punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org · punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME INFERMIERJA DHE FËMIJA ME TBC Kandidatet: Mentori: Liridona Nuraj Prof. Asoc. Ramush Bejiqi Duresa Lloqanaj Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 26-Oct-2020

57 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

INFERMIERJA DHE FËMIJA ME TBC

Kandidatet: Mentori:

Liridona Nuraj Prof. Asoc. Ramush Bejiqi

Duresa Lloqanaj

Gjakovë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

Punimi është punuar në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” Gjakovë

Mentori: Prof. Asoc. Ramush Bejiqi

Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela.

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

3

Deklarata e kandidateve

Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal. E gjithë literatura dhe

burimet që ne i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht

të cituara.

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

4

Falënderimet

Falënderojmë familjet tona që ishin pjesë e rrugëtimit!

Mirënjohje dhe falënderim për mentorin tonë Prof. Ramush Bejiqi për bashkëpunimin

dhe këshillat gjatë këtij punimi.

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

5

Lista e shkurtesave

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

TBC Tuberkulozi

BCG Vaksina e Bacil - Calmette - Guerin

PPD Protein Purified Derivate - Derivati i pastër proteinik

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

6

Përmbajtje

1. Abstrakt ..................................................................................................................... 7

2. Hyrje .......................................................................................................................... 8

2.1. Sëmundja e Tuberkulozit ................................................................................... 8

2.2. Historiku i shkurtër i TBC-së ............................................................................. 9

2.3. Tuberkulozi parësor ......................................................................................... 11

2.4. Tuberkulozi dytësor ......................................................................................... 11

2.5. Tuberkulozi miliar ............................................................................................ 11

2.6. Faktorët e riskut për TBC ................................................................................. 12

2.7. Etiologjia e TBC .............................................................................................. 13

2.8. Shenjat klinike të TBC ..................................................................................... 13

2.9. Parandalimi i TBC............................................................................................ 14

2.10. Vaksinimi ......................................................................................................... 15

2.11. Vaksina B.C.G ................................................................................................. 16

2.12. Mjekimi i fëmijëve me TBC ............................................................................ 18

2.13. Profilaksa e TBC .............................................................................................. 19

2.14. Kujdesi infermieror për fëmijën me TBC ........................................................ 20

2.15. Edukimi shëndetësor i fëmijës dhe prindërve .................................................. 20

3. Qëllimi i punimit ..................................................................................................... 21

4. Metodologjia e punës .............................................................................................. 22

5. Rezultate .................................................................................................................. 23

6. Diskutimi ................................................................................................................. 27

7. Referencat ................................................................................................................ 28

8. CV e kandidateve .................................................................................................... 29

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

7

1. Abstrakt

Tuberkulozi përkufizohet si sëmundje infektive, më së shpeshti e shkaktuar nga bakteri

“Mycobacterium tuberculosis”. Sëmundja transmetohet nga njeriu te një person tjetër,

përmes kollës, teshtitjes, të folurit, pështymës etj.

Me tuberkuloz, është mundësia të preken personat drejtpërdrejt me transmetuesin, mirëpo

ka mundësi që të moshuarit, fëmijët, njerëzit me imunitet të dëmtuar, pacientët kronikë,

njerëzit që jetojnë në kushte të këqija sociale, njerëzit që jetojnë dhe punojnë në një rrezik

të rritur kanë mundësinë që të preken më lehtë me tuberkuloz.

Diagnoza e tuberkulozit bazohet në historinë mjekësore të personit, ekzaminimet

mikrobiologjike, radiologjike, biokimike dhe hematologjie, testi i tuberkulinës,

ekzaminimi fizik dhe bronkoskopia. Trajtimi me antituberkulotikë duke respektuar

marrjen e rregullt të terapisë, respektimin e udhëzimeve të dhëna nga mjeku dhe kontrolle

të rregullta.

Infermierja i siguron familjarëve të pacientit (fëmijës) informacione për tuberkulozin. Ajo

ka disa obligime morale dhe profesionale si ato në realizimin e procedurave diagnostike

të sëmundjes, në aplikimin e barnave, vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës së

sëmurë, ushqyerjen e fëmijës, përkujdesjen ndaj fëmijës së sëmurë, si dhe edukimi

shëndetësor të fëmijëve dhe prindërve.

Fjalë kyçe: Tuberkulozë, fëmija, infermierja, kujdesi infermieror.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

8

2. Hyrje

2.1. Sëmundja e Tuberkulozit

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteri Mycobacterium

tuberculosis dhe ai shfaqet zakonisht në mushkëri.

