punim diplome - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe...

39
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Program Fillor STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME TEMA: “SISTEMI PEDAGOGJIK SIPAS FREDERIK FREBELIT” (FRIEDERICH FRÖBEL) Kandidatja: Udhëheqësi shkencor: Seonora Ahmeti Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

140 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Program Fillor

STUDIME BACHELOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

“SISTEMI PEDAGOGJIK SIPAS FREDERIK FREBELIT”

(FRIEDERICH FRÖBEL)

Kandidatja: Udhëheqësi shkencor:

Seonora Ahmeti Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

2

Punimi është lekturuar nga:

Venis Gecaj

DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT

Unë Seonora (Gecaj) Ahmeti, me vetëdije të plotë deklaroj se ky punim diplome i titulluar

‘Sistemi pedagogjik sipas Friedrich Fröbel’ përfaqëson punën time origjinale, i cili nuk është

prezantuar asnjëherë dhe është bërë personalisht nga vetë unë. .. … … … ….. …. …. .. .

Pra, punimi im i diplomës nuk cënon të drejtat e asnjë autori, në asnjë rast. Në të kundërtën e

saj, pranoj të gjykohem në bazë të rregullores dhe Statutit të Universitetit dhe ligjit mbi të

drejtën e autorit. Ky material është ideuar dhe dizajnuar duke u bazuar në burimet e cekura

në referenca dhe në literaturën e shënuar.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

3

DEDIKIM

Këtë punim diplome ia kushtoi babait tim, Idriz H.Gecaj, i cili vazhdon të mbetët njeriu më i

veçantë për mua dhe i gjithë suksesi im mbështetet në kujtimin ndaj tij.

Babi im, nuk arrij të shpreh me fjalë sa shumë më mungon. Shpresoj të jesh krenar me mua,

ky ishte caku im primar!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

4

FALËNDERIM

Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të arrij deri te ky moment.

Falënderim shprehi edhe ndaj familjes, profesorëve, kolegëve dhe miqve të mi për kontributin

dhe mbështetjen e tyre.… …. … … . . . . . . .. . . . . … .. . …………… ……………… .. .. . . . . .

Në veçanti, falënderoi udhëheqësin tim shkencor, i cili më ofroi ndihmë në hartimin e një

studimi teorik, ku me personalitetin e tij të jashtëzakonshëm si mësimdhënës me të gjithë

studentët, pa dallime, u bë shembulli me i çmuar i dijes e guximit, në të cilën unë u

mbështeta që nga njohja me të.. ……………………………………………… …. . .. .. .. …..........

I nderuar profesor, do të mbetesh për mua shembull se si duhet punuar e motivuar studentët

në të ardhmen.. ………… ………. …………. ………… ……. ……….. ………. ….. … …..

Shumë faleminderit, Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi!

Mirënjohëse gjithë jetën,

Seonora (Gecaj) Ahmeti

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

5

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet si temë, sistemi pedagogjik sipas Frebelit dhe rëndësia

e këtij sistemi në procesin edukativo – arsimor. Punimi shtjellohet në pesë kapituj ku

nëpërmjet tyre synohet të sqarohet roli dhe funksioni i këtij sistemi pedagogjik kryesisht në

edukimin parashkollor. Në bazë të këtij sistemi pedagogjik, Frebeli, arriti të bëhej themelues i

institucioneve të para parashkollore.të cilin e njeh bota sot. Natyra e këtij punimi trajton

karakteristikat e institucionit të Frebelit ‘Kindergarten’, në të cilin ai ndërtoi një ambient që

çdo fëmijë do të donte të qëndronte në të. Karakteristikat kryesore të këtij institucioni ishin:

edukata përmes lojës dhe punës, aktiviteti në natyrë dhe lodrat. Gjatë trajtimit të këtij punimi

janë sqaruar edhe parimet e sistemit pedagogjik të Frebelit të radhitura në bazë të peshës,

qëllimit dhe krahasimit të tyre me lidhjen e klasikëve pedagogjikë borgjezë. Hartimi i

programeve të aktiviteteve të orientuara edukativo – arsimore për çdo ditë të punës, sipas

Frebelit bazohet në disa komponente kyçe të sistemit të përgjithshëm pedagogjik. Ky studim

pedagogjik synon të japë një informacion shpjegues, i bazuar në fakte, të cilat janë nxjerrë

nga autorë të ndryshëm duke dhënë pohime rreth të mësuarit e thelbit të metodës së Frebelit

“Të mësuarit nëpërmjet lojës”.

Fjalët kyçe: kopsht, edukatë, lojë, punë, lodër, etj.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

6

PËRMBAJTJA FALËNDERIM ..................................................................................................................................... 4

ABSTRAKT .......................................................................................................................................... 5

HYRJE ................................................................................................................................................... 8

1. Nocioni pedagogji .............................................................................................................................. 9

KAPITULLI l .................................................................... 10

2. PARATHËNIE MBI FREDERIK FREBELIN (FRIEDRICH FRÖBEL) ........................... 10

2.1. Jeta dhe puna........................................................................................................................... 11

2.2. Periudha e pedagogjisë së Frebelit ........................................................................................ 12

2.3. Baza filozofike e punës së tij.................................................................................................... 13

2.4. Veprat kryesore të Frebelit ..................................................................................................... 14

KAPITULLI II ................................................................... 16

3. SISTEMI PEDAGOGJIK I FREBELIT .................................................................................. 16

3.1. Qëllimi edukativ ....................................................................................................................... 17

3.2. Përmbajtja lëndore e sistemit pedagogjik sipas Frebelit ...................................................... 17

3.3. Parimet pedagogjike ................................................................................................................ 18

3.3.1. Parimi i edukimit sipas ligjëve të natyrës ........................................................................... 18

3.3.2. Parimi i zhvillimit i përcaktuar në faza .............................................................................. 19

3.3.3. Parimi i kreativitetit dhe vetëveprimit ................................................................................ 20

3.3.4. Parimi i zhvillimit motorik dhe aktivizimi motorik ........................................................... 20

3.3.5. Parimi i ndërmjetësimit ....................................................................................................... 20

3.3.6. Parimi i participimit social ................................................................................................... 21

3.4. Elementet e formalizimit të sistemit pedagogjik të Frebelit ................................................ 21

3.4.1. Loja( klasifikimi, karakteristikat e lojës ) .......................................................................... 21

3.4.2. Lodrat ‘ Dhuratat’ ................................................................................................................ 23

3.4.3. Puna dhe aktiviteti në natyrë ............................................................................................... 26

KAPITULLI III ................................................................ 27

4. KONCEPTI I FREBELIT PËR KOPSHTIN .......................................................................... 27

4.1. Karakteristikat e kopshtit të Frebelit.. .................................................................................. 28

4.2. Format e sipërfaqeve të një kopshti fëminor ......................................................................... 28

KAPITULLI IV ................................................................. 29

5. RËNDËSIA E SISTEMIT PEDAGOGJIK TË FREBELIT ................................................... 29

5.1. Roli i nënës në sistemin pedagogjik të Frebelit ..................................................................... 30

5.2. Roli i edukatorit në sistemin pedagogjik të Frebelit ............................................................. 30

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

7

KAPITULLI V .................................................................. 31

6. LIDHJA E SISTEMIT PEDAGOGJIK TË FREBELIT ME SISTEMIN PEDAGOGJIK

BASHKËKOHOR........................................................................................................................... 31

6.1. Përdorimi i ,,dhuratave” të Frebelit në edukimin e sotëm .................................................... 33

6.2. Ndikimi i sistemit pedagogjik të Frebelit në Kosovë ............................................................. 35

REZYME ............................................................................................................................................. 36

REKOMANDIME .............................................................................................................................. 37

LITERATURA .................................................................................................................................... 38

AUTOBIOGRAFIA ............................................................................................................................ 39

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

8

HYRJE

Pedagogjia parashkollore është një hallkë e sistemit të arsimit, e njohur edhe si “Edukimi i

fëmijërisë së hershme” e cila fokusohet në grupmoshën e fëmijëve nën moshën gjashtë

vjeçare. Pedagogjia parashkollore u shfaq si një fushë studimi gjatë periudhës së Iluminizmit,

por hovin më të madh të zhvillimit e pat gjatë shekullit XIX, dhe sot përshkruhet kjo periudhë

e rëndësishme pasi që i referohet zhvillimit të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës. …

Pikërisht, si një nga përfaqësuesit kryesor të këtij drejtimi është pedagogu i madh gjerman

Friederich Fröbel me sistemin pedagogjik të tij për edukimin dhe krijimin e një institucioni

parafillor për fëmijët. I gjithë punimi im do i kushtohet sistemit pedagogjik të Frebelit,

kontributit dhe rëndësisë së punës së tij në fushën edukativo – arsimore, të periudhës së tij

dhe periudhës bashkëkohore. Pra, në këtë trajtesë të studimit tim teorik, do parashtrojmë

ndikimet e Frebelit në botë si dhe aspekte të aktualitetit të tij të pazvogëluar në fushën e

pedagogjisë..

Së pari, ky kapitull fillon me një restrospektivë të shkurtër të kuptimit të nocionit

‘pedagogji’, shpjegon pikëpamjet, konceptet, sistemin e edukatës e të arsimit, parimet e saj,

respektivisht, “fenomenin e edukatës dhe të arsimit”. Pastaj, vazhdon me njohjen e jetës së

vështirë të Frebelit, vihet në pah sfondi i momenteve më të rëndësishme të jetës dhe

veprimtarisë së Frebelit, përshkruhen disa informacione të rëndësishme të periudhës së shek.

XIX, në aspektin pedagogjik (kryesisht në edukimin parafillor), dhe duke e mbyllur këtë

kapitull me bazën filozofike të punës së Frebelit.

Së dyti, në kapitullin vijues sqarohet në mënyrë të detajuar koncepti i Frebelit për kopshtet

për fëmijë, mënyra se si i lindi ideja për krijimin e një institucioni parashkollor dhe si arriti

deri në formulimin e emrit të tij. Pastaj, shpjegohen karakteristikat e kopshtit të Frebelit,

mënyrat se si duhen të jenë sipërfaqet e duhura dhe ambienti plot dritëdielli për ndërtimin e

një kopshti fëmijëror.

Së treti, trajtohet aspekti metodologjik i sistemit pedagogjik të Frebelit. Këtu përfshihet si;

përmbajtja lëndore, parimet pedagogjike të edukimit parafillor, qëllimi edukativ, elementet e

formalizimit të këtij sistemi duke i kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme shpjegimit

tëlojës, lodrave, punës dhe aktivitetit në natyrë.

Së katërti, prezantohen idetë e Frebelit në aspektin e rëndësisë së rolit të nënës dhe edukatorit

që së bashku kanë një peshë shumë të madhe për sistemin pedagogjik të tij.Pastaj, në këtë

kapitull kalohet tek rëndësia e përgjithshme dhe roli i veçantë i punës pedagogjike (sistemit

pedagogjik dhe kopshtit fëminor) të Frebelit për pedagogjinë botërore.

Së pesti, në kapitullin e fundit trajtohet rëndësia dhe lidhja e pedagogjisë së Frebelit me

pedagogjinë parashkollore bashkëkohore dhe gjithashtu ndikimi i institucionit dhe sistemit

Frebelian në Kosovë.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

9

1. Nocioni pedagogji

Fjala pedagogji rrjedh nga fjala e vjetër e gjuhës greke ( paidagōia), dhe (paidagōgos), e cila

është një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe

‘udhëheq’ apo ‘drejtoj’.1Pra, pedagogjia studion çështjet fundamentale të edukatës dhe të

arsimit – teoritë, pikëpamjet, konceptet, sistemet e edukatës e të arsimit, parimet e saj,

respektivisht “fenomenin e edukatës dhe të arsimit”.

Kategoritë themelore të pedagogjisë janë:

Edukata – është kategori primare e pedagogjisë, si termrrjedh nga gjuha latine:

education- edukatë,rritje dhe si nocion dhe proces, është veprimtari e organizuar që

merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive të njeriut, duke i harmonizuar

marrëdhëniet shoqërore dhe individuale (Bako, 2011, f. 267). Edukimi është shumë

më i përgjithshëm, korrospodon me një formim global të individit, me nivele të

ndryshme religjionare, morale, sociale, teknike, shkencore, etj.

Arsimi – është proces i përvetësimit të një sistemi të caktuar të diturive shkencore,

përvetësimin e një sasie të caktuar njohurish dhe shprehish, të cilat janë pjesë

përbërëse e praktikës arsimore dhe edukative.

Mësimi – është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të realizohet

përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Qëllimi i mësimit është zhvillimi dhe

krijimi i një personaliteti të nxënësit kritik, të lirë, të pavarur, human, të arsimuar,

multikulturor, i cili është i hapur për të gjitha ndryshimet aktuale dhe për gadishmëri

profesionale për shoqërinë në të cilën jeton dhe vepron (Kraja & Osmani, 1997,

f.169).

Mësimdhënia – është veprimtari e organizuar sistematike. Mësimdhënia është akt i të

dhënit mësim i drejtuar dhe i organizuar nga mësimdhënësi, i cili drejton tërë

procesin mësimor’.²Mësimdhënia është art sepse mësuesit dallojnë nga njëri-tjetri në

mënyrë se si ata e transmetojnë dijen shkencore tek nxënësit. Mësimdhënia si art

përfshin emocione, vlera, cilësi këto të cilat mësuesit duhet t’i gjejnëbrenda vetes.

Mësimdhënia është shkencë, pasi metodat kanë një bazë shkencore, ndërtohen dhe

funksionojnë mbi baza të tilla. Nuk ka mësimdhënie si art, pa shkenc dhe nuk ka

mësimdhënie si shkencë, pa art!

