raporti i vetËvlerËsimit tËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/raporti i... ·...

24
SHKOLLA E MESME BUJQËSORE “RAKIP KRYEZIU” FIER RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Upload: others

Post on 21-Aug-2020

23 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

SHKOLLA E MESME BUJQËSORE “RAKIP KRYEZIU” FIER

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË

BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Page 2: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 2

PËRMBAJTJA

I. PROCESI I VETËVLERËSIMIT

1.1 Grupi i vetëvlerësimit të brendshëm 3 1.2 Parimet e punës së grupit të vetëvlerësimit 3 1.3 Etapat e procedurës së vetëvlerësimit 3 1.4 Metodologjia 4

II TË DHËNA PËR INSTITUCIONIN 2.1 Misioni/ Vizioni/ Prioritetet/Objektivat 5

2.2 Historiku 6 2.3 Gjëndja e godinës së shkollës 7 2.2 Ndjekja e shkollës 7 2.3 Gjëndja e laboratorëve 8 2.4 Baza prodhuese 8 2.5 Aspekti social 8 2.6 Arritjet lëndore 9 2.7 Matura Shtetërore 10 2.8 Etika dhe sjellja 10 2.9 Mësuesit 10

III VETËVLERËSIMI I INSTITUCIONIT 3.1 Fushat dhe nënfushat e vlerësuara 11 3.2 Vlerësimi i treguesëve sipas standartit/ Gjetjet 12 3.3 Gjykime dhe konkluzione 18 3.4 Vlerësimi i institucionit për të 5 fushat 20 3.5 Pikat e forta/Pikat e dobëta 21 3.6 Rekomandime 23

GRUPI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM

Page 3: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 3

1. Jorika Halilaj - Kryetar

2. Badeona Stefa - Anëtar

3. Anila Mustafaj - Anëtar

Grupi i vlerësimit të brendshëm institucional është ngritur nga drejtori i shkolles, dhe është miratuar nga

bordi i shkollës dhe këshilli i mësuesve në datë 18.10.2018.

Në përzgjedhjen e anëtarëve të grupit të vetëvlerësimit janë marrë parasysh kompetencat profesionale,

paanshmëria, mundësitë për grumbullimin e informacionit për të bërë vlerësimin e anëtarëve të grupit,

përfaqësimi në grup i sa më shumë opinioneve të njësisë, duke shmangur në maksimum përfshirjen në të

të personave konfliktualë ose konjekturalë.

PARIMET E PUNËS SË GRUPIT TË VETËVLERËSIMIT

Vlerësimi i cilësisë karakterizohet nga profesionalizmi, vërtetësia, objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat (e vlerësimit).

Vlerësimi i brendshëm, me synimin që të krijohet një tablo e qartë dhe transparente për njësinë që vlerësohet, për të ndërtuar politika zhvillimi në përputhje me misionin e saj dhe për të shërbyer si bazë për procesin e mëtejshëm të zhvillimit te institucionit.

Publikimi i informacionit, me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku të informohen për gjendjen e njësisë, programeve, kurrikulave, shërbimeve etj.

Vlerësimi mbështetet në dokumente, procedura, anketime, takime me palët e interesuara etj.

ETAPAT E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË BRENDSHËM

Në kuadrin e reformave të arsimit dhe formimit profesional dhe në mbështetje të Udhëzimit Nr. 16, datë 08.05.2018, për “Zhvillimin e Vetëvlerësimit në Institucionet Ofruese të Arsimit dhe Formimit Profesional”, çdo institucion publik, i cili ofron arsim dhe formim profesional (AFP), do të zhvillojë procesin e vetëvlerësimit institucional duke patur si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit nëpërmjet analizës dhe reflektimit ndaj arritjeve dhe mundësive për përmirësim. Ky proces është ndërmarrë edhe nga shkolla jonë në kuadrin e një procesi periodik vlerësimi dhe akreditimi të shkollës. Ky proces i rëndësishëm ka kaluar në disa hapa: Në këtë kuadër AKAFPK me mbështetjen e projektit “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” i zbatuar nga UNDP, organizoi seminarin trajnues me synim njohjen e të gjithë IoAFP-ve me zbatimin praktik të procesit të vetëvlerësimit në IoAFP dhe njohja me afatet dhe detyrimet e vlerësimit.

ƒ Ngritja e Grupit të Vetëvlerësimit dhe funksionimi i tij është kryer në përputhje me këtë Udhëzim.

Në zbatim të këtij Udhëzimi, Grupi i Vetëvlerësimit është ngritur nën përgjegjësinë e Drejtorit, pasi ky i fundit ka marrë mendimin edhe të këshillit të mësuesve në datë 18.10.2018.

U hartuan Plani i veprimit të vetëvlerësimit dhe Plani i zbatimit të vetëvlerësimit. Brenda grupit janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për çdo anëtar.

Grupi i Vetëvlerësimit ka përgatitur Dosjen e Vetëvlerësimit, pjesë e së cilës është dhe Raporti i Vetëvlerësimit.

Grupi i Vetëvlerësimit është trajnuar nga stafi i AKAFPK dhe i janë vënë në dispozicion materialet udhëzuese për vlerësimin, organizimin e grupit dhe të punës në grup, si dhe njohja me procesin, detyrat, të drejtat e përgjegjësitë e secilit. Vetëvlerësimi është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në zbatim të udhëzimeve të dhëna nga AKAFPK. Grupi i Vetëvlerësimit ka qëndruar në kontakt të

Page 4: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 4

vazhdueshëm me përfaqësues dhe specialistë të AKAFPK dhe ka ndjerë nga afër asistencën e tyre, sa herë kjo ka qenë e nevojshme. Produkt i këtij procesi të vetëvlerësimit është Dosja e Vetëvlerësimit, në përbërje të së cilës, vend qendror zë Raporti i Vetëvlerësimit, i cili është hartuar në përputhje dhe zbatim të udhëzimeve të AKAFPK dhe pas konsultimit të përmbajtjes së tij me stafin e mësuesve. METODOLOGJIA

Metodat, teknikat, rrugët, mënyrat, rregullat, procedurat, hapat që u përdorën për realizimin e vetëvlerësimit dhe mbledhjen e të dhënave në institucionin tonë arsimor.

-Vëzhgimi -Intervista Intervistë e standardizuar- Intervistat e lira - Intervista të pastandardizuara–Biseda--Pyetësori -Anketa Anketa me pyetje të hapura-Anketa me pyetje të mbyllura

-Përdorimi i instrumenteve të gatshme të ligjeve që lidhen me AFP-në, me arsimin parauniversitar, me Dispozitat Normative, me udhëzimet dhe urdhrat e Ministrive që mbulojnë IoAFP-në, etj. Metoda dhe teknika për shqyrtimin e të dhënave-Dokumentacionit. -Puna në grup që lehtëson dhe mundëson shqyrtimin efikas dhe në kohë reale në: amzat, regjistrat, plani vjetor i institucionit, programet e lëndëve,modulet e ndryshme, planet mësimore, planet edukative, dosjet e trajnimeve të brendshme, planet ditore, planet individuale për nxënës, plani i psikologut të institucionit arsimor, dosjet individuale të nxënësve, kopje fizike të testeve, minitesteve, detyrave të shtëpisë, procesverbalë të ndryshëm, fisha vëzhgimi, pyetësorë anketime, formularë të ndryshëm, video, postera, këndet e punimeve të nxënësve, dosjet e mësuesve/instruktorëve, portofolët e nxënësve, kontratat, aktmarrëveshjet, raporte e analiza të kryera nga institucioni etj.

-Përpunimi sasior i gjetjeve të vetëvlerësimit- Përpunimi sasior ose cilësor, Metodat e analizës dhe mënyrat e prezantimit Analiza e devijimit, Analiza kulturore, Përpunimi sasior përpunohet informacioni i siguruar nga gjetjet sasiore. Përpunimi mekanik i tyre.

1.Statistika dhe tregues të hyrjes dhe pjesëmarrjes së nxënësve në institucion:.

2. Statistika dhe tregues të stafit mësimdhënës dhe drejtimit të institucionit arsimor:

3. Statistika dhe tregues për infrastrukturën e institucionit dhe mjetet ndihmëse të tij

4. Statistika dhe tregues të proceseve në klasë, në bazë prodhuese dhe në institucion:

5.Statistika dhe tregues të efektivitetit të brendshëm të institucionit:

Page 5: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 5

Ne do të përkushtohemi për të siguruar përvoja arsimore cilësore, në mënyrë që t'i aftësojme nxënësit për të arritur një formim të plotë profesional, intelektual, emocional, shoqëror, kulturor dhe moral. Shkolla jonë do t’i edukojë të rinjtë me aftësi për të nxënë gjatë gjithë jetës. Në përfundim të shkollës ata do të jenë qytetarë të përgjegjshëm, profesionistë të zotë të aftë për tu përballur me tregun e punës.

Brenda 4 viteve ne synojmë të bëhemi një shkollë me standarte bashkëkohore të mësimdhënies që zhvillon personalitetin e të rinjve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitjen e tyre profesionale për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesionin që ata kanë zgjedhur si brenda, por edhe jashtë vendit.

Drejtimi dhe menaxhimi i shkollës

Bashkëpunimi dhe funksionimi i suksesshëm i të gjithë këshillave të shkollës. Aftësimi profesional i nxënësve

Në fund të vitit shkollor nxënësit të zotërojnë aftësi praktike, duke siguruar një kalueshmëri 100% në provimet e niveleve profesionale.

Arritjet e nxënësve

Rritja e kalueshmërisë në provimet e maturës nga 55% ne 80%.

