raporti perfundimtar pËr vlerËsimin e … university/rvj msc... · vlerësimeve te bëra, ......

38

Upload: lamlien

Post on 06-Feb-2018

232 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare

me drejtime: Studime Europiane; Gjeopolitikë dhe Siguri

Rajonale

Ofruar nga “ALBANIAN UNIVERSITY”

Ekspert i jashtëm i vlerësimit

Dr. Gafur MUKA

Shtator 2012

Page 2: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

2

Tabela e lëndës

Tabela e lëndës ..................................................................................................................................... 2

Hyrje..................................................................................................................................................... 6

Përbërja e GVJ ....................................................................................................................................... 6

Parimet e Punës së GVJ .......................................................................................................................... 6

Të dhëna për programin e studimit MP Marrdhënie Ndërkombëtare........................................................ 7

a) Të dhëna të përgjithshme për Albanian University.............................................................. 7

b) Të dhëna për programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare .............................. 8

Programi i studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare me drejtimet “Studime Europiane” dhe

“Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale”mbulohet nga Departamenti i Shkencave Politiko-

Administrative pjesë e Fakultetit të Shkencave Shoqërore. .............................................................. 8

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE............................................................................................... 9

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. ..................................................................................................................................................... 9

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit..................................................................................................................................... 10

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

....................................................................................................................................................... 11

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve. .............. 12

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare. ............. 12

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

....................................................................................................................................................... 13

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës. ............................................................................................................................. 14

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës. ................... 14

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.................................................................................................................... 15

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e programeve të studimeve. ...................................................................................... 15

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve

të mësimdhënies dhe të të nxënit. ................................................................................................ 17

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë

në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar. ............................................................................................................... 17

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e

cilësor, për vlerësimin e brendshëm. ............................................................................................ 18

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E

PROGRAMEVE TË STUDIMEVE. ............................................................................................................. 18

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen

për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. ..................................................... 18

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit të tij. ........................................................................................................ 19

Page 3: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

3

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin

e programeve të studimeve. ......................................................................................................... 20

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të

zhvillimit të institucionit. ................................................................................................................. 21

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që

ofron. ............................................................................................................................................. 21

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e

studimeve. ..................................................................................................................................... 22

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve

të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ................................... 22

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi. .......................................................................... 23

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të

situatës financiare. ........................................................................................................................ 23

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI

NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE PERSONELI ADMINISTRATIV........................................................... 24

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe

vlerësimin e personelit. ................................................................................................................. 24

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat

e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. ........................................................... 25

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve. ................................................................................................ 26

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar. ................................................................................................. 26

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për

tezën. ............................................................................................................................................. 27

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të

përgatitet teza................................................................................................................................ 27

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij. .................................................................................................. 27

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore

e nënligjore në fuqi. ....................................................................................................................... 28

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. ......................... 28

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të

personelit të tij. .............................................................................................................................. 28

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-

shkencore të personelit akademik të tij. ....................................................................................... 29

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE .......................................................................... 29

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. .................................................................. 29

Page 4: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

4

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të

programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. ............................................... 30

Standardi IV. 3 - Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,

disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit

të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ............................................... 30

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të

studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe

programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë................................................................ 31

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në

lidhje me programet e studimeve.................................................................................................. 31

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. ........ 31

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË

TJERA INFORMACIONI.......................................................................................................................... 32

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. ............................. 32

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe

mjedise të përshtatshme mësimore. ............................................................................................. 32

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të

huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. ....................................................................... 33

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE ............................................................... 33

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

....................................................................................................................................................... 33

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME .......... 34

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të

vet. ................................................................................................................................................. 34

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe

jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. .............................................................. 34

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË ........................................................................... 35

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve. ..................................................................................................................................... 35

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit ..................................................................... 36

Page 5: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

5

SHKURTIME

AU Albanian University

FSHSH Fakulteti i Shkencave Shoqërore

DSHPA Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative

APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MN Marrëdhënie Ndërkombëtare

ZSBC Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats)

Pikat e Forta, Pikat e Dobëta, Oportunitet dhe Kërcënimet)

GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm

RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm

GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm

Page 6: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

6

Hyrje

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) u kontraktua nga Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë për

të bërë vlerësimin e jashtëm programor të Albanian University në programin e studimeve Msc

Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale”.

Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm është të japë një mendim të pavarur për shkallën në të

cilën institucioni në fjalë është i përgatitur dhe i angazhuar të përmbushë me efektivitet dhe

përgjegjshmëri kërkesat dhe standardet akademike të diplomave që do të lëshojë. Për të arritur në

këtë gjykim, GVJ u mbështet në shqyrtimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, në

dokumentacionin bazë mbi të cilin ngrihet veprimtaria e AU (statuti, rregullorja, etj), dosjet e

programeve të studimit, tre regjistrat bazë të përcaktuar nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe

Shkencës (MASH), dokumentacioni i zyrës së burimeve njerëzore, dokumentacioni i Zyrës së

Kurrikulave etj. Po ashtu, GVJ pati mundësinë të bisedojë me zv/rektorin, drejtuesit dhe anëtarët e

trupave kolegjiale, stafin akademik, studentët, punonjësit e sekretarisë mësimore etj. Vizita u bënë

në mjediset e universitetit, përfshirë bibliotekën, sallat e kompjuterëve dhe laboratorët .

Vlerësimi i programit të studimit u fokusua në analizën e tij, në shqyrtimin e sillabuseve: vendosjen

e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen të fitohen, rrugët nëpërmjet të cilave fitohen

(metodat e mësimdhënies), literaturën bazë dhe atë shtesë, mënyrat e vlerësimit të dijeve,

përcaktimin e krediteve, kompetencën e stafit pedagogjik, etj.

Albanian University me strukturat dhe infrastrukturën mësimore siguron një lidhje të mirë midis

mësimdhënies dhe kërkimit, çka është edhe një ndër kërkesat bazë që duhet të përmbushin

institucionet që ofrojnë programe mësimore të të dy cikleve e që synojnë të angazhohen edhe në

ciklin e tretë.

Përbërja e GVJ

1. Z. Gafur Muka

Parimet e Punës së GVJ

Burimi i parë i informacionit për grupin e punës ishte Raporti i Vetëvlerësimit të brendshëm, i

hartuar në 3 mujorin e fundit të vitit 2012 nga vetë institucioni. Ky raport jep një informacion të

detajuar të sistemeve dhe mekanizmave që ka ngritur AU për të përmbushur objektivat e veta si

dhe për të rritur efektivitetin e procedurave të tij për menaxhimin e cilësisë dhe standardeve.

Universiteti, po ashtu, vuri në dispozicion të vlerësuesve një numër dokumentesh shtesë si dhe u

administruan Rezultatet e Pyetësorëve të studentëve.

Për realizimin e këtij vlerësimi, GVJ u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga Ligji Nr.

9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimi Nr.

15, datë 4.4. 2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë,

Udhëzimi Nr. 30, datë 26.09. datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe

dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik për hapjen e një institucioni privat të arsimit

të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve si dhe

programeve të studimeve “Master Shkencorl”. Të gjitha këto materiale u vunë në dispozicion nga

APAAL.

Në takimin e parë të tij pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, ekipi diskutoi

gjerësisht mbi Raportin e Vetëvlerësimit, shqyrtoi strukturimin e tij sipas standarteve të kërkuara,

Page 7: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

7

kërkoi shpjegime mbi aspekte të vecanta dhe dokumentacion plotësues në mbështetje te

vlerësimeve te bëra, drejtoi pyetje për sqarime lidhur me formulime të caktuara vlerësuese dhe, i

ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi një program takimesh që do të realizoheshin gjatë vizitave në

Albanian University .

GVJ e vizitoi Universitetin në mënyrë të organizuar në muajin Korrik 2012. Anëtari i grupit z.

G.Muka ka pasur mundësinë të vizitojë njësitë e ndryshme të universitetit edhe në mënyrë

individuale.

GVJ zhvilloi diskutime me zv/rektorin, dekanin, stafin akademik te departamenteve si dhe me

pedagogë të veçantë. GVJ u ndal në detaje të funksionit të sekretarisë mësimore të Universitetit si

dhe kontaktoi me personat përgjegjes për tu informuar edhe më në hollësi mbi administrimin e

aktiviteteve të universitetit. Ekipi vizitoi me përparësi lehtësitë për studentët si sallat e internetit

dhe të kompjuterave, bibliotekën, mjediset e studimeve etj. U zhvilluan bashkëbisedime me një

grup studentësh dhe u administrua një pyetësor (sipas modelit te APAAL). Informacioni dhe të

dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare, në takimet e

zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme që iu vunë në dispozicion GVJ-së sipas kërkesave.

Të dhëna për programin e studimit MP Marrdhënie Ndërkombëtare

a) Të dhëna të përgjithshme për Albanian University

Universiteti është akredituar nga Këshilli i Akreditimit dhe Licensimit të MASH dhe ka organizuar

programet e studimit të ciklit të dytë (Urdhër i Ministrit Nr.532, datë 27.11.2010) në programet e

mëposhtme:

1. Msc. Marrëdhënie Ndërkombëtare

2. Msc. Administrim Publik

3. Msc. Psikologji Klinike

4. Msc. Drejtim dhe Menaxhim i Mediave

5. Msc. Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

Të gjitha programet janë hartuar sipas kërkesave të Bolonjës të organizuar në module dhe të

vlerësuara me kreditet ECTS.

