republika e kosovËs - mpb.rks-gov.net i lehte i... · adresa: ... atk administrata tatimore e...

50
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada–Government REPUBLIKA E KOSOVËS Profili i lehtë i migrimit 2017 AUTORITETI QEVERITAR PËR MIGRIM

Upload: dinhquynh

Post on 19-Mar-2019

270 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada–Government

REPUBLIKA E KOSOVËS

Profili i lehtë i migrimit

2017

AUTORITETI QEVERITAR PËR MIGRIM

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe i takojnë Autoritetit Qeveritar për Migrim - Qeveria e

Republikës së Kosovës. Riprodhimi nuk është i lejuar pa autorizim. Në rast të përdorimit të të

dhënave nga ky dokument duhet cituar burimin.

MOHIM

Hartimi dhe publikimi i këtij dokumenti është përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në

Kosovë, përmes projektit të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të

Migrimit (ICMPD) në bashkëpunim me Universitetin e Maastricht-it dhe financuar nga

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migrim.

Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi vetëm e Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe nuk

paraqet këndvështrimet e ICMPD-së, Universitetit të Maastricht ose Zyrës Zvicerane për

Bashkëpunim në Kosovë.

Kontakti: Autoriteti Qeveritar për Migrim

Qeveria e Republikës së Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Tel: + 381 (0) 38 200 19 545 www.mpb.rks-gov.net

Adresa: Rruga: "Luan Haradinaj" 13. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 1

Qëllimi i Profilit të Lehtë të Migrimit 2017

Profili i lehtë i migrimit për vitin 2017 për Kosovën është hartuar në përputhje me strukturën dhe

metodologjitë ndërkombëtare për hartimin e profileve të lehta të migrimit si dhe iu është

përshtatur rrethanave dhe trendeve migruese në Kosovë. Në këtë dokument janë prezantuar

trendet dhe politikat e Kosovës që ndërlidhen me migrimin, përfshirë imigrimin dhe emigrimin.

Dokumenti gjithashtu përmban analiza të trendeve dhe lëvizjeve migruese në Kosovë.

Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë një përmbledhje informuese dhe analitike të të dhënave

nga fusha e migrimit për institucionet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, organizatat e

shoqërisë civile, komunitetin akademik/studiues. Ky dokument mund t’iu shërbejë

vendimmarrësve, në mënyrë që gjetjet nga ky dokument të artikulohen në politika shtetërore dhe

në përputhje me objektivat strategjike të përcaktuara në kuadër të politikave qeveritare dhe

sektoriale që ndërlidhen me çështjet e migrimit dhe të zhvillimit të vendit.

Në analizën e trendeve të migrimit, të prezantuar në këtë dokument mbulohet periudha 3-vjeçare

nga viti 2015 deri në 2017, e paraqitur përmes figurave dhe tabelave, ku përfshihen potencialisht

edhe periudhat paraprake të ndonjë ndryshimi të dukshëm të trendeve migruese.

Dokumenti i Profilit të lehtë të migrimit 2017 është hartuar nga ekspertët e institucioneve të

Republikës së Kosovës, të cilët njëherësh janë anëtarë të Autoritetit Qeveritar për Migrim, me

përkrahje teknike dhe ekspertizë nga partnerët ndërkombëtarë.

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 2

Përmbajtja

Qëllimi i Profilit të Lehtë të Migrimit 2017 ...................................................................................................... 1

Shkurtesat ............................................................................................................................................................ 4

1. Informatat e përgjithshme për shtetin...................................................................................................... 5

1.1. Popullsia, madhësia, vendet fqinje dhe gjatësia e kufijve......................................................................... 5

1.2. Përmbledhje e veçorive për vendin ............................................................................................................. 6

2. Rrjedhat e përgjithshme të migrimit dhe stoqet e migrimit .................................................................. 8

2.1. Rrjedhat e migrimit ........................................................................................................................................ 8

2.2. Stoqet e migrimit .......................................................................................................................................... 10

3. Migrimi i rregullt me fokus të veçantë në migrimin e fuqisë punëtore ........................... 13

3.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .................................................................................................... 13

3.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ............................................................................................................. 13

3.3. Statistikat .................................................................................................................................................... 15

4. Migrimi i parregullt ...................................................................................................................................19

4.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .............................................................................................................. 19

4.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ...................................................................................................................... 19

4.3. Statistikat ...................................................................................................................................................... 24

5. Kthimi, ripranimi dhe riintegrimi ...........................................................................................................27

5.1. Kthimi i të huajve ......................................................................................................................................... 27

5.1.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .......................................................................................................... 27

5.1.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ................................................................................................................. 27

5.1.3. Statistikat ................................................................................................................................................... 28

5.2. Ripranimi ....................................................................................................................................................... 29

5.2.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .......................................................................................................... 29

5.2.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ................................................................................................................. 29

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 3

5.2.3. Statistikat ................................................................................................................................................... 29

5.3. Ri-integrimi ................................................................................................................................................... 31

5.3.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .......................................................................................................... 31

5.3.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ................................................................................................................. 31

5.3.3. Statistikat ................................................................................................................................................... 32

6. Integrimi .....................................................................................................................................................34

6.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .............................................................................................................. 34

6.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ...................................................................................................................... 34

6.3. Statistikat ....................................................................................................................................................... 35

7. Migrimi dhe Zhvillimi ..............................................................................................................................36

7.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .............................................................................................................. 36

7.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ...................................................................................................................... 37

7.3. Statistikat ....................................................................................................................................................... 39

8. Azili dhe mbrojtja ndërkombëtare ..........................................................................................................43

8.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse .............................................................................................................. 43

8.2. Politikat dhe Korniza Ligjore ...................................................................................................................... 43

8.3. Statistikat ....................................................................................................................................................... 44

9. Konkludimet dhe rekomandimet ............................................................................................................47

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

Shkurtesat

Shkurtesa Përshkrimi

ATK Administrata Tatimore e Kosovës

BE Bashkimi Europian

BPV Bruto Produkti Vendor

BQK Banka Qendrore e Kosovës

DHTQNJ Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore

DIMAK Qendra Informuese Gjermane për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë

DMH Drejtoria për Migrim dhe të Huaj

DRPR Departamenti për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar

DSHAM Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim

EUROSTAT Agjencia Europiane e Statistikave

FRONTEX Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare

GIZ Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar

ICMPD Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit

IHD Investimet e Huaja Direkte

ILECU Njësia për Koordinim Ndërkombëtar në Zbatim të Ligjit

IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MKK Ministria për Komunitete dhe Kthim

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

MPB Ministria e Punëve të Brendshme

MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MSH Ministria e Shëndetësisë

MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

OJQ Organizata Joqeveritare

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

PK Policia e Kosovës

PKK Pika e Kalimit Kufitar

QRK Qeveria e Republikës së Kosovës

RAE Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian

SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TQNJ Trafikimi me Qenie Njerëzore

UA Udhëzimi Administrativ

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 5

1. Informatat e përgjithshme për shtetin

1.1. Popullsia, madhësia, vendet fqinje dhe gjatësia e kufijve

Kosova është shteteti më i ri në Gadishullin Ballkanik me një pozicion gjeografik qendror e rrethuar me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë, Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Serbisë.

Rajoni: Europa Juglindore

Gjerësia e territorit të Kosovës: 41° 51’ 21 dhe 43° 16’

Gjatësia e territorit të Kosovës: 19° 59’ dhe 21° 47’

Emri zyrtar: Republika e Kosovës

Kryeqyteti: Prishtina

Gjatësia e kufijve: Me Republikën e Shqipërisë në jugperëndim 113.551 km, me Republikën e Maqedonisë

në jug 170.772 km, me Republikën e Malit të Zi në veriperëndim 79.165 km, me Republikën e Serbisë në

verilindje 380.068 km. Kufiri i Republikës së Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka

karakter natyror, kurse gjatësia e përgjithshme e kufirit është 743.556 km1.

Sipërfaqja2: 10,908 km2

Vendet fqinje: Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Republika e Serbisë

Popullsia: 1,798,506 (e vlerësuar më 2017)

Dendësia e popullsisë: 164 banorë për 1km2

Grupet etnike: Shqiptarë 91.1%; të tjerë 8.9% (2017)

Forma e qeverisjes: Republikë Parlamentare

Valuta: Euro (EUR)

Dita e pavarësisë: 17 shkurt 2008

Presidenti: z. Hashim Thaçi

1 Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, http://www.mpb-

ks.org/repository/docs/ALB_Strategjia_Kombetare_MIK_2013-2018_12.07.2013.pdf 2 Po aty

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 6

1.2. Përmbledhje e veçorive për vendin

Republika e Kosovës është shtet i së drejtës me demokraci parlamentare i bazuar mbi

parimin e ndarjes së pushteteve në atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kuvendi i

Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ. Qeveria e Republikës së Kosovës

ushtron pushtetin ekzekutiv dhe është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe politikave

shtetërore. Shtylla e tretë është pushteti gjyqësor, i cili është i pavarur, unik dhe ushtrohet

nga gjykatat. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit.

Kompetencat administrative në fushën e migrimit dhe azilit ndërthuren në mes të nivelit

qendror dhe atij lokal (komunal).

Sistemi për menaxhimin e migrimit në Kosovë është i rregulluar përmes kornizës ligjore3

dhe asaj institucionale. Ministria e Punëve të Brendshme është institucion përgjegjës i cili

adreson çështjet e azilit, të huajve, shtetësisë, ripranimit, migrimit të parregullt si dhe

çështjet e reintegrimit të personave të riatdhesuar. Institucionet e tjera që kanë përgjegjësi në

çështjet e migrimit janë: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Punëve të

Jashtme, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e

Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe

Industrisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimit Europian, Ministria për Komunitete

dhe Kthim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia e Statistikave të

Kosovës, Policia e Kosovës si dhe Banka Qendrore e Kosovës.

Autoriteti Qeveritar për Migrim (AQM), i themeluar me Vendim4 të Qeverisë së Republikës

së Kosovës, është përgjegjës për monitorim e lëvizjeve migruese dhe funksionon si

3 Ligji Nr.04/L-219 për të Huajt, Ligji Nr.04/L-217 për Azil, Ligji Nr.04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës, Ligji

Nr.04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, LigjiNr.04/L-214 për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, Ligji Nr.04/l-216 për Bashkëpunim

Ndërmjet Autoriteteve të Përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Ligji Nr.04/l-218 për Parandalimin dhe

Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, Ligji Nr.03/L-208 për Ripranim, Ligji

Nr.04/L-076 për Policinë, Ligji nr.04/l-003 për Gjendjen Civile, Ligji Nr.04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të

Republikës së Kosovës, Rregullorja (QRK) Nr. 13/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e

Vendeve të Punës në Agjencinë e Punësimit 4 Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 08/158, i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

Qeveritar për Monitorimin e Lëvizjeve të Migrimit

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 7

mekanizmëm ndërinstitucional duke përfshirë të gjithë akterët relevantë në fushën e

migrimit. AQM-ja është përgjegjëse për hartimin e profileve të migrimit dhe u jep

rekomandime autoriteteve shtetërore në fushën e migrimit.

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 8

2. Rrjedhat e përgjithshme të migrimit dhe stoqet e migrimit

Numri i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2017 (1 janar 2018) është vlerësuar të

jetë 1,798,506 banorë. Agjencia e Statistikës se Kosovës çdo vit bën vlerësimin e numrit të

popullsisë, duke përfshirë të dhënat për migrimin, me përdorimin e metodologjisë së

standardizuar me qëllim të gjithëpërfshirjes së të gjitha grupeve të migrimit.

