republika e shqipËrisË ministria e infrastrukturËs dhe
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
DOKUMENTET E PROCEDURËS KONKURRUESE PËR
DHËNIEN ME KONCESIONIN/PPP, NDËRTIMIT DHE MIRËMBAJTJES TË
SEGMENTIT RRUGOR PORTI I JAHTEVE - BYPASS ORIKUM - DUKAT (Ura e
Shën Elizës)
Korrik 2018
1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM
1.1. Objektivi i Procedurës Konkurruese
Autoriteti Kontraktues ka vendosur të japë një koncesion për “Ndërtimin dhe
Mirëmbajtjen e Segmentit Rrugor “Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën
Elizës)”, përmes një procedure koncesioni/partneriteti publik privat, në përputhje me termat
e Dokumenteve të Procedurës Konkurruese.
1.2. Ofertuesit e Mundshëm
Të gjithë palët e interesuara janë të ftuar të dorëzojnë Dokumentet e Ofertës për
Projektin.
1.3. Përshkrimi i Përgjithshëm i ndërtimit të Rrugës
Projekti ka si objekt projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Porti i
Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës), e cila fillon në rrugën e Portit të
Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat (Ura e Shën
Elizës).
Rruga që përdoret për ndërlidhjen e zonave bregdetare të jugut për mjetet e transportit nga
Orikumi në Dukat deri në lokacionin e quajtur Ura e Shën Elizës sot është e degraduar dhe
me gjatësi 16 km. Gjatë stinës së verës përgjatë gjatësisë së saj ndeshemi me formimin e
kolonave të trafikut automobilistik. Situatë e krijuar kryesisht nga fluksi i madh i turistëve
në këtë zonë. Ndërsa gjatë stinës së dimrit kushtet teknike për kalimin e këtij segmenti,
lidhur ngushtë me karakteristikat gjeografike të zonës, përkeqësohen duke rritur rrezikun e
incidenteve që mund të ndodhin në të.
Projekti në fjalë përveç lehtësirave të drejtpërdrejta që do të krijojë në zonë, duke bërë më
të lehtë hyrjen në Rivierën e Jonit Shqiptar për vizitorët, do të favorizojë edhe planifikimin
urban, duke bërë që ndërtimi i kësaj infrastrukture strategjike për zhvillimin e zonës
përreth do të kushtëzojë që planifikimi urban të mbështetet mbi këtë rrugë. Mendohet që
kjo rrugë të jetë strategjike për 50 vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit.
Vlerësimi i një periudhe kaq të gjatë jetëgjatësie do të bëjë të mundur të ulë koston për
zhvillimin urban për vitet në vazhdim.
Një infrastrukturë e tillë do të mundësojë një lidhje më të favorshme për zonën duke
favorizuar rritjen e personave që do të vizitojnë këtë zonë si dhe të ulë kostot e transportit
duke mundësuar çmime më të ulëta të produkteve parësore për nevojat primare të
komunitetit që do të jetojë në këto zona. Çmime të ulëta do të thotë më shumë fuqi
ekonomike për popullsinë vendase që jeton në këto zona.
2. Përmbledhja e kushteve kryesore të proçedurës konkurruese.
Objekti kryesor i kësaj procedure është dhënia me konçesion /PPP “Për projektimin,
ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat
(Ura e Shën Elizës)”, sipas parimit të “Projektit me Çelsa në dorë”. Kushtet thelbësore të
kësaj procedure përfshijnë por pa u kufizuar kushtet e mëposhtme:
1. Objekti i kontratës se koncesionit/PPP: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor
Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)”
2. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 13 vjet
3. Aktivitetet për t’u kryer nga koncesionari: “Projektimi, Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e
Aksit Rrugor Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)” sipas
standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues.
4. Burimet e të ardhurave të Koncesionarit: një pagesë disponueshmërie vjetore e
pagueshme nga Autoriteti Kontraktues për Koncesionarin.
Pagesa e pare e këstit do te kryhet nga Autoriteti Kontraktues, kur Koncesionari te ketë
kryer jo me pak se 25% te volumit te punimeve
5. Legjislacioni i zbatueshëm: Kontrata e Koncesionit do të rregullohet nga Legjislacioni
në fuqi i Republikës së Shqipërisë.
2. NJOFTIM KONTRATE
Seksioni 1 Autoriteti Kontraktues
1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Adresa Rruga “Abdi Toptani ", Nr. 1, Tiranë
E-mail [email protected] ;
cc [email protected] ;
Faqja e Internetit www.infrastruktura.gov.al
Emri dhe adresa e personit të kontaktit
Emri Etleva Kondi
Adresa: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Rruga “Abdi Toptani ", Nr. 1, Tiranë
Tirana, Albania
Email:
Çdo komunikim, pyetje, sqarim ose informacion që kërkohet nga Ofertuesit e Mundshëm rreth
Procedurës së Tenderit duhet t'i adresohet me e-mail Personit të Kontaktit të sipërcituar.
1.2 Lloji i autoritetit kontraktor dhe aktiviteti ose aktivitetet kryesore:
Institucion qendror Institucion i pavarur
X
Njësi e Qeverisjes Vendore
Seksioni 2 Objekti i Kontratës
2.1 Lloji i Kontratës
Kontratë koncesioni /PPP (punë publike).
2.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës
2.2.1 Forma e Kontratës: Koncesion/PPP
2.2.2 Objekti i Kontratës: Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve -
Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës).
2.3 Kohëzgjatja e Kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:
Kohëzgjatja 13 (trembëdhjetë) vjet
2.4 Vendndodhja e Objektit të Kontratës
Ndërtimi i rrugës fillon në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe
përfundon në Dukat (Ura e Shën Elizës).
2.5 Ndarja në LOTE:
Po Jo
Nëse po:
2.6 Përshkrimi i shkurtër i lotëve: n.a.
1
2
3
2.7 Opsionet:
Numri i rinovimeve të mundshme (nëse ka): n.a
2.8 Do të pranohen variantet
Po Jo
2.8.1 Do të pranohet nënkontraktimi:
Po
Nëse do të lejohet nënkontraktimi, të specifikohet përqindja e lejuar për nënkontraktim:
Autoriteti Kontraktor do t’i bëjë pagesa të drejtpërdrejta nënkontraktorit:
Po Jo
2.9 Kontratë në kuadër të një Marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe një
shtet Tjetër
Po Jo
2.10 Vlera e Parashikuar e Projektit
Vlera e parashikuar e projektit është 50,575,020 Euro.
2.11. Monedha: Monedha e ofertës do të jetë në Euro
Seksioni 3 Informacion ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik
3.1 Kriteret e Pranimit dhe kriteret e vlerësimit
Sipas Shtojcës 9
3.2 Sigurimi i Ofertës kërkohet të jetë 2% (dy%) e vlerës së parashikuar të projektit
vlerë e përgjithshme e projektimit+ndërtimit +mirëmbajtje, te vlerës se parashikuar
sipas përcaktimit te pikës 2.10.
Operatori ekonomik që të marrë pjesë në një procedurë konkurrimi, kërkohet që të
paraqesë Sigurimin e Ofertës, i plotësuar në përputhje me modelin e bashkangjitur si
Shtojca 6 e DPK;
Seksioni 4 Procedura
4.1 Lloji i Procedurës:
E hapur
E kufizuar
4.2 Kriteret e Vlerësimit:
Nr. Kriteret
1 Propozimi teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes.
a Projekt ide/propozim
b Metodologjia e punimeve
c Plani operacional i mirëmbajtjes dhe disponueshmërisë
d Sinjalistika e përkohshme dhe Siguria në kantier gjatë ekzekutimit të punimeve të
ndërtimit
2 Ndikimi mjedisor
3 Ndikimi social
4 Interesi i Kapitalit te vet
5 Afati i përfundimit të punimeve
6 Oferta Financiare
4.3 Afati i fundit Dorëzimit të Ofertave është:
Data: 20 Shtator 2018, Ora: 12.00 MD Ora e Evropës Qendrore
Ofertuesit e Mundshëm do të dorëzojnë Dokumentet e Ofertës së tyre në shqip, në format
elektronik, duke i ngarkuar ato përpara Afatit të Dorëzimit në portalin në internet të Agjencisë
së Prokurimeve Publike të Shqipërisë në www.app.gov.al Ofertat e dorëzuara pas Afatit të
Dorëzimit te përcaktuar, do të refuzohen.
Udhëzimet për ngarkimin e Dokumenteve të Ofertës mund të gjenden në gjuhët shqipe dhe
angleze në portalin në internet të Agjencisë së Prokurimeve Publike të Shqipërisë në
www.app.gov.al.
4.4 Afati kohor për hapjen e ofertave:
Data: 20 Shtator 2018, Ora: 12.00 MD Ora e Evropës Qendrore
4.5 Periudha e Vlefshmërisë së Ofertave:
Çdo Ofertë do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 180 dite pas afatit të Dorëzimit.
4.6 Gjuha e ofertës:
Shqip Anglisht
Tjetër
Seksioni 5 Informacione Plotësuese
5.1 Qendra Virtuale e të Dhënave
Një Ofertues i Mundshëm do të gjejë të gjithë informacionin lidhur me Kontratën: specifikimet
minimale teknike, kriteret e kualifikimit si dhe ato te vlerësimit, në faqen elektronike Agjencisë
së Prokurimeve Publike: www.app.gov.al
5.2 Pyetjet
Ofertuesi i mundshëm mund të kërkojë modifikime për dokumentet e procedurës konkurruese
nga Autoriteti Kontraktor, brenda 10 ditëve nga publikimi i Ftesës për Ofertë. Autoriteti
Kontraktor duhet t’i përgjigjet çdo kërkese për sqarim të dokumenteve të procedurës, të bërë
nga çdo operator ekonomik, me kusht që kërkesa të jetë marrë jo më vonë se 5 (pesë) ditë para
afatit përfundimtar të dorëzimit të ofertave.
Autoriteti Kontraktues duhet të përgjigjet brenda 3 (tre) ditëve nga depozitimi i kërkesës, në
mënyrë që të bëjë të mundur dorëzimin e ofertës në kohë nga operatori ekonomik dhe pa
identifikuar burimin e kërkesës, duhet t’ia komunikojë sqarimin përmes faqes elektronike
www.app.gov.al
Autoriteti kontraktues në çdo kohë, përpara mbarimit të afatit të fundit për dorëzimin e ofertave
dhe për çfarëdolloj arsyeje, me nismën e vet ose me kërkesë për sqarim nga një operator
ekonomik, mund të bëjë ndryshime në dokumentet e procedurës konkurruese, përmes hartimit të
një shtojce. Çdo shtojcë komunikohet përmes faqes elektronike www.app.gov.al
5.3 Të Dhënat dhe Informacion mbi Projektin objekt koncesioni /ppp
Projekti objekt koncesioni/ppp, ka si objekt projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit
rrugor Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës), e cila fillon në rrugën e
Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat (Ura e Shën
Elizës).
Rruga që përdoret për ndërlidhjen e zonave bregdetare të jugut për mjetet e transportit nga
Orikumi në Dukat deri në lokacionin e quajtur Ura e Shën Elizës sot është e degraduar dhe me
gjatësi 16 km. Gjatë stinës së verës përgjatë gjatësisë së saj ndeshemi me formimin e kolonave të
trafikut automobilistik, situate e krijuar kryesisht nga fluksi i madh i turistëve në këtë zonë.
Ndërsa gjatë stinës së dimrit kushtet teknike për kalimin e këtij segmenti, lidhur ngushtë me
karakteristikat gjeografike të zonës, përkeqësohen duke rritur rrezikun e incidenteve që mund të
ndodhin në të.
Projekti në fjalë përveç lehtësirave të drejtpërdrejta që do të krijojë në zonë, duke bërë më të
lehtë hyrjen në Rivierën e Jonit Shqiptar për vizitorët, do të favorizojë edhe planifikimin urban,
duke bërë që ndërtimi i kësaj infrastrukture strategjike për zhvillimin e zonës përreth do të
kushtëzojë që planifikimi urban të mbështetet mbi këtë rrugë. Mendohet që kjo rrugë të jetë
strategjike për 50 vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit. Vlerësimi i një periudhe
kaq të gjatë jetëgjatësie do të bëjë të mundur të ulë koston për zhvillimin urban për vitet në
vazhdim.
Objektivat kryesore të projektit janë:
1. Lehtësimi i trafikut në zonën bregdetare jugore, i cili eshte shumë problematik sidomos gjatë
sezonit turistik.
2. Zhvillimi i turizmit, duke qenë se ky segment rrugor do të bëjë të mundur ndërlidhjen e
pikave të reja strategjike siç është edhe Porti i Jahteve.
5.4 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) Përveç rasteve të deklaruara ndryshe, të gjitha referencat e kostove, shpenzimeve, tarifave dhe
çmimeve do të shprehen pa TVSH.
5.5 Kufizime
E drejta për të pezulluar dhe anuluar, procedurën konkurruese:
Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën për të pezulluar ose anuluar procedurën konkurruese
dhe ne këto raste Ofertuesit e mundshëm nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim, kosto ose
shpenzime.
6. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR PROCEDURAT KONKURRUESE
Autoriteti Kontraktues do të zbatojë procedurën konkurruese:
i) PROCEDURA E HAPUR
Autoriteti Kontraktues Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Publikon ftesën për propozim duke ftuar të gjithë operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e
tyre në këtë procedurë konkurruese me qëllim realizimin e punëve dhe shërbimeve të
përshkruara më poshtë:
“Ndërtim dhe mirëmbajtje te segmentit rrugor Porti i Jahteve - Bypass Orikum -
Dukat (Ura e Shën Elizës)”.
Kandidatët do të dorëzojnë propozimin sipas përcaktimeve të bëra në dokumentet e procedurës
konkurruese. Autoriteti Kontraktues, do të shqyrtojë propozimet e dorëzuara nga Kandidatet dhe
do te vlerësojë nëse janë përmbushur kërkesat ligjore, tekniko-ekonomike, propozimi teknik,
nëse është i aplikueshëm, sigurimin e ofertës dhe vendimin e organeve drejtuese vendimmarrëse
të ofertuesit të mundshëm, si dhe ofertën financiare sipas përcaktimeve te bëra ne DPK.
Kandidatet, qe nuk plotësojnë kriteret e kualifikimit, si dhe nuk paraqesin sigurimin e ofertës, si
dhe paraqesin një model financiar me vlere me te larte se ai i përcaktuar ne shtojcën 21
s’kualifikohen dhe njoftohen menjëherë, për këtë skualifikim. Oferta financiare do te jete objekt
vlerësimi vetëm për ata kandidate te cilët përmbushin kriteret e kualifikimit.
Për te marrë pjesë në procedurën konkurruese kandidatet duhet te plotësojnë minimalisht
kërkesat e përcaktuara ne Shtojcën 9;
Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin ofertën e tyre: Në faqen zyrtare te Agjencisë se
Prokurimit Publik: https://www.app.gov.al
Jo me vone se data 20 Shtator 2018 ora [12:00]
7. UDHËZIME PËR OPERATORËT EKONOMIKË
7.1 Hartimi i kërkesës/propozimit: Kandidatet/Ofertuesit janë të detyruar të përgatisin
kërkesat/propozimet, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këto DPK.
Kërkesat/propozimet që nuk përgatiten në përputhje me DPK do të refuzohen si të
papranueshme.
7.2 Kandidatët/ofertuesit e mundshëm përballojnë kostot që lidhen me përgatitjen dhe
dorëzimin e kërkesave propozimeve të tyre, si dhe vizitën ne terren. Autoriteti Kontraktues
nuk është përgjegjës për këto kosto.
7.3 Për procedurat konkurruese që zhvillohen në rrugë shkresore, origjinali i kërkesës/ofertës
duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e kërkesës/ofertës
duhet të lidhen së bashku dhe të numërtohen.
Në rast të ofertave të paraqitura nga një bashkim operatorësh ekonomikë, oferta duhet të
shoqërohet me Prokurën e noterizuar, për Personin (-at) e Autorizuar (nëse do të jetë i
ndryshëm nga drejtuesi ligjor) që do të përfaqësojnë bashkimin gjatë procedurës
konkurruese. Operatori ekonomik, pjesëtar i një bashkimi operatorësh nuk mund të
paraqesë njëkohësisht dhe ofertë individualisht. Bashkimi i operatoreve ekonomikë nuk
ndryshon pas dorëzimit të ofertës deri në nënshkrimin e kontratës. Në të kundërt oferta e tij
refuzohet. Shtimi i anëtarëve të tjerë në përbërjen e bashkimit të operatorëve ekonomikë
është i mundshëm pas nënshkrimit të kontratës dhe vetëm me aprovimin paraprak të
Autoritetit Kontraktues. Çdo operator ekonomik duhet të përmbushë secili më vete kërkesat
ligjore të përcaktuara në DPK. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato
teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi i marrë së bashku.
7.4 Të drejta shtesë të Autoritetit Kontraktues
Pa krijuar kufizim për të drejtat e tjera të tij gjatë Procedurës Konkurruese, Autoriteti
Kontraktues mundet që, në çdo moment përpara Dorëzimit të Ofertave pa dhënë arsye:
të japë çdo informacion shtesë apo sqarim për të gjithë Ofertuesit e Mundshëm;
të ndryshojë strukturën ose kohën e Procedurës Konkurruese;
të shtyjë Afatin e Dorëzimit, gjatë së cilës çdo Ofertuesi të Mundshëm do t'i jepet
mundësia të ndryshojë Ofertën;
t'i përgjigjet pyetjeve të drejtuara për sqarim Autoritetit Kontraktues nga Ofertuesit e
Mundshëm dhe të publikojë pyetjen dhe përgjigjen përmes Qendrës Virtuale të
Dhënave;
të refuzojë t’u përgjigjet kërkesave për informacion;
Te pezullojë, ndërpresë apo anuloje Procedurën Konkurruese. Ofertuesit e Mundshëm
nuk kanë të drejtë të ngrenë pretendime ndaj Autoritetit Kontraktues, lidhur me këto
vendime.
7.4.1 Dokumentacioni i brendshëm
Autoriteti Kontraktues nuk është i detyruar të publikojë ndonjë dokumentacion të brendshëm
(përfshirë raportet e vlerësimit apo konsultimet).
7.4.2 Informacioni i rremë
Çdo Ofertues i Mundshëm që jep informacion të rremë mund të përjashtohet nga Procedura
Konkurruese në çdo moment. Nëse zbulohet dhënia e informacionit të rremë pas nënshkrimit të
Kontratës të Koncesionit, Autoriteti Kontraktues ka të drejtën të ndërpresë/zgjidhë Kontratën e
Koncesionit në përputhje me kushtet e saj.
7.5 Kostot
Çdo Ofertues i Mundshëm do të përballojë kostot dhe shpenzimet e tij në lidhje me
përgatitjen dhe dorëzimin e Ofertës së tij si dhe vizitën në terren.
Koncesionari gjithashtu do të rimbursojë kostot e Autoritetit Kontraktues që lidhen me
publikimin e njoftimit të kontratës si dhe shpenzimet noteriale.
7.6 Vizita ne terren
Një vizite e detyrueshme ne terren do te zhvillohet përgjatë segmentit rrugor parashikuar nga
AK, ne ditën e pesëmbëdhjetë nga data e publikimit.
Nisja do te bëhet e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Godina e re, me
adrese Rruga “Abdi Toptani” Nr. 1, Tirane AL) ora 9:00 a.m (me orën lokale) dhe ne fund te
vizitës, pjesëmarrësit do te pajisen me një certifikate pjesëmarrje, e detyruar te paraqitet si pjese
e dokumentacionit te gares.
Kujdes: Ofertuesi i mundshëm do te përballojë vetë te gjitha shpenzimet e vizitës në terren.
7.7 Konflikti i Interesit
7.7.1 Konflikti i Interesit Një konflikt interesi do të thotë çdo çështje, rrethanë, interes apo veprim tjetër që prek
Ofertuesin e Mundshëm (përfshirë zyrtarët, punonjësit, agjentët dhe nënkontraktorët e Ofertuesit
të Mundshëm), e cila mund të ndërhyjë në aftësinë e Ofertuesit të Mundshëm për të përmbushur
me pavarësi dhe transparencë Kontratën e Koncesionit.
Një konflikt interesi mund të ndodhë në rastet kur:
Ofertuesi i Mundshëm ose ndonjëri nga zyrtarët, punonjësit, ose nën- kontraktorët e tij ka
një marrëdhënie (profesionale, tregtare ose personale) me ndonjë individ të përfshirë në
përgatitjen e Procedurës Konkurruese ose vlerësimin e Ofertave;
Ofertuesi i Mundshëm ose ndonjëri nga zyrtarët, punonjësit, agjentët ose nën- kontraktorët
e tij ka një marrëveshje apo marrëdhënie me ndonjë organizatë ose individ e cila do të
ndikojë mbi zbatimin e Kontratës së Koncesionit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërmjet
Ofertuesit të Mundshëm dhe Autoriteti Kontraktues në lidhje me Projektin.
Në rastin kur një Ofertues i Mundshëm bëhet i vetëdijshëm rreth ndonjë konflikti interesi ai do
të informojë menjëherë Autoritetin Kontraktues.
Në rast të një shfaqjeje të konfliktit të interesit, Autoriteti Kontraktues ka mundësinë që:
të përjashtojë Ofertuesin e Mundshëm nga pjesëmarrja e mëtejshme në Procedurën
Konkurruese;
të negociojë me Ofertuesin e Mundshëm për të zgjidhur konfliktin e interesit;
të ndërmarrë çdo veprim tjetër që konsiderohet i përshtatshëm nga Autoriteti Kontraktues.
