raport i shpejtË vlerËsimi pas pËrmbytjes sË...

28
RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË Shkurt 2015 13 Shkurt 2015

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË ‐ Shkurt 2015  

 

13 Shkurt 2015 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 2 nga 28 

 

 

 

Përmbajtja 

 

1.  Rreth këtij raporti ............................................................................................................................... 3 

2.  Rreth ngjarjes / subjekti i raportit ...................................................................................................... 5 

3.  Karakteristika të rrjetit hidrografik të lumit Vjosë ............................................................................. 7 

4.  Karakteristikat klimatike të pellgut të Vjosës .................................................................................... 8 

5.  Përmbytjet në Shqipëri dhe vlerësimi i përmbytjes së shkurtit 2015 ............................................... 9 

6.  Konstatime përfundimtare .............................................................................................................. 15 

7.  Shtojca .............................................................................................................................................. 17 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 3 nga 28 

 

1. Rreth këtij raporti 

Ky raport u hartua si vrojtim i shpejtë i gjendjes së përmbytjes të shkaktuar nga lumi Vjosë në zonën fushore dhe të deltës së tij, në periudhën 31  janar – 5 shkurt 2015. Ai ka si qëllim të identifikojë,  në  mënyrë  të  shpejtë,  disa  nga  pasojat  e  përmbytjes,  reagimin  qytetar  dhe çështjet që çuan në shtrirjen e përmbytjes në shkallën që ajo ndodhi. 

Në këtë raport jepen disa të dhëna historike, të cilat do mund të shërbejnë për të krahasuar ndodhitë e ndryshme, shkaqet dhe ndryshueshmërinë në pasojat që kanë shkaktuar. 

Raporti nuk shërben si një studim shkencor, por më shumë si një dokument profesional për të interesuarit të cilët dëshirojnë të thellohen më tej në vlerësimin e gjendjes dhe të masave që duhen marrë në të ardhmen. 

Raporti  u  hartua  nga Molnar  Kolaneci  dhe  Xhemal Mato, me  ndihmën  e  Eduart Cani,  dhe është  i ndërtuar në pjesën vlerësuese, të fakteve dhe shoqërohet me një video të xhirimeve në terren. 

 

 

Vizita fakt‐mbledhëse dhe raporti u mbështet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër  të  programit  SENiOR‐A  “Mbështetje  për  Organizatat Mjedisore  të  Shoqërisë  Civile  në Shqipëri”. 

Ky  publikim  paraqet  pikëpamjet  e  autorit/autorëve mbi  këtë  temë.  Këto  pikëpamje  nuk  janë adoptuar  apo  aprovuar  nga  Qendra  Rajonale  e  Mjedisit  (REC)  dhe  nuk  duhet  të  shihen  si qëndrime të REC apo të Ambasadës Suedeze në Shqipëri. REC Shqipëri nuk garanton saktësinë e të dhënave të këtij publikimi dhe nuk mban përgjegjësi për përdorimin e këtij publikimi. 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 4 nga 28 

 

Metodologjia e punës 

Puna u ndërtua në dy drejtime të aktiviteteve: puna në terren dhe puna në zyrë. 

• Puna në terren konsistoi në hetimin e zonës së përmbytur në bazë të dokumentacionit vizual (video,  fotografi)  dhe  audiovizual  (intervista  me  njerëzit  lokalë  dhe  përfaqësues  të autoriteteve vendore). Interesi u fokusua në zonat urbane, në zonat pjellore dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Një tjetër fushë që u vrojtua ishte dhe mjedisi ujor, ku puna konsistoi në përcaktimin  e  një  kufiri  paraprak  të  zonës  së  përmbytur,  duke  përdorur  një  GPS.  Qëllimi kryesor ishte dokumentimi i ndikimit të përmbytjes së datës 1 shkurt 2015 në mjedis. 

• Puna në zyrë u  fokusua në  interpretimin e  fakteve dhe  të  imazheve, në hartimin e  raportit dhe në ndërtimin e materialeve informative fakt‐nxjerrëse. Ndikimi i këtij vërshimi u krahasua me përmbytjet historike, bazuar në dokumente  informuese (bibliografi, programe televizive, gazeta dhe buletine).  

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 5 nga 28 

2. Rreth ngjarjes / subjekti i raportit 

Në periudhën 31 janar – 5 shkurt 2015, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut1, lumenjtë në pjesën  jug‐perëndimore  të  vendit  dolën  nga  shtretërit  e  tyre  duke  shkaktuar  përmbytje masive  në Qarkun  e  Fierit,  të  Vlorës  dhe  të  Beratit.  Përmbytjet  ishin më  të  theksuara  në zonën fushore dhe në deltën e  lumit Vjosë, ku rreth 17.000 ha tokë u mbulua nga uji në një lartësi që në disa vende shkonte deri në 3 metra.  

Dalja e  lumit Vjosë  filloi në pikën  e  fillimit  të  kanalit  të ujërave  të  larta  të  Levanit, për  t’u shtrirë më poshtë në drejtim të detit, në komunën e Novoselës e deri në fshatrat e Fierit. 

