raporti i vlerËsimit tË jashtËm tË programit … inxhinieri... · ligjore dhe nënligjore në...
TRANSCRIPT
Page1
RAPORTI
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
Master i Shkencave në Inxhinieri
Informatike
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana”
TIRANË, KORRIK 2015
Page2
SHKURTIME
APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë
GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
LAL Ligji për Arsimin e Lartë
MAS Ministria e Arsimit dhe Sportit
NJSBC Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
SHLUP Shkolla e Lartë Universitare Private
UMT Universiteti Metropolitan Tirana
PS Program Studim
DIETI Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit
Page3
RAPORT
I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike, Shkolla e
Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana”
HYRJE
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) është kontraktuar nga Agjencia Publike e Akredimit
të Arsimit të Lartë (APAAL) për të kryer procesin e vlerësimit të jashtëm të programit të
studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike. Në raport, GVJ jep mendimin e tij
të pavaruar për shkallën e plotësimit të standarteve akademike për këtë program studimi.
Informacioni dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në Raportin e Vlerësimit të
Brendshëm, në dokumentacionin bazë mbi të cilin kryen veprimtarinë SHLUP UMT, në
dosjen e plotë të programit të studimit në fjalë, në takimet e zhvilluara si dhe në
materialet e ndryshme që u vunë në dispozicion sipas kërkesës së GVJ. Gjatë vizitës në
institucion të GVJ, takimi i parë u organizua me Rektorin dhe më pas me drejtuesit e
fakulteteve, përfaqësues të qendrës së cilësisë dhe grupin e vlerësimit të brendshëm.
Me pas GVJ bëri takime të veçanta me stafin akademik dhe studentët e programit të
studimit. Takime të tjera u zhvilluan me punonjësit e sektretarisë mësimore , të zyrës së
burimeve njerëzore. Vizita pasoi në ambientet e SHLUP UMT, kryesisht në sallat e
leksioneve, sallat e kompjuterave dhe laboratoret, ku zhvillohej mësimdhënia e programit
të studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike.
Vlerësimi i programit të studimit u përqëndrua në analizën e programit të studimit
bazuar në shqyrtimin e programeve të lëndëve, medotave të mësimdhënies, në literaturën
bazë dhe atë shtesë, në mënyrat e vlerësimit të dijeve të studenteve, në përcaktimin e
krediteve dhe ndarjen e tyre brenda lëndës si dhe në kompetencat e stafit akademik.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” është licencuar me
Vendim Nr.357, datë 12.05.2010 të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, ShLUP
UMT organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë me programet Bachelor në
Inxhinieri civile dhe Bachelor në Inxhinieri kompjuterike dhe Fakulteti i Ekonomisë me
programet Bachelor në Menaxhim Biznesi dhe Bachelor në Informatikë Ekonomike.
Me urdhrin nr.197, datë 28.5.2013 është miratuar hapja e programit të studimit
Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
SHLUP UMT funksionon në përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e
Lartë në Republikën ë Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me të gjithë kuadrin rregullues të
nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. SHLUP UMT gjithashtu funksionon mbi bazen
e dokumenteve normative të brendshme si statuti, rregulloret dhe udhëzimet, të
miratuara nga strukturat përkatëse vendimmarrëse si Bordi i Lartë Drejtues dhe Senati
Akademik.
SHLUP UMT përfaqëson një institucion të arsimit të lartë privat, objekt i shoqërisë
tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future university of Tirana SHPK regjistruar ne
Gjykatën e Shkallës së Parë me Vendim nr. 35117, datë 03.03.2006, sipas ligjit Nr. 9901,
datë 14.04.2008
Page4
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike nga SHLUP UMT
ofrohet me kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe. Ky program studimi zgjat dy vite
akademike me shkëputje nga puna dhe realizohet me 120 ECTS. Në përfundim të
programit të studimit të ciklit të dytë lëshohet diplomë në “Master i Shkencave” në
Inxhinieri Informatike nga ShLUP UMT.
SHLUP "Universiteti Metropolitan i Tiranës" me shkresë Nr. 341 Prot, datë 14.07.2015 ka sjellë në APAAL komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh:
Pika 1 nuk reflektohet në raportin përfundimtar
Pika 2 nuk reflektohet në raportin përfundimtar
Pika 3 nuk reflektohet në raportin përfundimtar, pasi për këtë përcaktim, Eksperti i është referuar Raportit të Vlerësimit të brendshëm (RVB) të programit të studimit, faqe 49, paragrafi i parë.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
1. Prof.As. Elinda Meçe (Kajo)
PROGRAMII STUDIMEVE, ADMINISTRIMI NË SHËRBIM TË MISIONIT TË NJËSISË
1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit.
Në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion, janë të përcaktuara qartë misioni,
vizioni dhe objektivat e programit të studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
si dhe të departamentit përgjegjës. Me vendimin nr. 24/1, datë 14 Dhjetor 2011, Senati
Akademik i SHLUP UMT ka miratuar “Strategjinë e zhvillimit të SHLUP UMT për
periudhën 2012 – 2020.
Në dokumentacion thuhet se ky program studimi synon të pajisë studentët me njohuri të
thella tekniko-shkencore të nivelit universitar, që kërkohen nga fusha të ndryshme të
aplikimeve në sistemet e shpërndarjes së informacionit dhe ruajtjes së të dhënave.
Përgatitja e tyre mundëson futjen e drejtpërdrejtë në tregun e punës për zgjidhjen e
problemeve tekniko-industriale dhe ka një shtrirje më të gjërë për tu përshtatur me
lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike është hartuar duke
patur parasysh kërkesën e tregut të punës. Në dokumentacion janë përcaktuar edhe
mundësitë e një karriere profesionale të diplomuarit në këtë program studimi.
Në takim drejtuesit e fakultetit dhe me grupin e vlerësimit te brendshem u deklarua se
ShLUP UMT është përpjekur që të përmiresojë dhe përditësojë këtë program studimi por
institucioni ka hasur vështirësi për shkak të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat
ngadalësojnë këtë proces.
Tabela 1. Të dhëna të përgjithshme mbi Fakultetin e Inxhinierisë në vite për studentët e regjistruar dhe stafin akademik të angazhuar
Page5
VITI 2011-2012 2012-2013 2013-2014 2014-2015
Studentë të regjistruar në vitin e parë
24 18 16 284
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies
13 19 38 69
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;
Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informtike është plotësisht në përputhje me qëllimet dhe misionin e SHLUP UMT, të paraqitura në dokumentacionin bazë , nëstatutin e
SHLUP UMT dhe në rregulloren e programit të studimit. Referuar dokumentacionit bazë vërehet një
përshkrim i qartë i objektivave formues të
programit të studimit, duke cilësuar kompetencat
që pritet të fitojnë studentët në përfundim të këtij
programi studimi.
PS është projektuar të adresojë nevoja dhe prirje të
tregut që i përmbushin nevojat e sotme dhe të
ardhshme të tregut të punës në fusha të caktuara
Inxhinierise Informatike.
Në strategjinë e zhvillimit të vendit një rol të
vecantë zë Teknologjia e Informacionit. PS është
hartuar në menyrë të tillë që të kontribojë në
përgatitjen e specialisteve të cilët do të mbështesin
zhvillimet e shpejta të teknologjisë së informacionit
lidhje me kërkesat e tregut të punës duke ju
përgjigjur zhvillimit ekonomik të vendit.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për
zhvillim të institucionit;
Programi i studimit “Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike” përputhet me strategjinë e
zhvillimit të institucionit pasi ai është konceptuar në përputhje me misionin dhe objektivat strategjikë të tij.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike ofrohet më kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe. Ai zgjat dy vite akademike me shkëputje nga puna dhe plotësohet me së paku 120 ECTS. Me përfundimin e studimeve të ciklit të dytë Master Shkencor në Inxhinieri Informatike (ku
Page6
studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
përfshihet edhe mbrojtja e gjuhës angleze në një nga programet e njohura ndërkombëtarisht), ShLUP UMT lëshon diplomë “Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Me vendimin nr. 24/1, datë 14 Dhjetor 2011, Senati Akademik i SHLUP UMT ka miratuar “Strategjia e zhvillimit të SHLUP UMT për periudhën 2012 – 2020”. Në drejtimet kryesore të strategjisë së zhvillimit , ndër të tjera janë përcaktuar edhe objektivat për forcimim, konsolidimin, përmirësimin e mësimdhënies.
