punim diplome - edukimi.uni-gjk.org berisha 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten...

38
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: DALLIMET MIDIS NXËNËSVE DHE NEVOJAT PËRGJATË TË NXËNIT Kandidatja: Udhëheqësi shkencor: Emonda Berisha Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Gjakovë, Korrik, 2019

Upload: others

Post on 29-Jan-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA:

DALLIMET MIDIS NXËNËSVE DHE NEVOJAT PËRGJATË TË NXËNIT

Kandidatja: Udhëheqësi shkencor:

Emonda Berisha Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi

Gjakovë, Korrik, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

Dallimet midis nxënësve dhe nevojat përgjatë të nxënit

Tema e prezantuar nga Emonda Berisha pranë Departamentit të Edukimit, për të fituar titullin

Bachelor i Programit Fillor

Mbrohet me dt. ___/___/ 2019 para jurisë:

Titulli, Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

1. ____________________________________________ Kryetar

2. ____________________________________________ Anëtar

3. ____________________________________________ Mentor

Komisioni e vlerësoi këtë punim me notën:_____________________________

Gjakovë, Korrik, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

III

DEKLARATË E AUTORËSISË

Nën përgjegjësinë time deklarojë se ky punim me titull: “Dallimet midis nxënësve dhe

nevojat përgjatë të nxënit”, është i shkruar prej meje dhe nuk është prezantuar asnjëherë në

ndonjë institucion tjetër për vlerësim. Punimi nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij.

Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe

referuara.

Emonda Berisha

___________________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

IV

DEKLARATË E LEKTURIMIT TË TEMËS

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

V

Dedikim

Këtë punim diplome ua dedikojë prindërve të mi.

Gjithmonë kam pasur mbështetjen tuaj si në kohëra të mira ashtu dhe të këqija.

Faleminderit që më bëtë të besojë se mund të arrijë çdo gjë në jëtë!

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

VI

MIRËNJOHJE

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time e cila më ka qëndruar prapa për këto

vite studimi, veçanërisht prindërit e mi. Falë jush kam arritur këtu ku jam duke mos e harruar

asnjëherë mundin dhe sakrificën tuaj, sidomos të nënës sime, që më ka motivuar dhe mbështetur

në çdo hap të këtyre studimeve.

Po ashtu duke mos e harruar asnjëherë udhëheqësin tim shkencor, i cili është dhe

profesori im prej vitesh që më ka këshilluar, ndihmuar dhe udhëhequr në çdo hap të studimeve.

Falë përkushtimit të tij kam arritur edhe sot të diplomoj, andaj faleminderit shumë Prof.Ass.Dr.

Behxhet Gaxhiqi.

Faleminderit shoqëri për ndihma juaj, e bëri më të lehtë rrugëtimin tim drejt diplomimit.

Përgjithmonë mirënjohëse!

ABSTRAKT

Në këtë punim kam për qëllim të shpjegoj dallimet e nxënësve dhe nevojat e tyre përgjatë

të nxënit. Problemet fillestare si etiketimet e nxënësve ndaj njëri-tjetrit, po ashtu edhe etiketimet

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

VII

që mësuesit mund t’u bëjnë nxënësve. Pastaj do të flasim për inteligjencën, llojet e inteligjencës,

dallimet midis gjinive sa i përket inteligjencës. Do të flasim për stilet e të nxënit, ligjin që mbron

dhe mbështet personat me paaftësi.

Po ashtu, nga natyra e punimit janë trajtuar llojet e ndryshme të nxënësve duke filluar nga

ata që kanë paaftësi apo vështirësi në të nxënë, si: çrregullimet në të folur, në të dëgjuar, në të

parë, vështirësitë emocionale dhe të sjelljes, paaftësitë intelektuale, nxënësit me dëmtime në

shëndet, autizmi e deri tek fëmijët e talentuar.

Dallimet e nxënësve nuk do të ishin vërejtur sikur të mos ishte menaxhimi i klasës, ku një

rol shumë të rëndësishëm e ka mësimdhënësi me mënyrën si e udhëheq klasën. Po ashtu, duhet

bërë ndërlidhje me menaxhimin që e bëjnë prindërit në shtëpi ku fëmija fiton edukatën, kulturën

dhe pastaj është i gatshëm të fillojë arsimimin e tij.

Një faktor mjaft i rëndësishëm që e bën ndërlidhjen e mësuesit me fëmijën është dhe

vlerësimi. Ku do të trajtohen llojet e vlerësimit dhe notimi i nxënësve.

Fjalët kyçe: dallime, nxënës, vështirësi, nxënie, paaftësi, etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

VIII

Përmbajtja

DEKLARATË E AUTORËSISË .................................................................................................. III

DEKLARATË E LEKTURIMIT TË TEMËS .............................................................................. IV

DEDIKIM ...................................................................................................................................... V

MIRËNJOHJE .............................................................................................................................. VI

ABSTRAKT ................................................................................................................................. VI

HYRJE ............................................................................................................................................ 1

KAPITULLI I ................................................................................................................................. 3

1. Inteligjenca .................................................................................................................................. 3

1.1 Inteligjencat e shumëfishta .................................................................................................... 3

1.2 Matja e inteligjencës, Binet dhe testet e tij............................................................................ 3

1.3 Testi IQ individual dhe në grup............................................................................................. 4

1.4 Dallimet e inteligjencës në mes dy të dy gjinive ................................................................... 4

1.5 Problemet e Etiketimit ........................................................................................................... 4

1.6 Paaftësitë dhe handikapët ...................................................................................................... 5

KAPITULLI II ................................................................................................................................ 6

2. Stilet e të nxënit dhe të menduarit ............................................................................................... 6

2.1 Lloje e stileve të të nxënit në procesin mësimor ................................................................... 6

2.2 Ligji për arsimimin e personave me paaftësi – IDEA ........................................................... 7

2.3 Programet e individualizuara mësimore ................................................................................ 7

2.4 Të drejtat e nxënësve dhe familjet e tyre ............................................................................... 8

2.5 Masat mbrojtëse .................................................................................................................... 8

KAPITULLI III ............................................................................................................................... 9

3. Nxënësit me paaftësi në të nxënë ................................................................................................ 9

3.1 Karakteristikat e nxënësve me paaftësi ................................................................................. 9

3.2 Mësimi i nxënësve me paaftësi në të nxënë ........................................................................ 10

3.3 Nxënësit me vështirësi emocionale ..................................................................................... 10

3.4 Nxënësit me vështirësi në sjellje ......................................................................................... 13

3.5 Trajtimi i fëmijëve me çrregullime në sjellje ...................................................................... 14

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

IX

3.6 Nxënësit me paaftësi intelektuale ........................................................................................ 14

3.7 Nxënësit me çrregullime të gjuhës dhe të komunikimit ...................................................... 16

3.8 Nxënësit me vështirësi në të dëgjuar ................................................................................... 18

3.9 Nxënësit me vështirësi në të parë ........................................................................................ 19

3.10 Tipet e dëmtimeve të të pamurit ........................................................................................ 19

3.11 Nxënësit me dëmtime të shëndetit .................................................................................... 20

3.12 Nxënësit e talentuar ........................................................................................................... 21

3.13 Problemet e nxënësve të talentuar ..................................................................................... 22

3.14 Mësimdhënia për fëmijët e talentuar ................................................................................. 22

3.15 Roli i gjinisë dhe gjendja sociale te nxënësit e talentuar................................................... 23

KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 24

4. Menaxhimi i klasës ................................................................................................................... 24

4.1 Marrëdhënia mësues – nxënës............................................................................................. 24

4.2 Si duhet ta kemi vëmendjen e fëmijëve .............................................................................. 25

4.3 Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve ............................................................................. 26

KAPITULLI V .............................................................................................................................. 27

5. Vlerësimi ................................................................................................................................... 27

5.1 Vlerësimi për nxënie apo Formativ ..................................................................................... 27

5.2 Vlerësimi i të nxënit apo Sumativ ....................................................................................... 27

Përfundimi..................................................................................................................................... 28

Literatura ....................................................................................................................................... 29

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

1

HYRJE

Së pari në këtë kapitull do të flasim për inteligjencën. Inteligjenca është aftësia për të

marrë njohuri dhe për t’i përdorur ato në zgjidhjen e problemeve dhe për t’u përshtatur me botën

që na rrethon. Trajtim më të veçantë do t’u bëjmë llojeve të saj, dallimeve të gjinive sa i përket

inteligjencës në çfarë janë më shumë të aftë djemtë dhe në çfarë vajzat.

Çdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit,

mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë rolin kryesor në këtë çështje, ku prindërit duhet t’i edukojnë

fëmijët në shtëpi, mësimdhënësit në shkollë duhet t’i mësojnë fëmijët që të mos bëjnë dallime në

klasë dhe ta shohin njëri-tjetrin të barabartë. Duhet të kemi kujdes sepse ndodh që në ditët e

sotme vetë mësuesit përdorin fjalë fyese që ndikon negativisht në suksesin e fëmijës. Prandaj në

këtë punim do të flasim edhe për etiketimet që bëhen në ditët e sotme, të cilat po ndikojnë mjaft

negativisht në jetën e fëmijëve e sidomos të adoleshentëve që po shkaktojnë depresion madje

deri dhe në vetëvrasje.

Së dyti do të flasim për edukimin special ose gjithëpërfshirës që ka për qëllim pa marrë

parasysh dëmtimet, qofshin ato fizike ose psikike t’i vendosë të gjithë në një klasë që fëmijët ta

ndjejnë veten të barabartë dhe të sigurt dhe kur mësojnë të gjithë së bashku sigurisht që gjëra të

mira do të ndodhin. Edukimi special i njohur ndryshe si pedagogji speciale (Defektologji) ka për

secilin dëmtim nga një degë që merret enkas me të, ato janë: oligofrenopedagogjia (edukimi i

personave me prapambetje mendore), tiflopedagogjia (edukimi i personave me dëmtime në të

parë), surdopedagogjia (edukimi i personave me dëmtime në të dëgjuar), logopedi (edukimi i

personave me dëmtime në të folur), somatopedi (edukimi i personave me dëmtime fizike),

sociopati (edukimi i personave me vështirësi në sjellje). Këto terme më shumë janë të njohura ku

ka pasur shtrirje sovjetike, ndërsa në vendet perëndimore janë të njohura më pak.