Sipas të dhënave paraprake nga Emergjencat Civile, sipërfaqja e përmbytur është rreth 5.000 ha tokë dhe janë rreth 1.100 banesa të përmbytura. Në zonë është bërë evakuuimi i rreth 400 personave. 

 

Figura 1 ‐ Harta e shtrirjes së përafërt, sipas dëshmive të përmbytjes (google map)2  

 

 

Në zonën e përmbytur, si rezultat  i shumë  faktorëve,  lëvizja e ujit  ishte  jo natyrore. Kështu, autostrada Levan – Vlorë krijoi bllokim të ujit dhe drejtimin e tij sipas vijës së autostradës. Në 

                                                            

1 Sipas buletinit të  IGJEUM, në zonën e Vjosës  ishte parashikuar dhe ra rreth 200 mm shi për 24 orë. Buletini http://www.geo.edu.al/skedaret/1422790772‐BM‐36ore‐2015.02.01.pdf  

2 Gjurma e hartës është për të treguar përafërsisht shtrirjen e përmbytjes. Ndërkohë, në brendësi të gjurmës kishte zona të  lira nga uji, kryesisht në kuotat 4‐6 m dhe në varësi të bllokadave që krijojnë rrugët. Për këtë, kjo hartë duhet marrë si treguese për hulumtim të mëtejshëm në terren. 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 6 nga 28 

disa zona, si në fshatin Kashisht, uji nuk erdhi drejtpërdrejt nga Vjosa, e cila kalon pranë, por nga  pjesa  e  pasme  e  fshtatit.  Po  ashtu,  pjesë  të  ngritura  të  zonës  në  rreth  4‐6 m  nuk  u përmbytën nga uji. 

Harta e mësipërme nuk pretendon të japë një shtrirje të saktë të përmbytjes, por ajo tregon se shtrirja e saj ishte në një sipërfaqe prej 20‐24.000 hektarësh, me intensitet më të lartë në fshatrat  pranë  rrjedhës  së  lumit,  si  Fitore,  Ferras,  Pishë‐poro,  Poro  dhe  në  fshatin  e  ri  të Darëzezës. 

Në këtë vështrim  të parë, dy elementë vërehen menjëherë dhe kanë  të bëjnë me  faktin se nuk është marrë asnjë hartë satelitore e përmbytjes, për të faktuar shtrirjen dhe intensitetin e përmbytjes. Ky  fakt mund  të konsiderohet  si mësimi  i parë  i nxjerrë dhe një  rekomandim  i fortë  institucional  për  të  futur  si  pjesë  të  procedurës  këtë  element  të  rëndësishëm  në vlerësimin e gjendjes.  

Përmbytja nuk pati pasoja në njerëz, por pati pasoja të mëdha në asete dhe gjënë e gjallë. Një numër  i madh  banesash  u  dëmtuan  dhe  orenditë  u  shkatërruan.  Gjithashtu,  një  numër  i konsiderueshëm bagëtish u mbytën.3 

Më poshtë  jepen disa pamje nga përmbytja,  të marra nga burime  të ndryshme elektronike dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. 

 

Figura 2 – Pamje nga përmbytja e muajit shkurt 2015 – pamje nga Emergjencat Civile 

 

 

                                                            3 Të dhënat e sakta pritet të raportohen pas verifikimeve nga Emergjencat Civile 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 7 nga 28 

   

 

 

3. Karakteristika të rrjetit hidrografik të lumit Vjosë 

Lumi Vjosë, me sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës prej 6710 km2 dhe gjatësi 272 km, është lumi më i madh në Shqipërinë e Jugut dhe një nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit. 

Fillimin  e  vet  lumi Vjosë  e  ka  jashtë  territorit  të  Shqipërisë, në  shpatin  jugor  të maleve  të Voljakalldit, që  shtrihen në  jug  të vargmaleve  të Pindit në Greqi. Vjosa, para  se  të  futet në Shqipëri, merr ujërat e Vojdomares  (nga e majta) dhe, pak pasi  futet në  territorin shqiptar, derdhet dhe dega kryesore e Sarandaporos nga territori grek. Jashtë territorit të Shqipërisë, sipërfaqja  e  pellgut  ujëmbledhës  të  Vjosës  është  2085  km2,  e  cila  përfaqëson  31.1%  të sipërfaqes së përgjithshme të pellgut ujëmbledhës të Vjosës, ndërsa gjatësia në territorin grek është 85.6 km. 