Zhvillimi profesional i mësuesve dhe cilësia e mësimdhënies.

Mësimdhënës të trajnuar për zbatimin e metodologjive të reja në mësimdhënie dhe zbatimin e kurrikulës së re me bazë kompetenca.

Bashkëpunimi shkollë-familje-komunitet.

Ulja e mungesave të nxënësve nga 30 mungesa/nxënës në 26 mungesa/nxënës.

Infrastruktura dhe laboratorët e shkollave. Ngritja e parcelës eksperimentale. Pasurimi i shkollës me laboratorë Riparime të godinës së shkollës

Misioni i shkollës

VIZIONI

Qëllimet/objektivat që burojnë nga prioritetet

Page 6: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 6

HISTORIKU I SHKURTËR I SHKOLLËS

Shkolla e Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu” Fier, është hapur në vitin 1952, si e

para shkollë e mesme në të gjithë Myzeqenë. Pas këtij viti kjo shkollë funksionoi si shkollë rajonale me drejtimet Agronomi dhe zooteknikë. Pas vitit 1980 në shkollën tonë u shtua dhe një degë e tretë, drejtimi Veterinari. Me këto tre specialitete, me një numër të madh nxënësish (deri 1500), të ndarë në 35 klasa dhe me një staf të kualifikuar mësuesish që arrinte deri 85, shkolla vazhdoi deri në vitin 1990-1991. Nga viti 1992 dhe deri në vitin shkollor 1999-2000 vazhdoi shkolla me nivelet 2 –vjeçare dhe 3+2 për degët: Prodhim Blegtoral dhe Agromekanizator. Në vitin 1999 krahas këtyre degëve u hap sërish specialiteti Veterinari. Në vitin 2001-2002 u hap një degë e re, specialiteti Agrobiznes me nivel 5-vjeçar. Në vitin 2002 u bashkua me shkollën teknike të ndërtimit që ishte e nivelit 3 –vjeçar me këto specialitete: Hidraulikë, Mobileri, Ushqimore, Konfeksione . Në vitin shkollor 2003-2004 u shtuan dhe degët Elektrikë, Mekanikë të nivelit 3-vjeçar, kurse në vitin shkollor 2004-2005 dega Elektrikë e nivelit 5-vjeçar . Pas vitit 2009 me ndyshimet që pësoi sistemi arsimor edhe në shkollën tonë pati ndryshime, si në strukturë edhe në kurrikula. Vendosja e sistemit 2+1+1 (nivele) për degët Mekanike, Shërbime Mjete Transporti, Termohidraulikë, Elektrikë, Bujqësi, dhe Veterinari 4 vite (bllok) bënë që shkolla të merrte një tjetër dimension. Ne vitin shkollor 2012-2013 hapet drejtimi Shërbime sociale dhe shëndetësore. Për vite me rradhë shkolla ka vuajtur nga mungesa e regjistrimeve të reja, sidomos kjo në drejtimet e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Vetëm në vitin 2014-2015 ndryshoi situata ku numri i regjistrimeve të reja për këto drejtime u trefishua. Në vitin 2015-2016 hapet drejtimi Teknologji ushqimore. Ndihma dhe mbeshtetja e e projekteve të huaja për arsimin profesional nuk i ka munguar shkollës tonë. Ndër vite përmenden projektet: STAOS, AgriAL, SwissContact, SNV, ALVet.

•Bujqësi

•Veterinari

• Shërbime sociale shëndetësore

•Teknologji ushqimore

• Instalues i sistemeve termohidraulike

• Shërbime mjetesh transporti

Drejtimet 2017-2018

Page 7: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 7

1. GJENDJA E GODINËS SË SHKOLLËS

Gjendja e godinës së shkollës është relativisht e mirë. Problematike është situata përsa i përket ujit të pijshëm dhe termo-hidroizolimit të godinës së shkollës dhe palestrës. Mungon sistemi i ngrohjes.

Gjendja e godinës së konviktit është jo e mirë. Godina është shumë e amortizuar. Shfaq probleme në instalimet hidrosanitare, tualetet, instalimet e rrjetit elektrik, termo-hidroizolim.

2. NDJEKJA E SHKOLLËS

1- Numri i nxënësve të shkollës në vitin shkollor 2017-2018.

Në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” për vitin shkollor 2017-2018 u regjistruan gjithsej 408 nxënës,14 nxënës me pak nga një vit më parë, nga këta 78 ishin femra.

U regjistruan 104 nxënës në vitet e para. 2- Tregues të tjerë :

Shkolla është e ndarë në: 6 drejtime dhe në 21 klasa me një mesatare 19 nxënës për klasë. Përfundojnë vitin shkollor 339 nxënës, 12 nxënës me pak nga një vit më parë. 69 është numri i

nxënësve të larguar gjatë vitit shkollor 2017-2018, ose 16% e nxënësve, 1 nxënës më pak nga një vit më parë

Gjatë vitit shkollor 2017-2018 u bënë në total 14578 mungesa që i bie 43 mungesa për nxënës,. 2.6 % është përqindja e orëve të munguara në total kundrejt të gjitha orëve vjetore.

17 nxënës janë paralajmëruar për përjashtim nga shkolla për plotësim të numrit të mungesave. Nxënës të përjashtuar për plotësim të numrit të mungesave nuk ka. SHPËRNDAJRJA E NXËNËSVE SIPAS KLASAVE

SHPËRNDARJA E NXËNËSVE SIPAS DREJTIMEVE

Klasa X 104

• femra 26

•meshkuj 78

Klasa XI 88

• femra 18

•meshkuj 70

Klasa XII 92

• femra 18

•meshkuj 74

Klasa XIII 124

femra 14

meshkuj 110

SHSSH

24%

BUJQESI 24%

HIDRAULIKE 5.1%

TEKNOLOGJI USHQIMORE

10.6%

VETERINARI 31%

SHMT 4.6%

Page 8: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 8

3. GJENDJA E LABORATORËVE

Si kabinete apo laboratorë në shkollën tonë funksionojnë:

Një kabinet i bujqësisë. Një kabinet Anatomie. Një kabinet i Përpunimit të frutave dhe perimeve. Një laborator Mikrobiologjie dhe Teknologjisë ushqimore. Dhoma e Përpunimit të qumështit (baxho). Një klinikë veterinare. Një laborator Informatike. Një Bibliotekë. Klasa mësimi godina ka 19 mjedise, 4 mjedise ku zhvillohen praktikat profesionale si për degët

bujqësore dhe teknike. 4. BAZA PRODHUESE Shkolla ka në pronësi të saj një sipërfaqe toke prej 17,8 ha por sot ka në përdorim 7,8ha, sepse

pjesa tjetër është zënë. Në bazën prodhuese kemi 8 krerë (lopë, meshqerra, viça), bazë të mirë mekanike të pasuruar

vazhdimisht nga projekti AGRI- AL të cilat ndihmuan në aftësimin praktik e profesional të nxënësve.

Një miniserë diellore dhe pemëtorja e shkollës janë një tjetër mjedis funksional ku nxënësit e drejtimit Bujqësi zhvillojnë gati 80% të praktikave profesionale.

5. ASPEKTI SOCIAL Shkolla frekuentohet në përqindje të lartë nga nxënës që vijnë prej zonave rurale, përqindje kjo që

shkon rreth 96% dhe vetëm 4% nga zonat urbane. Përqindjen më të madhe e zënë nxënësit që vijnë nga rrethi i Fierit dhe i Mallakastrës. 18% e nxënësve vijnë nga zonat e largëta si Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci, Lushnja, Gjirokastra, Vlora. Për këtë qëllim shkolla ka dhe një konvikt në të cilin në vitin shkollor 2017-2018 qëndronin 124 nxënës.

Pjesa më e madhe e prindërve të nxënësve merren me bujqësi. Niveli ekonomik i komunitetit të shkollës tonë është shumë i ulët. Përqindja e nxënësve nga familje që trajtohen me asistencë sociale është 8 % e nxënësve.

o Nxënës, pa njërin prind janë 20 nxënës. o Me prindër të divorcuar 12 nxënës. o Nën kujdestarinë e jo prindërve kemi 1 nxënës . o Nxënës që i kanë të dy prindërit me arsim të lartë janë 0. o Nxënës që i kanë të dy prindërit me arsim të mesëm jane 54%. o Nxënës që i kanë të dy prindërit me arsim 9-vjecar janë 46%.

Arsimi i fëmijëve romë, si një nga rrugët e efektshme për integrimin shoqëror, zë një vend të veçantë në veprimtarinë e shkollës sonë. Në zbatim dhe të Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egiiptianëve, 2016-2020 regjistrimi i femijëve romë është një prioritet në shkollën tonë. Përmes shkollimit të mirë fëmijët romë do të kenë mundësi më të mëdha për të hyrë në botën e të rriturve me shanse të barabarta në shoqëri. Arsimi do të shërbejë për t’i hapur rrugën qasjes më të mirë në punësim, si dhe angazhimit të plotë në jetën qytetare. Ndjekja e shkollës nga ana e fëmijëve romë së bashku me nxënësit e tjerë është në krye të një qëndrimi të integruar për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit romë. Në vitin shkollor 2017-2018 u regjistruan 7 nxënës romë

Page 9: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 9

6. ARRITJET LENDORE

Në fund të vitit shkollor shkolla arriti një Kalueshmëri 89% dhe Notë mesatare 6.95.

