republika e shqipËrisË kuvendi · 2015-11-02 · republika e shqipËrisË. kuvendi ....

47
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve , Barazisë Gjinore dhe Dhunën në Familje Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 18.11.2014, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Vasilika Hysi – kryetare e Nënkomisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi i raportit të veçantë të Avokatit të Popullit “Për gjakmarrjen”. Marrin pjesë: Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja Arta Dade, Olta Xhaçka, Arben Ndoka, Bujar Kllogjeri, Klodiana Spahiu dhe Andrea Marto. Mungojnë: Silva Caka,Kastriot Islami, Arben Ristani, Liljana Elmazi, Albina Deda dhe Voltana Ademi. Të ftuar: Igli Totozani - Avokat i Popullit Arben Shkëmbi- komisioner i Avokatit të Popullit Sotiraq Nushi - ndihmëskomisioner i Avokatit të Popullit Ilda Bozo – drejtore e Përfshirjes Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Lindita Nikolla – ministre e Arsimit dhe Sportit Adriana Berberi – drejtore e Kabinetit Zamira Gjini - drejtore e Arsimit Parauniversitar 1

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të

Miturve , Barazisë Gjinore dhe Dhunën në Familje

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 18.11.2014, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Vasilika Hysi – kryetare e Nënkomisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i raportit të veçantë të Avokatit të Popullit “Për gjakmarrjen”.

Marrin pjesë:

Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja Arta Dade, Olta

Xhaçka, Arben Ndoka, Bujar Kllogjeri, Klodiana Spahiu dhe Andrea Marto.

Mungojnë:

Silva Caka,Kastriot Islami, Arben Ristani, Liljana Elmazi, Albina Deda dhe

Voltana Ademi.

Të ftuar:

Igli Totozani - Avokat i Popullit

Arben Shkëmbi- komisioner i Avokatit të Popullit

Sotiraq Nushi - ndihmëskomisioner i Avokatit të Popullit

Ilda Bozo – drejtore e Përfshirjes Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe

Rinisë

Lindita Nikolla – ministre e Arsimit dhe Sportit

Adriana Berberi – drejtore e Kabinetit

Zamira Gjini - drejtore e Arsimit Parauniversitar

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Gjergji Hamiti – këshilltar në Ministrinë e Arsimit

Ermira Lofca - këshilltare në Ministrinë e Arsimit

Ermonela Felaj – ministre për Mardhëniet me Parlamentin

Arjan Kurti - specialist ne Sektorin për Krimin e Personit në Drejtorinë për

Aktet Terroriste e Krimet e Rënda.

Lavdim Durbaku - specialist në Sektorin e Rendit Publik në Drejtorinë e Rendit

Publik

Kujtim Luli- drejtor i Studimeve, Kërkimeve dhe Integrimit në Prokurorinë e

Përgjithshme

Besnik Cani - prokurori i rrethit në Shkodër

Gjin Marku - kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, në Shqipëri

Annelise Godber - këshilltare Ligjore në Departamentin e Ligjit dhe të Drejtave

të Njeriut në OSBE

Laura Llangozi – përfaqësuese e Këshilli të Europës

Mirela Arqimandriti – drejtore Ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore për

Zhvillim”

Ines Leskaj - drejtore Ekzekutive, AWEN “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në

Shqipëri”

Blerta Balilaj - drejtuese për Shqipërinë “Women's Democracy Network

Albania”

Agim Loci – drejtor Ekzekutiv “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”

Besmira Aliaj – lehtësuese e rretheve të studimit dhe problemeve gjinore

“Shoqata Agropuka”

Migena Mollanji – aktiviste gjinore e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për

të ardhmen”

Rezarta Sheshaj – përfaqësues e organizatës “Në familje për familjen” në

Elbasan

Rasimi Gjoka – përfaqësues

Elsa Ballauri – kryetare e Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Mentor Kikia – përfaqësues nga “Forumi i Mendimit të Lirë”

Grupimi i organizatave “Aleanca për Jetën”

Rroksan Sheldija - përfaqësues i organizatës “World Vision”

Vladimir Banushi - përfaqësues i organizatës “Drejtësi e Paqe”

Ndue Sanaj - përfaqësues i Shoqatës “Dukagjini”

Federica Cova e Sara Ianovitz - Operazione Colomba (Comunita Papa

Giovani XXIII)

Aleksander Vlashaj - përfaqësues i organizatës “Ambasadorët e Paqes”

Altin Nika - përfaqësues i Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve

Psikologjike (QKSHP)

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

HAPET MBLEDHJA

Vasilika Hysi - Përshëndetje!

Mirëserdhët në këtë mbledhje të përbashkët të dy nënkomisioneve: “Për të

Drejtat e Njeriut” dhe nënkomisionit “Për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe

Dhunës në Familje”.

Sikurse jeni në dijeni institucioni i Avokatit të Popullit në bazë të ligjit dhe

Kushtetutës, ka të drejtë dhe detyrim të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të

raportojë një herë në vit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. I njihet e drejta

që për çështje të veçanta që ai i mendon të rëndësishme dhe kërkon tërheqjen e

vëmendjes së qeverisë, të institucioneve të tjera dhe kryesisht të Kuvendit, të paraqesë në

Kuvend raporte të veçanta.

Në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur një raport i veçantë i Avokatit të

Popullit për gjakmarrjen. Ai është një ndër 10 raportet që kanë ardhur në Kuvendin e

Shqipërisë, janë shtuar edhe tre më pas, janë bërë 13, por komisioni ynë sipas rregullave

dhe procedurës parlamentare ka marrë për shqyrtim tre raporte: atë për gjakmarrjen, për

të drejtat e personave me orientim seksual të ndryshëm dhe një tjetër për gjendjen e të

përndjekurve politikë.

Ne sot do të nisim shqyrtimin e raportit të veçantë të Avokatit të Popullit për

gjakmarrjen. Kemi menduar një seancë dëgjimore ku krahas raportit të veçantë, i cili u

është shpërndarë të gjithëve nëpërmjet njoftimit zyrtar, por është depozituar edhe në

faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë që në muajin maj të vitit 2014. Ne kemi kërkuar

nga institucionet që përmenden në raport si institucione përgjegjëse për t’i dhënë fund

këtij fenomeni të vjetër, të shëmtuar.

Ne kemi ftuar edhe përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile. Ftesa

u është bërë edhe të gjithë përfaqësuesve të medies, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

në parandalimin e këtij fenomeni. Ftesa u është adresuar edhe përfaqësuesve të

organizatave ndërkombëtare që asistojnë, qoftë qeverinë shqiptare apo institucionet e

tjera, si edhe shoqërinë civile. Për transparencë nga informacionet lidhur me kërkesën që

kemi adresuar për informacione me shkrim, kemi marrë një informacion të detajuar nga

zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të gjithë ju që keni interes për të ditur angazhimet e

Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjendjen reale të politikës penale. Ju mund ta merrni

këtë raport. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 38 përfaqësues të institucioneve

kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë për të thënë diçka.

Pjesëmarrja është e madhe, unë sugjeroj të dëgjojmë paraprakisht një prezantim

të shkurtër nga zoti Igli Totozani në emër të institucionit të Avokatit të Popullit. Pastaj,

sipas problematikës, mund ta marrë fjalën duke u prezantuar secili prej jush. Personi që

do të kërkojë fjalën, sipas rregullave parlamentare duhet të shtypë butonin dhe të flasë,

pasi seanca regjistrohet në audio dhe video. Kjo është një mbledhje normale e komisioni,

prandaj doja të respektonim këtë rregull.

Për transparencë ju bëj me dije, që përveç anëtarëve të dy nënkomisioneve janë

ftuar edhe deputetët e qarqeve ku problemi i vrasjeve për hakmarrje dhe gjakmarrje

përbën një shqetësim si në Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Një pjesë e deputetëve janë nëpër

komisione, sepse po diskutohet buxheti nen për nen, ndërkohë që një veprimtari tjetër

sapo mbaroi në sallën e seancave plenare me rastin e 25 vjetorit të Konventës

Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku ishin ftuar deputetë për të marrë pjesë.

Ne kemi ftuar dhe u kemi premtuar sot fëmijëve që ishin pjesëmarrës të seancës

plenare, meqenëse sot u krijua edhe grupi i miqve të deputetëve miq të fëmijëve, të

bashkohen në këtë seancë dhe të dëgjohen për problemet që kanë, sidomos për

gjakmarrjen, që ishte një nga pyetjet që iu adresua kësaj seance pak më parë.

Ju faleminderit!

Do të doja t’i jepja fjalën zotit Totozani.

Igli Totozani - Faleminderit, zonja Hysi!

Nëpërmjet jush do të falënderoja komisionet parlamentare dhe parlamentin, i

cili për herë të parë pas disa vjetësh që unë kam mandatin e Avokatit të Popullit po

diskuton një nga raportet e posaçme të institucionit të Avokatit të Popullit dërguar

parlamentit. Sikurse e thatë edhe ju Avokati i Popullit çdo vit bën një raport vjetor

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, por gjithashtu në rastet kur ai

gjykon se fenomene të caktuara të jetës sociale në Shqipëri, krijojnë probleme për

qytetarët shqiptarë në shkelje të drejtave dhe të lirive të tyre, ai i dërgon vazhdimisht

parlamentit informacion në formën e raporteve të posaçme, sikurse është edhe ky që po

diskutohet sot.

Do të doja të falënderoja të pranishmit dhe të gjithë deputetët që e kanë marrë

seriozisht këtë raport.

Së dyti, të gjitha institucionet e tjera dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Së treti, komunitetin ndërkombëtar, i cili është vazhdimisht pranë institucionit

tonë në diskutimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë që prekin të drejtat dhe liritë e

qytetarëve.

Unë do t’ju lexoj një material të shkurtër, prezantues për këtë gjë.

Gjakmarrja në Shqipëri është kthyer në një fenomen shumë shqetësues për

shoqërinë tonë, sepse cenon të drejtën më të rëndësishme të njeriut, të drejtën e jetës.

Shqetësimin e këtij fenomeni, vitet e fundit po e vuajnë dhe disa vende të BE-së

për shkak të numrit në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët pretendojnë se u

rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të këtij fenomeni. Raporte të ndryshme në lidhje me

këta të fundit, një raport i ngjashëm i Avokatit të Popullit gjendet në Kuvendin e

Shqipërisë për këtë fenomen, nxjerrin se një nga faktorët kryesorë në kërkesën për azil të

shtetasve shqiptarë në BE, ka të bëjë me gjakmarrjen. Për shkak të gjakmarrjes në vendin

tonë kanë lindur edhe disa pasoja negative dhe regresive sikurse mund të përmendim

ngujimin e personave pa dallim gjinie dhe moshe duke iu mohuar personave të ngujuar

një sërë të drejtash kushtetuese themelore si atë të lëvizjes së lirë, të arsimimit, të

punësimit, të përfitimit të kujdesit shëndetësor, të votimit, të lirisë së organizimit, të

lirisë së bindjes dhe shfaqjes së saj e të tjera.

Duke vlerësuar të drejtën e jetës si të drejtën themelore më të rëndësishme,

institucioni i Avokatit të Popullit është përpjekur më herët për ta trajtuar me seriozitet të

madh këtë çështje. Për këtë në vitin 2001 ai ka organizuar një konferencë kombëtare me

temë: “Shteti dhe shoqëria civile në mbrojtje të së drejtës së jetës”. Si rezultat i kësaj

konference me iniciativën dhe nxitjen e Avokatit të Popullit Kuvendi ka miratuar në

muajin maj të vitit 2005 ligjin n.r 9389 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”. Ky ligj ka si qëllim të organizojë dhe të

koordinojë më mirë masat dhe luftën e organeve shtetërore, të institucioneve shoqërore,

shkencore e fetare, si edhe të përcaktojë një strategji afatgjatë për parandalimin dhe

eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Gjatë vitit 2012 Avokati i Popullit ka rimarrë iniciativën për sensibilizimin e

institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, të medies dhe individëve në çështjet sensitive

të gjakmarrjes.

Gjatë shqyrtimit të këtij fenomeni konstatuam se një nga shkaqet që ka ndikuar

negativisht për ekzistencën e tij është edhe moszbatimi absolut i ligjit nr. 9389, datë

04.05.2005, ndonëse ka mbi 8 vjet e ca që ka hyrë në fuqi. Kemi konstatuar se shkak për

moszbatimin e këtij ligji ka qenë edhe mosnxjerrja nga Këshilli i Ministrave i tri akteve

nënligjore në bazë dhe zbatim të nenit 7 të këtij ligji. Ne gjykuam se ishte me shumë

rëndësi nxjerrja e tri akteve nënligjore nga Këshilli i Ministrave në bazë dhe për zbatim të

detyrimeve ligjore që burojnë nga neni 7 i ligjit të sipërcituar për këtë arsye me shkresën

e datës 28 gusht të vitit 2013 i kemi rekomanduar Këshillit të Ministrave marrjen e

masave të menjëhershme në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.9389 për përgatitjen dhe

nxjerrjen nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në pikat 4, 5 dhe

6 të këtij ligji. Për dijeni të gjithë personave përgjegjës në këtë institucion, mund të them

se tre nenet parashikonin realizimin e një bashkëpunimi të fortë midis organeve

qendrore në trajtimin e temës së gjakmarrjes, midis organeve qendrore dhe atyre vendore

për gjakmarrjen dhe krijimin e një sekretariati teknik pranë Këshillit të Ministrave që do

të merrej me këtë çështje.

Ministri i Drejtësisë me shkresën e datës 20.03.2013 na informoi se

rekomandimi ynë drejtuar Këshillit të Ministrave ishte mirëpritur. Në zbatim të tij ishte

përgatitur dhe nxjerrë urdhri i Kryeministrit nr. 136, datë 14.11.2012 për ngritjen e

grupit të punës ndërinstitucional për hartimin e akteve nënligjore në zbatim të nenit 7 të

ligjit nr.9389, i cili duhet të kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm. Duhet të thuhet

që meqenëse nuk kishim ndonjë informacion lidhur me hartimin e akteve nënligjore,

Avokati i Popullit me shkresat e datës 27 nëntor 2013 dhe 9 janar 2014 i ka kërkuar

ministrit të Brendshëm informacion lidhur me përgatitjen, hartimin nga grupi i punës të

akteve nënligjore në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.9389 të sipërcituar. Gjykojmë se thirrja

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

e Këshillit Koordinues jo vetëm është një detyrim ligjor, por do të jetë edhe një nxitje,

mbështetje e madhe ndaj organeve shtetërore të përfshira drejtpërdrejt në luftën kundër

fenomenit të gjakmarrjes për të kryer detyrat ligjore. Për këtë arsye i kemi dërguar tri

herë dy Presidentëve të Republikës zotit Topi dhe zotit Nishani thirrjen e këtij Këshilli.

Një përgjigje është kthyer nga sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës ku

ndër të tjera na bën me dije se Presidenti nuk mund ta thërrasë Këshillin Koordinues nëse

nuk janë miratuar tri aktet nënligjore të lartpërmendura. Është ngritur një task force pranë

institucionit për hetimin dhe ndjekjen e rasteve kur strukturat shtetërore nuk veprojnë për

parandalimin apo ndjekjen e rasteve, të ngjarjeve që lidhen me gjakmarrjen. Avokati i

Popullit ka hetuar një rast konkret si praktikë e mirë: vrasje për motive hakmarrje në

Pukë, ku u provua se vrasja e dy personave dhe plagosja e katër të tjerëve ndodhi për

shkak të neglizhencës së punonjëseve të policisë. Është organizuar një kuvend i hapur në

Shkodër me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve të organeve qendrore të administratës

shtetërore, të pushtetit vendor, të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare, të

personaliteteve publike të vendit. Pritet të organizohet një auditorium i madh së shpejti në

Shkodër, i cili do të vendosë përballë qytetarët e kësaj zone, zonave të veriut kryesisht,

përfaqësuesve të popullit në parlament dhe institucioneve të tjera.

