republika e shqiperise tirane -...

20
1 REPUBLIKA E SHQIPERISE Tirane RELACION TEKNIK "RIKONSTRUKSIONI I NDËRTESËS EKZISTUESE TË MZHU" INVESTITOR: MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Tirane

RELACION TEKNIK

"RIKONSTRUKSIONI I NDËRTESËS EKZISTUESE TË MZHU"

INVESTITOR: MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

2

1- Gjendja ekzistuese Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë ndodhet në qendër të kryeqytetit, pjesë e ansamblit të ndërtesave,Ministrive, të qendrës historike të qytetit të Tiranës.

Monument i kategorise se Dyte, ndertuar ne seksione te ndryshme, ku seksioni i pare ka sherbyer si ndertesa e **Assicurazioni Generali**, ndertuar ne vitin 1932. Kjo ndertese fillimisht ka qene me 3 nivele mbi toke, ndersa ne 20 vitet e fundit eshte ndertuar dhe kati i siperm (pa leje).

Godina ka pesuar demtime dhe amortizim te skajshem, qofte nga jetegjatesia e saj, ashtu dhe

nga nderhyrjet ne punimet e brendeshme sipas funksioneve te perdorimit nga institucione, qe

ka patur ne vite.

Fasada e godines eshte tejet e amortizuar, profilet e dritareve dhe vetratat jane ne kundershtim,

referuar rendesise se ansamblit te monumentit te kultures.

3

Pervec amortizimit qe kjo godine ka ne fasaden e saj, paraqet probleme dhe ne ndarjet ne

interierin e saj, ku ndahet respektivish ne pese Institucione te ndryshme, sipas agjensive te cilat

funksionojne ne te, por nderhyrjet dhe punimet per ndarjet e ambjenteve te zyrave kane

tjetersuar skemen e qarkullimit linear te godines.

Sikurse fasada e godines dhe skema funksionale e interierit , ka pesuar amortizim. Per shkak te

jetegjatesise dhe mungeses se mirembajtjes amortizim ka pesuar dhe struktura ekzistuese,

vecanerisht ne elementet vertikale prej murature dhe soletat prej betoni te armuar. Evidentohet

ekzistenca e themeleve prej muri guri me trashesi 50cm, qe rezultojne te pamjaftueshem per

konstruksionin e nderteses, por problemi madhor i struktures se godines ngelen soletat, te cilat

paraqiten problematike.

4

Ndërtesa është amortizuar dhe sistemi elektrik, sistemi I kaldajave, sistemi i shkarkimit të

ujërave të zeza dhe izolimi i tarracës kane shkaktuar dëme mjaft serioze në lidhje me

lagështinë. Po ashtu dhe lidhja e sistemit informatik (IT) paraqet probleme dhe nuk ka nje

shtrirje te plote ne gjithe ndertesen e MZHU-se.

Qëllimi i Rikonstruksionit është përmirësimi i kushteve dhe standardeve ndërtesës në

administrimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, restaurimi dhe adaptimi i zyrave, i ambienteve të

përbashkëta, si dhe restaurimi i fasadave.

- Arkitekture

Qellimi kryesor i projektit te ri, eshte rizhvillimi I kesaj godine me vlera historike, duke i dhene

asaj nje imazh te ri, nje imazh inovativ, dhe duke i dhene Ministrise se Zhvillimit Urban, godinen

e duhur.

Idea baze e punes se ekipit te projektimit fillon me restaurimin, me ane te teknikave te

restaurimit te pjeses historike te godines, duke e rikthyer ate ne identitet dhe duke ruajtur

karakterin e saj origjinal.

Duke patur parasysh faktin qe kati i siperm, ndertuar ne 20 vitet e fundit, nuk ka vlera

arkitekturore, nuk eshte i perfunduar dhe nuk eshte i ndertuar duke respektuar zonen historike,

dhe ne te njejten kohe duke u bazuar ne testet e bera ne strukturen e godines respektive, te

cilat na demostrojne qe niveli katert i kesaj godine (shtuar ne 20 videt e fundit), nuk qendron,

propozojme rrezimin e tij, dhe realizimin e nje tjeter kati duke perdorur nje arkitekture te

thjeshte, bazuar ne element xhami dhe celiku, krijimin e nje hapesire, kati neutral i cili nxjerre ne

evidence, fasaden monument. Ky kat do jete i perbare, nga zyra open-space, tarraca, patio,

zyra takimesh, sikurse do lejohet qarkullimi me ane te nje ballkoni qe rrethon katin respektiv.

