revista 2010 - national olympic committee of...

12
1 Revista 2010

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Revista 2010

2

31 Mars 2010Dita Olimpike “Sarandë 2010” dhe Krijimi i Komitetit Olimpik Rajonal

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga presidenti z. Agim Fagu dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Stavri Bello ishin në datë 31 Mars 2010 në qytetin e Sarandës ku me inciativën e një grupi vullnetar i drejtuar nga z. Xhorxhi Vasili, në Hotel Butrinti u zhvillua një takim me përfaqësues të botës së sportit si dhe persona të tjerë me kontribut të shquar në fusha të tjera, por me dëshirë dhe pasion për Oimpizmin. Gjithashtu në takim morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, nën Prefekti dhe Kryetari Bashkisë së Delvinës.

Qëllimi i takimit u finalizua me krijimin e Komitetit Olimpik Rajonal të Sarandës. Asambleja zgjodhi Komitetin Drejtues dhe President z. Eduart Mehmeti.

Takimi për krijimin e KOR të Sarandës u parapri nga organzimi i Ditës Olimpike të Vrapimit në shëtitoren kryesore të qytetit nga klubi i Sporteve Butrinti. Nxënës të përzgjedhur të shkollave 9 vjecare garuan në formën e një krosi në rrugën buzë detit të qytetit. Aktiviteti u mbështet nga mësues të edukimit fizik të shkollave dhe nga një njësi e ndihmës së shpejtë. Nxënësit ishin veshur të gjithë me bluza të bardha që KOKSH ka përgatitur në kuadrin e projektit të Edukimiy Olimpik të sponsorizuara nga Kompania Interalbanian. Në fund të aktivitetit fëmijët festuan me pijet që kompania Coca Cola Bottling Shqipëria ofron në çdo aktivitet të KOKSH.

4 Maj 2010, ora 09.00 am Kodrat e Liqenit Artificial, Tiranë.LUAJ E MBAJ PASTER MJEDISIN”

Të edukojmë dhe trasmetojmë vlerat tek nxënësit, që ata të tregojnë se vetë mund të kontribuojnë për të mbajtur

pastër ambjentin dhe të luajnë pastër.

Partnerë : MASH & Nxënës të shkollës 9 vjecare “Avni Rustemi “, Tiranë.Përshëndetën aktivitetin Sekretari i Përgjithshëm të KOKSH, z. Stavri Bello, Zv.Ministrja e Ministrisë Arsimit dhe Shkencës z. Nora Malaj e cila përgëzoi për këtë iniciativë duke vlerësuar rëndësinë e faktit që fëmijët të jenë protagonistë të aktivitetit.

Vetë nxënësit shprehën rëndësinë pse dhe se si ata do të donin të luanin në një ambjent të pastër; si ata vetë do të japin kontributin e tyre për ta mbajtur atë pastër. Nën kujdesin e mësuesve dhe vullnetarëve të angazhuar fëmijët përfshihen në një aksion pastrimi në vendin e zgjedhur pranë kodrave të Liqenit të Tiranës. Nxënësit u pajisën me thasë plastikë dhe doreza ku pasi mblidhnin mbeturinat, i derguan në vendin e grumbullimit. Mesazhe edukuese dhe Lojëra të organizuara në ambjentin e pastruar shoqëruan të gjithë aktivitetin.

Luaj e mbaj pastër

mjedisin

3

Falenderim i veçantë vullnetarëve të cilët kanë bashkëpunuar me KOKSH në këtë projekt, ashtu si dhe në të gjithë projektet e tjera të Edukimit Olimpik

Falenderim vullnetarëve!

4

6 Maj 2010 EDUKIMI OLIMPIK RUBIK 2010

Komiteti Olimpik Rajonal Lezhë nën drejtimin e z. Prek Pjetrushi organizoi në qytetin e Rubikut aktivitetin sportiv dhe artistik me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të ardhura nga Mirdita, Lezha dhe Rubiku. Aktiviteti ishte i larmishëm dhe kishte në thelb të tij edukimin e nxënësve të shkollave me Vlerat Olimpike si fair play; solidaritetin, mos-diskriminimin, shpritin e miqësisë dhe mirëkuptimit, aktivizimin e tyre në veprimtari sportive dhe shkëmbimin e kulturave dhe eksperiencave rajonale. Megjithatë në këtë veprimtari nuk përfituan vetëm nxënësit e shkollave por edhe mësuesit që kishin ardhur nga qytetet përreth. Rreth 400 nxënës morën pjesë aktivisht në aktivitetet e programuara sportive apo artistike dhe mëse 1000 nxënës të tjerë që mbështesnin shkollën dhe shokët e tyre.

