punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org uka... · 8 ismail kadare,darka e gabuar,onufri,tiranë...

26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI FILOLOGJISË PUNIM DIPLOME TEMA: PËRDORIMI I KOHËVE TË FOLJEVE NË ROMANIN ‘’ DARKA E GABUAR’’ TË ISMAIL KADARESË MENTORI: PROF. ass.dr FRIDRIK DULAJ KANDIDATJA: DAFINA UKA GJAKOVË, SHTATOR,2018

Upload: others

Post on 23-Oct-2019

197 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI FILOLOGJISË

PUNIM DIPLOME

TEMA: PËRDORIMI I KOHËVE TË FOLJEVE NË ROMANIN ‘’ DARKA E GABUAR’’ TË ISMAIL

KADARESË

MENTORI: PROF. ass.dr FRIDRIK DULAJ KANDIDATJA: DAFINA UKA

GJAKOVË, SHTATOR,2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Përmbajtja

Hyrje……………………………………………………………………………………

Folja………………………………………………………………………………………

Klasifikimi i foljeve…………………………………………………………………..

Kategoritë gramatikore të foljes............................................

Zgjedhimi i foljeve……………………………………………….

Kuptimet kryesore të formave gramatikore të foljes…………..

Kuptimet dhe përdorimet kryesore te formave te pashtjelluara te foljeve………

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Hyrje

Morfologjia (nga greqishtja morfe=formë dhe logos=fjalë,dije) është ajo pjesë e gramatikës,

që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e formave të

ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme(emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët) ose të

zgjedhueshme(foljet), si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.

Morfologjia pjesët e ligjeratës i ndan në dy grupe: të ndryshueshme dhe të

pandryshueshme.

Pjesët e ndryshueshme të ligjeratës janë(emri, mbiemri, përemri, numërori dhe folja),

ndërsa të pandryshueshme janë(ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma). Pra

folja hyn në pjesët e ndryshueshme te ligjeratës1.

Në këtë punim do të paraqitet përdorimi i kohëve të foljeve të romanit ,,Darka e gabuar'' e

Ismail Kadaresë. Do të paraqesim: kohën, mënyrën, vetën dhe diatezën e foljeve.

1 ASHSH.Gramatika e gjuhës shqipe 1-Tiranë,2002,fq.29

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Folja

Përkufizimi dhe veçoritë kryesore

Folja është fjalë emërtuese, pjesë e ligjeratës që emërton një veprim ose gjendje të

kryefjalës, dhe ka kategoritë gramatikore: të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës dhe të

diatezës. Pjesa më e madhe e foljeve emërtojnë veprime si procese, si: punoj, eci, shkruaj

etj2.

Një pjesë tjetër foljesh emërtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala si : jam,

mendohem, fle etj., ose ndryshime në gjendjen e kryefjalës si: përtërihem, rritem, plakem

etj.

Folja dallohet nga pjesët tjera të ligjetarës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore. Ajo

ka disa kategori gramatikore, që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjeratës(kategoritë e

diatezës, mënyrës dhe kohës). Edhe kategoritë e vetës e të numrit te folja ndryshojnë nga

kategoritë e vetës të përemrat vetorë e pronorë dhe nga kategoritë e numrit tek emri. Te

folja këto dy kategori gramatikore kanë karakter sintaksor, pasi kushtëzohen nga veta dhe

numri i kryefjalës, kurse kategoria e vetës te përemrat vetorë e pronorë dhe kategoria e

numrit tek emri kanë karakter josinatksor3.

2Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.153 3 ASHSH.Gramatika e gjuhës shqipe 1-Tiranë,2002,fq.259-260

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Klasifikimi i foljeve

Foljet sipas kuptimit dhe shërbimit që kryejnë në fjali mund të jenë: folje të zakonshme ose

themelore, folje ndihmëse dhe folje gjysmëndihmëse4.

Foljet themelore janë të gjitha foljet që kanë kuptim të plotë leksikor, p.sh.

