revista keshilla mjekesore nr.7
DESCRIPTION
Punuar nga: www.keshillamjeksore.comTRANSCRIPT
Revista Këshilla Mjekësore 7
2
Stafi:
Kryeredaktor: Dukagjin Zeqiraj
Redaktore: Kristi Brajniku
Antare e portalit: Delfina Ukaj
Antare e portalit: Edita Bilali
Antare e portalit: Gerta Sinaimeri
Antare e portalit: Jona Canaj
Antar i portalit: Ylber Kallja
Revista Këshilla Mjekësore 7
3
Përmbjatja Nr fq
1 Këshilla për një lëkurë të pastër. 4
2 Si të shpëtojmë nga pikat e zeza në fytyrë. 6
3 Keilitis (Inflamacioni i buzëve). 7
4 Apendesiti acut. 9
5 Sporti gjatë shtatzënisë, shumë i rëndësishëm për të përballuar
ankthin.
11
6 Shtatzënia, Ekzaminimet përfundimtare para lindjes. 13
7 Bisturia Inteligjente 15
8 Vaksina kunder kancerit te gjirit
16
9 Vaksina ndaj Pneumokokut. 18
10 Vaksina kundër rotavirusit 20
11 Kur jepet vaksina 5 në 1 21
12 Tetë këshilla për t'ju ndihmuar në kontrollimin e presionit të lartë të
gjakut:
22
13 Shkaqet e futjes së thoit në mish. 24
14 Kush mund të shkaktoj Epilepsi-Epi.
25
15 10 shprehit e dëmshme për trurin. 26
Revista Këshilla Mjekësore 7
4
1. 6 Këshilla për
lëkurë të pastër!
1. Lani fytyrën tuaj të paktën dy
herë çdo ditë, duke përdorur një
sapun të pastër dhe ujë të
pastër. Uji i nxehtë i hap poret,
kështu që duhet të lani me ujë
të ngrohtë. Uji i ftohtë i mbyll
poret, kështu spërkatni fytyrën
tuaj me ujë të ftohtë pas larjes
për të siguruar që poret tuaja
janë mbrojtura nga mjedisi.
Spërkate me ujë të ftohtë edhe
para se të aplikoni kozmetikën.
2. Zvogëlojeni përdorimin e
kozmetikës sa më shumë të
jetë e mundur sepse poret
bllokohen. Nëse ju duhet të
vendosni kozmetikë, sigurohuni
që jeni duke përdorur produkte
jo-alergjike, ose produkte për
lëkurë të ndjeshme. Spërkateni
fytyrën tuaj me ujë të ftohtë
para se të aplikoni, dhe
sigurohuni që pastaj do të lani
fytyrën dhe të hiqni kozmetikën
para se të shkoni në shtrat.
3. Mbani flokët dhe duart e
juaja jashtë fytyrës suaj.
Flokët dhe duart përmbajnë
vajra që mund të shkaktojnë
puçrra në fytyrë. Kur aplikoni
krem apo kozmetikë në fytyrë,
përdorni aplikacione e- jo duart
tuaja. Mos u mbështet me duart
tua mbi fytyrën tuaj dhe mbani
flokët tuaja të tërhequra nga
fytyra juaj.
4. Hidratoje trupin dhe lëkurën
me ujë. Lëkura e hidratuar
është e shëndetshme. Uji
ndihmon që të çhelmoj trupat
tona, dhe lëkurën tonë, duke i
hequr elementet që na bëjnë të
sëmurë, si dhe elementet që
mund të shkaktojnë puçrra në
fytyrë.
5. Hani një dietë të ekuilibruar,
dhe sigurohuni që të përfshijë
shumë fruta të freskëta dhe
perime. Frutat dhe perimet
përmbajnë mjaft vitaminën A
dhe vitaminën E, e cila është
thelbësore për kujdesit të mirë
të lëkurës.
6. Shmanguni nga dielli, sepse
kjo është e shëndetshme, dhe
kur delni kufizojeni kohën tuaj
në diell. Ekspozimi i tepruar
Revista Këshilla Mjekësore 7
5
ndaj diellit, ose rrezet
ultravjollcë, mund të
shkaktojnë puçrra në fytyrë.
Punoi: D. Ukaj
Revista Këshilla Mjekësore 7
6
2. Si të shpëtojmë nga
pikat e zeza në fytyrë!
● Pastë dhëmbësh – Pasta e
dhëmbëve është mjaft efektive në
heqejen e pikave të zeza. Aplikoni një
paste të hollë në zonat tuaja të
infektuar dhe le të ulen në fytyrën tuaj
për të paktën 25 minuta. Ju ndoshta
do të ndjeni një ndjesi djegie kur të
aplikoni pastën e dhëmbëve, dhe
nëse acarim vazhdon, pastrojeni atë.
