rama nis luftën me metën, berishën dhe bashën, më 30 ... · organizimi i partisë në këtë...

24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Kryeministri kërkon ndihmën e BE në luftën ndaj bosëve të krimit, apel për asistencë nga 28 shtete, zbardhet letra e plotë Shefja e ONM paralajmëron: Do të pastrojmë drejtësinë nga “mollët e kalbura”, ndjekje penale për gjyqtarët e korruptuar, jemi të përgatitur për çdo rezistencë Dokumentet e CIA, në vitin 1949 jugosllavët morën në dorë shtetin shqiptar përmes manipulimeve, ja si nisi lufta e Enver Hoxhës ndaj kulakëve Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Plas sherri në mbledhjen e PD, Fatmir Mediu sulmon Tritan Shehun për kanabisin, Basha distancohet nga deklaratat e deputetit demokrat Fatmir Xhafaj: Gati ligji për vetingun në polici, shumë efektivë nuk do të kenë të drejtë të shqyrtojnë dokumente të deklasifikuara Zbulohet skema e qeverisë për rritjen e ndihmës ekonomike, çdo familje do të përfitojë mbi 5.600 lekë, ja favoret në shëndetësi Kushtetuesja zbardh argumentet për rrëzimin e ushtarakëve, Thoma Konduri: Do të shkojmë në Strasburg Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është karakterizuar nga debate dhe replika të forta mes palëve. Si rrallë herë, pas largimit të gardës së vjetër mbledhjet e demokratëve kanë qenë të qeta, dje ka pasur “përplasje”të fortë mes kryetarit... Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji për vetingun në polici është gati. Dje, në një deklaratë për mediat, fill pas konfer- encës së zhvilluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj deklaroi se ndonëse ligji për vetingun është gati, ky proces... Zbardhet skema e rritje ekonomike. Me buxhe- tin e vitit 2018, qeveria“Rama 2”ka vendosur që të rrisë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kjo gjë është bërë e ditur ditën e djeshme nga zëvendësministrja e Shëndetësisë... Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje vendimin e plotë për pensionin e ushtarakëve.Të dielën u bë e ditur se nuk u pranua kërkesa për të rishikuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa dje kjo gjykatë ka sqaruar se përse u arrit në këtë... & KOMENT ANALIZE Hipokrizia e PD me amnistinë e kanabistëve F. 16-17 Tirazhi 7500 kopje E Martë 21 Nëntor 2017 Faqe 9 Faqe 4 Faqe 6 Nga Pali NITO Nga Bardhyl BEJKO Dezertimi përbën tradhti dhe shkelje të betimit ushtarak Nga Besi BEKTESHI “Cleptosocmania”, gara e turpshme shqiptare! Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 nëntor largohen Adriatik Llalla dhe Klement Zguri, merret vendimi për zëvendësimin e kryeprokurorit Faqe 8 Faqe 3 Njerëzit e PD në SHISH dhe prokuroria raportojnë te Basha, kreu demokrat nxjerr dosjen e përgjimeve të Vangjush Dakos, reagon kryebashkiaku F. 12,13 Faqe 5 Faqe 7 Faqe 2

Upload: others

Post on 14-Oct-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Kryeministri kërkon ndihmën e BE në luftën ndaj bosëve të krimit, apel për asistencë nga 28 shtete, zbardhet letra e plotë

Shefja e ONM paralajmëron: Do të pastrojmë drejtësinë nga “mollët e kalbura”, ndjekje penale për gjyqtarët e korruptuar,

jemi të përgatitur për çdo rezistencëDokumentet e CIA, në vitin 1949 jugosllavët morën në dorë shtetin

shqiptar përmes manipulimeve, ja si nisi lufta e Enver Hoxhës ndaj kulakëve

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Plas sherri në mbledhjen e PD, Fatmir Mediu sulmon Tritan

Shehun për kanabisin, Basha distancohet nga deklaratat

e deputetit demokrat

Fatmir Xhafaj: Gati ligji për vetingun në polici, shumë efektivë nuk do të kenë të drejtë të shqyrtojnë

dokumente të deklasifikuara

Zbulohet skema e qeverisë për rritjen e ndihmës

ekonomike, çdo familje do të përfitojë mbi 5.600 lekë,

ja favoret në shëndetësi

Kushtetuesja zbardh argumentet për rrëzimin e

ushtarakëve, Thoma Konduri: Do të shkojmë në Strasburg

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është karakterizuar nga debate dhe replika të forta mes palëve. Si rrallë herë, pas largimit të gardës së vjetër mbledhjet e demokratëve kanë qenë të qeta, dje ka pasur “përplasje” të fortë mes kryetarit...

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji për vetingun në polici është gati. Dje, në një deklaratë për mediat, fill pas konfer­encës së zhvilluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj deklaroi se ndonëse ligji për vetingun është gati, ky proces...

Zbardhet skema e rritje ekonomike. Me buxhe­tin e vitit 2018, qeveria “Rama 2” ka vendosur që të rrisë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kjo gjë është bërë e ditur ditën e djeshme nga zëvendësministrja e Shëndetësisë...

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje vendimin e plotë për pensionin e ushtarakëve. Të dielën u bë e ditur se nuk u pranua kërkesa për të rishikuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa dje kjo gjykatë ka sqaruar se përse u arrit në këtë...

&KOMENT ANALIZE

Hipokrizia e PD me amnistinë e kanabistëve

F. 16-17

Tirazhi 7500 kopje E Martë 21 Nëntor 2017

Faqe 9

Faqe 4

Faqe 6

Nga Pali NITO

Nga Bardhyl BEJKO

Dezertimi përbën tradhti dhe shkelje të betimit ushtarak

Nga Besi BEKTESHI

“Cleptosocmania”, gara e turpshme shqiptare!

Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 nëntor largohen Adriatik Llalla dhe Klement Zguri, merret vendimi

për zëvendësimin e kryeprokurorit

Faqe 8

Faqe 3

Njerëzit e PD në SHISH dhe prokuroria raportojnë te Basha, kreu demokrat nxjerr dosjen e përgjimeve

të Vangjush Dakos, reagon kryebashkiaku

F. 1

2,1

3

Fa

qe

5

Faqe 7

Faqe 2

Page 2: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

2 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha sot se është nën hetim pasi është përgjuar me kriminelë dhe se Rama e mbron.“Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë! E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë mun-duar të më hapin mua. Gjithë të tjerat me këtë lloj soji janë humb-je kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar”, shkruan Dako.

VANGJUSH DAKO I PËRGJIGJET

BASHËS

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndryshimet në statutin e PD, zbardhen propozimet e kritikëve të Bashës, kërkohet ulje e anëtarëve në organet drejtuese

Kritikët e Lulzim Bashës e kanë gati projekt statutin e ri. Pak kohë më parë ata deklaruan se do të dalin me një kërkesë për ndryshime konkrete në statut dhe tashmë ata e kanë përfunduar. Projekt-statuti e ndan partinë sipas parimit të kontrollit dhe bal-ancës së pushtetit, me pushtetin legjislativ (Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kom-bëtar), ekzekutivin e partisë (kryesinë) dhe me organet e pavarura: Gjykatën, Komisionin e anëtarësisë dhe zgjedhjeve, si dhe Bordin

financiar. Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num-rit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120. Kurse Kryesia, nga 40 propozohet të bëhet me 25 anëtarë. Më pak anëtarë mendo-het t’i bëjnë këto organe më efikase. Gjykata e partisë është parashikuar të jetë aty për t’i dhënë kujtdo mundësinë për të ankimuar vendimet e partisë. Një procedurë e posaçme mendohet të ndiqet për kandidaturat për deputet. Sigurisht, procedura e propozuar në

këtë projekt-statut të ri nuk mban parasysh një rast urgjence, si ai i krizës politike të pran-verës, që u zgjidh me marrëveshjen e 18 majit dhe ku u duk se demokratët nuk kishin shumë kohë për të përgatitur listat. Projekt-statuti i ri do t’i dorëzohet kryetarit Basha dhe Këshillit Kombëtar këtë javë. E vetmja mënyrë in-stitucionale që duhet mbetet për t’i ndjekur për marrjen në shqyrtim të projekt-statutit, është Kuvendi. Kuvendi Kombëtar i Partisë demokratike duhet të mblidhet pas gati një

viti. Deri atëherë, projekt-statuti pritet të jetë testi i kryetarit Basha në objektivin e shpal-lur prej tij, për të bashkuar partinë. Që pas humbjes së zgjedhjeve, Basha ka nisur një betejë të fortë me ata që la jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Në dhjetor pritet që PD të mbledhë organet drejtuese dhe aty do të jetë beteja finale mes tyre. Me shumë gjasë propozimi i të vjetërve do të bjerë poshtë, pasi Partia Demokratike do të dalë me një projekt të vetin. Mbete të shihet se çfarë do të ndodhë.

Kliti TOPALLI

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar dje kryebashkiakun e Dur-rësit, Vangjush Dako. Përmes

një deklarate për mediat, ai deklaroi se zotëron përgjime ku Dako flet me kriminelë për blerje votash. “Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Shërbi-met inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera”, tha ai. Por kjo deklaratë e bërë dje ka ngjallur më tepër dyshime sa i takon burimit të informacionit të SHQUP. Basha ishte ai që publikoi në Facebook dosjen e plotë për bandën e Habilajve. Më pas ai ka deklaruar se zotëron prova dhe për pushtetarë të tjerë, ndërsa dje u preten-dua se zotërohet një dosje me përgjime që i janë bërë një kryebashkiaku. Rëndom lind pyetja: Kush e informon Lulzim Bashën? Nëse i referohemi deklaratës së tij të bërë dje, dy janë in-stitucionet që zotërojnë të dhëna sekrete: Prokuroria dhe SHISH. Dyshimet e para janë pikërisht se këto dy institucione vijojnë të jenë në shërbim të SHQUP. Basha e thotë hapur se janë shërbimet inteligjente që e kanë përgjuar Dakon. Ai në fjalim përmend dhe ato partnere, por kjo bëhet për të fshehur burimin e informacionit, pasi është e pamundur që PD të ketë të dhëna nga dosjet e vendeve aleate. Dyshimet e para janë se njerëzit e PD në SHISH janë duke bërën qokat e fundit. Sapo Helidon Bendo të emërohet në krye të SHISH, pritet të nisë një valë e thellë spastrimesh dhe sipas burimeve, shumë militantë të PD të emëruar aty e dinë këtë gjë dhe si duket të dhënat që ata kanë po ja dorëzojnë Bashës. Nga ana tjetër, është dhe skenari që prokuroria vijon të mbajë të informuar PD. Sipas burimeve të gazetës, para 5 muajsh SHISH ka dorëzuar një dosje në prokurori kundër Vangjush Dakos, duke paraqitur disa përgjime. Kjo e tregon qartë se të vetmit institucione që kanë pasur dijeni janë SHISH dhe prokuroria, kjo do të thotë se Basha e ka marrë prej tyre informacionin.

Akuzat e kryedemokratitNë deklaratën e bërë dje para

medieve, Basha akuzoi Dakon se u ka premtuar tendera disa personave nëse ata e ndihmonin me vota në zgjedhjet e 25 qershorit. Madje sipas tij, ka pasur dhe hetim nga prokuroria, por prokurori i çështjes është transferuar nga Durrësi. “Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste. Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e di Gjushi, por e di edhe mentori i tij, Edi Rama. Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere. Kjo është një

nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent”, tha ai. Në këtë deklaratë Basha e tregon hap-tazi se SHISH dhe prokuroria janë ato që e kanë informuar. Më tej, ai akuzon kryeministrin se ndikoi në transferimin e prokurorit Aton Martini, edhe pse këtë vendim e ka marrë kryeprokurori Adriatik Llalla. “Për këtë arsye, Edi

Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës”, tha Basha. Duket e Llalla dhe njerëzit e PD në SHISH para largimit po i bëjnë nderet e fundit kreut demokrat duke i dhënë prova të sulmojë mazhorancën.

Njerëzit e PD në SHISH dhe prokuroria raportojnë te Basha, kreu demokrat nxjerr dosjen e përgjimeve

të Vangjush Dakos, reagon kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Durrësit u përgjigjet akuzave të kreut demokrat

“Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për hetimin e kësaj çështje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë fakte dhe prova

për kriminalizimin e qeverisë shqiptare dhe për bash-këpunimin e saj me trafikantët për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë dhe Partia Demokratike do të vijojmë betejën të çmontojmë lidhjet e kriminale të Edi Ramës me botën e krimit. Të gjithë shqiptarët e panë me zë dhe figurë se si kryeministri mbrojti beniaminin e tij, Saimir Tahirin, nga akuzat e Antimafias italiane për bashkëpunimin e tij me trafikantët ndërkombëtarë të drogës”, tha Basha dje.

BASHA THIRRJE ADRIATIK LLALLËS Krerët e grupeve parlamentare në Bruksel,

PS paralajmëron rezultate nga vetinguNë Bruksel u zhvillua Tryeza e

Nivelit të Lartë mbi Procesin e Inte-grimit Europian të Ballkanit Perën-dimor. Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe delegacioni shqiptar, i përfaqësuar nga Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetët Evis Kus-hi, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Në fjalën e tij zoti Balla, në sesionin e parë të Tryezës, u shpreh se Shqipëria mezi po pret vendimin e BE sa i takon statusit kandidat. Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatave me Qeverinë tonë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë politike, e kanë pritur për më shumë se dy dekada. Edhe prezenca jonë e të tre kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në Kuvendin e Shqipërisë e konfirmon këtë mbështetje për hapjen sa më shpejt të negociatave”, tha ai. Më tej Balla ka përmendur dhe reformat e kryera. Fokusi u përqendrua te reforma në drejtësi, duke thënë se ajo do të japë shumë shpejt rezultate. “Pavarësisht polar-izimit politik si në çdo vend tjetër të Ballkanit, ne kemi mundur që të miratojmë me konsensus reforma të rëndësishme siç ishte reforma në drejtësi, apo ligje të standardeve eu-ropiane siç ishte ligji për pakicat kom-bëtare, një shembull për tu ndjekur edhe për vendet e tjera të rajonit. Një vit më parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vlerësim të progresit në përmbushjen e prioriteteve kyç dhe në varësi të progresit të prek-shëm dhe të besueshëm të reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë rivlerësimi (vetting) i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Unë e falënderoj Komi-sionin Europian për angazhimin dhe për mbështetjen qe po i jep implemen-timit të procesit të vetting-ut. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete, me emra konkretë gjyqtarësh dhe prokurorësh”, tha ai. Balla foli dhe për grupin e ngritur nga policia për të luftuar krimin. Ai u shpreh se do arrestohen krerët e krimit dhe do u sekuestrohen pasuritë.

Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera...

Page 3: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta vizitë zyrtare në Maqedoni, takon presidentin Gjorge Ivanov, në fokus stabiliteti i rajonitPresidenti i Republikës, Ilir Meta, nisi dje një

vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai u prit nga homo-logu i tij, Gjorge Ivanov. Pas interpretimit të him-neve të të dy shteteve dhe nderimeve ushtarake të rastit, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan bisedimet e zgjeruara mes dy delegacioneve. Sipas zyrës së shypit të Presidencës, Meta vlerësoi lidhjet e ngushta historike e kulturore dhe theksoi se ato janë ekzistenciale dhe përcaktuese për të ardhmen evropiane të dy vendeve tona. “E vetm-ja mënyrë për të përballuar sfidat e globalizmit është bashkëpunimi i ngushtë në nivel dypalësh

dhe atë rajonal”, u shpreh Meta. Ai vlerësoi frymën dhe vizionin e përbashkët euroatlantik që i karakterizon ato dhe duke përshëndetur zhvillimet dhe angazhimet e marra nga Qeveria e re e Maqedonisë, për përmirësimin e klimës dhe harmonisë ndëretnike. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi hapat konkrete në dre-jtim të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Ai i konsideroi shqiptarët në Maqedoni, një faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe të orientuar qartë drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri, si urë lidhëse të fu-

qishme miqësie. Meta shprehu besimin se ligji i ri për pakicat kombëtare në Shqipëri do të kri-jojë hapësirën e duhur për ruajtjen e identitetit të saj sipas standardeve më të mira evropiane. Duke perifrazuar Nënë Terezën e cila i bashkon të dy vendet, Presidenti Meta theksoi se shpre-hja e saj: “nëse i gjykojmë njerëzit pa fund nuk mbetet më kohë për t’i dashur ata”; i shërben si njerëzve ashtu edhe fqinjëve. Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshmërinë e zhvillimit të projekteve të për-bashkëta, veçanërisht në fushën e infrastrukturës lidhëse mes dy vendeve dhe shprehu besimin se,

mbledhja e ardhshme e dy Qeverive në Pogradec, do t’i japë një shtysë marrëdhënieve dypalëshe, jo vetëm në planin politik por edhe në atë ekonomik dhe do të evidentojë projektet e përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit. “Ballkani, i cili ka prodhuar shumë histori e retorikë konfliktuale në të shkuarën, sot ka më shumë nevojë për bash-këpunim konkret dhe jo retorikë bashkëpunuese”, theksoi Presidenti Meta. Presidenti Meta e siguroi edhe njëherë Presidentin Ivanov për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe rëndësinë që ka për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 nëntor largohen Adriatik Llalla dhe Klement

Zguri, merret vendimi për zëvendësimin e kryeprokurorit

PS do të emërojë një kryeprokuror të përkohshëm

Kliti TOPALLI

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur që t’i shpallë luftë të hapur Partisë Demokratike, Lëvizjes

Socialiste për Integrim dhe Presidentit Ilir Meta. PD-LSI prej disa ditësh po sulmojnë shumë fort kryeministrin Edi Rama, ndërsa Presidenti nga ana tjetër po e sfidon me bllokimin e kreut të ri të SHISH. Por PS ka vendosur t’u kundërpërgjigjet, duke u hequr pushtetin nga dy prej institucioneve të rëndësishme në vend, Komisioni Qendror të Zgjedhjeve dhe Proku-roria e Përgjithshme. Mazhoranca dhe Kuvendi kanë vendosur dje që të mos ketë seancë parlamentare këtë të enjte, duke qenë se më 30 nëntor do të miratohet buxheti 2018 në tërësi. Por surpriza është se në rend dite do të futen dhe dy pika interesante. E para ka të bëjë me shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe zëvendësimin e kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Sa i takon këtij të fundit, ka pasur një debat në arenën politike, pasi kryeprokurori pretendon se meriton zgjatje mandati deri në 7 vite, me ndryshimet e reja lig-jore. Por për PS atij i mbaron zyrtarisht mandati 5 vjeçar më 3 dhjetor dhe do të duhet të zëvendësohet. Burime të sig-urta të gazetës pranë Kuvendit thanë se në 30 nëntor do të bëhet emërimi i një kryeprokurori të përkohshëm. Kohët e fundit ka pasur shumë zëra sa i takon vendimit. Fillimisht u fol për zëvendësimin e Llallës, ndërsa më pas kreu i grupit Taulant Balla la të nënkuptohet se do të pritet ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mirëpo dje është marrë vendimi për të larguar Llallën nga Prokuroria e Përg-jithshme dhe në vend të tij të emërohet një prokuror i përkohshëm derisa KLP të zgjedhë emrin e ri. Sipas ligjit, duhet të emërohet një prokuror me shumë përvojë, ndërsa PS ka në plan që ta miratojë atë me 71 vota, duke zbatuar skemën e ligjit aktual.

Përplasjet me PD-LSIKjo lëvizje pritet që të shkaktojë

debat të fortë politik. Së pari Rama me zëvendësimin e Adriatik Llallës ka goditur Berishë dhe Metën, pasi dihet mbështetja e tyre për kryeprokurorin. Kur ndodhi përplasja me ambasadorin

1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron kur:a) mbush moshën e pensionit;b) përfundon mandatin 7-vjeçar;c) jep dorëheqjen;ç) shkarkohet sipas nenit 149/c të Kushtetutës,

d) vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papa-jtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;

dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.2. Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit

të Lartë të Prokurorisë.

1. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, sipas nenit 14 të këtij Kodi.

2. Jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kryetarit të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të KQZ-së. Çdo shtetas që plotëson kushtet e nenit 12 të këtij Kodi mund të paraqitet si kandidat për Kryetar të KQZ-së. Kërkesa para-

qitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.

3. Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore. Në këtë listë nuk mund të përfshi-hen ose, nëse janë përfshirë, përjashtohen kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

PARASHIKIMET NË LIGJ PËR KRYEPROKURORIN

PARASHIKIMET NË LIGJ PËR KREUN E KQZ

opozitë anëtari i saj deri më tani është rreshtuar ndaj të propozuarve nga PD dhe rasti më flagrant ishte se u ndalua shkarkimi i kryebashkiakut të Mallakastrës. Për këtë arsye, PS ka vendosur që më 30 nëntor ta shkarkojë Kapllanajn dhe më pas do të hapet një garë e re. Kuvendi do të shpallë vendin vakant dhe kushdo që plotëson kus-htet e vendosura në Kodin Zgjedhor ka të drejtë të aplikojë. Pas 30 nëntorit PD

dhe LSI do të humbasin dy pushtete shumë të rëndësishme, pasi deri më sot prokuroria është përdorur si një armë politike e tyre. Rasti më flagrant është ai i Saimir Tahirit, ndërkohë që më pas edhe KQZ veproi në të njëjtën rrugë duke mbrojtur kryebashkiakun e PD. Pas SHISH, PS i heq PD-LSI nga dora dy institucione të tjera, duke ulur kështu rolin e Metës, Berishës dhe Bashës.

LSI: Të miratohet ligji për statusin e naftëtarit

LSI ka paraqitur dje në grupin par-lamentar tre amendamente të paketës fiskale për vitin 2018, si dhe projektligjin e statusit të minatorit, duke kërkuar që të futet për diskutim në parlament. “Çështjet kryesore që u diskutuan krye-sisht ishin në lidhje me nisjen e disku-timeve të paketës fiskale për vitin 2018. LSI ka paraqitur 3 amendime, të cilat fatkeqësisht mazhoranca nuk i mori parasysh”, deklaroi në një konferencë për mediat deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Spahiu theksoi se “Amendimet e LSI konsistonin në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, si buka, vaji, kripa. Bëhet fjalë për vende si, Kroacia, ku TVSH-ja e produkteve bazë është 5%, Franca është 5.5%, Gjermania e ka vetëm 5%, ndërkohë që Britania e Madhe e ka TVSH-në zero për pro-duktet e shportës. Amendimi tjetër që u rrëzua sot nga qeveria ishte ai i rritjes së fashës së përjashtimit nga TVSH-ja për bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milionë, pra të mbetej aty ku ky nivel ka qenë, jo ulja e pragut nga qeveria në 2 milionë lekë”, tha ai.

Mbledhja e dy qeverive, Senida Mesi shkon në Kosovë

Zëvendës Kryeministrja e Repub-likës së Shqipërisë Senida Mesi ka zh-villuar dje në Kosovë takim me homo-logun e saj Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së këtij vendi, Bajram Hasani. Gjatë takimit me Hox-haj, Mesi ka nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë politik që ekziston mes dy vendeve, si edhe ndërveprimin vël-lazëror që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën. Në këtë kuadër, ato kanë rënë dakord që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kanë insistuar për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët. Në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët mes dy qeverive që do të realizohet me datë 27-28 Nëntor në Shqipëri, të dy zëvendës kryeministrat kanë bashkëbiseduar për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i këtij takimi, dhe kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo ag-jendë që është në interes të dy vendeve.

Donald Lu në shkurt të këtij viti, të vet-mit që e përkrahën Llallën ishin Meta e Berisha. Me largimin e tij ndikimi i tyre në organin e akuzës do të bjerë. Ndër-sa me zëvendësimin e Klement Zgurit, Rama godet Bashën dhe Kryemadhin. Aktualisht opozita ka shumicën KQZ, përfshirë dhe kryetarin. Edhe pse ligji e përcakton qartë se 4 anëtarë duhet të propozohen nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, me kalimin e LSI në

“PD-LSI prej disa

ditësh po sulmojnë shumë fort kryem-inistrin Edi Rama, ndërsa Presidentit nga ana tjetër po e

sfidon me bllokimin e kreut të ri të SHISH. Por PS ka vendosur t’u kundërpërgjigjet,

duke u hequr pushte-tin nga dy prej in-

stitucioneve të rëndë-sishme në vend...

Page 4: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

4 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shpërthen konflikti në Komisionin e Jashtëm, PS nxjerr blof PD për mbledhjen e Stabilizim Asociimit me BE

Mbledhja e djeshme e Komisionit parlamen-tar të Integrimit Europian është shoqëruar me de-bate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse në rend të ditës ishte mi-ratimi nen për nen i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2018”, kjo mbledhje degjeneroi në “përplasje” ku sërish u bë protagoniste Partia Demokratike. Kjo e fundit sërish ngriti shqetësimin e saj, sa i takon përjashtimit nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ka qenë kryetari i komi-sionit, Genc Pollo, ai i cili deklaroi se u prish tra-dita e mirë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit. “U prish tradita e mirë në mbledhjen

e Këshillit të Stabilizim Asociimit. Kërkojmë angazhime që kjo të jetë detyruese”, deklaroi Pollo. Mirëpo kaq është dashur që mbledhja të përfshihej nga debate. I menjëhershëm ishte re-agimi i deputetit të Partisë Socialsite, Bledi Çuçi, i cili jo vetëm që nxori blof Partinë Demokratike sa i takon pretendimeve të saj, por nga ana tjetër, theksoi se këtë herë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit, ishte i ftuar vetëm ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Madje ai theksoi se për këtë rast do të pyetet edhe ministri Bushati për të dhënë sqarime. “Të jetë hera e fundit që devijojmë nga rrjedha normale. Ka qenë traditë

e mirë pjesëmarrja e opozitës, por fakti që nuk erdhi asnjë kësaj radhe, ishte sepse nuk qe asnjë nga Parlamenti, por vetëm ministri i Jashtëm. Le t’i kërkojmë atij informacion se pse përdorën këtë format”, deklaroi deputeti socialiste, Bledi Çuçi. Ndërkohë deklarata e Pollos është mbështetur edhe nga anëtarët e djathtë, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi, të cilët ngritën shqetësimin e përjashtimit të opozitës nga angazhimet ndërkombëtare. Madje Tabaku deklaroi se Partia Demokratike e ndoqi me shqetësim faktin që opozita nuk u përfaqësua në Komisionin e Sta-bilizim Asociimit, ndërsa i kujtoi mazhorancës

qeverisëse se kur PD ishte në pushtet, e kishte përfshirë gjithmonë opozitën. “ PD ndoqi me shqetësim faktin që opozita nuk u përfaqësua në Komisionin e Stabilizim Asociimit. Në procesin e Integrimit nuk ka pronarë. Ne kemi përfshirë gjithmonë opozitën. Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte e paprecedentë për të shuar zërin e opozitës në Bruksel. Kërkojmë shpjegime nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm për këtë çështje. Nuk doni që droga e krimi të bëhen ob-jekt diskutimi në tryezat ndërkombëtarëve. Në këtë proces nuk ka përfitues politik”, nënvizoi deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Plas sherri në mbledhjen e PD, Fatmir Mediu sulmon Tritan Shehun për kanabisin, Basha

distancohet nga deklaratat e deputetit demokrat

Deklaratat e Shehut për amnistimin e fshatarëve që mbjellin kanabis, shkaktojnë debat në PD

Rigels SELIMAN

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është kar-akterizuar nga debate

dhe replika të forta mes palëve. Si rrallë herë, pas largimit të gardës së vjetër mbledhjet e demokratëve kanë qenë të qeta, dje ka pasur “përplasje” të fortë mes kryetarit të Partisë Demokra-tike, Fatmir Mediut dhe deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Deputeti Shehu dy ditë më parë bëri thirrje, duke propozuar që të amn-istohen të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit dhe të ndësh-kohen përgjegjësit si dhe përfituesit e vërtetë. Kjo deklaratë jo vetëm që i gjeti demokratët të papërgatitur, por u kthye edhe në një “mollë sherri”, pasi PD ka si kauzë të saj në luftën kundër qeverisë, pikërisht çështjen e kanabisit, ndërkohë që një deputet i kësaj partie del kundër rrymës së partisë. Po çfarë po ndodhi dhe çfarë u diskutua konk-retisht në mbledhjen e grupit të PD? Kështu, i pari që foli për këtë temë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit ishte Lulzim Basha, i cili e vlerë-soi tërësisht si personal qëndrimin e Tritan Shehut dhe u kërkoi të tijëve të flasin për çështje që i takojnë grupit. Ndërsa pas Bashës fjalën e ka marrë aleati i PD-së, Fatmir Mediu. Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, ashtu si lideri demokrat, Lulzim Basha, shpre-hu mosdakordësinë e tij me kolegun Shehu, duke i cilësuar deklaratat e tij të papranueshme. Gjithashtu mëso-het se Mediu deklaroi se qëndrimet e ligjvënësve demokratë duhet të jenë të konsultuara politikisht dhe jo per-sonale për sa kohë gëzojnë mandat deputeti. Madje burimet bënë me dije se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shmangu replikat mes Fatmir Mediut dhe Tritan Shehut në grup, me këmbënguljen se qëndrimi i demokratit ishte krejt personal e duke lënë të kuptohet se nëse në të ardhmen do të kërkojë mbështetjen e grupit për një nismë ligjore, nuk do e ketë.

