjnore “selia e zotave,

perënditë, bëjnë kryq vetëtimat.

38 Po aty, f. 211. 39 Po aty, f. 211. 40 Po aty, f. 211. 41 Po aty f. 211.

Page 28: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

28

Poezia është e ngritur mbi metaforë: *Nga kodrat po vjen nata duke u lutur për ty/është

ora kur hijet bien në gjunjë/e ti rrin aty nën tokë/te mermeri i rrëzuar i perëndive…42

Poezia duket sikur ka një dhimbje një brejtjeje ndërgjegjie që koha ka kaluar kaq

shpejt, që nuk arrin ta besojë, duket si një gjendje kllapie në ngjyra neutrale, të cilat shprehin

zbrazëti dhe lot përmes vargjeve: *Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur!/ka mbirë bari nga sytë e

tu43/ka mbirë bari nga zëri yt.44

Elegjia vazhdon. Elegjia rrëfen se botën mbi shpinë e mbante zoti i tij. Tani, pa të, kuptimet

thyhen, priten, nuk ekzistojnë. Pa të bota humb ngjyrat. Natyra ndryshon, vritet, thyhet, plagoset

dhe endet në agoni duke krijuar një bosh më të madh se vetë bota: *Tani që ti nuk je, dafina nuk

gjelbëron më. Ishte një botë e tërë kur ishe ti/po erdhi kjo vetmi e madhe që fshiu

gjithçka/tani vetëm diku në horizont/ bëjnë kryq vetëtimat e nxjerrin thikat.45

Poezia vjen me refrenin e kllapisë, uni nuk arrin ta besojë, konceptojë vdekjen e saj,

megjithëse ajo është tretur, ka kohë që e ka braktisur këtë botë: *Ah, ku ke rënë kështu, ku je

tretur!46

Poezia himn i mitit të nënës si zot në jetën e Rreshpes. Poezia “Ave, nëna ime” është poezi shiu,

lotësh. Vargjet e “Ave, nëna ime” janë të mbushura me dhimbje dhe zhgënjime krenare.

Poezia ndërthur dhe shtrin tri botë në qendisjen e pëlhurës së saj. Bota e mrekullisë, e cila del

nga elementet hyjnore të përmendur në poezi. Bota e tokës, e ferrit të tokës, e prekjes së fundit

dhe të kuptuarit të realitetit tamam ashtu siç ai është , kjo gjë del përmes emocioneve dhe sfondit

të poezisë. Dhe bota e ferrit të përtejbotës, që uni ka fatin ta provojë i gjallë, bota e vuajtjes e

hicit në të cilat unin dhe poetin tonë e kanë zhgërryer “roje të ferrit tokësor që ekzistonte

asokohe”.

42 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Elegji për nënën”, f. 251. 43 Nuk ka më largpamësi Po aty, f. fundi i një epoke apo faze të cilën sʼdo mundet ta përjetojë më uni lirik. 44 Po aty f. 251, zëri vjen si element i lidhjes toksore me hyjnoren, pra ai nuk do dëgjoje më as zotin e tij në tokë po as atë në qiell nëpërmjet zërit të nënës, por i duhet të shohë vetëm freskinë e barit. 45 Po aty f. 251. 46 Po aty f. 251.

Page 29: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

29

Në poezi shpalohet bota e Rreshpes, e jetës, e ngjyrave, e natyrës, e ndërveprimit të shumë

forcave duke krijuar një unitet të përsosur kumbues, imazhor, ritmik e rimik, përmbajtësor dhe

ëndërrimtar…

Poezia tregon për fuqinë e një nënë të mirë mbi tokë. Vargjet shprehin ngritjen një femre,

përkatësisht të një nëne si zot në jetën e një mashkulli. Është poezi-thirrje, janë vargje që flasin e

bërtasin me zë koke e me zë gjoksi se zoti i këtij poeti është nëna e tij. Është nëna e tij, se ajo

ishte mbrojtja, mbështetja, paqja e tij. Është poezi shkulje-shkulmesh shpirti ku dhimbja bërtet, e

zemra rrëfen: Zemra rrëfen pas vdekjes së nënës së tij=zotin e vet nuk ka më besim, nuk më jetë,

nuk më zot:: *Ave, nëna ime!/Vetëm tek ti kam besuar,/Zot tjetër nuk kam pasur kurrë,

Amen!47

Kemi një lojë ngjyrash dhe iluzionesh në të cilat uni humbet! Metafora e shiut është

thelbësore në këtë poezi. Ikjen e nënës se tij e idealizon por edhe e bën shumë mizore, ai e

sinjifikon ikjen e saj me simbolin e një shiu prej mermeri. Mermeri vjen si simbol i kujtesë-

harresës, i ftohtësisë, i mbulimit të dheut-natyralitetit, si shenjë-plagë për të kujtuar gabimet në

këtë rast, dhe e paralelizon me fundin e një dinastie :*Iku dhe nëna ime nën një shi prej

mermeri/Nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin48

Le të marrim vargjet ku është përmendur emri shi, për të bërë edhe një qasje tjetër

përvec qasjes se mësipërme:

*Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua. *Çʼ është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim.

*Kështu kam dëgjuar zërin e shiut, *Ah kur isha i ri dhe i bukur , kujtoja/se tërë shirat e

botës binin për mua.

*Po tani që kanë kaluar kaq shumë vite/E di se s`ka asnjë kuptim që bie shi.

*Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri49

47 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Ave, nena ime”, f. 252. 48 Po aty f. 252. 49 Po aty f. 252.

Page 30: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

30

Uni në vargun e parë na shfaq një prirje prej mazokizmi, duket sikur vuajtja e bën të ndihet

gjallë. Uni ynë frymon prej dhimbjes, prej plagëve. Shiu është përplotësimi i unit, asgjë tjetër se

bën të ndihet “ai-vetja” sesa vuajtja dhe shiu

Shiu në vargun e dytë del si përcaktor dhe aktant njëkohësisht. Shiu pyet unin:Ti je i çmendur që

të pëlqen të lagesh nga balta, tërbimet e mia? Mos vallë nuk je nga ky planet? Çdokush vrapon

prej meje ndërsa ti me një qetësi olimpike rri dhe më shijon, më adhuron...

Shiu në vargun e tretë del edhe si aktant edhe si katakrezë, ndërsa po të merret me teorinë

tradicionale do përcaktohej si metaforë. Vargu shërben si ndërlidhës me vargjet kur uni ishte i ri,

i bukur dhe ndihej e mendonte se bota i takonte atij. Kapërcimi është gjenial si dhe ndërtimi i

imazheve nga një gjendje në transformimin e saj, pra kalimin në një gjendje tjetër. Përkatësisht

nga bota e iluzioneve, luleve, ngjyrave, shpresave kalojmë në botën e kotësisë, pakuptimësisë,

boshit, pra në botën e vërtetë. Në katrenën e dytë ndodh një ndarje-bashkim mes botëve që

përplasen mes tyre, por që nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën si botët e kujtesë-harresës, dashuri-

urrejtjes, jetë-vdekjes.

Në vargjet e para uni vetëledhatohet ndërkohë më pas ai e trajton veten si një qenie të

neveritshme, pra kemi një parpakthim në kohë dhe ngecim në të tashmen ku tani pas kaq shumë

vitesh ai e ka kuptuar thelbin e botës, jetës, të krijimit: Gjithcka për të rrotullohet rreth hiçit,

boshit, kotësisë. E vetmja gjë që vërtetë ia vlen të adhurohet, kuptohet, vlerësohet është nëna, që

është miti i nënës si zot në jetën e tij...

Në dy poezitë e tjera kemi një lloj vazhdimësie të jetës, e cila nis dhe nuk përfundon, ama

edhe në poezinë “Kjo pranverë” ndihet një lloj pezmi, një lloj dhimbjeje, një lloj trishtimi që

trëndafilat nuk celin më si dikur,që pranvera ka ndryshuar nuk është me e njëjta si dikur kur nëna

ishte gjallë. Në ciklin e poezive për nënën është gjithmonë i pranishëm emri zot, perëndi.

Rreshpja vë në kundërvënie zotat dhe natyrën si në vargjet e meposhtme:

*Por tani që nëna nuk është /hapen dyert e hijeve e dalin perënditë ilire/me tunikat e

prera nga mjegullat e lashta/e trëndafilat janë mbyllur në pikëllimin e vet.50

50 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Kjo dhembje”, f. 253.

Page 31: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

31

Ne nuk lahemi kurrë në të njëjtin lumë, ashtu edhe për unin gjithcka evulon, zhvillohet, prishet

ose përmirësohet . Për unin ngjyrat thyhen, natyra prishet, plagët e trupit shërohen vetëm

dhmbja, vuajtja e kujtimet nuk zhbëhen. Poezia “Kjo pranverë” tregon një un´ të zbrazët të cilin

se përmbush më asgjë. Mungesa e dimrit i bën dhimbjet e kujtimet më të forta. Në distikun

përmbyllës formohet imazhi i një të verbri i cili merrte kuptim vetëm përkrah një personi që e

kuptonte, por që ai nuk është më aty: *Eja të dalim në kopësht,/por nëna nuk është më!51

Poezia është një poezi dimri në shpirt, dhe pranvere në natyrë, ai thotë: *Eja me mua në

kopësht,/tani që dimri iku dhe tëra dëborërat kanë rënë52, duket sikur ai po thotë të gjitha

dëborat u shkrinë por ajo në shpirtin tim, që pas ikjes tënde jo, nuk është shkrirë, nuk do të

shkrihet kurrë. Poezia është rrëfimi i aureolave të shpirtrave të vrarë. Në shpirtin e unin jeton një

dimër, i cili nuk do ta braktisë asnjëherë vetëdijen e tij. Ndërsa në trupin e tij veshjet e dimrit i

lënë radhën veshjeve të pranverës...

Poezia e fundit e ciklit të nënës, është poezia “Epitaf”, një poezi e përbërë nga një tercinë

dhe një distik mbyll një cikël por duke lënë pafund dyer e dritare interpretimi hapur. Poezitë e

këtij cikli vijnë të lidhura me njëra-tjetrën kështu poezia “Epitaf” ka një lidhje me poezinë “Ave,

nëna imë” me vargun *Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri.

Poezia Epitaf nis me një fjalë e cila në njëfarë mënyre na lidh me kontekstin e veprës

“Andrra e jetës”, të Mjedjes ,me të cilën ai simbolizonte vdekjen me vargun “Ka shkue me bujt

ke zoja”, fjala “Imezonjë” na bën lidhjen mes jetës dhe vdekjes, duket sikur uni thotë jeta ime,

por në fund duket sikur me emrin e përngjitur imezonjë thotë vdekja ime.

Poezia nis me një pyetje ekzistenciale, dhe duket sikur ikja e saj i shkakton ankth. Dimë

që ankthi është sindroma e të gjithë personazheve të romaneve moderne e postmoderne. Por

ankthin e hasim edhe në poezinë e Rreshpes, dhe po mos ta hasnim këtu nuk do dilte në pah te

asnjë poet tjetër. Ka grimasa të mjaftueshme ankthi që tregojnë se uni ndihet i kapur në kurth, në

kurthin e botës, në kurthin e vetes, në kurthin e vetëdijes. Uni është i mallkuar me art, sheh,

percepton dhe kupton ndryshe dhe e gjithë kjo e bën të dallueshëm për të mos thënë të çmendur

nga pjesa tjetër. Nëna ishte e vetmja që e mbante në korniza.

51 Po aty f. 253. 52 Po aty f. 253.

Page 32: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

32

Vargjet e mëposhtme rrëfejnë një un që e urren pavdekësinë, një un të cilit iu është mërzitur jeta,

i cili nuk di ctë bëjë me jetën dhe jo më me pavdekësinë:

*Imezonjë, si do ia dal pa ty në këtë botë,/i mallkuar me pavdekësi,/si patriarkët e mërzitshëm

biblikë?53

Distiku i cili mbyll poezinë “Epitaf”, e kthen mermerin, varrin, kujtimin e nënës në zot të

gjallë në jetën e tij të një lloji si balada e Dorentinës. Është e padiskutueshme që Rreshpja ka një

ndikim shumë të madh nga proza popullore, por jo distiku i fundit ka një qëllim krejt tjetër në

vrojtimin e bërë prej meje:

*Duhet t`i keshë parasysh disa gjëra,/Tani që nuk je më!54

Vargu i parë është britmë e therur në fyt, e cila thotë: Nënë ti e di se do vdes vetëm, ti e di,

e di që askush nuk do të më ofrojë më një strehë, ushqim të ngrohtë, nënë askush sʼdo me

përkëdhelë më asnjeherë, askush sdo jetë aty për mua, askush sdo vrapojë më pas meje.

Ndërsa vargu i dytë bërtet e thotë: pse ike?!=kthehu , kthehu e më mbro, kthehu e

përkujdesu për birin tënd se vdekja jote e shkatërroi...

53 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Epitaf”, f. 254. 54 Po aty f. 254.

Page 33: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

33

V. Proza popullore dhe Veprat e Homerit si intertekstualitet në poezinë dhe prozën

poetike Rreshpiane…

Intertekstualiteti në veprën Rreshpiane është nis me parahistorinë, me biblën, me Shekspirin,

me Lorkën, me Kavafisin e një sërë intertekstualitësh të tjerë. Në pamundësi për tʼi trajtuar të

gjitha për nga kufizmi i studimit, kemi vendosur të trajtojmë ndikimin dhe intertekstualiten e

prozës popullore në krijimtarinë e Rreshpes si dhe intertekstualitetin e veprave të Odisesë dhe

Iliadës!

Duhet të lajmerojmë që në krye të herës që studimi, përsa i përket intertekstualitetit të

prozës popullore, do të bëhet në mënyrë të përmbledhur dhe mbase paksa në mënyrë të

përgjithshme sepse fondi i poezive që duhet trajtuar janë mbi njëzetepesë. E njëjta procedurë do

ndiqet edhe në rastin e intertekstualitetit të Odisesë pasi Rreshpja me prozën poetike “Marrëzia e

Itakës”, e cila do duhej marrë në studim veçmas për karakterin autobiografik, për metaforën e

kulluar dhe për ngritjen e një teksti-figurë në të.

Studimi do merret me grupe poezish për të qenë analizat sa me të qarta dhe të shpjeguara

… në pasqyrën e lëndës do gjendet me këto tituj pjesët e studimit…

*Ajkuna në qasjen Rreshpiane…

*Balada e Rozafës

*Rapsodia shqiptare e ngjyer me modernitet

*Itaka një histori e cila ka gjithmonë për të dhënë, dhe Odise-Uliksi, i cili ka gjithmonë diçka

për të thënë.

*Iliada e paradokseve të Rreshpes...

Page 34: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

34

VI. Ajkuna në qasjen Rreshpiane…

Një ndër vajet themel në traditën e letërsisë gojore. Elegji epike do e quajë Reshpja në

poezinë e tij “Ajkuna” dhe në të vërtetë e tillë është elegjia e parë epike në historinë e folklorit

shqiptar. Por pse është aq e rëndësishme dhe pse shënon gurin e themelit për një letërsi më të

integruar, më universale?

Në gurrën e folklorit është një çelës kyç për figurën e gruas , zbërthimin e jetës së një

malësoreje, gjithashtu kyc është edhe zbërthimi që mund tʼi bëjmë fjalëve që ajo ulëret nga

shpirti ,na tregon për zakone të ngulitura fort në nderimin e një femre, përkatësisht mallkimet

“T`u shkimtë drita ty o-mori han-e,/qi s`ma çove ay natë nji fjalc,/n`Lugje t`verdha shpejt me

dalë/bashkë me hi n`nji vorr me djalë!”dhe “Mallkue kjosh o mori hanë,/qysh me e lanë

nanën t`padjalë?”55 na tregojnë për këtë gjë identitare të futur gjer në deje në gjakun e një

malësoreje . Amanetet janë një tregues si i zonës por edhe i oralitetit dhe dialektit!

Ajkunës duket sikur edhe emri i fillon me ofshamë. Një nënë e cila qyqe merr rrugën për

tʼu varrosur me të birin e varrosur tashmë. Një nënë që ngulitet si kronikë në gur për mesazhin që

mbart, fuqinë e gruas, dhimbjen e nënës, forcën e karakterit, dhe për flijimin e saj!

Në letërsinë e kultivuar na del në shumë forma dhe shumë trajta por ajo të cilën kemi

marrë si përqasje në qasjen Rreshpine janë; ‘ AJKUNA , AJKUNA PAS BETEJËS”

Rreshpja në qasjen e tij mbi Ajkunën na paraqet në mes të universit folkorik të ngarkuar

me formula hyrëse e mbyllëse,mallkime e amanete, tëtërrokësha e hiperbola, orë e magji na

paraqet një letërsi të një lloj krejt tjetër me të njëjtën temë ,një letërsi të stilizuar gjer në dejin me

të hollë e të vogël,me varg të lirë por të njëtrajtësuar në dhimbje ,tematikë e mesazh përkatësisht

në poezinë e parë kemi historinë të asaj çfarë ndodh ajo që do quhej pjesa epike, pra narracioni,

në pjesën e dytë ose poezinë e dytë kemi vuajtjen , ofshamën , elegjinë , derdhjen e saj në lot e

fjalë, derdhjen e saj në stampim shpirti e memorie, kemi letrarizimin e përkryer të Ajkunës nga

letërsi orale në letërsi të shkruar ku nga gjendje hiperbolike në epos a epikën legjendare kalon në

narracion dhe më pas në metaforë e metonimi të pastër.

Rreshpja na sjell universin e letrarizuar në dy poezi marrë nga një këngë popullore e

kënduar mbase qysh në parahistori, për të mos abuzuar shohim në poezinë thellësisht lirike

“Ajkuna pas betejës “që Rreshpja jo vetëm që i përmbahet të gjithë historisë por e kultivon në

55 Insituti i folklorit , “Epika legjendare” “Ajkuna kjan Omerin” f. 247 -249

Page 35: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

35

mënyrë të përsosur gati-gati me delikatesën dhe kokëfortësinë e Mjedjes, ai nuk shmang asgjë

por thjesht mënyra sesi i fut është aq e pastër dhe organike saqë ne po mos të dinim që ekziston

elegjia “Ajkuna kjan Omerin” nuk do kuptonim intertekstualitin që në këtë rast është i

drejtpërdrejtë. Pra i marrë ,i përpunuar ,i realizuar gjer në detaje taman si një piktor që imiton por

në rikrijim nuk e kupton që duke imituar krijon diçka të re, në një formë të mahnitshme sepse

Reshpja krijon dhe nuk kopjon ai thjesht kultivon , përpunon dhe ngre në super nivel artistik dhe

imazhor një letërsi orale që deri dje këndohej, ai e bën të shkruar, e kthen në art të pastër!

AJKUNA zë një vend të madh bashkë me heroinat e tjera të eposit në letërsinë dhe

folklorin tonë, është një ndër ato këngë të cilat ngelën gjatë në kujtesë si nga fjalët subjekti,

rrëfimi si edhe nga mënyra sesi e gjithë natyra bëhet njësh me dhimbjen, në njëfare mënyre

solidarizohet me nënën e padjalë. Është këngë ku figura e një femre përvecse është lutëtare dhe

heroinë del dhe trashëgimtare e kutisë se Pandorës,del trashëgimatare e endjes së vuajtjeve..

figura e femrës e nënës dhe e gjithë përbërsëve që bëhen njësh me të ,ndodh për dy arsye, e para

se dhimbja tret njeriun ,dhe se femra është e brishtë , është krijesë e pastër e natyrës dhe si e tillë

natyra përkujdeset për bijën e vet!

