qfar eshte shteti?-shteti dhe pushteti

10
Ç’është shteti ? Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik. Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti. Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për të vënë në zbatim një politike të caktuar. Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet: 1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor; 2. të jetë autonom; 3. të jetë i centralizuar; 4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në një shoqëri, për shkak karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë. Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet

Upload: bessnik-latifi

Post on 23-Jun-2015

6.067 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

Ç’është shteti ?

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik.

Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti. Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për të vënë në zbatim një politike të caktuar.  Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet:

1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor;

2. të jetë autonom;

3. të jetë i centralizuar;

4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën

Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në një shoqëri, për shkak të  karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë.

Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet për shtetin si sinonim i “vendit”. Në të vërtetë popullsia dhe territori, më tepër se sa elemente, mund të konsiderohen si premisa të ekzistencës së shtetit, sepse pa popullsi dhe pa territor nuk mund të ketë shtet.

Shteti, në kuptimin e tij real, si organizatë politike që ushtron detyrimin shtetëror, ka si elementin e tij thelbësor pushtetin, i cili ushtrohet me anën e së drejtës, që është e pandarë prej tij. Nga ky trajtim i shtetit, si organizatë e sundimit politik, del edhe përkufizimi i tij i përgjithshëm. Përkufizimi i përgjithshëm i shtetit, sikurse edhe i çdo fenomeni tjetër, nuk mund të zbulojë të gjitha anët dhe veçoritë e shtetit. Por ai duhet të nxjerrë në dritë atë që është thelbësore për të gjitha shtetet, atë që është e përgjithshme për to. Me anë të këtij përkufizimi, së pari, mund të dallohet shteti nga organizatat e tjera shoqërore dhe së dyti, mund të krahasohen tipat e ndryshëm të shteteve.

Page 2: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

Shteti i së Drejtës

Çfarë është Shteti i së drejtës?

Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Të dyja termat kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Kjo lidhje shprehet në mënyrë tepër të qartë në nenin 4, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Ndoshta për arsye të referimit kushtetues, në Shqipëri duket se shprehja “shtet i së drejtës” ka fituar qytetarinë.

Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik. Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si karakteristika kryesore e regjimit demokratik. Sipas një përkufizimi më të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës. Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve.

Respekti i hierarkisë së normave. Hierarkia e normave është një vizion sintetik i së drejtës hartuar nga Hans Kelsen për të « çliruar të drejtën nga bazat e saj ideologjike dhe morale, për ta bërë atë veçse një teknikë rregullimi, një teknikë të pastër në shërbim të shtetit laik ». Sipas kësaj teorie, çdo rregull i së drejtës duhet të respektoj normën që është sipër saj, duke formuar kështu një rend hierarkik. 

Ky rend është sa statik, pasi normat e ulëta duhet të respektojnë normat që janë sipër tyre, aq edhe dinamik, sepse një normë mund të ndryshohet sipas rregullave të caktuara përmes një norme, që është superiore ose e të njëjtit rang, por me kusht që të jetë e mëvonshme në kohë. Norma e vendosur në majë të piramidës, në shumicën e sistemeve juridike, është Kushtetuta.Këtu paraqitet skematikisht hierarkia e normave juridike:

   

Page 3: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

Ekzistenca e një hierarkie të normave përbën një prej garancive më të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kompetencat e organeve të ndryshme të shtetit përcaktohen në mënyrë të saktë dhe normat që ato prodhojnë janë të vlefshme me kusht që të respektojnë tërësinë e normave superiore.

Këtij rregullimi juridik i nënshtrohen tërësia e personave juridik. Shteti nuk është i veçantë, ai nuk mund të mos njohë parimin e barazisë : çdo normë, çdo vendim që nuk do të respektonte një parim superior do të bëhej shkak për një sanksion juridik. Shteti, që ka kompetencë për të bërë të drejtën, është i detyruar t’u nënshtrohet rregullave juridike; në këtë mënyrë funksioni i rregullimit që kryen shteti është i afirmuar dhe i legjitimuar. Një model i tillë supozon pra njohjen e një barazie të subjekteve të ndryshëm të së drejtës ndaj normave në fuqi.