Gjatë vitit 2014 u janë bërë disa rekomandime të tjera organeve shtetërore

sikurse mund të përmend: ai drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të

bashkëpunojë me organet e pushtetit vendor dhe drejtoritë arsimore rajonale për

regjistrimin e të gjitha vrasjeve për motiv gjakmarrjeje të familjeve dhe të personave të

ngujuar sipas gjinisë dhe grupmoshave. Është pranuar ky rekomandim.

Rekomandimi tjetër drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve që të luajnë një

rol më të madh pozitiv dhe parandalues për përmirësimin e programeve mësimore që të

sigurohet mirëarsimimi dhe mirëedukimi i brezit të ri me frymën e tolerancës, jo dhunës,

pranimin e diversitetit, kundër vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes, trajnimin e

mësuesve të zonave ku është e përhapur gjakmarrja, vazhdimin për disa kohë të projektit

“Shansi i dytë”, nëpërmjet të cilit përfitojnë të gjithë fëmijët e ngujuar në të gjitha qarqet

e vendit. Ky rekomandim është pranuar nga kjo ministri.

Rekomandim tjetër i kemi dërguar Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

që nëpërmjet zyrave rajonale të shkojnë te fëmijët e ngujuar për t’u dhënë mundësi për të

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

aplikuar për ndihmë ekonomike për ato familje me të ardhura të pamjaftueshme, me

qëllim uljen e nivelit të varfërisë. Edhe ky është një rekomandim i pranuar.

Rekomandim drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që t’u ofrojë personave të

ngujuar nga gjakmarrja shërbim shëndetësor në shtëpi sipas paketës bazë të kujdesit

shëndetësor parësor që çdo qendër shëndetësore nëpërmjet mjekut të familjes u ofron

pacientëve që janë regjistruar pranë saj. Edhe ky është një rekomandim i pranuar.

Rekomandim drejtuar ministrit të Brendshëm për ngritjen e grupit

ndërinstitucional të punës për përgatitjen e akteve nënligjore në zbatim të nenit 7 të ligjit

nr.9389, datë 04.05.2005.

Kohët e fundit do të doja të veçoja se ka pasur një reagim pozitiv të prokurorisë,

në mënyrë të veçantë të prokurorisë së rrethit gjyqësor në Shkodër. Ne kemi bindjen se

ajo do të influencojë dhe do të ndikojë në parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në

këtë rreth dhe për daljen e të ngujuarve. Prokurori i prokurorisë së rrethit të Shkodrës ka

nxjerrë një urdhër për identifikimin dhe administrimin e kallëzimeve të familjeve të

ngujuara. Ky urdhër detyron organet vendore të Policisë së Shtetit të evidentojnë të gjitha

familjet dhe personat e ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Urdhërohen oficerët e policisë

gjyqësore të marrin kallëzime nga persona, të cilët janë kanosur për t’u ngujuar. Ne e

vlerësojmë këtë veprim ligjor. Gjykojmë se ky veprim pozitiv duhet të shtrihet edhe në

organet e tjera të prokurorisë, konkretisht në ato rrethe, të cilat janë prekur nga fenomeni

i gjakmarrjes. Për këto arsye i kemi rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm marrjen e

masave të nevojshme që nisma pozitive e prokurorisë të rrethit gjyqësor në Shkodër për

identifikimin dhe administrimin e familjeve të ngujuara të shtrihet edhe në organet e tjera

të prokurorive të rretheve gjyqësore, në ato rrethe të vendit që janë prekur nga ky

fenomen. Jemi informuar se ky rekomandim është mirëpritur dhe është pranuar nga

Prokurori i Përgjithshëm.

Avokati i Popullit gjatë këtij viti do të vazhdojë të përfundojë, ndoshta brenda

vitit do të jetë i gatshëm, një raport i dytë lidhur me ecurinë e situatës së gjakmarrjes në

Shqipëri. Ndoshta të dytin mund ta studiojmë së bashku me raportin e azilit, meqenëse

jo vetëm nga organizata të ndryshme ndërkombëtare që trajtojnë azilin e shqiptarëve në

vendet e BE-së, por edhe nga vetë raporti i nxjerrë nga Avokati i Popullit konstatojmë se

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

gjakmarrja përbën një nga shkaqet që shtyjnë qytetarët shqiptarë të kërkojnë azil në

vendet perëndimore.

Si përfundim do të thosha se për institucionin tonë ka dy mënyra qasjeje ndaj

këtij fenomeni, mënyra të cilat duhet të jenë të koordinuara ndërmjet tyre. Ka një qasje

afatshkurtër, e cila synon të trajtojë pasojat e fenomenit sikurse ju i vutë re, pasoja që

kanë të bëjnë me arsimimin, me shërbimin shëndetësor, me trajtimin me ndihmë

ekonomike, por ka dhe një trajtim tjetër, i cili duhet të jetë afatgjatë. Po mundohem ta

them me një fjali të vetme: afatgjatë arrihet kur ato zona të veriut, ku gjakmarrja është

shumë e zhvilluar t’u nënshtrohen një investimi afatgjatë zhvillimi të të gjitha fushave si

ekonomik, social, kulturor në mënyrë që të ndihet prania e shtetit, pasi kemi konstatuar se

aty ku vepron shteti, gjakmarrja e ka shumë të vështirë të mbijetojë.

Do të doja t’ju ftoja që nëse është e mundur, duke u nisur nga fenomeni, nga

rëndësia që ka ai, pavarësisht se sot nuk kemi shifra të sakta në Shqipëri për këtë, ka

shifra që jep Policia e Shtetit, por edhe organizatat e ndryshme jo fitimprurëse, të cilat e

kanë trajtuar këtë gjë, por shifrat nuk konvergojnë, mendojmë se është e nevojshme t’ju

propozonim që Kuvendi i Shqipërisë në bazë të procedurave të mbajë një qëndrim, qoftë

edhe nëpërmjet një rezolute për të shprehur vullnetin e shtetit shqiptar në radhë të parë të

përfaqësuesve të tij, të popullit në trajtimin me seriozitet të një fenomeni, i cilit prek

ndjeshëm, jo vetëm të drejtën e jetës, një set të drejtash dhe lirish të njeriut, por nga

ana tjetër është kthyer në një fenomen shqetësues edhe për vendet perëndimore, duke

rrezikuar jo në pak raste edhe regjimin e vizave me Shqipërinë.

Ju falënderoj edhe një herë, në mënyrë të veçantë zonjën Hysi për organizimin e

kësaj mbledhjeje të nënkomisioneve për faktin se besoj se është një vlerësim për punën e

Avokatit të Popullit që ai të dëgjohet për problemet që ngre, pasi nuk janë probleme të

vetat, janë probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por edhe për faktin që keni

arritur të mblidhni këtu sot të gjitha ato institucione të shtetit apo të shoqërisë civile që

kanë objekt të punës së tyre këtë shqetësim të madh të qytetarëve shqiptarë.

Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Totozani!

Është e vërtetë që këtë problem duhet ta shikojmë si një të drejtë themelore të

jetës dhe njeriut, por edhe në raport me objektivat që kemi për integrimin europian.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Për dijeninë tuaj, ka edhe një raport tjetër të depozituar në Kuvendin e

Shqipërisë lidhur me ndjekjen, analizimin dhe evidentimin e shkaqeve që kanë ndikuar në

rritjen e kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetet e zonës Shengen, kur

gjakmarrja është renditur si shkaku i parë. Se sa e vërtetë është, do ta shikojmë, por edhe

kjo seancë dëgjimore, kjo mbledhje e përbashkët e dy nënkomisioneve do të nxjerrë në

pah se çfarë duhet të përmirësohet në nivelin e ekzekutivit, çfarë duhet të bëjmë ne më

mirë si përfaqësues të Kuvendit, së bashku me shoqërinë civile dhe me organizatat që

janë më të fokusuara në parandalimin dhe luftimin e fenomenit të gjakmarrjes.

Duke qenë se ka disa rekomandime që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit, me

Ministrinë e Arsimit, me Prokurorinë e Përgjithshme me gjykatat, me Ministrinë

Mirëqenies Sociale, do të gjykoja që secili institucion të bëjë prezantimin se çfarë ka

bërë në përmbushje të këtyre rekomandimeve që gjenden në fund të raportit të veçantë

të Avokatit të Popullit.

Ju vë në dijeni edhe për transparencë, por edhe për të gjithë personat e

interesuar që ministrja e Arsimit dhe e Sportit ka depozituar në Kuvend me shkrim një

raport të detajuar lidhur me masat që ka marrë kjo ministri. Unë kam këtu një kopje. Cili

dëshiron nga ju dhe nga përfaqësuesit e medies, pas përfundimit të mbledhjes mund të

marrë një fotokopje të këtij raporti, qoftë të Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë të

Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Igli Totozani - Medies mund t’i shpërndahet edhe raporti i Avokatit të Popullit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

U është shpërndarë? Në rregull. Pasi ne nuk mund ta shpërndajmë pa e dëgjuar

ju.

Vasilika Hysi – Të gjithë personat e interesuar i kanë të 13 raportet e Avokatit

të Popullit në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Ato janë të botuara. I keni online.

Për ata që duan t’i kenë edhe në kopje letre, mund t’i marrin pranë Komisionit të Ligjeve.

Xhemal Qefalia – Zoti Avokat, si anëtar i këtij nënkomisioni, do të isha i

interesuar që krahas detyrës së normuar që ka shteti për të ndjekur të gjitha ato që ju i

cilësuat me të drejtë, të dija, a keni ndonjë informacion se sa organizata apo shoqata

merren drejtpërdrejt për pajtimin e gjaqeve?

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Igli Totozani - Ka jo pak organizata që merren me pajtimin e gjaqeve. Ka

organizata të shoqërisë civile, jo fitimprurëse, të cilat duhet të dallohen nga organizatat e

pajtimit të gjaqeve, për faktin se shoqëria civile ofron shërbime pa pagesë, një dallim i

cili është i rëndësishëm edhe për ne. Nuk mund t’ju them se sa është numri.

Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Totozani!

Ka pyetje të tjera?

Po, zonja Dade.

Arta Dade – Duke vlerësuar këtë seancë, unë edhe për shkak të anëtarësimit në

një komision tjetër nuk është se e kam detyrë parësore për t’u marrë me këtë gjë, por si

deputete dhe si grua deputete pa dyshim që jam shumë e sensibilizuar për këtë problem.

Në karrierën time si politikane dhe si deputete vazhdimisht e kam ngritur këtë çështje.

Kam marrë edhe një nismë ligjore, e cila mbeti në sirtarët e Kuvendit, për faktin që

dikush që drejtonte parlamentin, para kësaj legjislature, që vinte pikërisht nga një zonë, e

cila këtë dukuri e ka vërtet shumë të spikatur, nisma asnjëherë nuk u fut në seancë

plenare dhe nuk u trajtua. Ajo ishte pikërisht për detyrimet që kishte shteti për

arsimimin e fëmijëve. Konstatoj me kënaqësi që ministrja e Arsimit këtë çështje e ka

konsideruar dhe na ka vënë në dispozicion hapat që ka marrë për ta adresuar këtë

dukuri.

Pyetja ime për Avokatin e Popullit, dua të them se roli dhe autoriteti i tij është i

sanksionuar në kompetencat që ai ka, nuk e di nëse është detyra e tij vetëm të dërgojë

raporte në parlament, unë dëshiroj të di, a është hedhur ndonjë hap konkret nga vetë ky

institucion përmes komisionerëve apo stafeve që ka nën autoritetin e vet?

Pyetja e dytë, në vlerësimin tuaj, dukuria ka ardhur duke u reduktuar apo

vazhdon të mbetet shumë e mprehtë? Janë të ekzagjeruara shifrat që jepen? Dimë që ka

edhe një shqetësim nga vendet e BE-së që janë konstatuar raste, janë dhënë certifikata të

rreme lidhur me këtë dukuri, që të përfitonin në mënyrë të paligjshme azilin. Po çuditem

tani që ju keni rekomanduar që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të shkojë atje dhe të

evidentojë rastet. Kjo tregon se nuk ka shifra të rasteve, sepse drejtori i Policisë nuk e ka

këtë detyrë fare. Ai ka për detyrë ta parandalojë këtë fenomen dhe të vërë në eficencë të

gjitha strukturat e Policisë në mënyrë që ky fenomen të reduktohet. Statistikat mund t’i

ketë për detyrë t’i marrë Instituti i Statistikave apo ndonjë organizëm tjetër. Kjo më bën

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

të arsyetoj se shteti nuk ka ditur fare më përpara. Nuk mund të flasim për periudhën e

tanishme, aq më tepër që kemi një angazhim. Unë besoj se angazhimi i strukturave të

tjera përveç Ministrisë së Arsimit është i pranishëm, por fakti që ju i keni rekomanduar

drejtorit të Policisë të marrë shifra të sakta se sa kanë qenë humbjet e jetës për shkak të

dukurisë së gjakmarrjes, me shqetëson, sepse tregon që nuk bëjnë detyrën institucionet e

tjera, si pushteti vendor, gjykatat. Besoj se policisë duhet t’i kërkojmë shumë më shumë,

që të funksionojë shteti, sepse fakti që njerëzit kthehen te dukuria e gjakmarrjes do të

thotë se nuk kanë besim te shteti. Nëse kjo dukuri vjen duke u shtuar dhe jo duke u

reduktuar, kemi të bëjmë me një shqetësim madhor dhe duhet ta vëmë në fokus të të

gjitha strukturave shtetërore. Unë besoj se kjo dukuri ka ardhur duke u reduktuar dhe nuk

kemi pse e komentojmë me tone. Të paktën të vlerësojmë se çfarë është bërë pozitivisht

në reduktimin e saj. Kjo gjë mund të jetë përfshirë në raport. Unë nuk e kam parë

raportin. Në këtë moment më thanë për këtë seancë dhe nuk kisha pse të mos vija, por në

fakt duhet të vlerësojmë edhe se çfarë është bërë për të reduktuar këtë dukuri. Nuk është

ashtu siç mund të ketë qenë para 10-20 vjetësh kur shteti u zhbë. Tani duam të kemi një

bilanc më të saktë, në mënyrë që të dimë sesi t’i adresojmë shqetësimet nëse janë në

rritje. Pra, të kemi një trajtesë tjetër. Nëse janë në reduktim, pa dyshim që t’i adresojmë

dhe t’i izolojmë me të gjitha mjetet, instrumentet ligjore, por edhe të forcës së

zbatueshmërisë së ligjit.

Faleminderit!

Vasilika Hysi - Faleminderit, zonja Dade!

Po, zoti Avokat.

Igli Totozani – Për sa i përket pyetjes së parë, do të thosha se Avokati i Popullit

ndjek ato hapa që i parashikon ligji. Avokati i Popullit së pari ka trajtimin e ankesave.

Së dyti, në rastet kur konstaton se ka një veprimtari të dendur, një fenomen që

po zhvillohet në shoqërinë shqiptare, ai ndjek hapin e dytë, dërgon rekomandime për

institucionet shtetërore për të marrë masat e duhura.