● Domate - Domatet kanë pasuri
antiseptike natyrore që thajnë pikat e
zeza në fytyrë. Ju duhet të aplikoni tul
domatesh tek pikat e zeza në fytyren
tuaj para se të shkoni në shtrat. Lini
tul domate në fytyrën tuaj, ndërsa ju
flini dhe pastaj pastrojeni fytyrën tuaj
me ujë të ngrohtë në mëngjes!
● Lemon-Pastroje fytyrën tuaj me ujë
të ngrohtë. Pastaj, shtrydh lëngun e
një limoni në një tas. Shtoje nje sasi të
vogël kripe dhe përzieje. Aplikoni
përzierjen tuaj ne pikat e zeza në
fytyrë. Lëreni përzierje në për rreth 20
minuta dhe pastaj pastroje fytyrën tuaj
me ujë të ngrohtë.
● Patate – Vendos patate të
papërpunuara dhe pastaj fshij zonën
me pika të zeza me përzierje. Pastroje
atë pas 15 minutash.
● Mjalti është gjithashtu i mirë për të
hequr pikat e zeza. Përhape mjaltin në
zonën e prekur dhe pastroje atë pas 15
minutash.
Punoi: D. Ukaj
Revista Këshilla Mjekësore 7
7
3. Keilitis (Inflamcioni I buzëve).
Inflamacioni akut apo kronik i
buzëve njihet me emrin Keilitis.
Keilitis është një infeksion i cili
mund te prek këndin e buzëvë, një
pjesë të mukozës së buzëve ose
gjithë sipërfaqen e tyre.
Ai mund të shkaktohet nga shkaqe të
ndryeshme si: përdorimi i aromave
apo buzëkuqeve, pomadat me
antibiotike, veprimet obsesive
(mekanike) si lëpirja, thithja e
buzëve, lapsat ne gojë, sensibiliteti
nga dielli dhe disa ushqime te
ndryeshme si portokallet etj.
Inflamacioni i buzëve klasifikohet
në:
Keilitis angular
Keilitis aktinik
Keilitis eksfoliativ
Keilitis glandular
Keilitis granulomatoz
Keilitis angular karakterizohet nga
inflamacioni akut apo kronik i
mukozës së këndit të buzës.
Faktoret apo atiologjia:
1. Faktori moshë: si pasojë e
moshës buza e sipërme bie
mbi të poshtmen duke krijuar
nja palë e cila erozionon
(gërryen) pjesën kontaktuese
me të, duke çuar në keilit
angular.
2. Hipersolivacioni (prodhim i
shtuar i pështymës).
3. Faktori ushqimorë, mungesa e
proteinave, vitaminave, Fe etj.
4. Dermatitet atopike apo
seborroike (infeksionet e
lëkurës).
5. Agjentët infektiv si
stafilokoku i arte 80%
,candida 44% dhe streptokoku
B hemolitik 15%.
Keilitis aktinik (Nga rrezatimi
diellorë) është inflamacion akut ose
kronik i mukozës së buzëve si pasojë
e hipersensibilitetit (ndjeshmërisë,
alergjisë) ndaj rrezatimit diellorë, i
cili shfaqet me tharje të buzëve,
eritemë të tyre dhe me skuama të
imta, por që mund të erozionohet
dhe të cojë në malformacione
malinje.
Revista Këshilla Mjekësore 7
8
Keilitis eksfoliativ karakterizohet
nga një infalamacion superficial
kronik i shoqëruar me deskuamime,
kruste dhe një bordurë me ngjyrë të
kuqe, e cila persiston me muaj dhe
me vite. Mendohet që shkaktohet
nga veprimet obsesive.
Keiliti glandular karakterizohet nga
hiperplazia e glandulava të
pështymës glandulave dhe limfatike
në indet e buzëve, duke i dhënë
mukozës së buzëve pamjen e
kokrrizave.
Format e keilitit glandular:
1. Forma e thjeshtë kur nga
glandulat del sekrecion i qartë
gjer në të errët.
2. Forma purulente kur nga
glandulat del sekrecion
purulent.
Keiliti granolumatoz (Syndromi
Melkerson Roenthal) përvec
inflamacionit karakterizohet edhe
nga:
1. Edema e buzëve
2. Gjuha skrotale (e madhe)
3. Pareza dhe paraliza faciale.
Punoi:Y. Kallja
Revista Këshilla Mjekësore 7
9
4. Apendesiti acut.
Lidhet me pengesën ose me
mbylljen e plotë të lumenit të
appendixit nga: futja në lumen i
koproliteve (gurët fekaloide), futja
në lumen e parazitëve përdredhja e
appendiksit kur ky është i gjatë ose
tërhiqet nga aderencat inflamatore,
trashja e mukozës nga
inflamacioni. Apendiksi është
pjesë e sistemit limfatik(tonsillat e
abdomenit).