Gjatë djedhtëvjeçarit të fundit të shekullit XX, u shtuan një numër rastesh të reja të

tuberkulozit në gjithë botën. Aktualisht, 95% të rasteve me tuberkuloz ndoshin në vendet

me zhvillim ku epidemia e HIV/AIDS-it ka impakt më të madh dhe ku burimet janë

shpesh të padisponueshme për identifikimin dhe trajtimin e duhur. Në shumë vende të

industrializuara, rastet më të shumta të tuberkulozit ndodhin në popullatat emigrante.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se, më shumë se 3 milionë raste të

reja të tuberkulozit ndodhin çdo vit dhe se afërsisht 3 milionë njerëz vdesin nga

tuberkulozi. Rreth 1.3 milionë raste dhe 450 000 vdekje mdodhin te fëmijët çdo vit. Më

shumë se 1/3 e popullatës në botë infektohet me Mycobacerium tuberculosis. 1

Tuberkulozi është ende i përhapur në të gjithë botën. Tuberkulozi është i përhapur

veçanërisht në vende të cilat janë të varfra, ku ka shumë njerëz dhe aty ku gjendet edhe

epidemia e HIV-it. Nga TBC-ja janë të prira shtresat e varfëruara të popullit, fëmijët,

veçanërisht ata të moshës nën 2 vjeç, adoleshentët, të infektuarit me HIV, me

kompromentim të sistemit imunologjik (sëmundje kronike, malnutricion, marrja e

kimioterapisë, marrja e kortizonikëve, etj.), të sëmurët me diabet, personeli shërbyes, tek

këta të sëmurë etj. Shkaktar i sëmundjes të TBC-së është grupi i mikobaktereve ku deri

tani janë identifikuar gjithsej 5 lloje të këtij bakteri. Më të rëndësishmit për njerëz janë

bakteret e tuberkulozit dhe listeria e tuberkulozit (M.Bovis). Bakteri i tuberkulozit është

bakter gram-pozitiv, aeorob i detyrueshëm, i palëvizshëm, nuk formon spore është në

formë shkopi të përkulur me gjatësi 2-4 um, rritet në mjedise të thjeshta sintetike në

temperaturat 37- 41 C0.

Mund të shihet dhe drejtpërdrejt në materialin e marrë nga i sëmuri, me mikroskop.

Sëmundja përhapet nga njeriu tek njeriu me rrugë aerogjene nëpërmjet spërklave që

shpërndan i sëmuri me kollë dhe teshtitje, me të folurit, e më rrallë në kontakt të

1 Kliegman, Behram, Jenson, Stantion. Manuali Nelson i Pediatrisë, kap XVI, pg 1240.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

9

drejtpërdrejtë. Fëmijët me TBC parësor rrallë infektojnë të tjerët, mikrobakteri është i

rrallë në sekrecionet bronkiale të fëmijës. Ky i fundit nuk ka kollë me fortësi të

mjaftueshme për t’i hedhur mikrobet në mjedis etj., megjithatë nuk duhet nënvlerësuar

rrezikshmërinë e tyre. Infeksioni merret zakonisht nga një i rritur, i cili është infektues

deri 2 javë pas fillimit të mjekimit me tuberkulotik. Kjo varet dhe nga forma e sëmundjes.

Pasi që bakteri i tuberkulozit hynë në mushkëri dhe fillon të shumohet, individi pëson

infeksionin tuberkular. Prova e tuberkolinës mund të jetë pozitive por ekzaminimi

radiologjik i mushkërive nuk jep ndryshime, fëmija është pa shenja klinike. Kjo ndodh

më shumë tek adoleshentët e veçanërisht në ata me kompromentim të sistemit imunitar.

Sa më i vogël të jetë fëmija aq më shumë mundësi ka që infeksioni tuberkular i pamjekuar

të shndërrohet në sëmundje për 1-2 vjet (mbi 40% në fëmijët e vitit të parë, 25% në

moshën 1-5 vjeç, 15% në 10-15 vjeçarët dhe 5-10% në të rriturit). Të vegjlit priren më

shumë për ndërlikime të hershme të kompleksit parësor, ndërsa më të rriturit për

ndërlikime të mëvonshme.2

2.2. Historiku i shkurtër i TBC-së

Tuberkulozi është përshkruar që në antikitetin nga Hipokrati (460- 370 p.e.s) me emrin

phthisis (verem). Në vitin 1689 Dr. Richard Morton përdori termin Consuption për

tuberkulozin. Në vitin 1722 Dr. Benjamin Marten supozonte se tuberkulozi mund të

transmetohej nga ajri. Në fund të shekullit të XIX shkaktari kryesor i vdekjeve në Europë

ishte tuberkulozi. Në vitin 1865 Dr. Jean Antoine Villemin konfirmoj se tuberkulozi është

sëmundje ngjitëse.