Hapi i tretë është të formulojë raporte të posaçme për Kuvendin e Shqipërisë në

mënyrë që ky i fundit nëpërmjet mundësive që ka dhe kompetencave të ndikojë mbi

institucionet e tjera për të pasur një rezultat sa më të lartë mbi gjakmarrjen.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Përveç të tjerave ka ndërtuar edhe një task force, e cila ndjek nga afër ecurinë e

këtij fenomeni në Shqipëri.

Si përfundim Avokati i Popullit ndjek ato hapa që i njeh ligji.

Për sa i përket ecurisë së fenomenit, nuk ka të dhëna, ka një kakofoni të

dhënash. Ka disa të dhëna nga Policia e Shtetit sipas së cilës me një shkresë të datës

08.09.2014 njoftohemi: “Në fund të muajit qershor të vitit 2014 në vend ndodheshin të

ngujuara 82 familje me 208 persona, nga të cilët 40 janë të mitur dhe 20 janë femra”.

Këto janë shifrat zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ka edhe shifra të tjera që qarkullojnë nga organizata të caktuara, por ka dhe

shifra të tjera, të cilat vijnë nga raportet ndërkombëtare të azilkërkuesve. Për sa i përket

pyetjes, a është i madh apo i vogël numri i azilkërkuesve shqiptarë në Perëndim, të cilët

justifikohen me shkakun e gjakmarrjes, duhet thënë se është një ndër 2-3 shkaqet

kryesore që janë evidentuar jo vetëm nga Avokati i Popullit, i cili në përpilimin e

raporteve të tij përdor edhe instrumentet ndërkombëtare, të dhëna të ardhura nga

institucionet ndërkombëtare apo edhe nga ambasada të caktuara të vendeve të ndryshme.

Ajo që konstatohet është se ka shumë kërkesa që përdorin si shkak gjakmarrjen.

Shpeshherë përdoren dokumente, siç e tha dikush këtu më përpara jo të sigurta dhe jo të

sakta, të dhëna nga organizata të ndryshme në Shqipëri për njerëz, të cilët kërkojnë azil

në vendet perëndimore.

Të flasësh për ecurinë e fenomenit, kërkon një punë impenjative të shumë

institucioneve duke filluar që nga Policia e Shtetit, e cila ka një përballje të drejtpërdrejtë

me krimin, por edhe institucione të tjera, që në një mënyrë apo një tjetër i lidh puna me

këto organizata. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Totozani!

A ka pyetje të tjera? Po. Zoti Kikia

Mentor Kikia – Në fakt unë kisha një sugjerim, nëse mund të pranohet.

Vasilika Hysi – Mund të prezantoheni, ju lutem?

Mentor Kikia – Ah, më falni! Mentor Kikia, gazetar, por këtu jam si drejtues i

një organizate që ka bashkëpunuar me institucionin e Avokatit të Popullit, pikërisht për

dokumentimin e një pjese të fenomenit të ngujimit.

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Unë do të sugjeroja një gjë, që mendoj se do t’i shërbente më mirë kësaj

mbledhjeje. Përpara se të vazhdoj me pyetjet, në një nga udhëtimet që, së bashku me

zotin Totozani patëm te disa familje të ngujuara, dikush më tha se, nëse doni ta luftoni

fenomenin e ngujimit, ka dy rrugë: të futen në burg të rriturit, pra vrasësit, dhe të

shkollohen fëmijët.

Kështu që unë do të sugjeroja që të dëgjonim një herë se ç’kanë bërë

përfaqësuesit e arsimit, duke qenë se është ministrja, të dëgjonim ç’ka bërë organi i

akuzës, dujke qenë se këtu është prokurori i rrethit të Shkodrës, ku për herë të parë është

hapur një hetim në shkallë të gjerë për të gjitha rastet e ngujimit, të dëgjojmë edhe çfarë

do të na thotë policia, e pastaj mund të diskutojmë e mund të bëjmë edhe pyetje.

faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Kikia!

Për procedurë, kjo nuk është mbledhje e zakonshme, kjo është mbledhje e

komisioneve parlamentare dhe ka një rregullore të Kuvendit për mbledhjet, raportohet

nga institucioni, bëhen pyetje nga deputetët dhe nga pjesëmarrësit, dhe më pas hapet

debati.

Pra, më falni që e vë në dukje një gjë të tillë. Nëse nuk ka pyetje nga

pjesëmarrësit, atëherë do të kalojmë në dëgjimin e të gjithë përfaqësuesve të

institucioneve që preken në këtë raport, por ju ruani të drejtën t’i bëni pyetje çdo

përfaqësuesi institucioni që është i pranishëm në këtë mbledhje. Faleminderit!

Po, zonja Nikolla.

Lindita Nikolla – Faleminderit, zonja Hysi! Faleminderit zonja deputete e

zotërinj deputetë!

Sigurisht, për sensitivitetin që ka kjo çështje, mendoj se e tejkalon thjesht e

vetëm faktin e një raportimi në detyrën e ministres së Arsimit e të Sportit, sepse në fakt

ne duhet të funksionojmë si një vetëdije e shëndetshme në të gjitha fushat, për ta

çrrënjosur thjesht e vetëm këtë koncept, që është gjakmarrja. Unë do ta vijoj raportimin

tim aty ku e la zoti Kikia.

Është një shprehje që e kam dëgjuar një vit më parë, me marrjen e detyrës, në

një tryezë, le të themi, të ngjashme me këtë, që është: “Burrat t’i vendosim para

drejtësisë, nënave t’u mbyllim gojën dhe të shkollojmë fëmijët”. Dhe e gjeta një realitet

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

në vizitat që unë kam pasur te këta fëmijë, duke zhvilluar me ta edhe një orë mësimore në

lëndën e matematikës – sigurisht diçka shumë simbolike, asgjë s’kam bërë – po për të

parë në vend, emër për emër këta fëmijë, për të ndjerë se si ka qenë shkollimi i tyre në atë

çast, por edhe për të parë e për të kontaktuar nënat e tyre.

Lidha dy gjëra që, edhe pse ka funksionuar shansi i dytë – e unë mund të them se

edhe tani shansi i dytë vijon të funksionojë, me 13 fëmijët e ngujuar të drejtorisë arsimore

rajonale Shkodër dhe me 3 fëmijët e ngujuar në Malësinë e Madhe. Kemi çuar mësues që

kanë arsimin e duhur dhe jemi edhe drejt rrugës së përdorimit të metodave të reja të

teknologjisë në arsim, të mësimit online, përmes dhënies këtyre fëmijëve të kushteve e

mjeteve të nevojshme, për të mundësuar aksesin në informacion, por është

jashtëzakonisht shumë pak, edhe në raport me kaq sa është numri i fëmijëve të

identifikuar që ndjekin arsimin bazë, pra 16 fëmijë, në kuptimin edhe të nevojës që ne

kemi si shoqëri, për ta çrrënjosur konceptin e gjakmarrjes, pavarësisht faktit se sa është ai

realisht.

Në këtë koncept ne duhet të adresojmë fuqishëm të gjitha institucionet, të gjithë

shoqërinë civile, gjithë shoqërinë shqiptare, do të thosha, jo thjesht e vetëm duke

raportuar në një ditë si kjo, apo duke raportuar në institucione të caktuara për disa

angazhime që lidhen me shkollimin e tyre.

Unë sot mund t’ju thosha që: po, shansi i dytë vazhdon, mësuesit shkojnë, madje

janë trajnuar specifikisht për të ofruar cilësi, në thonjëza, do të thosha, por unë pashë se

ata fëmijë dinin pak matematikë, gabonin në shkrim. Secilit prej tyre i kërkova të më

adresonte një letër për të shkruar se çfarë do të donin nga Lindita, dhe pashë se kishim

shumë për të bërë. Tre herë në javë, me një program shumë të reduktuar, të limituar nga

shumë lëndë, siç janë edukimi fizik, edukimi muzikor apo lëndë të tjera specifike, që nuk

mundet në ato kushte, në ato strehëza, sepse studiojnë në shtëpi, ne të adresonim atë që

ata fëmijë meritojnë. Nga ana tjetër, e gjitha kjo ndodh në kushtet e mungesës së lirisë, në

kushtet e mungesës së çdo lloj mënyre tjetër jetese, siç kanë bashkëmoshatarët e tyre.

Po ashtu kemi organizuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, – gjej rastin të

falënderoj edhe një institucion mediatik, Top Channel e personalisht, zotin Kikia – një

ditë bashkë me këta fëmijë në Ministrinë e Arsimit e Sportit, për të festuar fundvitin me

dhurata, me dedikime të caktuara, por prapë them se përsëri është shumë pak. Duke

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

filluar nga vetja, për të zhvilluar një përgjegjësi ndryshe, është se ne duhet të

organizojmë as më shumë e as më pak, por atë sensibilitet që pati Kosova, e cila e ka

luftuar në rrënjë këtë fenomen, duke organizuar gjithë shoqërinë e posaçërisht studentët.

Kemi lançuar një nismë, së bashku me Rudina Xhungën dhe universitetin “Luigj

Gurakuqi” të Shkodrës, të ngujojmë gjakmarrjen. Pra, jo të nxjerrim fëmijët nga ngujimi,

por të ngujojmë gjakmarrjen.

Në dijeninë time dhe në informacionin, në fakt, të plotë që kam – sepse kemi

organizuar dy takime me studentët që janë përfshirë në këtë nismë të universitetit të

Shkodrës – ata po punojnë jo vetëm në familjet ku janë fëmijët e ngujuar, por edhe në

familjet që njihen si “gjakësi”, pra, të cilët janë probabël që nesër të marrin hakun. Në

fakt ajo është vetëm vetëgjyqësi që ata bëjnë. Na rezulton se ka pasur rezultate të para.

Janë dhe pedagogët e tyre që shkojnë e bëjnë takime në shtëpi, posaçërisht me nënat. Ne

e kemi bërë publik këtë moment, që qeveria shqiptare merr përsipër bursa studimi, duke

mundësuar edhe kushtet e akomodimit dhe gjithë buxhetin ëpr jetesën e këtyre fëmijëve e

të rinjve. Studentët shkojnë shtëpi më shtëpi duke folur posaçërisht me nënat, që të

mbyllin gojën, sepse janë në një moment – është rrëqethës fakti, por është i vërtetë, dhe

ne nuk mund t’i fshehim të vërtetat – që nënat shpeshherë bëhen stimuluese për fëmijët e

tyre, posaçërisht për djemtë e tyre, për t’i kthyer ata nesër në një moment të marrjes së

hakut për babanë e vrarë apo për vëllanë e vrarë, e kështu me radhë. Pra, studentët

kontaktojnë me nënat, duke u thënë: Si e do djalin? Në burg apo në universitet?

Kjo ka qenë filozofia me të cilën ka funksionuar shumë mirë Kosova. Disa nga

njerëzit që janë kthyer në histori suksesi në Kosovë, kanë qenë bashkë me ne në disa

dalje mediatike, por edhe duke komentuar gjithë ecurinë e tyre, si dhe duke ftuar, në fakt,

publikun shqiptar, që ne të bëjmë një kuvend mbarëkombëtar, jo duke folur se bëmë këtë

ligj të mirë apo adresuam këtë shans të dytë, por një mbushje të plotë të shesheve, me një

thirrje për të adresuar punësim për këta të rinj, për të adresuar shkollim për këta të rinj,

për të mësuar një histori tjetër edhe për nënat e tyre. Në këtë kuptim, përtej shansit të

dytë, Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe qeveria shqiptare, ka iniciuar këto momente

tejet të rëndësishme, që besoj se do të ndihmojnë jo vetëm për nxjerrjen nga ngujimi të

këtyre fëmijëve apo të këtyre familjeve, por ajo që është e rëndësishme për heqjen nga

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

gjithë debati, qoftë edhe debat për muhabet, të këtij fenomeni që lidhet me një arkaizëm

që është gjakmarrja.

Të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, shoqëria civile, deputetë, pse jo, besoj se

janë tejet të nevojshëm e të çmuar, që të jemi konkretisht në ato zona, duke folur me këto

familje dhe duke adresuar një të vërtetë tjetër, që është e vërteta e shkollimit, e vërteta e

integrimit të tyre, e vërteta e punësimit të tyre, e vërteta e ndihmës ekonomike për këto

familje.

Unë jam e gatshme t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve të tjera, ndërkohë që, së

bashku me disa universitete publike e private, ne kemi lançuar gjithë ndihmën që këto

institucione të arsimit të lartë ofrojnë për këta të rinj me të drejta studimi, por edhe bursa

të plota studimi, nga ana tjetër edhe mundësinë përmes projekteve inovative, që lëndë të

caktuara në të gjitha kurrikulat e arsimit bazë, kryesisht, sepse aty është detyrimi i shtetit,

ne të mundësojmë filmimin e mësuesve që bëjnë mësim në klasë, dhe atë mësim në klasë

mund ta përdorin jo vetëm në orët kur mësuesi shkon te këta fëmijë, por gjatë gjithë ditës,

që këta fëmijë të kenë një akses më të plotë përmes inovacionit dhe kontaktit me mësuesit

e tyre jo vetëm në orë, por gjatë gjithë kohës që ata e ndjejnë të nevojshme këtë.

Ndërkohë, shumë shpejt, në Universitetin e Shkodrës, me studentët që janë

përfshirë në nismën “Të ngujojmë gjakmarrjen”, për të cilën janë realizuar edhe dy

emisione televizive, besoj shumë të ndjekur, ne të bëjmë një raportim të parë mbi gjithë

këtë nismë.

Po e mbyll me një ndjeshmëri të përcjellë nga një student në takimin e dytë që

ne bëmë në Shkodër, për këtë çështje, i cili kishte pasur një përvojë personale kontakti të

disahershëm në këtë familje, që tha: “Në fakt unë e pata të vështirë të njihesha me ato

kode, kur takohesh me një familje që është në gjak, dhe familja tjetër, por ndjeva një gjë.

I ftoj të gjithë studentët që të bëhen pjesë e kësaj nisme”, dhe kur tonet midis dy palëve u

nxehën, u tha të dy palëve, ishte një burrë i vjetër aty që u tha të dy palëve: “Uluni, se

këtu kemi një student”.

Fakti se aty në mes ishte një student, ishte një status special për të mësuar se të

gjithë ata burra që e kanë mendjen të nxehtë, të qetësohen dhe të arsyetojnë.

Kështu që unë doja t’ju njihja – duke ju falënderuar për angazhimin që keni dhe

gjithë risitë që keni sjellë në këtë proces, por që nuk është thjesht e vetëm çështje e

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

realizimit të mësimit, sepse gënjej nëse them se mësimi, edhe në kushtet e një programi

ku është futur edhe teknologjia, është ai i duhuri, sepse e pashë vetë që nuk është i duhuri

dhe s’ka si të jetë i duhuri. Ndërkohë që fëmijët e tjerë bëjnë pesë ditë në javë, ndërsa ata

vetëm tre ditë në javë e me një program shumë të reduktuar, ne të pretendojmë se kemi

bërë detyrat karshi së drejtës për t’u arsimuar, përfshi pastaj dhe situatën e vështirë në të

cilën ata ndodhen: mungesën e lirisë dhe të një perspektive integrimit të tyre të nesërm në

jetë. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Nikolla!

Fjalën e ka kërkuar zoti Kujtim Luli, drejtor i studimeve, kërkimeve dhe

integrimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Do t’ju lutesha të respektojmë edhe kohën,

sepse ka shumë persona që kanë kërkuar të marrin fjalën.

Kujtim Luli – Faleminderit, zonja Hysi!

Të nderuar deputetë!

Të nderuar pjesëmarrës!