7.7.2 Veprime të paligjshme
Në përputhje me legjislacionin mbi parandalimin e konfliktit të interesit dhe etikën në
administratën publike, Autoriteti Kontraktues do të refuzojë çdo Ofertë të dorëzuar nga një
Ofertues i Mundshëm i cili:
ka dhënë apo synon të japë ndonjë punonjësi aktual apo të dikurshëm të Autoritetit
Kontraktues një dhuratë në para apo çdo formë tjetër si një stimul për të ndikuar një veprim
apo vendim gjatë Procedurës Konkurruese;
ka një konflikt interesi të pazgjidhur apo mosmarrëveshje në lidhje me Procedurën
Konkurruese.
Asnjë Ofertues i Mundshëm (përfshirë agjentët dhe përfaqësuesit e tij) nuk do të kontaktojë apo
të përpiqet të kontaktojë ndonjë anëtar të Autoritetit Kontraktues, ndonjë anëtar të Komisionit të
Dhënies me Koncesion, apo ndonjë anëtar ose punonjës të Qeverisë së Shqipërisë ose
drejtorive, ministrive, agjencive të tyre ose organeve lokale ekzekutive, në lidhje me
Procedurën Konkurruese, përveç se për procedurat e përcaktuara në këtë Dokument të
Procedurës Konkurruese.
Autoriteti Kontraktues do të informojë me shkrim çdo Ofertues të Mundshëm apo çdo
institucion tjetër të Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me çdo veprim të paligjshëm dhe do të
përfshijë çdo njoftim në raportin rreth Procedurës Konkurruese.
7.8 Pavlefshmëria e ofertës dhe dështimi i procedurës së tenderit.
Në bazë të Nenit 33 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 634, datë 1/10/2014 "Për
miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të
punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e
rrugëve nacionale", i ndryshuar, Autoriteti Kontraktues do të konsiderojë këtë Procedurë
Konkurruese:
1. Të pavlefshme kur një ofertues:
a) nuk ka dhënë garancitë/sigurimin e nevojshëm;
b) nuk ka përmbushur një nga kërkesat materiale të kërkesës për propozime;
c) ka siguruar të dhëna false të një natyre materiale në ofertën e vet.
2. Jo të suksesshme, kur:
a) asnjë nga ofertat e dorëzuara nuk i përmbush kërkesat e kërkesës për propozime;
b) autoriteti kontraktues vendos që asnjë nga ofertat e dorëzuara nuk jep zgjidhje të
pranueshme financiarisht apo teknikisht;
c) Këshilli i Ministrave të Shqipërisë nuk miraton kontratën e koncesionit.
Do të konsiderohet që përmes dorëzimit të Ofertës, Ofertuesi i Mundshëm bie dakord dhe çliron
Autoritetin Kontraktues, punonjësit dhe këshilltarët e tij në mënyrë të pakthyeshme, të
pakushtëzuar, të plotë dhe përfundimtare nga çdo dhe të gjitha përgjegjësitë për pretendimet,
humbjet, dëmet, kostot, shpenzimet apo përgjegjësitë që lidhen apo lindin në ndonjë mënyrë nga
ushtrimi i ndonjë të drejte dhe/ose plotësimi i ndonjë detyrimi këtu poshtë, bazuar në dhe/ose në
lidhje me si më poshtë dhe heq dorë nga çdonjëra dhe të gjitha të drejtat dhe/ose
pretendimet që mund të ketë në lidhje me këtë, qoftë aktuale apo të paparashikuara, qoftë të
tanishme apo të ardhshme.
7.9 Udhëzime për hartimin e ofertës
Dokumentet e Ofertës duhet te hartohen dhe te përfshijnë:
a) Oferta Ligjore
Ofertuesit e Mundshëm do të japin Formularin e Deklarimit të Ofertës (Shtojca 3), i cili
përfshin, ndërmjet të tjerave, një deklaratë që konfirmon se ata pranojnë termat e Kontratës
së Koncesionit siç janë hartuar. Në rast se Ofertuesi i Mundshëm është një Konsorcium
dhe/ose Bashkim i Përkohshëm i shoqërive, Shtojca 3 -- Formulari i Deklarimit të Ofertës
duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i secilit anëtar të Konsorciumit dhe/ose
Bashkimit te Përkohshëm te Shoqërive.
Ofertuesit e Mundshëm do të paraqesin kopje të certifikuara të vendimit të organeve
Drejtuese Vendimmarrëse të Ofertuesit të Mundshëm (me noterizimin dhe
legalizimin/apostilen përkatëse nëse janë shoqëri te huaja) për dorëzimin e Ofertës dhe
miratimin nga Ofertuesi i Mundshëm per lidhjen dhe zbatimin e Kontratës së Koncesionit.
Në rastin e një Konsorciumi, këto vendime do të kërkohen nga secili prej anëtarëve të
Konsorciumit dhe/ose Bashkimit te Përkohshëm te Shoqërive.
Ofertuesit e Mundshëm do të japin një autorizim përfaqësimi i cili do të jetë i noterizuar dhe
me apostile/i legalizuar (ne rast te shoqërive te huaja) siç përcaktohet në Shtojcën 7.
Ofertuesit e Mundshëm do të japin Sigurimin e Ofertës në formën e përcaktuar në Shtojcën
6 të DPK.
b) Oferta Financiare
Pagesa e Disponueshmërisë se Autoritetit Kontraktues;
Ofertuesit e Mundshëm do të dorëzojnë formularin e përcaktuar në Shtojcën nr. 21 “Modeli
Financiar” te këtij Dokumenti të Procedurës Konkurruese, që përmban shumën e Pagesave
të Disponueshmërisë të Autoritetit Kontraktues të kërkuar nga Ofertuesi i Mundshëm për
gjithë kohëzgjatjen e Periudhës së Koncesionit.
c) Modeli Financiar
Ofertuesit e Mundshëm do të dorëzojnë një model financiar në përputhje me kërkesat e
Shtojcës 21. Modeli financiar i Ofertuesit të Përzgjedhur i cili do hartohet ne Euro, do të
auditohet dhe do të bëhet Modeli Financiar Referencë pas rishikimit dhe miratimit nga
Autoriteti Kontraktues. Dokumenti i formatit bazë është publikuar dhe duhet të plotesohet
duke qene pjesë të modelit financiar të Ofertuesve.
Për qëllimin e këmbimit Euro/Lek në modelet e tyre financiare, Ofertuesit e Mundshëm do
të përdorin Kursin Zyrtar të Këmbimit Euro /Lek të shfaqur në faqen e internetit të Bankës
së Shqipërisë në datën e publikimit të kësaj procedure.
d) Oferta Teknike
Secili Ofertues duhet të hartojë Projekt-Ide /propozimin (të Aksit Rrugor Porti i Jahteve -
Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)), Metodologjinë dhe Grafikun për realizimin e
Punimeve si dhe të hartojë Planin/Manualin për Shërbimet e Mirëmbajtjes, siç specifikohet
më poshtë:
Secili ofertues gjate hartimit te projekt-Idesë/propozimit lidhur me metodologjinë e
ndërtimit referuar ne planimetri/vizatime/profile tip e dhënë bashkëlidhur, do te paraqesë pa
ulur cilësinë dhe standartet e kërkuara, por pa u kufizuar, ne propozimin e një oferte teknike
duke konsideruar edhe modifikim te elementeve me qellim uljen e kostos ose
përmirësim/rritje te standartit.
e) Hartimi i Projekt-Idesë (Konceptual) sipas Kategorisë se Rrugës, në përputhje me
aktet ligjore:
- Ligji Nr 8378/1998:”Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji Nr 8308/1998: ”Për Transportin Rrugor”;
- Ligji Nr 10431dt 09.06.2011:”Për mbrojtjen eMjedisit”;
- Ligji Nr 10440 dt 07.07.2011;”Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe aktet nënligjorë
që rrjedhin prej tij;
- Ligjin Nr. 9048. dt. 07.04.2003: "Për trashëgiminë kulturore";
- Ligj Nr. 107/2014:” Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;
- Ligj Nr.9734, dt 14.5.2007:” Për turizmin”;
- Ligj Nr.8897, dt 16.5.2002:” Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”;
- Ligj Nr. 8906, dt 6.6.2002: “Për zonat e mbrojtura”dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej
tij.
- Ligjin Nr.9142, dt 16.10.2003:”Për aderimin në Konventën e shënjave dhe sinjaleve
rrugore Vjenë, 8 Nëntor 1968 të Republikës së Shqipërisë :”
- VKM Nr.1214, dt 03.09.2008: “Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit”;
- VKM Nr.897, dt 21.12.2011: “Për miratimin e rregullave të shpalljes së zonave të veçanta
të ruajtjes”;
- VKM Nr 153/2000:”Për aplikimin e Rregullores dhe implementimin e Kodit Rrugor të
Republikës së Shqipërisë;
- Udhëzim i MPPT Nr.9, dt 3.07.2012 “Mbi auditimin dhe inspektimin e sigurisë rrugore”
dhe “Udhëzuesi i Auditimit të sigurisë rrugore”;
- VKM Nr 125, dt 23.2.2011: “Për zbatimin e objektivave për përmirësimin e sigurisë
rrugore”
- VKM Nr.722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”(i ndyshuar)
- VKM Nr 628, dt 15.07.2015: “Mbi rregullat teknike te projektimit dhe zbatimit te
rrugeve”.
- VKM Nr 629, dt 15.07.2015: “Mbi miratimin e manualeve teknike të çmimeve për
punimet e ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”
f) Punimet e Ndërtimit, të përfshijnë minimalisht seksionet dhe përmbajtjen e
mëposhtme:
Metodologjinë e Realizimit të punimeve ndërtimore sipas projekt-idesë
konceptuale/propozimit të hartuar nga ofertuesit e mundshëm.
Grafikun e Punimeve sipas projekt-idesë konceptuale të hartuar nga ofertuesi i
mundshëm.
Kapacitetin e kantierit me makineri dhe pajisje;
g) Mbrojtja e shëndetit dhe jetës: politika e Koncesionarit për mbrojtjen e shëndetit dhe të
jetës, organizimin dhe përgjegjësitë, emërimin e një zyre dhe nëpunësi sigurie (nëpunësi
për parandalimin e aksidenteve), trajnime të stafit, kërkesat për ndërtim të parrezikshëm,
procedurat e vlerësimit dhe menaxhimit të riskut, masa për magazinimin dhe trajtimin e
materialeve të rrezikshme, objektet e shërbimeve mjekësore dhe të kujdesit social në
terren, procedurat për situatat e jashtëzakonshme, menaxhimin e trafikut dhe kufizimet e
shpejtësisë.
Menaxhimi mjedisor dhe social: (i) politika mjedisore, (ii) procedurat e zbutjes së
efekteve negative, (iii) procedurat e monitorimit, (iv) procedurat e shqyrtimit dhe
auditimit, dhe (v) procedurat për konsultimin dhe informimin e publikut.
gj) Planet/Manualet për Shërbimet e Mirëmbajtjes, minimalisht, duhet të përfshijë seksionet
dhe përmbajtjen e mëposhtme:
Manual të kontrollit të cilësisë për dhe mirëmbajtjen, ku trajtohen; Organizimi dhe
përgjegjësitë e propozuara për inspektimin, marrjen e kampioneve dhe testimin e
materialeve dhe punimeve për mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum -
Dukat (Ura e Shën Elizës).
h) Manuali i mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, që përfshin:
politikën e Koncesionarit për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës,
organizimin dhe përgjegjësitë,
emërimin e nëpunësit te sigurie (nëpunësi për parandalimin e aksidenteve),
trajnime të stafit,
kërkesat për ndërtim të sigurte,
procedurat e vlerësimit dhe menaxhimit të riskut,
masa për magazinimin dhe trajtimin e materialeve të rrezikshme,
objektet e shërbimeve mjekësore dhe të kujdesit social në terren,
procedurat për situatat e jashtëzakonshme,
menaxhimin e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë.
i) Manuali i mirëmbajtjes me përmbajtje si me poshtë:
Procedurat e bashkërendimit në lidhje me mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve - Bypass
Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës),
Procedurat e hollësishme për mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum -
Dukat (Ura e Shën Elizës), në veçanti në lidhje me
- Menaxhimin e trafikut dhe kufizimet për trafikun permanent dhe të përkohshëm;
- Procedurat për situatat e jashtëzakonshme, përfshirë mbylljen e korsive në rast situate
të jashtëzakonshme ose emergjence te ndryshme (incidente, aksidente por pa u
kufizuar). (Plani në kundërpërgjigje të situatave të jashtëzakonshme);
- Operimin pa rrezik të Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)
dhe sigurinë e Përdoruesve, punëmarrësve të Koncesionarit dhe vizitorëve të lejuar në
Rrugën Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës) në përputhje me
Manualin e mbrojtjes se shëndetit dhe jetës;
- Hollësi për kërkesat për raportim te rregullt,
Udhëzimet për mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën
Elizës), përfshirë komponentët strukturorë dhe jo strukturorë, impiantet dhe pajisjet;
Procedurën për planifikimin e punimeve për mirëmbajtjen rutine dhe riparimet e
nevojshme, përfshirë edhe mbylljet e korsive të planifikuara për këto punime
j) Organizimi: një grafik organizativ të Ofertuesit të mundshëm, përfshirë njësitë kryesore
administrative (stafi tekniko-organizativ), një përshkrim të shkurtër të pozicioneve kyç
drejtuese dhe teknike, emrat dhe të dhënat e përvojës së personelit kyç, dhe numrat e
përafërt totalë të personelit në njësitë kryesore organizative.
k) Kontrolli i Trafikut: një plan i përgjithshëm për kontrollin e trafikut dhe ndihmës për
përdoruesit, përfshirë trajtimin e emergjencave dhe mbylljet e korsive, përllogaritjet e
personelit dhe çdo mase tjetër te nevojshme.
l) Mirëmbajtja: plan i përgjithshëm për aktivitetet e inspektimeve dhe riparimeve;
mirëmbajtjes rutinë, përfshirë ato për mirëmbajtjen dimërore, përfshirë dhe përshkrime të
shkurtra të metodave dhe teknikave për tu përdorur, sistemet e planifikimit, kontrollit dhe
raportimit, monitorimi dhe vlerësimi i performancës, përllogaritja e kërkesave për personel
dhe burime të tjera.
ll) Sigurimi i Cilësisë: një përshkrim të qasjes së propozuar për kontrollin e cilësisë,
përfshirë procedurat, metodat, personeli dhe burime të tjera për të siguruar cilësinë e
hartimit të projektit të zbatimit, të punimeve të ndërtimit dhe shërbimet e mirëmbajtjes në
përputhje me kërkesat kontraktuale, përfshirë aspektet e tyre mjedisore, shëndetësore dhe të
sigurisë. Sistemet e propozuara të plotësojnë standardet përkatëse ISO, edhe nëse certifikimi
ISO nuk është një kërkesë.
m) Mbrojtja e shëndetit dhe jetës: politika e Koncesionari për mbrojtjen e shëndetit dhe të
jetës, organizimin dhe përgjegjësitë, emërimin e një nëpunësi sigurie (nëpunësi për
parandalimin e aksidenteve), trajnime të stafit, kërkesat për ndërtim te parrezikshëm,
procedurat e vlerësimit dhe menaxhimit te riskut, masa për magazinimin dhe trajtimin e
materialeve të rrezikshme, objektet e shërbimeve mjekësore dhe të kujdesit social në terren,
procedurat për situatat e jashtëzakonshme, menaxhimin e trafikut dhe kufizimet e
shpejtësisë.
n) Menaxhimi mjedisor dhe social: (i) politika mjedisore, (ii) procedurat e zbutjes së
efekteve negative, (iii) procedurat e monitorimit, (iv) procedurat e shqyrtimit dhe auditimit,
dhe (v) procedurat për konsultimin dhe informimin e publikut.
8. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
8.1 Afati kohor për paraqitjen e ofertave skadon me 20 Shtator 2018 ora 12.00
Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre mund të jenë të pranishëm në hapjen e kërkesave.
Informacioni qe komunikohet gjatë hapjes publike te ofertave ose kerkesave te paraqitura per
sqarime, që paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet te gjithë atyre Operatoreve
Ekonomikë që kane dorëzuar oferten, në bazë te përcaktimeve te bëra ne DPK.
8.2 Ofertat duhet të dorëzohen në adresën : www.app.gov.al
9. DORËZIMI I OFERTAVE (LIGJORE / TEKNIKE / FINANCIARE)
9.1 Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme: www.app.gov.al
9.2 Oferta duhet të përmbajë, dokumentet e mëposhtme:
Formulari i Ofertës, plotësuar në përputhje me modelin e bashkangjitur si Shtojcat 4 e
DSK/PPP.
Formulari i Sigurimit të ofertës, duhet te plotësohet në përputhje me modelin e
bashkangjitur si Shtojcat 6 e DSK/PPP.
Planin e biznesit
Dokumentet që lidhen me objektin e koncesionit/partneritetit publik privat (skica,
projekte, etj.)
Vendimi i organeve vendimmarrëse
Prokura e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e bashkimit të operatorëve ekonomik në favor
të përfaqësuesve (nëse përfaqësuesi nuk është përcaktuar shprehimisht në marrëveshjen e
krijimit të bashkimit të operatorëve ekonomik).
Marrëveshja e bashkimit të operatorëve ekonomik (nëse do te paraqiten te tille).
Dokumentacionin ligjor, përmbushjen e kërkesave tekniko-ekonomike, ofertën teknike si
dhe ofertën financiare sipas përcaktimeve të bëra në DPK (shtojca 9).
Komisioni vlerëson dokumentet e mësipërme të paraqitura nga operatorët ekonomikë për
përputhshmërinë e tyre me përcaktimet e DPK.
9.3 Sigurimi i Ofertës
Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014 "Për miratimin e
rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike
dhe shërbimeve për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale", i ndryshuar,
secili Ofertues i Mundshëm do të ofrojë një Sigurim Oferte në shumën 2% (dy%) të vlerës së
Projektit, te ofruar sipas percaktimit te pikes 2.10.
Sigurimi i Ofertës do të jetë një garanci e lëshuar nga një bankë. Sigurimi i Ofertës, në formën e
formularit të përcaktuar në Shtojcën 6 (gjashtë) do të jetë e vlefshme deri në 180 dite pas Afatit
të Dorëzimit.
Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë zgjatjen e vlefshmërisë të Sigurimit të
Ofertës të Ofertuesit të Suksesshëm deri në datën e dorëzimit të sigurimit të kontratës.
Sigurimi i Ofertës do të dorëzohet së bashku me Ofertën jo më vonë se Afati i Dorëzimit.
Ofertat e dorëzuara pa një Sigurim Oferte do të refuzohen nga Komisioni i Dhënies me
Koncesion dhe Autoriteti Kontraktues.
Sigurimi i Ofertës që mbulon një Ofertë të dorëzuar nga një Bashkimi i Përkohshëm i
Shoqërive dhe/ose Konsorcium do të jetë në lidhje me të gjithë anëtarët e bashkimit te
përkohshëm dhe/ose konsorciumit si i tërë dhe në emër të secilit anëtar të konsorciumit.
Autoriteti Kontraktues do ta kthejë Sigurimin e Ofertës të Ofertuesve të Mundshëm të
pasuksesshëm sa më shpejt të jetë e mundur por jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike pas
skadimit të periudhës së vlefshmërisë të Sigurimit të Ofertës
Autoriteti Kontraktues do ta kthejë Sigurimin e Ofertës të ofertuesit të suksesshëm pas marrjes
së Garancisë së Kontratës.
Sigurimi i Ofertës mund të mbahet nga Autoriteti Kontraktues vetëm në rrethanat e mëposhtme:
një Ofertues i Mundshëm e tërheq Ofertën e tij gjatë periudhës së vlefshmërisë së
Ofertës;
Ofertuesi i Përzgjedhur nuk ofron Garancinë e Kontratës dhe/ose nuk nënshkruan
Kontratën e Koncesionit brenda afateve të specifikuar në Njoftimin e Ofertuesit Fitues.
një Ofertues i Mundshëm ka ofruar apo është përpjekur të ofrojë çdo lloj
shpërblimi për punonjësit e Autoritetit Kontraktues të cilët kanë lidhje me Projektin;
një Ofertues i Mundshëm ka bërë deklarime të pavërteta në ofertën e tij;
Ofertuesi i Përzgjedhur nuk bën pagesat në përputhje me kërkesat brenda periudhës të
përcaktuar nga Autoriteti Kontraktues.
9.4 Sigurimi i Ofertës duhet të dorëzohet sipas përcaktimeve të bëra në DPK.
9.5 Formulari i sigurimit te ofertës duhet të nënshkruhet nga lëshuesi (Banka) dhe duhet te
dorëzohet para hapjes se ofertave përndryshe oferta do të refuzohet.
9.6 Sigurimi i ofertës duhet te jetë i vlefshëm përgjatë gjithë periudhës se vlefshmërisë se
ofertës. Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë rast pas rasti zgjatjen e periudhës se
vlefshmërisë së Sigurimit te Ofertës. Autoriteti Kontraktues ia rikthen ofertuesve sigurimin
përkatës te ofertës brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.
9.7 Vendimi i organeve drejtuese te shoqërisë, duhet te përmbajë minimalisht:
a) Konfirmimin për pjesëmarrje në procedurën konkurruese dhe dorëzimin e ofertës
financiare:
b) Autorizimin me fuqi te plote te personit që paraqet dhe nënshkruan ofertën.