Interieri i godines do thjeshtohet, duke krijuar koridore te brendshem, dhe duke permiresuar levizjen lineare, sikurse duke krijuar nje hyrje kryesore me nje holl kryesor ashtu sic i ka hije kesaj godine, nje holli te hapur per evente dhe ekspozita te perkohshme. Hyrja kryesore e Ministrise, loby i ri, do vazhdojne dhe me nje oborr te jashtem, oborr i cili do jete ne fuksion te Ministrise por ne te njeten kohe i hapur per publikun, dhe i lidhur dhe me Barin e krijuar per stafin e Ministrise. Konceptimi i ketij projekti, bazohet ne tre pika kryesore,

- Restaurimi i fasades ekzistente, me vlera historike dhe monument i kategorise II, ky restaurim do behet duke respektuar ne maksimum te gjithe elementet e rendesishem te fasades.

5

- Realizimi i katit te ri, me ane nje arkitekture te thjeshte, minimaliste, duke krijuar nje volum xhami, dhe duke krijuar nje kontrast me pjesen historike. Nje kat i katert i ri, i cili perbehet nga zyrat e zv-ministrave, stafet e tyre, zyra open space, patio.

- Salla e re e konferencave. Ne nje faze te dyte, propozohet ndertimi i nje sallaje te re konferencash, ne jug-lindje te godines se Ministrise. Kjo salle konferencash, e kompozuar si nje volum modern, permban nje salle me mbi 300 ulese, nje foyer ne hyrje, foyer i cili te drejton dhe drejte nje lokali, i bashkangjitet godines se Ministrise, dhe do jete ne funksion te saj por ne te njejten kohe, i hapur dhe per publikun.

6

SPECIFIKIME TEKNIKE

Duke u bazuar ne detyren e projektimit dhe ne perputhje me nomativat Europiane per kushtet teknike te materialeve, paraqesim meposhte specifikat teknike te materialeve te propozuar.

1. Muratura

a. MJ01- MURATURE E JASHTEME, MBAJTESE PERIMETRALE b. MB01- MURATURE E BRENDSHME, NDARESE MUR MBAJTES c. MB02-PARET MURI BETONARMEJE d. MB03-MURATURE NDARESE NHS e. MB04-MURATURE NDARESE, KATI I TRETE f. MB05-MURATURE NDARESE ME NHS

2. Dysheme

a. D01 - DYSHEME PER AMBJENTE TEKNIKE b. D02 – DYSHEME HOLL, KORIDORE, SALLE EKSPOZITE etj. c. D03 – DYSHEME PER ZYRA d. D05 – DYSHEME PER PATION (Kati i trete)

3. Tavanet e varur

4. Fasada

5. Dyer & Dritare a. DYER INDUSTRIALE MDF b. DYER PER NHS c. DYER XHAMI ME HAPJE d. DYER XHAMI ME SENSOR e. DYER DRURI KRYESORE f. DYER EMERGJENCE g. DYER FASADE KRYESORE ME XHAMA h. DYER XHAMI ANTIZJARR i. DYER ANTIZJARR j. DYER TE BLINDUARA SERVERI k. DRITARE FASADE DRURI l. DRITARE FASADE DRURI ME HARK

6. Shkallet e emergjences

7. Pengesa arkitektonike & ashensoret

1. MURATURA

g. MJ01- MURATURE E JASHTEME, MBAJTESE PERIMETRALE h. MB01- MURATURE E BRENDSHME, NDARESE MUR MBAJTES i. MB02-PARET MURI BETONARMEJE j. MB03-MURATURE NDARESE NHS

7

k. MB04-MURATURE NDARESE, KATI I TRETE l. MB05-MURATURE NDARESE ME NHS

Tipologjia 1 MJ01– Murature e jashtme, mbajtese perimetrale perbehet nga

1.Dopio tulle (me nje trashesi afersisht 65 cm). Kjo eshte muratura perimetrale

ekzistuese e godines se vjeter. Ne pjeset e tjera te shtuara nder vite muratura

eshte me e holle. Nga pjesa e brendshme gjithe struktura do te kete nje veshje

prej 10 cm beton i perforcuar, qe i perket pjeses se statikes, aty gjenden

specifikimet e nevojshme.

