republika e kosovës republika kosovo - republic of kosovo ......ndodhi takimi në kopaonik, po çka...

135
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 14 GUSHT 2020 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 14. AVGUSTA 2020. GODINE GUSHT - AVGUST 2020

Upload: others

Post on 18-Nov-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

E MBAJTUR MË 14 GUSHT 2020

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 14. AVGUSTA 2020. GODINE

GUSHT - AVGUST

2020

Page 2: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

2

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në

territorin e Republikës së Kosovës,

4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,

mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike - COVID-19,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së

Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit

Emergjent COVI-19 për Kosovën,

7. Shqyrtimi i Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Huas ndërmjet Bashkimit

Evropian dhe Kosovës për ndihmë makro-financiare për Kosovën,

8. Zgjedhja e Komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,

9. Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së

Kosovës.

Dnevni red

1. Izjave van dnevnog reda,

2. Parlamentarna pitanja,

3. Drugo razmatranje N/zakona o sprečavanju i suzbijanju pandemije COVID 19 na teritoriji

Republike Kosovo,

4. Formiranje Anketne komisije o procesu licenciranja, operiranja, nadgledanja i apliciranja

za dozvole hidrocentrala u Republici Kosovo,

5. Prvo razmatranje Nacrta zakona br.07/L-016 o ekonomskom oporavku - COVID-19,

6. Razmatranje Nacrta zakona o ratifikaciji sporazuma između Vlade Republike Kosova i

Međunarodnog udruženja za razvoj u vezi sa finansiranjem emergentnog projekta COVI-19 za

Kosovo,

7. Razmatranje Nacrta zakona o ratifikaciji sporazuma o zajmu između Evropske unije i

Kosova za makrofinansijsku pomoc Kosovu,

8. Izbor Poverenika Agencije za informacije i privatnost,

9. Izbor dva (2) neizvršnog člana Odbora Centralne Banke Republike Kosovo.

Page 3: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

3

Mbledhjen e drejtoi kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas vendimit të

Kuvendit të datës 7 gusht 2020.

Para se të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës, më lejoni sërish t’i përkujtoj masat mbrojtëse nga

pandemia COVID-19, të cilat i kemi që të gjithë për obligim t’i respektojmë.

Ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht 2020, në lidhje me rendin e

ditës së kësaj seance ka vendosur që të shqyrtohet edhe formimi i Komisionit Hetimor

Parlamentar mbi procesin e licencimit të operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit të lejeve të

hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Tani po procedojmë me pikat e rregullta të rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Siç e dini, koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta. Diskutimi

në emër të grupit parlamentar zgjat pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në tre minuta.

Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

Kush e dëshiron në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes? Deputeti Artan Abrashi,

urdhëroni.

ARTAN ABRASHI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Para disa javës këtu në Kuvend Avdullah Hoti disa herë tha që në platformën e tij në dialogun

me Serbinë është Kushtetuta e vendit. Askush, mandej as ai vetë nuk dyshonte se ajo ishte vetëm

farsë. Mirëpo nuk pritej që kaq shpejt e kaq hapur që të demantohej, e kësaj here jo

deklarativisht, por edhe praktikisht në terren.

Kushtetuta në të cilën thirrej plot gojën Avdullah Hoti më 7 gusht u bë copë-copë e u shkel rëndë

në mes të ditës. Hyrja e personave të uniformuar në thellësi të territorit të Kosovës është një nga

incidentet më të rënda që nga viti 2012. Ky është një provokim i hapur, cenim i integritetit dhe

sovranitetit shtetëror dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

A është neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës pjesë e kësaj platforme që se pamë kurrë.

Ky nen, i cili përcakton se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i

pacenueshëm, i patjetërsueshëm, i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me

Page 4: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

4

këtë Kushtetutë dhe me ligj. Ku ishin dhe çfarë thanë, se për të bërë as nuk bën e as nuk pritej

nga ky kryeministër e këta ministra.

Njëri në katër rreshta kishte porositur raport vlerësues si veprim në mbrojtje të sovranitetit dhe të

integritetit, kurse tjetri, ministri i tij i Brendshëm, tha se nuk ishte asgjë tjetër veçse patrullim i

përbashkët.

Ky incident, ç’ është e vërteta, më shumë se sa incident i sigurisë, është incident diplomatik dhe

duhet të shihet në këtë rrafsh edhe në raport me dialogun.

Por, kjo Qeveri nuk bëri asnjë hap as në rrafshin e sigurisë, e as në atë diplomatik.

Nga brenda nuk pamë asnjë takim, nuk u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nuk u raportua këtu

në seancën plenare nga Qeveria për të informuar institucionin më të lartë, pra Kuvendin, për këtë

incident.

Ndërsa Agim Veliu nuk e prishi rehatinë nga mobiliet e tij të reja në zyrën e tij për t’u paraqitur

në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për raportim, në të cilin e kishte ftuar

edhe kryetarja e komisionit, për çka edhe ne kemi qenë të detyruar që të iniciojmë interpelancë

në këtë Kuvend.

Ndërsa në diplomaci nuk u mor asnjë veprim për të njoftuar për këtë ndërhyrje dhe provokim të

Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Avdullah Hoti që ka paralajmëruar takimin e radhës me Serbinë më 2 dhe 7 shtator. nuk lëvizi

për ta alarmuar diplomacinë ndërkombëtare për këtë provokim të Serbisë. A e njoftoi Brukselin,

Uashingtonin, Berlinin e vende të tjera, sepse çështja e integritetit territorial dhe i raporteve

ndërkufitare, para së gjithash, janë objekt i së drejtës ndërkombëtare.

Janë principet e së drejtës ndërkombëtare që përcaktojnë dhe garantojnë paprekshmërinë

territoriale. Kosova është shtet e subjekt i së drejtës ndërkombëtare, paçka kjo Qeveri duket se

nuk e beson këtë, sidomos jo pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe pezullimit për t’u

anëtarësuar e njohur ndërkombëtarisht.

Zoti Hoti tha që po priste raportet, por nuk u lajmërua më. Nuk e di se ku mbrohet tjetër

Kushtetuta përveç se në zonën e mbrojtjes integritetit, paprekshmërisë territoriale.

Ndërsa ministrja e tij që nuk pyetet as brenda koalicionit e as në partinë e saj, e aq më pak që ta

marrin seriozisht qendrat e vendosjes ndërkombëtare, nuk bëri së paku as një demarsh. Heshtja

Page 5: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

5

institucionale diplomatike e Qeverisë së Kosovës është heqje e radhës nga përgjegjësia

kushtetuese dhe ligjore për ta përfaqësuar dhe mbrojtur shtetin e Kosovës.

Këto veprime të njëpasnjëshme janë pasojë e qarkut ku e keni vënë Kosovën. Po e dëmtoni

përditë pozitën ndërkombëtare të shtetit. Në këto pak ditë e keni bërë shënjestër, po ju jeni ata që

duhet të shkoni jo në negociata me Serbinë, por në shtëpitë tuaja. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, fjalën e ka deputeti Fidan

Rekaliu.

Replikë, Arben Gashi. Në emër të grupit atëherë, Arben Gashi. Urdhëro!

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Ne sot po diskutojmë çështje të rëndësishme, por mbi të gjitha duhet të jemi të vetëdijshëm për

historinë e këtij vendi e të këtij shteti.

Kemi histori gjithsecili pas vete, qoftë ajo histori e shkurtër, e disa ditëve qeverisje, qoftë ajo

histori e gjatë e disa dekadave angazhim. Pra, gjithsecili ka historinë e vet personale dhe

gjithsecili grup politik ka historinë dhe begraundin e vet.

Mendoj se kjo nuk është gjuha se si trajtohen disa çështje. Mendoj se ne jemi të vetëdijshëm se

cilat janë raportet që ne i kem me NATO-n, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë dhe e dimë

dhe jemi të vetëdijshëm të gjithë ne për problemin me demarkacionin me Serbinë. Po kjo nuk

është gjuha qysh duhet zgjidhur këto probleme. Pra, nuk zgjidhen problemet kështu, sepse do t’i

binte sikur ne të përgjigjeshim me të njëjtën gjuhë, po si erdhën 200 mjekë prej Serbisë. Po si

ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e

jashtëzakonshme në veri, po si u prishën raportet me partnerë ndërkombëtarë, pra nuk është

gjuha kjo qysh ndërtohet bashkëpunimi, nuk është mënyra se si zgjidhet problemi. Ne jemi të

vetëdijshëm që ka problem, e dimë që ka problem, e dimë që ka pasur hyrje të forcave serbe në

territorin e Kosovës, por të njëjtën kohë e dimë që kjo hyrje është bërë si patrullim në

bashkëpunim me forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe kjo përsëritet tash e 20 vjet, sepse edhe

forcat paqeruajtëse të NATO-s kalojnë në anën tjetër, pra është çështje teknike dhe garantimi i

kufirit nuk është çështje me të cilën merret Ministria e Punëve të Brendshme dhe këtë punë e

dini, e dini saktësisht që nuk është çështje me të cilën merret Ministria e Punëve të Brendshme.

Prandaj, të nderuar kolegë, unë e kuptoj që doni të ngrehni çështje dhe të bëni tema të

rëndësishme në këtë Kuvend, por realisht duhet ngritur mbi bazën e parimit të sinqertë, jo vetëm

sa të manipulohet me opinionin, po mbi bazën e parimit të sinqertë dhe të qëllimit të trajtimit të

problemit, prandaj, e kemi një problem, e dimë që është problem, e dimë që është problem në

Page 6: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

6

disa komuna e Kosovës, e dimë që është problem në një pjesë të kufirit të Kosovës, po këtë

problem hajde ta trajtojmë bashkë dhe të mundohem ta zgjidhim, po jo të tentojmë të ndërtojmë

kauza dhe akuza të paqena, me qëllim që të fitojmë opinionin publik përkohësisht, po besoni që

nuk e fitoni, sepse qytetarët e Kosovës, edhe në Karaçevë, edhe në Karadak dhe komplet në anën

e kufirit me Serbinë e dinë se çka ndodh tash e 20 vjet, e dinë saktë se çka ndodh. Pra,

manipulimi me ndjenja të njerëzve është i paarsyeshëm dhe tentimi i ndërtimit të një kauze

politike mbi çështje të paqena ose të ndërtuara mbi baza të pasinqerta nuk është i arsyeshëm.

Unë ndaj shqetësimin e njëjtë me ju, të nderuar kolegë, për hyrjen e forcave serbe në

bashkëpunim me NATO-n në një pjesë të territorit të Kosovës. Ndaj të njëjtin shqetësim me ju

për mungesën e plotë të rendit dhe të ligjit në disa komuna në veri të Kosovës, e ndaj këtë

shqetësim dhe besoj se është shqetësim i sinqertë i secilit prej nesh këtu dhe i secilit qytetar i

Kosovës. Por të tentojmë dhe ta ndërtojmë si një kauzë politike të një dite të mirë vere, mendoj

që është e pasinqertë, sepse ju saktësisht e dini, ashtu siç e di edhe unë dhe siç e di secili qytetar i

Kosovës se çka ka ndodhur dhe çka po ndodh.

Pra, këto çështje të mos i ndërtojmë si kauza politike, të mos mundohemi që një problem që ka

lindur me mjekë që kanë ardhur prej Serbisë, me takimet e pazbardhura të zëvendëskryeministrit,

me testet e palicencuara, me gjendjen e jashtëzakonshme, me hyrjen e forcave serbe, me

mungesën e sundimit të ligjit në pjesën veriore, ta trajtojmë si problem të avantazhit politik ditor,

nuk duhet krijuar avantazh politik ditor, sepse e dimë që ka rrethana më madhore në këtë

probleme.

Prandaj, të nderuar kolegë,

Ju ftoj për bashkëpunim dhe sinqeritet në këtë angazhim. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Në emër të Grupit të PDK-së, deputetja Ganimete Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Pa dashur të replikoj me parafolësin, kolegun Arbenin, veç ato pyetje

çka i bëri krejt për qeverisjen Kurti, duhet gjetur përgjigje te partia e tij, sepse ka qenë në

bashkëqeverisje.

E nderuar kryetare e Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Partia Demokratike e Kosovës është thellësisht e shqetësuar lidhur me shkeljen flagrante të

sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe, e cila jorrallëherë po

synonte të shkaktojë konflikt, të cilin askush nuk do ta dëshironte.

Page 7: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

7

Hyrja e xhandarmërisë serbe në atë zonë dhe kontrollit që u bëjnë njerëzve është kërcënim direkt

për qytetarët e Karaçevës, në veçanti, dhe për Republikën e Kosovës, në përgjithësi.

Partia Demokratike e Kosovës edhe më shqetësuese sheh faktin se Qeveria e Kosovës dhe

institucionet e sigurisë në përgjithësi nuk e kanë prishur fare komoditetin e tyre dhe kanë

neglizhuar e kaluar pothuajse në heshtje këtë provokim të rëndë të Serbisë.

Reagimet sporadike sa për sy e faqe të kryeministrit Hoti, ministrit Veliu dhe organeve të tjera të

sigurisë, janë aspak profesionale e të një niveli se si duhet të reagojmë e të përgjigjemi në rastet e

tilla si shtet.

Ne konsiderojmë se është gabim i madh që Këshilli i Sigurisë së Kosovës nuk është thirrur nga

kryeministri i Republikës së Kosovës për këtë rast. Nëse Këshilli i Sigurisë nuk mblidhet kur

cenohet rendi, integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, pse ekziston ky këshill atëherë,

apo ndoshta po presim presidentin për ta thirrur Këshillin e Sigurisë, e pastaj të lëshohen në sulm

sikur hienat se gjoja presidenti po përzihet në kompetencat e kryeministrit.

Kjo neglizhencë shtetërore është rrezik për destabilizim të vendit, sepse në mungesë të

respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ia mundëson pastaj të drejtën që secili individ të reagojë

në mënyrën e tij.

Rrethanat e tilla, përveç atyre që kanë nevojë për vetëmbrojtje, ua mundësojnë edhe individëve të

papërgjegjshme të shkaktojnë një reaksion ngjarjesh të padëshiruara.

Institucionet e sigurisë duhet të garantojnë siguri te qytetarët dhe të parandalojnë çdo reagim të

pamatur që do të vinte në pozitë të vështirë shtetin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët

janë bashkëpjesëmarrës në sigurinë e vendit.

Se ky provokim u menaxhua keq, s’ka me asnjë dyshim. Arsyetimi i KFOR-it me një deklaratë

pas 24 orëve të ngjarjes se patrullat e përbashkëta janë rutinore dhe të sinkronizuara, nuk e

arsyeton faktin se u shkel sovraniteti i vendit.

Secili që merr vesh sado pak në fushën e sigurisë, e ka të qartë se çka nënkuptojnë dhe si bëhen

patrullat e përbashkëta rutinore dhe patrullimet e sinkronizuara mes dy shteteve.

Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës përmes anëtarëve të saj në Komisionin Parlamentar për

Siguri ka kërkuar që të ftohet në raport drejtori i Policisë, ministri i Punëve të Brendshme,

komandanti i FSK-së, ministri i Mbrojtjes dhe të vizitohet edhe Karaçeva nga komisioni

parlamentar.

Page 8: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

8

Falë presionit që kemi bërë në vazhdimësi, është arritur një marrëveshje për bashkë patrullim të

Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë nga

institucionet përgjegjëse të sigurisë së Republikës së Kosovës që t’iu ofrojë sigurinë e plotë

qytetarëve të Kosovës, përkatësisht të banorëve të Karaçevës dhe të gjithë atyre që jetojnë në

brezin kufitar me Serbinë.

Për fund edhe një herë e theksojmë se territori i Republikës së Kosovës duhet të mbrohet me

mekanizma shtetërorë të sigurisë dhe jo t’u lihet qytetarëve të vetorganizohet për vetëmbrojtje

nga xhandarmëria serbe apo nga kushdo që e provokon sigurinë e tyre në vend.

Kosova tanimë ka institucionet e saj dhe ato duhet të jenë kompetente edhe për sigurinë e vendit.

Nuk ka nevojë Kosova për defilimet e liderëve në atë zonë, Kosova ka nevojë që të garantohet

qetësi e siguri në këtë kohë pandemie, kur edhe ashtu qytetarët e Republikës së Kosovës janë

mjaft të stresuar nga gjendja e rëndë e pandemisë që e ka kapluar vendin.

Edhe një herë po e theksoj, nëse siguria e vendit, shkelja e sovranitetit territorial të Kosovës nuk

është temë për të diskutuar sot në Kuvend, atëherë nuk e di se çfarë teme tjetër është më me

rëndësi për Republikën e Kosovës.

KRYETARJA: Faleminderit! Kush është nga AAK? Nuk ka! Deputeti Bekë Berisha. Me kartelë

të kujt? Të Ali Berishës!

BEKË BERISHA: E nderuar kryetare,

Të nderuar deputetë,

Unë kam pasur t’i paraqes nja dy shqetësime të tjera, mirëpo pasi u fol dhe jam në Komisionin

për Siguri, incidenti ndërkufitar me Serbinë nuk bën të relativizohet nga askush, qofshin ata që

janë në qeveri apo në opozitë, pavarësisht se kush është në detyrë.

Një incident tjetër në mars është mohuar krejtësisht nga një qeveri e kaluar, domethënë ky

shqetësim që ka ardhur deri në Parlament sot, nuk është si rezultat i opozitës së sotme, por është

rezultat yni që e kemi bërë të madhe dhe e kemi paraqitur si problem. Ju e dini se kur duan të

zgjidhen ministrat “lavër e vllaqë” krejt Kosovën e bëjnë duke negociuar me të gjitha partitë

politike për ta marrë detyrën, kur e merr, nuk e kryen detyrën apo mundohet ta mohojë apo ta

fshehë përgjegjësinë e vet. Ne kemi problem, në Komision për Siguri nuk na vjen ministri i

Punëve të Brendshme, drejtori i Policisë po ashtu nuk guxon të vijë, ky tjetri, i Mbrojtjes, thotë

“unë kam kohë vetëm 10 ose 15 minuta”. Nëse i kanë marrë detyrat këta persona, atëherë le të

përballen me përgjegjësi. Nganjëherë duhet dhënë përgjegjësi, besa shpesh, sidomos njerëzit që i

kemi zgjedhur ne për t’i udhëhequr këto detyra. Unë e kam një, për të mos e romantizuar tash

këtë farë teme, unë i kam dhënë propozimet e mia sa i përket çështjes së sigurisë dhe të

Page 9: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

9

incidentit. Dua të paraqes një shqetësim tjetër që e kam, mirëpo këtu nuk gjendet askush prej

ministrave, pos zëvendëskryeministrit.

Tashmë dihen dëmet e breshrit që kanë ndodhur në zonën e Dukagjinit ditë më parë. Ndër të

tjera, gjatë takimeve me qytetarët e asaj zone më kanë shprehur një brengë tjetër, Ministria e

Bujqësisë paska vënë një kriter, ku përjashton nga lista e përfituesve të granteve aplikuesit në

rast se toka është në hipotekë. Kjo i bie që të përjashtohen gati të gjithë bujqit, sepse pothuajse të

gjithë janë në kredi dhe vazhdojnë biznesin e tyre në atë formë. Kërkoj nga ministri i Bujqësisë

që ky kriter të eliminohet dhe të lehtësohen procedurat sa më shumë, sidomos tani në këtë situatë

të rëndë ekonomike.

Një çështje tjetër që dua të sqaroj është me ministrin e Infrastrukturës, zotin Arban Abrashi, dje

në emër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës e

ka lëshuar në nivel të menaxhimit komunal rrugën Istog - Mokër. Veç sa për kujtesë, projektet që

janë trajtuar kështu në Istog zgjasin me nga 20 vjet dhe nuk përfundojnë pothuajse kurrë. Sikur

salla e sporteve që nuk ka përfunduar sot e 20 vjet. Komunat nuk kanë kapacitet të financojnë

asgjë, e sidomos në këtë kohë krize me pandemi, e më së paku një projekt milionësh sikur ky.

Këtë projekt e kam shtyrë në qeverinë e kaluar, do të thotë e kam bërë me projektim, kodifikim

dhe futjen në buxhet, me shumë telashe dhe me shumë probleme. Zoti Abrashi, ju nuk jeni

kompetent, por as Komuna e Istogut ta gjuajë në humnerë këtë projekt që e kam krijuar unë, e

sidomos pa më pyetur mua. Besoj që ky projekt i rëndësishëm për qytetarët e Istogut është

lëshuar në nivelin komunal në mënyrë që të mos përfundojë kurrë, por jo, kjo nuk do të ndodhë.

E ftoj këtë ministër që këtë projekt ta lëshojë në procedurat e prokurimit nga ministria dhe

gjithashtu, të shtojmë buxhetin e nevojshëm, sepse figurojnë apo janë ndarë për këtë vit vetëm

200 mijë euro. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Nga 6+ a e dëshiron dikush fjalën? Nuk është lajmëruar askush!

Atëherë fjalën e ka deputetja Fatmire Kollçaku, përgatitet deputeti Fidan Rekaliu.

FATMIRE MULHAXHA-KOLLÇAKU: Ju falënderoj, kryetare!

Unë do të fokusohem prapë te pandemia, sepse ne edhe sot e kemi në plan ta votojmë një

projektligj që ka të bëjë me luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, mirëpo aty

thuhet që parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit COVID-19 në territorin e

Republikës së Kosovës është i detyruar, pa asnjë lloj diskriminimi, si dhe parandalimi,

menaxhimi dhe kontrolli i pandemisë COVID-19 ofrohet falas për qytetarët e Republikës së

Kosovës.

Nëse mbesim te kjo fjalë “falas” dhe e dimë që deri tani, nëse fokusohemi fillimisht te testimi, të

gjitha testimet janë kryer në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me kapacitete

Page 10: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

10

megjithatë të limituara edhe në staf, edhe në mundësi. Shteti ka menduar të licencojë shumë,

tashmë laboratorë të tjerë për testime, ku dy prej tyre mendohet ta bëjnë edhe atë PCR-në,

mirëpo çfarë nënkupton kjo? Të gjithë pacientët që kanë simptoma me indikacione mjekësore

epidemiologjike duhet të diagnostikohen falas, prej testimit deri te trajtimi. Nëse këto ofrohen

falas në institucionet publike, qysh ka menduar qeveria? A do ta mbulojë në mungesë të Ligjit

për sigurime shëndetësore këtë pjesën për njerëzit që kanë simptoma dhe duhet të shkojnë e të

testohen në institucionet private, ndërsa shumica prej tyre janë buzë ekzistencës, pra janë raste

sociale apo janë me paga aq të ulëta që nuk mund ta mbulojnë edhe trajtimin, që fatkeqësisht nuk

ofrohet komplet as në institucionet publike. Prandaj, kërkohet përgjegjësi e shtetit që ta mbulojë

atë pjesë që të gjithë qytetarëve që me indikacione epidemiologjike dhe me udhëzime të

mjekëve, në këtë rast klinicistëve, infektologëve e tjera, të bëhet falas.

Po ashtu, shqetësim tjetër në këto ditë është edhe moszbatimi dhe mosmonitorimi i zbatimit të

vendimit për mosbllokimin e llogarive të qytetarëve për transferet sociale nga qeveria, sepse ka

ankesa të qytetarëve që po ndodh ky bllokim dhe, po ashtu kërkohet përgjegjësi nga qeveria të

monitorojnë vendimet ekzistuese, por edhe të zgjaten deri në nevojën për këto transfere, pra deri

në kohën emergjente, sepse, mos harroni, ne e kemi pasur një fazë emergjente dhe lirim të

masave, mirëpo tani situata është shumë e përkeqësuar dhe ne kemi ardhur deri te konstatimi që

po shkojmë edhe pothuajse drejt një katastrofe humanitare. Në këto raste qytetarët nuk kanë

mundësi të sigurojnë as nevojat ditore, e të mos flasim për mbulimin e testimeve dhe trajtimin.

Prandaj, përgjegjësi nga qeveria që të mendojë mirë kur licencon institucionet private në kohën...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Fidan Rekaliu, përgatitet deputetja Evgjeni Thaçi-

Dragusha.

FIDAN REKALIU: Faleminderit, e nderuar kryetare!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kolegë deputetë,

Qytetarë të dashur,

Sot dua të sjell në Kuvend një shqetësim të qytetarëve të një pjese të komunës së Podujevës, të

cilët preken nga projekti i zgjerimit të rrugës Podujevë-Prishtinë, konkretisht te vendi i quajtur

“Qershiat e Llapashticës”. Banorët dhe bizneset, të cilët kanë kyçje në këtë segment të rrugës,

unanimisht e kanë kundërshtuar idenë e ndërtimit të urës, respektivisht mbikalimin në atë vend,

përkatësisht segment të projektit dhe kanë propozuar që aty të rregullohet rrethrrotullim.

Vlen të ceket se vetëm një kilometër më larg gjendet një rrethrrotullim, i cili është vendosur në

hyrje kryesore të Podujevës dhe rezulton mjaft funksional. Banorët dhe bizneset përreth, duke

vlerësuar ndikimin negativ që do të kishte ndërtimi i urës së mbikalimit në atë pjesë, në prona

Page 11: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

11

dhe biznese të shumta që gjenden aty, si dhe duke marrë parasysh se zgjidhja funksionale e

qarkullimit të zgjeruar të asaj rruge mund të arrihet pa asnjë problem me një rrethrrotullim, kanë

kërkuar nga ministria që në këtë segment ta revidojë në kuadër të projektit, në mënyrë që të

shmanget ndikimi negativ në ekonomitë e qytetarëve tanë, të asaj pjese dhe të mundësohet

qarkullimi normal për automjete. Andaj, kërkojmë edhe një herë sot nga ministri i Infrastrukturës

të marrë për bazë kërkesën e banorëve, të cilët ishin mjaft të vendosur edhe të bindur me

zëvendësimin e urës me rrethrrotullim, që do të ishte një zgjidhje më e mirë për ta dhe me

funksionalitet më të madh.

Ne si deputetë qëndrojmë në përkrahje të banorëve, pasi ky rreth është jashtëzakonisht i

nevojshëm për ta dhe krijon mundësi për zhvillimin normal të qarkullimit dhe funksionimit të

jetës së bizneseve. Për fund, dua të përsëris edhe një herë kërkesën tjetër që ka të bëjë me

domosdoshmërinë e rritjes së dinamikës së punimeve të rrugës Podujevë-Prishtinë. Aktualisht

megjithatë kanë filluar disa segmente, dinamika e punimeve është tejet e ulët dhe në gjendjen që

është tani, lirisht mund të themi se është rruga më e rrezikshme për qarkullim, duke pasur

parasysh numrin e madh të automjeteve dhe njerëzve që frekuentojnë. Kjo rrugë, e cila cilësohet

si një nga rrugët më të frekuentuara në Kosovë, andaj besojmë në Kryeministrin Hoti që do ta

rrisë dinamikën e saj. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputetja Evgjeni Thaçi e ka fjalën, përgatitet deputeti Daut

Haradinaj.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë,

E nderuar “kryeministre në detyrë”,

I nderuar zëvendëskryeministër,

Sot është data 14 gusht dhe vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi zyrtar i vitit shkollor në Kosovë.

Sot, të gjithë ne këtu, prindërit, mësimdhënësit, nxënësit do të duhej ta kishin të ditur saktësisht

se më 1 shtator, ditë e martë, ku do të jenë fëmijët, nxënësit tanë, në shtëpi apo në shkolla, duke

mësuar në klasë apo nga ekrani i televizionit. Fatkeqësisht, askush nga ne nuk e di këtë. Vetëm

dy javë para fillimit të mësimit, pas një semestri komplet të humbur, pas qindra ditësh mësimi të

humbura, Ministria e Arsimit ka dalë me disa skenarë alternativë, por për çfarë skenarësh po

bëhet fjalë? Kush duhet t’ia aprovojë opsionin e duhur? Opinioni publik? Analistët politikë dhe

politikanët nëpër studiot televizive? Apo institucioni që është i thirrur për të zhvilluar politikat e

arsimit dhe implementimin e tyre. U tha se janë mbledhur pak mbi 1 milion euro fonde nga

donatorët, e buxhet shtesë për Ministrinë e Arsimit nuk ka edhe pas rishikimit të buxhetit, i cili u

bë rishtazi. Ndërkohë, që ne kemi rreth 320 mijë nxënës të arsimit fillor, i mesëm i ulët dhe i

lartë, 26 mijë fëmijë në arsimin parafillor dhe 68 mijë studentë të arsimit universitar, të gjitha

këto në institucionet publike.

Page 12: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

12

Pra, këto fonde, këto mjete financiare nuk janë të mjaftueshme për mbrojtjen e nxënësve nga

pandemia dhe organizimin e mësimit në përgjithësi as për dy javë ditë mësimi. Sistemi arsimor

nuk mund dhe nuk guxon të mbështetet në një milion euro fonde dhe me këtë buxhet që e ka

ministria. Qeveria e Kosovës tashmë do të duhej t’i kishte të zgjidhura këto çështje, ashtu siç do

të duhej ta kishte të zgjidhur edhe organizimin dhe financimin. Klasa e parë, e dytë, e gjashtë, e

dhjetë, afro 400 nxënës të arsimit special, këto janë klasa me fillim të ndjeshëm dhe ndërrim të

mësimdhënësve. Të paktën për këto klasa do të duhej që ministria të kishte një plan të

përfunduar. Ka pasur kohë të mjaftueshme të hartohet një plan i tillë, duke marrë për shembull

edhe shtetet e tjera, plan i cili do të mund të kanalizonte rinisjen e mësimit dhe përshtatjen e

shkollave ndaj gjendjes së pandemisë. Sistemi arsimor është praktikisht i kolapsuar, ashtu siç

është edhe ekonomia, koha për të vepruar ishte dje. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Haradinaj e ka fjalën.

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetare!

Kolegë deputetë,

Zëvendëskryeministra,

Pikërisht meqenëse ju pashë këtu, dola me një kërkesë të vetme, buxhetin e keni për të burgosurit

politikë, komisionin nuk e keni krijuar akoma, një pjesë e madhe e tyre i kanë bërë do vjet, kanë

nevojë edhe për terapi. A mundet dikush prej jush të na tregojë kur do ta kryeni këtë obligim që e

keni, ligjor, moral dhe kushtetues? S’keni asnjë justifikim, burokracitë, ua ka dërguar ministri i

Drejtësisë anëtarin, jo s’e ka çuar ai, mundësisht zoti zëvendëskryeministër i parë në detyrë,

kryeministër, kisha kërkuar prej teje të na tregosh kur do të fillojnë të burgosurit politikë t’i

përfitojnë ose t’i marrin të drejtat e tyre financiare? Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Elbert Krasniqi e ka fjalën.

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar deputetë,

Dua ta ngre një shqetësim rreth një papërgjegjësie totale të kësaj qeveria në implementimin e

masës numër 15 të pakos emergjente fiskale. Sikurse nuk mjaftoi stërzgjatja që kjo qeveri e bëri

për implementimin e pagesave nga 130 euro për muajt maj dhe qershor, të parapara në masën 15

të pakos emergjente fiskale, papërgjegjësinë në raportin me interesin e qytetarëve e vazhduan

edhe me një mashtrim të më shumë se 30 mijë familjeve, të cilët fillimisht më datën 11 gusht u

informuan se janë përfitues dhe mund të marrin pagesën në vlerë prej 130 eurosh në zyrën

postare të Kosovës dhe, pas një dite u dërgohet një sms tjetër, ku i lajmëruan se ishte një gabim

teknik.

Si mund të instrumentalizohet me kategoritë më të ndjeshme të Kosovës? Si pretendoni të

heshtni pranë një skandali të tillë? Kush do të japë përgjegjësi për këtë tallje me qytetarët? Më e

Page 13: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

13

pakta që mund të bëni është një dorëheqje nga ministrat përgjegjës për një skandal dhe talljen me

më shumë se 30 mijë familje në Kosovë. Faleminderit!

KRYETARJA: Të nderuar deputetë, koha për deklarime ka përfunduar, por meqenëse e kemi së

paku një deputete, zonja Limani-Hajnuni që tri seanca është duke provuar të marrë fjalën te

deklarimet jashtë rendit të ditës, po ju lus për mirëkuptim që t’i përfundojmë edhe këto dy

fjalime, pastaj vijmë te replikat. Në rregull? Vlora Limani-Hajnuni e ka fjalën, përgatitet Kujtim

Gashi si deputeti i fundit për deklarime, pastaj vazhdojmë me qeverinë dhe replikat.

VLORA LIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë,

E di që sëmundja COVID-19 ka orientuar pothuajse të gjitha kapacitetet e Ministrisë së

Shëndetësisë në luftimin e saj, natyrisht lufta ndaj kësaj sëmundje edhe duhet të jetë prioritet i

Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Qeverisë, por duke mos anashkaluar proceset e tjera, të cilat janë

shumë të rëndësishme për sistemin shëndetësor.

Prandaj, unë do të ngre dy çështje, të cilat besoj që do të marrin zgjidhjen e duhur nga Ministria e

Shëndetësisë dhe nga Qeveria, pavarësisht që për momentin ministri i Shëndetësisë nuk është

këtu.

E para, Udhëzimi Administrativ rreth organizimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor, i cili është në

procedurë të plotësim-ndryshimit që nga 2018-ta, duhet të finalizohet duke marrë për bazë të

gjitha vërejtjet, kërkesat dhe nevojat e komunave, sepse kërkesat e komunave janë kërkesat

direkte të qytetarëve. Domethënë, ky Udhëzim Administrativ duhet të lejojë ofrimin e shërbimit

të gjinekologut dhe pediatrit, pa i ndërlidhur këto shërbime me ekzistencën e maternitetit nëpër

komuna. Shërbimi i gjinekologut dhe pediatrit janë dy prej shërbimeve mjekësore, të cilat janë të

domosdoshme në Kujdesin Parësor Shëndetësor, edhe nëse një komunë nuk e ka të themeluar

njësinë e maternitetit. Për faktin, sepse janë dy prej shërbimeve ditore më të kërkuara nga

qytetarët, e në sektorin privat janë mjaft të shtrenjta dhe të papërballueshme si kosto.

Dhe, çështja e dytë ka të bëjë me fondin e planifikuar për komunat për implementimin e Ligjit të

pagave. Meqë ky ligj nuk ka hyrë në fuqi dhe meqë komunave u është lënë fondi, i cili ka qenë i

planifikuar, kërkoj nga ministri i Shëndetësisë, në bashkëpunim me kryetarët e komunave dhe në

koordinim me ministren e Financave, të bëhet e mundur që përmes këtij fondi të implementohet

kontrata kolektive në Kujdesin Parësor Shëndetësor, në këtë formë punëtorët shëndetësorë nëpër

komuna do të marrin benefitet nga kontrata kolektive në kohë reale dhe pa pasur nevojë të

ndjekin procedura gjyqësore, ndërsa buxhetet e komunave nuk do të dëmtohen nga ekzekutimet e

dhunshme të mjeteve, si rezultat i proceseve të humbura gjyqësore. Ndërsa, çështja e

poliklinikave të stomatologjisë, e cila është problematizuar kohët e fundit, duhet të rregullohet

Page 14: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

14

me një udhëzim të veçantë administrativ nëpër komunat, në të cilat ekzistojnë këto poliklinika.

Faleminderit!

KRYETARJA: Zoti Selimi ka replikë!

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare! Jam këtu për t’i replikuar kolegut, kryetarit të Grupit

Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për disa pasaktësi që ai i tha në këtë foltore në

emër të Grupit Parlamentar të tij.

Disa pasaktësi ishin, por po i veçoj 1 ose 2 ose 3, se do të mjaftojnë për ta treguar që ke qenë i

pasaktë, por përveç kaq pasaktësish, m’u duk që ishte edhe pak e qëllimtë. Pra, ishte pasaktësi

kur tha se ka pasur patrullim të përbashkët të KFOR-it me forcat serbe, është e pasaktë, këtë nuk

e thotë as KFOR-i. Është pasaktësi kur ju thatë që ka qenë, pra hyrje e forcave në bashkëpunim

me NATO-n, është pasaktësi, madje kjo pasaktësi del edhe kundër misionit të NATO-s në

Kosovë. Por, nëse jemi në këtë situatë, kam një pyetje për ju dhe për qeverinë tuaj? A është

Karaçeva Kosovë? Kjo duhet të jetë një përgjigje e qartë, a është Karaçeva Kosovë? E nëse është

Kosovë, a ka policë të Kosovës në Karaçevë? E nëse ka policë të Kosovës në Karaçevë, pse s’po

i mbyllin kazinotë që punojnë paligjshëm? Pse s’po e ndalin kontrabandën? Pse s’po e ndalin

korrupsionin? Andaj, dola këtu që të reagoj ndaj asaj çfarë ju thatë dhe pres përgjigje së paku te

kjo që është bazike: a është Karaçeva Kosovë? Nëse është e tillë, pse s’kemi atje shtet, e nëse

keni shtet, çfarë shteti është ky, i cili lejon atje kontrabandë, informalitet, krim e të tjera. Dhe, a

është Kosova e mbrojtur, sovraniteti dhe integriteti i saj territorial kur forcat e Serbisë futen në

Kosovë, qoftë ato të xhandarmërisë, siç thonë institucionet vendore, qoftë ato të ushtrisë, siç

thonë institucionet ndërkombëtare. Këtë përgjigje do ta prisja edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Kundër-replikë, Arben Gashi!

ARBEN GASHI: Zoti Selimi, po ia filloj prej pyetjes së fundit, për të ardhur te pyetja e parë.

Karaçeva është Kosovë, ashtu siç ka qenë para 3 muajve, ashtu siç ka qenë para 3 vjetëve dhe

ashtu siç do të jetë gjithmonë. Për pyetjet teknike, të përgjigjet zëvendëskryeministri. Karaçeva

është Kosovë dhe ato krime që ndodhin aty në kazino e tjera, plotësisht pajtohem me ty, kanë

qenë edhe më herët dhe nuk duhet të jenë më. Në emër të KFOR-it nuk flas unë, as në emër të

NATO-s, unë e di që ka një deklaratë zyrtare të NATO-s, e cila thotë që ka pasur bashkëpunim

dhe po e heton si incident.

Në vetvete duket kundërthënëse, por KFOR-i e pranon si ngjarje të tillë. Prandaj, zoti Selimi, të

gjitha ato që i thashë, pres që t’i marrësh me mirëkuptim dhe t’i trajtojmë me dinjitet, siç thashë

edhe në fillim. Faleminderit!

Page 15: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

15

KRYETARJA: Zëvendëskryeministri Tahiri e ka fjalën.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

I nderuar deputet Selimi, pa dyshim që Karaçeva është Kosovë, se po të mos ishte Kosovë, në

radhë të parë nuk kishin qenë forcat e KFOR-it aty, dhe të nesërmen nuk kishte shkuar edhe vetë

kryeministri Haradinaj atje, për shkak se nuk del në pjesën tjetër të Serbisë.

Mendoj, që ajo çka ka ndodhur në raport me defilimin e forcave serbe dhe KFOR-it bashkërisht,

ka qenë një gabim, një gabim që duhet përmirësuar ne si qeveri, por edhe nuk duhet të ndodhë

asnjëherë, për shkak se ka bërë një provokim për qytetarët atje, mirëpo edhe për vetë shtetin. Çka

kemi bërë ne si institucione? E para, do të thotë, kryeministri ka komunikuar me forcat e KFOR-

it këtu dhe ka marrë një shpjegim që kjo ka qenë një defilim i përbashkët. Ministrja e Punëve të

Jashtme dhe Diasporës, zonja Haradinaj-Stublla, e ka bërë të njëjtën komunikim dhe mbi këtë

bazë e kemi bërë reagimin.

Sa u përket kazinove ilegale që gjenden atje, dihet shumë mirë kush i ka mbyllur në Kosovë

kazinotë. Ajo ka qenë Qeveria Haradinaj dhe sa për neve ato kurrë nuk do të ekzistonin aty dhe

është dashur të reagojë edhe Qeveria Kurti në atë kohë, për shkak se ka pasur një qeverisje, por

edhe në atë kohë të kishte një reagim dhe të pyeste a është Karaçeva Kosovë. Faleminderit!

KRYETARJA: Kundër-replikë, Rexhep Selimi!

REXHEP SELIMI: Zoti Tahiri, po, pyetja a është Karaçeva Kosovë ishte retorike, sepse ne e

dimë që Karaçeva është Kosovë, prandaj kërkoj prej jush që ta mbroni si Kosovë, t’i dërgoni

Policinë e Kosovës atje, t’i ndalni kazinotë, të ndalni korrupsionin, por sa i përket prezencës së

institucioneve në atë vend, banorët po thonë të kundërtën, banorët po thonë që nuk kanë mbrojtje

të shtetit, nuk kanë polici, nuk kanë FSK, nuk kanë institucione të tjera, të cilët i mbrojnë ata.

Dhe, unë po ndaj shqetësimin me banorët dhe jam i prirë t’u besoj banorëve, duke mos ju

demantuar juve, por paraprakisht u besoj atyre dhe, edhe ne, edhe shteti do të duhej të ishte në

mbrojtje të tyre. Realiteti po tregon pak më ndryshe se sa po mundohemi ta dizajnojmë retorikën

politike në këtë Kuvend. Faleminderit!

KRYETARJA: Po, urdhëro zëvendëskryeministër, edhe për çështje të tjera, nëse do të

përgjigjesh? Po, po, urdhëro!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: U bashkohem plotësisht shqetësimeve tuaja sa

u përket banorëve të Karaçevës, por po ashtu e dimë se ajo zonë e ka pasur një kontekst të

caktuar, me të cilin domethënë jemi sfiduar mandat për mandat me qeveritë e tjera, mirëpo

mendoj që në këtë temë në shqetësim jemi bashkë dhe besoj që kemi bërë edhe reagimin e duhur,

në këtë rast si Qeveri, por edhe ne si parti. Faleminderit!

Page 16: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

16

KRYETARJA: Kujtim Gashi e ka fjalën!

KUJTIM GASHI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar deputetë,

Më lejoni që para jush të ngre një çështje, e cila është shqetësim i qytetarëve të komunës së

Dragashit, por edhe shumë komunave të tjera, ku së fundmi nga reshjet e shumta atmosferike ka

pasur dëme të mëdha bujqësore, por edhe në shumë ekonomi familjare.

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, disa lumenj dhe përroska që kalojnë në disa fshatra të

komunës së Dragashit kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në

rreth 300 familje të fshatrave, si: Zaplluzhe, Vlaç dhe Bresanë, duke përfshirë dëmtimin edhe të

disa urave, rrugëve dhe kanalizimeve të kësaj komune. Natyrisht që vërshime të tilla nga reshje

të shpeshta të shiut po dëmtojnë shumë shpesh edhe bujqësinë dhe fermerët në komuna të

ndryshme të Republikës së Kosovës, e me theks të veçantë, aty ku zhvillohet më shumë bujqësia,

siç është për shembull fshatrat e Përdrinisë në komunën e Prizrenit, disa fshatra të Suharekës dhe

Rahovecit, e me theks të veçantë në disa fshatra, si Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, Celina,

Randobrava, Rugova, Xërxa, Balasërka e të tjerë.

Duke pasur parasysh se këto komuna e kanë buxhetin e vogël dhe nuk arrijnë t’u përballojnë dot

fatkeqësive natyrore, por edhe duke pasur parasysh se shumica e familjeve të këtyre fshatrave të

ardhurat e tyre familjare i sigurojnë kryesisht nga puna bujqësore, andaj shfrytëzoj këtë moment

që t’i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të ndajë një fond dhe t’u dalë

në ndihmë qytetarëve dhe komunave, ku nga reshjet e fundit kanë pësuar dëme të

konsiderueshme. Natyrisht që dëmet e shkaktuara nga reshjet bëhen edhe më të vështira kur kemi

parasysh se pandemia ka ndikuar edhe te bujqit, të cilët edhe ashtu kanë pasur probleme me

sigurimin e tregut për shitjen e produkteve të tyre. Faleminderit!

KRYETARJA: Eman Rrahmani e ka fjalën lidhur me deklarimin e zëvendëskryeministrit.

EMAN RRAHMANI: Faleminderit, kryetare!

Zoti Tahiri sapo e ceku që janë mbyllur nga Qeveria Haradinaj kazinotë, po ashtu posa e ceku që

ato punojnë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Këto dy deklarata të tilla bien në

kundërshtim me njëra-tjetrën, ju si zëvendëskryeministër çfarë po prisni, pra, që s’i mbyllni ato

kazino, meqë janë duke punuar dhe posa deklaruat që punojnë ilegalisht. Kjo është përgjegjësi

direkte juaja, mirëpo bie edhe në kundërthënie me atë që e thatë që Qeveria Haradinaj i ka

mbyllur kazinotë.

E vërteta që është as nuk janë mbyllur, ato sot punojnë në mënyrë ilegale, nuk paguajnë asnjë

taksë në Republikën e Kosovës dhe ju thoni që i keni mbyllur kazinotë. Në anën tjetër, kur the,

meqë ajo është pjesë e Republikës së Kosovës, nuk ka patrullim të policisë, përse atje bëhet

Page 17: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

17

kontrabandë çdo ditë, unë nuk po e kuptoj këtë arsyetimin tuaj, ku bini ndesh me deklaratat tuaja

brenda një minute.

KRYETARJA: Edhe Arbër Rexhaj lidhur me çështjen e njëjtë.

ARBËR REXHAJ: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Në fakt, ajo çfarë ka ndodhur në Karaçevë të Kamenicës, u pa dukshëm shkelja e sovranitetit

edhe cenimi i sovranitetit të vendit, mirëpo unë po dua ta them edhe një gjë, meqenëse

zëvendëskryeministri doli e mbajti ligjërata.