Periudha e Vlefshmërisë se Ofertës
9.8 Ofertat duhet te jenë të vlefshme për 180 dite që nga momenti i përfundimit të afatit kohor
për dorëzimin e ofertës. Periudha e vlefshmërisë se ofertave fillon qe nga momenti i
skadimit te afatit kohor për dorëzimin e ofertave. Për sa kohe nuk ka skaduar afati kohor
për vlefshmërisë e ofertave. Autoriteti Kontraktues mund t'i kërkoje Ofertuesit me shkrim
te zgjasë periudhën e vlefshmërisë deri ne një date te caktuar. Ofertuesi qe bie dakord te
zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës dhe te njoftoje Autoritetin Kontraktues me
shkrim, duhet te zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës dhe te paraqesë një sigurim
oferte te zgjatur. Oferta nuk mund te modifikohet. Nëse Ofertuesi nuk arrin t'i përgjigjet
kërkesës së bërë nga Autoriteti Kontraktues lidhur me zgjatjen e periudhës se
vlefshmërisë se ofertës, ose nuk bën zgjatjen e periudhës se vlefshmërisë, ose nuk arrin te
paraqesë një sigurim te zgjatur te ofertës, atëherë do te konsiderohet se Ofertuesi e ka
refuzuar kërkesën e Autoritetit Kontraktues. Në këtë rast Autoriteti Kontraktues do të
refuzoje ofertën.
9.9 Veprimet e kundërligjshme
Ne përputhje me legjislacionin për parandalimin e konfliktit te interesit, dhe etikën ne
administratën publike, Autoriteti Kontraktues e refuzon një oferte, nëse Ofertuesi qe e ka
paraqitur atë:
i) i ka dhënë ose përgatitet t'i japë një punonjësi aktual ose te mëparshëm te Autoritetit
Kontraktues një dhurate ne para ose jo, si një përpjekje për të ndikuar një veprim ose
vendim ose rrjedhën e procedurës së konkurrimit: dhe ose;
ii) është ne kushtet e konfliktit të interesit në këtë procedurë, si p.sh. - një ofertues
kontrollohet nga një person fizik ose juridik, qe është ngarkuar nga Autoriteti Kontraktues
të japë shërbime këshilluese gjate përgatitjes se projekteve specifikimeve ose dokumenteve
të tjerë lidhur me procedurën konkurruese, apo ka lidhje me anëtarë të Komisionit të
Vlerësimit te Ofertave.
iii) ka dorëzuar dokumente/informacione të rreme, që lidhen me kërkesat e paraqitura në
Dokumentet Standarde të Procedurës Konkurruese, Autoriteti Kontraktues e informon me
shkrim ofertuesin dhe Agjencinë e Prokurimit Publik për refuzimin e ofertës, si dhe për
arsyet e këtij refuzimi, dhe bën shënimin përkatës në raportin për procedurën e
konkurrimit.
9.10 Konfidencialiteti
9.10.1 Konfidencialiteti i Ofertës
Çdo material, dokument, akt apo deklaratë e shkruar që përmban ndonjë informacion do të
konsiderohet konfidencial nëse ai:
është sekret për vetë natyrën e tij;
përcaktohet që është konfidencial.
Pavarësisht sa me sipër, Ofertuesit e Mundshëm duhet të identifikojnë qartësisht çdo dokument
apo informacion që ata dëshirojnë të mbetet konfidencial duke plotësuar formularin siç jepet në
Shtojcën 7 (shtatë) “Lista e Informacionit Konfidencial”.
Çdo diskutim, komunikim apo negocim ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe Ofertuesit të
Mundshëm mbetet konfidencial. Nëse nuk kërkohet nga ligji, vendimi i gjykatës apo kërkesa
për propozim, asnjë palë nuk mund të publikojë informacion teknik, informacion mbi çmimet
apo ndonjë informacion tjetër të lidhur me Procedurën Konkurruese pa miratim paraprak.
Autoriteti Kontraktues nuk do të shkele detyrimet për të ruajtur konfidencialitetin në lidhje me
një Ofertues të Mundshëm në rastet kur të dhënat:
u janë dhënë nga Autoriteti Kontraktues punonjësve, këshilltarëve apo nënkontraktorëve
te tij vetëm në lidhje me Procedurën Konkurruese apo me qëllim përgatitjen apo
menaxhimin e ndonjë kontrate.
u janë dhënë personelit të Autoritetit Kontraktues për të mundësuar menaxhimin dhe
kontrollin efektiv të Procedurës Konkurruese;
janë nxjerrë nga Komisioni i Dhënies me Koncesion për të mundësuar vlerësimin e
Ofertave;
janë nxjerrë nga Autoriteti Kontraktues si përgjigje ndaj një kërkese të një
komisioni të Kuvendit të Shqipërisë;
janë nxjerrë nga Autoriteti Kontraktues brenda Qeverisë së Shqipërisë ose për një
Drejtori ose Agjenci Qeveritare në përputhje me interesat legjitime të Qeverisë së
Shqipërisë dhe Autoritetit Kontraktues;
9.10.2 Konfidencialiteti i informacionit të Autoritetit Kontraktues
Informacioni i ofruar nga Autoriteti Kontraktues për Ofertuesit e Mundshëm do të trajtohet si
konfidencial nga Ofertuesi i Mundshëm, përfaqësuesit dhe konsulentët e tij.
Ofertuesit duhet të garantojnë që punëdhënësit, nënkontraktorët dhe konsulentët e tyre nuk do të
publikojnë apo komunikojnë të dhëna të marra gjatë përgatitjes së Ofertës nga Autoriteti
Kontraktues, Komisioni i Dhënies me Koncesion apo ndonjë palë e tretë përveç se kur lejohet
nga Autoriteti Kontraktues.
Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë që i gjithë informacioni i shkruar (qoftë konfidencial ose
jo dhe pavarësisht mënyrës se si ky informacion u është dhënë Ofertuesve të Mundshëm) i
dhënë Ofertuesve të Mundshëm:
t'i kthehet Autoritetit Kontraktues - rast në të cilin i gjithë ky informacion do të
kthehet menjëherë nga Ofertuesi i Mundshëm në adresën e identifikuar nga Autoriteti
Kontraktues; ose
të shkatërrohet nga Ofertuesi i Mundshëm - rast në të cilin Ofertuesve të Mundshëm do tu
kërkohet të shkatërrojnë menjëherë çdo informacion të tillë dhe t'i ofrojnë Autoritetit
Kontraktues provë me shkrim të këtij shkatërrimi.
9.10.3 Përdorimi i dokumenteve të Ofertës
Të gjitha Ofertat bëhen pronë e Autoritetit Kontraktues.
Pavarësisht sa më sipër dhe pa paragjykuar ndonjë marrëveshje të mëpasshme të nënshkruar
ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe ndonjë Ofertuesi të Mundshëm, pronësia e të drejtave të
pronësisë intelektuale në lidhje me informacionin e gjendur në Ofertë mbeten të pandryshuara.
Autoriteti Kontraktues mund të përdorë të dhënat që përmbahen në ndonjë propozim ose të
dhënat e ofruara nga një Ofertues i Mundshëm për qëllimet e Procedurës Konkurruese (përfshirë
përgatitjen ose menaxhimin e çdo kontrate apo marrëveshjeje).
Autoriteti Kontraktues do të trajtojë Ofertuesit e Mundshëm në mënyrë të barabartë gjatë
Procedurës Konkurruese në lidhje me konfidencialitetin dhe informacionin e ofruar prej tyre.
9.11 Referenca e qartë dhe përputhshmëria
Ofertuesit e Mundshëm duhet të përfshijnë në çdo dokument një referencë të qartë në faqen dhe
paragrafin përkatës të Dokumenteve të Procedurës Konkurruese.
Çdo Ofertë duhet të jetë në përputhje me të gjithë kërkesat e Dokumenteve të Procedurës
Konkurruese
9.12 Siguria, integriteti dhe kontrolle të tjerë
Autoriteti Kontraktues mund të kryejë një hetim të arsyeshëm apo procedurë të ngjashme që e
konsideron të nevojshme për të shqyrtuar integritetin dhe financimin që lidhet me një Ofertë ose
Ofertuesit.
Ofertuesi të cilit i kërkohet, do të ofrojë menjëherë çdo informacion ose ndihmë nga Autoriteti
Kontraktues me qëllim që çdo hetim i nevojshëm të kryhet. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të
përjashtojë çdo Ofertë nga vlerësimi i mëtejshëm nëse një Ofertues nuk jep informacionin e
kërkuar ose ndihmë të arsyeshme Autoritetit Kontraktues.
Komisioni i Dhënies me Koncesion do të ketë të drejtë t’iu bëjë pyetje Ofertuesve në mënyrë
të pavarur në lidhje me çdo çështje që ai e konsideron të rëndësishme për vlerësimin e Ofertave.
9.13 Nënkontraktimi
Autoriteti kontraktues lejon nënkontraktimin për realizimin e një pjese të kontratës. Në asnjë
rast, kontraktorët nuk mund t’ua transferojnë kontratën palëve të treta.
Me dorëzimin e ofertave, ofertuesit duhet të deklarojnë punët/shërbimet/mallrat ose një pjesë
të tyre që ata kanë qëllim të nënkontraktojnë, në rast se shpallen fitues, si dhe emrin e
nënkontraktorit.
Përpara lidhjes së kontratës, ofertuesi i shpallur fitues duhet t’i dorëzojë autoritetit kontraktues
një kopje të noterizuar të marrëveshjes së nënkontraktimit dhe dëshminë e kualifikimeve e të
kërkesave teknike të nënkontraktorit, në mënyrë të tillë që autoriteti kontraktor të mund të
miratojë nënkontraktimin.
Komisioni s’kualifikon nga procedura konkurruese kur ka të dhëna se janë ose kanë qenë të
dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për ndonjë nga veprat e mëposhtme:
a) pjesëmarrje në organizatë kriminale;
b) korrupsion;
c) mashtrim;
ç) pastrim parash, vepra për qëllime terroriste;
d) falsifikim.
Çdo kandidat ose ofertues s’kualifikohet nga një procedurë konkurruese në rastet kur:
a. ka falimentuar dhe kapitalet e tij janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit;
b. është subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe ka një urdhër likuidimi
të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose ka një marrëveshje me kreditorët, ose
ndonjë procedurë tjetër të ngjashme;
c. është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë
profesionale;
d. nuk i ka përmbushur detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në
përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
dh. nuk i ka përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, në përputhje me legjislacionin
shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës;
e. është fajtor për dhënie të informacioneve të rreme, ose nuk ka pranuar t’i japë këto
informacione ose dokumente apo një pjesë të tyre.
Komisioni pranon si prova të mjaftueshme, që shmangin përjashtimin e kandidatëve apo
ofertuesve për rastet e parashikuara në pikat e mësipërme, këto dokumente:
a. vërtetim nga dosja gjyqësore, ose në rast se nuk sigurohet kjo, një dokument të
njëvlershëm, të lëshuar nga një autoritet kompetent, gjyqësor apo administrativ, që
vërteton se nuk ekzistojnë çështjet e përmendura.
b. një vërtetim të lëshuar nga organi kompetent, që vërteton se nuk ekzistojnë çështjet e
përmendura/
Nënkontraktorët duhet te zotërojnë kualifikimet teknike për pjesën e punës e të shërbimeve që
do të kryejë ose për mallrat që do të furnizojë.
10. VLERËSIMI I PROPOZIMEVE
Ofertat e Ofertuesve do të vlerësohen nga Komisioni i Dhënies me Koncesion. Komisioni bën
identifikimin e ofertuesve dhe hapjen e ofertave të dorëzuara në faqen e internetit të APP, pas
mbarimit të afatit për dorëzimin e ofertave.
Ofertat do të vlerësohen në përputhje me kriteret e përcaktuara në Shtojcën 9 dhe DPK. Në
rastin kur dorëzohet vetëm një ofertë sipas kërkesave, Komisioni i Dhënies me Koncesion
gjithsesi do të shqyrtoje Ofertat në përputhje me këto Dokumente të Procedurës Konkurruese.
Komisioni i Dhënies me Koncesion është ngritur bazuar në urdhrin e titullarit te Autoritetit
Kontraktues në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014 "Për
miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të
punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve
nacionale", i ndryshuar. Komisioni i Dhënies me Koncesion pas vlerësimit te ofertave dhe
klasifikimit te tyre do të përgatisë një raport përmbledhës për Titullarin e Autoritetit Kontraktues
në fund të procesit të klasifikimit te tyre.
Afati në dispozicion për Autoritetin Kontraktues për nxjerrjen e rezultateve te klasifikimit dhe
renditjes se ofertave, do të jetë jo më shume se 60 ditë.
11. KRITERET E KUALIFIKIMIT DHE VLERËSIMIT
11.1. Kriteret e Kualifikimit Ofertat do të Kualifikohen referuar kritereve Ligjore, Teknike dhe Financiare të përcaktuara
në Dokumentet e Procedurës Konkurruese:
Ofertat do të Kualifikohen në një bazë Kalon/ Ngel.
Komisioni do të vlerësojë vetëm Ofertat që plotësojnë kriteret e kualifikimit.
11.2 Vlerësimi i ofertave
Vleresimi i ofertave do te kryhet sipas kritereve te vlerësimit (shtojca 9). Komisioni i Vlerësimit
të Ofertave dhe Autoriteti Kontraktues rezervojnë të drejtën të përjashtojnë një Ofertë nga
vlerësimi nëse gjejnë që Oferta është e paplotë, nuk përputhet me Kërkesat e Procedurës
Konkurruese, ose eshte vleresuar me minimumin e pikeve teknike sipas percaktimit ne keto
Dokumenta.
Ofertuesi që ka marrë më shumë pikë nga vlerësimi i ofertave do të ftohet për negociata
dhe lidhjen e kontratës.
11.3 Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra.
Autoriteti Kontraktues korrigjon ato gabime në ofertë/propozim, që janë thjesht të një natyre
aritmetike, nëse gabimi zbulohet gjatë shqyrtimit të ofertave/propozimeve. Autoriteti
Kontraktues njofton Ofertuesin në fjalë me një njoftim me shkrim/elektronik mbi çdo korrigjim
të tillë dhe mund të vazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi t’a ketë miratuar
këtë komunikim që i është bërë. Nëse Ofertuesi refuzon të pranojë korrigjimin e propozuar,
atëherë oferta/propozimi do të refuzohet, duke i’a konfiskuar sigurimin e ofertës.
Gabimet në llogaritjen e ofertës do të korrigjohen nga Autoriteti Kontraktues, sipas shembujve
të mëposhtme:
a) në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë,
atëherë do të kenë përparësi shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur
shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik,
b) nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga
shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të ketë përparësi çmimi njësi, dhe
rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total,
c) nëse ka një gabim në një shumë total, që korrespondon me mbledhjen ose zbritjen e
nën totalëve, atëherë do të ketë përparësi nën totali dhe totali duhet të korrigjohet
Shumat e korrigjuara ne këtë mënyrë janë te detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i
pranon ato, atëherë oferta e tij do ta refuzohet dhe do t’i mbahet sigurimi i ofertës. Refuzimi i
korrigjimeve te gabimeve do të konsiderohet nga Autoriteti Kontraktues si tërheqje e ofertës.
Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute te te gjitha korrigjimeve janë më
të larta ose më ta ulëta se 2% e vlerës së ofertës financiare të ofruar.
12. PROCEDURA E ANKIMIMIT
Një Ofertues mund të kërkojë një rishikim administrativ të procesit të vlerësimit nëse ai
konsideron që një veprim i marrë nga Komisioni i Dhënies me Koncesion apo Autoriteti
Kontraktues është në kundërshtim me dispozitat e Legjislacionit të Koncesioneve apo
legjislacion tjetër të zbatueshëm.
Në bazë të Nenit 32 të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014 "Për
miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të
punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve
nacionale", i ndryshuar:
12.1 Një ofertues ka të drejtë të kërkojë një rishikim administrativ të procesit të vlerësimit të
ofertave nëse mendon se një veprim i ndërmarrë nga Komisioni i koncesionit/partneritetit
publik privat apo autoriteti kontraktues është në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.
12.2 Një ofertues ka të drejtën të ankimojë në Komisionin e Prokurimit Publik brenda 10
ditëve kalendarike nga data e publikimit të ofertuesit fitues dhe të renditjes së ofertuesve
nga autoriteti kontraktues.
12.3 Çdo ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik do të bëhet në formën e duhur duke
treguar emrin dhe adresën e pretenduesit, referencën e procedurës përkatëse, bazën ligjore
dhe një përshkrim të shkeljes.
12.4 Çdo ankimim do të shoqërohet me një pagesë paraprake prej 10% të vlerës së sigurimit
të ofertës. Në rastin kur kjo pagesë paraprake nuk kryhet, Komisioni i Prokurimit Publik
mund të refuzojë të fillojë investigimin administrative. Pagesa paraprake do t’i kthehet
pretenduesit nëse ankimimi pranohet. Nëse ankimimi nuk është i suksesshëm, pagesa
paraprake do të mbahet nga qeveria e Shqipërisë në llogari të buxhetit të shtetit.
12.5 Pas marrjes së ankimimit, Komisioni i Prokurimit Publik do të marrë një vendim për
ta pezulluar ose jo procedurën e tenderit me qëllim që të fillohen procedurat e investigimit
administrativ dhe do të njoftojë autoritetin kontraktues brenda 7 ditëve kalendarike.
12.6 Komisioni i Prokurimit Publik nuk do të pezullojë procedurën e tenderit nëse:
b) shqyrtimi paraprak i ankimimit vendos që nuk është i rregullt nga ana ligjore; ose
c) pezullimi është kundër interesit publik.
12.7 Para hyrjes në fazën e kontratës me koncesion, Komisioni i Prokurimit Publik ka të drejtë
të:
a) shfuqizojë plotësisht apo pjesërisht vendimet apo aktet e autoritetit kontraktues;
b) urdhërojë autoritetin kontraktues që të rregullojë shkeljet përpara se të vazhdohet më
tej me procedurën e tenderit.
12.8 Komisioni i Prokurimit Publik do të marrë vendimin brenda 30 ditëve kalendarike nga
marrja e ankimimit dhe do të njoftojë pretenduesin dhe autoritetin kontraktues për
vendimin. Pretenduesi ka të drejtë të apelojë vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik
mbi baza administrative në një gjykatë kompetente brenda 30 ditëve kalendarike nga
shpallja e vendimit. Procedura e tenderit nuk do të pezullohet gjatë kohës që apelimi
shqyrtohet nga gjykata.
13. NËNSHKRIMI I KONTRATËS
Autoriteti Kontraktues njofton Ofertuesin, oferta e ta cilit është përzgjedhur si me e mira,
përmes dërgimit të njoftimit të shpalljes fitues, siç parashikohet në Shtojcën 15. Një kopje e
këtij njoftimi publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, siç kërkohet në Shtojcën 18.
Sigurimi i kontratës: Autoriteti Kontraktues kërkon sigurim për ekzekutimin e kontratës.
Shuma e sigurimit të kontratës në secilin vit kontraktual do të jetë 10% e vleres se punimeve
ndertimore te parashikuara per ate vit, bazuar ne projektin e Zbatimit. Formulari i Sigurimit të
Kontratës që është i bashkangjitur si Shtojca 19 e DPK, duhet të nënshkruhet dhe të dorëzohet
para nënshkrimit të kontratës.
Sigurimi për ekzekutimin e kontratës që do të dorëzohet, duhet të jetë në formën e një garancie
bankare të pakushtëzuar.
Në përputhje me Shtojcën 18, pas nënshkrimit të kontratës, Autoriteti Kontraktues dërgon një
njoftim për Publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.
13.1. Nënshkrimi i Kontratës së Koncesionit
13.1.1. Nuk do të ketë bisedime ndërmjet ofertuesit fitues dhe autoritetit kontraktues në lidhje
me termat materialë të kontratës së koncesionit, me përjashtim të rasteve kur këta terma
specifikohen nga autoriteti kontraktues si të negociueshëm në kërkesën për propozime
para afatit përfundimtar të dorëzimit të kontratës.
13.1.2. Kontrata e Koncesionit do të amendohet aq sa kërkohet me qëllim që: (i) të pasqyrojë
Ofertën e Ofertuesit të Përzgjedhur dhe amendimet e kërkuara për të trajtuar ndryshimet
pasuese, (ii) të plotësojë çdo boshllëk; (iii) të korrigjojë gabimet, harresat dhe
mosveprimet.
13.1.3. Pas plotësimit të procedurës së vlerësimit dhe njoftimit të caktimit të Ofertuesit të
Përzgjedhur, Autoriteti Kontraktues cakton një afat për ekzekutimin e Kontratës së
Koncesionit që është parashikuar të jetë jo më vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë kalendarike
nga nxjerrja e vendimit në fjalë. Ky afat mund të zgjatet sipas gjykimit dhe me vendim të
Autoritetit Kontraktues.
13.1.4. Ofertuesi i Përzgjedhur do të angazhohet në dorëzimin e Ofertës së tij që në rast se
caktohet si Ofertues i Përzgjedhur, do të përfshijë një Subjekt për Qëllime të Veçanta
(“SPV”) në përputhje me legjislacionin shqiptar për tu miratuar nga Autoriteti Kontraktues,
për zbatimin e Projektit objekt koncesioni/PPP, që do të lidhë një marrëveshje për
transferimin e të drejtave dhe detyrimeve në përputhje me legjislacionin shqiptar me
Ofertuesin e Përzgjedhur në lidhje me Kontratën e Koncesionit dhe do të marrë të gjithë të
drejtat dhe detyrimet e Ofertuesit të Përzgjedhur ashtu sikur SPV të kishte qenë fillimisht
Ofertuesi i Përzgjedhur dhe të kishte lidhur Kontratën e Koncesionit.
13.2. Negociatat e pasuksesshme me Ofertuesin e parë të Përzgjedhur
13.2.1. Në bazë të Nenit 34 paragrafi 4, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr.634, datë
1/10/2014, i ndryshuar, në rastet kur Autoriteti Kontraktues vendos që negociatat me
Ofertuesin e Përzgjedhur të parë nuk do të përmbyllen me nënshkrimin e Kontratës së
Koncesionit, atëherë Autoriteti Kontraktues mund të ftojë në negociata Ofertuesin e
kualifikuar të renditur të dytin, dhe nëse dështon të arrijë një marrëveshje edhe me
Ofertuesin e kualifikuar të renditur të dytin, atëherë fton Ofertuesin e kualifikuar të
renditur të tretë e kështu me radhë.
