revista paqja, nr. 83, mars-prill 2014

20
VUSHTRRIA KA GJALLËRI FETARE Intervistë me prof. Shemsi Rrahimi, kryetar i KBI në Vushtrri Viti IX. Nr. 83. 19 mars - 19 prill 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË SHEJTANI! Kush është ky? HISTORIA SHKRUHET VETËM NJË HERË Editorial KIAMET, APOKALIPS... SI TË DONI QUANE

Upload: revista-paqja

Post on 22-Mar-2016

246 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

1Nr. 83 n MARS / PRILL'14VUSHTRRIA KA GJALLËRI FETAREIntervistë me prof. Shemsi Rrahimi, kryetar i KBI në Vushtrri

Viti IX. Nr. 83. 19 mars - 19 prill 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

SHEJTANI!Kush është ky?

HISTORIA SHKRUHET VETËM NJË HERË

Editorial

KIAMET, APOKALIPS...SI TË DONI QUANE

Page 2: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

2 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

1Nr. 83 n MARS / PRILL'14VUSHTRRIA KA GJALLËRI FETAREIntervistë me prof. Shemsi Rrahimi, kryetar i KBI në Vushtrri

Viti IX. Nr. 83. 19 mars - 19 prill 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

SHEJTANI!Kush është ky?

HISTORIA SHKRUHET VETËM NJË HERË

Editorial

KIAMET, APOKALIPS...SI TË DONI QUANE

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8319 mars - 19 prill 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Brutaliteti, tortura, dhunimi: Kriza e Egjiptitdo të vazhdojë derisa të çmontohet sundimi ushtarak

Historia shkruhetvetëm një herë

20 Edhe kësaji thonë jetë...

6

Lulzim AhmetiRritja e pagave, presion për sektorin privat

4

13

Page 3: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 3Nr. 83 n MARS / PRILL'14

Editorial

Avni AVDIU

Anekënd rreth nesh po ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet, sa kurioze e të befasishme aq edhe të

pabesueshme e të tmerrshme. Si kurrë më parë brenda pak çastesh për secilën ngjarje të veçantë mund të marrë vesh thuajse çdo njeri prej njërit skaj në skajin tjetër të botës. Të mbledhur në fshatin global të rrjetit social, të gjithë njohur e pa njohur njëri-tjetrin mund ta kundër-shtojmë për ngjarje që zgjojnë kërshërinë tonë. Pastaj shpërthejnë polemika, mo-spajtime dhe zi zakonisht në fund edhe sharje. Si anjëherë më parë njerëzit mund të shfrehen pa komplekse, madje edhe nën mburojën e anonimitetit. Hetohet një tendencë e pafrenueshme e frustri-meve, për t’u zbrazur me fjalë të egra e të ulëta kundrejt secilit që mendon ndry-she. Tamam ‘tjetri bëhet ferr’ në sytë e postimeve. Mbi të gjitha spikasin sulmet, akuzat dhe kritikat e pabaza. Karakteret e portretuara në bazë të komenteve të kujtojnë pikturat avangarde dhe kari-katurat: dikush me gjysmë koke, tjetri me çerek koke, ndonjë me sy e veshë më të mëdhenjë se truri, e kështu me radhë.

‘Dexhal-vakti’ siç do ta quanin pleqtë po përpin çmos. Si asnjëherë më parë para sysh kemi tablon e zhvillimeve din-amike kudo në botë. Diku bëhet luftë e pakuptimtë që s’di se si ta emërtosh: çlirimtare a shkatrrimtare, armiqësohen njerëz të cilët thirren në të njëjtin ideal, vriten e priten pa fije mëshire edhe pse thonë se synojnë ta kënaqin të Gjith-mëshirshmin. Anash rekrutohen aradha njerëzish për njërin a tjetrin k a m p , për ta vazhduar këtë lojë parad-oksale deri në marrëzi. Pastaj në s k e -

në dalin edhe matrapaz të xhihadit, gjë që as që ka mundur të imagjinohej ndonjëherë, por ja që ndodhë; luhet me ndjenja njerëzish dhe manipulohet me to. Këtë mezi e presin mediet për të bërë top lajme ashtu siç dinë dhe ia kanë zanat, por pa takt e analizë se çfarë prapavijash sjell trumpetimi pompoz i tyre. Bëhen vlerësime në dy arshina, ku një veprim i njëjtë ndryshe vlerësohet kur e bën muslimani, e ndryshe tjetër kush. Kur e bën muzlimani quhet nxitje për terrorizëm, kurse e bën dikush tjetër quhet paqësor e heroizëm. Thuhet se me këtë synohet të ndalet e keqja, duke harruar se e keqja janë vetë ato që çojnë pluhur pa nevojë.

Çdo njeri normal vazhdon të ndihet i shokuar me një dukuri tmerrësisht të të…s’di as edhe si ta quash, sepse ia kalon egërsisë, shtazarisë dhe çdo poshtërsie të mund-shme. ‘Nëna’ e

aborton fetusin dhe e gjuan në kontenjer për t’u bërë më pas mish-ushqim për mace. ‘Nëna’ kap thikën në dorë dhe pamëshirshëm therr tri vajzat e saj. Pa hyrë në krimet tjera mjaftojnë këto, për të mos u ndalur së shkruari, së foluri e së vepruari në debate e tribuna, në mbled-hje parlamentare e qeveritare, në mbled-hje bashkish e lagjesh, në hutbe e tubime të ndryshme; me të vetmen temë: ‘Çfarë po ndodh me ne dhe si t’ia bëjmë që të dalim nga ky qorrsokak?’. A nuk janë këto dukuri aq rrëqethëse sa për të na alarmuar, të gjithëve, pa përjashtim?! Si mund të bëjmë gjumë të rehatshëm kur këto dukuri po marrin përmasa gjithnjë e më serioze?! Seriozisht në bazë të të gjitha argumenteve me të vërtetë druaj, edhe atë shumë bile. Druaj se Durimit të Zotit mund t’i vjen fundi. Druaj se mund të na godas ndonjë hata e madhe përderisa nuk bëjmë gjënë më të vogël kundër asaj që shohin sytë tanë. Në botën ku ka humbur mëshira skajshmërisht, druaj të na godas ajo që di ta japë vetëm i Gjithëmëshirshmi Fuqiplotë.

Si duket duke jetuar gjithnjë me an-ormalitetin, i jemi përshtatur atij dhe tashmë abnormalja na është bërë nor-male dhe normaliteti është kthyer në rutinë të mërzitshme. Mediet në vend se të fokusohen në këto ngjarje bëjnë bujë pa nevojë për gjëra që nuk ia vlejnë. Duam ose jo ta pranojmë ato po luajnë qëllimisht rolin diabolik të futjes së zjar-rit dhe fryrjes së flakës së tij. Kiamet ose Apokalips, sido që të doni quani, ai me shenjat e tij është afër. n

KIAMET, APOKALIPS…SI TË DONI QUANE

Page 4: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA4 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

Lulzim AHMETI

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për rritjen e pagave do të përfitojnë rreth 80 mijë

veta. Kjo është një rritje 25 për qind në pagën bazë, e cila do të ndikojë sado pak edhe në përmirësimin e jetës, e po ashtu do të ketë ndikime në amortizimin e in-flacionit, i cili viteve të fundit ka shkuar në vazhdimësi duke u rritur. Përveç pagave do të rriten edhe pensionet në masën prej 25 për qind derisa rritjet më të mëdha në këtë vendim të Qeverisë, do ta kenë pensionistët dhe ish-minatorët e gjigantit “Trepça”, të cilët do të kenë rritje të pensioneve për 50 për qind.

Në parim të gjithë duhet të jemi për rritjen e pagave, pa marr parasysh ku pu-nojnë në sektorin publik, ose për shu-micën, të cilët punojnë në sektorin privat. Por rritja e pagave, pa krijuar dhe hapur vende të reja të punës, mund të ketë efek-te jo të duhura dhe larg atyre të priturave. Sepse me rritjen e pagave do të përfitojnë në shumë 80 euro për ata të cilët kanë një

pagë mesatare në Qeverinë e Kosovës. Rritja e pagave do të ketë efekte të pakta edhe tek shporta e konsumatorëve pasi që një familje, e cila ka konsumin mes-tar mujor prej 100 deri në 150 euro për ushqime tash me këtë rritje kësaj shumë do t’u shtojë edhe 20 deri në 40 euro, por jo më shumë, pasi që me këtë ne do të vazhdojmë që të eksportojmë para kesh nga Kosova, por jo edhe mallra, të cilat i prodhojmë. Tjetër efekt me rritjen e pagave për 25 për qind, do të ketë edhe te kreditë, të cilat sipas të gjitha gjasave do të pësojnë rritje.

Aktualisht sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), rreth 450 mijë kosovarë janë në kredi në bankat, të cilat operojnë në tre-

gun bankar kosovarë. E me këtë rritje do të rritet edhe më shumë hyrja e qytetarëve

në kredi qoftë për nevojat konsumuese e po ashtu edhe për të bërë rregullime të ndry- shme, por të vo- gla në

shtëpitë a bane-

Rritja e pagave, presion për sektorin privatRritja e pagave nga ana e Qeverisë së Kosovës, për punëtorët, të cilët paguhen nga buxheti i shteti do të ndikojë në përmirësimin e standardit të jetesës së kosovarëve, por tash Qeveria duhet të angazhohet për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës, pasi me këtë do të ishin përfitimet më të mëdha, sesa rritja e rrogave për disa kategori

Page 5: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 5Nr. 83 n MARS / PRILL'14

Rritja e pagave, presion për sektorin privatsat e tyre. Një vendim shumë i duhur është ai për mosrritjen e pagave për ministrat, zëvendësministrat, stafin politik, presi-denten, kryeministrin dhe deputetët e Ku-vendit të Kosovës, ku nga ky vendim do të kursehen 5.5 milionë euro, pasi që këto kategori kanë pagat më të larta në institu-

cionet publike. Me këto mjete është themeluar Fondi për Fëmijët e Sëmur nga Leu-kemia. Ky ë s h t ë

hap tepër i rëndë-s i shëm p ë r v e t ë fak-

tin kur dihet se në çfarë gjendje është sistemi i shëndetësisë në vend.

Rritja me efekteTjetër efekt i rritjes së pagave do të jetë

edhe presioni që do t’i bëjë sektori publik, sektorit privat pasi që me rritjen pagave

do të ketë tendencë që punëtorët të ikin nga sektori privat në atë p u b l i k . Ka pasur kërkesa nga pu- nëtorët e sektorit privat për rritje pagash,

madje Sindikata e Sektorit Privat ka kërcënuar me përsh-kallëzim të gjendjes dhe fillimin e protestave, për për-mirësim të kush-t e v e d h e rritje t ë

pagave në këtë sektor.Në shumë raste pagat e sektorit privat

janë të tmerrshme së bashku më kushtet që u ofrojnë punëdhënësit punëtorëve. Një ndër sektorët në sektorin privat ku kushtet dhe pagesat janë të ulëta dhe jashtë çdo standardi, është ndërtimtaria. Përveç që punëtorëve nuk u ofrohen kontrata pune e s’u paguhen kontributet pensionale, atyre u vonohen pagesat me muaj të tërë përkundër se biznesi i ndërti-meve ka lulëzuar në tërë vendin me theks të veçantë në Prishtinë, ku viteve të fundit ndërtesat kanë birë si këpurdhat pas shiut.