Katundet shtriheshin përballë saj5.

Idetë ndaheshin dysh6.

Foljet ndihmëse ne gjuhën shqipe janë foljet kam dhe jam. Këto quhen folje ndihmëse,

meqë ndihmojnë, përkatësisht shërbejnë si mjete gramatikore për të ndërtuar forma

analitike te foljeve7,si p.sh.

Doktor Gurametoja ka ikur nga mendja8.

Unë kam mbetur ai që isha9.

Doktor Gurametoja ishte zymtuar përsëri10.

Foljet gjysmëndihmëse ndahen në: folje këpujore, folje me vlerë modale dhe folje që

shprehin mënyrën e veprimit11.

4Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.153 5 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.13 6 Po aty,fq 13 7Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.153 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33 11Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.153

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Folja këpujore

Në gjuhën shqipe si folje këpujore ështe folja jam, kur lidh kryefjalën me kallëzuesin

emëror(emër, mbiemër a përemër), përkatësisht që shërben si këpujë12.P.sh.

Zëri ishte i ulët13.

Gurametoja i madh ishte ç'liruesi më i famshëm14.

Kur përdoret si folje këpujore folja jam nuk ka kuptim të plotë. Mirëpo kur ka kuptimin e

foljes gjendem, folja jam ka kuptim të plotë leksikor, prandaj merret si folje

themelore15.P.sh.

Ishin dy mjekët, doktor Gurametoja i madh e doktor Gurametoja i vogel.....16.

Foljet me vlerë modale

Foljet me vlerë modale e paraqesin veprimin e foljes ndjekëse si të lejueshëm, të

mundshëm ose të obligueshëm, si folje me vlerë modale shërbejnë foljet: mund, duhet, do

etj.17.P.sh.

Hëpërhë mund të quhej ,,heshtje''18.

'Çdokush mund të fitonte diçka19.

12 Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.154 13 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.35 14 Po aty,fq.42 15Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.154 16 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.51 17Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.154 18 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.16 19 Po aty,fq.54

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Folja mund, përdoret edhe si folje e zakonshmeme kuptim të plotë20.

Ai mund të emërohej guvernator21.

Ti e di që mundesh22.

Foljet që shprehin mënyren e veprimit

Këto folje të përdorura me foljet themelore të mënyrës lidhore shprehin: fillimin, vijimin,

intensitetin e një veprimi23.P.sh

I dyti bëri të njejtën gjë e fill pas tij i katërti dhe të gjithë të tjerët rresht24.

Një lajm i mirë nisi të përhapej ndryshe nga të tjerët25.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Të gjitha foljet, në bazë të marrjes ose mos marrjes së një kundrinori të drejtë, ndahen në:

folje kalimtare dhe jokalimtare26.

Foljet kalimtare emërtojnë veprime që kryhen nga kryefjala dhe nuk ngelin tek ajo, por bien

tek emri, përemri ose ndonjë pjesë tjetër e ligjeratës e emërzuar në rasën kallëzore pa

parafjalë27.

20Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.154 21 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.29 22 Po aty,fq.38 23Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.155 24 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.16 25 Po aty,fq.31 26Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.156 27 Po aty,fq.156

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Ai mund të dinte gjëra që s'i dinte askush28.

Ashtu hynë në sallonin e madh,i puthën dorën zonjës së shtëpisë dhe vajzës29.

Foljet jokalimtare emërtojnë veprimet që kryhen nga kryefjala dhe ngelin tek ajo30.P.sh.

E folura e tij sa vente e bëhej më e vështirë31.

Ndriçimi mëngjesor,me sa duket, e kishte zgjuar vajzen32.

Disa folje emërtojnë veprime që nuk ngelin tek ai që i kryen, por bien te personi a sendi i

shprehur ne fjali me një kundrinor te zhdrejtë33.

Veglat i kishte ndër duar tjetërkush34.