2.1. Rrjedhat e migrimit

Imigrimi

Numri i përgjithshëm i imigrimit gjatë vitit 2017, i vlerësuar nga Agjencia e Statistikave të

Kosovës, ishte gjithsej 5,832 persona5 apo 0.32% e gjithë popullsisë rezidente. Në këtë shifër

janë përfshirë të gjithë imigrantët (kosovarë dhe jokosovarë) pa marrë parasysh arsyen e

imigrimit.

Figura 1: Trendi i imigrimit në Kosovë për vitet 2012-2017

Burimi: ASK Për periudhën 2012-2017, të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm i personave që

kanë imigruar gjatë këtyre viteve janë kryesisht kosovarë (migrantë të kthyer/ripranuar),

me një mesatare vjetore prej 8,775 personave apo 0.49% e popullsisë brenda një viti.

5 Vlerësim, Popullsia e Kosovës 2017, faqe 9 tabela 2: Prishtinë, Qershor 2018: http://ask.rks-

gov.net/media/3385/vleresimi-i-popullsise-se-kosoves-2017.pdf

5,2983,864

5,724

18,862

13,072

5,832

0

2,000

4,000

6,000

8,000

10,000

12,000

14,000

16,000

18,000

20,000

2012 2013 2014 2015 2016 2017

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 9

Emigrimi

Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2017, i vlerësuar nga Agjencia e Statistikave të

Kosovës ishte gjithsej 11,263 persona6 apo 0.62% e popullsisë rezidente. Në këtë numër janë

përfshirë të gjithë emigrantët pa marrë parasysh arsyen e migrimit dhe statusin e tyre

(rregullt & parregullt).

Figura 2: Emigrimi kosovar i vlerësuar nga ASK-ja, 2012-2017

Burimi: ASK Të dhënat për periudhën 2012-2017 tregojnë se Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të

emigrimit me një mesatare vjetore prej 30,331 personave apo 1.68% të popullatës kosovare.

Migrimi neto

Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2017 ishte -5,431 banorë

apo -0.30% e popullsisë rezidente. Për periudhën 2012-2017 vlerësohet se Kosova ka humbur

128,088 banorë apo rreth 7.15 % të popullsisë së vendit.

8,700

20,246

45,333

74,434

22,012

11,263

0

20,000

40,000

60,000

80,000

2012 2013 2014 2015 2016 2017

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 10

Tabela 1: Rrjedhat e migrimit: imigrimi, emigrimi dhe migrimi neto për vitet 2012-2017

Vitet Imigrimi Emigrimi Migrimi neto (nr. absolut)

Migrimi neto (përqindje)

2012 5,298 8,700 -3,402 -0.19

2013 5,122 20,264 -15,134 -0.83

2014 5,724 45,333 -39,609 -2.19

2015 18,862 74,434 -55,572 -3.14

2016 13,072 22,012 -8,940 -0.50

2017 5,832 11,263 -5,431 -0.30

2012-2017 53,910 182,006 -128,088 -7.15 Burimi: ASK7

2.2. Stoqet e migrimit

Si pikë bazë (stok) për rrjedhën e migrimit, janë marrë të dhënat zyrtare të publikuara nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas publikimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të

vitit 2014 me titull: ‘’Migrimi Kosovar’’8, duke u bazuar në të dhënat e vitit 2011 (1 prill),

vlerësohet se janë me shumë se 550,000 banorë kosovarë që kishin emigruar nga Kosova prej

vitit 1969, derisa popullsia e vlerësuar me prejardhje kosovare, duke përfshirë personat e

lindur jashtë Kosovës, është vlerësuar të jetë 703,978 banorë deri më 1 prill 2011.

Stoqet e imigrimit

Llogaritet se mbi 7.5% e popullsisë apo mbi 128,000 banorë të Kosovës, së paku një herë a më

shumë kanë qëndruar jashtë vendit për një periudhë të caktuar kohore (zakonisht më shumë

se një vit) gjatë periudhës kohore prej vitit 1969 deri më 1 prill 2011. Pjesa më e madhe e

imigrimit ka ndodhur në vitin 1999-2000 kur një numër i madh i kosovarëve janë kthyer në

mënyrë vullnetare për të jetuar në Kosovë si rezultat e çlirimit të vendit. Po ashtu, edhe vitet

2015, 2016 dhe 2017 karakterizohen me më së shumti imigrantë kosovarë, si pasojë e kthimit

të kosovarëve pas emigrimit të madh që kishte ndodhur në vitin 2014 dhe 2015.

7 Vlerësim, Popullsia e Kosovës 2017, faqe 9 tabela 2: Prishtinë, Qershor 2018: http://ask.rks gov.net/media/3385/vleresimi-i-popullsise-se-kosoves-2016.pdf 8 MIGRIMI KOSOVAR, Prishtinë, prill, 2014, faqe 76: http://ask.rks-gov.net/media/1379/migrimi-kosovar-2014.pdf

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 11

Tabela 2: Stoqet e imigrimit dhe rrjedha e imigrimit të shprehura në numra absolutë dhe relativë, 2013-2017

Viti Gjithsej popullsia Stoku i imigrimit (numra absolutë) Stoku (përqindje)

2013 1,820,631 10,410 0.57

2014 1,804,944 16,134 0.89

2015 1,771,604 34,996 1.98

2016 1,783,531 48,068 2.70

2017 1,798,506 53,900 3.00

Burimi: ASK

Stoqet e emigrimit: Në periudhën 2013-2017 (periudhë 5-vjeçare) llogaritet se emigruan

mbi 181,000 persona, apo mbi 10% e popullsisë së Kosovës.

Tabela 3: Stoqet e emigrimit dhe rrjedha e emigrimit të shprehura në numra absolutë dhe relativë,

2013-2017

Viti Gjithsej

popullsia

Stoku i emigrimit (numra absolutë)

Stoku (përqindje)

2013 1,820,631 28,946 1.59

2014 1,804,944 74,279 4.12

2015 1,771,604 148,713 8.39

2016 1,783,531 170,725 9.57

2017 1,798,506 181,988 10.10

Burimi: ASK

Stoku i migrimit neto

Gjatë periudhës 2013-2017 (periudhë 5-vjeçare) në Kosovë imigruan (kryesisht kosovarë të

kthyer) mbi 53,900 banorë, ndërsa emigruan mbi 181,000 banorë dhe Kosova gjatë kësaj

periudhe u zvogëlua për më shumë se 124,000 banorë.

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 12

Tabela 4: Stoqet e emigrimit dhe rrjedhja e migrimit të shprehura në numra absolutë dhe relativë,

2013-2017

Viti Gjithsej

popullsia

Rrjedhat e imig.

(Numra absolutë)

Rrjedhat e emig.

(Numra absolutë)

Rrjedhat neto të

emig. sipas viteve

Stoku neto i migrimit (Numra

absolutë)

Stoku neto (në raport me shpërndarjen e popullsisë)

2013 1,820,631 5,112 20,246 -15,134 724,187 39.78

2014 1,804,944 5,724 45,333 -39,609 763,796 42.32

2015 1,771,604 18,862 74,434 -55,572 819,368 46.25

2016 1,783,531 13,072 22,012 -8,940 828,308 46.44

2017 1,798,506 5,832 11,263 -5,431 833,739 46.36

Burim: ASK

Nëse merret si bazë popullsia që jetonte jashtë vendit më 1 prill 2011 (më shumë se 703,000

banorë vlerësohet se jetonin jashtë vendit) në fund të vitit 2017 vlerësohet se mbi 833,000

banorë apo 46.36% e popullsisë së Kosovës jetonte jashtë vendit.

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 13

3. Migrimi i rregullt me fokus të veçantë në migrimin e fuqisë punëtore

Kjo pjesë përmban informacione të nevojshme rreth të dhënave dhe shërbimeve për

këshillim për menaxhimin e migrimit të rregullt, me fokus të veçantë në migrimin e fuqisë

punëtore. Menaxhimi i migrimit të rregullt vazhdon të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve

të Brendshme (MPB) dhe e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

3.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DSHAM),

është autoriteti shtetëror përgjegjës për rishikimin e kërkesave për lejet e hyrjes dhe lejet e

qëndrimit në Republikën e Kosovës dhe vendos për kërkesat lidhur me lejet e qëndrimit të

përkohshëm dhe ato të përhershëm. DSHAM në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të

Republikës se Kosovës (APRK)9 brenda MPMS-së vendos për lëshimin e lejeve të qëndrimit

për çështje punësimi.

APRK-ja është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe trajnime profesionale

për të huajt, të cilët kanë qasje në tregun e punës në Republikën e Kosovës. MPMS-ja10 është

gjithashtu përgjegjëse për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve të punësimit

dhe trajnimeve profesionale për qytetarët kosovarë të cilët jetojnë në shtetet me të cilat

Republika e Kosovës ka marrëdhënie diplomatike, si dhe për punëkërkuesit kosovarë të cilët

kërkojnë punësim jashtë vendit.

3.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Qeveria e Republikës së Kosovës në hartimin e politikave prioritare dhe strategjike të vendit

ka në fokus migrimin, duke e pasqyruar njëkohësisht migrimin si një ndër prioritetet

kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e integrimit Evropian të vendit.

Duke pasur parasysh ndryshimet legjislative në nivel të BE-së në fushën e migrimit,

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar dhe ka plotësuar Ligjin për të Huajt me

9 https://www.mpb-ks.org/repository/docs/Ligji_per_te_Huajt_-_Shqip.pdf, neni 74 10 http://www.aprk.rks-gov.net

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 14

qëllim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së11. Projektligji për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-219 për të Huajt është aprovuar nga Qeveria me Vendimin nr.

05/20 të datës 20 dhjetor 2017.

Shërbimet e ofruara për të huajt të cilët arrijnë në Kosovë për qëllime të punësimit, janë të

rregulluara me Ligjin nr. 04/L-219 për të Huajt. Me këtë ligj rregullohet hyrja, qëndrimi –

punësimi dhe largimi i të huajve, derisa me anë të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2014

rregullohen procedurat për lëshimin e lejeve të qëndrimit për të huajt dhe regjistrimin e të

huajve të cilët e lajmërojnë punësimin e tyre në Kosovë.

Ligji Nr. 04/L-20512 përcakton qartë përgjegjësitë e Agjencisë së Punësimit për ofrimin e

shërbimeve të ndryshme në lidhje me punësimin e të huajve. APRK-ja përmes divizionit

përkatës jep informata dhe këshilla për të huajt të cilët imigrojnë në Kosovë për qëllime të

punësimit dhe ofron shërbime për punëkërkuesit kosovarë të cilët kërkojnë punësim jashtë

vendit. Edhe përmes Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional janë ofruar

shërbime të migrimit për punësim dhe aftësim profesional.

Ligji për Regjistrimin dhe Ofrimin e Shërbimeve për të Papunët, Punëkërkuesit dhe

Punëdhënësit13, rregullon shërbimet të cilat u duhen ofruar punëkërkuesve kosovarë që

kanë për qëllim punësimin jashtë vendit.