Marrim pjesë në këtë seancë dëgjimore për t’ju referuar mbi angazhimet

institucionale të prokurorisë në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe parandalimit

të tij, për tendencat, përhapjen dhe shtrirjen e vrasjeve për gjakmarrje e për hakmarrje, si

dhe për të evidentuar disa drejtime e përparësi që kërkojnë zgjidhje e mbështetje, me

synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër gjakmarrjes e po ashtu edhe për parandalimin

e këtij fenomeni.

Nuk do të ndalem, sepse në raport ne e kemi trajtuar në mënyrë të hollësishme të

gjitha elementet që lidhen me fenomenin e gjakmarrjes dhe garancitë e së drejtës për të

jetuar, që janë standarde tashmë të njohura, të vendosura edhe në Kushtetutën e

Shqipërisë, në standardet ligjore, në Kodin Penal, që janë të pasqyruara dhe të pasuruara

me ndryshime të herëpashershme veprat penale në këtë fushë, por do të ndalem

shkurtimisht për të folur lidhur me kontributin e prokurorisë në parandalimin e këtij

fenomeni.

Para se të filloj do të them se analiza dhe vlerësimi i thelbit të fenomenit

tradicional të gjakmarrjes dhe pasojave të rënda e shumëplanëshe në grupet shoqërore të

përfshira.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Në stadin aktual të zhvillimit të shoqërisë shqiptare çmojmë se ky fenomen

përbën një paradoks, në kushtet kur ekziston kuadri ligjor dhe institucionet e

specializuara, si për luftën kundër krimit të gjakmarrjes dhe parandalimin e tij, ashtu edhe

për zgjidhjen e problemeve sociale të grupeve shoqërore të përfshira në këtë fenomen.

Në kuadrin institucional, prokuroria ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të

garantuar të drejtën për të jetuar, të cenuar nga fenomeni i gjakmarrjes, në përmbushje

edhe të rekomandimeve të progres – raportit 2014. Prokuroria ka ndërmarrë nisma

konkrete si në politikën e ushtrimit të ndjekjes penale për vrasjet për gjakmarrje e

hakmarrje, dhe ashpërsimin e kërkesave për llojin dhe masat e dënimit ndaj autorëve të

këtyre veprave, si dhe ka zhvilluar e po zhvillon aktivitete specifike, si për të evidentuar e

regjistruar familjet e prekura, të ngujuara nga gjakmarrja, ashtu edhe për të ndikuar në

zbutjen, parandalimin dhe zhdukjen e këtij fenomeni.

Po t’i hyjmë shifrave të vrasjeve për gjakmarrje dhe hakmarrje, mund të them se

këto kanë tendenca në ulje. Ne kemi marrë në analizë treguesit pesëvjeçarë, të cilat janë

të pasqyruara hollësisht në raport, por mund të them se për të dyja veprat penale, edhe për

vrasjen për gjakmarrjen, edhe vrasjen për hakmarrje, gjithsej në pesë vite janë 34

procedime të regjistruara në shkallë republike. Nga këto, 14 janë vrasje për gjakmarrje,

20 janë vrasje për hakmarrje.

Në analizën vit pas viti evidentohet që këto vrasje kanë tendenca të ndryshme.

për shembull, në nëntëmujorin e vitit 2014 ka një rritje në dy çështje për vrasjet për

hakmarrje, ashtu siç ka ulje në dy çështje për vrasjet për hakmarrje, të krahasuara me

nëntëmujorin e vitit 2013.

Mund të them se shpërndarja gjeografike e këtyre veprave penale për

pesëvjeçarin, e shprehur në përqindje është: Shkodra, për shembull zë 46% të çështjeve.

Në Korçë, – por nuk janë gjakmarrje – zë 16%. Në Tiranë, ku janë të përziera edhe

hakmarrja edhe gjakmarrja, janë 13%, por janë me prejardhje nga zonat rurale të vendit.

Në Lezhë është 9%, në Kurbin e në Elbasan janë nga 6%, ndërsa në Mat, Dibër e Kukës

janë 3%.

Kjo është për të dyja veprat së bashku, por të analizuara, ndoshta, për secilën

vepër, mund t’ju them se vrasjet për gjakmarrje në Shkodër zënë 57% të vrasjeve në të

gjitha zonat e përfshira. Mund t’ju them se për gjakmarrje do të gjejmë vepra penale të

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

kryera në Lezhë, në Mat, në Dibër, në Elbasan, ndërsa për hakmarrje do të gjejmë raste

në Shkodër, në Korçë, Tiranë, Kurbin dhe Lezhë. Po ashtu në Durrës, Kukës e në

Elbasan. Pra, vrasjet për hakmarrje.

Kërkesa e prokurorëve për masa dënimi ndaj të pandehurve të akuzuar për

kryerjen e veprës penale për gjakmarrje e hakmarrje, kanë qenë përgjithësisht të ashpra.

Kjo politikë penale e orientuar nga prokurori i përgjithshëm ka synuar dhe synon si

dënimin dhe ndëshkimin e secilit autor të deklaruar fajtor nga këto krime, ashtu edhe

parandalimin e përgjithshëm të këtij fenomeni, duke i përcjellë shoqërisë shembullin e

kulturës së ndëshkueshmërisë.

Në analizë janë parashtruar në mënyrë të detajuar se cilat janë kërkesat e

prokurorëve dhe vendimet gjyqësore. Mund t’ju them se në këtë periudhë pesëvjeçare që

ne kemi analizuar, prokurorët kanë kërkuar burgim për përjetshëm për gjashtë persona,

për njëmbëdhjetë persona me maksimumin e burgimit që parashikon ligji, për katër

persona janë dhënë dënime në kufijtë mesatarë të dënimit me burgim, dhe vetëm për një

person, i cili ka qenë i mitur, dënimi ka qenë në kufijtë minimalë, sepse ligji parashikon

që të miturit i ulet 50% e masës së dënimit.

Ndërsa gjykatat për këto krime kanë vendosur: në nëntë raste, dënime në

maksimumin e burgimit, dhe nuk gjejmë rast të dënimit me burgim të përjetshëm, 11

dënime mesatare të dënimit me burgim, aq sa e parashikon ligji, dhe dy dënime në masën

minimale të burgimit që parashikon ligji.

Një shqetësim që e evidentojmë dhe që e parashtrojmë, është analiza e shifrave

të procedimeve penale të pezulluara për mosgjetje të autorëve. Për secilën vepër, pra për

tridhjetë e katër raste, në dhjetë raste çështjet penale janë pezulluar. Në vlerësimin tim, ky

pezullimë është shqetësues, sepse zë rreth 33% të çështjeve të ndjekura. Këtë e bën

veçanërisht shqetësues fakti se, përderisa dihet motivi dhe qëllimi i këtyre vrasjeve,

shkohet më shpejt te autorët e tyre. Kështu që, kjo është një, po themi, një element që

duhet sjellë në vëmendje të policisë së shtetit, në gjurmimin dhe në evidentimin e rasteve,

që këto pezullime të shkojnë drejt zbulimit të autorëve.

Ka edhe dy vepra penale që parashikon Kodi Penal, që janë të lidhura me

gjakmarrjen dhe hakmarrjen. Janë kanosja serioze për gjakmarrje ose hakmarrje, e cila

përdoret si mjet kërcënues për ngujimin e familjarëve të familjeve të prekura, si dhe

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

nxitja për gjakmarrje, që janë vepra penale që u paraprijnë vrasjeve për gjakmarrje e për

hakmarrje.

Edhe këto dy vepra penale janë të analizuara në raportin e paraqitur nga

Prokurori i Përgjithshëm dhe nuk kanë tregues shumë në rritje. Shifrat janë...

Vasilika Hysi (off) – Më fal, zoti Luli! Ne raportin e kemi dhe unë do ta

shpërndaj....

Kujtim Luli – Në rregull! Edhe unë, kalimthi po i paraqes.

Vasilika Hysi – Ne do ta shpërndajmë raportin menjëherë, nëpërmjet stafit të

komisionit, por në raportin e Avokatit të Popullit ka një problem shqetësues. Thuhet se

rreth 20% të autorëve të krimit, të cilët kanë kryer vrasje për gjakmarrje e hakmarrje,

kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë, pra janë përsëritës, dhe është moskapja në

kohë e të gjithë fajtorëve, hetimi i mangët dhe objektivi i çështjeve nga prokuroria,

prokurorë jo cilësorë në hetimin e këtyre çështjeve të komplikuara.

Unë do të doja që secili institucion të japë përgjigje për ato konstatime që ka

Avokati i popullit dhe të respektojmë pesëminutëshin, sepse këtu ka shumë përfaqësues,

që punojnë drejtpërdrejt me familjet që janë në gjak ose përfaqësues të shoqërisë civile që

mund të kontribuojnë. Nëse ne do të flasim kaq gjatë nuk do të mbrojmë deri sonte në

mesnatë. Faleminderit!

Kujtim Luli – Shkurtimisht, mund të përmend iniciativën e prokurorisë së

rrethit Shkodër në administrimin e të dhënave të besueshme për familjet e ngujuara. Ka

një iniciativë në janar të këtij viti, kur me urdhër të prokurorit të Shkodrës, oficerët e

policisë gjyqësore të seksioneve, oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të policisë së

shtetit, në bashkëpunim me pushtetin lokal, kanë shkuar te rreth dyqind familje të

regjistruara për gjakmarrje pas viteve 1990, dhe nga këto familje, vetëm 25 familje dhe

tridhjetë persona rezultojnë që janë të ngujuar.

(Diskutim pa mikrofon)

Të tjerat janë familje që, po themi kanë një histori, një backgrond të rasteve të

vrasjeve në familjet e tyre, por që nuk janë të ngujuar.

Kjo iniciativë dhe përvojë e prokurorisë së rrethit gjyqësor po formalizohet për

të normuar kryerjen e kësaj veprimtarie edhe në prokuroritë e rretheve të tjera, ku

fenomeni i gjakmarrjes e i hakmarrjes është i evidentuar, me synim që të administrohen

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

për t’u evidentuar dhe për të qenë në vëmendjen e institucioneve të specializuara këto

grupe personash që me të vërtetë e ndjejnë veten të kërcënuar.

Mund të them edhe një element tjetër: këta familjarë janë pyetur të gjithë, pra

këta njëzet e pesë, tridhjetë persona që kanë qenë të njëzet e pesë familjet e ngujuara, dhe

vetëm katër prej tyre kanë paraqitur kallëzim për kanosje për gjakmarrje. Të tjerët thonë:

“Ne rrimë të ngujuar për shkak të frikës”. Pra, nuk kanë kërcënime të drejtpërdrejta.

Rastet e këtyre kallëzimeve janë administruar dhe janë ndjekur.

Një element tjetër që desha t’ju sjell në vëmendje, në mënyrë shumë të

përmbledhur, është edhe mashtrimi me gjakmarrjen, për të kërkuar azil në shtetet anëtare

të Bashkimit Europian.

Në përmbushje të angazhimeve e të shqetësimeve që ka pasur lidhur me

azilkërkimin, prokuroria ka kryer disa procedime penale për këto çështje. Mund t’ju

themi se, në bashkëpunim me autoritetet e huaja gjyqësore, veçanërisht belge, ne kemi

regjistruar tre procedime në ngarkim të gjashtëmbëdhjetë personave, në rrethet gjyqësore

të Shkodrës dhe të Durrësit. Çfarë përfaqësojnë personat? Për shembull, është kryetari i

Asamblesë Kombëtare të Misionit të Pajtimit të Gjaqeve në Durrës, është kryetari i

komunës Postribë, janë tre kryepleq të fshatrave Mes, Boks, Drisht, të asaj komune, është

një sekretar i shoqatës së Misionarëve të Paqes. Shtetasit përfitues, që nëpërmjet

dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura për të marrë azil në shtetet anëtare, kanë krijuar

gjithë këtë shqetësim në marrëdhënie me këto shtete, të përcjellë në prokurorinë shqiptare

nëpërmjet autoriteteve gjyqësore të tyre. Lidhur me disa drejtime dhe përparësi, që

kërkojnë mbështetje nga të gjitha institucionet, mund të them se, së pari, të gjithë aktorët

e drejtësisë penale duhet të rrisin eficiencën, angazhimin dhe kontributin e tyre në

forcimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar minimizimin drejt zhdukjes të fenomenit

të gjakmarrjes.

Së dyti, për ta arritur këtë qëllim, mendojmë dhe sugjerojmë se kërkohet: njohja

realisht e gjendjes së përgjithshme në bazë rrethi gjyqësor, bashkie, lagje, komune dhe

fshati, të familjeve të prekura e të ngujuara nga gjakmarrja e hakmarrja, për të krijuar një

data baze homogjene e të besueshme, siç rekomandon edhe progres-raporti.

Rritja e kapaciteteve gjurmuese dhe hetuese të strukturave të specializuara në

policinë e shtetit, për të zbuluar dhe arrestuar të gjithë autorët e vrasjeve të pazbuluara në

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

çështjet penale të pezulluara ndër vite, me synim për të parandaluar vazhdimin e zinxhirit

të vrasjeve për gjakmarrje të personave të pafajshëm, dhe ëpr të rritur sigurinë në

komunitetin ku ata banojnë.

Së treti, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë, të

paekzekutuara nga policia e shtetit, të mbartura ndër vite ndaj të dënuarve për vrasje që i

fshihen drejtësisë brenda dhe jashtë vendit... Po, mund ta mbyllim.

Pandeli Majko – Unë e kuptoj, kjo është një analizë që prokuroria mund të bëjë

brenda vetes së saj në raport me ngjarjen, pra në raport me fenomenin e gjakmarrjes. Ne

mund të jemi të interesuar, mund edhe të mos jemi të interesuar. Shqetësimi ynë është që,

ne vëmë re – e kjo është edhe në formën e pyetjes – se ka një mungesë rakordimi midis

institucioneve. Tjetër thotë Avokati i Popullit, tjetër thoni ju, dhe nuk e dimë se çfarë

mund të thonë institucionet e tjera.

Shqetësimi ynë dhe arsyeja pse ju kemi thirrur në këtë tavolinë nuk është që të

bëjmë pak muhabet rreth gjakmarrjes, por shqetësimi ynë është se kësaj plage të

shoqërisë shqiptare i kemi futur një fasho, pa asnjë lloj meditacioni, pa asnjë lloj ideje se

ku po shkojmë dhe çfarë po bëjmë, e kaq!

Të më falni, por me gjithë respektin për të gjithë informacionin që sapo dhatë, e

gjithë kjo bisedë po shkon pikërisht për të konfirmuar faktin se ne po i vijmë vërdallë

kësaj historie. Ju kërkoj ndjesë, por në qoftë se keni ndonjë koment lidhur me

mosrakordimin dhe problematikën që shfaq Avokati i Popullit në marrëdhënie me

prokurorinë, do t’ju luteshim për një koment. Në të kundërt, mirë do të ishte që ta

mbyllnim. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Po, zoti Luli.

Kujtim Luli – Komenti për fenomenin që ngriti Avokati i Popullit lidhet me

detyrat institucionale, të cilat janë për sistemin. Të gjithë e dimë sesi funksionon sistemi i

drejtësisë penale. Sistemi i drejtësisë penale në Shqipëri ka shumë aktorë, që secili duhet

të marrë përgjegjësitë e tij. Prandaj të gjitha ato që u përpoqa t’i them në fund të fjalës

ishin detyra për aktorët e sistemit. Bëhet fjalë për veprimtari ekzekutuese, gjurmuese dhe

hetuese, të cilat janë detyra të policisë që gjurmon dhe mbikëqyr nga prokuroria.

