punim diplomesmu.umib.net/diplomapublikimipublic/downloaddok?dok... · menaxhment dhe informatikË...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
FAKULTETI EKONOMIK
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
PUNIM DIPLOME
Berat Salihu
Mitrovicë, 2020
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
FAKULTETI EKONOMIK
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
PUNIM DIPLOME
NDIKIMI I FINANCIMIT NË RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E
NVM-ve
Mentori: Kandidati:
Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava Berat Salihu
Mitrovicë, 2020
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
FAKULTETI EKONOMIK
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
PUNIM DIPLOME
Ndikimi i financimit në rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve
Mentori: Kandidati:
Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava Berat Salihu
Mitrovicë, 2020
Faqe | 3
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
FAKULTETI EKONOMIK
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË
PUNIM DIPLOME
Lënda: Financa
Titulli i punimit: Ndikimi i financimit në rritjen dhe zhvillimin
e NVM-ve
Emri dhe mbiemri: Berat Salihu
Statusi i studentit: I rregullt
Numri i amzës (ID Regjistri) 1405021008
Niveli i studimeve: Bachelor
Departamenti: Menaxhment dhe Informatikë
Programi i studimit: Menaxhment dhe Informatikë
Mentori i punimit: Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava
Aprovuar prej komisionit:
1. Kryetar
2. Anëtar
3. Mentor
Data e aprovimit:
Deklarata e Origjinalitetit / Autorësisë
Ky punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorësinë e çdo
burimi të informacioneve dhe rregullave për një punim të mirëfilltë shkencorë, dhe nuk është
dorëzuar, në tërësi apo pjesërisht, për ndonjë gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër.
Sipas njohurisë time, punimi nuk përmban asnjë material të botuar ose shkruar nga ndonjë person
tjetër, përveç siç deklarohet në brendi të tekstit.
Gjithashtu, deklaroj se, në shkrimin e punimit kam respektuar rregullat etike të punës shkencore
dhe akademike të UMIB.
Statement of Originality / Authority
This Diploma Thesis, bachelor level, is my original work, respecting the authorship of any source
of information and rules for a proper scientific work, and has not been submitted in whole or in
part to any degree at this or any other university.
According to my knowledge, the paper does not contain any material published or written by any
other person except as stated in the text.
Also, i declare that writing the thesis i have respected the ethical rules of the scientific and
academic work of UMIB.
,
(nënshkrimi-signature)
5
Falënderim
Përfundimi i këtij punimi në nivel bachelor nuk do të ishte i mundur të finalizohej me sukses pa
inkurajimin, mbështetjen dhe ndihmën e disa personave ndaj të cilëve unë dua të shpreh
mirënjohjen time të thellë.
Falënderoj pafundësisht mentorin tim Prof. Ass. Dr. Qazim Tmava, që me mirësinë e tij tregoi
përkushtim dhe optimizëm për të më ndihmuar përherë. Falë këshillave, nxitjes dhe besimit që
më ofroi, sot, së bashku kemi arritur në kurorëzimin me sukses të kësaj pune me interes madhor
për mua.
Gjithashtu, falendëroj UMIB-in stafin akademik, kolegët, miqtë dhe farefisin, për mbështetjen që
më kanë dhënë në çdo çast.
Dhe, në fund, dëshiroj të shpreh një falenderim të veqantë, për familjen time, të cilës i detyrohem
shumë për kohën e marrë, durimin e treguar, por edhe mbështetjen e pakursyer, pa të cilën vështirë
ia kisha dalë.
Faleminderit të gjithëve!
Abstrakt
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në çdo
vend, si në ato të zhvilluara ashtu edhe te ato në zhvillim. Andaj roli dhe rëndësia e NVM-ve në
zhvillimin ekonomik në Kosovë është i pakontestueshëm.
Ky punim ka për qëllim të shqyrtoj dhe të analizojë treguesit kryesorë që ndikojnë në rritjen dhe
zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), përmes financimit nga burimet e
ndryshme, me fokus të veqant nga financimi bankar. Andaj, këtu synojmë që të trajtojmë disa
çështje të rëndësishme dhe problematika të përgjithshme të sistemit të financimit, por edhe të
situatës financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në një ekonomi në tranzicion, siq është
Kosova.
Fjalë kyqe: Financim, NVM, Biznes, Ndërmarrje, Kosovë.
7
Abstract
Small and medium-sized enterprises play an important role in economic development in each
country, both in developing and developing countries. Therefore, the role and importance of SMEs
in the development of Kosovo's Economy is uncontested.
This paper aims to examine and analyse the key indicators affecting the growth and development
of small and medium-sized enterprises (SMEs) through funding from various sources, with a
particular focus on bank financing. Therefore, here we aim to address some important issues and
general problems of the financing system, but also the financial situation of small and medium-
sized enterprises in a transacting economy, such as Kosovo.
Keywords: Finance, SMEs, Business, Enterprises, Kosovo.
