revista ushtarake - mod.gov.al · kjo edhe për faktin se në muajin mars dhe shtator 2009, u...

359
1 REVISTA USHTARAKE Tiranë, Dhjetor 2009 Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr.3/2009 KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

Upload: others

Post on 13-Sep-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

1

REVISTA USHTARAKE

Tiranë, Dhjetor 2009

Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr.3/2009

KOmAnDA E DOKTRInëS DHE STëRVITjES

Page 2: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

2

Bordi i Botimit të Revistës UshtarakeMiratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 442 datë 03/04/2009

Kryetar:Gjeneral Brigade Sandër LLeshi

Anëtar:Prof.Dr.Dhori Kule Kolonel Thimi Hudhra Prof. Dr. Romeo Gurakuqi Kolonel Nexhbedin Shehu

Kryeredaktor: Nënkolonel Alqi Nikolla

Redaktoi: Nënkolonel Alqi Nikolla

Përktheu në anglisht: Lavdim Kazazi

Operatore: Lindita Kuçana

Art designDafina Stojko

Copyright © 2009 nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).Copyright © 2009 by the Center for Defence Analyses (CDA) of the Albanian Training and Doctrine Command.Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/au-torëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmba-jtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të mbrojtjes.Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/ Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet, lutemi të kërkoni një kopje të tij në adresën: e-mail: [email protected] ose [email protected] e Doktrinës dhe Stërvitjes Qendra e Analizave të Mbrojtjes Dega e Botimeve

Shtypur: “GEER”, 2009

Page 3: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

3

PëRmBAjTjA

RUBRIKA E PARë

I. “Nga siguria kombëtare tek siguria kolektive?” Të flasim për detyrimet dhe sfidat e vendit dhe të FA pas-anëtarësimit në nATO deri në vitin 2015” 9

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” - Një vështrim perspektiv i sfidave të FA të trajtuara nga Edicioni 3 i Revistës UshtarakeNënkolonel Alqi NikollaKryeredaktor i Revistës Ushtarake 11

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-tëGjeneral Brigade Sandër LleshiKomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes 19

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Anëtarësimit nё NATOKolonel Thimi HudhraShef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes 23

“Niveli i Ambicies” së Shqipërisë në NATOKolonel Piro AhmetajPërfaqësues Ushtarak i RSH në SHAPE 46

Sfidat ligjore të integrimit në NATORezart TërshanaDrejtor i Harmonizimit të Legjislacionit e Marrëdhënieve me Kuvendin,Ministria e Mbrojtjes 63

Page 4: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

4

“Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Të përgatitemi për një skemë realiste të kontributeve financiare në periudhën afatmesme”Kolonel Ruzhdi RustemiDrejtor i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm 83

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Një parathënie mbi sfidat e transformimit të planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional sipas kon-ceptit të AleancësKolonel Perikli KoliçiShef i Shtabit të Komandës së Forcës së Bashkuar 102

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Themeli i proçesit të integrimit në NATOKolonel Dilaver HoxhaDrejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm 110

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të AleancësKolonel (R) Zeno JahajKëshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes 122

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të Aplikimit të tij nga FA të RSHKolonel Bardhyl HoxhaZv. Komandant i Komandës Mbështetëse 130

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO– Garanci për integrim në BEKolonel Viktor IsakuPërfaqësues Ushtarak i RSH në Komandën e NATO-s për Transformimin (ACT) 148

Nga vend partner në vend aleat – Për një transformim të bashkëpunimit ushtarak si vend anëtar i NATO-s Nënkolonel Editson ZarkaZv/Drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm 155

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura – Një këndvështrim mbi dimensionin njerëzor si aseti kryesor i anëtarësimit në NATO”Kolonel (R) Dr. Arshi ÇelaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” 170

Page 5: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

5

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional të Forcave të Armatosura - Koncepti i ri i standardizimit në FA si një anëtar i AleancësNënkolonel Arben BreguShef i Degës së Standardizimit, Qendra e Analizave të Mbrojtjes 181

Zbatimi i konceptit ”Lessons Learned” në FA – shenjë e pjekurisë së institucionit të Forcave të ArmatosuraNënkolonel Halil VataShef i Degës së Analizës së Përvojës, Qendra e Analizave të MbrojtjesMajor (R) Milaim LaçiSpecialist në Degën e Analizës së Përvojës, Qendra e Analizave të Mbrojtjes 194

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) – Aktualiteti dhe perspektiva e tij pas anëtarësimit në NATO”Nënkolonel Alfred DishaShef i Degës së Zhvillimit, Qendra e Analizave të Mbrojtjes 208

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA - Për një sistem simulimi modern sipas standardeve te NATO-sNënkolonel Perlat ArapiOficer Shtabi në Degën e Simulimeve, Qendra e Mbështetjes së StërvitjesNënkolonel (R) Vladimir BullariSpecialist në Degën e Simulimeve, Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes 225

Shqipëria në NATO: Sfidat në planëzimin dhe pjesëmarrjen në emergjencat civile sipas standardeve të AleancësNënkolonel Kosta JanoPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” 239

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit - Operacionet e ardhshme të FA dhe kapacitetet NNEC të forcës së ardhshmeKapiten Klean XhelilajSpecialist për Sistemet e Informatizimit në Drejtorinë e Ndërlidhjes, Shtabi i Përgjithshëm

Page 6: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

6

N/Kolonel (R) Dr. Ulsi MetaSpecialist për Sistemet e Informatizimit në Drejtorinë e Ndërlidhjes, Shtabi i Përgjithshëm 255

RUBRIKA E DYTë

II. Një Koncept i ri Strategjik i NATO-s 273

Një vështrim mbi konceptin e ri strategjik të AleancësKolonel Thimi HudhraShef i Qendrës së Analizave të MbrojtjesNënkolonel Agim HajroNë Përfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO HQ, Bruksel 275

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-nKarl-Heinz KAMPDrejtor i Departamentit të Kërkimeve, Kolegji i NATO-s, Romë 284

RUBRIKA E TRETE

III. Mendimi i ekspertit

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë (MFP): Një mekanizëm për transformim e FAGjeneral Major Kjell-Ove O.Skare,Asistent i Shefit të Shtabit për Implementimin nëKomandën Aleate për Transformimin (ACT) 294

Programet master të njohura dhe miratuara nga MASH një sfidë për Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”Kolonel Nexhbedin ShehuKomandant i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”Prof.Asoc. Agron AgolliPunonjës pedagogjik e kërkimor në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” 297

Page 7: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

7

Programet evropiane për pajisjet e luftimit dhe të mbrojtjes së ushtarit të ardhshëmKolonel Zaim KuçiAtashe i Mbrojtjes Francë/Portugali 309

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre në misionet paqeruajtësePiro TankuLektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës 325

IV. Përmbledhja në anglisht

Lavdim KazaziShef i Departamentit PedagogjikQendra e Gjuhëve të Huaja, Universiteti Ushtarak “Skënderbej” 333

V. Kujtesë për bashkëpuntorët e Revistës Ushtarake

Redaksia e Revistës Ushtarake 357

Page 8: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

8

Page 9: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

9

RUBRIKA E PARë

Të flasim për sfidat e vendit dhe të FA pas-anëtarësimit në NATO deri në vitin 2015”

“Nga siguria kombëtare tek siguria kolektive?”

Në këtë bllok me tematikë të orientuar, ekspertë të spikatur ushtarakë dhe civilë shprehin mendimet e tyre të pavarura për sfidat e vendit dhe të Forcave të Armatosura pas anëtarësimit në NATO, me një vizion perspektiv deri në vitin 2015.

Periudha 2010-2015 parashikohet të jetë një periudhë transformimi e Forcave tona të Armatosura. Ky transformim do të synojë zhvillimin e përqasjeve të përmirësuara që rrjedhin nga statusi i ri i Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s. Ai do të rrokë fusha të ndryshme të natyrës ushtarake dhe jo-ushtarake që lidhen me veprimtarinë e institucionit të FA, tani dhe në të ardhmen.

Fushat janë të shumta, por ky numër i Revistës Ushtarake është fokusuar në ato më kryesore, si: fusha e kontrollit civil në FA, fusha ligjore, çështje të zhvillimeve të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, çështje të planifikimit të mbrojtjes e të forcës, të ristrukturimit të FA, të menaxhimit të burimeve njerëzore materiale dhe financiare, të planifikimit të operacioneve të ardhshme, të nivelit të ambicies së Shqipërisë si vend anëtar, të kostos financiare të anëtarësimit, të dimensionit njerëzor të forcës profesioniste, të modernizimit dhe standardizimit, të arsimimit dhe trajnimit, të zhvillimeve konceptuale dhe doktrinore, etj.

Jeni të mirëpritur të shkruani për Revistën Ushtarake, duke ofruar zgjidhjet tuaja mbi çështjet kryesore të reformës së mbrojtjes.

Page 10: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

10

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 11: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

11

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” -

Një vështrim perspektiv i sfidave të FA të trajtuara nga Edicioni 3 i Revistës Ushtarake

Bordi i Revistës Ushtarake (RU) vendosi që edicioni i tretë i Revistës të mua-jit Dhjetor 2009 ti dedikohet eksplorimit të çështjeve më themelore të pas anëtarësimit në NATO. Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator

2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko-mandat Strategjike të NATO-s, të cilat rezultuan me një Plan Veprimi Afatmesëm, një plan tepër ambicioz që kërkon përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë të të gjithë aktorëve në fushën e reformës së mbrojtjes dhe transformimit të Forcave të Armatosura në një forcë profesioniste standard të NATO-s.

Bordi i RU gjykon se jemi në kohën e duhur për të paraprirë me mendim ushtarak të gjitha çështjet e shtruara për zgjidhje pas anëtarësimit në NATO. Për këtë synim, nën koordinimin e Qendrës së Analizave të Mbrojtjes (QAM) është përgatitur kjo Rubrikë me tematikë të orjentuar mbi sfidat e pas anëtarësimit në NATO, e emërtuar “Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”.

Duke pasur një fokus teoriko shkencor, Revista Ushtarake synon të bëhet një revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë, që jetojnë me realitetin dhe perspektivën e zhvillimit të FA. Nëpërmjet shkrimeve të tyre, Revista synon jo vetëm të informojë, por në radhë të parë të ofrojë zgjidhje për çështjet më të rëndë-sishme të reformës të sigurisë dhe të mbrojtjes në nivel strategjik, operacional dhe taktik. Pra, prioriteti numër një i RU janë dhe do të jenë artikujt me vlera aplikative të krijimtarisë origjinale të autorëve.

Në këtë kontekst, statusi i ri aleat i Shqipërisë, sot më shumë se ndonjëherë tjetër, kërkon një organizim cilësor i të gjitha kapaciteteve profesioniste të elitës ushtar-ake dhe civile të FA për të përballuar këtë mori pyetjesh që kërkojnë përgjigje, dhe që në tërësinë e tyre përbëjnë reformën e mbrojtjes për 10 vjeçarin e ardhshëm.

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 12: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

12

Natyrisht, përpjekjet tona nuk do të synojnë rrugë të pashkelura, sepse këto rrugë janë shkelur nga disa vënde të tjera para nesh. Ajo që na mbetet, është jo vetëm të njohim apo të kopjojmë këto përqasje, por të shfrytëzojmë me realizëm dhe krijimtari këtë eksperiencë të vlefshme.

Bazuar në parimin themelor të Revistës Ushtarake, atë të shprehjes së mendimit të lirë të autorëve pavarësisht qëndrimit zyrtar të institucionit të mbrojtjes, kjo rubrikë ka promovuar pikërisht respektimin e vlerave të të drejtës së autorit. Ajo inkurajon që shkrimet e autorëve të saj të kenë në themelin e tyre punën kërkimore të bazuar në analizën e thellë, mendimin kritik, arsyetimin logjik, argumentimet e bazuara dhe racionale, të shoqëruara me propozime konkrete për kurset më të mira të veprimit për çështjet prioritare që shtrohen përpara. Edhe në vijim, Revista Ushtarake do të mirëpresë këto lloj shkrimesh të komunitetit elitë kërkimorë brenda dhe jashtë FA.

Çfarë janë vlerësuar si çështje prioritare në këtë rubrikë të parë të sfidave të in-tegrimit? Janë trajtuar çështje që janë në axhendën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshem për vitin 2010 e në vijim deri në 2015. Janë trajtuar çështje që krahas mbështetjes së procesit të integrimit në NATO i shërbejnë edhe procesit të anëtarësimit në BE. Në vijim po japim një pasqyrë përmbledhëse të kësaj rubrike me tematikë të orientuar të edicionit të tretë të Revistës Ushtarake:

Transformimi – Kryefjala e axhendës së NATO-s dhe vendeve anëtare të saj në shekullin e 21-të. Artikulli hedh pyetje dhe jep përgjigje për disa nga problemet kryesore të Transformimit të Forcave të Armatosura, sfidat shumëdimensionale dhe unikale që duhet të kalojmë. Ai sqaron se sfida është si të bëhemi më të shpejtë dhe më fleksibël, duke mbetur në të njëjtën kohë të vegjël ose dhe më të vegjël, dhe se roli i FA në të ardhmen do të jetë ajo pjesë e spektrit të operacioneve ku suksesi varet më shumë tek kualiteti dhe motivimi i njerëzve se sa nga kualiteti apo sasia e sistemeve të armatimit dhe të teknikës. Perspektiva e procesit të transformimit të FA do të jetë e fokusuar në fushën e arsimimit, stërvitjes, zhvillimit të doktrinës, të standardizimit, të “lessons learned” etj. Synimi por dhe sfida mbetet se si të krijojmë një trupë profesioniste të mbështetur tek njerëz të mirë edukuar, të mirë motivuar, të mirë trajnuar dhe të mirë pajisur, të aftë që të orientohet dhe të përballojë me sukses situata të së ardhmes që, si rregull, janë gjithmonë ndryshe nga ato me të cilat jemi përballur në të shkuarën.

Përtej Strasburg dhe Kehlit. Kush janë sfidat ushtarake të Forcave të Armato-sura pas anëtarësimit të vendit në nATO? – Kjo temë jep një panoramë të sfidave

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 13: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

13

themelore ushtarake të integrimit “de facto”, pas anëtarësimit “de jure” në Aleancë. Në këtë artikull trajtohet për lexuesin ushtarak dhe civil, për elitën e mendimit ush-tarak, si dhe për autoritetet vendimmarrëse, disa nga detyrat kryesore të shtëpisë deri në vitin 2015. Autori evidenton progresin dhe arritjet, por edhe mangësitë aktuale, për të cilat jep edhe rekomandimet përkatëse.

“Nga mbrojtja individuale në mbrojtën kolektive – një hop cilësor në konceptin strategjik të mbrojtjes së vendit. Rekomandime mbi sfidat përpara”. Artikulli hedh pyetje dhe jep përgjigje për një numër pyetjesh në axhendën e integrimit. Ai trajton disa çështje që shoqërojnë këtë ndryshim themelor në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, problematikat kryesore që pritet të hasim në këtë proces kompleks në planin afatmesëm, si dhe rekomandimet përkatëse për të përballuar këto sfida te spektrit te shndërrimeve ne sistemin e planifikimit te mbrojtjes në përgjithësi, dhe të atij te forcës e operacional në veçanti.

“Për një planëzim realist të kostos së anëtarësimit në NATO! Të përgatitemi për një skemë realiste të kontributeve financiare në periudhën afatmesme”. Në këtë trajtesë jepen çështje për një planëzim realist të kostos financiare të anëtarësimit në NATO për periudhën afatmesme deri ne vitin 2015. Aty përshkruhen për lex-uesin e Revistës se ku do të shkojnë shpenzimet financiare që ne do të alokojmë për Aleancën, cilat janë fushat kryesore, dhe sa do të shpenzojmë për secilën prej tyre. Po ashtu, krahas evidentimit të tyre, autori ofron edhe përqasje, zgjidhje apo rekomandime për të qenë të përgatitur dhe për të mos u befasuar nga pjesmarrja dhe kontributet financiare që rrjedhin nga përfshirja në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO. Në këtë shkrim autori flet mbi nivelin maksimal të kontributit me kapacitete ushtarake dhe civile në operacionet e Aleancës, ajo që në termat e Aleancës quhet “level of ambition”, apo me shkurtimin LoA. Në mënyrë racionale, shkrimi i jep përgjigje pyetjes konkrete mbi Nivelin e Ambicjes së Shqipërisë në NATO”, kush janë interesat kombëtarë?, kush janë rreziqet që na kanosen?, si dhe sa rrezikojmë për të arritur këta objektiva dhe interesa? Po ashtu, shkrimi shoqërohet me përfundime dhe rekomandime mbi LoA.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO. Në këtë trajtesë autori përcjell lexuesit punën e bërë për përshtatjen e kuadrit ligjor ekzistues ashtu edhe në krijimin e akteve lig-jore e nënligjore të reja, të cilat do të bëjnë të mundur që ndërveprueshmëria midis Shqipërisë dhe NATO të jetë në nivelet e kërkuara, disa problematika kushtetuese dhe zgjidhjet që janë dhënë, planet për të ardhmen, si dhe disa rekomandime.

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 14: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

14

Anëtarësimi në organizatën e Atlantikut të Veriut, nuk do të thotë vetëm përfitimi i të mirave si anëtar i organizatës së mbrojtjes kolektive më të fuqishme në Botën e sotme, por gjithashtu do të thotë marrja përsipër e përgjegjësive e detyrimeve dhe bërja e përmirësimeve të nevojshme legjislative, në mënyrë që qëllimi i anëtarësimit në vetvete të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të vendosur plotësisht mbi baza ligjore të shëndosha e të pakundërshtueshme.

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë pas anëtarësimit në NATO – Garanci për integrim në BE. Autori jep këndvështrim e tij individual mbi sfidat e integrimit në Bashkimin Europian nga pozicioni i pas anëtarësimit në NATO. Ai i trajton të dyja proceset si tërësisht komplementare në qëllime, objektiva dhe në përmbajtjen e tyre, prandaj arritja e objektivave të integrimit në NATO është një faktor pozitiv për përshpejtimin e anëtarësimit në BE.

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura – një këndvështrim mbi dimensionin njerëzor si aseti kryesor i anëtarësimit në NATO”. Ky artikull eksploron mbi di-mensionin njerëzor, si aseti kryesor i kontributeve tona kombëtare pas anëtarësimit në NATO. Autori trajton me kujdes rolin themelor të komponentit njerëzor të in-tegrimit në Aleancë, nëpërmjet përshkrimit të sfidave, përqasjeve, zgjidhjeve apo rekomandimeve për përballimin e tyre në periudhën afatmesme 2015.

“Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional të Forcave të Armatosura - Koncepti i ri i standardizimit në FA si një anëtar i Aleancës”. Ky shkrim trajton progresin e bërë dhe sfidat përpara për zhvillimin e një sistem funksional të standardizimit në Forcat e Armatosura. Nëpërmjet këtij shkrimi, lex-uesi i Revistës Ushtarake jo vetëm kupton sistemin që po ngrihet, por edhe mund të bëhet pjesë aktive e funksionimit të tij. Po ashtu, shkrimi reflekton mbi sfidat përpara në periudhën afatmesme për çështjen e standardizimit, si dhe ofron përqasjet dhe zgjidhjet përkatëse për planifikimin, ratifikimin dhe zbatimin e STANAG/AP në FA, sipas eksperiencës më të mirë të vendeve të Aleancës

“Zbatimi i konceptit të ”Lessons Learned” – shenjë e pjekurisë së institucionit të Forcave të Armatosura”. Kjo trajtesë përpunon mësimet e nxjerra apo “lessons learned”, si dhe ngritjen e tyre në sistem brenda institucionit të FA, gjë që tregon “rritjen” e institucionit të mbrojtjes për të përmirësuar vetveten dhe performancën e njësive të FA. Lexuesi i interesuar mund të njohë punën e bërë dhe vizionin përpara të kësaj fushe të re të veprimtarisë së FA, të funksionimit të elementëve të sistemit, dhe të sistemit në tërësi.

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 15: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

15

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) – Aktualiteti dhe perspektiva e këtij komponenti pas anëtarësimit në NATO”. Autori përpunon mendimin mbi zhvillimet më të fundit në fushën e përpunimit të koncepteve në Forcat e Armatosura. Si fushë e re dhe e rëndësishme, lexuesi është i interesuar mbi vizionin e QAM dhe të Degës së Zhvillimit të Koncepteve në zhvillimin e koncepteve kryesore të FA. Cili është roli i koncepteve në zhvillimin e forcës së ardhshme dhe kapaciteteve operacionale për misione kombëtare dhe ndërkombëtare? Cila është puna dhe planet e tyre për prodhimin apo adoptimin e spektrit të koncepteve të FA? Cili është vizioni i tyre për një sistem të zhvillimit të koncepteve në FA, procesin e zhvillimit të tyre, autoritetet dhe përgjegjësitë për zhvillimin e koncepteve në FA deri në vitin 2015? Në këtë artikull mund të lexoni gjithashtu disa përqasje dhe zgjidhje në fushën e koncepteve ushtarake.

“Nga vend partner në vend aleat - Për një transformim të bashkëpunimit ush-tarak si vend anëtar i NATO-s”. Në këtë trajtim jepet panorama dhe sfidat e bash-këpunimit ushtarak si vend anëtar i NATO-s. Përbën interes të veçantë eksplorimi që i bëhet kalimit nga kuadri i asistencës logjistike nga Aleanca dhe vendet aleate, në kuadrin e bashkëpunimit mbi baza reciproke të barabarta si vend aleat. Në këtë kontekst, jepet vizioni i autorit për një platformë të bashkëpunimit ushtarak mbi baza të reja, si dhe artikulimin e qëndrimeve kombëtare të bashkëpunimit në bisedimet e stafeve “staff talks”.

“Mbështetja me shërbime në operacionet ndërkombëtare – një koncept i ri ndaj sfidës së mbështetjes me shërbime të njësive të FASH në operacionet ndërkom-bëtare të ardhme”. Në këtë trajtim eksplorohet mbi nevojën e një koncepti të ri të mbështetjes me shërbime kombëtare në operacionet ndërkombëtare të ardhshme të FA. Në këtë kontekst, duke qenë se deri tani si vend partner dhe aspirant, mbështetja me shërbime e operacioneve është bërë mbi baza bilaterale, është me interes për lexuesin të njohë vizionin juaj për këtë ndryshim themelor, në një kohë kur parimi kryesor i politikës së NATO-s për mbështetjen me shërbime është përgjegjësi kom-bëtare. Lexuesi merr informacion të bollshëm se si do të përballemi me këtë sfidë. Ai i kushton gjithashtu një kujdes të veçantë logjistikës shumëkombëshe dhe formave të tjera të mbështetjess . Jeni të inkurajuar të argumentoni përqasjet, zgjidhjet apo rekomandimet që ju ofroni për përballimin e kësaj sfide të vështirë në planin afat-mesëm deri në vitin 2015 e më tej.

“Plani Afatmesëm i Integrimit në NATO - Reflektime dhe rekomandime nga dy konferencat me dy komandat strategjike të Aleancës (Bi SC”). Në këtë trajtim

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 16: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

16

eksplorohen sfidat ushtarake te “Planit Afatmesëm të Integrimit në NATO” të Forcave të Armatosura. Lexuesi i interesuar mund të shikojë në këtë artikull jo vetëm çështje informative, por edhe çështjet problemore që u shtruan nga dy konferencat me ekipin e dy komandave strategjike te Aleancës. Po ashtu, aty jepen disa nga sfidat kryesore të Forcave të Armatosura në këtë plan afatmesëm deri në vitin 2015, si dhe disa rekomandime për përballimin e tyre.

“Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit - Operacionet e ardhshme të FA dhe kapacitetet NNEC të forcës së ardhshme”. Ky artikull trajton sfidat e teknologjisë dhe informacionit e parë kjo nën këndvështrimin e operacioneve të ardhshme te FA. Autorët japin për lexuesin vizionin mbi zhvillimin e kapaciteteve NNEC të forcës së ardhshme deri në vitin 2015, si “enabling capabilities” të Objek-tivave të Forcës dhe element shumë i rëndësishëm i operacioneve të ardhshme të Aleancës. Po ashtu, shkrimi shoqërohet me rekomandimet për përballimin e sfidave të ndryshme të zhvillimit të këtyre kapaciteteve.

“Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA - Për një sistem stimu-limi modern sipas standardeve te NATO-s”. Në këtë trajtim jepet një ekspoze e gjendjes aktuale dhe sfidat kryesore për zhvillimin e një Kapaciteti të Simulimeve në FA sipas standardeve te NATO-s. Ai ofron një panoramë të përgjithshme të sistemit të simulimit në Forcat e Armatosura, përfitimet që ai sjell, afatet e ndërtimit të tij, llojshmëria e trajnimeve dhe stërvitjeve që do të kryhen, statusin e përgatitjes së personelit, të njohë avantazhet e këtij sistemi nga stërvitja tradicionale dhe kombin-imin e tyre, llojet e simulimeve që do të zhvillohen në FA, elementët e tyre, mënyrën e funksionimit, etj..

“Shqipëria në NATO: Sfidat në planëzimin dhe pjesëmarrjen në emergjencat civile sipas standardeve të Aleancës”. Në këtë trajtim eksplorohet mbi sfidat ushtarake të planëzimit dhe pjesëmarrjes së njësive të FA në emergjencat civile, si dhe jepen ide për perspektivën e pjesëmarrjes së tyre në të ardhmen. Lexuesi njihet me zhvillimet perspektive për rolin, përgjegjësitë dhe spektrin e pjesëmarrjes së njësive të FA në emergjencat civile kombëtare dhe ndërkombëtare, pjesëmarrjen e agjencive të tjera në to, komandim drejtimin si dhe marrëdhëniet e ndërveprimit, përmirësimet që duhen bërë në bazën ligjore e nënligjore, anën doktrinore, trajnimin dhe stërvitjen e personelit të njësive, pajisjet dhe sistemet, e shumë elementë të tjerë që duhet të zhvillohen në periudhën afatmesme.

Tentativa për të ndërmarrë një rubrikë të tillë ishte e vështirë dhe natyrisht mbetet

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 17: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

17

e papërfunduar me këtë edicion të Revistës Ushtarake. Kjo përpjekje e Revistës Ush-tarake do të vazhdojë. Ajo do të jetë e hapur për elitën ushtarake për të shprehur lirshëm mendimet e tyre edhe në numrat e ardhshme.

Me këtë rast, ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit të kurseve të larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët, komandantët, shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA të RSH, analistët e pavarur civilë apo ushtarakë në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, që të angazhohen për të kontribuar me shkrimet e tyre kërkimore për çështje të reformës dhe transformimit të FA, në periudhën “nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”.

Redaksia e Revistës Ushtarake

Nënkolonel Alqi Nikolla Kryeredaktor i Revistës Ushtarake

Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto” Nga Anëtarësimi “de Jure” në Integrimin “de Facto”

Page 18: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

18

Page 19: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

19

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-të

(Nga fjala e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Konferencën e Shefave të Transformimit të NATO-s, mbajtur në Norfolk, Virginia në 14. 12. 2009)

Gjeneral Brigade Sandër LleshiKomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Abstrakt: Konferenca e Shefave të Transformimit të NATO-s mbahet mbi baza vjetore në Komandën e NATO-s për Transformimin (ACT) në Norfolk, Virginia, SHBA. Ashtu si Aleanca ka një Komandë të veçantë që përgjigjet për transformimin e saj, edhe vendet individuale të saj kanë struktura të veçanta që përgjigjen për transformimin afatmesëm të Forcave të tyre të Armatosura. Këto janë struktura elitë që paraprijnë me mendim ushtarak proceset e transformimit në vendet aleate dhe në Aleancë dhe që mbajnë njëkohësisht përgjegjësinë dhe autoritetin e zhvillimit të koncepteve themelorë në kapacitetet e ardhshme të Forcave të Armatosura.

Këtë vit, mori pjesë në këtë Konferencë për herë të parë në kuadrin e një vendi anëtar të Aleancës, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Redaksia e Revistës Ushtarake, përfiton nga ky rast për të shprehur se ajo është e hapur për të botuar artikuj që mbahen nga personalitete kërkimore në forume kërkimore ndërkombëtare, rajonale apo në konferenca shkencore të NATO-s, BE-se apo organizmave të tjerë. Në vijim po përcjellim disa nga mesazhet që Gjeneral Brigade Sandër Lleshi hodhi në forumin e Shefave të Transformimit të NATO-s.

Për mua është një privilegj i veçantë që t’i drejtohem këtij forumi të rëndë-sishëm “të shefave të transformimit” në statusin e përfaqësuesit të një vendi që për herë të parë merr pjesë si anëtar me të drejta të plota. Me këtë rast,

nuk mund të lë pa shprehur mirënjohjen e thellë për këtë, ndoshta edhe duke marrë përsipër riskun e daljes ndonjëherë nga tema.

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Page 20: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

20

Avantazhi i rendit alfabetik i një përfaqësuesi shqiptar për të folur në fillim të konferencës mund të shoqërohet edhe me dizavantazhin që konferenca të ketë një fillim disi pianissimo. Si një vend i vogël dhe shumë i ri në NATO-s, niveli i synuar i ambicies sonë për të kontribuar, mbetet modest si në kontekstin e Aleancës ashtu dhe në atë kombëtar. Përcaktimi i qartë i këtij niveli të ambicies përbën për ne një sfidë shumëdimensionale dhe unikale.

Ky karakter unikal i sfidës sonë rrjedh prej faktit se, pas një historie tipike të izolimit të gjatë, tashmë Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura përpiqen për të dhënë maksimumin e kapaciteteve të tyre në shërbim të përpjekjeve për plotësimin e misionit të Aleancës. Fakti që sot rreth 4 % (347 vetë sot dhe 432 në një të ardhme shumë të afërt) e personelit tokësor të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë të angazhuara në misione të ndryshme në Afganistan, Çad, Bosnjë Hercegovinë e në shumë vatra të tjera në kuadër të NATO, BE dhe OKB, është shenjë e një transformimi të thellë. Premtimi i fundit i Shqipërisë për të rritur me 85 trupa të tjera kontributin në Afganistan është një tregues tjetër i trendit. Rritja e fundit e kontingjentit tonë në Afganistan nuk ka të bëjë thjesht me numrat, por dhe me kompleksitetin e misionit, për shkak se tashmë ne planifikojmë të afrohemi më tepër tek zonat sensitive si operacionet speciale, apo dhe ato të ndërtimit civil.

Megjithatë një pyetje mund të shtrohet natyrshëm: çfarë roli mund të luajë një trupë prej 400, 500 apo 700 ushtarësh në kuadër të një operacioni kompleks të NATO-s?

Përgjigja e parë mund të jetë: Jo ndonjë rol përcaktues në kuadër të operacioneve masive me intensitet të lartë luftimi ose pothuajse asnjë rol nëse në do të operojmë apo luftojmë si dje.

Por në kushtet e të ardhmes, ku masiviteti apo sasia e forcave nuk do të jetë më fak-tori vendimtar, duket se edhe ushtritë e vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Tashmë kur peshku i shpejtë duket se është po aq interesant, ndoshta nganjëherë edhe më interesant, sa dhe peshku i madh, edhe roli i ushtrive të vogla duket se mund të jetë më i rëndësishëm se sa në të shkuarën. Duke qenë pjesë e NATO-s, ne na duhet që faktin e të qenit i vogël të mos e konsiderojmë më si barrierë, por si një shans; si një shans për t’u profilizuar dhe për të patur një rol të rëndësishëm.

Edhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë duket se alternativa më e arsyeshme e së ardhmes është perfeksionimi në kryerjen e detyrave të vogla. Sfida është si të

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-të Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Page 21: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

21

bëhemi më të shpejtë dhe më fleksibël, duke mbetur në të njëjtën kohë të vegjël ose dhe më të vegjël. Ne konsiderojmë se roli ynë në të ardhmen do të jetë ajo pjesë e spektrit të operacioneve ku suksesi varet më shumë tek kualiteti dhe motivimi i njerëzve se sa nga kualiteti apo sasia e sistemeve të armatimit dhe të teknikës. Ne konsiderojmë se në të ardhmen roli ynë do të jetë të përballojmë atë pjesë të mis-ionit të përbashkët të cilin me të mëdhenjtë nuk mundet ta kryejnë mirë pikërisht për shkak të madhësisë së tyre.

Në këtë kontekst, motoja më realiste për ne mbetet më shumë zhvillimi i kapaciteteve “softpower” se sa ato “hardpower”. Duke ditur se ne do të vijojmë të kemi resurse të limituara, perspektiva e procesit të transformimit të FA do të jetë e fokusuar në fushën e arsimimit, stërvitjes, zhvillimit të doktrinës, të standardizimit, të “lessons learned” etj. Të dy konferencat e integrimit zhvilluara në Mars dhe Shtator të këtij viti në bashkëpunim të ngushtë me ACT u fokusuan shumë pikërisht tek këto çështje.

Brenda vitit 2010, ne planifikojmë që të përfundojmë procesin e transformimit të FA nga një forcë e bazuar në shërbimin e detyrueshëm në një forcë plotësisht pro-fesionale. Ne besojmë se ky ndryshim rrënjësor i sistemit, aq sa është një shans i madh që na jepet, mbetet edhe një sfidë e rëndësishme për ne.

Synimi ynë në procesin e implementimit të sistemit të ri është të shmangim rrezikun që objektivi për të pasur një forcë krejtësisht profesionale të mos përfundojë ne objektivin për një “forcë rrogëtare”. Për të arritur që koncepti “forcë profesionale” të mos jetë thjesht “forcë rrogëtare” apo “forcë jo e shërbimit të detyruar” duhet që të arrijmë të paktën tri objektiva të ndërmjetme:

• rekrutimi i bazuar në kritere dhe procedura moderne • zhvillimi i një pakete të plotë atraktiviteti, • konsolidimi i një sistemi të plotë dhe sfidues arsimimi dhe trajnimi.Për të arritur këtë, krahas të tjerave, ne synojmë:

• Harmonizimin e gjithë procesit të zhvillimit të doktrinës, arsimimit dhe stërvitjes me proceset respektive ne NATO. Për këtë planëzojmë që të vendosim në fokus të axhendës tonë ato tema që qëndrojnë në fokus të axhendës së NATO-s. Zhvillimi i Konceptit të ri Strategjik, apo “Multiple Future Project”, “Comprehensive Approach”, “Hybrid Threats” dhe çështje të tjera madhore do të vijojnë të përcaktojnë kursin tonë të lëvizjes.

• Fokusimin e programeve të arsimimit dhe të stërvitjes në ato fusha ku ne

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-të Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Page 22: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

22

synojmë specializim më të ngushtë si forca të armatosura. Fusha të tilla mbeten operacionet speciale, EOD, zbulimi, operacionet humanitare, operacionet e stabilizimit, etj..

• Transferimin e disa programeve të arsimimit dhe të trajnimit tek institucione civile të arsimimit dhe trajnimit brenda vendit. Synimi i këtij “outsourcing process” është që, duke reduktuar koston dhe rritur njëkohësisht cilësinë e procesit, të mundësojmë që një pjesë e personelit të FA të trajnohet në specialitete të ndryshme me profil jo ushtarak. Ofrimi i këtij trajnimi do të mundësojë që FA të përfitojnë shumë kapacitete të domosdoshme për suksesin e angazhimit të tyre në kuadër të operacioneve komplekse me spektër të gjerë. Përveç kësaj kjo ofertë do të përbëjë edhe një paketë të rëndësishme atraktiviteti në interes të rekrutimit të një force profesionale. Duke ofruar njerëzve tanë, krahas të tjerash, edhe mundësinë e përfitimit të një profesioni civil, gjatë kohës së shërbimit në FA, ne besojmë se kontribuojmë si në profesionalizimin e forcës ashtu dhe në motivimin e personelit. Përveç kësaj investimi në këtë fushë është një investim që i shkon në dobi gjithë shoqërisë për arsyen e thjeshtë se FA nuk do të dërgojnë më pensionistë në shoqëri (siç është rasti sot), por profesionistë të cilët mund të kontribuojnë në ekonominë e vendit po aq mirë sa dhe në radhët e FA

• Një pjesë më e vogël e programeve të arsimimit dhe të trajnimit (trajnimi i pilotëve, kontrollorë të trafikut ajror, etj.) parashikohet të transferohet tek vende të tjera partnere ose aleate. Synimi i kësaj mase është evitimi i shpenzimeve të tepërta për krijim të kapaciteteve trajnuese nacionale në kushte të nevojave shumë të pakta për trajnim.

Duke mos pretenduar aftësinë e parashikimit të së ardhmes, por duke besuar tek mundësia e dallimit të trendit, ne synojmë që FA shqiptare të së ardhmes të marrin trajtën e një force të mbështetur tek njerëz të mirë edukuar, të mirë motivuar, të mirë trajnuar dhe të mirë pajisur, të aftë për të vepruar me sukses në situata për të cilat ata nuk kanë marrë instruktim paraprak. Arritja e këtij objektivi ambicioz kërkon prej nesh fokusimin më shumë tek edukimi e trajnimi se sa tek instruktimi. Synimi por dhe sfida mbetet se si të krijojmë një trupë profesioniste që di të orientohet dhe të përballojë me sukses situata të së ardhmes që, si rregull, janë gjithmonë ndryshe nga ato me të cilat jemi përballur në të shkuarën. E për këtë ka vetëm një alternativë: të përgatisim njerëz që dinë të mendojnë dhe të veprojnë me krijimtari në mjegullën e të panjohurës.

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-të Kolonel Thimi Hudhra

Page 23: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

23

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësim-it nё NATO

Kolonel Thimi Hudhra Shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes

[email protected]

Abstrakt: Samiti i Strasburg&Kehlit i 3-4 Prillit 2009 do të hyjë në historinë e NATO-s si samit i 60 vjetorit të saj, por do të hyjë gjithashtu në historinë e Shqipërisë si samit i përmbushjes me sukses të objektivave strategjikë nëpërmjet përpjekjeve gati 20 vjeçare për integrim në strukturat Euroatlantike. Shqipëria është tashmë një vend anëtar “de jure” me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nё kёtё artikull do tё trajtoj çështjet mё themelore që lidhen me komponentin ushtarak tё anëtarësimit nё NATO, i cili ka dhënë dhe vazhdon të japë një impakt të ndjeshëm nё përmbushjen e objektivave politike. Duke kontribuar në shumë operacione të Aleancës qysh prej vitit 1996 në IFOR B-H, autoritetet politike kanë shprehur shpesh se Shqipëria e ndjen veten si një vend anëtar “de facto” të Aleancës. Kjo me të drejtë në kuptimin politik dhe simbolik, por në fushën ushtarake, sfidat e vërteta të kalimit nga faza e anëtarësimit “de jure” në fazën e integrimit “de facto” në Aleancë fillojnë pikërisht tani.

Pse ky konkluzion? Cilat janë argumentet? Në pikëpamjen e autorit ekzistojnë dy nocione themelore me ngjashmëritë dhe dallimet specifike të tyre: nocioni i anëtarësimit në NATO dhe ai i integrimit në këtë Aleancë. Shpesh flasim për të dy proceset duke i ngatërruar apo identifikuar me njeri tjetrin. Në fakt, anëtarësimi në Aleancë është arritja e statusit anëtar me të drejta të plota që lidhet me ditën “de jure” të anëtarësimit të një vendi, ndërsa integrimi në Aleancë është një proces më i gjatë që lidhet me arritjen e kapaciteteve të qëndrueshme politike, ekonomike, ushtarake e financiare të një vendi aleat për të ushtruar normalisht si përfitimet ashtu dhe kontributet e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, gjë që arrihet jo domosdoshmërisht në ditën e anëtarësimit në Aleancë.

Transformimi – Kryefjala e Axhendës së NATO-s dhe Vendeve Anëtare të saj në shekullin e 21-të Kolonel Thimi Hudhra

Page 24: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

24

Nën këtë këndvështrim, anëtarësimi në Aleancë përbën fillimin e një etape të re më cilësore për vendin tonë dhe Forcat e Armatosura. Strasbourg&Kehli ishte samiti i suksesit tё mirëpritur, por edhe samiti i fillimit të një udhëtimi me detyra më të mëdha dhe përgjegjshmëri më të lartë. Dy Konferencat e Integrimit në Mars dhe Shtator 2009 me dy Komandat Strategjike të NATO-s tregojnë se sa shumë punë dhe përpjekje mbetet për tu bërë përpara për të kaluar nga stadi i antarësimit “de jure” në stadin e integrimit “de facto”.

Fatmirësisht, në udhëtimin tonë ne nuk do të ecim në rrugë të pashkelura; kemi të paktën një eksperiencë të freskët të shoqëruar edhe me mësime të nxjerra të 10 vëndeve të pranuara në Aleancë që prej Samitit të Washingtonit të vitit 1999, që duhet të na shërbejnë si një “roadmap” i vlefshëm në këtë udhëtim.

Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë tërësisht mendimet e autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pozicionin zyrtar të institucionit të mbrojtjes.

Hyrje

Ky artikull merr përsipër të japë një panoramë të përgjithshme të sfidave ushtarake të Forcave të Armatosura të RSH gjatë periudhës së kalimit nga anëtarësimi “de jure” në integrimin “de facto” në Aleancën e Atlantikut të

Veriut. Pavarësisht se spektri i sfidave të integrimit është shumë më i gjerë se ai ushtarak, ky shkrim lë fushë të hapur për studime të çështjeve të integrimit në fushat politiko-ekonomike, në atë të resurseve të mbrojtjes, në fushën e kuadrit ligjor, dhe në atë të sigurisë së informacionit.

E quaj me vend, që të sqaroj se sipas konceptit tё Aleancës për vendet e reja anëtare, si dhe eksperiencës së 10 vendeve më të fundit tё anëtarësuara nё të para nesh, procesi i integrimit nё NATO ndahet nё tre faza kryesore: faza e parë, faza e para-ftesës (pre-invitation phase), faza e dytё, faza e para-hyrjes (pre-accession phase) dhe faza e tretë, faza e integrimit (integration phase). Aktualisht ne kemi kaluar me sukses fazën e para-ftesës dhe atë të para-hyrjes dhe prej 4 Prillit 2009, jemi përfundimisht në fazën e integrimit; pra Shqipëria është një vend anëtar me të drejta të plota në NATO. Gjykoj që kjo është një nga fazat më të vështira, sepse është faza e përmbushjes të gjithë atyre detyrimeve që për shumë arsye nuk ka qenë e mundur të përmbushen në fazat e kaluara.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 25: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

25

Jo vetëm koncepti teorik, por edhe praktika e ka treguar se faza e integrimit në Aleancën e NATO-s të 10 vendeve të anëtarësuara në të gjatë dy valët e fundit të zgjerimit para Strasburgut&Kehlit, ka zgjatur apo vazhdon të zgjasë nga 5 deri në 10 vjet nga dita e anëtarësimit të tyre. Faza e integrimit tё plotë lidhet ngushtë me transformimin e Forcave tё Armatosura të vendeve të reja anëtare sipas konceptit DOTMLPFI tё NATO-s: tё zhvillimit tё doktrinave (D), tё strukturës organizative (O), tё sistemit tё stërvitjes dhe arsimimit (T), tё modernizimit tё sistemeve dhe pajisjeve luftarake (M), tё zhvillimit tё lidershipit (L), tё menaxhimit tё personelit (P), tё infrastrukturave ushtarake (F), si dhe tё ndërveprimit me njёsitё ushtarake tё vendeve tё NATO-s (I).

Mbi këtë këndvështrim, kjo trajtesë ka pёr qëllim tё ndihmojë sadopak ata qё punojnë nё fushën e mbrojtjes mbi sfidat qё kemi përpara, pra të reflektojë sado pak vlera aplikative për 5-10 vitet në vijim. Po ashtu, synohet që edhe lexuesi i zakonshëm të ndërgjegjësohet më shumë për përfitimet e padiskutueshme dhe shumë planëshe, por edhe për kontributet e natyrshme që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO, që dalin nga taksapaguesi shqiptar. Gjykoj që nuk duhet të dëshpërohemi shumë nëse pas 5 apo 10 vjetësh, mbështetja publike për integrimin në NATO mund të shkojë nga 94%, le të themi në 80 apo 70%. Kjo nuk është çudi, biles mund të themi që gjatë historisë sonë kombëtare çudi kanë qenë rreshtimet me përqindje tepër të larta nga njeri krah, dhe kjo ka arsyet e veta.

Kjo ka ndodhur me NATO-n, kjo pritet të ndodhë edhe me BE-në. Krahas anëve të padiskutueshme pozitive, Shqipëria dhe shqiptarët kanë prirjen drejt proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike edhe për shkak të vogëlsisë territoriale, vuajtjeve të izolimit, mungesës së informacionit apo informacionit të njëanshëm, entuziazmit të tepruar dhe mbështetjes tek organizmat ndërkombëtarë, si rezultat i humbjes kalimtare të besimit tek ato kombëtarë, dhe dhjetëra arsyeve të tjera. Megjithatë, shqiptarët e thjeshtë meritojnë të përfshihen më shumë në njohjen më të plotë të proceseve të integrimit, të përfitimeve të natyrshme shumë planëshe, por edhe të detyrimeve tona deri në humbje të jetëve të djemve dhe vajzave tona ushtarakë dhe civilë në misionet e NATO-s, BE, OKB apo koalicioneve të ndryshme. Kjo sepse në vendin tonë, për arsye të ndryshme, ka pasur më shumë informacion dhe propagandë shtetërore dhe shumë më pak informacion dhe mendim të pavarur për ti dhënë mundësi të gjithë shtresave të elektoratit shqiptar të kuptojnë problemin me fjalë sa më të thjeshta, dhe lidhjen e tij me interesat e tyre personalë, familjarë apo kombëtarë.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 26: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

26

Dy fjalë mbi Përfitimet dhe Kontributet e Anëtarësimit

Cilat janë përfitimet? Cilat janë kontributet? Janë pyetje normale për tu njohur çdo qytetar i thjeshtë, çdo politikan, specialist, ushtarak apo gazetar dhe që meritojnë një përgjigje të formatuar sipas nivelit të tyre të informacionit dhe të kulturës? Të gjithë kanë të drejtën e informimit mbi çfarë kemi “fituar” e çfarë kemi “humbur” me hyrjen në NATO, në mënyrë që secili ta kuptojë dhe ta pranojë procesin, si një proces me shumë përfitime, por edhe me kontribute të merituara nga xhepi i tyre.

E para, përfitimet e integrimit në Aleancë për një vend të vogël si Shqipëria janë të pakrahasueshme me kontributet që ne do të ofrojmë për Aleancën. Ne do të ofrojmë kontribute modeste duke marrë përfitime të paimagjinueshme, ku një pjesë e tyre është e pakalkulueshme me shifra. Kjo nuk do të thotë, siç mund të jenë shprehur disa nihilistë, që nuk kemi përse e duam më ushtrinë se tani jemi pjesë e Aleancës. Kjo do të thotë që forca jonë ushtarake do të ndryshojë shumë formën dhe përmbajtjen se si do ta përmbushë misionin kushtetues, ndryshim që ka filluar të kryhet qysh gjatë statusit të vendit partner dhe aspirant. Kjo do të thotë që, nga një ushtri në sistemin totalitar me mbi 100 mijë vetë forcë aktive dhe 500 mijë vetë forcë në rezervë e vullnetarë për mbrojtjen e atdheut në konceptin e mbrojtjes totale “me forcat e veta” dhe “të gjithë popullit ushtar”, të zhvillojmë vetëm një forcë prej 14 mijë vetë forcë profesioniste të vërtetë, për të mbrojtur vendin dhe kontribuar në mbrojtjen e Aleancës, por edhe për të përfituar nga mbrojtja kolektive që ajo ofron.

Rritja e sigurisë së vendit si pasojë e anëtarësimit në Aleancë do të japë impakte pozitive në rritjen e ekonomisë, të investimeve dhe të klimës së biznesit. Kontributi financiar prej 2% të GDP i alokuar për zhvillimin e reformave të mbrojtjes është një kontribut minimal krahasuar me efektet që anëtarësimi jep në interes të sigurisë dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit. Shumë vende të reja në NATO e kanë ndjerë efektin e rritjes së konsiderueshme të investimeve të huaja, si Bullgaria, Sllovakia, Rumania, tre vendet Baltike, etj. Shqipëria ka filluar ta ndjejë një gjë të tillë qysh para anëtarësimit të plotë, dhe më shumë pritet që këto efekte të shtrihen në vitet në vijim.

E dyta, anëtarësimi në NATO nuk ka qenë një çështje thjesht përfitimesh; kjo do të ishte absurde. Ajo është edhe një çështje kontributesh të përbashkëta mbi bazën e parimit të “ndarjes së roleve, rreziqeve dhe pёrgjegjёsive1” midis anëtarëve të Aleancës. Vlen të përmendet se procesi i integrimit nuk ёshtё një proces thjesht formal; ai

1 NATO Ministerial Guidance 2006, Article 17

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 27: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

27

ёshtё një proces i gjatë, kompleks dhe i vёshtirё që kërkon përkushtimin e burimeve njerëzore, materiale e financiare. Nёqoftёse para prillit 2009 ishim vend aspirant dhe nuk kishim ndonjë pёrgjegjёsi detyruese ndaj Aleancës, me marrjen e statusit të vendit aleat, ne duhet të ndjehemi më shumë të pёrgjegjshёm për pjesën tonë të “roleve, rreziqeve dhe pёrgjegjёsive”.

Ndryshimi më i madh konceptual në reformën e mbrojtjes të një vendi të ri anëtar të NATO-s konsiston në adoptimin e një procesi kompleks të transformimit tё Forcave të Armatosura, nga një forcë e bazuar nё konceptin e mbrojtjes individuale nё njё forcё tё bazuar mbi konceptin e mbrojtjes kolektive. Tani, vendi ynë duhet të përgatitet të integrohet sa më shpejt në sistemin e planifikimit tё mbrojtjes kolektive tё saj, duke marrë pёrsipёr edhe pjesën e vet të kontributit kombëtar me forca ushtarake, me personel, me buxhet, me infrastruktura, me resurse, etj.

Nga njё kёndvёshtrim realist, mund tё rezultohet se Forcat e Armatosura kanё bёrё shumё pёr plotёsimin e kërkesave themelore tё anëtarësimit nё NATO, duke qenё nё pararojё tё pёrpjekjeve tё institucioneve kombёtare, megjithatё po nёn kёtё kёndvështrim realist mund tё themi se ka akoma shumё gjera pёr tё bёrё.

Vërejmë se Shqipëria dhe Forcat e saj tё Armatosura janё nё njё situatё shumё mё tё favorshme tё integrimit se shtetet e tjera partnere dhe aspirante nё Washington, nё Pragё apo nё Stamboll. Kjo sepse ne kemi shfrytëzuar me kujdes shumë mёsime të nxjerra, anët pozitive dhe negative tё tyre para antarësimit. Rekomandimi i dy Konferencave të Integrimit (Mars dhe Shtator 2009) me dy Komandat Strategjike të NATO-s është që të vazhdojmë të mësojmë nga sukseset e arritura dhe gabimet e bëra prej tyre në vitet e para të pas anëtarësimit. Nga kёto mёsime rezulton një konkluzion i përgjithshëm: pёrshtypja qё do tё lemё nё vitin e parё 2009-2010 do tё mbetet pёrshtypja e 27 vёndeve tё tjera të Aleancёs pёr Shqipёrinё pёr gjithë 10 vjeçarin e ardhshëm.

Bazuar në një analizë retrospektive dhe perspektive, duke lidhur angazhimet e marra me objektivat që do të arrihen, mё poshtё po trajtoj nё mёnyrё tё grupuar faktorёt themelorё qё pёrbёjnё sfidat ushtarake përtej Samitit të Strasboug & Kehlit.

“Bisedimet e Pranimit” dhe “Kalendari i Reformave”

Menjёherё pas marrjes sё ftesёs nё Bukuresht në prill 2008, Shqipëria së bashku me Kroacinë, si asnjëherë tjetër, kishin në dispozicion vetëm një vit për të mbyllur të gjitha procedurat e antarësimit, gjë që normalisht është kryer në një periudhë dy-tre vjeçare nga vëndet e tjera. Shqipёria zhvilloi dy raunde bisedimi intensiv me

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 28: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

28

Aleancën nё 23 Prill dhe 9 Maj 2008, tё quajtura “Bisedimet e Pranimit” (Accession Talks) ku u diskutuan çёshtje tё rolit dhe tё angazhimeve tё vendit tonё në statusin e vendit antar të saj. Po ashtu, në muajin Qershor u përpunua “Kalendari i Zbatimit të Reformave” (Timetable for Completion of Reforms) nga një grup ndërministerial, i cili pasi u miratua nga Komiteti Ndërministerial i Integrimit në NATO, u prezantua në NATO në korrik 2008. Ngjarje e rëndësishme ishte gjithashtu nënshkrimi i Protokolleve të Pranimit nga ambasadorët e 26 vendeve të Aleancës në 9 Korrik 2008, e cila shënon datën e futjes së vendit tonë në rrugën e ratifikimit të tyre në Parlamentet e vendeve të Aleancës në periudhën deri në Shkurt 2009. Po ashtu, në muajin Gusht 2008, Shqipëria prodhoi dhe dorëzoi në NATO dy dokumente themelorë të kalimit nga vend aspirant në anëtar: Dokumentin e Ciklit 10 dhe të fundit të “Planit të Veprimit për Anëtarësim - MAP” dhe dokumentin e “Pyetësorit të Planifikimit të Mbrojtjes – DPQ 2008”, të shoqëruar me “Paketën e Objektivave të Forcës - FG 2008 Package”.

Të gjithë këto dokumente strategjikë nuk janë thjesht dokumente në letër; përkundrazi, “ato janë dokumente veprimi dhe përbëjnë një kontratë mirëbesimi me Aleancën për vazhdimin e reformave në fushën e mbrojtjes”2, por edhe në fushat e tjera të përmendura më sipër. Duke qenë se ato janë udhërrëfyes për transformimin e FA për 10 vitet e ardhshme, mbetet imperativ fakti i ndërtimit të konsensusit midis forcave politike shqiptare për një “Plan Afatgjatë të Zhvillimit të FA deri në vitin 2020”, pavarësisht nga rotacionet e mundshme të pushtetit politik në vend. Opinioni i përgjithshëm ushtarak vlerëson se integrimi në NATO nuk ka asnjë faturim apo ngjyrim politik. Forcat politike në Shqipëri kanë dhënë secila kontribut të ndjeshëm dhe merita është realisht e të gjitha krahëve politikë. Nuk ka si të mos evidentojmë faktin pozitiv që kur në Kuvendin e Shqipërisë votohen ligjet për Forcat e Armatosura, votohet pro tyre pothuaj nga të gjitha krahët. Kjo është një arritje e de-politizimit jo vetëm të Forcave të Armatosura, por dhe e vetë “de-politizimit” të forcave politike kur bëhet fjalë për promovimin e reformave të mbrojtjes.

Sfida e Pjesëmarrjes së FA në Operacionet e Drejtuara nga NATO

Forcat e Armatosura të RSH që prej vitit 1996 krahas misionit të tyre kushtetues, mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë, janë angazhuar edhe në operacionet ndërkombëtare të mbështetjes së paqes. Me integrimin në NATO dhe më vonë në BE, është e natyrshme që angazhimi në operacionet e drejtuara nga Aleanca të bëhet jo

2 Dokumenti “Timetable for Completion of Reforms” faqe 27, Kapitulli i Mbrojtjes, Korrik 2008

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 29: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

29

më mbi baza vullnetare, por mbi bazën e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi, e të bazuara në gjendjen, mundësitë, metodologjinë, riskun dhe avantazhet, përfitimet dhe kontributet që vendi ynë do të shkëmbejë me strukturat e sigurisë ndërkombëtare.

Kush ka qenë deri tani angazhimi i FA në misionet ndërkombëtare dhe çfarë do të synojmë në të ardhmen si një vend anëtar i saj? Pra cila do të jetë fytyra e Shqipërisë në NATO, ose ajo që quhet “Niveli i Ambicjes”. Me një përgjigje të shpejtë e të përmbledhur mund të themi se kontributi i FA ka qenë në rritje, performanca e misioneve ka qenë e admirueshme, por duhet të pranojmë se spektri i intensitetit dhe angazhimit luftarak të tyre ka qenë tepër i kufizuar, çështje e cila do të trajtohet më pas.

Ne kemi qenë prezentë nga viti 1996 deri në 2007, për 11 vjet pa ndërprerje në Bosnje Herzegovinë, në operacionet SFOR, IFOR, ALTHEA të BE-së dhe të NATO-s, dhe vazhdojmë të angazhohemi me një ekip te EOD me 13 ushtarakë. Misioni “ISAF” i NATO-s në Afganistan si operacioni me prioritet numër një për Aleancën, është vlerësuar nga vendi ynë qysh prej vitit 2002 në nivel toge, prej vitit 2005 me një ekip mjekësor në kuadrin e Kartës së Adriatikut “A3”, prej qershorit 2007 jemi të angazhuar me një kompani prej 113 vetë në Herat, prej majit 2009 edhe me një kompani tjetër në mbështetjeve të zgjedhjeve presidenciale, si dhe me një grup ekspertësh në një Ekip të Trajnimit dhe Këshillimit Operacional (OMLT). Në përgjigje të kërkesës së Presidentit Obama dhe Sekretarit të Përgjithshem Rasmussen, në fillim të dhjetorit 2009, Shqipëria konfirmoi një shtim prej 85 vetësh në ISAF.

Po ashtu, kemi qenë prezentë prej muajit Prill 2003 në misionin “Iraqi Freedom” të Koalicionit të Vullnetit me një kompani dhe më pas edhe me një kompani tjetër deri në fund të vitit 2008. Po vlerësohet gjithashtu pjesëmarrja në Misionin Trajnues të NATO-s (NTMI) në Irak. Një mision i ri, prej Korrikut 2008 me një efektiv prej 63 vetësh vazhdon në kuadër të operacioneve të BE në Çad. Kemi qenë aktivë në misionin vëzhgues të UNOMIG-ut të Kombeve të Bashkuara në Gjeorgji me 3 vëzhgues njëherësh. Kemi pasur prezencë aktive në strukturat e NATO-s, në përbërje të misionit tonë në Bruksel, në dy komandat strategjike apo si përfaqësues në PSE (Elementë të Stafeve të Partneritetit) gjithsej 18 vetë deri pranimin në Aleancë. Po ashtu jemi pjesëmarrës në operacionin e Nenit 5 “Active Endeavor” në Detin Mesdhe me oficerë ndërlidhës, shkëmbim informacioni, dhënien e lejes së kontrollit, bordingut, etj.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 30: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

30

E marrë në total, pjesëmarrja numerike e njëhershme për një rotacion e personelit të FA të RSH në misionet dhe operacionet ndërkombëtare jashtë kufijve kombëtarë është rritur nga 355 vetë në 2007 në 450 vetë në 2008. Duke krahasuar këtë angazhim me disa shtete të tjera anëtare apo aspirante të NATO-s, kontributi ynë është me të vërtetë i konsiderueshëm. Për efekte krahasuese, veçojmë pjesëmarrjen në vitin 2008 të disa vendeve në operacionet e NATO-s, BE-së UN-it, dhe të Koalicionit anti-terror në Irak për një rotacion njëherësh; maqedonia me rreth 202 trupa, Kroacia me 366 trupa, Lituania me 673 trupa, Estonia me 267 trupa, Bullgaria me 570, Çekia me 1244 trupa, Rumania me 1416 trupa dhe SHBA me rreth 240000 trupa, etj.

Vendet/

misioni

Sasia dhe Kostoja e Pjesmarrjes 2008

Sasia e Forcave Kostua (Euro)

AFGANISTAN 143 3,508,380IRAK 216 7,284,947BOSnjë 13 678,232CHAD 63 1,549,800UnOmIG 3 73,900nATO/Un 18 720,000

Totali 450 personel 13,815,259

Pjesëmarrja e FA në operacionet dhe strukturat ndërkombëtare ka dhe do të ketë një kosto të konsiderueshme në vitet në vijim. Statistikat e vitit 2008 tregojnë se kjo kosto ka qenë rreth 13,8 milion Euro ose 5,4 % e buxhetit të mbrojtjes, ndërsa pritjet për vitin 2014 parashikojnë një rritje në 15 deri 20 % të buxhetit të mbrojtjes. Kjo sepse deri tani kostua ka qenë kryesisht për paga ditore (djeta) dhe siguracion dhe pak ose aspak për çështje të natyrës operacionale, të cilat do të trajtohen në veçanti më pas.

Pas vitit 2007 ku pjesëmarrja e njëhershme ishte me 355 vetë, në vitin 2008 shifra totale arriti në 450. Më poshtë po japim, perspektivën e pjesëmarrjes së personelit të FA në operacione dhe struktura ndërkombëtare, sipas nivelit të ambicjes së vendit tonë, i cili është shprehur me një pjesëmarrje maksimale të njëhershme prej deri 1000 vetë në vitin 2014 (niveli i ambicjes sipas FG L 0035) në misionet, operacionet dhe shtabet e Aleancës3.

3 Sqarojmë se ky është niveli maksimal i ambicjes që jo domosdoshmërisht mund të ndodhë, sepse kjo do të varet nga spektri i angazhimit në operacione e misione ushtarake të Aleancës apo edhe i organizmave të tjerë si OKB, BE, apo koalicione të ndryshme. Nëse angazhimi i tyre do të jetë

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 31: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

31

Plani maksimal i mundshem i Pjesmarrjes në misione ndërkombëtare

2008 - 2014Vitet Niveli

Maksimal i Pjesma-rrjes në Opera-cionet

Pjesë-marrje ne Strukturat NATO

Përfaqësia ushtarake në NATO dhe dy Komandat Strategjike

Përqindja në Fondin e

Përqindja për infra-

Shpenzimet në % të Buxhetit të Mbrojtjes

SHQ

IPER

IA

2008 450 11 vete 7 vete 0 % 0% 5,4 %

2010 400-600 25 vete 15–20 vete 0,7 % 0,9 % Deri 10-15 %

2014 600-1000 30-40 vete 20–25 vete 0,7 % 0,9 % Deri 15-20%

Me kontributet e ofruara deri tani për operacionet ndërkombëtare, mund të themi se Shqipëria është kthyer tërësisht nga një vend që ka konsumuar siguri në një vend që gjeneron siguri. Por, e parë në këndvështrimin e operacioneve të sotme dhe të ardhme, megjithë kontributin e konsiderueshëm në operacionet ndërkombëtare, do të ishte me vend të vlerësoheshin edhe disa mësime të nxjerra në operacionet aktuale, të cilat përbëjnë sfida ushtarake të integrimit në fushën e pjesëmarrjes në operacione ushtarake. Nga viti 2010 e në vijim, në nivel kombëtar dhe në nivel MM/SHP dhe Komandat Kryesore, rekomandoj që planifikuesit të mbajnë në konsideratë sa më poshtë:

- Shqipëria deri tani ka ofruar vetëm kapacitete ushtarake nga Forcat e Armatosura, ndërkohë që vendet e NATO-s kanë integruar kontributet ushtarake me ato të karakterit diplomatik, forca policore, kapacitete të rindërtimit ekonomik, të investimeve financiare, etj. Operacionet e sotme dhe të ardhme të drejtuara nga NATO/BE/UN apo koalicione të tjera, kërkon që vendi ynë të planëzojë jo vetëm kapacitete ushtarake si deri tani, por edhe kapacitete civile të natyrës diplomatike, mjekësore, policore, arsimimi e trajnimi, e deri edhe realizime projektesh modeste rindërtimi etj. Prioritet kryesor në këtë çështje duhet ti jepet identifikimit dhe zhvillimit të kapaciteteve që shprehen në Paketën e Objektivave të Forcës, FG 2008. Realiteti është se përmbajtja e kësaj pakete njihet kryesisht nga institucioni i mbrojtjes, ndërsa nga të tjerët njihet pak ose aspak. Për herë të parë,

më i ulët, edhe angazhimi ynë rrjedhimisht do të jetë më i ulët. Sidoqoftë llogaritjet e mëposhtme janë bërë për rastin më të keq (maksimal) të angazhimit tonë.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 32: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

32

një mesazh i këtij lloji u dha me të drejtë nga kryeministri shqiptar në samitin e Strasburgut, duke deklaruar pjesëmarrjen në ISAF me ndërtimin e dy shkollave të mesme, 4 shkollave fillore, ekipeve policore si dhe aseteve të tjera civile, për të cilin duhet të planëzohet konkretisht më tej.

- Rritja e pjesëmarrjes numerike në operacione ndërkombëtare duhet të bëhet duke synuar evitimin e mbingarkesave operacionale që shpesh vijnë si pasojë e vullnetit politik jo të balancuar me mundësitë aktuale të FA. Në vitin 2008, vendi ynë ka një pjesëmarrje shumë të pranueshme në raport me popullsinë, mundësitë ekonomike dhe kapacitetet ushtarake që disponojmë; 450 vetë njëherësh, ose pothuaj 6 % e komponentit operacional tokësor. Po ashtu, Shqipëria ka adoptuar konceptin e një “Grupimi të vetëm Forcash” për operacionet ndërkombëtare; pra jo forca të veçanta për operacionet e NATO-s, të tjera për operacionet e BE-së, të OKB-së etj, por një grupim forcash që përdoren sipas rastit për të gjitha organizmat ndërkombëtarë, sipas prioritetit politik, disponueshmërisë dhe situatës kombëtare e ndërkombëtare. Vlerësoj se nuk duhet të harrojmë që një prioritet i veçantë ti kushtohet gjithashtu edhe mbajtjes së kapaciteteve operacionale tё mjaftueshme në vend për të reaguar shpejt, me efektivitet dhe nё mënyrë proporcionale ndaj skenarëve të ndryshme kombёtarё kryesisht asimetrik. Raporti i pjesëmarrjes së njëhershme nё operacionet ndёrkombёtare me ato nё vёndislokimet kombëtare duhet tё jetë nё nivelin nga 1 me 3 deri nё 1 me 5, (8-10% me 40%-50) pёr tё pёrballuar rotacionet ndёrkombёtare, por edhe pёr tё reaguar shpejt dhe me forca tё besueshme ndaj situatave të mundshme emergjente kombëtare.

- Pjesëmarrja e vendit tonë në operacionet ndërkombëtare të deritanishme është dhe vazhdon të kryhet me mbështetjen logjistike e transportin strategjik mbi baza bilaterale falas me vendet e tjera të NATO-s, (aktualisht ato janë siguruar nga marrëveshjet bilaterale me Gjermaninë, Turqinë, SHBA-në, Italinë, Francën, etj). Vlen për tu përmendur, që tani si vend i NATO-s, bazuar në politikat dhe konceptin e operacioneve të Aleancës, transporti strategjik dhe mbështetja logjistike e forcës në mision është përgjegjësi tërësisht kombëtare. Një shembull pozitiv i pavarësisë së mbështetjes logjistike është pjesëmarrja në operacionin e EUFOR në Bosnje Hercegovinë, ku ekipi i EOD, megjithëse në përmasa modeste, mbështetet plotësisht nga vendi ynë në pikëpamje logjistike. Kostua e mbështetjes së plotë logjistike dhe e shpenzimeve të tjera do të bëjë që vendi ynë nga rreth 5,4 % në vitin 2008, të shpenzojë në rastin e angazhimit maksimal me Aleancën deri në 15-20 % të buxhetit të përgjithshëm të mbrojtjes në vitin 2014. Kjo është një çështje e shtruar për zgjidhje për FA që meriton punë kërkimore të veçantë.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 33: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

33

- Pjesëmarrja në mision ka dhënë impakte direkte në përmirësimin e kapaciteteve operacionale të njësive të FA; rreth 3500 ushtarakë kanë marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare deri në fund të vitit 2008. Operacionet ndërkombëtare kanë ndikuar në zhvillimin e një force profesioniste të çertifikuar në mision. Megjithatë, me qëllim që të marrim pjesë në të ardhmen në gjithë spektrin e operacionet e NATO-s, duhet që njësitë tona të adoptojnë sa më shpejt, në vend të sistemit të vlerësimit OCC të aplikuar deri para anëtarësimit, atë të vlerësimit për operacionet luftarake CREVAL, TACEVAL DHE MAREVAL, duke bashkëpunuar me një nga shtetet e NATO-s dhe me Komandën e JFC të Napolit. Forca e ardhshme profesioniste do të përgatitet për tё luftuar nё tё gjithë spektrin e operacioneve tё drejtuara nga Aleanca. Ajo duhet tani të fillojë të trajnohet me prioritet edhe për operacionet e vështira të Nenit 5 tё mbrojtjes kolektive.

Kjo do të thotë që njёsitё tona duhet tё jenё nё gjёndje tё shkojnё nё mbrojtje të njё shteti tjetёr tё NATO-s nёse ai kёrcёnohet dhe Aleanca aktivizon Nenin 5, si dhe anasjelltas, të presin përfitimet e këtij Neni, nëse integriteti territorial i vëndit tonë kërcënohet. Ato duhet të aftësohen tё zhvillojnё së bashku me aleatët luftime nё mbrojtje, nё mёsymje, nё qendrat e banuara e luftime të tjera shumë tё vështira qё sot nuk i kryejmë dot, sepse nuk kemi trajnimin, pajisjet, doktrinat, mbështetjen logjistike, etj. Pra, kemi përpara njё sfidё të pёrgatitjes sё forcave ushtarake pёr të gjithë spektrin e operacioneve te mbrojtjes kolektive, ndryshe nga ajo e deritanishme e misionit të ruajtjes së forcave, bazave dhe infrastrukturave ushtarake “force and base protection”. Ky zgjerim i spektrit të misioneve të pritshme ndërkombëtare duhet të reflektohet në transformimin e sistemit të trajnimit, arsimimit, stërvitjes dhe vlerësimit të njësive e reparteve të FA, duke e pasqyruar atë realisht në kurrikulat dhe programet e stërvitjes dhe të arsimimit të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë. Ky proces ka filluar mirë në institucionet e KDS dhe komandat e tjera, por ritmet mund të jenë më të shpejta.

- Nevoja për një sistem funksional të “mësimeve të nxjerra” (MN), për trajtimin e të gjithë problematikave që hasin kontingjentet e trupave tona në operacionet brenda dhe jashtë vendit, me synim transformimin e vazhdueshëm të koncepteve, doktrinave, strukturave, trajnimit, pajisjeve, mbështetjes logjistike dhe procedurave. Është shumë pozitiv fakti që sistemi i mësimeve të nxjerra u institucionalizua në Mars 2009 me një Udhëzim të Shefit të SHP, një Program Vjetor të MN - 2009, dhe një Manual të MN në FA, të cilat kanë hedhur bazat për një sistem funksional dinamik për mësimet e nxjerra nga operacionet dhe aktivitetet stërvitore kombëtare

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 34: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

34

e ndërkombëtare, ku përvoja dhe mangësitë e konstatuara nga çdo kontingjent në mision po konsiderohet realisht si për të kultivuar e përgjithësuar përvojën e mirë, ashtu dhe për të korrigjuar mangësitë në interes të kontingjenteve të misioneve të ardhme.

- Miratimi i një politike të procesit të gjenerimit të forcës në nivel strategjik për pjesëmarrje në një mision ndërkombëtar – pra i një liste detyrimesh mbështetur në konceptin “kush bën çfarë, kur, dhe në bashkëpunim me kë” që konsideron të gjitha fazat: nga shprehja e vullnetit politik, marrja e vendimit, dërgimi i një ekipi fakt-mbledhës në zonën e operacionit, negociatat deri të hartimi i MOU/TA me strukturat e NATO-s, BE, UN ose Aleatët, përcaktimi i misionit, caktimi i personelit, trajnimi para dislokimit, e deri tek sistemi i informimit dhe i aplikimit të mësimeve të nxjerra në operacion, etj.

- Vlerësimi i kapaciteteve reale që zotërojnë FA për të marrë pjesë në misione të ndryshme duke u fokusuar në zhvillimin e kapaciteteve të vogla (niche) deri nivel kompanie dhe EOD, MT, PU, OMLT, PRT etj, të përmendura më sipër. Është e nevojshme që në një pjesë të operacioneve ndërkombëtare, sidomos ato që kërkojnë ekipe trajnimi e instruktorë, të mbahet në konsideratë personeli që ka dalë në rezervë nga FA, i cili të inventarizohet në “skedarin elektronik – roster” të MM, sidomos ai personel që ka shërbyer më parë, që ka eksperiencë dhe që dëshiron të aktivizohet në raste të tilla.

- Forcat pjesëmarrëse në operacionet jashtë vendit duhet të jenë nga të gjitha FA e jo vetëm nga pak njësi tradicionale. Po ashtu, realizimi i rotacionit të trupave duhet të synojë të bëhet përfundimisht mbi struktura unike të njësive dhe jo mbi krijimin e fragmentizuar të kontingjenteve, gjë që rezulton në zbehjen e vlerave të performancës së njësisë, të humbjen e homogjenitetit të trajnimit, të disiplinës dhe shpirtit të njësisë, dhe të familjarizimit të përbashkët, etj. Synimi i njësive duhet të jetë zhvillimi i kapaciteteve të plota operacionale të njësive dhe jo thjesht plotësimi i numrave të efektivave për mision. Për vetë spektrin dhe natyrën e sotme të operacioneve ndërkombëtare është e nevojshme të aktivizohen kapacitetet e mundshme përtej komandës së KFB, e cila ka mbuluar deri tani të gjithë spektrin e misioneve te FA etj. Fokusi i tyre mund të jetë nё evidentimin e kapaciteteve “niche” duke përzgjedhur ato kapacitete tё vogla tё specializuara ku mund të ndihmohet realisht nё NATO dhe BE, etj, psh si toga EOD, ekipe mjekësore, ekipe vëzhgimi, ekipe trajnimi e këshillimi, të Policisë Ushtarake, etj.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 35: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

35

Paketa e “Objektivave të Forcёs, FG 2008” – Sfida Kryesore Ushtarake me nATO-n

Nga Objektiva Partneriteti në Objektiva Force. Objektivat e Forcës (Force Goals - FG) janё objektiva qё merren pёr tu arritur nga njё vend Aleat bazuar nё ndarjen e pёrgjegjёsive dhe tё peshёs nё NATO. Pra Objektivat e Forcёs janё njё stad i avancuar i Objektivave tё Partneritetit nё kuptim tё pёrgjegjshmёrisё sё zhvillimit tё kapaciteteve ushtarake pёr mbrojtjen kolektive tё Aleancёs, nё sasi, cilësi dhe nё kohën e parashikuar.

Nё 22 korrik 2008, u miratua me procedurë tё heshtur Paketa e Objektivave të Forcës 2008 tё Shqipёrisё, e ardhur nga Shtabi Ndërkombëtar i NATO-s. Kjo Paketë FG është përgatitur mbi bazën e Direktivës Ministeriale të NATO-s të vitit 2006 si dhe vlerësimit të dokumentit të PARP-it (Procesi i Planifikimit dhe Rishikimit të Partneritetit për Paqe) për Shqipërinë pёr vitin 2007. Paketa FG 2008 përmban 49 Objektiva Force nga të cilat 26 janë të përgjithshme (General) dmth me aplikim në të gjithë njësitë e FA; 14 të fokusuara në forcat tokësore (Land); 4 për tu zbatuar në forcat detare (Maritime) dhe 5 për zbatim në forcat ajrore (Air).

Paketa FG – Boshti i Reformës së Mbrojtjes. Në një analizë paraprake, dhe bazuar në eksperiencën e vendeve të reja aleate në dy raundet e fundit të zgjerimit të Aleancës, gjykojmë që Paketa e re e FG-2008 do të përbëjë boshtin e reformës në Forcat e Armatosura për 10 vitet e ardhshme deri në 2020, dhe që do të thithë shumicën e resurseve të FA për këtë periudhë. Po ashtu, duke pasur parasysh dinamikën e re të operacioneve të cilat drejton Aleanca, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë vetëm ushtarake, paketa e re e Objektivave të Forcёs kërkon zhvillim kapacitetesh njerëzore e materiale jo vetëm nga FA, por edhe nga Ministri e agjenci të tjera shtetërore me fokus tё veçantë nё operacionet e stabilizim – rindërtimit tё pas-konfliktit, për të cilat del e nevojshme sensibilizimi i autoriteteve drejtuese të institucioneve përkatëse për planifikimin, zhvillimin dhe vënien në dispozicion të këtyre kapaciteteve.

Aktualizimi i Planit Afatgjatë tё Zhvillimit tё FA (PAZH-2020). Megjithëse PAZH-2020 u zhvillua në vitin 2007 i bazuar thellësisht mbi supozimet e marrjes sё ftesёs nё Bukuresht dhe arritjen e antarësimit të plotë në Strasbourg&Kehl, ai pёrsёri ka nevojё pёr harmonizim me paketёn e re tё FG-2008. Modernizimi i FA është një nga sfidat kryesore në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, i cili do të ketë një kosto të lartë. As që bëhet fjalë për të shkuar në operacionet e së ardhmes me

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 36: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

36

pajisjet dhe sistemet e shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për një forcë të armatosur që do shkojë në misione të nenit 5 të mbrojtjes kolektive, me teknike e pajisje hi-tech që të jenë të ndërveprueshme me Aleatët. Kërkohen një seri kapacitetesh të forcës në misione të NATO-s, sidomos për ndërtimin e Grup Batalionit 2014 prej 1000 vetёsh, ato të transportuesve të blinduar, të helikopterëve të transportit, të pajisjeve tё veprimit në kushte të shkretëtirës e të akujve arktike, të pajisjeve jo vrasëse për luftë urbane, për pajisje te zbulimit të eksplozivave të improvizuar (C-IED), pajisje tё komandimit e kontrollit të integruar të kapaciteteve në rrjetet NNEC, pajisje të mbështetjes me zbulim, me mbështeje logjistike, tё mbështetjes me zjarr preçiz, etj, sipas angazhimeve konkrete të Objektivave të Forcës.

Mbajtja dhe justifikimi i premtimit për mbështetjen financiare. Për mbështetjen e PAZH 2010-2020 kërkohet domosdoshmërisht një mbështetje financiare e balancuar drejt. Sipas kalkulimeve të MM, që bazohen në angazhimet e Qeverisë Shqiptare dhe në Direktivën Ministeriale të NATO-s, është parashikuar që për përmbushjen e objektivave të modernizimit, Forcave të Armatosura duhet ti alokohet për 10 vitet e ardhshme një buxhet tё paktёn 2% tё Prodhimit tё Pёrgjithshёm Bruto (GDP) të vendit, ku rreth 20 % e të cilit duhet të alokohet pёr zhvillimin e pajisjeve dhe sistemeve tё FA, pra modernizimit të tyre. Mbajtja e këtij angazhimi nga të gjitha qeveritë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm është gur prove për ecurinë e reformës së mbrojtjes.

Deri tani, ndërsa qeveria e ka mbajtur premtimin duke i alokuar mbrojtjes 2% të GDP që nga viti 2008, institucioni i mbrojtjes nuk e ka justifikuar këtë përgjegjësi për shpenzimin e këtij buxheti në interes të reformave. Buxheti i mbrojtjes në disa nga vitet e fundit shpenzohet në nivele nën 70 % të atij të alokuar, pra me një aritmetikë të shpejtë ai nuk mbetet më 2%. Kjo është e papranueshme dhe duhet të korrigjohet shpejt. Pika më e dobët e shpenzimeve të buxhetit mbeten prokurimet në fushën e modernizimit të pajisjeve kryesore të forcës së ardhshme, si dhe prokurime të përqendruara në Ministri të tjera në nivel kombëtar.

Gjendja dhe Perspektiva e Përfaqësimit Ushtarak dhe e Kontributeve Kombëtare me Personel në Strukturën Ushtarake të NATO-s

Përshtatja e strukturave të integrimit. Me pranimin në NATO, struktura e përfaqësimit të vendit tonë në NATO dhe e kontributeve me personel për strukturën e integruar të Aleancës kanë pësuar ndryshime të formës dhe përmbajtjes së një vendi aleat. Por, është e nevojshme qё edhe strukturat e integrimit nё nivel tё

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 37: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

37

Ministrisё sё Mbrojtjes, të Shtabit tё Pёrgjithshёm dhe tre Komandave Kryesore ti nёnshtrohet ndryshimeve nё formё dhe pёrmbajtje pёr t’ju pёrshtatur realitetit tё ri tё anëtarësimit në NATO.

Bazuar nё mësimet e nxjerra nga 10 ish-vëndet e tjera aspirante qё e kanё kaluar kёtё proces, synimi duhet të jetë mbajtja e një balance të drejtë në pikëpamje të cilësisë së personelit midis përfaqësive dhe kontributeve tona kombëtare në strukturën ushtarake të NATO-s (PE-Peace Establishment), dhe të strukturave të integrimit që duhet të kemi në MM, SHP e Komandat Kryesore. Kjo përqasje do të forcojë ekuilibrat e komunikimit midis tyre, sidomos tani kur edhe ngarkesat e bashkëpunimit me Aleancën janë disa herë më të mëdha se vetëm disa muaj më parë.

Po ashtu, ka shumë rëndësi të kuptohet nga nivelet e drejtimit strategjik, se tani jemi pjesë e vendimmarrjes së Aleancës, vendime të cilat mund tё merren me konsultime, por edhe me “procedurën e heshtjes – silence procedure” në kohë të kufizuar, për të cilën marrja ose mosmarrja e vendimeve të sakta apo formulimi i pozicioneve të gabuara mund të na kushtojë kosto politike, ushtarake dhe financiare. Del e nevojshme që personeli që do të përzgjidhet për në strukturat e Aleancës dhe personeli i strukturave të integrimit në MM/SHP/Komandat Kryesore duhet të trajnohet qysh tani me intensitet për të përballuar problematikat e komplikuara të fazës së pas-anëtarësimit, e cila për të qenë realist, njihen jo sa duhet nga personeli ynë civil dhe ushtarak.

Rritja e kapaciteteve pёr pjesmarrje efektive nё Aleancё. Pjesëmarrja në Komitetet dhe Grupet e punës pёr ndёrtimin e konsensusit dhe arritjes se vendimmarrjes në Aleance ёshtё njё nga sfidat e diplomacisё sonё ushtarake. Aty gatuhen vendimmarrjet e Aleancës, që nga ato në kohë të kufizuar deri në ato që zgjasin me muaj të tërë. Deri para anëtarësimit, pjesëmarrja jonë ka qenё e kufizuar, pa kosto dhe pa tё drejtё vote, ndërsa tani kjo pjesëmarrje bëhet e detyrueshme dhe me kosto të bazuar në parimin “cost sharing” të vendimeve që merren. Nё NATO funksionojnё mbi 40 Komitete dhe mbi 400 nёnkomitete, agjenci, borde e grupe pune, dhe produktet e punёs nё grup janё me efekte vendimtare pёr efektivitetin e Aleancёs. Kёto forume pёrpunojnë vendimmarrjet pёr takimet nё nivel tё lartë të Shefave tё Shtabeve, tё Ministrave tё Mbrojtjes e tё Jashtёm, tё Kryeministrave apo tё Kryetarёve tё Shteteve.

Vlerësoj pozitivisht rëndësinë prioritare që i është dhënë deri tani ristrukturimit të Përfaqësisë Ushtarake Bruksel dhe i Zyrave të Përfaqësuesve Ushtarakë në Komandat

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 38: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

38

Strategjike. Seksioni i Mbrojtjes dhe Përfaqësia Ushtarake në Bruksel dhe dy Zyrat e Përfaqësimit NMR në Mons dhe Norfolk janë syri dhe veshi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për çdo vendimarrje që ka të bëjë me Aleancën. Nga një vlerësim paraprak, gjykoj që spektri i përfaqësimit në fushën e ekspertëve ligjorë, të buxhetit, e ndonjë tjetër nuk mbulohet si duhet, në mënyrë që të përfaqësohemi me cilësi ekspertize në të gjithë hartën e interesuar të Komiteteve, Agjencive e Grupeve të Punës së Aleancës. Po ashtu, duke ditur që të gjitha vendimet kombëtare merren në kryeqytetet e vendeve të Aleancës, ka vend për përmirësime në koordinimin e bashkëpunimit midis misioneve tona në strukturat e NATO-s dhe strukturave kombëtare në institucionin e mbrojtjes, të cilave do tu jepet përgjegjësia e përpunimit të vendimmarrjeve për autoritetet e larta. Kjo mund të arrihet duke vendosur procedura standarde veprimi në një Rregullore të posaçme.

Konsolidimi i Përfaqësive tona kombёtare nё strukturat e NATO-s nё Bruksel, nё Mons dhe nё Norfolk, si dhe kontributi me personel në strukturen e integruar te Aleancёs, parashikohet tё jetё njё sfidё komplekse dhe e kushtueshme, qё do tё absorbojё njё pjesё tё konsiderueshme tё personelit cilёsor nga strukturat tona.

Kontributi kombëtar në strukturën ushtarake e Aleancës (Peace Establishment) merr një rëndësi të veçantë dhe përbën një kulturë të re. Thjesht, ky grup prej rreth 30 ushtarakësh, nga ushtarakë të Shqipërisë do të kthehen në ushtarakë të NATO-s, pra ata do të punojnë për NATO-n, dhe jo më për Shqipërinë, por duke i shërbyer NATO-s ata i shërbejnë edhe Shqipërisë. Duke pasur një kuotë përfaqësimi me 0,1 në “cost sharing” (rrumbullakosur në 0,5), bazuar në politikat e reja të NATO-s, ne na është dhënë e drejta e përfaqësimit në nivelin më të lartë me një oficer në rang Gjeneral Brigade në strukturën e integruar të Aleancës, duke shfrytëzuar rotacionin me ndonjë shtet tjetër që ka po këtë kuotë përfaqësimi në Aleancë. Përfaqësimi me një Gjeneral Brigade sipas standardit të NATO-s kërkon nga vendi përkatës që të shoqërohet me 50 ushtarakë të tjerë nga kolonelë deri në nënoficerë. Në rastin tonë, të përfaqësimit me rotacion në koordinim me një shtet tjetër, kjo shumë është ndarë përgjysëm ose në raporte të negociueshme (pra 25-30 vetë) për secilin shtet.

Bazuar në politikën e NATO-s për përfaqësimin me personel të vendeve të reja anëtare “NATO Manpower Policy and Procedures” është rënë dakord që numri total i posteve të ofruara nga NATO të jetë 28 vetë, duke plotësuar dërgimin e tyre në mënyrë graduale në tre vitet në vijim. Por, nuk duhet harruar se për një total prej afro 28 oficerësh dhe nënoficerësh cilësorë, duhet të kemi të paktën 90 vetë për të siguruar rotacionet e tyre sipas afateve të detyrës. Për më tepër, procesi i

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 39: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

39

kontributeve me personel nuk është thjesht vënie në dispozicion të oficerëve të çdo lloj niveli, sepse për të gjitha postet e NATO-s konkurohet mbi baza kriteresh shumë strikte të “Job Description” dhe një procesi të konkurrimit “bidding process” pёr plotësimin e kritereve profesionale, të kritereve të nivelit të gjuhës angleze, si dhe plotësimin e kritereve të sigurisë së informacionit, nëpërmjet klerancës përkatëse të vendit të punës.

Harta e institucioneve dhe komandave ku është negociuar dhe na janë alokuar poste të NATO-s janë pozicione në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar (IMS), në Komandën e NATO-s për Operacionet ACO (SHAPE), në Komandën e NATO-s për Transformimin (ACT), në Komandën e Bashkuar JFC Naples, në JFC Brunssum, nё Komponentët e Komandës JFC Naples, CC Land Madrid, CC Maritime Naples, CC Air Izmir, në Agjencinë e NATO-s për Standardizimin (NSA), nё Kolegjin e NATO-s nё Romё dhe shkollёn e NATO-s në Oberammergau, etj.

Zbatimi i Rregullave të Sigurisë së Informacionit. Njё çёshtje shumё sensitive ёshtё edhe çёshtja e sigurisё sё informacionit pёr vënien nё dispozicion tё informacionit nё kohёn e duhur tek autoriteti pёrgjegjёs pёr vendimmarrje. Eksperienca e vendeve tё tjera tregon se puna me informacionin e klasifikuar pas antarёsimit tё plotё shtohet deri 8-10 herё. Del e nevojshme që zyrat pёrkatёse tё sigurisё sё informacionit tё klasifikuar duhet tё intensifikojё trajnimin, tё kryejnё çertifikimin e nevojshёm, dhe tё lehtësojnё vënien në dispozicion të dokumenteve të klasifikuar të Aleancёs pёr tu përpunuar për vendimarrje duke respektuar rregullat e sigurisё, sidomos pas instalimit të sistemeve të klasifikuara BICES, MINERVA apo CRONOS. Kujdes i veçantё duhet tё tregohet me vendimmarrjet me procedurё tё heshtur, të cilat imponojnë pёrgjegjshmёri, trajnim dhe vëmendje tё lidёrshipit në MM dhe SHP.

Pёrmirёsimi i mbështetjes së Përfaqësive në strukturat e NATO-s. Me antarësimin e plotë në Aleancë, personeli ynë ushtarak dhe civil i Misionit të RSH në Bruksel dhe Komandat Strategjike, apo në strukturën e integruar të saj i ka humbur pothuaj të gjitha privilegjet e statusit të ish-shtetit partner për mbështetje me arsimim dhe përkujdesje e veçantë për familjet dhe fëmijët, etj, koston e së cilës tani e në vijim duhet ta paguajë shteti ynë. Mbështetja aktuale ka pasur progres të ndjeshëm, por duke u krahasuar me vendet e tjera aleate, përsëri në këtë çështje rreshtohemi ndër të fundit.

Sfida të Tjera Ushtarake tё Integrimit

Forca Profesioniste 2010. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare kërkon

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 40: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

40

zhvillimin e një force profesioniste të vërtetë; jo thjesht një forcë nën efektin e pagës së profesionit, por një forcë me vlera dhe cilësi të përmbushjes profesioniste së misionit. Kur themi që ushtria do të jetë profesioniste kuptojmë që ushtarakët oficerë, nënoficerë dhe ushtarë do të jenë mjeshtër të artit të luftës së sotme dhe të ardhme që po bëhet gjithmonë e më shumë e sofistikuar, dhe që nuk mund të përballohet më nga formati i ushtrisë masive të shërbimit të detyrueshëm. Ushtarakët profesionistë të forcës së ardhme që po ndërtojmë do të jenë mjeshtra të artit ushtarak të planëzimit dhe zbatimit të operacioneve të ardhme. Misionet e sotme dhe të ardhme të FA do të jenë gjithmonë e më të vështira, me stres të lartë, mё të gjata në kohë, me veprimtari më komplekse, më pjesëmarrje shumëkombëshe dhe multiagjenci. Ato mund të kryhen brenda deri disa mijë kilometra larg territoreve kombëtare, në rajone e terrene tërësisht të panjohura e në kushte të vështira të motit.

Për përballimin me sukses të këtyre misioneve kërkohet një përgatitje e lartë dhe shumë dimensionale që mund ta përmbushë vetëm forca profesioniste. Ajo duhet të trajnohet nën konceptin e “drejtimit me mision” për të gjithë spektrin e operacioneve luftarake dhe jo luftarake. Ajo duhet të jetë e aftë të përdorë teknikat dhe taktikat moderne të luftës së sotme, të njohë kulturën dhe traditat e popullsisë lokale, të ketë aftësi të diplomacisë ushtarake, të koordinimit me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, të gjuhës operacionale angleze, të terrenit, motit, aktorëve dhe faktorëve të tjerë në zonën e operacionit, të përdorë efektivisht teknikën dhe sistemet moderne IT, etj, etj.