Po ashtu rastet më të shpeshta të lëndimeve, e edhe vdekjeve në vendet e punës në thuajse të gjitha rastet kanë ndodhur në sektorin privat. Qeveria e Kosovës pasi ka bërë ngritjen e pagave dhe pensioneve ka marrë edhe një hap tepër të rëndësishëm, i cili ndikon në përmirësimin e kushteve të punëtorëve e po ashtu u krijon edhe më shumë sig-uri për ta në vendet e punës është edhe nënshkrimi i kontratës kolektive. Kjo kontratë është kërkuar me ngulm për vite të tëra nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe organizatat e tjera, të cilat merren me mbrojtjen dhe avancimin e kushteve dhe pozitës së punëtorëve të Kosovës. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA6 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

Përderisa Maqedonia bën për-pjekje për t’u përgatitur për zgjedhjet presidenciale dhe ato

të parakohshme parlamentare, varfëria dhe gjendja e rënduar ekonomike vazh-don të godasë edhe më tepër, kryesisht ata që edhe ashtu kanë trashëguar një gjendje të tillë edhe në të shkuarën, e për të cilët shteti nuk ka pasur parasysh asnjë ndihmë sado simbolike.

Një ndër familjet me gjendje të tillë, e të cilën kësaj radhe e vizituam ishte familja Emurllai nga Kumanova. Që në shikim të parë shtëpia e tyre nuk lë për-shtypjen se është në qytet. Me të hyrë në oborr vërehen plasaritjet e mureve të shtëpisë nga jashtë. Brenda shtëpisë këto plasaritje duken edhe më të thella, ndërsa tavani ke dronë se në çdo çast mund të bie.

Anash gjithçka erë myku, ndërsa në vend të banjos çfarë të shohësh, për-

pos një vend që nuk plotëson as kush-tet minimale për pastrim. Krejt kësaj kur t’i shtohet fakti se kësaj familje nuk i është ofruar asnjë ndihmë adekuate shtetërore, përpos një shume të hol-lash me të cilat s’mund të blihet as bukë mjaftueshëm, atëherë mund të para-mendohet afërsisht se në çfarë gjendje të mjerueshme jeton kjo familje.

Babai Ekremi i cili është i sëmurë dhe të sëmurë ka po ashtu edhe djalin e vajzën është edhe kujdestari dhe përkujdesësi i vetëm si prind. Ai e ka vështirë të përga-dis ushqim, edhe atë çfarë. Shpesh i ka ndodhur t’i lus fëmijët e tij që të hanë më pak, ashtu që t’u ngel ushqim edhe për të nesërmen. Duke mos pasur të holla për libra, fletore e çanta dhe duke pasur dro-në e harxhimeve tjera, ai nuk ka mundur as t’i shkollojë fëmijët e tij. Kështu tani vëlla e motër kanë ngelur as pa shkollën fillore, si analfabetë e të paintegruar në

shoqëri. Së këtejmi ata kanë mbetur edhe të pashoqërueshëm dhe jeta e tyre krahas mjerimit social i ngjason edhe burgut.

Më shumë se çdo fjalë flasin pamjet. Ekremi flet me emocione dhe me

zë të dridhur, megjithëse shpresat ende nuk i ka humbur në njerëzit e vullnetit të mirë. Ai ka nevojë për një shtëpi jo luksi, por ku do të ndihej i pafrikësuar nga defektet e shpluarjes së telave të rrymës, nga plasaritjet e tavanit se mund të bjerë mbi kokë dhe nga i ftohti që depërton gjithkah. Ai nuk qan fort sëmundjen e tij sa atë të fëmijëve.

Mirëpo si ai edhe fëmijët kanë be-simin në Zot. Ata e kryejnë rregullisht namazin në xhami dhe i janë mbështetur plotësisht Allahut të Gjithmëshirshëm. Në këtë botë kalimtare, ata janë të bindur se kjo është sprovë me të cilën janë goditur për t’u testuar kufiri i durimit të tyre. n

A.A

Edhe kësaj i thonë jetë….

Page 7: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

7Nr. 82 n SHKURT/MARS'14PAQJA 7

VUSHTRRIAKA GJALLËRI

FETARE“Duke qenë të vetëdijshëm se ajo që kemi bërë në kra-hasim me atë që duhet bërë për këtë fe madhështore është shumë e vogël, ne lusim Allahu e Madhëruar që për çdo lëshim, gabim a mangësi të na ketë falur, kurse ndihmën për realizimin e synimeve tona në të mirë të komunitetit mysliman që përbën shumicën absolute të kësaj komune, të mos na e ndalë kurrë”- u shpreh në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’ prof.Shemsi Rrahimi-kryetar i Bashkësisë Islame në Komunën e Vushtrrisë

PAQJA: A mund të na sqaroni për lexuesit e revistës sonë cili është roli i një kryetari të BIK-ut

në nivel lokal, apo cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e juaja në Këshillin e Bashkësisë Islame këtu ku ju kryeni këtë funksion?

Rrahimi: Këshilli i Bashkësisë Is-lame është organi themelor i Bashkësisë Islame në territorin e vet, funksioni i kKryetarit të Këshillit është funksion nderi dhe ka këto përgjegjësi: udhëheq punët e Këshillit të Bashkësisë Islame në nivel lokal, është përfaqësues në ter-ritorin e Këshillit të caktuar, propozon agjendën e takimeve të Këshillit dhe thërret mbledhjet e Këshillit, kujdeset dhe bën ekzekutimin e vendimeve të Këshillit, është përgjegjës për afarizmin financiar të Këshillit, është përgjegjes për administrimin e drejtë të buxhetit të Këshillit, administron pronën e Këshil-lit të BI-së, e cila gjendet në territorin e tij, mbikëqyrë dhe i udhëheq punët administrative të Këshillit, kryen edhe punë të tjera, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës të BI-së dhe aktet tjera të nxjerra në përputhje me të.

PAQJA: A mund të na thoni cilat janë disa nga aktivitetet kryesore të punës

suaj si Kryetar dhe si Këshill i Bashkë-sisë Islame?

Rrahimi: Këshilli i Bashkësisë Is-lame në Vushtrri është institucioni i vetëm fetar islam në komunën tonë që zyrtarisht merret me organizimin e jetës dhe aktiviteteve fetare. Me një rrjet të shtrirë në qytet dhe në të gjitha fsha-trat, (përjashtim bëjnë fshatrat ku janë pakicat serbe e që i përkasin komunitetit krishterë-ortodoks), KBI arrin të mbu-lojë çdo aktivitet dhe shërbim fetar. Për këtë sukses, pas ndihmës së Allahut të Madhëruar, i detyrohemi edhe punës kolektive, unitetit dhe mirëkuptimit që, thënë me modestinë më të madhe, është sinonim i këtij institucioni fetar. Të thirrur që interesi i Këshillit të vihet para interesave individuale, KBI ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithnjë në gjurmim dhe eksplorim të metodave dhe mundësive që institucioni ynë fetar të forcohet sa më shumë dhe mu për këtë, në vazhdi-mësi ka diskutuar e më pas ka miratuar rregulla për mbarëvajtjen sa më të mirë të veprimtarisë fetare dhe administra-tive, ndërsa shërbimet, përveç ditëve dhe orarit të punës, organizohen edhe me kujdestari. Tashmë KBI ka krijuar një traditë të suksesshme të institucio-nalizimit të të gjitha shërbimeve fetare,

në këtë rast edhe atyre vullnetare, me të cilat këtu kemi për qëllim mevludet dhe qelimet si dhe veshja e uniformës fetare, për çka KBI paraprakisht ka pajisur të gjithë imamët dhe administratën me to. KBI-Vushtrri vazhdon të funksionojë në formën më të mirë të mundshme dhe të jetë zëri i besimtarëve të saj në institucionet relevante të komunës sonë. Po kështu, KBI- Vushtrri ka pranuar si dhuratë dhe një parcelë prej 0.57 ha., në fshatin Dumnicë e Llugës, nga një besimtar Avdi Salihu, i cili jeton në SHBA. Si për këto qëndrime, si për mi-ratimin ose rregullimin e çfarëdo aspe-kti të brendshëm, normativ dhe çkado tjetër qoftë, KBI, respektivisht Këshilli dhe administrata, kanë qenë në kon-takte sistematike me imamët. Gjërat janë diskutuar në mënyrë të shtruar, me transparencë dhe mundësi që secili nga imamët të shpreh mendimin e tij.

PAQJA: Si funksionon Këshilli i Bash-kësis Islame në komunën tuaj në kuadër të fushëveprimit të saj?

Rrahimi: KBI traditën e mbledhjeve mujore me imamë e vazhdoi edhe gjatë tërë vitit. Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera, KBI, gjatë sezonit veror, takimet mujore me imamë i shfrytëzonte edhe

Page 8: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA8 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

Biografia: Shemsi Rra-

himi u lind më 10.11.1965 në

Stanovc të Poshtëm të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresen e Mesme ‘’Alaudin’’e kreu në Prishti-në, ku përfudoi edhe studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Ori-entalistikës. Në vitin 1990 regjistroi studimet posuniversitare në de-gën letërsi dhe gjuhë shqipe.Që nga viti 1989 punon si prof. i gjuhës turke në Medresen e Mesme ‘’Alaudin’’.Me përkthime nga gjuha turke dhe arabe merret që kur ishte student, të cilat u botuannë ‘’Botë e Re’’ dhe ‘’Dituria Is-lame’’. Autori i librit Gjuhë Turke 1Nga vitit 1991-1995 ishte nënkry-etar i Kuvendit të Bashkësis Is-lame të Kosovës.Nga 1995 – 1999 ishte kryetar i Kuvendit të Bashksisë Islame.Nga 1999 – 2003 anëtar i Kryesisë të Bashkësis Islame të Kosovës.Nga 2003 – 2008 anëtar i Kryesis të Bashkësis Islame të Kosovës .Nga 2003 – 2008 kryetar i Këshil-lit Bashkësis Islame të Vushtrisë.Nga 2008 – Kryetar i Këshillit Bashkësis Islame të Vushtrisë.

për aktivitete të lira. Takimet mbaheshin në ambiente të hapura, në natyrë, ndërsa pjesëmarrja, ani pse ishte vullnetare, ishte e kënaqshme. Vitin 2013 KBI e përmbyll më këto mbledhje e takime: me imamë, me anëtarët të këshillit e tjerë. Mbledhjet mujore me imamë nuk kanë karakter vendimmarrës. Ato organizohen me qëllim që imamët të njihen me ecuritë mujore të punëve të Këshillit si dhe të debatohen tema që janë me interes për KBI-në, në radhë të parë, faktorin islam, në përgjithësi dhe normalisht dhe ngjarjet në vend. Ndërsa mbledhjet me anëtarët e Këshil-lit kanë karakter tjetër. Në to fillimisht lexohet procesverbali i mbledhjes së kaluar, i cili më pas, pas vërejtjeve even-tuale, miratohet dhe i njëjti i dërgohet Kryesisë. Debatohen çështje madhore, merren vendime me interes dhe shqyr-tohen kërkesa dhe ankesa të ndryshme. Mbledhjet me anëtarët e Këshillit mba-hen sipas nevojës, por jo më pak sa një herë në tre muaj.

PAQJA: Sa po arrini ta organizoni jetën fetare në kuadër të detyrave tuaja si Bashkësi Islame?

Rrahimi: KBI, si përgjegjëse e jetës fetare për komunën e Vushtrrisë, ak-tivitetet e saj i ka të shtrira në intervale kohore të ndryshme: ditore, javore dhe vjetore ose pesë kohët e namazit, xhu-manë dhe teravitë. Për këtë imamët pa-jisen në fillim të çdo muaji me tabelën evidentuese të përmbushjes së detyrave të tyre, të cilën në fund të muajit janë të detyruar ta sjellin në Këshill për t’u paguar më pas sipas saj. Me qëllim të një mbikëqyrje sa më të madhe, kryei-

mami ka vëzhguar kohë pas kohe punën e imamëve dhe ka raportuar në Këshill. Gjithsesi se mbetet ende nevojë imediate e një vëzhgimi paksa më efikas, jo vetëm në atë kuptimin teknik, pra të daljes a jo në xhami, por edhe për mbikëqyrjen e ligjëratave të shtjelluara, sepse ndon-jëherë ndonjë imam del jashtë kontekstit të një ligjërate fetare. Këtë vit, raporti i kryeimamit ka trajtuar edhe këtë aspekt, madje është bërë një selektim tematik i kontributit dhe aktiviteteve të imamëve nga tabelat raportuese të tyre.