PËRMBAJTJA
Falënderim ....................................................................................................................................... 5
Abstrakt ............................................................................................................................................ 6
Abstract ............................................................................................................................................ 7
PËRMBAJTJA ................................................................................................................................. 8
SHKURTESAT .............................................................................................................................. 10
HYRJE ........................................................................................................................................... 11
Pyetjet hulumtuese ......................................................................................................................... 12
Metodologjia e hulumtimit ............................................................................................................. 12
Organizimi i punimit ...................................................................................................................... 13
1.RISHIKIMI I LITERATURËS ................................................................................................. 14
1.1.Vështrim historik mbi zhvillimin e ndërmarrjes dhe ndërmarrësisë ................................... 14
1.2. Përkufizimi i NVM-ve ....................................................................................................... 15
1.3. Karakteristikat e NVM-ve ................................................................................................... 17
1.4. Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë ........................................................ 17
2.NVM dhe Ndërmarrsia në Ekonomin e Kosovës ....................................................................... 18
2.1. Rëndësia e NVMve në ekonominë e Kosovës .................................................................... 18
2.1.1. Pasqyrë e sektorit të NVMve para luftës ........................................................................ 18
2.2.1. Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë pas vitit 1999 ............................................. 19
2.3. Faktorët të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë ...................................... 21
2.4. Faktorë stimulues të zhvillimin të sektorit privat në Kosovë ............................................. 21
9
3. METODOLOGJIA ..................................................................................................................... 23
3.1. Burimi të dhënave .............................................................................................................. 23
3.1.1. Struktura e NMV-ve sipas sektorit, në mostër ........................................................... 24
3.1.2. Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve ....................................................... 25
3.1.3. Struktura gjinore e themeluesve ................................................................................. 26
3.1.4. Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit ...................................................... 26
3.2. Burimet e financimit të investimeve .................................................................................. 27
3.3. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve .......................................................................... 28
3.3.1. Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat. ........... 29
3.4. Planifikimi investimeve në të ardhmen .............................................................................. 30
4. KONLUZIONE DHE REKOMANDIME ................................................................................ 31
BIBLOGRAFIA ............................................................................................................................ 33
WEB FAQE .................................................................................................................................. 34
SHKURTESAT
BQK - Banka Qendrore e Ksooves
UE - Unioni Europian
WB - Banka Botërore
SME - NVM - Ndërmarrjete vogla dhe të mesme
ATM - Makinat automatike të shitjes, bankomat
POS - Pikë shitje
KE - Komisioni Europian
NVM - Ndërmarrje e vogël dhe e mesme
BVM - Biznes i vogël dhe i mesëm
ASK - Agjencia e Statistikave e Kosovës
11
HYRJE
1. Qëllimi i hulumtimit
Tashmë është dëshmuar se roli dhe rëndësia e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) është
shumë e madhe për zhvillimin ekonomik të çdo vendi, si ato të zhvilluara, ashtu edhe tek ato në
zhvillim, ku bënë pjesë Kosova.
Numri i NVM-ve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të MTI-së, është 103,755 të cilat punësojnë
216.799 punëtorë, ose 79.59 % të totalit të të punësuarve në sektorin privat dhe 62.24 % të totalit
të të punësuarëve në Kosovë. Prandaj, roli i NVM-ve për ekonominë kosovare, ёshtё
jashtёzakonisht i madh dhe i rëndësishëm. Se këndejmi edhe hulumtimi i faktorёve qё e nxisin
zhvillimin e NVM-ve, posaqërisht të atyre financiar, është shumë me rëndësi për ekonominë e
vendit.
Ky studim është një punim cilësor për të ilustruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë
në rritjen e NVM-ve në Kosovë. Ka një numër të pengesave që ndikojnë në rritjen e tyre faktorë
të jashtëm të tillë si qasje në financa, konkurrenca, korrupsioni dhe pengesat tjera në tregti. Faktorë
të brendshëm, disa rrjedhin nga ato të jashtme, si kompetencave të menaxhimit, mungesa e fuqisë
punëtore të kualifikuar, strategjive të marketingut, niveli i inovacionit dhe investimet në
teknologji. Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të
vogla luajnë rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim
edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike në përgjithësi.
Kosova vuan nga mosbilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Vetëm
afërsisht 15 % e importit mbulohet me eksport. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të
e Kosovës nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM-të eksportuese tё dobëta, pengojnë
kontributin e mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV (Bruto Produktin Vendor), krijimin e vendeve të
punës dhe të rritjes ekonomike. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë
të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë,
të cilat janë kontribuueset kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara
perëndimore.
2. Pyetjet hulumtuese
Qëllimi bazik i këtij punimi është shqyrtimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, në
gjendjen aktuale: identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasin zhvillimin e
aktiviteteve të tyre, duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e
gjendjes, si dhe avancimin e proceseve zhvillimore
Nga qëllimi bazë, gjenerohen pyetjet hulumtuese, të cilat specifikohen në vijm, si:
Cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve në Kosovë?
Cilët janë faktorët e jashtëm që ndikojnë në rritjen e NVM-ve në Kosovë?
Cilёt janё faktorёt kufizues nё rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve?
Çka duhet ndërmarrë NVM-të që të jenë më konkurente në treg, posaqërisht atë
ndërkombëtar?
3. Metodologjia e hulumtimit
Që punimi të jetë më gjithëpërfshirës, gjatë shqyrtimit dhe analizimit të materialit, janë përdorur
metodat kualitative dhe kuantitative.
Në metodën kuantitative të dhënat janë mbledhur nëpërmjet një studimi analitik - sistematik dhe
rezultatet mund të kuantifikohen me ndihmën e statistikës dhe matematikës. Në kërkimet
kualitative është e mundur për të krahasuar dhe studiuar disa përcaktues dhe duke i analizuar dhe
testuar ato do të provojmë nëse gjenden marrëdhënie me qëllim për të nxjerrë përfundime mbi
hulumtimin. Në metodat kualitative në anën tjetër të dhënat mblidhen duke përdorur disa objekte
për ti studiuar dhe ajo nuk mund të shndërrohet në formë numerike përveç nëse thjeshtohet. Një
qasje kualitative është më e përshtatshme për të përmbushur qëllimin e këtij hulumtimi, pasi kjo
temë është duke hulumtuar se çfarë faktorë ndikojnë negativisht në rritjen e NVM-ve, për shkak
të faktit se vëzhgimet, besimet, idetë dhe pikëpamjet do të jenë të vështira për tu matur në mënyrë
13
kuantitative. Duke studiuar vetitë e brendshme dhe të jashtme të NVM-ve, me qasje kualitative
është e mundur për të kuptuar opinionet dhe besimet që ndikojnë në rritjen e tyre.
Në anën tjetër metodat kuantitative do të përdoren për të matur se si janë rritur NVM-të në qoftë
se ato janë rritur apo zvogёluar nё kuptimin e madhёsisё. Kjo do tё bёhet nёpërmjet pyetsorit
anketues të vetë administruar me 180 NVM nё tërë Kosovёn. Të dhënat mblidhen nga çdo
firmëndërmarrje, lidhur me të ardhurat e tyre, shitjet dhe numrin e punonjësve, burimet e
financimit, pengesat në afarizëm, etj
Të dhënat grumbullohen me pyetësorin e zhvilluar me pronarin - menaxherin e secilës ndërmarrje.