Me realizёm pozitiv mund tё themi se kjo sfidё shumё e vёshtirё pёr tu pёrballur me sukses në afatet e parashikuara, pra në fund të vitit 2010. A mund tё arrihet ky objektiv me ritmet aktuale tё rekrutimit tё forcёs profesioniste? Edhe nёse arrihet me sforco sasiore, a mund te arrihet me cilёsinё e kёrkuar? Vёshtirё, pёr tё mos thёnё e pamundur. Nuk mund tё zhvillohet forca profesioniste me mentalitetin dhe konceptin e forcёs sё shёrbimit tё detyrueshёm. Njё forcё e bazuar mbi profesionizmin kёrkon trajnim, arsimim, pajisje, sisteme, doktrina, infrastruktura dhe lidership shumё mё tё kualifikuar se forca e shërbimit tё detyrueshёm. Dhe mbi tё gjitha kёrkon motivim tё pranueshёm pёr personelin e saj, gjё e cila ёshtё larg niveleve tё njё forcё profesioniste tё vendeve te NATO-s. Ushtarakёt asnjёherё nuk kanё qenё e nuk mund tё bёhen tё pasur, por ata duhet tё motivohen nga shteti pёr misionet shumё tё vёshtira qё ata kryejnё e pёr shumё detyra qё pak institucione të tjera kombëtare i përmbushin. Nё njё farё mёnyrё, me kontributin që ata japin, ata janё institucioni pararojё i integrimit nё NATO. Kjo ёshtё pohuar shpesh nga lideret e shtetit tonё dhe sidomos nga drejtuesit civilo ushtarake tё NATO-s.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 41: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

41

Marrëdhëniet Civilo Ushtarake dhe Zhvillimi i një Administrate Civile të mbrojtjes

Zhvillimi i forcës profesioniste duhet të synojë të gjithë kategoritë e personelit të saj dhe jo vetëm ushtarët profesionistë. Një kujdes të veçantë duhet ti kushtojmë zhvillimit të një administrate civile cilësore të mbrojtjes. E vërteta është se personeli civil i mbrojtjes, krahasuar me atë ushtarak, ka një qëndrueshmëri dhe performancë më të ulët. Kjo sepse shpesh caktohen në pozicione kyçe njerëz pa asnjë ekspertizë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Jo rrallë këta njerëz marrin bursa të mira nga ky institucion dhe nuk janë kthyer më për të kontribuar për investimin që shteti ka bërë për ata. Po ashtu, administrata civile nuk i nënshtrohet ndonjë sistemi të karrierës së tyre siç bëhet nga kolegët e tyre ushtarakë. Sistemi i arsimimit ushtarak akoma nuk i ka përfshirë ata në kurset që zhvillohen, siç veprojnë të gjitha vendet e NATO-s. Deri tani, pak të rinj cilësorë me nivel universitar afrohen në FA, sepse ata janë më shumë më të favorizuar nga biznesi privat. Këto, e shumë të tjera kanë sjellë implikime jo të favorshme në menaxhimin e institucionit të mbrojtjes, si në ato të zhvillimit të politikave të mbrojtjes, të burimeve njerëzore, financiare, të infrastrukturave, etj.

Po ashtu, gjykoj që qëndrimet në institucionin e mbrojtjes për mbajtjen e pjesës kryesore të emërimeve të profesionisteve ushtarakë në duar të autoriteteve politike civile nuk janë në përputhje me parimet e forcës profesioniste “alla NATO”. Ato janë rekomandime që bëhen nga “aparatçikë” të paaftë që nuk e njohin apo e njohin keq kontrollin civil mbi Forcat e Armatosura, dhe që duke qenë të paaftë të merren me zhvillimin e politikave, merren me emrat konkretë. Politika të tilla zhvillimi mund të çojnë në një politizim të padëshiruar të strukturave ushtarake dhe një zbehje të profesionizmit dhe disiplinës ushtarake. Vetëm duke jua lënë profesionistëve të përzgjedhin profesionistët mund të shkohet në një forcë profesioniste 2010.

Zhvillimi i Grupimit Taktik “Grup Batalion 2014”. Grupimi Taktik Grup-Battalion 2014, një grupim taktik forcash i tipit Task Force me rreth 1000 vetё, përbën një nga sfidat kryesore të FA, por edhe të vendit tonë, deri në vitin 2014. Ky objektiv e ka burimin tek Direktiva Ministeriale të Aleancës qё të gjitha vëndet Aleate tё zhvillojmё 8%-10% të komponentit tokësor me kapacitete të dislokueshme tё njёhershme nё nivel strategjik dhe 40%-50% e këtij komponenti të ketë kapacitete të dislokueshme për rotacione të mundshme. Ky grupim taktik do të vihet në dispozicion të NATO-s, BE-Së, OKB-së, apo Koalicioneve tё ndryshme globale, nën konceptin e njё “grupimi tё vetёm forcash”. Ndёrtimi i njё koncepti, doktrine, strukture organizative, trajnimi,

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 42: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

42

arsimimi, pajisja me armatime e sisteme, me infrastruktura dhe ndërveprimi i këtij grupimi taktik Grup-Batalion, ёshtё një nga sfidat kryesore afatmesme deri nё vitin 2014. Për rëndësinë prioritare që ka ky Grupim Taktik, gjykoj që personeli prej gati 1000 vetësh i tij (të gjitha repartet dhe nënrepartet e tij) mund të ketë një status të veçantë ligjor dhe nënligjor në Forcat e Armatosura në mbështetje të motivimit, trajtimit, arsimimit dhe trajnimit, etj.

Një Platformë e re e Bashkëpunimit Ushtarak. Antarёsimi nё NATO na imponon njё fytyrё tё re tё zhvillimit tё marrёdhёnieve tё partneritetit tё barabartё nё fushën e bashkёpunimit ushtarak ndër-aleat. Siç dihet, formula e mëparshme e sponsorizimit nga NATO nё masёn 80% tё çdo aktiviteti apo trajnimi tё personelit, ka pushuar së funksionuari me anëtarësimin në NATO. E njëjta gjë ka filluar tё ndodhë edhe me tё gjitha bursat, arsimimet apo trajnimet e personelit tonё ushtarak nё vёndet e NATO-s, kjo nё kuptimin qё çdo vend partner me fitimin e statusit tё vendit aleat i humbet tё gjitha atributet e pёrfitimit tё asistences si vend partner, dhe hyn në marrëdhënie të bazuara në partneritet të barabartё me vendet e tjera aleate. Pra, tani si vend aleat, jo vetëm do ti mbulojmë vet 100% aktivitetet e sipërpërmendura, por edhe do të mbështesim vendet e tjera partnere, siç jemi mbështetur edhe ne para anëtarësimit.

Gjykoj që tani, me antarёsimin nё NATO, Ministria e Mbrojtjes duhet tё bёjё njё rishikim të plotё tё tё gjithё misioneve tё huaja nё vendin tonë tё cilat kanё ardhur me mision asistence gjatё periudhës sё partneritetit, apo nё kushtet e vёshtira qё kaloi ushtria dhe vendi nё vitin 1997. Duke qenё se ky kuadёr ёshtё tejkaluar tashmё plotёsisht, ka ardhur koha qё tё gjitha kёto misione tё rishikohen pёr tё kaluar nё njё format tjetёr bashkёpunimi, apo pёr tu larguar nga vendi ynё me frymёn e mirёkuptimit. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pёrgjithshёm duhet tё fillojnё tё reflektojnё nё planet e bashkёpunimit ushtarak formatet e vendeve tё NATO-s tё bisedimeve tё shtabeve tё nivelit “staff talks” mbi çёshtje themelore tё sigurisё e tё mbrojtjes kolektive, duke evidentuar çështjet specifike me secilin aleat dhe ndërtuar konsensusin për çështje të interesit të pёrbashkёt.

Ngritja e njё sistemi tё ndershёm tё menaxhimit tё personelit tё FA. Aplikimi i njё sistemi modern tё menaxhimit tё personelit profesionist tё FA pёrbёn njё detyrё imediate pёr periudhёn aktuale tё pas antarësimit nё NATO. Sistemi aktual i menaxhimit tё personelit ёshtё akoma i brishtё dhe fragmentar, ai shpesh bёhet subjekt i ndërhyrjeve nga më të shumtat nga persona tё papёrgjegjshёm nё zinxhirin e komandimit. Gjykoj se çështja është serioze dhe nëse nuk ndërhyhet me vendosmëri

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 43: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

43

nga lidershipi civil dhe ushtarak, nuk përjashtohet mundësia që të krijohet një “frymë e mosbesimit” tek sistemi i menaxhimit të personelit, duke bërë që të lulëzojë “anti-sistemi”. Në mënyrë të veçantë, çёshtja e përzgjedhjes së lidershipit ushtarak, pavarësisht se duket si mё pak e dukshme nё progresin e reformave tё integrimit, mbetet çёshtja mё vendimtare nё rrugёn e reformave pёrpara. Kjo sepse proceset pёrpara janё shumё mё cilёsore dhe kёrkojnё personel me nivel më cilësor, me integritet të vlerave profesioniste e morale dhe lidership tё afirmuar nё drejtim të reformave. Fatkeqёsisht, nuk janë të pakta rastet për të afruar nё pozicione tё lidershipit ushtarak persona qё nuk kanё shkёlqyer ndonjёherё, që nuk mbartin vlera dhe reputacion, që kanë pak apo aspak produkte, dhe qё kanё shumё pak lidhje me progresin e mirёfilltё. Kjo situatë duhet tё pranohet tejkalohet me maturinё e nevojshme, sepse e “vret” profesionizmin. Rritja e cilёsisё sё antarёve dhe e punёs sё Komisioneve tё Karrierёs, pavarёsia e plotё e tyre nga ndёrhyrjet e ndryshme, si dhe respektimi i vlerësimit të tyre ёshtё njё nga faktorёt vendimtar të promovimit tё profesionizmit tё vёrtetё nё FA.

Centralizimi i theksuar i vendimarrjes në Forcat e Armatosura. Centralizimi i theksuar në institucionin e mbrojtjes ka qenë dhe mbetet akoma një problem i pazgjidhur. Kjo ka bërë që të krijohet një ngarkesë rutinë e jashtëzakonshme në nivelet e larta, e cila ka prodhuar zvarritje të theksuara të proceseve dhe praktikave të punës, mosrealizime apo realizime jocilësore të aktiviteteve, duke krijuar njëkohësisht edhe mosbesim tek vartësit që u takon delegimi i kësaj përgjegjësie, etj. Praktika e NATO-s, ku tashmë jemi anëtarë, na rekomandon zbatimin e konceptit të planëzimit të centralizuar dhe të ekzekutimit të decentralizuar. Kjo praktikë megjithëse pranohet parimisht, kur vjen fjala për tu zbatuar, ka rezultuar shumë e vështirë, sepse prish interesin e individëve apo segmenteve që aktualisht e shfrytëzojnë sistemin aktual për favore të pamerituara. Aq shumë është stimuluar centralizimi saqë edhe për një ushtar apo kapter që të shkojë në një aktivitet jashtë vendit duhet që kandidatura e tij të miratohet nga “aparatçikët” në linjë vertikale deri tek autoriteti më i lartë i Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm, kur krahasuar me praktikat e vendeve të NATO-s, praktika të niveleve të tilla janë autoritet i vetëm i një “travel order” të komandantëve të tyre direkt.

Qëndrueshmëria e strukturës së FA. Një shfaqje tjetër është edhe fakti që ndryshimet e lidershipit shoqërohen me ndryshimin e shpeshtë të strukturave organizative të FA, duke ja hedhur fajin e mangësive të strukturës së vjetër. Është gjëja më e thjeshtë që për mos-suksesin e një elementi të reformës ti hidhet faji

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 44: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

44

strukturës organizative të mbrojtjes. Kjo për faktin se strukturat janë diagrama të vdekura dhe nuk reagojnë. Ata që u japin shpirt strukturave dhe që i bëjnë ato të funksionojnë apo të mos funksionojnë janë njerëzit e aftë apo të paaftë, të cilët janë njëkohësisht të suksesshëm apo fajtorë për këtë. Autoritetet duhet të kuptojnë se ndryshimet e shpeshta kanë ulur moralin dhe kanë krijuar pasiguri, mosveprim dhe tulatje të ndjeshme, të shoqëruar me ulje të performancës së personelit ushtarak të paktën për 10 vitet e fundit. Gjykoj që ndryshimet e shpeshta të strukturave të institucionit të mbrojtjes nuk është praktikë e drejtë, sidomos kur përdoret si qëllim në vetvete.

Ngritja nё sistem e Standardizimit në FA”. Njё nga prioritetet e tjera të FA është arritja e ndërveprimit me NATO-n e cila nënkupton standardizimin apo përafrimin me mënyrat e operimit te Aleancës ku tani jemi pjesë. FA kanë bërë progres në çështjet e standardizimit, por nuk kanë pasur një sistem të institucionalizuar të tij. Vetëm në muajin Nëntor 2009, Ministri i Mbrojtjes lëshoi Direktivën mbi Standardizimin në FA, e cila ngre një sistem funksional të standardizimit në fushën operacionale, në fushën administrative si dhe në atë materiale. Së bashku me direktivën, është bërë një punë e lavdërueshme për përzgjedhjen e një pakete me 200 STANAG/AP për ratifikim në periudhën afatmesme 2009-2014.

Njё nga fushat prioritare tё standardizimit qё pёrbёn njё sfidё tё vazhdueshme ёshtё rritja e kapaciteteve të gjuhës angleze dhe franceze tё personelit ushtarak dhe civil te FA, sidomos në ato pozicione, nivele dhe njësi të deklaruara në NATO apo pozicione kombëtare sipas FG G 0355. Krahas nivelit të gjuhës bazë, kërkohet që ushtarakët tanë të bëjnë përpjeke edhe për kulturën ushtarake gjuhësore, si gjuha operacionale dhe doktrinore, STANAG-et, formatet, definicionet, akronimet, shkurtimet, kodifikimet etj.

Gjithçka më sipër është një panoramë jo-ezauruese e sfidave kryesore nga anëtarësimi në integrim. Arritjet janë shumë pozitive, janë për tu inkurajuar, por mbetet akoma shumë për të bërë. Vlen për tu përmendur se arritjet në fushën e integrimit në NATO nuk kanë ngjyrime politike, ato janë arritje e të gjitha forcave politike, e Forcave të Armatosura, por sidomos e opinionit publik shqiptar dhe e komunitetit ushtarak, të cilët kanë mbështetur në vijimësi anëtarësimin në NATO dhe bashkimin me vlerat Euro-Atlantike të mbrojtjes kolektive.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 45: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

45

Referencat:

1. Albanian Membership Action Plan 2008.2. Planning and Review Process 2007.3. Defence Planning Questionnaire 2008.4. Timetable for Reforms, July 2008.5. Strategjia e Sigurisë Kombëtare, botim i vitit 2004.6. Strategjia Ushtarake, botim i vitit 2006.7. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.8. Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.9. Direktiva Ministeriale e Aleancës 2006.10. Defence Requirement Review, 2007.11. NATO Capability Codes and Statements.

Përtej Strasburg&Kehlit - Sfidat Ushtarake të Pas Antarësimit nё NATO Kolonel Thimi Hudhra

Page 46: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

46

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO

Kolonel Piro AhmetajPërfaqësues Ushtarak i RSH në SHAPE

[email protected]

Abstrakt: Në këtë shkrim mbi “Nivelin e Ambicjes” së Shqipërisë në NATO synohet të zhvillohet një produkt i parë analitik mbi nivelin maksimal të kontributit me kapac-itete ushtarake dhe civile në operacionet e Aleancës, ajo që në termat e Aleancës quhet “level of ambition”, apo me shkurtimin LoA.

Së pari, mendoj se trajtimi i kësaj çështjeje është në kohën dhe vendin e duhur. Autori gjykon që në sfond të LoA-së qëndron Sistemi Kombëtar i Planifikimit të Mbrojtjes, që përbën thelbin e reformës së mbrojtjes për sa i përket arritjes së objektivave kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve të integrimit të plotë në NATO.

Së dyti, në këtë shkrim, autori nuk pretendon se ka zbuluar “Eureka-n”, por tenton të iniciojë një përpjekje për të ngacmuar si “food for thoughts” zhvillimin e njëhershëm të një koncepti, metodologjie dhe mekanizmi funksional të LoA-së. Pra, kjo përbën një hap të parë të domosdoshëm, por që duhet të pasohet nga një përfshirje më e gjerë e të gjithë aktorëve, e studjuesve dhe e kritikëve (oponentëve) që merren me çështjet e sigurisë.

Në këtë shkrim artikulohen në mënyrë të integruar dimensioni konceptual, njerëzor, shoqëror dhe strukturor, me synimin për të zhvilluar, planifikuar dhe për të zbatuar një Nivel të Ambices në nivelin kombetar. Kam dashur të shpreh qartë se ambicja është një element thelbësor i karakterit njerëzor, dhe përtej këtij dimensioni, ambicja për-bën një mekanizëm kompleks që drejton familjen, biznesin, artin, strukturat private/shtetërore, organizmat dhe institucionet kombëtare, rajonale dhe globale.

Në mënyrë racionale, shkrimi nuk flet vetëm për ambicjen në përgjithësi, por “zbret” në tokën shqiptare për ti dhënë përgjigje pyetjes konkrete: Cili do të jetë Niveli i Am-

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 47: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

47

bicjes së Shqiperisë në NATO”. Në këtë shkrim, përveç se janë përshkruar aktorët dhe faktorët që merren me artikulimin e nivelit të ambicjes në nivel kombëtar, është hed-hur dritë edhe mbi faktin që ajo nuk rrok vetëm çështjet ushtarake, por më shumë se kaq; ajo është një ndërmarrje gjithëpërfshirëse me spektër të gjerë kombëtar. Si e tillë, autori e ka dhënë këtë LoA në nivelin e “dokumenteve kombëtare të sigurisë”, pasi kjo ndërmarrje përfshin planifikimin dhe përdorimin e masave politike dhe diplomatike të integruara me kapacitetet ushtarake për të përmbushur detyrimet dhe arritur objektivat kombëtarë të nivelit gjeostrategjik.

Nga ana tjetër, është trajtuar çështja që LoA nuk është thjesht një çështje dëshirash dhe entusiazmi të momentit; ajo përcaktohet në mënyrë racionale si një balancë e barazpeshuar midis objektivave, detyrimeve, mënyrave, burimeve dhe mjeteve në dispozicion. Pra, në këtë këndvështrim, përcaktimi i LoA paraprihet nga një analizë profesioniste që u jep përgjigje pyetjeve (1) kush janë interesat kombëtarë?, (2) kush janë rreziqet që na kanosen?, dhe (3) sa rrezikojmë për të arritur këta objektiva dhe/ose përmbushur ato interesa?

E parë në tërësinë e saj, autori është përpjekur të ndriçojë (duke evituar notat pesimiste) se kjo ndërmarrje shumëdimensionale është sa e lehtë për t’u artikuluar teknikisht, aq sa është e vështirë për t’u planifikuar dhe zbatuar praktikisht. Kjo sepse ajo do të kërkojë sigurisht kohë, energji, njerëz të motivuar dhe me vizion për të projektuar të ardhmen dhe racionalizuar me pragmatizëm përdorimin e burimeve të mbrojtjes. Për më shumë mbi këtë çështje, lexoni më tej ...

Hyrje

Mendoj se kuptimi i përgjithshëm i përkufizimit të “Nivelit të Ambicjes” është i qartë. Nuk ka nevojë të shfletojmë enciklopedi botërore apo kom-bëtare rreth këtij termi. Për më tepër, fokusi i këtij shkrimi nuk do të jetë

thjesht në këndvështrimin teorik dhe konceptual të këtij definicioni, por kryesisht mbi vlerat aplikative të këtij definicioni në situatën aktuale të vendit tonë të pas anëtarësimit në NATO.

Për të ngacmuar mendimin e lexuesit rreth kësaj çështjeje, do të mundohem të bëj një përmbledhje teorike si “food for thoughts”. Është qartësisht e dallueshme që në thelb të konceptit të “nivelit të ambicjes” është fjala ambicje. Në një plan më të

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 48: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

48

thjeshtë, të gjithë e kuptojmë që “ambicja” ka një dimension njerëzor. Çdo njëri me ndërgjegje apo “Homos Sapiens”, nga njerëzit më të thjeshtë e deri tek personalitetet e spikatura, kanë një ambicje të caktuar. Kjo është e ndryshme në kohë dhe në përmbajtje, sepse siç është lehtësisht e dallueshme, ambicja njerëzore zhvillohet në rrethana të ndryshme të përcaktuara qartë në “Piramidën e Masllow-it”. Pra, ambicja është një tipar njerëzor, dhe si e tillë, ajo lind dhe vdes bashkë me njeriun.

Dëshiroj të sqaroj gjithashtu se ambiciet nuk janë “ëndrra”, dhe aq më keq, nuk janë “ëndrra” me sy hapur…. Kjo e vërtetë universale që karakterizon dimensionin njerëzor, interpretohet mrekullisht me filozofinë e fjalorit popullor me shprehjen “t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”. Përtej dimensionit njerëzor të ambicjes së një personi të vetëm, ambicja dhe niveli i saj është një mekanizëm që drejton edhe grupimet e njerëzve të formave nga më të ndryshme, si familjen, biznesin, struktu-rat private dhe shtetërore, organizmat dhe institucionet kombëtare, rajonale dhe globale. Pra, ambicja është një mekanizëm që jo vetëm përshkon, por edhe drejton në mënyrë të dukshme dhe të padukshme të gjithë spektrin e aktivitetit të shoqërisë njerëzore.

Në rastin tonë, të përcaktimit të LoA të një vendi anëtar i NATO-s, mund të shtojmë se artikulimi i nivelit të ambicjes në nivel kombëtar është një ndërmarrje gjithëpërf-shirëse; pra ajo nuk i përket as një njeriu apo një institucioni të vetëm. Ajo përfshin planifikimin dhe përdorimin e masave politike, diplomatike, ekonomike, financiare, të integruara me kapacitetet ushtarake, për të përmbushur detyrimet dhe arritur objektivat kombëtare të nivelit gjeostrategjik. Kështu, LoA është balanca ndërmjet objektivave, detyrimeve, mënyrave, burimeve dhe mjeteve. Nga një këndvështrim teorik, LoA paraprihet nga një analizë e profesionistëve të fushave të mësipërme për tu dhënë përgjigje tre pyetjeve themelore (1) kush janë objektivat dhe interesat tona?, (2) kush janë rreziqet që presim?, dhe (3) sa rrezikojmë për të përmbushur

objektivat dhe interesat tona?

Nisur nga logjika e mësipërme, le të kthe-hemi tek objekti i temës: kush është “niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në nATO ? Para se të shkojmë në mënyrë graduale tek thelbi i kësaj çështje, mendoj se ashtu si në çdo lloj “biznesi”, mbetet e nevojshme të konsi-derojmë dhe tu japim përgjigje një numri të konsiderueshëm pyetjesh. Pra, duhet të

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 49: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

49

konsiderojmë të dy palët që përfshihen në këtë çështje, dhe në mënyrë më specifike, njëra palë është NATO dhe pala tjetër është Shqipëria.

Konkretisht, më poshtë po trajtojmë disa faktorë, të cilët përbëjnë në fakt faktorët udhërrëfyes si të NATO-s ashtu edhe të Shqipërisë, nga pikëpamja konceptuale, strukturore, operacionale dhe burokratike. Në këtë rrjedhë logjike do të konsid-erojmë përciptas edhe kush është historiku, realiteti, sfidat, e ardhmja dhe niveli i ambicjes së NATO-s, dhe i Shqipërisë si vend anëtar i saj. Gjykoj që nëpërmjet kësaj përqasjeje do të arrijmë që në fund të kemi një panoramë shumë më të qarte dhe më të plotë të LoA.

“nATO Sot” dhe niveli i Ambicjes së saj

a. Backgraund i shkurtër mbi gjendjen dhe sfidat e “NATO Sot”

Nuk është objekt i këtij shkrimi, dhe për më tepër nuk është racionale të merremi me historikun e NATO; pse u krijua, kur u krijua, dhe kush ka qënë roli i Aleancës në periudhën 1949-1990? Për këtë janë realizuar me dhjetëra shkrime dhe mendoj se veçanërisht audienca ushtarake është shumë e informuar. Megjithatë, ajo që mbetet shumë e rëndësishme dhe që ja vlen të qartësohet është “pse-ja” e përdorimit të termit “NATO Sot”?

Besoj se kam mirëkuptimin e të gjithe audiencës së Revistës Ushtarake, por edhe të gjithë opinionit ushtarak, kur shprehem se “NATO Sot” – është një togfjalësh krejt ndryshe në formë dhe sidomos në përmbajtje, në krahasim me “NATO Dje”, duke nënkuptuar Aleancën e kohës së Luftës së Ftohtë. Ka ndryshuar ndjeshëm (por jo plotësisht) mjedisi dhe faktorët e sigurisë, dhe bashkë me to ka ndryshuar mbi të gjitha edhe natyra e rreziqeve. Me terminologjinë e strategjisë, mund të shprehemi se kjo është “NATO Tjetër”, pasi kanë ndryshuar tërësisht dhe qartësisht harta gjeo-politike dhe bashkë me të edhe aktorët e sigurisë globale.

Kemi realisht një “NATO Tjetër”, pasi si asnjëherë në historinë e saj, ajo ka përjetuar dhe po përjeton një dinamikë transformimesh dhe realitetesh të reja, që jo vetëm e ka përtëritur Aleancën e Atlantikut të Veriut, por edhe e ka mbajtur atë në “tregun e kohës”, duke e faktorizuar si Aleanca më e fuqishme e globit në fushën e sigurisë.

Pa larguar vëmendjen nga subjekti i shkrimit, më duhet të nënvizoj faktin se me gjithë këto ndryshime të Aleancës, Neni 5 i Traktatit të Washingtonit vazhdon të mbetet themeli i ekzistencën e Aleancës. Kritikët shkojnë shumë më përtej kësaj, dhe shtojnë (gati me ironi) se ky nen vazhdon të mbetet “vetë arsyeja” e ekzistencës së NATO-s.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 50: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

50

Është e vërtetë se arsyet themelore për të cilën u krijua NATO janë kapërcyer tashmë qysh para 20 vjetësh, së bashku me rrëzimin e Murit të Berlinit.

Në këtë këndvështrim, kritikët shtrojnë pyetjen: ndërsa faktorët gjeo-strategjikë ekz-istojnë për ta ndryshuar tërësisht NATO-n, përse atëherë nuk fillohet me ndryshimin e këtij neni? Në këtë kontekst, ky nen vazhdon të konsiderohet me të drejtë si një “patate e nxehtë”, pasi kritikët shtojnë se ndryshimi i tij mund ketë efektet e “kutisë së Pandorës”. Prandaj, Aleanca ka ndërhyrë në forma të tjera më të tërthorta (p.sh rishikimi i Konceptit Strategjik të Aleancës, Direktiva Gjithëpërfshirëse e Rigës (Riga CPG), etj, duke evituar ndryshimin e Traktatit bazë të Washingtonit, i cili vazhdon të mbetet Kushtetuta e NATO-s.

Kështu, për herë të parë pas luftës së ftohtë u hartua Koncepti Strategjik i Aleancës i vitit 1999, i cili konsideroi procesin e zgjerimit, faktorët e sigurisë globale dhe “legjitimoi” daljen e NATO-s përtej nenit 5; ose me termat e temës, ligjëroi zgjerimin e kufijve të ambicies së Aleancës. Mbas “shock-ut” të 11 Shtatorit, të gjithë aktorët dhe faktorët e sigurisë globale u fokusuan tërësisht në ri-vlerësimin e sistemit të sigurisë (koncepteve, strukturave, infrastrukturave, pajisjeve, procedurave). Kështu, përveç rishikimit të strukturës së kohëpaqes (PE Review), NATO ka iniciuar tashmë edhe rishikimin e Konceptit Strategjik të Aleancës. Sekretari i ri Aleancës, Z. Rasmussen, ka ngritur një grup ekspertësh të përbëre nga personalitete mjaft të njohura në arenën Euro-Atlantike, të drejtuar nga e mirënjohura për opinionin shqiptar, Znj. Albright. Vlen të theksojmë se Koncepti i ri i Aleancës do të zhvillohet para së gjithash nga nevoja për të ri-dimensionuar Aleancën në ballafaqimin me sfidat e kohës, dhe para së gjithash artikulimin e një Niveli të ri të Ambicies së Aleancës.

Në këtë kuadër, është parashikuar në axhendën e grupit të punës që të realizohet në datat 13-14 dhjetor në Tiranë aktiviteti “Regional Conference on NATO’s New Stra-tegic Concept: “A view from Western Balkans”, ashtu siç do të zhvillohet në të gjitha kryeqytetet e Aleancës. Përveç axhendës së takimeve të këtij grupi, në website-in e NATO është hapur një rubrikë e posaçme për këtë çështje (NATO’s New Strategic Concept).

Ndërkohë që mbetet shumë për të bërë, janë qartësuar më së shumti faktorët që mbeten për t’u konsideruar dhe ri-dimensionuar në këtë koncept.

Neni 5 do të vazhdojë të mbetet “gur themeli” për Aleancën. Pa përsëritur ato që përmendëm më lart në lidhje me këtë çështje, ky nen do të “rikonceptohet”, sikurse është cilësuar nga ish-SACEUR, Gjenerali Cradock, ai do të këtë një “kuptim të ri”,

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 51: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

51

pasi do të mundësojë angazhimin e NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe krizave nëpërmjet pjesëmarrjes në operacione të paqes (PK dhePSO) etj. Çështje madhore të tilla si Ndarja e Kostos për operacionet e drejtuara nga NATO, rishikimi i Konceptit të Forcës së Reagimit të Shpejtë (NRF) dhe krijimi i mekanizmave që lejojnë përdorimin e saj të shpejtë jashtë misioneve të mirëfillta të nenit 5, nevoja për kapacitete të ndërveprueshme, koncepti i Aleancës për policimin ajror, koncepti i ri logjistik i Aleancës – janë çështje në krye të axhendës që do të marrin përgjigje të plotë me zhvillimin e konceptit të ri.

Koncepti i “Dyerve të Hapura” dhe i kontributeve “përtej ombrellës” do të mbeten çështje jetësore për Aleancën. Mbas viteve 1990, kur realiteti gjeopolitik po ndry-shonte me shpejtësi, NATO si një instrument me përqasje perëndimore, realizoi me shpejtësi dy procese, nëpërmjet shprehjes në terma ekonomike të të cilëve, ajo dominoi “tregun e punës në fushën e sigurisë”:

• Së pari, një proces transformimi të gjithanshëm politik duke dominuar faktorët politike & ushtarake në zonën Euro-Atlantike. Kjo u kurorëzua praktikisht me iniciativën e PfP, e cila frymëzoi dhe promovoi afrimin “de fakto” midis perën-dimit dhe lindjes;

• Së dyti, dalja “përtej kufijve të ombrellës”, e cila siç dihet u kurorëzua qartësisht me fushatën historike të Kosovës, si dhe me pjesëmarrjen në operacionet e mbështetjes së paqes kudo në botë.

Të dyja këto procese e faktorizuan Aleancën e Atlantikut të Veriut si aktorin numër një në botë në fushën e sigurisë. Për më tepër, ato konsiderohen baza e besuesh-mërisë së Aleancës.

Koncepti i ri i Aleancës do të konsiderojë padyshim edhe “përqasjen Obama dhe qëndrimet e SHBA-së” për sfidat globale dhe kapërcimin e tyre. Është e panevojshme të shtojmë këtu rolin e padiskutueshëm të SHBA-së në NATO. Mjafton të përmendim faktin se më shumë se 70% e kontributeve ushtarake dhe e buxhetit të përbashkët të Aleancës mbulohen nga SHBA. Në këtë këndvështrim, koncepti i ri strategjik do të konsiderojë Afganistanin, por jo vetëm atë, si një operacion vendimtar për fatin e operacioneve të Aleancës në të ardhmen.

Zgjerimi i NATOs nëpërmjet politikës së dyerve të hapura si dhe roli i Francës do të gjejnë pasqyrim të veçantë në konceptin e ri strategjik të Aleancës. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se, ndërsa zgjerimi si ndërmarrje politike ka qënë i suksesshëm, bashkë me zgjerimin janë shtuar ndjeshëm edhe sfidat për ta mirëmenaxhuar këtë

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 52: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

52

“makinë gjigande”. Ndërkohë, kujtojmë vështirësitë specifike që vijnë nga modeli i “vendimmarrjes me konsensus” e deri tek mekanizmi burokratik i Aleancës, etj.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për përfshirjen në koncept të ndryshimit të natyrës së kërcënimeve dhe të bashkëpunimit me BE, sipas marrëveshjes “Berlin Plus”. Rinovimi i Aleancës është i domosdoshëm për t’u adresuar më mirë ndaj kërcënimeve të sotme. Të njejtën gjë mund të themi edhe për marrëdhëniet me Rusinë pas eksperiencës së Gjeorgjisë dhe një gatishmëri e ndërsjelltë për një dialog intensiv me NATO-n.

NATO do të vazhdoje të mbetet një organizate politiko-ushtarake, por roli i kompo-nentit ushtarak do të jetë patjetër i një rëndësie jetësore. Kontributet, përtej atyre ushtarake, do të kenë në thelb konceptin tre-dimensional 3D (Diplomacy, Defense and Development). Në këtë koncept do të konsiderohen edhe problematika për kapacitetet, cilësinë e ndërveprimit, përballimin e kostove sipas parimit të “cost sharing” etj.

Kriza financiare me të cilat po ndeshen vëndet e Aleancës dhe ulja e buxheteve të mbrojtjes është tashmë një realitet. Kjo në pamje të parë rrezikon përmbushjen e ob-jektivave ushtarake, dhe në një plan më të gjerë, kufizon nivelin e ambicjes të saj.

Po ashtu, për audiencën e kësaj reviste dhe komunitetin jashtë saj që merret me çështjet e sigurisë së NATOs, përpjekje po bëhen për të përmirësuar komunikimin strategjik të Aleancës për të rritur imazhin dhe kredibilitetin politik dhe ushtarak të saj, si faktor stabiliteti ndaj sfidave të reja të mjedisit asimetrik në nivel rajonal e global.

b. Një përmbledhje e LoA të “NATO Sot”

Në nivelin strategjik, LoA është një vlerësim zyrtar dhe profesionist mbi kërkesat, kapacitetet dhe mundësitë ushtarake të Aleancës. Si një ndërmarrje e tillë, LoA është një proces dinamik, i cili rishikohet normalisht çdo 4 vjet në nivel ministeriali të mbrojtjes. Më poshtë po rendisim disa konsiderata përmbledhëse të miratuara në Ministerialin më të fundit të NATOs, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në LOA.

Vendet e NATO-s duhet të jenë në gjëndje të marrin pjesë njëherësh në një numër më të madh operacionesh të shkallës më të vogël (SJO) se në të kaluarën. Në thelb, kjo përbën një evulim të çështjes së nivelit të ambicjes në termat e planifikimit, pra theksi do të vihet tek operacionet e shkallës më të vogël. Nga ana tjetër, pa asnjë dyshim Aleanca do të vazhdojë të mbetet në gjendje të zhvilloje operacione të një shkalle më të gjerë.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 53: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

53

Vitet e fundit NATO ka ndërmarrë ndryshime themelore në kontekstin e organizmit të saj. Për të përmbushur nivelin e ambicjes të Shekullit 21, ajo po përmirëson më tej Sistemin e Planifikimit të Forcës. Në Ministerialin e Bratislavës, Ministrat e Mbrojtjes së 28 vendeve aleate miratuan direktivën mbi “Procesin e Planifikimit të Forcës”. Kjo direktivë shpreh me fjalë të tjera se Si do të përmbushet LoA e NATO-s? Në direktive cilësohet se procesi i planifikimit të Aleancës do të përmirësohet më tej, për të siguruar që NATO të jetë e aftë të marrë pjesë në një numër më të madh operacionesh të shkallës më të vogël (SJO) në krahasim me të kaluarën. Kjo Direktivë synon gjithashtu edhe që NATO të përmirësoje cilësisht sistemin dhe metodologjinë e bashkëpunimit me aktoret e tjerë si OKB, BE, OJQ-të, etj.

Sistemi i Planifikimit të Mbrojtjes së Aleancës është një element themelor, nëpërmjet të cilit vendet anëtare përcaktojnë nivelin e tyre të ambicjes (LoA), për të “përm-bushur” avantazhet e tyre politike dhe ushtarake, nëpërmjet kontributeve në opera-cionet e sigurisë kolektive të Aleancës.

Nga ana tjetër, përcaktimi i LoA ka për qëllim të sigurojë aktorët strategjikë të vendeve të NATO se Aleanca zotëron forcat, asetet, facilitetet dhe kapacitetet për të përmbushur të gjitha detyrat/angazhimet e saj (LoA). Kjo më tej detajohet duke përfshirë kapacitetet e kohës së paqes së NATO-s dhe ato të vendeve anëtare.

c. Kontributet (LoA) aktuale të vendeve të NATO etj në ISAF

Dihet nga të gjithë që misioni ISAF në Afganistan është sfida dhe prioriteti numër një i Aleancës. Në kontekstin e këtij shkrimi, mendoj se ISAF, është shëmbulli ku ndërthuren të gjithë faktorët që përcaktojnë LoA e të gjithë vendeve të NATO për të deklaruar, planëzuar dhe aplikuar në operacion kapacitetet e tyre operacionale. Tabela e mëposhtme jep në thelb nivelin e Ambicies të çdo vendi, dhe në mënyrë të përbashkët edhe Nivelin e Ambicies së Aleancës.

Sa më lart1, duhet të ngacmojë dhe ndihmojë analistët, planifikuesit dhe vendimmarrësit për të pasur një pikture realiste të angazhimeve (LoA) të vendeve të NATO-s në ISAF.

1 Website i NATO-s, http\\www.nato.int

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 54: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

54

Shqipëria dhe niveli i saj i ambicjes në nATO

a. Eksperienca e Shqipërisë dhe Niveli i Ambicjes në periudhën PfP

Për të qëndruar në linjën logjike të shkrimit, pra të LoA të Shqipërisë në NATO, mendoj se është me vend të japim një “background” të shkurtër të marrëdhënieve NATO–Shqipëri. Më tej do të fokusohemi në kontributet operacionale dhe mësimet e nxjerra, etj.

Mbas aplikimit dhe anëtarësimit në inisiativën PfP në vitin 1994, niveli i marrëdhënieve me NATO-n u rrit cilësisht në dy procese themelorë: në atë të PARP-it në vitin 1996, dhe në atë të MAP-it në vitin 1999 pas marrjes së statusit ”aspirant” në Samitin e Washingtonit. Në këto procese, mund të themi padyshim, se Shqipëria ka realizuar një performancë të vlerësuar me statusin e vendit PfP, duke akumuluar një eksperiencë të vlefshme, e cila ka shërbyer për të konsideruar, artikuluar, planifikuar dhe materializuar nivelin e ambicjes së vendit tonë në të ardhmen. Në këtë kontekst, më poshtë po paraqesim disa konkluzione përmbledhëse:

• Ky proces dhe kjo experiencë historike ka qenë, para së gjithash, një mekanizëm i ndryshimit të gjithë mjedisit politik, kushtetues, administrativ dhe infrastrukturor të vendit,

• Pjesëmarrja në operacione ka bërë që, përveç të tjerave, të krijojë imazhin e Shqipërisë: nga një vend që konsumon, në një vend që prodhon siguri. Si e tillë, kjo politikë ka luajtur një rol të konsiderueshëm në anëtarësimin në Aleancë.

• Ky proces, këto dokumente, gjithë intensiteti dhe format e bashkëpunimit, kanë nxitur dhe promovuar klimën e besimit reciprok (CSBM), duke përmirësuar kështu në mënyrë të veçantë mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

• Përveç te tjerash, është zhvilluar një elitë ushtarakësh dhe civilë profesionistë të mbrojtjes, të cilët janë në gjendje të marrin pjesë, konkurojnë, përfaqësohen dhe negociojnë me të gjithë homologët e vendeve dhe organizmave të tjera aleate.

• Është përmirësuar dukshëm imazhi dhe performanca e njësive të FA brënda vendit, nga një force konsumuese në një force kontribuese në shërbim të qytetarëve,

• Kontributi për thellimin e reformës së mbrojtjes; duke reduktuar FA nga një forcë prej 115.000 vetësh në vetëm 14.000 personel. Dhe përtej kësaj, ndryshimi nuk ka qenë vetëm në numër, por edhe në cilësi, duke përafruar sistemin e planifikimit

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 55: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

55

të mbrojtjes kombëtare me standardet e vendeve perëndimore. Kështu, mundet të thuhet se është realizuar një reformë e gjithanshme dhe e thellë në FA dhe është në përmirësim Sistemi i Planifikimit të Mbrojtjes.

Në planin e kontributeve operacionale (ushtarake). Siç dihet, vendi ynë ka kon-tribuar për herë të parë në operacionin në Bosnje&Hercegovinë, fillimisht me rreth 35 ushtarakë në vitin 1996. Mendoj se ky kontribut, përveç se një datë historike, është një ndërmarrje që materializoi vullnetin zyrtar të Shqipërisë për integrim në strukturat e sigurisë kolektive. Më tej, edhe pas “shok-ut” të vitit 1997, Shqipëria va-zhdoi të kontribuojë, duke mos e ndërprerë përqasjen dhe aspiratën mbarëpopullore për integrim. Kështu, vendi ynë iu bashkua menjëherë kontributeve të operacioneve të Aleancës në Afganistan, dhe më tej të Koalicionit të Vullnetit në Irak, etj. Niveli maksimal i pjesëmarrjes me personel në prag të anëtarësimit të plotë (fund i vitit 2008) arriti me rreth 450 trupa, si dhe një total me më shumë se 6000 ushtarakë shqiptare që kanë në operacionet jashtë vendit. Ja disa nga mësimet e nxjerra në këto angazhime:

• Shqipëria ka realizuar një kontribut operacional të vlerësuar në këto operacione. Në saj të këtyre kontributeve, Shqipëria është cilësuar si “një vend që prodhon siguri nga një vend që konsumonte siguri”, e cila ka transformuar imazhin e përmbushjes së detyrimeve të anëtarësimit në Aleancë.

• Kontributet Ushtarake të FA të RSH kanë luajtur një rol vendimtar në anëtarësimin në NATO, dhe për këtë ato janë vlerësuar ndër aktorët strategjik më të rëndë-sishëm në vend, dhe si “ambasadorë të paqes”.

• Kontributet, kryesisht ushtarake dhe në disa raste edhe financiare, kanë lënë mesazhin se vendi ynë i njeh përgjegjësitë dhe e ka vullnetin politik që të përf-shihet në të gjithë spektrin e operacioneve.

• FA të RSH kanë përfituar një eksperience cilësore në ballafaqimin me realitetin e operacioneve dhe cilësinë e ndërveprimit me vendet e NATO-s.

• Kontributet operacionale kanë qenë tërësisht të organizuara në bashkëpunim me partnerët strategjikë, por njëkohësisht edhe të ndërvarura nga bashkëpunimi bilateral.

• Mungesa e kapaciteteve për të realizuar më vehte mbështetjen logjistike.

• Mungesa e njohjes se Rregullave të Angazhimit (ROE) në operacion.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 56: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

56

Në konkluzion të sa më sipër, kontributi i RSH me forca ushtarake në operacionet e NATO-s si vend partner përbën një fillim të mbarë të kontributeve ushtarake në formën e nivelit të ambicjes. Mund të themi që, edhe pse ato ishin të orkestruara në logjiken principiale të konceptit të sotëm të nivelit të ambicjes; ato mund të konsiderohen si niveli ynë i ambicjes i periudhës së PfP-së. Do të duhej një analizë e gjatë dhe e natyrës shumë kritizere për të analizuar nëse anëtarësimi mund të ishte arritur më parë? A mund ti kishim bërë më mirë gjërat? A mundet të ishin përdorur më mirë burimet e mbrojtjes? etj. Megjithatë, “fitimtarët” nuk gjykohen, dhe anëtarësimi është një fitore historike e gjithë shqiptarëve.

b. Kontributet (LoA) e Shqipërisë pas anëtarësimit: Janë të njohura dhe të vlerësuara përpjekjet e Shqipërisë për pranimin në Aleancë, përpjekje të cilat u kurorëzuan me anëtarësimin e plotë në Samitin e Strasburg&Kehlit – në Prill 2009. Kjo arritje, për t’u kthyer drejtpërdrejt tek tema, mbetet në thelb politike dhe strategjike. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që sfida e përmbushjes së angazhimeve ushtarake mbetet akoma e hapur. Kështu, është i njohur fakti se vendi ynë shprehu një ambicje të vlerësuar në Samitin e pranimit duke prezantuar një paketë ambicioze kontributesh kombëtare. Kjo paketë në total kapërcenin karakterin e kontributeve vetëm ushtarake (njësi ushtarake, ndërtime shkollash dhe kontribute financiare). Ajo që mund të shtoj, nisur edhe nga eksperienca personale si NMR në Komandën Supreme të Aleancës në Evropë (SHAPE), është se vendi ynë ka një performance në rritje në drejtim të kontributeve. Mbas Samitit, jo vetëm është rritur ndjeshëm pjesëmarrja në sasi (një kompani, një ekip mjekësor 20 vetë, 5 vetë në shtabin e ISAF-it, 4 vetë në KFOR dhe parashikohen edhe dy vetë në NTM Irak), por edhe po përmirësohet cilësia e pjesëmarrjes, njihen më mirë problematikat e mbështetjes dhe zbatimi i Rregullave të Angazhimit (ROE), si dhe përmbushja e angazhimeve nëpërmjet sistemit planifikimit operacional të Aleancës, etj.

Konkretisht, kontributet aktuale të FA të RSH në Afganistan përbëhen nga: një kompani këmbësorie e BrRSH me 112 vetë dhe një kompani e Regjimentit Komando (RK) me 110 vetë, të dislokuara në Herat; 1 togë e Br RSH prej 22 vetë në Kabul, si dhe 5 oficerë dhe n/oficerë në shtabet e komandës së ISAF-it. Është ne procesin e dislokimit një ekip prej 20 vetësh (mjekë dhe ndihmës mjekë). Gjithashtu janë duke u vlerësuar kërkesat nga SHAPE për mbështetjen e Policisë Afgane, mbështetja me ekspertë stërvitje për artilerinë etj. Shtojmë këtu edhe vullnetin e Qeverise për ndërtimin e 8 shkollave dhe dhënia e 100 bursave studimi për studentët Afganë. Në një vlerësim më të gjerë, të problematikave operacionale që po ndesh NATO në

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 57: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

57

Afganistan, kjo paketë kontributesh (LoA) e vendos vendin tonë në një pozitë mjaft ambicioze dhe shumë të vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Në këto kontribute nuk janë konsideruar kontributi me një ekip prej 12 vetë i Grupit të Shkatërrimit të Eksplozivave (EOD) në Bosnje-Hercegovinë, një oficer shtabi në Operacionin Althea (BE) si dhe kompania e këmbësorisë me 63 vetë në CHAD në kuadër të UN-it (EUFOR TChad/RCA).

Siç shihet nga tabela me të dhënat krahasuese të kontributeve të vendeve të NATO-s në ISAF, aktualiteti dhe tendenca e kontributeve të vendit tonë është i vlerësuar. E parë në këtë kontekst mundet të përsërisim se kjo pakete kontributesh, ose me ter-mat e temës ky nivel i ambicjes e nderon shumë pozitën e vendit tonë në strukturat e sigurisë kolektive. Më tej, sfidat përpara janë të natyrës teknike: si mbështetja logjistike, procesi planifikimit dhe materializimit të angazhimeve etj.

Perfundime dhe Rekomandime mbi LoA

a. Përmbledhje dhe rekomandime konceptuale

Siç dihet, NATO është një “komunitet vullnetar” i vendeve, që përveçse ndajnë vlera dhe pikëpamje të përbashkëta për sigurinë, kanë rënë gjithashtu dakord të konsiderojnë, vlerësojnë, planëzojnë dhe zgjidhin në mënyrë të përbashkët çështjet e tyre të sigurisë. Në këtë kontekst, NATO nuk është dhe nuk ka “instrumenta de-tyrues”. Çelësi i saj është arritja e konsensusit. Problematikat në realitetin praktik të një “NATO Tjetër” artikulohen si problematika të diferencave midis vullneteve dhe angazhimeve politike e kapaciteteve ushtarake të përdorshme në operacionet e Aleancës. Në këtë kontekst, NATO po tenton që, në mungesë të “instrumenteve detyruese”, të ngrejë instrumenta (qoftë edhe konceptuale) të cilat i konsiderojnë dhe u japin zgjidhje këtyre problematikave.

Kështu, Samiti i Stambollit zhvilloi Konceptin e Kapaciteteve Operacionale (Istabull Capability Concept), ai i Rigës zhvilloi Direktivën Gjithëpërfshirëse Politike (Com-prehensive Political Guidance) për të nxitur vendet të arrijnë të zhvillojnë 40 % të komponentit tokësor të FA të jenë dislokueshme (të organizuara, trajnuara, e të pajisura, etj) dhe 8 % të këtyre kapaciteteve operacionale të jenë angazhuara njëherësh në operacionet e NATO-s. Këto shifra, së bashku konceptin e përdoruesh-mërisë (NATO Usability Concept), nxorrën në dritën e diellit domosdoshmërinë e transformimit të Aleancës në tërësi dhe të FA të vendeve të NATO-s në veçanti. Kjo, thjesht pasi në të dy rastet, ballafaqimi me këto koncepte, çfaqte probleme të cilat

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 58: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

58

do të duhet kohë dhe resurse për t’u kapërcyer. Kështu pra, koncepti LoA, është në të njëjtën kohe një mekanizëm për thellimin e reformave të mbrojtjes. Të gjitha vendet e NATO-s artikulojnë me entuziazëm se FA kanë kapërcyer konceptin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre vetëm për një “ditë të keqe”. Natyrshëm lind pyetja: Sa përqind janë forcat të përdorueshme ? Kjo ngelet një sfidë jo vetëm për vendin tonë.

Në tërësinë e asaj sa përshkruam më lart, niveli i ambicjes i vendeve individuale të Aleancës ka impakt të drejtpërdrejtë në Nivelin e Ambicies së Aleancës në tërësi. Nuk ka dyshim, që fuqia e Aleancës dhe bashkë me të edhe Niveli i Ambicjes së saj nuk është gjë tjetër veçse një shumatore e LoA të vëndeve anëtare të saj. Pra në këtë kontekst LoA i Aleancës, është fuqia ushtarake e saj për të kontribuar njëherësh në disa operacione të drejtuara nga ajo.

Siç dihet, NATO nuk është institucion bankar apo financiar (nuk është dhe nuk ka bankë). NATO gjithashtu në vetvete nuk ka personel të sajin (ushtarak apo civil të saj). E gjithë struktura e kohëpaqes (PE) dhe ajo që demonstrohet në operacione është vetëm një shumatore e 28 vendeve (+ atyre partnere) që me vullnet kontribuojnë në këto operacione.

Siç përmendet edhe në pjesën e hyrjes, përkufizimi i nivelit të ambicieve nuk është as i ri, as i ndërlikuar. Në këtë kontekst, ri-përsërisim se nuk ka një “formulë të artë”, sistem, metodologji, apo proces për llogaritjen e LoA për çdo vend. Të përcaktosh ekzaktësisht LoA-në e një vendi, është aq e pamundur, sa e pamundur është të vlerësosh ekzaktësisht “oreksin e një njeriu” për ajër, ushqim, karrierë, etj. Nga ana tjetër duhet të nënvizojmë që LoA përfaqëson pikësynimet, qëndrimet dhe anga-zhimet politike, dhe në këtë logjike, zgjidhjet dhe kontributet ushtarake janë vetëm instrumenti për t’i përmbushur ato.

Niveli i ambicjes ushtarake të një vendi për NATO-n është ambicja për influencë që çdo vend dëshiron të realizojë nëpërmjet prezencës ushtarake dhe civile dhe kon-tributeve në operacionet e ndërtimit të paqes etj. Prezantimi i Nivelit të Ambicjes ka, krahas të tjerave, edhe “dimensionin e tregut” që realizohet nëpërmjet negoci-atave; me fjalë të tjera të arrish ambiciet është njëlloj si të dalësh “fitimtar” me sa më pak kredite. Kjo shtron nevojën për ekspertë dhe negociatorë që të jenë të aftë jo vetëm të artikulojnë ambicjet, në përputhje me detyrimet dhe mundësitë, por edhe synojnë arritjen e objektivave me kosto sa më të ulët. Pra kështu LoA, është instrument nëpërmjet të cilës çdo vend negocion apo “jep dhe merr”, dhe si në çdo proces negociatash, në fund “të gjithë dalin të fituar”.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 59: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

59

Më poshtë, po paraqesim në mënyrë të përmbledhur elementët që kanë ndikim në Nivelin e Ambicjes të çdo vendi të NATO:

• Niveli i Ambicjes është një ndërmarrje politiko-ushtarake e nivelit strategjik.• Statusi aleat i anëtarit është një mekanizëm që ka peshë të jashtëzakonshme

gjeostrategjike. • Kontributet kombëtare nuk janë vetëm kapacitete ushtarake. • Përqasja më racionale është zhvillimi i një pakete të vetme forcash dhe jo njësi/

kapacitete te ndara për secilin nga organizmat ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

• Kontribute më njësi të vogla (racionale) në vend të njësive operacionale të mëdha.

• Përcaktimi i prioriteteve për kontribute për të mbështetur interesat gjeostrategjike.

• Përmirësimi i Sistemit të Planëzimit të Mbrojtjes (në tërësi) dhe atij të planifikimit operacional (në veçanti).

b. Një paketë afatshkurtër dhe afatmesme e LoA të RSH

Në rastin e vendit tonë, sfida e artikulimit dhe aplikimit të LOA, nga pikëpamja ushtarake është në thelb vetë sfida e përmirësimit tërësor të Sistemit të Planëzimit Operacional të FA të RSH, me qëllim shkëputjen plotësisht nga ”modeli i mëvehtë-sisë” dhe e aplikimit të Sistemit të Sigurisë Kolektive të Aleancës. Nëse faktorët dhe mësimet e nxjerra do të vlerësohen në mënyrë të integruar, përcaktimi i Nivelit te Ambicjes nga pikëpamja ”vetëm teknike” është sigurisht një ndërmarrje e lehtë.

Sa më lart, ri-përsëris për lexuesin se në praktikë planifikimi dhe aplikimi i LoA, është një ndërmarrje cilësore dhe mjaft e vështirë. Ajo në thelb shpreh cilësinë e Sistemit të Planifikimit të Mbrojtjes. Në këtë kontekst, në planin afatshkurtër, personalisht vlerësoj se vendi ynë, edhe për shkak te disa kufizimeve shtesë në resurse, e ka pothuaj të pamundur që të rrisë sasinë dhe cilesinë e kontributeve, që me fjalë të tjera do të thotë të planifikojë dhe aplikojë zyrtarisht një paketë zyrtare ambiciesh (LoA). E gjithë përpjekja në planin afatshkurtër dhe afatmesëm (4-5 vitet në vijim), vlerësoj që të synojë përpjekje të gjithanshme për të përmbushur detyrimet dhe standardet ushtarake të sistemit të planifikimit të mbrojtjes për anëtarësimin “de jure”. Konkretisht, rekomandoj se është racionale që, në vend të përgatitjes të një pakete konkrete zyrtare (LoA) të qëndrueshme dhe racionale, vendit tonë do t’i duhet të kapërcejë sfidat e mëposhtme:

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 60: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

60

• Shkëputja nga koncepti i mëparshëm PfP dhe angazhimet bilaterale dhe “sjellja” si vend anëtar që njeh, merr përsipër dhe përmbush detyrimet që burojnë nga koncepti i sigurisë kolektive. Në mënyrë me të drejtpërdrejtë, sfida numër një mbetet përmirësimi i strukturave, infrastrukturave, pajisjeve, sistemit të menax-himit të personelit, dhe të procedurave që i përgjigjen detyrimeve të sistemit të sigurisë kolektive.

• Krijimi i mekanizmave të planëzimit të mbrojtjes dhe strukturave të planëzimit operacional që angazhohen çdo ditë (daily basis) me Aleancën, duke materiali-zuar ambicjet ushtarake të RSH.

• Përmirësimi tërësor i Sistemit të Planëzimit Operacional të FA, me qëllim shkëputjen plotësisht nga ”modeli i mëvehtësisë” dhe aplikimin e Sistemit të Sigurisë Kolektive të Aleancës, mbështetur në Direktivën 807 të ACO, Defense Planning Questionare (DPQ), Force Goals (FG) dhe Defence Review. Produkt i këtij procesi do të jetë materializimi i angazhimeve ushtarake në fushën op-eracionale të marra gjatë ”Force Generation Conference” dhe Konferencave të tjera të gjenerimit të forcave që organizon Komanda Supreme e Aleancës për Operacionet në Evrope (SHAPE).

• Në të njëjtën kohë, konsiderimi i konceptit të LoA, si një mekanizëm për përmirësimin e strukturave, infrastrukturave, pajisjeve, sistemit të menaxhimit të personelit, dhe të procedurave standarde që i përgjigjen detyrimeve të sistemit të sigurisë kolektive të Aleancës.

• Njohja nga strukturat teknike të planifikimit strategjik në MM/SHP dhe Komanda Operacionale (psh JFC Brunsuum për ISAF) ku dërgohen kontingjentet tona, të Rregullave të Angazhimit (ROE) për kontingjentet pjesëmarrëse.

• Përmirësimi i mëtejshëm i cilësive të kapaciteteve operacionale të njësive kon-tribuese të FA.

• Zhvillimi i një pakete të vetme forcash me kapacitete kryesisht të vogla (niche) që të mbështesin ambicjen e Shqipërisë (njësi speciale, PU, xheniere, mjekësore, etj).

• Përmirësimi i mbështetjes logjistike në teatrin e operacionit, duke konsideruar kushtet specifike, motin, stinët, etj. Qoftë edhe në rastin kur përkohësisht pjesë-marrja realizohet nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, duhet tu jepet autoritet drejtuesve të njësive tona për kryerjen e prokurimeve të drejtpërdrejta në teatrin e operacionit për kërkesa specifike logjistike, ushqime, transport materialesh, riatdhesim të të plagosurve, të viktimave etj, duke “mos shpikur”, por duke ap-likuar standardet në fuqi të vendeve të NATO).

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 61: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

61

• Përjashtimi nga taksat për pagën shtesë që ushtaraket përfitojnë nga pjesë-marrja në operacionet jashtë vendit. E ri-përsërisin, jo duke kërkuar “rrugë të pashkelura”, por duke aplikuar modelet e vendeve të NATO-s.

c. Një Paketë LoA afatgjatë e RSH ?

Siç përmendet më lart, niveli i ambicjes së Shqipërisë në NATO është balanca ndërmjet detyrimeve për kontribute ushtarake dhe jo-ushtarake në kuadër të Aleancës, qëllimeve politike dhe ambicies për prezencë që ka vendi ynë, si dhe e kapaciteteve që disponojmë për të realizuar këto ambicje. Si konkluzion, shpresoj të jetë ”vetëngritur ndërkohe” paketa e nivelit të ambicjes ushtarake të RSH:

• Një Grup Batalion me FOC (Full Operation Capability), i certifikuar nga Aleanca nëpërmjet (CREVAL).

• Një Kompani e FS (forca Speciale). • Nje Kompani e PU, e integruar me njësi dhe kapacitete nga Policia e Rendit. • Një Kompani e këmbësorisë së lehtë (kryesisht për operacionet e UN).• Disa Ekipe Mjekësore, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë. • Një Toge EOD.• Nje Togë e CIMIC-ut. • Kontribute financiare në Trust Fund-et e operacioneve (rast pas rasti). • Kontribute me projekte rindërtimi – shkolla, spitale, rrugë, etj.në vend të konkluzioneve

Shpresoj të kem mirëkuptimin e të gjithë lexuesve, bordit të revistës dhe veçanërisht të strategëve dhe planifikuese për ripërsëritjen e shpeshtë të nevojës për rritjen e “cilësisë së sistemit të Planifikimit te Mbrojtjes”. E parë në këtë kontekst, kjo ndër-marrje shumëdimensionale është sa e lehtë për t’u artikuluar teorikisht, aq sa është e vështirë për t’u planifikuar dhe aplikuar praktikisht.

Është shumë e vështirë, pasi e gjithë sfida e kësaj ndërmarrje është që kjo të per-ceptohet, “gatuhet”, “përtypet” dhe “vishet” nga aktorët dhe faktorët strategjikë të vendit. Po ashtu, është e vështirë ta trajtosh këtë çështje vetëm në një shkrim. Në këtë kontekst, nënvizoj që analiza dhe komentet e shprehura në këtë artikull janë mendimet personale të autorit, të cilat nuk janë detyrimisht qëndrime zyrtare të institucionit të mbrojtjes.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Kolonel Piro Ahmetaj

Page 62: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

62

Referencat:

1. Direktiva Ministeriale e Aleancës, 2006.

2. Defence Requirement Review, 2007.

3. NATO Capability Codes and Statements.

4. Albanian Membership Action Plan 2008.

5. Planning and Review Process 2007.

6. Defence Planning Questionnaire 2008.

7. Timetable for Reforms, July 2008.

8. Strategjia e Sigurisë Kombëtare, botim i vitit 2004.

9. Strategjia Ushtarake, botim i vitit 2006.

10. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.

11. Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Rezart Tërshana

Page 63: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

63

Sfidat ligjore të integrimit në NATO

Rezart TërshanaDrejtor i Harmonizimit të Legjislacionit e Marrëdhënieve

me Kuvendin, Ministria e [email protected]

Abstrakt: Anëtarësimi në organizatën e Atlantikut të Veriut, nuk do të thotë vetëm përfitimi i të mirave si anëtar i organizatës së mbrojtjes kolektive më të fuqishme në Botën e sotme, por gjithashtu do të thotë marrja përsipër dhe bërja e përmirësimeve të nevojshme legjislative, në mënyrë që qëllimi i anëtarësimit në vetvete të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të vendosur plotësisht mbi baza ligjore të shëndosha e të pakundërshtueshme.

Tashmë pas anëtarësimit në NATO, integrimi është një proçes edhe më i gjatë, që kërkon punë të madhe si në përshtatjen e kuadrit ligjor ekzistues ashtu edhe në krijimin e akteve ligjore e nënligjore të reja, të cilat do të bëjnë të mundur që ndërveprueshmëria midis Shqipërisë dhe NATO të jetë në nivelet e kërkuara.

Materiali në vijim i përcjell lexuesit punën e bërë për përshtatjen e legjislacionit shqiptar me qëllim bërjen e tij më fleksibël për arritjen e bashkëpunimit të kërkuar mes aleatësh, opinionin tim dhe të disa prej kolegëve të mi rreth problematikave kushtetuese dhe zgjidhjeve që janë dhënë, planet për të ardhmen, si dhe disa rekomandime. Të gjitha analizat, opinionet dhe sugjerimet e dhëna janë përpunuar mbi bazën e punës sime, dhe të kolegëve të mi, dhe janë fryt i punës dhe përplasjes disa vjeçare me çështjen e integrimit, plotësimit apo heqjes së pengesave ligjore nga legjislacioni i brendshëm shqiptar. Më duhet të them se punimi nuk përfaqëson mendimin apo opinionin e ndonjë agjencie shtetërore, dhe mënyra më e mirë për ta paraqitur është ajo e shprehjes brenda lirisë akademike të mendimit tim jo të ndikuar.

“Niveli i Ambicjes” së Shqipërisë në NATO Rezart Tërshana

Page 64: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

64

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si akti themelor autorizues i anëtarësimit në nATO, dhe rregullimet e saj për këtë çështje

Qëllimi ligjor i anëtarësimit në një organizatë të mbrojtjes së përbashkët është përcaktuar më së miri në paragrafin e 3 të nenit 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në këtë nen përcaktohet se “Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kom-bëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.

Neni 2/3 dhe 121 e në vijim i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përcaktojnë se sovrani nëpërmjet përfaqësuesve të tij dhe me anën e miratimit të një ligji, që mund të jetë ai i miratimit të anëtarësimit në NATO, mund të vendosë pjesëmarrjen në këtë aleancë e cila në vetvete shërben si një instrument gjigant për ruajtjen e sigurisë së vetë shteteve anëtare të saj dhe për rrjedhojë edhe të Shqipërisë.

Në mënyrë që të jemi të gatshëm për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë, duhet të ekzaminojmë dhe të familjarizohemi me rregullimet ligjore dhe marrëveshjet të cilat normojnë bashkëpunimin në organizatën e Atlantikut të Veriut. Kjo duhet të na përgatisë për bërjen e analizave përkatëse të legjislacionit të brendshëm për ta bërë atë kompatibël me rregullat e funksionimit të NATO-s. Për më shumë ne duhet të jemi të informuar përreth proçesit ligjor formal që na çoji në anëtarësimin e plotë në këtë aleancë si dhe për më tej në plotësimin e detyrimeve ndaj aleatëve të tjerë si anëtar me të drejta të plota (integrimi).

Gjatë proçesit disa vjeçar të parapërgatitjes së legjislacionit shqiptar për të qenë sa më afër kërkesave që kërkon aleanca për bashkëpunim, NATO ka kërkuar vazhdi-misht që Shqipëria të bëjë rregullimet kushtetuese e ligjore në mënyrë që ato të mos pengojnë në ndonjë mënyrë : a. operacionet e mbrojtjes kolektive ; b. operacionet e organizuara apo drejtuara nga NATO.

Arsyetimi se përse duhet të merren hapat e nevojshëm duke përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese ose legjislative me qëllim heqjen e të tilla pengesave, në mënyrë të përmbledhur po i japim më poshtë:

Traktati i Atlantikut të Veriut parashikon mbështetjen e vendeve anëtare për njëra tjetrën nëse ato gjenden para një kërcënimi apo sulmi. Në mënyrë që këto rregul-lime të funksionojnë në mënyrë efektive vendet anëtare nuk duhet të kenë pengesa kushtetuese apo ligjore për hyrjen në territorin e tyre të forcave ushtarake të vendeve anëtare të Aleancës për qëllimet e mbështetjes (nëse janë të autorizuara nga North

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 65: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

65

Atlantic Council NAC, ose Defence Planing Committee DPC) të cilat mund të krijojnë vonesa dhe dëmtojnë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur çdo vend anëtar.

Në mënyrë të ngjashme, anëtarët e Aleancës, gjithashtu duhet të angazhohen për vënien në dispozicion të forcave ushtarake që janë të gatshme për t’u dislokuar shpejt jashtë territorit për mbrojtjen e aleatëve të tjerë nëse kërkohet nga NAC ose DPC.

Është pra e rëndësishme që Shqipëria si anëtar i aleancës të mos ketë pengesa kushtetuese apo ligjore që do të pengonin atë për të kryer me sukses angazhimet apo ta vononin në kryerjen e dislokimeve të forcave të kërkuara.

Në mënyrë që të sigurohet që rregullimet kushtetuese apo ligjore nuk do të pengojnë vendin tonë të kryeje detyrimet e mundshme të mbrojtjes kolektive por jo vetëm, hapi i parë duhet të jetë një analizë e thelluar e dispozitave kushtetuese e ligjore që rregullojnë pranimin e trupave të huaja ushtarake në territorin shqiptar, si dhe dërgimin e trupave ushtarake shqiptare në territorin e vendeve të tjera anëtare të aleancës, për qëllimet e Traktatit të Washingtonit dhe me gjerë. Nëse probleme të mundshme zbulohen, atëherë duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm për heqjen e tyre.

Zgjedhja e momentit të bërjes së këtyre amendimeve është një moment politik i cili për mendimin tim duhet të ndodhte përpara anëtarësimit në këtë aleancë, të paktën për Kushtetutën, duke shprehur në këtë mënyrë një ndjenjë besimi dhe shprehje për gatishmëri bashkëveprimi, anëtarëve të tjerë të aleancës së Atlantikut të Veriut, të cilët në mars 2008 shprehën një mbështetje të plotë për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në këtë aleancë, padyshim më të fuqishmen në botë përsa i përket kapac-iteteve ushtarake, por në të njëjtën kohë edhe me një influencë të madhe në rolin e saj politik dhe të sigurisë jo vetëm në rajonin e saj të origjinës por edhe me tej.

Në nenin 121 e në vijim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë janë përcaktuar parimet kryesore për ratifikimin, mënyrën e zbatimit atë të prevalencës etj, të mar-rëveshjeve ndërkombëtare në të cilat vendi ynë aderon.

Marrëveshjet e ratifikuara sipas nenit 121 të Kushtetutës bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare. Bërja pjesë e sistemit të brendshëm juridik, thënë thjesht do të thotë sanksionimin e detyrimit për zbatim dhe bindje në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet implementimit me akte të tjera ligjore, nga të gjithë institucionet shtetërore e private, shtetasit shqiptarë, personat pa shtetësi apo ato që kanë një shtetësi tjetër por që jetojnë në territorin shqiptar, etj.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 66: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

66

Në disa raste, këto marrëveshje apo dispozita të ndryshme të tyre janë drejtpërdrejt të zbatueshme. Në rast se nga autoritetet apo nga vet marrëveshja përcaktohet se implementimi i saj kërkon nxjerrjen e ligjeve të tjera, atëherë autoritetet kompetente për zbatimin e saj duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme që pa vonesa dhe në përputhje me parashikimet e marrëveshjes të përgatisin projektligjet implementuese e ti paraqesin ato për miratim në Kuvend.

Në pikën 2 të neni 122 të Kushtetutës, përcaktohet se në rast mospajtimi të dispozi-tave të një marrëveshje të ratifikuar, me ligjet e vendit, atëherë marrëveshja do të prevalojë. Në këtë kontekst autoritetet kompetente duhet të marrin të gjitha masat përkatëse për rregullimin e gjendjes, dhënien e direktivave përkatëse dhe heqjen apo rregullimin e dispozitave në legjislacionin e brendshëm që shkaktojnë konflikt.

Shmangja, heqja apo rregullimi dhe vënia në të njëjtën linjë e legjislacionit të brend-shëm me atë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi, në rastin tonë Legal Acquis of Organization (LAO), do të mundësojë që ndërveprueshmëria e forcave tona të armatosura me forcat e armatosura të vendeve aleate, për përm-bushjen e detyrimeve ndërkombëtare ligjore të marra përsipër me vullnet të plotë politik, nga hallkat më të larta të zinxhirit të komandimit, të kryhet pa sforcime juridike, mbi baza të forta ligjore, duke mos pasur ndrojtjen e kontestimit ligjor të dërgimit të trupave tona jashtë apo pranimit të trupave të aleancës në territorin tonë, për plotësimin e qëllimeve të Aleancës.

Duke shkuar më tej, në nenin 122/3 po të Kushtetutës, është përcaktuar se normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në këtë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave prej saj.

Përcaktimet kushtetuese të mësipërme detyrojnë shtetin shqiptar që në një mënyrë apo tjetër, të sigurojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, ose në mënyrë direkte, ose duke lehtësuar implementimin nëpërmjet akteve të tjera ligjore e nënligjore.

Duke studiuar një nga një marrëveshjet që Republika e Shqipërisë miratoi në pa-rim në Këshillin e Ministrave e më pas e ratifikoi apo miratoi me ligj aderimin në Kuvend përmes proçedurave të brendshme ligjore, duke kuptuar qëllimin e këtyre marrëveshjeve dhe në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, shteti shqiptar duhet të marrë të gjitha masat ligjore, administrative, trajnuese, financiare, njohëse/reklamuese për publikun dhe jo vetëm, me qëllim përgatitjen e terrenit

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 67: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

67

legjislativ shqiptar për implementimin me sukses të Legal Acquis of the Organisa-tion (LAO).

Para se të bëjmë një krahasim midis asaj çfarë na kërkohet dhe mënyrave për t’ia ar-ritur qëllimit duhet të shohim se kush është baza e LAO.

2. Aktet kryesore ligjore të NATO-s

Është çështje fondamentale njohja dhe zbatimi korrekt i legjislacionit primar, mbi të cilin ngrihet veprimtaria shumëanëshe e NATO-s. Edhe sot pas shumë dekadash funksionimi të NATO-s, aleatët kanë paqartësi të ndryshme në lidhje me zbatimin e legjislacionit të NATO-s. Kjo vjen si pasojë e kulturave të ndryshme ligjore, poli-tikave koherente, interpretimeve të ndryshme për të njëjtë çështje, etj. Janë këto dhe shumë të tjera arsyet të cilat i detyrojnë vendet anëtare të organizojnë herë pas here seminare të ndryshme me fokus kryesor, implementimi i përditshëm i legjislacionit të NATO-s në vendet anëtare. Mjafton të marrësh pjesë në një seminar të tillë dhe të vëresh se sa opinione të ndryshme qarkullojnë për të njëjtin problem ligjor.

Duke menduar se për lexuesin është e nevojshme të dijë se kush është i shumëpër-foluri « NATO Legal Acquis » ose « kuadri ligjor i NATO-s », po paraqes më poshtë shkurtimisht disa nga aktet kryesore të këtij legjislacioni.

Kuadri legjislativ i NATO-s përfshin dy komponent bazë:

• Aktet legjislative të marra nëpërmjet vendimeve të North Atlantic Council (NAC) Këshillit të NATO-s, pavarësisht nga formati i mbledhjes;

• Instrumentet legjislativ (traktatet/marrëveshjet) në të cilat shtetet anëtare të aleancës duhet të bëhen pjesë në përputhje dhe në bazë të proçedurave të brendshme kushtetuese dhe ligjore.

1.1. Komponenti i parë, vendimet e NAC

Përsa i përket komponentit të parë, pra akteve legjislative të nxjerra nga Këshilli i NATO-s apo NAC mund të themi se këto akte janë të detyrueshme për të gjithë shtetet anëtare të aleancës. Në mënyrë që të kuptojmë drejt fuqinë e këtyre vendimeve dhe përpara se të japim disa shembuj të këtyre akteve duhet sqaruar shkurtimisht se ç’farë është NAC-u dhe si funksionon.

North Atlantic Council (NAC) është ngritur në bazë të nenit 9 të Traktatit të Washing-tonit dhe përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm të të gjitha shteteve anëtare të aleancës. NAC gjithashtu mblidhet edhe në nivele më të larta që përfshijnë ministrat e Punëve të Jashtme, ministrat e Mbrojtjes apo kryetarët e shteteve dhe qeverive.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 68: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

68

Në çfarëdo formati të mblidhet NAC-u, ai ka të njëjtin pushtet dhe autoritet në ven-dimmarrje, dhe vendimet e tij kanë të njëjtin status vlefshmërie pavarësisht nga niveli i përfaqësimit në mbledhjet e tij. Kur NAC-u mblidhet në formatin e përfaqësuesve të përhershëm, atij i referohet shpesh si Këshilli i Përhershëm. Dy herë në vit, dhe disa herë më shpesh, Këshilli mblidhet në rang ministerial, ku çdo vend është i përfaqësuar nga ministri i vet i Punëve të Jashtme. Gjithashtu mbledhjet zhvillohen edhe në sesione të ministrave të Mbrojtjes.

Mbledhjet e samiteve (samiti i Washingtonit, samiti i Bukureshtit etj), në të cilat marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe të qeverive mbahen kurdoherë atëherë kur një çështje e rëndësishme duhet të zgjidhet, ose në momente të rëndësishme në zhvillimin e politikave të sigurisë së aleancës.

Vendimet e marra nga NAC janë detyruese për të gjithë shtetet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Vendimet politike të aleancës krijojnë në një farë mase detyrime ligjore për anëtarët e aleancës. P.sh. partneriteti për paqe dhe Këshilli i Partnershipit Euro-Atlantik, Dokumentet Themeluese, Dokumentet kryesor Politik për krijimin e detyrimeve detyruese ligjore, vendimet e marra në samitet e NATO-s: p.sh. vendimi i marrë në samitin e Washingtonit për vendosjen e një shtabi qendror të ri të NATO-s në Bruksel, etj.

Për me tepër, NAC merr gjithashtu vendime administrative që krijojnë efekte legale detyruese. P.sh. adoptimi i rregulloreve të personelit civil të NATO-s, skema e pen-sioneve të NATO-s, skema e sigurimeve shoqërore të NATO-s, etj.

1.2. Komponenti i dytë (traktatet/marrëveshjet)

Së pari duhet të sqarojmë se ç’fare do të kuptojmë ose ç’farë mund të përkufizojmë si “Treaty Acquis of the Organisation” (legjislacioni i organizatës nga marrëveshjet).

Ky trup legjislativ është gjithashtu i përbërë nga dy element që janë:

a. marrëveshjet multilaterale;

b. marrëveshjet bilaterale; të cilat përfundohen ndërmjet NATO-s dhe shteteve anëtare të aleancës ose me vende të treta;

Përsa i përket pikës së dytë, këto marrëveshje bilaterale, rregullojnë apo normojnë çështje të ndryshme, por më shume adresojnë çështje që përfshijnë marrëdhëniet ligjore ndërmjet “Host Nation” (HN) (vendi pritës) dhe NATO-s. Si shembull mund të përmendim marrëveshjen e përfunduar midis Mbretërisë së Belgjikës dhe NATO-s, përsa i përket statusit të kësaj të fundit në territorin e Belgjikës.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 69: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

69

Ky grup çështjesh nuk është i kufizuar vetëm tek një vend pritës por gjithashtu marrëveshje mund të përfundohen ndërmjet NATO/Supreme Military Headquarter (shtabi ushtarak suprem) dhe vendeve pritëse të tjera.

Një shembull tjetër është rasti kur Republika e Shqipërisë me ligjin Nr. 8543 datë 4.11.1999 ratifikoi “Marrëveshjen dhe shtesën e saj, ndërmjet Republikës së Shq-ipërisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për statusin e NATO-s dhe të Personelit të saj”. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është njohja e disa privilegjeve dhe imuniteteve për NATO-n dhe personelin e saj gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Siç dihet në përgjithësi ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare përveç se të sjell njohjen e disa të drejtave, detyron në të njëjtën kohë edhe detyrime siç mund të jetë heqja dorë nga ushtrimi i juridiksionit civil, administrativ, disiplinor apo penal, ndaj subjekteve të mbrojtura të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Edhe në rastin tonë Republika e Shqipërisë merr përsipër ose deklaron nëpërmjet nënsh-krimit të kësaj marrëveshje, se NATO dhe personeli i saj, do të kenë imunitet nga të gjitha proçeset juridike, qofshin ato civile, administrative ose kriminale që vijnë nga çdo akt ose gabim i kryer brenda territorit të Shqipërisë. Gjithashtu personeli i NATO- nuk mund të arrestohet, hetohet ose burgoset, dhe nëse një gjë e tillë ndodh kjo gjendje duhet të pushojë menjëherë.

Marrëveshja gjithashtu përjashton NATO-n nga taksat, inspektimet dhe detyrimet doganore, detyrimet për t’u pajisur me leje shqiptare drejtimi për avionët, anijet apo automjetet, etj. Implementimi i shumë prej këtyre detyrimeve ka nevojë për akte të tjera të karakterit normativ të nxjerra nga autoritet kompetente për zbatimin e marrëveshjes.

Përpara se të kthehemi tek pika e parë pra marrëveshjet multilaterale dua të sqaroj se në përputhje e në zbatim të nenit 10 të traktatit të Washingtonit, i cili është dhe ”ligji themeltar i organizatës”, anëtarët e aleancës nëpërmjet një marrëveshje una-nime, mund të ftojnë ndonjë shtet tjetër Europian, i cili ka mundësi të çojë më tej principet e traktatit dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së atlantikut të veriut, që ti bashkohet aleancës.

Çdo shtet i ftuar, do të bëhet anëtar i Traktatit të Washingtonit duke depozituar instrumentet e pranimit tek Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe më specifikisht tek Departamenti i Shtetit. Kështu, duke depozituar instrumentet e anëtarësimit, shteti i ftuar bëhet pjesë e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e njohura nga ky traktat.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 70: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

70

Duhet rikujtuar se Protokollet e Anëtarësimit, të cilët janë “esencial” në mënyrë që të amendohet Traktati i Washingtonit, dhe më konkretisht, qëllimi territorial i për-caktuar në nenin 6, duhet të nënshkruhen vetëm nga anëtarët aktuale të aleancës. Amendimi i Traktatit të Washingtonit është thelbësor në mënyrë që t’i japë pushtetin dhe autoritetin e duhur Sekretarit të Përgjithshëm, që në emër të NAC (Këshillit të Atlantikut të Veriut), të lëshojë një ftesë për t’u bërë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë. Thënë më thjesht, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është bërë nëpërmjet amendimit të Traktatit të Washingtonit.

Pra Shqipëria pjesë e aleancës, është e lidhur nga Trupi Legjislativ i Aleancës (Legal Acquis of the Organisation, LAO), i cili është i përbërë nga dy komponentët e për-mendur më sipër, pra marrëveshjet multilaterale dhe marrëveshjet bilaterale.

Le të kthehemi tek instrumentet ligjore (traktatet/marrëveshjet) pra pika e parë, marrëveshjet multilaterale.

Është shumë e dukshme që detyrimi për të implementuar LAO, dhe më konkretisht instrumentet ligjor, mund të iniciohet vetëm në një mënyrë shumë formale, dhe vetëm pasi një shtet i ftuar është bërë anëtar i Aleancës. Gjithsesi, Shqipëria bëri të gjithë punën përgatitore në mënyrë që të lehtësojë, përshpejtojë, dhe të mundësojë që nga pikëpamjet teknike dhe legjislative të miratojë dhe ratifikojë, instrumentet ligjor në momentin e duhur, pra pak kohë para anëtarësimit në aleancë.

Pas nënshkrimit të Protokollit të Aderimit në NATO si dhe pas marrjes së ftesës për aderim në Traktatin e Atlantikut të Veriut e cila u dërgua nga Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s, Republika e Shqipërisë miratoi në parim nga Këshilli i Ministrave dhe ratifikojë në Kuvend apo nënshkruaji, marrëveshjet e mëposhtme:

a. Traktati i Atlantikut të Veriut, Washington, 4 prill 1949;

Miratuar me ligjin nr. 10 100, Datë 26.3.2009 ”Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”.

b. Marrëveshja ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut “Lidhur me statusin e forcave”, Londër, 19 qershor 1951;

Miratuar me ligjin nr. 10 101, datë 26.3.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut për statusin e forcave të tyre”.

c. Marrëveshja ”Mbi Statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Përfaqësuesve Kombëtar dhe stafit Ndërkombëtar”, Ottawa, 20 shtator 1951;

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 71: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

71

Miratuar me ligjin nr. 10 102, datë 26.3.2009 Për ratifikimin e “Marrëveshjes për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar”.

d. Protokolli “Mbi statusin e Shtabeve Ushtarake Ndërkombëtare të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, Paris, 28 gusht 1952;

Miratuar me ligjin nr. 10 104, datë 26.3.2009 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”.

e. Marrëveshja “Mbi Statusin e Misioneve dhe Përfaqësuesve të Shteteve të Treta në Organizatën e Atlantikut të Veriut”, Bruksel, 14 shtator 1994;

Miratuar me ligjin nr. 10 103, datë 26.3.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut”.

Të gjitha këto marrëveshje janë tashmë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm.

2. Debati mbi problematikat kushtetuese të ndërveprimit aleat

Debati për pengesat kushtetuese të Evropës Lindore (post komuniste) përfshirë Shqipërinë, në lidhje me mundësitë e zhvillimit të një bashkëpunimi ndëraleat pa pengesa ligjore ose mundësinë e ngritjes së tyre, vazhdon që nga vitet e para pas 1990. Shumë vende i kanë zgjidhur këto pengesa me kushtetutat e reja post komu-niste, disa shtete kanë bërë amendime kushtetuese e dikush tjetër ka bërë edhe in-terpretim të kushtetutës së vet në mënyrë që të shmangë konfliktet e mundshme.

Është pak e çuditshme por shumica e kushtetutave të këtyre vendeve përmbanin ose përmbajnë akoma dispozita të njëjta përsa i përket bashkëpunimit ushtarak. Nëse shumë shtete kanë ndërmarrë hapa të caktuara për shmangien e konflikteve të mundshme kushtetuese, ne akoma vazhdojmë me interpretime të tipit ”sui generis” të bëra rast pas rasti por të paktën në të njëjtën linjë.

Përpara se të shohim se ku qëndron mundësia e një konflikti kushtetues që duhet të zgjidhet në favor të ardhmërisë duhet të shohim pak më afër shtyllat kryesore që mbajnë të fortë dhe po zgjerojnë më tej këtë aleancë sigurie. Këto shtylla janë sanksionuar në Traktatin e Washingtonit.

Traktati i Atlantikut të Veriut u nënshkrua më 4 Prill të vitit 1949, nga kryetarët e shteteve iniciuese, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksem-

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 72: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

72

burgu, Vendet e Ulëta, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, në Washington.

Ky traktat në tërësinë e normave të tij, konsiderohet si akti themelor burimor për të gjithë veprimtarinë e NATO-s.

Qëllimi i themelimit të Organizatë së Atlantikut të Veriut është dhënë qartë në preambulën e traktatit, ku riafirmohet besimi në qëllimet dhe principet e Kartës së OKB dhe dëshira e anëtarëve të Aleancës për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë. Palët e traktatit riafirmojnë dëshirën dhe vullnetin për ruajtjen e lirisë, pasurisë së përbashkët dhe civilizimin e popujve të tyre, të bazuara në parimet e demokracisë, lirinë individuale dhe qeverisjen e ligjit. Traktati nuk synon të ngrejë një organizatë paralele të OKB, por për më shumë veprimtarinë e tij e mbështet në Kartën e OKB.

Ashtu si edhe referohet në nenin 1 dhe 5 të Traktatit të Washingtonit, Karta e Kombeve të Bashkuara si një trup legjislativ ka shërbyer si mbështetje ligjore për këtë traktat (përveç vullnetit politik të palëve), ndërsa Këshilli i Sigurimit sipas nenit 7 të po këtij traktati do të ketë përgjegjësinë kryesore për mbajtjen e paqes e të sigurisë në botë.

Në nenin 2 të traktatit të Washingtonit palët marrin përsipër të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm paqësor e miqësor të lidhjeve ndërkombëtare, duke forcuar institucionet e lira, duke forcuar themelet mbi të cilat këto institucione janë ngritur, dhe duke promovuar mirëqenie dhe stabilitet. Palët do të përpiqen të eliminojnë konfliktet në politikat ekonomike ndërkombëtare dhe do të kurajojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet tyre.

Neni 2 paracaktuar që palët duhet të ndërmarrin reforma përsa i përket forcimit të institucioneve shtetërore nëpërmjet përcaktimit të saktë të kompetencave të tyre, duke shmangur maksimalisht ndërhyrjet, me një pavarësi të pacënueshme, me një buxhet të mjaftueshëm për kryerjen e funksioneve të tyre në mënyrë të pavarur, të drejtë dhe të bazuar në ligj. Gjithashtu institucionet e lira kanë një lidhje të pazgjidh-shme me mirëqenien dhe stabilitetin e popullsisë.

Pra Shqipëria (shteti anëtar) duhet të ndërmarrë reforma të qëndrueshme dhe afat-gjata në ekonomi, në çështjet e sigurimeve shoqërore, të punësimit, të sigurisë së brendshme, etj në mënyrë që të plotësojë detyrimet e marra përsipër me ratifikimin e Traktatit të Washingtonit.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 73: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

73

Një bashkëpunim ekonomik, i kërkuar edhe nga neni 2 i këtij traktati, midis Shqi- përisë dhe anëtarëve të tjerë të aleancës, sigurisht që do të vendosë në pozita më të forta pune institucionet e shtetit shqiptar, me qëllim rritjen e fluksit të shkëmbimit të kapitaleve ndëratlantike, duke krijuar hapësirat ligjore për këtë qëllim.

Por ajo çka ne na intereson më tepër është lidhja e problematikave ligjore me ndërveprimin ushtarak aleat.

Siç mund të konstatohet, bashkëpunimi ushtarak, për qëllimet e traktatit të Wash-ingtonit fillon e shtjellohet në nenin 3 e në vijim të traktati, pra pas bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik.

Neni 5 i Traktatit të Washingtonit citon:

“Palët janë dakord që një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë shteteve anëtare në Europë apo Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjitha shteteve dhe nëse një sulm i tillë ndodh, secila prej tyre në ushtrim të të drejtës individuale dhe kolektive të vetëmbrojtjes, e drejtë e njohur në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë palën ose palët e sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, individualisht ose në bashkëpunim me palët e tjera, të gjitha veprimet që mendon se janë të nevojshme, përfshirë dhe përdorimin e forcave të armatosura për të rivendosur dhe për të mbajtur paqen në zonën e Atlantikut Verior”.

Ky nen detyron Shqipërinë që të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme ligjore/administrative/ushtarake për plotësimin e detyrimeve të marra përsipër në mo-mentin e anëtarësimit.

Shqipëria mund të vendosë të dërgojë ndihma në logjistikë, në financa, në fushën e mjekësisë, mund të përcaktojë një kurs veprimesh politike kundrejt agresorëve apo të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përdorimin si alternativë të ndërthurur apo të fundit, të forcave të armatosura në kuadër të operacioneve të NATO-s për të rivendosur dhe mbajtur paqen.

Nga të gjitha alternativat që thamë më sipër por që nuk kufizohemi vetëm në to, duke njohur përcaktimet kushtetuese shqiptare, më problematike shtrohet çështja e dërgimit të trupave tona ushtarake në këto misione apo pranimi i trupave të huaja ushtarake në territorin shqiptar në kuadër të operacioneve të NATO-s.

Prej kohësh është kërkuar nga vendet anëtare të Aleancës marrja e iniciativave përkatëse me qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kërkesat e NATO-s, duke i konsideruar këto përmirësime si një nga objektivat kryesor të përshtatjes legjislative që Shqipëria duhet të realizojë në këtë fushë.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 74: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

74

Këto përmirësime, (mendoj se termi ”përmirësim” është më i përshtatshëm në situ-atën e tanishme, pasi dihet se ndryshimet në vetvete janë përmirësime të detyruara nga analizat përkatëse dhe rrethanat politiko-sociale-ekonomike) nuk duhet të prekin detyrimet kushtetuese të forcave të armatosura të përcaktuara në nenin 12 të kushtetutës, pra sigurimit të pavarësisë së vendit, mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe rendin kushtetues.

Anëtarësimi në NATO, është një instrument i përdoruar nga qeveria për të përmbush-ur me sukses detyrimin kushtetues të përcaktuar në nenin 2/3 dhe 3 të Kushtetutës. Ky nen përcakton se; „Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit“.

Në përvijim të nenit 2, në nenin 3 të Kushtetutës përcaktohet se; „Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia sho-qërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”.

Pra qeveria ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë territoriale të tij, rendin kushtetues etj, dhe një nga instrumentet për arritjen e këtij qëllimi që mund të zgjedhë shteti shqiptar është dhe anëtarësimi i Shqipërisë në sisteme sigurie kolektive.

Vlen që të theksohet edhe një herë se anëtarësimi në NATO është një instrument për ruajtjen e sigurisë së vendit, dhe i parashikuar e lejuar nga Kushtetuta e Shq-ipërisë. Ashtu si edhe çdo instrument apo mekanizëm tjetër, ai ka nevojë për një kuadër legjislativ të posaçëm, si fillim për t’u anëtarësuar dhe pastaj edhe për të funksionuar në terrenin shqiptar.

Për disa edicione rresht të MAP dhe PARP, është kërkuar nga NATO ndryshimi i nenit 12/3 të kushtetutës me qëllim harmonizimin e kërkesave të këtij neni dhe të Kushtetutës me kërkesat e nenit 5 të Traktatit te Washingtonit, gjë që nuk është përmbushur plotësisht ende nga Shqipëria.

Operacionet e NATO-s të ndërmarra në zbatim të nenit 5 të traktatit, të tilla si zhven-dosja e dislokimi i forcave të gatshme të NATO-s në teatrot ku zhvillohen operacione në mënyrë emergjente kërkojnë vendimmarrje të menjëhershme dhe fleksibile, krahas gatishmërisë së trupave, mirëpajisjes dhe performancës së lartë të tyre.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 75: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

75

Gatishmëria e vendimmarrja e menjëhershme për pjesëmarrjen e trupave ushtarake në operacione të përbashkëta të sigurisë e të mbrojtjes, është një moment politiko - ligjor për të gjitha vendet aleate, por që në mënyra të ndryshme është zgjidhur me fleksibilitet.