Konkluzionet e vlerësimit:
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike është në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, është në përputhje me misionin, objektivat dhe strategjinë e zhvillimit të SHLUP UMT si dhe kërkesat e tregut të punës për specialistë në fushën e teknologjisë së informacionit.
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Struktura akademike përgjegjëse për programin e Studimit Master i Shkencave në
Inxhinieri Informatike është Fakulteti i Inxhinierisë.
Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3 njësi bazë, si më poshtë:
1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit;
2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit;
3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë;
Dekani është autoriteti drejtues kryesor i Fakultetit. Pas aprovimit nga Bordi, dekani
emërohet nga Rektori. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë është Dr.Maksim ÇIPI. Detyrat
dhe kompetencat e Dekanit janë të përcaktura në rregullore.
Këshilli i Fakultetit është organ i përbërë nga 6 persona, të cilët përfaqësojnë personelin
akademik në të gjitha nivelet. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë
rizgjedhje.
Sugjerim: Mendoj se do të ishte mirë që numri i anëtarëve të këshillit të Fakultetit të ishte
tek dhe në përbërjen e Këshillit të ketë një përfaqësues nga studentët.
Tabela 2: Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë (sipas RVB)
Nr. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë
Funksioni
1. Dr. Maksim Çipi Kryetar – Dekan
2. Prof. Dr. Jakup Agalli Anëtar – Përgjegjës Departamenti
3. Dr. Nikolla Nika Anëtar – Përgjegjës Departamenti
Page7
4. Dr. Ardita Mele Anëtar – Drejtor i QKFI
5. Msc. Klodiana Karasani
Anëtar – Pedagog i Brendshëm
6. Msc. Klodian Xheka Anëtar – Pedagog i Brendshëm
Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit është njësia
bazë përgjegjëse për programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike.
Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit
është Prof. Dr. Jakup Agalli. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit janë të
përcaktura në rregulloret.
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion: Gjatë vitit akademik 2011-2012 pranë
Fakultetit të Inxhinierisë janë angazhuar 13 pedagogë për 24 studentë. Raporti pedagog–
student rezulton në vlerat 1:2. Në vitin akademik 2012-2013 janë angazhuar 19 pedagogë
(efektivë dhe të ftuar) për 33 studentë. Raporti pedagog–student është 1:1.7. Në vitin
akademik 2013-2014 janë angazhuar 38 pedagogë (efektivë dhe të ftuar) për 72 studentë.
Raporti pedagog–student është rreth 1: 1,9. Ndërsa në vitin akademik 2014-2015 janë
angazhuar 69 pedagogë (25 efektivë dhe 42 me kontratë) për 304 studentë efektiv. Raporti
pedagog–student është 1:4,4.
Tregues të matshëm:
Tabela 3: Numri i personelit akademik për Fakultetin e Inxhinierisë (sipas RVB)
Departamenti/qendra
Fakulteti i Inxhinierisë
Numri i PAE Numri i PAK Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
Dep. i Inxhinierisë se Ndërtimit 9 4 28 14 37 18
Dep. i Inxhinierisë Elektrike dhe TI
9 5 20 8 29 13
Qendra Kërkimore FI 7 4 - - 7 4
Në total 25 13 48 22 73 35
Vlerësimi sipas standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;
Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3
ShLUP UMT përbëhet nga dy Fakultete, të cilat operojnë si njësi kryesore: Fakulteti i
Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3 njësi bazë, si më poshtë:
Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga: 1. Departamenti i Inxhinierisë së
Ndërtimit; 2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike
dhe Teknologjisë së Informacionit; 3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të
Inxhinierisë;
Departamenti përgjegjës për programin e
Page8
duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.
studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike është Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të
ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.
Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë vlerëson dhe i propozon Senatit Akademik për miratim projekt programet e reja të studimit apo riorganizimin e tyre sipas propozimit të DIETI. Senati merr vendim për t’ja përcjellur MAS dhe organeve kompetente të Akreditimit si dhe miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit të Inxhinierisë. DIETI është njësia bazë mësimore
përgjegjëse për programin e studimit MSc në Inxhinieri Elektronike. Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm të DIETI, si rregull, pranohen me konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit për të dyja kategoritë propozohen dekanit nga departamenti. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të përbërë nga titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një përfaqësues ekspert i jashtëm i fushës.
Konkluzionet e vlerësimit: GVJ i gjen kriteret e standardeve të mësipërme të plotësuara për SHLUP UMT lidhur me strukturën akademike të Fakultetit të Inxhinierisë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.
3. Personeli akademik dhe mbështetës
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, gjatë vizitës në institucion, rekrutimi i
personelit akademik bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik të
ShLUP UMT” të miratuar nga Senati Akademik. Referruar dokumentacionit të vënë në
dispozicion më poshtë po paraqesim procedurën e marrjes në punë të stafit akademik.
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm të ShLUP UMT, si rregull, pranohen me
konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit propozohen nga Departamenti përkatës dhe
miratohen nga Dekani. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Por edhe referencat
dhe rekomandimet nga pedagogë bashkëpunues janë të mirëpritura dhe konsiderohen
nga strukturat drejtuese të ShLUP UMT.
Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Shpallja e vendeve të
lira përmban të gjitha informatat përkatëse për çdo pozicion, duke përfshirë, por jo
kufizuar domosdoshmërisht në detajet, një përcaktim të kritereve të kualifikimit për
Page9
pozicionin e shpallur, si dhe afatin për dorëzimin e kërkesës. Çdo kërkesë regjistrohet
pranë Juristit të ShLUP UMT.
Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad-hoc të vlerësimit dhe
përzgjedhjes të përbërë nga titullarë të njësive kryesore, rektori dhe një përfaqësues
ekspert i jashtëm i fushës. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret për pozicionin e
shpallur, intervistohen. Komisioni i Vlerësimit zbaton kritere të njëjta me rastin e
vlerësimit të kandidatëve. Intervistimi i kandidatëve bazohet në materialet që gjenden në
dosjen e kandidatit.
Komisioni i vlerësimit bazuar mbi vlerësimin për çdo kriter të veçantë, evidenton fituesit
dhe i përcjell tek administratori për vijimin e procedurave të mëtejshme. Konkursi
zhvillohet në afatet e përcaktuara, të shpallura publikisht në faqen zyrtare të ShLUP UMT
-së.
Punonjësit mësimorë të huaj pranohen në procesin mësimor me propozim të Rektorit dhe
vendim të Senatit të ShLUP UMT.
Tregues të matshëm:
Tabela 4: Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin
e studimit (sipas RVB)
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI)
PAE
(Emër Mbiemër)
Detyra në
Departament
Titulli
/Grada
PAK
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni ku
punon me kohë
të plotë
1 Gëzim
Karapici
Pedagog Prof. Dr. 1
Nako Hobdari Prof.Dr UPT
2 Jakup Agalli
Pergj.
Depart. Prof. Dr. 2
Aida Spahiu Prof.Asoc.
UPT
3 Marenglen Gjoni
Pedagog Prof. Dr. 3
Marialis Çelo Prof.Asoc. UPT
4 Lutfi Saqe Pedagog
Prof. As. 4 Aleksander Biberaj Doktor
UPT
5 Vladimir Jorgji Pedagog Prof. Dr. 5 Igli Tafaj Doktor UPT
6 Klodjan Xheka Pedagog Msc 6 Bora Bimbari Doktor UT
7 Paul Neumann Pedagog Msc 7 Marjela Qemali Doktor UPT
8 Anisa Krasniqi
Pedagog Msc 8 Rajmonda Dervishi Doktor
UPT
9 Sonila Luku
Pedagog Msc 9 Marsida Ibro Msc. (dr. proces) UAMD
10 Ilir Shinko Msc. (dr. proces)
UPT
11
Ina
Papadhopuli Msc.
UPT
12
Marin
Aranitasi Msc
UPT
13 Renalda Kushe Msc. UPT
14 Xheni Melo Msc. UPT
Page10
15 Vanina Kanini Msc. (dr.
proces) UPT
16
Lulëzim
Hanelli Prof. Dr. UPT
17
Parashqevi
Tashi Msc. (dr. proces)
UPT
18 Nada Ibrahimi Msc. UPT
19 Silvi Rusi Msc.
Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik
20
Margarita
Gjonaj Msc. UPT
21
Arnisa Myrtellari Msc.