Në kapitullin e dytë do të flasim për stilet e të nxënit dhe llojet e të nxënit, ku çdo nxënësi

i përshtatet ndonjë stil me të cilin arrin rezultate më të mira në mësim, duke mos harruar edhe

ligjin i cili i mbron nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë duke iu siguruar shkollim falas dhe

duke u kujdesur për të gjitha të drejtat e tyre dhe familjeve të tyre.( Vio,Tressoldi,Lo Presti.2012)

Në kapitullin e tretë do të flasim për vështirësitë në të nxënë, nxënësit me aftësi të

veçanta, ky është termi më i përshtatshëm që nuk e fyen askënd sepse të gjithë jemi të veçantë

dhe unik në vetvete. Do të trajtojmë të gjitha llojet e dëmtimeve duke filluar nga vështirësitë

emocionale ku nxënësit mund të bien në depresion dhe të kenë ankth, stres e madje mund të çojë

deri në vetëvrasje, pastaj vështirësitë e sjelljes ku do të trajtojmë hiperaktivitetin dhe

agresivitetin, të përbashkëtat dhe dallimet e tyre, shkaktarët që të dërgojnë deri te hiperaktiviteti

dhe agresiviteti etj. Nxënësit me paaftësi intelektuale, ku do të trajtojmë aspektin e inteligjencës,

dëmtimet e shkallës së lehtë të mesme dhe të rëndë si dhe koeficientin e inteligjencës IQ,

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

2

gjithashtu kufirin mes fëmijës së shëndoshë dhe me dëmtime me IQ 70, rolin e mësimdhënësit në

klasë dhe si duhet trajtuar ato në mënyrë që të përshtaten sa më mirë në klasë.

Pastaj do të flasim për dëmtimet shëndetësore që vijnë si pasojë e ambientit të jashtëm,

por edhe të trashëguara p.sh. diabeti, astma; ndërsa të lindura HIV, palsi cerebral, Sindroma

Down, epilepsia dhe autizmi, ku do të flasim për secilën veç e veç më poshtë, duke mos lënë

anash dhe fëmijët e talentuar, origjinën e talentit të tyre, identifikimin e tyre, metodat e

mësimdhënies, dhuntitë e tyre, do të trajtojmë dhe nxënësit e talentuar me vështirësi në të nxënë

dhe problemet apo kushtet sociale të rënda të cilat ndikojnë negativisht në dhuntitë e tyre dhe

ndihma që duhet t’u ofrohet.

Në kapitullin e katërt do të flasim për menaxhimin e klasës. Të menaxhosh një klasë do të

thotë të drejtosh apo udhëheqësh procesin mësimor si mësues, i cili është faktori kryesor

subjektiv në drejtimin e nxënësve. Ai duhet të jetë prind i dytë për fëmijët në klasë dhe çdo

problem të tyrin duhet ta trajtojë si të tijin. Në këtë kapitull rol të pashmangshëm kanë edhe

prindërit, ku ata janë bazamenti themelor në zhvillimin e fëmijës. Në qoftë se fëmija në shtëpi ka

probleme dhe nuk ndihet i sigurt, atëherë ai nuk do të jetë i aftë t’i dëshmojë aftësitë e veta në

shkollë.

Së fundmi vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet

për vlerën e arritjes së një rezultati arsimor, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Qëllimi kryesor i

tij është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin

e të nxënit.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

3

KAPITULLI I

1. Inteligjenca

Teoria që njerëzit kanë nivele të ndryshme të inteligjencës ka ekzistuar që moti. Platoni

ka folur për këtë mbi 2000 vjet më parë. Pjesa më e madhe përfshihet nga tri tema: aftësia për të

mësuar, sasia totale e njohurive, aftësia për t’u përshtatur në situata të reja. Një përkufizim mbi

inteligjencën thotë: “aftësia apo aftësitë për të marrë njohuri dhe për t’i përdorur ato në zgjidhjen

e problemeve dhe për t’u përshtatur me botën që na rrethon” (Woolfolk, A. 2011).

Inteligjenca nuk është një aftësi por është shumë të tilla: inteligjenca e përgjithshme që

përdoret për të kryer çdo lloj testi mendor dhe lidhet ngushtë me kujtesën e punës, inteligjenca

fluide apo aftësia për të arsyetuar që lidhet me zhvillimin e trurit, vazhdon të forcohet deri në

moshën 22 vjeçare pastaj fillon rënia, inteligjenca e kristalizuar apo aftësia e individit për t’i

zgjidhur problemet në kontekstin kulturor. Ku zhvillohet një korrelacion midis inteligjencës

fluide dhe asaj të kristalizuar, duke e zhvilluar inteligjencën fluide automatikisht zhvillojmë

inteligjencën e kristalizuar. (Woolfolk,A. 2011)

1.1 Inteligjencat e shumëfishta

Sipas teorisë së inteligjencave të shumëfishta të Gardnerit (1983, 2003), ekzistojnë të

paktën 8 lloje të inteligjencës. Ato janë: inteligjenca gjuhësore (verbale), muzikore, hapësinore,

logjike-matematikore, trupore-kinestetike (lëvizja), ndërpersonale (të kuptuarit e të tjerëve),

intrapersonale (të kuptuarit e vetës), dhe natyraliste (vëzhgimi i modeleve të krijuara nga natyra

dhe nga njeriu). Gardneri thekson se kemi edhe lloje të tjera të inteligjencës, teta nuk është

numër përfundimtar, mendohet që mund të ketë inteligjencë shpirtërore dhe ekzistenciale.

Inteligjencat e shumëfishta e zgjerojnë kuptimin për aftësitë dhe hapin rrugë të reja për proceset

mësimore. (Kornhaber, Fierros, & Veenema, 2004).

1.2 Matja e inteligjencës, Binet dhe testet e tij

Alfred Binet u përball me problemin që u shtrua nga ministria e arsimit, se si mund të

identifikoheshin më herët fëmijët që kishin nevojë për mësime të veçanta. Ai po ashtu mendonte

që me anë të testeve do të mund të maste dhe inteligjencën e fëmijëve të varfër, kështu ata nuk

do ta braktisnin shkollën duke menduar se ata janë fëmijë që mësojnë më ngadalë. Dhe Binet së

bashku me shokun e tij Simon hartuan plot 58 teste, të cilat përcaktonin moshën mendore p.sh.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

4

nëse një fëmijë i kryente me sukses testet e grupmoshës 6 vjeç, atëherë ai fëmijë konsiderohej

me moshë mendore 6 vjeç pa marrë parasysh që ai ishte 4, 6 apo 8 vjeç. Mosha mendore është

rezultat që tregon aftësitë mesatare për atë grupmoshë.

Koncepti IQ është rezultati që krahason moshën mendore me moshën kronologjike dhe iu

shtua testit, pasi që u rishikua nga Universiteti i Stanfordit. Ndërsa më vonë, shfaqet

DEVACIONI IQ që tregon sa lartë ose sa poshtë mesatares mund të shkojë një test i një personi

krahasuar me testet e tjera të asaj grupmoshe. (Kornhaber, Fierros, & Veenema, 2004).

1.3 Testi IQ individual dhe në grup

Testi individual është më i efektshëm në qoftë se nxënësi pyetet me gojë nga një psikolog

profesionit dhe jo me të shkruar, gjatë bashkëbisedimit mund ta ndjejë veten më të motivuar për

t’u përgjigjur. Testet në grup nuk janë shumë efektive pasi që një nxënës mund të mos i kuptoj

udhëzimet ose mund të ngatërrohet duke biseduar me shokë e kështu me radhë. Rezultatet e larta

në teste IQ janë shumë të rëndësishme sepse ata fëmijë edhe në jetë të përditshme janë të prirur

të kenë arritshmëri të lartë të rezultateve IQ dhe suksesi më vonë zvogëlohet. Faktorët që luajnë

rol në këtë fazë janë: motivimi, aftësitë sociale, por dhe fati dhe rastësia (Goleman, 1995; Neisser

et al., 1996; Sternberg & Wagner, 1993).

1.4 Dallimet e inteligjencës në mes dy të dy gjinive

Studiues të ndryshëm nuk vërejnë dallimet sa i përket inteligjencës mes djemve dhe

vajzave në moshën e hershme d.m.th. deri në një moshë të caktuar nuk ka ndryshime të cilat

mund të vërehen. Mirëpo, disa nga testet për aftësi të veçantë mund ta bëjnë dallimin midis dy

gjinive, duke u nisur nga anomali të ndryshme si: paaftësi në të nxënë, me mangësi të vëmendjes

dhe hiperaktivitetit, autizëm etj., janë më shumë të prirura të shfaqen tek djemtë sesa tek vajzat.

Pas përfundimit të shkollës fillore vajzat kanë më shumë prirje të përgjigjen në testet që janë me

shkrim, ndërsa djemtë më shumë shfaqin aftësi në lëvizje dhe hapësirë pasi janë të prirur më

shumë të merren me atletikë. (Woolfolk,A.2011).

1.5 Problemet e Etiketimit

Fëmijët janë tërësi unike talentesh, aftësish dhe kufizimesh. Por jo të gjithë janë të njëjtë,

shumë nga ata shfaqin paaftësi në të nxënë, çrregullime në komunikim në fushën emocionale apo

të sjelljes, ndonjëherë shfaqin paaftësi intelektuale, fizike, vështirësi në dëgjim, dëmtim në

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

5

shikim, trauma të trurit dhe një sërë problemesh të ngjashme. Por ka edhe të tjerë që posedojnë

talente dhe dhunti të veçanta. Një gjuhë me terminologji të tillë do ta përdorim gjatë gjithë

zhvillimit të kësaj teme, pa harruar se etiketimi i nxënësve është çështje madhore dhe shumë e

debatueshme.

Fjalët si fëmijë jonormal, fëmijë me aftësi të kufizuar, fëmijë me çrregullime mendore,

fëmijë i hendikepuar, sakat, atipik, me të meta, me defekte,i gjymtuar etj., hasim t’i dëgjojmë

shpesh në jetën e përditshme, sidomos nëpër shkolla duke u nisur që nga mësuesit, vetë nxënësit

apo shokët e klasës për njëri–tjetrin.

Gjuhë e tillë paraqet problem dhe dërgon deri në stigmatizimin e vetë nxënësve.

Ndonjëherë etiketimet mund të shërbejnë edhe si të dobishme p.sh. në rastin e diagnostifikimit

kur një nxënës ka paaftësi intelektuale, nxënësit e tjerë e pranojnë sjelljen e tij dhe kështu

nxënësi në fjalë merr pjesë në programe të veçanta mësimore. ( Tilanus et al,2016)

Termi si fëmijë me “nevoja të veçanta” mendohet se i mbron fëmijët dhe është më

adekuat. Term i cili tregon për ndryshimet që ka secili njeri. Secili ka nevojë të veçantë… unë që

po shkruaj, ti që po lexon, ai afër teje etj. (Karaj, Theodhori (20050).

1.6 Paaftësitë dhe handikapët

Të vësh në dukje paaftësinë, do të thotë të mos e përshkruash siç duhet individin. Vetë

fjala paaftësi do të thotë pamundësi për të bërë një veprim si p.sh. të shohësh, të ecësh, të

shqiptosh fjalë etj. Ndërsa fjala handikapi e shpjegon një situatë të caktuar që shpesh shkaktohet

nga paaftësitë. Origjina e kësaj fjale prej disa autorëve mendohet të jetë nënçmuese. Rëndësi ka

të mos krijojmë handikape për njerëzit në mënyrat si reagojmë ndaj paaftësive të tyre (Woolflok,

A. 2011).

Pra, kur flasim me persona me paaftësi duhet të shmangim gjuhën e mëshirës, përdorimin

e fjalëve që i bëjnë ata të ndjehen të pafuqishëm. Sidomos në prani të tyre duhet të flitet

drejtpërdrejt me ta dhe jo me shoqëruesin e tyre. (N.Jeniku,1997).