Sanksionimi në nenin 12/3 të kushtetutës se «Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, detyron autoritetet shqiptare vendimmarrëse dhe kërkon prej tyre, që sa herë që të nevojitet dërgimi i Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë jashtë shtetit për qëllime pjesëmarrje në aktivitete ushtarake ndërkombëtare, humanitare, paqeruajtëse, stërvitje ushtarake a aktivitete të tjera, si dhe sa herë që trupa të huaja të dislokohen në territorin shqiptar për arsyet e lartpërmendura, apo të kalojnë transit nëpër territorin shqiptar (territori shqiptar nënkupton hapësirën detare, ajrore e tokësore), Kuvendi duhet të vendosë me ligj të veçantë për këtë çështje.

Neni i lartpërmendur vlerësohet i papërshtatshëm për konceptin e NATO-s për operacionet e vetëmbrojtjes kolektive dhe për operacionet e ndërhyrjes në vende e rajone të destabilizuara, në interes të vendosjes së paqes e sigurisë. Në të tilla kushte, ky objektiv i vendosur nga NATO, për mendimin tim, konsiderohet si i pa plotësuar nga Shqipëria në kuadër të plotësimit të objektivave të vendosura në MAP (The Membership Action Plan) dhe në PARP (The Partnership for Peace Planning and Review Process).

Eksperienca e vendeve të NATO-s, sidomos e atyre të vendeve të pranuara kohët e fundit në këtë organizatë, tregon se është dashur edhe në këto vende, bërja e amendi-meve të përshtatshme në legjislacionin e tyre të brendshëm, deri edhe në Kushtetutë, duke e bërë legjislacionin e tyre me fleksibël në raport me kërkesat e NATO-s.

Duke konsultuar përvojën e këtyre vendeve, rezulton se vendimmarrja për pjesë-marrjen e Forcave të Armatosura në operacione ndërkombëtare ushtarake dhe në aktivitete të tjera ushtarake ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, jo gjithmonë është produkt i vendimmarrjes në nivelin më të lartë siç është Parlamenti, por ky proçes i është deleguar autoriteteve të tjera, si qeverive përkatëse, në kushte rigorozisht të përcaktuara me ligj dhe të kontrolluara rreptësisht nga parlamenti.

Është e natyrshme që Kuvendi të ketë kontrollin dhe të jetë i përfshirë në vendim-marrjen për të marrë pjesë në operacione të ndryshme ndërkombëtare ushtarake, si

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 76: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

76

një ndër aspektet me kritike të kontrollit demokratik civil të Forcave te Armatosura, por ky element kontrolli mund të ushtrohet si në mënyrë të drejtpërdrejtë ashtu edhe në mënyrë të deleguar apo sipas përcaktimeve të një ligji të detajuar organik për këtë qëllim.

Në ditët e sotme, kur ekziston një e drejtë ndërkombëtare dhe mekanizma ligjore ndërkombëtarë për pjesëmarrjen, bashkëveprimin dhe mbështetjen e ndërsjelltë të shteteve në fushën ushtarake (OKB, NATO, apo forca e ardhshme e BE) këto me-kanizma apo mënyra kontrolli janë më efikase e të thjeshta.

Kuvendi mund të investohet natyrshëm nëpërmjet zinxhirit të komandimit të forcave të armatosura në lëvizjen e trupave ushtarake kur kjo nismë lidhet me çështje të ndjeshmërisë së lartë, në kuptim të interesave strategjike të pavarësisë, mbrojtjes së territorit dhe rendit kushtetues, etj. Rëndësia e kësaj çështje, karakteri i saj i mprehtë, interferimi në këtë proçes i koncepteve të pavarësisë e sovranitetit e delegimit të një pjesë të tij tek organizata ndërkombëtare për shkak të pjesëmarrjes në to, e bëjnë komplekse zgjidhjen e kësaj çështje.

Heqja e nocioneve përjashtuese nga përmbajtja e nenit 12/3, përcaktimi i detyrimit për hartimin e një ligji kuadër që do të miratohej me shumicë të cilësuar, që do të rregullonte rastet e bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të armatosura dhe autoritetin vendimmarrës për çdo lloj bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar që nga dërgimi përfaqësuesve ushtarakë, dërgim trupash për stërvitje ushtarake jashtë, dërgim trupash për operacione humanitare, operacione paqeruajtëse, operacione paqebërëse e ato në kuadër të luftës kundër terrorizmit, dhe lejimin e aktiviteteve të ngjashme të trupave të NATO, BE etj në vendin tonë, do të realizonte një objektiv kyç të Shqipërisë në kuadër të integrimit në NATO e BE.

Aktualisht, për të kënaqur sado pak kërkesat e ligjshme të NATO-s për ndërvepruesh-mëri, në ligjin i cili miraton aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Washingtonit, në nenin 2 të tij, është parashikuar se Këshilli i Ministrave vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të Aleancës në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive, në kuadër të këtij traktati.

Sigurisht është një hap i mirë, por a i zgjidh kjo dispozitë kërkesat e NATO për një bashkëpunim pa pengesa ligjore?

Sigurisht duhet të kuptojmë mirë se NATO sot nuk vepron vetëm në mbrojtje, por ajo ka marrë një rol të fuqishëm në sigurinë globale. Që nga koha e krijimit e deri

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 77: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

77

më tani, NATO ka vepruar vetëm një herë nën nenin 5 të traktatit të krijimit, pra nën nenin i cili përcakton mundësinë e reagimit të anëtarëve për mbrojtjen kolek-tive. Ky rast është reagimi i USA dhe aleatëve ndaj sulmit terrorist të 11 shtatorit në New York. Çdo rast tjetër operacioni ushtarak i ndërmarrë nga NATO nuk është bërë si vetëmbrojtje kolektive.

Pra nëse ne do mbivendosim situatën aktuale ligjore të Shqipërisë me rastet e op-eracioneve ushtarake të ndërmarra nga NATO, ne do të ishim në gjendje të vepronim në kohë vetëm në rastin e vetëmbrojtjes kolektive të 11 shtatorit. Bashkëveprimi ynë për të gjitha operacionet e tjera të ndërmarra apo të udhëhequra nga NATO do të kërkonin kohë më shumë se ç’mund të kesh në dispozicion. Mungesa e kohës do të na çonte ashtu si edhe na ka çuar në marrjen e iniciativave ligjore jo shumë të sakta apo të gjetura për këto raste.

Deri më tani, për t’iu përgjigjur kërkesave të NATO-s për pjesëmarrje në operacio-net ndërkombëtare, ne kemi përdorur shumë shpesh nenin 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ky nen përcakton se; “Këshilli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjës-inë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte e humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”.

Ashtu si edhe mund të kuptohet, këto akte kanë fuqinë e ligjit, por normalisht duhet të jenë shumë të rralla. Sepse duhet që këto akte të jenë të rralla mendoj se nuk është temë për t’u diskutuar në këtë punim, por ja vlen të përmendësh që pushtetet e një shtetit duhet të bëjnë maksimumin që të mos uzurpojnë kompetencat e njëri tjetrit, qofshin këto edhe raste përjashtimore, pasi kostoja e marrë përsipër është e madhe. Nxjerrja e tyre shpesh tregon se duhen bërë rregullime ligjore si dhe planifikimi i ynë për këto operacione lë shumë për të dëshiruar.

Ashtu si edhe e cituam më sipër ka skeptikë të cilët mund të mendojnë se Kuvendi nuk duhet anashkaluar në këtë mënyrë, por përgjigja ime është se Kuvendi “ex ante” apo “ex post” i ka të gjitha mundësit për t’u investuar për dërgimin e trupave ushtarake jashtë territorit apo pranimin e tyre brenda territorit, p.sh. Kuvendi mund ta mira-tojë ose jo këtë pjesëmarrje duke miratuar buxhetin, apo me anën e instrumenteve të shumtë të kontrollit e të vendimmarrjes që disponon.

Propozimi im për rregullimin e kësaj mospërputhje apo inkoherence juridike mes

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 78: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

78

qëllimit që kërkohet të arrihet dhe mënyrave të propozuara për të zgjidhur situatën konsiston në ndryshimin e pikës 3 të nenit 12 të Kushtetutës, duke e përmirësuar apo ndryshuar atë si vijon:

“Dërgimi i forcave të armatosura shqiptare jashtë shtetit dhe vendosja apo kalimi i forcave ushtarake të huaja në territorin shqiptar, rregullohet me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtareve të kuvendit”.

Ky amendim apo përmirësim i nenit 12/3 të Kushtetutës nuk cenon aspak misionin e Forcave të Armatosura të përcaktuar në nenin 12 në tërësi si dhe nuk rrezikon aspak sigurinë territoriale apo rendin kushtetues të Shqipërisë.

Përmirësimi i mësipërm do të mundësojë një zhvillim të drejtë të kompetencave të zinxhirit të komandimit me situatën dhe zhvillimet gjeopolitike e historike të ndodhura këto dy dekadat e fundit, në lidhje më çështjen e dërgimit të trupave ushtarake shqiptare jashtë territorit dhe pranimin e trupave të huaja të aleancës brenda territorit shqiptar.

Delegimet që mund të vendosen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mendoj se nuk do të cenojnë aspak kontrollin civil mbi forcat e armatosura por përkundrazi duke i bërë këto delegime në mënyrën e duhur, duke përcaktuar qartë pushtetet dhe autoritetet e çdo hallke të zinxhirit të komandimit e drejtimit të forcave të ar-matosura, shkalla e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe aleatëve tanë në NATO do të shënojë arritje.

Për arritjen e sugjerimit të mësipërm janë parë edhe zgjidhjet që vende të ndryshme i kanë dhënë kësaj kërkese të domosdoshme për bashkëpunimin dhe ndërveprimin me efikasitet ndërmjet aleatëve, me qëllim përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen kolektive.

Shumica e vendeve të reja të anëtarësuara në NATO e kanë deleguar apo shpërn-darë kompetencën e dërgimit të trupave jashtë territorit dhe pranimin e trupave të aleancës brenda territorit të tyre, duke u nisur nga numri apo nga lloji i misionit, nga Parlamentet apo strukturat më të larta të zinxhirit të komandimit të Forcave të Armatosura tek autoritetet e tjera, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes se efikasitetit të ruajtjes së sigurisë së vendit.

Prandaj, në lidhje me këtë çështje, sugjerojmë amendimin e Kushtetutës sipas propoz-imit të mësipërm me qëllim krijimin e hapësirave të nevojshme për përgatitjen e terrenit legjislativ përkatës, që do të mundësojë kryerjen me sukses të detyrimeve që do të merren përsipër në momentin e anëtarësimit në Traktatin e Washingtonit.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 79: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

79

3. Aktualisht në Republikën e Shqipërisë, kjo fushë është munduar të rregullo-het me ligjin nr. 9363, datë 24.03.2005 “Për mënyrën dhe proçedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”. Deri në këtë vit (2005), vendi ynë nuk ka patur asnjë akt ligjor kuadër, që të rregullonte marrëd-hëniet juridike që lindnin nga prania në vendin tonë e trupave ushtarake të huaja. Këto marrëdhënie rregulloheshin nëpërmjet marrëveshjeve të rastit, dy apo më shumë palëshe.

Ky ligj ka tentuar të plotësojë ndërmjet të tjerash edhe kërkesat e traktatit të NATO-s për ndërveprueshmëri dhe vendimmarrje në nivelet e kërkuara, por për shumë juristë të fushës, ngelet përsëri peng i përqasjes fragmentare të tij me nenin 12 paragrafi i 3-të i Kushtetutës.

Ndërkohë, është përhapur edhe një ide tjetër e cila për mendimin tim jo vetëm nuk plotëson ato ç’farë kërkon aleanca por edhe bën një interpretim të gabuar përsa i përket klasifikimit të trupave ushtarake të vendeve anëtare të Aleancës si “jo forca të huaja”.

Tashmë është ndërmarrë nga ana Jonë një nismë për amendimin e këtij ligji duke bërë edhe shtesat apo ndryshimet më të nevojshme që janë gjykuar nga eksperienca e 4 viteve të aplikimit të ligjit të sipërpërmendur.

Me ndryshimin e statusit, tashmë si vend anëtar i NATO-s, shihet si domosdoshmëri përafrimi i legjislacionit të brendshëm me aktet ligjore të NATO-s dhe konkretisht është e nevojshme të bëhet më fleksibël edhe mënyra e dërgimit të trupave ushtarake shqiptare në misione luftarake, stërvitje dhe misione humanitare jashtë vendit, si dhe mënyra e hyrjes së trupave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrje në misione të ndryshme dhe stërvitje.

Republika e Shqipërisë do të dërgojë trupa ushtarake jashtë shtetit dhe do të lejojë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të forcave ushtarakë të huaja, jo vetëm në misione ushtarake ndërkombëtare të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), por edhe në ato të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga Bashkimi Europian, dhe për këtë qëllim janë parashikuar shtesat përkatëse.

Deri më tani ka qenë në dorë të shkruesve të ligjeve nëse misioni, mandati etj, do të përcaktoheshin në aktin e dërgimit apo jo. Pas shqyrtimit të praktikave të dërgimit të trupave me mision të vendeve të tjera aleate, u vendos që ky detyrim

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 80: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

80

të përcaktohej edhe ligjërisht. Pra do të parashikohet që në rastet e dërgimit të trupave ushtarakë jashtë shtetit, autoriteti kompetent për dërgimin e tyre, të përcaktojë misionin dhe mandatin e kontingjentit ushtarak, për çdo rast. Misioni dhe mandati i kontingjentit ushtarak që do të shkojë në mision do të përcaktohet në aktin e dërgimit me mision jashtë shtetit.

Një përcaktim tjetër i domosdoshëm është se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura do të miratojë rregullat e angazhimit (Rules of Engagement), në zbatim të misionit dhe mandatit të dhënë nga autoriteti që ka marrë vendimin për dërgimin e tyre në mision.

Kjo shtesë është propozuar për arsye se legjislacioni ynë ka mangësi përsa i përket rregullave të angazhimit, të cilat parashikojnë mënyrën e sjelljes dhe vetëmbrojtjes së forcave gjatë kryerjes së misionit. Deri më tani kemi zbatuar rregullat e angazhimit standarde të përcaktuara nga NATO, OKB apo BE.

Vendet anëtare të NATO-s (autoritetet respektive) i përgatisin dhe i miratojnë vetë rregullat e angazhimit (ROE) në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Në SHBA këto rregulla i miratojnë autoritetet më të larta ushtarake sipas ndarjes së forcave (sekretarët e forcave). Gjithashtu edhe në Hungari rregullat e angazhimit (ROE) miratohen nga komandantët e forcave. Në rastin tonë duke u nisur edhe nga problematikat dhe numri i forcave është gjykuar që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ka të gjitha mundësitë për miratimin e këtyre rregullave të angazhimit.

Një risi e madhe në këto propozime është edhe delegimi i kompetencës së Kuvendit për dërgimin e trupave jashtë vendit, tek Këshilli i Ministrave. Pra Këshilli i Ministrave do të vendosë për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionet ushtarake ndërkombëtare të drejtuara, të autorizuara ose të organizuara nga NATO apo Bashkimi Europian. Këtë autoritet deri më tani e ka patur Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë misionin, nivelin e pjesëmarrjes, kohëzgjatjen e operacionit, si dhe çdo element tjetër të domosdoshëm për mbarëvajtjen e operacionit ushtarak.

Ky ndryshim është harmonizuar edhe me parashikimet e ligjit nr. 10100, datë 26.03.2009 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”, i cili në nenin 2 shprehet se Këshilli i Ministrave vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të Aleancës në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive, në kuadër të këtij traktati.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 81: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

81

Dërgimi i njësive ushtarake shqiptare në mision do të bëhet vetëm në rastet kur paraprakisht është arritur një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e forcave ushtarake shqiptare në vendin ku kryhet operacioni ushtarak.

Një ndryshim i rëndësishëm i propozuar është shmangia e investimit të këshillit të Ministrave për çdo transitim trupash ushtarake nëpër territorin shqiptar, për forcat e aleancës. Pika 2, e nenit 16 ndryshohet dhe parashikon që dhënia e lejes së transitimit për forcat ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s të bëhet me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. Ky urdhër do t’u bëhet i ditur menjëherë autoriteteve përkatëse, si doganat, pikat e kalimit kufitar dhe organeve të Ministrisë së Brendshme, të cilat marrin të gjitha masat për mundësimin sa më të shpejt të transitimit. Ky ndryshim është propozuar për lehtësimin e proçedurave të dhënies së lejes për kalimin transit të forcave ushtarake të huaja nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë. Dhënia e lejes së transitit nga Këshilli i Ministrave disa herë nuk është realizuar, pasi mbledhjet e Këshillit të Ministrave kanë rend dite dhe një orar të caktuar për tu zhvilluar. Ka ndodhur që është kërkuar leje për kalim transit të forcave ushtarake të huaja nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është mundësuar kalimi, pasi mbledhja e Këshillit të Ministrave mund të ishte pas datës së kalimit transit të trupave.

Konkluzion

Ndryshimet e sipër përmendura parashikojnë një lehtësim të proçedurave të vendimmarrjes së autoriteteve kompetente të Republikës së Shqipërisë për dërgimin e trupave ushtarakë shqiptarë në operacione, stërvitje dhe veprimtari të ndryshme ushtarake, si dhe për pjesëmarrjen e forcave ushtarake të huaja në këto misione dhe veprimtari, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto janë disa nga përmirësimet thelbësore ligjore, të cilat do të nevojiteshin për lehtësimin e proçedurave të ndërveprimit me aleatët tanë, në kuadër të operacioneve ushtarake por jo vetëm.

Shqipëria është në hapat e para të një ndërveprimi të suksesshëm, por nevojitet që këto hapa të jene të qëndrueshëm, të shpejt dhe sigurisht të mbështetur nga një kuadër ligjor fleksibël dhe i qartë.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Rezart Tërshana

Page 82: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

82

Referencat:

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

2. Traktati i Atlantikut të Veriut, Washington, 4 prill 1949.

3. Marrëveshja ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut “Lidhur me statusin e forcave”, Londër, 19 qershor 1951.

4. Marrëveshja ”Mbi Statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Përfaqësuesve Kombëtar dhe stafit Ndërkombëtar”, Ottawa, 20 shtator 1951.

5. Protokolli “Mbi statusin e Shtabeve Ushtarake Ndërkombëtare të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, Paris, 28 gusht 1952.

6. Marrëveshja “Mbi Statusin e Misioneve dhe Përfaqësuesve të Shteteve të Treta në Organizatën e Atlantikut të Veriut”, Bruksel, 14 shtator 1994.

7. Ligji nr. 9363, datë 24.03.2005 “Për mënyrën dhe proçedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”.

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 83: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

83

“Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Të përgatitemi për një skemë realiste të kontributeve finan-ciare në periudhën afatmesme”

Kolonel Ruzhdi RustemiDrejtor i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes, SHP

[email protected]

Abstrakt: Megjithëse tema e këtij shkrimi i kalon kufijtë e një shkrimi të thjeshtë në revistë dhe është më tepër se një temë disertacioni, do të mundohem të shpreh në mënyrë të përmbledhur mendimet e mia dhe të shumë autorëve të tjerë të cilët m’u desh t’i lexoja dhe analizoja gjatë përgatitjes së tij, me qëllim që të hap një dritare për diskutime të mëtejshme, të cilat sigurisht që do të vijojnë dhe thellojnë këtë shkrim të botuar nga kjo revistë me nivel tepër të lartë.

Në këtë shkrim do të fokusohem në koston që vendi ynë duhet të përballojë gjatë proçesit të integrimit në NATO bazuar në dokumentet kryesore të MM dhe të eksperiencës së vendeve që janë anëtarë të NATO-s përpara vendit tonë. Ky shkrim do u shërbejë të gjithë drejtuesve dhe planëzuesve që punojnë në strukturat e Forcat e Armatosura për të njohur koston e integrimit në NATO dhe për të bërë një programim sa më të saktë në vite.

Hyrje

NATO është padyshim organizata më e suksesshme dhe efiçente në botë që merret me çështjet e sigurisë. Suksesi i saj mbështetet në vlerat e përbash-këta të anëtarëve të saj si demokracia, liria, sundimi i ligjit, ekonomia e

tregut të lirë etj. NATO i është nënshtruar një transformimi të thellë pas 1990 duke u zgjeruar me anëtarë të rinj dhe transformuar nga një organizatë klasike e mbrojtjes kolektive në një organizatë të sigurisë dhe paqes të aftë për t’ju përshtatur sfidave

Sfidat ligjore të integrimit në NATO Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 84: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

84

të reja. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në këtë organizatë do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e demokracisë, paqes, stabilitetit, ekonomisë së tregut dhe sundimit të ligjit në këtë rajon dikur problematik. Por, hyrja në Aleancë nuk kërkon vetëm reformimin e ushtrive, por para së gjithash kryerjen e reformave të thella politike, institucionale dhe ekonomike.

Në vendin tonë ashtu si në shumë vende që janë pranuar në NATO nuk ka një kuptim realist dhe të balancuar se çfarë do të thotë anëtarësim në NATO. Veçanërisht çështja e kostos së anëtarësimit në NATO është një çështje pak e diskutuar, një çështje e diskutuar ndoshta në sfera të larta të shtetit, por pak e diskutuar dhe kuptuar nga publiku. Politikanët tanë pak kanë folur për koston e anëtarësimit në NATO, por media i dha më shumë vëmendje çështjeve politike dhe aspekteve të lidhura me përpjekjet për integrimin në NATO. Kështu që publiku nuk ka informacion rreth kostos, por gjithashtu edhe në lidhje me përfitimet që priten nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Anëtarësimi në një klub sjell përfitime, por pjesëmarrja në të kërkon që edhe të paguash. Republika e Shqipërisë duhet të plotësojë një numër standardesh, duke përfshirë standardet politike si; reforma elektorale, sundimi i ligjit, forcimi i insti-tucioneve etj. Megjithatë është Ministria e Mbrojtjes që do të përballojë barrën më të madhe të integrimit në NATO. Gjatë regjimit komunist shpenzimet për Forcat e Armatosura ishin kolosale, 20-30% të buxhetit të shtetit. Ndërsa me anëtarësimin në NATO kostua rritet deri në 2% të buxhetit të shtetit, por përfitimi është shumë më i madh, pasi krijohet siguri për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Çdo vend ka një kosto të caktuar për buxhetin e mbrojtjes, në vartësi të vendit, pozicionit, rreziqeve dhe ambicieve. Shqipëria duke marrë parasysh pozicionin, mad-hësinë dhe kapacitetin ka bërë sakrificë me qëllim që të rritë buxhetin e mbrojtjes në 2% të GDP, po të kemi parasysh që vende të tjera nuk e kanë arritur këtë nivel. Në këto kushte ka rëndësi përdorimi me efektivitet i parave të alokuara për të për-shpejtuar proçesin e reformave me qëllim që të arrihen standardet e nevojshme për integrimin në NATO. Kjo është mënyra e vetme që kostot dhe sakrificat që kanë efekte të rënda afat-mesme, të transformohen në përfitime afatgjata. Tendenca kryesore do të jetë modernizimi i FA. Proçesi i modernizimit përfshin arsimimin dhe stërvitjen e personelit, sistemet, pajisjet dhe infrastrukturën respektive.

Megjithatë është koha kur duhet të thellojmë studimet e sakta për efektet e shumëfishta të integrimit në NATO. Ato duhet të fokusohen jo vetëm në çështjet politiko-ushtarake, ose vetëm në çështjet e sigurisë, por gjithashtu edhe në sferat

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 85: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

85

ekonomike, shoqërore, juridike, organizative të cilat janë funksione direkte të inte-grimit. Në këtë shkrim do të fokusohem në koston që vendi ynë duhet të përballojë gjatë proçesit të integrimit në NATO bazuar në dokumentet kryesore të MM dhe të eksperiencës së vendeve që janë anëtarë të NATO-s përpara vendit tonë.

Problemi i llogaritjes së kostos nuk është i thjeshtë, por është kompleks, pasi ndër-thuren shumë faktorë të matshëm dhe të pamatshëm. Gjithashtu nuk ka ndonjë udhëzim apo metodë se si të llogaritësh këtë kosto. Që të përgatitesh tabelën e plotë të balancuar të efekteve nuk duhet që të marrësh në konsideratë vetëm kostot, por gjithashtu edhe përfitimet që vijnë nga integrimi në Aleancë. Problemi nuk duhet të shikohet vetëm për kostot dhe përfitimet e veçanta, por për efektin e integruar.

Gjatë kësaj analize ndeshesh me një numër të konsiderueshëm faktorësh dhe efek-tesh, të cilat në shumë raste paraqesin vështirësi për t’u paraqitur në terma monetare, si p.sh. vlerësimi nëpërmjet shifrave i sigurisë së një vendi etj. Ky ndikim duhet të shtrihet në kohë për një periudhë afat mesme dhe afatgjatë, kur ka shumë faktorë të panjohur, duke bërë analiza dhe vlerësime, bazuar në vlerat aktuale të përfitimit dhe kostove nga momenti i anëtarësimit.

Është krijuar perceptimi i gabuar se përgjegjësia kryesore për integrimin në NATO bie mbi Ministrinë e Mbrojtjes. Në fakt detyrimet dhe përfitimet nga ky proçes i përkasin të gjithë segmenteve të Qeverisë dhe spektrit politik në vend, çka kërkon koordinim të punëve midis të gjithëve. NATO aktualisht është në proçes transformimi të thellë në kushtet e reja të sigurisë duke u përpjekur që t’ju përgjigjet rreziqeve të reja botërore, çka e bën më të vështirë parashikimin e masave dhe veprimeve në fushën ushtarake nga anëtarët e rinj të saj. Kostua e integrimit duhet të shihet në një fokus të ngushtë, e kufizuar vetëm në fushën ushtarake, por edhe në një fokus më të gjerë, nga perspektiva e ekonomisë dhe kostot që gjithë vendi duhet të paguajë.

Duke vazhduar në terma më të ngushtë dhe në llogaritje të mëtejshme, kostua e lidhur me fushën ushtarake ndahet në kosto të drejtpërdrejtë ushtarake dhe kosto indirekte jo ushtarake.

I. Kostua direkte ushtarake

Shqipëria si gjithë vendet e tjera që hyn në NATO ka për t’u ndeshur me disa prob-leme të mëdha në fushën e mbrojtjes në mënyrë që të arrijë standardet e Aleancës si: kapacitete dhe burime të pamjaftueshme për të siguruar sovranitetin dhe mbrojtjen e saj, nivel i ulët teknologjik, stërvitjeje dhe aftësie reaguese. Kështu që kontributi i

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 86: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

86

saj ushtarak gjatë 10 vjetëve sipas ekspertëve ushtarake do të jetë në nivel minimal, buxhet i kufizuar mbrojtjeje, si pasojë e nivelit ekonomik të vendit, mungesë e ka-paciteteve ushtarake për të vepruar në mënyrë të pavarur në misione paqeruajtëse në botë. Për të realizuar reformat e nevojshme në fushën e mbrojtjes duhet që të arrihet një konsensus politik afatgjatë midis forcave politike, me qëllim që të merren parasysh kostot relativisht të larta për ekonominë e dobët të vendit.

Në kostot direkte të mbrojtjes përfshihen të gjithë kostot të lidhura direkt me inte-grimin në Aleancë së bashku me reformat që do të kryhen në sektorët e mbrojtjes për të arritur kapacitetet optimale për të ndërvepruar me strukturat e NATO-s dhe për të siguruar kontributin e vendit për detyrën e mbrojtjes kolektive dhe misionet e reja të NATO-s. Këto kosto janë: kostua e anëtarësimit për buxhetin e përbashkët të NATO-s; kostua e lidhur me përfaqësimin civil-ushtarak në strukturat e NATO-s; kostua e lidhur me angazhimin e trupave tona në operacionet e përbashkëta; kostua e pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta të NATO-s (stërvitje të përbashkëta, kon-ferenca, seminare etj); kostua për të realizuar modernizimin dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura në përputhje me standardet e NATO-s; kostua për zhvillimin dhe përshtatjen e infrastrukturës dhe territorit si dhe kostua e lidhur me rregullat ligjore, proçeduriale dhe organizative.

Të gjithë këto kosto paraqesin një “barrë” për taksapaguesit dhe për ekonominë shqiptare, pasi rëndojnë buxhetin e kufizuar të vendit, dhe kur ndërkohë kërkohet që ato të përdoren në sektorë të tjerë të cilët konsiderohen si më jetësore si p.sh. infrastruktura rrugore, shëndetësia, arsimimi etj.

1. Kostua e anëtarësimit si kontribut për buxhetin e përbashkët të NATO-s

Si rregull, të gjithë vendet anëtare kontribuojnë për shpenzimet të cilat janë pranuar për t’u financuar bashkërisht dhe që pasqyrojnë interesin e të gjithë vendeve anëtare. Pjesë e buxhetit të përbashkët të NATO-s janë buxheti civil, buxheti për operacionet dhe misionet e Aleancës, buxheti ushtarak dhe programi i investimeve për sigurinë. Në zbatim të parimeve për financimin e përbashkët dhe ndarjen e kostos, shtetet anëtare përcaktojnë burimet financiare me të cilat do të kontribuojnë individualisht për funksionimin e Aleancës. Kostua e anëtarësimit është kosto direkte dhe ato konsiderohen si “kosto ekstra” që kontribuojnë në të katër buxhetet e përmendura më sipër. Buxheti i përbashkët përdoret nga strukturat përkatëse të NATO-s, për funksionin e zgjerimit, përmirësimin e infrastrukturës ushtarake të anëtarëve të rinj, për operacionet, për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin e tyre, për të mbështetur anëtarët e rinj që të përmirësojnë sistemin e tyre të mbrojtjes etj.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 87: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

87

Kontributi i secilit shtet në fondin e përbashkët negociohet midis anëtarëve bazuar në shumë faktorë. Me marrëveshje formula e pranuar për ndarjen e kostos duket se pasqyron “aftësinë e çdo shteti për të paguar”. Megjithatë baza e kësaj formule që zbatohet është sa politike po aq edhe ekonomike. Ajo ka ndryshuar dhe është për-shtatur duke pasqyruar edhe kontributin e anëtarëve të rinj dhe shkallën e ndryshme të pjesëmarrjes në strukturat e integruara të NATO-s. Lidhja e kontributit vetëm me GDP apo PPP është për pasojë e pasaktë. Të katër buxhetet e NATO-s kanë formula të ndryshme dhe përqindje të ndryshme të kontributit nga shtetet anëtare. Të marra së bashku ato përbëjnë me pak se 0.5% të shpenzimeve totale për mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s. Duke analizuar vendet që janë afër vendit tonë në shumë aspekte dhe kontributin që ato japin për buxhetin e përbashkët të NATO-s parashikohet që vendi ynë të paguajë rreth 0.073% të kontributit të 28 shteteve te Aleancës. Në rastin e Shqipërisë kjo shifër duke marrë parasysh buxhetin e planifikuar për vitet 2010-2015 shkon në rreth 250 milion lekë në vit. Por, aktualisht tek ne nuk ka kuptim të drejtë se cili institucion duhet ta paguajë këtë kontribut. Aktualisht po kërkohet që vetëm Ministria e Mbrojtjes ta paguajë këtë kuotë, kur kostua e anëtarësimit duhet të paguhet nga disa institucione të vendit, pasi anëtarësimi në NATO është anëtarësim i gjithë vendit. Buxheti civil i cili për vendin tonë llogaritet në rreth 21 milion lekë në vit duhet të paguhet nga Ministria e Jashtme.

Vendi ynë duhet të paguajë edhe për anëtarësimin në agjencitë e NATO-s në të cilat do të aderojë. Duke filluar nga viti 2010 do të jemi anëtarë të NAMSA dhe duhet të paguajmë rreth 3.5 milion lekë si kuotë anëtarësimi dhe më pas, për çdo vit, rreth 1 milion lekë si anëtar i saj.

Ky është kontributi me kriteret aktuale, pasi kontributi në fondin e përbashkët ka qënë dhe do të jetë në ndryshim të përhershëm edhe si rezultat i të papriturave.

2. Kostua për përfaqësimin civil dhe ushtarak në NATO

Me qëllim që të realizohet komunikimi efektiv, konsultimet dhe vendim-marrja e përbashkët midis anëtarëve të NATO-s, çdo shtet anëtar duhet të ketë një përfaqësi të përhershme diplomatike dhe ushtarake në shtabet e NATO-s, si dhe përfaqësues të tjerë me një staf që arrin deri në 80 vetë për Shqipërinë, nga të cilët 50% civilë. Kostua për këtë personel përfshin shpenzimet dhe rrogat, përfitime të tjera të kra-hasueshme me nivelin e vendeve të tjera, kostua për mirëmbajtjen e delegacionit të vendit si dhe pritjen e misioneve ushtarake të cilat përbëjnë një detyrim kombëtar. Gjithashtu duhet të paguajmë çdo vit rreth 70 milion lekë qera për ndërtesat ku

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 88: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

88

punon personeli i Përfaqësive Ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Po gjithashtu do të paguajmë për vitet 2010-2015 rreth 42 milion lekë çdo vit për selinë e re të NATO-s në Bruksel. Shpenzimet për përfaqësimin civil dhe ushtarak në NATO për vitet 2010-2015 llogariten mesatarisht në 620 milion lekë në vit.

3. Kostua për trupat tona të angazhuara në operacionet e përbash-këta

Siç u përmend më lartë, detyrimi kryesor i vendeve anëtare të NATO-s është pjesëmarrja e trupave në operacionet e përbashkëta të NATO-s jashtë vendit. Këto operacione mund të zhvillohen brenda zonës së përgjegjësisë së NATO-s, pranë saj ose në zona larg zonës së përgjegjësisë së NATO-s. Shumica e trupave ushtarake dhe pajisjeve në vendet anëtare janë nën kontrollin e komandave kombëtare, por ato mund të vihen në dispozicion të NATO-s për detyra speciale, që përputhen me ob-jektivat e Aleancës. Por, shpenzimet për mbajtjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake, stërvitjen, pagat etj, financohen nga buxhetet e mbrojtjes të çdo shteti anëtar.

Shqipëria duhet të ketë në dispozicion të NATO-s për misionet e drejtuara nga ajo rreth 40% të trupave të saj tokësore, prej të cilave rreth 8% duhet të jenë jashtë vendit në çdo kohë me mision. Vendi ynë merr pjesë në disa operacione, i përfshirë në kontingjentet e shteteve të tjerë anëtarë për të cilët paguan një kosto vjetore rreth 850 milion në vit. Aktualisht ne mbulojmë rreth 30% të kostove operacionale, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga aleatët. Objektivi ynë është që gradualisht të rritim kontributin me trupa tokësore nga 5% që është aktualisht në rreth 8% dhe të pa-guajmë plotësisht koston operacionale. Ky objektiv do të realizohet kur forcat tona do të jenë të afta të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, pra të veprojnë në mënyrë autonome, duke rritur ndërveprimin me njësitë e tjera të NATO-s si dhe ka-pacitetet operacionale. Kostua për këtë detyrë parashikohet që në fund të periudhës afat mesme të arrijë në 1.7 miliard lekë në vit.

Vendi ynë ka pranuar për të implementuar Objektivin e Forcës 0035, i cili kërkon që deri në vitin 2014 të vëmë në dispozicion të operacioneve të NATO-s një Grup Batalion, me rreth 1,100 vetë, të gatshëm për të marrë dhe kryer detyra të ndry-shme operacionale që mund t’i jepen nga NATO. Nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Komanda e Forcës së Bashkuar po punohet për të arritur këtë objektiv madhor. Por, pajisja dhe vënia në gatishmëri e kësaj strukture kërkon blerjen e sistemeve të reja të armëve dhe pajisjeve, të cilat nuk janë aktualisht në zotërim të FA, si transpor-tues të blinduar, mjete moderne transporti, komunikimi etj. Nga llogaritjet e bëra

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 89: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

89

vetëm për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve të armëve që i duhen kësaj strukture rezulton se duhen shpenzuar rreth 35 miliard lekë, pa llogaritur kostot e tjera për mirëmbajtje, stërvitje etj. Pra një shifër tepër e madhe për buxhetin tonë të vogël. Duke qënë se për vitet në vazhdim mund të shpenzojmë mesatarisht 7 miliard lekë në vit për të gjithë projektet e modernizimit, i bie që për vendosjen në gatishmëri të Grup Batalionit, edhe sikur gjithë buxheti i modernizimit të harxhohet për të, do të duheshin rreth 5 vjet për të arritur këtë objektiv, çka është e pamundur. Duke marrë parasysh projektet që kemi në vazhdim si ai i helikopterëve, anijeve, mjeteve të komunikimit, pajisjeve individuale të ushtarakut, sistemet e zbulimit etj, dhe re-alizimin e disa projekteve të vogla të cilat nuk mund të shmangen, llogaritet që ky objektiv nuk mund të realizohet përpara vitit 2018.

Në këto kushte do të ishte e rekomandueshme analiza e këtij shpenzimi ashtu sikurse edhe analiza e mundësisë së realizimit të ndonjë projekti tjetër, me synim zvogëlimin e numrit të pajisjeve, sistemeve dhe armëve dhe si përfundim uljen e kostos.

4. Kostua për pjesëmarrje në aktivitete të përbashkëta të NATO-s

Këtu përfshihen kostot që lidhen me pjesëmarrjen e vendeve në aktivitete të ndry-shme të NATO-s, të llojit IPP, në formën e konferencave, seminareve, stërvitjeve të përbashkëta etj. Së bashku me pjesëmarrjen në një numër të madh komisionesh dhe komitetesh të NATO-s me personel të kualifikuar. Këto aktivitete kanë qënë riimbursuar nga NATO deri 70-80%. Në të ardhmen, bazuar edhe në eksperiencën e anëtarëve të rinj si Bullgaria dhe Rumania, pjesëmarrja jonë duhet të kufizohet në një nivel të domosdoshëm, por me efektivitet maksimal në përfitim.

Në të njëjtën kohë, në 3 vitet e fundit Shqipëria ka shërbyer si vend pritës për disa stërvitje ku kane marrë pjesë qindra trupa nga shtetet aleate. Për aktivitetet me NATO-n dhe stërvitjet me trupa kostua totale vjetore llogaritet të jetë mesatarisht rreth 350 milion lekë në vit.

Megjithatë, ne duhet që për çdo pjesëmarrje të nxjerrim koefiçentin e përfitimit nga stërvitjet dhe të analizojmë se nëse ato e justifikojnë shpenzimin e kryer. Një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë çështje është përcaktimi i prioriteteve nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me stërvitjen e specialistëve të rinj apo konsolidimin e njohurive dhe specializimin e mëtejshëm të ushtarakëve të lartë. Ashtu sikurse mund të jetë efektive që të zhvillojmë kurse për këtë kategori, si dhe bërja e mundur e pjesëmar-rjes në stërvitjet në distancë të tipit “e-learning”.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 90: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

90

5. Kostua për zhvillimin e infrastrukturës dhe kryerja e rolit të vendit pritës

Infrastruktura dhe territori në vendin tonë, rrugët tokësore dhe detare, portet, aero-portet, sistemet e telekomunikacionit, qendrat operacionale, depot e municionit, poligonet e stërvitjes dhe qitjes, rrjetet e furnizimit me energji elektrike etj, duhet të vihen në dispozicion të Aleancës në rast nevoje për misione të ndryshme. Të gjitha ko-stot për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimet e tipit “mbështetje nga vendi pritës” të cilat duhet të modelohen në përputhje me standardet e Aleancës duhet që të arrihen nga vendi ynë, me përjashtim të rasteve kur këto objekte paraqesin interes strategjik për Aleancën dhe kjo investon nga fondi i përbashkët. NSIP mund të financojë mbi bazën e interesit deri në 2/3 të investimit në infrastrukturë në vendet e reja anëtare.

Këto kosto duhet që përfundimisht të përcaktohen në shifra për t’u përfshirë në vlerësimin e kostos. Por, përveç shpenzimeve, pjesë të kësaj kostoje mund të shërbe-jnë si burime gjeneruese të ardhurash për industrinë vendase si turizmi, punësimi, transporti, ushqimi, telekomunikacioni, rritja e investimeve direkte të huaja etj duke ndikuar në rritjen e GDP të vendit.

Gjatë dekadave të fundit studime të ndryshme kanë tentuar të nxjerrin një tabelë përmbledhëse për të matur investimet në buxhetet kombëtare të mbrojtjes ndaj paqes dhe stabilitetit pas anëtarësimit, si dhe gjithashtu të matin përfitimet politike nga anëtarësimi në një ambient tepër të sigurtë kolektiv me kostot dhe rreziqet e zhvendosjeve në operacione jashtë vendit dhe së fundi të matin përfitimet in-direkte në formën e zhvillimit intensiv dhe të investimeve në vendet më të sigurta. Megjithatë pjesa më e madhe e pamjes që kanë dashur të krijojnë mungon dhe disa përfitime apo kosto të fshehura apo të pakapshme nuk mund të futen në këtë tabelë. Duket se këto kosto dhe përfitime të pakapshme, pra një ekuilibër i përfitimeve nga anëtarësimi në NATO, mund të llogariten më mirë duke bërë krahasimin me rastin kur vendi nuk do të ishte anëtar i NATO-s.

Ka shtete si p.sh Bullgaria që e kanë llogaritur rritjen e GDP në % për çdo përqind rritje të buxhetit të mbrojtjes ndaj GDP, një detyrë që është tepër e vështirë dhe që mund të realizohet në bashkëpunim me Universitete tepër të specializuara për këtë qëllim. Të dhënat e disa shteteve të pranuara në NATO pas viteve ’90 tregojnë se pas anëtarësimit në NATO për çdo rritje të buxhetit të mbrojtjes me 0.1 % të GDP, rritja e investimeve të huaja në vend rritet mesatarisht me 0.1-0.2 % të rritjes së GDP, çka sipas tyre e justifikon anëtarësimin dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Të gjithë

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 91: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

91

studiuesit dhe analistët bien dakord në një pikë që përfitimet nga anëtarësimi në NATO e tejkalojnë ndjeshëm koston e harxhuar si për vetë vendet që anëtarësohen ashtu edhe për Aleancën.

Pritet që NATO të vendosë bashkëpunimin e vendit tonë në një numër sistemesh dhe iniciativash mbrojtjeje, të cilat kanë një kosto të konsiderueshme. Mund të përmendim këtu projektet për shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave, për integrimin në sistemin NATINEADS, patrullimin ajror, të cilat përfshijnë investime në hardware, software, infrastrukturë, personel, stërvitje etj.

Për shumë investime ka mundësi të ndarjes së fondeve në përputhje me marrëveshjet rajonale me shtetet fqinje, që janë anëtare të NATO-s. Në mënyrë të ngjashme disa nga projektet për përmirësimin e infrastrukturës mund t’u jepen me konçension aktorëve të huaj, të cilët janë objekt i financimeve të huaja nga organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, BE, USAID etj. Prandaj është e nevojshme të koordinohet me ministritë e tjera si ajo e Ekonomisë, Transportit etj, për të parandaluar mbivendosjen dhe planëzimin jo të saktë. Por problemi nuk duhet trajtuar i veçuar, pasi duhet të jemi të ndërgjegjshëm se investimet për zgjerimin, përmirësimin e infrastrukturës në shumicën e rasteve sjellin përmirësime në fusha të tjera të ekonomisë midis të cilave futjen e investimeve të huaja, zhvillimin e turizmit, reduktimin e kostos së transportit, reduktimin e ekonomisë informale etj.

Pjesë e veprimeve që Shqipëria duhet të ndërmarrë në pozitën e vendit pritës me qëllim që të garantojë një vend të sigurtë për vendosjen e trupave të NATO-s në rast nevoje është eliminimi gradual i municioneve dhe armatimeve të rënda dhe të vjetra kineze dhe ruse, të cilat për shkak të moshës së vjetër dhe gjendjes jashtë standardeve të pranuara nga Aleanca, përbëjnë rrezik për sigurinë dhe besueshmërinë e Aleancës gjatë operacioneve të saj në vendin tonë. Akoma kemi rreth 90 mijë ton municione të cilat duhet të shkatërrohen, kostua për të cilën arrin në rreth 3 miliard lekë.

6. Kostua për rregullimet ligjore, proçeduriale dhe organizative

Në këtë grup përfshihen të gjithë shpenzimet që lidhen me masat organizative dhe proçeduriale, rregullimet e ndryshme ligjore dhe rregullat që duhet të ndërmerren për të siguruar përputhjen me kërkesat, detyrimet dhe standardet e NATO-s, si:

a. Kostua për përmirësimet konstante në legjislacionin ushtarak në fushën e mbrojtjes, në përputhje me kërkesat për modernizimin e Aleancës, për t’ju përgjigjur sfidave të reja, krizave emergjente etj.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 92: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

92

b. Kostua e programeve për të përmirësuar kontrollin demokratik mbi mbrojtjen nga Qeveria dhe Parlamenti. Kjo duhet të shoqërohet me shpërndarjen e anëtarëve të parlamentit në aktivitetet e përbashkëta me NATO-n me qëllim që të rritet interesi i tyre në fushën e politik bërjes dhe vendimmarrjes ligjore. Në të njëjtën mënyrë, duhet që të parashikohen kosto për përgatitjen nga pikë-pamja rregulluese dhe proçeduriale për diskutim, mbështetje dhe kontroll të dokumenteve bazë strategjike të mbrojtjes nga Parlamenti, me cilësinë e një organizmi suprem për kontrollin demokratik të FA dhe supervisor ligjor i tyre. Një nënçështje tjetër në këtë kategori duhet të jetë kostua për organizimin e programeve të transparencës dhe dialogëve të hapur për çështje të sigurisë nga Ministria e Mbrojtjes me parlamentarët për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, si dhe publiku në lidhje me avantazhet dhe koston e proçesit të inte-grimit në NATO, një fakt që duhet të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit të vendit dhe të popullsisë.

c. Ndërtimi i strukturave funksionale organizative, të marra nga eksperienca e vendeve të përparuara në rajon dhe modelet e NATO-s për proçeset e blerjes, kontrollin përkatës dhe strukturat përgjegjëse. Në mënyrë të veçantë ajo duhet të përmirësohet në përputhje me praktikat më të mira, duke përcaktuar rregullat e standardizimit, kodimit, cilësisë, autencitetit, rregullat e transportit, magazin-imit dhe asgjësimit të armatimit të vjetër.

d. Kostua për përgatitjen e rregullave, ligjeve, standardeve, proçedurave të punës, prokurimit publik të automjeteve, pajisjet dhe shërbimet për ndërtimin, zgjer-imin dhe përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me karburant për mjetet tokësore, detare dhe ajrore, shërbimet për mirëmbajtjen e automjeteve të tilla, nivelin e inspektimit dhe magazinimit në depot ushtarake, rregullat për planëz-imin, qendrat e stërvitjes dhe ndërtesat duke i krahasuar me standardet e BE.

e. Kostua për përmirësimet dhe botimin e rregullave për liçensimin e kompanive nënkontraktore, kontrollin e eksportit për pajisjet dhe armatimin, sigurimin e çertifikatës së origjinës, përcaktimi i mënyrave të paketimit etj.

II. Kostot indirekte jo ushtarake

Siç u trajtua më sipër, anëtarësimi në NATO nuk është thjesht një vendim politik me kuptim të rëndësishëm vetëm për mbrojtjen. Por ka disa dimensione të tjera të integrimit në NATO përveçse ndikimeve të kuptuara dhe të nënkuptuara politike dhe ushtarake, të cilat janë trajtuar si pjesë e detyrimeve për një vend në proçesin e

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 93: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

93

integrimit. Bashkëpunimi ekonomik është një nga aspektet e shprehura drejtpërdrejt nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ka një bashkëpunim të ngushtë midis sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik, i përcaktuar qartë që nga Plani Marshall, i cili kishte për qëllim të krijonte një ambient të sigurtë dhe zhvillim ekonomik.

Kuptohet nga detyrimet për NATO-n se integrimi në Aleancë nuk mund të kalohet lehtë nga vendet që sapo pranohen, pasi ato duhet të luftojnë ashpër korrupsionin, praktikat autoritare, mosrespektimin e sundimit të ligjit, abuzimin me vullnetin e lirë të votuesve, deformimet në ekonominë e tregut, mosrespektim të të drejtave të pakicave, lirinë e individit dhe të shtypit etj. Integrimi në Aleancë kërkon nga shtetet anëtare vullnet politik dhe kapacitete të mjaftueshme për të zbatuar reformat, që përkthehen në kosto të shumëfishta përveçse atyre ushtarake.

1. Kostua politike

Ka shumë argumente dhe polemika në lidhje me reduktimin e sovranitetit të vendit që bëhet subjekt i vendimeve kolektive për sigurinë dhe që merren nga Aleanca. Megjithatë ne akoma mendojmë se në rastin e Shqipërisë ky argument llogaritet jo në terrenin e përshtatshëm, pasi sot në kushtet e rreziqeve të shumëfishta dhe jo konvencionale për një vend të vogël me burime të kufizuara financiare, për pasojë dhe ushtarake është e pamundur që të garantohet siguria e vendit duke u mbështetur vetëm në asetet e veta. Argumenti duhet shtrirë më tej dhe konsoliduar në rastet kur mungon mbrojtja kolektive nga Aleanca dhe duhet të llogaritet kostua e skenarit të mundshëm për të arritur sigurinë e kërkuar.

Një kosto tjetër do të ishte mungesa e mbështetjes publike për partinë në fuqi si pasojë e angazhimit të trupave tona në zona të rrezikshme të botës, në përbërje të operacioneve të NATO-s. P.sh, Sllovenia dhe Italia nën presionin e publikut u detyruan të tërhiqnin trupat e tyre nga Iraku, kurse vende të tjera si Polonia reduktuan numrin e trupave. Këto kosto bëhen më të ndjeshme, tepër të rënda dhe të dukshme në rast të vrasjes së ndonjë ushtaraku në operacionet jashtë vendit.

Për më tepër për arsye të rreshtimit me Aleancën, Shqipëria si një vend i vogël me mbrojtje të vogël mund të perceptohet si një vend më i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste, një kosto e mundshme e dalë nga vëzhgimet e kryera.

Shqipëria është konsideruar nga organizatat ndërkombëtare si një vend me prob-leme ligjore dhe institucionale të cilat shpesh derivojnë në luftë të ashpër midis partive në arenën politike të vendit. Plotësimi i standardeve të NATO-s dhe BE për

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 94: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

94

proçesin elektoral dhe reformën gjyqësore përbën një kosto shtesë të vendosur nga anëtarësimi në NATO, megjithëse kjo i shërben disa qëllimeve. Reformat e thella në sistemin gjyqësor për të rritur efiçensën, zbatimin e ligjit, eliminimin e ndërhyrjeve politike dhe rritja e transparencës në sistemin legjislativ përbëjnë kosto të tjera në këtë proçes.

2. Kostua ekonomike

Pavarësisht sukseseve makroekonomike të një vendi ku një pjesë e popullsisë jeton poshtë nivelit të varfërisë, me disproporcion të thellë në shpërndarjen e pasurisë, me një defiçit të lartë të llogarive aktuale që kushtëzohet së tepërmi nga paratë e dërguara nga emigrantët, nuk është e lehtë për Shqipërinë që të angazhojë burimet e saj të kufizuara financiare për sigurinë, në saj të standardeve të NATO-s.

Kosto të tjera mund të jenë ato të lidhura me kryerjen e reformave në përgjithësi, jo vetëm për NATO-n, por edhe për BE. Mund të përmendim koston për ristruktu-rimin dhe liberalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, nxitjen e biznesit, sanksionimi i të drejtës së pronës, privatizimin e ekonomisë, përmirësimet në sistemin e sigurisë shoqërore, reformat në shëndetësi dhe sektorin e arsimimit etj.

Si pasojë e ushtrimit të kontrollit të rreptë në kufijtë tokësorë dhe detare pritet që të reduktohet ekonomia informale (që zë 40-50% të ekonomisë), të ardhurat nga tregëtia ilegale, narkotikët etj, pasi rruga e trafikimit dhe kontrabandës do të pritet. Në realitet vendi do të humbë një burim të fshehtë të rritjes ekonomike, por do të fitojë një rezultat të rëndësishëm, besimin dhe sigurinë e investitorëve të huaj, inte-grimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE. Për pasojë, kostua që paguajmë kapërcehet nga një numër i madh përfitimesh të pritshme.

3. Kostua shoqërore

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të armëve, narkotikëve dhe qenieve njerëzore është konsideruar si sfida më e madhe për çdo qeveri shqiptare, pasi përbën një nga problemet më të mëdha shoqërore për vendin. Përkundrejt programeve të mira të qeverive dhe përmirësimeve tepër të ndjeshme përsëri ajo ka qënë dhe mbetet një betejë e vështirë.

Reforma në sektorin e mbrojtjes do të çojë në reduktimin e forcave të armatosura. Në buxhet do të shtohen kosto për siguracionin shoqëror për këtë kategori, programe shtesë për riintegrimin e tyre në punë etj.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 95: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

95

4. Kostua për infrastrukturën

Siç u përmend më lartë integrimi në strukturat Euro-Atlantike kërkon vendosjen e kushteve të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta me ven-det e Aleancës në vendin tonë. Koncepti i sigurisë kombëtare kërkon përdorimin e infrastrukturës civile për nevojat e NATO-s dhe brenda një kohe të shkurtër. Përmirësimet në infrastrukturën rrugore, energji, telekomunikacion etj. kërkojnë kosto shtesë.

Është e rëndësishme të nënvizohet se të gjithë kostot të nxjerra nga kjo listë si ato të lidhura me gjyqësorin, zgjedhjet, reformat ekonomike etj. duhet të kryhen nga vendi ynë në mënyrë të pavarur nga kërkesat e NATO-s. Shumë prej tyre duhet të kryhen pa mbështetje të donatorëve të huaj. Ndikimi i kryerjes se reformave është me vlerë për të gjithë ekonominë. Çdo reformë e shprehur në terma monetare shër-ben gjithashtu për qëllimin e përbashkët për integrimin e shpejtë edhe në BE, për stabilitetin ekonomik të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. E vetmja gjë e ndryshme është shpejtësia për të realizuar këto ndryshime, prandaj, ne i kemi përcaktuar ato si kosto indirekte për integrimin në NATO.

Si konkluzion, përfitimi nga investimet për reformat e NATO-s është i shumëfishtë nëse llogaritim kontributet për stabilitetin në institucione, tërheqjen e investitorëve të huaj, rritjen në sigurinë e vendit dhe rritjen në performancën makro-ekonomike. Për më tepër ato krijojnë mundësi për përafrim më të madh me BE, pasi shumë kri-tere dhe parime për integrimin, veçanërisht në fushën politike janë të përbashkëta dhe plotësojnë njëra-tjetrën duke krijuar sinergji. Kjo ka qenë vërtetuar gjerësisht nga eksperienca e vendeve të tjera, që tashmë janë pranuar në NATO dhe në BE gjatë dekadës së fundit.

III. Madhësia e Buxhetit të Mbrojtjes

Madhësia e buxhetit për vendet anëtare përcaktohet mbi baza proporcionale, në përputhje me madhësinë e ekonomisë të çdo shteti në lidhje me shtetet e tjerë, nga burimet teknike dhe ligjore për sigurinë që shteti ofron si dhe gjithashtu kontributi nga çdo anëtar i ri në buxhetin e përbashkët të NATO-s. Buxheti aktual i mbrojtjes është 2%. Po të shikojmë tabelën e buxheteve të mbrojtjes lidhur me GDP për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore të cilat u anëtarësuan në NATO pas vitit 1990, vetëm Bullgaria e tejkalon kufirin prej 2%, dhe duke marrë në konsideratë të gjithë shtetet e NATO-s vetëm 6 shtete e kalojnë kufirin prej 2% të GDP.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 96: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

96

Buxheti ynë i Mbrojtjes mendohet se do të ruajë të njëjtin nivel të GDP, 2%, deri në vitin 2020, duke ruajtur të njëjtën rritje të GDP për çdo vit, 6% dhe me një shkallë inflacioni 2-4%. Në fund të vitit 2015 parashikohet që buxheti të arrijë në 32.5 miliard lekë. Parashikohet që në periudhën afat shkurtër 2010-2015 Shqipëria të shpenzojë për modernizimin mesatarisht rreth 7 miliard lekë në vit ose rreth 44 miliard lekë gjatë periudhës 2010-2015. Plani parashikon ulje të shpenzimeve për personelin duke synuar që në vitin 2015 ato të arrijnë nën 42% të buxhetit të mbrojtjes nga rreth 65% që arrinin në vitin 2007. Shpenzimet operacionale dhe ato të mirëmbajtjes do të rriten deri në 25-28 % të buxhetit nga rreth 19% që janë aktualisht. Po gjithashtu shpenzimet për investimet do të shënojnë rritje të vijueshme duke arritur në rreth 30% të buxhetit duke e përafruar këtë tregues me atë të disa vendeve me kapacitete të krahasueshme me vendin tonë. Shpenzimet për infrastrukturën kanë zënë deri tani një përqindje të lartë të shpenzimeve për investime. Ato kanë filluar të reduk-tohen për të arritur deri në 5 % të buxhetit të mbrojtjes në vitin 2015. Shpenzimet për punën kërkimore shkencore aktualisht janë zero, por në vitin 2012 ato do të përfshihen në buxhet duke zënë rreth 0.7% të buxhetit të mbrojtjes, duke u rritur gradualisht deri në 1.7% të buxhetit të mbrojtjes në vitin 2015. Tabela Nr. 1 shkrimit paraqet tendencën e treguesve të buxhetit të mbrojtjes për vitet 2010-2020.

TENDENCAT E KATEGORIVE BUXHETORE NE % NDAJ TOTALIT

0

10

20

30

40

50

viti 2009 viti 2010 viti 2011 viti 2012 viti 2013 viti 2014 viti 2015 viti 2016 viti 2017 viti 2018 viti 2019 viti 2020

Personeli Operacione e Mirembajtje Pajisje Infrastrukture Kerkimore

Tabela Nr. 1 - Tendencat e kategorive buxhetore për vitet 2010-2020.

Buxheti i mbrojtjes paguhet nga taksapaguesit shqiptarë dhe është pjesë e buxhetit të shtetit. Çdo armë dhe pajisje që kërkohet nga ushtarakët mund të blihet vetëm në se është përfshirë në buxhetin e mbrojtjes. Lista e armëve dhe pajisjeve që ushtarakët duan të blejnë mund të jetë e gjatë. Por, në këtë rast duhet të hiqet një vijë ndarëse midis gjërave që janë absolutisht të nevojshme për forcat e armatosura dhe atyre

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 97: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

97

që nuk janë. Thelbi i problemit është se nuk ka kriter të saktë për të përcaktuar “nevojat minimale” të forcës së armatosur.

Mbrojtja është një nga fushat e shumta që financohet nga shteti. Janë politikanët ata që duhet të vendosin dhe të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen midis prioriteteve. Është vetëm parlamenti ai që duhet të vendosi “se sa shumë duhet harxhuar për mbrojtjen dhe sa për sektorët e tjerë”. Presidenti Aizenhauer thoshte: ”Kostua e një bombarduesi të rëndë është kjo: një shkollë moderne me tulla në më shumë se 30 qytete. Ajo është 2 centrale elektrike, secili në shërbim të një qyteti me 60.000 banorë. Ajo është dy spitale të bukura plotësisht të pajisura. Ajo është rreth 50 milje autostrade”. Mundësia e zgjedhjeve është e gjerë dhe e pafund. Vendimet duhet të merren me qëllimin që të përfitohen kapacitetet maksimale nga burimet e alokuara në buxhetin e mbrojtjes.

1. Struktura e Buxhetit të Mbrojtjes

Buxheti i Mbrojtjes me anë të 8 programeve buxhetore, do të sigurojë reformat e nevojshme për ristrukturimin, modernizimin e forcave të armatosura së bashku me sistemet, teknikën dhe pajisjet e tjera kryesore të ndërveprueshme me strukturat e NATO-s. Rezultati përfundimtar do të jetë krijimi i një force cilësore, të vogël dhe të pajisur mirë, me një specializim të ngushtë ”niche” që do të jetë e aftë që së bashku me forcat e aleatëve për të marrë pjesë në misione dhe detyra ndërkombëtare, duke siguruar përputhshmëri me ta. Buxheti i mbrojtjes sipas programeve buxhetore ka përafërsisht këtë ndarje: Forcat e luftimit 46%, mbështetja e luftimit 22%, mbështetja sociale për ushtarakët 11%, arsimimi ushtarak 6%, planifikimi, menaxhimi, admin-istrimi 5%, bashkëpunimi civil-ushtarak 4%, mbështetja e përqendruar 3% dhe mbështetja shëndetësore 3%.

Së bashku me rritjen e sasisë totale të shpenzimeve në investime do të ndërmer-ret një politikë e qartë për të rregulluar balancën e shpenzimeve midis sistemeve të modernizimit, pajisjeve dhe infrastrukturës që duhet të shërbejnë për sigurinë e vendit dhe ato që do t’i vihen në dispozicion strukturave Euro-Atlantike në se del nevoja. Në programet e modernizimit janë përfshirë disa projekte madhore si: ndërtimi i anijeve patrulluese, blerja e helikopterëve, blerja e transportuesve të blin-duar me rrota, blerja e mjeteve të transportit, sistemeve të C4I, sistemeve speciale të zbulimit, simulatorët për stërvitjen etj, si dhe mundësia e ndërtimit të sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Në disa vende të NATO-s është hapur një debat i gjerë dhe i zjarrtë publik për mbrojtjen individuale të trupave në operacionet

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 98: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

98

aktuale të NATO-s. Në këtë kuadër duhet riparë kompleti i pajisjeve individuale të ushtarakut shqiptar, për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme, pa marrë parasysh koston financiare. Vlera totale e investimeve si kosto për modernizimin në kuadër të integrimit në NATO për periudhën 2010-2015 është parashikuar të arrijë në rreth 42 miliard lekë. Tabela Nr. 2 paraqet të dhëna për ndarjen e buxhetit të mbrojtjes sipas kategorive.

Tabela Nr. 2 - Ndarja e buxhetit të mbrojtjes sipas kategorive për vitet 2010-2020

Me qëllim që të mos ngelim prapa në të ardhmen duhet parë mundësia nga struk-turat përkatëse të MM për të siguruar dhe marrë pjesë në kërkim-zhvillim në shkallë rajonale lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon si dhe bashkëpunimin e akademive ushtarake ose atë të institucioneve kombëtare dhe të huaja. Ashtu sikurse MM duhet të kërkojë studime lidhur me aplikimin e metodave për modelimin matematikor për të përcaktuar shifrat dhe strukturat optimale për forcat e armatosura. Një model i tillë mund të merret nga vendet e tjera siç është p.sh. Bullgaria. Një fushë tjetër me interes për kërkim mund të jetë riaktivizimi dhe stabilizimi i industrisë ushtarake për të plotësuar nevojat specifike të Aleancës duke përfituar nga avantazhet që ofron vendi ynë si kostua e ulët e fuqisë punëtore, vendosja gjeografike etj.

Deri tani Shqipëria ka përfituar në një shkallë të konsiderueshme nga njohuritë dhe asistenca bilaterale, teknike dhe financiare veçanërisht nga SHBA dhe vendet e tjera si Turqia, Italia, Greqia, Holanda etj, të cilat duhet të reduktohen në shifrat e parashikuara në buxhetin afat mesëm dhe afat gjatë.

2. Financimi i Buxhetit të Mbrojtjes

Nga trajtesa e mësipërme, burimet për financimin e shpenzimeve të integrimit në strukturat Euro-Atlantike ndahen në burime të brendshme dhe burime të jashtme të huaja në vartësi të faktit në se mbulohen nga shteti ynë apo sigurohen nga burime të huaja. Nga lloji i financimit, burimet mundet që të ndahen më tej në këto kategori:

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 99: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

99

a. Buxheti i Shtetit

• Financim 100% nga fondi i Ministrisë së Mbrojtjes,• Bashkëfinancim me Ministritë e tjera,• Të ardhura të siguruara nga shitja e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes si p.sh.

ndërtesa, depo, armatime, pajisje etj,• Të ardhura të siguruara nga aktivitete ndihmëse të Ministrisë së Mbrojtjes si

p.sh. dhënia me qera e infrastrukturës që ajo zotëron, shërbimet ndaj të tretëve etj.

b. Financimi i huaj

• Ndihmë dhe asistencë nga vendet anëtare të NATO-s,• Bashkëfinancim me shtete të tjera në përputhje me marrëveshjet dhe projektet

rajonale,• Investime nga fondi i përbashkët i NATO-s, programi NSIP,• Financim dhe ndihmë nga organizatat ndërkombëtare,• Kredi të huaja,• Investime direkte të huaja (përfitime nga dhënia me konçesion e aeroporteve

ushtarake etj).

Shumica e vendeve të reja anëtare të Aleancës (Polonia, Bullgaria etj) kanë përfituar nga buxheti NSIP dhe programet e tjera të reja në mbështetje të vendeve pak të zhvil-luara në shifra deri 2/3 e buxhetit në investime për të modernizuar infrastrukturën etj.

Identifikimi i burimeve për financim në përputhje më mënyrat e përmendura më lartë, mund të parandalojë parashikimin periodik në buxhetin total të një vendi si dhe një rritje të efiçensës në proçesin e planifikimit.

nr Kostua direkte në buxhetin e

mbrojtjes

Vlera mesatare në

lekë për çdo vit

Afati i pagesës së

kostos1 Kontributi në fondin e përbash-

kët të NATO-s252 milion lekë/

në vitVjetore, mesatare për

vitet 2010-20152 Për pjesëmarrjen në operacione

jashtë vendit1.2 miliard lekë/

në vitVjetore, mesatare për

vitet 2010-20153 Pjesëmarrja në aktivitetet dhe

stërvitjet e NATO-s350 milion lekë/

në vitVjetore, mesatare për

vitet 2010-2015

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 100: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

100

4 Shpenzimet për personelin në SEEBRIG, Përfaqësitë Ushtarake dhe Shtabet e NATO-s

620 milion lekë/në vit

Vjetore, mesatare për vitet 2010-2015

5 Për modernizimin e armëve, pajisjeve dhe sistemeve të FA

7 miliard lekë/në vit Vjetore, mesatare për vitet 2010-2015

6 Për infrastrukturën 1.5 miliard lekë/në vit

Vjetore, mesatare për vitet 2010-2020

7 Për Sistemin e Integruar të Hapësirës Ajrore

7 miliard lekë 2010-2015

8 Asgjësimi i municioneve të tepërta

3 miliard lekë 2010-2013

9 Ndërtimi i qendrave të simulimit për stërvitjen

1 miliard lekë 2010-2020

10 TOTALI 76.8 miliard lekë

Tabela Nr. 3 - Përmbledhëse e matjes së kostos direkte për NATO-n për vitet 2010-2015

Shënim: Vlera totale e kostos direkte që duhet të paguajë vendi ynë për NATO-n për periudhën afatmesme 2010-2015 llogaritet në rreth 76.8 miliard lekë, ose 51% të buxheteve të mbrojtjes të parashikuara për vitet 2010-2015.

IV. Rekomandime

Së pari, përpjekja për të shprehur koston e integrimit në NATO vetëm në terma monetare është e vështirë. Duke e llogaritur në terma të ngushtë, kostua e lidhur me fushën ushtarake për integrimin në NATO për periudhën afat-mesme 2010-2015 arrin në rreth 76.8 miliard lekë ose 560 milion Euro. Kjo do të jetë një barrë e rëndë për ekonominë e vendit tonë, por është një premtim që duhet mbajtur, pasi duhet të mbështeten reformat në Forcat e Armatosura për t’i ngritur ato në nivelin cilësor që kërkon rreshtimi me dinjitet përkrah vendeve të tjera të Aleancës.

Së dyti, integrimi në NATO sjell përfitime të shumta politike, ekonomike dhe sho-qërore, por duhet të ndërgjegjësohen drejtuesit e të gjithë niveleve si dhe popullsia e vendit për detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Aleancë, e cila ka kostot përkatëse shoqërore, ekonomike dhe financiare.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 101: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

101

Së treti, përveçse financimit nga buxheti i shtetit duhen parë mundësitë për burime të tjera financimi, për realizimin e projekteve të përbashkëta në shkallë kombëtare, rajonale dhe në kuadrin e NATO-s me qëllim që të lehtësohet sa të jetë e mundur financimi vetëm nga buxheti i mbrojtjes.

Së katërti, Ministria e Mbrojtjes duhet të shpenzojë me kujdes të gjithë buxhetin prej 2% të GDP të akorduar nga Qeveria. Duhet të përcaktohen me kujdes prioritetet e mbështetjes me buxhet dhe të akordohen fonde në mënyrë të përqendruar. Kjo kërkon rritjen e aftësive menaxhuese nga drejtuesit e të gjithë strukturave ushtarake dhe veçanërisht nga specialistët që merren me këtë detyrë. Aktualisht këto aftësi janë në nivele jo të kënaqshme. Ndoshta është koha që edhe KDS të japë ndihmën e saj duke hapur kurse afat shkurtra për menaxhim bazuar në eksperiencën e marrë nga kurset në Monterey të SHBA.

Së fundmi, ky shkrim i shërben të gjithë drejtuesve dhe planëzuesve që punojnë në strukturat e Forcat e Armatosura për të njohur koston e integrimit në NATO dhe për të bërë një programim sa më të saktë në vite.

Referencat:

1. Plani i Zhvillimit Afatgjatë i FA të RSH, 2007-2020, i ripunuar 2009.

2. Programet e Mbrojtjes të FA të RSH, 2010-2015.

3. Tavanet buxhetore të miratuara nga Ministria e Financave për vitet 2010-2015.

4. Kostua e Zgjerimin të NATO-s, Zyra e Buxhetit e Kongresit, 1996.

5. Përfitimet ekonomike të Bullgarisë nga anëtarësimi në NATO, Tetor 2001.

6. Marrëveshja e Traktatit të Atlantikut Verior, Artikulli 5, 1949.

7. Zgjerimi i NATO-s dhe kostua e Bullgarisë për t’u anëtarësuar në NATO, 1999-2001.

8. Vlerësimi i kostos nga zyra e Buxhetit e Kongresit, 9 Mars 2007.

9. Studimi për zgjerimin e NATO-s, 1995.

10. Demokracitë e reja që duan të anëtarësohen në NATO, Nikolas Bërns, Prill 2002.

11. Studim për zgjerimin e NATO-s, 2000-2015, T.Szayna.

12. Çështje të zgjerimit në Samitin e NATO-s në Bukuresht, Paul Gallis, Mars 2008.

13. Kostua për integrimin e Polonisë në NATO, 1999-2001, P.Wieczorek, K.Zukrowska.

Për një planëzim realist të kostos të integrimit në NATO! Kolonel Ruzhdi Rustemi

Page 102: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

102

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Një parathënie mbi sfidat e transformimit të planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional sipas konceptit të Aleancës

Kolonel Perikli KoliçiShef i Shtabit të Forcës së Bashkuar (KFB)

[email protected]

Abstrakt: Kalimi “nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” përbën një nga sfidat e integrimit në NATO, pas anëtarësimit të plotë në samitin e Strasburg dhe Kehlit. Futja në NATO është një sukses i madh, por një pyetje e thjeshtë mund të shtrohet nga gjithkush: Sa jemi të përgatitur për të shfrytëzuar frytet e anëtarësimit, pra krahas kontributeve që do të japim për Aleancën, cilat mund të jenë disa nga përfitimet që mund të presim?

Ky artikull e shikon anëtarësimin në NATO në të dyja anët e medaljes së saj; si të kon-tributeve për Aleancën ashtu edhe të përfitimeve që rrjedhin nga përfshirja në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Si do ti arrijmë ti shijojmë këto përfitime dhe çfarë mekanizma duhet të zhvillojmë dhe të përdorim? Sa janë të përgatitur stafet tona ushtarake për të absorbuar cilësisht sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të ombrellës euroatlantike?

Një gjë është e qartë; që krahas punës së pamohueshme mbetet akoma shumë punë për të bërë për integrimin “de facto” në NATO, sidomos në njohjen dhe shfrytëzimin e mekanizmave të planifikimit të mbrojtjes kolektive. Në lidhje me këtë çështje, Aleanca ka tre sisteme kryesore: një sistem të planifikimit të mbrojtjes, një sistem të planifikimit të forcës, dhe një sistem të planifikimit të operacioneve. Pyetja themelore që përbën edhe një sfidë për të ardhmen përpara është: Sa kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim për të harmonizuar dhe përqasur sistemet tona analoge më sistemet e mësipërme të NATO-s në mënyrë që të shfrytëzojmë efektet pozitive të tyre?

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 103: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

103

Autori shpreh mendimin se ky artikull përbën vetëm një parathënie e sfidës së shtruar më sipër për transformimin e planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional sipas konceptit të Aleancës.

Hyrje

Anëtarësimi në NATO e ka bërë vendin tonë pjesë të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Neni 5 i Traktatit të Washingtonit “de jure” ndikon es-encialisht ndryshe në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë krahasuar me

teorinë dhe praktikën e tejkaluar të mbrojtjes me forcat e veta. Nga ana tjetër, ne do të planifikojmë burime dhe kapacitete ushtarake për të kontribuar me angazhime të mundshme në kuadër të Aleancës. Në këto kushte, është fare e qartë që sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes së vendit ka pësuar dhe do të vazhdojë të pësojë ndryshime. Ndryshime të tilla presupozojne një transformim dhe hop cilësor, të cilat gjithsesi kane edhe implikimet e veta. Sistemi i planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe ai op-eracional vlerësohet të jetë një nga elementët kryesor, që do të kërkojë ndryshime rrënjësore, veçanërisht për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, duke iu për-shtatur standardeve përkatëse të Aleancës për këtë qëllim.

Por a ka NATO një standard për procese të tilla? Sigurisht që po. Procesi i planifikimit të mbrojtjes/forcës së NATO-s, është një proces që bazohet në një sistem kompleks të mirëorganizuar. Pikërisht kjo eksperience dhe ky proces, është sa “i detyrueshëm” për t’u njohur, aq edhe për tu zbatuar në praktikë. Duhet pranuar se konceptet dhe praktikat tona të deritanishme të planifikimit të forcës, janë jo shumë të kualifi-kuara e të organizuara, dhe për pasojë jo shumë efektive. Në kushtet e zhvillimit të Forcave te Armatosura për realizimin e Objektivave të Forcës, është edhe momenti i një analize, rishikimi dhe riorganizimi të domosdoshem. Po kush është sistemi ynë aktual i planifikimit të forcës? Elementët kryesor të këtij planifikimi, në kuader të planifikimit të mbrojtjes së vendit, jane relativisht të zhvilluar. Kjo nënkupton kr-yesisht organizmat specifikë të strukturave të FA që kanë mision dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë qëllim, procedurat me afatet e përgatitjes së produkteve dhe vetë këto produkte. Dokumenta kryesore të procesit të funksionimit të këtij sistemi janë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake, Direktiva e Mbrojtjes dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, 2008-2020. Aktualisht Plani Afatgjatë ngelet dokumenti i fundit i planifikimit të forcës. Por, a është kjo e mjaftueshme? Natyrisht

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 104: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

104

që jo. Pa u ndalur në analizën dhe vlerësimin e cilësisë dhe efektivitetit të këtyre dokumentave, praktika e deritanishme dhe cilësia e re e anëtarësimit të vendit ka bërë më shumë se evidente se përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të planifikimit përbën tashmë një domosdoshmëri.

Përmirësimi i Elementëve të Sistemit

Zhvillimi i një sistemi modern të planifikimit të mbrojtjes kërkon një gjithëpërfshirje civilo-ushtarake. Ky zhvillim presupozon të tre elementët kryesor të sistemit.

Së pari, kërkohet një rishikim dhe riorganizim i procesit. Procesi ynë i planifikimit të mbrojtjes, dhe në këtë kuadër edhe ai i forcës, fillon me hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe vijon me zhvillimin e Strategjise Ushtarake. Duke kërkuar paralelet analoge në sistemin e planifikimit te NATO-s, këtij momenti duket se i korespondojnë dhe përafrojnë përkatësisht dokumentet “Direktiva Ministeriale” (Ministerial Guidance) dhe “Niveli i Ambicjes” (Level of Ambition). Këto dy produkte të sistemit të planifikimit të forcës në NATO, rishikohen dhe përgatiten në çdo katër vjet. Në rastet dhe situatat e nevojshme ato mund të rishikohen dhe ripunohen pjesërisht edhe më shpejt. Relativisht një proces të njejtë kanë kaluar edhe dy do-kumentat tona të cilësuara më sipër. Megjithëse, nga njera anë, kjo përputhje ose përafrim nuk është as koinçidencë dhe as domosdoshmëri, nga ana tjetër, ai nuk është përfundimisht i disiplinuar dhe institucionalizuar. Në kushtet e reja të anëtarësimit në NATO, kjo mbetet për tu konsideruar dhe vleresuar.

Megjithë ngjashmërinë dhe përafrimin e mësipërm, “Niveli i Ambicjes” së NATO-s nuk gjen akoma një produkt të krahasueshëm të sistemit tonë. Një produkt i tillë mbase do të ishte një Direktivë e Komandantit të Përgjithshëm, për planifikimin strategjik dhe të operacioneve të FA. Ky është një moment tjetër që tregon se në sistemin tonë aktual nuk funksionon i gjithë mekanizmi, por elementë individual të tij. Në sistemin e planifikimit të forcës së NATO-s, procesi vijon me Rishikimin e Kerkesave te Mbrojtjes (Defence Requirements Review), i cili rezulton me përgatitjen e Kërkesave Minimale Ushtarake (Minimum Military Requirements) për një periudhë 10-vjecare. Duke konsideruar vlerësimin dhe rishikimin e vlerësimit të mbrojtjes të bërë gjatë 10-vjeçarit të fundit në kuadrin e asistencës së SHBA si analogun e procesit “Rishikimi i Kërkesave të Mbrojtjes”, mund të evidentohet një ngjashmëri edhe midis Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA 2008-2020 dhe Kërkesave Minimale Ushtarake. Mendoj se të dyja këto faza të procesit të planifikimit të forcës së NATO-s dhe produktet e tyre duhet të konsiderohen dhe vleresohen si model që mund të

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 105: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

105

përdoret edhe në sistemin tonë. Por, nëse deri tani rishikimin dhe/ose vlerësimin e mbrojtjes na e kanë kryer kryesisht të tjerët, krahas formateve të mundëshme për t’u përdorur në të ardhmen, duhet të institucionalizojmë këto procese, si dhe të mësohemi që ti zhvillojmë vetë. Nga ana tjeter, sikurse është theksuar edhe në fillim të këtij shkrimi, cikli i planifikimit të forcës në sistemin tonë aktual përfundon me përgatitjen e Planit Afatgjatë të Zhvillimit, ndërsa në NATO ky proces vazhdon me përgatitjen e Propozimeve të Forcës (Force Proposals), të cilat në rrjedhën e procesit kalojnë në Objektiva të Forces (Force Goals). Sigurisht qe procesi vazhdon edhe më tej në pergatitjen e programeve dhe projekteve specifike të zhvillimit për realizimin e kapaciteteve operacionale të parashikuara në Objektivat e Forcës.

Në Forcat tona të Armatosura, pavarësisht nga iniciativat dhe përpjekjet e bëra, fakti i pamohueshem është se programet e zhvillimit të forcës nuk kanë mundur të marrin deri tani formën e tyre, dhe aq me pak përmbajtjen. Personalisht, gjykoj që kjo është një nga momentet tona më të dobta. Megjithëse funksionojne struktura, organizma dhe vazhdon prej kohesh të trajnohet personel i mirëfilltë për këtë qëllim, rezultatet janë akoma disi hipotetike dhe virtuale. Një situatë e tillë e meriton një vlerësim të thellë, të gjithanshëm dhe të kujdesshëm profesional, për të konvertuar resurset dhe energjitë e përdorura nga një “harxhim i thjeshtë” në një “investim efektiv”. Veçanërisht koha për të zhvilluar këto programe është pikërisht tani në kuadrin e angazhimeve dhe detyrimeve për planifikimin e zhvillimit dhe realizimit të Objektivave të Forcës. Midis disa publikimeve te NATO-s që ndihmojnë, lehtësojnë dhe orientojnë planifikimin e zhvillimit të forcës janë veçanërisht dokumente të tilla si “Deklarimi i Kapaciteteve” dhe “Kodi i Kapaciteteve”.

Gjithashtu duhet pranuar se në sistemin dhe procesin tonë të planifikimit të mbrojtjes nuk është evidentuar deri tani ndonjë lidhje organike midis planifikimit të forcës dhe planizimit operacional. Kjo mund të konsiderohet si një nga mangësitë që ka ngelur jashtë vemendjes dhe syrit profesional. NATO gjatë kryerjes së procesit “Rishikimi i Kërkesave të Mbrojtjes”, planifikon konkretisht zhvillimin e forcave dhe kapacite-teve për kryerjen e operacioneve për rreth 17 lloje misionesh për skenarët më të vështirë të disa situatave të planëzuara. Gjithashtu përcaktimi tek “Niveli i Ambicjes” të NATO-s i mundësisë së kryerjes së 6 operacioneve të njëherëshme, prej të cilëve dy operacione të shkallës së madhe dhe katër të vogël, është pjesë e këtij procesi të ndërsjelltë. Të gjithë jemi të vetëdijshem për shkallën e përdorimit të kësaj praktike dhe eksperience në planifikimin e ri-organizimeve, ndryshimeve strukturore dhe sasiore të Forcave tona të Armatosura. Edhe ky është një nga mësimet e nxjerra.

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 106: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

106

Forcat tona të Armatosura mund dhe duhet të planifikojnë mundësitë, kapacitetet dhe implikimet e mundshme për organizimin dhe zhvillimin e njëkohshëm të disa operacioneve, për nevoja të vendit dhe/ose në kuadër të plotësimit të detyrimeve të anëtarësimit. Natyrisht që kjo do të bëhet e bazuar në skenarë të disa situatave tipike operacionale, të cilat në vlerësimin tim mund të jenë maksimalisht rreth 20-25 të tilla.

Së dyti, riformatimi i përmbajtjes së produkteve (dokumentave) që përgatiten në procesin e planifikimit të forcës dhe i fazave kohore të këtij cikli. Sikurse konstatohet lehtësisht në përshkrimin e mësipërm, pavarësisht krahasimeve dhe vlerësimeve për ngjashmëri midis produkteve të planifikimit, gjithsesi qoftë edhe një analize sipërfaqësore mjafton për të dalluar ndryshimet esenciale në formë dhe përmbajtje. Por a janë dokumentat e planifikimit të NATO-s modeli i vërtetë dhe efikas, dhe a mundet apo duhet ti përafrojmë apo ti njehsojmë plotësisht këto dokumenta? Krahas kësaj, pyetja tjetër është nëse është e nevojshme dhe e mundshme përputhja kohore e fazave të ciklit të planifikimit tonë me atë të NATO-s, kur kjo është e arsyeshme dhe e kërkuar. Natyrisht që ka edhe shumë pyetje të tjera dhe që gjithashtu do të kishin përgjigje të ndryshme. Personalisht vleresoj se në pjesën më të madhe do-kumentat mund të përdoren si identike, ashtu sikurse duhet të veprohet për afatet kohore, por edhe fazat e ciklit të planifikimit. Dokumenta të tilla si: “Direktiva Mini-steriale”, “Niveli i Ambicjes”, “Situatat e Planëzimit”, “Kërkesat Minimale Ushtarake“, “Lista e Mangësive të Kapaciteteve sipas Prioriteteve“, etj, meritojnë një vlerësim të kujdesshëm profesional për tu kuptuar, përafruar dhe aplikuar në sistemin tonë të planifikimit.

Së treti, strukturat dhe personeli përgjegjës për organizimin, zhvillimin dhe vlerë-simin e sistemit të planifikimit të forcës. Riorganizimi i strukturave dhe personelit, ndoshta edhe shtimi i numrit të tyre, janë në vlerësim dhe analizë. Sigurisht një vendim i drejtë do të jetë relativisht përcaktues për zhvillimin e planifikimit të forcës në kushtet e reja të anëtarësimit. Megjithatë, atë që vleresoj si më të nevojshme dhe efektive për këtë qëllim, është përzgjedhja e personelit dhe trajnimi i veçantë i tij. Natyrisht që nuk ka një shkollë specifike për planifikim të forcës, por ka kurse, semi-nare, eksperienca dhe formate nga më të ndryshmet të organizuara dhe zhvilluara nga NATO, ose edhe nga vende të ndryshme anëtare. Sikurse është cilësuar më lart, për trajnimin është investuar jo pak, por përzgjedhja e personelit për trajnim dhe veçanërisht përdorimi maksimal i këtij personeli të trajnuar, mendoj se ka qenë dhe vazhdon të mbetet problematik dhe jo efektiv. Kjo vjen për efekt të një sistemi jo të saktë dhe të drejtë të vlerësimit të personelit. Personeli si individ, me rezultatet,

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 107: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

107

produktivitetin dhe rendimentin e tij, janë elementi i parë dhe kryesor që duhet të vlerësohen sipas parimit dhe raportit “kosto për efektivitet”. Është momenti që e bën imperative një vlerësim të tillë, veçanërisht për përzgjedhjen e personelit për pozicione dhe detyra të planifikimit të forcës, sepse realiteti aktual, por edhe ai i pritshëm, nuk duket të jetë “rozë”.

Rekomandime

Duke përfunduar këtë përmbledhje të shkurtër të mendimeve për këtë temë mjaft të gjerë, të shumë diskutuar dhe të shumë komentuar aktualisht, mendoj se mund të konsiderohen vlerësimet dhe opinionet e mëposhtme:

1. Njohja e sistemit të planifikimit të mbrojtjes/forcës së NATO-s nga personeli i nevojshëm ushtarak dhe civil i Forcave tona të Armatosura është tashmë një domosdoshmëri. Kjo bëhet akoma më imperative duke vlerësuar përgjegjësitë, angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit, ku në thelb çdo veprim sjell dhe ka koston përkatëse. Format, mënyrat dhe mundësitë janë të plota. Ngelet vetem një çështje përgjegjësie, vullneti, menaxhimi të personelit, të kostove financiare, etj, realizimi me efektivitet i këtij qëllimi. Megjithatë, personeli i Forcave të Armatosura, si hap të parë drejt njohjes së këtij procesi, duhet të konsiderojë njohjen dhe kuptimin e plotë të dokumentit të Pyetësorit të Planifikimit te Mbrojtjes dhe të paketës së Objektivave të Forcës 2008. Gjithashtu është po kaq e rëndësishme dhe e nevojshme që personeli i Forcave të Armatosura të ndikojë dhe kontribuojë për njohjen e këtij sistemi të planifikimit të NATO-s edhe nga strukturat dhe institucionet civile të vendit.

2. Rishikimi dhe riorganizimi i sistemit tonë aktual të planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional për ta përqasur dhe sinkronizuar atë me sistemin dhe procesin e planifikimit të NATO-s mbetet në rend të ditës. Megjithëse është theksuar disa herë që anëtarësimi në NATO, nuk presupozon që kjo bëhet e de-tyrueshme, pasi çdo vend anëtar ka sistemin e tij të planifikimit të mbrojtjes, por duke e njohur dhe konsideruar vlerat dhe efektivitetin e këtij sistemi, mendoj se përqasja dhe përafrimi sa më shumë me këtë sistem të NATO-s do të ishte zhvillimi i duhur. Natyrisht që kjo presupozon si hap të parë identifikimin dhe analizimin e sfidave kryesore të sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes/të forcës dhe të atij operacional.

3. Megjithatë rishikimi dhe riorganizimi i sistemit tonë aktual të planifikimit të mbrojtjes, nuk do të kishte vlerën dhe efektivitetin e duhur në qoftë se ai nuk

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 108: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

108

do të lidhet organikisht me proceset kombetare të planifikimit dhe zhvillimit. Kjo do të thotë që anëtarësimi në NATO ka dhe do ketë implikime dhe ndiki-me jo vetëm në planifikimin e mbrojtjes/të forcës, por edhe në planifikimin e zhvillimit kombëtar. Ky fakt konkretizohet edhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve më të larta të vendeve të NATO-s në formalizimin e dokumentave të ndryshme gjatë ciklit të planifikimit.

4. Megjithse nuk është trajtuar në këtë material, planifikimi i forcës, sipas konceptit të NATO-s, është një nga shtatë disiplinat ose elementet e sistemit të planifiki-mit të mbrojtjes, ku mund të përmenden: planifikimi i burimeve, planifikimi logjistik, planifikimi i armatimeve, planifikimi i emergjencave civile, planifikimi bërthamor, etj. Të gjitha këto sisteme zhvillohen dhe funksionojnë në mënyrë të organizuar, disiplinuar dhe të sinkronizuar brenda sistemit të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s. Jo thjesht për analogji, por vlerësoj se sistemi dhe procesi jonë i planifikimit të forcës duhet të funksionojë i bashkërenduar dhe sinkro-nizuar me sisteme të tjera të tilla si: planifikimi dhe menaxhimi i personelit, i burimeve të mbrojtjes, planifikimi dhe menaxhimi logjistik, planizimi operacio-nal, planifikimi i stërvitjes, etj.

5. Ndryshime dhe përmirësime të nevojshme në sisteme dhe procese të tjera ushtarake të Forcave të Armatosura të lidhura dhe diktuara nga ndryshimet në sistemin e planifikimit të mbrojtjes/forcës. Zhvillimi pozitiv i institucionalizimit të organizimit dhe funksionimit të dy proceseve dhe sistemeve, të atij të mësi-meve të nxjerra dhe të standardizimit është një shembull tipik dhe domethënës. Organizimi dhe funksionimi i sistemit të prokurimeve dhe përgatitjes e stërvitjes janë nga prioritaret që duhet të rikonsiderohen në pikëpamje të programeve, formave, metodave dhe efektivitetit real të tyre. Personalisht vlerësoj se të dy këto sisteme kanë nevojë të “revolucionarizohen”, që të bëhen një pjesë integrale e një sistemi kompleks të ri që synohet të organizohet.

6. Rishikimi dhe vlerësimi i mundësisë së përfshirjes së planifikimit të forcës në programet mësimore të shkollave ushtarake e konsideroj të domosdoshëm. Në kushtet e anëtarësimit në Aleancë, njohuritë fillestare dhe bazë për proceset e planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional të NATO–s, janë domos-doshmëri që minimalisht të konsiderohen në programet mësimore të kursit të oficerit të shtabit. Në një periudhë kohore prej jo më shumë se pesë vjet nuk mund te lejohet qe personeli oficer shtabi të mos ketë njohuritë dhe eksperiencën e domosdoshme për këtë qëllim.

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 109: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

109

Organizimi dhe vendosja në funksionim e një sistemi të tillë të planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe atij operacional, më në fund do të mundësojë zhvillimin e një force ushtarake të bazuar në kapacitete, e cila do të krijojë bazat për zhvillime të mëvonshme sipas konceptit të ri EBAO të NATO-s, “Effects Based Approach to Operations”.

Referencat:

1. Strategjia e Sigurisë Kombëtare, botim i vitit 2004.

2. Strategjia Ushtarake, botim i vitit 2006.

3. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.

4. Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.

5. Direktiva Ministeriale e Aleancës 2006.

6. Defence Requirement Review, 2007.

7. NATO Capability Codes and Statements.

“Nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive” Kolonel Perikli Koliçi

Page 110: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

110

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës - Themeli i proçesit të integrimit në NATO

Kolonel Dilaver HoxhaDrejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Pergjithshem

[email protected]

Abstrakt: Në këtë artikull shprehen në mënyrë analitike çështjet themelore të disku-timeve të vendit tonë me Aleancën gjatë dy Konferencave të muajit Mars dhe Shtator 2009, Këto dy konferenca kanë qenë në formën e takimeve të orjentuara dhe problemore me dy Komandat Strategjike të NATO-s dhe kanë rezultuar me plane konkrete veprimi me detyrime për të dy palët.

Anëtarësimi në NATO nuk ishte një akt i shkëputur. Ai mbart përsipër një periudhë të gjatë pune, përpjekjesh dhe masash intensive planifikimi dhe angazhimi me Aleancën. Këto përpjekje kanë filluar qysh në vitin 1992, por janë intensifikuar ndjeshëm në vitet në vijim, me procesin e PARP-it qysh prej vitit 1996, atë të MAP-it prej vitit 1999, dhe sidomos pas marrjes së ftesës për anëtarësim në Prill të vitit 2008, në samitin e Bukureshtit.

