raporti analitik identifikimi i propozimeve pËr ndryshimin e … · 2014-12-25 · kushtetuta e...

35
1 RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT ZELA GRUPI I PUNËS: Klodjan Seferaj, Menaxher i Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit Florian Xhafa, Ekspert, Projekti “Integrimi europian nëpërmjet ligjit – përmirësimi i kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e parlamentit në procesin e integrimit” Zamira Sejdo, Ekspert, Projekti “Integrimi europian nëpërmjet ligjit – përmirësimi i kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e parlamentit në procesin e integrimit” Dhjetor 2014

Upload: others

Post on 10-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

1

RAPORTI ANALITIK

IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT ZELA

GRUPI I PUNËS: Klodjan Seferaj, Menaxher i Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit Florian Xhafa, Ekspert, Projekti “Integrimi europian nëpërmjet ligjit – përmirësimi i kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e parlamentit në procesin e integrimit” Zamira Sejdo, Ekspert, Projekti “Integrimi europian nëpërmjet ligjit – përmirësimi i kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e parlamentit në procesin e integrimit”

Dhjetor 2014

Page 2: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

2

Contents

HYRJE ......................................................................................................................... 3

1. ZBATIMI I LIGJIT ZELA ............................................................................................. 4

1.1 Roli mbikëqyrës i Kuvendit në strukturat e monitorimit të zbatimit të MSA-së ... 4

1.2 Efektiviteti në shqyrtimin e projekt/ligjeve që synojnë adoptimin e “acquis”, në KIE ............................................................................................................................ 5

1.3 Raporti i opinioneve të shprehura gjatë shqyrtimit të një projekt/ligji në KIE me opinionet e marra në Komisionet e tjera Parlamentare. ............................................ 5

2. ANALIZË KRAHASUESE E LIGJIT ZELA ME AKTET NORMATIVE ANALOGE ................ 7

3. KOMISIONI I INTEGRIMIT EUROPIAN DHE ROLI I TIJ NË RRUGËN DREJT INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE ............................................................................................... 17

3.1 Kroacia ............................................................................................................... 17

3.2 Portugalia ........................................................................................................... 20

3.3 Sllovenia ............................................................................................................. 22

4. PROJEKTLIGJI I PROPOZUAR PËR RISHIKIMIN E LIGJIT ZELA 2014 ......................... 25

Page 3: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

3

Hyrje Shqipëria si një Republikë Parlamentare, ku pushteti legjislativ ushtrohet nga Kuvendi, pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave (më poshtë referuar si Qeveria), dhe pushteti gjyqësor funksionon si i pavarur por nën një mbikëqyrje jo të drejtpërdrejtë të Kuvendit, kërkon një sinergji të qartë dhe një ndërveprim proaktiv të këtyre tre aktorëve për të adresuar çështje madhore të drejtësisë, politikave, dhe ekonomisë (si dhe impaktit të tyre social) të cilat lidhen në mënyrë të pashmangshme me reformat institucionale, ligjore dhe social - ekonomike të nevojshme për anëtarësimin në BE. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve. Në kontekstin e marrëdhënieve Qeveri – Kuvend, Ligji Nr. 9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” si dhe Rregullorja e Kuvendit miratuar me Vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 (e ndryshuar), përcaktojnë hapat proceduriale të këtyre marrëdhënieve, duke u mbështetur në çdo rast në ndarjen funksionale të përcaktuar nga Kushtetuta. Në frymën e adresimit të nevojës për qartësimin e marrëdhënieve Qeveri – Kuvend, si dhe për t’i dhënë Procesit të Stabilizim Asociimit një shtytje prioritare, në vitin 2004 me propozimin e Deputetit Ilir Zela, u miratua Ligji Nr. 9252, 08.07.2004, “Për punën e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian” (më poshtë referuar si Ligji Zela). Ky ligj ka si objekt vendosjen e rregullave të veçanta për rolin që duhet të luajë dhe punën që duhet të kryejë Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA), me qëllim hartimin e një kuadri të plotë ligjor, mbështetjen dhe mbikëqyrjen e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE. Pavarësisht vullnetit të shprehur në gërmën dhe frymën e tij, ligji duke i preceduar në kohë MSA Shqipëri – BE, nuk mund të parashikonte dhe aq më pak të zgjidhte probleme proceduriale dhe substanciale që lindin në kuadër të zbatimit të MSA. Në këtë raport do të shqyrtohet zbatimi i Ligjit Zela, duke analizuar funksionet kryesore që Ligjvënësi (Kuvendi) duhet të përmbushë në funksion të rolit të tij në procesin e miratimit të politikave dhe legjislacionit përkatës drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Raporti analizon në mënyrë të krahasur dispozitat e ligjit Zela me ligjet e Kroacisë1, Portugalisë2 dhe Sllovenisë3 duke marrë shkas nga ngjashmëria e strukturave shtetërore, e në veçanti Kuvendit, si dhe ndarja funksionale ndërmjet tyre. Mbas organizimit të një fushate konsultimesh dhe marrje mendimi nga aktorë të ndryshëm do të propozohet në vijim një projekt-ligj i ri për të adresuar përmbushjen e funksioneve të Kuvendit në këtë proces:

Dialogu politik; Negociatat e aderimit; Raportimi; Përafrimi i legjislacionit; Mbikëqyrje e përgjegjësisë institucionale (entet rregullatore, etj.); Mbikëqyrje e politikave të adresuara dhe rezultateve të arritura përmes asistencës së

dhënë nga BE; Informimi publik.

1 Aktin “Për bashkëpunim në çështjet europiane” të Parlamentit Kroat dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

2 Ligjin nr. 43/2006, datë 25 gusht 2006 “Monitorimi, vlerësimi dhe deklarimi nga Kuvendi i Republikës në kuadër të

procesit të ndërtimit të Bashkimit Evropian” të Republikës së Portugalisë. 3 Aktin “Për bashkëpunimin e parlamentit dhe qeverisë në çështjet e BE” të Republikës së Sllovenisë.

Page 4: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

4

1. Zbatimi i Ligjit Zela Republika e Shqipërisë, në sistemin e saj organizativ shtetëror, i ka dhënë Kuvendit rolin kryesor në procesin legjislativ, duke i dhënë këtij institucioni një rol kyç në miratimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për reformat sociale, ekonomike dhe politike dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Në këtë këndvështrim, procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë, i cili mbështetet në zbatimin e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Republikës së Shqipërisë, nuk do të mund të realizohej pa një përfshirje proaktive të strukturave të Kuvendit dhe sinergjisë së plotë me Qeverinë, në shqyrtimin, miratimin dhe zbatimin e këtij kuadri normues. Për ta bërë më të prekshëm, rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian, në këtë seksion është shqyrtuar ndërveprimi Qeveri – Kuvend, në tre funksione kryesore të konsideruara si kyçe, duke marrë në konsideratë praktikat e disa vendeve që kanë kaluar këtë proces si dhe duke analizuar nenet përkatëse të MSA-së.

1.1 Roli mbikëqyrës i Kuvendit në strukturat e monitorimit të zbatimit të MSA-së Një nga elementët kryesor që ligji Zela përcakton ka të bëjë me koordinimin e roleve përkatëse në procesin e integrimit europian ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit sidomos në mbikëqyerjen e Kuvendit ndaj Qeverisë në këtë proces. Në një vështrim të përgjithshëm dhe të shtrirë në kohë, vërehet një mungesë komunikimi ndërmjet tyre, e cila rrjedh kryesisht edhe për shkak të mangësive proceduriale të parashikuara në këtë ligj, duke e bërë të cunguar këtë ndërveprim. Edhe pse ka disa praktika parlamentare, të zbatuara në respekt të nenit 3 të Ligjit Zela dhe nenit 19 të Rregullores së Kuvendit, sërish edhe Qeveria dhe Kuvendi nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur zbatimit të këtyre dispozitave, kjo kryesisht për shkak të rregullimit procedurial të munguar. Në referim të nenit 8 të këtij ligji, Qeveria ka detyrimin që gjatë dymujorit të parë të çdo viti të

paraqesë një raport bashkë me analizën përkatëse për vendimet e marra mbi ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit para-ardhës. Detyrimi që buron nga ky nen nuk është aplikuar në përputhje me dispozitën e sipërpërmendur dhe raporti i referuar nuk është dërguar në mënyrë periodike (çdo vit). Në ndonjë rast kur ky raport i është dërguar Kuvendit, Komisionit të Integrimit Europian (KIE) nuk ka marrë ndonjë kopje të tij, si dhe nuk e ka diskutuar apo analizuar atë. Kjo mangësi mund të jetë shkaktuar edhe për arsye të së drejtës që Rregullorja e Kuvendit i jep këtij institucioni për të thirrur në interpelancë Ministrin e Integrimit Europian në çdo kohë që e shikon të arsyeshme, duke e bërë detyrimin për raportimin vjetor të interpretueshëm në këndvështrimin e rezultatit të pritshëm prej tij. Megjithatë në përgjithësi praktika tregon që ky nen i ligjit nuk është respektuar4.

Përsa i përket kërkesës së ligjit për informimin e Kuvendit në përputhje me nenin 3 të tij, ku citohet se: “Këshilli i Ministrave i dërgon rregullisht Kuvendit informacione mbi punën e bërë pranë institucioneve të ndryshme të BE dhe vlerësimet e bëra...”, ka paqartësi në lidhje me zbatueshmërinë e kësaj kërkese të ligjit pasi nuk gjendet ndonjë evidencë se si jepet ky informacion nga Qeveria (nuk ka procedurë) dhe se as Qeveria dhe as Kuvendi nuk kanë

4 Informacioni buron nga intervistimi i stafit të Njësisë së “Shërbimit të përafrimit të legjislacionit”, të Kuvendit, në

datë 22 maj 2014.

Page 5: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

5

ndonjë rregull praktik për të formalizuar këtë proces. Ky nen si dhe neni 19 i Rregullores së Kuvendit nuk parashikojnë një procedurë të detajuar dhe afate kohore brenda të cilave duhet të realizohet kjo procedurë. Termi “…rregullisht…” i përdorur në ligj është një përcaktim shumë i gjerë që lë shkak për keqinterpretim dhe moszbatim.

