punim diplome...gjergj fishtën e bënë shkrimtar të madh pikërisht vepra e tij letrare, e bënë...

30
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Gjergj Fishta Lahuta e Malcis Mentori: Kandidatja: Prof.Asoc. Dr. Kamber Kamberi Lindjella Gashi GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

186 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Gjergj Fishta – Lahuta e Malcis

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc. Dr. Kamber Kamberi Lindjella Gashi

GJAKOVË, 2019

2

PËRMBAJTJA

Falënderime………………………………………………………………….…………...... 2

Abstrakt………………………………………………………………….……………..….. 3

Hyrje…………………………………………………………………............................…. 6

KAPITULLI I

JETA DHE VEPRA……………....……………………………….…………………....…. 7

1.1. Fishta dhe tradita popullore………………………………..……………...….….…… 8

1.2. Fishta për gjuhën dhe shkollën shqipe…………………….………………………...... 9

KAPITULLI II

LAHUTA E MALCIS EPOPE KOMBËTARE……………………....………….……….. 11

2.1. Mitologjia në Lahutën e Malcis…………………………………...…………..………. 12

2.2. Formulat gjuhësore në Lahutën e Malcis………………………………………….….. 14

2.3. Narracioni në Lahutën e Malcis……………………………………………………….. 15

2.4. Personazhet në Lahutën e Malcis……………………………………………….……... 16

2.5. Cubat…………………………………………………………….…………….......….. 18

2.6. Oso Kuka………………………….……………………………….…….…..……....... 19

2.7. Vranina…………………………..………………………………………………......... 20

3

2.8. Kuvendi i Berlinit……………...……………………………………………….……... 21

2.9. Ali Pashë Gucia…………………………………....………………………………….. 22

2.10. Lidhja e Prizrenit…………………..……………………………………………..….. 23

2.11. Patër Gjoni……………………………………………...….………………….....…... 24

2.12. Tringa……………………………………….………………......……………….…... 25

KAPITULLI I III

VEPËR EPIKE………………………………………………………………………....….. 26

Autorët e tjerë për Fishtën……………..………………………………………..………… 28

Përfundim……………………………………………………..……………………….…... 29

Literatura……………………………………………………..………………………...….. 30

4

FALËNDERIME

Së pari falënderoj Zotin i cili ma mundësoj të arrijë këtë ditë, një falënderim i

pafund shkon për familjen time e cila më qëndroi pranë përgjatë këtyre viteve, të cilët

nuk u ndalën së motivuari, gjithashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithë stafin

akademik të Fakultetit Filologjik të Gjakovës ”Fehmi Agani” profesorët e nderuar të

cilët kontribuan me njohurit e tyre gjatë gjithë kohës së studimit, të cilët ishin pjesë e

zhvillimit të diturisë sime gjatë këtyre tri viteve studentore.

I jam mirënjohëse mentorit tim të nderuar, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, i

cili më ndihmoi me sugjerime dhe këshilla në realizimin e këtij punimi, gjithashtu

falënderoj, Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha, për përkushtimin e tij dhe kohën që vuri në

shërbim.

Ju faleminderit!

5

ABSTRAKT

Më anë të këtij punimi diplome do ta analizoj kryeveprën e Gjergj Fishtës, Lahuta e

Malcis, për të cilën sa ishte gjallë Fishta u pagëzua “Epiku më i madh i shekullit”, Fishta ndërtoi

epin shqiptar në letërsinë tonë. Këtu kam shtjelluar edhe mendimet e studiuesve të ndryshëm mbi

veprën madhështore të Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”.

Kjo vepër përmban pothuajse gjithë historinë e Shqipërisë, jetën, traditat, këngët,

dashurinë, botën mitologjike, botën e heronjve, ngjarje të rëndësishme historike.

Kjo vepër është përcjellur brez pas brezi duke u ruajtur deri në ditët e sotme në letërsinë

tonë si dhe duke u bërë epope kombëtare.

Lahuta e Malcis është një vepër shumë e përkryer, mjafton të zhytemi në historinë e

kombit tonë, të cilën Fishta e ka treguar në veprën e tij, dhe i mbushim plot të dyja duart.

Kjo vepër është epopeja e parë në letërsinë shqipe.

Fjalët kyqe; Lahuta e Malcis, Gjergj Fishta, bota mitologjike, heroi, epope kombëtare.

6

HYRJE

Gjergj Fishtën e bënë shkrimtar të madh pikërisht vepra e tij letrare, e bënë veprimtaria e

tij e gjerë kulturore, për të gjitha këto ai është quajtur poet i madh kombëtar, sepse veprën e tij e

përshkon ideali i lirisë së atdheut, i pavarësisë së shtetit shqiptar, i bashkimit të shqiptarëve dhe i

trojeve të tyre, Figurën e Gjergj Fishtës e zbulon vet vepra e tij e gjerë letrare. Sa i përket

teknikës së krijimit të këngëve që përbëjnë Lahutën e Malcis, kemi të bëjmë me një strukturë që

parakupton lidhjen e motiveve në tërësi më të mëdha motivore, që bashkohen në sajë formulash

të marra nga tradita por duke u mbështetur në ndjenjën dhe talentin e madh krijues të shkrimtarit.

Nëse do kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi, anonim populli,

unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një personazh, është Fati i Shqipërisë, këtu fati i

Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik “Ora e Shqipërisë”. Këtë vepër madhështore Fishta

nisi ta shkruante, në vitin 1905, dhe e mbaroi më 1937.

Veçantia e veprës qëndron në subjektin e saj, që përfshin një periudhë historike,

Lahuta e Malcis është shembull tipik i veprës artistike popullore, në rrafshin e njohjes Lahuta e

Malcis na sjell hollësi të çmueshme për historianët e folkloristët, në rrafshin estetik na sjell vlera

të shumta gjuhësore dhe stilistike.

Fishta është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve letrare, emri i tij lidhet kryesisht me

veprën Lahuta e Malcis, ky emër e kjo vepër është e njohur anë e mbanë botës. Fishta mbetet si

autor i parë në gjithë historinë e letërsisë shqipe, Fishta u bë i njohur që në rininë e tij si poet,

prozator e përkthyes, edhe pse i veshur me petkun e një prifti, veprimtaria e tij ka qenë në

shërbim të popullit shqiptar e të çështjes kombëtare, traditës e kulturës në përgjithësi, që në

moshë të re, ai u frymëzua nga figurat qëndrore patriotike, që luftuan për të drejtat e popullit

shqiptar, po ashtu Fishta u frymëzua edhe nga legjendat gojëdhënat popullore me të cilat u rrit

dhe i pati për burim gjatë jetës e punës krijuese.

Gjergj Fishta zgjodhi për subjekt atë që njihet më mirë; kulturën heroike të vendlindjes,

Malësisë shqiptare të veriut, nga studiues të shumtë shqiptarë dhe të huaj vepra e tij Lahuta e

Malcis është cilësuar si Iliada shqiptare.