UPT
Tabela 5: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre (sipas RVB)
Titulli
Dep i Inxhinierisë së Ndërtimit
Dep. i Inxh. Elektrikedhe TI QKFI Total
PAE
Total
PAK
PAE PAK
Raporti
PAE PAK
Raporti
PAE/PAK PAE PAE/PAK
Profesorë 0 2 - 4 2 2/1 1 5 4
Profesorë të
Asociuar 2 2 1/1 1 2 1/2 1 4 4
Doktorë 2 10 1/5 0 5 - 2 4 15
Master (Drnt. në
proces) 0 5 - 0 4 - 2 2 9
Master 5 9 1/1.5 4 6 1/1.6 1 10 15
Totali 9 28
9 19
7 25 47
Tabela 6: Të dhëna sipas moshës për stafin me kohë të plotë dhe me kohë të
pjesshme (sipas RVB)
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i PAE dhe PA me moshë:
Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 4
Profesorë të Asociuar 1
Doktorë
Pedagogë (MA/Drnt.
proc)
3 1
Personeli Administrativ 11 5 1 1
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i PAK me moshë: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 1 1
Page11
Profesorë të Asociuar 2
Doktorë 2 2 1
Pedagogë (MA/Drnt.
proc)
8 2
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;
Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit i ShLUP UMT angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Proçesi për hartimin e kurrikulave për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike në ShLUP UMT përfshin çdo anëtar i departamentit, ai ka të drejtën për të propozuar ndryshime në kurrikulën e programit të studimit duke bërë argumentimin përkatës. Propozimet e miratuara brenda departamentit i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje të mëtejshme Këshillit të Fakultetit dhe bëhen efektive vetëm pas miratimit nga Senati Akademik. Proçesi i rekrutimit të personelit akademik dhe shpërndarja e ngarkesës mësimore merr në konsideratë kërkesat ligjore dhe përcaktimet në rregulloren e ShLUP UMT.
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.
Kriteri 1Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për
rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit
ShLUP UMT e ka të publikuar organigramën dhe kriteret e punësimit për çdo pozicion pune
vakant. Rekrutimi i punonjësve të rinj realizohet në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe nënligjore në fuqi. Personeli akademik përzgjidhet në bazë konkursi duke plotësuar kriteret dhe kërkesat sipas vendit të punës. Kriteret e pranimit në konkurs propozohen nga departamenti përkatës i interesuar Kandidati dorëzon dokumentet e mëposhtme: - Fotokopje te dokumentit te identifikimit. - Diploma dhe lista e notave te noterizuara
Page12
të personelit; Kriteri 4Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.
- Raport mjekesor për aftësinë për punë - Kopje të noterizuara te titujve ose/dhe
gradave të fituara - Kopje të certifikatave pjesemarrjeje ne
seminare dhe konferenca - Çertifikate familjare - Dëshmi Penaliteti - Referencë nga punëdhënësi i mëparshëm
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, është Dr.Maksim ÇIPI. Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit, i cili është përgjegjës për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike është Prof. Dr. Jakup Agalli.
Titullari i lëndës/modulit në programin e studimeve “Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”
I gjithë stafi drejtues në ShLUP UMT Rektori, Dekani, përgjegjësit e departamentit dhe drejtuesit e qendrave kërkimore, janë personel i angazhuar me kohë të plotë.
Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter
Sipas dokumentacionit, në fillim të vitit akademik studentët e vitit të dytë të Msc. Inxhinieri Informatike ftohen që të paraqesin fushën e interesit të tyre përsa i përket punimit të diplomës. Në fillim të semestrit të dytë, DIETI shpall temat e diplomimit. Çdo studenti i caktohet një pedagog i cili e udhëheq në punën e tij kërkimore për realizimin e tezës. Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”.
Deri më tani nuk ka patur të diplomuar në
Page13
kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.
programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.
Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Stafi akademik, të cilët kanë të paktën gradën “Doktor” mbulojnë të gjitha disiplinat e përfshira në programin e studimit Msc. Inxhinieri Informatike. Stafi i parashikuar për udhëheqjen e diplomave caktohet në bazë të specializimit apo fushës kërkimore të cilat ai mbulon.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Fakulteti i Inxhinierisë ka të angazhuar personel ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve praktike dhe laboratorike. Stafi i IT-së dhe personeli ndihmës është në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve përgjatë gjithë kohëzgjatjes së zhvillimit të mësimit. Personeli administrativ është gjithmonë në shërbim të studentëve dhe personelit akademik për të siguruar mbarëvajtjen e procesit akademik.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Personeli akademik realizon
ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë mësimore, është:
1) Për personelin akademik: a) Kategoria “profesor”
- Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore
- Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë mësimore
b) Kategoria “të tjerë” - Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë
mësimore - Me Master, Lektor, Docent 300 orë
mësimore 2) Për autoritetet drejtuese:
a) Rektor 100 orë mësimore c) Dekan 200 orë mësimore
Page14
ç)Përgjegjës Departamenti 250 orë
mësimore
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe
publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
SHLUP UMT për të gjithë personelin akademik të angazhuar në procesin e mësimdhënies, qofshin efektiv apo me kontratë tëpjesshme, plotëson dhe arkivon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Fakulteti i Inxhinierisë ka një bazë të dhënash për anëtarët e personelit akademik si dhe listën e plotë të personelit akademik që angazhon për secilin semestër, të njëjta të dhëna disponon edhe për personelin ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ. SHLUP UMTpublikon kriteret dhe procedurat e
rekrutimit të personelit akademik .
Konkluzionet e vlerësimit: SHLUP UMT ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Personeli i plotëson kriteret e përcaktuara me grada dhe tituj dhe me experiencë të gjatë në arsimin e lartë. I gjithë dokumentacioni i rregullave dhe procedurave për rekrutimin dhe vlerësimit janë të publikuar në web. Ka të dhëna të detajuara për personelin akademik të angazhuar në bazën e të dhënave të burimeve njerëzore. Nga intervista me stafin akademik rezulton që anëtarët e i rinj të stafit ende nuk janë rregjistruar në doktorature. Rekomandime: Të punohet për kualifikim të mëtejshëm të stafit akademik
4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna
në funksion prej një sipërfaqe totale 3100 m2. Konkretisht këto ambiente të ShLUP
“Universiteti Metropolitan Tirana” ndodhen në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë
Qytetit Studenti (objekti 1) me sipërfaqe të përgjithshme 2300 m2 dhe në zonën e ish
bllokut të Tiranës (objekti 2) me sipërfaqe të përgjithshme 800 m2.
Grupi vizitoi të gjitha ambientet e vëna në dispozicion të programit të studimit Master i
Shkencave në Inxhinieri Informatike dhe krijoi mendimin se institucioni ka investuar në
infrastrukturën e nevojshme, për zhvillimin e një procesi normal të mësimdhënies .
Tregues të matshëm:
Tabela 7: Mjediset e SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” (sipas RVB) Mjediset për SHLUP “Universiteti Metropolitan
Tirana” Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për bibliotekën e shkollës 1 206
Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35
Zyra për personelin akademik 9 250
Zyra e marketingut 1 15
Page15
Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25
Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42
Zyrë për Financën 1 15
Zyrë për Njësinë e SBC 1 15
Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15
Zyrë informacioni për studentët 2 40
Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25
Zyrë e arkivës 1 30
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-
librari) 2 100
Nyje hidrosanitare 21 125
Tabela 8: Mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë
Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja (m2)
Salla për leksione 19 570
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese 2 100
Salla për laboratore 9 220
Salla interneti 1 50
Salla për bibliotekë 1 206
Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35
Zyrë informacioni për studentët 2 20
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60
Nyje hidrosanitare 21 125
Mjediset për Stafin e Fakultetit të
Inxhinierisë: Sasia
Sipërfaqja (m2)
Zyra për Dekanin 1 15
Zyra për sekretarinë mësimore 2 30
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 3 70
Zyra për personelin akademik 1 20
Salla për mbledhje 2 60
Mjedis për stafin e shërbimit 1 20
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20
Tabela 9: Mjete didaktike dhe informatike (sipas RVB)
Emërtimi Sasia
PC për studentët 117
PC për stafin akademik 38
PC për administratën 10
Printera 7
Fotokopje 5
Video-projektorë 17
Page16
Skanera 7
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.