Kjo veprimtari e mbështetur nga KOKSH, Bashkia e qytetit pritës Rubik dhe qyteteve Lezhë e Mirditë u ndihmua edhe nga Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatëse.

10 Maj DITA OLIMPIKE GJIROKASTËR 2010

Më datë 10 maj 2010 u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës “Dita Olimpike 2010”. Realizimi i akivitetit u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore Rajonale Gjirokastër dhe nën kujdesin e veçantë të drejtorit të saj z. Arjan Pano. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte zhvillimi i krosit masiv që përshkroi një nga rrugët kryesore të qytetit. Morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe shoqëria civile, si dhe u shoqëruan nga një grup i Korpusit të Paqes që punon në qytet.Përveç shkollave të qytetit merrnin pjesë dhe ato të bashkive dhe komunave përreth si: Libohovë e Derviçan. Rreth 400 persona garuan nën simbolin

Pjesëtarë të Korpusit të Paqes që morën pjesë në kros. Aktiviteti u mbyll me një festë në qendër të qytetit.

5

e “Ditës Olimpike 2010” që bashkon njerëzit në aktivitete të ndryshme sportive duke ndihmuar në edukimin e një sërë vlerash që Olimpizmi i bën të mundura , si mosdiskriminimi, mirëkuptimi, solidariteti, shpirti i miqësisë, fair play, etj. Aktiviteti u finalizua me çertifikata të pjesëmarrjes “Dita Olimpike 2010” që morën nxënësit dhe pastaj fituesit merituan cmime të vecanta.

13 Maj 2010

DITA OLIMPIKE NË SHKOLLËN “HARRY FULTZ”

Dita Olimpike e zhvilluar në shkollën “Harry Fultz” ishte finalizim i aktiviteteve që ka zhvilluar kjo shkollë gjatë vitit si dhe kompeticioneve ndërshkollore ku ka marrë pjesë.

Pas ndezjes së Pishtarit Olimpik i cili nën tingjt e Himnit Olimpik përshkoi të gjithë ambjentin e shkollës u zhvilluan një sërë aktivitetesh artistike dhe sportive dhe në fund u ndanë ëmime për klasat të cilat kishin pasur përformancë më të mirë sportive gjatë vitit.

6

DURRËS 26 MAJ 2010 EDUKIMI OLIMPIK NË DURRËS

Rreth 500 nxënës të 16 shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit kanë marrë pjesë në aktivitetin Dita e Edukimit Olimpik e organizuar në Shëtitoren Taulantia të qytetit bregdetar.Aktiviteti ishte një bashkëpunim i suksesshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) me Drejtorinë Arsimore Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve.Ceremonia e aktivitetit startoi me ndezjen e pishtarit në Amfiteatrin antik të Durrësit dhe zbritja e Flakës Olimpike nga shkallët e tij pranë mureve mesjetare të qytetit antik, e më pas gjithçka është zhvendosur në mjediset e shëtitores Taulantia, ku grupi i nxënësve që shoqëronte pishtarin nën tingujt e Himnit Olimpik zbriti edhe festën në këtë shëtitore. Aktiviteti u dallua nga shumllojshmëria e sporteve dhe disiplinave.Vënd të dukshëm zunë ekspozita me pikturat e bëra nga aktivitete të mëparshme nga nxënës të talentuar nga shkolla të ndryshme në vend me pamje nga aktivitete Olimpike. Nën këto stenda të vendosura pranë monumentit të Rezistencës vënë në dispozicion të piktorëve të vegjël, që mësojnë në kurset jashtëshkollore të QKF u shpërndanë materiale të tjera si libra, postera e bojra. Për afro dy orë janë bërë

