republika e kosovës komuna e prizrenit republika kosova-kosova

34
Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren-Prizren Belediyesi DRAFT PLANI LOKAL I VEPRIMIT TE BIODIVERSITETIT P R I Z R E N 2013 - 2017

Upload: vudiep

Post on 02-Feb-2017

336 views

Category:

Documents


26 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren-Prizren Belediyesi DRAFT

PLANI LOKAL I VEPRIMIT TE BIODIVERSITETIT

P R I Z R E N 2013 - 2017

Page 2: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

PERMBAJTJA E PLANIT LOKAL TE VEPRIMIT NE BIODIVERSITET (PLVB) Fjala e kryetarit te komunes se Prizrenit Parathenia …………………………………………………………………………………………………2 1-Hyrje .......................................................................................................................................................... 5 2- Procesi dhe metodologjia .......................................................................................................................... 5 3-Qëllimet e procesit të përgatitjes së PLVB-s ............................................................................................. 6 4-Planifikimi PLVB : .................................................................................................................................... 6 5-Percaktimi i problemeve, qëllimeve dhe detyrave ..................................................................................... 6 6-Plani për zbatimin dhe mbikqyrje te PLVB-ë............................................................................................ 7 7-Vizioni ....................................................................................................................................................... 8 8-Analiza e situatës ne komunën tone.......................................................................................................... 9 8.1-Historiku i komunës së Prizrenit............................................................................................................. 9 8.2-Shtrirja gjeografike dhe klima e komunës të Prizrenit ......................................................................... 10 8.3-Bujqësia e Prizrenit ............................................................................................................................... 11 8.4-Harta e përdorimit të tokës në komunën e Prizrenit ............................................................................. 12 8.5-Trashegimia kulturore e natyrore ……………………………………………………………………..12 9-Analiza e problemit ne biodiversitet ......................................................... Error! Bookmark not defined. 9.1-Lumbardhi ............................................................................................. Error! Bookmark not defined. 9.2-Kërcenimet ndaj Biodiversitetit ............................................................................................................ 16 9.3-Reshqitjet dhe grryerjet......................................................................................................................... 16 9.4-Vërshimet .............................................................................................................................................. 16 10-BIODIVERSITETI I PARKUT KOMBËTAR “MALI SHARR” NË KOMUNËN E PRIZRENIT ... 17 10.1-Vlerat natyrore dhe funksionet e parkut kombetar: ............................................................................ 18 10.2 Vlerat e biodiversitetit ne Prizren ....................................................... Error! Bookmark not defined. 10.3- Rezervatet strikte natyrore ekzistuese dhe të propozuara .................................................................. 21 10.4- Zgjerimi i territorit të Parkut Kombëtar .............................................. Error! Bookmark not defined. 10.4.1-Dupnicë ............................................................................................................................................ 23 10.4.2-Kobilicë............................................................................................................................................ 23 10.4.3-Prevalla ............................................................................................................................................ 24 10.4.4-Oshlak .............................................................................................................................................. 26 10.4.5-Pisha e Madhe .................................................................................................................................. 27 11-Propozimi i masave për menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit ................................................ 28 11.1-Lista e projekteve te biodiveristetit per periudhen afatmesme (pese vjecare 2013-2017)… ….........36 11.2-Lista e projekteve te biodiversitetit per periudhen njevjecare 2013 ……………………………...…37 12. Legjislacioni relevant për mbrojtjen e natyres………………...……………………………………....38

Page 3: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Fjala e Kryetarit Si kryetar i komunës së Prizrenit, kam kënaqësinë që të ju prezantoj Planin Lokal të Veprimit në Biodiversitet (PLVB), të Prizrenit 2013-2018 , një dokument i cili do të na paraprijë në ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në komunën tonë. Komuna e Prizrenit është ndër komunat e para, në Kosovë,që në bashkëpunim me REC-un, të hartoj planin, për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, në nivel komunal. Kjo nismë ka një qëndrueshmëri mjedisore, të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e komunës sonë. Për hartimin e këtij plani kemi krijuar grupin punues, me Vendimet nr.01/011-8493 dhe 01/06-11514, në vitin 2012, të përbërë nga zyrtarë komunalë, anëtarë të Asamblesë Komunale si dhe të shoqërisë civile. Ky dokument paraqet një pasqyrë reale të trashigimisë së pasur të komunës së Prizrenit. Për t’u realizuar ky plan, duhet që ne të punojmë së bashku për të arritur qëllimet, në mbrojtjen dhe ruajtjen e florës, faunës dhe mjedisit shoqëror.

I ftojmë qytetarët e komunës sonë që ta mbështetin PLVB dhe të na bashkohen në zbatimin e këtij plani. Në emër të Komunës së Prizrenit, unë do të falënderoj partnerët tanë nga Qendra Europiane për Konservim të Natyrës ( ECNC ) , Qendra Rajonale e Mjedist( REC) - Zyra në Kosovë, dhe Ministrinë e Punëve te jashtme të Finlandës dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës për kontributin e tyre në përgatitjen e PLVB-s të Prizrenit, dhe pres që të punojmë ngushtë , për të siguruar biodivesitetin e pasur të komunës të Prizrenit. Me respekt, Prof Dr. Ramadan Muja Kryetar i komunës së Prizrenit

Page 4: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Parathënia

Plani për Veprim në Biodiversitet për Komunën e Prizrenit është me rëndësi të vecantë, kur kemi parasysh vlerat ekologjike-biodiversitare që ka kjo komunë, duke shtuar edhe vlerat kulturo-historike, dhe ai e begaton planin e pergjithshem te zhvillimit.

Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe prej 640 km2 shtrihet në jug të Republikës së Kosovës dhe paraqet 5.94 % të territorit të Kosovës. Territori i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit ndahet në 77 zona (komuna) kadastrale, ndërsa kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë dhe në brendi të Kosovës kufizohet me komunat: Gjakovë, Rahovec, Suharekë, Shtërrpcë dhe Dragash. Lartësia mbidetare sillet prej më pak se 300 m (Vërmicë) deri në 2651 m (Maja e Bistrës). Në kuadër të territorit të KK të Prizrenit ka vlera të trashëgimisë natyrore të cilat janë të mbrojtura me ligj.

Në bazë të të dhënave nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit - Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (AKMM - IKMN) rezulton se në territorin e KK të Prizrenit janë 7 Zona te Mbrojtura me ligj (AKMM - IKMN 2008).

Page 5: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Sipërfaqja prej 640 km2, relievi, karakteristikat klimatike, hidrologjike dhe vlerat e biodiversitetit, janë tregues real i trashëgimisë natyrore me vlera të veçanta, të cilat duhet të mbrohen me ligj. Këto vlera natyrore të veçanta mbrohen me ligj, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të natyrës, siç parashihet edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës Nr. 03/ L-233 (2005/02-L18 dhe Rreg. Nr. 2006/22), në harmoni me Standardet e Bashkimit Evropian (BE), Unionin Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) etj.

1-Hyrje

Plani Lokal i Veprimit në Biodiversitet është përgatitur në kuadër të projektit të REC dhe ECNC, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës Nr. 03/L-233 Neni 140 paragrafi 2.Mjedisit, nr.03/L-025, neni 24, si dhe është në harmoni me Strategjin dhe Planin e Veprimit për Biodiverzitetin 2011 – 2020 draft dokumentin per Biodiversitet MMPH, dhe është autorizuar nga kryetari i komunës. Qëllimi kryesor i Planit Lokal të Veprimit në Biodiversitet (PLVB) është që të mbështesë objektivat e Qeverisë së Kosovës, në përmbushjen e principeve të zhvillimit të qëndrueshëm, në përputhje me standardet e BE. Kjo përfshin forcimin e kapaciteteve teknike dhe administrative të qeverisjes vendore dhe ngritjen e kapaciteteve, në proceset e hartimit të planeve mjedisore në nivel rajonal dhe vendor.

PLVB-e është i bazuar në nenin 24 të Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit, nr.03-L-025, nga i cili dalin dokumentet: Strategjia dhe Plani i Veprimit per Biodiversitet 2011/2020; Strategjia e Kosovës për Mjedis (SKM) 2005-2015 dhe Plani Kosovës për Veprim në Mjedis (PKVM) 2006-2010. Ky plan përcakton politikat për të gjithë sektorët e zhvillimit, duke përfshirë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve mjedisore, të përdorura për zhvillim, si dhe mbrojtjen e larmisë biodiversitare.

Plani Lokal i Veprimit në Biodiversitet është në linjë me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të proceseve të planifikimit mjedisor në të gjitha nivelet. Duke marrë në konsideratë mungesën e sistemeve të kontrollit dhe ndërgjegjësimin e ulët të fushës së biznesit, insitucioneve dhe komunitetit për çështjet e mjedisit, projekti ka për synim përfshirjen e mjedisit-biodiversitetit në axhendën e përditshme të autoriteteve vendore dhe do te percaktoj mënyrat dhe metodat e komunikimit me publikun, gjithnjë në dobi të pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes për çështjet mjedisore.

Grumbullimi i të dhënave të disiplinave të ndryshme në komunë, duke filluar nga veçoritë fiziko-gjeografike, trualli, pasuritë natyrore dhe nëntokësore, uji, bujqësia, biodiversiteti, pyjet, të dhënat demografike, përdorimi i terreneve, energjia, mbetjet urbane, edukimi etj., pasi kaluan në disa stade diskutimi, janë konceptuar dhe integruar me një fokus të qartë në mbrojtjen e natyrës.

Dokumenti pritet t’iu shërbejë autoriteteve qendrore dhe vendore, biznesit, organizatave të ndryshme, specialistëve dhe grupeve të tjera të interesuara, për të zhvilluar më tej vizionet e tyre, për një zhvillim me bazë përdorimi te pasurive natyrore në mënyrë racionale në Komunën e Prizrenit. 2-Procesi dhe metodologjia

Plani Lokal i Veprimit në Biodiversitet (PLVB) për komunën e Prizrenit, është hartuar nga specialistë vendorë të komunes, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues te Asamblesë komunale, si dhe me ndihmën e ekspertëve të rajonit.

Ky plan është konceptuar në kapitujt kryesorë: analiza e situatës, rekomandime dhe strategjia për zhvillim. PLVB-ë, duke u kujdesur në mënyrë të vecantë në ndërveprimet ndërmjet çështjeve të ndryshme, për secilën çështje i paraqet problematikat, rekomandimet dhe ndërhyrjet konkrete.

Parimet kryesore të planit lokal të veprimit ne biodiversitet janë:

Hartimi i platformës në mbrojtje të biodiversitetit Mbrojtja, ruajtja dhe konservimi i burimeve natyrore. Miratimi i zonave të mbrojtura dhe shenjëzimi i kufijve te tyre. Zonimi i vendndodhjes së bimëve endemike dhe kafshëve nën mbrojtje.

