raport vjetor 2013 - alo 116 albania · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca...

27
LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJË RAPORT VJETOR 2013 Tirana, Mars 2014

Upload: others

Post on 05-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJË

RAPORT VJETOR 2013

Tirana, Mars 2014

Page 2: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

PËRMBAJTJA

1. Hyrje 2

2. Misioni ALO 116 111 3

3. Aktivitete të programit gjatë viti 2013 5

4. Analizë e thirrjeve të fëmijëve që kanë telefonuar pranë 8

ALO 116 111

5. Të dhënat sipas klasifikimit gjinor 13

6. Analizë e të dhënave sipas shpërndarjes gjeografike 14

7. Profili i fëmijëve që telefonojnë pranë ALO 116 111 15

8. Bashkëpunimi me partneret 16

9. Raste të vështira dhe histori suksesi 18

Page 3: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

1. Misioni I ALO 116 111

ALO 116 111- Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët është një shërbim publik

kombëtar këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri. Ajo komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave:

116 – Linja e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri; 116-000 Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur dhe 116-

111 Linja Pan-Europiane e Telefonit për Fëmijët.

ALO 116 flet me fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre. Ne punojmë që të mbrojmë

mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave

të fëmijëve. Parimet kryesore të punës sonë janë:

Ne i përgjigjemi falas çdo telefonate të fëmijëve, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës;

Ne këshillojmë dhe informojmë fëmijët për çdo problem që ata kanë;

Ne i shërbejmë të gjithë fëmijëve;

Ne referojmë çdo rast, që kërkon zgjidhje, pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së

fëmijës;

Ne luftojmë për të garantuar në punën tonë standardet më të larta dhe më profesionale të ofrimit të

shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;

Ne besojmë se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht moshës apo aftësisë, gëzon të drejta të barabarta dhe

ai është i aftë të identifikojë dhe shprehet për problemet që e shqetësojnë;

Ne punojmë që të bëjmë të mundur pjesmarrjen e fëmijëve;

Ne jemi ne dispozicion edhe të fëmijëve që nuk kanë telefon, nëpërmjet postës dhe komunikimit me

e-mail.

Objektivat kryesorë të Linjës së ALO 116 111 janë:

Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes së Fëmijëve nëpërmjet avokatësisë dhe mbështetjes së një sistemi efektiv për fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje;

Marrja në konsideratë e zërit të vetë fëmijëve nëpërmjet ndërgjegjësimti të gjithë partnerëve sociale;

Lehtësimi i fëmijëve në nevojë dhe përgjigjia ndaj nevojave të tyre, duke vënë

në funksionim shërbime të kooordinuara.

Page 4: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

2. Prezantim i shërbimeve dhe aktiviteteve kryesore të ALO 116 gjatë

vitit 2013

Gjatë vitit 2013 Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ka qënë një shërbim mjaft aktiv në zbatimin e

misionit të saj. ALO 116 është angazhuar të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë, në njohjen dhe respektimin

e të drejtave dhe në aftësimin e tyre për zgjedhjen e alternativave të përshtatshme në situata që

kërkojnë zgjidhje.

Shërbimet që ALO 116 ka ofruar gjatë vitit 2013 janë:

1. Informimi i fëmijëve, të rinjve, prindërve apo personave të tjerë që punojnë për fëmijët, rreth

shërbimeve që ofron linja; 2. Psiko-edukim mbi tematika të tilla si duhani, droga, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe

karakteristikave që ndjekin fazat e zhvillimit psiko-social dhe fizik tek fëmijët; 3. Trajtim dhe ndërhyrje e menjëhershme për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik;

4. Mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët në gjendje krize; 5. Bashkëpunim me institucione shtetërore dhe organizata private për të mundësuar ofrimin e ndihmës

së nevojshme fëmijëve dhe familjeve; 6. Ofrimi i këshillimit profesional me telefon dhe referimi i rasteve në shërbimet sociale që operojnë në

Shqipëri, sipas nevojave të fëmijëve; 7. Është në proces matja e impaktit të shërbimeve të ofruara nga Linja e Këshillimit për Fëmijë. Ky

vlerësim po kryhet nga disa ekspertë të fushës nëpërmjet një metodologjie të zgjedhur për këtë qëllim.

Page 5: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

3. Aktivitetet kryesore të ALO 116 111 gjatë viti 2013

ALO 116 MERR PJESË NË FESTIMET PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Në këtë panair si një program i suksesshëm i mbeshtetur nga UNICEF u ekspozua edhe ALO 116- Linja

Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ku pjesmarrësit u informuan për punën e ALO 116 gjatë këtyre 4-

viteve të ofrimit të shërbimit për fëmijët në Shqipëri.

Hapësirën e krijuar për ALO 116 në panair e vizitoi edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z.Ditmit Bushati i

shoqëruara nga znj.Zineb Touimi, Koordinatore e Përhershme e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në

Shqipëri të cilët vlerësuan ALO 116 për misionin dhe punën e saj.

ALO 116- Linja Kombetare e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri merr pjesë në konsultimin e 5-të

rajonal Europian të Linjës Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë-CHI

Nga data 25-27 qershor 2013 në Bruksel u mbajt

konsultimi i 5-të rajonal i Linjave Europiane të

Këshillimit për Fëmijë në bashkëpunim me Linjën e

Këshillimit për Fëmijë në Belgjikë AWEL .