Ajkuna është një poezi damrësh të prerë që ulëret dhe sintetizon gjithçka në një

pikë, në universin e përbashkimit të dhimbjes në solidarizim! Rreshpja në vargjet e tij na shpie

në një univers krejt tjetër në universin e kujës me emrin e Omerit si pasthirrmë , si ofshamë;

citojmë nga poezia: “Dhe era thërret me kujë nëpër shkëmbinj:/OMER!/Dhe ortekët

rrokullisen nga dhimbja :/OMER!/Dhe vjeshta shkul flokët e gjetheve me dëshpërim :

OMER!/Dhe rrufeja ikën duke shtërnguar plagët:/OMER!/Dhe hëna bën vetvrasje nëpër

përrejntë malorë:Omer!” 56

Janë pikërisht këto vargje të cilat të bejnë të shkosh në universin e përtej-botës së gjallë.

Përsëritja e emrit Omer në formë vuajtje, shpërfaqje dhimbjeje, rrëzim bote, çmendje, shembje

shpirti, dhe në fund si mospërballim i dhimbjes edhe vetvrasje ajo që paralelizohet me këngën

popullore, vdekjen e nënës , dhe bajtjes e saj nga orët por para se kjo të ndodhë Rreshpja ka bërë

vargun kryevepër si mbyllje të poezisë “Ajkuna pas betejës” vargun me citimin e fjalëve të dala

nga goja e Ajkunës që nëm e lë amanete “Shtyu tutje , bir,bëmë vend në varr o shpirt”57 duket

56 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Ajkuna pas bêtes” f. 200. 57 Po aty f. 200.

Page 36: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

36

sikur në vargun e fundit ka imituar edhe formën e epikës popullore ku presja si shenjë pikesimi

përdoret 2-3 herë brenda vargut dhe në fund mbyllet me pikëçuditëse!

Për Ajkunën ka pasur edhe studime ndër të cilat të Natasha Panos në artikullin “FEMRA

SHQIPTARE NË EPIKËN HEROIKE LEGJENDARE”, na tregon për diçka të bukur dhe

gjithpërfshirëse citojmë: “Të një tabani të lashtë në epos janë edhe elementet pagane. Në

vajin e Ajkunës që qan të birin e vrarë nga shkjetë marrin pjesë hëna, dielli, yjet ,

bjeshkët.”

Në një citim tjetër me poshtë Natasha Pano na tregon se : “Të gjitha këto elemente janë të një

shtrati të vjetër, i gjejmë të përbashkëta në epikën greke dhe që përqasen në rastin e

Ajkunës me hyjnitë e motshme greke që vdesin e përtërihen bashkë me bimësinë.” Për ta

treguar këtë marrim vargjet e këngës të cilat na tregojnë më së miri këtë njëtrajtësim të bërë

bashkë! Në vargjet “Kanë lanë kangën zogjt e malit,/kanë lanë kangën me vështrue” “Ka

lshue hana rrezet n`pyllë,/kanë shkrepe hyjzit nëpër qielle,/pyesin diellin : “A e ke pa” /

“nuk po m`len nji ah m`e pa!”.

Edhe Gjergj Zheji është marrë me studimin e Ajkunës. Zheji e përcakton si këngë të

rrallë vajtimi.

Zheji thotë : “ Figura e Ajkunës vende-vende të kujton Hekubën e trojanëve me

madhështinë e saj, me heshtjen dhe durimin e saj , me forcën e ndjenjave si nënë. Ajo nuk

ndërhyn në punët e burrave , por kur sheh që nuk veprohet ashtu siç duhet , kur sheh se ata hahen

dhe zemërohen mes tyre, di të ndërhyjë e të vendosë paqen dhe drejtësinë. Madje, jo rrallë burrat

kërkojnë mendimin e saj, kjo i ka bërë studiuesit të mendojnë se me Ajkunën hasen elementet e

matriarkatit.” Në një pasazh tjetër me sipër ai na flet për diçka që në fakt nuk na shkon në

mendje “është e cuditshmeʺ‒ thotë Zheji, ʺse si një figurë gruaje si ajo e Ajkunës nuk i

përmendet kurrë bukuria sikur kjo të mos kishte rëndësi për një motër a një nënë gjë që nuk

ndodh me figurë tjetër femre sic është sllavja Tanushë!”58

Dhe me citimet e Zhejit e mbyllim qasjen Rreshpian mbi Ajkunën.

58 Gjergj Zheji “Folklori shqiptar”, pjesa e 4 f. 178-179, mbi pjesën Cikli i Kreshnikëve.

Page 37: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

37

VII. Balada e Rozafës…

Balada e Rozafës është nga ato perla të gurrës popullore, dhe Rreshpja ynë duke qenë

shkodran 24-karatësh e dashuron baladën e Rozafës, dhe materialin e gurrës popullore. Materien

e gurrës popullore e ka marrë, e ka ngjyer me modernitet. E ka kthyer në një himn për jetën, për

sakrificën e idealeve të ndershmërisë, besnikërisë, dhe të pasojave kur ruan besnikërinë dhe nuk

thyen parimet e moralit e të besës.

Gjurmët e baladës se Rozafës i gjejmë që në fillesat e para, kur Rreshpja nisi të shkruajë,

e të njihet si poet, në variantin e ripërpunuar të poezisë “Rapsodi Shqiptare”, na del figura e

Rozafës, e cila nga njeri merr përmasat e hyjnisë. Ajo pranon të sakrifikohet që biri saj të rritej

trashëgimtar i një fisi të lartësuar e me pasuri. Bie në sy, dyshimi apo tallja, një formë ironie që

ngjan me apologjinë ose mund të jetë edhe e tillë kur flet për dashurinë që shtrohej në themele

legjendash:* Degjova:/Rozafa i fliste vogëlushit ilir:/Binin gurët mbi zërin e saj./Që koha kur

dashuria shtrohej mbi themele të rënda/legjendash.59

Vargu “Binin gurët mbi zërin e saj”, duket se megjithëse ajo pranoi të sakrifikohej, donte që

ti fliste , ti këndonte birit të saj, donte që ai ta mbante mend, zëri na vjen si element kujtese

përmbi gjithcka, ndërsa gurët na vijnë si antinomi e zërit, nëse zëri vjen si element kujtese, gurët

vijnë si elementi që mbyt kujtesen, që sjell heshtjen, harresën, dhe mbyll cikle që nuk do ti

kujtojë më askush…

Në një himn-elegji për Shkodren e tij na del serish figura e Rozafës:*Dua të them që

dashuria ime i ka rrënjët në vjeshtat tua/Kur bie dritë e verdhë gjethesh/Dhe lëkunden degat e

shirave;/Që gravura jote më rri e varur në shpirt,/Gravura jote e ngritur gurë-gurë mbi sytë e

bukur të Rozafës.60

Është një himn-apologji për qytetin e tij. E gjithë poezia ndalet te bukuritë e qytetit, por në

këto vargje të ngritura në rrafsh metaforik, dhe më pas me një shtresim simbolik na lë të

kuptojmë që këto vargje i kushtohen kështjellës së Rozafës.

Balada e Rozafës është një mit sakrifice, me pikënisje pagane që nga grekërit e lashtë dhe

deri në ditët e sotme vazhdon të jetë një rit pagan. Balada e murimit vazhdon të jetë një element

59 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia, “Rapsodi shqiptare” f. 52, “Rapsodi Shqiptare {variant i ripunuar} f. 106. 60 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Ne kete qytet” f. 78.

Page 38: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

38

ballkanik sot e kësaj dite. Miti i sakrificës del edhe në librat fetarë si në besimin katolik në

“Bibël” ashtu edhe në besimin mysliman në “Kuran”. Po si na del miti i sakrificës kaq i lidhur

me shpirtin dhe artin poetik Rreshpian njëlloj apo me ngjyrime moderne ala Frederik Rreshpja?

Rreshpja gjithcka e ka punuar sipas stilit dhe shpirtit të tij. Shpirti i tij i pakompromis e ka bërë

të pavdekshëm. Poezia e parë e plotë kushtuar Rozafës ka një lidhje esenciale, rrënjësore me

baladën. Poezia “Rozafë!”, bie në sy për shenjën grafike të pikëçuditëses në titullin e poezisë dhe

e gjitha ngjan si një përshpërimë veshi se edhe emri është i pashquar “Rozafë”.

“*Kështu mbaroi rinia jote,/Gji djalit mirë si dhe/Zbrite madhështore në varrin

gjigand”61

Poezia nis si një bisedë, që në titull ka tone serioze dhe madje tone keqardhjeje të përzier

me melankoli dhe trishtim. Tercina e parë na çon menjëherë në thelb pra në intertekstualitet,

dimë që Rozafa ishte nusja e vogël e shtëpisë kështu që ishte më e reja, djalin e kishte me gji dhe

ia një pjesë e mirë e historisë u përmbodh me dy vargje por vargu i tretë i tercinës na bën konfuz

me përdorimin e dy epiteteve të cilët dalin të plotë edhe si shterpe njëkohësisht.

Vargu i tretë është i lidhur drejtpërdrejt me mitin e sakrificës, thënë ndryshe drejpërdrejt

me sakrificën, sepse Rozafa pranon menjëherë të muroset dhe varri gjigand është një epitet që i

përket kështjellës se Shkodrës. Zbresim me poshtë në poezi :

“*Cfarë andërroje ti/kur shekujt dhe gurët lyheshin me gjak? /Barisje ndër netët e

zeza,/Kërkoje tand bir,/Dhe qumështi përzihej me gjak.62

Vargjet e mësipërme tregojnë që tradhtia, mungesa e besnikërisë, prerja në besë sjell plagë,

ndaj edhe Rreshpja e rrit dramacitetin e poezisë në vargun kur pyet, se koha është në rrjedhje të

vazhdueshme dhe gurët në ndryshim të vazhdueshëm, prej ujit, gërryerjes, erozionit, e një sërë

faktorësh të tjerë. Në vargun e tretë në epitetin-joepitet se netët të zeza janë, por këtu vjen me

kuptimin e të zezës, fatkeqësisisë, të keqes; duket sikur Rreshpja qan njëlloj si Rozafa, të dy

qajnë për fatin e saj, dhe qumështi vjen si simbol i mirësisë, i rritjes, i fortësisë ndërsa gjaku si

eliksir i jetës, i jetëgjatësisë dhe qumësht-gjaku do rrisnin birin që në baladë thuhet: E biri? Biri

u rrit , luftoi e trimnoi…

“*Kështu arrije deri te ne/tue shty gurët,/tue shtye shekujt,/Gurët dhe shekujt stërpike me

qumështin tand,/Gjithnjë e fortë,gjithnjë bujare,/Me bukurinë tande shqiptare.”63

61 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rozafe!” f. 74. 62 Po aty, f. 74.

Page 39: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

39

Rreshpja elementin e thurjes me rimë e ka të vetën dhe madje element identifikues shumë

të fortë të poetikës së tij që e ka modernizuar skajshmërisht. Në poezinë “Rozafë!”, që bën pjesë

të vëllimi i parë i tij me poezi i vitit 1968 “Rapsodi Shqiptare”, ka rënë në kurthin e folklorit, dhe

ngjan si një rimë tradicionaliste pothuaj stil bejteje. Vetëm dy vargjet e fundit kombinohen me

një rimë të puthur që është vetëm kombinim i jashtëm rimik . Përtej stilit të dy vargjeve të fundit

ky gjashtërrokësh shpreh admirim për femrën shqiptare, për forcën, bujarinë, por sidomos për

bukurinë, durimin, mosdorëzimin dhe pjellorinë e saj…

Balada e Rozafës është e shtrirë në kohë dhe vepra te Rreshpja, nisin me veprën e 1968

vazhdojnë me atë të 1973 dhe vijojnë me poezinë që do marrim tani e botuar në 1994 në

vëllimin minimalist “Erdhi ora të vdes përsëri”, poezia është “Rozafa e flijuar” e përbërë nga dy

distikë dhe një katrenë.

E gjithë poezia është e mbushur nga një dhimbje krenare që nuk na lë të kuptojmë në është

pështjellim mllefi, nënshtrimi, pranimi dhe lotësh apo është një dhimbje krenare që vazhdon të

luftojë?!

Në poezi përmenden zotat si një thirrje për të marrë fajin ose pranuar gabimin : “*Tutje pas

mjegullës perënditë ilire/Dëgjonin ankthin e gurit:Imzot/Si më këmbeve me një qytet/Ti s`më

këmbeje as me zotat?64 Katrena e mësipërme duket si një thirrje e Rozafës ndaj zotave , edhe

shenjat grafike janë në këtë formë. Bën përshtypje se në distikun e mbylljes, Rreshpja, cili

padyshim ka qenë fanatik i botës se miteve dhe perëndive paganë, përmend Medaurin zotin e

pajtimit, një perëndi ilire i cili ishte mbrojtës i qytetit, dhe kjo e fundit duket si një thirrje e

dëshpëruar që sakrifica të mos shkojë dëm: “*O Medaur, bekoje këtë qytet që lindi nga një

grua/Tani që ra hëna e syve të mi!65

Poezia ka një nisje fantastike, por që ka nevojë për një analizë me të gjatë, nis me vargjet :

“*Ule nga supet këtë qytet, mëmëzo!/Kështu lutej foshnja tek floknaja e gurit.”66

Poezia nis me një urdhër, një urdhër që nuk zbatohet dot. Fjalët vihen në gojen e një

engjëlli, në gojën e pafajsisë , në gojën e foshnjës për të na lënë të kuptojmë që supet e çdo njeriu

janë të prera për të mbajtur mbi supe fatin dhe riskun e vet. Fjala “Mëmëzo” vret si emocion, si

imazh si formë-përmbajtje, është një thirrje për të treguar që mëmëzimi është gjëja më e

63 Po aty , f. 74. 64 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia. “Rozafa e flijuar”, f. 146. 65 Po aty, f. 146. 66 Po aty, f. 146.

Page 40: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

40

vlefshme dhe kuptimplote në këtë botë. Ka një dyzim në fakt në vargjet e mëposhtme që me fjalë

të thjeshta do shpreheshim që sakrifica për ngritjen e qytetit ia vlen. Sërish hetojmë fijet e

intertekstualitetit, sepse në baladë, Rozafa kërkon që gjithë anën e majtë tia linin jashtë por këtë e

thyen e de-mitizon Rreshpja…

Dy vite me vonë në vëllimin me poezi “Lirika të zgjedhura”, të vitit 1996, del e trajtuar

sërish figura e Rozafës. Në poezi të cilat në thelb përshkruanin emocionet dhe lidhjen e tij me

qytetin e vet. Poezi në të cilat del hapur intertekstualiteti me baladën e Rozafës, madje më qartë

se në poezitë a vargjet e analizuara më sipër. Le të nisim me poezinë “Kthim në vendlindje”,

është katrena e parë e cila është e gjitha kushtuar Rozafës, dhe është e gjitha intertekstualitet:

“*Ja, u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve/ngritur gurë-gurë/Mbi supet lakuriq të

një gruaje/nga vëllezërit tradhtarë.67

Këto vargje janë të mbushur me analogji, ku vargu i parë na tregon për të gjithë periudhën e

bukur të Shkodrës, i dyti për historinë e fillimit të kështjllës që ngrihej ditën e shembej natën, i

treti për flijimin e Rozafës , i katërti për të gjithë tradhtinë, pabesinë, mosmbajtjen e fjalës dhe

nxjerrjen në shesh të sekretit, që shkojnë e vrapojnë në shtëpi për tíu a treguar grave dhe rrëfyer

që nesër nuk duhet të shkonin në asnjë mënyrë të çonin ushqimin… dhe në balade ka një thurje

intrige, tradhtie dhe pabesie të llahtarshme…{baladën bashkangjitur}

Vargjet e fundit që do marrim në analizë përsa i përket Rozafës janë nga poezia

“Shkodrës”, dhe janë në një anologji dhe intertekstualitet me vargjet te “Rapsodia shqiptare

varianti i ripunuar”:

Analogjia

Shkodrës : *Ja qyteti i arnuar me fosile mitesh,/Selia e mbretërve ilirë/Ngritur gurë-gurë mbi

sytë e

jote e ngritur gurë-gurë mbi sytë e bukur të Rozafës.68

Vargjet janë një intertekstualitet i pastër sepse rrëfejnë edhe për legjenda të tjera. Thelbi

është Rozafa por mund ta lidhesh edhe me fije të tjera mitesh-legjendash që qarkullojnë për

Shkodrën që janë të shumta. Analogjia vihet re qartas ndryshon vetëm emri nga i përveçëm të

67Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia, “Kthim në vendlindje”, f. 208. 68 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Ne këtë qytet” f. 78

Page 41: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

41

Rapsodia “Rozafës” në emër të përgjithshëm të Shkodrës “Një gruaje” që prapë e veçon emrin

më të bukur të një gruaje/Nga pellazgët hyjnorë.69

Rapsodi shqiptare: * Dua të them që dashuria ime i ka rrënjët në vjeshtat tua/Kur bie dritë e

verdhë gjethesh/Dhe lëkunden degat e shirave;/Që gravura jote më rri e varur në

shpirt,/Gravura numërorin-përcaktor “një”.

Miti i sakrificës në sytë e Rreshpes del si një himn heroiko-tragjik, por me shumë grimca

bukurie, dashurie, admirimi e adhurimi, respekti dhe përunjtësie për të. Shpesh intertekstualiteti

ngre panteone, shpesh i rrëzon ato, balada e murimit, ishte panteon i ngritur por Rreshpja e ktheu

në skulpturë, një skulpturë të cilën e pikturoi herë me dhimbjen e natës, here e leu me

folklorizëm dhe herë iu dorëzua dhe herë-herë e pikturoi edhe me pafundësinë e qiellit…

69 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia, “Shkodrës”, f. 234.

Page 42: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

42

VIII. Rapsodia shqiptare e ngjyer me modernitet…

Nëqoftëse themi Rreshpja, kemi thënë modernitet. Në rrënjët e tij Rreshpja nuk ishte aq

modern, koha dhe vuajtja e perfeksionuan. Ne do merremi me intertekstualitetin e rapsodisë dhe

tek-tuk do merremi edhe me elementë të tjerë që është e pamundur tʼi shmangim…

Në fillesat e krijimtarisë së tij poetike Rreshpja i sheh me admirim gjithë figurat e shquara

të traditës dhe historisë tonë. Do ishte e udhës të merreshim edhe me imvariantin e kësaj poezie

sepse nga variant i 1968 në atë të 1973 nuk ndryshojnë vetëm foljet p.sh:

Rapsodi shqiptare{1968}: Nëpër qiellin e kasolles përshkoheshin lartësitë/Nëpër shpirtin e

rapsodit përshkoheshin kaltërsitë.70

Rapsodi shqiptare{1973}: Nëpër qiellin e kasolles depërtonin lartësitë/Nëpër shpirtin e

rapsodit depërtonin kaltërsitë.71

Folja përshkoheshin zëvendësohet me depërtonin. Në shëtitjen në fjalorin shqip-shqip ,

përshkimi është kalimi i një distance të shkurtër të një kalimi nga një gjendje normale në mënyrë

të papritur në një gjendje tjetër që kalon shumë shpejt ndërsa depërtimi ka kuptimin e të

kapërcyerit diçka me forcë a me vështirçsi a me mënyra të stërholluara e dinakëri, pra folja luan

një rol shumë të madh në këtë imvariant, nëse në 1968 Rreshpja i shihte gjërat më sipërfaqësisht,

në 1973 ka ndryshuar gjer në dej, kujdeset për foljen për kuptimin dhe elementet e vogla, në

imvariant ka edhe një sërë ndryshimesh të tjera.