7

KAPITULLI I

1.JETA DHE VEPRIMTARIA E GJERGJ FISHTËS

Gjergj Fishta u lind në fshatin e vogël Fishtë e Zadrimës, me 23 tetor 1871, studimet e

para i kreu në Seminarin Françeskian të Shkodrës dhe më pas në Seminarin e Troshanit, Fishta u

bë protagonist i kulturës e i shoqërisë së kohës së tij: bashkëthemelues i shoqërisë Bashkimi në

Shkodër, që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlera

kombëtare, ai u bë drejtor i parë shqiptar i shkollës françeskiane në Shkodër, ku futi shqipen si

gjuhë mësimi, punoi për themelimin e Komësisë letrare dhe të teatrit kombëtar. Fishta themeloi

revistën e madhe Hylli i dritës një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare, me të cilën

bashkëpunoi deri në vdekje .

Për një gjysmë shekulli Gjergj Fishta ishte figura kryesore e letërsisë shqiptare, fama e tij

letrare nisi në fillim të këtij shekulli dhe arriti kulmin ka fundi i jetës së tij, ai u bë i njohur njësoj

si brenda ashtu dhe jashtë vendit, kudo që lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.

Vepra e Fishtës në letërsinë shqipe është e shumanshme, në fushën e letërsisë në të cilën

punoi dyzet vite deri në ditët e vdekjes, ai krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë, ndonëse

botonte edhe shkrime të tjera ai u bë i njohur me Lahutën e Malcis, biografët e tij tregojnë se

edhe pas botimit të plotë të veprës autori punonte në tekstin e saj. Fishta është i njohur me tekste

mbi çështje të kulturës autentike shqiptare dhe mbi problemet estetike të artit, ai shkroi një tip të

veçantë të prozës,1 si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet, përkushtimin më të madh e pati

ndaj epikës.

"Lahutës së Malcis", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vite punë, Gjergj Fishta në veprën e

tij Lahuta e Malcis, pasqyron qartë botën shqiptare, mitin dhe realitetin, shpresën e dëshirën e

një populli të vogël etnik në zemër të Evropës, që përpiqej ta fitonte lirinë e mohuar shekullore.

1 Sabri Hamiti , Letërsia moderne shqipe, "Albas", Prishtinë 2005, f.47,48.

8

1.1.GJERGJ FISHTA DHE TRADITA POPULLORE

Gjergj Fishta ka jetuar dhe ka shkruar në kohën kur është vlerësuar shumë letërsia

botërore, në kohën kur Fishta nisi të shkruante epin e tij, poezia shqipe vazhdonte të krijohej

duke u mbështetur shumë në modelet folklorike, Fishta ishte ndër poetët që e përvetësuan me

vetëdije këtë prirje, Fishta do ti caktoj vetës si një detyrë atdhetare pos të tjerash ngjalljen e

trashëgimisë së pasur gjuhësore, edhe vet Lahuta e Malcis, mund të shihet si një prodhim i një

përpjekje të tillë, kështu Fishta do krijoj Lahutën dhe ajo nuk do të jetë vetëm një histori e

popullit, por do të jetë edhe një histori e shpirtit të tij dhe sidomos histori e filozofisë dhe gjuhës.

E synuar si vepër që do të paraqes ngjarje të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,

Lahuta e Malcis arriti të bëhet një histori politike, një histori shoqërore e kulturore shqiptare por

edhe një histori e gjuhës shqipe, përmes veprës së tij ai synonte ti ruante përmasat historike dhe

përmasat gjuhësore të epokës kur ndodhnin ngjarjet në Lahutën e Malcis, Fishta nga epika gojore

nuk mori vetëm lëndën gjuhësore por edhe elemente të tjera duke filluar nga përmbajtja dhe

struktura. 2

Në anën tjetër vlen të ceket hiperbola është figura zotëruese e përshkrimit të ngjarjeve si

dhe e përshkrimit të pamjes fizike të personazheve, hiperbola është ndërtuar gjithmonë mbi një

krahasim, pra me bazë krahasimin:3

Hukubet Zoti e kish falun

Tri pllam buzen kishte pas,

Kish pas‘ veshin sa ‘i zhgun burri

Sa dy vet‘ me te me u mblu

2 Shefkije islamaj, Gjergj Fishta Gjuha dhe stili 1, "Instituti Albanologjik i Prishtinës", Prishtinë 2012,f.50. 3 Sabri Hamiti , Letërsia moderne shqipe, "Albas", Prishtinë 2005, f.51.

9

1.2FISHTA PËR GJUHËN, DHE SHKOLLËN SHQIPE

Gjergj Fishta përveç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të

psikologjisë sociale, gjuhësisë, Fishta si një mendimtar me potencial të madh teorik si dhe me

një veprimtari të dendur, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës, dhe shkollës shqipe,

ai i kishte vënë vetës si qëllim që të luftoj për të ngritur nivelin kulturor e arsimor, si dhe për të

nxitur tek të rinjtë dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla që do të ndihmonin

për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushtimi disashekullorë Osman.

Fishta luftoi për ngritjen e nivelit kulturor e arsimor të popullit që, sipas tij, do të ndikonte për

fuqizimin e luftës për liri, pavarësi si dhe përparim ekonomiko-shoqëror.

Pasi që Fishta u kthye nga studimet e larta për teologji e filozofi, u caktua profesor në

kolegjin e Troshanit, Fishta e donte mësuesin duke e quajtur ; zeje te shenjtë, këtë punë në forma

të ndryshme e vazhdoi tërë jetën, ai duke ndjekur traditën e shkrimtarëve të Rilindjes, punoi në

mënyrë shumë të përkushtuar për të quar më tej punën e nisur prej tyre, idetë e tij pedagogjike, i

gjemë të kristalizuara edhe në veprat e tij artistike, Fishta, duke i shfaqur idetë e tij pedagogjike

me anë të vargjeve, ishte i bindur se ato do të kapeshin e do të kuptoheshin më shpejt nga

bashkëkombësit e tij, ai nëpërmjet kësaj rruge u përpoq që të futej, jo vetëm në mendjen e

bashkëkohësve të tij por edhe në zemrat e tyre.

Fishta me veprat për fe dhe atdhe lëshonte kushtrimin madhor për të dhënë jetën për

lirinë e trojëve shqiptare, ndërsa në veprat për gjuhën dhe arsimin Fishta kërkon angazhimin e të

gjithëve për mbrojtjen e kulturës, të gjuhës dhe të arsimit shqip, ky angazhim kaq i lartë

shkencor, që në moshë të re në fushën e gjuhës, kulturës dhe të arsimit tregon se në botën

intelektuale shqiptare po hynte një forcë e re shkencore, e aftë për të kontribuar në përballimin e

problemeve të mëdha të kohës, kur kombi ishte i angazhuar për luftë, për liri e pavarësi.

