republika e kosovës - downsyndromekosova.org · strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e...

37
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Zyra e Kryeministrit/Ured Premijera/Office of the Prime Minister STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2009-2011 Dhjetor 2008

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit/Ured Premijera/Office of the Prime Minister

STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR TË

DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

2009-2011

Dhjetor 2008

Page 2: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2

Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie të veçantë për Republikën e

Kosovës, shtet demokratik, ku të gjithë qytetarët e saj do të jetojnë me

dinjitet dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë sipas standardeve

europiane dhe ndërkombëtare

Page 3: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 3

P Ë R M B A J T J A E S T R A T E G J I S Ë FALENDERIM ...............................................................................................................5 SHKURTESAT ...............................................................................................................6 PERMBLEDHJA EKZEKUTIVE ...................................................................................... 7 HYRJE ................................................................................................................................9 I. SFONDI ...........................................................................................................................11 II. VIZIONI DHE MISIONI ..............................................................................................16 III. QËLLIMET ....................................................................................................... 17 IV. SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS A. Konteksti i Përgjithshëm ...............................................................................................18 B. Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Sfera të Veçanta: 1. Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ............................... ......................... 21

2. Të drejtat e gruas dhe barazia gjinore ........................................................................... 22

3. Të drejtat e fëmijës ............................................................................................ 24

4. Të drejtat e minoriteteve ....................................................................................... 26

5. Mundësitë e barabarta dhe kundër-diskriminimi ............................................................. 29

6. Kundër-trafikimi me qenie njerëzore ............................................................................. 31

7. E drejta e punësimit ...................................................................................................... 32

8. E drejta e arsimit ........................................................................................................... 33

9. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes ................................................................... 33

10. E drejta për mbrojtje sociale ......................................................................................... 34

11. Të drejtat e personave te zhvendosur, te kthyerve

dhe refugjatëve ........................................................................................................................ 35

12. E drejta për qasje në shërbim shëndetësor të përshtatshëm ......................................... 36

V. MEKANIZMI RAPORTUES DHE MONITORUES PER ZBATIMIN E STRATEGJISE DHE PLANIT TE VEPRIMIT PER TE DREJTAT E NJERIUT ....................................... 36

Page 4: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 4

P Ë R M B A J T J A E P L A N I T T Ë V E P R I M I T

VI. PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT 1. Adoptimi instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe zbatimi i tyre .......... 1

2. Mbrojtja e të drejtës së punësimit dhe të drejtës për kushte të përshtatshme pune ..............2

3. E drejta për qasje në shërbim shëndetësor të përshtatshëm ................................................4

4. E drejta për arsim ..................... ..........................................................................................8

5. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes .......................................................................11

6. E drejta për jetë dhe integritetin fizik dhe psikologjik ........................................................12

7. E drejta për mbrojtje sociale ..............................................................................................15

8. Të drejtat e komuniteteve minoritare...................................................................................18

9. Të drejtat e fëmijëve ..................................................................................................... 20

10. Barazia Gjinore dhe Mundësitë e Barabarta ....................................................................23

11. Mosdiskriminimi ...........................................................................................................24

12. Të drejtat e të burgosurve .................................................................................................25

13. Të drejtat e viktimave të torturës .................................................................................... 27

14. E drejta e pronës ..............................................................................................................28

15. Të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve dhe refugjatëve ...................................29

Mekanizmat për mbrojtjen e te te drejtave te njeriut dhe për raportimin për zbatimin

e të drejtave të njeriut ............................................................................................................31

Page 5: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 5

FALENDERIM Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2009-2011 është hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës /Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me shumë aktorë të rëndësishëm të fushës së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe me institucione ndërkombëtare të kësaj fushe. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon të gjithë kontribuesit në këtë proces të rëndësishëm të zhvillimit te këtij dokumenti, stafin e Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kryeministrit, dhe të Njësive për të Drejtat e Njeriut në Ministritë dhe Komunat. në menyrë të veçantë çmohet kontributi i dhënë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare vendore si Down Syndrome Kosova, Handikos, Asociacioni i studentëve te Kosovës të diplomuar në Turqi, Partners Kosova, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit te Prishtinës, KMDLNJ, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Torturës, Qendra për Integrimin e Pakicave, dhe ekspertët e pavarur të fushave të të drejtave të njeriut. Në veçanti Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon stafin dhe kontributorët ekspertë të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare si UNMIK, ICO, Këshilli i Europës, Komisioni Europian, Qeveria Finlandeze, OSBE, UNDP, UNICEF, UNFPA, UNIFEM, ECMI, Save the Children, MDRI, etj., për përkrahjen e pakursyer dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij dokumenti.

Page 6: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 6

SHKURTESAT ABGJ Agjensioni për Barazi Gjinore AIE Agjensioni për Integrime Europiane APM Asociacioni i Prindërve dhe Mësuesve BE Bashkimi Evropian BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës DUDNJ Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut ICO Zyra Civile Ndërkombëtare GP Grupi Punues ILO IPEC-Organizata Ndërkombëtare e Punës IO Institucioni i Ombudspersonit IPVQ Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës KDF Konventa për të Drejtat e Fëmijës KEDKG Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave KEDNJ Konventa Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Fundamentale KGJK Këshilli Gjyqësor i Kosovës KKMPK Konventa Kornizë per Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare KNEDR Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial MAPH Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapesinor MAPL Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë MPMS Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale MBPZHR Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural MD Ministria e Drejtësisë MDRI Mental Disability Rights International MEM Ministria e Energjise dhe Minierave MFE Ministria e Ekonomise dhe Financave MKK Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve MKRS Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit MPB Ministria e Puneve te Brendshme MPJ Ministria e Puneve te Jashtme MSH Ministria e Shendetsise MSHP Ministria e Sherbimeve Publike MTI Ministria e Tregtise dhe Industrise MTPT Ministria e Transportit dhe Poste- Telekomunikacionit NjDNj Njësitë për të Drejtat e Njeriut OBSH Organizata Botërore e Shëndetsisë OJQ Organizata Joqeveritare OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PNDCP Pakti Nderkombetar mbi te Drejtat Civile dhe Politike PSSP Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem QAP Qendra për Arsim Profesional QPS Qendra për Punë Sociale SHPK Shërbimi Policor i Kosovës UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuar UNFPA Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë UNHCR Komesariati i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNIFEM Fondi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuar për Gratë

Page 7: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 7

UNKT Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK Misioni i Administrimit të Përkohshëm në Kosovë ZKM/ZQM Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë, Drejta të Njeriut , Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës synon të jetë një dokument që ofron hapat e nevojshëm që duhet ndërmarrë për të përmirësuar zbatimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përhapjen e njohurive për të drejtat e njeriut në Kosovë. Strategjia dhe Plani i Veprimit i të Drejtave të Njeriut, pasqyron dispozitat e Deklaratës së Vjenës dhe Programin e Veprimit, e në veçanti, parimet e universalitetit, pandashmërisë, raporteve të ndërsjella dhe ndër-varësisë së të gjitha të drejtave të njeriut – civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Në këtë mënyrë, Strategjia ofron jo vetëm masa ad hoc për eliminimin e problemeve specifike, por gjithashtu edhe për veprimet e vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes së të drejtave te njeriut në Kosovë. Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet, qoftë për të zgjidhur problemet ekzistuese, apo siguruar standarde sa më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë. Strategjia për të Drejtat e Njeriut e shoqëruar nga Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut synon të zbatojë të drejtat e njeriut në Kosovë, konform standardeve ndërkombëtare, t’i nxisë dhe mbrojë ato, si dhe t’i informojë sa më mirë qytetarët e Kosovës lidhur me drejtat e tyre. Strategjia shërben si një dokument që parashtron një politikë efektive, të qëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtave dhe që është hartuar në mënyrë të qartë duke paraqitur objektiva reale dhe të zbatueshme. Dokumenti gjithashtu është ndërtuar me qëllim fleksibël për të bërë të mundur ndryshimin ose plotësimin në një kohë të dytë, nëse shihet e nevojshme ose nëse ndryshojnë rrethanat. Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimi mes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë. Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga ana tjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Në përputhje me qëllimit dhe objektivat specifikë të përcaktuar në Strategjinë për të drejtat e njeriut në Kosovë, Plani i Veprimit reflekton dhe përcakton masat specifike dhe konkrete për secilin institucion përgjegjës, së bashku me tregues suksesi të prekshëm dhe periudhë kohore të qartë. Me qëllim zbatimin dhe realizimin e masave të parapara në

Page 8: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 8

Planin e Veprimit për te drejtat e njeriut, është bërë llogaritja e përafërt e implikimit financiar për çdo masë dhe mbështetja e duhur financiare që duhet të jepet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu janë shenjuar projektet të cilat aktualisht janë duke u zbatuar apo ato për të cilat tanimë janë ndarë apo zotuar fondet. Me këtë Strategji fokusi i angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në periudhën e ardhshme trevjeçare do të jetë në disa fusha kryesore: 1. Hartimin e politikave, strategjive dhe planeve të veprimit në fushat e të drejtave të njeriut; 2. Nxjerrja e legjislacionit të nevojshëm, përfshirë rishikimin dhe zbatimin e legjislacionit aktual; 3. Ndërtimin e kapaciteteve të institucionale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu krijimin e mekanizmave të ndryshëm dhe zhvillimin e aktiviteteve trajnuese; 4. Krijimin e mekanizmave raportues dhe monitorues, me theks të veçantë raportimin për mekanizmat ndërkombëtarë; 5. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile, dhe me theks të veçantë me Institucionin e Ombudpersonit. Strategjia dhe Plani i Veprimit janë hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës /Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi të gjerë me shumë aktorë të interesuar të kësaj fushe. Procesi i hartimit ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës pasi në të kanë marrë pjesë jo vetëm përfaqësues të institucioneve qeveritare, por ne këtë proces kane dhenë kontribut te jashtezakonshem organizatat nderkombetare si UNMIK, ICO, Keshilli i Europes, Komisioni Europian, OSBE, UNDP, UNICEF, UNIFEM, IOM, ECMI, Save the Children, MDRI, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare vendore Down Syndrome Kosova, Handikos, Asociacioni i studentëve te Kosovës të diplomuar në Turqi, Partners Kosova, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit te Prishtinës, KMDLNJ, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Torturës, Qendra për Integrimin e Pakicave dhe ekspertë të pavarur të fushave të të drejtave të njeriut. Në procesin e hartimit janë marrë padyshim në konsideratë edhe kushtet dhe kapacitetet e Kosovës për të zbatuar objektivat që janë shtruar si dhe është analizuar jo vetëm gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut por edhe problemet më specifike që hasen në këtë fushë, duke bërë një studim të situatës aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe nxjerrë në pah problemet më kryesore. Qeveria e Republikes se Kosoves ka vullnetin e plotë politik të zbatojë të gjitha instrumentet ndërkombëtare relevante të të drejtave të njeriut, por gjithmonë duhet pasur parasysh kufizimet e shumta buxhetore si dhe nevojen per ngritje të vazhdueshme te kapaciteteve institucionale për t’i realizuar në praktikë këto përgjegjesi dhe zotime.

