r a p o r t i p e r f u n d i m t a r - agjencia publike e ... barleti/rvj mp administrim... · p e...

26

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

R A P O R T I

P E R F U N D I M T A R

P Ë R

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT:

Master Profesional (MP) në Administrim Biznesi

me profilin Financë- Kontabilitet

NË INSTITUCIONIN E ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. Asoc. Dr. Doriana MATRAKU (Dervishi)

2

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Hyrje

Ky raport është mbështetur në:

Shqyrtimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, të hartuar nga grupi i vlerësimit të brendshëm të UMB.

Shqyrtimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria e zhvillimit të programeve mësimore (rregullore dhe udhëzime, vendime, dosjet e programeve të studimit, regjistrat themeltar, dokumentacioni i zyrës së burimeve njerëzore, sekretaria mësimore).

Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend si dhe në intervistimet e studentëve, pedagogëve, stafit drejtues të universitetit, stafit administrativ.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me Rektorin e Universitetit, Administratorin, Dekanin e Fakultetit Ekonomik, Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, drejtuesit e njësive bazë, komitetet shkencore si dhe stafin akademik të këtij fakulteti, studentë, punonjësit e sekretarisë mësimore, të zyrës së bibliotekës, të burimeve njerëzore. Gjithashtu u bë vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij universiteti, në bibliotekën e fakultetit, sallën e kompjuterave.

GVJ e vlerëson si mjaft serioz dhe bashkëpunues angazhimin e drejtuesve të UMB për garantimin e aksesit dhe ofrimin e informacionit të kërkuar. Të gjitha kërkesat e anëtarëve të grupit, lidhur me vënien në dispozicion të dokumentacionit u plotësuan menjëherë në disa raste (psh. mbi tregues të ndryshëm që duheshin përllogaritur) është ofruar brenda afateve të arsyeshme.

Vlerësimi i programeve të studimit u përqëndrua në analizën e programit të studimit, objektivave formues, kompetencat që fitohen, përputhshmëria e titullit të lëshuar me kurrikulën e ofruar, mënyrën e organizimit të kurrikulës, analizat e syllabuseve (programet e lëndëve), format e veprimtarive formuese për çdo disiplinë, mënyra e organizimit të vlerësimit të dijeve, kompetenca e stafit pedagogjik, literatura e përdorur etj.

Përbërja e GVJ

Doriana MATRAKU (Dervishi)

Parimet e Punës së GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

- Vizita në insitucion

Të dhëna për programin e studimit Master Profesional në Administrim Biznesi me profilin

Financë-Kontabilitet

Fillimi I programit MP në Administrim Biznes me profil Financë-Kontabilitet, është në vitin 2009-2010. Në

këtë vit numri I studentëve të regjistruar në këtë program është 113 ndërsa numri I të diplomuarve është

79. Në vitin pasardhës 2010-2011 janë regjistruar 34 studentë të cilët janë aktualisht në proces diplomimi

dhe në vitin akademik 2011-2012 janë regjistruar 31 studentë.

3

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Master Profesional në Administrim Biznesi me profilin Financë- Kontabilitet, mbështetur në Standardet shtëtërorë për programet e studimit të Ciklit të Dytë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Mbështetur ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin Nr. 10 307, datë 22.7.2010, si dhe në vendim nr 564 dt 28.5.2009 për “Hapjen e programeve të reja të studimit pranë shkollës Marin Barleti, ky institucion ofron programe të studimi sipas Sistemit Europian të transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Programi i studimit të ciklit të dytë synon të pajisë me njohuri mbi metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme si dhe të ndihmojë në formimin e shprehive të veçanta në fushën përkatëse. Programi i studimit të ciklit të dytë realizohet me 60 kredite europiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Program I studimit është hartuar në këndvështrimin e institucionit për të nxitur dhe mbështetur ruajtjen e vlerave të komunitetit si dhe në përputhje me strategjinë e zhvillimit.

Programi i studimit është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. SHLUP UMB ka bërë një studim të tregut nëpërmjet pyetësorëve dhe ka arritur në përfundimin se financë-kontabilitet është një program i kërkuar si nga të punësuarit aktualë në sektorin e financës si edhe të atyre që synojnë të punojnë në këtë sektor.

Qëllimet, misioni dhe objektivat e ktij universiteti jepen në mënyrë korrekte në: “Vizion 2020”- Horizonte dhe Perspektiva të reja për Arsimin e Lartë.

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Programi i studimit është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Sipas një studimi të vet institucionit nëpërmjet pyetësorëve, kanë arritur në përfundimin se financë-kontabilitet është një program i kërkuar si nga të punësuarit aktualë në sektorin e financës si edhe të atyre që synojnë të punojnë në këtë sektor.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Ky program është hartuar duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik të vendit, dhe nevojën që ka

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

4

ky vend për individë të specializuar në këtë fushë.

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimit pasqyron vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit. Në shumicën e temave të trajtuara në këtë PS, teoritë ekonomike aktualizohen me shembuj nga ekonomia shqiptare.

Konkluzione: Program I studimit është hapur mbështetur në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin Nr. 10 307, datë 22.7.2010, si dhe në vendim nr 564 dt 28.5.2009 për “Hapjen e programeve të reja të studimit pranë shkollës Marin Barleti. Institucioni nëpërmjet këtij programi, përgatit specialist të kualifikuar në Financë- Kontabilitet. PS është në përputhje me interesat kombëtare dhe me misionin dhe qëllimin e SHLUP UMB. Ky program është në përputhje me nevojat e tregut të punës për specialistë në këtë fushë.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Ky program është ndërtuar mbi programet bachelor, plotëson synimin për të përgatitur specialistë të zotë për financën dhe kontabilitetin për tregun e punës brenda vendit dhe në rajon, është konceptuar si një model që kombinon mësimin me kërkimin.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” pajis studentët me njohuri të thelluara teorike, lidh teorinë me praktikën nëpërmjet praktikve profesionale që studentët kryejnë, si dhe krijon aftësim për kërkim shkencor nëpërmjet përgatitjes së diplomës.

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Program I studimit ‘’Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” është ndërtuar mbi programin Bsc kështu që është një vazhdimësi e tij, duke thelluar më tej njohuritë në këtë fushë.

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Nuk aplikohet ky kriter për këtë PS.