Drejtimi Klasa Regjistruar Larguar Kalueshmeria Nmesatare

B U J Q E S I

X 23 11 92% 6.8

XIa 18 1 60% 6.7

XIb 19 7 83% 6.6

XII 26 5 89% 6.8

XIII 14 2 75% 6.5

V E T E R I N A R I

X 21 2 90% 7.2

XI 20 5 80% 6.4

XIIa 18 2 94% 6.3

XIIb 18 2 100% 6.8

XIIIa 26 1 88% 6.8

XIIIb 23 2 71% 6.2

S H S E O R C B. I A L.

Xa 21 4 100% 7.9

Xb 21 4 100% 8.3

XI 17 1 81% 7.8

XII 19 0 100% 7.6

XIII 21 1 95% 7.5

SH M T XIII 19 8 91% 5.6

INS HIDR

XIII 21 1 80% 5.8

T. USHQ X 18 8 100% 7

XI 14 1 100% 7.3

XII 11 1 100% 7.9

Page 10: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 10

7. MATURA SHTETËRORE

Në provimet e Maturës Shtetërore në fazën e parë hynë gjithsej 89 nxënës maturantë,

nga këta 12 vajza .

LËNDA

NR NXËNËSVE

KALUESHMËRIA NOTA MES. E

MATURËS

NOTA MES E SHKOLLËS

DIFERENCA

GJUHE E HUAJ 89 100% 6.8 5.8 +1

GJUHE SHQIPE DHE LETERSI

89 99% 5.9 5.8 +0.1

MATEMATIKE 88 85% 5.4 5.2 +0.2

T .P Veterinari 37 100% 7.5 6.7 +0.8

T.P Bujqësi 9 100% 6.2 7.2 -1

T.P SH.S.SH 18 88% 5.7 7.5 -1.8

T.P INS I SIST TERM.

16 88% 4.9 6.6 -1.7

SHMT 9 100% 5.0 5.5 -0.5

8. ETIKA DHE SJELLJA

1. Nuk ka patur nxënës me probleme të rënda të sjelljes gjatë vitit shkollor 2017-2018. Kjo përbën edhe një nga anët e forta të shkollës sonë, në këtë drejtim. 2. Numri i nxënësve të vlerësuar për arritje në aktivitetet kulturore–artistike ka qënë 13 nxënës. 3. Numri i nxënësve të vlerësuar në garat sportive të zhvilluara nga shkolla ka qenë 10 nxënës. 4. Numri i nxënësve të ndëshkuar me masa disiplinore Qortim dhe Vërejtje ka qenë 15 nxënës. 5. Numri i nxënësve të identifikuar nga drejtoria që pinë duhan, alkool apo lëndë narkotike ka qënë 0 nxënës. 6. Numri i ankesave të paraqitura pranë komisionit të etikës dhe sjelljes dhe që ky komision i ka vlerësuar si të drejta është 0.

9. MESUESI Në filllim të vitit shkollor 2017-2018 , në shkollën tonë janë 28 mësues, një drejtor dhe një

zëvendësdrejtor. Të gjithë mësuesit janë me arsim të lartë sipas profilit.

Mosha mesatare e mësuesve në shkollën tonë është 41 vjeç. Numri i mësuesve me shkallën e parë të kualifikimit është 5, kurse mësuesit e tjerë janë: 9 me

shkallën e dytë dhe 1 me shkallen e tretë të kualifikimit. Mësuesit trajnohen vazhdimisht për aspekte të ndryshme të mësimdhënies.

Në shkollë kemi 1. Një sekretare . 2. Një financiere. 3. Dy pastruese.

Page 11: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 11

VETEVLERESIMI I INSTITUCIONIT

FUSHAT DHE NËNFUSHAT E VLERËSUARA

I. FUSHA 1 “MENAXHIMI DHE DREJTIMI”

1.1.Gjithëpërfshirja 1.2.Plani afatmesëm i IoAFP-së 1.3.Plani vjetor i IoAFP-së 1.4.Plani i vëzhgimit të orëve mësimore 1.5.Plani i monitorimit të dokumentacionit institucional 1.6.Statistikat e IoAFP, regjistrimi dhe transferimi i nxënësve/kursantëve 1.7.Vlerësimi i brendshëm i IoAFP-së 1.8.Zhvillimi profesional i stafit 1.9.Efektiviteti i burimeve njerëzore dhe financiare

II. FUSHA 2 “MARRËDHËNIET DHE BASHKËPUNIMI”

2.1. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, që mbulojnë arsimin dhe formimin profesional 2.2.Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me komunitetin dhe shoqërinë civile 2.3.Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me biznesin 2.4. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis vetë IoAFP-ve dhe institucioneve arsimore

III. FUSHA 3 “KURRIKULA E ZBATUAR”

3.1.Kurrikula në bazë shkolle të AFP-së 3.2.Kurrikula në bazë ofruesi të FP-së 3.3.Kurrikula e formimit të përgjithshëm 3.4.Mbështetja për zbatimin e kurrikulës 3.5.Ekipi kurrikular i IoAFP-së

IV. FUSHA 4“MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNËT” 4.1.Plani ditor 4.2.Plani për zhvillimin e programeve të mësimdhënies së moduleve praktike profesionale 4.3.Objektivat/Rezultatet mësimore 4.4.Parimet kryesore gjatë orës mësimore 4.5.Ana shkencore 4.6.Baza materiale dhe didaktike 4.7.Mjedisi fizik 4.8.Metodologjia 4.9.Detyrat e shtëpisë 4.10.Aftësitë dhe temat ndërkurrikulare 4.11.Përsëritja 4.12.Mjedis i sigurt për të nxënit

V. FUSHA 5 “VLERËSIMI” 5.1.Vlerësimi periodik i nxënësit/kursantit 5.2.Vlerësimi përfundimtar i nxënësit/kursantit 5.3.Procesi i vlerësimit 5.4.Arritjet 5.5.Rivlerësimi 5.6.Ankimimet

Page 12: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 12

VLERËSIMI I TREGUESËVE SIPAS STANDARTIT/ GJETJET

FUSHA MENAXHIMI DHE DREJTIMI Nënfusha Treguesi/ Standarti Vler

esimi

Vlerësimi i treguesit/Standartit

1.Gjithëpërfshirja

1. Drejtoria e IoAFP-së përfshin të gjitha organizmat e saj në menaxhimin e jetës së institucionit.

1.3 Në shkollë funksionojnë të gjithë organizmat zyrtare, si: Bordi1 i IoAFP-së, Këshilli i mësuesve, Qeveria e nxënësve, Këshilli i prindërve të IoAFP-së, Këshilli i Prindërve të Klasës, Komisioni i Disiplinës, Komisioni i Etikës dhe Sjelljes. Evidentohet se jo të gjithë organizat në IoAFP e zhvillojnë veprimtarinë e vet sipas një plani të caktuar.

2. Drejtoria e IoAFP-së nxit punën në ekipe të personelit të saj.

Drejtoria e IoAFP-së krijon ekipe pune për hartimin dhe zbatimin e planeve mujore, vjetore dhe afatmesme. Ekipet e punës në IoAFP apo ekipet lëndore/ekipet kurrikulare punojnë bashkë për probleme të ndryshme të institucionit, por shpeshherë ndjehet mungesa e bashkëpunimit mes tyre.

2.Plani afatmesëm i IoAFP-së

1. IoAFP zhvillohet përmes planit afatmesëm.

1.8

Plani afatmesëm është ndërtuar sipas formatit të rekomanduar.Plani afatmesëm paraqet një njohje të thellë dhe të detajuar të mjedisit fizik të IoAFP-së, të situatës sociale të komunitetit përrreth dhe, në veçanti, problemet reale që lidhen me arritjet/rezultatet e nxënësve. Jo te gjitha grupet e interesit janë të përfshira në procesin e hartimit të planit afatmesëm. Zbatimi i planit afatmesëm nuk vëzhgohet nga ekipi mbikëqyrës.

3.Plani vjetor i IoAFP

1. IoAFP zbaton planin vjetor.

1.8 Plani vjetor i shkolles është i ndërtuar në përputhje me formatin zyrtar. Objektivat dhe veprimtaritë e planit janë hartuar saktë dhe në përshtatje me gjendjen reale të shkollës. Objektivat dhe veprimtaritë e planit nuk janë të njohura nga gjithe stafi mësimor dhe prindërit.

4.Plani i vëzhgimit të orëve mësimore

1. Drejtoria e IoAFP-së kryen vëzhgime sistematike në orë mësimore, për të nxitur progresin e nxënësve.

2

Drejtoria e zbaton planin e vëzhgimit të orëve mësimore, si pjesë integrale të planit të saj të punës. Drejtuesit e IoAFP-së e kanë realizuar planin e vëzhgimit të orëve mësimore. Drejtuesit nuk i analizojne periodikisht bashkë me mësuesin ose me ekipin kurrikular/ekipin lëndor gjetjet e orëve të vëzhguara. Drejtuesit nuk identifikojnë përvojat e suksesshme dhe i ndajnë ato me personelin mësimor.

5. Plani i monitorimit të dokumentacionit

1. Drejtoria e IoAFP-së monitoron gjatë gjithë vitit mësimor plotësimin e dokumentacionit zyrtar.

1.7

Drejtoria e IoAFP-së zbaton një plan pune për vëzhgimin e plotësimit të dokumentacionit zyrtar (plan lëndor/modul/projekt kurrikular, regjistra, amza, dëftesat, inventarin). Regjistrat plotësohen në përputhje me kriteret zyrtare. Drejtuesit IoAFP-së identifikojnë gjetjet në plotësimin e regjistrave por nuk i përpunojnë ato në raporte vlerësimi.

6.Statistikat regjistrimi dhe transferimi i nxënësve.