Alfabeti i Bashkimit i projektuar nga Fishta përmbledh veçoritë më pozitive të alfabeteve

ekzistuese, u pranua nga kongresi, si alfabeti i vetëm i shqipes, për Fishtën, gjuha shqipe është

një pasaportë e gjallë, që provon identitetin e të qenurit shqiptar;

10

Neper gjuhe shqipe bota mbare

Ka me ju njofte me ç`fis ju keni,

Ka me ju njoft ju per shqiptare

Trima n`za sikurse jeni

Sipas Fishtës nuk mjafton ta pranosh atë në parim, por duhet shoqëruar me vepra

konkrete, Fishta duke ndjekur traditën e Rilindjes, godet politikën arsimore turke dhe të vendeve

fqinje, ai lufton kundër të gjitha forcave që synonin të zhdukin edhe ato fitore që kishin arritur

Naimi, Samiu e shumë të tjerë, ai dha përpjekje që të forcoj shkollën shqipe, me qëllim që ajo ti

shërbejë zgjimit të popullit për të ruajtur identitetin e tij dhe për të gjetur në vetvete forcat e

nevojshme për të ecur drejt lirisë, pavarësisë dhe përparimit, Fishta në luftën e tij është i hapur, e

i guximshëm.

Gjergj Fishta i dha shprehje artistike shpirtit të shtetit të ri sovran shqiptar ai ndjente

nevojën e ripërtrirjes së kombit, Fishta duke njohur mirë situatën e krijuar të kombit të tij, ai në

radhë të parë godet ftohtësinë e shqiptarëve ndaj dijeve dhe shkollës, kundër kësaj të keqeje të

madhe që shkonte në favor të propagandës së huaj. Nuk ka qenë Fishta për ne, vetëm një poet

kombëtar epik, lirik e dramatik dhe satirik por edhe një edukator i rinisë sonë tha Aleksander

Xhuvani, gjuha shqipe për Fishtën është jo vetëm si "Kanga e zogut të verës" por edhe "Si

ushtim e një tërmeti" si dhe e mallkon rëndë atë bir shqiptari;4

Që përbuz kete gjuhe hyjnore

Qe n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,

flet e t’veten len mbas dore’’

4 http://floripress.blogspot.com/2016/11/gjergj-fishta-per-gjuhen-dhe-shkollen.html

11

KAPITULLI II

2.LAHUTA E MALCIS EPOPE KOMBËTARE

Gjergj Fishta me veprën e tij krijuese himnizonte shqiptarin e përjetshëm duke kritikuar

shqiptarin e përditshëm, duke lidhur dy periudha të letërsisë shqiptare ai u bë njëkohësisht

protagonist i të dyjave, urimi dhe mallkimi që ndjekin njëri tjetrin në veprat e tij zbulojnë

kontrastin e madh të këtyre dy përkatësive krijuese himnizuese, ndonëse botonte shkrime të tjera

letrare, Fishta gjatë gjithë jetës së tij punoi në kryeveprën poetike Lahuta e Malcis, vepra epike

Lahuta e Malsic me synimin që të bëhej epope kombëtare kapërcen stilin baladesk të De Radës

dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një epikë e dramatikë, meqë vepra u shkrua

për një kohë të gjatë, ajo nuk ka të njejtën fuqi te secila këngë, ashtu si nuk ka dhe një strukturë

të lidhur në vazhdimësi, mund të thuhet se në parimin krijues që ka ndjekur Fishta në Lahutën e

Malcis, ka ndikuar në masë të madhe:

Gojorësia(oraliteti)

Konteksti

Tradita

Këto tri shtresa janë trajtuar si bazë e krijimit të Lahutës së Malcis, përcaktimi i

parimeve poetike mbi të cilat është ndërtuar Lahuta është rruga më e drejtë për sqarimin e

lidhjeve mjaftë të përbëra të veprës së tij artistike me traditën popullore përkatësisht gojore,

Shikuar nga ky aspekt Lahuta e Malcis, duhet të kuptohet e të përjetohet si himn i traditës

veriake shqiptare, gjurmët e së cilës aty dalin me intensitet e në mënyrë shumë të veçantë, vepra

nisë me heroizmat e shqiptarëve për të mbrojtur tokat.5 Epopeja Lahuta e Malcis përshkruan

luftërat e dy brezave, mirpo këngët e saj me tepër tregojnë ngjarje të veçanta, ajo nuk është një

poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siq janë eposet e mëdha, heronjtë e lahutës

janë të shumtë, në këtë mënyrë Lahuta e Malcis, bëhet vepër për himnizimin e virtyteve të

përhershme shqiptare si dhe projekt i idealeve dhe i dëshirave të Fishtës.

5 Shefkije islamaj, Gjergj Fishta Gjuha dhe stili 1, "Instituti Albanologjik i Prishtinës ", Prishtinë 2012, f.46.

12

2.1.MITOLOGJIA NË LAHUTËN E MALCIS

Fishta kur nisi aventurën letrare për të krijuar eposin artistik të popullit shqiptar, përcaktoi

objektivin e saj, që ishte; Marash Uci, si dhe të bijtë e Calëve. Për të kënduar së bashku me të në Lahutë

të Malcis, Fishta thirri një Zanë, e quajtur Zana e frymëzimit, në veprën e tij Lahuta e Malcis,

Fishta këndon mitet e lashta, të pasuruara nga letërsia gojore si dhe elemente dhe figura

mitologjike ku bashkëjetojnë me figurat historike të së kaluarës së largët e të afërme, kështu në

bazë të mitologjisë besohej se Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lindur dragonj, në këtë

realitet të përzier fantazish, Fishta këndon mitologjinë thjeshtë shqiptare, atë që rridhte prej

bjeshkëve të larta, historia ishte ende mit dhe miti përjetohej çdo ditë si realitet epik 6.

E gjithë lënda mitologjike, me të cilën u mbrujt Lahuta e Malcis, është vetëm shqiptare,

kur shkruhej Lahuta e Malcis në të cilën mitologjia zë vend të rëndësishëm në strukturën e

veprës, në atë kohë gjithë qka krijohej në shqip botohej thuajse të gjitha në diasporë, kështu

Lahuta e Malcis do të lexohej pak a shumë si këngë folklorike, duke qarkulluar gojë me gojë,

mitologjia shqiptare ka mbijetuar përgjithësisht, e pandikuar nga mitologjia e huaj.

Zanat dhe Orët si figura mitologjike zënë vendin më të madh të lëndës mitologjike në

Lahutë te Malcis, veçanërisht Zana e frymëzimit që na shfaqet që në blenin e parë, e identifikuar

si Zana e Veleqikut, Zana e frymëzimit është thirrur prej Fishtës që në fillim të poemës, duke e

bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtësore dhe narrative të veprës.