Page 6: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Zhvillim i qëndrueshëm i biodiversitetit nënkupton ruajtja e burimeve - trashëgimisë natyrore dhe

kulturore të territorit mbështet konkurrencën e tregut dhe përmbushjen e standardeve. Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e politikave të zhvillimit të zonave rurale e pyjore duke vëne në

shërbim të njerzve potencialet e tyre ekoturistike, produktet e shijshme bio, burime energjie te ripërtëritshme.

Dokumenti trajtohet në një rrjedhë logjike, ku së pari përcaktohet dhe analizohet problemi, dhe më

pas jepen rrugët e mundshme të zgjidhjes. 3-Qëllimet e procesit të përgatitjes së PLVB-së

Qasja efikase dhe aktive drejt zgjidhjes së problemeve, në mjedis - biodiversitet është shumë e vështirë, edhe përkundër faktit që publiku dhe institucionet ishin të vetëdijshme, për problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Nga kjo që u cek më lart mund të shihet arsyeja e Komunës së Prizrenit, për përgatitjen e planit për zgjidhjen e problemeve në biodiversitet.

Qëllimi i PLVB-së për Komunën e Prizrenit është krijimi i një plani gjithëpërfshirës të aktiviteteve për mbrojtjen dhe përparimin e ambientit jetësor, bazuar në konsensusin, në mes të Vetëqeverisjes Lokale-Komunës, qytetarëve dhe organizatave joqeveritare.

Plani është i bazuar në zgjidhje reale, të arsyeshme dhe ekonomikisht i pranueshëm, për zgjidhjen e problemeve ekzistuese të evidentuara në ambientin jetësor. Realizimi i këtij plani ka si bazë analizën e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave për zgjidhjen e problemeve në ambientin jetësor. 4-Planifikimi është realizuar në disa faza, përfshi:

- Identifikimi i problemeve, lidhur me gjendjen faktike biodiversitare. - Përcaktimi dhe mënyra e zgjidhjes se problemeve në terren. - Përgatitja e planit dinamik. - Përcaktimi i projekteve për tejkalimin e problemeve të konstatuara - Përparësitë. Në procesin e analizës të gjendjes dhe përcaktimit të problemeve, janë përfshirë komponentët kyç

të ambientit jetësor. PLVB ka për qëllim mbrojtjen e biodiversitetit në komunën e Prizrenit, dhe është bazë për ngritjen e politikës mjedisore, për krijimin e ekonomisë, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do t’i përcaktojë dhe përfshijë cilësinë e ujërave, ajrit, tokës dhe biodiversitetit si dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. . Ky plan është dokumenti gjithëpërfshirës, shumëdisiplinor dhe i ndërlikur i Komunës së Prizrenit, dhe paraqet dinamikën të aktiviteteve, për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes faktike, në terren - biodiversitetit, posaçërisht në aspektet e zhvillimit të burimeve natyrore, llojeve endemike dhe sub endemike, trajtimin profesional dhe ruajtjën e konservimi i tyre.

Plani krijon kushte për zhvillim te tregëtisë së lirë, për produkte farmaceutike - prej bimëve mjekësore dhe trajtim profesional të këtyre produkteve (mbledhja, përgatitja dhe konservimi). Hapja e shtigjeve për bashkëpunim ndërshtetëror rajonal dhe më gjerë për zhvillim të Ekoturizmit, është bazë për përmiresim të mirëqenies dhe standardit të jetesës në komunitetet vendase. Lehtesimi i politikave buxhetore dhe investimeve publiko-private, do të sigurojë qasje më të mirë në mbrojtje të vlerave ekzistuese biodiversitare dhe zgjidhjen e problemeve ambientale. 5- Përcaktimi i problemeve, qëllimeve dhe detyrave

Procesi i përgatitjes së PLVB-së është planifikim i cili, fillon me caktimin e përparësive, për çdo projekt dhe duhet të definohen.

Nr

Problemi

Qëllimi

Përgjigjia (reagimi)

1 Degradimi i pyjeve Marrjen e masave për

parandalimin e prerjeve ilegale

Bashkëpunimi me SHPK-ën,Gjykata dhe MBPZHR zbatimi i Ligjit

Page 7: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

2

Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura Hartimi i projekteve Gjetja e mjeteve financiare

3 Parandalimi i erozionit/vërshimeve të tokave bujqësore përgjatë lumenjve

Ndërtimi i mureve mbrojtëse, pendëve mbrojtëse dhe pastrimi i shtretërve te lumenjve

Gjetja e mjeteve financiare

4 Ndërgjegjësimi i qytetarëve për ruajtje dhe mbrojtje të biodiversitetit

Ngritja e ndërgjegjësimit te qytetarëve

Mbajtja e punëtorive për ruajtje e mbrojtje të mjedisit, shpërndarja e fletushkave etj

5 Përdorimi i tokës bujqësore për qëllime jo-bujqësore

Ruajtja dhe mbrojtja e sipërfaqes bujqësore

Ndërtimi i objekteve në përshtatje me ndarjen e zonave sipas planit zhvillimor komunal

6 Zhdukja e kafshëve të egra të rrezikuara dhe bimeve endemike

Ndalimi i gjuetisë së kafshëve të egra e vjeljes

Zbatimi i Ligjit mbi gjuetinë

7 Zbatimi i menaxhimit të mbeturinave në të gjithë vendbanimet dhe mbyllja e deponive ilegale

Sensibilizimi i opinionit për ndikimet e ndotjes në mjedis dhe shëndet

Mbajtja e punëtorive për ruajtje e mbrojtje të mjedisit

8 Ndotja e ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore si dhe ndotja e tokës nga mbeturinat inerte dhe komunale (amvisërisë)

Kontrolli i ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore Kontrollimi i ndotjes

Ndërtimi i impi-antit për trajtim te ujrave të ndotura Zbatimi i Ligjit mbi Mbrojtjen e Mjedisit

9 Mungesa e kanalizimit për trajtimin e ujrave të zeza në të gjitha vendbanimet

Ndërtimi i sistemit te kanalizimit për trajtim të ujrave te zeza në qendra urbane dhe vendbanime

Gjetja e donatorëve ose investitorëve

6- Plani për zbatimin dhe mbikëqyrje e PLVB-ë Plani për mbikëqyrje dhe vlerësim i PLVB-ë përbëhet nga këto elemente :

- objektivat dhe qëllimet - detyrat - aktivitetet - institucioni dhe personi përgjegjës - koha e zbatimit - buxheti i parashikuar dhe - burimet e tjera të financimit - rezultatet e pritura dhe treguesit e suksesit (indikatorët); - burimet e informacioneve të cilët mund të verifikohen

Nr

Qëllimet

Aktivitetet

Rezultate te pritur

Treguesit e suksesit (indikatorë)

Burime te informacioneve

Personi përgjegjës

Burimet e nevojshme

1 Ngritja e objekteve shlodhese ne shtepine bjeshkatareve Struzhe

Hartimi dhe realizimi i projektit

Kryerje e projektit

Rritja e numurit te pushuesve 30 %

Shoqata e bjeshkatareve Sharri Prizren

Shoqata e bjeshkatareve Sharri, Prizren

Donatori, komuna, SHB Sharri Prizren

Page 8: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

2 Zgjerimi i sipërfaqes të gjelbër në qendrat e banuara

Realizimi i projektit sipas kohës së planifikuar

Kryerje e projektit

Ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit te popullatës

Komuna DSHP Komuna Komuniteti Qeveria Donatoret

3 Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura

Hartimi i projektit

Kryerje e projektit

Siperfaqe e pyllezuar, banoret e Komunës

Komuna DBZHR Komuna Komuniteti Qeveria Donatorët

4 Kultivimi i llojeve bimore endemike në kopshtit botanik

Hartimi dhe realizimi i projektit

Kryerje e projektit

Ruajtja e 10 lloje te rrezikuara dhe ne rrallim

Parku Kombetar Malet e “Sharri”t

Parku dhe OJQ specializuar

Donatori, komuna, Fakulteti UP, OJQ te Prizren

5 Pastrimi i shtretërve të lumenjve

Hartimi i projektit

Kryerje e projektit

Evitimi i ndotjes së lumenjve

Komuna DSHP Komuna Komuniteti Qeveria Donatoret

6 Ruajtja e mbrojtja e sipërfaqes bujqësore

Hartimi i projektit

Kryerje e projektit

Banorët e Komunës

Komuna MBPZHR

Komuna Komuniteti Qeveria Donatorët

7 Mbyllja e deponive ilegale

Hartimi i projektit

Kryerje e projektit

Banorët e Komunës

Komuna DSHP Komuna Komuniteti Qeveria Donatorët

8 Kontrolli i ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësor

Hartimi i projektit

Kryerje e projektit

Banorët e Komunës

Komuna DBZHR D.SH.P

Komuna Komuniteti Qeveria Donatorët

9 Ndërtimi sistemit te kanalizimit për trajtim të ujërave të zeza

Realizimi i projektit sipas plani-fikimit

Kryerje e projektit

Mbrojtja e shëndetit të popullatës

Komuna DSHP Komuna Komuniteti Qeveria Donatorët

7- Vizioni

“ Prizreni, rrëzë Sharrit, vend tërheqës, për ekoturizëm”

Komuna e Prizrenit bazohet në Planin Hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, ekonomik-social, infrastrukturë dhe teknologji moderne, me popullatë të arsimuar dhe profesioniste, në një qytet turistik me vlera të larta të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore.tradicionale në kulturë, histori dhe natyrë.

Vizioni i planit të biodiversitetit të komunës, bazohet në zhvillimin e ekonomisë, me përdorim të burimeve njerëzore, natyrore kulturore, jo vetëm për sot, por duke menduar edhe për brezat e ardhshëm.

Plani, synon përmbushjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko-shoqeror në një treg konkurrues dhe me standarde mjedisore, duke bashkërenditur politikat dhe veprimet e të gjithë sektorëve.