Si rezultat i bllokimt të lumenit të
apendiksit ndodh:
Rritja e presionit brenda lumenit të tij.
Kompromentimin e qarkullimit të gjakut venoz.
Kompromentimi i qarkullimit arterial.
Ishemia dhe nekroza e apendiksit deri në plasjen e tij.
Mikrobet që përbëjnë floren normale të zorrës, si: E.Coli,Stafilokokët etj, zhvillohen duke dhënë klinikën e apendisitit akut.
Klinika
Dhimbja. Temperatura. Nauze
Të vjella. Ulje të oreksit.
Konstipacion. Diarre. Ndryshim i gjëndjes së
përgjithshme.
Dhimbja
Në fillim kjo është e papërcaktuar
mirë . Mund të lokalizohet në
epigastër, periumbelikal ose është
e përhapur në të gjithë barkun.
Nuk është shumë e fortë. Është e
bezdisshme dhe e vazhdueshme.
Me kalimin e kohës lokalizohet në
fosa iliake dextra.
Temperatura
Nuk është shumë e lartë. Në fillim
është subfebrile (37-37.5 gradë).
Kur procesi inflamator avancon
arrin deri në 40 gradë.
Revista Këshilla Mjekësore 7
10
Ndryshimi i gjëndjes së
përgjithshme.
Ulet tensioni arterial, shtohet
takikardia, zbehja ne fytyrë, djersë.
Anatomia patologjike
1.Forma katarrale: Apendiksi është
në permasa normale, lehtesisht i
zmadhuar. Dallohet zgjerim dhe
theksim i rrjetit vaskular nga
jashtë, nga brenda shihet edema
dhe elementet e inflamacionit.
2.Forma phlegmonose: Është
forma më e zakonshme e
apendicitit. Apendiksi është i fryrë,
i tensionuar, ka zgjerim të rrjetit
vaskular dhe është i mbuluar me
fibrine
3.Forma gangrenose
Është stadi më i avancuar dhe që
mund të komplikohet me plasjen e
tij. Apendiksi në këtë rast është i
zmadhuar, ka njolla të zeza ose
është terësisht i nxirë si rezultat i
nekrozëës së paretit të tij.
Punoi: K. Brajniku
Revista Këshilla Mjekësore 7
11
5. Sporti gjatë
shtatzënisë, shumë I
rëndësishëm për të
përballuar ankthin.
Frika e shtimit të peshës, frika e
celulitit apo e humbjes së formave
gjatë shtatzënisë është ajo që na ndjek
për 9 muaj dhe për shumë muaj apo
vite pas shtatzënisë. Sporti gjatë
shtatzënisë është një angazhim i mirë
për të shmangur frikën e rreme dhe të
ndjeheni mirë në lidhje me vetën tuaj.
Rregulli nr një, është shumë i thjeshtë,
nësë jeni marrë me sport para
shtatzënisë, është mirë që të vazhdoni
të merreni me të edhe gjatë
shtatzënisë. Në tre muajt e parë
moderoni frekuencën dhe intensitetin
e sportit, pasi këto janë tre muajt më
delikatë për ju dhe fëmijën tuaj, janë
muajt kur abortet spontane kanë
predispozitë më të madhe të ndodhin.
Në të kundërt nëse nuk merrni me
sport, shtatzënia është rasti më i mirë
që të filloni të merreni me ndonjë lloj
sporti, duke shmangur sportet që janë
shumë intensive apo që kërkojnë
shumë sforcim, si prsh: futbolli,
peshngritja apo artet marciale. Ndër
sportet më të rekomanduara gjatë
shtatzënisë janë: noti, yoga dhe ecja.
Në periudha të ndryshme të
shtatzënisë trupi ka nevojë për gjëra të
ndryshme:
Në tremujorin e parë trupi duhet të
përshtatet me ndryshimet hormonale
dhe fizike, lodhja është rëndi i ditës.
Bëni joga, do t’iu ndihmojë të
relaksoheni, të mbani artikulacionet
elastike dhe muskujt tonikë.
Në tremujorin e dytë barku do të rritet
por çuditërisht ju do të ndjeheni më
energjike dhë të forta. Mund të notoni
dhe uji do t’iu ndihmojë të ndjeheni
më të lehta, përmirëson qarkullimin
tëk këmbët, duke shmangur kështu
enjtjen e tyre. Nëse është verë
zgjidhni të ecni 30-40 minuta tre herë
në javë, ndërsa në dimër zgjidhni
kohën kur është më pak ftohtë dhe
bëni një ecje me një ritëm të shpejtë
për 15 minuta.