- Programe studimi të ciklit të dytë me kohëzgjatje 2 vite akademike dhe 120 ECTS:

Strukturat, studentët dhe stafi:

Struktura akademike e AU përbëhet nga:

1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore (FSHSH)

1. Departamenti i Shkencave Juridike

2. Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme

3. Departamenti i Shkencave të Komunikimit

4. Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative (ku përfshihet edhe Msc Marrdhënie

Ndërkombëtare me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale”

5. Departamenti i Edukimit

2. Fakulteti i Shkencave Mjeksore

3. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

4. Fakulteti i Ekonomisë

Page 8: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

8

Çdo fakultet ka jo më pak se 3 njësi bazë (departamente) duke plotësuar kështu kërkesat e ligjit.

Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Master Shkencor në Marrdhëniet

Ndërkombëtare të AU është 1 dhe me kohë të pjesshme 18

b) Të dhëna për programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare

Programi i studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare me drejtimet “Studime Europiane” dhe

“Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale”mbulohet nga Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative

pjesë e Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

Misioni i këtij departamenti, në kuadrin e AU është të stimulojë tek studentët zhvillimin e hulumtimeve

dhe reflektimeve për cështjet e rëndësishme të komunitetit kombëtarë e ndërkombëtarë nëpërmjet një

arsimimi cilësor dhe me programe moderne studimi.

Qëllimi i programit studimor Msc në Marrdhëniet ndërkombëtare është të thellojë aftësitë akademike e

profesionale në drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale” përtej kufinjve

tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor.

Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Master Shkencor janë 120 ECTS,

me kohëzgjatje 2 vjet.

Mundësitë për punësim mund të përmblidhen si vijon:

• I punësuar në administratën publike për të kontribuar ne fushën e marrdhënive me jashte

• I punësuar në kompani të ndryshme vendase për të orientuar bashkepunimin me firmat e rajonit

dhe më gjërë

• I punësuar në kompani të huaja për të realizuar një investim sa më efikas në vendin tonë dhe për

të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e bashkëpunimit

• I punësuar në organizata me orientim integrimin në nivel rajonal, mesdhetar e më gjërë

• I punësuar në institucione arsimore

Objektivat e programit të studimit janë “pajisja” e të diplomuarve të ciklit të dytë me

njohuri të shëndosha në:

• Teori të marrdhënieve ndërkombëtare • metodologji kërkimi për shkencat sociale (logjikë dhe teori argumentimi dhe/ose metoda

sasiore); • shkenca juridike; • e drejta ndërkombëtare publike • institucione ndërkombëtare • mbrojtje ndërkombëtare e yë drejtave të njeriut • shkenca e mbrojtjes dhe sigurisë • ekonomi; • teori politike

Për mbulimin e programeve të studimit në marrdhënie ndërkombëtarë departamenti përkatës ka

një staf prej 19 pedagogësh, nga të cilët 1 pedagog me kohë të plotë dhe 18 me kohë të pjesshme.

Page 9: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

9

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programeve të studimit Master Profesional në mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Dytë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi i studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare në drejtimet “Studime

Europiane” dhe “Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale” në AU është i organizuar në module me vlerësim në kredite sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Master Shkencor janë 120 ECTS

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë

është 60 kredite;

Kohëzgjatja për programin është 2 vite, duke realizuar në këtë mënyrë 120 kredite ECTS.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Qëllimi dhe misioni i Albanian University është është të stimulojë tek studentët zhvillimin e hulumtimeve dhe reflektimeve për cështjet e rëndësishme të komunitetit kombëtarë e ndërkombëtarë nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe me programe moderne studimi. Qëllimi i programit studimor Msc në Marrdhëniet ndërkombëtare është të thellojë aftësitë akademike e profesionale në drejtimet “Studime Europiane” dhe

“Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale” përtej kufinjve tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor. Programi i studimit Msc është në përputhje me qëllimet dhe misionin e AU

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Në planin mësimor nuk merret në konsideratë lidhja me tregun e punës pasi në objektivin e programit synohet përgatitja e kontigjentit për ciklin e tretë të studimeve.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Në strategjinë e zhvillimit të vendit një rol të veçantë ka intensifikimi i marrdhënieve ndërkombëtare, aderimi ne organizata në nivel rajonal, mesdhetar, europian dhe global. Ky zhvillim merret në konsideratë në programin e studimit. I shqyrtuar si një proces kompleks ku bashkevëprojnë faktorë politikë, ekonomikë e shoqërorë, ai konsiderohet prej programit të

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 10: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

10

studimit si në pasqyrimin aktual ashtu edhe në organizimin fleksibël për tu përshtatur me zhvillimet perspektive.

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë

vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Në frymën e programit të studimit Msc konstatohet mbështetja dhe inkurajimi i dëshirës për të studiuar, interesi për njohjen, analizën dhe prezantimin e kulturës kombëtare dhe fitimin e një kulture që lidhet me njohjen e terorisë dhe praktikës së marrdhënieve ndërkombëtare cfarë natyrisht përbën kontribut për ruajtjen dhe pasurimin e vlerave kulturore të kombit

Konkluzione:

Programi i studimit Msc është në përputhje me misionin dhe qëllimet e AU, kontribuon për formimin e

të diplomuarve me baza të mira teorike për të realizuar aktivitet akademik dhe kërkim shkencor në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” është hartuar duke patur në vëmëndje arritjet e deritanishme në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare, angazhimin e institucioneve të tjera universitare brenda e jashtë vendit në këtë fushë, përvojën e tyre sa në mësimdhënje aq edhe në imazh, kërkesat e tregut të punës, evidentimin e kontigjentit të interesuar, sigurimin e plotërisë në formatimin e planit mësimor, evidentimin e mangesive nëpërmjet krahasimeve me përvojat e të tjerëve dhe konsultimit të vlerësimeve nga studentët, realizimin e punës në grup të personelit akademik, ndihmës e administrativ etj. I gjithë ky aktivitet gjen shprehje në realizimin përfundimtar të planit mësimor dhe syllabuseve, të cilat në tërësinë e tyre i gjejmë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. GVJ iu vunë në dispozicion raporte semestrale vlerësimi si dhe protokolli i një mbledhje të Këshillit të Fakultetit mbi cilësinë e realizimi të programit

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Plani dhe programet mësimore janë të tilla që synojnë paisjen e studentëve me njohuritë e domosdoshme teorike. Në to kompozohet si formimi kulturor ashtu edhe ai profesional. Studentët paisen me informacion të detajuar lidhur me metodat e kërkimit, cështje të etikës , diversitetit kulturor, vlerësimit etj.

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Në planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve të Msc konstatohen formulimet për vazhdimësi në thellimin e njohurive të marra në ciklin bachelor me synim thellimin e njohurive të studentëve kryesisht në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor. Në RVB theksohet që njohuritë janë vazhdim i atyre të ciklit Bachelor dhe pretendohet

Page 11: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

11

që nuk ka përsëritje njohurish. Konceptimi mbi bazën e parimeve të interdisiplinave dhe multikularizmit e zgjeron dukshëm kuadrin e njohurive të fituara më parë

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë ( në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i

pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

AU ka përfshirë në strategjinë e tij edhe realizimin e ciklit të studimeve të doktoraturës në MN. Dukeqenëse akoma nuk është filluar me këtë cikël nuk mund të jepen vlerësime konkrete për perspektivën e tij. Sidoqoftë kurrikulat e Msc krijojnë projeksione të njehsueshme edhe për vazhdimin e këtij cikli

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master

Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Konkluzione:

Programi i studimit Msc është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe mbështetet në eksperiencat më të mira si të vendit ashtu edhe të huaja në përgatitjen e specialistëve në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare me mundësi punësimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve

është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Programet e studimit, të miratuara dhe në proces zbatimi, u përgjigjen kërkesave të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (posaçërisht neneve 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 të këtij ligji), si dhe kërkesave të Udhëzimit të MASH Nr.15 datë 04.04.2008 (posaçërisht krerëve VII, VIII dhe IX të tij). Gjithashtu, gjykojmë se ato respektojnë standardet dhe kërkesat e Marrëveshjes së Bolonjës dhe reflektojnë zhvillimet dhe kërkesat aktuale e perspektive të tregut të punës në dimensione kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

Page 12: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

12

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është

në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Emërtimi i programit të studimeve Msc është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe

të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Konkluzione:

Programi i e studimeve Msc ofrohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të

programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Programi i studimeve Msc i pais studentët me njohuritë e duhura për të kryer aktivitetin e tyre profesional e kërkimoro-shkencor nëdrejtimet e përcaktuara Në të kompozohet si formimi kulturor ashtu edhe ai profesional. Studentët paisen me informacion të detajuar lidhur me metodat e kërkimit, cështje të etikës , diversitetit kulturor, vlerësimit etj. Objektivat e vendosura në syllabuset e lëndëve janë të realizueshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga niveli i personelit akademik.

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve

nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Vlerësimi sasior i studentëve bëhet në bazë të krediteve ECTS. Forma e kontrollit të dijes bëhet përmes sistemit të vlerësimit me elemente të shumëfishtë: puna e pavaruar (ese), frekuentimi, kontrrollet e ndërmjetme, kontrolli përfundimtar. GVJ konsultoi vlerësimin e një teze provimi.