Më tej, axhenda e integrimit u zhvillua në një kohë rekord. Takimet e para të bisedimeve të quajtura “Accession Talks” me Aleancën, startuan menjëherë pas marrjes së ftesës në Bukuresht, të cilat u zhvilluan në muajt Prill dhe Maj 2008, në selinë e NATO-s në Bruksel. Në këto takime u morën angazhime politike për përafrimin me Aleancën në pesë fusha kryesore: politiko-ekonomike, të mbrojtjes, të burimeve, të kuadrit ligjor, të sigurisë së informacionit. Gjatë muajit Korrik 2008 u dorëzua në Bruksel Kalendari i Reformave të Shqipërisë (Timetable for Reforms).

Gjatë muajit shkurt 2009, zhvillohet në Tiranë takimi trepalësh me Aleancën për vlerësimin e Planifikimit të Mbrojtjes së Shqipërisë, dhe në 13 mars 2009, zhvilloi punimet Konferenca për Integrimin e Shqipërisë në NATO. Vetëm brënda një periudhe

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 111: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

111

një vjeçare nga marrja e ftesës, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në NATO, në Samitin e Strasburg-Kehl.

Nga data 3-4 prill 2009 jemi anëtarë të Aleancës. Nga kjo datë, kemi hyrë në fazën e tretë dhe më të rëndësishme, atë të integrimit. Me të drejtë shumë pyetje shtrohen përpara për të cilat duhet të jemi shumë më të qartë se deri tani. Duhet të sillemi si aleatë, të jemi më selektiv dhe tepër më të mprehtë për përzgjedhjen e prioriteteve, duke dhënë edhe zgjidhjet përkatëse.

Hyrje

Pas anëtarësimit në NATO, hyrja në fazën e integrimit ёshtё paraprirё me masa pёrgatitore më të mira, si dhe një mbështetje tё fuqishme nga tё gjithё vendet anёtare tё NATO-s, nga spektri politik nё vend dhe mbarё opinioni

publik shqiptar. Në këtë periudhë, Aleanca po punon së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë për integrimin e tyre duke përdorur mjete dhe mekanizma sa më të kap-shme pёr zhvillim tё mёtejshёm të FA.

Një ndër mekanizmat më të fuqishëm që po përdoret për të integruar plotësisht vendin tonë në NATO është zhvillimi i konferencave të posaçme, nën drejtimin e njërës nga komandat më të mëdha strategjike të Aleancës, ajo pёr Transformimin (Allied Command Transformation-ACT).

Deri tani janë zhvilluar dy konferenca, përkatësisht në muajin Mars dhe Shtator 2009. Theksojmë se të dyja u zhvilluan në vendin tonë, ose saktësisht në Komandën e Dok-trinave dhe Stërvitjeve (KDS). Këto dy aktivitete të rëndësishme u bashkëdrejtuan nga autoritetet më të larta të ACT dhe ShP të FA (në nivel Ndihmës apo Zëvendëshefa tё Shtabit tё ACT dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA).

Pjesёmarrёs nё këto konferenca kanë qenë pёrfaqёsues nga strukturat e NATO-s: Shtabi i NATO-s, dhe dy Komandat Strategjike të saj (ACT dhe ACO), Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s (JFC) në Napoli me tre komponentët e saj tokësor, detar dhe ajror, Shtabi i NATO-s në Tiranë (MAIL-T). Në këto takime të rëndësishme kanë qenë të ftuar struktura të gjithë vendet anëtare të NATO-s që kanë kontribuar në mbështetjen e reformës së mbrojtjes gjatë këtij procesi. Nga pala shqiptare morën pjesë pёrfaqёsues nga drejtoritё e MM dhe tё SHP të FA si dhe të Komandave Kryesore.

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 112: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

112

Qëllimi i këtyre veprimtarive ishte vlerёsimi i arritjeve, analiza e problemeve dhe fushave të eksploruara ndërmjet dy konferencave, evidentimi i fushave tё reja pёr integrim, si dhe dhënia e zgjidhjeve tё duhura, nën asistencën dhe këshillimin e të gjitha strukturave tё NATO-s.

Pёrfaqёsuesit e dy palëve prezantuan statusin e progresit tё reformave nё FA, problemet mё të ndjeshme tё evidentuara, si dhe rekomandimet e nevojshme pёr zgjidhje, duke ndikuar në rrugёn e transformimit tё FA dhe procesin e integrimit. Puna orientuese në seancë plenare u analizua në detaje në zhvillimin e punimeve në sindikata.

Është e rëndësishme të pohojmë që nga konferenca e parë në të dytën ka një zhvillim rrënjësor, duke filluar nga mënyra e të konceptuarit të gjërave deri tek matshmëria e rezultateve. Për të kuptuar qartë se si Aleanca po mbështet transformimin e FA të RSH, po i referohemi në vijim planeve dhe aktivitetetve konkrete në këtë proces.

Fillimisht, Aleanca dhe Shqipëria identifikuan fushat e mëposhtme prioritare të transformimit në fushën e mbrojtjes. Këto fusha përbëjnë bazën e Planit të Veprimit me dy Komandat Strategjike të NATO-s, ACO dhe ACT:

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Fusha I: Përcaktimi dhe kompletimi i vendeve organike në Shtabin e NATO-s, SHAPE dhe HQ SACT.

Fusha II: Masat për sigurinë me informacionin e klasifikuar të Aleancës.

Fusha III: Integrimi në sistemin NATINADS të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s dhe realizimi i Policimit Ajror.

Fusha IV: Ngritja e kornizës për një tranzicion të butë të planit aktual kombëtar në Planin e Mbrojtjes.

Fusha V: Adoptimi dhe përmirësimi i trajnimeve dhe sistemit të arsimimit sipas standardeve të NATO-s.

Fusha VI: Integrimi i Komandim Kontrollit dhe sistemit të komunikimit dhe informacionit në sistemin “NATO network”.

Për të vënë në jetë këto plane si dhe për të bërë eksplorime të reja në fushën e inte-grimit, NATO ka caktuar Komandën ACT të jetë në drejtim të proçesit të integrimit të vendit tonë në NATO. Theksojmë se ky proçes është ndjekur edhe në vendet e tjera të anëtarësuar gjatë këtij 10 vjeçari.

Me të drejtë pyetja e parë që mund të bëhet është, ç’farë u diskutua në dy konferencat, ç’farë u arrit, si është konceptuar zhvillimi i ardhshëm i reformave në FA?

Page 113: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

113

Nëpërmjet një përshkrimi të shkurtër mbi programet e dy konferencave krijohet ideja se si ky proces po zhvillohet, çfarë arrihet dhe si duhet qëndruar në stadin e kërkuar, dhe më kryesorja, se si identifikohen fushat e reja dhe planet për trans-formimin e tyre.

Konferenca e parë e Integrimit, 12 mars 2009

Kjo konferencë u zhvillua në 12 Mars 2009. Ajo hodhi hapat e nevojshёm pёr draft-imin e Planit tё Integrimit tё Shqipërisё nё NATO. Nёpёrmjet eksplorimit tё fushave kryesore si dhe tё ngjarjeve qё lidhen me to, u arrit brenda muajit prill 2009 njё draft plan tё pёrbashkët me komandёn e ACT.

Detyra është e qartë për të dy palët: të hartohet një plan shumëvjeçar integrimi. Tё njёjtёn metodologji NATO po e ndjek edhe me Kroacinë. Për këtë qëllim nga pёrfaqёsuesit e saj po jepen modalitetet përkatëse për të ndërtuar dhe mbështetur kёtё proces, i cili do të jetë bazë e diskutimeve të ardhshme dypalëshe. E rëndësishme është që në këtë plan të përfshihen të gjitha fushat e integrimit, që mundësojnë realizimin e objektivave dhe arritjen e standardëve për ndërveprimin me Aleancën.Nё kuadrin e detyrimeve si një vendi i ri anëtar NATO-s, fushat mё të ndjeshme nё kёtё proces janë:

Metodologjia e planifikimit të mbrojtjes,• duke zhvilluar pёrqasjet e nevojshme nё nivel kombetar me procedurat e NATO-s. Megjithёse nё kёtё proces nuk pritet ndonjё recetё fikse, ёshtё pёr tё evidentuar fakti se ky proces kёrkon amendime të legjislacionit, pёrditёsim të dokumenteve tё planifikimit strategjik, ndryshime doktrinore, etj. Nё kёtё fushё, u vu nё dukje se ekzistojnё burimet e nevojshme pёr tё zhvilluar kёtё proces.

Arsimimi dhe stёrvitja,• u trajtua si njё ndёr elementёt e rёndёsishёm, qё do tё mundёsojё zhvillimin e gjithё procesit tё integrimit dhe transformimit tё FA. Theksi u vu nё menaxhimin e dijeve dhe shfrytёzimin sa mё racional tё tyre. Fokusi nё kёtё fushё do tё jetё: aplikimi i doktrinave tё NATO-s, kombinimi i arsimimit brenda dhe jashtë vendit, pёrcaktimi dhe evidentimi i formimit indi-vidual dhe kolektiv, sigurimi nё kohё i njё vlerёsimi dhe çertifikimi sa mё real tё tyre.

Menaxhimi i burimeve tё mbrojtjes dhe mbёshtetja logjistike. • Me theks tё veçantё u trajtua menaxhimi i burimeve nё interes tё sigurimit të kapaciteteve

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 114: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

114

operacionale, si për njësitë e deklaruara për pjesëmarrje në operacione, ashtu edhe për sistemet bazë të funksionimit tё FARSH. Vёmendje e veçantё kёrkohet ti kushtohet modernizimit tё sistemeve, mjeteve dhe pajisjeve tё FA, ku parashi-kohet tё shpenzohen rreth 20 % e buxhetit tё Mbrojtjes.

Nё lidhje me zhvillimin logjistik, theksi u vu nё vijimin e trajnimit tё person-elit, pjesmarrjes nё veprimtari tё ndryshme me NATO-n, si nё komitetet dhe grupet e punёs, stёrvitjet e pёrbashkëta. Krijimi i eksperiencёs nё kёtё fushё si dhe aftёsive tё duhura, do tё mundёsojё sigurimin e njё logjistike tё integruar dhe bashkëkohore.

Procesi i standardizimit dhe hapat pёr zhvillimin e sistemit tё mёsimeve •tё nxjerra, pёrbёjnё njё tjetёr fushё sensitive. Ështё pёr tё theksuar se sot disponojmё njё Qendёr tё Analizave tё Mbrojtjes nё KDS, e cila pёr njё periudhё shumё tё shkurtёr ёshtё vёnё nё funksion tё plotё. Nё fushёn e standardizimit, kjo qendёr ka prodhuar Direktivёn e Standardizimit të FA dhe miratuar atë tek Ministri i Mbrojtjes. Me tё njёjtin pёrkushtim ёshtё punuar edhe pёr pёrgatitjen e udhёzimeve pёr mёsimet e nxjerra. Kёto dokumente si dhe masat qё parashi-kohen nё draft planin pёr integrim do tё çojnё nё konsolidimin e kёtij procesi. Hapa tё rёndёsishёm janё hedhur në krijimin e bazave tё qёndrueshme pёr kёrkim zhvillimin, i njohur nga NATO me termin “Concept Developement and Experimentation” (CD&E). Vlen tё theksojmё se për kёto tre fusha, pёrfaqёsuesit e NATO-s shprehёn progresin e arritur nga FARSH.

Nё sindiakta tё tjera u trajtuan dhe çёshtje tё veçanta qё kishin tё bёnin krye-•sisht me objektiva tё reja tё Forcёs, pёr tё cilat Forcat e Armatosura janё duke punuar intensivisht, fillimisht pёr njohje dhe familjarizim, si dhe nё vijim pёr konceptim dhe implementim tё tyre.

Nga kjo veprimtari, doli si konkluzion se proçesi i integrimit përbën një proçes ciklik, i cili starton në momentin e anëtarësimit dhe zhvillohet deri në plotësimin e objektivave, duke e vlerёsuar si përgjegjësi kombëtare. Kuptohet qё nё kёtё proçes do tё përfshihen të gjitha strukturat e NATO-s, nё tё cilin përfshihen të tre nive-let e Komandim-Kontrollit (strategjik, operacional dhe taktik). Kjo nёnkupton se mbёshtetja që do të kemi në fazën e implementimit të planit, do tё sigurojё që ne të mos ecim në rrugë të pa shkelura. Nga ana e përfaqësuesve të NATO-s u rekomandua, marrja e eksperiencave nga vende anёtare, kryesisht ato të pranuara në dy raundet e fundit, si: Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Republika Çeke, vendet Balltike, etj.

Plani i Veprimit pёrbёn fazёn fillestare tё punës; ky plan, krahas monitorimit nё

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 115: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

115

tё gjitha fazat e implementimit, do tё vlerёsohet nё periudha tё caktuara të tij. Pas implementimit të planit tё integrimit, do të bëhet vlerësimi periodik i rezultateve, evidentimi i problemeve dhe bërja e përmirësimeve të nevojshme.

Konferenca e dytë e Integrimit, 28-29 Shtator 2009

Konferenca e dytë e integrimit kishte për qëllim diskutimin e çështjeve në tё gjithё nivelet, rreth progresit tё arritur nё proçesin e transformimit, identifikimin e prob-lemeve, si dhe gjetjen e rrugëve tё mundëshme tё zgjidhjeve për përmbushjen sa më mirë të objektivave.

Kush ishin çështjet më të rëndësishme në nivel strategjik që përbëjnë drejtimin bazë të për transformimn e FA? Pёrcaktimi i një vizioni të qartë strategjik mbi politikën e zhvillimit nё tёrёsi tё FA, pёrbёn njё ndёr çёshtjet kryesore, i cili kёrkon sigurimin e njё vendim-marrje nё nivel politiko-ushtarak nё kohё dhe nё cilёsinё e duhur. Kjo masë kërkon pёrmirёsimin e metodologjisё dhe procedurave tё punёs, për të cilin nga ana e NATO-s u rekomandua zhvillimi i diskutimeve nё kёto nivele me tё gjithё aktorёt pёrkatёs, pёr tё arritur rezultatet e duhura, si nё drejtim tё menaxhimit tё burimeve, ashtu edhe nё sigurimin e motivimit tё plotë tё ushtarakëve.

Mёnyra e menaxhimit dhe metodologjia e procesit tё transformimit, vlerёsohen si elementët kryesorë pёr funksionimin e proçesit, si: strukturat, autoritetet pёrgjegjёse dhe bashkëveprimi i autoriteteve civile e ushtarake (MM & SHP).

Mbёshtetur nё punёn nё sindikata, fokusi ishte nё dy çёshtje kryesore tё diskutuara nё pjesёn mё tё madhe tё sindikatave, tё cilat shqetësojnë aktualisht FA të RSH:

Menaxhimi i burimeve njerëzore1. , duke pёrfshirё:

Sigurimin e mirёfunksionimit tё strukturave, politika tё unifikuara dhe kontrata •standarde pёr personelin, përcaktimi i hierarkisë nё menaxhimin e personelit, sigurimi i marrdhёnieve tё ndёrvartёsisё dhe përgjegjësive pёrkatёse dhe shmangia e dublikimeve.

Konsolidimin e sistemit tё ciklit jetësor, si tё forcёs, ashtu edhe tё individëve. •Kёtu pёrfshihen: baza ligjore, kriteret e rekrutimit, kontratat e punës, rruga dhe perspektiva e karrierës, përshkrimi i punёs, modalitet e trajnimit, vlerёsimi i specialiteteve, etj.

Çёshtjen e strukturёs sё FA, e cila u vlerësua si e ezauruar, pёr shkak se ajo aktu-•alisht ёshtё paraqitur pёr miratim. Mbetet pёr diskutim dhe vlerësim struktura

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 116: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

116

e MM dhe SHP tё FA, për të shmangur dublikimet pёrkatёse. Nё kёtё proces, zё vend tё veçantё përcaktimi i linjës sё komandimit, mbi bazën e funksioneve organike dhe strukturave respektive.

Përmirësimin e çështjes së mosdelegimit të kompetencave nё nivelet e duhura, •cilësia jo aq efektive e rekrutëve, mos arritja e motivimit financiar tё personelit, ndarje jo e rregullt e pёrgjegjёsive dhe marrdhёniet ndërmjet MM dhe SHP, si dhe sistemi jo efektiv i menaxhimit tё personelit.

Menaxhimi i procesit tё prokurimit të sistemeve dhe pajisjeve 2. kryesore, planifikimi i tyre sipas fazave, programimi dhe ekzekutimi, si dhe lidhja midis operacioneve dhe logjistikës.

Nё kёtё proçes, evidentohen probleme në proçesin e planifikimit të buxhetit. •Sistemi aktual i buxhetim-prokurimit kërkon njё koncept më tё qartё, efektiv dhe funksional. Buxheti i Mbrojtjes nuk po shpenzohet nё masën e deklaruar (2% të GDP). Kjo mungesё shoqërohet me mangësi negative nё modernizimin e forcёs. Gjithashtu, ka mangësi të trajnimit të personelit në kёtё fushё, si dhe të një direktive të qartë të MM dhe SHSHP drejtuar komandave për planifikimin e buxhetit. Nё MM funksionojnё disa agjenci prokurimi, tё cilat nuk janё kon-soliduar nё njё sistem tё vetёm. Mosrealizimi i prokurimeve nё kohё, përbën shqetësim serioz pasi sjell vonesa në realizimin e objektivave tona të integrimit. Pёr kёtё qёllim, kërkohet modifikimi i sistemit ligjor për prokurimet dhe blerjet, sigurimi i standardeve tё kërkuara dhe trajnimi i personelit menaxhues.

Në lidhje me blerjen e pajisjeve, u sugjerua të shikohet mundësia e eksperiencёs •sё vendeve të tjera, si vendet Balltike, tё cilat e realizojnё në sinkronizim me vendet e tjera që ato shkojnë në operacione të përbashkëta. Përqasja rajonale apo në grup e prokurimeve jep kosto më të ulët; po ashtu mund të koordinohet në shumë fusha të të tjera te mbështetjes logjistike, të trajnimit dhe të stërvitjes, etj.

Pёr mbështetjen logjistike, sistemi logjistik vlerёsohet nga NATO i bazuar nё tre •misione: të mbështesë veten, forcën dhe forcat në dislokim. Por nё kёtё drejtim ka pak ekspertё dhe eksperiencё, si dhe akoma nuk ёshtё siguruar njё koncept i qartё logjistik dhe funksional.

Doktrinat, Standardizimi, Arsimimi dhe Stёrvitjet 3. u trajtuan nё tre nёnsindikata tё veçanta. Evidentohet se nё arsimimin dhe trajnimin individual

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 117: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

117

ka progres, si dhe janë të identifikuara qartë veprimtaritë qё mbështesin kёtё proçes. Gjithashtu, ka progres të ndjeshëm nё drejtim tё ngritjes sё sistemit tё mësimeve tё nxjerra dhe standardizimit në FA. Vlen tё theksojmë se ёshtё miratuar Direktiva e Standardizimit dhe Udhëzimet për Mësimet e Nxjerra, janë vënë në përdorim dy manualet përkatëse, si dhe është në proces ngritja e Bordit të Standardizimit, qё do të menaxhojë kёtё proces. Gjatё takimit u qartёsuan procedurat nёpёrmjet dhёnieve tё pёrgjigjeve pёr proçesin, si: kush, kur, si dhe çfarë do tё arrihet. Gjithashtu, është siguruar krijimi i database-it tё nevojshёm pёr trajnimin individual, janë pёrcaktuar hapat thelbësorë që duhet të përm-bushen pёr kryerjen e trajnimit nё interes tё përmbushjes sё misionit, format e planifikimit dhe tё zhvillimit tё stёrvitjeve, si dhe ndikimi i modernizimit nё kёtё proçes.

Planifikimi i Mbrojtjes 4. u vlerësua si njё drejtim tjetёr i rёndёsishёm, me fokus të veçantë nё proçesin e planifikimit tё mbrojtjes, ku nё themel ёshtё unifikimi i sistemit tonё kombëtar me atё tё NATO-s. Pёr kёtё, u la si detyrë prioritare harmonizimi i tё gjitha kёrkesave dhe Objektivave të Forcёs me proçesin e planifikimit dhe programimit. Ky proces do të jetë i mirëorientuar mbi bazёn e prioriteteve, mundёsive tё buxhetimit, realizimin e prokurimit pёr sigurimin e kapaciteteve tё kёrkuara. Ekipi i NATO-s rekomandoi që t’i kushtohej një vёmendje kryesore pёrmirёsimit tё dokumenteve strategjike, si: Strategjia Ush-tarake dhe Plani Afatgjatё i Zhvillimit tё FA. Masa tё tjera tё rёndёsishme pёr t’u vlerësuar ishin ato qё lidhen me procesin e implementimit tё strukturёs sё re tё FA. U nёnvizua se sigurimi i kapaciteteve tё duhura luftarake të FA do tё arrihet nёpёrmjet realizimit tё Objektivave të Forcës, duke ngritur dhe konsoliduar një strukturë me aftësi tё plota operacionale nё FA. Matrica e pёrgatitur pёr kёtё qёllim, tё kalojё nё procedurë tё pёrshpejtuar vlerёsimi dhe miratimi, me qёllim kalimin nё fazën e zbatimit të Objektivave tё Forcёs, si dhe nё monitorimin e kёtij procesi.

Nisur nga rëndësia e çështjes së kosolidimit të strukturёs së re të FA, si dhe të shpenzimit të buxhetit, Shtabi i NATO-s zhvilloi njё vizitё të veçantë në muajin nëntor 2009, të drejtuar nga Drejtori i Planifikimit tё Forcёs nё NATO. Qëllimi ishte tё shihet se ku ёshtё Shqipëria me procesin e realizimit tё objektivave, statusit të realizimeve mbi bazën e Pyetësorit të Planifikimit të Mbrojtjes (DPQ), problematikës në realizimin e investimeve nё fund tё vitit, për të siguruar shfrytëzimin në maksimum të buxhetit të akorduar për mbrojtjen, etj.

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 118: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

118

Policimi Ajror 5. pёrbёn njё ndёr objektivat kryesore tё FA, nё planin afatshkurtёr dhe afatmesёm. Deri tani ёshtё arritur përgatitja dhe firmosja e marrëveshjes teknike me CC-Air Izmir, plotёsimi i bazёs ligjore, sigurimi i koordinimit midis strukturave tё FA me strukturat civile të Ministrisë së Transporteve, si dhe Qendrat Operacionale tё NATO-s në vendet anëtare fqinjë. Njёkohёsisht, ёshtё bёrё përzgjedhja e personelit dhe emërimi i tyre në grupin e policimit ajror në Qendrёn e Bashkuar Operacionale, si dhe janё arritur shkëmbime tё informacionit dhe vizita familjarizuese midis tyre në Itali dhe Greqi. Objektivi ёshtё arritja e aftёsive tё plota operacionale (FOC) brenda vitit 2012. Nё vijim kёrkohet: trajnim i nevojshëm i personelit me mbёshtetjen e CC Air Izmir. Nё tё njёjtёn kohё evidentohet mungesa e autoritetit të MM për të vepruar në ras-tet e kërcënimeve ajrore, si dhe kёrkohet kryerja e studimit për optimizimin e vendosjes së radarëve.

Komandim-Kontroll-Komunikim-Kompjuter dhe Informacion6. (C4I). Puna po vazhdon normalisht nё lidhje me sistemin e ndёrlidhjes dhe informacionit (SNI), si dhe ndёrtimin e infrastrukturёs pёrkatёse. Ёshtё realizuar Komunikimi Taktik me Zё (VTC). Nё vijim, gjatё fazёs sё parё, do tё vazhdohet pёr instalimin e pajisjeve përkatëse pёr sistemin “CRONOS”, me synim qё tё realizohet shkёmbimi i informacionit tё klasifikuar brenda vitit 2009. NATO merr pёrsipёr asistimin pёr konsolidimin e strukturёs sё SNI-sё, sigurimin e “NNEC Roadmap” si dhe mbёshtetjen me kurse trajnuese afatshkurtëra. Nё fazёn e dytё do tё sigurohet instalimi i sistemit “CRONOS” me infrastrukturёn pёrkatёse edhe nё Komandat Kryesore. Vёmendje e veçantё iu kushtua sigurisё sё informacionit, mjeteve luftarake dhe efektivit tё FA.

Integrimi në nivel operacional dhe taktik

Një tjetër mekanizim i fuqishëm në procesin e integrimit është ai në nivel opera-cional dhe taktik.

Ky proces drejtohet nga Komanda e Forcës së Bashkuar e NATO-s (JFC) Napoli, Itali, e cila është caktuar nga NATO si komanda përgjegjëse për integrimin e vendeve të reja anëtare nё NATO në nivel operacional dhe taktik.

Për këtë qëllim ekziston një Grup Pune i Përbashkët për Pranim-Integrimin (Acces-sion and Integration Working Group-AIWP). Ky grup mblidhet dy herë në vit përkatë-sisht në pranverë dhe vjeshtë dhe diskuton për rezultatet vjetore si dhe propozon aktivitetet për vitin pasardhës. Qëllimi i takimeve të këtij grupi pune është:

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 119: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

119

Të shërbejë si një mjet për vlerësimin e ecurisë dhe problematikës së deritanishme •të Programit të Punës të Integrimit për vitin 2009.

Të identifikojë nevojat për mbështetje në procesin e Integrimit.•

Të hartojë draftin final të Programit vjetor të Punës për Integrimin.•

Programi i bashkëpunimit me JFC Napoli bazohet në disa fusha kryesore, duke mbajtur në konsideratë:

Mbështetje për Realizimin e Objektivave të Forcës.•

Mbështetje për nevojat e njësive dhe reparteve prioritare të FA-së. •

Mbështetje për vlerësimin, çertifikimin dhe afirmimin e forcave të deklaruara •në “Pool of Forces”.Mbështetje për të mundësuar integrimin e plotë në NATO. •

Disa përfundimet nga dy Konferencat e Integrimit

Së pari, nga zhvillimi i konferencës së parë tek e dyta evidentohen arritje në fusha si: mësimet e nxjerra (lesson learned), standardizimi, arsimimi dhe stërvitja (Individual Education and Training), proçesi i planifikimit të mbrojtjes, përfshi metodologjinë e re të propozuar për planifikimin dhe implementimin e FG-ve (Defence Planning Process).

Së dyti, kërkohet të vijohet me masa të fuqishme sigurimi i elementëve të mbështetjes logjistike. Njëkohësisht duhet të vijojë përgatitja e personelit dhe sigurimi i pajisjeve kundër eksplozivëve të improvizuara (CIED).

Së treti, Policimi Ajor, C4I mbeten prioritet edhe për të ardhmen.

Së katri, shmangen nga plani i integrimit fusha që konsiderohen të përfunduara apo ato që janë vënë në rrugën e zgjidhjes.

Së pesti, përfshihen në plan fusha të reja që konsiderohen të rëndësishme për integrimin.

Së fundmi, kërkohet intensitet përpjekjesh për një mirëkordinim si brenda struk-turave të NATO-s ashtu dhe me vendet anëtare të NATO-s për të mbështetur proçesin, por pa interferuar, duke mënjanuar dublikimet dhe zhvilluar fusha në mundësitë maksimale profesionale.

Sa më sipër, konferencat rezultojnë në përfundimet e mëposhtme:

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 120: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

120

Sigurimi i një strategjie tё plotё funksionale mbi menaxhimin e personelit nё 1. FA, e cila tё pёrmbajё: TOP, proçedurat operacionale tё punës, mënyrat e re-krutimit, politikat e trajtimit të personelit para dhe pas daljes në rezerve, rolet dhe përgjegjësitë, konsolidimi i strukturave menaxhuese tё personelit, përfshi Qendrën e Personel-Rekrutimit. Vëmendje e veçantë t’i kushtohet rolit dhe përgjegjësisë sё autoriteteve, nё linjën e marrjes së vendimeve.

Asistencë për vendosjen e një sistemi modern tё menaxhimit të burimeve tё 2. mbrojtjes, përfshi personelin. Sistemi i kontraktimit dhe i blerjeve tё synohet tё jetё sa mё fleksibёl dhe i menaxhueshёm, duke bёrё pёrmirёsimet e nevojshme nё legjislacion dhe doktrinave pёrkatёse.

Vazhdimi i punës për realizimin e Policimit Ajror me NATO-n, vendet aleate fqinje, 3. përcaktimi i vend-dislokimit tё Qendrёs Operacionale tё Situatёs Ajrore, arritja e aftёsive tё plota operacionale nёpёrmjet sigurimit tё aksesorёve tё nevojshёm tё saj deri nё vitin 2012.

Asistenca do tё jetё nё tё gjitha nivelet, pёrfshi Shtabin e NATO-s, dy Komandat 4. Strategjike tё saj (ACT dhe ACO), Komandёn JFC Napoli dhe tre komponentёt e saj tokësor, ajror dhe detar.

Fushat kritike apo mё sensitive qё Ekipi i NATO-s (ACT) evidentoi si prioritetet e 5. sё ardhmes ishin: menaxhimi i sistemit tё personelit dhe sistemi i prokurimeve. Pёr kёtё qёllim, u propozua zhvillimi i konferencave tё veçanta, tё cilat tashmë janë planifikuar të zhvillohen në muajin shkurt, përkatësisht për personelin në Shqipëri dhe për prokurimet nё Kroaci. Pjesmarrёs nё kёtё dy konferenca do tё jenё personel ushtarak dhe civil i dy vendeve, si dhe do të drejtohet nga pёrfaqёsues tё NATO-s.

Në periudhën aktuale, mbetet shumë e rëndësishme mbajtja e kontakteve nga tё dy palёt dhe nё tё gjithё nivelet. Pёr kёtё do tё ketё shkёmbime informacioni, evidentim tё progresit, saktёsim tё problematikёs dhe vёnie tё tyre nё rrugёn e zgjidhjes. Ky monitorim do të jetë i dyanshëm, mujor dhe tremujor, dhe progresi i tij do të vlerë-sohet në konferencën e planifikuar në muajin prill 2010.

Mirëfunksionimi i këtij proçesi përbën bazën themelore të suksesit, ku një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar shkëmbimit të informacionit sipas niveleve të klasifikimit të tij. Po punohet që të ketë programe të veçanta në rrjetet kompjuterike për të siguruar përditësimin e tij.

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 121: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

121

Plani i integrimit në NATO po hap mundësi reale të bashkëpunimit si brenda strukturave ashtu edhe me NATO-n, duke reflektuar punë dhe ndërveprim të vazh-dushme në çdo strukturë, hallkë apo qelizë të saj. Zbatimi i masave tё mёsipёrme do tё sigurojё njё ndërveprim efikas me Aleancën. Nё kёtё kuadёr FA të RSH janё nё proçes transformimi tё vazhdueshёm, dhe e konsiderojnё bashkëpunimin me institucionet e tjera shtetёrore, si element shumё të rёndёsishёm nё procesin e integrimit nё NATO.

Referencat:

ACT – Albania Integration Plan 2009.1.

Minutes of the meeting ACT-Albania March 09.2.

Minutes of the meeting ACT-Albania September 09.3.

Defence Planning Questionnaire 2008.4.

Planning and Review Process 2007.5.

Timetable for Reforms, July 2008.6.

Strategjia Ushtarake, botim i vitit 2006.7.

Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.8.

Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.9.

Direktiva Ministeriale e Aleancës 2006.10.

Defence Requirement Review, 2007.11.

NATO Capability Codes and Statements.12.

Konferencat e Integrimit me Komandat Strategjike të Aleancës Kolonel Dilaver Hoxha

Page 122: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

122

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës

Kolonel (R) Zeno JahajKëshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes

Abstrakt: Mbas një vetmie apo vetizolimi të gjatë, mbasi u mësuam si të partnerizo-hemi në vitet pasdemokratike me vendet partnere, të cilët na dhanë aq shumë, tanimë nuk e kemi, nuk duhet e nuk mund ta kemi luksin e kohës së tejzgjatur për t’u mësuar e integruar në një Aleancë të tërë. Tanimë jemi nën kontratë, jo më me veten, as me 10 apo 27 partnerë të veçuar, por me NATO-n, me Aleancën më serioze politiko-ushtarake të kohërave.

A e kemi kuptuar mjaftueshëm këtë fakt? Lufta në Shekullin e Njëzetenjë. Cilat janë sfidat? Për këto e të tjera, lexoni këtë artikull...

Këtu fillon sfida

Kjo sfidë, më saktë kryesfida fillon e mbaron në mendësi: A e kemi kuptuar mirë dhe plotësisht, apo vetëm se i jemi gëzuar emocionalisht faktit që tanimë jemi anëtarë të NATO-s, të organizatës më autoritare të sigurisë në botë? Na

duhet të kuptojmë, për rrjedhim, se 4 Prilli i vitit 2009, më shumë se një sfidë, ishte një çast solemn që shënon pikërisht fillimin e një sfide të madhe e të gjatë.

Natyrisht që Shqipëria hyri me vlera dhe me kontribute në NATO, të cilat tanimë i njohim ne, i njohin e i vlerësojnë aleatët e Aleanca. Por do të na bënte shumë mirë të ndërgjegjësohemi gjithsesi se, më 4 Prill 2009 ne morëm, do thosha, dëshminë e vlerave dhe të kontributeve, por jo dëshminë dhe çertifikimin e integrimit në këtë familje të madhe, ku rreshtohemi në brezin e tretë!

Kjo është pikërisht kryesfida: Të kuptojmë shpejt çastin. Nëse përgjatë historisë tonë kombëtare, kemi qenë ndonjëherë të vonuar për të kapur çastet, nuk na lejohet të vijojmë të jemi ende të tillë.

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës Kolonel (R) Zeno Jahaj

Page 123: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

123

Do të më lejohet që, në interes të mendimit që dëshiroj të përcjell, të referoj ngjyrimin substancial të termit “aleancë”. Enciklopeditë, fjalorët e doktrinat bashkohen pak a shumë në formulimin se aleanca është një kontratë midis dy ose më shumë palëve që përfshin angazhimin e përbashkët për përparimin e synimeve dhe interesave të përbashkëta dhe planifikimin e përbashkët, si të përfitimeve, edhe të rreziqeve (nënvizimi im).

Që këtej rrjedh se vendi aleat lidh marrëveshje përmes angazhimeve - në dukje, një element subjektiv. Por do të duhet të dallojmë se angazhimi është detyrim, gjë që, në kontekst të definicionit, bashkëplotësohet menjëherë me fjalën “planifikim”. Që në fillim do të duhet të pyesim veten: A jemi të përgatitur për të plotësuar angazhimet me planifikim? E kemi të qartë dhe a jemi të plotë në planifikimin e politikave, plani-fikimin e mbrojtjes, rishikimin e mbrojtjes e planifikimin operacional në kuadër të Aleancës?

Më tej, definicioni na kërkon që ky planifikim të marrë parasysh në të njëjtin nivel, si përfitimet, ashtu edhe rreziqet. Për ushtarakët, por edhe për opinionin e gjerë publik, nuk është e panjohur që situata e luftës, siç është, për shembull, ajo kundër terrorizmit, i kërkon të gjitha llojet e veprimeve luftarake. Të ashtuquajturat “na-cional caveat”, dmth, kufizimet në përdorimin e trupave, janë çështje të ndjeshme për një aleancë serioze. E nëse do të duhet të jemi realistë, nevojitet – siç nuk është sekret për çdo forcë ushtarake serioze - të llogarisim e të përballojmë edhe kostot përkatëse që rrjedhin.

Që këtej, ratifikimi i një aleance është shumë më shumë se një çast formal apo ref-erencë emocionale.

Përndryshe, pse jemi aleatë?

Një arsye është idealiste: kombet angazhohen të luftojnë në krah të të tjerëve për shkak se ndajnë të njëjtat vlera dhe ide.

Tjetra është realiste dhe lidhet me analizën e kostove dhe të përfitimeve: aleancat mund të kursejnë kostot dhe mund të shumëfishojnë përfitimet përmes ndarjes së përgjegjësive, aseteve dhe “punës”. Nëse mendohet që aleanca lidhet thjesht për të na mbrojtur, për shkak se është një forcë nga e cila duhet të përfitojmë, atëherë ajo nuk do të quhej e tillë por, mbase, një traktat sigurie a proteksioni.

Anëtarësimi në Aleancë të jep mundësinë të përqendrohesh në veprimtari që iu përshtaten më mirë kapaciteteve të vendit. Por, anëtarësimi në NATO nuk është

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës Kolonel (R) Zeno Jahaj

Page 124: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

124

thjeshtë se do të vijë NATO të na mbrojë, as se do të jemi ne që do të “shpëtojmë” NATO-n. Investimi më i madh i Aleancës për ne do të jenë kapacitetet që do të përfitojmë nga planifikimi, programimi e buxhetimi i përbashkët, nga procedurat e përbashkëta, nga stërvitja dhe misionet e përbashkëta. Janë pikërisht këto “kuota” që do të përfitohen nga “jashtë vendit” për t’i shndërruar në fuqi shtesë edhe për kryerjen e misioneve e detyrave brenda vendit.

Cilat janë sfidat?

NATO ka ngritur tashmë një task-force për integrimin sa më shpejt të vendit tonë në Aleancë. Por ka një kufi kohor kur, më në fund, do të duhet të ndjehemi të barabartë, jo aq për nga numrat, sesa nga standardet. Përvoja thotë se vendeve të valës së më-parshme të pranimeve, u janë dashur mesatarisht 6 vjet për t’u njëjtësuar, apo më realisht, përafruar me normat, standardet e procedurat e Aleancës.

Një aleat serioz nuk mund të mbetet gjithnjë nxënës apo thjesht a vetëm partner. Ne duhet të kapërcejmë më shpejt nga mendësia e sjelljet që pjellin inferioritetin e pasivitetin e nxënësit a të çirakut që s’mban përgjegjësi, në mendësinë e aleatit që merr angazhime, por edhe përgjegjësi e detyrime.

Aleanca dhe çdo vend veças është angazhuar në arritjen e objektivit që të kemi në gatishmëri për zhvendosje e përdorim luftarak strategjik 50% të forcave tokësore, nga të cilat 10% të jenë gjithnjë të angazhuara në operacion. Për ne duhet të bëhet e qartë se forcat, të cilat nuk mund të zhvendosen e të përdoren në largësi strategjike, brenda apo jashtë vendit, zor se mund të sjellin dobi e zor se quhen forcë.

Por këtë “kuotë” nuk e arrijmë dot nëse nuk përmbysim raportin shtab-forcë op-eracionale në dobi të kësaj të fundit, nëse nuk zhvillojmë pajisjet sipas standardeve dhe nëse nuk zhvillojmë aftësi oficerësh, nënoficerësh, ushtarësh e nënrepartesh në nivele ndërveprueshmërie të plotë me aleatët.

Jemi ndër ata pak anëtarë me kontribute forcash relativisht të mira për Aleancën, por ndër ata pak gjithashtu që ende nuk e kemi arritur standardin e plotë për vetëmbështetje. Pa vetëmbështetje nuk ka ndërveprim të sigurtë e afatgjatë. His-toria ushtarake ka treguar se atje ku ndërveprimi aleat ka munguar apo ka çaluar, atëherë edhe humbjet kanë qenë më të mëdha. Ka një cak se deri në ç’nivel njësie mund të shtrihet ndërveprimi. Për ilustrim, mund të përmendim se në Luftën e Dytë Botërore, ndërveprimi aleat arriti deri në nivele brigadash këmbësorie/parashutiste, e megjithatë, pikërisht aty pati edhe humbje më të mëdha. Në luftën e sotme, veça-

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës

Page 125: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

125

nërisht atë kundër terrorizmit, mundësitë për ndërveprim aleat janë edhe për nivele batalionesh e kompanish. Por për nivelet më poshtë, bashkëveprimi e ndërveprimi aleat është shumë më i vështirë.

Kjo është një ndër arsyet themelore pse jemi angazhuar e kemi planifikuar që brenda vitit 2014 të “paraqitemi në skenë” me repartin tonë, atë që e kemi quajtur grup-beteje (battle-group). Por çfarë është një grup-beteje, si llogariten (qysh nga qeliza e tij), përbërja, armatimet, pajisjet, cilësitë njerëzore dhe si e ku do të stërviten njëherësh afro 1000 ushtarakët e këtij reparti për të luftuar e fituar në disa skenarë të luftës moderne? Nuk është çështje dëshire, as paraje. Këtu duhet më shumë ek-spertizë, më shumë normim, shkurt, më shumë standarde të vëna në provë.

Do të duhet të përmbushim në dy-tre vjet detyrimin që rreth 30 ushtarakë t’i an-gazhojmë në strukturat/komandat/shtabet e Aleancës, tashmë jo si përfaqësues kombëtarë dhe përveç afro 20 ushtarakëve të tjerë që shërbejnë në përfaqësitë tona kombëtare. Por, nëse për integrimin tonë tërësor do të na duhen vite, këta oficerë që do të ofrojmë duhet të jenë qysh sot plotësisht të integruar, përndryshe nuk do të mund të hyjnë dot në “valle”.

Kapërcim i madh duhet bërë në procedura, në standardizimin e tyre. Dinamika e kohës dhe kultura e punës (por jo vetëm kultura) në Aleancë kërkon që përgjigjet e shteteve aleate për një dokument/qëndrim të Aleancës të jepen për çështje orësh. Nëse na duhen ditë, shpesh edhe javë a më shumë për të përfunduar një procedurë brendapërbrenda strukturave tona, atëherë është çasti të korrigjojmë ose njerëzit, ose procedurat tona. Të mos harrojmë se në raportet midis shteteve kjo të kushton prestigj, kohë dhe faturë financiare!

Prirja e përbotshme është përbashkësia dhe intensiteti i lartë në enët e komunikimit, jo veçimi e ndërprerja e komunikimit, jo prirja për të dërguar “lart” problemin, por zgjidhjen, e cila gjendet pikërisht në përbashkësinë e komunikimit dinamik.

Këtë të fundit e kemi ende të fundit, ndërsa duhet të jetë e para. Kjo ndodh se nive-let e ambicieve ndërtohen mekanikisht, ose me mendësinë e sistemit të vjetër, kur mjafton të shtroje një listë kërkesash, se të vinin prapa depot. Hartojmë projekte e dërgojmë propozime dhe rrallë shoqërohen me të ashtuquajturën “end state”, dmth, me faturën analitike financiare.

Jo nesër, por sot, do të na duhet që komandanti i kontingjentit paqeruajtës në ter-ren, dmth, fjala vjen në Afganistan a gjetkë, të zhvillojë vetë me përgjegjësi, me institucionalitet dhe me ndershmëri prokurimin/tenderimin e nevojave logjistike

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës Kolonel (R) Zeno Jahaj

Page 126: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

126

të nënrepartit që komandon. Por, kur me vështirësi arrijmë të absorbojmë, këtu në vendin tonë, në mjedisin tonë, me njerëzit tanë, alokimin prej 2% të buxhetit për nevoja të mbrojtjes, atëherë, si do të arrihet absorbimi i këtyre fondeve në një mjedis tjetër, me një gjuhë tjetër, me procedura të tjera, do të thosha, “të huaja”?

Lufta në Shekullin e Njëzetenjë

Gjeneral Giulio Douhet, teoricien ushtarak Italian i fillimshekullit të kaluar, do të shprehej: “Fitorja do t’u buzëqeshë atyre që parashikojnë ndryshimet në karakterin e luftës, jo atyre që presin të përshtatin veten pas ndryshimeve që ndodhin” ( “The Command of the Air”, 1921)

Bota po globalizohet gjithnjë e më shumë, prandaj edhe lufta moderne nuk mund të përfytyrohet ndryshe, veçse një marrëdhënie aleancash. Këto aleanca s’mund të jenë formale. Ato duhet të zhvillohen që të mbijetojnë. Përndryshe nuk mund të përballen me sfidat e shekullit. Përqasja e re kërkon që të mos largohesh nga rreziqet/konfliktet botërore, por të futesh në zemrën e tyre.

Çfarë po sjell e do të sjellë Shekulli i ri në sferën e luftës?

Natyra e luftës ka ndryshuar dhe do të vijojë të ndryshojë. Analizat nuk mund të pranojnë klishe/deklarata/kopjime/plagjiatura konstatimesh. Jemi mësuar të përsërisim, për shembull, se lufta e sotme do të jetë asimetrike. Kemi harruar se asimetria ka qenë bashkëshoqëruese e të gjitha luftërave. Kemi harruar se më të dobëtit, veçanërisht shumë më të dobëtit, kane luftuar vetëm me metoda asimetrike, përndryshe do të asgjësoheshin.

Doktrinat nuk ndërtohen me parafabrikate. Lufta e sotme dhe ajo e së nesërmes, në një afat të pacaktuar që do të varet nga shkalla e konfrontimeve, do të jetë një luftë hibride, dmth, një luftë që do të përmbajë në vetvete edhe format tradicionale, edhe ato asimetrike të luftës. Madje qysh sot ajo është e tillë. Mjafton të analizojmë pa parafabrikate të gjitha luftërat e 20 vjetëve të fundit. Me të vërtetë në nivel strat-egjik e operacional ato janë shfaqur në forma asimetrike, por në nivele taktike, ato pasqyrohen kryesisht në formën e vet tradicionale, klasike, ose të paktën të pleksura me to.

Në publikimin më të fundit “Conflict in the 21-st Century: The Rise of Hybrid Wars”, autori, Frank Hoffman, analist i mirënjohur amerikan për çështje të sigurisë, zhvillon një analizë interesante të ndryshimit të karakterit të luftës në kohën e sotme.

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës

Page 127: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

127

Ai vlerëson se komunitetet që debatojnë ose vetëm për Luftë Konvencionale, ose vetëm për Luftë të Parregullt, jetojnë në idealizimin e së kaluarës. Ai vlerëson se kundërshtari sot është përshtatës. Ne jemi duke hyrë në një etapë kur do të përdoren lloje të shumëfishta luftimi, nga aktorë elastikë e të sofistikuar, të cilët e kuptojnë se konflikti i suksesshëm zhvillohet në forma të ndryshme, mjafton që të arrihen synimet.

Le të përmendim, sa për ilustrim, se Hezbollah, në Libanin e Jugut, përdori me shumë sukses qelizat e armatosura shumë të disiplinuara, shumë të mirëstërvitura, të përhapura the me taktika të tilla që u kundërqëndronin me sukses, si taktikave të luftës konvencionale, ashtu edhe atyre asimetrike.

Thjeshtëzimi i stërvitjeve vetëm në nivelet asimetrike të karakterit “check point”, etj, nuk u përgjigjet këtyre koncepteve. Reparti i grup-betejës që synojmë të ndërtojmë, do të përgatitet dhe duhet të përgatitet për këtë skenar hibrid. Kjo nuk është zgjidhja jonë por detyrimi që na vjen nga natyra e luftës moderne.

Pjesëtarë të një Aleance të qëndrueshme

Në dallim nga Aleancat disfunksionale, NATO mori jetë të re pas Luftës së Ftohtë, pas zhdukjes së rrezikut komunist, duke ndërhyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe zgjidhjeve afatgjata demokratike në Ballkan, një përpjekje madhore që, siç mund të kujtohet, u stigmatizua jo pak, madje edhe nga ndonjë zë “perëndimor”.

Aleanca ka ndryshuar thellësisht së brendshmi. Ajo është shkëputur nga struk-turat dhe komandat me bazë gjeografike, të trashëguara nga Lufta e Ftohtë, duke stimuluar sigurinë në periferi e më tej, në funksion të strukturave e komandave shumëqëllimëshe.

Zgjerimi i NATO-s është një zhvillim tjetër i brendshëm i saj. Sot ajo është me 28 anëtarë, duke e prurë thuajse tërë Evropën në një organizëm sigurie.

Në pikëpamje ushtarake, NATO evoluoi funksionin e vet duke u transformuar pro-gresivisht nga një instrument për kryerje lufte, në një instrument për të imponuar paqen. NATO është vërtetuar e suksesshme pikërisht sepse është përshtatur duke ndërmarrë misione të reja në mbështetje të paqes.

Shkurt, NATO-ja ishte aq e aftë të zhvillohej, të evoluohej, edhe pse rreziku për të cilën u krijua u zhduk, duke ruajtur e duke forcuar madje pozitën si rregullatori zotërues i sigurisë në kontinent e më gjerë.

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës Kolonel (R) Zeno Jahaj

Page 128: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

128

Përgjithësisht, ka arsye bindëse që Aleanca Atlantike jo vetëm do të mbijetojë, por edhe do të forcohet.

Çfarë na bën seriozë me këtë Aleancë?

Aleanca ka një mbështetje serioze dhe të shprehur nga vendi ynë, nga Qeveria jonë, nga i tërë spektri politik e shoqëror. Qeveria ka alokuar 2% të buxhetit të shtetit për mbrojtjen, një kuotë mjaft serioze, jo vetëm për një vend të ri të NATO-s, por edhe për ata më tradicionalë. Çështja është se sa të zotë jemi ta absorbojmë këtë investim të madh që na jepet, sa arrijmë ta konvertojmë në kapacitete, në tregues e në standarde të krahasueshme me NATO-n.

Kemi premtuar mjaft Objektiva Force, por premtimet, sapo jepen, kthehen vetvetiu në detyrime. Në të kundërtën, nëse nuk realizohen, cenojmë besueshmërinë, e cila, sikurse është e njohur, rikuperohet me më shumë vështirësi sesa, të themi, një a disa mungesa operacionale.

Tashmë kalimi në një forcë tërësisht profesioniste është një realitet. Nuk do të rekrutojmë më ushtarë aktivë. Por krahas këtij kapërcimi madhor, kemi përpara një korpus të tërë mentalitetesh, organizimi, doktrinash e deri ligjor e nënligjor që duhet freskuar, përndryshe ç’vleftësohet e tërë iniciativa.

Çfarë do të pretendojmë nga kalimi në forcë tërësisht profesioniste?

Jo thjesht apo vetëm ndërprerjen e rekrutimit të ushtarit të shërbimit të de-tyrueshëm, që natyrisht është një kapërcim i madh. Kufizimi vetëm këtu, është thjeshtëzues, por sidomos i dëmshëm për synimet e këtij kapërcimi madhor. Nën profesionalizim duhet të ndjehet e gjithë trupa e oficerëve, nënoficerëve e ushtarëve, i gjithë personeli, pa përjashtim, ushtarakë e civilë që rekrutohen të punojnë në apo për Forcat e Armatosura.

Përmes profesionalizimit të forcës, ajo bëhet më e fortë për të vepruar me më shumë qëndrueshmëri dhe efektivitet, jep shumë më tepër mundësi për përdorim të frytshëm e afatgjatë të teknologjisë moderne, forcohet më shumë kontrolli civil në Forcat e Armatosura, gjenerohen më shumë vlera demokratike, etj.

Stadit të ri të kalimit tërësisht në forcë profesioniste nevojitet t’i përgjigjen edhe politika të reja menaxhimi të burimeve njerëzore. Për mundësitë dhe standardet e vendit tonë, ne s’mund të konkurrojmë kund më shumë sesa me kapacitetet tona njerëzore.

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës

Page 129: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

129

Vitin tjetër do të miratohet Koncepti i ri Strategjik i NATO-s. Këtë Koncept do ta miratojë edhe Shqipëria. Por ai nuk është leksion akademik, as poezi a prozë letrare që mund ta lakosh si të duash për shkak të lirisë akademike.

Detyra themelore e NATO-s është e do të mbetet mbrojtja e territorit dhe e popullsisë së vendeve anëtare të saj. Por bota ka ndryshuar. Mbijetesa e kombeve mund të vihet në rrezik edhe nga zhvillimet shumë larg shtëpisë. Largësitë e mëdha gjeografike nuk do të na ruajnë dot dhe kjo do të thotë që të angazhohemi me problemet atëherë dhe atje ku ato lindin, përpara se të arrijnë pragjet e vendeve të Aleancës.

“Në epokën e terrorizmit shkatërrimtar, vija e frontit mund të kalojë fare lehtë përmes Aeroportit të Frankfurtit, Metrosë së Uashingtonit, Portit të Roterdamit apo Pazarit të Madh të Stambollit”. (Alliance Reborn, An Atlantic Compact for the 21st Century”, Center for Strategic and International Studies, Shkurt 2009, faqe 22).

NATO-ja dhe çdo shtet i saj, kur miratojnë koncepte, miratojnë njëherësh edhe procedura, detyrime, fatura e kosto.

Koncepti i Ri Strategjik do të nxisë e do të kërkojë patjetër si domosdoshmëri nevojën e transformimit të përhershëm ushtarak. Zgjidhjet kolektive ndër 28 aleatë, shumica tradicionalë në Aleancë e aq më shumë tradicionalë në prestigj, vlera, kulturë e etikë, shtrojnë domosdoshmërinë që ne, si vendi më i ri anëtar, të “vrapojmë” për të kapur shpejt kohën, për të shkuar krahas me prestigjin, vlerat, kulturën dhe etikën e tyre.

Shqipëria: Sfidat e një anëtari të ri të Aleancës Kolonel (R) Zeno Jahaj

Page 130: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

130

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të ap-likimit të tij nga FA të RSH

Kolonel Bardhyl HoxhaZv/Komandant i Komandës Mbështetëse

[email protected]

Abstrakt: Sigurimi i një mbështetjeje efektive logjistike të trupave në operacion va-zhdon të jetë një ndër sfidat kryesore të NATO-s. Kjo sfidë, me të cilën Aleanca do të ballafaqohet edhe në të ardhmen, mban parasysh edhe krizën financiare aktuale dhe kufizimet e burimeve materiale dhe financiare si rrjedhojë e shkurtimit në tërësi të buxheteve të mbrojtjes të vendeve aleate.

Këto kufizime financiare kërkojnë zgjidhje më praktike dhe racionale për mbështetjen e forcave në operacionet e NATO-s. Ato evidentojnë nevojën e bashkëpunimit në rritje të shteteve pjesëmarrëse në operacion dhe të zgjidhjeve të përbashkëta të sigurimit të mbështetjes logjistike. Suksesi i një operacioni të forcave të NATO-s do të varet po aq sa nga zhvillimi dhe zbatimi i konceptit dhe planit operacional, edhe nga zhvillimi dhe zbatimi i konceptit dhe planit të mbështetjes logjistike.

Nisur nga parimi kryesor që mbështetja logjistike në operacionet e NATO-s është një përgjegjësi kombëtare, komandantëve të çdo niveli të forcave të NATO-s do t’ju krijo-hen probleme dhe vështirësi për kryerjen e detyrës. Është kjo arsyeja, që autoritetet e NATO-s theksojnë nevojën e zgjidhjeve të përbashkëta logjistike dhe të krijimit të strukturave logjistike shumëkombëshe, të cilat jo vetëm do të krijojnë siguri për ko-mandantët e formacioneve shumëkombëshe, por edhe do të sjellin përfitime ekonomike, sidomos për shtete me pjesëmarrje të kufizuar të trupave në operacion, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ky shkrim hedh dritë mbi të ardhmen e mbështetjes logjistike të operacioneve shumëkombëshe të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo koalicione të ndryshme. Jemi në kohën e duhur për zhvillimin e këtij koncepti logjistik bazuar në eksperiencën më të mirë të vendeve të NATO-s.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 131: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

131

Hyrje

Zgjidhjet shumëkombëshe logjistike janë evidentuar fillimisht gjatë Operacionit të NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë, ku u krijua struktura shumëkombëshe logjistike, me vendislokim në Zagreb të Kroacisë. Përgjegjësitë e kësaj struk-

ture ishin koordinimi i mbështetjes së përgjithshme logjistike, të transportit dhe lëvizjes, të mbështetjes mjekësore, të xhenios, të kontraktimit etj. Për rrjedhojë, krahasuar me operacionin e drejtuar nga Kombet e Bashkuara, u evidentuan ulje të ndjeshme të shpenzimeve, veçanërisht në ushqim dhe karburant. Kështu, nëpërmjet kontraktimit të përbashkët, shpenzimet për ushqimin nga 6,03 $ në ditë/për person u ulën në 5,89 $ dhe shpenzimet e karburantit nga 45 cent/litër u ulën në 26 cent/litër. Po ashtu, në këtë strukturë shumëkombëshe logjistike funksiononin me mi-sion koordinimi: Qendra e Përbashkët Logjistike, Qendra e Përbashkët e Kontrollit të Lëvizjes dhe Qendra e Përbashkët e Kontraktimeve.

Për arsyet e mësipërme, dëshiroj që nëpërmjet këtij shkrimi të sjell në vëmendjen e personelit logjistik, të komandantëve mbështetës dhe atyre operacional, këtë sistem të mbështetjes logjistike shumëkombëshe. Ky sistem synon të marrë vlera aplikative për përgatitjen dhe sigurimin logjistik të forcave tona që do të caktohen për të marrë pjesë në operacione ose stërvitje shumëkombëshe, si dhe mund t’i shërbejë përgatitjes së oficerëve të logjistikës që mund të caktohen në Shtabe Shumëkombëshe.

Në të njëjtën kohë, ky sistem do të shërbejë edhe për realizimin e Objektivave të Forcës në fushën logjistike, ku më kryesoret janë:

Mbështetja Kombëtare e Forcave tona në Operacione ose Stërvitje Shumëkom-•bëshe (National Support for Albanian Deployed Forces),

Mbështetja e Vendit Pritës - Reinforcements (Host Nation Support),•

Koncepti Logjistik ShumëkombëshI.

Koncepti i mbështetjes logjistike të forcave tona pjesëmarrëse në një operacion ose stërvitje shumëkombëshe, si pjesë e një njësie ose formacioni shumëkombësh të an-gazhuar në këtë operacion ose stërvitje, do të kryhet në përputhje dhe në mbështetje të konceptit operacional të komandantit të formacionit shumëkombësh, si dhe do të jetë bazë për drejtimin e të gjithë operacioneve mbështetëse logjistike me synim arritjen e suksesit të misionit.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 132: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

132

Koncepti i mbështetjes

1. Çdo vend pjesëmarrës ka përgjegjësi kombëtare për sigurimin e mbështetjes logjistike duke filluar nga burimet e resurseve në rajonet e përhershme të dislokimit të reparteve, deri në rajonin e kryerjes së detyrës në mision për të gjitha kategoritë e furnizimeve, makinerive dhe pajisjeve, përjashtuar vetëm ato për të cilat mund të bihet dakord të sigurohen me marrëveshje dy ose shumëpalëshe ose duke shfrytë-zuar shtetin në Rolin e Specialistit ose Shtetin në Rolin e Liderit. Kompensimi dhe/ose rimbursimi do të jetë objekt i marrëveshjeve ndërmjet Palëve të përfshira në këtë proces. Pra, në parim, të gjithë reparteve logjistike ose Elementëve të Mbështetjes Kombëtare, ju kërkohet të mbështetin repartet që marrin pjesë në misionet ose stërvitjet shumëkombëshe me furnizim, shërbime, transport, kontroll lëvizje, mirëmbajtje, mjekësi dhe administrim personeli, të cilat sipas konceptit logjistik të NATO-s janë përgjegjësi kombëtare.

2. Koncepti i mbështetjes logjistike duhet të sigurojë ose pranojë mbështetje si të forcave kombëtare, ashtu edhe atyre shumëkombëshe pavarësisht nga diferencat në përbërje dhe strukturë. Mbështetja logjistike duhet të bazohet në resurset kombëtare dhe mund të përfshijë edhe nivele të mbështetjes shumëkombëshe që mund të bihet dakord nga Palët. Mbështetja logjistike mund të realizohet nga Elementët e Mbështetjes Kombëtare, mbështetja reciproke, marrëveshjet dy ose shumëkombëshe ose edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare, nëse kërkohet. Për mbështetjen e forcave tona të angazhuara në misione shumëkombëshe, pala jonë do të shfrytëzojë edhe mundësitë ose variantet e mbështetjes nga Vendi Pritës, Shteti në Rolin e Specialistit, Shteti Lider, mbështetja reciproke me forcat e vendeve të tjera, Repartet e Integruara Shumëkombëshe Logjistike etj, kur gjykohen me leverdi dhe përcaktohen se kanë avantazhe.

3. Në çdo rast, komandanti i Formacionit Shumëkombësh do të ketë rolin e koor-dinimit të përpjekjeve logjistike më qëllim që të arrihet mbështetja më e mirë e planit të tij operacional. Kjo përgjegjësi do ta detyrojë komandantin e formacionit shumëkombësh të krijojë strukturën e komandim-kontrollit me qëllim sigurimin e koordinimit të përpjekjeve logjistike të të gjithë strukturave e resurseve logjistike. Në parim, kjo strukturë komandim-kontrolli është pjesë integrale e stafit logjistik, të cilit do t’i kërkohet të koordinojë edhe problemet në fushën e kontratave, menax-himit të pasurive të patundshme dhe logjistikën shumëkombëshe.

Po ashtu, Komandantit të Formacionit Shumëkombësh, nëse do të bihet dakord nga

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 133: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

133

Palët, mund t’i ngarkohen edhe detyra për organizimin e shkëmbimit reciprok të resurseve dhe të mbështetjes logjistike.

4. Mbështetja logjistike duhet të sigurohet për të gjitha fazat e përcaktuara në planin operacional. Këto faza përfshijnë Përgatitjen dhe Planëzimin e resurseve logjistike, sigurimin e resurseve logjistike për dislokimin; pritjen e forcave, grumbullimin e lëvizjen për në rajonin e detyrës dhe procesin e integrimit në këtë rajon; mbështetjen në mision dhe ridislokimin.

Parimet e Logjistikës ShumëkombësheII.

Parimet kryesore që mbështetin konceptin logjistik shumëkombësh janë Përparësia e Operacioneve, Përgjegjësia, Sigurimi i Furnizimit, Mjaftueshmëria, Largpamësia, Thjeshtësia, Kooperimi, Koordinimi, Autoriteti, Ekonomia, Fleksibiliteti, Vizioni në përdorimin e resurseve dhe Standardizimi. Megjithëse, procedurat dhe terminologjia e përdorur mund të ndryshojnë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, këto parime sig-urojnë një bazë të përbashkët reference për komandantët e shtabet e tyre dhe duhet të kihen parasysh gjatë planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve logjistike.

Përparësia e Operacioneve: 1. Mbështetja logjistike duhet të fokusohet në sigu-rimin e suksesit të operacionit të përcaktuar nga komandanti përkatës.

Përgjegjësia: 2. Pala jonë ka përgjegjësinë e plotë për sigurimin e mbështetjes logjistike për forcat tona të angazhuara në mision, përjashtuar rastet kur kjo mbështetje mund të sigurohet nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme. Po ashtu, pala jonë është përgjegjëse për organizimin dhe pajisjen me materiale, makineri e pajisje më të domosdoshme të trupave tona. Ndërsa, komandanti i formacionit shumëkombësh përpunon dhe përcakton kërkesat logjistike në varësi të misionit, dhe koordinon planëzimin logjistik në mbështetje të detyrës së marrë,

Sigurimi i Furnizimit:3. Pala jonë duhet të sigurojë vetë ose me marrëveshje kooperuese, furnizimin me resurse logjistike për të mbështetur forcat tona të cak-tuara në mision.

Mjaftueshmëria:4. Niveli dhe shpërndarja e resurseve logjistike duhet të jetë e mjaftueshme për të arritur nivelin e kërkuar të gatishmërisë, të mbështetjes dhe të lëvizshmërisë me qëllim sigurimin e kapaciteteve të kërkuara në përputhje me misionin dhe kohëzgjatjen e tij.

Largpamësia: 5. Planëzuesit e mbështetjes logjistike të të gjitha niveleve duhet të

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 134: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

134

jenë largpamës dhe të vlerësojnë kursin e mundshëm të operacioneve të ardhshme e të parashikojnë kërkesat e duhura për personelin, mbështetjen mjekësore, materialet dhe pajisjet. Qëllimi duhet të jetë që tempi i operacioneve të mos kufizohet (frenohet) si rezultat i nivelit të papërshtatshëm të mbështetjes logjistike. (Si planëzimi me shumicë, ashtu edhe planëzimi me pakicë përbëjnë në vetvete një handikap). Arritja e këtij synimi, mund të ndikojë në imponimin e prioriteteve logjistike. Planëzuesi logjistik duhet të përfshihet në planëzimin operacional që në fillimet e tij dhe gjatë gjithë kohës duhet të jetë në korent dhe të kuptojë idetë e komandantit.

Thjeshtësia:6. Megjithëse mbështetja logjistike është shumëkombëshe dhe ndoshta bashkimi i forcave do të jetë një proces kompleks dhe i detajuar, plani logjistik duhet të mbetet gjithmonë i thjeshtë. Ai duhet të jetë jo vetëm i lehtë në të kuptuar, por edhe i thjeshtë për t’u zbatuar. Planet e komplikuara jo vetëm frenojnë iniciativën e strukturave vartëse, por rritin edhe rrezikun e konfuzionit. Përdorimi i procedurave të qarta, të kuptueshme dhe standarde, si dhe STANAG-ve të NATO-s do të minimizojnë përpjekjet në planëzim dhe do të krijojnë thjeshtësi në ekzekutimin e operacioneve.

Kooperimi:7. Kooperimi ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në mision dhe ko-mandantit të formacionit shumëkombësh është thelbësor. Po ashtu, ky kooperim duhet të zbatohet edhe me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-në dhe Organizatat Joqeveritare.

Koordinimi: 8. Koordinimi në të gjitha nivelet i mbështetjes logjistike është i rëndësishëm jo vetëm për mbështetjen e trupave tona, por edhe për mbështetjen në tërësi të planit operacional. Kjo kërkon që pala jonë të caktojë një përfaqësues (ashtu sikurse edhe forcat të tjera pjesëmarrëse) në shtabin e formacionit shumëkombësh për të siguruar që të gjitha palët e ndjekin me vëmendje situatën logjistike dhe veprojnë si duhet për të përmbushur jo vetëm kërkesat kombëtare, por edhe pri-oritetet e komandantit të formacionit shumëkombësh dhe në të njëjtën kohë për të harmonizuar prioritetet dhe përpjekjet logjistike.

Autoriteti: 9. Komandantit të formacionit shumëkombësh duhet t’i jepet autoriteti i duhur mbi resurset logjistike me qëllim krijimin e mundësive për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e forcave të tij në mënyrën me efektive. Ky autoritet do të bazohet tek marrëveshjet për krijimin e formacioneve shumëkombëshe ose marrëveshjeve që mund të realizohen përpara angazhimit dhe marrjes pjesë në mision.

Ekonomia:10. Resurset logjistike duhet të përdoren në mënyrë efektive dhe

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 135: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

135

ekonomike. Tendenca të jetë si shmangia e stoqeve të tepërta, ashtu edhe krijimi i rezervave vetëm në një drejtim të formacionit duke dëmtuar drejtimet e tjera. Për të patur një përdorim ekonomik, duhen bërë kalkulimet e duhura si gjatë përgatitjes, ashtu edhe gjatë ekzekutimit të planeve të mbështetjes logjistike në të gjitha fazat. Si gjithmonë, në këto kalkulime duhet të kihet parasysh tendenca e kursit të zhvillimit të veprimeve operacionale.

Fleksibiliteti: 11. Mbështetja logjistike në tërësi, përfshirë edhe atë që është pjesë organike e repartit duhet të jetë dinamike, fleksibel, e lëvizshme dhe përgjegjëse për veten e saj, si një formacion operacional që ajo është në vetvete. Plani operacional i komandantit do të ketë si subjekt vazhdueshmërinë e ndryshimit të kërkesave logjistike dhe fleksibilitetin, të cilat mund të arrihen me një komunikim dhe lëvizshmëri të përpiktë duke siguruar aktivizimin e të gjitha pikave që të çojnë tek përpjekjet dhe arritjet kryesore.

Vizioni:12. Shkëmbimi i informacionit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe komandantit të formacionit shumëkombësh në lidhje me resurset logjistike dhe kapacitetet e tyre është thelbësore për menaxhimin efektiv dhe kombinimin e mbështetjes së forcave. Vetëm me një informacion të mirë dhe të çastit, mund të planëzohen dhe drejtohen operacionet logjistike. Rrjedha e informacionit duhet të fillojë që në fazën e planëzimit dhe është thelbësore që të identifikohen dobësitë potenciale dhe mungesat e kapaciteteve. Rrjedha e informacionit duhet të punojë në dy drejtimet: me burimet e furnizimit dhe me repartet tona që kryejnë operacionet për të qënë gjithmonë reciprokisht të mirinformuar. Në këtë mënyrë do të sigurohet një vizion i qartë dhe kohë e mjaftueshme për përgatitjen dhe ekzekutimin e planeve të mbështetjes logjistike.

Standardizimi: 13. Standardizimi i materialeve dhe shërbimeve është i një rëndësie të veçantë në një mjedis shumëkombësh, i cili ndikon direkt në mbështetjen dhe realizimin e detyrës së marrë. Fushat kryesore të standardizimit janë: Procedurat dhe Kapacitetet; Interoperabiliteti; Sistemet e transportit, Mirëmbajtja dhe Furnizimi.

Mënyrat e Mbështetjes Logjistike të Forcave tonaIII.

Mbështetja logjistike e forcave tona në mision mund realizohet si:

a. Mbështetje logjistike tërësisht kombëtare.

b. Mbështetje logjistike shumëkombëshe.

c. Kombinim i logjistikës kombëtare me logjistikën shumëkombëshe.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 136: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

136

Është e kuptueshme, që për forcat tona, mënyra e tretë është mënyra më efektive e sigurimit të mbështetjes logjistike. Për të plotësuar mbështetjen logjistike kom-bëtare, planizuesit logjistik dhe komandanti i forcave tona duhet të shfrytëzojnë një nga mënyrat e mëposhtme të mbështetjes logjistike shumëkombëshe: mbështetja logjistike nga Shteti Lider, mbështetja logjistike nga Shteti në Rolin e Specialistit; marrëveshje të ndërsjella mbështetëse; kapacitete ose shërbime logjistike të fi-nancuara bashkërisht; mbështetje logjistike nga struktura logjistike të integruara shumëkombëshe; mbështetje logjistike nga të tretët etj.

Mënyrat e mësipërme të mbështetjes mund të zbatohen në nivele të ndryshme të komandimit dhe në shkallë të ndryshme, dhe gjithmonë nëse ato janë të efektshme dhe të dobishme. Komandanti i NATO-s mund të shërbejë si një ndërmjetës midis Shteteve Pjesëmarrëse dhe mund t’i delegohet roli koordinues.

1. Logjistika Kombëtare

Mbështetja logjistike kombëtare realizohet me resurset kombëtare, që zakonisht janë të dislokuara në territorin e çdo vendi pjesëmarrës, vazhdon në territorin e Vendit Pritës të forcave shumëkombëshe dhe shtrihet deri në rajonin e dislokimit (detyrës) të repartit të angazhuar në mision. Megjithëse përdorimi dhe aplikimi i logjistikës shumëkombëshe ka mjaft avantazhe, disa shtete për arsye të ndryshme, mund të zgjedhin vetëm përdorimin e logjistikës kombëtare për mbështetjen e forcave në mision. Në këtë rast, ky shtet merr tërësisht përsipër detyrën e sigurimit dhe transportimit të furnizimeve, si dhe sigurimin e shërbimeve për të gjithë repartet e tij të angazhuara në mision.

2. Logjistika Shumëkombëshe

Sistemi shumëkombësh logjistik është ai sistem logjistik që përveç sistemit logjistik kombëtar përfshin edhe mbështetjen logjistike shumëkombëshe, përfshi mbështetjen logjistike nga vende në rolin e Liderit dhe/ose në rolin e Specialistit.

3. Shteti Lider

Bazuar në kapacitetet e tij, një shtet nëse bihet dakord, mund të caktohet si shtet Lider në mbështetjen logjistike të një forcë shumëkombëshe. Në këtë rast ky shtet merr përgjegjësinë e koordinimit dhe/ose sigurimit të një mbështetje logjistike specifike ose edhe detyra të tjera, si operacionet në porte, aeroporte e hekurudha, sigurinë, kontrollin e lëvizjes, mirëmbajtjen e rrugëve, evakuimin, mbështetjen mjekësore, karburantin, ujin etj, brenda një hapësire të caktuar gjeografike, në të cilën veprojnë

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 137: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

137

shtete të ndryshme. Normalisht kompensimi bëhet në bazë të rimbursimit. Shteti lider është i njëjtë me shtetin në Rolin e Specialistit me ndryshimin se misioni i Shtetit Lider është më i gjerë si në fazat, ashtu edhe në hapësirën gjeografike. Në një operacion shumëkombësh, mund të jetë më shumë se sa një Shtet Lider për një drejtim të caktuar specifik të mbështetjes. Kompensimi dhe/ose rimbursimi do të jenë objekt i marrëveshjeve midis palëve respektive.

4. Shteti në Rolin e Specialistit

Një shtet që merr përsipër përgjegjësinë e prokurimit ose sigurimit të një klase të caktuar furnizimi ose shërbimi për të gjithë ose një pjesë të Forcave Shumëkombëshe pjesëmarrëse në një operacion. Kompensimi dhe/ose rimbursimi do të jetë objekt i marrëveshjeve ndërmjet palëve.

5. Mbështetja Reciproke

Mbështetja reciproke është ajo mbështetje që repartet i japin njëri-tjetrit, e kushtëzuar kjo nga detyra e dhënë, afërsia gjeografike ndërmjet tyre dhe kapacitetet e ndryshme që mund të kenë këto reparte.

6. Marrëveshjet e Mbështetjes Shumëkombëshe

Këto marrëveshje mund të jenë dy ose shumëpalëshe midis shteteve ose midis shteteve dhe autoriteteve të NATO-s. Përdorimi i tyre do të lehtësojë barrën indi-viduale logjistike, si dhe do të rritë efektivitetin logjistik dhe ekonomik. Ato mund të zbatohen për çdo lloj mbështetje ose shërbimi logjistik. Gjithashtu marrëveshje të tilla, ndihmojnë për të shmangur dublikimet e shpenzimeve dhe përpjekjeve logjistike. Komandantët e NATO-s mund të ngarkohen për të ndërmjetësuar dhe koordinuar marrëveshje të tilla.

7. Kapacitete logjistike me financim të përbashkët

Kapacitete të tilla të tilla përfshijnë asetet dhe shërbimet e mëposhtme:

Infrastrukturë dhe prona të patundshme, si depo, kampe, porte, aeroporte, •dislokime shtabesh, linja komunikimi etj;Asete të sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit (SNI);•

Punime xheniere-ndërtuese etj.•

Procedurat e financimit hartohen dhe miratohen para fillimit të operacionit duke patur parasysh që ato duhet të sigurojnë fleksibilitet të mjaftueshëm dhe përgjegjshmëri.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 138: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

138

8. Mbështetja Logjistike nga Struktura të Integruara Shumëkombëshe

Kjo lloj mbështetje krijohet kur dy apo më shumë vende pjesëmarrëse në operacion bien dakord për të patur një strukturë logjistike shumëkombëshe, e cila do të jetë nën kontrollin operacional të një komandanti të NATO-s. Struktura të tilla krijohen dhe funksionojnë në mënyrë të suksesshme veçanërisht kur një shtet i vetëm është i aftë për të siguruar bërthamën e kësaj strukture, rreth të cilës mund të bashkohen të gjitha forcat dhe mjetet që mund të ofrojnë shtetet e tjera pjesëmarrëse. Rimbursimi i shërbimit që realizojnë këto struktura është objekt i marrëveshjeve midis palëve.

9. Kontraktimi Lokal ose Shërbimi me të tretët

Kontraktimi i mbështetjes për forcat e NATO-s do të përdoret nga komandanti i NATO-s dhe vendet pjesëmarrëse atëherë kur përdorimi i kontratave me të tretët mbështet misionin ushtarak dhe në të njëjtën kohë është ekonomik. Komandanti i NATO-s dhe vendet pjesëmarrëse do të përdorin këtë lloj shërbimi, bazuar në shkallën e sigurisë dhe të situatës ushtarake. Përdorimi i Agjencisë së Furnizimit dhe Mirëmbajtjes të NATO-s (NAMSA), për shërbime kontraktuese duhet të kon-siderohet jo vetëm nga Komandantët e NATO-s, por edhe vendet pjesëmarrëse në operacion.

10. Mbështetja e Vendit Pritës (HNS)

Mbështetja e Vendit Pritës është asistenca civile dhe ushtarake që jepet në mbështetje të operacioneve shumëkombëshe nga vendi pritës për forcat shumëkombëshe të cilat janë dislokuar, veprojnë ose janë transit në territorin e tij.

11. Elementët e Mbështetjes Kombëtare

Elementët e Mbështetjes Kombëtare janë organizma dhe struktura kombëtare të cilat kanë për detyrë sigurimin e mbështetjes logjistike të forcave kombëtare, të cilat janë pjesë e një formacioni shumëkombësh në një operacion shumëkombësh.

Struktura, Tabela e Organizimit dhe Pajisjeve dhe detyrat e Elementëve të Mbështetjes Kombëtare do të varen nga shkalla e përdorimit të logjistikes Shumëkombëshe. Është kjo arsyeja që togfjalëshi “logjistika shumëkombëshe” është mjaft i diskutuar tani në NATO, kjo pasi avantazhi i saj është provuar në një numër rastesh.

Për vendet e vogla të NATO-s me burime të kufizuara, logjistika shumëkombëshe duket si zgjidhje me mjaft interes. Në të njëjtën kohë, zgjidhje të tilla janë me interes edhe për NATO-n, pasi rritet siguria edhe për komandantin e NATO-s për të patur të gjitha mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e operacionit.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 139: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

139

Prandaj vendet e vogla, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të hyjnë në marrëveshje shumëkombëshe me qëllim jo vetëm sigurimin e mbështetjes së trupave, por edhe optimizmin e përdorimit të burimeve të kufizuara.

Faktorët KryesorëIV.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në përpunimin e konceptit logjistik të forcave tona pjesëmarrëse në një operacion të NATO-s janë si më poshtë:

Deklarimi i pjesëmarrjes, shoqëruar me sasinë dhe llojin e forcave pjesëmarrëse. 1. Pas vendimeve politike, të cilat merren rast pas rasti për pjesëmarrje në operacionet shumëkombëshe, pala jonë duhet të bëjë deklarimin e forcave tona në këtë opera-cion, bazuar në Planet e Kontingjencave Operacionale të së Ardhmes (Contingency Operations Plans (COPs) dhe/ose në Urdhrat Operacionale (Operations Orders (OPORDs), të hartuara nga Shtabi i Formacionit Shumëkombësh dhe të miratuara nga vendet pjesëmarrëse në mision.

Njohja dhe marrja e përgjegjësisë për mbështetjen e kontigjeneteve të forcave 2. tona në nivelin dhe kohën e përcaktuar në statusin e gatishmërisë që ju kërkohet këtyre forcave.

Njohja e strukturave shumëkombëshe logjistike në zonën e operacioneve dhe 3. kapaciteteve logjistike që ata ofrojnë, si dhe negociatat për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve. Veçanërisht, kjo është e rëndësishme në fazën e parë të dislokimit të trupave.

Realizimi i dislokimit të trupave tona brenda afateve që përmban Plani 4. Operacional dhe sigurimi i kapaciteteve vetëmbështetëse (ditë furnizimi) në masën që do të bihet dakord nga palët pjesëmarrëse, rast pas rasti.

Nisur nga parimi, që çdo strukturë kombëtare duhet të këtë pavarësi në pikë-5. pamje logjistike, kontingjentet e forcave tona duhet të shoqërohen me dislokimin e Elementëve të Mbështetjes Kombëtare. Në varësi të strukturës dhe sasisë së efek-tivit, si dhe mundësive të shfrytëzimit të logjistikës shumëkombëshe, do të behet kompozimi (struktura) e Elementëve të Mbështetjes Kombëtare.

Përgatitja profesionale e personelit logjistik është shumë e rëndësishme për 6. realizimin me efektivitet të konceptit të mbështetjes logjistike. Procedurat logjistike dhe problemet e interoperabilitetit duhet të jenë objekt i trajnimit dhe stërvitjes së këtyre efektivave.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 140: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

140

Përgjegjësitë për Zbatimin e Sistemit Logjistik ShumëkombëshV.

1. Komandanti i NATO-s (Formacionit Shumëkombësh Ushtarak), në bazë të au-toritetit që do t’i japin Forcat Pjesëmarrëse mbikëqyr në tërësi situatën logjistike; harton dhe përcakton prioritetet e kërkesave logjistike; koordinon planëzimin logjistik dhe mbështetjen brenda kuadrit të detyrës së formacionit shumëkombësh; përgatit dhe publikon planin e mbështetjes logjistike të formacionit shumëkombësh; mbikëqyr, vlerëson dhe u raporton instancave eprore dhe shtabeve përkatëse të Shteteve Pjesëmarrëse në mision; rishpërndan resurset logjistike (bazuar në auto-ritetin që i kanë dhënë Palët Pjesëmarrëse) në varësi të situatës ose/dhe në raste emergjente; mban koordinim të ngushtë me Vendin Pritës për plotësimin e kërkesave mbështetëse që mund të realizohen nga resurset e Vendit Pritës etj.

2. Palët (përfshirë edhe Palën tonë), në koordinim me shtabin e Formacionit Shumëkombësh mbështetin forcat me furnizim, shërbime, transport, kontroll lëvizje, mirëmbajtje, mjekësi, personel dhe administrim. Kjo mbështetje duhet të marrë parasysh edhe plotësimin e kërkesave në varësi të stinës dhe motit. Ato sigurojnë oficerë koordinatorë, nëse kërkohet dhe marrin përsipër (brenda mundësive e ka-paciteteve logjistike) Rolin e Specialistit ose Liderit, ku modalitetet e mbështetjes dhe rimbursimit do të diskutohen e bihen dakord nga palët, duke specifikuar edhe përgjegjësitë respektive.

3. Vendi Pritës, si shtet në të cilin dislokohen ose kalojnë transit forcat shumëkom-bëshe, merr përsipër të bëjë mbështetjen e forcave që veprojnë në territorin mbi bazën e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit ose marrëveshjeve dy/shumëpalëshe dhe të anekseve të tyre (marrëveshjeve teknike). Problemet më kryesore, të cilat mund të përfshihen në marrëveshjet që do të lidhen me Vendin Pritës janë: furnizimi; lëvizja dhe transporti; pritja dhe lëvizja për në rajonin e detyrës; mjekësia; mirëmbajtja; magazinimi i rezervave materiale; pajisjet e nevojshme për lëvizjen dhe ngarkim-shkarkimin e paletave dhe kantoniereve; infrastruktura dhe pajisjet e porteve, aeroporteve dhe stacioneve hekurudhore (vinça, vinça pirun, depozita karburanti, platformë për hipjen e mjeteve në vagonët e trenit etj.); ruajtja dhe siguria; anko-rimet e anijeve dhe trageteve etj.

Strukturat e mbështetjes LogjistikeVI.

Siç theksohet më lart, në parim çdo forcë pjesëmarrëse në operacion duhet të ketë elementë organik logjistik mbështetës për sigurimin e Furnizimit, Mirëmbajtjes, Transportit, Mjekësisë dhe Shërbimeve. TOP i kësaj strukture, e njohur si Elementët

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 141: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

141

e Mbështetjes Kombëtare (NSL), do të përcaktohet rast pas rasti, bazuar në numrin e forcave pjesëmarrëse, misionin e tyre dhe shkallën e përdorimit të logjistikës shumëkombëshe.

Ndërsa vetë formacioni shumëkombësh, mund të sigurojë mbështetjen e përgjith-shme logjistike për të gjitha forcat, e cila mund të realizohet nga një strukturë logjistike shumëkombëshe. Struktura dhe sasia e forcave e mjeteve të kësaj strukture përcaktohet në marrëveshjen bazë që realizohet në të gjitha rastet e krijimit të një formacioni ushtarak shumëkombësh. Po ashtu, detyrat, modalitetet dhe procedurat e aktivitetit të tij, përfshirë edhe problemet financiare do të përcaktohen tek mar-rëveshja bazë e theksuar më lart. Modeli i një strukture shumëkombëshe logjistike është batalioni logjistik i Brigadës Shumëkombëshe të Europës Jug-Lindore (SEE-BRIG).

Një shembull tjetër i bashkëpunimit të suksesshëm logjistik është edhe Grupi Polako-Nordik i Mbështetjes, i krijuar për të mbështetur brigadën NORDPOL gjatë operacioninit IFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë. Brigada NORDPOL përbëhej nga njësi daneze, finlandeze, norvegjeze, suedeze dhe polake dhe ishte pjesë e divizionit shumëkombësh të Veriut i drejtuar nga SHBA-të. Të gjitha vendet dislokuan Elemen-tet e Mbështetjes Kombëtare (EMK) në Pecs, Hungary. Norvegjia si Shtet Lider mori përgjegjësinë e transportit të mallrave, karburantit dhe ujit nga Pecs-i në rajonet e detyrës së forcave në Bosnjë. Me këtë marrëveshje të përbashkët, këto vende shmangën mbajtjen e aseteve kombëtare për të kryer këto detyra, duke mundësuar kursimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga vendet e vogla, përfshirë edhe vendin tonë.

Elementët e mbështetjes Kombëtare

Në varësi të vendimit të marrë për shfrytëzimin e kapaciteteve mbështetëse logjistike në zonën e operacionit, si dhe e kushtëzuar nga mungesa e standardizimit sidomos të mjeteve e pajisjeve, do të bëhet kompozimi i Elementëve të Mbështetjes Kombëtare për çdo kontingjent pjesëmarrës në operacion.

Në varësi të strukturës dhe sasisë së kontingjentit pjesëmarrëse në operacion, El-ementet e Mbështetjes Kombëtare në tërësi duhet të kenë kapacitete të realizojnë: menaxhim në tërësi të rezervave materiale dhe shpërndarjen e tyre deri tek dislo-kimet e forcave pjesëmarrëse; mbështetje Mjekësore; transportimin e resurseve logjistike, përfshirë mjetet e ngarkim-shkarkimit të paletave dhe kantoniereve (vinça, vinça pirun); mirëmbajtje dhe evakuim për mjetet dhe pajisjet e kontingjentit pjesë-

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 142: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

142

marrëse (mjete transporti, armatim, mjete komunikimi etj); mbështetje xheniere; mbështetjen me shërbime (dushe, lavanteri etj) etj.

Elementet e Mbështetjes Kombëtare janë nën kontrollin operacional të Autoriteteve Kombëtare dhe vetëm koordinojnë me Formacionin Shumëkombësh (shefin e logjis-tikës dhe komandantin e strukturës shumëkombëshe logjistike).

Furnizimi

Nivelet e autonomisë në pikëpamje të rezervave materiale do të specifikohen rast pas rasti midis shteteve pjesëmarrëse dhe do të pasqyrohen në Planet Operacionale/Urdhrat Operacionale, sipas klasave të mëposhtme.

1. Klasa I (ushqim, ujë, akull). Sigurimi i ushqimit, ujit dhe akullit në parim është përgjegjësi e çdo pale, pra edhe e palës tonë. Por një shtet, mbi bazën e marrëveshjeve ndërmjet Palëve, mund të marrë përsipër rolin e Specialistit për sigurimin e klasës I mbi bazën e rimbursimit. Në këtë rast, ky shtet vepron si kontraktor dhe shpërn-darës i klasës I deri në pikat më të përparuara në vendislokimet e reparteve.

2. Klasa II (veshmbathje, armatim, makineri, pajisje, vegla pune, pjesë këmbimi, medikamente, etj.). Kjo klasë furnizimi është përgjegjësi kombëtare e çdo pale, pra edhe e palës tonë. I gjithë personeli duhet të jetë i pajisur me materiale sipas nor-mave të veshmbathjes, përfshirë helmetat dhe jelekët antiplumb etj. Në varësi të kushteve klimaterike, personeli duhet të pajiset edhe me veshje speciale. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet gjakut, si në pikëpamje të sasisë, ashtu edhe të kushteve të ruajtjes.

3. Klasa III (karburanti dhe lubrifikantet). Përsa i takon karburantit, si dhe nisur nga përvoja në Bosnje dhe Kosovë, një shtet pjesëmarrës mund të marrë përsipër Rolin e Specialistit për furnizimin e të gjithë forcave pjesëmarrëse në mision, bazuar tek rimbursimi. Në këtë rast ky shtet vepron si kontraktor dhe shpërndarës i klasës III deri në pikat më të përparuara në vendislokimet e reparteve ose të Elementeve të Mbështetjes Kombëtare.

Vajrat speciale dhe karburantit me fuçi ose bidonë është përgjegjësi e çdo palë, pra edhe e palës sonë dhe mund të sigurohet nëpërmjet marrëveshjeve me Vendin Pritës ose kontraktorët lokalë.

Nëse është e nevojshme, mund të krijohen edhe sisteme të tjera të prokurimeve lokale mbi baza dypalëshe/shumëpalëshe ose mbi bazë rajoni.

4. Klasa IV (materialet e ndërtimit dhe të fortifikimit). Sigurimi i klasës IV, në parim,

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 143: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

143

është përgjegjësi kombëtare e çdo pale, pra edhe e palës sonë. Por në të njëjtën kohë, nëse bihet dakort, kjo klase mund të sigurohet me kontrata të përbashkëta, të cilat fil-limisht do të jenë objekt i marrëveshjeve ndërmjet palëve bazuar tek rimbursimi.

5. Klasa V (municionet-eksplozivët). Sigurimi, magazinimi dhe trajtimi i kësaj klase furnizimi është përgjegjësi kombëtare dhe përfshin të gjithë fazat e misionit (opera-cionit). Dislokimi dhe sasia e rezervave materiale në rajonin e kryerjes së detyrës do të koordinohet me Komandantin e Formacionit Shumëkombësh dhe do të realizohet pas koordinimit me autoritetet kombëtare të Vendit Pritës.

Vendit Pritës (nëse është e mundur) do t’i kërkohet mbështetje për realizimin e pritjes dhe grumbullimit në Pikat e Debarkimit, për lëvizjen dhe integrimin në rajonin e kryerjes së detyrës, si dhe mbështetje edhe në fushat e tjera logjistike. Gjithsesi, duke patur parasysh së misionet do të kryhen në rajone me kriza, resurset e Vendit Pritës mund të jenë të kufizuara ose të pamundura. Për këtë, pala jonë duhet të jetë e përgatitur në çdo kohë për mbështetjen e trupave tona që do të marrin pjesë në misionet shumëkombëshe, përfshirë ri-furnizimin, transportin, mirëmbajtjen dhe evakuimin që duhet të realizohen nga Elementet e Mbështetjes Kombëtare. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbështetjes logjistike kur forcat tona do të lëvizin nga një rajon në një tjetër rajon dislokimi. Në këto raste, këto forca për një kohë të caktuar duhet të jenë tërësisht vetëmbështetëse (të paktën për 3 ditë furnizimi). Kjo kohë është e mjaftueshme që Elementët e Mbështetjes Kombëtare të rifillojnë aktivitetin e tyre në rajonin e ri të dislokimit.

mbështetja mjekësore

Të gjitha palët pjesëmarrëse në operacion janë përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes mjekësore të trupave të tyre në mision, ndërsa komandanti i Forma-cionit Shumëkombësh do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe koordinimin në tërësi të gjithë spektrit të mbështetjes mjekësore. Kapacitetet mjekësore të Vendit Pritës do të shfrytëzohet kur vlerësohen se janë efektive dhe brenda standardeve të palës sonë, gjithmonë bazuar në marrëveshjet përkatëse.

Po kështu mbi bazën e marrëveshjeve, mund të shfrytëzohen edhe kapacitetet mjekësore të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Lëvizja dhe Transporti

Lëvizja dhe transporti përfshijnë të gjithë spektrin e infrastrukturës, organizimeve, mjeteve të transportit dhe pajisjeve që janë të nevojshme për dislokimin e forcës,

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 144: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

144

mbështetjen në rajonin e detyrës dhe ridislokimin e saj. Sinkronizimi dhe realizimi i të gjithë rrjedhës së dislokimit të trupave në rajonin e detyrës do të behet në bazë të prioriteteve dhe kërkesave të Komandantit të Formacionit Shumëkombësh. Në varësi të rajonit ku kryhet misioni, lëvizja dhe transporti mund të realizohen me tokë, det dhe ajër. Në çdo rast, shtabi i Formacionit Shumëkombësh do të krijojë Qendrën e Koordinimit të Lëvizjes me detyrë koordinimin dhe kontrollin e pritjes së trupave në Pikat e Hyrjes ose Pikat e Debarkimit, lëvizjen për në rajonet e detyrës, si dhe brenda rajonit të detyrës dhe ridislokimin e trupave. Komandanti i Formacionit Shumëkombësh përcakton prioritetet e lëvizjes dhe transportit brenda rajonit te detyrës së tij.