Në tremujorin e trëtë do jetë
gjithmonë dhe më e vështirë për të
Revista Këshilla Mjekësore 7
12
lëvizur, barku do peshojë më shumë,
sidomos gjatë natës. Noti këshillohët
edhe me bark të madh, do t’iu
ndihmojë të jeni në formë. Gjithashtu
edhe joga këshillohet dhë ushtrimet e
frymëmarrjes
Të gjitha këto këshilla janë të mira për
ata që përballen me një shtatëzani
normale, pa ndonjë problem,
përndryshe ju do të këshilloheni me
mjekun tuaj dhe le t’iu këshillojë ai
mbi llojin e aktivitetit fizik të
rekomanduar për gjëndjen tuaj.
Punoi: K. Brajniku
Revista Këshilla Mjekësore 7
13
6. Shtatzënia,
Ekzaminimet
përfundimtare para
lindjes.
Kur momenti i lindjes po afrohet dhe
tashmë data e lindjes është përcaktuar
mjeku që ka ndjekur shtatzëninë
referon gruan të bëjë disa analizash të
thjeshta.
Më e rëndësishme është
cardiotocografia (e quajtur ndryshe
monitorimi). Nëna vendoset në shtrat
dhe mbi barkun e saj vendosen dy
detektorë të lidhur me monitorin fetal.
Monitori rregjistron frekuencën e
rrahjes së zemres së fetusit dhe
praninë e kontraktimeve në mitër.
Frekuenca normale e rrahjeve të
zemres së fetusit duhet të jetë diku
120-160 rrahje në minutë. Është e
rëndësishme që gjatë monitorimit
fëmija të jetë zgjuar dhe të lëvizë, pasi
nësë ai është në gjumë rrhajet e
zemres do jenë të qëndrueshme dhe
konstante. Në rast të kundërt duhet të
presim deri në 40 minuta që fëmija të
zgjohet dhe të lëvizë.
Në fund të ekzaminimit infermieri/ja
ose mjeku/ja lexon rezultatin që do të
jetë i shtypur në një fletë të ngjashme
me elektrocardiogramën.
Përveç cardiotokografisë mjeku mund
të bëjë ekzaminim me ultratinguj
(elektrosonografia) për të parë sa i
shëndetshëm është fetusi dhe
vendndodhjen e tij. Gjithashu ky
ekzaminim na ndihmon të shfoim
nëse sasia e lëngut amniotic është në
normë dhe nëse cilësia e plancetës
rruhet akoma, pasi nëse data e lindjes
kalon atëhërë shfaqet rreziku që
placenta të kryejë funskionet që kryen
normalisht.
Revista Këshilla Mjekësore 7
14
Kur shtatzënia vazhdon përtej datës së
lindjes atëherë mjeku vendos të bëhet
amnioscopia: një ekzaminim që lejon
që nëpërmjet një rreze të dritës e
projektuar në mitër dhe duke përdorur
née indtrument që e vndos ne vagine
duke vlerësuar kështu praninë e lëngut
amniotic nëse ka ngjyrë të errët, kjo
vë në dukje që fetusi po vuan dhe
duhet ndërhyrë menjëherë.
Punoi: K. Brajniku
Revista Këshilla Mjekësore 7
15
7. Bisturia inteligjente
Për largimin kirurgjikal të tumoreve
së shpejti do të vij në sherbim Iknife,
bisturia e zgjuar që mund të zbulojë
qelizat e kancerit dhe t’ia tregojë
kirurgut për të lehtësuar punën e
eliminimit.
Elektrobisturia heq indet qe janë
përfshirë nga kanceri dhe i
polverizon ato nëpërmjet ngrohjes,
duke ndihmuar kirurgët të mos prekin
indet e shëndetshme dhe veçanërisht
për të eliminuar çdo gjurmë te tumorit
në mënyrë që ai mos të përsëritet një
herë të dytë.
Instrumenti i ri është i pajisur me një
spektometer dhe ka qenë i projektuar
nga një kimist hungarez, Zoltan
Takats, i cili punon në Imperial
College, në Londër.
Gjatë eksperimenteve, rezultatet e 91
pacientëve te testuar kane qenë
pozitive dhe tani priten të fillojnë
gjykimet e tjera që përfshijnë një
numër më të madh të pacientëve në
tre spitale të ndryshme në Londër, St
Mary, 'Hammersmith dhe Charing
Cross.
Kush mund të shkaktoj Epilepsi. Për
shkak të aftësisë së saj për të njohur
indet e prekura nga sëmundja,
elktrobisturia mund të shmang
nevojën e përdorimit të biopsisë duke
bërë në këtë mënyrë një diagnozë më
të shpejtë e efikase si dhe një kursim
jo vetëm në kohë por edhe në lek.