Gjatë vitit 2017, APRK-ja ka filluar zbatimin e disa programeve për të përkrahur kosovarët

që vendosin të emigrojnë për qëllime të punësimit. Po ashtu MPMS-ja/APRK-ja në

bashkëpunim me GIZ-in dhe Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Aftësim

Profesional dhe Karrierë (DIMAK) ka vazhduar bashkëpunimin i cili përfshin një sërë

shërbimesh informuese dhe këshillimesh në fushën e migrimit. Në këtë drejtim janë

nënshkruar memorandumet në vijim:

11 Direktiva 2014/66/BE, e Parlamentit dhe Këshillit Europian, që ka të bëjë me kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të

shtetasve të vendeve të treta brenda kornizës së transfereve brenda-korporatave, Direktiva 2014/36/BE, e

Parlamentit dhe Këshillit Europian për kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllime

të punësimit si punëtorë sezonalë dhe Direktiva 2016/801 BE, e Parlamentit dhe Këshillit Europian, e datës 11

maj 2016, për kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetaseve të vendeve te treta për qëllime hulumtimi, studimi,

trajnimi, shërbimi vullnetar, skema te shkëmbimit të nxënësve, apo projekte arsimore si dhe au pair-ve. 12 Ligji Nr. 04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës 13 Ligji Nr. 05/L -077 për Regjistrimin dhe Ofrimin e Shërbimeve për të Papunët, Punëkërkuesit dhe

Punëdhënësit, Neni 8

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 15

- Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies

Sociale, LandesverbandBayerischer Bauinnungen dhe Deutsche Gesellschaft für

Internationale Zusammenarbeit GmbH Kosovo (GIZ) i datës 24 shkurt 2017 (MPMS

Nr.54 dt.24.02.2017), që synon përmirësimin e mundësive për arsimim dhe aftësimin

profesional në fushën e ndërtimit në Kosovë. Në të njëjtën kohë, disa të rinjve nga

Kosova do t’u ofrohet mundësia të fillojnë një proces të „arsimimit dhe aftësimit

profesional në sistemin dysor 2-vjeçar në Gjermani, në fushën e ndërtimit; dhe

- Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies

Sociale, Fondacionit Besa dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale

Zusammenarbeit GmbH Kosovo (GIZ) i datës 18 maj 2017 me të cilin synohet të

përmirësohen mundësitë e migrimit qarkor dhe të lëvizshmërisë përmes

përmirësimit të arsimit dhe aftësimit. Në fazat e mëvonshme, përvoja e fituar dhe

kursimet mund të kontribuojnë në investimet/zhvillimin më të madh të Kosovës.

3.3. Statistikat

Imigrimi i rregullt

Gjatë vitit 2017 janë lëshuar gjithsej 5,283 leje qëndrimi të përkohshëm – 52% janë lëshuar

për gjininë mashkullore, ndërsa 48% për gjininë femërore. Për bashkim familjar janë lëshuar

1,924 (36.5%) leje, për punë 2,865 (54.2%), për studime 281 (5.3%) dhe për arsye të tjera 213

(4%).

Sipas statistikave numri i të huajve me leje qëndrimi të përkohshëm në dy vitet e fundit

tregon një trend të rritjes. Kështu, në vitin 2017, numri i të huajve me leje qëndrimi të

përkohshëm është më i madh për 15% krahasuar me vitin paraprak, çka tregon së Kosova po

bëhet edhe vend i destinimit të migrimit të rregullt për qëllime të punësimit.

Shtetet më të përfaqësuara me numrin e lejeve të qëndrimit të përkohshëm të lëshuara janë:

Turqia (34.4%), Shqipëria (22.8%), Serbia (11.1%), dhe shtetet e tjera (31.7%).

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 16

Figura 3: Trendi i lejeve të qëndrimit të pakohshëm me qëllim të punësimit (2015-2017)

Burimi: MPB/DSHAM

Numri i lejeve të përkohshme për punësim, tregon një trend të rritjes, por mungojnë të

dhënat rreth sektoreve ku janë të punësuar imigrantët.

Numri i përgjithshëm i lejeve të qëndrimit të përhershëm të lëshuara gjatë vitit 2017 ishte 67

e që në krahasim me vitin paraprak tregon një rënie për 44.8% (97). Lejet e qëndrimit të

përhershëm janë lëshuar për arsye të ndryshme si: bashkim familjar 6 (9%), punësim 37

(55%), studim 1 (1.5%) dhe arsye të tjera 23 (34.5%).

Lejet e qëndrimit të përhershëm janë lëshuar kryesisht për shtetasit nga: Turqia (34.4%),

Gjermania (13.5%), Serbia (13.5%), Shqipëria (10.4%), Austria (7.5%), dhe shtetet e tjera

(20.7%).

APRK-ja gjatë vitit 2017 ka lëshuar 101 ‘Vërtetime për Lajmërimin e Punës’ për shtetas të

huaj me të cilat rregullohet dhe regjistrohet punësimi afatshurtër në Kosovë. Nga ky numër,

28 vërtetime kanë qenë vazhdime të vërtetimeve të lëshuara nga viti paraprak ndërsa gjatë

vitit 2017 janë lëshuar 73 vërtetime për herë të parë.

1,565

2,2962,865

2015 v 2016 v 2017v

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 17

Emigrimi i rregullt

Shtetasit e Republikës së Kosovës me leje të vlefshme qëndrimi në shtetet anëtare të BE-

së dhe të zonës Shengen

Si burim i te dhënave rreth numrit të popullsisë kosovare që ka leje qëndrimi në shtetet e BE-

së janë marrë të dhënat nga baza e të dhënave e Eurostat-it.14 Për tre vitet e fundit, shihet që

kemi numra të përafërt të kosovarëve me leje qëndrimi në shtetet e BE-së. Krahasuar me

vitin 2016 kur 21,141 shtetas kosovarë posedonin leje qëndrimi, tani kemi rritje prej 10.62%

të numrit të përgjithshëm të shtetasve të Kosovës me leje qëndrimi në shtetet e BE-së (23,386

persona në vitin 2017).

Në vitin 2017 numri më i madh i kosovarëve të cilët kanë leje qëndrimi vazhdon të jetë i

koncentruar në Gjermani me 14,480 (62%) persona me leje qëndrimi në vendet e BE-së,

pastaj vjen Italia me 2,469 (10.6%) persona, Sllovenia me 2,015 (8.6%) persona, Franca me

1,951 (8.4%) persona.

Në numrin e përgjithshëm të emigrantëve kosovarë që kanë kërkuar leje qëndrimi sipas

arsyes gjatë vitit 2017, kemi të dhëna numerike si në vijim: “Bashkimi familjar” 11,531

(49.3%), “Aktivitetet që paguhen” 6,634 (28.4%), “Edukimi” 547 (2.4%), dhe kategoria “Të

tjera” 4,674 (20%).

Figura 4: Emigrantët kosovarë në shtetet e BE-së dhe zonës Shengen, sipas arsyes së qëndrimit, 2015-

2017

14 (http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/show.do?dataset=migr_resfirst&lang=en), qasur me 24.07.2018

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 18

Nga krahasimi trevjeçar shihet se te kategoria “Bashkimi familjar” kemi trend të rënies

numerike. Në vitin 2017 (11,531), kemi rënie për 4,3% krahasuar me vitin 2016 (12,027),

ndërsa te kategoria “Aktivitetet që paguhen” në vitin 2017 (6,634) ka ngritje për 150%

krahasuar me vitin 2016 (2,654).

15,685

892 755

4,275

12,027

2,654

856

5,604

11,531

6,634

547

4,674

0

2000

4000

6000

8000

10000

12000

14000

16000

18000

B.Familjar Akt. që paguhen Edukim Tjera

2015 2016 2017

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 19

4. Migrimi i parregullt

Politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017 janë përqendruar në aspektet e

parandalimit të migrimit të parregullt, sidomos në parandalimin e emigrimit të parregullt

përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme informuese dhe vetëdijësuese për qytetarët e

Republikës së Kosovës.

4.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, në kuadër të Ministrisë së Punëve të

Brendshme është institucioni përgjegjës për hartimin e politikave të migrimit, duke përfshirë

ato që ndërlidhen me migrimin e parregullt, çështjet e azilit dhe refugjatëve, si dhe ndan

përgjegjësinë për zbatimin e politikave që ndërlidhen me imigrim të parregullt në Kosovë.

Në kuadër të DSHAM-së janë: Qendra për Azilkërkues dhe Qendra për Mbajtjen e të

Huajve.

Departamenti i Policisë Kufitare, në kuadër të Policisë së Kosovës, është përgjegjës për

menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror. Departamenti i Policisë Kufitare, në kuadër të

menaxhimit dhe kontrollit të kufirit shtetëror si dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit të

Organizuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve merren me parandalimin dhe luftimin

e kontrabandimit me migrantë.

Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), është drejtori e

specializuar e Policisë së Kosovës e ngarkuar me përgjegjësinë e hetimit të rasteve dhe

veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz. Në strukturimin e brendshëm në

nivelin qendror bën pjesë Sektori Qendror i Hetimeve dhe Sektori për Asistim dhe Mbrojtje

të Viktimave, ndërsa niveli lokal përbëhet nga tetë (8) Njësi për Hetimin e Trafikimit me

Njerëz pranë Drejtorive Rajonale të Policisë së Kosovës.

4.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar politikat dhe kornizën ligjore15 me qëllim të

parandalimit të migrimit të parregullt, luftimit të kontrabandimit me migrantë dhe

15 Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Kodi Penal i Kosovës, (KPK); Kodi i drejtësisë për të mitur; Kodi i Procedurës Penale të Kosovës (KPPK); Ligji për Policinë e Republikës së Kosovës; Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit dhe Mbrojtjen e Viktimave te Trafikimit; Ligji për të Huajt; Ligji për Kompensimin e Viktimave te Krimit; Ligji për Shëndetësi; Strategjia Kombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Plani i

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 20

trafikimit me qenie njerëzore. Politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017

janë përqendruar në avancimin dhe harmonizimin e kornizës ligjore me legjislacionin e BE-

së, në vlerësimin e zbatimit të planit të veprimit të Strategjisë për Migrim 2013-2018, si dhe

në parandalimin e migrimit të parregullt, sidomos në parandalimin e emigrimit të

parregullt.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar dhe ka plotësuar Ligjin nr. 04/L-072 për

Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe është miratuar në Kuvend në parim-

lexim të parë më 30 nëntor 2017.

Gjatë vitit 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës ka lansuar fushatën vetëdijësuese që kishte

për qëllim informimin e qytetarëve për rreziqet e migrimit në mënyrë të parregullt në shtetet

e BE-së dhe të zonës Schengen. Në kuadër të fushatës janë realizuar aktivitete të ndryshme,

duke përfshirë sesionet informuese në komunat si Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Fushë

Kosovë, Podujevë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan e Kamenicë. Pjesë e këtyre takimeve ka

qenë edhe niveli politik dhe diplomatik në Kosovë si dhe shoqëria civile. Gjithashtu është

realizuar 1 dokumentar, 2 videospote dhe janë shpërndarë 80,000 fletushka informuese për

pasojat e migrimit të parregullt dhe rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Me datë 27 tetor 2017 Qeveria e Republikës se Kosovës ka miratuar Udhëzimin

Administrativ QRK-nr-10/2017 për Listën e Treguesve për Identifikimin Zyrtar të

Viktimave të Trafikimit me Njerëz.

Edhe gjatë vitit 2017, Zyra e Koordinatorit Nacional Kundërtrafikim në bashkëpunim me

Autoritetin Kombëtar kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe me partnerët e tjerë me

qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, ka organizuar fushatën vetëdijësuese ‘Shih, raporto,

ndalo trafikimin!’. Në kuadër të kësaj fushate njëmujore janë organizuar aktivitete të

ndryshme, duke përfshirë konferencën për shënimin e ditës së BE-së kundër Trafikimit me

Njerëz, tryeza e takime të ndryshme në nivel qendror dhe lokal si dhe shpërndarjen e

posterëve dhe broshurave vetëdijësuese.