Kriteri 1Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Vendndodhja e përhershme e ShLUP UMT është godina nr. 1. E cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir Kolea” dhe “Budi”, Qyteti Studenti Tiranë. Në këtë godinë gjendet Rektorati i ShLUP UMT, Dekanatet e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Ekonomisë si dhe të gjithë departamentet e këtyre fakulteteve. Gjithashtu në këtë godinë është akomoduar edhe administrata e ShLUP UMT. Programi i studimit Msc. në Inxhinieri Informatike ofrohet edhe në objektin nr. 2 të përshkruar më lart. Fakulteti i Inxhinierisë është angazhuar për organizimin efikas të procesit mësimor në të dyja godinat duke evituar lëvizjet brenda ditës të studentëve nga njëra godinë në tjetrën si dhe duke kontrolluar mbarvajtjen e mësimdhënies në të dyja godinat. Në planet mësimore të programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike që ofrohet në SHLUP UMT, është planifikuar që studenti kryen 120 orë praktikë profesionale pranë institucioneve dhe shoqërive private ose edhe shtetërore, të miratuara nga SHLUP UMT. Kjo praktikë vlerësohet me notë dhe me kredite. Praktika zhvillohet në një nga organizatat/kompanitë publike/private që SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu nëpërmjet formularit të miratimit të praktikës, studenti ka të drejtë të propozoje për zhvillimin e praktikës në kompani tjetër . Departamenti pasi shqyrton propozimin e studentit lidhur me kompaninë miraton ose jo zhvillimin e praktikës pranë kësaj kompani nga ana e studentit. Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të rregullores për praktikën profesionale.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për
Për realizimin e programit të studimit Msc. në Inxhinieri Informatike, pranë ShLUP UMT është në sherbim edhe Biblioteka. Për plotësimin e nevoja didaktike për çdo lëndë, pedagogët u shpërndajnë studentëve leksione të shkruara, prezantime si dhe referenca shkencore. Në dokumentacion thuhet se këtë vit akademik, është nënshkruar marrëveshje me kompaninë MC GraëHill, e cila siguron bibliotekën me E-Books të aksesueshme nga stafi dhe studentët e ShLUP UMT nëpërmjet logimit individual nga çdo ambient, sipas kërkesave te departamenteve për çdo program studimi. Biblioteka ka një orar te shpallur në mjediset e saj, nga ora 8.00 deri në orën 19.00. dhe është e pajisur edhe
Page17
realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe
nevojat e studentëve.
kompjutera me akses në internet. Nga vizita në vend u konstatua një numer i kufizuar i titujve pranë Bibliotekës së ShLUP UMT, specifikisht për programin e studimit Msc. në Inxhinieri Informatike
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.
Kriteri 1Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të
programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një sipërfaqe totale 3100 m2. Konkretisht këto ambiente të ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ndodhen në:
1. Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1) me sipërfaqe te përgjithshme 2300 m2.
2. Një objekt i rikonstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2) me sipërfaqe te përgjithshme 800 m2
Për programin e studimit Msc. në Inxhinieri Informatike janë në dispozicion laboratorëte më poshtëm:
1. Laboratori i Informatikës (19 PC dhe videoprojektor)
2. Laboratori i Elektroteknikës (5 PC, videoprojektore, pajisje laboratorike të Elettronica Veneta)
3. Laboratori i Elektronikës dhe Telekomunikacionit (7 PC, pajisje laboratorike të Elettronica Veneta, pajisur me mjete audiovizive, pajisje rrjeti të Mikrotik)
4. Laboratori i CISCO-s (5 PC, 2 Server, videoprojektor, pajisur me të gjitha elementët e një rrjeti CISCO)
5. Laboratori i Shkencave të Natyrës
Nga vizita ne laboratore u konstatua se laboratoret janë te pajisur gjithashtu me software simulimi dhe projektimi . si dhe me materiale e komponentë të elektronikës dhe telekomunikacionit të cilat vihen në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve për zhvillimin e leksioneve dhe punëve të laboratorit.
Page18
Konkluzionet e vlerësimit:
Mendojmë se infrastruktura në dispozicion të procesit mësimor në programin e studimit Msc.
Inxhinieri Informatike është në përputhje me kriteret e standardeve të mësiperme. Laboratoret
janë të pajisur me kompjutera, pajisje laboratorike ,projektorë dhe programet e nevojshme të
përcaktuar në programin mësimor. Biblioteka funksionon me orare në funksion të procesit
mesimor, duke mbeshtetur studentet dhe personelin akademik në punën e tyre.
Nga vizita në bibliotekë grupi konstatoi se për fushën që mbulon ky program studimi kishte
pak tituj librash dhe revista shkencore.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, SHLUP UMT zhvillon veprimtari në fushën
e edukimit të arsimit të lartë me qëllim fitimi për shoqërinë tregtare me përgjegjësi të
kufizuar Future University of Tirana shpk. Burimet e financimit të SHLUP UMT janë nga
fondet dhe kontributet e themeluesve, të ardhurat nga tarifa e shkollimit që paguan çdo
student në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e tjera për shërbime të
ofruara nga SHLUP UMT.
Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar të
detyruar për t’u plotësuar dhe dorëzuar në organet e tatim-taksave sipas legjislacionit në
fuqi. Administratori i SHLUP UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton
në Bordin e Lartë Drejtues për veprimtarinë ekonomike-financiare.
Tregues të matshëm: Tabela 9: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë) (sipas RVB)
Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014
Pushteti qëndror - - - -
Pushteti vendor - - - -
Fonde jopublike:
4.168.748
17.494.21
5
11.240.4
35 2632842
Grantet për kërkim dhe kontratat
Konsulencat, shërbimet -
16.303
139.228 -
Tarifat për dhe gjatë shkollimit
1.612.449
21.163.15
1
19.908.8
54
64.484.012
SHUMA 5.781.197 38.673.66
9 31.288.5
17 67.116.854
Page19
Tabela 10: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit (sipas RVB) Buxheti
(i ndarë në
përqindje,
për
paga/shpenzi
me operative/ amortizimi)
Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
90,51
9,49 - 31,69
67,71
0,60
66,1 33,1
0,81
57,69
41,33
0,98
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
Sipas dokumentacionit dhe RVB veprimtaria ekonomike e
SHLUP UMT mirëmbahet nga një studio kontabiliteti,
konkretisht nga ESC (Economics Service Center) me nr.
NIPT K72002037Q, me përfaqësues Z. Endi Murthi, duke
respektuar të gjitha kërkesat ligjore për kontabilitetin dhe
pasqyrat financiare dhe standardet e regjistrimit të
veprimtarisë ekonomike.
Auditimi i SHLUP UMT bëhet me vendim të posaçëm të
Bordit të Lartë Drejtues dhe në plotësim të përcaktimeve
në aktet normative në fuqi. Administratori është autoriteti
përgjegjës i mbikëqyrjes dhe kontrollit të veprimtarisë
ekonomike dhe për këtë ai raporton te Bordi i Lartë
Drejtues.
Vendimet e Bordit të Lartë Drejtues nga analiza financiare
vjetore mund të bëhen të ditura dhe të njohura për zëra
të veçantë për strukturat përkatëse të institucionit.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare
SHLUP UMT është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të
kufizuar që kryen veprimtari në fushën e arsimit të lartë
me qëllim fitimi. Për katër vite akademike është
garantuar zhvillimi i qetë i institucionit, edhe me të
ardhura të ulta nga tarifat e studentëve .
Institucioni ka procedura të një shoqërie tregtare në
lidhje me aprovimin, diskutimin, financimin, kontrollin
dhe njoftimin e rezultateve financiare.
Page20
përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
Konkluzionet e vlerësimit: Mendojmë se SHLUP UMT i plotëson kriteret e standardeve të sigurimit të cilësisë për këtë grup standardesh. .
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion rezulton se ShLUP UMT që në fillimet e
veprimtarisë ka ngritur Komisionin e Vlerësimit të Cilësisë dhe Qendrën e Vlerësimit të
Brendshëm.
Nga takimi në qëndrën e vlerësimit të brendshëm rezultoi se kjo qëndër ka një
dokumentacion të plotë në lidhje me sigurimin e brendshëm të cilësise . Qendra ka
përgatitur formatet standarte për secilin program lënde, me të gjithë elementet e
nevojshëm. Një nga format me të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë është
pyetësori me studentet. Qendra ka hartuara pyetësorët për studentët në kuadër të
tërheqjes së opinionit të tyre mbi programin e studimit, për çdo lëndë të programit dhe
pedagog. Pas procesit të përpunimit të këtyre përgjigjeve, informacioni përkatës i kalon
titullarëve të institucionit si dhe organeve kolegjiale përkatëse çdo fund viti akademik . Në
dy vitet e para , opinioni i studentëve për pedagogët e tyre, lëndët dhe programin e
studimeve, është marrë në formën e bashkëbisedimit me studentët, për shkak të numrit
të vogël të tyre. Për vitin akademik 2014-2015 në përfundim të semestrit të parë, janë
zhvilluar 2 anketime dhe janë plotësuar 12 pyetësorë. Mbi bazën e këtij informacioni
vlerësohet performanca e institucionit, e programit të studimit si dhe të secilit pedagog.