Robert Koch në vitin 1882 e izoloj dhe kultivoj Mycobakterin e tuberkulozit. Në vitin

1890 e zbuloj tuberkulinen dhe ne vitin 1905 mori çmimin Nobel.

Përpara zbulimit të antibiotikëve pacientet dergoheshin në senatoriume. Pacientet ndiqnin

një regim shtrati, ajër të paster në vend te hapur dhe rreze djelli. Njerëzit që nuk

përballonin dot senatoriumet vdisnin në shtëpi. Më posht e kemi paraqitur një sonatorium

të viteve të 30-ta.

2 Bebeçi D. Pediatria. Tiranë, 2006. f. 189-191

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

10

Figura.1. Senatoriumi

Figura.2. Historiku i TBC-së

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

11

2.3. Tuberkulozi parësor

Paraqitet pas kontaktit të parë të fëmijës me bacilit e tuberkulozit dhe përfshihen

ndryshimet patologjike në portën hyrëse të infeksionit dhe nyjat limfatike regjionale. Më

së shpeshti lokalizohet në mushkëri, por mund të jetë edhe jashtë mushkërisë p.sh në

gingiva, tonsilë, veshin e mesëm, zorrë dhe në lëkurë. Prek lobet e poshtme,

sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë. Zakonisht është

josimptomatik. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit

parësor dhe nyjat limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).

Duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor dhe në atë të TBC-së dytësor,

patogjeneza dhe simptomat klinike varen nga përgjigjja e sistemit imunitar, e cila mund

të jetë normale dhe e reduktuar.

2.4. Tuberkulozi dytësor

Prek lobet e sipërme, sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen

oksigjeni. Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje

peshe, kollë, hemoptizi.

Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.

2.5. Tuberkulozi miliar

Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka,

kockat, veshkat, perikardi, meningjet. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

12

2.6. Faktorët e riskut për TBC

Personat që janë në rrezik për infeksione nga tuberkulozi janë: personat që kanë qenë më

parë të infektuar, personat tek të cilët bacili i tuberkulozit ka qenë jo aktiv, personat të

cilët janë në kontakte me personat e infektuar me tuberkuloz, personat tek të cilët testi i

tuberkulinës duhet të përsëritet (sepse nuk është plotësisht e qartë) për të treguar se ka një

reaksion, personat me rezistencë të ulët për shkak të faktorëve të tillë si alkoolizmi,

personat të cilët marrin terapi me kortikosteroide ose shuarje të imunitetit.

Tuberkulozi transmetohet nga një person me sëmundje aktive pulmonare me anë të

teshtitjes, kollitjes, të folurit d.m.th. përmes spërklave të ajrit.3

Figura.3. Një nga rrugët e përhapjes së TBC-së

3 Peka F, Neqaj L, Rustami E, Bego D, Imami-Lelqaj A, Qela M, Dervishi A, Zanaj V. & Mane V.

Infermieristika në specialitete. Tiranë, 2005, f. 21

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

13

2.7. Etiologjia e TBC

Organizmi i bakterit të tuberkulozit shumohet ngadalë dhe karakterizohet si organizëm

aerobe që ngordh nga të nxehtit, dielli, thatësira dhe rrezet ultraviolet. Në kontrast me

agjentët e tjerë infektiv, bacili i tuberkulozit vendoset në organizëm, qëndron i fshehur në

organizëm qetësisht për vite derisa forcat imune të mbajnë të frenuar infeksionin e

hershëm. Në qoftë se gjatë kësaj periudhe qetësie, imuniteti i organizmit shkatërrohet

(dëmtohet) si rezultat i malnutricionit, imuno-supresorëve etj., organizmat fillojnë të

shumohen.4

2.8. Shenjat klinike të TBC

Tuberkulozi i mushkërive klinikisht manifestohet me temperaturë të ngritur trupore,

anoreksi, apati, lodhje, humbje të peshës trupore, djersitje etj. 5

Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe:

• Shenja të përgjithshme: janë temperatura e lartë në darkë, djersitja natën, rënia në

peshë, mungesa e oreksit dhe lodhje.

