recenzion - përplasja e qytetrimeve

5
Libri: Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror Titulli në Origjinal Përktheu nga Anglishtja Samuel P.Huntington Xhevat Lloshi The Clash of Civilization Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror And the Remarking of World Order Boton; Logos – A Touchstone Books, London 1998 Shytpi, Focus – Prishtinë 2004 Tipi i punimit: Recenzion Përgaditi Bahri M. Gashi I Libri me titull “Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror” i autorit S.P. Huntington, i përgaditur fillimisht si një shkrim në vitin 1993 në revistën prestigjioze Foreing Affairs, ndezi shumë diskutime që pas luftës së ftohtë, të cilat më pas e shtyen autorin që tu jap disa pyetjeve përgjegjjen, ndonse të duhur me një punim relativisht mjaft vuluminoz (600 faqe tekst e hartografi) që i kushtohet raporteve të ndërlikueshmërisë, dimenzioneve dhe përmasave që mund të ndodhin në rast se do të vie deri te përplasja e qytetrimeve. Duke u nisur nga vet natyra e recensimit, që nënkupton vlerësim kritik me shkrim për një vepër të caktuar apo për një punim shkencor, duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët pozitive dhe të metat e punimit me rastin e recensimit të librit Përplasja e Qytetrimeve të autorit Samuel P. Huntington. Në këtë recension do të analizohet edhe ana kritike e materies e cila përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, elemente historike, gjeografike, prognoza të faktuara dhe jo të faktuara të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike. Jo rrallë herë hasim ku karakterizohen mendimet e tija si të njëanshme, rrespketivisht të të menduarit në logjikën proprenedimore. II Materia e përmbledhur në 5 kapituj të ndarë në 12 krerë, mëton të realizoj në mënyrë reale gjendjen faktike të qytetrimeve dhe ndarjen e tyre sipas këndvështrimit

Upload: bahri-gashi

Post on 12-Nov-2014

475 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Recenzion - Përplasja e Qytetrimeve

Libri: Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror

Titulli në Origjinal Përktheu nga AnglishtjaSamuel P.Huntington Xhevat LloshiThe Clash of Civilization Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botërorAnd the Remarking of World Order Boton; Logos – ATouchstone Books, London 1998 Shytpi, Focus – Prishtinë 2004

Tipi i punimit: RecenzionPërgaditi Bahri M. Gashi

I Libri me titull “Përplasja e Qytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror” i autorit S.P. Huntington, i përgaditur fillimisht si një shkrim në vitin 1993 në revistën prestigjioze Foreing Affairs, ndezi shumë diskutime që pas luftës së ftohtë, të cilat më pas e shtyen autorin që tu jap disa pyetjeve përgjegjjen, ndonse të duhur me një punim relativisht mjaft vuluminoz (600 faqe tekst e hartografi) që i kushtohet raporteve të ndërlikueshmërisë, dimenzioneve dhe përmasave që mund të ndodhin në rast se do të vie deri te përplasja e qytetrimeve. Duke u nisur nga vet natyra e recensimit, që nënkupton vlerësim kritik me shkrim për një vepër të caktuar apo për një punim shkencor, duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët pozitive dhe të metat e punimit me rastin e recensimit të librit Përplasja e Qytetrimeve të autorit Samuel P. Huntington. Në këtë recension do të analizohet edhe ana kritike e materies e cila përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, elemente historike, gjeografike, prognoza të faktuara dhe jo të faktuara të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike. Jo rrallë herë hasim ku karakterizohen mendimet e tija si të njëanshme, rrespketivisht të të menduarit në logjikën proprenedimore.

II Materia e përmbledhur në 5 kapituj të ndarë në 12 krerë, mëton të realizoj në mënyrë reale gjendjen faktike të qytetrimeve dhe ndarjen e tyre sipas këndvështrimit gjografik të globit dhe specifikat ndërmjet tyre. Natyrisht se në vijim jep hollësi, historike e ideologjike të rrugëtimit disa mijra vjeqar të civilizimeve botëore. Në fakt janë një mori analizash kryesore që mund të dalin me rastin e këtij recenzioni, ku konflikti mes qytetrimeve do të jet faza e fundit e revulucionit të konfliktit të botës përtej rendit të ri botëror. Është mjaftë interesant fakti vijues se nga e gjithë materia si një formë kompatibile shumë dimenzionale e akceptimit të ndërlikueshmërisë së përkufizimit koherent të llojit të konflikteve të së ardhmes, mbron tezën se konfliktet e së ardhmës do të jenë mes civilizimeve që i përkasin social- kulturave të ndryshme, e jo për shkaqe të natyrave ideologjike apo ekonomike etj. Në vijim argumentohen në hollësi substanca e mundësisë së ndoshjes së përplasjës së qyterimeve ku besimet dhe bindjet do të jenë argumenti kryesor i mos ndryshimit të botkuptimit, ndoshta të secilit prej qytetrimeve. Faktet e pranuara dhe mundësia e paraqitjes se bota sot posedon disa civilizime, pra një botë qytetrimesh të ndryshme ose thënë diametralisht të kundërt me njëra tjetrën na paraqet idenë se përplasja mund të jet fatale. Sipas këtyre tendencave përplasja e qytetrimeve në thelb të saj është e gabuar, por ajo po shfrytzohet nga politika duke krijuar