Përgjegjësitë

Çdo shtet pjesëmarrës, përfshirë edhe palën tonë, është përgjegjës për kompletimin dhe sigurimin e lëvizjes së trupave të tyre nga Venddislokimet e përhershme deri në Pikat e Debarkimit ose Hyrjes në shtetin ku kryhet misioni. Kjo detyrë kërkon kordinimin me Vendin Pritës, Shtabin e Formacionit Ushtarak dhe koordinim me autoritetet ushtarake dhe civile të NATO-s.

Lëvizja nga rajonet e pritjes/grumbullimit deri në rajonin e detyrës, ku bëhet Transferimi i Autoritetit është përgjegjësi e Komandantit të Kontingjentit dhe do të koordinohet me Shtabin e Formacionit Ushtarak, Vendin Pritës dhe Komandën në nivel teatri.

Realizimi i këtij dislokimi kërkon vëmendje në planëzim dhe koordinim të ngushtë me Shtabin e Formacionit Ushtarak dhe autoritetet civile kombëtare/ndërkombëtare për të siguruar shfrytëzimin e të gjithë aseteve që mund të jenë të mundshme për t’u vënë në dispozicion të forcave tona me qëllim realizimin e dislokimit.

Trupat do të futen në rajonin e detyrës vetëm pas kontrollit që do të bëhet në ra-jonin e përqendrimit (Marshalling Area), i cili zakonisht caktohet pranë sektorit të operacionit,

Për realizimin e lëvizjes nga Pikat e Debarkimit deri në rajonin e përqendrimit është i nevojshëm koordinimi që realizohet nga Qendrat e Koordinimit të Lëvizjes në bashkëpunim me Vendin Pritës, pasi kjo lëvizje mund të shkaktojë probleme për trafikun jo vetëm të Vendit Pritës, por edhe të forcave të tjera dhe organizmave të ndryshëm. Për këtë, Vendi Pritës do të angazhojë Policinë e rendit dhe atë ushtarake, të cilat nga ana e tyre do të koordinojnë punën me policinë ushtarake të Formacionit Shumëkombësh ose me atë të Komandës Madhore në Mision,

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 145: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

145

Të gjithë repartet logjistike dhe Elementet Logjistike të Mbështetjes Kombëtare duhet të kenë lëvizshmëri dhe asete të mjaftueshme transporti për mbështetjen e reparteve/nënreparteve operacionale.

mirëmbajtja

Çdo palë pjesëmarrëse është përgjegjëse për mirëmbajtjen e makinerive dhe pa-jisjeve të tyre. Mirëmbajtja duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për sigurimin e gatishmërisë teknike të të gjithë mjeteve e pajisjeve gjatë operacionit. Në parim, çdo palë pjesëmarrëse duhet të ketë kapacitete për realizimin e nivelit të parë dhe të dytë të mirëmbajtjes. Sidoqoftë mund të realizohen rast pas rasti edhe marrëveshje dy ose shumëpalëshe kur ato kërkohen ose shikohen si ekonomike. Palët pjesëmar-rëse duhet të shikojnë gjithashtu edhe mundësinë e shkëmbimit të resurseve të mirëmbajtjes midis tyre, veçanërisht kur pajisjet janë të njëjta ose kanë ndërve-prueshmëri. Për këtë arsye, ndërveprueshmëria merr një rëndësi të veçantë. Po ashtu, në parim çdo palë pjesëmarrëse është përgjegjëse për evakuimin e mjeteve e pajisjeve të dëmtuara. Megjithatë edhe në këtë rast mund të lidhen marrëveshje dy ose shumëpalëshe midis forcave pjesëmarrëse në mision, si dhe kjo detyrë mund të realizohet nga shteti në Rolin e Specialistit/Liderit ose Vendi Pritës.

mbështetja Xheniere

Megjithëse mbështetja xheniere nuk është mbështetje e pastër logjistike, ajo është e rëndësishme në pikëpamje të realizimit të misionit të logjistikës.

Edhe kjo mbështetje në parim është përgjegjësi kombëtare, por edhe për këtë mbështetje, rast pas rasti, mund të lidhen marrëveshje dy ose shumëpalëshe midis forcave pjesëmarrëse në mision, si dhe kjo detyrë mund të realizohet nga shteti në Rolin e Specialistit/Liderit ose Vendi Pritës. Në të njëjtën kohë, në parim çdo struk-turë shumëkombëshe do të ketë një forcë xheniere që do të sigurojë mbështetjen e përgjithshme xheniere për të gjitha forcat. Detyrat kryesore të kësaj force xheniere mund të jenë: mirëmbajtja e rrugëve; krijimi i pengesave fizike për sigurimin e pikave të debarkimit, Pikave të kontrollit, markimin e fushave të minuara, heqjen e minave etj; rinovimin e infrastrukturës lokale; pastrimin dhe furnizimin me ujë, riparimin e urave dhe linjave hekurudhore, ndërtimin e pistave për ulje helikopterësh, me-naxhimin në tërësi të pasurive të patundshme etj.

Realizimi në tërësi i detyrave xheniere lidhet me klasën IV të furnizimit (materi-ale xheniere, ndërtuese dhe fortifikuese) të cilat mund të sigurohen nëpërmjet: mbështetjes së Vendit Pritës, kontratave lokale, marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe etj.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 146: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

146

Shërbimet

Fusha e shërbimeve është shumë e rëndësishme gjatë gjithë fazave të operacionit dhe përfshin: gatimin dhe servirjen e ushqimit, prodhimin e bukës, lavanteritë, dushet, heqjen dhe asgjësimin e mbeturinave etj.

Shërbimet janë përgjegjësi kombëtare, por ashtu sikurse edhe disa fusha të tjera logjistike ato mund të sigurohen nëpërmjet Shtetit në Rolin e Specialistit/Lider, Vendit Pritës, marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, kontratave lokale etj.

Komandantit të formacionit shumëkombësh mund t’i delegohet nga palët pjesëmar-rëse autoriteti i shpërndarjes së shërbimeve për një afat të caktuar kohor, në rastet kur një palë ka mungesa dhe pamundësi për sigurimin e tyre me qëllim sigurimin e kapaciteteve operacionale të forcave të tij.

Kontraktimi

Kontraktimi është një mjet i rëndësishëm për shfrytëzimin e resurseve lokale si në materiale, ashtu edhe shërbime. Çdo palë, përfshi edhe pala tonë, duhet të krijojë bazën ligjore, praktikat dhe proçedurat e duhura për realizimin e kontratave në rajonin e kryerjes së misionit.

Përfundime

Komuniteti i vendeve të vogla anëtare të NATO-s, përfshirë edhe vendin tonë, 1. duhet të vlerësojnë logjistikën shumëkombëshe si një mjet të rëndësishëm që mundëson jo vetëm mbështetjen logjistike të forcave, por edhe optimizimin e ka-paciteteve mbështetëse dhe kursimin e forcave njerëzore, materiale e financiare. Përvoja e deritanishme e operacioneve të NATO-s ka treguar se vendet e vogla nuk kanë patur pavarësi logjistike. Është kjo arsyeja, që politikat e NATO-s i ori-entojnë vendet aleate drejt zgjidhjeve të përbashkëta të sigurimit të mbështetjes logjistike. Për këtë arsye, si dhe nisur nga numri i konsiderueshëm i vendeve të vogla që janë sot anëtare të NATO-s, doktrina dhe publikimet logjistike të NATO-s japin direktiva dhe përcaktojnë procedurat e nevojshme që synojnë integrimin dhe shfrytëzimin efektiv të kapaciteteve mbështetëse të vendeve të NATO-s.

Për ta bërë logjistikën shumëkombëshe efektive dhe të besueshme, kërkohet 2. angazhim dhe marrje përgjegjësish edhe nga vendet e mëdha të NATO-s, të cilat duhet të kontribuojnë më shumë sidomos në krijimin e strukturave shumëkom-bëshe të integruara logjistike.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 147: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

147

Rol të rëndësishëm për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta kanë edhe autoritetet 3. e NATO-s dhe sidomos planëzuesit logjistik, të cilët duhet të planëzojnë krijimin e paketave të kapaciteteve mbështetëse logjistike para zhvillimit të një operacioni. Ky planëzim duhet të shoqërohet me diskutimin dhe arritjen e marrëveshjeve përkatëse, të cilat do të lehtësojnë integrimin dhe përfitimin e kapaciteteve mbështetëse që në fazën e parë të zhvillimit të operacionit.

Krijimi i strukturës (modulit) të Elementëve të Mbështetjes Kombëtare, për-4. caktimi i njësive ose reparteve që do të ofrojnë pjesë të veçanta të këtij moduli, përcaktimi i hierarkisë së komandim-kontrollit, planëzimi dhe zhvillimi i stër-vitjeve etj.

Rishikimi i të gjithë bazës ligjore që mundëson shfrytëzimin e sistemit logjistik 5. shumëkombësh dhe i jep autoritetin e nevojshme komandantit të kontingjentit të forcave tona të nënshkruajë marrëveshje dhe të harxhojë fonde financiare në mbështetje të misionit dhe detyrës së forcave tona.

Referencat:

Doktrina Logjistike e NATO-s (AJP-4(A).1. Doktrina e Qendrës së Bashkuar Shumëkombëshe Logjistike (AJP-4.6(A). 2. Mënyrat e Mbështetja Logjistike Shumëkombëshe (AJP-4.9).3. Politikat e Mbështetjes dhe Gatishmërisë Logjistike të NATO-s (MC 055/4).4. Parimet Logjistike të NATO-s (MC 319/2).5. Koncepti Forcave të Reagimit të NATO-s (MC 477). 6. Koncepti i Mbështetjes së Forcave të Reagimit të NATO-s (MC 526). 7. Doktrina dhe Proçedurat e NATO-s për Mbështetjen e Vendit Pritës. 8. Eksperiencë e pjesëmarrjes në stërvitjet shumëkombëshe të zhvilluara në Shqipëri, 9. si: “Peaceful Eagle-95”, “Peaceful Eagle-96”, “Co-operative Assembly-98”, “Dragon-2000”, “Cornerstone-2001”, SEESIM-08.Eksperiencë e pjesëmarrjes në stërvitjet jashtë vendit, si: “Co-operative Nugget-10. 95” – SHBA, “Co-operative Demand-97” – Turqi, si dhe “Seven Stars -99”, “Seven Stars - 2000” “Seven Stars – 2001”, “CAX-2001”, “Seven Stars – 2002” “Seven Stars - 2003”, “Seven Stars - 2007” dhe “Seven Stars – 2008”.Eksperiencën e Mbështetjes Logjistike të Forcave tona në Irak, Afganistan, Chad dhe 11. sidomos në Bosnjë-Hercegovinë, ku realizojmë plotësisht mbështetjen logjistike të forcave tona.Diskutime dhe rekomandime të dhëna nga kolegët e mi, specialistët logjistikë 12. amerikanë të Kompanive SAIC dhe CUBIC.

Koncepti i Logjistikës Shumëkombëshe - Reflektime të aplikimit të tij nga FA të RSH Kolonel Bardhyl Hoxha

Page 148: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

148

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO – Garanci për integrim në BE

Kolonel Viktor IsakuPërfaqësues Ushtarak i RSH në Komandën e NATO-s

për Transformimin (ACT)[email protected]

Abstrakt: Ëndrra e përfshirjes së Shqipërisë në hapësirën Euro-Atlantike u zgjua në vitet ‘90 nga thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Atëherë jo të gjithë ishim të ndërgjegjshëm që ky aspirim nuk do mund të realizohej vetëm me dëshirën e vullnetin e shprehur, apo më thjesht me hapjen e vendit. Koha tregoi dhe po tregon se për tu bërë pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik, kërkohet jo vetëm vullnet politik, por edhe standarde të larta. Për këto arsye vendi ynë nuk ka kohë të humbë në shpejtësinë integruese dhe sigurisht që Trupi Diplomatik i Shqipërisë është i instruktuar që për të arritur këtë objektiv, përpjekjet duhet të jenë “agresive”.

Presidenti Topi në Konferencën me Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë më 21 Tetor 2007, theksoi se “I gjithë trupi ynë diplomatik duhet të jetë sinonim i përgjegjë-sive, mishërim i interesave kombëtare, njohës shumë i thellë i historisë sonë dhe asaj botërore, vlerësues i vëmendshëm i tendencave ekonomike, i aftë të fitojë, jo vetëm garën informuese me sistemin mediatik, por dhe miqësinë e tij në ndjekjen e zhvilli-meve të ditës, krijues në koncepte dhe strategji, i vendosur e i guximshëm për zgjidhje të vështira, parashikues dhe së fundi, vetëm profesionist e aspak partiak”, pasi “ jam i prirur të besoj se vetëm këto kritere i japin diplomacisë sonë një fytyrë të re, për ta kthyer atë nga një nocion teoriko-mistik, në një shkencë bashkëkohore në shërbim të interesave të shtetasve shqiptarë”.

Integrimi në NATO dhe BE prej vitesh, nga rrëzimi i “Murit të Berlinit” janë orientimi strategjik jo vetëm i Shqipërisë, por tashmë pothuaj i gjithë vendeve të rajonit.

Me anë të këtij shkrimi synoj të bëj një përpjekje për të ndarë disa mendime, mbi sfidat që, pas anëtarësimit në NATO, politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare ka për mi-sion dhe duhet të përballet me sukses.

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Page 149: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

149

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në Prill 2009, sigurisht është dhe mbetet një ngjarje historike për klasën politike dhe Forcat tona të Armatosura, një sukses me impakte shumë të mëdha në zhvillimet e tashme dhe të ardhshme

politike, ushtarake dhe ekonomike për Shqipërinë. Tashmë të gjithë dëshmojmë dhe artikulojmë se integrimi në NATO sjell rritjen e stabilitetit të brendshëm politik; është një kusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe padyshim shërben edhe si një garanci për vazhdimin e reformave ekonomike dhe realizimin e objektivave që rrjedhin në stadin e përpjekjeve të Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian, duke e bërë vendin tonë përfitues edhe më të madh nga projektet e investimeve të financuara nga BE-ja dhe Institucionet Ndërkombëtare Financiare.

Të gjitha këto elementë kanë ndikime të drejtpërdrejta në rritjen ekonomike e për rrjedhojë, në rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë. Por krahas stabilitetit të brendshëm, anëtarësimi në NATO u bë garant edhe i stabilitetit rajonal, ku nga ana e tij ndikon dukshëm në rritjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare midis vendeve të rajonit, nëpërmjet krijimit të një klime pozitive e sigurie për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Të dy këta faktorë do të jenë me ndikime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me pjesëmarrjen e saj me 248 ushtarakë dhe angazhimet në rritje në Afganistan, me pjesëmarrjen e 12 ushtarakëve në Misionin BE ALTHEA në Bi&H dhe 63 ushtarëve në misionin paqeruajtës në CHAD, Shqipëria ofron kontributin e vet për stabilizimin dhe sigurinë në rajone të trazuara.

Aleanca po jeton sot periudhën më impenjative që prej krijimit të saj. Zgjerimi dhe transformimi i vetvetes, nga një përqasje gjeografike në një përqasje funksionale të sigurisë, përbën logjikën e partneritetit dhe sigurisë globale në përballje me pasig-urte e sotme dhe të nesërme të botës, që do shprehen në Konceptin e Ri Strategjik të Aleancës, ku dhe Shqipëria tashmë anëtare e aleancës së sigurisë jep kontributin e vet.

Pa siguri nuk mund të ketë zhvillim dhe Shqipëria ndihmon në zvogëlimin e rrezes së pasigurisë brenda Kontinentit Europian. Shqipëria në NATO jep modelin e suksesit të arritur nga një vend i vogël, i vendosur në një rajon të njohur konfliktual. Shqipëria në NATO po dëshmon se demokratizimi i shoqërive diktatoriale, është e vetmja rrugë e drejtë, për t’u shkëputur nga e kaluara dhe për tu bashkuar rrugëtimit me shoqëritë demokratike Europiane në Bashkimin Europian.

Kohët e fundit është folur dhe shkruar për një plan (Road Map) të përgatitur nga Greqia, që synon krijimin e mundësive të hyrjes në Bashkimin Europian të vendeve

Page 150: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

150

të Ballkanit Perëndimor. Afati për realizim “28 Qershor 2014, datë që përkon me përvjetorin e 100-të të Luftës së Parë Botërore”.

Afati për anëtarësimin të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2014 “duket shumë i pamundur nga këndvështrimi i liderëve aktualë të 27 vendeve anëtare të BE”, ndërsa ka zëra në Bashkimin Europian se “zgjerimi i afërt do të vazhdojë me Islandën dhe Kroacinë në 2012 dhe më pas të ngrijë për një farë kohe” – vlerësohet nga i njëjti burim

Kryeministri i Greqisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Jorgos Papandreu, deklaroi në një takim të Ministrave të Jashtëm të SEECP në Stamboll se “qeveria që ai drejton është pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit”. Në këtë takim Greqia paraqiti, si prioritet të saj zgjerimin e BE-së me Ballkanin, “Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t‘i japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore. Për të dhënë një mesazh të fuqishëm, që ata i përkasin familjes evropiane. Kjo nuk do të thotë, që është një proces automatik, duhet shumë punë, zhvillimi i ekonomisë, forcimi i institucioneve demokratike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me marrëdhëniet e fqinjëve që kanë konflikte etnike. Ne duhet të lëmë pas plagët e këtyre konflikteve,….”.

Edhe unë do dëshiroja, si shumëkush në Shqipëri të shikojë më me optimizëm 2014 si një mundësi. A është ambicia reale? A ekzistojnë premisa? A ka dhe ç’rol mund të luajë diplomacia në këtë proces?

Në fakt kushtet dhe modalitetet për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, përcaktohen nga neni i 49 dhe parimet e nenit 6 (1) të Traktatit të Bashkimit Europian. Në zgjerimin e tij të pestë BE-ja, gradualisht ka ngritur një proces udhëzimi për të asistuar përgatitjen e vendeve aspirantë për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim. Të gjithë vendet që synojnë BE vlerësohen mbi plotësimin e kritereve të anëtarësimit, që gjerësisht njihen si “Kriteret e Konpehagenit” dhe janë:

• Kriteri politik, stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e të drejtës, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.

• Kriteri ekonomik, ekzistenca e një ekonomie funksionale, aftësia për të përballuar presionet e konkurrencës dhe të forcave të tregut brenda BE.

• Aftësia për të marrë përsipër detyrimet e një shteti anëtar që rrjedhin nga e drejta dhe politikat e BE.

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Page 151: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

151

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, kërkesa për statusin e kandidatit dhe së fundi kalimi i aplikimit në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE, shënojnë arritjen tjetër të Shqipërisë në historinë e raporteve të saj me Europën dhe botën e qytetëruar.

Si dhe është e ditur, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për vendin tonë hyri në fuqi në 1 Prill 2009 dhe prej këtij momenti Bashkimi Europian “vlerëson progres të lehtë në të gjitha fushat”.

Po si vlerësohet progresi i arritur në referencë “Kritereve të Kopenhagen”-it?

Në kriterin politik, Shqipëria vlerësohet se ka realizuar progres në reformat kryesore politike. Zgjedhjet e fundit parlamentare “shënuan arritje në standartet ndërkombëtare”. Vlerësohet progresi në regjistrimin e votuesve dhe kuadrin ligjor, por evidentohet “mangësi në procedurat e numërimit”. Vlerësohet progresi në re-formën elektorale dhe ligjin elektoral, por cilësohet se “për të adresuar mangësitë e evidentuara janë të nevojshme të zhvillohen më shumë përpjekje”. Cilësohet se “kultura e dialogut midis partive politike kryesore u përkeqësua gjatë periudhës së zgjedhjeve”, ndërsa rekomandohet që “dialogu politik.... duhet të rivendoset”.

Vlerësohet se “ka progres në forcimin e demokracisë dhe zbatimit të ligjit, forcimin e strukturave qeverisëse dhe koordinimin për integrimin evropian”. Megjithatë sugjerohet që “përpjekje të shumta duhet të bëhen për të krijuar një shërbim civil efiçent, të mbështetur në merita dhe jo të influencuar nga ndërhyrje politike”. Pak progres vlerësohet në reformimin e sistemit të drejtësisë. “Drejtësia vazhdon të funksionojë varfërisht dhe mbetet shumë për tu bërë për të arritur pavarësinë, transparencën dhe efiçencën, që cilësohet si prioritare nga BE. Vlerësohet se duhet të përshtatet një strategji e plotë reformash për sistemin e drejtësisë”.

Qeveria ka vazhduar përpjekjet e saj për parandalimin dhe luftën për korrupsionin. Vlerësohet angazhimi në zbatimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe planit të veprimit, por theksohet se “ende është një problem serioz” dhe “kërkon koordinim dhe marrëveshje midis axhensive të ndryshme”.

Vlerësohet se “ka vijuar progresi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mi-noriteteve”, ku cilësohet se “legjislacioni është i plotë”, por që “duhet të zbatohet”.

Vlerësohet pozitivisht arritja në hartimin e “kuadrit ligjor për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias”, por është vënë re “presion i adresuar disa mediave”.

Shqipëria sot, megjithëse është duke përballuar pasojat e një krize botërore ekono-

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Page 152: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

152

mike, karakterizohet nga një situatë e qëndrueshme makroekonomike dhe nga një ecuri e domosdoshme reformash. Investitorë të huaj, duke marrë pjesë në projekte të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, si ato të energjisë, minierave, bankave treg-tare, turizmit dhe infrastrukturës, provojnë se ky vend ka një të ardhme më të mirë. Ekspertët shprehen se “Shqipëria është prekur deri diku nga kriza ekonomike”. Në këtë kontekst vazhdimi i reformave strukturore dhe përmirësimi i infrastrukturës shikohet si çelësi i suksesit. Mbështetur në vlerësim evidentohet se Shqipëria ka nevojë të bëjë progres në mënyrë të veçantë në zbatimin e ligjit dhe në mënyrë të veçantë të luftës kundër korrupsionit, ashtu si dhe funksionimin e institucioneve shtetërore, në mënyrë të veçantë pavarësia e drejtësisë dhe forcimi i kapaciteteve administrative dhe të zbatimit të ligjit.

Njihet se instrumenti i politikës së jashtme nëpërmjet të cilit krijohen, mirëmbahen dhe zhvillohen me tej marrëdhëniet në mes të shteteve është diplomacia.

Mendoj se eksperienca e anëtarësimit në NATO si çelës suksesi na tregon zbatimin e suksesshëm dhe të shpejtë të reformave dhe angazhimin e fuqishëm diplomatik. Progresi i reformave shkurton kohën e mbërritjes në Bashkimin Evropian; kjo vendosmëri për reformonin e vendit është e vetmja provë e seriozitetit dhe e përgjegjësisë sonë përballë partnerëve ndërkombëtar dhe popullit shqiptar dhe diplomacia ka rolin e vet përçues në këtë proces.

Përfaqësuesit tonë diplomatikë të të gjitha niveleve, duhet të ndjejnë përgjegjësitë e përfaqësimit dhe përllogarisin vlerat e tyre në shoqëri, pjesë e së cilës janë dhe që me devotshmëri duhet t’i shërbejnë.

Tashmë, përballë nesh, sfida është më e madhe, më e vështirë, më përgjegjëse, por më konkrete. Brukseli, kryeqyteti administrativ dhe politik i Evropës, është vend-mbërritje e këtij rrugëtimi, por të vendosur drejt demokracisë.

Në këtë rrugëtim jemi të gjithë kontribuues. Çdo fshehje e problemeve apo fajësimi i të tjerëve, do të vonojë dhe do të ngadalësojë procesin e bisedimeve. Jemi duke kaluar në një periudhë nën një vëzhgim diagnostikues në të gjitha fushat nga part-nerët tanë në Bashkimin Europian, të cilët na kanë ofruar kapacitetet thithëse të tyre në shkëmbim të standardeve demokratike dhe këtë operacion diagnostikues e vërteton më mirë raporti i Tetorit, të cilit dhe iu referova.

Shtetet dhe institucionet evropiane dhe euroatlantike janë partnerët tanë në bised-ime dhe reforma. Por shoqëria dhe publiku Shqiptar është gjithashtu një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe unë mendoj se duhet të përfshihet, informohet

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Page 153: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

153

dhe të motivohet, për tu bërë pjesë e procesit. Publiku duhet të informohet jo vetëm në fund të bisedimeve por me fakte dhe argumente gjatë gjithë procesit, sepse vetëm kështu do të mund të fitojmë qytetarinë e barazinë me qytetarët e vendeve ku aspirojmë të anëtarësohemi.

Diplomacia rajonale e Shqipërisë, megjithë “qëndrimet e qarta” dhe “maturinë” e saj, për të cilat është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të ndërtojë programe dhe strategji të drejtpërdrejta për Shqipërinë në planin dypalësh me të gjitha vendet e rajonit, shumë të afërta dhe të afërta gjeografikisht. Diplomacia duhet të vihet në ndjekje të eksperiencave të këtyre vendeve, për të krijuar jo vetëm bashkëpunim politik, por edhe ndërvarje, liri tregjesh e kapitalesh, shkëmbime energjish dhe burimesh njerëzore. Vetëm me përpjekje agresive Shqipëria do mund të mbetet një portë strategjike hyrje në tregun ballkanik.

Procesi ku Shqipëria dhe vende të rajonit aspirojnë, forcon paqen dhe stabilitetin në Europë, dhe si e tillë është edhe në interes të BE të inkurajojë këtë proces zgjerimi. Pra si përfundim do evidentoja se Procesi i Pranimit mban në korent dhe përshpejton reformat politike dhe ekonomike të vendeve të përfshira në proces.

Duke qënë se efektet globale të rënies ekonomike nuk kanë kursyer edhe vendet aspiruese, me ndihmën që ofron Bashkimi Europian për lehtësimin e pasojave te krizës, drejton edhe zbatimin e reformave që lidhen me integrimin.

Sfidë kryesore, e cila nevojitet të adresohet mbetet zbatimi i ligjit dhe në veçanti lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithashtu edhe forcimi i kapaciteteve administrative, pasi demokracia flet me institucionet. Problemet që prekin lirinë e shprehjes dhe median kërkohet të adresohen me urgjencë.

Ndërsa u deklarua se “Komisioni do ofrojë propozime edhe për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në mes 2010”, pasi të sigurohen se dy vendet të kanë arritur kushtet e vendosura, krijimi i regjimit të lëvizjes pa viza për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në fillim të vitit 2010 do demonstrojë që reformat sjellin përfitime të dukshme për qytetarët.

Mbështetja publike për zgjerimin është kryesore. Është e nevojshme që autoritetet në vendet anëtare dhe partnere dhe institucionet e Bashkimit Europian të forcojnë mirëkuptimin publik të politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian dhe diplomacia padyshim në aktivitetin e saj duhet të ndikojë në funksion të kësaj mbështetjeje.

Integrimi i suksesshëm i Shqipërisë në strukturat euroatlantike u përmbush duke zhvilluar një partneritet dypalësh me vendet anëtare të Aleancës dhe me të gjitha vendet e tjera. Karta SHBA – A3 padyshim u bë mekanizmi i procesit. Prezenca e

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Kolonel Viktor Isaku

Page 154: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

154

vendit në NATO natyrisht ndihmon në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Eksperienca e fituar dhe stadi i ri i marrëdhënieve shoqëruar me intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian, është dhe duhet të jetë përparësi e diplomacisë dypalëshe të Shqipërisë, dhe në vlerësimin tim duhet të konsiderohet si çelësi i suksesit të integrimit të vendit. Kjo vlerësoj se arrihet nëpërmjet thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Italinë, Greqinë, Slloveninë, Bullgarinë etj, si vende fqinje/rajonal dhe Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën dhe me vendet e vjetra dhe të reja, anëtare të BE-së, me të cilat duhet të përpiqemi të realizojmë shkëmbime në interes të zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Mendoj se cilatdo të jenë përpjekjet dhe angazhimi diplomatik, rezultatet e poli-tikës sonë të jashtme janë të lidhura ngushtë me zhvillimin politiko-ekonomike të vendit dhe sigurisht të reflektuara në mirëqenien e qytetarëve shqiptar, të cilat të koordinuara përcaktojnë suksesin kohor të procesit.

A mundet që 2014 ta gjejë Shqipërinë të integruar në BE? A mundet që Ballkani në 2014 të deklarohet një çështje e zgjidhur?

Sigurisht shpresojmë, do angazhohemi dhe do jemi dëshmitarë të këtyre zhvillimeve, ku diplomacia ka rolin e saj.

Referencat:

1. Treaty on European Union, Copenhagen European Council in 1993; si dhe Madrid European Council in 1995.

2. Fjala e Presidentit te Republikës Bamir Topi në Konferencën me Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë më 21 Tetor 2007.

3. Ministria e Jashtme e Republikës se Shqipërisë - Marrëdhëniet Shqipëri BE.

4. Ministria e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë - Marrëdhëniet BE Shqipëri; Dokumentet.

5. Greece proposes new road map for EU membership of Western Balkan countries, The Centre for South East European Studies October 14, http;//www.csees.net

6. Athens News Agency: Daily News Bulletin in English, 09/10/14.

7. PM and FM Papandreu’s speech at the informal meeting of SEECP Foreign Ministers (Istanbul) site.

8. Raporti i Komisionit për Parlamentin Europian (Tetor 2009).

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Nënkolonel Editson Zarka

Page 155: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

155

Një perspektivë mbi sfidat e diplomacisë, pas anëtarësimit në NATO Nënkolonel Editson Zarka

Nga vend partner në vend aleat – Për një transformim të bashkëpunimit ushtarak si vend anëtar i NATO-s

Nënkolonel Editson ZarkaZv/Drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm

[email protected]

Abstrakt: Pranimi i Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO në Samitin e Strasburg – Kelnit, mbajtur më 3-4 Prill 2009, shënoi kalimin në një stad të ri të sho-qërisë shqiptare dhe gjithë jetës së vendit tonë. Kjo përfshiu edhe Forcat e Armatosura si një nga kontribuueset më të mëdha për arritjen e këtij stadi cilësor. Një epokë e re lindi, fillimisht në mentalitetin e gjithsecilit, që do të reflektohej gradualisht në të gjithë veprimtarinë ekonomiko-shoqërore të vendit. Kalimi nga një vend partner në një vend Aleat shtoi nevojën për shndërrimin e bashkëpunimit ushtarak. Ky shndërrim para së gjithash ka të bëjë me shndërrimin e drejtimit të bashkëpunimit, nga “thithja” e ndihmës logjistike të dhëna nga vendet e tjera ndaj nesh, në aleatë të barabartë, duke punuar për interesa të përbashkëta. Përveç kësaj shumë nga programet dhe asistenca e dhënë Forcave tona të Armatosura ka qenë në formën e grandeve, falas, sidomos në drejtim të arsimimit, pjesëmarrjes në aktivitete, akomodimit etj.

Kalimi në fazën e re kërkon rishikimin e praktikave të deritanishme, alokimin e duhur të fondeve për bashkëpunimin ushtarak, ruajtjen e nivelit të arritur dhe ndryshimin e rolit nga një vend vetëm përfitues në një vend kontribuues dhe aleat i barabartë me të tjerët. Si do të arrihet e gjitha kjo? A kemi ne bazën e nevojshme për këtë shndërrim rrënjësor? A kemi kualifikimin e duhur të personelit që do të përfshihet direkt në këto çështje? Sa dhe si bashkëpunimi ushtarak do të mbështesë transformimin e forcave të armatosura, modernizimin e tyre, mbështetjen në operacione e misione jashtë ven-dit? E gjitha kjo ka vështirësitë e veta për t’u arritur, të cilat lidhen me ndryshimin e praktikave të deritanishme, njohjen dhe përshtatjen ndaj praktikave më të mira të vendeve anëtare të NATO-s, duke përfituar nga ekspericena e vendeve të reja të kësaj organizate.

Page 156: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

156

Në këtë shkrim synohet dhënia e përgjigjeve të mësipërme duke analizuar stadin e zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak, sidomos pas viteve ’90. Ky përshkrim i shkurtër shoqërohet me spektrin më të gjerë që i bëhet bashkëpunimit ushtarak, në kontekstin se ai nuk vepron në vakum. Para së gjithash mbështetja e politikës së jashtme të ven-dit tonë, politikës së mbrojtjes, realizimi i objektivave të sigurisë dhe mbrojtjes janë shinat se ku synon të ecë ky bashkëpunim. Gjithashtu qenia anëtar i një sërë institucio-neve ndërkombëtare si OKB, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, apo nismave rajonale si SEDM, A-5, Adrion etj, përcaktojnë një sërë detyrimesh për aspektet e bashkëpunimit ushtarak.

Hyrje

Forcat tona të Armatosura kaluan një periudhë të gjatë tranzicioni që pas për-fundimit të Luftës së Ftohtë deri në ditën e anëtarësimit në NATO. Gjatë kësaj periudhe u desh ndihma dhe asistenca e vendeve të ndryshme të NATO-s dhe

atyre partnere, për të rimëkëmbur ushtrinë, për të transformuar dhe përshtatur FA në përputhje me kërkesat e reja të integrimit në NATO. Asistenca e dhënë u realizua në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit me të gjitha vendet mike të Shqipërisë.

Gjatë periudhës së tranzicionit u fitua një eksperiencë e mirë në drejtim të bash-këpunimit në fushën ushtarake, sidomos në krijimin e kornizës ligjore për hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ushtarak, ashtu edhe në hartimin e planeve dhe programeve të bashkëpunimit ushtarak me vendet e tjera. Bazë për këtë shërbyen fillimisht formatet dhe modelet e ofruara nga vendet perëndimore si SHBA, Itali, Gjermani, Angli etj. Me kalimin e viteve lindi nevoja e formulimit të koncepteve dhe platformave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes/ushtarake me synim mbështetjen më të mirë të procesit të reformave dhe realizimit të objektivave të marra në kuadrin e Partneritetit për Paqe dhe proceseve të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh.

Me gjithë punën e bërë kërkesat e një vendi anëtar shtrojnë detyrën e konsolidimit të bashkëpunimit ushtarak, duke kaluar nga asistenca e dhënë nga vendet e huaja në atë të një bashkëpunimi reciprok me aleatët e NATO-s, si dhe kalimin në pozitat e donatorit për vendet partnere të NATO-s. Kjo kërkon hedhjen e bazave të reja konceptuale.

Platforma e re e bashkëpunimit ushtarak duhet të mbështesë më mirë objektivat e marra të FA për integrimin e plotë në strukturat e NATO-s, objektivat e integrimit

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 157: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

157

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

në BE, si dhe të gjitha marrëveshjet e lidhura në kuadrin shumëpalësh. Programet e bashkëpunimit ushtarak nuk duhet të mendohen tashmë vetëm si ndihma logjistike. Për më tepër strukturimi i programeve të bashkëpunimit ushtarak synon kalimin gradual në përmbajtjen e tre elementëve bazë: anën konceptuale, asistencë trajnuese e teknike si dhe ndihmë logjistike, në zhvillimin e formave të bashkëpunimit.

Duke qenë se forcat tona të armatosura janë një nga elementët kryesor të sigurisë kombëtare, përqasja e integruar mbetet një nga drejtimet e punës të gjitha struk-turave të saj. Në këtë kuadër synohet edhe zgjerimi i spektrit të bashkëpunimit me jashtë, duke pasur programe dhe projekte që t’i shërbejnë jo vetëm forcave tona të armatosura por një spektri më të gjerë, në interes të vendit, popullsisë dhe demokracisë.

I. Zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak të FA si vend partner i NATO-s

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe futjes së vendit në proceset demokratike, filluan edhe hapat e para të bashkëpunimit ushtarak. Vendi ynë ashtu si gjithë vendet e tjera të Evropës Lindore, hyri në një proces të thellë transformimi. Natyrshëm kontaktet dhe nënshkrimet e marrëveshjeve të para ishin me vendet fqinje rajonale duke filluar në vitin 1992 me Turqinë, Greqinë e Rumaninë dhe duke u rritur gradualisht në vitin 1993 me SHBA-në, Austrinë, Bullgarinë, Hungarinë, Mbretërinë e Bashkuar etj.

Periudha e vet-izolimit të vendit tonë gjatë periudhës së komunizmit, duke u distanc-uar si Perëndimi ashtu edhe nga Lindja, bëri të mundur krijimin e një stanjacioni edhe në fushën ushtarake. Forcat tona të Armatosura trashëguan një teknikë të prapam-betur luftarake, e cila nuk mund t’i rezistonte zhvillimit të ri të teknologjisë botërore. Ajo ishte tërësisht lindore dhe e pa rinovuar. Periudha e tranzicionit shkatërroi edhe ato rezerva që ishin, duke krijuar kështu mungesa të konsiderueshme në teknikë, automjete, aparatura etj, aq të nevojshme për realizimin e misionit luftarak.

Në kushtet e një buxheti të kufizuar për realizimin e reformës në fushën e mbrojtjes një rëndësi shumë të madhe merr asistenca e huaj, e cila në momentet e para të transformimit fokusohet në asistencën logjistike, duke e bërë këtë lloj asistence shpeshherë të pakontrollueshme nga ana jonë. Si rezultat, në inventarin e FA vërshoi një seri automjetesh të teknologjive dhe modeleve të ndryshme, të cilat arritën në 70 lloje dhe tipe të ndryshme prodhimi. Në një repart për shembull mund të numëroje tipe të firmave të ndryshme, mikse, lindore dhe perëndimore. Këto lloj përzierjesh

Page 158: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

158

ndonjëherë shkonin deri aty sa fillonte me modelet e tipit rus si “Zis”, “Zil” tek mod-elet e tipit “Aro”, “Shevarlot” etj. E gjithë kjo teknikë kërkonte shërbime të ndryshme për mirëmbajtje, riparim etj. Nuk bëhej fjalë për linja prodhimi dhe mirëmbajtje të mirëfillta siç ndodh me vendet e NATO-s .

Asistenca e huaj nuk u menaxhua sa dhe si duhet. Mungoi koordinimi i plotë për të bërë të mundur thithjen e asaj ndihme që ishte më e domosdoshme dhe në përputhje me nevojat e vendit. Gradualisht u ndje nevoja për rifokusimin e bashkëpunimit ushtarak dhe asistencës së marrë nga vendet e tjera. Formatet e “ClearingHouse” si ato të zhvilluara brenda vendit, nën monitorimin e prezencës së Zyrave të NATO-s, Pikave të Kontaktit, apo edhe vet vendit tonë, si dhe formatet rajonale e më gjerë nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm në menaxhimin e kësaj situate. Diçka më mirë u duk puna për përcaktimin e nevojave, sidomos në formatin e Clearinghouse për Evropën Juglindore, ku fillimisht Forcat tona të Armatosura paraqitën 20 kërkesa në fusha të ndryshme për asistencë të huaj. Këto kërkesa u lidhën disi me përmbushjen e Objektivave të Partneritetit, si dhe rritën orientimin e disa vendeve perëndimore në dhënien e asistencës së huaj. Megjithatë, në takimet e zhvilluar në këto formate, u pa qartë se një menaxhim më i mirë i burimeve të mbrojtjes do të sillte pa dyshim më shumë përfitime për realizimin e objektivave të marra.

Kjo përvojë theksoi nevojën e fokusimit të asistencës së huaj sipas prioriteteve dhe shteteve që mund ta jepnin atë. Asistenca e huaj duhet të plotësojë nevojat kritike të Forcave të Armatosura dhe duhet të llogaritet mirë, duke pasur parasysh të gjithë “ciklin jetësor” të një pajisje apo teknologjie që futet në përdorim. Dhurimi i disa helikopterëve si nga pala italiane ashtu edhe nga ajo gjermane, rezultoi në kërkesa dhe shpenzime të mëdha për mirëmbajtjen, trajnimin, pjesë ndërrimi etj. Për sh-embull, donacioni i helikopterëve gjerman BO-105 kërkonte një investim prej afro 10 milion Euro për të përmirësuar kapacitetet operacionale etj.

Platforma e bashkëpunimit ushtarak nuk është gjë tjetër veçse rruga në të cilin synohet të ecet për të bashkëpunuar me vendet e tjera, për realizimin e objektivave të caktuara të politikës së mbrojtjes që një vend ka në një periudhë të caktuar kohe. Gjatë periudhës së tranzicionit objektivat kryesore të politikës së mbrojtjes ishin ngritja e FA të afta për të realizuar misionin e tyre kushtetues, si dhe kontributi në operacionet dhe misionet jashtë vendit të udhëhequra nga OKB, BE dhe NATO. Fokusi kryesor mbeti integrimi në strukturat Euro-Atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 159: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

159

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

II. Kërkesat e reja të bashkëpunimit ushtarak si vend anëtar i NATO-s

Duke qenë një anëtar i NATO-s kërkesat e bashkëpunimit ushtarak janë në rritje. Ato para së gjithash do të marrin në konsideratë të gjitha obligimet që ne kemi si anëtar i NATO-s, por edhe të organizmave të tjera ndërkombëtare e rajonale, ku ne jemi pjesë si dhe atyre ku ne kërkojmë të bëhemi anëtar me të drejta të plota. Kra-has kësaj është e domosdoshme harmonizimi dhe lidhja me e mire e objektivave të sigurisë, politikës së jashtme, politikës së mbrojtjes e deri tek objektivat ushtarake, ku padyshim duhet të gjejnë vend në një platformë ushtarake gjithëpërfshirëse. Dokumentet kryesore nga ku rrjedhin këto objektiva janë: Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Sektoriale e Ministrisë së Mbrojtjes, Strategjia Ushtarake, si dhe marrëveshjet, traktatet dhe konventat në të cilat ne jemi palë. Këto janë udhër-rëfyeset e përgatitjes dhe implementimit të platformës së bashkëpunimit ushtarak. Një dokument shumë i rëndësishëm i zhvilluar dy vitet e fundit është edhe Strat-egjia e Sektoriale e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila edhe pse në nivel drafti përcakton, krahas programit të qeverisë, përcakton drejtimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit tonë. Politika e Mbrojtjes ka një rol të dyfishtë; nga njëra anë ajo mbështet fuqishëm objektivat e politikës së jashtme të vendit tonë, por nga ana tjetër hap rrugën për zhvillime të reja të marrëdhënieve me jashtë, sidomos në kuadër të partneriteteve në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në for-macionet e përbashkëta shumëkombëshe, veprimit në territore dhe rajone të reja si Irak, Afganistan, Çad, Gjeorgji.

Duke e parë në linjë vertikale dhe horizontale bashkëpunimi ushtarak mund të klas-ifikohet si bashkëpunim që rrjedh nga pjesëmarrja në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe bashkëpunimi bilateral. Mendoj se vetëm një përqasje e tillë do të krijonte spektrin e plotë të bashkëpunimit ushtarak, nga ku duhet të zhvillohen më mirë mekanizmat e bashkëpunimit dhe implementimit të objektivave të marra. Të lidhura këto me objektivat e shprehura më sipër, që rrjedhin nga politika e jashtme, sigurisë dhe e mbrojtjes së vendit tonë do të bënin të mundur një konsolidim të këtij dokumenti, i cili mund të pasurohet çdo vit me zhvillimet e reja që ndodhin.

2.1. Bashkëpunimi ushtarak në kuadër të organizatave ndërkombëtareVendi ynë është tashmë anëtar me të drejta të plota në shume organizata ndërkombëtare e koalicione, ku me kryesoret janë OKB, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, Procesi i Barcelonës për Unionin e Mesdheut, Koalicioni Antiterror, Organizata e Frankofonise si dhe dhjetëra e dhjetëra konventa e struktura ndërqeveritare

Page 160: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

160

e joqeveritare, në fushat ekonomike, sigurisë, kulturore, ekologjike, shkencore, juridike, arsimore, etj. Synimi i politikës së jashtme të vendit tonë është rritja e rolit të Shqipërisë në këto organizata e konventa, me qellim përmirësimin e imazhit të vendit si dhe përfitimi në terma konkrete nga dhjetëra e dhjetëra projekte shumëpalëshe nëpërmjet të cilave vendet anëtare punojnë se bashku për të siguruar një zhvillim harmonik të rajoneve të ndryshme të botës.Bashkëpunimi ushtarak në kuadër të OKB-së për vendin tonë ka qenë kryesisht me pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet paqeruajtëse të drejtuara prej saj. Pjesëmarrja e vëzhgueseve ushtarak në misionet e kryera në Gjeorgji, rriti numrin e ushtarakëve tanë si dhe përvojën e marrë në to. Kjo përvojë pati zhvillimet e veta, nga monitorimi i zonës së operacionit, raportimi i incidenteve, menaxhimi i situatave të ndryshme, e deri tek ngjarjet më madhore siç ishte ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Gjeorgji, ku vëzhguesit tanë vazhduan detyrën me sukses të plotë. Aspekt tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe pjesëmarrja në operacionet e mandatuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, si në Afganistan, Çad etj. Duke qenë pjesë e këtyre operacioneve vendi ynë raporton periodikisht në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse të OKB-së mbi numrin e forcave të angazhuara në këto misione si dhe forcat që janë në regjim “stand by” për operacione të mundshme në të ardhmen.

Praktika e deritanishme ka diktuar nevojën e një përfshirje më të madhe në aspek-tet bashkëpunimit me OKB-së dhe mos të ngelet vetëm në formatin e raportimeve standarde steriotipe, por duke u thelluar më tej. Aplikimi dhe prezenca në Depar-tamentin e Operacioneve të OKB-së ndoshta mund të jetë një shërbim i dobishëm i rritjes së diplomacisë sonë ushtarake edhe në këtë forum të organizatës më të madhe në botë, OKB-së.

2.2. Bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-sPranimi i vendit tonë në NATO na dikton nevojën për të kontribuar denjësisht në iniciativat dhe mekanizmat e NATO-s në bashkëpunim me vendet partnere dhe jo-anëtare. Duke qenë pjesë e përhershme e “tavolinave” të punë së Aleancës, kërkohet një angazhim sa më dinjitoz e profesional. Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik dhe Partneriteti për Paqe janë mekanizma të fuqishme që ndryshuan thellësisht bash-këpunimin me vendet partnere, duke iu përgjigjur më mirë sfidave të përbashkëta dhe procesit të transformimit në fushën e Mbrojtjes. Partneritetet e veçanta NATO-Rusi, NATO-Ukrainë, bashkëpunimi me vendet e Rajonit të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, bashkëpunimi me vendet e Evropës Juglindore, si dhe marrëdhëniet e veçanta NATO-BE janë mekanizma të rëndësishëm nga ku mund të përfitohet dhe kanalizohet bashkëpunimi ushtarak i vendit tonë në të ardhmen.

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 161: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

161

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Partneriteti i NATO-s në dekadën e fundit ka qenë e një rëndësie gjithnjë në rritje në përpjekjet e Aleancës për të promovuar siguri, demokraci dhe zbatimin e ligjit në zonën Euro-Atlantike e më gjerë. Programi i Partneritetit për Paqe përdor një numër kanalesh për të avancuar reformat dhe për të ndërtuar klimën e mirëbesimit. Megjithëse shumica e këtyre kanaleve janë të lidhura me fushën e mbrojtjes, përsëri ka një sferë me të gjerë iniciativash të cilat shtrihen përgjatë aktivitetit qeveritar dhe jo-qeveritar të saj. Realitetet gjeopolitike kanë ndryshuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe pas ngjarjeve të dhimbshme të 11 Shtatorit 2001. Në këtë kuadër kanë ndryshuar dhe janë përshtatur edhe programet e partneritetit të NATO-s për të re-flektuar mjedisin e ri të sigurisë. Programet e bashkëpunimit të NATO-s janë bërë forume të rëndësishme për rritjen e mirëkuptimit dhe veprimeve të përbashkëta me ish-kundërshtarët e vet, duke bërë të mundur lehtësimin e një bashkëpunimi konkret me vendet partnere, si dhe ndihmës së dhënë vendeve aspirante për t’u bërë Aleatë. Në këtë mënyrë është rritur me tej siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi Euro-Atlantik. Raporti vende aleate dhe vende partnere ka ndryshuar vazhdimisht, sidomos me pranimin e vendeve të reja në NATO. Aktualisht janë 28 vende anëtare të NATO-s dhe 22 vende partnere.

NATO aktualisht zhvillon kontakte intensive me Rusinë dhe me Ukrainën, duke pasur plane konkrete aktivitetesh të cilat shtrihen në nivele të ndryshme. NATO dhe Rusia kanë intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin kundër kërcënime të përbashkëta të sigurisë. Ky bashkëpunim është shtrirë në aspektet e ndërveprimit të forcave ushtarake, sistemeve dhe pajisjeve, ekipeve të planëzimit të emergjencave civile, në sistemet e mbrojtjes raketore, si dhe në analizat e përbashkëta të kërcënimeve. Në vitin 2004 Këshilli NATO-Rusi aprovoi Planin e Veprimit kundër Terrorizimit, i cili ishte gjithëpërfshirës, dhe merr në konsiderate iniciativa konkrete për të parandaluar, luftuar dhe menaxhuar pasojat e akteve terroriste. Rusia ishte i pari shtet jo-anëtar i NATO-s i cili kontribuoi nën Artikullin 5 të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës. Kjo ndodhi në vitin 2006 kur asetet e forcave detare ruse patrullojnë në Detin Mesdhe duke ju bashkuar Operacionit “Active Endeavour” të Aleancës për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kontekst edhe Forcat tona të Armatosura janë pjesë e tavolinave të rrumbullakëta, ku shpesh herë kërkohet të mbahet qëndrim i përbashkët me vendet e tjera të NATO-s, e cila kërkon jo vetëm njohjen e prob-lematikës, por edhe ndjekjen në vazhdimësi të ecurisë së këtyre bashkëpunimeve, si dhe përshtatjen e qëndrimeve kombëtare në përputhje me NATO-n. Këto qëndrime mund të intensifikohen më tej në programet e strukturave rajonale, ku vendi ynë bën pjesë siç është SEDM-i, A-5 apo edhe në programet e bashkëpunimit bilateral që kemi me secilin prej këtyre vendeve.

Page 162: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

162

2.3. Bashkëpunimi ushtarak në kuadër të BE dhe OSBE-sёPas anëtarësimit në NATO, objektivi i dytë për nga rëndësia strategjike është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Politika e jashtme e vendit tonë synon intensifikimin e procesit duke përmbushur kriteret e pranimit si dhe duke rritur marrëdhëniet e gjithanshme miqësore bilaterale me secilin nga vendet anëtare të këtij Bashkimi dhe në veçanti me vendet kryesore të tij Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë si dhe me vendet me lidhje tradicionale miqësore si Austria. Në këtë kuadër bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake kanë rolin e vet, pak a shumë njëlloj si në rastin e proceseve integruese në NATO. Pjesëmarrja në operacionet e drejtuara nga BE, si në ALTHEA, Bosnje – Hercegovinë, apo pjesëmarrja nën kontingjentin francez në Çad, shërbejnë si pika shumë të forta referimi për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Mekanizmat ushtarak të BE janë konsideruar si komplementar të atyre të përdorura nga NATO, duke e rritur spektrin e veprimit në fusha të tilla si menaxhimi i krizave, eliminimi i pasojave, trajnimi i forcave ushtarake etj. Shtylla e tretë ku mbështetet e ardhmja e BE-së është politika e Sigurisë dhe Mbrojtjes Evropiane (ESDP). Vendi ynë është përfshirë në nismat e trajnimit të kësaj fushe të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Rritja graduale e prezencës sonë në strukturat e mbrojtjes Evropiane, si dhe përmbushja e kritereve ushtarake të pranimit është një fushë ku duhet të fokusohet bashkëpunimi ushtarak në të ardhmen. Një tjetër organizatë e fuqishme ku vendi ynë është anëtar me të drejta të plota është OSBE, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëveprimit Evropian. Forcat tona të Armatosura marrin pjesë aktive në programet bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke mos qenë të vetme si kontribute kombëtare. Sfera kryesore e veprimit ka qenë fusha e armë-kontrollit, shkëmbimit të informacionit, regjimeve të verifikimit dhe inspektimit reciprok, bashkëpunimit ushtarak me vendet e rajonit e më gjerë, duke rritur transparencën dhe klimën e mirëbesimit. Duke u bërë vend anëtar i NATO-s, vendi ynë hidhet në pjesën “blu” të hartës së kuotave të armatimit të vendosura midis dy ish-blloqeve nën iniciativën e CFE, Forcave Konvencionale në Evropë. Njohja e këtyre mekanizmave, pjesëmarrja në forumet dhe diskutimet e sigurisë dhe mbrojtjes është një fushë që kërkon vëmendje të veçantë edhe për të ardhmen e këtij bashkëpunimi. Kjo merr rendësi sidomos me rajonin tonë që ende është i brishtë sidomos pas konflikteve të përgjakshme që ndodhën në Bosnje – Hercegovinë dhe Kosovë.

2.4. Bashkëpunimi ushtarak në kuadër të nismave rajonaleBashkëpunimi rajonal është një nga format e bashkëpunimit që ndikon direkt në

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 163: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

163

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

sigurinë kombëtare të vendit, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e fqinjësisë me vendet që na rrethojnë. Njihet tashmë fakti se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në Evropën Juglindore, duke u bërë promotorë e zhvillimeve në rajon. Politika e Jashtme e vendit tonë synon që Shqipëria të vazhdoje të luaje rolin që i takon për forcimin e paqes e të stabilitetit në rajon, duke zgjeruar e intensifikuar marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, politike e kulturore me të gjitha këto vende. Është shume e rëndësishme që Shqipëria nuk ka asnjë problem të pazgjidhur me ndonjë nga këto vende e po ashtu, ekziston një kuadër i mirë marrëveshjesh me secilin nga këto vende, të nënshkruara e të ratifikuara në parlament, marrëveshje që kërkojnë të shoqërohen më mirë me programe realiste shkëmbimesh në të gjitha fushat, në mënyre që të ndjehet dobia e tyre.

Evoluimi i NATO-s pas Luftës së Ftohtë është influencuar fuqishëm nga ngjarjet në Ballkan. Pavarësisht nga zgjerimi i zonës së interesave strategjike dhe angazhimit të Aleancës Ballkani ka mbetur një rajon me probleme të veçanta për NATO-n. Nga ana tjetër prezenca e NATO-s në rajon nuk është parë pozitivisht nga të gjitha vendet e tij. Kjo sidomos pas ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999.

Historikisht vendet e Ballkanit kanë pasur ndryshime të ndjeshme në aspektet e sigurisë. Megjithatë aktualisht të gjitha vendet e rajonit synojnë objektivin e për-bashkët: integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Integrimi Euro-Atlantik është një objektiv i rëndësishëm për shumë aktorë në Evropën Juglindore, i cili mund të përdoret si një mjet efektiv për t’ju adresuar disa nga sfidat më të vështira të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Në këtë mënyrë duhen gjetur mekanizma për të siguruar mbështetje aktive të vazhdueshme për institucionet ende të brishta të Ballkanit, veçanërisht në Jug të tij duke përforcuar mesazhin ndaj elitës politike të rajonit. Ra-joni i Ballkanit konsiderohet si një rajon pas konflikti dhe për këtë qellim ka nevojë për asistencë të vazhdueshme deri në kapërcimin e të gjitha boshllëqeve ekzistuese. Kalimi në pronësinë rajonale duhet të bëhet me kujdes, si dhe në përputhje ndoshta me iniciativën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që doli pas përfundimit të Paktit të Stabilitetit.

Vendi ynë është anëtar i pothuajse të gjitha iniciativave rajonale të tilla si: Grupi i Evropës Juglindore (SEEGROUP), Pakti i Stabilitetit (i transformuar në Qendrën e Bashkëpunimit Rajonal – RCC), Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI), Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Iniciativa e Adriatiko-Joniane (AII), Bashkëpunimi në rajonin e Detit të Zi (BSEC) etj. Iniciativat rajonale kanë ardhur gjithmonë në rritje dhe në konsolidim. Ato kanë gjetur shtrirje në fusha të ndryshme

Page 164: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

164

duke shërbyer si katalizator të zhvillimit të brendshëm si dhe kanë ndikuar në rritjen e shkëmbimit të mallrave, shërbimeve, arsimit, trajnimit, shkëmbimeve kulturore etj. Vetëm dy vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Procesit të Barcelonës, një inicia-tive e re kjo e Bashkimit Evropian për të bërë të mundur rritjen e bashkëpunimit midis pjesëve të ndryshme të Rajonit të Zgjeruar të Mesdheut, i cili shtrihet nga deti Adriatik e deri në Detin e Zi e më tej.

Të gjitha iniciativat rajonale janë shoqëruar edhe me iniciativave me të vogla që e shtrijnë veprimtarinë e tyre në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Tirana ka qenë vendi ku kanë nisur disa nga këto iniciativa kryesore. Vlen të përmendim këtu dy prej tyre, njëra që ka të bëjë me Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEDM) themeluar në Tiranë në vitin 1996, ndërsa tjetri ka të bëjë me Kartën e Adriatikut (US-A3), krijuar në Maj të vitit 2003. Të dyja këto iniciativa luajtën dhe po luajnë një rol determinues për kryerjen e reformave në fushën e mbrojtjes, duke nxitur frymën e bashkëpunimit, trasnparecën midis vendeve të rajonit dhe gjetjen e rrugëve të përbashkëta për t’ju përshtatur sfidave të sigurisë rajonale e më gjerë. Në këtë kuadër zhvillimi i njësive të përbashkëta siç janë Brigada e Evropës Juglindore (SEEBRIG), apo Organizimi i Njësisë Xheniere (ETF) tregojnë për rritjen e nivelit të përfaqësimit të përbashkët rajonal. Pjesëmarrja në misione të drejtuara nga NATO apo BE nxit zhvillimin e mëtejshëm të këtyre strukturave. Aktualisht vendi ynë drejton SEEBRIG-un duke pasur në krye një gjeneral shqiptar. Zgjerimi i formatit nga A-3 në A-5 tregon për vitalitetin bashkëpunimit rajonal dhe për përfshirjen e të gjitha vendeve gradualisht në procesin e integrimit në NATO.

Takimet e nivelit të lartë, bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes reciprok dhe sipas specifikës së vendeve të rajonit rrit ndjeshëm efektshmërinë e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit. Duke qenë anëtar i NATO-s përgjegjësitë tona bëhen edhe më të mëdha, jo vetëm në nivelin e kontributeve, përgatitjes etj, por ajo që është me e rëndësishmja është standardet që ne duhet të demonstrojmë në këto struktura. Angazhimi i vendit tonë aktivisht në vendin tonë mund të shtrihet më tej duke ofruar ekspericenën e vet të integrimit në NATO, sidomos me fqinjët e vet siç është Mali i Zi, Kosova, Bosnje-Hercegovina etj. Gjithashtu niveli i ulët i buxheteve të mbrojtjes, sidomos për ndërveprimin, dikton nevojën e modeleve të reja për bashkëpunimin rajonal në interes reciprok.

Në vitin 2007 Shqipëria u bë anëtare e Procesit të Barcelonës, e cila tashmë është kthyer në një iniciative të re për Unionin e Mesdheut. Kjo iniciativave ka disa projekte në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ku vendi

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 165: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

165

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

ynë mund të luajë një rol të veçantë. Qëllimi i Unionit të Mesdheut është zhdukja e diferencave midis pjesës veriore të Mesdheut, ku shtrihen vendet e Evropës që nga Spanja e deri tek Bullgaria e Rumania, me vendet e rajonit jugor të Mesdheut që përshin vendet e rajonit të Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme etj.

2.5. Bashkëpunimi ushtarak dypalësh dhe partneriteti strategjikNjë nga drejtimet kryesore të fushës së bashkëpunimit ushtarak është edhe përzgjedhja e partnerëve strategjikë. Përzgjedhja e tyre bëhet në bazën e eksperiencës së fituar deri tani, kontributeve të dhëna nga vende të veçanta, pozita gjeografike, niveli i bashkëpunimit me strukturat homologe të këtyre vendeve, krijimit të lobigjeve për zhvillimin e projekteve të ndryshme rajonal e më gjerë. Kjo nuk është detyrë e lehtë veçanërisht për një vend i vogël si i yni, apo për ushtri të vogla, si e jona. Bash-këpunimi me vende të tilla si SHBA, Angli, Gjermani, Itali, Greqi, Turqi etj, ka hedhur baza të qëndrueshme për një zhvillim strategjik të marrëdhënieve me këto shtete.

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikës mbeten të një rëndësie parësore strategjike për ne. SHBA është aleati i pazëvendësueshëm i demokracisë së re shq-iptare. Shqipëria do të vazhdoje të japë kontributin e vet me të gjitha mundësitë në rast nevoje edhe në rritje në Koalicionin Antiterror. Por në fushën e marrëdhënieve dypalëshe janë krijuar të gjitha kushtet tashme për një prani shume më të dukshme të kapitaleve amerikane në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Mbështetja substan-ciale që qeveria amerikane i ka dhëne gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë nëpërmjet agjencive të saj për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lire ka nevoje të shoqërohet tashme me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjike e ata prioritare të ekonomisë tone. Realizimi i këtij synimi do të zëre një vend të dorës së parë në marrëdhëniet tona me SHBA. Ndihma e SHBA-se për Forcat tona të Armatosura është materializuar përmes shume programeve të menaxhuara nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Zyra e Lidhjeve Ushtarake me SHBA e vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes. Transformimi i FA, planifikimi strategjik, arsimimi, menaxhimi i personelit, rritja e kapaciteteve për menaxhimin e burimeve të mbrojtjes, trajnimi i forcave speciale, pjesëmarrja në koalicionin kundër terrorizmit, asistenca e dhënë në fushën e rojës bregdetare, hartografisë etj kanë qenë fushat kryesore të bashkëpunimit me SHBA-në. Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey ka bërë të mundur zgjerimin e kontakteve ushtarake, duke konkretizuar me stërvitje të përbashkëta midis dy vendeve tona nën Programin e Partneritetit të Shtetit (SPP). Në të ardhmen kërkohet një partneritet i ri nga ana jonë duke punuar ngushtë me palën amerikane si një partner strategjik i yni.

Page 166: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

166

Duke mos u ndalur në këtë shkrim në secilin shtet vlen të theksohet se marrëdhëniet duhet të zhvillohen më tej në përputhje me objektivat tona dhe përfitimin reciprok. Rendësi kanë vendet e rajonit për zhvillimin e projekteve të përbashkëta të cilat kërkojnë investime kolosale financiare. Me interes do të ishte eksplorimi i rrugëve për menaxhimin e hapësirës ajrore, bashkëpunimin në fushën e emergjencave civile, krijimit të formacioneve të përbashkëta, gjetjes së rrugëve të përbashkëta për transportin strategjik, zhvillimin e kapaciteteve “niche”, krijimit të qendrave rajonale etj.

Zhvillimi i partneriteteve duke e fokusuar programet e bashkëpunimit me fusha të veçanta bënë të mundur rritjen e diversitetet të bashkëpunimit dhe shmangien e dublikimeve të panevojshme. Hedhja e hapave të para, duke specifikuar shtete të veçanta në përgatitjen dhe bashkëpunimin me njësi e reparte të veçantë duket se është një nga format që duhet të nxitet në të ardhmen. Bashkëpunimi me Italinë për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, dhe rritjes profesionale të kësaj njësie ka vlera të veçanta. Edhe takimi konsultativ me NATO-n zhvilluar në datat 9-10 Dhjetor të 2009, inkurajoi nxitjen e këtij lloj bashkëpunimi, duke bërë të mundur shoqërizimin e këtyre strukturave. Kjo kërkon studim të veçantë dhe kurajo për të vazhduar më tej. Ajo lidhet me hapat e modernizimit të njësive reciproke, duke kaluar nëpër ato etapa që kalon njësia kryesore e vendit aleat.

III. Prioritetet dhe fushat e bashkëpunimit ushtarak

Prioritetet kryesore mbeten pa dyshim ato që i transformojnë FA, i bëjnë ato të afta për realizimin e misionit kushtetues dhe ndërveprimin me forcat e Aleancës. Këto objektiva janë Objektivat e Forcës (FG) të cilat janë transformuar gradualisht nga objektiva ndërveprimi në objektiva partneriteti dhe përfundimisht në objektiva force. Ky transformim ka shkuar në paralel me transformimin e vendit tonë nga vend partner, vend aspirant dhe së fundi vend anëtar i NATO-s. Kërkesat kryesore të këtyre objektivave kanë të bëjnë me krijimin e kapaciteteve të përshtatshme të cilat do të bëjnë të mundur shndërrimin cilësor të Forcave tona të Armatosura duke i mbështetur ato me teknologji e teknike të përparuar të kohës.

E parë në një këndvështrim më të gjerë fushat e bashkëpunimit ushtarak përfshijnë aspektet e më poshtme:

- Armatimi i Lehtë dhe Armët e Vogla;- Armë-Kontrolli, Çarmatimi dhe Mos-përhapja e Armëve të Dëmtimit në Masë;- Arsimimi, trajnimi dhe doktrina ushtarake;

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 167: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

167

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

- Aspektet Ekonomike të Mbrojtjes;- Aspektet konceptuale, planëzuese dhe operacionale të Paqeruajtjes; - Aspektet Operacionale, Materiale dhe Administrative të Standardizimit;- Diplomacia Publike;- Gjeografia Ushtarake;- Infrastruktura Ushtarake;- Inspektimi dhe Sistemet e Sigurisë Mbrojtëse;- Konsultimi, Komandim-Kontrolli;- Kontrolli Demokratik i Forcave dhe Strukturave të Mbrojtjes;- Kontrolli dhe sigurimi i kufijve; - Kundërveprimi ndaj Terrorizimit;- Ligji Ndërkombëtar Humanitar;- Logjistika;- Mbështetja Meteorologjike dhe Oqeanografike për forcat e NATO-s/Part-

nerëve;- Mbrojtja ndaj armëve Nukleare, Biologjike dhe Kimike;- Menaxhimi dhe bashkëpunimi në fushën e armatimeve;- Menaxhimi dhe Kontrolli i Hapësirës Ajrore;- Menaxhimi i Krizave;- Planifikimi dhe Buxhetimi i Mbrojtjes;- Planifikimi i Emergjencave Civile;- Planëzimi, organizimi dhe menaxhimi i Kërkimeve dhe Teknologjisë në fushën

e mbrojtjes kombëtare;- Sfidat e shoqërisë moderne;- Shërbimi Mjekësor;- Siguria dhe Politika e Jashtme;- Siguria nëpërmjet shkencës;- Stërvitjet Ushtarake dhe aktivitetet që lidhen me to;- Strategjia dhe Politika e Mbrojtjes;- Trajnimi në Gjuhën e Huaj;- Veprimi Global ndaj Minave kundër njerëzimit.

Këto fusha janë shumë të gjera dhe zhvillohen nga secili vend për rritjen kapaciteteve të veta operacionale dhe nivelin e bashkëpunimit e ndërveprimit me vende të tjera. Harmonizimi i përpjekjeve dhe ndarja e fushave të bashkëpunimit me mekanizmat, instrumentet, institucionet dhe vendet e përmendura me sipër është një sfidë për një platformë bashkëpunimi reale dhe efektive në përfushje të objektivave të fushës së

Page 168: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

168

mbrojtjes. Studimi i eksperiencës sonë dhe i vendeve të tjera do të bëjë të mundur përcaktimi i drejtimeve për zgjidhje optimale të bashkëpunimit ushtarak.

IV. Disa përfundime dhe rekomandime

• Planifikimi ushtarak ёshtё një mjet shumë i rëndësishëm në mbështetje ob-jektivave të politikës së mbrojtjes, strategjisë ushtarake si dhe të reformimit, strukturimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura;

• Pranimi në NATO kërkon një përqasje të re në drejtim të harmonizimit të fushave të bashkëpunimit me strukturat, agjentit, iniciativat si dhe vendet aleate dhe part-nere, duke konsoliduar programet dhe projektet e bashkëpunimit ushtarak;

• Shfrytëzimi i përvojës së arritur deri tani, si dhe praktikat më të mira të vendeve të cilat janë pranuar rishtazi në NATO do të ndihmonte në përshpejtimin e pro-cesit të një bashkëpunimi efektiv ushtarak;

• Specifikimi i bashkëpunimit sipas njësive dhe reparteve, duke pasur shtete re-spektive të cilat të mos interferojnё me njeri tjetrin, krijon qëndrueshmëri dhe jetёgjatёsi të bashkëpunimit me shtete të veçanta;

• Identifikimi i shteteve dhe forcave të armatosura respektive si aleate strat-egjikë, i shërben më mirë bashkëpunimit të frytshëm ushtarak. Në kёtё kuadër koordinimi dhe bashkëpunimi me ato vendet qё na kanë asistuar për ngritjen e njësive si dhe kemi marrё pjesё nё operacione dhe misione tё pёrbashkёta, mund të shërbejë si pikënisje pёr avancime tё mëtejshme;

• Mbajtja dhe konsolidimi i rolit konstruktiv nё rajon ёshtё njё karakteristikë pozitive e identifikuar edhe nga strukturat ndёrkombёtare. Qenia vend anëtar i NATO-s na obligon pёr marrjen e rolit nxitës dhe pro-aktiv nё nismat dhe ini-ciativat rajonale;

• Zhvillimi i diplomacisë ushtarake dhe zgjerimi i prezencës sonë nё ato shtete qё janë me rendësi pёr ne, kërkon studim më të detajuar dhe nё përputhje me tendencat e zhvillimeve rajonale e globale;

• Procesi i modernizimit kërkon bashkëpunimin me vende të avancuar perën-dimore, duke pasur parasysh edhe “ciklin jetësor” të pajisjeve, mjeteve dhe sistemeve;

• Konsolidimi i strukturave qё merren me menaxhimin e aktiviteteve me jashtë, hartimi i programeve afatmesme të bashkëpunimit ushtarak, si dhe planëzimi

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

Page 169: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

169

Bashkëpunimi ushtarak - Nga vend partner në vend aleat Nënkolonel Editson Zarka

buxhetor i projekteve madhore do t’i shërbejë më mirë partneritetit me vendet e tjera.

Puna e vazhdueshme dhe sistematike nё drejtim të bashkëpunimit ushtarak, planëz-imit, programimit dhe zbatimit nё praktikë të aktiviteteve dypalëshe, shumёpalёshe, apo ato nё kuadër të institucioneve ndёrkombёtare ku vendi ynë ёshtё anëtar, kërkon një studim më të detajuar, nga i cili do të nxirren argumente më të plota dhe më bindëse pёr të orientuar bashkëpunimin ushtarak nё periudhën afatmesme e më tej. Forcat tona të Armatosura i kanë kapacitetet e nevojshme pёr ta bёrё një gjë të tillë. Një gjë ёshtё e rëndësishme, ne tashmë nuk ecim nё terren të pashkelur më parë, aftësia jonë ёshtё të pёrshtasim pёrvojёn dhe praktikat më të mira pёr kushtet tona.

Referencat:

1. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), 2007.2. Ministria e Punëve të Jashtme – Shqipëria dhe Rajoni.3. NATO Review, Partnerships: Old and New.4. NATO Handbook 2006, Public Diplomacy Division.5. Transforming military Diplomacy, Joint Force Quaterly, July 2005 byTimothy C.

Shea.6. Military Cooperation: What Structure For The Future? René Van Beveren, January

1993.7. Program for the Study of Germany and Europe, Working Paper 02.3. Structure as

Process: The Regularized Inter-governmentalism of Franco-German Bilateralism by Ulrich Krotz.

8. South Eastern Europe Cooperation in the Field of Modeling and Simulation Stojce M. Deskovski/ Zoran M. Gacovski /Slavko M. Angelevski.

9. Evaluation of Bilateral and Multilateral, Defence Co-operation and Assistance, Major General Arthur Aghabekyan, Deputy Defence Minister of the Republic of Armenia.

10. Defense Diplomaciy, Design by Directorate of Corporate Communications DCCS (Media) London Produced by Director General Corporate Communication, Ministry of Defense London.

Page 170: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

170

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura – Një këndvësh-trim mbi dimensionin njerëzor si aseti kryesor i anëtarësimit në NATO”

Kolonel (R) Dr. Arshi ÇelaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Në historinë e gjatë të luftërave, ushtrive dhe profesionit të luftëtarit, fund shekulli i kaluar dhe fillim shekulli i ri, kanë shënuar një kufi të ri në të konceptuarit e profesionit ushtarak. Memuaret historikë apo filmat dokumentar e ato artistikë të peri-udhës së pas luftërave na prezantojnë me komandantë e udhëheqës ushtarak luftërash që luanin pastër ushtarakisht dhe thjesht në teatrin e veprimeve luftarake. Sot, pas rënies se murit të Berlinit e sidomos pas 11 shtatorit të 2001, betejat ku jemi përfshirë janë krejt të tjera, kufijtë e shkencës ushtarake me shkencat e tjera veçanërisht ato politike, sociale, juridike, ekonomike etj janë ngushtuar së tepërmi. Inteligjenca është sot një element i luftimit. Pa oficerë intelektualë e mendim kritik nuk ka komandim. Një mendje e emancipuar në shkencat civile është kusht për një mjeshtri operative e strategjike. Të tillë oficerë ne i kemi, por edhe më shumë na duhen. Forcat e Armatosura të Shqipërisë më shumë se në sasi trupash luftimi e mjete mbështetëse do të duhet të kontribuojnë në NATO me oficerë intelektualë që të shërbejnë në shtabet e NATO-s. Që ta bëjmë këtë duhet të përgatisim të tillë dhe mendoj t’i përzgjidhen me kujdes. Kultura është standard i suksesit në luftë.

Përditë e më tepër që i largohemi datës së pranimit të vendit tonë në NATO, pa-varësisht mbartjes së ndjenjës së krenarisë që të jep qenia si pjesë e aleancës më të madhe e të suksesshme të kohës, në mbrojtje të lirisë e të demokracisë,

aq më shumë kemi filluar të reflektojmë qartë e të shqetësohemi seriozisht për sfidat e integrimit. Mesa duket, në këtë periudhë postfestum ushtarakët dhe institucionet e sigurisë në përgjithësi janë të përfshirë ngultas në përpjekjet e plotësimit të stan-dardeve të kërkuara për anëtarët e aleancës. Kjo është aq e vërtetë, sa që edhe në

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Page 171: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

171

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

marrëdhëniet me njëri tjetrin gjatë debateve të punës nuk mungojnë të themi: “ej, kujdes tani jemi një vend anëtar i NATO-s”. Besoj që kjo frymë, që synon të bëhet mënyrë e të jetuarit të problemeve, bart jo më shumë sigurinë se tashmë jemi nën ombrellën e mbrojtjes kolektive, se sa kuptimin e detyrimit për të kontribuar në garancinë funksionale të vetë organizatës.

Nënshkrimi i Traktatit të Uashingtonit e ka bërë Shqipërinë përfituese dhe detyruese të zbatimit të këtij traktati. I ratifikuar në Parlamentin e Shqipërisë tashmë sipas Kushtetutës sonë ky traktat është pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm dhe si i tillë i detyrueshëm për zbatim. Me fjalë të tjera, tashmë ne kemi një marrëveshje zyrtare që do të thotë se jemi futur ligjërisht në një “ndërmarrje”. Thelbin e kësaj marrëveshje për “ndërmarrjen” midis palëve aleate e përbën fakti se palët janë të detyruara të marrin dhe të japin reciprokisht.

Në këtë këndvështrim, natyrshëm vjen pyetja: Përse Shqipërisë i duhet NATO dhe përse NATO-s i duhet Shqipëria? Përkundrejt skeptikëve që mendojnë se Shqipëria s’ka ç’i jep NATO-s (të cilët unë i shpërfill) qëndron realiteti se në binomin Shqipëri-NATO ka një varësi dialektike të barasvlershme me çdo varësi tjetër të secilit anëtar të aleancës përkundrejt të tjerëve dhe të gjithëve. Pranimi i Shqipërisë është një fitore historike jo sepse kështu ju pëlqen të deklarojnë politikanët. Pranimi në NATO është fillimi i realizimit të qëllimit për t’ju bashkuar si të barabartë komunitetit të sotëm të qytetërimit njerëzor. Kjo është pa diskutim dhe në këtë pikë s’kemi pse humbim kohë dhe energji për të argumentuar se ç’fitojmë me anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Më e rëndësishmja është të kemi të qartë, jo pse Shqipërisë i duhet NATO, por pse edhe NATO-s i duhet Shqipëria. NATO nuk është një klub i të fortëve që mbron interesat e të fortëve. NATO është një aleancë e vendeve të lira e liridashëse që si të barabartë, si partnerë, pavarësisht nga fuqia, synojnë një botë më të mirë e në paqe. Kauzat e mëdha kanë nevojë dhe për kontributet e të vegjëlve, - thoshte ish presidenti amerikan Aisenhauer.1

Realitetet që po përjetojmë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nga masakrat e Srebren-icës e deri tek autobombat në tregjet, spitalet e shkollat e Afganistanit, apo kudo gjetkë, janë konfirmimi se NATO nga ombrellë e mbrojtjes së vetë anëtarëve të saj, po shndërrohet në një ombrellë antiterror në të mirë të njerëzimit. Është një sfidë e vështirë të cilës Shqipëria i është bashkuar prej vitesh, përpara se detyrimi i saj të buronte nga detyrimi i traktatit. Ne kemi qenë të suksesshëm në të gjithë hapësirën e pjesëmarrjes tonë në operacionet e mbështetjes së paqes, mbi të gjitha sepse jemi

1 D.Isenhower. “Memoirs” G. Washington University Press, 1987, second edition, page 113

Page 172: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

172

të vendosur, jemi të sinqertë dhe kuptojmë qartë se duke kontribuar për NATO-n, ne kontribuojmë në radhë të parë për interesat e popullit tonë. Vazhdimësia në of-rimin nga Shqipëria të kapaciteteve tona ushtarake nuk është vënë ndonjëherë në diskutim. Kjo falë një politike mbrojtje të qartë e konsekuente të të gjitha qeverive shqiptare të pas viteve nëntëdhjetë, por edhe të një mbështetje të palëkundur të publikut shqiptar për këto politika.

Çështja shtrohet: Cilat janë kapacitetet dhe resurset tona në mbështetje të misionit të NATO-s dhe për angazhimin direkt në operacionet e mbështetjes së paqes?

Besoj është e qartë se as më optimistët nuk presin që Shqipëria të jetë e dalluar në kontributet e saj me armatime moderne, me pajisje moderne të drejtimit të luftërave në kohët e sotme, me kapacitete të mëdha apo të mesme të strukturave ushtarake operacionale, me logjistikë moderne apo edhe kontribute financiare. Në kontributin tonë modest të deritanishëm me trupa dhe në shtabe besoj se kemi qenë të suksesshëm. Gjithsesi, pavarësisht meritave të kontingjenteve të trupave që me të drejtë përcillen e priten me ceremonial ushtarak, do të veçoja meritat e oficerëve shqiptarë që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë në komandat dhe shtabet e aleancës. Është vërtet një gjë për tu krenuar që përfaqësuesit tonë ush-tarakë në Tampa, në Napoli, në Izmir, në Bruksel apo në venddislokimet e SEEBRIG-ut, kanë qenë të suksesshëm dhe të vlerësuar nga autoritetet më të larta ushtarake të SHBA-së apo të komandave supreme të NATO-s. I njëjti vlerësim shkon në favor edhe të mjaft oficerëve të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve të përbashkëta me struktura të ndryshme të NATO-s ose në rolin e negociatorëve me autoritetet e Brukselit. Fakti që aktualisht Komandanti i Brigadës së Evropës Juglindore, është një gjeneral shqiptar nuk është thjesht një çështje rotacioni, por dëshmi e kapaciteteve efektive që Shqipëria ofron ndaj aleancës. Ky realitet, statis-tikisht jo shumë domethënës, por cilësisht nxitës për tu orientuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale që i ofrojmë aleancës, na ngacmon të hedhim disa ide lidhur me më cilësoren që duhet të kontribuojmë.

Mendoj se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë ende rezerva të pashfrytëzuara në kapacitetet e tyre njerëzore. Dua të them se krahas vazhdimit të përsosjes së kapaciteteve ushtarake të nivelit taktik e operativ, sipas objektivave të paracaktuara, orientimi nga përgatitja e oficerëve në nivel shtabesh e komandimi për të shërbyer ku e kërkon nevoja e aleancës, duhet të jetë një prioritet. Në luftë, ndodh që fuqia e mendjes së një komandanti të vlejë më shumë se fuqia e zjarrit të një grupi ush-tarak. Nëse pranojmë sfidat e ndryshimit të mjedisit strategjik dhe të natyrës së

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Page 173: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

173

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

luftërave e të operacioneve, përfshi krizat e prag-krizat, patjetër duhet të pranojmë edhe modernizimin e atij që quhet profesion ushtarak. Nëse pranojmë konceptin e rreziqeve asimetrike, patjetër duhet të kuptojmë edhe natyrën e ndryshimeve “asimetrike” të mënyrës së të bërit luftë. Nëse luftërat e mëparshme kanë qenë më së shumti një “gjendje e fuqisë”, tashmë, për herë e më tepër fushatat ushtarake po bëhen një “gjendje e mendjes”.2

Kapaciteti i operacioneve ka ndryshuar natyrën dalluese të një operacioni dhe për rrjedhojë edhe dimensionin profesional të tipit të ri të oficerit. Gjithsesi, ndërsa ndryshimet ndodhin, dmth që operacionet po ju largohen klisheve që prezantonin një shtabik të përsosur që njeh hartat, armët, teknikat, taktikat e strategjitë ushtarake, këta të fundit duhet të jenë të pajisur dhe më njohuri të tjera që vijnë nga politika, etika, ekonomia, diplomacia, etj. Kjo është e gjithëpranuar në sensin që profesionisti ushtarak po ridimensionohet. Nëse konsiderojmë që dërgimi i oficerëve dhe nëno-ficerëve shqiptarë në misione në interes të aleancës do të jetë një prioritet, atëherë do të pranojmë se edhe përshtatja e tyre në kërkesat e reja mbetet një sfidë. Duke e konsideruar një sfidë përgatitjen profesionale dhe vetëm profesionale të oficerit sipas standardeve që kërkojnë natyrat e misioneve të reja, nuk dua të them se duhet të heqim dorë nga metodat dhe mënyrat klasike. Bëhet fjalë për ndryshimet e im-ponuara por që ruajnë thelbin.

Parë në një këndvështrim kritik ne trashëgojmë një koncept jo fort të saktë në lidhje me atë që quhet “profesionist i zoti”, “ushtarak i zoti”, “ekspert ushtarak”. Ballafaqimet e përfaqësuesve tanë ushtarakë të nivelit të lartë me kolegët e tyre të vendeve të tjera, në disa raste dëshmojnë diferencat e dukshme jo vetëm të nivelit jo dinjitoz, por dhe të konceptit tonë mbi “Profesionistin e lartë ushtarak”.

Pavarësisht nga fakti se numri i atyre që janë shkolluar në perëndim është rritur si dhe fakti që arsimi ynë ushtarak është reformuar, ende vazhdojmë të paguajmë haraçin e mendësive të modeleve të vjetra të oficerit, të cilat janë ende të pasu-peruara plotësisht nga mendësitë e reja. Sot një ushtarak i zoti nuk formohet dot plotësisht vetëm në mjediset ushtarake dhe vetëm me lëndët ushtarake. Për të kuptuar se ç’duhet të bëjmë për të përgatitur profesionistë të aftë për të shërbyer në NATO – duhet të kuptojmë thellë ndryshimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në profesionin ushtarak.

Këtu e dyzet vjet më parë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z. Hamar-

2 Levi Shtraus: Minds and Arms, London Officials publishing 1998, page 13

Page 174: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

174

skiold thoshte: “Operacionet e mbështetjes së paqes nuk janë një punë për ushtarët, por vetëm ushtarët mund ti kryejnë ato me sukses”.3

Çdo të thotë kjo, e parë në syrin e këndvështrimit të sotëm? Kjo do të thotë se opera-cionet paqeruajtëse nuk janë thjesht me natyrë ushtarake, ato nuk janë luftë, betejë, mësymje, mbrojtje, etj, në kuptimin klasik, tradicional të fjalës. Ato janë veprimtari politiko-ushtarake, diplomatike, humanitare e më gjerë. Skenaristët dhe regjisorët e këtyre veprimtarive nuk janë ushtarakët. Këta të fundit, nëse i marrim si aktorë, medoemos duhet të njohin elementët e regjisë e të skenarit. Me fjalë të tjera op-eracionet nuk mund të kryhen me sukses nëse nuk integrohen e alternohen aktorë të ndryshëm të profesioneve të ndryshme. Thënë ndryshe kjo do të thotë që civilët duhet të jenë “pak ushtarakë” dhe ushtarakët duhet të jenë “pak civilë”. Në parim të dyja opsionet janë të nevojshme e të mundshme. Por ajo që na intereson më shumë për të elaboruar temën tonë është çështja e “civilizimit” të ushtarakëve.

Profesioni ushtarak po i nënshtrohet një transformimi të gjatë i cili përfshin depërtimin në rritje prej profesioneve të tjera dhe institucioneve të tjera. Në dy dekadat e fillimit të këtij shekulli të ri po ndodh një proçes konvergimi i profesionit ushtarak me ato civile. Fundi i kësaj konvergjence nuk duket sepse jemi ende në fillim të rrugës. Një nga karakteristikat thelbësore të kësaj konvergjence është paraqitja e marrëdhënieve, gjithmonë e më shumë kontraktuale, midis oficerit si intelektual dhe intelektualit “puro”. Ushtria mund dhe duhet të marrë pjesë në shoqërinë më të gjerë civile dhe në të njëjtën kohë duhet të ruajë autonominë relative, kompetencat e veçanta dhe elementin vendimtar që në këtë rast është kohezioni i grupit.

Morris Janoviç4 pat hedhur aty nga mesi i viteve shtatëdhjetë tezën e tij të civilizimit të ushtrisë. Janoviçi, në veprën e tij “The profesional soldier”, ashtu si Hantingtoni thekson nevojën që ushtaraku të kuptojë parimin e kontrollit civil, por ndryshe nga ai, nuk e konsideron dëmtim të profesionizmit, në qoftë se ushtaraku afrohet më shumë ndaj vlerave civile dhe bëhet më pak i huaj për shoqërinë mëmë. Ai parashikon një numër prirjesh dhe thekson nevojën e zëvendësimit, në programet e studimit të shkollave ushtarake të temave teknike me temat e politikës, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të shkencave shoqërore në përgjithësi. Ai kishte merak që të modelonte karakterin dhe personalitetin e ushtarakut në mënyrë që vetë ushtaraku të ndjehej një ushtarak shumë i zoti kur ai ndjehej njëherazi edhe një intelektual në

3 Dok Hamarskiold: “United Nations during the Cold War” New York 2009, page 374 Sociolog ushtarak amerikan. Profesor në Harvard Univesity. Konsiderohet si nxënës dhe

vazhdues i teorive të Hantingtonit. Është aktiv me botimet e tij dhe në ditët tona.

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Page 175: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

175

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

kuptimin e pastër të këtij termi. Janoviç i trembej reduktimit të profesionit të ush-tarakut në një biznes. “Do të ishte më mirë – thotë ai – që ky proces të përmbushej si një përshtatje se sa si një largim nga profesioni.

Mësimet e Janoviçit, jo vetëm gjejnë konfirmim të plotë në realitetet që jetojmë, por ato ka kohë që janë pjesë e kurrikulave mësimore në shumë institucione të arsimit ushtarak në ushtri të ndryshme të NATO-s. Tashmë është një aksiomë e gjithpranuar ajo ç’ka thoshte Lidell Hart se “pozita, rangu, dinjiteti, pushteti, autoriteti i koman-dimit etj, janë një gjendje e mendjes”5. Ky këndvështrim më sugjeron të konceptojmë dhe mandej të formatojmë tipin e oficerit intelektual që na kërkohet. Nisur gjith-monë nga synimi që ushtaraku i sotëm kërkon një formim më të plotë intelektual dhe nga fakti se Forcat tona të Armatosura e kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë, duke kontribuar dhe me prezencë cilësore në shtabet e NATO-s, është e rëndësishme që të përqendrohemi në tre aspekte të problemit.

Aspekti i parë lidhet me konceptimin e “ushtarakut intelektual”, aspekti i dytë lidhet me përgatitjen e këtyre kontingjenteve dhe aspekti i tretë lidhet me përzgjedhjen e të dërguarve në strukturat e NATO-s. Le të ndalemi pak tek të kuptuarit e termit “Intelektualët ushtarakë”.

Megjithëse udhëheqësit ushtarakë nuk mendojnë për veten e tyre të jenë intelek-tualë ushtarakë, afrimi i tyre drejt veprimtarisë intelektuale është një dukuri e çuditshme. Profesioni ushtarak për shkak të edukimit dhe të shkollimit të theksuar, ka një respekt formal për arritjet intelektuale. Menaxheri ushtarak duhet të jetë i përgatitur për të vënë në përdorim arritjet intelektuale sepse ai është i interesuar për zgjidhjen produktive të problemeve komplekse të administrimit të proceseve të drejtimit dhe ato organizative. Udhëheqësi ushtarak beson se shkencëtari kërkues dhe profesori i universitetit është një shërbëtor publik i përkushtuar. Ushtarakët qëndrojnë me respekt ndaj atyre njerëzve në shoqërinë civile të cilët ia përkushtojnë jetën e tyre punëve intelektuale, megjithëse midis tyre ka ndryshime të mëdha në lidhje me shërbimet që ata kryejnë. Qëndrimi mohues (ndonëse jo permanent) ndaj punëve intelektuale i ka rrënjët pjesërisht te frika që intelektualizmi i padrejtuar sjell si pasojë mungesën e përgjegjësisë komanduese. Është e qartë se veprimi dhe përgjegjësia për veprimin e dikujt janë më të vlefshme se mendimi në çdo orga-nizëm, ku luftimi është qëllimi bazë. Kështu, pavarësish nga prirja për të vënë në zbatim të rejat e mendimit intelektual, institucioni ushtarak mbetet pak rezistent ndaj novacioneve dhe zbatimeve më të reja të cilat zakonisht, në fillim mund të

5 Lidell Hart “Thoughts on War” London 1944, page 66.

Page 176: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

176

shkaktojnë dyshim dhe paralizë të përkohshme. Midis ushtarakëve profesionistë, antiintelektualizmi gjithashtu mund të shprehet në respektimin e thellë e jo kritik të traktateve të së kaluarës, të cilat pothuaj në një qëndrim metaforik merren si kontribut i përhershëm i doktrinës ushtarake.

Gjatë paraqitjes së punimeve intelektuale midis oficerëve, oficeri intelektual mund të dallohet nga intelektuali ushtarak. Oficeri intelektual është oficeri që sjell një për-masë intelektuale në përmbushjen e misionit të tij. Cilësia e tij intelektuale mbahen nën kontroll nga nevojat e profesionit dhe detyrës. Ai e shikon veten e tij së pari si ushtarak dhe intelektualiteti i tij është pjesë e besimit të tij, se ai është një njeri i formuar plotësisht. Ai e kupton plotësisht dhe qartësisht se “të jetë i ditur është përgjegjësia më e rëndësishme e procesit të komandimit”6 dhe se “komandantët në çdo vendim që marrin varen nga kultura e tyre e jo vetëm nga zanati i tyre”7.

Intelektuali ushtarak është një tip krejt i natyrshëm. Megjithëse ai është oficer, lidhjet dhe njohjet e tij janë së pari me intelektualët dhe me veprimtaritë intelektuale. Ai nuk do të ketë shqetësim nëqoftëse do të lëvizë nga jeta ushtarake në atë në universitet, për arsye se ai është i orientuar për nga puna studimore. Ai përgjithësisht nuk është i interesuar dhe nuk është i përgatitur për poste më të larta komanduese, siç mund të ndodhë me intelektualë në shoqërinë civile. Pozita e tij është thjesht këshillimore, por në rrethet ushtarake ky post është i institucionalizuar dhe i provuar.