Ja propozimi i ShehutMirëpo, teksa betejën kundër

kanabisit demokratët e kanë kthyer në kauzë, propozimi i një prej “senatorëve” të saj në parlament i ka trazuar ujërat brenda opozitës. Ka qenë deputeti i

“Si rrallë herë, pas largimit të gardës së vjetër, mbledhjet e demokratëve kanë qenë të qeta, mirëpo dje ka pasur “përplasje” të fortë mes

Fatmir Mediut dhe deputetit Tritan Shehu. De-puteti Shehu dy ditë më parë bëri thirrje, duke propozuar që të amnistohen të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit dhe të ndësh-kohen përgjegjësit si dhe përfituesit e vërtetë...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë më parë ngriti, një tjetër akuzë ndaj mazhorancës qeverisëse, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, do të pastrojë paratë e dala nga ky aktivitet kriminal përmes buxhetit të vitit 2018. “Edi Rama do ta përdorë 2018 për të pastruar miliardat e drogës. Ky

është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Hotelet luksoze janë një mënyrë për të pastruar paratë e krimit. Krimi po zhvendoset në planin 1 mld USD të Edi Ramës. Ky është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vota jonë për këtë buxhet do të jetë kundër”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

BASHA AKUZA QEVERISË: KËRKON TË PASTROJË PARATË E DROGËS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë më parë, aku-zoi qeverinë si të lidhur me trafikun e drogës, ndërsa e cilësoi si absurd qëndrimin e kryeministrit Rama se problemi i kanabisit në vend është një kapitull i mbyllur. “Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Evropë, sot befas deklaroi se e pas-ka zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Mirëpo tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, Edi Rama nuk mund ta fshe-hë dot më, “ndaj dhe ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj”. Si duket kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur”, deklaroi Basha.

Kreu i PD: Rama, fitore imagjinare kundër drogës

me gjynahqarë, ndërsa kriminelët e përgjegjësit e vërtetë shtojnë pasur-inë. “Thirrje për amnisti ndaj të gjithë fshatarëve të thjeshtë, kultivues të kanabisit, ndëshkim për përgjegjësit! Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet të dakordësohen për një amnisti të gjerë për të gjithë fshatarët, kultivues të thjeshtë të kanabisit, të dënuar apo jo deri më tashti. Burgjet janë me mijëra

të tillë gjynahqarë, qindra janë në arra-ti, mijëra janë nën terror nga shtetarët; të cilëve u kanë paguar dhe “haraçin”. Amnistia duhet realizuar për ata që u keq përdorën dhe vazhdojnë të keq përdoren. Drejtësia duhet të godasë stimuluesit, organizatorët, protektorët e përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi”, deklaroi depu-teti i PD, Tritan Shehu.

Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ai i cili vetëm dy ditë më parë përmes një statusi në rrjetet sociale, ka kërkuar të amnistohen të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit, duke bërë thirrje për ndëshkimin e përgjeg-jësve. Shehu i kërkoi qeverisë, Kuven-dit dhe Presidentit të dakordësohen me një amnisti të gjerë për kultivuesit e thjeshtë të kanabisit, të dënuar apo jo deri tani. Madje, Shehu theksoi se drejtësia duhet të godasë stimuluesit, organizatorët dhe përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi. Sipas tij, burgjet janë mbushur

Kuvendi seancë dëgjimore me kandidatët

për ambasadorë Komisioni për Politikën e Jashtme

zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëg-jimore me kandidatët e propozuar për tu emëruar si Kre Misioni diplomatik, Albana Dautllari, kandidate për am-basadore të Republikës së Shqipërisë, në krye të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg dhe Igli Hasani, kandidat për ambasador i Republikës së Shqipërisë, në krye të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Kandidaturat u prezantuan nga Sekretari i Përgjith-shëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Barbullushi, i cili vlerësoi të dy emrat si dinjitoz për përfaqësimin diplomatik të vendit tonë. Gjatë prezantimit për deputetët, kandidatja Dautllari nënvizoi se prioritetet e saj, do të fokusohen në forcimin e fushës ekonomike dhe tek rritja e profilit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Berisha: Tahiri ka mashtruar për arsyen e vizitës në GjermaniIsh-kryeministri Sali Berisha pub-

likoi dje një denoncim të fortë në lidhje me largimin e ish-ministrit Tahiri nga Shqipëria. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan se Tahiri ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin. Madje, duke iu referuar oficerit dixhital, Berisha thotë se Tahiri ka qëndruar në Gjermani nga data 17 deri në 20 nëntor dhe se gjatë kësaj kohe babai i tij ka qenë në Shqipëri. “Saimir Trafiku ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin! Oficeri dixhital denoncon: mashtrimin kriminal të Saimir Trafikut për motivin e largimit të tij në Gjermani në kundërsh-tim dhe thyerje flagrante të Kushtetutës si dhe vendimit të Parlamentit. Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafikut ka qenë në Gjermani nga data 17 deri 20 nëntor dhe po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri në këto data nuk ka qenë fare në Gjermani por vetëm në Shqipëri”, tha ai.

Page 5: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela thellon sulmet ndaj Ramës dhe Berishës, paralajmëron efekte të forta nga reforma në drejtësi

Avokati Spartak Ngjela lëshoi disa sulme dje në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha, sa i takon mënyrës së tyre të qeverisjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela u shpreh se edhe Berisha, edhe Rama kanë një ligësi të ng-jashme me atë të diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij, të dy politikanët e kohëve të demokracisë shohin vetëm interesin e tyre dhe shkelin mbi interesin kombëtar. “Ligësia Hoxha është e njëjta gjë edhe me ligësinë Berisha, edhe me

ligësinë Rama që kemi ende prezent, dhe disa muaj akoma, derisa ligësia Hoxha të rroposet me gjithë këta të dy, që sigurisht se janë shtojca të gjalla të ligësisë Hoxha. Të dy këto shtojca nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrë e dëshirës së shfrenuar për pushtet, që, brenda ligësisë, abuzojnë me interesin kombëtar. Çdo lider politik që për interes të pushtet të vet shkel mbi interesin kombëtar, priret nga një ligësi e brendshme që ka lidhje me patologjinë e tij për pushtet. Liderë të tillë nuk kanë lidhje me

demokracinë”, shkroi Ngjela. Më tej, avokati shtoi se ashtu si Enver Hoxha, edhe Rama me Berishën priren nga dëshira e shfrenuar për pushtet absolut dhe kjo fakton që qoftë kryeministri aktual, edhe ish-lideri demokrat kanë ngjashmëri të frikshme me diktatorin. “Rama-Berisha, e ka cilësinë e ligësisë Hoxha si pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut. Edhe ligësia e sotme Berisha - Rama e ka si prirje një urrejtje drejt demokracisë si qytet-ërim. Duke u nisur nga këto tipare të përbash-

këta me ligësinë Hoxha, ligësia Rama - Berisha provon se është rrjedhojë direkte e ligësisë Hoxha”, vijoi më tej Spartak Ngjela. Në fund, ai shtoi se tashmë ka ardhur koha që me anë të vetingut të eliminohet kjo ligësi e politikanëve që ka pushtuar të gjithë vendin. “Po, tani erdhi fundi. Reforma në Drejtësi, ashtu sikurse është sktruktuar në Kushtetutë dhe në të gjithë re-flektimet e të gjithë ligjeve të tjera, është kura me cilësore për eliminimin e ligësisë Hoxha në Shqipëri”, theksoi avokati Ngjela.

Shefja e ONM paralajmëron: Do të pastrojmë drejtësinë nga “mollët e kalbura”, ndjekje penale për gjyqtarët e korruptuar, të përgatitur për çdo rezistencë

Calavera kërkon siguri që institucionet po bëjnë punë të ndershme

Mimoza IBRA

Shefja e Misionit Ndërkom-bëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera paralajmëroi dje se vetingu do të tronditë dre-

jtësinë shqiptare. Gjatë një interviste për Deutsche Welle, ajo deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët që “ngelin në klasë” do të skanohen gjatë vetingut dhe nuk do ia hedhin lehtë. Sipas Calaverës, këta të fundit nuk do të përfundojnë në burg për shkak të procesit të vetingut, por ndaj tyre do të ngrihen akuza dhe do të nisë ndjekje penale. “Jam e bindur që shumë gjykatës dhe prokurorë do ta kalojnë vetingun pa vështirësi, nuk dua të stigmatizoj gjithë sistemin gjyqësor, ka profesionistë shumë të mirë. Por në të njëjtën kohë do të jemi të aftë të iden-tifikojmë "mollët e kalbura të shportës”, ata që nuk do ta kalojnë testin e vetingut. Të gjithë prokurorët do të kalojnë në skanerin e vetingut. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ne shpresojmë fort që në fund të procesit do të jemi të aftë të identifikojmë gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin e organizuar. Procesi në vetvete është për t'i skanuar dhe nx-jerrë ata nga sistemi i drejtësisë. Vetingu nuk i fut në burg, por pasoja e vetingut do të jetë që ndaj tyre të fillojnë hetime dhe ngrihen akuza. Roli im është që vetingu, skaneri të bëhet në mënyrë të ndershme dhe të pavarur nga ndërhyrjet politike”, theksoi Calavera. Pra, mesa duket, procesi i vetingut do t’i hapë rrugë SPAK për të çuar pas hekurave gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Ndërkombëtarët të përgatitur për rezistenca

Nga ana tjetër, shefja e Opera-cionit Ndërkombëtar të Monitorimit u shpreh gjatë intervistës për DW se janë të vetëdijshëm që gjatë skanimit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët do të ketë rezistenca, por shtoi se është gati të përballojë çdo vështirësi. “Re-zistencën e kemi hasur që në fillim të procesit. Kryetarja jonë e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ka qenë subjekt fushatash denigruese, shpifjesh dhe sulmesh totalisht pa asnjë bazë. Jam realiste që vetingu do të prekë interesa financiare të individëve që janë pas-uruar padrejtësisht dhe nuk do të jetë një proces i qetë. Pres lajme të rreme, gjysmë të vërteta, fushata shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj meje. Por jam e përgatitur t'i përballoj. Janë gjyqtarë

Por në të njëjtën kohë do të jemi të aftë të

identifikojmë "mollët e kalbura të shportës”, ata që nuk do ta ka-

lojnë testin e vetingut. Të gjithë prokurorët

do të kalojnë në ska-nerin e vetingut. Edhe

Prokurori i Përgjith-shëm, edhe anëtarët

e Gjykatës Kus-htetuese. Ne shpreso-jmë fort që në fund të procesit do të jemi të

aftë të identifikojmë gjykatësit dhe proku-

rorët e lidhur me krim-in e organizuar...

“Vetingu është një proces që duhet mbrojtur, ai nuk është një shoë. Duhen mbrojtur institucionet e vetingut që të bëjnë punën e tyre Kam shumë besim se gjykatësit ndërkombëtarë që kemi janë të aftë të japin ndihmesën e tyre. Roli i tyre është të jenë vëzhgues të pavarur, ata por mund të japin këshilla shumë të mira sesi duhen bërë gjërat,nisur nga përvoja e pasur. Shqiptarët e meritojnë

këtë proces. Dua të falenderoj shqiptarët për kurajon që flasin hapur dhe kërkojnë ndryshimin. Kjo është mënyra e vetme për të bërë të përgjegjshëm politikanët dhe institucionet të bëjnë punën e tyre. Dëshiroj t'u kërkoj shqiptarëve të jenë të duruar pasi procese të tilla nuk bëhen brenda natës, të transformosh sistemin gjyqësor kërkon kohë”, u shpreh Calavera dje.

CALAVERA: VETINGU NUK ËSHTË SHOW

“Procesi i vetingut, në përgjithë-si, po shënon progres dhe është në drejtimin e duhur. Ai është shumë i rëndësishëm pasi është i lidhur me skanimin e të ardhmes së njerëzve dhe duhet kryer me shumë seriozitet dhe rigorozitet për të siguruar një ecuri sa më të mirë në procesin e hyrjes së Shqipërisë në BE. In-stitucionet e vetingut, të ngritura në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë

duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të shënuar progres dhe vendosur atë fort në shinat e duhura, përpara vlerësimit të kontekstit të Shqipërisë, në dritën e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Jam shumë e kënaqur që operacionet e vetingut kanë filluar dhe që do të hapet rruga për integrimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi dje shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

VETINGU DREJT PROGRESIT

ONM ka nënvizuar se ky është një pro-ces shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve, ndaj duhet të marrë të gjithë kohën e nevojshme në mënyrë që të kryhet ashtu siç duhet. “Është një proces kaq i rëndësishëm saqë kërkon vërtet një vlerësim në thellësi të çdo gjyqtari dhe prokurori. Flasim për të ardhmen e qenieve njerëzore dhe duam të jemi të sigurt që gjithë puna që po bëjnë institucio-net e vetingut është shumë rigoroze, shumë e ndershme dhe e ekuilibruar.

Koha sesa do të zgjasë varet nga rastet konkrete: mund të ketë raste të thjeshta, të ndërlikuara nga pikëpamja e aksesit në informacion, do të ketë dëgjesa pasi njerëzit kanë të drejtën të shprehen, do t‘ u jepet mundësia për të sjellë prova dhe dëshmi. Për ne nuk është e rëndësishme që procesi i vetingut të përfundojë që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër në procesin e anëtarësimit në BE. Për ne është e rëndësishme që procesi i vetingut të kryhet si duhet”, deklaroi Genoveva Ruiz Calavera.

Thirrja e Vlahutin: Të zhvillohen edhe

bashkitëAmbasadorja e Bashkimit Ev-

ropian, Romana Vlahutin në vendin tonë vuri theksin dje te zhvillimi i bashkive. Teksa vizitoi këndin e BE të hapur në ambientet e Bashkisë Mirditë, Vlahutin tha se Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para nëse nuk zh-villohen njëkohësisht edhe bashkitë. “Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia me themelore e një shteti”, deklaroi ajo. Nga ana tjetër, Romana Vlahutin garantoi se BE do ta mbështesë Mirditën me grante. “Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive. Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për bashkinë tuaj dhe t’iu ndihmojmë jo vetëm me grante por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE”, përfundoi fjalën e saj ambasadorja e BE, Vlahutin.

Deputeti demokrat kërkon ndihmën e BE

për kanabisinDeputeti i Partisë Demokratike,

Klevis Balliu akuzoi qeverinë se rinia nuk ka besim te politika për shkak të lidhjeve me krimin. Teksa ishte i pranishëm në Bruksel në një takim për rininë dhe politikën, ai kërkoi mbështetjen e Bashkimit Ev-ropian në luftën kundër drogës. “Në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e BE në luftën kundër drogës. E do-mosdoshme ndihma e PE në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar. Theksova se: Rinia s’ka besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Njëkohësisht i bëra thirrje Evropës të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsioni dhe krimin, dhe që politikanët e përfshirë në këto afera të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu i shpreha gatishmërinë se PD është e gatshme të japë kontrib-utin e saj luftën kundër narkoshtetit dhe për rikthyer vendin në rrugën e integrimit në familjen europiane”, u shpreh Klevis Balliu.

të nivelit të lartë, shumë të përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe besoj fort se janë krijuar kushtet për të bërë punën. Por nuk jam naive për vështirësitë që do hasim për t'i shkuar deri në fund procesit. Por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë që asistenca jonë në monitorimin e procesit të jetë në standardet më të larta të mundshme”, vijoi më tej shefja Calavera.

Vetingu, proces shumë i rëndësishëm

Në vijim të fjalës së saj, kryetarja e

Page 6: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

6 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Duka dhe Shehi takim kokë më kokë me Ben Blushin, nisin diskutimet për krijimin e polit të tretë politik

Poli i tretë politik duket se ka filluar të marrë jetë. Ashtu siç gazeta e kishte bërë të ditur, dje, kreu i LZHK, Dashamir Shehi kryetari i Partisë Ambientaliste, Agron Duka si dhe kreu i LIBRA, Ben Blushi kanë drekuar të tre së bashku dhe kanë folur në lidhje me krijimin e një aleance të re politike. Ka qenë vetë kreu i PAA-së Agron Duka, ai që gjatë një prononcimi për gazetën ka pohuar se gjatë drekës është biseduar në lidhje aleancën e re por akoma nuk është arritur që kjo ide të finalizohet, pasi sipas Dukës do të pritet

dhe ecuria e reformës zgjedhore. Madje, Duka theksoi se takimet mes krerëve të partive të vogla do të vazhdojnë edhe javën tjetër ku bised-imet do të kalojnë në një tjetër stad. “Patëm një drekë të tre. Dhe diskutuam në lidhje me këtë pozicionin e opozitës me qeverinë. Sa i përket idesë do shohim si do shkojë. Akoma nuk është bërë kodi zgjedhor. Por e lamë që mund të tako-hemi javën tjetër dhe të diskutojmë akoma më shumë në lidhje me aleancën”, u shpreh Duka për gazetën. Ndonëse ky takim vjen pas disa

qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha, është mësuar se në këtë front përveç këtyre figurave politike do të bashkohen edhe shumë eksponentë me peshë politike në vend, të cilët nuk pranojnë situatën aktuale dhe kërkojnë një qasje tjetër ndaj zh-villimeve ekonomike, politike dhe shoqërorë të Shqipërisë. Një gjë e tillë është pohuar edhe para katër ditësh nga kreu i PAA Agron Duka, i cili tha për gazetën se ky takim vjen pas situatës

sesi partitë e mëdha po zhvillojnë ngjarjet. “Janë akoma ide. Ne kemi lënë disa takime për të parë interesat e partive të vogla në Komisionin Zgjedhor. Pasi kështu si po zhvillohen ngjarjet ne po penalizohemi. Kështu që po gjendet një rrugë shpëtimi pasi nuk janë pak parti të vogla. Megjithatë ne po përpiqemi të gjejmë një kom-promis pasi duke qenë se jemi shumë parti të vogla, duke bashkuar votat mund të nxjerrim dhe një numër deputetësh të konsiderueshëm”, tha Duka para pak ditësh për gazetën.

Fatmir Xhafaj: Gati ligji për vetingun në polici, shumë efektivë nuk do të kenë të drejtë

të shqyrtojnë dokumente të deklasifikuara

Çako: “Forca e ligjit” do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj

Endri ARIZI

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xha-faj ka theksuar se ligji për vetingun në polici

është gati. Dje, në një deklaratë për mediat, fill pas konferencës së zhvil-luar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj deklaroi se ndonëse ligji për vetingun është gati, ky proces do të mbyllet bren-da 2018-ës falë dhe kontributit të ndërkombëtarëve. Madje, Xhafaj theksoi se shumë shpejt do të bëhet publikë dhe dokumenti me planin e veprimit. “Siç është bërë e njohur Vetting-u është në procesin e harti-mit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumen-tin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatore, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti”, u shpreh Xhafaj. Ndërkaq ministri Xhafaj, i pyetur në lidhje me 20 efektivët që iu refuzua certifikata e sigurisë për njohjen informacioneve të klasifikuara, u shpreh se kjo është një çështje e DSIK-së. Por pavarë-sisht këtij fakti ministri theksoi se ky është vetëm fillimi pasi dhe shumë efektivë të tjerë nuk do të ketë të drejtë të shqyrtojnë dokumente të deklasifikuara. “Duhet të pyesni DSIK-në. Është një proces që e bën DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë atë që vjen nga DSIK-ja. DSIK-ja është një institucion që ka rregullat e veta, vepron mbi bazën e informacioneve që grumbullon, jo thjesht dhe vetëm nga Policia e Shtetit sigurisht, por nga një sërë agjencish të tjera dhe mbi bazën e atyre agjencive nxjerr konkluzione. Pastaj ky nuk është një detyrim për ta pezulluar, për ta larguar të paktën për momentin nëse, nuk e di se çfarë se si do të rezultojë kjo me faktorë të tjerë në kuadrin e Vettingu-t, por natyrisht nuk mund të rrinë në ato vende pune që disponojnë, ose që operojnë me dokumente të klasifi-kuara”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Mirëpo ministri Xhafaj u ndal edhe tek shifra e policëve që do të preken nga vetin-gu, ku deklaroi se akoma nuk ka një

shifër ekzakte sesa efektivë policie do të preken nga ky veting. “E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Të bësh një Vetting të të gjithë atyre, kaq të gjerë me të gjitha këto kërkesa që ne kemi paraqitur është një tjetër gjë. Le t’ia lëmë kohës”, u shpreh ministri Xhafaj.“Forca e Ligjit” edhe jashtë vendit

Operacioni “Forca e Ligjit” i ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të goditjes së

të gjithë kokave të krimit nuk do të shtrihet vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Një gjë e tillë është bërë publike nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili dje në javën e sigurisë ndërkombëtare, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se do të ketë luftë pa kompromis kundrejt çdo organizate të strukturuar krim-

inale. ““Forca e ligjit” do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj me partnerët strategjikë që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, sidomos or-ganizatave të strukturuara kriminale. Në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj”, u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj para disa kohësh ka deklaruar që vetingu në polici do të mbyllet brenda 100 ditëve të para qeverisëse. “Do të nisim vettingun në radhët e policisë brenda 100 ditëve të para. Nisja e vetingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. Kërkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët. Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë

mes qytetarëve dhe policisë. Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje. Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe. Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët, SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces. Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale”, ka deklaruar Xhafaj para disa kohësh.

MINISTRI: VETINGU NË POLICI BRENDA 100 DITËVE TË PARA Xhafaj: Fëmijët në fokusin e Ministrisë së Brendshme

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje nga konferenca për Pro-jekt-strategjinë e drejtësisë për të miturit, deklaroi se sipas studimeve të UNICEF shihet se në Shqipëri fëmijët përballen me shumë pengesa në përballjen e tyre me sistemin ligjor. “Studime të UNICEF për të Drejtat e Fëmijëve në Drejtësi tregojnë se në Shqipëri fëmijët përballen me shumë pengesa në përballjen e tyre me sis-temin ligjor. Ka qenë një komponente shumë e rëndësishme e strategjisë dhe planit të veprimit të reformës në drejtësi, çështjet që lidheshin me drejtësinë për të mitur. Sot, së bashku me Vasilikën dhe Etildën, dhe shumë kolegë të tjerë me të cilët ndajmë plot 3 vite pune intensive me këtë reformë, ndjehemi shumë mirë teksa shohim të realizuar këtë dokument serioz që së bashku me Kodin e Drejtësisë për të mitur, përbëjnë një bazament ligjor sol-id dhe të shëndetshëm për të zbatuar një qasje të re në fushën e drejtësisë për të mitur. Të drejtat e fëmijëve do të jenë në fokusin e Ministrisë së Brendshme”, tha Xhafaj.

Ruçi homazhe për kompozitorin Aleksandër Lalo

Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo solli dhe reagimin e shumë figurave politike. Një ndër këta figura ka qenë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili pas homazheve në RTSH për kom-pozitorin Lalo, u shpreh se ky i fundit ishte një artist i madh dhe vepra e tij do të kujtohet. Ndërkaq Ruçi theksoi se Aleksandër Lalo gjithmonë ka qenë njeri i drejtpërdrejt dhe shumë kritik. Por pavarësisht këtyre deklaratave kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, theksoi se Lalo do të vazhdojë të kujtohet përmes veprës së tij pasi ai ka lënë një krijimtari të pasur për publikun. “Ishte një kompozitor i madh, që vepra e tij do të rrojë gjatë. Zhdërvjelltësia dhe humori i tij do na mungojnë. Ai gjith-monë ka qenë njeri i drejtpërdrejt dhe shumë kritik për ato gjëra që shikonte se nuk ecnin sikur duhet. Po ndahemi sot me të, për ta kujtuar përmes veprës së tij’ u shpreh kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sakaq reagime ka pasur dhe nga figura të tjera politike.

Siç është bërë e njohur Veting-u është në procesin e harti-mit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të nji-heni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatore, me synimin me shpresën, së bash-ku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti...

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj para pak ditësh ka deklaruar se në kuadër të opera-cionit “Forca e Ligjit” qeveria është e gatshme të shkatërrojë çdo strukturë kriminale kudo që shtrihet. “Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejtë nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Ne jemi të vendosur të bë-jmë gjithçka të mundur të shkatër-rojmë rrjetet kriminale, infrastruk-

turën e tyre, të shkatërrojmë fuqinë e tyre ekonomike. Ne jemi të gatshëm që në funksion të realizimit të kësaj sfide, të punojmë me këdo që luftën kundër krimit të organizuar nuk e sheh si çështje qëndrimesh dhe preferencash politike, as si çështje karrigeje për pushtet, por si çështje jetike, për të tashmen dhe për të ardhmen Europiane të vendit”, ka deklaruar Xhafaj para pak ditësh.

XHAFAJ: KRIMI I ORGANIZUAR NUK DO TË KETË TË ARDHME

Page 7: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 7

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri për “Financial Times”: Duam ndihmën e ndërkombëtarëve për luftën ndaj krimit, po ndryshojmë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se lufta ndaj drogës dhe krimit mbetet një prob-lem evropian dhe jo vetëm i Shqipërisë. Dje, në një opinion për prestigjiozen amerikane “Financial Times”, kryeministri ka bërë të ditur se u ka dërguar një letër të gjithë lid-erëve të BE-së ku ka kërkuar mbështetjen e të gjithë vendeve në luftën kundrejt drogës dhe krimit pasi, sipas tij, është e vetmja mënyrë që kjo betejë të fitohet. “Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me bar-onët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke

përfituar nga droga e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama për “Financial Times”. Sakaq kryeministri Rama i ka mëshuar opinionit të tij edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë për situatën e kanabisit, ku ka theksuar se pavarësisht se një pjesë e madhe e njerëzve të huaj kanë një

imazh negativ për Shqipërinë, qeveria po bën çmos që ta ndryshoj këtë gjë. “Unë jam mëse i ndërgjegjshëm se disa njerëz, nëse përmend Shqipërinë, ju shkon në mendje krimi dhe droga. Jam gjithashtu i ndërgjegjshëm se për ta ndryshuar këtë imazh–thellësisht i pander-shëm për një vend me një shumicë njerëzish paqësorë dhe që zbatojnë ligjin–do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim. Javën e kalu-ar ne mësuam se veprimi ynë po sjell fryte”, shkruan Rama për “Financial Times”. Por duke u ndalur tek çështja e imazhit të Shqipërisë në lidhje me kanabisin, kryeministri ka bërë të ditur për të huajt dhe raportin e fundit të Guardia di Finanza, ku sipas Ramës është një

provë që tregon progresin e Shqipërisë. “I jemi në borxh policisë financiare italiane, Guardia di Finanza, dhe mbikëqyrjes së sofistikuar ajrore që bënë ata për të pikasur plantacio-net e kanabisit për forcat policore shqiptare. Statistikat janë të pangatërrueshme. Një vit më parë, fluturimet e tyre identifikuan 2,086 plantacione përgjatë dhe brenda Shqipërisë. Sivjet, edhe me fluturime më të shpeshta dhe mbikëqyrjes së shtuar, kishte vetëm 88. Të gjitha janë shkatërruar tashmë nga policia jonë. Ky është progres real. E etiketuar për vite me radhë si kryeqyteti i kanabisit të Evropës, Shqipëria ka duruar boll dhe ne po luftojmë”, shkruan Rama për gazetën amerikane.

Kryeministri kërkon ndihmën e BE në luftën ndaj bosëve të krimit, apel për asistencë

nga 28 shtete, zbardhet letra e plotë

Kryeministri: Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabis, kjo industri po vdes

Endri ARIZI

Kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian për luftën ndaj bosëve të krimit. Me anë

të një letre informuese drejtuar ud-hëheqësve të 28 vendeve anëtare të BE-së, kryeministri ka kërkuar asist-encën e të gjitha vendeve partnere në luftën kundrejt krimit të organizuar që vendi ynë ka ndërmarrë. Sipas kryeministrit e vetmja mënyrë që kjo kulturë të çrrënjoset njëherë e mirë është vetëm përmes bashkëpunimit. “Tani ne kemi marrë përgjegjësinë e një tjetër hapi ambicioz, të lufto-jmë krimin e organizuar. Ne i kemi dhënë paralajmërim bandave të organizuara; kudo që ato fshihen ne do t’i gjejmë e do t’i arrestojmë, me besim te sistemi i ri i drejtësisë. Ne do të konfiskojmë asetet e tyre të jashtëligjshme. Kultura e krimit që shqiptarët po durojnë prej vitesh do të marrë fund. Ne jemi në pro-cesin e ndërtimit të infrastrukturës kombëtare anti-krim, që ka si qëllim çrrënjosjen e kësaj kulture që të mos infektojë brezat e ardhshëm. Shqiptarët nuk janë vetëm në vuajtjet nga plaçkitja e krimit. Ne e dimë se disa prej tyre banojnë dhe lulëzojnë në kombin tonë, duke përfituar nga prostitucioni, trafiku njerëzor, drogat dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ne kërkojmë ndihmën tuaj dhe ofro-jmë tonën në këmbim, për të kapur këta njerëz”, ka shkruar Rama.

Rama: Ne plotësuam kriteret Kryeministri Edi Rama, duke u

ndalur tek çështja e anëtarësimit, u ka bërë të ditur liderëve europianë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga këta të fundit. Madje Rama në letrë e tij drejtuar liderëve të BE, ka kujtuar edhe reformën në drejtësi, ku sipas tij, ka qenë një hap i rëndësishëm që ka treguar vendosmërinë e qeverisë. “BE së shpejti do të vendosë për afa-tet e negociatave me qeverinë time për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo është një fazë që shqiptarët e të gjitha bindjeve e kanë pritur. Si kryeministër duhet t’ju them se ne në Shqipëri kemi marra hapa të vështirë dhe tani po përgatisim veten për t’iu

përshtatur legjislacionit evropian. Siç e dini BE i dha status kandidat Shqipërisë në 2014 dhe një vit më parë caktoi katër kriteret çelës për nisjen e bisedimeve. Ato ishin refor-ma administrative, rritja e mbrojtjes së t drejtave të njeriut, lufta ndaj korrupsionit, reforma në drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Një vit më parë KE rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë pas progresit të arritur në lidhje me prioritetet dhe sipas progresit të arritur me reformën në drejtësi, në veçanti për rivlerësimin e gjykatësve e prokurorëve. Kalimi dhe zbatimi i saj është kundërshtuar nga interesa të njëanshëm, rezistenca e të cilëve vuri në rrezik sistemin tonë demokratik. Por ne rezistuam dhe

bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, edhe shqiptarët qëndruan me ne”, ka shkruar kryeministri. Kryeministri: Zhdukëm kanabisin

Por kryeministri Rama është ndalur edhe tek lufta e qeverisë kundrejt kanabisit, ku u ka bërë të ditur liderëve të BE-së se ky vit do të jetë dhe viti i fundit i kanabisit në Shqipëri. “Qeveria ime erdhi në fuqi në shtator 2013 dhe u përkushtua t’i japë fund mungesës së ligjit. Në qershor 2014 ne urdhëruam një oper-acion madhor anti-drogë në qytetin e Lazarat, që ishte kthyer në një zonë të

palejuar për policinë shtetërore. Prej atëherë ne kemi vazhduar betejën të ndihmuar nga Guardia di Finanza dhe BE. Javën e kaluar gjenerali italian Stefdano Screpanti zbuloi ndryshmin e madh se survejimet ajrore të Guardia-s tregonin vitin e shkuar 2086 plantacione të dyshuara, ndërsa këtë ishin vetëm 88, që do të thotë 150 herë më pak. Prandaj Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabis, siç e kanë quajtur disa media. Kjo industri po vdes dhe ne duam të zhdukim deri në fund të vitit”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Edi Rama në letrën drejtuar liderëve të BE ka theksuar se do të vazhdojë lufta kundrejt kana-bisit pasi sipas tij ky fenomen i ka dhënë jetë rrugëve tregtare.“Shqiptarët e kuptojnë se historia e viteve të fundit e vendit të tyre u ka sjellë turpërim ndërkombëtar. Prej viteve të para të rënies së diktaturës kultivimi i kanabis ishte një rrugë e thjeshtë për t’iu përgjigjur

vështirësive dhe mungesës së ligjit. Më parë ajo nuk ishte as ilegale, ndërsa më vonë gjykatësit e prokurorët mund të bliheshin lehtësisht. Por ka ende shumë për të bërë pasi kanabisi i ka dhënë jetë rrugëve tregtare dhe investimeve të tjera në pajisje transporti apo personeli të ndihmuar nga burime të huaja”, ka shkruar kryeministri në letrën drejtuar liderëve të BE.