Kategoritë gramatikore të foljes

Folja në gjuhën shqipe ka kategoritë gramatikore të vetës, të numrit,të mënyrës, të kohës

dhe të diatezës. Veta dhe numri i foljes janë kategori gramatikore të varura nga veta dhe

numri i kryefjalës, ndërsa kategoritë e tjera gramatikore të foljes janë të mëvetësishme,

d.m.th.jo sintaksore35.

28 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.28 29 Po aty,fq.32 30Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.156 31 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.33 32 Po aty,fq 45 33Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.156 34 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.29 35Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.157

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Kategoria garamtikore e vetës

Veta e foljes shpreh lidhjen midis folësit dhe kryefjalës. Foljet në përgjithësi i kanë tri

veta36.

Veta e parë e foljes tregon se verimin e kryen folësi37.P.sh.

Unë përgjigjem për portën time, jo për atë të shtetit38.

Veta e dytë tregon se veprimin e kryen njeriu, përkatësisht e kryejnë njerëzit me të cilët

bisedojmë39.P.sh.

Ti je i çuditshëm Gurameto40.

Në qofsh ai që ke qenë, unë të ftoj për darkë në shtëpinë time, sipas kodit që kemi folur41.

Veta e tretë tregon se veprimin e kryen një frymorë a send, përkatësisht e kryejnë disa

frymorë a sende që nuk janë të pranishëm ne bisedim42.P.sh.

Ai erdhi përpiktas në orën që kishte premtuar43.

36 Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.157 37 Po aty,fq.157 38 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.31 39Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.157 40 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.31 41 Po aty,fq.31 42Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.157 43 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.31

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Kategoria gramatikore e numrit

Numri i foljes ashtu si numri i mbiemrit, varet nga numri i kryefjalës. Folja ka dy numra:

numrin njëjës dhe numrin shumës. Po qe se kryefjala e fjalisë është e numrit njëjës, edhe

folja duhet të përdoret në numrin njëjës: po qe se kryefjala është e numrit shumës , edhe

folja duhet të përdoret në numrin shumës44.P.sh.

Gjirokastër kam një mik këtu45.

Darkëtarët vështronin njëri-tjetrin46.

Kategoria gramatikore e mënyrës

Me anë të mënyrës së foljes shprehet qëndrimi i folësit ndaj veprimit të emërtuar nga

folja.Folësi mund ta paraqes veprimin si47:

1.real... I zoti i shtëpisë e vështroi pikëllueshëm bujtësin48.

2. të papritur..Bombardimi befas pushoi49.

3.të munshëm...Sikur të mos ishe shoku im i shkollës këtu do bëhej hataja50.

4.të detyrueshëm....Bëj autopsinë drejt e në tryezë51.

5.të dëshirueshëm...Pastaj shfryente: kështu të pafsha, gjak e vrer kullofsh52!

44Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.158 45 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.27 46 Po aty,fq.33 47Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.158 48 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.35 49 Po aty,fq.16 50 Po aty,fq.36 51 Po aty,fq.41 52 Po aty,fq.55

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Kategoria gramatikore e kohës

Me anë të kësaj kategorie gramatikore të kohës shprehet lidhja midis kohës kur kryhet

veprimi I emërtuar nga folja dhe çastit të ligjërimit53.

Po qe se veprimi kryhet gjatë çastit të ligjërimit, folja I takon kohës së tashme. P.sh.

Ç’ke me mua54?

Çuditesh që s’kam parë të gjallë, por më shumë që s’kam parë të vdekur55.

Po qe se veprimi është kryer para çastit të ligjërimit, folja I takon kohës se shkuar56.P.sh.

…….Fati i Shqipërisë paskësh qenë në zgrip. E kishte kujtuar veten fitimtare57.

‘ Kishte disa javë që kishte filluar58.

Po qe se veprimi pritet të kryhet pas çastit të ligjërimmit,folja I takon kohës se

ardhme59.P.sh.

……….vështronte portën e shtëpisë,ku I ftuari do të trokiste60.

Do të dalë andej nga se pret61.

53Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.159 54 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.57 55 Po aty,fq.57 56Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.159 57 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.70 58 Po aty,fq.67 59Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.159 60 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.31 61 Po aty,fq.50

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Kategoria gramatikore e diatezës

Diateza është ajo kategori gramatikore, që shpreh marrëdhënie midis veprimit të emërtuar

nga folja dhe kryefjalës62.

Folja ka katër diateza: veprore, mesore, pësore dhe vetvetore. Këto diateza shprehen vetëm

ne dy palë forma, siç janë:forma veprore dhe forma joveprore63.

Folja ështe ne diatezën veprore, kur ka formë veprore dhe emërton një veprim , që e kryen

kryefjala, si64.P.sh.

I verbëri që e njohu nga zëri ngriti supet65.

Folja është në diatezën mesore, kur ka forme joveprore dhe emërton një veprim që e kryen

kryefjala66.P.sh.

Mendja u shkonte në të gjita këto….67.

Folja ështe në diatezën pësore, kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim, që e kryen

një tjetër, por e pëson kryefjala68.P.sh.

Ashtu bëra moj nënë.ndaj mbeta si qyqar69.

62Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.159 63 Po aty,fq.160 64 Po aty,fq.160 65 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.57 66Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.160 67 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.57 68Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.160 69 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.55

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Folja është në diatezën vetvetore, kur ka formë joveprore dhe emërton një veprim, që e

kryen dhe e pëson kryefjala70.P.sh.

Shtëpine tonë të madhe të kthyer në spital71.

Gurametoja ktheu kryet përreth72.

Klasifikimi i foljeve në zgjedhime

Për klasifikim e foljeve në zgjedhime di të merren për bazë dy kritere: a)tingulli fundor i

temës dhe b)mbaresa e vetës së pare njëjës e kohës së tashme të mënyrës dëftore në

diatezën veprore73.

Foljet në gjuhën shqipe ndahen në tri zgjedhime74.

1. Zgjedhimi i pare përfshinë foljet me temë në zanore ose grup zanor, që në vetën e parë

njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore marrin mbaresën –j. P.sh: mëso-j, puno-j75.

2. Zgjedhimi i dytë përfshinë foljet me temë në bashkëtingëllore. Këto folje nuk marrin

mbaresë në tri vetat e njëjësit të kohës së tashme të mënyrës dëftore në diatezë

veprore76.P.sh.: mbyll, flas, bërtas etj.

3. Zgjedhimi i tretë përfshinë foljet me temë në zanore, që në tri vetat e njëjësit të kohës së

tashme të mënyrës dëftore në diatezën veprore nuk marrin mabresë fare77.P.sh.: vë, zë etj.

70Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.160 71 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.55 72 Po aty,fq.57 73Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.162 74 Po aty,fq.162 75 Po aty,fq.162 76 Po aty,fq.162-163 77 Po aty,fq.163

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Format e shtjelluara të foljes

Kuptimet kryesore të formave gramatikore të foljes

Mënyra dëftore

Me anë të kësaj mënyre paraqitet si i vërtetë(real)veprimi i emërtuar nga folja78.

Lajmi ta mbante frymën79.

Ai prapë pushoi së foluri80.

Mënyra dëftore i ka tri kohët themelore: kohën e tashme, kohën e shkuar dhe kohën e

ardhme.

Koha e tashme ka vetëm të tashmen, ndërsa koha e shkuar ka pesë nënndarje: të

pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, të kryerën e tejshkuar dhe mëse të kryerën.

Koha e ardhme ka dy nënndarje: të ardhshmen dhe të ardhshmen e përparme81.

Koha e tashme

Kjo kohë tregon se veprimi i emërtuar nga folja kryhet gjatë çastit të ligjërimit82. P.sh.:

Gurametoja bëri “jo”me krye83.

Nuk dua të derdh gjak shqiptari84.

78Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.163 79 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.25 80 Po aty,fq.20 81Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.163 82 Po aty,fq.164 83 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.36 84 Po aty,fq.37

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Koha e shkuar

E pakryera

Kuptimi themelor i foljes në të pakryerën është të tregojë një veprim në zhvillim e sipër në

një çast të caktuar të së shkuarës. Me këtë kuptim folja në të pakryerën mund të

shoqërohet me pjesëzen po85 .P.sh.:

Ajo që po dëgjohej ishte përnjëmend krejtësisht e veçantë86.

Enigma po dilte më në fund87.

Folja në të pakryerën mund të përdoret edhe në kuptim kohor të pacaktuar88.P.sh.:

Në katundet e Lunxhërisë here pas here zhdukeshin vajza ose nuse të reja89.

E kryera e thjeshtë

Floja në të kryerën e thjeshtë përdoret për të treguar një veprim që ka përfunduar në një

çast të kohës së shkuar90.

Ka njëmijë vjet që është kështu91.

…pikërisht ajo që,i zoti i saj, tre muaj më pare e kishte humbur në kumar92.

85Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.166 86 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.20 87 Po aty,fq.26 88Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.166 89 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.13 90Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.168 91 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.43 92 Po aty,fq.51

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

E kryera

Folja në të kryerën e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim që ka marrë fund,

por që lidhet edhe me çastin kur flasim93.P.sh.:

Me muaj kam ëndërruar të gjendem në një shtëpi të tillë94.

Por më beso kam qenë i sinqertë95.

Mëse e kryera

Tregon një veprim që ka përfunduar para nje çasti të caktuar të kohës së shkuar96.P.sh.:

…pasi ua kishte rrëmbyer diten, si ujku delen, e kishte thyer qafen në rrokullimen e paskaj97.

Ata që i kishin qejf bejtet, ndaheshin te cepi i rrugës ku kishte zënë vend dhe…..98.

E kryera e tejshkuar

Tregon një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar99. P.sh.:

Kishin qenë krenarë….100.

Kishte qenë përherë I verbër101.

93Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.169 94 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.32 95 Po aty,fq.33 96Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.171 97 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.49 98 Po aty,fq.56 99 Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.172 100 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.19 101 Po aty,fq.55

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Koha e ardhme

E ardhmja përdoret për të shprehur një veprim që pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit

102.P.sh.:

Tetëdhjetë pengjet do ta lajnë atë gjak103.

…si njeriu që do të mbushë zbrazëtinë e ardhme të paskaj104.

E ardhmja e përparme

Eardhmja e përparme përdoret për të shprehur një veprim që pritet të kryhet në të

ardhshmen para një veprimi tjetër. Folja në të ardhshmen e përparme mund të shprehë

edhe një veprim të kohës së shkuar105.

‘….do të kishte mëshirë pë të si për të vetin106.

Mënyra habitore

Nëpërmjet foljeve në këtë mënyrë folësi shpreh ndjenjën e habisë për një veprim të

papritur që është kryer në të shkuarën ose që kryhet në çastin e logjërimit107.

Koha e tashme

Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës habitore ndërtohen duke marrë

pjesoret themelore të pazgjeruara(pas-,mësua-,mbyll-)a të gjymtuara(qen-,zën-)dhe duke u

prapangjitur këtyre format vetore të ndihmëses kam të kohës së tashme të mënyrës

habitore(pa-ë-në fundore të vetës së tretë shumës)108.P.sh.:

102Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.172 103 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.35 104 Po aty,fq.45 105Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.173 106 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.34 107Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.175 108 Po aty,fq.175

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Të dy vështruan njëri-tjetrin,si të thoshin kjo qenka e ç’enka 109!

Ku të paska shkuar mendja or burrë110.

Koha e shkuar

E pakryera

Format gramatikore të së pakryerës së mënyrës habitore ndërtohen duke marrë pjesoret

themelore të pazgjeruara(pas-.mësua-.mbyll-)a të gjymtuara (qen-,zën-)dhe duke u

bashkangjitur këtyre format vetore të ndihmëses kam të së pakryerës të mënyrës

dëftore111.P.sh.:

Paskësh qenë i detyruar ta niste detyrën me një punë aq të pistë….112.