5

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet’” i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktike. Nëpërmjet programeve mësimore, student zotëron aftësi për analiza të thelluara teorike dhe praktike, zotëron njohuri për një kërkim shkencor të mirfilltë ka aftësi të përshtate dhe punojë në grup pasi program aplikohet në grupe mesatarisht të vogla.

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

Ky program është një master professional, pra kriteri nuk aplikohet për këtë PS.

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

PS ka për qëllim kualifikimin e studentëve me objektiva të qarta në rritjen profesionale të tyre. Ky PS përshtat kualifikimin me kërkesat e tregut të punës.

Konkluzione: Program I ciklit të dytë të studimit “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet’” i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktike. Ky PS është në përputhje me objektivat e këtij institucioni.Niveli I ofruar në këtë PS është në përputhje me zhvillimet strategjike të Institucionit të Arsimit të Lartë. Nëpërmjet programeve mësimore, studenti zotëron aftësi për analiza të thelluara teorike dhe praktike, zotëron njohuri për një kërkim shkencor të mirëfillet, ka aftësi të përshtatet dhe punojë në grup pasi programi aplikohet në grupe mesatarisht të vogla.

Standardi I.3

- Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” ofruar nga SHLUP UMB është hartuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, vendimet dhe rregulloret e përcaktuara.

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

“Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” i përket nivelit 7 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimit.

Konkluzione: Programi «Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet» ofruar nga SHLUP UMB është hartuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me Udhëzimin Nr. 15, datë 04.04.2008 „Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë“, me Udhëzimin nr. 30, datë 26.09.2007, i ndryshuar.I mbështetur në udhëziminin Nr. 11, datë 28.02.2011 „Për procedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë ” dhe në përshtatje me dokumentet e Procedit të Bolonjës. Përmbushja e këtij standardi është konfirmuar me Vendimin e Këshillit të Akreditimit për fazën e licensimit të programeve master dhe me lejën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për hapjen e këtyre programeve.

Standardi I.4

- Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

6

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Objektivat e këtij programi përputhen me nivelin e studimeve të ciklit të dytë. Programi në aspektin e njohurive, përmban njohuri të specializuara, disa prej të cilave në nivel të avancuar bashkëkohor në fushën e financë-kontabilitetit dhe shërbejnë si bazë për një kërkim origjinal. Programi zhvillon aftësi të specializuara për të zgjidhur problemet, për kërkim të aplikuar, për të zhvilluar procedura të reja.

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Vlerësimi I studentëve nëpërmjet, detyrave, ese, midterm, apo provimit përfundimtar me anë të testeve apo përgjigjeve alternative, dëshmon për përgatitje dhe kontroll të vazhdueshëm të dijeve.

Konkluzione: Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet” për nga njohuritë, mënyra e vlerësimit dhe e organizimit përputhet me nivelin e studimeve të ciklit të dytë.

Standardi I.5

- Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet”, e ka fillimin në vitin 2009 dhe numëron të diplomuarit e parë. Ai mbështetet në përvojën më të mirë të universiteteve me të cilat SHLUP UMB ka marrëveshje bashkëpunimi. Vlen këtu të përmendim bashkëpunimin me Cardiff University, Capital Normal University si dhe Faculta di Economia Universita degli studi di Udine.

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Programi i ofruar përmban elemente që respektojnë standardet, ligjet dhe udhëzimet e MASH dhe APAAL në organizimin dhe përcaktimin e krediteve, të kritereve të pranimit etj. Programi i studimit përmbush kriterin për të qenë të konkurrueshëm dhe të përshtatshm për nga elementet e përmbajtjes. Organizimi në bazën e krediteve e bën lehtësishëm të përshtatshëm këtë PS dhe në nivel ndërkombëtar.

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Për ndërtimin e programit, institucioni është mbështetur në modelet më të mira të huaja duke shfrytëzuar dhe bashpunimet me universitete te huaja.

Konkluzione: Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet” mbështetet në përvojën më të mirë të universiteteve me të cilat SHLUP UMB ka marrëveshje bashkëpunimi si psh marrëveshja me Cardiff University, Capital Normal University si dhe Faculta di Economia Universita degli studi di Udine. Për ndërtimin e programit, institucioni është mbështetur në modelet më të mira të huaja duke shfrytëzuar dhe këto bashpunime.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

7

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” synon pajisjen e studentëve me aftësi profesionale dhe të kërkimit në fushën e financë-kontabilitetit. Për realizimin më të mirë programi ofron praktikë profesionale ku njohuritë teorike dhe praktike ndërthuren.

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Sikurse është cituar dhe më lartë, insitucioni ka hartuar këtë program I mbështetur në udhëzimet dhe në përputhje me MASH dhe APAAL.

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Personeli akademik I ri është gjithmonë në kërkim të gradave apo titujve shkencor duke qenë të pandarë nga puna kerkimore dhe shkencore.

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Ky program studimi mbështetet kryesisht në staf të jashtëm, dhe është shumë e rëndësishme kualifikimi I personelit akademik të departamentit përkatës, për të dhënë një garanci më shumë për vazhdimësinë e këtij program.

Konkluzione: Program I studimit përshtat mjaft mirë aftësimin teorik me atë praktik. Stafi akademik I përfshirë në këtë PS është një staf mjaft I kualifikuar por duhet theksuar që është staf akademik I jashtëm. Institucioni duhet të punojë në kualifikimin e stafit të brendshëm për të krijuar një siguri në vazhdimësinë e tëtij program.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Tregu i punës ka nevojë për specialistë të fushës së financës dhe kontabilitetit nisur nga vetë organizimi I sistemit tonë me një sërë firmash të vogla dhe të mesme që operojnë në treg.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Programi synon të të plotësojë nevojat për specialistë të financës dhe kontabilitetit për arsye dhe të transformimeve të sektorit të ekonomisë

Konkluzione: Ekonomia jonë në kalimin e saj drejt ekonomisë së tregut është e organizuar në mënyrë të tillë duke I dhënë prioritete firmave apo bizneseve të vogla dhe të mesme. Për këtë arsye tregu i punës ka nevojë për specialistë të fushës së financës dhe kontabilitetit. Pra ky program vjen si domosdoshmëri në plotësimin e tregut të punës me specialistë të fushës së financës dhe kontabilitetit.