RAMA: FENOMENI KANABISIT I PËRFSHIRË NË RRUGËT TREGTARE Vasili: Rama mashtrues publik

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar dje lidhur me letrën që kryeministri Edi Rama u dërgoi 28 liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës dhe kapjen e baronëve. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se Rama është shndërruar në shembullin më të shëmtuar dhe një mashtrues publik. “Kryeministri, që gënjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kërkoka ndihmë me letër evropianëve. Kryem-inistri i Shqipërisë është shndërruar në shembullin më të shëmtuar të mash-truesit publik. Nuk la vulgaritet e ba-nalitet pa nxjerrë nga goja kundër çdo partie, individi, media të të gjitha llojeve shqiptare e ndërkombetare, që flisnin për drogën dhe efektin shkatërrimtar të saj për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk la gënjeshtër, manipulim faktesh, ngjarjesh e raportesh për të mohuar, mbuluar dhe përdorur për pushtetin e tij”, shkruan Vasili.

ZGJIDHJA: Rilindja po kërkon zgjidhje

të dëshpëruaraZGJIDHJA, forca politike e dre-

jtuar nga Koço Kokëdhima e cilësoi zgjidhje të dëshpëruar nisëm e qeverisë “Rama 2” për “diplomacinë ekonomike”. Dje, në një njoftimi për shtyp, ZGJIDH-JA ka akuzuar qeverinë a pasi sipas kësaj partie investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për shkak të korrupsionit. “Rilindja po kërkon zgjidhje të dësh-përuara. Një ndër to është edhe nisma e fundit me emrin pompoz të “diplomacisë ekonomike”, por me përmbajtje fare boshe. Qeveria e Ramës mblodhi gjatë tre ditëve të fundit ambasadorët tanë për t’i fajësuar për mungesën e investimeve të huaja në vend. Diplomatët tanë nuk mund të jenë përgjegjësit e dështimeve të njëpasnjëshme të qeverive Rama me investitorët e huaj. Maqedonia fqinje, me popullsi më të vogël se Shqipëria dhe pa porte detare ka të regjistruara me qindra kompani të huaja që kanë krijuar mbi 50 mijë vende pune. Ndërsa për vendin tonë nuk interesohet kush”, deklaroi ZGJIDHJA.

“Ne jemi të përkushtuar që bashkë me partnerët ndërkom-bëtarë të eliminojnë edhe këto. Dua të theksoj se ka një ndryshim gradual në Shqipëri që prej rënies së diktaturës 27 vjet më parë drejt kombit të rregullt dhe ligjvënës që kemi sot. I detyrohemi shumë BE për asistencën teknike por gjithashtu dhe aspiratave tona për t’u angazhuar dhe për të qenë pjesë e komunitetit të BE. Shqiptarët folën me votën e tyre duke treguar qartë se kjo është çka duan. Është përgjegjësi e qeverisë time ta kryejë. Shpreso-jmë të na mbështetni në fazën tjetër të zhvillimit, në anëtarësinë e plotë në familjen evropiane”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në letrën drejtuar liderëve të BE.

Kryeministri: Presim mbështetje për anëtarësimin

Ne kemi marrë përgjegjësinë e një tjetër hapi am-bicioz, të luftojmë krimin e organizuar. Ne i kemi dhënë paralajmërim bandave të organizuara; kudo që ato fshihen ne do t’i gjejmë e do t’i arres-tojmë, me besim te sistemi i ri i drejtësisë. Ne do të konfiskojmë asetet e tyre të jashtëligjshme..

Page 8: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

8 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

p o l i t i k eQeveria shërbime sociale për 580 fëmijë në situatë rruge, Manastirliu prezanton masat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëm-ijëve, ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën “Shkej” në periferi të Tiranës, ku trajtohen fëmijët në situatë rruge dhe ata me probleme social-ekonomike. Kështu, gjatë fjalës së saj, Manastirliu shprehu angazhimin e qeverisë “Rama 2” për të ofruar shërbime të integruara për fëmijët në rrezik nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit apo neglizhimit, që sipas saj, do të maksimalizojnë mbrojtjen dhe sigurinë për çdo fëmijë në Shqipëri. “Falë punës

së strukturave tona në terren sot, 580 fëmijë në situatë rruge kanë marrë shërbimet sociale që nevojshme për ta dhe familjen e tyre. 218 Njësitë e Mbrojtjes se Fëmijëve, në vitin e fundit menaxhuan mbi 1400 raste të fëmijëve në rrezik abuzimi, dhune, shfrytëzimi apo neglizhimi, 722 prej tyre, raste te reja. Këtu nuk mund të lë pa përmendur se këtë vit shkollor, ja dolëm të regjistrojmë në shkollë 208 fëmijë në situatë rruge. Por kjo arritje do të ishte e paplotë nëse nuk arrijmë të sigurojmë riintegrimin e plotë të familjes. Në fakt, shifrat tregojnë se nga fëmijët

e identifikuar në situatë rruge për vitin 2016, 103 prindër të fëmijëve në situatë rruge, u punësu-an”, deklaroi ajo. Më herët, Manastirliu mori pjesë në Tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me temë: “Drejt një strategjie të dre-jtësisë për të mitur”, teksa theksoi se ligji i ri për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve përcakton krijimin e një platforme ndër-sektoriale, që ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha situatat e rrezikut ku ai mund të ndodhet, e sidomos nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhimi. “Edhe në nivel vendor, ngrihet tashmë mekaniz-

mi i referimit dhe i trajtimit të rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për ndërhyrjen e institucioneve, me grupe ndërsektoriale në përbërje të të cilëve do të jenë punonjësi i mbrojtjes së fëmijës, mje-ku, mësuesi, psikologu, përfaqësuesi i policisë apo prokurorisë dhe çdo profesionist tjetër që mund të ofrojë ndihmë për fëmijën, duke i kthy-er për herë të parë fëmijët në qendër të sistemit. Pra nuk do jetë fëmija që troket në çdo derë, por profesionistët koordinohen për të punuar rreth tij”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Zbulohet skema e qeverisë për rritjen e ndihmës ekonomike, çdo familje do të përfitojë

mbi 5.600 lekë, ja favoret në shëndetësi

Kospiri: Qeveria do të ndërtojë qendra rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuar

Ministria e Shën-detësisë dhe e

Mbrojtjes Sociale do të marrë në

konsideratë disa nga propozimet e bëra nga grupet e interesit të cilat do të reflektohen në buxhetin e 2018. Do rimbursojmë

analizat genetike për fëmijët me Sin-

dromën Down, si dhe ngritjen e qen-

drave të rehabilit-imit për personat me aftësi të kufi-

zuar...situatën për personat e verbër. Madje, zv/ministrja Kospiri e argumentoi re-fuzimin që qeveria i bëri propozimit të Shoqatës së të Verbërve, teksa deklaroi se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka marrë në konsideratë, pasi sipas saj, kjo shoqatë nuk pranon që të kryhet një auditim për përdorimin e fondeve të mëparshme. “Shoqata prej vitesh ka marrë shumë fonde ne kemi kërkuar të bëjmë një audit çfarë bëhet me to dhe shoqata nuk ka pranuar”, deklaroi Kospiri. Ndërkohë një tjetër çështje që u bë “mollë sherri” mes opozitës dhe

mazhorancës në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Shëndetësisë, kishte të bënte me disa propozime të tjera të bëra nga grupet e interesit, ku përf-shihej edhe rritja e pagës minimale me 30%. Këto shqetësime i ngriti deputeti Halim Kosova, duke kërkuar që të plotësohen. “Sa është në gjendje Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financës për të plotësuar nga këto halle që ne na janë parashtruar për dy ditë rresht? Ky është qëllimi kryesor që këto dëshira tonat që absolutisht jemi dakord, të bëhen realitet”, deklaroi ai.

Komisionit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nuk kaloi pa debate mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë refuzimi që i ka bërë qeveria propozimit të Shoqatës së personave të verbër, e cila kërkonte një fond prej 40 milionë lekësh për të vijuar inves-timet e mbetura në mes. Sipas tyre, mungesa e fondeve ka përkeqësuar

Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pam-jaftueshme

Jetimët të cilët nuk janë në institucione Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë

njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e

përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre

Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për pe-riudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes

Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë

JA DISA NGA KATEGORITË QË PËRFITOJNË NDIHMË EKONOMIKE

www.sot.com.al

Rigels SELIMAN

Zbardhet skema e rritje ekonomike. Me buxhetin e vitit 2018, qeveria “Rama 2” ka vendosur që të rrisë

ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kjo gjë është bërë e ditur ditën e djeshme nga zëvendësmin-istrja e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri, gjatë prezantimit të buxhetit të shëndetësisë në Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shën-detësinë. Kështu, zv/ministrja Kospiri deklaroi se ndihma ekonomike do të rritet, duke shkuar në 5600 lekë nga 3500 që ishte më parë. Madje, ajo theksoi se nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme, por të plotë. “Ndihma ekonomike përmirëso-het dhe nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme, pra do të jetë ndihmë e plotë. Kjo duhet qartësuar, nuk është shprehur qartë. Shkon nga 3500 në 5600 lekë”, deklaroi ajo. Nga ana tjetër, Kospiri theksoi se dikasteri ku ajo punon ka vendosur që të marrë në konsideratë një pjesë të rëndësishme të propozimeve të bëra nga grupet e interesit, teksa veçoi se do të bëhet rimbursimi i analizave gjenetike për fëmijët me Sindromën Down, si dhe ngritja e qendrave të rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuar. “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të marrë në konsideratë disa nga propozimet e bëra nga grupet e interesit të cilat do të reflektohen në buxhetin e 2018. Do rimbursojmë analizat genetike për fëmijët me Sindromën Down, si dhe ngritjen e qendrave të rehabil-itimit për personat me aftësi të ku-fizuar”, u shpreh zv/ministrja Bard-hylka Kospiri. Ndërkohë sa i takon çështjes për fëmijët me Sindromën Down, ka folur edhe deputeti i PD, Halim Kosova, i cili kërkoi që të rim-bursohet analiza genetike e karitipit që bëhet pas lindjes së fëmijës, në mënyrë që sindromi Dawn të kapet në kohë. “Është mirë se pse ka dhe një laborator që me këtë rast vihet në punë. Po nuk ka pse një analize që duhet bërë, prindërit ngrënë supet se nuk kanë ta paguajnë në privat”, nënvizoi Kosova.

Debate në komisionMirëpo mbledhja e djeshme e

Ja debatet në Komisionin për Punën dhe Shëndetësinë

Bardhylka Kospiri: Ndihma ekonomike përmirësohet dhe nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme, pra do të jetë ndihmë e plotë. Kjo duhet qartësuar, nuk është shprehur qartë. Shkon nga 3500 në 5600 lekë.

Halim Kosova: Sa është në gjendje Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financës për të plotësuar nga këto halle që ne na janë parash-truar për dy ditë rresht? Ky është qëllimi kryesor që këto dëshira tonat që absolutisht jemi dakord, të bëhen realitet.

Bardhylka Kospiri: Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të rimbursojë analizat genetike për fëmijët me Sindromën Down, si dhe ngritjen e qendrave të rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuar.

Halim Kosova: Është mirë se pse ka dhe një laborator që me këtë rast vihet në punë. Po nuk ka pse një analize që duhet bërë, prindërit ngrënë supet se nuk kanë ta paguajnë në privat.

Bardhylka Kospiri: Shoqata prej vitesh ka marrë shumë fonde. Ne kemi kërkuar të bëjmë një audit çfarë bëhet me to dhe shoqata nuk ka pranuar që të kryhet një auditim për përdorimin e fondeve të mëparshme.

Halim Kosova: Nëqoftëse Sho-qata e të Verbërve ka një problem që disi i kompensohet jeta e përditshme, i bëhet pak më njerëzore, ajo ka një faturë financiare. Pyetja është shumë e thjeshtë, i ka qeveria këto fonde?

Klodiana Spahiu: Janë tre propozime që janë bërë, të cilat ju lutem na thoni. Është kjo për të verbrit që ka qenë dhe në buxhetin e kaluar dhe ju e dini mirë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk është nevoja këtu ta shpjegojmë nga e para. Nëqoftëse ka mundësi, mirë. Nëqoftëse mira-tohet nga ne, të dy palët, kalon në Komisionin e Ekonomisë dhe është ai që vendos më pas, po ne sot këtu duhet ta kalojmë. E dyta, a është rimbursimi i analizës genetike. Ju thoni po, por ne duam konkretisht, a do ta miratoni shumën apo jo. Dhe e treta buxhetimi i fëmijëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbardhur skemën e rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët. Gjatë prezantimit të buxhetit të shëndetësisë për vitin 2018 pak ditë më parë në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, Manas-tirliu deklaroi se rritja e pagave për grupet e mësipërme do të jetë 5 për

qind për vitin 2018. Nga kjo skemë rritjeje do të përfitojnë rreth 18.000 mjekë dhe infermierë. “Do të ketë një rritje pagash duke filluar nga korriku i vitit 2018. Përfitues të rritjes deri prej 5% do të jenë rreth 18.000 mjekë dhe infermierë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Qeveria rrit me 5% pagat për mjekët dhe infermierët

Page 9: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 9

p o l i t i k eMinistria e Shëndetësisë publikon kandidatët

për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendinMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale ka nxjerrë ditën e djeshme emra e të gjithë kandidatëve për drejtues të spitaleve rajonale dhe universitare. Në faqen zyrtare të ministrisë janë bërë publik emrat e 59 pre-tendentëve për këtë post në të gjithë vendin. Më konkretisht, në Spitalin Rajonal të Beratit janë këta kandidatë: Eduart Bejko, Artur Bani, Arben Konomi dhe Esmeralda Braho. Në Spi-talin Rajonal të Durrësit emrat vijojnë si më poshtë: Alban Ramohitaj, Nadire Jani, Endrit

Shehu dhe Arian Salia. Ndërkohë, për drejtor në Spitalin Rajonal të Dibrës konkurrojnë këta persona: Spartak Koltraka, Artan Murati, Astrit Ademi, Hajri Lusha, Mentor Trepça dhe Albion Tërshalla. Po ashtu, kandidatët për Spitalin Rajonal të Fierit janë: Nevila Shuke, Kreshnik Tërnova, Afrim Plaka, Arben Voja, ndërsa në atë të Kukësit janë: Ismet Nika, Hasije Zenelaj, Agron Geca, Sahit Doçi, Nashide Shala, Dorina Karakushi, Shkëlqim Muça, Republika Tusha dhe Sulejman Sokoli. Në Spitalin Rajonal të

Shkodrës emrat pretendentë për postin e dre-jtuesit renditen si më poshtë: Vilson Masmalaj, Senad Hallunaj, Përparim Çela, Florinda Ndo-ja, Egla Mirashi, Ndrek Rukaj, Brian Muriqi. Ndërsa në Lezhë janë vetëm dy garues: Leon Kaza dhe Edi Markaj. Sakaq, për spitalet në Tiranë konkurrojnë këta persona: në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”: Enkelejdi Joti, Rudin Domi, Eduart Harshova, Edmond Stojku dhe Bektash Mandri; në Spitalin Uni-versitar të Traumës: Arben Zenelaj, Gjovalin

Bushi, Eduart Harshova, Nevila Çaushi, Pashk Gjoni dhe Artan Bano; në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”: Perlat Kapisyzi dhe Luan Gjonaj; në Maternitetin “Kiço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldina”: Eliona Demaliaj, Ar-ben Rrugia, Genci Hyska, Altin Pasko, Saimir Cenameri, Blenard Nonaj, Eduart Harshova, Genta Mezini (Dedej), Albert Cakoni dhe Ave-nir Balili. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nga një komision me 7 anëtarë, disa prej të cilëve do të jenë të huaj.

Kushtetuesja zbardh argumentet për rrëzimin e ushtarakëve, Thoma Konduri: Do i drejtohemi Strasburgut, gjykata ndëshkoi 1.200 persona

Del vendimi i plotë i gjykatës për pensionin e ushtarakëve

“Unë vendimin e marrë e quaj një vazhdim të

rrugës së nisur nga gjykata kundër një shtrese të caktuar të shoqërisë tonë. Gjykata ka çuar mi-

sionin e saj deri në fund për të na dëmtuar neve, karteli i drejtësisë po vazhdon misionin e tij të

shkatërrojë drejtësinë. Neve do të organizohemi që të vazhdojmë rrugën tonë të drejtësisë dhe

kolektivisht do ta çojmë deri në Strasburg, do të punojmë që çdo individ të shkojë atje...

Mimoza IBRA

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje vendimin e plotë për pensionin e ush-tarakëve. Të dielën u bë e

ditur se nuk u pranua kërkesa për të rishikuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa dje kjo gjykatë ka sqa-ruar se përse u arrit në këtë konkluzi-on. Ligji që ishte në fuqi nga viti 1999 deri në 2009 për ushtarakët parashi-konte një formulë përllogaritjeje që nxirrte pension të parakohshëm të lartë. Sipas kësaj formule, ka pasur ushtarakë që kanë marrë pension të parakohshëm më shumë se sa rroga e tyre. Sigurimet shoqërore pranojnë të njëjtën formulë përllogaritjeje, por duke i vënë një tavan. Pra, që pen-sioni i parakohshëm i ushtarakëve të mos kalojë pensionin më të lartë të pleqërisë. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese i dhanë të drejtë sig-urimeve shoqërore. Kjo do të thotë se me vendimin e Kushtetueses, ushtarakët duhet të kthejnë mbrap-sht shumët që kanë marrë tepër, që arrijnë në total 37 milionë lekë. Në vendim gjykata është shprehur se kërkesa e kësaj kategorie shoqërore nuk i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj. “Gjykata, pasi mori para-prakisht në shqyrtim kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit unifikues, vlerësoi se ajo nuk i plotë-son kriteret e përcaktuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Repub-likës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Për rrjedhojë, ajo vendosi rrëzimin e kësaj kërkese si të pabazuar”, shkruhet në vendimin e gjykatës. Në vijim të argumenteve Gjykata Kushtetuese deklaron se paditësit kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mund të bëhet objekt shqyrtimi në Kushtetuese sepse paditësit nuk kanë arritur të plotësojnë kërkesat për legjitimitetin e tyre. “Në kushtet kur vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nuk përfshihet në kategorinë e akteve normative që parashikon neni 116 i Kushtetutës, në jurisprudencën e saj Gjykata, në raste të tilla, ka vlerësuar se objekt i kërkesës, sipas nenit 131/1/a të Kushtetutës, mund të jetë dispozita. Në rastin konkret,

drejtësinë. Neve do të organizohemi që të vazhdojmë rrugën tonë të dre-jtësisë dhe kolektivisht do ta çojmë deri në Strasburg, do të punojmë që çdo individ të shkojë atje”, deklaroi Konduri. Po ashtu, ai theksoi se pas vendimit të Kushtetueses 1200 ush-tarakë janë dëmtuar dhe ndëshkuar. “Dëmi i ushtarakëve është kjo që rrezi-kohet që të gjitha ato gjyqe që janë fit-uar, që janë mbi 1200 veta, rrezikohet

të kthehen në debitorë. N.q.s qeveria do të lejojë që sigurimet shoqërore të vazhdojnë kalvarin e gjatë të gjyqeve gjërat do të bëhen edhe më keq”, u shpreh ai. Me këtë masë ulen gati 2/3 e pensionit të ushtarakëve dhe tashmë që ky vendim është miratuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, atëherë të gjithë ushtarakët që kanë fituar gjyqet nga viti 2005 e këtej duhet t’iu kthejnë paratë kompanive të sigurimit.

“Neni 131/1/f i Kushtetutës pasqyrohet edhe në përmbajtjen e nenit 49/3, shkronja “e”, të ligjit organik të Gjykatës. Në kuptim të këtyre dispozitave, Gjykata vëren se kërkueset nuk legjitimohen t`i drejtohen asaj për kundërshtimin e vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Gjykata vëren, gjithashtu, se kërkueset kanë pretenduar se ato

legjitimohen edhe në kuptim të nenit 49/3, shkronja “d” të ligjit organik, i cili parashikon organizatat si një ndër sub-jektet që mund të vënë në lëvizje Gjykatën për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit ose aktit normativ, në rast se provojnë se akti i kundërshtuar cenon veprimtarinë, të drejtat dhe liritë e anëtarëve të tyre”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

ARGUMENTET E GJYKATËS KUSHTETUESE Xhaçka: FA pranë njerëzve në kohët më të vështiraMinistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

premtoi dje se Forcat e Armatosura do të jenë pranë njerëzve në momentet më të vështira. Gjatë një takimi në Burrel, ku mjekët dhe infermierët në uniformë të Forcave të Armatosura asistuan staf-in mjekësor, ajo shtoi se ndihma do të vijojë edhe në qendra shëndetësore ku nevojat për asistencë mjekësore janë të mëdha për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë. “Ne jemi ata, FA janë ata të cilët ndërhyjnë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, kur të gjithë të tjerët ngrenë duart sepse nuk mund të bëjnë asgjë në kushtet kur Emergjencat Civile në kushtet e izolimit të motit, të disa qendrave të banuara, të cilat kanë nevojë për përkujdesin tonë edhe për gjithë angazhimin tonë për t’i adresuar. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nev-oja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë. Do të jemi në çdo fshat”, tha ministrja Xhaçka.

Shella: Këshillat bashkiakë jashtë funksionit

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP bëri publike ditën e djeshme gjetjet e studimit mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore. Sipas Kryetarit të INFOÇIP, Gerti Shella Këshillat janë nxjerrë jashtë funksionit ligjor nga kryetarët e Bashkive, ndërsa shtroi nevojën për përmirësimin e këtij ligji. “Që ligji duhet ta ridefinojë rolin parësor të këshillit në konsultimet për këto plane dhe sigurisht edhe në raport me ndryshimin e pronësisë, rezulton që është absorbuar kjo praktikë nga kryetarët e bashkive. Pushteti qendror dhe dega e ekzekutivit të bashkisë nuk ka pse të uzurpojnë kompetencat e këshillit duke e de-tyruar këtë të fundit të japë vetëm një pëlqim formal”, deklaroi Shella. Nga ana tjetër, për kryetarin e Këshillit të qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, vep-rimtaria e këshillit bashkiak duhet të jetë transparente. “Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që të shihni gjithashtu edhe mënyrën se si orientohet debati në sallën e këshillit bashkiak”, u shpreh ai.

për sa kohë që kërkueset nuk kanë arritur të plotësojnë kërkesat për leg-jitimimin e tyre, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të bëhet objekt shqyrtimi në këtë Gjykatë”, shkruhet gjithashtu në vendim.

Reagon kreu i SHKURNga ana tjetër, ky vendim i mar-

rë nga Gjykata Kushtetuese ngjalli reagimin e kreut të Shoqatës Kom-bëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri. I pyetur nga gazeta “SOT” në lidhje me këtë çështje, ai u shpreh se ky vendim tregon që drejtësia ka rënë. Po ashtu, Konduri shtoi se për të gjetur të drejtën e tyre, do t’i drejtohen Gjykatës së Strasbur-gut. “Unë vendimin e marrë e quaj një vazhdim të rrugës së nisur nga gjykata kundër një shtrese të caktuar të shoqërisë tonë. Gjykata ka çuar misionin e saj deri në fund për të na dëmtuar neve, karteli i drejtësisë po vazhdon misionin e tij të shkatërrojë

www.sot.com.al

Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri deklaroi se vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese kundër grupit të ushtarakëve tregon që drejtësia ka rënë. Sipas tij, vetingu duhet të nisë sa më shpejt, ose përndryshe gjërat do të përkeqësohen. “Drejtësia ka mbaruar këtu, vetingu është i domosdoshëm, madje është i vonuar sepse dëmet që po bëjnë gjykatat do të jenë shumë më të mëdha. Do të vazhdojnë të dëm-tojnë marrëdhëniet e popullit me qeverinë”, u shpreh ai.

KONDURI: TË BËHET VETINGU

SA MË SHPEJT

Page 10: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

10 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Gjobiten 14 biznese në tetor, nuk respektuan standardet për gazin

31 dhjetori 2018, fundi i plotësimit të akteve për pronësinë e tokave

Të paktën 14 subjekte janë gjobitur në muajin tetor nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Referuar listës së bërë publike nga ky inspek-torat pjesa më e madhe e atyre që janë penalizuar janë biznese që nuk kanë respektuar stand-ardet që lidhen me sigurinë mbi gazin. Konkretisht bizneseve ju ka munguar projekti teknolog-jik për rezervuarin e GLN. Por këto nuk janë rastet e vetme, në disa raste bizneset nuk dis-ponojnë dokumentacion për ushtrim aktiviteti, rregulloret

janë anashkaluar duke përbërë kërcënim për jetën e qytetarëve apo janë bërë mbushje bombo-lash për familjarë në kundërsh-tim me përcaktimet ligjore. Në total janë vlera e masave admin-istrative është mbi 3 milionë lekë. Kontrollet e muajit të dhjetë të vitit kanë përfshirë gjithë vendin por janë përqendruar kryesisht në zonën e Korçës. Gjithsesi në raport me muajt e verës duket se numri i penalizimeve ka ardhur në rënie. Në shtator ishin në total ishin 16 gjoba me një vlerë prej 3.3 milionë lekë.

Afati për plotësimin e akteve për marrjen e tokave në pronësi, në radhët e pronarëve, do të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, më datë 31 dhjetor 2018 dhe jo në korrik të 2018, sië ishte përcaktuar më parë. Kështu thuhet në ligjin e ri të sapo botuar në “Fletoren Zyrtare”, ku janë pasqyruar edhe ndryshimet në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyr-timin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. “Në nenin 17, pika 1/1, shkronja

“e”, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 31 dhjetor 2018. Ndërkohë neni 18 ndryshohet si më posh-të: “Neni 18 Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më 31 dhjetor 2018”, thuhet në ndrys-himet e bëra në ligjin përkatës. Ligji i ri i miratuar në më 9 Nëntor dhe shpallur me dekre-tin nr. 10647, datë 15.11.2017 të Presidentit të Republikës, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Tatimet: Si përfitohen kriteret e statusit “eksportues me risk zero” Lidhur me rubrikën e dekla-

rimit të TVSH për subjektet që i nënshtrohen regjimit të për-punimit aktiv, Tatimet sqarojnë se është përcaktuar krahas të tjerave se, konsiderohen fur-nizime me shkallë zero të TVSH transaksionet e eksportit që kanë të bëjnë me furnizimin e shërbimeve që konsistojnë në punime mbi mallra të luajtshme të importuara për t’u bërë atyre punime në Shqipëri dhe të dër-guara apo të transportuara sërish jashtë Shqipërisë nga furnizuesi i shërbimit apo nga destinuesi

i shërbimeve, të cilët nuk janë vendosur në Shqipëri ose për llogari të tyre. Tatimet thonë se përpunuesi asnjëherë nuk duhet të bëhet pronar i materialeve të sjella nga porositësi sepse importet e kryera janë importe të natyrës jo tregtare, të cilat rieksportohen në formën e gjysmëproduktit ose produktit të gatshëm, të shoqëru-ara me faturë për punën e kryer e cila i bashkëngjitet deklaratës doganore të ri-eksportit të këtyre mallrave dhe kjo faturë deklaro-het në librat e shitjes në rubrikën “furnizime me shkallë 0%”.