Ai qenkësh ndryshuar pak, por jo ashtu siç ishte menduar113.

Mënyra lidhore

Folja në mënyrën lidhore shpreh një veprim që folësi e paraqet si të mundshëm, të

dëshirueshëm ose të detyrueshëm114. P.sh.:

‘Sikur të mos kishte qenë mjekësia, fatet e tyre, me siguri nuk do të përkitëshin kurrë115.

‘ Edhe po të donin nuk ndaheshin dot më116.

109 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.62 110 Po aty,fq.65 111Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.176 112 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.53 113 Po aty,fq.61 114Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.178 115 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.5 116 Po aty,fq.5

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Koha e tashme

Format e zgjedhimit vepror e jovepror të kohës së tashme të mënyrës lidhore janë të njëjta

me format e së ardhmes të mënyrës dëftore pa pjesëzen do117.

Po dashkemi të bëjmë dhe naze118.

Të thirra si mik,nderomë siç të nderoj…..119.

Koha e shkuar

E pakryera

Format e zgjedhimit vepror e jovepror të së kryerë të mënyrës lidhore janë të njëjta me

format e së ardhmes së përparme të mënyrës dëftore, pa pjesëzem do120.

Si hajdut të thyente kufirin, e në mëngjes, pa pike turpi të thoshte: më sulomove ti121.

Kur kujtoja se po jepja shpirt, ty të kisha ndërmend122.

Mënyra kushtore

Folja në mënyrën kushtore tregon një veprim që mund të kryhet, po të vërtetohej me

kusht123.P.sh.:

‘Cilësimet “I madh” dhe “i vogël” nuk do t’i vinin ata në një marrëdhënie, që me siguri nuk e

kishin dashur124.

117Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.179 118 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.9 119 Po aty,fq.34 120Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.179 121 Ismail Kadare, Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.8 122 Po aty,fq.29 123Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.180 124 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.6

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Kushtorja shpesh është e barasvlefshme me të pakryerën e mënyrës lidhore të prirë nga

folja gjysëmndihmëse modale mund125.P.sh.:

Gurametoja i madh kishte dalë, si të thuash , i fituar, ndonëse kjo fjalë, për këtë rast mund të

dukej tepër e forte126.

Koha e tashme

Format e zgjedhimit vepror e jo vepror të kohës së tashme të mënyrës kushtore formohen

duke e paravënë pjesëzen do formave vetore të së pakryerës të mënyrës lidhore127.P.sh.:

Madje do të ishin kundër të tretëve që s’mungonin në kësi rastesh….128.

Do të hidheshin, pra në erë, shtëpitë prej guri129.

Koha e shkuar

E kryera

Format e zgjedhimit vepror e jovepror të së kryerës së mënyrës kushtore formohen, duke u

paravënë pjesëzen do formave vetore të mëse të kryerës të mënyrës lidhore130. P.sh.:

Gjetja e vëllait të humbur, si ato që tregoheshin në baladat e vjetra, nuk do të ishte më

prekëse..131.

Herë i dukej se i jepte të kuptonte se natyrisht, do të kishte mëshirë për të....132.

125Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.181 126 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.6 127Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.181 128 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.41 129 Po aty,fq.14 130Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.182 131 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.29 132 Po aty,fq.34

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Mënyra dëshirore

Folja në mënyrën dëshirore shpreh një dëshirë në formë urimi ose mallkimi133.P.sh.:

Jepmi ata dreq emra, tha koloneli gati me lutje134.

Britmat ,,rroftë''ose,,poshtë'' ishin gati-gati baras135.

Mënyra urdhërore

Nëpërmjet kësaj folësi shpreh dëshirë në formë urdhri, kërkese, porosie , këshille, lutjeje,

lejimi për kryerjen e një veprimi në çastin e ligjërimit ose pas tij136.P.sh.:

Dokotor Gurametoja qe, me armë në dorë, jepte urdhërin, liroi pengjet Fritz137!