Standardi I.8

- Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës. Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Tregu i punës ka nevojë për specialistë të fushës së financës dhe kontabilitetit duke ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

Institucioni ka kryer pyetësor të ndryshëm në lidhje me mundësitë e punësimit të specialiostëve të kësaj fushe si dhe është parë nevoja që ka tregu për këta specialistë.

8

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Konkluzione: Ky program studimi është përshtatur me nevojat e tregut të punës. Përgatitja e specialistëve të fushës së financë- kontabilitetetit është një nga prioritetet e institucionit.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” nuk bie ndesh me interesat kombëtare. Ai synon të përgatisë specialistë që do të punojnë për zhvillimin e sektorit të financave.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi I studimit është në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri kështu që është në përputhje edhe me vlerat kulturore kombëtare.

Konkluzione: Programi I studimit mbështetet në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin Nr. 10 307, datë 22.7.2010 kështu që është në përputhje me interesat dhe vlerat kombëtare.

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Institucioni përdor metodën e kontrollit të njohurive nëpërmjet pyetjeve të adresuara studentëve, nëpërmjet testimeve të pjesshme, nëpërmjet detyrave të kursit individuale dhe punës në grup si dhe nëpërmjet provimeve përfundimtare.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Institucioni përdor dhe forma të vlerësimit të performancës së cdo pedagogu dhe lënde dhe I shpall rezultatet në raportin e vetvlerësimit. Institucioni do të kryejë cdo dy vjet vlerësimin e programit master profesional.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni mban dhe shpall ecurinë e studentëve që nga momenti i pranimit e deri ne përfundim të programit.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: si anketime studentëve, intervista, teste të ndërmjetme, provime përfundimtare, detyra kursi, ese, praktika mësimore etj. Këto metoda u vërejtën gjatë diskutimeve me studentët e programit si dhe në sekretarinë mësimore. Gjithashtu institucioni përdor monitorim të

9

Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste

të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

përvitshëm, raport të përmbledhur vlersërimi në përfundim të çdo viti, vlerësim nga studentët për çdo lëndë dhe pedagog. Vlerësimi I lëndës kryhet cdo vit, po këshut kryhet dhe vlerësimi I mësimdhënies.

Konkluzione: Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta në mënyra periodike sipas qëllimit dhe programit të studimit. Për programet e masterit professional, vlerësimi kryhet nje here ne dy vjet. Metoda të tjera vlerësimi të përdorura janë: anketimet e studentëve, intervista, teste të ndërmjetme, provime përfundimtare, detyra kursi, ese, praktika mësimore etj. Gjithashtu institucio ni përdor monitorim të përvitshëm, raport të përmbledhur vlersërimi në përfundim të çdo viti, të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi udhëzimet e APAAL si dhe në funksion të vlerësimit të brendshëm dhe kontrollit të ciolësisë.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

SHLUP UMB ka një plan të zhvillimit strategjik të IAL dhe ka parashikuar politikën e zhvillimit të programeve të studimeve master

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

SHLUP UMB ka një plan të zhvillimit strategjik të IAL-së ku parashikohet edhe përmirësimi i mësimdhënies.

Konkluzione: SHLUP UMB në kuadrin e Planit të Zhvillimit Strategjik të institucionit ka përcaktuar edhe mënyrën e zhvillimit të programeve master. Institucioni ka planin: “Vizion 2020”- Horizonte dhe Perspektiva të reja për Arsimin e Lartë.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje

me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet

Ky program studimi është master professional. Kriteri nuk aplikohet për këtë PS.

10

përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” realizohet me 60 kredite (ECTS). 1 kredit është i barabartë me 25 orë. Ndarja e krediteve është bërë duke mbajtur parasysh këta elemente: orë mësimi në auditor (leksione, seminare), orë për studim individual, orë për praktikën orë për diplomën finale. Ndarja e krediteve është bërë në përshtatje me nenet 24, 25, 26, 27, 44/1 të ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me Udhëzimin Nr. 15, datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë“.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program studimi.

Konkluzione: Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet” realizohet me 60 kredite (ECTS). 1 kredit është i barabartë me 25 orë. Ndarja e krediteve është bërë duke mbajtur parasysh këta elemente: orë mësimi në auditor (leksione, seminare), orë për studim individual, orë për praktik ën orë për diplomën finale. Ndarja e krediteve është bërë në përshtatje me nenet 24, 25, 26, 27, 44/1 të ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me Udhëzimin Nr. 15, datë 04.04.2008 „Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë“.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për

vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të ndryshme: si anketime studentëve, intervista, broshura, botime për informim etj. Këto metoda u vërejtën gjatë vizitës në institucion.

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.

Institucioni ka faqen e internetit ku publikon rregullisht njoftime rreth vlerësimit të brendshëm.

Konkluzione: Institucioni publikon rregullisht nëpërmjet broshurave apo publikimeve të tjera si dhe ne formë elektronike të dhëna për vlerësimin e brendshëm.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET NË PËRPUTHJE ME

NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për

përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

11

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Personeli akademik i këtij institucioni dëshmon një angazhim optimal për përmbushjen me sukses të programit, por institucioni duhet të shtojë numrin personelit akademik me kohë të plotë.

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ i IAL-së ishte angazhuar në zbatimin e detyrave mbështetur në kontratën e punës. Personeli ka detyra për zbatimin e planit strategjik të zhvillimit të institucionit. Këto detyra janë të parashikuara në kontratë ose të dhëna sipas nevojave.

Konkluzione: Personeli akademik si dhe personeli ndihmës mësimor i këtij institucioni dëshmon një angazhim optimal për përmbushjen me sukses të programit. Por për të pasur një vazhdimësi dhe siguri në mbarëvajtjen e këtij program studimi, duhet të shtohet stafi akademik me kohë të plotë pranë departamentit që mbulon këtë program studimi.

Standardi II.2

- Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;

Në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, SHLUP UMB UMB ka ndërtuar një strukturë organizative që i shërben plotësimit të misionit të tij, përfshirë edhe programet e studimit të ciklitë të dytë.