Konkluzione: Programi i studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” ofrohet në përshtatje me nivelin e studimeve, nëpërmjet formave të larmishme si të mësimdhënies ashtu edhe të kontrollit, duke i dhënë peshën e duhur kontrollit të vazhdueshëm në sensin e punës së pavaruar, informimit në vijimësi, testimit pjesor dhe atij final.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në

përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane

Programi i studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” është hartuar mbi bazën e njohjes së përvojës së sistemit mësimor ekzistues në vendin tonë, sistemit mësimor të rajonit, sistemit mësimor europian e më gjërë. Lidhjet e dokumentuara në formën e marrveshjeve me një sërë universitetesh si Universitetin e Pizës, Universitetin e Palermos, Universitetin La Sapienca të Romës etj mundësojnë mbartjen e praktikave më të mira të tyre. Përgatitja e kurrikulave është bërë me konsultimin dhe kontributin e stafit si me kohë të plotë, dhe atij me kohë të pjesshme, bazuar në përvojat e tyre të mëparshme. GVJ konsultoi edhe praktika të bashkëpunimit me ekspertë të njohur për MN.

Kriteri 2 Programet e studimeve janë

ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to

Programi i studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” përmban të gjitha elementët mësimorë të programeve të universiteteve partnere me vecorinë e aplikimit në kushtet e

Page 13: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

13

metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

vendit tonë dhe specifikat mësimdhënëse të trupës së tij akademike. Në startin e tij vlerësohet që ai është ndërkombëtarisht konkurues në elementët përmbajtësorë. Mendojmë që problem përbën niveli i gjuhës së huaj (anglishtes). Në bisedën më studentët GVJ u informua që edhe pse është arritur mjaft akoma nuk realizohet niveli për atashim të drejtpërdrejtë të kontigjenteve në universitetet jashtë vendit.

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në

përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë. Kjo kontribon jo vetëm në “lexueshmërinë” e programeve të studimit, por edhe në mundësinë e transferimit të krediteve e niveleve të studimit për në dhe nga universitete të tjera në Europë e më gjerë.

Konkluzione: Programi i studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” ka dimensione ndërkombëtare. Kontribut të veçantë për këtë ka përputhja me sistemin

mësimor të universiteteve partnere. Nga RVB dhe dokumentacioni i vënë në dispozicion të GVJ del qartë se Universiteti AU është i angazhuar në zhvillimin e një bashkepunimi të gjithanshëm me institucione te arsimit të lartë si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave më të mira në drejtim të formimit të studenteve dhe kërkimit shkencor në kuadrin e realizimit të misionit të tij institucional.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe

kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Në programin e studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” nëpërmjet kompozimit te planit mësimor dhe syllabuseve jepen njohuri që i aftësojnë studentët për të kuptuar cështjet teorike të problematikës së marrdhënieve ndërkombëtare si në dimensionin bazë (viti i parë, 60 kredite-trung i përbashkët) ashtu edhe në dimension të specializuar (viti i dyte 60 kredite për sejcilin drejtim). Teza e diplomës me gjithsej 30 kredite krijon mundësinë jo vetëm për të kontrolluar “përtypjen” e materialit teorik por edhe për të vlerësuar “kuotën” e ngjitjes në aftësimin profesional e shkencor. Jemi të mendimit që të gjitha lëndët duhet të paisen në mënyrë sa më të plotë me ekspozimin e problematikave konkrete në seminare/ushtrime (pasi ato nuk na u vunë në dispozicion) dhe me shqyrtime konkrete të punimeve të pavarura të studentëve (kryesisht eseve) për të gjykuar mbi nivelin e tyre në kërkimin shkencor. GVJ konsultoi një model formal mbi kërkesat për punimin e temës së diplomës

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Programi i studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” është hartuar në përputhje me profilin e AU dhe strategjinë e tij për zhvillim.

Page 14: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

14

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në

punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Për realizimin e punës kërkimore shkencore edhe për programin e studimeve Msc në MN me drejtimet “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë e siguri rajonale” funksionon infrastruktura e ngritur si në rang fakulteti ashtu edhe në rang universiteti. Puna kërkimore shkencore fokusohet kryesisht në organizimin e Konferencave shkencore ku paraqiten punimet e padagogëve dhe studentëve, seminareve shkencore me tematika të orientuara, mbështetjen për botime tekstesh mësimore, artikujsh shkencorë brenda e jashtë vendit, kualifikim të pedagogëve të fakultetit. Marrëveshjet e lidhura në kuadrin e bashkëpunimit universitar si dhe aktivitetet e zhvilluara evidentojnë një praktikë të mirë të angazhimit të personelit akademik në punën kërkimore shkencore për realizimin e programit.

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Në personelin akademik të angazhuar në programin e studimeve Msc ka personalitete që kanë punuar në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare dhe kanë dhënë produkte mjaft të vlerësuara. Ky fakt si dhe kërkesat e institucionit në kontratat e punësimit të tyre premton që aktiviteti kërkimor i personelit të jetë vazhdimisht nën “trysninë” e rritjes së tij në dobi të realizimit të programit të studimeve.

Konkluzione:

Mbështetja e procesit mësimor nga një veprimtari kërkimore në rritje kontribon në rritjen e cilësisë së përgatitjes së studenteve dhe në zhvillimin e kapaciteteve të tyre krijuese. Vlerësojmë që duhet punuar më mirë në inkurajimin e studentëve për tiu bashkangjitur më fort aktivitetit kërkimor të personelit akademik pasi ata janë në fillimin e rrugës së tyre duke rritur edhe zërin e shpenzimeve për botime, përkthime, bursa për studentë etj

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje

me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Konkluzione:

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin

parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Programi i studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare në AU përcaktohet kryesisht si i destinuar për studime në doktoraturë. Ky destinacion ka lënë dicka në harresë interesimin për tregun e punës pasi vlerësohet që studentët do jenë të gjithë kontigjent edhe i ciklit të tretë. GVJ vlerëson se kjo situatë krijon problem sidomos pasi të realizohen

Page 15: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

15

eksperiencat e para ku mbrojtja e doktoraturës do të ndeshë në vështërsi që nuk janë të parashikueshme. Në këtë aspekt do sugjeronim edhe plotësimin e kurrikulës ekzistuese me kredite për praktikë para diplomës.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave

të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Nuk na u vunë në dispozicion të dhëna

Konkluzione:

Programi i studimeve Msc në AU orientohet kryesisht për kontigjentin në ciklin e studimeve për doktoraturë. Sidoqoftë formatimi i programit merr parasysh paisjen me njohuri të plota për specialistë në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare . Marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim me shumë universitete të huaja mundësojnë formimin e studentëve jo vetëm për tregun kombëtar, por edhe atë rajonal e më gjerë.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimeve Msc , jo vetëm që nuk bie ndesh me interesat kombëtare, por kontribon direkt në përgatitjen e specialistëve të cilët me kompetencat e tyre, do të punojnë për realizimin e objektivit strategjik: Shqipëria - vend i zhvilluar dhe i integruar në organizmat rajonale, europiane e botërore. Konceptet ndërdisiplinore dhe multikulturore realizojnë orientim edhe më të qartë drejt forcimit të interesit kombëtar

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve Msc synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare duke realizuar aspiratën e vendit tonë për të qenë pjesë dhe factor i rëndësishëm në skenën e zhvillimeve ballkanike, mesdhetare europiane dhe më gjërë.

Konkluzione: Programi i studimeve Msc , kontribon direkt në përgatitjen e specialitëve që do të punojnë për realizimin e objektivit strategjik: Shqipëria – vend i zhvilluar dhe i integruar në organizmat ndërkombëtare.

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Plani Mësimor në AU përbën dokumentacionin kryesor me karakter të gjerë informativ, ku parashtrohet në mënyrë të sintetizuar emërtimi i programit të studimit, objektivat formuese, kohëzgjatja normale e studimeve; tërësia e veprimtarive formuese (disiplinave) që përbëjnë programin e studimit të grupuara nëpër semestra dhe të renditura sipas

Page 16: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

16

semestrave; kreditet për çdo veprimtari formuese, shpërndarjen e krediteve brenda një disipline sipas aktiviteteve formuese të saj; karakteristikat e tezës. Plani mësimor është objekt rishikimi dhe vlerësimi periodik.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion

në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Sipas raportit të vetëvlerësimit sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe ka funksionuar me të gjitha strukturat në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Kёshtu nё nivel departamenti, me asistencën e Zyrës së Kurrikulave, analizohen programet mёsimore, literatura dhe sistemet e vlerёsimit para çdo fillimi tё vitit tё ri akademik, gjatë procesit të mësimdhënies dhe nё përfundim tё tij. Nga ana e GVJ u konstatua se janë institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe funksionon ZSBC dhe grupet ndihmëse të saj që të garantojë sigurimin e cilësisë në të gjitha aktivitetet , në përputhje me standardet përkatëse.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrihen publikohen në trajtën e Raportit të vetëvlerësimit, broshurave të vecanta, publikohen në media etj.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët në

teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

Sipas RVB, në kuadrin e krijimit të sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë AU përdor metodologjinë e mëposhtme: konsulta me trupën akademike, ekspertë të jashtëm dhe studentë, krahasimin me ecurine e programeve të ngjashme të studimeve në universitetet e tjera të vendit dhe të huaja. AU është i angazhuar në vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit duke përdorur instrumenta të tillë si: pyetsorët e strukturuar me pyetje konceptuale për studentët që ndjekin programet, të diplomuarit, pedagogët, ekspertët e punëdhënësit në vlerësim të didaktikës, kurrikulës, rezultateve etj. Përpos këtyre zhvillohen edhe intervista, teste të standartizuar, dëgjime në auditor, vlerësimi me nota (pikë), testime paraprake e përfundimtare, vleresim detyrash. Së fundi, GVJ dëshiron të vërë në dukje se nga bisedat me drejtuesit e departamentit, fakultetit dhe me stafin akademik në tërësi, u evidentua vetë-dijësimi institucional për nevojën e përpunimit të vazhduar të proceseve të garantimit të cilësisë. GVJ konstatoi probleme lidhur me ekzistencën e temave të njëjta në disa syllabuse të cilat u bënë prezent gjatë takimit me trupën akademike. Gjithashtu u evidentua edhe mundësia për pasurim të kurrikulave lidhur me formime në fushën e etikës dhe protokollit diplomatik si dhe resurseve kombëtare. Nga biseda me studentët GVJ mësoi se vlerësimi i punimve të tyre është bërë me seriozitet dhe

Page 17: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

17

ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e

rezultatit të kërkimit - tezës; h. Etj.

me prirjen për të evidentuar në mënyrë sa më objektive realizimin e punimit. Në punimet mbi tezën të diplomuarit 4 (8) ishin udhëhequr me kopetencë për realizimin e temave.