4. Organizimi i punimit
Punimi ka një strukture të caktur, i ndërtuar në kapitujtë konkret të cilët kanë një lidhje logjike
mes veti.
Kështu, në pjesën hyrëse trajtohen: qëllimimi i punimit, metodologjia, buirmet e të dhënave si dhe
struktura e punimit.
Në kapitullin e parë kemi rishikimin e literaturës, mbi ndërmarrjen dhe ndërmarrësinë.
Në kapitullin e dytë trajtohen NVM-të dhe ndërrmarrësia në ekonominë e Kosovës. Gjurmët e
para të ndërmarrësisë në Kosovë si dhe trendi i regjistrimit të ndërmarrjeve në Kosovë para dhe
pas luftës.
Në kapitullin e tretë trajtohet Sistemi bankar në Kosovë. Fillimisht shqyrtohet BQK-ja si autoritet
rregullativ në vend, dhe më pas edhe bankat komerciale, që nga themelimi i tyre deri më sot.
Trajtohen zërat kryesor të sistemit bankar në përgjithësi sipas viteve.
Në kapitullin e katërt trajtohet Metodologjia lidhur me trajtimimin e pyetsorit të vetë administruar
për NVM-të. Në punim janë mbledhur 180 pyetsorë, nga NVM-të në Kosovë. Në këtë kapitull
trajtohen të gjitha pyetjet relevente që kanë të bëjnë me çështjen e financimit të NVM-ve, sfidat
rreth financimit, sigurimit të kushteve sipas kërkesave të bankave të cilat llogariten si tejet të
shtërnguara etj. Më pas shqyrtohen gjetjet konkrete, të cilat na shërbejnë si bazë për llogaritjen e
konkluzioneve dhe dhënien e rekomandimeve për një spektër të gjerë pretendetësh; politikbërës,
banka, biznese etj.
1. RISHIKIMI I LITERATURËS
1.1. Vështrim historik mbi zhvillimin e ndërmarrjes dhe ndërmarrësisë
NVM-të janë faktor të cilat nxisin zhvillim të ekonomisë, promovojnë iniciativën private dhe
aftësitë ndërmarrëse, rrisin punësimin dhe luftojnë varfërinë. Përparësi komparative e tyre është
se janë shumë fleksibile, mund të adaptohen shumë shpejt në ndryshimet e tregut, gjenerojnë
punësim dhe japin kontribut të madh për eksport dhe tregëti.
Sipas shumë ekspertëve, NVM-të janë sinonim i sektorit privat dhe aktivitetit ndërmarrës, roli i
tyre në zhvillimin ekonomik çdo ditë vjen duke u rritur. Andaj, jo më kotë thuhet se NVM-të janë
shtyllë kurrizore e ekonomisë nacionale dhe gjenerator i rritjes ekonomike. Kjo mund të ilustrohet
me faktin se ” nr. i NVM-ve në UE është rreth 23 milion, përfaqësojnë 99% të tërë ndërmarrjeve
në UE dhe punësojnë rreth 75 milion ”1.
Këto kontribuojnë në BPSH të UE, me 60 % dhe sigurojnë mbi 80 % vende pune, andaj nga të
dhënat e mësipërme, konstatojmë se në aspekt të nr. të ndërmarrjeve, hapjes së vendeve të reja të
punës si dhe të punësimit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë forcë dominante në ekonominë
e UE.
Shikuar historikisht, NVM-ve nuk iu është kushtuar vëmendje e duhur, edhe pse shkrimet e para
për to datojnë qysh para 4000 vjet, ku bizneset e vogla lulëzuan gati në të gjitha kulturat e asaj
kohe: Babiloni, Egjipt, Feniki, Greqi, Romë.
Prodhimet dhe shërbimet e ndërmarrësve të atëhershëm, jo rrallë ishin me kualitet të dobët, andaj
shpeshherë blerësit ishin viktimë e tyre. Kështu, Hamurabi, mbret i Babilonisë (2100 p.e.s) nxorri
Kodin me 300 ligje, i cili i mbronte konsumatorët dhe ndërmarrësit e vegjël, posaqërisht nga
mashtruesit. Përkundër faktit se civilizimi u përhap përmes biznesit të vogël (astronomia
babilonase, filozofia greke, kalendari cifut dhe ligji romak) roli dhe rëndësia e tij nuk gëzuan
reputacion të gjërë. Kështu, vetëm nga vitet e tetëdhjeta të shek XX, bizneseve te vogla dhe të
mesme u është dhënë respekti i nevojshëm dhe i merituar, posaqërisht në sferën e krijimit të
vendeve të reja të punës, gjenerimin e të ardhurave si dhe nxitjen e inovacioneve.
1(Europian Commission: Commisssion recomendation 2003/361/EC).
15
1.2. Përkufizimi i NVM-ve
Përkundër faktit që sot në literaturën profesionale dhe shkencore ka trajtim të gjërë të NVM-ve,
prapseprapë nuk ka një përkufizim unik për to, i cili është i pranueshëm për të gjitha vendet. Kjo,
për arsye se kriteret e definimit të tyre nuk janë unike për të gjitha vendet.
Sipas studimit të Bankës Botërore, ekzistojnë mbi 60 përkufizime të NVM-ve, që përdorën në 75
vende të analizuara. Një përkufizim tejet interesant, për NVM-të, e bënë Stanworth (1991), duke
i definuar ato, si ”ndërmarrje me pjesëmarrje të vogël në treg, ajo që menaxhohet nga vet
pronari dhe e cila është plotësisht e pamvarur në vendimmarrje, jashtë çdo kontrolli të
jashtëm”.
Ndërsa, sipas Bankës Botërore (World Bank) NVM-të, përkufizohen) si në vijim:
Tabela nr 1. Përkufizimi i NVM-ve sipas Bankës Botërore2
Të vogla Të mesme
Nr. i të punësuarve <50 250
Të hyrat e tërësishme (Qarkullimi vjetor) < 1.65 mil. EUR 8.25 mil EUR
Mjete e tërësishsme (Aktiva) < 1.24 mil. EUR 6.20 mil. EUR
Burimi: World bank, SME definition, 2015
-Ndërsa, në SHBA, sipas S.B.A. (Akti i Biznesit të Vogël, SHBA, 1953, e cila paraqet Agjencinë
federale për të ndihmuar, mbrojtur dhe avansuar biznesin e vogël, në SHBA), përkufizohet si
”biznes që zotërohet dhe vepron në mënyrë të pamvarur dhe që nuk dominon në fushveprimtarinë
e tij”.