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Institucioni ka katër fakultete: Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakultetit të Shkencave të Aplikuara

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Fakulteti që përmbush këtë program studimi është Fakulteti I Ekonomisë dhe Financës I cili është organizuar në njësitë bazë: a. Departamenti i Ekonomiksit b. Departamenti I Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit c. Departamenti Kontabilitet, Auditim, Taksa

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Fakulteti I Ekonomisë përbëhet nga tre njësi bazë. Departamenti I cili mbulon këtë program studimi ka në përbërje të tij vetëm katër pedagog efektiv ndër të cilët: 1 Prof. Dr 1 Dr. 2 master

Konkluzione: Institucioni është I organizuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore përsa I përket Fakulteteve, dhe njësive bazë. Institucioni nuk përmush kriterin e stafit të brendshëm ku nga 7 pedagog efektiv ka vetëm katër.

Standardi II.3

- Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Departamenti Departamenti Kontabilitet, Auditim, Taksa që mbulon programin është i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që ka por për realizimin e këtij program departamenti mbështetet në staf

12

akademik të jashtëm. Përgjegjësi i departamentit, koordinatori i programit dhe komiteti shkencor përmbushin përgjegjësi të caktuara për realizimin e programit.

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

SHLUP UMB ka një politikë për rekrutimin e personelit. Procedurat e përzgjedhjes së personelit bëhen sipas një komisioni i cili ka në përbërje edhe përfaqësues të njësisë kryesore dhe të njësisë bazë. Njoftimi për rekrutimin e stafit të ri me kriteret e UMB publikohet dhe në faqen zyrtare.

Konkluzione: Departamenti Departamenti Kontabilitet, Auditim, Taksa që mbulon programin është i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që ka por për realizimin e këtij program departamenti mbështetet në staf akademik të jashtëm. Procedurat e përzgjedhjes së personelit bëhen sipas një komisioni i cili ka në përbërje edhe përfaqësues të njësisë kryesore dhe të njësisë bazë. Njoftimi për rekrutimin e stafit të ri me kriteret e UMB publikohet dhe në faqen zyrtare të internetit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Personeli i Fakultetit të Ekonomisë dhe Financës është përfshirë në hartimin e kurrikulës së programit MP në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet dhe ka marre vendime lidhur me përmirësimin e tij pas vitit të parë të zbatimit. Institucioni kryen vlerësime të karakterit formues cdo vit dhe vlerësime përmbledhëse cdo 3 apo 6 vjet.

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

UMB ka një politikë për rekrutimin e personelit. Procedurat e përzgjedhjes së personelit bëhen sipas një komisioni i cili ka në përbërje edhe përfaqësues të njësisë kryesore dhe të njësisë bazë. Njoftimi për rekrutimin e stafit të ri me kriteret e UMB publikohet dhe në faqen zyrtare. Ngarkesa mësimore e stafit përcaktohet nga aktet ligjore dhe nënligjore në përputje me gradën apo titullin shkencor.

Konkluzione: Personeli i Fakultetit të Ekonomisë dhe Financës është përfshirë në hartimin e kurrikulës së programit MP në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet dhe ka marre vendime lidhur me përmirësimin e tij pas vitit të parë të zbatimit.

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

Ndërtesat në të cilën zhvillohet mësimi dhe ku janë të vendosur zyrat e stafit akademik dhe administrativ janë objekte të ndërtuara me materiale cilësore bashkëkohore që plotesojnë kushtet higjeno-sanitare. Ky program zhvillohet në kampusin 2.

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Kampusi 2 në pronësi të pronarëve të UMB është ndërtuar në vitin 2010 pra vetëm dy vjet më parë.

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim

Programi ofrohet në kamusin 2, por biblioteka dhe zyrat e stafit akademik, ndodhen në kampusin 1.

13

efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Kjo nuk përbën problem për bashkrendimin dhe mbarëvajtjen e programit.

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program

Konkluzione: Në kampusin ku zhvillohet ky program ndodhen sallat e kompjuterëve me kapacitet deri në 30 vende dhe salla e takimeve me kapacitet 25 vende. Në katin e parë të kësaj godine ndodhen dy mjedise shlodhëse për studentet dhe stafin akademik. Kati i dytë dhe i tretë i ndërtesës kryesore janë të përberë nga 3 auditorë me kapacitet 40 vende; 2 auditorë me kapacitet deri në 30 vende dhe 7 auditorë me nga 15-25 vende, si dhe dhomat e hapura për aktivitete studentore. Në secilin kat ndodhen zyrat-njësi të shërbimeve studentore në të cilat studentëve u ofrohet ndihmë akademike dhe shërbim internet dhe intranet. Sallat e leksioneve janë të pajisura me kompjutera dhe projektorë dhe pajisje të tjera teknologjike në dispozicion të stafit akademik dhe studentëve. Ndërtesat në të cilën zhvillohet mësimi dhe ku janë të vendosur zyrat e stafit akademik dhe administrativ janë objekte të ndërtuara me materiale cilësore bashkëkohore që plotesojnë kushtet higjeno-sanitare

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Që në ditën e fillimit të studimeve, studentëve u jepet rregullorja e studimeve, plani mësimor, programet e lëndëve, orari i mësimit, ndërsa paketa e praktikës dhe e provës finale jepen në periudhën para fillimit të tyre.

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Studentët mund të informohen nëpërmjet broshurave, fletëpalosjeve dhe faqes së internetit të SHLUP UMB.

Konkluzione: Studenti merr informacionin e nevojshëm që në momentin e regjistrimit, rreth rregullores, planit mësimor orarit, pagesës etj. Kjo I jepet studentit nëpërmjet broshurave, fletëpalosjeve, apo dhe në faqen e internetit.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të

dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Departamenti përkatës harton një raport rreth ecurisë së programit cdo vit si psh rreth numrit të studentëve, mesatares në hyrje, mesatares së lëndëve gjatë periudhës së studimit, mesatares së lënëve në dalje etj.

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Institucioni kryen vlerësime të karakterit formues cdo vit dhe vlerësime përmbledhëse cdo 3 apo 6 vjet. Pas cdo vlerësimi hartohen dhe politikat për përmirësimin e programit.