• Shenja të mushkërive: Ndërsa shenjat më specifike janë kollitje që zgjat më shumë

se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe

vështirësi në frymëmarrje.

Shqetësimet fillojnë gradualisht, kjo është dhe arsyeja e shkuarjes me vonesë tek mjeku.

Të sëmurët mund t’i lidhin këto shqetësime me shkaqe të tjera. Kjo situatë ndikon në

përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin më të avancuar të

mushkërive. Ndërkohë i sëmuri përhap mikrobin rreth e rrotull dhe shumë njerëz i

ekspozohen rrezikut të sëmundjes.

4 Peka F, Neqaj L, Rustami E, Bego D, Imami-Lelqaj A, Qela M, Dervishi A, Zanaj V. & Mane V.

Infermieristika në specialitete. Tiranë, 2005, f. 23. 5 Azemi M. & Ismaili-Jaha V. me bashkëpunëtorë. Pediatria dhe kujdesi infermieror. Prishtinë: Fakulteti i

Mjekësisë, 2016, f. 127-129.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

14

2.9. Parandalimi i TBC

Metodat e parandalimit mund të jenë mbrojtja ndaj ekspozimit me një të sëmurë, zbulimi

dhe mjekimi i rasteve me TBC dhe vaksinimi. Të gjithë individët që jetojnë me një person

të diagnostikuar duhet të ekzaminohen me imtësi, ndërmjet tyre mund të gjendën persona

të infektuar, madje, në një përqindje të vogël, dhe të sëmurë. Rezistimet masive me

provën e Mantoux mund të zbulojnë individët e infektuar, ndonëse një pjesë e tyre mund

të jenë fals-pozitivë. Individët tuberkulen-negativë që kanë pasur kontakt iu ordinohet

INH për 3 muaj, në përsëritje të provës së Mantoux-së në fund të këtij afati. INH përdoret

gjithashtu në individët tuberkulen-negativë me rrezik të lartë infektimi dhe atyre

tuberkulen-pozitivë, pa shenja klinike por me rrezik të madh të zhvillimit në sëmundje.

Këshillohet dhënia e INH në doza 5-10 mg/kg/24h, 1 herë në ditë, PO, për një periudhë 6

mujore. Parandalimi me vaksinën Bacille Calmette-Guerin (BCG) është e vetmja mënyrë

për të rritur mbrojtjen ndaj tuberkulozit. Bëhet zakonisht në nivelin e muskulit deltoid,

brenda në lëkurë me age. Bëhet në moshën e të porsalindurit dhe në 6 vjeç (rivaksinim).

Në vendin e injeksionit krijohet një papul e më vonë një kore e cila kur bie lënë një

ulqeracion që shërohet pa mjekim duke lënë një shenjë. Mund të kemi edhe prekje të

limfonodeve regjionalë, me zmadhim të tyre e rrallë absces. Shenja të përgjithshme pas

vaksinimit hasen tepër rrallë. Këto ndërlikime mund të jenë më të shprehura në fëmijë me

kompromentim të sistemit imun. BCG këshillohet të bëhet edhe në fëmijë ku prova e

tuberkules ka dalë negative, veçanërisht kur janë në rrezik ekspozimi. Kundër ndikohet

në individë me deprimim të sistemit imun si infeksion nga HIV, sëmundje malinje etj.

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

15

2.10. Vaksinimi

Vaksinimi nënkupton përdorimin e vaksinave. Vaksina është një suspension i

mikroorganizmave të zbutur ose vrarë, ose pjesë antigjenike të tyre. Toksoidi është

toksinë e modifikuar bakterore. Këto nxisin sistemin imun për prodhimin e

kundërtrupave, përgjigjen imune qelizore të cilat mbrojnë ndaj agjentit infektiv. Ky është

imunizim aktiv. Ai pasi ka synim një mbrojtje të përkohshme me përdorimin e

kundërtrupave të prodhuara menjëherë.

Kemi këto nëngrupe:

1. Vaksina nga mikroorganizmat të vrara (nxehtësi ose lëndë kimike). Janë të pastra,

me pak efekte anësore, por japin imunitet të shkurtër gjë që kërkon përdorimin e

shpeshtë të dozave. Këtu futen vaksinat pertusit, tifos, tërbimit, gripit,

poliomielitit (Salk ose IPV-Inactivated Polio Vaccine, vaksinë e inaktivizuar

kundër poliomielitit).