Page 9: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 9

Gjithashtu, përveq institucione të qeverise, ne zbatimin e te drejtave te njeriut luajne një rol të rëndësishem edhe institucione te tjera si Kuvendi, Gjyqësori etj, dhe roli i tyre në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm i pazëvendesueshëm. HYRJE Me shpalljen e pavarësisë dhe miratimin e kushtetutës, Republika e Kosovës ka nisur rrugën drejt ndërtimit të një shteti sovran dhe të pavarur, që do të lulëzojë në kushtet e demokracisë dhe lirisë, dhe që do të garantojë standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ky dokument strategjik është një mjet i rëndësishëm në përpjekjet e Qeverisë për të krijuar një politikë më efektive, të qëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtave të njeriut. Hartimi i kësaj strategjie bën të mundur një përqendrim më të madh të vëmendjes tek të drejtat e njeriut dhe në intensifikimin e përpjekjeve të gjithëanëshme te Qeverise drejt respektimit te plote te te drejtave te njeriut në Republikën e Kosovës. Strategjia përfshin kontributin e sektorit civil të shoqërisë kosovare, studiuesve të të drejtave të njeriut, ekspertëve, si dhe organizatat jo-qeveritare dhe qeveritare, si ato vendase ashtu edhe ndërkombëtare që kryejnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. Strategjia për të drejtat e njeriut përforcon sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet kosovare në planin vendor dhe atë ndërkombëtar, dhe përcakton masat dhe aktivitetet, të cilat institucionet qeverisëse synojnë t’i zbatojnë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë periudhës 3-vjeçare 2009-2011. Strategjia është dizajnuar për të përmbushur kërkesat që vijojnë: së pari, është menduar të jetë një dokument i qartë që identifikon prioritetet për periudhën tri vjeçare; së dyti, të jetë funksional dhe i arritshëm, duke synuar të përfshijë objektiva të cilat janë reale dhe të zbatueshme, pasur parasysh kapacitetet ekzistuese njerëzore si dhe mundësitë dhe kufizimet buxhetore të Qeverisë; së treti, të jetë fleksibile ashtu që nëse është e nevojshme, të plotësohet apo ndryshohet në pajtim më zhvillimet e ardhme. Gjithashtu, gjatë procesit të përgatitjes së Strategjisë janë zbatuar edhe një varg elementesh të rëndësishme:

Page 10: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 10

• Dhënia e prioritetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgatitjen e Strategjisë dhe implementimin të saj;

• Përfshirjen e sa më shumë institucioneve qeveritare dhe organizatave vendore jo-qeveritare, si dhe institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut;

• Garantimi i transparencës gjatë procesit; • Marrja në konsideratë gjatë procesit, të infrastrukturës ligjore vendore dhe

ndërkombëtare; si dhe • Analizimi i situatës aktuale për sa i përket aktiviteteve të institucioneve vendore për

të drejtat e njeriut; Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimi mes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë. Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga ana tjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet qoftë për të zgjidhur problemet ekzistuese apo siguruar standarde sa më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë. Më tej sugjerohen masat legjislative që duhen ndërmarrë për të siguruar zbatim të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe për të përafruar në këtë drejtim legjislacionin kosovar me atë të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të Integrimit Evropian. Në vijim trajtohet nevoja për ndërtimin e kapaciteteve institucionale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut përfshirë këtu edhe krijimin e mekanizmave të ndryshëm që do të merren me ngritjen e këtyre kapaciteteve. Gjithashtu dokumenti parasheh krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave monitorues dhe raportues duke i kushtuar vëmendje të posaçme raportimit ndaj institucioneve ndërkombëtare.

Page 11: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 11

I. SFONDI I.I SFONDI HISTORIK Fillimisht, pas konfliktit të vitit 1999, Kosova ka qenë vendosur nën Administrimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bazuar në Rezolutën 1244. Misioni i OKB-së në Kosovë është njohur me emërtesën UNMIK- Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe është udhëhequr prej Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (PSSP). Sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u ka pasur si detyrë dhënien e ndihmës për krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ). Fillimisht u formua Këshilli i Përkohshëm Administrativ-(KPA), në të cilin merrnin pjesë të gjitha grupet politike dhe përfaqësues prej komuniteteve të ndryshme etnike që gjenden në Kosovë. Në vitin 2001 niveli i vetëqeverisjes në Kosovë ngrihet në një nivel akoma më të lartë me krijimin e Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, që ishte një akt juridik i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Korniza Kushtetuese hyri në fuqi më 15 Maj 2001, me nënshkrimin e saj nga PSSP, dhe në këtë mënyrë filloi ndërtimi i institucioneve vendase qendrore dhe lokale përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të qytetarëve të Kosovës nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Institucionet e Përkohshme të Vetë-qeverisjes kishin si qëllim që të sigurojnë paqen, sigurinë dhe kushtet normale të jetesës për të gjithë, si dhe të bëjnë të mundur jetesën në një shoqëri të lirë dhe të hapur me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim. Falë kornizës kushtetuese qytetarëve të Kosovës iu dha e drejta për të krijuar Presidencën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës si dhe Parlamentin e Kosovës i cili do të kishte 120 vende ndër të cilat 10 të rezervuara për deputetët e minoritetit serb dhe 10 të tjera për minoritetet tjera si turq, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas. Një çështje tjeter lidhur me të drejtat e njeriut, per tu permendur eshte qe bashke me Kapitullin 4 i cili i eshte dedikuar te Drejtave te Komuniteteve dhe Pjesetareve te Tyre, me shpalljen e Kornizes Kushtetuese, IPVQ-se ndermoren pergjegjesine per te “observuar dhe siguruar lirite dhe te drejtate e njeriut te njohura nderkombetarisht, perfshire ato te drejta dhe liri te percaktuara ne : a) DUDNJ; b) KEDNJ, c) PNDCP d) KNEDR e) KEDKG; f) KDF; g) Karta Europiane për Gjuhet Regjinale apo Minoritare; and h) KKMPK1 dhe “provisionet mbi te drejtat dhe lirite e percaktuara ne keto instrumente do te aplikohen drejtperdrejte ne Kosove si pjese e Kornizes Kushtetuese” 2. Me perjashtim te Kartës Europiane për Gjuhet Regjionale apo Minoritare, te gjitha keto instrumente (plus Konventa kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndëshkimeve te tjera Mizore, Jonjerezore dhe Poshteruese) jane garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, gjithashtu (Kapitulli II.Art.22).

1 2001/09 – kapitulli 3, Art.3.2.

Page 12: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 12

Në vitin 2006 filluan bisedimet për të vendosur statusin përfundimtar të Kosovës, takime këto të mbështetura prej OKB-së dhe të drejtuara prej të Dërguarit Special të OKB-së, Martti Ahtisaari. Ky i fundit përgatiti në shkurt të vitit 2007 një marrëveshje e cila nuk u pranua nga Serbia dhe duke qenë se negociatat u bllokuan, Kosova shpalli në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008, duke marrë përsipër që të vërë në jetë plotësisht planin Ahtisaari. Fill pas shpalljes së pavarësisë u krijua Komisioni Kushtetues i Republikës së Kosovës i cili kishte si detyrë që të hartonte projekt kushtetutën duke marrë gjithashtu në konsideratë komentet e qytetarëve dhe grupeve të interesit. Ky komision pasi mblodhi dhe shqyrtoi të gjitha komentet, vërejtjet dhe propozimet e bëra nga qytetarët, ekspertët dhe veprimtarët e shumtë nëpër takimet me qytetarë dhe diskutimet në tryeza të rrumbullakëta me grupe të interesit, të organizuara në gjithë Kosovën, miratoi tekstin përfundimtar të projekt kushtetutës në datën 2 prill 2008. Me tej Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua prej Kuvendit të Kosovës në 9 prill 2008 dhe u përcaktua që të hyjë në fuqi në datën 15 qershor 2008. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton standardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të minoriteteve. I.II PROCESI I HARTIMIT TË STRATEGJISE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT Problemet e të drejtave të njeriut në Kosovë janë të përmasave të thella dhe të mprehta dhe nuk mund të zgjidhen lehtë apo shpejtë. Respektimi dhe zbatimi i plotë i lirive dhe të drejtave të njeriut, bazuar në konventat dhe standardet ndërkombëtare pengohet në mënyrë të veçantë prej problemeve sociale, ekonomike, politike dhe kulturore. Të ardhurat e pjesës më të madhe të qytetarëve në Republikën e Kosovës janë të ulta dhe për këtë arsye shumë qytetarë e kanë të vështirë për të përballuar çmimet e mallrave, shërbimeve dhe shpenzimeve minimale të shportës së konsumatorit. Pensionet, bursat dhe ndihmat sociale janë shumë të ulëta dhe ndikojnë negativisht në mundësitë e përmbushjes së të drejtës për arsimim, shëndetësi, banim të përshtatshëm dhe ushqim, si dhe ne përmbushjen e të drejtave të tjera sociale, ekonomike dhe kulturore. Si në çdo shoqëri tjetër në tranzicion, edhe në Kosovë, dukuri si korrupsioni, krimi i organizuar dhe dukuri të tjera negative ndikojnë në mënyrë të theksuar në gjendjen e të drejtave të njeriut si dhe në demokratizimin e shoqërisë ne përgjithësi. Duke qenë ende në procesin e ngritjes dhe konsolidimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, institucionet e shtetit të pavarur janë ende në fillimin e tyre dhe për rrjedhojë nuk janë në gjendje për të siguruar mirëqenie të plotë për qytetarët e saj, edhe pse gjatë viteve të fundit, UNMIK-u dhe Institucionet vendase kanë arritur rezultate të dukshme në rritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave te njeriut në Kosovë.