Imvarianti i `73 na parqet edhe veçori të tjera; shtim strofash, shtim figurash dhe

intertekstualiteti, ndryshim tingujsh, zëvendësim emrash, figurash, ajo çka ruan është

intertekstualiteti, të cilin e merr drejtpërdrejt nga epika legjendare. Në versionin e `68 kemi një

rimarrje të çdo fillim strofe vargun: Rapsodi shqiptare - që na vjen në paralelitet ose analogji

me vargun formulë hyrse të rapsodive të epikës legjendare – lum e lum për t`lumin zot – i cili

del në variante të ndryshme formimi.

Në imvariant na ndryshon edhe struktura e poemës. Varianti i `68 në pjesën e parë kemi tri

tercina një distik në variantin e `73 kemi dy katrena. Ndryshimet vihen re edhe në strukturën e

brendshme të vargut. Në variantin e `68 Rreshpja ruan një varg të ngjashëm me vargun

folkolorik. Uni prej dashurisë dhe ndikimit të traditës bie në patetizëm me rimat e puthura që

përdor herë pas herë si lartësitë=kaltërsitë , ose rimën e alternuar gjatë=natë, ndërsa në variantin

70 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rapsodi shqiptare” f. 52. 71 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rapsodi shqiptare” f. 105.

Page 43: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

43

e `73 kemi një varg më të matur, një stolisje më ndryshe, nëse në `68 kemi një strukturë

mbizotëruese katrenën, në `73 me shtimin e strofave përdor një pjesë plot me distik,

pesëvargshin shoqëruuar me tercinat. Kombinimet janë të pafundme, ky është një element që e

bën Rapsodinë shqiptare një poemë të ngjyer me modernitet.

Poema është e mbushur me intertekstualitet, por në studimin e intertekstualitetit të poemës do

përkapim edhe metaforat-imazh krijuar me tharmin e traditës por të ngjyer me modernitet.

Poema e ´63 që në tercinën e parë ka shfaqje të elementeve autoktonë, malsorë, ballkanas: *Dy

tela të gjatë tendosi rapsodi72 = analogjia me ciftelinë, instrumentin autokton malësor.

*Dhe u ul këmbëkryq nën qiellin e kasolles73= analogji me elementin e mikpritjes dhe me

zakonin e malsorve, burrat e zakonit ulen në sofër këmbëkryq, ky varg ka analogji edhe me

shprehjen “ Bukë e kripë e zemër të bardhë”

*Klithën telat nën gishtat e tij,74 = Ballkanasit janë popuj emotiv, dhe janë shpirtbrishtë,

elementi i dhimbjes, i emocionit i të ndierit të dhimbjes del prej kësaj metafore të thellë moderne.

Interpretimi i vargu është subjektiv, kështu që hapsirë për debat mbetet gjithmonë, por jo kur

jepet një interpretim personal si ai i mësipërmi.

Në Rapsodinë Shqiptare del edhe balada e Rozafës të cilën nuk do ta trajtojmë më në këtë

pjesë pasi e kemi trajtuar në pjesën “Balada e Rozafës”…

Në variantin e `68 na del edhe një intertekstualitet historik me emrin e vjetër me të cilin

njihnin Shqipërinë =Arbëri të Rapsodia na del derivati “arbe”.

Në poemë vjen fryma baritore, e armiqësisë, e luftës e lidhur drejtpërdrejtë me Lugjet e verdha të

Jutbinës, ku shqiptarët luftonin me malazezët e serbët për ruajtjen e kufijve:

“*Dëgjova:/Ulërinin fushat e shkretueme nga zjarret/në sfond plageëh dhe alarmesh./Nën

tinguj shpatash dhe kumonësh arbe,/mbi ledhet e moçme/burrat kryqëzonin armët.

Rapsodi shqiptare!/Zanet e vendit tim të lashtë dëgjova.75

Rapsodia e vitit `68 ka një sërë elementesh autoktone, dhe një sërë intertekstualitetesh. Kemi

analogji dhe intertekstualitet me “Kanunin e Lekë Dukagjinit”; nga e shohim lidhjen apo

kuptojmë analogjinë me kanunin? Së pari, analogjia me kanunin del në vargun e parë : Pleq

72 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rapsodi shqiptare” f. 52. 73 Po aty f. 52. 74 Po aty f. 52. 75 Po aty, f. 52.

Page 44: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

44

kokulun mbi nene të zverdhuna76, ne e dimë që e vetmja vepër e vjetër shqiptare e shkruar me

nene është kanuni. Interteksti në vargjet e mëposhtme vjen edhe i ndërthurur me modernitet, me

vargun metaforë: “Mbi labirinte fjalësh që duheshin zbërthye”.77 Vargu na tregon për shumë

nene që nuk janë të arsyetura në kanun. Kemi një miks të absurdit i cili ngatërron qëllimin,

arsyen dhe krijimin. Rreshpja si mjeshtër i poezisë dhe risisë përdor parodinë në poezi, figurë e

cila kryesisht i përket romaneve. Uni e tall, e parodizon, nuk bie dakord me kanunin pothuaj në

asnjë nen të shkruar në të. Vargjet e mëposhtme përshkohen nga trishtimi, keqardhja për një

popull që nuk kupton dallimin nga një vepër-muze dhe të një vepre funksionale. Në vargjet e

mëposhtme përmendet plaga e gjakmarrjes, dhe kanuni del si një e keqe e cila duhet shfarosur

“*Pas çdo fjale si nën mjegull lëviznin tytat/Shfaqej diku hapsina e ftohtë e trishtimit./Nën

shiun e lotve dhe të gjakut/Gur-gur rritej murana e varrit/si elegji e vetmueme.”78

Poema vjen me një mbylje folklorike, në analogji me epikën legjendare me anaforat:Në fund

të+në fund të=mbas sodit+mbas sodit. Por moderniteti na vjen i shfaqur sërish, përmes një

pohimi të cuditshëm në vargun : Gjithcka asht thanë kjartë dhe rimat me pushkë janë formue79

Varg që përplaset me mbylljen e poemës, e cila është e gjitha rimarrje e prozës popullore e

përpunar sipas stilit Rreshpian, mbyllja ka një tradicionalizëm të tepruar : “Në fund të përrejnve

paëhe qiellin e Shqipërisë,/Në fund të rapsodive pashë vetë Shqipninë.”80

Në versionin e `73 do merremi me elementët e rinj të intertekstualitetit dhe grimca të vogla

moderniteti pa u larguar nga tema qendrore që është intertekstualiteti.

Interteksti na del me balada ose legjenda, në pjesen e gjashtë kemi një analogji intertekst me

legjenden e Gjergj Elez Alisë. Në fillim vjen elementi i paralajmërimit me vargun: Klithën

telat!81. Më pas kemi një intertekstualitet të pastër pothuaj riprodhim të këngës së Gjergj Elez

Alisë.

Raspsodi Shqiptare 1973: Ky është zëri i balozit që vinte nga deti82

Kënga Gjergj Elez Alisë: A dalë zani e paska marrë dhen/ Se i baloz i zi a dalë prej detit83

76 Po aty, f. 52. 77 Po aty f. 52. 78 Po aty f. 52. 79 Po aty, f. 52. 80 Po aty f. 52. 81 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Rapsodi shqiptare” f. 107. 82 Po aty f. 107 83Marrë nga Shkodradaily.com

Page 45: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

45

Jemi ende në fillimet e Rreshpes dhe përsosmeria nuk ekziston ende në poezitë e tij.

Interteksti në vargjet e mësipërme vjen pothuajse i papërpunuar fare.

Edhe në një fragment tjetër kemi një intertekstualitet të papërpunuar, që është marrë tharmi i

gatshëm dhe i ndërfutur me disa ndryshime pothuaj inekzistente, shembujt:

Rapsodi shqiptare 1973: Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia/qysh nant` vjet nant` varre në

shtat m`i ka./Sa herë që Evropa dërgon baloza ,/ ngrihet nga shtrati trimi/Si era nga fundi i

pyjeve.84

Kënga Gjergj Elez Alisë: Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!/Që nand` vjet nand` varra në

shtat m`i ka;85

Poezia ka edhe elementin e instrumentit të lahutës si një shenjë autoktonie por edhe

paralajmërimi: Si një rrap ndanë dallgëvve gjëmon lahuta.86

Interteksti vihet re edhe në pjesen e shtatë sa i përket strukturës se tekstit e ndërtuar me

anafore, dhe në fund me mallkim i cili është njëlloj si të kënga e Ajkunës por ndryshon objekti:

Progresioni asimetrik zakonisht vjen në këtë lakore pas ndarjes vjen dhembja dhe më pas

shpërthejnë lotët, Rreshpja e paraqet keshtu: Shkelur nga dhembjet, nga ndarjet, nga lotët.87

Pra Rreshpja thyen rendin sintaksor dhe logjik duke ndërtuar një kanon ose ligjësi të re.

Çka bie shumë në sy përveç anaforave, enumeriocionit dhe si të thuash kundërshtive

kontekstuale ku Rreshpja vë përballë gjurmët e kurbetlinjëve dhe mushkave, vihet re mbyllja me

mallkim: Mallkuar kjosh oj fushë e Korabit88=Mallkue kjosh , o mori hanë89

Në pjesën e parafundit të variantit të `73 ka një shumësi intertekstesh brenda disa vargjeve.

Në tercinën e parë del balada e Kostandinit dhe Dorentinës, e cila vjen si ecje në kohë si gjysmë

de-mitizim dhe gjysmë ri-funksionalizm. Vihet re që pjesa e parafundit nis me thirror ose

pasthirrmë në gjuhë. Distiku përmbyllës nis me anaforë dhe përfundon me antitezë:

84 Po aty f. 107. 85 Marrë nga Shkodradaily.com 86 Po aty f. 107. 87 Po aty f. 108. 88 Po aty f. 108. 89 Marrë nga Epika legjendare, botuar nga Instituti i folklorit, Cikli i Kreshnikëve, Tiranë 1966, kënga Ajkuna kjan Omerin, f. 248.

Page 46: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

46

Trimin përrejntë e shpinin poshtë/trimin këngët e shpinin lart! 90 anafora formohet me fjalët

e fillimit trimin-trimin, kurse antiteza me ndajfoljet poshtë-lart.

Duke u rikthyer të thirrori fillimit, në vargjet e para kemi intertekst , referenca apo thjesht një

loje ambiguitetesh? Kemi një intertekst në formë ambiguide. Formë e cila më vonë krijon

analogji me Hanko Hallën e Ali Asllanit ku në qendër të asaj vepre është lufta e brezave dhe

lufta për emancipim. Loja që thur Rreshpja është e rrezikshme sepse:

kemi emra që na cojnë drejtpërdrejtë nga teksti i unit në intertekste veprash të tjera: “*O. o/Ç

`është ky trim i vetmuar që zbret mjegullat e poemave?/Mos kalëron mbi detra legjenda

Kostandinit?”91 Forma është shumë konfuze, sidomos kur kalon në vargun tjetër : Mos vjen

duke shkelur mbi varre Hankoja e bukur?92

Kemi kalimim kapërcimin e gjendjeve nga dhimbja në ironi, nga seriozja në tallje, nga e

frikshmja në parodi, parodi e cila merr edhe trajtat e groteskur në një farë mënyre.

Ne dimë që Hanko Halla e Ali Asllanit ishte plakë, dhe tashmë i kishin rënë hiret të cilat ajo tani

i vajtonte kur futej në të thella, apo kur futej në kujtimet e rinisë. Parodia vazhdon në tercinën e

mëposhtme ku përveçse ndërton parodi dhe tallje ndërton dhe patetizëm me rimën AAA:

“Hanko, mos kalo mbi varre/se të vdekurit i ngjalle,/të gjallët në dhe i kalle!”93Rreshpja i

krijon qëllimisht këto dy gjendje apo përvoja të kundërta për të vënë në përqasje krahasuese ose

për të bërë dallimet mes traditës dhe të resë përmes legjendës së Kostandindit dhe Hanko Hallës.

Në vargjet e mesipërme sërish ka një antitezë këmbë-e-krye = të vdekurit-të gjallët, i ngjalle-

në dhe i kalle…

Pjesa tjetër është diçka të cilën e kemi analizuar në variantin e `68. Ajo çka mbetet për tʼu

thënë është se që në fillesat e tij Rreshpja ka pasur tendecat të bëhet modernist. Mbase ai është

poeti më modern, simbolist dhe hermetik shqiptar. Që në fillesat e tij shihen progresionet , lojrat

me përmbysjet e rendeve, metaforat e gjata, me tingujt, me kundërshtitë e këndshme bëjnë që

rapsoditë e tij shqiptare të jenë gjithmonë të ngjyera me modernitet…

90 Po aty f. 109. 91 Po aty f. 108. 92 Po aty f. 108. 93 Po aty f. 108.

Page 47: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

47

IX. Itaka një histori e cila ka gjithmonë për të dhënë, dhe Odise-Uliksi i cili ka

gjithmonë dicka për të thënë…

Rreshpja është një mishërim i mitit të Odisesë në botën europiane dhe i Uliksit në atë

amerikane. Lidhja e poetit dhe e intertekstualitetit me Odisenë dhe Itakën nis që në vitin 1994 në

vëllimin “Erdhi ora të vdes përsëri”. Është pretenduar dhe thënë gjithmonë se stili i Odisesë është

lirik dhe duket sikur Rreshpja “i ka vjedhur” natyrën e vargut. Rreshpja i vodhi vargun, por solli

një formë të re. Poezia Djemtë e detit, vjen e pajisur me intertekst nga figura-mit e Odisesë dhe

me një paradoks i cili krijon përplasjen, kontrastin që i duhet një poezie.

Pëlhura e re ka një ndërtekst të drejtpërdrejtë. Flitet për një mit , mitin e Itakës, por Itaka nuk

del si lokacion konkret, del si mohim pohues pra, mohon ekzistencën e një vendi-miti-bote që

ekziston prej shekujsh dhe e beson se nuk ekziston, por thelbi është që uni lirik ka humbur

besimin në ishuj, në tokë, në dhe, nuk është më një Ante-u që merr fuqi prej dheut por është një

Poseidon që do të rrijë vetëm mbi ujra, edhe ky një Poseidon i rremë.

“*Tani jam bir i hënës/Tërë ishujt e tjerë janë të rremë/Jo, nuk ka Itakë në këtë botë.”94

Uni është i zhgënjyer nga bota, dheu, toka, brigjet, dritat të cilat iu qenë premtuar por

nuk iu dhanë. Intertekstualiteti shfaqet sërish në distikun e fundit me analogjinë e mitit të

Odisesë. Edhe Odiseja mendonte se nuk do arrinte kurrë më në Itakë.

Uni ynë e ka humbur besimin,shpresën, dritën, sërish në analogji na kujtohet mosbesimi dhe

endja e Odisesë për 10 vite nëpër detra e vende të frikshme, gjë që na e pasqyron distiku i fundit.

Distiku i fundit na vjen si përballja me veten dhe atë që nuk do gjejë kurrë, pra as veten as dheun,

as botën as shtëpinë e tij: “*Nuk kam për t`u kthyer më kurrë/Sepse nuk kam besim në asnjë

breg.”95

Poezia “Juda”, ka një intertekst me citime. Përbëhet nga një katrenë dhe distik.

Juda→Krishti→kryqëzimi=Bibla, na lidhin me biblën dhe një sërë veprash të tjera si veprat

“Tundimi i fundit” , “Darka e gabuar” etj.

Shamia e Desdemonës→Jago=Otello i Shekspirit

Troja =Iliada

Uliksi→Barku i Kalit→ Ideja e tij për të shpikur kalin e Trojës=Iliada

94 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Djemtë e detit”, f. 189 95 Po aty f. 189.

Page 48: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

48

Pra kemi një shumësi intertekstesh të përftuara nga citimet e drejtpërdrejta. Pa u shpërndarë nga

tema qëndrore do merremi me intertekstin, e figurës, veprës, mitit të Odisesë, i cili ka përherë

diçka të re për të na thënë, pohuar, habitur.

Odiseja në këtë poezi shfaqet si luftëtar hileqar, si një njeri parazit me mendje gjeniale. Rreshpja

i jep lavdinë dhe mjerimin njëkohësisht në këtë poezi Odisesë. Vargu pyetës, përmbyllës i

poezisë “Juda” ngre një mori dilemash dhe pikëpyetjesh: Nuk ka për t`u kryqëzuar kurrë ky

njeri?

Uni ka një mëri ndaj këtij miti, ai nuk do t´ia dëgjojë më historinë e Uliksit pasi i përngjan me

fatin e vet. Poezia dënon tradhtinë, pabesinë. Poezia e vë në loje këtë ves dhe e nxjerr në pah

si dicka që nuk do të vdesë kurrë.

Juda+Shamia e Desdemonës+Uliksi në barkun e kalit+pabesia e njerzve ndaj krishtit=

TRADHTIA.

Ajo çka nuk mund të lëmë pa përmendur janë antitezat e forta që krijohen brenda poezisë duke

nisur një opozicion brenda vargut të parë , dosje><shpatën, janë dy elemente të rëndësishme,

dosjet janë simbol i racionalizmit i arsyes dhe i dokumentimit, ndërsa shpata e luftës, vrasjes,

përgjakjes, jo arsyes.

Antiteza tjetër që përkapim është Troja><Uliksi në barkun e kalit, e para përfaqësonte një

kulturë, një ndërtim, një vazhdimësi, ndërsa i dyti tradhti, plaçkitje, rënie shkatërrim, dhe

vdekje prerje e një jetë, kjo antitezë apo opozicion krijon analogji me shprehjen “një kunjë

shkrepseje mund tʼi japë fund një pylli të tërë”.

Opozicioni tjetër është Juda-Krishti njëri simbol i tradhtisë, tjetri i sakrificës, pra njëri shkon

me urrejtjen tjetri me dashurinë, njëri paraqitet si shkatërrim tjetri si shpëtim pra shohim

opozicione ekzistencaliste. Poezia ka në bazë krahasimin e përbërë nga dy krahasime të

fuqishme, “Rri në tërë kolltukët si Uliksi në barkun e kalit, dhe i pavdekshëm si Krishti”. Për

gjithë çka thamë më sipër jua ilustrojmë me poezinë më poshtë:

“JUDA

Page 49: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

49

*Kur nxorri dosjet, në prisnim atë, shpatën,/Shaminë e Desdemonës ose

asprat/Alo,Troja?/Rri në tërë kolltukët si Uliksi në barkun e kalit.”96

“ *Ç`është ky njeri i pavdekshëm si Krishti?/Nuk ka për t`u kryqëzuar kurrë ky njeri?”97

Poezia “Yjet e detit” e cila ka si intertekst mitin e Odise-Uliksit ose Itakës ose të dyjave

bashkë. “Yjet e detit” është pjesë e vëllimit të fundit me poezi të Rreshpes, në vëllimin “Në

vetmi-2004”. Poezia është imvariant i poezisë “Djemtë e Detit” por edhe variant origjinal përsa i

përket formës, stilit të ripërpunimit, metrit të vargut që i afrohet më tepër heksametrit homerik,

por edhe me metaforat dhe imazhet e krijuara…

Nisja, vargjet dhe interteksti janë njëlloj si te poezia “Djemtë e detit: “*Jo, nuk ka Itakë në këtë

botë/Tani jam bir i hënës , tërë ishujt e tjerë janë të rremë.”98 Përveç inverses në këto vargje

sʼka asgjë të re, pra është rimarrje dhe përpunim i poezisë “Djemtë e detit, ndërsa katrena vijuese

është ajo çka i jep frymën e re poezisë: “Shpirtrat e ujit të shtyrë nga dhembja/Vështrojnë që

prapa shirave./Por unë sʼkam për t`u kthyer më kurrë,/Më kurrë, nuk kam besim në asnjë

breg.”99 Dy vargjet e para të kësaj katrene janë të reja, pra dhembja është kaq e madhe sa shihet

edhe pas shirave…

IX.I. Marrëzia e Itakës, që nuk çmendet kurrë...