Pyetësorët me studentët janë organizuar dy herë në vit, në përfundim të çdo semestri, për
të gjitha programet e studimit, për të dy ciklet, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Skedat
e pyetësorëve janë përpunuar nga punonjësi i IT, ndërsa rezultatet e fituara janë vënë në
dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto rezultate i
vihen në dispozicion në mënyrë të personalizuar secilit pedagog. Njëherazi, ato kanë qenë
një burim i rëndësishëm për të nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e procesit të
mësimdhënies, të punës së secilit, në disa raste janë shoqëruar edhe me marrjen e
masave konkrete ndaj pedagogëve të ndryshëm. Ndër problemet me kryesore kanë qenë
lidhur me literaturën e rekomanduar, shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë në shpjegim
dhe kontroll. Studentët konfirmuan gjatë takimit me ta se janë marrë parasysh mendimet
e tyre të dhëna nëpërmjet pyetësorëve.
Tregues të matshëm:
Tabela 11: Anëtarët e QVB
Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014
2 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013
3 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014
Page21
4 Besa Mançka Anëtar Mars 2013
5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013
.Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Kriteri 1Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.
Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin
programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët në
teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në
provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në
testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e
SHLUP UMT përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programit të studimit, si: - vlerësim të performancës së pedagogëve dhe të gjithë stafit pedagogjik, - dokumentim të detajuar të realizimit të planit mësimor për çdo lëndë dhe për çdo pedagog, - nxjerrje të statistikave të kalueshmërisë dhe të nivelit të studentëve, Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-copy të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe pedagogëve. Aspektet themelore të rezultatëve të vetëvlerësimit publikohen edhe në faqen web të ShLUP UMT. Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Metodat e tërthorta të vlerësimit janë implementuar me anë të anketës së zhvilluar me studentë ku ka patur seksione të veçanta mbi : - Sondazhe: të studentëve për të gjitha aspektet e studimit në degën MSc. në Inxhinieri Informatike. - Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të të mësuarit; - Pyetje konceptuale; - Intervista;
Metoda të drejtpërdrejta: - Dëgjime në auditor; - Vlerësimi me nota/pikë në provimet gjatë semestrit; - Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë në qendra sociale e institucione; - Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet); - Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
Page22
rezultatit të kërkimit - tezës; h. Etj.
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe
objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.
Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.
Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-copy të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe pedagogëve. Aspektet themelore të rezultateve të vetëvlerësimit publikohen edhe ne faqen web të ShLUP UMT.
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Në fund të vitit akademik, DIETI përgatit raportin vjetor të aktiviteteve të tij të cilin
e paraqit pranë Këshillit të Fakultetit. Duke analizuar punën e një viti, raporti ndihmon për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të institucionit. Çdo anëtar i stafit akademik njihet më këtë raport. Në bazë të statutit të SHLUP UMT struktura për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programit të studimit të ciklit të dytë MSc. në Inxhinieri Informatike janë më poshtë:
- DIETIi cili shqyrton planet mësimore, rishikon programet, shqyrton tekstet duke i propozuar ndryshimet eventuale.
- Këshillit të Fakultetit vlerëson dhe miraton ndryshimet e propozuara nga departamenti.
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3Institucioni harton një politikë dhe
ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
SHLUP UMT është në proces akreditiminë nivel institucional bashkë me akreditimin e programit të studimit MSc. në Inxhinieri Informatike. Njësitë përgjegjëse për sigurimin e cilësisë të programit MSc. në Inxhinieri Informatike përdorin instrumentet të shumëllojshme për mbledhjen,
përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi cilësinë. Fakulteti i Inxhinierisë për sigurimin e cilësisë, monitoron situatën dhe merr masa për përmiresim në përputhje me konkluzjonet që dalin nga anketimet dhe intervistat. SHLUP UMT-ja ka një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar në Planin Strategjik të Institucionit.
Page23
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtëm mendon se SHLUP UMT i plotëson kriteret e standardeve të mësipërme lidhur me sigurimin e cilësisë për programin e studimit të ciklin e dytë Master Shkencor në Inxhinieri Informatike.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programii studimit, organizimi i tij
Sipas dokumentacionit studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri
Informatike u ofrohet më kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe studentëve që zotërojnë
diplomën “Bachelor në Inxhinieri Elektronike, Kompjuterike, Informatike dhe
Telekomunikacion”. Ato zgjasin dy vite akademike me shkëputje nga puna dhe plotësohen
me 120 ECTS. Me përfundimin e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në
Inxhinieri Informatike , ku përfshihet edhe dhënia e gjuhës angleze në një nga programet
e njohura ndërkombëtarisht, ShLUP UMT lëshon diplomë “Master i Shkencave në
Inxhinieri Informatike”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike ka të përcaktuara
objektivat formuese dhe mundësitë e një karriere profesionale si me poshte :
Objektivat Formuese: Me anë të programit të studimit Master i Shkencave në Inxhinieri
Informatike studenti karakterizon dhe kompleton profilin e tij me një sërë kompetencash
bazë të teknologjisë (elektronikë analoge dhe dixhitale, bazat e kontrollit dixhital, metodat
e elaborimi tëi informacionit etj.) si dhe me kompetenca specifike të fushës së
informatikës ku rëndësi u është dhënë disa aspekteve si siguria në rrjetat informatike,
arkitekturës së sistemeve të përpunimit, kompilimit dhe informatikës grafike e
multimediale. Gjithashtu kurset me zgjedhje të programit lejojnë zgjerimin e njohurive të
studentëve në fusha të tjera të teknologjisë së informacionit në veçanti të inxhinierisë së
softwarre-it dhe sistemeve të shpërndara.
I diplomuari në Mastër i Shkencave në Inxhinieri Informatike është në gjëndje të operojë
në fushat kërkimore, projektimit dhe zhvillimit me hapat e teknologjisë, ku nevojitet jo
vetëm përdorimi i komponentëve dhe metodave të avancuara por edhe zhvillimi i
metodove dhe komponentëve të rinj për të realizuar aplikacione inovative dhe me raportet
kualitet/çmim optimale.
I diplomuari në programin e studimit Msc. në Inxhinieri Informatike është në gjëndje të
kuptojë dhe analizojë funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, ti administrojë dhe
ti mirmbajë këto sisteme apo rrjeta të dhënash. Gjithashtu ai është në gjëndje, që brenda
një kohe të shkurtër, të specializohet edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave
të trgut të punës duke parë edhe zhvillim e shpejtë që ka ky sektor.
Mundësi Karriere Profesionale:Teknologjia e Informacionit është një nga kapilarët kryesor
të zhvillimit ekonomik por tashmë edhe të shoqërisë në tërësi dhe mund të ofrojnë
shërbime në shumë sektorë aplikativ. Përsa i përket aspektit projektues, inxhinieri i
Page24
diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Informatike është në gjëndje të drejtojë një
analizë të nevojave aplikative dhe të bëjë konvertimin e tyre në specifika projekti edhe në
rastet e sistemeve relativisht komplekse.
I diplomuari në Msc. në Inxhinieri Informatike është shumë i kërkuar në tregun e punës,
sepse në të gjitha kompanitë dhe sektorët industrial gjenden dhe shfrytëzohen sistemet
informatike. Kjo kërkesë është e lartë edhe në sektorin publik duke patur parasysh që
vendi jonë nuk ka shumë që po subveciono informatizimin e shërbimeve publike në
veçanti.
Kompletimi i kësaj kurrikule lejon studentin të zhvillojë rolet profesionale në kompani e
ambjente pune si më poshtë :
në kompani të ndryshme që kanë një rrjet kompjuterash.
në kompanit e telefonisë fikse dhe asaj mobile, ku kërkohet njohje e sistemit dhe
mirmbajtje e rrjetit kompjuterik
në kompanitë që shpërndajnë internet, shërbim televiziv dixhital-analog kabllor-
satelitor.
si profesionist i lirë i cili zhvillon aktivitet konsulence profesionale mbi tematikat e
inxhinierisë informatike kundrejt firmave private, institucioneve të ndryshme
private dhe publike etj..