1. IoAFP ka statistika të sakta dhe përdor procedura korrekte për regjistrimin dhe transferimin e nxënësve.

1.3 Regjistrimi në IoAFP bëhet duke zbatuar aktet ligjore ne fuqi. Shkolla zbaton procedura të rregullta për transferimet, pranimet apo largimet e nxënësve në lloje të tjera shkollash të mesme apo gjimnaze dhe anasjelltas.

7.Zhvillimi profesional i stafit

1. IoAFP identifikon nevojat e stafit për trajnim.

2.1 Mësuesit dhe instruktorët e dëshirojnë trajnimin, ka të dhëna të sakta për kualifikimin e stafit të saj mësimor

Page 13: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 13

2. IoAFP realizon planifikimin e trajnimit dhe mbështet kualifikimin e stafit.

IoAFP zhvillon trajnime për stafin e saj, sipas një plani të posaçëm. IoAFP bashkëpunon me specialistë apo institucione që ofrojnë mbështetje në drejtim të trajnimit të stafit.

3.IoAFP kujdeset për shkëmbimin e përvojës së trajnimit dhe të kualifikimit të personelit.

Shkolla ka plan pune për shkëmbimet e përvojave profesionale të mësuesve midis dhe brenda ekipeve kurrikulare, por dhe nëpërmjet rrjeteve profesionale të takimeve të drejpërdrejta dhe atyre on-line .

8.Efektiviteti i burimeve njerëzore dhe financiare

1.IoAFP bën planifikimin e nevojave të saj për burime njerëzore.

2.1

IoAFP identifikon çdo vit nevojat e saj për personel mësimor. Komunikon me institucionin përgjegjës shtetëror për kualifikimet/drejtimet/profilet profesionale, me njësinë arsimore vendore, si dhe me institucionin epror dhe siguron personelin e nevojshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor.

2.IoAFP realizon ndarjen e qartë të roleve dhe detyrave të personelit.

IoAFP i ka të përcaktuara qartë detyrat për personelin e saj. Jo te gjithe mësuesit dhe instruktoret jane pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë ndërkurrikulare që organizon ekipi i tij dhe shkolla e mesme profesionale në tërësi.

3.IoAFP mundëson përfshirjen e stafit ndihmës në jetën e saj

Shkolla nuk ka zbatuar plane veprimi për shkëmbimet profesionale të psikologut dhe punonjësit social dhe atij shëndetësor me mësuesit kujdestar.

4.IoAFP realizon përdorimin efektiv të financave të saj.

Shkolla e shpenzon buxhetin e saj konform kritereve ligjore dhe financiare. Nuk ekspozon në mënyrë transparente shpenzimet financiare të buxhetit dhe nuk i shfaq ato në një mjedis të dukshëm për të gjithë grupet e interesit.

VLERESIMI I FUSHES 1.8 MIRE

FUSHA : MARREDHENIET DHE BASHKEPUNIMI Nënfusha Treguesi/ Standarti Vleres

imi

Vlerësimi i treguesit/Standartit

1. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me qeverisjen qendrore, rajonale dhe vendore të çështjeve sociale dhe të arsimit.

1.IoAFP-ja bashkëpunon me institucionet qendrore të çështjeve sociale dhe të arsimit.

2

IoAFP-ja bashkëpunon ne nivele te mira me institucionet qendrore të çështjeve sociale dhe të arsimit. Zbaton me përpikmëri udhëzimet dhe porositë zyrtare që i vijnë nga institucionet qendrore, raporton me shkrim, me gojë, on-line gjithë kërkesat dhe dokumentet vjetore, zyrtare të kërkuara nga institucionet qendrore të çështjeve të AFP-së dhe të arsimit.

2. IoAFP-ja bashkëpunon me institucionet lokale të çështjeve të AFP-së dhe të arsimit.

Shkolla përcjell, konform rregullave ligjore, në çdo rast, informacionin ose dokumentet zyrtare te institucionet lokale të çështjeve të AFP-së dhe të arsimit. Nuk kërkon gjithnjë mbështetje, në rrugë zyrtare te institucionet lokale të çështjeve të AFP-së dhe të arsimit, për plotësimin e nevojave të saj, materiale dhe burimeve njerëzore.

3.IoAFP-ja bashkëpunon me qeverisjen vendore.

Shkolla nuk ka një dokumentacion të plotë të bashkëpunimit me qeverisjen vendore ( njësi administrative/bashki), bashkëpunon me qeverisjen lokale lidhur me mbështetjen e nxënësve me bursa ose ndihma të tjera për studimet e tyre. Jane lidhur kontrata bashkëpunimi që nxënësit te zhvillojnë praktika profesionale në institucionet e qeverisjes lokale.

2. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi

1.IoAFP-të bashkëpunojnë me komunitetin e biznesin.

Shkolla nuk kryen në periudha të ndryshme kohore analizën e tregut për zonën ku ajo ushtron veprimtarinë e saj. Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me bizneset, por jo për të gjitha drejtimet të cilat janë përcaktuar si partnerë socialë për mbështetjen e institucionit. IoAFP-ja nuk e përdor bashkëpunimin me

Page 14: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 14

me biznesin 3.5 bizneset për punësimin e nxënësve të saj.

2. IoAFP-të komunikojnë me biznesin me anë të koordinatorit “PASO”.

Shkolla nuk ka koordinatorin PASO për bashkëpunimin me biznesin .

3. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me komunitetin dhe shoqërinë civile

1.IoAFP-ja bashkëpunon në mënyrë efektive me komunitetin përreth saj.

3.2 IoAFP-ja zbaton një plan me veprimtari për përfshirjen e prindërve në jetën institucionale. Edhe pse prindërit ose përfaqësues të komunitetit përfshihen në ekipe pune për vlerësimin e brendshëm, për hartimin e planeve afatmesme, vjetore, ose për shkrimin e raporteve/dokumenteve të ndryshme të institucionit pjesëmarrja aktive e tyre pothuaj nuk ekziston.

2. IoAFP-ja bashkëpunon me shoqërinë civile.

Shkolla nuk ka të identifikuar të gjitha OJF-të që veprojnë në fushën e AFP-së në zonën ku funksionojnë por dhe në nivel kombëtar, ndaj nuk ka një bazë të dhënash komunikimi me to. Nuk jane zbatuar projekte zhvillimore për të siguruar mbështetje nga OJF-të.

4. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis vetë IoAFP-ve dhe institucioneve arsimore

1.IoAFP-ja bashkëpunon me institucione analoge brenda dhe jashtë vendit.

2.5

IoAFP-ja bashkëpunon me institucionet homologe në forma të ndryshme si: shkëmbim programesh, vizita studimore të stafeve, hartim materialesh kurrikulare, shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira, formave të komunikimit me biznesin, pasurimin e mjediseve të praktikave, vlerësimin, certifikimin e nxënësve, etj, që i shërbejnë zhvillimit profesional. Shkolla ka krijuar binjakëzime me institucione jashtë vendit.

2. IoAFP-ja zhvillon veprimtari të këshillimit të karrierës për rritjen e numrit të nxënësve/kursantëve në institucionet e AFP.

Shkolla zbaton planin e saj, vjetor të promovimit të institucionit, çdo vit dërgon përfaqësues të saj në shkollat 9-vjeçare për të paraqitur ofertën e saj, por jo në shkollat e mesme per te ftuar nxënës të tyre me prapambetje në të nxënë që të bëhen pjesë e AFP-së. Organizon Diten e Hapur

3.IoAFP-ja bashkëpunon me institucione të arsimit post sekondar dhe atij të lartë për zhvillimin profesional të saj.

Shkolla nuk bashkëpunon me institucionet të arsimit post sekondar dhe atij të lartë për trajnimin e stafit të saj

VLERESIMI I FUSHES 2.8 MJAFTUESHEM

FUSHA KURRIKULA E ZBATUAR Nënfusha Treguesi/ Standarti Vlere

simi

Vlerësimi i treguesit/Standartit

1.Kurrikula në bazë shkolle të AFP-së

1. Plani i zhvillimit të orëve mësimore/Plani mësimor zbatohet në përputhje me kërkesat e Skeletkurrikulës së Kualifikimeve Profesionale.

2

Plani mësimor në shkolle hartohet në përputhje me planin mësimor të pasqyruar te Skeletkurrikula e Kualifikimeve (drejtimeve/profileve) Profesionale.

2. Programet e mësimdhënies teorike profesionale zbatohen në përputhje me kërkesat e Skeletkurrikulës së

Programet e mësimdhënies teorike profesionale hartohen në përputhje me progamet e përgjithshme të lëndëve profesionale përkatëse të pasqyruara te Skeletkurrikulat e Kualifikimeve Profesionale. Përgjithësisht hartohen prej mesuesit dhe jo nga ekipet lendore.

Page 15: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 15

Kualifikimeve Profesionale.

3. Programet e mësimdhënies së moduleve praktike profesionale zbatohen në përputhje me kërkesat e Skeletkurrikulës së Kualifikimeve Profesionale.

Programet e mësimdhënies së moduleve praktike profesionale hartohen në përputhje me përshkruesit e moduleve praktike profesionale te Skeletkurrikulat e Kualifikimeve Profesionale. Ekipet lëndore jo gjithmonë bashkëpunojnë për hartimin e tyre. Nuk planifikohen 2-3 orë mësimore për vlerësimin e nxënësve apo disa orë mësimore për mbështetjen e nxënësve të prapambetur, që nuk mund të arrijnë RM të caktuara sasi e cila caktohet nga gjykimi profesional i anëtarëve të ekipit.