Rreshpja ka shkruar një roman, disa përralla, por ka shkruar edhe një prozë poetike

mbushur me elemente moderne dhe autobiografike… titullohet “Marrëzia e Itakës”, e cila është

e përbërë prej 44 frazash ose periudhash e ndërthurur edhe me poezinë “Vinjetë” dhe “Diku,

kudo”. Ka pjesë që janë kompozuar me vetëm një rresht por që vlejnë sa mijëra faqe, për nga

shkallët e intertekstualitetit, interpretimeve dhe ngjyresave që mund ti japësh… Mungojnë

numrat 6, 36, 38, 40, 44, 45, kjo mund të shpjegohet edhe me një simbolikë që do ta rimarrim në

fund nëse do mundemi...

Marrëzia e Itakës nis me një mbishkrim-mbivënie direkt poshtë titullit, që bëhet lajtmotiv

edhe i pjesëve të tjera. Rrafshi personal dhe universal nuk mund të rrinë kurrë bashkë, në botët

96 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Juda”, f. 198. 97 Po aty f. 198. 98 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Yjet e detit”, f. 277. 99 Po aty f. 277.

Page 50: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

50

normale, por kur bëhet fjalë për botën e Rreshpes dhe botën e Marrëzisë së Itakës, këto dy botë

qëndrojnë bashkë përsosmërisht.

Pra menjëherë pas titullit na shfaqet fjalia-varg: “Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet, tha

Jezui në mal.”100 Fjalia e mësipërme na con te interteksti me biblën pra na con nëpër drejtime të

cilat nuk i ngasim dot, por në kuptimin letrar, filozofik, estetik e deri diku edhe psikologjik do të

thoshim se kuptimi i saj është të mos rëndojme ndërgjegjegjien tonë dhe duke dalë sërish në një

ligjësi tjetër letrash do pohonim: fati është i shkruar, i paracaktuar dhe ne duhet vetëm ta

pranojmë atë…

Pjesa e parë ka në thelb impresionet personale. Ai rrëfen ç´kishte bërë, pse kishte vepruar

ashtu dhe që në përfundim ai kishte bërë një veprim të zgjuar. Këtë e rrëfen një fjali e gjatë e

lidhur me lidhza nënrenditëse ku mizotëron emri si pjesë ligjërate: “Atë ditë dhjetori kur dogja

tërë dorëshkrimet që kisha punuar dy dekada, e dija që po bëja një punë të mençur.”101

Fjalia e fundit ngrihet mbi një metaforë-simbol. Metafora qëndron në krijimin e vetë fjalisë,

ndërsa simboli ngrihet mbi sintagmën ditë-dhjetori- po në këtë fjali kemi edhe një analogji me

fjalinë e mbishkruar poshtë titullit,duke na krijuar një barazim mes dhjetorit dhe pikëllimit.

Sintagma ditë-dhjetori ngrihet në nivel simbol, simbol që sinjifikon pikëllimin,humbjen,

harresën: “Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet, tha Jezui në mal.=Çdo ditë ka dhjetorin e vet

dhe kjo mjafton.”102

Pjesa e dytë përqendrohet mbi jetën e tij. Proza poetike në këtë pjesë merr karakter

autobiografik. Rreshpja rrëfen pasionet, dashuritë e tij. Ai tregon se linte kokën pas pikturës dhe

kimisë, kjo shpjegon shumë edhe për poezitë e tij, shpesh pikturat e tij mund ti shpjegosh ose

perceptosh si piktura, tablo, imazhe ose reaksione ndjesish, emocionesh, gjendjesh, peripecish.

zeed

Pjesa e tretë ka një breshëri veprimesh, disa mbeten në hije dhe disa të tjera në mjegull. Në të

gjitha këto veprime vetëm elementi biografik i vetë poetit është i qartë. Elementi i

intertekstualititetit, del në dy fjali që ngjajnë si vargje, madje edhe në shkrimin grafik janë

100 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” botimet “Princi”, Tiranë 2016, proza “Marrëzia e Itakës” f. 303 101 Po aty f. 303 102 Po aty f. 303.

Page 51: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

51

paraqitur si të tilla: “Sidoqoftë marrëzia e Itakës nuk qe kjo. Një tjetër Itakë më priste.”103

Interteksti këtu ndahet në dy pjesë, në pjesën e parë paradoksi i përmbysur në mitin e Itakës është

zhdukur, pamundësia për të besuar a ëndërruar në një Itakë nuk ekziston më. Në dy fjalitë-vargje

është kthyer besimi, mitit të Itakës i rifunksionalizohen ngjyrat e pranverës, e thënë ndryshe për

Rreshpen Itaka ekziston dhe ai nis e pranon këtë por ai nuk pranon që Itaka ekziston në këtë botë

pra ekziston në një botë tjetër më të mire. Lidhja e Rreshpes me përtëjbotën bëhet e fortë në

ciklin e poezive me nënën dhe në këtë prozë ku elementi biografik i jetës së tij bëhet më i

fortë dhe më esencial…

Poezia “Vinjetë” e përfshirë në këtë pjesë, e cila mbart në të, të gjitha dashuritë a mitet e poetit:

“dimrin, shiun, vjeshtën hënën, yjet, borën qiellin etj. Rreshpja ka ndërtuar një folje nga një emër

që duket si folje e parajsës yll-yllëzon. Poezia “Vinjetë” ka një anizmizim të natyrës thotë

Gazmend Krasniqi në një artikull dhe kjo në poezinë Vinjetë mishërohet tërësisht, madje natyra

jo vetëm që shpirtëzohet por bëhet një edhe me dhimbjen e unit : “Era si ketër kërcen mbi

drurin/Me bohçen e shiut nëpër dhëmbë/ trigëllijnë në degët e kujtesës, hënëzat që hëngrën

dhentë e vjeshtës.”104

Poezia e mësipërme ka edhe një intertekst a analogji të ndërfutur e të thellë më jetën e

Serembes vargu: “Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe.”105 Rreshpja sheh fatin, jetën e tij te

Serembe, ai do të njejtësojë të gjitha fatkeqësitë e Serembes si “Varfëria, shëndeti i keq i

mpakët, vdekja e vajzës që desh të mos harrojmë atë që kemi thënë në hyrje cituar nga Viktor

Zhusti, vjedhja e parave në Marsejë-Mjerimi që e pasoi” me fatin e vet.

Pjesa e 4 është e përbërë me një fjali nis me një përemër pyetës “Ç`qe”, vazhdon me

përemër dëftor “ky” dhe dy mbiemra “i verbër madhështor, cka bie në sy është se mbiemri i

Verbër është shkruar me shkronjë të madhe, vazhdon me përemr lidhor “që=i cili”, me lidhëz

kundërshtuese “po”, me emër dhe përemer pronor “fatin tim?”.

Fjalia : “C`qe ky i Verbër madhështor që po këndonte fatin tim?”106 na krijon një lidhje

intertekstuale me krijuesin më të madh të madh të veprave antike greke dhe me vargun e parë të

kryeveprës “Iliada”, duke bërë kështu bashkë krijuesin dhe veprën, thënë ndryshe Rreshpja në

103 Po aty f. 304. 104 Po aty f. 304. 105 Po aty faqe 304. 106 Po aty f. 305.

Page 52: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

52

një varg na jep fatin e fat përmes zanafillës së krijimit dhe përmes fatit të Iliadës, sado që të

luftojë do përfundojë si Troja, i vdekur, por i paharrueshëm…. Lidhja intertekstuale më poshtë:

“i Verbër madhështor=Homeri madhështor. Po këndonte fatin tim=këndo hyjneshë mëninë e

Akil Pelidit…”

Pjesa e pestë na rezervon supriza, por sërish duhet të theksojmë se përvec analizës të tekstit një

pjesë e mirë e gjërave të shkruara në këtë punim diplome janë interpretime dhe qasje personale si

studiues i ardhshëm…

Në pjesën e pestë përkapim shumë detaje që na çojnë të elementi autobiografik, intertekstual,

dhe ai modern, po në të njëjtën pjesë të shënuar me inciale kemi mbetje të regjimit diktatorial të

cilin do ta ndeshim edhe më vonë në pjesë të tjera. Mund ta marrim si përvojë kujtese por edhe si

mbetje gjurmësh në jetën e Rreshpes ku KQ=komiteti qëndror, sekretar i R.A=Ramiz Alisë,

sh.R=shoku Ramiz, shtëpia e Dritëroit, Xh.S=Xhevahir Spahiu, I.K=Ismail Kadare.

Bien në sy disa paradokse: Do bënte burg-nuk më përshendeti njeri-aso kohe ishte poet i

përkëdhelur, Rreshpja-shkrimtari disident që i mëson ç`janë prangat. Të cilat janë thelbi i

zbërthimit të pjesës, bashkë me fjalitë: “Hera e fundit që pashë një turmë shkrimtarësh, ka

qenë e mërkurë. Dita e dimrit e çdo jave të jetës time.”107 Dy fjalitë e mësipërme hedhin poshtë

edhe paradoksin e të martës dhe të premtës se zezë për Rreshpen... : “Sot ky njeri është

shkrimtar disident dhe më mëson mua ç`janë prangat.”108 Rreshpja është disident. Ai e ka

provuar mirë ç´janë prangat dhe mungesa e lirisë. Paradoksi këtu është një figurë e cila përzihet

me ironinë, sarkazmën duke arritur një tallje me dhimbje thënë ndryshe një dhimbje tallëse…

Padyshim Rreshpja vuajti burgun e guximit të tij për të qenë vetja dhe i lirë.

Bie në sy që pjesëve i mungon numri 6, pra në pjesën e 7 kemi një përzierje të dialogve

miqësore me filozofinë, dhe thelbin e estetikes, të bukurën; dialogu i paraqitur në pjesën e 7 del

një analogji me veprën “Republikaʺ të Platonit, përsa i përket temës që trajton , mënyrës dhe

fjalëve të përzgjedhura. Kemi një përzierje të estetikes dhe filozofisë në këtë dialog e cila nxjerr

në pah një shpirt të bukur, një njeri mendjendritur, sepse sipas teorisë së Konfucit vetëm

mendjendriturit të drejtojnë drejt të bukurës: “-A po shkruan ndonjë gjë të bukur?- e pyeta si

107 Po aty f. 305. 108 Po aty f. 305.

Page 53: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

53

gjithmonë/-Sot dua të më thuash përse më pyet gjithmonë kësodore? /-Sepse në art mua më

intereson vetëm e bukura.”109

Në pjesen e tetë flitet për dicka personale në të cilën ne mund të vjelim vetëm një shprehje

frazeologjike sepse flitet për një situatë në regjimin diktatorial me Kadrenë: “Një takim me

mua, mund ta merrte në qafë.”110

Pjesa e 9 ka një analogji me dy nga poetët të cilët Rreshpja i ka thurur edhe apologji, në

fillim kemi një lidhje serish me regjimin komunist, “turma e shkrimtarëve të E më përgjonin me

sy armiqësor. I huaj! Armik!” E cuditshme është se Rreshpja kurrë se përmend Enver Hoxhen

me emer, as emra të regjimit diktatorial sic ishin në këto kohë dhe duket sikur e bën me dy

qëllime: E para se kjo prozë poetike është shkruar në 1992, gjërat ishin ende të ngrohta, e dyta do

ti shterrë rëndesinë atij regjimi i cili i bëri kaq shumë dëm.

Analogjia me Fishtën dhe De Radën është për shkak të fatit të tyre, me De Radën i ngjan

vetja, se të dy janë arrestuar dhe kanë pasur të njëjtin fat, ndersa Fishtës ia kanë hedhur eshtrat e

kufomës në një lumë dhe ai mendon se e pret i njëjti fat…

pjesa e 10-të ka një intertekst me biblën dhe historinë e Jezusit. Histori që na është shfaqur që në

fillim. Kemi edhe analogji me Jul Cezarin, sa i përket prerjeve dhe dimë që Cezari u pre në besë

dhe u ther prapa shpine nga Bruti dhe Kasi miqtë e tij më të mirë. Interteksti me biblen nis me

përgjigjien: “-Po shkoj të gozhdohem në kryqin tim.”111 Këtu nis interteksti por në këtë pjese

njëlloj si në bibël na del se kryqëzimi i Rreshpes është bërë për mëkatet dhe gabimet e tjerve.

Njeriu në këtë pjesë del si objekt-send i cili shërben për një qëllim.

Sërish në lidhje me biblën kemi një frazë të re e cila na kujton fillimin e një ere të re në

fushën e krishtërimit: “Ndofta një ditë do kthehem përseri në keto salla, ndofta atëherë kjo

rremujë do ketë mbaruar”.

Në vargjet e mëposhtme Rreshpja vihet në rolin e Jezusit ndërsa ai tjetri që i ka bërë gjëmën

në rolin e Judës, Brutit e Kasit. Kemi doza të mëdha interteksti, realiteti dhe aktualizimi, duke

rrëfyer se disa vese nuk vdesin kurrë, lindin dhe jetojnë në cdo kohë, në cdo epokë…: “Ky qe

njeriu që më bëri gjëmën.Ndofta është penduar se ka dy dekada që flet vetëm mirë për mua.

109 Po aty f. 305-306 110 Po aty f. 306. 111 Po aty f. 306.

Page 54: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

54

Do të doja më mirë të më priste në fyt. Unë i kam provuar prerjet : ato nuk të dhembin sa

tradhtia e një miku. Mua më shumë më kanë tradhtuar se më kanë prerë”112

Në rrafshin universal përkapet interteksti dhe tradhtia si ves i përjetshëm në cdo trashëgimi,

shekull, jetë, ndërsa në planin personal përkapet dhimbja e cila është njëlloj ose me keq se

kryqëzimi i Krishtit, përkapet zhgënjimi, dhe pamundësia për të zgjedhur…

Në pjesën e njëmbëdhjetë vazhdon vazhda e pjesës së dhjetë duke parë në planin universal

shohim filozofinë ekzistecialistëeqë thotë vetëm kush ti njeh dobesitë ai ti godet. Plani personal

rrëfen Rreshpjen e plagosur, e vrarë shpirtërisht, që bekon zotin për vetminë që i ka falur , se nuk

ka më njerëz që do ta tradhtojnë, do ta plagosin, njerëz që në pjesën e 9 i cilesonte “Turmë e

mjerë meskine”. Uni-Rreshpja nuk do ta marrrë kurrë veten nga tradhtitë, therjet, vrasjet,

spiunimet dhe rrëzimet dhuratë që i kujanë bërë miqtë, por do mbijetojë derisa të gozhdohet në

kryqin e tij: “Pra, armiqtë me të pamëshirshem për mua, kanë qenë miqtë.Lavdi zotit , tani nuk

kam asnjë mik.”113

Pjesa e 12 përqendrohet mbi impresione personale. impresione të cilat kanë një lidhje me

filozofitë ekzistenciale, me pyetjet pa përgjigjie. Rreshpja rrëfen marrëdhënien e tij me Petro

Markon. Në këtë marrëdhënie shihen dashuritë dhe adhurimet që dy shkrimtarët kishin për njëri-

tjetrin.. “O zot , sa i lumtur kam qenë me atë njeri që më deshi aq shumë, dhe s`e kuptova

kurrë përse”114

Pjesa e 13-të ka një ngjarje fanitëse. Kjo pjesë ndërthur emocionet për të vdekurin(Petro

Markon), shpirtin e vrarë, rimarrjen, intertekstin si dhe realitetin të cilin sado që Rreshpja

mundohej të mos ta përmendte e kishte në lëkure. Rreshpja është ish i burgosur politik, dhe kjo

“njollë” e mundoi gjithë jetën, pasi i coi gjysmën e jetës dëm. Në këtë fragment-pjesë

ndërthuren tri botë: Bota shpirtërore, ajo e një të lenduari i cili qan për një mik, për një mik

të cilin e adhuronte , e donte si zot : “Kur erdha herën e dytë, ishte përsëri natë, por ai

kishte vdekur. Petro I dashur të kam qare me lotë,-.” Bota reale-tokësore {aktualizon edhe

një pjese të mire të arealve të asaj kohe dhe bote, duhet të kujtojmë se kjo prozë poetike është

112 Po aty f. 306-307. 113 Po aty f. 307. 114 Poaty f. 307.

Page 55: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

55

botuar në gazetën “Ora” në Shkodër në 1992} : Petro i dashur të kam qarë me lotë, por unë

nuk kisha para të vija buzë detit. Unë jam i dënuar i vjetër politik pa punë dhe pa para.

Bota mitiko-intertekstuale {Përvec rimarrjes të sintagmes emërore marrëzia e Itakës, aty ka

emra sinonimikë natë=erresire, duhej ta kisha kuptuar=ndjesia e fajit që duhet ta kishte kuptuar

më parë, marrëzia e Itakës=botën e tij, jetën e tij, shpirtin e tij, botën që përjetoi, njerëzit që e

varrosën për së gjalli}:Që atë natë duhet ta kisha kuptuar marrëzinë e Itakës.

Në pjesën e katërmbëdhjetë duhet hedhur dritë mbi paradoksin, i cili është ndërtuar me anë të një

antiteze të tërthortë, mbi gjëra që nuk qëndrojnë bashkë. Figura e paradoksit merr grimca ironie,

parodie duke vënë në lojë meskinët dhe paradashësit. Në fakt ironia e Rreshpes është autoironi,

autosarkazëm, se Frederiku dikur një ndër aristokratët e Shkodrës sot flinte në :“Atë hotel të

shtrejntë të Tiranës, hotel xhamëthyer dhe pa çarçafë”115

Pjesa e pesëmbëdhjetë është e ndalur te kujtimet personale të poetit. Kujtime thellësisht

autobiografike por ajo cka i intëreson studimit tonë në këtë është një frazë të gjatë që nis me

Bilalin-Bëhet fjale për Bilal Xhaferrin i cili u arratis dhe familjen ia zhdukën, ia internuan dhe

duket se Rreshpja e identifikon shumë veten me të , por ajo cka vjen si analogji në frazën “Bilali

nuk ishte më. Ah, ajo ëndrra e tij për Çamërinë, për dhentë e bardhë në muzg, për hënën e

kallimishteve.”116 Është ëndrra e tij për jetën, për nënën e tij, për të afërmit dhe botën e tij.

pjesa e gjashtëmbëdhjetë është e gjitha në analogji me fjalimin e Martin Luter-Kingut të

mbajtur në Uashington me 28 gusht 1963 analogjia na vjen përmes disa fragmentesh jo tërësisht

të drejtpërdrejta por që kanë kuptimet e njëjta: Të dy thonë me fjalë të thjeshta se për lirinë, për

cfarëdolloj lirie asnjë sakrificë nuk është shumë….