vizatime dhe skica me temë nga Olimpizmi dhe vlerat e tij. Në fund të aktivitetit punimet e reja u ekspozuan në stenda dhe fituesi për punimin më të bukur me titull “Durrësin Olimpik” u vlerësua dhe me një çmim për punën e tij.Të gjitha këto punime së bashku me tablotë dhe vizatimet e bashkëmoshatarëve në qytete të tjera të vendit do të jenë pjesë e konkursit të organizuar nga KOKSH në kuadrin e zhvillimit të Lojërave Olimpike Rinore Singapor 2010” .Fëmijët e moshave 10-15 vjeç kanë konkuruar në garat e notit dhe të karatesë, në ato me patina dhe në krosin e organizuar ku morën pjesë mbi 100 vajza dhe djem, të cilët garuan të gjithë së bashku nën siglën që mbanin bluzet e tyre “Edukimi Olimpik“. Grupe të tjera nxënësish janë ndeshur në disiplinat sportive të futbollit, shahut dhe pingpongut dhe në konkursin e vecantë të grupeve të aerobisë me përfaqësues nga secila shkollë. Vend të vecantë në këtë aktivitet zuri dhe konkursi i Quizit Olimpik që u zhvillua me pjsëmarrjen e disa nxënësve që me dëshirën e tyre kërkuan të shprehnin njohuritë e tyre për Olimpizmin. Në fund të gjithë nxënësit morën certifikata për pjesëmarrje të përgatitura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa tre shkolla u vlerësuan me çmime të veçanta dhe merituan kupat e fitores.

Falenderim të veçantë për sponsorat e aktivitetit : Interalbanian dhe Coca Cola.

7

28 MAJ 2010 EDUKIMI OLIMPIK NË SHKOLLËN “HERMAN GMEINER” – NË FSHATIN SOS

Java Olimpike u finalizua dhe në shkollën “Herman Gmeiner “ të Fshatit SOS ku nxënësit u mblodhëm më datë 28 Maj në sheshin në formë amfiteatri të shkollës , ku nën kujdesin e mësuesve dhe mbështetjen e Komitetit Olimpik u zhvillua ceremonia e ndezjes së pishtarit nga njëri prej nxënësve të shkollës nën tingujt e Himnit Olimpik, ndërsa vajza që e shoqëronte pishtarin lexoi fjalët e Betimit Olimpik. Më pas dita vazhdoi me këngë festive nga nxënësit dhe një sërë aktivitetesh sportive dhe gara ndërmjet klasave ku binin në sy ndeshjet e bukura në basketboll dhe futboll. Por një pjesë e aktiviteteve u zhvilluan dhe nëpër klasa sic ishte konkursi I pikturës me Temë “Olimpizmi në sytë e fëmijëve” dhe Quizi Olimpik. Në fund të aktiviteteve entuziasmi i përfundimit të garave u shoqërua dhe me pijet e gazuara të Coca Colës që siç do herë tjetër edhe këtu kanë përcjellë aktivitetin e KOKSH.

Sportisti Olimpist Erjon Tola pjesëmarrës në dy Olimpiada Dimërore “Torino 2006” dhe “Vancouver 2010” është në një klasë duke folur me nxënësit mbi vlerat e olimpizmit

8

31 MAJ 2010 SPORT PA DUHAN – MOTOJA E NJË JETE TË SHËNDETSHME KOKSH – MASH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kuadrin e një sërë projektesh të tjera për Edukimin Olimpik organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me datë 31 maj, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër duhanit, aktivitetin me titull “Sport pa Duhan”Partnerë të tjerë në aktivitet ishin : - Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Akademia Olimpike Shqiptare, Shoqata në Dobi të Gruas, DAR Tiranë, Shkollat e Mesme të kryeqytetit

Aktiviteti filloi me organizimin e një krosi të nxënësve nga 19 shkolla të mesme të kryeqytetit me pikënisje nga Sheshi Nënë Tereza. Secila shkollë u përfaqësua me 10 nxënës të cilët kishin përgatitur nga një slogan dhe pankartë për shkollën e tyre.

Nxënësit e shkollave nën flakën e Pishtarit Olimpik që mbante në duar sportisti Olimpist Erjon Tola, përshkuan bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe u vendosën në Sheshin para Galerisë Kombëtare të Arteve, ku u përshëndetën nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello dhe nga Zv. Ministra e MASH, znj. Nora Malaj.

Figura të mirënjohura të sportit shqiptar si futbollisti i njohur Redi Jupi folën para nxënësve për rëndësinë e një jete të shëndetshme me sport dhe pa duhan dhe më pas vetë nxënësit lexuan statistika të dëmeve që shkakton duhani.

Aktiviteti u shoqërua dhe nga nxënës të Liceut Artistik të cilët realizuan një sërë pikturash me temën “Lufta kundër duhanit”

Në fund të aktivitetit nxënësit të shpërndarë në rrugë para kalimtarëve ofruan një mollë në këmbim të çdo cigare që mundën të merrnin dhe ta shkatërronin.