2.Kurrikula e formimit të përgjithshëm

1. Plani vjetor lëndor hartohet në përputhje me dokumentet kurrikulare.

2.5

Plani vjetor lëndor hartohet në përshtatje me dokumentet zyrtare, kurrikulare të ministrisë përgjegjëse për arsimin, si: Korniza Kurrikulare, udhëzuesit për zhvillimin e kurrikulës, standardet e fushave të të nxënit, programi lëndor, udhëzimet përkatëse, etj. Plani vjetor lëndor hartohet duke u bazuar te teksti i përzgjedhur por pa shfrytëzuar edhe burime të tjera, të ndryshme nga teksti i nxënësit, apo në përputhje me interesat dhe nivelin e nxënësve.

2. Mësuesi harton dhe zbaton objektiva për zhvillimin e aftësive dhe temave ndërkurrikulare (ndërkurrikulare).

Mësuesi e ka të vështirë të hartojë dhe zbatojë objektiva për zhvillimin e aftësive ndërkurrikulare të tilla, si: aftësia e menaxhimit të informacionit, e të menduarit kritik, e të menduarit krijues, e punës së pavarur individuale dhe në grupe të vogla, e problemzgjidhjes, e qëndrimit etiko-social, aftësia e komunikimit në gjuhën shqipe, e përdorimit të matematikës dhe e përdorimit të TIK-ut.

3. Mësuesi realizon projekte kurrikulare që i ndihmojnë nxënësit të përpunojnë njohuritë e mësuara dhe të zhvillojnë më tej aftësitë ndërkurrikulare.

Mesuesit e lëndëve të përgjithshme realizojne projekte kurrikularë që i ndihmojnë nxënësit të përpunojnë njohuritë e fituara, por nxënësit nuk kanë një dosje të plotë të projektit dhe nuk hartojnë raportin përfundimtar të projektit me te gjithë elementët e nevojshëm.

3. Mbështetja për zbatimin e kurrikulës

1. Mësuesit përzgjedhin tekstet e nxënësve.

2.6

Shkolla ndjek të gjitha procedurat e përzgjedhjes së tekstit të formimit të përgjithshëm, por nuk ka mundur te sigurojë te gjitha tekstet e formimit profesional.

2. IoAFP është e pajisur në mënyrë të mjaftueshme me laboratorë dhe mjete mësimore për zhvillimin e lëndëve teorike.

Shkolla nuk është e pajisur në mënyrë të mjaftueshme me laboratorë të shkencave të natyrës, shkencave shoqërore, TIK-ut dhe laboratorin virtual. Por edhe ne laboratorët ekzistues nuk shfrytëzohen efektivisht te gjitha mjetet e laboratorit për përvetësimin e lëndës nga të gjithë nxënësit. Mungon bashkëpunimi me komunitetin e prindërve, nxenesit për krijimin e mjeteve mësimore.

3. IoAFP disponon mjedise të veçanta për realizimin e moduleve dhe të praktikave profesionale.

Ndërtesa, gjendja e saj fizike dhe dhe pajimi i saj plotësojnë kushtet teknike dhe standardet për institucion të AFP-së. Mungojne mjete dhe materiale që nevojiten për çdo drejtim/profil profesional, të renditura në përshkruesit e moduleve profesionale dhe në programet e mësimdhënies së tyre.

4.Ekipi kurrikular i IoAFP-së

Ekipi kurrikular, ai lëndor dhe i instruktorëve në IoAFP luajnë një rol parësor në planifikimin dhe zbatimin e një kurrikule që përmbush kërkesat e kualifikimeve profesionale që ofron.

2.1

Shkolla ka ngritur ekipin kurrikular të saj të kryesuar nga drejtori i shkollës me pjesëmarrjen e nëndrejtorëve, kryetarëve të ekipeve lëndore, mësuesve dhe instruktorëve, konform akteve ligjore, por shpeshherë mungon bashkëpunimi i ekipit kurrikular në procese të ndryshme.

VLERESIMI I FUSHES 2.3 MIRE

Page 16: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 16

FUSHA: MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNËT Nënfusha Treguesi/ Standarti Vlere

simi

Vlerësimi i treguesit/Standartit

1. Plani ditor Mësuesi/instruktori harton çdo ditë planin ditor në përputhje me dokumentet kurrikulare dhe sipas veçorive të nxënësve.

2.25 Mësuesi bën planifikimin e çdo ore mësimore dhe e paraqet atë në mënyrë të vijueshme në planin ditor, Por NUK përdor rregullisht si elemente të përhershme: objektivat/rezultatet, metodologjinë, burimet e mjetet didaktike të mësimdhënies dhe të të nxënit dhe vlerësimin, nuk harton dy lloj objektivash. Mësuesi përcakton kërkesa për nxënës me nevoja të veçanta, të cilat janë rrjedhojë e objektivave/rezultateve të kurrikulës.

2. Objektivat/ Rezultatet mësimore

Plani mësimor i zhvilluar mundëson arritjen e objektivave/rezultateve të orës mësimore.

2.18 Mësuesi pergjithsisht paraqet në fillim të orës së mësimit objektivat që duhen arritur nga nxënësit. Nuk zhvillon rregullisht miniteste për objektiva të veçanta të kapitullit/temës, dhe pergjithesisht plani i orës mësimore i zhvilluar nuk siguron që një pjesë e nxënësve të kenë arritur objektivat e nivelit mesatar.

3.Parimet kryesore gjatë orës mësimore

Gjatë orës mësimore, mësuesi/instruktori përcakton si parësore përvetësimin nga nxënësit të koncepteve dhe aftësive kryesore të lëndës/modulit dhe zbulimin e lidhjeve mes tyre.

2.3 Mësuesi përpiqet vazhdimisht që nxënësit të kuptojnë e të mos riprodhojnë mekanikisht. Përqëndrohet në përvetësimin e thellë nga nxënësit të koncepteve kryesore të lëndës/modulit dhe zbulimin e lidhjeve mes tyre, por e ka te veshtire te shmang shtjellimin vetëm teorik të lëndës duke e konkretizuar me situata dhe ngjarje të jetës së përditshme.

4.Ana shkencore

Mësuesi/instruktori zotëron anën shkencore dhe aftësitë e domosdoshme praktike për zhvillimin e lëndës/modulit.

2 Mësuesi zotëron konceptet themelore bashkëkohore të lëndës/modulit, lidhjet mes këtyre koncepteve, metodat tipike bashkëkohore të kërkimit të saj shkencor dhe strukturën shkencore të shtjellimit.

5.Baza materiale didaktike

Mjetet didaktike e materiale, të përdorura në orën mësimore, mbështetin të nxënët.

3.3 Baza materiale dhe didaktike e planifikuar për mësim nuk përdoret rregullisht në orën mësimore. Vihet re që mësuesi nuk përpiqet për të përgatitur dhe vetë mjete mësimore që lidhen drejtpërdrejt me arritjen e objektivave/rezultateve mësimore.

6. Mjedisi fizik Mjedisi fizik i klasës ose i praktikës është i përshtatshëm, funksional dhe motivon të nxënët.

2 Mjedisi fizik i klasës ose i praktikës është i përshtatshëm dhe në funksion të metodave të përzgjedhura (vendosja e bankave, e pajisjeve teknike të praktikës, paraqitja e mjeteve dhe materialeve mësimore).

7. Metodologjia Metodat, teknikat dhe strategjitë e përdorura sigurojnë arritjen e objektivave/rezultateve të orës mësimore.

2.2 Mësuesi zhvillon në klasë metoda, teknika dhe strategji mësimore, të planifikuara në planin e tij. Metodat, teknikat dhe strategjitë mësimore nuk krijojnë gjithmonë mundësi për punë individuale dhe në ekipe të nxënësve.

8. Detyrat e shtëpisë

Mësuesi/instruktori planifikon detyrat e shtëpisë si vazhdim i procesit të nxënies së pavarur individuale ose në

2.5 Mësuesi jep detyrë shtëpie dhe e sqaron atë në fund të orës së mësimit. Përgjithësisht detyrat janë individuale jo që të përfshijnë grupe nxënësish dhe nuk janë sipas niveleve të ndryshme të nxënësve.

Page 17: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 17

grup.

9. Aftësitë dhe temat ndërkurri kulare

Mësuesi ka parasysh kultivimin te nxënësit të aftësive ndërkurrikulare dhe trajtimin e temave ndërkurrikulare.

2.6 Mësuesi gjatë mësimdhënies nuk udhëhiqet nga parimi për kultivimin te nxënësit të aftësive ndërkurrikulare dhe trajtimin e temave ndërkurrikulare.

10. Përsëritja Mësuesi/instruktori realizon një përsëritje efektive me në qendër nxënësin/kursantin.

2.3 Mësuesi planifikon dhe realizon orë të përsëritjes së kapitujve apo të përmbajtjes praktike, të planifikuar, por gjatë përsëritjes jo të gjithë nxënësit marrin janë aktivë në mënyrë të pavarur individuale, apo dhe në grupe të vogla. Nxënësit shfaqin vështirësi në lidhjen e koncepteve të kapitullit, me kapitujt paraardhës apo me lëndët e tjera.

11. Mjedisi i sigurt për të nxënët.

Klima pozitive dhe besimi janë elemente të natyrshme të procesit mësimor.

1.8 Nxënësit ndihen të lirshëm për të shprehur idetë, mendimet dhe zgjidhjet e tyre. Mësuesi nuk përdor dhunë verbale dhe fizike në klasë. Komunikimi mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës është bashkëpunues, jo diskriminues për grupe të ndryshme nxënësish në klasë ose në mjediset e praktikës.