2.suva 10-15 mm

Tipologjia 2 MB01- murature e brendshme, mure mbajtes perbehet nga :

1.Suva fine- e lemuar me keto specifika trashesi 20mm

Temperatura e murit te dhomës duhet të jetë më e lartë se 5 ° C.

Trashësia llaç: 10 mm, trashësi minimale është 8 mm.

Konsumi: rreth 8 kg llaç / m² / trashësi 20mm.

2.Tulla të plota 12x25x12 cm ,. Llaç M-25, sasia 0.15 m3 për 1 m3 njësi mur

tulle i cili përbëhet:

Gëlqere e shuar (e stazhonuar): 160 kg.

Çimento: 210 kg.

Rërë e larë: 1.30 m3.

Ujë: 180 litra.

3.Suva fine- e lemuar me keto specifika trashesi 20mm

8

Temperatura e murit te dhomës duhet të jetë më e lartë se 5 ° C.

Trashësia llaç: 10 mm, trashësi minimale është 8 mm.

Konsumi: rreth 8 kg llaç / m² / trashësi 20mm.

Tipologjia 3 MB02-paret muri betonarmeje perbehet nga :

1.Suva fine- e lemuar me keto specifika trashesi 20mm

Temperatura e murit te dhomës duhet të jetë më e lartë se 5 ° C.

Trashësia llaç: 10 mm, trashësi minimale është 8 mm.

Konsumi: rreth 8 kg llaç / m² / trashësi 20mm.

2.Mur betonarme per ashensore

Tipologjia 4 MB03- murature ndarese per NHS perbehet nga :

1.patinim

2.gips jeshil 7.5cm

3.patinim

Tipologjia 5 MB04- murature ndarese kati i trete, perbehet nga :

1.kartobeton

2.termoizolim mbi 10 cm

3.kartonxhes

4.patinim

Tipologjia 6 MB05- murature ndarese me NHS, perbehet nga :

1.pllake

2.mure tulle

3.suva

9

Ngjyra e brendshme:

Ngjyra te testuara në prani te materialeve te dëmshme te perdorur për mure

-mosperdorim në sipërfaqet me lagështi ose të pista

- Përdorim i brendshëm

-Perberja : Pigmente inorganike, karbonat - kalcium, mbushëse silikat, uji, aditivë, etj

-Densitet: 1.4 gr.cm³

-Ph: 8-9

-shkelqim: 3

Përgatitja: Per te aplikuar njgyren duhet shtuar 3% e ujit -Perdorimi: 1 / 7.5 m² -Aplikim: me cilindër dhe mjet sprucimi Shtresa e dytë –duhet aplikuar pas 6-8 orë

Tipologjia 01 –mur dopio tulle - suva 20mm - mur dopio tulle - suva e imet 20 mm

Tipologjia 02 – murature ndarese, mure mbajtes - Suva fine 20mm - Tulla te plota 25x12x6.5 - Suva fine

Tipologjia 03 –paret muri beton arme - Suva 20 mm - Mur betonarme 30cm

Tipologjia 04 – mur ndares NHS - patinim

- Gips 7.5cm

- patinim

Tipologjia 05 – murature ndarese kati trete

- kartobeton - termoizolim mbi 10 cm - kartonxhes - patinim

Tipologjia 06 – murature ndarese me NHS

10

- Pllake - Mur tulle - Suva

2. DYSHEME e. D01 - DYSHEME PER AMBJENTE TEKNIKE f. D02 – DYSHEME HOLL, KORIDORE, SALLE EKSPOZITE ETJ. g. D03 – DYSHEME PER ZYRA h. D04 – DYSHEME LUNDRUESE (KATI I TRETE) i. D05 – DYSHEME PER PATION (KATI I TRETE) j. DYSHEMEJA E NYJEVE SANITARE