Page 9: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

8- Analiza e situatës ne komunën tone Kjo analizë shqyrton ndikimin e çështjeve të hulumtuara të cilat në formë të përparësive dhe dobësive që veprojnë brenda mundësive e kërcënimeve, që veprojnë nga jashtë, paraqesin faktorët kryesorë për zhvillimet e ardhshme në Prizren

Përparësitë:

1. Multi-etnik 2. Popullata me moshë të re 3. Burime të volitshme natyrore 4. Prizreni si qendër rajonale 5. Parku dhe zonat e mbrojtura 6. Trashëgimia kulturore historike dhe

natyrore 7. Toka pjellore dhe lumenj 8. Pjesmarrja e gjallë e qytetarëve 9. Zejtari dhe tregti e zhvilluar 10. Plani i përgjithshëm i zhvillimit dhe

urbanistikes 11. Rrjeti i mirë rrugor

Dobësitë:

1. Zënia e tokës pjellore për ndërtim 2. Mungesa e statistikatve te

hollësishme 3. Ndotja e lumenjëve, ajrit – ujërave 4. Përdorimi joracional i tokave

bujqësore 5. Shfrytëzimi jo racional i burimeve

natyrore 6. Buxheti i pamjaftueshëm komunal 7. Mungesa e donacioneve 8. Përkrahje e pamjaftueshme e

PLVB, për buxhet të vogel

Mundësitë:

1. Pasuri e madhe e biodiversitetit 2. Trashëgimi natyrore e kulturore 3. Ndërtimi i hapësirave të reja

clodhëse 4. Plani i komunes per zhvillim,

mjedis dhe biodiversitet 5. Burime njerëzore te edukuara 6. Partneritet PPP (P.lokal +ShC

+Biznes) 7. Burimet natyrore, bujqësi, ujrat 8. Bashkëpunimi ndërkufitar dhe

rajonal 9. Hapja e shtigjeve, shenjimi për

alpinista, biciklista dhe bjeshkatare

Rreziqet:

1. Moszbatimi i ligjeve për mjedisin dhe biodiversitetin

2. Modele privatizimi jo-miqësore me mjedisin

3. Ndotja e mjedisit, shfrytëzimi pa kritere dhe i pakontrolluar i burimeve natyrore

4. Grryerjet-vërshimet-përmbytjet 5. Zjarrvëniet e qëllimshme dhe të

rastit; 6. Tejvjelja e bimëve mjekësore dhe

aromatike; 7. Gjuetia e pakontrolluar e kafshëve

të egra të rralluara; 8. Peshkimi me mjete shpërthyese; 9. Prerjet e drurëve edhe në zonat e

mbrojtura; 10. Turizëm në masë

8.1 - Historiku i komunës së Prizrenit

Qytet i lashtë historik përshkohet prej Lumëbardhit, nën shpatet piktoreske të Sharrit. Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive qysh në lashtësi e më tej.

Page 10: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Ai ka pësuar lëvizje të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, dhe përjeton ngritje dhe rënie te zhvillimit ekonomik, social e kulturor duke njohur ndryshime të emrit. Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit, Prizreni e kishte gjatë shek. XIV dhe XIX ku njihej si qendër e fortë tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit çka e dëshmon dhe prania e shume monumenteve kulturoro- historike. Të gjitha këto jane nën mbrojtjen e shtetit, dhe me te drejte Prizreni joshës thirret “Qytet muze “ prej vizitorëve te shumtë.

Prizreni si qytet me vlera të lashta kulturore, historike dhe biodiversitare, dëshiron të bëhet “rajon ekologjik”, me veprimtari në arsim, agro-bujqësi, industri përpunuese dhe

ushqimore, tregëti, eko-turizëm, farmaceutikë... Perla eko-kulturo-historike e quajtur Prizren, ndodhet në jug të Kosovës, (përfshi dy komunat e

Therandes, Dragashit) me karakteristika të vecanta biodiversiteti. Ky rajon banohet nga afro 400.000 veta, me një shpërndarje 40% të popullsisë jeton në fshatra ndërsa 60% në qytete, dhe pikëtakim i udhëve rajonale drejt Kukesit - Shqipëri dhe Tetovës - Maqedoni. 8.2 - Shtrirja gjeografike dhe klima e komunës të Prizrenit

Komuna e Prizrenit shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Kufizohet me Shqipërinë në perëndim, me komunën e Gjakovës në veri-perëndim, me Rahovecin, Mamushën dhe Malishevën në veri, Therandën në veri-lindje, Shtërpcën në lindje me ish-RJ të Maqedonisë në jug - lindje, me Dragashin në jug. Ka sipërfaqe prej 640 km 2 (5.94 % të territorit të Kosovës) dhe përbëhet nga 75 zona kadastrale. Lartësia mesatare mbidetare ne rrafshinë është 412 deri 500 m, ndërsa në viset malore (majat e Sharrit) kalon mbi 2000 m.

Komuna ka klimë kontinentale me ndikim mesdhetar, ndërsa në viset malore mbizotëron klimë e ashpër - klimë alpine. Zotëron karakteristika shumë të mira morfologjike, hidrografike dhe klimatike.

Data mesatare e shfaqjes së ngricës së parë është 11 nëntori, ndërsa data mesatare e paraqitjes së ngricës së fundit është 27 marsi. Gjatësia mesatare e ditëve pa ngrica është 229 ditë. Lagështia mesatare e ajrit ndryshon, varësisht nga stinët dhe kushtet klimatike. Gjatë dimrit (dhjetor–janar) ajo sillet 82–83 %, kurse në muajt e verës, lagështia e ajrit zvogëlohet, dhe më e vogël është në muajin gusht, ku sillet rreth 59 %. Shuma e përgjithshme e reshjeve vjetore ka vlerën prej 650 mm shi në vit. Vlera mesatare e energjisë së rrezatimit diellor në periudhën e vegjetacionit është 458 kcal/cm2/ditë, kurse vlera mesatare e shpejtësisë së erës (në prill) është 2.8 m/s, ndërkaq shpejtësia më e vogël mesatare e erës paraqitet në gusht dhe në shtator.

Kjo klimë krijon parakushte për pasuri dhe në burime te shumëllojshme biologjike si: Vend e rajon me ujra të bollshme natyrore, por jo të grumbulluar, duke krijuar kushte për

zhvillimin e kulturave bujqësore, blegtorisë, industrisë ushqimore dhe të turizmit. Përmes Prizrenit kalon rruga më e shkurtër që bashkon pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik

me detin Adriatik. Të gjithë ujrat e rajonit të Prizrenit bashkohen me lumin Drinin e Bardhë, dhe i takojnë derdhjes

së Detit Adriatik. Nëpër Prizren rrjedh Lumëbardhi” (lumë nga viset malore me rrjedhje të shpejtë), i gjatë 35 km, dhe me pellgun ujëmbledhës 226 km2. Më tej është lumi Toplluha me

Page 11: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

gjatësi 35 km, dhe pellg ujëmbledhës 417 km2. Lumi Drini i Bardhë, ka gjatësi 111 km (në Kosovë, para derdhjes në liqenin artificial te Fierzës) dhe me pellg ujëmbledhës prej 4860 km2.

8.3 Bujqësia e Prizrenit

Toka bujqësore

Komuna e Prizrenit ka sipërfaqe të përgjithshme tokësore prej 63,986 ha, nga e cila 53 % është sipërfaqe bujqësore, 39 % sipërfaqe pyjore dhe 8 % sipërfaqe të tjera.

Struktura e shfrytëzimit të tokës sipas kulturave bujqësore dhe pronësisë

Sektori Gjithsej ha

Ara ha

Pemi- shte ha

Vreshta ha

Liva dhe ha

Kullosa ha

Pyje ha

Tokë jo pjellore ha

Privat 30,489 12,323 220 480 5,853 3,137 7,651 825 Shoqëror (publik)

33.497 600 - 1070 138 10,991 17.346 3352

Gjithsej 63,986 14,123 220 1550 5991 14,128 24,997 4177

220 480

5853

3137

7651

825

Struktura e shfrytëzimit të tokës sipas kulturave bujqësore dhe pronësisë private

pemishte 220 ha

vreshta 480 ha

livadhe 5853 ha

kullosa 3137 ha

pyje 7651 ha

toke jopjellore 825 ha

53% 39%

8%

Perberja e Tokes

siperfaqe bujqesore53%siperfaqe pyjore39%siperfaqe te tjera8%

Page 12: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

8.4 Harta e përdorimit të tokës në komunën e Prizrenit Territori i komunës së Prizrenit ka burime të bollshme natyrore për banorët e saj dhe zhvillim të favorshëm të gjithë degëve te bujqësise. Burimet të tilla numërohen: sipërfaqe e madhe toke pjellore, rrjet i dendur lumenjsh dhe përroskash me sasi të bollshme uji, me florë dhe faunë të pasur, sipërfaqe të madhe pyjesh dhe kullosa e livadhe. Shtrirja fizike e territorit klasifikohet në tre tipe kryesore:

a) Pjesa e poshtme e luginave të Drinit të Bardhë, Toplluhës dhe Lumëbardhit shtrihet në lartësi mbidetare nga 350 deri në 500 m. Kjo pjesë ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin intensiv të lavërtarisë, pemëtarisë, vreshtarisë dhe blegtorisë: b) Pjesa kodrinore me një lartësi mbidetare nga 500 deri 800 m ofron kushte të mira për zhvillimin e vreshtarisë, blegtorisë dhe pjesërisht të perimtarisë; dhe c) Pjesa e tretë qe përfshin kryesisht pjesën malore ka kushte shumë të mira për zhvillimin e blegtorisë, pylltarisë dhe turizmit rural.

Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë prizrenase, duke pasur parasysh faktin që rreth 40 % e popullsisë jeton në fshat dhe kryesisht i fitojnë të ardhurat e tyre nga veprimtaritë bujqësore. Gjithashtu industria përpunuese ushqimore e bazuar në prodhimet bujqësore e blegtorale vendore, kontribuon në rritjen e produktit bruto për frymë të banorëve të kësaj komune, si dhe zbutjen e papunësisë. Zhvillimi rural nenkupton menaxhim te qëndrueshëm te tokes, ujërave dhe biodiversitetit, duke ulur varfërine qe eshte ende e pranishme. 8.5 - Trashegimia kulturore e natyrore

Ruajtja, kultivimi dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë materiale, natyrore dhe shpirtërore, në qytetin e Prizrenit, funksionojnë një varg institucionesh kulturore, si: shtëpia e Kulturës me bibliotekat për fëmijë e të rritur, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës (Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Hidroelektroekonomisë, Kompleksi Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Page 13: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Hamami Gazi memet Pasha..

Binjakëzimet me qytetin e Bingenit në Gjermani, në shtator të vitit 2001, “Pakti i Miqësisë” me qytetin e Firences – Itali, me Konak-un e Izmirit në Turqi, Kyjov te Cekise parashohin shkëmbime te dyanshme në lëmin e biodiversitetit.

Prizreni zoteron një potencial të lakmueshëm kulturor, aktualisht janë të identifikuara 24 vendndodhje arkeologjike të lashta prej neolitit të hershëm e tëhu. Janë ruajtur dhe kategorizuar 74 objekte me karakteristika të theksuara të arkitekturës vendase si: ura, rrugë, kroje, shtëpi, etj.

Rrapi ne Marash (Platanus orientalis) Zambaku i Prizrenit 9- Analiza e problemit për biodiversitetin e komunes 9.1 Rezervat natyror Lumbardhi

Ka sipërfaqe prej 301 ha gjendet në pjesën jugperendimore të Prevallës, midis majeve të larta malore të Bistrës, Gurit të Kaltërt dhe Gurit të Carë,dhe shtrihet deri në kufirin shtetëror me Republikën e Maqedonisë. Ekspozicioni i terrenit është verior, verilindor dhe veriperendimor, ndërsa lartësia mbidetare është prej 1550 m deri 2609 m.