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

6

KAPITULLI II

2. Stilet e të nxënit dhe të menduarit

Për shumë vite me radhë studiuesit janë marrë me dallimet individuale të “stileve” p.sh. stilet

konjiktive, stilet e të nxënit, stilet e zgjidhjes së problemeve, stilet e të menduarit, stilet e marrjes

së vendimeve etj. Më të rëndësishme merren:

1. Stilet e përqendruar në proceset konjiktive – mënyra e përpunimit të

informacionit sipas reagimeve, p.sh. me emocione;

2. Stilet e përqendruara të personalitetit – vlerësojnë tiparet e qëndrueshme të

personalitetit, si të qenit introvert ose ekstrovert dhe reagim me emocion ose me

logjikë;

3. Stilet e përqendruara në aktivitet – kombinimi i personalitetit dhe i njohurive dhe

mënyra sesi njerëzit u qasen aktiviteteve.

Nxënësit janë të prirur të mësojnë në mënyrë sipërfaqësore d.m.th. ata nuk e kuptojnë mësimin

por mbajnë mend përmbajtjen, kjo për arsye se motivohen nga notat, lëvdatat dhe nga dëshira për

të marrë vlerësime pozitive nga të tjerët. Nxënësit që ndjekin qasjen e përpunimit të thellë të

informacionit, i konsiderojnë aktivitete e shkollës si mundësi për t’i kuptuar më gjerë konceptet e

gjërave, këta nuk janë të prirur për nota, shpërblime dhe lëvdata por janë të interesuar të

mësojnë. (Grup autorësh,1997).

2.1 Lloje e stileve të të nxënit në procesin mësimor

1. Stili pamor: Është mënyra e të nxënit me anë të shikuarit, ku përdoren mjete

pamore, harta, fotografi, grafikone po ashtu me përdorimin e pikturave, maketave,

ngjyrave, videove. Nxënësit që nxënë me anë të stilit pamor priren të kenë më

shumë imagjinatën e zhvilluar.

2. Stili dëgjimor: Derisa te stili pamor dominon shqisa e të parit, te stili dëgjimor

dominon shqisa e të dëgjuarit. Në klasë duhet të ketë qetësi dhe mësuesi duhet të

flasë qartë. Zakonisht kjo mënyrë e të nxënit bëhet me inçizimin e fjalëve në klasë

dhe pastaj të mund të dëgjohen në shtëpi.

3. Stili kinestetik; Nxënësit që mësojnë sipas këtij stili, përvetësojnë përmbajtjet

mësimore në mënyrë aktive, shkruar, vizatuar duke bërë aktivitete të ndryshme

me një fjalë. Nxënësit kinestetik janë më të suksesshëm nëse e prekin dhe e

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

7

demonstrojnë përmbajtjen mësimore, i përdorin pjesët trupore dhe ndjenjat,

përdorin gjuhën e trupit. (Grup autorësh,1997).

Sipas autorit Musa Kraja kemi këto stile të të nxënit:

1. Të nxënit kognitiv; Ky lloj i të nxënit nënkupton të nxënit nëpërmjet fjalëve,

të dhëna teorike, fakteve, parimeve, koncepteve. Nxënësi kognitiv përvetëson

përmbajtjet mësimore, përmes proceseve mendore.

2. Të nxënit psikomotorik; Te nxënësit që është i shprehur ky stil i të nxënit

nënkupton përvetësimin e shkathtësive, shprehive, punimeve me dorë. (Kraja,

M. 2012)

2.2 Ligji për arsimimin e personave me paaftësi – IDEA

Që nga viti 1975 kanë filluar të dalin shumë ligje të cilat kanë të bëjnë me fëmijët të cilët janë të

paaftë. Ligji që tani quhet IDEA (Individuals with Disabilities Educational Act – Ligji për

Arsimin e Personave me Paaftësi) është rishikuar në vitin 1990, 1997 dhe 2004 nga ky ligj është

vendosur që të sigurohet arsim publik falas dhe i përshtatshëm (FAPE) për të gjithë nxënësit me

paaftësi. Ligji kërkon 0 përjashtim dhe atë e përfitojnë personat nga mosha 6-21 vjeç. IDEA

kërkon që fëmijët të arsimohen në një mjedis me sa më pak kufizime dhe të jenë sa më afër

klasave normale.

Ajo po ashtu përpjekjet ta bëjë gjithëpërfshirjen e nxënësve me qëllim që çdo fëmijë të ndihet në

vendin e vet, dhe në këtë rast ata që përfitojnë më shumë janë fëmijët të cilët kanë paaftësi të

lehta, sidoqoftë gjithëpërfshirja varet shumë nga përgatitja e mësimdhënësit. (Woolfolk,A.2011).

2.3 Programet e individualizuara mësimore

Hartuesit shohin që çdo fëmijë është unik në vetvete, prandaj duhet hartuar dhe një plan unik që i

përshtatet nxënësit që të arrijë rezultate të mira. Në qoftë se një nxënës me nevoja të veçanta

gjendet ne një klasë normale, atij me patjetër i nevojitet plani në mënyrë që sadopak të jetë në

hap me nxënësit e tjerë të klasës, gjithashtu edhe një mësues mbështetës –

ndihmës.(Z.Nijazi.2004)

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

8

2.4 Të drejtat e nxënësve dhe familjet e tyre

IDEA përmban një numër të madh të të drejtave p.sh. prindi ka të drejtë të shohë mënyrën sesi

vlerësohet fëmija i tij, po ashtu ai mund të krijojë një vlerësim të pavarur. Në qoftë se prindi nuk

merr pjesë në hartimin e planit, ai mund ta dërgojë një prind sorrogat (person tjetër që e

zëvendëson atë), në qoftë se prindi nuk është i kënaqur me planin individual të fëmijës së tij ai

mund ta ndryshojë atë. Prindi ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje për t’i parë arritshmëritë e

fëmijës së tij njësoj sikurse prindi që ka fëmijë normal, dhe udhëzimet vlejnë për gjithë fëmijët

dhe prindërit e tyre.

2.5 Masat mbrojtëse

Seksioni 504 është masë mbrojtëse që ndalon diskriminimin e personave me paaftësi dhe u jep

atyre mundësi që të përfshihen në programet mësimore që financohen nga fondet në shkollat

publike. Po ashtu, lejohen makina shkrimi apo llogaritje duke marrë parasysh paaftësinë e tyre

për të qenë të njëjtë me të tjerët.

Nxënësit ndahen në dy grupe të mëdha që mbështeten shumë nga IDEA: nxënës me nevoja

shëndetësore dhe mjekësore (diabet, drogë, alkool, sëmundje ngjitëse) etj. Po ashtu edhe nxënës

me paaftësi të përkohshme, si pasojë e aksidenteve, plus nxënës me çrregullime të vëmendjes

dhe hiperaktivitet, nëse nuk mbulohet nga IDEA. (Woolfolk,A.2011).

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

9

KAPITULLI III

3. Nxënësit me paaftësi në të nxënë

Një nxënës me paaftësi në të nxënë është një nxënës i cili nuk ka paaftësi intelektuale, probleme

emocionale apo disavantazhe arsimore. Ai gëzon shikim të plotë, dëgjim të plotë dhe mundësi

për të folur. Janë dhënë shumë përkufizime se përse nxënësit me paaftësi në të nxënë arrijnë

rezultate shumë më të ulëta nga ato që priten edhe pse i kanë të gjitha aftësitë e tyre. Këto

probleme nuk kanë shkak parësor paaftësitë p.sh. dëmtimet pamore, paaftësitë intelektuale,

problemet emocionale ose problemet ekonomike.

Edukatorët dhe psikologët mendojnë që nxënës me paaftësi në të nxënë janë nxënës të ngadaltë

në shkollat mesatare, nxënës mesatar në shkollat e cilësisë së lartë, nxënës që kanë probleme me

gjuhën e dytë dhe kanë mbetur prapa sepse kanë shumë mungesa apo kanë ndërruar shkollën.

(Finlan, 1994).

Një numër i madh psikologësh mendojnë që paaftësia në të nxënë është problem fiziologjik dhe

i mjedisit. P.sh dëmtimi i trurit, ekspozimi ndaj toksinave, nënat që pinë duhan, alkool,

kequshqyerje etj. Nëse prindërit kanë paaftësi në të nxënë fëmija i tyre do ta trashëgojë 30-50%

të njëjtat paaftësi.

3.1 Karakteristikat e nxënësve me paaftësi

Nxënësit me paaftësi nuk janë të gjithë njëlloj. Karakteristikat më të zakonshme janë vështirësitë

specifike që ata ndeshin në një apo më shumë fusha akademike, si: mungesa e vëmendjes,

hiperaktiviteti, problemet që mund të ketë në interpretimin e informacionit pamor, dëgjimor,

çrregullimet e të menduarit, kujtesës, të folurit, të dëgjuarit etj.

Disa nga këto karakteristika mund t’i kenë edhe fëmijët të cilët janë normal. Jo të gjithë fëmijët

shfaqin këto paaftësi, në fakt vetëm një numër i vogël i shfaqin ato paaftësi, p.sh: një fëmijë

mund të jetë prapa me të lexuar, mirëpo mund të jetë i pari nga e gjithë klasa në matematikë.

(E.Finlan, 1994).

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

10

3.2 Mësimi i nxënësve me paaftësi në të nxënë

Nxënësit të cilët kanë paaftësi duhet të mësohen me kohë që kanë probleme apo paaftësi, sepse

në të kundërtën ata do të ndjehen shumë të dëshpëruar se përse nuk mund të nxënë sikur nxënësit

e tjerë d.m.th. ata mund të bien viktimë e paaftësisë së vetëpranuar. Një rast e kemi me qentë kur

ata ndëshkohen me elektroshok, sepse nuk mund ta zgjidhin enigmën e ata pas një kohe do bien

në depresion dhe as që nuk do tentojnë më që të dalin nga aty. Njëjtë ndodh edhe me fëmijët, ata

mendojë që janë të pafuqishëm që t’i përmirësojnë rezultatet e tyre dhe nuk do të mund të arrijnë

në jetë duke mbetur pasivë dhe të pashpresë. (Woolfolk,A.2011).

Nxënësit me paaftësi përpiqen që t’i kompensojnë problemet e tyre dhe në këtë mënyrë fitojnë

shprehi të këqija, fillojnë t’iu shmangen lëndëve nga frika që nuk mund t’i përballojnë

vështirësitë, dhe këtu rol shumë të rëndësishëm ka mësuesi i cili duhet t’i orientojë nxënësit tek

specialisti.

Nxënësve me paaftësi duhet t’u përshtatemi më tepër se nxënësve të tjerë. Në moshën

parashkollore dhe fillore duhet t’u jepen detyra me fjalë ose fjali të thjeshta, t’iu kërkohet

nxënësve që t’i përsërisin detyrat e shtëpisë për të ditur se a i kanë mbajtur në mend, duhet t’u

japim sa më shumë shembuj dhe duhet t’i përsërisim pikat kryesore, duhet t’u japim kohë

ushtrimeve praktike, veçanërisht kur kemi shpjeguar materialin e ri. Disa nga këto udhëzime

mund të përdoren edhe për klasa më të larta.