Page 2: Recenzion - Përplasja e Qytetrimeve

kështu konfliktet janë thelluar edhe më shumë kriza në mes civilizimeve. Si rezultat këto konflikte mund të evitohen dhe për më tepër dialogu dhe paqja thotë autori janë të mundshme.

III Elementi Krahasues në mes të periudhave kohore të qyterimeve të përbotshme si “ Qyterimet në histori dhe sot” pastaj “Një Qytetrim Univerzal ? Modernizimi dhe Perendimorizmi” siq e quan autori, mundohet në mënyrë krahasuese të ofroj fakte të duhura për të spjeguar dallimet thlbësore që paraqiten në mes të së kaluarës dhe të sotshmës. Autori gjithashtu merr parasysh disa faza të ngritjes dhe të zhvillimit të Perëndimit si dhe mundësisë së rënies. Në vijim na paraqitet fakti siq e quan autori “indigjizimi; ringjallja e kulturave joperendimore”. Në fakt rritja e vazhdueshme që paraqet Islami si fe në skicat grafike të paraqitura në shumë vende shihet se në periudha të ndryshme mes viteve, vërehet rritje e konsiderueshme në numër dhe kualitet. Autori jep mjaftë hollësi për shtrirjen e vendeve muslimane të ndara edhe për nga niveli i popullësisë, por edhe për nga sistemi i funksionimit të shtetit sipas laicizmit apo të sheratit. Mirëpo në tekst apo në preantimet e grafikoneve nuk vërenjmë edhe rritjet e popullsisë islame në vendet perendimore si psh: në ShBA, Gjermani, Angli etj, që është kualitet gjithnjë në rritje. Përshembul; faqe 334 jep hollësi të mjaftueshme në tabelen 8.2, te emëruar “ Popullsia e SHBA- ve sipas rracës dhe etnisë” por jo edhe sipas religjioneve – besimeve fetare, ndonse ky argument i pamohueshëm i mungon pjesërisht kësaj materie.

IV Mënyra analitike që autori bëri ndërmjet “ Perëndimit dhe të tjerëve, çështjet preokupuese ndërqytetrimore, “Përhapja e armëve të shkatrrimit në masë, alokimi i miliarda dollarëve në teknikë dhe teknologji ushtarake, të drejtat e njerut dhe demokracia perëndimore” etj; janë disa analiza që autori i realizon me mjaftë mjeshtri duke i argumentuar në mënyrë të thuktë dhe përmbajtësore ngjarjet dhe zhvillimet kontradiktore mes tyre. Duke i dhënë përgjigjjet e duhura, nëse në të ardhmën mbi politikën botërore do të mbizotronin konfliktet midis qytetrimeve, në fakt libri argumenton duke treguar jo vetëm nëse përplasjet ndërmjet qytetrimeve përbëjnë kërcnimin më të madhë për paqen dhe sigurinë kolektive në botë, por edhe se si kjo garanci ndërkombëtare duhej mbështetur mbi qytetrimet. Bota e së tashmës, asnjëherë nuk do të jt e sigurtë poqese rendi i ri botëror nuk do të kishte mbështetjen e gjerë prej qytetrimeve, pra me një fjalë vetëm një komunikm i drejtpërderjt midis tyre do të minimizonte gjakderdhjet që kan katandisur tokat e lindjes së njërit prej qytetrimeve më domethënëse të botës.Këtë faktë të fundit autori nuk ia ka arritur për ta argumentuar sa duhet, ose nga të qenurit si një pend perendimore të të menduarit, ose mundja e paragjykimeve, megjithëatë civilizimin perendimor, qartazi e sinjalizon se përplasja në rast të moskomunikimit është i pashmangshëm.