Midis luftës së parë dhe të dytë botërore pothuajse nuk pati intelektualë të shquar ushtarakë në fushën profesionale dhe publike. Pas luftës së dytë botërore, kur profe-sioni ushtarak filloi të ushtrohej në sfondin e luftës së ftohtë dhe ushtarakët fillojnë të ulen më pranë tryezave të politikës ndërkombëtare, gjërat filluan të ndryshojnë. Megjithëse veprimtaria intelektuale brenda ushtrisë nuk ka qenë fort e organizuar, intelektualët ushtarakë janë shfaqur si një tip i spikatur. Kjo përvojë e re e zhvillu-ar gjatë e deri në ditët tona mund të çohet më përpara duke mbajtur në mënd tre konsiderata.

Së pari, izolimi intelektual tradicional i profesionit ushtarak nuk është më. Një nga detyrat kryesore të intelektualit ushtarak bashkëkohor është të mbajë kontakte jashtë institucionit ushtarak. Kjo detyrë është e komplikuar sepse universitetet janë të varura në përpjekjet e tyre për tu integruar në studimin e çështjeve të mbrojtjes e të sigurisë.

6, Gjeneral Xhon D Ryan. “Loyality, Honor and The Modern Military” Air University review. Washington. 1999 Nr.2 page 13-14

7. Po aty.

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Page 177: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

177

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Së dyti, jeta intelektuale në ushtrinë tonë zhvillohet nga profesionistë të përgatitur. Si në jetën civile, ashtu dhe në atë ushtarake, veprimtaritë intelektuale janë bërë gjithmonë e më shumë veprimtari grupi dhe shtabi. Kjo dikton dërgimin e oficerëve ushtarakë më të dalluar dhe më të lidhur me ushtrinë në universitete civile, brenda dhe jashtë vendit, për një përgatitje profesionale më të përparuar e të spikatur. Kjo do të mundësojë që çdo shërbim në ushtri të ketë bërthamën e vet të intelektualëve.

Së treti, ka qenë dhe është në zhvillim e sipër, një zhvendosje nga shkencat teknike, si një qendër e fermentit intelektual, drejt atyre shoqërore dhe veçanërisht drejt studimit të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo zhvendosje pasqyron një ndryshim të interesave të institucionit ushtarak, nga interesa “hek-urishtesh” në interesa të lidhura me implikimet politiko-juridike më të përhapura në marrëdhëniet rajonale e ato globale.

Qenia e shkencave sociale si një bazë për intelektualin ushtarak mbetet problematik. Shkenca sociale mund të jetë një mjet i hetimit të pavarur intelektual, ose thjesht një mënyrë veprimi për të mbështetur politikat ekzistuese. Në çdo organizim të madh dhe kompleks të një institucioni ushtarak shkenca shoqërore shërben si një meka-nizëm drejtues i sigurte për përzgjedhjen e vlerësimin e personelit, për punimet kërkimore informative ose për drejtimin e brendshëm të njësive. Por frymëzimet e intelektualëve ushtarakë janë e duhet të jenë përtej këtyre synimeve. Intelektualët ushtarakë janë të interesuar për vënien në zbatim të shkencës sociale duke e parë atë të lidhur ngushtë me strategjinë e Sigurimit Kombëtar, me natyrën e sotme të operacioneve të mbështetjes së paqes, me kompleksitetin e aktorëve e faktorëve që veprojnë në mjedisin e sotëm të konflikteve e krizave.

Aftësia e intelektualit ushtarak për të përdorur shkencën shoqërore varet nga parapërgatitja organizative, sepse veprimtaria intelektuale në ushtri është kryesisht një veprimtari e komplikuar e grupit ku individët duhet të “çedojnë” diçka nga idetë dhe opinionet e tyre individuale. Nga njëra anë intelektuali ushtarak kërkon pavarësi nga çështja politike imediate. Nga ana tjetër, ai kërkon të hyjë në elitën ushtarake dhe në shtabe, me qëllim që përpjekjet e tij të realizohen dhe të përballojë jetën profesionale të institucionit ushtarak. Përvoja e vendeve partnere më të zhvilluara flet për një angazhim të sektorëve shkencorë të nivelit universitar, për të studiuar me kërkesë, çështje në interes të institucioneve ushtarake. Por këto përpjekje të intelektualëve ushtarakë, për të zgjidhur disa çështje me anë të të tretëve, ende pengohen përderisa komunitetet universitare nuk janë edhe aq të interesuara për të ndërmarrë studime të plota me karakter shkencor e social të çështjeve ushtarake dhe të sigurimit kombëtar e rajonal.

Page 178: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

178

Vënia në rend të ditës e rritjes së efikasitetit të punës shkencore dhe nivelit intelek-tual të korpusit të oficerëve, në mënyrë që të jenë sa më profesionistë në misionet e sotme, përbën tashmë një objektiv dhe për ushtarakët shqiptarë.

Vijueshmëria në rritjen e standardit intelektual veçanërisht e oficerëve të shtabeve, është domosdoshmëri jo vetëm për të përballuar detyrat “brenda shtëpisë”, por sidomos për plotësimin e angazhimeve në detyrat “brenda shtëpisë NATO”.

Niveli i arsimimit ushtarak shqiptar nuk është i qortueshëm. Numri i ushtarakëve shqiptarë që kanë studiuar në shkollat perëndimore nuk është i vogël. Inteligjenca, intuita dhe predispozitat e mendimit krijues nuk ju mungojnë oficerëve shqiptarë. Ajo që kërkohet është një ridimensionim, si i procesit të të mësuarit dhe i programeve, ashtu dhe i metodave të të mësuarit. Me gjithë përmirësimet e vazhdueshme të programeve mësimore në nivelet e ndryshme të shkollimit, ndoshta duhen riparë më shumë programet e niveleve të kurseve të komandës e të shtabit si dhe ato të kurseve të larta të oficerit. Ndoshta njohuritë që merren në këto kurse duhet të orientohen më shumë në shkencat sociale. Këto kurse nuk mund të jenë thjesht kurse ushtarake por politiko-ushtarake. Njohuritë mbi shkenca të tilla si politika, teoria e shtetit, ekonomia, jurisprudenca, antropologjia, psikologjia sociale, soci-ologjia, filozofia, etj, janë të domosdoshme nëse profesionin e oficerit e shohim si ushtarak të shekullit të ri. Miratimi nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës i të drejtës së Akademisë së Mbrojtjes për të hapur studimet për master të nivelit të parë dhe të dytë është një ngjarje, një sukses por njëkohësisht një sfidë që duhet përballuar. Përballimi lidhet sa me ndërtimin e programeve bashkëkohore, aq edhe me përzgjedhjen e nivelit të pedagogëve e studentëve.

Ridimensionimi i konceptit të profesionistit ushtarak në favor të intelektualizmit ushtarak kërkon një marrëdhënie të re me dijen, me shkencën, me mënyrën e re të të menduarit në modernitetin e kohës që jetojmë. Kjo do të thotë se edhe parametrat e vlerësimit të nivelit të profesionizmit ushtarak duhet të shmangin shabllonet e vjetra për të zëvendësuar “hartat” me “kompjuterin” dhe manualet vetëm teknike me metodologjinë e arsyetimit kritik. Në fund të fundit, niveli kulturor është pjesë e nivelit profesional. Në të mirë të këtij sistemi dijesh të domosdoshme, do të duhej të mbetemi të lidhur me internetin burime të tjera informacioni por të afrohemi dhe më shumë me librin shkencor.

Çështjet e nivelit kulturor brenda raportit të intelektualitetit dhe profesionit të ushtarakëve janë sot jo vetëm të nevojshme, por pothuaj të domosdoshme. Një test

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Page 179: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

179

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

i matjes së këtij niveli do të nxirrte jashtë loje ose të paktën do të bënte të skuqeshin disa oficerë të gradave të larta. Dimensioni multikulturor i operacioneve ku an-gazhohen strukturat e NATO-s dhe bashkëpunimi në këto operacione me aktorë të tjerë jo ushtarakë të institucioneve të shërbimit publik apo të shoqërisë civile, kërkojnë mëndje ushtarake të “ristrukturuar”. Me fjalë të tjera, në kohën e sotme, një komandant ushtarak i zoti do të konsiderohet i tillë kur ai është “civil” në brendësi të profesionit të tij.

Krahas përmirësimit të programeve arsimore për ti bërë ato “pak më shumë civile”, besoj se ka rëndësi edhe “shkollimi i përditshëm”. Në një perceptim jo fort të veri-fikuar rezulton se oficerët (dhe jo vetëm oficerët) lexojnë pak, nuk janë shumë të informuar rreth zhvillimeve e trendëve të ndryshme kulturore, shkencore, sociale, artistike etj. Duket se ky informacion konsiderohet i lënë pas dore për shkak se nuk ka vlerë utilitare e pragmatiste për zgjidhjen e çështjeve të ditës. Ndoshta ka ardhur koha kur instancat që vendosin kriteret e vlerësimit të standardeve profesionale të ushtarakëve duhet të testojmë edhe për sa i përket performancës intelektuale e kulturore.

Përzgjedhja e kontingjenteve që përparojnë në gradë, në karrierë dhe që shërbejnë në instancat komanduese brenda ose jashtë shtetit duhet bërë jo vetëm në kriteret e plotësimit të standardeve të operacionalitetit dhe të njohurive teknike që lidhen me artin e luftimit apo të menaxhimit të krizave, por edhe në plotësimin e standardeve të tjera që duhen si “civile” apo jashtë profesionit. Karakteri multinacional dhe multikulturor i veprimtarive në kuadër dypalësh, shumë palesh apo ndërkombëtar dikton standarde të reja të të qenit i plotësuar.

Tabloja e gjendjes së dimensionit intelektual e kulturor të trupës së oficerëve tanë nuk është e zymtë. Përkundrazi potencialisht mund të jetë shumë e mirë, por kjo varet nga këndvështrimi. Nëse ne e shohim kontributin tonë intelektual në NATO si një angazhim kapacitetesh, që i kemi e duhet ti kemi, për këtë duhet të ndërtojmë programe të qarta përgatitjeje. Nesër nuk do të thonë “bravo Shqipëria” për x apo y kontingjent ushtarësh por do të thonë “bravo Shqipëria” për oficerët e saj të spikatur në shtabet ndërkombëtare.

Page 180: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

180

Referencat:

1. D.Isenhower. “Memoirs” G. Washington University Press, 1987, second edition, page 113.

2. Levi Shtraus: Minds and Arms, London Officials publishing 1998, page 13.

3. Dok Hamarskiold: “United Nations during the Cold War” New York 2009, page 37.

4. Sociolog ushtarak amerikan. Profesor në Harvard University. Konsiderohet si nxënës dhe vazhdues i teorive të Hantington. Është aktiv me botimet e tij dhe në ditët tona.

5. Liddell Hart “Thoughts on War” London 1944, page 66.

6. Gjeneral Xhon D Ryan. “Loyalty, Honor and The Modern Military” Air University review. Washington. 1999 Nr. 2 page 13-14.

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Nënkolonel Arben Bregu

Page 181: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

181

“Burrat dhe Gratë e Forcave të Armatosura Nënkolonel Arben Bregu

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional të Forcave të Armatosura – Koncepti i ri i stan-dardizimit në FA si një anëtar i Aleancës

Nënkolonel Arben BreguShefi i Degës së Standardizimit në QAM

[email protected]

Abstrakt: Pas marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit për anëtarësim në NATO, proçesi i standardizimit në Forcat tona të Armatosura është bërë një nga angazhimet më të rëndësishme, që do të bëjë të mundur dhe do të sigurojë në vijimësi bashkëpunimin dhe përafrimin e FA me ushtritë e vendeve aleate dhe ato partnere. Pjesë e rëndësishme e gjithë punës në sistemin e standardizimit, janë STANAG-ët e NATO-s (STANDARD AGREEMENT), të cilët, janë marrëveshje të pranuara midis dy ose disa vendeve anëtare të NATO-s dhe kanë për qëllim që të zbatohen praktika dhe proçedura të unifikuara në fushën operacionale, logjistike e administrative, si dhe për të përdorur materiale ushtarake të njëjta (ose të ngjashme).

Intensifikimi në proçeset integruese politike, ekonomike dhe ushtarake janë treguesit kryesorë që po tregon FA në ballafaqimet me Aleatët dhe vendet e tjera partnere të NATO-s. Kontributi ynë i konsiderueshëm për nga sipërfaqja dhe popullata po vjen përherë edhe më tepër në rritje me cilësinë dhe kualitetin. FA kanë bërë progres të vazhdueshëm në drejtim të kontributit për zhvillimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë. Tashmë po kuptohet nga të gjithë, edhe me shumë se kontributi për paqen dhe sigurinë nuk mundet te jetë i suksesshëm pa efektivitetin në drejtim të ndërveprimit të Forcave tona me ato të Aleatëve

Standardizimi është një proçes kompleks dhe gjithëpërfshirës. Nuk ka fushë të veprimtarisë së FA që nuk i nënshtrohet standardizimit. Një pjesë e standardeve zhvillohen për tu përdorur nga të gjithë Forcat e Armatosura dhe një pjesë tjetër janë specifike për shërbimet, specialitetet apo fusha të veçanta të ekspertizës.

Page 182: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

182

Në këtë shkrim do trajtojë shkurtimisht nevojën e standardizimit në FA, veprimtaria e deritanishme në këtë fushë dhe sfidat që priten në të ardhmen për përmbushjen e kërkesave të standardizimit në gjithë veprimtarinë e FA.

1. Standardizimi dhe sfidat e ndërveprimit në NATO

1.1. Një Histori e shkurtër e Standardizimit të Mbrojtjes

Standardizimi, veçanërisht standardizimi ushtarak, është aq i vjetër sa është dhe vetë civilizimi dhe ‘Standardizuesi’ përkrah ushtarit, priftit, magjistarit dhe politikanit është një nga katër profesionet më të vjetra. Bazuar mbi reliket

e gjetura, standardizimi mund të vërehet që nga civilizimet e lashta të Babilonisë dhe Egjiptit të hershëm. Standardet e para të gjetura, të gdhendura në gurë, ishin standardet fizike për peshën dhe matjen në Sumeri.

Me zhvillimin e tregtisë, dokumentet e shkruara evoluuan duke bërë kështu të mun-dur marrëveshjet të ndërsjellta mbi standarde për prodhimet dhe shërbimet si p.sh agrikultura, anijet, ndërtesat dhe armët. Fillimisht, këto standarde ishin pjesë e një kontrate të vetme ndërmjet furnizuesit dhe blerësit. Më vonë, po këto standarde u përdorën për një gamë më të gjerë transaksionesh duke formuar kështu bazat për standardizimin modern.

Gaius Marius i cili jetoi në shekullin e dytë përpara erës së re, i dha emrin e tij asaj që ka shumë mundësi të jetë Iniciativa e parë e regjistruar e Kapaciteteve të Mbrojtjes (DCI) në histori – Reforma Marian.

Përpara periudhës Gaius Marius, Legjioni Romak ishte ashtu siç komandanti donte që të ishte. Në fund të shekullit të dytë përpara erës së re, Gaius Marius reformoi legjionet e mëparshme jetëshkurtra si forcë profesionale duke tërhequr njerëz nga klasat e varfra, duke bërë të mundur kështu zgjerimin e ushtrisë Romake me punësimin e njerëzve në të. Tre llojet e këmbësorisë së rëndë u shndërruan në një të vetme, tip standarde e bazuar mbi parimet: e armatosur me dy heshta të rënda, me shpatë të shkurtër, trupore me zinxhir ose blind i harkuar, helmetë dhe mburoje drejtkëndore.

Çdo legjion kishte një njësi ndihmëse pothuaj të së njëjtës madhësi, e cila përbëhej nga njësi speciale, xhenierë dhe rrugë-hapsish, artiljerë dhe zanatçinj, personel shërbimi dhe mbështetje me njësi paramilitare të përbëra nga jo-qytetarë, merce-narë dhe milicia lokale. Këta zakonisht formonin njësi komplete si p.sh kavaleria e

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 183: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

183

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

lehtë, këmbësoria e lehtë ose gladiatorë dhe punëtorë krahu. Kishin gjithashtu dhe një skuadër rikonicioni prej 10 ose më shumë kalorësish të cilët mund të shërbenin edhe si mesazherë ose madje edhe si një formë e hershme e shërbimit të zbulimit ushtarak. Si pjesë e reformave të Marianit, organizimi i brendshëm i legjioneve ishte i standardizuar.

Çdo legjion ishte i ndarë në grupe. Më përpara grupet kishin qenë përkohësisht njësi administrative ose forca me detyrë taktike prej disa maniples (maniple kishte rreth 60 burra) që ishin për një periudhë akoma dhe më të shkurtër se sa ajo e legjioneve të vetë republikës së hershme. Tani grupet përbëheshin nga gjashtë deri në dhjetë njësi të përhershme, të përbëra nga pesë deri në tetë qindëshe secila e drejtuar nga një oficer i asistuar nga një ushtar që dinte të shkruante dhe të lexonte. Këto qenë bazat taktike të një njësie të legjionit... Legjione Romake mjaft të standardizuara.

Por Gaius Marius nuk u ndal vetëm me standardizimin administrativ. Ai shkoi më tej... shumë më tej.

Problemi i parë ishte standardizimi i ushtarit: Burrat përzgjidheshin në mënyrë të kujdesshme. Gjatësia minimale për legjionarin e Romës u përcaktua 1.78 cm. Matja, sipas standardeve ndiqej nga një ekzaminim i standardizuar mjekësor. Duke kaluar këto dy ‘standarde’, shenjat personale të identifikimit të burrave shënoheshin me kujdes dhe mbaheshin nga administrata. Vetëm atëherë ata mund të betoheshin për shërbimin. Ky akt ishte gjithashtu i standardizuar, ata formonin grupe, ngrinin duart dhe recitonin një ‘formulë standarde’ e cila mbeti e pandryshuar deri në Rënien e Perandorisë Romake në shekullin e pestë pas erës së re!

Pas betimit legjionari romak do të përfshihej në nivelin tjetër të standardizimit, i krijuar gjithashtu nga Gaius Marius për Forcat e Armatosura të Romës: standarde materiale të Mbrojtjes. Ato ishin standarde normative klasike dhe ekzistojnë dhe sot pasi ato u shkruajtën në tabela metali ose u pasqyruan në libra.

1.2. Ndërveprimi si sfida kryesore e Aleancës

Që nga krijimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior me Traktatin e Uash-ingtonit të vitit 1949, NATO krijon standarde ushtarake në mbështetje të misioneve të saj. Këto standarde njihen më së shumti me emrin marrëveshje standardizuese (STANAG) dhe Publikime të Aleancës (AP) dhe nganjëherë edhe nën siglën e Pub-likimeve Ndërkombëtare (MP). Ato prodhohen në tre fusha: “operacioneve” (65% të dokumenteve), “materialeve” (25%) dhe publikimeve në mbështetje të çështjeve administrative të Aleancës.

Page 184: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

184

Sistemi i standardizimit në NATO i vendosur në fazat e para të Aleancës, ishte një mjet i mirë në kontekstin e Luftës së Ftohtë me një numër të kufizuar anëtarësh. Transformimi dhe zgjerimi i Aleancës rriti nevojat për ndërveprueshmëri ndërmjet shteteve që përfshinin forcat e tyre në operacionet shumëkombëshe. Ndërvepruesh-mëria është bërë një kërkesë thelbësore, rrënjët e së cilës burojnë nga zhvillimi ose rifreskimi i standardeve të NATO-s. Për më tepër shteteve ju desh të adaptonin forcat e tyre dhe të kufizonin çështjet financiare për prokurimet e mbrojtjes. Prandaj NATO promovon që nga viti 2000 përdorimin e standardeve civile të përshtatshme, sa herë që të jenë të aplikueshme. Standardet civile janë shpesh një mbështetje e volitshme për integrimin e komponentëve komercial që shiten në sistemet ushtar-ake. Ky ambient në përgjithësi i ri ka një impakt të drejtpërdrejtë mbi biznesin e standardizimit në NATO.

NATO është një Aleancë politiko-ushtarake e themeluar mbi vlera të përbashkëta dhe e bazuar në konsensusin e vendeve anëtare të saj. Për të përmbushur misionin e saj si strukturë e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive ajo punon vazhdimisht për ar-ritjen dhe zbatimin e politikave, doktrinave dhe rregullave të përbashkëta të vendeve anëtare të saj.

Në këtë kontekst, ndërveprimi dhe standardizimi i forcave të vendeve të Aleancës për misione të përbashkëta përbën një çështje të rëndësisë prioritare. Duke qenë se Aleanca përbëhet nga disa vende anëtare dhe se ajo shkon në operacione edhe së bashku me vendet të tjera të iniciativës PfP dhe partnere të tjerë globalë, një nga elementët kryesore të suksesit të saj edhe në të ardhmen mbetet ndërveprimi i forcave ushtarake në operacionet e drejtuara nga ajo.

Ky ndërveprim i forcave të Aleancës arrihet nëpërmjet proçesit të përafrimit nga vendet anëtare të saj në fushën e doktrinave, të organizimit, të trajnimit dhe stër-vitjes, të arsimimit, të pajisjeve dhe sistemeve, të strukturave dhe infrastrukturave, si dhe aspekteve të shumta të veprimtarisë së Aleancës.

Sipas NATO-s, “Ndërveprimi është aftësia e veprimit të përbashkët të forcave të vendeve të Aleancës, dhe nëse mundësohet, edhe e forcave të vendeve partnere dhe të vendeve të tjera, për tu trajnuar, kryer stërvitje dhe vepruar së bashku duke prodhuar efektet maksimale të mundshme gjatë kryerjes së misioneve dhe detyrave të ngarkuara (AC/321-D/27 REV3)”.1

“Politika e NATO-s për ndërveprimin” thekson se objektivat e ndërveprimit orien-

1 NATO Policy for Interoperability

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 185: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

185

tojnë zhvillimin dhe zbatimin e kërkesave themelore të ndërveprimit për të siguruar koordinimin dhe bashkëveprimin midis forcave aleate dhe komandave të përbash-këta dhe shumëkombëshe.

Objektivat e ndërveprimit synojnë zhvillimin e aftësive për të komunikuar, për të vepruar dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në mënyrë efektive.

Aftësitë për të komunikuar, vepruar dhe mbështetur njeri–tjetrin nuk mund të zhvillohen dhe përdoren efektivisht nëse ato nuk praktikohen dhe testohen nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve të ndryshme në mjedise të përbashkëta dhe shumëkombëshe. Trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta dhe shumëkombëshe çertifikojnë dhe zhvillojnë nivelin e ndërveprimit, përmirësojnë marrëdhëniet njerëzore, si dhe përmirësojnë komunikimin dhe kuptimin e doktrinave, taktikave, teknikave dhe proçedurave bazë.

Transformimi dhe zgjerimi i Aleancës pas përfundimit të Paktit të Varshavës bëri të mundur që në Aleancë të ndodhnin shumë ndryshime. Ato në fushën e menaxhimit dhe koordinimit të standardizimit në NATO ishin më kulminantet: Organizata e NATO-s për Standardizimin u krijua në vitin 2000. Ajo drejtohet nga një bord i lartë që është Komiteti i NATO-s për Standardizimin (NCS) dhe koordinohet nga një agjenci qendrore, Agjencia e NATO-s për Standardizimin (NSA). Kjo agjenci ka për mision “rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin ndaj aftësisë së Aleancës për të tra-jnuar dhe stërvitur forca duke vepruar në mënyrë të efektshme së bashku nëpërmjet harmonizimit dhe koordinimit të përpjekjeve të Aleancës për standardizim.

Prodhimi i standardeve të NATO-s udhëhiqet nga principe të specifikuara në Poli-tikën e NATO-s për standardizimin dhe realizuar sipas proçedurave të parashikuara në Publikimin Administrativ të Aleancës “Direktiva për zhvillimin dhe prodhimin e marrëveshjeve standardizuese të NATO-s (STANAG) dhe Publikimeve të Aleancës (AP)”, i njohur gjithashtu dhe me akronimin e tij “AAP-03”. Sipas kësaj direktive, është detyrë e posaçme e disa Komiteteve të Larta (SC), në emër të Këshillit të Atlantikut Verior që të mbikëqyrin prodhimin dhe përdorimin e STANAG-ve dhe AP-ve nga grupet e tyre përkatës të punës: Komiteti Ushtarak (MC) për standardet operacionale, Konferenca e Drejtuesit Kombëtar të Armatimit (CNAD) për materia-let standarde, Konsultimi i NATO-s, Bordi i Komandimit dhe Kontrollit (NC3B) për standardet e sistemeve C3, Konferenca e Drejtuesve të Lartë të Logjistikës në NATO (SNCL) në fushën e logjistikës, etj. Të gjithë këto Komitete të Larta quhen Autoritetet e Detyrës të NATO-s (TA). Afërsisht 1700 STANAG-e dhe 500 AP janë vendosur në një database, “Database i Dokumenteve të NATO-s për Standardizimin” (NSDD), një mjet teknologjik informacioni që administrohet nga NSA.

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 186: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

186

2. Sistemi i standardizimit në FA

2.1. Koncepti i ri i standardizimit në FA si një anëtar i Aleancës

Si një vend i ri anëtar i NATO-s, në vijim të progresit të bërë, një nga detyrimet kryesore është rritja e mëtejshme e ndërveprimit të Forcave tona të Armatosura me ato të Aleatëve.

Qëllimi kryesor i Standardizimit në FA është që nëpërmjet pranimit dhe zbatimit të politikave të përbashkëta, të koncepteve dhe doktrinave, të strukturave dhe infrastrukturave, të trajnimit dhe arsimimit, si dhe të pajisjeve dhe sistemeve, të mundësohet arritja dhe të mbajtja në nivelet e kërkuara të ndërveprimit në fushat operacionale, materiale, dhe administrative midis llojeve të forcave brenda FA, si dhe me forcat e shteteve të tjera të Aleancës së NATO-s. Në këtë kontekst, standardizimi është një nga shtyllat kryesore të suksesit të operacioneve të FA, si dhe i operacio-neve të drejtuara nga Aleanca.

Standardizimi është një proçes kompleks dhe gjithëpërfshirës. Nuk ka fushë të veprimtarisë së FA që nuk i nënshtrohet standardizimit. Një pjesë e standardeve zhvillohen për tu përdorur nga të gjithë Forcat e Armatosura dhe një pjesë tjetër janë specifike për shërbimet, specialitetet apo fusha të veçanta të ekspertizës.

Me anëtarësimin në NATO në Prill 2009, spektri i operacioneve të FA është dhe do të jetë shumë më i gjerë se deri tani. Ato do të variojnë nga operacione paqeruajtëse në operacione luftarake, nga operacione të mëvetësishme kombëtare në operacione të mbrojtjes kolektive, e kështu me radhë. Për të përmbushur këtë spektër të misionit, FA do të synojnë që sistemi i standardizimit që ato do të adoptojnë të arrijë objektivat e mëposhtme2:

• Përmirësimin e ndërveprimit midis llojeve të forcave (shërbimeve) specialiteteve të ndryshme dhe kapaciteteve speciale gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta kombëtare;

• Rritjen e ndërveprimit të forcave e njësive tona gjatë kryerjes së misioneve ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo Koalicioneve të Vullnetit, etj;

• Harmonizimin e proçesit të standardizimit me proçesin e planifikimit të mbrojtjes së FA, në veçanti të planifikimit të forcës në kuadrin e paketës së Objektivave të Forcës së FA (FG);

2 Direktiva e Standardizimit në FA

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 187: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

187

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

• Pranimin, adoptimin, ratifikimin dhe zbatimin me efektivitet të doktrinave, e të proçedurave të zhvilluara nga NATO në nivel strategjik, operacional dhe taktik;

• Zbatimin e standardeve në fushën e trajnimit dhe stërvitjes individuale dhe kolektive të personelit dhe njësive, më vete ose së bashku me forcat aleate, partnere dhe të shteteve të tjera;

• Mbështetjen e proçesit të modernizimit të FA duke adoptuar standardet materiale në interes të programeve respektive të pajisjeve dhe sistemeve.

• Aplikimin e standardeve administrative në fushën e procedurave në fushën e administrimit, të korrespodencave, të informimit, të dokumenteve, të financave, të mjedisit, të materialeve, të normativave, etj.

Sistemi i Standardizimit në FA përmbledh tre komponentë kryesorë, zhvillimi i integruar i të cilëve do të bëjë të mundur që sistemi të bëhet funksional. Ato janë: komponenti njerëzor, komponenti konceptual dhe komponenti i pajisjeve:

Komponenti Njerëzor, është komponenti kryesor në sistemin e standardizimit në FA. Ky komponent përfshin personelin, grupet e ekspertëve apo bordet e organizuara në strukturat vertikale organizative permanente të FA-së apo të formatit ad-hoc, që kanë përgjegjësi kryesore apo ndihmuese për funksionimin e sistemit të standardizimit etj.

Komponenti Konceptual, është komponenti mbështetës i proçedurave standarde të veprimit, që shërbejnë si emërues i përbashkët në funksionimin e sistemit. Ky komponent përfshin “kush bën çfarë” për standardizimin, e shprehur në konceptin, udhëzuesit, manualet, programet, proçedurat standarde të punës, formatet përkatëse, përgjegjësitë e përshkrimeve të punës etj.

Komponenti i Pajisjeve, është komponenti mbështetës i teknologjisë së informacionit në interes të zhvillimit të sistemit funksional të standardizimit. Ky komponent përfshin pajisjet dhe rrjetet e instaluara në ndihmë të funksionimit normal të punës me standardet në të gjitha nivelet e hierarkisë së FA, etj.

Për ndërtimin dhe funksionimin e sistemit të standardizimit në Forcat tona të Ar-matosura janë mbajtur parasysh Dokumentet Kryesore të Standardizimit të NATO-s si: C-M(2001)57 – Marrëveshja e standardizimit të NATO-s, aprovuar nga Këshilli Atlantikut nё gusht 2001; C-M(2000)54 Politika e Standardizimit, aprovuar nga Komiteti Ushtarak (MC) nё Korrik 2000; AAP-3, Direktiva për zhvillimin dhe pro-dhimin e STANAG-ve dhe Allied Publications (Aps), si dhe Dokumenti i NSA dhe i

Page 188: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

188

mardhёnive të grupeve të punës aprovuar nga NSA nё Prill 2004. Nё procedurat e NSA-së, ratifikimi dhe implementimi i çfarëdo lloj standardi, është përcaktuar si një angazhim vullnetar dhe përgjegjësi e vendeve anëtare. Megjithatë, në dokumentin “Politika e NATO-s për Standardizimin” orientohet që vendet aleate duhet të zba-tojnë, sa më shumë të jetë e mundur, standardet e Aleancës dhe në shumë raste kërkohet zbatimi i detyrueshëm i disa standardeve të veçanta me detyrime e vlera të përbashkëta.

2.2. Veprimtaria e deritanishme e FA në fushën e Standardizimit

Qysh me krijimin e Iniciativës së Partneritetit për Paqe në janar të vitit 1994, Forcat tona të Armatosura kanë bërë përpjekje për të integruar kapacitetet e tyre ushtar-ake në ato të NATO-s për Operacione të Mbështetjes së Paqes në mandatin e OKB, ose nën drejtimin e forcave të NATO-s. Sot pas disa vjetësh, FA kanë përfituar një eksperiencë të madhe kooperuese në fusha të ndryshme ushtarake me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s.

Forcat e Armatosura nuk kanë pasur deri tani një sistem të institucionalizuar standardizimi për pranimin, ratifikimin dhe zbatimin e standardeve të fushës operacionale, materiale apo administrative të NATO-s. Përpjekjet e deritanishme për standardizimin kanë qenë të shkëputura, të paorganizuara dhe spontane dhe nuk kanë arritur të ngrenë një sistem të mirëfilltë standardizimi.

Shumë standarde janë përpunuar dhe “implementuar” nga FA sidomos në fushën e C2, gjeografisë, doktrinave, gjuhës angleze, por gjithsesi kjo punë nuk ka patur një strategji dhe orientim të qartë.

Pavarësisht nga arritjet dhe sukseset, puna e deri tanishme në këtë drejtim, ka patur edhe të meta dhe dobësi. Këto të meta kanë ardhur për shumë arsye, siç janë:

• mungesa e eksperiencës;• mungesa e vizionit dhe e strategjive;• mospasja e strukturave përkatëse organizative që kërkon puna me stan-

dardet;• kostot financiare që kërkon implementimi standardeve materiale në veçanti;• niveli i pamjaftueshëm të koordinimit të veprimeve ndërmjet hallkave dhe or-

ganizmave të NATO-s për standardizimet etj.

Si të gjithë aleatët e tjerë të Aleancës, jemi në kohën e duhur të ngrejmë një sistem

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 189: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

189

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

funksional të standardizimit. Ky sistem ka filluar ti japë produktet e veta në fushën e standardizimit brenda këtij viti.

Për ngritjen e një sistemi funksional të standardizimit në FA nga QAM (Dega e Stan-dardizimit) gjatë kësaj periudhe janë përgatitur disa dokumente dhe janë zhvilluar disa aktivitete si më poshtë:

• Hartimi dhe miratimi i Direktivës së Standardizimit në FA, ku si dokument i parë i këtij lloji sintetizon eksperiencën dhe përpjekjet më të mira të bëra deri tani për standardizimin.

• Hartimi dhe botimi i Manualit të Standardizimit, i cili hedh bazat e sistemit të Standardizimit në FASH. Ai shpreh në detaje dhe përkthen në praktikë objektivat, parimet, organizmat dhe proçedurat e shprehura në Direktivën e Standardizimit në FA.

• Në interes të zhvillimit të një sistemi funksional të standardizimit në FA, në kuadrin e bashkëpunimit me Aleancën, kemi tashmë të miratuar një Plan Ve-primi me dy Komandat Strategjike të saj, të drejtuar nga Komanda e NATO-s për Transformimin (ACT).

• Gjithashtu është përgatitur dhe miratuar edhe me një Paketë Afatmesme të Ratifikimit të 200 STANAG-ëve prioritare për FASH për periudhën 2009-2014 (Katalogu i Standardizimit 2014).

Prioritet kryesor në përzgjedhjen, ratifikimin dhe zbatimin e STANAGE-ve të paketës afatmesme do t’i jepet STANAG/AP-ve që lidhen me3:

• Zhvillimin e politikave dhe direktivave të Aleancës në nivelin strategjik nga Komitetet dhe Grupet e saj të Punës.

• Zbatimin e paketës ligjore të integrimit në NATO sipas Legal Acquis të Aleancës.

• Zbatimin e Paketës së Objektivave të Forcës (FG), të listuara si STANAG-e opera-cionale, STANAG-e materiale dhe STANAG-e administrative.

• Sistemin e Komandimit, Drejtimit, Komunikimit dhe shkëmbimit të informa-cionit.

• STANAGE/AP që lidhen aspektet strukturore dhe infrastrukturore të FA, si dhe të Grup Batalionit dhe forcave të deklaruara në NATO.

• Aspektet doktrinore dhe konceptuale të operacioneve Joint, të shërbimeve, dhe

3 Manuali i Standardizimit në FA

Page 190: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

190

në veçanti të përdorimit operacional të Grup Batalionit 2014 dhe forcave të deklaruara në NATO.

• Pajisjet dhe sistemet luftarake dhe jo luftarake të FA, në veçanti ato të Grup Batalionit dhe forcave të deklaruara ne NATO.

• STANAGE/AP që lidhen me trajnimin dhe arsimimin e personelit të FA, dhe në veçanti të Grup Batalionit dhe të forcave të deklaruara në NATO.

• Planëzimin operacional për misione brenda dhe jashtë nenit 5, si dhe me plani-fikimin e mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s.

• Aspekte të fushës logjistike të integrimit në NATO dhe të mbështetjes së vendit pritës, etj.

• Sistemet e Vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe të integrimit të saj në NATINADS, dhe sistemin e vëzhgimit të hapësirës detare të RSH-së, etj.

• Aspekte të fushës administrative të integrimit në NATO, menaxhimit të burimeve njerëzore e financiare, të gjuhës angleze, etj.

• Aspekte të sigurisë së informacionit të klasifikuar si dhe me zbulimin dhe kundërzbulimin.

• Ngritja e Bordit të Standardizimit, si një nga strukturat kryesore të sistemit të standardizimit në FA i cili do të punojë bazuar në një Rregullore të brendshme të tij.

• Zhvillimi i trajnimit të personelit që do të përfshihet në sistemin e standard-izimit. Kursi i parë për sistemin e standardizimin u organizua nga QAM me një komunitet oficerësh shtabi kryesisht të pozicioneve J3/7, J5, G3, G7, G5, S3 në strukturën vertikale të FA.

• Hartimin e moduleve mësimore për institucionet mësimore të KDS.

3. Proçedurat e punës për përzgjedhjen, planifikimin e ratifikimin e STANAG/ap-ve në FA

Standardizimi është funksion dhe përgjegjësi e komandantit të të gjitha niveleve për të përmbushur misionin e njësisë që ai drejton. Komandanti ka për detyrë të arrijë standardet e ndërveprimit me forca të tjera brenda vendit, dhe me forca aleate për përmbushjen me sukses të operacioneve ndërkombëtare. Si rrjedhojë, ai i ndihmuar nga shtabi i tij, merr të gjitha masat organizative për zbatimin e Direktivës së Stan-dardizimit në FA dhe të detyrimeve të këtij Manuali të Standardizimit.

Proçesi i standardizimit është një proçes kompleks dhe me shumë etapa. Është e

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 191: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

191

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

domosdoshme që të gjithë autoritetet dhe organizmat në Sistemin e Standardizimit në FA të njohin mirë “kush bën çfarë, kur, dhe në bashkëpunim me kë?”. Në vijim jepen këto proçedura gjatë gjithë hapave të proçesit të standardizimit.

3.1. Proçedurat e punës për planifikimin e standardizimit në FA

Organizmat përgjegjëse për inicimin e proçesit të standardizimit në FA janë DIEAPM dhe Drejtoria e Planifikimit të Mbrojtjes në SHP (J5), ndërsa për inicimin e ratifikimit të një STANAG/AP janë Komandat Kryesore dhe Drejtoritë në MM/SHP.

Mbështetur në Direktivën vjetore të Standardizimit (ose direktiva e MM dhe ud-hëzimet e SHSHP për vitin në vijim) të dërguar nga MM, komandat kryesore dhe drejtoritë në MM/SHP organizojnë punën studimore për planifikimin e nevojave të veta në fushën e standardizimit dhe përgatitjen e Listës së Kërkesave Prioritare për Ratifikim të STANAG/AP-ve.

Drejtoria J5, pas marrjes nga Komandat Kryesore dhe Drejtoritë në MM/SHP të Listave të Kërkesave Prioritare dhe të Raporteve të Vlerësimit për çdo STANAG/AP, i dërgon ato për vlerësim në Drejtoritë përkatëse të MM/SHP, dhe më tej i dërgon si paketë të plotë në Qendrën e Analizave të Mbrojtjes, e cila mbi bazën e një vlerësimi analitik të saj, rekomandon për SHP (J5) listën prioritare vjetore të stanagëve. E gjithë praktika e stanagëve e vlerësuar nga QAM, J5 e kalon për miratim në Bordin e Standardizimit.

3.2. Proçedurat e punës për ratifikimin e STANAG/AP-e dhe të propozimeve standardizuese të Institucioneve të NATO-s4.

Dokumenti i planit vjetor të ratifikimit të STANAG/AP shpërndahet nga J5 në të gjitha komandat kryesore dhe në drejtoritë e MM/SHP të interesuara direkt për zhvillimin e STANAG/AP të NATO-s sipas detyrave të përcaktuara në Bordin e Standardizimit. QAM, në përputhje me planin e standardizimit, vë në dispozicion të komandave kryesore dhe drejtorive të MM/SHP materialet origjinale të STANAG/AP-ve.

Për Propozimet Standardizuese që dërgohen nga NATO për dhënien e mendimeve në proçesin e zhvillimit të STANAG/AP-ve të reja, si dhe për ratifikimin dhe zba-timin e mundshëm të tyre në FA, DIEAPM në bashkëpunim me J5, bën vlerësimin dhe specifikon fushën e përgjegjësisë për çdo STANAG/AP dhe më tej ja dërgon komandës kryesore ose Drejtorisë përkatëse në MM/SHP. Në rastet kur nevojiten konsultime dhe vlerësime nga komandat/drejtoritë e tjera, ato u dërgohen edhe

4 Manuali i standardizimit në FA

Page 192: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

192

atyre për tërheqjen e vlerësimit të tyre dhe shprehjen për mundësinë e përfshirjes së tyre në Planin Vjetor apo Afatmesëm të Ratifikimit të FA.

Drejtoria J5 SHP, bazuar në vlerësimin e QAM, përgatit praktikat për kalimin e STANAG/AP-ve në Bordin e Standardizimit, sipas një axhendë të caktuar. Bordi i Standardizimit, mbas shqyrtimit të tyre bën ratifikimin sipas llojit të statusit të pranuar në këtë Direktivë, dhe nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, e dër-gon për miratim tek MM, ose bën vërejtjet përkatëse duke i kthyer mbrapsht për përmirësime të mundshme.

Mbas miratimit në Bord, Ministri i Mbrojtjes bën ratifikimin e STANAG/AP-ve, dhe nëpërmjet DIEAPM ato i bëhen të njohur Përfaqësuesit Ushtarak në NATO, i cili i deklaron ato në strukturat e Standardizimit në NATO (NSA).

Pas ratifikimit të çdo STANAG/AP, Bordi i Standardizimit cakton autoritetin përgjegjës për zbatimin e tij, i cili bën dhe zbaton planin e veprimit të tij. Autoriteti Propozues i STANAG/AP (Komandat Kryesore dhe Drejtoritë përkatëse të fushës së çdo STANAG/AP në MM/SHP), janë përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të tyre.

Përfundime

Duke pasur parasysh përmbushjen e objektivit për ndërveprimin me vendet e Aleancës sfidat që duhet të përballojmë në të ardhmen në fushën e standardizimit mendoj që janë:

• Standardizimi në FA është detyrë kombëtare dhe si e tillë duhet të gjejë pasqyrim edhe në Ligjin Kombëtar për Standardet dhe Cilësinë.5 Aktualisht Ligji nr. 9870 datë 04.02.2008 për Standardet në RSH nuk merr në studim fushën ushtarake (prandaj në të ardhmen kërkohet të bëhen disa shtesa në këtë ligj ku të përfshihen edhe FA).

• Bashkëpunimi me Drejtorinë e Standardeve dhe Cilësinë (Ministria e Ekonomisë) si dhe FA-së ka të nevojshëm përfaqësimin me përfaqësues të saj të përhershëm ushtarak. Përfaqësimi i tillë do të bëjë të mundur përcaktimin koherent të politikave të FA në qeveri, përcaktimin e kostove reale të proçeseve standardizuese në ushtri në kuadër vendi.

• Sistemi i trajnimit i personelit që do të punojë në fushën e standardeve është një cikël tjetër që duhet vlerësuar drejt në FA. Lidhur me këtë duke u mbështetur

5 Ligji Kombëtar për Standardet dhe Cilësinë

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

Page 193: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

193

Nga standardizimi spontan në një sistem standardizimi funksional Nënkolonel Arben Bregu

edhe në përvojën e vendeve anëtarë të rinj në NATO mendojmë që ky trajnim të përfshijë institucionet arsimore dhe personelin që mbulon problemet e standardizimit në FA.

• Një aspekt tjetër prioritar i standardizimit duhet të jetë lidhja e tij e ngushtë me modernizimin e njësive të FA. Duke qenë se FA janë në një proçes modernizimi, një nga parimet themelore të standardizimit është që ai t’i paraprijë modernizimit të njësive të FA, nëpërmjet vendosjes së një lidhjeje midis bordeve, strukturave dhe programeve respektive. Vendimmarrjet duhet të synojnë që çdo pajisje dhe sistem i ri që futet në përdorim në FA të jetë në përputhje me STANAG/AP përkatëse e me kontrollin e cilësisë së Aleancës.

• Zhvillimin e një skeme të pjesëmarrjes së vendit tonë në organizmat e standardizimit të NATO-s, në Organizatën e NSO, në Agjencinë e NSA, në Bordet e Standardizimit të saj, si dhe grupet e punës ku ne kemi interes.

• Sistemi i standardizimit duhet të synojë shfrytëzimin në maksimum të teknologjisë së informacionit. Për këtë duhet të zgjerohet numri i përdoruesve civilë dhe ushtarakë në FA që përdorin website-in e Agjencisë së NATO-s për Standardizimin (NSA) si dhe sistemet e standardizimit të aleatëve të NATO-s.

• Përgatitja nga ana e QAM të një fjalori për terminologjinë në fushën e standardizimit, i cili është në proçes dhe do t’u vijë në ndihmë personelit që do të menaxhojë problemet e standardizimit në FA.

Referencat:

1. NATO Policy for Interoperability.

2. Direktiva e Standardizimit në FA.

3. Manuali i Standardizimit në FA.

4. Ligji Kombëtar për Standardet dhe Cilësinë.

5. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.

6. Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.

7. Direktiva Ministeriale e Aleancës 2006.

8. Defence Requirement Review, 2007.

9. NATO Capability Codes and Statements.

Page 194: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

194

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA – shenjë e pjekurisë së institucionit të Forcave të Armatosura

Nënkolonel Halil VataShef i Degës së Analizës së Përvojës në QAM

[email protected] (R) Milaim Laçi

Specialist në Degën e Analizës së Përvojës në QAM

Abstrakt: Në këtë trajtim të këtij artikulli, i cili mund të ketë interes për lexuesin ush-tarak dhe civil, por edhe për autoritetet vendimmarrëse dhe elitën e mendimit ushtarak, kemi patur si qëllim të trajtojmë “Lessons Learned” Mësimet e Nxjerra (MN), si dhe ngritjen e tyre në sistem brenda institucionit të FA, si një proces që po tregon pjekurinë e institucionit të mbrojtjes për të përmirësuar vetveten dhe përformancën e njësive të Forcave të Armatosura. Po ashtu do të japim një panoramë të përgjithshme të kon-ceptit të MN në NATO, qëllimin e funksionimit dhe si përdoret ai për transformimin e Aleancës. Aplikimi e zbatimi i këtij sistemi në të gjithë strukturat e FA, është bërë duke përshkruar drejtimet e zhvillimit të tij, ku ka objektin e ndryshimit e transformimit në sistemin DOTMLPFI.

Si një fushë e re veprimtarie për FA kemi parashtruar dhe disa mendime e rekoman-dime bazuar në analizën dhe sintezën e informacionit në dispozicion, në arsyetimin logjik, në argumentet bindëse dhe vlerësim racional të bazuar dhe në eksperiencën e vendeve të tjera për Lessons Learned, por bazuar edhe në përvojën e këtij viti në zbatimin e sistemit të MN në strukturat tona të FA. Këto problematika që rrok ky artikull, pavarësisht diapazonit të tij, mendojmë se mund të përbëjnë një udhërrëfyes për lexuesin, për të njohur e zbatuar në mënyrë institucionale e funksionale sistemin e MN në strukturat e FA.

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 195: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

195

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Hyrje

Forcat e Armatosura të RSH, me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, kanë natyrshëm një dimension të ri. Ky dimension rritet e bëhet më i prekshëm, më ipmerativ dhe më konkret jo vetëm për kontributet që do të japim ne për

sigurinë e paqen, por dhe për të rritur, fuqizuar, përsosur e çuar më tej të gjithë el-ementët e ndërveprimit e standardizimit me NATO-n. Për të gjithë këto, strukturat tona të FA, po e përjetojnë rreshtimin e inkuadrimin në Aleancën e Atlantikut, si një obligim për të marrë përgjegjësi në emër të vendit të tyre e për ta përfaqësuar atë denjësisht në misionet, operacionet e veprimtaritë e përbashkëta. Për këtë kërkohet rritja e kapaciteteve operacionale dhe e ndërveprimit ushtarak, sidomos për njësitë e repartet tona operacionale, që do të duhet të stërviten, kryejnë detyra operacionale dhe misione paqeruajtëse në kuadrin e NATO-s.

Vetë Aleanca ku ne tashmë aderojmë, ka në themel të saj zhvillimin, modernizimin e përsosjen e veprimit e ndërveprimit të saj operacional. Këtë gjë ajo e bën pasi ka dalë në përfundime të sakta të nxjerra nga procese vëzhgimi, evidentimi, grumbullimi, analizimi dhe të vërtetuara në teatrin e veprimtarive operacionale, nëpërmjet siste-meve të avancuara që menaxhojnë e nxjerrin në pah përvojën, qoftë kjo pozitive apo negative. Ky sistem që NATO dhe vendet e saj përdorin quhet sistemi i Mësimeve të Nxjerra “Lessons Learned System”. Veprimtaria kryesore e këtij sistemi menaxhohet e drejtohet nga Qendra e Analizës së Përbashkët e Mësimeve të Nxjerra të NATO-s, (Joint Aanalyses & Lessons Learned Centre), JALLC. Ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s, tashmë kanë aplikuar këtë sistem në strukturat e tyre ushtarake, duke ndjekur e përshtatur metodën që ka aplikuar e përdorur vetë Aleanca.

Zhvillimi i FA, rritja e kërkesave tona dhe obligimet që duhej të plotësoheshin në kuadrin e aderimit në NATO, diktuan që edhe ne të krijojmë një sistem të Mësim-eve të Nxjerra,“Lessons Learned”, me qëllim menaxhimin e përvojës e vënien e saj në funksion të rritjes e fuqizimit të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake. Pas një përgatitje e diskutimi në Komandat Kryesore dhe në Shtabin e Përgjithshëm të konceptit të përgatitur nga QAM, në muajin Mars 2009 u miratua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, paketa e dokumenteve kryesore që institucionalizoi zbatimin e sistemit të Mësimeve të Nxjerra (MN) në FA. Këto dokumente tani janë bërë pjesë e punës dhe veprimtarisë për të gjithë strukturat tona. Ato tani kanë në dorë një metodë krejtësisht të re për të nxjerrë e evidentuar përvojën e tyre në të

Page 196: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

196

gjithë veprimtarinë ushtarake, por me fokus të veçantë atë në fushën operacionale, duke dhënë argumentet e duhura për ndryshim e vetëzhvillim, për të ardhmen.

1. Pse një sistem për Mësimet e Nxjerra?

Para se të flasim për sistemin e MN, mendojmë të ndalemi pak se çfarë janë Mësimet e Nxjerra. “Mësimet e Nxjerra janë njohuri teorike e praktike të përfituara dhe të vërtetuara nga eksperiencat, nëpërmjet vëzhgimit e analizës së stërvitjeve, aktiviteteve ose operacioneve ushtarake që çojnë në ndryshime të veprimeve të mëparshme nga ushtarët, komandantët dhe repartet’’1. Ata mundësojnë zhvillimin e ndryshimin në kahje pozitive të mendimit e veprimit ushtarak nga ushtarët, ko-mandantët dhe strukturat e interesuara. Të mësuarit nga gabimet dhe sukseset e vetvetes dhe të të tjerëve është një fenomen shumë kompleks. Për këtë lind ideja që të gjendet një mekanizëm i veçantë që të përpunojë e nxjerrë produkte të cilat mundësojnë ndryshime në kahje pozitive të strukturave ushtarake të FA, pse jo dhe më gjerë.

Ky mekanizëm apo sistem që quhet “Lessons Learned”, i përdorur nga NATO e strukturat e saj, u përshtat dhe u vu në zbatim këtë vit në të gjithë strukturat tona ushtarake, i quajtur tashmë Sistemi i Mësimeve të Nxjerra në FA.

“Ngritja në sistem e mësimeve të nxjerra për një Forcë të Armatosur është shprehja e pjekurisë, e shëndetit dhe e maturisë se institucionit që ato përfaqësojnë. Ky sistem është tipari dallues kryesor për ushtritë me koncepte të avancuara; ai është pjesë e konceptit të transformimit të Aleancës, për të reaguar e ndryshuar më shpejt se kundërshtari në spektrin simetrik dhe asimetrik. Si të tilla, Mësimet e Nxjerra do të shfrytëzohen në maksimum për të rritur cilësinë e përfomancës së njësive të FA në operacione brenda dhe jashtë vendit”2.

Avantazhet që sjell ai, nëse do të ndiqen procedurat, nuk do të kemi formalizëm, nëse vlerësimi i elementëve të tij nga të gjithë komandantët e shtabet do të zbatohet i plotë dhe me realizëm e objektivitet, do të jenë të mëdha e me vlera për të gjithë strukturat zbatuese. Kjo sepse zbatimi i këtij sistemi bën të mundur përmirësimin e elementëve të gatishmërisë së njësive të FA për mision, për rritjen e kapaciteteve operacionale të tyre, si dhe transformimin e tyre të pandërprerë. “Një forcë në op-eracion dhe njëkohësisht nën transformim; ky synim kryesor realizohet duke bërë

1 Joint Analysis Handbook2 Manuali i MN f. 5

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 197: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

197

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

në mënyrë sistematike ndryshimet që dikton përvoja e operacioneve aktuale në doktrinën, organizimin, stërvitjen, materialet, lidershipin, personelin dhe pajisjet e forcës së ardhshme”3.

Ky sistem është i domosdoshëm në FA, sepse u krijon mundësi lidershipit dhe njësive ushtarake të mësojnë nga sukseset dhe gabimet e tyre dhe të të tjerëve. Një sistem efektiv i MN do të stimulojë e nxisë veprimtarinë pozitive dhe do të shmangë e paran-dalojë përsëritjen e gabimeve. Ai është tani realitet dhe një instrument më tepër në duart tona, për vazhdimin e programit tonë të zhvillimit e transformimit të FA.

Praktika e deritanishme e zbatimit të këtij sistemi në FA, megjithëse në hapat e parë të funksionimit të tij, po jep produktet e para të dala nga veprimtaria në misione, operacione e stërvitje të strukturave tona gjatë këtij viti. Zbatimi i programit të MN i FA për vitin 2009 si dhe programeve të Komandave Kryesore dhe të njësive e reparteve me veçoritë e veprimtarive të tyre, përbën një eksperiencë pozitive për komandantët, shtabet në menaxhimin e zhvillimin më tej të sistemit. Vlerësimet e bëra sidomos për stërvitjet Joint si “Stërvitja Albania Lion -09”; Stërvitja “Bovilla-09”; Stërvitja “JCET-09”; Stërvitja “Comando Spirit-09” (Vlerësim OCC/CREVAL); Stërvitja “Adriatik Eagle-09” dhe për Misioni 1,2-të ALTHEA (EOD) Bosnjë; Hercegovinë; Mi-sioni 1,2-të Çad Afrikë e Jugut; Misioni 13,14-të ISAF Kabul Afganistan; Misioni 7-të Mjekësor ISAF (Herat ); Stërvitje në kuadrin NATO/PfP/A-3 dhe dy palëshe; Stërvitja “Adriatik Eagle-09”; Stërvitja “Adrion Livex- 09”, kanë identifikuar mjaft probleme për rekomandime e mësime të identifikuara që gjithësesi janë në procesin e selektimit, monitorimit e më pas miratimit të tyre. Kjo përvojë dhe eksperiencë e fituar këtë vit edhe pse jemi në fillesat e promovimit të produkteve të para të dala nga zbatimi i këtij sistemi, tregon se mund të bëhet plotësisht funksional. Gjithashtu ai tregon se ka vlera përdorimi e aplikimi jo vetëm në rang FA, por edhe përbrenda Komandave, njësive e reparteve, sidomos për MN të nivelit taktik, aq të domosdoshëm për rritjen e kapaciteteve operacionale të reparteve e nënreparteve ushtarake.

2. Organizimi e funksionimi i sistemit të MN (Lessons Learned) në nATO

Këshilli i Atlantikut të Veriut, si organi më i lartë vendim-marrës i NATO-s, shpalli Politikën e re të NATO-s për MN në Tetor 2008. Kjo politikë rrënjos arsyet racio-nale për zhvillimin e aftësisë së MN në nevojën që ka NATO për përmirësimin dhe

3 Manuali i MN në FA f. 7

Page 198: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

198

zhvillimin e pandërprerë të sferës së plotë të aftësive politiko-ushtarake. Politika vendos përgjegjësitë për aftësinë e MN në të gjitha nivelet e komandimit. Për sa më sipër, ACT (Alliance Command Tranformation) ka rolin kryesor në zhvillimin e aftësisë së MN të NATO-s, nga niveli Strategjik i Komandimit dhe poshtë. Kjo do të thotë që duke bashkëpunuar ngushtë me ACO, ACT punon të sigurojë që aftësia e MN për të bërë ndryshime rrënjësore në DOTMLPFI të funksionojë në mënyrë sa më të plotë. Doktrina dhe Politika sigurojnë drejtimin dhe udhëheqjen në të gjitha fushat e veprimtarisë në NATO. Doktrina dhe Politika bazohen në “Concept Paper”, që është dokument i nivelit të lartë i cili përshkruan aftësinë dhe dobinë që ka ky koncept për të operuar në çdo sferë të veprimtarisë ushtarake.

Dokumenti i Politikës, bazuar në këtë koncept, artikulon në detaje aftësinë që kanë MN të dala nga veprimtaritë operacionale e stërvitore “JOINT”, për të ndërhyrë dhe për të bërë ndryshime në DOTMLPFI. Për shembull, politika e NATO-s për MN shtjellon pikë për pikë parimet e drejtimit, vizionin, përshkrimin e elementëve të aftësisë, gjendjen përfundimtare, rolet dhe përgjegjësitë, si dhe lidhjet me organizma të tjerë të MN.

Aftësia e MN të NATO-s në nivelin e Komandimit Strategjik dhe poshtë sigurohet nga Direktiva 80-6 e dy komandave Strategjike, e cila është e aplikueshme në të gjitha nivelet e komandimit të NATO-s. Kjo direktivë sqaron saktë se kush ka përgjegjësi për MN, duke saktësuar se organizimi, drejtimi e zhvillimi i këtij procesi është përgjegjësi e çdo komande në të gjitha nivelet e komandimit. Kjo është pika më determinante e cila shpesh humb në praktikë. Ekzekutimi dhe implementimi MN nuk është përgjegjësi e organizmave që merren me MN, por i organizmave të një sfere më të lartë. Nëse çdo nivel komandimi ose komandë ka mundësinë për nxjer-rje të MN, si dhe aftësinë për shpërndarjen e tyre në nivele më të larta të zinxhirit të komandimit, me qëllim të bërjes së ndryshimeve në DOTMLPFI, atëherë mund të themi se MN do të kontribuojnë në përmirësimin e kapaciteteve operacionale të strukturave ushtarake të NATO-s. Është kjo arsyeja që për shumë vende, nuk është e domosdoshme të zhvillohen Doktrina dhe Politika nga fillimi, sepse ka në përdorim shumë modele të gatshme të NATO-s dhe të vendeve të tjera anëtare, të cilat shumë mirë mund të përshtaten me nevojat specifike që ka çdo vend anëtar. Adaptimi i këtyre modeleve nga të tjerët sipas specifikave të çdo vendi do të lehtësojë shumë ndërveprueshmërinë e sistemit të MN në kuadrin e zhvillimit të sistemit të Les-sons Learned të NATO-s. Jo të gjithë zgjidhjet që dalin nga sistemi i aplikimit të MN, kërkojnë të sjellin ndryshime të DOTMLPFI. Komandat Kryesore, njësitë e repartet,

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 199: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

199

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

mundet që “thjesht të përshtatin TOP të tyre, për të adaptuar aspektet e veçanta të një mjedisi operacional’’4. Rekomandimet që dalin nga analizat e veprimtarive krye-sore që do të kryejë çdo strukturë, do t’u shërbejnë komandantëve për të qartësuar më mirë idetë në vendimmarrjen e tyre.

MN do të nxirren nga veprimtaritë operacionale e stërvitore të çdo vendi anëtar ose strukturë të NATO-s në veprimtaritë e tyre ose në ato të përbashkëta. Sistemi i MN krijon praktika e siguron kushte për marrjen dhe zbatimin e MN të NATO-s dhe vendet aleate. Për këtë qëllim një detyrë e përgjegjësi të veçantë ka Qendra e Analizës së Përbashkët dhe e Mësimeve të Nxjerra (JALLC) e NATO-s, me dislokim në Lisbonë (Portugali). Mësimet e evidentuara nga kjo Qendër, me veçori të përafërta me standardet e secilit vend anëtar, shërbejnë si materiale studimi për dhe koman-dat e strukturat e tyre ushtarake. Ata bëjnë identifikimin, përshtatjen dhe zbatimin e tyre, në ato fusha, sektorë e struktura ku do të paraqitet interes. Edhe FA të RSH kanë tashmë përvojën e duhur të bashkëpunimit e koordinimit me këtë Qendër. Database i kësaj Qendre, është një thesar i pashtershëm për MN në aspekte e fusha të gjëra të veprimtarive operacionale e stërvitore, ku dhe strukturat tona ushtarake, mund të marrin e zbatojnë mësime të gatshme të nxjerra nga përvoja në misione e operacione të strukturave të NATO-s ose vendeve të tjera anëtare të saj.

NATO çdo vit zhvillon me të gjithë vendet anëtare dhe ato partnere Konferencën e Lessons Learned, për të analizuar e nxjerrë në pah punën e bërë në evidentimin, përpunimin, nxjerrjen e shpërndarjen e MN (Lessons Learned). Përfaqësimi e pjesëmarrja e FA në këtë konferencë këtë vit (20-22 Tetor) tashmë si vend anëtar, ka krijuar një tjetër vizion në punën tonë dhe për menaxhuesit kryesorë të tij në QAM. Përvoja e NATO-s dhe të tjerëve në zhvillimin e sistemit të MN, po filtrohet e përshtatet për t’u zbatuar nga strukturat tona. Këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe seminari për zbatimin e sistemit të MN në FA, me shefat operacional të njësive e batalioneve i zhvilluar në muajin Nëntor 2009.

3. Faktorët bazë për ndërtimin, zbatimin dhe zhvillimin e sistemit të MN në FA

Sistemi i MN mbështetet në themele të siguruara nga elementët kryesor përbërës të tij dhe funksionimi e tij do të varet nga mënyra se si këto elementë do të trajtohen e mbahen në konsideratë gjatë gjithë proçesit. Të menduarit për MN, si mundësi ose aftësi, nxit zhvillimin për një kuptim sa më të saktë për forcën që ka MN në zgjidhjen

4 BI- SC Directive, Number 80-6

Page 200: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

200

e problemeve dhe vështirësive në të gjitha fushat e veprimtarisë së FA. Një program efektiv i MN, kërkon sistemin e menaxhimit të njohurive dhe të informacionit në fusha si: Doktrinë, Organizim, Stërvitje, Pajisje, Lidership, Personel, Shërbime dhe Ndërveprueshmëri, në të gjitha nivelet e komandimit në Forcat e Armatosura. Ne do të shikojmë secilin prej këtyre elementëve në detaje për të nxjerrë më në pah ku qëndron rëndësia dhe domosdoshmëria e tyre në konceptimin e zbatimin e sistemit të MN në FA. Vetë sistemi, që të funksionojë, duhet të plotësohet e zhvillohet duke ju përmbajtur këtyre drejtimeve apo faktorëve për të cilin ai vetë shërben. Kjo edhe për faktin se ai ka synim e qëllim kryesor të tij, përmirësimin e këtyre drejtimeve të zhvillimit e modernizimit ushtarak.

Doktrina

Dokumentet kryesore doktrinore që udhëheqin punën e të gjithë komandave dhe shtabeve për zbatimin e Sistemit MN janë, Doktrina e Stërvitjes dhe Arsimimit në FA; “Udhëzimi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për zbatimin e sistemit të MN në FA të RSH”; Programi vjetor i zbatimit të MN në FA; Manual i Mësimeve të Nxjerra në FA si dhe dokumente ndihmëse të Sistemit MN si: Raporti pas Kryerjes së Vëzhgimeve; Raporti i Mësimeve të Identifikuara; Raporti i Mësimeve të Nxjerra; Plani i Veprimit; Raporti pas Kryerjes së Aktiviteteve (AAR); etj.

Krijimi i kësaj pakete me dokumentet bazë doktrinorë, por edhe i manualit të MN në FA, i cili tani sapo ka dalë nga botimi, do të shërbejnë për një orientim të drejtë të veprimtarisë për ta lëvizur përpara procesin e nisur të MN në FA. Përvojat dok-trinore të vendeve të Aleancës dhe të NATO-s, mundësojnë mbajtjen e sistemit në vëzhgim e korrigjim të atyre praktikave e procedurave që do të rezultojnë jo efikase në punën e veprimtarinë e të gjithë strukturave ushtarake në përgjithësi, por edhe për personelin ushtarak që merret me menaxhimin e detyrimeve që kanë komandat e strukturat gjatë zbatimit të sistemit.

Organizimi

Pyetja kryesore për konstruktin organizativ të sistemit të MN është: “Cila formë organizimi e sistemit të MN do të jetë më shumë efektive për tu përdorur si në FA në tërësi, por edhe në strukturat e tjera ushtarake të saj, me qëllim që ai të japë ren-dimentin maksimal? Kjo pyetje ka disa dimensione. Për shembull: Mundet sistemi i organizimit të MN të japë produkte cilësore nëse ai organizohet dhe zhvillohet vetëm brenda një njësie apo komande, si në KDS ose në Ministrinë e Mbrojtjes? Mundet sistemi i organizimit të MN të një njësie ose komande t’i shpërndajë produktet e

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 201: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

201

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

veta në të gjithë FA, apo këto produkte do të mbeten brenda saj? Duke e parë në këtë këndvështrim mund të themi se organizimi i sistemit të MN në këtë formë përballet me dy rreziqe kryesore.

Së pari, konstrukti i organizimit të sistemit të MN si më sipër do të krijojë vështirësi në shpërndarjen e informacionit të MN për të tjerët. Pra MN do të ngelen vetëm brenda institucionit. Duke ditur se shumica e operacioneve të FA, kryhen në një mjedis të përbashkët, paaftësia për të ndarë MN midis forcave pjesëmarrëse, do të pengojë kryerjen e misionit si dhe do të ekspozojë forcat përballë një rreziku të panevojshëm. Parë në këtë sens, është e domosdoshme që çdo komandë të zbatojë sistemin e vet të MN, sepse shumica e veprimeve për implementimin e zbatimin e MN kryhen nga brenda.

Së dyti, një sistem i centralizuar i MN, përsëri paraqet probleme. Ky lloj sistemi mund të ngelet i izoluar dhe mund të jetë i paaftë të ketë efekt ose influencë për të bërë ndryshime në DOTMLPFI nëpërmjet procesit të MN. Ky lloj sistemi të jep përshtypjen që mësimet e Identifikuara të procesit të MN kërkojnë veprime korrigjuese vetëm në këto nivele, pra në MM apo rangje të larta strukturore, duke errësuar nevojën jetike që ka sistemi i MN për mbështetje nga strukturat e organizmat e tjerë të FA. Për këtë arsye theksojmë që Mësimet e Identifikuara në procesin e MN janë përgjegjësi e të gjithë komandave të çdo lloj niveli. Në udhëzimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për zbatimin e sistemit të MN theksohet: “Sistemi MN ka strukturat përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm dhe në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Ar-matosura. Bashkëpunimi dhe koordinimi efektiv i punës së këtyre strukturave do të mundësojë realizimin e evidentimit të të dhënave, të zhvillimit të njohurive dhe të zbatimit të sistemit MN në njësitë e FA”5.

Trajnimi

Trajnimi i lidhur ngushtë me krijimin e mundësisë për MN ka disa komponentë: trajnimi i oficerëve të shtabit për MN, analistëve si dhe të gjithë personelit që mer-ret me stërvitjen. Ky trajnim mund të bëhet në kurse të nivelit bazë, të mesëm ose të avancuar. Trajnimi individual i oficerëve të shtabit për MN ka si qëllim që ky ekip të njohë mirë procesin e MN dhe ta administrojë atë si dhe të sigurojë trajnimin e të tjerëve në komandat ku ata operojnë për këtë sistem. NATO organizon kurse të ndryshme për trajnimin e ekipeve për MN si: Kurse Akademike, kurse të mësimit në distancë etj, të cilat janë të lidhura me misionet jashtë vendit. Meqenëse trajnimi

5 Udhëzimi I SHSHP për zbatimin e sistemit të MN në FA

Page 202: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

202

për MN përfshin njohjen e teknikave dhe procedurave të analizës si pika kyçe në tërë procesin e MN, lind si domosdoshmëri krijimi dhe kualifikimi i plotë i analistëve. Kjo mund të arrihet nëpërmjet kurseve në nivel FA ose në kurse të ofruara nga JALLC-u. Është e rëndësishme të theksojmë që një element shumë i fortë në tërë procesin e MN, për sukses ose dështim janë trajnimet për evidentimin, grumbullimin, përpunimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit.

Në sensin e përgjithshëm, në procesin e MN duhet të angazhohen i gjithë personeli (theksojmë këtu veçanërisht ai që merret me trajnimin e forcave) me qëllim që i tërë procesi i MN të mos ngelet pronë e një grupi të vogël ekspertësh; pra të ketë gjithëpërfshirje nga shumë aktorë dhe organizma për të garantuar suksesin e sistemit. Për të garantuar një sistem të MN sa më të qëndrueshëm dhe për tu dhënë përgjigje sfidave të sotme, është jetike të theksojmë që në çdo nivel të komandimit në FA duhet të ekzistojë koncepti bazë trajnim i trajnuesve. Nëse kjo hallkë nuk funk-sionon në formë zinxhiri, do të krijohen vështirësi të mëdha në qëndrueshmërinë e sistemit të MN si dhe mund të çojë në dështim të tij.

mjetet

Mjetet në kontekstin e MN kanë lidhje kryesisht me pajisjet e domosdoshme që përdoren për grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit me qëllim rritjen e aftësisë së MN për të ndërmarrë hapa korrigjues në të gjitha fushat e vep-rimtarisë së FA. Aftësia e MN kërkon software që mundësojnë grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e vëzhgimeve të bëra, MI dhe MN. Gjithashtu ky software duhet të mundësojë menaxhimin e aktiviteteve të tjera si miratimin e rekomandimeve dhe veprimet për implementimin e MN sipas fushave përkatëse. Pajisjet për MN përcaktohen nga forma dhe struktura që ka vetë sistemi i MN në FA si dhe nevojat specifike të tij.

Një sistem i vetëm i MN për tërë FA, që tani ne kemi zbatuar, krijon lehtësira në ndarjen e shpejtë dhe të saktë të informacionit si dhe koordinimin e aktiviteteve me organizma të tjerë që operojnë në këtë fushë. Gjithashtu ky lloj sistemi krijon kushte të përshtatshme për të përgatitur grupet të cilët do të menaxhojnë sistemin e MN në të gjitha nivelet e komandimit dhe më gjerë me të njëjtën mënyrë. Sistemi kombëtar unik i MN për një vend nuk shmang në asnjë rast të vetëm mundësinë dhe aftësinë për të bashkëpunuar ngushtë më sisteme të tjera jashtë vendit sidomos me ato të NATO-s për shkëmbim të ndësjelltë të informacionit dhe të eksperiencës, gjë e cila ndikon direkt në rritjen e qëndrueshmërisë dhe fuqisë së sistemit për të

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 203: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

203

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

ndërmarrë hapa korrigjues. Mbështetja me mjetet e domosdoshme, por dhe krijimi i një database për MN në rang FA, do të përbëjë sfidën tjetër të radhës për vitin e ardhshëm, tani që zbatimi i sistemit të MN është në rrugën e tij të konsolidimit.

Lidershipi

Brenda kontekstit të MN lidershipi siguron tre elementë kyç: udhëheqje, angazhim dhe mbështetje. Udhëheqja fokusohet kryesisht në dhënien e përgjigjeve për pyetje të tilla si: Cilat vëzhgime janë më të rëndësishme për komandën? Nga cilat burime do të merret informacioni për Mësimet e Identifikuara? Me cilët faktorë e aktorë të strukturave të tjera ushtarake mund e duhet të bashkëpunojmë për të lehtësuar implementimin e MN, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve operacionale? Është i tillë organizimi e drejtimi i sistemit të MN të zhvillojë dhe ekzekutojë programin e tij të punës me qëllim bërjen e përmirësimeve të domosdoshme në drejtimet prioritare të zhvillimit të FA?

Angazhimi është i lidhur me përgjegjësitë e ekipeve në procesin e analizës, si dhe drejtimet e implementimit të MN. Lidershipi duhet të vendosë se në çfarë veprimesh korrigjuese duhet të fokusohen për procesin e implementimit të MN, ku ato do të zbatohen dhe kush janë fushat e drejtimet prioritare.

Mbështetja bëhet në dy mënyra:

Së pari, me anë të nxitjes dhe stimulimit të sa më shumë faktorëve për të marrë pjesë në tërë procesin e MN. Kjo mënyrë veprimi është e domosdoshme për të kapërcyer dhe shembur pengesat e zakonshme në procesin e MN; për të gjetur e ndarë mangësitë e konstatuara gjatë tërë procesit, si dhe për të bërë analizën e plotë përse ato ndodhën si dhe bërjen e veprimeve korrigjuese.

Së dyti, angazhimi përfshin ndarjen e fryteve me të tjerët me qëllim të përfitimit nga eksperiencat pozitive por edhe nga ato negative. Roli komandantëve në zbatimin e sistemit të MN është parësor. Ata duhet të shmangin hezitimin për të nxjerrë të vërtetat qofshin edhe kur këto janë jo pozitive. Sistemi i MN nuk ka qëllim denigrimin e punës së individit apo elementëve strukturorë të reparteve ushtarake, në mbarëvajtjen e një veprimtarie nga ku do të bëhet investigimi për MN, por të evidentimit e nxjerrjes së arsyeve objektive që dëmtuan procesin operacional apo stërvitor, më qëllimin e vetëm sjelljen e bërjen e ndryshimeve në SOP, TOP ose në DOTMLPFI tё NATO-s: tё zhvillimit tё doktrinave (D), tё strukturës organizative (O), tё sistemit tё stërvitjes dhe arsimimit (T), tё modernizimit tё sistemeve dhe pajisjeve luftarake (M), tё zhvillimit tё lidershipit (L), tё menaxhimit tё personelit

Page 204: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

204

(P), tё infrastrukturave ushtarake (F), si dhe tё ndërveprimit me njёsitё ushtarake tё vendeve tё NATO-s (I).

Personeli

Procesi i MN është përgjegjësi e të gjitha strukturave të FA dhe më gjerë, megjithëse disa struktura si QAM do të duhet të zhvillojë ekspertizë të gjerë në analizë dhe ad-ministrimin, ndërsa repartet operacionale për zbatim dhe implementim. Kjo do të varet nga struktura ushtarake dhe nga organizimi i bërë për zbatimin e sistemit të MN si dhe personeli që vepron në interes të tij. Nisur nga misioni që kanë FA themi se përgatitja dhe trajnimi i të gjitha strukturave të saj është domosdoshmëri jetike. Parë në këtë sens dhe duke vlerësuar rolin dhe përgjegjësinë që ka sistemi i MN, konkludojmë se pajisja e këtij sistemi me personel të përzgjedhur dhe mirëtrajnuar, i aftë të japë ekspertizë në të gjitha fushat e veprimtarisë së FA është detyrë parësore në të gjithë zinxhirin e komandimit ushtarak.

Nga sa më sipër themi se pjesa kryesore e personelit menaxhues të MN duhet të jetë ushtarake. Por theksojmë se kemi plot ekspertë nga pjesa civile (ushtarakë në rezervë), bile dhe me grada shkencore, të cilët do të luajnë rol të rëndësishëm në fushën e kryerjes së analizave komplekse dhe më gjerë për të rritur efektivitetin e sistemit të MN në FA. Pra sistemi i MN në FA duhet të përfshijë brenda vetes personel ushtarak dhe civil me njohuri të plota të programit të MN dhe më gjerë, i aftë për të diagnostikuar problemet specifike ushtarake, kryerjen e procesit të analizës, for-mulimin e rekomandimeve dhe implementimin e shpejtë të tyre. MN janë produkte njohurish të cijat prodhojnë ndryshime praktike në operacione. Prandaj personeli i MN është më shumë si ”mekanik në profesion, se sa arkivues”-problemi është të bëjmë makinën të punojë më mirë, jo të menaxhojmë e grumbullojmë raporte që kjo makinë nuk punon siç duhet. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë trajnimet e personelit në vazhdimësi, që të rritet ekspertiza e tyre jo vetëm si evidentues faktesh në fushën e operacionit, por edhe si analizues të tyre duke përcaktuar jo vetëm shkaqet e ndo-dhive, por edhe duke dhënë arsyet pse ato ndodhën, çfarë nuk funksiononte dhe ajo që është kryesorja, çfarë duhet bërë për ta ndryshuar e përmirësuar atë.

Shërbimet e pajisjet

Shërbimet duhet të mbështesin në çdo aspekt dhe hap pas hapi sistemin e MN. Ngritja e funksionimi i sistemit të MN në FA, me të gjithë elementët e tij përbërës, kërkon një njohje të plotë mbi funksionimin e tij dhe vizionin përpara për bërjen funksional të praktikave e procedurave të sistemit në tërësi. Shërbimet e mbështetja

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 205: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

205

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

logjistike do të jetë pjesë e mbështetjes së përgjithshme të misionit, operacionit apo stërvitjes. Megjithatë mbështetja e sistemit me pajisjet e programet soft, të tipave modern, të cilat tani janë në projektet e ardhshme të FA, mbështetja me ekipe vëzh-guesish sidomos për veprimtaritë kryesore nga ku synohet të evidentohet përvoja do të jenë shërbimet më të domosdoshme në mbështetje të sistemit. Çdo Njësi apo Komandë duhet të krijojë infrastrukturën e domosdoshme për funksionimin sa më normal të sistemit të MN në të gjithë zinxhirin e komandimit të tyre. Kjo do të ar-rihet duke shfrytëzuar burimet financiare dhe njerëzore të brendshme, por dhe ato të jashtme, sidomos me Shtabin e Përgjithshëm të FA si dhe me organizma të tjerë qeveritar dhe jo qeveritar që operojnë në sistemin e MN. Në qoftë se nuk krijohet një marrëdhënie e tillë, ka rrezik që sistemi e MN të mbetet steril.

ndërveprueshmëria

Ndërveprueshmëria krijon mundësinë që struktura të ndryshme ushtarake që ap-likojnë e zbatojnë sistemin e MN të kooperojnë dhe të ndajnë midis tyre vëzhgimet e kryera, MI, veprimet korrigjuese që janë marrë si dhe Mësimet e Nxjerra. Kjo ka disa avantazhe: Së pari përmirëson cilësinë e rekomandimeve që do të paraqiten dhe fuqizon në mënyrë potenciale tërë sistemin e MN. Së dyti krijon mundësi dhe hapësirë më të gjerë për zhvillimin sa më të plotë të procesit të analizës, për të nxjerrë rrënjët, “përse problemi ose problemet kanë ndodhur”? Përdorimi i rregullave dhe i procedurave të përbashkëta në tërë sistemin e MN nga të gjithë organizmat që oper-ojnë në këtë sistem, do të bëjë të mundur rritjen cilësore të ndërveprueshmërisë. Me një terminologji të përbashkët, sistem veprimi e vlerësimi pak a shumë të njëjtë, njerëzit mund të mësojnë më shumë dhe më shpejt nga njëri tjetri. Këtij qëllimi i shërbejnë marrja e studimi nga ana jonë i mjaft MI, MN nga JALLC. Koj e fundit është e hapur të ndihmojë të interesuarit me materiale të MN nga database i saj, mjafton që secili ushtarak i interesuar të ketë një adresë email zyrtare të FA.

4. Vizioni për të konsoliduar sistemin e MN në FA

Zhvillimi e konsolidimi i sistemit të MN në FA, nuk mund të bëhet menjëherë. Ky sistem që sapo është përvijuar tashmë si një aktivitet i rëndësishëm në programin e të gjithë strukturave ushtarake, do të kërkojë kohën e nevojshme për tu perfek-sionuar si teori e praktikë. Puna më e madhe do të duhet që vetë sistemi jo vetëm të funksionojë si procedurë, por që ai të prodhojë produkte që do t’u shërbejnë rritjes e zhvillimit të aftësive operacionale të strukturave. Për këtë do të duhet që fokusi i të gjithë komandave e shtabeve të fokusohet e përqendrohet në këto drejtime:

Page 206: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

206

• Në trajnimin e personelit oficer, nënoficer për të kuptuar e zbatuar procedurat e funksionimit të sistemit dhe për të rritur objektivitetin dhe saktësinë në plotësimin e informacioneve e dokumenteve që kërkohen.

• Në zhvillimin e trajnimeve dhe instruksioneve me komandantët e të gjithë niveleve, sidomos me ata që shkojnë në misione ushtarake, për të plotësuar informacionet e formatet e vëzhgimit.

• Në zhvillimin e trajnimeve me të gjitha hallkat komanduese, por në veçanti me ato të niveleve të ulëta, mbi vëzhgimin, evidentimin e grumbullimin e materialeve e informacioneve për MN të nivelit taktik.

• Në kualifikimin e parapërgatitjen e komandantëve e shtabeve për të përgatitur raportet e pasveprimit ( After Action Report; AAR).

• Në zhvillimin e bashkëpunimit e koordinimit midis të gjithë aktorëve menaxhues të sistemit të MN në FA dhe më gjerë.

• Në përpjekjet për të rritur shpejtësinë e marrjes e dhënies së informacionit, sidomos të atyre që vijnë direkt nga trupat në misione e operacione paqeruajtëse.

• Në rritjen e cilësisë së produkteve që dalin nga procesi i analizës si për rekomandimet për ndryshime, dhe mësimet e identifikuara, që ato të kenë vlera aplikative për transformimin e strukturave të FA dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të tyre.

• Në angazhimin e komandave të reparteve për përcaktimin e kërkesave të tyre për analizë, për të orientuar QAM në synimet e objektivat e tyre për të cilin është bërë vëzhgimi.

• Në pjesëmarrjen e oficerëve tanë për trajnim të kualifikuar të tyre, në kurset e oficerit analist që ofron NATO nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Mësimeve të Nxjerra të NATO-s (JALLC), trajnimet e seminaret e shkurtra dhe konferencat e Lessons Learned.

• Në zhvillimin e kërkesave operacionale për mjetet e pajisjet (sistemet) që duhen për zhvillimin e sistemit të MN në të gjithë strukturat e FA.

• Në zbatimin e detyrave e masave të planit të integrimit në NATO për MN të përcaktuara e të riprecizuara në shtator 2009 me ACT.

• Në përgatitjen e një ekipi vëzhguesish me specialistë, analistë të fushave të

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 207: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

207

ndryshme ushtarake, për t’u përdorur në vëzhgime të aktiviteteve të rëndësishme, qofshin këto misione, operacionale apo stërvitje Joint.

• Në krijimin e një database të MN të FA i cili të jetë arkivuesi, por dhe distributori për mësimet e identifikuara, mësimet e nxjerra, rekomandimet e dhëna si informacionet që kanë shërbyer për t’i nxjerrë ato.

Realizimi i këtyre synimeve do të jetë një sfidë për të gjithë komandantët, shtabet e të gjithë niveleve ushtarake, por në veçanti për oficerët menaxhues të sistemit pranë J/G/S -3. Tani që hapat e parë janë hedhur, që sistemi i MN është ngritur, që cikli i funksionimit të tij në një stërvitje apo mision është mbyllur, ngelet që t’i japim më tepër saktësi, shpejtësi, realizëm, objektivitet, vlerësim, gjykim për ta perfeksionuar më tej dhe për të rritur cilësinë e produkteve që sistemi i MN do të prodhojë për FA.

Referencat:

1. Joint Analysis Handbook.

2. Manuali i Mësimeve te Nxjerra.

3. BI- SC Directive, Number 80-6.

4. Udhëzimi i SHSHP për zbatimin e sistemit të MN në FA.

5. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA, Viti 2007.

6. Direktiva e Mbrojtjes e vitit 2009.

7. Direktiva Ministeriale e Aleancës 2006.

8. NATO Capability Codes and Statements.

Zbatimi i konceptit të “Lessons Learned” në FA Nënkolonel Halil Vata & Major (R) Milaim Laçi

Page 208: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

208

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) – Aktualiteti dhe perspektiva e tij pas anëtarësimit në NATO”

Nënkolonel Alfred DishaShef i Degës së Zhvillimit, Qendra e Analizave të Mbrojtjes

[email protected]

Abstrakt: Qëllimi i këtij shkrimi është të informojë komunitetin e forcave të Arma-tosura, civil dhe ushtarak si dhe autoritetet vendim-marrëse dhe elitën e mendimit ushtarak për rolin e Zhvillimit te Koncepteve dhe Eksperimentimit (CD&E) në trans-formimin e forcës si në strukturat e NATO-s por edhe të vendeve të ndryshme. Në këtë tendencë transformuese janë përfshirë edhe forcat tona të armatosura. Qenia tashmë anëtare e NATO-s, kërkon që edhe forcat e armatosura të jenë sa më të integruara me strukturat, zhvillimet konceptuale dhe pjesëmarrjen aktive në të gjithë aktivitetet e drejtuara nga NATO.

Anëtarësimi në NATO, krahas përfitimeve të padiskutueshme, shoqërohet edhe me detyrime të shumta. Një nga këto detyrime është edhe ngritja e një sistemit për zhvil-limin e koncepteve të reja në Forcat e Armatosura. Konceptet ekzistuese në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duhet të përpunohen në realitetin e ri të Mbrojtjes Kolektive në kuadër të Aleancës, por në të njëjtën kohë lind e domosdoshme edhe zhvillimi i koncepteve të reja vizionare për të ardhmen. Dokumentet kryesorë të Forcave të Ar-matosura duhet të orientohen në këtë realitet të ri dhe të konsiderohen si Konceptet Institucionale Themelore të Forcave të Armatosura, nga ku do të marrin jetë të gjitha konceptet e tjera që rrjedhin nga hierarkia konceptuale. Ngritja e një sistemi të tillë institucional në zhvillimin e koncepteve në Forcat e Armatosura nuk është një gjë e lehtë. Kjo kërkon angazhime institucionale, zhvillim politikash për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat respektive të NATO-s për Zhvillimin e Koncepteve dhe Eksperimentimin, marrje dhe ekzekutim përgjegjësish si

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 209: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

209

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

dhe angazhimin e mendimit më të kualifikuar intelektual dhe akademik të ushtarakëve dhe civilëve që punojnë në Forcat e Armatosura. Forcat e Armatosura asnjëherë nuk do të kenë mundësi si intelektuale, por edhe financiare për të zhvilluar në mënyrë vetjake të gjithë konceptet që i duhen Forcave tona të Armatosura. Energjitë duhet të kanalizohen kryesisht në njohjen e koncepteve themelore të NATO-s (Capstone Con-cepts), adaptimin e tyre sipas specifikave të vendit tonë, zhvillimin e atyre koncepteve kombëtare më të domosdoshme si dhe në bashkëpunimin me NATO-n dhe vendet e tjera që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.

Plan 5 vjeçar i integrimit në NATO krahas fushave të tjera të transformimit shikon si të rëndësishme edhe ndërtimin e një sistemi të besueshëm dhe të thjeshte brenda mundësive reale të Forcave të Armatosura për zhvillimin e koncepteve dhe eksperi-mentimin. Në këtë kuadër, në këtë shkrim në mënyrë të përmbledhur do të paraqes rolin e zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit në vetë transformimin e NATO-s, përpjekjet tona për zhvillimin e një vizioni në zhvillimin e koncepteve në vendin tonë, pjesëmarrësit kryesorë në këtë proces si dhe disa nga drejtimet kryesore ku ne duhet të bashkëpunojmë me strukturat e NATO-s/ACT për zhvillimin e koncepteve dhe eksperi-mentimin si një nga promotorët kryesorë në zhvillimin dhe transformimin afatmesëm dhe afatgjate të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

1. Roli i zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në transformim-in e NATO-s

Natyrisht, që në këtë shkrim nuk kam për qëllim të trajtoj në hollësi të gjithë procedura që ndjek NATO/ACT në procesin e zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit dhe menaxhimin e tyre por kryesisht të nxjerr në pah

shkurtimisht rëndësinë që luan Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në transformimin e forcës për përmirësimin e kapaciteteve dhe doktrinave dhe rritjen e efektivitetit të aleancës në operacionet e së ardhmes.

Siç dihet NATO është vazhdimisht në transformim dhe rolin udhëheqës në nivelin strategjik, për transformimin e strukturave, forcës, kapaciteteve dhe doktrinave për të përmirësuar efektivitetin e aleancës e ka Komanda e Aleancës për Transformim në Norfolk VA, USA. Një nga fushat kryesore të transformimit që çon në zhvillimin e kapaciteteve të ardhshme është edhe zhvillimi i koncepteve dhe eksperimentimi. Lidhur me transformimin dhe krijimin e kapaciteteve të së ardhmes ish- sekretari i mbrojtjes se SHBA Donald Rumsfeld shkruan: “Ndërkohë që ne përgatitemi për të ardhmen, ne duhet të mendojmë në një mënyrë tjetër dhe të zhvillojmë ato lloj forcash

Page 210: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

210

dhe kapacitetesh që mund të adoptohen shpejt në sfidat e reja dhe situatat e papara-shikuara. Ne duhet të transformojmë jo vetëm kapacitetet që kemi në dispozicion por edhe mënyrën e të menduarit, mënyrën e të stërviturit, mënyrën e zhvillimit të stërvitjes dhe mënyrën e të luftuarit. Ne duhet të ndryshojmë jo vetëm forcat tona të armatosura por gjithashtu edhe strukturat që u shërbejnë, duke inkurajuar një kulturë krijuese dhe praktike edhe në marrjen e rrezikut. Ne duhet të nxisim një fryme krijuese në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe të inkurajojmë njerëzit që të kenë iniciative dhe jo të jenë kundërshtues, të parashikojnë rrezikun përpara se ai të shfaqet.”1

Për momentin NATO është duke punuar pa një dokument bazë në Zhvillimin e kon-cepteve dhe eksperimentimin (CD&E). Komiteti Ushtarak (MC) është duke inkurajuar dhe vendosur detyra të vazhdueshme për përmirësimin e politikave, përmirësimin e procesit të zhvillimit të koncepteve dhe mbi të gjitha për unifikimin e përpjekjeve për krijimin e një udhëzuesi (handbook) të NATO-s. Dokumenti i saj kryesor “Politika e Zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit tashmë është përfunduar dhe vetëm pret aprovimin (firmosjen) nga Komiteti Këshillues i NATO-s (NAC).

Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi shikohen nga NATO si një e të pandarë. Nuk mund të eksperimentosh pa patur një koncept. Nëse në eksperimentim prob-lemet duken me të thjeshta kjo nuk shikohet në procesin e zhvillimit të koncepteve, i cili në vetvete kërkon mendim intelektual të avancuar, partneritet dhe koordinim të strukturave të saj dhe të vendeve aleate në unifikimin e mendimeve dhe vendim-marrjes në kuadër të Aleancës. Mësimet e nxjerra në operacione po ndryshojnë në radhë të parë mentalitetin e vjetër, qëndrimin besnik të traditës së kohës së shkuar dhe përgatitjen e oficerit të ri të shtabit dhe të trupës, të aftë për t’u përballur me zhvillimet konceptuale të së ardhmes.

Një nga problemet kryesore të shekullit 21 për aleancën është edhe krijimi i një balance në partnership si brenda vendeve të aleancës por edhe me komunitetin civil, biznesin etj, sepse të gjitha aktivitetet për zhvillimin e koncepteve dhe eksperi-mentimin kanë për qëllim që të përmirësojnë kapacitetet në menaxhimin e krizave, jo vetëm atyre ushtarake por edhe atyre civile. Operacionet e ditëve të sotme janë me një spektër shumë më të gjerë se më parë. Zhvillimi i partneritetit në këto raste shikohet nga NATO si një proces që sjell vetëm përfitime në racionalizimin e ideve, burimeve njerëzore dhe financiare.