PAQJA: A mund të na flitni diçka për aktivitete qoftë brenda apo jashtë xha-mive dhe a keni në plan ndërtimin e xhamive të reja apo ndërtimin e ndonjë xhamie të madhe për nevojat e besim-tarëve?

Rrahimi: KBI-ja në Vushtrri, me gjithë shkatërrimet e xhamive dhe ob-jekteve fetare që pati në luftën e fundit, arriti një rekord në ndërtimin, ripari-min dhe adaptimin e xhamive dhe ob-jekteve fetare, e madje edhe të fus në gjirin e saj xhami, siç është ajo e fshatit Beçiq, kështu që tani kur flasim, KBI-ja numëron një shifër rekord xhamish. Aktivitetet fetare të KBI nuk përku-fizohen vetëm në këto që do t’i quaja edhe si obligime, por shfrytëzohen ras-tet dhe për të shënuar ndonjë datë të rëndësishme fetare, siç janë Mevludi, Israja dhe Miraxhi, organizohen mani-festime përkatëse. Madje, si risi e viti të kaluar ishte edhe mbajtja e ligjëratave dyjavore nëpër xhami të ndryshme të KBI-së. Po kështu, Radio Vicianum vazhdon të shfrytëzohet si mundësi për davet, qoftë nga ligjëratat e rregullta javore, qoftë edhe nga aktivitetet tjera gjatë Ramazanit. Këto organizime nuk janë vetëm për gjininë mashkullore,

por edhe për atë femërore, madje KBI, ka të angazhuar edhe ligjëruesen për femra, e cila mban mësimbesim dhe ligjërata të rregullta në qytet e fshatra. KBI-ja në radhët e veta numëron një staf bukur të gjerë dhe me përgatitje profesionale të kënaqshme, ndërsa është e hapur për inkuadrim të kuadrit fetar sa herë që ekziston një mundësi e

Intervistë me profesor

Shemsi Rrahimi

Page 9: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 9Nr. 83 n MARS / PRILL'14

tillë. Aktiviteti fetar i KBI natyrisht se nuk mbaron me kaq. KBI tash e disa vite ka edhe librarinë, e cila luan një rol të madh në pajisjen e muslimanëve me dituri. Këtë e vërteton më së miri numri i lexuesve të rregullt që dita-ditës shtohet. Ndoshta kjo ka bërë që Këshilli ta freskojë kohë pas kohe li-brarinë me tituj të ri, sidomos në kohën e panaireve të librit. Më konkretisht, në vitin 2012 libraria e Këshillit është pa-suruar me 78 tituj me 117 ekzemplarë; ndërsa janë dhënë në lexim 450 libra, kurse numri i lexuesve të rinj ka qenë 72. Le të shpresojmë se me shtimin e titujve do te shtohen edhe lexuesit e rinj! Përveç kësaj, Këshilli vazhdimisht pranon literaturën fetare nga Krye-sia dhe bën distribuimin e saj, qofshin ato mujore, siç është Dituria islame, ose edhe në periudha tjera, siç është Edukata islame tremujore ose edhe Takvimi vjetor. Në kuadër të kësaj, përfshihet edhe literatura tjetër e botuar nga Kryesia. KBI tash e disa vite ka edhe faqen e saj në internet, e cila freskohet me materiale kohë pas kohe. F a t k e q ë s i s h t participimi nga imamët dhe të tjerët është mini-mal andaj i propozoj Këshillit të bëjë trysni mbi imamë që faqja të pa-surohet edhe më tepër, sido-mos tash në këtë kohë kur një nga format shumë të suksesshme të Davetit është edhe kjo elektronike.

PAQJA: Cilat janë vështirësitë apo problemet që më së shumti i hasni në punën tuaj të përditshme, sa është e vështirë për ta organizuar jetën kul-turore-fetare?

Rrahimi: Vështirësitë janë të shum-ta sidomos ne aspektin e legjistaconit, ku ende bashkësitë fetare nuk janë të regjitruara siç duhet në shtet. Pastaj sfi-dat e perditshme me xhemat etj.

PAQJA: Dhe si po arrini tërë këtë orga-nizim dhe disiplinë në punë?

Rrahimi: Rregullorja mbi Siste-matizimin e Vendeve të Punës dhe Detyrave ka qenë mbështetje lig-jore e mbarëvajtjeve të punëve të Këshillit edhe pse, për shkak të rua-jtjes së unitetit më tepër është anuar në ndërgjegjësim dhe përgjegjësi shpirtërore. Megjithëkëtë, administrata mbikëqyret nga një tabele evidentuese e daljes në orar të punës, e cila me pas, në fund të muajit llogaritet dhe i dër-gohet kryetarit për nënshkrim. Tash në fund të vitit është bërë edhe lloga-r i t j a p ë r -

fundimtare, gjë të cilën mund ta shihni edhe në një publikim që do ta bëjmë si formë raporti.

PAQJA: Të gjitha këto e kanë një llogari apo kosto shpenzuese, si arrini t’ia dilni?

Rrahimi: KBI-ja si njësi e Bashkësisë Islame të R. së Kosovës është joqeveri-tare, që si pasojë ka financimin privat. Ajo nuk gëzon asnjë të mirë materiale nga shteti kështu që vetë angazhohet

nga pasuria që posedon të sigurojë të ardhurat mujore të punëtorëve të saj. Burimet kryesisht përqendrohen në: pagimin e anëtarësisë vjetore, që është realizuar shumë suksesshëm. Qiratë e dyqaneve, të cilat ndonëse me vështirësi, janë realizuar mirë. Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e ligjshëm, qoftë nëpërm-jet konsultave, qoftë nëpërmjet gjykatës kur nuk mund të gjejmë mirëkuptim. Dhënia e tokës, gjithsej 7 ha, me qira vjetore. Këtë vit, siç shënuam edhe më lartë, KBI është pasuruar edhe me 0.57 ha., tokë të dhuruar nga një besimtar, Avdi Salihu, me banim në SHBA. Vlen të theksohet se KBI-ja ka angazhuar inkasantë për anëtarësi në të gjithë ter-

ritorin e komunës sonë dhe vazhdi-misht bën presion tek imamët që

këtij burimi jetik t’i kushtojnë rëndësi edhe në ligjëratat

e tyre.

PAQJA: Po me ku-vendin komunal a keni bashkpunim të ndërsjellë?

R r a h i m i : Këshilli i BI-së në Vushtrri vazhdimisht ka bërë për-pjekje për kri-jimin e mar-r ë d h ë n i e v e të mira me

organet ko-munale, qoftë

nëpërmjet viz-itave të ndërsjella,

qoftë nëpërmjet për-faqësimit të kryetarit të

KBI-së në komunë për mbledhje, ftesa për mani-

festime të ndryshme, iniciativa të përbashkëta, etj.

PAQJA: Për fund cili do të ishte me-sazhi juaj për lexuesit tanë?

Rrahimi: Duke qenë të vetëdi-jshëm se ajo që kemi bërë në kraha-sim me atë që duhet bërë për këtë fe madhështore është shumë e vogël, ne lusim Allahu e Madhëruar që për çdo lëshim, gabim a mangësi të na ketë falur, kurse ndihmën për realizimin e synimeve tona në të mirë të komu-nitetit mysliman që përbën shumicën absolute të kësaj komune, të mos na e ndali kurrë. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA10 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

Prof.dr. Muhamed J. KAJOLLI

Që kur kam filluar të mësoj dhe më pastaj të studioj mbi Islamin dhe për fetë tjera në përgjithësi, një

prej temave që më ka tërhequr shumë vëmendje ishte Shejtani. Bindjen time në Krijuesin e kisha shumë të qartë, prandaj preokupimi im ka qenë kush është shejtani, çka përfaqëson, si duket e kështu me radhë. Pak ditë më parë, një mik imi kishte shkruar në fecebook një tekst në të cilën, duhej domosdoshmërit t’i ktheja përgjigje.

Kishte të bënte me Iblisin e jo me Shejtanin, por shumica e teologëve muslimanë e ngatërrojnë Iblisin me Shejtanin, shumë prej tyre mendojnë se Shejtani është vetë Iblisi. Prandaj, kjo më obligoi të shkruaj sepse konsideroj se është një pikë e dobët e shumë teologëve muslimanë në botë. Duke qenë se miku im ka njohuri të shumta, në veçanti në letërsinë arabe dhe gjuhë, ma ktheu përgjigje shumë shpejt. Fil-loi një bisedë e këndshme në të cilën pak më vonë u inkua-drua edhe një tjetër dhe kështu argument pas argu-menti ma kërkuan që ato t’i botoja.

Ajo që më ka nxitë për këtë temë dhe shumë tema të tjera t’i rishikoj nga një këndvështrim tjetër është fjala e Allahut në Kur’an,”... dhe Ade-mit ia mësoi të gjitha

emrat...”. Allahu thotë shumë qartë, Ai i mësoi Ademit të gjitha emrat. Kur tha të gjitha emrat, me të nënkuptojmë të gjitha emrat dhe cilësitë që përm-ban ai emër. Kur një fëmije i mëso-het fjala zjarr, atë e afron te zjarri dhe pastaj ia bën me dije se ka këto cilësi, nëse ndodh që fëmija ta prek stufën dhe digjet pak, ai më, asnjëherë nuk do ta harrojë fjalën zjarr.

Mirëpo kur dikush përmend emrin luan, fillimisht mendja të shkon te mbre-ti i kafshëve, por nëse ky emër përdoret në cilësinë e mbiemrit, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një njeri shumë të fuqishëm me cilësi të fuqishme

ose kemi të bëjmë me vetë mbretin e atij vendi e kështu me radhë.

Më këtë dua të them se, çdo emër kur

theksohen qoftë në jetën e përdit-

shme ose qoftë edhe në ndon-jë hulumtim

shkencorë, duhet të shpjegohet fillimisht domethë-nia e tij dhe çka

nënkupton vetë hulumtuesi

me atë emër. Pra, duhet të dihet saktë se me kë ke të bësh.

Përgjatë histo-risë së njerëzimit dijetarët ndër gjen-

erata janë marrë me Shejtanin. Sikur në

civilizimet e vjetra ashtu edhe në kohën tonë, ky emër ka

ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë.

Egjiptianët e vjetër përveç Zotit kryesor Amun, kishin zotin e dritës, i cili sim-bolizonte begatinë

dhe mirësinë. Atë e quanin Oziris. Kishin

gjithashtu edhe zotin e errësirës, të shkatërrimit

dhe sherrit. Atë e quanin Sit. Ai që ka lexuar diçka nga mitologjia egji-ptiane do t’i kishte ra në sy armiqësia permanente e këtyre dy fuqive të njohur si zota.

Meqenëse vendosa të shkruaj për këtë temë, atëherë po e shoh të udhës t’i përfshij gjerësisht lexuesit e mi më thellë dhe t’u jap disa mendime nga shkrimet e hershme. Mitologjia egji-ptiane ka një tregim shumë të njohur në të cilën thuhet se hyji i Tokës Keb, një ditë ra në grackën e hyjneshës Nut dhe përfundoi me martesë midis këtyre dyve hyjnive. Këta lindën katër fëmijë, dy meshkuj Oziris-in (hyji i paqes, har-monisë dhe begatisë) dhe Sit-in (hyji i së keqes dhe sherrit), si dhe dy femra Izis-in dhe Neftis-in. Të parën e martoi me Oziris-in dhe të dytën e martoi me Sit-in. Pas një kohe, bota ra në duart e Oziris-it, gjë që në kohën e tij kishte shumë begati dhe harmoni kolektive në botën njerëzore dhe shtazore etj. Mirëpo një ditë vëllai i tij që përfaqësonte sher-rin Sit-ti, e mbyti vëllanë e vet dhe pasi e bëri këtë krim e vendosi atë në një arkë dhe e hodhi në Nil me qëllim që të humbnin gjurmët.