Paketa fiskale, bizneset i propozojnë qeverisë heqjen e pragut të TVSH, taksë zero për shtëpitë

e para, ulje në 18 % të tatimit mbi pagën

Dhoma Amerikane: Ulni në 18% tatimin për pagën. Jaka: Të mos ketë fare prag të TVSH

Komuniteti i biznesit ka paraqitur kërkesat e tij për paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e

vitit të ardhshëm, e cila u diskutua nen për nen në Komisionin parla-mentar të Ekonomisë. Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe asaj Amerikane kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë këtij komisioni. Kërkesat kryesisht janë fokusuar tek ndryshimi i pragut të TVSH për biznesin e vogël, taksa mbi pronën, ndryshimi në taksën e infrastruk-turës mbi ndërtimet, tatimit mbi të ardhurat personale etj. Sipas kreut të Dhomës së Tiranës, Nikolin Jaka, biznesi i vogël është “masha” që përdor biznesi i madh për të bërë evazion. Jaka u shpreh kundër uljes së pragut të TVSH në 2 milionë lekë, pasi kjo sipas tij do të nxisë informal-itetin. Ai kërkoi që të mos ketë fare prag TVSH, pra të fillojë nga zero. Po ashtu, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, Jaka propozoi heqjen e tatim fitimit. “Duhet të heqim pragun për qarkullimin tregtar. Pra duhet të heqim pragun për ato sipërmarrje të vogla, të cilat akoma vazhdojnë të mishërohen dhe jo të suportohen që të jenë eficientë në ekonomi. Ne mendojmë që për xhiron deri në 5 mln lekë tatim fitimi të jetë zero. Nga 5 mln deri në 14 mln të jetë 5 për qind dhe për xhiro më të lartë se 14 mln të jetë 10 për qind, pra të mos ketë lidhje tatim fitimi me TVSH. Pra në qoftë se për TVSH kemi pragje apo përjash-

shumë. Më tej, Jaka deklaroi se taksa e infrastrukturës, prej 8 per qind mbi çmimin e shitjes për ndërtimet civile ndikon për investimet.Propozimet e Dhomës Amerikane

Dhoma Amerikane ka ripërsërit-ur komentet e saj për paketën fiskale. Anëtarët e Dhomës i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë premtimin që bëri përpara zgjedhje, që tatimi mbi pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj të ulet nga 23% në 18%. “Ulni taksën mbi TAP që të ketë rritje të pagës dhe të deklarimit të tyre”, thanë përfaqësuesit e Dhomës Amerikane, ndërkohë që në paketën

fiskale aktuale mungon një nismë e tillë. Ata nënvizuan gjithashtu se në këtë paketë fiskale kanë vënë re se shumë prej ligjeve do përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhoma Amerikane ka kërkuar që elementë të rëndësishëm duhet të përcaktohen me ligj. Aktualisht në rastin e TVSH, kufiri përcaktohet me VKM. Dhoma ka kërkuar që kufiri të mos ndryshojë nga viti në vit. Në opinionin e anëtareve të Dhomës, ligji duhet të përcaktojë qartë detyr-imin tatimor duke përcaktuar qartë dhe pa ekuivok si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet

nënligjore do të duhet me tej të specifikojnë detaje apo japin sqa-rime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes se detyrimit tati-mor. Në komentet e saj për paketën fiskale 2018, edhe DHAT shprehet kundër futjes së TVSH te bizneset shumë të vogla. DHAT vlerëson po ashtu që taksimi i pasurive të paluajtshme mbi bazë vlere tregu të pasurisë dhe jo mbi bazë fikse është i parakohshëm. DHAT sugjeron që të mos miratohet projektligji për akci-zat, duke e lënë rritjen e parashikuar të akcizës së cigareve në masën 5750 Lekë/1000 copë.

time për tatim fitimin, duhet të ketë qarkullim tregtar në mënyrë që të përfitojmë apo të mundësojmë sërish atë që ne tashmë e kemi si objektiv si Dhomë Tregtie, krijimi i shtresës së mesme”, u shpreh Jaka. Për sa i përket taksës së banesave, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, propozoi që për shtëpitë e para të jetë zero. Sipas Jakës, kështu do të stimuloheshin qytretarët për të blerë një shtëpi. Ndërkohë, ai shtoi se shtëpitë e dyta dhe të treta mund të paguajnë më

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar. Nga kjo tarifë do të përjashtohen 90 mijë familje ku përfshi-hen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. “Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që kanë pension pleqërie ose pension social, me banim në fshat ose qytet ku familja përbëhet vetëm nga pen-sionistët. Ndërtesat e personave të verbër që

nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Ndërtesat e banimit të krye-familjarëve të personave parapplegjikë dhe tetraplegjikë që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar”, u shpreh Blerina Gjylameti. Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje përcaktimin e vlerës së banesave në bazë të së cilës do të mblidhet kjo taksë. Kreu i komisionit Erjon Braçe tha se vendosja e taksës mbi vlerën e tregut mund të sjellë abuzime. Ndërkohë që u zyrtarizua se do të mblidhet nëpërmjet OSHEE. “Mund të ketë lajthitje sepse dikush në pallatin tim për

të pastruar para do që ta rrisë çmimin nga 1 mijë në 1800 dhe ky është transaksion tregu”, u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braëe.Komisioni miratoi gjithashtu edhe një ndryshim të sjellë nga qeveria i cili rrit taksën për objektet me veprimtari ekono-mike nga 0.15 që ishte propozimi fillestar në 0.2% pavarësisht kërkesës për përjashtimin e fasonëve. “Shkalla e taksës me propozimin e bërë nga zoti ministër këtu për të çuar në 0.2 për qind për ndërtesën që përdoret për vep-rimtari ekonomike”, vijoi Braëe. Në komision u dëgjuan edhe grupet e interesit.

Miratohet paketa fiskale, përjashtohen nga taksa e banesës rreth 90 mijë familje

Duhet të heqim pra-gun për qarkullimin tregtar. Pra duhet të heqim pragun për ato sipërmarrje të vogla, të cilat akoma vazh-dojnë të mishërohen dhe jo të suportohen që të jenë eficientë në ekonomi. Ne mendojmë që për xhiron deri në 5 mln lekë tatim fitimi të jetë zero...

Page 11: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 11

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Eliot Engel dakord me Haradinaj: SHBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKongresmeni: Bashkë me BE të heqim pengesat që Serbi-Rusi po ngrenë për Kosovën

Andi LAMKO

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përf-

shihen në dialogun me Serbinë, edhe pse është çështje e Bashkimit Evropian. Duke i bërë jehonë kërk-esës së kohëve të fundit në disa fronte të kryeministrit Ramush Haradinaj, Engel tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të problemeve që asaj i vijnë nga Serbia dhe nga Rusia. Kongresmeni amerikan këto ko-mente i ka bërë në prezantimin e një e fondacioni në Kosovë.

Serbia dhe Rusa po pengojnë Kosovën

“Jam shumë i zhgënjyer me qëndrimin e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Ne e dimë se Kosova nuk është ende në Kombet e Bash-kuara për shkak të problemeve nga Serbia dhe nga Rusia. Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si Interpoli dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e saj. Po ashtu, edhe në anëtarësimin në UNESCO, Kosova ka humbur për 3 vota”, tha ai, duke shtuar se është takuar me Vuçiç dhe me Daçiç dhe duke pohuar se është i bindur se përmes dialogut me SHBA, mund të arrijnë rezultate. Ndërsa, kryem-inistri i Kosovës, Ramush Haradi-naj, tha se me fillimin e këtij pro-jekti po konfirmohet një kapitull i ri të marrëdhënies mes Kosovës dhe Amerikës. Kongresmeni Engel, tha dje në Prishtinë se Kosova nuk duhet të mbetet peng e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje duhet të zgjidhet

Polonia dënon akuzat e kreut të KE, Donald Tusk

SHBA denoncon sanksionet ruse për mediat amerikane

Qeveria e Polonisë akuzoi dje kreun e Këshillit të Ev-ropës, polakun Donald Tusk për sulme politike ndaj vendit. "Sot Tusk po përdorur postin e tij për të sulmuar Poloninë", tha kryeministrja Beata Szydlo teksa partia e saj nacionaliste është në pushtet prej dy vjetësh. Më herët, ish-kryeministri po-lak Tusk, akuzoi se qeveria e Polonisë po ndjek "planet e Kremlinit". Partia e Szydlo, Ligj e Drejtësi është konfrontuar me Komisionin Evropian në frontet e pranimit të refugjatëve sipas

skenës evropiane të zhvendos-jes dhe reformat e kontestuara në drejtësi dhe media. Komi-sioni akuzon atë për shkelje të vlerave evropiane. Në një koment në gjuhën polake Tusk ka thënë: "Alarm! Debat i ash-për me Ukrainën, izolim brenda Bashkimit Evropian, sulme ndaj OJQ-ve dhe medias së lirë. Është kjo strategjia e partisë Ligj e Drejtësi apo një plan i Kremlinit?” Javën e kaluar parlamenti evropian kaloi një rezolutë që kritikonte praktikat qeveritare polake.

Ambasadori amerikan në Rusi denoncoi dje masat e Moskës për të detyruar nëntë filiale të mediave amerikane të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Ai e cilësoi masën si të ekzagje-ruar në krahasim me atë që bëri qeveria amerikane, e cila i kërkoi të njëjtën gjë rrjetit televiziv rus RT, pra të regjistrohet si i tillë në SHBA. Ambasadori Jon Huntsman tha se reagimi rus nuk është aspak “reciprok” dhe lëvizja e Moskës nëse zbatohet, do ta bënte praktikisht të pamundur funksionimin e tyre në Rusi. Ai

tha se Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj në bazë të të cilit është regjistruar RT, ka si syn-im nxitjen e transparencës por nuk kufizon operacionet e rrjetit televiziv në Shtetet e Bashkuara. Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi të mërkurën amenda-mente për zgjerimin e efektit të një ligji të vitit 2012 që vë një shënjestër organizatat qeveritare, përfshirë median e huaj. Shpallja si agjentë të huaj do t’u kërkonte mediave të huaja që rregullisht të bënin publike objektivat e tyre, financat dhe personelin.

Gjermania, drejt zgjedhjeve të parakohshme

Ka dështuar dje arritja e marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Gjermani ndërsa kancelaria Merkel mund të humbasë mandatin e katërt të fituar. Pak para mesnate, kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner bëri të ditur dështimin e bisedimeve, sipas motos së tij, më mirë asnjë koalicion, se sa një koalicion i gabuar. Kjo duket se po bën realitet skenarin më te keq për Gjermaninë atë të zgjedhjeve te reja në prill. Presidenti gjerman Frank-Wal-ter Steinmeier u bëri dje thirrje

partive politike që të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të gjejnë kompromise për të formuar një qeveri. “Ndërtimi i një qeverie ka qenë gjithmonë një proces i vështirë kompromisesh, por mandati për të formuar një qeveri është ndoshta mandati më i lartë që votuesit i japin një partie në një demokraci dhe ky mandat mbetet", tha Steinmeier. Kriza erdhi prej suksesit të së djathtës radikale gjermane AfD, e cila për herë të parë hyri në par-lament, duke i trazuar ndjeshëm mundësitë e koalicioneve.

sa më parë. Zoti Engel po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës mori pjesë në hapjen zyrtare të programit prej 49.6 milionë dol-larësh për Kosovën nga korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit”, që synon të ndihmojë ekonomike të vendit në dy fusha thelbësore: mungesën e energjisë së qëndrueshme dhe sundimin e ligjit. Engel ndoqi gjithashtu procesin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, dhe mori pjesë edhe në një mbledhje informale të qeverisë së Kosovës.

Haradinaj: Nevojitet diplomacia e SHBA

Kryeministri Ramush Harad-inaj, bëri thirrje me këtë rast që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në përmbylljen e çështjeve të hapura të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit evropi-an. “Në temat e mbetura të hapura në e kërkojmë ndihëm e juaj,

ndihmën e Amerikës e po ashtu ju premtojmë që do ta nderojmë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për avancimin e demokracisë, të rendit dhe të ligjit, për luftimin e krimit e të korrupsionit, për një Kosovë që është e lirë për të gjithë qytetarët e vendit”, tha kryeminis-tri Haradinaj. Ligjvënësi Engel tha se sapo të kthehet në Amerikë do të shoh mundësitë për të siguruar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. “Kryem-inistri më ka thënë shumë herë se gjithmonë ndjehet më mirë kur SHBA është e përfshirë dhe të them të vërtetën njësoj ndjehem edhe unë. Ne kemi një qeveri të re në SHBA që ende nuk ka bërë vitin, dhe ende janë duke i zgjidhur disa çështje të tjera të tyre. Por, një gjë që do ta bëj kur të kthehem nga ky udhëtim. Do të përpiqem

Dodik: Kosova asnjëherë pjesë e Serbisë, Veriu po

Presidenti i republikës serbe të Bosnies, Milorad Dodik tha dje në një interviste se nuk është kundër saj njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Unë nuk jam kundër pavarësisë së Kosovës por jam për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Beogradi vendos ta njohë unë nuk kam asgjë kundër”, ka thënë Dodik. Gjatë intervistës, Dodik ka shpalosur një hartë në të cilën shihet se RS dhe Serbia janë të bashkuara, ndërsa Kosova është e ndarë. Mirëpo, sipas kësaj harte veriu i Mitrovicës i takon Serbisë.

Soros: Qeveria hungareze gënjen

në sulmet ndaj meje Financieri hungarezo-amerikan

George Soros denoncoi dje fushatën e qeverisë hungareze ndaj tij duke e quajtur "shtrembërime e gënjeshtra" me qëllim krijimin e një armiku të jashtëm. Çifuti 86 vjeçar është prej kohësh mbrojtës i politikave liberale dhe hapjes së kufijve në Evropën Lin-dore, çka e ka vënë në konfrontim me nacionalistët e djathtë, si dhe me qever-inë hungareze të Viktor Orban. Orban tha në një deklaratë të muajit të kaluar se Soros i bën thirrje BE të pranojë dhe të akomodojë miliona emigrantë.

Zimbabve nis procedurat për

shkarkimin e Mugabes Partia qeverisëse e Zimbabvesë,

Zanu-PF, do të nisë sot procedu-rat për shkarkimin e presidentit Robert Mugabe pas refuzimit të tij për të dhënë dorëheqje. Anëtari i partisë, Paul Mangavana, tha se procesi mund të zgjasë deri në dy ditë. "Presidenti e ka lejuar gruan e tij të uzurpojë pushtetin kushtetues, kur ajo nuk e ka këtë të drejtë", tha ai, pa qartësuar nëse kjo ka lidhje me gjysmë grushtin ushtarak.

Kosova kreu me sukses raundin e dytë të zgjedh-jeve lokale dhe pas përfundimit të numërimit të votave në Prishtinë, kandidati i opozitarëve të Vetëvendosje fi-toi qeverisjen e kryeqytetit edhe për katër vjet. Shpend Ahmeti mori 50.15%të votave duke lënë mbrapa Arban Abrashin e LDK me 49.85%. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës është partia me numrin më të madh të komunave pas balotazhit të së dielës, bazuar kjo në rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. LDK-ja ka marre 8 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7, që do të thotë 4 më shumë se mandatin e kaluar, PDK ka fituar vetëm 5 komuna dhe Vetëvendosja 3, duke përfshirë këtu Prishtinën ku ishte dhe lufta më e ashpër. Zgjedhjet kanë qenë përgjithësisht të qeta.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar dje presionin mbi Korenë e Veriut duke e future në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin, një masë që synon të vendosë më tepër kufizime financiare e diplomatike ndaj qeverisë totalitare. "Kjo duhej të kishte ndodhur vite më parë”, tha Presidenti Donald Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar qeverinë e Penianit “një regjim vrasës”. Masa do të shpallet zyr-tarisht sot nga Departamenti i Thesarit, dhe e rikthen Korenë e Veriut në listën e Departamentit të Shtetit të shteteve të mbështesin terrorizimin, së bashku me Iranin, Sirinë e Sudanin. Trump tha se Koreja e Veriut “i ka mbështetur vazhdimisht aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe se regjimi duhet të ndalojë programin e armëve bërthamore.

ZGJEDHJET LOKALE, AHMETI RIMERR PRISHTINËN, LDK E AAK ME RRITJE SHBA RENDIT KORENË V. NË VENDET QË MBËSHTESIN TERRORIZMIN

të sigurohem që Amerika ta ketë një përfshirje të fuqishme në Ballkan dhe në Kosovë”, tha ai. Engel shtoi po ashtu se çështja e kufirit me Malin e Zi, është me rëndësi dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt. " Është padyshim një problem, edhe pse jo i vetmi sepse ka shumë probleme tjera. Por jam kundër asaj që çështjet të mbahen peng për shkak të një problemi", tha ligjvënësi Engel. Engel, nji-het si mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Ballkan e posaçërisht i çështjes së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engel, është një miku më i mirë i shqiptarëve në kongresin Amerikan prej më shumë se çerek shekulli.

Kosova nuk është ende në Kombet e Bashkuara për shkak të proble-meve nga Serbia dhe nga Rusia. Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si In-terpoli dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e saj...

Miratohet paketa fiskale, përjashtohen nga taksa e banesës rreth 90 mijë familje

Page 12: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

12 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Më 1949 jugosllavët morën në dorë shtetin shqiptar përmes manipulimeve, ja si nisi lufta e Enver Hoxhës ndaj kulakëve

CIA ka publikuar të tjera dokumente sa i takon zh-villimeve në Shqipërinë komuniste. Sipas saj, në

1949 Jugosllavia mori pothuajse të gjitha shtetin shqiptarë në dorë dhe kjo përmes manipulimeve. Por nga ana tjetër tregohet dhe situata brenda partisë. Në një dokument të vitit 1952 tregohet se si bëhej lufta ndaj kulakëve dhe pakënaqësitë e partisë në qytete.

Qershor 1949Dobësitë e Shqipërisë,

konflikti Tito-BRSSNë Shqipëri, manipulatorët sov-

jetikë kanë marrë kontrollin direkt të të gjithë administratës Hoxha dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre në stabilizimin e regjimit duke lehtësuar transportin e brendshëm. Gjatë vitit 1949, teknikët sovjetike të hekurud-have ndihmuan në hapjen e linjës mes Tiranës dhe portit të Durrësit. Me gjithë prezencën, përpjekjet dhe aktiv-itetet e përfaqësuesve sovjetikë për ta ruajtur Shqipërinë si një post të izoluar të kampit të tyre komunist, Hoxha mbetet pesimist si për të ardhmen e tij ashtu dhe të vendit. Pesimizmi i tij bazohet në fakte si varfëria e madhe e shqiptarëve dhe mungesa e vetë-mjaftueshmërisë ekonomike. Nga ana tjetër Shqipëria ka mbetur e izoluar nga pjesa tjetër e bllokut sovjetik pas prishjes me Titon, dhe populli shqiptar ka një antipati të gjerë ndaj kuadrove sovjetike prej kushteve të tyre shumë herë më të mira të jetesës. Ndërkohë konfrontimi mes Titos dhe Stalinit është zgjeruar duke kaluar në nivel propagande shtetërore. Intensifikimi i përpjekjeve sovjetike kundër Jugosl-lavisë është justifikuar me fushatën e Kremlinit kundër vendeve satelite nacionaliste devijacioniste, sipas së cilës sfida e Titos godet thelbin e konceptit stalinist të zgjerimit të kapit komunist, dhe është një nxitje për vende të tjera komuniste me tendenca nacionaliste. Fushata është reflektuar në shpeshimin e këmbimeve akuzue-se diplomatike mes Shqipërisë e Hungarisë ndaj Jugosllavisë, si dhe me shpeshtimin e incidenteve kufit-are. Kremlini gjithashtu ka nisur një bllokadë ekonomike ndaj Titos, por kjo nuk ka gjasa të shkaktojë bllokim të ekonomisë jugosllave pasi Tito do të marrë mbështetje nga Perëndimi dhe çdo ndërprerje e lidhjeve të Jugosl-lavisë me Evropën Perëndimore do të vërë atë në një pozicion më të mirë për tregti me Perëndimin.

Mars 1951Bashkimi, Zëri i Popullit

Këshillat popullorë funksionojnë sipas legjislacionit të Asamblesë Pop-ullore, sipas modelit të sovjetëve në Bashkimin Sovjetik. Këshillat kanë si detyrë zgjedhjen e organit ekzekutiv i cili drejton aktivitetin e tyre. Këshil-lat popullorë janë organet që zgjidhin problemet më të rëndësishme lokale dhe drejtojnë jetën bujqësore, ekono-mike e politike, aprovojnë buxhetin lokal dhe mobilizojnë punëtorët për kryerjen e detyrave të caktuara. Por për fat të keq ka defekte në funksion-imin e tyre, siç është çështja e direk-tivave. Këshillat popullorë kanë si detyrë dhënien e direktivave, por në shumë raste kjo detyrë nënvlerëso-het. Në Vlorë, Peshkopi, Berat e disa vende të tjera ka pasur tejkalime të kompetencave mes këshillave qyte-tarë dhe ato lokalë, duke emëruar të gjithë zyrtarët apo duke lëvizur personelin e këshillave të fshatrave. Për të inkurajuar iniciativën mes masave punëtore dhe pjesëmarrjen e gjerë, ligji specifikon se komitetet e përhershme dhe organet e tjera

Amerikanët japin detaje për marrëdhëniet me BRSS dhe Jugosllavinë

që shtypi është arma më e fuqishme e luftës së klasave. Mos leximi i rregullt i shtypit bën që anëtarët e partisë të kenë mangësi në eksperiencat e të tjerëve dhe si rezultat të mos japin shembullin e duhur.

Prill 1952Kritikat, defektet në

punën e partisëNë konferencën e tretë të par-

tisë në Durrës u theksuan defektet në punën e partisë, në veçanti në

zonën e Ishmit. Konferenca udhëzoi komitetin e partisë të marrë masa për përmirësimin e situatës. Prandaj komiteti i partisë dërgoi një grup me shtatë njerëz, të drejtuar nga Nonda Baka në fermën e Ishmit. Fermerët e Ishmit ndihmuar me bujari grupin në punën e tyre, duke ngritur kriti-ka ndaj disa individëve, anëtarë të komitetit ekzekutiv, të cilët me meto-dat e tyre kishin distancuar masat nga partia e qeveria. Për shembull,

kur fshatarët e varfër ose të mesëm vinin te komiteti ekzekutiv për të diskutuar problemet e shqetësimet e tyre, Veli Hoxha, Mehdi Kërtusha e të tjerë i përzinin me akuza se ishin kulakë ose armiq të popullit. Disa anëtarë të komitetit janë gjithashtu fajtorë për masa ekstreme ndaj kulakëve, duke shkelur politikat e izolimit të tyre me anë të fushatës graduale. Ndërsa të tjerë kanë zh-vatur masat gjatë luftës kundër

Fermerët e Ishmit ndihmuar me bujari grupin në punën e

tyre, duke ngritur kritika ndaj disa in-

dividëve, anëtarë të komitetit ekzekutiv,

të cilët me metodat e tyre kishin distancuar

masat nga partia e qeveria. Për shem-bull, kur fshatarët e

varfër ose të mesëm vinin te komiteti

ekzekutiv për të dis-kutuar problemet e shqetësimet e tyre, Veli Hoxha, Mehdi

Kërtusha e të tjerë i përzinin me akuza se ishin kulakë ose

armiq të popullit. Disa anëtarë të komitetit

janë gjithashtu fajtorë për masa ekstreme ndaj kulakëve, duke

shkelur politikat e izolimit të tyre me

anë të fushatës graduale...

japin raporte periodike. Por në prak-tikë raportet e nevojshme nuk janë përgatitur ose janë bërë në mënyrë të gabuar. Disa komitete ekzekutive si ato në Lushje e Skrapar, kanë bërë shkelje flagrante të ligjit duke larguar nga zyrat anëtarë të këshil-lave lokalë fshatarë e qytetarë. Si anëtarët dhe zyrtarët e këshillave duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të njohur më mirë ligjin që gabi-met e mësipërme të evitohen. Disa ditë më parë në mbledhjen e Frontit Demokratik në Korçë u ekzaminua cilësia e punës. Raporti i prezantuar nga Naum Gadeshi dhe diskutimet e anëtarëve bënë të qartë se Fronti i Korçës kishte realizuar ndihmën në mbjelljet e pranverës he korrjet e vjeshtës. Anëtarët e frontit, duke cituar shembuj personalë, folën për ndihmën materiale ndaj fushatave të prodhimit dhe në mobilizimin e forcës punëtore. Herë pas here fronti kishte organizuar grupe vullnetarësh që kanë ndihmuar në ndërtimin e kombinatit të sheqerit “3 Nëntori” dhe projekte të tjera të rëndësishme. Por megjithëse rezultatet e organizatave të partisë ishin relativisht të mira, lid-erët e Frontit të Korçës nuk plotësuan si duhet detyrimet e tyre. Shumë herë nuk ka qenë prezent numri prej 14 liderësh në takimet e rregullta. Sili Kasnaqi, zëvendës-kryetari i Korçës, dhe Miço Simo zyrtar i Frontit, vazh-dimisht nuk kanë qenë prezent në takime dhe kanë demonstruar pak interes në çështjet e Frontit. Puna e drejtuesve ka qenë veçanërisht e dobët në nëntor 1951. Në një takim ku do të diskutohej plani pesë-vjeçar me masat punëtore, nuk ishin prez-entë një numër drejtuesish aq sa taki-mi u anulua. Drejtuesit nuk arritën të mbanin të dhëna për programet e veçanta dhe neglizhuan organ-izimin e takimeve për diskutimin e problemeve. Me faj për këtë është sekretari i frontit, i cili kishte dërguar zëvendësin e tij për ta zëvendësu-ar. Gjatë vitit 1951, përparime të mëdha u bënë nga organet e partisë në fushën e edukimit të masave. Por përsëri është bërë punë e pam-jaftueshme në shfrytëzimin e mate-rialeve të partisë në përgjithësi dhe të gazetave në veçanti. Mangësitë në shpërndarjen e gazetave në shumë qendra qytetare dhe fshatare kanë bërë që mësimet të mos arrijnë te lex-uesit. Në disa fshatra gazetat kanë ar-dhur vetëm një herë në dy javë, siç ka ndodhur në Malishevë dhe në fshatra të tjera të Përmetit dhe Gjirokastrës. Komitetet e partisë duhet të krijojnë kontroll më të mirë mbi aparatin e shpërndarjes së gazetave dhe mate-rialeve të tjera të shtypura, si dhe të mos humbasin vëmendjen nga fakti

Page 13: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Më 1949 jugosllavët morën në dorë shtetin shqiptar përmes manipulimeve, ja si nisi lufta e Enver Hoxhës ndaj kulakëve

Amerikanët japin detaje për marrëdhëniet me BRSS dhe Jugosllavinë

kulakëve dhe kanë penguar marrjen e masave të duhura. Organizata e partisë në Ishëm ka dështuar në përshtatjen e masave ndaj situatës. Ajo nuk ka mbajtur si duhet të dhënat dhe nuk ka shfaqur frymë auto-kritike. Komunistë si Ahmet Shehi, Shaban Qarri e Muharrem Gallata, jo vetëm që kanë dështuar në zbatimin e udhëzimeve të partisë, por dhe kanë munguar pesë herë rresht në takimet e rëndësishme të partisë. Këto mangësi shpjegojnë se përse rrethi i Durrësit ka qenë vazhdimisht prapa me realizimin e planit kom-bëtar të rretheve. Është e çuditshme që megjithëse përfaqësuesit e partisë shkojnë e vijnë në këtë rreth, asnjë nuk ka bërë hapa për përmirësimin e situatës. Për shembull, Kadri Qevani, si organizator i partisë, i njihte defe-ktet e mësipërme, por nuk mori vetë asnjë masë dhe as nuk raportoi te zyrtarët partiakë të Durrësit. Shem-bulli i komunistëve të kooperativës së Ishmit është i nevojshëm për përpjekjen e pa ndalur të ruajtjes së demokracisë së brendshme në organizatat e partisë dhe zgjidhjen e problemeve në frymën e autokritikës. Duhet të sjellim masat më pranë njëra-tjetrës dhe të godasim ashpër shkeljet e procedurave.

Modernizimi në minieraPlenum i 10 i partisë për sektorin e

minierave ka kërkuar përshpejtimin e mekanizmit dhe të përdorimit të meto-dave moderne, për rritjen e prodhimit. Makineritë e minierave po vazhdojnë të vijnë nga Bashkimi Sovjetik por tra-jnimi i vazhdueshëm është i nevojshëm për të familjarizuar minatorët me to. Kujdes të veçantë duhet t’i ushtohet çështjes së organizimit në punë, luftës ndaj burokracisë, mbajtjes së të dhënave dhe parimit të përgjegjësisë individuale për detyra dhe funksione të caktuara.

dhe partisë me anë të takimeve dhe leksioneve.

Përdorimi i gazetave nga agjitatorët

Punonjësit e partisë në Pogradec po përdorin gjithnjë e më shumë gazetat në takimet e tyre me masat punëtore. Demir Nasholil i fshatit Linqe, ka organizuar takime grupesh çdo 3 ditë për leximin dhe diskutimin e gazetave. Në Perrenjas agjitatorët kanë bërë lexime në grup të artikullit të “Berija” të publikuar në Zërin e Popullit në 8 nëntor 1951. Në fshatin kufitar me Jugosllavinë, Reshtan, vëmendje e veçantë i kushtohet lex-imit të artikujve në lidhje me titistët e trotskistët, me qëllim që popullata të mbahet në korrent të vigjilencës rev-olucionare kundër armiqve jugosllavë. Puna politike e kryer nga agjitatorët në fshatin Skërnderbej është një shembull i arritjeve. Aty lajmet politike lexohen dhe diskutohen në seminare dhe konferenca, dhe kjo ka ndihmuar që fshati të realizojë planin e prodhimit dhe të ruajë frymën e vigjilencës. Falë punës së agjitatorëve në kufirin shqiptaro-jugosllav, vigjilenca rev-olucionare kundër armikut të kombit është mbajtur në nivel të lartë.