Në kohën kur jetonte Fishta Zanat, dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik

shqiptar, çdo fis e krahinë kishte Zanën e vet që ishte e bukur, Zanat dhe Orët e maleve këndonin

dhe hidhnin valle zabeleve më të bukura buzë ujërave, duke qenë pjesë e këtij realiteti Fishta e

thërret Zanën e frymëzimit për të kënduar bashkë me të Lahutën e Malcis, të bëmat e këtyre

njerëzve, shpirtin e tyre. 7

6 Tonin çobani, Miti dhe antimiti fishtjan, "EB Listian", Tiranë, 1999, f.19 7 https://gazetavatra.com/mitologjia-ne-lahuten-e-malcis/

13

Janë këto figura, të cilat kanë fillet e tyre në gojëdhëna apo përralla që janë përcjellur

brez pas brezi gojarisht, deri sa janë bërë pjesë e pandashme e letërsisë shqiptare dhe tashmë

kanë një vend të veçantë në përshkrimin e bëmave të kreshnikëve apo heronjve shqiptarë, Fishta

vë në figurën e zanës krahas lavdisë, edhe dhimbjen e vet për gjendjen e rëndë të shqiptarit;

Për me mbrojtë një grue te shpija ,

Të cilës bukë i lypin femija

Edhe i len , ndoshta, me qa

Përse e mjera bukë nuk ka

Në Lahutën e Malcis, gërshëtohen të gjitha; zakonet, traditat, legjendat, përrallat, figurat

mitologjike, që i besonte populli të cilat i bëri personazhet më artistike në vepër si; zanat, orët etj.

Zana e Frymëzimit, si një alter ego, shpreh në ndonjë rast edhe nervozizmin që i

shkaktohej poetit prej një realiteti herë-herë aspak epik, si dhe nevojën për tu çliruar prej

mllefeve asfiksuese për shkak të politikës së atëhershme të Evropës në Ballkan, e cila ishte fare

pak qytetëruese si pretendonte të ishte, në shpërthime të tilla autori ka përdorur edhe një gjuhë

tejet vulgare, si në vargjet. 8

Uh, Evropë

Që i re mohit Besës e Zotit

Po a ky asht sheji i qytetnisë,

Me nda token e Shqipnise

Për me mbajtë këlyshët e Rusi

8 http://www.sa-kra.ch/zanat_dhe_oret.htm\

14

2.2. FORMULAT GJUHËSORE NË LAHUTËN E MALCIS

Format gjuhësore të Fishtës për gjatë gjithë teksteve të Lahutës së Malcis, por edhe në

veprat e tjera bartin në rend të parë, informacionin kanë funksion referencial, njëkohësisht ato

tërheqin vëmendjen e lexuesit a të dëgjuesit.

Me formulat gjuhësore Fishta dëshmon se vepra e tij i përket zhanreve gojore, ligjërimi

i tij poetik është ligjërim i mbështetur në gojorësinë, në ligjërimin e moçëm shqip, brenda tij

edhe ligjërimi fetar, prandaj format gjuhësore mund të shihen si krijime të moçme shqipe, ato

kanë funksion magjik dhe janë ndërtuar mbi euforinë, ritmin e përsëritjen, shumica e këtyre

formave gjuhësore përmbajnë brenda: Zot e zanë, diell e hanë, poashtu edhe format gjuhësore në

formën e: urimeve, (t’raft e mira si t’ka ra ashtu t’raft gjithmon, lum për ty o i lumi Zot),

mallkimeve, (he Zoti t’marroft,shkimja Zot hisen e diellit, he ata e zeza mi past mlue), betimeve

( pasha verën , pasha tokë e pasha det ), po japim një shembull ku betimet e mallkimet

zgjerohen dhe ku Fishta shfrytëzon më tej imagjinatën krijuese mbi bazën e këtyre formulave

popullore:9

Pasha rrezet që i lshon hana!

Pasha voesen mbi ledina!

Pasha brej, aba e cetina!

E për mriza e qepariza!

E per gurra neper curra!

E per lira e per bylbyla!

Pasha t’rijt e pasha veren!

Mos e pritsha kurrë prandveren.

9 Shefkije Islamaj Gjergj Fishta gjuha dhe stili 2",Instituti Albanologjik i Prishtinës ",Prishtinë 2012, f.458,459.

15

2.3.NARRACIONI NË LAHUTËN E MALCIS

Gjergj Fishta është vazhdues tipik i romantizmit, është një vazhdues i parimeve mbi të

cilat mbështetet letërsia pararendëse, në mënyrë të veçantë krijues i kultit të gjuhës, i lidhjes së

saj me rrënjët, narracioni i Lahutës së Malcis mbështetet në ligjërimin popullor, Fishta në

krijimtarinë e tij letrare ndoqi gjuhën e folur popullore në të gjitha rrafshet e saj, prandaj gjuha e

tij e ka natyrshmërinë, gjallërinë e saj, me veprën e tij nuk pasurojë gjuhën vetëm në njësi

leksikore, në mjete gjuhësore ai ndihmoi që gjuha jonë popullore jo vetëm të ecë qëndrueshëm

nëpër kohën e saj, por të bëhet gjuhë e vërtet artistike, e gatshme që të bëhet gjuhë e veprave të

mëdha, që do të krijohen në historinë e saj të pashkëputur.

Karakterisitikë e ligjërimit të Fishtës është lehtësia, thjeshtësia e natyrshmëria, duke

qenë i ndërtuar mbi gjuhën popullore, duke qenë i ndikuar shumë nga epika popullore është e

kuptueshme që narracioni i lahutës të ketë veçori të stilit dhe karakterit të saj, Fishta identifikon

vetën jo vetëm si rrëfimtar popullor, por edhe si këngëtar popullor, ligjërimi i Fishtës i ngjanë

një bashkëbisedimi të gjallë i cili zakonisht u nënshtrohet shprehjeve të njohura veriake, këngët

zakonisht fillojnë me stilin e këngëve epike: Ndihmo Zot si mke ndihmue! Drita duel dielli s’ka

le, në këngët e Fishtës përsëritja është veçori më se e dukshme :10

Pasha armë, qi mi la baba

Paq me i vu nishan në ballë

Paq me ba krushk e kumar

Dy kobure paq me i falë:

Dy kobure shkri në Shkodër,

Larg me i vra ato koder m’ koder.

10 Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta gjuha dhe stili 2",Instituti Albanologjik i Prishtinës",Prishtinë 2012, f.210,211.

16

2.4.PERSONAZHET NË LAHUTËN E MALCIS

Personazhet janë ndër elementet kryesore të Lahutës së Malcisë, që e bëjnë veprën të

veçantë, edhe pse nuk ka një hero kryesor që e përbën boshtin e poemës, ajo ka tridhjetë këngë

që përbëjnë veprën, ka dhjetëra personazhe që ndahen në tri kategori:

Historike

Mitologjike

Imagjinare

-Personazhet historike janë të shumtë: Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Oso Kuka,dhe

Dedë Gjo Luli. Te këta personazhe më tepër kemi përshkrimin e tyre të jashtëm, si pamjen fizike,

veshjen,trimërinë, personazhet mitologjike janë: Zanat, Dragonjtë, Kuçedra, Lugati, Shtriga etj.

Zana është një figurë e besimeve popullore shqiptare, që paraqitet si një vajzë shumë e

bukur dhe luftarake e cila jetonte në male e pyje, u ndihmonte trimave e njohur në Lahutë është

zana e vizitorit, kjo thirret nga Fishta, edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj.