Lumi e dërgoi kufomën në det dhe kështu ai do të duhej të ishte zhdukur. Gruaja e të ndjerit meqenëse edhe kjo ishte hyjneshë dhe kishte fuqi mbi-natyrore së bashku me fëmijët dhe me

Shejtani!KUSH ËSHTË KY?

Ajo që më ka nxitë për këtë temë dhe shumë tema të tjera t’i rishikoj nga një këndvështrim tjetër është fjala e Allahut në Kur’an,”... dhe Ademit ia mësoi të gjitha emrat...”. Allahu thotë shumë qartë, Ai i mësoi Ademit të gjitha emrat. Kur tha të gjitha emrat, me të nënkuptojmë të gjitha emrat dhe cilësitë që përm-ban ai emër. Kur një fëmije i mësohet fjala zjarr, atë e afron te zjarri dhe pastaj ia bën me dije se ka këto cilësi, nëse ndodh që fëmija ta prek stufën dhe digjet pak, ai më, asnjëherë nuk do ta harrojë fjalën zjarr

Page 11: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 11Nr. 83 n MARS / PRILL'14

oborrtarët do ta kërkonin atë në çdo cep. Kur Sit-i mësoi se po kërkohej kufoma e Oziris-it, doli në det dhe e mori ku-fomën. Për t’i humbur edhe më shumë gjurmët, atë e copëtoi në katërmbëd-hjetë pjesë dhe ato i shpërndau në të gjitha anët e botës. Por ky veprim nuk e ndaloi Izis in për të mos vazhduar hu-lumtimin e saj. Ajo bëri të pamundurën, i gjeti të gjitha pjesët e trupit të tij dhe i bashkoi. Kështu atë e bëri të gjallë sërish. Mitologjia vazhdon të na tregojë se ai u ringjall, mirëpo nuk ishte më i njëjti zot, sepse ringjallja e tij vlente vetëm për botën e të vdekurve.

Izis-i nga frika e Sit-it, largoi fëmijët në një ujdhesë të largët, derisa ajo e pa të arsyeshme se fëmijët e saj janë bërë të aftë për ta sfiduar Sit-in. Kur fëmija i saj Horis u bë burrë i pjekur dhe i fuqishëm, sfidoi axhën e tij dhe arriti të korrë fitore. E mira sërish u rikthe në Egjipt dhe me të edhe në mbarë botën. Duke qenë se popujt gjatë sundimit të Sit-it kishin vuajtur shumë, Atë e cilëso- n i n me Shejtanin dhe të bëmat e njohura të shejtanëve. Përg-jatë gjithë historisë antike të Egjiptit, Sit-ti vazhdoi të nji-hej si Shejtan, mirëpo ka pa-sur shumë adhurues. Hero-glifet atë e paraqisnin herë në formën e gomarit e herë në formën e qe-nit. Mendimtarët thonë se ata që e adhuronin, e bënin nga frika e jo nga dashuria për ta besuar si zot të tyre.

Civilizimi i vjetër pers

Ash-tu sikur egjiptia-nët e vjetër edhe persët duke qenë se besonin në zjarr, si zjar-rëputistë be-sonin në dy fuqi m b i -n a t y -rore të k u n d ë r t a njëra me tjetrën. Pra

zotin e dritës dhe zotin e territ. Ormi-zda ishte zoti i dritës, i mirëqenies dhe harmonisë dhe Ahraman, ishte zoti i territ, sherrit ose shejtanëve. Krijuesi i të gjitha veprave të këqija.

Kështu perceptohej e mira dhe e keq-ja në botën antike te këta dy popuj. Sa herë që ndodhnin fatkeqësi të jashtëza-konshme ndër popujt e këtyre peran-dorive, ose brenda një fisi ose brenda një shtëpie, mendohej se ka pasur një betejë midis zotëve Ormiza dhe Ahra-man. Kështu edhe njerëzit janë ndarë në ithtarë midis të mirëve dhe të këqijve. Si duket mitologjia nxjerr në pah se, të gjitha religjionet në përgjithësi parashi-kojnë se e mira në fund do të dominojë dhe bota do të jetë e qetë. Gjithmonë parafytyrohet se Shejtani është humbës. Kështu edhe Xhovani Papini, dramaturg dhe poet i njohur botëror, libri i të cilit është ndaluar nga Vatikani, ka qenë i bazuar shumë në mitologjinë perse. Ai, She- jtanin e ka vendosur në cilësinë e zotit, i barabartë me zotin kri-

jues edhe pse sipas zoradeshtëve në përfundimin e botës thonë se

e mira do të triumfojë.

Civilizimi indianIndianët besojnë në tri

z o t ë r a , n d ë r s a prej tyre

k r y e -s o r i ë shtë Brah-

m a . Sipas tyre

ky është zoti kri-jues dhe është pak

i rëndësishëm ndër besimtarët hindu, sepse ai nuk është as e mira

e askujt e as e keqja e askujt, ai është vetëm krijues e asgjë më shumë. Vishna është zoti i mirëqe-nies, begatisë dhe harmonisë, ndërsa Shiva është zoti i

shkatërrimit që sjell katastrofa,

g jakderd-hje dhe të keqen në

përgjithësi. Vishna si hyji

i mirëqenies dhe begatisë është hyji që gëzon autoritet tek indianët sepse ka të bëj drejtpërdrejtë me të mirën njerëzore. Por ajo që habitë jo budistët është se, indianët më së shumti besojnë në Shivën se sa në Vishnën. Si duket hyji i së keqes adhurohet te ta më shumë nga frika prej tij, i cili sipas tyre, mund t’u shkaktojë dëme materiale dhe luftëra të gjithë atyre që atë nuk e adhurojnë, mirëpo ndëshkimi më i keq i tij qenka në organet gjeniale sikur të burrit ashtu edhe të gruas. Për të mos hyrë në detajet e tyre do të na mjafton besimi i tyre se Shiva dënon rëndë të gjithë ata që nuk e besojnë atë.

Shkurt thënë indianët fillimisht i drejtohen Vishnës për mirësi, nëse ai nuk iu përgjigjet, atëherë i drejtohen Shivës me qëllim të mos ua ndalojë të mirat atyre, e kështu me radhë deri te lutjet e shenjtorëve të shumtë që i kanë ata. Besimi indian përkundër besimit të tyre në tri zotëra, ka ngritur një filozofi të atillë saqë shumë fillestarë mund të mendojnë se indianët janë monoteistë. Po ashtu për ta përcaktuar drejt dhe saktë Shejtanin te ky religjion është e vështirë, sepse filozofia e tyre është sendërtuar në atë mënyrë saqë është shumë e vështirë të përcaktohet se cili është Shejtani te ky religjion. Përkundër njohjes se cili është zoti i sherrit, një tregim indian na bën të dyshohet se cili në të vërtetë është Shejtani, prandaj lexuesve do t’i sjell këtë tregim si më poshtë:

Një ditë hyji i së keqes Shiva i dhu-roi fuqi mbinatyrore një besimtari të tij shumë të devotshëm. Forca e tij mbi-natyrore ishte mundësia për të djegë ose shkrumbuar çdo trup që ai prekte me duart e tij. Mirëpo një ditë ndodh që Shiva s’e kishte parashikuar asnjëherë. Ai kuptoi se, ky njeri i devotshëm qenka dashuruar në gruan e tij. Për ta shpëtuar gruan e vet nga shkrumbimi nëse ai e prekë me duart e tij, Shiva do t’i kërkojë ndihmë Vishnas. Mirëpo, Vishna duke e ditur se kush është Shiva, refuzoi ta ndi-hmonte. Mirëpo, pas shumë lutjeve dhe përgjërimeve të Shivës, Ai vendosi ta dëgjojë dhe në fund edhe ta ndihmojë. Pasi Vishna mësoi problemin e Shivës, Ai u shndërrua në formën e gruas së tij.

I formësuar si ajo, doli përpara këtij njeriu të devotshëm, i cili ishte dashur-uar tmerrësisht në gruan e Shivës dhe me ta parë ai atë u gëzua pa masë dhe iu afrua. Ai, Vishna ose në këtë rast gruaja e Shivës i tha se nuk mund t’i afrohej

Page 12: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA12 MARS / PRILL'14 n Nr. 8312 PAQJA

më shumë asaj pa e luajtur një valle të preferuar të saj. Ai me shumë kënaqësi pranoi dhe e pyeti se cila ishte loja e saj e preferuar. Ajo i tha: “Më shiko mua se si e loz këtë lojë dhe pastaj bëje edhe ti, pra, vendose dorën e majtë në bel pastaj të djathtën në kokë dhe të lozësh kështu”. I hutuar pas saj, në momentin kur ai vendosi dy duar e tij sipas kërkesës së saj (Vishnës), ai u shkrumbua.

Me këtë tregim indianët sikur duan të thonë se te ta nuk dihet saktë se cili është zoti i së mirës dhe cili është zoti i së keqes, sepse edhe Vishna si hyji i mirëqenies, begatisë dhe harmonisë e ndihmoi zotin e së keqes dhe shkatër-rimit. Prandaj, sikur besimtarët hindu, ashtu edhe ata jo hindu e kanë të vështirë ta përcaktojnë te ta se cili është Shejtani.

Civilizimi grekNëse i hedhim një vështrim më të

hollësishëm mitologjinë greke, mëso-jmë se në asnjë tregim të tyre nuk has në një fuqi mbinatyrore me cilësitë e

Shejtanit. Te ta vëren shpirtra të këqij, të cilët i quajnë Alastores. Këto shpir-tra përfaqësojnë veprimet e këqija dhe shkatërrimeve, mirëpo këto në një farë mënyre nuk mund të thuhet se janë vetë Shejtani, sikur që kanë religjionet tjera. Por, në esencë, tregimet ose mitet rreth hyjnive të tyre që tregohen, si duket të gjithë zotët grekë kanë cilësi mbinaty-rore dhe janë zot krijues të së mirës dhe të keqes. Pra, hyjnitë greke i ngjasojnë njerëzve të thjeshtë, por ato dallohen prej tyre me cilësitë mbinatyrore.

Të gjithë zotët e Greqisë antike janë të njollosur me veprimet e tyre të këqija, me shkatërrime dhe veprime perverse. Thuajse të gjithë ata janë të dhënë pas epsheve dhe mashtrimeve. Ata janë të cilësuar si të dhunshëm, të dhënë për të bërë keq dhe për të përdhunuar gratë e zotëve të tjerë. P.sh. Zoti i hekurit dhe floririt Hefesitisi e befasoi gruan e vet, duke ia sjellë në shtrat edhe zotin e luftës Oraniusin, ndërsa ky ishte i njohur të flinte me nënën e tij. Kronosi i cili e vrau

babën e tij, ose Dinozosi e urrente nënën e tij dhe atë e mbyti me anë të një zëri të fuqishëm derisa ajo ishte shtatzënë. Pastaj Hermusi zoti i hajdutëve i cili vidhte duke qenë ende foshnje në djep e tj.

Kështu ishte me zotët që në mi-tologjinë greke cilësoheshin si më të vegjël, mirëpo te ta nuk bënte përjash-tim ai më i madhi, Zeusi. Grekët atë e paraqesin si degjeneruesin më të madh, i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me të bijën e vet, që e kishte martuar motrën e vet Hera-n dhe që ia kishte thyer këmbën djalit të tij. Zeusi, edhe pse ishte zoti më i madh, ai kishte nevojë për dituri, ndërsa ato i merrte nga hyjnesha Athinë, e cila njihej si hyjnesha e urtë-sisë dhe shkencave. Ai e shfrytëzonte atë duke qenë se e kishte dashnore, mirëpo, edhe ajo shfrytëzonte atë sepse asaj asnjë kërkesë nuk i refuzohej.