Shkurt 1966Shqipëria kërkon miq

Shqipëria mund të jetë duke i dhënë fund regjimit të saj të vetë-izolimit, duke kërkuar marrëdhënie më miqësore me disa nga vendet e bllokut sovjetik dhe me vendet perëndimore. Regjim i Enver Hoxhës mund të mendojë se kjo e bën më të efektshëm lobin-un në favor të aleatit dhe mirëbërëses së saj Kinës komuniste. Nga ana tjetër, regjimi mund të mendojë se duke treguar kujdes për të mos rrezikuar pozitën e tij, të zgjerojë lidhjet aktuale me vende të tjera, për të mos qenë tërësisht i varur nga Pekini. Që pre prishjes me Moskën në 1961, Tirana është mbështetur tërësisht te Pekini për programin e industrializimit dhe poli-tikën ndërkombëtare. Por kjo ka sjellë tensionim të marrëdhënieve me vendet komuniste të Evropës Lindore duke shtuar izolimin e Shqipërisë. Por muajt e fundit, Tirana duket se po tregohet më e gatshme për përmirësim të lidhjeve me disa vende të caktuara komuniste. Për shembull, ajo është përgjigjur pozitivisht ofertës së Rumanisë për mbështetje dhe ka rinovuar kontratën e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadori me Poloninë. Shqipëria kishte lënë gjith-monë hapur derën e kësaj mundësie pasi nuk kishte tërhequr asnjëherë am-basadorin nga Varshava. Shqipëria ka marrë një qëndrim disi më miqësor edhe ndaj Perëndimit, teksa në një intervistë të fundit ministri i jashtëm shqiptar Shtylla deklaroi se me një gazetar turk se mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk ka probleme, dhe theksoi se dy sistemet e

ndryshme politike të vendeve nuk duhet t’i ndalojnë ato miqësinë e tyre. Ai nxiti gjithashtu avancim të marrëveshjeve kulturore e tregtare. Një program kul-turor Shqipëri-Francë kreu së fundmi një këmbim profesorësh dhe caktoi një kryesi franceze në universitetin e Tiranës. Italia dhe Shqipëria gjithashtu kanë nënshkruar një akord kulturor në mars, dhe ka plane për hapjen e një zyre tregtare komerciale shqiptare në Trieste. Shqipëria dhe Austria kanë në plan të shtojnë lidhjet e tyre tregtare për vitin 1966. Tirana ruan ende solidaritet të plotë me Pekinin dhe nuk ka pasur sinjale për përkeqësim të lidhjeve për të ardhmen e afërt. Por gjithsesi ka zhurma se Shqipëria është disi e pakënaqur me masën dhe cilësinë e ndihmës së Pekinit. Negociatat e zgjatura shqiptaro-kineze vjeshtën e shkuar për kreditë kineze të planit ekonomik 1966-1970 të Tiranës, sugjerojnë se Pekini po tregohet hezitues në plotësimin e të gjitha kërkesave shqiptare. Gjithashtu, në një lëvizje të pa-precedentë, parlamenti shqiptar në fund të dhjetorit, debatoi por nuk aprovoi as buxhetin kombëtar për vitin 1966 dhe as atë për planin pesë-vjeçar. Vonesat e par-lamentit mund të kenë ardhur si rezultat i vështirësive në negociata me Pekinin.

Interesat jugosllaveSerbia kundërshtoi parimisht pa-

varësinë e Shqipërisë në vitin 1912 deri në 1918. Pas Luftës së Parë Botërore, jugosllavët pushtuan Shqipërinë deri në vitin 1921, ndërsa në vitin 1926 Jugoslla-via pranoi kufirin shqiptar të përcaktu-ar në 1913. Deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, dominimi Italian e pengoi Jugosllavinë të ushtronte influ-encë. Por situata ndryshoi shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore kur regjimi i Titos me anë të komunistëve shqiptarë miro kontrollin e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare. Tito ushtronte kontrollin me anë të emisarëve të tij në Ushtrinë Çlir-imtare Shqiptare dhe prej vitit 1944 deri më 1948 Shqipëria ishte një kukull e Ju-gosllavisë. Në vitin 1948 Hoxha e ndau vendin nga varësia prej Jugosllavisë pas konfliktit mes regjimit të Titos dhe Kominform (Zyrës Ndërkombëtare të Informacionit të Vendeve Komuniste). Prej vitit 1948 Tito mbrojti parimin e një Shqipërie të pavarur e sovrane, duke dënuar pretendimet greke për ndarjen e Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosl-lavisë. Jugosllavia i trembet më shumë rivendosjes së influencës italiane në Shqipëri. Në muajt e fundit, mjetet ju-gosllave të propagandës kanë akuzuar Italinë për inkurajim të planeve etnike shqiptare të përfshirjes së Kosovës dhe Metohijes në Shqipërinë e pavar-ur, me anë të grupeve të shqiptarëve të emigracionit atje. Qëllimi i Titos duket se është krijimi i një regjimi anti-sovje-tik në Shqipëri dhe rikthim i statusit të saj të viteve 1944-48. Me sa duket për këtë qëllim i krijua në Jugosllavi në maj 1951 Lidhja e Refugjatëve Polir-ikë Shqiptarë në Jugosllavi. Lidhja pretendon të përfaqësojë rreth 5000 shqiptarë në Jugosllavi dhe kontrol-lohet nga komunistët që u larguan nga Shqipëria pas vitit 1948. Ajo është krijuar nga Beogradi si një instrument i politikave jugosllave dhe ka si objek-tiv të deklaruar një Shqipëri “të lirë, të pavarur, të pandashme, demokratike e republikane”. Lidhja ka kryer disa operacione spiunazhi, kabotazhi dhe propagande, dhe zotëron potencial për operacione më të gjera. Por është ndoshta pozita e ekspozuar aktual-isht e Jugosllavisë pas ndarjes me BRSS, ka penguar Titon të përdorë Lidhjen me fuqi të plotë. Zyrtarët jugosllavë kanë thënë se përpjekje serioze për përmbysjen e regjimit të Hoxhës mund të bëhen pretekst për Bashkimin Sovjetik për veprime ushtarake ndaj Jugosllavisë.

Shqipëria mund të jetë duke i dhënë

fund regjimit të saj të vetë-izolimit, duke kërkuar marrëdhënie

më miqësore me disa nga vendet e bllo-

kut sovjetik dhe me vendet perëndimore. Regjim i Enver Hox-

hës mund të mendojë se kjo e bën më të

efektshëm lobin-un në favor të aleatit dhe

mirëbërëses së saj Kinës. Nga ana tjetër, regjimi mund të men-dojë se duke treguar

kujdes për të mos rrezikuar pozitën e tij, të zgjerojë lidhjet me vende të tjera, për të mos qenë tërësisht i

varur nga Pekini...Fryma e konkurrencës socialiste nuk është zhvilluar mjaftueshëm në sektorin e minierave. Komitetet profesionale nuk kanë bërë si duhet lidhjen mes masave

Page 14: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

14 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

“Përkthehet dosja “Habilaj”, pritet të dorëzohet në Prokurori

Pas rreth një muaji pritjeje, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dorë të përk-thyer dosjen “Habilaj”. Ministrja e Drejtësisë thotë se dosja prej 1800 faqesh, ka vetëm 10 ditë që ka mbërritur nga autoritetet italiane dhe tashmë është e gjitha e përkthyer. Dosja voluminoze e përkthyer pritet që të dorë-zohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda brenda ditën e sotme. Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Por meqë më pyetët po ju them që i kemi kryer të gjitha procedu-rat sipas ligjit, ka qenë një dosje voluminoze, besoj do t’ia transmetojmë Prokurorisë dos-jen e përkthyer. Dosja na ka ardhur para gati

dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot ose nesër”, ka deklaruar ministria Gjonaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda i pati lënë një afat 2-javor Ministrisë së Drejtësisë për përkthimin e dosjes volu-minoze, por mesa duket mes institucioneve nuk ka patur rakordim mbi mbërritjen e përgjimeve të italianëve. Pak javë më parë nga Prokuroria e Katanias doli një përm-bledhje me 416 faqe, të cilat u bënë publike për mediat. Në bazë të saj, Gjykata e Katani-as dha masën e ndalimit me burg për Moisi Habilajn, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Në dosjen, tashmë publike, përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir

Tahiri gjatë bisedave të trafikantëve dhe në një rast është identifikuar kur shpjegohet pronësia e mjetit “Audi”. Tashmë prokurorët do të kenë material të bollshëm për të vijuar hetimet mbi dosjen “Habilaj” dhe përfshirjen ose jo të ish-ministrit Tahiri. Grupi Habilaj akuzohet të ketë qenë pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë dre-jt Italisë. Moisi Habilaj u arrestua pak javë më parë gjatë një operacioni në Katania të Italisë që çoi në goditjen e organizatës. Dy vëllezërit e tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar pasuritë e Habi-lajve, tre njësi shërbimi dhe tre apartamente në qytetin e Vlorës.

k r o n i k e www.sot.com.al

Pezullohet dhe për 3 ditë mësimi në shkollën e ShupenzësProcesi mësimor në shkollën e mesme të Shupenzës në

Bulqizë, ku të premten u asfiksuan 60 nxënës dhe shumë të tjerë patën probleme më të lehta shëndetësore do të jetë i pezu-lluar edhe për tre ditë. Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur rishikimin e kaldajës që punon me pelet, edhe pse drejtuesit e Bashkisë së Bulqizës deklaruan të shtunën se shkolla është gati për të nisur procesin mësimor. Ngjarja e së premtes së kaluar në shkollën “Rifat Manjani” në Shupezën, paraprakisht dyshohet se u shkaktua nga vënia në pune e kaldajës në një kohë që oxhakët pastrues të shkollës ishin të bllokuar. Kjo bëri që tymi dhe gazrat e çliruara nga kaldaja të rikthehen në klasa në kohën që po zhvil-lohej procesi mësimor. Mësimi në gjimnazin e Bulqizës fillimisht u pezullua me urdhër të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla e cila urdhëroi testimin e sistemeve të ngrohjes së shkollave në të gjithë vendin. Fatmirësisht të gjithë nxënësit e asaj ngjarje, kanë lënë spitalet dhe janë rikthyer në shtëpi

Ulet numri i aksidenteve, 34 viktima më pak se në 2016

Ulet me 6.3% numri i aksidenteve rrugore në shkallë vendi për dhjetëmujorin 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Ndërkohë numri i personave të plagosur gjatë muajit tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %. Sipas INSTAT, në tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë.

Gjendet i vdekur 32-vjeçari nga mbidoza e heroinës

Një i ri është gjetur i pajetë një ditë më parë në kryeqytet, pasi sipas hetimeve, kishte marrë mbidozë heroine. Sipas të dhënave zyrtare që jep Policia, shtetasi me inicialet A. T., 32 vjeç, është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Llambi Bonata”, në zonën e Kombinatit, ku edhe banonte. Të njëjtat burime shtojnë se ai rezultonte përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor, pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza e heroinës. Mate-rialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, njofton Policia. Përdorimi i drogës është një fenomen që sipas statistikave zyrtare, prek një pjesë të konsiderueshme të rinisë shqiptare. Në të gjithë Shqipërinë, numri i personave që marrin trajtim për varësinë nga drogat llogaritet 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina.

Krimet e Rënda lënë në burg Orest Sotën, prokuroria dyshon se paratë e gjetura në

makinën e biznesmenit janë të Saimir Tahirit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria: Paratë janë të Saimir Tahirit. Avokati: Paratë janë të justifikuara nga Lefter Sota

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rikon-firmuar masën e sigurisë “Arrest me

burg” për Orest Sotën, i ar-restuar në 1 nëntor pasi në makinë iu gjeten 863 mije euro dhe 2 patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët Elis-abeta Imeraj dhe Gent Osmani kanë qenë konkretë në këtë seancë së kujt i përkasin ato para. Sipas tyre, shuma prej 863 mijë eurosh dyshohet se është e Saimir Tahirit dhe është produkt i aktiviteteve të paligjshme ku ai është përfshirë. Sipas hetuesve, ish-ministri ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve duke i ndihmuar në trafikun e kana-bisit drejt Italisë. Në leximin e kërkesës prokurorët sqaruan se gjatë numërimit të parave të sekuestruara janë gjetur edhe 250 euro false. Gjithashtu janë gjetur tre patenta lundrimi të ish-ministrit dhe bashkëshort-es së tij. Për llogari të hetimit prokuroria ka pyetur deri tani 7 persona ndër ta dhe finan-cierin e kompanisë “Kurum” Aqif Shkalla. Ai ka sqaruar se Orest Sota apo babai i tij Left-er Sota nuk kishin për të lënë garanci për ndonjë ngarkesë me hekur, pasi kompania nuk pranon pagesa në kesh, por vetëm me anë të bankës. Mbrojtja e ka kundërshtuar këtë të listuar si provë nga ana e prokurorisë, pasi ai është thjesht financiar i firmës ndërkohë që Lefter Sota ka biseduar me administratorët e saj. “Nuk i kuptoj këto akuza imagjinare të prokurorisë, nuk kuptoj se si mund të abuzohet me këtë çështje dhe të për-mendet këtu që në gjithë atë shumë lekësh, të përmendet fakti që kishte 250 euro false, është turp. Unë nuk e di dhe nuk e kuptoj por ne kemi fakte që vërtetojmë që Oresti po e dërgonte shumën në El-basan, tek kompania “Kurum”

me drejtuesit e kompanisë “Kurum”. Në këtë komunikim biznesmeni kërkon që të lërë garanci rreth 850 mije euro për një sasi hekuri prej 4 mijë tonë. Sipas mbrojtjes, kjo është pranuar dhe në datën 1 nëntor ai ka nisur të birin për në Elbasan për të dorëzuar parat. Një tjetër provë është dhe komunikimi që Orest Sota ka patur me babanë e tij ditën e arrestimit, ku ky i fundit i ka dërguar numrin e Josuf Kurum të cilit duhet t’i dorëzonte parat. Të gjitha këto janë prova që sipas avokatëve vërtetojnë pafajësinë e klientit të tyre. “I vetmi gabim i Orestit

është që iu largua patrullës së policisë, por ai kishte frikë sepse ishte pa patentë” është shprehur Fatmir Braka, avoka-ti i Orest Sotës. Gjithashtu sipas avokatëve biznesmeni i ka pasur kursime të vetat shumën e parave e cila buron nga shitja e disa aksioneve të një banke në vitin 2007 në vlerën e 1 milion e 150 mijë eurove. Këto para biznesmeni i mbante në shtëpi pasi i për-dorte për kurimin e të shoqes në Gjermani. Pasi togat e zeza dëgjuan palët, morën vendi-min e lënies në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve për Orest Sotën.

si garanci për blerjen e rreth 4 mijë ton hekur. Këto i kemi të dokumentuara jo imagjinata”, është shprehur avokati i Sotës përpara togave të zeza.

PërgjimetMbrojtja e Orest Sotës ka

sjellë para gjykatës disa prova ndër to edhe përgjime ambien-tale të kryera në policinë e El-basanit mes Sotës dhe shoferit të tij Leonard Almetës, personi që e shoqëronte makinën. Sota i thotë se çfarë donin patentat e Tahirit në makinën e tij. Almeta i sqaron se duhet t’i ketë harruar Genti Caka shofer i ish-ministrit Tahiri. Në përgjimin mes Almetës dhe Cakës, ky i fundit i thotë se i ka harruar ai në kroskotin e makinës. “Kam qenë para nja dy javësh me Gentin, pimë kafe dhe e çova për në shtëpi, edhe i harroi ai në makinë, unë i mora edhe i futa në kroskot, kam harruar fare dhe e kam neglizhuar fare, plus dhe atë nuk e kam takuar”, i ka thënë shoferi Almeta, Orest Sotës në komisariatin e Elbasanit. Gjithashtu një provë tjetër që ka dorëzuar avokati është një komunikim që biznes-meni Lefter Sota ka pasur

Prokuroria ka pyetur deri tani 7 persona, ndër ta dhe financierin e kompanisë “Ku-rum” Aqif Shkalla. Ai ka sqaruar se Orest Sota apo babai i tij Lefter Sota nuk kishin për të lënë garanci për ndonjë ngarkesë me hekur, pasi kompania nuk pranon pagesa në kesh, por vetëm me anë të bankës. Mbrojtja e ka kundërshtuar këtë të listuar si provë nga ana e prokurorisë...

Page 15: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 15

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

Çako: Luftë pa kompromis krimit, forca e ligjit do shtrihet brenda e jashtë venditForca e ligjit do të veprojë brenda dhe

jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kështu tha dre-jtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili garantoi luftë pa kompromis ndaj organizatave kriminale. “Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo vep-rimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale, shumë shpejtë krimi do të zhduket në vendin tonë” është shprehur Drejtori i Policisë së shtetit Haki Çako. Gjithashtu kryepolici është shprehur dhe për komentet e opozitës ku së fundmi i ka

kërkuar atij dorëheqjen.“Nuk kam koment fatkeqësisht, sepse opozita atë punë ka” ka thënë Çako. Në lidhje me masat që policia po merr për sigurinë në rrugë Çako tha se po punohet intensivisht për të parandaluar aksidentet. Ai i bëri thirrje të gjithë qytet-arëve të kenë kujdes në qarkullim,ndërsa i kërkoi edhe bashkëpunim për të denoncuar policët që shkelin ligjin. “Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e paran-dalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë të veçantë ashtu sikurse po punon për kon-trollin e lëvizjeve por edhe monitorimin në të

gjithë hapësirën e vendit tonë. Janë ngritur një sërë pikash nënstacione të policisë për të monitoruar kryesisht gjatë fundjavave ku shkelja e rregullave të qarkullimit ka qenë më e lartë se ditët e tjera. Gjithashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm sidomos gjatë ditëve kur është lagështirë dhe mot i keq. Po ashtu i kërkojmë bashkëpunim për të përcjellë bashkëpunim në kohë reale për të gjithë punonjësit e policisë të cilët nuk përformojnë siç duhet”, është shprehur Haki Çako për mediat. Deklaratat e kryepolicit u bënë gjatë një komunikimi për masat e sigurisë në rrugë, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

k r o n i k e www.sot.com.al

Aksidente në Durrës, Vlorë dhe Krujë, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një viktimë dhe 3 të plagosur rëndë ishte bilanci i aksi-denteve rrugore të regjistruara gjatë kësaj të hënë në Durrës, Vlorë dhe Krujë. Një grua rreth 53 vjeçe e identifikuar vetëm me inicialet T. R humbi jetën në orët e mëngjesit pasi u përplas nga një makinë në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës. Ajo mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa policia shoqëroi drejtuesen e mjetit. Ndërkohë, dy persona u aksi-dentuan rëndë në autostradën Vlorë-Levan pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një mjet të mirëmbajtjes së rrugëve dhe u përmbys. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Vlorës, por gjendje e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet e para janë se mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Ndërkohë një grua mbeti e plagosur rëndë pasi 3 makina u përfshinë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Milot. Gruaja, u soll me urgjencë në spitalin e Traumës. Dyshimet e para janë se aksidenti u shkaktua nga një makinë që hyri në rrugën nacionale nga një rrugë dytësore.

Aksident pranë mbikalimit të Patokut, plagoset rëndë kalimtarja Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mamur-

ras-Milot. Një këmbësore u godit nga një automjet, ndërsa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në këtë aks rrugor ndodhin shpesh aksidente me pasoja fatale, pasi këmbësorët nuk përdorin mbikalimet, por kalojnë në ndërpre-rjen e trafikndarëseve në rrugë. Gruaja ende e paidentifikuar dyshohet se po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga një furgon. Ajo u dërgua me urgjencë për në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Por mendohet se këmbësorja ka zgjedhur të kalojë rrugën përmes një kalimi të paligjshëm, të krijuar nga hapësira të lëna nga trafikndarëset në këtë seg-ment rrugorë. Në jo pak raste, shkaktarë janë vetë këmbësorët që kalojnë rrugën, në vende totalisht të papërshtatshme, duke rrezikuar jetën e tyre. Pikërisht shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti këtë të hënë, është mbikalimi i Patokut.

Depresioni, vetëvaren në pemë 2 persona në Memaliaj dhe Bilisht Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur ditën e djeshme në

Bilisht dhe Memaliaj, ku një 23-vjeçar dhe një 48-vjeçar janë vetëvarur. Policia e Gjirokastrës është njoftuar rreth orës 15:45 se në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj, në një pemë në bahçen pranë banesës së tij, është gjetur i varur nga familjarët e tij shtetasi me inicialet L. B., 23 vjeç. Mësohet se 23-vjeçari vuante nga depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa në Bilisht kanë parë pamje horror pasi kanë pikasur një person të varur në pemë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët, që kanë zbuluar edhe identitetin e viktimës, i cili është shtetasi me inicialet G. P., 48 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, rezulton se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur, bëjnë me dije burime policore. Ndërkaq, grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/ Grabitet çifti i të moshuarve në Shkallnur, maskat i lidhën viktimat me litar

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGrupi hetimor nis punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes

Elvis Myrta

Një çift të mosh-uarish janë gra-bitur dhe dhunu-ar në orët e para

të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkallnur të Durrësit. Lajmi bëhet me dije nga burime të poli-cisë së qytetit bregdetar. Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në banesën e një çifti të moshuarish dhe i kanë vjedhur një sasi parash prej 1 milionë lekë të vjetra. Nga të njëjtat burime mësohet se autorët kanë lidhur dhe dhunu-ar çiftin e të moshuarve, kryefamiljarin, shtetasin me inicialet M. E., 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen me inicialet Sh. E., 69 vjeç. Të moshuarit i kanë ndjerë grabitësit dhe janë çuar nga gjumi, por ato nëpërmjet dhunës, pasi i kanë goditur, i kanë lid-hur të dy të moshuarit dhe kanë kontrolluar për lekët. Pasi gjetën dhe morën paratë, grabitësit u larguan në drejtim të paditur. Uni-format blu të Durrësit sapo kanë mësuar për këtë ng-jarje të rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por grabitësit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Men-jëherë janë transportuar për në spitalin e Durrësit dy të moshuarit, ku dëm-time të rënda ka marrë kryefamiljari, 77-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjar-je të rëndë duke shoqëruar në komisariatin e Durrësit disa persona për ti pyetur rreth ngjarjes. Burime policore të qytetit bregde-tar sqarojnë se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabit-jes. Veprimet hetimore po

ja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në orët e para të mëngjesit të datës 5 qershor. 78-vjeçari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij Lenë Marinaj kanë qenë të vetëm në banesë. Pasi kanë hyrë në shtëpi, i kanë drejtuar armën 65-vjeçares Lenë Marinaj dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë 78-vjeçari, këtë të fundit e kanë lidhur dhe më pas e kanë goditur duke e gjakosur, deri sa kanë gjetur lekët, rreth

850 euro dhe janë larguar. Grabitësit kanë thyer dritaren e banesës ndërsa dy kanë lidhur e dhunuar 65-vjeçaren dhe njëri ka goditur 78- vjeçarin, duke i kërkuar lekët. Pasi kanë gjetur 850 euro, ato janë larguar nga dera kryesore. Pavarësisht nisjes se heti-meve nga policia e Shkod-rës, autorët janë larguar pa lënë gjurmë. Gjergj dhe Lenë Marinaj jetojnë të vetëm sepse dy djemtë ndodhen në emigracion ndërsa dy vajzat e tij janë të martuara.

“ Të moshuarit i kanë ndjerë gra-bitësit dhe janë çuar nga gjumi, por ato nëpërmjet dhunës, pasi i kanë goditur, i kanë lidhur të dy të moshuarit dhe kanë kon-trolluar për lekët. Pasi gjetën dhe morën paratë, grabitësit u larguan në drejtim të paditur...

kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kap-jen e autorëve. “Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur, 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shteta-sit me inicialet M. E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit me inicialet M. E. dhe SH. E. 69 vjeçe, bash-këshortë dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi me ini-cialet M. E. ndodhet në Spi-talin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftimin, men-jëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka deklaruar policia në njoftimin e saj për shtyp.

PrecedentiPak ditë më parë, një

çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në qytetin e Shkodrës. Ngjar-

Page 16: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

16 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Dezertimi përbën tradhti dhe shkelje të betimit ushtarak

Nga Pali NITO

Njoftimi nga ana e repartit komando mbi dezertimin apo arratisjen e

4 ushtarëve që po trajno-heshin në një qendër stër-vitore në Angli na befasoi, na çuditi dhe revoltoi së tepërmi të gjithëve ush-tarakë dhe ish ushtarakëve si dhe mbarë qytetarët shqiptar. Një veprim i tillë është paradoksal pasi shteti, qeveria dhe ministria e mbrojtjes paguajnë jo pak nga taksapaguesit shqiptar për trajtime të tilla dhe ushtarakë të tillë ta shpërblejnë në këtë mënyrë e në këtë farë feje.

Si qytetar por edhe si ish ushtarak, një veprim të tillë, pa as më të voglin ekuivok do ta quaja të papërgjegjshëm, të turpshëm, burracak, e halabak, aventurier, egoist e foshnjarak, të nxituar e tepër të gabuar dhe aspak të motivuar e të justifikuar pavarësisht pagës jo dinjitoze prej 220 euro. Dezertimi konsiderohet tradhti ndaj Atdheut dhe pop-ullit dhe përbën shkelje të rëndë të betimit

ushtarak. Teksti i betimit ushtarak është i shkurtër e konciz, por me përmbajtje të lartë. Ai është një himn që bën thirrje për kushtrim e për vetëmohim, që për interesat e larta të atdheut e të popullit të japim edhe jetën po ta lypë nevoja.

Kushdo që ka bërë betimin ushtarak emocionohet, merr dhe çliron energji të paim-agjinueshme, merr frymëzim e përgjegjësi të lartë patriotike e atdhetare dhe bëhesh më i përgjegjshëm, më aktiv, më i vendosur, më burrnor e më guximtar për të vepruar në emër të Atdheut, të popullit e të kombit. Prandaj, për sa më sipër kemi të drejtë të themi se betimi ushtarak është i shenjtë dhe si i tillë nuk duhet të shkelet për asgjë e në çfarëdolloj kushtesh e rrethanash që mund të ndodhesh. Të gjithëve na kujtohen episode nga filmi “Ballë për ballë” që kulmojnë me ultimatumin që i jep Xheleznovit komandan-ti i bazës detare shqiptare kur i drejtohet: Xhelenov ti kërkon të ikësh fshehurazi, por unë do të godas e do përfundosh në fund të detit. Dhe këtë guxim e vendosmëri koman-danti shqiptar e merrte veç të tjerash edhe nga formula e betimit ushtarak. Para viteve ‘90-të dita e betimit ushtarak konsiderohej si

ditë feste, ushtarëve u jepej hallvë dhe organi-zoheshin dhe zhvilloheshin aktivitete masive kulturore, artistike, sportive si dhe zhvillo-heshin gara për zbërthimin dhe mbërthimin e armëve të këmbësorisë etj.

Të gjitha këto nguliteshin fort në memo-rien e ushtarëve si çaste të bukura e të paha-rrueshme është rasti të tregoj një episod sa domethënës po aq edhe humoristik.

Ishte marsi i vitit 1987 dhe në një repart të një Brigade në Lushnjë u zhvillua betimi ushtarak. Komandanti i repartit, i ndjeri Shkëlqim Cufi në respekt të komandës së Brigadës e të disa kuadrove të shtabit të kësaj Brigade në fund të ceremonisë së betimit sht-roi një koktejl duke na e shtruar me konjak të markës “Skënderbeu” dhe me llokume.

Mbasi pija e konjakut e bëri efektin e vet, një nga oficerët pjesëmarrës në këtë koktejl i ndikuar nga efekti i alkoolit filloi të fliste e të dërdëlliste ca si shumë. Një kolegu i tij që ish ulur pranë tij mbasi e vuri re gjendjen e tij në mënyrë provokuese e ngacmon dhe i thotë: “ti po të jesh burrë e zbraz pistoletën këtu para komandës së Brigadës”. Dhe tjetri pa e zgja-tur fare dhe me një gjakftohtësi të çuditshme nxjerr pistoletën nga këllëfi dhe si triumfator

qëllon tre herë në ajër. Të gjithë u befasuam nga ky veprim aventurier, por në mënyrë të veçantë komandanti i Brigadës, i cili në kul-min e revoltimit çohet në këmbë dhe e godet oficerin në parakrah dhe nuk pushonte së kritikuari shkaktarin e kësaj ngjarjeje. Dhe kur e pashë se kolegu im nuk pushonte me fjalët më fyese ndaj oficerit ndërhyjnë duke iu drejtuar në emër: Epo boll o Petraq edhe ti të shkretën se problemin nuk e zgjidhim këtu, këtë çështje do ta analizojmë në parti dhe atje do të mbajmë qëndrim të rreptë. Por për çudi ndërhyrja ime e bëri esëll oficerin e ngjarjes, i cili gati duke mu lutur më tha: më mirë të më qëllojë komandanti me pëllëmbë se sa të analizohem me parti, aman të lutem mos e bëj këtë shoku komisar. E solla këtë shembull për të treguar se atëherë, edhe çështje të tilla gati aksidentale vlerësoheshin shumë e jo më të dezertoje. Prandaj ju sug-jeroj që nëpërmjet shërbimeve tona sekrete ushtarake dhe shtetërore në bashkëpunim me autoritetet britanike të kapen dezertorët, të sillen në Shqipëri dhe të ndëshkohen si-pas ligjit. Ndryshe nuk mund të frenohet ky fenomen si dhe kriza moralo-psikologjike, që ekziston në radhët e ushtrisë sonë.

rregulluar shoqëria, thelbi moral i saj, evolu-cioni kulturor i saj – demokracia është shumë larg! Por shumë larg – aq sa pastaj po të flasin pa asnjë “peng në zemër” duhen vite e vite të gjata, sidomos për ne në Shqipëri?!

Vetëm të shikosh se si arrin një drejtues politik që ka qenë si “kleptokrat dhe në shër-bim të plotokracisë” të sulmojë vendin e tij dhe paguajë portale për të shkarkuar vrer të huaj – kupton se rruga për të bërë një politikë normale dhe të moralshme është shumë e gjatë?! Është e gjatë, sepse modeli i Lulzim Bashës si një “humbës i kualifikuar” vetëm ir-racionalitete do të nxjerrë nga mendja, sepse i duhet pushteti menjëherë - noë! Ka se me çfarë merret, ka plot se çfarë të kritikojë, ka mijra e mijra fakte reale për të bërë si alternativën dhe krijuar besimin se ai bën më mirë – por jo! Nuk e bën dot! Ai në themel është një përdorues pushteti dhe e do atë si shumë e shumë të tjerë djathtas majtas, për ta përdorur dhe përfituar – asgjë tjetër! “Kleptokracia dhe Plutokracia” janë të menjëhershme në Shqipëri dhe është shumë e vështirë të largosh!