Megjithatë, duhet theksuar që ka një analizë të vazhdueshme të prioriteteve kryesore dhe ecurisë së procesit të integrimit në KIE, ku ky komision nëpërmjet kërkesës zyrtare, kërkon që drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike të raportojnë në lidhje me ecurinë dhe plotësimin e tyre (e drejtë që buron nga neni 33 dhe 102 i Rregullores së Kuvendit). 1.2 Efektiviteti në shqyrtimin e projekt/ligjeve që synojnë adoptimin e “acquis”, në KIE

Duke qenë se përafrimi i legjislacionit është një nga hallkat më të rëndësishme në proçesin e integrimit, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh ndërmjet Ministrisë së Integrimit Europian (MIE), anëtarëve të KIE dhe komisioneve të tjera të cilët marrin pjesë në përafrimin e legjislacionit në bazë të funksioneve të tyre. Duke qenë se ligji Zela dhe Rregullorja e Kuvendit, nuk përcaktojnë hapat procedurialë të nevojshëm ashtu edhe elementet normues të zbatimit të tyre, në lidhje me:

Shqyrtimin e dokumentave të politikave që parashikojnë apo kërkojnë përafrimin e të drejtës së BE në kuadrin normues vendas (në kuadrin e “Regulatory Impact Assesment” (RIA));

Shqyrtimin e akteve normative që përafrojnë legjislacionin e BE-së (objekt i miratimit të Kuvendit)

Njohjen/shqyrtimin e akteve nënligjore që përafrojnë legjislacionin e BE në zbatim të ligjeve (apo akteve normative që janë objekt i miratimit të Kuvendit), dhe qasja normuse e të cilave ka një rëndësi të posaçme në zbatimin korrekt të këtyre ligjeve, pavarësisht se miratimi i tyre është kompetencë e Qeverisë;

Mund të evidentohen një sërë mangësish në ushtrimin e funksioneve, që burojnë nga fryma e ligjit Zela për Kuvendin dhe KIE-së në veçanti, të tilla si: nuk ka një rol të qartë sidomos në lidhje me mbikëqyerjen e Procesit të Integrimit Europian si

edhe për monitorimin e projektligjeve në përafrimin e tyre me “acquis”; pamundësi në analizimin korrekt të projektligjeve të propozuara nga KIE-ja, për shkak edhe të

mos shoqërimit të këtyre akteve me tabelat e përputhshmërisë në versionin e duhur5; pamundësi të shqyrtimit metodik dhe të formalizuar të projekt/ligjeve të propozuara, si pasojë

e drejtpërdrejtë e mungesës së një metodologjie të miratuar për përafrimin e legjislacionit. 1.3 Raporti i opinioneve të shprehura gjatë shqyrtimit të një projekt/ligji në KIE me

opinionet e marra në Komisionet e tjera Parlamentare. KIE gëzon një status i cili lë hapësirë interpretimi duke e kthyer këtë komision (pavarësisht

funksionit të tij) në analog të të gjithë komisioneve të tjera parlamentare, duke e konsideruar

5 Modeli i përputhshmërisë së projektaktit me acquis ka dy udhëzime që duhen ndjekur nga iniciatori i projektligjit në rastet kur nga

ky kërkohet përafrim i pjesshëm ose i plotë. Sipas këtij detyrimi, iniciatori duhet të paraqesë arsyet e mospërpuethshmërisë qoftë ky

financiar, ekonomik dhe social. Arsyetimi duhet të shoqërohet me analiza, dokumente apo çdo lloj tjetër dokumenti arsyetues. Së dyti

duhet të plotësohet analiza e hapësirave për të evidentuar përmbajtjen e fazave të mbetura dhe periudhën kohore brenda së cilës do të

adresohet përafrimi i plotë.

Page 6: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

6

përafrimin me legjislacionin e BE-së, thjesht si një çështje legjislative dhe jo si një çështje të integrimit europian.

Megjithatë edhe kur opinioni është i detyrueshëm të jepet nga KIE-ja (në përputhje me pikën 1 të nenit 5 të ligjit), vërehet se në disa raste nuk merret parasysh ky detyrim, nëse nuk ka një arsyetim të shprehur pse duhet të jepet ky opinion6.

Roli i shoqërisë civile, Nga vëzhgimet e bëra, shoqëria civile është pak ose aspak e pranishme në mbledhjet e KIE-së

për të shprehur opinionin e tyre për një projektligj të caktuar, pavarësisht se KIE-ja është i hapur për publikun në referim kjo të nenit 35 dhe 36 të Rregullores së Parlamentit. Kjo mund të jetë rezultat edhe i mungesës së procedurës për thirrjen dhe pjesëmarrjen e tyre në këto mbledhje. Mungesa e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në KIE ndikon edhe në mungesën e diskutimeve të thelluara për çështjet që preken nga projekligjet e propozuara duke ndikuar kështu edhe në pranueshmërinë apo zbatueshmërinë e tyre.

Evidenca në faqen e internetit të Parlamentit: Gjatë vitit 2012 KIE ka pasur vetëm një takim me shoqërinë civile. Për këtë periudhë të vitit 2014 ka pasur vetëm një takim me shoqërinë civile.

6 Neni 38 i Rregullores se Parlamentit (ndryshimi i 2013) “… Në rast se komisioni përgjegjës miraton në parim projektligjin,

ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij dhe për çështjet që propozohen për t’i kërkuar mendim Këshillit për Legjislacionin ose komisioneve të tjera, vendos me votim nëse duhet t’u dërgohen ose të mos u dërgohen. Shqyrtimi i këtyre pikave kryhet pasi është marrë mendimi i Këshillit për Legjislacionin ose i komisionit të përhershëm. Raporti i KIE është i detyrueshëm për t’u shqyrtuar nga komisioni përgjegjës para miratimit në tërësi të projektligjit…”

Page 7: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

7

2. Analizë krahasuese e ligjit Zela me aktet normative analoge Në këtë seksion do të analizojmë dispozitat e ligjit Zela, me: i) Aktin “Për bashkëpunim në çështjet europiane” te Parlamentit Kroat dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë; ii) Ligjin nr. 43/2006, datë 25.08.2006 “Monitorimi, vlerësimi dhe deklarimi nga Kuvendi i Republikës në kuadër të procesit të ndërtimit të BE” të Republikës së Portugalisë; dhe iii) Aktin “Për bashkëpunimin e parlamentit dhe qeverisë në çështjet e BE” të Republikës së Sllovenisë, duke marrë shkas nga ngjashmëria e strukturave shtetërore, e në veçanti Parlamentit, si dhe ndarja funksionale ndërmjet tyre. Në funksion të identifikimit të mangësive, kjo analizë krahasimore do të zhvillohet në 4 funksione të domosdoshme që Kuvendi duhet të kryejë me qëllim që të adresojë detyrimet e tij, për:

Garantimin e dialogut politik;

Pjesëmarrjen aktive në negociatat e aderimit;

Raportimi në strukturat përkatëse të BE-së;

Garantimin e kohezionit në procesin e përafrimit të legjislacionit;

Mbikëqyrjen e institucioneve në varësi të tij (entet rregullatore, etj.);

Mbikëqyrjen e politikave të adresuara dhe rezultateve të arritura përmes asistencës së dhënë nga BE;

Informimin publik. Analiza krahasimore është organizuar sipas këtyre 4 funksioneve të Kuvendit:

1. Funksioni vlerësues (opinione, seanca plenare, rezoluta); 2. Funksioni vendimmarrës (ligjbërje, vendime); 3. Funksioni këshillimor (opinione me alternativa për zgjidhje, seanca plenare); 4. Funksioni mbikëqyrës (interpelanca, komisione hetimore, mbikëqyrje e institucioneve të

pavarura). Në analizimin e këtyre funksioneve, do të identifikohet procesi procedurial që bën të mundur pjesën deklarative të dispozitave, me qëllim plotësimin e pasqyrës së nevojshme për hartimin e strukturës së Projekt - Ligjit që do të amendojë Ligjin “Zela”. Duke marrë në konsideratë se pjesa proceduriale e realizimit të funksioneve të Kuvendit, realizohet përmes parashikimeve proceduriale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, çdo ndryshim apo parashikim i përcaktuar në Projekt - Ligjin që do të amendojë ligjin Zela, do të kërkonte në parim edhe amendimin e dispozitave të veçanta të kësaj Rregulloreje.

Page 8: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

8

Analizë krahasuese e Ligjit Zela me aktet normative të Kroacisë, Portugalisë dhe Sllovenisë

Funksionet e Kuvendit/Ligjet për bashkëpunimin Parlament-Qeveri në disa vende

Ligji nr.9252, datë 8. 7. 2004 “Për punën e Kuvendit në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”

Akti “Për bashkëpunim në çështjet europiane” i Parlamentit Kroat dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë

Ligji nr. 43/2006, datë 25 gusht 2006 “Monitorimi, vlerësimi dhe deklarimi nga Kuvendi i Republikës në kuadër të proçesit të ndërtimit të Bashkimit Evropian” i Republikës së Portugalisë

Akti “Për bashkëpunim i parlamentit dhe qeverisë në çështjet e Bashkimit Europian” të Republikës së Sllovenisë

Komente

Funksion vlerësues

Neni 3 (pika 1,2) Monitoron dhe kontrollon punën e Qeverisë në institucionet e BE; - Shqyrton dokumentet e BE dhe pozicionet e Republikës së Kroacisë, dhe mund të nxjerrë konkluzione mbi të;

Neni 4 1. Parlamenti duhet të marrë pjesë në formulimin e qëndrimeve të RS në lidhje me ato cështje europiane që duke patur parasysh subjektin e çështjes vjen nën juridiksionin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet. 2. Parlamenti duhet të diskutojë projekt-qëndrimet e Republikës së Sllovenisë ose të shprehë qëllimin e saj për të diskutuar këtë gjë brenda kohës së kërkuar brenda Institucioneve të BE, ose projekt-qendrimi i miratuar prej tij, duhet të përcaktojë qartë qendrimin e RS.

Në ligjin Zela mungon nje përcaktim i qartë i funksioneve vlerësuese të Kuvendit, me përjashtim të dispozitës së përcaktuar në nenin 5, pika 4 të tij. Kjo dispozitë e përgjithshme do të bëhej e zbatueshme nëse do të përcaktoheshin objekti i vlerësimit dhe procedura përkatëse e detyrimit për të raportuar nga Qeveria, çka nënkupton detajimin procedural të nenit 8 të këtij Ligji.

Page 9: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

9

Funksion vendimmarrës

Neni 6 Ndërhyrja e Kuvendit në proçesin e mbështetjes financiare të afrimit të Shqipërisë me BE realizohet brenda ligjit të Buxhetit të Shtetit.

Neni 2 1. Kur çështjet që janë brenda sferës së përgjegjësive legjislative të Kuvendit janë në pritje të vendimit të organeve të BE, Kuvendi do ta shpallë vendimin e tij në përputhje me paragrafët e mëposhtëm. 2. Sa herë që situata e përmendur në paragrafin e mësipërm ndodh, Qeveria duhet të informojë Kuvendin dhe ti kërkojë për të nxjerrë një mendim me shkrim zyrtar, prandaj Qeveria duhet që brenda kohës së duhur ti japë Kuvendit informacion, i cili përmban një përmbledhje të projektit apo propozimit, si edhe një analizë të implikimit të saj dhe, aty ku tashmë është përcaktuar, qëndrimin të cilën qeveria dëshiron të miratojë. 3.Komiteti i Çështjeve

Neni 6 Brenda sistemit te qëndrimeve të Parlamentit sic përshkruhet në nenin e mësipërm (neni 5) çështjet individuale të BE siç referohet ne pikën 1 të nenit 4 duhet të diskutohen, dhe qëndrimet e RS duhet të merren nga struktura parlamentare kompetente për çështjet europiane, ndërsa çështjet në lidhje me politikën e jashtme dhe sigurinë duhet të diskutohen, dhe vendimi merret nga struktura përkatëse për politikën e jashtme. 2. Struktura e punës referuar paragrafit të mësipërm duhet të diskutojnë çështjet europiane mbi bazën e opinioneve të formuluara brenda kohës së nevojshme për vendimmarrjen nga strukturat, qëllimi i punës së të cilave i përket cështja që diskutohet. Neni 10 (pika 1)

Në Ligjin Zela, ky funksion i Kuvendit, gjen zbatim vetëm në lidhje me asistencën e BE, edhe në këtë rast në një mënyrë të pa rregulluar nga ana procedurale në mënyrë të posaçme (duke nënkuptuar që procedura është po ajo që lidhet me miratimin e Buxhetit). Funksionet vendimarrëse të Kuvendit, dhe veçanërisht ato që lidhen drejtpërdrejt me Ligjbërjen, mbeten pothuajse të pa rregulluara nga ana procedurale, pavarësisht se në dispozita të tjera të tij Ligji Zela (në nenin 4 të tij) përcakton përgjegjesinë përkatëse në një formë deklarative.