Page 14: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Harta e rezervatit të Lumbardhit Pellgu paraqet cirkun silikat akullnajor të maleve të larta ku gjenden: burimi dhe ujërrjedhja e

epërme e Lumbardhit të Prizrenit, dy liqene glacialë dhe ekosistemet përcjellëse, kryesisht barishtore, të pasura me bimë endemike. Ky rezervat natyror karakterizohet me vlera të posaçme biologjike, biogjeografike, gjeologjike, hidrologjike dhe peisazhore.

Lumbardhi

Burime lumore Nga bimët e shumta endemike, me të cilët është e pasur kjo zonë, veçohen: karafil i sharrit

(Dinathus scardicus - st. end); draba e korabit (Draba korabensis - st. end.); potentillë e malit të zi (Potentilla montonegrina); herakle e Orfanidhit (Heraceleum orphanidis); selaginelë (Selaginella selaginoides); pedikulare e oederit (Pedicularis oederi); kokëz e valdshtainit (Silene waldsteinii); shelgu barishtor (Salix herbacea); zambaku shqiptar (Lilium albanicum); aginë si fëndyell (Sagina subulata); kryptogramë kacurrele (Cryptogramma crispa); zhabina (Ranunculus incomparabilis) etj.

Pjesët më të larta shkëmbore të zonës paraqesin habitat i dhive të egra dhe shpendëve grabiqarë, në veçanti të shqiponjës së përhimtë (Aquila crysaetos), ndërsa pyjet dhe kullosat në pjesët e poshtëme të zonës shfrytëzohen nga ariu i murrmë dhe kaprolli. Pellgu zoteron vlera të veçanta hidrologjike. Këtu gjenden dy liqej glacialë të Katundit të Epërm: Liqeni i Vogël dhe Liqeni i Madh (gjatësia 90 m, gjërësi 45 m, thellësia 1 m), dhe burimet e shumta ujore të cilët

Page 15: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

derdhen në Lumbardhin e Prizrenit i cili në këtë zonë, për shkak të terrenit të pjerrët shkëmbor, formon ujëvara të shumta.

PROBLEMI - TITULLI

SHKAQET

PERSONAT/ ORGANET

PËRGJEGJËSE/ NIVELI dhe

NDIKIMI

SI TË FILLOHET

SIGURIMI I FONDEVE

FINANCIARE

1 - Grumbullimi jo profesional i bimeve mjekesore dhe aromatike

Mosnjohja me pasojat

MMPH, MBPZhR MMBZR, Komuna

Përgatitja e katalogjeve nga ekspertët dhe informimi

Donatorë, Qeveria, Bizneset

2-Djegja e pyjeve Vetëdija e ulët e qytetarëve-abuzimi

MMPH, MMBZR, Komuna

Fizibiliteti i gjendjes aktuale

Qeveria, donatorë

3- Gjuetia dhe peshkimi ilegal

Pirateria MMPH, MBPZhR MMBZR Komuna

Vendosja e masave parandaluese-shenjëzimi

Qeveria dhe Komuna, gjykatat

4- Menaxhimi i mbeturinave

Mungesa e sistemeve të organizuara. Mungesë e vetëdijes publike. Mungesë e lokalitetit për vendosje të mbeturinave.

Këshilli i qytetit/ kompania e shërbimeve publike/ lokale (paraqitja, shëndeti, …) dhe globale (ndikimi në ujëra dhe ekosisteme të pyjeve…)

Analizo gjendjen Miratoni vendim për fillimin e projektit nga këshilli komunal Hartoni dizajnin themelor. Përcakto vendin Përzgjidhni organizatën

Pagesa e bërë nga qytetarët

5-Grryerja e tokës Erozionet

Mungesa e ekspertizës, dhe akteve nënligjore Prjerja e pa kontrolluar e pyjeve,

Ministritë MMPH, MBPZhRMMBZR, dhe Komuna e Prizrenit

Analizohet gjendja dhe veprohet me aktorët kyc Gjendja aktuale, fillimi i pyllëzimit

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi Komunal, donatorë vendor dhe nderkombëtarë.

6-Ndotja e ujit Ujërat e zeza dhe mbeturinat shkarkohen në burime të lumit dhe hapësira të gjelbëra

Kompanitë mbikqyrëse, bizneset, shoqëria civile dhe kuvendi komunal i Prizrenit

Analizohet gjendja dhe veprohet me aktorët kyc

Kompanitë shërbyese, qytetarët, Kuvendi komunal Prizren, donatorët EU, Banka Botërore

7- Trajtimi i ujërave të zeza

Mungesa e impianteve për përpunimin e ujërave të zeza

Qeveria dhe Komuna e Prizrenit

Të hartohen projekte dhe të kërkohen donatorë

Qeveria me donatorë të jashtëm

8- Ndertimi ne zona te mbrojtura

Mosfunksionim i ligjit-abuzimi

MMPH, MBPZhR MMBZR Komuna

Funksionalizimi i ligjit

Komuna-dhe gjykatat

Page 16: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

9.2- Kërcenimet ndaj Biodiversitetit

Mbrojtja dhe përmirësimi i biodiversitetit paraqet sfida drejt një mirëqenie më të mirë të njeriut. Te tilla sfida përmendim: mbrojtja e tokës bujqësore, e pyjeve, e biodiversitetit, lumenjve, menaxhimi i mbeturinave, trajtimi i ujërave, mbrojtja e trashëgimisë, mbrojtja nga grryerja dhe vërshimet/permbytjet.

Përkundër zhvillimit të shpejtë ekonomik, mjedisi po bëhet një faktor i rëndësishëm ndonjëhere i pakalueshëm.

Komuna e Prizrenit ka një natyrë të begatshme me vlera të veçanta natyrore, prej pozitës gjeografike pranë luginës së lumit Drini i Bardhë, ndikimi klimës mesdhetare, Parku Kombetar “Malet e Sharrit” me sipërfaqe të përgjithshme 39000 duhet qit numri i hektareve ha, nga të cilat 19.500 ha në territorin e komunës së Prizrenit.

Krahas kësaj në komunën tonë kemi ndotje dhe prishje të peizazhit në shtretërit e lumenjve si

Drini i Bardhë, Toplluhë, Deshticë dhe Lumëbardh, ku në këta lumenj përpos derdhjes së ujërave të zeza drejtpërdrejt në lumë (në mungesë të impianteve) bëhet edhe perdorimi jashte kritereve i zhavorrit dhe rërës, hedhja e mbeturinave, materialit ndërtimor, gomave të përdorura.

Po ashtu gjuetia dhe peshkimi i tepërt dhe jashtë sezoneve të miratuara përbejne kërcënime për faunën e pasur.

Vjelja pa kritere dhe shkulja me rrënjë e bimëve mjekësore, aromatike dhe ushqyese jane fenomene negative të pasurise floristike te Prizrenit.

Përkundër pyllëzimit të disa sipërfaqeve të vogla, për mungesë fondesh të mjaftueshme vazhdon prerja e pyjeve pa leje, shkak për grryerje toke në komunën tonë, si dhe raste te djegies nga pakujdesia dhe të qëllimshme për të marrë leje shfrytëzimi të materialit drusor të djegur.

Ndotja e ajrit shkaktohet nga përzierja me substanca që futen në rrugë natyrore apo antropogjene (të shkaktuara nga njeriu) e cila përbën shkakun kryesor të përkeqësimit të cilësisë së tij, një sërë sëmundjesh humane dhe degradimit të elementeve të tjerë të mjedisit.

Komuna e Prizrenit është mjaft e pasur me burime ujore. Dendësia e madhe e popullsisë, numuri i lartë i fshatrave, rritja e qyteteve, shfrytëzimi i ujit nga sektorët ekonomikë dhe banorët, kushtëzojnë nevojën e menaxhimit të veçantë të burimeve ujore. Në këto zonat tipike te mbrojtura nuk do të lejohen biznese, që shkaktojne zhurma mbi nivele. 9.3- Rëshqitjet dhe grryerjet

Në komunën e Prizrenit janë miratuar (neni 42.1 të Ligjit për Ujërat nr. 2004/24 dt. 8 korrik 2004 dhe nenit 39 alineja 7 të Statutit të Komunës së Prizrenit, këtë propozim) dhe shpallur këto zona erozive: Seria e rrëkeve të Cvilenit, Seria e rrëkeve të Oshlakut, Përroni “Jaglenica “, lumi i Lubizhdës dhe lumi i Korishës, Rrëketë e lumit të Landovicës.

9.4- Vërshimet

Page 17: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Në komunën e Prizrenit ekziston rreziku i vërshimit të lumenjve, është ai i Toplluhës që shkakton përmbytje të tokave dhe shtëpive të banimit.

Gjatësia e lumit, që rrezikon të dalë nga shtrati është rreth 8 km dhe përfshin zonat nga vendi i bashkimit të lumit Toplluha me lumin e Leshanit në dalje të fshatit Mamushë në të dy anët.

Lumi Lumëbardhë del nga shtrati rrallë (1979) dhe zona që rrezikohet nga përmbytje, kap një gjatësi prej 50 m dhe përfshin pjesën nga ura e Vlashnjes deri te rruga Prizren- Vërmicë.

Zona tjetër që rrezikohet nga Drini i Bardhë është ajo që përfshin pjesën ku derdhet lumi Toplluha në Drin të Bardhë në gjatësi prej 3 km. 10- BIODIVERSITETI I PARKUT KOMBËTAR “MALET E SHARRIT” NË KOMUNËN E PRIZRENIT

10.1 Vlerat themelore dhe funksionet e Parkut Kombëtar “Mali Sharri” Parku Kombëtar ,,Mali Sharri"është shpallur me Ligjin Nr 04/L-087 GZRK Nr. 2/21 janar

2013 të veçantë nr. 11/86 në vitin 1986 nga Kuvendi i Kosovës. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar është 53.469 22 600 ha, e cila shtrihet në territorin e pesë katër komunave: Prizren (9200 ha / 41%), Shtërpcë (10700 ha / 47 %), Suharekë (2300 ha / 10 %), dhe Kaçanik (400 ha / 2 %) dhe Dragash 30.869 ha. Nga sipërfaqja prej 9200 ha që i takon komunës e Prizrenit rreth 50% janë të mbuluara me vegjetacionin pyjor, ndërsa 50 % janë me vegjetacionin barishtor (kullota dhe livadhe). Shumica e territorit (mbi 80 %) i takon pronës publike.

Parku Kombëtar gjendet në lindje të Prizrenit dhe shtrihet në malet Sharr, Oshlak dhe Koxha Ballkan. Kufiri jugor i Parkut përputhet me kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës me Maqedoninë, e cila kalon nëpër majet më të larta të Sharrit, shume prej të cilëve janë mbi 2500 m të lartësisë mbidetare (Bistra-2651 m, Maja e Zezë-2584 m, Kobilica-2526 m, Vërtop-2555 etj). Territori i PK që i takon komunës së Prizrenit shtrihet në ekspozicionin verior të pjesës qëndrore të Malit Sharr, ekspozicionin jugor të Oshlakut dhe ekspozicionet jugore dhe veriore të Koxha Ballkanit.