1https://www.google.com/url?q=https://sq.m.wikipedia.org/ wiki/Pedagogjia

² https://www.google.com://sq.m.wikipedia.org/ wiki/M%C3ABdimdh%C%ABnia

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

10

KAPITULLI l

2. PARATHËNIE MBI FREDERIK FREBELIN (FRIEDRICH FRÖBEL)

Në mes të nxënësve më të njohur të Pestalocit gjendet Frederik Frebeli ( konsiderohet si

babai i pedagogjisë parashkollore), i cili përpunoi për herë të parë sistemin e edukatës

parashkollore dhe gjithashtu u zhvillua në një personalitet të pavarur pedagogjik. Frebeli u bë

themeluesi i parë i Kindergartes ose siç njihet tek ne me emrin foshnjore apo kopshti i

fëmijëve (Zhlebnik, 1964, f.121). Idenë themelore për zhvillimin pedagogjik, Frebeli e merr

nga përvoja e tij jetësore (fëmijëri e vështirë në munges të nënës) sepse vdekja e nënës e

vjedh atë nga kujdesi amnor, të cilën natyra e tij e kërkonte vazhdimisht.

Frederik Frebeli (Friedrich Fröbel );

- Mendon se familja është hapësira më e rëndësishme ku mund të edukohet fëmija;

- Zbulon se dashuria dhe kujdesi janë çelësi i një procesi të edukimit të suksesshëm;

- Mbështetet në mendimin së fëmija nëpërmjet vetaktivizimit bëhet i vetëdijshëm për . .

. aftësitë e tij dhe arrin të kuptojë më mirë faktet dhe rrethanat;

- Ideoi krijimin e një institucioni për fëmijët e vegjël, ku ata mund të përparonin në. .. .

. .mënyrë harmonike nëpërmjet vetaktivizimit në lojëra;

- Organizoi kurse për nënat ku ai u mësonte atyre lojëra me këngë si dhe lojëra lëvizëse dhe

.... rrethore;

- Lodrat, i quajti ‘dhurata’ për fëmijë të cilat janëtë llojllojshme.

Siç përshkruhet në pedagogjinë e kopshtit të tij, “dhuratat’’ ishin një grup sekuencial

gjeometrik (Altenbaugh, 1999, f. 150). Sipas Frebelit, rol të veçantë ka aftësimi pedagogjik i

nënave sepse edukimi më i madh është i përcjellur nëpërmjet familjes në të cilën fëmija

zhvillohet individualisht dhe përgatitet të bëhet personalitet i pavarur. Megjithëse Frederik

Frebeli, e bazoi punën e tij në parime shkencore, ai gjithsesi e trajtoi fëmijërinë parashkollore

si një vazhdim i aktit të krijimit. Ideja kryesore e Frebelit është se zgjuarsia e intelegjencës

kërkon një furnizim gradual, duke e vënë në krahasim me ligjet e njëjta që e drejtojnë botën e

jashtme me të brendshmen, ashtu që format elementare abstrakte janë vetëm simbole të ideve.

Rezultat i rëndësishëm i punës së tij është institucioni pedagogjik ‘Kindergarta’, si një nga

faktorët e arsimit e të zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve, së bashku me faktorët e tjerë që

ndikojnë në edukimin e tyre.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

11

2.1. Jeta dhe puna

Frederik Vilhelm August Frebeli (Friedrich Wilhelm August Fröbel), pedagog gjerman, lindi

në vitin 1782 në një katund të Pyellit të Tiringut (Thüringen) i quajtur Obervajsbahu

(Oberwissbach). Frebeli kaloi një rini të vështirë, sepse qysh në moshën dy vjeçare, humbi

nënën, kurse babai dhe njerka nuk i kushtuan kurrfarë dashurie. Qëndrimi i tyre ndaj tij

kontribuoi që Frebeli i ri të tërhiqet dhe të mbyllet në vetvete. Shkollimin primar e kreu në

shkollën femnore të katundit, pastaj në shkollë të mesme studio

gjeodezinë dhe dëgjoi ligjerata nga matematika, fizika, shkencat

natyrore dhe pylltaria.3

Pasi kreu shkollën e mesme u regjistrua në Universitetin e Jenës,

të Gelingenit dhe të Berlinit, ku u detyrua që t’i ndalonte

studimet sepse nuk kishte mjete. Fillimisht, ishte marrë me punë

të ndryshme, po mbi të gjitha u mor me veprimtari edukative, me

detyrën e mësuesisë, por i mungonte kultura pedagogjike. ..

Pozita e tij e parë profesionale ishte si mësues në një shkollë në

Frankfurt, duke dhënë mësim në detyrë private, duke shërbyer si

edukator në shtëpi për fëmijët e familjeve fisnike, dhe në disa shkolla të ndryshme në të

gjithë Gjermaninë.Pas kësaj, shkoi në Zvicër te Pestaloci, në fillim për vizitë por pasi

Pestaloci e pa tek Frebeli ndjenjën shpirtërore të mësuesisë ai ndikoi fuqishëm në të.

Aty Frebeli mbante kurse për ngritjen e mësuesve (me urdhër të qeverisë) dhe bëhet drejtor i

shtëpisë së të varfërve të Burgdorfit, në vendin ku punonte më parë Pestaloci. Këtu, Frebelit i

lindi ideja për kopshtin fëmijëror, dhe pas kthimit nga Zvicra në vendin Bllankenburg ( afër

Berlinit), në vitin 1837 themeloi ,,Entin për zhillimin e dëshirave për punë në fëmijëri e rini”

dhe poashtu botoi ,,Fletoren e përjavshme” në bazë të së cilës hartoi metodikën e edukatës

dhe gjithashtu filloi të botonte teoritë e tij mbi arsimin ( Cana, 2002, f. 248),

Mbase fëmijëria e vështirë dhe jo e lumtur e Frebelit, ishte arsyeja që ka kontribuar në

zbuliminse familja është hapësira më e rëndësishme ku mund të edukohesh, prandaj sipas

tij,dashuria dhe kujdesi janë çelësi i një procesi të edukimit të suksesshëm. …. … …

Në shenjë respekti për kontributin e madh edukativ të Frebelit, në përmendoren e varrit të tij

e cila përbëhet prej elementëve kryesore të “dhuratave” (një pllakë katrore, kubi, cilindri,

sfera) gjenden të shkruara këto fjalë që e përfaqësojnë moton e tij:

Ejani të jetojmë për fëmijët tanë!

3https://de.m.wikipedia.org/wiki/Friedrich_Fr%C3%B6bel 09.05.2019;12:13

Figura 1. Friedrich Fröbel ( pedagog).

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

12

2.2. Periudha e pedagogjisë së Frebelit

Në fillim të shekullit XIX në Evropë, sidomos në Gjermani ka filluar i ashtuquajturi

revolucion filozofik i cili ishte i rëndësishëm për pedagogjinë sepse, përpos pedagogëve për

nga profesioni, paraqiten edhe një varg filozofësh, poetësh, historianësh që shkruanin për

pedagogjinë dhe e avanconin këtë shkencë. Filozofët gjermanë të shekullit XIX janë marrë

intensivisht me problemet e zhvillimit dhe të reformës së shoqërisë dheme edukimin dhe

arsimimin e fëmijëve, të rinisë dhe të qytetarëve të rritur.Interesimi për pedagogji ishte në

rritje në këtë periudhë, sidomos në fushën e pedagogjisë parashkollore.

Konstituimi i pedagogjisë parashkollore si disiplinëshkencore pedagogjike, kishte zanafillën

qysh në Greqinë e vjetër sepse mendimet dhe idetë e para mbi edukatën parashkollore ishin

tejet të hershme, sidomos në veprat e Platonit dhe Aristotelit. Gjatë periudhës së mesjetës

nuk pati ide rreth edukatës parashkollore , ashtu edhe periudha e Humanizmit dhe Renesancës

nuk janë aq të favorshme sa i përket zhvillimit të edukimit parashkollor. Kryesisht, periudha e

shek. XIX është periudha e zhvillimit të pedagogjisë parashkollore, sepse pedagogët klasikë

që u morën me këtë disiplinë pedagogjike janë: Jan Amos Komenski, Xhon Loku, Zhan Zhak

Ruso, Joha Pestaleci, Friederich Fröbel, Maria Montessori etj. Ndikimet e Pestalocit në botë

si dhe aspektet e aktualitetit të tij ndikuan në përmbajtjet thelbësore të të menduarit dhe

veprimit pedagogjik të Frebelit. Pra, periudha e pedagogjisë së Frebelit është shek.XIX, ku

idetë e tij për kujdesin dhe edukimin e hershëm kanë një trashëgimi që është përhapur

anembanë botës nëpërmjet mësuesve që ai ka trajnuar. Përpos kësaj veprimtarie pedagogjike

praktike, Frebeli, në shkrimet e tij ka dhënë një mori mendimesh dhe idesh pedagogjike.

Sistemi pedagogjik i tij, thekson, para së gjithash, detyrën e pedagogjisë që si psikologji dhe

etikë aplikative, ta edukojë njeriun në pikëpamje morale, dhe qëllimi i kësaj edukate është që

të ndikojë në përsosmërinë morale të personalitetit.

Duke marrë parasysh se ky pedagog gjerman punoi me kushte të vështira (jo shumë

adekuate), shpeshherë edhe pa mbështetje, sistemi pedagogjik i tij pati zhvillim të hovshëm

edhe jashtë trevave gjermane. Pikërisht, periudha e Frebelit njihet si periudhë e cila hodhi

poshtë nocionin e mëkatit origjinal duke edukuar vajzat dhe djemtë (të pasur/të varfur) si një

grup, një praktikë e diskutueshme në Gjermaninë e shek. XIX. Vazhdim i kësaj periudhe

ishte edhe puna e Maria Montessorit, Rudolf Steiner dhe të tjerë, të cilët ishin të frymëzuar

nga metoda e Frebelit. Periudha e shek. XIX në fushën pedagogjike karakterizohet me të

arriturat e sistemit pedagogjik të Frebelit, dhe ky sistem pedagogjik do t’u përshtatet nevojave

të fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe do t’ju sigurojë material për punë dhe lojë, për të

ndihmuar fëmijët në të kuptuarit e botës (Rexhepagiq, 2002, f. 35).

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

13

2.3. Baza filozofike e punës së tij

Historia e pedagogjisë e trajton Frebelin, si një pedagog me individualitet të veçantë, që solli

risi në fushën e didaktikës së arsimit parafillor. Gjysma e parë e shekullit XIX, karakterizohet

me pedagogun e shquar gjerman Frebel, ku pikëpamjet e tij filozofike dhe pedagogjike i

mbështeti kryesisht në konceptet e përfaqësuesve të filozofisë klasike gjermane – Shelingut,

Hegelit dhe Fihtes. Besimet e thella shpirtërore të Frebelit u shprehën në filozofinë e tij të

mësimdhënies dhe tëtëmësuarit, sepse ai besonte se jeta shpirtërore e një personi është një

qendër bashkërenduese e tërë përvojës. Pedagogjia e ideve të Frebelit ka një kontekst mistik

dhe metafizik. Ai e shihte njeriun si një fëmijë të Perëndisë , të natyrës dhe të njerëzimit, i cili

duhet të mësojë të kuptojë unitetin, diversitetin dhe individualitetin e tij, por, nga ana tjetër

njeriu duhet të kuptojë unitetin e të gjitha gjërave që na rrethojnë. E gjithë baza filozofike e

Frebelit mbështetej dhe përshkruhej nga veprimtaria e tij mbi universin, me të cilin

nënëkupton tërë kozmosin si unitet të krijuar nga Zoti. Në këtë unitet çdo gjë individuale

(njeriu, kafsha, bima) përbën në vete edhe individualitet edhe unitet. Të gjitha këto Frebeli i

konsideroi si një ligj i brendshëm ku të gjitha ndërlidhen në një unitet të madh kozmik, i cili

është unitet gjithëpërfshirës, i plotfuqishëm dhe i amshuar – e ky është Zoti.

“Të gjitha këto kanë ardhur nga Uniteti hyjnor , nga Zoti, dhe e kanë origjinën e tyre në

unitetin hyjnor, në vetë Zotin” ( Rexhepagiq, 2002, f. 39).

Kështu, disa të dhëna mbi bazën filozofike të punës së tij, e plotësojnë njohurinë mbi idetë e

tij pedagogjike dhe meritat e padyshimta veçmas në historinëe pedagogjisë gjermane. Frebel

besonte në potencialin e fëmijëve për të mirën dhe nevojën për të siguruar një vend në të

cilin fëmijët mund të ushqeheshin dhe të zhvilloheshin përmes përvojave me mjedisin natyror

dhe duke u kujdesur për njerzit. Filozofia e tij përbëhej nga katër komponente bazë të cilat

ishin vetëaktiviteti i lirë, kreativiteti, pjesëmarrja sociale dhe shprehja motorike. Ai niset prej

pohimit se botën e sundon ,ligji i përhershëm” që është i njëjti ligj si për natyrën ashtu edhe

për jetën njerëzore dhe kulturën. “Nëse natyrën dhe edukatën i sundon i njëjti ligj, atëherë

edukata duhet të jetë në pajtim me natyrën” – Frebeli.