Gjatë takimit me drejtues të Fakultetit ata deklaruan se ShLUP UMT është përpjekur që të
përditësojë programin mësimor në fjalë por nga kjo anë institucioni has vështirësi për shkak
të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat ngadalësojnë këtë proces. Gjithashtu u
deklarua se programet janë hartuar duke konsultuar eksperiencat më të sukseshme në
vend dhe jashtë vendit për të qënë sa më pranë kërkesave të tregut të punës dhe nevojave
të shoqërisë në fushën teknologjisë së informacionit.
Sugjerim: GVJ konstatoi se në vitin e parë shumica e lëndëve (5/7) të programit të studimit
Msc Inxhinieri Informatike janë të njëjtë me Msc. Inxhinieri Elekronike. Nëse kjo ngjashmëri
do të ngelej në këto nivele, GVJ mendon se ndarja më e mirë do të ishte me profile. Në rast
të kundërt sugjerojmë të shtohen lëndë të cilat janë më karakterizuese për këtë program
studimi. Këto lëndë të jenë të detyrueshme jo me zgjedhje, kjo do të ndihmonte gjithashtu
studentët gjatë mobiliteteve në ekuivalentimin dhe njohjen e programit të studimit.
Rekomandim: Të punohet në përditësimin e planit mesimor të këtij program studimi, duke
e dalluar atë më shumë nga programet e tjera të ciklit të dytë që ofron departamenti.
Tregues të matshëm:
Viti mësimor organizohet në dy semestra, 28 javë dhe 8 javë për sezon provimesh.
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor
1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore = 60'
Page25
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike përfundon me
diplomë ”Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike”
Tabela 13 :Plani mësimore me ndarjen e ECTS sipas formave të mësimdhënies për
çdo lëndë.
Në programin e studimit “MSc në Inxhinieri Informatike” kreditet (ECTS) për
format e studimitjanë si më poshtë :
Leksionet: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Seminaret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Laboratoret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e
studentit Detyrakursit: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e
studentit
Page26
PraktikaProfesionale: 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
Provimi përfundimtar: 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit
Tabela 14: Plani mësimori ndarë sipas Veprimtarive Formuese (A-F)
Planet Mësimore të Programit të Studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
Nr. Tipi i Veprimtarise Lënda/Moduli ECTS ECTS
Total
1
A - Disiplina të
formimit të
përgjithshëm (bazë) të programit
Metoda Numerike dhe Matlab 9 9
1
B - Disiplina të
formimit karakterizues të programit
Elektromagnetizmi 6
51
2 Elektronika Analoge dhe Dixhitale 9
3 Sistemet Elektronike te Programueshme
9
4 Informatika Grafike 9
5 Kompilatore dhe Gjuhe Formale 9
6 Arkitekture Sistemesh Perpunimi 9
1 C - Disiplina të
ngjashme dhe/ose integruese të programit
Kontrolli Dixhital 6
18 2 Siguria e Sistemeve Informatike 6
3 Menaxhimi I Projekteve Inxhinierike 6
1 D - Disiplina me
zgjedhje 6 ECTS Inxhinieria e Software-it 6
6 2 Sistemet e Shperndara 9
1
E - Veprimtari formuese Praktikë 6
6
1 F–Teza e Diplomes Teza e Diplomes 30 30
Tabela 15 : Plani mësimori lidhur me personelin akademik përkatës
Page27
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Sipas dokumentacionit tw vwnw nw dispozicion, programi i studimit të ciklit të dytë që përfundon me diplomë “Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike” ofrohet i organizuar në module dhe i vlerësuar në kredite, sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve . Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit janë si më poshtë :
Leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Laboratoret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Detyrë kursi 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
Provimi përfundimtar 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit
Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti akademik nga një student që ndjek këtë program studimi me kohë të plotë është 60 kreditë. Për të dy vitet e studimit,
Page28
studenti duhet të grumbullojë së paku 120 kreditë.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Me anë të programit të studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
studenti karakterizon dhe kompleton profilin e tij me një sërë kompetencash bazë të teknologjisë si dhe me kompetenca specifike të fushës së informatikës Kurset me zgjedhje të programit lejojnë zgjerimin e njohurive të studentëve në fusha të tjera të teknologjisë së informacionit në veçanti të inxhinierisë së softwarre-it dhe sistemeve të shpërndara. Nga intervistat doli qe ShLUP UMT është përpjekur te përditësoje programi studimit
në fjalë sipas kërkesave te tregut dhe zhvillimit te teknologjise. Nga kjo anë institucioni has vështirësi për shkak të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat ngadalësojnë këtë proces. Programet janë hartuar mbi bazen e konsultimeve me eksperienca brenda dhe jashte vendit.
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Page29
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike nëpërmjet moduleve / lëndëve synon zgjerimin dhe thellimin e njohurive teorike , praktike dhe profesionale të studentëve si dhe njohjen e tyre me proçesin e kërkimit shkencor. Modulet/lëndët e këtij programi ndërtohen mbi njohuri të fituara në ciklin e parë të studimeve dhe gjatë këtij cikli studimi studentët krijojnë baza të forta për vazhduar studimet në ciklin e tretë.Metodat e vlerësimit të studentëve janë të përcaktuara në syllabuset e lëndëve përkatëse. Studentët vlerësohen nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive duke mundësuar një vlerësim sa më objektiv për arritjet dhe
nivelin e tyre të dijeve konform programit të studimit MSc. në Inxhinieri Informatike.
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike është hartuar duke u mbështetur në përvojat brenda dhe jashtë vendit.
Adaptimi i praktikave Europiane e bën programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike konkurues në rang kombëtar e ndërkombëtar. Gjithashtu ky program është hartuar në përputhje me deklaratën e Bolonjës.
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Page30
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.
Sipas dokumentacioni, plani mësimor i programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike parashikon një semestër praktikë profesionale.Gjithashtu në të përfshihen edhe disa të lëndë me karakter aplikativ. Në një pjesë të tyre janë parashikuar detyra/projekte kursi të cilat përmbajnë dhe as gjitha këto janë në funksion të aftësimit profesional të studentëve. Aftësimi i studentëve në kërkimin shkencor realizohet nëpërmjet projekteve, detyrave projektuese dhe analitike të parashikuara në syllabuset e lëndëve, seancave metodologjike për përgatitjen e diplomës dhe konsultimet e vazhdueshme të studentëve me pedagogun
udhëheqës. Të gjitha këto në përputhje me strategjinë e programit si dhe konfort statutit.Personeli akademik në programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike angazhohet në proçesin e kërkimit shkencor.Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike është në përputhje me drejtimet e kërkimit shkencor në ShLUP UMT.
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e
nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e
pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike zhvillohet duke u bazuar në tendencat e zhvillimit ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar duke marrë parasysh edhe hapat e shpejtë të zhvillimit të
teknologjisë. SHLUP UMT në bashkëpunim me zyrën e marketingut identifikon dhe vlerëson nevojat te tregut të punës me qëllim orientimin e duhur të studentëve me anë te programeve në këtë frymë të formuluara. ShLUP UMT shfrytëzon bashkpunimet e saj me sektorin publik e privat me për marrjen dhe perpunimin e informacionit prej tyre,për të patur një parashikim sa më të përafërt të nevojave për Msc në Inxhinierinë Informatike.
Page31
Parashikimi i përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program përcaktohet në përputhje me kapacitetin pritës të ShLUP UMT për programin në fjalë. Numri i të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra varion në varësi të misionit, vizionit, politikave të institucioni si dhe kuotavetë miratuara me VKM.
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike i përket një fushe prioritare në rang kombëtar sidomos këto vitet e fundit ku shumë kompani po bëjnë outsourcing të shërbimeve informatike në Shqipëri, duke përgatitur specialist të aftë për të kontribuar për vendin e tyre me anë të përdorimit të teknologjive të reja. Pedagogët bazuar në programine studimit, në respektim të syllabuseve përkatëse, përgjatë proçesit mësimor trajtojnë probleme që lidhen me realitetin dhe eksperiencën tonë të përditshme.
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Kohëzgjatja e studimeve në programin “Master Shkencor në Inxhinieri Informatike” është 2 vjet/4 semestra, forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 120 ETC. Në planin mësimor të këtij programi studimi parashikohet që studenti në përfundim të studimeve duhet të realizojë një tezë diplome e cila vlerësohet me 30 kredite.
Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.
Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).
Page32
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.
Informacione për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike janë publikuar elektronikisht në faqen e internetit të ShLUP UMT (www.umt.edu.al) sikurse edhe në guidën e studentit. Informacioni përfshin emrin e lëndëve, numrin e krediteve, semestrin kur zhvillohet etj.. Në fillim të semestrit studentët njihen me syllabuset e lëndëve dhe informohen në lidhje me detajet e mëtodës së vlerësimit.