Duhet theksuar se edhe në SHBA, nuk ka një përkufizim univerzal, përkundër faktit që janë bërë
shumë përcaktime sasiore dhe cilësore. Mirëpo, si kritere orientuese merren: aktiva totale, statusi
2
World bank, SME definition, 2015
pronësor, qarkullimi vjetor, nr. i të punësuarve gjithnjë duke u bazuar në mesataren e industrisë.
Është shumë me rëndësi të ipet përkufizimi i NVM-ve sipas Komisionit Europian, të cilin
përkufizim pjesërisht e kemi akceptuar edhe ne (vetëm kriterin e numrit të të punësuarve) Në
vijim, prezantojmë përkufizimin e NVM-ve sipas UE:
Tabela nr.2: Përkufizimi i NVM-ve, sipas Komisionit Europian3
Nr.i të
punësuarve
Qarkullimi vjetor Bilanci i gjendjes
Mikrondërmarrje <10 <ose =2 mil EUR < ose = 2 mil EUR
Ndërmarrje të vogla <50 10 mil. EUR < ose = 10 mil EUR
Ndërmarrje të mesme <250 <ose = 50 mil. EUR < ose = 43 mil. EUR
Burimi: Europian Commission: Commission Recomondation, 96/260/EC, 2003.
Në këtë drejtim, që një ndërmarrje të klasifikohet si NVM, duhet t’i plotëson kriteret: numrin e të
punësuarve si dhe njërin nga dy kriteret financiare (psh qarkullimin total ose bilancin e gjendjes).
Gjithashtu, duhet të jetë e pavarur, që dmth se së paku 25% të ketë pronësi. Definimi i mësipërm
është esencial, pasi që cakton se cilat kompani mund të përfitojnë ndihma prej programeve për
NVM-të, si dhe beneficione tjera.
Në këtë punim, çdo herë kur trajtohen NVM-të, kategorizimi i bërë sipas Komisionit Europian
merret në konsideratë.
Në Kosovë, përkufizimi i NVMve, bazohet numrin e punonjësve, dmth aplikohet vetëm kriteri i
parë i UE-së, mbi përkufizimin e NVM-ve
3 Europian Commission: Commission Recomondation, 96/260/EC, 2003.
17
1.3. Karakteristikat e NVM-ve
Sot, ne botë nuk ka përkufizim të përgjithshëm që është i njëjtë për të gjitha vendet, mirëpo, prap
se prap mund të nxirren disa karakteristika të përbashkëta të tyre, të cilat i specifikojmë në vijim:
shumica e tyre janë të vogla në krahasim me konkurentët kryesor të veprimtarive përkatëse
(në bazë të vëllimit të shitjes, nr. të punësuarve, etj)
janë në pronësi të një individi, ose të një grupi të vogël partnerësh,
kanë pjesmarrje të vogël në treg,
janë shtyllë kurrizore e ekonomisë së tregut dhe gjenerator i punësimit,
janë fleksibile dhe lehtë adaptohen në ndryshimet në treg,
prodhojnë kryesisht për treg të brendshëm dhe zakonisht shfrytëzojnë burimet vendore,
kanë organizim fleksibil (pa një ndarje të qartë të punëve dhe pa një strukturë të qartë)
1.4. Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë
Zhvillimi i ndërmarrësisë përfshin pothuajse të gjitha grupet e popullsisë, si tek të rinjtë ashtu edhe
tek të moshuarit. Mirëpo, frekuenca më e madhe shtrihet brenda moshave 30-35 vjece.
NVM-të janë të themeluara në cdo sektor, megjithatë ekzistojnë disa forma specifike të
ndërmarrësisë e sidomos: prodhim, tregti, shërbime etj.
2. NVM dhe ndërmarrsia në ekonominë e Kosovës
2.1. Rëndësia e NVM-ve në ekonominë e Kosovës
Roli dhe rëndësia e NVM-ve në ekonominë e Kosovës është shumë e madhe. Rëndësinë e NVM-
ve për ekonominë tonë e rritë fakti se edhe ashtu norma e papunësisë është mbi 30%,4 andaj këto
ndikojnë në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë, si dhe gjenerim të të ardhurave si në nivel
individual ashtu edhe në nivel nacional. Këto ndikojnë në masë të madhe edhe në uljen e varfërisë.
Në vijim prezantojmë një vështrim të shkurtër të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë.
2.1.1. Pasqyrë e sektorit të NVMve para luftës
Zhvillimi i sektorit privat në Kosovë ka një histroik të shkurtër.
Tek në vitin 1989, me rastin e aprovimit të Ligjit mbi themelimin e ndërmarrjeve private
mundësohet që të themelohen biznese në pronësi private, përkundër faktik që situata politike,
andaj edhe ekonomike, përkeqësohej çdo ditë.
Përvoja ka treguar se iniciativa private dhe sjellja ndërmarrëse e individit apo grupit zhvillohet
qoftë si rezultat apo ekzistencë, (rasti i Kosovës së viteve 90-ta) apo si qëllim i fitimit, të cilat
qëllime së bashku e ndërtojnë objektivin themelor të çdo biznesi.5
Karakteristikat e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve para luftës ishin:
Dominimi i ndërmarrjeve tregtare në strukturën e përgjithshme (mbi 65 %),
Mungesa e një tradite dhe kulture të biznesit në menaxhimin e kapitalit privat,
Mungesa e përkrahjes institucionale në financimin e zhvillimit të ndërmarrjeve private,
Strukturat e pazhvilluara menaxherike, mungesa e partneritetit bashkëkohor (dominim i
lidhjeve familjare gjatë formimit të ndërmarrjeve të reja, mungesa e edukimit për biznes).
Mungesa e planeve strategjike, e planeve të biznesit dhe e vizionit,
4 ASK, 2016
5 Ramosaj, Blerim, Menaxhmenti kreativ&Lidershipi”Prishtinë 2006
19
Në vijim prezantojmë numrin e ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, në periudhën e paraluftës.