Konkluzione:

Në AU sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe ka funksionuar në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Kёshtu nё nivel njësie bazë siç është departamenti, me asistencë të Zyrës së Kurrikulave, analizohen programet mёsimore, literatura, dhe sistemet e vlerёsimit. Nga ana e GVJ u konstatua se janë institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe funksionon ZSBC dhe grupet ndihmëse të saj që të garantojë sigurimin e cilësisë në të gjitha aktivitetet , në përputhje me standardet përkatëse.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

Në RVB përcaktohet që të gjitha fakultetet e AU punojnë për realizimin e programeve të studimit në të tria ciklet dule u bazuar në plane dhe programe mësimore bashkëkohore sipas modeleve edhe të shkollave të larta homologe europiane. GVJ-së iu vunë në dispozicion të gjitha marrëveshjet me institucione homologe jashtë vendit dhe gjykon që shkalla e bashkëpunimit është në nivelin e përthithjes së përvojave më të mira në fushën e planeve dhe programeve te studimeve. Gjithashtu në bisedat me stafin akademik u konstatua gadishmëria për të bërë përmirësime, posacërisht në syllabuset e lëndëve.

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Nga raporti i vetëvlerësimit bëhet e qartë se Albanian University synon në arritjen dhe mbajtjen e standarteve te larta akademike në përputhje me misionin e Universitetit. Elementë kyç të këtyre parimeve përfshijnë qartësinë dhe saktësinë e përcaktimit dhe komunikimit të standardeve akademike të Universitetit nëpërmjet përcaktimit të kërkesave të qarta për rekrutimin e stafit akademik, për mbështetjen e tij me programe kualifikuese, përdorimin e metodave të larmishme të mësimdhënies, proceset gjithëvjetore dhe shumëplanëshe të vlerësimit, të sistemeve të administrimit të dokumenteve, etj.

Konkluzione:

Ka një predispozicion të qartë për përmirësimin e programeve të studimeve në përputhje jo vetëm me kërkesat e akteve të reja nënligjore, por edhe duke reflektuar sugjerime që vijnë nga stafi akademik, studentët, apo institucionet me të cilat bashkëpunohet.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e

lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Referuar Kurrikulës konstatohet që programi i studimeve “Master i Shkencave”me drejtime “Studime Europiane” dhe “Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale” në AU realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30 kredite europiane ECTS për tezën. Studentët konfirmuan angazhimin e personelit në

Page 18: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

18

realizimin sipas standarteve të temës së diplomës

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master

Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Konkluzione:

Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programin e studimeve Msc janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe

objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht

broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Albanian University ka publikuar RVB dhe një broshurë të posacme me titull “Manifesti Akademik” ku paraqiten të gjitha programet e studimeve” si dhe tregues të tjerë të rëndësishëm të aktiviteteve në AU.

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht

prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.

GVJ konsultoi faqen zyrtare të internetit të AU ëëë.albanianuniversity.al e cila funksiononte e përditësuar edhe me publikime të materialeve informuese në ndihmë dhe mbështetje të vlerësimit të brendshëm.

Konkluzione:

AU publikon rregullisht (si on line ashtu edhe off line) informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor për vlerësimin e brendshëm duke synuar tërheqjen e vlerësimeve e mendimeve të trupës akademike, studenteve, ekspertëve, universiteteve të tjera brenda e jashtë vendit si dhe tregut të punës.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET

NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre.

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Konkluzione:

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ është i angazhuar për

Page 19: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

19

përmbushjen e objektivave të programit të studimeve Msc.

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që

të përmbushë misionin e tij;

Nga shqyrtimi i dokumentacionit themelor të AU, del e qartë se strategjia e tij është përqendruar në mësimdhënie, kërkimin shkencor dhe kontributin për shoqërinë. Misioni i Albanian University është përgatitja e specialistëve dhe studiuesve për sektorin publik, privat dhe akademik dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale e perspektive të zhvillimit të vendit, rajonit e më gjërë. Qëllimi i AU është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet cdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për vehten dhe të tjerët nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës. AU është i organizuar dhe operon si një Institucion i Arsimit të Lartë i cili ofron programe studimi të nivelit bachelor, MP,Msc dhe doktoraturë

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Alabanian University përbëhet nga 4 fakultete

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë.

Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Në AU fakulteti i Shkencave Shoqërore përbëhet nga 5 departamente dhe një qendër kërkimore e cila është e përbashkët në këtë stad të zhvillimit të AU

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe

Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;

Fakultetit i Shkencave Shoqërore të

AUpërbëhet nga 5 departamente

Departamenti i Shkencave Juridike

Departamenti i Psikologjisë së

Përgjithshme

Departamenti i Shkencave të

Komunikimit

Departamenti i Shkencave Politiko-

Administrative (ku përfshihet edhe Msc

Marrdhënie Ndërkombëtare me

drejtimet “Studime Europiane” dhe

“Gjeopolitikë dhe Siguri Rajonale”

Departamenti i Edukimit

Sejcili nga departamentet e ka misionin mirëpërcaktuar.

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje

të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Departamenti i Shkencave Shoqërore që mbulon programin e studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” si dhe Msc ‘Administrim Publik”,”Psikologji Klinike”, Drejtim dhe Menaxhim i Mediave” dhe “Marrdhënie me Publikun dhe Marketing” për vitin akademik 2010-2012 përbëhet nga:

• 0 pedagog me kohë të plotë me titullin shkencor “Profesor”

Page 20: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

20

• 2 pedagog me kohë të pjesshme me titullin shkencor “Profesor”

• 1 pedagog me kohë të plotë me titullin shkencor “Profesor i Asocuar”

• 1 pedagog me kohë të pjesshme me titullin shkencor “Profesor i Asocuar”

• 0 pedagogë me kohë të plotë me gradën shkencore “Doktor”

• 7 pedagogë me kohë të pjesëshme me gradën shkencore “Doktor”

• 0 pedagogë me kohë të plotë me gradën shkencore “Doktor në Proces”

• 4 pedagogë me kohë të pjesshme me gradën shkencore “Doktor në Proces”

• 2 pedagogë me kohë të plotë me gradën shkencore “Master i Shkencave”

• 8 pedagogë me kohë të pjesshme me gradën shkencore “Master i Shkencave”

Sic shihet departamenti ka aktualisht në përbërje 3 antarë efektivë dhe 22 antarë me kohë të pjesshme( tabela faqe 25-26, RVB) . Stafi 11 antarë më gradën minimale “Doktor” 4 antarë me gradën shkencore “Doktor në proces ” dhe 10 me gradën shkencore “Mastër ”.

Konkluzione:

Personeli i angazhuar në programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” përbëhet nga 11 antarë me gradën shkencore minimale “Doktor ”, 4 me gradën shkencore “Doktor në proces” dhe 10 me gradën shkencore “Mastër ”.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim

për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të

ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Në mbështetje të Rregullores së Programit të Studimeve Msc në MN të AU-së (Neni 3) ky program studimi organizohet nga FSHSH, nën

përgjegjësinë e departamentit të Shkencave Politiko-Administrative dhe në bashkëpunim me departamentet e tjera, të cilët angazhohen drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë aktive në realizimin e programit të studimeve nëpërmjet përfshirjes të pedagogëve përkatës dhe stafeve ndihmës e administrativ

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen

në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Në mbështetje të Ligjit të Arsimit të Lartë, Statutit dhe Rregullores të AU departamentet angazhohen në përpilimin e kritereve specifike për përzgjedhjen e kandidaturave në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm Përzgjedhja e tij bëhet me konkurs për zhvillimin e të cilit ngrihet nga universiteti një Komision i Posacëm Vlerësimi.

Page 21: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

21

Konkluzione:

Realizimi i programi të studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” është përgjegjësi e fakultetit dhe departamentit të cilët bëjnë koordinimin e punës për mbulimin e plotë të aktiviteteve të parashikuara në program si dhe vlerësimin e aktivitetit të punonjësve akademikë.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në

hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Kurrikulat janë përgatitur sipas sistemit mësimor europian në përputhje me kartën e Bolonjës. Përgatitja e kurikulave është bërë me konsultimin dhe kontributin e stafit si me kohë të plotë ashtu dhe atij me kohë të pjesshme

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe

përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Në rekrutimin e personeli të ri dhe përcaktimin e ngarkesës mësimore janë respektuar e respektohen kërkesat dhe standartet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi (ligji i arësimit të lartë nr. 9741, datë 21.5.2007, i ndryshuar me Ligjin Nr. 10 307: udhëzimet e MASH. GVJ i konsultoi procedurat në ZBNJ dhe konstatoi respektimin e tyre.