Në  territorin  shqiptar  Vjosa  futet  si  një  lumë  i  formuar  dhe  kalon  në  ultësirën  ndërmjet vargmaleve  të Nemërçkës  nga  veriperëndimi  dhe maleve  të  Leskovikut  e  të Grabovës  nga verilindja. Pasi hyn në territorin shqiptar e deri në Dragot, lumi Vjosë ka formuar një luginë të shoqëruar me  tarraca në  të dy brigjet, ose në njërin apo  tjetrin krah sipas  rastit. Shtrati në këtë pjesë  është  i ngushtë dhe brigjet  e  tij përbëhen prej  konglomeratesh plot  zgavra. Në sektorin  Këlcyrë‐Dragot,  Vjosa  futet  në  një  luginë  të  tipit  erozional,  me  drejtim  lindje‐perëndim,  ku  pret  tërthorazi  një  radhë  strukturash  antiklinale  si  vargmalet  Nemërçkë‐Dhëmbel nga mali  i Trebeshinës dhe më poshtë malet Lunxhëri‐Golik nga mali  i Shëndëllisë. Këtu  lugina është në formën “V” dhe në përgjithësi është simetrike. E veçanta e kësaj pjese është  fakti  që masivi  gëlqeror  i  antiklinalit  Nemërçkë‐Dhëmbel,  si  dhe  ai  Trebeshinës  e  i Shëndëllisë,  drenojnë  ujërat  e  tyre  në Grykën  e  Këlcyrës  direkt  e  në  Vjosë,  ku  nga më  të shquarit është ai i quajturi burimi “Uji i Zi” me prurje disa m3/s. 

Zona  hidrografike  e  Vjosës,  pas  Dragotit  dhe  pas  bashkimit  me  lumin  Drinos  e  deri  në derdhjen në det, karakterizohet nga një luginë më e gjerë. Në vendet ku ndërpret gëlqerorët, Vjosa ka krijuar gryka të ngushta, siç është ajo e Dorëz‐Kalivaç, e cila është rreth 4 km e gjatë dhe rreth 150 m e gjerë. Më poshtë grykës së Poçemit, shtrati i Vjosës zgjerohet shumë dhe pjerrësia e  tij  zvogëlohet, duke krijuar mundësi për depozitime  zhavorresh dhe  ranore. Pas derdhjes së lumit Shushicë e deri në det, shtrati i lumit vjen gradualisht duke u ngushtuar, me gjarpërime dhe brigje të thella. 

Në Vjosë derdhen degë të shumta. Përveç dy degëve kryesore, Drinos dhe Shushicës, që në fakt, për nga madhësia e pellgut ujëmbledhës si dhe nga sasia e ujit që  transportojnë,  janë lumenj më  vete,  ka dhe  një  sërë përrenjsh me  sipërfaqe deri në 300  km2, që derdhen në trungun e Vjosës. Kështu, nga hyrja në  territorin shqiptar deri në Dragot, në Vjosë derdhen 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 8 nga 28 

përrenjtë e Çarshovës  (90.8 km2), Langaricës  (337 km2), Lemnicës  (103 km2), Dishnicës  (173 km2) nga ana e djathtë, si dhe përroi i Zagorisë (171.6 km2) në krahun e majtë.  

Vetë lumi Drinos, ashtu si dhe Vjosa, fillimin e tij e ka në Greqi. Në territorin grek, sipërfaqja ujëmbledhëse e Drinos është 256 km2, çka përfaqëson 19.4 % të të gjithë pellgut ujëmbledhës të Drinos, ndërsa gjatësia e tij është 23 km. Degët kryesore që derdhen në lumin e Drinos janë përroi  i Suhës (264.9 km2) nga krahu  i djathtë dhe përroi  i Kardhiqit (181.9 km2) nga krahu  i majtë. Një nga veçoritë kryesore nga pikëpamja hidrografike për lumin e Drinos, është fakti që një pjesë  e ujërave  të pellgut ujëmbledhës  të  tij  kalojnë në  rrugë nëntokësore, nëpërmjet masivit  gëlqeror  të Malit  të Gjerë, për  furnizimin  e  burimit  të  “Syrit  të Kaltër” në Bistricë, jashtë pellgut të vetë Drinos.  

Lumi Drinos ka një lartësi mesatare të pellgut që luhatet nga 687 deri në 746 m mbi nivelin e detit, pjerrësi të pellgut  (shpateve) nga 21 deri në 28 % dhe një gjerësi mesatare  të pellgut nga 10.1 deri në 15.7 km. 

Lumi Shushicë është dega e dytë e Vjosës për nga madhësia.  Fillimin e  tij e  ka nga Zhuri  i Kuçit,  por  në  të  vërtetë  si  lumë  tamam,  Shushica  e  ka  fillimin  pas  Buronjave  të  Kuçit. Dy përrenjtë  kryesorë që derdhen në Shushicë  janë përroi  i Vranishtit në  krahun e majtë dhe përroi  i Smokthinës në krahun e djathtë. Edhe Shushica dallohet për furnizim të kënaqshëm me ujëra nëntokësore karstike, siç është zona e Kurveleshit.  

Lumi Shushicë, gjatë shtrirjes së tij, ka një lartësi mesatare të pellgut ujëmbledhës që luhatet nga 759 deri 540 m mbi nivelin e detit, pjerrësi të pellgut që varion nga 21 deri në 28 % dhe gjerësi mesatare të pellgut nga 8.8 deri në 10.1 km. 