Pra, pikënisja filozofike e Frebelit u mbështet në bazat ideore që i mori nga filozofia

klasike idealiste gjermane. Mbi këtë bazë Frebeli e mbështet punën e tij filozofike të unitetit

të njeriut, natyrës dhe Zotit. Kështu, erdhëm në një përfundim së filozofia e tij u gërshetua

edhe me punën teorike dhe aplikimin në praktikë të asaj që paraardhësit e Frebelit bënë në

fushën e edukimit parashkollor.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

14

2.4. Veprat kryesore të Frebelit

Për të kuptuar sa më mirë sistemin pedagogjik të tij, Frebeli ia kushtoi edhe dy vepra të

rëndësishme të cilat lidhen drejtpërdrejt me qëllimin edukativ të sistemit pedagogjik dhe

kopshtit fëmijëror të themeluara nga ai. Vepra e parë e shumë me

rëndësi e Frebelit është quajtur “Edukimi i njerëzimit” (Die

Menscherzeihung) 1826, ky vëllim përbën një nga librat më të

rëndësishëm në edukimin parashkollor. Titulli i librit të tij, tregon vetë

se sa me rëndësi dhe i gjerë ishte qëllimi i tij. Këtu, Frebeli shpjegon

pikëpamjen e tij për njeriun dhe fatin e njeriut, duke justifikuar kështu

edukimin dhe arsimin e tij. Në themelin e doktrinës pedagogjike të tij,

i ka inkorporuar aspiratat instinktive të fëmijës: aspiratën për njohje,

për veprimtari, për shprehje artistike dhe aspiratën religjioze. Sipas

Frebelit, parimi hyjnor është kryesori sepse vepron në çdo qenie (Rexhepagiqi, f.39). Në këtë

vepër përshkruhet pedagogjia e tij, edukimi përcaktohet si mjet për t’i mundësuar fëmijëve të

zbulojnë dhe të jetojnë fatin e tyre. Edukimi i njeriut ka një qëllim të veçantë, njohuria e

hyjnores në njeriun dhe ndërlidhja e të gjitha gjërave duhet të ketë thelbin e përvojës në arsim

dhe në mësimdhënie.“Një arsim i mirë gjithmonë do të ketë parimin themelor në qëllimin e

punës sime edukative” – Frebel.

Vepra e dytë e Frebelit, ishte “loja e nënës dhe këngët e fëmijëve” (Mother Play and Nursery

Songë) 1843, këtë vepër e shkroi kur ishte në të pesëdhjetat e tij.

Në këtë vepër përshkruhet jeta e përditshme e nënave dhe kjo

shihet nga vargjet e tij, ku ndër tjerash thotë: ‘Mbrojtësi i vetëm i

përkryer dhe kujdesi i vetëaktivitetit të lirë është dashuria e nënës’.

Ky libër jashtëzakonisht u përkthye në shumë vende të huaja, sepse

përfshin një koleksion të këngëve dhe lojërave që tashmë janë të

njohura në të gjitha kombet evropiane, që tradicionalisht janë

ruajtur për përdorim të kopshtëve për fëmijë. Në këtë vepër, trajton

në veçanti edukimin e fëmijëve gjatë tre viteve të para të jetës,

duke iu drejtuar nënës me një gjuhë që i befason të gjithë, sepse duket sikur ndjen në zemrën

e tij të gjitha vibrimet e dashurisë, gëzimit, shpresës, frikës dhe ankthit që një nënë e di vetëm

kur e sheh fëmijën e saj. Nëna duhet të njohë çdo lëvizje, çdo buzëqeshje të fëmijës së vet,

dhe ninullat nga buzët e nënës janë melodia më e mirë e çfarëdo muzike që një njeri gjatë tërë

jetës së vet mund t’i dëgjojë.8

8https://www.google.com/url?q=http//www.friedrich-froebel-online.de/p-

%25C3%25A4-d-a-g-o-g-i-k/original-texte/die-menschenerziehung 04.06.2019;03:13

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

15

Kjo vepër e Frebelit përbëhet prej këtyre elementeve:

1. Simbolike

2. Emocionale

3. Praktike

4. Shpjegimet e fotografive

I- SIMBOLIKE – në kopertinën e jashtme të librit janë fjalët ‘Dashuria e Nënës’, ‘Këngë e

Nënës’, ‘Punë e Nënës’ etj. Faqja e titullit na tregon një fotografi të vogël të një nëne që është

e rrethuar nga fëmijët e saj dhe të afërmit, të cilëve u mëson ajo, duke ditur kuptimin e

thirrjes: “Ejani, le të jetojmë për fëmijët tanë”!

II – EMOCIONALE- pjesa e dytë përmban një nga poezitë, e cila na tregon çka do të ndjente

nëna kur të shihte foshnjën e saj dhe vendos këngët më të përshtatshme për të.

III –PRAKTIKE- pjesa e tretëështë pjesa praktike ose edukative. Përmban një seri të

fotografive dhe këngëve të marrura nga jeta e fëmijëve në pjesë të ndryshme të Gjermanisë,

dhe në veçanarisht nga pjesa ku Frebeli ka jetuar gjatë viteve 1838-1844, pikërisht në

Keilhau dhe Blankenburg. Zogjtë, peshqit, kafshët shtëpiake vijnë përpara njoftimit të tyre;

pemët lulet, era dhe uji, dielli, hëna dhe yjet, tërheqin vëmendjen e tyre dhe nxisin admirimin

e tyre.

IV- SHPJEGIMET E FOTOGRAFIVE- ndarja e fundit përmban shpjegimet e fotografive nga

vetë Frebeli – ku ai thotë: ‘Tani pas pesëdhjetë vjetësh, është e qartë për mua atë që e kam

dëshiruar shumë që kur isha fëmijë’, këtu përshkruan mungesën e madhe që e ndjente për

nënën e tij. Ky libër është shkruar si një libër udhëzues për nënat dhe edukatorët e ardhshme.

Në vitin 1895 u krijua një përkthim i ndryshëm i veprës së tij të quajtur “Këngët dhe muzika

e dramës së nënës sipas Friedrich Fröbel”. Versioni i tyre ofroi muzikë të re me shoqërime të

thjeshta, duke ruajtur mësimet morale dhe apelin e veprës origjinale. Shkolla dhe shtëpia do

të jenë unitete gjithëpërfshirëse, të cilat lëvizin drejt dashurisë amnore, që Frebeli e mbështeti

moton e ‘Mother Play and Nursery Song’:

KAPITULLI ll

“ That which the mother awakens and fosters,

When she joyously sings and plays;

That which her love so tenderly shelters,

Bears a blessing to future days”.

“ Ajo që na mban më kënaqësinë dhe adaptueshmërinë e saj

Ajo që kënaqshëm këndon dhe luan;

Ajo që me dashurinë e saj na strehon,

Mbart një bekim në ditët e ardhshme”.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

16

KAPITULLI II

3. SISTEMI PEDAGOGJIK I FREBELIT

F.Frebel, paraqet njërin nga figurat eminente të edukimit parashkollor. Sistemi i edukatës

parashkollore të Frebelit ishte i veshur me metafizikë idealiste dhe mistike, mendimi i tij

pedagogjik ishte i varur nga interpretimi idealist-metafizik i tij. Kështu, pjesa më e shëndoshë

e urtësisë së tij pedagogjike ishte në realitet, e varrosun nën barrën e filozofisë idealiste

mistike (.Zhlebnik, 1964, f.125).

Përmbajtja e sistemit pedagogjik të Frebelit mbështetet kryesisht në metodën e cila është:

“ Të mësuarit nëpërmjet lojës (dhuratat- lojë) ”, ku sipas së cilës:

Fëmija e njeh botën, e krijon dhe e zhvillon duke u ballafaquar me gjërat dhe sendet;

Fëmijët duhet të nxitën, t’i shprehin lirshëm nevojat dhe ndjenjat e brendshme;

Fëmijët sipas këtij modeli të sistemit pedagogjik e njohin natyrën duke kaluar nga më

e thjeshta tek më e vështira, nga konkretja tek apstrakja, nga e njohura tek e

panjohura.

Sistemi pedagogjik i Freblit mbështet edhe në parimet edukative, shpjegon qëllimin e

edukatës, principet pedagogjike, fazat e zhvillimit të fëmijëve sipas modeleve pedagogjike,

përfshihen dhe dëshirat instiktive të Frebelit të ndara në katër grupe etj. Frebeli u përpoq që

të ndërtojë një sistem të ri të arsimit, i cili do t’i përshtatej nevojave të fëmijëve në fëmijërinë

e hershme dhe do t’ju sigurojë material për punë dhe lojë, për të ndihmuar fëmijët në të

kuptuarit e botës përreth. Sistemi Frebelian, u mbështet shumë edhe në idetë e Johan

Pestalocit, duke rezultuar kështu me futjen e një sërë lodrash mësimi, të hartuara për të

stimuluar të mësuarit përmes lojrave të drejtuara me këngë dhe muzikë. Sistemi i tij

pedagogjik i lejoi fëmijët të krahasojnë, testojnë dhe eksplorojnë. Hulumtimet e tij rreth

fëmijëve të vegjël se çfarë kanë nevojë të mësojnë ka ndikuar në mënyrat bazike të të

menduarit të edukatorëve për edukimin në fëmijërinë e hershme. Në formimin e Frebelit si

mendimtar dhe pedagog i shquar ndikuan shumë faktorë, si: edukimi familjar, gjendja e

vështirë e popullit, mendimi filozofik në Gjermani etj.

Mbi këtë bazë filozofike si dhe nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Pestalocit e të Rusos, Frebeli

ndërtoi edhe sistemin e tij pedagogjik (idealin e edukatës, parimet e edukatës dhe realizimin e

saj). Të gjitha këto në sistemin pedagogjik të tij stërviten, zhvillohen e formohen

paralelisht.Duke u nisur nga studimi i paraardhësve të tij ashtu edhe nga puna e vetë Frebelit

dhe jehona që pati puna e tij në hapjen e shumë kopshteve nëpër Europë mund të themi me

plot gojë që ai ndërtoi sistemin pedagogjik që përfshinsistemin, përmbajtjet, mjetet dhe

metodat e punës edukative – arsimore me fëmijët e moshës parashkollore.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

17

3.1. Qëllimi edukativ

Qëllimi edukativ sipas Frebelit, është të zgjojëbrenda fëmijës një kuptim të shpirtit të tij dhe

të ndihmojë fëmijën të jetojë në harmoni me unitetin shpirtëror të personit, natyrës dhe

Perëndisë. Nga kjo rrjedh se qëllimi edukativ është që fëmija të zhvillohet nënjësinë e

zbërthyeshme e të harmonishme ( Zhlebnik,1965, f. 122). Një edukim i vërtetë mund t’i

ndihmojë fëmijët të kuptojnë që janë qenie krijuesee këtë mund të arrijnë përmesedukatës së

lojës dhe punës. Fëmijët janë si lulet, ata janë të ndryshëm dhe kanë nevojë për kujdes. Secili

është i bukur në vete, por shkëlqen më shumë kur e sheh në grupe të tjera - Frebel.…. . …

Sipas Frebelit, njeriu në fillim është njësi e pazbërthyeshme e cila përbëhet prej epsheve të

gërshetueshme ndërmjet veti e që ndikojnë në njëri-tjetrin. Në qëllimin edukativ të Frebelit

është shumë i theksuar vetëveprimi i lirë i nxënësit, edukimi është një tërësi ku secila

pjesëështë e ndërlidhur me pjesët tjera të tij, secili element ndihmon dhe avancon elementet e

tjera të tij (Lascaride & Hinitë, 2000). Frebeli e çmoi shumë fëmijën, edukatën dhe rolin e saj

ku mbi këtë ndërtoi postulatin udhërrëfyes të punës së tij “Ne jetojmë për fëmijët tanë”.

Friederich Fröbel :‘Njeriu i edukuar e gjen unitetin e vet të Zoti’.

3.2. Përmbajtja lëndore e sistemit pedagogjik sipas Frebelit

Sistemi pedagogjik i edukimit parashkollor i Frebelit kishte këtë përmbajtje lëndore:

Religjioni – në rend të pare është shkenca mbi natyrën, pastaj përkufizohet si besimi

në Zotin. Frebeli niset prej pohimeve se botën e sundon ,,ligji i përhershëm” dhe se

ky ligj është i njëjtë për natyrën ashtu edhe për jetën njerëzore dhe kulturën. Prandaj,

religjioni si lëndë duhet t’ju shpjegohet nxënësve ose nëpërmjet lojës ose në ndonjë

mënyrë tjetër por që gjithçka duhet të jetë në përputhje përmes aktivitetit të nxënësit.

Mësimi i natyrës – nëpërmjet kësaj lënde duhet të zhillohen detajisht principet

themelore pedagogjike. Kështu, për shembull, theksohet principi që edukata duhet të

jetë në harmoni me natyrën, në harmoni me katër shtytjet ose instiktet: me instiktin

për punë, instiktin për njohje, instiktin artistik dhe religjioz (në kuptimin idealist-

metafizik). Mësimi në natyrë është i domosdoshëm dhe këtu përcaktohen dy principe:

a) Principi i zhvillimit – kërkon që edukata të zhvillohet drejt natyrës, punës dhe lojës.

b) Principi i aktivitetit – kërkon që fëmija të jetë sa më aktiv. Në çdo fëmijë ekziston

shtytja dhe aktiviteti ( Zhlebnik, 1964).

Matematika – lënda e matematikës përshtatet në plotësimin e mësimit të natyrës,

sepse, numrat, format dhe elementet e gjuhës matematikore paraqesin simbolet e

frymës së përgjithshme. Matematika për Frebelin duhet të shërbejë për të kënaqur

mendjen e fëmijës duke krijuar dhe luajtur. Kështu, Frebeli e çmon shumë mësimin e

matematikës dhe e thekson vlerën e saj për studimin e natyrës (Rexhepagiq, 2002, f.

39).