Ndarja e pushteteve. Ndarja e pushteteve përbën kushtin e parë të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Teoria e ndarjes së pushteteve, formuluar për herë të parë nga Aristoteli, e përpunuar nga Locke dhe Montesquie, synon ndarjen e funksioneve të ndryshme të Shtetit për të kufizuar arbitraritetin dhe penguar abuzimet gjatë ushtrimit të misioneve të sovranitetit.

Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve. Duke u nisur nga konstatimi që në rregjimin e monarkisë absolute, këto tre funksione shpesh janë përzjerë dhe mbajtur nga një person e vetëm dhe i njëjtë, teoria e ndarjes së pushteteve kërkoi që sejcili prej funksioneve të ushtrohet prej organeve të ndryshme, të pavarura njëra nga tjetra, si për mënyrën e emërimit, ashtu dhe për atë të funksionimit. Sejcili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave. Në dallim nga paraardhësit e tij, Montesquieu fliste për arritjen e ekuilibrit të pushteteve të ndryshëm: “Që të mos abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, pushteti të ndal pushtetin”.

Teoria e ndarjes së pushteteve frymëzoi hartuesit e Kushtetutës amerikane, që në 1787 të vendosnin një regjim presidencial të organizuar sipas një ndarje strikte të tre pushteteve, e shoqëruar me ekzistencën e mjeteve të kontrollit dhe veprimit reciprok, në përputhje me doktrinën e “checks end balances”. Në mënyrë që sejcili prej pushteteve të mos abuzoj më prerogativat e tij, kushtetuta amerikane ka parashikuar një ndarje strikte të kompetencave midis organeve federale dhe Shteteve të federuara. Gjithashtu pushteti legjislativ është ndarë midis dy asambleve, presidentit ka të drejtën e vetos mbi tekstet ligjore dhe Senatit i është njohur paralelisht mundësia e kundërshtimeve të emërimeve të Presidentit dhe të traktateve ndërkombëtare të negociuara nga administrata. Në Deklaratën e të drejtave të njëriut dhe të qytetarit të 26 gushtit 1789 theksohet se ndarja e pushteteve është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave naturale të njëriut: kontrolli reciprok që ushtrojnë tre pushtetet njëri kundër tjetrit ruajnë individin prej shkeljeve të të drejtave të tij themelore. Në të njëjtën kohë, ndarja e pushteteve përbën një pengesë ndaj

Page 4: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

despotizmit dhe tentativës së pushtetit personel, meqënëse asnjë person nuk mund të koncetrojë në duart e tij të gjitha atributet e e sovranit.

Megjithatë, teoria e ndarjes së pushteteve jo gjithmonë është zbatuar në mënyrë rigoroze prej rregjimeve të ndryshme demokratike. Në fakt, një ndarje shumë strikte e pushteteve të ndryshëm mund të çoj në bllokimin e institucioneve. Kjo është arësyeja pse shumë rregjime preferojnë parimin e bashkëpunimit të pushteteve të ndryshëm, se sa atë të ndarjes strikte: dallimi midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit mbetet, por këto pushtete të ndryshëm disponojnë mjete veprimi njëri kundrejt tjetrit.

 Barazia e subjekteve të së drejtës. Barazia e subjekteve të së drejtës përbën kushtin tjetër të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Në të vërtetë kjo do të thotë që çdo individ, çdo organizatë mund të kundërshtojë zbatimin e një norme juridike, kur nuk është në përputhje me një normë superiore. Individët dhe organizatat marrin cilësinë e personit juridik: flitet për persona fizik në rastin e parë, për persona juridik në rastin e dytë.

Shteti vetë konsiderohet si një person juridik: vendimet e tij i nënshtrohen respektimit të parimit të barazisë, njësoj si personat e tjerë juridik. Sipas këtij parimi, edhe veprimi i pushtetit publik duhet t’i nënshtrohet parimit të barazisë, që supozon në rradhë të parë respektimin e parimeve kushtetuese. Personat fizikë dhe juridikë të së drejtës private mund të kundërshtojnë vendimet e pushtetit publik në rrugë administrative dhe gjyqësore. Në këtë kuadër roli i gjyqësorit është kryesor dhe pavarësia e tij është një nevojë e domosdoshme.