Veprimit 2015-2019; Strategjia e punës e DHTQNJ-së dhe Plani Vjetor i Veprimit; Aktet e tjera normative të PK-së (Udhëzimet Administrative, Parimet, Procedurat Standarde të Operimit dhe vendimet); Procedurat Standarde të veprimit për viktimat e trafikimit; Standardet minimale për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit; Strategjia afatgjate për reintegrimin e viktimave të trafikimit.

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 21

4.3. Statistikat

Imigrimi i parregullt

Refuzimi i hyrjeve

Gjatë vitit 2017, 2,813 personave u është refuzuar hyrja në të gjitha pikat e kalimit kufitar

(PKK), duke shënuar një rritje prej 2.5% në krahasim me vitin 2016, dhe një rënie prej 28% në

krahasim me vitin 2015.

Tabela 5: Refuzim i Hyrjeve në Pikëkalimet Kufitare, 2015-2017

Viti 2015 2016 2017

Numri i personave 3,844 2,742 2,813 Burimi: Njësia e Analizës së Rrezikut, Inteligjencës dhe Administrimit të të Dhënave, Departamenti i Kufirit – Policia e Kosovës Nga numri i përgjithshëm i personave të refuzuar në hyrje të kufirit në vitin 2017, 94.6%

janë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, 4% nga shtetet aziatike, 1% nga shtetet

afrikane dhe 0.4% nga Amerika dhe Australia. Nëse i krahasojmë këto shifra me vitin 2016,

ku nga totali i personave të refuzuar në hyrje 83% ishin nga shtetet anëtare të BE-së dhe

zonës Shengen, 15% nga shtetet aziatike, 1.5% nga shtetet afrikane dhe 0.5%, nga SHBA-ja,

Kanada dhe Australia, shohim se kemi rritje të refuzimit të hyrjeve për shtetasit e shteteve

anëtare të BE-së dhe zonës Shengen për 15.9%, por kemi rënie të refuzimeve për shtetasit e

shteteve të Azisë dhe të Afrikës.

Arsyet për refuzim të hyrjeve në kufi janë të ndryshme si: shtetasve të shteteve fqinje, si

Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, u është refuzuar hyrja për shkak të mungesës së

dokumenteve të vlefshme, ose për shkak të shkeljeve të tjera, ndërsa shtetasve të shteteve

anëtare të BE-së dhe të zonës Shengen u është refuzuar hyrja për shkak të mungesës së

pasaportave dhe të letërnjoftimeve biometrike. Shtetasve të shteteve aziatike dhe afrikane në

anën tjetër u është refuzuar hyrja për shkak se nuk kanë pasur viza për të hyrë në Kosovë,

apo nuk kanë pasur mjete të mjaftueshme për jetesë dhe nuk kanë mundur ta justifikojnë

qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 22

Kalimi i paautorizuar i kufirit

Gjatë vitit 2017, 132 imigrantë të parregullt kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në territorin e

Republikës së Kosovës në mënyrë të paautorizuar. Krahasuar me vitin 2016, vërejmë një

rënie të konsiderueshme prej 56%, ndërsa në krahasim me vitin 2015 kemi një rritje prej 50%.

Nga numri i përgjithshëm i imigrantëve të parregullt (132), numri më i madh i tyre është nga

Afganistani (43), Siria (26), Libia (24), Algjeria (15), Pakistani (11), të tjera (13). Gjinia

mashkullore përfaqësohet me 81% (107) imigrantë të parregullt, ndërsa gjinia femërore me

19% (25). Për nga grupmosha, 36 imigrantë të parregullt ishin të moshës nën 18 vjeç, ndërsa

96 të moshës madhore (mbi 18 vjeç).

Figura 6: Numri i imigrantëve që kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të paautorizuar 2015-2017

Burimi: Njësia e Analizës së Riskut, Inteligjencës dhe Administrimit të të Dhënave, Departamenti i

Kufirit – Policia e Kosovës

Rastet e trajtuara tregojnë se imigrantët e parregullt kanë lëvizur në grupe të vogla, të

ndihmuar nga kontrabandistët, të cilët në territorin e Republikës së Kosovës kanë hyrë

përmes kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nga 132 imigrantë të parregullt, 108 janë

raportuar ta kenë kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar duke përdorur rrugët ilegale

përgjatë vijës së gjelbër të kufirit, ndërsa 24 kanë hyrë si klandestinë duke përdorur

pikëkalimet kufitare.

Republika e Kosovës kryesisht konsiderohet si vend tranzit nga imigrantët e parregullt dhe

nuk është shtet i destinimit përfundimtar pasi që ata synim kryesor kanë migrimin në shtetet

e BE-së.

88

306

132

0

100

200

300

400

2015 2016 2017

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 23

Luftimi i kontrabandimit me migrantë

Gjatë vitit 2017, Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet sistematike dhe të hollësishme në

të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe përgjatë vijës së gjelbër të kufirit, me qëllim të

parandalimit dhe luftimit të kontrabandimit me migrantë. Po ashtu, janë luftuar edhe grupet

e organizuara kriminale brenda territorit të cilat janë marrë me kontrabandim me migrantë.

Gjatë vitit 2017, kemi një rritje prej 70% të hetimit të rasteve të kontrabandimit me migrantë

në krahasim me vitin 2016, ndërsa vërehet një rënie prej 44% në krahasim me vitin 2015.

Kontrabandimi me migrantë vazhdon të jetë cështje shqetësuese në Kosovë.

Figura 7: Rastet e iniciuara të kontrabandës me migrantë, 2015-2017

Burimi: Njësia e Analizës së Riskut, Inteligjencës dhe Administrimit të të Dhënave, Departamenti i Kufirit dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar, Policia e Kosovës Gjatë vitit 2017, numri i personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë ishte më i

lartë për 19% krahasuar me vitin 2016, ndërsa më i ulët për 54% në krahasim me vitin 2015.

Nga 125 persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë, 84% ishin shtetas kosovarë, 7%

shqiptarë, 4% serbë, 3%turq, 1% maqedonas dhe 1% indian.

Tabela 6: Të dyshuarit për kontrabandim me migrantë sipas shtetësisë, 2015-2017

Shtetësia 2015 2016 2017 Total

Kosovar 63 15 27 105

Shqiptar 0 8 1 9

Serb 1 3 1 5

Turk 3 0 1 4

Maqedonas 0 0 1 1

Indian 1 0 0 1

Total 68 26 31 125 Burimi: Njësia e Analizës së Riskut, Inteligjencës dhe Administrim të Dhënave, Departamenti i Kufirit dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar, Policia e Kosovës

52

17

29

0

20

40

60

2015 2016 2017

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 24

Trafikimi me Qenie Njerëzore16

Sipas të dhënave në dispozicion, gjatë vitit 2017 janë identifikuar 7 viktima të trafikimit, e që

në krahasim me vitin 2016, ku ishin 4 persona të identifikuar, vërehet një rritje e kësaj

dukurie për 3 persona. Sipas shtetësisë, 5 viktima të identifikuara ishin nga Shqipëria, 1 nga

Moldavia dhe 1 nga Filipinet. Të gjitha viktimat ishin të gjinisë femërore dhe të moshës

madhore. Viktimat me shtetësi të Republikës së Shqipërisë dhe nga Filipinet janë

riatdhesuar vullnetarisht, ndërsa viktimës nga Moldavia i është dhënë leje qëndrimi i

përkohshëm në Kosovë, sipas Ligjit për të Huajt dhe i është ofruar strehim dhe shërbime të

parapara sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar (strehim, kujdes

shëndetësor, ndihmë financiare, arsim dhe punë).

Emigrimi i parregullt

Shtetasit kosovarë të cilëve u është refuzuar hyrja në kufi ose janë kapur në kufi në shtetet

anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen17

Gjatë vitit 2017, 1,600 shtetasve kosovarë u është refuzuar hyrja në kufi ose janë zënë në kufi

në shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen e që në krahasim me vitin 2016 (1,300)

shënon një rritje prej 23%. Refuzimi i hyrjeve kryesisht ka ndodhur në kufijtë tokësorë (85%

ose 1,340 persona) të shteteve anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen.

Refuzimi i hyrjes është bërë për arsye të mungesës së vizës apo të qëndrimit të vlefshëm në

59% të rasteve (810), mungesës së dokumentit të vlefshëm në 26% të rasteve (490),

dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit në 3% të rasteve (45), si dhe vizës apo lejes së

falsifikuar të qëndrimit në 2% të rasteve (30).

Numri i përgjithshëm i shtetasve kosovarë të cilëve më së shumti u është refuzuar hyrja në

kufi sipas shteteve ishte i ngjashëm me vitin paraprak, ku prin: Franca me 32%, Kroacia me

31%, Hungaria me 13%, Sllovenia me 7%, Italia me 3 % dhe shtetet e tjera me 14%.

16 Për qëllime të këtij Profili janë marrë për bazë vetëm viktimat e huaja të trafikuara në Kosovë dhe viktimat vendore të trafikuara jashtë Kosovës. 17 http://ec.europa.eu/eurostat/web/asylum-and-managed-migration/data/database, e përditësuar më 23.05.2018

Page 27: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 25

Shtetasit kosovarë të cilët janë zënë me qëndrim të paligjshëm brenda territorit të shteteve anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen18

Numri i shtetasve kosovarë të cilët janë zënë me qëndrim të paligjshëm brenda territorit të

shteteve anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen në vitin 2017 (7,835), tregon një rënie prej

32%, krahasuar me vitin 2016 (11,385). Të dhënat për vitin 2017 tregojnë trend në rënie dhe

më të ulët që nga viti 2013 (9,660). Kjo rënie është për faktin se gjatë kësaj periudhe kohore

nuk ka pasur lëvizje të theksuara të emigrantëve të parregullt.

Numri më i madh i shtetasve kosovarë të cilët janë zënë me qëndrim të parregullt brenda

territorit të shteteve anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen, sipas shteteve, vinin nga

Gjermania me 47%, Zvicra me 15%, Franca me 11%, Kroacia me 8%, Hungaria me 6%,

Austria me 5%, dhe shtetet e tjera me 9%.

Shtetasit kosovarë me qëndrim të parregullt në shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës

Schengen me urdhër për largim19

Numri i shtetasve kosovarë me qëndrim të parregullt në shtetet anëtare të BE-së dhe të

zonës Schengen, me urdhër për largim në vitin 2017 (7,570), tregon një rënie të dukshme prej

47%, krahasuar me vitin 2016 (14,170). Kjo rënie vjen për faktin se nuk ka pasur lëvizje të

theksuara të emigrantëve të parregullt gjatë kësaj periudhe kohore.

Numri më i madh i shtetasve kosovarë me qëndrim të parregullt në shtetet anëtare të BE-së

dhe të zonës Schengen, me urdhër për largim sipas shteteve, ishin nga Gjermania me 28%

(2,160), Franca me 26% (1,970), Kroacia me 9% (675), Belgjika me 8% (600), Zvicra me 6%

(420) dhe nga shtetet e tjera me 23% (1,745).