1. Secretary of Defense Donald Rumsfeld Transformation Planning Guidance April 2003

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 211: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

211

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Në Simpoziumin e Oslo-s Zv/komandanti i SACT, Adm. James Perowne deklaroi: “Në jemi në një aleancë, dhe një nga konkluzionet kryesore që ne do të arrijmë ka të bëjë me shpeshtësinë e operacioneve të së ardhmes dhe do të ishte marrëzi që të mos koordinojmë përpjekjet midis kombeve me qëllim që të shmangë dublikimet në punën tonë dhe të rrisim ndërveprueshmërinë për forcat e së ardhmes.”2

Aktivitete të ndryshme të NATO-s që kanë të bëjnë me zhvillimi i koncepteve dhe eksperimentimi si konferencat vjetore, grupet e punës, kurset në shkollën e NATO-s Oberamergau Gjermani, apo ato të zhvilluara me ekipe të lëvizshme për trajnim të komunitetit ushtarak dhe civil po luajnë një rol të rëndësishëm për unifikim për-pjekjesh, ndarje dhe marrje përgjegjësish në zhvillimin e koncepteve për kapacitetet e forcës së ardhshme.

Në Procesin e Zhvillimit të Kapaciteteve (CDP) të NATO-s, zhvillimi i koncepteve dhe eksperimentimi është një mjet kryesor që e shoqëron këtë proces për të gjetur zgjidhje për kapacitetet e kërkuara. Procesi i zhvillimit të kapaciteteve ndërthuret me funksionet e zhvillimit të koncepteve dhe ndihmon në përcaktimin e kapaciteteve të kërkuara.

2. Zhvillimi i Sistemit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në Forcat e Armatosura

a) Roli i zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit në transformimin e FA

Forcat tona të Armatosura, pjesëtare të aleancës, tashmë janë përfshirë në nevojën për transformim për të përballuar sfidat e reja të shekullit 21 në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimit (CD&E) nëpërmjet sistemit të ngritur në FA shërben si një nga mjetet kryesore të këtij transformimi.

Për të arritur në metoda logjike të niveleve të larta për zgjidhje të këtyre sfidave Forcat e Armatosura do të kërkojnë të angazhojnë strukturat e saj, kontingjentin intelektual dhe akademik më të mirë dhe në të njëjtën kohë të rrisin bashkëpunimin me strukturat respektive të NATO-s/ACT/CD&E për të qenë si përfitues, por edhe një kontributor modest në këtë proces.

Sistemi i zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit në Forcat e Armatosura presupozon në vetvete që të përmirësojë të gjithë procesin e transformimit për

2 Simpoziumi i Oslos 26 Shtator 2001 “Concept Development & Experimentation”

Page 212: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

212

përmirësimin e kapaciteteve të forcave të armatosura në një situatë të re të sigurisë dhe mbrojtjes. Objektivi është të riorganizojë doktrinat, kapacitetet e forcave dhe të gjitha asetet që kanë të bëjnë me arkitekturën e mbrojtjes jo vetëm për detyra të forcave të armatosura brenda vendit, por edhe në operacione me spektër të gjerë në kuadër të aleancës. Zhvillimet e teknologjisë, sidomos ato kompjuterike krijojnë mundësi të mëdha bashkëpunimi me vendet e tjera të aleancës për analizimin e eksperimenteve, operacioneve ushtarake, stërvitjeve të ndryshme dhe mendimit të zhvilluar intelektual në rang ekspertësh për zhvillimet konceptuale për problematika të ndryshme në fushën e mbrojtjes në tërësi dhe atë të operacioneve në veçanti.

Zhvillimi i koncepteve në FA duhet të shkojë në sinkron me prioritetet e saj për të mbështetur operacione për të gjitha llojet e forcave, tokësore, detare dhe ajrore në interes të angazhimeve ushtarake Joint si për operacionet brenda vendit por edhe ato jashtë vendit. Sistem i Zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në Forcat e Armatosura do të mbështesë transformimin në këto prioritete kryesore:

• Zhvillimi e dokumenteve dhe politikave themelore afatgjata të FA. Këto dokumente që në vetvete përfaqësojnë dhe Konceptet Instuticionale do të jenë në mbështetje të angazhimeve globale në kuadër të Aleancës por edhe të strukturave të tjera ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, dhe transformimin e forcës në një forcë moderne në bazë të standardeve të Aleancës.

• Zhvillimi i prioriteteve strategjikë. Zhvillimet konceptuale në mbështetje të këtyre prioriteteve do të kenë të bëjnë me implementimin e iniciativave transformuese, përmirësimin e kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e vendit, eliminimin e rreziqeve të ndryshme me karakter humanitar dhe mbështetjen e angazhimeve në kuadër të aleancës.

• Zhvillimin e prioriteteve të tjera shtesë për konceptet dhe eksperimentimin. Zhvillimi i koncepteve në nivelet më të larta natyrisht që do të çojë edhe në zhvillimin e koncepteve në nivelin operacional dhe atë taktik. Këto nivele do të mbështeten me koncepte operacionale, funksionale dhe integruese për angazhimet e së ardhmes. Qenia në aleancë nënkupton pranimin dhe veprimin e FA në bazë të standardeve të NATO-s, si rrjedhim detyrë kryesore për ne do të mbetet pranimi i koncepteve operacionale të aleancës dhe adoptimi i tyre sipas kushteve konkrete të vendit tonë.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 213: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

213

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Figura e mëposhtme tregon në mënyrë të thjeshtë se Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi është pjesë e procesit të transformimit të forcave të armatosura.

Figura 1. Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi si pjesë e rëndësishme e transformimit të Forcave te Armatosura.

3. Vizioni i QAM (DZH) në zhvillimin e Sistemit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në Forcat e Armatosura

a. Nocione bazë, hierarkia e koncepteve ushtarake, fushat e zhvillimit dhe lidhja midis tyre në Forcat e Armatosura

Në mënyrë që të dalë më qartë vizioni jonë në zhvillimin e sistemit të koncepteve dhe eksperimentimit dhe gjërat të jenë edhe më të kuptueshme jo vetëm për atë lexues që ka njohuri më të avancuara në fushën e Zhvillimit të Koncepteve dhe Eks-perimentimit dhe rolit të tij në operacionet e së ardhmes është e domosdoshme që të shpjegojmë edhe disa definicione3 kryesore në kontekstin ushtarak që i përkasin kësaj fushe.

Vizion: Vizioni është një përshkrim abstrakt bazë, për një gjendje përfundimtare të dëshiruar “apo aftësia për të parashikuar ngjarje apo zhvillime që mund të ndodhin në të ardhmen”4.

Është e rëndësishme që vizioni i individëve apo strukturave të veçanta si shtabit të përgjithshëm, komandave kryesore, strukturave akademike dhe shkencore të kthehet në një deklarim vizioni të vetë Forcës së Armatosur.

3 Manuali i zhvillimit të koncepteve në FA4 (Microsoft® Encarta® 2008. © 1993-2007 Microsoft Corporation.)

Page 214: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

214

Koncept: Me koncept ushtarak në FA do të kuptojmë përshkrimin e një metode apo skeme për përdorimin e kapaciteteve specifike ushtarake të FA në arritjen e një objektivi apo qëllimi të caktuar, pra e thënë më qartë “koncepti është një nocion ose paraqitje e një ideje se si FA duhet të kryejnë një veprim ushtarak”5. Përdorimi i këtyre metodave do të nënkuptojë përdorimin e forcave ushtarake të FA (njësi, reparte e n/reparte) në termat më të gjerë dhe nivelet më të larta deri në specifi-kimin e përdorimit të një sistemi në veçantitë e tij nga strukturat dhe komandantët ushtarak deri në arritjen rezultateve të dëshiruara. Megjithëse koncepti e zhvillon vizioni në mënyrë më të detajuar, ai akoma qëndron në një përshkrim abstrakt të aktiviteteve të së ardhmes.

Doktrinë: “Doktrina është trupi i mendimit që përfshin parimet themelore me anë të të cilave forcat tona të armatosura do të udhëheqin veprimet e tyre në mbështetje të objektivave që kanë”6. Në vetvete ajo është autoritare, do të kërkojë gjykim në zbatim si dhe do të përfaqësojë konsensusin për zhvillimin e operacioneve në ditët e sotme si brenda vendit por edhe në kuadër të Aleancës.

Eksperiment. (Experimentation) - Një test për të përcaktuar efikasitetin e diçkaje të paprovuar më parë për ekzaminimin e vlefshmërisë së hipotezave, ose për të demonstruar një të vërtetë të njohur 7.

Eksperimentime të Përbashkëta. (Joint Experimentation) - Aftësia për të drejtuar një proces zhvillimi dhe vlerësimi të hipotezave të konceptit institucional, për të identifikuar dhe rekomanduar zgjidhjet me vlera më të mira suplementare për të bërë ndryshime të nevojshme në DOTMLPFI dhe politikat, për të arritur avantazhe të rëndësishme në aftësitë operacionale të ardhshme.8

Koncept Institucional/Themelor. (Capstone Concept). Koncept kryesor që ka për qëllim drejtimin e zhvillimit të forcës luftarake dhe përdorimin e saj së pari duke siguruar një përshkrim të plotë se si të veprojnë përgjatë segmenteve kryesore, spektrit të plotë, dhe përshkrimit të asaj që kërkohet për të arritur objektivat strat-egjikë. Qëllimi i koncepteve institucionale është të drejtojnë zhvillimin e Forcave të Armatosura në operacionet e së ardhmes të drejtuara nga NATO në bashkëpunim me partnerë të tjerë ushtarak dhe organizata qeveritare dhe joqeveritare në interes të realizimit të objektivave strategjik të aleancës.

5 (NATO Definition /AAP-6)6 (NATO Definition /AAP-6)7 (BI-SC Dir 75-4)8 (CJCSI 3170.01F)

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 215: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

215

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Koncept Operacional. (Operational Concept) - Mënyra e veprimit të forcave ush-tarake në fushën e luftimit për përdorimin e artit dhe shkencës ushtarake brenda parametrave të përcaktuara nga direktiva dhe udhëzimet e institucionit epror në kontekstin e operacioneve luftarake dhe jo luftarake, e shpjeguar më thjeshtë, këto koncepte shpjegojnë mënyrën se si do të veprojnë komandantët tanë ushtarak në fushën e luftimit për të fituar mbi kundërshtarin.

Koncept i Operacionit. (Concept of Operation) - Një deklaratë e qartë koncize e zgjedhur nga komandanti për të përmbushur misionin.

Koncept Funksional. (Functional Concept) - Koncept që përshkruan kapacitete të veçanta dhe preferenca të rezultateve të cilat sugjerojnë një zgjidhje për një kërkesë specifike. Qëllimi i tij është të identifikojë në mënyrë të detajuar se si të zgjidhë në mënyrë të qartë ose praktike një problem lidhur me përdorimin taktik, teknik dhe procedural gjatë përdorimit të tyre.

Koncept i Integruar. (Integrating Concept) - Mbështet një ose më shumë koncepte. Qëllimi i tij është të sigurojë strukturën bazë për zhvillimin e kapaciteteve të kërkuara që janë vitale në një zonë apo mjedis ku kryhet misioni, nga fusha e misionit krye-sor për më tepër ajo artikulon llojet e efekteve të kërkuara nëpërmjet një ose më shumë zonave të aftësive. Konceptet të integruara kryesisht fokusohen në forcën dhe funksionet, dhe jo në sisteme specifike.

Modelim dhe Simulim. (Modeling and Simulation) - Është teknologjia dhe metoda e bazuar në automatizimin, që përdor modele të detajuara kompjuterike si dhe simulatorët dhe komponentët e programeve të qëndrueshme për të eksploruar zgjidhjet potenciale, si dhe për të kopjuar kushtet në të cilin ideja ose koncepti duhet të ekzistojë.

Mësime të nxjerra. (Lessons Learned) - Aftësia për të marrë rezultate nga një zhvil-lim apo observim i një veprimi të implementuar që kontribuon për të përmirësuar paraqitjen apo rritur kapacitetin ekzistues.

Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit të Koncepteve. (Concept Development and Experimentation Campaign Plan) - Është një dokument vjetor që përcakton planin e zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentit. Ai thekson objektivat e programit të zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit të përbashkët, metodat, ngjarjet që duhen përdorur për të arritur këto objektiva si dhe burimet (fondet, personelin, pa-

Page 216: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

216

jisjet, infrastrukturën) më të domosdoshme për mbështetjen e ngjarjeve të kërkuara. Ai siguron një planifikim me prioritete shumëvjeçare me ngjarje eksperimentuese për të mbështetur planëzimin, koordinimin dhe alokimin e fondeve.

Transformim. (Transformation) - Një proces i vazhdueshëm dhe aktiv i zhvillimit dhe integrimit të koncepteve të reja, doktrinave dhe kapaciteteve në mënyrë që të përmirësohet efektshmëria dhe ndërveprueshmëria e forcave ushtarake.

Zhvillimi i Konceptit. (Concept Development) - Proces nga i cili janë shpjeguar idetë e konceptit në mënyrë të detajuar që i lejojnë ato të investigohen dhe studiohen nëpërmjet eksperimenteve dhe ngjarjeve të tjera vlerësuese.

Efekt. Efekti përfaqëson një rezultat të dukshëm apo të matshëm gjatë një procesi apo aktiviteti.

Në këtë tërësi definicionesh është e rëndësishme që të ndalemi pak më shumë në termat: vizion,” “koncept,” dhe “doktrinë”. Komuniteti ushtarak shpesh përdor termin “vizion,” “koncept,” dhe “doktrinë” si sinonime të njëra tjetrës, por në të vërtetë ato nuk janë të tilla dhe ndryshojnë nga njëra tjetra. Vizioni dhe konceptet do të gjenerojnë pyetje rreth së ardhmes së forcave të armatosura ndërsa doktrina do të sigurojë përgjigje rreth operacioneve të sotme. Zhvillimi doktrinar do të bëhet pasi konceptet janë analizuar dhe vlerësuar nëpërmjet analizës, eksperimenteve, stërvitjeve ose operacioneve aktuale.

Është e domosdoshme që vizioni për aktivitetet apo operacionet e së ardhmes të shndërrohet në një koncept themelor bazë i cili në përgjithësi të japë një përshkrim të detajuar të kapaciteteve ushtarake të Forcave tona të Armatosura. Konceptet në FA do të zhvillohen sipas hierarkisë së tyre ushtarake. Figurat e mëposhtme tregojnë hierarkinë e koncepteve në FA dhe lidhjen midis tyre.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 217: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

217

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Skema e hierarkisë së koncepteve ushtarake (model)K

ON

CEP

TET

USH

TAR

AK

E

KO

n-

CEP

TET

In

STIT

U-

CIO

NA

LE KONCEPTET INSTITUCIONALE

KO

n-

CEP

TET

OP

ERA

-CI

ON

ALE

KONCEPTET OPERACIONALE TE NIVELIT STRATEGJIK

KONCEPTET OPERACIONALE TE NIVELIT OPERATIV

KONCEPTET OPERACIONALE TE NIVELIT TAKTIK

KO

n-

CEP

TET

FUN

K-

SIO

nA

LE

Komandim

kontrolli

(C2)

Manovra Fuqia

e

zjarrit

Mbështetja e

forcave

Siguria

e

forcave

KO

NCE

PT

ET E

InT

EGR

UA

RA

1.Mbrojtja nga ADM2.Menaxhimi shpërndarjes së aseteve logjistike në kontekstin “Joint”

3.Komunikimi strategjik

4. Shkëmbimi iinformacionit të mbrojtur midis vendeve partnere

5. Opera-cione “Joint” në ter-rene urbane

6. Lufta kundër terro-rizmit

Figura 2. Skema e hierarkisë së koncepteve ushtarake

Hierarkia dhe lidhja e koncepteve ushtarake9

Figura 3. Hierarkia dhe lidhja e koncepteve ushtarake

7. Koncepti i luftës

asime- trike

9 Manuali i zhvillimit të koncepteve në FA

Page 218: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

218

Konceptet themelorë pra ato institucionale kanë lidhje të drejtpërdrejtë me strat-egjinë kombëtare ushtarake, udhëzimin për planëzimin e mbrojtjes, vizionin Joint, dhe dokumente të tjerë themelore që kanë dhe do të zhvillojnë forcat tona të arma-tosura. Mbështetur në këtë aspekt konceptet themelorë bëhen referenca primare për të gjitha aktivitet e tjera në zhvillimin e koncepteve ne FA.

Ndërsa konceptet themelore do të siguron një përshkrim të plotë në nivelin më të lartë hierarkik, konceptet operacionale, funksionale dhe integruese do të përsh-kruajnë në një spektër të plotë kapacitetet e ardhshme ndërvepruese të FA në një shumëllojshmëri perspektivash dhe nivelesh.

Zhvillimi i koncepteve luftarake do të fillojnë si një punë intelektuale e mirëfilltë, duke shfrytëzuar kapacitetet intelektuale dhe akademike të FA dhe më pas një analize dhe eksperimentimi të mirëfilltë do të konfirmohen dhe marrin formën e tyre zyrtare si të domosdoshme për tu pasqyruar në doktrinë dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve.

Procesi i zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimi në FA, natyrisht që nuk mund të fillojnë në mënyrë spontane, ai lind si një nevojë a problem që kërkon një zgjidhje që do të mbështesë kërkesat operacionale.

Zhvillimi i koncepteve në FA do të zhvillohet në 3 fusha kryesore baze; a.Operacionale; b.Funksionale; c. Integruese, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të identifikojnë dhe mbështesin nevojën për kapacitete dhe menaxhimin e tyre.

Zhvillimi i Koncepteve Operacionalë nga ana jonë apo pranimi i atyre të NATO-s do të mbështes planëzuesit e mbrojtjes të FA për të arritur objektivat e larta të FA, ndërsa përcaktimi i kapaciteteve të kërkuara për arritjen e efekteve do të bëhet duke zhvilluar konceptet funksionale. Integrim në vijueshmëri i këtyre kapaciteteve në objektivat e përgjithshme transformuese të forcës do të mbështetet nga zhvillimi i koncepteve integruese. Ky aktivitet natyrisht që do të ndërtojë një hierarki natyrale për konceptet operacionale, funksionale dhe ato integruese. Në figurën e mëposhtme tregohet roli i zhvillimit të koncepteve në procesin e menaxhimit të kapaciteteve.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 219: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

219

Figura 4. Zhvillimi i koncepteve si pjesë e rëndësishme e procesit të menaxhimit të kapaciteteve.

b. Procesi i Zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në FA

Procesi i Zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit në FA do të zhvillohet në bazë të standardeve të NATO-s dhe vendeve të tjera partnere. Natyrisht që në këtë artikull nuk do të trajtojmë në hollësi të gjithë procesin sepse i është trajtuar edhe në Manualin e Zhvillimit të Koncepteve në FA, por do të ndalemi kryesisht në definicione kryesore, objektivat e procesit, skemën kryesorë që shpjegon procesin e zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit, procesin e menaxhimit, rolin e FA në procesin e zhvillimit të koncepteve të NATO/ACT/CD&E, si dhe strukturat e përfshira në këtë proces.

Objektivat

Objektivat që ne kemi vendosur dhe mendojmë ti përmirësojmë në vazhdimësi do të arrijnë:

• Përdorimin sa më të mirë të të gjitha burimeve njerëzore dhe burimeve të tjera për krijimin e zgjidhjeve të reja zhvilluese sipas nevojave të forcave të armatosura në zhvillimin e kapaciteteve për operacionet e së ardhmes, si brenda vendit por edhe në përbërje të aleancës.

• Mbështetja e prioriteteve kryesore të përcaktuara nga FA.

• Përmirësimin në vijueshmëri të procesit të CD&E duke rritur mekanizmin e efektivitetit në interes të Forcave të Armatosura.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 220: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

220

• Aktivizimin ne këtë proces të komunitetit intelektual, akademik dhe strukturave bazë të Forcave të Armatosura për zhvillimin e koncepteve ushtarake sipas hi-erarkisë së tyre.

Natyrisht që për të arritur këto objektiva ne kemi të domosdoshme që të kalojmë fazat e mëposhtme:

• Konsolidimi i strukturave bazë që merren me drejtimin dhe menaxhimin e sistemit të zhvillimit të koncepteve në FA, si QAM (Dega e Zhvillimit të Kon-cepteve).

• Rritjen e aftësive për të koordinuar individë dhe struktura të specializuara brenda Forcave të Armatosura por kur është e domosdoshme edhe me axhensi të tjera të jashtme në fusha të ndryshme ekspertize për zhvillimin e studimeve dhe kërkimeve konceptuale për prioritetet e FA.

• Bashkëpunimit me strukturat e NATO-s/ACT/CD&E dhe vendeve partnere me eksperience në fushën e zhvillimit të koncepteve mbetet e një rëndësie të veçantë.

• Përpilimin e Planit të Zhvillimit të Koncepteve dhe Eksperimentimit për të arritur sinkronizimin e të gjitha përpjekjeve në procesin e menaxhimit të koncepteve.

c. Skema bazë e Procesit të zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit

Skema e mëposhtme e paraqitur në figurën 5 tregon procesin se si do të zhvil-lohet një koncept i cili mund të iniciohet nga nevojat operacionale, ndryshimet në modernizim dhe teknologji, ide të ndryshme, nga mësimet e nxjerra në operacione apo vetë procesi i eksperimentimit. Skema e paraqitur thjeshtëzon për të kuptuar sa më mirë këtë proces të komplikuar me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë (NATO, BE, OKB), dhe bazohet në rezultatet e arritura hap pas hapi nga fillimi deri në fund duke përfunduar me rekomandime përkatëse për implementim ose jo. Natyrisht që pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është draft-plani i zhvillimit të koncepteve i cili përdoret për koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të këtij procesi. Plani do të përcaktojë detyrat për çdo strukturë dhe monitorojë progresin e detyrave të përcaktuara.

Procesi i zhvillimit të koncepteve bazohet në rezultatet e arritura, nevojat operacio-nale, hartimin e një plani, zhvillimin përmirësimin, aprovimin dhe rekomandimet përkatëse.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 221: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

221

d. Menaxhimi i procesit të zhvillimit të koncepteve

Menaxhimi i procesit të zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit mbetet një element kyç për zhvillimin e suksesshëm të sistemit dhe duhet të mbështetet mbi këto principe kryesore:

• Mbështetjen e vazhdueshmërisë së aktiviteteve.

• Vlerësimin e impakteve të mundshme në zhvillimin e programit.

• Ndjekjen e impakteve në program duke pasur parasysh ndryshime të mund-shme.

• Përmirësimin e aktiviteteve për lehtësimin e prioriteteve si dhe monitorimi i progresit në procesin e menaxhimit

Figura 5. Procesi i zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit

Mbështetja e objektivave për sistemin e zhvillimit të koncepteve dhe eksperimen-timit duhet të bëhet jo vetëm nga ato struktura që merren direkt me to por edhe nga aktorët e jashtëm si komandat kryesore, bordi i kërkim zhvillimit, institucionet akademike dhe organizata e struktura të tjera brenda dhe jashtë FA.

Skema e paraqitur në figurën 5, kërkon një interpretim më të gjerë dhe të detajuar, por duke pasur parasysh se Manuali i Zhvillimit të Koncepteve në FA, jep detajime të

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 222: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

222

mëtejshme, do të trajtojmë vetëm prodhimin e një Plani për Zhvillimin Koncepteve. Ky plan do të përgatitet nga struktura (concept lead) që do të zhvillojë konceptin. Në rastin e forcave tona të armatosura si strukturë e tillë mund të shërbejë DZHK/QAM/KDS, Komandat Kryesore, por edhe struktura të tjera që përfaqësojnë ekspertiza specifike. Ky plan do të përmbajë këtë informacion bazë:

• Titullin e konceptit.

• Përshkrimin e konceptit.

• Strukturën dhe përshkrimin e përmbajtjes për dorëzimin final (rekomandi-met).

• Marrësit e konceptit dhe çfarë do të bëjnë ata me të.

• Koha e përfundimit të konceptit.

• Lidhjen me koncepte të tjerë.

• Një plan në dy pjesë që përmban:

- Vlerësimin fillestar të aftësive.

- Burimet që nevojiten për mbështetjen e konceptit.

e. Pjesëmarrësit në procesin e zhvillimit të koncepteve

Procesi i zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit është një proces shumë-funksional dhe ku marrin pjesë shumë aktorë (struktura të FA). Në të njëjtën kohë qenia anëtar i aleancës shtron edhe detyrime të tjera për bashkëpunim dhe pjesëmarrje, njohje të koncepteve të saj dhe ratifikim të tyre. Të gjitha strukturat e paraqitur në figurën 6, mund të japin kontributin e tyre në këtë proces, por në të njëjtën kohë të marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë e tyre. Në pamundësi për të përshkruar në detaje përgjegjësitë e strukturave ju bëjmë me dije se ato do ti gjeni në manualin e zhvillimit të koncepteve ne FA.10

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

10 Manuali i zhvillimit të koncepteve në FA

Page 223: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

223

Figura 6. Pjesëmarrësit në procesin e zhvillimit të koncepteve ne FA

f. Bashkëpunimi më strukturat e NATO-s/ACT për Zhvillimin e koncepteve dhe eksperimentimin.

Zhvillimi i koncepteve dhe eksperimentimit përbën një nga fushat kryesore të transformimit dhe të planit 5 vjeçar të integrimit. Si rrjedhojë bashkëpunimi i strukturave tona sidomos i atyre që menaxhojnë këtë proces me strukturat e NATO-s/ ACT në këtë fushë është i domosdoshëm. Më poshtë po japim disa nga drejtimet kryesore të këtij bashkëpunimi.

• Bashkëpunimi për konsolidimin dhe përmirësimin e sistemit të zhvillimit të koncepteve dhe eksperimentimit.

• Ndjekja e aktiviteteve të Aleancës/ACT në fushën e CD&E.

- Kontribut në përgatitjen e Planit të CD&E.

- Pjesëmarrje aktive në konferencën vjetore për CD&E.

- Pjesëmarrje aktive në Grupin e punës për CD&E dhe Grupin Këshil-limor të NATO-s (NAG).

• Bashkëpunim dhe kooperim individual me vendet e tjera mbi plane specifike të CD&E, qoftë kjo edhe në nivel kombëtar.

• Bashkëpunim në fushën e trajnimit.

- Pjesëmarrje në kurse të zhvilluara nga ACT për CD&E

- Organizim kurse nga ACT/CD&E në vendin tonë.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Alfred Disha

Page 224: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

224

• Regjistrim në portalin e NATO/ACT për CD&E dhe shfrytëzim i dokumenteve dhe brifingjeve në këtë fushë.

Referencat:

1. Strategjia e Sigurisë Kombëtare.2. Strategjia Ushtarake.3. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA-së, (Vizioni Strategjik 2020).4. Direktiva e Mbrojtjes 2009.5. MC Policy for NATO Concept Development and Experimentation, 30 Shtator 2009.

6. ACT Dir 80-7 Managing Transformation, Annex B (Concept Development & Experimentation), 20 Apr. 2005.

7. Materiale të Konferencës për zhvillimin e koncepteve dhe eksperimentimin, Romë Itali Nëntor 2009.

8. Materiale të Working Group për CD&E/ACT, 2009.

9. A Practical Guide for Developing and Writing Military Concepts, December 2002, DART, (Defense Adaptive Red Team), by John F. Schmitt.

10. Call for Proposals for the Concept Development and Experimentation Elements of the 2010-2012 Comprehensive Campaign Plan (ACT CD&E).

11. An analytical approach for constructing and measuring concepts.

12. Concept Development for Future Domains: A New Method of Knowledge Elicitation, Scott B. Shadrick and James W. Lussier. United States Army Research Institute for the Behavioral and Social Sciences.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 225: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

225

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA - Për një sistem simulimi modern sipas standardeve të NATO-s

Nënkolonel Perlat ArapiOficer Shtabi në Degën e Simulimeve, QMS

[email protected]

Nënkolonel(R) Vladimir BullariSpecialist në Degën e Simulimeve, QMS

[email protected]

Abstrakt: Forcat tona të Armatosura kanë në objektivin e vet madhor transformimin e tyre në një forcë krejtësisht profesioniste në fund të vitit 2010. Anëtarësimi në Aleancën Euroatlantike është e natyrshme krahas përparësive të shumta politike dhe ekono-mike që i sjell vendit, ridimensionimit të sigurisë kombëtare, obligon gjithpërfshirjen e saj në implementimin dhe njëherazi familjarizimin, me metodologjitë stërvitore të përshpejtuara, sa më efektive, me natyrë komplekse dhe me kosto sa më të ulët për shtabet, njësitë dhe repartet e FA.

Kërkesat për trajnimin e personelit ushtarak evoluojnë rregullisht e në vazhdimësi, sikundër edhe mjedisi ku operohet i nënshtrohet ndryshimeve të duhura. FA aktualisht po përballen me nevojën për rritjen e efikasitetit operativ të personelit në stërvitje, ndërsa kërkohet minimizimi para së gjithash i shpenzimeve në sistemin e trajnimeve. Kjo gjë bëhet e mundur veç të tjerave nëpërmjet sistemit të simulimeve. Duke mundë-suar kështu standardizimin e proçesit mësimor me vendet e NATO-s, nëpërmjet futjes së metodave dhe sistemeve bashkëkohore simulative në stërvitjen e komandave dhe shtabeve, të njësive dhe reparteve, apo mundësimin e stërvitjeve të përbashkëta të llojeve të armëve dhe shërbimeve në nivel brigadë-batalion, si dhe rritjen e nivelit të përgatitjes luftarake të FA-së, për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta luftarake apo paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO.

“Zhvillimi i Koncepteve dhe Eksperimentimi në FA (CD&E) Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 226: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

226

Simulimi i stërvitjeve ushtarake është një fushë relativisht e re. Ai është një sukses i madh i informatikës dhe elektronikës së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe në vazhdim, duke i përpunuar ato gjerësisht nëpërmjet metodave logjiko-matematikore.

Objekt i këtij artikulli është dhënia e informacionit bazë tek personeli ushtarak dhe ai civil i çdo niveli për simulimet, çfarë janë ato në vetvete, stërvitjet e bazuara në to, gjendja aktuale punës që është bërë nga njësitë e repartet, si dhe perspektiva e tyre në FA.

Bazuar në këto çështje, në këtë artikull do ishte me interes për lexuesin, të japim disa njohuri për simulimet në planin teorik, stadi aktual i punëve, si dhe prirjet e zhvillimit të kapaciteteve të tyre në të ardhmen e afërme dhe atë largët në FA dhe konkretisht:

• Çfarë janë simulimet në vetvete.• Përse nevojiten ato.• Çfarë është e dobishme aktualisht.• Si duhet t’i përdorim ato.• Gjendja aktuale dhe perspektiva e tyre në FA.

Çfarë janë simulimet në vetvete

Kjo pyetje diskuton në përmbajtje, përkufizimet e ndryshme që u bëhen simu-limeve dhe jo në pak raste situatës konfuze rreth saj, modeleve, simulatorëve dhe llojeve të tyre. Informacionet e kualifikuara të paraqitura në këtë pjesë,

u japin mundësinë lexuesve që të kuptojnë natyrën gjithëpërfshirëse të simulimeve, dhe për të dhënë përgjigjen profesionale si? - ku? - dhe pse?, në mënyrë të gjerë ato janë kaq pranë një situate reale luftarake.

Në këtë përgjigje nuk është gjithçka, por ajo në vetvete i krijon mundësi lexuesit, të familjarizohet me termat, të largojë, apo të qartësojë disa prej mistereve, dhe për më tepër të plotësojë njohuritë në përkufizimet bazë.

Në përcaktimin e termit simulim ekzistojnë disa referenca si p.sh nga bizneset, në industri, arsimin, apo qeverisjen, të cilat janë konsultuar e shqyrtuar deri më sot. Mendojmë se me interes për lexuesin do të ishte natyrisht ajo e fokusimit në fushën e mbrojtjes. Përcaktimi apo definimi i tij rëndom si referencë nga”Dictionary” janë të dobishme vetëm për të reflektuar në fushat e tjera, por kurrsesi në atë ushtarake.

Kështu, qartësisht simulimin mund ta përkufizojmë: Një model që prezanton ak-tivitetet dhe ndërveprimet me kalimin e kohës. Simulimi mundet të jetë plotësisht i automatizuar, që nënkupton ekzekutimin e programeve pa ndërhyrjen e njeriut, ose ajo mund të realizohet me ndërveprimin, apo ndërprerjen e tij me ndërhyrjen e përdoruesve.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 227: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

227

Një simulim është një prezantim që operon me tipare apo veti karakteristike dalluese të selektuara, të një bote reale, apo ngjarjeve e proçeseve hipotetikale, që përpunohen e paraqiten nëpërmjet monitorëve në një audiencë të cilësuar. Ajo është zhvilluar në përputhje me proçedurat e njohura apo të supozuar dhe të dhënave, me ndihmën e metodave dhe pajisjeve që variojnë nga më e thjeshta në më të sofistikuarën.

Përse nevojiten simulimet

Një përmbledhje historike e zhvillimit të trajnimeve nëpërmjet simulimeve:

Në fillim të viteve 1970 trajnimet simuluese në ushtritë e vendeve perëndimore dhe SHBA, ishin krejtësisht manuale. Këto simulime kërkonin “battle board“1 që masivisht u prodhuan përmes kontratave komerciale. Këto “battle board” zëvendësonin ter-renet aktuale. Duke pasur parasysh këtë, vendi më popullor për zhvillimin e ”battle board” ishte Fulda Gap, në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në këtë periudhë, në të njëjtën kohë, (1972-1973), njësitë e ushtrisë, për trajnimet e shtabeve dhe reparteve filluan të përdorin kompjuterët, si modele bazë për të llogaritur dëmtimet midis njësive, normat e lëvizjes, konsumin e karburantit, mu-nicioneve etj.

Avantazhet që lidhen me trajnimin nëpërmjet sistemit të simulimeve u bënë të njohura gjerësisht nga vetë përdoruesit. Këto njohuri u bënë ideatorë që eksperi-mentimet si simulime, filluan të bëhen më të pranueshme në programet stërvitore të njësive dhe reparteve. Në vitet e mëvonshme, me zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe futjes së sistemit dixhital, rritjes së nivelit të informacionit, krijuan nevojën e standardizimit të stërvitjeve simuluese për shumë faktorë.

Versionet jostandarde të modeleve të ardhura deri në atë kohë, binin në konflikt të drejtpërdrejtë me konceptin e standardizimit dhe rregulloreve të luftimit të miratu-ara në këto ushtri mbi të cilat bazohej përgatitja stërvitore. Edhe pse versionet jo-standarde vazhduan deri në fillim të viteve 1990, ky qëndrim ishte në konkurrencë me përpjekjet për standardizimin e trajnimit nëpërmjet sistemit simulativ më të përparuar. Kjo situatë krijoi nevojën e krijimit të Qendrës Nacionale Simuluese (QNS) pranë institucioneve arsimore, siç është TRADOKU në SHBA dhe në disa prej ushtrive të tjera të vendeve perëndimore.

Lind pyetja -Përse aktualisht dhe në perspektivë evidentohet nevoja e zhvillimit të kapaciteteve simuluese, në trajnimet e shtabeve dhe trupave? Ka një numër arsyesh

1 battle board–tabela luftimi

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 228: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

228

pse FA nëpërmjet projekteve të miratuara janë përqendruar në përpjekjet e veta në fushën e simulimeve, veçanërisht ato të simulimeve që kanë një fokus të përqendruar në funksionet komandë-kontroll (C2).

Megjithatë, një nga arsyet kryesore që çuan në përdorimin masiv të simulimeve në proçesin stërvitor, ishte ajo e këndvështrimit në fushën monetare. Kjo formë tra-jnimi ulte ndjeshëm koston e përgatitjes stërvitore të shtabeve dhe trupave, duke mos i çuar ato direkt në terren, të shoqëruara me shpenzime të mëdha monetare në fushën logjistike etj. Nga përllogaritjet e bëra për stërvitjen e një brigade në terren, krahasuar me lojën simuluese nëpërmjet sistemit të simulimeve kostua ulet në 10-15%. Rritja e aftësive operacionale të njësive është më shumë se 300%. Disa prej ndikimeve të tjera, që fokusojnë vëmendjen e ushtrisë në trajnimin e tyre nëpërmjet sistemit të simulimeve janë si më poshtë:

• Sigurimi (i forcave pjesëmarrëse në stërvitje).• Vdekshmëria (eliminimi i vdekshmërisë për shkak të mos përdorimit të

armëve).• Mjedisi (nuk krijohen dëme mjedisore).• Përdorimi hapësirave publike (stërvitjet simuluese i reduktojnë ato).• Koha (reduktohet një kohë e madhe, krahasuar me kohën reale stërvitore).• Vargu i kërkesave (distanca e qitjes në terrenin aktual nuk përbën shqetësim,

sikundër në një stërvitje live-fire).• Hapësira manovruese (hapësira manovruese për repartet që trajnohen, përmes

këtij sistemi eliminohen).• Vendosja apo shpërndarja (vendosja apo shpërndarja për stërvitje mund të

ushtrohet lehtë).• Operacionet e përbashkëta.• Doktrinat (kërkesat për stërvitje si një e tërë, janë të arritshme nëpërmjet simu-

limeve).

Mjedisi i përgjithshëm i trajnimit në ushtri është i përbërë nga tre zona të quaj-tura:

- Mjedisi i trajnimit –Live. - Mjedisi i trajnimit Virtual. - Mjedisi i trajnimit Konstruk-tiv.

Këto tre mjedise trajnimi, sigurojnë mbështetje sinergjike në trajnime, duke plotë-suar e mbështetur njëri-tjetrin.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 229: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

229

Virtual Live Konstruktiv

mjedisi i trajnimit–live: Është simulimi i drejtpërdrejtë ku repartet janë fizikisht të dislokuara në rrethana fushimi, apo në një Qendër të Stërvitjes së Luftimit, ose në ndonjë poligon tjetër p.sh, si ai përgatitjes për qitje reale.

Mjedisi i trajnimit-virtual: Është simulimi ku individët, repartet, stërviten duke përdorur simulatorët teknik që replikojnë pajisje aktuale (p.sh simulatorët e aeroplanëve, apo simulatorët e armëve). Pra njerëz realë që operojnë në sisteme simulatore.

Mjedisi i trajnimit-konstruktiv: Simulimi quhet konstruktiv kur përfshin persona të simuluar që veprojnë me sisteme të simuluara. Personeli real (efektivi i qendrës simuluese) përgatit të dhëna (inpute) për sistemin e simulimeve ku trajnohen kuadro dhe shtabe të niveleve të ndryshme.

Qëllimi në një të ardhme jo të largët është të bëjmë të mundur përdorimin e një-kohshëm të tyre (tre llojeve të simulimeve) në të njëjtën stërvitje, që do të thotë, se kjo stërvitje mundëson komandantët, të trajnojnë (konstruktive) ekipet (virtual) që operojnë mbi një “terren” e pasqyruar kjo në hartën e komandantit, ndërsa individët dhe ekipet (live) bëjnë drejtimin faktik të veprimeve të reparteve në atë terren sipas hartës së komandantit2

Çfarë është e dobishme me simulimet

Aktualisht sot ekzistojnë gjashtë fusha simulimesh në familjen e simulimeve (FAM-SIm): Janus, Spectrum, BBS, CBS, TACSIM dhe CSSTSS.

Objektivat e përgjithshme për FAMSIM do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me prirje zhvillimi, për të siguruar që simulimet të mbeten të përshtatshme në fushën

2 AR 5-11, Army Model and Simulation Management Program, 10 June 1992.fq41

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 230: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

230

e trajnimeve ushtarake. Strategjia e FAMSIM ka si objektiv një sërë përmirësimesh “evolucionare dhe revolucionare“ në dy dekadat e ardhshme.

Fig. 1 Grupet e familjes simuluese

janus - në vetvete është një seri hardware të integruar në sistemin dixhital mjaft fleksibël e interaktiv, me ngjarje apo situata, që simulojnë “wargaming” dhe përdoret për trajnimin në togë dhe kompani, për komandantë të nivelit batalion dhe shtabet e brigadës. “Janus” përdor nëpërmjet sistemit të dizhitalizimit një terren me rezolu-cion të lartë, duke e shfaqur atë në një format të ngjashëm me standard, përfaqësim ushtarak, hartë, linja kontur, rrugët, lumenjtë, bimësinë dhe zonat urbane janë të përfaqësuara të gjitha në një format ideal. Minimalisht për të operuar e mbështetur sistemin, “Janus” kërkon një menaxher sistemi dhe një menaxher trajnimi.

Spectrum - është dizenjuar në një Qendër Kombëtare Simulimi, si një proçes ko-mandimi e kontrolli (C2) në trajnimet simuluese, duke trajtuar çdo lloj mangësie në operacionet luftarake njësoj si në luftë. Ai operon në sistemin e punës Windows, me një seri hardware dhe software të rekomanduar për të operuar në simulimet spectrum.

“Spectrum” mund të shërbejë dhe si një linjë bazë simulimi prej të cilave të gjitha teknologjitë e reja të simulimit, përfshihen duke ju përgjigjur me një dimension të plotë, mjedisit operacional njësoj si në një situate luftarake.

BBS - (The Brigade, Battalion Battle Simulation) Simulimi i luftës së brigadës, bata-lionit. - Është dizenjuar si një simulim me kosto të ulët i përdorur për të siguruar luftimin manovër i drejtuar nga komandanti dhe stafi i tij i luftës, me mundësi për të praktikuar proçesin e marrjes së vendimit dhe ekzekutimin e tij në luftimin tokësor apo ajror. “BBS” përdor disqe video laser (LVDs) afatmesme, për të gjeneruar terrenin për Wargaming aktivitet. Playbox normale është 175 X175 km terren zonë.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 231: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

231

CBS - (The Corps Battle Simulation) - CBS mbështet trajnimin e përbashkët të tru-pave nga shkalla divizion–korpus, përmes drejtimit të komandantëve dhe shtabeve të tyre.

“CBS” përdor një seri hardware, ku një hardware Workstation komplet përbëhet nga një monitor i madh video me ngjyra, një bllok grafik, video laser, disk player, një kontrollues grafik ekran, një printer, dhe tri terminale kompjuterike.

Njësitë që luajnë në këtë sistem janë, forcat tona të luftimit tokësore (Friendly forces), të cilat janë modeluar në përgjithësi deri në nivel batalioni. Friendly forcë si dhe ato kundërshtare (OPFOR-Opozition force) në luftimin–ajror, janë modeluar deri në nivelin e skuadrës. Forcat kundërshtare (OPFOR) në luftimin tokësor, janë modeluar zakonisht deri në nivel regjimenti. Aktivitetet e specializuara si ato xheniere, artileria e forcave ajrore (ADA) etj, janë modeluar në përgjithësi në nivele më të ulëta.

Personeli i kërkuar është rreth 600 veta të cilët janë të nevojshëm për të kryer një stërvitje në nivel korpusi, ndërsa në nivel divizioni kërkohen rreth 300 veta për të operuar.

TACSIM - (The Tactical Simulation) Simulimi Taktik është simulim parësor zbulues në ushtri. Kjo është e njohur zyrtarisht nga Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes (US-DIA) dhe një anëtar i pajtueshëm i Konfederatës së Trajnimeve të Përbashkëta (JTC).

“TACSIM” mund të përdoret gjithashtu në konfigurimin me hollësi të terrenit për të mbështetur vetëm “CBS”. “TACSIM” është projektuar gjithashtu për të siguruar trajnime për menaxherët që grumbullojnë informacione në fushën e zbulimit, anal-istët, si dhe shtabeve të niveleve të ndryshme. Ajo është afër kohës reale të simulimit duke ndihmuar në trajnimin e aftësive të veçanta në fushën e zbulimit, apo aftësive të përgjithshme të stafeve të shërbimeve të fshehta. Për të vepruar në këtë sistem rekomandohet minimumi të jenë 4 operatorë, dhe në rastet kur shtohet aktiviteti simulues i tyre, ky personel mund të rritet deri në 8 veta.

CSSTSS - (Support Service Combat Training Simulation System). Mbështetja logjis-tike e sistemit simulativ.

Ky sistem trajnimesh, që në vitet 1970 ishte me mangësi të përgjithshme me të cilën trajnoheshin komandantët dhe stafet e tyre në nivelet nga batalion deri në korpus. Proçesi i zhvillimit të këtij modeli mori shumë vite punë, deri sa rezultoi plotësisht i integruar deri në ditët e sotme.

Në vitin 1994 u bë lidhja në sistem e CSS, CBS, me komandën logjistike të ushtrisë, dhe ajo e sistemit të kontrollit në vitin 1995.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 232: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

232

Aftësitë në rrjete: “CSSTSS 1,5” shpërndan informacion tek stacionet e punës (Workstation) në bazë të dy rrjeteve, rrjetit zonal-lokal LAN3 dhe WAN4 rrjetit të gjerë zonal, ku WAN përdor komunikimin tokësor.

Kërkesa për personelin: Komandantët e mbështetjes logjistike (CSS) dhe shtabet duhen trajnuar vazhdimisht. Simulimi do të jetë dizenjuar për të trajnuar koman-dantët dhe shtabet e ushtrisë nga niveli më i lartë deri në njësitë vartëse.

Si duhet t’i përdorim simulimet

Simulimet i mbështesin trajnimet në FA në mënyrë unike. Të kuptuarit e kësaj çështje do t’i ndihmojë trajnuesit në mënyrën se si ata do i përfshijnë këto karakteristika unike para së gjithash brenda një strategjie në trajnimin e njësive dhe reparteve. Simulimet u sigurojnë komandantëve një hapësirë të gjerë për drejtimin e opera-coineve. Ato portretizojnë gjerësisht dhe janë të afta dhe në pikëpamje doktrinare të pasqyrojnë forcat opozitare, duke siguruar kushte reale që komandantët të realizojnë proçesin e vendimmarrjes. Simulimet si BBS dhe CBS, bëjnë të mundur përdorimin e sistemit të armatimit në një mjedis real, jo të mundshme këto jashtë (terren) sikundër simulimi (200 km x 200 km).

Vetëm nëpërmjet tyre sigurohet aksesi i nevojshëm, p.sh në një zonë jo të përshtat-shme për stërvitje, nëpërmjet sistemit kompjuterik, paraqitjes apo portretizimit të hartës së terrenit, merret edhe vendimi për simulimin e stërvitjes. Në proçesin simulativ, zemra, substanca e suksesit ka qënë dhe mbetet mënyra si janë ato të planëzuara. Të gjitha këto aspekte parë në sensin e zhvillimit të tyre, për të cilat është diskutuar e vendosur më konkretisht, në tre kolonat kryesore, që trajnuesi të realizojë me sukses stërvitjet simuluese të çdo lloji janë:

• Komponentët e stërvitjes simuluese.

• Direktiva e stërvitjes.

• Matrica e përgjegjësive.

Komponentët kryesore të stërvitjes simuluese duhet të jenë të sintetizuar dhe të analizuar nga planëzuesi i stërvitjes, për të siguruar që audienca e trajnimit, vërtetë është në gjendje të mësojë nga përvoja e stërvitjeve.

Direktiva e stërvitjes. Një direktivë stërvitje për një ushtrim simulimi, vepron si

3 LAN- Local- Area- Network4 WAN-Wide- Area- Network

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 233: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

233

dokument bazë nga të cilat të gjitha aspektet e rëndësishme, funksionet dhe aktiv-itetet e ushtrimit marrin formë. Është një dokument që siguron apo ofron temën, qëllimin dhe aktivitetet e koordinimit që mund të ndodhin për drejtimin me sukses të plotë të stërvitjes. Ajo është e nënshkruar normalisht nga drejtuesi i stërvitjes, apo një përfaqësuesi i caktuar dhe kryen detyrat e mëposhtme:

Identifikon:

• Audiencën a trajnimit dhe datën e stërvitjes.• Objektivat e stërvitjes të reparteve dhe njësive.• Simulimet që do përdoren.• Burimet e kërkuara dhe ato të nevojshme për drejtimin e stërvitjes, ku përfshihen

personeli, pajisjet, hapësirat, nevojat logjistike, si dhe financimet e duhura.• Përfshirjen e gjithë piketave të stërvitjes, afatet kohore, duke startuar me një

konferencë fillestare për planifikimin, dhe kulmon me raportin post-stërvitor.Matrica e përgjegjësive. Një mjet planifikimi që ndihmon përfundimisht instrukto-rin është matrica e përgjegjësive. Ajo duhet të përdoret për të caktuar detyrat dhe përgjegjësitë, njëherazi dhe për t’i ndjekur ato, për të siguruar në proçes zbatimin e tyre. Koordinimi i përgjegjësive dhe marrëdhënieve të mbikëqyrjes duhet gjithashtu të jetë pjesë integrale e matricës.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 234: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

234

Matrica reflekton gjithë aktorët kryesorë, produktet e nevojshme, koordinimet e kërkuara dhe gjithë aktivitetet e tjera të nevojshme për t’u planifikuar, si dhe ekzekutimin e ushtrimeve trajnuese duke përdorur sistemin e simulimeve. Matrica mund të shërbejë dhe si gjurmë auditimi, që fikson përgjegjësitë dhe vepron si pjesë e fotografi historike për çdo ushtrim.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA

Bazuar në direktivën e MM, Nr. 456, dt. 12.04.2007 për vitin 2008-2013 në pikën 2.1, për Prioritetet dhe Objektivat, theksohet: ”Synimi Strategjik i FA është krijimi i një force të armatosur profesioniste të gatshme dhe të përgatitur ushtarakisht për realizimin e misionit të tyre kushtetues dhe të objektivave të politikës së mbrojtjes.” Kjo do kërkonte që planifikimi i zhvillimit dhe përdorimit të kapaciteteve të FA, të bëhet sipas skenarëve më të mundshëm, duke gjykuar se tashmë jemi anëtarë të NATO-s, për rrjedhojë dhe pjesëmarrës në gjithë spektrin e operacioneve që do të zhvillojë ajo, sot dhe në të ardhmen.

Nisur nga kjo ide u mundësua krijimi në vitin 2007 i strukturës së re të simulimeve në FA, aktualisht në vartësi të QMS. Me personelin aktual është bërë e mundur për-gatitja e gjithë proçedurave ligjore dhe të praktikave përpunuese etj, duke shfrytëzuar gjerësisht përvojën e vendeve të NATO-s në këtë fushë, parë kjo në aspektin teorik të problemit. Me vlerë në këtë kuadër ka qenë dhe asistenca e kompanisë CUBIC atashuar pranë MM. Janë përgatitur me kohë, mbrojtur dhe miratuar në MM në vitin 2008, Projekt-Detyra për ngritjen e Qendrës së Simulimit Konstruktiv (QSK) pranë mjediseve të KDS-së, po bëhet përshtatja e duhur e godinës së re të Arkivit Qendror të Ushtrisë, ku përmbushen më së miri qëllimi dhe kërkesat kryesore për hapësirat trajnuese të personelit për të ardhmen.

Zbatimi i këtij studimi është planifikuar të bëhet në katër faza që përfshijnë harkun kohor 2007-2010, për ta vënë atë në efiçencë të plotë në vitin 2010, duke mundësuar sipas projekteve dhe kualifikimin e personelit mbas përzgjedhjes së tij, në kuadër të strukturës së re që është propozuar.

Aktualisht me përfundimin dhe miratimin e projektit për ngritjen e QSK, projekt i përgatitur me profesionalizëm nga ISPVMB, i miratuar dhe nga bordi i moderniz-imit në KDS, u kalua në fazën e tenderimit, duke shpallur dhe firmën fituese, e cila aktualisht ka filluar punimet për zbatimin e projektit në shumën 4.600.000 lekë.

Nga ana jonë ka qenë dhe ngelet detyrë, ndjekja dhe zbatimi me përgjegjësi i këtij projekti, që mendohet të përfundojë në një periudhë 4-mujore.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 235: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

235

Nr. Objektivat e përgjithshme

2007-2010 Përshkrimi

1. Faza e I, (fillestare) Dhjetor 2007Janar 2008

Studimi, përgatitja e mira-timi paraprak i projektit

2. Faza e II, (e mesme) Janar-Qershor 2008 Përgatitja e projekteve të plota të QSK, për për-shtatjen e godinës së re të AQ të FA dhe miratimi i tyre

3. Faza e III Qershor-Shtator 2009 Realizimi i tenderit mbi bazën e projektit të mirat-uar, përshtatja e godinës ku do të vendoset QSKRealizimi i tenderit për blerjen e pajisjeve për ndërtimin e QSK

4. Faza e IV, (finale) Janar-Dhjetor 2010 Ndërtimi i Qendrës së Simulimit Konstruktiv, përgatitja dhe çertifikimi i personelit që do të drej-tojë QSK.

Për t’i paraprirë punëve dhe për të zbatuar në kohë afatet për vënien në efiçencë të QSK është lidhur kontrata e furnizimit me objekt ”Blerje pajisje hardware për Qen-drën Konstruktive të Simulimeve” të lidhur me shoqërinë ”BNT Electronics”shpk.

Duke gjykuar se zbatimi i pritshëm i projektit është fillimi vitit që vjen, natyrshëm kërkohet dhe përshtatja dhe kompletimi me personel, pikërisht për këtë nga ana jonë është konceptuar dhe struktura e re paraqitur si më poshtë.

Theksojmë se gjithçka e përgatitur është në zbatim të detyrës së vënë nga Koman-danti i KDS në analizën 6 mujore të këtij viti, e cila është dërguar për miratim në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

Qendra e Simulimit Konstruktiv është konceptuar si një bazë simulimi trajnuese për shtabet e nivelit brigadë – batalion. Qëllimi i saj do të jetë përgatitja e shtabeve

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 236: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

236

të njësive të Forcave të Armatosura Shqiptare për të marrë pjesë në operacionet e ardhshme luftarake ose joluftarake, në koalicion me forcat e NATO-s. Sistemi do të sigurojë pa ndërprerje mbështetje të automatizuar, simulimin e trajnimit të për-bashkët të llojeve të armëve e të shërbimeve në nivelin e shtabit të brigadës dhe atë të batalionit.

Për këtë arsye ndërtimi i “Qendrës së Simulimit Konstruktiv”, si pjesë e standardizimit të procesit stërvitor me vendet e NATO-s, do të jetë hapi i parë për modernizimin e stërvitjes së komandave dhe të shtabeve në Forcat tona të Armatosura.

Në interes të funksionimit normal të QSK dhe të realizimit të misionit të saj në përputhje me standardet e NATO-s në trajnimet e shtabeve të të gjitha niveleve, natyrisht elementi më i rëndësishëm është përzgjedhja, kompletimi dhe kualifikimi i personelit që do të operojë në këtë Qendër Simulimi.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Për përgatitjen e projekt strukturës organizative të QSK jemi mbështetur në ekspe-riencat e vendeve të NATO-s, si dhe në asistencën e marrë nga kompania CUBIC.

Krahas strukturës organizative të QSK në materialin e dërguar në Shtabin e Përgjith-shëm të FA, kemi trajtuar edhe kriteret që duhet të plotësojë çdo funksion si për arsimimin e kualifikimet, ashtu dhe për njohuritë e çdo individi në gjuhën Angleze. Struktura organizative e propozuar është 24 veta e ndarë kjo në 4 seksione, siç

Page 237: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

237

është paraqitur më sipër, shoqëruar dhe me nivelin e gradave për personelin që do operojë në këtë qendër.

Përmbledhje

Është e afërt koha kur projekti i zhvillimit të stërvitjeve të komandave, shtabeve dhe reparteve të FASH, të realizohet nëpërmjet simulimeve. Aktualisht sot nëpër botë misionet paqeruajtëse po rriten për shkak të vatrave të reja të luftërave në zona e rajone të ndryshme.

Janë pikërisht simulimet që mund të kursejnë kohë, dhe resurse monetare në për-gatitjen e liderëve dhe stafeve të tyre për kryerjen e këtyre misioneve. Angazhimi afatshkurtër për shkak të situatave komplekse të krijuara dhe nevojës akute për zgjidhje, u lejon pak kohë komandantëve për vendosjen dhe përdorimin e forcave në një terren të caktuar, duke i vënë ata realisht në provë.

Po prapë janë simulimet që bëhen jashtëzakonisht të dobishme në familjarizimin e liderëve dhe forcave, në terrenin e një zone të re operacionesh me një situate të tillë. Kjo mund të jetë e vështirë për një repart që trajnohet në Qendrën Simuluese për të kuptuar se si një terren i thyer malor p.sh. mund të ndikojë në aftësitë e repartit për të vepruar e kryer një manovër, a një lëvizje,

Me anën e mbështetjes simuluese liderët dhe forcat pjesëmarrëse, shumë shpejt mund të kuptojnë, si terreni dhe infrastruktura mund të ndikojnë në kryerjen e misionit të tyre, duke u praktikuar në realizimin e proçedurave dhe veprimeve të parashikuar në një skenar, të ndërtuar e vënë në zbatim nga ky sistem.

Nëpërmjet simulimeve mundet të përcaktohet me shumë përafërsi sasia e forcave për përdorim në një zonë operacionale të dhënë. Në rastet kur një repart është njoftuar për një operacion të paparashikuar, shqetësimi më i madh për komandantët dhe stafet e tyre është të kuptojnë dhe vlerësojnë kërcënimet e ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen repartet. Janë simulimet ato që i ndihmojnë ata të ekzaminojnë kundërshtarin dhe terrenin në një zonë opracionale.

Të gjitha këto arsye i bëjnë simulimet në vetvete një nevojë por dhe një perspektivë e domosdoshme në trajnimet e komandave, shtabeve dhe reparteve të FA. Investimet e parashikuara në ketë fushe shumë shpejt do njohin dobinë e jashtëzakonshme të tyre për motivet e sipër përmendura, duke u bërë kështu pjesë integrale e sistemit tonë të arsimimit ushtarak modern, dhe njëkohësisht e standardizimit të saj edhe me vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Perlat Arapi&Nënkolonel(R) Vladimir Bullari

Page 238: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

238

Shënim: Dega e Simulimeve është strukturë në vartësi të Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes e vendosur pranë Komandës Doktrinës dhe Stërvitjes.

Referencat:

1. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA,PAZH 2020.

2. Direktiva e MM Nr. 456 dt. 12.04.2007 për vitin 2008-2013.

3. AR 5-11, Army Model and Simulation Management Program, 10 June 1992.fq 41.

4. Simulation Training Methodology CUBIC Applications, INC.

5. Instrumented Live and Constructive Simulation-Advanced Training Tools for the Armed Forces of Albania (27-29 November 2007). CUBIC Applications, INC.

6. Constructive Simulation Training Center- CUBIC Applications, INC.

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Kosta Jano

Page 239: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

239

Shqipëria në NATO: Sfidat në planëzimin dhe pjesëmarrjen në emergjencat civile sipas standardeve të Aleancës

Nënkolonel Kosta JanoPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

[email protected]

Abstrakt: Për të siguruar jetën e qytetarëve të vet nga rreziqet e reja të shekullit të 21, çdo shtet ka strukturat dhe organizimin e vet të mbrojtjes civile. Duke parë pasojat e mëdha mbi popullsinë civile të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu, asnjë shtet sado i fuqishëm që të jetë nuk mund të përballojë i vetëm pasojat e fatkeqësive.

Në këtë shkrim do të trajtohet sistemi i menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri. Roli i NATO-s për menaxhimin e emergjencave civile në kuadrin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC) dhe struktura e krijuar për këtë problem, qendra Euro-Atlantike e koordinimit të përgjigjes ndaj fatkeqësive {Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre (EADRCC)} e vendosur në shtabin e NATO-s në Bruksel. Roli dhe proçedurat që ndjek kjo qendër për koordinimin e të gjitha ndihmave për vendin e prekur nga fatkeqësia. Struktura dhe proçedurat standarde të njësisë Euro-Atlantike të përgjigjes ndaj fatkeqësive {Euro-Atlantik Disaster Response Unit (EADRU)}. Parë në këtë këndvështrim trajtohen sfidat e strukturave tona të planëzimit dhe të forcave operacionale dhe pjesëmarrja në emergjenca civile kombëtare dhe ndërkombëtare.

Konsiderata të përgjithshme

Siguria është një ndër preokupimet qendrore që dominon të gjitha sferat e shoqërisë në ditët e sotme. Ngjarjet që pasuan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë ndryshuar thellësisht konceptin për sigurinë, duke e konsideruar jo më thjesht si mbrojtje të territorit të një vendi nga agresioni i një vendi tjetër,

Gjendja aktuale dhe perspektiva e simulimeve në FA Nënkolonel Kosta Jano

Page 240: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

240

por si një gjendje të përgjithshme të funksionimit normal të një shoqërie përballë rreziqeve e kërcënimeve të reja, që kanë ndryshuar natyrën, dhe për këtë shkak kanë komplikuar edhe mënyrat e përballjes më to. Mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit prej një agresori të mundshëm, nuk është më e njëjta gjë me sigurinë kombëtare. Një ndryshim i thellë po ndodh në vizionin për të, duke e parë në një kuadër të integruar, që nga niveli i sigurisë së individit, deri në nivelet e sigurisë kombëtare e ndërkombëtare, duke përdorur një mënyrë të re të menduari dhe një mënyrë të re të vepruari.

Në ditët e sotme, kur flasim për sigurinë kombëtare, në plan të parë për çdo qeveri ka dalë sigurimi i jetës së qytetarëve të vet. Por nisur nga historiku i fatkeqësive të ndryshme natyrore dhe pasojat e shkaktuara nga aktet terroriste gjithnjë e më shumë del në pah nevoja e një ndërhyrje të fuqishme të organizuar dhe koordinuar mirë nga komuniteti ndërkombëtar në interes të shtetit të prekur nga fatkeqësia. Ekzistojnë organizma global dhe rajonal që kanë për detyrë koordinimin e ndihmës dhe ndërhyrjes me forca operacionale në një rajon ose shtet të prekur nga fatkeqësi madhore. Roli i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës së Koordinimit të Ndihmave Humanitare (OCHA) është kryesor për menaxhimin dhe përballimin e fatkeqësive të ndryshme në një vend ose një rajon të caktuar. NATO, BE, dhe SEDM-i janë organizata rajonale për përballimin e emergjencave civile në zonat e tyre respektive. Në këtë material trajtohet roli i NATO-s në këtë fushë sidomos me miratimin e konceptit strategjik të vitit 1991 dhe konceptit strategjik të vitit 1999, si dhe standardet në planëzimin dhe pjesëmarrjes në emergjencat civile.

Planifikimi i Emergjencave Civile ka qenë një nga aktivitetet kryesore të NATO-s. Rolet kryesore të tij janë për të siguruar mbështetje civile për operacionet ushtarake dhe mbështetje për qeveritë e shteteve në emergjenca civile, veçanërisht në mbrojtje të popullsisë civile.

Mbas sulmeve terroriste mbi SHBA, përpjekjet e mbrojtjes civile të NATO-s janë të përqendruara në ndihmën për anëtarët dhe vendet partnere për mbrojtjen e popullsisë civile nga pasojat e një sulmi të mundshëm me agjentë kimik, biologjik dhe bërthamorë. Në kuadrin e planifikimit të operacioneve ushtarake, aktivitetet e planifikimit të emergjencave civile kontribuojnë duke siguruar që planet e përbashkëta dhe proçedurat janë efektive dhe asetet e nevojshme janë në dispozicion. Këto mund të jenë anijet tregtare, avionët civilë, trenat dhe linjat hekurudhore, pajisjet shëndetësore, komunikacioni, aftësitë në përgjigje të fatkeqësive dhe burimet të tjera civile.

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 241: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

241

Megjithatë, karakteristikat e aktiviteteve të planifikimit të emergjencave civile kanë ndryshuar rrënjësisht që me mbarimin e Luftës së Ftohtë. Tani fokusi kryesor është i orientuar në drejtim të sigurimit të mbështetjes për operacionet ushtarake në përgjigje të krizave dhe në menaxhimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe të sulmeve terroriste.

Një tjetër veçori e aktiviteteve të planëzimit të emergjencave civile në ditët e sotme është bashkëpunimi i gjerë me vendet partnere në kuadrin e PfP dhe Këshillit të Partneritetit të Atlantikut të Veriut, Këshilli NATO–Rusi, të Komisionit NATO–Ukrainë, Dialogut Mesdhetar dhe së fundi të Iniciativës së Stambollit për Bashkëpunim. Komponenti më i madh jo ushtarak i aktiviteteve të PfP, planëzimi i emergjencave civile përfshin konsultime dhe diskutime të rregullta midis vendeve të NATO-s dhe Partnere si dhe operacione dhe stërvitje të përbashkëta në të cilat roli kryesor luhet nga qendra Euro-Atlantike e koordinimit të përgjigjes ndaj Fatkeqësive (EADRCC) e vendosur në shtabin e NATO-s në Bruksel.

Një numër i madh i organizatave të tjera ndërkombëtare bashkëpunojnë me NATO-n në fushën e planifikimit të EC dhe këto janë; Bashkimi Evropian, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Konfederata e Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, Zyra e KB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe OSBE.

Organizimi i sistemit të menaxhimit të emergjencave civile (SMEC) në Shqipëri

Ligji nr 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile” përcakton në mënyrë të detajuar strukturat e planëzimit dhe përballimit të emergjencave civile në nivel qendror dhe lokal dhe detyrat e secilit institucion në kohë paqe dhe në situatën e shpalljes së emergjencës civile.

Neni 18 përcakton strukturat operative të emergjencave civile ”Organizimi i planëzimit dhe i përballimit të emergjencave civile përfshin Shërbimin e Emergjencave Civile, ish Bazën e Mbrojtjes Civile (BrMR), Forcat e Armatosura, policinë e shtetit, lloje të tjera të policisë së krijuara me ligj në varësi të emergjencës civile dhe të organeve të tjera të paparashikuara në këtë ligj, por që përfshihen në planet e emergjencave civile”.

Plani kombëtar për emergjencat civile jep organizimin e sistemit të menaxhimit

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 242: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

242

të emergjencave civile në Shqipëri, vartësinë e institucioneve në linjë vertikale dhe horizontale gjatë të gjitha fazave të menaxhimit të emergjencave civile. (Shih skemën)

Plani kombëtar përmban kapacitetet operacionale. Po të shikojmë burimet dhe kapacitetet kombëtare për përgjigjen në rastet e emergjencave civile do të vëmë re se burimet kryesore janë nga strukturat e Forcave të Armatosura. Pra kemi

një problem në sis-temin e menaxhimit te emergjencave civile, ku Ministria e Brend-shme është institucioni përgjegjës për planëz-imin dhe menaxhimin e emergjencave, ndër-sa forcat kryesore op-eracionale janë nga strukturat e Forcave të Armatosura. Sipas “Di-rektivës së Oslo-s”, për-

gatitur nga Zyra e KB për Çështjet Humanitare për përdorimin e aseteve ushtarake dhe të mbrojtjes civile në situata të lehtësimit të fatkeqësisë, strukturat e Forcave të Armatosura përdoren si burime të fundit në përballimin e emergjencave civile.

Roli i NATO-s në menaxhimin e emergjencave civile

Për të siguruar lidhje dhe efektivitet në aktivitetet e fushës së planifikimit të EC dhe ti mundësojë kapaciteteve dhe aseteve ushtarake të NATO-s që të përdoren në qoftë se kërkohen për të mbështetur autoritetet kombëtare në menaxhimin e EC, një lidhje e fortë është vendosur ndërmjet autoriteteve ushtarake të NATO-s dhe civilëve të strukturave të planëzimit të EC.

Nga ana tjetër, një nga rolet e strukturave të EC brenda NATO-s, është të sigurojë mbështetje për operacionet ushtarake nëse kërkohet. Në këto kushte, ekspertizë e përshtatshme në fusha teknike civile mund të jepen nga bordet dhe komitetet e planifikimit të EC, në fusha të tilla si komunikacioni, transporti, çështjet mjekësore, ushqim dhe bujqësi, mbrojtja e popullsisë civile dhe gatishmëria e industrisë.

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 243: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

243

a. Strukturat e planëzimit, koordinimit dhe pjesëmarrjes në emergjencat civile

• Komiteti i Lartë i Planifikimit të Emergjencave Civile (SCEPC)

Përgjegjësia për të sjellë së bashku politikat e NATO-s në sferën e planifikimit të emergjencave civile dhe masat për ti zbatuar ato i përket Komitetit të Lartë të Planifikimit të Emergjencave Civile (SCEPC), i cili mblidhet së paku dy herë në vit në sesion plenar dhe çdo dy javë në sesionet e përhershme.

Komiteti i Lartë i Planifikimit të Emergjencave Civile (SCEPC) raporton në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Përfaqësues nga Ministritë e Brendshme ose agjencitë e menaxhimit të emergjencave në stafin e delegacioneve kombëtare në Shtabin e NATO-s mbështesin punën e Komitetit. Përfaqësuesit e shteteve në takimet që mbahen në nivel plenar përfaqësohen nga kryetarët e organizimeve në nivel qeveritar të planëzimit të EC. Takimi i Komitetit të Lartë të Planifikimit të Emergjencave Civile (SCEPC) drejtohet nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm, shef i Departamentit të Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar.

• Bordet dhe komitetet e planifikimit të emergjencave civile

Nën drejtimin e Komitetit të Lartë të Planifikimit të Emergjencave Civile, një numër bordesh dhe komitetesh teknike planifikimi bashkojnë qeveritë e shteteve, ekspertët e industrisë dhe përfaqësuesit ushtarakë për të koordinuar planifikimin në fushat përkatëse të aktiviteteve civile. Këto përfshijnë transportin tokësor, anijet oqeanike, aviacioni civil, ushqimin dhe bujqësinë, produktet dhe pajisjet industriale, postat dhe telekomunikacionin, çështjet mjekësore dhe mbrojtjen civile. Këto janë tetë borde dhe komitete të planifikimit të emërtuara si më poshtë: Planning Board for Ocean Shipping, the Planning Board for Inland Surface Transport, the Civil Aviation Planning Committee, the Food and Agriculture Planning Committee, the Industrial Planning Committee, the Civil Communications Planning Committee, the Joint Medical Committee and the Civil Protection Committee.

Këto borde dhe komitete takohen rregullisht për të siguruar një lidhje thelbësore ndërmjet politikave të NATO-s në lidhje me planifikimin e EC dhe në kuptimin e zbatimit të planëzimit. Ato mbështeten në punën e tyre nga grupe pune të vogla dhe fleksible dhe komitete teknike të specializuara.

• Qendra Euro-Atlantike e koordinimit të përgjigjes ndaj fatkeqësive {Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre (EADRCC)}

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 244: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

244

Bazuar mbi propozimin e Rusisë të Nëntorit të 1997, me qëllim bashkëpunimin konkret në fushën e lehtësimit të fatkeqësive, në vitin 1998 u krijua Euro-Atlantic Disaster Response Capability që përmban Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre (EADRCC) dhe Euro-Atlantic Disaster Response Unit (EADRU). EADRCC-u koordinon përgjigjet ndaj fatkeqësive në zonën e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik dhe vepron si pika kryesore për shkëmbimin e informacionit ndërmjet vendeve të EAPC. Ai punon ngushtësisht me organizatat përkatëse të KB dhe të tjera ndërkombëtare që luajnë rolin e liderit në përgjigje të fatkeqësive. Një oficer ndërlidhës i përhershëm i zyrës së KB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare është caktuar në shtabin qendror të EADRCC-ut.

Qendra ka përpunuar proçedura operacionale për të ndihmuar sigurimin e një përgjigje të shpejtë në rast emergjencash dhe të inkurajojë vendet pjesëmarrëse për të realizuar marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe në lidhje me këto çështje; problemi i vizave, kërkesat për kalimin e kufirit, marrëveshjet e kalimit transit dhe proçedura të qarta doganore të cilat mund të vonojnë kanalizimin e ndihmave humanitare për në vendin e fatkeqësisë.

EADRCC organizon stërvitje të rregullta në përgjigje të fatkeqësive në vende të ndryshme me qëllim praktikimin e proçedurave, sigurimin e stërvitjes për pjesëmarrësit lokal dhe ndërkombëtar, përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të ndërveprueshmërisë dhe përfitimin e eksperiencës dhe mësime që dalin për operacionet e ardhshme.

Qendra Euro-Atlantike e koordinimit të përgjigjes ndaj fatkeqësive që nga krijimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në shumicën e operacioneve lehtësuese dhe ka ndihmuar vendet në përmirësimin e gatishmërisë së tyre për ngjarje dhe kriza të veçanta. Shumë shpejt pas inaugurimit, ajo luajti rol në konfliktin e Kosovës në 1999 duke koordinuar ndihmën e Këshillit të Partneritetit të Atlantikut të Veriut në mbështetje të operacioneve lehtësuese në Shqipëri nga UNHCR. Më vonë EADRCC-u u përfshi në monitorimin e situatës humanitare në Kosovë dhe përreth saj. Në Prill 1999, ndërmori veprime të tjera për të koordinuar ndihmën humanitare për të lehtësuar telashet e refugjatëve Kosovarë.

• Njësia Euro-Atlantike e Përgjigjes ndaj Fatkeqësive {Euro-Atlantik Disaster Response Unit (EADRU)}

Njësia Euro-Atlantike e Përgjigjes ndaj Fatkeqësive (EADRU) është një kombinim i njësive civile ose ushtarake kombëtare dhe ndërkombëtare të dalë vullnetarë nga

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 245: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

245

vendet e Këshillit të Partneritetit të Atlantikut të Veriut, përbërja e të cilave është e përcaktuar sipas kërkesave të situatës në kohën e ndërhyrjes së njësisë. Ajo mund të përbëhet nga njësi të kërkim-shpëtimit, njësi mjekësore, transporti dhe logjistike, komunikacion dhe aftësi të tjera. EADRCC-u mban një inventar konfidencial të kapaciteteve kombëtare për ti mundësuar NATO-s dhe vendeve Partnere, mbi baza vullnetare, për të regjistruar asetet që do të jenë në gatishmëri për t’u përdorur tek vendi i prekur. Ky inventar ka qenë përdorur shumë efektivisht në mbështetje të Greqisë gjatë Lojërave Olimpike të 2004.

EADRU do të jetë njësi jo e përhershme, shumëkombëshe e përzier me elemente civile dhe ushtarake (personel të kualifikuar për shpëtim, mjekësor dhe njësi të tjera; pajisjet dhe materialet; vlerat dhe transporti); Njësi mbi bazë vullnetare nga vendet e EAPC; dhe që vepron në bashkëpunim me organizatat e KB dhe ato ndërkombëtare në përgjigje të fatkeqësisë. Përbërja dhe madhësia e kësaj njësie shumëkombëshe do të përcaktohet nga kërkesat mbi bazën e vlerësimit për çdo rast fatkeqësie. Elementi kombëtar i EADRU-t është aftësia kombëtare të përgjigjes ndaj fatkeqësisë, për të cilin shteti që më përpara ka treguar gatishmëri potenciale si dhe kushtet për përdorimin e tyre. Në përputhje me dokumentin bazë, EADRU do të shqyrtohet për tu aktivizuar kurdoherë që një ose më shumë vende anëtare të EAPC dislokojnë kapacitete në përgjigje të iniciativës së EADRCC-ut. Elementet kombëtare të EADRU do të qëndrojnë respektivisht nën kontrollin kombëtar ndërsa dislokohen në vendin e prekur si një aset i Autoriteteve Lokal të Menaxhimit të Emergjencave (LEMA). Megjithatë, Autoritetet Lokale të Menaxhimit të Emergjencave do të kenë autoritetin për kontrollin e përgjithshëm të operacionit në zonën/zonat e prekur.

Ashtu si KB mbajnë rolin kryesor në koordinimin ndërkombëtar të lehtësimit të fatkeqësive, dhe EADRU është në përputhje me dokumentin politik në bashkëpunim me KB, proçedurat e propozuara për EADRU të përpiluara në “Direktivën e Oslo-s”, përgatitur nga Zyra e KB për Çështjet Humanitare. Këto udhëzime përmbajnë parimet e përgjithshme për përdorimin e asetet ushtarake dhe të mbrojtjes civile në situata të lehtësimit të fatkeqësisë. Në përputhje me “udhëzimet e Oslo-s” elementet kombëtarë të EADRU-t të dislokuar në misione të lehtësimit të fatkeqësive, në parim, janë të paarmatosur dhe mbajnë uniformën e tyre kombëtare. Megjithatë në situata të veçanta, situata e brendshme në vendin e prekur mund të kërkojë që personeli të mbajë armë për vetëmbrojtje. Ky aspekt do të diskutohet ndërmjet shtetit të prekur dhe shtetit që siguron elemente kombëtarë, përpara dislokimit.

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 246: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

246

Elementet kombëtarë të EADRU duhet të jenë të dallueshëm duke vepruar nën flamurin e përbashkët të EAPC, dhe gjithë pjesëmarrësit duhet të mbajnë emblemën e përbashkët (për tu identifikuar).

EADRU për kryerjen e operacioneve të lehtësimit të fatkeqësive ndjek këto faza:• Faza e gatishmërisë• Faza emergjente

- Kërkesë për ndihmë- Vlerësimi i fatkeqësisë- Përgatitja për dislokim- Koordinimi në vendin e prekur- Kalimi i kufirit- Koordinimi i lëvizjes

• Dislokimi;- Kryerja e lëvizjes të elementeve kombëtare- Kryerja e Misionit

• Tërheqja - Përgatitja e tërheqjes- Gjatë lëvizjes së elementeve kombëtare

• Mbas tërheqjes

b. Planifikimi i emergjencave civile

Detyra kryesore e sigurisë e Aleancës

Qëllimi i planifikimit të EC në NATO është që të mbledhë, analizojë dhe shkëmbejë informacionin mbi aktivitetet e planifikimit kombëtar për të siguruar përdorimin më të efektshëm të burimeve civile për përdorim gjatë situatave të emergjencës, në përputhje me objektivat e Aleancës. Ai i mundëson Aleancës dhe vendeve Partnere për të ndihmuar njeri tjetrin në përgjigjen dhe menaxhimin e pasojave të krizave, fatkeqësive dhe konflikteve.

Në botën e sotme që ndryshon shumë shpejt, popullsia e vendeve anëtare të NATO-s dhe Partnere janë të kërcënuara nga shumë rreziqe, përfshirë dhe mundësinë e përdorimit të armëve kimike, biologjike, radiologjike nga terroristët. Megjithatë terrorizmi nuk është e vetmja sfidë. Fatkeqësitë natyrore, si tërmetet ose përmbytjet

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 247: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

247

dhe ato të shkaktuar nga njerëzimi vazhdojnë që të paraqesin një kërcënim serioz për popullsinë civile.

Çfarë kupton kjo në praktikë?

Planifikimi i EC së pari është përgjegjësi e shteteve. Megjithatë, trajtimi i sigurisë nga NATO, siç është përshkruar në konceptin Strategjik të 1999, njeh që emergjencat kryesore civile mund të paraqesin një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin. Vendet jo më gjatë mund të mbështeten në zgjidhjet e thjeshta kombëtare për emergjenca të shkallës së gjerë, të cilat japin një natyrë komplekse të kërcënimeve të sotme dhe ambientit të paparashikueshëm të sigurisë. Ndonëse KB mbajnë rolin kryesor në koordinimin ndërkombëtar të lehtësimit të fatkeqësive, NATO siguron një forum efektiv në të cilin përdorimi i aseteve civile dhe ushtarake mund të sigurojë arritjen e qëllimit të dëshiruar. Dhënia e kërkesave për komitetet civile dhe ushtarake për të zhvilluar dhe mbajtur bashkëpunim të fuqishëm, planifikimi i EC në NATO përqendrohet në pesë fushat e mëposhtme:

• Mbështetje civile për operacionet sipas nenit 5 të Aleancës (mbrojtja kolek-tive);

• Mbështetje për operacionet jashtë nenit 5 (në përgjigje të krizave);• Mbështetje për autoritetet kombëtare në emergjencat civile;• Mbështetje për autoritetet kombëtare në mbrojtje të popullsisë nga efektet e

përdorimit të ADM;• Bashkëpunimi me vendet Partnere në përgjigjen dhe përballjen me fat-

keqësitë;

b. (1) Mbështetja civile për operacionet e nenit 5 të Aleancës (mbrojtja kolek-tive)

Gjatë operacioneve sipas nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, mbështetja civile për ushtarakët merr formën e këshillave që jepen nga ekspertët civilë për autoritetet ushtarake të NATO-s në fusha të tilla si ç’ndotja toksike, kimikatet industriale, dhe transporti civil nga ajri, toka ose deti. Mbështetja jepet nga autoritetet civile për ti ndihmuar ushtarakët për të përpunuar dhe mbajtur rregulla për përdorim të efektshëm të burimeve civile. Në operacionin Active Endeavour, operacion i Aleancës kundër terrorizmit në detin Mesdhe, ekspertët civilë të anijeve oqeanike siguruan këshilla për forcat detare të Aleancës mbi standardet tregtare dhe ligjin ndërkombëtar në lidhje me kontrollin e anijeve. Këshillat dhe mbështetja jepen

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 248: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

248

sipas kërkesave. Me fjalë të tjera, autoritetet ushtarake të NATO-s duhet të kërkojnë ndihmë nëse ata e konsiderojnë të nevojshme. Mbështetja jepet gjatë kohës së paqes, si dhe gjatë planëzimit dhe zbatimit të operacionit.

Mbështetja civile për ushtarakët brenda kornizës së planifikimit të emergjencave civile nuk duhet të ngatërrohet me bashkëpunimin civilo-ushtarak (CIMIC), i cili ka të bëjë me ndërveprimin midis forcave ushtarake të dislokuara, autoriteteve lokale dhe agjencive të ndihmës në zonën e operacionit në kuadrin e një konflikti ose të një fatkeqësie. CIMIC-u vendos marëdhënie me aktorët civilë, harmonizon aktivitetet dhe në disa raste ndajnë burimet materiale, me qëllim arritjen e shpejtë dhe me efikasitet të synimeve.

Katalogu i kapaciteteve civile dhe “Reachback”

Katalogu i kapaciteteve civile është një listë me asete dhe kapacitete të cilat janë në dispozicion të autoriteteve ushtarake të NATO-s, komandantëve operacional, dhe gjithë zinxhirit të komandimit ushtarak. Asetet dhe kapacitetet mund të jenë në Shtabin e NATO-s, në Ministritë Kombëtare ose në biznesin tregtar.

Katalogu administrohet nga EADRCC-u. Çdo komandant ushtarak që ka nevojë për informacion ose këshillë mbi çështjet civile mund të adresojë një kërkesë tek kjo qendër. Procesi për kërkimin e informacionit është ai që njihet si “reachback”.

• Planifikimi i Ekipit të Reagimit të Shpejtë të Emergjencave Civile

Në fillimet e 2006, Komiteti i Lartë i Planifikimit të EC miratoi një organizëm të ri për një vlerësim të shpejtë të nevojave dhe kapaciteteve civile për të mbështetur operacionet e NATO-s ose ndonjë situatë emergjente. Brenda 24 orëve nga miratimi i kërkesës për këshilla, një ekip i reagimit të shpejtë i përbërë nga ekspertë civilë nga komiteti i lartë i planifikimit të EC, bordet planifikuese dhe komitetet mund të dislokohen për të ndihmuar kërkesat civile në të gjitha fushat kryesore si; mbrojtja civile, komunikimi, transporti, furnizimi dhe ndihma mjekësore. Në qoftë se është e nevojshme, ekipi mund të zgjerohet me anëtarë nga stafi ndërkombëtar i shtabit të NATO-s, autoritete ushtarake të NATO-s, dhe ekspert të tjerë kombëtarë. Në rast të një fatkeqësie humanitare, ekipi i reagimit të shpejtë duhet të koordinojë ngush-tësisht me KB dhe vendin e goditur nga fatkeqësia.

b. (2). Mbështetja për operacionet jashtë nenit 5 (në përgjigje të krizave)

Mekanizmat e vendosur për të siguruar mbështetje civile për operacionet sipas nenit 5 zbatohen edhe për operacionet jashtë nenit 5. Operacionet jashtë nenit 5 janë më të

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 249: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

249

zakonshme se sa operacionet sipas nenit 5. Operacionet në përgjigje të krizave jashtë nenit 5 janë ato të cilat janë zhvilluar jashtë zonës së vendeve anëtare të NATO-s për të parandaluar një konflikt të përhapet dhe të destabilizojë disa vende ose një rajon (p.sh. operacionet paqeruajtëse në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë).

Duke filluar nga 1990, NATO është aktivizuar në një numër operacionesh në përgjigje të krizave jashtë Nenit 5 në tre kontinente: në fillim në ish Jugosllavi në Evropë, më pas në Afganistan e Irak në Azi dhe në rajonin e Darfurit të Sudanit në Afrikë. Këto operacione kanë mbuluar një shumëllojshmëri operacionesh, nga parandalimi i krizës tek përgjigjja në krizat e emergjencës. P.sh, sipas kërkesës së komandantëve të NATO-s në Afganistan, ekspertë civilë kanë dhënë këshilla mbi kimikatet toksike tregtare, duke i lejuar në këtë mënyrë komandantët për të marrë vendime operacionale në trajtimin e tyre. Gjithashtu, gjatë mbështetje së Aleancës për Lojërat Olimpike të Verës së 2004 në Greqi, përfaqësues civilë nga EADRCC-u punuan ngushtësisht me ushtarakët për përgatitjen e planeve të së ardhmes për mbrojtjen nga një sulm i mundshëm terrorist duke përdorur agjentë kimikë, biologjikë ose radioaktivë. Mbështetja civile për këto operacione ka qenë kritike për arritjen e suksesit.

b. (3) Mbështetje për autoritetet kombëtare në emergjencat civile

Dhënia e mbështetjes autoriteteve kombëtare në kohën e emergjencave civile, natyrale ose të shkaktuara nga njeriu, zhvillohet mbi baza të përkohshme siç kërkohet nga autoritetet kombëtare në kohë krizash ose në rrethana të jashtëzakonshme.

Kërkesat për ndihmë nga vendet anëtare ose partnere adresohen tek EADRCC-u, e cila i qarkullon ato tek vendet anëtare dhe vendet PfP. Kjo qendër realizon koordinimin e përgjigjes, dhe pastaj dërgon rezultatin e kërkesës për ndihmë mbrapa tek vendi kërkues. P.sh. nëse vendi kërkon racione ushqimore dhe furnizime shtëpiake për popullsinë që vuan, EADRCC-u do të bëjë lidhjen e ofertave të ndihmës të ofruara nga vendet kontribuuese me kërkesat e vendit të goditur. Në këtë mënyrë, dublikimi i përpjekjeve do të shmanget. Asistencë të veçantë përfshiu dhënia e mbështetjes në rastin e pasojave të Hurricane Katrina, i cili shkretoi bregdetin e SHBA në Gusht të 2005. Në total, 189 ton furnizime emergjente janë dërguar në SHBA nëpërmjet një operacioni të transportit emergjent të udhëhequr nga NATO.

Në situata të caktuara, miratimi i dhënies së ndihmës për autoritetet civile duhet të vijë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, vendimmarrësi kryesor i Aleancës. Kjo mund të ndodhë kur kërkuesi nuk është anëtar i NATO-s ose vend Partner, ose kur rezervat

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 250: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

250

e përbashkëta ushtarake të Aleancës janë përdorur. Kjo ishte në rastin e Pakistanit në vitin 2005 - i cili nuk ishte as vend i NATO-s as Partner – kur ai kërkoi ndihmë nga Aleanca pas pasojave të tërmetit shkatërrues në rajonin e Kashmirit. NATO-ja transportoi nëpërmjet ajrit rreth 3500 ton furnizime të nevojës urgjente në Pakistan dhe dislokoi njësi xheniere e mjekësore dhe pajisje speciale për të ndihmuar në operacionin humanitarë.

b. (4) Mbështetja e autoriteteve kombëtare në mbrojtje të popullsisë nga efektet e armëve të dëmtimit në masë (ADM)

Si rezultat i sulmit terrorist të 11 Shtatorit të 2001 dhe sulmeve pasuese në Stamboll, Madrid, dhe Londër, aktivitetet e planifikimit të EC janë përqendruar mbi masat me drejtim rritjen e kapaciteteve kombëtare dhe përgatitjes civile në rast të një sulmi të mundshëm me përdorimin e agjentëve kimikë, biologjikë, radiologjikë, dhe nuklear. Në 2002 në Pragë, Plani i Veprimeve në rast të EC ishte i adoptuar për mbrojtjen e popullsisë kundër efekteve të ADM. Si rezultat i kësaj, një inventar i kapaciteteve kombëtare për përdorim në rast të incidenteve të ADM (p.sh. ndihma mjekësore, njësitë e zbulimit radiologjikë, evakuimi mjekësorë nga ajri) ishte përpunuar.

Për më tepër, udhëzues dhe standarde janë përpunuar për vendet e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik për ti zbatuar në fushën e planifikimit, trajnimit dhe kompletimit për përgjigjen e parë ndaj incidenteve të ADM. Këto aktivitete kanë kontribuar për të rritur aftësinë e Aleancës dhe Partnerëve për të ndihmuar njeri tjetrin në rast të sulmeve të tilla.

b. (5) Bashkëpunimi me vendet partnere në përgjigjen dhe përballjen me fatkeqësitë

Vendet partnere, ato vende që kanë marrëdhënie me NATO-n përmes kornizave të shumta të bashkëpunimit, kanë dhënë kontribut domethënës në planifikimin e EC të Aleancës dhe përgatitjen e aftësive për fatkeqësitë.

Vendet e EAPC janë përfaqësuar në bordet dhe komitetet e planifikimit të EC të Aleancës. Ato gjithashtu janë të përfshira në aktivitetet e arsimimit dhe të trajnimit. Planifikimi i EC është një komponent kryesor i NATO-s dhe Dialogut Mesdhetar. Përveç mbajtjes periodike të takimeve ndërmjet përfaqësuesve të vendeve të Dialogut Mesdhetar dhe Komitetit të Lartë të Planifikimit të EC, këto vende janë ftuar për të marrë pjesë në shumë aktivitete të planifikimit të EC, përfshirë kurset trajnuese dhe seminaret. Për më tepër në Samitin e Stambollit të vitit 2004 për një

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 251: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

251

partneritet më shumë ambicioz dhe të zgjeruar me vendet e Dialogut Mesdhetar, bashkëpunimi në përgjigje të krizave dhe planifikimi i EC është intensifikuar. Që nga 2004, bashkëpunimi për planifikimin e EC është zgjeruar më tepër duke përfshirë vendet e Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit. Deri tani, ekipi i NATO-s që ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejn dhe Katarin ka mundësuar shkëmbimin e informacionit për aktivitetet e planifikimit të EC të NATO-s.

Brenda kornizës së Këshillit NATO–Rusi, një grup ad-hoc i emergjencave civile ndihmon bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve të NATO-s të planifikimit të EC dhe Federatës Ruse. Deri tani, Rusia ka mirëpritur një numër të stërvitjeve simuluese me incidente të rëndësishme terroriste të cilat në mënyrë domethënëse kontribuuan në trajnimin e bashkëpunimit praktik.

Bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës filloi më 1995, i pasuar nga shirat e fuqishëm dhe përmbytjet në rajonin Kharkiv. Mbështetja gjatë përmbytjeve pasuese konsolidoi bashkëpunimin e suksesshëm dhe NATO nëpërmjet EADRCC-ut koordinoi ndihmën për rajonin në shumë raste. Ukraina ka mirëpritur një numër të stërvitjeve për planifikimin e EC.

Sfidat e planëzimit dhe përballimit të emergjencave civile

Njohja e strukturave tona kombëtare për planëzimin dhe përballimin e emergjencave civile, strukturave të NATO-s, dhe standardet për planëzim dhe menaxhimin e emergjencave civile na krijon një vizion më të mirë për të parë mangësitë tona dhe se çfarë hapa duhet të ndërmarrim në të ardhmen me qëllim arritjen e standardeve të NATO-s në këtë fushë.

Duke qenë vend anëtar i Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, strukturat tona të sistemit të menaxhimit të emergjencave civile kanë njohuri dhe kanë punuar me këto standarde. Këtë e dëshmon dhe bashkëpunimi ndërmjet Departamentit të planëzimit dhe përballimit të EC dhe EADRCC-ut në rastin e tragjedisë së Gërdecit. Ndërmjet këtyre dy institucioneve ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm sipas të gjitha proçedurave të menaxhimit të një emergjence gjatë të gjitha fazave të menaxhimit.