Gjuha – Mësimi i gjuhës është shkenca mbi njeriun. Zhvillimi gjuhësor realizohet

nëpërmjet librave me figura dhe historive për fëmijë. Përveç gjërave themelore

Frebeli i kushtoi rëndësi shumë të madhe edhe vjershave dhe këngëve, që fëmijët në

kopshtet parashkollore mund t’i mësojnë përmes lojës.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

18

Përveç kësaj, shkolla (kopshti, kindergarta) duhet ta formojë çdo fëmijë edhe në pikëpamje

estetike, artistike, përmes së cilës përgatitet qysh në këtë moshë parashkollore. Nëpërmjet

kësaj përmbajtje të sistemit pedagogjik të Frebelit arrihet në një përfundim se detyra e

edukatës parashkollore është, në rend të parë, zhvillimi i shqisave dhe njohja e natyrës, të

zhvilluarit e të folurit dhe aktivitetit, pastaj është detyra e mësimit rreth përmbajtjes dhe

dukurive të botës së jashtme dhe tëbrendshme dhe marrëdhënieve të tyre. Në bazë të këtyre

komponentëve Frebeli, e hartoi programin e aktiviteteve të orientuara edukativo – arsimore

për çdo ditë të punës. Këto lëndë nuk përcilleshin me të vërtetë si orë mësimore faktike , por

si aktivitete te orientuara, të cilat zhvilloheshin në një klimë të caktuar, me lëvizje kreative

dhe me lojëra të programuara, si dhe me materiale përkatëse që përdoreshin gjatë lojës. Është

e qartë se sipas Frebelit, të gjitha këto lëndë mësimore, iu bëjnë thirrje interesave të nxënësve,

shkolla duhet të brengoset jo vetëm për transmetimin e njohurive, por edhe për zhvillimin e

karakterit dhe sigurimin e motivimit të duhur për të mësuar dhe e gjithë kjo arrihet përmes

lojës dhe punës aktive në të nxënit e fëmijës.

3.3. Parimet pedagogjike

Frebeli si pedagogu i parë i cili e përpunoi sistemin e edukimit parashkollor sidomos

përmbajtjen dhe metodikën e punës edukative në institucionet parashkollore, formoi sistemin

pedagogjik tëmbështetur në disa parime. . .. .. . .. .. . . . .. . . . . . .. . . . . . . . .. . . . . . … .. ..

Për t’i analizuar parimet e Frebelit veç e veç, së pari duhet të kuptojmë nocionin “parim”.

Parimi është një përfundim i përgjithshëm që del nga njohja e botës dhe që vihet në themel të

një teorie, të një shkence a të një botëkuptimi, një nga tezat themelore, mbi të cilat ngrihet e

shtjellohet dija e teoria në një fushë. Parim themelor ( bazë).

Sistemi pedagogjik i Frebelit mbështetet në këto parime, të cilat janë:

Parimi i edukimit sipas ligjëve të natyrës

Parimi i zhvillimit i përcaktuar në faza

Parimi i kreativitetit dhe vetëveprimit

Parimi i zhvillimit motorik dhe aktivizimi motorik

Parimi i ndërmjetësimit

Parimi i participimit social

3.3.1. Parimi i edukimit sipas ligjëve të natyrës

Sipas këtij parimi njeriu duhet të edukohet sipas ligjeve të universit dhe sipas ligjëve të vetë

njeriut. Ai konsideronte se njeriu (fëmija) disponon katër dëshira apo instikte: instiktin për

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

19

veprim (i cili është karakteristikë e të gjitha qenieve të gjalla), instiktin për njohje (fëmiijës i

intereson çdo gjë), instiktin artistik (përpjekja për t’u shprehur në mënyrë artistike) dhe

instiktin religjioz (fillimisht i papërcaktuar, por i cili shprehet më vonë te fëmijët). Sipas

Frebelit kjo është baza e edukimit të fëmijëve parashkollorë, gjerësisht e edukimit mendor,

moral, fizik dhe religjioz të tyre (Koliqi, 1997, f.148).

3.3.2. Parimi i zhvillimit i përcaktuar në faza

Në sistemin pedagogjik të Frebelit vend me rëndësi zë parimi i zhvillimit. Sipas Frebelit

ekzistojnë tri faza të zhvillimit dhe të edukimit të fëmijës.

Faza e parë: nga lindja deri në moshën 2-3 vjeçare (fëmijëria e hershme). Gjatë kësaj moshe

fëmija zhvillon aftësitë motorike dhe shqisat, për të cilën gjë rëndësi parësore ka loja dhe

mirërritja e fëmijës. Pra, në fazën e parë zhvillohen shqisat dhe lëvizjet. Kjo fazë e zhvillimit

sipas Frebelit karakterizohet me një kujdes të veçantë të prindit ndaj fëmijës, si përshembull,

lëvizjet janë gjëja e parë e dhuruar si shprehje e fëmijës, së cilës duhet kushtuar shumë kujdes

sepse fëmija duhet të mos fitoj shprehi të dobëta për lëvizjen e trupit, e sidomos fytyrës, si

përshembull, të rrotullojë sytë e të shtrembërojë gojën, pa asnjë shkak të mbrendshëm, dhe

me këtë të mos hyjë aq herët përçarja midis lëvizjeve dhe ndjenjave, midis trupit dhe shpirtit,

midis të jashtmes dhebrendësisë, gjë e cila na çon kah të shëmtuarit e lëvizjeve të cilat më

vonë nuk i nënshtrohen kurrsesi fuqisë së vullnetit, nuk mund t’i braktisin kurrë dhe e

përcjellin njeriun si ndonjë maskë gjatë gjithë jetës. Frebeli këtë e sqaron shumë mirë duke

treguar se fëmijët nuk duhet lënë shumë gjatë vetëm në shtrat ose në djep pa asnjë gjësend që

e mundëson aktivitetin e tij. Ai thekson gjithashtu se, shtroja e fëmijës duhet qysh herët, prej

çastit të parë, të jetë më pak e butë; prandaj kjo le të përbëhet prej jastëkut me sanë, barë deti,

kashtë t’imtë, byki ose edhe me qime kali, por kurrsesi me pupla; edhe mbuloja e fëmijës

gjatë gjumit të jetë vetëm e lehtë, nën veprimin e ajrit të pastër (Cana & Regjepagiqi 1964).

Faza e dytë: fillon nga mosha 2\3 – 7 vjeçare (fëmijëria e mesme). Në këtë moshë

intensifikohet zhvillimi i shqisave, ku rol të veçantë ka loja, puna në natyrë dhe ajo artistike.

Vëmendje e veçantë duhet kushtuar edhe zhvillimit të të folurit, në lidhje me këtë jep disa

udhëzime të dobishme. Kështu, për shembull, mësimi duhet që të bashkohet me të vërejturit

dhe të folurit. Të mëdhenjtë ndikojnë jashtëzakonisht në zhvillimin e të folurit të fëmijëve

(fjala e nënës, kënga, tregimi, përralla, etj), e gjithashtu ndikon edhe emërtimi i objekteve të

ndryshme përmes lojës (Zhlebnik, 1964, f. 123). Me veprimtarinë e zhvilluar të shqisave, të

trupit dhe tëgjymtyrëve, kur fëmija fillon me shpreh pavarësisht brendinë, merr fund shkalla e

moshës së foshnjës dhe fillon shkalla e fëmijërisë së mesme. Me fillimin e të folurit, fillon të

shprehurit dhe brendija e fëmijës tashmë zbërthehet në nyje, thehet dhe synon të tregohet

jashtë, të publikohet. Loja është shkalla më e lartë e zhvillimit të fëmijës në këtë moshë,

sepse ajo është përfaqësim i lirë, aktiv i brendisë nga domosdoshmëria dhe nevoja e

vetëbrendisë, gjëqëe thotë edhe vetë fjala lojë (Spiel). Lojërat e kësaj periode sipas Frebelit

duhen të jenë në njëfarë forme si farë e tërë jetës, sepse, në to njeriu zhvillohet dhe

pasqyrohet që nga aftësitë mëtë imta sipas prirjes së tij tëbrendshme.Si përfundim, në këtë

periodë zhvillohen shqisat edhe më fortë, këtu fillon pikërisht edhe edukimi i vërtetë.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

20

Faza e tretë: në moshën 7 vjeçare sipas Frebelit, fillon mosha e djalërisë, kur fillon edhe

dëshira për dituri, por është e pranishme gjithnjë edhe dëshira për të luajtur. Në këtë periodë

të zhvillimit paraqitet interesi për dije, dhe kjo ndryshe quhet shkalla e shkollimit. Në fazën

djaloshare, kërkohen dhe tregohen drejtimet e brendshme për hollësitë në të cilat ato

qëndrojnë midis tyre. Djalëria është në të shumtën kohë mësimi, sepse bëhët mësimi jo vetëm

sipas llojit dhe mënyrës së vetë njeriut, por në të shumtën sipas disa ligjeve të caktuara, të

forta e të qarta, të cilat qëndrojnë në esencën e çështjes se si ju nënshtrohen njësoj si njeriu

ashtu edhe objekti (Zhlebnik,1964, f. 123). Prandaj, për të gjitha zhvillimet ekziston një luftë

e domosdoshme, të cilat herët a vonë duhet të gjejnë ekuilibrin e tyre dhe ky ekuilibër është

ndërmjetësimi i kontrastëve që krijojnë harmoni në të gjitha pjesët e një tërësie.

Shkolla sipas Frebelit, është vend ku njeriu dërgohet dhe ai arrin që t’i njohë sendet dhe

esencat e tyre jashtë vetes dhe sipas ligjeve të veçanta dhe të përgjithshme. Me shkallën

djaloshare për njeriun fillon edhe shkalla e jetës, qoftë në shtëpi ose edhe jashtë saj, sepse me

emrin shkollë nuk nënkuptohet kurrsesi dhe në anjë rast dhoma e mësimit, as mbajtja e

mësimit, por me nocionin shkollë nënkuptohet ‘ të dhënurit e njohurive me vetëdije për

qëllim të vetëdijshëm dhe në lidhshmërinë e brendshme’ (Cana & Rexhepagiqi, 1964, f. 152).

3.3.3. Parimi i kreativitetit dhe vetëveprimit

Kreativiteti dhe vetëveprimi janë dy parime të sistemit pedagogjik të Frebelit. Sipas tij njeriu

është qenie aktive, i cili në unitet me shpirtin kreativ të Zotit është i pajisur edhe me energji

kreative. “Zoti krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet” ( Koliqi, 1997, f. 149), andaj edhe

njeriu krijon sipas shëmbëlltyrës së tij. Vetëveprimi i lirë i fëmijës buron dhe lidhet

drejtpërdrejt me aspiratat e tij për kreativitet. Sipas Frebelit, nga të gjitha format e

vetëveprimit të lirë të fëmijës, vendi parësor i takon lojës.

3.3.4. Parimi i zhvillimit motorik dhe aktivizimi motorik

Me parimin e vetëveprimit lidhet ngushtë edhe parimi i zhvillimit motorik dhe aktivizimi i tij.

Ky parim mëshiron karakterin unitar të natyrës së njeriut dhe zhvillimin e tij përmes

aktivizimit të të gjitha pjesëve të tij. Koka, shpirti dhe dora janë pjesë të pandashme dhe të

ndërvarshme të njeriut, i cili synon zhvillimin e vet të përgjithshëm. Para se gjithash, Frebeli

preferonte shumë punën e dorës dhe materialin plastik (modelues). Mendja dhe shpirti

thoshte ai, manifestohen dhe zhvillohen përmes aktivitetit trupor.

3.3.5. Parimi i ndërmjetësimit

Sistemi pedagogjik i Frebelit mbështetej edhe në parimin e ndërmjetësimit. Ai konsideronte

se zhvillimi i forcave të brendshme të fëmijës duhet ndihmuar nga jashtë, prej nga del edhe

vlera ndërmjetësuese e përmbajtjeve edukative e materialit didaktiv dhe edukatorit. Puna

edukative e fëmijëve parashkollorë, sipas Frebelit, ngërthen: zhvillimin e shqisave, mësimin e

matematikës dhe të shkencave të natyrës, vizatimin, modelimin e këngës, si dhe edukimin

religjioz. Vend të rëndësishëm zë edhe zhvillimi i të folurit të fëmijës, ku sipas Frebelit kalon

në këto tri faza:

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

21

1. Faza e të folurit pasiv

2. Faza e të folurit të lidhur me objekte konkrete

3. Faza kur fëmija fillon të shkëputet nga objektet konkrete duke u shprehur me nocione

të përgjithshme.

3.3.6. Parimi i participimit social

Frebeli e trajtoi njeriun edhe si qenie sociale , dhe mbi këtë bazë ngriti parimin e participimit

social. Sipas tij, njeriu dhe veprimtaria e tij janë të lidhura ngushtë me mjedisin shoqëror,

prandaj edukimi i njeriut lidhet me rrethin shoqëror, përmes të cilave merr pjesë në

veprimtarin dhe në jetën e shoqërisë. Përmes kësaj, Frebeli e mohoi filozofinë antishoqërore

të Rusosëm. Ai theksoi rëndsinë e punës kolektive të fëmijëve, përmes së cilës zhvillohet

sociabiliteti i tyre. Secila shkollë, thoshte Frebeli, duhet të jetë një shoqëri në miniaturë

brendapërbrenda së cilës fëmija socializohet ( Koliqi, 1997, f. 150) .