Shtetasit kosovarë të larguar nga shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen në bazë të

urdhrit për largim20

Numri i shtetasve kosovarë të larguar nga shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen në

bazë të urdhrit për largim gjatë vitit 2017 ishte 6,110 persona, e që krahasuar me vitin 2016

18 http://ec.europa.eu/eurostat/web/asylum-and-managed-migration/data/database, e përditësuar më

23.05.2018 19 http://ec.europa.eu/eurostat/web/asylum-and-managed-migration/data/database, e përditësuar më

23.05.2018 20 http://ec.europa.eu/eurostat/web/asylum-and-managed-migration/data/database, e përditësuar më

23.05.2018

Page 28: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 26

(13,150) tregon rënie të dukshme prej 54%. Shtetasit kosovarë të larguar nga shtetet anëtare

të BE-së dhe të zonës Schengen në bazë të urdhrit për largim, ishin nga Gjermania me 68%

(4,165), Kroacia me 8% (510), Franca me 6% (330), Suedia me 5% (305), Austria me 4% (255)

dhe shtetet e tjera me 9% (545).

Figura 8: Shtetasit kosovarë të cilëve u ka refuzuar hyrja në kufi; janë zënë me qëndrim të paligjshëm;

janë urdhëruar të largohen dhe janë larguar nga shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen, 2015

- 2017

Burimi: Eurostat

1,170

52,310

22,220

17,225

1,290

11,38514,170 13,150

1,600

7,785 7,570 6,110

0

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

Refuzimi i hyrjes nëkufi

Të zënë me qëndrimtë pa ligjshëm

Urdhër largimi Të larguar ne bazë tëurdhërit për largim

2015 2016 2017

Page 29: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 27

5. Kthimi, ripranimi dhe riintegrimi

Ky kapitull përfshin një përmbledhje të procesit të kthimit, ripranimit dhe ri-integrimit, me

të dhëna të hollësishme rreth numrit të të kthyerve vullnetarë dhe atyre të kthyer me forcë.

Kapitulli mbulon si kthimin e shtetasve të huaj ashtu edhe kthimin e kosovarëve në vendin e

tyre.

5.1. Kthimi i të huajve

5.1.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim (në kuadër të MPB-së) dhe Drejtoria për Migrim

dhe të Huaj (DMH në kuadër të PK-së) janë autoritetet përgjegjëse për kthimin e të huajve

me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës në vendet e origjinës apo në vendin e

fundit të qëndrimit të të huajve.

5.1.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Strategjia Kombëtare për Migrim dhe Plani i Veprimit 2013-2018 përbën kornizën kryesore

strategjike shtetërore e cila përfshin edhe politikat e kthimit të të huajve me qëndrim të

paligjshëm në Kosovë si dhe rregullimin e mekanizmave përkatës për zbatimin e politikave.

Urdhërlargimi vullnetar është masë administrative që del nga Ligji për të Huajt që e lëshon

DSHAM-ja në formë të vendimit me kërkesë të DMH-së ndaj të huajit me qëndrim të

paligjshëm me anë të së cilit i huaji urdhërohet që brenda afatit ligjor ta lëshojë territorin e

Republikës së Kosovës me ndalesë të hyrjes. Nëse largimi shoqërohet me masë ndaluese,

afati i ndalimit të hyrjes nuk mund të jetë më i shkurtër se një (1) muaj e as më i gjatë se pesë

(5) vjet.

Në rast të mosrespektimit të Urdhërlargimit vullnetar si dhe kundërvajtjeve të tjera sipas

nenit 9721 të Ligjit për të Huajt dhe Udhëzimit Administrativ (MPB) 09–2014 ‘për kthimin e

të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës’, DMH-ja ndaj të huajit lëshon

dhe ekzekuton Urdhërlargimin me forcë. Afati i ndalimit të hyrjes nuk mund të jetë më i

shkurtër se një (1) muaj e as më i gjatë se pesë (5) vjet.

21 Ligji Nr. 04/L-219 për të Huajt, https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8876

Page 30: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 28

5.1.3. Statistikat

Urdhërlargimi Vullnetar

Të dhënat vjetore tregojnë se numri i Urdhërlargimeve (vullnetare) gjatë vitit 2017 (111),

ishte pothuajse i njëjtë me vitin paraprak (118). Numri më i madh i Urdhërlargimeve

(vullnetare) të lëshuara ishin ndaj shtetasve të Shqipërisë në 95% të rasteve (102), kurse 5%

ishin nga shtetet e tjera.

Në bazë të këtyre të dhënave, te numri i Urdhërlargimeve vullnetare të kategorizuara sipas

gjinisë ka dominuar gjinia femërore me 97%, krahasuar me gjininë mashkullore me 3%.

Sipas grupmoshës, pjesa më e madhe është lëshuar për grupmoshën 18-34 vjeç me 47%,

pasuar me grupmoshën 35-64 vjeç me 53%. Ndër arsyet e lëshimit të Urdhrërlargimit

vullnetar ndaj të huajve me qëndrim të paligjshëm në Kosovë, ka qenë mungesa e lejes së

vlefshme të qëndrimit, anulimi ose revokimi i lejes së qëndrimit, ose janë gjetur duke

punuar në kundërshtim me dispozitat e parapara me Ligjin për të Huajt ose me ligjet e tjera

në fuqi.

Urdhërlargimi me forcë

Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar 237 Urdhërlargime me forcë, që paraqet një rënie prej 30%

në krahasim me vitin 2016, ndërsa ka një rritje prej 288% krahasuar me vitin 2015.

Figura 9: Urdhërlargimet me forcë, 2015 – 2017

Burimi: Departamenti i Policisë Kufitare – Drejtoria për Migrim dhe të Huaj

Kjo rënie është rezultat i inspektimeve që janë bërë te bizneset e ndryshme që kanë të

punësuar shtetas të huaj, si dhe falë shpërndarjes së broshurave informuese për shtetasit

60

339

237

0

100

200

300

400

2015 2016 2017

Page 31: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 29

jokosovarë në Pikëkalimet Kufitare në hyrje, ku janë njoftuar lidhur me procedurat e

qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas gjinisë, 52% e të deportuarve me Urdhërlargim me forcë kanë qenë të gjinisë femërore,

ndërsa 48% të gjinisë mashkullore. Sa i përket grupmoshave, 3% kanë qenë persona të mitur

të grupmoshës 15-18 vjeç, ndërsa 97% e të deportuarve kanë qenë mbi 18 vjeç. Sipas

shtetësisë, 90.2% kanë qenë nga Shqipëria, 2.3% nga Maqedonia, 1.5% nga Serbia dhe 5%

nga vendet e tjera.

Gjithashtu, gjatë vitit 2017, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka deportuar nga Republika e

Kosovës 16 persona me vendim të gjykatave të Kosovës, duke u bazuar në Kodin Penal të

Republikës së Kosovës. Nga këto deportime, 10 persona ishin shtetas të Shqipërisë, 1 i

Bullgarisë, 3 të Turqisë, 1 i Kamerunit dhe 1 i Kolumbisë.

5.2. Ripranimi

5.2.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, përkatësisht Divizioni për Ripranim dhe Kthim

në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është autoriteti kryesor shtetëror përgjegjës

për zbatimin e Ligjit Nr. 03/l-208 për Ripranim si dhe të marrëveshjeve bilaterale të

ripranimit.

5.2.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Deri në fund të vitit 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar 22 marrëveshje

bilaterale të ripranimit me 24 shtete22. Me shtetet me të cilat Republika e Kosovës nuk ka

nënshkruar marrëveshje për ripranim aplikohet Ligji për Ripranim.

5.2.3. Statistikat

22 2009 Republika e Shqipërisë, 2009 Republika e Francës, 2010 Këshilli Federal Zviceran, 2010 Gjermania, 2010 Mbretëria e Danimarkës, 2010 Republika e Austrisë, 2010 Mbretëria e Norvegjisë, 2011 Republika e Sllovenisë, 2011 Beneluksi (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg), 2011 Republika e Çekisë, 2011 Mali i Zi, 2011 Mbretëria e Suedisë, 2011 Republika e Finlandës, 2012 Republika e Hungarisë, 2012 Republika e Bullgarisë, 2012 Republika Maltës, 2013 Republika e Estoneze, 2013 Principata e Lihtenshtajnit, 2013 Republika e Kroacisë, 2014 Republika e Italisë, 2015 Republika e Turqisë dhe 2017 Republika e Maqedonisë

Page 32: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 30

Të dhënat vjetore tregojnë se në vitin 2017 janë ripranuar 4,509 shtetas të Republikës së

Kosovës që përbën një rënie prej 65% krahasuar me vitin paraprak (13,030). Sipas mënyrës

së kthimit 58% (2,623) janë kthyer me forcë dhe 42% (1,886) janë të kthyer vullnetarë të

asistuar nga IOM-i.

Sipas gjinisë, 71% (1,860 persona) e të ripranuarve me forcë janë të gjinisë mashkullore dhe

29% (763 persona) të gjinisë femërore. Po ashtu, edhe sa i përket të ripranuarve vullnetarë

prin gjinia mashkullore me 59% (1,106) kurse gjinia femërore pason me 41% (780).

Figura 10: Ripranimi vullnetar dhe me forcë, 2015–2017

Burimi: PK, IOM

Nga numri i përgjithshëm, përqindja më e madhe e të ripranuarve, 41% (1,845), ishin të

moshës ndërmjet 18-34 vjeç, ndërsa 26.8% (1,210) të moshës mbi 35 vjeç. Grupmosha 6-13

vjeç është e përfaqësuar me 13.4% (604), ndërsa grupmosha 0-5 vjeç me 12% (544).

Numri më i madh i të ripranuarve me forcë ishte nga Gjermania me 67.6 % (1,774), Zvicra

me 9.9% (259), Suedia me 5% (130), Franca me 4.2% (110), Austria me 2.6% (69) dhe shtetet e

tjera me 10.7% (281). Në anën tjetër, numri më i madh i të ripranuarve vullnetarë të asistuar

nga IOM-ja gjatë vitit 2017 ishte nga Gjermania me 82.2% (1,550), Austria me 7.6% (143),

Luksemburgu me 4.3% (82), Zvicra me 1.5% (28) dhe vendet e tjera me 1.2% (22).

9,040

6,519

2,623

9,749

6,511

1,886

18,789

13,030

4,509

2015 2016 2017

Me forcë Vullnetarë Total

Page 33: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 31

5.3. Ri-integrimi

5.3.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Departamenti për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) në kuadër të MPB-së,

është përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe menaxhimin e Programit për Ri-integrim.

Institucionet qendrore dhe lokale të përfshira në zbatimin e programit për ri-integrim janë:

MPMS-ja, MASHT-i, MMPH-ja, MSH-ja, MAPL-ja, MBPZHR-ja, Zyrat Komunale për

Komunitete dhe Kthim dhe drejtoritë e tjera përkatëse komunale.

5.3.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Plani i Veprimit

përbën dokumentin kryesor strategjik për politikat e ri-integrimit të personave të

riatdhesuar.

Më 6 shtator 2017, Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren (QRK) Nr. 13/2017 për Ri-

integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Ri-integrimit. Me

ndryshimet e bëra në Rregulloren e re, zbatimi i skemës së Planeve të Biznesit ka kaluar në

MPMS, si dhe është ndryshuar afati i paraqitjes së kërkesës për skemat e ri-integrimit

emergjent dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, procesi i vendimmarrjes për ofrimin e

mbështetjes brenda skemës së riintegrimit të qëndrueshëm është bartur te Komisioni

Komunal për Reintegrim, kurse vendimmarrja e Komisionit të Ankesave nga niveli

Qeveritar është bartur tek MPB-ja/DRPR-ja si dhe është përfshirë trajtimi i fëmijëve të

pashoqëruar si kategori e veçantë. Me qëllim të lehtësimit të zbatimit të politikave dhe të

decentralizimit të shërbimeve në kuadër të programit të riintegrimit janë arritur marrëveshje

bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Këto marrëveshje janë bërë në

fushën e arsimit, punësimit përmes masave aktive të tregut të punës, financimit për

themelimin e bizneseve, ngritjes së kapaciteteve të DRPR-së, ofrimit të shërbimeve të

konsulencës, etj.23

23 Marrëveshjet përfshijnë institucione qeveritare, organizata të shoqërisë civile dhe donatorë të ndryshëm

(MASHT, MPMS, UNDP, GIZ, OJQ Monitor, N.SH D&D Business Support Center).