V Aspekti Gjeografik i shtrirjes së qytetrimeve na prezantohet edhe në hartën 3.1 të botës së qytetrimeve si dhe shtrirja heterogjene e tyre. Ky paqyrim real i shtrirjes së nëntë civilizimve, rënditja nga ai Perendimor në formë vertikale teri te ai Japonez na paraqet shtrirjen e qytetrimeve në tërë globin.

Page 3: Recenzion - Përplasja e Qytetrimeve

Këto civilizime në mes veti sot jetojnë në një brishtësi totale, paaftësi për të komunikuar drejtpërdrejt në mes veti. Aktualisht bota konfliktuoze është gërshetuar me nëntë civilizime, kultura, prandaj edhe luftrat e së ardhmeës së afërt do të jenë pikërisht mbi botkuptimet kulturore e në fakt është besimi, feja e tradita të cilat janë thellë të ngulitura në mes të civilizimeve në tërësinë gjeografike të botës.

VI Ndërlikueshmëria demografike e shtrirjes së civilizimeve në botën perëndimore, është vazhdimi i sqarimeve që autori argumenton në librin e tij të cilësuar siç citon “ Një nga librat më të rëndësishëm që ka dal prej kohës së prendimit të luftës së ftohtë” thotë Henry Kissinger. Në fakt duke i analizuar disa faktorë relevant, autorit i rezulton se kultura perendimore dodhet përballë problemesh edhe në grup brenda shoqërisë prendimore. Ai i bazon argumentet e tija me rënjen e shumë të krishterëve në Evropë për t’iu përmbajtur riteve fetare të krishtera. Autori citon faqe 507, pragari i dytë se “ Suedezët ndoshta janë populli më jo fetar në Evropë “. Pra vendet Evropiane, veqanarisht të krishterët e tyre janë në rënje, kurse shihet një rritje kualitative e pakicës së popullësisës muslimane në Evropë. Në përmbyllje lidhur me të ardhmën e qytetrimeve dhe ndërlikueshmërinë mes tyre, autori S.P.H me të drejtë vlerëson se” E ardhmja si e paqes, ashtu edhe e qytetrimeve varet nga mirkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet udhëheqësve politik, shpirtëror e intelektual të qytetrimeve më të mëdha të botës” Gjithashtu konstaton se Evropa dhe Amerika do të mbrohen së bashku ose do të ndahen veç e veç. Poashtu edhe “rritjet e qytetrimeve si në besime, artë, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji, moral e ndjenja” gjithashtu do të mbrohen së bashku ose do të ndahen veç e veç. Së parafundi me të drejtë vlerëson se në epkën që po përfytyrohet përplasja e qytetrimeve konsiderohet kërcnimi më i madhë për paqen botërore dhe një rend ndërkombëtar, i mbështetur në qytetrimet, ripohon se është garancia më e sigurt kundër luftës katstrofale botërore.

VII Në fund fare të këtij recenzioni libri i cili saktësisht posedon 603 faqe, pesë kapituj, dymbëdhjetë krerë, një listë ilustrimesh, tabelë dhe skica me grafikë e harta të saktësuara të të dhënave faktografike, tregues të emrave sipas alfabetit, burim shënimesh të literaturës të ndara sipas krerëve në total 458 sish, autori S.P. Huntington përmbyllë materien e tij tejet interesante, mbronë tezën e ndërlikueshmërisë thelbësore dhe çelsin e daljes nga Përplasja e Qytetrimeve. Gjithashtu vetkuptohet, vetmohimi i autorit për të argumentuar me sa më shumë mjeshtëri dhe për tu vlerësuar vepra e tij “ Si një kyevepër intelektuale, e guximshme, me forcë imagjinare dhe provokuese. Një punë themelvënëse, që do ta revulucionoj të kuptuarit e punëve ndërkombëtare nga ana jonë”,citonte Zbigniew Brzezinski. Në fakt mjeshtria për ti fokusuar aspektet e komunikimit qytetrues edhe përkundër faktit të ndërlikueshmërisë gjithpërfshirëse në kontekstin kohorë, të elaboruara me elemente të koncepteve bashkëkohore për ti dhënë orientim paqes ndërmjet qytetrimeve, kjo vepër madhështore i rekomandohet çdo studiuesi i cili mendon të merret me fushën e politikologjisë dhe të marrdhënieve ndërkombëtare, e në veqanti për të njohur në mënyrë të hollësishme dhe për herë të parë në këtë cilësi raporet ndërmjet botës qytetrimore.

Fund, Prishtinë 15.12.2008, ora 12:55 min