Edhe kur ka qenë kryeministër Ramush Haradinaj, po ashtu edhe kur ka qenë kryetar Kuvendi

Kadri Veseli, ka pasur lëvizje të xhandarmërisë në Karaçevë dhe hyrje në territorin e Republikës

së Kosovës. Pra, institucionet e vendit, të cilat tashmë po drejtohen prej Lidhjes Demokratike të

Kosovës me partnerët e saj, po ashtu edhe në kohën e PAN-it nuk kanë qenë në gjendje ta

mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit. Për këtë dëshmitar jam vetë, sepse kam shkuar atje

vetë, me sytë e mi i kam parë vetë, madje po e them në formën më ironike të mundshme,

meqenëse kam qenë me veturë, pra edhe ma kanë liruar rrugën xhandarmëria serbe për ta kaluar,

sepse ishim në një formë të tillë, sepse njëri duhej lëshuar pe.

Me njëfarë forme, institucionet e vendit, të cilat janë drejtuar që nga paslufta, kanë lejuar që

sovraniteti dhe territori ynë të shkelet nga Republika e Serbisë dhe këtë drastikisht e ka bërë dhe

po e lejon madje kjo Qeveri e Republikës së Kosovës dhe, dorën në zemër, nuk bën të

neglizhohet edhe faktin që edhe në kohën e PAN-it ka pasur lëvizje të shpeshta dhe hyrje të

xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

KRYETARJA: Edhe Memli Krasniqi për të njëjtën temë, urdhëro!

MEMLI KRASNIQI: Nja dy saktësime për ata që s’kanë qenë në Kuvend herën e kaluar.

Kazinotë nuk i ka mbyllur Qeveria, por i ka mbyllur Kuvendi, edhe atë me iniciativë të

përbashkët të grupeve parlamentare të PDK-së e të LDK-së, edhe pse ishim në pozicione të

kundërta, siç jemi edhe tash. Dhe, iniciativa ka rrjedhur prej Kuvendit, ligjin e ka miratuar

Kuvendi, kështu që kazinotë i ka mbyllur Kuvendi, jo Qeveria.

E dyta, ne e kemi një paqartësi shumë të theksuar për këtë çështjen e ndërhyrjes së

xhandarmërisë në Karaçevë, sepse kemi deklarime të ndryshme prej qeverisë së njëjtë. Derisa

Kryeministri Hoti thotë, “në rregull, faleminderit KFOR-it, e keni respektuar patrullimin e

sinkronizuar”, ministrja e Jashtme thotë që s’ka qenë patrullim i sinkronizuar. Dhe, bile ajo në

një deklaratë thotë që është shkelje pak a shumë e sovranitetit, ashtu qysh po deklarojmë edhe ne,

dhe e demanton kryeministrin e vet. Problemi ditor i Kosovës tashmë është diskrepanca dhe

mosmarrëveshjet që i ka Qeveria dhe partnerët e koalicionit. Tash këtu nuk di a mund të nga

Page 18: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

18

tregojë zëvendëskryeministri: a ka qenë patrullim i sinkronizuar a s’ka qenë patrullim i

sinkronizuar? Se kryeministri po thotë që ka qenë, e ministrja e Jashtme po thotë që s’ka qenë.

Dhe, edhe neve po na duket që s’ka qenë ose së paku për këtë çështje bash kurrgjë s’ka ditë

Qeveria e Kosovës dhe nëse s’ka ditë asgjë Qeveria e Kosovës, këta duhet bërë një pyetje vetes:

për çka janë aty? Për çka janë aty nëse nuk i respekton as KFOR-i e as partnerët ndërkombëtarë,

e as ata që e kanë pavarësisht të gjithave, obligim të jenë të koordinuar me Qeverinë. Nëse mund

të na tregojë zoti Tahiri kush po e thotë të vërtetën, e kush po flet paushall? A kryeministri Hoti,

a ministrja e Jashtme?

KRYETARJA: Zëvendëskryeministër, a doni të përgjigjeni tash, apo i kemi edhe dy deputetë për

të njëjtën çështje? Në rregull! Atëherë, deputeti Ilir Tasholli e ka fjalën, me radhë siç i kanë

kërkuar.

ILIR TASHOLLI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!

Përshëndetje, zëvendëskryeministra,

Deputetë,

Kolegë të nderuar,

Prej momentit që ka ndodhur incidenti ndërkufitar, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri është

mbledhur disa herë dhe e ka trajtuar çështjen në fjalë.

Realisht në fillim nuk kemi pasur pasqyrë të qartë në lidhje me atë që ka ndodhur, dje kemi pasur

një referim të saktë në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, na është referuar saktë në lidhje me

atë se çka ka ndodhur. Nuk është kjo çështje aq e thjeshtë, sa që do të bëjë të zgjidhet me 2-3

pyetje që ne i parashtrojmë këtu si deputetë. Është problem që po vazhdon të zgjasë, ka 20 vjet e

më shumë, dhe unë mendoj që është problem politik. Derisa është problem politik, atëherë ne do

të duhej parë, ne si deputetë dhe të gjitha institucionet e tjera, se si duam ta adresojmë këtë

çështje dhe pse jo në Bruksel, në selinë e NATO-s në Bruksel, përmes mekanizmave,

institucioneve e tjera. A e dini që ju për 300 metra në gjatësi të kufirit nuk lejohet që Policia e

Kosovës të ketë punkt të vetin dhe krejt ato kazinotë që po i përmendni, nuk janë nën kontrollin e

Policisë së Kosovës. Unë mendoj që këtu nuk do të duhej të ketë më opozitë e pozitë, por ata që

janë në qeveri dhe ata tjerët që nuk janë në qeveri, kjo do të duhej, kryetare dhe deputetë të

nderuar, të jetë një pikë e veçantë dhe të shohim pastaj se si do të duhej të adresohet ky problem,

që është kryekëput politik. Këtu nuk jemi për të bërë garë se kush është më patriot. Ne jemi të

gjithë bashkë, jam i bindur, bashkë me banorët e Karaçevës, por është një problem shumë më i

thellë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Ju njoftoj se për këtë temë kemi një kërkesë për interpelancë

parlamentare, e cila tashmë i është dërguar Qeverisë dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Qeveria

lidhur me atë që e diskutuat.

Deputeti Mefail Bajqinovci e ka fjalën.

Page 19: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

19

MEFAIL BAJQINOVCI: Faleminderit, e nderuara kryetare!

Të nderuar deputetë,

Kam një pyetje për zëvendëskryeministrin, kur tha se kanë defiluar.

Zëvendëskryeministër, aty nuk ka qenë paradë, por ka qenë patrullim. Kanë hyrë forcat serbe në

territor tonin dhe kanë shkuar mbi 500 metra nëpër rrugë kryesore. Pra, mos e quani ju lutem

“defilim”, sepse nuk është defilim ajo punë. S’ka pasur paradë aty, po 12 pjesëtarë të

xhandarmërisë dhe ushtrisë, sipas forcave tona të sigurisë, kanë hyrë në territorin tonë dhe kanë

patrulluar, zëvendëskryeministër. Nuk kanë defiluar apo të kenë bërë ndonjë paradë.

Ndërsa, edhe banorët e asaj pjese na treguan se të fortët e Prishtinës i kanë hapur kazinotë atje,

sepse nuk kanë mundësi t’i hapin kazinotë karaçevasit aty apo nga Kamenica. Pra, na tregoni! Ju

thoni “defilim”, kryeministri thotë “ishte patrullim i sinkronizuar”, ministri i brendshëm thotë

“çdo gjë është në rregull”. Cila është e vërteta këtu, zëvendëskryeministër?

KRYETARJA: Edhe Fatmire Kollçaku lidhur me të njëjtën temë.

FATMIRE MULLHAXHA-KOLLÇAKU: Faleminderit, kryetare!

Është evidente që zyrtarët më të lartë shtetërorë po ikin nga përgjegjësia, po ikin nga përgjegjësia

që të vijnë në Kuvend, të raportojnë aty ku ata duhet të raportojnë. Është e njohur që ministri i

Punëve të Brendshme pas katër ftesave të njëpasnjëshme, pati vendosur një herë të vijë në

Kuvend dhe atë me disa kushtëzime. Fillimisht e ka paralajmëruar pjesëmarrjen pa asnjë kusht,

më vonë ka dërguar e-mail, ku kërkon në mënyrë decidive ta informojmë rreth çështjeve që ai

duhet t’i diskutojë me ne, pastaj na paralajmëroi që do të vijë vetëm 45 minuta dhe në fund, pas

kërkesës sonë që ai të vijë në orën 9:00, ia dhamë mundësinë, ai përsëri erdhi me një kohë të

kufizuar në kohën kur në Kosovë zyrtarët qëndrojnë, nuk kemi udhëtime jashtë vendit, nuk mund

ta kuptoj asnjë arsye për të cilën një ministër rezistoi dhe nuk erdhi as në takimin e para dy

ditëve, kur ishte ftuar pikërisht për këtë çështje, për të cilën ne po diskutojmë së bashku me

drejtorin e Policisë. Të dy munguan pa asnjë arsye të qëndrueshme.

Ne patëm dje pas dyerve të mbyllura një takim me komandantin e FSK-së dhe besoni se morëm

mjaftë informata shqetësuese. Pra, situata nuk është aspak ashtu siç është paraqitur nga zyrtarët e

lartë qeveritarë dhe ne kërkojmë përgjegjësi dhe të informohet opinioni publik drejtë, ashtu siç u

informuam ne edhe nga komandanti. Kjo është përgjegjësia prej kryeministrit e deri te ministri i

Mbrojtjes dhe ministri i Punëve të Brendshme të na njoftojnë saktë, jo vetëm neve si zyrtarë të

lartë këtu të organit më të lartë vendimmarrës në vend, po të njoftohen të gjithë qytetarët se çfarë

po ndodh për atë që e dinë vetë qytetarët që janë në ato zona, që nuk bëhet fjalë tashmë vetëm

për kazino aty, po edhe trafikim, qoftë me mall, qoftë edhe me njerëz. Këto janë të dhëna

shqetësuese dhe asnjë qeveri nuk mund t’i referohet diçka që ka ndodhur edhe më herët,

përderisa tash janë në Qeveri, se kërkojmë përgjegjësi për çdo gjë që po ndodh e ne rend të parë

Page 20: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

20

siguri për qytetarët që janë shumë të shqetësuar, duke jetuar aty dhe duke u ndjerë të pasigurt dhe

të pambrojtur nga ata që janë të thirrur t’u ofrojnë mbrojtje.

Pra, kërkojmë përgjegjësi në interpelancë këtu nga ministri, por kryesisht edhe nga kryeministri

edhe të gjithë zyrtarët më të lartë vendorë që janë përgjegjës për këto fusha dhe për këtë incident,

për të cilin ne po flasim tani.

KRYETARJA: Deputeti Elmi Reçica e ka fjalën.

ELMI REÇICA: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë,

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Realisht, kjo çështje po shihet se është shqetësuese për të gjithë ne dhe e diskutuan shumë. E

diskutuan pjesa dërrmuese edhe e shefave të grupeve parlamentare, por edhe deputetët dhe

kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Mendoj se kjo çështje është shumë e

ndjeshme dhe nuk është çështje që do të duhej të diskutohej aq hapur dhe aq drejtpërdrejtë këtu

në seancë plenare.

Ne dje kemi pasur një raportim dhe e kemi bërë pa media, kështu që ju kisha lutur, ka edhe

kërkesa për interpelancë. Kemi bërë edhe kërkesa që, edhe ministri i Mbrojtjes, edhe komandanti

i FSK-së bashkë me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë, po sigurisht edhe bartësit

tjerë të institucioneve të sigurisë të raportojnë në Kuvend. Por, kisha bërë ftesë që vërtet të jemi

të kujdesshëm. Nëse kemi mbajtur takim dhe raportim pa media, do të duhej që të kemi

konsideratë dhe të jemi të ndjeshëm karshi situatës çfarë është ajo. Nuk është çështje e thjeshtë,

është çështje shumë më e komplikuar. Është e vërtetë që është shqetësuese, është e vërtetë që e

kanë bërë edhe rrugë dhe nuk është hera e parë, por unë mendoj që është momenti tash që ta

trajtojmë, jo sa për ta trajtuar e jo sa për të diskutuar për opinion, por ta trajtojmë në nivelin më

të lartë shtetëror dhe me përgjegjësinë më të madhe të mundshme. Faleminderit!

KRYETARJA: Urdhëro, zëvendëskryeministër!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Po mundohem të përgjigjem në pyetjet një nga një për temën. Po filloj me deputetin Bajqinovci.

Po, është patrullim. Pra, nuk është defilim. Është... ajo dihet. Mirëpo, ajo që kemi si informatë

dhe pastaj që është një përgjigje për të gjithë ju si shtet nga KFOR-i është, se ky ka qenë një

patrullim i përbashkët i KFOR-it, që ka ndodhë edhe në të kaluarën, nën një.

Nën dy, shqetësimin që po e ngrehni ju është edhe shqetësim i të gjithë neve dhe siç e tha edhe

deputeti Reçica, është një problem i trashëguar për të cilin duhet të kemi një veprim shtetëror,

Page 21: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

21

shtetëror në kuptimin se si e trajtojmë atë temë që për dy dekada hap probleme të tilla. Ju e dini

se një defilim i tillë ka qenë edhe në mars, më falni patrullim, patrullim prej forcave serbe ka

qenë edhe në mars të këtij viti. Dhe, në këto rrethana ky është një problem që nuk na buron prej

kësaj Qeverie. Është problem i trashëguar, që duhet me i dhënë një përgjigje dhe në këto rrethana

përgjigja është mirë të jetë shtetërore.

Sa i përket pyetjes së deputetit Krasniqi, informatat që ne i kemi prej KFOR-it e që janë

informata zyrtare prej KFOR-it, që ne nuk kemi mundësi t’i kontrollojmë si shtet, është se ky ka

qenë një patrullim i sinkronizuar i përbashkët. Kjo ka qenë informata që e kam marrë unë prej

kryeministrit. Përderisa sa i përket situatës së kazinove, tash ministrja më tha që ky është një

operim ilegal dhe si i tillë shteti e ka për detyrë ta mbyllë. Pse nuk po ndodh, pasi që janë

mbyllur të gjitha? Është një pyetje në të cilën ne duhet të japim përgjigje edhe në qoftë se mbahet

një interpelancë, mirëpo edhe në një debat publik, për shkak se është me të vërtet...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Vazhdojani fjalën! A dëshironi të vazhdoni, zëvendëskryeministër? Po, po, veç

urdhëro!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Domethënë, për ta përmbledhur punën e

Karaçevës, pa dashur asnjëherë të dal këtu dhe të pretendoj se po bëj ndonjë ligjëratë apo se po

dua të tregoj ndonjë fuqi, jo. Ky është një problem serioz. Është një problem i trashëguar. Është

një problem që ka kaluar qeveri pas qeverie, i cili na është përsëritur javën e kaluar dhe i cili do

përgjigje shtetërore pak a shumë në vijat që u përmendën këtu.

Një çështje që po dua ta them për punën e Karaçevës, është se Policia e Kosovës tani ka marrë

detyrën për patrullim aty. Ka pasur një kërkesë prej KFOR-it që patrullimet me qenë të

përbashkëta, mirëpo Policia këtë e ka refuzuar dhe tutje do të shkojmë me u dhënë një përgjigje

të gjitha këtyre çështjeve, që janë shqetësime të popullatës e në fund të fundit, janë shqetësime të

Kosovës dhe të gjithë kombit.

Desha të përgjigjem në disa pyetje që u adresuan prej deputetëve. Po e nis me deputeten e LDK-

së, që foli për një temë shumë të rëndësishme siç është puna e kontratës kolektive dhe mundësisë

së marrjes së buxhetit nga buxhetimi që ka qenë i alokuar për Ligjin e pagave për komuna dhe të

rialokohet. Tash, ju e dini që ne e kemi kaluar një buxhet, është pak a shumë e pamundur të

hyhet në rialokime, për shkak se secili nen, secila vijë buxhetore që është aty, është njëfarë neni.

Pra duhet pritur një proces të rishikimit për të mundur të shihet dhe të trajtohet kontrata kolektive

si problem gjenerik, se është problem edhe ky problem i trashëguar fatkeqësisht prej kur ka hy

kontrata kolektive në funksion. Po, në këto rrethana unë nuk e shoh të mundur që mund të

veprojmë diçka.

Page 22: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

22

Tek kolegu Haradinaj, Daut Haradinaj, që e ngriti çështjen më herët. Ne kemi pasur një diskutim

me disa deputetë që janë edhe të burgosur politikë. E kemi adresuar te kryeministri dhe besoj se,

brenda dy, më së largu tri javësh, do të funksionalizohet në mënyrë që të fillojë pagesa e

detyrueshme, që është për të gjithë të burgosurit politikë.

Pak a shumë, këto i kam përgjigjet për ju. Faleminderit!

KRYETARJA: Ministrja Hykmete Bajrami e ka fjalën.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, e nderuara kryetare!

I nderuari zëvendëskryeministër,

Ministra,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Dola këtu për të dhënë shpjegimin për çështjen e ngritur nga deputeti Kujtim Gashi lidhur me

dëmet që janë bërë në kulturat bujqësore nga të reshurat e ditëve të fundit.

Ju njoftoj, se për herë të parë në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë në Buxhetin

e vitit 2020, ka qenë një shumë e dedikuar pikërisht për mbulimin e këtyre dëmeve, që është në

vlerë prej 3.080.000 euro. Shuma, sipas informatave që morra nga thesari, nuk është shpenzuar

komplet, do të thotë ende ka mjete aty për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga të reshurat dhe

fatkeqësitë tjera natyrore.

Ministri është në terren. Po bën vlerësimin e dëmeve në bashkëpunim me komunat dhe besoni,

që deri më sot të gjitha një nga një po mbulohen. Për më tepër, dje në aprovimin e programit për

rimëkëmbje ekonomike Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë edhe 26 milionë euro për këtë

vit për Ministrinë e Bujqësisë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Lidhur me deklarimet e zëvendëskryeministrit fjalën e kanë

kërkuar edhe dy deputetë. Deputeti Gazmend Gjyshinca e ka fjalën njëherë. Për

zëvendëskryeministrin e keni? Po, urdhëro!

GAZMEND GJYSHINCA: Faleminderit, kryetare!

Mendoj se deklarimi që sapo e dha zëvendëskryeministri është në vazhdën e thellimit të

konfuzionit në lidhje me deklarimet që i kanë bërë zyrtarët e Qeverisë, për atë se çfarë ka

ndodhur në Karaçevë. Më lejoni t’ia rikujtoj zotit zëvendëskryeministër dhe ta citoj po ashtu,

ministren e Punëve të Jashtme, zonjën Meliza Haradinaj, kur thotë që “Ngjarja e 7 gushtit në

Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për

të cilin nuk ka askush mandat e autorizim.”, ndër të tjera.

Page 23: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

23

Ky deklarim, ku pra theksohet se ky akt nuk është i sinkronizuar bie ndesh, së pari me

deklarimin e ministrit të Punëve të Brendshme, zotit Agim Veliut, dhe pastaj bie ndesh edhe me

atë se çfarë tha zëvendëskryeministri pak më parë. Pra, e kuptoj qëllimin që ta sqaroni, mirëpo

para sqarimit ju vetëm sa po e thelloni konfuzionin te qytetarët tanë, për shkak se këto deklarime

aq pak të koordinuar në mes vete qytetarët tanë më shumë i bëjnë të mendojnë se kemi të bëjmë

me ministra të shteteve të ndryshme e jo të një Qeverie e koalicionit të përbashkët.

Pra, ju lutem, që para se të dilni të flisni përballë qytetarëve, të koordinoheni, jo ta thelloni

konfuzionin edhe ashtu ekzistues përballë plotë çështjeve të tjera. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputetja Vlora Limani-Hajnuni.

VLORA NIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, kryetare!

Zëvendëskryeministër, jo për replikë, po vërtetë për të dhënë kontributin që të zgjidhet kjo

çështje, e cila e mundon kujdesin parësor shëndetësor tash e disa vite. Nëse nuk mund të zgjidhet

në këtë periudhë kohore, ashtu siç e theksuat ju, atëherë kjo problematikë mund të zgjidhet në

fazën tjetër të planifikimit të Buxhetit, duke lejuar komunat që të planifikojnë buxhetin përmes

qarkoreve buxhetore, në mënyrë që në kodin ekonomik të pagave dhe mëditjeve t’u lejohet të

planifikojnë edhe pjesën e shtesave, e cila rrjedhë prej kontratës kolektive. Faleminderit!

KRYETARJA: Urdhëro, zëvendëskryeministër!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit!

Zoti deputet,

Dy çështje dua t’i them.

E para, po ka pasur deklarime, se janë publike dhe dihen. Ajo që ne po bëjmë është, se jemi duke

mbledhur informacionet. Ministri i Punëve të Brendshme është duke i mbledhur informacionet

dhe pastaj do të ulemi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe aty ta trajtojmë mbi bazë të ligjit

dhe të shohim, se cila do të jetë informata pastaj për Kuvendin, për shtetin dhe si t’i qasemi këtij

problemi që është problem, e thash edhe një herë, i trashëguar dhe që është shumë serioz. Kaq.

Më shumë nuk kam çfarë të them në këtë temë.

Tek deputetja, sa i përket temës së kontratës kolektive.

E nderuara deputete, kontrata kolektive është fatkeqësi të thuhet, mirëpo ka vite të tëra që nuk

është në zbatim e sipër. Me vite të tëra detyrimet që burojnë nga Kontrata Kolektive, fatkeqësisht

duhet të zbatohen, respektivisht të paguhen, nga të hyrat vetanake që gjenerohen nga komunat

për detyra dhe përgjegjësi që i ka dhënë niveli qendror. Në këtë kuptim, në këtë buxhetim, për

mendimin tim është e pamundur të bëhet diçka. E vetmja mundësi për të bërë diçka, është që kur

të bëhet një rishikim apo kur të buxhetohet Buxheti i ardhshëm. Në këtë kohë s’kemi, mund të

Page 24: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

24

them se do të shikojmë, por s’mund të shikojmë, për shkak se s’mund të bëhet deri në Buxhetin e

ardhshëm. Faleminderit!

KRYETARJA: Edhe deputeti Bulliqi për këtë çështje dhe po e përmbyllim çështjen e

deklarimeve të zëvendëskryeministrit.

SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, kryetare!

Faleminderit, të respektuar deputetë,

Të respektuar qytetarë,

Unë desha të lidhem pak me këtë çështjen e shkeljeve të njëpasnjëshme të vijës kufitare në mes

Kosovës dhe Serbisë nga xhandarmëria serbe. Më duhet t’ia kujtoj zotit Tahiri, që ky nuk është

rasti i vetëm, sepse kemi edhe një serë rastesh tjera, konkretisht në lokalitetin e Uglarit janë futur

me kilometra të tëra në brendësi të territorit të Kosovës dhe i kanë legjitimuar qytetarët shqiptarë

në këtë pjesë. Por, pse ndodhin krejt këto gjëra?

Zoti Tahiri, zyrtarët policorë që ruajnë vijën kufitare janë të pa pajisur me materiale të

nevojshme, siç është rasti i GPS-ve. Ata GPS të tyre nuk kanë bazhdarim. Ata njerëz nuk i keni

trajnuar, duhet të trajnohen. Zyrtarët e ndryshëm policorë vozisin xhipa të kategorive të

ndryshme, ndërsa ata njerëz që e ruajnë vijën kufitare nuk kanë makina për të dalë në terren që ta

kryejnë punën e terrenit. Prandaj, këtu janë defektet e kësaj Qeverie dhe kjo Qeveri seriozisht

duhet të merret me këta njerëz, t’u ndihmojë që ata të mund t’i kryejnë punët e veta, në mënyrë

që ta ruajnë integritetin territorial të Kosovës.

Ju e dini shumë mirë, që vija kufitare është 381 km. Është vija më e gjatë kufitare në mes

Kosovës dhe shteteve fqinje. Prandaj, ju duhet ta përforconi këtë vijë kufitare me njerëz

adekuatë, t’u krijoni kushte, t’i trajnoni dhe t’u jepni pajisje të nevojshme. Ju e dini se gjuetarët

kanë vendosur kamera që të mund ta kontrollojnë lëvizjen e shtazëve të ndryshme të egra, ndërsa

nuk keni pajisje të tilla që të vendosen në kufij. Ju duhet t’i pajisni ata njerëz me materiale të

nevojshme, që ata të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Përndryshe, ata nuk

kanë faj. Faji është në krye të Qeverisë, duke nisur nga ministria...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Zëvendëskryeministri e ka fjalën.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, deputet Bulliqi!

Sa i përket kërkesës së GPS-ve, s’mund të jap përgjigje, sepse s’kam informacion dhe nuk po

mundohem të ndërtoj diçka pa e pasur informacionin. Normalisht, që duhet. U dhanë argumentet,

në veçanti duke ditur se jemi duke folur për 381 km rrugë.

Page 25: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

25

Së i përket problemit të vijës kufitare, nuk është e drejtë e as e sinqertë, të adresohet tash në këtë

Qeveri, për shkak se ky është një problem që na përcjell tash e shumë kohë dhe nuk besoj që ke

njerëz më të thirrur për këtë temë, për shkak se je bash i fushës. Në këtë temë e din që ky nuk

është problem që gjenerohet tash për dy muaj ditë e as në tre muaj ditët e Kurtit, as në dy vjetët e

Haradinajt. Është një problem shtetëror, të cilit duhet dhënë përgjigje ky Kuvend, ky shtet

përmes mënyrave se si do t’i qaset. Në këtë temë, sado që hyjmë në debat, është debat që sot nuk

mund t’i jap përgjigje. Çfarë mund të përgjigjem është kërkesa që i ngritët e që mund të jenë.

Nuk është mirë të ndërlidhet me punën e “zyrtarë e qeveritarë vozisin xhipa”. Po çfarë xhipa?

Unë vozis një Peguet, jam njeri i dytë në shtet, i cili as nuk ecën. Pra, nuk është, thënë të drejtën,

vetura më të dobëta kurrkund s’ka. Dhe në këtë kuptim, në qoftë se duam të themi se po vozisin.

Unë të siguroj se nuk e di kush vozit xhipa. Mund të them se këto vetura janë vetura totalisht të

parregullta. Dhe, në qoftë se duhet vetura, atëherë hajde t’i buxhetojmë për Policinë, por ky

krahasim është krahasim totalisht i padrejtë.

KRYETARJA: Kundër replikë, Shpejtim Bulliqi, një minutë.

SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, kryetare!

Unë ia bëj me dije zotit Tahiri, që unë kam pasur rastin të dal me ata zyrtarë shumë të

përkushtuar policorë për punën që e bëjnë dhe makina e tyre ka mbetur në lloç, sepse ua kanë

dhënë një makinë të vjetër që nuk tërheq me katër rrota dhe ka mbetur në lloç, e para.

E dyta, ju e dini shumë mirë se cilët zyrtarë të lartë, komandantë të Policisë vozisin lloj-lloj

xhipash dhe ata xhipa më mirë është me ua dhënë zyrtarëve policorë që të kryejnë punën në kufi

atje, sesa “t’i bajmë bijat me ta”. Faleminderit!

KRYETARJA: Të nderuar deputetë, e përmbyllëm këtë pjesë, kështu që ju lus për mirëkuptim,

sepse e paralajmërova më herët.

2. Koha për pyetje parlamentare

Ju njoftoj se në bazë të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjatë

60 minuta. Para se t’i thërras emrat e deputetëve, të nderuar deputetë, sot do ta kemi një kërkesë

që t’i vendosim në rend dite dy marrëveshje ndërkombëtare, të cilat janë jashtëzakonisht të

rëndësishme dhe janë të afatizuara sa i përket ratifikimit.

Lus shefat e grupeve parlamentare që t’i ftojnë deputetët që menjëherë pas pauzës të vijnë në

sallë, në mënyrë që ta kemi numrin e nevojshëm për ratifikim të këtyre dy marrëveshjeve, sepse

siç e dini, duhen 2/3-tat.

Page 26: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

26

Atëherë, fillojmë me pyetjet e mbetura nga seancat e mëparshme. Njëherë është deputeti Dimal

Basha. A është këtu? Nuk po e shoh. Vazhdojmë me deputetin Fitim Haziri. A është këtu? Nuk

qenka. Edhe një pyetje deputetit Fitim Haziri, nuk qenka këtu. Deputetja Donika Kadaj-Bujupi,

po ashtu nuk është këtu.

Deputeti Kujtim Gashi ka pyetje për... Urdhëro! Po, urdhëro, zoti Selimi. Në qoftë se kthehen në

ndërkohë i thërras prapë. A do ta marrësh fjalën? Urdhëro, zoti Selimi!

REXHEP SELIMI: Faleminderit! Më fal, kryetare, po për deputetët që po i thërrisni ju, janë të

ngarkuar me komisione. Nëse ka mundësi, që të mos u numërohet që u ka humbur shansi për të

bërë pyetjen parlamentare. Faleminderit për mirëkuptim.

KRYETARJA: S’ka problem. Vetëm më njoftoni kur të kthehen në sallë dhe ua thërras emrat

prapë. Atëherë, deputeti Kujtim Gashi pyetje për kryeministrin Hoti. Kryeministri nuk është

këtu. A dëshironi ta lexoni pyetjen? Urdhëro, zoti Gashi.

KUJTIM GASHI: Faleminderit, kryetare!

Në fakt nuk do ta lexoja, po tashmë kjo pyetje e ka kaluar një muaj dhe besoj se është hera e dytë

apo e tretë që vjen në seancë. Ne e dimë që kryeministri nuk mund të jetë këtu. Megjithatë, unë

po e lexoj, nëse ka dikush që mund ta japë përgjigjen, mirë.

Siç jeni në dijeni, në të kaluarën ka pasur një vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

domethënë nga Qeveria e Haradinajt, që kazerma e KFOR-it në Komunën e Prizrenit të

shndërrohet si qendër e inovacionit. Nga ajo kohë e deri më sot aty nuk ka pasur asnjë zhvillim.

Pra, kazerma që ka objekte dhe hapësira përcjellëse jashtëzakonisht të mëdha është totalisht e

boshatisur.

Pyetja për kryeministrin është kjo: Cilat janë planet e Qeverisë suaj për këtë qendër dhe pse e

njëjta nuk i kalon për shfrytëzim Komunës së Prizrenit, e cila do të mund t’i jepte për qëllime të

zhvillimit të biznesit lokal, ose të shfrytëzohej si qendër industriale, kur dihet mirëfilli se në

Prizren zhvillohen disa zeje të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe filigranin.

Gjithashtu, edhe tregtia dhe industria janë sektorë me të cilët merren jashtëzakonisht shumë

afaristë të qytetit të Prizrenit. Ai vend, pra kjo hapësirë, me një vizion të qartë mund të kthehet

në një inkubator të rritjes së punësimit për të rinjtë e vendit tonë e me theks të veçantë për

zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve rinore e kulturore, por po ashtu mos të shndërrohet edhe një

vend ku mund të zhvillohen shumë festivale, duke pasur parasysh që Prizreni njihet për aktivitete

të tilla kulturore. Faleminderit!

KRYETARJA: Zëvendëskryeministër, a doni të përgjigjeni? Urdhëroni!

Page 27: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

27

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit për pyetjen deputet Gashi!

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në krijimin e kushteve për ushtrimin e

veprimtarisë e cila në fokus apo më mirë të them është shumë e orientuar në këtë temë, në

veçanti në teknologjinë informative, siç është rasti me Parkun për Inovacione dhe Trajnim në

Prizren.

Siç e dini, Qeveria e kaluar ka marrë vendim që sipërfaqja prej 40 hektarëve, ku dikur ishte

kazerma e KFOR-it gjerman, t’i kalojë në shfrytëzim Shoqatës ITP Prizren, e cila do të zhvillojë

programin gjermano-kosovar të trajnimit dhe inovacionit. Së bashku me ministritë e linjës është

duke u analizuar situata, në mënyrë që të marrin hapat e nevojshëm që të garantojmë mbështetjen

tonë për këtë qendër të trajnimit dhe fushat që ju i specifikuat, duke përfshirë edhe atë filigranin,

të cilat do të jenë shumë të rëndësishme, jo vetëm për Prizrenin, por edhe për gjithë Kosovën.

Faleminderit!

KRYETARJA: A keni pyetje shtesë? Jo! Faleminderit! Deputeti Frashër Demaj ka pyetje për

kryeministrin Hoti. Urdhëroni!

FRASHËR DEMAJ: Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar deputetë,

Unë po e ngre një shqetësim publik që nuk është i tashëm, por është i kahershëm dhe si fenomen

pothuajse i ka përcjellë të gjitha qeveritë radhazi. Fjala është për diskriminim e të rinjve të

diplomuar me rastin e konkurrimit në institucione publike për një vend pune. Më së shumi

diskriminohen të diplomuarit në kolegje private. Prandaj, duhet që institucionet e Republikës së

Kosovës ta dinë që institucioni qoftë publik apo privat, kur e ka akreditimin institucional dhe e

ka akreditimit e programit të caktuar, diplomat janë të barasvlershme, si në publik, si në privat.

Përzgjedhja e kandidatëve për punë me rastin e konkurrimit duhet të bëhet për arsye cilësore e jo

për arsye formale, pra të pasjes së një dokumenti.

Unë e kam drejtuar pyetjen për kryeministrin, po në qoftë se ka gatishmëri mund të përgjigjet

secili anëtar i kabinetit ose mund të ketë përgjigje ndonjëherë tjetër, ose ta trajtojnë fenomenin.

Pra, konkretisht, Qeveria a po ndërmerr diçka ndaj këtij fenomeni që praktikisht është edhe

antiligjor? Faleminderit!

KRYETARJA: A doni të përgjigjeni zëvendëskryeministër? Urdhëro!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit për pyetjen deputet Demaj!

Qeveria e Republikës së Kosovës në planin qeverisës 2020-2023 në kuadër të 15 pikave të këtij

programi, në pikën 8, te arsimi dhe shkenca, me theks të veçantë te arsimi i lartë, ka paraparë 12

masa për këtë temë.

Page 28: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

28

Ne jemi të përkushtuar ta mbështesim arsimin e lartë, duke krijuar kushte për fuqizimin e

Agjencisë së të Akreditimit, i cili mbikëqyr këto institucione dhe duke garantuar kështu

avancimin e sigurisë së cilësisë në këto institucione arsimore. Përmes kësaj qasjeje, ne

ndihmojmë rritjen e kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe produktit final që

prodhojnë këto institucione për këto kuadro.

Si Qeveri e Republikës së Kosovës do të kujdesemi që të mos ketë raste të diskriminimit të

natyrës të cilët e ngritët ju. Faleminderit!

KRYETARJA: A dëshironi pyetje shtesë? Urdhëro, z. Demaj!

FRASHËR DEMAJ: Zoti zëvendëskryeministër,

Unë ju falënderoj për këtë sqarim, por tema ishte diku tjetër, sepse ne e kemi një kontingjent

shumë të madh të njerëzve të diplomuar në kolegje private të cilët përballen çdo ditë me

diskriminim me rastin e konkurrimit të institucione publike dhe në qoftë se nuk jeni në dijeni për

këtë fenomen, atëherë unë nuk po kërkoj sot këtë përgjigje, por po kërkoj që ta keni vëmendjen e

duhur dhe t’i trajtoni me seriozitet këto çështje të cilat janë antikushtetuese dhe janë antiqytetare.

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Gazmend Syla ka pyetje për kryeministrin. A është këtu?

Urdhëro! Me kartelë të Haxhi Shalës.

GAZMEND SYLA: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Unë pyetje nuk kam për kryeministrin Hoti, por meqenëse zëvendëskryeministri është këtu, po ia

drejtoj zëvendëskryeministrit.

I nderuar zëvendëskryeministër,

Unë kam bërë një kërkesë më 27 korrik të këtij viti për rivarrimin e heroinës Shotë Galica nga

Shqipëria për në Kosovë. Qeveria a ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë kërkesë

timen? Faleminderit!

KRYETARJA: Urdhëro zëvendëskryeministër!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, deputet Syla!

Po më 27 korrik të këtij viti ne kemi marrë një letër nga ju, ku po ashtu përshkruhet që më 6

korrik të po këtij viti Bashkia e Krujës ka marrë një vendim për të bërë, d.m.th. për të lëvizur

përmendoren dhe njëkohësisht është kërkesa që të bëhet rivarrimi.

Çka kemi bërë ne? Do t’i bëjmë dy qasje. Institucionet kompetente përkatëse, në këtë rast në

praktikën e kaluar që i kemi bërë, do të marrë detyrën për t’u marrë me këtë temë dhe për t’u

Page 29: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

29

gjetur lokacioni i cili është i nevojshëm dhe i cili në fakt ia jep vendin meritor një heroine siç

është Shotë Galica. Pra, institucioni përkatës, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes do ta marrë

përsipër këtë çështje dhe do të lëviz përpara, pasi që informatën që e kemi marrë prej Bashkisë së

Krujës është që për shkak të tërmetit që ka ndodhur atje, në atë vend duhet të ndodhë një ndërtim

dhe për këtë arsye edhe masa është urgjente. Faleminderit!

KRYETARJA: A keni pyetje shtesë? Jo! Deputetja Fitore Pacolli ka pyetje për kryeministrin

Hoti.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Faleminderit, kryetare!

Kjo Qeveri ilegale vullnetarisht ka hequr dorë nga sovraniteti i vendi dhe pas heqjes dorë nga

reciprociteti me Serbinë ka hequr dorë edhe e drejta kushtetuese në angazhim për njohjen e

pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësim në organizatat evropiane e ndërkombëtare.

Me këtë Qeveri vendi ynë është katandisur keq e më keq. Të ngathët, të paditur, neglizhentë,

institucionet dhe komisionet funksionale i bëjnë jofunksionale. Kemi mbërritur në pikën ku as

shkelja e territorit më nuk po bëhet problem. Me vendimin e dt. 1 korrik 2020, përmes të cilit

Qeveria e z. Hoti ka bërë shkarkimin e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e

kufirit shtetëror. Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit është bërë në kundërshtim me Rregulloren

nr. 17/2013 për punën e Komisioni. Sipas Rregullores, saktësisht nenit 13, anëtarët e Komisionit

zgjidhen me mandat trevjeçar me mundësi riemërimi nga Qeveria dhe Qeveria mund të

shkarkojë kryesuesin dhe anëtarët para përfundimit të mandatit, vetëm nëse është i dënuar për

vepër penale nga gjykata kompetente, kërkohet me shkrim dhe argumente nga institucioni që ai

përfaqëson dhe kërkohet me shkrim dhe me argumente nga Komisioni që të bëjë shkarkimin.

Asnjëra nga këto më lart nuk ka ndodhur, por z. Hoti ka marrë vendim që të bëjë shkarkimin e as

Komisioni me shumicë votash nuk ka kërkuar që të shkarkohet nga Qeveria siç mundet sipas

nenit në fjalë, pika 2. Por, në vendim nuk ka asnjë arsyetim pse është bërë shkarkimi dhe tani po

bëhen gati dy muaj që kur ky komision nuk është funksional dhe përkundër asaj që kishte

deklaruar se emërimi i anëtarëve të rinj të Komisionit do të bëhet shumë shpejt, tani është e

pritshme që pas reagimit publik të nxitojnë dhe të emërojnë pasardhësit e tyre që ia humbën

Kosovës 8 200 hektarë tokë.

Pse ky vendim kaq i ngutshëm në shpërputhje me Rregulloren? Kjo është pyetja ime kryesore.

Çka fshihet prapa këtij vendimi? Pse ishte kaq urgjente shkarkimi i Komisionit dhe me shkelje

ligjore?

Pasi që z. Hoti nuk është i pranishëm këtu për të ofruar përgjigje, unë do ta bëjë pyetjen.

Page 30: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

30

KRYETARJA: Për zëvendëskryeministrin? Nuk keni për të. T’ju njoftoj kështu: Sipas nenit 45,

pika 10 e Rregullores së Kuvendit, Kryeministri ka të drejtë ta autorizojë këdo nga kabineti

qeveritar për t’u përgjigjur në pyetje në qoftë se nuk është këtu. Në këtë rast e ka autorizuar

zëvendëskryeministrin për disa nga pyetjet parlamentare, por jo për të gjitha. Dhe u njoftuam nga

zëvendëskryeministri për këtë pyetje që nuk ka autorizim të përgjigjet.

Po vazhdojmë me pyetje të tjera. Deputetja Vlora Limani-Hajnuni, pyetje për ministrin Zemaj.

Ministri nuk është këtu. A dëshironi ta lexoni pyetjen?

VLORA LIMANI-HAJNUNI: Kryetare,

Meqenëse është hera e dytë, unë po e lexoj pyetjen. Shpresoj që prej ministrit do ta marr

përgjigjen pastaj.

Sipas Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë humbur jetën

në luftë me virusin korona janë njerëz që kanë vuajtur edhe më parë nga ndonjë sëmundje

kronike joinfektive siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri. Një konstatim të tillë

që nga fillimi i pandemisë e kanë bërë edhe institucionet tona shëndetësore dhe ka raportuar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në fakt, numri më i madh i vdekjeve nga COVID-19 edhe në Kosovë është konstatuar si rezultat

edhe i sëmundjeve të tjera kronike joinfektive. Prandaj, pyetja ime është kjo: A ka Ministria e

Shëndetësisë si institucion të dhëna statistikore sa është përqindja e qytetarëve në Kosovë që

vuajnë nga këto sëmundje kronike joinfektive siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe

kanceri. Dhe në cilat komuna ose në cilat regjione është numri më i madh i këtyre njerëzve me

këto sëmundje? Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Po e procedojmë. Deputetja Vlora Limani-Hajnuni sërish ka

pyetje, për ministrin Skënder Reçica tani. As ky ministër s’është këtu.

VLORA LIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, kryetare!

Edhe këtë pyetje do ta lexoj, sepse është që një muaj në procedurë dhe është hera e dytë që më

jepet fjala për këtë pyetje.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas rregullativës aktuale ligjore është përgjegjëse e

gjithmbarshme për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, duke

siguruar që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe

familjare pa asnjë dallim moshe, gjinie e etnie. Në këtë rregullativë ligjore konstatohet që

Ministria është përgjegjëse për hartimin e planeve strategjike për ofrim të shërbimeve sociale

familjare, plane këto të cilat do të duhej t’i respektojnë dhe t’i implementojnë edhe komunat

përmes Qendrës për Punë Sociale.

Page 31: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

31

Neni 2, pika 2.10 e Ligjit për shërbime sociale-familjare, thotë se Komunave ose organizatave që

ofrojnë shërbime sociale dhe familjare në emër të Ministrisë, Ministria u ndan fonde vjetore për

këtë destinim, sipas një formule për financim të dakorduar ndërmjet Ministrisë së Punës dhe

Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Financave.

Meqë Ministria lejohet të kontraktojë organizata joqeveritare të licencura për ofrimin e

shërbimeve specifike sociale dhe familjare në nivel të Kosovës dhe meqë këto shërbime nuk

mund të merren në sektorin publik, p.sh. siç është puna e qendrave të përkujdesit ditor për

fëmijët me nevoja të veçanta, për fëmijët viktima të dhunës, viktima të abuzimit me narkotikë

ose të shfrytëzimit dhe qendra të tjera të përkujdesit ditor. A ka iniciuar Ministria ndonjë

procedurë të financimit, në mënyrë që njerëzit në nevojë, në veçanti fëmijët, t’i marrin këto

shërbime, sidomos në këtë periudhën e emergjencës shëndetësore të pandemisë COVID-19.

Shpresoj që përgjigjen do ta marr me shkrim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Elbert Krasniqi ka pyetje për ministrin Ramë Likaj.

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, kryetare!

Është hera e dytë që ministri nuk është këtu që të përgjigjet në pyetje. Unë po e lexoj pyetjen.

Faktikisht po e ngre si shqetësim. Ka të bëjë me procesin arsimor, me numrin e madh të

braktisjes së procesit mësimor nga fëmijët e komuniteteve dhe numrin e vogël të mësuesve nga

radhë e komunitetit egjiptian, gjithsej 5 nga 20 mijë sa janë në Kosovë.

Pyetja ime ka pasur të bëjë me idenë e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit se çfarë do të bëjnë që

të përmirësohet kjo situatë, mirëpo ministri nuk është këtu të përgjigjet prapë.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Kujtim Shala.)

KRYESUESI: Deputeti Eman Rrahmani, pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti. Deputeti nuk

është në sallë. Prapë deputeti Eman Rrahmani, pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti. Nuk

është.

Vazhdojmë më tutje. Deputeti Arbër Tolaj, pyetje për ministrin Besian Mustafa. Arbër Tolaj nuk

është në sallë.

Deputeti Ali Berisha, pyetje për ministrin Arban Abrashi. Ministri nuk është. A dëshironi ta bëni

pyetjen zoti deputet?

ALI BERISHA: Faleminderit i nderuar kryesues!

Të nderuar ministra të pranishëm,

Page 32: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

32

Është jashtëzakonisht keq që disa nga ministrat nuk janë prezent, sidomos në kohën kur bëhen

pyetjet parlamentare. Është hera e dytë që e shtroj këtë pyetje. Prandaj, sot dëshiroj ta paraqes

këtë pyetje, megjithëse ministri nuk është prezent, dhe është nevojë e shumë qytetarëve ta kenë

informacionin lidhur me pyetjen që bëj.

Pyetja ime ka të bëjë me rrugën Pejë-Prishtinë, sidomos me aksin rrugor Kijevë - Zahaq. Është

një projekt i filluar që shumë vite. Është rrugë që është bërë problem për qarkullimin e banorëve

të Dukagjinit. Është një aks rrugor që e shfrytëzojnë mbi 500 mijë banorë. Është një aks rrugor

që ka shumë probleme në qarkullim dhe shumë aksidente rrugore ndodhin pikërisht në atë aks

rrugor, kështu që nevoja për fillimin e punimeve në atë aks është i jashtëzakonshëm.