3.4. Elementet e formalizimit të sistemit pedagogjik të Frebelit

Fredrik Vilhelm August Frebeli (Friedrich Wilhelm August Fröbel), çmoi mbi të gjitha

vetëveprimin e fëmjës, për Frebelin, arsimim do të thotë të udhëheqësh dikë drejt dijes, e kjo

detyrë me mision të madh i takon mësuesit që të udhëheqë fëmijën drejt të kuptuarit. Në këtë

proces, ai i kushtëzoi këto elemente si të domosdoshme për formalizimin e sistemit

pedagogjik të tij;

Loja dhe puna

Lodrat ‘Dhuratat’

Aktivitetet në natyrë

3.4.1. Loja ( klasifikimi, karakteristikat e lojës )

‘Loja është më tepër se argëtim, ajo është esenca e jetës për fëmijë dhe një bazë e

rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të tyre’- Friedrich Fröbel

Sistemi Frebelian ishte i pari sistem pedagogjik që u mor

me trajtimin teorik dhe praktik të lojës, gjerësisht të

funksionit edukativ të saj. Loja ka karakter shoqëror dhe

historik. Rëndësia e lojërave në zhvillimin e fëmijëve

konsiderohet si komponentë thelbësore, sepse vlerën më

të madhe loja e arrin atëherë kur fëmija përmes saj arrin të

njohë natyrën, të përjetojë bukurinë e saj e të ushtrojë

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

22

gjuhën. Historikisht loja shfaqet në paraqitjen e punës njerëzore dhe të formave më primitive

të artit. Në këtë bashkësi as që bëhej fjalë për një ndarje të moshave të fëmijëve, prandaj në

këtë epokë as që kishte lojëra pedagogjike fëmijërore, prandaj pedagogu i shquar gjerman

për zhvillimin e fëmijës, Frebei u kushtoi një rëndësi të jashtëzakonshme lojërave dhe

lodrave.

Sistemi pedagogjik i tij, lojën e paraqet njëkohësisht me nevojën për edukatë të posaçme të

fëmijës. Në lojë fëmija krijon ato situata që percepton më së shpeshti në jetë (loja dhe

edukata që nga fillimi i tyre paraqiten bashkësisht dhe paralelisht). Kështu, lojën pedagogu

Frebel e konsideroi bazë të zhvillimit tëfëmijës dhe kreativitetit të tij. Loja promovon

zhvillimin social tëfëmijëve, dhe pikërisht jeta e mëvonshme e individit i ka rrënjët në lojën e

tij gjatë fëmijërisë së hershme. Ky filozof njëherësh zbuloi edhe blloqet ndërtuese dhe lojërat

e kohës rrotulluese. Loja fëmijën e drejton për t’u bërë person i arsimuar – thoshte pedagogu

i madh i pedagogjisë i cili e bëri klasifikimin e lojërave të fëmijëve. Ai kryesisht iu kushtua

lojërave didaktike (cilësohen si lojëra me rregulla, të cilat kërkojnë nga fëmijët përqëndrim,si

dhetë mbajnë në mend përmbajtjen dhe ecurinë e lojës). Loja, sipas Frebelit,

domethënëfillimi i zhvillimit fëmijëror, fillimi i krijimtarisë fëmijërore (fantasia, ndjenja,

aktiviteti) e drejtuar kah edukimi dhe arsimimi. Loja është‘punë’ dhe ‘detyrim’ për fëmijët,

sepse, gjatë lojës ata kryejnë punë eksplorojnë mjedisin e tyre, mësojnë duke punuar dhe

krijojnë lidhje me të.

Frebeli lojërat i klasifikon në:

Lojëra fizike

Lojëra senzorike dhe

Lojëra kuptimore.

Kështu, erdhëm në një përfundim se gjithë teoritë që u paraqitën në shekullin XIX nën

ndikimin e teorisë së DARVINIT, secila në aspektin e vet bën përpjekje për të shpjeguar

origjinën, esencën dhe rëndësinë e lojës së fëmijëve. Analiza e Frebelit mbi lojën tregon në

mënyrë të qartë se loja dallon nga çdo lloj veprimtarie tjetër e qenies njerëzore sepse është e

motivuar nga brenda,është ndërvepruese, spontane, e lirë, interesante, krijuese dhe plot

imagjinatë.

LOJA ËSHTË E RËNDËSISHME DHE UDHËHEQËSE E PUNËS NË KOPSHT SEPSE:

I ndihmon fëmijët të rriten të shëndetshëm

I njeh fëmijët me botën që i rrethon

I ndihmon fëmijët të ndjehen mirë

Përcjell tek fëmijët ndjenja humane

Në lojë fëmijët mësojnë çfarë është e drejtë dhe e gabuar

Të mësuarit nëpërmjet lojës është mënyra më e përshtëtshme sipas së cilës fëmijët mësojnë,

prandaj metodat dhe teknikat që përdor edukatori jepën nëpërmjet lojës. Frebel donte të lidhte

nënën dhe fëmijën përmes lojës së zakonshme sipas tij loja është produkti shpirtëror më i

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

23

pastër i njeriutë ajo ka seriozitet dhe kuptim të thellë. Momentet, situatat dhe teknikat e lojës

përfshihen në të gjitha llojet e aktiviteteve të fëmijëve duke përfshirë edhe komunikimin e

mësuesit me nxënësin. Kështu mësuesit përmes lojës duhet të plotësojnë jetën e përditshme të

fëmijëve me gjëra interesante si die, lojëra, etj. Pra, një lojë e organizuar mirë, e këndshme, e

planifikuar saktë arrin të depërtojë thellë tek fëmija, të kënaq dhe të ndihmojë për të nxënë, sa

më mirë dhe sa më lehtësisht.

3.4.2. Lodrat “Dhuratat”

Lodrat zënë vend të rëndësishëm sa i përket zhvillimit të fëmijës, pasi që një pjesë të madhe

të ditës fëmijët e kalojnë duke luajtur, me aktivitete të ndryshme si dhe me lodra të

llojllojshme. Një nga personalitetet pedagogjike që i dha rëndësi maksimale zhvillimit dhe

përdorimit të lodrave gjatë lojës të cilat ndikojnë në rritjen e

aftësive sociale, gjuhësore dhe shkencore ka qenë Frebeli, i

shquar për krijimin e një numri të madh institucionesh

parashkollore me emrin e tijnë të gjithë botën, krahas atyre

Montesori. Përdorimi i lodrave gjatë lojës ndikon pozitivisht në

socializimin dhe aftësitë për të nxënë të fëmijëve. Duke studiuar

mirë këtë aspekt, Frebeli zhvilloi metodën e ‘dhuratave lojë’.5

Për të bashkuar mjetet e zhvillimit mendor me punën e fëmijës, duhet përdorur energjitë dhe

fuqitë e tij të dëshirueshme. Kështu është sekreti i arsimit, që ti bashkojë në mënyrë sintetike

këto lidhje, dhe më e mira rrugë do të ishte zbulimi dhe përdorimi i ,,dhuratave” të Frebelit.

Këto ,,dhurata’’ janë një seri objektesh, të dizajnuara në mënyrë specifike, të cilat duhet t’iu

jepeshin fëmijëve për të eksploruar dhe krijuar. Ai mendoi një sistem të tërë ,,dhuratash” me

të cilat duhet të luajë fëmija sëpari (topi, sfera, kubi, cilindri dhe kubi që ndahet në shumë

mënyra në kuba më të vegjël). Me anë të këtyre ,,dhuratave’’, Frebeli nën ndikimin e

Pestalocit, kishte dëshirën e zjarrtë që t’i njohë fëmijët me figurat elementare gjeometrike,

formën dhe numrin, dhe në këtë mënyrë fëmijët duhet të fitojnë parafytyrime për objektet e

rrethit të vet. Frebeli e caktoi gjithashtu me përpikëri rendin me të cilin duhen të përdoren

këto ,,dhurata’’, gjë e cila e drejtoi punën e tij drejt një pedantërie të veçantë. Çdo ,,dhuratë’’

ka simbolikën e vet, kështu për shembull, përmes topit fëmija do të njohë simbolin e

gjithësisë (kozmosin); pas topit duhet të vijë kubi sipas ligjit botëror të kontradikcionit etj.

Gjithashtu, këto ,,dhurata’’ duhet të renditën sipas një rendi të veçantë njëra pas tjetrës

(për shembull, prej trupit gjeometrik drejt sipërfaqes, viza dhe pika dhe prapë, prej pikës

prapa kah viza , sipërfaqja dhe trupi). Përveç këtyre ,,dhuratave’’, Frebeli rekomandonte edhe

një seri të tërë mjetesh tjera të cilat gjithashtu ndikojnë në rastin e njohjes së botës nga ana e

fëmijëve. Këtu hyjnë pllakëzat e ndryshme, rrathët, shkopinjtë dhe kubat për renditje

(Zhlebnik, 1964, f. 123). Këto forma të mjetëve sipas këtij pedagogu duhet të vizatohen,

modelohen prej argjilës, mellës dhe dyllit nga vetë puna e fëmijëve. Të gjitha këto ,,dhurata”

5https://www.google.com/url?q=http://en.m.wikipedia.org/wiki/Frobel_gifts 1.06.2019;18:43

Figura 3. ,,dhuratat=lodra’ të Frebelit.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

24

llogariten për të zgjuar aftësitë prodhuese, për të ushtruar kompetencat e krahasimit,

arsyetimit dhe imitimit; për të përcaktuar vëmendjen në mënyrë që fëmija të kuptojë një

subjekt si në tërësinë e tij ashtu edhe në pjesët e tij të veçanta, për të zgjuar një ndjenjë të

bukurisë dhe simetrisë, dhe për të zbuluar të vërtetat matematikore ( pershembull, rregullat

aritmetike).

Llojet e ,,dhuratave’’ :

Dhurata e parë (për foshnjët) ishin topat. Me to do të zhvillohej:

1. Sistemi muskulor

2. Aftësitë psikike

3. Perceptimi

4. Mendimi

Dhurata e parëështë një top i butë që ka madhësinë e duhur për dorën e fëmijës së vogël.

Frebeli kishte menduar që dhurata e parë të ishte për fëmijë shumë të vegjël,,qëllimi i të cilit

ishte që, nëpërmjet mbajtjes, rënies, rrotullimit, lëkundjes, fshehjes dhe zbulimit të topit

fëmija mund të fitojë njohuri për sende dhe marrëdhëniet hapësinore (shpejtësinë, kohën,

ngjyrën dhe kontrastin, peshat dhe gravitetin).

Ngjyrat e topave ishin: .. . ….. ……….. ……………… …….………

Primare: e kuqe, e verdhë dhe e kaltër | Sekondare: e vjollce, jeshile dhe portokalli.

Dhurata e dytë (për 1-2 vjeç) ishin pupësat cilindrike dhe kubëzat.

Kjo dhuratë përbëhej nga dy objekte druri, një sferë dhe një kub. Frebeli e quajti këtë dhuratë

,,kënaqësi e fëmijës’’, pasi vuri re gëzimin e çdo fëmije duke zbuluar dallimin midis sferës dhe

kubit. Fëmija tashmëështë i njohur me formën e sferës prej druri, e cila është e njëjtë me

topin e dhuratës së parë. Dhurata e dytëkishte për qëllim që t’i mundësojë një fëmije të

eksplorojë dhe të shijojë dallimet midis formave. Me anë të këtyre tri formave formohen

standartet e krahasimit që mund të bëjnë fëmijët, sepse kur fëmija është plotësisht i njohur me

forma mjaft të thjeshta, ai ështëi përgatitur t’i kuptojë ato që vargojnë pse lëvizin. Pra, këto

forma të ndryshme nxisin krahasime.

Dhurata e tretë (për 2-3 vjeç) ishin 8 kubëza të vegjël me peshë dhe madhësi të

ndryshme.

Këtu, forma e njohur e kubit është e ndarënë tetë kube të njëjta, që ka një madhësi të

përshtëtshme për dorën e fëmijës së vogël. Një fëmijë kënaqet duke e ndarë këtë dhuratë në

shumë mënyra dhe pastaj duke i ribërë ato në formën e mëparshme. Ky grup dhuratash

ndihmon kështu fëmijën që të japë një formë të jashtme për konceptet e tij të brendshme. Kur

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

25

e kupton pamjen e jastme të një objekti, dëshiron të dijë se çfarë do të ndajë me anë të

pjesëve. Ndërtesat dhe shifrat e ndryshme që mund të ekzekutohen me këto tetë kube, janë

pjesërisht të paraqitura në formë shoqëruese, nga të cilat shihen tri lidhje shoqëroje për të

formuar kube, sipërfaqja në sipërfaqe, sipërfaqja deri në buzë, sipërfaqja buzë në buzë.

Qëllimi i kësaj dhurate ishte ndërtimi, prandaj quhet edhe dhurata e parë e ndërtimit.

Dhurata e katër (për 2-3 vjeç) ishte një lodër me 8 tulla\ kubëza.

Është dhurata e dytë e ndërtimit, këtu një suprizë i prêt fëmijët kur pjesët janë të tërhequra

larg. Secila nga këto tetë blloqe të njëjta me dru është një dërrasë drejtkëndshe, dy herë më e

gjatë dhe gjysma e gjerësisë së kubëzave të dhuratës së mëparshme, dhe pikërisht për shkak

të këtyre dallimeve dalin shumë mundësi të reja për lojë dhe ndërtim. Përparësi nga dhurata e

tretë në dhuratën e katërt,është se kjo e fundit përbëhet nga numri i rritur i pjesëve që

pranojnë formacione, jo vetëm mbushje, por hapësira tëmbyllura dhe shumëfishim të tyre,

pasi secila shifër mund të zbatohet në tri mënyra të ndryshme, sipas planeve të vendosura në

mënyrë të drejtë, të sheshtë ose në gjerësi, dhe çdo kuti ndërtimi duhet të hapet para fëmijës

në mënyrë tëtillë që të shohë tërë kubin para tij. Qëllimi i kësaj dhurate ishte që fëmijët t’i

dallonin format dhe materialet.

Dhurata e pestë (për 3-4 vjeç) ishte një kub i madh i cili sajohet prej 27 kubeve të

vegjël.