Konkluzione:

Në AU ka kritere të qarta për aplikimin për vende të lira të punës, punësimin dhe vlerësimin e performancës së stafit akademik, duke marrë në konsideratë punimet shkencore të kandidatëve dhe eksperiencën në punë si dhe duke respektuar aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e planeve mësimore dhe kurrikulave në përputhje me politikat e zhvillimit të institucionit

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara

të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të

përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

AU e zhvillon aktivitetin e vet në ambiente të pajisur me hapësirat, infrastrukturën, shërbimet dhe standartet e nevojshme për zhvillimin në kushte cilësore të mësimit e kërkimit shkencor.

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të

institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Mjediset e AU-së janë në dispozicion të institucionit për një periudhë që i kalon 6 vjet. Në objektivat e institucionit parashikohet edhe ndërtimi i një korpusi qëndror

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më

shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Mësimdhënia dhe aktivitetet e tjera të AU në të gjitha programet e studimit ofrohen në ambiente të konstruktuara në mënyrë funksionale me materiale cilësore, duke plotësuar kushtet higjienosanitare për studentët, personelin akademik dhe administrativ. Materialet e përdoruara nuk përmbajnë elementë të rrezikshëm për shëndetin. Në përgjithësi akustika e mjediseve është e përshtatshme për proçesin mësimor. Në godinën ku ndodhet FSHSH studentët konfirmojnë shqetësim që lidhet me zhurmën nëpër koridore. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një ambient më të përshtatshëm për bibliotekën në këtë godinë pasi ambienti ekzistues ndodhet mbi atë të bar-kafesë. Në ambjentet e Fakulteteve ka salla leksionesh,

Page 22: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

22

salla për seminaret, zyra të pajisuara mirë për punonjësit akademikë, për punonjësit ndihmës dhe mbështetës, salla për kompjuterat, ku ofrohet shërbimi i internetit për studentët dhe për stafin akademik etj.

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe

mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Konkluzione:

Konstatimi i GVJ-së është se mjediset aktuale janë përgjithësisht të përshtatshme dhe me hapësira funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. Infrastruktura e AU përfshin mjedise ku zhvillohet aktiviteti mësimor (salla leksionesh e seminaresh, laboratorë, zyra personeli akademik), mjedise të pajisura në përshtatje me kërkesat e shërbimeve në funksion të aktivitetit mësimor (shërbimet IT, Bibliotekën, shërbimet për studentët) dhe personel të përgatitur.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e

studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Për programin e studimeve Msc ekzistojnë modulet dhe syllabuset përkatëse të përgatitura nga pedagogët pëgjegjës. Ato ishin të aksesueshme prej studentëve kryesisht në formën off line. Është programuar që brenda një afati të shkurtër të realizohet edhe aksesimi i tyre on line

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit,

modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Edhe për programin e studimeve Msc modulet dhe syllabuset ofrohen në formë broshure dhe në formë elektronike. Mbeten për tu plotësuar edhe udhëzues seminaresh e praktikash.

Konkluzione:

AU siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve nëpërmjet një sistemi informacioni funksional. GVJ rekomandoi që të hartohen edhe udhëzues seminaresh e praktikash për tu vënë në dispozicion të studentëve

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë. Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore

për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

AU kryen analiza vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë. GVJ konsultoi do kumentacionin ekzistues

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë

përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Sipas RVB AU është e angazhuar të bëjë përmirësime për ciklin e dytë të studimeve duke marrë në konsideratë: konsultimin e programeve me programe analogë të universiteteve perëndimore, universiteteve publike e private në vend, ekspertiza të ekspertëve të huaj të arsimit universitar dhe parauniversitar, ekspertiza të ekspertëve të arsimit universitar e parauniversitarë në vend, konsultimin me studentë, konsultimin me politikbërës dhe menaxherë të sistemit arsimor universitar dhe konsultimin me ekspertë të

Page 23: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

23

tregut të punës. GVJ iu vu në dispozicion dokumentacioni i kërkuar.

Konkluzione:

Programi i studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” në AU ka realizuar diplomimin e parë të studentëve. Nga biseda me studentë të diplomuar GVJ u informua mbi gjykimet e tyre për ecurinë e programit të cilat ishin pozitive në sensin e ofrimit të programit dhe formatimit të tij. GVJ u interesua jo vetëm për progarmimin e masave të listuara në RVB por edhe per praktikat e ndjekura për programet e ciklit të parë dhe shpreh besimin se vlerësimi i programeve do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas detyrave të parashikuara.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e

integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e

diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Në RVB është paraqitur program i diplomimit i cili realizohet individualisht për cdo student, nëpërmjet bashkëpunimit të tyre me drejtuesin (udhëheqës diplome) e zgjedhur. GVJ konsultoi me studentët e diplomuar edhe axhendat konkrete të tyre. GVJ iu vunë në dispozicion edhe punime konkrete diplomash

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të

studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Për realizimin e programit të studimeve Msc janë parashikuar dhe realizuar 30 kredite për përgatitjen e tezës së diplomës në përfundim të semestri të dytë të vitit të dytë

Konkluzione:

Përfundimi i diplomimit të studentëve në programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” tregon se plani i diplomimit të studentëve funksionon dhe kontribuon realisht në realizimin e objektivave të diplomimit.

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë

situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

AU disponon dhe menaxhon burime financiare. Për çdo vit hartohet një raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet. Zyra e Financës administron të gjithë informacionin e nevojshëm mbi pagesën dhe çështjet e financiare që i interesojnë stafit dhe studentëve të AU. Raporti i auditit të situatës financiare nuk na është vënë në dispozicion.

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të

qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Në RVB jepet pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitet 2009, 2010 dhe 2011 ku konstatohet që në zërin e të ardhurave peshën kryesore e zënë pagesat e studentëve përkatësisht 91%, 93.5% dhe 98.6% ndërsa zëri tjetër është konsulenca e shërbime. Në pasqyrën e shpenzimeve afishohen tre zëra ku ai i shpenzimeve për infrastrukturë zë përkatësisht 88.2%, 96.2% dhe88.9%. GVJ nuk iu vu në dispozicion raporti i auditit financiar

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e

përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Nga pasqyrat e paraqitura në RVB del që tarifat e studentëve përdoren kryesisht për të mbuluar shpenzimet në infrastrukturë ndërsa shpenzimet për botime/përkthime dhe për bursat e studentëve zënë një përqindje relativisht të vogël. Një pasqyrë më e detajuar shpenzimesh nuk na u vu në dispozicion.

Page 24: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

24

Konkluzione:

Duke iu referuar investimeve në infrastrukturë GVJ konstaton që AU disponon dhe menaxhon burime financiare. Sipas RVB institucioni harton një raport vjetor financiar mbi të ardhurat dhe shpenzimet ku rezulton që peshën kryesore në shpenzime e marrin shpenzimet për infrastrukturë

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA

PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE

PERSONELI ADMINISTRATIV.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për

rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Politika e rekrutimit nga AU të personelit merr në konsideratë realizimin e misionit, vizionit dhe objektivave të programeve të studimit duke rekrutuar pedagogë me kohë të plotë në përputhje dhe plotësim të nevojave të mësimdhënjes, rekrutuar pedagogë me kohë të plotë dhe të pjesshme në përputhje me standartet e caktuara për raportin midis numrit të studentëve dhe pedagogëve, duke përfshirë në personelin mësimor, shkencor dhe edukativ si dhe në trupën e pedagogëve e bashkëpuntorëve të jashtëm dhe me kohë të pjesëshme personalitete të njohur të fushave përkatëse dhe të arsimuar në vendet perëndimore. Pjesa më e madhe e stafit akademik ka eksperiencë pune në nivel pasuniversitar. Përzgjedhja e personelit akademik efektiv dhe me kontratë bëhet me konkurs pas shpalljes së njoftimeve publike. Sipas informacioneve që mori GVJ në Zyrën e Burimeve njerzore për zhvillimin e konkursit ngrihet nga universiteti një grup i posacëm vlerësimi. Dokumentat që shqyrtohen janë: -diploma përkatëse -Formimi i përgjithshëm arsimor e professional -Kualifikimi pasuniversitar (grada e titujt shkencorë -Përvoja pedagogjike -Zotërimi i aftësive të nevojshme personale për vendin e punës Këto dokumenta arkivohen në ZBNJ. Kandidatët e shpallur fitues nga Komisioni i Posacëm i Vlerësimit merren me kontratë semestrale ose vjetore të përsëritshme. Në RVB procedura e rekrutimit të personelit ndihmës mësimoro shkencor atë administrativ dhe atë të shërbimit jepet si kopetencë e shefit të departamentit dhe zv. Dekanit.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” është 3 dhe me kohë të pjesshme 22. Pra përqindja e stafit akademik me kohë të plotë e angazhuar në programet Master është 12%, ndërsa e atij me kohë të

Page 25: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

25

pjesshme 88%. Si department raporti është 10 (efektivë) me 35(të jashtëm) (referuar publikimit në internet ne ëëë.albanianuniversity.al)

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

GVJ konstatoi një angazhim korrekt në drejtim të ndjekjes së procedurave ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit:

Në mënyre institucionale janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e aktiviteteve akademike të personelit akademik dhe të kandidatëve për t’u përfshirë në personel akademik.