13.2.2. Autoriteti Kontraktues mundet që në diskrecion absolut të refuzojë të hyjë në
negociata me ndonjërin apo të gjithë Ofertuesit e kualifikuar të mbetur në rastin kur
negociatat dështojnë me Ofertuesin e Përzgjedhur të parë dhe Ofertuesi i Përzgjedhur i
parë nuk ekzekuton Kontratën e Koncesionit.
13.2.3. Kontrata e Koncesionit/ppp do të hyjë në fuqi pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.
Shtojca 1 (e pa aplikueshme për procedurën e hapur)
FORMULAR PER PARAQITJEN E KERKESES PER PARAKUALIFIKIM
Shtojca 2
(e pa aplikueshme për procedurën e hapur)
KERKESE PER PROPOZIM
Shtojca 3
Formulari i Deklarimit të Ofertës
Ref: [ ] Data: [ ]
Për: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Republikës së Shqipërisë.
Përshkrim i shkurtër i Projektit: Projekti Koncesion/PPP i Rrugës Porti i Jahteve - Bypass
Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës)
Duke iu referuar Procedurës Konkurruese të sipërpërmendur, ne, të nënshkruarit deklarojmë që:
1. pasi kemi shqyrtuar Dokumentet e Procedurës Konkurruese, ne pranojmë pa rezerva
kërkesat, afatet dhe kushtet e deklaruara në Dokumentet e Procedurës Konkurruese;
2. ne plotësojmë të gjitha kërkesat ligjore, ekonomike, financiare dhe teknike të deklaruara
në Dokumentet e Procedurës Konkurruese;
3. Oferta jonë është e vlefshme për periudhën e deklaruar në Dokumentet e
Procedurës Konkurruese;
4. nëse oferta jonë pranohet ne do të japim Sigurim Kontrate në përputhje me Dokumentet
e Procedurës Konkurruese;
5. ne nuk do të marrim pjesë si Ofertues i Mundshëm në më shumë se një Ofertë për këtë
Projekt;
6. ne autorizojmë Autoritetin Kontraktues të verifikojë informacionin dhe dokumentet e
bashkëngjitur kësaj Oferte;
7. në pranojmë të nënshkruajmë Kontratën e Koncesionit në formën e draft Kontratës së
Koncesionit (siç rregullohet në përputhje me Dokumentat e Procedurës Konkurruese)
nëse ne jemi Ofertuesi i Përzgjedhur;
8. ne kuptojmë që ju mund të anuloni Procesin Konkurrues në çdo moment, që ju nuk jeni
të detyruar të pranoni asnjë Ofertë që ju mund të merrni dhe që ju i ftoni Ofertuesit e
Mundshëm të konkurrojnë për Projektin pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi ndaj
Ofertuesve të Mundshëm, në përputhje me Dokumentat e Procedurës Konkurruese. Ne
pranojmë dhe kuptojmë që Oferta u nënshtrohet dispozitave të Dokumenteve të
Procedurës Konkurruese. Në asnjë rast ne nuk do të kemi pretendime apo të drejtë të
çfarëdo lloji natyre nëse Koncesioni nuk na jepet ne.
Perfaqesuesi
Nënshkrimi:
Vula:
Shtojca 4
FORMULARI I OFERTES
Drejtuar: Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Lënda: Oferta e shoqërisë/Bashkimit te Përkohshëm te Shoqërive për procedure e
koncesionit/PPP për Projektin e Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e
Shën Elizës)
Data: ___.___ .______
Forma e kërkuar te paraqitjes se formularit te ofertës është si me poshtë:
Nr. Kriteret Reference/vlera e ofertuar
1 Propozimi teknik për ndërtimin e rrugës
dhe mirëmbajtjes.
a Projekt ide/propozim
b Metodologjia e punimeve
c Plani operacional i mirëmbajtjes dhe
disponueshmërisë
d
Sinjalistika e përkohshme dhe Siguria
në kantier gjatë ekzekutimit të
punimeve të ndërtimit
2 Ndikimi mjedisor
3 Ndikimi social
4 Interesi Kapitalit te Vet
5 Afati i përfundimit te punimeve
6
Oferte Financiare
a) Kosto totale e ndërtimit
b) Kosto totale e mirëmbajtjes
__________________________
Nënshkrimi dhe vula e Ofertuesit
Shtojca 5
FORMULARI I PROPOZIMIT TEKNIK
Ref: [ ] Data: [ ]
Për: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Republikës së Shqipërisë.
Procedura Konkurruese:
Përshkrim i shkurtër i koncesionit/ppp:
Duke iu referuar procedurës konkurruese te lartpërmendur, ne, te nënshkruarit deklarojmë se:
Pasi shqyrtuam dokumentet e procedurës konkurruese, paraqesim si pjese te Propozimit tone
Teknik sa me poshtë:
...........
....
Përfaqësuesi
Nënshkrimi
Vula
Shtojca 6 [Letër me kokë e Bankës]
Formulari i Garancisë së Ofertës
Garancia e Ofertës
Nr. ref. Datë [ ]
Përfituesi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë se Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi informuar se (i/e quajtur këtej e tutje "Ofertuesi") është kërkuar nga ju që të paraqesë
para Autoritetit Kontraktues një Garanci të Ofertës në shumën prej [shuma në shifra dhe fjalë]
si kusht për lejimin e Ofertuesit për të marrë pjesë në ofertën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe
Energjisë të Republikës së Shqipërisë në lidhje me Projektin Koncesion/PPP të Rrugës Porti
i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës).
Ne, [Emri i Bankës], marrim përsipër në formë të pakthyeshme të paguajmë për ju një shumë që
nuk tejkalon [shumën dhe monedhën në fjalë dhe shifra], pavarësisht nga ndonjë kundërshtim
nga ana e Ofertuesit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pas pranimit nga ne të kërkesës tuaj të
parë me shkrim bërë në përputhje me procedurën e kërkesës detajuar më poshtë.
Kërkesa juaj duhet të pranohet nga ne me ose perpara [shëno datën e skadimit] dhe duhet të
shoqërohet me ose përfshijë deklaratën tuaj si më poshtë:
"Ne vërtetojmë se shuma e kërkuar është e pagueshme për shkak se [emri ofertuesit] nuk
plotëson detyrimet e tij në përputhje me termat dhe kushtet e ofertës Nr. [shëno numrin]
Çfarëdo kërkese sipas kësaj Garancie duhet të dorëzohet në mënyrën e mëposhtme:
I. me letër, me nënshkrimin (et) në kërkesën e legalizuar nga Banka ose
II. nga bankier juaj me swift / teleks të testuar, ose mjete të tjera të njohura të vërtetuara të
teletransmisionit.
Një kërkesë paraqitur me anë te faksit nuk do të pranohet.
Çdo kërkesë dhe deklaratë e bërë në përputhje me procedurën e mësipërme të kërkesës do të
pranohet si provë bindëse se shuma e pretenduar është e pagueshme tek ju sipas kësaj Garancie.
Gjithmonë me kusht që:
1. Përgjegjësia jonë në këtë Garanci është e kufizuar në një shumë që nuk kalon në total [shëno
monedha dhe vlera në fjalë dhe shifra]
2. Kjo garanci do të përfundojë më ________ dhe çdo kërkesë dhe deklaratë duhet të pranohet
nga ne në këtë zyrë në përputhje me procedurën e mësipërme të kërkesës në ose para kësaj date,
pas të cilës do të bëhet e pavlerë në qoftë se kthehet tek ne apo jo.
Kjo Garanci është personale dhe nuk është e transferueshme apo nuk mund të tjetërsohet.
Kjo Garanci është subjekt i Rregullores Uniforme për Garancitë Demand, ICC Publikimi
Nr.758
Nënshkrimi dhe vula e Bankës
Shtojca 7
LISTA E INFORMACIONIT KONFIDENCIAL
(Shënoni më poshtë informacionin që dëshironi të mbahet konfidencial)
Lloji, natyra e
informacioni që duhet
të mbetet konfidencial
Numri i faqes dhe
pikat e DSK/PPP që
dëshironi të mbetet
konfidencial
Arsyet pse ky
informacion duhet të
mbete konfidencial
Afati kohor që ky
informacion të mbete
konfidencial
Shtojca 8 [Shtojcë për tu plotësuar nga Operatori Ekonomik]
DEKLARATË
Mbi konfliktin e interesave
Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e koncesionit/partneritetit publik
Privat që do të zhvillohet në datë___________nga Autoriteti Kontraktor me objekt
____________.
Konflikt i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të
një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë që ndikojnë, mund
të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe
përgjegjësive të tij publike.
Në zbatim të nenit 21 pika 1 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve
përcaktuar në Kreun III, Seksioni II, që iu ndalohet në mënyrë absolute të përfitojnë në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga lidhja e kontratave me një palë një institucion
publik janë:
- Presidenti i Republikës, Kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, ose zv/ministrat,
Deputetet, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët e Prokurorët në
nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë e në atë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtari i
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i
Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe
Konfliktit të Interesave, Anëtarët e Enteve Rregullatorë, (Këshilli i Mbikëqyrjes i
Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zv/Guvernatorin; të
konkurrencës, telekomunikacionit; energjisë; furnizimit me ujë; të sigurimeve; letrave
me vlerë; mediave), Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo
zyrtar tjetër, në çdo institucion publik, që është të paktën i barasvlershëm për nga
pozicioni me drejtorët e përgjithshëm, titullarët e institucioneve të administratës publike
që nuk janë pjesë e shërbimit civil.
Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në
nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtij ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për
shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në
lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon
zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.
Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të
këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të
një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të
përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë,
komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe
kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e
Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005).
Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me
përjashtimet përkatëse, zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin
që në kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi, fëmijë në moshë madhore,
prindërit e zyrtarit të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es
Unë i nënshkruari_____________________, me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik
_________________ deklaroj nën përgjegjësinë time personale:
Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në Ligjin Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për
parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar si dhe në
aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurive si dhe të Ligjit Nr. 125/2013 “Për koncesionet/partneritetin publik privat”.
Në përputhje me to deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II te ligjit
Nr.9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk zotëron interesa private në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë me personin juridik që unë përfaqësoj.
Data e dorëzimit të deklaratës
Emri, Mbiemri, Nënshkrimi
Vula
Shtojca 9
[Shtojcë për tu plotësuar nga Autoriteti Kontraktor] I. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):
a. nuk është në proces falimentimi,
b. nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
c. nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e
profesional.
Kërkesat si më sipër, plotësohen me dorëzimin e Ekstraktit të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e
Subjektit, Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit,
si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës 10 “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore.
2. Një dokument që vërteton se subjekti juaj:
a) ka plotësuar detyrimet fiskale,
b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, te lëshuar nga Administrata
Tatimore.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga Autoritetet Kontraktore. Këto
kritere (pikat 1,2) duhet te vërtetohen përmes dokumenteve të lëshuar jo më parë se (3) tre muaj
nga dita e hapjes së ofertës.
3. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës tregtarë të shtetit në te
cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për vërtetimin e se cilës
duhet te paraqesë një kopje ekstraktit.
Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më
sipër. Nëse dokumentet e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë
mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë
dokumentet në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën
shqipe. Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë
dokumentet e lartpërmendur.
Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomik, duhet te dorëzohen:
a) Marrëveshja e noterizuar, sipas së cilës bashkimi i operatoreve ekonomik është krijuar
zyrtarisht;
b) Prokura e Posaçme e Përfaqësimit
c) Vendimi i Organeve vendimmarrëse te shoqërisë ose te Bashkimit te Përkohshëm te
Shoqërive dhe /ose Konsorciumit
II. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
1. Për të vërtetuar që operatorët ekonomikë janë të kualifikuar, ofertuesi duhet të paraqesë:
a. Sigurimi i ofertës, sipas Shtojcës 6;
b. Përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 11;
c. Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 8;
ç. Formulari i deklarimit te ofertës i plotësuar dhe nënshkruar në mënyrë të duhur, sipas
Shtojcës 3
e. Formularin e ofertës sipas Shtojcës 4;
f. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë
elektrike për gjitha objektet ku ushtron veprimtarinë, sipas ekstraktit tregtar. Mos shlyerja
e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik
përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara
në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi janë në proces ankimi në Gjykatë. Furnizuesi i
energjisë elektrike është i detyruar ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 ditë nga data e
depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik. Ky kriter nuk zbatohet për ofertuesit e
huaj. 2. Për të vërtetuar që operatorët ekonomikë janë të kualifikuar, ofertuesi duhet të paraqesë:
2.1 Kapaciteti Ligjor i operatorëve ekonomikë,
Sipas pikës, 1 ”Kritere të Përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit” Ofertuesi i huaj (shoqëri e regjistruar jashtë territorit të Shqipërisë) duhet te vërtetojë se i
plotëson të gjitha kërkesat e renditura me sipër. Nëse dokumentet e sipërpërmendur në pikat
përkatëse nuk lëshohen në shtetin e origjinës të ofertuesit, atëherë ato do të pranohen ne formën
e deklaratës me shkrim, nen përgjegjësinë e ofertuesit. Lidhur me deklarimin e mos lëshimit te
këtyre vërtetimeve nga institucione të shtetit të origjinës, ofertuesit duhet të paraqesin vërtetim
nga Dhoma e Tregtisë së vendit të origjinës - duke evidentuar faktin se ndonjë apo të gjitha
vërtetimet e kërkuara nuk lëshohen nga ndonjë institucion publik përgjegjës.
Sipas rastit, Autoriteti Kontraktues do të investigojë nëse këto vërtetime lëshohen apo jo nga
institucionet përkatëse ne vendin e origjinës, dhe në rast se konstaton se në shtetin e origjinës
ekziston një institucion i cili mund te lëshoj një vërtetim te tille, te paraqitur nga ofertuesi i huaj
në formën e vetë deklarimit atëherë Komisioni do te quaj te pavlefshëm dokumentin vetë
deklarues te paraqitur.
Në rastet kur operatori ekonomik është anëtar i një holdingu, ai mund te përdorë kapacitetin
financiar dhe teknik te këtij te fundit ose te ndonjë prej anëtarëve te tjerë ne këtë holding, vullnet
i cili duhet te jete i shprehur me vendim te organeve vendimmarrëse te përcaktuara ne statutin e
tij. Ne rastet e kërkesave te shtojcës 10, do te plotësohen si prej operatorit ekonomik
pjesëmarrës edhe prej anëtarit/ve te holdingut kapacitetet e te cilëve operatori ekonomik do te
përdorë.
Ne rastet e bashkimit te përkohshëm te shoqërive, si dhe ne rastin e përcaktuar me sipër,
kërkesat e shtojcës 10 janë te detyrueshme për secilin prej anëtareve te këtij bashkimi ne masën
e marrëveshjes se bashkimit te përkohshëm te operatoreve ekonomik. Legalizimi i dokumentacionit
Dokumentet e siguruara jashtë territorit të Shqipërisë nga subjekte juridike të huaja duhet të
jenë të legalizuara në mënyrë që të kenë vlerë ligjore. Dokumentacioni i paraqitur nga
shoqëritë që kanë regjistrim në shtetet anëtare të Konventës se Hagës (5 TETOR 1961) duhet të
përmbajë vulën apostile në përputhje me ligjin Nr. 9060, date 8.5.2003 "Për aderimin e
Republikës së Shqipërisë ne Konventën për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve
zyrtare të huaja". Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Operatorët ekonomikë mund të ofertojnë të vetëm ose të krijojnë grupe operatorësh ekonomikë
dhe të ofertojnë si një kandidat i vetëm. Në rast të bashkimit të grupeve të operatorëve
ekonomikë, autoriteti kontraktues duhet t’i kërkojë një formë të veçantë ligjore bashkimit të
shoqërive, për qëllim të dorëzimit të ofertës ose kërkesës për pjesëmarrje.
Oferta mund të paraqitet nga një grup operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson
të tjerët gjatë procedurës dhe, në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë zbatimit të kontratës. Në ofertë
duhet të përcaktohet pjesa e punëve dhe e shërbimeve do të kryejë secili nga anëtarët e këtij
grupi.
Para dorëzimit të ofertës, grupi i operatorëve duhet të paraqesë zyrtarisht një kopje të
marrëveshjes së konsorciumit të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e saj, të noterizuar përpara një
noteri, ku të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit dhe
elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij grupi.
Pas krijimit të bashkimit të operatorëve ekonomikë, anëtarët e grupit caktojnë, me prokurë,
përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e ofertës. Kjo marrëveshje e shkruar dhe prokura duhet të
dërgohen së bashku me kualifikimet dhe ofertën ekonomike, e cila duhet të nënshkruhet nga
përfaqësuesi. Përfaqësuesi duhet të bëjë edhe sigurimin e ofertës, duke specifikuar pjesëmarrjen
në procedurë në emër të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.
Në rast se bashkimi i operatorëve ekonomikë shpallet fitues kontrata duhet të nënshkruhet nga
secili prej anëtarëve të këtij bashkimi, nëse nuk kërkohet ndryshe në dokumentet e tenderit.
Çdo operator ekonomik duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në legjislacionin
në fuqi dhe ato të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese.
“Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë
grupi, i marrë së bashku.
Operatori ekonomik, pjesëtar i një bashkimi, nuk mund të paraqesë njëkohësisht dhe oferta
individuale.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë nuk ndryshon pas dorëzimit të ofertës dhe përpara shpalljes
së ofertuesit fitues, në të kundërt oferta e tij refuzohet.
Në rast falimentimi të përfaqësuesit të bashkimit të operatorëve ekonomikë ose në rrethana të
tjera, që ndërpresin veprimtarinë e tij gjatë zbatimit të kontratës, Autoriteti Kontraktor mund të
vazhdojë kontratën me një operator tjetër ekonomik, i caktuar si përfaqësues i grupit dhe i
propozuar nga anëtarët e tjerë jopërfaqësues, me kusht që ai të zotërojë kapacitetet ligjore,
ekonomike, financiare dhe teknike për të zbatuar kontratën, përndryshe, autoriteti kontraktor
mund të tërhiqet nga kontrata. Në rast se këto rrethana i ndodhin operatorit tjetër ekonomik, nëse
përfaqësuesi i grupit nuk cakton një zëvendësues, atëherë detyrimet e operatorit të dështuar
ekonomik mund të merren përsipër nga përfaqësuesi ose nga një anëtar tjetër i grupit, me kusht
që ky të plotësojë kërkesat.
2.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 2.2.1 Ofertuesi, duhet të paraqesë bilancet e konsoliduara dhe pasqyrat financiare të
audituara nga ekspert(e) kontabël, për tre (3) vitet te fundit ushtrimore financiare; (2015-
2016-2017)
2.2.2 Ofertuesi duhet të dëshmojë nëpërmjet pasqyrave financiare te audituara te 3 (tre) viteve
te fundit, (si me larte) se ka pasur aktivitet ekonomik pozitiv te qëndrueshëm financiare.
2.2.3 Ofertuesi duhet të ketë xhiro kumulative te (3) viteve të fundit jo me pak 50 % të vlerës
se kostos totale te ndërtimit (TVSH nuk përfshihet);
Ofertuesi domosdoshmerisht duhet të dëshmojë që disponon vlera të mjaftueshme financiare
për te realizuar këtë projekt. Për te vërtetuar plotësimin e këtij kushti ofertuesi duhet të
paraqesë vërtetim se ka gjendje financiare bankare, likuiditete, apo mjete te tjera financiare
në vlerën jo më pak se 3% të vlerës vlerës se ndërtimit te ofruar (Kosto totale e projektit
sipas percaktimit te pikes 3/i si me poshte), për qëllim te realizimit vetëm te këtij projekti, lëshuar jo më pare se 5 (pese) ditë nga dita e hapjes së ofertave. Mosplotesimi i ketij kushti,
perben shkak skualifikimi.
Operatori ekonomik duhet të paraqesë Plan biznesi për të gjithë kohëzgjatjen e projektit;
Struktura e Plan Biznesit duhet të përmbajë të paktën treguesit e mëposhtëm.
(i) Kosto totale e Projektit (Vlera e ndërtimit, projektim dhe mirëmbajtje):
Shënim: Zëri i TVSH- se të paraqitet si zë i veçantë.
(ii) Mënyra e financimit (Burimet e Financimit):
% e vlerës së projektit që do të financohet me kapitalin e vet;
% e vlerës së projektit që do të financohet me kredi.
(iii) Kushtet dhe grafiku i shlyerjes së kredisë:
Periudha e shlyerjes;
Norma e interesit;
Momenti i fillimit të shlyerjes së kredisë.
(iv) Shpenzimet operative (shpenzimet vjetore që do të kryhen për mbarëvajtjen e
aktivitetit):
Shpenzime mirëmbajtje;
Shpenzime personeli;
Amortizimi vjetor.
(v) Të ardhurat: Në bazë të treguesve të mësipërm të hartohen pasqyrat përkatëse:
Pasqyra “Te Ardhura dhe Shpenzime”,
Pasqyra “Cash - Flow” (lëvizja e parasë).