Page 10: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

10

Europiane do të hartojë opinionin zyrtar me shkrim në konsultim me komisionet parlamentare të specializuara me përgjegjësinë për çështjen në fjalë. 4. Pasi të jetë miratuar nga Komiteti, opinioni formal me shkrim duhet të paraqiten në seancë plenare për debat dhe votim, me përjashtim të rasteve në të cilat ka arsye për urgjencë, kur vendimi i Komitetit është i mjaftueshëm. 5.Në çdo fazë të mëvonshme të proçesit të vendim-marrjes në organet e BE, Kuvendi mund, me nismën e vet ose të Qeverisë, të hartojë mendime të reja formale të shkruara dhe vërë ato në votim.

Vendimet për projekt -qëndrimet e RS që miratohen nga strukturat e punës referuar paragrafit të parë të nenit 6 të këtij ligji duhet të dërgohen menjëherë Qeverisë e cila brenda qëllimit të kompetencave të veta i merr ato në konsideratë në aktivitetin që ajo ka në institucionet e BE.

Page 11: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

11

Funksion këshillimor

Neni 5 (pika 1) Në përmbushje të përgjegjësive të përcaktuara në nenin 4, Këshilli i Ministrave konsultohet paraprakisht me Kuvendin lidhur me qëndrimet që do të mbajë në institucionet e ndryshme të BE. Ky konsultim është i detyrueshëm kur qëndrimet e Këshillit të Ministrave sjellin përfshirjen e Kuvendit dhe kompetencave të tij. Në çdo rast KIE jep mendimin e tij. Komisionet e tjera konsultohen paraprakisht për qëndrimet që mbahen dhe negociatat që kryhen, sipas fushës së veprimtarisë së tyre.

Neni 8 Komiteti do të mbajë një debat në lidhje me dokumentet e BE dhe pozicionet e Republikës së Kroacisë dhe mund të nxjerrë një përfundim për pozitën e Republikës së Kroacisë në bazë të të cilave Qeveria vepron në institucionet e BE.

Neni 7 1.Komiteti i Çështjeve Europiane duhet të shpërndajë propozime me një përmbajtje të rregull-marrjes, si dhe dokumentet e tjera udhëzuese të përmendura në nenin 5, në mesin e të dy anëtarëve të vet dhe komisionet e tjera parlamentare të specializuara me përgjegjësi për çështjen në fjalë, për informacion ose lëshimin e një opinioni formal me shkrim. 2. Te komisionet e tjera parlamentare të specializuara do të lëshojë opinione me shkrim formale të arsyetuar sa herë që kërkohet të bëjnë këtë nga Komiteti për çështje evropiane. 3. Mendimet formale me shkrim të referuara në paragrafët e mësipërm mund të

Neni 11 1. Me kërkesën e një të katërtës së deputetëve ose më kërkesën e strukturës kompetente referuar paragrafit të parë të nenit 6 të këtij ligji, ose mbi bazën e një vendimi të marrë nga zyra e Presidentit të Parlamentit, referuar paragrafit të parë të nenit 4 të këtij ligji, një çështje europiane duhet të diskutohen dhe qëndrimet e RS që merren nga Parlamenti. 2. Kërkesa nga paragrafi i mëparshëm duhet të përmbajë projekt-qëndrimet e RS në çështjet e BE dhe arsyetimet për diskutimin e tyre ne sesionin e Parlamentit.

Në mënyrë të posaçme, ky funksion rregullohet nga neni 18 dhe 19 i Rregullores së Parlamentit. Neni 38, cilëson së raporti i KIE është i detyrueshëm për tu shqyrtuar nga komisioni përgjegjës para miratimit në tërësi të projektligjit. Por në çdo rast ky funksion këshillimor nuk pasohet me procedurën e nevojshme për të garantuar funksionin vendimarrës të Kuvendit.

Page 12: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

12

Neni 5 (pika 2) Kuvendi, në ushtrim të kompetencave të tij, duhet të prononcohet kur e sheh të arsyeshme me një nismë të vetën, lidhur me projektet e legjislacionit dhe të politikës komunitare.

konkludohen me një propozim konkret për vlerësimin nga Komiteti për çështje evropiane. 4. Sa herë që vendos të lëshojë një raport mbi një çështje që bie në fushën e saj të përgjegjësisë, Komiteti i çështjeve evropiane do të japim mendime të tilla formale me shkrim si ajo mund të ketë kërkuar nga komisione të tjera. 5.Kur vlerësimi i propozimeve për aktete Komunitetit të natyrës rregulla duke e bërë është e përfshirë, pasi ajo ka marrë opinionet e nevojshme formale me shkrim Komitetit të Çështjeve evropiane mund të hartojë një projekt-rezolutë për paraqitjen në seancë plenare. 6. Në të gjitha rastet e tjera Komiteti i Çështjeve Evropiane do të hartojë mendimet

Page 13: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

13

formale të shkruara mbi çështje në të cilën ai duhet të shprehin veten, dhe mund të konkludojmë mendime të tilla me një propozim konkret apo një projekt-rezolutë. 7.Raportet dhe opinionet formale me shkrim të lëshuara nga Komiteti për çështje evropiane do t'i dërgohet Kryetarit të Kuvendit të Republikës dhe Qeverisë. 8. Gjykata Europiane e raportit vjetor Auditorëve i nënshtrohet një opinioni formal me shkrim nga komisioni i cili ka përgjegjësi për çështjen në fjalë, dhe që komisioni duhet ta dërgoojë në Komisionin

për çështjet Europiane.

Page 14: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

14

Funksion mbikqyrës

Neni 3 Këshilli i Ministrave i dërgon rregullisht Kuvendit informacione mbi punën e bërë pranë institucioneve të ndryshme të BE dhe vlerësimet e bëra veçanërisht për: a) projektmarrëveshjet dhe konventat që duhen lidhur me BE në kuadër të proçesit të afrimit të Shqipërisë me BE; b) projektaktet që kanë të bëjnë me angazhimet në traktatet e BE, me përjashtim të akteve administrative; c) projektaktet e së drejtës komunitare, sidomos lidhur me vendimet e përfaqësuesve të qeverive dhe

Neni 3 (pika 7) Në kuadër të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, merr pjesë në vlerësimin e mekanizmave për zbatimin e politikave të BE në këto fusha në përputhje me nenin 70 të Traktatit për Funksionimin e BE; Neni 3 (pika 10) Monitoron punën e Qeverisë në lidhje me sigurimin e qëndrueshmërisë së reformave dhe zbatimin e të gjitha angazhimeve që rrjedhin nga negociatat me BE duke zbatuar vazhdimisht acquis e BE. Neni 7 Komiteti është i autorizuar për të siguruar një përfundim i cil urdhërohet nga Qeveria për të kryer një procedurë vlerësimi të ndikimit rregullator në lidhje me dokumentin e BE nga ana e Programit të Punës në

Neni 4 1 -Kuvendi i Republikës do të monitorojë dhe vlerësojë pjesëmarrjen e Portugalisë në proçesin e formësimit në BE, në veçanti me anë të: a) Një debati plenar në të cilën Qeveria do të marrë pjesë pas përfundimit të Këshillit Europian të fundit të cdo Presidence të BE; debati zhvillohet në gjysmën e parë të vitit dhe mund të përfshijë vlerësimin e strategjisë politike vjetore të Komisionit Evropian, dhe në gjysmën e dytë të vitit të vlerësimit të programit të saj legjislativ dhe të punës ; b ) Një debati plenar vjetor në të cilin qeveria do të marrë pjesë , me qëllimin e diskutimit dhe miratimit të raportit vjetor të dërguar nga Qeveria, në përputhje me Nenin 5 ( 3 ) ;

Neni 5 2. Të paktën një herë në vit Kuvendi duhet të mbajë një debat për cështjet europiane dhe mbi qëndrimin e RS, mbi bazën e një prezantimi hyrës që jepet nga Presidenti i Qeverisë, Parlamenti duhet të miratojë qëndrimet në hartimin e politikave për aktivitetin e Republikës së Sllovenisë brenda institucioneve të Be për periudhën e mëpasshme. Neni 10 2. Në rast se në proçesin e përforcimit të qëndrimeve të RS,siç referohet në paragrafet e mëparshëm, duke dhënë kursin e negociatave në institucionet e BE, që ose zbatimi i plotë nuk mund të jetë i mundur ose nuk është në favor të RS dhe mund te vendoset ndryshe. Duhet të informohet menjëherë Parlamenti dhe të deklarohen rrethanat që

Funksioni mbikëqyrës i kuvendit, ka një shtrirje të gjerë dhe ai duhet të adresojë një pjesë të madhe të detyrimeve të tij në kuadër të PSA-së. Në mënyrë të posaçme, ky funksion rregullohet përmes: Neni 18 i Rregullores së Kuvendit, ku komisionet e përhershme kanë detyrën për kontrollin e zbatueshmërisë së ligjeve dhe kontrollojnë veprimtarinë e ministrive dhe organeve të tjera qendrore. Neni 89 i Rregullores Kontrolli i parlamentit nëpërmjet pyetjeve, mocioneve dhe interperlancave

Page 15: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

15

shteteve anëtare të BE; ç) projektaktet e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe që janë të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë Neni 5 (pika 4) Kuvendi bën çdo vit një vlerësim gjithëpërfshirës të ecurisë së përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke zhvilluar edhe një seancë plenare me debat. Neni 8 Këshilli i Ministrave, gjatë dymujorit të parë të çdo viti, paraqet një raport mbi ecurinë e marrëdhënieve të

përputhje me Vlerësimin e Ndikimit Rregullator Akti (Gazeta zyrtare e Republikës së Kroacisë (Narodne novine) nr.90 / 11).

c) Takimet midis Komisionit për çështje evropiane dhe Qeverisë në javët para dhe pas datave të mbledhjeve të Këshillit Europian, me përjashtim kur është planifikuar një debat plenar në përputhje me nën- paragrafin a) më sipër ; d)Takimet e përbashkëta ndërmjet Komisionit për çështje evropiane, komisionit parlamentar specialist dhe përgjegjës për çështjen në fjalë dhe të anëtarit të Qeverisë përgjegjës në atë fushë, në javët e para ose pas datës së takimeve të Këshillit Evropian . 2. Me iniciativën e vet ose të Qeverisë, në përmbushjen e përgjegjësive të tij dhe në përputhje me Rregulloren e Punës, Kuvendi i Republikës do të vlerësojë projekt-legjislacionin dhe udhëzime mbi politikat

kanë çuar në marrjen e një vendimi të tillë.

Neni 102 i Rregullores. Për kontrollin e veprimtarisë së qeverisë nga komisionet e përhershëm.

Page 16: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

16

Shqipërisë me BE gjatë vitit paraardhës. Në këtë raport duhen analizuar në mënyrë të veçantë vendimet e marra nga institucionet europiane, veprimtaria e të cilave sjell efekte në bashkëpunimin Shqipëri - BE, analizohen masat që ka marrë Qeveria si rezultat i këtyre vendimeve, si dhe politikat e ndjekura për të përshtatur politikat sektoriale dhe legjislacionin, që përgatit anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

dhe veprimet e BE. 3. Kuvendi i Republikës vlerëson programimin financiar të ndërtimit të BE, në veçanti sa i përket fondeve strukturore dhe Fondi i Kohezionit, siç përcaktohet në sistemin e ligjeve për Buxhetin e Shtetit, Opsionet Kryesore të Planit Kombëtar, Plani i Zhvillimit Rajonal apo programe të tjera kombëtare që sigurojnë përdorimin e fondeve të tilla. 4. Pa rënë ndesh me dispozitat e paragrafeve të mësipërme, Kuvendi i Republikës ose Qeveria mund të nxisin debate për të gjitha ceshtjet dhe qëndrimet që diskutohen në institucionet evropiane si dhe të përfshihet në çështjet që janë brenda fushës së përgjegjësisë.