Zakonisht këtyre nxënësve iu rekomandohet të mbajnë shënime ose të përdorin kalendar

elektronik. Pa marrë parasysh se cilën do klasë janë nxënësit, mësuesi duhet ta lidhë materialin e

orës së kaluar me materialin e ri. Mësuesi duhet të punojë me secilin nxënës veç e veç, dhe kjo

më së shumti ka rëndësi tek fëmijët me paaftësi në të lexuar. (Woolfolk,A.2011).

3.3 Nxënësit me vështirësi emocionale

Nxënësit me vështirësi emocionale janë një ndër nxënësit më të vështirë për t’u

menaxhuar. Profesionistët e shohin aq të vështirë çrregullimin e sjelljes sa thonë që mund të

ndikojë në rritjen e fëmijës, gjithashtu mund të ndikojnë negativisht edhe në jetën e njerëzve

përreth. Nxënësi me vështirësi emocionale zakonisht tërhiqet, mbyllet në vetvete dhe nuk ka

disponim të mirë.

Personat që kanë vështirësi në sjellje fillimisht nuk kanë tendencë t’i ngacmojnë të tjerët, ata

agresivitetin e shfaqin vetëm tek vetja e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata më vonë këto

sjellje të papërshtatshme të mos i shfaqin edhe ndaj të tjerëve.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

11

Duhet pasur kujdes sepse këta nxënës anashkalohen shumë nga mësuesit sepse nuk vërehen në

klasë, ata parapëlqejnë të kafshojnë lapsin, të fusin rroba në gojë po ashtu edhe gishtin, e kanë të

folurit e zhvilluar por nuk duan të flasin, nuk dëshirojnë të ngarkohen me detyra dhe humbin

kohën me gjëra të pa vlera. (Z.Naser, 2001).

Çrregullimet emocionale mund të shihen edhe si çrregullime mendore ato dhe përfshijnë:

depresionin, ankthin, çrregullimet fobike dhe çrregullime të tjera. Ku do të flasim për secilën prej

tyre.

1. Depresioni- është forma më e vështirë e çrregullimeve emocionale, është humbja

e dëshirës për gjithçka, ndjenjë pasigurie dhe pesimizëm për jetën e tyre. “Kur

emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe e humbasin

interesimin për vetveten, kjo do të thotë se po kalon në një gjendje depresive” (T,

F. Pettijohn 1996).

Fëmijët të cilët karakterizohen me depresion kanë këto simptoma: humbje energjie, vetëbesimi,

zvogëlim dëshire, çrregullim gjumi, oreksi dhe nëse ky problem vazhdon edhe më tutje në

moshën e mëvonshme, ka mundësi që personi në fjalë të bëjë vetëvrasje.

2. Ankthi- është ndjenjë e ndërlikuar e cila karakterizohet me frikën, me

pakënaqësinë, pasigurinë e kështu me radhë. Personi ka frikë se nuk mund t’i

mbushë obligimet siç duhet, prandaj paraqitet kjo frikë. Individi nuk ka frikë nga

objektet e caktuara, ai e ka ndjenjën e frikës që diçka nuk do të ketë sukses, nuk

do të përfundojë siç duhet. Fëmijët të cilët kanë ankth vazhdimisht ndihen të

tensionuar, kanë dhimbje barku, dhimbje koke, djersitje duarsh etj. Nëse kjo frikë

nuk parandalohet, atëherë kemi të bëjmë me anksiozitetin. (Zabeli, Naser, 2001).

3. Çrregullimet fobike- shihen si frikë e paarsyeshme për objektet e ndryshme të

cilat në realitet nuk paraqesin kurrfarë frike. Shumë njerëz kanë frikë nga uji,

zjarri, lartësia, aeroplanët, zhurmat, ambientet e mbyllura etj.

Shumë fëmijë kanë fobi nga shkolla sepse mendojnë se kur të kthehen në shtëpi nuk do t’i gjejnë

prindërit, po ashtu ekziston edhe frika nga ndëshkimet e mësuesit, pastaj nga mosdëshira për të

lexuar me zë të lartë etj.

Zakonisht fëmijët me çrregullime fobike kanë dëshirë të ulen vetëm, nuk kanë dëshirë të ulen

afër dritares apo derës, tërheqje në vetvete, mosdëshirë për të marrë pjesë në aktivitete mësimore

etj. (Zabeli.N.2001).

4. Negativizmi selektiv- vjen si pasojë e ndonjë traume dhe nxënësi ndërpret të

folurën me mësuesin ose edhe shokët e klasës si rezultat i ndonjë situate të

pakëndshme.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

12

5. Çrregullimet somatike- vijnë si rezultat i brengosjeve të mëdha, problemeve apo

edhe përgjegjësive që nxënësit nuk mund t’i mbajnë dhe zakonisht ankohen për

dhimbje shpine, qafe, barku dhe dhimbje të tjera kronike. (Zabeli.N.2001,f.25).

Fëmijët të cilët kanë probleme emocionale shpesh thyejnë edhe rregullat e shkollës dhe të klasës

dhe mësuesit përdorin masa disiplinore të ndryshme, madje ata kanë shkuar edhe në gjyq për

disiplinën e nxënësve, prandaj duhet pasur shumë kujdes me mënyrën sesi sillemi me ta.

1. Vetëvrasja- jo çdo nxënës mund ta përballojë çrregullimin emocional, disa nga ata

kryejnë edhe vetëvrasje duke e menduar si zgjidhje përfundimtare. Zakonisht vetëvrasja

ndodh kur kombinohen shumë faktorë p.sh. depresioni dhe abuzimi me droga, problemet

në familje, mossuksesi në shkollë, stresi i fortë etj.

Kombinimi i njërit nga këta faktorë paraqet rrezik mjaft të madh për vetëvrasjen. Zakonisht kjo

ndodh më shumë tek adoleshentët që vetëvrasjen e shohin si shpëtim nga kjo botë, andaj duhet

pasur shumë kujdes dhe duhet vëzhguar ata nëse shohim që gjërat nuk shkojnë siç duhet. Duhet

të tregohemi të vëmendshëm në mënyrën se si ata ushqehen, si sillen, mënyrën si ata flenë, po

ashtu duhet t’i shohim nota e tyre, çfarë marrëdhënie kanë ata me shokët etj.

Zakonisht problemi më i madh paraqitet kur ata fillojnë t’i falin gjërat e tyre me vlerë p.sh.

kafshët shtëpiake, iPodin, veshjet etj., dhe sidomos kur ata flasin dhe interesohen për vetëvrasjen.

Prandaj ne nuk duhet t’u shmangemi këtyre gjërave, duhet të flasim direkt me ta sepse kjo nuk ua

fut në mendje vetëvrasjen por do t’u duket shumë pozitive nëse e shohin se dikush po merret me

problemet e tyre. (Zabeli.N.2001,po aty).

2. Abuzimi me drogat- jo të gjithë ata që kanë çrregullime emocionale janë përdorues të

drogës, zakonisht drogën e konsumojnë edhe ata që nuk kanë asnjë problem. Të lidhemi

me adoleshentët të cilët kanë çrregullime dhe e shohin drogën si shpëtim të përkohshëm

nga problemet e tyre duke mos e pasur asnjë ide më të voglën se çfarë dëmtimesh mund

të sjellë. Më shumë marrin ekstazi ose droga që thithen me hundë për shkak që ato janë

më të lira dhe gjinden më shpejt.

Zakonisht droga provohet nëpër mbrëmje të ndryshme, mirëpo kjo nuk do të thotë që

adoleshentët bëhen të varur nga ajo dhe shumicën i shtyn ajo ndjenja e të qenit i rritur. Që

adoleshentët t’i largojmë nga substancat narkotike duhet bërë rehabilitime të ndryshme,

gjithashtu duhet të shoqërohen me adoleshentë të cilët e kanë provuar dhe kanë arritur të heqin

dorë nga droga. (Woolfolk,A.2011)

3. Parandalimi- frika apo presioni nuk kanë dhënë efektin e duhur sa i përket parandalimit

të drogës apo edhe të vetëvrasjes, më shumë ka mbizotëruar ndjenja e të provuarit të

gjërave të cilat u janë ndaluar rreptësisht. Për këtë arsye duhet të mbahen aktivitete

vetëdijësimi në mënyrë që adoleshentët të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që iu kanoset.

(Woolfolk,A.2011)

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

13

3.4 Nxënësit me vështirësi në sjellje

Vështirësitë në sjellje definohen si shkallëzim në masë të tepruar i sjelljes të qëndrueshme që

manifestohet me veprime shpesh agresive. Këta fëmijë kanë sjellje devijante në familje, mjedis

dhe shkollë. Sjelljet e këtyre personave manifestohen me sjellje të papërshtatshme, mirëpo ne do

të veçojmë dy:

Hiperaktivitetin dhe agresivitetin. Kohë më parë nuk ka ekzistuar termi hiperaktiv, fëmijët që

para 50-60 vitesh kanë qenë hiperaktivë janë quajtur ndryshe si rebelë, përtacë, të lëvizshëm etj.

Është e pamundur që në një klasë të mos i kemi të paktën një ose dy fëmijë hiperaktivë,

hiperaktiviteti nuk mund të quhet sëmundje por ai paraqitet me anë të dy çrregullimeve:

çrregullim të vëmendjes dhe problem të hiperaktivitetit impulsiv. (Z, Naser, 2001).

Fëmijët hiperaktiv karakterizohen me sjellje të papërshtatshme në rrethin ku jetojnë, të cilat

krijojnë vështirësi në adaptim ndaj kushteve dhe rrethanave. Hiperaktiviteti është aktivitet i

theksuar i muskujve motorikë dhe zhvillim jo adekuat i vëmendjes, që do të thotë ajo lehtë mund

të largohet dhe është e pamundshme të mbahet gjatë edhe pas kthimit në detyrën e caktuar.

Agresiviteti është nevojë për arritjen e interesave, për të pasur ndjenjën e dominimit në grup, si

dhe shprehja e emocioneve në mënyrë të hapur. Janë fëmijë të shkathtë, energjikë dhe aktivë.

(Cover, Columbus, Bianchi 2004).)

Shkaqet: Shkaku i shpeshtë i hiperaktivitetit është një çrregullim i vogël i trurit i quajtur

“Disfunksion minimal i trurit” që ndodhë si pasojë e dëmtimeve para lindjes ose shpesh mund të

ndodhë gjatë lindjes. Ndërsa shkaku i agresivitetit duhet të kërkohet në edukimin e tij dhe në

mjedisin ku jeton. Fëmijët hiperaktivë jo vetëm që janë më të lëvizshëm dhe më të

pavëmendshëm, po ata kanë edhe probleme dhe vështirësi për t’u përgjigjur si dhe nuk mund të

mësojnë sistematikisht siç mësojnë nxënësit e tjerë, kjo paraqet vështirësi shumë të mëdha tek

mësuesit.