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.
Plani mësimor i programit “Master Shkencor në Inxhinieri Informatike” ka parashikuar realizimin e studimeve brenda një afati kohor prej 2 vjet/4 semestra. Studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë së paku 120 ETC. Në planin mësimor të këtij programi studimi parashikohet që studenti në përfundim të studimeve duhet të realizojë një tezë kërkimi e cila vlerësohet me 30 kredite.
Konkluzionet e vlerësimit: Mendojmë se në përgjithësi kriteret e standardeve të mësipërme plotësohen. Bazuar në dokumentacionin e ofruar dhe takimi me drejtuesit e fakultetit dhe departamentit përgjegjës për programin e studimit Msc. Inxhinieri Informatike , si dhe me stafin akademik rezulton se njësia kryesore përgjegjëse për këtë program studimi jep informacionin e nevojshëm për studentët dhe të interesuarit e tjerë për programin e studimit, si dhe disponon dokumentacionin e nevojshëm të plotë për informim (program studimi, plan mësimor, syllabuse lëndore, etj.) në formë elektronike dhe të printuar.
8. Mësimdhënia
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion procesi i mësimdhënies për programin e
studimit MSc. në Inxhinieri Informatike është i organizuar në dy vite akademike ose katër
semestra, me kohë të pakufizuar për diplomim.
Lënda zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit mësimor të miratur. Syllabuset e
lëndëve përditësohen në tematikat që do të zhvillohen gjatë semestrit, literaturën e
rekomanduar, mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe format e kontrollit dhe
kriteret e vlerësimit. Veprimtaritë akademike për zhvillimin e lëndëve përfshijnë
kombinimin e formave të ndryshme të mësimdhënies ( leksione, seminare,ushtrime,
laboratorë, detyra/projekte kursi, provimet e ndërmjetme, provimin përfundimtar dhe
praktika profesionale. Ndarja në kredite për secilën formë janë të përcakuara në
programin e lëndës. Vlerësimi i studentëve bëhet sipas rregulloreve. Vlerësimi i studentit
është i vazhduar dhe i ndarë në disa komponentë. Praktika profesionale zhvillohet nga
studenti ne semestrin e fundit, në bazë të një rregulloreje, në kompani që SHLUP UMT ka
marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu studentëve i caktohet një pedagog që ndjek
ecurinë e zhvillimit të praktikës.
Page33
Studimet në këtë program studimi përfundojnë me punimin e diplomës e cila mbrohet
përpara një komisioni.
Tregues të matshëm:
Tabela 16: Ngarkesa gjithsej në auditor për format e mësimdhënies (sipas RVB)
Programi i Studimit Master në Inxhinieri Informatike
Format e mësimdhënies Orët totale në auditor
Leksione 370
Seminare/Ushtrime 250
Laboratorë 165
Detyrë Kursi 55
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Tabela 17: Politikat për format e kontrollit të njohurive (sipas RVB)
Format e kontrollit Pjesa (në %) ndaj
totalit
Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%
Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 5-20%
Projekt/kursi 5-20%
Testime te ndërmjetme 10-15%
Provimi përfundimtar 60-80%
Në total 100%
9. Studentët
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion studentët e këtij programi studimi pranohen
sipas kritereve dhe procedurave te mëposhtme:
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i
shkencave” shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte:
Diplomë “Bachelor” të paktën në një nga fushat e kërkuara sipas programit master
Diploma të shoqërohet me suplementin ose listën e notave.
Për të huajt, dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë të ekuivalentuar sipas
kritereve të përcaktuara nga MASH. Ky ekuivalentim kërkohet edhe për ata studentë
shqiptarë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.
Pranojnë pagimin e tarifës së programit të studimit.
Plotësojnë kushtet e tjera të përcaktuara në rregulloren e brendshme të SHLUP UMT.
Studentët që paraqiten me dokumentacionin e mësipërm, nënshkruajnë një formular
aplikimi, paguajnë në bankë tarifën e regjistrimit dhe më pas, nënshkruajnë kontratën.
Ndjekja e kësaj procedure kryhet nga sekretaria mësimore dhe Juristi/Kancelari
Page34
Transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera të larta, për në
programin e studimit MSc. në Inxhinieri Informatike ose anasjelltas, bëhet për programe
të njëjta ose të ngjashme, në të njëjtin cikël studimi, Transferimi i studimeve kryhet sipas
rregullores specifike për transferimin e studentëve
Këtë vit akademik 2014-2015, pas mbylljes së disa institucioneve të arsimit të lartë, për
procesin e njohjes dhe ekuivalentimit të studimeve të studenteve që vinin nga këto
shkolla, u ndoqën udhëzimet e MAS, që rregullonin specifikisht këtë proces.
Në sekretarinë mësimore grupit ju vunë në dispozicon disa dosje studentesh të
përzgjedhur në mënyre rastësore, studentë të rregjistruar për herë të parë dhe të
transferuar. Grupi konstatoi se sekretaria mësimore disponon një dokumentacion të plotë
,konform rregulloreve dhe procedurave të ndjekura.
Disa te dhena ne lidhje me studentet ne kete program studimi:
Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013-2014 është një student dhe 17
në këtë vit akademik ku 16 janë aktive.
Rekomandim:Të rritet cilësia në hyrje e studentëve
Tabela 17 : Ecuria e studentëve (sipas RVB)
Nr Viti Akademik
2011 -
2012
2012 -
2013
2013-
2014
1
Përqindja e kalueshmërisë në Fakultetin e
Inxhinierisë (në %) 83.30% 50% 46.10%
Tabela 18 : Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve (sipas RVB)
Studentë të regjistruar në
vitin e Parë
Nota
Mesatare
Studentë të
diplomuar Nota mes
2011-2012 - - - -
2012-2013 - - - -
2013-2014 1 9 Nuk ka -
Tabela 19 :Numri gjithsej i studentëve dhe kalueshmëria e
tyre në vite (sipas RVB)
Nr Programet istudimit Master Shkencor në
Inxhinieri Informatike
Numri total i
studentëve
Kalueshmëria
Nota
mesatare
për
numrin total të
studentëve (%)
I
VITI AKADEMIK 2011-2012 - - -
VITI AKADEMIK 2012-2013 - - -
VITI AKADEMIK 2013-2014 1 100 9
Tabela 20: Nota mesatare e studentëve të
regjistruar në rang Fakulteti (sipas
Page35
RVB)
Nr Nota mesatare e studentëve të regjistruar 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014
1 Fakulteti I Inxhinierisë 6.46 6.32 6.38
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;
Kriteri 2Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
Pranimi i studenteve në ciklin e dytë të studimeve bëhet sipas kritereve. Pranohen vetëm ata studentë që zotërojnë një diplomë universitare Bachelor dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS. Pranimi bëhet në perputhje
me ligjin nr. 9741 datë 21.5.2007,“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara.
Në përfundim të MSc. në Inxhinieri Informatike studentët janë të detyruar të japin provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare përpara diplomimit.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.
Kriteri 1Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;
ShLUP UMT u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës. Nëpërmjet Zyrës së Këshillimit të Karrierës ShLUP UMT ndjek një politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të tutorisë. Zyra e këshillimit të karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikëqyr takimet e përcaktuara e të planifikuara të pedagogut mentor(tutori) me grupet e studentëve. Studentëve u bëhet e njohur informacioni mbi akreditimin e programit që në kontaktin e parë
Page36
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
me institucionin. ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese me shoqëri tregtare private, me të cilat realizon edhe kryerjen e praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me punëdhënësin çka mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi.
Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe personeli administrativ janë angazhuar për informimin e studentëve mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi si dhe për zbatimin e
kësaj politike.
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike ka nisur në vitin akademik 2013-2014 dhe aktualisht nuk kemi ende të diplomuar në këtë program studimi.
Institucioni ka ngritur një sekretari online, ku hidhet çdo veprim që lidhet me studentët, regjistrim, tërheqje, mungesa, provime të kryera, notat etj., mbështetur në të dhëna hard-copy. Nëpërmjet kësaj sekretarie sigurohen edhe statistikat mbi ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve.
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike ka nisur në vitin akademik 2013-2014 dhe nuk ka të diplomuar në këtë program studimi. Zyra e Këshillimit të Karrierës ka krijuar rrjetin ALUMNI
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.