Secili që ka pasur rast t’i lexojë këto mitologji, mendoj se ka qenë e pa-mundur që të mos i shkojë mendja te jeta e sotme e civilizimit perëndimor, gjegjësisht popujt e Evropës qendrore dhe perëndimore. Ai që ka lexuar librin ‘Evropa në mendje’ të Edgar Morin, ka mësuar se Evropa Perëndimore baza-mentin e saj e ka ngritur në parimet e kulturës greke, jurisprudencën romake dhe religjionit judo-kristian.

Në vazhdim të kësaj teme do të shkoqis edhe religjionin judo-kristian për Shejtanin, mirëpo pas asaj që u tha shumë shkurt për mitologjinë greke, do të ndalem vetëm për një çast e të bëj një analogji të shkurtër midis cilësive perverse të zotëve antik grek dhe cilë-sive të amoralitetit të sotëm evropian. Përkundër mundësive të shumta, perën-dimi i sotëm nuk bëri asnjë ndryshim të vetëm për sa i përket kulturës njerëzore, përveç thënies, le t’i zbresim hyjnitë grekë dhe ‘shpëtimtarin’ e inkuizicionit në tokë sepse nuk ka asgjë të mbinatyr-shme në këtë univers.

Me këtë sikur dua të them se mental-iteti i vjetër grek ka qenë më i pastër se sa mentaliteti sotëm evropian. Nëse ata janë marrë me mashtrime dhe veprime perverse, populli i atëhershëm ishte i pa-fuqishëm t’i ndalojë ose t’i parandalojë veprimet e mbinatyrshme të hyjnive, mirëpo evropianët e sotëm jo se nuk i parandalojnë veprimet perverse, por ato i stimulojnë dhe i mbrojnë me ligj. n

Në numrin e ardhshëm, Shejtani te fetë Ibrahimite.

Page 13: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 13Nr. 83 n MARS / PRILL'14

Emad El-Din SHAHIN

Catherine Ashton, shefja për politikë të jashtme e BE-së, e ka theksuar në deklarimet e saj të

shpeshta për Egjiptin se është e rëndë-sishme të ruhet stabiliteti dhe të ndiqet rruga demokratike. Por në tri vitet e fundit Egjipti ka parë gjashtë ndërrime të kabinetit (v.j. qeveritar), duke pasur parasysh edhe këtë të fundit i nxitur nga shkarkimi masiv i ministrave1 javën e fundit. Tërë këto ndryshime kanë dësh-tuar të përmbushin aspiratat themelore ekonomike e politike të egjiptianëve, e mos të flasim për kërkesat e revolucionit të 25 janarit 20112 për dinjitet njerëzor dhe drejtësi sociale. Kabineti i ri i for-muar i kryeministrit Ibrahim Mahlab jep një sinjal të qartë për drejtimin që vendi po merr për të ardhmen: një përz-ierje e rrezikshme e shtetit autoritar dhe të korruptuar, një regjim i ripërsëritur në formën më të mirë, pas atij të rrëzuar të presidentit Hosni Mubarak.

Shkarkimi i kabinetit të ish-kryem-inistrit Hazem el-Beblawi pas shtatë muajsh qeverisje, erdhi pak kohë para zgjedhjeve të pritura presidenciale dhe parlamentare që do të dërgonin në formimin e një kabineti të ri. Shkarki-min e El-Beblawit, analistët ia atribuojnë kandidaturës së pritur presidenciale të liderit të grusht-shtetit mareshalit Abdel Fattah al-Sisit3 si dhe paaftësisë së qe-verisë. Por argumenti i fundit nuk është aq bindës, pasi që më shumë se dy të tretat e ministrave të El-Beblawit i mba-jtën portofolet e tyre në kabinetin e ri.

Kompozimi i këtij kabineti vuri në dyshim shpresat për një të ardhme de-mokratike ose ndryshim kuptimplotë. Ai riforcoi frikët që shumica druheshin se një kundër-revolucion është duke vazh-duar, duke e dërguar vendin prapa në rrugën e një sundimi të gjatë autokratik.

Mahlabi vetë ishte një anëtar i lartë i regjimit të Mubarakut; një koleg i afërt i djalit të Mubarakut, Xhemalit; dhe ishte tepër i përfshirë në shumë raste të pre-

tenduara të korrupsionit. Ai tashmë ka folur për misionin ‘luftarak’ të qeverisë së tij të re, duke e quajtur atë “kabineti i luftëtarëve”4 – një sinjal që politikat shtypëse të regjimit kundër kundër-shtarëve të tyre politikë do vazhdojnë. Sipas raporteve për të drejtat e njeriut, që nga korriku i fundit së paku 3000 njerëz janë vrarë, 16 mijë janë lënduar dhe 22 mijë janë burgosur duke përf-shirë një mori gazetarësh.

Si një kundërshtar i vazhdueshëm i sundimit despotik të Mubarakut dhe i rivendosjes së mundshme të ndonjë regjimi tjetër autoritar, vitin e kaluar, u shënjova nga qeveria grusht-shtetase për kundërshtinë time të vrullshme e të zëshme. Kurrë nuk kam qenë anëtar i Vëllazërisë Myslimane5, por më kanë futur me një thes në një rast serioz krim-inal me liderët e këtij grupi – gjë që solli në akuza të egra kundër meje, përfshirë spiunimin dhe tentimin për të rrëzuar regjimin: akuza që do të mund të sillnin dënimin me vdekje. Nëse këso akuza të

Brutaliteti, tortura, dhunimi: Kriza e Egjiptit do të vazhdojë derisa të

çmontohet sundimi ushtarakKabineti i ri i Ibrahim Mahlabit konfirmon që vendi po bije në një shtet autoritar policor dhe të korruptuar. Bota duhet të na ndihmojë

Page 14: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA14 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

pamatura mund të më ndodhin mua, një akademik i pavarur, atëherë askush nuk është imun në Egjiptin e Sisit.

Por masat brutale energjike nuk kanë pasur sukses në përfundimin e valëve në rritje të protestave. Qindra mijëra egjiptianë kanë dalë në rrugë çdo javë dhe protestat e reja të udhëhequra nga të rinjtë janë intensifikuar, duke kërkuar rivendosjen e demokracisë. Fatkeqë-sisht, brutaliteti policor, arrestimet masive, tortura dhe dhunimi janë bërë të zakonshme dhe provokojnë kundër dhunë. Disa vetura të policisë janë dje-gur dhe një mori e zyrtarëve policorë u vranë nga disidentët e inatosur.

Qeveria e re jep sinjale për një ndry-shim aleati, prej opozitës sekulare kundër-Vëllazërisë – këta të fundit siguruan mbulimin politik për grusht-shtetin – në aleancë me regjimin e Mubarakut, miqve dhe oligarkëve të tyre të biznesit, të cilët do të jenë të nevojshëm për ta mbështetur kandidaturën e pritur të Sisit për president.

Por një presidencë e Sisit do të ketë pak gjasë të sjellë stabilitet, kur përkeqësimi në fushën e sigurisë po vazhdon i papakësuar, ekonomia po del jashtë kontrollit dhe in-frastruktura e vendit po copëtohet. Shkur-timet e energjisë, ndërprerjet e rrymës dhe çmimet fluturuese të ushqimit kanë qenë më të këqijat ndër vite pavarësisht nga donacionet bujare të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit.

Sisi duket se nuk e kupton të çarën e thellë dhe polarizimin politik që ka kri-juar. As rindërrimet e kabinetit e as një diktator i ri s’mund të shërojë këto ndasi.

Kriza reale në Egjipt është ajo se askush nuk e ka një vizion të qartë ose strategji konkrete që të ballafaqohet me sfidat.

Nuk do të arrihet asnjë përmirësim në siguri ose stabilitet ekonomik para së të zgjidhet kriza politike. Që nga revolta e 2011-tës, një numër i konsiderueshëm i egjiptianëve nuk do pranojë më kth-imin e sundimit ushtarak. Qartazi, tak-tikat e ashpra të zbatuara nga regjimi për t’i disiplinuar kundërshtarët nuk bënë punë.

Për të rivendosur demokracinë dhe sjellë stabilitetin, ushtria duhet të qën-drojë larg nga politika njëherë e përgjith-monë. Shenja më e mirë e këtij parimi do të ishte ndalimi i tërë atyre me sfond ushtarak që të qëndrojnë për kandidatë për president ose role tjera të larta. Për gjashtë dekada ushtria e Egjiptit ka qenë në kontroll të shumicës së jetës politike dhe ekonomike6: 27 guvernatorë, 19 ish-gjeneral armate. Veç kësaj, 55 shefa ekzekutivë të kompanive më të mëdha, që e kontrollojmë më shumë se një të tretën e ekonomisë, janë ish-gjeneralë.

Së dyti, gllabërimi polarizues poli-tik i vendit duhet të neutralizohet. Kjo mund të arrihet vetëm kur të gjitha lëvizjet dhe partitë politike lejohen të operojnë lirshëm pa frikë ose kërcënim. Kjo kërkon prishjen e shteti policor që u kthye korrikun7 e kaluar. Përveç kësaj, ne duhet të rivendosim sundimin e ligjit, liritë civile dhe të drejtat e njeriut, refor-mën e sistemit gjyqësor, dhe një fund të fushatave polarizuese mediale. Tërë të burgosurit politik duhet të lirohen dhe

tërë gjyqet e rreme duhet të marrin fund.Së fundi, drejtësia tranzicionale duhet

të përkrahet në mënyrë që të shërojë shoqërinë tonë. Përpjekjet bashkëren-duese dhe hetimet e pavarura të ud-hëhequra nga institucione të besueshme duhet të zënë vend, ata që janë përgjegjës për shkeljet e mëdha të të drejtave të njer-iut duhet të sillen para drejtësisë.

BE-ja dhe popujt tjerë demokratikë mund dhe duhet të ndihmojnë në sjel-ljen e një përfundimi të tillë. Demokra-cia në Egjipt nuk do të rivendoset de-risa bashkësia ndërkombëtare mos të ndërmerr një qëndrim të fuqishëm dhe të qartë kundër sundimit ushtarak dhe shtetit policor. n

Autori është profesor i politikës pub-like në Universitetin Amerikan në Kajor,

shkollë e çështjeve globale dhe politikës publike, kryeredaktor i Enciklopedisë së Oksfordit mbi Islamin dhe Politikën. Ai

momentalisht është një dijetar i Politikës Publike në Qendrën Woodrow Wilson

1 http://www.theguardian.com/world/2014/feb/24/egypt-government-resigns-hazem-el-bablawi2 http://en.wikipedia.org/wiki/Egyptian_Revo-lution_of_2011 3 http://www.theguardian.com/world/2014/mar/04/egypt-army-chief-abdel-fatah-al-sisi-indicates-run-presidency 4 http://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2014/02/26/Egypt-PM-reappoints-some-ministers-.html 5 http://en.wikipedia.org/wiki/Muslim_Brother-hood_in_Egypt 6 http://www.memri.org/report/en/print7313.htm7 http://www.independent.co.uk/news/world/afri-ca/the-return-of-egypts-police-state-8973863.html

Page 15: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 15Nr. 83 n MARS / PRILL'14

Evoluimi i hershëm i Turqisë në vitet e hershme të 1900-ave është një nga ndryshimet më çoroditëse

kulturore dhe sociale në historinë is-lame. Në pak vite, Perandoria Osmane u thye nga brenda, duke u zhveshur nga historia e saj islame, duke u transferuar në një popull të ri sekular të njohur si Turqi. Pasojat e këtij ndryshimi ndjehen ende edhe sot në tërë botën islame, veça-nërisht në Turqinë e tejpolarizuar dhe të segmentuar ideologjikisht.