 Pavarësia e drejtësisë. Shteti i të drejtës supozon ekzistencën e juridiksioneve të pavarura, kompetente për të zgjidhur konfliktet midis personave të ndryshëm juridik duke zbatuar njëherësh parimin e ligjshmërisë, që rrjedh prej ekzistencës së hierarkisë së normave, dhe parimit të barazisë, që kundërshton çdo trajtim të diferencuar të personave juridikë. Një model i tillë kërkon ekzistencën e ndarjes së pushteteve dhe një drejtësi të pavarur. Në fakt, problemi qëndron në faktin se   drejtësia është gjithsesi pjesë e shtetit, ndaj vetëm pavarësia e saj kundrejt pushteteve legjislative dhe ekzekutive, mund të garantojë paanshmërinë e saj në zbatimin e normave të së drejtës.

Page 5: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

Gjithashtu gjykatat duhet të jenë në gjendje të konfrontojnë normat e ndryshme për të gjykuar barazinë e tyre, përfshirë rregullat që kanë një rend të lartë në hierarkinë e tyre. Një ligj ose një konventë ndërkombëtare që bie ndesh me kushtetutën duhet të hidhet poshtë nga gjykata dhe të konsiderohet e pavlefshme. Shteti i së drejtës nënkupton pra ekzistencën e një kontrolli të kushtetutshmërisë. Duke patur parasysh karakterin kompleks të një situate të tillë, Hans Kelsen ka propozuar ti besohet një juridiksioni unik dhe të specializuar, që ka cilësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Shteti dhe Pushteti

Kuptimi i pushtetit politik

Pushteti politik ka përgjegjësinë e përcaktimit të rregullave që përbëjnë rendin shoqëror. Është pushteti ai që organizon raportet midis individëve dhe merr në mbrojtje interesat e tyre. Pushteti është i domosdoshëm për mbijetesën e një shoqërie.  Pushteti politik në thelb, është një forcë organizimi.

Ushtrimi i pushtetit politik u jep shumë fuqi personave që janë të ngarkuar me të.  Për shkak të peshës së rëndë të përgjegjësive  mbi ta, për caktimin e tyre shtrohen pyetje të shumta. Cilat janë proçedurat që duhen përdorur për zgjedhjen apo emërimin e tyre? Për sa kohë ata duhet të ushtrojnë pushtetin? Cilat janë cilësitë e nevojshme, që ata duhet të kenë? Natyrisht përgjigjet janë të ndryshme. Por nuk duhet harruar se në kohët e hershme ishte  vetëm një individ që mishëronte pushtetin dhe konsiderohej pronë e tij: Njëshi, pavarësisht nëse ky ishte i veshur me robat e perandorit, mbretit apo diktatorit. Ai mbante pushtetin në saj të lindjes së tij, forcës së tij ose kurajës së tij.

Organizimi i pushtetit politik filloi të shprehet nëpërmjet lindjes progresive të një Shteti të dallueshëm nga Shefi i tij. Shteti siguron vazhdimësinë e pushtetit dhe përjetësinë e shoqërisë. Por ai mundet megjithatë të bëhet një instrument i një pushteti totalitar. Kjo ka ndodhur në të gjitha vendet që nuk kanë të vendosur një sistem demokratik.

Çdo njëri njeh administratën dhe funksionarët e saj, por asnjëri nuk ka takuar asnjëherë Shtetin. Në fakt, Shteti është një abstraksion, një ndërtim i pastër teorik i imagjinuar nga

Page 6: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

inteligjenca njërëzore, për të qënë suport (mbështetës) i pushtetit politik. Janë Machiavel (1469-1527) dhe Bodin (1530-1596), që kanë ndërtuar gradualisht nocionin e shtetit.

Sipas Carl J. Friedrich dhe analizave liberale janë pesë “monopole” që humbasin apo kufizojnë liritë: policia - kur rendi mbahet me mjetet e dhunës, ideologjia - kur ideologjia zyrtare është sunduese, media - kur shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara dhe komunikimi është vetëm propogandë, ushtria - kur shteti kontrollon forcën e armatosur me vullnetin e fuqisë, ekonomia – kur prodhimi vihet në kontrollin e shtetit. Shpesh këto monopole vihen në duart e një partie të vetme që përqëndron të gjitha pushtetet. Është rast kur sistemi plotësisht i centralizuar drejtohet nga një shef diktator, i mbështetur nga një elitë e kufizuar.

