raporti perfundimtar pËr vlerËsimin e … bsc...e zbatuar ofron njohuritë dhe aftësitë e...

14

Upload: others

Post on 11-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

RAPORTI PERFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË

STUDIMIT

BACHELOR

“INFORMATIKE E ZBATUAR”

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“Shkolla e Lartë Private LOGOS”

Eksperti: Dr. Endrit Xhina

Hyrje

Përbërja e GVJ

Parimet e Punës së GVJ

• Besimi

• Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

Të dhëna për programin e studimit Bachelor Informatikë e zbatuar

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor Informatikë e zbatuar, mbështetur në Standardet shtëtërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi i studimit është i organizuar ne module te vleresuara ne kredite sipas ECTS.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë është

60 kredite;

Sasia e krediteve per programin e studimit eështë 180 kredite. Numri i krediteve për sejcilin nga vitet sipas programit te studimit te paraqitur eshte perkatesisht:

• Viti i pare: 60 kredite • Semestri i parë: 28 kredite • Semestri e dytë: 32 kredite

• Viti i dyte: 60 kredite • Semestri i parë: 29 kredite • Semestri i dytë: 31 kredite

• Viti i trete: 60 kredite • Semestri i parë: 28 kredite • Semestri i dytë: 32 kredite

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Programi i studimit te paraqitura jane hartuar në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit. Progami u jap studentëve njohuritë bazë dhe

aftësitë praktike për ti orientuar që do ti nevojiten gjatë ushtrimit të profesionit .

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në

atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit

dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Programi i studimit bachelor informatikë e zbatuar ka objektiva të përcaktuar qartë . Programi përfshin njohuritë dhe aftësitë profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfudnim të programit të studimit.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Plani mësimor i programit të studimit informatikë e zbatuar ofron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në disa pozicione pune si specialist i mbeshtetjes teknike, administrator rrjeti, administrator sistemi, programues, disegnator web.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Zhvillimi ekonomik i vendit ka krijuar nevojën për figura profesionale me profilet e listuara me lart (kriteri 5).

Konkluzione: Vlerësimi i dhënë për përmbushjen e kritereve të mësipërme është bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga vetë institucioni, konkretisht ne raportin për vlerësimin dhe akreditimin e grupit të vlerësimit të brendshëm dhe në programin e studimit me planet mësimore. Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit I.1

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Në planin afatmesëm të punës të paraqitur në raportin e grupit të kontrollit të brendshëm, në pikën 8, planifikohet të përgatiten programet për ciklin e dytë të studimit. Programi i studimit Informatikë e zbatuar përbën një bazë të mirë për këtë qëllim. Programi është i orientuar drejt kërkesave imediate të tregut. Për këtë arsye ai do të plotësohej natyrshëm me programe studimi të ciklit të dytë që do ti jepnin studentëve njohuri më të thelluara drejt kërkimit shkencor.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Ne programin e studimit ka disa lende të cilat synojnë ti pajisin studentët me metodat dhe parime shkencore të përgjitshme.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në

një llojshmëri të gjerë profesionesh e

specialitetesh.

Programi është i orientuar drejt kërkesave imediate të tregut dhe ofron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në disa pozicione pune si specialist i mbeshtetjes teknike,

administrator rrjeti, administrator sistemi, programues, disegnator web.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit I.1

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Si në institucionet publike ashtu edhe në kompanitë private apo OJF në 5 vitet e fundit është rritur ndjeshëm përdorimi i teknologjisë se informacionit në mbështetje të proceseve të punës. Nga ky zhvillim është rritur kërkesë për figura profesionale në fushën e informatikës. Programi i studimit Informatike e zbatuar i IAL “LOGOS” është i orientuar drejt përgatitjes së ketyre figurave profesionale.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

• mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

• kërkesat e punëdhënësve; • një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

• numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Nga instevistat me anëtarët e grupit të vlerësimit të brendshëm mësuam se IAL “LOGOS” informohet ne mënyrë të vazhdueshme mbi numrin e të regjistruarve në institucionet që ofrojnë programe studimi të afërta. Në mënyrë të vacantë janë të informuar për numrin e pranimeve ne institucionet publike. Një tjetër mekanizëm I përdorur nga IAL për mundësite e punësimit të të diplomuarve është kontakti me të diplomuarit nga institute “Frymë dashurie” Një studim i mirëfilltë për vlerësimin e nevojave të tregut të punës nuk është kryer.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit II.1. Ne lidhje me kriterin 2 do të rekomandoja që IAL “LOGOS” të gjente mekanizmat e nevojshëm për realizimin e studimit të mirëfilltë të tregut të punës.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimit është me karakter teknik dhe nuk bie ndesh me interesat kombëtare.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Nga lista e lëndëve dhe programet e lëndëve nukl rezulton që të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Lënda Gjuhë e Dytë (Greqisht) mund të ishte lëndë me zgjedhje.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit II.2. Në lidhje me kriterin 2 do të rekomandoja që IAL “LOGOS” të rishikonte kalimin e lëndës Gjuhë e Dytë (Greqisht) si lëndë me zgjedhje.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