Çfarë e shkaktoi këtë ndryshim monumental në qeverinë dhe shoqërinë turke? Në qendër të tërë kësaj ishte Mus-tafa Kemali, i njohur më mirë si Ataturk. Gjatë udhëheqjes së tij në vitet 1920 dhe 1930, Turqia moderne sekulare lindi dhe Islami zuri një kategori sekondare në shoqërinë turke.

Dalja e AtaturkutVendimi i Perandorisë Osmane që të

hyjë në Luftën e Parë Botërore më 1914 doli të ishte një gabim i tmerrshëm. Pe-randoria udhëhiqej nga një diktaturë e kryesuar nga “Tre Pashallarët”, të cilët njëanshëm hynë në luftë duke mbajtur anën e Gjermanisë, kundër britanikëve, francezëve dhe rusëve. Perandoria Os-mane u pushtua nga jugu prej britan-ikëve1, në lindje prej rusëve dhe prej grekëve në perëndim. Më 1918 kur lufta po përfundonte, perandoria ishte e ndarë dhe e pushtuar prej aleatëve fitimtarë, duke e lënë vetëm rrafshnaltat e Anadollit qendror nën kontrollin e turqve vendës.

Ishte në Anadollin qendror ku Mus-tafa Kemal do të dilte si një hero kom-bëtar për turqit. Si një epror ushtarak osman, ai shfaqi aftësi të jashtëzakon-shme të udhëheqjes në betejë, veçanër-isht në Galipoli, ku osmanët arritën të përballin pushtimin britanik, i cili po drejtohej për në Stamboll. Pas luftës, megjithatë, Kemali e bëri të qartë se cilat ishin prioritetet e tij. Qëllimi kryesor i tij ishte themelimi i nacionalizmit turk si një forcë bashkuese e popullit turk. Ndryshe nga Perandoria Osmane mul-tietnike dhe diverse, Kemali synonte të krijonte një shtet të unifikuar të bazuar në identitetin turk.

Në vetë fjalët e tij, Mustafa Kemali, përshkruan rëndësinë e identitetit turk dhe parëndësinë e Islamit ai e sheh si:

“Edhe para pranimit të fesë së arabëve [Islamit], turqit ishin popull i madh. Pas pranimit të fesë së arabëve, kjo fe, nuk ndikoi në kombinimin e arabëve, persianëve dhe egjiptianëve me turqit për të përbërë një komb. (Kjo fe) më tepër, e humbi lidhjen nacionale të popullit turk, shkaktoi mpirje të ngacmimit nacional. Kjo ishte shumë e natyrshme. Sepse qël-limi i fesë, e themeluar nga Muhamedi, mbi të gjithë popujt, ishte të tërhiqte ose vendoste një lloj të politikave kom-bëtare arabe”.

- Mustafa Kemal, Medenî BilgilerMustafa Kemali shtrembëroi [dhe

thënë sinqertit, faktikisht në mënyrë

të pasaktë] pikëpamjet e historisë is-lame duke ndihmuar që të shtyjë para agjendën e tij nacionale. Duke përdorur identitetin turk si një pikë bashkimi, ai menaxhoi të bashkojë ish-eprorët os-manë nën komandën e tij në Luftën Turke për Pavarësi në vitet e hershme të 1920-ave dhe dëboi forcat pushtues të grekëve, britanikëve dhe francezëve, të cilët shkelën në tokat turke pas Luftës së Parë Botërore. Më 1922, Kemali ia doli ta çlirojë tërësisht Turqinë prej push-timit të huaj dhe shfrytëzoi mundësinë për të themeluar Republikën moderne të Turqisë, të udhëhequr nga Kuvendi i Madh Kombëtar, KMK, në Ankara. Në krye të qeverisë së re turke, ishte kry-etar, i zgjedhur nga KMK. Zgjedhja e natyrshme ishte Mustafa Kemali, hero i Luftës të Pavarësisë, i cili tashmë mori titullin “Atatürk”, që nënkuptonte “baba i turqve”.

Prishja e Sulltanatit dhe Kalifatit Osman

Së pari, qeveria e re turke duket se trashëgoi roli e qeverisë osmane si një përkrahës i Islamit. Kushtetuta e re e nxjerrë nga KMK-ja deklaronte se Islami ishte fe zyrtare e shtetit të Turqisë dhe se tërë ligjet do të duhej të verifikohen nga një panel i ekspertëve të së drejtës islame, që të sigurohen që ato mos të bien në kontradiktë me Sheriatin.

Ky sistem i ri qeverisjes nuk do të mund të funksiononte, përderisa të

SI E BËRI ATATURKU TURQINË SEKULARE

Mustafa Kemali më 1918

Abdylmexhidi II, halifi i fundit i cili qëndroi në zyrë prej 1922 deri 1924

Page 16: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA16 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

vazhdonte një qeveri rivale në Stam-boll, e udhëhequr nga sulltani osman. Qeveritë e Ankarasë dhe Stambollit të dyja pretendonin sovranitetin e Turqisë dhe fatkeqësisht kishin qëllime konflik-tuoze. Ataturku eliminoi këtë problem më 1 nëntor 1922, kur ai shfuqizoi sull-tanatin osman, që kishte ekzistuar që nga 1299 dhe zyrtarisht transferoi fuq-inë e tij te KMK-ja. Ai megjithatë nuk e shfuqizoi menjëherë hilafetin. Edhe pse nuk kishte më sulltanat, ai lejoi vazhdimin e hilafetit osman, ndonëse pa pushtet a fuqi zyrtare, vetëm si një drejtues formal simbolik.

Duke e ditur se kjo lëvizje do të ishte jo e mirëpritur në mesin e popullit turk, Ataturku u justifikua se ai thjesht po kthehet në formën tradicionale islame të qeverisjes. Prej viteve të 900-ta deri në të 1500-tat, halifët abasitë ishin pothu-ajse figura formale, pa pushtet real që ishin në duart e vezirëve ose kryekom-andantëve. Ataturku përdori këtë sh-embull të justifikojë krijimin e tij të një hilafeti pa pushtet.

Hilafeti ka ekzistuar që nga ditët që pasuan pas vdekjes së Pejgamberit Muhammad ملسو هيلع هللا ىلص, kur Ebu Bekri u zgjodh udhëheqësi i parë i botës myslimane. Për myslimanët jashtë Turqisë, veprimet e Ataturkut qartazi ishin një rrezikim për vetë zyrën e hilafetit. Veçanërisht në Indi myslimanët u shprehën ndaj shkeljes e dhunimit të veprimeve të Ataturktu dhe organizuan Lëvizjen Hilafat, e cila pritej të mbronte hilafetin prej rrezikut, qoftë prej pushtuesve të huaj ose nga vetë qeveria turke.

Për Ataturkun, reagimet e mbështetjes së hilafetit prej myslimanëve jashtë Turqisë janë parë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Turqisë. Duke u thirrur në këtë ndërhyrje të supozuar ndërkombëtare më 3 mars 1924, Ataturk dhe KMK-ja shfuqizuan vetë hilafetin dhe i dërguan tërë anëtarët e familjes osmane në mërgim.

Sulmet mbi IslaminMe hilafetin të hequr qafe, qeveria

turke kishte më shumë liri të vazhdojë politikat që sulmonin institucionet is-lame. Nën petkun e “pastrimit të Islamit prej ndikimeve politike”, sistemi arsi-mor u rishikua komplet. Edukimi islam u përjashtua në favor të sekularizmit, shkollave jo-dogmatike. Aspekte të tjera të infrastrukturës fetare po ashtu u shkatërruan. Këshilli i Sheriatit që apro-

vonte ligjet që KMK-ja e kishte theme-luar vetëm dy vite më parë u shfuqi-zua. Ndihmat fetare u konfiskuan dhe u vendosën nën kontrollin e qeverisë. Lozhat e sufive u shuan me forcë. Të gjithë gjykatësit e ligjit islam (v.j. kaditë) e vendit menjëherë u pushuan nga puna ashtu siç u mbyllën tërë gjykatat që pu-nonin me Sheriat.

Sulmet e Ataturkut ndaj Islamit megjithatë nuk ishin të kufizuara vetëm në qeverisje. Jeta e përditshme për turq-it gjithashtu diktohej nga idetë sekulare të Ataturkut:• Format tradicionale islame për

mbulim të kokës siç ishin turba-nët dhe qeleshet u nxorën si të jashtëligjshme në favor të kapeles me stil perëndimor.

• Hixhabi për gratë përqeshej si një “objekt qesharak” dhe u ndalua në ndërtesat publike.

• Kalendari u ndërrua në mënyrë zyr-tare, prej kalendarit tradicional islam i bazuar në Hixhretin e Pejgamberit Muhamed ملسو هيلع هللا ىلص shpërnguljes në Me-dine – në kalendarin Gregorian, i bazuar në lindjen e Jezu Krishtit.

• Më 1932, ezani – thirrja islame për namaz – u ndalua në arabisht. Në vend të tij, u rishkrua duke përdoru fjalë turke dhe u detyrua me forcë të këndohej në mijëra xhami të vendit.

• E premtja nuk konsiderohej më pjesë e fundjavës. Në vend të saj, Turqia u detyrua të ndjekë normat evropiane që e shtuna dhe e diela të ishin ditë pushimi.Pas tërë këtyre ndryshimeve, KMK-

ja hoqi dorë nga shtirja e saj më 1928 dhe e fshiu nenin në kushtetutë ku deklaronte Islamin si një fe zyrtare të shtetit. Islami u zëvendësua me ide-ologjitë sekulare të Ataturkut.

Reforma gjuhësoreAtaturku e dinte se këto reforma

sekulare do të ishin të kota nëse pop-ulli turk do të mblidhej së bashku për t’i kundërshtuar ato. Rreziku më i madh për këtë rend të ri ishte historia e turqve, e cila që nga vitet e 900-ta është gër-shetuar me Islamin. Në mënyrë që të distancojë gjeneratat e reja të turqve prej të kaluarës së tyre, Ataturkut i duhej t’i bënte ata që mos ta lexonin atë.

Me arsyetimin e rritjes të shkrim-leximit mes turqve (që në të vërtetë ishte shumë e ulët në 1920-tat), Ataturku mbështeti zëvendësimin e shkronjave

arabe me ato latine. Sikurse persianët, turqit shkruan për qindra vite pas kon-vertimit të turqve në Islam në të 900-tat. Sepse turqit shkruanin në dorëshkrim arab, ata mund të lexonin Kuranin dhe tekste tjera islame me lehtësi relative, duke i lidhur ata kësisoj me identitetin Islam – gjë të cilën Ataturku e shihte si një kërcënim.

Përveç futjes së shkronjave latine, Ataturku krijoi një komision me detyrën e zëvendësimit të fjalëve të huazuara arabe e perse në turke. Në vijimësi me agjendën e tij nacionali-ste, Ataturku donte një gjuhë që ishte krejtësisht turke, që nënkuptonte se fjalët e vjetra turke, që ishin vjetruar gjatë kohës osmane, erdhën përsëri në përdorim në vend të fjalëve arabe. P.sh. Lufta Turke për Pavarësi, e njo-hur formalisht si Istiklal Harbi, tani njihej si Kurtuluş Savaşı, sepse fjalët “istiklal” (v.j. pavarësi) dhe “harb” (v.j. luftë) ishin fjalë të huazuara arabe në turqisht.

Prej perspektivës së Ataturkut, re-forma gjuhësore pa dyshim pati suk-ses. Për pak dekada, osmanët e vjetër u shuan në mënyrë të efektshme. Gjen-eratat e reja të turqve ishin tërësisht të ndarë prej gjeneratave të vjetra, me të cilat edhe bisedat e thjeshta ishin të vështira. Me popullin turk analfabet për të kaluarën e tyre, qeveria turke ishte një gjendje t’i ushqente ata me një version të historisë që ata e konsid-eronin të pranueshme, atë që promo-vonte idetë nacionaliste turke të vetë Ataturkut.