Page 17: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

17

3. Komisioni i Integrimit Europian dhe roli i tij në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në BE

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është organi më i lartë i përfaqësuesve të popullit dhe si i tillë luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e procesit të integrimit europian. Sipas Rregullores së Kuvendit, ai organizohet në 8 komisione të përhershme,7 ku njëri prej tyre është edhe Komisioni për Integrimin Europian, detyrat e të cilit të shprehura në rregullore janë:

Çështjet e integrimit europian,

Përafrimi i legjislacionit me acquis e Bashkimit Europian,

Mbikqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit si dhe mbikqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë).

Fillimisht, ky komision u krijua si një komitet “ad hoc”8 dhe në vitin 2004 si një komision i përhershëm parlamentar9 duke shënjuar kështu një epokë të re në çështjet e integrimit. Megjithëse roli i Komisionit në këto çështje ka ardhur duke u forcuar, mbetet një sfidë e madhe forcimi i tij sidomos në mbikqyrjen e punëve të qeverisë si edhe në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Në progres-raportet e BE-së në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, është theksuar se ka një nivel të ulët kualifikimi që ndikon në mungesën e “cilësisë” së përafrimit të legjislacionit.10 Roli i Komisionit nuk ka rezultuar i mjaftueshëm edhe në bashkëveprimin me shoqërinë civile, i cili konsiderohet i domosdoshëm për njohjen e çështjeve europiane nga pikëpamja e ndikimit në shoqërinë tonë shqiptare. Pas marrjes së statusit kanditat të Shqipërisë më 24 qershor 2014, hapi tjetër për integrimin drejt BE-së është hapja e negociatave për integrim, ku roli i Komisionit konsiderohet i rëndësishëm në ecurinë e Shqipërisë në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra nga Bashkimi Europian dhe në intensifimin e përpjekjeve për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe koherent të prioriteteve kyçe.

3.1 Kroacia

Hyrje Bisedimet e para të Kroacisë për tu përfshirë në BE filluan në Samitin e Zagrebit në vitin 2000, ku u mblodhën Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së si edhe të pesë shteteve të Europës Juglindore. Ndërsa procesi i integrimit po përparonte, Kuvendi Kroat filloi të luante një rol më aktiv dhe më kyç në të gjithë këtë proces në sajë të dy funksioneve kryesore: i) funksionit legjislativ; dhe ii) kontrollit politik të Qeverisë në procesin e integrimit.11 Në fillim të këtij procesi, dukej që integrimi do të vijonte pa probleme. Përfaqësuesit e partive politike punuan për arritjen e një konsensusi për këtë qëllim të përbashkët, i cili ishte shumë i rëndësishëm për Kroacinë dhe qytetarët e saj. Hapi i parë drejt këtij qëllimi ishte adoptimi i Rezolutës për hyrjen e Kroacisë në BE bashkë me Programin Kombëtar për Asocim me BE-në në vitin 2003. Konsensusi i gjerë politik u arrit kur Kroacia mori statusin e vendit kandidat në qershor 2004. Kuvendi i Republikës Kroate në procesin e integrimit europian: Komiteti i Integrimit Europian

7 Neni 19 i Rregullores së Kuvendit (miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 (i ndryshuar)

8 Vendimi nr 37, datë 16.05.2002

9 Vendimi nr166, datë 16.12.2004

10 Ec, sec(2007) 1429, pp. 6

11 The Croatian Parliament’s posture in European Integration

Page 18: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

18

Në vitin 2005 Kuvendi adoptoi Deklaratën për “Parimet themelore të hyrjes në negociata për anëtarësimin e Kroacisë në BE”, ndërsa së bashku me Qeverinë firmosën Deklaratën për Veprimet e përbashkëta në procesin e hyrjes si shtet anëtar në BE. Palët ishin të vetëdijshme që anëtarësimi në BE ishte një synim strategjik kombëtar dhe që kërkonte bashkëpunim ndërmjet palëve, si në pjesën e ekzekutivit dhe në atë parlamentar, bashkëpunim i cili duhet të sigurohej nëpërmjet një procesi transparent për hyrjen në BE. Pra, praktikisht ndodhi që anëtarët e strukturës negociuese së integrimit duhet të zgjidheshin ekspertë në bazë të ekperiencës dhe të njohurive që ata kishin dhe jo në bazë të përkatësisë partiake. Në këte kuadër, në Parlament, u krijua një Komision për monitorimin e negociatave. Për më tepër do të kishte edhe një trup tjetër i cili nuk përbëhej nga parlmentarë, por përfaqësues të shoqërisë civile, dhe ky ishte Komiteti Kombëtar, i cili ishte forum iniciues i negocimeve në BE. Qysh me krijimin e tij dhe me vazhdimin e negociatave, Komiteti Kombëtar, mbeti hapësira ku konsensusi ishte parësor ndryshe nga trupat e tjerë parlamentarë. Ai përbëhej nga një numër i barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita dhe kryesohej nga opozita. Ishte themeluar që të punonte me konsensus, kështu që disa herë kërkonte diskutime të vështira për çështje sensitive siç ishte bujqësia. Në raste të tilla ndryshimet e qendrimeve ndërmjet palëve konsultoheshin me kujdes, dhe kur i dërgoheshin qeverisë, këto ndryshime miratoheshin si qëndrimi përfundimtar i negocimit të Kroacisë. Duke qenë se pjesë shumë e rëndësishme e integrimit të Kroacisë në BE është harmonizimi me acquis, disa vendime të rëndësishme u ndërmorën në një fazë të hershme. Objektivi final ishte përgatitja e Kuvendit për përfshirjen e tij në integrimin në BE. Hapi i parë në lidhje me këtë çështje është marrë në qershor 2000, me themelimin e Komitetit për Integrimin Europian, duke bërë që rregullat e përhershme të Kuvendit në procesin e tij legjislativ të ndryshohen, duke u vendosur proçedura të hollësishme lidhur me propozimet ligjore për përputhjen me acquis. Qëllimet e këtyre ndryshimeve, ishin për të siguruar një punë më cilësore dhe për të minimizuar gabimet në harmonizimin e ligjit të brendshëm me atë të BE-së. Që nga viti 2003, Kuvendi kroat ka monitoruar procesin e harmonizimit të ligjeve dhe përputhshmërinë e legjislacionit kroat me acquis. Ndërkohë, një punë e rëndësishme në drejtim të harmonizimit është bërë nga Komiteti i Integrimit Europian, i cila ka shqyrtuar një numër të madh projektligjesh në mënyrë që të jenë në përputhje me acquis. Përveç kësaj, Komiteti ishte përgjegjës për monitorimin e programeve të ndihmës dhe bashkëpunimit të BE-së, si dhe monitorimin e të drejtave dhe detyrimeve të Republikës së Kroacisë që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare të miratuara nga Këshilli i Europës, duke bashkëpunuar me parlamentet e tjera për të fituar njohuri dhe përvojë në fushën e legjislacionit të BE-së. Kuvendi Kroat në veprimtarinë e tij ndër-parlamentare Anëtarët e Komitetit të Integrimit Europian kanë marrë pjesë në COSAC (e cila është një konferencë e organeve të specializuara në çështjet e Komunitetit Europian). Këto takime kanë shërbyer për të fituar njohuri mbi punën e organeve kombëtare parlamentare që merren me çështjet europiane në Shtetet Anëtare, përkatësisht në kontrollin mbi parimin e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit. Përveç kësaj, ka patur një lobim të rëndësishëm diplomatik parlamentar si nga Komiteti Kombëtar dhe Komiteti i Integrimit Europian, sidomos në vitin e fundit të negociatave – një periudhë e vështirë negocimi si pasojë e atmosferës në përgjithësi kur çështja e integrimit cilësohej si jetike për shtetin Kroat.

Page 19: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

19

Një nga tre strukturat qendrore që merren ekskluzivisht me integrimin kroat në BE është Komiteti i Përbashkët Parlamentar Kroaci - BE. Ky organ është themeluar në vitin 2004 për të nxitur dialogun politik midis parlamentit kroat dhe atij europian. Takime të rregullta të mbajtura dy herë në vit, janë realizuar për të fituar njohuri në aspekte të rëndësishme të pranimit të Kroacisë në BE, si dhe funksionimin e mëtejshëm. Ky komitet i përbashkët ishte veçanërisht i dobishëm në thellimin e të kuptuarit të procesit të integrimit të Kroacisë në mes të anëtarëve të Parlamentit Europian që nuk janë të përfshirë në negociatat Kroaci - BE. Për anëtarët e Kuvendit kroat në këtë komitet, përfitimi kryesor ishte njohja me politikat e BE-së, në sajë të përgatitjes për funksionim më të mirë pas pranimit në BE. Gjithashtu, vlen të përmendet se Kuvendi kroat është anëtar i Qendrës Europiane për Hulumtime Parlamentare dhe Dokumentim (ECPRD) që nga viti 1996. Po ashtu, në 2005 Kuvendi u bashkua me IPEX (Shkëmbimi ndërparlamentar i informacionit të BE). Puna përgatitore për të funksionuar si një parlament kombëtar i një shteti anëtar Roli i parlamenteve kombëtare të BE është zvogëluar shumë për njëfarë kohe duke pasur parasysh faktin që legjislacioni gjithnjë e më shumë ka kaluar në nivel europian. Parlamentet kombëtare janë në një farë mase, të dështuarit institucional të anëtarësimit në BE pasi kur nje shtet anëtar futet në BE, Kuvendi i mëparshëm sovran kombëtar transferon disa prej kompetencave tek Unioni. Një rol më të rëndësishëm bashkëpunimi ndër-parlamentar realizohet nëpërmjet COSAC, ku ka një njohje të drejtpërdrejtë me dokumentacionin e BE-së. Parlamentet kombëtare kanë pranuar propozime të reja legjislative direkt nga institucionet europiane, dhe jo nëpërmjet qeverive të tyre përkatëse. Të gjitha këto ndryshime i ofrojnë parlamenteve kombëtare mundësinë për të luajtur një rol më aktiv në formësimin e politikave europiane. Në mënyrë që të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, Kuvendi kroat ka ndërmarrë disa hapa me synim përmbushjen e sfidave që shtrihen përpara. Hapi i parë në këtë drejtim ishte një propozim i paraqitur nga Komiteti i Integrimit Europian për të aplikuar për “projektin e binjakëzimit” në mënyrë që të kishte mbështetje për Kuvendin kroat në përgatitje për pranimin në BE. Sipas këtij projekti, ekspertë të njohur nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë kanë ndihmuar parlamentarët kroatë në formulimin e propozimeve të ndryshme si në atë të ri-organizimit të brendshëm të Kuvendit, si edhe për ndryshimet legjislative dhe institucionale për funksionimin efikas të saj pas hyrjes në BE. Një rezultat i parë i prekshëm i këtyre propozimeve ishte një ndryshim kushtetues i frymëzuar nga Dispozitat e Traktatit të Lisbonës në lidhje me rolin e parlamenteve kombëtare. Duke qenë se ishin të domosdoshme disa modifikime kushtetuese në mënyrë që të mbylleshin disa kapituj negociues ose në përputhje me kërkesat e tjera për anëtarësim, kjo ndërmarrje rezultoi në një kapitull krejt të ri në Kushtetutë nën titullin "Bashkimi Europian". Në lidhje me pjesëmarrjen në institucionet e BE-së, tani kushtetuta përcakton se: "Kuvendi merr pjesë në procedurat ligjore europiane në përputhje me dispozitat e Traktateve të BE-së, ndërsa Qeveria e Republikës së Kroacisë informon Kuvendin kroat për propozimet ligjore mbi të cilat Kuvendi mund të marrë vendime, në të gjitha rastet kjo do të shërbejë si bazë për qëndrimin e Qeverisë në institucionet e BE-së”. Perspektiva e përgjegjësive të shtuara për Kuvendin, kërkon një qasje mjaft të re dhe një ngarkesë pune në rritje, si për anëtarët e Kuvendit që janë në organet parlamentare dhe për personelin. Në këtë kuadër është zhvilluar një Plan Veprimi i hollësishëm për një numër të rëndësishëm të personave kyç në Parlament (në nivelin politik dhe administrativ). Ndërkohë, më 1 korrik 2013,