Page 13: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 13

Në përgjithësi vetëdijesimi për të drejtat e njeriut ende nuk është në nivelin e duhur, dhe shpesh ndodh që edhe përkundër detyrimeve që dalin nga rregulloret dhe ligjet në fuqi për zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të të drejtave të njeriut, zyrtarët nuk i zbatojnë ato si duhet dhe nuk janë të informuar sa duhet për nevojën dhe rëndësinë e aplikimit të tyre. Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët e Kosovës nuk janë mjaftueshëm në dijeni lidhur me të drejtat e tyre dhe mekanizmat ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Megjithatë, krahas angazhimeve me më shumë prioritet që kanë pasur të bëjnë me përcaktimin e statusit të Kosovës, janë bërë përparime domethënëse në infrastrukturën ligjore, si dhe në krijimin e mekanizmave institucionalë që janë krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut brenda institucioneve të Kosovës. Kjo ka bërë të mundur një lehtësim të realizimit të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe ka ofruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje aktive në përcaktimin e politikave dhe aktiviteteve ekzekutive. Ajo që vlen të theksohet për Qeverinë e Republikës së Kosovës është përkushtimi i saj për të punuar drejt ngritjes së nivelit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të zbatimit të drejtave të njeriut në praktikë. Në aspektin e organizimit të sektorit joqeveritar, në Kosovë veprojnë shumë organizata jo-qeveritare në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat janë të fokusuara në punën mbi të drejtat e fëmijëve, grave, minoriteteve etnike, të rinjve, pensionistëve, personave me aftësi të kufizuar, rehabilitimin psikofizik të të mbijetuarve-viktima të torturës, etj. Shumë prej tyre bëjnë monitorimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe zhvillojnë programe të ndryshme në fushën e edukimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë një ndikim domethënës në krijimin e opinionit të publikut, përshtatjen e legjislacionit, politikave dhe aktiviteteve të institucioneve vendore si dhe në qasjen në organizata ndërkombëtare. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u bërë në shtimin dhe bashkërenditjen e përpjekjeve të Qeverisë, gjyqësorit, shoqërisë civile, OJQ-ve, fondacioneve, programeve, dhe të çdo individi me qëllim të garantimit të zbatimit më të mirë, si dhe zhvillimin e një kulture ligjore për të drejtat e njeriut në Kosovë. Rruga drejt hartimit të strategjisë ka qenë e paraprirë nga një varg zhvillimesh të rëndësishme. Në dhjetor 2003, PSSP propozoi një grup Standardesh për Kosovën, përmbushja e të cilave do të çonte tek diskutimi për statusin ligjor të Kosovës. Me synim afirmimin e përkushtimit të saj për parimet dhe normat universale të të drejtave të njeriut, Zyra e Kryeministrit, themeloi Grupin e Punës për Strategjinë për të drejtat e njeriut në Kosovë. Në korrik 2005, Kryeministri i Kosovës nxori vendimin, për krijimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në secilën Ministri të Qeverisë së Kosovës. Kjo ishte një përpjekje e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm mbi të drejtat e njeriut, me një qëllim kryesor promovimin dhe mbrojtjen e tyre.

Page 14: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 14

Strategjia për të Drejtat e Njeriut e shoqëruar nga Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut synon të zbatojë të drejtat e njeriut në Kosovë, konform standardeve ndërkombëtare, ti nxisë dhe mbrojë ato, si dhe t’i informojë sa më mirë qytetarët e Kosovës lidhur me drejtat e tyre. Strategjia shërben si një dokument që parashtron një politikë efektive, të qëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtave dhe që është hartuar në mënyrë të qartë duke paraqitur objektiva reale dhe të zbatueshme. Dokumenti gjithashtu është ndërtuar me qëllim fleksibël për të bërë të mundur ndryshimin ose plotësimin në një kohë të dytë, nëse shihet e nevojshme ose nëse ndryshojnë rrethanat. Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimi mes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë. Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga ana tjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Strategjia dhe Plani i Veprimit janë hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës /Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi të gjerë me shumë aktorë të interesuar të kësaj fushe. Procesi i hartimit ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës pasi në të kanë marrë pjesë jo vetëm përfaqësues të institucioneve qeveritare, por ne këtë proces kane dhenë kontribut te jashtezakonshem organizatat nderkombetare si Keshilli i Europes, Komisioni Europian, OSBE, UNDP, UNICEF, UNIFEM, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur të fushave të të drejtave të njeriut. Në procesin e hartimit janë marrë padyshim në konsideratë edhe kushtet dhe kapacitetet e Kosovës për të zbatuar objektivat që janë shtruar si dhe është analizuar jo vetëm gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut por edhe problemet më specifike që hasen në këtë fushë, duke bërë një studim të situatës aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe nxjerrë në pah problemet më kryesore. Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet qoftë për të zgjidhur problemet ekzistuese apo siguruar standarde sa më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë. Më tej sugjerohen masat legjislative që duhen ndërmarrë për të siguruar zbatim të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe për të përafruar në këtë drejtim legjislacionin kosovar me atë të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të Integrimit Evropian. Në vijim trajtohet nevoja për ndërtimin e kapaciteteve institucionale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut përfshirë këtu edhe krijimin e mekanizmave të ndryshëm që do të merren me ngritjen e këtyre kapaciteteve. Gjithashtu dokumenti parasheh krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave monitorues dhe raportues duke i kushtuar vëmendje të posaçme raportimit ndaj institucioneve ndërkombëtare.

Page 15: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 15

II. VIZIONI DHE MISIONI Vizioni: Të drejtat e njeriut kanë një rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës. Objektivi ynë madhor është ndërtimi i një Kosove demokratike, stabile, të sigurtë dhe të begatë, ku te gjithë qytetaret e saj, pa asnjë dallim, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë si dhe kanë të garantuar dinjitetin njerëzor sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane. Misioni: Qeveria e Republikës së Kosovës ka mision te mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, dhe të arrijë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe të krijojë dhe përmirësoj efektivitetin e mekanizmave ekzistues që garantojnë se normat e pranuara po respektohen. Qeveria e Republikës së Kosovës ka mision qe përmes përpjekjeve të vazhdueshme të sigurojë respektimin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, duke siguruar respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, njohjen më të mirë te tyre dhe vetëdijesimin, përmirësimin e koordinimit të aktiviteteve, si dhe ngritjen dhe forcimin e mekanizmave në përkrahje të drejtave të njeriut.

Page 16: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 16

III. QËLLIMET Në mënyrë më specifike, Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, ka disa qëllime: • Promovimi dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut; • Hartimin e politikave dhe të legjislacionit përkatës, si dhe sigurimin se legjislacioni

është në pajtim me standardet ndërkombëtare; • Të promovojë në mënyrë aktive forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin

e ligjit, në veçanti përmes dialogut dhe ndërtimit të institucioneve për zbatimin e të drejtave të njeriut;

• Të përkrah dhe të inkurajojë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë; • Përkrah dhe të inkurajoj punën e OJQ-ve me interes të veçantë për shoqërinë

kosovare që ofrojnë programe konkrete për përmirësimin dhe zhvillimin e drejtësisë tranzicionale dhe të drejtave të njeriut.

• Të thellojë bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë, dhe me theks të veçantë me Institucionin e Ombudspersonit;

• Në kontekst të Kartës së KB dhe Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të përshpejtojë proceset për ratifikimin e të gjitha instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me zbatimin e plotë të të gjitha te drejtave pa dallim.

• Integrimi i rekomandimeve tw ardhura prej institucioneve relevante ndwrkombwtare; • Krijimi dhe forcimi i mekanizmave monitorues dhe raportues per perpilimin e

raporteve per ti derguar ne institucionet respektive monitoruese nderkombetare te te drejtave te njeriut,

• Përmirësimi i edukimit mbi të drejtat e njeriut në të gjitha nivelet.

Page 17: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 17

IV. SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

A) KONTEKSTI I PËRGJITHSHËM

Që në fillim vlen të theksohet se është e vështirë të bëhet një analizë e plotë e gjendjes të së drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo për shkak te disa faktorëve dhe rrethanave si mungesa e te dhënave te përshtatshme, zbatimit të aktiviteteve shpesh të fragmentuara dhe te pakoordinuara nder-institucionale, mungesa e fondeve dhe kapaciteteve njerëzore etj. Megjithatë, një vetëdijesim për elementet kyçe të situatës është i domosdoshëm për vlerësimin e qasjes së propozuar në këtë Strategji2 Analiza e situatës vjen si rezultat i shqyrtimit të dokumenteve dhe raporteve te ndryshme ekzistuese, hulumtimeve, mbajtjes së punëtorive dhe zhvillimin e intervistave me organizatat vendore e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë aktive në Kosovë. Problemet e të drejtave të njeriut në Kosove kanë të bëjnë me të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe prekin si komunitetin shumicë, ashtu edhe komunitetet pakicë. Këto probleme kane ndikim ne te drejtat e njeriut, janë të një natyre komplekse dhe lidhen me aspekte te ndryshme, qofte ato lidhur me mungesën dhe moszbatueshmërinë adekuate të legjislacionit, apo ato lidhur me mungesen e mekanizmave te pershtatshem dhe kufizimeve buxhetore. Sa i takon ligjit te aplikueshëm, mund te konkludohet qe situata e te drejtave te njeriut ofron zbatueshmëri të drejtave, ngase mekanizmat institucioneve publike ne Kosove janë ne harmoni me standardet e njohura ndërkombëtare te te drejtave te njeriut ( përfshirë Konventën Evropiane për te Drejtat e Njeriut). Përveç ligjeve vendore, Neni.22 i Kushtetutës se Republikës se Kosovës tregon se, ‘te drejtat e njeriut dhe liritë themelore te garantuara nga marrëveshjet dhe instrumentet e shënuara me poshtë janë drejtpërdrejtë te aplikueshme ne Republikën e Kosovës dhe, ne rast te konfliktit, kane prioritet ndaj dispozitave te ligjeve dhe akteve te institucioneve publike vendore:

1) Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut (DUDNJ), 2) Konventa Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Fundamentale (KEDNJ), 3) Pakti Nderkombetar mbi te Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP) ,

2 Për informata të plot mbi problemet e të drejtave të njeriut, shih Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë, Raporti i Pestë Vjetor 2004-2005 (2005) dhe Raporti i dorëzuar nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në Pajtim me Nenin 2.2 të Marrëveshjes në mes të UNMIK-ut dhe Këshillit të Evropës lidhur me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (ACFC (2005) 003, 2 qershor 2005). OSBE-ja poashtu ka punuar në përgatitjen e “raportit në hije” mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike që duhet të shqyrtohet nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut sipas procedurës së caktuar nga Neni 40 i Konventës.

Page 18: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 18

4) Konventa Kornizë per Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKMPK) , 5) Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial (KNEDR) 6) Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave (KEDKG), 7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF), 8) Konventa kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndershkimeve te tjera Mizore, Jonjerezore dhe Poshteruese .

Pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë po zhvillon një strategji dhe plan të veprimit për të drejtat e njeriut - i cili do të implementohet në një fazë tranzitive të ndërtimit të institucioneve të Kosovës së Pavarur – është e një rëndësie të veçantë që për këto tri vite, sa i duhen zbatimit të planit të veprimit, të analizohen problemet dhe aktivitetet mbi të drejtat e njeriut sipas problematikave dhe sektorëve në të cilat Qeveria do të mbetet e angazhuar dhe do të synoj të bëj përmirësime gjatë periudhës së ardhshme tre-vjeçare 2009-2011. Duke e përfshirë në vete përveç çështjeve problematike të përgjithshme të të drejtave të njeriut, edhe trajtimin e kategorive dhe grupeve të veçanta siç janë fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, minoritetet, viktimat e trafikimit, viktimat e torturës, personat e diskriminuar e deri te proceset e raportimit mbi konventat ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut, dokumenti mëton ta ofrojë një vetëdijesim mbi problemet më akute dhe të arriturave konkrete që janë bërë në këto fusha, me qëllim të vlerësimit sa më real të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Në mesin e problemeve më kryesore të identifikuara, përfshirë këtu edhe disa çështje të cilat nuk janë drejtpërdrejt çështje të të drejtave të njeriut, janë gjetur:

o varfëria -që prek 55% të popullatës, një pjesë e së cilës jeton në varfëri të skajshme

( 17 %), ku qytetarët jetojnë në varfëri, vuajnë nga paushqyeshmëria dhe ju mungon higjiena themelore dhe shërbimet shëndetësore;

o fakti se ka mijëra persona të zhdukur, trupat e të cilëve ende janë të paidentifikuara dhe të pagjetura;

o zhvendosja e mijëra personave gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999 (banorët jetojnë në varfëri, vuajnë nga paushqyeshmëria dhe ju mungon higjiena themelore dhe shërbimet shëndetësore);

o situata e rëndë sociale e grave të veja të luftës o mungesa e punësimit për shumicën e popullatës sidomos te rinjtë (55-60%); o mungesa e ujit të pijshëm dhe ndotja e ajrit; o shkalla e lartë e mortalitetit të foshnjave; o shkalla e lartë e mosintegrimit të personave me aftësi të kufizuar (rreth 10% e

popullatës), sidomos në arsim, punësim dhe transport publik, dhe shërbime publike në përgjithësi;

o mungesa e legjislacionit lidhur me shëndetin mental në vijë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;

Page 19: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 19

o paraburgimi i autorëve të mitur të krimeve, të burgosurve të sëmurë mendorë, të burgosurve të zakonshëm dhe të paraburgosurve në hapësira të njëjta;

o mungesa e iniciativave, zbrazëtitë në legjislacion dhe mungesa e mekanizmave të posaçëm institucionalë për kompensimin e viktimave të torturës, posaçërisht të atyre nga lufta e fundit në Kosovë,

o mosimplementimi apo implementimi jo i plotë i legjislacionit të miratuar o niveli i pamjaftueshëm i zbatimi tw ligjit dhe mos-funksionimi efikas i gjyqwsorit o procedurat gjyqësore tejet të gjata ; o vetëdijesimi i pamjaftueshëm i gjykatësve dhe avokatëve, lidhur me të drejta të

njeriut dhe standardet ndërkombëtare; o resurset dhe kapacitetet e kufizuara të institucioneve të themeluara dhe

mekanizmave institucionalë ne përgjithësi për të siguruar implementim efektiv të masave mbrojtëse dhe promovuese të të drejtave të njeriut

o Mungesa e bashkëpunimit te mirëfilltë me Institucionin e Ombudspersonit o Mungesa e bashkëpunimit me OJQ të specializura për zgjidhjen e konflikteve

ndërnjerzore dhe ndëretnike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. o zhvillimi i kufizuar i shoqërisë civile. o Mungesa e dokumenteve strategjike për çështje të përgjithshme dhe specifike për të

drejtat e njeriut o Nivel i lartë i fëmijëve që punojnë o Përfshirja e pamjaftueshme e fëmijëve në arsim, sidomos e disa grupeve të

fëmijëve si vajzat, fëmijët me aftësi te kufizuar dhe fëmijët e komunitetit RAE; o Dhuna ne shkolla dhe braktisja e shkollës o Cilësia e pamjaftueshme e arsimit, përfshirë infrastrukturën shkollore; o Liria e pamjaftueshme e lëvizjes për të gjithë, në disa zona të Kosovës o Shkalla e lartë e mortalitetit dhe morbiditetit të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare; o Mungesa dhe pamjaftueshmëria e zbatimit të akteve ligjore dhe mekanizmave

adekuat për parandalimin e praktikave që rrezikojnë shëndetin e të rinjve; o Nivel i pamjaftueshëm i shërbimeve dhe i kushteve themelore për shëndetin

mendor; o Mungesa e ofrimit te përkujdesjes adekuate psiko-sociale dhe shëndetësore për

fëmijët dhe familjet e tyre o Kushtet e keqësuara te jetesës për njerëzit e moshuar; o Trafikimi i qenieve njerëzore; o Infrastruktura dhe hapësirat e pamjaftueshme për aktivitetet kulturore, sportive dhe

aktivitetet e të rinjve; o Integrimi dhe (ri)socializmi i pamjaftueshëm i personave me aftësi të kufizuar o Barazia e pamjaftueshme gjinore; o Integrimi i pamjaftueshëm i minoriteteve; o Mungesa e monitorimit efektiv të implementimit të ligjeve dhe obligimeve

ndërkombëtare si dhe përfshirjes së kritereve ndërkombëtare në ligjet vendore; o Vetëdija dhe pjesëmarrja e pamjaftueshme publike ne proceset që kanë te bëjnë me

të drejtat dhe liritë; o Niveli i pamjaftueshëm i efektivitetit të sistemit gjyqësor; o Zbatimi i pamjaftueshëm i standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në

sistemin gjyqësor;

Page 20: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 20

o Mungesa e trajtimit adekuat të delikuencës së të miturve; o Prania e diskriminimit të bazuar në orientimin seksual

B. GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SFERA TË VEÇANTA

1. Të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar Në Republikën e Kosovës sipas shifrave të përafërta të dalura nga hulumtimet e organizatave të ndryshme joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare, janë afërsisht 150 mijë fëmijë dhe njerëz të rritur me aftësi të kufizuar, ose rreth 7% të numrit të tërësishëm të popullatës. Situata e personave me aftesi te kufizuar ne Kosove nuk eshte aspak e kenaqshme dhe kerkon permiresim. Aspektet te cilat kane me se shumti nevoje te permiresohen jane fushat te cilat kane te bejne me lehtësimin e integrimit të njerëzve me aftësi të kufizuar në proceset e planifikimit dhe hartimit të strategjive dhe programeve zhvillimore të qeverisë, krijimin e programeve të edukimit dhe aftësimit të kuadrove, punesimit, edukimin publik për ngritjen e vetëdijesimit dhe ndryshimin e qëndrimeve në shoqërinë kosovare në përgjithësi. Në dhjetor të vitit 2000, UNMIK-u ka themeluar një grup punues nën administrimin e tij, të quajtur Forca Punuese për Aftësinë së Kufizuar, në përbërjen e të cilit ishin përfaqësues të institucioneve të UNMIK-ut, organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante në këtë sferë. Detyrë parësore e këtij grupi ishte që të zhvilloj një strategji gjithëpërfshirëse për Aftësinë e Kufizuar në Kosovë, në linjë me Rregullat Standarde të Kombeve të Bashkuara për Barazimimin e Mundësive për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar. Qëllimi i kësaj strategjie ishte që të forconte qasjen e të drejtave të njeriut ndaj Aftësisë së Kufizuar të synuar në Kornizën Kushtetuese. Në fund të punës së tij ky grup punues, pikërisht me 3 dhjetor 2001, në ditën e ndërkombëtare të njerëzve me aftësi të kufizuar, bëri publik dokumentin e politikave të quajtur Korniza Gjithëpërfshirëse e Politikave për Çështjen e Aftësisë së Kufizuar në Kosovë, dokument ky shumë i rëndësishëm për të shërbyer si bazë e përshtatshme për t’u ndërtuar mbi të, pastaj, në të ardhmen politika dhe ligje që do të avancojnë edhe më tej pozitën e njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovë. Ne kuadër te përpjekjeve për siguruar një jete me te mire dhe një përfaqësim sa më adekuat te te gjithë qytetareve ne Kosove me 26 prill 2006 është themeluar Këshilli Nacional për Persona me Aftësi e Kufizuar. Ky Këshill është themeluar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e aftësisë së kufizuar, në mes të Qeverisë së Kosovës, komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, OJQ-ve përfaqësuese, biznesit privat dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Page 21: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 21

Qeveria e Republikës së Kosovës me 20 mars 2008 mori vendimin për hartimin e Planit Nacional për Persona me aftësi të Kufizuara. Konform Vendimit të Qeverisë, Sekretari i Përhershëm i Zyrës së Kryeministrit nxori Vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Planit Nacional për Personat me aftësi të kufizuara. Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit është duke e udhëheq punën e grupit punues. Pjesëmarrës në hartimin e Planit të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara janë, Koordinatorët e NJDNJ nga të gjitha ministritë, dhe ekspertë tjerë të shoqërisë civile që merren me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Për më tepër, grupin punues është duke e përkrah me konsulent dhe në aspektin material Ambasada Italiane. Në kuadër të Grupit Punues janë themelua gjashtë nëngrupe punese që adresojnë tematika specifike sektoriale, atë në sferën e: Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Punësimit, Qasjes dhe Infrastrukturë dhe Statistikat.

2. Të drejtat e Gruas dhe Barazia gjinore Sipas disa hulumtimeve 50% e popullatës së Kosovës janë të gjinisë femërore3. Edhe perkunder perparimeve te medha qe jane bere viteve te fundit drejt arritjes se barazise gjinore, femrat në Kosove ende mbeten në pozitë më të pafavorizuar ne aspekte te ndryshme si në lëminë e punësimit, varfërisë, arsimimit, mundësive për tu zgjedhur ne pozita vendim-marrese, si dhe pjesëmarrjes aktive ne proceset shoqerore. Gjithashtu mund të verehen dallime thelbësorë në pozitën e femrës në zonat rurale dhe atë urbane, analfabetizmi, mungesa e analizës dhe të planifikimit të buxhetit nga perspektiva gjinore si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal. Të gjitha këto mangësi bejnë që në përgjithësi të tregohet një ecje e ngadalshme në arritjen e barazisë gjinore, si një ndër parakushtet themelore të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Mirëpo, përkundër kësaj Kosova ka arritur që viteve të fundit të zhvilloj një kornize solide ligjore dhe te mekanizmave te tjere, për të arritur barazinë gjinore. Janë krijuar një varg i mekanizmave institucionalë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe është vendosur një bazë e mirë ligjore që siguron një arritje të barazisë gjinore në Kosovë. Këtu vlen të përmenden: • Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Femrave e cila

është bërë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës • Ligji për barazi gjinore • Ligji kundër diskriminimit- LKD • Ligji për Ndërmjetësim • Udhëzimi Administrativ për implementimin e LKD-së • Plani i Veprimit për implementimin e LKD-së • Programet e Qeverisë për Barazi Gjinore • Udhezimi Administrativ per Procedurat e Mundesive te Barabarta

3 Në Kosovë regjistrimi civil i popullatës nuk është bërë që nga viti 1981. Shih Raportin e Zhvillimit Njerëzor, Kosovë 2004-UNDP, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Page 22: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 22

Në nivelin qendror janë krijuar:

• Komisioni për të drejta te njeriut, mundësi të barabarta, çështje gjinore dhe të zhdukurve pranë Kuvendit të Kosovës

• Agjencioni për Barazi Gjinore • Zyra për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit • Njësitet për të drejtat e njeriut në çdo ministri • Zyrtaret për Barazi Gjinore ne secilën Ministri te Qeverise • Grupi ndërministror për barazi gjinore • Njësiti për barazi gjinore në kuadër të Entit të Statistikave të Kosovës

Në nivelin komunal:

• Njësitë për të drejtat e njeriut • Zyrtarët për Barazi gjinore në 30 komuna të Kosovës

Në nivelin qendror, në mesin e të arriturave është edhe krijimi i Zyrës për Barazi Gjinore që u themelua me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/18, mandati i së cilës është implementimi dhe monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe nxitja e zhvillimit të barazisë gjinore në Kosove. Kjo zyre me vonë me një vendim të Qeverise të datës 1 shtator 2006 u transformua ne Agjension për Barazi Gjinore. Më tutje, në nivelin lokal, që nga viti 2003 secila komunë e Kosovës i ka zyrtarët për barazi gjinore, gjë qe ka ndihmuar në integrimin e perspektivës së barazisë gjinore në zhvillimet e përgjithshme institucionale. Gjithashtu, duke u mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Shërbimeve Publike përqindja e femrave të punësuara në institucionet qendrore dhe lokale është 35.6%, ndërsa në nivelin lokal kjo përqindje arrin 40.5%, që nënkupton se është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Barazinë Gjinore. Mirëpo, është me rëndësi të përmendet se numri i femrave që mbajnë pozita udhëheqëse është ende disproporcional, që do të thotë se ende ka shumë pak femra në pozita vendimmarrëse. Më tutje, përkundër faktit se LBGJ ekziston që nga viti 2004 dhe ku njëri prej qëllimeve kryesore është hetimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, rastet e zgjidhura të diskriminimit në bazë gjinore janë të pamjaftueshme. Kjo do të thotë se Kosova ka nevojë që të punojë shumë më tepër në promovimin e të drejtave të gruas dhe implementimin e Ligjit mbi Barazinë Gjinore dhe mekanizmave të tjerë. Në kuadër të hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike është hartuar Programi i Qeverisë për Barazi Gjinore për periudhën 2008-11, që është bërë nën udhëheqjen e Agjensionit për Barazi Gjinore.

Page 23: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 23

3. Të drejtat e fëmijës Duke ditur rëndësinë e të drejtave të fëmijëve, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje që të punoj në ngritjen e një niveli të jetesës më të mirë për të gjithë fëmijët në Kosovë, duke e konceptuar si standard fundamental për një shoqëri demokratike. Në përgjithësi Kosova ka bere progres domethënës drejt krijimit te mekanizmave lidhur me te drejtat e fëmijëve si dhe përfshirjes se te drejtave te fëmijëve ne lesgjslacionin vendor. Në këtë kuadër janë bëre një varg arritjesh: në Zyrën e Kryeministrit per Qeverisje te Mirë punon Zyrtari per te Drejtat e Femijeve, është hartuar Plani i Veprimit kundër trafikimit me qenie njerëzore, dhe është formuar nëngrupi për fëmijët; në të gjitha Ministritë janë formuar Njësitë për të Drejtat e Njeriut dhe në disa prej tyre janë edhe zyrtarë qe merren me të drejtat e fëmijëve; si dhe kane vazhduar përpjekjet për të rritur numrin e zyrtarëve komunalë për të drejtat e fëmijëve. Një nga të arriturat më të mëdha në këtë drejtim, padyshim është themelimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve me një vendim te Kryeministrit te Kosovës të datës 25 tetor 2006. Qëllimi kryesor i formimit te këtij mekanizmi është mbrojtja dhe nxitja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim për të vendosur fëmijën në qendër të përpjekjeve të Qeverisë. Me këtë mekanizëm, Qeveria e Republikës së Kosovës synon të arrijë standarde ndërkombëtare të të drejtave te njeriut, dhe po ashtu të ndihmojë në përmirësimin e efektivitetit në mekanizmat që tanimë ekzistojnë dhe të garantojë se normat e pranuara mbi të drejtat e fëmijëve zbatohen dhe respektohen. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar të bashkëpunojë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht me ato të përfshira në fushën e të drejtave të fëmijës me qëllim të hartimit të një Kornize Strategjike për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë, duke formuar Grupin e Punës për hartimin e këtij dokumenti strategjik, dhe në mënyrë që t’i përgjigjet sfidave të reja kombëtare dhe ndërkombëtare. Ideja për të pasur një dokument strategjik për të drejtat e fëmijëve, ofron një vizion të përbashkët për të ecur përpara në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në Kosovë. Në aspektin e përfshirjes në legjislacionin ekzistues, Konventa për te Drejtat e Fëmijës është e përfshirë ne listën e instrumenteve ndërkombëtare qe janë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me disa mungesa, shumica e legjislacionit te ri, përfshin principet dhe dispozitat themelore te Konventes për te drejtat e fëmijës. Principi i mosdiskriminimit ka qene i njohur në Kornizën Kushtetuese dhe Ligjin Anti-diskriminim dhe tanimë së fundmi është vendosur në mënyrë të qartë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe është përfshirë edhe në legjislacionet sektoriale ne shëndetësi, edukim, familje dhe shërbime sociale, dhe në mbrojtjen e fëmijëve. Sidoqoftë diskriminimi i vajzave, fëmijëve nga grupet etnike ( ne disa sfera te caktuara) dhe fëmijëve me aftësi te kufizuar mbetet një sfidë, dhe ende ata nuk gëzojnë

Page 24: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 24

qasje të barabartë në shkollim, mundësi për edukimin e lartë dhe shërbimet shëndetësore cilësore. Përderisa dispozitat e legjislacionit aktual qe garantojnë barazinë dhe parandalimin e diskriminimit janë një hap i rëndësishëm fillestar, për te tejkaluar pabarazitë do te duhen masa strategjike, proaktive për të identifikuar dhe dhënë prioritet grupeve të margjinalizuara dhe të diskriminuara të fëmijëve. Principi i interesit më të lartë të fëmijës është përfshirë qartë në disa pjesë të legjislacionit, si në Ligjin për Familjen dhe Shërbimet Sociale, dhe gjithashtu përforcon procedurat ekzistuese të mbrojtjes së fëmijës dhe protokollet. Sidoqoftë është evidente mungesa në Ligjin e Familjes, si dhe në ligjet që ofrojnë qasje në përfitimet e mirëqenies sociale, dhe përkujdesjes shëndetësore cilësore. Në promovimin e parimeve të pjesëmarrjes së fëmijëve është shënuar një përparim i madh, ndonëse në këtë fushë mbetet edhe shumë punë për tu bërë. Në përgjithësi, fëmijët në Kosovë konsiderohen të jenë subjekt i mbrojtjes nga të rriturit, nuk marrin pjesë në vendimarrje dhe vendimet lidhur me fëmijët merren nga ata që janë përgjegjës për ta. Deri tani, përfshirja e fëmijëve në përcaktimin dhe implementimin e ligjeve, politikave dhe programeve që ndikojnë në ta ka qenë e kufizuar. Përveç kësaj, disa ligje qartësisht kërkojnë që pikëpamjet e fëmijës të merren parasysh në vendim marrje, siç është Kodi Penal për të Mitur, por kjo mundësi nuk është e njohur në bazë të Ligjit mbi Familjen dhe Ligjit mbi Shërbimet Sociale dhe Familjare. Përfshirja e përfaqësuesve të fëmijëve në bordet ( këshillat) e shkollave do ta rriste pjesëmarrjen e fëmijëve në qeverisjen e shkollës, por bordet ende nuk janë plotësisht operative. Të drejtat e fëmijëve për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe të marrin personalisht pjesë në vendim marrje ende nuk janë adresuar në ligjet mbi shëndetësinë. Përveç kësaj, përderisa është bërë përparim i rëndësishëm në hartimin e ligjeve primare, hartimi i ligjeve sekondare, mekanizmave institucional dhe të programeve të nevojshme për implementimin e këtyre ligjeve kanë qenë të ngadalshme. Ligjet primare, për nga natyra janë të përgjithësuara. Përkthimi i legjislacionit në realitet kërkon më shumë ligje, udhëzime, struktura dhe burime të nevojshme institucionale. Progresi i ngadalshëm i zbatimit të të drejtave të fëmijëve mund ti ngarkohet pjesërisht mungesës së planit kombëtar të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pastaj mekanizmave efektiv për koordinim ndërmjet institucioneve (agjencive). Përderisa ligjet dhe politikat e inkorporojnë Konventën për të drejtat e fëmijëve, nuk është bërë asnjë vlerësim gjithëpërfshirës për zbatimin e tyre dhe ndikimin në permiresimin e të drejtave të fëmijëve, dhe nuk ka sistem të përcaktuar në lidhje me ndarjen e buxhetit të përgjithshëm që u kushtohet fëmijëve. Ekziston edhe mungesa e mbledhjes së të dhënave dhe mekanizmat monitorues për të vlerësuar progresin e implementimit dhe të identifikimit të zbrazëtirave në realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Page 25: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 25

4. Të drejtat e minoriteteve Republika e Kosovës është një shtet multietnik ku jetojnë komunitete te ndryshme, shqiptar, serb, turq, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas, goran, kroat, malazez dhe të tjerë. Kosovës i mungojnë të dhënat e sakta demografike. Për shkak se prej vitit 1981 nuk ka pasur ndonje regjistrim te popullsise ne Kosove, eshte veshtire te flasim per shifrat e sakta te popullsise se Kosoves, mirepo objektive e Qeverise se Republikes se Kosoves eshte qe ne vitin 2009 te behet regjistrimi i popullsise dhe atehere do te kemi nje pasqyre me te plotë lidhur me kete çështje. Ministria per Komunitete dhe Kthim (MKK) konstaton se barazia e plotë dhe efektive për personat që ju përkasin komuniteteve pakicë në shumë lëmi ende lë për të dëshiruar. Ekziston nevoja për ndërmarrjen e masave të mëtejme pozitive për shembull në fushën e punësimit, duke u bazuar, në përvojat që janë fituar gjatë implementimit të fushatës për punësimin e anëtarëve të komuniteteve pakicë, iniciuar nga Qeveria e Kosovës në janar 2005. Situata e përgjithshme ekonomike në Kosovë është shumë e vështirë dhe papunwsia dhe varfëria prek poashtu ne mase te madhe edhe minoritetet. Kjo çështje është gjithashtu e lidhur me procesin e kthimit, pasi që të kthyerve i’u duhet jo vetëm siguri por edhe mundësi punësimi. Ne tetor 2007, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Reintegrimin e Personave te Ri-atdhesuar. Përveç ofrimit te ndihmës se menjëhershme pas arritjes, Strategjia tenton te kërkoj te siguroje zgjidhje te qëndrueshme për nevojat e personave te riatdhesuar ne fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, reintegrimit ligjor, mirëqenies sociale, çështjeve pronësore dhe është bazuar ne principet e barazisë. Ne prill 2008 Qeveria ka aprovuar planin e veprimit mbi zbatimin e Strategjisë përfshirë buxhetin e saj. Liria e lëvizjes Liria e lëvizjes wshtw një ndër të drejtat kryesore të njeriut dhe rëndësia e saj është theksuar edhe në nenin 35 të Kushtetutës së Kosovës. Përkundër sfidave ne kuadër te Lirisë se Lëvizjes, hulumtimet e bëra nga SHPK vazhdojnë tw tregojnë qe mbi 94% te minoriteteve udhëtojnë jashtë vendbanimeve te tyre, dhe qe perceptimi i tyre (95-37%) për lirinë e lëvizjes mbetet i mire. Megjithatë me vështirësi në gëzimin e lirisë për të lëvizur ballafaqohen jo vetëm minoritetet por edhe shumica shqiptare në veri të Kosovws. Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Konventa Kornize për Mbrojtjen e Minoriteteve -KKMM është pjesë e legjislacionit dhe duhet të implementohet në mënyrë direkte në Kosovë dhe parimet e saj janë integruar më së miri edhe në kapitullin e dytë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. KKMM-ja është Konventë themelore që i përcakton standardet ndërkombëtare në lidhje me çështjen e të drejtave të minoriteteve dhe ofron mundësi të implementimit të