Parku Kombëtar “Mali Sharri” karakterizohet me bukuri dhe vlera të veçanta natyrore që kanë rëndësi të posaçme shkencore, edukativo-arsimore, rekreative, sportive-turistike dhe estetike.

Page 18: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Vlerat natyrore gjeomorfologjike dhe gjeologjike:

Pamja gjeomorfologjike e territorit të Parkut Kombëtar është rezultat i lëvizjeve tektonike dhe forcave të jashtme, akullnajave, rrjedhjeve ujore etj. Në ndërtimin gjeologjik marrin pjesë shtresat rrasat palezoike, shkëmbijtë karbonatë (Oshlak dhe Koxha Ballkan), silikatë (Mali Sharr) dhe serpentinë (Pashallare). Vlerat e peizazhit:

Formacionet e ndryshme të pyjeve, shkurreve dhe kullotave, shpatet e bukura me lugina dhe gryka të prrockave dhe lumenjve, ujëvaret e shumta dhe liqenet paraqesin tërheqje dhe joshje të rralla peizazhesh. Vlerat hidrologjike:

Sharri është ndër malet më të pasura me ujë (burime, prrocka, lumej dhe liqene) në Ballkan. Lumenjtë kryesorë janë Lepenci dhe Lumbardhi i Prizrenit, ndërsa nga 25 liqene akullnajore që gjenden mbi 1900 m të lartësisë mbidetare veçohen liqenet e Livadhit (2173 m) dhe Jazhincës (2180m). Veçorite klimatike:

Klima është e shumëllojshme: kontinentale e butë (800 - 1300 m), kontinentale malore (1300 - 2000 m) dhe klima e maleve të larta subalpine dhe alpine (mbi 2000 m). Reshjet vjetore janë rreth 1000 mm.

Funksionet e Parkut Kombëtar

Përcaktohen në bazë të kritereve për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që nënkupton mbrojtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin racional të tyre. Te tille: 1) Funksioni ekologjik-mbrojtës: mbrojtja dhe zhvillimi i vlerave natyrore. 2) Funksioni kulturor-shkencor dhe arsimor: vlerat natyrore dhe kulturore paraqesin objekte

interesante për hulumtime shkencore dhe aspekte edukativo-arsimorë. 3) Funksioni turistik-clodhes: zhvillimi i turizmit në përputhje me funksionin e mbrojtjes së vlerave

natyrore.

Page 19: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

4) Funksioni ekonomiko-tregëtar: zhvillimi i veprimtarive ekonomike si blegtoria, bletaria, pylltaria, tregtia, zejtaria, shërbimet, hoteleria, ndërtimtaria turistike, mbareshtrimi i qenit të Sharrit etj.

10.2 Vlerat e biodiversitetit të Prizrenit E veçanta e Prizrenit dhe e Parkut Kombëtar ,,Malet e Sharrit” është shumëllojshmëria jashtëzakonisht e pasur e botës së gjallë. Kështu vlerësimet vetëm për parkun jane me lloje të shumta të faunës (165), ornitofaunës (200), fluturave (147), florës (2000), dhe fitocenozave (mbi 120). Rëndësi të veçantë kanë llojet e shumta endemike, të rralla dhe të rrezikuara të florës dhe faunës. Kjo begati e veçantë natyrore e rendit këtë Park, ndër parqet me biodiversitet më të pasur në Ballkan dhe Europë.

Ne pjesën tjeter te territorit janë të pranishme mbi 1000 lloje të bimëve, nga të cilët rëndësi të veçantë kanë mbi 150 lloje të rralla endemike me vlerë të veçantë si bimët sub-endemike: karafil i Sharrit (Dinathus scardicus); draba e korabit (Draba korabensis); krokusi i Sharrit (Crocus scardicus); etj.

Llojet më të rëndësishme drunore: rrobulli (Pinus heldreichii), arneni (Pinus peuce), dredhaku (Pinus mugo), pisha e bardhë (Pinus silvestris), pisha e zezë (Pinus nigra), bredhi (Abies alba), hormoqi (Picea abies), ahu (Fagus moesiaca), bungu (Quercus petrea), shkoza (Carpinus orientalis), mëllëza (Ostrya carpinifolia), qarri (Quercus cerris), frashëri i zi (Fraxinus ornus), frashëri i bardhë (Fraxinus excelsior), mështekna (Betula pendula), blini (Tilia platyphyllos), panja (Acer pseudoplatanus), vidhi malor (Ulmus montana), verri i zi (Alnus glutinosa), verri i gjelbert (Alnus viridis), shelgu i egër (Salix caprea), shelgu i bardhë (Salix alba), plepi i egër (Populus tremula), vadhë e egër (Sorbus aucuparia) etj.

Llojet më të rëndësishme te bimeve mjekësore: Angelica silvestris, Achilea millefolium, Asperula odorata, Arctostaphylos uva ursi, Agrimonia eupatoria, Cichorium intybus, Crataegus laevigata, Centaurium umbellatum, Chelidonium majus, Capsella bursa pastoris, Carlina acaulis, Convallaria majalis, Equisetum arvense, Galium verum, Gentiana lutea, Hedera helix, Hypericum perforatum, Juniperus communis, Melilotus officinalis, Malva silvestris, Origanum vulgare, Ononis spinosa, Orchis morio, Pimpinella saxifraga, Plantago lanceolata, Primula officinalis, Potentilla reptans, Pulmonaria officinalis, Polygonum bistorta, Prunus spinosa, Rosa canina, Sambucus nigra, Symphytum officinale, Teucriurn chamaedrys, Thymus serpyllum, Tussilago farfara, Urtica dioica, Vaccinium myrtillus, Veronica officinalis, Viola tricolor, Viola odorata, Valeriana officinalis,

Verbascum thapsus, etj.

Draba e korabit (Draba korabensis ) Bime mjekësore (Achilea millefolium)

Page 20: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Vegjetacioni përbëhet nga bashkësitë (asociacionet) pyjore, shkurrore dhe barishtore. Në aspektin vertikal veçohen këto vegjetacione: 1) Brezi i pyjeve aluviale dhe higrofile që shtrihen përgjatë lumejve deri në 1300 m, kryesisht në Malin Sharr. Bashkësia më e rëndësishme pyjore është e vidhit të zi (Alnetum glutinosae). 2) Brezi i vegjetacionit shkuror të shkozës dhe frashërit të zi (Orno-Carpinetum orientalis) dhe mëllezës dhe frashërit të zi (Orno-Ostryetum carpinifoliae) (1000 m - 1300 m) në ekspozicionet jugore të Oshlakut. Në kuadër të këtij brezi, gjatë viteve 80-a, është pyllëzuar sipërfaqja prej afro 80 ha me kultura të pishës së bardhë (Pinetum silvestris) dhe pishës së zezë (Pinetum nigrae). 3) Brezi mezofil i pyjeve të ahut dhe pyjeve të ahut me halorët (1000 m - 1800 m) në ekspozicionet veriore të Malit Sharr dhe Koxha Ballkanit. Bashkësitë kryesore të ahut janë: bashkësia kodrinore e ahut (Fagetum montanum) dhe bashkësia subalpike e ahut (Fagetum

subalpinum) në Malin Sharr dhe Koxha Ballkan. Këto bashkësi pyjore kanë përhapje më të madhe në territorin e Parkut Kombëtar dhe

bashkësia e ahut dhe bredhit (Abieti-Fagetum) në Koxha Ballkan. 4) Brezi i pyjeve frigorifile e maleve të larta me karakter halorë (1500 m - 2000 m) i cili shtrihet, kryesisht mbi pyjet e ahut (1500 m-2000 m). Bashkësitë më të rëndësishme pyjore janë: bashkësia e rrobullit (Pinetum heldreichii) në Oshlak (zona e Prevallës dhe Pllanjanës) dhe Koxha

Ballkan (zona e Pishës së Madhe), bashkësia e arnenit (Pinetum peucis) në Malin Sharr (zona e Prevallës-Bistra), bashkësia e hormoqit (Picetum excelsae) në Koxha Ballkan, bashkësia e bredhit (Abietum albae) në Koxha Ballkan, hormoqit dhe bredhit (Piceo-Abietum) në Koxha Ballkan etj. Në zonën e pyjeve halorë, të dëmtuara nga zjarret janë formuar pyjet (bashkësitë) e përziera të halorëve me gjethorët: bashkësia e hormoqit dhe mështeknës (Betulo-Picetum excelsae) në Koxha Ballkan; bashkësia e bredhit dhe mështeknës (Betulo-Abietum albae) në Koxha Balkan; dhe

Page 21: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

bashkësia e rrobullit dhe shelgut të egër (Pinetum heldreichii - Salixetum capreae) në Oshlak (zona e Prevallës).

5) Brezi shkurror i maleve të larta (mbi 1700 m) me këto bashkësi: bashkësia e dredhakut (Pinetum mughi) në Koxha Ballkan, bashkësia e dëllinjës siberiane (Juniperetum nanae) në Malin Sharr, mbi vegjetacionin pyjor. bashkësia dëllinjës siberiane dhe brukentalisë gjethekallizë (Bruchentalio - Juniperetum nanae) në

Malin Sharr, mbi vegjetacionin pyjor, bashkësia e boronicës (Vaccinietum myrtilli) në Malin Sharr, mbi vegjetacionin pyjor; bashkësia e dëllinjës siberiane me boronicën (Vaccinio-Juniperetum nanae) në Malin Sharr

mbi vegjetacionin pyjor etj.