Page 34: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 32

5.3.3. Statistikat

Gjatë vitit 2017, në kuadër të skemave të ndryshme emergjente dhe të ri-integrimit të

qëndrueshëm janë mbështetur 4987 persona të riatdhesuar24, shtetas të Republikës së

Kosovës, numër ky që është më i vogël për 16 % në krahasim me vitin 2016 (5,786 persona).

Kjo vjen si rezultat i zvogëlimit të numrit te kthyerve për tri herë nga shtetet e Perëndimit.

Sipas përkatësisë etnike numri më i madh i përfituesve gjatë vitit 2017 i takon komunitetit

shqiptar me 51% (1,328), pastaj komunitetit rom me 19.4% (503), ashkali 21% (551), egjiptian

6.5% (170), dhe komuniteteve të tjera 2.1% (56). Ndërsa, sipas komunave të origjinës për

vitin 2017, numri më i madh i përfituesve është nga komuna e Fushë Kosovës me 13.2%

(343) përfitues, Gjakova me 8% (208) dhe Ferizaji me 7.6% (199) përfitues. Numri më i madh

i personave që kanë përfituar nga programi për reintegrim janë të riatdhesuarit nga

Gjermania me 89% (2, 319), Franca me 2.1% (55) dhe Suedia me 2.1% (55).

Në kuadër të Programit për Ri integrim, kujdes i veçantë u është kushtuar fëmijëve dhe

grupeve të cënueshme, dhe gjatë viteve 2016 dhe 2017 janë mbështetur 160 persona të

riatdhesuar nga këto dy kategori.

Në vijim janë paraqitur të dhënat për mbështetjen e personave të riatdhesuar sipas skemave

të përfitimit.

24 Numri i përfitueseve prej 4987 personave gjatë vitin 2017 paraqet përfituesit e ri dhe të bartur, prej tyre 2608 persona janë mbështetur nga Programi për Ri integrim dhe 2379 persona janë mbështetur nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Page 35: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 33

Figura 11: Ndihma menjëherë pas arritjes dhe ndihmat emergjente brenda 12 muajve pas riatdhesimit, 2015 – 2017

Burimi: DRPR/MPB

Figura 12: Ndihma për reintegrim të qëndrueshëm, 2015 – 2017

Burimi: DRPR/MPB

Në kuadër të skemave për ri integrim të qëndrueshëm, gjatë periudhës 2015-2017 vërehet një

rritje e konsiderueshme në skemën e punësimit. Në vitin 2017 vërehet një rritje për 39% (350

përfitues) në krahasimin me vitin 2016 (252 përfitues). Rritje po ashtu ka pasur edhe në

skemat e financimit për themelimin e bizneseve, aftësimit profesional, trajnimit për punë.

1,895

139 198

542

61 7

1,875

321202

2,711

113 7

1,535

158 185

634

76 95

0

500

1,000

1,500

2,000

2,500

3,000

Transport(persona)

Akomodimi ipëkohshem (7

ditor)(persona)

Akomodimime qera derinë 12 muaj

(familje)

Pakoushqimore

dhe higjenike(persona)

Pakojadimërore(familje)

Pakojashëdetësore

(persona)

2015 2016 2017

6463 89 123 1 4 17

615

2,058

179 252 347

4 7 24230

902

264 350 3214 57 82

0

500

1,000

1,500

2,000

2,500

Fin

anci

mb

izn

esi

(vet

ëpu

nës

i…

Aft

ësim

qen

dra

t e

aftë

sim

it…

Tra

jnim

pu

(p

erso

na)

Pu

nës

im (

per

son

a)

Ku

rse

tëg

juh

ës(n

xën

ës)

Rin

dër

tim

/N

dër

tim

(fa

mil

je)

Ren

ov

imsh

tëp

ie (

fam

ilje

)

Mo

bil

imsh

tëp

ie(f

amil

je)

2015 2016 2017

Page 36: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 34

6. Integrimi

Integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare është i rregulluar përmes kornizës ligjore në

fuqi. Përkundër kësaj, mungon një mekanizëm qendror referues dhe ndërinstitucional

lidhur me ofrimin e shërbimeve për të huajt me qëllim të integrimit të tyre në shoqërinë

kosovare.

6.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare është përgjegjësi e disa institucioneve të nivelit

qendror dhe lokal, të mbështetur nga organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare.

Autoritetet shtetërore përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për lehtësimin e integrimit të të

huajve në shoqërinë kosovare janë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

6.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Me legjislacionin në fuqi garantohen shërbimet e ndryshme që kanë për qëllim lehtësimin e

integrimit të të huajve në sferën shoqërore dhe ekonomike dhe qasjen e barabartë në

shërbimet publike. Kreu IX i Ligjit nr. 04/l-219 për të Huajt siguron bazën ligjore për kushtet

dhe shërbimet e integrimit të të huajve në jetën ekonomike, kulturore dhe shoqërore,

përfshirë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me organizatat

ndërkombëtare dhe joqeveritare me qëllim të promovimit dhe zbatimit të programeve për

integrimin e të huajve në shoqëri.

Legjislacioni në fuqi garanton të drejtën e fitimit të shtetësisë së Kosovës (përmes

natyralizimit)25 dhe qasjen në shërbime përkatëse me qëllim të lehtësimit të procesit të

integrimit në shoqërinë kosovare.

Me qëllim të koordinimit të institucioneve përgjegjëse dhe krijimit të një autoriteti përgjegjës

për monitorimin e integrimit të të huajve në shoqërinë kosovare, Ministria e Punëve të

Brendshme ka hartuar Projektrregulloren për Integrimin e të Huajve në Kosovë. Kjo

rregullore përcakton kriteret, procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për procesin e 25 Ligji Nr. 04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës, Gazeta e Republikës së Kosovës/Nr. 33/2 Shtator 2013, Prishtinë

Page 37: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 35

integrimit të të huajve. Kategoritë e të huajve që përfitojnë nga Programi për Integrim janë:

azilkërkuesit, personat me status të refugjatit, personat me mbrojtje të përkohshme, personat

me mbrojtje plotësuese, personat me qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm, si dhe

personat me status pa shtetësi. Në bazë të projektrregullores, të huajt në procesin e

integrimit gëzojnë të drejtën për arsim, kujdes shëndetësor, asistencë sociale, aftësim

profesional dhe punësim, informim, strehim, si dhe shërbimet e tjera të garantuara me

legjislacionin në fuqi. Projektrregullorja për integrimin e të huajve është finalizuar dhe pritet

të miratohet pas miratimit të Ligjit të plotësuar/ndryshuar për të Huajt si dhe Ligjit për Azil.

6.3. Statistikat

Gjatë vitit 2017, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar gjithsej 335 persona, duke

shënuar rritje prej 87% krahasuar me vitin 2016 (179. Sipas gjinisë prin gjinia femërore me

61% (205) në krahasim me gjininë mashkullore me 39% (130).

Nga numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj të cilët kanë fituar shtetësinë e Republikës së

Kosovës, grupmosha 18-34 vjeç është e përfaqësuar me 48.7% (163), grupmosha 35-64 vjeç

me 40.6% (136) dhe grupmosha të tjera me 10.7% (36).

Nga numri i përgjithshëm i personave të cilët kanë fituar shtetësinë e Republikës se Kosovës

në vitin 2017, prijnë shtetasit nga Shqipëria me 62% (208), pasuar nga shtetasit nga Serbia me

14.6% (49), nga Turqia me 1.2% (4) dhe nga shtetet e tjera me 22% (74).

Figura 13: Numri i personave që kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, 2015-2017

Burimi: DSHAM

Trendet tregojnë se në vitin 2017 ka pasur rritje të dukshme të fitimit të shtetësisë sepse janë

përmbushur kriteret ligjore të fitimit të shtetësisë, siç është plotësimi i kriterit të qëndrimit

që ndërlidhet me periudhën kohore.

187179

335

0

100

200

300

400

2015 2016 2017

Page 38: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 36

7. Migrimi dhe Zhvillimi

Në këtë pjesë jepet një përmbledhje e politikave dhe strategjive të Republikës së Kosovës që

ndërlidhen me migrimin dhe zhvillimin. Fokusi është vënë në prezantimin e mënyrave se si

mund të përdoret potenciali i migrimit për qëllime zhvillimore, siç janë remitencat,

investimet nga diaspora si dhe politikat e angazhimit të kthimit të ekspertëve nga diaspora

(kthimi i trurit).

7.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Duke u nisur nga fakti se Kosova ka diasporë të konsiderueshme (rreth 800,000 persona), rol

kryesor në këtë fushë ka Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Krahas saj, edhe

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe

Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Arsimit në fushëveprimin e tyre

përfshijnë hartimin e politikave dhe strategjive të cilat në mënyrë direkte apo indirekte

rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me migrimin dhe zhvillimin. Qëllimi i përbashkët është

krijimi i një klime të favorshme në vend dhe në diasporë për promovimin e vlerave

kulturore dhe tërheqjen e investimeve nga diaspora.

Fushëveprimi i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike është sigurimi i

ndërlidhjes dhe komunikimit në mes të pjesëtarëve të diasporës dhe institucioneve të

Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim kjo ministri angazhohet në ruajtjen e identitetit të

pjesëtarëve të diasporës, integrimin e tyre në vendet pritëse si dhe promovimin e resurseve

dhe mundësive për investimet e tyre në vendin e origjinës me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Janë themeluar strukturat e organizimit të pjesëtarëve të diasporës si rrjetet e bizneseve,

rrjetet e profesionistëve, rrjetet e të rinjve me qëllim të krijimit të urave lidhëse mes

diasporës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe me qëllim të krijimit dhe

forcimit të lidhjeve brenda vetë diasporës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për hartimin e politikave të

punësimit dhe ka rol të rëndësishëm në promovimin e migrimit të rregullt si dhe në

ndërlidhjen e nevojave të tregut të punës me migrimin.

Page 39: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 37

Ministria e Financave gjithashtu angazhohet që përmes politikave fiskale të krijojë klimë të

favorshme për investime, duke përfshirë edhe investitorët nga diaspora.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është institucion tjetër i rëndësishëm që ndërlidh

migrimin përmes politikave për përmirësimin e ambientit të biznesit siç është promovimi i

investimeve dhe eksportit, fuqizimi dhe krijimi i zonave ekonomike, zhvillimi ndërmarrjeve

të vogla dhe të mesme (NVM) dhe forcimi i sektorit privat në përgjithësi.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik bën ndërlidhjen e migrimit me zhvillimin ekonomik

përmes fushëveprimit të saj në hartimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e

gjithmbarshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, duke përfshirë përgatitjen dhe

monitorimin e zbatimit të legjislacionit në sektorin e energjisë, minierave, teknologjisë

informative si dhe në sektorin e ndërmarrjeve publike.26

Ministria e Arsimit përmes politikave të saj siguron ruajtjen e identitetit, duke krijuar

kurrikula të veçanta për pjesëtarët e diasporës.