IAL “LOGOS” ka ngritur një grup të vlerësimit të brendshëm i cili realizon vlerësimin e programit të studimit.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Të dhënat e grupit të vlerësimit të brendshëm janë paraqitur në një raport të vlerësimit të brendshëm, të cilit i referohet shpesh ky raport

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Grupi i vlerësimit të brendshëm ka publikuar rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet e pritshme në raportin e vlerësimit të brendshëm

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

• Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

• Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

• Pyetje konceptuale; • Intervista; • Etj.

Të drejtpërdrejta:

• Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

• Dëgjime në auditor; • Vlerësimi me nota/pikë; • Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; • Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

• Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

• Etj.

IAL realizon sondazhe të vazhdueshme me studentet në përfundim të cdo lënde.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë

“LOGOS” është konform standartit II.3.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Për programin e studimit Informatikë e zbatuar është përgjegjës fakulteti i shkencave të aplikuara. Fakulteti nëpërmjet sekretarisë mësimore i vendos në dispozicion studentëve përmbajtjen e programit të studimit kur ata e kërkojne. Gjithashtu, nga intervistat me pedagogë dhe studentë rezulton që pedagogu i lëndës i informon studentët për përmbajtjen e lëndës.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Nga intervista me sekretarine rezulton që fakulteti i shkencave të aplikuara nëpërmjet sekretarisë mësimore publikon në stendë strukturën mësimore me lëndët e detyrueshme dhe me zgjedhje.

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Nga intervista me sekretarine rezulton që fakulteti i shkencave të aplikuara nëpërmjet sekretarisë mësimore publikon në stendë ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Fakulteti nëpërmjet sekretarisë mësimore i vendos në dispozicion studentëve përmbajtjen e programit të studimit kur ata e kërkojne. Gjithashtu, nga intervistat me pedagogë dhe studentë rezulton që pedagogu i lëndës i informon studentët për përmbajtjen e lëndës.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit II.4.

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Grupi i vlerësimit të brendshëm i ngritur nga IAL “LOGOS” bën audit të përvitshëm të situatës financiare të institucionit

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Në raportin e paraqitur nga grupi i vlerësimit të brendshëm paraqitet gjendja financiare e institucionit

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Raporti i grupit të vlerësimit të brendshëm përmban të dhëna mbi të ardhurat e institucionit si edhe burimet e financimit.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë

“LOGOS” është konform standartit II.5.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Nga intervista me dekanët e fakulteteve rezulton që për rekturimin e personelit ndiqen pèrocedura transparente që fillojnë me publikimin e vendeve të lira, mbledhjen e aplikimeve,përzgjedhjen fillestare bazuar në dosjen e paraqitur,seleksionimin paraprak, intervistimin dhe përzgjedhjen përfundimtare.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Nga shqyrtimi i dosjeve dhe kontratave të personelit akademit, rezulton që në IAL “LOGOS”, personeli akademik i punësuar me kohë të plotë nuk përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar. Nga 17 anëtarë të personelit akademik të paktën 13 kanë një kontratë mësimdhënie me kohë të pjesëshme.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

IAL organizon pyetësorë me studentët për vlerësimin e personelit.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Institucioni mban një bazë të dhënash me CV e aplikantëve të përzgjedhur ose jo.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” duhet të rishikojë numrin e personelit akademik të punësuar me kohë te plotë për të qenë konform standartit III.1.

Standardi III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Dokumentacioni i paraqitur nga IAL gjatë intervistës përfshinte dosjen e sejcilit nga anëtarët e personelit akademik dhe të personit përgjegjës,

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Dokumentacioni i paraqitur nga IAL perfshinte dosjen e sejcilit nga anëtarët e personelit akademik

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Nga intervista me dekanët e të dy fakulteteve rezulton që në cdo njoftim për rekrutim të personelit akademik publikon kriteret (nota mesatare > 8) dhe procedurat e rekrutimit

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të

Ne planet mësimore të paraqitura për sejcilën nga lendët, pëecaktohet edhe pedagogu i lëndës.

ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Per lëndën Hyrje në informatikë titullari i lëndës është me titullin “Doktor”. Në asnjërën nga lëndët e tjera titullari i lëndës nuk ka gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik “Docent”

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” duhet të mundësojë që titullarët e lëndëve të kenë së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„ për të qenë konform standartit III.2.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor

për realizimin e orëve laboratorike dhe për

mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Laboratoret zhvillohen nga pedagogu i lëndës.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit të

parë;

Shërbimet për studentët mbulohen nga sekretaria. Numri actual i studentëve të regjistruar në programin e studimit është i vogël , 60 ne te tre vitet e studimit.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12

studentë).

Ne programin mësimor nuk ka lëndë të vecantë praktikë profesionale

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit III.3.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Pjesa më e madhe e personelit akademik është ë kontraktuar për një semestë.Nuk rezulton të ketë ndonjë program specifik për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash

të programeve të studimeve të ofruara.

Nuk rezulton të ketë ndonjë program specifik për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” nuk është konform standartit III.4.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1

- Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Ne IAL mund te regjistrohet ne programin e studimit : shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore. U kontrolluan disa dosje studentësh , dhe në to u gjet nje kopje e noterizuar e diplomës dhe listes së notave. Në IAL “LOGOS” janë regjistrua gjithashtu studentë që janë diplomuar në institution e formimit professional “Frymë Dashurie”, në programin e studimit “Informatikë e zbatuar”. Me një vendim të senatit të IAL “LOGOS” janë vlerësuar me kredite lëndët e kryera në progamin e studimit. Studentët janë regjistruar në programin e studimit “Informatikë e zbatuar” të IAL “LOGOS” në vitin e tretë pasi i janë njohur kreditet e fituara në ë institution e formimit professional “Frymë Dashurie”.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Ne IAL nuk ka kritere përjashtuese për regjistrimin në ciklin e parë të studimit përvec kërkesave të ligjit 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit IV.1.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nga intervistat me studentët rezulton që ata janë të informuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

IAL “LOGOS” organizon plotësimin e nje formulari vlerësimi ne fund të cdo lënde

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

IAL “LOGOS” është një institucion i ri dhe nuk ka ende një zyrë të shërbimi i këshillimit të karrierës; Megjithatë stafi akadamik dhe administrativ shpesh asiston studentët me rekomandime për punësimin.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët e programit të studimit Informatikë e zbatuar janë të informuar mbi mundeësitë e punësimit në këtë fushë, që ne momentin e regjistrimit

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë

“LOGOS” është konform standartit IV.2.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e

studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Bazuar ne regjistrin e notave të IAL “LOGOS ”, rezulton që janë 30 të diplomuar në ciklin e parë.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Bazuar ne regjistrin e notave të IAL “LOGOS ”, rezulton që në vitin 2011-2012 janë:

• viti i tretë: 14 të regjistruar , 0 të larguar • viti i dytë: 16 të regjistruar , 2 të larguar • viti i parë: 19 të regjistruar

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

IAL “LOGOS”, i regjistron studentët fillimisht në regjistrin themeltar dhe më pas në regjistrin e notave. Regjistrat janë të numëruar dhe të vulosur në cdo faqe. Regjistrat janë hapur nga vetë IAL dhe nuk janë terhequr nga MASH apo ndonje institucion shtetëror. Për identifikimin e studentëve është përdorur një kod unik.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit IV.3.

Standardi IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen

ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Nga intervistat rezulton që stafi akademik dhe administrativ asiston studentët me rekomandime për punësimin

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

IAL “LOGOS” nuk ka ende nje zyrës për këshillimin e karrierës dhe në programin e studimit Informatikë e zbatuar nuk është planifikuar praktika profesionale

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit IV.4.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Në programin e studimit Informatikë e zbatuar institucioni ka vënë në dispozicion të studentëve leksione të shkruar nga pedagogët dhe literaturë

mbështetëse (në format elektronik) në gjuhën të angleze për të gjitha lëndët.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Ne vizitën e realizuar ne IAL, nuk ishte e mundur të verifikonim fondin e bibliotekës. Verbalisht na u komunika që sapo ka ardhur një fond i pasur por personi përgjegjës ishte në një kualifikim jashtë vendit.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Ne vizitën e realizuar ne IAL, nuk ishte e mundur të verifikonim fondin e bibliotekës. Verbalisht na u komunika që sapo ka ardhur një fond i pasur por personi përgjegjës ishte në një kualifikim jashtë vendit.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Nuk na u paraqitën dokumenta për planifikimin eliteraturës. Ky planifikim realizohet në koordimin me titularët e lëndëve.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka ishte disponibël pëe studentët.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit V.1.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme

mësimore dhe për formimin praktik. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

IAL është i pajisur me 3 laboratore kompjuterash sejcili me së paku 15 kompjutera në gjendje pune në të cilët zhvillohen lëndët me natyre praktike