Pyetja ime për ministrin është se kur do të fillojë ndërtimi i asaj pjese të rrugës, a janë ndarë

mjetet për atë investim? Kur planifikohet të bëhet tenderimi për atë pjesë të rrugës? Dhe a është e

planifikuar plani apo koha kur do të jetë i përfunduar ajo pjesë e rrugës dhe kur qytetarët e asaj

pjese do ta kenë në shfrytëzim atë autorrugë, e domosdoshme për qarkullimin e banorëve të

Dukagjinit.

KRYESUESI: Faleminderit! Prapë deputeti Ali Berisha, pyetje për ministren Vlora Dumoshi.

ALI BERISHA: Pyetja ime për ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka të bëjë me një

investim në qytetin e Pejës, në komunën e Pejës për stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami”.

Një projekt i cili ka filluar që tetë vjet. E di që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndër

vite ka ndarë buxhet të caktuar për atë stadium, mirëpo gjendja aktuale e ndërtimeve është në një

dinamikë jashtëzakonisht të ngadalshme dhe investime apo shuma e mjeteve që është ndarë nuk

korrespondon me nivelin e ndërtimeve që po bëhet në atë stadium.

Pyetja ime është se sa mjete ka ndarë Ministria ndër vite për këtë stadium dhe kur planifikohet që

ky stadium të jetë i përfunduar dhe të jetë në shfrytëzim të shumë sportistëve, jo vetëm të

futbollistëve, po edhe të sporteve të tjera që e shfrytëzojnë atë stadium për aktivitetet e tyre

sportive.

KRYESUESI: Faleminderit! Urdhëroni, zonja ministre!

MINISTRJA VLORA DUMOSHI: I nderuar nënkryetar!

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

Faleminderit për pyetjen e parashtruar deputet z. Ali Berisha,

Ndërtimi i stadiumit të qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Projekti kryesor në të gjitha fazat e

tij për ndërtimin e stadiumit të qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë është përgatitur në v. 2010

me bashkinvestim të Komunës së Pejës. Kontrata e zbatimit të projektit është shkëputur nga

Page 33: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

33

Komuna e Pejës dhe i është dorëzuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me raportin e

prerjes së punës së deritashme në atë stadium.

Marrë parasysh që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë si investitore e vetme

për këtë stadium, jemi në konsultim të vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me

UEFA-n që sipas rekomandimeve të plotësojmë standardet e përcaktuara në rregulloret e UEFA-

s të v. 2018-2019 për stadiumin e kategorisë 4, ku përcaktohen kriteret që duhet t’i plotësojmë në

stadiumin e Pejës për t’u licencuar nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Sipas

konfirmimeve nga UEFA, të përcjella përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, investimi në

stadium do të zbatohet në periudhën 2020-2023, sipas planifikimit të buxhetit në KASH, gjithnjë

konform rekomandimeve dhe rregulloreve të UEFA-s për kategorinë e katërt në sistemin e

ndërtimit, duke aplikuar standardet në tërë rregullativat evropiane. Që i njëjti me qëllim që të

kalojë të gjitha fazat e vlerësimit nga UEFA dhe në fund të licencohet nga ky institucion.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! A keni pyetje shtesë?

ALI BERISHA: Në pyetjen time isha konkret. Sa mjete ka ndarë ndër vite Ministria e Kulturës

për këtë stadium dhe a ka raport monitorimi për ndërtimet në atë stadium dhe arsyet e ndërprerjes

së kontratës dhe pse ai stadium bazuar në të gjitha ato investime të deritashme është në gjendje

çfarë është, pasi që gjendja në stadium është më keq sesa para se të fillonin investimet në

stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja ministre e keni fjalën prapë.

MINISTRJA VLORA DUMOSHI: Faleminderit deputet!

Unë gjithsesi do ta kërkoj raportin. Pra Komuna e Pejës është duke nda sjellë të gjitha raportet

pasi kontrata është ndërprerë dhe në të gjitha fazat e kërkuara unë do t’ju përcjell me e-mail, pra

përgjigjen time. Por, edhe një, si deputet ju lus që sfida kryesore është Ligji i Prokurimit. Pra,

përfituesit, operatorët ekonomikë po janë me çmime shumë të lira dhe kjo është sfida më e

madhe. Edhe ju keni qenë kryetar i Pejës dhe jeni sfiduar, pra edhe si deputetë duhet ta ngremë

këtë çështje, sepse gjatë këtij muaji gjithë kohën jam në terren dhe po ballafaqohemi me këto

probleme të cilat po kanë direkt komunat dhe kryetarët e komunave. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Deputetja Besa Ismaili, pyetje për ministrin Ramë Likaj. Duket se

asnjëri nuk janë në sallë.

Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti. Nuk është në sallë deputeti, as

Kryeministri.

Page 34: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

34

Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për ministren Vlora Dumoshi.

Vazhdojmë më tutje. Deputeti Gazmend Bytyçi, pyetje për ministren Hykmete Bajrami.

Gazmendi? S’ka pyetje atëherë.

Deputeti Gazmend Bytyçi, pyetje për ministrin Arban Abrashi. Gazmend? D.m.th. janë

përgjigjur? Atëherë? A dëshironi t’i bëni pyetjet? Së pari për ministren Hykmete Bajrami.

GAZMEND BYTYÇI: Faleminderit!

Atëherë, unë këto dy pyetje i kam shtruar para dy seancave të kaluara, nuk kam marrë përgjigje.

Njëra nga çështjet që i kam bërë pyetje ministrit të Transportit, z. Abrashi, kam marrë informatën

që është zgjidhur, sepse pyetja ka qenë për stacionet e autobusëve dhe ndihmën që duhet t’u jepet

punëtorëve që s’kanë marrë paga fare.

Ndërsa, pyetja tjetër që ka pasur të bëjë me ministren e Financave, është çështja e shpronësimit të

banorëve të Hanit të Elezit, të cilët kanë problem apo i kanë lëshuar pronat e tyre, shtëpitë e tyre

për ndërtimin e autostradës. Ata tashmë janë në një gjendje të rëndë edhe ekonomike, prandaj

atyre ende sot e kësaj dite nuk u kanë bërë pagesat, ajo çfarë i detyrohet Qeveria e Republikës së

Kosovës. Këto dy pyetje kanë qenë. Faleminderit!

KRYESUESI: Po, zonja ministre e keni fjalën.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit deputet Bytyçi!

Kërkoj falje që nuk isha e pranishme në seancën e kaluar që të përgjigjem në pyetje!

Sa i përket shpronësimit për banorët të cilëve pronat private u janë marrë për ndërtimin e rrugës

Arbën Xhaferi, më lejoni t’ju njoftoj që në bazë të legjislacionit në fuqi, Ministria e Financave

është përgjegjëse vetëm për vlerësimin e pronave. Në ndërkohë që buxheti për shpronësimin dhe

kompensimi për të gjithë pronarët e këtyre pronave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe

Ambientit tashmë dhe më herët në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Më lejoni t’ju njoftoj që në buxhetin e vitit 2020 kanë qenë të ndara, janë të ndara me Ligj të

buxhetit 22 milionë euro fonde të destinuara për shpronësim të pronave në përgjithësi për të

gjitha projektet dhe fondet të cilat vijnë nga mjetet e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës.

Meqenëse Agjencia e Privatizimit të Kosovës i ka lejuar në buxhetin e Kosovës 50 milionë, prej

85 sa kanë qenë të parapara me ligj për komplet vitin, ne menjëherë 40 milionë i kemi alokuar në

të gjitha organizatat buxhetore. Kështu me këtë rast, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka

përfituar 10 milionë euro, të cilat i ka të destinuara për shpronësim. Në bazë të informacioneve të

fundit që unë kam marrë nga Thesari që është pranë Ministrisë së Financave në këtë konto,

d.m.th. në këtë program ka ende mjete të pashfrytëzuara.

Page 35: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

35

Më lejoni t’ju them gjithashtu që duke marrë parasysh kompetencat ligjore, unë pyetjen e juaj e

kam përcjellë në kabinet të ministrit Kuçi, në mënyrë që ai t’ju japë informata më të detajuara.

Jam e informuar që edhe Kryeministri i Kosovës, z. Hoti ka kërkuar që t’u jepet prioritet gjatë

kompensimit të pronave pikërisht banorëve të cilët i kanë dhënë pronat dhe shtëpitë e tyre për

ndërtimin e autostradës Arbën Xhaferi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! A keni pyetje shtesë? Jo.

Atëherë vazhdojmë. Deputeti Kujtim Gashi, pyetje për ministrin Arban Abrashi. Ministri s’është

këtu. A dëshironi të bëni pyetjen?

KUJTIM GASHI: Faleminderit, nënkryetar!

Në fakt, pyetjen s’do ta bëj se ministri nuk është këtu edhe tema për të cilën e kam bërë pyetjen

tashmë ka ndryshuar. D.m.th. unë e kam bërë për një rrugë e cila është rruga Gjonaj-Bishtazhin,

pra rruga që e përshkon Hasin e Prizrenit me Hasin e Gjakovës, po tash kanë filluar aty punimet,

kështu që e tërheq pyetjen. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Deputetja Fidan Jilta, pyetje për ministrin Ramë Likaj. Ministri

s’është në sallë. A dëshironi ta bëni pyetjen? Po!

FIDAN JILTA: Faleminderit zoti zëvendëskryetar!

(diskutim turqisht)

Do të flas edhe shqip pasi ndoshta s’e keni përkthimin. Kur do të bëhet pagesa për muajin maj

për arsimtarët të cilët i kanë bërë incizimet në RTK në mësimin online gjatë kohës së pandemisë?

Kjo ka qenë pyetja e parë.

(diskutim turqisht)

Pyetja e dytë është: Kur do të hapet konkursi në Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës? Vetëm ta

kryej!

KRYESUESI: Ju lutem, vazhdoni!

FIDAN JILTA: Gjashtë arsimtarë janë në Mitrovicë duke punuar dhe qe tre vjet nuk po marrin

rrogë. Tani u hap një konkurs për një vend pune, a e kemi marrë fjalën që do të hapet për dy

mësimdhënës. Faleminderit!

Page 36: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

36

KRYESUESI: Faleminderit! Deputetja Ganimete Musliu, pyetje për ministrin Agim Veliu. A

dëshironi ta bëni pyetjen?

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!

Të drejtën të them, e kam bërë këtë pyetje më 23 korrik, po s’ka shanse të vjen të bëj një

përgjigje. S’po bëj pyetjen, meqenëse s’ka kush të përgjigjet, se persona të tjerë që janë

kompetentë nuk mund të japin përgjigje se është për sektorin. Por, po e shfrytëzoj rastin të pyes

zëvendëskryeministrin dhe përfaqësuesit e Qeverisë, veç le të na e japin ndonjë lajm a e dinë a

është kund gjallë apo ku gjendet rastësisht Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme.

KRYESUESI: Faleminderit! Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, pyetje për ministrin Ramë

Likaj. Ministri s’është i pranishëm. S’dëshironi ta bëni pyetjen? Jo.

Prapë deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, pyetje për ministren Vlora Dumoshi.

VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: Përshëndetje i nderuar nënkryetar!

Të nderuara ministre,

Të nderuar kolegë deputetë,

Pyetja ime është, zonja ministre, artistët, shkrimtarët, sportistët, të rinjtë janë goditur nga masat e

kundër pandemisë. Çfarë do të bëhet për mbështetjen e tyre financiare? Cili është plani i

Ministrisë për Kulturë, Rini, Sport për të mbështetur financiarisht artistët, organizatat e pavarura

kulturore, klubet letrare, të rinjtë, sportistë të dalluar? Si do të përkrahen financiarisht, me çfarë

kritere? A mund të organizohet një takim me artistë e organizata për të parë sfidat e tyre dhe në

përputhje me këto sfida të veprohet më shpejt në mbështetje të tyre. Pasi që gëzoni një respekt të

madh si ministre dhe sektori kulturor është duke pritur për t’i përkrahur shumë. Edhe pse pyetja

është bërë para dy seancash, nëse ministrja është e gatshme të përgjigjet.

KRYESUESI: Faleminderit! Ministrja Dumoshi e ka fjalën.

MINISTRJA VLORA DUMOSHI: I nderuar nënkryetar!

Ministra,

Të dashur deputetë,

Faleminderit deputete znj. Valentina Bunjaku për pyetjen e parashtruar, sepse nëpërmes

Kuvendit është mirë që të njoftojmë edhe komunitetin kulturor, sportiv, rinor se çka ka bërë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë këtyre muajve.

Ne e dimë se që nga muaji mars jemi ballafaquar me një situatë mjaft të vështirë, ku janë prekur

të gjithë segmentet e shoqërisë, por në mënyrë të veçantë edhe kultura, rinia dhe sporti.

Page 37: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

37

Që nga fillimi kam pasur kontakte të drejtpërdrejta, sidomos së pari me institucionet të cilat i

takojnë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe organizatave joqeveritare, pra të

kulturës, të pavarur, të sportit, të rinisë. Jemi munduar me rini të organizojmë shumë konferenca

pra me zoom që hymë në këtë botën virtuale. Gjithashtu me komunitetin kulturor dhe me

komunitetin sportiv.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në buxhetin e saj, në programin e saj e ka edhe

përkrahjen që duhet bërë nëpërmes thirrjeve të cilat bëhen. Organizata të cilat kanë aplikuar, unë

u raportoj që në muajin korrik, në pjesën e kulturës, pra kanë aplikuar, kanë përfituar 317

projekte të OJQ-ve. 172 projekte individuale. Pra komplet shuma ka qenë 1 milion e 546 mijë

euro në pjesën e kulturës. Kurse në pjesën e rinisë kemi 250 mijë në ndërmarrësi, 100 mijë për

edukim shëndetësor dhe 370 mijë për zhvillimin e politikave rinore dhe edukimin joformal dhe

për integrimet. Pra komplet 820 mijë euro janë përkrahur organizatat e rinisë. Kurse në sport 2

milion e 710 mijë euro janë përkrahur federatat të cilat në bazë të ligjit dhe kategorizimit të tyre,

të cilat u takojnë kjo shumë e të hollave.

Gjithashtu, duke iu falënderuar edhe kryeministrit Hoti për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

KRYESUESI: A keni pyetje shtesë? Jo. Atëherë, deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për

kryeministrin Avdullah Hoti.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Faleminderit edhe për konsideratën tuaj,

për shkak se është hera e dytë që kjo pyetje vjen në seancë. Pra, po e lexoj, për shkak se nuk do

të kem mundësi pastaj që ta lexoj.

Ka të bëjë me shtëpitë muze në lagjen Jasharaj, të cilat po rrezikojnë të shemben. Me Ligjin

06/L-069 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz përcaktohet statusi i kompleksit

memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin,

ndërtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij.

Duke e marrë parasysh rolin dhe rëndësinë e veçantë të luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

kontributin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij për lirinë dhe pavarësinë

e Kosovës, Kuvendi i Kosovës me ligj e ka shpallur kompleksin memorial “Adem Jashari” në

fshatin Prekaz, Komuna e Skenderajt, zonë e veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar.

Përkundër kësaj, gjendja e shtëpive muze në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

është jo e mirë dhe po rrezikojnë që të shemben.

Sipas Ligjit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, restaurimi, konservimi duhet të

realizohet sipas projektit, i cili përzgjidhet në bazë të shpalljes së hapur dhe publike. Për

Page 38: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

38

realizimin e këtij projekti parashihet me ligj themelimi i komitetit ndërministror, të cilin e

emëron Qeveria e Kosovës, e cila tanimë e ka bërë emërimin e këtij komiteti, por se nuk është

ndarë asnjë cent për këtë projekt.

Prandaj, pyetja për kryeministrin është se si mendon ta realizojë konservimin dhe restaurimin e

shtëpive muze në lagjen Jasharaj, kur nuk ka ndarë asnjë cent për të?

KRYESUESI: Faleminderit! Kryeministri ka autorizuar zëvendëskryeministrin Tahiri që të

përgjigjet. Urdhëroni!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit për pyetjen, deputet Haxhiu!

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur më 22 korrik 2020, kemi marrë

vendim për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin

memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ky vendim i Qeverisë, është më i pakti që ne mund të bëjmë për familjen Jashari. Andaj,

nëpërmjet këtij vendimi, ne kemi kryer një obligim, të cili ia kemi borxh sakrificës së kësaj

familjeje. Kjo është përgjigjja e kryeministrit.

Do të doja që ta jap edhe një përgjigje, një sqarim. Ne e kemi mbajtur takimin e parë të komitetit

ndërministror. Me një vendim të Qeverisë e kemi amendamentuar, e kemi shtuar edhe një

ministër, ministrin për Ekonomi, për shkak se ambienti është ndarë me ekonominë dhe ai sektor

duhet të jetë aty.

Tani, në Zyrën e Kryeministrit është duke shikuar proceduar sa më e shpejtë e restaurimit. Pra,

proceduara ligjore, formale, në mënyrë që Qeveria të veprojë dhe pastaj të bëjmë hapin e parë që

duhet të bëhet vlerësimi i situatës dhe pastaj investimi.

Ajo që dua ta them këtu para jush, profesor Haxhiu. Ky është një projekt shumë madhor, s’ka

nevojë që të hyj në elaborim dhe ta tregoj rëndësinë, mirëpo ky projekt kërkon me të vërtet një

qasje në Kuvend për buxhetin e ardhshëm, një buxhet tepër serioz që të mund të restaurohet, jo

vetëm muzeu, se po flasim për krejt sipërfaqen që e ka muzeu, varrezat e dëshmorëve dhe pjesët

tjera përcjellëse.

Ky ka qenë edhe një konstatim në mbledhjen e fundit që e kemi mbajtur. Mbledhja e ardhshme

do të mbahet shpejt. Unë jam kryesues dhe arsyeja pse nuk e kam ftua mbledhjen, nuk do të ftoj

mbledhje sa për të mbajtur mbledhje, por do të ftoj mbledhje që të mund të marrim vendime, në

mënyrë që të ecë proceduar përpara, se e dimë situatën. Faleminderit!

Page 39: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

39

KRYESUESI: Faleminderit! A keni pyetje shtesë? Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje shtesë.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar zëvendëskryeministër edhe për sqarimin!

Për këtë qëllim unë kam bërë amendament në plotësim-ndryshimin e ligjit që të sigurohet baza

financiare që të startohet me projektin këtë vit, sepse mbrojtja dhe konservimi dhe restaurimi i

shtëpive muze është imediate është urgjente.

Uroj që komiteti ndërministror për këtë qëllim, për projektin, ta përfundojë punën sa më shpejt

që të hyjmë në fazën tjetër.

Prandaj, edhe e kemi planifikuar buxhetin në atë amendament edhe për vitin 2020 dhe 2021, por

që fat të keq nuk kaloi në Kuvend, nuk pati gatishmëri edhe aprovim edhe prej Ministrisë së

Financave.

Nën pyetja ime është: si mendojmë të startojmë këtë vit nëse projekti është përfundimtar edhe

pastaj për planifikimin për vitin e ardhshëm, nëse Qeveria harron, jemi ne të gatshëm që tua

qesim ndërmend edhe njëherë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Urdhëroni, zoti zëvendëskryeministër!

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit, nënkryetar!

Profesor Haxhiu, kështu. Në takimin që e kemi mbajtur, ka qenë takimi i parë, kemi folur shumë

hapur. Kemi folur shumë drejtpërdrejt, në mënyrë që si të ecim përpara.

Ju e dini që ka pasur një periudhë kohore që nuk ka pasur shumë efikasitet. Ajo që ne po bëjmë,

është, po përcaktojmë saktësisht procedurat ligjore, formale të procesit të kontraktimit.

Do të na vijë prej Zyrës së Kryeministrit, forma, respektivisht mendimi ligjor, në mënyrë që kur

të shkojmë në takim të mos shkojmë në takim prapë që ta diskutojmë një temë që e kemi

diskutua në një takim paraprak. S’ka asnjë logjikë që vetëm të shtohen takimet, përderisa nuk

marrim vendime.

Në transkriptin e asaj mbledhjeje, po ashtu e kam adresuar çështjen që lidhet me buxhetimin e

këtij investimi strategjik. Unë jam i bindur që ai investim do të jetë investim shumë i madh. Nuk

do të mund të ndodh me një investim, se siç thash më herët jemi duke folur për një sipërfaqe të

madhe. Pra, logjika ime si kryesues, është që të mos futemi në takim për të diskutuar temën, por

për të marrë vendime, se për këtë arsye edhe quhet grup ndërministror ekzekutiv. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Deputeti Eman Rrahmani, pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti.

Page 40: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

40

EMAN RRAHMANI: Faleminderit, nënkryetar!

Unë kam pyetje për zotin Hotin, mirëpo meqë nuk është këtu edhe kam të drejtë që pyetjen t’ua

shtroj edhe ministrave. Meqë po e shoh ministrin e Shëndetësisë që është këtu, këtë pyetje do t’ia

shtroja pyetjen ministrit të Shëndetësisë, edhe ndoshta besoj që më dëgjon për shkak se është

duke biseduar.

Pyetjen të cilën e kam këtu, i drejtohet zotit Hoti, mirëpo meqë nuk është zoti Hoti këtu dhe

Rregullorja e lejon mundësinë që pyetjet t’ju bëhen ministrave, këtë pyetje po ia bëj ministrit të

Shëndetësisë, zotit Armend Zemaj,

KRYESUESI: Jo, ju nuk keni të drejtë, vetëm nëse kryeministri e ka autorizuar ministrin. Ju

bëjeni pyetjen, nëse ministri është i autorizuar do të përgjigjet.

EMAN RRAHMANI: Pyetja ka të bëjë lidhur me vendimin e Qeverisë për emërimin e

Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimit të

Terrorizimit.

Meqë zoti Zemaj, besoj që mund të përgjigjet për këtë meqë është jurist, pasi që në pyetjet e

drejtuara më herët lidhur me shëndetësinë, u përgjigj për tema të tjera, ndoshta ka mundësi që të

përgjigjet në këtë.

Kjo pyetje ka të bëjë, për shkak që zoti Hoti më 12 shkurt të vitit 2019 deklaron kështu: U

caktuar edhe një Koordinator Nacional kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizimit,

megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuar kundër terrorizmit.

Kësaj nuk i thonë ndryshe, veç plaçkë, derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve. Andaj, pyetja

është: çka ka ndryshuar atëherë dhe sot me këtë emërim të koordinatorit, kur në vitin e kaluar...

KRYESUESI: Faleminderit! Zëvendëskryeministri është i autorizuar që të përgjigjet.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Faleminderit për pyetje, deputet Rrahmani.

Kështu. Këtu qenka një shpjegim i gjatë, po për shkak se unë e di çështjen edhe prej qeverisë së

kaluar, dua ta jap një shpjegim të shkurtër.

Në radhë të parë, këtu nuk kemi të bëjmë me një emërim apo më mirë të themi një strukturë

paralele e cila ekziston në Qeverinë e Kosovës. Pra, nuk ka një zyre të re, po ka të bëjë me

emërimin e Ministrit të Punëve të Brendshme në pozicionin e Koordinatorit Nacional për

Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Page 41: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

41

Pra, nuk jemi duke folur për një superstrukturë të re, por jemi duke folur për një ministër të

resorit që merr një përgjegjësi që është shumë strategjike dhe që lidhet me parandalimin e

ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimit të terrorizimit që ka qenë një temë përcjellëse.

Tani, në shpjegimin që është dhënë këtu, thuhet që në vitin 2015, Qeveria ka miratuar një

strategji për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm

(2015-2020).

Pastaj, në të gjitha strategjitë dhe në të gjitha komunikimet që i kemi pasur me faktorin

ndërkombëtar. Po kështu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, është thënë

që këto strategji duhet të bashkohen në një dokument të vetëm strategjik dhe rrjedhimisht kjo

bëhet nëpërmjet emërimit të një ministri në një dikaster, në këtë rast ministrin e Punëve të

Brendshme, i cili pastaj e fuzionon krejt nënstrategjinë në raport me parandalimin e kësaj

çështjeje.

Pra, bashkimi i dy dokumenteve strategjike do të ndikojë që të përmirësohet koordinimi dhe

ndërveprimi institucional dhe ndërinstitucional. Pra, po flasim jo vetëm për ministri të linjës, por

po flasim edhe për institucione të tjera siç janë: AKI-ja, Policia e institucione të tjera qeveritare

dh e joqeveritare, që të hyjnë në një drejtim të caktuar.

Prandaj, roli i koordinatorit nacional ekziston në Ministrinë e Punëve të Brendshme që nga viti

2009 dhe nuk ka të bëjë aspak me logjikën e koordinatorëve siç kam qenë unë e që kam qenë një

strukturë tjetër që e kam udhëhequr reformën shtetërore. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! A keni pyetje shtesë? Po! Eman Rrahmani, ju lutem regjia!

EMAN RRAHMANI: Me këtë konstatimin e fundit, zoti Tahiri deklaroi që njëmend është

vërtetuar statusi i zotit Hoti më 12 shkurt, që ata koordinatorë me ët vërtet kanë qenë plaçkë ndaj

buxhetit të qytetarëve.

Unë pajtohem edhe tash me statusin që e kishte bërë atëherë zoti Hoti, duke konstatuar që prapë

janë forcat e rendit dhe njësitet e specializuara kundër terrorizimit. Meqë tash është kryeministër,

atëherë nuk ka asnjë arsyetim dhe asnjë kuptim tjetër, përveç se janë duke e zhvatur buxhetin e

qytetarëve të kësaj Republike.

KRYESUESI: Faleminderit! Urdhëroni, zoti zëvendëskryeministër! Megjithëse, ishte e pavend

kjo pyetje shtesë.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BESNIK TAHIRI: Deputet Rrahmani, edhe një herë po ta bëj një

sqarim shumë të qartë.

Page 42: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

42

Agim Veliu ka rrogë, është ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë shtet ekzistojnë disa

strategji të cilat duhet t’i koordinojë një institucion, respektivisht një person që është përgjegjësi

për komunikimin ndërinstitucional. Nuk ka të bëjë me buxhet, nuk ka të bëjë me shofer, nuk ka

të bëjë me kabinet, ka të bëjë me mbledhjen e informacionit, i cili vjen edhe prej agjencive të

tjera e që lidhet me një problem jetik për shtetin. Pra, për çfarë plaçke po flasim.

Jemi duke folur për një detyrë shtesë për një ministër në resor të vetin. Kjo është e gjitha.

Përndryshe, nuk ka të bëjë me plaçkë. Unë kam qenë koordinator dhe unë e kam ushtruar një

detyrë dhe me përgjegjësi të plotë dhe mendoj që disa punë që punë që janë bërë, fatkeqësisht

janë rrëzuar në Kuvend, si Ligji i pagave.

Kanë qenë punët më të mëdha që i ka bërë ndonjëherë, ndonjë qeveri në atë kohë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për ministren Vlora Dumoshi.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit!

E nderuara ministre,

Pas kërkesave të shumat të botës sportive dhe të interesimit të madh të qytetarëve tanë për t’i

përcjellë ndeshjet e kombëtares së Kosovës, është paraqitur nevoja që Kosova ta ketë stadiumin

nacional me afro 30 mijë ulëse, sepse stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe stadiumi “Adem

Jashari” në Mitrovicë nuk mund të plotësojnë kërkesat e shumta të qytetarëve për të përcjellë

ndeshjet e kombëtares së Kosovës.

Me Ligjin për buxhetin e vitit 2019, ishte planifikuar edhe buxheti për stadiumin nacional të

Kosovës në total për tri vite 25 milionë e 722 mijë e 572 euro, ndërsa me Ligjin për buxhetin e

vitit 2020, janë ndarë vetëm 3 milionë e 491 mijë e 241 euro.

Deri më tani janë shpenzuar afro 1.5 milion euro për studim të fizibilitetit dhe projektit për

stadiumin nacional të Kosovës, që pritet të ndërtohet në Korroticë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

E nderuar ministre,

Pasi MKRS e ka përfunduar studimin e fizibilitetit dhe është përfunduar projekti për stadiumin

nacional, pse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk po fillon proceduar për ndërtimin e

stadiumit nacional? Përse është zvogëluar shuma nën 3.5 milionë euro dhe a mund të ndërtohet

stadium prej 30 mijë ulëseve me 3.5 milionë euro?

KRYESUESI: Urdhëroni, zonja ministre!

MINISTRJA VLORA DUMOSHI: I nderuar nënkryetar,

Ministra,

Page 43: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

43

Deputetë,

E falënderoj shumë deputetin, zotin Bekim Haxhiu për interesimin e tij, sidomos në fushën e

sportit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndërmerr veprimet për sigurimi e buxhetit pas

përfundimit të vlerësimit nga komisioni që fizibiliteti me konceptin e projektin i përmbush

rekomandimet e dala si rezultat i fizibilitetit.

Pra, për shkak se bëhet fjalë për produktin përfundimtar, do ta analizojmë dhe rishikojmë me

kujdes projektin dhe gjatë kësaj periudhe do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA, sugjerimet ose

rekomandimet për porosinë kryesore që këto dy organizata ndërkombëtare të futbollit, të jenë

gjithashtu pjesë e investimeve që janë duke u planifikuar të realizohen.

Njëkohësisht, rekomandimet e tyre për koncept të projektit sipas studimit të fizibilitetit që duhet

marrë miratimi nga UEFA.

KRYESUESI: Faleminderit! A keni pyetje shtesë?

BEKIM HAXHIU: Faleminderit për sqarimet e nderuara, ministre!

Pyetja është: kur mund të presim që ky projekt të startojë ose që ju të filloni me procedurat? A ka

ndonjë afat kohor, sepse janë bërë pothuajse një vit prej se është bërë projekti në detaje dhe

Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka filluar me procedura. A mund të na jepni ndonjë

afat kohor se kur mund të fillojë ose të vendoset gurthemeli i këtij stadiumi? Po, duhet të jenë

pjesë edhe UEFA edhe FIFA, sepse përveç interesimit, ju e dini që e kam dhënë pak kontribut në

këtë aspekt. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Urdhëroni, zonja ministre!

MINISTRJA VLORA DUMOSHI: I nderuari deputet,

E kuptoj shqetësimin tuaj dhe jam koshiente, por ta them të drejtën ne jemi edhe me një

procedurë gjyqësore me kompaninë e cila e ka hartuar këtë projekt dhe jemi duke e pritur pjesën

përfundimtare.

Si të sqarohen pjesët ligjore, ne sigurisht që jemi të interesuar që ta kemi këtë stadium kombëtar.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Ne nuk kemi më kohë për pyetje të tjera, por unë po bëj një sqarim.

Page 44: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

44

Janë edhe tetë pyetej të cilat parashtrohen për herë të dytë. Pra, në bazë të nenit 45, paragrafi 11

të Rregullores së Kuvendit, pyetjet e deputetëve që nuk marrin përgjigje në dy seanca plenare,

publikohen në Revistën e Kuvendit dhe në faqen zyrtare elektronike të Kuvendit.

A dëshironi që të vazhdojmë, pra që t’i bëni edhe këto tetë pyetje apo ta ndërpresim këtu

seancën? Nëse nuk bëhen sot pyetjet, nuk mund të parashtrohen në seancën e radhës, por do të

publikohen. Atëherë, e mbyllim këtu këtë pikë të rendit të ditës.

Në sallë janë vetëm 45 deputetë. Ne s’kemi kuorum që të vazhdojmë. Do të marrim një pauzë

deri në orën 15:00, në orën 3 dhe pastaj do të vazhdojmë punën me pikën e tretë të rendit të ditës.

* * *

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

Ju lus t’i zini vendet tuaja që ta dimë saktë që a kemi kuorum për të vazhduar!

Të nderuar deputetë,

Lidhur me rendin e ditës, fjalën e ka kërkuar kryetari i Komisionit për Buxhet, zoti Hekuran

Murati.

HEKURAN MURATI: E nderuar kryetare, faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Ne si Komision për Buxhet dhe Transfere, në bazë të nenit 42.2 dhe nenit 84 të Rregullores, në

mbledhjen e mbajtur më 12 gusht të këtij viti, vendosim që Kuvendit t’i paraqesim për miratim

këtë propozim:

Të plotësohet rendi i ditës i seancës plenare të datës 14 gusht për shqyrtimin e Projektligjit nr.

O7/L-17 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për

Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, si dhe Projektligjit

nr. 07/L-23 për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për

ndihmën mikrofinanciare për Kosovën.

Page 45: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

45

Shqyrtimi i këtyre projektligjeve do duhej të bëhej me procedurë të përshpejtuar, pra me

shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15, paragrafin 7 dhe nenin 56, paragrafin

1, të Rregullores së Kuvendit. Ky ka qenë edhe propozimi i komisionit.

Po ashtu nëse me lejohet, do të isha referuar dhe një lënde tjetër të cilën e kemi shqyrtuar në

komisionin dhe të cilën, po ashtu propozoj që të futet në rend dite duke shmangur të gjitha afatet

procedurale që parashihen me Rregullore.

Kjo ka të bëjë me propozimet e panelit për përzgjedhje të Bankës Qendrore, për plotësimin e dy

pozitave për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Andaj, ju kisha lutur kolegëve deputetë që t’i mbështesin me votë këto dy propozime, në mënyrë

që të futen në rend dite. Ju faleminderit!

KRYETARJA: Fillimisht do të vendosim për futje në rend të ditës. Pra, i kemi disa propozime

nga Komisioni për Buxhet. E para është që me shmangie nga afatet procedurale të parapara në

nenin 15.7 të Rregullores së Kuvendit, ta fusim Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes

ndërmjet Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën.

Për ta futur këtë pikë në rend të ditës, duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pranishëm. Ju lus të

përgatiteni për votim. Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Ju që votuat për, uleni dorën

ju lutem!

A ka kundër? Nuk ka. A ka abstenime? Nuk ka. Ju lus ta sillni rezultatin!

Me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, konstatoj se futet si pikë e 6-të e rendit të ditës,

shqyrtimi i Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit

Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën.

Po vazhdojmë me propozimin e dytë të komisionit, që si pikë e rendit të ditës të futet shqyrtimi

Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës

për ndihmën mikrofinanciare për Kosovën.

Edhe për këtë pikë na duhet shmangie nga afate procedurale. Rrjedhimisht, duhet të votojmë me

2/3 e deputetëve të pranishëm. Kush është për, që kjo marrëveshje të hyjë në rend dite?

Faleminderit! A ka kundër? Ju lus juve që votuat që t’i ulni duart. Nuk ka kundër. A ka

abstenime? Nuk ka. Faleminderit!

Page 46: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

46

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, hyn në rend dite shqyrtimi Projektligjit për

ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Një pikë tjetër e propozuar nga ana e Komisionit për Buxhet dhe Transfere është që të futet në

rend dite me shmangie nga afatet procedurale, zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të

Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Edhe për këtë pikë na duhet shmangie nga rendi i ditës. Prandaj, ju lus që të përgatiteni për

votim. Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka kundër. A ka abstenime? Nuk ka. Ju

lus ta sillni rezultatin.

Nuk ka kuorum për këtë çështje për vendimmarrje. A mund t’ju lus që ta përsërisim edhe një

herë votimim që së paku ta dimë...

56 deputetë ishin që morën pjesë, në ndërkohë erdhën edhe disa deputetë të tjerë. Pra, meqenëse

komisioni ka përfunduar punën dhe jemi pak a shumë në përfundim të këtij sesioni të Kuvendit,

do të ishte mirë të mos mbetet peng kjo pikë. Megjithatë, është në vullnetin e deputetëve.

Për deputetë që sapo kanë hyrë në seancë, jemi duke votuar që në rend të ditës të futet zgjedhja e

dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, të propozuar nga Komisioni

për Buxhet dhe Transefere.

Tregoni se kur jeni të gatshëm për të votuar. Edhe një herë, pra. Kush është për? Faleminderit!

Nuk e di deputetët lart, zoti Simiq, a keni marrë përkthim? A është përkthimi në rregull? Nuk

keni marrë përkthim. Po e përsëris edhe një herë, jemi duke votuar për futjen në rend të ditës me

propozim të Komisionit për Buxhet dhe Transfere të një pike të re që ka të bëjë me zgjedhjen e

dy anëtarëve joekzekutivë të BQK-së. A mund të deklaroni jeni për, kundër? Jeni për. Ju

faleminderit, i kemi, pra, 5 vota lart për.

Atëherë, kush është kundër? Nuk ka kundër. A ka abstenime? Nuk ka. Ju lus ta sillni rezultatin.

A ka deputetë që nuk kanë marrë pjesë në votim, përveç PDK-së, po shihet. E kisha fjalën për

pjesën tjetër, sa mundëm të vërejmë, të gjithë kanë marrë pjesë në votim.

Atëherë me kërkesën tuaj po e përsëris për herë të tretë dhe ju kisha lutur të mbani dorën lart pak

më gjatë. Për procedurë, urdhëro, zoti Krasniqi.

Page 47: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

47

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, kryetare!

Unë po shoh insistimin tuaj personal për të votuar pesë herë deri sa të bëhet kuorumi për ta futur.

Por, dy herë mjafton, nuk ka kuorum, kalojnë te pika e ardhshme. Edhe Ligjin për rimëkëmbje

ekonomike herën e kaluar kemi mundur ta vendosim herën e tretë dhe të kalojë në procedurë në

seancën e javës së kaluar, po ju s’keni pranuar, keni bërë mirë, sepse dy herë mjafton, qe dy herë

s’ka kuorum. Nëse bash insistoni ju dhe kushdo tjetër, presim deri sa t’i bëni 61 deputetë, 62, sa

t’ju duhen, e nxjerrim më vonë. Përndryshe qe dy herë s’ka kuorum, nëse edhe herën e tretë

pretendoni deri sa të bëhen 61 vota, ma merr mendja që bëni gabim dhe është shkelje e drejtës të

secilit prej këtyre deputetëve, nuk ka kuorum të kalojë ajo pikë, dy herë dështoi, lëre me kaq, nuk

është shtatori larg, në shtator e vendosni në seancën e parë me rregull, pa pasur nevojë për

shmangie të procedurave.

KRYETARJA: Jo, nuk kam asnjë insistim personal. Mirëpo, po më duket që kemi problem në

numërim, zoti nënkryetar, për shkak se deputetët që unë i pashë që e ngritën dorën, po më thuhet

që nuk e ngritën dorën, kështu që e kemi pak problem këtë punën e numërimit të votave me dorë

edhe për shkak të konfirmimit, m’u desh numri i votave.

Për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike kemi pasur dy kërkesa të nxirret në votim, dy herë e kemi

nxjerrë në votim, nuk kemi pasur kërkesë të tretë. Pra, vetë propozuesi nuk e ka kërkuar për herë

të tretë.

Jo, dhjetë herë nuk po e nxjerrim, vetëm edhe herën e tretë po propozojmë, meqenëse edhe kemi

propozim nga vetë deputetët, nuk është kërkesë imja, ishte propozim nga grupet parlamentare.

Faleminderit!

Vetëm një minutë, edhe dy deputetë lart deri sa të shkojnë dhe po e mbyllim me kaq. Erdhën

edhe disa deputetë të tjerë në ndërkohë.

Atëherë faleminderit!

Për herë të fundit ju lus të përgatiteni për votim.

Kush është për, që të fusim si pikë të rendit të ditës zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të

Bordit të Bankës Qendrore. Faleminderit!

Kush është kundër? Nuk ka kundër. A ka abstenime? Nuk ka!

54 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të

futur këtë pikë në rend të ditës.

Fjalën lidhur me rendin e ditës e ka kërkuar edhe deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku,

urdhëroni!

Page 48: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

48

FATMIRE MULHAXHA-KOLLÇAKU: Faleminderit, kryetare!

Edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka kërkesë për futjen e një pike në rend të

ditës me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 15.7 të Rregullores së Kuvendit.

Veç po e arsyetoj.

Në bazë të nenin 6 të Ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisioni për

Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në takimin e mbajtur më 12 gusht 2020, pasi ka shqyrtuar

vlerësimin e panelit përzgjedhës dhe procedurës së përzgjedhjes të komisionarit të Agjencisë për

Informim dhe Privatësi, vendosi që Kuvendit t’i paraqesë rekomandimet për zgjedhjen e

komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Prandaj, ftoj deputetët që ta vendosin si pikë e rendit të ditës për seancën e sotme.

KRYETARJA: Faleminderit!

Atëherë propozimi është që të futet si pikë e radhës në rend të ditës Zgjedhja e komisionarit të

Agjencisë për Informim dhe Privatësi me shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin

15.7 të Rregullores së Kuvendit.

Më lejoni, të nderuar kolegë, ta përmend në qoftë së shpejti nuk procedojmë me zgjedhjen e

komisionarit, do të humben fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara për ndihmën e këtij

institucioni të rëndësishëm, kështu që shpresoj që do të kemi mundësi që sot ta përfundojmë këtë

procedurë.

Edhe për këtë pikë të rendit të ditës duhet të votojmë me 2/3 e deputetëve të pranishëm.

I lus deputetët të përgatiten për votim.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Nuk ka! A ka abstenime? Nuk ka!

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim futet si pikë e rendit të ditës, si pikë e tetë,

zgjedhja e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

A kemi propozime të tjera për rend dite, vetëm për rend dite e kemi tash.

Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka fjalën.

VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: E nderuar kryetare,

Të respektuar kolegë deputetë,

Propozoj që të plotësohet rendi i ditës i kësaj seance edhe me pikën, të cilën komisioni e ka

rekomanduar, emërimin e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Page 49: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

49

Arsyetimi është në bazë të nenit 42, 49 dhe 84 të Rregullores së Kuvendit, e komisioni i ka

propozuar Kuvendit për plotësimin dhe ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes plenare të

Kuvendit.

Komisioni pas investimit të kandidatëve në mbledhjen e mbajtur më 12 gush 2020 ka bërë

përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin për Trashëgimi Kulturore.

Komisioni vlerëson se përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

është e rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh faktin se nga korrik u vitit 2018 ky këshill nuk

ka bord. Andaj, vlerësoj se është çështje urgjente emërimi i anëtarëve të këtij këshilli dhe lus

kolegët deputetë që ta miratojnë që të futet në rend dite edhe ky arsyetim.

KRYETARJA: Atëherë, kemi propozim nga Komisioni për Arsim, Rini Kulturë e të tjera që të

futet në rend dite zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore.

I lus deputetët që të përgatiten për votim, sepse edhe këtu kemi shmangie nga procedurat,

rrjedhimisht duhen 2/3 e deputetëve të pranishëm.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? Nuk ka!

Kush abstenon? Nuk ka as abstenime.

Vetëm 46 deputetë kanë marrë pjesë në votim për këtë pikë të rendit të ditës. A kemi kërkesë për

ta përsëritur votim. Nuk ka kërkesa.

Atëherë procedojmë me rendin e ditës, i cili u plotësua këtu në seancë edhe me tri pika të reja.

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në

territorin e Republikës së Kosovës

Të nderuar deputetë,

Komisionet parlamentare në pajtim me vendimin e Kuvendit të datës 7 gusht 2020 e kanë

shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e

Republikës së Kosovës dhe Kuvendit i kanë miratuar miratimin e tij me amendamentet e

propozuara.

Ftoj kryetaren e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, zonjën Albena Reshitaj, ta

paraqesë dhe ta arsyetojë raportin me rekomandime.

Page 50: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

50

Ndërkohë ju njoftoj, të nderuar deputetë, që raportin me rekomandime edhe në shqip edhe në

serbisht për deputetët e komuniteteve joshumicë, por edhe në gjuhë të tjera, e keni në postën tuaj

elektronike, pra është dërguar me e-mail te të gjithë deputetët.

ALBENA RESHITAJ: Faleminderit!

E nderuar kryetare e Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar qytetarë,

Pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë

COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës javën e kaluar si dhe pas kërkesës së bërë nga

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, më pas votimit e përkrahjes nga ana juaj si

deputetë të Kuvendit që shqyrtimi i dytë i këtij projektligji të bëhet me procedurë të përshpejtuar,

do të thotë shmangie nga afatet procedurale të parapara në Rregulloren e Kuvendit, sot para jush

po e prezantoj raportin e projektligjit me amendamentet e komisionit.

Pra, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të nenit 57 të Rregullores së

Kuvendit ka mbajtur mbledhjet e grupit punues dhe ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin

dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Si komision kemi realizuar dëgjimin publik me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, odat dhe

sindikatën shëndetësore, policinë dhe Sindikatën e Policisë, me përfaqësues të inspektorateve,

përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Të gjitha propozimet dhe rekomandimet që kemi pranuar gjatë dëgjimit publik i kemi shqyrtuar

me seriozitet dhe përkushtim sikur që kemi shqyrtuar të gjitha propozime për amendamente të

projektligjit nga ana e deputetëve anëtarë të komisionit.

Si kryetare e komisionit dua të falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe

Mirëqenie Sociale, me të cilët bashkërisht gjatë kësaj jave kemi punuar deri në 14 orë në ditë, me

qëllim që brenda afatit të paraparë Kuvendit t’i paraqesim për shqyrtimin e dytë Projektligjin për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç jeni të njoftuar, projektligji i propozuar është përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese

54/20, me të cilën është kërkuar krijimi i bazës ligjore për kufizimin e lirive dhe të drejtave të

njeriut në luftën kundër COVID-19.

Megjithatë, deputetët e kanë parë të nevojshëm që në këtë projektligj të fusin edhe mekanizma të

tjerë, të cilët do të ndihmonin në luftën kundër COVID-19.

Page 51: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

51

Pra, nga kjo nismë ligjore që kishte në fokus vetëm respektimin e vendimit të Gjykatës

Kushtetuese me kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut kundër COVID-19, duke pasur

parasysh amendamentet e deputetëve të komisionit, sot kemi një projektligj të formësuar dhe të

kompletuar.