Page 26: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 26

veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian. Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht për vënien në jetë të këtij Plani Veprimi. Media Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë e Politikave Mediatike për Komunitetet Minoritare në Kosovë, dhe ka për qellim Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe të Grupeve tjera të Pafavorizuara, dhe Fondit për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe të Grupeve tjera të Pafavorizuara. Ligji për Radio Televizionin e Kosovës, Nr. 02/L-47, neni 20, paragrafi i 11, i shtuar nga Rregullorja Nr.2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës përcakton që 5% nga mjetet e parapagimit të ndahen për Fondin e Mbështetjes së Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Pafavorizuara. Zbatimi i këtij Ligji do të mundësojë funksionimin normal të fondit dhe krijimin e mundësive për të ofruar mbështetje për mediat minoritare, multietnike dhe mediat e grupeve të pafavorizuara. Kuvendi Kushtetuta e Republikës se Kosovës jo vetëm që siguron qeverisjen demokratike të Kosovës nëpërmjet garantimit të drejtës universale si dhe të zgjedhjeve periodike të ndershme dhe të lirë, por parashikon edhe kuota parlamentare për përfaqësuesit politik të komuniteteve minoritare. Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, përbëhet nga trembëdhjet anëtarë, nga dy anëtarë pre secilit komunitet, Shqiptar, Serb, Turk, Boshnjakë dhe Ashkali, dhe nga një anëtarë nga secili komunitet Egjiptian, Romë dhe Goran. Me kërkesën e çdo anëtari të Kryesisë së Kuvendit, çdo projektligj mund t’i paraqitet Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Komisioni, me shumicën e votave të anëtarëve të tij vendosë se a duhet bërë rekomandime lidhur me ligjin e propozuar. Në qoftë se Komisioni vendosë të ndërmarrë një veprim të tillë brenda një periudhe prej dy javësh, bën rekomandime me qëllim që të sigurojë se të drejtat dhe interesat e komunitetit janë trajtuar si duhet. Me iniciativën e tij, komisioni mund të propozojë ligje dhe masa të tjera të tilla në fushën e përgjegjësive të Kuvendit, siç e sheh të përshtatshme për të trajtuar shqetësimet e komuniteteve. Sa i takon infrastrukturës ligjore, Kosova ka arritur që viteve të fundit të zhvilloj një kornize solide lidhur me çështjet e minoriteteve. Janë krijuar një varg të mekanizmave institucionalë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe është vendosur një bazë e mirë ligjore që shpien dhe siguron një ambient që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këtu vlen të përmenden:

Page 27: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 27

Korniza Ligjore

• Konventa Kornizë për mbrojtjen e minoriteteve është pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

• Kartën Evropiane e Gjuhëve Rajonale dhe Minoritare • Kapitulli III i Kushtetutës së Republikës së Kosovës • Ligji kundër diskriminimit • Ligji për përdorimin e gjuhëve • Ligji për liritë Fetare • Ligji për Trashëgiminë Kulturore • Ligji për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe pjeswtarve të tyre.

Mekanizmat Institucionalë

• Ministria për Komunitete dhe Kthim • Zyra për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit • Zyra për Qeverisje te Mire në Zyrën e Kryeministrit • Njësia për Drejtat e Njeriut në Ministri me zyrtaret për minoritete • Komisioni për drejtat dhe interesat për komunitete dhe kthim • Komisioni për përdorimin e gjuhëve • Këshilli Konsultativ për Komunitete pranë Presidentit

Niveli Komunal

• Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Komuna me Zyrtarët për Komunitete • Komitetet për Komunitete në Komuna

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve Ligji Nr. 02/L-37 është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 27 korrik, 2006. Aprovimi i Ligjit Përdorimin i Gjuhëve paraqet një begatim të sfondit ligjor në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë dhe përmbylljen e një procesi të rëndësishëm në lidhje me standardin parë. Qeveria e Republikës së Kosovës në përputhje me obligimet që dalin nga Neni 32, pika 32.1.të këtij ligji, me qëllim të ruajtjes, promovimit, apo mbrojtjes së gjuhëve zyrtare dhe statusit të barabartë të tyre në Kosovë, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, ka themeluar Komisionin e Gjuhëve për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji. Ligji për Lirinë Fetare Nr.02/L-31 e miratuar me datën 13 korrik 2006 duke u nisur nga fakti se liria e besimit është një prej te drejtave themelore te njeriut, dhe një prej parimeve standardeve te pranuara ndërkombetarisht mbi lirinë e te shprehurit, vetëdijes dhe përcaktimin fetar krijimin e një shoqërie të shëndoshë multi-religjioze, një mjedisi të përshtatshëm për të gjitha komunitetet që të shprehin dhe të ruajnë identitetin e tyre fetar e ka miratuar këtë ligj.

Page 28: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 28

Së fundmi është miratuar Ligji mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Kosovë (nr. 03/L-047, 13 mars 2008). Ky ligj përmban dispozita të rëndësishme dhe të hollësishme që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës, standardet ekonomike sociale, të drejtat dhe garancitë për komunitetet minoritare. Ky ligj synon të garantojë dhe promovojë sa më mirë të drejtat e komuniteteve minoritare duke prekur fusha të ndryshme si pjesëmarrja politike, gjuha, kultura, media, feja, arsimi dhe shëndetësia .

5. Mundësitë e barabarta dhe kundër-diskriminimi

• Ligji Kundër-diskriminimit Ligji kundër diskriminimit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës me amendamentet shtesë më 30 korrik, 2004. Ky Ligj është shpallur nga PSSP-ja më 20 gusht 2004, dhe ka hyrë në fuqi një muaj pas shpalljes. Aprovimi i Ligjit kundër diskriminimit paraqet një begatim të sfondit ligjor në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në Kosovë. Në kontekst të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit dhe në përputhje me obligimet që dalin nga neni 12, pika 12.3 e ligjit kundër diskriminimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktet nënligjore dhe është në proces të krijimit të mekanizmave institucionalë të cilët janë të mandatuara për zbatimin e ligjit dhe akteve përkatëse nënligjore. Në kontekst të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit është punuar edhe në vendosjen dhe krijimin e mekanizmave institucional, të cilat do të veprojnë në funksion të zbatimit të legjislacionit të miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

• Udhëzimi Administrativ Nr:04/2006 për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit është nënshkruar nga Kryeministri në muajin maj 2006. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave praktike, lehtësirave strukturore dhe fizike për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit dhe promovimin e trajtimit të barabartë për të gjithë personat pa diskriminim mbi bazat e përkatësisë racore, etnike, gjinisë, gjuhës, paaftësisë fizike dhe mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, pronës etj.

• Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, më 11 tetor 2005, aprovoi Planin gjithëpërfshirës të veprimit për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit.

Page 29: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 29

Në kuadër të planit gjithëpërfshirës të veprimit për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit i cili parashihet të realizohet gjatë periudhës kohore 2005-2007, janë të përcaktuara pesë (5) objektiva kryesore4, të cilat do të arrihen përmes ndërmarrjes së aktiviteteve të caktuara nga aktorët, institucionet përgjegjëse të përfshira në Planin e Veprimit.

• Udhëzimi Administrativ Nr. MSHP 2006/05, për organizimin dhe funksionimin e zyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave –Tryeza e Komunikimit me Qytetarë/e.

Ministria e Shërbimeve Publike në funksion të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit, ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ Nr. MSHP 2006/03 për organizimin dhe funksionimin e zyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave –Tryeza e komunikimit me qytetarë/e. Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohet çështja e krijimit të zyrave për pranimin e ankesave dhe kërkesave gjegjësisht tryezave të komunikimit me qytetarë. Themelimi i zyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave, gjegjësisht tryezave të komunikimit me qytetarë, bëhet pranë çdo institucioni qendror (në Kryeministri dhe në Ministritë) dhe lokal (në të gjitha komunat e Kosovës) . Qëllimi i formimit të Tryezës së Komunikimit me Qytetarë është që tu mundësojë qytetarëve kontaktin e drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës si ofrues të shërbimeve publike dhe krijimit të një sistemi ku qytetarët mund të ankohen për shkak të ofrimit të pamjaftueshëm të shërbimeve publike.

• Kodi i Mirësjelljes për Nëpunësit Civil Nr. 01/2006 Qeveria e Kosovës në maj 2006, ka aprovuar Kodin e Mirësjelljes për Nëpunësit Civil. Kodi i mirësjelljes për nëpunësit civilë është tërësia e parimeve dhe normave, mbi bazën e të cilave do të veprojnë të gjithë nëpunësit civilë. Kodi i mirësjelljes synon vendosjen e rregullave të sjelljes për nëpunësit civilë, mbrojtjen e statusit të tyre si dhe rregullimin e të drejtave dhe detyrave të nëpunësve civilë në raport me institucionet dhe qytetarët në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe do të nxisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët, etikën në punë dhe interesin publik, duke u karakterizuar nga integriteti, ndershmëria, objektiviteti dhe paanshmëria në përmbushjen e detyrave. Konform këtij Kodi, nëpunësit civilë janë të obliguar t’i përmbushin detyrat e tyre në pajtim me: Parimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit dhe të respektojnë dinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, pa asnjë dallim apo diskriminim.