Porcelani gres është një material kompakt, rezistente dhe karakterizohet nga një

porositet (dhe për këtë arsye ka një vlerë per perthithjen e ujit) praktikisht zero. Një

karakteristikë e veçantë e pllakave prej porcelani është përbërja e tyre. Ne fakt

perdoren vetem lendet me te pastra- mineralet, kaolina, feldspati, argjila – per te

perbere 99% të çdo pllake të vetme, ndërsa ngjyrat natyrale i japin asaj efektin e plote

estetike. Faza e kompaktimit zhvillohet pa shtimin e ngjitësit ose rezines. Për të bërë

materialin homogjene dhe kompakte ushtrohet nje presion mekanik prej më shumë se

500 kg për cm² dhe pjekje në furrat qe jane mbi 90 metra të gjata në një temperaturë

prej rreth 1250 °.

KARAKTERISTIKA

1. gamë të gjerë ngjyrash, formash, trashësish dhe rifiniturash.

Karakteristikat teknike dhe estetike te materialit mundesojne punim dhe montim te

shumllojshem.

1. Resistente ndaj agjenteve kimike

2. Eshtë i pandjeshëm ndaj acideve më të zakonshme: uthull, lëng limoni, cola

(acid fosforik) dhe acid klorhidrik; nuk lejon qe te lëshojne gjurmë, as te

gerryejne karbonatin e kalciumit të pranishëm në mermer. Nuk mund ti

rezistojë sulmit të acidit sulfurik.

3. Durues

4. Rezistent ndaj pastrimit dhe lejon pastrimin me mire se çdo material natyral.

5. lende jo djegese

6. Materiali nuk digjet dhe as nuk prodhon gaz ose tymra te rrezikshem toksike

ne raste zjarri ose ekspozimi ndaj zjarrit.

7. I lehte per tu pastruar

11

8. Nuk permban substanca organike ose bakterogjene, shkaktare te alergjive

dhe crregullimeve. Mund te perdoren pa problem detergjente te forte ose

disifektante.

9. Lehtesisht i punueshem

10. Produkti është i përshtatshëm për t'u punuar (prerë, shpuar, etj ...), si guri

natyror për të përmbushur çdo lloj personalizimi.

11. I paprekshem nga nxehtesia

12. Nuk ka probleme me materialet e nxehta apo cigaret e ndezura, te cilet

demtojne drurin, laminatet plastike apo të shtruara me rezina.

13. Nuk mban njolla

14. Në kuzhinë, vaji, vera, kafeja nuk prodhojnë njolla të pakthyeshme.

Kremerat, parfumi, manikyri i thonjve nuk e dëmtojnë dhe nuk lene njollë në

sipërfaqe. Ju mund të përdorni detergjent apo tretës pa rrezikun e dëmtimit

të materialit.

15. Materiali është rezistent ndaj acarit.

16. Ekologjik

17. Në kundërshtim me disa gur natyror nuk lejon clirimin e radonit ose gazeve

të tjere radioaktive.

Dysheme ne parket laminat per zyrat:

Loji i parketit : per tu perzgjedhur nga arkitekti pas tregimit te mostrave.

Siperfaqja : e lemuar

Fibrat : te drejta

Masa volumetrike ne 12% lageshti : 500-800 kg/m3

Bymimi : mesatar

Terheqja specifike : 0.23

Stabilitet i dimensioneve : mesatar-i larte

Rezistenca e percarjes :mesatare - e larte

Rezistenca ndaj agjenteve organike dhe insekteve – e dobet –mesatare

Oksidim : mesatare

Lyerje me boje : e mundeshme

Mundesia per nyje te hapura dhe izolim me material plastik per parket.

12

3. TAVANET E VARUR

Te gjitha tavent e varura duhet te punohen me kujdes te vecante me qellim qe te kemi siperfaqe sa me horizontale pa te cara, harkime apo thyerje ne ekzekutimin e punimeve. Ne momentin e ekzekutimit te punimeve, Arkitektet Projketues ne rast se pinimet e tavanit te varur nuk jane ne kushtet e siperpermendura ka te drejten te urdheroje nenkontraktorin per riberjen e tavanit te varur, bashke edhe me punimet e tjera shtese qe lidhen me tavanin e varur si bojatisje apo patinime, punime ne varesi te nen kontraktorit. Materiali me te cilin do te ndertohet tavani i varur do te jete me fibra minerale dhe strukture metalike per montimin e saj. Arkitektet ne bashkpunim me Impiantistet duhet te japin shpjegimet perkatese per vendosjen e grilave te ajritmit dhe vendosjen e ndricuesve elektrike.