Kjo dhuratëe ndërtimit përbëhet nga një kub i madh i sajuar prej 27 kubeve të vegjël të ndara

në gjysma, këtunjë kub ndahet dyherë në çdo drejtim, me anë tëtë cilit formohen njëzet e

shtatë kube të vogla, prej të cilave tri pjesë janë përsëri të ndara në gjysmë dhe tre në kube. ..

Qëllimi i kësaj dhurate ishte të mbajturit mend të renditjes së dhuratave të mëparshme.

Dhurata e gjashtë (4-5 vjeç) ishte njëjtë si dhurata e pestë por të 27-të kubet, ishin në

formë tjetër. Kjo dhuratë përbëhet nga një grup blloqe më komplekse prej druri që

përfshijnë kube, dërrasa dhe prizme trekëndore. Në këtë dhuratë kubiku është i ndarë

në të gjitha drejtimet, dhe prej tyre përsëri gjashtë janë të ndara në mes, gjatësi dhe

gjerësi.

Frebeli parashikoi së nëpërmjet këtyre ,,dhuratave’’ fëmijët sëpari, do të mësojnë të përdorin

mjedisin e tyre, si një ndihmë edukative, sëdyti, do t’i japin fëmijës një tregues të lidhjes mes

jetës njerëzore dhe jetës në natyrë, sëtreti, këto do të krijojnë një lidhje mes të rriturve dhe

fëmijës që luajnë me to. Në autobiografinë e tij, Frebeli përmend se ai mësoi gjeometrinë e

arkitekturës dhe nga kjo i lindi ideja për ,,dhuratat’’.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

26

Fotografi të ,,dhuratave – lodra’’ të Frebelit.6

Dhurata e parë Dhurata e dytë Dhurata e tretë

Dhurata e katërt Dhurata e pestë& gjashtë

3.4.3. Puna dhe aktiviteti në natyrë

Friderich Fröbel, ndër elementet e formalizimit të sistemit të tij pedagogjik vendosi punën

dhe aktivitetin në natyrë. Punën e cilësoi si aktivitet që përfshin aftësitë mendore dhe fizike të

njerëzve për të punuar ( emërtim që mund të tregojë në kuptimin e përgjithshëm veprimtarinë

trupore apo mendore të qëllimshme e të paramenduar të njeriut për të kryer apo bërë diçka).

Fëmijët duhet të punojnë në kopsht, të kujdesën për bimët dhe shtazët), kështu zhvillohet edhe

aktiviteti i tyre në natyrë. Fëmijët duhet të ushtrohen me palos, qep, ngjyros etj, çdo herë nën

ushtrimin e lojës dhe nën përcjelljen e tingujve të këngës– thoshte Frebeli, sepse, në këtë

mënyrë ata do ta duan natyrën, dhe njëkohësisht do të zgjohet te ata ndjenja estetike dhe

sociale (Zhblenik, 1964). Fëmijët qysh herët duhet që të fillojnë t’i përdorin modelet e

zvogëluara të veglave të punës, modele që në to ishin lodrat e para të fëmijëve, si lojë ashtu

edhe punë mund të realizohet vet nga fëmijët në natyrë, dhe të dyjat së bashku e bashkojnë

trupin, shpirtin dhe mendjen. Një ekzaminim sipërfaqësor i natyrës së epokës është i

mjaftueshëm, për të bashkuar mjetet e zhvillimit mendor me punën e fëmijës, e cila është një

metodë e re e përdorimit të energjive dhe fuqive të saj. …………… ……………………..

Kështu, puna si një kategori e jetës aktive të përditshme, vetjake dhe njëkohësisht sociale

është mirë e materializuar në veprimtarinë e ndërgjegjshme, që njeriu e bën për të jetuar,

është trajtuar që në kohë shumë të lashtë me materiale të shumta dhe pikërisht këtë

vazhdimësi të punës e sqaron shumë mirë edhe Frebeli.

6https://www.google.com/url?q=http://en.m.wikipedia.org/wiki/Frobel_gifts 1.06.2019;18:43

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

27

KAPITULLI III

4. KONCEPTI I FREBELIT PËR KOPSHTIN

Frebeli si një pedagog i reformave gjermane, është themeluesi i parë i kopshtit për lojën dhe

lodrat e fëmijëve, i cili është marrë në mënyrë aktive me edukimin parashkollor.Sipas tij,

fëmijët janë si lule, ata janë të ndryshëm dhe kanë nevojë për kujdes. Ai filloi me shpresën e

sinqertë për të parë një shumëllojshmëri të institucioneve që lindin njëra pas tjetrës, të

drejtuara nga pikëpamjet e njëjta dhe duke punuar për të njëjtin qëllim. Të zhytur thellë në

bindjen se periudha kishte ardhur për futjen e një sistemi tëri

arsimor, i llogaritur për të vepruar në të gjitha klasat e

shoqërisë dhe për të çuar drejtavancimit universal të

interesave njerëzore, ai themeloi kopshtin e tij me siguri, që

bota herët ose vonë, do ta dallonte dobinë e tij.

Frebeli institucionin e tij e quajti si ‘Kindergarten’ që në

gjuhën gjermane ka kuptimin ‘Kopsht i fëmijëve’7, përmes

kësaj synonte që fëmijët në shkollën e tij të rritëshin lirisht si

lulet në një kopsht dhe të zhvillohen në liri. Frebeli themeloi

kopshtin në vitin 1837 në Bllankenburg, që paraqiste një mjedis unik arsimor për fëmijët e

vegjël,sepse për të shkolla është shumë më tepër se një vend ku dija është transmetuar nga

mësuesi në nxënës ( Kraja& Osmani, 1964, f. 42).Por, si do ta quante këtëEnt me një emër

special që do të përcillte dashuri tek fëmijët dhe prindërit? Rastësisht duke shëtitur në këmbë

dhe duke ndjerë aromën e bukur të natyrës të dy bashkudhëtarëve të tij papritur ju thotë se:

…….. …. .. .“ E gjeta! Enti do të quhet kopshti fëminor (Kindergarta)”

Fjala ,,Kopsht i fëmijëve’’, përfshin me mjeshtëri dy ide të ndryshme:

a) fëmijët do të luanin dhe mësonin në natyrë. .. . .. .. . …… ….. … … … … …… .. . .

b) fëmijët do ushqeheshin si lulet në kopsht.

Këtë e krahasoi me kopshtin ku kultivohen bimët dhe lulet.Fëmijët i krahasoi me lule, ndërsa

edukatorin me kopshtarin. Kopshtet fëmijërore filluan të hapeshin edhe në vende tjera, po në

vitin 1852 qeveria e Prusisë ndaloi themelimin e tyre për akuzëse edukata e tij ishte ateiste

dhe në këtë vend ndalimi u hoq nëntë vjet pas vdekjes së Frebelit. Prapë filluan të hapeshin

kopshtet e njohura Frebeliane por me emra të ndryshëm si ,,shkollë loje’’, etj (Cana &

Rexhepagiqi, f. 249).

7Figura 4. Institucioni pedagogjik I Frebelit ,, kopshti fëminor’’, Gjermani, 1892.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

28

4.1. Karakteristikat e kopshtit të Frebelit

Vetaktiviteti – i jep mundësi çdo njeriut t’i kryejë impulset dhe motivet e tij.

Kreativiteti – kopshti nxit kreativitetin nga materialet e procesit (dhuratat) për

aktivitetin e drejtuar nga vetë fëmija.

Pjesmarrja shoqërore – ofron mundësi për pjesëmarrje në aktivitete sociale dhe

aktivitete bashkëpunuese duke nxitur fëmijët të zbulonjë veten dhe botën e tyre.

Shprehjet motorike – fëmijët janë impulsivë dhe fizikisht aktiv në natyrë.

Dhuratat- si material dhe metoda të edukimit.

Mësimdhënia përmes lojës – të nxënit përmes lojës.

Mësimdhënia përmes gjesteve dhe ndërtimit – gjestet dhe ndërtimi i diçkaje janë

natyra e përgjithshme e fëmijëve.

Të gjitha këto karakteristika të një kopshti, së bashku ndërtojnë natyrën gazmore të fëmijëve.

Sipas Frebelit, çdo fëmijë kishte brenda tij gjithçka që duhet të nxitej, dhe se nxitja e madhe e

fëmijës zhvillohet në mënyrë optimale, dhe kjo ishte baza e kopshtit- një vend i përshtatshëm

për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve.

4.2. Format e sipërfaqeve të një kopshti fëminor

Ideja e paraqitur qartë mbi kopshtin fëmijëror kërkon medoemos një kopsht dhe në të

kopshtet e nevojshme për fëmijë. Kështu, në kopshtet për fëmijë të kopshtit fëminor,

rregullimi i tyre është caku kryesor ( Zhblenik,1964, f. 252-253).

Kushtet e sipërfaqeve dhe hapësirave të një kopshti fëminor janë:

Kopshti i vogël dhe lehet duhet të jenë të rrethuara patjetër nga kopshti i

përgjithshëm.

Sipërfaqja e përgjithshme e kopshtit për fëmijë të ketë trajtë katërkëndëshe kënddrejt

( si më e përshtatshme, por mund të ketë edhe trajta tjera)

Sipërfaqja e përgjithshme të ndahet patjetër nëdy pjesë. Së pari, pjesa për të

përgjithshme, dhe së dyti, pjesa për të veçantën ( p.sh pjesa e kopshtit bimor)

Toka për kopsht duhet të ndahet prap në kopsht për lule dhe perime.

Në lehet e vogla, që u janë dhënë fëmijëve mund të mbjellin çka duan dhe ku duan.

Siç shihet, idetë e Frebelit mbi ndërtimin e kopshtit fëminor janë tejet aktuale. Ai kërkonte

dhe porosiste që objekti i kopshtit (ndërtesa) të jetë një shtëpi modeste përdhese dhe me

dhoma të ndriçueshme. Oborri i kopshtit të jetë i gjerë dhe i vendosur në një ambient

plotësisht të pastër, me lule e gjelbërim.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

29

KAPITULLI IV

5. RËNDËSIA E SISTEMIT PEDAGOGJIK TË FREBELIT

Rëndësia e sistemit pedagogjik të Frebelit qëndron në atë se:

Sistemi pedagogjik i Frebelit vuri theksin në arsimin e hershëm të fëmijërisë. Ai i dha rëndësi

parimit të shfaqjes së lojës, zhvilloi imagjinatën dhe kapacitetet kreative të fëmijëve, zhvilloi

cilësitë mendore, emocionale, sociale dhe shpirtërore të fëmijëve.,. .

Ky sistem shpalos konceptin dhe shtrirjen e shkollës si një institucion social themelor, ku

theksi mbi lojën ka rëndësinë të shkëpusë fëmijën nga të mësuarit serioz. Ka vetëm hapësirë

të kufizuar për korrelacion në mësimin e lëndëve të ndryshme në sistemin e kopshtit.

Gjithashtu, është fakt se Frebeli ndihmoi në punën pedagogjike dhe e theksoi rëndësinë e

arsimit pedagogjik të edukatorit (personalitetit që i është besuar edukimi parashkollor)

(Zhblenik, 1964).

Frebeli zhvilloi të gjithë mjetet edukative të edukimit në kopshtin e fëmijëve, duke përfshirë

blloqe ndërtimi, lojëra modelesh dhe ushtrime të tjera arsimore. Puna e tij në mjedisin e

kopshteve thuhet që ka ndikuar në shumë fusha, duke përfshirë kështu edhe arkitekturën dhe

artin por duke mos lënë anash as psikologjinë, sepse shpiku një klasë moderne që luajti

kombinimin me të mësuarit. Ai theksoi se loja është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët e

vegjël dhe mund të përdoret si një mjet për të mësuar, përfshiu edhe këndimin, vallëzimin

dhe format e ngjashme të lojës në modelin e tij edukativ.

Metoda e Frebelit, tenton që të parandalojë çdo gjë qëështëe dëmshme për zhvillimin e

fëmijës, si në trup ashtu edhe në mendje dhe shërben për të forcuar vendimin natyror në vend

që të dëmtojë atë, si një prag sipërfaqësor i njëmijë gjërave që merret nga proceset edukative

edhe në ditët e sotme. Parimi kryesor i sistemit të tij është zhvillimi i plotë harmonik i

fëmijës, i cili duhet të lihet të rritet lirisht sipas ligjeve të natyrës së tij, morale dhe

intelektuale. Frederik Frebeli, ishte i pari që solli një studim të gjerë të natyrës njerëzore për

të mbajtur jetën e foshnjave midis dashurisë së madhe reciproke nënë-fëmijë dhe pastaj

edukator-nxënës.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

30

5.1. Roli i nënës në sistemin pedagogjik të Frebelit

Frebeli priste shumë prej edukatës amnore , të cilën e vë në vendin e parë dhe për këtë arsye u

përpoq shumë që t’i arsimonte edhe nënat në pikëpamje pedagogjike. Ishte i vetëdijshëm se

,,kopshti fëminor’’ nuk mund ta zëvendësonte familjen, prandaj konsideronte se arsimi i

nënave në mënyrë pedagogjike është nevojë e domosdoshme. Pafuqia më e madhe e njeriut,

në fillimin e karrierës së tij kërkon një shkallë kujdesi dhe vëmendjeje si dashuria e nënës.