*Martin Lutër King: Me këtë besim ne do të jemi në gjendje t`i transformojmë

mosmarrëveshjet cjerrëse të kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazerisë. Me këtë besim

ne do jemi në gjendje të luftojmë së bashku, t`i lutemi zotit së bashku, të luftojmë së bashku, të

shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi në emër të lirisë së bashku duke ditur se ne do jemi të

lirë një ditë. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë fëmijët e përendisë do të mundin të këndojnë me

115 Po aty f. 308. 116 Po aty f. 308.

Page 56: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

56

një kuptim të ri “Atdheu im, tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj, toka ku etërit e mi vdiqën, toka

e krenarisë së pelegrinëve, nga cdo anë liria le të kumbojë”.117

=

* Rreshpja: Jam tepër i vendosur në lirinë time që e kam fituar vetë. Unë kam humbur cdogjë

në këtë jetë për këtë liri…118

Pjesa e shtatëmbëdhjetë është vazhdimësi e pjesës gjashtëmbëdhjetë. Rreshpja njeriun që i ka

bërë jetën ferr e ka mbrojtur. Kjo gjë del në këtë fragment me dy botë paralele së pari është Bota

e pardokseve: Në një mbledhje u betua se do me vriste. Në gjyqin tim dërgoi deklaratë kundër

meje…./Bile tani vonë e kam mbrojtur pikërisht kur shokët e tij po e sulmonin.119 Ky është

paradoksi i parë ndersa pardoksi i dytë po në vazhden e kësaj bote ndërtohet brenda të njëjtëve

njerëz por në kohe të ndryshme: -Po ju c`keni me të?-u thashë, - Ju keni qenë shokët e tij,

miqtë e tij. Tani kërkoni të bëheni ujqrit e tij.

S`u vjen turp.”120

Paradoksi vjen në njërez të njëjtë në dy kohe të ndryshme pra sistemi të ndryshon:

Komunizmi Kapitalizmi/Demokracia

Keni qenë Kërkoni

Shokët e tij Ujqrit e tij

Miqtë e tij

Pra gjërat ndryshojnë sipas kohës, sipas interest, sipas meskinitetit dhe përfitimit personal. Në

paradoksin e mësipërm përballen njërez në dy kohë, por në asnjërën epokë nuk kanë qenë vetja

por i nënshtrohen ideologjive si makineri. Rreshpja e vë re këtë dukuri, e përkap dhe e përcjell

mjeshtërisht bukur.

Bota tjetër është Bota mitiko-intertekstuale, ku si intertekst na vjen marrëzia e ishullit e

cila është derivat i marrëzisë së Itakës, por këtë herë kjo botë na vjen me këmbë në tokë, na vjen

me vetëdije të plotë dhe tërësisht racionale, e ftohtë dhe e pa ndikuar, vjen e qartë dhe duket

117 Telegrafi.com, I have a dream-Martin Luter-King, perktheu Elida Bucpapaj, 02.08.2016. 118 Po aty f. 308. 119 Po aty f. 309 120 Po aty f. 309

Page 57: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

57

sikur në këtë rresht merr edhe të gjithe fajet përsipër: Sigurisht, edhe kjo hynte në marrëzitë e

ishullit që kisha shpikur unë.121

Pjesa e tetëmbëdhjetë është autobiografike, duket sikur mëton të hedhë dritë por pa treguar

asgjë, dhe duke qenë se është si pjesë në mjegull dhe nuk përbën interes në studimin tonë do

kalojmë në pjesën tjetër.

pjesa e 19-të është e mbushur me rimarrje-rifunksionalizuese me qëllim parodizmi, duke

nëerruar rendin dhe posedusin, marrëzia e itakës nuk është më e tija por e Homerit. Në një pjesë

kemi tri grimca , copëza që na cojnë në intertekst të drejtpërdrejtë. Itaka ka qenë ëndrra e

Homerit=Odisea/ Nuk duhet të jetë e vërtetë fitorja e Uliksit mbi ta – Uliksi-Xhejms Xhojs,

Dhe nuk do ketë patur kënaqësi dashurie në krevatin e Penelopeës- interteksti ndërtohet

drejtpërdrejt me vargje nga Odisea ku krevati i tyre ishte bërë me dru ulliri nga duart e

Odisesë dhe vetëm ata të dy e dinin sekretin.122

Parodizmi qëndron në qasjen se Homeri do ishte bërë romancier i zakonshëm po të zbriste

në ishuj të tille, fakti që shtrati do mbetej pothuaj i papërdorur dhe tallja “supergjetje” “Shekuj

me vonë ky do të quhej “happy end”.123 Rreshpja në poezinë e Lorës i përdor teknikat

kinematografike për të krijuar një perlë, ndërsa në këtë pjesë i tall, dhe duke e njohu mirë atë

botë e paradizon deri në kufijtë e përbuzjes….

Pjesën njëzetë do ta shohim në tri drejtime së pari dorindërtojmë sipas konceptit romantik

imazhin e një shkrimtari epopesh sic është Homeri.

121 Po aty f. 309. 122 Po aty f. 309. 123 Po aty f. 309.

Page 58: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

58

Drejtimi i dytë është ai simbolik me të cilin do njehsojme jetën e Rreshpes me atë të

Homerit,ekuivalenca është përgjithesuese por bëhet me qëllim për të kuptuar se uni lirik e sheh

ngjitur ose të pandarë jetën e tij me dy veprat e fillimit të historisë… Qasja simbolike do bëhet

përmes ballfaqimit të fjalive me fakte nga jeta e Rreshpes.

Shungullima e Trojës mbeti pas =Jehona e burgut u harrua.

Këngëtari plak po largohej nga sheshet e gjakut =Mundimi për të lënë të shkuarën në harresë.

I verbër dhe madhështor, drej ishullit të ëndrrës se tij = Në kërkim të lirisë.

Në të vërtetë ai duhej të kerkonte një Trojë të re =Duhej të arratisej nga Shqipëria nga vendi i

vet, për të gjetur ishullin e vet.

Jo të luftonte me poetët mëtonjës , aty ku e priste disfata = Sistemi refuzues përballë Rreshpes, i

cili e nxorri jashtë loje.

Cdo lexim është një tjetër lexim, dhe në cdo lexim përkapim një element të ri për të

studiuar. Drejtimi i tretë i studimit të kësaj pjese është drejtimi intertekstual, mbi të cilën është

edhe tema dhe qëllimi i kësaj diplome: Në këtë pjesë kemi disa intertekste me citime të

drejtpërdrejta dhe të tërthorta që sillen rreth Homerit. Homeri portretizohet përmes fjalëve

“Këngtari plak, i verbër madhështor”.Interteksti me citime të drejtpërdrejta vjen që në fjalinë

e parë “Shungullima e Trojës mbeti pas”-“Duhej të kerkonte një Trojë të re”-“Pasi ke

lexuar fundin e Odisesë e kupton që një Iliadë nuk mund të shkruhet më kurrë”. Ajo cka

vjen në intertekst më të gjerë është fjalia Duhej të kërkonte një Trojë të re=Që na con te kënga e

Shungullima e Trojës=Homeri-Këngëtari plak që largohej nga sheshet e gjakut,

I verbër dhe madhështor drejt nje ishulli të ri

nuk duhej të luftonte me poetët mëtonjës ku e

priste disfata

pasi ke lexuar fundin e Odisesë e kupton që një

iliadë tjetër nuk mund të shkruhet më kurrë

kërkonte një Trojë tëre

Troja

Këngëtar plak

I verbër madhështor

Odisea

ILIADA

=

HOMERI

Page 59: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

59

fundit e Iliadës me Eneun që mban në krahë të atin, por që në analogji na con te Virgjili me

epopenë “Eneida” e cila është shkruar si kombinim i Iliadës-Od isesë.

Në pjesën e 21 kemi sërish një përzierje prozë-poezi e cila na vjen dinamike, kemi poezinë

“Diku, kudo”, e cila është edhe imvariantore madje ka tre versione të ndryshme. Nisja është e

tëra e zhytur në pesimizëm dhe mbyllja është zhytja në errësirë totale, kur thotë tërë fisin e

poetëve e pret ky fat, ai nënkupon ose shpreh se i pret verbëria, cmendja, vetëvrasja etj:

“Gjithmonë kam menduar se ‘Itaka është marrëzia e Homerit’, dhe se tëëe fisin e poetëve e

pret ky fat.”124 Interteksti nis me Itaken por rimarrje e sintgmes Itaka eshhtë marrëzi e

Homerit merr një tjetër konotacion, ngjyrese, Rreshpja nis ta refuzoje besimin në Itakë, ai e

transferon edhe pronsinë, ai nuk e ka me të tijën Itakën dhe as nuk e do më, ai ka filluar ta urrejë

botën të cilën po kërkonte. Këtu fillon ndarja-largesia e ishullit të tij me të cilin dashuri-urrejtja

nga ana e tij nuk përfundon kurrë…

Përsa i përket poezisë “Diku, kudo” Yzedin Hima në librin e tij studimor është ndalur

edhe të Rreshpja dhe miti i tij i Itakës në pjesën “Destruksioni i mitit të Itakës”125 “Rreshpja

nuk beson në botën e njëmendesisë, në botën e ishullit, nuk beson më në Odisenë e tij, për të

ka vetëm një Odise, Odiseja estetike, ekziston vetëm një s-ajim i unit poetik pra nuk ka

eksistencë të vërtetë as të Odisesë dhe as të Itakës, magjepsja e mitit vjen përmes gjuhës”126

Rreshpja bën që Itaka të bëhet një objekt, ose deshirë momentale, një deshirë e cila zhduket

sipas rrufeve: “Shfaqet dhe zhduket Itaka/Nën pasione vetëtimash” 127

Pjesa e njëzetedytë, nis me rimarrje “Itaka është një ëndërr”, ajo vjen si rifunksionalizm, si

demitizm dhe si paradoks që vdes. ai paralelizon Enver Hoxhën me Poseidonin zotin e detrave,

duke paralelizuar se mbytësi përmbytësi i jetës së tij ka qenë Enver Hoxha. Nisja me fjalinë

“Itaka është një enderr – vjen si një e pavërtetë, si dicka që e ëndërron në fraksion sekondash dhe

zhduket-dhe kjo ëndërr është e mallkuar- nga ëndërr kthehet në dëshirë: “Është dëshira për t`u

prehur një ditë nën një qiell të kaltër, pas tridhjetëepesë vjet endjesh,i mallkuar nga një

Poseidon me emrin E.H.”128

124 Po aty f. 310 125 Yzedin Hima “Letërsia e penguar dhe mitet e saj” Botime Iskk Tiranë, pjesa “Destruksioni i mitit së Itakës” citim i perifrazuar . 126 Destruksioni i mitit së Itakës” citim i perifrazuar, f. 319-321. 127 Po aty f. 310 128 Po aty f. 311

Page 60: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

60

Rreshpja e bën Poseidonin një zot tokësor të vdekshëm por e paralelizon fuqinë e tij të

mbinatyrshme dhe të papërballueshme me fuqinë e Enver Hoxhës në Shqipëri aktualizmi është

shumë i fuqishëm Poseidoni vjen si intertekst sepse Poseidoni ishte i tërbuar me Odisenë dhe e

endi atë për 10 vite nëpër detra se ai i verboi të birin Polifemin.

10 vite endje Odiseja prej Poseidonit=35 vite endje Rreshpja prej Enver Hoxhës…

Po në të njëjtin fragment kemi një intertekst sërish me biblën, por kemi edhe një

filozofi eksitancialiste e cila nuk gjen përgjigjie. Fuqitë e unit poetik janë në shterim. Ai i

përgjerohet zotit për shpresë, aty është interteksti me gjenezën e botës ose me historinë që

tregohet rendomtë për krijimin e botës. Kemi një paradoks përmes motivit të së dielës që vjen si

simbol i gëzimit, pushimit, qetësise, harmonisë e gjërave të mira e bukura por që Rreshpja se ka

më nuk e posedon më: “C`është kjo vdekje e pafundme o Zot, bërë në gjashtë ditë?! Ditën e

shtatë edhe Zoti u lodh e pushoi. Por e diela ime ka humbur”129 Fjalia “E diela ime ka

humbur do vijë edhe si rimarrje cka e bën pjesë thelb intertekstuale dhe mikrostrukturore. Ajo

cka bën uni poetik këtu është kthimi në zanafillën e krijimit, nga vdekja u krijua ngjallja, kjo

përkon edhe me ringjalljen e Krishtit, si dhe me historinë e tij…

Pjesa nëzetetre-njëzetekazër ështëautobiografike, tregon një artist dhe një njeri të ndërtuar

me parime të patundshme, tregon një njeri të pakompromis që nuk e shet as veten dhe as lirinë

për asgjë në botë, aty shfaqet një njeri i madh, pa paragjykime, nuk bënte më kompromis për

asgjë dhe me askënd…

Pjesa e njëzetepestë fillimin e ka në intertekstualitet me Odisenë por duket se pas fjalive të

para, Rreshpja fut batutën dhe ndërpret ligjërimin serioz për të parodizuar figurën e Homerit

duke dashur të tregojë se gjenialiteti ndalet një ditë, ashtu si edhe zemra së rrahuri. Rreshpja e vë

figurën e Homerit në pozitën si fermer dhe si njeri që merret me punë të rëndomta por parodizmi

shkon më tutje ai mohon eksistencën e perëndive dhe i parodizon ato. Në pjesën e parë kemi

analogjji me historinë e prejardhjes së Homerit, thuhej se ziheshen 7 shtëtë për prejardhjen e tij:

*“Homeri është seioz me verbërinë e talentit, ai mbase ka zbuluar vendlindjen e tij, diku nën

ullijntë e ishullit,anës brigjeve ku motit barisnin përenditë. Por përendi nuk ka me.Homeri

tani merret me gjera të vogla, me derra, numeron dhentë dhe nuk e ka me atë sqime me të

cilen flet për mitët”130

129 Po aty f. 311. 130 Po aty f. 312.

Page 61: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

61

Në pjesën e njëzetegjashtë kemi filozofinë e Rreshpes për artistin e cila vjen si analogji me

shumë filozofë të tjerë, por filozofia e Rreshpes bëhet edhe motiv i jetës së tij, Rreshpja e zbaton

me përpikëmeri gjatë gjithë jetës se tij atë që ka shkruar nuk i dihet kur, por botuar në 1992:

“Artisti i vërtetë është i thirrur në këtë botë për të kënduar bukurinë e shpirtit njerëzor,

për të kënduar tronditjet dhe mirësinë, për ta përsosur njeriun.”131 pjesa e mëposhtme bën

një krahasim mes mitologjise dhe artit dhe magut dhe artistit por të ciles nuk do ti hymë pasi nuk

është qëllimi i temës tonë…

Në pjesën e 27-të kemi një aktualizim të qartë dhe një intertekst me realitetin e `92 si dhe

kemi analepsën e cila kthehet pas në kohë ku përmend Lukianin132 kemi kalimin nga e shkuara

në të tashme ku kemi tone parodizuese, tallëse por njëkohësisht tone të trishta dhe keqardhjeje, e

gjithë kjo pjesë po të përmblidhet me një fjali do të ishte: “Gjithcka i takon një qëllimi ose

filozofisë së Makiavelit :“Qëllimi justifikon mjetin”.

E rëndësishme për tu prekur në këtë pjesë është aktualizimi dhe paralelizmi figurativ që

krijon përmes zërave, “zëri të qenit=lehja”, dhe “zërit në të cilin transformohet njeriu”.

Aktualizmi është i fortë dhe madje vjen me nota brutale por kjo është sakrifica kur bën pakt me

të vërtetën le të nënkuptojë uni poetik. Ajo cka duhet të evidentojmë është është metafora e

parodizuar ose ironike e përzier me pakëz animizëm dhe ligj kafshëror me të cilën mbyllet kjo

pjesë: “Nëqoftëse ndërrohen faraonët, ndërron edhe mënyra e të lehurit.Nuk është vetëm

realizmi socialist që leh. Tërë poezia politike është lehje. Ka gazeta që kur i merr në dore, të

duket sikur do të kafshojnë”133

IX.2 Kohë vdekjesh - Kohë shpresash {pjesa 28-37}…

Se pari duhet të bëjmë një sqarim se pse fusim një nën cështje të re në prozën që vjen si

unitet, në gjithë këtë pjesë Rreshpja shkuan me prapakthim për kohën e burgut, për torturat e

metaforizuara (Nëse torturat mund të metaforizohen) nga ai aq sa mundi. Titullohet kështu sepse

ai besontë ende të pranvera.

Pjesa e 28-të nis me atë që Rreshpja bëri, pra nis me autobiografizëm, por nuk mungon as

qasja intertekstuale me Itakën por në këtë fragment Itaka vjen si dicka që ekziston por edhe nuk

131 Po aty f. 312. 132 Orator, sofist lindur rreth 120 ne Athinë. I njohur per natyrën e shkrimeve te mprehta satirike, epikurian… 133 Po aty f. 312.

Page 62: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

62

ekziston thënë ndryshe uni poetik do të besojë në Itakë por ai nukka më siguri nëse ajo ekziston.

Ajo cka duhet evidentuar në këtë pjesë, fragment-frazë është guximi që na përmes paralelizmit

figurativ do kuptonim që jeta e Rreshpes na vjen në anologji me rreshtat e mëposhtëm: “Edhe

druri me i thjështë që ruan në kujtësen e tij të tëra ngjyrat dhe format e gjetheve që ka patur, e

di se të celesh sythe kur akoma nuk ka dale dimri është marrezi:Një guxim i tille zakonisht

paguhet me të tëra lulet e të tëra gjethet. Atëhere, ku është Itaka?134

Sërish në pasazhin ose pjesën pasardhse kemi një intertekst me figurën e Homerit dhe

ngjarjet e Iliadës dhe në pjesën e fundit me Odisenë… “O zot! Njeriu ka të drejtë të prehet një

ditë pas tmerreve që vetëm mendja e një të Verbëri madhështor do mund ti sajontë. Asnjeri

nuk ka patur nevojë më shumë se unë për ishuj. Por tërë ishujt janë të rremë.”135

Pas tmerreve që vetëm mendja e një të Verbëri madhështor do ti mund ti

sajonte=Shkatërrimin e Trojës, vdekjen e një populli e një kulture.

Por tërë ishujt janë të rremë=Mohimi i vetvetes, ka nevojë për ishujt, por e di, e ka kuptuar që

nuk ekzsistojnë.

Ky fragment ka një përngjashmim të frikshëm me “teknikat e përroit të ndërgjegjigjies”

përsa i përket mënyrës së ndërtimit të një strukture, ndërfutur mes dy interteksteve që mund ti

marrësh edhe si paratekste. Tjetra që e bën të ngjashëm me keto teknika është humbja dhe

zgjimi i vetëdijes përsonale. Vetëdija se për cfare ka nevojë por edhe vetëdija që di se nuk

ekziston. Ajo cka vjen e ngjashme sërish me kto teknika është edhe toni i brendshëm i pjesës e

cila është e tëra imazh dhe jo emocion….

Pjesës së tridhjetë do ti bëjmë një perifrazim të shkurtër ,në këtë fragment Rreshpja

shkruan për vizitat e familjarëve në burg, dhe sesi nga stringlat e poetit kishin tepruar shumë pak

gjëra…

Nga pjesa 31-37 kemi një analogji me libra rrëfimore si “Rrno për me tregue” të At Zef

Pllumit dhe të ngjashëm me to, marrim “Rrno për me tregue” pasi ka ndërtuar kanonin në të

rrëfyerin për torturat dhe metodat e torturimit në komunizmëm. Po në të njëjtat pjesë kemi jetën

e Rreshpes pra është një autobigrafi e pastër thjesht e formuluar artistikisht dhe estetikisht duke

na përcjellë imazhe tronditëse, mbase shpesh edhe të pa imagjinueshme, për realitetin dhe kohën

e sotme.