Pse? Po sepse sipas meje, në këtë vend ka dhe një gjë tjetër që unë e quaj “Kleptosocma-nia”, e cila është sipas meje gjithmonë – bash-kim i fjalëve vjedhje, shoqëri dhe mani ose më mirë “ves gati në sëmundje”! Pra idea është se kemi prej kohësh që vjedhjen e kemi “sport shoqëror” kombëtar! Turp është sigurisht, por po nuk i thamë gjërat si qëndrojnë – turpi do të jetë shumë më i madh dhe ç’është më e rëndë-sishmja, dhe do qëndrojnë me gjatë në kohë!

E kemi “garë sportive” si shoqëri – vjedh-jen, ose përfitimin jashtë pagës dhe moralit?!

Ka plot shembuj që tregojnë se si zhvil-lohet kjo garë që ka kohë dhe ka qenë edhe në komunizëm! Po po – kur një punonjës në

duhan cigare ishte i ndershëm shikonte se kolegu vidhte dhe bënte një jetë më të mirë, ndryshonte parime dhe fillonte dhe ai garën me kolegun se kush do të vidhte më shumë cigare! Përndryshe dilte – budalla! Po ashtu në fabrikat e reçelit, basmave, gjalpit, brekëve, bulonave, në magazina dhe kudo – po kudo, kur kishte diçka për të vjedhur! Jo vetëm për pasurim dhe për mungesë, por vjedhja është ves dhe mbasi krijohet vijon! Sidomos në 10-15 vitet e fundit të diktaturës! Është pra brigandizmi dikurshëm mesjetar – i futur dhe në kohët moderne, që as diktatura ashpër, nuk e mbante dot kaq shumë nën zap!

Sot kur një gjyqtar bën shtëpinë e tretë dhe pushimet në Dubai me rrogën sa një pension i vogël në Greqi – ai gjyqtari tjetër, fillon garën me të! Po ashtu një prokuror me një tjetër kanë garë se kush hap e mbyll akuza nga sekserët avokatë – për fitim! Padyshim që kështu është kudo, ku ka firma dhe vula – lart në pushtete dhe deri poshtë! Por po ashtu në akademizëm nga një pedagog te tjetri! Kjo garë shtyhet nga një deputet te tjetri, nga një ministër te tjetri, nga një drejtor te tjetri, nga një taksaxhi te tjetri! Nuk mund të qëndrojë askush (në fakt ka plot që nuk hyjnë në këtë garë por mbeten me gisht në gojë) kaq shumë pa hyrë në garë, sepse duket ose bie në sy te kolegët si një “legen” që nuk di të jetojë! Në privat po ashtu një sipërmarrës që i përvidhet taksave, ka garë me një tjetër më keq se sa ai?! Një tjetër që josh dhe fiton tendera – ka garë me një tjetër ose përpara ose pas tij! Biles është garë e ashpër! Ta zëmë se hoqe 20.000 “kleptomanë” dhe i zëvendëson me 20.000 të tjerë – që kanë shansin të jenë kleptomanët e tjerë! Në fakt - nuk vonon dhe fillon gara! Sepse, është problemi te shoqëria e sëmurë

“Cleptosocmania”, gara e turpshme shqiptare!

Nga Besi BEKTESHI

Sigurisht që është përmendur shpesh (në këto tre deka-da) herë “cleptoc-

racy-a” e cila në fakt, është hajdutëria e pushtetit, ose qeveria e vjedhjeve, por dikush akoma më shumë, ka përmendur dhe “plu-tocracy-në” apo më mirë – pushteti të pasurve në sundim të shtetit! Padyshim që këto faza që kanë të bëjnë me kundërshtimin e plotë të “democracy-së” po i përjetojmë dhe nganjëherë është e bes-ueshme, se nuk do të kemi përvijim tjetër rruge, deri sa të shkojmë në objektivin e vështirë që është pikërisht – demokracia! Kështu, që në rastin e parë kemi të bëjmë me një shtet, organizëm të tillë, që bën gjithçka, që resurset e tij ti përdorin pushtetarët për vete dhe normalisht mbetet një vend i varfër në “prosperitet varfërie të gjithmonshme” deri në lëngatë! Gjithçka përdoret për fitim të pushtetarëve dhe asgjë nuk rregullohet, as me ligj dhe as me drejtësi?! Plutokracia vjen pastaj – kur pushtetin e urdhërojnë dhe e kanë - pasanikë, bankierë, inprenditorë, mafiozë të pastruar nga bankat dhe politika si biografi, etj., etj., por gjithmonë të këtij kallëpi! Dashje pa dashje, të gjithë thonë kështu e ashtu, për të dy këto sisteme që ndodhin rëndom në vendet jashtë demokracisë – janë përjetuar dhe këtu!

Por askush nuk merret me shoqërinë në të vërtetë! Ajo është vetëm viktimë apo dhe “telenovelë” e kohës që kalon vazhdimisht! Apo mos vallë shoqëria është “nëna me barrë e pluto e klepto-kracisë”! Por realisht pa u

në garë si kleptomane! Po pra, prandaj i them problemit si – “cleptosocmania” dhe nuk është e nevojshme të bësh më shumë retorika filozofike, sepse nuk kanë aspak dobi! Kemi ndërtuar një shoqëri që moralisht është Klep-tomane – dhe e ka sport vjedhjen, përfitimin pa të drejtë?!

Ky ka qenë dhe fakti se asnjëherë deri tani (përjashto diktaturën) nuk kemi ndërtuar dot shtet të stabilizuar dhe efikas, të ndërtu-ar në kufijtë e rregullit! Diktatura ishte më kollaj, se sundimi forcës dhe dhunës, bënte pikërisht dhunshëm, një rregull të detyruar nga frika! Në një moment kur shuhet frika – fillon vjedhja masive dhe në të gjithë shtyllat e bazamentet e shtetit, sepse shoqëria është e sëmurë dhe në garë vjedhjeje, pa mbarim dhe shpeshherë pa kuptim!

Ndërkombëtarët asgjë më shumë se sa kjo gjë nuk kanë kuptuar “më mirë” në Shqipëri! Është gabim që të thuash se hajdutet e vetëm janë politika dhe pjellat e saj, në kolonat e demokracisë! Problemi është pikërisht te shoqëria që funksionon për fat të keq në një shumicë me këto parime të dobëta morale! Faji është dhe te njerëzit e ndershëm që nuk kanë fuqinë të rebelohen për të vendosur njëherë e përgjithmonë moralin dhe besimin te shteti i ndershëm - në fuqi! Shoqëria që prodhon dhe pastaj tërhiqet zvarrë nga politika, e cila pastaj si kleptokrate e lë të varfër për ta tërhequr sërish zvarrë, në protestat e saj për pushtet! Ka gjetur tenxherja kapakun! Shpesh herë ka ndodhur që janë mbyllur kaq shumë, sa ka plasur pikërisht tenxherja si në ‘97-tën! Përp-jekjet sotme janë sigurisht si një diçka nga lart dhe jo nga poshtë – por “kleptosocmania” është pjesa më e rëndësishme e problemit dhe padyshim më e vështira në kohë të shërohet!

Page 17: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Hipokrizia e PD me amnistinë e kanabistëve

Nga Bardhyl BEJKO

Partia Demokratike lëshoi tullumbacen e radhës. Thirrje befasuese drejtuar

Presidentit, Kryeministrit, Kuvendit, duke kërkuar të bëhet amnisti e gjerë për gjithë ata që kanë kul-tivuar kanabis nga Konis-poli deri në Dukagjin. Ish ministri i Jashtëm, deputet i përzgjedhur i Lulzim Bashës, politikan i njohur edhe ish kryetar i kësaj force politike, Tritan Shehu, në emër të PD-së e shkrepi më në fund pushkën me një kërkesë vërtetë interesante. Surpriza e radhës. Në kulmin e luftës në emër të kauzës më të fuqishme të derisotme, kali i betejës së kësaj force politike për të demaskuar mazhorancën si dhe delegjitimuar tërë përpjekjet e organeve ligjzbatuese, duke parë së fundi se bursa e aksionit politik antikanabis, ka rënë ndjeshëm, pas publikimit të raporteve të organizmave më të rëndësishme që mbikqyrin këtë fenomen dhe pakësimi i sipërfaqes në 1 përqind i hedh sytë nga një “aksion” tjetër, të cilin e gjykon më të rëndësishëm dhe sensibël në këtë mo-ment. Pas luftës pakufi dhe shumë të egër kundër qeverisë për ta paraqitur atë tutore të kanabisit dhe frymëzuese politike të kultivimit e trafikimit, duke e trajtuar si një veprimtari të licensuar nga shteti, hedh sytë në një drejtim tjetër. Atë të am-nistisë së gjithë atyre që kjo forcë politike i quan njerëz të varfër, të gënjyer, ata që ka zënë nata jashtë për një viç, siç është batuta e famshme e një filmi shqiptar nga lufta kundër bandave dhe që kërkonte të seleksiononte të gënjyerit që nuk kishin asgjë me regjimin komunist, por ishin të mashtruar dhe duhet të ktheheshin në shtëpi. Politikë selektive për të mos përf-shirë mijëra njerëz në bandat e armatosu-ra kundër regjimit. Po Tritani imiton me të njejtin stil batutën e famshme të atij filmi.

Kërkesa e Tritan Shehut, kuptohet me bekimin e partisë së tij bëhet nga një sta-tus special. Deputeti i Lazaratit e di shumë më mirë se gjithë deputetët e tjerë, se vjen nga kryeqendra e hashashit dhe atje pat-jetër ka shumë persona që janë në ndjekje për vetë faktin se fshati ka qenë kryeqyteti i kultivimit të kanabisit, por që sot, pas ndërhyrjes së policisë, banorët janë ndërgjegjësuar për tërë atë veprimtari, që siç e ka përkufizuar ish kryeministri Berisha ishte një vendim politik i qeverisë së tij. Me fjalë të tjera, licensë për të vijuar mbjelljen dhe trafikimin e hashashit. Aksioni i policisë bëri që të shkatërro-heshin dhjetra hektarë me kanabis dhe të sekuestroheshin një arsenal i tërë armësh e pajisjesh, laboratorë të prodhimit të vajit të hashashit që i shërbenin kultivuesve. Po kështu edhe sekuestrimi e asgjësimi i tonelatave të produktit të gatshëm për t`u trafikuar. Fijet e Lazaratit ishin të lidhu-ra me mijëra fije në të gjithë vendin dhe me politikanë e biznese, të cilat financo-heshin prej të ardhurave nga ky fshat, por që ishin edhe një burim i pashtershëm votash për partinë në pushtet, fakt ky që i ka shërbyer kësaj force politike për të mbushur kutitë. Në këto kushte deputeti i qarkut të Gjirokastrës e kishte një detyr-im që të kërkoi amnisti për gjithë ata që u gënjyen dhe u shfrytëzuan nga bosët “

Kërkesa e Tritan She-hut, kuptohet me bekim-

in e partisë së tij bëhet nga një status special.

Deputeti i Lazaratit e di shumë më mirë se

gjithë deputetët e tjerë, se vjen nga kryeqendra

e hashashit dhe atje patjetër ka shumë per-

sona që janë në ndjekje për vetë faktin se fshati ka qenë kryeqyteti i kul-

tivimit të kanabisit, por që sot, pas ndërhyrjes

së policisë, banorët janë ndërgjegjësuar

për tërë atë veprimtari, që siç e ka përkufizuar ish kryeministri Berisha

ishte një vendim poli-tik i qeverisë së tij. Me

fjalë të tjera, licensë për të vijuar mbjelljen dhe trafikimin e hashashit. Aksioni i policisë bëri që të shkatërrohesh-in dhjetra hektarë me

kanabis dhe të sekues-troheshin një arsenal i

tërë armësh e pajisjesh, laboratorë të prodhimit

të vajit të hashashit që i shërbenin kultivuesve...

e krimit për kultivimin e hashashit, këtë herë, jo vetëm në Lazarat, por deri në skajet më ekstreme të vendit, ku përjash-tim nuk bënë Tepelena, Memaliaj etj., dhe që u kanë shërbyer atyre si argumenta për të sulmuar qeverinë dhe për ta ek-spozuar vendin si Kolumbi të Europës. Pikërisht në këto rrethana, ku kauza e vetme, spiranca e shpresës për rrëzimin e kësaj mazhorance, përmes delegjitimit të qeverisë, demaskimi i shtetit për lejimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, deputeti gjen rastin të bëjë propozimin e radhës për të liruar nga akuza gjithë ata që janë marrë me mbjelljen e kanabisit. Amnisti kanabistëve kërkon deputeti. Ata janë të pafajshëm. Janë popull. I kanë mashtruar dhe shfrytëzuar. Të dalin nga burgjet. Të shkojnë në shtëpi. Të puno-jnë për familjet. Janë ca fshatarë që nuk kanë ditur ç`kanë mbjellë. Gati nuk e kanë njohur këtë bimë dhe nuk e dinin se përse përdorej. Nuk ia kanë ditur efektet dhe kanë punuar për të tjerët. “Zemërg-jerësia” e PD-së në këtë moment është shumëplanëshe dhe ka shumë objektiva.

Themelore është hipokrizia dhe përpjekje për t`u paraqitur si e dhimbsur ndaj atyre që janë ngatërruar me bimën helmuese dhe fatsjellëse për të ardhurat që siguroheshin prej saj. Këta njerëz të gënjyer, të paguarit me qindarka, të shfrytëzuarit nga krimi dhe të punësuarit si skllevër duhet të lirohen nga çdo akuzë. Po pse kaq bamirëse dhe e shqetësuar PD në këtë kërkesë? Cili është kufiri ndarës për kultivuesit e vegjël e ata të mëdhenj. Si do i seleksionojë Tritani dhe a mundet të ndajë të mirët nga të këqinjtë, peshqit e vegjël nga të mëdhenjtë?! Me ç`masë do i ndajë të fajshmit nga të pafajshmit. Strategjia e saj është e dyanshme. Luftoi dhe e bëri kauzën e shekullit, kanabisin, i mori frytet dhe ia arriti që në institucionet prestigjioze të botës nga Brukseli në Uash-ington, ta paraqesë Shqipërinë si vendin, ku kanabisi është në shtëpinë e vet, si një vend që rrezikon tërë Eurpën me kanabis. Si vatra më e rëndësishme, ku trafikimi i saj ka kriminalizuar shtetin dhe në krye të kësaj ndërmarrjeje, është qeveria. Me këtë manovër kërkon të fitojë edhe simpatinë e atyre që për veprimtarinë e paligjshme që kanë kryer, janë në burg. Dhe kështu PD, del jo vetëm si luftëtarja e paepur kundër kanabisit, por edhe si partia zemërgjerë që mendon për popullin, si një forcë politike sociale që bën diferencën për ata që kanë drejtuar këtë aktivitet, pra bosat dhe ata që kanë qenë vetëm ca të gënjyer për mb-jelljen dhe kultivimin e saj.

Po a është i sinqertë, deputeti Tritan Shehu në këtë propozim? Kurrsesi jo. Është një hipokrizi e pastër politike me një qëllim të vetëm që të rrisi diçka reputacionin e vet politik, të paraqitet si masovik, të joshë disa familje, të afërmit e të cilëve janë në ndjekje për këtë vepër pe-nale dhe së fundi të rrisë paksa prestigjin PD-së, duke e ditur se nuk ka shqiptar që nuk ja njeh “meritën” kësaj force politike që me zhurmën e jashtëzakonshme, me akuzat lumë, me baltën pa fund, ia arriti që ta ekspozojë vendin tonë në shkallë ndërkombëtare, si kultivuese e parë në botë, pa le më në Ballkan dhe Europë. Që realisht është më shumë një iluzion pasi edhe vetë sipërfaqja e vendit tonë është aq e vogël sa nuk mund të krahasohet me shtete mijëra herë më të mëdha si

sipërfaqe dhe popullsi nga ne. Kauza e PD-së dhe gjithë opozitës në luftën kundër kanabisit, asnjëherë nuk ka qenë reale dhe e sinqertë. Kjo forcë politike më shumë se lufta kundër kanabisit, ka pasur si qëllim ta paraqesë mazhorancën dhe çdo arritje në këtë vend, rezultat i parave të ardhura në rrugë kriminale nga trafiku i drogës. Dhe për këtë ka “merita” dhe duhet të vlerësohet me medalje.

Njëherësh nuk ka shqiptar që është marrë me kultivim dhe trafikim të kana-bisit që nuk e kupton falsitetin që PD edhe në këtë thirrje ka për qëllim të tregoi se është, partia që mendon për popullin. Të lehtësoi ata janë përzier në këtë aktivitet dhe që fatkeqësisht, janë sot në burg ose në ndjekje penale. Kur dëgjojmë këtë thir-rje, edhe pse duket e sheqerosur e kupto-jmë që është vetëm një hipokrizi e pastër. Dhe kështu ata që i kanë vrarë këta njerëz natën i qajnë ditën.

Zemërgjerësia e PD-së dhe thirrja e deputetit Tritan Shehu, vetëm e sinqertë nuk është. Në këtë thirrje kërkon të plasi shashkën e radhës. Të turbullojë sa të mundet mjedisin politik. Të ledhatojë trafikantët e kanabisit. Të paraqitet në opinion, ajo që realisht nuk është. Po edhe në këtë iniciativë, Tritani nuk është origjinal. Kur kërkonte të njejtën gjë, Kokëdhima në atë kohë deputet i PS-së, u sulmua me tërë bataret, si njeriu që donte të kriminalizonte vendin. Si zëri i poli-tikës shtetërore. Dhe mirë u bë, se thirrjet e tij i dhanë dhe krah qindra njerëzve që ta shikonin kultivimin e kanabisit si një aset me të cilën ishte dakord qeveria dhe një rrugë e shpejtë pasurimi. Ndaj depu-teti i PD-së nuk është jo vetëm origjinal, po as i pari. Është vetëm një fotokopje e Kokëdhimës.

Bamirësi Tritan Shehu u lëshoi një sinjal, tërë atyre që janë marrë me kul-tivimin e kanabisit se lojë ka qenë deri tani ajo që ka bërë partia e tij. Se ia donte kauza të vepronte ashtu. Se nuk e kishte me gjithë mend. Propagandë ishte tek e fundit. Vetëm sa për të zhurmuar dhe sterrosur e nxirë qeverinë. Për ta delegjit-imuar e paraqitur si kriminale që pasu-ronte klientët e vet Si një kauzë e rreme sa për të larë gojën. PD, ashtu sikurdoherë edhe në këtë nismë nuk ka asgjë korrekte dhe të ndershme. Vetëm përfitimet politike, llogarit kjo forcë politike. Pasi korri frytet e luftës si antikanabistja më e madhe, tani kërkon të fitojë edhe simpatinë e vikti-mave si shpëtimtare e tyre. T`iu thotë atyre se ne jemi partia juaj. Vetëm ne mendojmë për ju. Nuk kemi patur asgjë me aktivite-tin tuaj.

Kemi qenë të detyruar të bënim zhur-më. Po, jo nuk e kishim me ju. Aksionin antikanabis e kemi pasur kundër qeveri-tarëve dhe oligarkëve. Zemërgjerësia e PD dhe qëllimi i deputetit Tritan Shehu, edhe pse në dukje përpiqet të tregohet elokuent për të ta paraqitur veten si partia e pop-ullit që i dhimbsen njerëzit e përzier në kultivimin e hashashit, ata që janë në burg apo ndjekje penale, edhe pse janë viktimat e saj të trajtohen si heronjtë e saj. Hipokri-zia e PD-së dhe deputetit Tritan Shehu me thirrjen për amnisti ndaj tërë atyre që sot janë në burg, si kultivues të kanabisit, është një nga ato manovrat e 27 viteve për t`u paraqitur si parti sociale, në një kohë kur veprimet e saj reale janë sa tinëzare aq dhe për hakmarrje.

Page 18: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

18 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Specialisti i trashëgimisë flet për problemet në monumentet kulturore

Ju rrëfej abuzimet dhe skandalet e Mirela Kumbaros me monumentet, “arritjet”

e saj pjesë e strategjisë së manipulimit

PAULIN ZEFI:PAULIN ZEFI:

Specialistë të trashëgimisë kul-turore pohojnë se Ministria e Kulturës kryen ndërhyrje minimale te monumentet dhe

miraton dhe leje që janë në shkelje me ligjin. Reagimi i specialistëve vijon duke kundërshtuar vendimet e Ministrisë së Kulturës, por sipas tyre situata nuk ka ndryshim. Specialist i trashëgimisë kulturore histori-ani Paulin Zefi flet për problemet, që sipas tij nuk janë të pakta dhe monumentet kërkojnë ndërhyrje emergjente. Në intervistën për “SOT” prononcimet e ministres së Kulturës në media ai i cilëson më tepër si pjesë e strategjisë së manipulimit, duke servirur sipas tij një arritje im-agjinare. Për ministrinë ai shprehet se nga njëra anë e medaljes kemi organizimin e aktiviteteve shterpë të gërshetuar me neglizhencën sistem-atike dhe nga ana tjetër kemi abuz-imet e vazhdueshme dhe skandalet. Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në bashkinë e Lezhës ai flet dhe për punën që po bëhet për aktivitet e “Vitit të Skënderbeut”.

-Keni filluar përgatitjet për ak-tivitetet e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Çfarë po mendohet për këtë përvjetor?

Duke qenë se shpallja e vitit-2018 si "Viti i Gjergj Kastriotit-Skënder-beu" është një iniciativë personale e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili e ka shpallur që me datë 17-janar-2017, neve si Sektor i Trashëgimisë Kulturore i kemi nisur aktivitetet që me datë19-shkurt të këtij viti, ku kam organizuar kon-ferencën shkencore për human-istin Gjon Gazulli, shkencëtar, as-tronom, matematikan, diplomat dhe këshilltar i Gjergj Kastriotit-Skën-derbeu. Për sa i përket përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës (2-mars-1444), kemi organizuar një aktivitet shumë të pasur duke përfshirë edhe dekorin e qytetit të Lezhës, gjë e cila është realizuar sivjet për herë të parë etj. Në lidhje me vitin 2018, pra në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sapo kemi përfunduar kalendarin e aktiviteteve ku kemi parashikuar plot 37 aktivitete të ndrys-hme. Duke qenë se edhe qeveria

hapësirave të mbrojtura muzeale në vendin tonë! Instituti i Monument-eve të Kulturës , Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë janë institucione vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe si të tilla, ato ndjekin direkti-vat e ministres së Kulturës, duke miratuar çdo propozim apo sug-jerim nga ana e znj. Kumbaro dhe pikërisht këtu qëndron problemi kryesor dhe burimi i pakënaqësisë tek specialistët e fushës, të cilës as nuk janë thirrur dhe as nuk janë pyetur në lidhje me hartimin e këtij projektligji. Pra,është mjaft e qartë se projektligji për trashëgiminë kulturore është hartuar me dyer të mbyllura dhe pa u konsultuar me specialistët, të cilët jo më kot, janë shprehur kundër duke sjellë argumente shumë bindëse për ato që kanë sy për të shikuar dhe veshë për të dëgjuar dhe jo për të marrë vendime arbitrare që vetëm sa i multiplikojnë problematikat e trashëgimisë kulturore. Siç e kam theksuar edhe herët e tjera; ky projektligj është shumë voluminoz dhe në të njëjtën kohë ka mangësi të theksuara në pika të caktu-ara dhe si i tillë mua më duket i paplotë nga ana cilësore, por tepër i ngarkuar nga ana sasiore! Sipas mendimit tim ky projektligj duhej të ishte konceptuar në mënyrë më të specifikuar për disa pika të veçanta lidhur me administrimin efikas të aseteve të trashëgimisë kulturore kombëtare.

-Ministria flet për projekte res-taurimi, pse ju vazhdoni të mbani të njëjtin qëndrim ku jeni shprehur se Ministria e Kulturës është poth-uajse inekzistente me punën e saj dhe kjo gjë dëshmohet nga shkalla e lartë e amortizimit tek pjesa më e madhe e monumenteve të kulturës?

Mjafton që ti hedhim një sy de-noncimeve të vazhdueshme nga ana e Forumit për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kronikave televizive ,arti-kujve që publikohen nga gazetat më kryesore në vendin tonë apo nga por-talet e ndryshme, dhe aty kupton se trashëgimia kulturore po kalon vitet e saj më të vështira që nga themelimi i IMK me datë 15. 3.1965. Ministria e Kulturës promovon disa aktivitete shterpë, që nuk krijojnë asnjë lloj impakti serioz mbi monumentet e kulturës, kryen ndërhyrje mini-male dhe miraton leje antiligjore për ndërtime brenda hapësirave muzeale dhe parqeve arkeologjike siç ishte rasti i Butrintit apo shumë skandale të tjera paraardhëse. Pra, nga njëra anë e medaljes kemi organizimin e aktiviteteve shterpë të gërshetuar me neglizhencën sistematike dhe nga ana tjetër kemi abuzimet e vazhdueshme dhe skandalet e znj. Kumbaro që nuk kanë të sosur.

Intervistoi: Julia VRAPI

shqiptare e ka shpallur vitin 2018 me VKM, si viti i Gjergj Kastrio-tit-Skënderbeu, shpresojmë që një vendim i tillë të mos mbetet vetëm në letër, por të materializohet me ndihma konkrete, sepse Lezha është qendra gravitacionale e kremtimit të këtij përvjetori kaq të rëndësishëm.

-Ministria ka kërkuar dhe një projekt për mauzoleumin e Skën-derbeut në Lezhë, pasi u shpreh se nuk i është dërguar. Në dijeninë tuaj, është dërguar deri tani?

Gjatë vizitës së fundit që ka zhvilluar znj. Mirela Kumbaro në qytetin e Lezhës dhe më konkretisht këtu tek vendvarrimi i Gjergj Kastri-otit-Skënderbeu, i kemi prezantuar projektin e rrethimit me kangjella metalike të hapësirës përreth këtij objekti, por pavarësisht se ajo nuk ka rënë dakord për ta ndërtuar një rrethim të tillë, projektin e ka marrë me vete me qëllim për ta konsultuar me specialistët e Ministrisë së Kul-turës dhe deri tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në rrugë zyrtare. Gjithsesi,problemi kryesor konsiston tek ndërhyrjet që duhen ndërmarrë tek objekti në fjalë duke nisur që nga konservimi i afreskut të Shën Nikollit, konsolidimi dhe restaurimi i strukturave murale origjinale, reha-bilitimi i strukturës së mbulesës mon-umentale, zëvendësimi i materialit të mbulesës, sistemi i ndriçimit dhe in-stalimi i sistemit audio etj. Duke qenë se me datë 23 nëntor 2017 shënohet 36-vjetori i inaugurimit të Memorialit ose vendvarrimit të Gjergj Kastri-otit-Skënderbeu (23-nëntor-1981), është pikërisht ky përvjetor të cilin e kemi përzgjedhur si ditën kur Bash-

kia Lezhë do ti dërgojë Ministrisë së Kulturës,projektin për restaurimin e këtij objekti kaq të rëndësishëm.

-Kritikoni jo pak Ministrinë e Kulturës në trashëgiminë kulturore, jeni shprehur se monumentet e kul-turës i ka lënë në mëshirë të fatit dhe përballë përgjegjësive ministria gjen justifikime. Për ju, çfarë po ndodh?

Kritikat e mia të vazhdueshme në adresë të Ministrisë së Kulturës lidhen me amortizimin e tejskajshëm të pjesës më të madhe të monument-eve të kulturës në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë, por në veçanti për objektet që ndodhen brenda hapësirës integrale të Bash-kisë-Lezhë. Është e vërtetë që këto problematika janë të mbartura ndër vite dhe barra e përgjegjësisë bie mbi të gjitha qeveritë e periudhës së tranzicionit, por ky fakt nuk mund të përdoret si justifikim i vazhdueshëm nga ministrja aktuale, e cila sapo e ka mbyllur një mandat të plotë 4-vjeçar në krye të Ministrisë së Kulturës dhe nëse do të përdorim një metodë të thjeshtë krahasuese ndërmjet inves-timeve dhe dëmeve që janë krijuar mbi monumentet e kulturës gjatë viteve 2013-2017, peshorja anon dukshëm vetëm tek kjo e fundit, pra tek dëmtimet. Pothuajse çdo objekt i trashëgimisë kulturore ka nevojë emergjente për ndërhyrje dhe meqë jemi në vigjilje të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënder-beu, është e domosdoshme dhe mad-je e pashmangshme një ndërhyrje restauruese tek Katedralja mesjetare e Shën Nikollit dhe vendvarrimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Siç

edhe e kam theksuar në mënyrë të përsëritur Bashkia Lezhë

e ka të pamundur që të ndërhy-

jë e vetme,

sepse ne nuk i kemi as kapacitetet financiare dhe as kompetencat lig-jore për të kryer një investim me të tilla përmasa dhe prandaj na duhen ndihma konkrete nga ana e qeverisë shqiptare.

-Ministrja e Kulturës ka pohuar se së shpejti do të shkojë në parla-ment projektligji për trashëgiminë kulturore. Pse ju e keni kundërsh-tuar në disa pika përmbajtjen e tij?

Në lidhje me projektligjin e har-tuar nga Ministria e Kulturës, unë nuk jam i vetmi që e kam kundër-shtuar në disa pika të caktuara, por aty bashkëndaj të njëjtat shqetësime me specialistët e tjerë të trashëgimisë kulturore, arkeologët, arkitektët etj. Projektligji i trashëgimisë kulturore është hartuar pa u konsultuar me specialistët e fushës apo grupet e caktuara të interesit dhe si i tillë, ka shkaktuar pakënaqësi të theksuar dhe kundërshtime të hapura, që iu referohen disa pikave të cilat "gjoja"i kanë rishikuar dhe modifikuar duke hartuar draftin përfundimtar, që do të dërgohet për miratim në Parlamentin shqiptar. Por edhe aty do të kalojë pa ndonjë pengesë serioze, sepse edhe ky, ashtu si çdo projektligj tjetër do të jetë thjeshtë çështje numrash dhe asgjë më tepër.

-Në daljet e veta mediatike në lidhje me çështje të ndryshme për trashëgiminë kulturore, ministrja Kumbaro pohon se në vendimmar-rje janë këshillat si KKR apo KKA. Duke parë problemet sa përgjegjësi ka ministrja, por dhe këshillat me vendimet e tyre?