6) Vegjetacioni barishtor i maleve të larta (mbi pyjet) të pasura me bimë endemike dhe bashkësi të rralla bimore ku dominojnë elementet e florës arkto-alpike. Bashkësitë më të përhapura janë të bar malit (Nardus stricta). Pjesa e konsiderueshme e këtyre vegjetacioneve barishtore të maleve të larta janë shfrytëzuar në të kaluarën si kullosa, ndërsa tani shfrytëzimi i tyre është i kufizuar si pasojë e zvogëlimit të fondit të bagëtive pas luftës së vitit 1999. Në territorin e Parkut Kombëtar ,,Malet e Sharrit” gjenden 365 lloje të faunës (165 lloje të shtazëve dhe 200 lloje të shpendëve), të cilët i takojnë klasave të ndryshme: Peshqit (Pisces), Ujëtokësorët (Amphibia), Rrëshqitësit (Reptilia), Shpendët (Aves), Gjitarët (Mamalia), mirëpo numri i saktë i llojeve në territorin e Parkut Kombëtar që shtrihet në komunën e Prizrenit nuk dihet (nevojiten hulumtimet shtesë). Specifikën e Parkut Kombëtar paraqesin edhe 147 lloje të fluturave ditore që atë e renditin ndër rajonet më të pasura me këtë lloj të insektit në Europë. Nga llojet e faunës në territorin e komunës së Prizrenit, sipas klasave, veçohen: Peshqit (Pisces): në prrockat dhe lumenjtë është e pranishme Trofta e prrockave (Salmo trutta m. fario L). Ujëtokësorët (Amphibia): picrraku (Salamandra salamandra), picrraku i zi (Salamandra atra), tritoni i vogël (Triturus vulgaris), bretkoca pyjore dregëzore (Bufo bufo), bretkoca e gjelbërt (Bufo viridis), etj. Rrëshqitësit (Reptilia): breshka e kënetave (Emys orbiculatus), breshka tokësore (Testudo graeca), hardhuca e gjelbërt (Lacerta viridis), hardhuca e përhime (Lacerta agilis), gjarprinjtë e ujit (Natrix natrix dhe Natrix tesselata), shlliga (Vipera ammodydes) etj. Gjitarët (Mamalia): rrëqebulli (Lynx lynx), shqarthi i artë (Martes martes), lundërza (Lutra lutra), ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicarpa rupicarpa), ujku (Canis lupus), dhelpra (Canis vulpes), derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles), macja e egër (Felis sylvestris), fishnjari (Martes fiona), gjeri i madh (Glis glis), qeni i verbër (Spalax monticola), etj. Shpendët (Aves): pulegra e madhe (Tetrao urogalus), borsi i borës (Montifringilla nivalis), shqiponja kryqëzare (Aquilla heliaca), shqiponja e përhimët (Aquila chrusaetos), shqiponja e maleve (Hieraetus fasciatus), vulturida (Gyps fulvus), huti i madh (Bubo bubo), skifteri i përhimët (Falco peregrinus), skifteri malor (Falco biarmicus), petriti i pulave (Accepiter gentilis), pula e pyjeve (Tetrastea bonasia), Gypaetus barbatus etj. 10.3 Rezervatet strikte natyrore ekzistuese dhe të propozuara

Në Parkun Kombëtar që i takon komunës së Prizrenit gjenden 3 rezervate strikte të natyrës (zona Kategoria e parë e mbrojtjes): Prevalla – rezervat i pyjeve të rrobullit (Pinetum heldreichii) (30 ha) në ekspozicionin jugor të

Oshlakut; Oshlaku – rezervat i pyjeve të rrobullit (Pinetum heldreichii) (30 ha) në ekspozicionin

jugperendimor të malit Oshlak, dhe Pisha e Madhe - rezervat i pyjeve të rrobullit (Pinetum heldreichii) (35 ha) në ekspozicionin

juglindor të malit Koxha Ballkan. Këto rezervate strikte të natyrës janë shpallur në vitin 1960, ndërsa me Planin hapësinor të

Parkut Kombëtar planifikohet zgjerimi i sipërfaqeve të rezervateve ekzistuese dhe shpallja edhe 3 zonave natyrore të tjera si rezervate strikte të natyrës në komunën e Prizrenit: Lumbardhi, Dupnicë, Kobilicë.

Page 22: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

Këto rezervate shtrihen në zonat e larta të maleve të larta, kryesisht mbi vegjetacionin pyjor. Rezervatet e propozuara Lumbardhi, Dupnica dhe Kobilica gjenden në Malin Sharr ku dominon substrati silikat (në Kobilicë është karbonat) me këto lloje të tokave: rankeret, protorankeret, litosolet etj.

Rezervatet e Prevallës dhe Oshlakut gjenden në Oshlak, ndërsa Pisha e Madhe në malin Koxha Ballkan. Në këto zona substrati kryesisht përbëhet nga shkëmbinjtë karbonatik të triasit te mesëm dhe sipërm (gëlqeror, gëlqeror të mermerizuar, dolomite etj.). Shtresa e tokës është e cektë ku dominon rendzina tipike në gëlqeror.

Në këto zona të propozuara si rezervate strikte të natyrës mbizotëron klima kontinentale e maleve të larta dhe arkto-alpike.

Në vijim janë përshkruar zonat ekzisteuse me zgjerim dhe zonat e propozuara si Kategori e zona të I të mbrojtjes (rezervate strikte të natyrës):

Në territorin e Parkut Kombëtar të komunës së Prizrenit planifikohet zhvillimi i 3 zonave turistike: Prevalla - zona turistike për zhvillimin e 3 llojeve mënyrave të turizmit (turizmi stacionar, fundjave

- piknik dhe tranzit) gjatë gjithë vitit; Guri i Zi - zona turistike për zhvillimin e turizmit sportiv dimëror dhe fundjave e piknik gjatë stinës

veres; Uji i Gropuar (Koxha Ballkan) - zona turistike për zhvillimin e turizmit shëndetësor dhe fundjaves -

piknik gjatë verës; Zhvillimi i turizmit duhet të përputhet me kriteret e mbrojtjes së vlerave natyrore. 10.4 Zgjerimi i Parkut Kombëtar “ Malet e Sharrit”.

Me Ligjin e ri të Parkut Kombëtar “Malet e Sharrit”, i cili u miratua nga Kuvendi i n e Kosovës

u bë se shpejti synohet zgjerimi i territorit të tij edhe në komunën e Dragashit, ndërsa në komunën e Prizrenit u bë zgjerimi në grykën e Lumbardhit duke përfshirë pjesën më të bukur të Grykës dhe pyjet endemike të dushkut trojan (Quercus trojana). Kjo zonë ku planifikohet të zgjerohet Parku Kombëtar tani për tani paraqet zonën e mbrojtur të kategorisë më të ulët (Monument natyror me karakteristika hidrologjike dhe peizazhore), e cila është nën mbrojtjen e komunës së Prizrenit që nga viti 1976.

Gjendja e biodiversitetit në Parkun Kombëtar ,,Mali Sharr4i” është e paqëndrueshme si pasojë e ndikimeve negative të faktorëve biotik (njeriu, sëmundjet, insektet) dhe abiotik (zjarret, orteqet, etj). Viteve të fundit mbi paqëndrueshmëria e biodiversitetit (florës, faunës dhe bashkësive të tyre) kanë ndikuar ndryshimet globale klimatike,të cilët karakterizohen me zvogëlimin e rreshjeve vjetore, në veçanti të dëborës, dhe temperaturat e larta (mbi 30°C) gjatë verës. Gjendja më e vështirë paraqitet në pyjet e rrobulllit (Pinetum heldreichii) të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret (2000 dhe 2007) dhe insektet dëmtues nënlevore (Blastophagus sp.). Të rrezikuara janë edhe pyjet e ahut nga fatkeqësitë natyrore (orteqet e bores) të cilët shkaktojnë thyerje dhe shkulje të trungjeve. Dëmet më të theksuara të kësaj natyre kanë ndodhur në vitet 2004 dhe 2007 në sipërfaqe prej afro 100 ha në zonat e Ljubinjës së Epërme, Manastrecit dhe Gornjasellës. Gjendja e mirë paraqitet në pyjet e përziera të ahut dhe halorëve (bredhit, hormoqit, arnenit dhe rrobullit) dhe pyjet e arnenit të cilët tregojnë rezistencë të mirë ndaj ndikimeve negative të faktorëve biotik dhe abiotik. Ripërtëritja natyrore është e pamjaftueshme në pyjet e ahut dhe rrobullit, ndërsa më e theksuar paraqitet në pyjet e bredhit dhe arnenit. Vërehet zgjerimi i arealit të arnenit nga Mali Sharr në Oshlak dhe Koxha Ballkan. Në pyjet e djegura të rrobullit është duke u zhvilluar shelgu i egër (Salix caprea). Dëmet më të mëdha të ekosistemeve shkurrore dhe barishtore janë shkaktuar nga zjarret gjatë stinës verore. Shkaktari kryesor (100 %) është njeriu nga pakujdesia, por dhe zjarrëveniet e qëllimshme. Dëmet e konsiderueshme kanë pësuar edhe sipërfaqet barishtore në zonën buferike të Prevallës turistike si pasoje e ndërtimeve të objekteve në kundërshtim me kriteret e mbrojtjes së mjedisit. Shfrytëzimi i burimeve natyrore në Parkun Kombëtar është i kufizuar, por zbatohen veprimtari tekniko-biologjike të mirëmbajtjes së qëndrueshme të burimeve natyrore si: shfrytëzimi i kullotave, pastrimet e pyjeve të sëmura (infektuara) dhe të djegura, mbledhja e frutave pyjore (boronicave, dëllinjave, etj), zhvillimi i turizmit dhe clodhja.

Page 23: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

1.Harta e rezervatit të propozuar të Dupnicës

1. Dupnicë

Dupnica gjendet në jug-lindje të fshatit Lubinje e Epërme, midis majave Maja e Zezë dhe Serdaricë. Sipërfaqa e rezervatit të propozuar natyror është 489 ha. Ekspozicioni i zonës është perendimor dhe veriperendimor, ndërsa lartësia mbidetare është prej 1800 m deri 2585 m. Dupnica është zonë e maleve të larta e dominuar me shkëmbij silikat dhe vegjetacion barishtor që paraqesin habitat i dhive të egra dhe bimëve endemike, ndër të cilët veçohen: klokëz shmukeri (Silene schmucheri - st. end.), shelgu barishtor (Salix herbacea), karafil me balluke (Dianthus superbus) etj.

2. Kobilicë

Kobilica shtrihet përgjate kufirit shtetëror Kosovë - Maqedoni në jug të fshatit Lubinje e Epërme. Sipërfaqja e rezervatit të propozuar natyror është 196 ha. Ekspozicioni i zonës është kryesisht verior, ndërsa lartësia mbidetare është prej 2000 m deri 2527 m.

Kobilica paraqet habitate në zonën gelqërore të malit të lartë (2528 m) me bimë të rrallë kalcifite dhe hezmofite që janë të përshtatur me kushtet të vështira klimatike dhe pedologjike (tokat e varfura dhe të pazhvilluara), ndër të cilët veçohet lloji stenoendemik me rëndësi ndërkombëtare Hieracium kobilicanum. Kobilica së bashku me Lubotenin paraqesin zonat e vetme gelqërore në malin e Sharrit, qe është pothuajse i dominuar nga sendimenti silikat.

Pellgu është i mbuluar me vegjetacion barishtor i cili është i pasur me bimë endemike të cilët formojnë bashkësi (fitocenoza) të rralla bimore. Bimët më të rëndësishme endemike të zonës janë: Hieracium kobilicanum (st. end.); kokëz e shmukerit (Silene schmucheri - st.end.); lëpjetë bore (Rumex nivalis); shelgu barishtor (Salix herbacea); karafil me balluke (Dinathus superbus); manushaqe e grisebahut (Viola grisebachiana); erigeron (Erigeron uniflorus); sausurea alpine (Saussurea alpine); zambaku shqiptar (Lilium albanicum).

Nga llojet e faunës që gjenden në këtë zonë veçohen dhitë e egra.