7.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Për të realizuar misionin e saj në mbështetje të diasporës Ministria e Diasporës dhe

Investimeve Strategjike ka hartuar Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, si dhe

Planin e Veprimit. Përveç kësaj strategjie, diaspora si potencial për zhvillimin ekonomik të

vendit është përfshirë edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021.

Në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe

ndërlidhjes së migrimit me aspektin zhvillimor të Kosovës, vlen të theksohet se shtyllë

kryesore e angazhimit janë aktivitetet e bashkëpunimit me Rrjetin Global të Bizneseve të

Diasporës Shqiptare në vendet ku jeton dhe vepron diaspora (25 rrjete/degë të themeluara,

me mbi 5,500 biznese). Po ashtu, janë organizuar konferenca dhe takime të tjera të cilat kanë

pasur për qëllim t’i vetëdijësojnë dhe t’i informojnë pjesëtarët e diasporës për mundësitë që

Kosova u ofron për investime. Në këtë drejtim, kompania “SoWiKosovo” në fund të vitit

2017 ka iniciuar procedurat për t’u radhitur si investitori i parë më i madh strategjik në

Kosovë në fushën e energjisë së ripërtritshme.

26 http://mzhe-ks.net/sq/fusheveprimi-i-ministrise-se-zhvillimit-ekonomik

Page 40: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 38

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të politikave të saj ka realizuar dy

marrëveshje me shtetin gjerman për migrimin qarkor. Qëllimi i marrëveshjeve është

avancimi i shkathtësive profesionale të punëkërkuesve përmes sistemit dysor të shkollimit.

Agjencia e Punësimit përmes divizionit të saj dhe Zyrave të Punësimit ka filluar ofrimin e

shërbimeve të migrimit për punësim dhe aftësim profesional si dhe ka krijuar modulin

informativ në kuadër të uebfaqes së APRK-së për të gjitha shërbimet që ofrohen për migrim

të rregullt.

Ministria e Financave ka bërë rishikimin e listës së produkteve për lirimet doganore dhe si

rezultat i kësaj ka aprovuar vendimin t’i lirojë nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit e

lëndëve të para, gjysmëprodukteve, vijave të prodhimit dhe pajisjeve të TI-së. Po ashtu, kjo

ministri ka aprovuar vendimin për lirimin nga tatimi i Akcizës për lëndët ndihmëse që

përfshihen në procesin e prodhimit. Vlen të theksohet se Programi Kombëtar për Reforma

Ekonomike 2017 ka paraparë reforma specifike me masa konkrete që do t’i ndihmojnë

zhvillimit dhe aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit. Ky program është vlerësuar lart

nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të politikave zhvillimore me qëllim të

përmirësimit të ambientit të biznesit ka unifikuar numrin e regjistrimit të bizneseve me

Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe ka shkurtuar afatin kohor

për regjistrimin e bizneseve në më pak se 2 ditë. Në raportin e Bankës Botërore të të bërit

biznes për vitin 2017, Kosova është renditur në vendin 10 për regjistrim të biznesit dhe në

vendin 40 nga vendet botërore, pasi që janë hequr dhe zvogëluar taksat për shërbimet e

ofruara për bizneset në procesin e regjistrimit të tyre. Ekzistojnë 29 qendra të regjistrimit të

bizneseve (one-stop shops) në komunat e Kosovës dhe është zhvilluar moduli për regjistrimin

online të bizneseve. Të gjitha reformat e lartpërmendura lehtësojnë regjistrimin e bizneseve

nga diaspora në Kosovë të cilat trajtohen njëjtë si investitorët vendorë.

Në kuadër të politikave zhvillimore, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar Strategjinë

e Kosovës për TI, e cila do të shërbejë si shtytës kryesor për rritje ekonomike, punësim dhe

inovacion deri në vitin 2020 përmes rritjes së aftësisë konkurruese ndërkombëtare të

industrisë së TI-së në Kosovë. Po ashtu, kjo ministri ka aprovuar Strategjinë e Energjisë 2017-

2026 për zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë për bazë zhvillimin e qëndrueshëm

ekonomik, ruajtjen e mjedisit, shfrytëzimin efiçent të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve të

Page 41: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 39

reja gjeneruese konvencionale dhe të ripërtëritshme të energjisë, krijimin e tregut

konkurrues dhe krijimin e vendeve të reja të punës që ndërlidhen me sektorin e energjisë.

7.3. Statistikat

Dërgesat e emigrantëve (Remitancat)

Remitancat në përgjithësi kanë ndikim të shumëfishtë në aspektet kryesore të zhvillimit në

Kosovë. Të hyrat nga dërgesat e emigrantëve janë në rritje si rezultat i trendit të rritjes së

emigrimit të rregullt për qëllime të punësimit. Në vitin 2017, remitancat në Kosovë arritën

shumën prej 759.2 milionë euro krahasuar me vitin 2016, me një rritje prej rreth 10%.

Dërgesat e emigrantëve në vitin 2017 kanë pasur pjesëmarrje prej 12.1% në prodhimin e

brendshëm bruto (PBB).

Figura 14: Të hyrat nga remitancat, 2008-2017

Burimi: BQK, 2018

Rreth 63.8% e dërgesave të emigrantëve transferohen përmes sistemit financiar, ndërsa pjesa

tjetër përfshin dërgesat e emigrantëve në mallra dhe mjetet e tjera që transferohen përmes

kanaleve joformale. Burimet§q kryesore të dërgesave të emigrantëve vazhdojnë të jenë

Gjermania dhe Zvicra, me 37% gjegjësisht 23% të totalit të dërgesave të pranuara në Kosovë.

Italia dhe Austria përbëjnë 5% dhe 4% të totalit të dërgesave, pasuar nga Belgjika (2%),

SHBA-të (7%) dhe Suedia (3%).

608.7 585.7 584.3

492.5 516.4573.4

622.3665.5 691.0

759.2

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

12.0

14.0

16.0

18.0

20.0

0.0

100.0

200.0

300.0

400.0

500.0

600.0

700.0

800.0

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Remitancat Remitancat/PBB (apshisa e djathtë)

Th

ou

sen

d€

%

Page 42: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 40

Investimet e huaja direkte

Investimet e huaja direkte (IHD) në Kosovë në vitin 2017 ishin 287.8 milionë euro ose 31%

më të mëdha krahasuar me vitin paraprak. Në grafikun e mëposhtëm është paraqitur trendi

i IHD-ve në Kosovë gjatë periudhës 2008-2017.

Figura 15: Investimet e huaja direkte në Kosovë të shprehura në miliona euro dhe si përqindje e PBB-

Burimi: BQK, 2018

IHD-të në Kosovë gjatë vitit 2017 kryesisht janë përqendruar në sektorët si patundshmëria

me 65.1% të totalit të IHD-ve, sektori i shërbimeve financiare me 19.2%, sektori i ndërtimit

me 15.5%, sektori i shërbimeve tregtare me një pjesëmarrje prej 3.4% të totalit të IHD-ve.

Edhe gjatë periudhës 2014-2017, Kosova është karakterizuar me një vlerë të lartë të

investimeve në patundshmëri, duke mbuluar rreth 65% të shumës së përgjithshme të IHD-

ve. Kjo kategori kryesisht përfshin investimet e emigrantëve në patundshmëri, rreth 85% e

totalit të sektorit të patundshmërisë. Kjo e dhënë përforcon rëndësinë e diasporës në

ekonominë e Kosovës dhe vëmendjen të cilën ajo e meriton.

Shërbimet e udhëtimit të vizitorëve në Kosovë / Turizmi i Diasporës në Kosovë

Kosova gëzon turizëm të konsiderueshëm nga diaspora, veçanërisht gjatë pushimeve

sezonale të verës dhe dimrit. Të hyrat nga shërbimet e udhëtimit për qëllime personale janë

369.9

287.4

368.5 384.4

229.1

280.2

151.2

308.8

220.0

287.8

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

12.0

14.0

16.0

18.0

20.0

0.0

50.0

100.0

150.0

200.0

250.0

300.0

350.0

400.0

450.0

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

IHD IHD/PBB (boshti në të djathtë)

Th

ou

sen

d€

%

Page 43: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 41

rritur vazhdimisht që nga viti 2012 siç mund të shihet nga Figura 14, duke arritur në

1,077.400 euro në vitin 2017, të gjitha në një kohë kur numri i vizitave në Kosovë nga

agjencitë ndërkombëtare (përfshirë OJQ-të, misionet e huaja në Kosovë) ka pësuar rënie dhe

kjo ka ndikuar në zvogëlimin e shpenzimeve nga këto kategori. Meqë ka shumë pak vizitorë

të tjerë në Kosovë, pjesa dominuese e të ardhurave të kësaj kategorie, mbi 90%, mund t’i

atribuohet diasporës.

Figura 16: Shërbimet e udhëtimit të shprehura në miliona euro, 2012 - 2017

Burimi: BQK, 2018

Rëndësia e diasporës mund të shihet edhe nga përqindja e pjesëmarrjes në prodhimin e

brendshëm bruto të remitancave që paraqet rreth 11% të PBB-së, turizmin e diasporës me

16% dhe IHD-ve në patundshmëri me 2.5%, siç është paraqitur në Tabelën 15. Duke pasur

parasysh se shuma e këtyre tre komponentëve përbën rreth 30% të prodhimit të brendshëm

bruto, të hyrat përkitazi me migrimin janë faktor i rëndësishëm për të mundësuar konsumin

e brendshëm të vendit (konsumi plus investimet) dhe për të ndihmuar në ngritje të

prodhimit vendor.

636.8 647.5 665.6 719.7

901.4

1077.4

0.0

10.0

20.0

30.0

-100.0

100.0

300.0

500.0

700.0

900.0

1100.0

1300.0

1500.0

2012 2013 2014 2015 2016 2017

Shërbimet e udhëtimit Ndryshimi vjetor (në përqindje, boshti i djathtë)

Th

ou

sen

d €

%

Page 44: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 42

Figura 17: Të hyrat nga diaspora të shprehura si përqindje e deficitit tregtar në mallra, 2012-2017

Burimi: BQK, 2018

5,058.75,326.6

5,567.55,807.0

6,070.06,282.2

10 10 11 11 11 10

11.96 11.55 11.36 11.77 14.11 16.291.94 2.17 2.17 2.78 2.35 2.53

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

0

1000

2000

3000

4000

5000

6000

7000

2012 2013 2014 2015 2016 2017PBBIHD në patundshmëri (%, boshti i djathtë)2Shërbimet e udhëtimit (%, boshti i djathtë)2

Th

ou

sen

d €

%

Page 45: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 43

8. Azili dhe mbrojtja ndërkombëtare

Në këtë kapitull janë paraqitur detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve të cilat janë

përgjegjëse për çështjet e azilit dhe të mbrojtjes ndërkombëtare. Numri i azilkërkuesve ka

shënuar rritje të konsiderueshme në vitin 2017, mirëpo në bazë të statistikave është vërejtur

që azilkërkuesit kryesisht e përdorin Kosovën si vend tranzit, duke qëndruar në Kosovë

mesatarisht 26 ditë.

Numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së dhe të zonës Schengen ka shënuar rënie

gjatë vitit 2017 krahasuar me vitin paraprak.

8.1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse

Autoritetet përgjegjëse për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare janë: DSHAM-ja, Komisioni

Kombëtar për Refugjatë dhe gjykatat kompetente. DSHAM-ja është përgjegjëse për vendime

në instancën e parë lidhur me kërkesën për azil (njeh dhe refuzon azilin, njeh mbrojtjen

plotësuese, refuzon kërkesën për azil dhe ndërpret procedurën e azilit).27

Komisioni Kombëtar për Refugjatë është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave kundër

vendimeve të shkallës së parë dhe vendos për miratimin, anulimin, rishqyrtimin dhe

ndryshimin e vendimeve të shkallës së parë. Gjykata kompetente në përputhje me Ligjin për

Gjykatat është përgjegjëse për shqyrtimin e vendimeve administrative.