Djemtë priren të jenë më shumë hiperaktivë sesa vajzat 2 ose 3 herë më tepër dhe vajzat

janë hiperaktive, po që nuk e shprehin aq shumë sikurse djemtë. Sipas studimeve mendohet se

hiperaktiviteti fitohet në moshën 3 vjeçare dhe hiqet në adoleshencë, mirëpo nuk është ashtu

sepse në moshën e adoleshencës shfaqen problem të tjera si: streset e pubertetit, kalimi në

shkollën e mesme, shtimi i kërkesave shkollore që mund të jetë një periudhë shumë e vështirë

për nxënësit e asaj moshe. (Cover, Columbus, Bianchi 2004).

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

14

3.5 Trajtimi i fëmijëve me çrregullime në sjellje

Nga shumë mjekë mendohet se marrja e medikamenteve shkakton efekt pozitiv tek

fëmijët, duke i bërë ata më të qetë, me të sjellshëm, më të bindshëm, si dhe më të vëmendshëm

në mësime po ashtu shton bashkëpunimin me të tjerët. 70 apo 80% kur fëmijët marrin këto

medikamente janë të menaxhueshëm. Mirëpo, ndodh që këto medikamente të shkaktojnë edhe

efekte negative si: shtimi i rrahjeve të zemrës, ngritja e tensionit të gjakut, problem në rritje,

rënie nga pesha, pagjumësi etj.

Një medikament i quajtur Strattera nuk është stimulant dhe mund të nxisë mendime për

vetëvrasje. Medikamentet nuk janë të dobishme, ndonjëherë ato mund të shkaktojnë edhe

përmirësime dhe kjo iu duket prindërve dhe mësuesve sikur fëmija po përmirësohet, por në fakt

ai ka nevojë për ndihmë shumë të madhe sa i përket jetës jashtë shkollës dhe brenda saj. Mësuesi

duhet ta ndryshojë mënyrën e mësimdhënies për fëmijët me sjellje të çrregullt p.sh. duhet t’u

japë detyra të shkurta që ata të mos kalojnë në monotoni, po ashtu mësimdhënësi duhet t’i gjejë

pikat e forta te fëmijët dhe t’i vlerësojë ato.

Motivimi tek këta fëmijë luan rol shumë të rëndësishëm dhe i bën të ndjehen të vlerësuar. Duhet

pasur kujdes të madh me fëmijët me çrregullime në sjellje, duhet të përdoren çfarëdo lloj

aktivitetesh të ndryshme para se fëmijët të marrin medikamente, po ashtu pas marrjes së

medikamenteve fëmijët duhet të jenë nën kontrollin e prindërve dhe të mësimdhënësve duke

përcjellë hap pas hapi çdo aktivitet të tyre.

Nga shumë karakteristika fëmijët me hiperaktivitet dhe fëmijët me agresivitet janë të ngjashëm,

mirëpo dallimi qëndron në faktin se fëmijët me hiperaktivitet lëndojnë padashje, nuk bëjnë asgjë

negative me qëllim por e bëjnë për shkak të pamundësisë së koncentrimit, ndërsa fëmijët

agresivë të gjitha gjërat i bëjnë me vetëdije të plotë për të mbizotëruar mbi të tjerët.

(Zabeli.N.2001,f.56).

3.6 Nxënësit me paaftësi intelektuale

Gjithmonë duhet pasur kujdes me përdorimin e termave kur iu referohemi fëmijëve apo

personave të cilat kanë çrregullime apo paaftësi të ndryshme. Disa kohë më përpara është

përdorur termi prapambetje mendore, ndërsa sot përdoret termi paaftësi intelektuale në mënyrë

që askush të mos lëndohet gjatë etiketimeve. Në të folmen e përditshme hasim terma fyes si

idiotë, imbecilë, debilë etj. Në vend të tyre duhet të përdoren terma si: ngecje në zhvillimin

mendorë në shkallë të rënde dhe jo idiotë, ngecje në shkallë të mesme dhe jo imbecilë dhe ngecje

në shkallë të ulët ose të lehtë dhe jo debilë. (Zabeli.N.2001).

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

15

“Prapambetja mendore paraqet funksionin intelektual bukur shumë nën nivelin mesatar që

manifestohet në periudhën e zhvillimit dhe për të cilin është karakteristikë papërshtatshmëria e

sjelljes adaptuese” (Zabeli,N.2001). Shkalla midis normales dhe jo normales është IQ 70-85. Të

gjithë personat që kanë IQ nën 70 përcaktohen si persona me paaftësi intelektuale.

1. Personat me IQ 50-70 përcaktohen si persona me ngecje të lehtë mendore

2. Personat me IQ 25-50 përcaktohen si persona me ngecje të mesme mendore

3. Personat me IQ nën 25 përcaktohen si persona me ngecje të rëndë mendore

Shkaqet e ngecjes mendore janë të shumta:

1. Shkaqe gjenetike (Sindroma Down dhe sindroma të tjera)

2. Dëmtime në mitër (infektimet e nënës, rubelloa, fruthi etj.)

3. Dëmtime në lindje (humbje e oksigjenit, peshë e vogël në lindje, verdhëza)

4. Aksidente ose sëmundje (dëmtimi i trurit nga aksidente, infektimi i mengitisit,

mosushqimi etj.)

5. Shkaktarët shoqërorë (fëmijët të cilët rriten pa dashuri, rritje me dhimbje dhe jo

respekt).

Paaftësi intelektuale në shkallën e rëndë (IQ nën 25)

1) Është pasojë e faktorëve gjenetikë dhe organikë, fëmija nuk zhvillohet me inteligjencë

më shumë se një fëmijë i moshës 3 vjeç dhe nuk jetojnë gjatë. Këta fëmijë janë problem

mjekësor dhe jo pedagogjik. (Zabeli, Naser, 2001).

Paaftësi intelektuale në shkallën e mesme (IQ 25-50)

2) Zhvillimi mendore është tejet i ngadalshëm, zakonisht këta fëmijë nuk zhvillohen më

shumë se një fëmijë 3 deri 7 vjeç. Fëmijët e tillë është e vështirë të integrohen në shkolla

normale pasi që kanë nevojë për trajtim specifik. Zakonisht janë në gjendje të mësojnë

higjienën, të kuptohen me familjen dhe t’i bëjnë disa punë të lehta. (Zabeli, Naser, 2001).

Paaftësi intelektuale në shkallën e lehtë (IQ 50-70)

3) Fëmijët e kësaj periudhe nuk dallohen shumë në moshën parashkollore, dallimet fillojnë

nga shkolla fillore. Nuk mund të zhvillohen më shumë se një fëmijë i moshës 8-12 vjeç.

Kanë vështirësi të theksuara në të kuptuarit e përmbajtjes mësimore, në të shkruar, në të

lexuar etj. Mund të mësojnë njohuri elementare dhe ta udhëheqin jetën në mënyrë të

pavarur. (Zabeli, N, 2001).

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

16

Zhvillimi mendor në kufi IQ 70-85

4) Nxënësit e kësaj kategorie quhen me fjalor pedagogjik të ngadalshëm dhe i shkaktojnë

vështirësi mësimdhënësit sepse nuk mund t’i ndjekin përmbajtjet mësimore si të gjithë të

tjerët. Dhe inteligjenca apo kapaciteti i tyre mund të vërtetohet me anë të testeve të

inteligjencës. (Zabeli, N,2001).

3.7 Nxënësit me çrregullime të gjuhës dhe të komunikimit

Të folurit përcaktohet si “defektiv” nëse dallohet nga të folurit e njerëzve të tjerë në atë

masë saqë tërheq vëmendjen, interferon komunikim ose është shkak i sjelljes të papërshtatshme

të personit që e përdor (Van Ripper).

Shkaqet e dëmtimit në të folur

1. Lëndimet organike të trurit

2. Dëmtimet e shqisës së të dëgjuarit

3. Qiellza e shqyer

4. Prapambetje mendore

Llojet e dëmtimeve në të folur

1. Të folurit e pazhvilluar (alalia)

2. Çrregullimet e zërit (pengesat disfonike)

3. Çrregullimet e ritmit dhe tempos në të folur

4. Vështirësitë e artikulimit (dislalia)

5. Negativizmi

6. Belbëzimi

Komunikimi i fëmijëve fillon përpara se fëmija të flasë dhe arsyeja se përse një fëmijë mund të

vonohet për të folur janë: dëmtimet e trurit, vonesë në zhvillim mendor, si dhe dëmtim në të

dëgjuar.(B.Brestovci,2019)

Identifikimi i fëmijëve me probleme në të folur mund të bëhet më lehtë se i fëmijëve të cilët kanë

problem në të dëgjuar ose në të parë. Mësuesi gjatë parashtrimit të pyetjeve mund të shohë nëse

nxënësi ka pengesa apo problem në të folur. (Van Ripper)

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

17

Tipet e vështirësive në të folur janë:

1. Forma- nxënësit të cilët kanë probleme me formën flasin dhe kuptojnë, mirëpo

ndeshen me probleme që kanë të bëjnë me:

a) -Vështirësitë e shqiptimit të tingujve mund të jenë dëmtime fizike të gojës, qiellza

e qarë ose probleme me muskujt e gojës. Muskujt e gojës mund të jenë me

ndërtim të dobët që quhet disarti zhvillimore, ose mund të jenë normal por fëmija

mund të ketë probleme me koordinimin e lëvizjeve të shpejta e të sakta dhe kjo

quhet dispraksia zhvillimore.

Fëmijët po ashtu mund të kenë probleme fonologjike, ku tingujt i tjetërsojnë ose i thjeshtojnë për

arsye se iu vije vështirë t’i thonë p.sh. tingullin “sh” e zëvendësojnë me tingullin “th”, në vend të

“shkolla” thonë “thkolla”.

b) -Kuptimet gramatikore- këtu fëmijët hasin në vështirësi në mësimin e normave

dhe rregullave gramatikore. Për këtë arsye fjalët iu duken të pakuptimta, të varfra

etj.

2. Përmbajtja- në këtë stad fëmijët e kanë të vështirë të mësojnë fjalë të reja.

Shkrimet e tyre dhe të folurit mundohen t’i përshtatin vetëm me ato fjalë që i dinë

me fjalë të tjera, fjalori i tyre është shumë i varfër. E kanë të vështirë të nxënë

fjalë të reja e sidomos kur ato janë fjalë abstrakte.

3. Përdorimi- fëmijët në këtë stad kanë probleme me intonacionin e zërit, sidomos

kur janë në grupe me fëmijë të tjerë. Ata flasin me zë shumë të lartë dhe kur nuk

mund të shpjegojnë diçka me zë ata fillojnë të përdorin edhe gjeste, gjë që mund

të mos jenë të dëshiruara në shoqëri.