134 Po aty f. 312-313. 135 Po aty f. 313.

Page 63: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

63

Le të kalojmë në pjesën e 31-të, në të cilën tregohet natyra romantike, idealiste dhe

shpresëtare136 por sigurisht na vjen me imazhe dhe figura të paharrueshme e cila ngrihet në nivel

simboli përzier me notat e trishtimit të ëmbël: “Na ndanin male të tëra kohë”. Rrëfehet mizoria

me të cilën jetonin të burgosurit në kohën e diktaturës, por aty kemi një njeri që shpreson dhe e

njehson veten me një “budalla” por jo ai është thjesht një shpirt i lirë që ëndërron dhe pret të

mberrijë yjet:

*“Unë prisja ditën time. Sigurisht e dija se dita ime që tepër larg, na ndanin male të tëra kohë.

Kam kaluar shumë netë përballë dritares pa xhama, duke vështruar yjet si budalla, në një

temperature minus 10 grade C, mbështjellë me batanijen e hetuesisë”137= Na vjen si analogji

me atë që tregonte At Zef Pllumi që i lidhnin në pemën jashtë hetuesise dhe i linin të flinin aty në

ato kushte=po ta barazojmë rrëfimin personal të unit poetik me një thënie do ishte kjo-Një un që

mban sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë,-ai e dinte se dita e tij ishte tepër larg=35 vite

endje{Rimarrje nga pjesa 22.}

Pjesa e 32-të është e mbushur me kujtime dhe shpresë. Në këtë pjesë interteksti i fshehur

na del përmes sintagmës “ishull i kaltër” që na sinjifikokon me Itakën. Cka del tjetër në pah është

e vërteta e tij ai nuk e fsheh të vërtetën dhe gjithcka e e thërret me emrin e vet duke qenë krenar

për atë pjesë të jetës së tij, pa iu fshehur, pa i ardhur turp. Në këtë fragment tregohet motivi i

jetës së tij, pse donte të jetonte, ajo cka duhet nënvizuar fort është se Rreshpja është shumë pro

filozofisë idealiste, shpirtërore pra shumë Platoniane gjë që vihet re edhe në këtë pasazh:

*“Kam qenë poet i pabindur vërtetë. Por kam duruar sepse e dija që dita ime ishte diku:një

ishull i kaltër ku më në fund mund të merresha seriozisht me letërsi, t`u tregoja njërezve se sa

shumë i doja.”138

Në pjesët 33-34-35 është koha e vdekjeve. koha e vdekjeve të emocionëve, të të vepruarit të

njerëzve si makineri, është koha e vdekjes dhe ringjalljes së unit poetik, motivit për të jetuar dhe

për ta treguar atë por jo ashtu si ka ndodhur por të letrarizuar, të shtruar nën kronika gurësh

mbushur me imazhe dhe figura-imazhe, mbushur me shtresime intertekstualitesh por edhe

dhimbjesh personale, me ëndrra e shpresë por edhe vdekje gjak e dhe, mbushur me yje qiell e det

por edhe re, shi, hënë e rërë..

136 Njeri qe jeton me shpresa, qe shpreson se një ditë do vijë ajo që pret… 137 Po aty, f. 313. 138 Po aty f. 313-314.

Page 64: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

64

Koha e vdekjeve për Rreshpen nuk mori kurrë fund derisa dha jetë me të vërtetë. Në

këto pjesë kemi një rrëfim të sinqertë por të letrarizuar nga orët në hetuesi dhe burg…

Pjesa 33-të nis me një simbolikë që në numër, në moshën 33 vjec vdiq Krishti dhe herë

pas here ne e kemi vënë re një misherim të tijin me Rreshpen, sic ishte edhe vargu i mesipërm i

pjesës 32 “Tu tregoja njërezve se sa shumë i doja”, ka kuptimin e 33 këngëve të ferrit të Dantes

edhe një sërë kuptimesh e interpretimesh fetare e pagane…

Në pjesën e 33-të vihet re kokfortësia dhe dashuria e Rreshpes për gjuhën shqipe, por ajo

cka duhet evidentuar është se hetuesi do ta vriste Rreshpen me mjetin me të dashur për të

makinën e shkrimit, do ishte vallë një vdekje e dëshiruar apo fatkeq po të kishte ndodhur?: “Kam

patur hetues që donte të me vriste me maqinën e shkrimit pasi unë nuk firmosja

procesverbalin që qe me gabime gjuhësore.”139

Në të njëjtën pjesë tregon për një mizori dhe një “Hetues që kalon kufijtë e kafsëes që

sërish vjen në anologji me rrëfimet e At Zef Pllumit kur rrefën për torturat nëpër hetuesi”, këtu

Rreshpja është ai i tëri është Rreshpja-njeri jo Rreshpja-poet, këtu po rrëfen jetën e tij rrotulluar

në 360 gradë: “Kam patur hetues që me shtërngone prangat derisa me kullonte gjak nga

thojntë”140

Dhe në pjesën e fundit që mbyll këtë pjesë kemi një analogji me ferrin dhe rojtarin e derës së

tij Cerberin, por cka bie në sy është që të tillë njerëz nuk dinin se c`bënin. Duhet vënë në pah

imazhi i tmerrshem që krijohet ose të fanitet para syve sapo lexon këto dy rreshta që vjinë

përmes krahasimit: “Pastaj me kafshonte si qentë në sup dhe në krah. Kam parë mishin tim në

dhëmbët e tij”141.

Në pjesën e 34-et kemi një Rreshpje-njeri, është e vetmja pjesë ku nuk ka poeticitet. Pjesë që

tregon se Rreshpja-njeri nuk fal dot më. nuk bën kompromis, dhe për dy gjëra nuk pranon

kurrsesi të negociojë: për të vërtetën dhe për lirinë. Në pjesën e 34 kemi një pohim të tmerrshëm

gati-gati pohim të cmendurish vetëm që të mos tjetërsohet e vërteta ai është i gatshem ti përjetojë

të gjitha ngga fillimi. Është e vetmja pjesë ku Rreshpja duket se bën edhe njëfarë “paralajmërim-

kërcënimi”, pra dhimbjet e tij nuk do shuhen kurrë po të paktën mos të fshihen sikur nuk kanë

ndodhur kurrë…

139 Po aty f. 314. 140 Po aty f. 314. 141 Po aty f. 314.

Page 65: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

65

*“Të gjitha këto jam gati t`i duroj përsëri, por që të më thonë se një nga këto hetues është

bërë antienverist dhe demokrat, këtë nuk e duroj dot. Ai që do të ma thotë një gjë të tilë , ka për

të qenë armiku im më i keq.”142

Në pjesën e 35-të kemi një rrëfim dergjes, e gjithe kjo vjen dhe analogji me veprën “Rrno për

me tregue” apo me kronika, dokumentarë a reportazhe që kanë pasqyruar torturat e ish-diktatures

enveriste. Këtu duket interteksti me të kaluaren një analepsë e frikshme, sepse këtu nuk duket

vetëm cnjerzorja në një njeri por edhe mirësia njerzorja te uni-poetik i Rreshpes. kjo pjesë rrëfen

fytyrën e të kaluarës, që ka kafshuar Rreshpen në cdo dell, cka tregon tjetër është lidhja e

pashkatërrueshme e Unit poetik me të kaluarën:

*“I sëmurë dhe delikat , disa herë jam përplasur me cimenton e të vdekurit, me një gardian të

tmerrshëm mbi kokë që kerkonte të dinte si vdes një njeri nga hemorragjia akute, dhe si

reagon kur duan të shuajnë cigaren në syrin e tij. Isha i sigurtë që ky gardian nuk qe njeri,

përndryshe, me kohë do ta kisha mallkuar tërë fisin njerëzor” 143

Vihet re uniteti i mendimit te Rreshpja dhe uni-poetik, ai i do njerëzit dhe gjen justifikime

arsye për të mos i mallkuar, shpesh gjatë këtyre pjesëve Rreshpja-njeri na del si një analgon i

Krishtit…

Ajo cka është tjetër e rëndësishme për t`u venë në pah është se në këtë pjesë Rreshpja

pendohet që shkruan për këtë dhe duket sikur ai nuk do të viktimizohet dhe nuk do të shkruajë

për atë që do të harrojë, por duket sikur edhe durimit të “Olimpit|”{Rreshpes} ndonjëherë i vjen

fundi: “Nuk kam ndermend të shkruaj për gjera të tilla, por dua të them që kam duruar

shumë”144

Pjesa e 37-të është një përzierje e bukur rifunksionalizmesh dhe rimarrjesh uni e ka të

parapëlqyer fjalen marrëzi, në këtë pjesë merr një tjetër emër si përcaktor “Marrëzira letrare”,

kemi pjesë intertekstualiteti me Homerin “Dy netë me parë kisha lexuar Homerin”, kemi edhe

plot detaje autobiografike si djegia e dorëshkrimeve apo ruajtjen e mikut të vdekur. Por ajo cka

duhet nënvizuar në këtë paragraf është antinomia ose antiteza stilistike mes fjalive ;

Sic e thashë ka qenë dhjetor ↔ Pranvera që tepër larg.145 Ajo cka na del në këtë

përqasje kundërtish është kundervënia dimer-pranvere, por që në rrafshin simbolik dimri është

142 Po aty f. 314. 143 Po aty f. 314. 144 Po aty f. 314. 145 Po aty f. 315.

Page 66: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

66

kohë vdekjesh, kohë mbylljesh, errësire , shiu, melankolie ,ndjenjave të zeza vdekatare, burgu

“jeta e unit” ndersa pranvera kohë shpresash, ngjyrash, fluturimi, clirimi, gjakut freskut, alegrise,

lirise. Pra, duket se uni poetik na thotë me përshpërime që mezi pret të jetoje pranveren…

IX.3 Njeriu pa të diela...

Pjesa e 39 është një rrëfim autobiografik. Por ky rrëfim ose pjesë nis me: Ca zogj të

zinj=sorra=Sorrat në mendimin popullor ose në ngjizjen e folklorit janë lajmëtarë të vdekjes,

dhe në këtë pjesë është pikërisht ky kuptim: “Ca zogj të zinj vraponin në ajër si të trembur nga

një dimër që rend. Me erdhi keq për zogjtë. Befas m`u shpik një frikë e tmerrshme : nëna”146 ,

metafora dimër që rend= sërish na vjen në rrafsh simbolik ose analog dimër që rend= jetë që

pritet, njeri që ndërron jetë, mbarim i një cikli, përfundim i fatit, mbyllje historie. Dhe shpjegimet

e mesipërme përkojnë me së miri me fundin e kësaj pjese: “Nuk do të kalonin shumë kohë dhe

unë do të puthja buzë varrit duart e njeriut që kam dashur si Zotin!”147

Në këtë pjesë kemi një përshkrim thellësisht romantik, dashuror, ëmbëlsor për të ëmën

figurën e saj, dhe krejtësisht adhurues, gjithashtu në fjalinë me poshtë ai duket sikur rimerr atë që

e gjejmë edhe në poezitë e tij, duket se pa nënën e tij ai nuk merr kuptim, është një qenie boshi:

“E bukur, pakez e zbehtë, me flokë të zinj dhe të gjatë të hedhur menjëanë.Oh, nënë, nëqoftëse

ti ikën tek yjet, nuk e di se c`do të bëj më në këtë botë.” 148

Edhe në këtë pjesë transmetohet ndjesia se pa nënën ska kuptim asgjë. Ai do ta shohë

nënën të yjet: Yjet=na cojnë të analogjia me parajsën pra nëna e tij do prehet e qetë në parajsë,

por Rreshpja mbetet i gjetur në udhëkryqe pa shpëtim pa të ëmën. Duket sikur Rreshpja në këtë

pjesë i thotë të ëmës:

“Unë jetoj të shpërblej vuajtjet që jetove pas meje” -gjë që e ka shkruar në

parëthënien e vëllimit “Në vetmi, 2004”- “Nënës sime,e cila ka vuajtur shumë pas meje

nëpër burgje, internime e spitale. Me dhembshuri F.Rr.”

146 Po aty f. 315. 147 Po aty f. 315. Këtë pjesë e kemi trajtuar në një pjeseë të gjithën për të nën titullin :Miti i nënës si zot në jetën e Rreshpes-cikli i poezive për nënën. 148 Po aty f. 315.

Page 67: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

67

Pjesa tjetër e cila nga 39 kalon të 41 kemi një mrekulli miksesh. Pra në pjesën e 41-të

kemi një nderthurje strukturore shumë të holle përmes laicitEtit dhe biblës. Intertekstualiteti këtë

herë vjen i drejtpërdrejtë i cituar drejpërsëdrejti nga Bibla ,ajo cka bën uni poetik këtu është që

ai fut edhe intertekstualitin e aktualizuar me atë cka ndodhte në Shqipëri po ashtu kemi edhe një

trup të huaj që nuk i takon shqipesh: aduaduktë- që sipas hulumtimit që kam bërë është fjalë

maqedonisht që do të thotë ndërtim ujësjelljesi nën ura me harqe.

Tani pjesa e drejpërdrejtë e Bibles e cituar në këtë pjesë është e lidhur me një gjykim që do

ti jepej Izraelit për mekatatët e bëra gjë që uni-rrëfimtar e kërkon të ndodhë edhe në vendin tonë.

Ai parodizon, ironizon dhe tall realitetin e vendit tonë, dhe paralelizon një gjendje hyjnore

historike fetare nga libri i Isaias-s me aktualitetin e `92 që nuk është se ka ndryshuar me rrënjë.

Rreshpja në këtë pjesë bën një punë shumë të qëndisur ai në këtë pjesë fut edhe një rregull të

përralles149 rregullin “E pamundura bëhet e mundur”.

*“Nuk keni të drejtë të shfrytëzoni popullin tim, të shkelni dijnitëtin e të varferve! Kjo është

porosia e Providences që e jep Isaia {3:13-15} në Tëstamentin e vjetër.=Vetëm në Shqipëri jep

intervistë një ministër që vjedh. Vetëm në Shqipëri një njeri vjedh 10 metra tub, dhe le një

qytet pa uje, një qytet që ka pasur aduaduktë që para Krishtit”150

Pjesa e 42-të është një analogji me teknikën e absurdit, fjali të shkurtëra ,me katër-pesë fjalë.

Pytje të amullta që nuk janë organike në tekst dhe nuk plotësojnë një linjë kohërente e kohezive

mendimi. Shkëputja e madhe nga fillimi me ndjenja te pjesa e e dytë pas pyetjes ku kemi një un

që gjykon me mendje të ftohtë, racionale.

Po në pjesën e 42-të kemi një intertekstualitet me veprën e Odisesë ku sërish na del emri i

Itakës, në formë tjetër që sërish zhduket në formën e dytë , në formën e parë i rikthehet besimi në

Itakën e shpikur vetë, ndërsa në pjesën e dytë kjo gjë zhduket , në pjesën e dytë ka vetëm

dyshime, mendime-rrëmujë , dhe një horizont të ngatërruar për të cilën nuk ka ide si do

përfundojë, në pjesën e parë të 42-shit është me ndjenja , me këmbë në tokeë e di ku është dhe

c´thotë, në pjesën e dytë është i zhytur në universin e pesimizmit dhe po noton në botën e

hipotezave…

149 E kemi theksuar shpesh lidhjen e Rreshpes me folklorin dhe prozën popullore dhe ja ku del sërish. 150 Po aty f. 315.

Page 68: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

68

*“Vendi im i dashur! Toka ime e dhembshur dhe fatkeqe! Edhe unë si të gjithë poetët, kisha

shpikur një Itakë. Po cili do të me shesë tani?→ ←Ndoshta do të kthehem pas një vetmie

tjetër. Ndoshta nuk do të kthehem më , kurrë. Këtë e di vetëm Zoti.”151

Në pjesën e 43-të ka dy pohime, njeri është pohim-parashikues, tjetri është pohim-

intertekstual sërish nga Bibla. Në këtë pjesë do bëjmë një vështrimi me analgonë,pra do marrim

një fjali dhe do i përqasim përngjashmimin që i përket:

Vendi im ka patur fatin me të keq në tërë Lindjen:- 1. 500 vite e pushtuar! 2. Ndarja në

copa e Shqipërisë. 3. Sërish pushtime e luftra të brendshme. 4.Diktatura mbyllja 45

vjecare.

Ky fat ka për ta ndjekur përsëri si në ato baladat ballkanase: - Lufta civile në 1997

{Rrezimi i skemave piramidale} Tragjedia e Otrantos, Vrasja e Azem Hajdarit…

Shpresa është një virtyt. Megjithkëtë , a nuk është thënë se ka edhe të sëmurë nga

virtyti?:- Parodizon shqiptarët me pyetjen ironike që ngre dëshiron të pohojë ose të ngrejë

pyetjen ose pohimin tjetër që e nis që në fillim se kush nuk mëson nga gabimet vdes me

virtytin e të shpresuarit, se Rreshpja e kishte kuptuar që kishin ndryshuar termat jo

regjimet.

Por në fund të fundit, secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet, tha Jezui në mal. Për nesër,

mendon Zoti.152:- ky është intertekst i drejtpërdrejtë i cituar nga bibla, marrë nga ungjilli,

Kapitulli 6 “Mateu” vargu 34 “Mos u brengosni pra për të nesërmen, sepse e nesërmja do

të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet”153. Kjo pjesë e Biblës na

vjen edhe si rimarrje në tekst që nga fillimi bashkëngjitës i titullit ishte kjo fjali.

Ajo cka përpiqet të thotë uni sipas nesh, sërish përkon me një filozofi të shkruar të

grekëve : Fati i paracaktuar ose i shkruar nuk refuzohet, ky varg merret nga “Predikimi në

mal” i Jezusit dhe është predikimi më i gjatë i tij, ku këshillon toksëorët si të sillen

përkundrejt lëmoshës, faljes, të jetuarit, ndaj dhe uni e rimerr dy herë për të rrënjosur

idenë se ajo cka është e destinuar për të ndodhur, do të ndodhë.

Në pjesën e 46-të kemi jetën e Frederik Rreshpes rrëfyer me tri fjali. Pjesa 46

që vjen menjëherë pas pjesës 43 {pra na mungon pjesa 44, 45} nis me një rimarrje të një fjalie

151 Po aty f. 316. 152 Po aty f. 316, të gjitha fjalitë e vendosura me pika dhe shkrim të pjerrët jane pjesë e pjesës 43. 153 Bibla shqip. www.albkristian.com, Mateu, Kapitulli 6, vargu 34.

Page 69: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

69

mbyllëse nga pjesa e 22-të. E diela ime ka humbur!154- tani vjen e përshkallzuar, se ai ka rrëfyer

gjithë jetën e tij dhe pikëpamjet në prozën poetike “Marrëzia e Itakës”, por tani e diela e humbur

na vjen si motiv i humbur për të mosjetuar, e kemi thënë që e diela e humbur ka një motiv biblik

në krijimin e botës që Rreshpja e përdor edhe në krijimin e jetës personale …

Rreshpja rrëfen dhe ne më poshtë do të bëjmë kalendarin e ditëve të Rreshpes: “E diela

ime ka humbur!Tani mund të them se në të vërtetë, nuk kam pasur asnjë të diel në jetën

time.Kam qenë fatkeq në kalendarin e ditëve, sidomos mungesën e të dielës e kam ndjerë

shumë.”155

IX.4. Kalendari i ditëve të Rreshpes156

E hëna: 17 vjec, 1957, viti dytë gjimnaz arrestohet për agjitacion e propagandë dënohet 3

vjet me burgim.

E marta: 24 Vjec , 1964, student , arrestohet për agjitacion e propagandë, dënohet sërish

me 3 vjet burg.

E mërkura: 1976-1980, 36-40 vjec, dënohet dhe kryen dënimin në Spac për arsye

politike. 1981-1984 merret me tregti të paligjshme për kohën, 1984 arrestohet sërish.