(vi) Për përcaktimin e rentabilitetit të projektit të llogariten:
Treguesit e VAN – se; (vlera aktuale neto)
(vii) Treguesit e normës së brendshme të kthimit (IRR – së;)
(viii) Periudha e vetëshlyerjes së investimit;
(ix) Grafiku i projektit
2.3 Kapaciteti teknik: Vlerësimi i kapacitetit teknik ne Ndërtim, të Operatorit Ekonomik do të kryhet bazuar në
dokumentet e mëposhtme:
2.3.1 Punët e ngjashme:
2.3.1.1.Projekte te ngjashme do te konsiderohen ato projekte te cilat te gjitha se bashku bazuar
ne kompleksitetin dhe karakteristikat e punimeve te këtij projekti, duhet te përmbushin
minimumi këto aktivitete kryesore:
# Projekte te ngjashme / punët e
kërkuara – 2013 - 2017 Sasia Njësia
1 Gërmime toke dhe shkëmbi 150 000 m3 / 5 vite
2 Mbushje trup rruge argjinature 70,000 m3 / 5 vite
3 Shtrim /ngjeshje nën-bazë dhe stabilizant
rruge 30,000 m3 / 5 vite
4 Betone te klasave te ndryshme 6,000 m3 / 5 vite
5 Asfalte & Binder 15,000 ton / 5 vite
2.3.1.2.Operatori ekonomik kërkohet që të ketë patur kontrata për Ndërtim Rrugësh, te
realizuara me sukses ne 10 vitet e fundit mbi 50 km, nga te cilat jo me pak se 8 km te
jene përfunduar domosdoshmërisht ne një kontratë te vetme 5 vitet e fundit. Për te
shmangur çdo dyshim, në qoftë se ofertuesi i ka realizuar këto punime ne formën e një
bashkimi Operatoresh dhe /ose konsorciumi, pjesëmarrja ne te duhet te ketë qene jo me
pak se 60%.
2.3.1.3.Operatori ekonomik kërkohet që të ketë patur kontrata për Mirembajtje Rrugësh, te
realizuara me sukses ne 10 vitet e fundit, jo me pak se 100 km, nga te cilat jo me pak se
50 km te jene përfunduar domosdoshmërisht ne një kontratë te vetme 3 vitet e fundit.
Për te shmangur çdo dyshim, në qoftë se ofertuesi i ka realizuar këto punime ne formën
e një bashkimi Operatoresh dhe /ose konsorciumi, pjesëmarrja ne te duhet te ketë qene
jo me pak se 45%.
Për te vërtetuar plotësimin e këtij kushti Operatori Ekonomik duhet te paraqesë dhe
dhënat e projektit si me poshtë te shoqëruara me kontratën/kontratat e nënshkruara nga
palët, situacionet përfundimtare, aktet e kolaudimit dhe faturat tatimore përkatëse.
Përdorni nga një faqe me vete për çdo kontrate.
1. Objekti i kontratës
Shteti ku është ekzekutuar kontrata
2. Emri i klientit
Adresa e klientit
4. Lloji i kontratës dhe detaje specifike qe përshkruajnë ne mënyrë te përmbledhur punët e
kryera
5. Roli i kontraktorit (kontraktor i përgjithshëm, partner drejtues ne bashkim operatoresh,
partner ne bashkim operatoresh, nënkontraktor, etj.)
6. Vlera e kontratës/përqindja e pjesëmarrjes si partner/nënkontraktor:
Monedha e Kontratës : [insert value]
Vlera e ekuivaluar ne Leke [state currency]: [insert value]
7. Data e filllimit:
8. Data e përfundimit
9. Kohëzgjatja e kontratës
10. Volumet specifike: sipas pikës 2.3.1.1
2.3.2 Ofertuesi duhet t'i bëjë të ditur Autoritetit Kontraktues të kësaj procedure konkurruese të
gjitha kontratat, të cilat ofertuesi ka lidhur (deri ne hapjen e procedurës konkurruese)
apo është ne proces nënshkrimi te tyre. Në rast se ofertuesi është Bashkim i Përkohshëm
Shoqërish kjo vlen për çdo anëtar të këtij bashkimi.
2.3.3 Operatori ekonomik duhet te paraqesë Licencën profesionale te vlefshme për
kategoritë e mëposhtme lidhur me ekzekutimin e punëve të kontratës:
1 NP-1-G Punime gërmimi në tokë
2 NP-4-G Rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaj, metro, pista
aeroportuale
3 NP-5-G Punime nëntokësore, ura e vepra arti.
4 NP-11-C Ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja e tensionit te
Lartë e te mesëm dhe shpërndarjen e energjisë
5 NP-12-B Punime te inxhinierisë se mjedisit
6 NS-1-C Punime për prishjen e ndërtimeve
7 NS-6-B Sinjalistikë rrugore jo ndriçuese
8 NS-7-B Barriera dhe mbrojtje rrugore
9 NS-8-D Ndërtime parafabrikat beton arme, struktura metalike dhe druri
10 NS-9-F Punime strukturore speciale
11 NS-13-B Impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni
12 NS-18-B Punime topogjeodezike
13 NS-19-A Sistemet kundra zhurmës per infrastrukture
14 NS-20-C Shpime gjeologo-inxhinierike, puse e shpime për ujë
2.3.4 Operatori ekonomik duhet te paraqese kontrate me konsulente ne fusha te ndryshme te
studim, projektimit te cilet disponojne Licencën profesionale te projektimit te vlefshme
për kategoritë kryesore te mëposhtme:
Kategoria 6.a Projektim rruge lokale, rruge urbane dytësore dhe rruge interurbane
dytësore.
Kategoria 7.a Projektim ura dhe vepra arti te vogla deri ne 10 m.
Kategoria 7.b Projektim ura dhe vepra arti mbi 10 m.
Kategoria 7.d Projektim ura metalike.
Kategoria 8.a Bazamente gjeodezike-rilevime ne te gjitha shkallet
Kategoria 8.b Rilevime inxhinierike kadastrale
Kategoria 8.d Bazamente gjeodezike
Kategoria 9.a Studim/Vleresim Gjeologo Inxhinierike i truallit per objekte civile-
ekonomike deri 5 kat
Kategoria 9.b Studim/Vleresim Gjeologo-Inxhinierik i truallit per objekte civile-
ekonomike mbi 5 kat
Kategoria 9.d Studim/Vleresim Gjeologo-Inxhinierik i trojeve te buta dhe shpateve me
qendrueshmeri te ulet
Kategoria 9.e Studime e Projektime Hidro Gjeologjike
Kategoria 11.a Projektim sinjalistike jo ndricuese ne rruge lokale, rruge urbane
dytesore, rruge interurbane dytesore, sheshe e parkime
Kategoria 13. Studime Projektime te ndertimit dhe mbylljes se vend depozitimeve te
mbetjeve te ngurta(urbane)
Duke qene se terreni ne te cilen shtrihet projekti eshte ne zone pyjore, Operatori ekonomik
duhet te kete Licencat si vijon;
-Liçense per masat Mbrojtjes nga zjarri me Kategorine “Sherbime ekspertize dhe/ose
profesionale te mbrojtjes civile” me Kodin I.2.A.
-Liçense per Sherbime profesionale per zbatime. Sherbime profesionale ne projektime, Sherbime
te ekspertizes dhe te çertifikimit, me Kategorine “Sherbime ekspertize dhe /ose profesionale
lidhur me burimet mjedisore baze” dhe Nenkategorine “Sherbime ekspertize dhe /ose
profesionale lidhur me pyje dhe /ose kullota” Kodi III.7.A.
-Liçense Prodhimi dhe tregtimi i farave dhe fidaneve. Kodi II.4.
*Operatorët ekonomike dhe konsulentet duhet të disponojnë licencat e nevojshme te projektimit
dhe zbatimit te kontratës. Për këtë duhet të paraqesin licencën përkatëse të shoqërisë bazuar në
formatin e ri të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.42 date.16.01.2008 “Për
miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të
zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”.
*Kandidati/ofertuesi i huaj duhet të bëjë njehsimin e licencave profesionale të lëshuara nga
vendi i origjinës për kategoritë e punimeve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në
Republikën e Shqipërisë (mosparaqitja e saj përbën kusht kualifikues).
- Projektet të së njëjtës natyrë/ ngjashëm të realizuara/ne proces realizimi gjatë 5 (pese) viteve të
fundit të aktivitetit të operatorit ekonomik ne rolin e Kontraktorit kryesor ose liderit ne rastin e
një bashkimi operatoresh shumatorja e te cilave te jete jo me pak se 25% e kostos se ndërtimit te
ofruar. Permbushja e ketij kriteri do të vërtetohet me paraqitjen e dokumentacionit si më poshtë:
a. Kur projekti i se njëjtës natyre është realizuar me institucione shtetërore, Operatori
ekonomik do ta vërtetojë duke paraqitur Kontratën e nënshkruar me institucionin, te
shoqëruar me vërtetimin e lëshuar nga Institucioni shtetëror për realizimin e suksesshëm
te kësaj kontrate.
b. Kur projekti i së njëjtës natyrë është realizuar me subjekte private, Operatori ekonomik
do ta vërtetojë këtë shërbim duke paraqitur kontratën e lidhur me subjektet private të
shoqëruar me faturën përkatëse tatimore të shitjes.
c. Kur projekti i se njëjtës natyre është ne proces realizimi me institucione shtetërore,
Operatori ekonomik do ta vërtetojë duke paraqitur Kontratën e nënshkruar me
institucionin, situacionet pjesore/ certifikata pagese te lëshuara nga Institucioni shtetëror
dhe Fatura TVSh–je për zbatimin e këtyre kontratave, per periudhen nga data e
nenshkrimit te kontrates deri ne fund te vitit ushtrimor 2017. Do te konsiderohen kontrata
te cilat jane te realizuar ne masen 50% te tyre.
d. Kur projekti i së njëjtës natyrë është ne proces realizimi me subjekte private, Operatori
ekonomik do ta vërtetojë këtë shërbim duke paraqitur kontratën e lidhur me subjektet
private të shoqëruar me situacionin pjesor dhe faturën përkatëse tatimore të shitjes, per
periudhen nga data e nenshkrimit te kontrates deri ne fund te vitit ushtrimor 2017.
2.3.5 Operatori ekonomik duhet te vërtetojë që, brenda periudhës janar 2016-qershor 2018,
ka të punësuar një numër mesatar punonjësish jo me pak se 250 punonjës, si dhe
kontrate pune me nje mjek (i cili duhet te figuroje ne list-pagesen e operatorit ekonomik
per peridhen ne fjale) Për këtë Operatori Ekonomik duhet te paraqesë:
- Vërtetimin lëshuar nga organet tatimore përkatëse, për periudhën janar 2016-
qershor 2018.
- Listpagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit për periudhën janar 2016-qershor
2018;
- Formularët e deklarimit te kontributeve te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
(FDP) për periudhën janar 2016-qershor 2018;
2.3.6 Operatori ekonomik duhet te vërtetojë që, brenda periudhës janar 2017-qershor 2018,
ka të punësuar staf teknik inxhinierik jo me pak se 30 persona.
2.3.5. Operatori ekonomik duhet te dorëzojë një kopje ose përshkrim te planit te kompanisë
përsa i përket Sigurimit te cilësisë (QA) dhe Kontrollit te cilësisë (QC).
2.3.6. Operatori Ekonomik duhet te konfirmojë qe është ne përputhje me kërkesat dhe standardet
ISO. Operatori Ekonomik duhet të jetë i certifikuar me standardet ISO te mëposhtme:
- Certifikate ISO 9001-2015
- Certifikate ISO 14001-2015
- Certifikate OHSAS 18001-2007
- Certifikatë PAS 99-2012
- Certifikatë ISO 39001-2012
- Certifikatë ISO 50001-2011
- Certifikatë ISO 3834-2:2006
- Certifikatë SA 8000:2014
Certifikatë ISO 27001-2013
Në rastet e Bashkimit te Operatoreve ekonomik çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë certifikatat
e mësipërme.
2.3.7. Operatori ekonomik duhet të paraqesë një kopje të politikës së përgjithshme të
kompanisë për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin (HSE) dhe të konfirmojë qe i plotëson
kërkesat e certifikatës HSE OHSAS 18001: 2007. Operatori ekonomik duhet te tregoje
se si zbatohet politika e tij e HSE në lidhje me aksidentet dhe statistikat e incidenteve
gjatë tre viteve të fundit.
SPECIFIKIME TEKNIKE TE STAFIT HSE
Kërkesat teknike për stafin e sigurisë dhe shëndetit ne pune për projektet.
Operatori duhet te garantoje qe ka ne organigramën e tij staf profesional te kualifikuar për
garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit ne pune ne përputhje me legjislacionin e
shqiptar si Ligji nr. 10237 date 18.02.2010 “Per sigurine dhe shendetin ne pune” VKM 312
date 05.05.2010, “Per miratimin e rregullores per sigurine ne kantjer” etj dhe me kërkesat e
mëposhtme si:
• Koordinatori i Sigurise ne Fazen e Zbatimit
Dokumentacioni per figuren e Koordinatorin e Sigurise ne fazen e zbatimit.
• CERTIFIKATE INDIVIDUALE TE “KOORDINATOR I SIGURISE NE FAZEN E
ZBATIMIT ” ku deshmohet formimi specifik per sigurine dhe shendetin ne pune ne punimet ne
kantier.
• REFERENCA me shkrim nga kompanite shqiptare ose te huaja per eksperience ne pozicionin
e “KOORDINATOR I SIGURISE NE FAZEN E ZBATIMIT”
• Mbi 3 vjet EKSPERIENCE ne pozicionin e “KOORDINATOR I SIGURISE NE FAZEN E
ZBATIMIT”
• Përgjegjësi i Sigurisë dhe Mbrojtjes se Shëndetit ne Pune
Dokumentacioni për figurën e përgjegjësit te sigurisë dhe shëndetit ne pune.
• CERTIFIKATE INDIVIDUALE TE “PERGJEGJESIT TE SIGURISE DHE MBROJTJES
E SHENDETIT NE PUNE” e cila te jete leshuar jo me pak se 3 vite nga data e zhvillimit te
kesaj procedure ku dëshmohet formimi i përgjithshëm për sigurinë dhe shëndetin ne pune.
• REFERENCA me shkrim nga kompanitë shqiptare ose te huaja per eksperience ne
pozicionin e “PERGJEGJESI I SIGURISE DHE MBROJTJES E SHENDETIT NE PUNE”
• Jo me pak se 3 vjet EKSPERIENCE ne pozicionin e “PERGJEGJESIT TE SIGURISE
DHE MBROJTJES E SHENDETIT NE PUNE”
• Auditor i brendshem per sistemin e menaxhimit te cilesise
Dokumentacioni për figurën e Auditorit te brendshem te sistemit te menaxhimit te cilesise.
• CERTIFIKATE INDIVIDUALE TE “Auditorit te brendshem per sistemin e menaxhimit
te cilesise sipas standartit UNI ISO 9001:2008 ”e cila te jete leshuar jo me pak se 3 vite nga data
e zhvillimit te kesaj procedure.
• REFERENCA me shkrim nga kompanitë shqiptare ose te huaja për eksperiencë në
pozicionin e “Auditorit te brendshem per sistemin e menaxhimit te cilesise”
SPECIFIKIME TEKNIKE TE STAFIT TEKNIK
Operatori Ekonomik duhet te kete drejtues teknik ne licensen e shoqerise per te cilet
duhet te paraqese Diplome, Kontrate Pune Noteriale dhe CV per secilin prej tyre , si dhe
te figurojne ne listpagesat e shoqerise inxhinieret e meposhtem:
- 2 Inxhiniere Ndertimi njeri prej te cileve te jete i profilit strukturist
- 1 Inxhinier Hidroteknik
- 1 Inxhinier gjeodet /Markshajder
- 1 Inxhinier Gjeolog
- 1 Inxhinier Elektrik
- 1 Inxhinier Mjedisi (i pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe
Certifikate Per Sistemin e Menaxhimit ne Mjedis sipas Standartit UNI ISO 14001:2014
- 1 Inxhinier Mekanik
Operatori Ekonomik duhet te kete ne stafin e shoqerise per te cilet duhet te paraqese Diplome,
Kontrate Pune Noteriale dhe CV per secilin prej tyre, si dhe te figurojne ne listpagesat e
shoqerise per nje periudhe jo me pak se 6 muaj inxhinieret e meposhtem.
- 1 Inxhinier Pyjesh (te jete i pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mjedisit
per sherbime profesionale per zbatime, projektime dhe ekspertizes dhe certifikimit)
- 1 Inxhinier ndertimi (profil gjeoteknik)
Operatori ekonomik duhet të ketë pjesë të stafit të tij Ekspert zjarrfikës 1(një) person, për të
cilin operatori ekonomik duhet të paraqesë Çertifikaten e Ekspertit zjarrfikës, diplomen si dhe
Kontraten e punës të vlefshme të paktën për të gjithë periudhën e parashikuar të ndërtimit dhe të
rezultojë në listëpagesat e shoqërisë jo me pak se 6 muaj nga data e zhvillimit të procedurës.
2.3.8. Operatori ekonomik duhet të paraqesë sistemin e Mjedisit të kompanisë dhe të
konfirmojë se i plotëson kërkesat e ISO 14001 duke dhënë shembuj të sistemeve të
Menaxhimit Mjedisor dhe Social të përdorura më parë.
2.3.9. Si element i rëndësishëm te gjithë projektit, operatori ekonomik duhet te japë detaje te
procesit te menaxhimit te marrëdhënieve me palët përfshirëse te projektit, si
komunitetin, nënkontraktorët, organet e pushtetit qendror e lokal. Për këtë pike duhet te
paraqes matrikse te marrëdhënieve te jashtme dhe te brendshme te menaxhimit te
projektit.
2.3.10. Operatori Ekonomik duhet te demonstrojë se si do te suportoje organet e parashikuara
ne legjislacionin ne fuqi për procesin e sigurimit te pronësisë se tokës ku kalon gjurma e
projektit duke detajuar kapacitetet teknike dhe profesionale.
2.3.11. Për zbatimin e projektit ofertuesi duhet te këtë ne pronësi ose me qira minimumi
makineritë e mëposhtme:
Nr. Lista e makinerive
Njësia Sasia
kërkuar me
qira ose ne
pronësi
Te dhënat për pajisjet (vit
prodhimi, gjendja, mekanizimi,
kapaciteti, pronësia ose kontrate
huaje,etj).
1 Ekskavator me zinxhir Cope 8 2 m³
2 Ekskavator me goma Cope 3 1m3
3 Ekskavator me cekic Cope 4
4 Minieskavator Cope 3
5 Fadromë me goma Cope 4 2 m3/kove
6 Kompaktor Cope 2
7 Greider Cope 2 110 hp
8 Rul me gunga Cope 1 minimumi 8 ton
9 Rul me vibrim Cope 4 Minimumi 12ton
10 Rul asfalti Cope 2 minimumi 8 ton
11 Freze asfalti Cope 2
12 Autobot Cope 2 10 000 litra
13 Bitumatriçe Cope 1 Jo me pak 8000 litra
14 Asfaltoshtruese Cope 2 Me gjersi 2.5-5m
15 Vibrator thellesie Cope 5
16 Autobetoniere Cope 10 10 m3
17 AutoBeton pompe Cope 3 m3/h
18 Vinc Derik Cope 1 Min 45 T
19 Autovinc Cope 3 Min 5 ton
20 Sonde Cope 2 Diametër max 1200 mm
21 Makine vijëzimi termoplastike Cope 1
22 Batipal Cope 1 Jo me pak e 1.8 Ton
23 Kamion vinç Cope 3 1.5 ton
24 Kamion vetëshkarkues Cope 15 20 m3
25 Kamioncine Cope 5 Minimumi 1.5 ton
26 Gjenerator Cope 3 Minimum 5 kVA
27 Gjenerator Cope 2 Minimum 200 kVA
28 Depozita Uji Cope 2 Minimumi 40,000 litra
29 Gurëthyese Stacionare Cope 1 200 m3/ore
30 Gurëthyese Mobile Cope 1 100 m3/ore
31 Impiant betoni Cope 1 60 m3/ore
32 Impiant asfalti Cope 1 120 ton/ore
33 Aparat per pastrimin e ujrave Cope 1
Makineritë e mësipërme duhet të shoqërohen me dokumentacionin si me poshte:
a. Për mjetet ne Pronësi:
- Për mjetet qe nuk regjistrohen: Fature shitblerje ose Çdoganimi ose kontrate shitblerje
- Për mjetet qe regjistrohen ne regjistrat publike: Leje qarkullimi, certifikata pronësie e mjetit,
akti i kolaudimit, siguracioni
b. Për mjetet e marra me Qira/Huapërdorje/Furnizim:
- Kontrate noteriale përkatëse te Qirasë/Huapërdorjes/Furnizimit;
- Dokumentet e pronësisë se mjetit si ne piken a. me larte
c. Për impiantet:
- Per impiantin e prodhimit te asfaltit te disponoje Leje mjedisore e tipit B. Kodi III.1.B.;
- Per impiantin e prodhimit te betonit te disponoje Leje mjedisore e tipit B. Kodi III.1.B.;
- Per impiantin e pastrimin e ujrave te disponoje Leje mjedisore e tipit C. Kodi III.1.A.; Përkthimi: Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet
e mosdorëzimit të një dokumenti ose të dokumenteve të rremë e të pasakta, konsiderohet si kusht
për skualifikim. Legalizimi i Dokumentacionit: Dokumentet e siguruar jashtë territorit te Republikës se
Shqipërisë nga subjekte juridike te huaja duhet të jenë të legalizuara në mënyrë që të kenë vlerë
ligjore. Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëritë qe janë riregjistruar në shtet anëtarë të
konventës së Hagës, duhet të përmbajnë vulën apostile në përputhje me ligjin 9060 datë
08.05.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për heqjen e kërkesës për
legalizimin e dokumenteve zyrtare të huaja”.
III. KRITERET DHE METODOLOGJIA E VLERESIMIT
Ofertat te cilat do te kualifikohen pas përmbushjes se kritereve ligjore, financiare dhe
teknike do të vlerësohen në bazë të kritereve dhe metodologjisë së mëposhtme, dhe fitues do të
konsiderohet ai Ofertues që ka pikë më tepër në bazë të kritereve të vlerësimit.