Tani kemi bërë një ligj, i cili ka një fushëveprim të gjerë të specifikuar veç e veç për çdo çështje

që lidhen me betejën kundër pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, filluar nga

preambula, qëllimi i ligjit, përkufizimet, kemi shtuar kapitull të veçantë për parandalimin dhe

luftimin e infeksionit COVID-19, masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen nga

pandemia, parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit, njoftimin dhe raportimin e

rasteve me COVID, testimin, diagnozën dhe trajtimin, përgjegjësit dhe koordinimin e

institucioneve gjatë pandemisë, bashkëpunimin në nivel komunal, vaksinimin dhe procesin e

vaksinimit, shkëmbimin e të dhënave dhe masat e sigurisë.

Gjithashtu kemi shtuar kapitull të veçantë për kompensimin shtesë të atyre që përballen

drejtpërdrejt me pandeminë, angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë si dhe

masat ndëshkimore për ata që nuk zbatojnë vendimet e organeve kompetente.

Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale veç e veç

për kontributin e dhënë në këtë projektligj. Komisioni ka pranuar amendamente dhe kontribute

për projektligj nga deputetët Haxhi Avdyli, Bekim Haxhiu, Labinot Demi Murtezaj, Fitim Ukaj,

Fitim Haziri, Uran Ismaili, Ekrem Hyseni si dhe unë.

Gjithashtu dua të falënderoj për kontributin e tij të veçantë edhe deputetin doktor Fatmir Xhelili.

Me pajtimin e deputetëve dhe me disa ndryshime, amendamentet e propozuara nga secili anëtarë

i komisionit kanë kaluar si amendamente të Komisionit Funksional, ndërsa deputetë propozues

jemi dakorduar që do t’i tërheqin amendamentet e tyre. Më vjen mirë, të dashur deputetë, që

kemi pasur unitet të plotë nga të gjithë deputetët në komision.

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të vendit,

Pas një pune voluminoze sot para jush keni këtë projektligj, i cili me amendamentet e

propozuara, për të cilat një zëri jemi dakorduar në komision, forcon qëllimin e krimit të bazës

ligjore për autoritete shtetërore të vendit, në radhë të parë për Ministrinë e Shëndetësisë për

vendimet që kanë qëllim luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Dua të theksoj që gjatë shqyrtimit të dytë si Komision Funksional me shumë përkushtim jemi

kujdesur që në këtë projektligj të trajtohen të gjitha situatat me të cilat jemi sfiduar që nga fillimi

i pandemisë.

Page 52: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

52

Përfundimisht komisioni në mbledhjen e mbajtur sot, më 14 gusht 2020, njëzëri ka miratuar

raportin përfundimtar për projektligjin, i cili përmban gjithsej 34 amendamente të Komisionit

Funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Projektligji, i cili në fillim kishte vetëm 8 nene, tani i formësuar dhe plotësuar nga Komisioni për

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka 29 neni dhe më shumë se 150 paragrafë.

Të gjithë anëtarët e komisionit kanë rënë dakord që në këtë projektligj, ndër të tjera, të

përfshihen edhe kompensimi shtesë financiar për të gjithë profesionistët mjekësorë, në veçanti

për ata të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit me COVID-19 dhe vazhdojnë të jenë aty.

Miratimi i këtij amendamenti do të thotë mirënjohje për tërë ushtarët mantelbardhë që tash e

pothuajse gjashtë muaj nuk kanë reshtur edhe për asnjë çast në ofrimin e shërbimeve për të

mbrojtur jetën e qytetarëve tanë, edhe përkundër ekspozimit ndaj rrezikut më shumë se kushdo

tjetër, e madje duke punuar edhe në kushte, të cilat ne i dimë mirë si janë dhe vetëm pas

miratimit të këtij amendamenti falënderimi ndaj tyre do të kishte vërtet kuptim.

Kompensim shtesë kemi propozuar edhe për Policinë e Kosovës dhe inspektorët e të gjitha

inspektorateve, të cilët kanë qenë dhe janë të angazhuar në betejën me COVID-19.

Sigurimin e aq vaksinave sa do të jetë e nevojshme për të gjithë qytetarët e vendit në momentin

që do të kemi vaksinën kundër COVID-19. Në rast nevoje, përgjatë pandemisë institucionet

private shëndetësore të shfrytëzohen për nevoja shtetërore.

Krijimi i hapësirës ligjore për përdorimin e terapisë së fundit të zbuluar nga laboratorët klinikë

për pandeminë si dhe krijimi i bazës ligjore për masat ndëshkuese për personat, të cilët shkelin

vendimet institucionale në lidhje me menaxhimin e COVID-19.

Të gjitha këto propozime që i ceka më lart, por edhe shumë të tjera si Komision Funksional i

kemi miratuar dhe unë besoj dhe njëkohësisht ju lus që të njëjtat të përkrahen nga të gjithë ju,

kolegë të nderuar, ashtu siç janë përkrahur nga të gjithë deputetët e Komisionit për Shëndetësi

dhe Mirëqenie Sociale. Faleminderit!

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

E lus Administratën ta konfirmojë në kemi kuorum.

Deputetë të nderuar, ju lus që t’i zini vendet tuaja, sepse është e pamundur që ta vërtetojmë

kuorumin para se të procedojmë me votim.

Tash kemi të drejtë procedimi në amendamente. Kështu që propozuesit vetëm për amendamente

mund të flasin.

Page 53: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

53

Po vazhdojmë me përfaqësuesit e tjerë të komisioneve të përhershme. Nuk po shoh që ka të

paraqitur nga komisionet e përhershme.

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare, nga Lëvizja Vetëvendosje fjalën e ka deputeti Fitim Uka.

Regjia fjalën deputetit Fitim Uka, ju lutem!

FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Atëherë, edhe pse me shumë vonesë për arsye tashmë të njohura edhe për qytetarët vjen në

Kuvend projektligji që e ndihmon luftimin dhe parandalimin e COVID-19 në Kosovë, mbase për

shkak edhe të kohës së shkurtër që kemi pasur në dispozicion, ky nuk është projektligji më i mirë

që mund të kishim, por është një avancim i infrastrukturës ligjore dhe një ndihmesë e

jashtëzakonshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që ballafaqohen direkt me

pandeminë.

Tashmë me anë të këtij projektligji që presim të votohet, ne si deputetë e kemi mundësinë të

përmbushim një obligim tonin institucional, por i mbetet Qeverisë që luftën në raport me

pandeminë ta marrë seriozisht.

Kjo për faktin që shifrat të cilat i shohim, numrin e të infektuarve, numrin e vdekjeve nga

COVID-19, kapaciteti i limituar i institucioneve tona publike shëndetësore për t’ju dhënë

shërbim të gjithë pacientëve në nevojë, profesionistët tanë shëndetësorë, të cilët janë të dërmuar

dhe të rrezikuar në luftimin e pandemisë dhe gjendja e pacientëve tanë të shtrirë në klinikat e

QKUK-së, meriton më shumë vëmendje dhe meriton adresim të mirëfilltë.

Kështu që besoj që të gjithë iniciuesit të këtij projektligji mbështetësit, Komisioni Parlamentar

për Shëndetësi, por edhe të gjithë deputetët mund të lehtësojnë punën e profesionistëve

shëndetësorë, Policisë dhe Inspektoratit Sanitar, me votimin e këtij projektligji.

Prandaj, ne si grup parlamentar do të ofrojmë mbështetje për këtë projektligj. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, nuk e ka kërkuar askush fjalën.

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Në fillim në emër të Grupit Parlamentar i deklaroj jo vetëm se kemi përkrahur Projektligjin për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, por sot ky projektligj me amendamentet tona

të inkorporuara në këtë projektligj, e ka vulën kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Page 54: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

54

Prej kur është iniciuar si projektligj, më 15 prill 2020, është bërë shumë politikë me këtë ligj dhe,

po të mos ndryshohej e plotësohej me punën tonë në Komisionin për Shëndetësi, atëherë ashtu

siç ishte propozuar, do të rregullonte vetëm kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe mund të përdorej

vetëm për qëllime dhe justifikime politike, por jo edhe për luftimin e pandemisë.

Sot, pasi ka ardhur drafti final për votim, pas një pune që kemi bërë bashkërisht me të gjithë

kolegen në Komisionin për Shëndetësi, mund të them se sot ky ligj tani, në këtë formën si është

prezantuar, falë punës që kemi bërë bashkë me ekspertët shëndetësorë dhe ata juridikë të Partisë

Demokratike, ku kemi propozuar e dorëzuar plot 22 amendamente, me qëllim që ligji të jetë

funksional, të trajtojë të gjitha çështjet që lidhen me pandeminë COVID-19 dhe t’i shërbejë

përmirësimet të situatës në dobi të shëndetit të pacientëve.

Amendamentet që kam propozuar dhe prezantuar në emër të Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike në Komisionin për Shëndetësi kam pranuar që të shkrihen e të prezantohen si punë

e komisionit, me qëllim që të jenë në shërbim dhe në dobi të situatës aktuale. Gjithashtu edhe

kolegët e tjerë nga komisioni që kanë pasur amendamente, kanë bërë të njëjtë gjë dhe tani ju a

kemi ofruar për votim një projektligj të kompletuar që rregullon çështje që lidhen me pandemi.

Nga një propozim-ligj i fokusuar vetëm në kufizimin e lirisë së lëvizjes, tani rregullohen edhe

aspekte të tjera, që nga qëllimi përkufizimet, masat parandaluese, masat e përgjithshme, masat e

veçanta mbrojtëse, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit, njoftime dhe raportimi, mënyra e

testimit, diagnostikimi, trajtimi, përdorime të barnave, kualitetit të testeve, vaksinimi, izolimi,

karantinimi, përgjegjësitë e institucioneve dhe koordinimi i tyre në betejën kundër pandemisë,

bashkëpunimi komunal dhe raportimi, mbikëqyrja dhe niveli i shkëmbimit të të dhënave.

Kam propozuar në emër të PDK-së rritje të pagës drejtpërdrejt, ashtu siç kam propozuar në

Ligjin për buxhetin për profesionistët shëndetësorë, stafin mbështetës, Policinë e Kosovës dhe

inspektorët, sipas tabelës me të cilën tanimë jeni të informuar.

Komisioni ka marrë për bazë kompensimin jo në bazë të pagës, por ka propozuar një variant

tjetër. Prandaj, kur jemi te neni 20 i këtij ligji, unë kërkoj që të nxirret në votim amendamenti, të

cilin e kam propozuar, amendamentin 20a, sa i përket çështjes së pagesës, sepse dallon për nga

mënyra që ka prezantuar Komisioni Funksional dhe për nga mënyra se si e ka prezantuar ose ka

kërkuar edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Pra, aty i kemi tri opsione dhe unë do të doja të kërkoja mbështetjen e të gjithë kolegëve

deputetë, të cilën do ta kërkoj edhe kur të jemi te ajo pikë që kjo çështje e kompensimit të jetë

drejtpërdrejt në pagë dhe të rregullohet një herë e përgjithmonë çështja e pagës për profesionistët

shëndetësorë, Policinë e Kosovës dhe për inspektoratet.

Page 55: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

55

Prandaj, të nderuar kolegë deputetë,

Në fund dua të theksoj se kam deklaruar që në fillim, në lexim të parë të këtij ligji, se përveç

titullit, Ligji për parandalim e luftim të pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës dhe

çështjes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, nuk ka pasur ndonjë vlerë tjetër, përpos asaj zhurme

politike, ndërsa sot ky ligj, falë punës që kemi bërë si Parti Demokratike, me ekspertët tonë

shëndetësorë e juridikë dhe me përfaqësimin që kemi bërë në komision, puna që është bërë në

Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kemi bërë një ligj jashtëzakonisht të mirë, i cili do të

shërbejë në luftimin e pandemisë COVID-19.

Prandaj, kërkoj që ky projektligj të votohet me amendamentet e propozuara, duke plotësuar që

kur të vijmë te neni 20, amendamenti 20a, i propozuar nga unë që të nxirret në votim.

Ndërsa amendamentet e tjera nuk ka nevojë të hidhet në votim, sepse janë të inkorporuara tanimë

në projektligjin e ofruar. Faleminderit!

KRYETARJA: Kur t’i vijë radha secilit amendament veç e veç, do të deklaroheni për to.

Nga grupet e tjera parlamentare, nuk ka të lajmëruar.

Atëherë, përfaqësuesi i Qeverisë a e dëshiron fjalën? Në rregull është, pajtohem plotësisht, thotë

ministri i Shëndetësisë.

Atëherë, po vazhdojmë me amendamentet, meqenëse nuk ka të tjerë të paraqitur.

Ju lutem ta konfirmoni kuorumin.

Një propozim e kemi nga zoti Arben Gashi, urdhëroni!

ARBEN GASHI: Faleminderit, kryetare!

Propozoj që amendamentet e Komisionit Funksional dhe që nuk kanë amendament tjetër të

hedhen në paketë në votim, pastaj ato që janë dy amendamente a më shumë i shqyrtojmë në

mënyrë individuale. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! A e dëshironi fjalën, zoti Fitim Uka.

Fatmir Xhelili e ka kërkuar fjalën për projektligjin në tërësi apo doni për amendamente specifike.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, kryetare!

Përshëndetje për kabinetin qeveritar,

Dhe të nderuar deputetë,

Unë e kam fjalën për një propozim konkret te një amendament, por kur pashë që zoti Gashi po

propozon që të votohen në tërësi, atëherë desha ta bëj sqarimin tash ose te neni 13, kur t’i vijë

radha.

Page 56: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

56

E nderuar kryetare,

I falënderoj dhe i përgëzoj anëtarët e komisionit për punën e mirë që kanë bërë në nxjerrjen e

këtij ligji.

Faktikisht unë e kam bërë një lëshim të vogël, se iu kam adresuar me propozime prej mënyrës

elektronike të propozimeve duke marrë parasysh që është kohë epidemie dhe nuk e kam

nënshkruar një propozim me dorë dhe, si duket, kjo ka ndikuar që një prej propozimeve që është

esenciale të mos merret parasysh edhe të mos trajtohet.

E dimë se kjo epidemi, po edhe te trajtimi klinik i sëmurëve nuk ka terapi specifike, po ka terapi

simptomatike dhe shumë raste ndoshta shkojnë për mospërdorimin edhe të disa metodave që

aprovohet dhe aplikohen sot në mjekësinë bashkëkohore moderne.

Një prej tyre është edhe përdorimi i plazmës, plazmës konvalesente për trajtimin e të sëmurëve.

Ju kisha lutur, shumë shtete janë duke e përdorur, në Itali është metodë që përdoret diku qe 100

vjet dhe përdoret në shumë shtete, është duke u përdorur momentalisht në Itali, Zvicër, Gjermani,

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ditëve të fundit edhe në Maqedoni e në Kroaci.

Andaj, ju kisha lutur shumë për mirëkuptim që në nenin 13, te pika 8 fjalisë në vijim pas

përdorimit të barnave, t’i shtohet edhe “plazmës konvalesente” dhe është një mundësi më shumë

për të shpëtuar një jetë më shumë apo shumë jetë më shumë. Faktikisht kjo bëhet me donatorë

vullnetarë të plazmës dhe me aprovimin e Klinikës së Transfuzionit të Gjakut edhe ekspertëve të

Klinikës Infektive.

Ju kisha lutur për një mundësi më shumë, për shumë jetë më shumë t’u jepet punëtorëve

shëndetësorë ta përdorin dhe ta aplikojnë edhe këtë metodë, edhe për qëllime hulumtuese, po

edhe për qëllime diagnostike, deri sa të zgjasë pandemia.

Ju lutem shumë, posaçërisht punëtorë shëndetësorë edhe shumë mjekë, me të cilët u konsultova

paraprakisht para kësaj seance, edhe ata e dhanë pëlqimin dhe përkrahjen që do ta përkrahin këtë

metodë.

Unë besoj që komisioni, pasi që e kam nënshkruar si amendament drejtpërdrejt, duhet marrë

parasysh, se i jam drejtuar komisionit në mënyrë elektronike dhe për këtë kohë pandemie duhet

ditur se kur të nënshkruhet me dorë në mënyrë fizike, sikur t’i drejtohesh vetëm në mënyrë

elektronike. Ky ishte sugjerimi dhe propozimi im, ju lutem për mirëkuptim dhe ju lutem që t’ua

jepni të sëmurëve edhe një shans më shumë me aplikimin dhe përdorimin e kësaj metode.

Faleminderit!

Page 57: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

57

KRYETARJA: Faleminderit, zoti deputet!

Të nderuar deputetë,

Fjala është për amendamentin numër 15, i cili e ndryshon nenin 13 të ligjit, për po të njëjtin

amendament, meqenëse nëse shkojmë në pako, na duhet tash ta trajtojmë këtë që po propozohet.

Ka një çështje edhe ministri i Shëndetësisë, urdhëroni, e keni fjalën dhe pastaj i lus anëtarët e

tjerë të komisionit, në veçanti kryetaren e komisionit të deklarohet lidhur me këto dy propozime.

Do të thotë, për t’u shtuar edhe dy fjalë.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryetare!

E para, po pajtohem plotësisht me propozimin që e dha deputeti Fatmir Xhelili, është shumë me

rëndësi që të shtojmë edhe kapacitetet hulumtuese që janë, janë shkencore, por ne duhet t’i japim

shans trajtimit të mëtutjeshëm që të kemi shërimin e plotë dhe ta fitojnë njerëzit betejën me

COVID-19, që ndërlidhet me nenin 8 faktikisht, paragrafin 8 të amendamentit 15.

Mua më lejoni që duhet të shtohet edhe te paragrafi 1, te testimi, diagnoza dhe trajtimi i

personave të dyshimtë apo të sëmurë me COVID-19, kryhet në bazë të protokolleve përkatëse, të

hartuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe

Ministria e Shëndetësisë.

KRYETARJA: Të nderuar deputetë, propozimi është kështu: të shkojmë në pako me votimin e

amendamenteve 1 deri 14, të gjitha janë të Komisionit Funksional, për asnjërën nuk ka

propozime të dyta. Dhe, në ndërkohë e lus Komisionin e Shëndetësisë që në bashkëpunim me

deputetin Xhelili dhe ministrin e Shëndetësisë ta gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth

amendamentit numër 15, para se ta nxjerrim në votim. A jeni dakord? Faleminderit!

Atëherë, po votojmë për amendamentet e Komisionit Funksional, për amendamentet 1 deri në

14. Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! Abstenime? Nuk ka! Faleminderit!

74 deputetë kanë marrë pjesë në votim, të gjitha janë vota për, pra s’ka kundër, s’ka abstenim.

Kalojnë 14 amendamentet e para.

Atëherë, në qoftë se ende nuk jeni gati për punën e amendamentit 15, a pajtoheni që t’i votojmë

amendamentet 16 deri 22, edhe për to nuk ka propozime shtesë dhe po ashtu nuk ka vërejtje. Te

amendamenti 23 i kemi dy propozime, amendamenti 23, por është neni 20. Pra, propozimi është

që të votojmë, urdhëroni, zoti Bekim Haxhiu e ka fjalën!

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

Që të mos rikthehemi edhe një herë, mendoj që është i nevojshme edhe sqarimi që dha doktor

Fatmiri dhe ministri i Shëndetësisë, po mendoj që tek neni që është 13, pika 8 që e propozoi

doktor Fatmiri, mendoj që duhet vazhduar kështu, të jenë komplet pika 8, me qëllim të trajtimit

Page 58: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

58

të infektuarve me COVID-19. “Komiteti etik i AKPPM-së mund t’ia lejojë përdorimin e barnave

që janë në fazën e hulumtimeve klinike, si dhe të plazmës pluscente me aprovimin e Qendrës

Kombëtare të Transfuzionit dhe Klinikës Infektive”.

Pastaj, vazhdon teposhtë, sepse përdorimi i plazmës lejohet me miratimin e ministrit të

Shëndetësisë.

KRYETARJA: Prandaj, propozova që të uleni bashkërisht me deputetin Xhelili, por edhe

ministri e kishte një propozim që t’ju japim pak kohë që ta hartoni si duhet atë dhe krejt në fund

ta nxjerrim në votim.

Deputeti Haxhi Avdyli e ka fjalën.

HAXHI AVDYLI: Faleminderit, kryetare!

Tani trajtimi i COVID-it në botë është si një virus i ri dhe trajtimi është ende në fazën e

hulumtimeve klinike, nuk ka një trajtim të verifikuar dhe, nëse ne e fusim në ligj plazmën, sikur

po e vërtetojmë që plazma do ta bëjë trajtimin.

Me këtë qëllim, domethënë pika 8 është e formuluar ashtu që me qëllim të trajtimit të infeksionit

me COVID-19 Komiteti Etik i AKPPM-së mund të lejojë përdorimin e barnave që janë fazën e

hulumtimeve klinike. Edhe plazma, edhe remsdeviri, më herët ka qenë edhe klorokuini, i cili

është përmendur edhe në Shtëpinë e Bardhë që më vonë doli që nuk është ai bari që e trajton këtë

sëmundje, domethënë janë në fazën hulumtimeve klinike. Ne nuk e dimë saktësisht që plazma

është trajtimi i duhur, sepse nuk e kemi atë detyrë dhe nuk e kemi atë pozitë që ne të vlerësojmë.

Kështu që unë mendoj që kjo duhet të mbetet për të gjitha barnat që janë në fazën e hulumtimeve

klinike dhe Komiteti Etik dhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe vendore mund të vendosin

edhe për plazmën, edhe për të gjitha preparatet që mund të dalin gjatë rrugës efikase në trajtimin

e COVID-it. Domethënë kjo është për të gjitha, sepse mund të jetë edhe remsdeviri që është njëri

prej preparateve që po përmendet shumë si efikas në trajtimin dhe ne nuk guxojmë ta vendosim

në ligj.

KRYETARJA: I lus anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë që të gjithë në ndërkohë ta diskutoni

si parim, normalisht ishte dashur që organet profesionale, profesionistët shëndetësorë të vendosin

për trajtim, pra cilat metoda dhe cilat barna dhe jo ne si deputetë. Por, megjithatë vendosni ju

deri në fund të amendamenteve se si dëshironi të mbetet teksti final.

Të nderuar deputetë,

Po vazhdojmë edhe me amendamentet 16 deri 22, edhe këto janë amendamente të Komisionit

Funksional dhe për asnjërën nuk ka propozime të tjera alternativ. Ju lus të përgatiteni për votim.

Kush është për amendamentet 16 deri 22? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! A ka abstenime?

Nuk ka! Faleminderit!

Page 59: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

59

76 deputetë kanë marrë pjesë në votim, që të gjithë kanë votuar për. Asnjë kundër, asnjë

abstenim. Pra, kalojnë amendamentet 16 deri 22.

23-shi i ka disa propozime, pra do ta shqyrtojmë ndaras, mirëpo amendamentet 24 deri 34 që të

gjitha janë të Komisionit Funksional. Kështu që propozoj edhe ato të shkojmë në pako t’i

votojmë.

Kush është për amendamentet 24 deri 34? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! A ka abstenime?

Nuk ka!

72 vota për. Asnjë kundër, asnjë abstenim. Pra, kalojnë edhe amendamentet 24 deri 34.

Në qoftë se nuk e kemi tekstin final për amendamentin 15, e kemi gati. Atëherë, e ftoj kryetaren

e Komisionit Funksional për Shëndetësi që ta lexojë tekstin para se ta votojmë.

ALBENA RESHITAJ: Atëherë, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale aprovon që të

bëhet ky plotësim-ndryshim tek amendamenti 15.

1. Testimi, diagnoza dhe trajtimi i personave të dyshimtë apo të sëmurë nga COVID-19 kryhet

në bazë të protokolleve përkatëse të hartuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti

Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe të miratuara me vendim nga ministri

përgjegjës për Shëndetësi dhe tek pika e 8: Me qëllim të trajtimit të infeksionit me COVID-19

Komiteti Etik i AKPPM-së me aprovimin e ministrit të Shëndetësisë mund të lejojë përdorimin e

barnave dhe plazmës, nëse ka nevojë, dhe plazmës kovaloshente që janë në fazën e hulumtimeve

klinike. Pa ato “nevojë se”, e shtova, më falni.

Pra, edhe një herë me qëllim të trajtimit të infeksionit me COVID-19, Komiteti Etik i AKPPM-së

me aprovimin e ministrit të Shëndetësisë mund të lejojë përdorimin e barnave dhe plazmës

kovaloshente që janë në fazën e hulumtimeve klinike.

Pra, janë këto dy ndryshime të vogla, të cilat ne si komision jemi pajtuar që mund të bëhen.

KRYETARJA: A e dëshironi fjalën, ministër? A është përfshirë ndryshimi që u propozua. Sa po

e kuptoj këtu është një mund, pra nuk është që parandalon metoda të tjera që mund të zbulohen

në ndërkohë, ashtu e kuptova tekstin e lexuar.

Në qoftë se dikush tjetër nuk e dëshiron fjalën për këtë amendament, atëherë po shkojmë me

votim të amendamentit numër 15.

Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! A ka abstenime? Nuk ka!

Page 60: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

60

76 deputetë kanë votuar për. Asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kalon amendamenti numër 15.

Atëherë, te amendamenti numër 23, që është i fundit që po e trajtojmë, i kemi tri propozime. I

pari është i Komisionit Funksional, zonja Albena Reshitaj e ka fjalën.

ALBENA RESHITAJ: Atëherë, të nderuar kolegë deputetë, Komisioni për Shëndetësi dhe

Mirëqenie Sociale unanimisht ka votuar për amendamentin në fjalë dhe e arsyeton që ne kemi

kërkuar kompensim shtesë më së paku 50% të pagës bazë për gjithë personelin shëndetësor dhe

stafin mbështetës, e në veçanti ata, të cilët janë në vijë të parë të frontit: për policët, për

inspektoratet. Ne konsiderojmë që do të duhet të kalojë ky amendament, e jo ai të cilin e ka

propozuar Komisioni për Buxhet dhe Transfere, pikërisht për shkak se me këtë propozim të

Komisionit për Buxhet dhe Transfere do të diskriminohen policët dhe inspektoratet, pasi që sot

në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kemi marrë edhe aprovimin e ministrit të

Shëndetësisë që deri në fund të situatës me pandeminë, personeli dhe stafi mbështetës do të ketë

përkrahjen me vendim të Qeverisë për kompensim shtesë, kurse nëse në këtë rast nuk votohet

amendamenti i propozuar dhe i miratuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,

do të diskriminohen policët dhe inspektoratet që janë në vijën e parë të frontit që janë duke u

ballafaquar nga dita e parë deri më tani me menaxhimin, gjegjësisht me pandeminë COVID-19.

Konsiderojmë që edhe ata që janë duke u ballafaquar, por edhe ata që janë të rrezikuar

drejtpërdrejt nga ky infeksion do të duhej të trajtohen njëjtë dhe do të duhej të kenë përkrahjen e

Parlamentit të Republikës së Kosovës, do të duhej të kenë përkrahjen e të gjithë atyre që u kanë

besuar që të jenë sot dhe t’i përfaqësojnë. Prandaj, ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie

Sociale ju lusim që të përkrahni amendamentin e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie

Sociale. Nëse e pakta që mund të bëjmë si përfaqësues të popullit sot, është kjo për të gjithë këta

ushtarë, të cilët janë duke qëndruar në vijën e frontit për të mbrojtur shëndetin publik qytetarë të

Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYETARJA: Komisioni për Buxhet ka bërë propozimin tjetër, e ftoj zotin Hekuran Murati ta

arsyetojë.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Vetëm sa për sqarim, pra konsideroj, tash nuk e di nëse nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme ta

lexojnë propozimin tonë, mirëpo nuk është e saktë ajo që u tha pak më parë këtu, se nuk kemi të

bëjmë me diskriminim apo eliminim. Ne si Komision për Buxhet dhe Transfere bashkërisht kemi

ardhur me një riformulim, pra që kryen të njëjtin funksion, por vetëm është i riformuluar për të

evituar pasiguritë juridike që kishte formulimi i Komisionit për Shëndetësi. Edhe, po e lexoj, pra

për ta vërtetuar këtë që nuk kemi bërë diskriminim apo përjashtim të kategorive. Formulimi është

kësisoj, paragrafi i parë thotë: “Qeveria bën kompensime shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e

Page 61: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

61

institucioneve shtetërore, pra përfshihen edhe përtej policëve, kushdo që është i përfshirë dhe i

angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID-19.

Paragrafi i dytë thotë kështu: “Kategoritë e përfituesve, lartësia e shumës dhe kohëzgjatja e

kompensimit të shtesave të punonjësve të institucioneve shtetërore të angazhuara në betejën

kundër pandemisë COVID-19 caktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së

Kosovës”.

Këtë formulim e kemi bërë duke marrë parasysh që situata është dinamike dhe mund të

ndryshojnë kërkesat dhe grupet, të cilat ballafaqohen me pandeminë COVID. Prandaj, edhe e

kemi bërë këtë riformulim. Pra, nuk qëndron ajo që kemi përjashtuar grupe të caktuara,

përkundrazi, është zgjeruar mundësia për të përfshirë edhe grupet e tjera. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Propozimi i tretë vjen nga deputeti Bekim Haxhiu, urdhëroni, e

keni fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

Derisa dy propozimet, të cilat i lexuam dhe për të cilën në komision te kompensimet kam

abstenuar, sepse kam pasur si propozim, që mendoj se është më i mirë, që çështja e pagesës për

këto kategori, të cilat po përballen drejtpërdrejt me pandeminë, punëtorët shëndetësorë, stafi

mbështetës, Policia e Kosovës, inspektoratet, duke iu rritur pagat drejtpërdrejt. Pra, propozimi që

unë e kam bërë është propozim i detajuar në tabela gjithsecilën kategori veç e veç dhe mendoj

është më i mirë se dy propozimet, sepse e rregullon pagën për këto kategori, e jo të kompensimit

ad hoc apo të llojit të mëshirës për këto kategori, por që ata të kenë pagë meritore për punën që

janë duke e bërë.

Pra, ju ftoj që të votoni propozimin, amendamentin që është bërë nga unë te neni 20.

Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Avdyli lidhur me këto amendamente. Haxhi Avdyli!

HAXHI AVDYLI: Faleminderit, kryetare!

Të gjitha këto propozime janë në favor të përmirësimit të gjendjes dhe kompensimit të duhur të

punëtorëve shëndetësorë që janë duke u ballafaquar me pandeminë. Komisioni për Shëndetësi ka

propozuar që një lloj tavani apo një lloj minimumi, ku nuk mund të bien nën të, që është 50% i

pagës që duke marrë parasysh që pagat në institucionet shëndetësore për punëtorët shëndetësorë

janë të ulëta, domethënë paga e mjekut është diku 640 euro, është aty diku ku edhe tani qeveria

po e jep, punëtorët shëndetësorë të infermierisë e marrin edhe më pak dhe kjo vetëm e rregullon,

ky nen që të mos bie që nesër të mos kemi buxhet për muajin tjetër apo diçka, por ta caktojmë

një minimum. Edhe propozimi i Komisionit për Buxhet e ka atë vlerën e vet, sepse nuk e

Page 62: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

62

eliminon, por në të njëjtën kohë e delegon te Qeveria dhe te Ministria që përmes udhëzimeve

administrative të rregullojnë këtë çështje sipas buxhetit, por jo duke përcaktuar ndonjë limit.

Propozimet e kolegut tim Bekim Haxhiu, i cili ka bërë një punë të mirë në komision dhe i cili e

ka dhënë përkrahjen edhe për propozimin e komisionit tonë, është një propozim më i gjerë, por

më shumë ka të bëjë edhe me rregullimin e pagave që mendoj që përmes këtij ligji nuk mund të

bëhet rregullimi i pagave apo rritja e pagave, por bëhet me Ligjin për kategorizimin e pagave dhe

ka shumë kategori në shëndetësi që janë të përfshirë në propozimin e tij, të cilat tani për tani

ndoshta nuk janë dhe, siç e dimë ky ligj e ka validitetin e kufizuar dhe nëse ne e fusim rritjen e

pagave në mënyrë të rregullt, derisa ky ligj të hyjë në fuqi dhe ndoshta po shpresojmë që edhe

pandemia do të kryhet.

Prandaj mënyra e kompensimit përmes shtesave mendoj që është ajo mënyra e duhur, e cila do

t’i përkrahte punëtorët shëndetësorë, ndërsa limitin të cilin e kemi menduar ne si komision është

vetëm për ta mbrojtur punëtorin shëndetësor që në rast të në një tentimi për të ulur shtesën, ta

ketë me ligj deri ku mund të ulet kjo shtesë apo ky kompensim për punëtorët shëndetësorë, të

cilët janë në vijën e parë të frontit në ballafaqim me pandeminë. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Atëherë, po shkojmë me votim me radhë. Së pari vendoset në

votim propozimi i Komisionit Funksional, Komisionit për Shëndetësi. Kush është për?

Pra, jemi duke e votuar propozimin e Komisionit Funksional për Shëndetësi. Faleminderit! Kush

është kundër?

Ok, po kërkohet kohë shtesë.

Një sqarim të serishëm, pra së pari vendoset në votim propozimi i Komisionit për Shëndetësi,

hera e tretë që po e them. Kush është kundër?

Në ndërkohë derisa po tentojmë të merremi vesh për futjen në votim të amendamentit numër 23,

e lus komisionin që të na sqarojë amendamenti numër 24 që ka të bëjë me procedurat e veçanta

të prokurimit, a është tërhequr apo jo? Propozuesi, zoti Uran Ismaili e ka fjalën!

URAN ISMAILI: Faleminderit, kryetare!

Pas një diskutimi që ka ndodhur brenda komisionit dhe me kërkesën edhe të Komisionit për

Legjislacion, edhe Komisionit për Buxhet dhe Financa ka pasur një mospajtueshmëri rreth këtij

amendamentimi, prandaj unë e kam tërhequr, dhe është votuar si i tërhequr nga Komisioni

Parlamentar për Shëndetësi.

Page 63: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

63

KRYETARJA: Faleminderit që e sqaruat, sepse në votimin paraprak ishte edhe amendamenti 24,

pra konstatoj, për procesverbal, që amendamenti 24 është tërhequr, sepse ka qenë propozim i

Komisionit për Legjislacion dhe propozuesi është pajtuar ta tërheqë.

Të nderuar deputetë,

Sa i përket amendamentit 23, një sqarim. Në qoftë se kalon amendamenti i propozuar nga

Komisioni Funksional, atëherë nuk futen në votim dy të tjerat, vetëm në qoftë se nuk kalon

amendamenti i Komisionit Funksional, mund të shkojmë me dy propozimet e tjera. Besoj tashmë

është e qartë!

Të nderuar deputetë, a jeni gati të procedojmë me votim? Pra, edhe një herë i kemi tri propozime,

të tria vendosen në votim, por vetëm ai që merr më së shumti vota, ai është amendamenti që

kalon. Ju lus t’i zini ulëset tuaja në mënyrë që të procedojmë me votim!

Të nderuar deputetë,

Ju lutem, a ju duhet kohë, a ju duhet pauzë? Pesë minuta pauzë, por ju lutem mos u largoni nga

salla, vetëm këtu po e bëjmë pauzën, në qoftë se keni nevojë për konsultim dhe ju lus t’i hapni

dritaret për ajrosje të sallës.

Të nderuar deputetë, a jemi gati të vazhdojmë? Ju lus t’i zini ulëset tuaja!

A jeni gati për votim? I lus deputetët që janë prapa atje, të kthehen në sallë për votim! A e doni

fjalën? Po, zoti Daut Haradinaj, e ka kërkuar një minutë. Urdhëro!

DAUT HARADINAJ: Kryetare!

Në rast se ka votuar komisioni për, nuk mund të ketë në Parlament dy mazhoranca, është një.

Dhe, në rast se e hidhni në votim propozimin e Komisionit Funksional, atëherë ajo është punë e

kryer. Në rast se brenda komisionit ka pasur shumicë, atëherë atë shumicë duhet ta votojmë sot

këtu.

Unë e kuptoj që, edhe Bekim Haxhiu, edhe doktori, edhe të gjithë, i patën propozimet perfekte,

por unë mendoj se duhet të shkojmë në votimin e Komisionit Funksional për Shëndetësi dhe

mirëqenie. Në rast se e merr mazhorancën, kjo u krye, nuk kemi çfarë diskutojmë. E kisha lutur

edhe kryetaren e komisionit, që ta kërkojë transkriptin dhe të na tregojë se si është votuar në

komision nga anëtarët e partive politike, që të mos kemi ndonjë divergjencë, ose keqkuptim. Po,

në të kundërtën, në rast se në komision ka kaluar amendamenti 23, duhet të propozohet këtu për

votim ashtu siç ka kaluar në komision. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit, i nderuar deputet! I kemi tri propozime, pra Komisioni Funksional

po supozoj që i ka marrë votat e partive të përfaqësuara aty, sepse kryetarja na informoi se të

Page 64: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

64

gjitha kanë kaluar me unanimitet, përveç një abstenim në këtë amendament konkret. Megjithatë,

sipas nenit 58, pika 4, unë jem e detyruar që të tri amendamentet t’i vendos në votim dhe pastaj,

cilido amendament që merr më së shumti vota konsiderohet se ka kaluar dhe kjo është edhe

këshilla juridike, që e kemi marrë nga administrata lidhur me këtë çështje.

A kemi kuorum që të procedojmë? Faleminderit! 89 deputete janë në sallë.

Pra, propozimi i parë që po e hedh në votim është propozimi i Komisionit Funksional për

Shëndetësi.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? Faleminderit!

Ju lus të merrni pjesë në votim, sepse nuk do të mund të vazhdojmë me propozimin e dytë e të

tretin, në qoftë se s’kemi kuorum.

Kush abstenon?

Atëherë, propozimi i parë i Komisionit për Shëndetësi i ka marrë 37 vota për, 19 kundër dhe 20

abstenime.

Po vazhdojmë me votimin e propozimit të dytë, propozimi i Komisionit për Buxhet dhe

Transfere.

Të nderuar deputetë, pra sepse po kërkoni vazhdimisht sqarime, po e votojmë propozimin e

Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? Nuk ka kundër? A ka abstenime?

Ju lus ta sillni rezultatin!

Ky amendament i propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka marrë 53 vota për dhe

16 abstenime, asnjë votë kundër.

Po procedojmë me propozimin e tretë të deputetit Bekim Haxhiu.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? A ka abstenime? Faleminderit!

Atëherë, rezultati i të tri amendamenteve, po i lexoj prej së parës deri te e treta që t’i dëgjojmë

rezultatet.

Page 65: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

65

Propozimi i Komisionit për Shëndetësi, pra propozimi i parë, kanë marrë pjesë 76 deputetë, 37

për, 19 kundër dhe 20 abstenime. Pra, nuk ka kaluar edhe ashtu, sepse nuk e ka marrë numrin e

votave të mjaftueshme.

Propozimi i dytë, propozimi i Komisionit për Buxhet, i ka marrë 53 vota për dhe 16 abstenime.

Gjithsej kanë marrë pjesë në votim 69 deputetë, pra ka marrë më së shumti vota nga tri

amendamentet, rrjedhimisht kalon ky propozim.

Propozimi i tretë, i deputetit Bekim Haxhiu, i ka marrë 26 vota për, 16 kundër dhe 26 abstenime.

Kanë marrë pjesë 68 deputetë, rrjedhimisht nuk kalon.

Pra, konstatimi përfundimtar është që kalon propozimi rreth amendamentit 23, pra propozimi i

Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Të nderuar deputetë,

Tashmë e kemi përfunduar me votimin e amendamenteve.

Po votojmë tani tekstin e Projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara. I lus deputetët që

me ngritje dore të deklarohen për Projektligjin.

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? Nuk ka! A ka abstenime?

Të nderuar deputetë,

Me 77 vota për dhe me 7 abstenime, konstatoj se u miratua në lexim të dytë Ligji për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Si iniciuese e këtij projektligji së bashku me deputetët tjerë, më lejoni t’i falënderoj të gjithë

deputetët për mbështetjen e këtij ligji të rëndësishëm dhe në veçanti, Komisionin për Shëndetësi

për punën e tyre gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, mirëpo shumë substanciale, me

amendamentet që kanë propozuar.

Shpresoj që për tema të tilla të rëndësishme gjithnjë të jemi kështu të bashkuar, sikur sot.

Atëherë, po vazhdojmë me formimin e Komisionit Parlamentar mbi procesin e licencimit,

operimit dhe mbikëqyrjes së aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Deputeti Haxhi Avdyli mbështetur nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, në mbështetje të nenit 77,

paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Hetim Parlamentar, i ka

propozuar Kuvendit formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit,

operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Page 66: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

66

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht 2020, ka kërkuar nga grupet

parlamentare që t’i propozojnë anëtarët e këtij komisioni hetimor. E ftoj fillimisht deputetin

Haxhi Avdyli, që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë propozimin për formimin e Komisionit

Hetimor, si dhe të sqarojë periudhën kohore të hetimit të propozuar, të marrë parasysh pushimin

e Kuvendit, cili mund të fillojë brenda pak ditësh dhe t’i diskutojë detajet tjera që i kanë

propozuar në dokumentacionin e dërguar deputetëve.

HAXHI AVDYLI: Faleminderit, kryetare!

Po, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 77, me iniciativën time dhe të

shumë kolegëve këtu në Parlamentin e Kosovës, kam iniciuar formimin e Komisionit Hetimor

Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të

hidrocentraleve të Republikës së Kosovës.

Për këtë iniciativë kemi marrë diku 41 nënshkrime dhe dua t’i falënderoj kolegët e disa partive,

kolegët nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kolegët nga Lëvizja Vetëvendosje, dy deputetë nga

Aleanca, zonjën Albena Reshitaj dhe Bekë Berisha, deputetët e Grupit 6+ dhe me këtë tani ne e

kemi kryer pjesën tonë dhe shpresojmë që grupet parlamentare do të dërgojnë emrat e duhur dhe

të vazhdojmë punën, sa më shpejt që është e mundur, me të vetmin qëllim që ne të zbulojmë

edhe më shumë dhe të hetojmë bazën ligjore, rolin dhe përgjegjësinë për keqpërdorimet e

ndryshme, licencimin e tyre nga ZRE-ja, procesi i aplikimit dhe konfirmimeve për pëlqimet

ujore, lejet e ndërtimit, kushtet e operimit dhe monitorimi i hidrocentraleve, zbatueshmërinë e

kritereve mjedisore, pronësinë, zbatueshmërinë e legjislacionit aktual, e të tjera dhe në fund ta

paraqesim raportin rreth këtij hetimi.

Edhe një herë, faleminderit! Shpresoj që në fund të këtij hetimi do të dalim me një dokument

shumë substancial. Faleminderit!

KRYETARJA: Të nderuar deputetë,

Ua rikujtoj që kur i kemi më shumë se 1/3-ën e deputetëve që e kanë nënshkruar kërkesën,

Kuvendi detyrimisht e formon Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në kërkesën e dërguar deputeti Haxhi Avdyli, në emër të grupit iniciator, ka propozuar që

komisioni të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosja, kurse zëvendëskryesues të jetë ai. Në

ndërkohë, ne kemi marrë këshillën juridike nga ana e administratës së Kuvendit, e cila ka sqaruar

që grupi iniciator, që nënkupton grupi i nënshkruesve, dhe po ashtu partitë e koalicionit qeverisës

nuk mund të jenë udhëheqës të komisionit.

Në këtë rast të vetmit që nuk janë nënshkrues të propozimit janë Grupi Parlamentar i PDK-së,

prandaj në përputhje me këshillën juridike të administratës, në përputhje me nenin 10 të Ligjit

për hetim parlamentar do të kërkohet nga Grupi Parlamentar i PDK-së që të propozojë

Page 67: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

67

kryesuesin. Mirëpo, unë do t’i marr emrat me radhë nga grupi më i madh parlamentar. Fillimisht,

ftoj Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes t’i propozojë tre emra.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Kjo çështja se kush duhet ta udhëheq do të duhej të përcaktohej edhe një herë më mirë, sepse për

Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është fort e qartë, kur dihet që propozuesi vjen

nga një subjekt tjetër politik, jo nga subjekti politik i Lëvizjes Vetëvendosje. Sidoqoftë, unë po i

propozoj emrat e deputetëve që janë anëtarë të këtij komisioni hetimor parlamentar. Ata janë:

deputeti Shpejtim Bulliqi, deputeti Artan Abrashi dhe deputetja Zikreta Aliti.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i LDK-së?

ARBEN GASHI: Grupi Parlamentar i LDK-së për nënkryetar të parë propozon deputetin Visar

Hoti, anëtar deputetin Haxhi Avdyli dhe anëtar deputeten Besa Gaxherri. Faleminderit!

KRYETARJA: Vetëm ta sqaroj, nënkryetari i parë propozohet nga grupi iniciues. Grupi iniciues,

deputetët nënshkrues pra, duhet ta propozojë qoftë deputeti Haxhi Avdyli, qoftë Grupi

Parlamentar i Vetëvendosjes. Emrat, sepse në materialin që e kemi marrë grupi iniciator, pra nga

42 nënshkrimet ka qenë propozim që...

(Debat në sallë)

Po! Po, po, sipas nenit 10 të Ligjit grupit iniciator i takon nënkryetari. Urdhëroni, zoti Gashi!

ARBEN GASHI: Pyetja ime është: A mundet iniciatori vet të jetë nënkryetar. Nëse Rregullorja e

lejon që vetë iniciatori të jetë nënkryetar, atëherë unë s’kam asgjë kundër që të jetë nënkryetar

deputeti Haxhi Avdyli.