Për veprimtarinë ekzekutuese, që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

dhe penale të formës së prerë, prokuroria urdhëron ekzekutimin, por ekzekutimi i

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

vendimeve kryhet nga forcat policore gjatë gjithë veprimtarisë së tyre. Pjesa që

prokuroria është përpjekur të bëjë, dhe çmojmë se e ka bërë mirë dhe mund të

rregullohet, madje edhe me mbështetjen e aktorëve të tjerë, lidhet me evidentimin. Ky

evidentim është shumë i rëndësishëm për të shkuar drejt saktësimit të numrit për të

shmangur keqpërdorimin nga shoqata të ndryshme, duke fryrë numrat e gjeneruar edhe

në dokumentet e falsifikuara për të justifikuar fenomenin e gjakmarrjes deri në

kancelaritë e vendeve anëtare të BE-së, duke krijuar edhe probleme me azilkërkimin.

Faleminderit!

Pandeli Majko – Ngujimi në bazë të Kanunit të Lek Dukagjinit është një rregull

më se formal. Në momentin që një familje ngujohet, sipas terminologjisë së Kodit të ri

Penal, familja shkon në kanosje, ndryshe pse nuk do t’i dërgojë fëmijët në shkollë. A ka

pasur ndonjë rast që prokuroria përballë një situate të caktuar të ngujimit të familjes të

ketë filluar hetimin për kanosje? Kam përshtypjen se ju ndonjëherë ecni midis dy

shinave: këtej keni kanunin dhe shihni si një moment real, këtej shihni Kodin. A ka

ndonjë rast ku prokuroria e x rrethi ka filluar një proces për kanosje, pasi familja është

ngujuar? Ju thoni se i keni të identifikuara të gjitha rastet. Ju e prisni thuajse me detaje se

kush e bën për gjakmarrje, kush e bën për hakmarrje; kush është i ngujuar, kush nuk është

i ngujuar?

Dëgjuam ministren e Arsimit që tha se kaq është numri i nxënësve, të cilët nuk

shkojnë në shkollë etj. Për këta që janë në shtëpi a ka filluar ndonjë proces, kryesisht për

kanosjen e fëmijëve që nuk po shkojnë në shkollë, apo do t’i lëmë me logjikën se këta

nuk shkojnë në shkollë, sepse diçka ka ndodhur, dhe të presim që ose të pajtohen, ose të

ndodhë diçka? A ka filluar, po apo jo? Nëse po, sa?

Olta Xhaçka – Dua ta konkretizoj pyetjen e zotit Majko, sepse edhe mua më

bëri shumë kurioze zoti Luli kur tha se disa janë ngujuar nga një frikë ireale. Kush e

vlerëson në fundoren e këtij procesi se sa real është kërcënimi për jetën këtyre njerëzve,

të cilët detyrohen që në kushtet e kanosjes t’i privojnë jetës disa liri dhe të drejta

themeltare, t’u privojnë fëmijëve të tyre një të ardhme? Cili është institucioni i fundit që

bën vlerësimin e këtij kërcënimi se sa real është? Cilat janë garancitë që ne u japim këtyre

familjeve që kërcënimi nuk është real dhe këta janë ngujuar nga një frikë sureale dhe jo

shumë të drejtë?

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Besnik Cani – Ju falënderoj!

Unë jam drejtues i prokurorisë së Shkodrës.

Për sa i përket pyetjes për dy veprat penale në lidhje me kanosjen për

gjakmarrje, këto janë dy vepra që ndiqen kryesisht nga prokuroria. Prokuroria e Shkodrës

ka aksesuar 200 familjet që kanë vrasje ndërmjet tyre dhe ka regjistruar 7 procedime

penale.

Të gjitha familjet që kemi aksesuar një ndër përgjigjet që thonë për ngujimin,

sepse janë 25 familje të ngujuara, jo 200, më shumë lidhet me traditën sesa t’i ka

kërcënuar njeri. Pra, ata ecin më tepër me traditën.

(Zori Majko ndërhyn pa mikrofon.)

Ne, në fakt, nga aq sa kemi të provuar, nuk kemi asnjë rast që dikush t’u ketë

dërguar fjalë në shtëpi që të rrinë brenda. Kur shkojmë dhe kontaktojmë me personat që

rrinë në ngujim pa diskutim që na e thonë këtë gjë.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Cani!

Fjalën e ka zoti Totozani, sepse do të japë disa rekomandime për Ministrinë e

Mirëqenies Sociale dhe për policinë.

Igli Totozani – Për ne puna e prokurorisë së Shkodrës ka qenë shumë e mirë.

Për sa u përket të dhënave nuk ka mosrakordim midis Avokatit të Popullit dhe

institucioneve të tjera. Ky është një raport i muajit mars të 2013-s dhe sot jemi në nëntor

të 2014-s. Pra, ky material është dorëzuar në parlament dhe presupozohet se është punuar

para marsit të 2013-s. Të dhënat e nxjerra në këtë raport nuk janë të Avokatit të Popullit,

por të mbledhura nga institucionet e tjera dhe Policia e Shtetit për atë periudhë që flasim.

Ndoshta kjo mund të krijojë idenë se nuk koordinojnë shumë të dhënat, por disa gjëra

duhet t’i themi që njerëzit të qartësohen. Pra, ky është një raport i mbyllur më 25 mars të

vitit 2013, sot jemi në datën 18 nëntor 2014. Ky raport ka një vit e gjysmë në parlament,

kështu që duhet të kuptohemi. Edhe shifrat, edhe koordinimi apo moskoordinimi duhet të

dini se janë marrë zyrtarisht nga Policia e Shtetit.

Vasilika Hysi – Zoti Totozani, për transparencë, raporti është depozituar në maj

të 2014-s. Se kur është prodhuar është tjetër punë, por në parlament ka ardhur në maj.

Urdhëroni!

Rroksan Sheldia – Faleminderit, zonja kryetare!

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Unë punoj te një OJF që quhet “World Vision”, e cila është pjesë e Aleancës për

Jetën.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Të nderuar pjesëmarrës, jemi drejtuar me një draftpropozim, duke parë fenomenin

shqetësues të gjakmarrjes, i cili ende nuk po gjen zgjidhje në shoqërinë tonë në zhvillim.

Aleanca për Jetën është një bashkim organizatash dhe shoqërish joqeveritare:

Qendra e Këshillimit dhe e Shërbimit Psikologjik, Shoqata “Dukagjini”, Shoqata

“Drejtësi dhe Paqe”, Operacioni “Kolomba”, Ambasadorët e Paqes dhe Organizata

“World Vision”.

E dëgjova me vëmendje raportin e Avokatit të Popullit dhe kam disa

mosrakordime në lidhje me shifrat apo anatemimin që u bën organizatave. Nuk mendoj se

është pikërisht kështu, i nderuar koleg. Por, përtej kësaj, më duket se po futemi në

vorbullën e shifrave, apo po mbetemi thjesht te shifrat.

Legjislativi ose Kuvendi ka në dorë ndërtimin apo amendimin e ligjeve. Përveç

këtyre që janë këtu, por edhe pjesa tjetër që nuk është e pranishme, Kuvendi ka ekspertë,

të cilët duhet të kalojnë përtej politikës dhe të kontribuojnë për këtë çështje madhore. Ne

kemi përgatitur një draftpropozim, që duhet të rregullohet nga ana juaj si ekspert ligjesh.

Po ndaj me ju disa mendime që ekspertët ligjorë pranë parlamentit mund t’i

përshtatin.

Për personat që falin gjakun shteti mund t’u subvencionojë 25% të energjisë

elektrike të faturuar dhe 50% të ujit të faturuar.

Në rastin e faljes së gjakut të dënuarit t’i zbritet dënimi në masën që mund t’i

këshillojë familja gjykatës, apo t’i rëndohet masa në atë masë dënimi që gjykata e sheh të

arsyeshme.

Personi i falur nga familja ose familja e personit që ka kryer një vepër të tillë

penale të përgjigjen financiarisht për familjen e dëmtuar. Pra, të jenë përgjegjës edhe

financiarisht për rritjen, shkollimin dhe zhvillimin e familjes së dëmtuar.

Për personin e falur në dëshminë e tij penale të jetë e shkruar fjala “i falur”. Pra,

të markohet ky person që ka kryer një vepër të tillë penale.

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Në rast se gjykata e fal dorasin duhet të caktohet një shumë që ky do të

kontribuojë. Nëse shteti i cakton një pension apo një ndihmë sociale, pjesa më e madhe

apo 50% e kësaj duhet t’i ngarkohet familjes që ka kryer veprën penale.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit për propozimet!

Ju lutem, dokumentin depozitojeni në sekretarinë e komisionit.

Urdhëroni!

Agim Loci – Unë jam drejtor i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtim

Kombëtar”.

Unë e dëgjova raportin e Avokatit të Popullit, si dhe disa përmbledhje të

prokurorisë e të policisë.

Kam ardhur për të paraqitur një raport të shkurtër të punës së këtij instituti, që

tani mbush 5 vjet, duke u përgjigjur për ngujimin e pjesshëm, por edhe për ata që janë në

prag të konfliktit, ashtu siç ndodhi edhe rasti i mbrëmshëm, i paralajmëruar deri diku, që

ndodhën tri plagosje në zonën e Niklës.

Ne kemi bërë aktivitete të disa formave, të cilat u kanë ardhur në ndihmë këtyre

familjeve. Aktualisht kemi 46 procese pajtimi. Unë jam këtu për t’ju thënë se në datën 15

tetor arritëm një falje gjaku. Kemi arritur parandalime, sidomos në zonën e Shkodrës, të

Pukës, të Fushë Krujës dhe të Milotit.

Nuk jam këtu për t’ju treguar punën e madhe që kemi bërë, jemi shumë mbrapa,

mënyra e organizimit nuk ka efektin e duhur. Kemi kërkuar mbështetjen e disa

deputetëve, siç është rasti i Elbasanit, të cilët na kanë mbështetur në një proces pajtimi

dhe jemi në prag të faljes. Nuk duhet të punojmë vetëm ne si organizatë e pajtimit të

gjaqeve.

Në rastin e azilkërkuesve, janë disa familje të cilat janë emërore dhe jonumërore.

Procedohet në këtë formë në bazë të kërkesës së ndërmjetësimit dhe arkivohet komplet

procesi. Ky është një vërtetim i falsifikuar dhe ai që e ka lëshuar është arrestuar në datën

4 qershor të 2013-s nga Policia e Shtetit. Kështu që zyrat e emigracionit e kanë shumë të

lehtë për të parë nga afër dhe për të analizuar nëse ajo familje është vërtet e prekur nga

fenomeni i gjakmarrjes apo jo. Nuk është shumë e vështirë dhe nuk ka pse të bëhet kaq

shumë zhurmë, sepse mund të komunikojmë shumë lirshëm.

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Për të analizuar një familje nëse është vërtet e rrezikuar apo jo, unë mendoj se

ata që ia kanë lënë vendimin gjykatës janë specialistë. Të gjithë së bashku kemi nevojë të

bashkëpunojmë në të gjitha fushat, ashtu siç organizuam një tryezë ditën e premte, në

datën 14, me Ministrinë e Shëndetësisë, me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, me

Ministrinë e Brendshme dhe me Ministrinë e Drejtësisë për t’ju qëndruar pranë vërtet

familjeve që kanë nevojë.

Për sa u përket shifrave, ato shpeshherë janë bërë alarmante. Nuk është e vërtetë,

unë e kam thënë herë pas here se nuk janë kaq shumë sa thuhet, pavarësisht se janë në tri

kategori: ngujim i plotë, ngujimi i pjesshëm dhe në prag konflikti. Mendoj se nëse të

gjithë së bashku do të koordinojmë punën nuk do të ekzistojmë më fjala gjakmarrje.

Ne si institut kemi nismat dhe strategjitë tona për të cilat do të punojmë dhe

bashkëpunojmë me të gjitha instancat e shtetit.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Gjin Marku.

Gjin Marku – Faleminderit!

Unë jam shumë i gëzuar që kam sot për herë të parë, pas 20 e ca vjetësh,

përballë deputetët, të cilët e di që do të japin kontributin themelor në shoqërinë shqiptare

për demokratizimin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Është shumë më mirë që këtë

panel e drejton një penaliste.

Ju siguroj që për vitin 2014 ka një rënie drastike për sa u përket çështjeve të

familjeve të ngujuara ose në hasmëri. Policia në komunitet po bën një punë të

jashtëzakonshme, është ulur me 30% numri vrasjeve.

Në shkolla ka një reformim dhe një edukim të jashtëzakonshëm për sa i përket

çështjes së marrëdhënieve midis nxënësve, janë eliminuar deri në masën 90% grindjet

dhe rrahjet midis nxënësve. Shkollat ishin bërë një burim shumë i madh i kontingjenteve

të krimit, të drogës dhe të dhunës, madje edhe kundër mësuesve. Pra, shkollat ishin

degjeneruar.

Për sa i përket këndvështrimit tonë, ka vite që kemi insistuar në faktin se ne

kemi mbetur peng të keqtrajtimit të termit të “gjakmarrjes” dhe të kanunit në shoqërinë

shqiptare, në një kohë kur të gjitha rastet na rezultojnë se janë vetëgjyqësi, nuk kanë të

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

bëjnë me natyrën e kanunit dhe të gjakmarrjes. Ne kemi kërkuar ta heqim nga Kodi

Penal termin “gjakmarrje”. Vrasjen ta trajtojmë në parametrat maksimalë të dënimit, 25

vjet deri në dënim të përjetshëm, duke i sekuestruar edhe një pjesë të pasurisë familjes së

vrasësve dhe dërgimin e saj te familja e viktimës. Unë jam i bindur se në këtë pikë do të

bënim punën më të mirë. Këtë fakt e kemi trajtuar edhe në dokumentet që kemi sjellë në

parlament.

E gjithë shoqëria shqiptare është alarmuar nga një zhurmë e qëllimshme në

mediet perëndimore për azilkërkuesit, të cilët përbëjnë një statistikë krejtësisht të

papërfillshme në masën e emigracionit të kombësive të tjera në vendet europiane. Është

hera e parë që komuniteti europian ndodhet në lëvizjen e lirë me kërkesat për azil, sepse

kanë qenë krejtësisht minimale dhe ne si komunitet kemi qenë në marrëdhënie direkte

konfidenciale me të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe vendet perëndimore, të cilët i

kanë vërtetuar te ne të gjitha këto raste.

Nuk ka ndonjë statistikë tjetër përveç atyre që japin zyrat e emigracionit të

Belgjikës, të Kanadasë, të Anglisë, të Australisë dhe të disa vendeve të tjera perëndimore.

Shifrat na vijnë ne dhe institucioneve të shtetit shqiptar. Marrëdhëniet personale me

drejtësinë perëndimore të këtyre qytetarëve, të cilët kanë nevojë në shumicën e rasteve,

nuk është mirë t’i trajtojmë kaq politikisht dhe të bëjmë një zhurmë rreth vendit tonë.

Policia e Shtetit e ka rritur krejtësisht performancën e punës me komunitetin dhe

po i verifikon te ne. Ajo nuk abuzon, duke dërguar kallëzime të rreme në prokurori. Pra,

ne nuk duhet të biem peng i termit të gabuar të gjakmarrjes, që nuk i shkon sot Kodit

Penal dhe është në kundërshtim me kulturën e re të shtetit të së drejtës së kombit tonë.

Nuk ka arsye që ne ta pranojmë. Këto le të cilësohen si vrasje, të cilat janë ekstremisht të

dënueshme nga Kodi Penal.