S p o r t pa duhan

Komiteti OlimpikKombëtar Shqiptar

Organizatorë:

Partnerë: • MINISTRIA E TuRIzMIT, KuLTuRËS, RINISË DHE SPORTEVE

• MINISTRIA SHËNDETËSISË

• AKADEMIA OLIMPIKE SHQIPËTARE

• SHOQATA NË DOBI TË GRuAS SHQIPTARE

• DREjTORIA ARSIMORE, TIRANË

9

Vrap masiv i nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Tiranes në Shëtitoren Dëshmorët e Kombit të cilët drejtohen nga sportisti Olimpist Erion Tola, i cili mban të ndezur Pishtarin Olimpik.

Futbollisti i mirënjohur Redi Jupi, i ftuar nderi në këtë aktivitet flet përpara nxënësve për rëndësinë e një jete të shëndetshme pa duhan.

10

15 QERSHOR 2010Konkursi : OLIMPIZMI NË PENELATAT TONA

Më 15 Qershor 2010 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Qytetin e Tiranës u zhvillua Ekspozita “Olimpizmi në penelatat tona”.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me nxënesit e katër shkollave të Tiranës, Shkollës 9-vjecare “Vasil Shanto”, “Avni Rustemi”, “Faik Konica”, Shkollës “Herman Gmeinner” të fshatit SOS si dhe nxënësit e Qëndrës Kulturore të fëmijëve Durrës dhe nxënës nga shkollat e Qytetit të Rubikut.

Qëllimi ishte shfaqja e ideve mbi Olimpizmin jo vetëm me anë të aktivitetit fizik dhe lojrave lëvizore por me anë të vizatimeve dhe pikturave në mënyrë artistike. Në vijim të projektit të Edukimit Olimpik dhe me afrimin e Lojrave Olimpike Rinore “Songapore 2010” ku dhe Shqipëria do të jetë përfaqësuese, lindi ideja e krijimit të këtij konkursi pikture me vizatime të fëmijëve nga i cili do të përzgjidhet vizatimi më i mirë i cili do të jetë dhe imazhi i posterit me të cilin Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipëtar do të përfaqësohet në këto lojëra të para Olimpike Rinore.

Nxënësit e secilës shkollë kanë pregatitur pankarta me parrulla për luftën kundër duhanit.

Gjatë aktivitetit nxënësit e Liceut Artistik realizuan piktura, “DUHANI DËMTON SHËNDETIN”.

Shkolla “Avni Rustemi” Shkolla “Faik Konica” Shkolla “Vasil Shanto”

11

Konkursi u finalizua me një ekspozitë me punimet e këtyre nxënësve, të cilët u vlerësuan me mjaft kujdes nga një juri e kualifikuar me përfaqësues të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Të pranishëm në aktivitet ishin Zv/ Ministria e Arsimit, znj. Nora Malaj. Zv/ Presidentja e Komitetit Olimpik Znj. Ela Tase, përfaqësues nga Federata të ndryshme sportive, anëtarë të Komisioneve të KOKSH dhe Akademisë Olimpike Shqiptare, mësues dhe nxënës nga shkollat pjesëmarëse, drejtues të shkollave dhe prindër të nxënësve pjesëmarës në konkurs.

Aktiviteti që kishte si qëllim shfaqjen e frymës Olimpike nga këta nxënës të talentuar shpalli dhe pikturën fituese të nxenesit Ani Kristo, i Shkolles 9- Vjecare “Vasil Shanto” të qytetit Tiranë e cila do jetë pjesë e posterit të Lojërave të para “Olimpike Rinore Singapore 2010”.

Shkolla “Avni Rustemi” fitoi si shkolla me punimet më të mira të aktivitetit, ndërsa çmimi Inkurajues ju dha nxënësit të klasës së katërt të shkollës Herman Gmeinner të fshatit SOS Rei Hysenji.

Me ndihmën e votimit të pjesëmarësve u bë i mundur seleksionimi i 12 punimeve më të bukura, me të cilat KOKSH mori angazhim t’i përdore si imazh për kalendarin 2011.

Ky aktivitet përfundoi me një mini kokteil të mundësuar nga Coca - Cola, furnizuesi zyrtar i pijeve të KOKSH

12

Piktura fituese e Konkursit: OLIMPIZMI NË PENELATAT TONA

Faleminderit

Sponsorave

®

InteralbaniaZayed Business Center

Rr. Sulejman Delvina, TiraneP.O.Box 277/1

tel. 355 4 2229 578/ 2255644

Coca Cola Bottling Shqiperia Sh.p.kRruga Kombetare Tirane -Durres

Km.5, Kashar-Tiranetel: +355 48200431/432/433/434

Kordinatore e Projektit Edukimi Olimpik: Enkelejda ÇaushiDesign: Creative Plus