Ora gjithashtu është figurë e besimeve popullore, ajo parqitet si një grua, vajzë , fëmijë

dhe gjarpër, u ndihmon e u sjell fat njerzve të mirë.

Shtriga gjithashtu është një figurë e besimeve popullore, paraqitet si një plakë e keqe

dhe e shëmtuar, merret me magji për të bërë të këqija.

Kuçedra është figurë e përrallave qe paraqitet si gjarpër shumë i madh me dy deri në

tetëmbëdhjetë kokë, Lugati është figurë që paraqitet si njeri i cili pas vdekjes ngrihet natën nga

varri, Dragoi, paraqitet si një njeri i fuqishëm i cili lufton trimërisht me kuqedren.

-Personazhet imagjinar janë: Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani, Rrushman Hasani, por

prej të gjithave figura e Tringës paraqitet me të gjitha tiparet, bukurinë e një vajze shqiptare, ajo

mbas luhatjeve të brendshme; frikës, dyzimit të mendimeve, manifeston karakterin e heroinës.

Këtyre personazheve vetë autori u jep peshë dhe funksion në vepër, në gojën e popullit,

kur përmenden Zanat dhe Orët thuhet shtojzovallet, zanat e malit vendqëndrimin e tyre e kanë

përgjithsisht në mal prandaj edhe quhet Zana e malit.

Mund të thuhet me plot gojë se vepra e Fishtës, Lahuta e Malcis ka ndikuar në Zanat

dhe Orët, tanimë jo thjeshtë si besime poullore, por si imazhe aritistike nga mitologjia iliro-

arbërore, mendoj që edhe vetë titulli i veprës Lahuta e Malcis ka të bëjë me tepër me mitin e

17

Zanave sesa me instrumentin e Lahutës, me të cilën shoqëroheshin vargjet epike të folklorit

shqipëtar, vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjellët e gjithë vërtetësisë etnike, trimërisë,

burrërisë luftarake, krenarisë shqiptare.

Heroi për Fishtën është kurrizi kombëtar, pa të cilin zor se mundë të rrojë populli

ndërsa heroi historik i Fishtës është vetë shpirti i popullit shqiptar, synimi i tij me këtë poemë e

cila ka, një arritje të madhe në letërsinë tonë ishte të paraqiste jetën e fiseve të Shqipërisë së

veriut e të njerëzve të sajë në përgjithësi në përmasa heroike.

Lahuta e Malcis është një poemë heroike shqiptare, një model i papërsëritshëm i këtij

eposi kombëtar, Fishta ishte i mendimit se gjithmonë ka qenë e nevojshme dhe e rëndësishme

njohja e rrënjëve historiko-kulturore e vendit, subjekti i poemës është ndërtuar mbi episode të

shumta ku veprojnë një numër i madh personazhesh hisorike e mitologjike.

Fishta me krijimtarinë e tij letrare i ngriti vetes dhe popullit shqiptar monumentin e

letërsisë “Lahutën e Malcis”, në këtë vepër madhore Fishta, paraqet tiparet më burimore

kombëtare, trimërinë, burrërinë, besën, urtinë e këtij populli me virtyte të larta, e tërë veprimtaria

e Fishtës dallohet nga origjinaliteti ku frymëzimi poetik buron nga tradita kombëtare shqiptare,

andaj vepra e tij ruhet e pavdekshme në zemrën e kombit.11

Fishta mbetet i madh, sepse prej veprave të tij mund të mësohet edhe sot, sepse në to ka

mesazhe që nuk kufizohen për kohën kur jetoi e veproi, por edhe për kohën tonë, pra Fishta ishte

dhe mbetet frymëzues për çdo krijues.

11 https://lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/

18

2.5. CUBAT

Tek kjo këngë paraqitet gjendja historike e Shqipërisë nën pushtimin e turqve,

malazezëve dhe rusëve, kishte pesëqind vjet që Turqia e mbante të lidhur me zinxhirë

Shqipërinë, duke e larë me gjak e duke i zënë frymën, duke ja fikur dritën që të mos shihte, duke

ia vjedhur bukën që të vdiste, mirëpo erdhi një ditë që Turqia u ligështua dhe se Rusia e vuri në

shenjë, nga kjo morën zemër popujt e Ballkanit ata i rrëmbyen armët, ndër të parët që rrokën

pushkën ishin Shqiptarët, ata donin të jetonin të lirë, kështu e parqet Fishta ngjarjen e kësaj

kënge Knjaz Nikolla i Malit të Zi i shtyrë nga Rusia iu vërsul Shqipërisë, donte ta bënte të vetën

nga Drini deri te kalaja e Rozafatit, më pas shqiptarët dhe malazezët u ndeshën kokë për kokë

ndërmjet vete, shqiptarët dolën fitimtarë në këtë luftë.

Gjithashtu i dërguan një lajm edhe Turqisë duke i thënë: “Jo vetëm që nuk japim uji e bukë

as tokë malazezit pore dhe ty nuk të njohim fare kush je! Se Shqipëria s’është as e qerkezëve as e lëkurzinjëve

po e shqiptarëve deri sa të ketë jetë mbi këtë tokë.12

Ndihmo, Zot si mke ndihmue!

Pesëqind vjet kishin kalue

Qëse të bukuren Shqipni

Turku e mbante në robin,

Krejt tu e la t mjeren në gjak,

Frymën tu e ja xanun njak,

E as tu lan, jo dritë me pa:

Kurr të keqen pa ja da:

Rrihe e mos e le mje kja:

12 Odhise Grillo, Lahuta e Malcisë, "Focus", Shkup, 1999, f.13,16.

19

2.6. OSO KUKA

Në këtë këngë Fishta paraqet apo portretizon figurën e kryeheroit të Vraninës, Oso

Kuka, një trim i cili lufton kundër malazezëve, të cilët vrasin e presin djem të rinj, djegin e

plagosin zemra nënash, po ashtu paraqitet Avdi Pasha, pashai turk i cili erdhi në mes të Shkodrës

dhe thoshte se Shqipëria nuk ka asnjë burrë, kur e dëgjon Oso Kuka ai tha: jap fjalën e burrit dhe

besën e shqiptarit se pa u djegur së gjalli nga flaka e barotit s’do ta lëshoj kurrë Vraninën,

Oso Kuka një djalë shqiptar i lindur e i burrëruar ne Shkodër, ka qenë si stërgjyshërit tanë të cilët

këtë urtësi e kanë, marrë nëpër oda, ai është vetëflijuesi më i njohur shqiptar.