Në këtë optik, totalitarizmi është një fenomen, sigurisht me dimensione historike, por tërësisht i izoluar dhe i ndryshëm nga Shteti liberal. Duke u nisur nga shekulli i XVI mendimi politik ndryshon drejt afirmimit të të drejtave të popullit Sovran dhe të parimeve të ndarjes së pushteteve. Në 1748 Monteskje formuloi parimet e ndarjes së pushteteve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që  frymëzuan doktrinat kushtetuese liberale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të revolucionarëve francez:

- Afirmimi i sovranitetit të popullit: Populli ka të drejta. Ai është mbajtësi i vetëm dhe i vërtetë i sovranitetit.

- Shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve: Nuk ka rregjim të ekuilibruar, as repekt të të drejtave të njëriut pa një ekuilibër real midis pushteteve.

Është Jean-Jacques Rousseau që në Kontratën Sociale në 1762, afirmoi që sovraniteti politik varet eskluzivisht prej popullit. Ai përbëhet prej qytetarëve të lirë, që u binden ligjeve, që janë shprehje e “vullnetit të përgjithshëm”, dmth e vullnetit të popullit vetë.

Një shtet është demokratik, kur ai qeveriset prej përfaqësuesve të popullit, që ushtrojnë pushtetin në emër të këtij të fundit. Por ushtrimi i pushtetit nuk duhet të jetë rast i vrasjes së demokracisë. Për tu ruajtur nga rreziku i arbitraritetit, rregjimet demokratike disponojnë dy garanci kryesore: Shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve.

Quhet Shtet i së drejtës një Shtet, ligjet e të cilit janë në përputhje me parimet kushtetuese. Sipas Monteskje, pushteti nuk duhet të jetë asnjëherë i përqëndruar në duart e një autoriteti të vetëm, përkundrazi të tre funksionet e pushtetit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duhet tu besohen organeve përkatëse. Vetëm në një system i tillë, ku pushtetet ekuilibrohen midis tyre, mund të evitohen devijimet arbitrare.

Asambletë deliberative bashkojnë përfaqësuesit e popullit, parlamentet janë vendi i fjalës publike ku vendosen taksat, ku votohet ligji, ku kontrollohet qeveria. Parlamentet moderne, që janë shënjë e demokracive përfaqësuese, janë zhvilluar sipas modelit të parlamentit anglez të shekullit të VIII.

Page 7: Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

Demokracitë moderne funksionojnë sipas parimeve të demokracisë përfaqësuese. Demokracia direkte praktikohet në raste të veçanta. Kushtetutat sanksionojnë se sovraniteti kombëtar i përket popullit, që e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve dhe nëpërmjet rrugës së referendumit. Sovraniteti mund të delegohet: duke zgjedhur deputetët, populli Sovran i beson një mandat përfaqësuesve të tij. Parlamenti përfaqëson Kombin: sovraniteti është kombëtar.

Nocioni i sovranitetit të deleguar mbulon situatën në të cilën qeveritë i japin një mandat qeveritarëve, për të vepruar në vend të tyre, në emër të tyre dhe në kontrollin e tyre. Kështu, demokracia përfaqësuese është e kundërta e demokracisë direkte, në të cilën nuk parashikohet asnjë ndërmjetës midis popullit dhe qeverisë dhe të gjitha vendimet merren prej bashkësisë së qytetarëve. Edhe pse nuk është e lehtë të zbatohet në një vend të madh, demokracia direkte nuk është zhdukur. Referendumi lejon, në disa kushte të caktuara, që një projektligj i dhënë ti nënshtrohet gjykimit të popullit. Në Zvicër referendumi është praktikë e zakonshme dhe në disa kantone të vogla zgjedhësit bashkohen periuodikisht në asamble për të shqyrtuar dhe votuar ligjet ose për të zgjedhur përgjegjsit e pushtetit ekzekutiv lokal. Sipas mënyrave të ndryshme, praktika referendare është gjithashtu e përdorur në Itali, në disa shtete të tjera europiane dhe në disa shtetet amerikane. Ndërkaq, është demokracia përfaqsuese ose indirekte, ajo që mbizotëron në sistemet e sotme demokratike. Ajo bazohet në mandatin e quajtur ”përfaqësues” në kundërshtim me mandatin “imperativ”. Deputeti nuk i nënshtrohet udhëzimeve të asnjë prej zgjedhsve të tij. Ai përfaqëson kombin pa kufizime dhe pa detyrime.