Tabela 3: Nr. i nd. të regjistruara në periudhën e paraluftës (1990-1999)6
Vitet Nr. i ndërmarrjeve %
1991 5.610 -
1992 10.391 85.22
1993 15.640 50.51
1994 16.371 4.6
1995 16.521 0.92
1996 16.375 -0.88
1997 n/a
1998 n/a
1999 n/a
Burimi: ESK, 2000
2.2.1. Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë pas vitit 1999
Në periudhën e pas luftës, NVM-të kosovare janë duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin
ekonomik të Kosovës. Ato janë burimi kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës dhe të
gjenerimit të të ardhurave dhe kanë treguar rivitalizim të shpejtë në periudhën e pasluftës.
Punësimi në ndërmarrjet private është duke shënuar rritje dhe gjithashtu mund të vërehen
ndryshime strukturore në kuadër të ndërmarrjeve, të cilat shprehen përmes rënies së numrit të
ndërmarrjeve tregtare dhe rritjes së pjesëmarrjes së ndërmarrjeve prodhuese. Formimi dhe
zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme ka kontribuar në rritje të punësimit dhe në paisjen e
tregut me produkte dhe shërbime të ndryshme. Struktura dhe dinamika e zhvillimit të biznesit
privat ka elemente dominuese në veprimtarinë tregëtare, hoteliere dhe zejtare. Për shkak se mjedisi
i biznesit bëhet në mënyrë të konsiderueshme më i favorshëm për ndërmarresinë, një numër i
madh i NVM-ve u themelua. Numri i përgjithshëm i bizneseve arriti në 103,755, ku nga gjithsej
6 ESK, Enti I staistikave te Kosoves, 2000
103,755 ndërmarrje; 102,070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1,406 (1.35%) janë të vogla;
221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha.7
Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, në tabelën 4 kemi numrin e ndërmarrjeve të reja të
regjistruara sipas seksioneve dhe aktiviteteve ekonomike gjatë viteve 2007-2012. NVM-të
kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%) transport, deponim dhe distribucion
(14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%); dhe sektorët
tjera (12%).8
Tabela 4.Nr. i ndërmarrjeve të reja dhe të regjistruara sipas seksioneve dhe aktiviteteve
ekonomike 2007-2012
vitet Totali A B C D E F G H I J K L M N O P
2007 6124 235 3 44 537 23 356 2500 619 655 43 582 15 49 130 332 1
2008 7557 158 4 64 665 21 593 2955 855 791 36 683 26 69 151 486 -
2009 7505 164 3 35 695 18 661 2894 807 827 41 615 31 70 155 489 -
2010 7729 188 3 59 731 23 681 2940 872 760 48 615 23 87 131 568 -
2011 7879 325 3 44 770 18 633 2974 812 806 22 652 21 70 118 611 -
2012 9592 800 3 54 991 23 930 3007 956 799 10 904 25 115 136 839 -
Burimi : Agjencioni i statistikave të Kosovës, sipas viteve
7 Raporti vjetor i Ministrise së Industrise dhe Tregëtise, 2011 8 Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, Agjencioni i Statistikave të
Kosovës 10 Të dhënat e Agjencionit të regjistrimit të biznesit ne Kosovë,2010
Bu
jqë
sia,
gju
eti
a
dh
e
pyl
lta
ria
Pes
hki
mi
In
du
stri
a
për
pu
nu
ese
Fu
rni
zi
mi
me
ene
rgj
i
ele
ktr
ike
gaz
dh
e
ujë
Nd
ërt
imt
ari
a
Tr
egt
ia
me
sh
um
ice
dh
a
pa
kic
e
Ho
tel
et
dh
e
res
tor
ant
et
Tr
ans
po
rti
de
pot
dh
e
tel
ek
om
uni
ka
cio
ni
Ak
tivi
tet
e
t
fin
an
cia
re
Pa
sur
itë
e
pat
un
ds
hm
e
Ad
mi
nis
tri
mi
dh
e
mb
roj
tja
pu
bli
ke
Ar
si
mi
Sh
ën
det
ësi
a
Ak
tivi
tet
et
tje
ra
sho
qër
ore
Ek
on
om
itës
htë
pia
ke
21
2.3. Faktorët të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë
Shqyrtimi i faktorëve të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, 9 ka rëndësi nga
fakti se:
-Ekonomia private është faktori themelor i mbijetesës në kushtet e rënda të zhvillimit të
aktiviteteve ekonomike në Kosovë, ku norma e papunësisë tejkalon nivelin prej 30%, te
popullësisë aktive në Kosovë. Në kushtet aktuale ekonomia private tregoi një vitalitet i cili
dëshmon se në Kosovë zhvillimi i ndërmarrësisë është me përspektivë.
1. Zhvillimi i mëtejmë i Kosovës duhet të mbështetet para së gjithash në iniciativën e lirë
private, në kultivimin e aftësive menaxherike, në afirmimin e rolit të ndërmarrësve në
shoqëri dhe ndërmarsisë si filozofi e re zhvillimore.
2. Zhvillimi i iniciativës së lirë private dhe ndërmarrësisë është në lidhje interaktive me
zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së hapur dhe shoqërisë civile.
2.4. Faktorë stimulues të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë
Rritja e vetëdijes se perspektiva, para së gjithash duhet të mbështetet në iniciativën private dhe,
lidhur me këtë preokupimi i njerëzve si t'i shfrytëzojnë resurset e veta për të krijuar këtë
perspektivë përvoja e krijuar, një numër i konsiderueshëm ndërmarrësish po tregon një vitalitet
dhe punë relativisht të suksesshme edhe në kushte shumë të disfavorshme.
Resurset natyrore për zhvillimin e ekonomisë private, të cilat mund të vijnë në shprehje
veçanërisht të agrobiznesit dhe veprimtarive të caktura industriale (industria e drurit, bimët
mjekuese etj).