Punoi Gerta Sinaimeri
Revista Këshilla Mjekësore 7
16
8. Vaksina kunder
kancerit te gjirit
Vaksina e re kundër kancerit të gjirit
duket se është shumë efikase në
luftimin e sëmundjes. Gjatë studimit
të kryer nga studiuesit në Ëayne State
University të Michiganit dhe botuar
në revisten 'Cancer Research' , minjtë
e trajtuar me këtë vaksinë kanë
mposhtur tërësisht kancerin dhe ekipi
amerikan thote se kjo kurë mund të
përdoret gjithashtu për të parandaluar
zhvillimin fillestar të kësaj
sëmundjeje.
Vaksina stimulon sistemin imunitar
për të luftuar receptorin HER2 (një
proteinë përgjegjëse për tumorin) në
një mënyrë të vazhdueshme, në
kundërshtim me mënyrën se si
medikamentet e përdorura deri më
tani që veprojnë mbi receptorët vetëm
për një periudhë të caktuar kohe.
Studiuesit nëpërmjet impulseve
elektrike kane injektuar vaksinën në
muskujt e kembeve te kavies dhe
njehere ne qarkullim vaksina ka
filluar të prodhojë një sasi të madhe të
receptoreve HER2 duke stimuluar në
këtë mënyrë sistemin imunitar.
"Ne kemi parë se si përgjigjia imune
ndaj HER2 receptorëve është e
fuqishme - shpjegon Profesor-Zen Ëei
Ëei - kjo vaksinë mund 'të bëhet një
zgjidhje praktike për të gjitha ato gra
me tumore rezistente ndaj terapisë në
treg."
Rezultatet e këtij studimi janë
premtuese - tha Sarah Raëlings e
Breakthrough Breast Cancer- por ne
nuk e dimë nëse vaksina në fakt do
kete një efekt pozitiv mbi gratë , ose
nëse do të ketë efekte anësore, pasi
vaksina është testuar në minj.
"Do të duhet të prisni disa vite më
shumë para se ne mund të
Revista Këshilla Mjekësore 7
17
konkludojmë eksperimentet klinike
në njerez, të vlerësojme të mirat dhe
rreziqet e trajtimit të ri dhe imunizimit
para se të hedhim në treg një vaksinë
kundër kancerit të gjirit efektive dhe
të sigurt. "
Megjithatë, testet e para mbi kafshët
kane ushqyer shpresa të larta per tu
kuruar ndaj kancerit te gjirit ne të
ardhmen.
Punoi Gerta Sinaimeri
Revista Këshilla Mjekësore 7
18
9. Vaksina ndaj
penumokokut
Roli kryesor i saj është që të mbrojë
nga infeksionet e pneumokokut.
Infeksionet ndaj pneumonisë
shkaktohen nga bakteri Streptococcus
pneumoniae, si rezultat I saj mund të
vie deri tek septicemia( prezenca e
bakterit në gjak, infeksion i rëndë),
meningjit.
Kush duhet të marr: këtë vaksinë
duhet të marr pothujse secili grup I
popullësisë, e ne veqanti femijët nën 2
vjetë, të rriturit mbi 65 vjetë, dhe
grupet të cilat kanë sëmundje
shoqëruese si p.sh: insuficiencë të
zemrës( pamundësi e punës së
zemrës), insuficiencë të veshkëve.
Llojet e kësaj vaksinës: sot në
përdorim janë dy lloj vaksinash për
pneumoninë e ato janë:
1. PCV- që ju japet femijëve nën
2 vjetë.
2. PPV- që ju japet të rriturve 65
vjetë e mbi. Dhe njerëzve me
indikacion të cilet kanë
probleme tjera shëndetësore.
Deri më sot janë të njohura 90 shtame
të kësaj bakterie, po nga to vetem 2
shkaktojnë infeksion serioz të njeriu,
gjegjësishtë 8 dhe 10. PCV mbronë
kunder 13 shtameve, ndërsa PPV ndaj
23 shtameve. Mendohet se PPV është
me fektive se PCV, pra reagon e
mbronë me mirë ndaj infeksioneve
pneumokoke mjaftë serioze, 50-70%
më efektive.
Kush nuk duhet të marr: disa grupe
nuk duhen marrur ketë vaksinë apo
duhet shmangur për një përiudh
kohore, këto grupe janë:
1. Alergjia ne vaksina: tregoni
mjekut tuaj nëse ju apo femija
juaj kishit alergji në vaksinat e
marrura më parë. Nëse
reaksioni alergjik ishte i rënde
nuk lejohet të mirret vaksina
pasi mund të shpie në shok
anafilaktik që ka përfundim
fatal. Nëse reagimi ishte i letë
si: skuqje e lëkurës, është e
sigurt që të mirret kjo vaksinë.
2. Të sëmuarit me ethe: nëse ju
apo femija juaj jeni mirë me
shëndet, atëher mund të mirret
pa frikë kjo vaksinë, ndërsa
nëse jeni të sëmuar me ethe
është mirë që kjo vaksinë të
Revista Këshilla Mjekësore 7
19
shtyhet derisa të përmirësohet
gjëndja juaj.
3. Shtatzënsia dhe ushqyeshmëria
me gji: nuk është e ndaluar që
të merrni vaksinen nëse jeni ne
një nga këto gjëndje, por është
mirë që të shtyhet derisa të
kalon shtatzënsia apo ushqyerja
me gji, po nëse rrezikohet jeta
atëher bënë të mirrët.
4. Imuniteti i dobësuar: nëse ju
keni imunitet të dobësuar p.sh:
HIV-AIDS, shpretkë të
shkatrruar apo keni marrë
tableta me steroide është e
mundur që juve të ju duhet një
dozë shtesë e vaksinës së
pneumokokut. Kjo ndodhë për
shkak se trupi juaj nuk mund të
prodhoj sa duhet antitrupa pas
dozës standard të vaksinës.
Efektet anësore: në shumicën e
rasteve nuk jep efekte anësore, efektet
anësore kryesishtë janë të leta e ato
janë: ethe e letë, skuqje në vendin e
injektimit, ngurtësim dhe dhimbje në
vendin e injektimit. Në raste shumë të
rralla, mund të jap efekte të rënda
anësore jetë kërrcënuese, nëse e
vereni këtë drejtohuni sa më parë tek
mjeku me i afërt.
Punoi: D.Zeqiraj
Revista Këshilla Mjekësore 7
20
10. Vaksina kundër
rotavirusit
Një vaksinë e re orale kundër
raotavirusit tashme ka dal në
përdorim. Vaksina rotavirus ipet në
dy doza në foshnjët 2 dhe 3 muajshe,
krahas vaksinave tjera rutinë. Vaksina
e quajtur Rotarix ipet me pikatore
drejt e në gojën e foshnjës suaj.
Rotavirusi është virus që efektin
kryeaor e ushtron në stomak, prekë
kryesisht foshnjët dhe femijët e
vegjel, duke u manifestuar me diarre e
ndonjeher të shoqëruar me vjellje
dhimbje barku dhe ethe. Shumica e të
prekurve shërohen në shtepi pothujse
1 në 5 të prekur duhet të vizitojnë
mjekun e tyre për të trajtuar këtë
problem, 1 nga 10 duhet të
hospitalizohen, si pasojë e
komplikimeve si p.sh dehidrimi
ekstrem. Një numër I vogël
përfundojnë me vdekje.
Kush duhet ta marrë: këtë vaksinë
duhet ta marrin foshnjët 2 dhe 3
muajshe.
Si funksionon: puna kryesore e kësaj
vaksine është në ngritjen e imuniteti,
që do të thot që edhe nese bie ne
kontakt me këtë virus, foshnja të mos
sëmuret. Vaksina përmban rotavirus
të dobësuar.
Sa efektive është: kjo vaksinë është
mjaft efektive dhe I jep iminitet të
qëndrushem foshnjës suaj kundër
infeksioneve me rotavirus. Ka fekte të
mirë ndaj 90% të shtamave të
rotavirusit. Kjo vaksinë ipet pothujse
në cdo cep të botës duke fillu nga
SHBA, Britani të Madhe, Azi,
Amerikën Latine dhe Europ( nuk ka
të dhëna a ipet në Kosovë apo jo ),
pas dhëniës së kësaj vaksinë është
vertetu se bebet 86% më pak janë
shtruar në spital.
Sa e sigurt është: kë shumë shënime
që vlasin për një siguri të lartë ndaj
kësaj vaksine. Vaksina është përdorur
për shumë vite në Belgjikë, Finlandë,
Austri e nuk ka asnjë dyshim rreziku.
Janë studiuar të gjitha llojet e
vaksinës para se ato të përdoren,
kshtuqe nuk ka vënd per të dyshuar
rreth ndonjë rreziku eventual.
Punoi: D.Zeqiraj
Revista Këshilla Mjekësore 7
21
11. Kur jepet vaksina
5 në 1
Vaksina 5 në 1 e njohur gjithashtu
edhe si vakisna DTaP/IPV/Hib është
një nga vaksinat e para që duhet t’i
marrë foshnja juaj. Kjo vaksinë i
mbronë foshnjet tuaja nga 5 sëmundje
serioze të femijërisë, këto 5 sëmundje
janë: difteria, tetanozi, kolla e mire
(pertusis), poliomieliti dhe Hemofiluz
influenca tip b.
Cila foshnje duhet të marrë 5 në 1:
është e obliguar pra e rregulluar me
ligj, që cdo foshnje të marr këtë
vaksinë. Kjo vaksinë zakonisht ipet
kur foshnja juaj mbushë 2-3-4 muaj.
Sa është e efektshme: vaksina 5 në 1
është mjaft e efektshme dhe krijon
imunitet të qëndrushem për këto
sëmundje: difterinë, tetanozin,
poliomielitin, kollën e mirë dhe
Hemofiluz influenzen tip b.
Sa e sigurtë është: vaksina 5 në 1
është mjaftë e sigurt. Sigurisht para se
të lshohet në përdorim është testuar e
më pas është licencuar nga
instuticioni përkatës. Aplikimi i sajë
krahas ndonjë medikamenti tjetër
mendohet se mund të jap efekt
anësore.
Punoi: D.Zeqiraj
Revista Këshilla Mjekësore 7
22
12. Tetë këshilla për
t'ju ndihmuar në
kontrollimin e
presionit të lartë të
gjakut:
1. Sigurohuni që tensioni juaj i gjakut
është nën 140/90 mm Hg. Në qoftë se
tensioni juaj sistolik (numri i lartë)
është mbi 140, pyesni mjekun tuaj se
çfarë mund të bëni për të ulur atë.
2. Merrni rregullisht medikamentet
tuaj të presionit të lartë të gjakut
(nëse ju janë dhënë nga mjeku). Nëse
keni ndonjë paqartësi në lidhje me to ,
bisedoni me mjekun tuaj.
3. Bëni përpjekje për të arritur një
peshë të shëndetshme. Nëse jeni
mbipeshë dhe vazhdoni të ruani këtë
peshë, rrisni rrezikun e presionit të
lartë të gjakut. Një mënyrë për të
përcaktuar nëse keni nevojë për të
humbur peshë është duke gjetur
indeksin e masës së trupit tuaj ose sic
quhet ndryshe BMI. Nëse BMI juaj
është mbi nivelin e duhur (dmth 25
ose më i madh), ose në qoftë se
gjerësia e belit tuaj është më e madhe
se 35 inç (femrat) ose 40 inç (burra),
ju ndoshta keni peshë të tepërt të
barkut dhe ndoshta do t'ju duhet të
bëni përpjekje për humbje peshe
veçanërisht nëse keni dhe faktorë të
tjerë të rrezikut. Bisedoni me mjekun
tuaj për të parë nëse jeni në rrezik për
rritje të tensionit dhe nëse kani
nevojë për të humbur peshë.
4. Rrisni aktivitetin tuaj fizik. Bëni të
paktën 30 minuta aktivitet të
moderuar, të tilla si ecje, në shumicën
e ditëve të javës.
5. Zgjidhni ushqime me përmbajtje të
ulët të kripës dhe natriumit.
6. Lexoni etiketat e ushqimeve.
Pothuajse të gjitha ushqimet e
paketuara përmbajnë natrium. Çdo
herë që ju të përgatisni apo të hani një
ushqim të paketuara, e dini se sa
natrium (sodium) është në një
rracion.Mbani një ditar natriumi. Ju
mund të habiteni se sa sodium keni
konsumuar çdo ditë dhe ditari do t'ju
ndihmojë të vendosni se konsumimin
e cilave ushqime mund të ulni ose
eliminoni.
7. Përdorni erëza dhe barëra në vend
të kripës kur përgatisni ushqim në
shtëpi.
8. Hani më shumë fruta, perime,
Revista Këshilla Mjekësore 7
23
drithëra, dhe produkte të qumështit
me pak yndyrë.
Punoi: J. Canaj
Revista Këshilla Mjekësore 7
24
13. Shkaqet e futjes së
thoit në mish.
1) Këpucët shkaktojnë probleme
me thoin gjatë stadeve të
zhvillimit të këmbës . Kjo
ndodh kryesisht në moshat më
të vogla se 21 vjec të cilat janë
akoma në fazë zhvillimi. Për
pasojë, thoi përdridhet dhe
tenton të orientohet për në
brendësi të lëkurës. Ky është
rasti tipik i këpucëve
problematike që puthiten me
këmbën, duke qëndruar të
ngushta apo të vogla
krahasimisht me dimensionet e
këmbës. Por sidoqoftë, gjitha
tipet e këpucëve mund ta
shkaktojnë një problem të tillë.
2) Një përkujdesje e keqe kundrejt
thoit, ku përfshihen këtu prerja
e tij shumë shkurt , e harkuar
për në brendësi apo edhe e
prerë në mënyrë të shkujdesur
dhe jo të drejtë.