12. Nxënësit me nevoja të veçanta

Procesi mësimor mbështet nxënësit me nevoja të veçanta.

3.4 Mësuesi nuk harton dhe zbaton programe mësimore të personalizuara për nxënës me aftësi të kufizuara dhe për nxënës me nevoja tejet të veçanta.

VLERESIMI I FUSHES 2.4 MIRE

FUSHA: VLERESIMI Nënfusha Treguesi/ Standarti Vlere

simi

Vlerësimi i treguesit/Standartit

1. Vlerësimi periodik i nxënësit

Mësuesi instruktori dokumenton vlerësimin për të nxënë të nxënësit

1.8

Mësuesi e planifikon në vijimësi vlerësimin e vazhduar të nxënësit, dokumenton vlerësimin e vazhduar me anë të evidencës sipas formatit zyrtar.

Mësuesi/instruktori zhvillon vlerësime me test/detyra përmbledhëse për të matur nivelin arritjeve të nxënesit

Mësuesi zhvillon detyra përmbledhëse/ teste për vlerësimin e nxënësit konform kërkesave të kurrikulës.

Mësuesi/instruktori realizon vlerësim të nxënësit duke u bazuar në portofilin e tij.

Mësuesi vlerëson përparimin e nxënësit nëpërmjet dosjes/portofolit të tij, por rubrikat që vlerëson për portofolin janë te pakta dhe jo të larmishme.

2.Vlerësimi përfundimtar i nxënësit.

Mësuesi/instruktori kryen vlerësimin përfundimtar të nxënësit.

1.6

Mësuesi kryen vlerësimin përfundimtar në fund të viti shkollor, përshkruan me fjalë nivelet e arritjes së nxënësit. Mësuesi njehson notën përfundimtare vjetore të nxënësit, duke u bazuar në kriteret zyrtare.

Mësuesi/instruktori vlerëson nxënësit në Provimet Përfundimtare të Nivelit I, II dhe III në Arsimin Profesional.

Testet e teorisë dhe praktikës profesionale të integruar janë në përputhje me programet orientuese për teorinë profesionale. Në komisionet e vlerësimit përfundimtar të praktikës profesionale nuk marrin pjesë dhe përfaqësues të biznesit.

3. Procesi i vlerësimit

Mësuesi/instruktori ka një program të qartë për vlerësimin e nxënësve.

2.6

Mësuesi jo gjithmone ka një program të qartë dhe të plotë për vlerësimin e nxënësve, i cili është hartuar në bazë të objektivave dhe rezultateve mësimore.

Mësuesi/instruktori bën vlerësimin e nxënësve për

Mësuesi bën vlerësime me qëllim diagnostikimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të nxënësit. Bën vlerësim formues me qëllim mbikëqyrjen e

Page 18: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 18

GJYKIME DHE KONKLUZIONE Shkolla e realizon menaxhimin e saj nëpërmjet gjithëpërfshirjes së herëpashershme të aktorëve dhe organizmave brenda saj. Shkolla bën identifikimin dhe planifikimin në kohë të nevojave për burime njerëzore dhe për kualifikimin në nivel individual, si dhe realizon konform akteve ligjore rekrutimin e tyre. Stafi mësimor realizon programin e kurrikulës për të gjithë nxënësit. Pjesa më e madhe e mësuesve japin kontribute në jetën e institucionit, por kjo nuk vihet re te te gjithe mesuesit. Shkolla përdor me efektivitet financat e saj konform akteve ligjore. Prioritetet për harxhimin dhe përdorimin e burimeve financiare lidhen kryesisht me aftësimin praktik te nxënësve por jo me të gjitha prioritetet e planit vjetor të shkollës. Vlerat monetare merren parasysh gjatë marrjes së vendimeve për shpenzime. Shkolla kryen në mënyrë të rregullt konform akteve ligjore inventarin e aseteve te saj, por nuk mban një libër inventari. Drejtori krijon lidhje herë pas here me Bordin e shkollës dhe bën përpjekje për inkurajimin e anëtarëve për t’u përfshirë në jetën e tij. Shkolla organizon disa aktivitete ku përfshihet komuniteti dhe bashkëpunon me institucione të tjera arsimore për përmirësimin dhe mbarëvajtjen e saj. Shkolla zbaton plane afatmesme dhe vjetore. Ato hartohen sipas formateve rekomanduese dhe synojnë ta zhvillojnë atë. Jo i gjithe stafi i njeh prioritetet dhe objektivat e vendosura në këto plane. Zbatimi i planit afatmesëm nuk ndiqet nga një ekip mbështetës. Drejtoria e shkollës përmbush vazhdimisht planin e vëzhgimit të orëve mësimore dhe mbikëqyr në vijimësi plotësimin e dokumentacionit zyrtar (amza, regjistra etj.). Gjetjet evidentuara në orët e vëzhgimit përdoren për vlerësimin e performancës së mësuesve por jo gjithmonë analizohen me ekipin lendor apo kurrikular të shkollës. Raportet e përgatitura me gjetjet e evidentuara gjatë orëve të vëzhgimit nuk janë periodike dhe sistematike. Regjistrimi dhe transferimi i nxënësve dhe kursantëve kryhet me rregullsi; statistikat plotësohen në kohë dhe janë të sakta. Shkolla nuk e ka kryer vetëvlerësimin e saj si dhe plotësimin e

qëllime të ndryshme. përparimit të nxënësit por jo vlerësim motivues për të nxitur interesin e nxënësit.

4. Arritjet Rezultatet e nxënësve në Maturën Shtetërore përputhen në nivele të kënaqshme me vlerësimin e bërë nga shkolla e AFP.

2

Shkolla analizon rezultatet e nxënësve në Provimet e Maturës Shtetërore, për të tri nivelet e arritjes së nxënësve, Rezultatet nuk tregojnë një përputhje të kënaqshme të vlerësimit të bërë nga shkolla me vlerësimin e jashtëm të Provimeve të Maturës Shtetërore

Rezultatet e nxënësve në Provimet Përfundimtare të Nivelit I, II dhe III në Arsimin Profesional përputhen me vlerësimin e bërë gjatë vitit mësimor.

Rezultatet e nxënësve në Provimet Përfundimtare të Teorisë Profesionale dhe të Praktikës Profesionale të integruar tregojnë një përputhje të kënaqshme me vlerësimin e brendshëm të vetë shkolles.

Mësuesi/instruktori informon prindërit për rezultatet e nxënësve.

Mësuesi raporton me shkrim një herë në tre muaj tek prindërit për përparimin e nxënesit, informon nxënësit dhe prindërit për mënyrën e përfitimit të krediteve dhe pikëve.

5.Rivlerësimi IoAFP-ja zhvillon procedura rivlerësimi për nxënësit konform akteve ligjore

2 Shkolla krijon hapësira për rivlerësimin e nxënësve .

6.Ankimimet IoAFP-ja u përgjigjet ankimimeve të nxënësve/kursantëve për vlerësimin e tyre

2.6 Shkolla nuk ka procedura të qarta, zyrtare, për t’iu përgjigjur ankimimeve të nxënësve lidhur me provimet përfundimtare.

VLERESIMI I FUSHES 2.1 MIRE

Page 19: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 19

Kartës së Performancës. Puna në ekip ka nevojë që të përmirësohet dhe duhet punuar më shumë për këtë proces. Prindërit dhe të gjithë grupet e interesit të shkolles ftohen të jenë pjesë e menaxhimit të saj, por ky bashkëpunim nuk është i vazhdueshëm. Bordi i shkolles dhe organizma të tjerë brenda saj përfshihen në jetën institucionale, por ky proces nuk planifikohet dhe nuk ndiqet me përparësi nga të gjithë organizmat. Shkolla zhvillon marrëdhënie dhe bashkëpunime institucionale të mira me institucionet qendrore dhe lokale të çështjeve sociale dhe të arsimit, por jo në keto nivele dhe me partnerë homologë, me biznesin, me institucionet e arsimit parauniversitar. Ka tendencë ti zhvilloj ato në përputhje me politikat e AFP-së por ka nevojë për përmisim. Institucioni e ka të vështirë të hartojë dhë të zbatojë projekte për zhvillimin e saj, ndaj gjithnjë kërkon ndihmë nga partnerë të saj, ose zbaton ndonjëherë projekte që vijnë nga donatorë ose OJF. Shkolla dokumenton deri diku marrëdhëniet dhe bashkëpunimet me partnerët dhe mbështetësit e saj, të cilat zakonisht i dinë vetëm drejtuesit e institucionit. Mban kontakte të vijueshme me prindërit e nxënësve, të cilët edhe pse janë të përfshirë në menaxhimin e institucionit nuk jane aktivë në këtë përfshirje. Shkolla komunikon on-line, ndërsa produktet e shkruara janë të pakta. Shkolla zhvillon këshillime karriere gjatë gjithë vitit dhe ka një strategji dhe plan të qartë për këtë drejtim. Numri i nxënësve nuk ka rritje dhe gjithnjë institucioni ndjehet i rrezikuar nga mungesa e tyre. Shkolla përdor të dhëna komunikimi të pakta dhe shpeshherë jo të sakta për bizneset apo partnerët e saj. IoAFP-ja bashkëpunon me institucione homologe brenda vendit por i mungon një dokumentacion i saktë për të. Koordinatori PASO nuk ekziston dhe nuk ka kryer asnjë funksion në realizimin e bashkëpunimeve me biznesin.