 

 

4. Karakteristikat klimatike të pellgut të Vjosës  

Për vetë shtrirjen e madhe që ka pellgu ujëmbledhës i Vjosës, që nga kufiri deri në derdhje në detin Adriatik, është e kuptueshme që dhe zonat klimatike në të cilat përfshihet ky pellg do të jenë  të  ndryshme.  Sidoqoftë,  ndikimi  i  detit  deri  në  thellësi  të  luginës  së  Vjosës  shfaqet nëpërmjet efektit zbutës  të erërave që  fryjnë nga deti dhe pasqyrohet në  tipare  të veçanta klimatike  të  pellgut  të  Vjosës.  Përgjithësisht,  mbizotëron  klima  mesdhetare  me  të  gjitha aspektet e veçanta të saj, si klima mesdhetare fushore, kodrinore, paramalore dhe malore. Në gjysmën e ftohtë të vitit, aktiviteti ciklonar është më  i theksuar dhe shoqërohet me mot me vranësira dhe reshje, që në stinën e dimrit në zonën lindore janë në forme bore. Stina e dimrit karakterizohet  dhe  nga  reshje  intensive,  shpesh  në  formë  të  shtrëngatave  të  shiut.  Në periudhën  e  ngrohtë  të  vitit,  sidomos  në  stinën  e  verës,  kemi  një  mbizotërim  të  motit anticiklonar, me  temperatura  të  larta  dhe me  sasi  të  vogël  reshjesh  deri  në  thatësirë,  që ndikon në zvogëlimin e rezervave ujore. Me gjithë këtë, lumi Vjosë, në krahasim me lumenjtë e  tjerë  të  vendit,  dallohet  për  një  qëndrueshmëri  të  lartë  të  rezervave  ujore  edhe  gjatë periudhës së ngrohtë të vitit. 

Një nga elementët klimatikë, që ndikon direkt në ujshmërinë e një rajoni, pa dyshim që janë reshjet atmosferike. Në pellgun ujëmbledhës të Vjosës kemi zonat hidrografike të Drinos dhe të Shushicës, të cilat dallohen për sasi të mëdha reshjesh në gjithë rajonin jugor të Shqipërisë. Këtu reshjet më të shumta bien në vargmalet që kufizojnë Vjosën nga perëndimi ‐ në malet e Lungarës, të Çikës, në malin e Gjerë, në Malësinë e Kurveleshit, ku reshjet mesatare vjetore i kalojnë kudo vlerat 1500 mm dhe arrijnë deri në 2300 mm shi në vit. Reshje vjetore të shumta ka edhe masivi Dhëmbel‐Trebeshinë‐Nemërçkë. Duke kaluar në shpatin e djathtë  të Vjosës, vërehet një zvogëlim i theksuar dhe  i menjëhershëm i reshjeve. Kjo ndodh pasi masat ajrore 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 9 nga 28 

të ngopura me  lagështirë, që vijnë nga deti, shkarkojnë pjesën më të madhe të reshjeve në brezin e parë të vargmaleve përballë detit (mali i Çikës, mali i Gjerë) dhe më pas në brezin e dytë (Lunxhëri‐Bureto). Pjesa e mbetur shkarkon në shpatin e djathtë lindor të Vjosës. Kështu, ndërsa në Kuç e Nivicë bien rreth 2300 mm në vit, në Kardhiq bien 2310 mm, në Gjirokastër 1860 mm, në Llongo rreth 2000 mm, në shpatin lindor vërehen shtresa me të vogla reshjesh si në Leskovik 1170 mm, në Gërmenj 1250 mm, në Peshtan 968 mm, në Përmet 1250 mm dhe në Këlcyrë 1290 mm. 

 

Figura 3 ‐  Shtrirja e lumit Vjosë (google map) 

 

 

5. Përmbytjet në Shqipëri dhe vlerësimi i përmbytjes së shkurtit 2015 

Shqipëria  karakterizohet  si  një  vend  që  preket  në  mënyrë  të  shpeshtë  nga  fenomeni  i përmbytjeve. Kryesisht,  lumenjtë që kanë shkaktuar deri më sot përmbytje të përmasave të konsiderueshme,  janë  lumenjtë  Drini‐Buna  dhe  Vjosa.  Para  pak  vitesh,  vëmendja  ishte përqendruar në veri, në zonën e Drinit dhe të Bunës, ku përmbytjet  janë të një karakteri të përzierë,  ku  përveç  faktorëve  natyrorë  ndikim  ka  dhe  aktiviteti  njerëzor  nëpërmjet administrimit të kaskadës hidroenergjetike mbi lumin Drin. 

Megjithëse  intensiteti dhe shpeshtësia e përmbytjeve do të rritet nga shpyllëzimet pa kriter, përmbytjet në Shqipëri mund të karakterizohe,n kryesisht, si fenomen natyror dhe që  lidhen më tepër me kushtet mbizotëruese gjeomorfologjike dhe klimatike. Në këto kushte, zgjidhja e problemit duhet  të kërkohet më  tepër në masat për zbutjen e efekteve  të përmbytjeve,  të tilla si rritja e magazinimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të rezervuarëve dhe mbrojtjen e tokave të ulëta nga argjinaturat. 

Ngjarja  e  fundit  e  ndodhur  në  lumin  Vjosë  ka  sjellë  në  vëmendje  faktin  që  problemet  e përballimit  të  fenomeneve  të përmbytjeve duhen  trajtuar në mënyrë  serioze dhe  trajtimi  i tyre  duhet  parë  në  aspektin  gjithëpërfshirës  ose,  siç  njihet  në  terminologjinë  përkatëse, “menaxhimi  integral  i  basenit  lumor”.  Para  se  të  kalojmë  në  analizën  dhe  nxjerrjen  e  disa faktorëve  shqetësues  të  fenomenit  të  përmbytjes,  po  përshkruajmë  shkurtimisht 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 10 nga 28 

karakteristikat  e  ngjarjes  se  fundit,  të  ndodhur  në  lumin  e  Vjosës,  parë  edhe  në këndvështrimin historik. 