Page 24: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

2. Harta e rezervatit të propozuar të Kobilicës

3. Prevalla

Kjo zone, me sipërfaqe prej 145 ha, gjendet në veri të Prevallës, respektivisht në lindje të malit Oshlak. Lartësia mbidetare e zonës është prej 1400 m deri 1946 m, ndërsa ekspozicioni i terrenit është jugor dhe lindor. Në afërsi të rezervatit kalon rruga Prizren-Shtërpcë.

Zona e Prevalles është e pasur me pyje të llojit endemo-relikt të rrobullit (Pinus heldreichii), i cili në shpatet jugore gëlqerore të Oshlakut formon bashkësinë Seslerio-Pinetum heldreichii, ndërsa në shpatet jug-lindore, që kanë më shumë lagështi, formon bashkësinë Luzulo maximae - Pinetum heldreichii. Këto bashkësi shtrihen deri në lartësine mbidetare prej 1946 m. Një pjesë e këtyre pyjeve me sipërfaqe prej 30 ha në vitin 1960 është shpallur rezervat strikt i natyrës. Në pjesën lindore të zonës, nën pyjet e rrobullit, gjendet bashkësia pyjore e ahut (Fagetum montanum). Zona e pyjeve të rrobullit e propozuar si zonë e I e mbrojtjes (rezervat strikt të natyrës) është e pasur me bimë endemike, nga të cilët veçohen: bar peshku i sharrit (Verbascum scardicolum - st. end.), gentiana (Gentiana lutea var. Albanica), karafil i kartusianve (Dianthus cartusonarum), karafil shkëmbinjësh (Dianthus integer), lazërpicë (Lazerpitium sp.), lulekambane shqiptare (Campanula albanica), lisra shqiptare (Thymus albanus), lulekambana (Campanula foliosa), bar peshku i nikolait (Verbascum nikolai), sarushta e sharrit (Stachys scardica), manushaqja e Zoisit (Viola zoisii), manushaqja e Grisebahut (Viola grisebachii), efilobi gjethengushtë (Ephilobium anagallidifolium), brinjëkau trajtë kose (Buplenium subthorpianum), fiteuna rrethore rreme (Phytenua pseudoverbiculare), tërfili i Velenovskit (Trifolium velenovskyi), presja e lëpirë (Carex leavis), syviçe e karpateve (Anthemis carpatica), esparceta e sharrit (Oenobrychis scardica), antili i praruar (Anthyllis aurea), doronika e Orfanidit (Doronicum orphanidis), lulekambana shpatullore (Campanula spatulata), lulekambana (Campanula epigea), barzgjëbe e dyshimtë (Scabioza dubia), potentila e bukur (Potentilla speciosa), qenëbytësja e Huterit (Cynanchum huteri), asteri alipk (Aster alpinus), arenaria dyluleshe (Arenaria biflora), cerasti i sulbët (Cerastium decalvas) etj.

Zona është e pasur me lloje të shumta të kafshëve të egra (mamalia) dhe shpendëve (ornitofauna). Llojet më të rëndësishme të kafshëve janë: rriqebulli (Lynx lynx), ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhelpra (Canis vulpes), derri i egër (Sus scrofa), macja e egër (Felis sylvestris), vjedulla (Meles meles), shqarthi i artë (Martes martes), fishnjari (Martes foina), lepuri (Lepus europeus)

Page 25: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

3. Harta e rezervatit të propozuar të ,, Prevallës”

Rriqebulli (Lynx lynx) Ariu i murrmë (Ursus arctos)

Shpendët më të rëndësishme janë: shqiponja e përhimtë (Aquila chrusaetos), shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo), skifteri malor (Falco biarmicus), skifteri i përhimtë (Falco peregrinus), pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), thëllëza e gurit (Alectoris graeca), huti i madh (Bubo bubo), borsi i borës (Montifringilla nivalis), stërqoka (Pyrrhocorax pyrrhocorax), Pyrrhocorax graculus, Prunella collaris, Tichodroma muraria, etj.

Prania e llojeve të shumta të shpendëve vërteton së zona e ,,Rrobullit” paraqet habitat dhe rezervat i rëndësishëm i ornitofaunës.

Page 26: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

4. Harta e rezervatit të zgjeruar të Oshlakut

4.Oshlak

Kjo zonë me sipërfaqe prej 550 ha shtrihet kryesisht në pjesët më të larta të malit Oshlak në ekspozicionet jugore, veriore dhe jugperendimore. Lartësia mbidetare e zonës është prej 1300 m deri 2212 m. Pjesët jugore dhe perëndimore të këzaj zone (afësisht gjysma e sipërfaqes) i takojnë komunës së Prizrenit ndërsa pjesa tjetër (kryesisht ekspozicioni verior i Oshakut) i takon komunës së Shtërpcës.

Kjo zonë karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike dhe gjeomorfologjike. Në kuadër të biodiversitetit të pasur të florës veçohen lloje të shumta endemo-relikte dhe fitocenozat e rralla të tyre. Llojet endemike të zonës që gjenden në territorin e komunës së Prizrenit janë: heliantema e thinjur (Helianthemum canum), karafili i sharrit (Dianthus scardicus), karafili i gurit (Dianthus integer), karafili me balluka (Dianthus superbus), karafili ngyrë gjaku (Dianthus cruenthus), gencianeza bullgare (Gencianella bullgarica), lisra shqiptare (Thymus albanus), zambaku shqiptar (Lilium albanicum), edrianti gjethebari (Edreianthus graminifolia), iriqëza përherë e gjellbër (Saxifraga sempervivum), brinjëkau në trajtë kose (Bupleurum falcatum), brinjëkau i Karglit (Bupleurum karglii), alkana e Sharrit (Alcanas scardica), zorrëca malazeze (Potentilla montenegrina), iriqëza tregishtore (Saxifraga trydactilides), Pratishi i Dimonieit (Soldanella dimoniei), barpeshku i Nikollait (Verbascum nicolaii), globulare gjethe zemër (Glogularia cordifolia), iriqëza pikaloshe (Saxifraga paniculata), rrushqyqe e gurit (Sedum reflexum), klokëza e Nikolliqit (Silene nikolicii), Centrantus junceus, arabëz symyshkë (Arabis bryoides), senecie e Vagnerit (Senecio vagneri), shmanga shqiptare (Crepis albanica), antili i verdhë (Anthyllis vitelina), antili i praruar (Anthyllis aurea), syviqi malor (Anthemis montana), barpezmi gjethe lemkanteme (Achillea tanacetifolia, eufrazi e Roskovit (Euphrazia Roskoviana), kokoqeli malor (Centaurea montana), kemashna e portokalltë (Hieracium aurantiacum), këmashna me flokë (Hieracium villosum), këmashna leshtore (Hieracium alpicolum), asteri alpin (Aster alpinus), knautia gjethemadhe (Cnautia longifolia), gencieanë sikacekthë (Gentiana utriculosa), gencianë e asklepit (Gentiana ascleptiadae), manaferra e gurit (Rubus sacsatile), etj.

Nga llojet e shpendëve vecohen: thëllëza e gurit (Alectoris graeca), shqiponja e përhimtë (Aquila chrysaetos), skifteri malor (Falco biarmicus), shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo), huti / byfi pyjor (Bubo bubo) etj.

Oshlaku paraqet habitatin e dhise së egër (Rupicapra rupicapra), ndërsa nga llojet e tjera të kafshëve të egra, veçohen: ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhelpra (Canis vulpes), derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles), fishnjari (Martes foina), lepuri (Lepus europeus) etj. Pjesa e poshtëme e zonës jugore paraqet habitat i rrëshqitësve (Reptilia): hardhuca e gjelbërt (Lacerta viridis), hardhuca e përhime (Lacerta agilis) dhe gjarpri shlliga (Vipera ammodydes) etj.

Page 27: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

5. Harta e rezervatit të propozuar për zgjerim të Pishës së Madhe 5.Pisha e Madhe

Kjo zone gjendet në pjesën juglindore të malit Koxha Ballkan, në veri-lindje të fshatit Pllanjanë. Sipërfaqja e rezervatit Pisha e Madhe është 45 ha, ndërsa lartësia mbidetare e zonës është prej 1400 m deri 1900 m. Ekspozicioni i terrenit është jug-perëndimor. Pisha e Madhe karakterizohet me pyjet e vjetra të rrobullit të bashkësisë Seslerio-Pinetum heldreichii, të cilat paraqesin kompleksin më të bukur dhe më interesant të pyjeve të rrobullit në Ballkan. Një pjesë e këtyre pyjeve në sipërfaqe prej 35 ha, në vitin 1960 është shpallur si rezervat strikt i natyrës, ndërsa zona e I me propozimin e ri i përfshin sipërfaqet e pyjeve të ruajtura të rrobullit në pjesët lindore të kompleksit Pisha e Madhe. Pyjet në pjesën perendimore të zonës kanë mbetur jashtë rezervatit për shkak të dëmeve të konsiderueshme që kanë pësuar nga zjarret në vitet 2000 dhe 2007.

Zona është e pasur me lloje të shumta të florës të cilët kryesisht janë kosmopolite (kanë përhapje të gjerë në PN). Vlerë të veçantë kanë lloji endemik Sedum flexiosum si dhe llojet me karakter mjekues, siç janë: ushojza pakërcell (Carlina acaulis), genciane e kryqëzuar (Gentiana cruciata), bari i ethes (Centaurium erytrea), rigoni i zakonshëm (Origanum vulgare), trëndafili shajakor (Rosa tomentosa), zorrëca e përhimtë (Potentilla tormentilla), dëllinja e rendomtë (Juniperus comunis), dëllinja e regjur (Juniperus nana), etj.

Pisha e Madhe paraqet habitat edhe për lloje të shumta të kafshëve të egra (mamalia) dhe shpendëve (ornitofauna), ndërsa më të rëndësishme janë: ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus scrofa), macja e egër (Felix sylvestris), vjedulla (Meles meles), fishnjari (Martes foina), lepuri i fushës (Lepus europeus), skifteri malor (Falco biarmicus), shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo), huti pyjor etj. Kjo zonë në të kaluarën ka qenë habitat i pulegrës së madhe (Tetrao urogallus) e cila ka migruar në zonat e tjera të Parkut Kombetar. Me mbrojtjen e rrepte të zonës ky shpend i rëndësishëm mund të kthehet në habitatin e mëparshëm.

Në zonën e propozuar si rezervat strikt të natyrës dominon nenshtresa (substrati) gelqërore dhe kryesisht eshte rendzina tipike në gëlqeror. Joshjet natyrore (pyjet, kullotat malore, rrjedhjet ujore, liqenet akullnajore, klima, peizazhet e bukura, terrenet për ski dhe clodhje) dhe pozita e volitshme gjeografike mundësojnë zhvillimin e tri mënyrave themelore të turizmit (turizmi stacionar, fundjaves - piknik dhe tranzit) gjatë gjithë vitit. Rëndësi të veçantë paraqet zhvillimi i formave të ndryshme të turizmit stacionar: turizmi sportiv-dimëror, turizmi veror, , turizmi rural, turizmi i gjuetisë, turizmi shëndetësor dhe pushues i punëtorëve, përgatitjet fizike dhe psikike të ekipeve sportive, ekskursionet, simpoziumet dhe manifestimet, hulumtimet shkencore, alpinizëm etj.