Oso Kuka së bashku me Mic Sokolin janë dy vetëflijuesit legjendarë të cilët vranë

veten për të vrarë armiqtë, ata luftuan deri në zjarrin e fundit, e në momentin kur mbeten pa

armë, ata u bënë zjarri vet për ta djegur kundërshtarin, Oso Kukën, lahutarët e bartën në bisht të

lahutës me dekada,13

Zot c’ka’ thane njaj Avdi Pasha:

Paska mbet Shqipnija n vasha,

N’at Vraninë, mue sod me m’dalë

N’at Vraninë, m’at t’zezë terthore,

Ku mbe’n shkret sa armë mizore’

Ku mbe’n djerr sa tokë gratqore,

Ku mbe’n vithnat pa bagti,

Veq prej cubash t’Malit t Zi14,

13 Odhise Grillo, Lahuta e Malcisë, "Focus ", Shkup, 1999, f.17,19. 14 . http://lahutamalcis.blogspot.com/2013/03/oso-kuka.html

20

2.7. VRANINA

Ky fragment është në hyrje në këngën e tretë të Lahutës, këtu bëhet portreti i heroit Oso

Kuka dhe shfaqet modeli i poezisë popullore mbi të cilën është krijuar epopeja e Gjergj Fishtës.

Trimi shkodran portretizohet nga ana e brendshme dhe e jashtme, i njohur si Oso Kuka

është njëri ndër kryeheronjtë në vepër, ndër trimat më të mëdhenj, një sokol i patrembur i cili në

fund u vetëflijua ashtu si Mic Sokloli15, Fishta figurën e Oso Kukës na e sjellë si një figurë të

lartë shqiptare, si një shpirt Shqiptari, sypatrembur, patriot e atdhedashës, në këtë këngë

përshkruhet trimëria e tij, si dhe heroizmi,trimat që zgjodhi për të lufuar në Vraninë.16

Vojti fjala ke Cetina:

Vall c’po ban mbi shkje, Vranina!

Vall c’po ban Vranina m’Shkje,

Rob tue zanë e gjind tue pre:

Tue pre gjind, tue zanë hajduka,

Qysh se duel njaj Oso Kuka!

Oso Kuka, `i burrë Shkodranë,

Shoq në Shkodër, thonë, s’ka lane

Per kah besa e kah trimnija,

Qi zanat i ka Shqypnija.

Kaleshan e sy-përgjakun,

Mje m`sylah e ka mystakun;

15 Odhise Grillo, Lahuta e Malcisë, "Focus", Shkup, 1999, f.24. 16 Revista letrare " Jeta e re", Prishtinë, 1990,f.1451.

21

2.8 KUVENDI I BERLINIT

Në këtë këngë është paraqitur ngjarja historike duke u bazuar në Kongresin e Berlinit,

Fishta ka paraqitur luftën në mes Turqisë dhe Rusisë si dhe krajlat e Evropës të cilët i ftuan

vendet në Berlin atje u betuan se do të vinin paqe në të gjitha vendet e Ballkanit, Shqipëria nuk

ishte ftuar dhe as nuk u pyet fare as për paqe as për liri as për troje as për kufi.

Në Kongres u vendos që Knjaz Nikolla të merrte Plavën e Gucinë Shkodrën dhe

Malësinë deri në lumin Drin, vargjet e kësaj kënge janë vargje të cilat përshkruajnë ngjarje

historike si dhe fatin e Shqipërisë në atë kohë;17

Se për Zotin kjoftë levdu!

Për pa u ba gjaku deri n’gju

Kurr Shqipnin skemi për ta lshu.

Se kur t merret, vallë Shqipnija

Flake do ndezet rrokullia

E do’tbinden fiset tana

Kah bjen dielli e kah bjen hana.

Gjaku i jone, po ka me vlue

Nama e jone, po ka me vlue

Ka me shkue n’vesh t Perendis

Edhe i lumi, n frym t’idhnise

N’vend Europen ka me vra

Te tan n’gjak ka per ta la.

17 Odhise Grillo,Lahuta e Malcisë, "Fokus", Shkup, 1999 , f.37.

22

2.9. ALI PASHË GUCIA

Në këtë këngë Gjergj Fishta portretizon figurën heroike të Ali Pashë Gucisë, që ishte

trim mbi trima, këtu paraqitet se si Ali Pasha u largua nga vendlindja për të shkuar në Pejë tek

Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia mbizotëron pjesën më të madhe të Lahutës ai është qendra e

veprimit në disa këngë, ai është prijësi i shqiptarëve në mbrojtjen e territorit etnik, ai është

shqiptari që i lë porosinë fatzeze nuses, në këto vargje është paraqitur edhe forca e gruas, nënës

shqiptare si dhe besnikëria e saj,18

Drita duel, dielli s’ka le

Ali Pasha, trim rrfe,

Heret sod na kenka que,

Kenka vesh kenka shtrengue,

Paska math qizmet deri m’giu,

Edhe u ulka ne katue,

Ku nis gjokun me shilue,

I ven frenin prej floririt,

I ven shalen talatinit.

Ia shtrengoj me tre kollana:

Hidhet gjoku porsi zana,

Porsi zana ne mal Tomorrit:

Edhe e zier te dera e oborrit,19

18 Odhise Grillo,Lahuta e Malcisë, "Focus", Shkup, 1999,f.39. 19 http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Ali%20Pasha%20i%20Gucis.

23

2.10. LIDHJA E PRIZRENIT

Fishta në vargjet e kësaj kënge shkruan për Lidhjen e Prizrenit, se si kuvendi shqiptar u

mblodh në Prizren pasi që kishin ndëgjuar që në Berlin Krajlat donin ta vënin nën këmbët e

shkaut Shqipërinë, pastaj në vargjet tjera na shfaqet figura e Ali Pash Gucisë i cili doli në Pejë

dhe i tuboi të gjithë burrat në Kuvend, Padyshim që Fishta në secilën këngë ka paraqitur figurat

mitologjike, në këtë rast na shfaqen figurat e Zanës dhe Orës së Shqipërisë ku paraqitet një

dialog mes tyre .

Kjo këngë apo baza e saj është marrë nga ngjarje dhe kohë reale e Shqipërisë, por

krahas realitetit të asaj kohe Fishta me stilin e tij tejet të veçantë mundohet të paraqesë shpirtin e

tij artistik, duke bërë që kënga të jetë e bukur aritistike, por mbi të gjitha ta ruan vlerën historike

që është bërthama e saj.20

Shkrepi dielli buzës Cukalit ,

Eja t`këndojm,oj Zana e malit,

Eja t`këndojm me Lahutë t`Malcisë,

Si ata Krenët e Shyptaris

Në prizrend na janë bashkue

Për me fol, me ,bisedue,

Shqyptarin se si me pshtue

Prej capojve t`Malit t`ZI,

Qi ka dyndun top e ushtri,

Me hi n`Plavë,me hi n`Guci,

Me marr Shkodrën me Malci,

Der ku dan vendi me Dri,

20 http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Lidhja%20e%20Prizrendit.