Ky konsultim ofroj një mundesi të mirë për të

reflektuar mbi rolin që kanë luajtur Linjat e

Këshillimit për Fëmijë në Europë në përmirësimin e

shërbimeve europiane për mbrotjen e fëmijëve gjatë

dekadës së kaluar.

Pjesmarrësit gjithashtu shqyrtuan mundësitë dhe qasjet e ardhshme që Linjat e Këshillimit për Fëmijë të

mundësojnë ofrimin e një shërbimi dhe mbështetjë jetike për fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë

kontinentin.

Page 6: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Fushata ndërgjegjësuese “Të drejtat e fëmijëve dhe ALO 116”

Tiranë, 29 Maj 2013 – Stafi i ALO 116 - Linjës

Kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve dhe

Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e

UNICEF dhe Bashkimit Europian, vizituan sot

shkollën ‘Ahmet Gashi’ në Laprakë, në kuadër të

fushatës kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla

nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO

116”.

Fushata ndërgjegjësuese edhe kësaj rradhe kishte synim të informonte dhe ndërgjegjësonte të rinjte e

këtij qyteti mbi të drejtat e njeriut dhe shërbimet e ALO 116. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116

zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për

Ndryshimin e Sjelljes. Ajo zhvillohet në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë

midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen e Linjës Kombëtare të Këshillimit të

fëmijëve – ALO 116.

Pas prezantimit të punës së ALO 116, misionit, qëllimit dhe aktiviteteve që CRCA zhvillon për të avancuar

të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur

shqetësimet, opinionet dhe këndvështrimet e tyre. Gjatë prezantimit u diskutua në lidhje me të drejtat e

fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri - ALO 116, e cila

këshillon, informon dhe referon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u

shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit.

ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare ‘4 Dëshmorët’, ‘Skënder Libohova’ të qytetit të Lushnjes

dhe ‘Rako Simon Gjermeni’ e ‘Dituria’ në Komunën Krutje.

Lushnje, 07 Maj 2013 – Stafi i ALO 116 - Linjës Kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve dhe Qendrës për

Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit

Europian, vizituan sot dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Lushnjes dhe shkollën 9-vjeçare ‘Rako Simon

Gjermeni’ Krutje, si dhe gjimnazin ‘Dituria’ të Komunës së Krutjes, në kuadër të fushatës kombëtare

ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.

Page 7: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Fushata ndërgjegjësuese edhe kësaj rradhe kishte synim të informonte dhe ndërgjegjësonte fëmijët

dhe të rinjte e këtij qyteti mbi të drejtat, detyrat dhe shërbimet e ALO 116.

Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të

Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes. Ajo zhvillohet në formën e një ore

ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim

njohjen e Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë – ALO 116.

ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare "Mark Dashi", "Kristaq Shtembari" dhe "Liri Gero"

të qytetit të Fierit.

Fier, 10 Maj 2013 - ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të

Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot

fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.

Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion shkollat 9-vjeçare "Mark Dashi", "Kristaq

Shtembari" dhe "Liri Gero" në Fier.

Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të

Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.

Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e këtyre shkollave, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje

me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri,

ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Aktitivitetet pranë shkollave 9-

vjeçare të Fierit u zhvilluan në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis

fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Page 8: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo

ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të

drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për

të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit.

Elbasan: ALO 116 dhe CRCA vizitojnë Gjimnazin "Vasil Kakami", dhe shkollat 9-vjeçare "Ali Agjah" dhe "Sule Harri".

Elbasan, 06 Maj 2013 - ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e

të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot

fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”

Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion gjimnazin ‘Vasil Kakami’ dhe shkollat 9-vjeçare

‘Ali Agjah’ dhe ‘Sule Harri’ në qytetin e Elbasanit. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në

bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e

Sjelljes. Ajo zhvillohet në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lire midis fëmijëve

dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e këtyre shkollave për të diskutuar në lidhje me të drejtat e

fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri - ALO 116, e cila

këshillon, informon dhe referon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo

ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon ALO 116 në mbrotjen dhe promovimin e të

drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të

gjithë nxënësit në fillim të prezantimit.

Page 9: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare ‘Mehmet Ali Vrioni’, ‘Thimi Tani’, dhe ‘Xhemal Çekini’

Berat, 02 Maj 2013 - ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të

Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot

fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.

Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion shkollat 9-vjeçare ‘Mehmet Ali Vrioni’, ‘Thimi

Tani’ dhe ‘Xhemal Cekini’ të qytetit të Beratit. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në

bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e

Sjelljes.Ajo zhvillohet në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lire midis fëmijëve dhe

stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohnjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Stafi i ALO 116 dhe CRCA u

takua me fëmijët e këtyre

shkollave, në një fushatë

ndërgjegjësimi në lidhje me të

drejtat e fëmijëve dhe

shërbimet e linjës së vetme të

këshillimit për fëmijë e të rinj

në Shqipëri, ALO 116, e cila

këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë

të javës.

Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo

ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të

drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të

gjithë nxënësit në fillim të prezantimit.

Page 10: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

SHQIPËRI: Shoqëria civile formon zinxhirin njerëzor në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur

Tiranë, 24 Maj 2013- ALO 116000-Linja

Kombetare për Fëmijët e Humbur si anëtare të

Rrjetit Global për Fëmijët e Humbur dhe Qëndra

për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA,

në bashkëpunim me një serë organizatash të

shoqërisë civile, organizuan në Ditën

Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, Zinxhirin

Njerëzor përpara Kryeministrisë, për të kërkuar

një vëmëndjë më të madhe të institucioneve

publike dhe shoqërisë ndaj çështjes së fëmijëve

të humbur në Shqipëri.