Fenomeni i ngjarjeve ekstreme në  lumin Vjosë ndodh shpesh, por nga ato që mbahen mend dhe që në një fare mase kanë shkaktuar dëme ekonomike, përmenden ngjarjet e dimrit 1962‐1963,  nata  e  ndërrimit  të  viteve  1970‐1971,  dhjetori  2005  dhe  e  fundit  1  shkurti  2015. Përpara ngjarjes  së këtij viti, ngjarja më ekstreme, përsa  i përket parametrave hidrologjike, janë  ato  të  vitit  1970‐1971,  por  ngjarjet  e  vitit  1962‐1963  kanë  pasur  kohëzgjatje më  të madhe dhe shtrirja e përmbytjes ka qenë gjithashtu më e madhe (ndikimi në pothuaj të gjithë lumenjtë e Shqipërisë).  

 

Tab. 1. Karakteristikat e përmbytjeve 1962‐1963. 

Lumi  Zona e përmbytur (ha)  Kohëzgjatja (ditë) 

Seman  30,000  35 

Vjosë  22,000  20 

 

Rekordet e niveleve maksimale për Vjosën, përpara kësaj ngjarje, i përkisnin vitit 1970, ndërsa për degën më të madhe të saj, lumin Drino, ky rekord i takon 16 nëntorit të vitit 1962. Nga të dhënat e mediave, që  i referoheshin burimeve të ndryshme zyrtare, rezultoi se sipërfaqja e përmbytur në ngjarjen e 1 shkurtit 2015 arriti vlerën 17.000 hektarë4. 

 

Nga rikonjicioni  i kryer nga ana  jonë, disa ditë pas ngjarjes së 1 shkurtit 2015, rezultoi se ky rekord për pjesën e Vjosës është thyer. Si pikë referimi është marrë vendmatja hidrometrike e Përmetit,  ku  pavarësisht  faktit  se  pajisjet  matëse  të  instaluara  nuk  punonin,  në  bazë  të gjurmëve  të  gjetura  dhe  dëshmive me  fotografitë  e marra,  u  arrit  të  përcaktonim me  një saktësi të pranueshme nivelin maksimal. Në vendmatjen e Çarshovës, që është stacioni i parë hidrometrik i Vjosës, në territorin e Shqipërisë, prurja maksimale e datës 1.02.2015 shkatërroi bazamentin  e  betonit  që  ishte  ndërtuar  para  30  vjetësh.  Në  vendmatjet  e  tjera  ishte  e pamundur  të përcaktohej niveli maksimal, sepse nuk  funksiononte asnjë pajisje matëse dhe ato vendmatje  janë  larg zonave të banuara. Në vendmatjen e Mifolit nuk mund të gjykohet për nivelin e arritur (marrë nga mediat apo fotografi të ndryshme) për shkak se lumi Vjosë ka dalë nga shtrati përpara se të mbërrijë në Urën e Mifolit. Pra, analiza e ngjarjes së 1 shkurtit 2015 është bërë për vendmatjen e Përmetit, e cila në fakt ka qenë një vendmatje cilësore në bazë  të  vrojtuesve  të  kualifikuar  që  ka  pasur  dhe  ka  aktualisht.  Në  lumin  Drinos,  në vendmatjen e Urës se Leklit, niveli maksimal  i arritur nuk e  tejkaloi nivelin maksimal  të vitit 1962, por arriti vetëm rreth 15 cm nën këtë nivel historik. Po të kemi parasysh faktin që, në ngjarjen  e  vitit  2015  lumi Drinos  ka  dalë  nga  shtrati  përpara  se  të  vinte  në Urën  e  Leklit, atëherë nuk mund të themi me siguri që ky rekord nuk u tejkalua nga ngjarja e 2015‐ës. 

 

 

                                                            4 Informacion ky i marrë nga deklarat në terren nga autoritetet. Sipërfaqja zyrtare nuk është përcaktuar ende. 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 11 nga 28 

 

Figura 4 ‐ Foto nga pikat e matjes (stacionet hidrometrike) 

 

Stacioni Çarshovë 

 

 

Stacioni Përmet 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 12 nga 28 

Stacioni Tepelenë dhe Stacioni i Drinos / Ura e Leklit 

 

 

Duke iu referuar vëzhgimit në vendmatjen e Përmetit, u arrit në konkluzionin që niveli i arritur i  takon  vlerës  9 m  në  hidrometër  (laten  treguese),  që  në  fakt  nuk  ekzistonte,  por  që  u përcaktua nga ana  jonë në bazë  të gjurmës që kishte  lënëe  tabela e vendosur në bllokun e betonit për nivelin historik të vitit 1970 (shiko foton më poshtë). Në fakt, tabela prej llamarine ishte tej mase e amortizuar dhe ishte aty prej më shumë se 45 vjetësh. Niveli i vitit 1970 ishte 8.58 m dhe për krahasim po  japim në tabelën 2 më poshtë nivelet maksimale ndër vite për vendmatjen e Përmetit dhe atë të Tepelenës  (si vendmatje me kohëzgjatjen më të madhe). Nga të dhënat e niveleve përpara ngjarjes së fundit, është bërë një analizë statistikore për të përcaktuar  periudhën  e  përsëritjes  së  niveleve  maksimale  në  vendmatjen  e  Përmetit, rezultatet e të cilës jepen në grafikun 1 si më poshtë.  