4. Belbëzimi është pengesë në të folur që çrregullon ritmin e të folurit dhe

rrjedhshmërinë. Nxënësit të cilët e kanë belbëzimin gjatë të folurit ballafaqohen

me bllokime, zgjatime si dhe përsëritje të fjalëve. Belbëzimi paraqet probleme

serioze tek fëmijët, të cilët kur përgjigjen në klasë me përsëritjen e fjalëve mund

të kenë stres dhe mund t’u shtypet motivi sepse mund të përqeshen nga nxënësit e

tjerë të klasës. (Van Ripper)

Tek këto probleme mësimdhënësi ka rol dhe ndikim shumë të madh te secila prej tyre,

mësimdhënësit duhet të krijojnë klimë të përshtatshme në klasë dhe fëmijët duhet ta ndjejnë

veten të sigurt. Mësuesi së bashku me nxënësit duhet t’i respektojnë, të mos i nënçmojnë por

duhet t’i dëgjojnë kur ata flasin, njësoj sikur me fëmijët e tjerë dhe kështu ata do të motivohen që

të shprehen. Mësimdhënësi duhet t’i vetëdijësojë fëmijët apo nxënësit se një shok apo shoqe ka

probleme në të folur dhe ata pastaj nuk do t’i kushtojnë rëndësi mënyrës se si ai apo ajo shprehet,

dhe kështu nxënësi nuk do të ketë komplekse në të shprehur.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

18

3.8 Nxënësit me vështirësi në të dëgjuar

Nxënësit të cilët kanë probleme në të dëgjuar zakonisht quhen nxënës të shurdhër, mirëpo ky

term nuk është i përshtatshëm, është term fyes. Për këtë arsye do ta përdorim termin paaftësi ose

çrregullim në të dëgjuar. “I shurdhër konsiderohet një person të cilët të dëgjuarit nuk është

funksional në jetën e përditshme, gjysmë të shurdhër janë ata që kanë të dëmtuar shqisën e

dëgjimit, por që të dëgjuarit e tyre është funksional në jetën e përditshme fal aparateve të

dëgjimit” (B.Brestovci,2019).

Shenjat që tregojnë që një person ka dëmtime në të dëgjuar janë: kthimi i veshit në drejtim nga

vjen zëri, përdorimi i vetëm njërit vesh në biseda, keqkuptimi i bisedave, po ashtu ka edhe shenja

të tjera si: moszbatimi i kërkesave të dhëna, shqiptimi i keq i emrave të rinj ose i fjalëve,

mosdëshira për të marrë pjesë në bashkëbisedime etj.

Shkaqet e dëmtimeve në të dëgjuar janë: trashëgimia, mbelloa, mungesa e jodit, lindja me

probleme, infeksionet e veshit, marrja e ilaçeve në mënyrë të pa kontrolluar, zhurmat e

vazhdueshme. (B,Brestovc,1986)

Tipet:

1. Monaural- do të thotë humbje e dëgjimit të njërit vesh, kjo nuk do të thotë që ai

nxënës nuk mund të marrë pjesë në klasë normale, vetëm se mësuesit i duhet të

kujdeset për të ta ulur në bankat e para dhe nxënësi të jetë i kthyer me veshin të

cilin dëgjon kah mësuesi.

2. Konduktive- është pasojë e infektimit të veshit të mesëm, ku pengohet qarkullimi

i tingujve brenda në vesh. Kjo kërkon trajtim mjekësor.

3. Sensoneurale- ka të bëjë me dëmtimet në veshin e brendshëm dhe ajo mund të

jetë e lehtë, e mesme dhe e rëndë. E lehtë kur fëmija bën ngatërrimin e shkronjave

që atij i duken të njëjta si h, f, s. E mesme ka problem me të dëgjuar ku i nevojitet

aparati për dëgjim dhe fëmija mund të kuptojë me leximin e buzëve. E rëndë kanë

nevoja të veçanta dhe patjetër nëse marrin pjesë në klasë të rregullta duhet të kenë

një mësues ndihmës ose mbështetës.

Fëmijët duhet të ulen afër mësimdhënësit në mënyrë që ta kenë më të lehtë që ta dëgjojnë, nuk

duhet kur flasim ta vendosim librin përpara fytyrës sepse nxënësi nuk mund t’i lexojë buzët,

duhet të flasim në mënyrë të qartë, duhet ta ulim fëmijën me problem në të dëgjuar me një fëmijë

që dëgjon, në mënyrë që nëse nxënësi me problem në të dëgjuar i humbet ndonjë fjalë që mund

ta ndihmojë shoku i bankës.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

19

3.9 Nxënësit me vështirësi në të parë

Nxënësit të cilët kanë dëmtime në të parë klasifikohen në nxënës të cilët kanë vështirësi d.m.th.

mund të lexojnë me mjete zmadhuese si p.sh me llupë, ndërsa grupi i dytë janë tërësisht të verbër

në aspektin arsimor, kjo do të thotë se ata arsimohen me anë të të prekurit dhe me anë të

dëgjimit.

Dëmtimi i të pamurit sipas përkufizimit pedagogjik do të thotë: “I verbër është ai fëmijë i cili e

ka aq të dëmtuar të pamurit, saqë nuk është në gjendje të arsimohet në mënyrë vizuale. Ai në

procesin e arsimimit shfrytëzon shqisat e të prekurit, të dëgjimit, alfabetin e Brajlit dhe aparate

special që i mundësojnë arsimim të suksesshëm” (O.Botërore e shëndetësisë, 2010).

Vështirësitë që iu paraqiten nxënësve që kanë dëmtime në të parë janë të shumta, ndoshta nga

dëmtimet e shqisave më e rrezikshmja është dëmtimi i syve sepse nxënësi ka problem për të

ecur, për t’u ulur, për të lozur dhe për aktivitete të ndryshme. Po ashtu, nga ky dëmtim fëmijët

mund të kenë dhe arritje të dobët në mësime. (Z,Naser, 2001).

3.10 Tipet e dëmtimeve të të pamurit

1. Miopia- e njohur ndryshe si shkurtëpamësia, të pamurit për larg është i

mjegulluar, gjithsesi nevojiten syze sidomos për aktivitete të ndryshme.

2. Hipermetropia- e njohur si shikim i gjatë, me këtë dëmtim nxënësi nuk sheh afër

nuk ka mjegullim, mirëpo duke u përpjekur që të shoh afër fillon të ketë dhimbje

koke. Nevojiten syze për të parë afër.

3. Astigmatizmi- i njohur ndryshe si shikim i shpërqendruar, ku nxënësve iu duhet

kohë e gjatë të lëvizin kokën në mënyrë që të shohin objektet ashtu siç iu

përshtaten.

4. Vështirësia për t’i dalluar ngjyrat- zakonisht ka shumë persona që nuk mund t’i

dallojnë ngjyrat, e shohin botën bardh e zi. Mirëpo ka edhe nga ata që kanë

vështirësi në dallimin e ngjyrës së kuqe dhe asaj të gjelbër, këtu mësimdhënësi

duhet që kur shpjegon të përdorë tabelën me ngjyra të ndezura.

Duhet të kemi kujdes ku e ulim një nxënës me vështirësinë në të parë, zakonisht duhet ta ulim

afër tabelës dhe të përdorim shkumësa me ngjyra të ndryshme, po ashtu nxënësit i lejohet të

mbajë kapelë në klasë në mënyrë që të formojë hije për sytë e tij kur shikon në tabelë. Po ashtu ai

gjithmonë duhet ta këtë me vete një shoqërues në mënyrë që të mos i kanoset rreziku në

ambientin e jashtëm.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

20

3.11 Nxënësit me dëmtime të shëndetit

Nxënësit të cilët kanë vështirësi në të nxënë në mënyrë që të përshtaten në klasat normale iu

nevojiten këpucë, paterica apo edhe karrige me rrota, mirëpo kjo është vetëm një nga dëmtimet

në shëndet. Mësimdhënësit do të përballen edhe me sëmundje apo dëmtime shëndetësore të tjera

siç janë: palsi cerebral, epilepsia, astma, HIV\AIDS, diabeti, Sindroma DOWN, autizmi etj.

Fëmijët të cilët kanë probleme me palsin cerebral nuk mund t’i kryejnë lëvizjet e vullnetshme

dhe pos kësaj ata ndeshen edhe me problemet dytësore, siç janë: dëmtimet e shikimit ose të

folurit, të cilat mund të jenë të shkallës së lehtë ose të rëndë. Gjithsesi këta fëmijë arrijnë që të

edukohen në shkollë me shkallë të mesme ose nganjëherë edhe të lartë. (Johnson, 1959, 1961;

Froeschels, 1964)

Fëmijët të cilët kanë probleme me epilepsinë apo ndryshe çrregullime konvulsive, të cilat

shkaktohen nga ethet apo infeksionet por që mund të jenë edhe të lindura. Ato ndahen në grand

mal ku tek fëmijët sulmi është shumë i madh që mund të zgjatë deri në 15 minuta, mund të

shkaktojë edhe humbjen e plotë të vetëdijes, pastaj fëmija shkumon edhe nga goja, lëvizje të

pakontrolluara etj.

Petitte mal e njohur si krizë e lehtë ku sulmi mund të zgjasë 2-5 minuta, fëmija mund të nxihet,

por që nuk e humbë plotësisht vetëdijen. Me këta fëmijë duhet të kemi kujdes në klasë kur fillon

sulmi duhet ta largojmë nga gjërat që mund ta lëndojnë, duhet t’u heqim rrobat në qoftë se ato e

pengojnë në frymëmarrje, duhet t’ia vendosim kokën në pozicionin e duhur në mënyre që

pështyma të mos i kthehet prapë në mushkëri dhe në qoftë se sulmi nuk kalon duhet pastaj ta

dërgojmë sa më parë tek mjeku.

Fëmijët të cilat kanë probleme kronike në mushkëri do të thotë që kanë astmën që prek

jashtëzakonisht shumë fëmijë, e sidomos ata që jetojnë në kusht të rënda varfërie. Kjo shkakton

mungesë të madhe në vijimin e mësimit, çka shkakton rënie të suksesit në shkollë.

Të gjithë kemi informacione për HIV-in tek fëmijët që në 90% të rasteve e fitojnë këtë nga nëna

kur janë ende në barkun e nënës. Edhe pse kjo sëmundje është vdekjeprurëse tani kohëve të

fundit fatmirësisht me trajtim dhe me medikamente është bërë e mundur që fëmijët të ndjekin

shkollën në mënyrë normale.

Diabeti është çrregullim metabolik ku pankreasi nuk prodhon insulinë dhe nuk ruhen nivelet e

duhura të gjakut. Zakonisht fëmijët nuk kanë ndonjë stres që të ndikojnë në mëlçi dhe pankreas,

por e fitojnë duke konsumuar ëmbëlsira.

Fëmijët të cilët kanë Sindromën Down do të thotë që gjatë frytnimit kanë pasur një gabim

gjenetik. Janë fëmijë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Janë të ndarë në disa shkallë, ku

shkallët e para fëmija pothuajse bënë jetë normale mund të punojë etj. Ndërsa në shkallët më të

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

21

rënda nuk janë të aftë të mësojnë dhe as të punojnë dhe madje jetojnë shumë pak për shkak të

disa dëmtimeve në zemër.