KRYETARJA: Po. Pra, neni 10 konkretisht i Ligjit për hetim parlamentar përcakton që grupi i

nënshkruesve e propozojnë zëvendëskryetarin e parë, në këtë rast grupi i nënshkruesve me

shkrim e kanë sjellë emrin e deputetit Haxhi Avdyli si nënkryetar. Pra, dy emrat tjerë që ju i

dërguat do të jenë anëtarë të komisionit.

Atëherë, Grupi Parlamentar i PDK-së, kush e dëshiron fjalën? Zoti Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të këtij komisioni hetimor

propozon deputeten Eliza Hoxha, ndërsa për anëtar propozon deputetin Bajrush Xhemajli.

Njëkohësisht, zonja kryetare, kërkoj nga ju që të na e mundësoni që tani pra ta propozojmë

tërheqjen e zonjës Eliza Hoxha si zëvendëskryetare në Komisionin Hetimor Parlamentar për

Page 68: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

68

Pandemi dhe të zëvendësohet me Bekim Haxhiu, që të jetë zëvendëskryetar nga Partia

Demokratike dhe njëkohësisht ta propozojmë shtesë deputeten e Partisë Demokratike në këtë

komision zonjën Ariana Musliu-Shoshi.

KRYETARJA: Pra, në qoftë se ju kuptova drejt, për këtë komision po propozohen Eliza Hoxha

dhe Ariana Musliu-Shoshi.

ABELARD TAHIRI: Po! Jo, jo, jo, Bajrush Xhemajli.

KRYETARJA: Bajrush Xhemajli. Ju lus t’i sillni me shkrim ndryshimet për komisionin tjetër ad

hoc, kurse për propozimet për sot për komisionin hetimor i morëm.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit!

Grupi Parlamentar i AAK-së, kush e dëshiron fjalën? Gazmend Abrashi.

GAZMEND ABRASHI: Faleminderit, kryetare!

Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës propozojmë Teuta Haxhiun dhe Gazmend

Sylën. Faleminderit!

KRYETARJA: Vetëm një anëtar e propozon AAK-ja.

GAZMEND ABRASHI: Atëherë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozon Teuta

Haxhiun.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Lista Serbe? Fjalën për Igor Simiq.

IGOR SIMIĆ: Hvala predsednice!

Srpska lista predlaže za člana gospodina Zorana Mojsilovica. Hvala!

KRYETARJA: Grupi 6+? Zoti Kinolli!

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, e nderuara kryetare!

Grupi Parlamentar 6+ për anëtar të Komisionit Hetimor Parlamentar propozon deputetin Rasim

Demiri. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Askush nga grupet parlamentare, ose deputetët tjerë, nuk e kanë

kërkuar fjalën.

Page 69: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

69

Këshillat juridike tashmë i lexova, që mos të përsëritet. I lus deputetët, që me ngritje dore të

deklarohen për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përbërjen e propozuar nga grupet

parlamentare.

Kush është për? Faleminderit!

Kush kundër? Nuk ka.

A ka abstenime?

Atëherë, me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, konstatoj se Kuvendi formoi

Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit

për leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Tani do ta lexoj edhe përbërjen, vetëm se njëherë na duhet një rikonfirmim i emrave nga LDK-

ja...

Deputeti Haxhi Avdyli, Visar Hoti dhe i treti ishte? Besa Gaxherri.

Atëherë kryesuese do të jetë Eliza Hoxha nga PDK, zëvendëskryesues Haxhi Avdyli nga Lidhja

Demokratike dhe grupi i iniciatorëve, në këtë rast i nënshkruesve, i propozuar nga grupi

iniciator. Anëtarë janë si vijon: Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi, Zikreta Aliti, Visar Hoti, Besa

Gaxherri, Bajrush Xhemajli, Teuta Haxhiu, Zoran Mojsiloviq dhe Rasim Demiri.

Kërkohet nga komisioni hetimor parlamentar që të veprojë në përputhje me ligjin për hetim

parlamentar dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin në afatin prej tre mujash nga dita e formimit të

tij. Natyrisht që do ta kemi parasysh që afatin kohor të pushimit mos ta llogarisim në këta tre

muaj, në përputhje me praktikat paraprake. Ju faleminderit!

Po procedojmë me pikat vijuese:

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike

Komisioni funksional për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka

rekomanduar për miratim.

Ftoj fillimisht ministren e Ministrisë së Financave, znj. Hykmete Bajrami që ta paraqes dhe

arsyetojë Projektligjin.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit e nderuar Kryetare!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Page 70: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

70

Më lejoni që para jush të paraqes një ekspoze të shkurtër për Projektligjin për rimëkëmbje

ekonomike, për të cilin shpresoj që do të kemi mbështetje sot.

Qeveria e Republikës së Kosovës në programin qeverisës 2020-2023 i kushton një vëmendje të

veçantë zhvillimit ekonomik, e cila në masë të madhe është afektuar negativisht pas shfaqjes së

pandemisë COVID-19. Rrjedhimisht së bashku me Ligjin e rishikuar tashmë për ndarjet

buxhetore për vitin 2020, ky ligj është mekanizmi kryesor dhe i domosdoshëm për rimëkëmbjen

ekonomike sipas Programit Qeverisës 2020-2023.

Të nderuar deputetë,

Ashtu siç është prezantuar edhe gjatë procesit të konsultimeve, ky Projektligj parasheh

plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të arritjes së objektivave për rimëkëmbje

ekonomike si në vijim: nëpërmjet ndryshimit të Ligjit 05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar

për Garanci Kreditore, synohet krijimi i kompetencave shtesë ligjore për fondin që të plasojë

skema dhe produkte të reja në treg, të rritë përqindjen e mbulesës deri në 80 për qind për

garancitë kreditore të lëshuara të cilat me ligjin aktual mbulohen deri në 50 për qind. Të lëshojë

garanci kreditore me kredi për destinim për zhvillimin e biznesit, por edhe për fermerët të cilët

nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Biznese pranë Ministrisë së Tregtisë dhe

Industrisë, por kanë numrin identifikues të fermës.

Gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës autorizohet që të mbulojë tarifat të cilat i ngarkon

fondi për shërbimet të cilat ata u ofrojnë institucioneve financiare. Këto ndryshime pa dyshim se

do të lehtësojnë në masë të madhe qasjen në financa për bizneset dhe do të lehtësojnë barrën e

tyre gjatë procesit të rimëkëmbjes ekonomike.

Gjithashtu Ligji parasheh edhe ndryshimin e Ligjit 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës,

ku autorizohet Fondi Pensional dhe fondet e tjera pensionale që nga hyrja në fuqi e këtij ligji t’u

mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës tërheqjen e 10 për qind të kursimeve të tyre

nga Trusti. Kjo është parë si masë për rritjen e kërkesës agregate në treg. Janë diku rreth 200

milionë euro të cilat pritet të futen në treg përmes këtij mekanizmi.

Gjithashtu ndryshim tjetër është ndryshimi i Ligjit 05/L-037 për tatimin mbi vlerën e shtuar, ku

reduktohet norma e TVSH-së prej 18 në 8 për qind për furnizimet e hoteleve, restoranteve,

shërbimeve të ushqimit, si dhe lirohen nga norma e TVSH-së transaksionet e sigurimit dhe

risigurimit në bujqësi për policat e sigurimeve bujqësore dhe për kulturat bujqësore. Nëpërmjet

këtyre ndryshimeve planifikohet të krijohen lehtësira për sektorin e hotelerisë, restoranteve dhe

shërbimeve të ushqimit, si dhe të hiqet barra e TVSH-së në sigurim dhe risigurim të produkteve

bujqësore.

Kjo është parë e nevojshme ngase janë sektorë të cilët me të vërtet janë goditur gjatë kësaj kohe.

Page 71: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

71

Nën 4, nëpërmjet Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike gjithashtu synojmë të ndryshojmë

Ligjin 05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale. Këtu synohet që 10 përqindëshi të cilin

qytetarët e Republikës së Kosovës do ta tërheqin nga Fondi nga kursimet e tyre pensionale, të

mos tatohet në bazë të Ligjit për të ardhurat personale.

Nën 5, nëpërmjet këtij ligji, ne synojmë gjithashtu ndryshimin e Ligjit 06/L-105 për tatimin në të

ardhurat e korporatave. Edhe ligjin 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe procedurat, ku

sipas kritereve të qarta synohet që faktikisht të lirohen bizneset nga pagesa e interesit për

mospagesë të tatimeve me kusht që këto të paguhen deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu neni 9, nëse nuk gaboj, i Ligjit për rimëkëmbje ekomomike parasheh që t’i jepen

kompetenca shtesë Ministrisë së Financave për shtyrje të tatimeve, bazuar në kriteret në të cilat

do të përfitonin sektorë të tërë dhe jo me lista të ndërmarrjeve. Marrë parasysh që një sërë

masash të tjera për rimëkëmbjen ekonomike do të realizohen nëpërmjet mekanizmave të tjerë,

sidomos ligjit nëpërmes subvencionimit, sidomos d.m.th. nëpërmjet subvencionimit të sektorëve

të caktuar, siç është Ligji për menaxhim të financave publike dhe përgjegjësitë. Duhet të

ndryshohet për shkak se e kemi kufizimin që fondet të cilat vijnë nga Agjencia e Privatizimit të

shfrytëzohen vetëm për investime kapitale, kurse me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, po

gjithashtu edhe me Programin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike të cilin ne e kemi aprovuar

dje në mbledhje të Qeverisë, e parashohim që 100 milionë që vijnë nga Fondi Kosovar i

Privatizimit të shfrytëzohen për subvencionim kryesisht në sektorin privat, në mënyrë që t’u

ndihmojmë të gjitha ndërmarrjeve që ato të vijnë në pikën ku ishin para pandemisë.

Duke parë që sektori privat është në një gjendje tepër të vështirë për shkak të situatës pandemike

dhe se pasojat e pandemisë janë të paparashikuara, unë ju bëj thirrje në emër të Qeverisë së

Republikës së Kosovës që t’i jepni mbështetje këtij ligji. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)

KRYESUESJA: Faleminderit ministre! E ftoj kryetarin e Komisionit funksional për Buxhet dhe

Transfere, z. Hekuran Murati për arsyetimin e raportit të Komisionit.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Ne si Komision për Buxhet dhe Transfere në njërën nga mbledhjet e mbajtura kemi shqyrtuar

Projektligjin në fjalë dhe kemi vlerësuar ose Komisioni ka vlerësuar që i plotëson kushtet e

parapara me nenin 54 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe kësisoj i ka dhënë rekomandimin

pozitiv për këtë seancë projektligjit.

Kjo është sa i përket Komisionit. Nëse më lejohet kisha vazhduar edhe në emër të grupit

parlamentar. Ju faleminderit!

Page 72: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

72

Atëherë, sa i përket këtij projektligji, emërtimi është Ligji për rimëkëmbjen ekonomike COVID-

19, por edhe siç ka ardhur vërejtja nga Zyra Ligjore, por edhe nëse shikohet përmbajtja, mund të

thuhet e të konstatohet që emërtimi i këtij Projektligji nuk përkon me përmbajtjen. Pra

përmbajtja e këtij Projektligji është gjithçka tjetër pos rimëkëmbje ekonomike.

Nëse e shohim qartë krejt çka ka këtu edhe çka u përmend edhe nga fjalimi i ministres ishte që

do të ketë mbështetje për sektorin e gastronomisë duke e ulur TVSH-në prej 10 për qind. Pra, ku

po mbeten prodhuesit vendorë? Ku po mbeten eksportuesit? Ku po mbeten bizneset e vogla? Ku

po mbetet mbështetja e bizneseve të kategorive që udhëhiqen prej kategorive të cenueshme? E ku

po mbetet mbështetja e shtresave të varfra?

Pra krejt çka ka këtu është ulje e TVSH-së për një kategori biznesesh të cilat e kanë pasur lobin

pak më të fortë. Edhe kjo megjithatë nuk është zgjidhje, se nëse synimi ka qenë që të rritet

kërkesa në këtë sektor, kjo nuk arrihet. Me uljen e TVSH-së nuk mund të garantohet që do të

ketë ulje të çmimeve, e si si rezultat të rritet sasia e kërkuar për këto produkte dhe shërbime.

Në anën tjetër, nëse qëllimi ka qenë të ruhet punësimi në këtë sektor, që do të duhej të ishte

primar në këtë rast, pra të ndihmohen kamerierët kryesisht t’i mbajnë vendet e punës që i kanë

tashmë, as ajo nuk arrihet. Me uljen e TVSH-së, krejt çka mundësohet është rritja e marzhës së

fitimit për pronarët që janë në gastronomi të cilët nuk e kanë pastaj për obligim ta mbajnë

personelin të punësuar. Pra, rrisin të hyrat dhe fitimin, ndërkaq mund t’i përjashtojnë punëtorët

nga puna dhe të mos kenë kurrfarë pasoje.

Kjo është sa i përket rimëkëmbjes e tëra. Pjesa tjetër që flet këtu ka të bëjë, njëri ligj pra është

kryesisht ndryshim i tetë ligjeve të tjera të cilat po bëhen me kaq nguti dhe pa analiza të

mirëfillta. Në fakt, nuk pat asnjë analizë fare. E kemi mbështetjen për Fondin për Garanci

Kreditore e cila deri diku është në rregull, mirëpo nga Programi i Rimëkëmbjes që u prezantua

dje prej kësaj Qeverie, aty flitet se do të ndihmohet sektori bankar me 30 milionë euro për të

mbuluar kostot e riprogramimeve të kredive. Pra, i vetmi përfitues aty realisht do të jetë sektori

bankar, jo bizneset, se bizneset do të duhej t’u riprogramoheshin kreditë dhe këstet pa kosto

shtesë, pa penalizime. Në këtë situatë të gjithë po humbin, të gjithë po sakrifikojnë. Të vetmit që

do të përfitojnë pra nga ajo masë do të jenë bankat.

Mandej, për ta shpërfaqur edhe këtë manipulimin që po bëhet me opinionin publik. Nëse e

shikoni te masa 3a, thuhet që do të mbështeten punëtorët me paga prej 170 euro për muajin mars

dhe prill. Pra, një Program i Rimëkëmbjes që është votuar dje, thuhet që do t’i mbështet

punëtorët me paga 170 euro për muajt mars dhe prill. Kjo është masë e Qeverisë Kurti. Është

skandaloze tentimi për ta përvetësuar këtë masë edhe për të thënë se po bëjmë diçka. Kjo është

masë tashmë e ekzekutuar. Njësoj edhe me pagesat sociale edhe të gjitha të tjerat. Pra, edhe

Programi që është miratuar në Qeveri nuk e ka atë peshë që pretendon. Pra s’bëhet fjalë për 365

Page 73: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

73

milionë euro, se 200 milionë euro aty janë të pakos së Qeverisë Kurti të cilat tashmë kanë

destinim dhe janë të dedikuara. Po bëhet fjalë për një shumë 165 milionë euro të tjera të cilat po

ashtu nuk janë të sigurta, për shkak se një pjesë prej 100 milionë euro varet prej AKP-së se a

merren apo jo dhe çfarë dedikimi do të kenë, kurse pjesa tjetër kryesisht është e shpërndarë, pra

siç thash 30 milionë euro ndihmë sektorit bankar dhe disa miliona të tjera që kryesisht janë bërë

pa kurrfarë analize dhe nuk kanë ndonjë qëllim të caktuar apo ndonjë ‘policy goal’, ndonjë

qëllim të politikës se çfarë duhet të arrihet me ato politika.

Janë dy kryesisht pika problematike ndër të tjera me këtë ligj që ne i kemi identifikuar. Ka të

bëjë kjo me Trustin Pensional që është propozuar të lejohet tërheqja 10 për qind. Tash ne e kemi

mbështetur edhe sa kemi qenë në Qeveri, ndihmesën për shtresat e cenueshme dhe shtresat e

varfra dhe për ata që janë më së shumti në nevojë dhe do të mbështesim çfarëdo nisme të tillë.

Prandaj, edhe si kryetar i Komisionit kam shtyrë përpara dy projektligjet, dy marrëveshjet

ndërkombëtare, me procedurë të përshpejtuar. Kam rekomanduar që të futet sot në rend dite,

megjithëse nuk u arritën votat e mjaftueshme për t’i futur sot në rend dite për shkak se ato dy

marrëveshje ndërkombëtare parashohin ndihmë për qytetarë dhe biznese, njëra në shumën 46

milionë euro që kryesisht është ndihma për rastet sociale, për ta vazhduar dyfishimin e pagesave

për raste sociale, kurse pjesa tjetër prej 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian ka të bëjë me

mbështetje buxhetore e cila do të shfrytëzohej për mbështetje të bizneseve edhe pjesës tjetër të

qytetarëve dhe punëtorëve. Mirëpo kjo fatkeqësisht nuk e mori mbështetjen sot dhe nuk u fut në

rend dite.

Sa i përket Trustit, e kam theksuar edhe më herët, të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht

ata persona të cilët pra kanë të hyra të rregullta dhe kanë pasur kontrata pune dhe paga të

rregullta, paga pak më të larta sesa mesatarja në Kosovë. Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike

nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër që të ndihmohen pra edhe ata që ndoshta nuk e kanë

patjetër, mirëpo prioriteti duhet të jenë ata që nuk kanë fare para në Trust. Po sot e takova një

gazetar të cilit i dhashë prononcim dhe përgjigja e tij në pyetjen time se sa ka kontribute në Trust

tha i kam diku 10 euro. Pra krejt çka mund të tërheq ai gazetari është 6 euro. Si po i ndihmohet e

6 euro një gazetari? Ky është problemi që duhet ta shtrojmë, pra ne jemi për t’u ndihmur

qytetarëve, por konsiderojmë që kjo mënyrë nuk u ndihmon shtresave më të prekura, edhe po

bëhet vetëm për arsye të popullizmit.

Për më tepër, e shkel një parim të paprekshmërisë për një institucion të pavarur dhe e dyta, nuk e

di a e kanë bërë analizën në Ministri të Financave, mirëpo një shterje e likuiditetit prej 200

milionë euro aq sa parashihet do të ketë efekt tejet negativ dhe norma të interesit të letrave me

vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pse? Nëse Trusti që është pjesëmarrësi kryesor në

blerjen e atyre vlerave me vlerë i tërhiqet likuiditeti prej 200 milionë euro dhe s’ka më likuiditet

për të marrë pjesë në ato ankande, rrjedhimisht do të rezultojë me norma më të larta edhe i tërë

Page 74: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

74

portfolio e borxhit që është qindra miliona euro do të shtrenjtohen. Pra, për vetëm këtë lëvizje do

të paguajmë me dhjetëra miliona euro më tepër kamata interes në borxhin publik të Kosovës.

Pjesa tjetër është po ashtu fondet e AKP-së të cilat janë paraparë të tërhiqen në shumë 100

milionë euro dhe si e tillë pra të mundësohet të shpenzohet për kategorinë e subvencione e

transfere dhe mallra e shërbime. Tash, këto para të fondit të AKP-së kanë qenë të lejuara edhe

më herët, me marrëveshje me rregullën fiskale që e kemi pasur me FMN-në të tërhiqen dhe të

shpenzohen, por kusht ka qenë që këto mjete meqenëse janë të gjeneruara nga shtija e aseteve

kapitale, pra nga shitja e dhjetëra fabrika, është dashur të shiten disa dhjetëra fabrika të mbërrihet

kjo shumë, kushti ka qenë që investimi i lejuar të jetë vetëm në asete të tjera kapitale, pra qoftë

infrastrukturë, qoftë shkolla, qoftë spitale. Pra, që shteti të vazhdojë të përfitojë nga ato asete.

Çka po tentohet të bëhet këtu, është që ato 100 milionë euro të grumbulluara nga shitja e dhjetëra

e ndoshta edhe qindra aseteve kombëtare tash të shpenzohen dhe të bëhen si thotë populli rrush e

kumbulla për një vit. Ky është problemi.

Në tërësi është për t’u habitur se si këtu krijohen disa mite në vendin tonë që një subjekt i caktuar

mund të ketë afinitet në ndonjë fushë të caktuar, por nëse e shikojmë këtë projektligj vijmë në

përfundimin që nuk ka lidhje me ekonomi. Pra, si projektligj si i tillë nuk e ndihmon ekonominë,

nuk përbën rimëkëmbje të ekonomisë e as nuk e rrit kërkesën agregate. Pse? Sepse depozitat i

kemi në nivel rekord. Pra, po të ishte puna se ka mungesë të likuiditetit në treg, pra nuk do t’i

kishim rekord këto depozita. Arsyeja pse kemi mungesë të shpenzimit, nuk është se ka mungesë

të parasë domosdo te shumica e qytetarëve, te një pjesë, por problemi është se ka pasiguri

shëndetësore dhe ekonomike. Dikush e ka të pasigurt të ardhmen sa i përket shëndetit, heziton të

shpenzojë dhe i kursen paratë në rast se i nevojiten më vonë. Ky është problemi. Si i tillë, ne

shpresojmë që koalicioni qeverisës t’i ketë votat për këtë Projektligj, mirëpo.

KRYESUESJA: Janë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Menjëherë pas asaj nëse keni

çfarëdo për të shtuar apo diskutuar zonja ministre e keni fjalën.

Nga Grupi Parlamentar i LDK-së është lajmëruar për fjalë deputeti Shkëlzen Hajdini.

SHKËLZEN HAJDINI: Ju faleminderit kryesuese!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Grupi Parlamentar i LDK-së është në mbështetje të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

COVID-19. Referuar në diskutimin e mëparshëm, dëshiroj për hir të informimit të juaj dhe për

hir të informimit të publikut dhe qytetarëve, dëshiroj të shpjegoj se ky Projektligj ka të bëjë

vetëm me plotësim-ndryshimin e tetë projektligjeve dhe Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike

është shumë më e gjerë se ky Projektligj. D.m.th. se ky Projektligj trajton dhe kërkon plotësim-

Page 75: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

75

ndryshimin e vetëm atyre ligjeve të cilat janë pengesë për implementimin e Pakos për

Rimëkëmbjen Ekonomike.

Qëllimi i këtij Projektligji është ndryshimi i ligjeve të listuara në këtë projektligj. Në dispozitat e

mëtutjeshme të këtij ligji me qëllim të mundësimit të rimëkëmbjes ekonomike në Republikën e

Kosovës.

Të dashur deputetë,

Siç keni mundur të shihni, meqë filloi të diskutohet për këto projektligje, ne kemi të bëjmë me

ato ligje të cilat duhet të plotësohen, ndryshohen në këtë seancë me qëllim që t’i jepet mundësi

Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëjë implementimin e masave për rimëkëmbjen

ekonomike.

Qeveria e Kosovës, institucionet dhe ne si Kuvend jemi në një test të rëndë për shkak të

rrethanave të krijuara nga pandemia COVID. Institucionet e Republikës së Kosovës, duke

përfshirë Qeverinë dhe neve si Kuvend i Republikës së Kosovës duhet të tregojnë determinim,

mobilizim dhe fleksibilitet me qëllim që t’i dalim në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteve të tjera

të prekura me pandemi.

Ne duhet të jemi pranë nevojave të familjeve, nevojave të komunitetit të bizneset. Duhet të kemi

parasysh që ne nuk do të kemi mundësi t’i plotësojmë të gjitha nevojat të cilat janë duke u

shkaktuar nga pandemia COVID, por duhet të angazhohemi fuqishëm që të plotësojmë ato

nevoja të cilat kemi mundësi institucionale t’i plotësojmë.

Institucionet e Republikës së Kosovës, gjithmonë dua ta potencoj disa herë, me qëllim, jo të

përsëritem, dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit jemi edhe ne, duhet të gjejmë

përgjigje në rrethanat e caktuara. Duhet të gjejmë masa, mënyra për t’i implementuar dhe për të

luftuar pandeminë dhe për të siguruar një rimëkëmbje ekonomike.

Ne kemi përgjegjësinë të jemi bashkëpunues dhe interes i yni do të jetë populli, qytetari,

punëtorët e prekur, bizneset dhe ruajtja e vendeve të punës. Unë ju kërkoj të gjithëve pa marrë

parasysh vërejtjet që mund t’i kemi si grupe parlamentare, si grupe të ndryshme të interesit,

kërkoj të votoni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ngase kështu ne do t’i hapim rrugë

institucioneve tona shtetërore, do të krijojmë shpresë te të afektuarit për të dalë nga kjo situatë e

rëndë.

Suksesi dhe dështimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është sukses dhe dështim i yni.

Është sukses dhe dështim i yni si deputetë, ngase edhe ne kemi përgjegjësi. Kemi përgjegjësi të

ruajmë shëndetin, të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në ruajtjen e

Page 76: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

76

vendeve të punës, në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe ruajtjen e sektorit privat dhe

mbështetjen e sektorit privat.

Ne si Qeveri, si institucione të tjera relevante dhe ne si deputetë do të gjykohemi për rezultatet të

cilat i kemi arritur, qofshin ato pozitive ose negative. Në këtë situatë, përveç masave, konsideroj

që kërkohet edhe solidaritet, përgjegjësi sociale, me qëllim të ngritjes së konfidencës te qytetari,

te sektori privat dhe grupet e tjera të afektuara.

Edhe një herë, dua ta potencoj që për hir të informimit, për të dytën herë, ky Projkligj përfshin

plotësim-ndryshimin e vetëm tetë projektligjeve dhe duhet të shihet si i tillë dhe të trajtohet si i

tillë dhe nuk nënkupton Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike. Në Pakon për Rimëkëmbjen

Ekonomike të cilën do ta mbështet ky projektligj përfshihen të gjitha masat të cilat duhet të

ndërmerren dhe do të ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Kosovës për luftimin e përballjen

me pandeminë COVID, për përkrahjen e sektorit privat, kategorive sociale, qytetarëve në nevojë

në këtë situatë të rëndë. Andaj dhe një herë kërkoj nga të gjithë deputetët të reflektojnë, të

mendojnë për kohën nëpër të cilën po kalojmë dhe të votojnë këtë Projektligj. Ju faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, fjalën e ka deputeti Kujtim

Gashi.

KUJTIM GASHI: Faleminderit kryetare!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe si

anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere të shpreh qëndrimin tonë sa i përket propozimit të

Ligjit për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

E para, është për keqardhje se si sot kur ne diskutojmë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, nuk i

kemi prezentë ministrat ministrat, të cilët do të duhej të jenë kompetentë për këtë çështje, pra

ministrin e Zhvillimi Ekonomik dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë. Aspak serioze kjo nismë nga

kjo Qeveri në këtë mënyrë sesi i është qasur këtij ligji tejet të rëndësishëm për vendin.

Ky Projektligj mund të jetë gjithçka tjetër, por vetëm ligj për rimëkëmbje nuk është ,sepse i njëjti

nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi.. madje ky ligj nuk ndihmon as

shëndetësinë, sektor ky që po ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket përballjes së

personelit shëndetësor me virusin COVID-19.

Page 77: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

77

Të ndalemi shkurt vetëm në disa ndryshime që do të ndodhin përmes këtij ligji te tetë ligjet e

tjera. P.sh. neni 7 i Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, në fund të paragrafit 2 do t’i shtohet

një tekst si në vijim, i cili thotë: me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i

tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale. Mirëpo, përkundër që tërheqja 10 përy qind

e mjeteve nga Trusti mund të duket se ndihmë afatshkurtër për qytetarët, në aspektin afatgjatë

kjo dëmton qytetarët, meqë shteti nuk do t’ua rimbursojë qytetarëve asnjëherë këto mjete. Pra,

kjo i bie që ata të cilët i tërheqin mjetet do të zvogëlojnë edhe më shumë fondin e tyre pensional

pra do të kenë për 10 për qind më pak mjete, ndoshta edhe për pleqërinë e tyre.

Te Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar shtohet një nënparagraf i ri me tekstin si në vijim:

furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit. Siç dihet, sektorët që më së shumti

janë dëmtuar nga masat kufizuese të Qeverisë janë pikërisht gastronomia, pra janë restorantet

dhe një numër i madh ndoshta edhe i salloneve të dasmave, ku hyjnë te pjesa e gastronomisë.

Bujqësia gjithashtu, ndërtimtaria, prodhimtaria, transporti privat e shumë sektorë të tjerë me

rëndësi. Ndryshimet e parapara me këtë paragraf nuk specifikojnë asgjë se si do të ndihmohen

p.sh, restorantet, duke pasur parasysh se ata më së shumti sot kanë nevojë për dorën e shtetit dhe

të Qeverisë. P.sh. sot ka shtete që kanë dalë me ide kreative sesi të ndihmohet gastronomia. Pra, i

kanë obliguar punëtorët dhe qytetarët që të ushqehen nëpër restorante, kurse pagesat i ka

mbuluar Qeveria me qëllim që t’ua lehtësojë restoranteve krizën dhe të mos mbeten punëtorët pa

paga e pa punë.

Te Ligji për Administratën Tatimore shtohet një paragraf i ri me tekstin si në vijim:

përjashtimisht nga dispozitat e tjera të këtij neni, lirohen nga interesi tatimpaguesit që kanë

obligime tatimore të papaguara deri më 31.12.2020. I paguajnë të gjitha obligimet tatimore bazë,

në bazë të marrëveshjes me ATK-në për pagesat e obligimeve. Mendoj se ky nen nuk i ndihmon

aspak bizneset. Përkundrazi, ky i rëndon edhe më shumë në këtë kohë pandemie, pasi që ju si

Qeveri po i thoni biznesit, po jua heqim interesin e obligime që keni ndaj ATK-së, ama ju duhet

t’i paguani të gjitha obligimet deri në fund të këtij viti. Tani këtu lind pyetja krejtësisht logjike,

me çka kanë për të paguar bizneset obligimet kur shumica e bizneseve po ballafaqohen me

vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

Siç e dini është premtuar edhe Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike prej 1,2 miliard euro, por në

propozimin e këtij ligji, askund nuk përmendet kjo shumë. Madje ekziston rreziku dhe nga

ndryshimet ligjore që do të bëhen ndodhin me këtë Projektligj, borxhi publik në Kosovë do të

jetë shumë i lartë dhe kjo do të jetë një barrë e madhe për gjeneratat e ardhshme.

Të nderuar deputetë,

Siç e dini në muajin prill kur vendin e qeveriste koalicioni VV-LDK, Partia Demokratike e

Kosovës pat propozuar ligjin prej 320 milionë euro për masat e përkohshme ekonomike dhe

fiskale për të lehtësuar efektet e pandemisë me virusin COVID. Pra ju bashkërisht injoruat ligjin

Page 78: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

78

e propozuar nga PDK-ja para pesë muajsh, ligj i cili ishte konsideruar jashtëzakonisht i qëlluar

dhe parashihte masa konkrete se si të menaxhohej pandemia, por edhe si të përkrahen punëtorët

dhe sektori privat të cilët e ndihmojnë dhe e ruajnë stabilitetin ekonomik të vendit.

Duke pasur parasysh që Qeveria nuk ka strategji se si menaxhohet pandemia dhe nuk është e

gatshme të bëjë konsensus për një çështje kaq madhore siç është beteja me pandeminë dhe

problemet ekonomike dhe duke marrë për bazë që Qeveria po vazhdon të improvizojë

menaxhimin e situatës me pandeminë, ne i grup parlamentar kërkojmë që ky projektligj

improvizues të tërhiqet nga shqyrtimi sot, sepse i njëjti nuk trajton pandeminë. Pra, ky ligj nuk

ndihmon punëtorët të cilët po humbin vendet e tyre të punës, nuk ndihmon biznesin i cili është

buzë falimentimit dhe rrjedhimisht nuk ndikon asgjë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Pra, Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar që ta bëjmë një ligj i cili artikulon nevojat e

vendit përballë pandemisë dhe që përkrah ekonominë e vendit dhe jo një ligj improvizues sikur

ky sot. Pra, nëse vërtet jeni të interesuar ta bëjmë një ligj i cili trajton dhe adreson konkretisht

problemet që kemi, ejani të ulemi bashkë, pra Qeveria, opozita, ekspertë të fushës, komuniteti i

biznesit dhe të hartojmë një ligj adekuat i cili merret me menaxhimin e pandemisë dhe përcakton

masa konkrete ekonomike sesi të ndihmohet biznesi dhe qytetarët sot, kur dihet që tashmë pjesa

dërmuese përballet me probleme të mëdha të shkaktuar nga virusi korona.

Pra, përndryshe ne si grup parlamentar do të përmbahemi nga propozimet e tilla improvizuese që

nuk bëjnë asnjë zgjidhje sot për pandeminë dhe ekonominë dhe rrjedhimisht nuk bëjnë zgjidhje

konkrete për mijëra punëtorë të cilët ndoshta janë të rrezikuar edhe nga vendet e tyre të punës,

por në të njëjtën kohë edhe shumë biznese e shumë ekonomi të cilat janë në buzë të falimentimit.

Faleminderit!

KRYETARJA: Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, deputeti Gazmend Abrashi.

GAZMEND ABRASHI: Faleminderit, kryetare!

E nderuar kryetare e Kuvendit,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë kolegë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe media,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e rënda për ekonominë e vendit që kanë shkaktuar

masat restrikive të ndërmarra për luftimin e virusit COVID-19. Situata aktuale në të cilën

gjendemi me pandeminë e që po kërkon kufizime të mëtutjeshme, po reflektohet me aktivitete të

kufizuara në shumë sfera të ekonomisë së vendit. Tashmë është e qartë për të gjithë se jemi në

një krizë ekonomike, pasojat e të cilës do t’i shohim më të shprehura në pjesën e dytë të këtij viti.

Shumë sektorë të ekonomisë janë duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha të operimit, biznese

që janë buzë falimentimit dhe sipas raportit të odave ekonomike, mund të ballafaqoheni me një

Page 79: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

79

numër të lartë të qytetarëve që do të humbin vendet e punës e që mund të jenë nga 25 mijë deri

në 50 mijë të tillë, varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë, nga menaxhimi i saj dhe nga masat që

do të ndërmerren për tejkalimin e kësaj krize që po ka përmasa globale e që ka goditur edhe

vendin tonë.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19 që e kemi sot para nesh është prioritet para

prioriteteve dhe duhet ta kalojmë me procedura të përshpejtuara siç është propozuar nga

Komisioni për Buxhet dhe Transfere. Duhet t’ia mundësojmë Qeverisë fillimin e implementimit

sa më të shpejtë të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila është në interes të bizneseve, të të

punësuarve në sektorin privat në Kosovë, fermerëve, prodhuesve vendor dhe qytetarëve të vendit

në përgjithësi, që do të përfitojnë nga masat e parapara nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

COVID-19.

Fondi për rimëkëmbjen ekonomike, i cili do të themelohet do të sigurojë mjete që do të

dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e shumta që

ka shkaktuar ballafaqimi me virus, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në aspektin ekonomik.

Ligji i rishikuar nga ndarjet buxhetore për vitin 2020, marrëveshjet ndërkombëtare dhe ky

projektligj do të jenë mekanizmat kryesorë dhe të domosdoshëm të rimëkëmbjes ekonomike

sipas programit të Qeverisë.

Ky projektligj, i cili do të sigurojë implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike ka për

bazë këto elemente bazë:

Autorizon Fondin Kosovar për Garancinë Kreditore që të plasojë skema dhe produkte të reja për

biznese. Rrit përqindjen e mbulesës deri në 80% për garancitë kreditore të lëshuara e ku do të

përfshihen edhe fermerët e paregjistruar në ARBK.

Redukton normën e TVSH-së në 8% për sektorin më të rënduar nga masat e marra në luftimin e

pandemisë, sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, si dhe lirohen nga norma e TVSH-së,

transaksionet e sigurimit dhe risigurimit për policat e sigurimeve në bujqësi.

Autorizohet Fondi Kosovar i Pensioneve të Kosovës që t’ju mundësojë qytetarëve tërheqjen edhe

10% të kursimeve të tyre në Trustin Pensional, duke mos i tatuar ato mjete.

Hiqen kufizimet ligjore që mjetet e pranuara nga Fondi i Privatizimit të përdoren për rimëkëmbje

ekonomike në këto kohë të vështira për ekonominë e vendit tonë, si dhe autorizohet Ministria e

Financave që të krijojë lehtësira për bizneset, duke hequr ndëshkimet dhe interesin për pagesat e

vonuara si dhe mundësitë e shtyrjes së pagesës së tatimeve deri në dy vjet.

Page 80: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

80

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike është kërkesë e kohës dhe të shpresojmë se nuk do të ketë

vonesa në implementimin e saj, sepse kjo pako dhe efektiviteti i saj varet nga e ardhmja

ekonomike e vendit, stabiliteti i buxhetit dhe i dalin në ndihmë bizneseve të vendit që për vite

kanë mbushur arkën e shtetit, e sot gjendet në vështirësi të mëdha.

Krejt kjo, që të mundësojmë që pas pandemisë të mund të vazhdojnë aktivitet e tyre, të

rehabilitohen nga shok-u që kanë përjetuar, pa pasoja të mëdha.

Pakoja do të sigurojë stabilitetin social dhe do të shtrihet tek të gjithë qytetarët të cilët pa dallim

janë prekur nga pasojat e pandemisë dhe gjithashtu të ndihmojnë në fuqizimin e sektorëve të

rëndësishëm të ekonomisë si agrobiznesin, prodhuesin vendor dhe sektorët në zhvillim që mund

të jenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Besoj që ky projektligj do ta ketë përkrahjen e të gjithë deputetëve dhe sy Kuvend, sot do të

mundësojë që Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike të fillojë implementimin e saj sa më parë.

Faleminderit!

KRYETARJA: Nga Lista serbe, a e dëshiron fjalën dikush? Jo. Nga Grupi 6+? Nuk ka të

paraqitur. Po vazhdojmë me deputet sipas radhës. Njëherë ministra e ka kërkuar fjalën.

Urdhëroni!

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit e nderuar kryetare,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Dola për t’i bërë disa sqarime. U mundova që të jem e qartë edhe në ekspozenë time, ky është një

ligj horizontal, i cili ndryshon tetë ligje të tjera për të mundësuar implementimin e programit për

rimëkëmbje ekonomike.

Programi për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 365 milionë eurove e kemi aprovua dje në

Qeveri dhe janë një sërë masash, të cilat ju ndihmojnë të gjithë sektorëve të cilët ju i përmendet.

Nëpërmjet qasjes në financa, nëpërmjet politikave fiskale, nëpërmjet subvencioneve është bërë

dyfishimi i buxhetit për subvencione në bujqësi dhe nëpërmjet formave të ndryshme, edhe atyre

për të ruajtur punësimin, po gjithashtu ka masa edhe për krijim të vendeve të reja të punës.

Tani, pandemia ka pasur ndikim në gjendjen ekonomike në secilin vend, jo vetëm në Kosovë,

dhe sigurisht që programi ynë nuk do të bëjë mrekulli. Do ta bëj të pamundurën brenda

mundësive buxhetore që ne i kemi.

Page 81: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

81

U përmend këtu nga deputetët që ne nuk duhet të hyjmë në borxhe, sepse po i shtimë në borxh

gjeneratat e ardhshme, në ndërkohë që u morën shembuj që ka shtete të cilat po ju paguajnë

qytetarëve që të hanë në restorante.

Tani, ne duhet ta kemi të qartë. A kemi ne mundësi me mjetet buxhetore që i kemi dispozicion,

që t’ju paguajmë qytetarëve shujta për të ngrënë në restorante, në mënyrë që të mbështet ky

sektor? Nuk kemi mundësi.

A dëshirojmë që të hyjmë kredi për të pasur masa të tilla? Atëherë, po besoj që edhe ju nuk

pajtoheni që ne duhet t’i ngarkojmë gjeneratat e ardhshme me gjëra të tilla.

Ju e keni parë që kur e kemi rishikuar buxhetin, kemi pasur diku minus 617 milionë, të cilat është

dashur që t’i mobilizojmë. Në të njëjtën kohë pati kundërshti që nuk duhet të përdoren as fondet

e AKP-së, ato duhet të shkojnë vetëm për investime kapitale.

Nuk ka mundësi që të ketë investime kapitale në këtë periudhë kaq të shkurtër, deri në fund të

viti sa ka mbetur. Ajo që mund t’ju ndihmohet bizneseve është pikërisht nëpërmjet formave të

ndryshme.

Nuk po bëjmë përpjekje që ta përvetësojmë masat e pakos fiskale emergjente. Në fakt,

përfituesit, përvetësuesit dhe atyre të cilëve ne duhet t’ju falënderohemi për këto masa, janë

pikërisht taksapaguesit, qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e mbushin arkën e buxhetit të

Kosovës.

Më lejoni t’ju them se i kemi futur në fondin për rimëkëmbje, sepse ne jemi duke bërë

ekzekutimin, sepse pas rishikimit me një vendim të Qeverisë është dashur që t’i kthejmë 44,7

milionë euro nëpër organizata buxhetore që Qeveria Kurti i ka shpenzuar për ta implementuar

vetëm një pjesë të pakos fiskal emergjente.

Qytetarët nuk kanë nevojë t’ju thonë faleminderit, as atyre, as neve, qytetarët duhet t’ju thonë

faleminderit, qytetarëve dhe bizneseve të cilat me taksat e tyre e mbushin buxhetin e Republikës

së Kosovës.

Më lejoni t’ju them edhe një gjë. Sa i përket 10% të tërheqjes së Trustit, 10% të kursimeve të

tërheqjes nga Fondi Pensional. Nuk po pretendojmë t’i ndihmojmë askujt, sepse ato janë para në

llogari personale të secilit individ, i cili ka qenë i punësuar dhe kontribuar aty.

Kjo nuk është ndihmë. Është, thjesht, dhënie e qasjes në kursimet e tyre para moshës 65-vjeçare.

Dhe, më lejoni t’ju them që presioni është i paparë nga qytetarët, se dëshirojnë t’i tërheqin këto

mjete.

Page 82: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

82

Gjithashtu, zoti Murati, sepse e përmendët që tërheqja e 10% e kursimeve nga investimet të cilat

bëhen mund ta dëmtojë komplet fondin e investuar. Më lejoni t’ju informojë nga burime të sakta

prej Trustit, se 200 milionë euro të cilat ne mendojmë t’i vëmë në qarkullim nëpërmjet dhënies

së qasjes së qytetarëve që të kenë qasje në këto mjete, janë mjete të lira.

Për momentin, Trusti nuk i ka të investuara askund dhe meqenëse nuk i ka të investuara, atëherë

pse jo, qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike, t’i tërheqin ato de t’i përdorin. Tërheqja është

në baza vullnetare. Nuk është ndihmë. E vetmja ndihmë që po u jepet qytetarëve në këtë rast,

është se ato të hyra nuk po i tatimojmë me 9% s duhet, sipas Ligjit në të ardhurat personale dhe

këtë e kemi kërkua që me ligjin horizontal ta ndryshomë.

Nuk është ligji, ligji faktikisht e mundëson ndryshimin e tetë ligjeve të tjera, të cilat kanë për ta

bërë të mundshme implementimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Do ta bëjnë të

mundshme përdorimin e 100 milionë eurove të fondeve të AKP-së, do ta bëjnë të mundshme

tërheqjen e 10% të kursimeve personale, dhe do ta bëjnë të mundshme ndryshimin e politikave

fiskale.

U tha se duhet t’i ndihmohet sektorit të gastronomisë, dhe ne kemi menduar që ta ulin normën e

TVSH-së. Nuk është e vërtetë që lobi i tyre ka qenë i fortë, absolutisht jo.

U tha, a po i bie ajo që në vendet ku qytetarët po paguhen të shkojnë që të hanë nëpër restorante,

lobi qenka i fortë edhe atje? Jo, sepse është konsideruar si një nga sektorët që është goditur dhe

po e ndihmojmë.

Tani, më lejoni t’ju them që masat janë relaksuar në masë të madhe. I vetmi kufizim është

mbyllja e aktiviteteve ekonomike pas orës 22:30 dhe normalisht është situata pandemike dhe

shëndetësore e cila po pengon, sepse nuk e kemi prezencën e diasporës këtu. Mirëpo, ne duhet të

kemi masa aq sa kemi kapacitete buxhetore.

Nuk mund të propozoni masa, të thoni, të mos hyni në borxh, mos i shpenzoni mjetet e AKP-së.

E dini që sektori privat është në gjendje të rëndë dhe komplet kriza në sektorin privat, reflektohet

në të hyrat e rregullta buxhetore të shtetit.

Atëherë, na tregoni ju lutem se cila është mrekullia. Na tregoni formulën magjike, shkopin

magjik dhe ne po, po e përkrahim.

Ligji është në dorën tuaj deputetë. Nëse keni propozime edhe ne do t’i përkrahim, mirëpo

propozimet duhet të jenë reale. Nuk jemi në kundër sektorit privat dhe kundër askujt. Në një anë

kërkohet që t’ju vendosen shtesa të gjithë zyrtarëve në institucionet shtetërore, e anë anën tjetër

Page 83: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

83

kërkohet që t’i ndihmohet sektorit privat dhe kërkohet që as të mos hyjmë në borxhe dhe as të

mos i shpenzojmë fondet, siç janë fondet e AKP-së.

Të bëhemi real dhe të mos bëjmë politika, po me të vërtet t’i ndalim në ndihmë secilit qytetar të

Republikës së Kosovës. Ju faleminderit!

KRYETARJA: Replikë, Hekuran Murati!

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderur kryetare!

Atëherë, po shkoj një nga një me disa çështje që i përmendi zonja Bajrami. Nuk e di cili deputet

e përmendi këtë politikën “eat out”, që është zbatuar në disa shtete që të subvencionohet konsumi

nëpër gastronomi, por prapëseprapë, megjithatë është politik më e mirë sesa kjo e uljes së

TVSH-së, se të paktën e ka një qëllim të definuar.