8.2. Politikat dhe Korniza Ligjore

Politikat në fushën e azilit janë të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Migrim dhe Planin

e saj të Veprimit 2013-2018. Ligji për Azil Nr. 04/L-217 është plotësuar dhe ndryshuar me

qëllim të harmonizimit me direktivat e BE-së28 në fushën e azilit, dhe është aprovuar nga

Qeveria me Vendimin nr. 09/15 të datës 23 nëntor 2017.

27 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr. 32/30 Gusht 2013, Prishtinë, Ligji Nr. 04/L-217 për Azil,

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2541 28 Direktiva Nr. 2013/33/EU e Parlamentit dhe Këshillit Europian e datës 26 qershor 2013 për Vendosjen e Standardeve të Pranimit të Aplikantëve për Mbrojtje Ndërkombëtare; Direktiva Nr.2013/32/EU e Parlamentit dhe Këshillit Europian e datës 26 qershor 2013 për Procedurat e Përbashkëta për Dhënien dhe Tërheqjen e Mbrojtjes Ndërkombëtare; Direktiva Nr. 2001/55/EC e Këshillit të datës 20 korrik 2001 për Standardet Minimale për Dhënien e Mbrojtjes Ndërkombëtare në rast të Fluksit Masiv të Personave të Zhvendosur dhe për Masat që Promovojnë një Balancë të Përpjekjeve të Shteteve Anëtare në Pranimin e Personave të Tillë dhe Bartjen e Pasojave nga kjo; Direktiva Nr. 2011/95/EU e Parlamentit dhe Këshillit Europian e datës 13 dhjetor 2011 për

Page 46: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 44

8.3. Statistikat

Azilkërkuesit në Kosovë

Numri i azilkërkuesve në Kosovë gjatë vitit 2017 ka qenë 147, duke shënuar rënie prej

52.12% krahasuar me vitin 2016 (307). Mund të thuhet që lëvizjet e migrantëve drejt shteteve

perëndimore dhe rrugëtimi i tyre nga vendet e origjinës përmes rutës ballkanike ka

ndryshuar duke shfrytëzuar rrugë të tjera përmes Ballkanit, që gjihashtu pasqyrohet në

numrin e azilkërkuesve në Republikën e Kosovës.

Kohëzgjatja e qëndrimit të azilkërkuesve në Kosovë gjatë vitit 2017 ka qenë mesatarisht 26

ditë, ndërsa në vitin 2016 ka qenë mesatarisht 14 ditë. Vendet kryesore të origjinës së

azilkërkuesve në Kosovë janë: Afganistani 44 (30%), Siria 26 (17.7%), Libia 22 (15%), Algjeria

14 (9.5%), Pakistani 11 (7.5%) kurse shtetet e tjera janë të përfaqësuara me 20.3%.

Grupmosha më e përfaqësuar është 18-34 vjeç me 58.5%, 0-13 vjeç me 21.1%, 35-64 vjeç me

13.6% kurse grupmosha 14-17 vjeç me 6.8%.

Vërehet rritje e konsiderueshme e numrit të azilkërkuesve të grupmoshës 0-13, që tregon

trendin në rritje të familjeve azilkërkuese në Kosovë.

Figura 18: Azilkërkuesit në Kosovë sipas grupmoshës (2015 – 2017)

Burimi: DSHAM/MPB

Standardet për Kualifikim të Shtetasve të Vendeve të Treta apo Personave pa Shtetësi si Përfitues të mbrojtjes Ndërkombëtare për një Status Unik për Refugjatët apo për Persona të Përshtatshëm për Mbrojtje Ndërkombëtare si dhe për Përmbajtjen e Mbrojtjes së Dhënë.

84

43

15

0

112

27

116

49

3

31

10

86

20

00

20

40

60

80

100

120

140

0-13 14-17 18-34 35-64 65+

Page 47: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 45

Numri i konsiderueshëm i azilkërkuesve të grupmoshës 0-13 vjeç, kryesisht të shoqëruar

nga familjarët, vjen si pasojë e situatës së përgjithshme në rajon si dhe të lëvizjeve migruese

nga vendet e Lindjes së Mesme. Nga numri i përgjithshëm i kësaj kategorie 4.1% ishin të

mitur të pashoqëruar.

Përfaqësimi i lartë i grupmoshës 18-34 vjeç si grupmoshë aktive mbështetet në faktin se

personat në këtë moshë më së shumti u ishin nënshtruar presionit nga ana e grupeve të

ndryshme ushtarake që të marrin pjesë aktive në zonat e luftës në vendet e origjinës, por

edhe si rezultat i mundësisë për ta fituar statusin e mbrojtjes apo qëndrimit me qëllime të

punësimit në shtetet perëndimore. Sa i përket gjinisë, meshkujt përfaqësohen me 79.6%

(117) kurse femrat me 20.4% (30).

Në vitin 2017 ka pasur 134 vendime të shkallës së parë, 55% më pak krahasuar me vitin 2016

(297). Prej numrit të përgjithshëm të vendimeve, 1.36% (2) kanë rezultuar me vendime

pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese, kurse 76.2% (112) të tyre u është

ndërprerë procedura, 2% (3) kanë pasur ndërprerje vullnetare të procedurës, 3.4% (5)

refuzim të kërkesës, 8.16% (12) refuzim sipas procedurës së përshpejtuar, kurse 4.1% (6)

kanë qenë në fazën e aplikimit, dhe 4.8% (7) në fazën e intervistimit në fund të vitit 2017.

Azilkërkuesve u janë ofruar shërbimet shëndetësore falas, ndihma juridike, administrative,

asistenca sociale dhe psikologjike, shujtat ditore, veshmbathja, pakot higjienike dhe format e

tjera të ndihmës fizike. Gjithsej janë ofruar 278 shërbime mjekësore, 116 shërbime juridike

falas, 14 seanca psikologjike, dhe kurse të gjuhës shqipe dy herë në javë.

Azilkërkuesit kosovarë në shtetet anëtarë të BE-së dhe të zonës Schengen

Numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së dhe të zonën Schengen në tre vitet e

fundit ka shënuar rënie të konsiderueshme. Duke u bazuar në statistikat e Eurostat-it29,

numri i azilkërkuesve kosovarë në shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen për vitin

2017 ka qenë 7,570, dhe krahasuar me vitin 2016 (11,970) ka rënie prej 58%. Kjo rënie e

konsiderueshme e numrit të azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së gjatë vitit 2017 është

rezultat i masave parandaluese të ndërmarra nga autoritetet vendore, ngritjes së vetëdijes së

29 http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/show.do?dataset=migr_asyappctzm&lang=en)/prill 27,2018

Page 48: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 46

qytetarëve kosovarë lidhur me pasojat e migrimit të parregullt, por edhe si rezultat i rritjes

së mënyrave të informimit rreth ndryshimit të politikave të azilit dhe migrimit nga vendet e

BE-së.

Figura 19: Azilkërkuesit kosovarë në shtetet e BE-së dhe të zonës Schengen, 2015-2017

Burimi: Eurostat

Në vitin 2017, nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së numri

më i madh i azilkërkuesve të regjistruar ishte në Francë (44.2%), Gjermani (31.7%), dhe Itali

(8%). Nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve kosovarë, 62.3% janë të gjinisë mashkullore

dhe 37.7% të gjinisë femërore.

73,230

11,9707,570

0

20,000

40,000

60,000

80,000

2015 2016 2017

Page 49: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 47

9. Konkludimet dhe rekomandimet

Sipas të dhënave statistikore vërehet një trend në rritje i punësimit të shtetasëve të

huaj në Republikën e Kosovës. Megjithatë nuk ka të dhëna lidhur me profilin e të

punësuarve. Andaj rekomandohet që MPMS-ja të marrë informata shtesë përmes

Agjencionit të Punësimit që të përmirësojë informatat për profilin e imigrantëve të

punësuar.

Të dhënat e paraqitura në profil tregojnë se ka rritje të emigrimit të rregullt në

kategori të ndryshme, por vërehet një rritje e theksuar e punësimit të shtetasve

kosovarë në shtetet anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen. Në këtë aspekt, nuk ka të

dhëna të mjaftueshme lidhur me emigrimin e shtetasve kosovarë për çështje të

punësimit në këto vende. Lidhur me këtë rekomandohet që këto informata të

mblidhen përmes përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Kosovës në shtetet

anëtare të BE-së dhe të zonës Schengen, dhe ato të kanalizohen përmes Ministrisë së

Punëve të Jashtme. E njëjta gjë mund të aplikohet me ambasadat e këtyre shteteve në

Kosovë.

Programi për Shkollim, Punësim dhe Aftësim Profesional (Ausbildung Initiative –

Marrëveshja me Gjermaninë) ka rezultuar i suksesshëm, dhe vlerësohet e nevojshme

që programe të ngjashme të shqyrtohen edhe me shtetet e tjera.

Trendi i imigrimit të parregullt në vitin 2017 ka shënuar rënie në krahasim me vitin

2016. Megjithatë, duke u bazuar në trendin e imigrimit të parregullt në vendet e

rajonit dhe në vlerësimet e organizatave të ndryshme në fushën e migrimit, Kosova

në të ardhmen mund të ketë rritje në imigrimit të parregullt, duke përfshirë

azilkërkues dhe refugjatë. Andaj, autoritetet e Kosovës duhet të ngrisin kapacitetet e

nevojshme për identifikimin, regjistrimin, referimin dhe akomodimin e migrantëve,

refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, numri i kosovarëve me qëndrim të parregullt, duke

përfshirë azilkërkues kosovarë në shtetet anëtarë të BE-së dhe të zonës Schengen,

Page 50: REPUBLIKA E KOSOVËS - mpb.rks-gov.net I LEHTE I... ·  Adresa: ... ATK Administrata Tatimore e Kosovës ... i datës 29 nëntor 2013 për themelimin e Autoritetit

REPUBLIKA E KOSOVËS PROFILI I LEHTË I MIGRIMIT 2017 48

është në rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin 2015 dhe 2016. Megjithatë,

Kosova pritet që së shpejti të përfshihet në Listën e shteteve për të cilat nuk aplikohet

regjimi i vizave për hyrje në zonën Schengen, andaj autoritetet e Kosovës duhet të

vazhdojnë me aktivitetet parandaluese dhe vetëdijësuese lidhur me të drejtat dhe

obligimet nga lëvizja e lirë pa viza, si dhe të promovojë dhe t’i informojë qytetarët

kosovarë për mundësitë e emigrimit të rregullt për qëllime të ndryshme, duke

përfshirë punësimin dhe shkollimin.

Të dhënat statistikore tregojnë se remitancat në Kosovë vazhdojnë me trende në

rritje. Megjithatë, shumica e remitancave shfrytëzohen për konsum dhe investime në

patundshmëri. Për të pasur zhvillim të qëndrueshëm është e nevojshme të zhvillohen

politika, përkatësisht programe konkrete që mundësojnë orientimin e remitancave në

investime.

Potenciali i diasporës mund të shfrytëzohet edhe në aspektin e njohurive të cilat ata i

kanë fituar në vendet ku jetojnë, duke angazhuar profesionistë nga diaspora në fusha

të ndryshme për sektorë prioritarë.