Perberja: Panelet jane te perbere me fibra guri,aglomerate me lidhje inorganike –minerale, siperfaqja eshte ne dukje dhe e lyer me boje te bardhe. Produkti nuk permban amiant.

Reagimi ndaj lageshtires : tavani i varur nuk duhet te montohet ne asnje rast ne zone me lageshti me te larte se (RH%) me te larte se 70%; temperatura e parashikuar perfshihet midis 11° dhe 35°C

Korrektimi akustik: koeficioenti i absorbimit akustik eshte midis 500 dhe 2000 HZ dhe nga 0.42-0.5 deri ne 0.73-0.78

Izolimi termik 1=0,052 ÷ 0,057 W/m/°C

Izolimi akustik: 34 db

Reflektimi ndaj drites : 80%

13

5. FASADAT

Restaurimi i fasadave kryesore :

Nderhyrja ne fasaden e nderteses duhet te ndjeke disa etapa te cilat duhet te

montrollohen nga supervizori i punimeve dhe arkitekti projektues i cili duhet te

kontrolloje restaurimin e fasades sipas kushteve teknike dhe ne perputhje me normat

caktuara nga Instituti i Monumeneve te Kulture

Hapi i pare: Suvatimi ne fasade. Duhet te caktohen te gjitha pjeset e demtuara te

fasades dhe duhet te kryhet restaurimi i tyre atje ku ka mungesa, rrjedhje,njolla

apo shkermoqje te saj. Nderhyra do te kryhet me spruco llaci per te plotesuar

vendet e demtuara te fasades.

14

Hapi i dyte: shembja e katit te trete. Shembja e ketij kati vjen si detyre

emergjente duke konsideruar problemet serioze qe paraqet i gjithe kati i fundit, si

nga ana akritektuore ne fasaden kryesore qe duke qene i ndertuar jo ne te

njejten kohe me ndertesen e vjeter por si nje element i shtuar ndervite, eshte e

nevojshme shembja e tij dhe rinderimi i nje kati te trete teresisht modern por qe

nuk i heq aspak bukuri arkitekures se vjeter te nderteses, madje e rivitalizon ate

duke e lene ne dukje.

15

Elementet dekorative : eshte e nevojshme restaurimi i elementeve dekorative te

dritareve qe duhet te realizohen ne pjeset e demtuara me forma graniti duke iu

permbajtur menyres se vjeter te realizimit te tyre. Format duhet te kryhen ne

perputhje me direktivat e vendosur nga Monumentet e Klutures per elementet

dekorative. Keto forma duhet te kryhen 100% ne perputhje me formen e vjeter te

tyre duke marre nje shabllon te gatshem te nje elementi dekorativ qe eshte i

ruajtur mire.

Hapi i trete:pastrimi dhe trajtimi i fasades. Pastrim me uje me presion te ulet.

Pastrim me aktivitet fizik, mekanik ose kimik.

16

6. DYER & DRITARE

m. DYER INDUSTRIALE MDF n. DYER PER NHS o. DYER XHAMI ME HAPJE p. DYER XHAMI ME SENSOR q. DYER DRURI KRYESORE r. DYER EMERGJENCE s. DYER FASADE KRYESORE ME XHAMA t. DYER XHAMI ANTIZJARR u. DYER ANTIZJARR v. DYER TE BLINDUARA SERVERI w. DRITARE FASADE DRURI x. DRITARE FASADE DRURI ME HARK

Hapjet me xham duhet te jene te gjitha me xham dopjo.

Xham me standarde në lidhje me transparencën e cila duhet te jete maksimale dhe me

fleksibilitet të larte. Në sistemin me xham të dyfishte panelet e xhamit janë të pajisur me

ndares termik 5mm ne hapsiren e ndermjetme. Megjithate proporcioni i xhamit do ti

pershtatet ambientit te krijuar. Izolim i mire dhe një integrim i mundshëm kunder

verbimit qe do te mundësojë rehatine dhe atmosferen e duhur gjate procesit te punes.