Shkolla, mësuesit dhe instrukorët përdorin dokumentet zyrtare të kurrikulës gjatë procesit të planifikimit dhe të zbatimit të kurrikulës në nivel institucioni si për formimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Ekipet lëndore, ekipi kurrikular jo në te gjitha rastet bashkëpunojnë për planifikimin dhe zbatimin e kurrikulës në nivel institucioni si: plani mësimor, programet e mësimdhënies së lëndëve teorike profesionale, programet e mësimdhënies së moduleve praktike profesionale, plani vjetor lëndor, etj, të cilët zhvillohen konform kërkesave zyrtare, por nuk bazohen në mundësitë e ofruesit të AFP-së. Mësuesit hartojnë dhe zbatojnë plane vjetore lëndore të formatuara dhe të mbështetura në programet lëndore, në dokumentet zyrtare dhe kryesisht bazohet te tekstet që mësuesit përzgjedhin. Mësuesit planifikojnë objektiva ose rezultate mësimore që zhvillojnë aftësi dhe tema ndërkurrikulare, të cilat ndihmojnë procesin e të nxënit. Kurrikula planifikohet duke marrë deri diku në konsideratë nevojat e komunitetit e tregut të punës. Ofruesi i AFP-së përpiqet t’i sigurojë çdo nxënësi mundësi për të marrë pjesë në projekte kurrikulare, module dhe praktika profesionale. Shkolla nuk ka të dokumentuara nevojat e tregut lokal dhe rajonal të punës për të ofruar formime profesionale në përputhje me tregun e punës. Shkolla ka laboratorë, mjedise për zhvillimin e praktikave, mjedise sportive të pajisura por pa bazë materiale të mjaftueshme për realizimin e procesit mësimor në çdo drejtim. Shkolla përpiqet të respektojë autonominë që i është dhënë për zbatimin e përmbatjes kurrikulare dhe formave të saj, por herë pas here ka nevojë për mbështetje dhe siguri në këtë proces.

Pasqyrimet në planin e orës mësimore përgjithësisht japin ide të qarta për konceptimin e orës së mësimit. Objektivat/rezultatet për orën e mësimit, përgjithësisht, formulohen drejt por nuk hartohen sipas tre niveleve te njohjes. Metodat e përdorura janë të larmishme dhe përgjithësisht mbajnë parasysh gjendjen e klasës dhe veçoritë e lëndës, por përdoren më rrallë metodat që synojnë të rrisin bashkëpunimin mes nxënësve . Në përgjithësi shpjegimet, demostrimet e mësuesit janë të qarta dhe të kuptueshme, por nuk diskutohen gjithnjë qëllimet e veprimtarive që nxënësit do të realizojnë. Mësuesit përpiqen të bashkëveprojnë me efektivitet me të gjithë klasën, grupet dhe individët. Diskutimet e përbashkëta, mësues-nxënës, nxitin të mësuarit apo formimin e duhur, praktik. Ka përpjekje të mira edhe për të nxitur kontributet e nxënësve, të cilat në përgjithësi vlerësohen. Duket se mësuesi njeh teknikat e të pyeturit dhe përgjithësisht i përdor ato. Përgjigjet e nxënësve dëgjohen me kujdes dhe vlerësohen me efektivitet por nuk nxiten nxënësit të përfshihen në debate. Përfshirja e nxënësve nuk është e kënaqshme por bëhen përpjekje të mira për të identifikuar gabimet edhe për t’i riparuar ato. Mjedisi fizik i klasës apo i praktikës është në funksion të metodave të përzgjedhura. Mësuesi ka një formim të mirë shkencor, por ai/ajo nuk

Page 20: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 20

merr në konsideratë siç duhet trajtimin e situatave ndërkurrikulare. Ka përpjekje për krijimin e mjedisit mësimor inkurajues që nxënësit të bëjnë punë me cilësi. Nxënësit përgjithësisht motivohen për arritjet e rezultateve të kërkuara. Mendimi i pavarur i nxënësve nuk nxitet në mënyrë të vijueshme dhe reflektimi i tyre ndaj ideve është rastësor. Nxënësit përpiqen të punojnë në grupe, por ato ende nuk kanë një fizionomi të kristalizuar mirë për rolet e tyre në grup. Detyrat e dhëna në klasë apo në mjedisin e praktikës dhe detyrat e shtëpisë janë në përgjithësi të planifikuara mirë dhe synojnë në vazhdimësi rritjen e niveleve të nxënësve por përgjithësisht jepen të njëjtat detyra për të gjithë nxënësit. Metodat e vlerësimit hartohen në përputhje me qëllimet e përcaktuara. Ka përpjekje për një spektër të gjerë dhe të përshtatshëm metodash vlerësimi, formale dhe joformale, për të bërë gjykime rreth progresit të nxënësit. Në përgjithësi mbahen parasysh objektivat dhe dokumentimi i vlerësimit është i rregullt.

Mësuesi jo gjithmonë përdor një program vlerësimi me objektiva/rezultate të përcaktuara. Ai mban një evidencë të veçantë për vlerësimin ku çdo arritje e nxënësit shoqërohet me komentet përkatëse. Mësuesi/Instruktori e përdor vlerësimin si mjet për të nxitur nxënësin drejt përmirësimit. Mësuesi i lëndëve të përgjithshme përdor tri llojet e vlerësimit: vlerësim i vazhduar, vlerësim me test/detyrë përmbledhëse, vlerësim me portofol sipas kërkesave të kompetencave të fushës dhe lëndës dhe përgjithësisht e argumenton atë, por ky lloj vlerësimi nuk perdoret nga mesuesit e lendeve profesionale. Vlerësimi është i paanshëm dhe bëhet duke nxjerrë në pah anët pozitive të nxënësi. Mësuesi e bën vlerësimin me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për nxënësit. Mësuesi vlerëson rregullisht përgatitjen ditore dhe veprimtaritë e tjera të nxënësit. Ai vlerëson produktet e nxënësi, të cilat janë në përputhje me objektivat e programit. Mësuesi e vlerëson progresin e nxënësi nëpërmjet portofolit. Nxjerrja e rezultateve vjetore bëhet sipas udhëzimeve zyrtare, duke marrë parasysh vlerësimin e bërë për produkte e veprimtari të ndryshme gjatë procesit mësimor. Vlerësimi përfundimtar, në përfundim të ciklit apo nivelit në arsimin profesional shpesh ka dhe luhatje te theksuara me vlerësimin e Provimeve Kombëtare, kjo sidomos ne Teorine profesionale në Maturen Shteterore. IoAFP-ja zhvillon procedura rivlerësimi për nxënësit. Mësuesi llogarit kreditet dhe pikët e përfituara nga nxënësi i sipas kritereve zyrtare. Shkolla iu përgjigjet në kohë ankimeve të nxënësve për vlerësimin e tyre pavarësisht se nuk ka një rrugë zyrtare të qartë dhe të dokumentuar.

VLERËSIMI I INSTITUCIONIT PËR TË PESË FUSHAT

Nr

Fusha

Vlerësimi

Vleresimi sipas

standartit

1 Menaxhimi dhe drejtimi 1.8 Mirë

2 Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi 2.8 Mjaftueshëm

3 Kurrikula e zbatuar 2.3 Mirë

4 Mësimdhënia dhe të nxënët 2.4 Mirë

5 Vlerësimi 2.1 Mirë

Vlerësimi përmbledhës për

institucionin

2.3

NIVELI II

MIRË

Mbështetur në vlerësimet e treguesve të fushës, vlerësimi

përfundimtar për institucionin është: MIRE

Page 21: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 21

PIKAT E FORTA/PIKAT E DOBETA

PIKAT E FORTA PIKAT E DOBËTA

MENAXHIMI DHE DREJTIMI Në shkollë janë ngritur të gjithë organizmat. Jo të gjithë organizmat ushtrojnë detyrat e tyre konform

akteve ligjore dhe nënligjore.

Drejtoria nuk ndërhyn në veprimtarinë e secilit organizëm. Puna në ekip nuk është gjithmonë një kulturë pune që karakterizon punën në shkollë.

Shkolla ka hartuar planin afatmesëm dhe planin vjetor sipas formatit zyrtar.

Zbatimi i planit afatmesëm nuk vëzhgohet nga një ekip mbikqyrës.

Drejtoria ka hartuar dhe zbaton planet e vëzhgimit të orëve mësimore dhe të dokumentacionit.

Gjetjet e evidentuara gjatë orëve të vezhgimit të orëve mësimore dhe të plotësimit të dokumentacionit nuk diskutohen periodikisht në ekipet lëndore apo këshillin e mësuesve

Shkolla zbaton me rigorozitet procedurat e regjistrimit dhe të transferimit të nxënësve, si dhe përpunon saktë statistikat e institucionit.

Shkolla nuk e ka kryer procesin e vetëvlerësimit të brendshëm si dhe nuk e harton Kartën e Performancës.

Drejtoria ka hartuar planin e zhvillimit të brendshëm profesional për secilin ekip lëndor.

Jo cdo ekip lendor zbaton me rigorozitet planin e zhvillimit të brendshëm profesional.

Jo të gjithë mësuesit janë pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë që organizon ekipi apo shkolla.

MARRËDHËNIET DHE BASHKËPUNIMI Shkolla përcjell, konform rregullave ligjore, në çdo rast, informacionin ose dokumentet zyrtare te institucionet qendrore të çështjeve sociale dhe të arsimit

Shkolla nuk kërkon gjithnjë mbështetje, në rrugë zyrtare te institucionet lokale të çështjeve të AFP-së dhe të arsimit, për plotësimin e nevojave të saj, materiale dhe burimeve njerëzore.