Institucioni kryen procesin e marrjes së feedback-ut nga studenti.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash

të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Problematika e mbajtjes së një baze të dhënash në AU lidhet me problematikën e menaxhimit të informacionit në këtë institucion, i cili disponohej dhe administrohej nga Zyra e Burimeve Njerzore.

Konkluzione:

AU ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e aktiviteteve akademike të personelit akademik dhe të kandidatëve për t’u përfshirë në personel akademik.

Aktualisht nuk respektohen kërkesat për raportet staf akademik me kohë të plotë dhe staf akademik me kohë të pjesshme si dhe shkalla e kualifikimit e kërkuar.

Zyra e Burimeve Njerëzore dhe rekrutimit administron dosjet që përmbajnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, si dhe menaxhon të dhënat mbi stafin.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën

titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politiko-Administrative që mbulon programin e studimit Msc Marrdhënieve Ndërkombëtare ka titullin shkencor Prof.Asoc

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e

studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Nga 17 titullarë modulesh 13 prej tyre ( 76.5%) kanë së paku gradën shkencore Dr, ndërsa 4 prej tyre(23.5%) janë doktorë në proces ose master

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e

lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Page 26: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

26

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe

zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Drejtuesit e institucionit, njësive kryesore dhe njësive bazë si dhe përgjegjësi i programit të studimeve janë të punësuar me kohë të plotë në AU.

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të

mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Konkluzione:

Personeli akademik i angazhuar për mbulimin e programit të studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” 76.5% ka së paku gradën shkencore Dr. ndërsa 23.5% janë doktorë në proces (1 MA). Drejtuesit e institucionit, njësive

kryesore dhe njësive bazë si dhe përgjegjësi i programit të studimeve janë të punësuar me kohë të plotë

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të

organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht

artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

AU ka organizuar publikimin e artikujve dhe materialeve shkencore në revistën “Optime”, botim i AU. Për botime tekstesh, përkthimesh apo monografish AU ka ngritur edhe Shtëpinë Botuese “Albanian University Press”. Stafi akademik i departamentit te shkencave politiko-administrative ka aktivitet botues edhenë periodike të vendit si dhe ka marrë pjesë në konferenca/seminare/ëorkshop-e brenda e jashtë vendit. GVJ iu vu në dispozicion lista e botimeve dhe e pjesmarrjeve.

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet

angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Nëpërmjet qëmtimit të temave me interes shkencor dhe në pergjigje të problematikës aktuale personeli akademik kontribuon në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Konkluzione: AU inkurajon dhe mbështet aktivitetet kërkimore shkencore. Ai ka krijuar infrastrukturë për punimet me interes shkencor në kuadrin e institucionit dhe në kuadrin e bashkëpunimit me jashtë.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Konkluzione:

Page 27: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

27

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe

studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Studentët që ndjekin programin e studimeve Msc Marrëdhënie Ndërkombëtaree zgjedhin vetë temën e diplomës. Udhëheqësit për punën kërkimore të diplomës përcaktohen nga Departamenti dhe miratohen nga Dekani.Një grup i dekanatit organizon 4 kontrrolle periodike ku kontrrollohet vëllimi i punës së kryer dhe cilësia e saj. GVJ iu vunë në dispozicion tema diplomash të studentëve

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”; Udhëheqësit për punën kërkimore kanë patur së paku gradën “Doktor në proces”

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë

se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Duke ju referuar RVB konstatohet që është programuar që një udhëheqës të mos mbikëqyr më shumë se 5 studentë njëkohësisht.

Konkluzione:

Sistemi i udhëheqjes së tezave në AU për programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale”, është realizuar sipas kërkesës së standarteve

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar

udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën

është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Duke ju referuar bisedës me studentët e diplomuar konstatohet që udhëheqësit janë angazhuar në fushën studimore-kërkimore në të cilën janë specializuar.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara

teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Duke ju referuar bisedës me studentët e diplomuar konstatohet që udhëheqësit kanë patur njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Konkluzione:

Për programin e studimeve Msc ka një personel akademik me kualifikim të lartë i cili mbulon drejtimet e propozuara të programeve të studimit e në mënyrë të veçantë përgatitjen e tezës.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe

administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Në programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvillohen laboratore vetëm në modulin “Gjuhë angleze”. Laboratori ishte i paisur me gjithë aparaturat e nevojshme yë cilat ishin të mirëmbajtura nga një personel i kualifikuar.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

GVJ konstatoi që personeli për mirëmbajtjen e mjediseve dhe infrastrukturës mësimore e mirëmban mirë atë.

Page 28: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

28

Konkluzione:

Personeli ndihmës mësimoro-shkencor dhe administrative kontribon në mirëmbajtjen e mjediseve dhe infrastrukturës mësimore, ndërsa personeli ndihmës administrativ kontribon në menaxhimin e gjithë aktiviteteve ndihmëse dhe jetës universitare.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në

aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën

mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Vlerësojmë se ngarkesa mësimore realizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. (Ligji i Arësimit të Lartë Nr.9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar në Ligjin 19 307 datë 22.7.2010. Udhëzimet e MASH, Rregullorja e Universitetit dhe kontratat e punës që rregullojnë rekrutimet dhe ngarkesën).

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga

personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Për ngarkesën e personelit akademik në programin e studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” ngarkesa vlerësohet me orë mësimore

Konkluzione:

Në RVB jepet e detajuar ngarkesa e sejcilit pedagog. GVJ konstaton që personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë në kontratën e punës.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Zyra e Burimeve Njerëzore administron dosjet që përmbajnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të AU, si dhe menaxhon vazhdimisht dhe përditëson të dhënat mbi stafin e Universitetit.

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin

semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Menaxhimi i aktivitetit mësimor kryhet nga sekretaria mësimore në bashkëpunim me Departamentin përkatës. Zyra e Burimeve Njerëzore disponon listën e plotë të personelit akademik, ndihmës mësiomor-shkencor dhe administrativ për sejcilin semestër

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon

kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Procesi i rekrutimi të stafit fillon me kriteret e përcaktuara nga departamenti, i cili shpall vendet e lira, llojin e vendit të lirë (me kohë të plotë ose të pjesshme), si dhe të gjitha karakteristikat dhe kushtet e tjera të nevojshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për një vend të lirë pune. Në të njëjtën kohë, procedurat dhe data e mbylljes së aplikimeve shpallen në mënyrë të qartë.

Konkluzione: Universiteti disponon një sistem informacioni i cili ndërmjet të tjerash realizon edhe menaxhimin e informacionin për personelin.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

GVJ nuk iu vunë në dispozicion të dhëna lidhur me programet specifike kualifikuese të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor

Page 29: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

29

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik

dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

GVJ nuk iu vunë në dispozicion të dhëna lidhur me mundësite e kualifikimit të mëtejshëm të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor brenda dhe jashtë vendit. Ekziston infrastruktura për kërkimin shkencor (Zyra e Orientimit dhe Koordinimit, ISKSHZH, Qendrat Kërkimore-Shkencore dhe të Zhvillimit të Fakulteteve)nëpërmjet së cilës nxitet, mbështetet dhe inkurajohet puna kërkimoro-shkencore

Konkluzione: GVJ nuk iu vunë në dispozicion të dhëna lidhur me programe specifike kualifikimi të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor si dhe programe të kualifikimit të mëtejshëmtë tij brenda e jashtë vendit. Ekziston infrastruktura për kërkimin shkencor (Zyra e Orientimit dhe Koordinimit, ISKSHZH, Qendrat Kërkimore-Shkencore dhe të Zhvillimit të Fakulteteve)nëpërmjet së cilës nxitet, mbështetet dhe inkurajohet puna kërkimoro-shkencore

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me

veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të

dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

AU disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi. GVJ u njoh me aktivitetet dhe listën e studimeve të kryera nga stafi i departamentit

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të

dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Botimet e personelit të angazhuar në programin e studimeve Msc “Marrdhënie Ndërkombëtare” gjenden në CV personale. AU disponon të gjitha të dhënat mbi botimet e personeli të tij

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të

dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

AU disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Konkluzione:

AU disponon të dhëna të sistemuara mbi veprimtarinë kërkimore shkencore të personelit akademik të tij

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e

studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Sipas RVB studentët që ndjekin programin e studimeve Msc janë të detyruar të kenë në zotërim të paktën diplomën Bachelor dhe të kenë grumbulluar 180 kredite ECTS. Në statutin dhe rregulloren e AU janë përcaktuar kriteret e pranimit dhe transferimit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve.

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të

studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Në programin e studimeve Msc “Marrdhënie Ndërkombëtare” pranimi i studentëve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Page 30: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

30

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit

të përcaktuara nga institucioni;

Në rregulloren e programit të studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale”, neni 9 janë përcaktuar kriteret dhe procedura e pranimit të studentëve. GVJ konstatoi që plotësohen kriteret e përcaktuara.

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të

studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Në AU studentët, para se të mbrojnë punimin e diplomës, e japin provimin e gjuhës angleze. Megjithatë sipas bisedës me studentët ato nuk ndjehen të sigurtë në plotësimin e kërkesave që ka tregu i punës.

Konkluzione:

Ekzistojnë kriteret për pranimin e studentëve në programin e studimeve Msc të cilat përmbushin kërkesat ligjore.

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për

mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Programi Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” është konceptuar si realizim i kriterit për të vzhduar në ciklin e studimeve të doktoraturës prandaj informacioni që jepet lidhur me tregun e punës nuk është i natyrës së drejtpërdrejtë.

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për

akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Studentëve të AU u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Konkluzione:

AU i informon studentët mbi akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion.