 

 

 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 13 nga 28 

Figura 5 – Pamje nga stacioni hidrometrik i Përmetit, në momentin e nivelit maksimal të datës 01.02.2015 

 

 

Tab. 2 Nivelet e Vjosës me periudhë përsëritjeje të ndryshme, Përmet 

Përsëritja në vjet 

10  20  50  100 

Niveli në cm  676  757  861  939 

Niveli mbi nivelin e detit 

224.94  225.75  226.79  227.57 

 

Nga  të dhënat e kësaj  tabele,  rezulton  se niveli maksimal  i vitit 1970  i përket një periudhe përsëritjeje 1 herë në 50 vjet (861 cm sipas llogaritjeve dhe 858 cm niveli i vrojtuar). Ngjarja e vitit 2015, që  ishte 900  cm, e  tejkalon  këtë  rekord dhe mund  të  thuhet  se niveli  i datës 1 shkurt  2015  i  takon  një  periudhe  përsëritjeje  prej  rreth  75  vjetësh.  Tashmë  në  bllokun  e betonit të vendmatjes se Përmetit duhet rivendosur tabela në kuotën e re të rekordit historik. Njëkohësisht, është mirë që edhe tabela e nivelit historik të lumit Drinos të rinovohet, sepse edhe  ajo  është  shumë  e  amortizuar  dhe  tashmë  e  kreu  rolin  e  saj  si  shenjë  dalluese  për ngjarjet ekstreme dhe, për këtë arsye, duhet të mirëmbahet. 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 14 nga 28 

Graf. 1 Nivelet maksimale kronologjike të vrojtuara, Përmet (në metra mbi nivelin e detit) 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 15 nga 28 

6. Konstatime përfundimtare 

 

Në përfundim të vlerësimit, u konstatua se: 

1. Sistemi modern  i monitorimit të  lumit Vjosë nuk funksiononte rregullisht. Ndërkohë që  janë zbatuar projekte për plotësimin  e  kësaj nevoje dhe  janë  instaluar pajisjet. Ky  sistem do  të mundësonte kohë për parandalimin e pasojave. 

2. Në  kuadrin e  rikonjicionit  të  fenomenit  të përmbytjeve  shkaktuar nga ngjarja e  këtij  viti, u konstatuan disa  veçori, që në  fakt njihen  jo  vetëm  nga  specialistët  e hidroteknikës dhe  të hidrologjisë,  por  edhe  nga  vetë  banorët  e  zonave  të  përmbytura.  Është  fjala  për  sistemin mbrojtës  të  lumenjve në përgjithësi dhe në veçanti të  lumit Vjosë ose, siç njihet me  termin teknik,  sistemi  i  argjinaturave.  Ky  sistem, minimalisht,  duhej  të mirëmbahej  dhe,  nga  ana tjetër,  duhet  t’i  nënshtrohet  ose  më  mirë  duhej  t’i  ishte  nënshtruar  një  rishqyrtimi  të kushteve teknike, në kuadrin e ngjarjeve që po ndodhin shpesh në lumenjtë tanë. Në fakt, kjo detyrë  do  të  duhej  të  zgjidhej  nga  një  institut  i  sistemit  të  bujqësisë,  i  cili  është mbyllur padrejtësisht që në vitin 1997 (Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Veprave Kulluese dhe Ujitëse  ISPVKU). Lëvizja pa kriter e popullsisë e ka bërë më të mprehtë domosdoshmërinë e rishikimit të këtij problemi. Tashmë, kjo detyrë nuk i takon vetëm sistemit të bujqësisë, por në situatën aktuale, aktorë të rëndësishëm duhet të jenë organizmat e reja që kanë të bëjnë me planifikimin e territorit dhe me çështjet e urbanizimit të territorit. 