Qëllimi është të rritet kërkesa dhe me rritjen e kërkesës, rritet edhe nevoja për të punësuar ose

për ta mbajtur në punë stafin.

Te pakoja emergjente dhe pako e rimëkëmbjes, po ju pyes, nëse qenka duke u ndihmuar

punësimi, çfarë thotë masa 3a, ku thuhet se do të ndihmohen të punësuarit me pagesa për muajin

mars dhe prill. Kjo tashmë është kryer.

Domethënë, pse po mundoheni të paraqisni diçka që tashmë është kryer, sikur plan tuajin për

rimëkëmbje ekonomike. Pse po tentohet të përvetësohet? Askush nuk tha që paratë nuk janë të

taksapaguesve, tamam puna. Të gjithë e dimë se si mbushet buxheti i shtetit.

Sa i përket Trustit, nuk e thashë atë që pretenduat, thashë diçka tjetër. Nuk thash që nuk ka mjete

të lira Trusti, thashë që edhe ato mjete të lira që i ka, e nëse i merren, nëse e dini zonja Bajrami,

Trusti është pjesëmarrës aktiv në secilin ankand të blerjes së letrave me vlerë të Qeverisë.

Pra, nëse i merret likuiditeti tepricë Trustit edhe zbatohet diku tjetër, normat e interesit do të

rriten me një portfolio prej mbi 600 milionë eurosh në letrat ne vlerë. Nëse norma e interesit

lëvizë vetëm për një pikë përqindje më lartë, po flasim për 6 milionë euro kosto shtesë në interes.

Pra, nëse do të ishte bërë një analizë, ekonomikisht dhe matematikisht do t’ju dilte më lirë sikur

t’i merrnit borxh ato para sesa që do të jetë kostoja e këtij veprimi.

Te tatimi, që u pamend edhe tatimi si lehtësim. Edhe nëse kalon...Unë thash, nuk jam që të mos

ndihmohen qytetarët, por kjo puna me tatimin a e konsideroni që ju bëhet e padrejtë atyre

kontribut-paguesve që tashmë i kanë tërhequr mjetet dhe janë detyruar që të paguajnë tatim...

Page 84: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

84

KRYETARJA: Vazhdoja edhe një minutë, ju lutem, regjia!

HEKURAN MURATI: Pra, a e konsideroni si të padrejtë që po bëhet një diskriminim karshi

kontribut-paguesve që tashmë janë pensionuar, të cilët janë detyruar që ta paguajnë tatimin prej

10% në shumën që e kanë tërhequr edhe vazhdojnë të paguajnë tatim në këstet e pensionit që e

marrin nga Trusti, në raport me këta të cilët ende nuk janë pasionuar.

Pra, sipas statistikave që i kam nxjerr, dihet se janë 61 persona që i kanë mbi 100 mijë euro në

Trust në kontot e Trustit dhe do t’i marrim mbi 10 mijë euro, të cilat do t’i marrin pa tatim. A

konsideroni që është e padrejtë kjo? Ju faleminderit!

KRYETARJA: Ministre, e keni fjalën.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Zoti Murati, natyrisht që e di që Trusti është pjesëmarrës

aktiv në ankandet e letrave me vlerës, sepse letrat me vlerë lëshohen nga Ministria e Financave.

Gjithashtu e di që mjetet të cilat i kanë të lira dhe janë më shumë se 200 milionë euro në Trust,

nuk janë të lira aty për të marrë pjesë në ankandet e Qeverisë, po janë thjesht të lira.

Ne kemi biseduar me ta dhe jemi në kontaktet të përditshme. Besoj që deri më tani kemi pasur

me dhjetëra tatime.

Sa i përket tatimit në 10%, ata të cilët i kanë tërhequr deri më tani mjetet dhe janë detyruar që të

paguajnë, mund të them që edhe ndoshta nuk kanë kaluar nëpër pandemi. Domethënë kjo është e

para.

Jemi në një situatë pandemik, ku e gjithë bota është në krizë dhe pikërisht për këtë arsye po bëhet

ligji horizontal për rimëkëmbje, i cili me një ligj po i ndryshon tetë ligjet e tjera. Në fakt, ky

ligj...

KRYETARJA: Vazhdojani fjalën, regjia.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Pra, ky ligj po i suspendon disa nene të këtyre ligjeve, të

cilat po i ndryshon për një periudhë të caktuar derisa të kalojë pandemia, deri më 31 dhjetor, kur

ne po mendojmë që do të kalojë shumë më shpejt, të vitit 2021.

Unë po e them, ne e kemi sjellë ligjin këtu, nëse ju mendoni që është padrejtësi që t’i japim 10%

të Trustit pa tatuar, urdhëro, bëjeni amendamentin dhe vendose tatimin dhe thjesht e marrim.

Domethënë, e largojmë nenin.

Page 85: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

85

Tani, propozimi prej Qeverisë është ky, dhe nëse doni bëjeni ju propozimi. Neve nuk na është

dukur e padrejtë, i kemi bërë analizat tona, nëse juve ju duket e padrejtë, urdhëroni, bëjeni

amendamentin dhe vendoseni në votim.

KRYETARJA: Po vazhdojmë me deputetët. Fjalën e ka Yllza Hoti.

YLLZA HOTI: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ndikimi i pandemisë në vendin tonë ka qenë i shumëfishtë. Përveç dëmit të madh që ky virus ka

pasur në aspektin shëndetësor të qytetarëve, tashmë të gjithë jemi dëshmitarë se sa shumë i ka

dëmtuar kjo situatë qytetarët tanë, të vet-punësuarit, bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Të gjithë jemi në dijeni se sa urgjente dhe të domosdoshme janë masat për t’i ndihmuar bizneset

dhe individët që po përballen me vështirësi financiare në këtë kohë.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton që situata e tanishme duhet të shfrytëzohet nga Qeveria si

mundësi për të përshpejtuar proceset e rëndësishme ligjore dhe me atë rrugë të bëjë ndryshime që

mund të kenë ndikim afatgjatë në stabilitetin ekonomik të vendit tonë.

Projektligji që keni sjellë për miratim, quhet rimëkëmbja ekonomike, mirëpo përmbajtja e këtij

projektligji nuk e reflekton të njëjtën gjë.

Përderisa pakoja e rimëkëmbjes është buxhetuar për 365 milionë euro, zbatimi këtij projektligji

kushton vetëm 42,3 milionë euro. Pra, vetëm 11% e shumës totale të pakos së rimëkëmbjes.

Nëse, pothuajse 90% e pakos mund të zbatohet pa u miratuar ky ligj, atëherë pse nuk keni filluar

me zbatimin e atyre masave. Përveç masave të pakos emergjente të krijuara nga Qeveria Kurti, ju

ende nuk keni zbatuar asnjë masë të pakos suaj për rimëkëmbje.

Nuk është aspak e përgjegjshme të manipulohet opinioni publik rreth arsyeve pse punëtorët dhe

bizneset nuk po përfitojnë nga pakoja e rimëkëmbjes, duke e hedhur përgjegjësinë te Kuvendi,

ashtu siç keni bërë që nga kërkesa juaj për rritjen e kufirit të deficitit e deri te rishikimi i

përshpejtuar i buxhetit.

Gjatë kohës së Qeverisë Kurti, kur Kosova ishte shembull për menaxhimin e suksesshëm të

pandemisë, pakoja emergjente ishte dizajnuar si një urë kaluese drejt normalizimit të pritur, pas

rreth dy muajsh të masave kufizuese.

Page 86: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

86

Pas normalizimit të gjendjes do të implementohej e pakoja e rimëkëmbjes si ndërhyrje e

mirëfilltë makroekonomike që do ta stabilizonte aktivitetin ekonomik të vendit.

Në ndërkohë situata ka ndryshuar. Keqmenaxhimi i situatës me pandeminë pas 3 qershorit, e ka

kthyer prapa tërë progresin e bërë për më shumë se dy muaj. Është e palogjikshme që të flitet për

rimëkëmbje, përderisa bizneset ende operojnë me kufizime, e disa të tjerave nuk ju mundësohet

operimi fare, për shkak të gjendjes shëndetësore në vend.

Në këtë fazë është e nevojshme që të vazhdohen masat e pakos emergjente fiskale dhe të

ndihmohen bizneset dhe qytetarët me skema sociale, për aq gjatë sa ekzistojnë masat kufizuese.

Në anën tjetër, pakoja e rimëkëmbjes do të duhej të rishikohej për të reflektuar situatën e krijuar

pas ardhjes së kësaj qeverie si dhe pasojat afatgjate që kjo gjendje do të ketë për ekonominë e

vendit.

Ndër problemet e pakos së propozuar qëndron te mënyra e financimit, specifikisht te propozimi

që fondet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të përdoren për këtë qëllim.

Duke e ditur që fondet e privatizimit kanë funksionin e ruajtjes së pasurisë së shtetit për

gjeneratat e ardhshme, propozimi për shfrytëzimin e këtyre fondeve për pakon e rimëkëmbjes e

rrezikon stabilitetin e fondit dhe humbjen e aseteve të shtetit për gjeneratat e ardhshme.

Pra, përderisa shtetet e Bashkimit Evropian po krijojnë plane të rimëkëmbjes që kanë për fokus

zhvillimin afatgjatë të ekonomisë dhe sigurimin e qëndrueshmërisë për gjeneratat e arsehem, ju

po shkoni në drejtim komplet të kundërt.

Pakoja që ju keni propozuar, jo që nuk përfshin masat që synojnë zhvillim afatgjatë ekonomik,

por ndryshimet që po kërkohen me këtë projektligj, mund të edhe ndikim negativ në stabilitetin

ekonomik të vendit tonë në të ardhmen. Gjithashtu, ekziston mospërputhje edhe mes materialeve

përcjellëse të këtij projektligji.

Në memorandumin shpjegues për këtë projektligj, ceket se miratimi i një ligji të tillë është i

domosdoshëm për t’i ndihmuar bizneset në prodhim, punësim dhe eksporte, ndërsa projektligji

që ju keni sjellë, përveç uljes së TVSH-së për një grup shumë të vogël të bizneseve nuk përmban

ndonjë propozim që pritet të ketë ndikimin në ndonjërin nga këta tre faktorë.

Në anën tjetër, mundësia për shtyrjen e afatit të pagesave për tatimin në të ardhurat e

korporatave, në rastin më të mirë, mund të ndihmojë që kompanitë të mos falimentojnë, por edhe

jo që t’ju japë mundësi për t’u zhvilluar e për ta rritur punësimin.

Page 87: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

87

Problemet me këtë projektligj nuk ndalen vetëm në pjesën përmbajtjesore. Ky projektligj, i cili

parasheh plotësim-ndryshimin e tetë ligjeve ekzistuese, përmban shkelje të shumta dhe ndërhyrje

në mandatin qeverisës të disa agjencive të pavarura.

Neni 4 i këtij projektligji që parasheh plotësim-ndryshimin e Ligjit për themelimin e Fondit

Kosovar për Garanci Kreditore, e cenon autonominë e këtij institucioni të pavarur sipas

përkufizimit në nenin 3, paragrafi 1.17 të ligjit bazë.

Në të njëjtin nen është propozuar shtimi i tekstit që për vendosjen e skemave dhe produkteve të

reja si pjesë e këtij fondi, duhet të njoftohet Banka Qendrore e Kosovës, por edhe jo të kërkohet

aprovimi i saj.

Me këtë tekst, anashkalohet roli i BQK-së si mbikëqyrës i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

kështu duke vepruar në kundërshtim me mandatin e BQK-së në sigurimin e stabilitetit financiar

dhe makroekonomik.

Me propozimin në nenin 5a, përsëri cenohet autonomia e e Fondit Kosovar për Garanci

Kreditore. Përderisa ligji bazë parasheh që ofrimi i produkteve dhe shërbimeve të reja financiare

të bëhet me aprovimin paraprak të bordit të drejtorëve dhe të BQK-së, neni 5a propozon që kjo të

bëhet vetëm me konsultim me Qeverinë. Kjo kërkesë krijon kushte për ndërhyrje politike dhe

keqpërdorime të mundshme.

Ndonëse vazhdimisht po përmendet situata emergjente si arsyeja kryesore që ky projektligj të

miratohet sa më shpjet, do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë si përfaqësues të qytetarëve që

të mos e shqyrtojmë ndikimin e tij, e sidomos duke e ditur që ky projektligj përfshinë ndryshime

në ligje shumë të rëndësishme ekzistuese që mund të kenë ndikim afatgjatë edhe pas përfundimit

të pandemisë.

Një nga anomalitë kryesore të vendimmarrjes së kësaj qeverie sa i përket menaxhimit të situatës

së krijuar nga pandemia COVID-19, është ndarja që po bëhet mes situatës shëndetësore dhe asaj

ekonomike. Nuk mund të ketë rimëkëmbke ekonomike pa e tejkaluar krizën shëndetësore.

Përderisa qytetarët e Kosovës nuk ndjehen të mbrojtur nga rreziku i pandemisë, të gjitha masat

që kanë për qëllim rritjen e kërkesës agregate janë të kota.

Një qeveri normale do duhej të merrte përgjegjësi dhe të adresonte shkakun që e ka sjellë

problemin me të cilin po ballafaqohemi, e që është ulja e numrit të rasteve të të prekurve nga ky

virus dhe shpëtimi i jetës. Por, ne për fat të keq, përveç që e kemi një qeveri ilegjitime e kemi po

ashtu një qeveri anormale.

Page 88: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

88

Sot e ka sjellë në seancë këtë projektligj, e mbrëmë 90% të përmbajtjes së projektligjit e ka marrë

si vendim qeveritar.

Çfarë thonë në mëngjes, nuk e thonë në mbrëmje. Çfarë thotë Ministria e Financave, nuk e thotë

Zyra e Kryeministrit. Çfarë thotë një zëvendësministër, nuk e thotë një zëvendëskryeministër.

Çfarë flet ministri i Ekonomisë, nuk e flet ajo e Financave apo ai i Tregtisë.

Anormaliteti është goditja më e madhe nga pandemia. Kosova jonë është goditur nga qeverisja

anormale, ndaj, jo votimit të projektligjeve të rrezikshme, por nënshkrim dhe votim i mocionit të

mosbesimit të Qeverisë. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputetja Saranda Musliu e ka fjalën.

SARANDA MUSLIU: Faleminderit, kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Fillimisht, dua të shpreh kënaqësinë time që para vetës kemi një dokument që para së gjithash do

të jetë i dobishëm për familjet kosovare, por edhe për ekonominë e vendit.

Ligji për rimëkëmbje ekonomike është strategjia e parë konkretet e Qeverisë Hoti, disa muaj pas

përballjes me probleme të theksuara financiare si pasojë e pandemisë, por njëkohësisht shënon

edhe një hap të rëndësishëm për stabilizimin financiar në qarqe të ndryshme të sektorit privat dhe

atij publik.

Aktualisht, nevojat e qytetarëve janë të shumta në fushën shëndetësore, sociale e financiare,

prandaj edhe ligji është mjaft i nevojshëm.

Plotësim-ndryshimet e propozuara me harmonizimin e këtij ligji me ligjet e tjera të fushës,

brenda pak javësh dhe me urgjencë, kanë kërkuar kohë dhe përkushtim. Prandaj, meritojnë

përkrahjen tonë.

Sado që po bëjmë përpjekje si institucione, si biznese apo edhe si familje që t’i tejkalojmë këto

vështirësi, situata nëpër të cilën po kalojmë është bërë e rëndë, prandaj dora e shtetit ka nevojë që

të ndërhyjë më fuqishëm se asnjëherë më parë.

E kam thënë edhe në seancat e kaluara që secili resurs në shërbim të rimëkëmbjes ekonomike për

qytetarët, duhet të shfrytëzohet në të mirën e atyre që janë dëmtuar nga rrethanat e pandemisë.

Page 89: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

89

Tashmë e kemi të qartë se ky ligj mundëson që qytetarët të mund t’i tërheqin mjetet e tyre nga

kursimet pensionale në masën 10%, por do të aktivizojnë edhe fonde të tjera për rimëkëmbje

ekonomike.

Është evident fakti se familjet kosovare ka muaj që janë të shqetësuara për të ardhurat e tyre,

prandaj mundësia për t’i tërhequr mjetet e kursyera, prodhon më shumë siguri në planifikimet e

tyre financiare, dhe fakti se këto mjete nuk do të tatimohen si të ardhura personale, lehtëson

qasjen e qytetarëve, por edhe rrit besueshmërinë se vërtetë Qeveria ka në plan t’i ndihmojë ata

dhe ta përmirësojë jetesën e tyre.

Ndryshimet e propozuara po ashtu specifikojnë lehtësira financiare në fushën e hotelerisë dhe të

bujqësisë sa i përket normave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Këto propozime, pa dyshim se do

të kenë ndikimin pozitiv edhe në forcimin e ekonomive lokale.

Kjo qeveri ka menduar në thelb që njerëzit ta ndiejnë kujdesin institucional e shtetëror pa e

dëmtuar stabilitetin mikrofinanciar të vendit, ndërsa qasja për gjetur një zgjidhje në këso

situatash, duhet vlerësuar dhe përkrahja jonë nuk duhet të mungojë kurrë.

Bëhet fjalë për plotësim të nevojave themelore për familjet kosovare, por edhe investime në dobi

të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë mënyrë po funksionojnë edhe shumë shtete në botë, ngase goditja nga situata e përballjes

me infeksionin COVID-19, po vazhdon të jetë mesë e ndjeshme.

Ndërkaq, përveç kursimeve pensionale, tashmë e kemi parë se brenda këtij ligji, janë edhe

propozimet që mundësojnë edhe shfrytëzimin e 100 milionë eurove nga fondet e Agjencisë

Kosovare të Privatizimit për nevojat e rimëkëmbjes ekonomike që në parim paraqesin mundësi

konkretet për ndihmë biznese dhe organizatave të tjera të dëmtuara.

Këto koncepte të qarta, të drejta, janë shpresë se kjo rimëkëmbje e vërtet do të ndodhë, kurse

këto propozime të matshme e të harmonizuara mirë mes sfidave financiare me të cilat po

përballet e gjitha bota, janë garantë se zhvillimi afatgjatë ekonomik i vendit është synim i kësaj

qeverie.

Bizneset kosovare janë në pritje të fondeve për rimëkëmbje ekonomike dhe hapi që do ta bëjmë

sot, nëpërmjet përkrahje së këtij ligji, ngjall shpresën se këto struktura qeveritare do të vihen në

mbrojtjen e veprimtarisë së tyre.

Ndërkaq, në kuadër të fondeve të destinuar për rimëkëmbje ekonomike kam një rekomandim që

të caktohen edhe prioritetet, ku do të mund të bëheshin investimet pasi që rrethanat pandemike

Page 90: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

90

kanë ndikuar në rrjedhat e disa projekteve të shumëkërkuara, derisa nevoja e prodhuesve e

shitësve apo e afaristëve të tjerë vazhdojnë të mëdha, të ndikuara edhe nga rrethanat e

pandemisë. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Sejdi Hoxha e ka fjalën.

SEJDI HOXHA: E nderuara kryetare,

E nderuara ministre,

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Këtë projektligj që po e diskutojmë sot është jashtëzakonisht në kohën e vonuar. Kjo çështje do

duhej të diskutohej para disa muajve. Kosova është vendi më i vonuar dhe më i dështuar në rajon

dhe në Evropë sa i përket përhapjes edhe të virusit corona edhe të mosmbështetjes së bizneseve

dhe ekonomisë së Kosovës.

Pra, mosmbështetja nga Qeveria, ka bërë që shumë biznese të bankrotojnë dhe mijëra qytetarë të

mbeten pa vendet e tyre të punës.

Ky dështim i dy qeverive edhe i Qeverisë Kurti e pastaj edhe i vazhdimësisë së saj që është

Qeveria Hoti, edhe njëra edhe tjetra janë përgjegjëse për bankrotimin e shumë bizneseve dhe për

humbjen e mijëra vendeve të punës.

Është paradoksale që një qeveri e një vendi normal në kushte dhe rrethana normale, për më

shumë se gjashtë muaj nuk mund ta implementojë një pakot të vetme fiskale në vlerë prej 170

milionë eurosh.

Nga kjo pako pritej që punonjësit e sektorit privat të përfitojnë një ndihmë sociale 170 euro, po e

quaj ndihmë sociale, sepse në asnjë formë kjo nuk mund të quhet pagë, si dhe të mbulojë apo të

paguaj bizneset nga qiraja 50% për periudhën tremujore.

Edhe pse çështje e menaxhimit me pandeminë si dhe për mbështetjen e bizneseve, gjithmonë e

patët përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës si parti opozitare, u desh të kalojnë më shumë

se gjashtë muaj, dhe dy qeveritë edhe ajo Kurti edhe kjo Hoti, nuk kanë qenë gjendje që të pakën

ta implementojnë një pako fiskale për t’i ndihmuar bizneset.

Çka t’i themi kësaj pune? Sinqerisht, marre!

Për tua faktuar se sa dështuar dhe të vonuar jeni me planin për rimëkëmbje ekonomike, po i marr

vetëm dy shembuj se sa kanë qenë ose sa kanë bërë vendet e tjera për t’i ndihmuar bizneset.

Page 91: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

91

Po e marr shembullin e qeverisë së Austrisë, e cila i ka ndarë 38 miliardë euro për Pakon e

Rimëkëmbjes Ekonomike për ta parandaluar papunësinë dhe për t’i ruajtur bizneset nga

falimentimi.

Nga kjo shumë, 7 miliardë euro janë ndarë për t’i mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme dhe

si për t’i paguar punonjësit me orar të shkurtuar. 9 miliardë të tjera janë ndarë për garanci

bankare dhe për sigurim të kredive. 15 miliardë janë ndarë për ta mbështetur sektorin e

industrisë, si dhe 10 miliardë të tjera janë ndarë për zbritje të taksave, pasi kjo është shumë e

nevojshme në kohën kur ka rënë shitja e produkteve të ndryshme.

Ndërkaq, shteti i Kosovës nuk ka qenë në gjendje që për gjashtë muaj as pakon e parë fiskale ta

implementojë.

Shembulli i dytë është Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka mbuluar deri në 80% e të

gjitha pagave të sektorit privat në vend. Në gastronomi 50% të faturës së konsumatorit e paguan

shteti.

Çfarë është shumë e rëndësishme që ta theksoj, ta kuptojnë bizneset tona. Shteti ka ofruar kredi

të mira për biznese. Interesin bankar për kredinë në vitin e parë e mbulon buxheti i shtetit, pastaj

në vitin e dytë e mbulon biznesi me normë të interesit deri në 2,5%. Kjo është ndihma konkrete

që mund t’i bëhet biznesit.

Çdo biznes që ka qenë i regjistruar, shteti i ka dhënë ndihmë financiare pa kthim nga 15 mijë deri

25 mijë funte, varësisht nga qarkullimi që ka biznesi.

Në qoftë se i krahasojmë këto praktika të vendeve të tjera me projektligjin tuaj për rimëkëmbje

ekonomike, del që ky projektligj është joprofesional dhe i tillë nuk u ofron ndonjë ndihmë

konkretet bizneseve.

Tani, dua të kthehem të vërejtjet konkretet që kam te ky projektligj.

Po ndalem te neni 14 i këtij projektligji, që është themelimi i Fondit Kosovar për Garanci

Kreditore. Keni kërkuar të shtohet një paragraf me numër rendor 1a, të cilin po mundohem ta

parafrazoj; Qeveria me kërkesë të këtij fondi, të mbulojë plotësisht ose pjesërisht tarifat për

shërbimet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore ndaj institucioneve financiare.

Me këtë propozim nuk do të përfitojë askush. Thjesht, përfituesit kryesorë do të jenë vetëm

bankat komerciale në Kosovë, të cilat edhe në kohë pandemie nuk kanë ofruar lehtësira për

bizneset. Kjo masë nuk mund t’i ndihmojë bizneset të cilat sot gjenden para kolapsi.

Page 92: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

92

Nëse bizneset fillojnë që t’i kthejnë kreditë menjëherë, atëherë kjo nuk është ndihmë dhe

përkrahje, por është një ngarkesë shtesë dhe rritje e obligimeve të bizneseve ndaj bankave.

Pa dashur ta zgjas, do ta bëj një propozim konkret në lidhje me këtë pikë. Secilit biznes në

Kosovë t’i mundësohet marrje e kredisë në vlerë nga 5 mijë deri në 50 mijë euro në banka. Vitin

e parë interesi ndaj bankave të marrë përsipër të paguajë qeveria, ndërsa bizneset të fillojnë ta

kthejnë kredinë pas një viti.

Interesi bankar që do ta paguajnë bizneset të mos tejkalojë vlerën mbi 2 deri 3%. Dhe ky interes

bankar të vlejë për të gjitha llojet e veprimtarive të bizneseve.

Te neni 5, i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale. Këtu do të jemi të qartë, ta kuptojnë

edhe qytetarët. Si shtet, përveç heqjes së tatimit në vlerë prej 10%, nuk po ofrojmë asnjë lehtësi

tjetër, sepse këto janë mjete të mbledhura nga djersa dhe puna e punonjësve, janë mjete

financiare të cilat ju takojnë me ligj, e mira e asaj është që po i nxjerrim këto mjete financiare në

treg apo në qarkullim në kohën e pandemisë, por kjo nuk është ndonjë ndihmë konkrete, këto

janë mjete të punonjësve që kanë paguar me vite të tëra. Nuk janë mjete që po i ndan as Qeveria

e as Kuvendi.

Sa i përket nenit 7, plotësim-ndryshimi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, unë kam propozim

konkret që sektorit të gastronomisë, hotelerisë dhe turizmit t’u hiqet komplet TVSH-ja për një

periudhë prej 1 deri në 2 vjet.

Këta janë sektorët më të dëmtuar dhe kanë numër më të madh të punësuarve dhe është më se e

nevojshme të përkrahen për mbijetesën e tyre.

Ne, edhe pse jemi në opozitë, ju kemi votuar edhe buxhetin, me arsyen e vetme për t’i ndihmuar

qytetarët dhe bizneset nga pandemia.

As këtë projektligj nuk do ta kundërshtojmë, ju keni marrë obligim të udhëhiqni Qeverinë.

Prandaj, një ligj i tillë të duhet ta kaloni sa më shpejt, t’i ndihmoni qytetarët dhe bizneset, por të

mos bëni projektligj sa për sy e faqe, por bëni një ligj që i ndihmon qytetarët dhe bizneseve u

garanton qëndrueshmëri ekonomike.

Me këtë projektligj të propozuar nuk garantohet qëndrueshmëri ekonomike dhe qytetarëve dhe

bizneseve nuk u zgjidhen problemet.

Prandaj, konsiderojmë që ju duhet ta modifikoni këtë ligj, në mënyrë që ligji final që votohet dhe

aprovohet në këtë Kuvend të jetë një ligj i qëndrueshëm dhe efektiv edhe për qytetarët, edhe për

bizneset. Faleminderit!

Page 93: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

93

KRYETARJA: Nga AAK- ja nuk po shoh që e ka kërkuar dikush fjalën. Vazhdojmë me

deputeten Fitore Pacolli-Dalipi. Vetëm të dezinfektohet foltorja, një minutë, të lutem.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

E nderuar kryetare,

Pandemia ka shpalosur në mënyrën më të egër brishtësinë e sistemit tonë shëndetësor dhe atë të

mbrojtjes sociale, mënyrën se si jetojmë, ekonominë dhe mjedisin tonë. Papritmas jemi gjetur në

një situatë të re që askush nuk e ka menduar apo imagjinuar, na pëlqeu apo nuk na pëlqeu. Ne po

hyjmë në një epokë të re, në një realitet të ri, komplet ndryshe nga realiteti që kishim.

Ky realitet i ri kërkon mendje kreative, mendje që dinë të planifikojnë jo vetëm për të ardhmen,

por planifikojnë edhe për ato që sot nuk mund t’i mendojnë apo t’i imagjinojmë.

Pakoja për rimëkëmbje ekonomike tregon shumë për këtë Qeveri, për kapacitetin e kreativitetin e

saj për të menduar e planifikuar për të ardhmen. Nga kjo mund të shohim që kjo Qeveri ka

mbetur brenda kornizave të realitetit të vjetër.

Derisa shtetet me qeverisje të mirë e kreative kanë dizajnuar pakot e tyre ekonomike për të

ardhmen, ku shteti u ka afruar qytetarëve shkallë të sigurta, përmes të cilave ngjiten ngadalë e

sigurt drejt realitetit të ri, shkallë që po pretendon të ofrojë kjo Qeveri ilegale, jo vetëm që mund

të shemben pa ecur mbi to, por assesi nuk janë të dizajnuara për të ecur drejt realitetit të ri që

kemi dhe jemi të detyruar të ecim.

Ju e keni pasur mundësinë si Qeveri të tregoni aftësitë tuaja, me të cilat jeni mburrur për shumë

kohë. Pra, aftësitë tuaja në fushën e ekonomisë, por edhe këtu keni dështuar.

Kësaj pakos ekonomike, të cilën ju e quani pako e rimëkëmbjes ekonomike, mund t’i vini

çfarëdo emri, por jo pako për rimëkëmbje ekonomike, sepse nuk është e tillë.

Pandemia ka ndikuar e do të ndikojë në ekonominë e vendit, do të ndikojë në mbylljen apo

shuarjen e disa veprimtarive dhe në krijimin e veprimtarive të reja, por ky plan nuk e ka

parashikuar këtë transicion.

Pakoja për rimëkëmbje ekonomike ka paraparë vetëm pesë milionë euro për punësime të reja,

këtu pa përfshirë nevojën për avancim dhe riaftësim të punëtorëve për t’i përgatitur për

ndryshimet që sjell ky realitet i ri.

Page 94: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

94

Edhe për transformimin digjital, përfshirë këtu edhe punën me distancë të bizneseve ekzistuese,

ka planifikuar 3 milionë euro dhe këto janë të pamjaftueshme, e të mos flasim për vlerën e ndarë

për biznese prodhuese e për prodhimet bujqësore.

Në këtë kohë, kur shumë shtete në botë po ecin drejt dhe po koncentrohen në prodhimtari lokale,

si hap të nevojshëm për ushqim më të sigurt e më të shëndetshëm, për zhvillim ekonomik të

zonave rurale si dhe për uljen e ndotjes së mjedisit, ne kemi ngecur në këtë realitetin e vjetër,

sepse kjo Qeveri ndan shuma qesharake, të cilat janë teje të ulëta për të bërë ndryshim

substancial.

Kriza ka goditur më së rëndi gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Nënave ua ka dyfishuar barrën, ku

përveç përkujdesjeve, ato duhet të ulen bashkë me fëmijët e tyre të kryejnë punën e edukatoreve,

ka rrezikuar pozitën e tyre në punë dhe ka krijuar barriera të reja për avancimin e saj në shoqëri.

Shumë gra, në mungesë të pavarësisë financiare e strehimit alternativ, detyrohet të durojnë

dhunën dhe presionin në familje. Ne tani kemi shumë raste që dhuna e vazhdueshme ka çuar

drejt vrasjes së tyre, e kjo Qeveri ndan vetëm 2 milionë euro për punësimin dhe përmirësimin e

grave në shoqëri.

Për rininë, e cila përballet me nivelin më të lartë të papunësisë, ka ndarë vetëm 5 milionë euro,

kjo shumë është ndarë pa pasur plan të detajuar, nuk ka plan konkret për mbështetje specifike për

të rinjtë e papunë si dhe për ata që këtë vit kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe atë

universitar.

Niveli i lartë i papunësisë tek të rinjtë është problem i menjëhershëm e problem serioz afatgjatë,

për të ulur papunësinë te të rinjtë shtetet normale kanë dizajnuar programe shtetërore konkrete,

duke filluar nga transformimi digjital, projekte në sektorin e gjelbër, projekte sezonale dhe

programe të veçanta për trajnim dhe riaftësim.

Për të moshuarit e familjet në gjendje të rëndë ekonomike kjo Qeveri ilegale nuk ka menduar

fare, masa 5a për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti Pensional është menduar për të

pasurit, jo për familjet e individët që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Kjo Qeveri duhet të kuptojë se nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike pa mbrojtje sociale, ulja

e varfërisë, masa të parandaluar rënien shumë të tjerëve në varfëri, është thelbësore për shëndetin

afatgjatë të ekonomisë sonë.

10 milionë euro nuk mjaftojnë për rifillimin dhe mbarëvajtjen e mësimit, sepse ne duhet të

mendojmë afatgjatë për transformimin dhe përshtatjen e objekteve shkollore me këtë realitetin e

ri. Pandemia po ndryshon edhe mënyrën e procesit të mësimnxënies, po ndryshon çerdhet dhe

shkollat e universitetet, e shteti po dështon t’u përshtatet këtyre ndryshimeve.

Page 95: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

95

Kjo Qeveri nuk ka marrë parasysh fare prindërit që janë të detyruar të lënë punën e përkujdeset

për fëmijët e tyre gjatë mësimit në distancë, kjo mbetet e paadresuar edhe për vitin akademik që

pritet të fillojë. Prindërit janë nën presion, pasi që me pagat e tyre nuk po arrijnë të mbulojnë

edhe përkujdesjen për fëmijët, e në këtë rast njëri nga prindërit po detyrohet që të lërë punën, e

kush e lë punën, ajo është gruaja.

Një masë tjetër që ka vendosur vetëm sa për sy e faqe kjo Qeveri ilegale është masa e 12 për

mbështetjen e komunave për menaxhimin e situatës. Vlera e planifikuar prej 10 milionë eurove

është qesharake, ku përveç obligimeve që kanë komunat Qeveria i ka ngarkuar ato edhe me

obligimet shtesë, pra me përgjegjësi dhe obligime që i takojnë Qeverisë. Komunat tani do të

vendosin se a janë të gatshme çerdhet që të hapen dhe a i kanë ambientet dhe objektet e

përshtatshme që të vazhdojë mësimi në to.

Po ashtu duhet të mbikëqyrin edhe çerdhet private që nuk janë fare kompetencë e komunave,

duhet të shohin edhe mënyrën se si mund të marrin masa të reja që të përmbushin kushtet çerdhet

të cilat nuk i përmbushin kushtet e krijuara.

Njëjtë duhet të veprojnë edhe me shkolla, pra 10 milionë, paramendoni, për të gjitha komuna në

shtetin e Kosovës. Kjo Qeveri me të vërtetë ka ngecur në realitetin e vjetër, atë që pandemia po e

ndryshon në mënyrë radikale janë qytetet, qytetet po ndryshojnë rrënjësisht dhe kjo Qeveri nuk e

ka kuptuar akoma. Qytetet e shteteve normale kanë filluar investime për të transformuar rrugët,

kufizuar qarkullimin e veturave, zgjerimin e trotuareve, shtigjeve të reja për biçikleta, krijimin e

hapësirave publike, krijimin e parqeve të reja për rekreacion, reformimin e transportit publik,

lokal e ndërkomunal dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, e te ne, për fatin tonë të keq, përveç që

Qeveria ka ngecur në realitetin e vjetër, as komunat nuk e kanë kuptuar se çfarë do të sjellë ky

realitet i ri.

Këtë e shohim më së mirë në kryeqytet, ku ndryshimet të cilat po i bën kryetari i Komunës së

Prishtinës janë sa për sy e faqe dhe këto do të krijojnë më shumë probleme se sa që do të

zgjidhen.

Në asnjë qytet në Evropë nuk ka ndodhur që trotuaret të sakrifikohen për të krijuar shtigje të

ngushta, të rrezikshme e jofunksionale për biçikleta. Derisa qytetet evropiane po reduktojnë

numrin e veturave, duke mbyllur korsitë për qarkullimin e tyre e po zgjerojnë hapësirat për

këmbësorë dhe shtigje të gjelbra, në qytetet tona po zgjerohen hapësira për vetura, po tkurren

hapësira të gjelbra po ngushtohen trotuaret, e po bëhen shtigje të rrezikshme e jofunksionale për

biçikleta, e kjo Qeveri nuk është e aftë të na ndihmojë as në riformësimin e qyteteve tona.

Përderisa kjo Qeveri nuk e kupton këtë realitetin e ri dhe ka ngecur në realitetin e vjetër, duhet të

shkojë sa më parë. Ne e përsëritim atë se neve na duhet një qeverisje e re, qeverisje alternative e

Page 96: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

96

Lëvizjes Vetëvendosje për rimëkëmbje të vërtetë ekonomike e sociale. Na duhet një qeverisje

alternative, e cila na shpije sigurt dhe drejt në realitetin e ri. Pra, jo një Qeveri, e cila na ngec e na

mban peng në realitetin e vjetër, në cilin vetë ka ngelur për vite e dekada me radhë.

Andaj, ne duhet të punojmë dhe të angazhohemi për një qeverisje alternative, ajo qeverisje është

qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje. Faleminderit!

KRYETARJA: Deputeti Ilir Ferati e ka fjalën.

ILIR FERATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

E nderuar ministre Bajrami,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Po filloj këtë fjalim duke u munduar që ta sqaroj sado pak rëndësinë e madh të aprovimit të Ligjit

për rimëkëmbjes ekonomike që e kemi sot para vetes dhe që po mundohemi ta kalojmë brenda

kësaj seance maratonike për gjithë ne.

Ky ligj ka lidhshmëri të madhe me Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ndarjeve buxhetore, të

cilën fatmirësisht falë bashkëpunimit të deputetëve e votuam në seancën e kaluar.

Sipas mendimit tim dhe besoj shumicës këtu, është e rëndësisë së njëjtë me atë buxhetin, sepse

në fakt është parakusht ligjor për implementimin e shumë politikave buxhetore.

Të nderuar deputetë,

Është në dorën tonë sot që si përfaqësues të popullit t’i krijojmë mundësinë Qeverisë tonë që t’i

aplikojë masat e planifikuara, është në dorën tonë që të mos lejojmë që kriza të thellohet, sepse

në fund të ditës nuk ka rëndësi fare kush udhëheq me Qeverinë, rezultatet apo pasojat do t’i vuajë

populli, nga i cili jemi të gjithë këtu së bashku.

Të nderuar kolegë,

Pjesë e këtij ligji do të jetë edhe rritja e normës së garancive kreditore që lejon bizneset tona,

konkretisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilët për arsye të zgjerimit të aktiviteteve të tyre

ose për shkak të mbulesës së shpenzimeve tash në këtë kohë pandemie veçse kanë hyrë ose

planifikojnë të hyjnë në obligime financiare. T’u lejohet kjo qasje në atë mënyrë që Qeveria e

merr përsipër përmes këtij fondi garancinë kreditore deri në 80% në bazë të dispozitave të reja që

do të inkuadrohen në ligjin ekzistues.

Po ashtu fermerët tanë që merren me bujqësi, por që fatkeqësisht në pjesën e tyre nuk ka pasur

mundësi që të krijojnë një zinxhirë të prodhimit e të regjistrohen si biznese në ABK që përmes

Page 97: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

97

certifikatave të tyre të fermerëve ose siç njihet shkurtesa NIP, të kenë qasje në garanci që ofron

ky fond.

Duke marrë parasysh dëmet që kanë shkaktuar në bujqësi reshjet e këtyre ditëve, por edhe më

herët, besoj që mjaftueshëm jam i bindur se investimet e njerëzve që jetojnë prej produkteve

bujqësore janë të rrezikuara.

Andaj, besoj që më e pakta që mund të bëjmë për fermerët tanë është që përmes këtij ligji t’i

sigurojmë investimet e tyre. Mendoj që është obligim yni t’ua heqim një pjesë të barrës së

rrezikut të kësaj kategorie. Si rrjedhojë ndikim pozitiv në mbajtjen e stabilitetit ekonomik do të

ketë edhe tregu bankar, sepse Qeveria shpreh gatishmërinë që për kategoritë që i plotësojnë

kriteret e nevojshme t’i mbulojë shpenzimet që mund të krijohen fonde të garancive kreditore pas

që të hyjë në fuqi ky ligj.

Të nderuar kolegë,

Mundësi tjetër që do t’u krijohet qytetarëve të Republikës është që t’i tërheqin kursimet që ata i

kanë akumuluar pranë Fondit të kursimeve pensionale në afatin prej katër muajsh. Duke marrë

parasysh që në momentin e krizës si kjo me COVID-19 qytetarët është më se normale që të kenë

tendenca që të kursejnë sa më shumë e të shpenzojnë sa më pak. Është duke kontribuar kështu në

uljen e kërkesës agregate që ndikon direkt në rënien e GDP-së.

Konsideroj që kjo mundësi sa do pak do të ndikojë në ndryshimin e sjelljes së qytetarëve si

konsumatorë, pra do të fillojnë të shpenzojnë më shumë. Fakt ky shumë i rëndësishëm, se në

bazë të statistikave, ekonomia është në rënie si shkak i rënies së aktivitetit. Kryesisht rezervimi i

qytetarëve në blerje bazike.

Mendoj që sadopak pjesa e qytetarëve që kanë pasur fatin të jenë kontribues të mëhershëm të

Trustit Pensional, pas tërheqjes dhe fillimit të shpenzimeve të kësaj pjese të mjeteve do të

ndikojë rrjedhimisht edhe te rritja e aktivitetit ekonomik që për pasojë mund të prodhoj

qëndrueshmëri te vendet e punës te pjesa tjetër e qytetarëve që nuk kanë pasur fatin të jenë

kontribues të hershëm të Trustit Pensional.

Mendoj që ekonomia dhe bizneset, sidomos tash në pandemi, që për pasojë nuk ka lejuar ardhjen

e bashkatdhetarëve tanë dhe ka shkaktuar rënie të aktivitetit, tash e ka një mundësi që të krijohet

një balancë investim-shpenzim, i cili nga shumica dërmuese e bizneseve ishte planifikuar të

mbulohet muajve të verës, si rezultat i fluksit të diasporës. Vlen të theksohet se këto të ardhura

nuk do të jenë subjekt i tatimit në të ardhura që i bie që do të shfrytëzohen si shuma të plota nga

qytetarët që i tërheqin këto fonde.

Page 98: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

98

Lehtësia tjetër që do t’u afrohet bizneseve përmes aprovimit të këtij ligji është ndryshimi i

normës në tatimin me vlerën e shtuar për zinxhirin e furnizimeve të hoteleve, restoranteve dhe

shërbimeve të ushqimit.

Gjithashtu transaksionet e sigurimit dhe risigurimit në bujqësi për policat e sigurimit bujqësor,

për kulturat bujqësore që pas votimit të këtij ligji do të lirohen nga normat e tatimit mbi vlerën e

shtuar, një tjetër shtytje kjo për bujqit tanë që të kenë mundësi të blejnë polica të sigurimit për

produktet që ato prodhojnë.

Kjo paketë përfshin po ashtu ndryshimin e Ligjit në të ardhurat e korporatave dhe atij për

Administratën Tatimore që praktikisht mundësojnë shtyrjen e afatit për pagesat e tatimeve deri

në dy vjet për ato biznese që si rezultat i pandemisë e kanë të pamundur pagesën e tatimeve.

Ndërsa, për tatimpaguesit, të cilët fatmirësisht nuk janë ndikuar nga pandemia dhe kanë mundësi

t’i paguajnë obligimet e tyre tatimore që do t’i kem deri në fund të vitit, do të lirohen plotësisht

nga interesi dhe obligohet të paguajnë vetëm vlerën bazë të tatimeve.

Tutje, kompetencë që do të jepet ministrit të Financave që varësisht nga vlerësimi që ministria e

bën në bazë të kritereve që vendos, t’i lirojë nga ndëshkimi tatimpaguesit që vonohen për shkak

të rënies së të hyrave si rezultat i ndikimit të pandemisë në aktivitetet e tyre.

Po ashtu kompetenca do t’i kalohet Qeverisë së Kosovës për shfrytëzimin e fondeve të AKP-së,

jo vetëm për investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit, por

edhe për investimet e nevojshme për financimin e rimëkëmbjes ekonomike, është në interes të

qytetarëve pa marrë parasysh se kush po udhëheq me Qeverinë.

Të nderuar kolegë,

I kuptoj dallimet tona politike dhe ideologjike, mirëpo në ditët në po jetojmë, në krizën që po

troket në derën e secilit, sot më shumë se kur kërkohet nga ne që ta dëshmojmë se jemi këtu së

bashku që t’i dalim në ndihmë qytetarit, pa menduar fare për politikat tona ditore.

Të nderuar kolegë,

Ju ftoj që ta përkrahni këtë ligj, jo pse po them unë, e jo pse po thotë LDK-ja apo Qeveria, po për

hir të atyre me votat e të cilëve jemi sot këtu. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Kujtim Shala.)

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Blerta Deliu-Kodra.

Page 99: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

99

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, zoti nënkryetar!

Në fakt projektligjin që e ka sjellë Qeveria është larg prej pritjeve që kanë pasur qytetarët dhe

adresimit të problematikave, të cilat janë thelluar këtë kohën e fundit, e sidomos pas situatës së

rëndë që e kemi pasur e që po përballemi mendoj që do të duhej të kishte një mënyrë më

kreative, e cila do të impononte veprimet të cilat janë më të shpejta, cilat kanë qëllim kryesor

edhe përmirësimin e sektorëve ekonomikë.

Mendoj se tashmë jemi vonë, sepse pandemia ka prodhuar këto pasoja, të cilat natyrisht janë

vështirë të rikuperueshme. Prandaj, edhe kjo qasje e qeverisë është një qasje e vonuar, e cila ka

sjellë në këtë fazë një ligj, i cili nuk siguron përkrahje për ekonominë në vend. Sfidat natyrisht se

do të jenë të mëdha, pasi që sa më e thellë do të jetë kriza, aq më e largët dhe e vështirë do të jetë

edhe rimëkëmbja.

Ne e dimë se edhe me 5% rritje ekonomike në vit Kosova e ka vështirë të përmirësojë dukshëm

mirëqenien e qytetarëve të saj, e lere më tash në një kohë kur kemi një rënie drastike të

ekonomisë, për shkallën e së cilës nuk mund të japim ende një përgjigje të saktë.