E enjtja: 1986, 46 vjec arrestohet prapë me akuzen “spiunazh në shërbim të KGB-së dhe

CIA-s. 1988-1989 një vit i shtruar në spital

E premtë: 1989, 49 vjec arrestohet për krijimin e një partie social-demokrate. Lirohet në

`90-`91 para ardhjes se kryetarit të OKB-së Peres De Kuelar. 2000 pushtohet nga një

varfëri e tejskajshme.

E shtunë:2000, 60 vjec mbetet i pastrehë, 2001, 61 vjec pëson hemorragji celebrale,

qëndron për një kohë të gjatë në spital, alkolizohet shënderrohet në mjeran të varfër e të

pastrehë, 17 shkurt 2006, 66 vjec, vdes nga sëmundjet e shumta në vetmi.

E diela: Nuk arriti ta jetonte, as ta prekte…

154 Po aty, f. 316. 155 Po aty, f. 316. 156

Page 70: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

70

IX.5. Koha për të pikturuar pakëz lumturi....

Në pjesën 47-50 është koha e Rreshpes piktor, ai nuk shkruan pikturon, pikturon përmes

fjaleëve, krijon tablo, ndërton gjendje, janë katër pjesë të cilat janë edhe rimarrje të poezive të

tjera, si dhe rimarrje e miteve të tij më të mëdha mitit të hënës, të shiut, të Itakës, të gjetheve,

natyrës dhe akuareleve.

Pjesa e 47-të është një pikturë pesimiste por me dritë.Nuk ka errësirë pa dritë, dhe nuk

dritë pa errësirë. Bie në sy në këtë pjesë mënyra e formimit të sintagmave, që në ndertimin e

zakonshëm sintaksor nuk ndodh, pra kemi thyrje të rendit sintaksor: Më parë, aty jashtë ra një

zog- një zog ra aty jashtë më parë. Ndërtimi i metaforeve pastaj në këtë pjesë është i hatashem

:Shpirti i drurit që vdes nën fatkeqësinë e henës. Shirat janë krenaria e fenomenve

qiellore.157

Pjesa e 48-të nis me një krahasim: Jam trishtuar si rënia e gjetheve në një akuarel

shiu. Pra kemi një pjesë autobiografike, uni-rrëfimtar na tregon se është i trshtuar. Pjesa

është e pushtuar me nota melankolie dhe nostalgjie njëkohësisht, dhe me një pezm

injektues që të thotë: Ah sikur gjërat të kishin shkuar ndryshe…

Në këtë pjesë kemi një simbol dhe një analogji sërish me sistimin komunist, ku

simboli:Shpata ka rënë-i referohet sistemit, udhëheqësit, ideologjisë ndërsa pjesa: nuk ka

më luftë klasash ,që na con në analogji me diktaturën na lidh edhe me parimet e

marksizëm-leninizmit pra kemi edhe një intertekst të tërthortë me parime dhe ideologji

jashtletrare.

Por cka duhet theksur në këtë pjesë është që dashuria jeton ende mbi shpirtin e unit,

kujtimet i zgjojnë shpirtin, i zgjojnë edhe kujtesën, historitë edhe vuajtjen; “Jam i

trishtuar si rënia e gjetheve në një akuarel shiu. Sot mora një letër nga një njeri që

kam dashur dikur. Pas njëzet vjetësh. Shpata ka rënë, nuk ka më luftë klasash.”158

Pjesa e 49-të është një ndërtim imazhesh dhe rimarrjesh e rifunksionalizimesh nga

poezitë e tjera si dhe një zanafillë me ngjizjen e krijimin e botë-universeve. Ka një

157 Po aty f. 316. 158 Po aty f. 316.

Page 71: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

71

kompozicion të ngritur mbi krahasimin dhe mbi tonin e melodisë së nostaligjisë: “Ishte

diku një akuarel shiu që rrodhi si loti i botës, o njeri!shkrova mbi shpinë të letrës. Ishte

dikur një rënie gjethesh që mbeshtillte supet tua lakuriq.”159

Pjesa e 50-të, pjesa e fundit e kompozuar me dy fjali bën mbylljen e kesaj proze. Bën edhe

mbylljen e jetës së Rreshpes. Pjesa e 50-të lidhet sërish me intertekstualitetin e Odisesë sërish na

del emri i ishullit të Itakës. Kemi një refuzim estetiko-real të unit për pranimin e mosekzistencës

se ishullit të tij… Në leximin e rrafshit simbolik të dy fjalive të fundit kemi :

Ndenja me shpinë nga dita, për të mos parë si zhdukej ishulli që kam ëndërruar kaq

dekada- refuzim për të pranuar *Vdekjen e ëndrrave të tij. * Zhdukjen e lirisë. *Mos

rigjetjen e vetvetëe që kishte projektuar në këtë ishull. *Fundin e tij që i kishte ardhur

përballë syve.

Lamtumirë Itakë – Së pari na con në intertekstin me librin e Odisesë sepse sa here

Odiseja mendonte se ishte fundi i tij, riprodhonte këto dy fjalë. Uni poetik e pranon

vdekjen e ishullit të tij. Pranon vdekjen e ëndrrave, të lirisë. Uni poetiko-rrëfimtar vdes…

Edhe në kompozicionin e pjesës së fundit ka përdorur teknikat e pikturës , ka përdorur edhe

teknikën “brainstorm” mbase pa e ditur por nga fjalia e parë në të dytën ka një shkëputje të

madhe kuptimesh dhe imazhesh, por i përbashkon një imazh i vetëm, ai i njeriu që nuk i shkëput

sytë drejt horizontit, ai i unit që është i sëmurë nga virtyti i shpresës:

*“Ndenja me shpinë nga dita, për të mos parë si zhdukej ishulli që kam ëndërruar kaq dekada.

Lamtumirë Itakë”160

159 Po aty, f. 317. 160 Po aty, f. 317.

Page 72: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

72

X. Iliada, e paradokseve të Rreshpes…

Iliada është vepra e parë e Homerit dhe gur-themeli për frymezimet e mijra veprave

dhe romaneve të tjera. Iliada është zanafilla edhe e kryeveprave si ‘Eneida’, në poezinë e

Rreshpes interteksti me veprat e Homerit del dendur, dhe madje edhe me disa thyrje të

reja, thyrje kuptimore dhe gramatikore njëkohësisht…

Duke qenë se është studim tematik, do përqndromi mbi pozitë me

dukuri moderne dhe gjithmonë fokusi ynë do të jetë intertekstualiteti dhe ndërtimi i tij

përmes rrafsheve imazhore, simbolizuese, mataforike…

Poezia “Tors” është një poezi e prapakthimit në kohë, e një analepse të prerë dhe të

rimarrë: “Dil nga mbretëria e gurit=paleoliti-guri i vjetër krijohet analogjia me këtë që

në fillim sapo e dëgjon dhe krijohet ky imazh; kam kaq kohë që trokas të mermerët-

njëmijë vjet dhe dymijë vjet-prapakthim në kohë pothuaj një kohë me krijimin e Iliadës

dhe me pas këtë gjë që thotë në tercinën e parë, e metaforizon në distikun e dytë:

“Jemi puthur nëpër iliadat e vjetra/kur lirës i binin homerët.”161, në metaforizmin

dhe ngritjen e prapakthimit në rrafsh miti dalin dy gjëra kyce: e mira -e keqja, dy rrafshe

universale të cilat janë gjithmonë në ballafaqim me njëra-tjetrën! Rasti i mësipërm :koha

e e gurit ↔ koha e iliadave, pra nga koha e ngjizje së kujtesës {koha e gurit}↔në

ndërtimin dhe formimin e kujtesës ,historisë, të gdhendjes së mosharresës {puthur nëpër

iliadat e vjetra…}.

Në këtë poezi kemi një intertekst përmes disa sintagmash me Iliadën:

1.Jemi puthur nëpër iliadat e vjetra

2.Kur lirës i binin homerët

3.Beje një iliadë për mua- krijohet analogjia me Eneiden dhe porosia e fundit e dhenë

Eneas nga i ati kur arratiseshin kur linin Trojën në flakë, për ta shpëtuar, për të nisur një

erë të re të saj.

161 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Tors”, f. 137.

Page 73: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

73

4.Kur të rrëzohet edhe Troja e fundit! – Ndërsa ky varg duket se është në analogji me

“kujtesën dhe arratisjen” , me kujtesën sepse nuk do që të harrohet asgjë cka ka jetuar dhe

arratisjen se gjithmonë ka nevojë për një ishull të ri.

Në këtë poezi ndërtohet edhe metafora-simbol “O hënë e shiut.” 162 … Këtu Iliada na

del simbol paradoksesh të përmbysura; Beje një iliadë për mua-Kur të rrëzohet Troja e

fundit, pra të shkruash, të rrëfesh një Iliadë kur të vdese ishulli-vendi i fundit-praktikisht

e pamundur, teorikisht në botën e poetëve plotësisht e realizueshme.

Rri kycur në gur –zemra ime = gur element natyror i pashformueshëm lehtë, i

gërryeshem ose i rrëmbyeshem nga rryma ujore pra efektet e jashtme- zemra organ

jetësor, ndjesor dhe shumëpërmasor i rrëmbyeshem nga emocionet dhe efekt-reflekset e

brendshme pra kemi edhe këtu një paradoks të përmbysur.

Poezia e radhes me një titull mjaft simbolik shpirtëtor “U bëmë të huaj” ka të bejë me

humbjen e lidhjes se dashurisë dhe ikjes nga një botë për tu integruar në një botë tjetër

pra nga bota e Trojës, bota e lashtë në botën moderne, në botën e re.

Edhe në këtë poezi kemi një shumësi sintagmash-vargjesh që na cojnë në

intertekstualitet jo vetëm me emrin dhe veprën por edhe me Homerin një rimarrje që e ka

pasur të vetën në prozën poetike “Marrëzia e Itakës”

Troja ime është ky përendim që digjet.

Lamtumirë, troja ime e pafat!/ Tani i përkas një bote moderne

Ndofta diku një i verbër madhështor/ka për të kënduar tërë këtë urrejtje.

Po pra po ik, por me humbje përseri/Dhe për ty do të bëhem i huaj

E verbëra madhështore me syze Hong Kongu/Bëje një Iliadë për mua!163

Nisja e poezisë ka një sfond të mrekullueshëm, nuk e di nëse do e ndieni por Rreshpja ka

krijuar një melodi të madhe përmes zanores “U” dhe bashkëtinëlloreve “H-K”: *U. *Huaj.

162Po aty f. 137. 163 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “U bëmë të huaj” f. 165, pjesa “Bëje një iliadë për mua” Po aty, f. rimarrje edhe nga poezia “Tors” por do vazhdojë të dalë! Në fund të kësaj do te ketë një analizë të shkurtër për vargun “Bëje një iliadë për mua”…

Page 74: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

74

*Ik*Humbje. *Lamtumirë-Ksanti-kesaj.*Ky. *Lamtumirë. *Përkas. *Diku. *Ka-Kënduar-

këtë. *Ik-Humbje. *Bëhem-Huaj. *Hong-Kongu. *Mua… Duken si pikëtakime në distancë që

arrijnë një melodi të ëmbël që jehon ,ngelet si shenjë në kujtesë…

Në këtë poezi kemi përendinë indiane simbol të faljes, durimit ,mrekullisë që vjen si simbol

i kërkimit të faljes botës antike që e braktis dhe bëhet pjesë e asaj moderne. Në vargjet-

intertekstualitet kemi edhe analogji me jetën e vetë-unit, kemi thënë gjithmonë që poezia është

një impresion, histori, përjetim, botëkuptim-përjetim i letrarizuar dhe i errësuar dhe ambig kështu

është kjo poezi. Si fillim titulli mund të jetë një tregues i ftohjes së unit- me atdheun, me shtetin,

me të jetuarin, ftohjes së unit-me botën, ftohjes ndarjes së unit-me të shkuarën, ndarjen e unit –

me kujtesën, me historinë.

Në përvijimin e poezisë ndodh një paradoks i thellë i përmbysur dhe i mjegulluar. “Troja

ime është ky perëndim që digjet”-Pra kemi një gjendje natyrore ose process i cili ndodh cdo ditë

dhe ngjan se simboli i ketij vargut është paravdekja është më e tmerrshme se vdekja sepse e

ndjen. Paradoksi ndodh në vargun pasardhës “Lamtumirë , troja ime e pafat”- Cila është troja e

tij? Jeta e tij? Atdheu ? Vendlindja? Shteti? Shpirti? apo të gjitha bashkë? Do ta lëmë kështu me

një pikëpyetje për interpretime personale të mëtejshme se poezia e mësipërme mund të bëhej një

temë diplome më vete…

Poezia është e konceptuar si rimarrje e ndërtimeve të njëjta por me kuptime të ndryshme

përkatësisht: s1164-Po ik, dhe me humbje përsëri=s3-Pra po ik, por me humbje përsëri/ s1-

Lamtumire, o Ksanti i kësaj dite!=s2-Lamtumirë, troja ime e pafat./ s1-U bëmë të huaj për

njëri-tjetrin=s3-Dhe për ty do bëhem i huaj/ s1-Troja ime është ky perëndim që digjet=s2-

Lamtumirë, troja ime e pafat/s2-Ndofta diku një i verbër madhështor=s3-E verbëra

madhështore me syze Hong Kongu.165

Poezia pasardhse e cila ka një përqasje intertekstualiteti me Iliadën është “Homeri në të

gjitha kohët”, poezi e cila ka një analogji me të shkuarën komuniste, jetën e unit, dhe një

aktualizmi me modernen. Poezia e trajtuar me lart është e përbërë prej tri katrenash dhe e

mbizotëruar nga shenja grafike e pikëcuditëses, dhe të metruara me metër të rregullt. Këtu

ndërtohet një melodi përmes bashkëtingëllores “S” “Lirës, redaksitë, fisit, gjoksin, sa , syve,

botës, dhunës, akeas, sa, syve”.

164 Do jete emri i shkurtër i strofave, s1, s2, s3 etj. 165 Po aty f. 165.

Page 75: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

75

Edhe në këtë poezi kemi përsëritje ose rimarrje të të njëjtit varg i cili është ironizim,

sarkazëm a tallje e njerëzve të cilët “i bënë varrin me spiunimet e tyre, pra e ka për poetët ose

shkrimtarët: s1-“Eh sa keq të bëhesh gjeni për një gotë verë!=s3-sa keq të bëhesh gjeni për një

gotë verë!166

Intertekstualiteti është tema qendrore e këtij studimi . Interteksti ka një qasje të

drejtpërdrejtë në këtë poezi me vargun hyrës të Iliadës:

*Këndo hyjnëshe mëninë e Akil Pelidit =Këndo o Muzë iliadën e dhunës

Iliadën e tiranëve akeas!

Këndo o Muzë tek dyert e gazetave!

Ndërkohë kemi edhe një ndërtim të figurës së Homerit përmes vargut të metaforizuar

dhe dhe në njëfare forme me ironizm. Ai aktualiton realitetin duke e ironizuar Homerin: “I binte

lirës nëpër redaksitë e kështjellave/Ati i fisit të lashtë të poetëve/Me gjoksin e shkallmuar nga

talenti/Eh, sa keq të bëhesh gjeni për një gotë verë! Homeri kishte dramën e syve/Por

kendonte dramat e botës.”167

Poezia do parë edhe në një rrafsh simbolik dhe anologjik sepse përvec vargut të

metaforizuar ka një ambigutet i cili të mjegullon dhe të con nëpër zbulime dritëhijesh të gabuara.

Do marrim vetëm katrenën e dytë ku edhe interteksti është përqëndruar më dendur si në

kompleksin e autorit ashtu edhe atë të veprës.

-Homeri kishte dramën e syve-Simboli i dramës së syve është verbëria, pra shqisa e të parit i

mungon, dhe duket se në pjesën dramë e syve analogjinë ia dedikon edhe sistemit të shembur

tashmë pasi kjo poezi futet në ciklin `91-2006.

-Por tregon dramat e botës- Pra simboli në këtë varg është largpamësia ose vizioni por nëse i do

shkojmë më thellë simbolit ose sinjifikimit të tij do të thoshim se simboli është rrefimi i të

vërtetave, rrëfimi i të treguarit botës marrezitë dhe turpet e saj, por analogjinë duket se e bën me

veten e vet, e vetëquan veten një “Homer-modern” se poezitë janë rimarrje dhe vazhdim i njëra-

tjetres , në poezinë e mësipërme uni thotë i përkas botës moderne…

-Këndo o Muzë iliadën e dhunës- Këngë dhe dhunë ja dhe një paradoks i përmbysur brenda një

vargu. Simboli në këtë varg është shëndrrimi ose transformimi i cili në analogji i ndodh

gjithckaje që fymon a ekziston, nga iliada e një historie lufte ngrihet historia e një trimumfi

166 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Homeri në të gjitha kohët” f. 181. 167 Po aty, f. 181.

Page 76: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

76

përmes dinakerisë, kjo histori në realitetin tonë bëhet e dhunës, në analogji del me historinë e

diktaturës.

-Iliadën e tiranëve akeas168- Këtë varg do ta marrim në analogji me një kombinim të mundshëm

duke zëvëndesuar vargun me fjalë të tjera, pra duke krijuar një varg analog jo me talentin e

Rreshpes por për efekt analogjie *Historinë e tiranit komunist. Sic edhe vërehet vargu qëndron

përsosmerisht pra doli anlogjia me komunizmin dhe udhëheqsin. aktualizmi i kësaj tiranie apo

mbylljeje del edhe përmes sintagmave “redaksitë e kështjellave, dyert e gazetave, sa keq të

bëhesh gjeni për një gotë verë.”

Poezia pasardhëse e cila i takon pjesës se intertekstualitetit me veprën e ë. Poezia e cila do

merret në studim tani titullohet “Shtëpia e këngës”, një titull i ndërtuar nga dy emra ku njeri

emër ka funksionin e përcaktorit duke ndërtuar kështu një metaforë emërore.

Poezia ka në thelb disa kompozita të cilat tregojnë shumë për historinë e poezisë e cila

vjen si një poezi remineshece-nostalgjike e të shkuarës , kompozitat janë “Kulmrrëzuar, lule-

harrese” të cilat vijnë të përmendura nga dy herë në poezi dhe makrostrukturë.

Poezia “Shtëpia e këngës” ka edhe një lidhje intertekstuale me 6 vargje të cilat na vijnë

edhe si analogji me personazhe, shpikje ose ngjarje në veprën e Iliadës:

Por koha jonë nuk ka kuaj prej druri → intertekstualiteti është i drejpërdrejtë me “kalin

e Trojës i shpikur a i ndërtuar nga ideja Odisese” në analogji vjen se bota jonë nuk ka

tradhti, dhe simbol vjen se bota është e pastër pa kuaj prej druri sepse pa kuajt e drurit

nuk ka gënjështra, tradhti, shkatërrim të cilat vijnë si përshkallzim i njëra-tjetrës, por këtë

e hedh poshtë në vargun pasardhes…

Por koha jonë nuk ka iliadë- kemi intertekst të drejpërdrejtë, trupi i huaj në varg ,titulli i

veprës së Homerit e cil vjen si përgënjeshtrim, si rrëzim si vrasje e gjërave që pohon

vargu i mësipërm.