25 Maj - Dita ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, është një ditë ku njerëzit dhe shoqëria në mbarë

botën kujtojnë fëmijët e humbur, ata fëmijë të cilët kanë qënë viktima të trafikimit, shfrytëzimit dhe

abuzimit, si dhe mbeshtesin përpjekjet e familjarëve për të gjetur fëmijët e tyre.

Qëllimi kryesor i Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur është të inkurajojë të gjithë institucionet

dhe shoqërinë që të mëndojnë për fëmijët e humbur dhe për të përhapur mesazhe shprese.

ALO 116 dhe ACA dhurojnë karrocë lëvizëse për babin e 3 fëmijëve

ALO 116, si një shërbim referent dhe i shtrirë në të gjithë Shqipërinë mundësoi kontaktin me Albania

Community Assist (ACA).

Duke referuar të dhënat tek ACA, u bë e mundur paisja e tij me karrocen lëvizëse. Me datë 1 Janar 2013

ALO 116/CRCA siguroi transportin e karrocës lëvizësë ne Komunën Kryevidh, Kavajë.

ALO 116 shpreh falenderime të sinqerta për stafin e Albanian Community Assist, i cili mundëson

vazhdimisht ndihmë, mbështetje dhe bashkëpunime të suksesshme për personat në nevojë.

Page 11: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

AMC dhe ALO 116 nisin fushatën për internet të sigurt

AMC dhe ALO 116-Linja Kombetare e Keshillimit per Femije nis fushatën kombëtare për ndërgjegjësimin

e publikut të gjerë në lidhje me përdorimin e sigurt të internetit.

Me këtë rast, AMC dhe Alo 116 organizuan një aktivitet informues në shkollën Dora D’Istria, në Tiranë.

Përfaqësues të kompanisë AMC dhe të Linjës së Ndihmës për Fëmijët, Alo 116, informuan nxënësit dhe

mësuesit e pranishëm për zhvillimet botërore në teknologji dhe mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe

sidomos të fëmijëve, nga përmbajtja e papërshtatshme që mund të aksesohet në internet apo që

shënjestron përdoruesit, shpesh duke paraqitur rrezikshmëri të lartë.

ALO 116 ZHVILLON TAKIMIN E RRADHES KOORDINUES ME PARTNERËT

Tiranë 23 Prill 2013- Takimi i radhës koordinues me partnerët e ALO 116- Linjës Kombëtare të Këshillimit

për Fëmijë në Shqipëri, u organizua më 23 Prill 2013, pranë zyrave të UNICEF Shqipëri.

-Sistemi i referimit në Shqipëri dhe sfidat e sistemit;

- Nevoja për koordinim dhe bashkëpunim midis partnerësve, në rritjen e cilësisë së shërbimeve ishin

disa nga shqetësimet që u shtruan në këtë takim.

Page 12: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Bordi i fëmijëve të ALO 116 merr pjesë në konsultimet e fushates “ E ardhmja që duam”

Ky kosultim i rёndёsishёm i cili po zhvillohet paralelisht nё mbi 60 shtete tё ndryshme tё botёs ёshtё

duke u zhvilluar edhe nё Shqipёri falё punёs sё zyrёs sё Kombeve tё Bashkuara nё koordinim me

organizata tё shoqёrisё civile. Kёto diskutime të drejtpёrdrejta do tё frymёzojnё axhendёn

ndёrkombёtare post 2015 nё kuadёr tё Objektivave tё Zhvillimit tё Mijёvjeçarit.

Në kuadër të këtyrë diskutimeve me datë 9 shkurt 2013 u organizua në Durrës diskutimi “E ardhmja që

ne duam” i cili u organizua nga koalicioni Bashke për Kujdesin Teresor të Fëmijëve. Në këtë konsultim

mori pjesë dhe Bordi I Fëmijëve të ALO 116.

Diskutimi u fokusa në 3 çështje kryesore 1) Drejt mundësive të barabarta 2) Punësimi i të rinjve 3)

Zhvillimi I mjedisit. Për secilën nga çështjet kryesore fëmijët e bordit të ALO 116 e orientuan diskutimin e

tyre në disa kategori:

Drejt mundësive të barabarta- sipas përkatësisë gjinore,sipas përkatësisë etnike dhe fetare,sipas

aftësisë,sipas statusit ekonomik,sipas cilësisë në arsim.

Diskutimi rreth punësimit të të rinjve u fokusua tek profesionet më të pëlqyera nga të rinjtë,ofertat e

tregut të punës për të rinjtë,ndikimi i nivelit arsimor në punësim,punët që mund të angazhohen fëmijët

dhe të rinjtë

Page 13: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

4. Analiza e të dhënave bazë të ALO 116

Numëri total I telefonatave për periudhën 1 Janar 2013 – 31 Dhjetor 2013, ALO 116 ka pritur gjithsej

53519 telefonata. Ndër to 2578 telefonata janë kryer nga meshkuj, 11380 kanë qënë femra dhe 16359

telefonues nuk e kanë identifikuar gjininë e tyre. Janë kryer 31339 thirrje nga telefonues fëmijë, 5113 thirrje

nga telefonues të rritur (prindër, të afërm dhe të njohur të fëmijëve, mësues dhe profesionistë që punojnë me

dhe për fëmijët) dhe 17067 thirrje nga fëmijë dhe të rritur bashkë dhe të panjohur (kur në sfond është heshtje,

vendoset muzikë, zhurmë dhe kur flasin shumë zëra në të njëjtën kohë). Grupmosha e fëmijëve që kanë

telefonuar më shpesh për vitin 2013 pranë ALO 116 janë fëmijët e grupmoshës 13-15 vjeç dhe janë fëmijë të

gjinisë mashkullore.

Telefonata për këshillim

Përfshihen telefonatat ku ofrohet këshillim psiko-social ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe në pak raste

të rinjve të moshës 18-21 vjeç. Problematikat dhe shqetësimet e raportuara tek ALO 116 gjatë këtij viti

kanë qënë të larmishme. Marrëdhëniet me partnerin/en, problemet afektive, marrëdhëniet familjare,

dhuna dhe abuzimi, fenomeni i bulizmit, problemet me mësuesit, problemet akademike, lypja, varësia

nga substancat, problemet në përdorimin e internetit etj, kanë qënë disa nga çështjet me të cilat janë

përballur këshilluesit pranë ALO 116.

Telefonatat për Informacion

Fëmijët telefonojnë shpesh për të kërkuar informacion mbi shërbimet e ALO 116, mbi stadet e zhvillimit

të fëmijëve, karakteristikat, pyesin mbi drogat duhanin dhe çështjet e HIV-AIDS-it, marrëdhëniet

seksuale me partnerët, marrëdhëniet midis adoleshentëve apo marrëdhëniet me prindërit dhe

mësuesit. Të gjitha këto telefonata kanë si qëllim, jo vetëm marrjen e informacionit, por edhe testimin e

shërbimit në drejtim të aftësive të operatorëve dhe Linjës për të ofruar shërbimin e kërkuar. Kjo kërkon

që ALO 116 të jetë në vijimësi i informuar dhe koherent me zhvillimet më të fundit, si në fushën e ligjit,

ashtu edhe në fusha të informacionit specifik.

Telefonatat pë referim

Në ketë kategori klasifikohen ato telefonata për tu zgjidhur kanë kërkuar ofrimin e shërbimeve

specifike. Rastet janë ofruar pranë institucione publike si ( policia, NJMF, CPU- të, shërbimet

shëndetesore etj) dhe private (OJF të ndryshme ) të cilat ofrojnë shërbimet e kërkuara nga

telefonuesit.

Page 14: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Telefonata të ndërprera:

Në databazën e të dhenave të ALO 116 që prej vitit 2013 është shtuar edhe kategoria e telefonatave të

ndërprera. Ndodh që për arsye teknike apo për arsye të fl Kjo ndërprerje mund të ndodhë si nga prania

e papritur fluksittë lartë të telefonatave të ketë ndërpererje të bisedës midis këshilluesit dhe fëmijës.

Kjo ndërprerje mund të ndodhë si nga prania e papritur e një personi të rritur në momentin e bisedës

midis fëmijës dhe ALO 116 , ashtu dhe për shkaqe teknike .

Telefonata për arsye “të tjera”

Me termin "telefonata për arsye të tjera", i referohemi telefonatave, qëllimi i të cilave nuk përmbushet

nga ALO 116 ose nuk kanë nevojë për shërbime të ofruara nga Linja.

Telefonata testuese:

Në kategorinë e telefonatave testuese përfshihen: telefonatat e heshtura (receptori është i

por personi nuk flet); telefonata në mjedise të larta me zhurmë ose mjedise me muzikë të lartë;

telefonata tallëse dhe ofenduese, apo edhe ato telefonata ku shprehet nivel i lartë agresiviteti, përfshi

edhe sharjet.

Kategorizimi sipas prurjes së telefonatave:

Në Alo 116 telefonatat kategoriziohen edhe në bazë të shpeshtësisë që një telefonues ka kryer. Ato

ndahen në:

a) permanente; b) periodike ; c) telefonata të reja dhe d) telefonata të pa identifikuara.

Në telefonatat permanete grupohen ato biseda, të cilat vijnë nga telefonues, që marrin më tepër se

një herë në ditë pranë Linjës së Këshillimit për Fëmijët.

Në telefonatat periodike klasifikohen bisedat që kanë telefonuar më tepër se një herë dhe të cilat

kanë hyrë procesin e trajtimit.

Telefonata të reja klasifikohen ato biseda të cilat marrin për herë të parë pranë Linjës.

Telefonata të pa identifikuara, të cilat zënë dhe numrin më të madh të telefonatave, ku

përfshihen ato biseda të cilat këshilluesit nuk arrijë të identifikojë nësë telefonuesi e ka për herë të

parë që telefonon në linjë.

Page 15: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

26%

1% 0%

10%

50%

13%

Klasifikim i përgjithshëm i telefonatave

Informacion Këshillim Referim Të ndërprera Testuese Heshtje

4.1 Klasifikimi i përgjithshëm i telefonatave

Tematikat e telefonatave kanë qenë të ndryshme si: marrëdhënia me prindërit, problemet në shkollë,

marrëdhënia me bashkëmoshatarët, probleme të duhanpirjes, marrëdhënia me partnerin/it etj. Përveç

kësaj ka një numër shumë të lartë të telefonatave testuese, në të cilat bëjnë pjesë telefonatat

ofenduese, talljet, vendosja e muzikës, zhurma, ose rastet kur fëmijët zhvillojnë biseda për të testuar

këshilluesit ose shërbimin që linja ofron.

Të dhënat e mëposhtme përfaqsojnë totalin e telefonatave të pritura nga secili operator - këshillues për

periudhën 2013 .

Këtu paraqiten në mënyrë të detajuar telefonatat testuese, duke saktësuar mënyrat e shumëllojshme

nëpërmjet të cilave fëmijët testojnë linjën. Në nivele të larta paraqitet numri i telefonatave të mbyllura

dhe telefonatat tallëse. Gjithashtu, ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh që telefonojnë nga

ambjente të zhurmshme si rruga apo shkolla.

Tel.sipas Kategorive Janarë - Dhjetor 2013

Tel. për informacion 13756

Tel.për këshillim 739

Tel. për referim 75

Tel. të ndërprera 5269

Testuese 26534

Heshtje 7123

Total 53519

Page 16: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

0

50

100

150

200

250

300

350

Femra

Meshkuj

Testimi është hapi I parë që fëmijët përdorin për të ndërtuar një marrëdhënie besimi me operatorin

këshillues . Shohim se një numër I lartë I telefonatave janë testuese kjo vjen si rrjedhojë e

karateristikës së vet moshës së fëmijëve gjë e cila mirëkuptohet nga operatorët që presin telefonata ,

dhe pikërisht këto doza të “agresivitetit’ të shprehur në ketë formë t’I gjëndet shkaku ose burimi në

mënyrë të tilë që fëmija të marrë ndihmën që I nevojitet

4.2 Analiza e të dhënave sipas rasteve të raportuara

Problematikat Numëri I rasteve

Abuzimi dhe dhunë 68

Shfrytëzim për arsye përfitimi 9

Fëmijë me nevoja bazë 20

HIV/AIDS 0

Marrëdhëniet me njëri - tjeterin 308

Problemet në shkollë 60

Çështjet ligjore 0

Përdorim dhe abuzim me substanca 35

Fëmijë me aftësi të veçanta 3

Marrëdhëniet familjare 21

Seksualiteti 154

Shëndeti mendor/psikosocial 63

Shëndeti fizik 9

Diskriminimi 0

Siguria në internet dhe celular 10

Total 761

Page 17: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Në grafikun e mësipërm tregohet një krahasim i të dhënave midis gjinive dhe problematikave që

telefonuesit raportojnë në linjë. Nga analizimi i të dhënave del se numri më i madh i telefonatave kryhet

nga femrat si dhe jane femrat ato që raportojnë më shumë shqetësime dhe probleme tek këshilluesit.

Siç mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm, fëmijët përballen me një gamë të gjerë të çështjeve,

shqetësimeve dhe problemeve. Një pjesë e këtyre shqetësimeve është e identifikuar nga ata dhe

raportohet menjëherë tek këshilluesit, por në mjaft raste duhet ndihma e këshilluesve, të cilët me

profesionalizmin e tyre dëgjojnë problemet e fëmijëve në mënyrë aktive, ndihmojnë në identifikimin e

problemeve reale dhe kontribuojnë në përmirësimin e situatës apo problemit të shfaqur.

4.3 Numëri i telefonuesëve të rinj që telefonojnë pranë ALO 116

Telefonuesit e rinj të identifikuar që kanë telefonuar gjatë vitit 2013 kanë qënë 11534.

Ky numër përfaqëson fëmijët dhe të rinjtë të cilët kanë telefonuar për herë të parë në linjë.

Numri i telefonatave të ardhura në ALO 116 gjatë viti 2013 ka qenë relativisht I lart

Tel.sipas llojit të tyre Nr. Tel. të reja 11534 Tel. periodike 5875 Tel. permanente 3401 Tel. të paidentifikuara 32709

0

5000

10000

15000

20000

25000

30000

35000

Tel. të reja Periodike Permanente Të Paidentifikuara

Nr. i tel. 11534 5875 3401 32709

Page 18: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

48%

21%

31%

Meshkuj

Femra

Të panjohur

6.Të dhënat e ANCH sipas klasifikimit gjinor

Grafiku i mëposhtëm tregon përqindjen e shpërndarjes së telefonatave sipas gjinisë së telefonuesve për

vitin 2013. Sipas grafikut shumica e telefonuesve janë fëmijë meshkuj me 48% ndërsa femra 21%. Rreth

31 % të telefonatave fëmijët nuk e identifikojnë gjininë e tyre.

5.1 Klasifikimi I telefonatave sipas gjinis dhe moshës së telefonuesëve

TOTAL

Meshkuj Femra Gjinia e panjohur

Number

0 – 6 337 32 0 48

7 – 9 835 52 0 102

10 – 12 2996 154 0 371

13 – 15 3663 167 0 400

16 – 17 1444 56 0 155

18+ 2016 42 0 120

Panjohur 14489 310 1345 2759

Total 25780 11380 16359 53519

Page 19: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

7.Bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile

Referimi tek organizatat e shoqëris civile

Referim tek institucionet qeveritare

Total

48 27 75

Referim tek institucionet qeveritare

Referim te NGO’s

Referime të kryera në institucione shtetërore gjatë 2013

Referim Nr.i rasteve

Referim Nr.i rasteve

CPU 2 Municipality 5

District and city police 0 Governmental social services 0

Policia 4 Department of education 5

Drejtoria e Shkollës 5 Avokati i Popullit 2

Spitali 7 Shërbimi psikologjik i shkollës 5

Bashkia/Minibashkit 7 ASHMF/Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve

2

NJMF 5

Referime të kryera në NGO’s gjatë 2013

Referim Nr. i rasteve

Referim Nr. i rasteve

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

11 Media 2

Qendra e Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijeve

4 Qendra e Psikoterapise 1

Kryqi I Kuq, Shqiptarë 2 Shoqata per gruan me probleme sociale

1

Red Cross – Main Offices 0 Press 1

Bethany Social Service 0 Frë Legal Services, TLAS 3

Terres des Hommes 0 Social center ARSIS 2

Caritas Albania 0 Ndihmoni Fëmijët, Berat 1

Ndihmë ligjore falas 0 Qëndra “Don Bosko 0

Qëndra e Psikoterapis 0 Fondacioni "Femijet Shqiptare" 1

Page 20: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

4500

Tira

Fie

r

Be

rat

Du

rrë

s

Elb

asan

Gji

roka

stë

r

Ko

rçë

Shko

r

Lib

razh

d

Lush

nje

Ku

kës

Po

grad

ec

Kav

ajë

Kru

Laç

Lezh

ë

Pu

Sara

nd

ë

Skra

par

Tep

ele

Tro

po

Vlo

Bu

rre

l

Dib

er

rme

t

Has

8 .Analiza e të dhënave të ANCH sipas shpërndarjes gjeografike

Siç shihet nga grafiku pjesa më e madhe e telefonatave vijnë nga qytet me përqëndrimin më të lartë të

popullsisë. Pjesa më e madhe e telefonuesve nuk e identifikojnë vendndodhjen apo vendlindjen e tyre.

Database ekzistues grumbullon të dhëna edhe për ndarjen midis qytetit dhe fshatit por pjesa më e madhe e

telefonueve nuk pranojnë të idetifikojnë këtë ndarje. Trendi i telefonatave nuk paraqet ndryshime te

dukshme në krahësim me vitet e kaluara.Qytet me numrin më të lartë të telefonatave janë Tirana, Durrësi,

Shkodra, Fieri dhe Elbasan. Ndërkohë mund të përmendim si qytete me numrin më të ulët të telefonatave

Hasin , Skraparin, Tropojën , Pukën dhe Përmetin. Kjo diferencë lidhet me numrin e ulët të popullsisë në

këto qytet të vogla , por dhe me njohjen më të pakët të shërbimit në këto zona.

Më poshtë po paraqesim shpërndarjen e kategorive të problemeve sipas rasteve të trajtuara në pesë

qytetet kryesore, të cilat kanë dhe numrin më të lartë të telefonatave që vijnë në ALO 116.

Page 21: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

Tiranë

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Elbasan

Page 22: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

0

5

10

15

20

25

30

Fier

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

20

Durrës

Page 23: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

9. HISTORI SUKSESI ALO 116

Marrëdhënie me njeri –tjeterin

L. telefonon nga qyteti i Laçit. Ajo është 17 vjeç dhe jeton me familjen e saj. Ajo tregon që shkon shumë

shpesh tek komshinjtë e saj sepse vajzat i ka shoqe. Tregon gjithashtu për ndjenja gjithmonë në rritje për

një djalë që është i afërmi i tyre. Ajo tregon me shumë emocion se si ajo është njohur me djalin dhe sesi i

fliste ai. Djali jeton në Fushë Krujë dhe ajo tregon që e kishte takuar sepse atje ka edhe tezen e saj. Ajo

shprehet se ndihet mire kur ai e shikon dhe i flet por nuk ka guximin t’ia shprehe këtë gjë.

L. tregon që ka një muaj që e merr në telefon por jo me numrin e saj dhe e provokon. Ajo tregon se si ai i

përgjigjet sinqerisht edhe pse nuk e di se kush është. Vajza ndjehet shumë mirë kur flet me atë dhe ai

shpreh shumë kënaqësi. Ajo është e frikësuar nga sjellja e djalit dhe reagimi i tij kur të kuptojë që është ajo.

L. tregon që është matur shumë herë që t’i tregojë që është ajo por ndihet mirë kur shprehet lirshëm dhe

atij i pëlqen kjo.

Cfarë është bërë nga ALO 116?

L. frikësohet shumë dhe tregon që ndjehet keq që ka zgjatur kjo histori por tashmë ajo ka frikë. Ajo tregon

që djali e sheh në një mënyrë ndryshe kur rastis që të takohen dhe i thotë kushërirave të veta flajë të mira

për vajzën. Ajo ndjen që edhe ai ka një simpati për atë. Ajo tregon që është shumë e emocionuar kur ai

ndodhet në të njëjtin ambjent me atë por nuk mundet t’i thotë asnjë fjalë. L. dëshiron që të mundet t’i

thotë gjithcka djalit dhe të mundet të jetë sa më pranë me atë. Ajo heziton të tregojë ndjenjat e saj edhe

për shkak të mentalitetit në qytetin e saj te lindjes

RASTI I DYTË

Marreedheeniet familjare

J. telefonon në linjë dhe fillimish interesohet për shërbimet që linja ofron më pas ajo tregon histrinë e saj.

Ajo tregon që jeton në shtëpi me prindërit e saj dhe motrën dhe vëllain e vogël. Ka edhe një motër të

madhe e cila zhvillon studimet e larta në një qytet tjetër. Ajo flet shumë për marrëdhënien me motrën e saj

të madhe. Ajo e vlerëson shumë motrën dhe bisedat me atë por kohët e fundit ajo tregon që kjo

marrëdhënie nuk është më si më parë. Motra, tregon ajo, është bërë më e ftohtë dhe më indiferente. Ajo

tregon që shpesh nuk pyet fare për situatën në familje.

Page 24: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Çfarë është bërë nga ALO 116?

Gjatë eksplorimit të kësaj situate vajza tregon me shumë emocion për situata të vazhdueshme dhune në

shtëpinë e saj. Ajo tregon që ka disa vite që babai i saj dhunon mamanë. Kjo ngjarje e përsëritur shfaqet

edhe në prani të fëmijëve më të vegjël të cilët ndjejnë shumë frikë. Babai vjen shpesh i dehur dhe dhunon

mamanë në sytë tanë, tregon me dhimbje vajza. Ajo shprehet se nuk mund të gjejë besim tek askush dhe

nuk mundet që të tregojë për historinë e saj, por kjo gjë e lëndon dhe e bën të ndjehet e pafuqishme për të

reaguar. Vajza tregon që ka biseduar me motrën e saj të madhe e cila gjithashtu ka qënë e pranishme në

skena dhune, por ajo tregohet indiferente. Vajza tregon që nuk mundet që të ketë më ndjeshmëri për

babain e saj, (shpesh përdor termin ai në vend të babi)

RASTI I TRETË K.S. ka telefonuar në linjë në muajin nëntor të 2009. Bisedat fillestare, lidheshin kryesisht me marrjen e

informacionit për shërbimin e ofruar. Pasi krijoi një raport besimi me linjën, K.S. fillon të tregojë problemet

që e shqetësojnë atë dhe familjen.

Familja jeton në një gjendje të vështirë ekonomike sepse në shtëpine e tyre nuk punon asnjë. Për këtë

arsye nëna bashkë me fëmijët detyrohen që të lypin nëpër rrugët e qytetit K.

Nuk ka informacion të saktë nëse fëmijët vazhdojnë shkollën edhe pse në disa raste gjatë bisedave K.

pranon që largohet nga mësimi për të kërkuar lëmoshë së bashku me nënën dhe për të ndihmuar hallën e

cila është e paralizuar. Para një viti shtëpia i është djegur dhe komuna i ka premtuar se do e rikonstruktojë

sërish, por pasi ka rregulluar vetëm një dhomë, komuna i ka ndërprerë punimet. Aktualisht e gjithë familja

jeton në një dhomë të vetme.

Kohët e fundit, gjendjes së rënduar të familjes i është shtuar dhe një problem tjetër. Halla e K.S. e cila

quhet Vali (për arsye konfidencialiteti nuk është përdorur emri i vërtetë), jetonte në një situatë dhune në

familje nga e cila detyrohet të largohet dhe ti bashkangjitet familjes së vëllait të saj. Vali është invalide dhe

paraliza i është shkaktuar nga dhuna e ushtruar prej bashkëshortit.

Në muajin dhjetor prindi i një vajze të mitur, kontaktoi ALO 116. Ai ishte i shqetësuar pasi vajza e tij ishte

larguar nga shtëpia e të afërmve dhe nuk dihej ku ishte. I ati i vajzës kishte kryer procedurat pranë

Page 25: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

Komisariatit më të afërt për të njoftuar mbi zhdukjen e vajzës, por ende pas rreth 3 javësh nuk kishte marrë

përgjigje.

Ndërkohë, ai kërkon ndihmë nga Linja, pasi argumentonte se kishte arsye të forta për të menduar se jeta e

vajzës mund të rrezikohej. ALO 116, duke marrë në konsideratë moshën e mitur të vajzës dhe interesin më

të lartë të fëmijës, nxiti përshpejtimin e procedurave dhe rriti intensitetin e kërkimit nëpërmjet

autoriteteve lokale dhe atyre përtej kufirit.

Çfarë është bërë nga ALO 116 Shërbimi ynë, pasi u informua në detaje mbi historikun dhe të dhënat e rastit, kontaktoi menjëherë me

Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Përfaqësuesit e DPP na informuan mbi përpjekjet e tyre për

rastin, sipas procedurës. Megjithatë, akoma nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e vajzës së mitur.

Kontaktet e babait ishin përqëndruar në shërbimin e ALO 116, prandaj dhe u njoftuam të parët nga babai i

vajzës se ajo e kishte telefonuar nga një numër i panjohur, që korrespondonte me prefiksin e Republikës së

Kosovës. ALO 116 kontaktoi menjëhere me Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme në Kosovë, të cilët u

treguan shumë bashkëpunue dhe filluan përpjekjet për lokalizimin e vajzës. Pas disa ditësh babai i vajzës

telefonoi pranë ALO 116, duke na falenderuar për punën tonë, pasi kishte biseduar me policinë e kosovës

dhe ata e kishin informuar që ishin në dijeni të rastit dhe po përpiqeshin që ta gjenin vajzën.

Policia e Kosovës pas një pune të shkëlqyer dhe shkëmbimi të shpeshtë të informacionit me ALO 116 arriti

të lokalizonte vajzën dhe ta kthente atë në Shqipëri.

RASTI I KATËRT

ALO 116 dhe Strukturat e Shtetit shpëtojnë tre fëmijë nga neglizhenca ekstreme Pranë Linjës së Këshillimit për Fëmijë ka telefonuar një qytetare nga qyteti S. për të denoncuar rastin e një

familjeje nga fshati Z. i qytetit P. Në një nga vizitat e saj në fshatin e prindërve, ajo është njohur me

historinë e tre vajzave të cilat jetonin vetëm në një shtëpi të shkatërruar dhe në kushte të mjerueshme.

Vajzat janë të moshës 3 vjeç e gjysëm, 8 dhe 11. Prindërit e tyre janë ndarë para disa kohësh dhe

kujdestarinë e fëmijëve me vendim të gjykatës e ka fituar i jati i vajzave. Megjithatë, fëmijët jetojnë vetëm.

I ati i vajzave bashkëjeton me një grua tjetër, ndërsa nëna e vajzave jeton në fshatin e prindërve të saj në

një tjetër qytet. Nëna e vajzave ka tentuar që t’i marrë vajzat me vete por ish-bashkëshorti ia ka rimarrë

sërish. Në momentin që nëna ka marrë vajzat, i ati ka njoftuar policinë dhe me ndihmën e saj, vajzat janë

Page 26: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

rikthyer sërish tek i ati. Edhe pse ai ka kujdestarinë e vajzave, ato qëndrojnë vetëm në shtëpi duke u

kujdesur për njëra-tjetrën ndërsa i ati i viziton vajzat vetëm 1- herë në javë. Gjatë kohës që ai shkon për të

takuar vajzat, ai ushtron dhunë ndaj tyre.

Vajzat jetojnë në kushte të mjerueshme dhe në kushte të vështira ekonomike. Ato kanë disa krerë bagëti

dhe sistematikisht kujdesen vetë për to duke i nxjerrë në kullotë. Ato nuk përfitojnë ndihmë ekonomike.

Sipas qytetares që e raportoi rastin, banorët e fshatit nuk kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje pasi i tremben

reagimit të babait të vajzave. Pas verifikimeve të bëra, rezultoi se fëmijët jetojnë vetëm në shtëpi duke u

kujdesur për njëri-tjetrin dhe nuk e frekuentojnë më shkollën.

Çfarë është bërë deri tani nga ALO 116. Sapo u paraqit rasti, u kontaktua me Kryetarin e Komunës së zones, z. V. M. i cili na vuri ne dijeni mbi

historinë e familjes D.

Më pas u kontaktua me xhaxhain e vajzave, i cili jeton në të njëjtin fshat me vajzat. Ai konfirmoi se situata e

vajzave është shumë kritike dhe ato jetojnë në kushte të mjerueshme. Ato nuk arrinin të siguronin ushqim,

nuk kishin veshmbathje, jetonin pa energji elektrike. Motra e madhe ekspozohej sistematikisht ndaj riskut

të trafikimit, pasi dilte çdo ditë për të kullosur bagëtinë pa kujdesin e asnjë të rrituri apo të afërmi. Ndërsa

vajzat e tjera qëndronin në shtëpi dhe mundohen të hanë çfarë gjejnë rreth e rrotull.

Xhaxhai shprehet se i ati i tyre nuk kujdeset për to, madje ai i keqtrajton.

Sipas tij, i ati i vajzave është i interesuar që të fitojë kujdestarinë e tyre pasi ato përfitojnë përkrahje sociale

dhe gjithashtu ato kujdesen për bagëtinë që është burim të ardhurash për të.

Ndërkohë xhaxhai shprehet se nuk mund të kujdeset dot për mbesat e veta pasi ka një fëmijë të sëmurë

dhe nuk ka mundësi ekonomike. Ai ka tentuar që të kontaktojë me policinë e qytetit por akoma nuk janë

marrë masa.

ALO 116, njoftoi zyrtarisht policinë lokale mbi rastin e vajzave me qëllim lehtësimin e procedurave gjatë

aplikimit të masave ndihmëse për transferimin e vajzave nga mjedisi i abuzimit.

Më pas është kontaktuar Terres des Hommes, në qytetin më të afërt ku njëri prej punonjësve të

organizatës, bashkëpunoi me ALO 116 dhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve Sociale, për të siguruar

strehim për vajzat.

Pak ditë më pas informohemi nga Kryetari i komunës së zonës, që motrat u dërguan në shtëpinë e fëmijës

të qytetit ku ndodhej nëna e fëmijëve dhe me këmbënguljen e ALO 116, për to ishin marrë masat që të mos

ndaheshin nga njëra tjetra.

Page 27: RAPORT VJETOR 2013 - ALO 116 ALBANIA · të drejtat e fëmijëve në vend, nisi seanca pyetje-përgjigje të cilën nxënësit e shfrytëzuan për të ngritur shqetësimet, opinionet

ALO 116 is funded by UNICEF:

ALO 116 is supported by these institutions and companies:

116 111-ALBANIAN NATIONAL CHILD HELP LINE 116 111 – TELEFONI I NDIHMES PËR FËMIJËT NË SHQIPËRI

116 000 – NATIONAL HELPLINE FOR MISSING CHILDREN 116 000 – LINJA KOMBETARE PER FEMIJET E HUMBUR NE SHQIPERI Mail address: P. O. Box 1738, Tirana / Albania; Tel / Fax: + 355 4 2242264 Office address: Rr. Vaso Pasha ,Pall i Ish Keshillit Britanik, Mobile: + 355 67 2075332 Tirana / Albania E-mail: [email protected] www.alo116.al