Konkluzione: Departamenti përkatës harton një raport rreth ecurisë së programit cdo vit. Institucioni kryen vlerësime të karakterit formues cdo vit dhe vlerësime përmbledhëse cdo 3 apo 6 vjet. Pas cdo vlerësimi hartohen dhe politikat për përmirësimin e programit.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të

14

studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Institucioni zotëron Paketën e Provës Finale. Paketa e Provës Finale përcakton përgjegjësitë e palëve të përfshira në procesin e provës finale, përgjegjësitë e SHLUP UMB, të Komitetit Shkencor, të udhëheqësit shkencor, përgjegjësitë e studentit, llojet e provës finale, procedura e propozimit të punimit të provës finale, kërkesat për strukturën e punimit të provës finale, kërkesa teknike për tezën, etika e kërkimit, procedurat e mbrojtjes dhe të vlerësimit të punimit të provës finale, ankimimi për vlerësimin. Për provën finale janë parashikuar 15 kredite sipas programeve.

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program

Konkluzione: Institucioni zotëron Paketën e Provës Finale. Paketa e Provës Finale përcakton përgjegjësitë e palëve të përfshira në procesin e provës finale, përgjegjësitë e SHLUP UMB, të Komitetit Shkencor, të udhëheqësit shkencor, përgjegjësitë e studentit, llojet e provës finale, procedura e propozimit të punimit të provës finale, kërkesat për strukturën e punimit të provës finale, kërkesa teknike për tezën, etika e kërkimit, procedurat e mbrojtjes dhe të vlerësimit të punimit të provës finale, ankimimi për vl erësimin. Për provën finale janë parashikuar 15 kredite sipas programeve.

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Në SHLUP UMB, përgjegjësinë për menaxhimin financiar e ka Zyra e Administratorit të Deleguar dhe Zyra e Financës. Kancelari është autoriteti që përgatit raportin e auditit të brendshëm për gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë. Rapoti I auditit të brendshëm përmban një pasqyrë të qartë financiare për përdorimin e të ardhurave të grumbulluara nga ky program.

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Institucioni zotëron raportin e kontrollit të brendshëm, kontrollin tatimor, aktet e inspektimit, pasqyrat financiare ku përfshihen dhe grantet e përfituara nga projekti Tempus etj.

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Raporti i auditit të brendshëm analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Konkluzione: Institucioni përgatit raporti e auditit të brendshëm. Rapoti I auditit të brendshëm përmban një pasqyrë të qartë financiare për përdorimin e të ardhurave të grumbulluara nga ky program. Nga vizita në institucion u vërejt se në këtë raport auditi kishte dhe dokumenta të tjera si: raporti i kontrollit të brendshëm, kontrolli tatimor, aktet e inspektimit, pasqyrat financiare ku përfshihen dhe grantet e përfituara nga projekti Tempus etj.

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA PERSONELI AKADEMIK,

PERSONELI NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE PERSONELI ADMINISTRATIV.

15

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Zyra e Burimeve Njerëzorë është përgjegjëse për realizimin e procedurave të rekrutimit të personelit. Kriteret dhe procedurat e rekrutimit janë publike dhe transparente. Institucioni ka një bazë të dhënash për personelin, dosjen e cdo pedagogu, kontratat si dhe për rekrutimin e tyre publikon: kriteret e rekrutimit, formularët e vlerësimit, të njoftimeve për vende vakante.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Ky kiter nuk plotësohet për këtë program studimi Në Programin “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” 1 lëndë mbulohet nga pedagogë të brendshëm dhe 7 lëndë mbulohen nga pedagogë të jashtëm.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Institucioni kryen pyetësor për vlerësimin e pedagogut dhe të lëndës, rezultatet e të cilave diskutohen në senat dhe në departamentet përkatëse.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Institucioni mban një bazë të dhënsh për rekrutimin e punonjësve të rinj. Komisoni I ngritur për rekrutimin e stafit plotëdon një formular vlerësimi I përpiluar dhe ërcaktuar nga senati.

Konkluzione: Zyra e Burimeve Njerëzorë është përgjegjëse për realizimin e procedurave të rekrutimit të personelit. Kriteret dhe procedurat e rekrutimit janë publike dhe transparente. Institucioni ka një bazë të dhënash për personelin, dosjen e cdo pedagogu, kontratat si dhe për rekrutimin e tyre publikon: kriteret e rekrutimit, formularët e vlerësimit, të njoftimeve për vende vakante. Në Programin “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” 1 lëndë mbulohet nga pedagogë të brendshëm dhe 7 lëndë mbulohen nga pedagogë të jashtëm.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit

dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Përgjegjësi I departamentit që mbulon këtë program studimi ka titullin Prof. Dr.

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Në këtë program studimi japin mësim: një pedagog I brendshëm dhe 7 pedagog të jashtëm. 4 prej tyre mbajnë titullin Prof. Dr., 2 mbajnë titullin Prof. Asoc. Dr., 2 mbajnë gradën shkencore Dr.

16

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Rektori, prorektori, dekanët e fakultetve, përgjegjësit e departamenteve janë të punësuar me kohë të plotë në SHLUP UMB.

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Institucioni ka mangësi në personelin akademik. Raporti student/ pedagog vihet në rrezik nëse numri I studentëve vjen në rritje.

Konkluzione: Përgjegjësi I departamentit që mbulon këtë program studimi ka titullin Prof. Dr. Në këtë program studimi japin mësim : një pedagog I brendshëm dhe 7 pedagog të jashtëm të cilët I plotësojnë kushtet për grada dhe tituj shkencor. Por personeli akademik në këtë department nuk ploteson kriteret e vendosura.

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të

programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse. Kjo dëshmohet në dosjet personale, por edhe në të dhënat statistikore të SHLUP UMB.

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Veprimtaria kërkimore e personelit akademik përbën një kontribut për zhvillimin e kërkimit të aplikuar në fushën e shkencave politike.

Konkluzione: SHLUP UMB ka organizuar disa veprimtari kërkimore në periudhën 2009-2011 nga të cilat mund të përmendim si veprimtari që ndikojnë në zhvillimin e këtij programi: -Forumi “Territori në Fokus”, bashkëpunim i UMB me Century 21, që i dha shkas edhe botimit të numrit të dytë të Gjeopolitikës.

-Konferenca e përbashkët e Institutit Kërkimor Barleti me Universitetin Fama të Prishtinës, me titull "Kriza globale, Shqipëria, Kosova, rajoni".