Derisa nuk kemi një përgjigje të saktë apo një “kurë”, e cila do t’i jepte përgjigje infeksionit,

gjasa që të kemi një rritje ekonomike do të jenë të barabarta me zero.

Ajo, e cila e bën këtë fazë edhe më të vështirë nuk është lidhur vetëm me çështjet financiare, por

me kufizime të detyrueshme të shpenzimeve dhe të konsumit.

Pra, shkalla e mundësive që njerëzit kanë sot për të punuar, shpenzuar dhe për të paguar për

mallra e shërbime, është edhe përcaktuesi kryesor i nivelit aktual ekonomik dhe fatkeqësisht kjo

shkallë nuk është e mirë e as që pritet të përmirësohet shpejt.

Mendoj që kjo situatë e imponon një përfshirje sa më të madhe të shumë aktorëve të profileve të

ndryshme dhe duke e parë kompleksitetin e krizës dhe pasojave që e kemi, çdo plan për

rimëkëmbje duhet të përfshijë më shumë ministri, sa më shumë ekspertë, sepse edhe pasoja do të

jenë të shumëllojshme. Prandaj, edhe kundërpërgjigjja duhet të jetë nga të gjitha anët dhe duhet

të prekë të gjithë sektorët e mundshëm.

Duke e ditur se pas krizave gjithmonë ka një tendencë për më shumë edukim, si pasoja e saj që

njerëzit e humbin vendin e tyre të punës, gjithmonë ka një angazhim më të madh për të pasur më

shumë kualifikime profesionale, në mënyrë që njerëzit të jenë edhe më të përgatitur për tregun e

punës kur u shfaqet atyre mundësia.

Prandaj, në këtë prizëm, mendoj se nuk do të duhej t’i përsëritmi gabimet e mëhershme, kur

kemi pasur një orientim të studentëve të cilët kanë shkuar në Fakultetin Ekonomik dhe atë

Page 100: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

100

Juridik. Duhet të ketë një koordinim më të mirë me Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që të

krijohen plane që e mundësojnë edhe profilizimin adekuat dhe zvogëlimin e deficitit profesional,

sepse kjo rimëkëmbje të cilën sot e ka sjellë Qeveria nuk do të zgjasë me muaj, por do të jetë një

betejë shumë më e gjatë.

Të mos harrojmë se ende ka vende që nuk janë rimëkëmbur ekonomikisht nga kriza financiare e

dekadës së kaluar. Kështu që angazhimi ynë duhet të jetë konstant dhe, e thashë, duhet të jetë në

disa dimensione.

Pastaj të gjitha kalkulimet që bëjnë të bazohen në shifra zyrtare, por nuk duhet të harrojmë se

kriza është shumë më e thellë se sa që duket, sepse pavarësisht që shteti nuk përfiton nga

ekonomia informale, dëmet në këtë sektor janë shumë të mëdha dhe, për pasojë, plot familje

kanë humbur ato paga, sado të vogla të kenë qenë. Prandaj, edhe këtu duhet punohet shumë dhe

të ketë sa më pak informalitet, në mënyrë që të përfitojë edhe shteti, por të përfitojnë edhe

qytetarët e Republikës së Kosovës.

Unë kam disa vërejtje në disa prej neneve, të cilat do t’i them aktualisht.

Neni 3, paragrafi 1, pas tekstit në paragrafin 1.14, përjashtimisht me qëllimit të rimëkëmbjes

ekonomike FKGK autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës deri në

80%.

Si dhe tek neni 12, pika a, edhe pse pika 4 e këtij neni e përmend ndarjen e të dhënave të

nevojshme, do të duhej të kishte më shumë të dhëna sa i përket se cila do të jenë kriteret e

lëshimit të këtyre garancive kreditore, cilat do të jenë grupe të targetuara, të cilat do t’i përfitojnë

këto kredi dhe a do të duhej të ishin nxitësit me ndikimin më të madh të rimëkëmbjes ekonomike

apo do të jetë secili, i cili plotëson disa nga kushtet elementare, do të thotë nuk ka ende qartësi

dhe mendoj se do të duhej këto qartësi të saktësoheshin.

Skema të tilla të garancive kanë rezultuar të jenë shumë të sfiduara edhe në vendet me ekonomi

të shëndoshë, e lëre më me rastin e Kosovës.

Për më shumë, këto skema do të duhej të trajtojnë edhe sjelljen e ndërmarrjeve në të kaluarën, do

të thotë cili ka qenë aktiviteti i këtyre ndërmarrjeve në të kaluarën, cili është rejtingu i tyre

kreditor, sepse nuk mendoj që do të duhej të trajtohen me kushte të barabarta si ato ndërmarrje,

të cilat kanë një rejting të mirë, ashtu edhe ato ndërmarrje të cilat kanë një rejting më të dobët.

Pastaj, një aspekt tjetër i rëndësishëm sa u përket garancive janë edhe kushtet që ofrojnë

institucionet financiare, të cilat janë kredidhënëse, sepse edhe nëse krijohen lehtësi në kuptimin e

garancive kreditore, ato s’do të prodhojnë asnjë efekt pozitiv dhe nëse këto institucione aplikojnë

Page 101: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

101

politika dhe procedura shtrënguese, pra duhet të ketë një ndërveprim i cili është më simetrik, në

mënyrë që edhe të arrihen objektivat.

Sa i përket pikës së Trustit, e cila u diskutua edhe nga kolegë të tjerë deputetë, konsideroj që

shuma që lejohet të tërhiqet mund të diskutohet dhe do të ishte e diskutueshme, sepse duke i parë

edhe pasojat fillestare të pandemisë në ekonominë familjare dhe në shumë biznese, të cilat kanë

pësuar humbje dhe rënie, mendoj që shuma e cila tërhiqet është e pamjaftueshme, për të mos

thënë as që mund të jetë një shumë, e cila do të arrijë që të rrisë shportën e secilës familje në

Kosovë.

Po ashtu tek i njëjti nen, me qëllim të tërheqjes së mjeteve, sipas paragrafit 1 po të këtij neni,

pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike, do të thotë pranë FKPK-së, brenda 4 muajve nga

data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Edhe këtu mendoj që do të duhet të nxisim rimëkëmbjen ekonomike, atëherë edhe veprimet

duhet të jenë të shpejta, por gjithmonë të jenë brenda kërkesave procedurale dhe rregulloreve.

Prandaj, një afat kohor brenda 4-muajsh, sa është caktuar këtu, duhet të kishte edhe një klauzolë,

brenda së cilës precizohet edhe afati i shqyrtimit të këtyre aplikacioneve, sepse këto zvarritje

rëndomë shkaktojnë edhe një mosdefinim të qartë të këtyre afateve kohore dhe, për më tepër,

nuk u ndihmojnë aspak bizneseve për t’u rimëkëmbur.

Dhe krejt në fund ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31. 12. 2021, pas kësaj date të gjitha

dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Konsideroj se ky ligj do të jetë efikas në trajtimin e dëmeve ekonomike nga pandemia, për të

cilën nuk dihet se kur do të përfundojë. Prandaj, nuk mund të përcaktojnë një kornizë kohore, e

cila do të ishte e mjaftueshme që ligji ta kryejë objektivin e vet.

Mendoj se arnimet e tjera ekonomike do të jenë të nevojshme edhe për një kohë të

konsiderueshme, në mënyrë që të arrihet një stabilitet ekonomik dhe, për më tepër, Qeveria na ka

sjellë një projektligj, i cili asnjëherë nuk do të arrijë të sigurojë rimëkëmbjen e qytetarëve të

bizneseve dhe të atyre qytetarëve, të cilët edhe më tutje vazhdojnë të jenë pa punë dhe janë

dëmtuar më së rëndi gjatë kësaj faze të pandemisë.

KRYESUESI: Faleminderit! Radhën e ka deputeti Alban Hyseni.

ALBAN HYSENI: Faleminderit, kryesues!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Page 102: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

102

Kemi disa probleme esenciale lidhur me Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, nëse e

shikojmë ose nëse e shohim në aspektin juridik.

Ky projektligj nuk ka përkufizim e sqarim as të termave që i përmban emërtim, pra të esencës se

për çfarë është hartuar.

Titulli i projektligjit është sugjestionues, përmbajtja është me shumë defekte ligjore, deri dhe

kushtetuese. Keni krijuar pritshmëri te qytetarët në nevojë dhe në vështirësi, por me këtë

projektligj po shkaktoni edhe pasiguri juridike.

Kush do të marrë përgjegjësinë ligjore nëse nesër, kur pasojat e kësaj katrahure shkaktohet dëm

financiar te pensionistët. Kush do të marrë përgjegjësinë ligjore nëse fondet e privatizimit që

kanë buruar nga puna dhe janë të lidhur me të drejtat e publikut, qytetarët që i kanë prodhuar ato

të mira materiale që sot pas shitjes janë mjete financiare, do të keqpërdoren dhe nuk do të

krijojnë vlerë të shtuar për të mirën publike apo për atë që i kanë prodhuar ato të mira ndër

dekada.

Në një shtet të së drejtës nuk mund të ndryshosh parimet juridike të instituteve të së drejtës me

një ligj të vetëm.

Pensionet janë të paprekshme dhe fondet nga shitja e pasurive shoqërore, pra fondet publike nuk

mund të përdoren, përveç se për të krijuar një të mirë juridike tjetër në interes publik që garanton

të drejtën e shoqërisë mbi atë të mirë.

Ky projektligj, siç u përmenda edhe më parë nga parafolësit dhe nga shumë prej tyre, ndryshon

gjithsej 8 ligje të tjera.

Ligje që do të ndryshohen janë: Ligji për themelimin e fondin kosovar për garanci kreditore,

Ligji për fondin pensional të Kosovës, ai për tatimet në të ardhurat personale, për tatimin mbi

vlerën e shtuar, menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, tatimi në të ardhurat e

korporatave, Ligji i Administratës Tatimore dhe procedurat si dhe Ligji për Agjencinë Kosovare

të Privatizimit.

Parimisht, ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i një ligji me një akt tjetër ndodh vetëm në rast të

ndonjë ndryshimi madhor shoqëror, por në një fushë të caktuar, por jo që vetëm me një ligj që ka

afat të kufizuar kohor dhe që fut brenda vetes fusha krejt të ndryshme të të drejtave dhe

rregullimeve.

Si mund të ndryshohet me një ligj Fondi pensional, Fondi i privatizimit dhe Fondi për garantimin

e kredive dhe Ligji për paketën fiskale.

Page 103: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

103

Përveç problemeve përmbajtjesore, këto shoqërohen pra edhe me probleme procedurale.

Ky projektligj, në kundërshtim me kriteret e rregullores për standardet minimale në procesin e

konsultimit publik ka qëndruar për vetëm 4 ose 5 ditë në platformën e konsultimeve, jo për 15

ditë, siç parashihet me nenin 9, paragrafi 1, pika 1 të kësaj rregulloreje.

Kjo rrjedh edhe nga neni 45, paragrafi 3 i Kushtetutës si dhe nga Konventa Ndërkombëtare për të

Drejtat Civile dhe Politike. Për më tepër e njëjta kërkohet edhe nga Rregullorja e Punës së

Qeverisë, përkatësisht me nenin 7 paragrafi 3.

Ndërsa përmbajtjesisht problemi qëndron edhe tentativën tuaj për kontrabanduar ndryshimin e

Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe në Ligjin për themelimin e

Fondit kosovar për garanci kreditore.

Këto dy ligje kanë primatin mbi ligjet e tjera dhe nuk u suverdiohen apo nënshtrohen akteve të

tjera.

Po ashtu praktikë të tillë, ku përmes një projektligji ndryshohen disa nene të dispozitave pozitive

apo ligjeve të zbatueshme, nuk kemi pasur deri më tani.

Sa i përket Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, problemi tashmë i

njohur i keqpërdorimit po tentohet të kamuflohet me rimëkëmbjen inekzistente brenda ligjit.

Sipas nenit 22a 6, ndryshimi i dispozitës për të lejuar shfrytëzimin e mjeteve nga privatizimi për

të gjitha kategoritë e shpenzimeve, përjashtuar kategorinë e pagave dhe shtesave, krijon hapësirë

për keqpërdorim. Me sa duket, nuk po ju duket e mjaftueshme që është shkaktuar dëm shumë i

madh përmes privatizimit si proces, por tash si ilegal dhe jolegjitim po dëshironi që ato mjete që

janë përfituar të shfrytëzohen gabimisht me paaftësi, mungesë të ideve konkrete të duhura.

Në anën tjetër, sa i përket Fondit kosovar për garanci kreditore, duhet të kemi parasysh që si

entitet ky fond është i pavarur dhe sipas ligjit, por edhe statutit të këtij fondi, vetëm Bordi mund

të bëjë rekomandime për plotësim-ndryshim të ligjit për fondin.

Ky fond ka formën e shoqërisë aksionare dhe rrjedhimisht Bordi e ka fjalën e fundit.

Shih për këtë neni 17, mbi autorizimet e Bordit të Drejtorëve, paragrafi 1, mbi Bordin e

drejtorëve dhe pika 11 thotë: “Bën rekomandime, pra Bordi i drejtorëve, mbi ndryshim-

plotësimin e këtij ligji në bazë të përvojës së vet operative në zbatimin e tij”.

Page 104: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

104

Po ashtu sipas nenit 26, që i referohet ligjit në fuqi thuhet: “Ky ligj ka aplikueshmëri specifike

dhe ka përparësi ndaj çdo ligji apo dispozite ligjore që nuk është në përputhje me të, kur ka të

bëjë me Fondin kosovar për garanci kreditore si institucion, përveç Ligjit për BQK-në”.

Ligji i tillë që është në kundërshtim me këtë ligj, është pikërisht ky projektligj për të cilën po

flasim tani.

Sa u përket probleme të tjera e që ndërlidhen, le të themi, më tepër me fushën dhe çështjen e

Trustit, lehtësitë tatimore, ATK-në e probleme të ngjashme, parafolësit nga fusha përkatëse tani

më e shtjelluan në këtë projektligj dhe, si të thuhet, e zhveshën projektligjin tuaj si sponsorizues

të tij nga këto çështje.

Mbase do të ishte më mirë që ky projektligj të riemërohej, për shkak të përmbajtjes më i

përshtatshëm duket emri si Projektligj i shpenzimeve koti, siç jeni edhe ju, se sa Projektligj për

rimëkëmbje ekonomike që përmbajtjesisht, siç e thamë edhe deri më tani disa herë, që nuk është

i tillë.

Është për të ardhur keq se si në kohë të pandemie, përveç të paaftë, po tregohen hapur tendencat

për të zhytur duart edhe më paranë publike, buxhetin e krijuar nga mundi e djersa e qytetarëve,

vetëm që të mund të përfitoni nga kjo situatë.

Prandaj, bëjmë thirrje që të mos votohet kjo katrahurë ligjore që e keni sjellë para nesh. Bëjmë

thirrje gjithashtu që të nënshkruhet dhe të votohet mocioni i mosbesimit ndaj kësaj Qeverie, që

edhe ashtu, siç po duket, nuk i beson më askush nga qytetarët në vend. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Tani fjalën e ka deputetja Rrezarta Krasniqi.

RREZARTA KRASNIQI: Faleminderit, nënkryetar!

Përshëndetje për ministren Hykmete Bajrami,

Të nderuar kolegë deputetë,

Dhe ju të dashur qytetarë,

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha edhe tek ne, ashtu sikurse në mbarë botën, ka

çrregulluar jetën shoqërore, ka gjunjëzuar ekonominë dhe ka mbingarkuar sistemin shëndetësor.

Sot janë heronj të vërtetë ata që i qëndruan dhe vazhdojnë të qëndrojnë në front të luftës ndaj

COVID-19, duhet veçuar punën e mjekëve, infermierëve, policëve dhe të gjithë atyre që u

angazhuan dhe vazhdojnë të angazhohen në një formë apo në formën tjetër për të tejkaluar

pandeminë që ka prekur vendin që nga 13 marsi.

Page 105: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

105

Është për t’u çmuar edhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e drejtuar nga zoti

Hoti dhe të gjithë anëtarët e tjerë të ekzekutivit, që përkundër vështirësive të mëdha që ka sjellë

pandemia, nuk kanë hequr dorë për asnjë moment së angazhuari për mbrojtjen e shëndetit publik

të qytetarëve.

Pas miratimit të rishikimit të buxhetit për vitin 2020, tashmë ka filluar edhe ekzekutimi i pakos

për rimëkëmbje për qytetarët dhe bizneset, të cilët ekonomia familjare dhe biznesore e tyre ka

pasur humbje nga COVID-19. Por tani kemi një projektligj për rimëkëmbje, i cili do të shërbejë

për fuqizimin e ekonomisë së vendit përmes injektimit të mjeteve financiare në forma të

ndryshme. Veprim ky që do ta lehtësojë jetën dhe kushtet e ballafaqimit me pandeminë.

Projektligji për rimëkëmbje do të forcojë ekonominë, nuk do të lejohet mbyllja e bizneseve dhe

veprimtarive të ndryshme, pasi që ky projektligj ka paraparë mbështetje financiare për të gjithë,

pa dallim, brenda pakos për rimëkëmbje.

Projektligji për rimëkëmbje përfshin tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, një ndër burimet

kryesore financiare, nga ku planifikohet tërheqja e 170 milionë eurove, si përkrahje për shumë

kontributdhënës. Gjithashtu mundësohet tërheqja e 100 milionë euro nga Agjencia Kosovare e

Privatizimit, plotësim-ndryshimi i Ligjit për themelimin e Fondit për garanci kreditore, ku

Qeveria do të garantojë kredi për biznese me përqindje prej 80%, e gjithë kjo ndihmë për

sektorin privat të ekonomisë.

Andaj, ne si Kuvend i Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të qytetarëve të vendit, sot duhet

t’i lëmë anash interesat partiake dhe të veprojmë në interes të qytetarëve. Duhet të mbështesim

Projektligjin për rimëkëmbje apo ringjallje të ekonomisë, në mënyrë që të bëhet sa më shpejtë

implementimi i tij dhe të kthehemi në normalitet financiar. Faleminderit!

KRYESUESI: Fjalën e ka deputeti Abelard Tahiri, me kartelë të deputetit Bedri Hamza.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryesues!

E nderuar ministre,

Të nderuar deputetë,

Në radhë të parë, dua ta falënderoj ministren për pjesëmarrjen në seancë, sepse vërtet është bërë

zor t’i gjesh ministrat e kësaj Qeveri në seancë, edhe atëherë kur i propozojnë ligjet e tyre, nuk i

kemi në seancë.

Sot normalisht së bashku me ministren do të duhej ta kishim edhe dikë që do ta delegonte

kryeministrin e Republikës së Kosovës, dikush nga zëvendëskryeministrat dhe, pa dyshim edhe

aktorët kyçë, siç është ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Punës dhe Mirëqenies, po ashtu

Page 106: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

106

ministri i Tregtisë, sepse kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, në rast se kalon ky projektligj

dhe, pastaj janë aktorë të rëndësishëm në implementimin e kësaj pakoje.

Pra, të nderuar deputetë,

Dëmet ekonomike nga kjo pandemi i kemi parë, janë kudo për rreth nesh, veç se për këto

qeveritë tona kanë dështuar pothuajse plotësisht, si në ide, në strukturë, po ashtu edhe në

përmbajtje.

Të nderuar,

Nuk mund të flasim për atë çfarë duhet bërë pa u ndalur në atë që është bërë, e që kryesisht është

bërë për së mbrapshti.

Qeveria e kaluar, ku LDK-ja ishte pjesë e saj, propozoi një pako emergjente që ishte e

pamjaftueshme dhe realisht doli të jetë pothuajse edhe e pazbatueshme.

Një pako që improvizonte çdo gjë, e që pretendonte se pas pasivizimit të çdo gjëje, do t’i mbante

gjallë me 180 milionë euro tërë Republikën tonë, që realisht në situatë çfarë ishim, nuk u dukshin

më shumë se 1800 euro.

Kështu në shpërndarjen e rreth pothuajse 2% GDP-së tonë, Qeveria që ju ishit pjesë e saj,

pretendonte se po e menaxhonte ekonominë në pandemi, pa e llogaritur dëmin që po u bëhej

bizneseve, ndërmarrësve, të cilat gjenerojnë pjesën më të madhe të GDP-së tonë.

Pra, kjo pako fiskale ishte një mashtrim optik përball krizës, e cila po thellohej dita-ditës.

U fol për fonde, për garanci kreditore që s’u panë. Bizneset që u desh të mbyllen për shkak të

pandemisë, u harruan nga masat e Qeverisë. U fol për investime në startape dhe u harruan, u fol

për investime në ndërmarrësin e të rinjve e u harruan, u fol për kompensim të qirave e të pagave

dhe u prolonguan. Nga ajo pako emergjente e qeverisë që ju ishit pjesë e saj, na kujtohet vetëm

përfolja e 180 milionë euro.

Por unë si deputet, bizneset dhe qytetarët përgjithësisht nuk e dinë saktësisht se çfarë është bërë

me ato mjete, ku kanë shkuar, kujt i kanë ndihmuar, si e kanë luftuar pandeminë dhe a e kanë

ndihmuar ekonominë e vendit tonë.

Pavarësisht se ishte e mangët në çdo drejtim, raportet analitike flasin se pako e emergjencës, e

dizajnuar për veprim të menjëhershëm, përjashtuar këtu pagesat e fundit rreth 170 euro, as 40%

të saj nuk është zbatuar.

Page 107: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

107

Pra, të nderuar kolegë deputetë, ekonomia jonë është ekonomi në zhvillim dhe nuk mund të

themi që është ekonomi e zhvilluar.

Nuk kemi pritur se do të arrijmë ta frenojmë dëmin ekonomik të kësaj pandemie, siç kanë

kapacitet vendet e zhvilluara. Por, nëse s’mund të krahasohemi me vende të zhvilluara, siç janë

Sllovenia e Kroacia, që tashmë janë pjesë e BE-së, jemi lehtë të krahasueshëm me Malin e Zi,

Shqipërinë, Maqedoninë dhe ja ku po dallojmë me to.

Shqipëria ka arritur dy pako ndihmash nga marsi deri më sot.

190 milionë euro pakoja e parë, prej të cilës kanë përfituar 65 mijë e 106 persona, e 38 mijë e

696 biznese të vogla.

Ndërsa 177 milionë euro pakoja e dytë për sektorin, të cekur si turizëm, farmaci,

telekomunikacionet dhe kompanitë ushqimore.

Pra, gjithsej 200 milionë euro garanci nga shteti dhe 160 milionë euro pagesa të asistencës.

Dhe, për informatën tuaj, sot kur po flasim rreth 95% të këtyre pakove janë të implementuara.

Ndërsa tri pako ekonomike, rreth 550 milionë euro, i ka ndarë Qeveria e Maqedonisë Veriore, dy

prej të cilave janë zbatuar plotësisht. Ndërsa, e kemi Malin e Zi në më pak se 1 milion banorë,

ndër masat më afatshkurtra ka ndarë rreth 280 milionë euro për të ruajtur likuiditetin aktual dhe

mbështetur popullsinë e rrezikuar, si dhe 40 milionë euro në qershor për ruajtjen e vendeve të

punës. E ne në Kosovë kemi mbetur ende duke u përpjekur ta kuptojmë se çka ndodhi me pakon

e Albin Kurtit, e çka ndryshoi me pakon e Avdullah Hotit.

Të nderuar deputetë,

Unë kam disa pyetje për ministren Bajrami, pa dyshim këto nuk janë pyetje të mia, janë pyetje të

qytetarëve, të bizneseve, të cilat i drejtojnë përmes neve si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kush mund të aplikojë për kredi të garantuara nga shteti? Në çfarë shume, me çfarë kushte dhe

kur? A do të shtyhen këto pagesa të kredive edhe më tutje, sepse biznesi është ndalur dhe të hyrat

kanë rënë? A do të përfitojnë pagë si subvencion nga shteti ata punëtorë që janë liruar nga puna

në sektorin privat si pasojë e pandemisë? A do të rriten pensionet në mënyrë retroaktive nga

janari i këtij viti siç kishit deklaruar më herët? A do të kompensohen humbjet në sektorin e

turizmit, hotelerisë dhe të gastronomisë që kanë ardhur si pasojë e mbylljes së ekonomisë si

rezultat i pandemisë? A do të subvencionohen punëtorët sezonalë që kanë mbetur pa punë, pa të

ardhura, si pasojë e pandemisë? Sa para i ka ndarë Qeveria për t’i kompensuar këto humbje? A

janë kompensuar 170 mijë punëtorë që kanë aplikuar për kompensim? A janë kompensuar 14

mijë biznese që kanë aplikuar për asistencë?

Page 108: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

108

Pra, e nderuar ministre, të nderuar deputetë, sikur ju të përgjigjeshit pozitivisht në kohën kur zoti

Hamza dhe Partia Demokratike kishte prezantuar pakon e parë në prill të këtij viti dhe sikur të

uleshim në atë kohë, sikur të kishit vullnetin politik që të ulemi në atë kohë dhe të bisedojmë

rreth pakos për rimëkëmbje ekonomike, mendoj që shumë prej këtyre çështjeve që po i shtroni

edhe ju, edhe ne, nuk do të ishin diskutuar. Tashmë do të ishim në një situatë jashtëzakonisht më

të mirë, mirëpo mungesa e vullnetit politik si tuaj, ashtu edhe të partnerit të mëhershëm na ka

bërë që të vijmë në një situatë ku deri sot nuk e di a i ka shpenzuar shteti i Kosovës mbi 50

milionë euro për dëmet që ka shkaktuar pandemia në vendin tonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Fjolla Ujkani!

FJOLLA UJKANI: Pandemia e ka goditur rëndë si shëndetin, edhe mirëqenien ekonomike e

sociale, por adresimi i nevojave të qytetarëve kërkon qasje adekuate të Qeverisë, ku masat u

përgjigjen nevojave të të gjithë qytetarëve, e sidomos atyre që janë goditur më së shumti nga kjo

gjendje. Por, që të kemi masa të mirëfillta të rimëkëmbjes, do të duhej të kishim analiza të sakta,

të cilat qartazi shihet se ju mungojnë.

Pa dyshim që gjendja ka prekur dhe ka goditur shumë qytetarë, por unë sot do ta adresoj vetëm

një kategori që është prekur në shumë aspekte. Janë studentët, të cilët jo vetëm që ndodhen pa

orientimin e duhur nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria se kur dhe si do t’i fillojnë studimet, por

gjendja e rëndë sociale i ka prekur edhe kapacitetin për të financuar studimet. Një problem

konkret dhe real janë edhe studentët. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021 me

pandeminë në sfond, studentët gjenden në kushte të vështira financiare dhe kjo ua vështirëson

pagesën e semestrit. Kurse, në vend se Qeveria t’u dalë në ndihmë studentëve e t’i lirojë nga

pagesa e semestrit, po preket fondi pensional. Çfarë do të ndodhë me mijëra studentë, të cilët do

të përballen brenda disa javësh me nevojën për të paguar studimet? E ashtuquajtura “pako për

rimëkëmbje” nuk parasheh kurrfarë mase për studentët. Ne jemi në gjendje emergjente dhe kjo

ndikon edhe në mundësitë e studentëve për të mbuluar studimet e tyre, si për studentët në

universitetet publike, edhe në ato private.

Njëjtë si kategoritë e tjera apo sektorët, edhe arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje për të

tejkaluar këtë situatë. Studentët nuk duhet të shpërfillen, duhet të gjendet një zgjidhje që

mundëson lirimin e tyre nga pagesa e semestrit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radhën e ka deputeti Fatmir Rexhepi.

FATMIR REXHEPI: Faleminderit, kryesues!

Përshëndetje ministër,

Kolegë deputetë,

Page 109: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

109

Unë në parim e përkrah plotësisht Ligjin e ofruar, i cili rregullon siç tha materien dhe mundësinë

për implementimin e tetë ligjeve të tjera në të cilat kemi punuar bashkërisht, në të cilat kemi

dhënë opinionet tona, kemi bërë amendamentimet tona, por të gjitha ato projektligje jemi

munduar që të jenë në kuadër të rishikimit të buxhetit në mundësitë dhe me kapacitetet që i ka

ekonomia e vendit dhe me nevojat për të bërë një riprogramim të të gjitha fondeve të mundshme

për fondet, pra për rimëkëmbjen ekonomike, për krizën e madhe që po e ka sot vendi dhe

ekonomia e vendit.

Mirëpo, zoti kryesues, sikur të na shohin bizneset, ata mijëra afaristë të Kosovës neve këtu në

Parlament, me këto hajgare që po i bëjmë, e që po tallemi me ta, jam plotësisht i bindur që do të

pendohen pse kanë paguar taksa, e të paguajnë më në fondet e buxhetit të Kosovës. Për këtë, jo

përkushtim të arsyeshëm dhe të drejtë që po e bëjmë me ato mijëra e mijëra biznese dhe për

politikat që ne po mendojmë t’i dizajnojmë dhe ta përcaktojmë fatin e tyre. Më vjen keq, por unë

po e them që shumica e atyre sigurisht do të kenë vërejtje të mëdha te ne deputetët, sepse prej

atyre taksave dhe prej atyre parave që paguajnë ata dhe janë të vetmit ata që financojnë 80 mijë

njerëz në krejt infrastrukturën publike të vendit tonë me paga të majme, e me paga e me super

paga, e me benefite të shumta. Prandaj, mendoj që ata duhet të kenë ose ky sektor duhet të ketë

një përkushtim më të madh nga të gjithë ne.

Unë e falënderoj ministren për krejt bashkëpunimin e madh që e kemi pasur këtyre ditëve në

Komisionin për Buxhet për t’i harmonizuar rishikimin e buxhetit dhe të gjitha fondet, duke i parë

mundësitë dhe kapacitetet aktuale. Prandaj, nëse diçka ka në këtë vitin 2020, janë tri sfida

kryesore, të cilat nuk e kanë prekur veç Kosovën, por i kanë prekur të gjitha vendet e botës. Pra,

është sfida e parë mbijetesa, menaxhimi i pandemisë dhe sfida biologjike për njerëzimin, në këtë

rast edhe për neve në Kosovë.

E dyta, që ka pasuar dhe që kurrkush s’ka pasur parashikime dhe kurrkush nuk ka formula të

qarta, në asnjë vend, është kriza ekonomike dhe parashikimet, të cilat sido që t’i bëjmë, nuk do të

dalin ashtu, për arsye se është një krizë e thellë nga kjo pandemi. Prandaj, edhe institucionet,

edhe Qeveria e Kosovës, e institucionet e tjera e kanë këtë sfidë prioritare para vetes dhe nuk e

kanë të lehtë ta tejkalojnë. Dhe, e treta që na pret dhe që duhet po ashtu, bashkërisht është sistemi

arsimor, pra. Fillimi i vitit shkollor për mijëra e mijëra nxënës, studentë dhe të tjerë, pra është një

sfidë që po i them bashkërisht këto tri sfida janë për neve që duhet të gjithë bashkërisht të

punojmë, të gjitha institucionet: Parlamenti, Qeveria, qeveritë komunale dhe të mos harrojmë që

duhet të bëhet punë shumë e madhe, shumë më e përkushtuar se sa ne që po tregojmë këtu në

Parlament dhe në punën tonë të përditshme.

Mendoj që e kemi një borxh të madh, të tregojmë shumë më shumë seriozitet, secili prej nesh,

qoftë prej grupeve parlamentare, qoftë si individ me përvojën e vet, me eksperiencën e vet në

këto fusha, të cilat i dimë, por në ato që s’i dimë është mirë të mos lexojmë poezi, elegji, të mos

Page 110: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

110

dilet me patriotizëm në foltore, të mos bëhet marketing për paga, të mos bëhet marketing tjetër,

sepse janë lodhur njerëzit me këtë punë, para vetit e kemi krizën e thellë ekonomike. E pranuam,

s’e pranuam, bizneset po presin se çfarë përfitojnë dhe çfarë ndihme do të kenë nga kjo paketë,

prandaj edhe në parim e kemi përkrahur. Kemi përkrahur edhe fondin për arsye që të rritet

kërkesa agregate, të merret 10% jo me ato interpretime që po bëhen këtu, është vullnet i lirë i çdo

qytetari a dëshiron t’i tërheqë ato mjete apo nuk dëshiron, le të mbetet në interesin e tij. Ajo

ndihmon, pra rreth 200 milionë nëse i tërheqin, kërkesën agregate për blerjen e produkteve, e

stimulon ekonominë e vendit.

Janë përcaktuar po ashtu fondet e mundshme, paratë e privatizimit nga fondi 100 milionë, edhe

ato s’kanë pse rrinë aty, pse myken ato para, ato duhet të hyjnë të punojnë në sistemin e

ekonomisë, pra rimëkëmbjes ekonomike sipas një plani a dinamike që e ka paraparë qeveria.

Prandaj, duhet dhënë përkrahje të plotë, por edhe borxhet që u përmendën këtu, që u kritikua

shumë herë nga deputetët, pse po jemi borxh, por qoftë borxhi i brendshëm, qoftë i jashtëm, në

këtë situatë është shumë më shumë ekonomikisht më i arsyeshëm se sa të mos hyhet në borxh,

për t’ia dhënë sot ekonomisë. Nëse sot na falimenton ekonomia, ne s’kemi çka presim vitin tjetër

ose pas dy vjetësh. Prandaj, të investojmë sot në mënyrë që ta rimëkëmbim dhe të mos e lëmë të

falimentojë ekonomia.

Kur jemi te disa masa, më ka rënë rasti t’i lexoj disa nga masat e shteteve në rajon, por ne nuk i

kemi kapacitetet ekonomike qysh i kanë ata, kapacitetet buxhetore dhe, bie fjala, praktikat apo

paketa e masave, qoftë me ndryshimet e përkohshme që i kanë bërë në subvencionimin dhe

ndihmën bizneseve, prodhimeve vendore, janë shumë më të mëdha se sa ne që po i bëjmë në

Kosovë. Po ata i kanë mundësitë, e tash unë po e shtroj, bie fjala, mundësinë, a kemi edhe ne

mundësi të bëjmë edhe diçka tjetër për bizneset. Pra, do të ishte një rekomandim imi që të

shohim për sektorin privat, prodhues, a ka mundësi të bëjmë edhe ndonjë ndryshim në TVSH.

E dyta do të ishte, a ka mundësi të bëjmë ndryshime qoftë në këtë ligj, qoftë me vendimet e

qeverisë për një përkrahje për subvencionimin e pjesshëm të faturave të energjisë elektrike për

bizneset prodhuese, në mënyrë që të ulet kostoja. A ka mundësi tjetër, bie fjala, të shihet

mundësia për prodhuesit vendorë të shohim edhe disa të pjesshme, zvogëlimin e taksave,

tatimeve, siç është bie fjala tatimi në fitim, tatimi në pronë, tatimi mbi qiratë, ose tatimi mbi

pagat, kjo ka të bëjë me periudhën shtator-dhjetor të këtij viti. Pra, na pret një punë e madhe, unë

besoj që bashkërisht ekipi i qeverisë, me ekipin e Parlamentit nëse na premton koha e na jepet

mundësia t’i shikojmë krejt këto masa, cila do të ishte e mundshme, cila s’do të ishte e

mundshme në këtë situatë. Pra, na duhet praktikisht të gjithë bashkërisht të ndihmojmë në këtë

paketë, në mënyrë që ajo çka pritet nga ana e biznesit nga kjo pagë dhe nga këto masa duhet ta

ofrojmë ne si Parlament, edhe qeveria, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë sa më lehtë dhe

ekonomia e vendit të mos shkojë drejt një kolapsi, por thjesht ta mbajë një situatë më stabile, të

ketë mundësi rimëkëmbjeje, të ketë mundësi që të mos largohen punëtorët nga puna dhe të kenë

Page 111: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

111

mundësi që të financohen në mënyrë që vitin tjetër ata të marrin një hov tjetër të zhvillimit dhe të

investimeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën ia jap deputetit Eman Rrahmani.

EMAN RRAHMANI: Faleminderit, nënkryetar!

Koalicioni ilegal qeverisës pati premtuar planin e rimëkëmbjes ekonomike në vlerë prej 1.1

miliard euro. Kurse, sot këtu na kanë ofruar një plan prej 165 milionë eurosh. Pra, nuk është as

15% e asaj të cilën e kanë premtuar, për shkak se në këtë plan të ofruar, ku shkruhet që janë 365

milionë euro, prej tyre 200 milionë euro janë nga pako emergjente e Qeverisë Kurti dhe nuk kanë

të bëjnë fare me këtë planin për rimëkëmbje ekonomike.

Në fakt, ky plan dhe gjithë angazhimi i kësaj qeverie deri tash nuk e ka hallin e rimëkëmbjes

ekonomike, por e ka më shumë hallin e rehatimit të interesave të ministrave. 5 milionë euro është

tenderi, të cilin e ka fituar ministri Kuçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik para tri dite, 150 mijë

euro me rishikim të buxhetit i janë shtuar projektit, ku ka fituar kompania pikërisht e ministrit të

Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi. Ky është halli i kësaj qeverie, nuk e ka hallin e shpëtimit nga

kolapsi ekonomik, i cili brenda 2-3 muaj do të shihet se në çfarë gjendje dhe katastrofe, edhe

humanitare, do të shkojë vendi me këtë mënyrë të qeverisjes, me këtë mënyrë të përgatitjes së

planeve që, në fakt, janë plane shkatërruese për ekonominë e vendit dhe për komplet sistemin.

Andaj, është mirë që të reflektoni dhe të angazhoheni që në të vërtetë të bëjmë diçka në lidhje me

këtë, për shkak që kjo çka keni prezantuar aty, nuk ka fare të bëjë me rimëkëmbje ekonomike,

por me shkatërrim ekonomik.

KRYESUESI: Faleminderit! Deputeti Visar Hoti e ka fjalën.

VISAR HOTI: Faleminderit, nënkryetar!

E nderuar ministre e Financave,

Të nderuar kolegë deputetë dhe

Qytetarë të Kosovës,

Aprovimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike pas rishikimit të buxhetit është një nga

momentet më të rëndësishme të këtij viti, kur marrim parasysh efektet që i janë shkaktuar

ekonomisë nga pandemia e COVID-19.

Kjo për shkak se nga pandemia janë ndikuar në përgjithësi me masa të mbylljes shumë biznese

nga vendimet administrative të institucioneve qendrore dhe lokale, e po ashtu, ka pasur ndryshim

të madh të sjelljes së konsumatorëve në përgjithësi. Prandaj, duhet të ketë ndërhyrje direkte me

qëllim që të ndryshojmë sjelljen e aktorëve në ekonomi për të siguruar rritje ekonomike.

Page 112: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

112

Sigurisht se në fillim të vitit 2021 do ta kemi edhe pasqyrën e plotë të ndikimit të pandemisë

COVID-19 në ekonominë e Kosovës, por të mos harrojmë se në mënyrë të drejtpërdrejtë janë

ndikuar të punësuarit në sektorin privat, si në vijim: sektori i hotelerisë që në vitin 2019 kishte

rreth 23 mijë persona të punësuar, sektori i ndërtimtarisë rreth 46 mijë persona të punësuar,

sektori i shitblerjes dhe pakicës, përjashtuar marketet dhe barnatoret, që kishte mbi 60 mijë

persona të punësuar e shumë sektorë të tjerë, për të cilët shifrat do t’i shohim në muajt në vijim.

Pse është e rëndësishme të kemi parasysh këto shifra?

Sepse përmes njohjes së rolit të secilës industri në ekonominë tonë ne mund të dizajnojmë

politika më adekuate për të adresuar sfidat. Konsideroj se ky projektligj, po ashtu i kombinuar

edhe me Projektligjin për rishikim të buxhetit, adreson në mënyrë adekuate dy probleme mjaft të

mëdha që janë shkaktuar ekonomisë së Kosovës: Pagesën e mjeteve nga pakoja emergjente për

pjesët më të ndjeshme dhe më të goditura të ekonomisë si rezultat i mbylljes dhe hapjen e rrugës

për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, gjë e cila po vjen në shprehje çdo ditë e më shumë kur

kemi parasysh ndikimin më të gjatë të krizës se sa është perceptuar në fillim.

Personalisht konsideroj se Projektligji për rimëkëmbje i propozuar nga Qeveria duhet të

miratohet, sepse fotografia e plotë e rimëkëmbjes është mjaft mirë e ndërtuar dhe nuk lë segment

të ekonomisë pa përmirësuar. Si pikë e parë në ndihmën e ekonomisë është pakoja emergjente.

Pagesat nga kjo pako sigurisht që do të lehtësojnë në masë të konsiderueshme sektorët e caktuar.

Si pikë e dytë, konsideroj se është lajm i mirë që buxheti ka kapacitet të përballojë obligimet e

plota ndaj punonjësve të sektorit publik, megjithatë duhet të kërkojmë nga Qeveria që të sigurojë

nivel të lartë të produktivitetit nga punonjësit në sektorin publik. Gjithashtu, më lejoni të theksoj

rëndësinë e investimeve kapitale me një apel për Qeverinë, ju lutem sa më shpejt pas aprovimit

të këtij projektligji, të iniciohen procedurat që të fillojnë punët në investime kapitale e të mos

vonohemi deri në fund të vitit e të kemi realizim jo të plotë të investime, por të hapim punët sa

më shumë që sektori privat të kryejë këto punë, të gjenerojë aktivitet ekonomik dhe të mirëmbajë

vende pune.

Nuk ka moment më të mirë për Qeverinë për të rritur investimet se sa në këtë kohë. Kostoja e

huazimeve tani në tregjet globale është tejet i lirë, nevoja për investime në Kosovë është tejet e

lartë, mekanizmi për të kthyer ciklin e ekonomisë nga negativja në pozitive është vetëm

kategoria e investimeve.

Por, të kthehemi te tematika kryesore, Ligji aktual i prezantuar në Kuvend. Arsyeja pse

konsideroj se ky projektligj është dizajnuar në mënyrë më adekuate, është se janë prekur disa

shtylla shumë të rëndësishme për ekonominë: kthimi i 10% të fondit pensional te pronarët e tyre.

Kjo masë konsideroj se është ndër masat më adekuate që është ndërmarrë nga ndonjë vend në

rajonin tonë. Kjo, sepse efektet e pandemisë nuk e dimë se sa do të zgjasin, prandaj ky infuzion

për ekonominë e Kosovës i jep mundësi kërkesës agregate në vend të rritet dhe t’u japë kohë

Page 113: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

113

bizneseve të mësohen dhe të përshtaten me kushtet e reja të ekonomisë të krijuara nga pandemia.

Është e vërtetë se kjo politikë e zvogëlon vlerën e mjeteve të kontributdhënësve në sistemin

pensional, por edhe në vendet e zhvilluara janë marrë masa ku janë shpërndarë shuma të caktuara

të parave. Shpërndarja e këtyre shumave do të shkaktojë inflacion në vitet në vijim dhe do të ulë

vlerën e kontributeve të po këtyre vendeve. Prandaj, në aspektin makroekonomik nuk ka dallime

të mëdha.

Injektimi i rreth 200 milionë euro në ekonomi do të bëjë ndryshim të madh. Personalisht në çdo

variant tjetër do ta kundërshtoja prekjen e mjeteve të Trustit, por në kohën kur ekonomia globale

po ballafaqohet me kriza tejet të thella ekonomike, arsyeshmëria makroekonomike ekziston dhe

këtë e përkrah. Ka argumente, po ashtu, se nga kjo masë përfitojnë më shumë individë që kanë

punuar në sektorin formal të ekonomisë ose edhe ata me paga më të mëdha. E vërtetë, por kjo

masë nuk duhet kuptuar si masë sociale, por sigurim të barazisë, por si masë për fuqizim të

ekonomisë, e indirekt kjo do të ndihmojë të gjitha shtresat. Kjo masë po ashtu jep sinjal serioz

tek të gjithë qytetarët se nëse punojnë në mënyrë formale në ekonomi, do të vërehet një ditë roli i

shtetit, është politikë e gabuar përkrahje e sektorit joformal.

Rimëkëmbja po ashtu përkrah mekanizmin e fondit për garanci kreditore. Para disa ditëve ishte

njoftimi se depozitat kanë arritur në shumë 4 miliardë euro, ndërsa kreditë në 3.1 miliardë euro.

Shuma e kredive vetëm në muajin korrik ishte rreth 145 milionë euro, ndërsa nga kjo shumë e

kredive rreth 70% e tyre janë lejuar për biznese. E kur qeveria e përkrah Fondin për garanci

kreditore, niveli i financimit të ekonomisë përmes sektorit financiar do të rritet edhe më shumë.

Si masë lehtësuese do të jetë edhe mbulesa e tarifës së Fondit për garanci kreditore nga qeveria

në emër të institucioneve financiare. Por, edhe të inkurajohen bankat të shfrytëzojnë këtë

mekanizëm të sigurimit, pasi që nga garancia prej 50%, tani kjo shkon në nivelin prej 80%. Pra,

kredi pothuajse të sigurta, kur duhet mbuluar vetëm koston operacionale.

Qeveria ka bërë mirë që këtë mekanizëm e ka implementuar përmes sektorit privat, sepse sektori

privat financiar në vend ka kapacitet dhe njohuri të merret me këtë temë. Nëse dikush nga

deputetët mendon se bankat duhet të mbulojnë vetë interesin e kredive, kjo do të nënkuptojë

humbje po një industri vitale për ekonominë. Duhet të mos kuptohen si elemente bazike

makroekonomike që të sugjerohet se kostot dhe humbjet në ekonomi të barten nga bankat. Nëse

bankat pësojnë humbje, si mendoni se duhet të financohet ekonomia? Si mendoni se sistemi

financiar në vend do të financojë zhvillimin dhe rimëkëmbjen? Këto janë komente populiste, të

pabazuara në shkencë, e në rastin më të mirë janë padituri. Ulja e TVSH-së në gastronomi nga

18% në 8%, në anën tjetër është lajm i mirë për industrinë e hotelerisë edhe plani i qeverisë për

ndryshimin e TVSH-së nga 18 në 8, për njërën nga industritë më të goditura nga pandemia dhe

kriza e shkaktuar nga mbyllja është industria e hotelerisë.