Page 28: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

11. Propozimi i masave për menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit Për të siguruar menaxhimin e qëndrueshëm (mbrojtjen dhe zhvilimin) e biodiversitetit të Parkut Kombëtar ,,Malet e Sharrit”, nevojitet zbatimi i masave:

Plotesimi i bazës ligjore për menaxhimin e Parkut Kombëtar; Pergatitja e hartave te terrirotit te zgjeruar Parkut Kombëtar (Plani hapësinor dhe Plani

menaxhues); Forcimi i zbatimit te ligjeve nga gjithë aktoret/grupet e interesit (institucionet shtetërore,

subjektet politike, qytetarët, biznesi, OJQ etj). Vetdijsmi i qytetarëve për mbrojtjen e ruajtjen e vlerave natyrore me fushata zgjimi në

mediat elektronike e të shkruara, edukimi ekologjik, etj. Zhvillimi i turizmit në përputhje me kriteret mjedisore (ligjet vendore dhe konventat

ndërkombëtare); Veprimtarite ekonomike ne Parkun Kombëtar si: blegëtoria, bletaria, pemtaria, eko-turizmi,

prodhimi i ushqimit tradicional, artizanatet etj.

Këtij plani veprimi vendor te biodiversitetit i janë bashkangjitur hartat e zonave të propozuara për shpallje si rezervate strikte natyrore: Lumbardhi, Prevalla, Kobilica, Dupnica, Oshlaku dhe Pisha e Madhe.

1- Lista e projekteve afatmesme per biodiversitetin per 2013-2017

Caku/

objektivi

Ç’fare, ç’ka ?

Kush ?

Kur ?

Burimet /mjetet

Përfshrirja e palëve te interesit - hisedarët

1. 5. Kultivimi i llojeve bimore endemike në kopshtit

Vjelja bimeve vendi per konservatorin, mbjellja dhe përkujdesjet

Ministria Komuna, Shoqatat,

2013 - 2015 75,000 euro Ministria, Komuna, shoqatat, Parku kombëtar

2.Mbjellja e fidanëve drunore

Bli, frashër gështenja e kalit në qytet

Komuna PZ Biznesi me tender

2013-2015 Buxheti komunal, 60.000 euro

Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

3. Rritja “in situ” i llojeve bimore endemike në konservatorin botanik

Vjelja bimeve vendi per konservator mbjellja e përkujdesjet

Ministria Komuna, Shoqatat,

2013 - 2015 75,000 euro Ministria, Komuna, shoqatat, Parku kombëtar

4.Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbërta, lulet

Pastrim, mbjellje e shërbime e mirëmbajtje

Komuna PZ Biznesi me tender

2013-2015 Buxheti komunal, 100.000 euro

Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

5.Promovimi në ferme i prodhimeve tradicionale

Lista e produkteve Vlerat stendat, fletpalosje

Komuna PZ Biznesi

2013-2015 40.000 euro Grupet prodhuese të fermerëve, OJQ, qytetarët

6.Projekte pilot të eko-turizmit

Përzgjedhja e temave dhe vendet e zbatimit

Kuvendi komunal, OJQ, bizneset eko-turistike

2013-2015 Bashkëfinancim me donatorët 160.000 euro

Grupet prodhuese të fermerëve, OJQ, qytetarët

7. Mirëmbajtja e rrugëve malore –

Identifikimi i rrugëve

komuna 2013-2015 30.000 euro Komuna PZ, Qyetarët,

Page 29: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

grryerrjet, rrëshqitjet

problematike

8.Pastrimi, i prurjeve inerte te lumit Toplluha

Verifikim i gjendjes tenderi Zbatimi i pastrimit

Komuna PZ Biznesi me tender

2013-2015 Buxheti komunal, 220.000 euro

Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

9.Përditësimi i regjistrit të subjekteve që derdhin ujra të përdorura ndotëse tek lumenjtë e Prizrenit

Identifikimi i saktë gjeo-grafik( GPS koordinatat) përllogaritje e sasive të ujit të përdorur të ndotur (me pyetesor)

Komuna, Shoqatat, ministria

2013-2015 50,000 euro Komuna, Bizneset e zonës, shoqatat,

10.Hartimi i projektit për llojet e rrezikuara

Identifikimi i llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës

Ministria, MMPH, MBPZHR Kuvendi komunal

2013-2018 220.000 euro Ministria dhe donatorët

Qeveria, MMPH, MBPZHR, Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi,OJQ

11.Ndërtimi i kanalizimeve te ujërave të zeza,

Identifikim i gjendjes? Vleresimi i kostos? Miratimi i projektit Zbatimi projektit

Hidro rajoni Komuna Komuna PZ Biznesi me tender

2013-2015 Buxheti kombëtar Bashkëfinancim komunal Donatorët 4 milion euro

Qeveria, MMPH Komuna PZ, Qyetaret, Biznesi OJQ

12. Ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujrave të zeza

Shpronesim vendndodhj Miratim i projektit Zbatim i projektit

Komuna Komuna PZ Biznesi me tender

2013-2018 Bashkefinancim BE, qeveri komunë , 27 milion euro

Qeveria, MMPH Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

2- Lista e projekteve një vjecare per biodiversitetin per vitin 2013

1.Ndërtimi i objekteve çlodhëse, sportive në Shtëpine e bjeshkatarë në Struzhë

Gjetja e ven-deve me të përshtatshme Hartimi i projektit, Financimi Zbatimi

Komuna, shoqatat ekologjike dhe mjedisore

2013 30.000 euro (2/3 donatori dhe1/3 komuna)

Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

2.Shenjezimi i shtigjeve ne bjeshkët e Sharrit tek Guri i Zi

Identifikimi i shtigjeve dhe gjatësive Harta dhe skicimi në terren Zbatimi e shenjëzimi

Komuna, shoqatat ekologjike dhe mjedisore

2013 20.000 euro donatori

Komuna PZ, Qyetarët, Biznesi OJQ

3.Studimi i fizibilitetit të

Identifikimi i zonës,

Komuna OJQ dhe

2013 20.000 euro donatori

Komuna, studiuesit,

Page 30: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

bimëve mjekësore dhe aromatike

llojeve, Zbatimi i projektit (zonimi)

qendra shërbyese mjedisore

dhe komuniteti

4.Ndërtimi i objekteve për strehim dhe ushqim për kafshët e egra në Parkun Kombetar

Identifikimi i vendndodhjeve, tufave brenda Parkut Kombëtar dhe vendosja e ngritja e objekteve

Komuna dhe Parku Kombëtar, shoqëria civile dhe biznesi

2013 20.000 euro Komuna, studiuesit, dhe komuniteti

6. Popullimi i rrjedhave ujëmbledhese me peshq

Identifikimi i lumenjve, dhe përca-ktimi i vend-eve ku do të hidhen hur-dhat e pesh-qve (trofte lokale)

Komuna, shoqëria civile dhe biznesi

2013 20.000 euro Komuna, shoqata peshkatarëve, dhe komuniteti

ADRESARI I GRUPIT PUNUES NË KOMUNËN E PRIZRENIT Drejtoria për Shërbime Publike Ramadan Tafallari Tel: 044 416 129 e-mail: [email protected]

[email protected]

Drejtoria për Shërbime Publike Galip Belallari Tel: 044 306 769 e-mail: [email protected]

[email protected]

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Shpresa Osmanollaj Tel: 044 351 593 e-mail: [email protected]

[email protected]

OJQ “Ozoni” Naser Bresa Tel: 044 155 160 e-mail: [email protected]

Asamblea Komunale në Prizren Pajtim Kosova Tel: 044 669 587 e-mail: [email protected]

Page 31: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova
Page 32: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

32

Page 33: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

33

Ura e Gurit dhe Xhamia e Sinan Pashës në Prizren

Page 34: Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova-Kosova

34

Regjistri i kontributdhënesve ne hartimin e këtij Plani:

1. Drejtiria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2. Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. 3. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport 4. Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave 5. Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës 6. Drejtoria e Parkut Nacional “Malet e Sharrit ” në Prizren- Nail Kryeziu 7. OJQ-t ambientaliste që veprojn në Prizren

4.1 ... “ OZONI ” 4.2 ....” Bjeshkatarëve “ 4.3 .....” AKEJA “ 4.4 ..... “ Finch “ 4.5 .... “ Gjahtarëve “ 4.6 .... “ Natyral Frech “ 4.7 .... “ Pellgu “ 4.8 .... “ Peshkatarët Sportiv “ 4.9 .....” Iniciative 6 “ 4.10 ..... Zooparku “ Shqiponja “

8. Bizneset dhe esnafët 9. Komuniteti

I falemenderojm të gjithë kontributdhënësit e lartë shenuar dhe Nënkryetarin e parë të Komunës

së Prizrenit, z. Ruzhdi Rexha , si dhe Anëtarin e Komitetit Drejtues të Projektit SEE BAP z. Ismail Hetemaj, Udhëheqës i Divizionit Mbojtja e Natyrës në MMPH për angazhim, në hartimin e Këtij Plani. Legjislacioni relevant për mbrojtjen e natyres Ligji për mbrojtjen e natyrës 03/L-233 30.09.2010 Ligji për Parkun Kombëtar “Sharri” 04/L-087 13.12.2012 Ligji për pyjet e Kosovës 2003/3 13.02.2003 me ndryshim plotësimet 2004/29 28.07.2004 dhe 03/L 15325.02.2010 Ligji për mbrojtjen e mjedisit 03/L-025 26.02.2009 Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit 04/L-066 20.04.2012 Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura 03/L-039 20.02.2008 Ligji për Planifikimin Hapësinor 2003/14 03.07.2003 2003/30 10.09.2003 dhe ndryshim plotësimet nr. 2003/14 03/L-106 10.11.2008 Ligji për Ujërat 2004/24 08.07.2004 2004/41 14.10.2004 Ligji për veprimtarinë Hidrometeorologjike 02/L-79 15.06.2006 2007/2 09.01.2007 Ligji për mbrojtjen nga zhurma 02/L-102 30.03.2007 2008/15 - 17.03.2008 Ligj për kimikate 02/L-116 27.04.2007 2008/8 - 08.02.2008 Ligji për Mbrojtje nga Rrezatimi Jojonizues, Jonizues dhe Sigurinë Nukleare 03/L-104 11.02.2010 Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja 03/L-160 25.02.2010 Ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis 03/L-214 23.09.2010 Ligji mbi vlerësimin strategjik mjedisor 03/L-230 30.09.2010 Ligji për mbeturina 04/L-060 24.05.2012 Ligji për tokën bujqësore 02/L- 26 24. 06. 2005