24

2.11. PATËR GJONI

Kjo është nga këngët më autoriale të Fishtës në Lahutë, ajo përmbledh tërë idetë

themelore që dalin në poem, Fishta në vargjet e kësaj kënge, këndon për heroin Pater Gjonin që

vetë Zoti e kishte dërguar në ato vise, që ti dalë zot atdheut , në vargjet e para paraqitet vajtimi i

Zanës për fatin e zi të shqiptarëve, se si malsorët i thanë; pusho moj Zanë e mos vajto se shkau

nuk vritet nga mallkimi por nga besa e trimëria, se këtu çdo shkëmb është një kala, se këtu çdo

burrë është një luan, se këtu njerëzit nuk rrojnë dot pa qiell të kaltër mbi kokë, në vargjet më tej

Fishta këndon trimërinë e Patër Gjonit duke u nisur përpjetë malit si të kishte krahë shpendi

drejt rrugës për lirinë e atdheut .

Po na thonë se Malit t’Zi

Petrogradi ja dha fjalen

Me hi mbrendë në Shqyptari

Turbull Drini ku rrmen valen;

Edhe m’kambë ushtrin ka que

Ke Cetina Knjaz Nikolla

Malet t’ona me i pushtue,

Ku i ban nana djemt sokola

Ah! kadalë cubi i Cetinës!

Pse ti tash ke hasë me burra,

Burra le për cark t’martinës:

Do t’rrjedh gjaku sod si gurra;21

21 http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Pater%20Gjoni.

25

2.12. TRINGA

Cikli i këngëve për Tringën zbulon mënyren se si e ndërton Fishta krijimin e tij në

përgjithësi. Në të portretizohet figura e moralit dhe bukurisë ndërmjet figuracionit popullor

gjendet pikërisht tek personazhi i Tringës. Faqet më tronditëse te Lahutës së Malcis janë ato ku

bashkohen e harmonizohen veprimet epike me shpërthimet lirike dhe lirinë e imagjinatës së

autorit, e tillë është tufa e këngëve që lidhen me heroinën letrare Tringën, aty bashkohen idealet

fishtiane trimëria, atdhetarizmi deri në flijim, bukuria dhe njomësia që rrezatojnë, dashuria,

projektimet morale për femrën shqiptare dhe tragjizmin e saj.22

Fishta këndon me simpati dhe admirim për Tringën vashën e bukur, fisnike dhe

trimëreshë të Malcis, përveç bukurisë fizike që nuk e ka të shoqen Fishta i këndon edhe natyrës

saj të brendshme, e cila është e pakrahasueshme, si vashë tejet e ndjeshme e trishtuar nga mënyra

e luftës, Tringa përshkruhet në situata dhe momente të ndryshme, për të paraqitur dashurinë dhe

flijimin e madh që bënë Tringa në këtë rast, Fishta është bazuar në këngën më të njohur

kreshnike; Gjergj Elez Alija , vrasja mizore e Tringës e ka tronditur thellë Fishtën, Tringa në

historinë e përgjakshme dhe të lavdishme kombëtare, u bë personifikim i femrës shqiptare

heroike, e cila flijohet për idealet më të larta kombëtare.23

Ardhun shtatit si “breshana”

Synin hyll, ballin si hana,

Dishka njethë si molla m’rrem,

Si ajo lulja shpërthye m’gem

Qi mke dale mka ashtu te dera

Sikur ban me qilë prandvera

22 Odhise Grillo, Lahuta e Malcisë, "Focus", Shkup, 1999, f.83. 23 https://lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/

26

KAPITULLI III . VEPËR EPIKE

Lahuta Malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku

spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e folur që duke e kthyer në gjuhë të

shkruar ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke ju përmbajtur këtij modeli dhe këtij

stili Fishta futë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat por

si mbindërtim, zakonisht më fuqishëm në trajtën e urimeve dhe mallkimeve;

Kaleshan e sy-përgjakun,

Mje m`sylah e ka mystakun;

Ushton mali, thonë, kur t`flase,

Dridhet fusha kah t`vikase;

E kah t`derdhë t`rrebtë tagan,

Thue se rrfeja shkrep për anë:

Burrë kaprroq e trim si zana,

Ajo mbështetet në jetën autentike shqiptare me mjediset reale fantastike të mendësisë

shqiptare, si dhe me kërkimin e modelit të shkrimit që mbështetet në letërsinë popullore

shqiptare, vepra mbështetet në tre tipa këngësh:

Historike (Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit dhe Lufta ballkanike).

Kreshnike (Cikli i kreshnikëve apo Baladat popullore).

Autoriale (Patër Gjoni, Tringa)24

Në rastin e parë kënga jepë ndodhin historike në kohë, në rastin e dytë fantazia krijuese

ngrihet mbi mitologjinë shqiptare ( orët, zanat, dragonjtë), në rastin e tretë punon fantazia e

autorit po aqë edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare, ky tip

krijimi prek edhe vetë heronjtë e veprës përball një Oso Kuke të patrembur, të gatshëm deri në

vetëflijim.

24 Sabri Hamiti , Letërsia moderne shqipe, "Albas",Prishtinë 2005,f.51.

27

Shfaqet Abdyl Frashëri si hero i ideologjisë kombëtare, apo Naim beu si hero i kulturës

shqiptare, apo Tringa që bashkë me flijimin për atdheun shpalos një bukuri, dashuri, pafajësi

duke u kthyer në një krijesë poetike origjinale të Gjergj Fishtës.

Kjo poemë është eposi i shqiptarëve, është eposi më i ri kombëtar i njërit prej popujve

më të lashtë të Evropës. Kjo “kontradiktë” moshash, e shpjeguar nga rrethanat historiko-

kulturore të veçanta të popullit shqiptar, justifikohet me vlerat artistike a autentike dhe origjinale

të veprës. Parimet nga të cilat u udhëhoq Gjergj Fishta në krijimin e epopesë së shqiptarëve janë

një sintezë e poetikës aristoteliane me shkollën romantike të Evropës Perëndimore të shekullit

19, “Lahuta e Malcis” nuk është një vepër historike, megjithëse mbështetet në ngjarje historike

dhe përshkruan persona real që kanë marrë pjesë në këto ngjarje reale.

Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një

popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta, ajo nuk është,

gjithashtu, as një memorial i një analisti të situatës ndërkombëtare, megjithëse autori i saj

analizon me hollësi të gjitha vendimet e fshehta apo legale të Fuqive të mëdha të kohës, që

ndikuan në fatin e Shqipërisë.

Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve të Ballkanit: i

shqiptarëve dhe malazezëve. Ky konflikt nisë në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e

Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe përfundon në Londër, në

Konferencën e krerëve të Fuqive të mëdha, të cilët morën vendimin që forcat shumëkombëshe të

vendoseshin në qytetin e Shkodrës për ta zgjidhur këtë konflikt.

Konflikti i “Lahutës së Malcis” zhvillohet duke zgjeruar përmasat e veta.25 Në Vraninë

ndeshet shkodrani Oso Kuka, në krye të rojeve të postës kufitare, me malaziasin Vuk Radoviq,

që i printe një bande cubash. Më pas ndeshen forcat e dervish Pashës, të dërguara nga Sulltani,

me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga krajl Nikolla i Malit të Zi, për të pushtuar tokat e

Perandorisë Osmane në Ballkan. Konflikti mbetet jashtë kufijve të shteti të ri të sapoformuar, në

Kosovë e Çamëri, në rrethinat e liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit.