Page37
Kriteri 1Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Studentët e programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Informatike nëpërmjet sekretarise mesimore, pedagogëve të lëndëve dhe DIETI informohennë lidhje me programet e studimeve të zgjedhur prej tyje, afatin e përfundimit të programit, mënyrën e organizimit të programit të lëndëve përkatëse si dhe statusin e akreditimit te programeve. Gjithashtu këto të dhëna janë të publikuara si në Guidën Studentore ashtu edhe në faqen web të ShLUP UMT. Studentët informohen per rezultatet e fituara në lëndët e programit përgjatë dhe në perfundim të programit mësimor. Ky informacion gjendet edhe në sekretarinë online.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
ShLUP UMT u ofron studentëve shërbim të këshillimit të karrierës. Nëpërmjet Zyrës së këshillimit të karrierës, ShLUP UMT ndjek politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të tutorisë. Zyra e këshillimit të karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikëqyr takimet e përcaktuara e të planifikuara të pedagogut mentor(tutori) me grupet e studentëve. Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, studentët informohen mbi mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale
Konkluzionet e vlerësimit: Mendoj se këto standarte plotësohen.SHLUP UMT bazuar në dokumentacionet përkatëse që gjenden në sekretarinë mësimore disponon statistika vjetore në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë në Inxhinieri Informatike dhe për ecurinë e tyre ShLUP UMT u ofron studentët shërbimi i këshillimit të karrierës .
POLITIKA E KERKIMIT SHKENCOR
10. Kërkimi shkencor
ShLUP UMT është institucion i arsimit të lartë i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi
shkencor.
Bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion si dhe nga takimet dhe drejtues dhe
staf akademik po paraqesim më poshtë aktivitetet kërkimore shkencore të ShLUP UMT :
1. Qendra kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë në tetor Dhjetor 2013 organizoi
Simpoziumin “Simpoziumi në gjeoteknikë në testet INSITU-Kursi i parë i trajnimit i
CPT në Shqipëri”, me të ftuar personalitete të huaj të njohur të fushës, duke futur
për herë të parë në Ballkan pajisjen laboratorike të Gërmimit Konik .
2. QKFI në bashkëpunim me Urdhrin e Inxhinierëve të Romës organizoi Konferencën
Ndërkombëtare 22-24 Maj mbi konstruksionet dhe materialet e ndërtimit.
Page38
Qendra Kërkimore është njësi bazë e fakultetit dhe realizon veprimtari shkencore dhe
kërkimore.
Tregues të matshëm:
Tabela 21: Veprimtaria kërkimore e stafit akademik e ndarë në rubrika për Fakultetin e
Inxhinierisë
VITI 2011-2015
Nr. Rubrikat Gjithsej
Nga të cilët: Sipas gjinisë:
Sa me
tituj
Sa me gradë
shkencore
Pa tituj
e grada Meshkuj Femra
1 Referime në konferencë
kombëtare - - - - - -
2 Referime në konferencë
ndërkombëtare 23 2 18 3 20 3
3 Pjesëmarrje në konferencë
kombëtare - - - - - -
4 Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare
10 - 8 2 8 2
5 Referime në Simpoziume 3 - 2 1 2 1
6 Referime në Workshope 4 - - 3 3 1
7 Ligjërime - - - - - -
8 Artikuj në revista shkencore 25 2 19 4 20 5
9 Monografi 3 1 2 - 3 -
10 Libra dhe leksione të
parashkruara 24 5 2 - 6 1
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.
Kriteri 1Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet
angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Stafi akademik angazhohet rregullisht në veprimtaritë të kërkimit shkencor, të cilat janë në përpuethshmëri me disiplinat ku angazhohet.
Veprimtaritë janë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.
Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një
Page39
përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor
mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
ShLUP UMT organizon konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu organizon dhe mbështet pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme shkencore të stafit akademik dhe atij mësimor-shkencor. Gjithashtu mbulon totalisht apo pjesërisht shpenzimet të cilat lindin nga nevojat e
kualifikimeve apo marrjen e gradave shkencore “Doktor” jashtë vendit të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.
DIETI disponon një bazë të dhënash për publikimet e anëtarëve duke identifikuar vitin, autorin, llojin e publikimit etj.
Konkluzionet e vlerësimit: GVJ mendon se plotësohen kriteret e kërkuara të standardeve të mësipërme në lidhje me kërkimin shkencor. Stafi akademik me tituj i DIETI është me eksperiencë të gjatë në fushat e tyre kerkimore , ndërsa stafi i ri edhe pse janë të angazhuar në punën kërkimore shkencore ato rezultojnë akoma pa u rregjistruar në dokturaturë.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
ShLUP UMT ka vendosur marrëdhënie me institucione private dhe publike, vendase dhe
të huaja, shoqëri tregtare private, organizata jofitimprurëse si prioritet i lidhjes së teorisë
me praktikën. Marrëdhëniet me jashtë janë mbajtur dhe zhvilluar nga Administratori dhe
Rektori i ShLUP UMT. Lista e këtyre marrëveshjeve është si në tabelën më poshte.
Tregues të matshëm:
Page40
Tabela 22: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Aktivitete shkencore individuale dhe/ose në rang Institucioni, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në katër vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte kombëtare apo ndërkombëtare
-
2 Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 12
3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime në fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit
2
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 0
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 5
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
3
7 Numri i çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor
0
Tabela 23: Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale,
komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucione të arsimit të lartë publike/te
huaja Lloji i bashkëpunimit
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit)
Instituti i Ndërtimit
Laboratori Elba SHPK
Kualifikim i stafit akademik,
shkëmbim pedagogesh dhe
studentesh, shkëmbim programesh,
organizim konferencash, shkëmbim
botimesh periodike
Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh laboratorike
etj.
Mc. Graw – Hill
Frederick University of Cyprus
Elettronica Veneta
Sigurimin e bibliotekës Ë për
studentet tanë.
Ne proces- Kualifikim i stafit
akademik, shkëmbim pedagogesh
dhe studentesh, shkëmbim programesh, organizim konferencash,
shkëmbim botimesh periodike
Zhvillimin e laboratorëve ne fushën e
teknologjisë se informacionit,
trajnimin e pedagogeve etj.
Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit
Eestec Youth Bonus
Unique
Projekte me studentet ne fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë
Zhvillim marketingu me te rinjtë
Projekte te programit Erasmus +
Page41
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucionet bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit
Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham
Linkoln"
Marrëveshja me "United Transport"
Marrëveshja me kinema "Millenium"
Marrëveshja me teatrin Metropol Praktikë profesionale, Projekte të
përbashkëta, Promovim Shërbime për studentet me kushte
lehtësuese financiare dhe
administrative
Marrëveshja me shërbimin postar UPS
Marrëveshja me Federatën e Sindikatave te Pavarura te Tregtisë Private, Bankave e
Shërbimeve
Xxpert Systems
Vodafone
AMC NBG
BKT
Studio ndërtimi Lloji i bashkëpunimit
Ferrar shpk
C&S shpk
Praktikë profesionale, Projekte të
përbashkëta, Promovim
Vlerësimi sipas StandardeveStandardi/Kriteret
Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.
Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me
aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.
SHLUP UMT ka bashkëpunime me institucione publike dhe kompani private, per kryerjen e praktikave mesimore. Për praktikën studentëve u caktohet një pedagog mbikëqyrës, i cili ndjek zhvillimin e saj në institucionin pritës dhe jep nje vlerësim në përfundim të kryerjes së praktikës.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.
Page42
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
SHLUP UMT për hartimin dhe mbikëqyrjen e këtij programi studimi, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kryesisht ndërmjet bllokut të lëndëve të kulturës Informatike dhe atyre Elektronike. SHLUP UMT zbaton politika integruese për personelin dhe favorizon integrimin e tyre në jetën sociale të tij. Në veprimtari shkencore, kulturore e sportive stafi është bashkëpjesëmarrës me studentët. Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizë të vazhdueshme të punës së tyre.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
SHLUP UMT ka të përcaktuar objektivat e politikës së tij të bashkëpunimit, të cilat janë të lidhura me strategjinë afatgjatë të zhvillimit të institucionit. Në këtë proces janë marrë parasysh nevojat e ekonomisë vendase dhe të tregut të punës për hapjen e programeve të reja ose hartimin e projekteve kërkimore shkencore. SHLUP UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me këtë program studimi dhe herë pas herë aktivizon lektorë për tema të veçanta.
Konkluzionet e vlerësimit: Mendojmë se kriteret e standarteve te mësiperme plotësohen. SHLUP UMT për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas dhe të huaj. Marrëveshjet janë në nivel institucioni.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm Prof.As.Elinda Meçe