Prononcimet mediatike të znj. Mirela Kumbaro që lidhen me çësht-jen në fjalë, duke e trumbetuar si një arritje të jashtëzakonshme, janë si pluhur hiri që u hidhet syve të opinionit publik shqiptar si pjesë e strategjisë së manipulimit, duke na servirur një arritje imagjinare, e cila në praktikë nuk sjell ndonjë gjë të re, përveç zgjerimit të gjeografisë së

Ministria e Kulturës promovon disa ak-tivitete shterpë, që nuk krijojnë asnjë lloj impakti serioz mbi monumentet e kulturës, kryen ndërhyrje minimale dhe miraton leje antiligjore për ndërtime brenda hapësir-ave muzeale dhe parqeve arkeologjike siç ishte rasti i Butrintit apo shumë skandale të tjera paraardhëse. Pra, nga njëra anë e medaljes kemi organizimin e aktiviteteve shterpë të gërshetuar me neglizhencën sistematike dhe nga ana tjetër kemi abuz-imet e vazhdueshme dhe skandalet e znj. Kumbaro që nuk kanë të sosur...

Page 19: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 19

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Miqtë dhe familjarët i dhanë lamtumirën e fundit kompozi-torit Aleksandër Lalo, që u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare nga një atak kardiak. Homazhet në nder të kompozitorit u zh-villuan në hollin e RTSH-së, ku në sfond ishin kolonat zanore të Aleksandër Lalos. Muzika e fundit kompozuar nga Lalo është ajo për filmin me metrazh të gjatë “Një film i premtuar” me skenar e regji nga miku i tij Petrit Ruka me të cilin ndau çastet e fundit të jetës, duke biseduar për filmin dhe shqetësimet për muzikën shqiptare . “Lalo e vuante çdo këngë të deformuar në ekranet shqiptare. E vuante si të ishte e tija. E vuante fatin e muzikës shqiptare, braktisjen nga institucionet. Është një tronditje e madhe sidoqoftë. Është një moment për të trokitur në ndërgjeg-jen e gjithsecilit se duhet të bëjnë më shumë për këta njerëz”, tha Petrit Ruka. Këngëtari Luan Zhegu tha se spektatori humbi një gjeni. “Me Sandrin duket ndoshta e pabes-ueshme, por kam rreth 50 vjet që kam shoqëri. Unë humba një mik sot, shumë të mirë, shumë të vyer. Spektator i humbi një gjeni të artit shqiptar që i dha vetëm të mira këtij populli”, u shpreh Luan Zhegu. Për Vaso Tolen në muzikën e kompozitorit Alek-sandër Lalo gjejmë një mozaik të Shqipërisë. “Në muzikën e Aleksan-drit gjejmë një mozaik të Shqipërisë. Muzika e tij ishte shumë e dashur, shumë e pranuar, jo thjesht për faktin se njihet si autoritet i këngëve, i 40 muzikave të filmave dhe dhjetëra kompozimeve të tjera, por sepse ai reflektoi në muz-ikën e tij një copë Shqipërie”, tha Vaso Tole. Krijues i muzikës se filmave “Një vonesë e vogël”, “Dimri i fundit” një “Gjeneral kapet rob” e shumë të tjerë, Lalo do të mbetet përjetësisht me muzikën e tij, në memorien e publikut. Kryeministri Edi Rama e cilëson kompozitorin Lalo poeti i tastierës. “Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në Facebook. Dirigjenti Jetmir Barbullushi i pranishëm në hom-azhe u shpreh se Lalo ka dhënë kontributin e tij në RTSH dhe në orkestrën simfonike. “Ai mbetet i madh dhe iku në kulmin e krijimtarisë së tij. Ai kishte projekte të planifikuara dhe një ndër to një vepër simfonike për orkestrën e RTSH-së e cila do të luhet ”, u shpreh dirigjenti Barbullushi. Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tij në festivale ai solli melodi të mrekullueshme.

Regjisori: Vepra, trashëgimi e shkrimit të dramës shqipe në Shqipëri

guistike, që për publikun e teatrit nuk është e njohur”, pohon më tej regjisori Basha.

Vepra dhe ShqipëriaKomedia “I ligu për mend” që

sonte është në skenën e Teatrit Kombëtar paraqet Shqipërinë me problemet e veta të viteve ‘30, por në fakt ato probleme i ndeshim dhe në kohën sot. Teksti i Fishtës sjell diskutimet intelektuale apo diskutimet e mëdha sociale të asaj kohe mbi vlerat e shqipes, mbi atë se a duhet ndenjur në Shqipëri apo du-het ikur në perëndim. Regjisori Altin Basha shprehet se në këtë vepër teatrore trajtohen dy tema të rëndë-sishme. “Një vepër teatrore aktuale dhe për kohën sot edhe pse paraqet Shqipërinë në vitet 30. Kjo qëndron sepse në thelb në vepër trajtohen dy tema shumë të rëndësishme. E para

çështja e identitetit tonë kombëtar, e gjuhës sonë, e betejës mes orientit dhe oksidentit. E dyta konflikti krye-sor i veprës është djali dhe babai. Djali kërkon të edukohet dhe babai do që ta mbajë të izoluar, por djali do të studiojë dhe që të kthehet për ta ushtruar profesionin në Shqipëri”, tregon mbi veprën që sonte do të jetë në skenën e teatrit në Tiranë regjisori Altin Basha. Me aktorët që luajnë në rolet e veprës “I ligu për mend” regjisori Basha ka punuar dhe më parë në Kosovë. Kjo vepër teatrore është projekti i tretë që ai realizon me Teatrin Kombëtar të Kosovës. Një vit më parë në skenën e teatrit regjisori Altin Basha solli premierë në skenë një tjetër vepër shqiptare. Ishte ajo me titull “Made in Albania” shkruar nga dramaturgu Stefan Çapaliku.

I jepet lamtumira kompozitorit Lalo, Petrit Ruka: E vuante fatin e muzikës shqiptare

Altin Basha sjell sonte premierën teatrore “I ligu për mend”, në Teatrin Kombëtar

Julia VRAPI

Komedia “I ligu për mend” nga Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës pas Prishtinës vjen sonte në

skenën e Teatrit Kombëtar. Me një kastë aktorësh të njohur shfaqja mbërrin në skenën e Tiranës pasi ka marrë vlerësimin në Kosovë. Teatri Kombëtar njofton se shfaqja është sonte në skenë në kuadër të kalendarit artistik të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në komedinë “I ligu për mend" me regji nga Altin Basha interpretojnë aktorët Luan Jaha, Ernest Malazogu, Adrian Mo-rina, Armand Baloku, Ard Islami, Shkelzen Veseli, Ismet Azemi, Bas-ri Lushtaku, Shengyl Ismaili dhe Gramoz Malaj. Skenografia dhe kostumet Iliriana Loxha Basha, muzika mban emrin e kompozi-torit Endri Sina, koreograf Gjergj Prevazi, dramaturg Visar Krusha. Në vitet e 20-ta “I sëmuri për mend”, i Molierit u rishkrua nga shkrimtari i madh shqiptar Gjergj Fishta. Ai e adaptoi këtë tekst të cilin e shkroi gegërisht e të cilin ia përshtati ngjarjeve shqiptare, me titullin “I ligu për mend”, tekst i cili kishte shumë rëndësi edhe për regjisorin e njohur Altin Basha. “Është një vepër që është trashëgi-mi e shkrimit të dramës shqipe në Shqipëri. Ne kemi një trashëgimi me teatrin, gjë që lidhet shumë me përpjekjen time për ta vërtetuar këtë përballë opinionit publik, por dhe dashakeqësve të dramës shqipe”, pohon regjisori Basha, duke shtuar se ende ne kemi thesare të pazbuluara të veprave shqipe. Për regjisorin Altin Basha, drama shqipe mbetet një diskutim i madh për faktin se a kemi ne dramë shqipe dha a duhet ne të investojmë në kultivimin e saj. Sipas tij, pikërisht teksti që është shkruar nga Gjergj Fishta e për-forcon atë që ne kemi shumë ako-ma vlera të pazbuluara dhe ende mbetet shumë punë për të bërë për ti zbuluar ato. “Për dramën shqipe vijon e njëjta situatë. Unë vijoj të them që ne akoma kemi thesare të pazbuluara të dramës shqipe. Nga ana tjetër vepra e Gjergj Fishtës ka një tipar që është e shkruar në shkodranishten e vjetër, që është një pasuri e jashtëzakonshme lin-

Starton edicioni i 12 i Festivalit Giffoni Shqipëria

Shfaqja "Djallëzoret", 3 net të Tulla Culture Center

Festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria startoi dje në edicionin e 12. Në 4 ditë festival do të shfaqen 8 filma, mes tyre 4 prodhime shqiptare. E veçanta e këtij festivali është përfshirja e nxënësve që nuk ftohen thjesht për të parë filmin, por janë të gjithë juri. Një juri e stërmadhe prej 250 nxënësish nga shkollat nëntëvjeçare të Tiranës të moshës 13-25 vjeç ishte ajo e djeshmja e filmit të parë të Giffoni Shqipëria, një prodhim kinematografik gjerman me titull; “At eye level”

dhe me regji të Evi Goldbrun-ner dhe Johachim Dollhopf. Por filmi i dytë, një produksion litu-anez me titullin “Mellow Mund ” me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë, kësaj here të shkollave të mesme publike të Tiranës, nga mosha 16-20 vjeç. Filmat që do të shfaqen në këtë edicion të 12-të do të kenë një risi ndryshe nga vitet e shkuara. Në konkurrim do të jene dhe filma shqiptarë, prodhime të realizuara nga moshat 6 deri 20 vjeç.

Shfaqja "Djallëzoret" do të shfaqet për publikun në datat 21-22-23 nëntor ora 19.00 te Tulla Culture Center. Tetë reg-jisorë, Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto, Riccardo Mal-lus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini, Silvia Zoffoli sjellin veprën në skenë. Një vepër e përbashkët, një kolektiv me ideologji të ndryshme, për të përcjell kështu frymën bash-këpunuese. “Në një kohë ku ar-tisti përpiqet të luftoj i vetëm ne përpiqemi të jemi një grup dhe sëbashku të krijojmë aleancë”,

pohojnë ata. Projekti reflek-ton mbi figurën e Bulgakovit, (shkrimtar rus) i censuruar dhe i botuar vetëm 30 vitet e fundit, si dhe mbi formimin e komunizmit ne Rusi e më pas në Shqipëri. Nëpërmjet shfaqjes teatrore, ngrihen refl-ektime mbi 70 vjet komunizëm (1917-1989), të cilat nëpërmjet ideologjive filozofike kanë shokuar botën. Bulgakov është një ndër të shumtët poet Rus “ i censuruar” që shkruan mbi “eksperimentin komunist” duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika.

Festat e nëntorit, Montreali vishet “kuq e zi”

Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, bashkuan në një festë shqiptarët që jetojnë në Kanada dhe autoritetet kanadeze. Shoqata Kultu-rore Shqiptare në Montreal/Kanada veshi “Kuq e Zi” jo vetëm shqiptarët që jetojnë atje, por edhe të ftuarin e nderit, kryetarin e bashkisë Sud Ouest dhe kryetar i komitetit ekzekutiv të Mon-treal, Benoit Dorais. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshort-ja e tij, të dy të veshur me xhubleta dhe shall popullor. Zoti Dorais shprehu kën-

aqësinë dhe falenderimet e tij kundrejt komunitetit të shqiptarëve. Ai i uroi festën e 105- vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë për të gjithë shqiptarë si dhe garantoi se mbështetjen akoma më të madhe kundrejt këtij komu-niteti. Benoit Dorais vlerësoi faktin që, mes shumë kultur-ave të bukura Montrealeze gjendet edhe ajo shqiptare, me traditat e bukura që sipas tij janë të pranishme në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë Kanadeze dhe kjo është një arritje e madhe.

Komedia “I ligu për mend” që sonte është në skenën e Teatrit Kombëtar paraqet Shqipërinë me problemet e veta të viteve ‘30, por në fakt ato probleme i ndeshim dhe në kohën sot. Teksti i Fishtës sjell diskutimet intelektuale apo diskutimet e mëdha sociale të asaj kohe mbi vlerat e shqipes, mbi atë se a duhet ndenjur në Shqipëri apo duhet ikur në perëndim..

Page 20: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

20 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sulmuesit në Superiore nuk janë efikasë sa duhet, sidomos suolmi i Vllaznisë. Ekipi shkodran u mposht së fundmi nga Teuta, sërish nga një gol i shënuar prej mesfushorit Arbër Çyrbja. Trajneri Ernest Gjoka nën drejtimin e shkod-ranëve ka marrë vetëm një pikë falë barazimit 2-2 të regjistruar në “Zeqir Ymeri” kundër Kukësit. Kuqeblutë kërkojë të përforcohen në janar dhe sulmi është “thembra e Akilit”, ndaj drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një sulmues. “Sport Ekspres” raporton në versionin e saj online se synimi kryesor i Vllaznisë për sulmin është Pero Pejiç, kroati që vjet doli golashënues me Kukësin, ndërkohë që momentalisht ai është pjesë e Slaven Belupo në vendin e tij.

TEKNIKU

NDESHJA

SULMUESI

Të kuqtë fituan ndaj Kukësit 2-1 dhe rikthejnë shpresën e rivalitetit për titull

Partizani kthehet te fitorja, Milinkoviç pranë shkarkimit

Adriatik BALLA

Partizani është rikthyer shumë i fortë, duke mundur në trans-fertë Kukësin, kampionin në fuqi, me rezultatin 2-1 dhe duke

dalë nga qyteti verilindor me tri pikë të çmuara që e rikthejnë si pretendent, megjithëse mbetet ende shumë pikë prapa kreut, plot 13 pikë pas Skënder-beut kryeues. Ky ishte suksesi i parë për Sulejman Starovën me 15-herë kampionët në këtë sezon, ndërkohë që pas kësaj humbjeje pozicioni i serbit Mladen Milinkoviç në stolin e Kukësit lëkundet ndjeshëm me ish trajnerin e Luftëtarit që rrezikon shkarkimin. Në Kukës sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Guri në minutën e 8-të. Protesta të shumta të Sulejman Starovës ndaj gjyqtarit Andi Koçi për 11-metërshin e akorduar për një faull të Atandës ndaj Cale brenda zone, me arbitrin që u detyrua të largonte nga fusha trajnerin e Partizanit me karton të kuq. Por nuk vonoi shumë dhe Parti-zani gjeti golin e barazimit. Në të 21-tën Bardhi përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas devijimit të Malotës që ishte dyshimtë pasi mbrojtësi edhe mund ta ketë prekur topin me dorë, për të mposh-tur Frashërin. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Partizani gjeti edhe golin e epërsisë me ishin Gerhard Progni. Bardhi përfitoi nga gabimi amatoresk i Albi Allës duke servirur Prognit asistin e golit të 1-2. Në pjesën e dytë Kukësi luajti më mirë por shtylla i mohoi golin e barazimit Gurit në minutën e 72-të. Deri në fund në “Zeqir Ymeri” nuk ndryshoi më asgjë me Partizanin që u ngjit në kuotën e 14 pikëve pas kësaj fitoreje, ndërsa Kukësi tashmë zbret në vendin

e 3-të në kuotën e 19 të tillave. Duhet thënë se kjo fitore ka ndihmuar shumë trajnerin Sulejman Starova, i cili doli me karton të kuq në këtë takim dhe u detyrua të jepte këshilla nga një dritare e stadiumit në Kukës, por nga ana tjetër, ai ia doli të fitojë një ndeshje shumë të vështirë me një ekip pretendent për titull. Fitorja në Kukës e çliron Partiza-nin psikologjikisht dhe i jepe shanse të pretendojë rezultat pozitive dhe në javën e ardhshme përballë Skënderbeut, takim të cilin do ta luajë në kryeqytet. Kjo ndeshje do të jetë përcaktuese për të kuqtë, pasi fitorja e fut automatikisht në garë (nisur nga formula që ofron gara me ndeshje direkte, por një tjetër humbje me Korçarët mund të bëjë që Partizani të vendosë objektiv vendin e dytë dhe zonën europiane.

Milinkoviç jep dorëheqjen, por zyrtarizimi i largimit merret sot

Trajneri Mladen Milinkoviç është

shfaqur i trishtuar pas ndeshjes, duke vënë në pah gabimet që kushtuan disfatën ndaj partizanit, ndërsa nga ana tjetër la të hapur mundësinë e largimit, duke sqaruar për gazetarët se do të ketë një bisedë me presiden-tin Gjici sot paradite për t’u marrë një vendim përfundimtar. “Fatkeqë-sisht themi javë pas jave se mund t’i afrohemi Skënderbeut në renditje por ne në vend që të afrohemi po distancohemi më tepër. E filluam mirë ndeshjen, kaluam në avantazh por u penalizuam nga dy gabime të cilat janë gabime që nuk mund të bëhen. Edhe në pjesën e dytë e filluam mirë, në minutat e para kishim dy raste të pastra me Shtub-inën dhe Alijev, goditëm shtyllën gjithashtu me Gurin, por ky është futbolli. Nesër do kem një takim me presidentin, do diskutojmë do flasim dhe do marrim një vendim. Më vjen

Ndeshja në Gjirokastër mes Luftëtarit vendoset në ekstreme me dy gola që përshkruajnë më së miri një 90-minutësh shumë të luftuar në “qytetin e gurtë”. Ashtu si në fazën e parë Abazaj shënoi një gol në minutën e dytë, por këtë herë nuk ishte vendimtar, pasi në fund ishte Gjoni ai që konkretizoi me gol rastet e shumta të laçianëve. Klas i pastër i sul-muesve të skuadrës gjirokastrite që kaluan menjëherë në avan-tazh pas një kombinimi perfekt

Bregu-Abazaj. Laçi i Mezanit dha sinjale të rëndësishme kryesisht me Ansi Nikën nga e djathta e sul-mit, të cilit i mungoi fati por edhe saktësia në të paktën 3 raste (8) (13’)(22’). Dukshëm në vështirësi, Luftëtari tentoi të godiste me anë të kundërsulmit (10), ndërsa Bregu në kërkim të golit personal mund të kishte bërë me shumë në minutën e 22-të. Asnjë minutë pushim në këtë sfidë sepse menjëherë pas rikthimit në fushë, Bregu nuk arriti të shënjestronte portën (47’) gjë që

e bëri Bardhi por gjeti reagimin e Ruçit (53’). Laçi rriti presionin dhe brenda pak sekondave iu afrua nd-jeshëm golit (72’ dhe 73’) me Qaqin dhe Rexhinaldon, ndërsa Selmani hipnotizoi Bregun duke i mohuar Luftëtarit golin e qetësisë (74’). I sapofuturi Xhixha shkaktoi sërish drithërima në kampin gjirokastrit (79’) por as ai dhe as Rexhinaldo (84’) nuk gjetën rrjetën ashtu siç bëri Gjoni një minutë nga fundi i kohës së rregullt, duke barazuar shifrat dhe duke iu dhënë Laçit një pikë.

Luftëtari humb një tjetër shans, Laçi e barazon në minutën e fundit

Vllaznia i vë “syrin” Pejiçit, e synon në janar

Starova në “qiell”, ngërçi psikologjik i Partizanit kaloi

keq sepse përgjegjës për këto re-zultate të dobëta jam unë. Ashtu si presidenti edhe ne si ekip si lojtarë si staf bashkë me tifozët prisnim që të ngushtonim diferencën me Skën-derbeun, por gabuam. Do marrim një vendim në të mirën e skuadrës, pasi i rëndësishëm është Kukësi si ekip”, tha Milinkoviç. I pyetur nëse lojtarët e Kukësit janë në krahun e tij, Milinkoviç u përgjigj: “Unë besoj që lojtarët luajnë për ekipin, nuk kanë pse të luajnë për mua apo për ndonjë person tjetër. Megjithatë ga-bimet janë të shumta dhe kjo duhet pranuar”. Sipas mediave sportive, Milinkoviç u ka deklaruar lojtarëve dorëheqjen në dhomat e zhveshjes, por vendimin final pritet ta marrë presidenti Safet Gjici ditën e sotme.

Alban Bushi ka folur gjerë e gjatë për “Zona Goal” në “Supersport, ku ka dhënë përgjigje për shumë çështje që shqetëso-jnë ekipin kombëtar Shpresa, por edhe për akuzat që janë hedhur këto ditë se ndeshja e U-20 me Gjeorgjinë ishte trukuar. “Mos u bëni merak se djemtë u ndjenë shumë mirë atje, po mendoj se nuk ka nevojë për koment se një fjalë e urtë popullore greke thotë ‘sa qen të lehin, nuk duhet të ndalësh të gjuash me gurë’. Unë them ta marrin atë kazanin, të futen te kazani dhe të lehin nga mëngjesi deri në darkë. Fëmijët kanë qenë të vegjël, t’u

vijë turp mediave që merren me thashetheme, nuk e imagjinoj dot që një pjesëtar i stafit të merret me këtë gjë”, tha fillimisht Bushi.

Këshillat e De Biazit dhe filozofia e lojës“De Biazi më tha duhet të kesh kujdes,

se kundërshtarët janë të përgatitur, duhet të jesh i kujdesshëm në këtë rrugë që po merr. Ai më ka thënë mbaje ekipin mbrapa, të mos pësosh e pastaj çfarë të marrësh, se janë ditët e para në këtë karrierë. Por unë e mendova ndryshe, të luaja me filozofinë dhe sistemin tim, duke sulmuar shumë dhe duke qenë normalisht i vëmendshëm edhe

në mbrojtje. Kemi bërë 5 ndeshje fantas-tike, duke dominuar kundërshtarët. Kemi qenë superiorë ndaj kundërshtarëve shumë të mëdhenj se Islanda e Sllovakia janë të fortë, janë kualifikuar në Europianë. Ne jemi Shqipëria, jemi ekip i vogël, nuk kemi ekipe si Sllovakia që ka U20 dhe U21. Ne kemi nevojë të shkojmë në Europian me Kombëtaren A dhe kemi për të shkuar nëse vazhdojmë kështu”, shtoi ai.

Për Baren, Dokën dhe talentet që mund të shkojnë te ekipi A

“Kur vjen në Kombëtare nga Atletiko

Madrid, duhet të bësh diferencën. Mendoj se është ndikuar edhe nga presioni në media, kjo nuk e ka lënë të japë maksi-mumin. Gjithsesi ka luajtur shumë mirë, por duhet të bëjë më shumë se është te Atletiko. Nëse luan si te Atletiko, do të bëhet lojtar i madh. Kemi 5-6 lojtarë për ekipin A se janë edhe emra si Ndoj, Ram-adani, Durmishaj, Çekiçi apo Doka. Doka ka të ardhme dhe do të përmirësohet. Për shembull, është më i shpejtë se Gigs me topin në këmbë, ka talent dhe nga ana sulmuese është mirë”, përfundoi Bushi.

Alban Bushi vlerëson lart Shpresat: Bare do të bëhet lojtar i madh

Një ndeshje e prapambetur e javës së 10-të të Kategorisë Supe-riore do të luhet nesër në Shkodër dhe është fjala për duelin mes Vllaznisë dhe Lushnjës. Një sfidë mbijetese në plotë kuptimin e fjalës. Testi i vërtetë për Vllazninë do të luhet kështu të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi”. 1 pikë në 4 ndeshjet me trajnerin Ernest Gjoka në stol janë shumë pak për një skuadër që nga tërmeti i stolit priste shumë por humbja në Dur-rës e zhyti edhe më shumë në ujëra të thella skuadrën shkodrane që në 10 javë kampionat numëron vetëm 6 pikë, 1 më shumë se lagunarët që do të prezantohen në qytetin verior me një njohje të vjetër të Vllaznisë, trajnerin Hysen Dedja.

Vllaznia-Lushnja, dueli i mbijetesës në Superiore

Trajneri Sulejman Starova foli pas ndeshjes së djeshme në Kukës, duke kërkuar ndjesë për gjestin e tij ku doli me karton të kuq nga gjyqtarët, por nga ana tjetër, falënderoi lojtarët e tij për përkushtimin dhe siguroi se tani partizani është kthyer shumë i fortë. “Që ditën e parë dhe gjatë kësaj kohe kemi folur me skuadrën që nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Jemi skuadër e fort si të gjithë të tjerët. Të tjerët nuk janë më të fort se ne, por për momentin kanë më tepër pikë. Me këtë moto punuam gjatë gjithë javës, mora përgjigje pozitive nga skuadra në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë nuk u përgjigjën të gjithë. Jam i lumtur për lojtarët që përveç pikëve rritet morali”, tha Starova.

NDESHJET JAVA 11TË SHTUNËN

Teuta-Vllaznia 1-0Lushnja-Flamurtari 0-1Skënderbeu-Kamza 1-1

TË DIELËNLuftëtari-Laçi 1-1Kukësi-Partizani 1-2

RENDITJA1.Skënderbeu 272.Kukësi 203.Flamurtari 194.Kamza 175.Laçi 156.Partizani 147.Teuta 148.Luftëtari 99.Vllaznia 610.Lushnja 5

Page 21: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 21

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sulmuesi i ri i Partizanit, Jurgen Bardhi, foli për mediat pas ndeshjes me Kukësin, ku komentoi edhe golin e tij që i dha fitoren Partizanit. Ai ka bërë një krahasim mes Starovës dhe Iulianos, duke i mbajtur anën “Bobit”. “Nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm po vijnë rezultatet. Trajneri Starova e njeh më mirë kampionatin dhe i jep një frymë tjetër ekipit. Ndërsa Iuliano mundohej por nuk i njihte skuadrat”, u shpreh Bardhi. Ai foli për emisionin “Gol pas Goli” edhe për pozicionin e tij të preferuar në fushë, ndërsa mo-hoi se ka presion në ekip. “Më pëlqen të luaj në sulm, por më tepër më pëlqen të luaj prapa sulmuesit, pasi aty ndihem edhe më mirë. Presion nuk ka fare te Partizani”, shtoi ai.

GJYQTARI

FAKTI

DEKLARATA

Sulmuesi po rezulton mjaft efikas dhe mund të jetë një zgjedhje e mirë për Panuçin në Kombëtare

Albion Avdijaj më i miri në Zvicër, FSHF hesht për talentin e ShpresaveAdriatik BALLA

Një nga lojtarët shqiptarë që po bën një paraqitje të mirë në këtë periudhë është padyshim sulmuesi Albion

Avdijaj, i cili në vetëm dhjetë minuta ditën e dielë shënoi dy gola për Grass-hopersin në ligën e parë zvicerane, duke u përfshirë menjëherë në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin helvet. Mediat e kanë vlerësuar lart djaloshin shqiptar e madhe një pjesë e tyre propozojnë që ai të bëhet pjesë e përfaqësueses së Zvicrës. Por lojtari ka qenë më parë pjesë e kombëtares shpresa të Shqipërisë, ku ka luajtur madje në disa ndeshje. Nuk dihen ende rrethanat se si ai është larguar dhe më pas u harrua, por me atë paraqitje fenomenale që bëri të dielën kundër Thunit dhe dygolëshi i tij, tregojnë se ai ka potencial dhe mund të luajë në ekipin kombëtar. Federata Shqiptare e Futbollit ka heshtur në këtë periudhë në lidhje me këtë lojtar dhe kjo është e pafalshme. Ndoshta Panuçi mund ta shikojë futbollistin nga afër dhe në grumbullimin e radhës t’i japë një shans për ta afruar në përfaqësuese, më tepër për ta provuar. Në kushtet kur sulmuesit shënojnë pak (me për-jashtim të Sadikut që ka statistika më të mira, grumbullimi i lojtarëve të tillë të rinj që kanë “nuhatje” para portës dhe shënojnë gola, është një mundësi për ekipin në përgjithësi, prandaj nuk duhet neglizhuar ftesa për një talent të tillë. Për më tepër që lojtari ka dalë nga ekipet tona kombëtare. Kështu, ish-sulmuesi i kombëtares shpresa të Shqipërisë, Albion Avdijaj, që mbron ngjyrat e skuadrës së Grashopersit ka shkëlqyer në ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.

23-vjeçari ka rezultuar deçiziv në fi-toren e skuadrës së tij, duke shënuar dy golat vendimtarë në fitoren 2:0 ndaj Tunit në fundjavë. Avdijaj në lojë ishte inkuadruar në minutën e 57-të, mirëpo një gjë e tillë nuk i kishte penguar për të mposhtur dy herën portierin kundërshtarë. Golin e parë sulmuesi shqiptarë me pasaportë zvi-cerane e realizoi në minutën e 74-të, teksa golin e dytë e realizoi 5 minuta para fundit të takimit, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e 18-vjeçarit Nedim Bajrami. Ky i fundit luajti për gjatë 90-të minutave, teksa Qollaku nuk morri besimin e trajnerit Murat Jakin. Paraqitja e mirë dhe dy golat e shënuar nga ana e Albion Avdijajt, kanë bërë që “Blick” sulmuesin shqiptarë ta vendos në 11-shen më të mirë të javës. Golat ndaj Tunit ishin dy golat e parë për Avidjajn gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit zviceran në gjithsej 8 ndeshje

të zhvilluara. Për këtë sezon këto ishin dy golat e parë për Avdijaj, i cili është aktivizuar në 8 ndeshje, por ende nuk ka marrë një ftesë nga Kombëtarja jonë, teksa ai mund të luajë edhe me Zvicrën. Në formacionin më të mirë është edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, i cili përfaqëson Serbinë, Miralem Sulejmani. Trajneri i Kombëtares tonë kuqezi, Kristian Panuçi, është shprehur kohë më parë se do të vazhdojë të kontaktojë me lojtarë të rinj shqiptarë nëpër Europë, për të grumbulluar në përfaqësuese më të mirët e mundshëm dhe ata që janë më në formë. Natyrisht, prurjet e Ajdareviçit, Qakës dhe Sabien Lilajt nuk ishin të rastësishme. Panuçi po synon të rinovojë grupin hap pas hapi prandaj e ka nisur me prurje të reja në çdo grumbullim. Lëvizjet e tij janë pritur mirë dhe fakt është se lojtarët që ai ka ftuar janë cilësorë dhe kanë një

Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Për-ballë është Dinamo Kiev, skuadra më e fortë grupit B në Europa League. Një ndeshje ku nuk mun-gojnë elementët që favorizojnë korçarët. Duke nisur nga fakti që ukrainasit janë të kualifikuar në fazën tjetër dhe nuk kanë ndërmend të lodhin yjet e skuadrës. Për këtë arsye, klubi njoftoi se ka ndryshuar axhendën e udhëtimit në Shqipëri, me skuadrën që do të zbarkojë në

Tiranë vetëm gjatë pasdites së të mërkurës. Drejtuesit e Dinamos së Kievit vendosën të mos zbresin në fushë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes, por ekipi do të zhvillojë një seancë të lehtë në kryeqytetin ukrainas përpara udhëtimit. Arsyet janë të ndryshme: nga distanca e madhe, prej më tepër se 1300 kilometra që natyrshëm shkakton lodhje te futbollistët, për të vijuar me faktin se pasi hipotekuan kual-ifikimin në Europa League, tashmë në Kiev po i përqendrojnë forcat në

kampionat, aty ku Dinamo po lufton për titullin me Shakhtar Donetsk. Të mërkurën në Tiranë do të zhvil-lohet vetëm konferenca për shtyp e trajnerit Khatskevich, ndërsa ukrai-nasit do të largohen nga vendi ynë ditën pas ndeshjes, pra të premten. Kjo bën që Dinamo e Kievit të qën-drojë tre ditë në Shqipëri, ku nuk do të kryejë asnjë seancë stërvitore. Të gjitha indicie që kundërshtarët po mendojnë më tepër të rikuperojnë forcat. Nga kjo situatë mund të përfitojë Skënderbeu.