Punimi : xham dopjo, i montuar me silikon dhe i izoluar

Fushat e aplikimit: Zyra dhe salla konferencash

Përmasat: sipas projektit

Gjerësia e përbashkët: 2 mm silikon transparente

Trashësia e murit : nga 100 mm

17

Gjerësia e Modulit: Deri në 1500 mm

Nen struktura: Përbërë nga profil alumini i galvanizuar dhe /ose lyer me pluhur

ngjyra RAL ose NCS.

Ngyra - transparente

SHEMBULL VETRATE ME LARTESI DHE TRASHESI XHAMI NE TE GJITHE

LARTESINE

Lartesia:

LLOJ XHAMI LARTESI 1 * LARTESI 2 *

10 mm ESG1 * deri në 3.500 mm deri në 3.500 mm

12 mm ESG1 * deri në 3.500 mm deri në 3.500 mm

12 mm VSG2 * / VSG-Si3 * deri në 3.500 mm deri në 3.000 mm

Pesha:

LW 620 me peshë

10 + 10 mm ESG1 * rreth 50 kg / m2

10 + 12 mm ESG1 * / VSG2 * / VSG-Si3 * rreth 55 kg / m2

12 + 12 mm ESG1 * / VSG2 * / VSG-Si3 * rreth 60 kg / m2

Izolimi i tingullit:

Xhami me trashesi Rw sipas ISO 10140-2

10 mm ESG1 * + 12 mm VSG2 * 45 dB

10 mm ESG1 * + 12 mm VSG-Si3 * 46 dB

12 mm VSG2 * + 12 mm VSG-Si3 * 47 dB

Punimi i lidhjeve: Nyje: nyjet vertikale silikon transparent Nyjet e përbashkëta: shkume, per lidhjen e hapjeve me tavanin muret dhe dyshemene Lidhjet: Lidhje me tavanin muret dhe dyshemene Tolerancat: Tavan devijim ± 12,5 mm

18

Dyer

dere industriale MDF me kase derrase , brave dhe doreze metalike

dyer paneli te parapergatitura per nyje higjeniko sanitare.

dere industriale MDF me kase derrase , brave dhe doreze metalike per

LABORATORE.

dere xhami me 2 hapje dhe xham dopjo termik, i trajtuar per te plotesuar kushtet

termike te dhomave.

dere antipanik per daljet e emergjences dhe me mbrojte antizjarr min 90 min.

Profili: 30 mm profil alumini: min 35 mm Mbrojtjes nga zjarri: F0 Performanca strukturore: zonë Instalimi 1 dhe 2 me peshe sipas DIN 4103 Standardet e aplikueshme: DIN 18202

7. SHKALLET E EMERGJENCES

SHKALLET ANTI-ZJARR

UNI ENV 1993-1-4 10/1999

Shkallet antizjarr ,jane shkalle sigurie ,te projektuara per ndertime civile dhe

qellimi I tyre kryesor eshte mbrojtja e njerezve ne rastet e nje zjarri te

mundshem Brenda nderteses. Projektimi arkitektonik I shkalleve antizjarr

jashte nderteses ka per qellim mbrojtjen e jetes se njerezve ne rastet e zjarrit

dhe prandaj vendndodhja e tyre jashte nderteses(si ne projekt)dhe sidomos

materiali me te cilin jane te perbera shkallet (ne rastin tone prej metali) duhet

te jene me pare kolaudur sit e tilla dhe te jene ne perputhje me normativen

europiane .

19

Normativa per shkallet antizjarr

Shkallet antizjarr jane shkalle te jashtme te cilat te lejojne te kesh nje rruge shpetimi ne rastet e nje rreziku ne brendesi te nderteses.

Karakteristikat teknike kryesore te shkalleve te drejta.

Gjeresia min. e shkalles 120 cm

Thellesia e shkalles 30 cm

Pranohen shkalle me forme trapezoidale , nese shkallet jane min.30 cm dhe 40 cm larg kollones qendrore ose pjeses se brendeshme.