C`të këndojmë iliada të stisura! –lidhja me intertekstin këtu sërish është titulli i veprës i

cili vjen i ironizuar përmes mbiemrit-përcator “të stisura”, ndërsa lidhja me analogjinë

është pavlerësia për të kënduar dicka që nuk ekziston, dicka të sajuar është humbje kohe

dhe bjerrje identiteti thotë uni…

C`të këndojmë akilët e gënjeshtërt! – ja këtu lidhja me intertekstin del shumë e fortë na

del antagonisti për trojanët dhe protagonisti për akejtë, Akili është heroi me i njohur i

168 Po aty f. 181, të katërt vargjet me të njëjtën grafikë.

Page 77: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

77

Iliadës bashkë me Hektorit të cilët ndërtuan antinomitë e personazhit që në zanafillë të

krijimit të letërsisë së vërtetë. Në rrafshin analogjik ose edhe atë simbolik uni shpreh se

nuk ka më Akilë të cilet luftojnë edhe për lavdi edhe për ideal…

Homerin e bënë herojntë- Interteksti është i madh në këtë frazë, kemi parasysh se në

Iliadë ka një përzierje të botës mitiko-hyjnore-tokësore, ku herojntë më të mëdhejn

kishin ardhur të luftonin kunder trojanëve “për të kthyer nderin e Menelaut në vend”

qëllimi ishte pasurimi dhe plackitja, dhe Homeri me herojntë si Agamenoni, Odiseja,

Akili, Patrokli, Ajaksi nga fusha tjetër Hektori, Priami, Paridi etj Në rrafsh analogjik uni

thotë se sot askush nuk mund të behet me nga herojntë.

Homerin nuk e bëri talenti169- Këtu e gjitha është vazhdim dhe parodizmi i talentit të

Homerit, dhe tall talentin e atyre që kishin emër të dhuruar nga pushteti vulën e të qenit

një shkrimtar-poet në zë…

Poezia “Shtëpia e këngës” një rrëfim i dhimbshëm i jetës dhe i paralelizmit të

fatkeqsive me jetën e tij, është një melodi shpirti e nxjerrë ose e shkruar nga torturat që i

ka dhuruar fati: “Shtëpi e vjetër kulmrrezuar si fati im”170

X.I Omeri, poezia e një dashnori të letrave...

Poezia e cila është po në këtë vazhde me një përqasje me intërekstin në vepren e

Iliades është poezia “Omeri” e cila është një poezi e cila nis me një katrenë, vazhdon me

7-8 vargeëh dhe mbyllet me tercinë. Poezia “Omeri” ka një përzierje historie,

aktualitetesh dhe intertekstesh të dendura ku intertekstualiteti më i dendur është me

veprën Iliada.

Duhet të sqarojme që në fillim lojën që uni bën me kalamburin Omer-Homer por dhe

lojën me traditën, tradita vendase ka një Omer nga cikli i kreshnikeve ndersa Greqia e

lashtë ka një Homer…

Vargjet ku kemi intertekstualitet të drejpërdrejtë janë 4 ndërsa pjesa tjetër është me

intertekst të tërthortë ku paraqitet figura a portreti i Homerit i cili perifrazohet ose

169 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Shtëpia e këngës” f. 191. Cdo varg me të njëjtën grafikë po aty, f. marrë nga poezia e mësipërme… 170 Po aty f. 191.

Page 78: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

78

përkufizohet nga vargjet “Aed i verbuar na zjarri/rapsod plak/poeti i verbuar/rapsodi

pellazg vdiq.” Ndërsa vargjet që na sjellin intertekstin e drejtpërdrejtë janë:

Në fshatin më të parë dardanët i dhanë verë /-Dhe iu lutën të këndonte për Patroklin-

Emri i një prej heronjëve i cili mbetet i vrarë në dyluftim me Hektorin heroin e trojanëve,

Patrokli i rrëmben veshjen dhe armët e luftës Akilit për ti dhenë fitoren akejve , por

simboli këtu për të kënduar për Patroklin është se Patrokli ishte riosh, simbol i rinisë ,i

freskisë, i bukurisë i gjërave hyjnore ,i cili më vonë shëndrrohet në simbol hakmarjeje,

vetëm pas vrasjes se Patroklit vuloset vdekja e Hektorit dhe shkatërrimi i trojanëve…

Dashnorin e Akilit të bukur - Robert Frost në një letër të bijës shkruan “Poezia ka thënë

përherë dicka dhe ka nënkuptuar krejt të kundërtën. Po pse duhet patjetër që ajo të thotë

dicka? Pse mos të bëhet në mënyrë të tillë që të nënkuptojë gjithcka tjetër?” .

Pra Rreshpja në metaforën “Dashnorin” nuk ka asnjë kuptim seksual apo erotik cka do

merrej e mirëqenë me zbërthimin e kuptimit të fjalës dashnor. Simbol i këtij vargu është

“dashuria e pastër, ndjenja që për dikë të pafajshëm dhe fëminor mbrojtësi ose ofruesi i sigurisë

do shembte, shkatërronte një qytetrim ashtu sic edhe bëri”,për Patroklin, përcaktorin dashnor të

Akilit e ka përdorur edhe Kostandin Kavafisi me një kuptim tjetër atë të prirjeve homoseksuale

për shkak se edhe vetë Kavafisi i përkiste prirjeve homoseksuale.

Këndo o Muzë o mëninë e Akil Këmbëshpejtit!- ky është interteksti më i drejpërdrejtë

në të gjithe veprën e Iliadës e cila vjen direkt në barazim me vargun “Këndo hyjneshë

mëninë e Akil Pelidit”. Ajo cka duhet vënë re tjetër në këtë varg është epiteti

“Këmbëshpejti” i cili është ekuivalentja ose përcaktori që njihet ose barazohet masivisht

Akili. Vargu është në shtresë metaforike sepse mënia e tij u shëndrrua në hakmarrje, lavdi

për akejtë, nder për Menelaun, fatkeqësi për Andronomakën dhe birin e Hektorit dhe

shkatërrim, djegie e shfarosje për Trojën.

Këndoi poeti i verbuar nga zjarri që dogji Trojën madhështore171.- Këtu kemi një

distancim të një kombinimi që Rreshpja e bënte shpesh për Homerin por sërish i ka futur

brenda një vargu, kombinimin “i verbëri madhështor=Homeri”.

171 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë 2016, poezia “Omeri” f. 275, të gjitha vargjet me të njëjtën grafikë janë të marra nga poezia “Omeri”.

Page 79: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

79

Në këtë varg duhet nënvizuar gjithashtu elementi i zjarrit i cilit përdoret si katalizator

shkatërrues dhe shfarosës, si metaforë e verbimit dhe errësires kur ne dimë që zjarri jep dritë,

madje Elioti i përdor zjarrin si simbol të pastrimit, të purifikimit, pra kemi një paradoks të

përmbysur. Elementi i zjarrit këtu vjen si simbol i dhimbjes pasi poeti smund të bënte asgjë për

ta ndalur vecse ta rrefente për të krijuar gdhendjen në histori dhe paharrueshmerinë e Trojës….

Në këtë poezi kemi edhe ironizmin apo talljen për vendlindjen e Homerit por

Rreshpja ironizon luan dhe tallet me vendin ku do të prehet Homeri ku ai merr Egjiptin-Teba,

Greqinë-Athinë{ku mund të jetë vërtetë vendlindja e Homerit}, Hiroshima-Japoni, Neë-York-

Amerikë, pra kemi një tallje por edhe një seriozitet përbashkues ku bashkon lashtësinë të

shkuarën Tebe , Athinë me të tashmen me të dukshmen, me dritat, shkatërrimin e vendit e të një

kulture Hiroshima-prej bombës atomike, Neë Yorkut: “Pas ca vitesh rapsodi pellazg vdiq/Dhe e

varrosën nuk dihet mirë/Në Tebë, Athinë, Hiroshima apo Neë York.” 172

X.2 Aspekti i fundit “poezia “Aspekt”...

Poezia e fundit e cila ka një lidhje intertekstualiteti me veprën e Iliadës është poezia

“Aspekt”. Poezi e cila ashtu sic ka titullin formon edhe përmbajtja e saj. Poezia “Aspekt” është

e kompozuar prej një vargu hyrës dhe prej një distiku i cili është dhe mbyllësi i poezisë…

Poezia në lidhje me intertekstualitetin vjen përmes distikut mbyllës ku përmendet emri i

autorit krijues të Iliadës dhe titulli veprës si trup i huaj në vargun e fundit.

Poezia vjen si një kompleks imazhi dhe vjen si aspekt ironie. Është një mirazh që nuk

ekziston por që bëhet i besueshëm përmes luftës, duket sikur ka dhe njëfarë anlogjie me

“kanunin e komuinzmit” pasi nisja e poezisë nis me një varg-harresë e cila duket se i kushtohet

asaj kohe: “Natyrisht, gjakatarët koha i lë pas dore”173

Distiku mbyllës është deklamim i një ironie të së vërtetës sepse e vërteta nuk është kurrë e

plotë kemi gjithmonë versione të saj ndaj kjo gjë vjen e ilustruar me fjalën pandehin: “Vijnë

Homerët dhe luftojnë me njëri-tjetrin/Pandehin se vriten për lavdinë e Iliadave.”174

Dhe ashtu sic premtuam do ti bëjmë një analize vargut që rimerret në poezinë “Tors” dhe

“U bëmë të huaj” se si na del ai.

172 Po aty f. 175. 173 Frederik Rreshpja, “Duke kërkuar Itakën” Botimet “Princi”, Tiranë, 2016, poezia “Aspekt” f. 285. 174 Po aty f. 285.

Page 80: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

80

*Bëje një iliadë për mua.

* Na del si thirrje dëshpërimi {Tors}

* Na del del si kujtesë për të kujtuar atë cka ka ndodhur pas shfarosjes{Tors}

*Na del si mit {Tors}

*Na vjen si pendim-nostalgji për të shkuarën {U bëmë të huaj}

*Na vjen si ëndërr e të shkuarës në botën moderne {U bëmë të huaj}

* Na vjen si zgjim dhe si lutje botës moderne {U bëmë të huaj}

* Na vjen si rikthim identiteti {U bëmë të huaj}

*Vjen si fitore mbi kohrat dhe historitë.

Page 81: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

81

Përfundime

Rreshpja ndërton universe imazhesh, duke çliruar mitet prej fanatizmave dhe detajeve të

ngarkuara padrejtësisht, i mbushur me intertekste, analogji, paratekste, me një gjuhë e

cila nis me shtresë metaforikë ngrihet në nivele simbolesh duke marre trajta mitesh…

Me gjuhën e tij dhe atë të imazheve personale ka ndërtuar një konspektivizëm,

sinkretizëm, të madh, edhe në poezitë me disa strofa kemi tekste konspektive, teksti

përmes një minimumi shenjash gjuhësore na mundëson një maksimum domethëniesh dhe

interpretimesh…

Kozmosi poetik i Rreshpes është i lidhur fort me psikikën popullore, ashtu siç e kemi

vërejtur në lidhje me shumë elementë të studiuar si lidhja e fortë me femrat e folklorit si

“Ajkuna”, “Rozafa” si dhe shumë elementë të folklorit të cilat janë shumëthënëse. Lidhja

e Rreshpes me traditën dhe prozën popullore është esenciale…

Rreshpja është një poet me ndikime të forta në poezinë e tij duke nisur që nga Homeri,

duke marre ritmikën e Dantes, modernizmin e Bodlerit, thjeshtësinë dhe embëlsinë e

Lorkës, grishjen dhe elementin ballkanik të Kavafisit, universalitetin e Shekspirit,

ngjyerjen e miteve greke-shqiptare-botërore, imazhin e simbolistëve, retorikën e absurdit,

delikatësen dhe vrullin e Eseninit, teknikat e impresionizmit dhe kubizmit.

Rreshpja është ai poet i cili shfaqet ateist dhe besimtar njëkohësisht. Lidhja e tij me Zotin

nuk është vendimtare në poezitë e tij, ndërsa me të ëmën po. Ka nderuar mitin e nënës si

zot në jetën e tij, duke bërë që të jetë poeti i cili barazon nënën me Zotin parajsën dhe

shpëtimin…

Uallas Stivensi thoshtë: “Vdekja është nëna e bukurisë” dhe Rreshpja e ka materializuar

këtë thënie në poezinë “Vdekja e Lorës”, marredhënia e unit poetik me vdekjen është

diçka normale, nuk i druhet vdekjes, madje vdekja del si shpëtim dhe si një mrekulli në

poezinë e Rreshpes…

Page 82: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

82

Ka ndërtuar një gjuhë me thyerje sintaksore, morfologjike dhe fonetike, duke sjelle

kështu një gjuhë të re të përbërë prej një rendi të përmbysur strukturash e bashkë me to

edhe ndjesish.

Në universin e mitit për nënën Rreshpja ka ndërtuar një botë metaforash dhe simbolesh

adhuruese dhe flet për të emen si zotin për të ajo është “Krishti” i tij.

Uni i tij poetik përmes imazhit, teknikave të rimarrjes dhe intertekstualitit në pjesën e

Odisesë përmes simbolit të Itakës ka ngritur një mit letrar dhe një mit personal jetësor

mitin e Itakës në prozën poetike “Marrëzia e Itakës”…

Në marrëzinë e Itakës, ishulli na del simbol i besimit i braktisjes, metafore i një

personazhi pa atdhe, pa vetvete, pa botë i humbur dhe plot ëndërrime e shprese, miti i

Itakës vjen i shndërruar dhe plot transformime dhe transfigurime , shpesh merr edhe

trajtën e metonimisë, mos ekzistencës dhe fantazmës…

Rreshpja në prozën poetike të ndërthurur me poezi dhe rimarrje vargjesh të përshtatur në

forme rreshtash ka krijuar edhe një trajtë ditari të miksuar me poetizimin, letraritetin dhe

kujtësen në pjesët, ku rrefen për torturat e bera nëpër zyrat e hetuesise prej gardianëve

dhe hetueseve. Pra brenda një proze poetike nderfut edhe një tëknike ditari, tëknike e

postmodernizmit.

Në prozën “Marrëzia e Itakës”, intertetekstualiteti me biblën është i qenësishem , ku

shpesh uni poetik merr trajtat e Jezusit ose hijen e tij, intertekstualiteti me biblën është i

cituar drejpërdrejtë nga bible, nga predikime të Jezusit, ose nga ungjilli, duhet thënë se në

këtë përfundim ngrihet miti i ishullit që nuk ekziston, miti i zotit, dhe miti i humbjes

{humbjes se gjithesise se vetës}

Ka ndërtuar brenda universesh, tekste brenda tekstesh, Rreshpja ka krijuar metatekste të

cilat po ti ndash nuk ngerthejnë asnjë kuptim në vetvetë, ka ndërtuar një botë me shumë

Page 83: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

83

katë ku imazhi dhe ngjyrat here të zymta me shumë shi, dimer e vetmi pushtojnë keto

universe dhe here-here një botë të mbushur me pranvere me gjethe që gjallojnë.

Kozmosi poetik i Rreshpes është i mbushur me mitë, mitë si miti i shiut, henës,

stinëve{ku Dimri dhe Vjeshta mbizotërojnë}, lotëve, trendafilave, hapsires{Avionave,

aerodromeve, ajrit, flututrimit}, vdekjes, të nënës, të Itakës, të Iliades, pra Rreshpja është

i dashuruar me botën e mitëve shpesh përmend dhe fut përendi të krijuar nga mitët ose që

kanë ekzistuar në vetdijen e popujve si mitë ilire, greke indianë etj, dhe dashurinë e tij për

mitët e shendrron në kryevepra të poetika dhe vepra e tij. Ndryshe Rreshpen mund ta

quajme poet të imazheve dhe mitëve…

Në intertekstualitetin të Iliada ka ndërtuar një botë mbushur me ironi, paradokse të

përmbysura, një botë finë me një humor të holle ku kryesisht ve në loje veprimet e të

tjereve rreth figures se Homerit … Në botën e Iliades kemi një vetdeije letrare të

përsosur, me intertekst të drejpërdrejtë luan me figurat, kuptimet dhe intërpretimet duke

të cuar shpesh në intërpretime të gabuara{në të cilat mund të kem renë edhe unë}…

Rreshpja ka ndërtuar një trinom Rreshpja-Odiseja-Jezusi, pra kemi edhe engjellin edhe

djallin në unin poetik të Rreshpes dhe në vetë Rreshpen.

Rreshpja është një mjeshtër i zejes se poezisë por eksperimentet e tij edhe me përrallen

dhe si kritik i pakomromis je dëshmuar në librin e studiuesit Gjergj Zheji tregojnë që mbi

të gjitha ajo çka ndërton Rreshpja ngrihet mbi “mitin e të vërtetës” megjithëse bota e artit

paraqitët ndryshe në zbërthimin e tyre mbartin të vërtetat e lëkurës se tij…

Uni i tij poetik është i mbushur me rimarrje dhe kryesisht luan me bashkëtingëlloret, duke

ndërtuar një unitet të pangatërrueshëm me çdo poet tjetër…

Rreshpja në kozmosin e vet poetik ka ndërtuar një idiolekt. Idiolektin me të rrallë ndër

poetë, bashkëkohës dhe në traditë. Idiolekti i Rreshpes është një idiolekt shumë i

ngjashëm me folklorin nëse folklori është i mbushur me formula hyrëse, 8rroksha

Page 84: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

84

hipërbola idiolekti Rreshpes është i mbushur me mite, imazhe, metafora, simbole,

paralelizma figurativ, paradokse të cilat i kupton sapo has një të tillë vulën e kujt kanë.

Idiolekti Rreshpian është unik, i bukur, i gdhendur me cicërima zogjsh, i kthyer në imazh

prej mitit të hënës, ajrit, errësirës dhe shkruar prej duarve të Zotit…

Page 85: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

85

Bibliografi

Rreshpja, F. “Duke kërkuar Itakën”, Princi, Tiranë, 2016.

Rreshpja, F. “Lirika të zgjedhura”, Evropa, Tiranë 1996.

Chevrel, Y: “Letërsia e krahasuar”, Shtëpia botuese “Albin”, Tiranë 2002.

Lloshi, XH. “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika” Botime “Albas”, Tiranë 2015

{Ribotim}

Hima, Y. “Letërsia e penguar dhe mitet e saj” Botime “Iskk”, Tiranë 2014.

Palushi, P. “Frederik Rreshpja që s`e kuptuam kurrë”,Shtëpia botuese “Ombra Gvg”,

Tiranë 2015.

Shllaku, P. “Kush asht Frederik Rreshpja” , Revista “Symbol”numri 11, Prishtinë 2017

Ndoja,L. “Hermetizmi në letërsinë shqipe”, Botime “Pakti”, Tiranë 2012

Jubica,I. “Zoti nuk ka djalë” Botime “Skanderbeg Books” Tiranë 2016.

Osja,V. “Elementë të poetikës moderne në poezinë e Frederik Rreshpes”, Palimpsest.al

Krasniqi, G. “Hyrje në një poezi moderne{Poezia e Frederik Rreshpes}”, Palimsest.al

Insituti i Folklorit, Folklori shqiptar II, “Epika legjendare” {Vëllimi i parë} Tiranë 1966.

Esenin, S. “Lirika të zgjedhura” Botime “Argeta Lmg”, Tiranë 2001

Page 86: PUNIM DIPLOME - arratisje.alarratisje.al/wp-content/uploads/2018/07/Teme-Diplome-FREDERIK-RRESHPJA... · 5 Në vend të parathënies “Ne e kemi në dorë që të mos e vrasin Rreshpen

86

Kavafis, K. “Poezi të zgjedhura”, Përktheu Romeo Collaku Botime “Zenit”, Tiranë

2016.

Zheji, Gj. “Folklori shqiptar” Botime “Argeta Lmg” Tiranë 1998

Kënga e Gjergj Elez Alisë- Marrë nga Shkodradaily.com

Martin Luter King- I have a dream-Përktheu Elida Bucpapaj , Telegrafi.com