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Klasat jane të pajisura me tabelë dhe/ose flipchart. Gjithashtu jane disponibel edhe projektoret video të lëvizshëm.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët janë të pajisur me kompjutera dhe projektor. Në kompjutera janë instaluar programet e nevojshme për realizimin e lëndëve me karakter praktik.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

IAL është i pajisur me 3 laboratore kompjuterash sejcili me së paku 15 kompjutera në gjendje pune në të cilët zhvillohen lëndët me natyre praktike

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Në kompjutera janë instaluar programet e nevojshme për realizimin e lëndëve me karakter praktik. Janë instaluar :

• sisteme shfrytezimi si Linux, Windows XP,7,2008,

• gjuhë dhe ambjente programimi: Borland

C/C++, Microsoft Visual Studio,Turbo Assembler, JAVA

• Baza të dhënash : Ms. SQL Server, Oracle DB

• Programe të ndërtimit të faqeve të internetit : Dreamweaver, PHP Developer

• Programe të dizenjimit grafik: Photoshop,Illustrator, CorelDraw, 3DStudio Max

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Në programin e studimit informatikë e zbatuar nuk është planifikuar praktikë profesionale

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit V.2.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Ne raportin i grupit te vleresimt te brendshë m paraqitet një pasqyrë e hollësishme financiare e të ardhurave financiare të IAL

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Raporti i grupit te vleresimit te brendshëm përmban raportet financiare për periudhën e tre viteve akademike

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Nga të ardhurat e studentëve dhe nga kontirbute të tjera financiare IAL dëshmnon qëndrushmëri financiare.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit VI.1.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Nga intervistat me drejtuesit e IAL rezulton që politikat e IAL ka nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton

Nga intervistat me drejtuesit e IAL, me sekretarine dhe me pedagoge rezulton që IAL garanton marrdhënie të frytshme bahkëpunimi

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi. Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit VI.2.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Nga intervistat me drejtuesit e IAL rezulton që IAL ka marreveshje bashkëpunimi me Universitetin e Pireut, dhe është duke ndrëtuar marrdhënie bashkëpunimi me universitete te tjera në rajon.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Në programin e studimit Informatikë e zbatuar nuk janë planifikuar praktikat në punëdhënës potencialë.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Institucioni është i pajisur me sallë konferencash e cila përdoret për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të ndryshme

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Nga intervistat u verifikua që IAL përgatit herë pas here raporte mbi përfitimet

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit VII.2. VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Institucioni ka paraqitur dokumentacionin e plotë për akreditimin e programit të studimit Informatikë e zbatuar

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

IAL ka ngritur grupin e vlerësimit të brendshëm nëpërmjet të cilit garanton sigurimin e cilësisë

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

IAL ka ngritur grupin e vlerësimit të brendshëm nëpërmjet të cilit garanton sigurimin e cilësisë

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

IAL përdor mekanizma për kontrollin e cilësië , ndër të cilët është plotësimi i formularëve të vlerësimit nga studentët

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Nga intervistat rezulton që personeli është i ndërgjegjësuar për rëndësinë e cilësisë.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

IAL ndonëse një institucion i ri ka procedura dhe plan pune që përfshin edhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Konkluzione: Bazuar ne vlerësimin e dhënë për kriteret e mësipërme do të konkludoja që institucioni i arsimit të lartë “LOGOS” është konform standartit VIII.1.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Programi i studimit informatikë e zbatuar

Pikat e forta

• Programi i studimit është i orientuar nga kërkesat e tregut të punës

• Baza laboratorike është e mjaftueshme për numrin aktual të studentëve

• Numri i vogël i studentëve krijon premisa për cilësi të mirë mësimdhënie

Pikat e dobëta

• Pjesa më e madhe e stafit akademik është personel me kohë të pjesshme

• Titullarët e lëndëve nuk posedojnë gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik

“Docent”

• Lënda gjuhë e dytë (greqisht) është lëndë e detyrueshme

• Përmbajtja e disa lëndëve nuk ka nivelin e duhur për ciklin e studimit bachelor

• Perpunim Teksti”

• “Llogaritje të kompjuterizuara”

• Përpunim imazhesh

• Bazat e web design

• Elemente të avancuar të web design

Oportunitetet

• Numri i vogël i studentëve dhe orientimi praktik i programit te studimit krijojnë premisa

për ngritja e nje shërbim karriere efektiv

Rekomandimet

• Të rishikohen programi e lëndëve të pëermndura më lart

• Shtimi I personelit akademik me kohë të plotë

• Shtimi I personelit akademik me grada shkencore

Grupi i Ekspertëve të Jashtë

• Dr. Endrit Xhina