Page 30: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 30

• Promovimi dhe implementimi i legjislacionit dhe mekanizmat institucionalë

Në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut dhe parimit të mos-Diskriminimit të cilat janë pjesë përbërëse të vlerave dhe institucioneve demokratike e në veçanti promovimi dhe mbrojtja e mundësive të barabarta për të gjithë, Qeveria e Kosovës ka krijuar tani më Njësitë për të Drejta e Njeriut në të gjitha ministritë dhe shumicën e Komunave të Kosovës. Krijimi dhe funksionalizimi i këtyre mekanizmave, dhe emërimi i zyrtarëve për antidiskriminim do të ketë një ndikim afatgjatë dhe të rëndësishëm për implementimin e ligjit dhe akteve nën-ligjore kundër diskriminimit.

6. Kundër-trafikimi me qenie njerëzore Luftimi i Trafikimit me Qenie Njerëzore është çështje me rëndësi të veçantë për Qeverinë e Kosovës, e cila ka bërë përpjekje dhe ka punuar ngushtë me gjithë aktorët që luftojnë trafikimin, sidomos në fushat: parandalim, mbrojtje, ndjekje ligjore dhe për fëmijët. Luftimi i trafikimit është i mbështetur në bazë të kornizës legjislative, si në vijim:

• Rregullorja e UNMIK-ut 2001/4 e nënshkruar më 12 janar 2001 – Mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë;

• Rregullorja e UNMIK-ut 2003/25, e nënshkruar më 6 korrik 2003 – Kodi i përkohshëm Penal i Kosovës;

• Rregullorja e UNMIK-ut 2003/26, e nënshkruar më 6 korrik 2003 – Kodi i përkohshëm i Procedurës Penale i Kosovës;

• Urdhëresë Administrative Nr. 2005/3 për zbatimin e rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/4 – Mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë;

• Plani i Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë 2005-2007 – e miratuar në muajin maj të vitit 2005.

Qeveria e Republikës së Kosovës krijuar mekanizma lidhur me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, si në vitin 2003 ka themeluar Grupin Punues Ndër-Ministror Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në maj të vitit 2005, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ) dhe UNMIK-u, kanë nënshkruar “Planin e Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë (PVK), Vendim për miratimin e përshkrimeve të punës për Grupin Ndërinstitucional Kundër -Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë dhe Koordinatorit Nacional Kundër-Trafikim, themelimi i Sekretariati për Anti- Trafikim me Qenie Njerëzore në maj të vitit 2005, që ka funksionuar për një periudhe disavjeçare në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit dhe ka mbështetur Koordinatorin e Kosovës për Anti-Trafikim.. Grupi Punues Ndërinstitucional i formuar është përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare, dhe ku kane qene edhe dy OJQ që kanë drejtë vote.

Page 31: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 31

Në bazë të Planit të Veprimit për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë ZQM ka iniciuar krijimin e Nën Grupeve Punuese si: Parandalimin, Mbrojtje, Përndjekje Penale dhe funksionalizimi i Nën Grupit Punues për Fëmijët. Për këto nën grupe janë krijuar përshkrimet e punës dhe janë përzgjedhur Kryesuesit dhe bashkëkryesuesit si dhe është bërë përzgjedhja e anëtarëve të këtyre Nën Grupeve. Qëllimi i krijimit të këtyre nën grupeve punuese është që për të zhvilluar, implementuar dhe rishikuar rregullisht Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë sa i përket aktiviteteve dhe masave lidhur me parandalimin e trafikimit ne qenie njerëzore. Në prill 2008 është bërë vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë (2005-2007), dhe çështja kunder-trafikim eshte vendosur te jete nen udheheqjen e Ministrise se Puneve te Brendshme, e cila menjëherë ka bere hartimin e Planit te ri te Veprimit per lufte kunder-trafikimit me qenie njerezore, plan i cili u miratua edhe nga Qeveria e Republikës se Kosovës. 7. E drejta e punësimit E drejta e punësimit është një ndër të drejtat kryesore social-ekonomike dhe meriton vëmendje të madhe nga qeveria dhe gjithë aktorët që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi. Mirëpo papunësia në Kosovë është ende shumë e përhapur dhe në nivele shqetësuese. Niveli i lartë i papunësisë shkakton thellimin e varfërisë dhe nivelin e ulët të permbushjes se standardeve të tjera të të drejtave sociale ekonomike siç është e drejta për strehim, shëndetësi apo ushqim të përshtatshëm. Në fakt Kosova ka një popullsi të re, që ka një shpirt sipërmarrës dhe zotëron njohuri të mirë të gjuhëve të huaja, prandaj qeveria do te bej perpjekje të kujdeset që këto burime njerëzore të shfrytëzohen siç duhet, duke rritur nivelin e punësimit. Niveli i papunësisë prek te gjitha segmentet e shoqërisë, për këto arsye del e nevojshme që të përmirësohet integrimi social dhe ekonomik i te gjitha grupeve në tregun kosovar të punës. Përveç ofrimit të mundesive te barabarta per punesim, një tjetër çështje që del ne kontekst te zbatimit te te drejtave te njeriut është dhe krijimi kushteve te pershtatshme për punë për të gjithë dhe ndërmarrja e aksioneve afirmative për kategori te caktuara të shoqërisë për të cilat ka evidencë se janë në pozitë më të pafavorshme në këtë drejtim. Shteti ka për detyrë që të kujdeset që qytetarët të kenë në vendin e tyre kushte të standardeve sa më të larta higjeno, sanitare dhe të sigurisë teknike ku ata të mund të punojnë pa dëmtuar shëndetin. Kjo detyrë vështirësohet si pasojë e nivelit të lartë të ekonomisë informale në Kosovë si dhe faktit që institucionet që do të duhet të merren me këto detyra janë ende të dobëta dhe janë në proces konsolidimi. Një tjetër problem në fushën e punësimit është detyra për të eleminuar punësimin e të miturve. Fatkeqësisht si pasojë e kushteve të këqija ekonomike është duke u rritur numri i fëmijëve që braktisin arsimin e detyrueshëm dhe angazhohen në punë të ndryshme fizike dhe kjo është një fushë nevralgjike ku qeveria duhet të ndërhyjë në të ardhmen.

Page 32: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 32

8. E drejta e arsimit Republika e Kosovës ka bërë një punë të madhe në rimëkëmbjen dhe avancimin e sistemit arsimor, duke hartuar strategji të posaçme për zhvillimin e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Këto strategji synojnë përmirësimin e cilësisë së shkollave , ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve, pasurimin e bazës materiale dhe modernizimin e programeve mësimore. Në fushën e përmirësimit të programeve arsimore do të ishte me vend që të kihet parasysh edukimi i të rinjve me bazat e të drejtave të njeriut si dhe institucionet, ligjet dhe procedurat që bëjnë të mundur garantimin e tyre. Gjithashtu programet arsimore kanë nevoje që të jenë gjithnjë e më të plota për të promovuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe për të luftuar diskriminimin dhe dhunën. Sfidë e madhe e sistemit arsimor në Kosovë parë nga prizmi i të drejtave të njeriut është padyshim ekzistenca e dy sistemeve të ndara të arsimit, atij nën administrimin dhe financimin e qeverisë së Kosovës dhe sistemi paralel serb. Në aspektin e gjithëpërfshirjes një tjetër fakt brengosës është se nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë, dhe veçanërisht vajzat e këtyre komuniteteve, në shumë raste nuk janë të regjistruar në shkollë apo karakterizohen me shkallë të lartë të braktisjes së shkollës. Braktisja e arsimit të detyrueshëm është një fenomen që po prek në mënyrë domethënëse edhe fëmijët e komunitetit shumicë sidomos në zonat rurale apo ato të thella. 9. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes Për të garantuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar si dhe për të siguruar nivelin më të lartë të transparencës së administratës së Republikës së Kosovës, Kuvendi ka miratuar në nëntor 2003 ligjin për qasjen në dokumentet zyrtare. Megjithëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme prej ardhjes në fuqi të këtij ligji ende vihen re probleme në zbatimin e tij. Shpesh hasen raste kur kërkesat e parashtruara nga qytetarët për të marrur informacione të ndryshme zyrtare, nuk janë marrë në konsideratë nga organet kompetente. Ndodh gjithashtu që përcjellja e informacionit të kërkuar të vonohet prandaj është e nevojshme që zyrtarët që kanë përgjegjësi për të dhënë informacionin e kërkuar të jënë më mirë të përgatitur për të qenë më efikas dhe të përgjegjshëm për detyrën e tyre. Po kështu është vënë gjithashtu re që numri i kërkesave për informacion nuk është i konsiderueshëm gjë që lë të mendohet se qytetarët nuk janë mjaftuëshën të vënë në dijeni për mundësinë që kanë për qasje. Prandaj do të ishte e nevojshme që publiku të ishte më i

Page 33: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 33

ndërgjegjësuar dhe i vetëdijësuar për këtë ligj dhe për mundësinë të garantuar ligjërisht që ata kanë për qasje në dokumentat zyrtarë. Kosova është tashmë një vend që gëzon nivele të larta të garantimit të lirisë së shprehjes. Po kështu Republika e Kosovës karakterizohet nga një sektor i pasur plural mediatik që sa vjen e zgjerohet e modernizohet. Mediat elektronike publike bëjnë të mundur edhe transmetimin e programeve në gjuhën e komuniteteve minoritare, ndërkohë që këto komunitete minoritare kanë gjithashtu institucionet e tyre mediatike në gjuhën e tyre. Me konsolidimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe me transferimin e autoritetit prej organizmave ndërkombëtarë, institucioni rregullator i mediave do të jetë një organ vendor. Po kështu legjislacioni i mediave ka akoma më tej nevojë për t’u plotësuar dhe modernizuar për t’i bërë ballë sfidave të së ardhmes. Këtu rëndësi të veçantë ka rritja e etikës profesionale gazetareske, garantimi i cilësisë si dhe eleminmi i shpifjes dhe fyerjes. Duke patur parasysh kontekstin kosovar një vëmendje të vecantë në rregullimin e funksionimit të mediave të Kosovës duhet të kenë mekanizmat që ndalojnë nxitjen e dhunës, pornografisë, diskriminimit, dhe të gjitha formave të fjalorit të urrejtjes në media. 10. E drejta për mbrojtje sociale

Pasojat e lëna prej konfliktit si dhe sfidat e mëdha te rindërtimit dhe rimëkëmbjes së Kosovës kanë bërë që sistemi kosovar i mbrojtjes sociale të ketë ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur standardet e duhura. Fatkeqësisht përvoja në sektorin e mbrojtjes sociale nuk ka qenë e favorshme dhe ka lënë pak për të trashëguar. Prej mesit të viteve 70-të deri në 1989 Kosova ka pasur sistemin e vetë të mbrojtjes sociale nëpërmjet legjislacionit të Krahinës Autonome të Kosovës. Prej 1990-ës ky sistem u bë inekzistent dhe mbrojtja sociale baze iu jepej qytetarëve të Kosovës gjatë viteve 90-të vetëm nëpërmjet rrjetit të gjerë familjar, remitancave që vinin prej diasporës si dhe prej kontributit modest të disa organizatave humanirtare që operonon në atë kohë në Kosovë. Pas luftës u desh që sistemi i mbrojtjes sociale të ndërtohej nga e para. Mundësitë financiare që ky sistem social të ketë mbulim apo efikasitet të gjerë janë të vogla por ndërkohë nevojat e qytetarëve janë të mëdha pasi gjendja ekonomike në Kosovë është e vështirë. Kjo e ka venë sistemin në një tendosje të madhe të kapaciteteve që do të thotë se qeveria në të ardhmen duhet të kujdeset që të ngrejë kapacitetet e këtij sistemi si dhe të përmirësojë e bëjë sa më efikas administrimin e tij. Deri tani ky sistem ka gëzuar edhe mbështetjen bujare të shumë organizatave ndërkombëtare dhe vendeve mike të cilat kanë ofruar shërbime të shumta sociale anembanë Kosovës. Mirëpo me procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës përgjegjësia për ofrimin e mbrojtjes sociale ndaj qytetarëve duhet të kaloj gjithmonë e më shumë nën përgjegjësine e institucioneve shtetërore.