Ofertat Teknike dhe Financiare, në bazë të kritereve të mëposhtme:
Nr. Kriteret
Vlera
maksimale e
pikëve për:
Formula e llogaritjes në pikë për
vlerat e ofertuesve
1 Propozimi teknik për ndërtimin e
rrugës dhe mirëmbajtjes. 30
a Projekt ide propozim 15 -
b Metodologjia e punimeve 10 -
c
Plani operacional i
mirëmbajtjes dhe
disponueshmërisë
7
d
Sinjalistika e përkohshme dhe
Siguria në kantier gjatë
ekzekutimit të punimeve të
ndërtimit
3
2 Ndikimi mjedisor 20 -
3 Ndikimi social 10 -
4 Interesi i kapitalit te vet 5
5 Afati i përfundimit te punimeve 10
6
Oferte Financiare
a) Kosto totale e ndërtimit
b) Kosto totale e mirëmbajtjes
25
TOTALI I PIKËVE 100
Shënim: Shoqërisë “GJIKURIA” sh.p.k. i është dhënë bonusi prej 6 pikë nëpërmjet VKM Nr. 367 datë
20.06.2018.
Ku:
Po – Pikët e ofertuesit për kriterin
Vo – Vlera e ofertuesit
Vmin – Vlera minimale e ofertuar
Pk – Pikët e kriterit
VPP – Vlera e Parashikuar e Projektit e cila është ne vlerën 50,575,020 Euro
VO – Vlera e Ofertuar nga ofertuesi
25 – 25 piket maksimale dhënë kriterit financiar
5 – 5 pike, janë piket minimale qe do ti jepet ofertuesit për këtë kriter
KRITERET E VLERËSIMIT
Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të vlerësimit, dhe fitues do të konsiderohet ai
ofertues që ka ne total me shume pikë.
Operatori Ekonomik i cili vlerësohet me më pak se 50 pike nga 70 pike maksimale te dhena per
kriteret teknike si me larte (perkatesisht kriteret 1, 2, 3 dhe 5) skualifikohet
Komisioni i Dhënies do të vlerësojë ofertat, në bazë të kritereve të mëposhtme:
Shpjeguesi i kritereve të vlerësimit
1. Propozimi teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes.
a) Projekt ide propozim 10 (dhjetë) pikë
Ofertuesi duhet ta shtjellojë më tej projektin mbi bazën e shqyrtimit të gjitha kërkesave të
rëndësishme te Autoritetit Kontraktues si dhe duke përdorur rezultatet e vëzhgimeve dhe
studimeve teknike tashmë të disponueshme brenda ose jashtë projektit. Duke qenë se
përmirësimi në të gjitha fushat vazhdon, do të arrihet një projekt më i saktë.
Ky proçes ndërtimi do të përfshijë aktivitetet e mëposhtme:
kryerjen e vëzhgimeve që synojnë në eliminimin e supozimeve të bëra gjatë fazave më të
hershme;
përditësimin e llogaritjeve dhe zëvendësimin e supozimeve
përgatitjen e Metodologjisë së Përgjithshme të Ndërtimit;
përgatitjen e programit të punimeve;
përgatitjen e vlerësimit të kostos (kosto e ndërtimit dhe mirëmbajtjes);
kërkesat dhe proçedurat e planifikimit;
konsultimin me publikun;
ndikimet në mjedis.
Projekt - Ideja paraqet në formë të përgjithshme zgjidhjen përfundimtare të projektit dhe duhet
të përgatisë minimalisht studimet që vijojnë:
Studimin Topografik. Për këtë qëllim, operatori ose nën-kontraktuesi duhet të kryejë një
rilevim topografik (i vijave dhe kuotave) të terrenit në fjalë dhe një raport të studimit
topografik.
Studimin Gjeoteknik. Ky studim paraqet informacionin ekzistues të përftuar prej shpimeve
apo mostrave të materialeve të nxjerra përpara fazës së Studimit të Projekt- idesë (madje dhe
si rezultate të projekteve të kryera më parë). Studimi duhet gjithashtu të trajtojë të gjitha
çështjet që lidhen me qëndrueshmërinë e dherave. Kjo merr rëndësi të veçantë sidomos për
rastin e ndërtimit të strukturave (ura, tunele, tombino, etj.). Ky studim duhet të shoqërohet
edhe me fotografi të cilat, së bashku me hartat dhe shpimet e kryera, do të shërbejnë për të
konfirmuar rezultatet e përfshira në Studimin Gjeoteknik.
Studimin Hidrologjik. Ky studim shërben për të vlerësuar kushtet hidrologjike të zonës ku
do të kalojë rruga, përfshirë këtu dhe çështjet që lidhen me drenazhimin e ujërave të rrugës,
të cilat janë trajtuar më gjerësisht.
Studimin për projektimin e shtresave rrugore.
Ky studim trajton projektimin e nevojshëm të shtresave rrugore për çdo seksion rrugor.
Jetëgjatësia e projektimit të shtresave për materialet elastike, për ato rigjide, etj.
Metodologjinë e ndërtimit.
Ky dokument shpjegon mënyrën sesi do të ndërtohet vepra nga pikëpamja teknike, logjistike
dhe programore në përputhje me elementët teknikë të projektit dhe rekomandimet e VNM.
Ai thekson rreziqet e veçanta me të cilat do të ndeshet dhe mënyrat sesi do të përballohen ato
prej tij.
Raportin e Shpronësimeve. Ky raport paraqet listën e shpronësimeve të nevojshme si
dhe çështjeve të tjera përkatëse, së bashku me kërkesat dhe procedurat ligjore që duhet të
plotësohen në lidhje me projektin.
Kërkesat mbi lejet dhe licencat. Ky raport thekson lejet dhe licencat që duhet të
marrë Operatori gjatë fazave të projektimit dhe ndërtimit.
Ofertuesi me projekt-idenë më të favorshme do të vlerësohet me pikët maksimale të kriterit.
b) Metodologjia e punimeve 10 (dhjetë) pikë
Operatori ekonomik pas hartimit të Projekt-Ides konceptuale duhet te përgatite Grafikun e
Punimeve dhe Metodologjinë e Punëve sipas te cilave do te punoje për te plotësuar kërkesat e
zbatimit te projektit ne kohen, sasinë dhe cilësinë e duhur.
Grafiku i Punimeve do te paraqesë aktivitetet kryesore qe do te bëjë Operatori ekonomik për
përfundimin me sukses te punimeve sipas kontratës.
Ne Grafikun dhe zbërthimin e Metodës se punës duhet te përfshihen këto aktivitete:
Mobilizimi
Investigimi topografia dhe piketimi i nën-objekteve
Furnizimi, Transporti dhe Magazinimi i Materialeve
Aktivitetet e Punimeve te Tokës
Aktivitetet e Punimeve Hidraulike
Aktivitetet e Punimeve te Betonit
Aktivitetet e Punimeve ndërtimore
Aktivitetet për punime elektrike dhe mekanike
Mbrojtja e Punimeve, ambientit dhe publikut
Kontrolli laboratorik, Testimi dhe Kontrolli i cilësisë se materialeve
Përgatitja e Librezave te masave
Kolaudimi dhe marrja ne dorëzim i objektit
Pastrimi i sheshit te ndërtimit
Përgatitja e raporteve mujore dhe përfundimtare për punën e kryer
Ofertuesi me metodologjinë e punimeve më të favorshme, do të vlerësohet me pikët maksimale
të kriterit.
c) Plani operacional i mirëmbajtjes dhe disponueshmerisë 7 (shtatë) pikë
Natyra e defektit
Evidentimi, mënyra
dhe Koha e
Rrugët rregullimit/riparimit
e propozuar
A Rrugët dhe shtresat e shtruara
i) Shkelja ose bllokada
ii) Vlera e prerjes mbi 2200 mm në një shtrirje prej 1 km
(matur nga një integrues i kalibruar i grumbulluar)
iii) Vrima
iv) Çdo çarje në sipërfaqen e rrugës
v) Çdo depresion, rrotullim tejkalon 10 mm në sipërfaqen e
rrugës
vi) Mbirje / rrëshqitje
vii) Çdo defekt tjetër në rrugë
viii) Dëmtimi i skajeve të trotuarit
ix) Largimi i mbeturinave, kafshëve të ngordhura
B Shpatullat e gjelbërta të tokës, shpatet anësore, kullotat
dhe kulmet
I) Variacioni me më shumë se 1% në shpatullën e përshkruar
të rënies / rrëshqitjes (nuk duhet të jetë më pak se rripi në
rrugë kryesore)
II) Rënie e brezit në shpatullat që tejkalojnë 40 mm
III) Variacioni më shumë se 15% në shpatet e përshkruara
(argjinaturës)
IV) Shtrirja e shiut në rrëpirë
V) Dëmtimi ose mospërmbajtja e kanaleve dhe kanaleve
anësore
VI) Zhdukja e kullotave në zonat urbane / gjysmë-urbane
VII) Parapetat, pengesat e rrëzimit
C Pajisjet anësore dhe qendrore rrugore duke përfshirë
shenjat rrugore
I) Dëmtimi i formës ose i pozicionit, pamja e dobët ose
humbja e rrymës së retrovensionit (reto-reflectivity)
II) Dëmtimi i Barrierave,parapet, pengesa për
aksident
III) Shenjat rrugore të dëmtuara/ munguara që kërkojnë
zëvendësim
IV) Dëmtimi i shënimeve rrugore
Riparimi i Sistemit te ndriçimit
D Pemët dhe plantacionet
I) Ndalimi në një hapësirë minimale prej 5 m mbi shtegun
e rrugës ose pengesë në dukshmërinë e shenjave të rrugës
II) Shkarkimi i pemëve të rëna nga karrexhata
E Objektet e tjera të projektit dhe rrugët e afrimit
I) Dëmtimi në rrugë, nënkalimet, mbikalimet , rrugët e
shërbimit të ndihmës mjekësore dhe rrugët e shërbimit
II) Automjetet e dëmtuara ose mbeturinat në rrugë
Mbikalimet, Urat e mëdha dhe te mesme
Evidentimi,
Mënyra dhe Afati
kohor për
riparimin/
korrigjimin qe
është propozuar
(a) Superstruktura
I) Çdo dëmtim, plasaritje, derdhje / shkallëzim Masat e
përkohshme Masat e përhershme
(b)Themelet
I) Pastrimi dhe / ose kaviteti
(c) Kalatë, këmbët, muret e kthimit dhe muret e krahut
I) Çarje dhe dëmtime duke përfshirë vendosjen dhe shkuljen
(d)Kushineta (metalike) e urave
I) Deformimi, dëmtimi, zhvendosja e kushinetave
(e) Lidhjet
I) Mosfunksionimi i nyjeve
(f) Artikuj të tjerë
I) Deformimi në kushineta elastomerike
II) Mbledhja e papastërtive në kushineta dhe nyje
III) Dëmtimi ose përkeqësimi i frenave, parapeteve,
barrierave dhe pengesave të aksidentit
IV) Erozioni i brigjeve të shpateve anësore të qasjeve
V) Dëmtimi i veshjes së mbulimit
VI) Dëmtimi ose përkeqësimi i pllakave të rrugës
Planet dhe manualet e mirëmbajtjes
Përmbajtja adekuate
(e përshtatshme) e
tyre ne sasi dhe
cilësi
Planet Operacionale te mirëmbajtjes se rrugës
Planet Operacionale te mirëmbajtjes se Urave te mëdha dhe
te mesme
Manuali i Mbrojtjes se Shëndetit dhe Jetës
Manuali i Menaxhimit Mjedisor dhe Social
Ofertuesi me kohën më të shkurtër të paraqitur në planin operacional do të vlerësohen me
pikët maksimale të kriterit. Shenim: Natyra/Aktivitetet e mesiperme do te jene objekt negocimi me qellim permiresimin e tyre ne raport me
oferten e paraqitur, sipas Praktikave me te mira Industriale.
d) Sinjalistika e përkohshme dhe Siguria në kantier gjatë ekzekutimit të punimeve
të ndërtimit 3 (Tre) Pikë
Siguria dhe shëndeti në kantier janë masat e marra, që kanë si synim përmirësimin e kushteve
gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe psikike të
punëmarrësve të tjerë, që marrin pjesë në procesin e prodhimit.
Operatori duhet që:
Të Garantoje sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve
profesionale, eliminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit,
këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar.
të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi
Te marre masat e marra, me qëllim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës,
ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe psikike të punëmarrësve të
tjerë, që marrin pjesë në procesin e prodhimit.
Siguria dhe shëndeti ne kantier do te vlerësohet mbi bazën e parimeve të përgjithshme të
parandalimit, si:
a. shmangien e rreziqeve;
b. vlerësimin e rreziqeve, të cilat nuk mund të shmangen;
c. luftën ndaj rrezikut që në burim;
d. përshtatjen e procesit të punës me punëmarrësin, veçanërisht për sa i përket konceptimit të
vendit të punës, zgjedhjes së pajisjeve të punës, si dhe metodave të punës e të prodhimi t,
me qëllim që të zbusë, në mënyrë të veçantë, punën njëtrajtësisht të përsëritshme dhe punën
e normuar e të zvogëlojë efektet e tyre mbi shëndetin;
e. përshtatjen e procesit të punës me zhvillimin e teknologjive;
f. zëvendësimin e asaj që është e rrezikshme me atë që nuk është e rrezikshme, ose me atë që
është më pak e rrezikshme;
g. ndërmarrjen e masave parandaluese, gjithëpërfshirëse dhe koherente, të cilat mbulojnë
teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet sociale dhe ndikimin e
faktorëve, që lidhen me mjedisin e punës;
h. dhënien e përparësisë për masat e mbrojtjes kolektive, në raport me ato të mbrojtjes
individuale;
i. dhënien e udhëzimeve të duhura punëmarrësve.
Ofertuesi me propozimin më të favorshëm për standartin e sinjalistikës dhe sigurisë në kantier,
do të vlerësohet me pikët maksimale të kriterit.
2. Ndikimi mjedisor 20 (njëzetë) pike
Vlerëson ndikimin mjedisor të projektit bazuar në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të
paraqitur nga ofertuesi.
Ndikimi në mjedis përfshin përcaktimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve të pritshme të
drejtpërdrejta e jo të drejtpërdrejta mjedisore të zbatimit apo moszbatimit të projektit.
Ndikimet mjedisore të projektit vlerësohen në lidhje me gjendjen e mjedisit në territorin e
prekur në kohën e paraqitjes së raportit përkatës për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit.
Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin: përgatitjen, zbatimin, funksionimin dhe mbylljen e tij,
sipas rastit, edhe pasojat e mbylljes së veprimtarisë, dhe dekontaminimin/pastrimin apo
rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse një detyrim i tillë parashikohet me ligj.
Vlerësimi përfshin, sipas rastit, si funksionimin normal, ashtu edhe mundësinë për aksidente.
Vlerësimi i projektit përfshin, gjithashtu, propozimin e masave të nevojshme për parandalimin,
reduktimin, zbutjen, minimizimin e ndikimeve të tilla ose rritjen e ndikimeve pozitive mbi
mjedisin, gjatë zbatimit të projektit, përfshirë edhe vlerësimin e efekteve të pritshme të masave
të propozuara.
Ndikimi Mjedisor do të vlerësohet në bazë të VNM të paraqitur në ofertë. Ofertuesi që do të
paraqitet me projektin më të mire, impaktin mjedisor më të ulët do të vlerësohet me maksimumin
e pikëve.
3. Ndikimi social 10 (dhjetë) pikë Kriteri në lidhje me ndikimin social është kriteri i cili do të vlerësojë planin e punësimit,
programin për përgjegjësinë sociale, trajnimin e punonjësve dhe impaktin e ndikimit social në
territorin përreth projektit. Kriteri me ndikimin social më të favorshëm do të vlerësohet me pikët
maksimale të kriterit.
Ndikimi Social do të vlerësohet në bazë të projektit te paraqitur në ofertë. Ofertuesi që do të
paraqitet me projektin më të mirë, si dhe me vlerat më të larta sociale do të vlerësohet me
maksimumin e pikëve.
4. Interesi i Kapitalit te Vet 5 (pesë) pikë Do te vleresohet me piket maksimale, vlera absolute me e ulet e llogaritur te interesit referuar
kapitalit te shoqerise qe do te investohet ne kete projekt, bazuar ne Modelin Financiar te
paraqitur.
5. Afati i përfundimit te punimeve 10 (dhjetë) pikë Është kriteri i cili vlerëson ofertuesit në lidhje me afatin në te cilin do të përfundojë ndërtimi i
rrugës dhe bërja disponibël e saj.
Ofertuesi me kohën më të shkurtër të arsyeshme të ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim do të
vlerësohet me pikët maksimale të kriterit.
6. Elementet Financiare kriter Vlerësimi 25 (njëzet e pesë) Pikë
Ofertuesit do të paraqesin elementet Financiare Kriter vlerësimi, pjese e ofertës financiare
përputhje me modelin financiar të paraqitur në
Shtojcën 21 dhe konkretisht :
a) Kosto totale e ndërtimit
b) Kosto totale e mirëmbajtjes
Ofertuesit te cilët paraqesin një vlere te përgjithshme ne baze te elementeve te mësipërme (a + b)
me te vogël se 30% te vlerës se Projektit , do t’i jepen piket maksimale prej 25 pike.
Ofertuesit te cilët paraqesin një vlere te përgjithshme ne baze te elementeve te mësipërme (a + b)
te paktën sa Vlera e Projektit do t’i jepen 5 pike.
Për ofertat e paraqitura midis këtyre dy limiteve do ti jepen piket sipas formulës se mëposhtme:
Ku:
VPP – Vlera e Parashikuar e Projektit e cila është ne vlerën 50,575,020 Euro
VO – Vlera e Ofertuar nga ofertuesi
25 – 25 piket maksimale dhënë kriterit financiar
5 – 5 pike, janë piket minimale qe do ti jepet ofertuesit për këtë kriter
Sqarim: Për ofertat e paraqitur për një vlere me te ulet se dhe 30% te vlerës se projektit, ofertuesi
përkatës do t’i jepet maksimumi i pikëve (25 pike).
Ofertuesit me vlerën totale më të ulët të ofruar të pagesave të disponueshmerisë do të vlerësohet
me pikët maksimale të kriterit.
Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e
mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen
si kushte për skualifikim.
Shtojca 10
[ Shtojcë për tu plotësuar nga Operatori Ekonomik]
VETËDEKLARIM PËR GJENDJEN GJYQËSORE
Për pjesëmarrjen në procedurën për marrjen me koncesion/ppp të “______ ”
Për:[Date]
[Emri i Ofertuesit /Anëtari Kryesues i Bashkimit te Përkohshëm] deklaroj dhe garantoj qe, ne
datën e kësaj letre [Emri i Ofertuesit /Anëtari Kryesues i Bashkimit te Përkohshëm] dhe çdo
anëtar i Bashkimit te Përkohshëm (kur është rasti)
(a) nuk i është nënshtruar procedurave te falimentimit ose likuidimit;
(b) nuk është dënuar për shkelje penale;
(c) nuk është dënuar me Vendim te Gjykatës se Formës se prere, qe lidhet me aktivitetin
profesional;
(d) kapitalet/asketet nuk po vlerësohen nga Zyra e Përmbarimit apo ekziston një urdhër
sekuestroje për to;
(e) ka përmbushur të gjitha detyrimet fiskale;
Me respekt
Nënshkrimi i Personit te Autorizuar
Emri dhe Pozicioni i Nënshkruesit
Emri i Ofertuesit/Kryesuesit të Bashkimit të Përkohshëm
Adresa
Shtojca 11
SPECIFIKIMET TEKNIKE
Ofertuesi duhet te paraqesë specifikimet teknike te detajuar bazuar për sa me poshtë, si dhe shpjegimet e
dhëna ne këto Dokumente:
1. Skica, Parametra Teknike
2. Specifikimi i materialeve dhe kërkesave sipas Vendimit nr. 628 datë 15.07.2015 “Për
Miratimin e rregullave teknike për projektimin dhe ndërtimin e Rrugëve”, si dhe çdo akt
ligjor ose nënligjor te nevojshëm sektoriale dhe mjedisore.
3. Preventivin e punimeve te Projektit
Shtojca 12
Shërbimet dhe Grafiku i Ekzekutimit të projektit:
Shërbimi që kërkohet: Projektim, Ndërtim dhe Mirëmbajtje e Aksit Rrugor Porti i Jahteve -
Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës) një Projekt-Ide konceptuale me standart te
kategorisë A, ne përputhje me kushtet e përcaktuara ne VKM nr.628 datë 15.07.2015
“Për Miratimin e rregullave teknike për projektimin dhe ndërtimin e Rrugëve”,
ndryshuar, si dhe çdo akt ligjor ose nënligjor te nevojshëm sektoriale dhe mjedisore, si
dhe me këto Dokumenta te Procedurës Konkuruese (Planimetritë, profilat tërthore tip).
Afatet e ekzekutimit të projektit, sipas fazave
Shtojca 13
Termat e Referencës
Objekti dhe qëllimi i Projektit
Projekti ka si objekt projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Porti i Jahteve -
Bypass Orikum - Dukat (Ura e Shën Elizës), e cila fillon në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar
më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat (Ura e Shën Elizës).
Rruga që përdoret për ndërlidhjen e zonave bregdetare të jugut për mjetet e transportit nga Orikumi
në Dukat deri në lokacionin e quajtur Ura e Shën Elizës sot është e degraduar dhe me gjatësi 16 km.