3. U  konstatua  se  parametrat  teknikë  të  dy  autostradave  që  rrethojnë  lumin  Vjosë,  Levan‐Tepelenë dhe  Levan‐Vlorë, nuk  kanë marrë parasysh  zonën  ku  ato  janë  vendosur.  Është  e palejueshme që autostrada e përfunduar në  vitin 2013,  Levan‐Tepelenë,  të përmbytet nga Vjosa. Normalisht,  projektuesit  e  kësaj  autostrade  duhet  ta  kishin  në  termat  e  referencës mbrojtjen nga lumi Vjosë. Gjithashtu, dhe autostrada tjetër Levan‐Vlorë ka bërë dy ndërhyrje të gabuara, për mendimin tonë, në zonën ku është përmbytur. Së pari, ura e autostradës mbi lumin Vjosë, që ndodhet  rreth 3  km më poshtë Urës  së Mifolit, duhet  të  lejonte  kalimin e prurjeve maksimale  dhe  jo  të  krijonte mufatje  deri  në  rrezikimin  e  vetë  urës  (filmime  nga riparimet  e  urës  pas  ngjarjes  së  përmbytjes).  Nga  ana  tjetër,  autostrada  ngrihet  si  një argjinaturë  nëpër  një  tokë  bujqësore,  me  një  sistem  drenazhimi  të  kolauduar.  Pajisja  e autostradës me një sistem tombinosh e ka çorganizuar këtë sistem drenazhimi dhe, në disa raste, ka krijuar një rrjedhje të kundërt të sistemit të drenazhimit (filmime). Jemi të mendimit që projekti i autostradës duhej të ishte certifikuar nga Ministria e Bujqësisë. 

4. Gjatë inspektimit në zonën e përmbytjeve, doli që fshati Darëzezë ishte fshati që e pësoi me shumë, sidomos në tokat bujqësore. Ndërtimi i fshatit Darëzezë ka rezultuar  i gabuar dhe ky konstatim, që ndoshta nuk është se është zbuluar nga ana jonë. Dihet që fshati Darëzezë e Re (ky është  emri origjinal) është një  fshat me një histori  shumë  të  re,  i ndërtuar në  fund  të viteve  ‘80. Në  fakt banorët e  saj  janë nga  fshati Darëzezë, që ndodhej në pjesën që do  të përmbytej nga rezervuari  i hidrocentralit të Banjës pranë Gramshit dhe që  janë shpërngulur në këtë zonë bregdetare. Territori ku është ngritur fshati Darëzezë e Re ka qenë në fakt një sektor  i  fermës, ku kishte disa godina shërbimesh  të ndryshme si SMT, Hidrovori  i Povelcës etj, por  jo godina banimi. Ky territor është në kuota nga më të ultat të të gjithë  fushës dhe mjaft vulnerabël nga çdo lloj dalje e lumit Vjosë. 

5. Në pothuaj të gjithë gjatësinë e lumit Vjosë, në pjesën fushore, ka patur një aktivitet shumë të madh  të  marrjes  së  zhavorreve  nga  lumi  (shiko  shtojcat  për  disa  fakte),  të  cilat  e  kanë tjetërsuar thelbësisht shtratin, brigjet dhe rrjedhën normale të tij. Karrierat, përveç se shumë aktive, kanë qenë të vendosura shumë pranë njëra–tjetrës, duke e kthyer lumin në një kantier të madh, me  shumë dinamika. Në  fshatin Kashisht, bankinat mbrojtëse në  lumë  kanë dalë 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 16 nga 28 

jashtë funksionit dhe ky investim (tani i çuar dëm) është i nevojshëm të ribëhet në anën tjetër të lumit, për të mbrojtur tokën. 

6. Si pasojë e ndërhyrjeve për marrjen e zhavorreve, lumi ka ushtruar presion në krahët e tij dhe në disa prej  zonave  ka marrë  sipërfaqe  të madhe  të  tokës bujqësore,  siç  tregohet dhe në fshatin Kashisht, ku është humbur pothuaj 1,5 ha tokë (shiko shtojcat). Këto ndërhyrje janë të dukshme në të gjithë gjatësinë e lumit dhe sipërfaqja e humbur është e konsiderueshme.  

7. Përmbytjet rrezikojnë të ndosin ujrat nëntokësore, të cilat në të gjithë ultësirën përdoren për qëllime  të ndryshme përfshi pirjen. Për këtë arsye një monitorim  i gjendjes  së basenit nën ujor që përdoret nga fshtarta është e nevojshmë të ndërmerret me urgjence5; 

8. Në të gjithë zonën është rritur dukshëm shkalla e rrezikut që shkakton përmbytja. Lëvizjet e banorëve  dhe  aktiviteti  ekonomik  afër  lumit  dhe  në  zonat  pronë  të  ujit,  është  shtuar dukshëm, ndaj dhe pasojat janë shumëfishuar në asete dhe bagëti.  

 

Disa  nga  detyrat  që  duhen  pasur  parasysh  në  të  ardhmen,  në mënyrë  që  të  zbutet  efekti negativ i përmbytjeve: 

1. Përafrimi dhe më pas zbatimi  i Direktivës Evropiane të Përmbytjeve, që është në vazhdimësi të  Direktivës  Kuadër  të  Ujit,  e  cila  kërkon  bërjen  e  një  vlerësimi  paraprak  të  rrezikut  të përmbytjeve në Shqipëri, çka nënkupton një sërë përshkrimesh dhe dokumentacionesh për çdo lumë, në aspektin e përmbytjeve në të kaluarën. 

‐ Në  këtë  kuadër,  të  bëhen  hartat  e  përmbytjeve  sipas  skenarëve  të  ndryshëm probabilistikë, si dhe hartat e rrezikut  të përmbytjeve që  tregojnë pasojat e mundshme negative  lidhur me  skenarët  e  përmbytjeve,  e  shoqëruar me  planet  e menaxhimit  të rrezikut të përmbytjeve. Ky proces është tashmë duke vijuar në Shkodër, ndaj përvoja atje mund të sillet dhe në lumenjtë e tjerë. 