Page 20: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

20

hyri në fuqi edhe akti që rregullonte bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit,12 për ti paraprirë anëtarësimit të saj më 2013. Kroacia dhe si një anëtare e re, do të vazhdojë zbatimin e të gjitha reformave që do të kërkohen në vazhdimësi. Kuvendi Kroat ka luajtur një rol të rëndësishëm si legjislativ ashtu edhe politik në fushën e integrimit evropian të Kroacisë. Për më tepër, puna e tre komisioneve parlamentare që merren ekskluzivisht me çështjet e integrimit evropian, ka përgatitur rrugën për funksionimin normal të Kuvendit të Kroacisë, si një shtet anëtar i BE-së. Në mënyrë të veçantë Komiteti Kombëtar ka luajtur një rol thelbësor në integrim për vazhdimin e bisedimeve, ku sikurse theksohet edhe në Traktatin e Lisbonës - roli i parlamenteve kombëtare është konsideruar si pjesë e rëndësishme e integrimit. Gjithashtu ndryshime të rëndësishme janë bërë me amendamentet kushtetuese, por sërish ka nevojë për një sërë ndryshimesh legjislative për të qenë në përputhje me ligjin e BE-së.

3.2 Portugalia

Hyrje Më 28 mars 1977, Portugalia paraqiti zyrtarisht aplikimin për hyrjen në Komunitetin Europian. Dhjetë vjet më vonë, më 1 janar 1986 Portugalia u bë zyrtarisht anëtare e Bashkimit Europian. Integrimi i Portugalisë në BE filloi me anë të Planit Marshall, nëpërmjet Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OEEC), konsideruar si ishte hapi i parë në fushën e bashkëpunimit ekonomik me BE, në të cilën Portugalia ka luajtur një rol të plotë. Pavarësisht skepticizmit dhe rezistencës, kjo solli me vete një zhvillim të ekonomisë portugeze dhe shoqërisë dhe shënoi fillimin e një udhëtimi që ka vazhduar edhe sot, gjë e cila tani ndikon jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në jetën e saj politike e shoqërore. Kuvendi i Republikës Portugeze në integrimin europian: Komiteti i Çështjeve Europiane Në përputhje me nenin 108 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Portugalisë13 për secilin sesion parlamentar bëhet planifikimi i aktiviteteve për çdo komitet parlamentar me pjesë marrjen e të gjithë grupeve parlamentare dhe vendoset për kalendarin e punimeve nga secili komitet. Secili komitet duhet të raportojë në fund të çdo sesioni parlamentar për përmbushjen e aktiviteteve si edhe të planifikimit të parashikuar pasi ato mund të jenë të lidhura edhe politikisht me objektivat e parashikuara. Ky planifikim dhe raportim është shumë i rëndësishëm për punën e komitetit, jo vetëm për Kuvendin por edhe për përgjegjësinë dhe transparencën e tyre ndaj publikut përgjatë secilës seancë parlamentare. Komiteti i Çështjeve Europiane është një nga dymbëdhjetë komitetet e Kuvendit, i cili u krijua më 1988. Kuvendi i Republikës të Portugalisë në procesin e integrimit Kushtetuta e Republikës Portugeze14 përcakton, në nenet 161, n) dhe 163, f) se Kuvendi i Republikës është përgjegjës për "prononcimin, siç është përcaktuar me ligj, për çështje të tilla në pritje të vendimit nga organet e Bashkimit Europian në lidhje me sferën e saj ku ka përgjegjësi ekskluzive legjislative" dhe "monitorimin dhe vlerësimin, të përcaktuara me ligj, të pjesëmarrjes së Portugalisë në procesin e integrimit të BE-së". Neni 197, 1 i) përcakton se Qeveria "në kohën e

12

Akti “Për bashkëpunimin në çështjet Evropiane” të Kuvendit Kroat dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. 13

Rules of Procedures (Assembly of Republic) ;http://assembly.coe.int/nw/xml/RoP/RoP-XML2HTML-EN.asp?id=ENtoc_N0A29C3B0N0A339620 14

Constitution of Portuguese Republic http://app.parlamento.pt/site_antigo/ingles/cons_leg/Constitution_VII_revisao_definitive.pdf

Page 21: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

21

duhur, (do) të paraqesë informacion (Kuvendit të Republikës) në lidhje me procesin e integrimit të BE". Më 17 maj 2012, u botua Ligji 21/2012 në lidhje me monitorimin, vlerësimin dhe shpalljen e Kuvendit të Republikës, me qëllimin e procesit të integrimit në BE. Ky ligj ishtë rishikimi i parë i Ligjit 43/2006, datë 25 gusht 2006, i cili përcakton kompetencat e Kuvendit në çështjet e BE-së, dhe rolin specifik dhe kompetencat e Komitetit për Çështjet Europiane (EAC). Ajo gjithashtu përfshin detyrat e Qeverisë ndaj Kuvendit (shih më poshtë) dhe sistemit të shqyrtimit, jo vetëm në aspektin e parimit të subsidiaritetit, por sa i përket aktivitetit të përgjithshëm mbikëqyrës të Qeverisë në BE. Neni 6 i këtij ligji i referohet në mënyrë specifike rolit dhe kompetencave të Komitetit për çështje europiane. Së fundmi, Komiteti miraton, në fillim të çdo legjislature, rregullat e veta të brendshme duke përcaktuar përbërjen, përgjegjësitë, kompetencat, procedurat e saj operative, etj. Marrëdhëniet me komisionet e tjera të përhershme Në fillim të çdo legjislature, sipas nenit 34 të Rregullores së Punës, formacioni i Komisioneve të përhershme parlamentare, kompetencat e çdo komiteti dhe përbërja e tij përcaktohen nëpërmjet një diskutimi në seancë plenare, pas propozimit të Kryetarit të Kuvendit, i cili këshillohet nga Konferenca e Kryetarëve të grupeve politike. Praktika parlamentare në lidhje me këtë gjë tregon se përgatitja e diskutimit të kësaj çështjeje bëhet nga Konferenca e kryetarëve të komiteteve të përhershëm. Prandaj, ndarja e kompetencave mes komiteteve është përcaktuar në mënyrë të qartë, dhe kjo shërben si “pika e referencës” për përfshirjen e Komiteteve përgjegjëse në shqyrtimin e çështjeve të BE-së. Kompetencat e EAC janë mishëruar edhe në këtë dokument. Sipas nenit 6, pika 2f) të Ligjit 21/2012, EAC "do të shkëmbejë informacionin me komisionet e tjera relevante parlamentare dhe do të ketë një bashkëpunim adekuat, në mënyrë që Kuvendi të ketë ndërhyrje efektive " lidhur me çështjet e BE-së". Proçedura e parashikuar në këtë ligj (në nenet 2, 3, 6 and 7) vendos EAC si komitetin përgjegjës për koordinimin e procesit të shqyrtimit të çështjeve të BE-së, përfshirë komitetet përkatëse parlamentare për pjesën e përgjegjësisë së tyre. Neni 7, pika 4 cilëson se shtetet në rastet e analizimit të pajtueshmërisë së çështjeve me parimin e subsidiaritetit, edhe në qoftë se ka mendime të ndryshme mes komiteteve të përfshira, mendimi i EAC do të mbizotërojë. Kur është fjala për mbikëqyrjen e veprimtarisë së Qeverisë, të përcaktuara dhe në nenin 4, pika 1 f), EAC mund të nxisë, nëse konsiderohet e nevojshme, një takim të përbashkët me komitetin përkatës së bashku me anëtarin përkatës të Qeverisë një javë para ose pas mbledhjeve të Këshillit të cilat janë brenda kompetencave të këtij komiteti të veçantë. Së fundmi, EAC ka zhvilluar një praktikë sistematike të organizimit të dëgjimeve me eurodeputetët portugeze rreth temave të caktuara, në të cilat janë të ftuar gjithashtu komisionet përkatëse përgjegjëse parlamentare të Kuvendit portugez. Përveç debateve të cilat mund të zhvillohen për shkak të një rrethane të veçantë ose proçedure parlamentare (p.sh. debat për propozimin e një rezolute), Ligji 21/2012 parashikon praninë e Qeverisë në seancë plenare në disa raste (neni 4, pika 1)si psh: diskutime me Kryeministrin para marrjes së Presidencës së Këshillit Europian, diskutime me qeverinë për gjendjen e BE-së në tremujorin e fundit të çdo viti dhe një debat me Qeverinë mbi mekanizmat e qeverisjes ekonomike (semestri Europian) në tremujorin e dytë të çdo viti.

Page 22: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

22

Marrëdhënia e Kuvendit me Qeverinë Sipas Kushtetutës (neni 197, pika 1 shkronja i), Qeveria do të paraqesë informacion (në Kuvendin e Republikës) në lidhje me proçesin e integrimit të BE-së". Ligji 21/2012, parashikon një proçes të rregullt të konsultimit mes Kuvendit të Republikës dhe Qeverisë". Neni 5 i këtij ligji thekson se, Qeveria është burimi kryesor për dhënien e informacionit për Kuvendin, gjë që është e nevojshme "për të mbajtur Kuvendin të informuar në kohën e duhur në lidhje me subjektet dhe qëndrimet që duhet të diskutohen në institucionet europiane, si dhe në lidhje me propozimet që janë në diskutim dhe negociatat që janë duke u zhvilluar (...) ". Ky nen në vazhdim parashikon të gjithë dokumentacionin përkatës, të cilin Qeveria e ka të detyruar për ta dërguar në Kuvend. Për më tepër, deputetët mund të kërkojnë, në çdo kohë, informacion shtesë ose dokumentacion nga Qeveria për ndonjë çështje të caktuar. Përveç debateve plenare të përmendura më lart, seancave të detyrueshme me anëtarët e qeverisë të parashikuara në nenin 104, pika 2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, mbikqyrja parlamentare mund të zhvillohet në nivel komiteti, përkatësisht nëpërmjet mbledhjeve të EAC dhe Qeverisë para dhe pas çdo takimi të përbashkët të Këshillit Europian, me Komitetin përkatës, me praninë e anëtarit përkatës të Qeverisë, në takimin paraprak të javës ose pas mbledhjeve të Këshillit të cilat bien brenda kompetencave të këtij Komiteti të caktuar, apo takimet në mes të EAC dhe Qeverisë mbi një propozim specifik legjislativ europian. Së fundmi, në tremujorin e parë të çdo viti, Qeveria i paraqet Kuvendit një raport mbi pjesëmarrjen e Portugalisë në BE, duke theksuar vendimet me një ndikim më të madh në vend, dhe masat e zbatuara nga Qeveria në këtë drejtim, duke u fokusuar veçanërisht në transpozimin e direktivave. Komiteti për Çështjet Europiane, në bashkëpunim me komitetet e tjera, mund të paraqesin edhe një mocion për një rezolutë, e cila në vijim diskutohet me Qeverinë në seancë plenare.