2. Toksinë të cilat përgatiten nga toksina me paaftësi toksike (pas një përpunimi

fiziko-kimik). Por me aftësi imunizuese quhen edhe anatoksina. Bëjnë pjesë

anatoksina difterike dhe ajo tetanike.

3. Vaksina nga ekstrakte kimike të baktereve. Vibrioni i kolerës, kundër

salmonelave, shigelave, pneumokokut, meningokokut.

4. Vaksina me mikrobe të gjalla, të zbutura. Mikrobet i nënshtrohen pasazheve për

humbjen e hiroliencës. Japin më shumë efekte dytësore e ndoshta kthim të shtamit

vaksinal në të egër. BCG, tifo, paratifo, poliomielit (Sabin ose OPV-Oral Polio

Vaccine, vaksinë nga goja kundër poliomielitit) fruth, rubeolë, parotit.

5. Vaksinat sintetike të prodhuara me metoda të inxhinierisë gjenetike.

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

16

2.11. Vaksina B.C.G

Është një vaksinë e cila përmban bacile të gjalla të cilat e kanë humbur rrezikshmërinë e

tyre. (Bacilet vijnë nga një lloj i TBC së gjedhit i rritur në laboratore për shumë vjet).

BCG stimulon imunitetin, duke rritur mbrojtjen e trupit pa qenë e dëmshme në vetvete.

Pas vaksinimit me B.C.G, bacilet e tuberkulozit mund të hyjnë në trup, por në të shumtën

e rasteve mbrojtja e forcuar e trupit do t’i kontrollojë apo vrasë ato. Prova të kontrolluara

në shumë vende perëndimore kanë treguar se B.C.G mund të jap 80% mbrojtje ndaj

tuberkulozit për një periudhë 15 vjeçare nëse bëhet para infeksionit të parë.6

Në Kosovë shpeshtësia e paraqitjes së tuberkulozit është 53 raste në 100.000 banorë,

prandaj edhe vaksinimi me vaksinën BCG është i obliguar, kurse në vendet e zhvilluara

me numër të vogël të sëmurëve me tuberkulozë, p.sh. nën 2 raste në 100.000 banorë,

vaksinimi nuk është i obliguar por vaksinohen vetëm fëmijët të cilët jetojnë në familje me

të sëmurin nga tuberkulozi.7

Vaksina BCG jepet pas lindjes – në lindëtore ndërmjet ditës 3 dhe 6 të jetës, por nëse kjo

nuk arrihet, më së largu gjer në fund të muajit të dytë të jetës.

6 Peka F, Neqaj L, Rustami E, Bego D, Imami-Lelqaj A, Qela M, Dervishi A, Zanaj V. & Mane V.

Infermieristika në specialitete. Tiranë, 2005, f. 22. 7 Azemi M. & Shala M. Pediatria. Prishtinë, 2010.

Figura 4. Vaksinimi i të porsalindurit me vaksinën B.C.G

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

17

Në moshën 18 mujore, në vitin e dytë dhe në vitin e shtatë të shkollimit fillor, vaksinohen

përsëri fëmijët turbokulin-negativ pas testimit të obliguar me PPD (Protein Perified

Derivate - Derivati i pastër proteinik).

Vaksina jepet në mënyrë intrakutane në doze 0.5 ml të porsalindurve, kurse fëmijëve më

të vjetër 0.7 ml. Pas rreth dy muajve në vendin e vaksinimit formohet cikatriksi dhe ky

vend nuk duhet të lyhet me asgjë, kurse nëse është i lagësht duhet mbrojtur me gaze

sterile. Vaksina BCG nuk e mbron fëmijën nga tuberkulozi në 100% të rasteve, por

sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kjo sëmundje sidomos në format e rënda të saj

siç janë: meningjiti tuberkular dhe turbekulozi miliar. Ndërlikimet pas dhënies së

vaksinës BCG janë të rralla, por mund të paraqiten si: abcesi, limfadeniti regjional etj. 8

• Prova laboratorike. Ekzaminimet rutinë si ai i gjakut periferik, urina e plotë,

provat e mëlçisë nuk japin ndryshime të veçanta në TBC të cilat merren si bazë

për diagnozën e sëmundjes. Lëngjet trupore si ai pleural, LTSH ose i kyçeve japin

rritje të qelizave, kryesisht limfomonociteve, rritje të proteinave dhe ulje të

glukozës. Por ekzaminimi laboratorik më i rëndësishëm është mënjanimi i

shkaktarit, pasuar nga prova e ndjeshmërisë së tij ndaj barnave. Material për

ekzaminim mund të jenë lëngjet e sipërpërmendura, por kryesisht është sputumi.