Resurset humane popullsia e re, me një nivel arsimimi relativisht të kënaqshëm, sidomos në kushte
të organizimit të formave plotësuese të edukimit për biznes, rrethana të disfavorshme janë, para
së gjithash ato që kanë të bëjnë me:
9 Mustafa, Isak, Instituti i Financave i Kosovës, “Doracak pë krijimin dhe zhvillimin e bizneseve”, tetor, 2002
a) Gjendjen e përgjithshme ekonomike e sociale, e shprehur me rënien drastike të aktiviteteve
ekonomike. Si pasojë e situatës së rëndë, të krijuar me instalimin e një pushteti tipik
kolonial dhe me shkatërrimin e autonomisë, u bë përjashtimi i popullsisë shumicë nga
qeverisja e pronës publike e shtetërore. Vlera e kapitalit fiks (mjeteve themelore) të
industrisë është amortizuar për mbi 60%.
b) Rrethinën institucionale, të cilin në rastin e ekonomisë së Kosovës e përbën një pushtet i
instaluar me një aparat represiv. Analizat dhe hulumtimet tona dëshmojnë se ekzistojnë
shumë faktorë limitues që i përkasin sferës institucionale edhe situatës aktuale politike që
produktojnë pasiguri (71.5% e të anketuarve), si pengesë e aktiviteteve investive dhe
marrëdhënies me partnerët e jashtëm. Aparati represiv shprehet me kontrollim shumë të
shpeshtë, i cili ka për qëllim dënimin e afaristëve (në afro 60% të rasteve vlerësohen
jokorrekte dhe zakonisht përfundojnë me dënim). Rrethina e tillë stimulon sjellje
spekulative dhe konservon gjendjen ekzistuese pa hapur perspektivën e reformave dhe
perspektivën zhvillimore.
c) Mungesa e çfarëdo mbështetjeje të organizuar financiare për zhvillimin e ndërmarjeve
private. Zhvillimi i ekonomisë private në Kosovë është rast shumë i rrallë, që bëhet thuaja
pa kurrfarë kredie, pra duke u mbështetur krejtësisht në mjetet e ndërmarrësve. Edhe ato
ndërmarrje që kanë shfrytëzuar ndonjë kredi (më pak se 12% e të anketuarve), kjo ka pasur
të bëjë me kredi afatshkurtëra që, në të shumtën janë përdorur për kryerjen e obligimeve
financiare, në kushte të vështirësive të mëdha. Bankat ekzistuese në Kosovë (veç Bankës
Ekonomike në Prishtinë, e cila ende nuk ka krijuar potencial për kredi afatgjate dhe nuk
ka siguruar autorizime për punë me botën e jashtme) janë filiala dhe ekspozitura të
bankave jashtë Kosove, nuk kanë kurrfarë orientimi për mbështetje të zhvillimit, kryejnë
vetëm transaksione financiare dhe veprojnë në absorbimin e rrjedhave devizore në
Kosovë.
23
3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
Në këtë pjesë prezentojmë metodologjine e trajtuar për qëllime të këtij hulumtimi. Me ç’rast
shqyrtojmë burimin e të dhënave si dhe metodat e analizës, përpunimin dhe prezantimin e
rezultateve, në bazë të të cilave vijmë tek gjetjet konkrete, të cilat na shërbejnë për nxjerrjen e
konkluzioneve dhe dhënien e rekomandimeve, për një grup pretendetësh si:
politikbërësit, bizneset, ndërmarrësit, etj.
3.1. Burimi të dhënave
Pyetësori është trajtuar me 180 NVM në Kosovë dhe përfshinë vitet 2018 dhe 2019. Përzgjedhja
e mostrës është bërë në mënyrë të rastësishme, nga baza e të dhënave në Ministrinë e Tregtisë
dhe Industrisë (MTI), në Kosovë. Mostra përfshinë tërë regjionin e Kosovës, duke përfshirë tre
sektorët bazë: sektorin prodhues, tregtar dhe shërbyes. Është e shpërndarë nëpër regjione
afërsisht siq është edhe përqindja e shpërndarjes së NVM-ve faktikisht në Kosovë.
Në vijim prezantojmë pasqyrën tabelare lidhur me shpërndarjen e bizneseve, madhësinë e
bizneseve dhe sektorit në të cilin ndërmarrja-biznesi ushtron aktivitet ekonomik.
Tabla 7: Shpërndarja e nd. në moster sipas madhësisë dhe sektorit, në përqindje
Madhësia e sektorit Mikro Nd. e vogël Nd. e mesme Total % e pjesmarrjes së NVMve
në mostër
Prodhim 11 7 2 20 11,11
Shërbim 46 11 4 61 33,88
Tregti 79 15 5 99 55.00
Total 136 33 11 180 100
Burimi: Nga Pyetësori i vetadministruar
3.1.1. Struktura e NMV-ve sipas sektorit, në mostër
Nga tabela nr.4, konstatojmë se nd. prodhuese të intervistuara janë 20 sosh dhe në mostër
përfaqsohen me 11.11%. Ndërmarrjet shërbyese janë 61 sosh, që në mostër përfaqsohen me
33.88%, ndërsa ndërmarrjet shërbyese numri i intervistuar i të cilave është 99, në mostër
përfaqsohen me 55%.
Pra, janë gjithsej 180 ndërmarrje të intervistuara, anekënd Kosovës, të cilat grafikisht prezantohen
në vijim:
Figura 4: Struktura e NVM-ve sipas sektorëve, e prezentuar në mostër
Struktura e NVM-ve sipas sektorit në moster
11%
34%
Ndërmarrje prodhuese
Ndërmarrje tregtare
Ndërmarrje Sherbyese
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, përpunuar nga autori
Sic vërehet nga figura më sipër, dominon numri i ndërmarrjeve tregtare në mostër, me
55%, pastaj kemi ndërmarrjet shërbyese që përfaqsohen me 34%. Pjesa me e vogël e
NVM-ve që përfaqsohen në mostër, është e ndërmarrjeve prodhuese me gjithsej 11%.
55 %
25
3.1.2. Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve
Në bazë të hulumtimit të realizuar konstatohet se 65% janë ndërmarrje me 1 themelues, 18%
janë me 2 themelues, 9% janë 3 themelues, ndërsa 8% janë me 4 e më tepër themelues. Kjo
mund të vërehet nga figura e poshtshënuar:
Figura 5: Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve
18%
Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluseve
1 themelues
2 themelues
3 themelues
4 e me teper
themelues
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, përpunuar nga autori
Sic vërehet nga figura me sipër dominojnë ndërmarrjet me një themelues, ku gati dy të tretat e
ndërmarrjeve të intervistuara, janë nga një pronar-themelues.