Page 114: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

114

Ky ndryshim do të mundësojë shumë operatorëve në industrinë e hotelerisë që të vazhdojnë të

paguajnë paga të shumë punonjësve, sepse aktualisht humbësit më të mëdhenj janë pikërisht

punonjësit në industrinë e hotelerisë. Të thuash se me këtë ulje të TVSH-së përfitojnë vetëm

bizneset është gabim i rëndë, mos harroni se të gjithë punëtorët në këtë sektorë që po vazhdojnë

t’i marrin pagat, përkundër vështirësive të mëdha që janë, po i marrin pikërisht nga pronarët e

këtyre bizneseve, duhet ta keni parasysh se gastronomët momentalisht janë duke realizuar vetëm

30% të qarkullimit në raport me vitin e kaluar dhe pikërisht kjo ulje e TVSH-së do të ndikojë që

këta punëtorë të vazhdojnë të mbesin në punë. Për fund, më lejoni të shpreh përkrahjen time për

këtë projektligj dhe të përgëzoj qeverinë për mënyrën e adresimit të këtyre mekanizmave.

Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Meqë s’ka kolegë të tjerë të paraqitur për të marrë fjalën, jap fjalën

përfaqësueses së Qeverisë, ministres Bajrami, nëse dëshiron të flasë? Urdhëroni, ministre!

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Ju falënderoj shumë për komentet dhe vërejtjet tuaja, më lejoni t’ju them që sipas të dhënave nga

Shoqata e Turizmit Maqedonia ka zbritur normën e TVSH-së për sektorin horeka nga 18 në 5%,

Shqipëria nga 20 në 7%, Mali i Zi nga 19 në 7% dhe Serbia nga 20 në 10%.

Sa i përket programit për rimëkëmbje ekonomike, e thashë edhe një herë, programi është 365

milionë, masat janë aprovuar dje në mbledhjen e Qeverisë të Republikës së Kosovës, fondi është

brenda kapaciteteve, të cilat i ka buxheti ynë. U morën shembull këtu edhe nga Austria, edhe nga

Britania e Madhe, por me të vërtetë, të gjithë e dinë që ne nuk mund të krahasohemi me ta.

Buxheti, për shembull, i Britanisë së Madhe për vitin 2020 është 928 miliardë euro, yni është 2.6

miliardë euro me vetëm 1.8 miliard euro të hyra të rregullta dhe të tjerat janë kredi dhe

financime, të jashtme dhe të brendshme. Sa i përket fondit të komunave, u përmend që janë

ndarë vetëm 10 milionë, më lejoni t’ju them që meqenëse Ligji për pagat nuk ka hyrë në fuqi ne i

kemi vënë në dispozicion të komunave edhe 29 milionë të tjera, të cilat kanë qenë në

kontingjencë të komunave për zbatimin e Ligjit të pagave. Të gjitha komunave u kemi dërguar

letër dhe ato përpos këtij 10-milionëshit, mund t’i përdorin edhe 29 milionë të tjera.

Kemi ndarë 10 milionë në Ministrinë e Arsimit për fillim dhe mbarëvajtje të vitit të ri shkollor,

duke marrë parasysh që në buxhetin e vitit 2020 Ministria e Arsimit ka fonde të mëdha të

pashfrytëzuara deri tani. Sa i përket Fondit për garanci kreditore, më lejoni t’ju them që ne nuk

kemi mundur t’i vendosim detajet e dritareve dhe mundësive të cilat do t’i ofrojë fondi përmes

programit për rimëkëmbje ekonomike, po aty kemi dritaren për bujqësi, e cila e mundëson

mbulimin e kredive edhe për fermat, të cilat nuk janë të regjistruara si biznese, po kanë vetëm

numrin identifikues të fermës. Është dritarja e COVID-it, janë dritaret për energji të

ripërtëritshme, dritarja për eksport, dritarja për prodhim, për gratë në biznes, dritarja për start ap-

Page 115: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

115

e, dritarja për shërbime, të gjitha këto do t‘u ndihmojnë të gjitha kategorive të bizneseve. Ne

kemi planifikuar që nga buxheti ta mbulojmë Fi-në e tyre. Ndërkohë, që 30 milionë nuk janë

ndarë për t’u ndihmuar bankave, janë ndarë për riprogramim të kredive, kostoja e riprogramimit

tani bëhet pa pagesë, por jemi duke e shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së pagesës së kësteve.

Jemi duke biseduar me asociacionet e biznesit, në qoftë se bizneset e kanë kërkesë që t’i shtyjnë

pagesën e kësteve për një periudhë të caktuar, atëherë Qeveria do ta mbulojë pagesën e interesit.

Të nderuar deputetë,

Edhe një herë po e them ligji me të vërtetë mundëson që të bëjmë politika të favorshme fiskale

për sektorin privat, mundëson shfrytëzimin e fondeve të AKP-së dhe mundëson gjithashtu

tërheqjen e 10% të fondeve nga Trusti, mundëson ndryshimet në Fondin për garanci kreditore

dhe gjithashtu rritje të kërkesës agregate. Unë ju bëj thirrje që ta votoni këtë ligj për të mirë të

jetës së qytetarëve dhe të bizneseve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit!

Të nderuar kolegë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të

projektligjit. Sa deputetë janë të pranishëm në sallë? Në sallë janë të pranishëm 74 deputetë. Lus

deputetët që me ngritje dore të deklarohen për projektligjin. Kush është për?

Lus Administratën që të numërojë votat për! Kush është kundër? Duket që s’ka asnjë votë

kundër. Kush abstenon? Faleminderit!

Atëherë, në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Domethënë ky proces nuk është i

vlefshëm, a dëshironi ta përsëritni? Ose, nëse pajtoheni, pasi të kalojmë në pikat e tjera,

marrëveshjet ndërkombëtare, tentojmë edhe një herë të votojmë projektligjin. Në rregull!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)

KRYETARJA: E lus Administratën të më tregojë a kemi kuorum për të proceduar me

marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë së paku 80 vota për.

Po presim pak, po tentojmë t’i kemi 80 deputetë në sallë, në mënyrë që të procedojmë me

ratifikim të marrëveshjeve. Vetëm 75 deputetë janë këtu, i lus deputetët që e kanë ndërmend t’i

përkrahin marrëveshjet ndërkombëtare që të kthehen në sallë. Ju lus t’i zini vendet, deputetë të

nderuar, sepse na duhet ta dimë a kemi kuorum të mjaftueshëm për marrëveshje ndërkombëtare.

78 janë në sallë, po shpresoj që edhe 2 deputetë mund të na bashkohen. Tash i kemi 80 deputetë

në sallë, e ftoj ministren e Financave që ta arsyetojë Projekt marrëveshjen e parë. Është ndërmjet

Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Page 116: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

116

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Me qëllim të adresimit të krizës ekonomike dhe krizës së sistemit të shëndetit publik të

shkaktuara nga pandemia COVID-19, ndryshe e njohur si koronavirus, ne si Ministri e Financave

kemi negociuar dhe kemi arritur dakordim me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim si

anëtare e Bankës Botërore për marrëveshjen të titulluar “Projekti emergjent COVID-19 për

Kosovën”.

Marrëveshja financiare ndërkombëtare kap vlerën totale të kredisë prej 46 milionë euro, ndërsa

shlyerja e saj është me kushte më të volitshme se sa të tregjeve financiare. Pasur parasysh që

Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim është organ që objektiv primar ka uljen e varfërisë dhe

të gjitha produktet financiare janë të orientuara në këtë aspekt. Vlera e përgjithshme e

marrëveshjes, siç e thashë, është 46 milionë euro, me normë të interesit 0,45% dhe tarifë

shërbimi prej 0,75%. Pra, me një normë interesi efektiv prej 1,20%, gjë që e bën këtë kredi mjaft

të volitshme.

Kredia ka një grace periudhë prej 5b vitesh dhe ka një afat të kthimit prej 25 vitesh. Marrëveshje

ndërkombëtare financiare është negociuar dhe konkluduar në përputhje me të gjitha procedurat e

nevojshme. Meqenëse, marrëveshja është e rëndësishme për situatën në të cilën gjendemi, unë

nuk po ju marr kohë për të ju thënë edhe detaje të tjera. Jam këtu për të ju përgjigjur pyetjeve që

mund të keni. Por, ju lus që me të vërtet ta ratifikoni këtë marrëveshje. Faleminderit!

KRYETARJA: Hekuran Murati e ka fjalën në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Ne si komision e kemi shqyrtuar këtë projektligj për marrëveshjen ndërkombëtare me Agjencinë

Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur

më 12 gusht pasi ka shqyrtuar projektligjin me shumicë votash e ka miratuar, mirëpo po ashtu e

kemi edhe një amendamentim, i cili ka për qëllim harmonizimin e marrëveshjes me vet

projektligjin. Meqenëse, në marrëveshjen ndërkombëtare i referohet si Republika e Kosovës, pra

marrëveshje në mes Republikës së Kosovës dhe ANZH-së, atëherë kjo do të duhej të reflektohej

edhe në Projektligj, pra kudo që është fjalia, ose togfjalëshi “Qeveria e Republikës së Kosovës”,

të zëvendësohet me “Republika e Kosovës”. Kjo është sa i përket amendamentit.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes do të doja të flas edhe në emër të grupit shkurtimisht, nëse më

lejohet.

KRYETARJA: Po! Urdhëroni!

Page 117: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

117

HEKURAN MURATI: Faleminderit!

Atëherë, kjo marrëveshje është nisur që me fillimin e pandemisë. Ka qenë si kërkesë e ministrit

të atëhershëm Bislimi, e cila është dedikuar kryesisht për luftimin, ose marrjen e masave për

parandalimin dhe luftimin e pandemisë në një pjesë, si dhe pjesa tjetër kryesore ka të bëjë me

mbështetjen e masës 15 të Pakos emergjente fiskale e dizajnuar atëherë nga Qeveria Kurti.

Kryesisht mjetet parashihet 28,9 milionë euro për këtë masë, pra për dyfishim të ndihmave

sociale, për vazhdim të këtij dyfishimi, ku 18,4 prej tyre janë të dedikuara për rimbursim të

shpenzimeve tashmë të ndodhura për muajt që janë paguar, ndërsa edhe 10,5 milionë euro tjera

parashihen për vazhdimin e masës 15 edhe më tutje. Shpresoj që kjo Qeveri do t’i shfrytëzojë

këto mjete ta vazhdojë këtë masë.

Po ashtu, 17,1 milionë euro tjera përdoren për parandalim dhe luftim të COVID-19-shit e këtu

shpresoj që meqenëse ne si Kuvend nuk ishim të gatshëm të siguronim maska falas për qytetarët,

nga kjo shumë që është komponentë që mbulon edhe mallra dhe shërbime, së paku në dakordim,

pra këtu kërkoj edhe mirëkuptimin e Bankës Botërore, të sigurohet nga kjo shumë prej 17

milionë eurove të ndahet një pjesë për të siguruar maska falas për qytetarë.

Siç u tha, meqenëse është Aid Loan e ANZH-së ka kushte të volitshme financiare dhe ne si grup

parlamentar e mbështesim. Kjo bashkë me kredinë tjetër që është në shumë prej 100 milionë euro

edhe me kredinë tjetër prej 51.6 milionë euro nga FMN-ja përbëjnë një shumë totale rreth afër

200 milionë euro, e cila është dedikuar, pra ka qenë e nisur që atëherë, por normalisht për shkak

të procedurave dhe për shkak të ndryshimeve në pushtet disa janë vonuar. E kjo është edhe ajo

kostoja që kemi folur disa herë, që për shkak të rrëzimit të Qeverisë asokohe nuk janë marrë

masat me kohë, është vonuar pra përgjigja ndaj pandemisë dhe nuk kemi mundur t’u vijmë në

ndihmë qytetarëve sa duhet.

Si grup ne e mbështesim dhe shpresoj që kjo do të , edhe nga koalicioni qeverisës, edhe t’i kemi

numrat këtu, në mënyrë që t’i arrijmë ato 80 votat e nevojshme për ratifikim. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Nuk ka të paraqitur. Zoti Gashi nga LDK.

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Grupi Parlamentar i LDK-së e përkrah marrëveshjen. Faleminderit!

KRYETARJA: Zoti Abelard Tahiri!

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mbështet këtë marrëveshje.

Page 118: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

118

KRYETARJA: Faleminderit! Nga AAK-ja e dëshiron fjalën dikush? Gazmend Abrashi me

kartelë të Endrit Shalës.

GAZMEND ABRASHI: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah këtë marrëveshje.

Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Lista Serbe? Igor Simiq.

IGOR SIMIĆ: Hvala predsednice!

Srpska lista podržava ovog ugovora.

KRYETARJA: Faleminderit! 6+, Fikrim Damka e ka fjalën.

FIKRIM DAMKA: Faleminderit, kryetare!

Edhe Grupi Parlamentar 6+ e përkrah këtë marrëveshje.

KRYETARJA: Faleminderit! Atëherë, po procedojmë me votim. Ju lus edhe një herë ta

përcaktoni në qoftë se kemi kuorum. 81 deputetë janë në sallë. Në qoftë se, ka të tjerë që janë

afër ju lus t’i ftoni.

Fillimisht e kemi amendamentin e propozuar nga Komisioni Funksional. Edhe amendamenti

duhet të kalojë njëkohësisht me 80 vota. Është teknike. I njoftoj në veçanti deputetët që janë këtu

për herë të parë. Ka raste të shumta, kur marrëveshje ndërkombëtare me amendamente të

Komisionit bëjmë ndryshime sa i përket emrit, në mënyrë që ta kemi në çdo vend “Republika e

Kosovës”, emrin tonë kushtetues.

86 deputetë janë në sallë. Atëherë, kush është pro amendamentit të propozuar nga Komisioni

Funksional? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka. A ka abstenime? Faleminderit!

Si është rezultati? 80 vota për, 6 abstenime. Kalon amendamenti i propozuar nga Komisioni

Funksional.

Po vazhdojmë tani me votimin e Projektligjit në tërësi për ratifikimin e marrëveshjes

ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Nuk ka kundër. A ka abstenime? Nuk ka!

Page 119: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

119

Konstatoj se me 86 vota për, ratifikohet Marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe

Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19

për Kosovën.

Po procedojmë me marrëveshjen e radhës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. E ftoj

ministren e Financave që ta arsyetojë.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Zëvendëskryeministër,

Të nderuar deputetë,

Marrëveshja e kredisë është në ndërlidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili

në prill të vitit 2020 e aprovoi dhe disbursoi instrumentin e financimit të shpejtë për Kosovën në

vlerë prej 51,6 milionë euro. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 100 milionë euro, me

afat 15-vjeçar. Norma e interesit do të jetë fikse dhe përcaktohet në kërkesën për disbursim dhe

do të bazohet në normën e tregut, e cila do të aplikohet në momentin e emetimit të instrumentit të

borxhit, që është obligacion i tipit “Tripple A” nga Komisioni Evropian për Financim.

Kredia ka një afat prej 15 vitesh. Sidoqoftë, rreziku i interesit është i ulët dhe i menaxhueshëm

për faktin, se në momentin e kërkesës për disbursim në formatin standard të kërkesës do të

kërkohet të përcaktojmë normën e interesit, e cila do të jetë e pranueshme për ne si huamarrës,

para se të bëhet disbursimi. Gjatë analizës së riskut të interesit Thesari ka marrë për bazë si

normë referente 0,39%, si vlerë reference për Euro-Bondin 15-vjeçar, ndërsa me plasman direkt

Komisioni Evropian ka financuar një instrument të financimit të një shteti tjetër me normë të

interesit prej 0,2%, pra përfshi këtu edhe shpenzimet lidhur me emetimin.

Disbursimi do të jetë në dy transhe. Transhi i parë prej 50 milionë euro disbursohet në momentin

që marrëveshja të jetë efektive, ndërsa varësisht nga ratifikimi pritet që kjo të bëhet gjatë muajit

shtator, domethënë 2020, ndërsa transhi i dytë do të disbursohet në vitin 2021 dhe është i

kushtëzuar me plotësimin e kritereve që janë pjesë e memorandumit, pa kaluar periudhën e

disponueshmërisë, e cila me marrëveshje është 12 muaj nga data e hyrjes në fuqi.

Si një marrëveshje e rëndësisë së veçantë për kohën dhe që do të ndihmojë në zbatimin e planit

për rimëkëmbje ekonomike, pasi të kenë kaluar hapat e nevojshëm proceduralë sipas

legjislacionit në fuqi, unë ju ftoj sot që ta ratifikoni. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Zoti Murati e ka fjalën, kryetari i komisionit!

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Edhe kjo kredi po ashtu, është iniciuar në muajin prill, pra që në fillim të pandemisë. Ne e

mbështesim po ashtu, për shkak se ka të bëjë me mbështetjen buxhetore të Buxhetit të

Page 120: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

120

Republikës së Kosovës dhe zbutjen e zbrazëtirave buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë

COVID-19.

Siç u tha, kredia ka maturitet deri në 15 vjet dhe megjithëse interesi, norma e interesit, nuk është

e përcaktuar në këtë marrëveshje, ajo do të reflektojë bazuar në ankandet që do të mbahen gjatë

shitjes së bonëve, euro-bonëve, të cilat do të nënhuazohen nga Bashkimi Evropian në Republikën

e Kosovës.

Janë dy transhe, transhi i parë prej 50 milionë eurosh, ndërsa transhi i dytë ka disa kushtëzime,

ndër to është edhe rishikimi i skemës për veteranët e po ashtu, është edhe skema, ose bërja,

përgatitja e fizibilitetit për skemën e punësimit të të rinjve, që po ashtu ka qenë një nismë e

Qeverisë së kaluar.

Si rezultat i kësaj ne e mbështesim si subjekt politik dhe ftojmë edhe subjektet tjera, që ta

mbështesin këtë marrëveshje. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! A e dëshironi fjalën? Zoti Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Grupi Parlamentar i LDK-së mbështet marrëveshjen.

KRYETARJA: Faleminderit! PDK e dëshironi fjalën? Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Po ashtu, Partia Demokratike do ta mbështesë këtë marrëveshje.

KRYETARJA: Faleminderit! Grupet tjera parlamentare e dëshironi fjalën? Zoti Gazmend

Abrashi edhe një herë.

GAZMEND ABRASHI: Faleminderit, kryetare!

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah këtë marrëveshje.

Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Lista serbe? Nuk e kanë kërkuar fjalën. 6+, Fikrim Damka.

FIKRIM DAMKA: Edhe Grupi 6+ e përkrah këtë marrëveshje. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Atëherë, po procedojmë me votim. A i kemi 80 deputetë në sallë,

së paku? 89 deputetë janë në sallë. Tani edhe me një deputet jemi 90. Atëherë, ju lus të

përgatitemi për votim!

Page 121: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

121

Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! Abstenime? Nuk ka!

Konstatoj se me 90 vota për, ratifikohet marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe

Bashkimit Evropian për ndihmë makrofinanciare për Kosovën.

A e dëshironi fjalën, zonja ministre? E ka kërkuar fjalën ministrja.

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI: Kryetare,

Në fakt, pata vetëm një kërkesë. Nëse ka mundësi ta vendosni në votim edhe një herë Ligjin për

rimëkëmbje ekonomike COVID-19?

KRYETARJA: Në qoftë se, pajtohen shefat e grupeve parlamentare? Po e shoh se ka pajtim të

grupeve parlamentare. Atëherë, edhe një herë e vendos në votim. Ju lus të zini vendet!

Ligji për rimëkëmbje ekonomike:

Kush është për? Faleminderit! Kush është kundër? Nuk ka! Abstenime? Nuk ka!

Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Të nderuar atëherë po vazhdojmë me rendin e ditës. E kemi edhe një pikë e cila u fut në rend dite

me propozimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pra që ka të bëjë me

përzgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

8. Zgjedhja e Komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Ky komision Kuvendit i ka rekomanduar zgjedhjen e komisionarit nga tre kandidatët e

propozuar. Para se t’ia kaloj fjalën kryetares së komisionit, zonjës Fatmire Kollçaku, të nderuar

deputetë, më lejoni të ju informoj që të gjithë e keni marrë një letër, të cilën ua kam shpërndarë,

letër që më është adresuar mua, shefave të grupeve parlamentare dhe anëtarëve të Kryesisë, nga

ana e Ambasadës Britanike.

Siç e dini, me Ambasadën Britanike kemi një memorandum mirëkuptimi si Kuvend i Kosovës, i

cili ka ekzistuar edhe më parë, por tani është nënshkruar sërish, që tregon zotimin e

institucioneve të Kosovës që të zgjedhë kandidatët që marrin pikët më të larta nga ana e partnerit

implementues, që në këtë rast angazhohet nga ana e Ambasadës Britanike. Në këtë letër ekspertët

britanikë kanë rekomanduar vetëm dy kandidatë të kualifikuar dhe kanë konstatuar, se këta dy

kandidatë kanë dëshmuar ekspertizë dhe njohuri të mjaftueshme, që kërkohet me përgjegjësitë

për pozitën e komisionarit dhe atë janë: Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe Bujar Sadiku, pra sipas

renditjes së pikëve.

Page 122: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

122

Në anën tjetër, komisioni duke u bazuar në ligj i ka propozuar tre kandidatë. E lus tani kryetaren

e komisionit ta marrë fjalën, por edhe një herë ua përkujtoj, që në qoftë se nuk arrijmë ta

zgjedhim sot komisionarin për privatësi, atëherë do të humbasim fondet e Bashkimit Evropian

për këtë fushë kaq të rëndësishme dhe për këtë pozitë duhen 61 vota për, pra njësoj sikur për

Avokatin e Popullit.

Urdhëro, zonja Fatmire Mullhaxha!

FATMIRE MULLHAXHA-KOLLÇAKU: Faleminderit, kryetare!

Pra, në bazë të nenit 60 të Ligjit 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisioni për

Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pasi ka shqyrtuar vlerësimin e panelit përzgjedhës rreth

procedurës për përzgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, në

mbledhjen e mbajtur më 2, 12 dhe 13 gusht 2020, vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë:

R e k o m a n d i m

Përzgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Sipas raportit vlerësues të panelit përzgjedhës nga 40 pikët maksimale të përcaktuara sipas

kritereve të intervistimit, lista e kandidatëve më të suksesshëm është si në vijim:

1. Zotëri Bujar Sadiku, 36,4 pikë

2. Zonja Krenare Sogojeva-Dërmaku, 33,4 pikë dhe

3. Zotëri Muharrem Mustafa, 32,8 pikë.

Kuvendi me votim të fshehtë voton për kandidatët e propozuar dhe kandidati që merr shumicën e

votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit zgjidhet komisionar i Agjencisë për një mandat

pesëvjeçar.

Meqenëse nuk ka qenë e përcaktuar me ligj, komisioni propozon që nëse në rundin e parë asnjëri

prej tre kandidatëve të propozuar nuk merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të

Kuvendit, atëherë në rundin e dytë do të hyjnë në votim dy kandidatët me numrin më të madh të

votave nga rundi i parë.

A r s y e t i m

Në bazë të nenit 6 të Ligjit 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, paneli përzgjedhës i

Komisionit Funksional për Siguri dhe Mbrojtje ka shqyrtuar aplikacionet e 12 kandidatëve që

kanë aplikuar në bazë të konkursit të datës 29 qershor 2020. Bazuar në kriteret ligjore paneli

Page 123: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

123

përzgjedhës ka përzgjedhur gjashtë kandidatë në listën e ngushtë që i kanë plotësuar kushtet

ligjore për t’u intervistuar. Por, para intervistimit një kandidat është tërhequr nga procedura e

konkurrimit dhe intervistimit, do të thotë i janë nënshtruar pesë kandidatë.

Më 10 dhe 11 gusht paneli përzgjedhës zhvilloi procesin e intervistimit të kandidatëve. Struktura

e intervistave është ndërtuar nga fushat si në vijim: mendim strategjik, mendim kreativ, zgjidhja

e problemeve, orientimi kah rezultatet, lidershipi, menaxhimi, komunikimi dhe rrjetëzimi.

Pas vlerësimit dhe poentimit nga fushat e lartpërmendura, tre kandidatët më të suksesshëm ishin

kandidatët e listuar me pikët në pikën 1 të këtij raporti. Procesi i rekrutimit është mbështetur dhe

monitoruar nga përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Kosovë, bazuar në memorandumin e

mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe

Irlandës Veriore, të datës 2 korrik 2020.

Komisioni i rekomandon Kuvendit që të zgjedhë komisionarin pasi Agjencia për Informim dhe

Privatësi nuk është funksionale për të kryer mandatin e saj ligjor. Në mes tjerash, zgjedhja e

komisionarit është edhe obligim i Kuvendit, që del nga zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim-

Asociim dhe disa herë është theksuar shqetësimi nga mekanizmat ndërkombëtarë për vonesë në

zgjedhjen e tij, e cila është e lidhur edhe gjithashtu me financimin e një fondi prej 2 milionë euro

për Agjencinë nga projekti FIFA, si dhe moszgjedhja e tij rrezikon këtë fond.

Arsyetimin e raportit, pra e paraqita unë si kryesuese e panelit përzgjedhës dhe kryetare e

komisionit. Duhet theksuar, ashtu siç tha edhe kryetarja e Kuvendit, që ekziston një

memorandum i mirëkuptimit, të cilin e ka nënshkruar ky Kuvend dhe për dallim nga Komisioni

intervistues, ekspertët britanikë rekomandojnë vetëm dy kandidatë të kualifikuar për pozitën e

komisionarit për informim dhe privatësi. Kandidatët që kanë dëshmuar, sipas ekspertëve, një

ekspertizë e njohuri të mjaftueshme që kërkohet me përgjegjësi për pozitën e komisionarit janë:

1. Krenare Sogojeva-Drmaku dhe

2. Bujar Sadiku.

Meqë ka dallim në renditje në kandidatë që rekomandohen për emërim duhet theksuar dhe

rikujtuar zotimin e institucioneve të Kosovës, që në rastin e deputetëve të partive, si dhe që kanë

përkrahur po ashtu këtë projekt, te neni 3, pika 9 e marrëveshjes së mirëkuptimit thekson se

institucionet e Kosovës zotohen të zgjedhin kandidatin më mirë të ranguar apo më së larti nga

lista e ngushtë e përgatitur nga partneri zbatues.

Pra, kisha si obligim ta theksoj edhe këtë pjesë, sa i përket partnerit zbatues, ndërsa ftoj deputetët

që sot me votën e tyre të përkrahin njërin nga kandidatët, sepse vërtet është edhe nevojë që më në

fund të funksionalizohet kjo agjenci kaq e rëndësishme. Faleminderit!

Page 124: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

124

KRYETARJA: Të nderuar deputetë, më lejoni të ju informoj lidhur me procedurën e votimit,

meqenëse ajo nuk është paraparë me ligj. Vetëm numri i votave që kërkohen do ta propozojë një

procedurë, për të cilën më duhet pajtimi i grupeve parlamentare.

Atëherë, siç ju njoftoi kryetarja e komisionit, nga Komisioni Funksional janë propozuar tre

kandidatë:

1. Bujar Sadiku,

2. Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe

3. Muharrem Mustafa.

Ju njoftoj se në qoftë se asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nuk i merr së paku 61 vota,

organizohet rundi i dytë i votimit me dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota. Edhe në

rundin e dytë duhet kandidati fitues t’i marrë së paku 61 vota. Tani, kemi një propozim, në

mënyrë që mos të dështojë procesi në tërësi. Në qoftë se, as në rundin e dytë asnjëri nga

kandidatët nuk i merr 61 vota, atëherë kandidati që ka marrë më së shumti vota shkon veç vet në

rundin e tretë. Përsëri kërkohen 61 vota për, mirëpo pyetja që u bëhet deputetëve është, në qoftë

se për atë kandidat janë për apo kundër. Pra, është analoge me procedurën që përdoret për

zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por, siç e përmenda në të tri votimet kërkohet që të jenë 61 vota

për. Pra, thjesht jepet edhe një shans i tretë, për të mos dështuar komplet procesi. Është analoge

me procedurën e Avokatit të Popullit.

Kjo procedurë duhet të votohet, në qoftë se pajtohen grupet parlamentare, në qoftë se jo, shkojmë

vetëm me dy runde, siç ka propozuar komisioni. Urdhëro, zoti Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Është shumë e rëndësishme, që së paku sot të zgjidhet komisionari për mbrojtjen e të dhënave

personale dhe privatësisë edhe për faktin që, siç ju e thatë, që përfiton Kosova fonde nga

Bashkimi Evropian, por edhe për faktin që varet fati i kësaj Agjencie e cila tash e sa kohë ka

mbetur pa komisionar.

Nëse në aspektin ligjor nuk paraqet asnjë pengesë ne e mbështesim propozimin tuaj, madje po

pati mundësi, jo për rundin e tretë por edhe për rundin e dytë mund të aplikonim të njëjtën gjë, që

ju parashihni për të tretin. Nëse nuk e thotë ligji kështu, atëherë ne do të duhej që së paku sot si

Kuvend i Kosovës ta zgjidhte këtë. Prandaj, i ftoj deputetët që ta mbështesim propozimin tuaj.

KRYETARJA: Faleminderit! Ligji vetëm ka kërkuar që t’i marrë 61 vota, kurse neve na takon ta

përcaktojmë procedurën, pra edhe në përputhje me këshillën juridike të administratës do të ishim

në rregull me këtë. Kjo është vetëm në qoftë se nuk i merr askush në rundin e parë dhe të dytë 61

Page 125: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

125

vota për. Në qoftë se, janë të suksesshëm më herët, nuk kemi fare nevojë të shkojmë në rundin e

tretë.

Zoti Gashi, a është LDK-ja për?

ARBEN GASHI: Faleminderit, zonja kryetare!

Konsideroj se është e dyshimtë ligjërisht dhe problematike, sepse mund të kemi palë që mund të

ankohen dhe e kontestojnë komplet legjitimitetin e procesit. Pra, ky proces që propozohet mund

të konsiderohet rishkruarje e ligjit dhe si veprim të tillë nuk mund ta ndërmarrim. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Pra, edhe një herë për sqarim. Ligji kërkon 61 vota për, kurse

procedura është vendim i seancës. Pra, është votë e deputetëve. Jo, nuk përcaktohet numri i

votimeve me ligj, vetëm sa vota duhen, por megjithatë është çështje e seancës të deklarohet.

Urdhëro, zoti Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetare!

Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet procesin siç e përshkruat ju dhe

kërkojmë që sa më parë të vihet në votim. Faleminderit!

KRYETARJA: Grupi i AAK-së? Në rregull. Bekë Berisha po thotë, po. Po e shoh atje duke u

deklaruar. Lista serbe nuk është këtu. 6+, a e dëshironi fjalën Fikrim Damka? Nuk e dëshiron

fjalën. Në rregull.

Atëherë, kush është për procedurën e propozuar? Faleminderit!

Kush është kundër? Nuk ka! A ka abstenime? Nuk ka!

Ju lus ta sillni rezultatin, Administrata!

Meqenëse, administrata nuk ka arritur t’i numërojë votat, ju lus edhe një herë, kush është pro

procedurës së propozuar? Faleminderit!

A ka kundër?

A ka abstenime?

Nuk kalon ky propozim. Atëherë, po e lexoj rekomandimin e komisionit dhe do ta vë në votim,

sepse seanca duhet të vendosë për procedurën.

Komisioni ka propozuar që të shkohet vetëm me dy runde, pra në rundin e parë hyjnë të tre

emrat, dy më të votuarit shkojnë në rundin e dytë dhe në qoftë se ndonjëri prej tyre i merr 61

votë atëherë zgjidhet, në qoftë se jo atëherë përsëritet procesi. Ky është procesi, ose procedura, e

propozuar nga Komisioni Funksional.

Page 126: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

126

Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? Nuk ka! A ka abstenime?

Nuk po shoh se ka kundër ose abstenime. Konstatoj, se me shumicë votash kalon procedura e

propozuar nga Komisioni Funksional.

Të nderuar deputetë, atëherë ju lus që të përgatiteni për votim. Ftoj grupet parlamentare të

propozojnë anëtarët për Komisionin votues. Nga Lëvizja Vetëvendosje? LDK një herë fjalën,

ose... Mirë, Rexhep Selimi!

REXHEP SELIMI: Propozoj deputetin Agon Batusha.

KRYETARJA: Faleminderit! Arben Gashi e ka fjalën.

ARBEN GASHI: Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së propozoj deputeten Saranda Musliu.

KRYETARJA: Faleminderit! Abelard Tahiri e ka fjalën.

ABELARD TAHIRI: Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike propozoj Filloreta

Zejnullahun.

KRYETARJA: Faleminderit! Nga AAK-ja? Albena Reshitaj. Nga Lista Serbe s’është askush.

Nga 6+, zoti Damka e ka fjalën.

FIKRIM DAMKA: 6+-i e propozon Rasim Demirin.

KRYETARJA: Faleminderit! Ftoj Komisionin votues që...

Fillimisht, ju ftoj ta votoni Komisionin votues.

Kush është për? Faleminderit!

A ka kundër? Jo! Abstenime? S’ka!

Konstatoj se me shumicë votash u miratua Komisioni votues. I ftoj që t’i zënë vendet e tyre dhe

ftoj administratën që ti jepet pak më shumë hapësirë komisionit votues, që ta mbajnë distancën.

Rasim Demirin, ju lutem, ftojeni dikush të vijë në Komision votues!

Fatmir Rexhepi voton i pari.

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Batusha, Alban Hyseni, Albena Reshitaj, Alber Kinolli, Ali

Berisha, Arben Gashi, Arbër Rexhaj, Arbër Tolaj, Arbëreshë Krasniqi, Arbëreshë Kryeziu-

Page 127: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

127

Hyseni, Arbërie Nagavci, Ardian Shala, Ariana Musliu-Shoshi, Arta Bajralia, Artan Abrashi,

Bajrush Xhemajli, Bedri Hamza, Behgjet Pacolli.

Bekë Berisha, Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri, Besa Ismajli, Blerta Deliu, Branislav Nikoliq, Daut

Haradinaj, Dimal Basha, Donika Kadaj, Doruntinë Maloku, Duda Balje, Ekrem Hyseni, Elbert

Krasniqi, Eliza Hoxha, Eman Rrahmani, Endrit Shala, Enver Haliti, Enver Hoxhaj, Evgjeni

Thaçi-Dragusha, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili, Fatmire Kollçaku, Faton Bislimi,

Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan Jilta, Fidan Rekaliu.

Fikrim Damka, Fitim Haziri, Fitim Uka, Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Floretë Zejnullahu, Frashër

Demaj, Ganimite Musliu, Gazmend Abrashi, Gazmend Bytyçi. Gazmend Gjyshinca, Gazmend

Syla, Hajredin Kuçi, Hajrullah Çeku, Hatim Baxhaku, Haxhi Adyli, Haxhi Shala, Hekuran

Murati, Igor Simiq, Ilir Ferati.

Ilir Tasholli, Ismet Beqiri, Ivan Todosijviq, Jahja Kokaj, Jasmina Dediq, Kadri Veseli, Kujtim

Gashi, Kujtim Shala, Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu, Lirie Kajtazi, Lubinko Karagjiq,

Marigona Geci, Mefail Bajqinovci, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku, Miljana Nikoliq, Milos

Peroviq, Mimoza Kusari, Mirlinda Sopi.

Pal Lekaj, Rasim Demiri, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi, Salih Zyba,

Saranda Bogujevci, Saranda Musliu, Sejdi Hoxha, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin

Demaliaj, Shkumbin Gashi, Shpejtim Bulliqi, Slavko Simiq, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Uran

Ismajli, Valdete Idrizi, Valentina Bunjaku, Valon Ramadani, Verica Ceraniq, Veton Berisha,

Visar Hoti, Vjosa Osmani, Vlora Limani, Xhavit Ukaj, Yllza Hoti, Fikrete Aliti, Zoran

Mojsiloviq.

Urdhëroni, vazhdoni me numërimin e votave:

SARANDA MUSLIU: Të nderuar deputetë,

Po vazhdojmë me numërimin e votave. Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 88 deputetë:

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Page 128: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

128

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

E pavlefshme

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku

Muharrem Mustafa

Krenare Sogojeva-Dërmaku

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Page 129: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

129

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Muharrem Mustafa,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

E pavlefshme,

Muharrem Mustafa,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Muharrem Mustafa,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku dhe

Krenare Sogojeva-Dërmaku.

Të nderuar deputetë,

Po e lexoj rezultatin e votimit:

Page 130: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

130

Gjithsej kanë marrë pjesë 88 deputetë, 4 vota janë të pavlefshme.

Bujar Sadiku ka marrë 33 vota,

Krenare Sogojeva-Dërmaku, 29 vota dhe

Muharrem Mustafa 22 vota.

KRYETARJA: Faleminderit! Konstatoj se në rundin e dytë të votimit shkojnë kandidatët Bujar

Sadiku dhe Krenare Sogojeva-Dërmaku. E lus Komisionin votues dhe Administratën që t’i

përgatisin dokumentacionin për votim.

Na duhen përafërsisht pesë minuta që të vijnë fletëvotimet e reja.

KRYETARJA: Po vazhdojmë me votimin:

Abelard Tahiri, Adem Hoxha, Agon Bazusha, Alban Hyseni, Albena Reshitaj, Albert Kinolli, Ali

Berisha, Arben Gashi, Arbër Rexhaj, Arbër Tolaj, Arbëreshë Krasniqi, Arbëreshë Kryeziu,

Arbërie Nagavci, Ardian Shala, Ariana Musliu, Arta Bajralija, Artan Abrashi, Bajrush Xhamjli,

Bedri Hamza, Behgjet Pacolli.

Bekë Berisha, Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri, Besa Ismaili, Blerta Deliu, Branislav Nikoliq, Daut

Haradinaj, Dimal Basha, Donika Kadaj, Doruntinë Maloku, Duda Balja, Ekrem Hyseni, Elbert

Krasniqi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Eman Rrahmani, Endrit Shala, Enver Haliti, Enver Hoxhaj.

Evgjeni Thaçi, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili, Fatmire Kollçaku, Faton Bislimi,

Ferat Shala, Fetah Rudi, Fidan Jilta, Fidan Rekaliu, Fikrim Damka, Fitim Haziri, Fitim Uka,

Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Floretë Zejnullahu, Frashër Demaj, Ganimete Musliu, Gazmend

Abrashi, Gazmend Bytyçi, Gazmend Gjyshinca, Gazmend Zyla, Hajredin Kuçi, Hajrullah Çeku,

Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Haxhi Shala, Hekuran Murati, Igor Simiq, Ilir Ferati, Ilir

Tasholli, Ismet Beqiri, Ivan Todosijevieq, Jahaj Koka, Jasmina Dediq, Kadri Veseli, Kujtim

Gashi, Kujtim Shala, Labinotë Demi-Murtezi, Liburn Aliu...

Lirije Kajtazi, Lubinko Karagjiq, Marigona Geci, Mefail Bajqinovci, Memli Krasniqi, Mërgim

Lushtaku, Mirana Nikoliq, Milosh Peroviq, Mimoza Kusari, Mirlinda Sopi, Pal Lekaj, Rasim

Demiri, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Rrezarta Krasniqi, Salih Zyba, Saranda Bogujevci,

Saranda Musliu, Sejdi Hoxha, Shkelzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Demaliaj, Shkumbin

Gashi, Shpejtim Bulliqi, Slavko Simiq, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Uran Ismaili, Valdete

Idrizi, Valentina Bunjaku, Valon Ramadani, Verica Çeraniq, Veton Berisha, Visar Hoti, Vjosa

Osmani, Vlora Limani, Xhavit Ukaj, Yllza Hoti, Zikrita Haliti dhe Zoran Mosjliloviq.

Page 131: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

131

Ju lus ndërkohë, sa janë deputetët këtu, që të deklarohen grupet parlamentare në qoftë se janë pro

propozimit që me sonte ta përmbyllim këtë sesion për të filluar të hënën e dytë të shtatorit siç

parashihet me Rregullore me sesionin vjeshtor.

Fillimisht, fjalën e ka Arben Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit, e nderuar kryetare!

Grupi Parlamentar i LDK-së e përkrah propozimin që Kuvendi të përfundojë sesionin pranveror

dhe të fillojë sesioni vjeshtor siç e parasheh Rregullorja, në javën e dytë të shtatorit.

Kjo, edhe për arsyen se ka një ekspozim të theksuar ndaj rrezikut ndaj koronavirusit dhe mendoj

se është e mirëseardhur. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi. Memli Krasniqit

fjalën, ju lutem!

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, kryetare!

Edhe në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ne e mbështesim propozimin, ashtu siç kemi

diskutuar edhe më herët, po edhe në Kryesinë e Kuvendit që të përmbyllim sesionin sot dhe të

vazhdojmë ashtu siç e parasheh Rregullorja, nga e hëna e dytë e shtatorit.

KRYETARJA: Faleminderit! Do ta presim pak minuta shefin e Grupit Parlamentar të

Vetëvendosjes. Ndërkohë, zonja Tauta Haxhiu në emër të AAK-së e merr fjalën, me kartelë të

Evgjeni Thaçit.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetare!

Edhe grupi ynë parlamentar pajtohet që të shkojmë me Rregullore të Kuvendit. Pra, sesioni të

përfundojë sonte. Faleminderit!

KRYETARJA: Faleminderit! Fikrim Damka e ka fjalën në emër të 6+.

FIKRIM DAMKA: Faleminderit, kryetare!

Edhe Grupi Parlamentar 6+ është dakord që të shkojmë në pushim.

KRYETARJA: Faleminderit!

Siç e thashë, po e presim edhe Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, sepse kanë dy kërkesa që

janë në procedurë dhe më duhet patjetër pajtimi i propozuesit që ato të mbesin për fillim të

sesionit vjeshtor.

Page 132: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

132

KRYETARJA: Fjalën e ka zoti Rexhep Selimi, lidhur me propozimin për përfundim të këtij

sesioni të Kuvendit.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, kryetare!

Jo vetëm për shkak të afateve dhe për shkak të kohës, por janë krijuar rrethanat që ta përmbyllin

sesionin pranveror.

Pra, ne pajtohemi që kjo të jetë seanca e fundit e Sesionit pranveror, duke e ditur që Sesioni

vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç e parasheh Rregullorja e Punës së

Kuvendit.

Prandaj, ne pajtohemi që ta përmbyllim sesionin pranveror, por kjo do duhej të krijonte kushte që

komisionet që kanë takime në radhë, të jenë funksional dhe t’i mbajnë takimet e veta, sepse mesa

unë jam njoftuar nga deputetët, ka takime të komisioneve parlamentare, qoftë të hënën, qoftë

edhe në ditët në vijim.

Do të kërkoja që afatet të mos rridhnin sa i përket interpelancave dhe nismave të tjera në

Parlament, prandaj do të donim që të ishim të sigurt që ato afate nuk rrjedhin.

Prandaj, ne pajtohemi që ta përmbyllim sesionin pranveror dhe t’i urojmë Kuvendit një sesion të

suksesshëm vjeshtor.

KRYETARJA: Faleminderit, zoti Selimi!

Pra, ta konfirmoj edhe një herë, afatet nuk rrjedhin. Pra, bllokohen me sonte dhe nuk numërohen

ditët, qoftë për kërkesat për interpelanca, qoftë për procedura të tjera.

Ndërkaq, sa u përket komisioneve, ka praktika të mëhershme kur komisioni ka pasur vullnet të

mblidhet edhe gjatë kësaj periudhe, natyrisht që janë bërë përgatitjet e nevojshme.

Kështu që, në qoftë se ndonjëri nga komisionet e sheh të nevojshme të mblidhet gjatë asaj

periudhe, mund ta bëjë një gjë të tillë. Është plotësisht në vullnet të komisioneve kjo gjë.

Po! Fjalën e ka deputetja Musliu.

SARANDA MUSLIU: Atëherë vazhdojmë rundin të dytë të numërimit të votave.

Gjithsej janë 77 votues. Kërkoj falje, 75!

Atëherë vazhdojmë:

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Page 133: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

133

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

E pavlefshme,

Page 134: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

134

E pavlefshme,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

E pavlefshme,

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

E pavlefshme,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

Bujar Sadiku,

Krenare Sogojeva-Dërmaku,

edhe e fundit,

Bujar Sadiku.

KRYETARJA: Urdhëroni për rezultatin, ta lexoni raportin.

SARANDA MUSLIU: Atëherë, e kumtojmë rezultatin për komisionar të Agjencisë për Informim

dhe Privatësi.

Page 135: Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo ......ndodhi takimi në Kopaonik, po çka ndodhi me testet prej Serbisë, po si u shpall gjendja e jashtëzakonshme në veri,

135

Gjithsej, kanë marrë pjesë 77 deputetë në votim. Atëherë, kanë marrë pjesë 75 deputetë, të

pavlefshme janë 12 fletëvotime.

Bujar Sadiku ka marrë 33 vota dhe

Krenare Sogojeva-Dërmaku, 30 vota.

Ky është rezultati përfundimtar.

KRYETARJA: Faleminderit! Konstatoj se asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë 61 votat e

nevojshme, rrjedhimisht konkursi për fat të keq duhet të përsëritet.

Të nderuar deputetë,

Ju falënderoj të gjithëve! Ju uroj çdo të mirë dhe shihemi në Sesionin vjeshtor!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë