revista 2015 1a

18
Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015 2 Editorial Prapa lamë shumë festa të fundvitit, të cilat i shënuam me mundësi tona të lejueshme. Me rëndësi të gjithë jemi ndjerë mirë, në shkollë apo familje. Kishim ditë të lira, por porosia e jonë është kurrë të mos ndahemi nga libri! Fletushka e jonë e rregullt “Abetarja” emertimi i cili është mjaftë simbolik, në mësojmë për të kaluarën, por me diturinë e fituar do të ndërtojmë të ardhmen. Me këtë fletushkë do të keni mundësi të lexoni për të arriturat, aktivitetet dhe krijuesit e rinj të shkollës sonë. Ju jeni dhe do të jeni ata të cilët do të zhvilloni vehten, shkollën dhe të ardhmen e juaj. Ju do të jeni nesër: mësues, arsimtarë, mjekë, ingjinierë, besa edhe astronomë, e çka jo, të cilët do të kontriboni zhvillimit të vendit tuaj. Ky është edhe obligim i se cilit prej nesh. Të mendojmë të veprojmë për të ardhmen e vendit tonë. Kështu vepruan edhe të parët tanë. Dikur na mungoi liria tani po e gëzojmë. Ne duhet të punojmë për gjeneratat e ardhme në rindërtimin e vendit tonë, në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik, teknologjik e çka jo! Gjeneratat pas nesh presin- ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Andaj, ju duhet të jeni nxënës të mirë, që nesër të jeni të përgëzuar, të nderuar nga gjeneratat që do të vijnë. Deri në takimin e ardhshëm me fletushkën mirëmbetshi. Drejtori Xhevdet Shabani Festa e Flamurit Shqiptarët anembanë Gëzuar po festojnë Thojnë se Shqipëria Gjithmonë do të rrojë. Shumë është valvitur Flamuri kuq e zi Kaloi plot një shekull Për nënën Shqipëri. Malsore Musliu Kl.IX-1 Nëntor Muaji i flamurit T’përkulemi ballë lartë Për ty Që derdhën shumë gjakë. Ty flamur i ndritur si ar Flamuri ynë Flamur që në dorë Të mbajti Ismail Qemali. Anita Abazi Kl.VIII-1 Botues - shfmu. “Abetarja” Softaj Shtypshkronja Intergraf – Ferizaj, Kryeredaktor Xhevdet Shabani, drejtor Redaksia Elife Hasani, lektore Sabrije Xhemajli Bedri Mahmuti Alban Shillova Taulant Salihu, kryetar i këshillit rinor Vanesa Sadiku, kryetare e grupit letrar Redaktura kompjuterike Avni Lubishtani Liria Në liri unë po rritem Lirinë tonë shumë e dua Se të parët tanë Shumë shtrejtë e paguan. Shumë dëshmorë ranë Për këtë liri Gëzojmë dhe jetojmë Sot në pavarësi. Valentina Esati Kl.IX-2

Upload: shkolla-fillore-abetarj

Post on 07-Apr-2016

256 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

2

Editorial

Prapa lamë shumë festa të fundvitit, të cilat i shënuam me mundësi tona të lejueshme. Me

rëndësi të gjithë jemi ndjerë mirë, në shkollë apo familje. Kishim ditë të lira, por porosia e jonë

është kurrë të mos ndahemi nga libri!

Fletushka e jonë e rregullt “Abetarja” emertimi i cili është mjaftë simbolik, në mësojmë për të

kaluarën, por me diturinë e fituar do të ndërtojmë të ardhmen.

Me këtë fletushkë do të keni mundësi të lexoni për të arriturat, aktivitetet dhe krijuesit e rinj

të shkollës sonë. Ju jeni dhe do të jeni ata të cilët do të zhvilloni vehten, shkollën dhe të ardhmen e

juaj. Ju do të jeni nesër: mësues, arsimtarë, mjekë, ingjinierë, besa edhe astronomë, e çka jo, të cilët

do të kontriboni zhvillimit të vendit tuaj. Ky është edhe obligim i se cilit prej nesh. Të mendojmë të

veprojmë për të ardhmen e vendit tonë. Kështu vepruan edhe të parët tanë. Dikur na mungoi liria –

tani po e gëzojmë. Ne duhet të punojmë për gjeneratat e ardhme në rindërtimin e vendit tonë, në

hapjen e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik, teknologjik e çka jo!

Gjeneratat pas nesh presin- ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Andaj, ju duhet të jeni nxënës të

mirë, që nesër të jeni të përgëzuar, të nderuar nga gjeneratat që do të vijnë.

Deri në takimin e ardhshëm me fletushkën mirëmbetshi. Drejtori Xhevdet Shabani

Festa e Flamurit

Shqiptarët anembanë

Gëzuar po festojnë

Thojnë se Shqipëria

Gjithmonë do të rrojë.

Shumë është valvitur

Flamuri kuq e zi

Kaloi plot një shekull

Për nënën Shqipëri.

Malsore Musliu Kl.IX-1

Nëntor

Muaji i flamurit

T’përkulemi ballë lartë

Për ty

Që derdhën shumë gjakë.

Ty flamur i ndritur si ar

Flamuri ynë

Flamur që në dorë

Të mbajti Ismail Qemali.

Anita Abazi Kl.VIII-1

Botues - shfmu. “Abetarja” Softaj Shtypshkronja Intergraf – Ferizaj,

Kryeredaktor

Xhevdet Shabani, drejtor

Redaksia

Elife Hasani, lektore

Sabrije Xhemajli

Bedri Mahmuti

Alban Shillova

Taulant Salihu, kryetar i

këshillit rinor

Vanesa Sadiku, kryetare e

grupit letrar

Redaktura kompjuterike

Avni Lubishtani

Liria

Në liri unë po rritem

Lirinë tonë shumë e dua

Se të parët tanë

Shumë shtrejtë e paguan.

Shumë dëshmorë ranë

Për këtë liri

Gëzojmë dhe jetojmë

Sot në pavarësi.

Valentina Esati Kl.IX-2

Page 2: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

3

28 Nëntori

Oh sa me gëzim e pritëm

Këtë liri të çmuar

Që me shekuj të tërë

Vetëm kishim ëndërruar.

Feston mbarë shqiptaria

Se në këtë muaj erdhi pavarësia

Muaji i shenjtë është ky nëntor

Shumë trima luftuan me shpatë në dorë.

Shumë kohë të vështira kaluan

Liri me shekuj, pasardhësit nuk shijuan

Por sot sa të gëzuar që jemi

Që flamurin në dorë kemi

Gëzohet populli shqiptar

Në Vlorën e artë

Valon flamuri kombëtar

Vallëzojnë vëllezërit shqiptar

Që e ngritën flamurin kombëtar.

Një njeri legjendar u përkul

Ta puth flamurin kombëtar

Me shumë kënaqësi e puthi

Flamurin kuq e zi

Tani na erdhi dita së bashku të festojmë.

Blerton Osmani dhe Rrezarta Ahmeti

Gëzim Sahiti

Sytë të mbushur lotë

Lamtumirë atdhe ti

Po rrinë këtu unë do të jem atje

Së bashku do të jem përherë e për

gëzime

Kurrë nuk të harroj oj Kosharja ime.

Është Gëzim Sahiti

Që s’luftonte për nam

Gjaku i tij rrjedh

Vetëm për vatan.

Kosharja ushtoi

Nga pushka e lirisë

Me vrull i hapi

Shtigjet e lirisë.

Leonita Sahiti Kl.VIII-2

28 Nëntori

Nëpër lufta ka luftuar

Shqipërinë për ta çliruar

Pra, ai është Skënderbeu

Që luftoi për mëmëdhenë.

Më 28 nëntor, Ismail Qemajli

E ngriti flamurin në Vlorë

E tër bota na ka zili

Për këtë të bukur Shqipëri

Që është më e fortë se kurrë

Janë bashkuar për një flamur

Ky flamur kuq e zi.

Arnis Ajvazi

Page 3: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

4

28 nëntor

Shqipëri po të qesh ty shum fëtyra

Por një vrasës ti ke në vetull

Shqiponjës në flamur po i buzëqesh liria

Trupi I copëtuar,dhimbjet e mbetura

Hej Shqipëri nënë e plagosur

Ty që të parin zoti te solli në tok

Kaluan shekuj në këtë botë të pluhnosur

Prapë gjallë ke ngel je bër më e forte

28 Nëntori shkruhet me germa gjaku

Shkruhet me germa që tokës ia dhuroi Zoti

Ç’do shkronjë me aromë zambaku.

Habibe Latifi, kl. VI-2

Populli im

Populli im është shqiptari

Më besniku më bujari

Populli im është i pari.

Populli im di

Të shkruaj tregime

Proza, poezi

Por di të shkruaj

Edhe histori

Të gjithë menduan

Se humbën shumë

Të gjithë u bënë Bashkë

Për të shtrejtin flamur

Ju ndaluan për tokë

Nga frika që kishin

Por se vjen nga qielli

As idenë se kishin

Ky është populli im

Më i mençuri e

Më ideali.

Ermonda Sahiti Kl.VIII-2

Vendi im

Lodhje e madhe

Në dhe të huaj

Etjen me ujë

Nuk mund ta shuaj

Kam mbetur këtu

Si jetim

Larg familjes

Larg vendit tim.

Trupi im

Është në mjerim

Vetëm shpirti po jeton

Dhe është aty,në vendin tim.

Malsore Musliu Kl.IX-1

Nëna

Mos të pushoj lotë

Më mirë të pushoj zemra

Kujtojë përgjithmonë

Se të punon mendja

Harro të kaluarën

Veprat që i le pas

Thuaj me zë të lartë

Nënë, emër i zjarrtë

Laura Sejdiu Kl.VIII-1

Page 4: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

5

Shkolla ime

Dy gjëra më të shtrejta

Që unë i adhuroj janë

Vendëlindja ime dhe

Shkolla ku mësojë

E dua shkollën time

Ku mësova a,b,c-në

Ajo më ngjallë kujtime

Rrugën ma rrëfen

Aty pranë shoqeve u rrita

Fitova dije dhe edukatë

Andaj shkolla librat dhe mësuesit

Meritojnë çdo lavdatë

Shkollën dhe mësuesen e parë

Unë kurrë s’do ti harroj

Atë që gjurmë në mua lanë

Me mall të madhë do t’i kujtoj.

Albinë Sejdiu

Mësuesja ime Sa herë në shkollë vi

Ndejë një kënaqësi

Mësuesen time takoj

Atë e respektoj

Ajo neve na don

Edhe pse nganjëherë kufijtë i kalojmë

Por ne atë e adhurojmë

Sepse nga ajo shumë gjëra mësojmë

Ajo neve gjithmonë mësimet na i

shpjegon

Gjitha gjërat na i mëson

Pyetje mund ti bëjmë pa hezitime

Ajo na jep puthje dhe ledhatime

Ora e saj kalon shumë mire

Sepse me nxënësa është shumë e lire

Ajo kurrë nuk na ofendon

Gjithmonë na toleron

Faleminderit shumë që na respekton

Je mësuesja më e mirë që ekziston.

Euron Kamberi

SHKOLLA IME

Sa shumë të dua shkolla ime

Ti gjithçka je për mua

Ç’do mëngjes zgjohem i gëzuar

Shkollën time shkoj për ta takuar

Që nga fillimi shkronjat

Kam mësuar

Të gjitha librat

Kam lexuar

Shkolla ime

shumë më gëzon

gjithkush për

ta vizituar atë shkon Euron Kamberi

Page 5: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

6

Nëna ime

Një emër i shtrenjtë Një emër me katër shkronja Fjala nënë gjithmonë Është në zemrat tona.

Ti më linde e më rrite Me shumë mundime e sakrifica Të gjitha kushtet na plotësove Zemrat tona i gëzove.

Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë Më e çmuara për mua Prandaj shumë të dua.

Armonda Hesati, Kl. V-2

E dua babanë

E dua babanë Aq sa veten time Sepse ai jetën Ma mbush me gëzime.

Kur unë kam probleme Ai më ndihmon Kur unë gaboj Ai më këshillon.

Kur ai më tregon Për të ardhmen time Ai gjithmonë më thotë Mëso bija ime.

Bjondina Mehmeti, Kl. V-2

Gjyshërit

Çdo gjë në jetë

Do të bëja

Vetëm gjyshen dhe gjyshin

Mos ta hidhëroja.

Kur prej shkolle

Në shtëpi mbërrij

Gjyshja është e para

E cila më thotë :

Mirë se erdhe,moj bijë.

Gjëja të cilën gjyshi

Im më së shumti e

Adhuron është nota

5 kur ia tregoj.

Pra,fëmijë të dashur respektojini

Dhe duajini gjyshërit tuaj,sepse

Ata janë gjëja më e bukur

Që vetëm zoti mund t’i ketë krijuar.

Valentina Esati Kl.IX-2

Page 6: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

7

Mësuesja ime Unë mësuesen time

Kur e takoj me

Vrap shkoj dhe e përqafoj.

Mësuesen unë e dua

Sepse shkronjat e para

Prej saj i kam mësuar

Kam mësuar të shkruaj

Dhe te lexoj dhe edukatë

Ajo mua me mesoj.

Mësuesen time

E dua me të vërtetë

Nuk mund ta quaj

Mësuesen se është

Bërë, prindi im i tretë .

Tauresa Aliu, kl. VII

1 Shtatori

Qantat plot zemrat

mbushur gëzim erdhi koha

të shkojmë për në mësim

lapsat, gumat janë blerë

dhe mësuesja na pret në derë.

Agron Haziri, kl. VI-1

Ese për Ismail Qemalin

Frymëzimi për këtë ese më erdhi dashuria e madhe që kam për Ismail Qemalin,një

ndër arkitektet kryesor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në të vërtetë njeriu që ngriti

flamurin në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912.

Sa sakrifica e sa përkushtim për atdheun u bënë në ato kohë të vështira nga patriotët

për të bërë Shqipërinë të pavarur.Ishte koha kur perandoria turke ishte në frymën e

fundit.Plaku Ismail Qemal së bashku me atdhetarë te tjerë mori rrugën dhe detyrën e

vështirë për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë.Shumë pengesa u dolën, por ata i

kaluan me vendosshmëri sepse ishin të bindur se ajo që po bënin ishte për të mirën e

kombit.Dhe finalja e gjithë kësaj ishte ngritja e flamurit në gjithë kësaj ishte ngritja e

flamurit në Vlorë dhe shpallja e Shqipërisë së pavarur. Eron Kadriu Kl.VIII-1

Heshtja

Isha vetvetja por tani më nuk jam,mendoja shumë gjëra në heshtje të cilat për mua

interesante janë.Prinderit thonin me vete, çka ka kjo vajzë që rrin kështu e heshturdhe

nuk flet fare?Nuk po rrija në mendime,po flisja me heshtjen time.Shumë gjëra më

silleshin në mendje nuk doja t’i ndëgjoja,doja t’i rrëfeja dikujt të ngushëllohesha. Diku

i doja afër personat e dashurë dhe t’ia rrëfeja mendimet e mija, të më përgjigjeshin në

pyetjen të cilën ia kërkoja.Ndëgjoja shumë gjëra të cilat bëhesha sikur nuk i kam

dëgjuar fare, kjo ishte mënyra më e mirë.Flisnin për jetën time e cila nuk iu

interesonte,heshtja më fliste për gjërat të cilat disi do ta duronin atë torturë por vetja

më thoshte kështu ‘’pse të gjithëve u intereson jeta ime’’ nuk duhet ti ndëgjoj ishin

këto ndjenjat e mia shpirtërore.Ngacmimet vazhdonin, zemra lëndohej çdo ditë e më

shumë,thellë në shpirtë më shpreheshin disa mendime, doja t’i shprehja por nuk kisha

mundësi.E vetmja gjë e cila mbeti ishin kujtimet në heshtje.

Valentina Esati Kl.IX-2

Page 7: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

8

Shoku më i mirë,Libri Në botë ka shumë mrekullira,që janë të vlefshme,ne nga ato krijojmë personalitetin tonë,po

ashtu edhe shoqërisë i japim një pamje të jashtëzakonshme.Një ndër këto mrekullira është

“Libri”,ku përmes tij ne përfitojm diturinë e cila në të ardhmen na e ndriqon jetën.Si disa

zogj të mrekullueshëm përrallash poashtu edhe librat na mësojnë sa është e bukur jeta, por

njeriu është i pangopur për të mirën e të bukurën.Me kohë duke lexuarlibrin zemra ime

mbushej gjithnjë me frymë më të shëndetshmee më të fuqishme.U bëra më e sigurt në

vetëvete,më e vetëdijshme në punë dhe me pak ua vija veshin të këqijaveqë na mundëson

vetë jeta.Largohesha prej njëmendësisë dhe iu afrohesha njeriut,ëndërrimit për një jetë më

të bukur dhe dëshirës për të jetuar atë.E mbushur me ndjenja të atilla shkoja te shoqet dhe

flisja për gjithçka duke ua treguar gjithë historinë. Çdo libër për mua ishte një shkallë e

vogël duke u ngjitur në të.Largohesha prej njëmendësisë dhe u afrohesha njeriut.Duajeni

librin-burimin e dituris sepse libri është shpëtim dhe vetëm aimund të na bëj shpirtërisht

njerëz të fortë,të ndershëm dhe të arsyeshëm, që janë të aftë të donë për njëmend njeriun

dhe ta çmojnë atë,të kënaqet me gjithë zemër me frytet e punës së tij të madhe e të

ndershme.Faleminderit të madhit zot që na i ka dhuruar librin,që ne nga ai përfitojmë

dituri.Libri për mua do të mbetet më besnik.Me këtë kuptohet një krenari që gjithherë do ta

kemi.Librat e mi hapen me gaz në fytyrë e me shpresën që do të mësoj diqka të bukur nga

jeta.Prandaj duhet ta rrëmbejmë diturinë që nga padituria na shpëton.Që kur kemi qenë

fëmijë e kemi mësuar se vetëm libri është drita e diturisë që përpara do të na

shtyjë.Mesazhi im për këtë temë mjaft të këndshme është kënaqësi për çdo nxënësi të

shkruaj për këtë shokë më besnik, domethënë për librin.Shoku më i mirë i nxënësit është

libri.Libri për ne është vatër e diturisë prandaj ta rrëmbejmë librin shokë e shoqe. Blerina Mehmeti Kl.IX-2

PSE

Sado që t’i besosh njerëzve ata do të lëndojnë,do të thyejnë besimin tënd. Ti do t’i besosh

prapë duke shpresuar që kanë ndryshuar.Do t’i japësh dashuri dhe do të bësh gjithçka për

ta.Ata prapë do të lëndojnë,ata do të thyejnë kufijtë e besimit tënd.Ti po flet me zemër jo me

mendje.A nuk po e sheh se njerëzit po luajnë me ndjenjat e tua?A nuk po të mjafton që ata të

lënduan?Ata të shfrytezuan,a nuk e sheh?Ata nuk të respektuan,të shkatërruan, a je e

verbër?Si nuk mund ta shohësh,e ke para syve, ata,ata duan të të shohin të pikëlluar,pse e

pranon këtë? Pse nuk i fshin lotët dhe t’i tregosh që mund të bësh më shumë, pse nuk i tregon

se ti dhe vetëm ti përfaqëson veten tënde? Deri kur do t’i besosh atyre më të pabesueshmëve?

Pse i respekton kur ata nuk dinë të respektojnë?Po tregon moral?Por pse? A mendon se ata e

dijnë se çfarë do të thotë?Je ndjerë e zhgënjyer?Pse nuk e pranon që ata janë arsyeja? A do të

përgjigjesh diçka?PO.Nëse ti fut dorën në flakë a do të djegë?PO?Po nëse e kuptove që djeg a

do ta fusje dorën prapë?JO.Atëhere pse e bën këtë?Besove aq shumë në fjalë e jo në

vepra.Ishe e verbëruar nga fjalët e tyre, duke mos i hapur sytë për të parë vet.Ata të dërguan

në humnerë duke të premtuar diellin, ti i besove? Përsëri i besove gënjeshtrave të tyre.U

tregove e sjellshme dhe i kërkove falje,kur ata duhej ta bënin këtë.Por a do të më tregosh?A

ia vlejti? Çfarë fitove? Më thuaj cili ishte respekti i tyre për gjithë këto të mira?Oh,po,tani u

kujtova.Dhurata e tyre ishte të të lëndojnë çdo moment. Por mos u çudit,kjo është ajo që ata

bëjnë. Mos thuaj që jam duke i fajësuar për këtë.Deri kur do të jetosh për të tjerët?Deri kur do

të jesh e lumtur duke parë njerëzit tek kënaqen duke të lënduar ty?A bëre ndonjëherë gjërat

që doje,apo vetëm ndjekje urdhërat?Ti ushqeve një lule që kur të rritet do të të hajë.Pse?Më

thuaj pse?Tani ti po qanë sepse e dinë që kamë të drejtë.A mund të përgjigjesh në pyetjet e

mia?E di që këto pyetje janë 1000 ‘’Pse”, të cilat është e vështirë t’i përgjigjesh.Por unë po të

them këtë: Hapi sytë,shiko se jeta është e jotja dhe se vetëm ti mund ta jetosh.Respekto ku

respektojnë ! Nderona Kamberi Kl.IX-2

Page 8: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

9

Dëshira ime për një të ardhme

Shumë shpejt kaluan ditët e ëmbla të fëmijërisë,tash po e kuptoj se ç’është jeta dhe ç’duhet

bërë për të jetuar.për të arritur një të ardhmeduhet të luftojmë pa u ndalur,dhe fjalë diturisë që

e morrëm nga mësuesit tanë sot jemi më të përgatiturtë ecim përpara. Çdo ditë jetojë, çdo ditë

kam një ëndërr,një dëshirë,një shpresë për një të ardhme,dëshira ime është që të bëhem mjeke

sepse më pëlqen shumë ky profesion dhe besoj se mund ta gjejë veten këtu dhe poashtu mund

t’ju ndihmoj të tjerëve.Për në fillim duhet të jemi mirë me shëndet të kemi një familje të mirë

dhe të jetojmë të qetë.

Fillorina Kamberi Kl.IX-2

Dituria thesar i çmueshëm

Pas përfundimit Luftës së Parë Botrore, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare i ripushtoi

Serbia.

Qeveria serbe u soll me mjaftë egërsi. Mijëra shqiptarë u detyruan me forcë të

shpërngulen nga trojet e tyre stërgjyshore.

Shumica e tyre u detyruan të largohen për në Shqipëri dhe në Turqi. Shumë prona iu

morën shqiptarëve dhe iu dhanë kolonëve serbë e malazez.

Populli organizoi luftë të ashpër dhe të armatosur kundër pushtuesit serb, duke filuar

me nxitjen e demostratave. Demostratat e para filluan në vitin 1968 dhe në këto demostrata

merrnin pjesë: Kosova Republikë, kushtetuta dhe universiteti.

Protesta pati edhe në vitin 1981 ku Serbia helmoi rreth 7000 nxënës shqiptarë.

Pushteti Serb i burgoste, i keqtrajtonte, i ndiqte dhe i vriste shumë intelektual, patriotë e

mësimdhënës. Dhuna e pushtetit serb ndaj shqiptarëve dhe mospranimi i kërkesave të tyre e

vështirsonte edhe më shumë jetën e shqiptarëve.

Serbia kurr nuk pranoi t’ua njihte shqiptarëve të drejtën për formimin e shtetit të tyre

kombëtarë. Serbia dogji dhe shkatërroi shumë fshatra. Madje mbylli gjitha shkollat shqipe.

Arsimi në Kosovë po vështirësohej gjithnjë e më shumë.

Shumë familje bujare dhe zemërbardhë hapën dyert e shtëpive dhe i shndërruan në

shkolla vetëm që mësimi të zhvillohej në mënyrë të dijnitetshme, edhe pse frika e tyre ishte e

pashmangshme.

Ata luftonin aq shumë që e ardhmja e tyre të jetë dituri e artë.

Dituria është si pushka në luftë. Është thesar i çmueshëm. Edhe mësimdhënësit nuk e kishin

të lehtë punën që e bënin. Udhëtonin në këmbë me orë të tëra . Ishin të lodhur të mërzitur e të

rrezikuar.

Por, mundi dhe sakrifica që e dhanë këta , nuk do të harrohet dhe gjithmonë do të

jetë si kujtim në zemrat e nxënësve. Shqiptarët gjithmonë janë solidarizuar duke bërë vepra të

mira. Pas gjithë kësaj situate të mundimshme , sot arsimi në Kosovë zhvillohet në kushte më

të mira. Mirëpo, ndjejmë edhe mungesën e shumë mesimdhënësve, patriotëve, dëshmorëve,

poetëve e shkrimtarëve, ku përherë do t’i nderojmë.

Shumë prej tyre shkruan libra, të cilët më vonë u bënë themelet e shkencës historike

shqiptare. Rinia që ne e kemi ka një dije te çmuar.

Dituria të ndihmon në çdo aspekt rinor. Kosova ka kapacitet të lartë në arsim sepse

Page 9: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

10

ka shumë poetë, publicist, shkrimtarë e bashkombës që kanë botuar libra, lektura, poezi,

romane të ndryshme me ngjarje mbreslënëse në historinë tonë kombëtare.

Nxënësit sot lexojnë, shkruajnë dhe mësojnë më shumë, por mundi i tyre do të

shpërblehet me kohë . Tash jemi të lirë dhe në vendin tonë , gëzojmë të drejtat tona.

Prindërit dhe mësimdhënësit mundohen nga zemra që e gjithë rinia të jetë e

shëndoshë.

Nga libri nuk duhet të ndahemi asnjë çast. Libri të mëson shumë gjëra.

Shkolla është rruga dhe vendi i burimit të diturisë.Nga shkolla ishim pajisur me

njohuri të reja. Kemi pasuruar memorien me shumë gjëra që na bëjnë të jemi të fortë .

Të gjithë që e kanë mundësinë të mësojnë e të mos humbin kohë, sepse thesari më i

çmuar në jetë është libri.

Librin nga dora nuk e lëshoj dhe nënë e baba do t’i nderoj.Për mua libri ka rëndësi të

madhe dhe gjithëmonë libri do të jetë shoku im më i mirë. Nga libri trasojmë rrugët e jetës.

Sot jemi të lumtur dhe gëzojmë të drejtën për të mësuar e folur shqip.

Gjuha e të parëve tanë nuk do të harrohet kurrë. Kjo bashkon shqiptarët dhe kombin,

kultivon traditën, kulturën, historinë e kombit tonë. Dija fitohet me mund dhe punë.

Dituria është vlerë për secilin njeri. Secili nga ne duhet të ndjekë ëndrrën e tij sepse

me kohë do t’ia arrijë qëllimit të vet, prandaj për çdo gjë duhet të kemi durim, vullnet dhe

inspirim. Vepra e vetme, për të cilën nuk i dihet shpërblimi është durimi.

Dituria është nevojë e përhershme. Dijniteti është pjesë e pasqyrës së njeriut dhe po

të thyhet njeriu s’ka më ku të sheh vetën. Gjithmonë duhet ditur se i madh është ai njeri qe i

shikon të gjithë njësojë, që vepron pa anuar dhe që mendon për të gjithë.

”Arsimi është shpirti i një kombi “. Të gjithë shqiptarët, tani jemi këtu për të gjetur

kontributin tonë shkencor, për të bërat dhe të pabërat, për të qenë komb i lirë dhe unik në të

tërat hapësirat shqiptare në mënyrë që si një komb të rrojmë në një hapësirë unike e të

pandarë. Vlerën e gjuhës e ka çmuar dhe kultivuar edhe shumë figura të çmuara të kombit

tonë, si: Naim Frashëri, Ndre Mjedra, Gjergj Fishta e shumë të tjerë.

Ky është mesazh për të gjithë ne.

Vanesa Sadiku, kl. VII-3, Sazli

Page 10: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

11

Ne Shqiptarët kemi Vlorën trime

Ku na lindi vetëm trima,

Ku luftërat asnjëherë nuk pushuan,

E gjaku rridhte porsi lumi.

Ne kujtojmë trimin e madh shqiptar,

Që i pari mbajti fjalë në Vlorë,

Që shpalli pavarsinë Shqipërisë,

Që ngriti flamurin e lirisë,

E ky trimi plak ishte Ismail Qemaili.

Pastaj erdhi Boletini,,

Ku me shumë burra na solli lirinë,

E që një gëzim i madh, kaploi trimin,

Ku ra në gjunjë i përlotur, puthi flamurin.

Secili prej tyre luftonte për liri ,

Ata kishin një dëshirë ,

Që nga Kosova të zhduket errësira,

Nga çdo anë të valvitej erë lirie

E puset tu mbushenin me lotë gëzimi.

Fluturesë Kryeziu

Vendi im

Lodhje e madhe

Në dhe të huaj

Etjen me ujë

Nuk mund ta shuaj.

Kam mbetur këtu

Si jetim

Larg familjes

Larg vendit tim.

Trupi im

Është në mjerim

Vetëm shpirti po jeton

Dhe është aty,në vendin tim.

Malsore Musliu Kl.IX-1

Page 11: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

12

Këndi i intervistave nga personalitetet e SHFMU ”Abetraja” Softaj

Xhevdet Shabani, drejtor

Intervistë me Xhevdet Shabanin, drejtor i SHFMU”Abetarja” Softaj

Shkolla amë “Abetarja” në Softaj ka dy paralele të ndara, në Pojatë, vetëm pesëklasëshe, dhe

në Sazli, nga klasa e I-rë (parë) deri në të IX-tën, dhe një klasë parashkollorë.

Shkolla amë ka hapësirë oborr prej 2 hektarësh, objekti ka 822 m2, me 9 dhoma mësimi, një

sallë të edukatës fizike, një kabinet të informatikës dhe një sallë të arsimtarëve. Gjithsej 42

punëtorë, 33 puëntor arsimi, 2 punëtor me parshkollor, 5 punëtorë ndihmës, si dhe 2 stafi drejtues i

shkollës, drejtori dhe administratori-ja. Përgatitja e kualifikimeve është e kënaqshme: Në

administratë 2 me fakultet; në procesin edukativo arsimor 20 me fakultet, me përgatitje të lartë

shkollore 9, nga stafi teknik 1 me bachelor. Me shkollë të mesme profesionale 7. SHFMU

“Abetarja” , me paralelet e ndara i ka 560 nxënës. Në shkollën amë mësimet i vijojnë 281 nxënës

nga klasa e parë e deri te e nënta, si dhe një paralele parashkollor me 15 vijues.

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor të gjithë nxënësit kanë treguar sukses pozitiv,

ku nota mesatare për ciklin e klasëve të larta është 4.22, ndërsa për ciklin klasave të ulët është

4.00, Nota mesatare e suksesit është 3.66 , në SHFMU”Abetarja” në Softaj dhe paralelen e ndar

Sazli .

Plan programi është realizuar në të gjitha lëndët mësimore.

Vijimi i mësimit nga ana e nxënësve ka qenë në nivel të lartë, disiplina gjithashtu, edhe

higjiena ka qenë në nivel të duhur. Mësimdhënësit kanë kryer detyrat e tyre sipas planprogramit

mësimor. Janë mbajtur të gjitha aktivet profesionale sipas orarit të caktuar nga drejtoria e shkollës.

Përveç mësimit të rregullt në shkollën tonë janë mbajtur edhe aktivitete të lira. Është zgjedhur

Këshilli i shkollës dhe Këshilli i prindërve, është mbajtur krosi pranveror dhe vjeshtor, është

organizuar ekskursioni një ditor për klasat e nënta.

Page 12: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

13

.

Pamje e shkollës amë “Abetarja” - Softaj

Njëkohësisht më 10 qershor është festuar edhe dita e shkollës sonë. Janë mbajtur mbledhjet e

këshillit të klasëve dhe mbledhja e këshillit të arsimtarëve. Suksesi i përgjithshëm në nivel të

shkollës prej klasës së parë e deri të nëntë është 3,82.

Nga grupi letrar janë mbajtur ora letrare , ku janë shpërblyer punimet më të mira.

Grupi i “Historianëve të rinj” ka organizuar orë historike për 28 shtator -Dita e dëshmorëve

dhe 28 nëntor – Dita e flamuri kombëtar. Në këtë aktivitet ka ndihmuar arsimtari Haki Latifi,

historian. Kushtet të vështira që ka pasur shkolla gjatë këtij viti, me një punë dhe vullnet të mirë të

mësimdhënësve i tejkaluam. Na gëzon fakti se nga Komuna kemi pasur mbështetje. Nxënësit dhe

qytetarët e kësaj ane i janë mirënjohës udhëheqjes së komunës, në veçanti z. Muharrem Svarqa,

kryetar komune. Kjo mbështetje rrodhi nga fakti se për disa vite ishte harrua nga dora e pushtetit

të ndihmohet ky rajon i fshatrave. Ndërsa gjatë kësaj periudhe Komuna me qëllim të krijimit të

kushteve më të mira për punë, mundësi për ngritje të cilësisë së mësimit, e cila edhe po shihet

ndihmoi. Konkretisht u ndihmua për rregullim të infrastruktures së oborreve në Softaj, Sazli, por

edhe në Pojatë. Kjo ilustrohet si vijon:

Gjatë këtij viti në shkollën tonë është investuar

1. Rrethoje e shkollës ne vlerë 15.000.00 euro

2. Rregullimi i oborrit SHFMU”Abetarja” në Softaj 9.067.00 euro

3. Rregullimi i infrastrukturës të oborrit në Sazli 9.700.00 euro

4. Rregullimi, riparimi i kulmit të shkollës në Pojatë 880.00 euro

5. 50 metra kub dru për djegie 50 x 33.70 euro 1.695.00 euro

6. Sigurimin e gjeneratorit për shkollën në Softaj 800.00 euro

7. Rregullimi i fushës se sportit në Sazli

8. Rregullimi i parkingut për automjete

9. Rregullimi i auto parkingut për automjete në Softaj

10. Janë vendosur mbishkrimet ne tri objekte shkollore;

11. Janë vendosur tabelat per njoftime në tri objekte shkollore

Gjithsej 37.132.00 euro

Page 13: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

14

Risitë në punën e shkollës:

1. Konstituimi i Këshillit rinor të nxënësve;

2. Riaktivizimi i grupit letrar ”Pesë dëshmoret”

3. Aktivizimi i grupit të “Historianeve të Rinj”

4. Nxjerrja e gazetës së murit;

5. Nxjerja e fletushkës se shkolles;

6. Hapja e ekspozitës me punime te artit figurativ

7.Shpallja e konkursit letrar;

8. Organizmi i kujdestarisë nga ana e Këshillit rinor të

Pamje e SHFMU”Abetarja” Softaj nxënësve ,

9. Aplikimi i uniformave për mësimdhënës; 10. Po punohet në aplikimin edhe të uniformave

për nxënës; 11. Vendosja e kutisë për ankesa në tri objektet shkollore;12. Themelimi i

Këshilli për shënimin e 70 vjetorit të punës së shkollës.13. Po punohet në botimin e

Monografisë së Shkollës me rastin e 70 vjetorit.

Shkolla e Mesme e Ulët “Abetarja” paralelja e ndarë në Sazli-

Kjo paralele ka hapësirë oborri 1.ha, objekti 416 m

2,

ka 5 dhoma mësimi dhe një sallë të arsimtarëve, 11

mësimdhënës dhe 1( një) punëtorë ndihmës. Në këtë

paralele të ndarë mësimet i vijojnë 159 nxënës nga

klasa e parë e deri te e nënta, edhenjë paralele e

parashiko llorëve me 15 nxënës.

SHFMU “Abetarja”, paralelja e ndarë në Sazli

Në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor të

gjithë nxënësit kanë treguar sukses pozitiv, ku nota

mesatare për ciklin klasave të larta është 3.79, ndërsa për

atë klasave të ultë është 4.22. Nota mesatare në këtë

paralele të ndarë është 4.05 Plan programi është realizuar

në të gjitha lëndët mësimore. Bedri Mahmuti, përgjegjës i shkollës

Vijimi i mësimit nga ana e nxënësve ka qenë në nivel të lartë, disiplina gjithashtu edhe

higjiena ka qenë në nivel të duhur. Mësimdhënësit kanë kryer detyrat e tyre sipas plan

programit mësimor.

Page 14: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

15

SHFMU“ABETRAJA”PARALELJA E NDARË POJATË

Kjo paralele ka hapësirë oborri 14 ari, objekti 521m2, është e rrethuar, ka 6 dhoma mësimi

dhe një sallë të arsi- mtarëve. Pesë

mësimdhënës dhe një punëtor

ndihmës.Në këtë paralele të ndarë

mësi- met i vijojnë 46 nxënës nga

klasa e parë e deri te e pesta. Në

gjysmë vjetorin eparë të këtij viti

shkollor të gjithë nxënë sit kanë

treguar sukses pozitiv, ku nota

mesatare është 4,01.Plan programi

është realizuar në të gjitha lëndët

mësimore.

Objeti i shkollës në Pojatë

Vijimi i mësimit nga ana e nxënësve ka qenë në nivel të

lartë, disiplina edhe higjiena ka qenë në nivel të duhur.

Mësimdhënësit kanë kryer detyrat e tyre sipas plan

programit mësimor. Nga raporti i nxjerr statistikor i suksesit

në SHFMU”Abetarja” me paralelet e ndarë të ciklit të ultë

dhe të lartë është i kënaqshëm, Softaj 4.11, Sazli 4.05,

Pojatë 4.01, por ambiciet janë edhe për një sukses më të

mirë. Kjo do të arrihet me një përkushtim më të madh të

personelit arsimor,

Teuta Sejdiu, pergjegjese në Pojatë me ngritje të përgjegjësisë dhe vetëdijes së nxënësve si dhe

një bashkëpunim të ngushtë me prindërit.

Intervistë me kryetarin e Këshillit Rinor të Nxënësve të SHFMU

”Abetarja” Softaj

MOBILIZIMI I KËSHILLIT RINOR TË NXËNËSVE Në këtë vit u mobilizua rinia shkollore për të marr

përgjegjësinë, për një proces edukativo arsimor cilësor, si

dhe mbarëvajtjen e punëve në këtë plan.

U konstituan organet e rinisë shkollore. Me këtë rast u

zgjedhë udhëheqja e re dhe shqyrtuan: miratimin e planit

orientues të Këshillit rinor të shkollë, shqyrtimi i aplikimit të

uniformave për nxënës dhe arsimtar, disiplina dhe mirëmbajtja

e ambientit shkollor. Në organizmin e rinisë së shkollës

kontribut të veçantë dha arsimtari Alban Shillova, i caktuar

nga Këshilli arsimtarëve si përgjegjës për punë me rininë

shkollore. Taulant Salihu, kryetar i KRN

Page 15: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

16

Më 22 tetor 2014 u mbajt Kuvendi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve, ku me këtë rast

nga ky kuvend u zgjodh kryesia :

1.Taulant Salihu, IX 1, Softaj , 2.Artan Shabani, IX 3 Sazli

3.Bujar Abdyli, IX 1 Softaj , 4.Nderona Kamberi, IX 2 Softaj

5.Blerina Kamberi IX 2 Softaj, 6.Getuard Hasan i, VIII 3 Sazli

7.Lirik Esati VIII 2 Pojatë, 8.Armelind Maloku, VII 1 Pojatë

9.Rina Mehmeti VIII 2 Pojatë

Kryetari i Këshilli Rinor të nxënësve unanimisht u zgjodh Taulant Salihu, ndërsa

nënkryetar Artan Shabani.

Rinia shkollore ka marr përsipër mbajtjen e rendit dhe disiplinës në shkollë duke

organizuar dhe mbajtur kujdestarinë e objektet shkollore.

Po ashtu do të merr përsipër edhe organizimin e aktiviteteve tjera.

Po ashtu jemi të kyçur edhe në procesin e vendimmarrjes në organet shkollore, falë

hapësirës që na është krijuar nga ana e drejtorit të shkollës.

Intervistë:Vanesë Sadiku, kryetare e Grupit letrar“Pesë dëshmorët” në

Softaj

Gjatë këtij viti shkollor, në shkollën tonë është

riaktivizuar grupi letrar. Grupi letrar pranë shkollës sonë mban

emrin “Pesë dëshmorët” Ky emërtim nuk është i rastësishëm.

Nga kjo anë në luftë e fundit për lirinë e shtrenjtë ranë 5

dëshmorë tëkësaj ane: Fatmir Kërçeli nga Softaj, Arsim Rexhepi

nga Sazlia, Kemjal Hetemi ngaRahovica, Rexhep Demiri nga

Talinoci dhe Arsim Sahiti nga Pojata.

Vanesa Sadiku

SI U SHËNUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR

Në SHFMU”Abetarja “ për nder të Ditës së flamurit u organizuan një mori

aktivitetesh. Kjo punë e madhe u bë falë

angazhimit të nxënësve dhe personelit

arsimor.Më 27 nëntor, për të shenuar këtë

ditë të madhe u organizua program

kulturo artistik : Program muzikor me

këngë dhe valle, nën përkujdesjen e

arsimtarit të edukatës dhe kulturë

muzikore Arsim Krasniqi.

Ora letrare nën mbikëqyrjen e

arsimtarëve:Elife Hasani, Bedri

Mahmuti Sabrije Xhemajli,Alban

Kolektivi I SHFMU”Abetarja”Softaj

Page 16: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

17

Shillova dhe të tjerë. Ora historike nga grupi i Historianëve të rinj, me angazhimin e

arsimtarit Haki Latifi, historian. Ekspozita me punime të artit figurativ nga radhët e

nxënësve , nën përkujdesjen e arsimtari të lendës Edukatë dhe kulturë e artit figurativ z.

Milaim Avdiut.Në veçanti duhet theksuar se me angazhimin e Avni Lubishtanit u bë

realizimi i gazetës së murit si dhe përgatitja për botim të fletushkës së shkollës.Në

konkursin letrar ku morën pjesë mbi 30 krijues me punime letrare prozë dhe poezi u

shpërblyen:

1.Çmimi i parë iu nda: Bleonë Kodraliu

2.Çmimi i dytë iu nda: Nderona Kamberi

3.Çmimi i tretë iu nda : 1.Fillorina Kamberi dhe 2.Altin Aliu.

Duke i respektuar dhe për të mos harruar kurrë, grupin letrar të emërtuar me “Pesë

dëshmorët” e kësaj ane. Gjatë këtij viti, mbështetur nga drejtori i shkollës z. Xhevdet

Shabani, si dhe arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë shqipe janë shpallur dy konkurse letrare, janë

paraqitur me punime krijuese prozë dhe poezi mbi 30 letrarë të rinj. Nga punimet

pjesëmarrësit dy herë janë shpërblyer si krijues të rinj.

Intervistë me vijuesit trajnimit Shkathtësia e leximit të hershëm.

Gjatë vitit shkollor 2014/2015, nga mësimëdhensit e SHFMU”Abetarja” në Softaj,

kanë vijuar trajnime të rregullta . Trajnimi me temë: Vlersimi formativ,kanë vijuar

trajnimin mësimdhënëset zonj. Hidajete Ramadan, dhe Qerim Sjdiu,arsimtar. Aftësitë e

fituara nga trajnimi tre ditor ikanë bartë tekmësimdhënësit e ciklit lëndor tri ditë me radhë.

Ky trajnim tregua i suksesshëm dhe ka dhënë efektet e saja. Po ashtu trajnimi tjetër tre ditor

e mesueseve klaor : Florie Rexhepi

dhe Albbesianë Bega-Gurgurovci

në temë:Zhvillimi shkathtësive të

leximit në klasat fillore të

hershëm. Ky trajnim u mbajt me mësim

dhënësit e kasave të ultamë 9 dhe

10 janar 2015. Dobia e saj ishte e

madhe deklaron Albbesianë Bega

Gurgurovci.Interesiminga ana e

mësimdhë nësve ishte e madhe .

Nga 15 mësimdhënës të ciklit të

ultët rajnimin e

përcjellen 14. Këto mësime dhe

përvoja po i përcjellin nëmësimin

Foto nga trajnimi i mësimdhënësve praktikmenxënësit e klasave fillore.

Page 17: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

18

Këndi i konkurseve dhe i objektivave programore

1. Mbështetur në kërkesën e grupit letrar ”Pesë dëshmorët” të SHFMU”Abetarja“

Drejtoria e shkollës, për nder të 17 shkurtit – Dita e pavarësisë së Kosovës, më

20 janar 2015, merr vendim të shpall:

K O N K U R S L E T R A R (Për krijuesit e rinj)

SHFMU”Abetarja” në Softaj, me paralelet e ndara në Pojatë dhe Sazli shpall konkurs

letrar për punime në prozë dhe poezi.

Të drejtë pjesëmarrje me punime kanë të gjithë nxënësit e shkollës sonë.

Për poezinë dhe prozën më të mirë, do të ndahen tri çmime :

1. Për vendin e parë 50.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

2. Për vendin e dytë 30.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

3. Për vendin e tretë 20.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

Konkursi është i hapur prej 20 janarit 2015 deri më 10 shkurt 2015.

Punimet dorëzohen në dy kopje me shifër në kovertë në zyren e drejtorit.

Autorsinë e vertetoni pas vlersimit të punimeve nga ana e komisionit me kopjen e

dytë duke ia bashkangjitur shifrën dhe emrin e mbiemrin.Shpalla e punimeve bëhet me 13

shkurt 2015, Ora letrare mbahet me 16 shkurt 2015.

2. Mbështetur në kërkesën e piktorëve të rinj të SHFMU”Abetarja “, Drejtoria e

shkollës, për nder të 17 shkurtit Dita e pavarësisë së Kosovës, më 20 janar

2015, merr vendim të shpall:

K O N K U R S TË ARTIT FIGURATIV (Për piktorët e rinj)

SHFMU” Abetarja” në Softaj, me paralelet e ndara në Pojatë dhe Sazli shpall

konkurs për piktorët e rinj.

Të drejtë pjesëmarrje me punime kanë të gjithë nxënësit e shkollës sonë.

Për vizatimin – pikturën më të mirë, do të ndahen tri çmime :

1. Për vendin e parë 30.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

2. Për vendin e dytë 20.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

3. Për vendin e tretë 10.00 euro ( ose libra në këtë vlerë)

Konkursi është i hapur prej 20 janarit 2015 deri më 10 shkurt 2015.

Page 18: Revista 2015 1a

Shfmu “Abetarja” – Softaj Janar-Shkurt 2015

19

Punimet dorëzohen me shifër në kovertë në zyrën e drejtorit.

Autorësinë e vertetoni pas vlersimit të punimeve nga komisionit, duke ia

bashkangjitur shifrën dhe emrin e mbiemrin.Shpalla e punimeve bëhet me 13 shkurt 2015,

Ekspozita hapet me punimet e pjesëmarresve dhe ato fituese me rastin e 17 shkurtit –Dita e

Pavarësisë së Kosovës. Drejtoria dhe Këshilli i arsimtarëve pjesëmarresve në konkursin e

piktoreve të rinj ju dëshiron sukses.

3.Programi kulturoro artistik dhe sportive me rastin e 17 shkurtit

Dita e Pavarësisë së Kosovës është si vijon:

1. Ora letrare e grupit letrar”Pesë dëshmoret” , më 16 shkurt 2015, ora 12.00

Nën përkujdesjen e arsimtarëve: Elife Hasani, Bedri Mahmuiti, Sabrije Xhemajli dhe

Avni Lubishtani

2. Hapja e ekspozitës të artit figurative më 16.shkurt 2015, ora 9.00 , nën përkujdesje

të Miliam Avdiu,prof.i Artit Figurativ.

3. Organizmi i garave sportive, turnir i shahut – 13 shkurt 2015, ora 12.00, nën

përkujdesjen e e arsim të educates dhe cultures fizike Hysen Gurgurovcit;

4. Organizmi i programit festiv per nder 17 shkurtit, më 16 shkurt 2015, ora 12.00, nën

perkujdesjen e arsimtareve te gjuhes: Elife Hasani, Bedri Mahmuti, Sabrije Xhemajli,

Avni Lubishtani, Arsim Krasniqi etj.

Hymni i Kosoves, Fjala përshëndetëse; Këngë korale, Këngë dhe valle popullore

(Përgatitur nga arsimtari i Kulturës muzikore Arsim Krasniqi), Pjese teatrale- recitime,

Leximi i punimeve letrare fituese të konkursit letrar; Ndarja e mirënjohjeve dhe

shperblimeve; Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve fitusve të konkursit për piktorët e

rinj. Shperndarja e fletushkes së shkollës; Përfundimi i programit.

4.Programi dhe Këshilli për shënimin 70 vjetorit të shkollës në Softaj

1.Botimi i monografisë Historiku i zhvillimit të Arsimit në Softaj me rrethinë

2. Dokumentari: Pishtarët e arsimit dhe të kombit të Softajve me rrerthinë

3. Akademi solemne

4..Program kulturo-artistik