Mendoj se rastin e ish-prokurores duhet ta shohim me një këndvështrim të ri,

krejtësisht serioz, që deputetët ta trajtojnë në thelb dhe të mos mbetemi në zhurmën e

raporteve të deritanishme, që kanë vajtuar nga organizatat, qoftë edhe ne, apo nga

Avokati i Popullit.

Nga statistikat e fundit që kam nga zyrat e emigracionit të të gjitha vendeve

perëndimore dëshmohet se është 1 shqiptar nga 4500 kombësi të tjera kërkon azil.

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Për sa u përket shqiptarëve, 60% e azilkërkuesve janë romë dhe egjiptianë, të

cilët thonë se diskriminohen në Shqipëri. Ne ua kemi bërë të qartë se në Shqipëri ka një

traditë të bashkëjetesës dhe të kulturës, e cila nuk i diskriminon as romët, as egjiptianët.

30% e rasteve të azilkërkuesve janë për mbijetesë kur shkojnë tregojnë se vijnë nga zonat

e prapambetura. Vetëm 10% janë individë që kërkojnë azil për shkak të diskriminimit për

prirjet seksuale, nderin dhe hasmërinë.

Vasilika Hysi – Çfarë shqetësimesh keni në lidhje me raportin e Avokatit të

Popullit?

Gjin Marku – Raporti i Avokatit të Popullit ka mbetur në zhurmën e

mëparshme, në traditën jo të mirë të paraqitjes së këtij problemi. Unë mendoj se gjërat

janë thellësisht të ndryshme.

Zoti Majko, ju lutem, nëse e shihni seriozisht këtë çështje, trajtojeni, sepse në

Kodin Penal nuk duhet të ekzistojë më termi “gjakmarrje”. Këto vrasje janë vetëgjyqësi

dhe vrasje barbare, që nuk kanë lidhje me kulturën kanunore. Shoqëria shqiptare nuk ka

as hierarkinë kanunore, as procedurat sesi realizohet gjakmarrja, natyra e saj. Madje

kërkoj edhe bashkëpunimin e Avokatit të Popullit në këtë drejtim.

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Urdhëroni!

Stela Janoviç – Përshëndetje të gjithëve!

Ne jemi përfaqësues të operacionit “Kolomba” Papa Gjoni XXIII, pjesë e

Aleancës për Jetën. Jemi një shoqatë që punojmë kundër gjakmarrjes që në vitin 2010.

Jemi shumë të kënaqur që na ftuat, sepse ka ardhur koha për të bashkëpunuar me

institucionet në mënyrë efikase.

Duam të theksojmë se, siç e kemi lexuar në raportin e Avokatit të Popullit, edhe

ne kërkojmë me zë të lartë implementimin e ligjit të 2005-s për krijimin e këshillit të

koordinimit kundër gjakmarrjes, sepse është hapi i parë jo vetëm për të përfshirë

institucionet kombëtare, por edhe shoqërinë civile.

Në punën tonë vizitojmë shpesh familjet që janë në gjakmarrje. Ndërkohë

punojmë për sensibilizimin e personave që nuk janë të implikuar drejtpërdrejt me

gjakmarrjen dhe kërkojmë të punojmë së bashku me institucionet kombëtare dhe

ndërkombëtare. Në vitin 2012 kemi paraqitur një raport, që i është dërguar Kuvendit

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

shqiptar. Në 2013-n kemi bërë një peticion në nivel kombëtar, ku mblodhëm rreth 6 mijë

firma dhe kemi publikuar një raport, që i është dërguar Kuvendit dhe institucioneve

ndërkombëtare. Në vitin 2014 kemi organizuar një marshim për paqe nga Bajram Curri

deri në Tiranë, duke kaluar nëpër të gjitha zonat e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes,

dhe kemi shkruar një raport, që në tetor të 2014-s i është dërguar Avokatit të Popullit dhe

të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Falë marshimit të paqes patëm një takim me Presidentin e Republikën, zotin

Bujar Nishani, në korrik, ku i kemi ripërsëritur kërkesën për implementimin e ligjit. Zoti

Nishani na siguroi që mungojnë vetëm aktet normative. Kështu që kërkojmë

implementimin e këtij ligji, sepse ne mendojmë se nuk është vetëm përqasje penaliste e

fenomenit të gjakmarrjes, por një përqasje më e kompletuar.

Siç e kemi thënë, ne u kërkojmë institucioneve shqiptare një ecuri që të

ndihmojnë viktimat e gjakmarrjes jo vetëm duke dënuar atë që kryen veprën penale, por

të trajtojmë me një kujdes të veçantë për të gjithë personat që përfshihen. Me një drejtësi

riparuese, duke i ribashkuar apo ripajtuar, me një ndihmë shpirtërore, psikologjike,

ekonomike dhe me një drejtësi efikase.

Kemi pasur disa takime me përfaqësues BE-së këtu në Shqipëri, të cilëve u

kemi propozuar të njëjtat arsye.

Si përfundim, ju kërkojmë përsëri implementimin e këtij ligji. Jemi gjithnjë të

hapur për të bashkëpunuar me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Na pëlqen të mendojmë se ky takim i sotëm le të jetë i pari i tryezave të

vazhdueshme të përbashkëta, siç është në ligjin e 2005-s, që parashikon bashkëpunimin

me shoqërinë civile.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Fjalën e ka deputeti Manja.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Hysi!

Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj për pasionin me të cilin do të përfshihem në këtë

tryezë dhe në fakt mora indicie edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me

Parlamentin, e cila më tha: “Ulsi, fol edhe ti, se ke qenë prokuror në Shkodër dhe je i

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

azhurnuar me problemin e gjakmarrjes”. Fakti është që në këtë komision kemi dy

prokurorë: ministrja dhe unë vijmë nga fusha e prokurorisë.

Për raportin e veçantë, sjellë nga Avokati i Popullit, të cilin dua ta falënderoj për

trajtimin e veçantë të këtij fenomeni, që në fillim dua të them se, të përballesh me një

plagë dhe një fenomen shoqëror siç është gjakmarrja, është e rëndësishme që të njihet

fenomeni. Pyetja që kam është kjo: a njihet sa duhet dhe si duhet fenomeni i gjakmarrjes

në Shqipëri? Jo.

Edhe kjo tryezë tregon që kemi statistika dhe shifra të ndryshme në lidhje me

fenomenin e gjakmarrjes, por edhe të ngujimit. Përfshirë edhe fëmijët e ngujuar. Nga

pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, problemi i gjakmarrjes është i zgjidhur. Si është i

zgjidhur? Gjakmarrja është krim. Ngujimi është pasojë e një krimi, që në rastin më të

mirë nuk është i ndëshkuar si duhet, ndërsa në rastin më të keq kemi të bëjmë me një

krim të pandëshkuar.

Kam mendimin që problemi të kapet, siç thotë populli, “nga brirët”. Gjakmarrja

si fenomen përbën cenim të sigurisë kombëtare dhe të parimeve të shprehura në

Kushtetutë. Te neni 21 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet: “Jeta e personit

mbrohet me ligj”. Unë personalisht kam marrë pjesë disa herë – në kohën kur ushtroja

funksionin e prokurorit të Shkodrës – në disa konferenca kombëtare të organizuara nën

kujdesin e Fshatit të Paqes, Kuvendit të Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës, të

kohës, zotit Moisiu. Në mënyrë kategorike e kam shprehur atëherë, dhe i qëndroj

vazhdimisht edhe sot, që të gjithë organizatat joqeveritare, fondacione, shoqata që merren

me trajtimin e fenomenit të gjakmarrjes, duhet të merren me pasojat e këtij fenomeni, por

gjithmonë e ka fjalën ligji.

Çfarë ka ndodhur në këto 23 vjet në Shqipëri? Ky fenomen, kjo plagë shumë

delikate e shoqërisë sonë në një pjesë të terrorit të saj, është trajtuar si një fenomen

biznesi, ose në rastin më të ri dhe më të vonshëm, ka marrë një kartë azili. Gjej rastin të

falënderoj përpjekjet e organeve të prokurorisë dhe të policisë për ndëshkimin e këtij

fenomeni nga krahu i atyre që gjoja në emër të gjakmarrjes kanë abuzuar rëndë me ligjin.

E kam shprehur mendimin tim që gjakmarrja mund të mposhtet vetëm me dhunën e

ligjshme të shtetit, të parashikuar në Kushtetutë dhe në ligjet që i kemi jashtëzakonisht të

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

sakta në këtë drejtim. A doni që të zhduket seriozisht gjakmarrja? Zbatim i ligjit dhe i

Kushtetutës me përpikëri.

Ngujimi është një formë e arrestit shtëpiak pa vendim gjykate, por me forcën e

kanunit. Dikush nga kolegët, më falni, kolegia Xhaçka, tha se nuk e kupton dot se si

ngujohen njerëzit. U çon dikush fjalë, apo...? Jo, e nderuar, kolege. Kush e vlerëson se sa

reale është frika? Ka kanun, ka Kushtetutë, ka edhe ligj. Sapo ndodh një vrasje për

gjakmarrje, menjëherë ndodh ai proces që quhet autongujim. Potencialisht janë familja e

vrasësit. Këtu duhet t’i ndajmë saktë definicionet. Njerëzit e ngujuar janë familja e një

vrasësi të pakapur, të pandëshkuar ose të mosndëshkuar si duhet nga organet e drejtësisë.

Autongujohen, sepse nuk kanë “besim” në zbatimin e ligjit. Pra, shoqëria jonë, dhe shteti,

çedon në rastin e fenomenit të gjakmarrjes te moszbatimi si duhet i ligjit. Është e

dhimbshme, siç tha ministrja e Arsimit, që ne sot, duke pasur në dorë shumë instrumente

kushtetuese e ligjore në drejtim të parandalimit, por edhe të ndëshkimit, kur ndodh krimi,

detyrohemi të marrim masa të tilla që të shkollojmë fëmijët, që janë viktima, në rastin

konkret të krimit të gjakmarrjes, me një kosto ndoshta shumë më të lartë për

taksapaguesit shqiptarë, pasi ka ndodhur krimi, duke gjetur forma dhe instrumente për t’i

shkolluar në shtëpi. Kjo është e dhimbshme.

Fenomeni, në këtë pjesë të territorit të Shqipërisë, ekziston. U tha këtu, që ka

ardhur në rënie. Sikur të ekzistojë edhe një rast, fenomeni ekziston. Nuk është turp që ta

pranojmë këtë fenomen dhe të gjejmë se si dhe çfarë duhet të bëjmë që të çrrënjosim. Të

nderuar kolegë dhe përfaqësues të institucioneve, sikur Shqipëria t’i plotësojë të gjitha

kushtet e anëtarësimit për në BE, pa eliminuar procesin burgimit shtëpiak në një pjesë të

territorit, nuk do të anëtarësohet. Pse? Sepse kjo përbën cenim të Kushtetutës së

Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me cenimin e lirisë së lëvizjes në një pjesë të

caktuar të territorit.

Unë personalisht, duke ardhur te ngujimi i fëmijëve dhe shkollimi i tyre, e kam

kundërshtuar dhe vazhdoj ta kundërshtoj me forcë një shkollë që u tentua të hapet në një

pjesë tjetër të Shqipërisë, ku nuk ekzistonte fenomeni i gjakmarrjes. Nuk kam

informacion nëse ajo funksion sot. Ishte një ide absurde se si u përkrah në atë kohë, që të

marrim fëmijët nga Veriu i Shqipërisë dhe të transportohen në një shkollë me konvikt,

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

nën mbikëqyrjen dhe ruajtjen perfekte të policisë, duke i shkëputur nga familja dhe

ambienti familjar. Nuk janë zgjidhjet kështu. Zgjidhjet duhet të fillojnë nga A-ja.

Në radhë të parë, nuk duhet të krijojmë instrumente shtesë tej atyre që ka ligji,

në rast se bëhet fjalë për të nxjerrë tri akte nënligjore që ka ligji “Për krijimin e Këshillit

Koordinues për Fenomenin e Gjakmarrjes”. Ky është konceptuar në ligj si një organ

konsultativ, këshillimor, por, në këndvështrimin tim, për të mbikëqyrur si duhet zbatimin

e Kushtetutës dhe të ligjit. A na ka penguar krijimi i këtij Këshilli Koordinues që të

merremi me fenomenin e gjakmarrjes? Absolutisht jo. Kemi Avokatin e Popullit, kemi

shoqëri civile dhe një sërë organizmash të tjerë qeveritarë. Kemi Policinë e Shtetit, kemi

Prokurorinë dhe gjykatat. Kemi organet e qeverisjes vendore, bashki, komuna, këshill

rrethi dhe prefekt. Problemi është që, dhe këtu bashkohem me mendimin e kolegut

Majko, sa herë që jemi ulur në tryeza, është tentuar që problemit t’i vihet një fashë e re.

Nuk e kam pasur në sensin që dua të luftoj organizatat joqeveritare që merren

me trajtimin e këtij fenomeni, por a ka mundësi që në një periudhë të caktuar kohore, ato

të heshtin? Cila është heshtja? Ka një ligj për ndërmjetësimin, e ka miratuar Kuvendi i

Shqipërisë: çdo organizatë që operon në fushën e trajtimit të problemeve të gjakmarrjes

dhe të ngujimit, jashtë sferës ligjore, të shihet si vepër penale. Një pjesë e tyre na kanë

vënë dhe damkën e zezë në Europë, nëpër gjykatat e saj, lidhur me çështjet e azilit. Vula,

vërtetime, probleme për t’i certifikuar një dëm shtetit shqiptar.

Më vjen mirë që edhe ligji që kemi miratuar në vitin 2005, por që nuk i janë

miratuar akoma ato tri aktet nënligjore, është miratuar nga maxhoranca që është sot në

qeverisje. Maxhorancë atëherë, maxhorancë sot. Më vjen mirë që fenomene

shtetndërtuese dhe plagë të tilla shoqërore si gjakmarrja në fokusin e kësaj maxhorance

janë parë me një sy kritik në drejtim të zgjidhjes.

Duke falënderuar kolegen Hysi, si drejtuese e këtij nënkomisioni, do t’ju ftoja të

gjithëve, pa përjashtim, kolegë të mi deputetë, strukturat shtetërore... Ministrja Nikolla,

me prezencën e saj, jam i bindur që jo vetëm ka ardhur të japë një kontribut si ministre,

por jam i bindur se fenomenin e gjakmarrjes e sheh edhe si një plagë shoqërore, sepse ne

të dy vijmë nga zona që ky fenomen ekziston. Përpos detyrës shtetërore, ndjejmë edhe një

suport shtesë për t’i dhënë zgjidhje. Zgjidhja më e mirë është ligji. Ka defekte te

prokuroria dhe gjykatat. Nuk mund të mohohet. Në fund të fundit, jo gjithçka duhet pritur

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

nga prokuroria, policia dhe gjykatat, sepse trajtimi i këtij fenomeni kërkon një zinxhir

institucionesh. Masa më e mirë është parandalimi, ndërsa, kur ndodh, ndëshkimi i ligjit.

Unë them që nga kjo tryezë t’i bëhen sugjerime të nevojshme ekzekutivit, por

edhe legjislativit, që nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, të dalim me një paketë

konkrete dhe t’u themi partnerëve dhe miqve tanë europianë e ndërkombëtarë: ky është

fenomeni dhe kërkojmë ndihmën tuaj për ta çrrënjosur. Kuptohet, Kushtetuta dhe ligji.

Jashtë tyre të gjitha të tjerat janë spekulim, të nderuar miq!