Marrja e tij paraqet vështirësi në fëmijët e vegjël të cilët e nxjerrin me vështirësi.

Zakonisht në ta sputumi merret me sondë nazogastrike, thithjen e tij në mëngjes,

menjëherë pas zgjimit, para se përmbajtja e stomakut të zbrazet në zorrë.

Rezultatet pozitive arrijnë në 50 %. Mënyra tjetër është shpërlarja bronkiale,

metodë kjo që jep rezultate pozitive më të ulët. Materialet mund të shihen

drejtpërdrejt në mikroskop, por më e saktë është mbjellja në terrene të posaçme të

cilat sigurojnë një përgjigje pas 4-6 javësh. Rezultati negativ për shkaktarin nuk

flet për mungesën e TBC. Diagnoza e tij është rrjedhojë e shumë të dhënave të

tjera si historia e sëmundjes, klinika, radiologjikë etj. Në laborator të pajisur mund

të përcaktohet prania e mikrobakterit me metoda gjenetike, me përcaktimin e

ADN-së së tij, me një saktësi afër 100 % për një kohë të shkurtër, 2 ditë.

8 Delmars Textbook of Basic Pediatric Nursing, Delmar Publishers, 1999.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

18

2.12. Mjekimi i fëmijëve me TBC

Mjekimi i të gjitha formave të tuberkulozit përfshinë:

• Masat e përgjithshme (higjienike - dietike). Ushqimi i fëmijëve të sëmurë me

tuberkulozë duhet të jetë i mjaftueshëm në sasi dhe i ekuilibruar në cilësi me

përmbajtje të mjaftueshme të proteinave, hidrateve të karbonit, yndyrave dhe

vitaminave.

• Mjekimi me antituberkulotik dhe barna të tjerë. Antituberokulotikët me veprimin

e tyre baktericid dhe bakteriostatik bëjnë sterilizimin e vatrave tuberkulare dhe

eradikimin e bacileve nga organizmi i infektuar. Sipas protokolleve standarde në

kohëzgjatje 6 muaj mjekohet tuberkulozi parësor, kurse format më të rënda të

tuberkulozit parësorë të hershëm dhe të vonshëm mjekohen gjer në 12 muaj.9

Definicionet e përfundimit të mjekimit të kategorizuara sipas OBSH:

• I shëruar - pacienti i cili është sputum negativ në fund të mjekimit.

• Trajtim i kompletuar - pacient i cili ka përfunduar mjekimin por që nuk i përmbush

kriteret për të qenë i shëruar, ne rastin kur diagnoza ka qenë vetëm klinike pa

ekzaminim bakteriologjik.

• Ndërprerje e mjekimit- pacient i cili ka ndërprerë mjekimin pas dy ose më shumë

muajsh, dhe rikthehet në kontroll si sputum pozitiv, ose sputum negativ por

radiologjikisht si TB aktiv.

• Vdekur -pacient i cili vdes për ndonjë arsye gjatë trajtimit.

• Dështim i mjekimit - pacient i cili është sputum pozitiv pas 5 ose më shumë

muajsh trajtimi.

• Transferim - pacient i cili është transferuar në një tjetër, regjistrimi dhe raportimi

i tij nuk është i njohur.

9 Azemi M. & Ismaili-Jaha V. me bashkëpunëtorë. Pediatria dhe kujdesi infermieror. Prishtinë: Fakulteti

i Mjekësisë, 2016, f. 127-129.

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

19

2.13. Profilaksa e TBC

Ekzistojnë dy mënyra të profilaksisë:

A. Profilaksia ekspozicionale. Ka për qëllim parandalimin e infeksionit të personave

të shëndoshë. Përfshinë:

o Zbulimin e hershëm të tuberkulozit te të rriturit,

o Izolimin dhe mjekimin e tyre që e bën të mundur uljen e mundësisë së

infeksionit të fëmijës.

B. Profilaksia dispozicionale. Përbëhet nga një mori masash që ndikojnë në ngritjen

e imunitetit dhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve. Kjo arrihet me përmirësimin

e kushteve higjienike, ushqyerjes adekuate dhe kondicionit fizik. Imunizimi aktiv

me vaksinën BCG është masa më e rëndësishme dispozicionale që ka zvogëluar

incidencën e tuberkulozit në botë.