Dinamo e Kievit nënvlerëson Skënderbeun, i kushton rëndësi kampionatit

Bardhi: Juliano s’e njihte Partizanin,

Starova është mjeshtër

Skënderbeun do ta arbitrojnë një treshe austriake

vend në Kombëtare për eliminatoret e ardhshme. Kuptohet, bërthama e grupit është e njëjta ajoq ë ishte me De Biazin, pasi Berisha, Mavraj, Veseli, Hysaj, Gjimshiti, Xhaka, Roshi, Basha, Memushaj e Sadiku, kanë qenë dhe më parë në përfaqësuese. Por ardhja e këtyre të rinjve të lartpërmendur, si edhe e Ivan Balliut e Hysen Memollës, apo dhe shansi për Kaçin që ikën e vjen, janë dëshmi se Panuçi po synon të krijojë një grup të rinjsh që mund të çajnë përpara në eliminatoret e Eu-ropianit të ardhshëm. Ndoshta afrimi më i rëndësishëm dhe dhënia e bes-imit në mënyrë të padiskutuar është për sulmuesin e krahut të majtë Eros Grezda, i cili e ka justifikuar, sepse ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit të kombëtares tonë.

Kur përmend Lacion mendja të shkon tek Igli Tare dhe e kundërta. Tare dhe lacio janë tani të njëjtët dhe së fundmi të suksesshëm. Humbja në derbi me Romën nuk e zbeh sezonin e mrekullueshëm që po zhvillon Lacio. Dëshira e drejtuesve “bardhekaltër” është të përforcojnë organikën e trajnerit Simone Inzagi. Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios i ftuar në emi-sionin “Domenica Sportiva” në “Rai Due”, shpjegoi strategjitë e merkatos dimërore. “Duhet të bëjmë një goditje në mbrojtje. Jemi pak mangët në këtë repart, kështu që do të ndërhyjmë. A e kemi pikasur atë që do të afrojmë? Do të thosha po”, u shpreh Tare. I py-etur për situatën e vështirë që po kalon Kombëtarja

Italiane, Tare theksoi se nuk duhet dramatizuar situ-ata më shumë nga ç’është realisht. “Në vitet ’90, kur unë luaja në Gjermani, ishin të njëjtat probleme dhe Italisë iu desh të bënte revolucion. Duhet besuar te një grup i ri për kualifikueset e Europianit”, përfundoi Tare. Ndërkohë, Tare është shpallur drejtori sportiv i vitit në Itali, nga votimet e “TMË”. Ish-futbollisti shqiptar, ka triumfuar në votimin e tifozëve, me një diferencë të thellë ndaj të gjithë ndjekësve.Ai ka marrë 34,99% të votave, me shumë se dy ndjekësit e tij më të afërt, Marko Xhianiti i Frozinones (13.7%) dhe Davide Vanjati i Spal (12.84%). Të shkëputur janë emra të njohur si Mirabeli i Milanit, i 5-ti me 7,42%,

apo Xhiuzepe Marota i Juventusit me 3,94%. Por vetë Tare, i kontaktuar nga “TMË”, në mënyrë të papritur ia kushton këtë sukses trajnerit të Lacios, Simone Inzagi, që e ka ndihmuar duke nxjerrë në pah po-tencialin e lojtarëve që ai ka afruar në skuadër. “Pa të gjithë komponentët, është e pamundur të arrish një rezultat. Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzagin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Kemi luajtur bashkë, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjve dhe tani është në ekipin e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit, skuadra luan një futboll entuziazmues dhe meritat janë të gjitha të tijat”.

Tare këshillon italianë si drejtori sportiv më i mirë: Bëni revolucion si Gjermania

Klubet tona nuk u japin shumë besim të rinjve vendas, kështu që zgjidhja është të marrin futbollistë nga jashtë. Vjet Tirana afroi disa të huaj, afrikanë kryesisht. Dy prej tyre u shitën, Mervejl dhe Akua, ndërkohë që në klubin bardheblu kanë ardhur rreth 650 mijë euro. Kjo bëri që dre-jtuesit të shihnin sërish në kontinentin afrikan dhe si “goditja” e madhe erdhi këtë verë mesfushori Hardi Binguila. 21-vjeçari që luan me Kongon ka luajtur vetëm në dy ndeshje, me Po-gradecin në kampionat dhe me besën në Kupë, ndërsa më pas e ka ndalur një dëmtim. Ende nuk është rikthyer dhe mbetet mister kur mund të jetë gati, por sipas mediave sportive, mes-fushori mund të largohet që në janar.

Dështon superblerja e Tiranës, Binguila mund

të largohet në janar

Ditën e enjte skuadra e Skën-derbeut do të luajë duelin e saj të parafundit në grupin B të Ligës së Europës, pikërisht në “Elbasan Arena”, ku përballë do të ketë skuadrën e fortë ukrainase, Dinamo Kiev. Ndërkohë, kjo sfidë shumë e rëndësishme për ko-rçarët, do të gjykohet nga një treshe ar-bitrash austriakë, me kryesor gjyqtarin 40-vjeçar Oliver Drachta. Një gjyqtar me një përvojë 7-vjeçare në arenën ndërkombëtare, ku ka gjykuar një numër relativisht të madh ndeshjesh. Ka një përvojë të konsiderueshme si në ndeshje kualifikuese në Kupat e Europës, por edhe në ato kualifikuese të Europianit dhe Botërorit të fundit. Të saktë dhe jo tolerues, prandaj Skën-derbeut i duhet kujdes.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka hesh-tur në këtë periudhë në lidhje me këtë lo-jtar dhe kjo është e pafalshme. Ndoshta Panuçi mund ta shi-kojë futbollistin nga afër dhe në grum-bullimin e radhës t’i japë një shans për ta afruar në për-faqësuese...”

Page 22: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

22 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Mbretëresha Elizabeth II, në 70 vjetorin e martesës

1-Hoxha që drejton lutjet në xhami. 2-Ka edhe një të tillë fetar. 3-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176”. 4-Njëlloj si habi, mbrapsh. 5-I thonë maces anglezët. 6-Spartaku, regjisor në inic. 7-Njeri i mefshët, që s’para mbush. 8-Parcelë e mbjellë. 9-Raport Operativ Policor. 10-Prezentatorja italiane Ventura në inic. 11-Personazh tek filmi “Një jetë tjetër”. 13-Ai drejton një manastir. 14-Ish këngëtari lirik Kërtusha. 16-Operatori i talentuar Terpini. 17-Pjatë. 18-Koha. 20-Qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë. 21-Lloj pesh-ku që e gjuan shuma ariu. 22-Janë 114 Kapitujt e Kuranit. 23-Është qytezë në Rrethin e Kurbinit. 24-Më gjeti të papërgatitur ose ..., mbrapsh. 25-Lloj sporti në akull. 26-Aparate të fuqishme për zbulimin e objekteve. 27-Stefi ... ish teniste amerikane. 29-Dhoma e ulët e parlamentit rus. 30-Nënprodukt i qumështit. 31-Dëshirë e shfrenuar për të arrirë diku. 33-Është dirigjenti i organizimit. 34-Është ngjyrë. 35-Njëlloj si zakon apo huq. 36-Aktori Gorishti në inic. 37-Humoristi anglez Atkinson në inic.

1-Uragani që goditi pjesën juglindore të SHBA, sidomos shtetin e Kalifornisë. 4-E panjohur në matematikë. 7-Carl ... natyralist anglez që themeloi teorinë e evolimit. 12-E imja, për italianët. 13-Njëlloj si zakon apo huq. 14-Njeri pa flokë apo ... 15-Ndihmëse. 17-Njëlloj si shkak apo arsye. 18-Ministria Ndërtimit. 19-Bar mjekues. 20-Lumi që kalon përmes Londrës. 21-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente. 22-Ish aktori Boshnjaku. 23-Aktori ... Stefa. 24-Humoristja Rita ... 25-Një shpend grabitqar që rron shuma. 26-Kundërshtar, sfidat. 27-Nofkë e këngëtares kosovare Fevzie Barani. 28-Stacioni televiziv ... Njus. 29-Shapllo i letrave. 30-Bar i keq që dëmton të mbjellat.32-Komuniteti Europian. 33-Igor ... ish futbollist kroat, ka luajtur me Juven. 34-Është qytet në Kosovë. 36-Formacion i madh ushtarak. 37-Vladi i këngës. 38-Çdo ligj e ka një të tillë. 39-Gjitar i egër, i ngjashëm me leopardin. 40-Hyn tek drithërat. 41-Virna ..., këngëtare greke.

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë dhe Duka i Edinburghut, Princi Philip, festuan 70-vjetorin e mar-tesës së tyre, me një tubim të vogël familjar. Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithëse në “Westminster Abbey”, në orën 14 dje ranë kambanat për nder të këtij përvjetori. Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947, në “Westminster Abbey” të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota, e është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve. Mbretëresha Elizabeth, 91-vjeçare, dhe bashkëshorti i saj Princi Philip, 96-vjeçar, festuan

privatisht në shtëpinë e Mbretëreshës, “Windsor Castle”, në pjesën perëndimore të Londrës. Duke i parë, të vjen të mendosh se është e lehtë për një mbretëreshë dhe një princ të qëndrojnë bashkë për kaq shumë vite, aq sa për të thënë, në fund, jetuan të lumtur përgjithmonë, si nëpër përralla. Por kjo përrallë, ka vërtetë diçka special sepse nuk është si historitë klasikë ku mbreti është një hap përpara mbretëreshës. Edhe në këtë pikë, mbretëresha ka qenë kundër rrymës duke u martuar me dashur me një burrë që kishte të shkuar shumë komplekse. Martesa e tyre ishte moderne sepse ‘në krye’ të familjes ishte ajo ndërsa princi, lumturisht dhe krenar, rriti fëmijët.

Ditë pagashDita e shpërndarjes së rrogave

kishte mbërritur edhe në një komisariat policie. Shpërndarësi i pagave thërret:

-Luka tetëqind mijë lireta, Françesko tetëqind mijë lireta, Xhuzepe tetëqind mijë lireta, Marko tetëqind mijë lireta, totali tre milion e dyqind mijë lireta.

Një polic pyet shokun e tij:-Po kush është ky Totali, që

merr më tepër nga ne të gjithë dhe nuk duket kurrë?!

Historia e vërtetë

Kjo është një ngjarje e vërtetë që ka bërë për të qeshur të gjithë Miçiganin për dy ditë me radhë. Bëhet fjalë për një prezantuese tepër të mërzitur, e cila për të folur është menduar dy herë. Kjo prezantuese para një dite kishte lexuar parashikimin e motit dhe kishte lajmëruar për rënie dëbore, por që në fakt kjo gjë nuk kishte ndodhur. Në emisionin e drejtpër-drejtë para se të lexoj parashikimin e motit thotë:

-Atëherë Bob, ku janë 20 cen-timetrat që më kishe premtuar dje?

Jo, vetëm Bobit i është dashur të largohet nga studio, por e njëjta gjë i ka ndodhur pjesës më të madhe të stafit televiziv, sepse nuk qëndronte dot nga e qeshura e madhe.

Në avionNjë ditë një person tepër i njo-

hur për vendin e tij, po udhëtonte në avion dhe i thotë personave që ndodheshin në bord:

-Tani do të hedh 10 euro dhe jam i sigurt se do të bëj të lumtur një italian.

Pasi kalojnë pak minuta sërish burri i famshëm i thotë njerëzve në bord:

-Tani do të hedh 50 euro dhe sigurisht që do të bëj të lumtur pesë italian.

Atëherë ndërhyn një pasagjer që e kishe dëgjuar që në fillim dhe i thotë:

-Përse nuk hidhesh ti vet, të jesh i sigurt se do të bësh të lumtur gjithë njerëzimin.

k u l t u r e www.sot.com.al

4 2

6 3

9 5 6 2 1

7 2 5

1 2 7 8

9 3 4

5 9 4 2 3

3 9

8 1

1 4 2

7 5 8 3

5 1

3 5 4

4 2 6 1

2 7 6

2 5

7 6 5 3

7 9 8

5 6 9 1

8 4 3

3 4 5

1 9

7 4 5

2 7

7 5 2

6 1 8

3 9 7 6

Page 23: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

GAZETA SOT E Martë 21 Nëntor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Është e kotë të vazhdoni me ata që nuk kanë interes për ju. Në familje dikush kërkon përkrahje. Përqendrohuni më tepër në aktivitetin tuaj.

23 shattor-22 tetor

Harmonia familjare është shumë e mirë. Hëna është komplet në anën tuaj. Personat që ju duan do të arrijnë t’ju kuptojnë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Aftësitë tuaja nuk do të jenë në maksimumin e duhur sot. Të tjerët nuk do të arrijnë të kuptojnë se për çfarë keni nevojë.

Sot do të jeni komplet të përqendruar në çështjet pro-fesionale. Një ndryshim mund t’ju shfaqet papritur. Buzëqeshja arma juaj më e fortë.

Një person i dashur ka nevojë për ndihmën tuaj, sido-mos atë morale. Nuk duhet të lini këtë gjë pas dore. Vetëm kështu mund të lini pas inatet.

Dashi Demi

Evitoni kontaktet me ata persona që gjykojnë mënyrën tuaj të punës. Lodhja që nd-jeni është për shkak të stresit psikologjik.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot jeni pak të lodhur. Bëni kujdes sepse puna kërkon vëmendjen tuaj. Keni një ide origjinale për të zgjidhur një problem të vogël.

Dallga e pozitivitetit vazh-don edhe ditën e sotme. Një person në fushën profesionale mund të jetë i interesuar për ndjenjat tuaja.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Dita e sotme do t’i dedi-kohet çështjeve profesion-ale. Momenti i duhur për të reaguar në mënyrë të drejtë do të mbërrij.

Zbritja në Hënë mashtrim, mbështetësit pohojnë prova

Kjo ditë do t’i përkus-htohet tërësisht sferës së dashurisë. Një mik i sinqertë do t’ju bëjë të lumtur. Kujdes shpenzimet.

Horizontal

Jeni agresiv më tepër sesa duhet. Humori është i mirë, duhet të kërkoni bash-këpunimin me një specialist në sferën profesionale.

Keni nevojë për përkëd-helje në këtë ditë. Kujdes mos u shfaqni i dobët tek ata persona që ju kanë zili, pasi vëmendja ndaj jush ka qenë e madhe.

Nga momenti që njeriu i parë ka ecur mbi hënë, në 1969-ën, teori të shumta konspirative kanë dalë për ta cilësuar arritjen më të madhe të njerëzimit, si një mashtrim. Së fundmi në një video të publikuar online dallohet një foto, e marrë nga njëri prej astronautëve në fluturimin e Apollo 17 në dhjetor 1972. Në këtë video shpjegohet se në reflektimin e kaskës së astronautit dallohet një tjetër person. E sipas tyre personi që dallohet në reflektim nuk ka veshjen e astronautit, çka do të faktonte se pamjet nuk janë realisht nga hëna. Në misionin e NASA-s më dhjetor 1972, Eugene Cer-nan dhe Harrison ‘Jack’ Schmitt kaluan 22 orë mbi sipërfaqen e hënës, ndërsa kolegu i tyre, Ronald Evans, ndodhej në orbitë. E nëse qëndrimi i tyre në hënë, sipas shpjegimit në video, nuk ka ndodhur, edhe për fluturimet e tjera atëherë rritet dyshimi nëse realisht kanë ndodhur apo jo.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të tele-fonojnë pas orës nëntë, ata me siguri do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit aty me 10 minuta vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpikta, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar. Nëse një shërbim vonohet qoftë për 2 minuta, atëherë drejtuesit mblidhen me urgjencë dhe marrin masa që një situatë e tillë mos të përsëritet më. Gjermanët, 10 minuta më herët! Falë edhe të shkuarës industriale, por edhe karakteristikave të gjermanëve në tërësi, nëse ke lënë një takim në Gjermani apo me një gjerman në orën 08.00, bën mirë të shkosh aty që në 07.50, pra 10 minuta më herët. Gjermanët nuk e tolerojnë vonesën dhe nuk e honepsin dot.

Fjalëkryq i shifruar

Popujt më korrektë gjermanët e japonezët

1-Kafshë ose bimë që rriten në tokë dhe në ujë. 6-I pafe. 7-E panjohur në matematikë. 8-Sektor Energjitik. 9-Bashkimi Sovjetik. 10-Mbrojtës në futboll. 11-Lëngu që përfito-het nga kullimi i hirit të njomur. 12-Qyfyre. 16-Gadishull në Gjirin Persik. 17-Krahinë në veri. 18-Janë edhe ato të privatizimit. 19-Një nënë gjirokastrite. 20-Frymëmarrje. 22-Në fillim të diskutimit. 23-Plazh në Lezhë. 24-Meksi e politikës në inic. 25-Shenjë matematike për këndet. 26-Lojë në fushën e shahut. 27-Diku atje tej, mbrapsh. 29-Lënda e parë e parafina. 30-Sheshi para shtëpisë. 31-Aleksandër ... autori i “Zonja me kame-letë”. 32-Thuhet në fund të lutjes. 33-Ka analiza të gjakut por edhe ... 35-Kush e ka atë i ecën. 36-Art i të kërcyerit me figura në skenë. 37-Aleanca Demokratike. 38-Ish futbollisti i Dinamos ... Çiraku. 39-Në fillim të bisedës. 40-Diçka që ngjet shuma, mostër. 41-Gazeta që ti po lexon. 42-Kështu quhej vendi ynë përpara. 43-Qumësht italian.

1- Ndodhja e dikujt në një vend tjetër kur ndodhi ngjarja. 2-... Velo, pik-tor dhe shkrimtar. 3-Njerëz të një gjaku. 4-Largohu. 5-Vjershë lirike me përmbajtje të përmallshme. 8-Dhoma më e lartë e parlamentit italian. 10-Shprehje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus. 11-Njeri i zgjuar por dhelparak. 12-Ish këngëtarja popullore durrsake ... Dallaku. 13-Në këtë çast. 14-Është lidhëse, ajo lidh dy gjymtyrë të një fjalie. 15-Repart Industrial. 16-Një fondacion bamirësie. 18-Zift. 20-Mjet ndriçimi. 21-Një shenjë e horoskopit. 23-Gjarpër i madh aziatik pa helm. 24-Shqetësim, sevda. 29-Koteci i pulave. 31-Jam në hall, në mëdyshje apo në... 32-Kohë e caktuar për të kryer një punë. 33-Sëmundje e dhëmbëve. 34-Grupi drejtues i një institucioni apo ndërmarrje. 36-Humoristi i Fierit Fuat ... 38-Automjetet e transportit ndërkombëtar. 39-Fuçi druri për verë. 40-Bedri Imami. 41-Ndajfolje sasie.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Rama nis luftën me Metën, Berishën dhe Bashën, më 30 ... · Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të num - rit të anëtarëve të

24 GAZETA SOTE Martë 21 Nëntor 2017

2,6,7,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Futbolli italian nisi më në fund ndryshimin e madh. Besohet se largimi i Karlo Tav-

ekios do t’i hapë udhë një revolucioni të thellë në fut-bollin e këtij vendi dhe klubet italiane do të lënë pas periud-hën e vështirë që po kalojnë prej shumë vitesh, ku nuk konkurrojnë dot me rivalët e tyre spanjollë, anglezë e gjermanë. Pra kampionati italian ka pësuar rënie dhe kjo u vërtetua më mirë me mbetjen e kombëtares ital-iane jashtë Kupës së Botës “Rusi-2018”. Suedia e elim-inoi Italinë në “play-off” dhe kjo ishte dramë për futbollin italian. Trajneri Xhiampiero Venturea u shkarkua, por nuk mjaftohej me kaq publi-ku futbolldashës italian. Ata kërkonin “kokën” e presidentit të federatës italian Karlos Tav-ekio, i cili më në fund reflektoi në drejtimin e duhur. Gjyqi në Federatën Italiane të Futbollit, që u shoqërua me dorëheq-jen e Karlo Tavekio zgjati vetëm 15 minuta. Anëtarët e Ekzekutivit të FIGC ishin

TRAJNERI/ Joakim Lëv favorit për të pasuar

Zidanin te Reali i Madridit

VLERËSIMI Gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe tre të Realit të Madridit janë përfshirë në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të. UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll dhe ndër të përzedhurit e tifozëve të cilët me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shen më të mirë, spikasin Barcelona dhe Reali i Madridit, me ekipin blaugrana që bën ligjin me plot 6 lojtarë. Në portë është zgjedhur Iker Kasijas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit pasi aktualisht

gardiani spanjoll është pjesë e Portos. Mbrojtja përbëhet nga ish-kapiteni i Bajernit, Filip Lahm, ish-qëndërm-brojtësi i Barcelonës Karles Pujol por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pike dhe Serxhio Ramos. Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish-katala-nasi, pikërisht Ksavi Hernandezit, i mbështetur mbështetur nga Andres Iniesta dhe Stiven Xherard. Në sulm përkrah Mesit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë

preferuar edhe francezin Thierry Henri, i cili më shumë sesa për pa-raqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin. Pra, jashtë dy emrave të mëdhenj të fut-bollit spanjoll, janë përfshirë vetëm dy lojtarë, mesfushori Xheard i Liv-erpulit dhe sulmuesi francez Tierri Henri i Arsenalit. Në fakt, përzgjedhja ka shkaktuar debate, pasi janë jashtë listës lojtartë si Pirlo, Zidane, Ronald-injo etj, që të gjithë lojtarë klasi.

SULMUESI PORTIERI SULMUESIT

Barça kontakton Griezman, francezi gati në janar

Ronaldo e Benzema të dështuar, 2 gola në 12 javë

Merkato është larg, por Barcelona ka nisur kontaktet për të forcuar ekipin me lo-jtarë cilësorë dhe në “rrjetën” blaugrana ka rënë sulmuesi francerz i Atletikos së Madridit, Antuan Griezman. Barcelona duket se është e vendosur për ta blerë yllin e Atletikos së Madridit. Sipas mediave span-jolle, drejtuesit e Barçës tashmë kanë nisur bisedimet me ag-jentët e francezit. Griezman nuk po kalon sezon te mirë tek Atletiko Madridi, dhe duket se lojtari është gati për të nisur një aventure të re në futbollin evro-pian. Sulmuesi francez është

Xhixhi Bufon, portieri leg-jendar i Juventusit, konfirmon edhe njëherë tjetër tërheqjen e tij nga futbolli në përfundim të këtij sezoni. Megjithatë dëshi-ron të largohet nga futbolli i luajtur duke fituar trofeun e Champions League, është kjo ëndrra e kapitenit të bardhez-injve. “Me shumë mundësi do të tërhiqem në fund të këtij sezoni. Jam i qetë dhe nuk kam frikë të var këpucët në gozhdë. Jam kurioz për jetën dhe nuk i frikësohem faktit që nuk do të luaj më futboll. Para se të largohem gjithsesi dua trofeun e Championsit.

Reali i Madridit po vuan në këtë periudhë, pasi sulmi nuk është aspak efikas. Si të mos mjaftonte dëmtimi i Gareth Bale, për trajnerin Zinedin Zidane një tjuetër shqetësim është padyshim “shterpësia” e sulmit, ku dyshja Ronaldo-ben-zema nuk njihen. Në 121 javë garë të zhvilluara deir më tani në kampionatin spanjoll, Ron-aldo ka shënuar5 vetëm një gol, po kaq edhe francezi. Kritikat ndaj tyre kanë kapur kulmin, sepse Le Mesi i vetëm ka shën-uar 12 gola, duke realizuar jo vetëm më shumë se BBC, por edhe se krejt Reali gjatë javëve

cak edhe i rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madridit, por raportohet se destinacioni i ardhshëm për Griezmanin do të jetë “Camp Nou”.

Do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë në formën më të mirë në muajin mars, shpresoj që të jetë Juvja”, deklaroi në një intervistë Xhixhi Bufon.

të fundit. Mungesa e golave ka sjellë edhe lëkundjen e pozitave të Zidanit në krye të Realit, për shkak se madrilenët janë 10 pikë prapa Barçës.

Presidenti i futbollit italian mori 10 vota pro nga 17 në total, por tha se kishte presion politik ndaj tij dhe e ndjente përgjegjësinë e mosshkuarjes në Botëror

mbledhur për të shprehur votëbesimin, por presidenti, i cili ishte i akuzuari i madh për eliminimin e Italisë nga Botërori 2018 nuk arriti të përballonte krizën dhe pre-sionet e Komitetit Olimpik dhe Qeverisë italiane. Mbledhja nisi në orën 12:20 dhe përfun-doi në 12:35 minuta. Mbyllja më e hidhur e epokës Tavekio në krye të Federatës Italiane të futbollit, që kulmoi me zhgënjimin më të madh në 60 vitet e fundit, mungesën e “të kaltërve” në Kupën e Botës

“Rusi 2018”. “Ambiciozët dhe grabitqarët politikë nuk na lejojnë të diskutojmë rreth arsyeve të këtij rezultati. Duke vlerësuar se disa prej jush kanë ndryshuar sjelljen ven-dosa të jap dorëheqjen”, ishin disa nga deklaratat e dhëna nga presidenti gjatë mbledh-jes. Përveç largimit të tij, Tav-ekio kërkoi edhe largimin e të gjithë organit vendimmar-rës të federatës. Megjithatë, dorëheqja e presidentit bën që efektivisht të largohen edhe të gjithë drejtuesit e tjerë. Sipas

15 minuta gjyq, Tavekio dorëhiqet nga drejtimi i federatës italiane

Formacioni i shekullit XXI, dominon Barcelona

Bufon: Në fund të sezonit tërhiqem nga futbolli

Një lëvizje e fortë pritet të ndodhë verën e ardhshme sa u takon teknikëve. Ecuria jo bindëse këtë edicion e Zinedin Zidane në krye të Realit të Ma-dridit, mund të sjell;ë largimin e francezit në fund të sezonit, për t’u zëvendësuar nga një tjetër emër i madh, Joakim Lëv. Një titull në La Liga dhe dy Cham-pions League duket se nuk mjaftojnë që Zinedine Zidane të qëndrojë në krye të Realit të Ma-dridit. “Los Blancos”, aktualisht 10 pikë larg Barcelonës në Pri-mera Divizion pas 12 javëve të para të kampionatit, po kalojnë një situatë të vështirë, me pres-identin Florentino Perez që po studion kandidatët e mundshëm

për përiudhën post-Zidane. Emri i parë në listën e presi-dencës madrilene, sipas medi-ave spanjolle, është Joakim Loë, trajneri aktual i Kombëtares së Gjermanisë. Nëse Reali do ta mbyllë sezonin pas një trofe të rëndësishëm, i përzgjedhuri për të zëvendësuar francezin është Loë. Perez thuhet se ka nisur kontaktet e para me për-faqësuesit e gjermanit, që nga ana e tij e sheh me entuziazëm mundësinë e uljes në një stol të rëndësishëm, sic është ai i Realit të Madridit. 57-vjeçari është prej thuasje 12 vjetësh në krye të “Pancerave” dhe me shumë mundësi do t’i japë fund me kombëtaren pas “Rusi 2018”.

statutit, institucioni duhet të zhvillojë zgjedhje të reja në harkun e 90 ditëve. Deri në atë periudhë, Tavekio do të kujdeset për mbarëvajtjen e federatës, duke u kujdesur për organizimin e Europian-it 2019 për përfaqësueset e 21-vjeçarëve që do të zhvillo-het në Itali apo përcaktimin e qyteteve që do të presin ndeshjet e Europianit 2020. Duhet thënë se Italia e viteve 90-të ishte shumë herë më e mirë se kjo aktualja, pavarë-sisht se disa lojtarë që ka në përbërje grupi aktualisht janë nga më të mirët e futbollit italian në historinë e tij. nuk mjafton vetëm kualiteti dhe eksperienca e lojtarëve si Kjelini, Bufon, Bonuçi, De Rosi etj, duhet organizim dhe një strategji për të dalë nga situata dhe Tavekio e kuptoi këtë, duke dhënë dorëheq-jen. Nuk mungon komentet në median italiane se kreu i federatës ishte ndjerë nën presionin e qeverisë italiane, madje mund të ketë marrë edhe kërcënime nën rrogoz, por dukshëm Tavekio e cilësoi dorëheqjen e tij të imponuar nga presioni politik.