2. Institucioni  që monitoron  lumenjtë  (ish  Instituti Hidrometeorologjik,  sot  IGJEUM)  duhet  të riorganizohet,  sepse  në  kushtet  e  sotme  nuk  është  në  gjendje,  as  financiarisht  por  as  në aspektin e burimeve njerëzore  (specialistë përkatës) të  japë kontributin në këto çështje. Në rastin konkret të përmbytjeve të  fundit nga  lumi Vjosë,  informacionet e detajuara nuk kanë arritur të regjistrohen dhe, për pasojë, mbetemi në nivelin e hipotezave dhe të perceptimeve. 

 

 

                                                            5 Situata  e  vështirë  e  përmbytjes  si  pasojë  e  daljes  nga  shtrati  i  lumit  Vjosë  është  pranuar  edhe  nga  kreu  i Drejtorisë Rajonale  të Shëndetit Publik në Fier, Kreshnik Tërnova,  i cili është njëherësh edhe anëtar  i  shtabit  të emergjëncës  civile.  Tërnova  ka  ngritur  shqetësimet  rreth  kësaj  situate  duke  garantuar marrjen  e masave  për evitimin e problemeve që kanë të bëjnë me ndotjen e ujit të pijshëm. “Përmbytja ka shkaktuar bllokimin e puseve të  ujit  të  pijshëm  të  stacioneve  dhe  nënstacioneve  të  pompave  të  ujit  të  ujësjellësave  rajonal:  Kafaraj,  Ferras, Pishporo, Hambar, Selishte, duke ndërprerë kështu furnizimin me ujë të pijshëm të Komunës Frakull, të zonës së Levanit, Ferras, Bishan, Darëzezë, Hoxharë dhe Cakran. Në këto momente kërkohet një bashkëpunim i ngushtë me ndërmarrjen e Ujësjellësit Fier duke pasur parasysh: rritjen e nivelit të klorit rezidual në ujin e pijshem të depove të qytetit Fier në Qafë të Koshovicës, në mënyrë të tillë ku në pikat fundore klori rezidual të ketë nivelin 0.8 mg/l deri në 1mg/l; të rianalizohet edhe njëherë nga ana e Ujësjellësit Fier nëpërmjet laboratorit fiziko‐kimik pranë D.R.SH.‐së Fier, për të parë parametrat e klorit aktiv në rastet e përdorimit të hipoklorit të natriumit apo të hipoklorit të kalçiumit sipas standardit shtetëror”, ka pohuar Tërnova gjatë takimit të fundit të shtabit të emergjencës civile në Fier. (Burimi Investigimi.al; Zonat e përmbytura, në prag epidemie nga kafshët e ngordhura; date 07 Shkurt 2015)

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 17 nga 28 

 

 

 

 

 

 

7. Shtojca  

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 18 nga 28 

Shtojca 1: Ndryshimet në shtratin e lumit pranë fshatit Kashisht (2004‐2013) 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 19 nga 28 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 20 nga 28 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 21 nga 28 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 22 nga 28 

Shtojca 2: Ndërhyrjet në shratin e lumit nga veprimtaritë e marrjes së zhavorrit 

 

Harta përmbledhëse më poshtë tregon pikat e marrjes së zhavorreve në lumë, në periudhën 2004‐2011. Më poshtë, këto pika tregohen më nga afë,r ku mund të shikohet ndryshimi i shtratit të lumit nga veprimtaria përkatëse. 

Mesa shikohet nga vrojtimet satelitore, këto aktivitete e ndaluan veprimtarinë e tyre pas vitit 2011, përveç pikës 8  (2014), e cila është aktive në vitin 2014. Megjithatë, ndryshimi që kanë  shkaktuar është i dukshëm. 

Për  t’i  parë  këto  ndërhyrje, mund  të  përdorni  programin  Google  Earth  në  opsionin  e  pamjeve historike nga viti 2004. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 23 nga 28 

Pika 1 (pozicioni gjeografik 40.608442°; 19.517083°) 

 

 

Pika 2 (pozicioni gjeografik 40.608442°; 19.517083°) 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 24 nga 28 

Pika 3 (pozicioni gjeografik 40.610986°, 19.511666°) 

 

 

Pika 4 (pozicioni gjeografik 40.610510°; 19.504679°) 

 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 25 nga 28 

Pika 5 (pozicioni gjeografik 40.613372°; 19.496487°) 

 

 

Pika 6 (pozicioni gjeografik 40.617445°; 19.487070°) 

 

 

 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 26 nga 28 

Pika 7 (pozicioni gjeografik 40.606233°; 19.525787°) 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 27 nga 28 

Shtojca 3: Ndërhyrja e autostradës në bonifikimin e zonës 

 

Kalimi pranë fshatit Bishan (40.640305°; 19.448160°) 

 

RAPORT I SHPEJTË VLERËSIMI PAS PËRMBYTJES SË SHKAKTUAR NGA LUMI VJOSË 

Faqe 28 nga 28 

Kalimi pranë fshatit Fitore (40.634980°; 19.455056°)