9 %
8 %
65 %
3.1.3. Struktura gjinore e themeluesve
Struktura gjinore e themeluesve të NVM-ve në Kosovë është element me rëndësi për analizë të
rritjes dhe zhvillimit të NVM-ve dhe ndërmarrësisë. Që nga periudha e pasluftës, numri i
themeluesve të bizneseve me pronar femra është përherë i vogël, edhe pse viteve të fundit ka
tendencë të lehtë rritjeje. Pra, përqindja e femrave si pronare e bizneseve është e nënpërfaqësuar
dhe se ka nevojë që të sforcohet roli i tyre në bizneset kosovare.
Kjo vërehet qartë në tabelen vijuese:
Tabela nr. 8: Struktura gjinore e pronarëve-menaxherëve
Gjinia %
Meshkuj 92.3
Femra 7.7
Gjithsej 100
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
Nga më sipër vërehet se 92%, e pronarve të NVM-ve të intervistuara, janë meshkuj. Ndërsa vetëm
8% janë femra.
3.1.4. Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit
Shkalla e arsimimit të themeluesve supozohet se është përcaktues me rëndësi i rritjes dhe
zhvillimit të NVM-ve, andaj edhe të realizimit të investimeve. Nga tabela në vijim, do të
vërejmë se 3.9% e themeluesve janë me përgatitje fillore, 55.4% të themeluesve janë me shkollë
të mesme, 33.2% të pronarëve janë me fakultet, pjesa tjetër me 4.3% janë me nivel të
magjistraturës, ndërsa pjesa minore prej 3.2%, janë me nivel doktorate.
Nga kjo mund të konstatojmë se pjesa dërmuese e pronarëve të NVM-ve, në Kosovë, janë me
përgatitje të mesme shkollore. Kështu që mund të konkludojmë se pronarët e bizneseve nuk
kanë përgatitje specifike për të menaxhuar në mënyrë efektive biznesin e tyre.
27
Tabela nr 9: Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit
Niveli i arsimimit
Nr. themeluesve
Shk. fillore Shk. mesme Fakulteti
Mr
Phd
%
Me 1 themelues 1.7 61.3 31.0 3.4 2.6 100
Me 2 themelues 4.3 43.0 44.0 5.6 3.1 100
Me 3 themelues 0.8 42.1 41.8 10.1 5.2 100
Me 4 e më tepër 0.0 9.5 24.0 14.3 52.2 100
Gjithsej 3.9 55.4 33.2 4.3 3.2 100
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
3.2. Burimet e financimit të investimeve
Financimi i investimeve është faktor vendimtar i rritjes dhe zhvillimit të NVM-ve, si në vendet
e zhvilluara ashtu edhe të atyre në zhvillim. Në Kosovë, financimi i investimeve bëhet në masën
më të madhe nga burimet vetanake (kursimet, kapitali plotësues dhe fitimet e pashpërndara), si
burime tradicionale. Afërsisht 2/3 e investimeve financohen nga burimet vetanake. Në vitin
2016, afërsisht 71% e të gjitha investimeve financohet nga këto burime. Në vitin vijues kemi
një rënie të këtyre burimeve, për afërsisht 10%, që dmth se 61.1% e të gjitha investimieve në
NVM-të, janë financuar nga burimet vetanake.
Sa i përket rolit të huadhënësve institucional, ende nuk janë në nivelin e dëshiruar. Konkretisht,
një burim i tillë i financimit të investimeve paraqitet kredia bankare, e cila në vitin 2016
përfshinë 22.5%, të investimeve të përgjithshme në NVM-të. Në vitin pasues (2017), kemi rritje
të financimit të investimeve me kredi bankare prej 6.5%, dmth 29%. Pjesa e huazimeve nga
miqtë përfshinë 5.1% (2016), përkatësisht 7.5% (2017).
Shumë hulumtime të bëra në vendet në tranzicion, tregojnë se përqindja e kapitalit të investuar
nga burimet vetanake gjithmonë rezulton të jetë më e madhe, krahasuar me burimet e jashtme
(kredi banakre-posaqërisht në fazat e hershme të tranzicionit).
Burimet tjera të financimit janë simbolike, siq vërehet edhe nga tabela në vijim:
Tabela nr 10: Burimet e financimit të investimeve
Burimet e financimit 2016 (%) 2017 (%)
Me mjete vetananke 70.8 61.1
Me mjete te huazuara nga miqtë 5.1 7.5
Me kredi bankare në vend 22.5 29.0
Me kredi bankare nga bota e jashtme 0.5 1.2
Mjete pa kthim, donacionet e jashtme 0.8 1.2
Përmes IJD 0.3 0.0
Tjera (specifiko) .... ....
Gjithsej 100.0 100.0
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
3.3. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve
Në pyetjen adresuar respondentëve lidhur me shfrytëzimin e kredive bankare nga ana e NVM-
ve, konstatohet se 37.3% (2016), përkatësisht 34.4% janë deklaruar se kanë shfrytëzuar kredi
bankare. Ndërsa, pjesa dërmuese deklarohen se nuk kanë shfrytëzuar kredi bankare dhe atë
46.8% (2016), përkatësisht 57.8% (2017). Pra, pavarësisht se afërsisht gjysma e tyre janë
deklaruar se nuk kanë shfrytëzuar kredi bankare (46.8%) në vitin vijues kemi rritje edhe më të
madhe të kësaj kategorie, konkretisht me 57.8%.
Pra, kemi rritje të kategorisë të cilët nuk shfrytëzuan kredi bankare prej 11,0%. Kjo tregon për
një dekurajim të NVM-ve lidhur me aplikimin për kredi bankare për shkak të kushteve tejet të
vështira për të marrë kredi, andaj edhe hezitojnë që të aplikojnë për kredi.
Tabela 14. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve
A keni marrë kredi bankare 2016 (%) 2017 (%)
Po 37.3 34.4
Jo 46.8 57.8
Kam aplikuar por jam refuzuar nga banka 15.9 7.8
Totali 100.0 100.0
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
29
3.3.1. Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat.