Disa nga shenjat tipike: sytë të pjerrtë, veshë të poshtë, gojë e vogël gjuha rrinë jashtë, supe të

rrumbullakëta, kokë të rrafshët dhe gishtin e vogël të këmbës e ka të larguar nga gishtat e tjerë.

Vlen të theksohet se janë shumë të dashur dhe nuk harrojnë. Fëmijët autikë ose me term

shkencorë çrregullimet e spektrit të autizmit është dëmtim që më së shumti prek komunikimin

verbal dhe aspektin e shoqërimit.

Fëmijët autikë edhe pse ndoshta dinë shumë fjalë nuk parapëlqejnë të flasin dhe e kanë shumë të

vështirë të shoqërohen me të tjerët, më shumë duan të rrinë vetëm. Nuk i duan ndryshimet

parapëlqejnë të hanë të njëjtin ushqim, të veshin të njëjtat rroba orenditë dhe lodrat t’i kenë

gjithmonë në vendin e njëjtë. Nuk duan ta shohin vetën në pasqyrë dhe i pengon zhurma, pastaj

drita fluroshente etj. (Zabeli, Naser, 2001).

Sindroma e Aspergerit ka karakteristikat pothuajse të njëjta autike, por që këtu komunikimi

gjuhësor është më pak i prekur ndërsa problemi kryesor qëndron tek shoqërimi, nuk kanë dëshirë

të merren me askënd, gjuhën e kanë mirë të zhvilluar kanë tendencë të flasin edhe gjëra të

pakuptimta, mirëpo vlen të thuhet që niveli i inteligjencës është mesatar ose mbi mesatar.

(Zabeli, Naser, 2001).

3.12 Nxënësit e talentuar

Disa nxënës kanë aftësi të mëdha që nga mosha 3 vjeçare, mund të lexojnë pa problem

ose janë shumë të aftë për një fushë të caktuar dhe iu kalohet klasa, janë të njohur si nxënës të

talentuar apo me dhunti. Nxënësit e talentuar nuk janë të talentuar për faktin që ushtrojnë dhe

mësojnë intensivisht, në fakt kjo u ndihmon atyre shumë në përsosjen e talentit. Puna e tyre është

origjinale dhe është shumë më e avancuar se tek moshatarët e tjerë.

Këta fëmijë arrijnë të lexojnë rrjedhshëm që në moshën 3 ose 4 vjeçare, mund të luajnë ndonjë

instrument si ndonjë i rritur dhe mund të zgjidhin detyrat e komplikuara dhe janë të interesuar

për algjebrën dhe shumë gjëra të tjera, ndërsa shokët e tyre nuk mund të zgjidhin as ndonjë

detyrë të thjeshtë aritmetike. (J. C. Raven, 1938)

Këta fëmijë priren të jenë emocionalisht më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Origjina e dhuntive

ende saktësisht nuk dihet, mirëpo thuhet që kanë organizim të pazakontë të trurit por edhe

ushtrimet dhe përpjekjet e mëdha në atë fushë që talenti e zotëron kanë rëndësi të madhe në

zhvillimin e mëtutjeshëm e fëmijës, po ashtu ka rëndësi edhe përkrahja dhe përkushtimi i

familjes ndaj atij fëmije.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

22

Të talentuarit zakonisht shkruajnë me dorën e djathtë që është e lidhur me anën e majtë të trurit.

“Fëmijët e talentuar janë gjeni dhe kanë dituri të jashtëzakonshme, nuk bëhen nga hiçi, por lindin

me tru të pazakonshëm, i cili bën të mundur përparimin e tyre të shpejtë në një fushë të caktuar”

(Winner, 2000, f. 160).

3.13 Problemet e nxënësve të talentuar

Të talentuarit mund të përballen me vështirësi për arsye të ndryshme, për shembull detyrat në

klasë mund t’u duken shumë të lehta dhe i kryejnë shpejt pastaj kalojnë në monotoni, po ashtu

përderisa fëmijët e tjerë janë të interesuar për lojëra të ndryshme fëmija i talentuar është i dhënë

pas Moxartit, pas ndonjë çështje sociale apo pas teknologjisë.

Fëmijët e talentuar nuk mund t’i durojnë personat që nuk kanë interes të përbashkët me ta. Po

ashtu kanë sens të mprehtë humori me të cilin mund t’i shpotitin mësuesit dhe nxënësit e tjerë

(Woolfolk, A. 2011).

3.14 Mësimdhënia për fëmijët e talentuar

Zbulimi i nxënësve të talentuar nuk është gjithmonë i lehtë për mësimdhënësit, duke pasur

parasysh që prindërit janë mësuesit e parë. Po ashtu, jo gjithmonë nota i tregon nxënësit e

talentuar sepse ka mundësi që nxënësit e talentuar t’i fshehin aftësitë e tyre, sidomos vajzat. Edhe

pse është e vështirë, mësimdhënësit talentët mund t’i zbulojnë me anë të pyetjeve.

Teste IQ jo çdo herë arrijnë të masin aftësitë e talenteve sidomos kur ato janë vetanake, më

shumë shihen aftësitë kur nxënësi punon në grup d.m.th. shihet dominimi dhe energjia të cilën ai

e reflekton. Identifikimi mund të bëhet edhe me anë të: rezultateve të testit, notave, projekteve,

portofoliove pastaj ekspozitave, shfaqjeve, audicioneve, intervistave etj.

Mësimdhënësit mendojnë që fëmijët e talentuar duhet të ndërrojnë klasët dhe lëndët, ndërsa disa

mësues të tjerë mendojnë që fëmijëve t’u japin mësim shtesë dhe sfidues për t’i mbajtur në klasë

me bashkëmoshatarët (Torrance, 1986).

Shumë mësimdhënës i mbingarkojnë nxënësit në orët mësimore në mënyrë që ata të mos kalojnë

në monotoni, si dhe në të njëjtën kohë ata i kryejnë detyrat bashkë me moshatarë dhe pastaj

marrin detyra shtesë nga mësimdhënësit dhe kjo nuk shkakton negativitet tek fëmijët,

përkundrazi zgjeron edhe më shumë njohuritë e tyre.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

23

Fëmijët e talentuar kanë tendencë të shoqërohen me fëmijë të moshës më të rritur. Kapërcimi i

klasës mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për një nxënës të caktuar, por nga ana tjetër nuk

duhet të hidhet krejtësisht poshtë. (Robinson & Clinkenbeard, 1998).

Mënyra më e mirë për këta fëmijë është përshpejtimi i programit mësimor si dhe nxitja e të

menduarit abstrakt.

Nxënësit e talentuar nuk funksionojnë mirë në punë me grupe me aftësi të ndryshme, më efektivë

janë nëse punojnë në grupe me nxënës me aftësi të larta. Fëmijët nuk duhet t’i detyrojmë të heqin

dorë nga talentet e tyre, ata duhet t’i përkrahim vazhdimisht.

3.15 Roli i gjinisë dhe gjendja sociale te nxënësit e talentuar

Vajzat priren më shumë se djemtë që t’i fshehin aftësitë e tyre mbas shkollës fillore sepse

dëshirojnë të jenë vajza të kohës moderne dhe rezultatet e tyre fillojnë të bien. Mësimdhënësit

duhet t’i motivojnë ato për rezultate të larta dhe duhet në masë të madhe të mbështesin dhuntitë e

tyre.

Nxënësit të cilët kanë probleme me shëndetin, janë të pastrehë, nuk kanë burime jetësore, nuk

kanë siguri, ata nuk kanë kohë të mendojnë për shkollimin e tyre.

Kështu mësimdhënësi duhet të zbulojë pikat e tyre të forta, si dhe duhet të jap mbështetje

maksimale për ta së bashku me të gjithë shokët dhe shoqet e klasës. (Winner, 2000).

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

24

KAPITULLI IV

4. Menaxhimi i klasës

“Shkolla duhet t’i japë mundësi të gjëra mësuesit për t’u bërë njeri i dashur i fëmijëve, që të bëjë

në klasë një jetë aktive dhe intensive mësimdhënieje” (P. Bllonski).

“Mësuesi duhet të ketë besim dhe siguri në drejtësinë e punës shumë të dobishme që bën, duhet

të jetë kërkues ndaj vetes dhe jo vetëm si pedagog, por më kryesorja e kryesorëve, si njeri” (A.

Maniakov).

“Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin e veprimtarive të tilla të të

nxënit, duke synuar që të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim” (Musai

2003, f. 201).

Mësues të suksesshëm janë ata të cilët e kanë sjellë klasën e vet në gjendje ku mund të thonë:

“Nxënësit do të vazhdojnë t’i punojnë detyrat e dhëna, pa dallim a jam ose s’jam unë me ata”.

(Marija Montesori)

Menaxhimi do të thotë udhëheqje, organizim, drejtim i procesit mësimor. Menaxhimi i klasës

përfshinë çdo gjë që bën më mësuesi për të organizuar nxënësit, kohën, mjetet e konkretizimit që

iu shërbejnë nxënësve për të nxënë. Mësuesi i mirë duhet të jetë: i dashur, i sjellshëm, të jetë në

humor të mirë në çdo situatë, t’i marrë përsipër problemet e fëmijëve, të ketë veshje të

përshtatshme, të ketë marrëdhënie të njëjta me çdo nxënës në klasë etj.

4.1 Marrëdhënia mësues – nxënës

Mësuesit duhet të tregojnë kujdes për nxënësit. Të tregojnë interes për pasionet e tyre, të marrin

pjesë në evente sportive etj. Një mësues duhet ta njohë mirë lëndën pasi që me përgatitje të mirë

ndërtohet edhe besimi i nxënësve tek vetja.

Një mësues padyshim që duhet ta ketë klasën nën kontroll d.m.th. të jetë ai që mbanë komandën

e klasës, pasi nxënësit mund ta marrin atë komandë me kënaqësi dhe klasa të kthehet në kaos.

Mësuesit duhet të veprojnë në mënyrë të matur, të mos jenë ironik, të mos thonë gënjeshtra dhe

sigurisht të mos e humbin temperamentin.

Patjetër që duhet të ruhet edhe një distancë emocionale mes mësuesit dhe nxënësit për një

marrëdhënie të suksesshme.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

25

4.2 Si duhet ta kemi vëmendjen e fëmijëve

Duhet të vendosen sinjale p.sh. kur fëmijët dëshirojnë të përgjigjen duhet ta ngritin dorën, ose

kur duam të mbajmë qetësi me anë të shikimit fëmijët duhet ta kuptojnë që duhet t’i lënë bisedat

dhe të angazhohen në mësim.

Rregullat - rregullat kanë rëndësi shumë të madhe në klasë sepse nëse në klasë nuk ka rregulla

atëherë nuk do të zhvillohet mësimi, ja edhe disa pikëpamje:

“Shkolla pa edukatë, si mulliri pa ujë“ (Jan Amos Komenski)

“Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar një nxënie të

efektshme”. (Musai, f. 222)

Arsyet e sjelljeve të padëshirueshme: mërzitja, vetëvlerësimi i ulët, dështimi, shoqërimi i tepruar.