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

20

2.14. Kujdesi infermieror për fëmijën me TBC

Kujdesi infermieror i fëmijës së sëmurë përfshin disa nga obligimet që ka infermierja:

➢ Obligimet e infermieres në realizimin e procedurave diagnostike të sëmundjes,

➢ Obligimet në aplikimin e barnave,

➢ Vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës së sëmurë,

➢ Ushqyerjen e fëmijës,

➢ Përkujdesjen ndaj fëmijës së sëmurë,

➢ Edukimi shëndetësor të fëmijëve dhe prindërve.

Obligimet (detyrat) e infermieres pediatrike janë të llojllojshme dhe varen prej natyrës së

sëmundjes, gjegjësisht prej sistemeve (trakteve) të organizmit.

Infermierja i siguron familjarëve të pacientit (fëmijës) informacione për tuberkulozin. Ky

informacion do të ndihmojë pacientin gjegjësisht familjares, kur ai takon persona të tjerë,

se nuk mund të shërbejë si burim infeksioni, pasi ai është trajtuar për një kohë për TBC.

2.15. Edukimi shëndetësor i fëmijës dhe prindërve

Gjatë qëndrimit në spital fëmijët duhet t’i përvetësojnë rregullat e shprehive higjienike

dhe njohuritë themelore për parandalimin e bartjes së infeksioneve të traktit të

frymëmarrjes. Kujdes të veçantë duhet treguar për kujdesin e higjienës së duarve,

hapësirës së gojë etj. Pastaj vendosja e dorës gjegjësisht faculetës para gojës gjatë

teshtitjes dhe kollitjes.

Fëmijët me sëmundje kronike të traktit të frymëmarrjes duhet mësuar përdorimin adekuat

të inhalatorit dhe ushtrimet e frymëmarrjes. Rëndësi e veçantë i kushtohet edukimit

shëndetësor të fëmijëve dhe veçanërisht prindërve.

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

21

3. Qëllimi i punimit

Qëllimi i punimit ishte paraqitja e rasteve me sëmundjen e TBC në Kosovë, të paraqesim

kujdesin shëndetësor për TBC si dhe edukimin e prinderve për kujdesin ndaj fëmijës.

Po ashtu qëllim tjetër i temës ishte edhe:

• Monitorimi përcjellja e fëmijës si dhe

• Rëndësinë e vaksinimit pas lindjes së foshnjës me vaksinë BCG.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

22

4. Metodologjia e punës

Materiali dhe metoda e punës është mbështetur në rishikim literature. Për paraqitjen e të

dhënave dhe e gjithë këtij materiali, ne jemi shërbyer me burime të ndryshme nga interneti

dhe burimet e Agjensisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016. 2017 dhe 2018. Po

ashtu dhe shfletimin e literaturave të ndryshme të cilat i kemi hasur në Bibliotekën

Kombëtare të qytetit të Gjakovës “Ibrahim Rugova” si dhe atë në Fakultetin e Mjekësisë

të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani.”

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

23

5. Rezultate

Sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2016 kanë nxjerr rezultatet e

mëposhtme për TBC-në në Kosovë.

Tabela.1. Numri i pacientëve me TBC në Kosovë 2016

Numri i pacienteve me TBC në Kosovë, fatkeqësisht ende është shumë i madh. Numri

prej 757 pacientë që janë trajnuar në spitalet e Kosovës tregon se për kundër përpjekjeve

ende vazhdon që ky numër të mos bie. Prishtina me 288 persona vazhdon të jetë qendra

që më së shumti ka të trajtuar pacient të prekur nga TBC-ja, dhe në Komunen e Gjakovës

ky numer qendron me 35 raste.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

24

Tabela.2. Numri i pacientëve me TBC në Kosovë 2017

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

25

Tabela.3. Numri i pacientëve me TBC në Kosovë 2018

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

26

Tabela.4 Paraqitja e TBC në Kosovë sipas gjinisë dhe grupmoshave

Tabela.5. TBC-ja sipas llojeve

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

27

6. Diskutimi

Fëmijët e vegjël rrallë transmetojnë tuberkulozin. Në pesë raporte të publikuara së fundmi

për shpërthime të bazuara në shkollë, të gjithë pacientët me origjinë ishin të rritur ose

adoleshentë. Tuberkulozi tek fëmijët e vegjël është rrallë infektiv, sepse fëmijët e vegjël

kanë më pak të ngjarë se të rriturit të kenë një kollë produktive, për të gjeneruar forcën e

nevojshme për të aerosolizojnë organizmat në bërthamat pikatore, ose të kenë lezione

kavitare në radiografinë e gjoksit.