Ndoshta e kalova kohën, por sa herë flas për këtë fenomen, edhe në ambiente të

tjera, jashtë kësaj tryeze, flas pak me pasion, sepse kemi shumë vite që i vijmë rrotull

problemit, pa i dhënë zgjidhje konkrete.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Manja!

E ka kërkuar fjalën zonja Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për Marrëdhënie me

Parlamentin.

Ermonela Felaj – Faleminderit, zonja Hysi!

Në fakt, edhe unë, si kolegu Manja, nuk mund të rrija pa folur për këtë problem.

Besoj se sot më shumë se kurrë jemi vendosur në kushtet më optimale për ta marrë në

dorë e për ta zgjidhur këtë problem. Pse e them këtë?

E para, se edhe Kuvendi i Shqipërisë tanimë ka krijuar organizmin e nevojshëm,

le të themi, para të cilit mund ta sjellim këtë problem dhe ta trajtojmë, që është ky

komision a nënkomison, i Komisionit për Çështje të së Drejtës, Lirive dhe të Drejtave të

Njeriut. Është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë trajton një problematikë të tillë që nga

selia e vet.

E dyta, edhe në qeveri ka një pikë kontakti, tek e cila mund të adresojmë

shqetësime të tilla. Është pikërisht ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin që e

ka të përshkruar si një nga përgjegjësitë e veta edhe trajtimin e shqetësimeve që vijnë nga

institucionet e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

Doja t’jua bëja me dije këto gjëra dhe të tërhiqja vëmendjen, me shumë

mirësjellje, e secilit, në mënyrë që të dimë realisht se cilat janë pikat e kontaktit. Janë

shumë të rëndësishme pika e Avokatit të Popullit, e Ministrisë së Arsimit, apo e

organizatave të shoqërisë civile. Le ta shfrytëzojmë të gjithë këtë rreth njerëzish, për ta

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

ngritur problemin aty ku duhet dhe për ta trajtuar me seriozitet, pa u lënë vend atyre

termave të përgjithshëm që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga një mbledhje në tjetrën. Në fakt,

në ato rreshta, nuk gjen asgjë konkrete. Më vjen mirë që me zotin Manja, apo kolegë të

tjerë, pavarësisht se kemi punuar në prokurori të ndryshme, që ndoshta nuk e kanë pasur

specifike këtë lloj vrasjeje, mendojmë të njëjtën gjë.

Pse e them këtë? Sepse konstatova se, ashtu si kolegu Manja, edhe unë kam të

njëjtin mendim: që me ndëshkimin nuk duhet të tolerojmë, përderisa ky fenomen

ekziston, është në rritje, pavarësisht se nuk i kemi shifrat të sakta, as për vitin 2013, as ato

aktuale, të vitit 2014. Edhe ligjvënësi në këtë frymë ka ecur. Gjithë ndryshimet e fundit

që i janë bërë Kodit Penal, kanë qenë të tilla, që rrisin ndëshkimin. Kishim ndëshkim me

burg 25 vjet dhe e kemi bërë 30 vjet. Për raste të tilla, shtohen edhe 10 vjet, kështu që

shkon 40 vjet burgim ose burgim i përjetshëm. Kemi vendosur një nen në Kodin Penal që

quhet periudha e sigurisë, e cila nuk i lejon ata që kryejnë vepra të tilla të përfitojnë nga

lirimi me kusht ose lehtësira të tjera që jep Kodi Penal. Kemi shkuar në frymën e

ndëshkimit dhe besoj që nuk do të tolerojmë në këtë pikë.

E dini pse? Nëse do të fillojmë të tolerojmë, kemi rënë edhe ne në psikologjinë e

kanunit: pra, në një farë mënyre e kemi pranuar dhe përpiqemi ta tolerojmë, ta

mirëkuptojmë pse ndodh. Besoj se duhet të jemi tërësisht në anën e kundërt: pra, ta

kuptojmë dhe të fillojmë të mbështesim në mënyrën e duhur viktimat e krimit. Unë besoj

se, meqë sillet shumë në evidencë ligji i vitit 2005, në këtë këndvështrim duhet ta shohim.

Ai ligj nuk ka se si të jetë po aq i mirë pas një dekade. Duhet të ketë vend për të ndërhyrë.

Meqë ra rasti, është mirë të fillojmë ta marrim atë ligj dhe të propozojmë masa konkrete

se si duhet t’i mbështesim viktimat e gjakmarrjes apo të hakmarrjes. Unë mendoj se këtë

mision duhet ta garantojë shteti. Nuk kam asgjë me shoqatat, por nuk besoj se duhet ta

bëjnë ato. Për një arsye te thjeshtë se duhet të jemi të vëmendshëm ndaj gjërave që kanë

ndodhur në këtë vend.

Kolegu sapo foli për një shkollë ku janë përpjekur të mblidheshin të gjithë

fëmijët e ngujuar, por që nuk funksionoi. Unë mund të sjell një shembull tjetër nga qarku

i Beratit, ku një spital u shndërrua në qendër për trajtimin e fëmijëve të ngujuar, të cilët u

morën nga Veriu i Shqipërisë dhe u çuan aty. U dënuan të gjithë pjesëtarët e shoqatës,

sepse u spekulua me fondet publike. I linin fëmijët pa ngrënë. Paratë që merrnin nga

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

shteti i deklaronin si udhëtime, por u takonte ta përshkonin për një ditë Shqipërinë, nga

veriu në jug. Ishte absurde. Mendoj se shteti duhet të ketë fokus të veçantë. Të zbatojë

masa të thjeshta, konkrete dhe eficente.

Cilat do të jenë këto masa? Nga eksperienca juaj, të bëni propozimet dhe secili

nga ne të shohë se çfarë mund të bëjmë. Unë mendoj që, vetëm nëse do ta trajtojmë në

këtë mënyrë, kemi hedhur një hap konkret. Nëse rrimë te historitë, që ka qenë kështu e

është bërë kështu, nuk do të zgjidhim gjë. Do të mbetemi në të njëjtat nivele.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Felaj!

Po, zonja Nikolla.

Lindita Nikolla – Këto takime janë të vlefshme për të bërë shumë refleksione,

por ajo që unë besoj që në këtë histori është se Kushtetuta dhe ligji janë të parat. Të gjitha

të tjerat janë komplementare, sepse nuk mund të ketë një ndarje me thikë se ku është

shoqëria civile. Nuk jemi kundërshtarë të saj, por komplementarë. Shteti ka qenë aty ku

ata kanë bërë punë të mira, por duhet të jetë aty edhe për atë pjesë që abuzon. Por s’ka

lidhje me thelbin. Unë them që kemi shumë për të bërë te vendi. Sidomos ne zonjat. Aty

mëson shumë gjëra që nuk t’i thotë ligji, por mëson edhe shumë gjëra të tjera, që s’është

nevojshme t’i dëgjojmë me respektin maksimal, por ndoshta për të reflektuar për atë që

na ofrojnë organizatat joqeveritare, të cilave duhet t’u themi “faleminderit”, në fakt, për

punët e mira që kanë bërë. Patjetër, duhet të adresohet problematikën, sepse nuk mund t’i

fusim të gjithë në një rrjedhë.

E them prapë: për ta çrrënjosur këtë realitet, duhet një gjë e fortë. Edhe në

kuptimin e ligjit, edhe në kuptimin e vullnetit. Sepse tek ajo familja që shkova, pashë një

gjë: kjo nëna ishte rritur e ngujuar, te familja nga vinte, ndaj kishte një pasion të zjarrtë

për t’i edukuar me atë frymë. Kishte katër fëmijë. Burri i qe vrarë. Xhaxhallarët e

shikonin djalin si një kriminel, ngaqë nuk po merrte hakun, edhe pse ai që kishte vrarë qe

në burg, pra kishte vepruar ligji. Janë ca gjëra që i mëson atje në terren. Sigurisht,

edukimi ka rolin parësor. Sepse në ato komunitete shihen si modele të suksesit ata që

marrin gjakun. Fëmijët që ne duam t’i shkollojmë dhe të bëjmë qytetarë të Europës, janë

të ndrydhur nga presioni që vjen së pari nga familjarët e tyre që pse nuk po shkojnë në

atë rrugë.

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Tjetra që pashë. Vilat më të bukura në atë zonë i kishin këta njerëzit që

ndërmjetësonin. Nuk e di për fat të keq apo për fat të mirë. Nuk e di nëse ishte e lidhur

me ndërmjetësimin. Situata nuk është për të molepsur atë që ka bërë një punë të mirë, por

duhet adresuar, jo nga zyrat, por atje në terren. Vetëm nëse bëhemi shumë atje në terren,

të jetë gjithë Shqipëria për të çrrënjosur këtë gjë, qoftë edhe ai marshimi i paqes, kemi

dhënë një sinjal të mirë.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Nikolla!

Fjalën e ka kërkuar zonja Ilda Bozo, drejtore e Përfshirjes Sociale në Ministrinë

e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë.

Ilda Bozo – Faleminderit, zonja kryetare!

Do të doja t’ju sillja një informacion të shkurtër, lidhur me rekomandimin që

është bërë në raportin e Avokatit të Popullit për gjakmarrjen. Gjej rastin për ta

falënderuar për realizimin e këtij raporti. Njëkohësisht falënderoj edhe këtë komision që

po trajton këtë fenomen të shëmtuar që vazhdojmë ta kemi midis nesh.

Të gjitha institucionet shtetërore duhet të bëjnë maksimumin për mbështetjen e

këtyre familjeve, por edhe për eliminimin e këtij fenomeni. Për sa i përket rekomandimit

që ka të bëjë me përfitimin e ndihmës ekonomike nga familjet e ngujuara, informacioni

që dua të sjell është se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, nëpërmjet drejtorive

rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në 12 rajonet, konkretisht është për rajonet e zonës

veriore, ku ekziston fenomeni i gjakmarrjes, ka filluar që prej disa muajsh, falë edhe

rekomandimeve të raportit të Avokatit të Popullit, ndërhyrjen duke lehtësuar familjet e

ngujuara për të aplikuar për ndihmën ekonomike. Siç e dini, në bazë të legjislacionit

aktual, aplikimi për përfitimin nga programi i ndihmës ekonomike, por njëkohësisht edhe

marrja e ndihmës ekonomike bëhet pranë zyrave të pushtetit vendor. Pra, ky pushtet është

kompetent dhe përgjegjës për realizimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga familjet.

Gjithsesi, duke parë situatën aktuale të familjeve të ngujuara dhe pamundësinë

për ta tërhequr ndihmën ekonomike, administratorët shoqërorë, në bashkëpunim me

përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, që identifikojnë familjet e ngujuara, lehtësojnë të gjithë

procesin e bërjes së aplikimit dhe të dokumentacionit pranë zyrave të pushtetit vendor.

Ka disa muaj që kjo ka filluar të ndodhë në të gjitha zonat ku ekziston gjakmarrja.

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Bozo!

(Mungesë incizimi.)

Ju lutem, prezantohuni!

Arian Kurti – Jam Arian Kurti, specialist në Drejtorinë për Krimet e Rënda, në

Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lidhur me fenomenin e gjakmarrjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

ka hartuar një plan veprimi që është rinovuar vazhdimisht - rinovimi i fundit është në

muajin prill të vitit 2014 – me objekt parandalimin, dokumentimin, zbulimin dhe goditjen

e veprimtarisë kriminale ndaj veprave penale me motive hakmarrjeje dhe gjakmarrjeje.

Në kuadër të këtij plani, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon

shtabi i drejtimit, me bashkëkryetarë dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Rendit dhe të

Krimit të Organizuar dhe të Krimeve të Rënda, dhe me anëtarë drejtorë përkatës të

drejtorive që merren me krimet.

Në bazë të këtij plani, por edhe të rekomandimeve të Avokatit të Popullit,

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka të evidentuara të gjitha familjet që janë të

ngujuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Evidentimi është njëvjeçar. Kemi

evidentimin e 2013-ës dhe në fund të muajit dhjetor të këtij viti do të kemi rievidentim të

të gjitha familjeve të ngujuara. Nga statistikat që ka Policia e Shtetit, janë 81 familje. Ia

kemi çuar statistikën edhe Avokatit të Popullit. Nga këto 81 familje, mund të jenë ngujuar

nga një deri në katër persona. Fenomeni më shqetësues është në rrethin e Shkodrës, i cili

ka numrin më të madh të familjeve të ngujuara. I dyti vjen qarku i Lezhës. Më pak ka

qarku i Kukësit. Këtu fenomeni është më tepër në rrethin e Tropojës, ku janë dhjetë

familje me 18 persona. Familje të ngujuara ka edhe në qarkun e Durrësit. Janë tri familje

me shtatë persona, të gjitha të evidentuara në rrethin e Krujës. Në njërin rast, në një fshat

të thellë, është vetëm një kryfamiljar i ngujuar, ndërsa dy familjet e tjera janë në

Thumanë, pra rrethi i Krujës.

Këto statistika janë marrë nga komisariatet e policisë, specialistë të zonave, deri

në fund të vitit 2013.

Për sa u përket të miturve dhe femrave, Policia e Shtetit ka evidentuar:

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

- Në qarkun e Shkodrës ka 145 persona në total, nga të cilët janë 27 fëmijë në

rrethin e Shkodrës dhe shtatë në rrethin e Malësisë së Madhe. Në rrethin e Pukës nuk ka.

- Në qarkun Lezhës kemi të ngujuar 42 anëtarë, nga të cilët 23 meshkuj, 19

femra dhe katër fëmijë.

- Në rrethin e Kukësit 10 familje me 18 persona, të gjithë meshkuj.

- Në qarkun Durrësit, rrethi i Krujës, siç thashë, janë 7 persona, tri familje, nga

të cilat vetëm një kryefamiljar.

Problemi është që ne, pavarësisht se policia i ka të evidentuar, jemi të gatshëm të

kontribuojmë si kontributorë kryesorë jo vetëm për evidentimin, po edhe në pajtimin e

familjeve të ngujuara, krahas punës që bëjmë në parandalimin dhe goditjen e personave

që nxisin familjarë ose persona të caktuar për t’u ngujuar, që ne e quajmë vetëkufizim

lirie. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kemi kallëzime penale për nxitje apo kanosje

gjakmarrjeje.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Kurti!

Në fakt e kemi thënë disa herë se me këtë kulturë, ku respektohet kanuni dhe

njerëzit nuk janë të sensibilizuar, mos prisni të keni kallëzime që kanë nxitje për

gjakmarrje. Flet heshtja dhe modeli.

Do të doja t’ia jepja fjalën kolegut Qefalia.

Xhemal Qefalia – Faleminderit!

Unë do të flas shumë shkurt, pasi problemet në tërësi janë shumë të mëdha dhe

nuk mendojmë se i ezaurojmë me anë të këtij takimi.

I ndoqa edhe përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse, edhe kolegët. Ne

vazhdojmë t’i themi shtetit që e ka për detyrë ta bëjë këtë punë. Çfarë duhet të them me

këtë gjë?! Ligjet për këto fenomene janë. Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë. Prokurorët

dhe gjyqtarët të shtetit janë. Kujt ia kërkojmë?! Shteti ia kërkon shtetit.

Problemi i dytë për të cilin dua të flas lidhet me hapësirat dhe me të drejtë

ministrja e Arsimit përcaktoi qartë mënyrën e zgjidhjes, pra vajtjen në terren dhe

vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta.