Dhe këta nxënës jo vetëm që nuk interesohen për mësim, por edhe janë arsyeja pse të tjerët nuk

janë të interesuar që të mësojnë.

Sjelljet e zemëruara: ka shumë nxënës që shkaktojnë sjellje të zemëruara këta përcaktohen si

nxënësit agresivë dhe me vështirësi mund të menaxhohen, mirëpo kjo mund të bëhet me anë të

përforcimeve, shpërblimeve dhe ndëshkimit.

1. Përforcimi - në përgjithësi mendohet si diçka që e ka formën e shpërblimit, por

që shpërblimi nuk është sinonim i përforcimit sepse ky i fundit zbatohet për sjellje

specifike, të veçanta ndërsa shpërblimi zbatohet mbi një sjellje të përgjithshme e

jo të specifikuar. (Skinner,1953).

2. Shpërblimet- nxënësit çdoherë duhet edhe shpërblyer pasi shpërblimet janë vetë

kënaqësia e një pune të bërë mirë. Lavdërimet e nxënësve, një shënim për në

shtëpi, ta zgjedhësh si nxënësin e ditës, javës apo muajit, t’i postosh detyrat e tij

etj., janë vetëm disa nga shpërblimet e zakonshme që do të ishte mirë t’iu bëhen

nxënësve. (Skinner,1953).

3. Ndëshkimet përkufizohen si paraqitja e një ngjarjeje të padëshiruar ose heqja e

një ngjarje pozitive të një reagimi që e ulë shpejtësinë e tij. (Kazdin,1989). Ndërsa

sipas Skinerit përkufizohen si prezantimi ose paraqitja e diçkaje të pakëndshme

apo eliminimi i diçkaje të këndshme (Skiner, 1953). Disa nga ndëshkimet më të

shpeshta janë: koha mbaroi, qëndrimi në klasë, i fundit që largohet nga klasa,

përjashtimi i pjesëmarrjes së klasës në ndonjë aktivitet etj.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

26

4.3 Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Në të gjithë shoqëritë prindërit iu dëshirojnë fëmijëve një ardhmëri të mirë. Prindërit duan që

fëmijët e tyre t’i rrisin në mënyrë që ata të jenë shembull për vendin e tyre. Fëmijët mësojnë nga

gjithçka, i përcjellin të rriturit me lëvizjen e duarve të buzëve, duhet t’i lëmë të provojnë gjëra të

reja që të mësojnë sa më shumë.

Loja është shumë e rëndësishme ku fëmija e zhvillon kreativitetin, dhe po ashtu loja e zhvillon

shumë fëmijën. Lodrat duhet të jenë të mira d.m.th. lodra të mira janë ato që mund të përdoren në

shumë mënyra.

Nuk është gjithmonë e lehtë për prindërit që gjejnë kohë të lirë për fëmijët e tyre, mirëpo mund

ta shoqërojmë fëmijën gjatë bërjes së detyrave, merreni fëmijën kur bleni gjëra për shtëpi,

rregulloni tavolinën së bashku, duhet të bisedoni si ka kaluar në shkollë dhe duhet t’i jepni

vullnet për t’u sjellë mirë dhe për të mësuar. (Kazdin,1989).

Gjithmonë duhet pasur kujdes në mënyrën se si sillemi me fëmijët dhe me mënyrën sesi i

trajtojmë ata. Në qoftë se sillemi mirë do t’i krijojmë një të ardhme të sigurt. Dhuna fizike është

e ndaluar me ligj, ju mund ta ndëshkoni fëmijën tuaj duke mos i dhënë të holla apo duke ia

ndaluar programin e preferuar, por assesi duke përdorur dhunë.

Fëmija që në moshë shumë të vogël shkon në çerdhe dhe ngadalë fillon të rritet, me rritjen e tij

fillojnë edhe problemet dhe jo çdo fëmijë i tregon problemet e tyre, prandaj duhet përcjellë

fëmija në mënyrën se si ai flenë, ushqehet, disponimin e tij dhe duhet ta pyesim dhe t’i themi se

çdo problem ka zgjidhje. (Kazdin,1989).

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

27

KAPITULLI V

5. Vlerësimi

Vlerësimi ka për qëllim të nxënit dhe të arriturat e nxënësve. Përmes vlerësimit nxënësit marrin

informacione për atë që duhet ta mësojnë, sa duhet ta mësojnë apo si duhet ta mësojnë. Vlerësimi

nuk mat vetëm njohuritë e asaj se çfarë nxënësi ka arritur të mësojë, por e nxitë nxënësin të

mësojë dhe t’i përmirësojë të arriturat e tij. Kështu sigurohen informacione të plota për të

arriturat e nxënësit. (Zeneli, Isuf. 2002).

Vlerësimi njihet si proces i vazhdueshëm, i drejtë dhe transparent. Ai është i planifikuar nga

mësimdhënësi, i cili planifikon vlerësimin në përputhje me rezultatet e pritshme të kurrikulës dhe

planit zhvillimor të shkollës. Shkolla siguron një ambient për vlerësim duke respektuar

personalitetin e nxënësit, e jo duke shkaktuar pakënaqësi apo ndjenja të pakëndshme. (Zeneli,

Isuf. 2002).

5.1 Vlerësimi për nxënie apo Formativ

Ky lloj vlerësimi duhet të bëhet në mjedise që nxënësve u mundësohet prezantimi lirshëm pa

pasur frikë t’i shfaqin edhe dobësitë e veta apo vështirësitë e tyre në të nxënë. Duhet çdo herë të

jepen komente dhe këshilla se çfarë nevojitet për përmirësim. Atyre u duhet kohë të veprojnë

sipas këshillave dhe të marrin vendime për punën e tyre, jo të jenë pasivë ndaj gjykimeve të

mësimdhënësit.

5.2 Vlerësimi i të nxënit apo Sumativ

Ky lloj vlerësimi bëhet gjithnjë në kushte që nuk i pengojnë nxënësit që t’i shfaqin arritjet e tyre.

Për shembull nuk duhet të ketë zhurmë të tepërt, të jetë nxehtë apo ftohtë gjatë kohës kur ata

vlerësohen, po ashtu nuk duhet të kenë mundësi të kopjojnë apo mashtrojnë gjatë vlerësimit.

Nxënësit duhet të trajtohen drejt dhe të barabartë. Shkolla është ajo që duhet të zhvillojë

mekanizma që pengojnë presionin nga ana e prindërve, nxënësve dhe palëve të interesit si dhe t’i

përkrahin mësimdhënësit për t’i rezistuar një presion të tillë. (Goldman 9 Eisler, 1964, 1967).

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

28

Përfundimi

E gjithë kjo punë pati rëndësi shumë të veçantë për mua, me që pata rastin të trajtojë një temë

shumë të veçantë, të flasë për dallimin e nxënësve dhe përshtatjen e tyre në klasë që është temë

mjaft aktuale në shkollat tona.

Dallimet midis nxënësve përcillen me etiketimet, gjë që duhet të parandalohet nga

mësimdhënësi i cili duhet t’i inkurajojë fëmijët për një edukim gjithëpërfshirës, t’i shtyjë ata të

punojnë së bashku dhe t’u kushtojnë rëndësi të madhe sidomos atyre që kanë ngecje në zhvillim.

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet dhe të gjithë së bashku duhet të shkollohen

që ata të fitojnë vetëbesim dhe të ndihen të barabartë, pa marrë parasysh aftësitë e veçanta që

kanë.

Në dallimet e nxënësve kanë rëndësi mënyrat e stileve të të nxënit, ku asnjë fëmijë nuk

mund të nxë në mënyrë të njëjtë. Në bazë të hulumtimeve në literaturë të ndryshme kam ardhur

në përfundim që disa nxënës mund të nxënë me anë të shikuarit, të dëgjuarit, me anë të prekjes,

duke lexuar me zë të lartë, në heshtje në ambiente të ndryshme etj.

Zhvillimi i fëmijës, qoftë edhe ngecjet, janë një temë shumë interesante që i intereson çdo

kujt të dijë zhvillimin e fëmijës, ku më me interes përcillen ngecjet e tij, trajtimet, kujdesi dhe

gjetja e një mënyre sa më efikase për arritjen e rezultateve sa më të larta.

Por, nuk mund të themi se vetëm zhvillimi i fëmijëve me ngecje mund të zgjojë interes,

edhe fëmijët e talentuar zgjojnë interes dhe kërshëri tek njerëzit, mësimdhënësit, prindërit duke

dashur çdo herë të dinë origjinën e dhuntisë së tyre.

E gjitha që trajtova më lartë nuk do të kishte kuptim në qoftë se nuk do të flisja dhe për

menaxhimin efektiv në klasë, rolin e prindërve të cilët kanë rëndësi shumë të madhe në edukimin

dhe në arsimimin e fëmijëve dhe vlerësimin. Menaxhimi është procesi themelor i drejtimit të

klasës që tregon marrëdhëniet mësues nxënës. Një mësues i mirë është ai i cili di si ta nxisë

(përforcojë), shpërblejë dhe të vlerësojë në mënyrë të drejtë.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org BERISHA 19.07.2019.pdfÇdo individ është i veçantë në veten e tij dhe në mënyrën se si jeton. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit

29

Literatura

Bikov, K. M.,Udžbenik fiziologije. Medicinska knjiga, Beograd— Zagreb, 1965.

Brestovci, B.Definicija mucanja. Defektologija, 1970, Vol. 6, br. 2, 17923.

Brestovci, B., Marković, S. i Vuletić, D.: Govor djece u osnovnoj školi. Defektologija, 1972, Vol. 8, br.

2, 54 9 60.

W. Anita.,(2011) .Psikologji Edukimi,Tiranë.

Z.Naser. ,(2003).Edukimi inkluziv teori dhe praktikë aktuale, Prishtinë.

Z.Naser.,(2001).Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë.

Z.Nase. (2004).Vështirësi në të nxënë, Prishtinë.

M.Bardhyl.,(1999).Psikologji Edukimi- zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia,Tiranë.

M.Kraja.,(2012). Pedagogjia,Tiranë.

N.Pajazit.,(1997):Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të

Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë.

N.Pajazit.,(1997.Të nxënit e lëndëve shkollore dhe zotërimi i tyre, Enti i Teksteve dhe i

Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë.

N.Pajazi.t,(2002).Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë.

Burime nga interneti

https://www.scribd.com/presentation/369299355/Prezantim-menaxhimi-i-Klases

https://vaestoliitto-fi-

bin.directo.fi/@Bin/5601fdb66571d855603bdb896be563c7/1563119162/application/pdf/171694

5/A-PAINOalbania.pdf

https://drejtore.weebly.com/uploads/1/1/4/6/11467098/standardet_e_vleresimit_drafti_final.pdf

https://www.living-democracy.al/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/

https://www.stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t%C3%AB_nx%

C3%ABnit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf

https://www.google.com/search?q=vleresimi+i+nxenesve&oq=Vlersimi+i+&aqs=chrome.3.69i5

7j0l5.11913j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8