Ataturku duke e paraqitur alfabetin e ri latin më 1928

Page 17: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA 17Nr. 83 n MARS / PRILL'14 17

Turqia sekulareTërë këto reforma funksionuan

bashkë që në mënyrë të efektshme të fshijnë Islamin prej jetës së përdit-shme të turqve. Përkundër përpjekjeve të paepura të turqve me bindje e dije fetare (siç ishte Said Nursi) për të rua-jtur trashëgiminë, gjuhën dhe fenë e tyre, presioni qeveritar për të adaptu-ar idetë sekulare ishte i madh. Për 80 vite, qeveria turke mbeti sekulare me pasion. Orvatjet për të sjellë përsëri vlerat islame në qeverisje hasën në rezistencë nga ushtria, e cila e sheh veten si një protektor të sekularizmit të Ataturkut.

Më 1950, Adnan Menderes në mënyrë demokratike u zgjodh kry-eministër i Turqisë me një platformë që të sjellë prapë ezanin arabisht. Edhe pse ishte i suksesshëm, ai u rrëzua me një grusht-shtet ushtarak më 1960 dhe u ekzekutua pas një gjyqi të shpejtuar. Shumë më vonë, më 1996, Nexhmedin Erbakan u votua për kryeministër, që në mënyrë të mrekullueshme hapur e deklaronte vetën një “Islamist”. Edhe njëherë përsëri, ushtria ndërhyri dhe e rrëzoi atë prej pushteti vetëm pas një viti në zyrën e tij.

Marrëdhëniet e Turqisë moderne me Islamin dhe historia e saj janë të komplikuara. Pjesë të shoqërisë fuqishëm e mbështesin ideologjinë e Ataturkut dhe besojnë se Islami nuk duhet të ketë rol në jetën publike. Seg-mente tjera të shoqërisë parashikojnë një kthim të një shoqërie më shumë të orientuar islamikisht dhe marrëdhënie më të afërta me pjesën tjetër të botës islame. Më shqetësuesja, megjithatë, është se konfliktet ideologjike mes këtyre dy palëve kundërshtues nuk tregojnë shenja të qetësimin në një kohë të afërt. n

Bibliografia:

Hiro, Dilip. Inside Central Asia: A Political and Cultural History of Uzbeki-stan, Turkmenistan, Kazakhstan, Kyrgyz-stan, Tajikistan, Turkey, and Iran. 9. New York: Overlook Duckworth, 2011. Print.

Ochsenwald, William, and Sydney Fisher. The Middle East: A History. 6th. New York: McGraw-Hill, 2003. Print.

1 http://lostislamichistory.com/how-the-british-divided-up-the-arab-world/

Amel ILMIU

Siç theksuam në numrin e kaluar të revistës përderisa mijëra vizitorë argëtoheshin në garat e Lojrave

Olimpike të Soçit, vlonte debati në rritje lidhur me historinë e tokës, ku zhvillo-heshin, ato lojra. Para 150 vjetësh Rusia dëboi me forcë popullatën vendase të atij rajoni, një grup etnik mysliman të njohur me emrin çerkezë. 90 për qind e banorëve janë çerkezë etnikë Shapsug, popullata myslimane vendase e Kaukazit verior. “Fjala çerkez mund të përkthe-het në kuptime të ndryshme, por këtu kjo fjalë ka vetëm një kuptim: ushtar trim”. Vetëm pak fshtra si ky mbijetuan afër Soçit. Popullata çerkeze gati sa nuk u zhduk gjatë pushtimit rus të Kauka-zit në vitet 1860-të. Qindra e mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga plazhet e Soçit me barka dhe deri një e treta e tyre u mbytën ose vdiqën nga uria. Gjeorgjia e ka quajtur zyrtarisht gjenocid këtë dëbim. Moska ka ofruar fare pak falje ose njohje të këtij dëbimi, duke zemëruar kështu miliona çerkezë në botë. Në maj të këtij viti çerkezët do të shënojnë 150 vjetorin e mposhtjes së tyre nga forcat ruse. Udhëheqësi islamik çeçen, Doku Umarov foli për historinë e popullatës çerkeze dhe bëri thirrje për sulme terroriste kundër Olimpiadës së Soçit, duke thënë se qendrat e garave të olimpiadës u ndërtuan mbi kockat e myslimanëve të vdekur. Në Parkun Olimpik, organizatorët kanë ndërtuar të ashtuquajturën ‘Shtëpia çerkeze» për të treguar kulturën e tyre. Debati lid-hur me fatin historik të çerkezëve në Soçi zhvillohet shumë larg luginave të

largëta dhe nxitet kryesisht nga dias-pora. Çerkezët këtu duket se janë më shumë të interesuar për të ruajtur ekzis-tencën e tyre dhe për t’ua transmetuar kulturën e tyre brezave të ardhshëm. Problemi tjetër që lindi është pushtimi i Ukrahinës nga Rusia, në veçanti Krimes, ku jetojnë një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve tatar. Ekziston rreziku se ata mund ta pësojnë ashtu edhe siç ka ndodhur përgjatë historisë së këtyre anëve. Mu për këtë kryeministri turk Erdogan është kërcënuar se do të bëjë gjithë ç’është e mundur për mbrojtjen e tyre. Një histori edhe më e dhimbshme është ajo e Çeçenisë së djegur e të shk-rumbuar larg syve të botës. Në kohën e komunizmit kohë të vështira kanë për-jetuar edhe muslimanët e Ingushetisë. Në shkurt të vitit 1944, gati gjysmë mil-ioni njerëz nga Çeçenia dhe Ingushetia u paketuan si bagëti nëpër kamionë dhe u dërguan në ekzil në pjesë të largëta të ish-Bashkimit Sovjetik. Vlerësohet se një e treta e tyre vdiqën para se të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi 13 vjet më vonë. “Në të zbardhur, pesë ush-tarë hynë në çdo shtëpi dhe morën me vete të gjithë burrat – çdokënd që ishte më shumë se 14 vjeç. Unë isha 10 vjeç. Pastaj na thanë se do të na deportonin të gjithëve”, - rikujton Isa Khashijev për BBC. “Ne ishim dhjetë frymë në familje – nëna dhe babai im, gjyshja dhe shtatë fëmijë. Unë isha më i madhi dhe motra ime më e vogël ishte tre vjeçe. “Ushtari që ishte ngarkuar me detyrën për të na shpërngulur ne, ishte shumë i sjellshëm. Ai ngarkoi kamionin tonë me pesë thasë me miell dhe na ndihmoi të paketojmë plaçkat tona. Falë tij ne mbijetuam”, -

Vuajtjet e muslimanëve nga Rusia

Page 18: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

18 MARS / PRILL'14 n Nr. 83 PAQJA

thotë ai. Kamioni i dërgoi te stacioni më i afërt hekurudhor ku ata u futën në një vagon që zakonisht përdorej për transport bagëtish bashkë me dhjetë familje të tjera. Familja Khashijev u nis për një udhëtim 15-ditor drejt Kaza-kistanit. “Ne nuk kishim as ujë dhe as bukë. Të dobëtit po vuanin nga uria dhe ata që qenë më të fuqishëm arrinin të zbrisnin nga treni dhe të blinin ushqime. Disa njerëz vdiqën gjatë rrugës. Në va-gonin fqinj ne pamë ndërsa nxirrnin dy trupa.” Ishte ftohtë dhe errësirë kur ata mbërritën në Kokçetav, në rrafshnaltat në Veri të Kazakistanit. “Motra jonë e vogël vdiq atë natë. Babai po kërkonte një vend për ta varrosur. Ai gjeti një vend, hapi një varr dhe ne e varrosëm atë...Ajo duhet të ketë ngrirë deri në vdekje.” Të shpërngulurit u strehuan te familjet e zonës, por jo të gjitha familjet qenë të lumtura me këtë situatë. “Zonja e shtëpisë nuk donte të na linte të hynim; ajo pati dëgjuar se ne qemë kanibalë ose diçka ngjashëm”, - thotë ai. “Në fund ajo pranoi, por vijoi të refuzojë të flasë me ne.” Khashijev është një nga 100 mijë njerëzit e Ingushetisë që u shpërngulën

– në të njëjtën kohë u shpërngulën gati 400 mijë çeçenë. Të dyja grupimet kishin një histori të gjatë rezistence ndaj autoritetit. Udhëheqësi Sovjetik, Jozef Stalin, dyshonte se ata bashkëpunonin me forcat gjermane, ndërsa këta të fun-dit sulmuan në jug drejt Kaukazit më 1942-shin dhe 1943-shin. Nacionalitetet e tjera të shpërngulura në masë përf-shinin Balkars dhe Karakai, gjithashtu nga Kaukazi i Veriut, Kalmiks, territori i të cilëve kufizohej me Detin e Zi, Tar-tarët e Krimesë dhe nga Kaukazi i Jugut, turqit Meskhetian. Të shpërngulurit që i mbijetuan udhëtimit të vështirë iu nën-shtruan rregullave të ashpra për të nda-luar lëvizjet e tyre. Ata duhej të raporto-nin tek autoritetet në mënyrë të rregullt dhe nëse thyenin rregullat, rrezikonin burgime të gjata nëpër kampe pune, ku kushtet qenë edhe më të këqija. NKVD apo policia sekrete, që ishin sytë dhe veshët e qeverisë, monitoronin nga afër të deportuarit. Por disa oficerë të NKVDsë, si Alaudin Shadijev, të cilët patën luftuar kundër nazistëve, por qenë shpërngulur bashkë me të gjithë bash-këpatriotët e tyre – e kishin të vështirë të

vepronin keq. “Isha i tronditur, shumë i tronditur. Qaja çdo natë. Dhe bëra çfarë mundja për të ndihmuar popullin tim dhe gjithashtu për të ndihmuar policinë sekrete”, - thotë ai. Puna e Shadijev ishte të kontrollonte të shpërngulurit, por ai u trondit nga kushtet që gjeti në një jetimore të braktisur. “Unë po pyesja, ‘ku janë të gjithë fëmijët?’ Dhe dikush më tregoi nga drejtimi i pyllit...dhe nën pemë pashë shumë fëmijë. Pastaj një va-jzë erdhi tek unë dhe më shumë vajza u bashkuan me të, që të gjitha qenë rreth 12 vjeç ose më të vogla. Më e madhja më tregoi fëmijët që gjendeshin përdhe disa nëpër zhele, disa në kashtë dhe po drejtonin duart nga unë... po kërkonin ndihmë.” Vajzat ushqeheshin nëpër fu-sha, kopshte ose lypnin për ushqim. “Të gjithë këta fëmijë po vdisnin në heshtje. Ishte tepër e rëndë për mua të shihja të gjithë këtë. Edhe sot e kam të vështirë të flas”, - thotë ai..vështirë të flas”, -thotë ai. Shpërnguljet qenë një t tabu nën sun-dimin eStalinit, udhëheqësit sovjetik që vdiq më 1953-shin. Të shpërngulurit nuk u lejuan të kthehen në shtëpi deri më1957-n. n

Page 19: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

19Nr. 83 n MARS / PRILL'14PAQJA

Amel ILMIU

Në disa ajete Allahu në Kuran kërcënohet se çfarë do të bënte njeriu sikur t’ia pakësojë tokën,

sikur ta ngushtojë e shafojë atë ose si-kur ta zvogëlojë furnizimin me ujë etj. Janë këto sinjale të mjaftueshme për të kuptuar se sprovat e Zotit në të ardh-men do të përfshijnë edhe këtë lloj të fatkeqësisë. Kohëve të fundit në disa pjesë të rruzullit tokësor janë shfaqur disa gropa të mëdha, të cilat në gjuhën angleze i quajnë sinkhole. Gropa të tilla përbindëshe janë shfaqur në tokë e det, duke gëlltiru dhe të tërë ose duke kthyer ujin e detit në thellësi të madhe të Tokës.