Kredi për furnizim me mjete themelore janë shfrytëzuar 16%, ndërsa për kapital xhirues 17%.
Kredia për furnizim, paisje dhe ndërtim përbënë 14%. Kredia revolving përbënë 12%, ndërsa
linja kreditore 8%. Overdraftet përbëjnë 16%, si dhe kreditë me depozitë përbëjnë 9%,
përkatësisht kategoria të tjera vetëm 8%.
Këtë e shohim në tabelën pasuese:
Tabela 10: Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat
Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat Frekuenca (%)
Kredi për MTH 16
Kredi për kapital xhirues 17
Kredi për furnizim, ndërtim dhe paisje 14
Kredi revolving 12
Linjë kreditore 8
Mbitërheqje 16
Kredi me depozitë 9
Tjera 8
Gjithsej 100.0
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
3.4. Planifikimi investimeve në të ardhmen
Në pyetjen se a planifikoni investime në të ardhmen (vitin vijues), ¾ e respondentëve,
përkatësisht, 74.5%, përgjigjen pozitivisht se planifikojnë investime të reja në vitin vijues,
përkundër kushteve shumë të pafavorshme të financimit.
Ndërsa, vetëm 24.5% e respondentëve, deklarohen se nuk parashohin investime në vitin vijues,
sic shihet edhe nga tabela vijuese.
Tabela 21: Planifikimi i investimeve në të ardhmen (viti vijues)
Planifikimi investimeve në të ardhmen %
Po 74.5
Jo 25.5
Total 100.0
Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori
31
1. KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET
Në bazë të shqyrtimit të deritamishëm mund të konstatojmë se NVM-të janë strumbullar i
ekonomisë në çdo vend, si në ato të zhvilluara ashtu edhe tek ato në zhvillim.
Edhe në Kosovë, NVM-të paraqesin faktor me rëndësi në zhvillim ekonomik. Ekonomia private,
me fokus në NVM, në Kosovë nuk ka një traditë të gjatë. Fillet e saj i kemi në formë të ekonomive
familjare të cilat janë fillesa e biznesit të vogël dhe të mesëm tek ne. Ne vitet e nëntëdhjeta, në
Kosovë, fillojnë me të madhe që të themelohen NVM-të e para, jo vetëm për shkak të shkaqeve
ekonomike por edhe atyre politike, për shkak se pushteti i atëhershëm serb, në mënyrë arbitrare,
i largoi nga puna gjithë punonjësit shqiptar. Sot, sekotri i NVM-ve ka treguar një hap te
rëndësishëm në zhvillim, por është shumë larg të dëshiruares.
Në punim trajtohet Pyetësori me NVM-të anekënd Kosovës, me tre sektorët kyq: prodhim, tregti
dhe shërbime.
Në bazë të shqyrtimit te deritanishem, mund të nxirren një sërë rekomandimesh, për një spektër
të gjërë akteresh, si: politikbërësit, bizneset, pronarët, ndërmjetës financiar, etj.
Andaj, rekomandojmë;
NVM, me rastin e kërkimit të mjeteve fiananciare nga ndërmjetësit financiar, duhet të jenë
më korekte, në aspekt të prezantimit të të dhënave financiare.
Raporti mes bankave dhe NVM-ve duhet të bazohet në bashkpunim afatgjatë, e jo vetëm
gjatë periudhës së shfrytëzimit të mjeteve të kredisë.
Bashkëpunim i sinqertë mes NVM-ve dhe bankave në menaxhimin e riskut, posaqërisht
tek paraqitja e problemeve financiare për moskthim kredive, (propozimet e bankës rreth
tejkalimeve te vështirësive financiare, riprogramimi i borgjit), të jetë më i sinqertë dhe
bashkëpunues.
Aplikimin e masave stimuluese për eksportet nga ana e qeverisë, si thjeshtësimin e
procedurave burokratike, zvogëlimin e tarifave doganore, të organizohet kampanjë për
informimin e bizneseve për tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, nënshkrimi i marrëveshjeve për
qarkullimin e lirë të mallrave nga ana e qeverisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe
hekurudhore, masa stimuluese për rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore.
Thjeshtimi i legjislacionit ekzistues dhe kornizës regullative për krijimin dhe zhvillimin e
NVM-ve, të përfshijë shqyrtimin e zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e
zbrazëtirave të mbetura rregullative.
Përmirësimi i lehtësimit të hapjes dhe mbylljes së bizneseve. Një lehtësi ku ndërmarrësi
është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në
vitalitetin e gjithmbarshmë të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do
të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg.
33
BIBLOGRAFIA
Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë 2013
Agjencioni i Statistikave te Kosoves, Raortet vjetore, sipas viteve,2012-2017
BQK, Raportet Vjetore, 2012-2017
Bundo, Sh,, Financë“, Tirane, 2011
Europian Commission: Commisssion recomendation 2003/361/EC).
Komoni, S. ,, Financa“, Prishtine, 2010
Mustafa, Isak.”Instituti i Financave i Kosovës”, Doracak për krijimin dhe zhvillimin e
bizneseve”
Mustafa,M. Kutllovci, E.Gashi, P. Dhe Krasniqi, b.– Biznesi i vogël dhe i mesëm’’ Prishtinë
Ramosaj , B. ,,Bazat e Menaxhmentit,, Prishtinë 2007
Raporti vjetor i Ministrise së Industrise dhe Tregëtise, 2016
Research Report, Entrepreneurship and Small Business Development in Kosova in 2010
Riinvest (vite të ndryshme) SME development in Kosovo, Prishtinë
WEB FAQE
www.wikipedia.com
Ekonomia private-Kosova”, www.kosova.com
Kosova një strategji për zhvillim ekonomik”, www.crisisgroup.com
Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve 2007-2013, www.balkanweb.com
http://menaxherat.com/lajme-ekonomike/ndermarrje-biznese-te-vogla-te-mesme-dhe-te-
medha/
ttps://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2017/May/19/Klima_e_Biznesit1495199071\
financialreportinghttps://www.slideshare.net/Menaxherat/ligjerata-1-