3) Traumë e shkaktuar thoit të
gishtit si pasojë e shtypjes apo
rënies përsipër të dickaje me
peshë të rëndë. Kjo con në një
zhvillim dhe rritje të
pakontrolluar të thoit. Po ashtu,
edhe shtytja e këmbës deri në
fund si në rastin e aktiviteteve
sportive, përbën një lloj traume
në vetvete për thoin.
4) Shkaqet gjenetike janë
gjithashtu ndikuese në këtë
problematikë. Këtu psh
përmendim ndërtimin e sheshtë
të bazës së gishtit dhe jo paksa
të harkuar sic ndodh zakonisht
apo edhe deformime të thoit të
shkaktuara nga sëmundjet e
ndryshme.
5) Edhe infeksionet bakteriale
përbëjnë një shkak të futjes së
thoit në mish. Në këto raste
këshillohet përdorimi i një kure
me antibiotikë.
Punoi: E. Bilali
Revista Këshilla Mjekësore 7
25
14. Kush mund të
shkaktoj Epilepsi-Epi
Akoma nuk mund të definohet një
shkaktarë i prerë i cili shkakton
epilepsinë, perjashtohen disa raste të
cilat janë shumë të rralla. Në mënyr
më të gjeneralizuar mund të themi se
epilepsia ka një lidhje të ngusht me
lëndimet e trurit. Shkaktarët më
kryesor që shkaktojnë epilepsinë janë:
Sasia e ulur e oksigjenit gjatë
lindjes
Traumat e trurit gjatë lindjes,
rinisë së hershme apo moshës
mesatare
Tumoret e trurit
Predispoziat gjenetike
Infeksionet e ndryshme si:
meningjiti, encefaliti
Nivletet jo adekuate te glukozes
në gjak
Më shpesh preken fëmijet dhe te
rriturit e moshuar. Në 70% të rasteve
me epilepsi tek femijet dhe tek të
rriturit e moshuar nuk dihet shkaku i
sakt i epilepsisë. Ka disa produkëte të
cilat e rrisin rrezikun për epilepsi nga
të tillat janë: drogat e ndryshme( duke
përfshi dhe disa medikamentet),
alkooli, pagjumësia. Epilepsia
zakonisht tek gratë paraqitet gjat ciklit
menstrual.
Punoi: D.Zeqiraj
Revista Këshilla Mjekësore 7
26
15. 10 shprehit e
dëmshme për trurin!
1. Mosngrënia e mëngjesit
Njerëzit të cilët nuk marrin mëngjes
do të kenë nivelin e sheqerit të ulët në
gjak. Kjo çon në një furnizim të
pamjaftueshëm të ushqyesve të trurit
dhe shkakton degjenerimin e trurit.
2. Ngrënia e tepërt
Ajo shkakton forcim të arterieve të
trurit, duke çuar në një rënie të fuqisë
mendore.
3. Pirja e duhanit
Ajo shkakton tkurrje të shumëfishtë të
trurit dhe mund të çojë tek sëmundja e
Alzheimerit.
4. Konsumi i lartë i sheqerit
Shumë shumë sheqeri do të ndërpresë
thithjen e proteinave dhe lëndëve
ushqyese të shkaktojnë kequshqyerje
dhe mund të ndërhyjë në zhvillimin e
trurit.
5. Ndotja e ajrit
Truri është konsumatori më i madh
oksigjenit në trupin tonë. Thithja e
ajrit të ndotur zvogëlon furnizimin e
oksigjenit në tru, duke sjellë një rënie
në efikasitetin e trurit.
6. Pagjumësia
Gjumi është i nevojshëm për truri n
tonë. Privimi nga gjumi afatgjatë do të
përshpejtojë vdekjen e qelizave të
trurit.
7. Mbulimi i kokës gjat gjumit
Duke fjetur me kokë të mbuluar rritet
përqendrimi i dioksidit të karbonit dhe
zvogëlohet përqëndrimi i oksigjenit
që mund të çojë në efekte të dëmshme
të trurit.
8. Puna gjat sëmundjes
Puna e vështirë apo duke studiuar me
sëmundje mund të çojë në një rënie të
efikasitetit të trurit, si dhe dëmtim të
trurit.
9. Mungesë në mendimet stimuluese
Revista Këshilla Mjekësore 7
27
Të menduarit është mënyra më e mirë
për të trajnuar trurin tonë, mungesa
në mendime ndikon ne mos stimulim
të trurit e cila mund të shkaktojë
t’kurrje të trurit.
10. Duke folur rrallë
Bisedat intelektuale do të promovojë
efikasitetin e trurit.
Punoi: D. Ukaj
Revista Këshilla Mjekësore 7
28