Shumë vëmendje iështë kushtuar gjurmimit të simpatisë që ekziston midis nënës dhe fëmijës,

dhe veprimit reciprok ose reagues të instikteve të të dyjave. Në mënyrëqë instikti i nënës

duhet të ngrihet në sferën e inteligjencës më të lartë njerëzore ( Darton & Hill, f.11). Roli i

grave në ‘’Kindërgarten’ e Frebelit pati rëndësi të madhe, ai e kuptoi se arsimimi fillon nga

edukata amnore, prandaj i pa nënat si mësueset e para ideale të njerëzimit. Gratë, besonte se

ishin më të përshtatshme për t’i ushqyer fëmijët prandaj ato u bënë kopshtare (edukatore) në

institucionin e tij. Ky institucion iu ofroi grave të punonin në mënyrë profesionale jashtë

shtëpisë, sepse në atë kohë gratë nuk lejoheshin të punonin si punë profesionale. Kopshti i

Frebelit tërhoqi gra ambicioze, intelegjente, të cilat morën edukim të avancuar dhe kështu

ndër gratë më të famshme që avanconin kauzën e Frebelit ishin si: Helen Keller, Kate

Douglas Wiggin, Elizabet Peabody etj.Në vitin 1939 këshilli i qytetit të Bankenburgutit i

dhuroi Frebelit një shtëpi me kopsht përreth ku u zhvillua edhe një ceromoni përurimi.

Kopshte të tilla filluan të përhapeshin në shumë vende të Gjermanisë, pastaj edhe në vende

tëtjera të Europës , sepse Frebeli bëri udhëtime të shumta për të përhapur idenë e tij për t’i

trajnuar edukatoret e reja.

5.2. Roli i edukatorit në sistemin pedagogjik të Frebelit

Roli i edukatorëve në kopshtin e Frebelit ishte që t’iu ndihmonin nënave në edukatën

familjare. Edukatori duhet të kuptojë më mirë lojën e fëmijës sepse rëndësia e tij si një

mësues Frebelian është të frymëzojë fëmijën të jetojë dhe të veprojë në harmoni me unitetin.

Për ta edukuar fëmijën mirë edukatori duhet “të bëhet vetë fëmijë” thoshte Frebeli, i cili

ishte vetë një shembull i tillë ( Koliqi, 1997, f. 151). Mësimdhënësi apo edukatori duhet të

përdorë pyetje të hapura duke mos përfshirë një interpretim apo gjykim në pyetje, sepse

vetëm kështu fëmija mund të jape përgjigje në bazë të vizatimit, këngës apo lojës.Sipas

Frebelit arsimi kishte dy aspekte: a) mësuesi duhet tëheqte pengesat për vetzhvillim ose

‘vetaktivitet’ të fëmijës, duke e edukuar në atë mënyrë për të dalluar nëse diçka është e drejtë

dhe e mirë. Arsimi është kështu “si diktimi dhe dhënia e rrugës së drejtë”- thoshte Frebeli,

dhe b) sjellja duhet të matet sipas një ‘forme të tretë’ midis mësuesit dhe fëmijës ekziston

edhe një ide e krishtër për mirësinë dhe të vërtetën. Një edukatorë i mirë sipas Frebelit është

ai që kur e sheh fëmijën të shqetësuar, të lodhshëm, duhet të kërkojë në vetvete arsyen

themelore që të përpiqet të zhdukë pengesën që e ka kapluar nxënësin e tij. Pra, roli i

edukatorit stërviste vetaktivitetin e fëmijëve përmes lojës, si individualisht ashtu edhe në

aktivitete grupore.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

31

KAPITULLI V

6. LIDHJA E SISTEMIT PEDAGOGJIK TË FREBELIT ME SISTEMIN

PEDAGOGJIK BASHKËKOHOR

Frederik Frebeli la gjurmë të jashtëzakonshme në sistemet e arsimit parashkollor, në teoritë

dhe qasjet e zhvillimit të fëmijëve, jo vetëm në periudhën e tij por ky ndikim i rëndësishëm

vazhdon edhe në ditët e sotme duke u konsideruar si një bazë për zhvillimin e arsimit

parashkollor bashkëkohor. Në kurrikulën e arsimit parashkollor një vend i rëndësishëm i

është dhënë,,dhuratave’’ të Frebelit, sepse këto dhurata kanë efektshmërinë aktuale edhe në

ditët e sotme për arsye se ato ndimojnë procesin e zhvillimit të aftësive mendore dhe fizike të

fëmijëve. Pikëpamjet, idealet dhe opinionet e Frebelit po ofrohen çdo herë e më shumë në

programet dhe praktikat e çerdheve apo arsimit parashkollor (Ailwood, 2007). Vetëm

nëpërmjet forcës individuale , ideve dhe mendimeve mund të zgjidhen problemet e mëdha të

kohës sonë dhe të bëhen ndryshime pozitive. Në këtë aspekt, një ndihmesë e madhe është

edhe shfletimi i veprave dhe koncepteve të pedagogëve të hershëm. Një lidhje e madhe me

sistemin e sotëm pedagogjik dhe sistemit pedagogjik të Frebelit është teoria e vetëvendosjes,

e cila mbështetet në tri nevoja psikologjike themelore të cilat janë:

a) thjeshtësia

b) bashkëveprimi

c) besimi në forcat individuale

Shumë kopshte për fëmijë sot mbështeten në vizionin e Frebelit për një mjedis të sigurt

mësimi i cili ështëi ngjashëm me një kopsht të luleve ku dielli dhe ngrohtësia e tij do të prekë

çdo fëmijëbrenda këtij kopshti që do të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre ashtu siç

ndodh kur drita e diellit depërton në lule. Pastaj kemi ndikimin e ,,dhuratave’’ të Frebelit në

kopshtin e sotëm në të cilin mund të shohim një shumëllojshmëri materialesh të qëndrueshme

mësimore të bëra prej druri apo edhe materialeve plastike por në formën e (topit, cilindrit,

kubit, etj ). Dhuratat e tilla sigurojnë mundësi për ndërveprim, sepse këto forma paraqesin

elemente në gjeometri dhe gjithashtu lejojnë shprehjen e lirë brenda lojës individuale dhe

kështu të gjitha këto punime të ndryshme ndikojnë në theksimin e natyrës si një mjedis i

vërtetë në “ të nxënit”. Ndikim të madh në pedagogjinë bashkëkohore ka rëndësia e natyrës

në të cilën rekomandohen lojëra të ndryshme për fëmijë si: gjetja e këmbëve të lagura,

ndërtimi i shtëpive me shkopinj, vrapimi në gjelbërim etj, të gjitha këto aktivitete mbështeten

në parimin e zhvillimit motorik dhe aktivizimit motoriktë institucionit të Frebelit. Sot

ekzistojnë shumë lodra që kanë mundësi të ngjashme me ,,dhuratat” e Frebelit, dhe është e

rëndësishme që fëmijët të lejohen të luajnë në mënyrëindividuale, me të tjerët dhe që

prindërit të ndajnë lojën së bashku më fëmijët e tyre. Kështu, është e rëndësishme që fëmijët

të kenë qasje në mjedise të ndryshme në mënyrë që të kenë mundësinë që të kuptojnë dhe të

mësojnë rreth cilësimeve të ndryshme.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

32

Metodat e Frebelit janë ende të vlefshmesot dhe mund t’iu japin fëmijëve një gamë të gjerë të

përvojave dhe të fusin në to kuriozitetin dhe interesin që mund të ndërtohet gjatë gjithë jetës.

Pavarësisht nga sa kohë më parë janëzhvilluar këto parime janë ende plotësisht të

përshtatshme sot, ndoshta sepse ato lidhen me aspektet kryesore të zhvillimit duke lënë

hapësirë që metoda të ndryshohet sipas nevojës.Hulmtimet e bëra për zhvillimin e fëmijëve

po synojnë përcaktimin e efekteve të mungesës së vëmendjes ndaj prindërve dhe anëtarëve te

tjerë të familjes dhe të mësuarit e fëmijjëve që iu është dorëzuar ‘mjeteve mekanike’, dhe

pikërisht këtë e trajtoj edhe Frebeli para 182 viteve, se roli i prindërve veçanarisht i nënës në

zhvillimin e fëmijës luan rolin parësor. Mungesa e ndërveprimit me fëmijët e tjerëkufizon

gamën e mundshme të situatave të të mësuaritdhe mund të krijojë problem me ndërveprimin

shoqëror më vonë nëjetëne tyre, sepse duke pasur vetëm televizion, kompjuter apo telefon të

mençur për argëtim do të kufizojë gjithashtu imagjinatën e fëmijës nëpërmjet mungesës së

ndërveprimit personal dhe fizikisht duke u përfshirë në lojë dhe gjithashtu, kjo mund të

ndikojë edhe në aftësitë motorike përshkak të lirisë së zvogëluar tëlëvizjeve. Aktivitetet e

brendshme dhe të jashtme zgjerojnë fushat e mundshme të të nxenit dhe ndryshojnë mjedisin

duke ofruar interes dhe shumëllojshmëri.

Vizioni Frebelit ishte i qartë dhe i detajuar dhe ende është njëlloj sot i vlefshëm. Vitet e

hershme janë jetësore për zhvillimin e përgjithshëm të një fëmije kështu qëështë shumë e

rëndësishme të sigurohet mjedisi dhe burimet me të mira të mundshme që e lehtësojnë

mësimin. Shumica e fëmijëve duhet të jenë në gjenjde të vazhdojnë mësimin gjatë gjithë jetës

për t’u marrë me sfidat e paraqitura në jetën e të rriturve në mënyrë që t’i stimulojnë ato në

fillim për të shijuar të mësuarit dhe kreativitetin, prai përgadit ata për të ardhmen e tyre..

Prindërit, kujdestarët dhe edukatorët duhet të punojnë së bashku në mënyra që të sigurojnë

mjedisin dhe burimet më të mira për fëmijët dhe t’u japin atyre fillimin e një jetë më të mirë

të mundshme. Frebeli lojën e karakterizon si shprehjen më të lartë të zhvillimit njerëzor në

fëmijëri, sepse vetëm loja është shprehja e lirë e asaj që është në shpirtin e fëmijës dhe

pikërisht pedagogjia bashkëkohore e ndan të njëjtin mendim për lojën.

Pedagogjia e Frebelit është më e përditësuar se kurrë dhe ndoshta do të bëhët edhe me e

rëndësishme nga fakti se ajo bazohet në vetëedukimin. Pedagogjia synon që të ketë

profesionistë të kualifikuar në mënyrë të përshtatshme për të ofruar vëzhgime të kualifikuar

të cilët ofrojnë udhëzime dhe mësimdhënie të përshtatshme.Çelësi i procesit të mësimdhënies

është që duhet të arrijë aspektet figurative, kreative, simbolike, gjuhësore, matematikore,

muzikore, estetike, shkencore, fizike, sociale, morale, kulturore dhe shpirtërore të fëmijës.

Pedagogjia e sotme tregon se nuk është vetëm përgjegjësia e mësuesit por e rëndësishme

është që prindërit-kujdestarët e fëmijëve të punojnë në harmoni të përbashkët për të mbajtur

një qasje të qëndrueshme dhe kjo gjë lidhet drejtpërdrejt me rëndësinë e prindërve

veçanarisht rëndësinë e nënës dhe edukatorit në sistemin pedagogjik të Frebelit.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

33

6.1. Përdorimi i ,,dhuratave” të Frebelit në edukimin e sotëm

Frederik Frebeli ideoi krijimin e një institucioni për fëmijët e vegjël ku ata mund të

përparonin në mënyrë harmonike ndërmjet vetaktivizimit në lojëra si një mjet i fuqishëm i të

nxënit të fëmijëve që zhvillohet nëpërmjet lëvizjeve argëtuese, dhe në vitin 1835 zhvilloi

materialin e tij të parë ,,dhuratat” lodrat ( Kamani, 2004). Sot, aktualisht ekziston i njëjti

kuptim sa i përket lojës së fëmijëve, ku definohet si:

“Lojë mund të quhet çdo aktivitet spontan i motivuar së brendshmi dhe zgjedhje e lirë, e cila

është argëtuese.Pjesa më e mirë e lojës që shfrytëzohet gjerësisht gjatë realizimit të

programit të edukimit parashkollor është se ata mësojnë shumë ndërkohë që argëtohen”.

Lodrat e fëmijëve Frebeli i quajti ,, dhurata” të cilat janë

edhe sot tejet aktuale në shumë kopshte të fëmijëve

anembanë botës. Pra, lojërat me anë të,,dhuratave”të

Frebelit janë ende bazë e punës edukative për arsye se ato

ndikojnë si në zhvillimin fizik të fëmijëve ashtu edhe në

zhvillimin intelektual. ………. …………. .. … .. .. .

Shumë kopshte të fëmijëve bashkëkohore e vlerësojnë

lartë punën dhe zbulimin e Frebelit me anë të,,dhuratave’’

sepse përmes tyre ende arrihen të njëjtat vlera dhe

rezultate të zhvillimit pozitiv të fëmijëve, vetëm se këto

,,lodra” të Frebelit sot vazhdojnë të marrin çdo herë e më shumë forma të ndryshme por duke

mos e humbur asnjëherë efektshmërinë e tyre. Në bazë të lodrave Frebeliane, vendosen ende

në kopshtet bashkëkohore disa parime të institucionit të parë të edukimit parafillor të

fëmijëve (nga Kindergarta e Frebelit), karakteristikë e të cilave janë:

- Përparimi i fëmijëve duhet të jetë organik dhe t’i korrospodojë zhvillimit natyral.

- Përparimi duhet të vijë në mënyrëgraduale.

- Përparimi duhet të nxisë aktivitetin e pavarur të fëmijës.