25 https://www.slideshare.net/aurelaelmasllari/projekt-44384098.

28

3.1. AUTORËT E TJERË PËR FISHTËN

Faik Konica-Para së të gjithëve do të përmendja Gjergj Fishtën, një françeskian i lindur

në Zadrimë, i cili është më shumë se poet, Fishta ka provuar të gjitha degët e letërsisë dhe

gjithnjë me sukses poezinë, dramën dhe komedinë, por jashtë Shqipërisë, ai është i njohur vetëm

si autor i Lahutës së Malcis.

Lasgush Poradeci- Fishta në njërën anë kërkon dhuratën e ëmbëlsisë, të butësisë ndërsa

në anën tjetër atë të fuqisë dhe rreptësisë së fjalës poetike, kjo ka lidhje me gjithë esencën e

poezisë së tij, të gjithë krijimin e tij poetik qoftë epizëm ose lirizëm. Esenca e poezisë së tij

rrëfenjëse ose këndonjëse janë të lidhura me tokën, dhe vendin me zemrën dhe frymën e popullit

shqiptar, gjithë baza e ndërtimit është realiste, idetë, ndjenjat përfytyrimet, stili, frazeologjia

mënyrat, fjalët e Fishtës janë realiste. 26

Martin Camaj- Fishta si figurë e shkëlqyeshme e letërsisë dhe e kulturës shqiptare ka

qenë dhe është gjithnjë në qendër të vëmendjes së shkencës në të gjitha qendrat universitare

albanologjike në Perëndim, Fishta ka hyrë me kohë në letërsinë botërore posaçërisht në studime

e monografi specifike rreth epikës botërore, meqenëse poeti ynë në këtë gjini letrare zë vend të

posaçëm: Lahuta e Malcis mbahet si vepra e fundit epike në kontinentin tonë, artikuj mbi Fishtën

dalin sot e gjithë ditën në enciklopedi letrare në gjithë botën, te Fishta hasim në vargje popullore

autentike, të paprekura, por që integrohen natyrshmërisht në strukturën tekstuale të veprës.

Sali Bashota- Gjergj Fishta shkroi me një stil të bukur, tërheqës, prekës dhe goditës,

arti i tij poetik e ka sublimuar njëmendësinë me ëndrrën, argumentin me imagjinatën mitin me

gjithë historinë, dhembjen me krenarinë kombëtare.27

Me veprën e tij Fishta ligjëron poetikën e pastër të frymëzimit shqiptar, nëpër vargje,

heroizmin dhe sakrificën, dashurinë dhe vdekjen, bota Fishtiane është e pazakonshme dhe

specifike në gjithë letërsinë shqiptare.

26 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, "Albas",Prishtinë 2005,f.83,84. 27 http://www.gsh.al/2017/12/25/doreshkrimi-fundit-studimeve-kritike-te-camajt-martin-camaj-pse-eshte-aktual-

gjergj-fishta/

29

PËRFUNDIM

Gjergj Fishta me veprën e tij pikturoj çdo cep të trojeve shqiptare. Gjithë historinë e

popullit shqiptar e ka pasqyruar në këtë vepër epike. Me të drejtë quhet epope e gjallë e letërsisë

shqipe të cilën vetëm Fishta di ta shkruaj për atdheun e tij.

Ka përshkruar shqiptarin trim pamjen dhe fuqinë e tij, me të cilin pak kush mund të

krahasohet, ka përshkruar bukurit natyrore të viseve shqiptare lumenjtë e kulluar si dhe fushat e

gjelbëruara, botën mitologjike zanat, orët e shtojzovallet, vashat e bukura e të ndershme

shqiptare e trimëresha të cilat e mbrojnë nderin e familjes, tërë historia e Shqipërisë është

gdhendur me shkronja të arta me plotë peshë në këtë poemë, e tërë sakrifica për një ditë të lirë si

dhe përpjekjen e shqiptarëve që ta shohin vendin e tyre tek lulëzon pa okupuar.

Personazhet historike te “Lahutës se Malcis” janë vetëm një pjesëz e limituar e qindra

luftëtarësh që sakrifikuan për nderin e kombit, tek kjo poemë ne shohim më nga afër gjendjen e

vështirë të shqiptarëve, ndeshemi me mendimet e tyre, me karakteristikat dhe gjuhën që ata

përdornin.

Gjergj Fishta e krijoi Lahutën e malcis me aspiratën krijuese që t'u dhuronte

bashkëkombasve të tij një vepër që do të ishte burim i pashtershëm i atdhedashurisë dhe i

mbrojtjes së identitetit kombëtar, të integritetit kulturor e moral dhe të lirisë kombëtare si shkalla

supreme e realizimit të jetës së kombit.

Qëllimi artistik i Fishtës që ka të bëjë me përshkrimin e një periudhe shumë të gjatë nga

historia kombëtare, një periudhe të pashjellueshme brenda një vepre epike. Fishta e fillon

Lahutën me vargun ‘’ Ndihmo Zot si mke ndihmue..’’ dhe e mbyllë me; ‘’ Si premtue kish

Perëndia, prapë zonjë n’veti duel Shqipnia.

Fishta la gjurmë të pashlyera në letërsinë tonë, këto gjurmë u bënë një thesar i çmuar i

letërsisë mbarë shqipëtare.

Lahuta e Malcis është himni më i bukur dhe më me vlerë që ka nëna Shqipëri!

30

LITERATURA

1. Sabri Hamiti Letërsia moderne shqipe, "Albas", Prishtinë 2005.

2. Shefkije Islamaj Gjergj Fishta gjuha dhe stili I "Instituti Albanologjik i Prishtinës", Prishtinë

2012.

3. Revista letrare " Jeta e re", Prishtinë, 1990.

4. Tonin Çobani, Miti dhe antimiti fishtjan, "EB Listian"; Tiranë, 1999.

5. http://floripress.blogspot.com/2016/11/gjergj-fishta-per-gjuhen-dhe-shkollen.html

6. https://gazetavatra.com/mitologjia-ne-lahuten-e-malcis/

7. Shefkije Islamaj Gjergj Fishta gjuha dhe stili II "Instituti Albanologjik i Prishtinës",

Prishtinë 2012.

8 . https://lahutaemalcis.wordpress.com/analize-personazhesh/

9. Odhise Grillo, Lahuta e Malcisë, "Focus", Shkup, 1999.

10 . https://www.slideshare.net/aurelaelmasllari/projekt-44384098

11. http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Oso%20Kuka

12. http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Ali%20Pasha%20i%20Gucis

13. http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Lidhja%20e%20Prizrendit.

14. http://lahutamalcis.blogspot.com/search/label/Pater%20Gjoni.

15. http://www.gsh.al/2017/12/25/doreshkrimi-fundit-studimeve-kritike-te-camajt-martin-camaj-

pse-eshte-aktual-gjergj-fishta