Me fjalë të tjera, pushkato, bëj autopsinë drejt e në tryezë, merr organet për ushtarët

trima138!

133Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.182 134 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.37 135 Po aty,fq.67 136 Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.184 137 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.42 138 Po aty,fq.22

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Format e pashjelluara të foljes

Përdorimet kryesore të formave te pashjelluara të foljes

Pjesorja

Pjesorja është një formë e pashtjelluar e foljes, që ka tipare foljore e mbiemërore. Në

gjuhën shqipe pjesorja përdoret139:

1. Për të formuar kohët e përbëra të së kryerës(në mënyrën dëftore, lidhore, kushtore,

habitore, dëshirore): kam mësuar, të kem mësuar, do të kisha mësuar, paskam mësuar, paça

mësuar etj140.

2. Për të formuar format e pashtjelluara të foljeve, si: pa mësuar, duke mësuar, për të

mësuar, me të mësuar141.

3. Për të formuar emra të nyjshëm asnjanës,si: të folur, të ecur, të menduar etj142.

139Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.186 140 Po aty,fq.186 141 Po aty,fq.186 142 Po aty,fq.186

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Paskajorja

Kjo formë e pashtjelluar e foljes ndërtohet nga pjesorja e foljes duke i paravënë pjesëzat

për të143 .P.sh:

Ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë144.

Vërtiteshin si fluturat te portat e rënda, gjersa një ditë thitheshin prej tyre, për të mos dalë

më145.

Përcjellorja

Përcjellorja është një formë e pashjelluar e foljes, që formohet duke i paravënë pjesores së

foljes pjesëzen duke146.P.sh.:

Duke zbritur thellë e më thellë në kohë.......147.

Një nga korrierët , duke iu marrë fryma, rendi ca hapa përbri patrrullës, tek përpiqej të

thoshte diçka148.

143 Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.186 144 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.8 145 Po aty,fq.13 146Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji-SH.L.P.Gjakovë,fq.187 147 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq.23 148 Po aty,fq.61

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Përfundimi

Në këtë punim diplome është paraqitur përdorimi i kohëve të foljeve, në romanin ,,Darka e

gabuar'' të Ismail Kadaresë.

Nga fq.5-71 janë paraqitur 2380 folje.

Mënyra dëftore

Te mënyra dëftore paraqitet si i vërtetë veprimi i emërtuar nga folja. P.sh.

Lajmi ta mbante frymën.

Ai prapë pushoi së foluri.

Foljet me vlerë modale

Foljet me vlerë modale e paraqesin veprimin e foljes ndjekëse si të lejueshëm, të

mundshëm ose të obligueshëm, si folje me vlerë modale shërbejnë foljet: mund, duhet, do

etj. P.sh.

Hëpërhë mund të quhej ,,heshtje''.

'Çdokush mund të fitonte diçka.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Foljet jokalimtre

Foljet jokalimtare emërtojnë veprimet që kryhen nga kryefjala dhe ngelin tek ajo. P.sh.

E folura e tij sa vente e bëhej më e vështirë.

Ndriçimi mëngjesor,me sa duket, e kishte zgjuar vajzën.

Disa folje emërtojnë veprime që nuk ngelin tek ai që i kryen,por bien te personi a sendi i

shprehur ne fjali me një kundrinor te zhdrejtë.

Veglat i kishte ndër duar tjetërkush.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Uka... · 8 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008,fq 20 9 Po aty,fq.31 10 Ismail Kadare,Darka e gabuar,Onufri,Tiranë 2008, fq.33

Literatura

,,Akademia e Shkencave të Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe 1,Tiranë 2002''

Mr.sc.Musa Nushi,Gjuha e sotme shqipe,Fonetikë-Morfologji,SH.L.P. Gjakovë

Ismail Kadare "Darka e gabuar'' (ONUFRI-TIRANE,2008).