-Konferenca “Sfidat e Decentralizimit dhe Autonomia e Qeverisjes Vendore ne Rrugën e Integrimit për në BE”, një bashkëpunim i UMB dhe Bashkisë Vorë. -Konferencë ndërkombëtare: “A mund të shndërrohet Shqipëria në model rajonal të zhvillimit të qëndrueshëm?” Konferenca u organizua nga rrjeti i përbashkët universitar i nismës së Europës Qëndrore (C.E.I. University NewYork Joint Programme) dhe Universiteti "Marin Barleti".

Standardi III.4

- Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

SHLUP UMB nuk ofron programe studimi në gjuhë të huaj, por ka ofruar lëndë dhe leksione të veçanta në gjuhë të huaj në Programet MP, të mbajtura nga pedagogë të huaj.

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Mësimi në gjuhë të huaj jepet nga pedagog I huaj

Konkluzione: UMN nuk ofron programe në gjuhë të huaj, por vetëm cikël leksionesh ose tema të vecanta të cilat zhvillohen nga pedagog të huaj.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo

17

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Studentët që ndjekin Programin “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën .

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Udhëheqësi I temës mban të paktën gradën shkencore “Doktor” dhe mund të jetë staf I brendshëm ose I jashtëm.

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Ky kriter plotësohet duke bërë një shpërndarje të temave tek pedagogët e brendshëm dhe të jasjtëm si dhe duke marrë në konsideratë që numri I studentëve në këtë program luhat midis 30-35 studentë cdo vit.

Konkluzione: Studentët që ndjekin Programin “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë -Kontabilitet” kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën. Udhëheqësi shkencor mban të paktën gradën shkencore “Doktor” dhe ka një numër të kufizuar studentësh në udhëheqje.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me

fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Institucioni ka përmbushur dy kriteret në këtë aspect: së pari udhëheqësi të mbajnë grada apo tituj shkencor, së dyti të jetë në përputhje me fushën e kërkimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Stafi akademik që mbulon programin është I kualifikuar dhe me eksperiencë profesionale në fushën e financeë- kontabilitetit.

Konkluzione: Institucioni ka përmbushur dy kriteret në shpërndarjen e diplomave: së pari udhëheqësi të mbajnë grada apo tituj shkencor dhe së dyti të janë në përputhje me fushën e kërkimit. Ky program mbulohet nga staf akademik I jashtëm, por stafi është I kualifikuar dhe I njohur në fushën e financeë-kontabilitetit.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Institucioni ka personel ndihmës si sekretaria mësimore, biblioteka asistentët e rektorit etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Institucioni ka pozicione të ndryshme pune për shërbimet dhe punonjësit e punësuar janë plotësisht të angazhuar për të përmbushur objektivat e programit.

Konkluzione: Institucioni ka personel ndihmës si sekretaria mësimore, biblioteka, asistentët për tëknologjinëetj. Institucioni ka pozicione të ndryshme pune për shërbimet dhe punonjësit e punësuar janë plotësisht të angazhuar për të ndihmua stafin akademik në përmbushjen e objektivave të këtij programi.

18

Standardi III.8

- Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

UMB bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në Kodin e Punës, në Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe në Udhëzimet e MASH ka përcaktuar saktë dhe drejtë të gjitha ngarkesat mësimore të pedagogëve të jashtëm dhe të brendshëm.

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Ngarkesa mësimore është llogaritur në orë mësimore sipas titujve dhe gradëve shkencore që ka secili anëtar I stafit akademik.

Konkluzione: UMB për të përcaktuar ngarkesat mësimore është bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në Kodin e Punës, në Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe në Udhëzimet e MASH. Ngarkesa mësimore është në përputhje të plotë me statusin e pedagogut (I brendshëm apo I jashtëm) si dhe me gradën apo titullin shkencor.

Standardi III.9

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Institucioni zotëron një bazë të dhënash të hollësishme për stafin akademik si dhe kontratat me secilin anëtar të stafit akademik, të brendshëm ose të jashtëm që është aktiv për të mbuluar këtë program studimi.

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Institucioni zotëron listën e pedagogëve të cilët mbulojnë këtë program. Stafi I këtij program është staf I jashtëm por duhet theksuar fakti se ky staf ka qëndruar I pandryshuar që nga fillimi I hapjes së programit.

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Po institucioni zotëron një bazë të dhënash për mënyrën e rekrutimeve në punë, nëpërmjet njoftimeve të ndryshme në institucion apo dhe në faqen e internetit. Njoftimi, kriteret dhe I gjithë ky process është përgjegjësi e zyrës së burimeve njerëzore.

Konkluzione: Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit në përputhje me statutit dhe rregulloren e përcaktuar nga vetë institucioni. Institucioni zotëron një bazë të dhënash të hollësishme për stafin akademik si dhe kontratat me secilin anëtar të stafit.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

Institucioni organizon programe specifike, është partnere në konferenca ndërkombëtare, është pjesë e projektit tempus si dhe nxjerr në botim në mënyrë periodike revistë shkencore. Në seancat e kualifikimit të pedagogëve janë ftuar edhe pedagogët e jashtëm, ndonëse pedagogët e jashtëm janë përzgjedhur me kualifikimet më të larta dhe përvojë të pasur mësimore dhe kërkimore.

19

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

UMB zbaton një politikë të përcaktuar për kualifikimin e vazhdueshëm të personelit. Kjo politikë parashikon si trajnimet brenda institucionit, ashtu edhe kualifikimet dhe specializimet jashtë institucionit dhe jashtë vendit.

Konkluzione: Institucioni organizon programe specifike dhe është partnere në shumë inisiativa ndërkombëtare duke qënë dhe pjesë e bashkpunimeve me univeritete të huaja. Kjo jep mundësi dhe hapësira për kualifikime të mëtejshme të stafit akademik të brendshëm.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit

akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik. Kjo bazë e të dhënave përmban: dosje personale të cdo pedagogu, biografinë profesionale, kualifikimet, orët e punës raportin e rekrutimit etj.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik si dhe modulet në të cilën pedagogët janë titularë të lëndës.

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Personeli akademik që merr pjesë në këtë program është staf I jashtëm dhe I mirë kualifikuar.