Lodrat e Frebelit të njohura si ,,dhurata” për fëmijë, nuk ishin vetëm shpikje e rëndësishme e

periudhës së shek. XIX por ato vazhdojnë të janë mrekullia më e përshtatshme në kuptimin e

nevojave kognitive dhe zhvillimore të fëmijëve. Në realitet ,dhuratat’ e Frebelit ende luajnë

një pedagogji në një formë filozofike duke mos e humbur rëndësinë që kishin më shumë së

para një shekulli e gjysmë, kështu edhe sot edukatorët vazhdojnë të kenë për detyrë krijimin e

një kornize në të cilën fëmijët mund të zhvillohen sa më lirshëm.

Me anë të,,dhuratave”, çdo fëmijë duhet të mësojë se si të veprojë në mënyrë të pavarur.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

34

Është e rëndësishme të tregohet fakti se ,,dhuratat’’ vazhdojnë të kenë një rëndësi te veçantë

në fushën e shkencës së matematikës, sidomos dhurata e pestë dhe gjashtë që edukatorët me

anë të pyetjëve mund të vënë në funksion intelegjencës e fëmijëve. P.sh. kur fëmijët

vëzhgojnë shumëkëndëshin mësuesi mund t’i pyesë:

- Sa faqe ka kjo kuti?

- Sa pjesë të barabarta ka kjo kuti?

- Sa katorë kemi mbrenda kutisë?

Këto janë vetëm disa shembuj që mësuesit mund t’i përdorin derisa fëmijët mund të mësojnë

disa elemente matematikore me anë të lodrave Frebeliane. Gjithashtu, luajtën rol të

rëndësishëm edhe në mësimin e matematikës nëtërëciklin e ulët arsimor. Pra, me anë të

dhuratës së pestë dhe gjashtë fëmijët mund të ndërtojnë ( shtëpi, karrige, divan, etj) që edhe

sot përdoren jashtzakonisht shumë në institucionet parashkollore. Mundësitë për të

përfaqësuar konceptet dhe marrëdhëniet e formës dhe numrit me anë të ,,dhuratave’’ janë

rritur në masë të madhe duke i shndërruar ato dhurata më të avancuara.

“Ejani të jetojmë për fëmijët tanë” - FRIEDERICH FRÖBEL.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

35

6.2. Ndikimi i sistemit pedagogjik të Frebelit në Kosovë

Idetë e Frebelit për rolin edukativ të institucioneve pedagogjike, për rolin tepër të veçantë të

nënës në edukimin e fëmijës, për personalitetin e edukatorit, lidhjen e mësimit me praktikën,

për zbatimin krijues të parimeve didaktike etj, ndikuan edhe tek shumë edukatorë shqiptarë

dhe emri i Frebelit u bë shumë i dashur për pedagogjinë shqiptare e sidomos për institucionet

parashkollore. Edukatën parashkollore në Kosovë gjatë zhvillimit e kanë përcjellë specifika

dhe vështirësi të shumta. Këtë e dëshmon para së gjithash numri i kufizuar i institucioneve

dhe organizatave të edukimit, të përfshirë në institucionet parashkollore apo kopshteve për

fëmijë. Aspekti historik i problemit pedagogjik dëshmon se edhe këtu edukata parashkollore

në një masë ka përparuar e në disa periudha përjetoi ndryshime të mëdha. Në gazetën javore

“Prizren”, e botuar në Prizren (1871) në gjuhën sokrate dhe turke, hasim shkrime mbi

edukatën dhe arsimimin e fëmijëve që edukatorët e kësaj periudhe punonin sipas bazës

pedagogjike te Frebelit, edhe pse institucione origjinale të edukatës parashkollore deri me

çlirimin e Kosovës nuk ka pasur, me përjashtim të foshnjores “Frederik Frebeli”.

Kemi foshnjorën “ Frederik Frebeli” e cila ka ekzistuar nëPrizeren që nga viti 1907, u

themelua me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe ka pasur karakter religjioz. Në këtë foshnjore

me punën e vet ështëdalluar Mikelangjela Qoba dhe motrat e saj Sapijenca dhe Angelina.

Mikelagjela ka vijuar shkollën dyvjeçare në Zagreb që të aftësohet për punë në foshnjorën që

e titulluan “Friderik Frebeli” për nder të kontributit dhe punën e palodhshme për institucionin

parashkollortë këtij pedagogu të madh gjerman. Motrat Qoba punuan në foshnjore që nga viti

1907 deri më 1918. Në këtë institucion rregullisht punonte nga një mësuese. Në dokumentin

“ Themelimi i shkollës në Prizeren” dërguar në Zagreb më 14.1.1941, thuhet se në foshnjore

për çdo vit kishte nga 60 fëmijë. Përveç punës me fëmijë deri në moshën 7 vjeçare,

Mikelangjela u mësonte shkrim-lexim në gjuhën shqipe edhe vajzave, paradite punonte me të

rejat dhe pasdite me fëmijët parashkollorë. Sipas “Ditarit” nga fillimi i punës së foshnjores

deri me 1934, ky institucion veprimtarinë e tij e zhvillonte në gjuhën shqipe. Ky institucion

ishte mjaft i rëndësishëm, sepse trashëgoi nga Frebeli jo vetëm emrin e tij por edhe shumë

parime dhe ide mbi pedagogjinë parashkollore. Kështu, Mikelangjela dhe më vonë edukatorja

Angelina i kushtuan kujdes të posaçëm lojës, këndimit, muzikës dhe aktivitetit në natyrë (të

gjitha këto i përfshinte institucioni pedagogjik i Frebelit “Kindergarta” ( Rexhepagiq, 2002, f.

602). Zanafillet e institucionevetë sotme parashkollore në Kosovë duhet kërkuar në këtë

foshnjore, të cilët fëmijët e kanë vijuar prej moshës 3 deri në 6 vjeçare.

Edhe në institucionet e sotme parashkollore në Kosovë, vend të rëndësishëm zë ende sistemi

pedagogjik i Frebelit, sepse shumë kopshte për fëmijë si qëllim primar kanë mjetin më të

fuqishëm të të nxenit qëështë loja. Loja dhe vetaktiviteti i fëmijës si parim, edhe sot janë bazë

e punës edukative-arsimore në kopshtet fëmijërore bashkëkohore kudo në botë.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

36

REZYME

Shembuj me përfaqesues për ecurinë e përhapjes së mendësisë së Frederik Frebelit, flasin në

fazën e tyre të parë të shekullit XIX, që po fillonte me një proces të interesit kulturor dhe

historiko-shoqëror, drejt një rrjeti eduktivo - zhvillimor.…. ….. …………… … ….. …. ..

Por, ajo që duhet tëna interesojë ne është: Cili ishte ndikimi i vërtetë i Frebelit?… .. .-

Me rastin e studimit të punimit teorik për ndikimin dhe rëndësinë e sistemit pedagogjik të

Frebelit, mbështetemi në këto rezultate:

Ndër përfaqësuesit kryesor për edukimin dhe krijimin e një instutucioni parafillor është

pedagogu i madh gjerman Friederich Fröbel, i cili u bë i njohur, i nderuar dhe gradualisht i

madhërishëm në qëndrat ku punoi, por në opinionin pedagogjik e shoqëror i doli nami shpejt

edhe përtej kufijve, si mësues, edukator i madh e pedagog i shquar në praktikën e edukatës

në Europën e atëherëshme te shekullit XIX, duke tërhequr vëmendjen, e duke fituar respekt e

simpati deri nga personalitetet me të shquara të vendit, tek shumë personalitete të huaja, tek

masat që nxitonin t’i besonin fëmijët e tyre, duke i dërguar në institucionin pedagogjik të tij,

të kënaqur që do t’i mernin këshillat e pedagogut të madh, Frederik Frebel. Kështu, emri dhe

instutucioni pedagogjik, i shoqëruar me veprat pedagogjike të tij vazhdoi të rritej nga dekada

në dekadë, duke u ngritur në sytë dhe mendjet e masave, si njeri ideal i humanizmit, mjeshtër

i veçantë i edukimit, që gjithqka bëri për hir të fëmijëve (pasurisë më të madhe njerëzore).

Koha e veprimtarisë së Frebelit u shkri me kohën tjetër, me të gjatë, të përhapjes së ideve të

tij edhe pas vdekjes, me botime, pjesë të veprave , me hapjen e institucioneve të bazuara në

sistemin pedagogjik të tij, dhe mandje edhe duke e nderuar me vënien e emrit të tij. .. … .

Kështu, rrënjët e kësaj simpatie shekullore për Frebelin i kanë arsyjet e veta që i përmbledhim

në këto tri pjesë:

Së pari, Friedrih Vilhelm August Frebeli (Friedrich Wilhelm August Fröbel) arriti të bëhej

themelues i institucioneve të para parashkollore të cilin e njeh bota sot.

Së dyti, e përpunoi sistemin e edukimit parashkollor ku i kushtoi rëndësi shumë të madhe

përmbajtjes dhe metodikës së punës edukative në institucionet parshkollore, duke formuar

sistemin pedagogjik të mbështetur në parime.

Së treti, zhvilloi metodën e ,,dhuratave’’ lojë, ku lodrat zënë vendin me të rëndësishëm sa i

përket zhvillimit të fëmijës.

Ndikimi pozitiv i Frebelit ishte dhe vazhdon të mbetet ende aktual në pedagogjinë botërore.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

37

REKOMANDIME

Për mësuesit e arsimit parashkollor

Duke u bazuar në atë se çka mësuam nga ky studim teorik rreth institucionit dhe sistemit

pedaogagogjik të Frebelit për arsimin parashkollor dhe në bazë të punës së tij madhështore

për këtë drejtim, do t’i rekomandoja arsimit parshkollor të sotëm të ecin rreth pikave kryesore

të Frebelit, të ndërtojnë një komunikim të hapur, të ngrohtë dhe të përditshëm me prindërit

për të njohur sa mëmirë dhe në mënyrë individuale fëmijët. Një rekomandim tjetër me vlerë

për mësuesit e arsimit parashkollor do të ishte që t’i jepnin vlerën që ka dhe të shfrytëzojnë

efektet pozitive që ka loja në zhvillimin e fëmijës dhe e gjithë puna në kopsht të organizohet

duke u bazuar në të nxënit përmes lojës, aktiviteteve në natyrë (ashtu siç bëri Frebeli në

kopshtin e tij “ Kindergarten”). Po ashtu, mjedisi fizik i institucioneve parashkollore duhet të

rifreskohet herë pas here në mënyrë qët’u krijojë fëmijëve sfida të reja drejt dijes dhe

formimit të plotë të aftësive të tyre. E mbështes shumë idenë dhe rëndësinë e prindërve

veçanërisht rëndësinë e nënës në sistemin pedagogjik të Frebelit prandaj rekomandoj që

bashkëpunimi me familjet të mbetet elementi parësor për edukimin e fëmijëve të vegjël.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

38

LITERATURA

Aliwood, J (2007). Mothermood, Maternailsm and Early Childhood Education: Some

Historical, p. 117.

Altenbaugh, R, Historical Dictionary of America Education, British Library Cataloguing

in Publication Data, 1999, f. 150-151.

Cana & Jashari, Përmbledhje tesktesh të pedagogëve klasikë, Rilindja, Prishtinë,1964, f.

248-253.

Kamani, P, Pamje të teorive për zhvillimin e fëmijës. Edukimi parshkollor, Tiranë, (2004).

Koliqi, H, Historia pedagogjike II, Rilindja, Prishtinë, 1997, f. 146-151.

Kraja & Osmani, J.J Pestaloci – ,Reformatori i madh i arsimit, Idromeno, Tiranë, 1997, f.

184-241.

Rexhepagiq, J, Tema të zgjedhura bashkëkohore pedagogjike, Libri Shkollor, Prishtinë,

2002, f. 39-117.

Zhlebnik, L, Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike, Rilindja, Prishtinë,

1964, f. 121-125.

Burime nga interneti

https://www.google.com/url?q=https://sq.m.wikipedia.org/ wiki/Pedagogjia 07.05.2019;22:13

https://www.google.com://sq.m.wikipedia.org/ wiki/M%C3ABdimdh%C%ABnia 07.05.2019;22:13

https://www.google.com/url?q=http://en.m.wikipedia.org/wiki/Frobel_gifts 1.06.2019;18:43

https://de.m.wikipedia.org/wiki/Friedrich_Fr%C3%B6bel 09.05.2019;12:13

https://www.google.com/url?q=http//www.friedrich-froebel-online.de/p-%25C3%25A4-d-a-

g-o-g-i-k/original-texte/die-menschenerziehung 04.06.2019;03:13

https://www.google.com/url?q=https://www.friederich-froebel-online.de/d-o-w-n-l-o-a-

d/zitate-von-fr%25C3.06.2019;13:23

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org ahmeti, diplom.pdfështë një sintezë e fjalëve (pais dhe paidos), që në gjuhën shqipe do të thotë‘fëmijë’ dhe ‘udhëheq’ apo

39

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Seonora (Gecaj) Ahmeti, e lindur me 1.11.1995 në fshatin Llukë e Ulët - Deçan.

Shkollën fillore e kam përfunduar në , në SHMU “Lan Selimi”, Lumbardh.

Më pas kam vazhduar shkollimin në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri’’ – Deçan, në drejtimin

Shkencat Natyrore të cilin e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm.

Duke qenë se shkolla të ofron mësime të mëdha, mua më dha pasionin që të jem një mësuese

e ardhshme. Për të realizuar këtë ëndërr të madhe i fillova studimet në Universitetin e

Gjakovës “ Fehmi Agani “, në Fakultetin e Edukimit-Programi Fillor.

Tani pas 4 viteve po shkruaj autobiografinë time për punimin tim të diplomës, e cila është

shumë afër për realizimin e ëndrrës sime me titullin “ Mësuese”.

,,Një arsim i mirë gjithmonë do të ketë parimin themelor në qëllimin e punës sime edukative”

- Friederich Fröbel.