Page 34: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 34

Mes problemeve dhe nevojave të shumta me të cilat përballet sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë vlen të nxirren në pah disa prioritete për t’u realizuar në periudhën e mbulur nga kjo strategji. Pikësëpari prioritet është mbrojtja sociale e fëmijëve si shtresa më e brishtë e shoqërisë. Në këtë fushë do të ishte me shumë rëndësi që të përmirësoheshin dhe zgjeroheshin shërbimet që ofrohen për fëmijët dhe të mundësohej zbatimi sa më rigoroz i legjislacionit në fuqi. Po kështu përkujdesja ndaj të moshuarve meriton një rol të veçantë dhe këtu duhet përmendur nevoja e zgjidhjes së çështjes së fondit të pensioneve. Një tjetër prioritet i rëndësisë së veçantë është edhe përkujdesja shtetërore ndaj njerëzve me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevoja emergjente, invalideve te luftes, familjeve te deshmoreve, familjeve te te zhdukurve dhe viktimave te tortures. 11. Të drejtat e personave te zhvendosur, të të kthyerve dhe refugjatëve

Kosova si rrjedhojë e kushteve të këqia politike, si dhe sociale e ekonomike ka vuajtur historikisht nga nivel i lartë emigracioni. Roli i emigrantëve në shoqërinë e Kosovës është i një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe në të ardhmen të drejtat dhe kushtet e emigrantëve kosovarë në vendet e ndryshme pritëse kanë për të qenë një çështje me prioritet për politikën e jashtme të qeverisë së Kosovës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur flitet për refugjatët, problemet politike që ka përjetuar shoqëria kosovare në të kaluarën ka shkaktuar largimin prej vendlindjes të numri të madh qytetarësh të Kosovës, sidomos si pasojë e konfliktit. Për këto arsye shtetit të Kosovës do të jetë shumë më i ndjeshëm ndaj të drejtave të personave të zhvendosur dhe refugjatëve duke garantuar standardet ndërkombëtare të mbrojtes dhe respektimit të tyre. Prania e madhe ndërkombëtare në Kosovë ka bërë që numri i të punësuarve të huaj në Kosovë të jetë i lartë. Po kështu me rritjen ekonomike të Kosovës si dhe me përparimin në procesin e integrimit euro-atlantik, Kosova ka për t’u bërë një vend tërheqës për shumë qytetarë të botës së tretë. Nga një vend dërgues gradualisht në të ardhmen Kosova ka për të pasur tiparet e vendeve të tjera evropiane dhe ka për t’u shndëruar në një vend pritës jo vetëm të emigrantëve por edhe të refugjatëve të mundshëm. Kësaj situate duhet t’i paraprijë edhe kjo strategji duke bërë të mundur që Kosova të ketë standardet ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e imigrantëve dhe refugjatëve. Po kështu edhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare lidhur me të drejtat e tyre duhet të jetë i lartë për ta bërë Kosovën një vend shëmbull të mikpritjes së të huajve që vijnë si imigrantë apo refugjatë. 12. E drejta për qasje në shërbim shëndetësor të përshtatshëm Shërbimi shëndetësor i Kosovës doli i shkatërruar nga lufta dhe me gjithë përpjekjet e ndërmarra nga organet vendore dhe organizmat ndërkombëtarë prej përfundimit të konfliktit, ende ngelet shumë për t’u bërë në këtë fushë. Zhvillimi i shërbimit shëndetësor trajtohet në mënyrë të posaçme nga një tjetër strategji e qeverisë së Kosovës, megjithatë

Page 35: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 35

disa probleme shëndetësore meritojnë të përmenden edhe në kontekstin e të drejtave të njeriut. Një ndër problemet kryesore në shëndetësinë kosovare është padyshim niveli shumë i lartë i vdekshmërisë foshnjore që vendos si prioritet përkujdesin shëndetësor gjatë shtatëzanise dhe për nënat lehona, dhe ne këtë kuadër del si nevojë përmirësimi i shërbimit gjinekologjik-obstetrik si dhe atij pediatrik. Pirja e duhanit është veçanërisht shqetësuese në Kosovë, mirëpo është e vështirë të matet saktësisht si pasojë e sasisë të madhe që shitet në tregun e zi apo kontrabandë. Niveli i pirjes së duhanit është shumë i lartë dhe prek në mënyrë të veçantë të rinjtë përfshirë edhe të miturit. Në të kaluarën është bërë pak për të luftuar pirjen e duhanit prandaj del si nevojë organizimi i fushatave promovuese që të dekurajojnë përdorimin e duhanit dhe që të nxisin braktisjen e pirjes si dhe marrja e masave të veçanta për të ndaluar pirjen e duhanit nga të miturit. Prapë kur bëhet fjalë për të rinjtë, nevojiten programe edukative për të dekurajuar përdorimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike të cilat janë të pranishme në mënyrë të ndjeshme në Kosovë. Në fushën e vetëdijësimit është e nevojshme gjithashtu që të kushtohet vëmendje e veçantë ndaj parandalimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Në fushën e shëndetësisë vlen të përmendet edhe e drejta e qytetarëve për të pasur një mjedis sa më të përshtatshëm dhe të shëndetshëm. Në Kosovë është në fuqi Ligji për Mbrotjen e Ambientit i datës 15 prill 2003 nxjerrë nga UNMIK Regulation No. 2003/9, i cili vendos bazat ligjore për të zhvilluar një ambient të shëndetshëm për qytetarët kosovarë si dhe për të arritur standartet mjedisore të Bashkimit Europian. Baza ligjore për mjedisin vlen të plotësohet si dhe duhen marrë masa intensive për të mundësuar zbatimin e legjislacionit përkatës. Plotësimi i bazës legjislative dhe garantimi i zbatimit të ligjit duhet patur si prioritet gjithashtu kur bëhet fjalë për garantimin e standardeve të larta higjeno, sanitare dhe të sigurisë teknike në Kosovë. Një problem shqetësues që prek shërbimin shëndetësor në Kosovë është fakti që ekzistojnë struktura paralele të shërbimit shëndetësor te ofruara nga institucione serbe, të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore në zonat e banuara prej anëtarët e komunitetit serb dhe qe nuk ofrojne komunikimin e nevojshmem, gje qe shkakton mungese te informatave dhe te dhenave per çështje te rendesishme qe lidhen me shendetin dhe indikatoret e shendetesise. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligji i ri mbi vetëqeverisjen lokale parasheh edhe kompetenca të zgjeruara mbi kujdesin shëndetësor sekondar dhe arsimin për komunat me shumicë serbe, dhe në kuadrin e përgjithshëm të integrimit të komuniteteve minoritare në Republikën e Kosovës, në të ardhmen është e nevojshme që të integrohet edhe sistemi shëndetësor.

Page 36: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 36

MEKANIZMI RAPORTUES DHE MONITORUES PER ZBATIMIN E STRATEGJISE DHE PLANIT TE VEPRIMIT PER TE DREJTAT E NJERIUT

Strategjia për të drejtat e njeriut në Kosovë, përbën dokumentin themelor të politikave për promovimin e te drejtave te njeriut dhe do të zbatohet gjatë periudhës kohore 2009 -2011. Pasi projekt strategjia ka kaluar në proçesin e përpilimit dhe finalizimit, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire, ia ka dorëzuar këtë dokument për aprovim, Qeverisë së Republikës së Kosovës. Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire është organi i ngarkuar, i cili ne bashkëpunim dhe bashkë-koordinim me institucionet e tjera, te raportoj dhe monitoroje zbatimin e strategjisë. Për më tepër, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e masave të parapara në Planin e Veprimit për te drejtat e njeriut. Institucionet pergjegjëse per implementimin e aktiviteteve ne planin e veprimit, raportojnë tek Zyra e Kryeministrit te Republikes se Kosovës- Zyra per Qeverisje te Mire dhe te Drejtat e Njeriut ne periudha 3 mujore. Në përputhje me qëllimet dhe objektivat specifikë të përcaktuar ne Strategjinë për te drejtat e njeriut në Kosovë, Plani i Veprimit reflekton dhe përcakton masat specifike dhe konkrete për secilin institucion përgjegjës, së bashku me tregues suksesi të prekshëm dhe periudhë kohore të qartë. Me qëllim zbatimin dhe realizimin e masave të parapara në Planin e Veprimit për te drejtat e njeriut, është bërë llogaritja e përafërt e implikimit financiar për çdo masë dhe mbështetja e duhur financiare duhet të jepet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne Kuadër te Zyrës se Kryeministrit- Zyrës për Qeverisje te Mire, do te duhej te krijohej një Njësi me dy zyrtare, qe do te jete përgjegjëse për Raportimin dhe koordinimin, e grumbullimit te te dhenave per raportimin per instrumentet ndërkombëtare. Në përfundim, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire, është organi përgjegjës i cili raporton mbi zbatimin e përgjithshëm të Strategjisë për te drejtat e njeriut në Kosovë. Në lidhje më këtë, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire, i raporton direkt Qeverise se Republikës se Kosovës, ne baza periodike çdo 6 muaj. Koordinatori per te drejtat e njeriut i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do te koordinoj procesin ne bashkëpunim me Njësitë per te Drejtat e Njeriut në të gjitha ministritë e

Page 37: Republika e Kosovës - downsyndromekosova.org · Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2 Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 37

Qeverise se Republikës se Kosovës, si dhe me 30 Njësite per te Drejtat e Njeriut ne Komunat e Republikës se Kosovës, dhe do te zbatohen takime te rregullta mujore me këto mekanizma per te monitoruar progresin dhe veshtirësitë e implementimit te strategjisë dhe planit te veprimit per te drejtat e njeriut.