3.3 Sllovenia

Hyrje Sllovenia ka aplikuar për tu anëtarësuar në BE, menjëherë pas shpalljes së saj si shtet i pavarur në vitin 1991. Deri në vitin 1992, Sllovenia është njohur nga të gjitha vendet anëtare të komunitetit. Negociatat intensive për hyrjen në BE filluan më 1993, deri në anëtarësimin e saj të plotë në maj 2004. Roli i Dhomës së Lartë të Kuvendit Kombëtar Slloven dhe Këshilli Kombëtar në çështjet e BE Me pranimin e Sllovenisë në Bashkimin Europian disa prej të drejtave të saj sovrane janë transferuar në institucionet e BE-së. Për këtë arsye Sllovenia miratoi ndryshimet e duhura kushtetuese në vitin 2003 për të lehtësuar transferimin e një pjese të të drejtave sovrane të Sllovenisë në institucionet ndërkombëtare, të cilat janë të bazuara në parimet e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Neni 3a i Kushtetutës së Republikës së Sllovenisë që rregullon këto çështje, parashikon nevojën për të finalizuar një formë të duhur të bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Asamblesë Kombëtare në

Page 23: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

23

fushën e çështjeve europiane15. Kjo kërkesë kushtetuese u prit me miratimin e Ligjit për bashkëpunim mes Kuvendit dhe Qeverisë në çështjet evropiane. Megjithatë, është i vetmi ligj që përcakton rolet e Qeverisë dhe Kuvendit Kombëtar dhe nuk ka përcaktuar rolin e Këshillit Kombëtar. Kushtetuta parashikon që Këshilli Kombëtar të përcjellë mendimin e tij për të gjitha çështjet brenda kompetencave të Asamblesë Kombëtare16. Si pasojë, marrëdhënia e tyre është e përcaktuar me Rregulloren e Punës së Kuvendit Kombëtar. Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar ftohet të marrë pjesë në seancat e dy strukturave të punës të Kuvendit Kombëtar- struktura të cilat janë kompetente për çështjet europiane- dhe ku mund të paraqesë një mendim të Këshillit Kombëtar. Kur mendimi nuk dorëzohet në kohë do të konsiderohet se Këshilli pajtohet me pozitën e propozuar nga Qeveria. Puna që duhet të bëjë Këshilli Kombëtar është parashikuar në Ligjin për Këshillin Kombëtar dhe në Rregulloren e tij. Aktualisht, amendamentet që kanë të bëjnë me punën e Këshillit Kombëtar në fushën e çështjeve evropiane nuk janë parashikuar. Çështjet e BE-së do të trajtohen, kryesisht, nga Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Çështje Europiane dhe në bashkëpunim me komitetin kompetent për fushën përkatëse. Pozicioni i një Këshilltari Kombëtar është një detyrë jo-profesionale, dhe kjo është arsyeja pse është gjithashtu realiste të mos pritet që Këshilli Kombëtar të mbulojë të gjitha çështjet për të cilat ai mund të përcjellë mendimin e tij. Kompetencat e Këshillit Kombëtar, të cilat janë të parashikuara në Kushtetutë përcaktojnë se Këshilli Kombëtar përcjell tek Asambleja Kombëtare të gjitha çështjet që janë kompetencë e Asamblesë Kombëtare. Bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë Kombëtare pas hyrjes së Slllovenisë në BE, është i përkufizuar specifikisht në Rregulloren e Këshillit Kombëtar, e cila thekson se Asambleja Kombëtare mund ti drejtojë çdo lloj çështjeje që ka lidhje me BE-në, të paraqitur tek ajo nga ana e Qeverisë tek Këshilli Kombëtar. Ka dy komitete të Asamblesë Kombëtare të cilët shqyrtojnë çështjet e BE-së: Komiteti i Çështjeve Europiane, i cili është kompetent për kolonën e parë dhe të tretë të BE; dhe Komiteti i Çështjeve të Jashtme, përgjegjës për politikën e jashtme dhe çështjen e sigurisë. Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar duhet të ftohet në sesionet e komiteteve referuar sa më sipër, për të paraqitur opinionin e Këshillit Kombëtar. Por, sistemi ligjor nuk siguron ndarjen e kompetencave, megjithatë në praktikë Këshilli Kombëtar fokusohet më shumë në çështjet e BE-së të cilat konsiderohen më të përshtatshme për përbërjen e tij (Këshilli Kombëtar është përfaqësues i grupeve sociale, ekonomike dhe profesionale të interesit). Me hyrjen e Sllovenisë në BE, Qeveria fitoi autoritet më të gjerë legjislativ dhe juridiksional. Asnjë nga nenet e Kushtetutës së Sllovenisë nuk përcakton marëdhënien ndërmjet Këshillit Kombëtar dhe Qeverisë, megjithatë nga ajo që është parë ndër vite, mund të themi se bashkëpunimi i tyre ka qenë i frytshëm. Qeveria apo Ministria përkatëse ka dërguar gjithmonë përfaqësuesit e saj në sesionet e Këshillit Kombëtar dhe komisionet e tyre kanë prezantuar pozicionin në çështjet që janë diskutuar dhe rregullisht i është dhënë përgjigje për pyetjet që janë ngritur nga Këshilltarët e Asamblesë. Kjo lloj praktike është aplikuar edhe në fushën e çështjeve europiane. Vazhdimisht duhet të ftohen përfaqësuesit e Qeverisë në sesionet parlamentare, përderisa kjo gjë çon në informimin e Asamblesë në lidhje me vendimet e Qeverisë dhe në të njëjtën kohë u jep një mundësi përfaqësuesve të Qeverisë të dëgjojnë opinionin e Asamblesë Kombëtare ose të 15

Constitutional act amending article 68 of the constitution of the republic of slovenia; http://www.us-rs.si/en/about-the-court/legal-

basis/constitution/constitutional-acts-amending-the-constitution-of-t/ 16

Assembly of Slovenia, https://www.dz-rs.si/wps/portal/en/Home

Page 24: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

24

komisioneve të saj. Në këtë mënyrë Këshilli Kombëtar prezanton opinionin e tij tek Qeveria dhe përpiqet të ndikojë vendimet e tij. Është në interesin e Qeverisë që të ndikojë jo vetëm në formulimin e opinionieve të Asamblesë Kombëtare por gjithashtu edhe të Këshillit Kombëtar. Qeveria është e ndërgjegjshme për rëndësinë e vendimeve që merren nga Këshilli Kombëtar dhe kjo është arsyeja që ajo mer pjesë aktivisht në punën e Këshillit Kombëtar. Ndryshe nga Asambleja Kombëtare, Këshilli Kombëtar nuk ka përfaqësues në Parlamentin Europian. Për shkak të përbërjes specifike, e cila nuk mund të krahasohet me asnjë strukturë tjetër të institucioneve të BE-së, Këshilli Kombëtar nuk bashkëpunon drejtpërsëdrejti me BE-në. Megjithatë ai merr pjesë në të gjitha takimet që zhvillohen nga COSAC (Konferenca e Çështjeve Europiane dhe të Komunitetit), në sesionet e komitetit të Parlamentit Europian dhe në takime e konferenca të tjera. Kushtetuta dhe Rregullorja e Asamblesë Kombëtare siguron pjesëmarrjen e Këshillit Kombëtar në çështjet europiane. Kushtetuta thekson se Këshilli Kombëtar duhet të paraqesë opinionet e tij në Asamblenë Kombëtare në lidhje me çështjet europiane, dhe ka të drejtë të bashkëpunojë me strukturat e tjera që meren me këto çështje. Anëtarësimi i Sllovenisë në BE ka ndikuar edhe në punën e Këshillit Kombëtar, megjithatë nuk ka reforma të veprimtarisë të Këshillit Kombëtar, komisioneve të tij dhe grupeve të interesit që janë të nevojshme. Kur Këshilli Kombëtar merr në shqyrtim një çështje europiane i caktohet komitetit kompetent i cili harton një opinion dhe e dërgon atë në strukturat e Asamblesë Kombëtare. Në rast se do të ketë ndonjë çështje të rëndësisë së lartë mbahet një sesion i jashtëzakonshëm i cili thirret nga Presidenti Këshillit Kombëtar, në varësi të kohës që i duhet Këshillit të prezantojë opinionin e tij. Roli kryesor në çështjet europiane luhet nga relatorët europianë` dhe Komiteti për Çështjet Europiane dhe nga Kolegji i Këshillit Kombëtar që është një strukturë konsultuese e Presidentit të Këshillit Kombëtar. Përbërja e Këshillit Kombëtar Këshilli Kombëtar17 është i përbërë nga përfaqësues të grupeve sociale, ekonomike, profesionale dhe nga perfaqësues të pesë grupeve të interesit, të cilët janë emëruar nga përfaqësuesit e punëdhënësve, punëmarrësve, fermerëve, artizanalëve dhe të profesioneve të lira, si edhe të aktiviteteve jo-tregtare. Pozita e Keshilltarëve të Këshillit nuk është profesionale, kështu që këshilltarët e mbajnë këtë pozicion si detyrë shtesë të punëve të tyre profesionale dhe zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Këshilli Kombëtar i Sllovenisë me përbërjen e tij dhe mënyrën e funksionimit është një shembull unik në sistemin e dhomës së lartë të shteteve anëtare të BE. Kjo është arsyeja që në çështjet europiane nuk mund të ndiqet ndonjë shembull tjetër i shteteve anëtare të BE. Për shkak të specifikës, Sllovenia duhet të përkushtohet fuqishëm në çështjet e shoqërisë civile dhe të besojë në bashkëpunimin me BE-në në këtë çështje.

17

https://www.dz-rs.si/wps/portal/en/Home/PoliticniSistem/Parlamentarizem

Page 25: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

25

4. Projektligji i propozuar për rishikimin e Ligjit Zela 2014

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

Nr.____/2014

“PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të nenit 78 dhe nenit 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim forcimin e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Neni 2 Objekti

Ky ligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për marrëdhëniet e Kuvendit me Këshillin e Ministrave, si dhe marrëdhëniet me institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian, në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Neni 3 Fusha e veprimit t[ ligjit

Page 26: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

26

Ligji e shtrin veprimin e tij mbi funksionet kryesore të Kuvendit që kanë të bëjnë me:

a) miratimin e politikave dhe kuadrit ligjor për çështjet e integrimit evropian, b) mbikëqyrjen e zbatimit të kuadrit normativ dhe të fondeve financiare të ofruara nga

Bashkimi Evropian, c) informimin e publikut për ecurinë e etapave të procesit të anëtarësimit të Republikës së

Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Neni 4

Përkufizime Në këtë ligj termat e mëposhtme kanë këtë kuptim:

a) “Dokumenta strategjikë sektorialë dhe ndër-sektorialë”, janë akte të organit publik në ushtrim të funksionit të tij publik, ku shprehet vullneti dhe parashikimet për zhvillimin dhe realizimin e një politike të caktuar publike në fushat e ekonomisë, zhvillimit social, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, dhe marrëdhënieve me jashtë, të cilat mund të përcaktojnë shpërndarjen e burimeve financiare dhe njerëzore në një periudhë të caktuar kohore me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara në to;

b) “Fonde të ndihmës nga Bashkimi Evropian”, janë fonde financiare të ofruara nga Bashkimi Evropian në formë granti dhe huaje, duke përfshirë hua nga Banka Evropiane e Investimeve, e cila orientohet drejt nevojave të konstatuara, përparësive të zgjedhura dhe kapacitetit për të thithur dhe për të dhënë rezultate në fushat ku ajo zbatohet.

c) “Grup interesi”, është çdo organizatë jofitimprurëse që ka interesa të përbashkëta në fushën e integrimit evropian, ose subjekte të tjerë, të interesuar që të ndikojnë politikëbërjen për projekt-aktet që i nënshtrohen procesit të konsultimit publik;

d) “Institucionet e Bashkimit Evropian”, janë institucionet vendimarrëse të Bashkimit Evropian si përcaktohen në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe referohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare, të ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë, 27.07.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së stabilizim-asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare””;

e) “Kuvendi”, është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë; f) “Pozicioni negociues”, është qëndrimi mbi një çështje, politikë apo akt normativ i mbajtur

nga organi publik përfaqësues i Republikës së Shqipërisë gjatë diskutimeve me Institucionin përkatës të Bashkimit Evropian, apo anasjelltas, i cili mund të ndryshojë në varësi të vullnetit të shprehur të palëve gjatë këtyre diskutimeve;

g) “Projektakt”, është projekti i një ligji, akti nënligjor, vendimi ose udhëzimi të Këshillit të Ministrave, si dhe projekte të akteve normative të hartuara nga organet publike sipas fushës përkatëse të kompetencave, që kanë të bëjnë me çështje të integrimit evropian;

h) “Politika social ekonomike”, është vullneti i shprehur i organit publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, për modelin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe instrumentet financiare, strukturorë dhe institucionalë të përzgjedhur për realizimin e tij, të përcaktuara në të;

i) “Politika të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme”, janë vullneti i shprehur i organit publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, për modelin e zhvillimit të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme si dhe instrumentet financiare, strukturorë dhe institucionalë të përzgjedhur për realizimin e tyre, të përcaktuara në to;

Page 27: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

27

j) “Politika e marrëdhënieve me jashtë”, është vullneti i shprehur i organit publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, për modelin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të tjera apo organizmave ndërkombëtarë, si dhe instrumentet financiare, strukturorë dhe institucionalë të përzgjedhur për realizimin e tyre, të përcaktuara në to;

k) “Rekomandim”, është çdo sugjerim, propozim apo mendim me karakter konsultativ, për projekt - aktet e hartuara, i shprehur verbalisht dhe/ose me shkrim nga palët e interesuara;

l) “Qeveria”, është Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Neni 5 Parime të përgjithshme

1. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian bazohet në respektimin e parimeve të tilla si:

shteti i së drejtës, mbrojtja e së drejtave themelore të shtetasve, ligjshmëria, subsidiariteti, proporcionaliteti, bashkëpunimi reciprok, transparenca, gjithpërfshirja dhe ekonomia e tregut.

2. Në çdo rast, marrëdhëniet ndërmjet palëve subjekt i këtij ligji respektojnë këto parime:

a) Parimi i subsidiaritetit: Kuvendi ushtron kompetencat dhe funksionet e tij në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për aq sa objektivat e veprimit që synohet prej tij nuk mund të arrihen në mënyrë të mjaftueshme nga Qeveria, pushteti vendor apo institucionet e pavarura, dhe në çdo rast brenda përcaktimit kushtetues të tyre.

b) Parimi i proporcionalitetit: Përmbajtja dhe forma e veprimit të Kuvendit nuk do të tejkalojë çfarë është e nevojshme për të arritur realizimin e funksioneve të tij kushtetuese, të cilat ndikojnë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

c) Parimi i Bashkëpunimit: Kuvendi dhe Qeveria brenda kompetencave të tyre, sigurojnë mënyrën dhe kushtet e veprimeve të përbashkëta midis tyre me qëllim miratimin e programeve, planeve, akteve normative ligjore dhe nënligjore dhe dokumentave të tjerë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, apo gjatë mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së tyre dhe transparencës publike mbi to.

KREU II

BASHKËPUNIMI NDËR-INSTITUCIONAL

Neni 6 Bashkëpunimi në fushat kryesore të procesit të integrimit evropian

1. Kuvendi mbikëqyr objektivat dhe zbatueshmërinë e politikave në fushat sociale dhe

ekonomike, të drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme si dhe të marrëdhënieve me jashtë, të miratuara nga Qeveria.

2. Kuvendi shqyrton dokumentat strategjikë sektorialë dhe ndërsektorialë të miratuara nga Qeveria si dhe qëndrimet mbi marrëdhëniet dypalëshe apo shumëpalëshe të miratuar prej saj në fushat e përmendura në pikën 1 të këtij neni, për sa kjo prek marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Page 28: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

28

3. Kuvendi siguron zbatimin e politikave të miratuara në fushat kryesore të integrimit evropian

dhe garanton përputhshmërinë e objektivave të përcaktuara në to me kuadrin ligjor përkatës të propozuar për miratim, si dhe mbikëqyr dhe kontrollon zbatueshmërinë e këtij kuadri ligjor dhe të institucioneve të ngarkuara për zbatimin e tij.

4. Qeveria informon Kuvendin:

a) për politikën sektoriale apo ndërsektoriale të propozuar për miratim, apo mbi pozicionin negociues të propozuar për t’u paraqitur institucionit përkatës të Bashkimit Evropian, para miratimit të saj,

b) mbi përmbajtjen dhe proçedurën e zbatuar gjatë proçesit të vendimmarrjes në institucionet e Bashkimit Evropian mbi një pozicion negociues të propozuar prej saj,

c) mbi marrëdhëniet dypalëshe apo shumëpalëshe të miratuar prej saj, për sa kjo prek marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke përfshirë një raport të detajuar mbi ndikimin e këtyre marrëdhënieve në proçesin e integrimit evropian.

5. Kuvendi, brenda jo më pak se 15 ditësh nga marrja e informacionit, sipas përcaktimit të pikës 4 të këtij neni, informon Qeverinë mbi përputhshmërinë apo vërejtjet dhe sugjerimet për politikën apo qëndrimin e propozuar.

6. Qeveria informon periodikisht çdo 3 muaj mbi ecurinë e fushave kryesore të procesit të integrimit evropian.

7. Organet drejtuese të Kuvendit, në përputhje me procedurat parlamentare të parashikuara në

Rregulloren e Kuvendit, duke i dhënë përparësi shqyrtimit dhe miratimit të kuadrit ligjor sipas pikës 3 të këtij neni, programojn[ punën në komisionet e përhershme dhe seancë plenare.

8. Komisioni i Integrimit Evropian koordinon veprimtarinë e komisioneve të përhershme, fusha e

përgjegjësisë e të cilëve përmban fushat kryesore të procesit të integrimit evropian. 9. Rregulla më të detajuara për zbatimin e pikave 4 dhe 6 të këtij neni përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

Neni 7 Procedurat mbi marrëdhëniet Kuvend – Qeveri – Institucione të pavarura

1. Qeveria, në zbatim të nenit 6 të këtij ligji, deri më 31 janar të çdo viti, paraqet në Kuvend një

informacion të detajuar mbi:

a) listën e projekt-akteve ligjore që synojnë përputhjen e të drejtës vendase me atë të Bashkimit Evropian;

b) planin e veprimeve të parashikuar në politikat sektoriale dhe ndër-sektoriale sipas

përcaktimit të nenit 6 të këtij ligji, realizimi i të cilave kryhet edhe përmes financimit me fonde të ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë;

Page 29: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

29

c) menaxhimin e fondeve të ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë, për vitin paraardhës, për sa përdorimi i këtyre fondeve ka për qëllim realizimin e planit të veprimeve të parashikuar në politikat sektoriale dhe ndërsektoriale sipas përcaktimit të nenit 6 të këtij ligji.

2. Qeveria, në zbatim të nenit 6 të këtij ligji, paraqet në fund të çdo 3-mujori në Komisionin për

Integrimin Evropian një raport të hollësishëm mbi:

a) zbatimin e planit të veprimeve të parashikuar në politikat sektoriale dhe ndërsektoriale të miratuara;

b) ecurinë e procesit të bisedimeve për anëtarësim; c) raportimet e paraqitura pranë strukturave të Komisionit Evropian apo strukturave të

përbashkëta, diskutimet mbi çështjet e diskutuara si dhe konkluzionet dhe rekomandimet e arritura nga këto takime;

3. Komisioni për Integrimin Evropian thërret strukturën e caktuar nga Qeveria sipas rastit, për të

dhënë informacion mbi çdo çështje në zbatim të pikës 1 dhe 2 të këtij neni, kur konstaton paqartësi apo mospërputhje në informacionet e paraqituara në dokumentet e mësipërme. Kërkesa e Komisionit për Integrimin Evropian sipas kësaj pike, shoqërohet me arsyetimin e nevojës për informacion të mëtejshëm dhe konstatimin e paqartësive.

4. Komisioni për Integrimin Evropian thërret institucionet e pavarura të krijuara me ligj, për të dhënë informacion mbi çdo çështje në zbatim të nenit 6 të këtij ligji, kur konstaton paqartësi apo mospërputhje në informacionet e paraqitura, në dokumentat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.

5. Informacioni objekt rregullimi i dispozitave të këtij kreu klasifikohet rast pas rasti në përputhje

me legjislacionin në fuqi mbi informacionin e klasifikuar sekret shtetëror, përveçse kur është parashikuar ndryshe në strukturat e përbashkëta, Shqipëri – Bashkim Evropian.

6. Rregulla më të detajuara për zbatimin e pikave 1 dhe 2 të këtij neni përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

KREU III PJESËMARRJA E DREJTPËRDREJTË NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

Neni 8

Marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit dhe Parlamentit Evropian 1. Kuvendi mban marrëdhënie të drejtëpërdrejta me Parlamentin Evropian nëpërmjet

përfaqësimit në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili është strukturë e përbashkët e Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, i krijuar sipas përcaktimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

2. Kuvendi përfaqësohet në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociimin nga anëtarë të tij, të cilët propozohen sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit për delegacionet e përhershme pranë organizmave ndërkombëtare.

Page 30: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

30

3. Funksionet e Kuvendit sipas përcaktimit të këtij neni, koordinohen nga Komisioni për Integrimin Evropian.

4. Komisioni për Integrimin Evropian informon Kuvendin në seancën plenare më të parë mbi

çështjet e diskutuara dhe vendimet e marra në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociim. Ky informacion i përcillet edhe Qeverisë, me qëllim koordinimin me qëndrimet e mbajtura dhe zbatimin e vendimeve të marra për sa këto përfshijnë veprimtari në kompetencë të Qeverisë.

5. Qeveria, raporton për realizimin e vendimeve të marra në Komitetin Parlamentar për

Stabilizim Asociim, përsa këto përfshijnë veprimtari në kompetencë të saj, kur kërkohet nga Komisioni i Integrimin Evropian.

Neni 9

Ndërveprimi dhe raportimi në Institucionet e Bashkimit Evropian 1. Kuvendi ndërvepron me Institucionet e Bashkimit Evropian sipas rastit, kur kjo është kërkesë e

procesit të stabilizim asociimit. 2. Kuvendi përfaqësohet në këto marrëdhënie nga anëtarë të tij, të cilët propozohen sipas

përcaktimit në Rregulloren e Kuvendit për delegacionet e përhershme pranë organizmave ndërkombëtare.

3. Funksionet e Kuvendit sipas përcaktimit të këtij neni koordinohen nga Komisioni për Integrimin

Evropian.

KREU IV PJESËMARRJA NË PROCESIN E PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT

Neni 10

Përafrimi i legjislacionit 1. Komisioni për Integrimin Evropian shqyrton listën e projektakteve ligjore që synojnë

përputhjen e të drejtës vendase me atë të Bashkimit Evropian dhe, në bashkëpunim me komisionet e përhershme të Kuvendit që kanë në fushën e tyre të përgjegjësisë fushat kryesore të procesit të integrimit evropian, përgatit një raport të posaçëm me rekomandime mbi përshtatshmërinë e këtyre projekt-akteve ligjore në realizmin e objektivave të politikave, sipas përcaktimit të nenit 6 të këtij ligji.

2. Komisioni për Integrimin Evropian ia parashtron Qeverisë rekomandimet e shprehura në raportin e posaçëm, sipas pikës 1 të këtij neni, e cila brenda një periudhe prej 30 ditësh kryhen rregullimet përkatëse në listën e projektakteve ligjore dhe jep arsyetimin e saj në rast t[ mos-marrjes në konsideratë të tyre.

3. Qeveria i raporton Komisionit për Integrimin Evropian, listën e përditësuar të projektakteve ligjore, sipas përcaktimit të pikës 2 të këtij neni, i cili informon Shërbimet e Kuvendit, me qëllim programimin e punës dhe përcaktimin e procedurave të shqyrtimit, sipas rastit.

Page 31: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

31

4. Mënyra e raportimit, afatet dhe përmbajtja e tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 11 Projektaktet e përafrimit të legjislacionit

1. Qeveria, gjatë procesit të përgatitjes së projektakteve ligjore, të përfshira në listën sipas përcaktimit të nenit 10 të këtij ligji, fton Shërbimet e Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë të komisioneve të përhershme, që të marrin pjesë dhe shprehen mbi këto projektakte në fazën e hartimit, me qëllim koordinimin e qëndrimeve dhe zgjidhjeve të propozuara, për të lehtësuar proçesin e shqyrtimit të tyre në Kuvend.

2. Projektaktet ligjore që synojnë përputhjen e të drejtës vendase me atë të Bashkimit Evropian, të paraqitura për miratim në Kuvend, shqyrtohen paraprakisht nga Komisioni për Integrimin Evropian dhe më pas nga komisionet e tjera të përhershme të Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë..

3. Projektaktet ligjore të paraqitura nga Qeveria, sipas pikës 2 të këtij neni, shoqërohen me

dokumentacionin që analizon shkallën e përputhshmërisë me të drejtën e Bashkimit Evropian, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për Instrumentat e Përafrimit të Legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian. Kur nga organet e Kuvendit konstatohen mangësi në këtë dokumentacion, projektakti i kthehet Qeverisë dhe brenda 30 ditëve duhet të ridërgohet në Kuvend i plotësuar.

4. Rregullat për kryerjen e procedurave të parashikuara në pikat 1 dhe 3 të këtij neni përcaktohen

me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 12 Akteve normative nënligjore në zbatim të akteve ligjore që përafrojnë legjislacionin

1. Qeveria, gjatë procesit të përgatitjes për miratim të projektakteve normative nënligjore, fton

Shërbimet e Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë të komisioneve të përhershme, të marrin pjesë dhe të shprehen për garantimin e përputhshmërisë së qëndrimeve dhe zgjidhjeve të propozuara me ato të parashikuara në aktet ligjore ku ato mbështeten, sipas përcaktimit të nenit 10 të këtij ligji..

2. Shërbimet e Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë të komisioneve të përhershme, në rast se gjatë shqyrtimit të projektakteve normative nënligjore, sipas pikës 1 të këtij neni, vërejnë papajtueshmëri me dipozitat materiale dhe procedurale të akteve ligjore ku ato mbështeten, informojnë njëkohësisht Kuvendin dhe strukturën e caktuar nga Qeveria dhe kërkojnë korigjimin e tyre..

3. Aktet normative nënligjore, të miratuara nga Qeveria, në mbështetje dhe në zbatim të akteve

ligjore që synojnë përputhjen e të drejtës vendase me atë të Bashkimit Evropian, i dërgohen Komisionit për Integrimin Evropian menjëherë pas miratimit të tyre, të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm që analizon shkallën e përputhshmërisë me të drejtën e

Page 32: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

32

Bashkimit Evropian, sipas kritereve të parashikuara nga legjislacionin në fuqi për Instrumentat e Përafrimit të Legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian.

4. Rregullat për kryerjen e procedurave të parashikuara në pikat 1 dhe 3 të këtij neni

përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 13 Mbikëqyrja e zbatueshmërisë së kuadrit normativ për përafrimin e legjislacionit

1. Komisioni për Integrimin Evropian, koordinon me komisionet të përhershme të Kuvendit

procesin e mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së kuadrit normativ, që synon përafrimin e legjislacionit, sipas fushave kryesore të integrimit evropian.

2. Komisionet e përhershme të Kuvendit, në fund të çdo sesioni parlamentar, përgatisin një raport për shkallën e zbatueshmërisë së kuadrit normativ që synon përafrimin e legjislacionit. Raporti, me problematikat e referuara, i dërgohet Komisionit për Integrimin Evropian për të përgatitur analiza vlerësuese dhe për ushtruar forma të tjera të kontrollit parlamentar, si interpelanca, pyetje, mocione me ministrat që mbulojnë fushat përkatëse të veprimtarisë.

3. Komisioni për Integrimin Evropian dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, sipas fushës së

përgjegjësisë, kur e çmojnë të nevojshme, ftojnë përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj, për të dhënë shpjegime dhe informacione të plota mbi zbatueshmërinë e kuadrit normativ që synon përafrimin e legjislacionit.

4. Komisioni për Integrimin Evropian dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, sipas fushës së

përgjegjësisë, i kërkojnë njësive të pushtetit vendor dhe institucioneve të pavarura të krijuara me ligj:

a) informacion mbi aktet normative të miratuara prej tyre, për sa ato mund të prekin

zbatueshmërinë e kuadrit normativ ligjor dhe nënligjor që synon përafrimin e legjislacionit.

b) rregullimin e papajtueshmërisë së akteve normative të miratuara prej tyre me aktet normative ligjore dhe nënligjore, që përafrojnë të drejtën vendase me atë të Bashkimit Evropian, në rast së kjo vërehet gjatë procesit të shqyrtimit.

KREU V INFORMIMI PUBLIK

Neni 14

Pjesëmarrja e grupeve të interesit në shqyrtimin e politikave dhe kuadrit normativ zbatues të tyre

1. Komisioni për Integrimin Evropian dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, sipas fushës së

përgjegjësisë, ftojnë grupet e interesit për të marrë pjesë në seanca dëgjimore gjatë procesit të shqyrtimit të politikave dhe strategjive sektoriale dhe ndër-sektoriale, të përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, si dhe në procesin e miratimit të kuadrit ligjor normativ që synon përafrimin e legjislacionit.

Page 33: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

33

2. Komisioni për Integrimin Evropian, kur e çmon të nevojshme, mund të organizojë tryeza të hapura diskutimi publik për zhvillime social - ekonomike në rang kombëtar, në kuadër të miratimit dhe zbatimit të politikave apo të kuadrit normativ pjesë e procesit të integrimit evropian, me qëllim arritjen e një konsensusi sa më të gjerë publik.

3. Proçedurat e detajuara për zbatimin e këtij neni përcaktohen në Rregulloren e Kuvendit.

Neni 15 Ngritja dhe fuksionimi i sistemit të informimit publik

1. Kuvendi krijon një sistem të informimit publik, i cili është elektronik, ku publikohet

informacioni mbi politikat e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, si dhe informacione të tjera të lidhura me zhvillimin e procesit të integrimit evropian.

2. Komisioni për Integrimin Evropian, mbështetur nga Shërbimet e Kuvendit, krijon, mirëmban dhe përditëson link-un e posaçëm për çështjet e integrimit evropian në faqen zyrtare elektronike të Kuvendit.

KREU V DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 16

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 6, 7, 10, 11 dhe 12 të tij.

Neni 17 Shfuqizim

Ligji nr. 9252, datë 8.7.2004 “Për punën e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian” shfuqizohet.

Neni 18 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

ILIR META

Page 34: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

34

Page 35: RAPORTI ANALITIK IDENTIFIKIMI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIMIN E … · 2014-12-25 · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton bazën e ndërveprimit të këtyre tre pushteteve

35

Bibliografi

Rregullorja e Kuvendit e Republikës së Shqipërisë Vendimi Nr. 166, datë 16.12.2004 (e

ndryshuar), http://www.parlament.al/

Ligji nr.9252, datë 8. 7. 2004 “Për punën e Kuvendit në proçesin e integrimit të Shqipërisë

në Bashkimin Europian”;

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (ndërmjet komuniteteve europiane e shteteve të tyre

anëtare dhe Republikës së Shqipërisë);

Traktati i BE dhe Traktati i funksionimit të BE , prill 2008;

Raport i OSCE dhe SME II mbi “Marrëdhëniet e punës në fushën e integrimit europian të

Kuvendit dhe Qeverisë në Shqipëri”, mars 2011;

KIE, procesverbalet e mbledhjeve të pasqyruara në faqen e internetit të Kuvendit të

Shqipërisë, për vitin 2012 dhe 2014, http://www.parlament.al/

Roli i Parlamenteve Kombëtarë në vendim-marrjen europiane, Eipascope 2009/1

www.eipa.eu;

Raporti i monitorimit të vitit 2012 i IDM-së, mbi veprimtarinë e KIE, në kuadër të “Iniciativa

e monitorimit parlamentar i IDM”; www.idmalbania.org;

IDM, Tre” hapat” për përmirësimin e marëveshjeve parlamentare për hyrjen në BE, viti

2010; www.idmalbania.org;

Qendra e publikimeve parlamentare “ Rritja e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit

përmes pjesmarrjes legjislative dhe transparencës” projekt i OSFA, dhjetor 2011,

www.ascpdp.org ;

“Integrimi europian, prioriteti kryesor i qeverisë së re” Revista periodike “Europian” i MIE,

shtator-tetor 2005;

Raport me rekomandime për rolin e KIE dhe për procesin e përafrimit të legjislacionit në

kontekstin e Parlamentit shqiptar, nga Primoz Vehar, Ekspert ligjor ndërkombëtar, dhjetor

2006;

Akti “Për bashkëpunim në çështjet europiane” të Parlamentit Kroat dhe Qeverisë së

Republikës së Kroacisë;

Ligji nr. 43/2006, datë 25 gusht 2006 “Monitorimi, vlerësimi dhe deklarimi nga Kuvendi i

Republikës në kuadër të procesit të ndërtimit të Bashkimit Evropian” te Republikës së

Portugalisë; www.parlamento.pt/Legislacao/Documents/Laë43_2006_EN.pdf

Akti “Për bashkëpunim i parlamentit dhe qeverisë në çështjet e BE” të Republikës së

Sllovenisë”, www.dzrs.si/fileadmin/dz.gov.si/pageuploads/DZ/PDF_datoteke/cooperation-in-eu-

affairs-final.pdf