Gjatë stinës së verës përgjatë gjatësisë së saj ndeshemi me formimin e kolonave të trafikut
automobilistik. Situatë e krijuar kryesisht nga fluksi i madh i turistëve në këtë zonë. Ndërsa gjatë
stinës së dimrit kushtet teknike për kalimin e këtij segmenti, lidhur ngushtë me karakteristikat
gjeografike të zonës, përkeqësohen duke rritur rrezikun e incidenteve që mund të ndodhin në të.
Projekti në fjalë përveç lehtësirave të drejtpërdrejta që do të krijojë në zonë, duke bërë më të lehtë
hyrjen në Rivierën e Jonit Shqiptar për vizitorët, do të favorizojë edhe planifikimin urban, duke
bërë që ndërtimi i kësaj infrastrukture strategjike për zhvillimin e zonës përreth do të kushtëzojë që
planifikimi urban të mbështetet mbi këtë rrugë. Mendohet që kjo rrugë të jetë strategjike për 50
vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit. Vlerësimi i një periudhe kaq të gjatë jetëgjatësie
do të bëjë të mundur të ulë koston për zhvillimin urban për vitet në vazhdim.
Duke bërë të mundur ndërtimin e kësaj infrastrukture strategjike për zhvillimin e zonës përreth do
të kushtëzojë që planifikimi urban të mbështetet mbi këtë rrugë. Mendohet që kjo rrugë të jetë
strategjike për 50 vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit. Vlerësimi i një periudhe kaq
të gjatë jetëgjatësie do të bëjë të mundur të ulë koston për zhvillimin urban për vitet në vazhdim.
Një infrastrukturë e tillë do të mundësojë një lidhje më të favorshme për zonën duke favorizuar
rritjen e personave që do të vizitojnë këtë zonë si dhe të ulë kostot e transportit duke mundësuar
çmime më të ulëta të produkteve parësore për nevojat primare të komunitetit që do të jetojë në këto
zona. Çmime të ulëta do të thotë më shumë fuqi ekonomike për popullsinë vendase që jeton në këto
zona.
Detyra: Sipas përshkrimit te mësipërm, ofertuesi duhet te praqes një Projekt-Ide
konceptuale/propozim me standard te kategorisë C2, ne përputhje me kushtet e përcaktuara ne
VKM 628 datë 15.07.2015 “Për Miratimin e rregullave teknike për projektimin dhe ndërtimin e
Rrugëve”, ndryshuar, si dhe çdo akt ligjor ose nënligjor te nevojshëm sektoriale dhe mjedisore,
dhe me këto Dokumenta te Procedurës Konkuruese (Planimetrine, profilat tërthore tip).
Shtojca 14
Formulari i Njoftimit Standard të Ofertuesit të Skualifikuar
[Vendi dhe data]
[Emri dhe adresa e autoritetit kontraktues] [Adresa e Ofertuesit]
I/E nderuar Z./Znj. <emri i personit të kontaktit>
Ne ju falënderojmë për pjesëmarrjen në procedurën e sipërpërmendur, e cila është ekzekutuar në
përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014, i ndryshuar.
Oferta juaj u vlerësua saktësisht në përputhje me kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në
njoftimin e kontratës, DPK dhe dosjen e ofertuesit.
Me keqardhje ju informojmë që ju jeni [Skualifikuar], për shkak të arsyes(ve) të mëposhtme
[shënoni kutinë përkatëse]:
[subjekti juaj] [menaxheri juaj ekzekutiv]
morën pjesë në hartimin e njoftimit të kontratës, apo dosjes së tenderit, apo pjesëve të saj, të
cilat u përdorën nga Autoriteti Kontraktues
morën ndihmë të paligjshme në hartimin e njoftimit të kontratës, apo dosjes së tenderit, apo
pjesëve të saj
[subjekti juaj]
është gjykuar nga një gjykatë kompetente që ka kryer një shkelje penale ose civile, përfshirë
praktikat korruptive, pastrim parash, organizim kriminal apo aktivitete të tjera të përcaktuara në
ligjet apo rregullat e zbatueshme shqiptare, apo në bazë të marrëveshjeve dhe konventave
ndërkombëtare;
Një gjykatë kompetente ka vendosur që ka kryer një vepër mashtrimi apo një vepër tjetër të
barasvlershme me mashtrimin;
është dënuar nga një gjykatë kompetente për arsye që lidhen me sjelljen profesionale;
është në ndjekje penale për një nga veprat penale të përshkruar në Legjislacionin në fuqi;
Ka falimentuar dhe aktiviteti i tij është në administrimin e gjykatës, në përputhje me
Vendimin e
Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014, i ndryshuar;
është në procedurën e deklarimit të falimentit, në bazë të një urdhri të likuidimit të detyruar apo
administrimit nga gjykata, ose sipas një marrëveshjeje me kreditorët, apo sipas procedurave të
ngjashme, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014, i ndryshuar.
Është dënuar me një vendim të formës së prerë për shkelje që lidhen me sjelljen profesionale;
Nuk ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, në përputhje me Legjislacionin e Shqipërisë
dhe dispozitat në fuqi në vendin e origjinës;
Nuk ka plotësuar detyrimet në lidhje me pagesën e taksave, në përputhje me Legjislacionin e
Shqipërisë ose dispozitat në fuqi në vendin e origjinës;
Ju nuk dorëzuat:
Autoriteti Kontraktues ka përcaktuar që ju keni dorëzuar dokumente që përmbajnë informacion të
rremë apo dokumentacion të rremë me qëllim që të kualifikoheni;
Nuk mundët të plotësoni kërkesën për garancinë e ofertës; (çdo arsye tjetër përveç atyre të
mësipërme)
JUSTIFIKIMI
[Ju jeni Skualifikuar] [Oferta juaj u refuzua] për shkak të këtyre arsyeve, si më poshtë: [Fusni arsyet
e detajuara për skualifikimin apo refuzimin e ofertës në fjalë]
Nëse ju mendoni që Autoriteti Kontraktues ka shkelur Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 634,
datë
1/10/2014, i ndryshuar, gjatë procedurës konkurruese, atëherë ju keni të drejtë të filloni një
procedurë rishikimi siç parashikohet në të. Megjithëse ne nuk mund të përdornim shërbimet tuaja në
këtë rast, ne shpresojmë që ju do të vazhdoni të jeni të interesuar në nismat tona konkurruese.
(AUTORITETI KONTRAKTUES)
Shtojca 15
Formulari i Njoftimit të Ofertuesit të Përzgjedhur
Data:
Për: (Emri dhe adresa e Ofertuesit të
Mundshëm) Përshkrim i Shkurtër i
Procedurës së Prokurimit:
Ne ju informojmë se, Ofertuesit e Mundshëm të mëposhtëm kanë qenë pjesëmarrës në tender
duke ofruar përkatësisht:
1. Vlera (numri dhe fjalët)
2. Vlera (numri dhe fjalët)
3. Vlera (numri dhe fjalët)
4......
Janë Skualifikuar Ofertuesit e Mundshëm të mëposhtëm:
1.
2.
Arsyet e Shkualifikimit:
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e
Republikës së Shqipërisë njofton [emri dhe adresa e Ofertuesit të Përzgjedhur] se Oferta e
paraqitur në [datë] në lidhje me Projektin PPP të Rrugës Porti i Jahteve - Bypass Orikum - Dukat (Ura
e Shën Elizës) është pranuar.
Brenda [] ditëve Ofertuesit [emri] i kërkohet të paraqesë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Energjisë se Republikës së Shqipërisë:
Garancinë e Kontratës në përputhje me Kontratën e Koncesionit.
Pagesat e Autoritetit Kontraktues lidhur me
botimin ne gazete ndërkombëtare si dhe
shpenzimet noteriale
Në rast se Ofertuesi nuk dëshiron të nënshkruajë Kontratën e Koncesionit, ju do të njoftoni
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë se Republikës së Shqipërisë me shkrim. Në këtë rast
Sigurimi i Ofertës do të kërkohet nga Autoriteti Kontraktues.
Autoriteti
Kontraktues
[emri, nënshkrimi dhe
vula]
Shtojca 16
KUSHTET E PERGJITHSHME TE KONTRATES
Sherbimet
Neni 1: Qellimi 1.1 Keto kushte te pergjithshme te kontrates (KPK) do te zbatohen per punet dhe ose sherbimet
bazuar ne VKM nr.634, date 01.10.2014 "Rregullat per vleresimin dhe dhenien me koncesion
partneritet publik privat te puneve publike dhe sherbimeve per ndertimin, operimin, mirembajtjen
dhe rehabilitimin e rrugeve nacionale" 1.2 Ne cdo rast dispozitat e Kodit Civil Shqiptar do te zbatohen per kontratat e
koncesionit/partneritetit publik privat. Disa dispozita te Kodit Civil jane rishprehur ne KPK me
qellim qe te rrisin transparencen e kushteve te kontrates. Megjithate, citimi i disa dispozitave ketu
nuk mohon ne asnje menyre zbatimin e dispozitave te tjera te Kodit Civil te kesaj kontrate. 1.3 Ne menyre te ngjashme, disa dispozita te kuadrit ligjor mbi koncesionet dhe partneritetin
publik privat jane (sipas VKM, nr.634, date 01.10.2014 ) rishprehur ne KPK me qellim qe te rrisin
transparencen e ligjit qe rregullon proceduren konkurruese. Megjithate, citimi i disa dispozitave
ketu nuk mohon ne asnje menyre zbatimin e dispozitave te VKM , nr.634, date
01.10.2014 "Rregullat per vleresimin dhe dhenien me koncesionlpartneritet publik privat te puneve
publike dhe sherbimeve per ndertimin, operimin, mirembajtjen dhe reabilitimin e rrugeve
nacionale" 1.4 KPK do te zbatohen deri ne ate mase qe te mos lene menjane kushtet ose dispozitat e
parashikuara ne pjese te tjera te kontrates. 1.5 Kushtet e kontrates perfshijne gjithashtu Kushtet e Vecanta te Kontrates (KVK). Ne rast se ka
nje konflikt midis KPK dhe KVK, KVK do te kene perparesi mbi KPK. Neni 2: Perkufizime 2.1 "Kontrate" do te thote marreveshja e shkruar e lidhur midis Autoritetit Kontraktues dhe
Kontraktuesit qe perbehet nga dokumentat e procedures konkurruese duke perfshire KPK dhe
KVK, te gjitha anekset dhe formularet e plotesuar dhe te gjitha dokumentet e tjere qe referohen ne
menyre indirekte. 2.2 "Objekt i kontrates" do te thote te gjitha Sherbimet dhe/ose Punet qe Kontraktuesi do te
siguroje sipas kushteve te kontrates. 2.3 "Pale(t)" do te thote nenshkruesit e kontrates. 2.4 "Perfaqesuesi i Autoritetit Kontraktues" do te thote personi apo nje grup personash i emeruar
nga Autoriteti Kontraktuesqe eshte pergjegjes per administrimin e kontrates per Autoritetin
Kontraktues.
2.5 "Autoritet Kontraktues" do te thote Autoriteti Kontraktues qe eshte pjese e kesaj kontrate dhe
qe kontrakton sherbimet/punet objekt i kesaj kontrate. Ky term kudo qe perdoret ka kuptim te njejte
me ate te perkufizuar ne aktet ligjore ne zbatim.
2.6 "Kontraktues" do te thote personi juridik qe eshte pale e kesaj kontrate dhe sipas dispozitave
te kesaj kontrate siguron Sherbimet. 2.7 "Sherbime dhe/ose Punet" do te thote te gjitha detyrat qe do te kryhen nga Kontraktuesi sipas
kontrates. 2.8 "Termat e References" shprehin objektin dhe qellimin e kontrates, percaktojne detyrat,
kerkesat, objektivat, shpemdarjen, vendin dhe dorezimin e Sherbimeve dhe/ose Puneve qe do te
sigurohen. Neni 3: Hartimi i Kontrates 3.1 Njoftimi i ofertes fituese do te sherbeje per hartimin e kontrates midis paleve, e cila duhet te
nenshkruhet brenda afatit te shprehur ne dokumentat e procedures konkurruese. 3.2 Egzistenca e kontrates do te konfirmohet me nenshkrimin e dokumentit te kontrates duke
sanksionuar te gjitha manveshjet midis paleve. Neni 4: Praktikat e Korruptuara, Konflikti i Interesit dhe Kontrolli i Procesverbaleve 4.1 Autoriteti Kontraktues mund t'i kerkoje gjykates te deklaroje te pavlefshme kontraten nese
zbulon se Kontraktuesi ka kryer veprime te korruptuara. Veprimet e konuptuara perfshijne veprimet
e pershkruara ne Nenin 26 te Ligjit mbi Prokurimin Publik. 4.2 Kontraktuesi nuk duhet te jete subjekt i kontrolluar apo te kontrolloje konsulentin ose apo
ndonje ent qe ka marre pjese ne pergatitjen e dokumenteve te procedures konkurruese per kete
koncesion/partneritet publik privat. 4.3 Kontraktuesi duhet te lejoje Autoritetin Kontraktueste inspektoje llogarite dhe regjistrat qe
kane lidhje me zbatimin e kontrates ose t'i kontrolloje ato me ane te kontrolloreve te emeruar nga
Autoriteti Kontraktues. Neni 5: Informacioni Konfidencial 5.1 Kontraktuesi dhe Autoriteti Kontraktues duhet te mbajne ne kofidence te gjitha dokumentat,
te dhenat dhe informacionet e tjera te dhena nga pala tjeter ne lidhje me kontraten. 5.2 Kontraktuesi mund t'i jape nen-Kontraktuesit dokumenta te tilla, te dhena ose informacione te
tjera qe men nga Autoriteti Kontraktuse deri ne masen e kerkuar qe nenkontraktuesin te zbatoje
punen e tij sipas kontates. Ne rast te tille, Kontraktuesi duhet te perfshije ne kontraten e tij me nen-
Kontraktuesin nje dispozite qe premton ruajtjen e konfidences sis; parashikohet ne Paragrafin 5.1
me siper. Neni 6: Prona Intelektuale
6.1 Me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontrate, te gjitha te drejtat e prones
intelektuale te siguruara nga Kontraktuesi gjate zbatimit te kontrates do t'i perkasin Autoritetit
Kontraktues i cili mund t'i perdore ato sipas gjykimit te tij. 6.2 Me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontrate, Kontraktuesi, pas perfundimit
te kontrates, duhet t'i dorezoje Autoritetit Kontraktues te gjitha raportet dhe te dhenat si hartat,
diagramet, skicimet, specifikimet, planet, statistikat, llogaritjet dhe regjistrat mbeshtetes ose
materialet e fituara, mbledhura ose pregatitura nga Kontraktuesi gjate zbatimit te kontrates.
Kontraktuesi mund te mbaje kopje te ketyre dokumentave dhe te dhenave, po nuk duhet t'i perdori
per qellime qe s'kane lidhje me kontraten pa leje paraprake me shkrim nga Autoriteti Kontraktues. 6.3 Kontraktuesi duhet te garantoje Autoritetin Kontraktues per shkarkimin nga pergjegjesia per
shkelje te te drejtave te prones intelektuale, qe mund te dalin nga perdorimi i materialeve, skicave
ose cdo prone tjeter sipas kontrates. 6.4 Ne rast se ngrihet ndonje pretendim ose padi kunder Autoritetit Kontraktues ne lidhje me
ndonje shkelje te prones intelektuale te shkaktuar nga zbatimi i kontrates ose nga perdorimi i
materialeve, skicave ose cdo prone tjeter te mbrojtur e te fumizuar sipas kontrates, Kontraktuesi
duhet t'i jape Autoritetit Kontraktueste gjitha provat dhe informacionin ne posedim te Kontraktuesit
qe kane te bejne me kete padi apo pretendim. Neni 7: Origjina e Materialeve 7.1 Nuk ka asnje kufizim per kombesine e origjines se materialeve, pervec atyre qe mund te jene
percaktuar ne ndonje Rezolute te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. 7.2 Kontraktuesi mund te jete i detyruar te verifikoje origjinen e materialeve. 7.3 Per qellime verifikimi, "origjine" do te thote vendi ku materialet jane nxjerre, bashkuar ose
prodhuar. Materialet quhen se jane prodhuar kur, nepermjet procesit te krjimit, perpunimit, ose
mbledhjes se mjaftueshme te komponenteve, rezulton nje produkt i ri i njohur ne tregti qe eshte
mjaft i ndryshem ne karakteristikat baze ose ne qellim apo perdorim nga komponentet e tij. 7.4 Origjina e materialeve ka dallim nga kombesia e Kontraktuesit ose nenkontraktuesit qe
furnizon me materiale. Neni 8: Komunikimi 8.1 Cdo komunikim midis paleve duhet te behet me shkrim.
Neni9 Detyrimet e Pergjithshme te Kontraktuesit
9.1 Kontraktuesi duhet t'i kryeje Sherbimet dhe/ose Punet dhe permbushe detyrimet e tij mete gjitha
perpjekjet, eficiente dhe ekonomike ne pajtim me teknikat dhe praktikat profesionale te pranuara ne
pergjithsi.
9.2 Kontraktuesi duhet te ndjeke praktika te shendosha te biznesit dhe te perdore teknologji te
avancuar dhe te pershtatshme si dhe metoda te sigurta. 9.3 Ne se kontrata kerkon kryerjen e sherbimeve keshillimore profesionale, Kontraktuesi duhet te
veproje gjithmone si nje keshillues besnik i Autoriteti Kontraktues, ne pajtim me rregullat dhe
kodin e sjelljes te profesionit te tij dhe duhet qe te mbeshtesi dhe ruaje gjithmone interesin publik. 9.4 Ne se kontrata kerkon kryerjen e sherbimeve keshillimore profesionale, Kontraktuesi duhet te
ushtroje kujdes te plote ne mardheniet me palet e treta duke perfshire median dhe nuk duhet te
marre pjese ne veprime qe jane jashte kompetences se tij ne perfaqesimin e Autoritetit Kontraktues.
Neni 10 Detyrimet e Vecanta te Kontraktuesit 10.1 Kontraktuesi duhet te kryeje te gjitha Sherbimet dhe/ose Punet sic percaktohet ne Termat e
References. 10.2 Kontraktuesi duhet t'i paraqese Autoritetit Kontraktues te gjitha Sherbimet dhe/ose Punet, ne
sasite e percaktuara, sic kerkohen nga kontrata duke perfshire, por jo te kufizuara nga, te gjitha
raportet, dokumentat, studimet, skicimet dhe planimetrite. 10. Kontraktuesi duhet te siguroje raportet e lidhura me zbatimin e Sherbimeve sic kerkohet ne
kontrate. Neni 11 Specifikime dhe Skicime 11.1 Ne se kontrata kerkon sherbime skicimi, Kontraktuesi duhet te pergatise te gjitha specifikimet
dhe skicimet duke perdorur sisteme te pranuara dhe te njohura ne pergjithesi te pranueshme per
Autoritetet Kontraktues dhe te marre parasysh standartet me te fundit. Neni 12 Lejet dhe Licensat 12.1 Kontraktuesi do te jete pergjegjes per sigurimin e lejeve ose licensave sipas kerkesave te
Ligjeve te Republikes se Shqiperise per kryerjen e Sherbimeve ne kete kontrate vec rastit kur palet
bien dakord ndryshe. Neni 13 Siguracioni i Pergjegjesise Profesionale 13.1 Kontraktuesi duhet te mbaje ne fuqi gjate gjithe kohezgjatjes se Kontrates se Koncesionit
siguracionin per pergjegjesi profesionale sipas rregullave dhe praktikave te njohura ne pergjithesi
per profesionin per ta zhdemtuar Autoriteti Kontraktues per deme te rezultuara nga neglizhenca,
gabimet ose mangesite, ne kryerjen e Sherbimeve. 13.2 Nese nuk eshte percaktuar ne kontrate shuma minimale e siguracionit, Kontraktuesi duhet te
siguroje siguracion ne shumen e njohur ne pergjithesi si te mjaftueshme nen rrethanat e Sherbimeve
qe po sigurohen
Neni 14: Nryshimi i Ligjeve dhe Rregulloreve 14.1 Nese pas dates se nenshkrimit te kontrates, organet shteterore miratojne akte normative te
cilat kane ndikim ne daten e dorezimit te sherbimeve te kontraktuara, ne cmimin e kontrates, apo ne
menyren dhe kohen e permbushjes se detyrimeve, keto kushte Kontraktuese do te rregullohen ne ate
mase sa Kontraktuesi eshte prekur ne permbushjen e detyrimeve te tij sipas kontrates. Autoriteti
Kontraktues do te percaktoje ne kontraten e koncesionit rastet se kur ndryshimi i kuadrit ligjor
kerkon rishikimin e kushteve te kontrates se koncesionit dhe rastet se kur ndryshimi i kuadrit ligjor
kerkon rishikimin e kushteve te kontrates se koncesionit dhe rastet se kur ndryshimet ligjore sjellin
efekt per palen Kontraktuese.
Neni 15: Forca Madhore 15.1 Per qellimet e ketij neni "Force Madhore" do te thote nje ngjarje jashte kontrollit te paleve
Kontraktuese sic percaktohet ne praktikat me te mira te legjislacionit nderkombetar. Kontrata e
Koncesionit duhet te permbaje ne menyre te detajuar procedurat e njoftimit te ngjarjes se forces
madhore nga pala e prekur, kohezgjatjen e saj, shkarkimin nga pergjegjesia kur eshte rasti, veprimet
qe propozohen per zbutjen e efekteve te forces madhore. Neni 16: Negociatat dhe Amendamentet
16.1 Kontratat e Koncesionit mund te ndryshohen duke i shtuar kontrates nje aneks, me kusht qe
kjo mundesi te parashikohet ne dokumentacionin e tenderit dhe ne kontrate.