Shkolla bashkëpunon me qeverisjen lokale lidhur me mbështetjen e nxënësve me bursa ose ndihma të tjera për studimet e tyre.

Shkolla nuk kryen në periudha të ndryshme kohore analizën e tregut për zonën ku ajo ushtron veprimtarinë e saj.

Nxënësit zhvillojnë praktika profesionale në institucionet e qeverisjes lokale.

Shkolla nuk komunikon me biznesin me anë të koordinatorit “PASO”

Prindërit janë të përfaqësuar në organizmat vendimmarrës të shkollës ( Bordi i institucionit, Këshillat e prindërve, Komisioni i Etikës dhe Sjelljes, Komisioni i Disiplinës, etj).

Shkolla nuk zhvillon kurse afatshkurtëra profesionale, që përfundojnë me një çertifikim, në mbështetje të individëve me probleme të theksuara sociale dhe me nevoja të veçanta që i përkasin komunitetit të saj.

Shkolla krijon binjakëzime me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit.

Shkolla nuk harton projekte zhvillimore për të siguruar mbështetje nga OJF-të

KURRIKULA E ZBATUAR Plani mësimor në shkollat e arsimit profesional hartohet në përputhje me planin mësimor të pasqyruar te Skeletkurrikula e Kualifikimeve (drejtimeve/profileve) Profesionale.

Plani mësimor duhet të përshtatet me mjediset e praktikës së shkollës, por dhe me mundësitë e praktikimit të nxënësve në biznese, kompani, etj.

Mësuesi shfrytëzon lirinë profesionale për përdorimin nga ai të përqindjes së orëve mësimore, që i menaxhon vetë krahasuar me

Plani vjetor lëndor NUK hartohet në përputhje me interesat dhe nivelin e nxënësve.

Page 22: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 22

orët totale të programit lëndor, sipas udhëzimeve përkatëse

Shkolla ndjek të gjitha procedurat e përzgjedhjes së tekstit të formimit të përgjithshëm.

Mësuesi NUK i zbaton objektivat për aftësitë ndërkurrikulare në të gjithë procesin e nxënies.

Shkolla ka ngritur ekipin kurrikular të saj të kryesuar nga drejtori i shkollës, por me pjesëmarrjen e nëndrejtorëve, kryetarëve të ekipeve lëndore, mësuesve dhe instruktorëve, konform akteve ligjore.

Mësuesi NUK i shfrytëzon rregullisht mjetet e laboratorit për përvetësimin e lëndës nga të gjithë nxënësit.

Ekipet lëndore krijohen në shkollë sipas profileve të mësuesve edhe instruktorëve që lidhen me kurrikulën e formimit të përgjithshëm dhe kurrikulën e formimit profesional

Shkolla NUK bashkëpunon me komunitetin e prindërve për krijimin e mjeteve mësimore.

MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNËT Mesuesi pergatit rregullisht planin ditor. Shpeshherë përdoren planditar standart pa i përshtatur

me nivelin e klasës dhe vecoritë e nxënësve.

Plani mësimor i zhvilluar mundëson arritjen e objektivave/rezultateve bazë të orës mësimore.

Plani mësimor i zhvilluar NUK mundëson arritjen e objektivave/ rezultateve mesatare dhe të larta të orës mësimore

Gjatë orës mësimore, mësuesi përcakton si parësore përvetësimin nga nxënësit të koncepteve dhe aftësive kryesore të lëndës/modulit dhe zbulimin e lidhjeve mes tyre.

Nxënësit kufizohen më tepër në shtjellimin teorik të lëndës pa e konkretizuar me situata dhe ngjarje nga jeta.

Mësuesi zotëron anën shkencore dhe aftësitë e domosdoshme praktike për zhvillimin e lëndës/modulit.

Mësuesi NUK bashkëpunon me nxënësit, prindërit, komunitetin për të siguruar bazën materiale të domosdoshme.

Metodat, teknikat dhe strategjitë e përdorura sigurojnë arritjen e objektivave/rezultateve të orës mësimore.

Nxënësit NUK punojnë në grupe ku secili nxënës brenda grupit të ketë një detyrë specifike.

Mësuesi jep detyrë shtëpie dhe e sqaron atë në fund të orës së mësimit.

Mësuesi NUK jep detyra shtëpie për grupe nxënësish apo sipas niveleve të nxënësve

Mësuesi planifikon dhe realizon orë të përsëritjes së kapitujve apo të përmbajtjes praktike, të planifikuar.

Gjatë përsëritjes mësuesi NUK i angazhon nxënësit në zbulimin e lidhjeve të koncepteve të kapitullit/temës me ato të lëndëve të tjera.

Nxënësit ndihen të lirshëm për të shprehur idetë, mendimet dhe zgjidhjet e tyre.

Mësuesi NUK ka identifikuar nxënësit me nevoja të veçanta.

Mësuesi NUK harton dhe zbaton programe mësimore të personalizuara për nxënës me aftësi të kufizuara dhe për nxënës me nevoja të veçanta

VLERESIMI Mësuesi e realizon në vijimësi vlerësimin e vazhduar të nxënësit Portofoli I nxënësit nuk përmban rubrika të larmishme

për tu përfshirë në vlerësimin e tij

Mësuesi nxjerr notën vjetore duke përmbledhur notat vjetore: -të vlerësimit të vazhdueshëm për tri periudha mujore, -të vlerësimit me teste/detyrë përmbledhëse për tri periudha tremujore, -të vlerësimit të portofolit të nxënësit për tri periudha tremujore,

Në komisionet e vlerësimit përfundimtar të praktikës profesionale NUK marrin pjesë dhe përfaqësues të biznesit.

Mësuesi mban një evidencë të veçantë për vlerësimin dhe e përdor atë për të parë ecurinë e nxënësit.

Mësuesi/instruktori NUK përdor teknika që të nxisin nxënësit të vlerësojnë veten dhe njëri-tjetrin.

Shkolla analizon rezultatet e nxënësve në Provimet e Maturës Shtetërore, për të tri nivelet e arritjes së nxënësve

Rezultatet tregojnë një mospërputhje të vlerësimit të bërë nga vetë shkolla me vlerësimin e jashtëm të

Page 23: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 23

Provimeve të Maturës Shtetërore, sidomos ne provimin e Teorise profesionale.

Shkolla krijon hapësira për rivlerësimin e nxënësve. Shkolla NUK ka procedura të qarta, zyrtare, për t’iu përgjigjur ankimimeve të nxënësve lidhur me provimet përfundimtare.

REKOMANDIME

Të gjithë organizmat e shkollës, ekipet, këshillat të ushtrojnë detyrat e tyre konform akteve ligjore në fuqi, duke punuar si një ekip më vete.

Ekipi mbikqyrës i ngritur për vëzhgimin e zbatimit të planit afatmesëm ta ndjekë me prioritet këtë proces.

Gjetjet e evidentuara gjatë orëve të vëzhgimit të orëve mësimore dhe të plotësimit të dokumentacionit të diskutohen periodikisht në ekipet lëndore apo këshillin e mësuesve dhe jo vetëm me mësuesin e lëndës.

Shkolla të kryejë në periudha të ndryshme kohore analizën e tregut për zonën ku ajo ushtron veprimtarinë e saj.

Të emerohet një kordinator PASO përgjegjës për të vendosur ura bashkëpunimin me biznesin.

Të ruhet një dokumentacion i plotë që dëshmon bashkëpunimin që ka shkolla me pushtetin lokal, institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit.

Të hartohen planet mësimore lëndore në përshtatje me nivelin e nxënësve, mundësitë reale që ofron shkolla.

Mësueit duhet të shfrytëzojnë rregullisht mjetet e laboratorit për përvetësimin e lëndës nga të gjithë nxënësit si dhe te punojne në bashkëpunim me nxënësit prindërit për krijimin e mjeteve mësimore.

Të përdoren metoda dhe teknika të mësimdhënies që synojnë të rrisin bashkëpunimin e nxënësve me njëri-tjetrin.

Të parashtrohen situata të ndryshme në orën e mësimit që mundësojnë zhvillimin e kompetencave kyce te nxënësit.

Të identifikohen nxënësit me aftësi të kufizuara apo nevoja të veçanta dhe të zbatohen plane individuale me ta.

Të percaktohen procedura të qarta, zyrtare, për t’iu përgjigjur ankimimeve të nxënësve lidhur me provimet përfundimtare.

Të përcaktohen detyra të larmishme për tu vlerësuar në portofol si -punët dhe detyra të kryera në klasë apo në mjedisin mësimor, -projekte individuale ose në grup, -detyra dhe kontribute të pavarura të nxënësit, të cilat janë dëshmi e talentit, hulumtimeve praktike, e punëve tematike me shkrim ose audio-vizuale, -vetëvlerësimi i nxënësit për arritjet e tij, -reflektime të prindit/nxënësve të tjerë ndaj ecurisë dhe arrtijeve të nxënësitproduktet e realizuara, prezantimet e ndryshme individuale dhe në grup, të përfshira në dosjen/portofolin e nxënësit.

Page 24: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TËrakipkryeziu.vet.al/files/subdomains/rakipkryeziu/Raporti i... · RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018 Shkolla e mesme bujqësore

RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË BRENDSHËM VITI SHKOLLOR 2017-2018

Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, Fier Faqe 24

PERGATITI RAPORTIN

Jorika Halilaj Badeona Stefa Anila Mustafai

MIRATOI

DREJTORI I SHKOLLES

Alket MERDANAJ

KRYETARI I BORDIT

Hiqmet DRIZA

Fier, me: 06.05.2019