Siç bën me dije prof.Iain Stewart për BBC, gropa të tilla befasuese ka pasur edhe në Amerikë. “Ishte sikur kjo gjëja të qe e gjallë... apo po rënkonte, po lëvizte rrotull, po bënte zhurmë, si një fantazmë.” Ky është një mendim që vijon të përnd-jekë oficerin e policisë, Dagllas Dyval (Douglas Duvall), i cili, në mbrëmjen e 28 shkurtit 2013, iu përgjigj një thirrjeje urgjente në një lagje të qetë periferike të Tampës dhe e gjeti veten duke u përbal-lur me botën e nëndheshme të Floridës. Brenda një shtëpie të madhe njëkatëshe, toka ishte hapur dhe pati thithur trupin e Xhef (Jeff ) Bush, 37 vjeç, ndërsa ai po flinte. Vëllai i tij, Xheremi (Jeremy), po përpiqej ta nxirrte, por trupi i Xhefi t u thith në thellësi të tokës dhe nuk u gjet kurrë. Vetëm përpjekjet e policit arritën ta shpëtojnë Xheremin nga gropa që vijonte të thithte dhe të shmangnin një tragjedi të dytë. Gropa thithëse natyrore e hapur, që i mori jetën Xhef Bush, nuk është e vet-mja. Përgjatë viteve të fundit, shumica e gropave të tilla janë shfaqur gjatë natës në të gjithë botën, nga Kina në Guatemala, por është Florida vendi më i frikshëm. Gushtin e kaluar, një kompleks pushimi u gëlltit nga një gropë e stërmadhe 20 metra e gjerë. Pikërisht për të hetuar këtë fenomen shkatërrimtar unë udhëtova për në Florida, në përpjekje për të kuptuar se çfarë i shkakton gropat thithëse, si dhe gjeologjinë që e bën Floridën kryeqytetin e botës për këtë fenomen. Pata mundësinë të eksploroj disa nga këto gropa natyrore

dhe të ulem brenda tyre. Aty mund të shohësh se si shiu me përbërje acidore gërryese dhe uji nëntokësor gërryen pak e nga pak shtratin gëlqeror poshtë, duke prodhuar kavitete nën sipërfaqe. Shpesh rëra ose balta e sipërfaqes shpëlahet në të njëjtën mënyrë nga këto gropa që ne i quajmë karste. Problemi është se në disa raste, bota e nëndheshme e shpellave çahet deri në sipërfaqe dhe thith brenda gjithçka që gjendet sipër. Nëntoka e Floridës për-bëhet nga një shtresë e stërmadhe shkëmbi gëlqeror. Shumë shpesh ky shkëmb gër-ryhet nga uji, duke krijuar shpella, të cilat në disa raste rrëzohen duke shkaktuar gropa thithëse në sipërfaqe të mëdha. Këto “rrëzime” janë një kërcënim vdekjeprurës që sillet përqark botës së nëndheshme të Floridës. Bill Braken, inxhinier strukturor që ka punuar me punonjësit e emergjen-cës në shtëpinë e Xhefit, më tregoi fotot që ai mori nga brenda vrimës atë natë të frikshme. Kur toka sipër vrimës u rrëzua, forca thithëse ushtroi presion mbi dys-hemenë prej betoni sipër, duke thithur gjithçka që gjendej në dhomë. Gropat thithëse janë shumë të zakonshme në të gjithë Floridën. Prak-tikisht i gjithë shteti i diellit, nga ishujt e jugut deri në kufi me Xhorxhian, është një platformë e stërmad-he guri gëlqeror që gërryhet nga ujërat nëntokësore. Ajo ka një klimë të lagësht me shumë shi. Ky ujë shiu i mban kopshtet të gjelbër, mbush pishinat dhe ofron ujë të pijshëm për miliona njerëz. Por uji po konsumon edhe themelet e tretshme prej guri gëlqeror të Floridës. Rezultati është një shtet që po rrëzohet nga brenda. Mes rrugëve të qyteteve, lagjeve të qeta dhe kopshteve të agrumeve, gropat po hapen shpesh për të zbuluar Floridën e fshehtë të nëntokës. Rezidentët normalisht janë nervozë mbi pjesën e poshtme të Floridës. Sapo të çarat shfaqen në ndërtesat e tyre, pronarët nervozë thërrasin ekspertët gjeoteknikë. Për çdo vit ka mbi 6500 kërkesa për ekzekutimin e policave të sigurisë të shtëpive të shkaktuara nga vrimat thithëse. Kjo e bën Floridën një zonë bumi për avokatët dhe gjeologët. Por nuk ndodh shpesh që gropat thithëse të shkaktojnë tragjedi. Vdekja e Xhef Bush ishte e para në shumë dekada. Vdekja e tij

krijoi gjithsesi shqetësime mes komshin-jve, të cilët jetojnë në një lagje të pasur të rrethuar me gardh dhe njëkohësisht zonë e nxehtë sa u përket gropave thithëse. Por fakti është se gropat thithëse po bëhen gjithnjë e më të shumta në Florida dhe arsyeja për këtë është e paqartë. Shkaktarët janë enigmatikë, megjithëse fakti është se ka një “sezon gropash” dhe se klima duhet të ketë lidhje me këtë. Gjatë muajve të verës, uraganet e brigjeve të gjirit të Meksikës përplasen mbi këtë shtet dhe hedhin shumë ujë mbi tokë brenda pak orëve, duke rënduar dheun e shpesh duke shkaktuar hapjen e gropave. Në sezonin e thatë presioni duket se është më i paktë dhe ka më pak gropa thithëse. Ndryshimet dramatike në panoramën ujore të Floridës mund të vijnë edhe nga një burim tjetër. Temperatura e ngrohtë dhe me reshje e këtij shteti bashkë me tokën pjellore e kanë bërë atë ideal për bujqësinë. Florida bashkë me Kaliforninë është kopshti i fru-tave të Amerikës. Ajo është e famshme për plantacione agrumesh, të cilat vaditen pjesërisht me ujë nëntokësor të nxjerrë me pompa. Por ndryshe nga Kalifornia që ka klimë të ngrohtë përgjatë të gjithë vitit, muajt e dimrit në Florida mund të jenë të ftohta dhe veçanërisht luleshtrydhet, mund të dëmtohen nga ngricat. Kështu që kur godet i ftohti, fermerët përgjigjen me vaditje më intensive me ujë të ngrohtë të nëntokës mbi fushat e luleshtrydheve. Ky pompim agresiv i ujërave nëntokë-sore, gjithsesi, mund ta ulë nivelin e baseneve ujëmbajtëse me dhjetëra metra brenda një nate. Kur kjo ka ndodhur në të shkuarën, një numër i madh gropash thithëse janë shfaqur. Por nuk ka asnjë provë që të tregojë se pompimi i ujërave nëntokësore ka shkaktuar gropat thithëse drejtpërsëdrejti. Gjithsesi, kjo është një zile kujtese se presioni njerëzor po vendoset mbi sistemin natyror të Floridës. Joshja nga dielli i Floridës po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në këtë shtet dhe zonat e banuara po zgjerohen me shpejtësi. Në të shkuarën, nuk është dalluar shumë fakti që banesat po u afroheshin zonave të egra. Tashmë jo më. Arsyeja e vërtetë e rritjes së numrit të gropave thithëse në Florida është njeriu. n

TOKA PO SHAFON VENDE-VENDE

Page 20: Revista Paqja, nr. 83, mars-prill 2014

PAQJA20 MARS / PRILL'14 n Nr. 83

Jeton ISUFI

Futbolli i Kosovës më në fund e ka thyer izolimin shumëvjeçar. E mërkura e 5 marsit e vitit 2014 do

të mbetet datë historike për futbollin kosovar, pasi Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare nën ombrellën e FI-FA-s, institucion në të cilin synon dhe shpreson që të anëtarësohet së shpejti, në mënyrë që ta fitojë të drejtën e saj për të garuar edhe në kualifikimet për Kampionatet evropiane dhe botërore. Kosova barazoi 0:0 në sfidën e saj të parë zyrtare kundër Haitit, në një ndeshje e cila ishte festë futbolli në tribuna dhe përplot emocion te futbollistët tanë. Mbi 17 mijë tifozë e përkrahën fuq-ishëm Përfaqësuesen e Kosovës dhe u kënaqën me atë çfarë panë në fushën e lojës. Qytetarë nga të gjitha shtrestat dhe nga të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare kishin marrë udhë drejt stadi-umit olimpik të vetëm në Kosovë Adem Jashari, të bindur në thenien se histo-ria shkruhet vetëm një herë ata nuk i ndali as shiu i vazhdushëm që po binte pa ndërprerë. Një meritë të veçantë e pati edhe organizatori që kishte marrur përsipër organizimin në aspektin teknik KD Events, kompani kjo që merret me organizimin e ngjarjeve të tilla, ku kishte përgadituar stadiumin ‘Adem Jashari’ në atë formë që të duket sa ma mirë në aspektin mediatik.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albert Bunjaki, i ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen e bërë. “Një lojë miqësore, një ambient jashtëzakonisht i mirë dhe kur një lojë e tillë përfundon me rezultat 0:0 nuk ka më miqësisht. Duke i pasur parasysh të gjitha kushtet, terrenin e vështirë, kohën e shkurtër të përgatitjeve dhe presionin medial shkaku i rëndësisë së kësaj ndeshje, atëherë mendoj se të gjithë duhet të jemi të kënaqur dhe të gjithë jemi fitues, sepse kemi treguar lojë të mirë. Gjithsesi ky është vetëm hapi i parë, pasi kemi rrugë shumë të gjatë sepse objektivi ynë është Kampio-nati botëror 2018, ku ne shpresojmë që me një manifestim të tillë dhe me lojën që treguam e meritojmë të jemi pjesë e futbollit botëror”, - ka theksuar Bunjaki.

Kapiteni i përfaqësueses, Anel Rash-kaj, theksoi se kësaj ndeshje i mungoi vetëm goli. “Me të vërtetë ishte një ndjenjë fantastike të jem në këtë ndeshje. Mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të mirë, jemi të gëzuar, por ishte më mirë të fitonim ndeshjen. Kjo ndeshje na dha shumë vullnet, dhe ne treguam se mund të vraponim për 90 minuta pa ndërprerë, por sonte na mungoi vetëm goli”, - ka thënë Rashkaj.

Ndërkohë, portieri Samir Ujkani, i cili nuk pati shumë punë në këtë sfidë, u shpreh i lumtur për debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës, pasi deri më tash ishte pjesë e Shqipërisë. “Jam shumë i kënaqur me këtë paraqitje. I uroj të

gjithë lojtarët për një lojë shumë të mirë, edhe pse fusha ka qenë shumë e vështirë dhe e kemi zhvilluar vetëm një stërvitje të përbashkët para ndeshjes. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen dhe të mos kem shumë punë në portën e Kosovës”, - ka thënë Ujkani.

Ballafaqimi i radhës në kuadër të miqësoreve është paralajmruar me 21 Maj, me për- faqsuesën e Turqisë. n

Përfaqësuesja:

Lojtarët që patën fatin të jenë në listën e

përfaqësueses ishin: Samir Ujkani (Palermo)Kushtrim Mushica (Prishtina)Julian Biberaj (Eintracht Frankfurt)Avni Pepa (Sandnes)Loret Sadiku (Helsingborg)Lum Rexhepi (Honka)Shkodran Metaj (Emmen)Shpëtim Hasani (Orebro)Ardian Gashi (Helsingborg)Anel Rashkaj (Sandnes)Fanol Perdedaj (Energie CottbusEnis Alushi (Kaiserslautern)Liridon Krasniqi (Fethiyespor)Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt)Faton Toski (Frankfurt)Flamur Kastrati (Stromsgodset)Albert Bunjaku (Kaiserslautern)Iliz Azemi Greuther FurthAlban Bunjaku (Sevilla)Bersant Celina (Manchester City)

HISTORIA SHKRUHET VETËM NJË HERË