Standardi IV. 3 - Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

AU dispononte të dhëna mbi numrin e studentëve të diplomuar në programin e studimeve Msc për ciklin 2009-2011

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjistruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet

Page 31: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

31

para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për

ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

AU disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Konkluzione:

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjstruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet.

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të

programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të

studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash

të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

GVJ nuk iu vunë në dispozicion të dhëna të studentëve të punësuar pas përfundimit të programit të studimeve të ciklit (viti 2009-2011)

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash

për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

AU mban të dhëna për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve

Konkluzione: GVJ nuk iu vunë në dispozicion të dhëna të studentëve të punësuar pas përfundimit të programit të studimeve të ciklit (viti 2009-2011).

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjistruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e

vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Sekretaria mësimore dhe pranimet është e ngarkuar të informojë studentët mbi rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit.

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Në bisedë me studentët GVJ mësoi që përgjegjësit e moduleve diskutojnë hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Konkluzione:

Ekzistojnë strukturat për informimin e studentëve dhe informacionet e disponuara nga këto struktura u jepen studentëve

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim

studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Sipa RVB-së studentëve u ofrohet në cdo fillim viti akademik aktiviteti “java e orientimit” ku departamentet organizojnë takime me studentët për ti njohur me statutin e institucionit, kurrikulën, plan programet , mënyrën e vlerësimit dhe kalendarin akademik. Nga biseda me studentët GVJ mësoi që ata ishin të kënaqur me punën e administratës

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në

Për studentët ë programit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime

Page 32: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

32

përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” nuk parashikohet praktikë profesionale

Konkluzione: AU ka krijuar struktura për angazhimin e personelit të tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË

STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore

cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Literatura e cituar në lëndët/modulet e programit Msc. Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” disponohej nga biblioteka e AU. RVJ gjykon që ajo ishte cilësore dhe e bollshme

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të

mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka dispononte fondin e librave të universitetit, librat për studentët si dhe shërbimin e internetit për studentët. Disponibël ishin përkthime të teksteve bazë të autorëve klasikë, të autorëve më të njohur bashkëkohorë, të autorëve më të njohur shqiptarë.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe

librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka e AU krijonte mundësi që studentët të kërkojnë literaturën e nevojshme në rrugë elektronike si dhe të porositeshin e bliheshin botimet e reja me interes në rrugë elektronike

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar

një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Nuk na u vunë në dispozicion programet e përgjegjësve të programeve për shtimin e zërave të bibliotekës si dhe fondet e planifikuara për porosi të reja

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Oraret e bibliotekës ishin shpallur për të dy turnet e frekuentimit. Ato ishin në përshtatje me nevojat e studentëve sipas programeve të studimeve. Gjatë bisedës me studentët GVJ mësoi se ata kërkonin një ambient më të përshtatshëm për bibliotekën pasi ambienti ekzistues ishte i hapur ndaj Bar-Kafesë

Konkluzione: Biblioteka e AU dispononte literaturë sipas kërkesave të programeve të studimit dhe në përgjigje të nevojave të studentëve. Fondit të saj duhet ti shtohen edhe kopjet e leksioneve të shkruara si dhe të vihen në dispozicion fonde për blerjet e reja.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të

mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

AU dispononte një ambient/laborator për studentët të paisur me PC, ambient kompjuterash për pedagogët dhe kompjutera për administratën si dhe mundësi printimi e fotokopjimi. Gjithashtu disponoheshin edhe videoprojektorë për prezantimin e leksioneve e seminarëve

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të Paisjet e të gjitha mjediseve ishin të

Page 33: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

33

përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

përshtatshme për mësimdhënie sipas kërkesave të programit të studimeve dhe në përputhje me të gjitha standartet e cilësisë.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Programi i studimeve Msc dispononte laborator për modulin “Gjuhë angleze”. Paisjet ishin të mirëmbajtura dhe me parametra sipas kërkesave

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen

praktika laboratorike.

Për modulin “Gjuhë angleze” disponohej laboratori përkatës. Demostrimi i punimeve të studentëve realizohej nëpërmjet kompjuterave dhe videoprojektorëve të cilit u viheshin atyre në dispozicion.

Konkluzione:

AU sipas kërkesave të programit të studimeve dispononte paisjet e nevojshme dhe të domosdoshme për realizimin e procesit mësimor dhe atij kërkimoro-shkencor.

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Konkluzione:

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që

pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

Në RVB, GVJ iu vunë në dispozicion tabelat për të ardhurat dhe shpenzimet. Në zërat e të ardhurave: pagesa studentë; konsulenca e shërbime, sponsorizime, aktivitete tregtare dhe të tjera, evidentohen të ardhurat nga pagesat studentëve dhe konsulenca e shërbime. Në zërat e shpenzimeve: Shpenzime për infrastrukturë, shpenzime për botime e përkthime, shpenzime për pedagogë të huaj/personali dhe shpenzime për bursa për studentë duket që peshën kryesore e zënë shpenzimet për infrastrukturë (rreth 89% për vitin 2011). GVJ nuk iu vu në dispozicion një strukturë më e hollësishme shpenzimesh.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së AU dëshmon garancitë e nevojshme financiare nëpërmjet aseteve që disponon.

Page 34: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

34

zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen. Konkluzione:

AU nuk na vuri në dispozicion raportin që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve. Ai garanton finacimin e projekteve nëpërmjet aseteve ekzistuese .

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË

BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Organizimi i institucionit sipas kërkesave ligjore, strukturimi i tij në funksion të programeve të studimit, rekrutimi i personelit sipas kritereve dhe standarteve të kërkuara janë premisa të rëndësishme për të realizuar bashkëpunimin brenda AU dhe shkëmbimin e informacionit

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Si në planin mësimor ashtu dhe në syllabuset konstatohet formatimi sipas kërkesave duke mbartur edhe nje frymë të mirë bashkëpunimi. Vihet re gjithashtu shfrytëzimi i një palete solide literature cfarë flet për njohje të saj dhe për përdorim kolegjial sipas nevojave.

Konkluzione:

Marrëdhëniet midis personelit në AU karakterizohen nga një frymë konstruktive bashkëpunimi. Megjithatë vihet re që në sillabuset e moduleve ka përsëritje dhe përplasje në formulimin e temave. AU përpiqet për një formim të plotë të studentëve si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana kulturore

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave

të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

GVJ iu vunë në dispozicion marrëveshjet e bashkëpunimit të AU me institucionet homologe brenda e jashtë vendit. Ai konstaton se niveli i bashkëpunimit me institucionet analoge është i realizuar, cfarë garanton shkëmbim me interes përvojash, evidentim të zhvillimeve të konkurencës, mobilitet të lartë në curricula, motivim më të mirë të studentëve etj.

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie

bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Në programin Msc. Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” nuk parashikohet praktikë profesionale si dhe lidhje e drejtpërdrejtë me tregun e punës.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime

profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Në RVB nuk ka të dhëna

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Në RVB nuk ka të dhëna

Page 35: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

35

Konkluzione:

AU ka realizuar një numër të mirë marrëveshjesh bashkëpunimi si me institucionet analoge jashtë vendit. Aktivizmi në vazhdimësi dhe zgjerimi i këtyre marrëveshjeve përbën një detyrë të rëndësishme të këtij institucioni.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet

institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

AU është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimit

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Kontrrolli i brendshëm i cilësisë në Au realizohet kryesisht në nivel departamenti, i cili asistohet nga zyra e kurrikulave. Analizohen dhe vlerësohen : programet mësimore ; literatura dhe sistemet e vlerësimit. Në objektiv vendosen edhe reflektimet ndaj kontrrolleve të mëparshme. Në organogramën e AU-së është përfshirë edhe ZSBC e cila ka për detyrë vlerësimin e institucionalizuar në drejtimet e mëposhtme : përputhshmërinë e kurrikulave me legjislacionin e AL në Shqipëri ; mësimdhënien dhe vlerësimin në të ; infrastrukturën, mbështetjen e studentëve, organizimin dhe menaxhimin brenda universitetit etj.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek

procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Në mbështetje të Rregullores së AU nxitja dhe përmirësimi i performancës së mësimdhënies realizohet nga departamentet të asistuara nga zyra e kurrikulave, ZSBC-së. Në procesin e vlerësimit tërhiqet edhe mendimi i studentëve.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë

për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

Mekanizmat që përdor AU për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit janë : organizimi i diskutimeve me personelin akademik, organizimi i kontrrolleve periodike, tërheqja e mendimit të studentëve, depozitimi i materialeve në fakultet e më tej shqyrtimi i tyre në mbledhjen e Senatit akademik, i cili ushtron të gjitha kopetencat që lidhen me programimin dhe koordinimin e aktiviteteve mësimore dhe të kërkimit shkencor. .

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

AU është i intresuar të ndërgjegjësojë si personelin ashtu edhe studentët që ndjekin programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” për rëndësinë e cilësisë dhe garantimin e saj

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një

strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Mbi bazën e vlerësimit të cilësisë në AU janë hartuar strategji për përmirësim të vazhdueshëm të cilat së bashku me politikat dhe procedurat janë publikuar.

Konkluzione:

AU i ka të gjitha instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë dhe është i angazhuar ti përdorë ato në funksion të sigurimin të cilësisë. Ai planifikon rritjen e efikasitetit të tyre duke analizuar në

Page 36: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

36

mënyrë periodike rezultatet e produktit.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Programi i Studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, drejtimet “Studime

Europiane”,”Gjeopolitika dhe Siguri Rajonale” i ofruar në AU zhvillohet në një

mjedis me përvojë në ofrimin të programeve të studimit edhe në fusha të tjera. Në

këtë kontekst ekziston përvoja akademike për të realizuar e garantuar

vazhdimësinë e programit.