Zonja Hysi, jo pa qëllim që në fillim bëra pyetjen se sa organizata jofitimprurëse

merren drejtpërdrejt me këtë problem, sepse edhe brenda tyre ka një tendencë për ta fryrë

gjendjen në mënyrë joreale. Pra, kjo bëhet për të thithur donacione të ndryshme.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Normalisht, është në të drejtën e tyre, se nuk rëndohet shteti. Gjithsesi, rëndohet problemi

që nuk zgjidhet. Duhet të shihet nëse ka propozime të drejtpërdrejta nga organizatat

jofitimprurëse, sepse ato merren drejtpërdrejt me ofrimin e mundësive për zgjidhjen e

problemit. Pra, a ka propozime për ta ndryshuar ligjin? Cili është ky draft, pra që dikush

me të drejtë të adresojë ndryshime në Komisionin e Ligjeve që të ndërhyhet? A kërkohet

ndërhyrje nga Policia e Shtetit?! Të tjera shifra na servir Policia e Shtetit, që i ka shumë

më të reduktuara, të tjera shifra na jepen nga organizata jofitimprurëse. Ne nuk e kemi

ende të identifikuar ende se ku qëndron problemi, pra si është dhe kur do të marrë

zgjidhje ai. Të krijosh burgje, përveç burgjeve të tjera, siç janë ngujimet, që u përmendën

me të drejtë, është e pafalshme që në vitin 2015 të kërkohet kjo gjë. Rrugët e zgjidhjes

janë nga më të ndryshmet. Po ta vrasim mendjen, mund t’i gjejmë këto rrugë. Unë nuk

pretendoj që në diskutimin tim t’i përcaktoj nga seanca që u bë sot. Një gjë është evidente

dhe duhet vlerësohet nga të gjithë: përgjegjësia është shtetit dhe këtë përgjegjësi duhet ta

marrë shteti. Avokati i Popullit ka të drejtën e servirjes së problemit në tavolinë, duke

gjetur kurajën ta paraqesë atë siç është, por zgjidhjen problemit duhet t’ia japim ne

deputetët, duke ndryshuar ligjin, dhe qeveria, duke zbatuar atë, me qëllim që ky fenomen

të marrë zgjidhje në fund.

Një nga përfaqësuesit e organizatave këtu është zoti Loci. Unë si deputet në zonë

kam pasur dhjetëra raste dhe ai ka ardhur drejtpërdrejt për t’i zgjidhur problemet dhe unë

gjej rastin ta falënderoj. Mund të ketë edhe organizata të tjera që e kanë bërë këtë punë,

por mendoj se zgjidhja kryesore, së cilës i mëshojmë të gjithë, është ajo që duhet të japë

shteti, madje sa më shpejt të jetë e mundur.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Qefalia!

Fjalën e ka kolegu Ndoka.

Arben Ndoka – Faleminderit!

Nuk mendoj se ka munguar forca e ligjit në raste të tilla, por prova për të

vërtetuar fajësinë e autorëve realë të krimit. Në raste të tilla kërkohet ndihma e misioneve

të pajtimit të gjaqeve. Mendoj se forca e shtetit e kufizon mundësinë për të kryer vepra të

tilla, por jo mendimin e njerëzve që jetojnë në ato zona, sepse shpeshherë ka pasur

mungesë informacioni dhe deponimi edhe nga ana e familjes së viktimës. Mendoj se një

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

ndër mënyrat për ta sulmuar këtë fenomen është jo vetëm mësimdhënia online e fëmijëve,

por të krijohet mundësi që ky kontingjent fëmijësh, që janë të ngujuar, ta zhvillojnë

mësimin në ambientet e shkollave normale, që ata të jenë në shoqërinë e

bashkëmoshatarëve të tyre, me qëllim që në një të ardhme të afërt në përballje me sfidat e

jetës dhe me moshatarët e tyre, sepse ka diferenca mes një mësimi online me zhvillimin

normal të mësimit në shkolla publike ose private, ata të mos ndihen inferiorë, sepse

shpeshherë inferioriteti kthehet në agresivitet. Kjo për shkak se fëmijët energjikë, duke

mos i kanalizuar pozitivisht ato energji, shpeshherë detyrohen t’i shprehin ato negativisht.

Mendoj që të krijohet mundësia që këta fëmijë ta zhvillojnë mësimin në shkolla normale

publike dhe jo nëpër shtëpitë e tyre. E them këtë gjë në bazë të eksperiencës sime dhe

duke pasur parasysh mentalitetin dhe traditat e zonës nga e cila vij.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Ndoka!

Fjalën e ka zoti Totozani.

Igli Totozani – Në radhë të parë, dua t’ju falënderoj të gjithëve ju, meqenëse

nuk do të flas më, si edhe të gjitha institucionet e tjera që janë këtu, policinë, si furnizuese

e vazhdueshme e të dhënave për raportet e institucionit të Avokatit të Popullit,

prokurorinë, në mënyrë të veçantë prokurorin e Shkodrës për iniciativat që ka marrë,

ministren e Arsimit, që ka dhënë sot një mesazh, që për mua është i rëndësishëm dhe, në

njëfarë mënyrë, bashkohem plotësisht me të, sepse trajtimi i këtij fenomeni nuk lidhet

vetëm me pasojat, por edhe me shkaqet e tyre!

Për ta mbyllur, si Avokat i Popullit, por në mënyrë të veçantë si qytetar, kam

dëshirën që të shoh shumë herë në parlamentin e vendit tim njerëz të shqetësuar për

problemet që kanë qytetarët, por jo gjithmonë e gjej këtë. Sot më vjen mirë dhe dua t’i

përmend deputetët Manja dhe Qefalia për mënyrën si folën sot. Sinqerisht, mund t’ju

them se jam i prekur, sepse nuk u morën shumë me Avokatin e Popullit apo me raportin e

tij, por u morën me fenomenin. Pa dashur, zoti Qefalia tha një gjë që është me vlerë: ai

raport që ka ardhur këtu në prill të vitit 2013 ka vlerë për të nxitur institucionet dhe

mendjet e hapura europiane të Shqipërisë. Ai raport nuk vjen këtu për të treguar punën e

një institucioni apo mungesën e punës së një tjetri, por është këtu për të nxitur njerëzit,

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

mendjet e hapura, të cilat duhet të kuptojnë pse Avokati i Popullit flet ose nuk flet për një

fenomen. Kjo është një gjë e rëndësishme.

Në mesazhin që dhanë dy deputetët, mua nuk më ndodh shpesh të dëgjoj dhe të

prekem nga fjalët e deputetëve, nuk i njihja zotërinjtë dhe nuk më njohin, u preka vërtet,

sepse thanë një gjë me vend që ia vlen ta dëgjosh dhe që duhet ta dëgjojnë të gjithë: e

para, ky fenomen është. Ky fenomen ekziston edhe kur është qoftë edhe një shqiptar i

ngujuar, jo më kur janë 80, 20, 35, 44, 55,66 apo 37. Pra, edhe kur vetëm një shqiptar

është i ngujuar, ai duhet ndihmuar dhe duhet respektuar. Kjo ishte gjëja e parë që thanë

deputetët.

Do të përsëris edhe mesazhin e dytë që ata dhanë: këto çështje, pavarësisht

përpjekjeve që mund të bëjë shoqëria civile, janë një detyrë, në radhë të parë, e shtetit dhe

e zbatimit të ligjit. Ka ligje në fuqi të cilat duhet të zbatohen dhe shteti i ka të gjitha

mundësitë t’i zbatojë ato. I falënderoj edhe një herë deputetët! Po përsëris fjalët e tyre dhe

nuk po shtoj asgjë nga vetja ime, se nuk ka nevojë të flas unë.

Mesazhi i tretë dhe i rëndësishëm që më pëlqeu ishte ai i zotit Manja. Askush

nuk e shan Shqipërinë apo e kritikon atë te partnerët tanë ku duam të integrohemi, pra të

jemi në shtëpitë e tyre dhe ata të hyjnë në shtëpinë tonë, sepse ata janë miqtë tanë dhe ne

jemi një trup i vetëm. Tashmë jemi bashkë me NATO-n, me Bashkimin Europian dhe me

vendet e tjera perëndimore. Nuk kemi sekrete dhe nuk është turp të thuhet se ka

gjakmarrje në Shqipëri, sepse edhe në vende të tjera ka, por turp është të thuash se ka

gjakmarrje në Shqipëri, por ne nuk e luftojmë atë. Pra, ky është turp për ne.

Në fund dua të perifrazoja zotin Manja me fjalën e një njeriu të madh, i cili ka

thënë: “Atdheu është te çdo njeri. Në momentin kur ne e mbrojmë një njeri, qoftë edhe

një të vetëm, jo 80, 40, 50 apo 60, ne kemi mbrojtur atdheun tonë.” Mendoj se kjo detyrë

na takon të gjithëve.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve, sidomos ju, zonja Hysi, si drejtuese dhe si

organizatore e këtij debati, por në mënyrë të veçantë të gjitha institucionet e tjera, si edhe

dy deputetët, të cilët me kanë prekur me të vërtet, sepse nuk më qëllon rasti që të dëgjoj

deputetë shqiptarë të flasin në atë mënyrë!

Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Totozani!

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Unë pajtohem me vlerësimet tuaja për kolegët dhe ju them vetëm kaq: nuk do të

ndodhë më që raportet e Avokatit të Popullit të flenë në sirtarë për vite të tëra dhe duhet

të vinte një maxhorancë tjetër për t’i nxjerrë nga sirtari dhe për t’i futur në axhendë që të

kemi një informacion më të freskët dhe më të përditësuar.

Dua të theksoj se është shqetësues fakti që 3% e fëmijëve, që kanë qenë viktimë

e ngujimit dhe vrasjeve për gjakmarrje dhe hakmarrje për periudhën 1990-2012, janë të

mitur, 47% janë të moshës 21 vjeç-37 vjeç.

Shqetësues është fakti që 23,6% e numrit të të vrarëve janë në Tiranë, pra nuk

është fenomen vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë dhe në Fier për shkak lëvizjes së

popullsisë.

Gjithashtu, shqetësues është fakti që vendlindja e personave është në zonat

rurale, por vendbanimi më i madh i tyre është në zonat urbane (pra, të gjithë ne, edhe ne

që jetojmë në kryeqytet, pranë këtij institucionit, jemi të rrezikuar nga ky fenomen), si

dhe që pjesa më e madhe e tyre janë pa arsim, ose me arsim elementar, gjë që kërkon

edhe një angazhim tjetër.

Shqetësues është po ashtu fakti se 20% e autorëve të krimit janë me precedentë

penalë, madje një pjesë e tyre janë ende në kërkim dhe nuk gjendjen, si dhe shumë gjëra

të tjera që u thanë këtu.

Në bazë të rregullave të funksionimit të nënkomisioneve parlamentare, unë

pajtohem me propozimin që u bë këtu për të pasur një projektrezolutë, të cilën e kërkon

edhe Rregullorja e Kuvendit, konkretisht, neni 103 i saj, që bën fjalë për raportimet në

Kuvend. Besoj se nga të gjitha materialet që ju keni depozituar, nga të gjitha diskutimet

që do të zbardhen, ne do të nxjerrim të gjitha detyrimet që ka Kuvendi i Shqipërisë,

rekomandimet që do t’i bëjmë qeverisë, angazhimet tona si Kuvend për të pasur atë që ne

thamë, jo thjesht një mbledhje, por një planveprim se si do të veprojmë këtë vit.

Gjithashtu, këtu do të merren në konsideratë të gjitha propozimet që thanë përfaqësuesit e

shoqërisë civile për të pasur një gjithëpërfshirje në hartimin e kësaj projektrezolute, e cila

pa dyshim do të bëhet nga stafi i Kuvendit, konkretisht nga Shërbimi i Monitorimit të

Institucioneve të Pavarura. Këtu kemi zotin Artur Baku, i cili ka përgatitur një

informacion për Kuvendin, për deputetët, por do të jetë edhe draftuesi i projektrezolutës

dhe e falënderoj për të gjithë punën që ka bërë. Dua që këtë draftrezolutë ta ndaj edhe me

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

ju para se t’i paraqitet seancës plenare. Për këtë arsye do të ishte mirë të kishim adresat e

sakta të email-eve, që ju të konfirmoni se kush ishte i pranishëm, personat që nuk kanë

folur, si dhe numrat e telefonit për t’ju përcjellë draftrezolutën.

Njëkohësisht, dua të theksoj se ndihem shumë e nderuar dhe e respektuar, edhe

si drejtuese e këtij nënkomisioni, që ministrja Nikolla shprehu gatishmërinë për të dhënë

informacion me shkrim dhe qëndroi këtu bashkë me stafin që e shoqëron, me zonjën

Berberi, me zonjën Gjini dhe me zotin Ahmiti. Kjo gjë tregon një vlerësim serioz, pra që

ne duhet ta fillojmë nga arsimi, nga edukimi.

Falënderoj zonjën Felaj dhe kam besimin absolut se të gjitha ato që dëgjoi këtu

do t’ia përcjellë edhe Kryeministrit lidhur me një ligj që është miratuar nga maxhoranca e

majtë në vitin 2005, por që ka fjetur për 9 vjet në sirtarë për mungesë të akteve

nënligjore! Mund të kemi nevojë për një rishikim apo për një ndryshim të ligjit apo

ndoshta do të vëmë në veprim këtë ligj, gjithsesi këtë do ta vlerësojmë së bashku në

Komisionin e Ligjeve, por edhe me zonjën Felaj.

Falënderoj përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të Prokurorisë të

Përgjithshme, të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, vendas e të huaj,

sepse në sallë kemi edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët nuk u ulën

këtu, por ishin përbri!v

Gjithashtu, dua të falënderoj Avokatin e Popullit, zotin Totozani bashkë me

komisionerin Shkëmbi dhe me nënkomisionerin Hushi për raportin, por duke i ftuar edhe

një herë që në datën 25 nëntor të vinë të raportojnë edhe një herë në këtë komision për

respektimin e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual!

Njëkohësisht, më lejoni t’ju informoj, zoti Totozani, se në përgjigje të

shqetësimit që ju keni shprehur, sot Kuvendi i Shqipërisë ka konstituuar grupin e

deputetëve miq të fëmijëve. Ky grup përbëhet nga deputetë të të gjitha zonave. Ju mund

të merrni edhe një listë. Gjithashtu, do të keni informacion lidhur me veprimin, si dhe

Kuvendi iu ka propozuar edhe komsionerin për të miturit pranë institucionit tuaj.

Falënderoj deputetët, pjesëmarrësit e tjerë, si edhe punonjësit e Gardës, që po

rrinë me orare të zgjatura, se kemi që në orën 09:00 në komision.

Shumë shpejt do të merrni projektrezolutën dhe jeni të lutur të parashtroni çdo

koment apo sugjerim që keni.

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2015-11-02 · REPUBLIKA E SHQIPËRISË. KUVENDI . Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisioni “Për çështjet e të Miturve

Faleminderit!

Ju lutem, kolegë, se duhet të miratojmë edhe procesverbalin e mbledhjes së datës

22 tetor 2014.

Kush është dakord me procesverbalin? Dakord. I vetmi sugjerim është që te

pjesëmarrësit të shtohet edhe emri i zonjës Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për

Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi ka qenë e ftuar dhe ka marrë pjesë në mbledhje.

Miratohet.

Ju bëj me dije se shumë shpejt do të merrni dy raportet e monitorimit të

institucioneve të burgjeve nr. 302 dhe nr. 313 ose “Jordan Misja” dhe “Mine Peza”,

projektrezolutën për shoqërinë civile, për Kartën e Shoqërisë Civile, e cila është bërë gati,

si dhe draftin e projektrezolutës për gjakmarrjen. Kush ka interes, mund të kontaktojë me

shërbimet e Kuvendit.

Faleminderit!

MBLEDHJA MBYLLET

47