16.2 Ndryshimet ne kontrate behen nga autoriteti kontraktues dhe koncesionari /partneri privat.
16.3 Ndryshimet ne kontrate mund te behen me iniciativen e te dyja paleve kontraktuese
vecanerisht ne rastet e meposhtme:
a) kur rrezikohet siguria kombetare dhe mbrojtja e vendit, rrezikohet mjedisi, natyra dhe shendeti i njerezve;
b) kur humbet objekti i kontrates ose kur ekziston nje pamundesi objektive per perdorimin e tij, ne
rastin e forces madhore;
c) gjate ndryshimit te kuadrit ligjor sic percaktohet ne Kontraten e Koncesionit;
9) ne raste te tjera qe cojne ne ndryshimin e situates reale ose ligjore per perdorimin e objektit apo
ofrimin e sherbimeve, ose ne realizimin e kontrates.
16.4 Ndryshimet e kushteve thelbesore te kontrates qe nuk parashikohen ne dokumentacionin e
tenderit dhe/ose ne vete kontraten kerkojne zbatimin e nje procedure te re te dhenies se kontrates se
koncesionit/partneritetit publik privat.
16.5 Pa shkelur dispozitat e VKM , nr.634, date 01.10.2014 "Rregullat per vleresimin dhe dhenien
me koncesion/partneritet publik privat te puneve publike dhe sherbimeve per ndertimin, operimin,
mirembajtjen dhe rehabilitimin e rrugeve nacionale", termi "kushtet thelbesore" u referohen ne
vecanti kushteve te cilat, nese do te kishin qene te perfshira ne njoftimin fillestar te kontrates ose ne
dokumentacionin e tenderit, do te kishin here te mundur qe ofertuesit te dorezonin nje oferte ne
thelb te ndryshme, si dhe nese ndryshimet do te kishin tejkaluar objektin e kontrates ne ate mase qe
keto ndryshime do te perfshinin sherbimet qe nuk mbulohen fillimisht. Neni 17: Zgjidhja per Shkak te Falimentimit ose Aftesise Paguese 17.1 Ne varesi te dispozitave te marreveshjes direkte, Autoriteti Kontraktuesmund te zgjidhe
kontraten ne cdo kohe nese Kontraktuesi falimenton ose behet i paafte te paguaje. 17.2 Autoriteti Kontraktues duhet t'i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim per zgjidhjen e
Kontrates. Neni 18: Zgjidhja per Shkak te Interesit Publik 18.1 Autoriteti Kontraktues mund te zgjidhe kontraten ne cdo kohe nese gjykon se ky veprim duhet
ndermane per t'i sherbyer sa me mire interesit publik. 18.2 Autoriteti Kontraktues duhet t'i japi Kontraktuesit lajmerim me shkrim per zgjidhjen e
Kontrates..
18.3 Autoriteti Kontraktues duhet te paguaje detyrimet e e papaguar (perfshire kryegjene, interesin
dhe tarifat) si dhe demin e shkaktuar (perfshire fitimin e munguar) ne masen e percaktuar ne
Kontraten e Koncesionit. Neni 19: Nenkontraktimi
19.1 Koncesionari nuk do te hyje ne ndonje nenkontrate pa pelqimin paraprak me shkrim te
Autoritetit Kontraktues, pervec me nenkontraktuesit e pranuar, si pjese e ofertes se koncesionarit.
Autoriteti Kontraktues mund te mos jape, ose ne rast se e ka dhene ate, mund terheqe pelqimin per
shkak te interesit publik ose ne rast se nen-kontraktuesi i propozuar nuk gezon kapacitetet e
nevojshme per t'i mundesuar zbatimin e detyrimeve sipas nen kontrates se propozuar.
19.2 Ne rast se koncesionari perfundon ndonje nen-kontrate dhe propozon per te hyre ne nje
nenkontrate zevendesuese, duhet ti paraqese paraprakisht per miratim Autoritetit Kontraktues
draftin e kontrates (dhe cdo ndryshim te saj) mes koncesionarit dhe nen-kontraktuesit zevendesues.
Autoriteti Kontraktues nuk do te kete te drejte te refuzoje dhenien e pelqimit per projekt kontraten
pervec rasteve kur kushtet e draft nen-kontrates jane dukshem te ndryshme nga kushtet e
nenkontrates se pare, si dhe kur nen-kontraktuesi i propozuar nuk gezon gjendjen e nevojshme
financiare, teknike dhe ligjore per te mundesuar permbushjen e detyrimeve te parashikuara ne nen-
kontrate.
19.3 Koncesionari do te jete gjithnje pergjegjes perkundrejt Autoriteti Kontraktues per permbushjen
e detyrimeve te tij sipas Kontrates se Koncesionit, pavaresisht nga fakti qe nje pjese e sherbimeve
dhe/ose puneve jane nenkontraktuar te palet e treta.
19.4 Dokumente e Procedures Konkurruesemund te permbajne masen e nen-kontraktimeve qe
lejohet Koncesionarit per te kontraktuar me pale te treta sipas rastit.Neni 20: Transferimi i te
Drejtave 20.1 Ne perputhje me dispozitat e ketij neni, me pelqimin paraprak me shkrim nga autoriteti
kontraktues, kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat mund te transferohet te nje person i
trete qe permbush kerkesat e pershtatshmerise, te percaktuara ne dokumentacionin e procedures
konkurruese, ne haze te cilit kontrata ishte dhene fillimisht, perve9 se nese keto kerkesa u referohen
kushteve qe nuk jane me te nevojshme per pem1bushjen e kontrates, per shkak te faktit se keto
detyrime dhe kerkesa te permendura jane tashme duke u konsumuar ose duke u realizuar nga
koncesionari /partneri privat i meparshem.
20.2 Transferimi i kontrates se koncesionit nuk prish cilesine dhe nuk perkeqeson vazhdimesine e
realizimit dhe te permbushjes se kontrates.
20.3 Kur koncesionari/partneri privat eshte nje subjekt per qellime te vecanta, atehere ndryshimi i te
drejtave te pronesise apo i menaxhimit te Subjektit per qellime te vecanta (SPV), si rezultat i
transferimit te kapitaleve ose te aksioneve te biznesit, nuk mund te zbatohet pa miratimin e
autoritetit kontraktues, pervec se nese ky eshte rezultat i tregtimit te negullt te aksioneve ne nje treg
te rregulluar te kapitalit apo transferim nga aksionari ne nje filial te tij. Neni 21: Sigurimi i Kontrates
21.1 Brenda diteve nga matrja e njoftimit per fitimin e kontrates, Kontraktuesi duhet t'i dorezoje
Autoriteti Kontraktues sigurimin e kontrates ne vleren dhe formen sic parashikohet ne kontrate.
Deshtimi per te dorezuar sigurimin e kontrates ne formen dhe ne vleren e kerkuar brenda diteve do
te shkaktoje moshyrjen ne fuqi te kontrates dhe dhe sekuestrimin e vleres se sigurimit te ofertes nga
ana e Autoritetit Kontraktues.
Neni 22: Baza Ligjore 22.1 Kontrata do te rregullohet dhe interpretohet sipas ligjeve te Republikes se Shqiperise.
Neni 23: Zgjidhja e Mosmarrveshjeve
23.1 Autoriteti Kontraktues dhe Kontraktuesi duhet te bejne cdo perpjekje te zgjidhin mosmarreveshjet ne lidhje me kete marreveshje me negociata direkte. Ne se palet deshtojne ne zgjidhjen e mosmarreveshjes me mirekuptim, ajo do ti referohet per zgjidhje forumit sipas percaktimeve te bera ne Kontraten e Koncesionit.
Neni 24: Perfaqesimi i Paleve 24.1 Cdo pale duhet te emeroje me shkrim nje person ose strukture organizative, qe do te jete
pergjegjes, ne emer te pales, per marrjen e komunikatave dhe per perfaqesimin e pales ne
ceshtjet e lidhura me egzekutimin e kontrates.
24.2 Secila pale duhet te lajmeroje palen tjeter menjehere per ndonje ndryshim ne emerrimin e
perfaqesuesit te pales. Ne se njera pale deshton te lajmeroje, duhet te marre persiper cdo humbje te
shkaktuar nga deshtimi per te dhene njoftim te mjaftueshem.
24.3 Palet mund te emerojne persona ose struktura organizative shtese per te perfaqesuar palen ne
veprime ose veprimtari te vecanta ne te cilin rast njoftimi me shkrim duhet dhene dhe duhet te
percaktoje shtrirjen e autoritetit te perfaqesuesit.
Neni 25: Lajmerimet 25.1 Cdo njoftim i dhene nga njera pale tjetres sipas kontrates duhet te behet me shkrim ne adresen
e specifikuar ne kontrate.
25.2 Njoftimi do te kete efekt sapo te dorezohet.
Neni 26: Llogaritja e Afateve 26.1 Te gjitha referencat e diteve do te jene dite kalendarike me perjashtim kur parashikohet
ndryshe.
Shtojca 17 [ Shtojce per t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktues]
KUSHTET E VECANTA
Sherbimet
Kushtet e vecanta te meposhtme te Kontrates do te plotesojne Kushtet e Pergjithshme te Kontrates.
ne rast se do te ndodhe ndonje konflikt, dispozitat e meposhtme do te mbizoterojne ato te Kushteve
te Pergjithshme.
Neni 1: Perkufizime
1.1 Autoriteti Kontraktues eshte __________________________
1.2 Kontraktuesi eshte __________________________
Neni 2: Sigurimi i Kontrates
2.1 Sigurimi i kontrates ne shumen ________________duhet te ofrohet nga Kontraktuesi per te
siguruar ekzekutimin e detyrimeve te tij sipas kontrates.
2.2 Sigurimi i kontrates do t'i leshohet ose kthehet, menjehere, Kontraktuesit sipas skedarit
te mëposhtëm:
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Neni 3: Perfaqesuesi i Autoritetit Kontraktues
3.1 Perfaqesuesi i Autoritetit Kontraktues: __________________________
3.2 Adresa/pika e kontaktit: __________________________
Neni 4: Data e Fillimit
4.1 Kjo kontrate: _____________________________________________________________
____________________________________________________________
Neni 6: Lloji i Kontrates
Shtojca 18
FORMULARI I NJOFTIMIT TE KONTRATES SE NENSHKRUAR
Seksioni 1 Autoriteti Kontraktor
1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri Adresa Tel/Fax E-mail _____________________________________
Faqja në Internet ______________________________________
______________________________________
1.2 Lloji i autoritetit kontraktor dhe aktiviteti ose aktivitetet kryesore:
Institucion Qendror Institucion i Pavarur
Njësi e Qeverisjes Vendore
Seksioni 2 Objekti i Kontratës
2.1 Lloji i Kontratës
Shërbime
2.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës
1.Objekti i kontratës
2. Forma e Kontratës
3. Burimi i Financimit
2. 3 Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:
Kohëzgjatja në muaj ose ditë
ose
duke filluar nga / / me përfundim në / /
Seksioni 3 Procedura
3.1 Lloji i procedurës:
E Me
E hapur kufizuar negocim me shpallje paraprake
3.2 Numri i ofertave të dorëzuara: Numri i ofertave të rregullta:
Seksioni 4 Informacion mbi kontratën
4.1 Numri i Kontratës: _ _ Data e Kontratës/ /
4.2 Emri dhe adresa e kontraktorit
Emri Adresa Tel/Fax E-mail
Adresa e Internetit
4.3 Vlera Totale
Vlera (pa TVSH) Monedha
4.4 Informacione shtesë (nëse ka)
Data e shpërndarjes së këtij njoftimi / /
Koncesion/PPP te , me vendndodhje ne , sipas shkreses se (emri i Autoritetit
Kontraktor) (me poshte referuar si "Autoriteti Kontraktor"), Nr. Prot, date . . ,
"Njoftimi i Fituesit" ; dhe
Shtojca 19
[Letër me kokë e Bankës]
[Shtojce për t’u paraqitur nga Operatori Ekonomik]
FORMULARI I GARANCISE SË KONTRATËS
[Data ]
Për : [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]
Në emër të: [Emri dhe adresa e ofertuesit të siguruar]
Procedura e koncesionit/ ppp: [lloji i procedurës)
Përshkrim i shkurtër i kontratës: (objekti]
Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimit Njoftimeve Publike [Data] [Numri]
Duke qene se:
- (emri i Ofertuesit Fitues) është shpallur fitues ne Procedurën Konkurruese për Marrjen me
- Ofertuesi Fitues ka paraqitur pranë nesh Draftin e Kontratës te lidhur ndërmjet tij dhe
Autoritetit Kontraktor, "Për marrjen me koncesion/ppp te ; dhe
- ne Kontratën tuaj kërkohet lëshimi i një Sigurimi Kontrate ne vlerën e specifikuar si me poshtë, si
garanci për përmbushjen e detyrimeve te Koncesionarit te parashikuara ne Kontrate; dhe
- (emri i Bankës) është dakord te lëshojë këtë garanci.
Deklarojmë se:
- jemi garantuesit e kontratës se sipërpërmendur deri ne shumën totale prej (shuma ne shifër Dhe
fjale), shume e cila është e pagueshme ne mënyrën dhe monedhën e përcaktuar ne kontrate ; dhe
- marrim përsipër te paguajmë, sapo te bëni kërkesën e pare me shkrim dhe pa qene nevoja te bëni
argumentim te kërkesës, çdo shumë brenda kufirit prej (shuma e garancisë); dhe
- për marrjen e kësaj garancie, nuk është nevoja t’i drejtoheni me
parë Koncesionarit\Partneritetit Publik Privat për te realizuar pagesën sipas kërkesës suaj; dhe
- asnjë shtesë apo ndryshim i kushteve te Kontratës, për te cilën ju mund te bini
dakord me
Koncesionarin, nuk na çliron nga detyrimet e kësaj Garancie.
Kjo garanci është e vlefshme deri ne datën qe përfshin dite nga data e lëshimit
te Certifikatës se Përfundimit.
Ky Sigurim është i vlefshëm deri në zbatimin plotë të kontratës.
[Përfaqësuesi i bankës / kompanisë së sigurimeve]
Shtojca 20
Formulari i Ankimit i Procedurës Konkurruese
Ankim i drejtuar: Komisionit të Prokurimeve Publike, në bazë të Vendimit të Këshillit të
Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014, i ndryshuar.
SEKSIONI I. Identifikimi i ankimuesit
Ankimuesi duhet të jetë një Ofertues (p.sh. një subjekt, partneritet, në bashkëpunim, ose një
konsorcium kompanish).
Emri i plotë i ankimuesit (ju lutemi shtypeni) Adresa:
Qyteti: Shteti:
Kodi postar:
Nr. i telefonit (përfshirë prefiksin e zonës): Nr. i faksit (përfshirë prefiksin e zonës):
E-mail:
Emri dhe pozicioni i zyrtarit të autorizuar i cili do të plotësojë ankesën (ju lutemi shtypeni):
Nënshkrimi i zyrtarit të autorizuar:
Data (viti/muaji/dita):
Nr. i telefonit (përfshirë prefiksin e zonës): Nr. i faksit (përfshirë prefiksin e zonës):
SEKSIONI II. Informacion mbi Procedurën
1. Nr identifikimit:
Plotësoni numrin e kontratës në njoftimin e kontratës apo Dokumentet e Procedurës
Konkurruese, përfshirë llojin e procedurës të përdorur për konkurrimin e përzgjedhur
(koncesion)
2. Autoriteti Kontraktues:
Emri i Autoritetit Kontraktues që menaxhon procesin konkurrues
3. Vlera e prokurimit:
Llogaritja e vlerës së kontratës (shumë e shprehur në shifra dhe fjalë)
4. Objekti i Kontratës:
Përshkrim i shkurtër.
5. Afati për dorëzimin e ofertës: Afati për dorëzimin e ofertave. Data (viti/muaji/dita)
6. Data e përcaktimit të kontratës fituese:
Data (viti/muaji/dita) nëse është e zbatueshme
SEKSIONI III. Përshkrimi i ankesës
1. Baza Ligjore për Ankesën
(shkruani shkeljen ligjore, bazuar në vendime, akte, dokumente, etj.)
2. Deklarim i Hollësishëm i Fakteve dhe Argumenteve
Jepni një deklarim të hollësishëm të fakteve dhe argumenteve që mbështesin ankesën tuaj Për
çdo arsye të ankesës, ju lutemi specifikoni datën në të cilën ju u bëtë i vetëdijshëm për faktet që
lidhen me arsyet e ankesës. Përmendni seksionet përkatëse të Dokumenteve të Procedurës
Konkurruese, nëse është e zbatueshme. Përdorni faqe shtesë, nëse është e nevojshme.
SEKSIONI IV. Kundërshtimi paraprak i Autoritetit Kontraktues
Kundërshtim quhet një ankesë e adresuar drejtpërdrejt Autoritetit Kontraktues Bashkëngjitni një
kopje të çdo ankese me shkrim, përfshirë përgjigjen, nëse ka një të tillë.
1. A keni paraqitur ndonjë ankesë të tillë? Nëse po, atëherë specifikoni mënyrën e refuzimit
(p.sh. me shkrim, faks, etj.). Po / Jo
2. Autoriteti Kontraktues ku është bërë ankesa: Emri i Autoritetit Kontraktues:
Emri dhe pozicioni i zyrtarit ndaj të cilit bëhet kundërshtimi:
3. Natyra e Masës Korrigjuese të Kërkuar
Çfarë mase korrigjuese kërkuat?
4. Lista
Që një ankesë të merret parasysh ajo duhet të jetë e plotë. Bashkëngjitni një kopje të lexueshme
të të gjithë dokumenteve që lidhen me ankesën tuaj dhe një listë të të gjithë këtyre dokumenteve.
Dokumentet duhet të përfshijnë normalisht çdo njoftim të publikuar, të gjithë Dokumentet e
Procedurës Konkurruese, me të gjitha amendimet dhe shtojcat, propozimin tuaj, të gjithë
korrespondencën dhe çdo informacion me shkrim që lidhet me një kundërshtim që ju keni bërë.
Përcaktoni cili informacion është konfidencial, nëse ka. Shpjegoni përse informacioni është
konfidencial ose dorëzoni një version të dokumenteve përkatëse ku pjesët konfidenciale janë
hequr dhe një përmbledhje të përmbajtjes
Dërgoni formularin e plotësuar të ankesës, të gjithë shtojcat e nevojshme dhe disa kopje shtesë,
në: autoritetin e duhur sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 634, datë 1/10/2014, i
ndryshuar.
Nr i Faksit: E-mail:
Nënshkrimi dhe Vula e Ankimuesit
.
Shtojca 20/1
[ Shtojcë për tu plotësuar nga Operatori Ekonomik]
FORMULARI I PROKURËS
Sot më datë, muaji, viti ………….
Përpara meje
Noterit/es
I/E nënshkruari/a
z./zj. në cilësinë e tij/saj
Shtetësia
Mbajtës i Pasaportës ose Dokumentit të Identifikimit nr. Lëshuar nga _ Me datë Banues në
Emëroj z./zj. në cilësinë e tij/saj si , për te:
(a) nënshkruar ose vulosur dhe për te dorëzuar tek autoritetet kompetente te gjithë dokumentet e
renditura ne Pasqyrën 1 bashkëlidhur;
(b) dorëzuar dhe marre ne dorëzim çdo lloj dokumenti apo instrumenti ne lidhje me dokumentet
e renditura në Pasqyrën 1 bashkëlidhur; dhe
(c) Te kryeje te gjitha veprimet e nevojshme ose shtese ne lidhje me çështjet e përcaktuara ne
këtë dokument, përfshire edhe nënshkrimin dhe zbatimin e çdo akti, i cili nevojitet për te
zbatuar për te plotësuar dokumentet e listuar ne Pasqyrën 1, ose qe këto dokumente te sjellin
pasoja.
Dhe është i/e autorizuar te emërojë persona te tjerë për te ushtruar te gjitha ose një pjese te
tagrave te percaktuara ne kete Prokure
Shtojca 21
Kërkesat e Modelit Financiar
SHPENZIMET KAPITALE
VLERA EURO
PЁRQINDJA (%)
KOSTO E NDЁRTIMIT
KONSULENCA
KOSTOT E
KONTIGJENCЁS
STUDIM
PROJEKTI
TOTALI
SHPENZIMEVE KAPITALE
MIRЁMBAJTA
VLERA EURO
PЁRQINDJA (%)
MIRЁMBAJTA
TOTALI
SHPENZIMEVE KAPITALE
STRUKTURA DHE TERMAT E FINANCIMIT
HUA
KAPITALI
PERIUDHA E
RIPAGIMIT
INTERESI
Viti
1
Viti
2
Viti
3
Viti
4
Viti
5
Viti
6
Viti
7
Viti
8
Viti
9
Viti
10
Viti
11
Viti
12
Viti
13 EURO
Te hyrat nga
buxheti shtetit
Shpenzimet
kapitale
Kosto te
ndertimit
Kosto
konsulenca
Studime
projekti
Total
shpenzime
kapitale
Cash pas
shpenzimeve
kapitale
Mirëmbajtje
Mirëmbajtje
Cash pas
shpenzimeve
mirëmbajtjes
Financime
Hua e marre
Hua e paguar
Interesi i
bankës
Totali
financimeve
TOTAL
CASHIT TE
PAGUAR
POZICIONI
PARASE
Para e
vlefshme nga
kapitalet e
veta
Kapital i
investuar nga
shoqëria
Paraja e
vlefshme ne
fund te çdo
periudhe
Pozicioni neto
i parasë
Rikthimi i
investimit
fillestar
Situata neto
Përllogaritja e NPV
Norma e Interesit
Investimi Fillestar 0.00
Periudha e Investimit
Net Cash Flow
Viti Flukset
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
NPV
IRR Shënim: Kujdes, vlera totale e parashikuar ne modelin financiar, nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit me e larte se 70,120,750 Euro, ne te kundërt do te veprohet sipas shkronjës “i” te “Udhëzime të përgjithshme për procedurat konkurruese”