2. AU ka infrastrukturë funksionuese për realizimin e programeve të studimit.

Ekzistenca e saj i shërben edhe programit të ri të studimeve.

3. Kontigjenti i kandidatëve për studim në programin e studimeve është kontigjent i

zgjedhur, cfarë i përgjigjet objektivit të programit për të patur një produkt sa më

cilësor për vazhdimin e studimeve në ciklin e tretë.

4. Programi i Studimeve është hartuar duke u mbështetur në analizën, krahasimin

dhe vlerësimin e programeve analogë si të universiteteve brenda vendit ashtu edhe

atyre jashtë vendit dhe, ka prirjen ta bëjë diferencën duke u kujdesur për produktin

deri në nivelet më të larta të kualifikimit të tij.

5. Formatimi i planit mësimor të programit vlerësohet si ndërdisiplinor dhe

multikultural cfarë është në sinkron me kërkesat aktuale të zhvillimit të

Marrdhënieve Ndërkombëtare ku kërkohen gjithnjë e më tepër specialistë me

formim të sa më të plotë kulturor.

6. Trajtimi tematik në syllabuset e lëndëve është i plotë. Literatura është

përfaqësuese dhe e orienton studentin drejt realizimit të objektivave mësimorë.

7. Puna me objektiva të qarta mësimoro-shkencore e personelit të rekrutuar ndikon

pozitivisht në rritjen e cilësisë së mësimdhënjes dhe inkurajimin e studentëve për

bashkëpunim.

8. Realizimi i vlerësimeve në proces rrit interesimin e studentëve për rezultate sa më

të mira dhe con në një përvetësim më solid të njohurive.

9. Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe realizimi konkret i bashkëpunimit

me universitete jashtë vendit rrit mobilitetin e shkëmbimeve si të produkteve

shkencore ashtu edhe të përvojave më të mira.

10. Ndjekja e këtij programi studimesh nga studentë me interesa për kualifikim të

mëtejshëm (cikli i doktoraturës) “prodhon” përpjekje maksimale nga ana e tyre për

një realizim sa më eficent të programit.

Pikat e dobëta

1. Objektivi i programit për të prodhuar kontigjente vetëm për ciklin e tretë të

studimeve ka motivuar heqjen e praktikës mësimore nga struktura e kurrikulës.

GVJ mendon që kjo heqje dëmton sensin e orientimit praktik sidomos për

kontigjentin që vjen direkt nga cikli bachelor.

2. Për këtë program studimesh institucioni nuk mban lidhje të drejtpërdrejta me

sipërmarrjen për ta njohur tregun e punës. Këtë nevojë ai e projekton vetëm në

stadin e përfundimit të ciklit të tretë, duke e vënë kontigjentin para

domosdoshmërisë për ta frekuentuar patjetër ciklin e tretë edhe kur, për studentët,

Page 37: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

37

nuk mund të ekzistojnë kushtet për këtë (probleme financimi, rezultatesh, moshe

etj)

3. Në RVB nuk jepen të dhëna për lidhjen e programit të studimeve bachelor me

programin Msc prandaj GVJ nuk është në gjendje të përcaktojë të përbashkëtën e

domosdoshme të këtyre programeve për një vijimësi korrekte në pikpamje

pedagogjike.

4. GVJ nuk iu vunë në dispozicion syllabuse seminaresh. Mungesa e tyre krijon

problem për një përqëndrim sa më konkret të studentëve në riprodhimin kreativ të

cështjeve të trajtuara në leksione.

5. GVJ nuk iu vunë në dispozicion produkte të përbashkëta pedagog- student

(kryesisht artikuj, referate shkencore etj) cfarë, sidomos për studentët e vitit të dytë,

flet për ekzistencën e kompleksit të të qënit larg zotësisë për të prodhuar vlerat e

pretendentuara nga program i studimeve.

6. GVJ konstatoi që RVB nuk është strukturuar plotësisht sipas standarteve e

kritereve të APAAL-it duke evidentuar kështu problemin e mungesës së paraqitjes

së gjendjes reale të programit dhe vendosjes së objektivave konkrete për

përmirësimin e cilësisë në ecurinë e tij.

7. GVJ konstatoi që në disa syllabuse ka përsëritje të temave të trajtuara, cfarë sjell si

pasojë uljen e seriozitetit të studentëve në përvehtësimin e tyre në kontekstin e

lëndës (psh “Institucione Ndërkombëtare” dhe “E drejta e BE-së” etj)

8. Gjatë bisedës me studentët dhe vizitës në ambientet e departamentit, GVJ

konstatoi se ambient i bibliotekës nuk ishte i përshtatshëm për studim në nivelin e

duhur pasi ai ndodhej në të njëjtin ambient me bar-bufenë.

9. Mungesa e leksioneve të shkruara në bibliotekën e AU përbën problem lidhur me

aksesimin e tyre nga studentët

10. Gjatë bisedës me studentët GVJ konstatoi se zotërimi i gjuhës së huaj ishte jo në

nivelin e dëshiruar prej tyre. Këtë ata e lidhnin dhe me mungesën e zhvillimit të

disa moduleve (temave) në gjuhë të huaj (anglisht).

11. Bazuar në RVB (faqe 25-26) dhe listën e personelit akademik për vitin 2010-2011

(vënë në dispozicion nga ZSBC) GVJ konstatoi që numri i personelit akademik

efektiv nuk i përgjigjet standartit të kërkuar, cfarë ul probabilitetin për sigurimin e

cilësisë së programit.

12. GVJ nuk iu vu në dispozicion raporti i auditimit të përvitshëm të situatës financiare

prandaj nuk mund të gjykojë me objektivitet nivelin e eficencës së përdorimit të

tarifave të studentëve.

13. GVJ konstatoi që nga 17 titullarë modulesh 13 (76.5%) e tyre zotërojnë së paku

gradën shkencore doktor ndërsa 4 (23.5%) janë doktor në proces cfarë nuk i

përgjigjet në nivelin e duhur standartit të kërkuar

14. GVJ nuk iu vunë në dispozicion programe të vecanta kualifikimi, sidomos për

personelin që nuk zotëron gradën shkencore doktor. Ky fakt e kualifikon personelin

e interesuar si të palidhur organikisht me institucionin dhe nuk kontriboun

pozitivisht në stabilitetin e mësimdhënjes.

Kërcënimet

1. Raporti i pabalancuar i personelit efektiv me personelin me kohë të pjesshme

mund të cojë në rekrutime jashtë standarteve, me pasojë uljen e cilësisë së

mësimdhënjes

Page 38: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E … University/RVJ Msc... · vlerësimeve te bëra, ... dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare,

38

2. Prirja për ta gjykuar si normale uljen e numrit të personelit për shkak të uljes së

numrit të studentëve rrezikon rënjen e standarteve të cilësisë në mësimdhënie

3. Ndryshimet në legjislacion krijojnë vështërsi në përshtatje adekuate

4. Pamundësia për të vazhduar ciklin e tretë të studimeve mund ti orientoje

kontigjentet drejt programit MP ose programeve Msc të konkurentëve.

Oportunitetet

1. Inkurajimi i një bashkëpunimi më të ngushtë të pedagogëve e studentëve në

aktivitetin kërkimoro-shkencor

2. Përfshirja në planin mësimor e moduleve “Resurse Kombëtare” dhe “ Etika dhe

Protokolli në Marrdhëniet Ndërkombëtare”

3. Evidentimi më i plotë i përvojave të krijuara në linjën e studimeve cikël i dytë-cikël i

tretë

4. Sponsorizimi i botimeve me vlerë të studentëve për të rritur shkallën e interesimit

për mësimdhënien

5. Shkëmbim më intensiv përvojash me universitete partnere.

6. Mbështetja më me prioritet i kualifikimit të pedagogëve të rinj për ti certefikuar si

produkt i AU-së

7. Përshpejtimi i rritjes së fondit të bibliotekës së AU-së dhe krijimi i librarisë virtuale

Rekomandimet

1. Të përfshihet në kuurikulën e programit “Praktika Mësimore” me kreditet përkatëse.

2. Të evidentohet (edhe në RVB) lidhja e programit Bachelor me programin Msc për

të realizuar një raport sa më efektiv të njohurive që përsëriten dhe njohurive që

jepen për herë të parë.

3. Të hartohen syllabuse edhe për seminaret në mënyrë që të rritet cilësia e tyre si

dhe të përmirësohet kontrrolli për to

4. Të përmirësohet raporti personel efektiv/ personel i jashtëm në kërkesat e

standartit

70% /30%

5. Të plotësohet kërkesa e standartit që të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve të kenë

minimalisht gradën shkencore “doktor”.

6. Të përmirësohet puna e njësisë së KSBC në hartimin e RVB sipas standarteve dhe

kritereve të APAAL-it

7. Të filtrohen përsëritjet e temave në Lëndët/Modulet ku ato konstatohen (psh

“Institucione Ndërkombëtare” dhe “E drejta e BE-së” etj)

8. Të vendoset biblioteka e Departamentit në një ambient më të përshtatshëm.

9. Të synohet dhënja e disa moduleve në gjuhë të huaj

10. Të bëhet evidentimi i të gjitha shpenzimeve në përputhje me kërkesat për auditimin

financiar

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Dr. Gafur MUKA