Sheshpushimet duhet te kene te njejten gjeresi te shkalleve

lartesia: 16/17 cm (jo me shume se 17/18cm)

n° max I vazhdueshem I shkalleve: 10/15, min 3

shkallet standarte te tregut jane ne forme rrjete me dimensione 15×76 ose 11×76 dimension 1200 x 315, ne alternative kemi llamarine me vrima ose shkalle antipanik, jo rreshkitese (shkalle te zinkuara forma si rrjete , te salduara ose presuara, te perpunuara ne forme rrjete ,jo rreshkitese), me vrima antipanik (shkalle te zinkuara forma si rrjete te terhequr, mospenguese, pa rreshqitje, largim flake dhe antipanik), mospenguese(shkalle te zinkuara forma si rrjete ne llamarine me vrima, antipanik pa rreshqitje) ose ne dru ), vetpastrim.

Materiali.celik S235JR UNI EN 10025:1995

bulloneria: celik klasa 8.8 UNI 370/3/74

veshje: zinkim ne te ngrohte UNI EN ISO 1461:1999

optional: lyerje me boje

parapete dhe balaustra te verifikuara per shtytje horizontale 150 Kg (te realizuara ne versionin standart me vrima me rrjete ose te realiuara me skeme te tjeshe me hap vertikal hap 100 mm ose ne tube horizontale)

kollona vertikale ose parmak ne tubular ose te sheshta

struktuta bertikale, eshte e perbere nga dy, kater ose 6 kolona ne profil celiku HE ne funksion te llogaritjeve statike.

Kollonat lidhen nepermjet trareve celiku tip. UNP, HE , dy rampat (gjeresia e shkalleve min 120cm) te formuara nga profile UNP 200 ose “C“ 220x60x40x3 te punuara ne te ftohte.

Eshte e lejueshme edhe ndertimi I nje shkalle elicoidale ose rrethore por ne kete rast duhet ti permbahen dimensionimit sipas standarteve per keto lloj shkallesh nga normative europiane, si edhe forma e shkalleve.

20

Shkallet e sigurise projektohen dhe ndertohen ne perputhje me legjilcionin dhe me normativen europiane per ndertime si. – Objekt publik – pesha maksimale eshte 4 KN/mq (400 Kg/mq).

1. Pengesa arkitektonike & ashensoret

Ashensoret qe do te vendosen brenda nderteses do te jene 2cope me

mekanizem hidraulik dhe duhet te plotesoje kushtet e percaktuara nga normativat

Europiane per Personat me Aftesi te kufizuara.Pra dimensioni i ashensoreve,

dera e hapjes dhe kushtet e hyrjes ne te duhet te plotesojne te gjitha kushtet e

aksesit per personat me aftesi te kufizuara.

Ashensori duhet te jete testuar me pare ne laboratore te njohur europiane dhe

duhet te plotesoje kushtet sipas normatives europiane UNI EN dhe certifikata

ISO te kompanise furnizuese e cila duhet te jete nje kopmani e njohur ne Europe

per prodhimin e ashensoreve.

Pengesat arkitektonike, duhet te jene ne perputhje me normat e nxjerra nga

MZHU dhe MMSR per personat me aftesi te kufizuara. Kushtet teknike qe duhet

te plotesojne keto zona jane qe rampat duhet te jene me pendece jo me te larte

se 8% per ambientet e brendeshme, duhet te trajtohen me materiale jo te

rreshkiteshme si beton industrial apo PVC.

Nyjet Higjeno Sanitare:Ne projekt jane parashikuar edhe NHS per handikap te

cilat duhet te plotesojen standartet e porjektimit sipas normave te percaktuara

edhe ne rregulloren per perosnat me asftesi te kufizuar apo norma Eu per

projektimin e NHS per Handikap.

REFERENCE PER KARAKTERISTIKAT TERMIKE TE DHENA NGA SPECIFIKIMET TEKNIKE TE MEKANIKES.

Dysheme kati perdhe = 0,6 W/m2K Solete kati = 0,4 W/m2K Solete kati +3 = 0,44 W/m2K Mure te jashtem = 0,64 W/m2K Dritare = 1.3 W/m2K