Konkluzione: Institucioni shfaq problem në këtë program studimi në raportin staf akademik I brendshëm/staf total një raport që vlerësohet në masën 13 % nga 70 % që është kriteri për tu plotësuar. Duhet theksuar që stafi akademik që mbulon këtë program është I kualifikuar dhe është I qndrueshëm që nga nisja e këtij program që daton më vitin 2009.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara

të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Në Rregulloren e secilit program studimi MP në kreun V “Pranimi i studentëve“ janë parashikuar pesë nene të cilat paraqesin rregullat për politikën e pranimit, kriteret e pranimit të studentëve, dokumentacionin e pranimit, procedurat e përzgjedhjes, për informacionin për kriteret dhe procedurat e pranimit.

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Pranimi në programet e MP bëhet në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni;

Studenti plotëson kriterin e mesatares e cila vlerësohet mbi 6.5 dhe I jepet prioritet studentëve që kanë 2-3 vjet eksperiencë pune në fushën e studimit.

20

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët e këtyre programeve të studimit MP japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Kriteri është I paraqitur në rregulloren për Masterin Profesional. SHLUP UMB ofron kurse gjuhe dhe në bashkëpunim me PEARSON Testing Center ofron mbrojtjen e gjuhës angleze me test ndërkombëtar

Konkluzione: Pranimi në programet e MP bëhet në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi. Studentët që ndjekin studimet në këtë program duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në rregulloren për Masterin Profesional.

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Në takimet me studentët vura re një mirëinformim të tyre rreth programit të studimit dhe moduleve të ndryshme qe zhvillojnë.

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Njësia e Programeve Master i informon studentët për akreditimin e institucionit, të programeve të studimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave brenda dhe jashtë vendit

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Insitucioni ofron përkujdesje akademike si dhe funksionimin e zyrës së këshillim-karrierës. Megjithatë duhet theksuar që lidhja e insitucionit me studentët e diplomuar nuk është shumë e fortë. Kjo gjë u vu re nga pyetsorët që organizuam në institucion ku pjesmarrja e studentëve ishte e ulët.

Konkluzione: Njësia e Programeve Master i informon studentët për akreditimin e institucionit, të programeve të studimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave brenda dhe jashtë vendit. Insitucioni ofron përkujdesje akademike si dhe funksionimin e zyrës së këshillim-karrierës.

Standardi IV. 3

- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

SHLUP UMB ka statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar. Në Programin “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” për vitin akademik 2009-2010 janë regjistruar 113 dhe janë diplomuar diplomuar 79. Në vitin 2010-2011 janë regjistruar 34 të cilët janë në process diplomimi,

21

ndërsa në vitin 2011-2012 janë regjistruar 31 studentë, të cilët vijojnë studimet.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

SHLUP UMB ka të statistika vjetore të plota. Për Programi “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet” për vitin e parë të hapjes së programit 2009-2010 disponohen këto të dhëna: Mesatarja në hyrje 7.2 Mesatarja në dalje 7.9 Larguar 13 Diplomuar 79 Te padiplomuar 21 Gjithsej 113

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në

diplomim.

Institucioni I disponon këto të dhëna ashtu sikurse jepen dhe në kriterin 2.

Konkluzione: SHLUP UMB ka statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar. Këshut I vetmi vit ku program është mbyllur është viti akademik 2009-2010 ku rezultojnë këto statistika: Mesatarja në hyrje 7.2 Mesatarja në dalje 7.9 Larguar 13 Diplomuar 79 Te padiplomuar 21 Gjithsej 113

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve

që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

UMB ka një bazë të dhënash për punësimin e studentëve pas diplomimit të tyre dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

UMB nuk ofron ende studime të ciklit të tretë

Konkluzione: UMB ka një bazë të dhënash për punësimin e studentëve pas diplomimit të tyre dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me

programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Njësia e Programeve Master i informon studentët për akreditimin e institucionit, të programeve të studimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave, për statusin, organizimin e programit dhe informacione të tjera në lidhje me modulet dhe syllabuset.

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e Studentët informohen për rezultatet e vlerësimi

22

vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; gjatë programit dhe në përfundim të tij.

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Pedagogët diskutojnë për vlerësimet dhe marrin feedback nga pyetsorët e ndryshëm që studentët plotësojnë për pedagogët dhe lëndën.

Konkluzione: Njësia e Programeve Master i informon studentët për akreditimin e institucionit, të programeve të studimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave, për statusin, organizimin e programit dhe informacione të tjera në lidhje me modulet dhe syllabuset. Për një përmirësim dhe mbarëvajtje sa më të mirë të programit, pedagogët dhe studentët diskutojnë për modulet e ndryshme me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përfshirjen në këtë process të informacioneve më të fundit.

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Institucioni ndihmon studentët për çështje të procesit mësimor nëpërmjet këshillimit që ofron Zyra e Karrierës, secili departament, secili pedagog.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Ky program studimi ka të përfshirë praktikën profesionale. Institucioni ndihmon në përcaktimin e vendit të praktikës. Nëpërmjet dokumentit të Paketës së Praktikës, bëhet e mundur marrëveshja, qëllimi , kohëzgjatja, përshkrimi dhe të gjitha detajet e praktikës.

Konkluzione: Institucioni ndihmon studentët për çështje të procesit mësimor nëpërmjet këshillimit që ofron Zyra e Karrierës. Në Paketën e Praktikës, bëhet e mundur marrëveshja, qëllimi , kohëzgjatja, përshkrimi dhe të gjitha detajet e praktikës.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE

BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Institucioni nëpërmjet bibliotekës vë në dispozicion të studentëve literaturën bazë por jo ndihmëse.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme për këtë program.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Institucioni duhet të ketë në prioritetet e saj aksesin në një librari elektronike ndërkombëtare.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Nuk paraqitet ndonjë plan I detajuar nga departamenti përkatës për shtimin e zërave në bibliotekë, të cilat do të ndihmonin në mbarvajtjen sa më të mirë të programit të studimit.

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka funksionon mjaft mirë në përputhje me nevojat kryesore te studentëve.

Konkluzione:

23

Biblioteka është e pasur me literaturën bazë por në të mungojnë literaturat ndihmëse sidomos ato në gjuhë të huaj. Duhen bërë përpjekje nga institucioni për akses në libraritë elektronike.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të

përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

UMB, për realizimin e programit të studimeve, ka numër të mjaftueshëm sallash me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit. Ka dy laborator me PC për studentët si dhe pajisjet e nevojshme për stafin akademik dhe stafin ndihmës.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Infrastruktura është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për këtë program studimi.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Laboratorët janë të mjaftueshëm për këtë program studimi.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika

laboratorike.

Ky program studimi nuk parashikon module që kanë nevojë për laboratorë.

Konkluzione: UMB, për realizimin e programit të studimeve, ka numër të mjaftueshëm sallash me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit. Ky program realizohet mjaft mirë në amjentet dhe infrastrukturën që ofron UMB në kampusin 2.

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për

kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e praktikave. Disa prej bashkpunimeve janë me institucione vendase dhe te huaja.

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Marrëveshjet e nëshkruara të bashkëpunimit të SHLUP UMB me një sërë institucionesh dëshmojnë institucionalizimin e bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale

Konkluzione: Marrëveshjet e nëshkruara të bashkëpunimit të SHLUP UMB me një sërë institucionesh dëshmojnë institucionalizimin e bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

24

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

Institucioni harton pasqyra financiare të shpenzimeve dhe të ardhurave për cdo program studimi.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Konkluzione: Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME

DHE TË JASHTME Standardi VII.1

- Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe bizneset vendase dhe të huaja

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni ka marrëveshje bashkpunimi që garantojnë ecurinë pozitive të këtij programi

Konkluzione: Institucioni ka tashmë marrëveshje bashkpunimi të cilat kanë realizuar me sukse këtë program në vitet e para.

Standardi VII.2

- Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Ekzistojnë bashkëpunime ndërkombëtare dhe vendase me institucionet homologe.

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi për realizimin e praktikave profesionale me një sërë institucionesh biznesi brenda vendit.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Institucioni ka marrëveshje të tilla bashkëpunimi, por duhen shtuar më tej bashkpunimi apo përfshirja e institucionit në kërkimin shkencor.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Nuk ka ndonjë raport të tillë të paraqitur

Konkluzione: Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi për realizimin e praktikave profesionale me shumë institucione

25

biznesi brenda vendit.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

UMB është akredituar në nivel institucioni me Urdhërin Nr.288 datë 04.09.2009 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Institucioni ka punuar ne ndjekjen e cilësisë nëpërmjet metodave te ndryshme si psh: ndjek standartet e cilësisë së mësimdhënies, pyetsor, formular, raportet dhe objektivat, sekretaria, ndjekja e oreve mesimore etj.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

UMB ka përgatitur dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre. Institucioni kryen shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen në mënyrë periodike të programeve të studimit.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

UMB ka përgatitur materiale dhe ka organizuar trajnime për informimin dhe ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve për sigurimin e cilësisë dhe rolin e tyre në këtë proces.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni ndjek standartet e cilësisë së mësimdhënies duke iu permbajtur syllabuseve dhe menyrave te percaktuara te vleresimit te studenteve .

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Institucioni ka dokumentin e saj të ndjekjes së cilësisë

Konkluzione: UMB ka përgatitur dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre. Institucioni kryen shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen në mënyrë periodike të programeve të studimit. UMB ka përgatitur materiale dhe ka organizuar trajnime për informimin dhe ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve për sigurimin e cilësisë dhe rolin e tyre në këtë proces.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta 1. Programe mësimore bashkëkohore. 2. Mjedise të pajisura me mjete didaktike bashkëkohore. 3. Bashkëpunimet me institucione jashtë vendit. 4. Imazh pozitiv drejt konsolidimit të mëtejshëm. 5. Integrim i mësimit me kërkimin 6. Personel akademik me grada dhe tituj 7. Konsultime të vazhdueshme me studentët 8. Strukturë e kompletuar organizative dhe funksionale

Pikat e dobëta

1. Mungesë të stafit të kualifikuar të brendshëm në mbulimin e këtij programi. Raporti pedagog I

brendshëm/ pedagog I jashtëm është 14 % nga 70 % që parashikohet në ligj.

2. Mungesë të librarisë elektronike dhe të përdorimit të literaturës ndihmëse.

26

3. Procesverbalet firmosen vetem nga nje pedagog, dhe ka mungesë të procesverbaleve të

ndërmjetme kur dihet që në këtë program studimi mënyra e vlerësimit është gjatë gjithë vitit

akademik.

4. Mënyra e korrigjimit të provimeve pa I sekretuar me pare, potencialisht mbart rrezikun e cënimit

të paanshmërisë dhe objektivitetit të vlerësimit të studenteve

Kërcënimet

1. Konkurrenca nga universitete të tjera publike apo private

2. Shkëputja e lidhjeve me studentët e diplomuar

Oportunitetet

1. Zgjerimi i bashkëpunimeve brenda dhe jashtë vendit, në drejtim të a) Kërkimit shkencor b) Shkëmbimit të stafit akademik

Rekomandimet

1. Stafi

a) Përmirësimi I menjëhershëm I raportit pedagog I brendshëm/ pedagog I jashtëm.

b) Fakulteti/Departamenti duhet të shoh me përparësi përfshirjen e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi, sepse aktualisht ka një numër shumë te vogël të pedagogëve të brendshëm.

2. Mësimdhënia a) Ka syllabuse të cilat duhet të shikohen në mënyrë që literatura bazë apo ndihmëse të jenë të up-

datuara sipas kërkesave bashkohore .

b) Duhet të rishikohet rregullorja e provimeve, ku provimet të mos korrigjohen të pa sekretuara dhe

vetëm nga një pedagog I cili është titullar I lëndës. Kjo do të rriste më shumë cilësinë dhe besimin në

këtë proces.

3. Kërkimi shkencor a) Institucioni duhet të ketë në prioritetet dhe strategjitë e tij afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë

që të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e kualifikimit në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër ky staf të përfshihet në procesin e mësimdhënies.

b) Të synohet botimi I një reviste/buletini shkencor si edhe të aplikohen mënyra nxitëse ndaj stafit për botime shkencore dhe aktivitete shkencore si seminare dhe konferenca për gjallërimin e jetës shkecore si edhe ngritjes nga kjo edhe te kualifikimit e cilësisë së mësimdhënies

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Prof. Asoc. Dr. Doriana MATRAKU (Dervishi)