Në korrik 1998, tuberkulozi infektiv u identifikua në një fëmijë nëntë vjeçar që banonte

në Dakotën e Veriut. Fëmija u ekzaminua sepse tuberkulozi ekstrapulmonar ishte

diagnostikuar në kujdestarin e tij femër. Tuberkulozi dypalësh kavitar u diagnostikua tek

fëmija. Për shkak se fëmija ishte burimi i vetëm i njohur i tuberkulozit të kujdestarit të tij,

u ndërmor një hetim për kontaktet e fëmijës.10

Nëse një fëmijë zhvillon tuberkuloz, supozohet se burimi ishte një rast infektiv i rritur, që

zakonisht jetonte në të njëjtën shtëpi. Në hulumtimin e autorëve Schaaf, H. S.Michaelis,

I. A, me bashkëpunëtorë potencuan se në një hulumtim me një numër të mostre

tuberkulozi u konfirmua nga kultura në 1139 (91%) e 1291 të rriturve dhe 65 (16%) e 417

fëmijëve. Për shkak të problemeve në rikuperimin e mostrave ose nxjerrjen e ADN-së,

analiza është bërë në 832 të rritur dhe 35 fëmijë: 19 (54%) fëmijë kishin anëtarë të familjes

të identifikuar me tuberkulozin.

Dhe arritën në përfundim se prania e një të rrituri me tuberkuloz infektiv në të njëjtën

shtëpi apo familje me fëmijë me tuberkuloz nuk nënkupton domosdoshmërisht

transmetimin e rritur nga një fëmijë. Fëmijët e vegjël mund të infektohen në komunitet

ose në shtëpi. Këto gjetje kanë implikime për gjurmimin e kontakteve dhe strategjitë e

trajtimit në zona me incidencë të lartë.

10 Curtis A. B, Ridzon R, Vogel R, McDonough S, Hargreaves J, Ferry J & Onorato IM. Extensive

transmission of Mycobacterium tuberculosis from a child. New England Journal of Medicine, 1999,

341(20), 1491-1495.

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

28

7. Referencat

1) Bebeçi D. Pediatria. Tiranë, 2006.

2) Peka F, Neqaj L, Rustami E, Bego D, Imami-Lelqaj A, Qela M, Dervishi A, Zanaj

V & Mane V. Infermieristika në specialitete. Tiranë, 2005.

3) Azemi M. & Shala M. Pediatria. Prishtinë, 2010.

4) Delmars Textbook of Basic Pediatric Nursing, Delmar Publishers, 1999.

5) Azemi M. & Ismaili-Jaha V. me bashkëpunëtorë. Pediatria dhe kujdesi

infermieror. Prishtinë: Fakulteti i Mjekësisë, 2016.

6) Curtis A. B, Ridzon R, Vogel R, McDonough S, Hargreaves J, Ferry J & Onorato

IM. Extensive transmission of Mycobacterium tuberculosis from a child. New

England Journal of Medicine, 1999, 341(20).

7) Kliegman, Behrman me bshp. Manuali Nelson i Pediatrisë, 2005.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

29

8. CV e kandidateve

Të dhëna personale

1. Mbiemri Nuraj

2. Emri Liridona

3. Nacionaliteti Shqiptare

4. Shtetësia Kosovare

5. Data e lindjes 02.07.1998

6. Gjinia Femër

7. Numri Personal 1241465671

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: +383 44 459 227

Adresa: Gjakovë

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi”

Gjakovë

Dega: Asistente e Infermierisë

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID-së 160306083

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Punimi përfshinë: 28 faqe, 4 figura dhe 5 tabela. 3 Deklarata e kandidateve Deklarojmë që kjo temë e diplomës është punim ynë origjinal

30

Të dhëna personale

1. Mbiemri Lloqanaj

2. Emri Duresa

3. Nacionaliteti Shqiptare

4. Shtetësia Kosovare

5. Data e lindjes 18.11.1997

6. Gjinia Femër

7. Numri Personal 1240617907

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: +383 45 657 143

Adresa: Gjakovë

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi”

Gjakovë

Dega: Asistente e Infermierisë

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID-së 160306052