Me statusin e ri, si vend anëtar i NATO-s, kërkohet arritja e të gjitha standardeve që të na mundësojë një bashkëveprim dhe një koordinim sa më të mirë si për përballimin e emergjencave civile brenda vendit, ashtu dhe kur njësitë tona civilo-ushtarake do të marrin pjesë për përballimin e emergjencave civile në vendet e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik dhe jashtë tyre.

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 252: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

252

Arritja e aftësive planëzuese dhe kapaciteteve operacionale sipas standardeve të NATO-s mundësohet nëpërmjet përballjes me këto sfida:

• Përshtatja e bazës ligjore për organizimin e sistemit të shërbimit kombëtar të mbrojtjes civile sipas standardeve të vendeve të NATO-s. Për këtë arsye nga Departamenti i planifikimit dhe përballimit të EC është përgatitur një Draft Ligj “Për mbrojtjen civile nga fatkeqësitë” që në vitin 2007. Ky material u është dërguat të gjithë institucioneve që merren me emergjencat civile për të tërhequr mendime, por akoma nuk ka kaluar për miratim në Parlament. Në këtë Draft Ligj në nenin 1-qëllimi i ligjit, pika 5 thuhet: ligji ka për qëllim” Të garantojë një proçes efiçent dhe të integruar të programimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave të qeverisë, ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, njësive të qeverisjes vendore, në përshtatje me Standardet Euro-Atlantike dhe të Bashkimit Evropian”.

• Nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje për kalimin reciprok të kufirit të elementit kombëtar pjesë e EADRU, pjesëmarrës në emergjencat civile jashtë vendit dhe të vendeve fqinje në Shqipëri.

• Nënshkrimi i marrëveshjes për statusin e elementit kombëtar Shqiptar të EADRU që vepron në territorin e shtetit të prekur duhet të bëhet ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit pritës.

• Mbajtja e një datebase të përditësuar me pikat e kontaktit të vendeve të EAPC dhe realizimin e shkëmbimit të informacionit sipas standardeve të EADRCC-t.

• Njohja dhe zbatimi i të gjithë proçedurave të EADRCC-t si vend i prekur nga fatkeqësia dhe si vend dërgues në vendin e prekur. Moszbatimi i këtyre proçedurave mund të sjell situata si ajo e rastit të Greqisë që nuk pranoi zjarrfikëset Shqiptare për të kaluar kufirin në Kakavijë gjatë situatës së zjarreve masive në verën e këtij viti.

• Arritja e standardeve të NATO-s do të kërkojë pjesëmarrjen në stërvitjet e përbashkëta planëzuese të tipit Planifikimi i Emergjencave Civile (CEP), Planifikimi Civilo-Ushtarak i Emergjencave Civile (CMEP), pjesëmarrja me trupa në stërvitjet që organizon EADRCC-u duke zbatuar të gjitha standardet operacionale. Rezultati përfundimtar do të jetë:

- Një staf civilo-ushtarak i përgatitur për planëzimin dhe drejtimin e operacioneve në përgjigje të emergjencave civile si brenda vendit, po

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 253: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

253

ashtu dhe në ndihmë të vendeve anëtare të NATO-s dhe PfP. Në raste të veçanta, me vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në vende jashtë zonës së vendeve anëtare të NATO-s dhe PfP.

- Forca operacionale, brenda strukturave të Forcave të Armatosura ose pjesë e strukturave të tjera të emergjencave civile, të afta të bashkëpunojnë sipas standardeve të NATO-s, si pjesë përbërëse e EADRU në menaxhimin e emergjencave civile.

• Stërvitja e unifikuar e të gjitha strukturave operacionale civile dhe ushtarake që përbëjnë kapacitetet operacionale të përballimit të EC.

• Trajnimi i ekspertëve kombëtar në fushat respektive të ekspertizës së tyre, të disponueshëm si përforcim të EADRCC-ut. Ky ekip ekspertësh do të jetë pjesë e EADRCC-ut i cili dislokohet në shtetin e prekur, për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia, në rast kur ekipi i KB i vlerësimit dhe koordinimit të fatkeqësisë nuk është i dislokuar. Ekipi i ekspertëve mund të deklarohet nga shteti Shqiptar si kapacitete ”niche” të vënë në dispozicion të NATO-s.

• Stërvitja për kryerjen e operacioneve humanitare të kontingjenteve tona ushtarake që marrin pjesë në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

• Planëzimi i detajuar në nivel strategjik, operativ dhe taktik i përdorimit të Forcave të Armatosura (sipas strukturës dhe kapaciteteve të deklaruara) në mbështetje të Planit Kombëtar.

• Kompletimin e strukturave pjesëmarrëse në emergjencat civile me mjetet, teknikën dhe aparaturat e domosdoshme për përmbushjen me sukses të misionit. Një hap i mirë është bërë në këtë fushë me kompletimin me 10 zjarrfikëse të reja Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Duke patur parasysh zjarret e viteve të fundit që kanë rënë ne pyjet në zonat malore të vendit, ku ndërhyrja nga mjetet zjarrfikëse ishte e vështirë dhe në shumë raste e pamundur për shkak të terrenit malor, do të ishte vendim i duhur pajisja e PMNZSH me helikopter zjarrfikës. Kjo do të siguronte shuarjen e vatrave të zjarrit në momentet e para dhe kur situata të ishte e qetë do të siguronim kapacitete zjarrfikëse për të kontribuar në vendet e tjera të prekura të EAPC.

• Kompletimi i njësive me Vend Komanda të lëvizshme mbi bazë kontenierë të pajisura me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e duhura për drejtimin e operacioneve në rast fatkeqësie, dhe jo si në rastin e fatkeqësisë së Gërdecit, që

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Nënkolonel Kosta Jano

Page 254: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

254

për ngritjen e qendrës operacionale të përparuar, u përdorën çadrat e shtabit dhe pajisjet e pikave të hapjes. Për këto operacione duhet të kemi parasysh dy faktor të rëndësishëm:

- Koha është tepër e rëndësishme, se nga ndërhyrja e shpejtë varet jeta e popullsisë civile që kërkon ndihmë.

- Prezenca e medias në këto operacione.

Referencat:

1. Ligji nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”.

2. Ligji nr. 8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”.

3. Vendimi nr. 655, datë 18.12.2002 “Për ngritjen dhe funksionimin e strukturës së sistemit kombëtarë të përballimit të emergjencave civile”.

4. Plani kombëtar për emergjencat civile.

5. Draft Ligj “Për mbrojtjen civile nga fatkeqësitë”.

6. NATO Strategic Concept, 1999 Edition.

7. NATO Handbook, 2006 Edition, Chapter 38.

8. International CEP handbook 2006 Civil Emergency Planning in the NATO/EAPC Countries.

9. NATO’s Role in Disaster Assistance, 2001 Edition.

10. NATO/EADRCC: Standing Operating Procedures for the Euro-Atlantic Disaster Re-sponse Unit (EADRU), 2002 Edition.

11. NATO Civil Protection, 2006 Edition.

12. Adresa elektronike e NATO-s www.nato.int/home.htm.

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 255: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

255

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit – Operacionet e ardhshme të FA dhe kapacitetet NNEC të forcës së ardhshme

Kapiten Klean XhelilajSpecialist për Sistemet e Informatizimit në Drejtorinë e Ndërlidhjes, SHP

[email protected]

N/Kolonel (R) Dr. Ulsi MetaSpecialist për Sistemet e Informatizimit në Drejtorinë e Ndërlidhjes, SHP

[email protected].

Abstrakt: Samiti i Pragës përcaktoi Konceptin Strategjik për të fuqizuar aftësinë e Aleancës për zbatimin më të mirë të të gjitha llojeve të misioneve të saj dhe të reagimit kolektiv ndaj sfidave të reja të sigurisë, duke krijuar një Forcë Reaguese të NATO-s [NATO Response Force (NRF)], dhe duke përmirësuar masat për komandimin ushtarak të NATO-s.

Në përgjigje të masave të rëna dakord në Pragë, Komandat Strategjike të NATO-s zhvilluan një paketë të “Objektivave të Transformimit” dhe të “Fushave të Objektivave Transformuese” për të mbështetur zhvillimin e forcave të ardhshme, të afta që të jenë në gjendje të realizojnë misionet e ardhshme të Aleancës.

Një nga Fushat e Objektivave Transformuese që u identifikua nga Komandat Strategjike ishte NEC. Ky kapacitet, përfshinte integrimin së bashku të sensorëve, vendimmarrësve dhe sistemeve të armëve, si dhe strukturat ushtarake shumëkombëshe, strukturat qeveritare dhe ato joqeveritare në një ambient të integruar planëzimi, vlerësimi dhe zbatimi.

Fokusi kryesor i NEC nuk është në grupimin (rrjetin), por në kapacitetet ushtarake

Sfidat në pjesëmarrjen dhe në planëzimin e emergjencave civile Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 256: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

256

që mbështet një rrjet. Realizimi i NEC është një proçes në rritje që përfshin doktrinat, metodat, komandim-kontrollin, strukturat, personelin dhe pajisjet ushtarake. Kjo është dhe mënyra që Forcat tona të Armatosura duhet të ndjekin në zhvillimin dhe zbatimin e NEC.

Forcat tona të Armatosura kanë aktualisht shumë sisteme të ndërlidhjes dhe informa-cionit, si dhe një infrastrukturë rrjeti dhe informacioni të gatshme për të përballuar kërkesat e NEC. E rëndësishme mbetet që të vijojë integrimi i këtyre sistemeve për t’u bërë pjesë e sistemeve të Aleancës.

Historia e krijimit të konceptit të NNEC

Në Samitin e Pragës në Nëntor 2002, NATO pranoi që transformimi i forcave ushtarake, bazuar në parimet e epokës së informacionit, të vlerësohet si themelor për të ndjekur një kurs të transformimit, të prezantuar në kon-

ceptin e programit të NNEC.

Në takimin e Nëntorit 2002, Bordi i Komandim-Kontroll-Konsultimit të NATO-s (NC3B) ra dakord që ishte e nevojshme të zhvillohej një koncept i NATO-s për të përshtatur iniciativat e ndryshme kombëtare si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) “Lufta e Qendërzuar në Rrjet” [Network-Centric Warfare (NCW)] dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar (MB) “Kapaciteti i Mundësuar në Rrjet” [Network Enabled Capability (NEC)] sipas kontekstit të NATO-s. Ky koncept i NATO-s u quajt NATO Network Enabled Capability (NNEC).

Nën drejtimin e kapaciteteve të reja që u pranuan në Samitin e Pragës, Krerët e Shteteve miratuan një paketë të plotë masash, bazuar në Konceptin Strategjik të NATO-s për të fuqizuar aftësinë e Aleancës për zbatimin më të mirë të të gjitha llojeve të misioneve të saj dhe të reagimit kolektiv ndaj sfidave të reja të sigurisë, duke krijuar një Forcë Reaguese të NATO-s [NATO Response Force (NRF)]1, dhe duke përmirësuar masat për komandimin ushtarak të NATO-s.

Përdorimi i këtyre kapaciteteve të reja nga një Forcë Reaguese e NATO-s në kryerjen e misioneve të reja të saj bënte të domosdoshme një sërë detyrash të reja, për të përfshirë patjetër kërkesat e reja për mbështetjen e sistemeve të Komandim-Kontroll-Komunikim-Kompjuter-Zbulim-Vëzhgim-Përnjohjes.

Në përgjigje të masave të rëna dakord në Pragë, Komandat Strategjike të NATO-s zhvilluan një paketë të “Objektivave të Transformimit” dhe të “Fushave të Objektivave

1 Deklarata e Samitit të Pragës, viti 2002.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 257: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

257

Transformuese” për të mbështetur zhvillimin e forcave të ardhshme, të afta që të jenë në gjendje të realizojnë misionet e ardhshme të Aleancës.

Një nga Fushat e Objektivave Transformuese që u identifikua nga Komandat Strategjike ishte NEC. Ky kapacitet, sipas përcaktimit të këtyre komandave, përfshinte integrimin së bashku të sensorëve, vendimmarrësve dhe sistemeve të armëve, si dhe strukturat ushtarake shumëkombëshe, strukturat qeveritare dhe ato joqeveritare në një ambient të integruar planëzimi, vlerësimi dhe zbatimi. NEC duhet të sigurojë shkëmbimin në kohën e duhur të informacionit të sigurt, duke përdorur rrjetet e komunikimit të cilat janë ndërlidhur në mënyrë të integruar, të ndërveprueshëm dhe

të qëndrueshëm dhe që do të mbështesin grumbullimin, seleksionimin, analizimin dhe shkëmbimin në kohë të informacionit.

Në Nëntor 2003, nëntë vende të NATO-s (Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) nënshkruan një marrëveshje për t’u bashkuar në financimin e një

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 258: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

258

studimi për realizimin e NNEC, si një hap i rëndësishëm përpara në transformimin e NATO-s. Studimi u zbatua nga Agjencia e Komandim-Kontroll-Konsultimit të NATO-s (NC3A).

Programi “Kapaciteti i Mundësuar në Rrjet i NATO-s” (NATO Network Enabled Capability) është një aftësi e Aleancës për të bashkuar kapacitete të ndryshme në të gjitha nivelet, ushtarake (nga strategjike deri në taktike) dhe civile në një infrastrukturë të vetme informacioni.

Objektivi kryesor i programit NNEC, reklamuar nga shprehja “Ndani për të fituar” (Share to Win), është nisja e një ndryshimi kulture që fillon me njerëzit. Duke ndërvepruar me njëri-tjetrin dhe duke ndarë e shkëmbyer informacionin do të orientohemi në njohjen më të mirë të situatës dhe në vendimmarrjen më të shpejtë, të cilat në fund të fundit shpëtojnë jetë, kursejnë burime dhe përmirësojnë bashkëpunimin ndërmjet forcave ushtarake dhe vendeve.

Në 2009, Komanda e Aleancës për Transformimin (ACT) bëri një fushatë njohje si brenda NATO-s, ashtu dhe me vendet anëtare e ato partnere, për të përhapur konceptin e NNEC dhe për ta pranuar atë gjerësisht në NATO. Objektivi afatgjatë i këtij programi ishte arritja e bashkëpunimit dhe koherencës së plotë ndërmjet projekteve të ndryshme të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-s.

Nevoja për NEC

Në përgjithësi, forcat ushtarake janë në situatën për të arritur një ekuilibër të ri. Nga njëra anë ato po pakësohen në numër dhe nga ana tjetër po rritet lëvizshmëria dhe aftësia e tyre për t’u zhvendosur. Cilësia po mbizotëron mbi sasinë. Për të arritur këtë ekuilibër zbatohen masa të ndryshme për të mbështetur nënprogramet e veçanta nga financimi i buxhetit të mbrojtjes. Ndërveprimi me partnerët në nivel bilateral apo multilateral është një kusht vendimtar për këtë ekuilibër të ri. Nëse nuk përfshihemi në të nuk mund të veprojmë.

Nisur nga sa më sipër, kuptohet rëndësia e madhe e teknologjisë së përparuar dhe asaj që ofrojnë rrjetet në rritjen e efektivitetit të operacioneve ushtarake, të cilat i përfshin koncepti i NEC. NEC nënkupton integrim më të mirë, koordinim më të mirë dhe përdorueshmëri optimale të kapaciteteve të kufizuara të forcave të armatosura. Një përpjekje kolektive dhe e grupuar mund të përmirësojë rezultatet operacionale sepse bashkimi i kapaciteteve të partnerëve është më i fuqishëm. Çdo strukturë synon të rrisë kapacitetet e grupuara duke planëzuar masa të ndryshme. Këto masa nuk

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 259: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

259

janë vetëm të natyrës teknologjike. Ndryshimet doktrinore, të proçesit të drejtimit, të personelit, të kulturës dhe të organizimit janë të lidhura ngushtë me NEC.

Operacionet ushtarake po bëhen gjithnjë e më komplekse. Forcat e armatosura po përballen me një larmi të madhe detyrash në rrethana të ndryshme. Operacionet janë përhapur në të gjithë botën dhe shpesh brenda kornizës së partneritetit të integruar shumëkombësh. Njësitë duhet të zhvendosen shpejt, të jenë fleksible dhe të afta të reagojnë menjëherë ndaj mundësive dhe kërcënimeve të papritura si dhe të afta për të qenë të integruara në situata në shkallë të gjerë. Hapësirat operacionale janë shumë më të gjera se sa duhet të jenë. Përveç kësaj, shpesh forcat e armatosura janë të përhapura për të kryer detyra brenda vendit. Të gjitha këto kërkojnë të kemi kapacitete ushtarake fleksible.

Operacionet e grupuara, një rrugë e re e përdorimit bazuar në shfrytëzimin optimal të informacionit, janë përgjigja ndaj sfidës së operacioneve të sotme dhe të së ardhmes. NEC përfaqëson përdorimin efektiv të informacionit, i cili është në të mirë të vendimmarrjes dhe menaxhimit efektiv dhe ka ndikim vendimtar për suksesin ushtarak. Rrjete më efektive nënkupton që ndarja dhe shkëmbimi i informacionit të përshtatshëm ushtarak do të bëhet më lehtë dhe shpejt dhe më shumë njerëz do ta marrin atë. Kjo do të sjellë një depërtim në thellësi në situatë dhe një mirëkuptim më të mirë të përbashkët. Kështu mundësohen vendimmarrje më të shpejta, më të mira dhe operacione më efektive.

NEC nuk është një qëllim në vetvete. Fokusi kryesor nuk është në grupimin (rrjetin), por në kapacitetet ushtarake që mbështet një rrjet. NEC ndërthur mjetet e disponueshme të shpërndara në një tërësi të plotë të fuqishme dhe efektive. Qëllimi përfundimtar është një zhvendosje e integruar dhe e koordinuar e të gjitha kapaciteteve. Kjo kërkon harmonizim dhe ndryshim; harmonizim të kapaciteteve të disponueshme dhe ndryshim që lidhet me doktrinën, metodat, personelin, kulturën dhe organizimin.

NEC formon konceptin kryesor të drejtimit të forcave të armatosura të besueshme, të afta dhe fleksible. NEC i bën forcat ushtarake të gatshme për të vepruar në epokën e informacionit. Në fakt, në të ardhmen pa NEC nuk do të jenë të mundura operacionet ushtarake dhe mbështetja e tyre. Këtë e kanë treguar qartë operacionet në Irak, Afganistan, etj.

Forcat ushtarake të së ardhmes do të jenë më të komplikuara teknologjikisht, të integruara, efektive, më të afta si dhe plotësisht të pajisura për detyra të shpejta.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 260: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

260

Aftësia e zhvendosjes dhe ndërveprueshmëria duhet të përmirësohen vrullshëm, me qëllim që të merret pjesë në çdo koalicion të mundshëm (brenda kuadrit të NATO-s ose të Bashkimit Evropian), në koalicione të rastit ose bashkëpjesëmarrje me aktorët civil. Kjo e fundit është e lidhur me zbatimin e suksesshëm të detyrave nga forcat ushtarake brenda vendit. Mbështetja logjistike po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Njohja e depove dhe e bazave të furnizimit në çdo lëvizje është thelbësore për mbështetje të trupave.

Lufta ka ndryshuar. Kohët kur dy forca luftonin përballë njëra tjetrës kanë kaluar. Betejat e sotme janë të copëzuara, të papritura dhe rrallë përfshijnë një angazhim të gjatë. Lufta asimetrike është ndërtuar mbi të papriturat, mashtrimin, këmbënguljen dhe pamëshirën. Për t’u përballur me një kërcënim të tillë është jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkohet mjaft mendim. Gjykimi efektiv mbështetet në informacionin e saktë i cili paraqitet në një mënyrë që siguron një pamje koherente. I gjithë ky informacion duhet të jetë i disponueshëm me qëllim që të përdoret. Ky është kushti në të cilën filloi të zhvillohet NNEC. NNEC synon të mundësojë shkëmbimin e informacionit të përdorur për të përshkruar dhe paraqitur pamjen e konfliktit në çdo nivel, nga ai taktik në atë strategjik; kështu luftëtarët mund të kuptojnë plotësisht pamjen operacionale aktuale.

Megjithëse ideja nuk është e re, realizimi i idesë do të revolucionarizojë mënyrën se si të luftojmë në një konflikt. Me raportimin e menjëhershëm, duhet të merret vendimi më i mirë në çdo kohë ose do të rrezikohen objektivat strategjike. Një gabim taktik mund të rezultojë në vite në pengesë strategjike. Kjo është natyra e luftës moderne.

Informacioni është një armë. Por kuptimi i kësaj ka vështirësi. Nëse vlerësojmë se si e ndajmë informacionin ndërmjet strukturave të forcave mund të thuhet se ka probleme dhe nevojitet të bëhen përmirësime. Nëse marrim në konsideratë këtë çështje ndërmjet 28 vendeve të NATO-s dhe po të shtojmë edhe vende të tjera që marrin pjesë në një koalicion, ky problem bëhet një sfidë mjaft e madhe. Ky është pikërisht objektivi që ka NNEC.

Zhvillimi i NEC të NATO-s shihet nga shumë vende si mënyra më efektive në nivel kombëtar për të përdorur plotësisht investimet e tyre në drejtim të teknologjive të epokës së informacionit dhe të kapaciteteve të llojit NEC për mbështetjen e operacioneve të ardhshme të koalicionit. NNEC siguron mjedisin e duhur për zbatimin e një rruge të përbashkët në kryerjen e këtyre operacioneve të ardhshme, duke

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 261: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

261

zhvilluar arkitektura, proçese dhe proçedura të domosdoshme për të mundësuar fleksibilitetin dhe zhdërvjelltësinë e nevojshme për të realizuar operacione në kuadrin e koalicionit.

Zhvillimi i mëtejshëm i konceptit të NNEC fillon me parimet kryesore të tij që përfshijnë Rrjetet, Informacionin dhe Njerëzit.

Rrjetet konsiderohen si pika më nevralgjike për një forcë të integruar në rrjet. Ato mundësojnë shkëmbimin e shpejtë dhe të sigurt të informacionit. Ato duhet të përshtaten sipas misionit, numrit të forcave dhe llojit dhe sasisë së informacionit që do të shkëmbehet.

Informacioni shfrytëzon kapacitetet e rrjeteve për shkëmbim të shpejtë dhe të sigurt. Informacioni qarkullon në formate të ndryshme si zë, të dhëna, video, figurë fikse, raportim pozicionimi të trupave, etj.

Fokusi mbi Njerëzit ka të bëjë me punën së bashku në një mjedis rrjetesh të integruara. E rëndësishme është që me informacionin e marrë nga njerëzit të arrihet shpejt dhe saktë “Superioriteti i vendimmarrjes” mbi atë të kundërshtarit.

NEC në praktikë

NEC ofron një përparësi vendimtare. Informacioni dhe zbulimi sigurohen dhe përdoren në kohën e duhur, duke rezultuar në vendimmarrje efektive dhe fleksible. Rreziku i fatkeqësive dhe dëmtimeve nga zjarri i forcave tona pakësohet. Ndërveprimi dhe bashkëpunimi brenda dhe ndërmjet shërbimeve të ndryshme, departamenteve dhe organizatave qeveritare, si kombëtare dhe ndërkombëtare, përmirësohet. Saktësia dhe dobia, për shembull, i informacionit logjistik dhe atij mjekësor përmirësohet. Mjetet e disponueshme të furnizimit përdoren me më shumë rendiment. Strukturat e komandimit dhe të menaxhimit dhe proçeset e punës bëhen më të thjeshta.

Zhvillimi i NEC në Forcat e Armatosura është një proçes që evoluon. Operacionet e grupuara (në rrjet) aktualisht janë bërë një realitet. Karakteristikat e NEC, mund të përmblidhen si më poshtë.

• Grupet e misioneve të shpejta (të veçanta): Në grupe të tilla nuk duhet të ketë kufizime teknike ose proçedurale. Në fakt, si rezultat i ndërthurjeve organizative të shumë kapaciteteve në një të vetëm si dhe i përdorimit maksimal të mjeteve shtesë duke përfshirë mjetet joushtarake dhe ato që janë jashtë zonës së operacioneve, nevojitet bashkëpunim mbi mënyrat e veprimit.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 262: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

262

• Zhvendosja fleksible: Grupet e misioneve, njësitë dhe mjetet që zhvendosen kanë kapacitete për t’u përshtatur shpejt dhe me lehtësi për kërkesat e reja të misionit, pa prishur bashkëpunimin.

• Infrastruktura e qëndrueshme e informacionit: Burimet e informacionit janë të bazuara, të sigurta dhe të besueshme dhe mjaft fleksible për të përmbushur kërkesat e një grupi misioni të shpejtë.

• Disponueshmëria e plotë e informacionit: I gjithë informacioni i duhur mund të shkëmbehet brenda një grupi misioni. Shërbimet e përgjithshme që ofrohen në rrjete mbështesin bashkëpunimin dhe vendimmarrjen.

• Mirëkuptim i përbashkët: Mirëkuptimi dhe interpretimi i situatës aktuale, mjedisit, qëllimeve dhe mundësive të forcave tona dhe atyre të armikut janë të njëjta.

• Planëzimi i bazuar në rezultate: Planet operacionale kanë si synim rezultatin e dëshiruar të misionit duke përdorur si faktorët ushtarak edhe ato joushtarak. Planet integrohen me proçeset e planëzimit joushtarak.

• Sinkronizimi i rezultateve: Zhvendosja e koordinuar e shumicës së kapaciteteve të disponueshme, në kombinim me planëzimin dhe zbatimin dinamik dhe të shpërndarë, garanton që grupi i misionit do të arrijë një rezultat vendimtar.

Infrastruktura e rrjetit dhe e informacionit

Implementimi i infrastrukturës së rrjetit dhe informacionit (NII) përfshin përpjekjet e pavarura të NATO-s dhe të vendeve të saj për të ndërtuar sisteme të cilat mund të lidhen së bashku për të zbatuar NII. Suksesi i kësaj qëndron në atë që vendet mund të kenë një pamje të përbashkët duke zbatuar standarde të njëjta për t’u siguruar që të arrihet qëllimi i përbashkët.

Forcat e Armatosura tashmë kanë një sistem të ndërlidhjes dhe informacionit (SNI) i cili është ndërtuar mbi bazën e një koncepti që i përqaset atij të NATO-s. Bazë e kësaj ka qenë studimi “Mbi sistemin C4 në FA” dhe “Arkitektura dhe plani i zbatimit të C4 në FA”, si dhe zbatimi në këto vite i “Objektivave të Partneritetit” dhe së fundmi i “Objektivave të Forcës”. Teknologjitë e zbatuara në këto sisteme janë marrë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato të NATO-s. Elementet e SNI të FA në tërësi përfshijnë:

• Sistemi i komunikimit taktik të radiove një-kanalëshe më zë dhe me të dhëna.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 263: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

263

• Sistemi i komunikimit telefonik elektronik ushtarak.

• Sistemi i mjediseve të transmetimit.

• Sistemi i rrjeteve kompjuterike të paklasifikuara të FA.

• Sistemi i rrjeteve kompjuterike të klasifikuara të FA.

• Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare (SIVHD).

• Zgjerimi i sistemit për komunikim me NATO-n.

• Sistemet e zbulimit me mjete teknike.

Sot në FA janë ngritur shumë shërbime të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë nga përdoruesit fundor. Disa nga këto shërbime përfshijnë: emailin e klasifikuar dhe të paklasifikuar, shkëmbimin e dokumenteve dhe dosjeve në rrjet, faqet e ndryshme informuese në intranet, numëratorët telefonik elektronik, raportim vendndodhjesh të forcave, etj. Kujdes i veçantë i është treguar integrimit të rrjeteve të komunikimit në zhvendosje me ato fikse për komunikime zanore dhe me të dhëna të ndryshme. Kjo mundëson komunikimin në çdo kohë me komandat eprore të trupave në misione dhe në zhvendosje.

Aktualisht FA po punon për ndërtimin e një sistemi të automatizimit të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes. Ky sistem përfshin menaxhimin e fushave të logjistikës, burimeve njerëzore, inventarizimeve të ndryshme, buxhetimin, financës, planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë, etj. Kjo do të ndihmojë në automatizimin e shumë proceseve që aktualisht në FA kryhen manualisht.

Gjatë kësaj kohe po punohet vazhdimisht për përmirësimin dhe zgjerimin e sistemeve aktuale, si dhe veçanërisht për rritjen e sigurisë së informacionit në sisteme. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet futjes së teknologjive të reja të komunikimit dhe informacionit si prezantimi i shërbimeve të reja VoIP, SVoIP, VoSIP, QoS, MLPP në rrjetet fikse dhe në të ardhmen zgjerimi i këtyre shërbimeve edhe me rrjetet taktike.

Në vijim janë hedhur hapat për sistemet e integruara si Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare dhe disa studime për sistemin e hapësirës ajrore dhe atë tokësore. Të gjithë këto sisteme janë parë në konceptin e një sistemi të integruar të vëzhgimit kombëtar dhe në mbështetje të Komandim-Kontrollit. Në zbatimin e këtyre sistemeve është zbatuar koncepti i të qenit të integruar dhe me kapacitete shtesë në interes të institucioneve civile të vendit.

Në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2009 është përcaktuar: “Projektet për C4I të

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 264: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

264

rishikohen e zhvillohen sipas konceptit të ri të kapaciteteve të mundësuara në rrjet (NNEC)”2. Lidhur me këtë nga FA kërkohet përqendrimi i vëmendjes në disa drejtime.

Komponenti i komunikimit të NII karakterizohet nga përdorimi i protokolleve standarde ndërkombëtare si ai i protokollit të internetit [Internet Protocol (IP)] për të siguruar një mekanizëm transmetimi të përbashkët dhe të sigurt për të gjitha llojet e informacionit që kalon në mjete të ndryshme transmetimi. Ky proçes kërkon kohë për t’u zbatuar dhe kërkon futjen e protokolleve të reja si IPv6 për sistemet e reja dhe mbështetje për sistemet aktuale, bazuar në IPv4 deri në kalimin në teknologjinë e re. Kjo si fillim do të bëhet për rrjetet ekzistuese statike dhe më vonë do të shtrihet edhe në ato të zhvendosura. E rëndësishme në këtë proces do të jetë standardizimi i ndërfaqeve ndërmjet terminaleve të komunikimit satelitor taktik (SATCOM) dhe rrjeteve statike dhe optimizmi i këtyre rrjeteve taktike që të mbështesin protokollin e IP.

Zhvillimi i teknologjisë së pajisjeve të kriptimit IP dhe mbështetja e sistemeve të menaxhimit të çelësave të kriptimit është shumë e rëndësishme për të gjitha shërbimet e NII. Vënia në përdorim e pajisjeve të kriptimit IP është thelbësore për komunikimin e sigurt midis forcave në dislokimet statike dhe ato në zhvendosje.

Përveç përdorimit të pajisjeve të kriptimit IP kërkohet komunikimi i sigurt me rrjetet jo IP. Për këtë nevojiten pajisje ndërmjetëse të cilat mundësojnë komunikimin e shërbimeve midis rrjeteve të llojeve të ndryshme.

Një nga aplikimet që duhet të realizohet nga FA është prezantimi i një Infrastrukture me Çelësa Publik (PKI), i cili bën të mundur menaxhimin e nënshkrimeve elektronike dixhitale për shkëmbimin e informacionit në rrjete.

Përshtatja e një mekanizmi transmetimi të përbashkët bazuar në IP kërkon aplikime në fusha të ndryshme teknike për të mbështetur përdoruesit e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit në lëvizje. Këto aplikime përfshijnë standardizimin e formës së valës, zhvillimin e arkitekturave të përbashkëta për softueret për radiot taktike, përdorimin e përmirësuar të brezit të frekuencave dhe protokollet e përmirësuara të rrjeteve të lëvizshme. Një sfidë e rëndësishme e integrimit të plotë të rrjeteve të lëvizshme në IP është mbështetja e “Cilësisë së shërbimit” [Quality of Service(QoS)] e cila ka të bëjë me përparësinë e llojeve të ndryshme të trafikut të informacionit si ai zanor, me të dhëna dhe me video. Kjo shkon edhe më tej me zbatimin e protokolleve

2 Direktiva e Mbrojtjes për vitin 2009. Faqe 6.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 265: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

265

teknike si ai i MLPP (Multi-Level Precedence and Preemption) për autoritetet e larta të komandim-kontrollit në nivel Aleance dhe kombëtare.

Një komponent i rëndësishëm i NII është përdorimi i Arkitekturave të Orientuara nga Shërbimet (SOA) për të nxjerrë funksionet softuerike si shërbime të përdorshme që mund të gjenden lehtësisht në rrjete. Roli kryesor i SOA është vënia në dispozicion e shërbimeve të informacionit te përdoruesit fundor në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Por, nga ana tjetër SOA kërkon që ne të kemi një strategji të përbashkët të formateve të të dhënave dhe informacionit me qëllim që informacioni të jetë lehtësisht i shkëmbyeshëm nga burime të ndryshme. Kjo kërkon që informacioni duhet të jetë i bazuar në funksione të ndryshme, të drejta dhe nivele klasifikimi sipas situatës dhe parimit “Nevoja për njohje”.

Funksionimi i NII kërkon garantimin e kapaciteteve të duhura përsa i përket brezit të transmetimit. Kujdes i veçantë duhet treguar në rrjedhjen e informacionit gjatë kalimit nga sisteme me brez transmetimi të gjerë në ato me brez transmetimi më të vogël. Në raste të tilla merr përparësi përdorimi i filtrave duke kaluar informacionin më kritik dhe më të domosdoshëm.

Një element i rëndësishëm në të cilin duhet të punohet në të ardhmen e afërt është prezantimi dhe zbatimi i sistemit të informacionit gjeografik (GIS) në interes të sistemeve të Komandim-Kontrollit. Kjo do të bëjë të mundur planëzimin më të saktë, përcaktimin më të shpejtë të vendndodhjes së trupave në zhvendosje dhe gjatë operacioneve.

Kontrolli dhe menaxhimi i shërbimeve është i lidhur me përdorimin e Marrëveshjeve në Nivel Shërbimi [Service Level Agreements (SLA)], ku duhet të sigurohet siguri, cilësi shërbimi, efektivitet dhe pavarësi e rrjetit, sidomos në rrjete taktike ku brezi i transmetimit në përgjithësi është i vogël. Kjo kërkon detaje shumë teknike të cilat duhet të parashikohen dhe zgjidhen nga specialistët e mirëfilltë të sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit.

Mekanizmi i Mbrojtjes së Informacionit është i integruar në çdo aspekt të arkitekturës së përgjithshme dhe synon mbrojtjen e informacionit qoftë në ruajtje ose në transmetim. Këto mekanizma sigurojnë që informacioni i duhur, mund të shkojë te njerëzit e duhur në kohën e duhur dhe që informacioni që ata marrin të jetë i besueshëm. Parimi “Detyrimi për të shkëmbyer” e ekuilibruar me “Nevoja për njohje” e shpreh plotësisht këtë. “Detyrimi për të shkëmbyer” garanton që politikat, proçedurat dhe sistemet të zhvillohen dhe të zbatohen me një kapacitet të pandarë për të shkëmbyer informacion, por të kenë edhe masat e duhura të sigurisë të

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 266: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

266

zbatuara për të siguruar që vetëm përdoruesit e autorizuar mund të kenë të drejtë hyrje te ky informacion.

Bazat për operacionet me anë të rrjetit mbështeten në një bashkim rrjetesh të sigurt, të qëndrueshëm dhe me shtrirje të madhe. Ky rrjet përbëhet nga një numër i pafundmë rrjetesh të veçantë. Në NATO ky rrjet i së ardhmes njihet me termin NII (Network and Information Infrastructure), i cili në të vërtetë është një intranet ushtarak shumëkombësh i koalicionit me shtrirje të gjerë që është në zhvillim e sipër.

NII është shuma e kapaciteteve që sigurojnë mbështetje në grumbullimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe menaxhimin e informacionit me synimin për të arritur epërsinë e informacionit. NII përfshin kompjuterat, mjetet e komunikimit, të dhënat e proçeset e lidhura me to, personelin dhe shërbimet infrastrukturore të përgjithshme për grumbullimin e të dhënave, modifikimin e të dhënave, shkëmbimin e të dhënave, administrimin dhe sigurinë.

NII u jep përdoruesve operacionalë, politikë-bërësve dhe personelit mbështetës mundësi hyrje në informacionin e duhur, të kohës, koherent dhe të saktë, i shfaqur në një format më të përshtatshme për aktivitetet që kryhen. Ne duhet të marrin në konsideratë disa kërkesa që lidhen me ndërtimin dhe funksionimin normal të NII, si:

• Projektimi: NII duhet projektuar në mënyrë të tillë që të mbështesë operacionet nëpërmjet rrjetit. Kjo kërkon marrëveshje mbi arkitekturën e përgjithshme, përdorimin e teknologjive dhe standardeve, të dhënat bazë dhe menaxhimin e tyre.

• Realizimi: Nëpërmjet programeve të investimit dhe projekteve konkrete duhet të zbatohen harduere, softuere dhe komponentët e shërbimeve të NII si dhe ndërfaqësit ndërmjet këtyre komponentëve.

• Zbatimi dhe mirëmbajtja: Zbatimi dhe mirëmbajtja është e lidhur kryesisht me marrëveshjet dhe masat për të garantuar që mundësitë e reja teknike po përdoren realisht. Çdo gjë varet në gatishmërinë për të shkëmbyer informacionin. Kjo fushë e vëmendjes përfshin gjithashtu menaxhimin dhe kontrollin e informacionit.

• Siguria: Për veprimtarinë normale në koalicion është e nevojshme të ketë marrëveshje të miratuara. Kjo është e domosdoshme edhe në nivel kombëtar. Prandaj duhet të merren masa dhe të bëhen investime për të garantuar sigurinë e NII si dhe qëndrueshmërinë e qarkullimit të informacionit.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 267: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

267

Sfidat e operacioneve të mundësuara në rrjet

NEC do të kërkojë një periudhë të gjatë kohe që, bazuar në përvojat e shteteve të tjera, mund të shkojë më shumë se dhjetë vjet. Një nga arsyet për këtë është sfida që duhet të kapërcehet në fushat e financës, organizimit, teknologjisë dhe personelit. Zbatimi i NEC ka ndikim në të gjitha aspektet e Forcave të Armatosura, por sfida më e madhe qëndron në përshtatjen e NEC te dimensioni njerëzor. Mbingarkesa e informacionit dhe mikromenaxhimi janë rreziqe reale në qoftë se zbatimi nuk bëhet me kujdes.

Faktori njerëzor nuk është e vetmja gjë e rëndësishme. Faktorët kritik, në të cilat do të varet një zbatim i suksesshëm i NEC në Forcat tona të Armatosura, përfshijnë:

• Vlerësimin e kërkesave dhe prokurimin: Në proçeset e vlerësimit të kërkesave operacionale, teknike dhe prokurimin, kërkesat në lidhje me NEC duhet të merren në konsideratë në mënyrë të strukturuar. Kjo nënkupton që vëmendja duhet të tregohet jo vetëm në kapacitetet që kërkohen por gjithashtu edhe në rolin e ardhshëm të këtij kapaciteti dhe integrimin e tij në rrjet. Strategjitë e prokurimit fleksible dhe në rritje, mbi kërkesat funksionale dhe përmbushjen e këtyre kërkesave rriten gradualisht. Kjo gjithashtu kërkon një bashkëpunim më intensiv me industrinë. Në zhvillimin e kapaciteteve të reja, kërkesat e NEC duhet të merren parasysh gjatë projektimit të sistemeve të reja.

• Zhvillimi i menaxhimit të informacionit sipas arkitekturës: Për të krijuar NII kombëtare dhe për të drejtuar zhvillimin e infrastrukturës së kërkuar të menaxhimit të informacionit në drejtimin e duhur, duhet të kemi një arkitekturë të disponueshme e cila duhet të përdoret me efektivitet.

• Kërkimet shkencore dhe eksperimentimet operacionale: Kërkimet shkencore, eksperimentimet operacionale dhe mësimet e nxjerra janë të domosdoshme për të vlerësuar përdorueshmërinë e koncepteve dhe teknologjive të reja. Kjo do të ulë rrezikun e kostove të larta të padomosdoshme dhe do të shmangë zgjedhjet e gabuara që çojnë në humbje të investimeve.

• Zhvillimi i kompetencave të NEC dhe projektimi i proceseve të C2: NEC ka një ndikim të konsiderueshëm në elementin njerëzor të forcave të armatosura. Suksesi i zbatimit të teknologjive, sistemeve dhe koncepteve të reja dhe përmirësimet në efektivitetin që këto duhet të japin varen plotësisht nga prania e gatishmërisë dhe kompetencave për t’i përdorur vërtet ato.

• Koordinimi i centralizuar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar: Situata ideale do

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 268: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

268

të jetë që marrëveshjet kombëtare dhe ndërkombëtare të bëhen në mënyrë të tillë që proçeset e ndryshme të NEC të kenë mundësi që të mbështesin njëra-tjetrën. Për të arritur këtë, duhet të ketë koordinim të centralizuar dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Zhvillimi i NEC

NEC nuk mund të blihet. Për më tepër, realizimi i NEC është një proçes zhvillimi pa një fillim ose fund të përcaktuar në mënyrë strikte. Ai është një proçes në rritje, në krahasim me procesin e ndryshimit që shumë organizata e kalojnë për të qenë koherent në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Doktrinat, metodat, komandim-kontrolli, strukturat, personeli dhe pajisjet ushtarake duhet të zhvillohen në një mënyrë koherente dhe zhvilluese. Kjo është dhe mënyra që Forcat tona të Armatosura duhet të ndjekin në zhvillimin dhe zbatimin e NEC. Kjo mënyrë duhet në jetë e detajuar dhe të karakterizohet nga parimet e mëposhtme:

• Kombinimi i aktiviteteve nga poshtë-lart me qëllimin e zhvillimit të infrastrukturës së nevojshëm të informacionit dhe aktiviteteve nga lart-poshtë me synimin e zhvillimit të konceptit përsa i përket kapaciteteve të së ardhmes;

• Një trajtim hap pas hapi, d.m.th, trajnime dhe mësime gjatë proçesit të zbatimit, në bashkëpunim të ngushtë me zbatuesit e projekteve dhe përdoruesit fundor për të ulur rreziqet sa më shumë të jetë e mundur dhe ndërgjegjësim i përdoruesve sa më shpejt të jetë e mundur për mundësitë e reja që ofron NEC;

• Trajtimi bashkëzhvillues: ekuilibri midis aspekteve të ndryshme të zhvillimit duhet të monitorohet vazhdimisht.

Në rrugën drejt NEC, strukturat e Forcave të Armatosura duhet të dallojnë tre llojet e ndryshimeve:

• Ndryshimi teknologjik: Zhvillimi, aplikimi dhe zbatimi i teknologjive të reja shkakton ndryshime në strukturën fizike të sistemeve.

• Ndryshimi i bazuar te metodat: Përshtatja e metodave organizative dhe zbatimi i koncepteve të reja operacionale shkakton ndryshime në sferën e informacionit.

• Ndryshimet organizative: Struktura, standardet dhe kultura e organizimit dhe ndryshimi individual, shkaktojnë ndryshimin e sferës shoqërore.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 269: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

269

Nivelet e NEC

Duke marrë në konsideratë tre llojet e ndryshimeve që u theksuan më sipër, ka pesë nivele të NEC. Përdorimi i këtyre niveleve ndihmon Forcat e Armatosura në përcaktimin qartë të objektivave dhe kërkesave dhe gjithashtu mund të sigurojë përshtatshmërinë dhe ndërveprueshmërinë e kapaciteteve ushtarake.

në Nivelin I të NEC – I izoluar, kapacitetet janë pothuajse plotësisht të izoluara. Ndryshimi teknologjik nuk ka filluar akoma. Shkëmbimi i informacionit midis këtyre kapaciteteve është në nivel të ulët dhe bëhet, p.sh. nëpërmjet linjave telefonike.

në Nivelin II të NEC – Dekonfliktimi, ekzistojnë akoma shumë rrjete komunikimi të palidhur me njëri-tjetrin. Ndryshimi teknologjik po rritet me shpejtësi dhe pavarësisht pranisë së madhe të sistemeve të shkëputura dhe të specializuara të informacionit ka një farë koordinimi ndërmjet sistemeve të ndryshme. Akoma nuk ka një pamje operacionale të plotë të përbashkët dhe puna në përgjithësi kryhet bazuar në koncepte operacionale të ndryshme. Në zonën e operacioneve, duhen bërë marrëveshje në lidhje me ndarjen fizike të njësive për të parandaluar konfliktet e brendshme.

në Nivelin III të NEC – Koordinimi, ndryshimi teknologjik bën progres të mirë, por ngelet akoma shumë për t’u bërë në nivelin e proceseve dhe organizimit. Në këtë fazë, fokusi kryesor është për komunikimin koherent dhe efektiv dhe mundësinë e ndarjes e shkëmbimit të informacionit. Kjo shënon fillimin e vërtetë të një transformimi drejt NEC. Në këtë pikë, nevoja për një doktrinë të përbashkët dhe koncepte operacionale të përbashkëta bëhet akoma më e dukshme. NII krijon mundësi shumë të përmirësuara për komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit. Në sajë të lidhjes së (shumicës së) sistemeve të komunikimit, tani për herë të parë një pamje të përbashkët të situatës.

në Nivelin IV të NEC – Bashkëpunimi, në këtë fazë të përkohshme, fokusi është në mundësitë për bashkëpunimin dhe planëzimin e integruar dhe koherent. Ka shumë ndryshime në proçese dhe organizim dhe zbatohen koncepte të reja operacionale. Përveç kësaj, akoma forma më dinamike të organizimeve si dhe grupeve operacionale po ndërtohen sipas rasteve. NII siguron mbështetje akoma më të mirë për të gjitha proçeset që synojnë planëzimin dhe zbatimin e operacioneve efektive dhe ndërvepruese. Shkëmbimi vertikal dhe horizontal i informacionit, d.m.th., përmes zinxhirit të komandimit dhe midis aktorëve është i integruar dhe konsistent.

në Nivelin V të NEC - Efektet koherente, implementim i plotë i NEC. Një grup misioni

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 270: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

270

është në gjendje që të përdorë në mënyrë efektive kapacitetet e plota të integruara për vëzhgimin dhe zhvendosjen e armëve. Për më tepër, të gjitha kapacitetet e disponueshme mund të zhvendosen në një mënyrë të koordinuar. Përshtatjet sipas proçeseve dhe ato organizative të domosdoshme për NEC janë realizuar të gjitha. NII mundëson një përshtatje të shpejtë për kushtet e ndryshuara ose detyrat e reja.

Arkitektura e NNEC

Si përfundim mund të thuhet:

• Për shkak të kompleksitetit të NNEC, zbatimi i tij është i lidhur ngushtë me kon-ceptimin e qartë të tij nga komandat. NNEC nuk është vetëm një zbatim teknik, por para së gjithash nënkupton një veprimtari organizative dhe doktrinore. Për këtë nevojitet një plan i detajuar ku të përfshihen të gjitha masat e duhura në kontekstin afatshkurtër dhe afatgjatë.

• Aktualisht Forcat tona të Armatosura janë në fazën e ristrukturimit të strukturës së tyre dhe kjo kërkon ndërtimin e strukturës së re në bazë të koncepteve të reja të NNEC për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe integrimin e sistemeve të ndryshme

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 271: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

271

që kanë të bëjnë me ndërlidhjen dhe informacionin.

• Po ashtu e rëndësishme është faktori njerëzor dhe trajnimi i tij sipas koncepteve të reja si dhe njohja me teknologjitë e reja të informacionit të cilat bëjnë të mun-dur kryerjen në kohë të shpejtë dhe të saktë të detyrave të caktuara.

• Sistemet e ndërlidhjes dhe të informacionit janë në një stad ku janë mundësitë për të mbështetur konceptin e NNEC. E rëndësishme është që sistemet tashmë të integrohen me njëri-tjetrin, të rritet numri dhe cilësia e shërbimeve dhe të garantohet siguria e informacionit që transmetohet nëpërmjet tyre.

Referencat:

1. NATO C3 Technical Architecture (Release number: 7.0 Release date: 15 December 2005.

2. NNEC Roadmap, Version Year 2009.

3. NATO NETWORK ENABLED CAPABILITY FEASIBILITY STUDY EXECUTIVE SUM-MARY: VERSION 2.0.

4. Towards Quantifying the Benefits of NEC Georgia Court (Dstl), Alison Parr (Qinet-ic).

5. Arkitektura e C4 e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6. Plani i implementimit të sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

7. CLOSED LAN/WAN INFRASTRUCTURE OF ALBANIAN ARMED FORCES, shtator 2007.

8. Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese të WAN të klasifikuar të FARSH, korrik 2006.

Forcat e Armatosura dhe Teknologjia e Informacionit Kapiten Klean Xhelilaj & N/Kolonel (R) Dr. Ulsi Meta

Page 272: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

272

Page 273: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

273

RUBRIKA E DYTë

Një Koncept i ri Strategjik i NATOs - 2010

Redaksia e Revistës Ushtarake ju njofton se duke filluar nga ky numër ajo do të hapë një Rubrikë të veçantë ku do ti kushtohet vëmendje gjatë gjithë vitit 2010 reflektimit të ecurisë së progresit dhe të problematikave themelore të Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës. Kjo përpjekje nuk do të ketë vetëm qëllim informativ, por në radhë të parë do të synojë përfshirjen tonë modeste në zhvillimin e qëndrimeve dhe pozicioneve të Shqipërisë dhe të Forcave të saj të Armatosura për të gjitha çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës, pjesë e së cilës është tani edhe vendi ynë.

Në këtë edicion do të japim një përshkrim informativ të punës së bërë deri tani nga Aleanca për zhvillimin e Konceptit të Ri Strategjik. Kjo Rubrikë është përpunuar nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes në KDS dhe Përfaqësia Ushtarake në Bruksel. Ajo përmban gjithashtu një shkrim të Drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Kolegjin e NATO-s në Romë, z. Karl-Heinz KAMP, i cili mund të shërbejë si “food for thoughts” për lidershipin ushtarak dhe civil, si dhe për elitën tonë ushtarake për të qenë më aktive në gjithë këtë periudhë.

Në numrin e ardhshëm të Revistës Ushtarake, Mars 2010, do ti kushtohet vëmendje prioritare çështjeve themelore të Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës, si dhe shkrimeve përkatëse të bashkëpunëtorëve kërki-morë që tentojnë përpunimin e qëndrimeve të RSH dhe të institucionit të mbrojtjes.

Jeni të mirëpritur të kontribuoni me shkrimet tuaja.

Page 274: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

274

Page 275: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

275

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës

Kolonel Thimi Hudhra Shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes (QAM)

Nënkolonel Agim Hajro Në Përfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO HQ, Bruksel

Pak histori

Pas Traktatit themelues të Washingtonit të vitit 1949, Koncepti Strategjik është dokumenti bazë politiko-strategjik i Aleancës, i cili miratohet në nivelin më të lartë, në Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC) në formatin e Presidentëve/Kryeministrave të vendeve të Aleancës, kryesisht gjatë Samiteve të Aleancës. Koncepti i fundit strat-egjik, i cili është akoma në fuqi, është Koncepti Strategjik i Samitit të Washingtonit, i Prillit 1999. Koncepti para tij, i cili njihet si koncepti i pas Luftës së Ftohtë, ka qenë i vitit 1991 që u miratua në Samitin e Romës.

Në historinë e saj, NATO zhvilloi Konceptin e saj të parë Strategjik në dhjetor 1949, i cili u miratua në 6 Janar të vitit 1950. Nga viti 1950, bazuar në mjedisin strategjik të sigurisë dhe modifikimit të qëndrimeve ndaj ish-bllokut lindor, Koncepti Strategjik i NATO-s është ndryshuar 6 herë. Të katër Konceptet Strategjike të Aleancës deri në vitin 1991 kanë qenë të klasifikuar “sekret”, ndërsa dy të fundit, ai i vitit 1991 dhe 1999, si dhe ai që pritet të dalë në samitin e Lisbonës, janë të paklasifikuar.

Tre mjedise të sigurisë globale kanë pasur efekte themelore në evulimin e konceptit strategjik të Aleancës: periudha e Luftës së Ftohtë; periudha e pas-Luftës së Ftohtë, dhe periudha pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001. Në periudhën e Luftës së Ftohtë 1949-1991 baza e 4 koncepteve strategjike të zhvilluara ka qenë vetëm “mbrojtja dhe frenimi” (defence and deterrence), të shprehur në strategjinë e “credible defence”, “forward defence” “massive retaliation” e deri në “flexible response”. Pas rënies së murit të Berlinit në 1989, konceptit strategjik të vitit 1991 iu shtua krahas frenimit, edhe koncepti i “bashkëpunimit dhe i sigurisë” (cooperation and security). Pas

Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Page 276: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

276

ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, duket në horizont përfshirja në konceptin strategjik edhe të mbrojtjes nga terrorizmi, përhapja e ASHM, konfliktet etnike, shteteve të dështuara, abuzimi i të drejtave të njeriut, destabiliteti politik, kriza ekonomike dhe financiare, koncepti i sigurisë ndaj çështjeve të energjisë, atyre të rreziqeve të reja cyber, hibride, etj.

Koncepti Strategjik 1999 (KS-99) që është koncepti i Aleancës në fuqi shpreh qël-limin e saj për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të vet me mjete politike dhe ushtarake, për të mbrojtur vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe të shtetit ligjor. Detyrat Kryesore të Sigurisë së Aleancës në KS-99 kanë pësuar një ndryshim të ndjeshëm: nga përqendrimi tek “mbrojtja dhe frenimi”, si e vetmja detyrë në 4 konceptet e mëparshme strategjikë para 1991, Detyrat Kryesore të Sigurisë së KS-99 reflektojnë një spektër më të plotë të sigurisë me 5 Detyra themelore: Siguria; Konsultimet; Frenimi dhe Mbrojtja; Menaxhimi i Krizave; dhe Partneriteti.

Koncepti Strategjik KS-99 bazohet në zhvillimin e forcave ushtarake konvencionale për ti përmbushur këto Detyra në të gjithë spektrin e misionit. Po ashtu, Koncepti mbështet mbajtjen e një arsenali të pranueshëm bërthamor për mbrojtjen e terri-toreve të Aleancës dhe frenimin e kundërshtarëve të mundshëm. Koncepti Strategjik shoqërohet më tej me një dokument të klasifikuar të serisë MC 400, të emërtuar “MC Directive for the military implementation of the Alliance Strategic Concept”, i cili është dokument i klasifikuar.

1. Koncepti i Ri Strategjik 2010

Pse një Koncept i Ri Strategjik për NATO-n? Ndërsa po hyn në dekadën e saj të gjashtë, NATO duhet të jetë gati të përballet si me sfidat ashtu dhe me shanset e një shekulli të ri. Koncepti i ri Strategjik do të riafirmojë qëllimin e përher-

shëm të Aleancës për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive duke shprehur Detyrat e saj Themelore të Sigurisë ndaj një mjedisi sigurie në ndryshim.

Pas konceptit të fundit strategjik të vitit 1999 kanë ndodhur ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë globale. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mendimi ushtarak i NATO-s i ka kushtuar një vëmendje të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe përhapjes së ASHM. Po ashtu mendimi politiko-ushtarak kaloi për herë të parë në operacionet “jashtë zonës së përgjegjësisë” në B-H, Afganistan, Irak, Kosovë, Af-rikë, etj.

Në këtë periudhë, pra nga viti 1999 kur Aleanca kishte 16 anëtarë, ajo është shtuar

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Page 277: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

277

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

tani në 28 anëtarë, dhe ka rritur ndjeshëm spektrin e bashkëpunimit për sigurinë në nivel global me vende partnere e aleatë globalë në të gjitha kontinentet. Kërcënime të reja kanë dominuar mjedisin e sigurisë, si ato mbi sigurinë e energjisë, sulmet cyber dhe hibride, apo ato kundër piraterisë detare. Këto e shumë të tjera kanë bërë që Aleanca të fillojë punën për një Koncept të ri të Strategjik të saj.

Në Samitin e NATO-s të Strasbourg/Kehl, prill 2009, Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive si pjesë e “Deklaratës së Aleancës për Sigurinë” ngarkuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që “të organizojë punën për përgatitjen e këtij Koncepti Strategjik dhe ta paraqesë atë për miratim në samitin e radhës”. Koncepti i ri duhet të jetë përfunduar deri në mbajtjen e Samitit të radhës së NATO-s që parashikohet të zhvillohet në fund të vitit 2010, në Lisbonë, Portugali.

Me qëllim që të lehtësojë procesin, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, ka ngarkuar një grup intelektualësh dhe akademikësh të njohur në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Grupi i Ekspertëve i përbërë prej 12 vetësh drejtohet nga ish Sekretarja e Shtetit të SHBA, Dr. Madeleine Albright, duke pasur si zëvendës ish Presidentin e kompanisë Shell, holandezin Jeroen Van Der Veer, si dhe anëtarë me aftësi të spikatura intelektuale si; Giancarlo Aragona, Ambasadori i Italisë në Angli; Marie Gervais-Vidricaire, Ambasadorja e Kanadasë në Vjenë, Onn. Geoff Hoon, ish Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen i Anglisë, Ambasador Ümit Pamir, ish Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në NATO; Ambasador Fernando Perpiñá-Robert Peyra, Sekretar i Përgjithshëm i Klubit të Madridit; Dr. Hans-Friedrich von Ploetz, ish ambasadori gjerman në Rusi; Dr. Bruno Racine, President i Bibliotekës Kombëtare Franceze; Ambasador Aivis Ronis, Drejtor i Forumit Financiar Letones-Amerikan; Profesor Adam Daniel Rotfeld, Bashkëkryetar i Grupit të bisedimeve të çështjeve Polako-Ruse; si dhe Ambasador Yannis-Alexis Zepos, Ambasador i Greqisë në Egjipt.

Ky Grup Ekspertësh aktualisht po udhëton në kryeqytetet e vendeve të NATO-s me synimin për të mbledhur qëndrimet dhe preferencat e vendeve anëtare lidhur me përpilimin e Konceptit të Ri Strategjik. Për të siguruar bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Grupit të Ekspertëve dhe Shtabit të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm ka caktuar një ekip të vogël të NATO-s të drejtuar nga Dr. Jamie Shea, Drejtor i Departamentit të Planifikimit dhe Politikës për të funksionuar si sekretariat dhe mbështetje administrative.

Sekretari i Ri i Përgjithshëm i NATO-s e ka çuar më tej këtë proces dhe ka deklaruar se: “duhet të jetë procesi më i hapur dhe gjithëpërfshirës që NATO ka ndërmarrë ndon-

Page 278: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

278

jëherë”. Për këtë qëllim është krijuar edhe një portal elektronik në faqen zyrtare të NATO-s në internet dhe ka nisur një debat publik.

Zhvillimi i Konceptit të Ri Strategjik do të jetë një proçes i hapur dhe konsultativ dhe do të kalojë në tre faza, dy faza për grupin e ekspertëve dhe faza e tretë për Sekretarin e Përgjithshëm.

a. Faza e Reflektimeve me një seri seminaresh, workshpesh dhe panelesh të nivelit të lartë në vënde të ndryshme të Aleancës të drejtuara nga grupi i ekspertëve. Në këtë kuadër deri në Shkurt 2010 do të zhvillohen katër seminare dhe dh-jetëra workshope mbi çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për themelet e Konceptit Strategjik. Është zhvilluar seminari i parë në datë 16 Tetor 2010 në Luksemburg mbi “Detyrat Themelore të Sigurisë së Aleancës”. Në Bratislavë u zhvillua në 21 Tetor konferenca mbi “Sfidat e Reja me Kapacitete të Reja për NATO-n”. Më tej, në 13 Nëntor 2009 u zhvillua në Slloveni seminari i dytë mbi “Angazhimin e NATO-s në Epokën e Globalizimit”. Mbeten për tu zhvilluar semi-nari i tretë në Norvegji, Janar 2010 me temë “Çfarë Përtej Partneritetit?”, e më pas dhe seminari i katërt në Shkurt 2010 në SHBA me subjekt “Transformimi, Strukturat, Forcat dhe Kapacitetet”. Një aktivitet i veçantë do të organizohet për të mundësuar një diskutim në thellësi të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Edhe Shqipëria ka parashikuar të zhvillojë disa aktivitete në interes të kësaj çështjeje, një prej tyre nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe një prej Komandës së KDS, në muajin Dhjetor 2009, por mbetet të bëhet më shumë në këtë fazë për të artikuluar qëndrimet tona për çështjet më themelore të Konceptit, ku ne mund të kemi implikimet tona, dhe që nga një këndvështrim paraprak, nuk janë të pakta.

b. Faza e Konsultimeve dhe Konsensusit me Këshillin e Atlantikut të Veriut, Komitetin Ushtarak, dy Komandat Strategjike, 28 kryeqytetet e vendeve aleate, dhe të tjerë aktorë globalë qeveritarë dhe jo qeveritarë. Në vijim të seminareve, ekspertët do të vizitojnë kryeqytetet e vendeve të Aleancës për të diskutuar me qeveritë aleate, dhe mundësisht edhe me Komisionet Parlamentare, faktet e grumbulluara dhe propozimet e tyre. Me këtë rast mund të organizohen aktivitete me pjesëmarrjen edhe të opinionit publik, mediave dhe bizneseve të vendeve përkatëse. Në Maj 2010, Grupi i Ekspertëve duhet të prezantojë analizën dhe rekomandimet tek Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës. Bazuar në analizën dhe

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Page 279: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

279

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

rekomandimet e ekspertëve si dhe reagimet fillestare të Aleatëve, Sekretari i Përgjithshëm do të hartojë raportin e tij mbi elementët themelorë të Konceptit të Ri Strategjik. Ky raport do tu shpërndahet qeverive aleate, dhe përpara fillimit të pushimeve të verës 2010, Sekretari i Përgjithshëm do të ketë reagimet e të gjithë aleatëve për hartimin e Konceptit Strategjik.

c. Faza e Projektit dhe Negociatave Përfundimtare. Pas verës 2010, Sekretari i Përgjithshëm do të përgatisë draftin e tij të Konceptit Strategjik dhe do ta dis-kutojë atë me Përfaqësuesit e Përhershëm në Aleancë (Ambasadorët). Përfun-dimisht, Sekretari i Përgjithshëm do të paraqesë tekstin e Konceptit Strategjik në Samitin e ardhshëm të NATO-s, që pritet të mbahet në fund të vitit 2010 në Portugali.

2. Çështje themelore të Konceptit të Ri Strategjik

Në mjediset e NATO-s dhe komunitetin aleat kanë filluar diskutime të zjarrta për rolin e NATO-s në shekullin e XXI dhe Konceptin e Ri Strategjik të saj. Qëndrimet dhe pozicionet janë të ndryshme, ato variojnë nga ato më optimistet që e shikojnë NATO-n si garantuese të sigurisë globale, e deri tek ato më pesimistet, që e shikojnë NATO-n si një organizatë të dështuar dhe që duhet të shpërbëhet sa më shpejt.

Pse Shqipëria dhe Forcat e Armatosura duhet të jenë aktivë në këtë proces? Së pari, sepse jemi vend aleat dhe çdo koncept i Aleancës është produkt i të gjithë anëtarëve të saj, pavarësisht madhësisë së tyre. Ne duhet të artikulojmë domosdoshmërish qëndrimet dhe pozicionet tona kombëtare për çdo çështje të diskutueshme të Konceptit Strategjik. Së dyti, sepse ky koncept do të shoqërohet me kapacitete op-eracionale dhe një kosto financiare për të gjithë vendet aleate, bazuar në Nivelin e Ambicies së Aleancës. Dhe së treti, sepse pas miratimit të këtij Koncepti Strategjik, të gjithë vendet aleate përfshi edhe vendin tonë do të artikulojnë Strategjitë e tyre të reja të Sigurisë Kombëtare.

Më poshtë po rreshtojmë “për nxehje” disa çështje themelore që janë hedhur aktu-alisht për diskutim në mjediset e Aleancës, nga grupet e ekspertëve, analistët e pa-varur, apo analistët kombëtarë e ndërkombëtarë, në interes të zhvillimit të Konceptit Strategjik. Ja vlen që lista e mëposhtme të zgjerohet nga komuniteti i ekspertëve tanë kombëtarë në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Ja disa prej tyre:

i. Kërcënime dhe Role të Reja për NATO-n. Cili është perceptimi i qytetarëve të vendeve aleate dhe jo aleate? Aktualisht, Aleanca është përfshirë në opera-

Page 280: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

280

cione dhe përballet me kërcënime të cilat ishin pothuajse të pa imagjinueshme në kohën e Konceptit Strategjik të vitit 1999. Cilat kërcënime ndaj Komunitetit Ndërkombëtar janë kërcënime për Aleancën ose a janë të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë në fushën e interesit të NATO-s? Cilat duhet të jenë prioritetet e NATO-s ndaj kërcënimeve dhe sfidave të tilla si terrorizmi, përhapja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, shtetet e keqeverisura, sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike (cyber attacks), siguria e energjisë, e rrugëve të komunikacionit strategjik, apo të piraterisë? Si do të perceptohen këto kërcënime dhe si do të konfigurohet NATO për tu përballur me to ?

ii. Arsyeja e NATO-s për Ekzistencë. Deklarata e Sigurisë së Aleancës që u nën-shkrua në Samitin e NATO-s të Strasbourg – Kehl në prill 2009 riafirmon që “NATO vazhdon të jetë forumi kryesor për konsultime në fushën e sigurisë”1. Neni 5 i Traktatit të Washingtonit dhe mbrojtja kolektive bazuar në pandashmërinë e sigurisë së Aleatëve janë dhe do të mbeten themeli i Aleancës. Kush do të quhet sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar ndaj të cilit mund të aktivizohet Artikulli 5? A janë përkufizimet aktuale ende të vlefshme pas 60 vjetëve? A është siguria e Aleancës vetëm aftësia për të mbrojtur territoret e saj, apo ajo do të matet me aftësinë e saj për të eksportuar siguri edhe jashtë territoreve të saj në mjedisin global të sigurisë? Cila është natyra e kërcënimeve më të mundshme ndaj NATO-s në vitet që vijnë, apo të atyre në nivel rajonal dhe global ?

iii. Imazhi i NATO-s në Botën që e Rrethon. Duket sikur NATO shihet si një ana-kronizëm nga shumë njerëz veçanërisht të rinjtë. Është një brez i cili kurrë nuk ka jetuar nën kërcënimin e Luftës së Ftohtë dhe që nuk ka idenë për identitetin, qëllimin dhe përbërjen e NATO-s. Opinioni publik në lidhje me çfarë do të jetë roli i NATO-s, në shumë raste, mund të jetë krejt i kundërt nga pikëpamjet e poli-tikanëve dhe ushtarakëve. Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme brenda vendeve të NATO-s me perceptime që ndryshojnë bazuar në pozicionet historike në lidhje me NATO-n. Tani, më shumë se ndonjëherë tjetër, është e nevojshme që “krahas municioneve me preçizion të lartë, Aleanca të artikulojë gjithashtu edhe mesazhe me preçizion të lartë”2.

iv. Bashkëpunimi dhe Partneriteti. NATO ka shënuar një progres të dukshëm në një numër rajonesh përsa i përket partneriteteve dhe kjo është një fushë e cila mund të zhvillohet më tej. Ekzistojnë tre fusha të rëndësishme që duhen

1 Declaration of the Alliance Security, Strasboug&Kehl Summit, April 2009, page 42 Karl-Heinz Kamp “The way to a NATO’s new Strategic Concept, 2009

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Page 281: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

281

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

konsideruar: NATO dhe partneriteti i saj me grupet bashkëpunuese (Dialogu Mesdhetar, Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit, vendet e MAP-it dhe ato të iniciativës së PfP), NATO – BE dhe NATO – Rusi. Ndërsa ka progres në bash-këpunimin me vendet e Dialogut Mesdhetar, vendet e Iniciativës së Stambollit dhe të Partneritetit për Paqe, bashkëpunimi me BE dhe Rusinë kërkon rritje dhe shumë vëmendje. Po ashtu, ka vend për një zgjerim cilësor dhe rritjen e statusit aktual të marrëdhënieve të NATO-s me partnerë globalë si Australia, Japonia, Zelanda e Re, Korea e Jugut, Argjentina, etj të cilat shpesh kontribuojnë më shumë se vetë vendet aleate në operacionet e drejtuara nga Aleanca? Po vende të tjera të Dialogut të Mesdheut apo të Iniciativës së Stambollit?

Zhvillimi i këtyre marrëdhënieve është në interesin e NATO-s, sepse impakti i tyre mbi sigurinë dhe kredibilitetin është shumë i rëndësishëm. Mbivendosja ndërmjet BE dhe NATO-s prek shumicën e vendeve në të dyja organizatat, dhe ndërsa të dyja aspirojnë të jenë struktura të pavarura, realiteti është që nuk ka resurse të mjaftueshme për këto organizata që të zhvillojnë kapacitete ushtar-ake paralele. A është e nevojshme që NATO dhe BE të koordinojnë për ndarjen e linjave të zhvillimit të kapaciteteve (DOTMLPFI). Vështirësitë për një progres të dukshëm me Rusinë janë të njohura dhe vijnë ndërmjet të tjerave si pasojë e një mungese të një pikëpamje të përbashkët brenda Aleatëve për Rusinë, megjithatë është në interesin e NATO-s dhe Rusisë ti zgjidhin ato. Ekzistojnë fusha me interes të përbashkët ndonëse jo gjithmonë me vlera të përbashkëta dhe zhvillimi i një partneriteti bazuar në aktivitete me interes të përbashkët do të reduktojë ndjeshëm rrezikun që mund të mbartet nga Rusia si një kundërshtar i mundshëm. Është rasti më i mirë për të rivlerësuar dinamikën e partneritetit të përgjithshëm nëpërmjet rishikimit të Konceptit Strategjik të NATO-s.

v. Përcaktimi dhe mbështetja me burime e Nivelit të Ambicies së NATO-s. Në Konceptin e Ri Strategjik, NATO duhet të përcaktojë synimet dhe objektivat e saj dhe kjo duhet të konvertohet në Nivel Ambicieje të qartë. Niveli aktual i Ambicies për NATO-n është i paarritshëm bazuar në përgatitjet e vendeve anëtare për të kontribuar forca dhe kapacitete dhe megjithatë ky nivel ndikon në numrin dhe llojet e forcave që NATO duhet të ketë. Pavarësisht krizës aktu-ale ekonomike globale, e cila është e përkohshme në krahasim me periudhën e aplikimit të Konceptit të Ri Strategjik vihet re një tendencë në kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s për të reduktuar shpenzimet e mbrojtjes me qëllim që të rialokohen fondet në fusha të konsideruara të rëndësishme për publikun e tyre. Në fakt, NATO nuk mund të deklarojë një Nivel ushtarak Ambicieje i cili është i paarritshëm.

Page 282: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

282

vi. Zhvillimi i Kapaciteteve të Mbrojtjes Kolektive. Në kushtet e burimeve të kufizuara, NATO duhet të përmirësojë dukshëm zhvillimin e kapaciteteve të saj. Pyetja është: çfarë duhet të bëjë NATO si organizatë kolektive dhe çfarë duhet të bëjnë vendet individuale të saj më vete? Si mund të evitohen mbi palosjet dhe dublikimet për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive? Aktualisht, Programi i Investimeve të Sigurisë së NATO-s (NSIP) është i pamjaftueshëm për të siguruar të gjitha kapacitetet e kërkuara. Parimisht, analiza e kapaciteteve përkundrejt skenarëve të kërcënimit imponon nevojën për zhvillim kapacitetesh nga vetë vendet anëtare në mënyrë individuale. NATO vetë mund të financojë kapacitete të veçanta strategjike nëpërmjet përpjekjeve financiare të përbashkëta (cost sharing), përtej prokurimit të kapaciteteve operacionale të vetë vendeve. Nëse Aleanca bazohet në parimin themelor të mbrojtjes kolektive, a duhet që secili vend anëtar të prokurojë setin e plotë të kapaciteteve të kërkuara për zh-villimin e të gjitha aspekteve të luftimit? A ja vlen të konsiderohet mundësia për të zgjeruar konceptin e ndarjes së roleve dhe ngarkesës edhe për kapacitetet në një shkallë të tillë që vendet të kontribuojnë disa kapacitete të veçanta, ndërsa NATO tu sigurojë vendeve një set më të madh kapacitetesh për përdorimit të përbashkët të tyre? A duhet që të gjitha vendet më vete të prokurojnë asete të transportit strategjik, të zbulimit strategjik, të mbështetjes në operacion, të policimit ajror, etj, etj.

vii. NATO - jo një polic global, por një kujdestar botëror. NATO nuk është një polic botëror, megjithatë ajo përfaqëson pikëpamjet dhe vlerat e një Aleance që përfshin një numër të madh vendesh demokratike dhe ofron një set unik të kapaciteteve ushtarake që kontribuojnë në sigurinë ndërkombëtare. Nëse vizibiliteti i saj do të rritet më lart, atëherë duhet të zgjerohet me partneritetet aktuale dhe ato të së ardhmes dhe në përfundim parandalimi është më mirë se ndërhyrja, kjo do të mundësojë një shkallë më të lartë të ndarjes së ngarkesës dhe do ta bëjë NATO-n më bindëse në sytë e qytetarëve të vendeve të Aleancës.

viii.Vazhdimi i zgjerimit të Aleancës. Kjo do të sillte pyetje pa fund. Ku dhe sa duhet të vazhdojë të zgjerohet Aleanca? Kush do të jetë koncepti i zgjerimit të Aleancës: zgjerimi mbi bazën e territoreve gjeografike kombëtare apo zgjerimi mbi bazën e vlerave të demokracisë e të lirisë së vendeve pavarësisht vendosjes gjeografike të tyre? Ku duhet të vazhdojë zgjerimi me prioritet; në Ballkan apo në ish Republikat sovjetike si Gjeorgji, Ukrainë? Cila është perspektiva e Maqedonisë, e Malit të Zi, e Bosnje Hezegovinës, Kosovës? Po perspektiva e

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Page 283: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

283

Një vështrim mbi Konceptin e ri Strategjik të Aleancës Kolonel Thimi Hudhra & Nënkolonel Agim Hajro

Serbisë, etj? A mundet dhe sa mund të zgjerohet Aleanca me partnerë globalë si Australia, Japonia, Zelanda e Re, Korea e Jugut, Argjentina, etj? Po vende të tjera të Dialogut të Mesdheut apo të Iniciativës së Stambollit? A ka shanse Izraeli për anëtarësim në NATO nëse ajo bëhet kujdestar botëror? Pra sa larg duhet të shkojë NATO dhe kur?

Te nderuar lexues!

Këto e shumë të tjera mund të shërbejnë një fillim për të aktivizuar mendimin e eli-tave civile dhe ushtarake të Forcave të Armatosura dhe jashtë tyre. Jeni të mirëpritur të kontribuoni në numrin e ardhshëm të Marsit 2010.

Page 284: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

284

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n

Karl-Heinz KAMPDrejtor i Departamentit të Kërkimeve, Kolegji i NATO-s, Romë

Në samitin e Strasbourg& Kehlit në Prill 2009, NATO ra dakord – pas vite të tëra diskutimesh - të fillojë ndërtimin e një strategjie të re për të zëvendësuar Konceptin Strategjik të saj të vitit 1999. Dokumenti i ri do të ndryshojë ndjeshëm nga ai para-rendës, jo vetëm në përmbajtjen e tij, por edhe nga mënyra si do të përgatitet dhe se kujt do ti adresohet. Ky artikull, megjithëse jemi akoma në një fazë të hershme, shpreh disa reflektime mbi të gjitha aspektet e zhvillimit të këtij Koncepti. Mendimet e shprehura në këtë artikull janë tërësisht të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrime të Kolegjit të NATO-s apo të vetë Aleancës.

1. Cili është Procesi?

Koncepti i ri Strategjik (KS) fillimisht supozohej të prezantohej në samitin e 60 vjetorit të NATO-s ashtu si pararendësi i tij u paraqit në 50 vjetorin e Aleancës në Washington. Megjithë interesin e aleatëve më “të rinj” të

NATO-s, disa nga anëtarët më “të vjetër” kishin disa dyshime për zhvillimin e këtij dokumenti strategjik. Kishte shqetësime që një diskutim i gjerë publik në nivelin strategjik mund të zbulonte se sa e pabashkuar dhe e pavendosur ishte NATO për t’u përgjigjur pyetjes më themelore mbi rolin e ardhshëm të saj.

Po ashtu, nuk ishte e sigurt dhe praktike që administrata e re e Shteteve të Bashkuara e Presidentit Obama, që erdhi në detyrë vetëm në Janar 2009, të ishte e përgatitur të përfshihej në një kohë kaq të shkurtër në një debat të tillë strategjik.

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 285: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

285

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Si një zgjidhje kalimtare, u propozua një Deklaratë mbi Sigurinë e Aleancës (DAS) e miratuar në Strasburg si një direktivë politike e shkruar nga ish-Sekretari i Përgjigjëm Jaap de Hoop Scheffer. Ndryshe nga dokumentet e tjerë të nivelit strategjik, ku NATO përdor Këshillin e Atlantikut të Veriut, kësaj here u caktua vetë Sekretari i Përgjithshëm për të drejtuar dhe koordinuar të gjithë procesin e zhvillimit të këtij Koncepti Strategjik.

a. Sekretari i Përgjithshëm

Zhvillimi i dokumentit strategjik iu caktua Sekretarit të ri të Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, i cili mori detyrën në Gusht 2009. Si ish kryeministër i Danimarkës, ai është i pari Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s që vjen nga një detyrë e nivelit të Kryeministrit të një vendi anëtar.

Edhe në vitin 1999 në Washington ishte mjaft e vështirë të arrihej konsensusi për një dokument të tillë strategjik në një kohë kur Aleanca kishte vetëm 16 anëtarë dhe 3 të tjerë që iu shtuan pikërisht në këtë samit. Në vitin 2010, Aleanca do të ketë 28 ose 29 anëtarë, dhe do të ishte shumë e vështirë që ky dokument strategjik të zhvillohej si më parë nga vetë Këshilli i Atlantikut të Veriut. Prandaj u gjykua, që Sekretari Rasmussen të caktojë dhe drejtojë një Grup Ekspertësh të lartë, politikanë dhe diplomatë të spikatur për të bërë punën themelore, ashtu siç u punua për Ra-portin e famshëm të “Harmel-it” të vitit 1967.

Megjithëse Koncepti Strategjik do të përpunohet nga ky “grup njerëzish të mençur”, vetë Sekretari i Përgjithshëm dhe Këshilli i Atlantikut do të ndjekin dhe mbajnë nën kontroll në vijimësi të gjithë progresin e tij.

b. Arritja e konsensusit

Koncepti i zhvillimit të Konceptit të ri Strategjik të Aleancës nëpërmjet përdorimit të “një grupi njerëzish të mençur” synon të justifikojë arritjen e konsensusit për këtë koncept, i cili do të ishte shumë më i vështirë po të kryhej me formën klasike. Sa më i vogël të jetë grupi aq më e lehtë do të jetë të arrihet konsensusi brenda tij. Po ashtu do të ishte akoma më e vështirë të arrihej konsensusi nga vendet anëtare që nuk janë përfaqësuar në këtë grup prej vetëm 12 vetësh. Për të kaluar këtë pengesë, grupit të ekspertëve do ti duhet të udhëtojë në të gjithë kryeqytetet e vendeve aleate për të vlerësuar dhe përfshirë qëndrimet dhe preferencat kombëtare.

Në lidhje me aprovimin nga të gjithë shtetet anëtare të këtij koncepti, çështja është nëse strategjia e re do të jetë një version i përmirësuar i Konceptit Strategjik të vitit

Page 286: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

286

1999 apo do të jetë një dokument krejt i ri. Pikëpamjet në NATO mbi këtë çështje ndryshojnë ndjeshëm. Disa mbështesin një zgjidhje që koncepti të shkruhet “mbi një letër të bardhë”, e cila të analizojë sfidat dhe rolet e ardhshme të Aleancës. Re-zultati do të jetë një udhëzim strategjik konciz më i shkurtër se strategjia e 1999 dhe e përshtatur për misionet e Aleancës për shekullin e 21-të. Të tjerët mbështesin variantin e përmirësimit të Konceptit Strategjik ekzistues dhe konkretisht pjesët të cilat kanë humbur aktualitetin nga ngjarjet që kanë ndodhur në këtë periudhë.

Fakti që drafti bazë i strategjisë së re do të përgatitet nga një grup ekspertësh të jashtëm, është shumë e mundur që drafti i tyre të jetë drejt variantit të një letre të bardhë sepse ata kanë më shumë tendencën të zgjedhin një tekst të ri në vend të formulimeve të mëparshme të NATO-s.

c. Çështje të hapura

Duke i hedhur një vështrim strukturave vendimmarrëse të NATO-s, mbetet një çështje e hapur nëse Aleanca do të jetë e aftë të bjerë dakord mbi një strategji vërtet domethënëse pa ndonjë fërkim thelbësor. Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), është struktura më e lartë vendimmarrëse e Aleancës. Ai mblidhet të paktën një herë në javë në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm – Ambasadorët e NATO-s. Vetëm në mbledhjet ministeriale, NAC mblidhet në nivel të ministrave të jashtëm ose të mbrojtjes. Mbledhjet e larta të NAC (me kryetarët e shteteve dhe qeverive) janë më të ralla – çdo një ose dy vjet. Në këtë mënyrë, NAC në nivel ambasadorial është struktura manaxheriale për axhendën e përditshme të NATO-s.

NAC merr këshillë ushtarake nga Komiteti Ushtarak, (MC), autoriteti më i lartë ush-tarak i NATO-s. Në vartësi të NAC, MC luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikës dhe doktrinës ushtarake të NATO-s. Në këtë kontekst, pritet që MC të japë një input të veçantë ndaj të gjitha aspekteve ushtarake të Konceptit Strategjik.

Proçedura e zgjedhur për zhvillimin e një strategjie të NATO-s e cila vendos Sek-retarin e Përgjithshëm në rolin drejtues mund të shkaktojë rezerva ndërmjet Për-faqësuesve të Përhershëm ose të MC. Disa arsyetojnë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është më shumë një sekretar se një gjeneral. Pavarësisht pozicionit të tij të mëparshëm politik, ai është në vartësi të konsensusit të NAC-ut. Edhe nëse Sek-retari i Përgjithshëm komunikon direkt me kryeministrat ose presidentët dhe ka akses të menjëhershëm në kryeqytete, do të jetë e vështirë të anashkalojë nivelin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe strukturave të tyre vartëse.

Mbetet për të parë se si strukturat vendimmarrëse të NATO-s do të përshtaten me

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 287: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

287

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

këtë formë të re të arritjes së konsensusit strategjik siç përcaktohet në Deklaratën e Aleancës për Sigurinë.

2. Qëllimi

Aktualisht NATO është duke u përballuar me dy tendenca të dëmshme. E para, në dy dekadat e fundit ka kryer një numër detyrash (operacionesh) të cilat nuk janë parashikuar në misionin e saj fillestar për vetëmbrojtjen e Perëndimit nga kërcënimi rus. Fakti që NATO ka evoluar nga një Aleancë mbrojtëse Eurocentrike në një Aleancë garantuese e sigurisë globale ka prishur dallimin ndërmjet kërkesave të ndryshme për siguri, shkurajim, mbrojtje apo stabilitet. Si rrjedhojë mbetet një nevojë urgjente për NATO-n të përcaktojë rolin e saj në ambientin ndërkombëtar të sigurisë.

Së dyti, ndonëse NATO është aktualisht më aktive se kurrë ndonjëherë në historinë e saj, vëmendja pozitive që i jepet asaj mbetet ende e ulët. Angazhimi i pjesës më të madhe të publikut në vendet anëtare për sa i përket çështjeve të politikës së sigu-rimit mbetet tradicionalisht i kufizuar, dhe si rrjedhojë është e vështirë të sigurosh mbështetje politike dhe resurse të mjaftueshme për operacionet ushtarake. Shumë qeveri e marrim këtë mungesë të interesit të publikut të tyre si të mirëqenë dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për ta përmirësuar. Pasojat mund të shihen në angazhimin e NATO-s në Afganistan: Sa më pak qeveritë përpiqen ti shpjegojnë elektoratit të tyre nevojën për ndërhyrjen e NATO-s larg kufijve të tyre territorialë aq më pak do të ketë mbështetje publike për ndërtimin e shtetit në Hindu Kush.

Një Koncept i ri Strategjik i NATO-s do të duhet ti trajtojë të dy këto probleme – specifikat mbi rolin e Aleancës dhe promovimin e ekzistencës së saj. Për ta bërë këtë, ajo duhet të jetë një dokument hibrid, që ti adresohet si nivelit të vendimmarrjes në NATO ashtu dhe publikut brenda dhe jashtë Aleancës. Ajo duhet të sigurojë një direktivë strategjike dhe duhet të jetë themeli mbi të cilin të ndërtohet mbështetja publike për nevojat e politikës së sigurisë.

Në bazë të kërkesave të mësipërme, Koncepti i Ri Strategjik i Aleancës duhet të përmbushë pesë detyra madhore.

• Përcaktimi i Rolit të NATO-s

Duke u nisur nga supozimet e ndryshme mbi kërcënimet ndaj sigurisë transatlan-tike, aleatë të ndryshëm të NATO-s parashikojnë detyra dhe misione të ndryshme të NATO-s në shekullin e 21. Shumica e anëtarëve të vjetër e shohin rolin e NATO-s si

Page 288: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

288

sigurues të stabilitetit global të angazhuar në misione përtej kufijve gjeografikë të vendeve anëtare. Në të kundërtën e shohin shumica e anëtarëve të rinj që iu bashkuan Aleancës për shkak të angazhimeve të sigurisë në përputhje me Nenin V të Traktatit të Washingtonit. Si rrjedhim, ata i vënë theksin misionit të mbrojtjes territoriale. Të tjerë – anëtarë të vjetër e të rinj – theksojnë rolin e NATO-s në përballimin e sfidave të reja të tilla si pakësimi i burimeve të energjisë apo ndryshimi i klimës. Megjithatë, shumë nga këto eksponentë nuk përcaktojnë çfarë roli konkret mund të ketë NATO në përballjen e këtyre problematikave.

Koncepti i Ri Strategjik duhet të specifikojë qartësisht rolet dhe misionet e NATO-s. Këto specifikime duhet të bazohen në perceptimet e përbashkëta të kërcënimeve dhe sfidave në një të ardhme të afërt për të mundësuar një planifikim strategjik realist.

• Përcaktimi i Prioriteteve

Shumica e dokumenteve të planifikimit janë si një liste blerjesh kur disponon një sasi të caktuar lekësh: ato paraqiten si një numër kërkesash operacionale për tu përgatitur për të gjitha operacionet e mundshme. Por, duke pasur parasysh mung-esën e resurseve financiare në të gjitha vendet e NATO-s, bëhet e domosdoshme një rreshtim i tyre bazuar mbi prioritetet.

Koncepti i Ri Strategjik duhet të sigurojë një hierarki të kërkesave prioritare me qël-lim që të rreshtojë kërkesat së bashku me resurset e nevojshme. Kjo hierarki nënkup-ton që elementët në fund të listës edhe mund të eliminohen në të mirën e atyre që janë më të domosdoshme. Nga ana tjetër, prioritetet mbi të cilat arrihet konsensus, mund të funksionojnë si objektiva për performancën e anëtarëve të NATO-s.

Megjithatë, çdo prioritet konsensual mund të përmbajë rrezikun e zgjedhjes së gabuar, pra strategjia synon identifikimin dhe menaxhimin e riskut me një artiku-lacion transparent të ndarjes së përgjegjësive. Nga ana tjetër, prioritarizimi mund të funksionojë si një mur pengues ndaj kërkesave për misione të reja të cilët kërkojnë angazhime dhe resurse.

• një Politikë e re Angazhimi

Duke përcaktuar një vizion të qartë për NATO-n, Koncepti i Ri Strategjik duhet të bëhet një mjet për ri-angazhim të të gjithë vendeve anëtare ndaj parimeve bazë të Aleancës. NATO nuk duhet të shihet thjesht si “është mirë ta kemi” nga anëtarët e saj por si një parakusht për siguri dhe stabilitet në të gjithë zonën Euro – Atlantike. Kjo

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 289: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

289

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

duhet të përfshijë konkluzionin se siguria e pandashme mund të bazohet vetëm në solidaritet të pandashëm. Angazhimet e Aleancës janë një obligim dhe jo vetëm një zgjedhje. Ato duhet të bëhen në bazë të kapaciteteve të përgjithshme të vendit anëtar dhe nuk duhet to kufizohen deri në masa simbolike. Është e vështirë të pajtohesh me një situatë ku disa vende Partnere të NATO-s kontribuojnë më shumë trupa në operacione të Aleancës se sa vetë vendet Anëtare.

Arritja e një konsensusi strategjik mund të përfshijë debate të ashpra. Megjithatë, solidariteti në një aleancë nuk presupozon domosdoshmërish harmoninë ndërmjet të gjithë anëtarëve.

• Orientimi përpara

Strategjia e re duhet të bazohet në atë pararendëse, por ajo duhet të orientohet do-mosdoshmërish përpara. Të rikonfirmosh të njëjtin tekst të konceptit strategjik është e pamjaftueshme. Strategjia e re duhet të reflektojë diskutimet politiko – ushtarake në sensin më të gjerë për të shmangur çudirat strategjike.

Për ta bërë këtë, adaptimi i strategjisë duhet të shihet si një proçes konstant. Për këtë arsye, koncepti strategjik duhet të ketë një horizont kohor më pak se dhjetë vjet. Në mënyrë alternative, edhe dokumentet e NATO-s në vijim të Konceptit Strategjik duhet të adaptohen dhe modifikohen më shpesh se më parë.

• “Beteja” me publikun dhe mediat

Strategjia e re e NATO-s duhet të kontribuojë në fitoren e betejës me opinionin publik dhe mediat, të brendshme dhe të jashtme, pra me audiencat brenda vendit, aleancës dhe në komunitetin ndërkombëtar. Ajo duhet të shërbejë si një pikë takimi e publikut për të siguruar mbështetje veçanërisht për dimensionin ushtarak të sig-urisë. Ajo duhet të shihet si një mjet për komunikimin strategjik, ku mesazhet me preçizion të lartë janë po aq të sakta sa edhe municionet me preçizion të lartë. Kjo bëhet më e rëndësishme sot kur shumë qeveri të vendeve të NATO-s pothuaj dësh-tojnë në komunikimin e tyre të mjaftueshëm me publikun për kërkesat e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Hapi i parë drejt një strategjie komunikimi duhet të jetë zhvillimi i një teksti të qartë dhe pa gabime, i cili tregon qëllimin e sinqertë të dokumentit. “Koncepti Strategjik” është një term i ngatërruar. Përse të mos e quajmë Strategji apo Direktivë Strat-egjike?

Për më tej, përpjekja për të zhvilluar një dokument që është tërheqës ndaj një audi-

Page 290: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

290

ence të gjerë mund të kërkojë edhe përfshirjen e opinioneve jashtë NATO-s. Po ashtu, për të kuptuar më mirë perceptimet dhe paragjykimet ndaj sigurisë transatlantike duhet të përfshihen edhe pikëpamjet alternative nga palët e tjera (Rusia, vendet Islamike, organizatat jo – qeveritare, etj).

3. Problematikat e KS

Në përpilimin e Konceptit të Ri Strategjik, ka një numër çështjesh kontradiktore të cilat kërkojnë një vëmendje tepër të veçantë:

a) nATO dhe nEnI V

NATO është një aleancë politiko – ushtarake, qëllimi kryesor i së cilës është siguria kolektive dhe mbrojtja kolektive e anëtarëve të saj. Neni V i Traktatit të Uashingtonit mishëron këtë dualitet duke nënkuptuar të drejtën për të mbrojtur popullsinë, in-teresat e sigurisë dhe territoret e të gjithë vendeve të NATO-s.

Përkundrejt të gjithë pikëpamjeve populiste, Neni V nuk është një “garantues i sigurisë” absolute: ai nuk i detyron vendet e NATO-s të mbrojnë menjëherë aleatët e tyre ushtarakisht. Vetëm në rast të një sulmi të armatosur, secilit vend anëtar i kërkohet të ndërmarrë veprime që ai i konsideron të nevojshme për të rikthyer sigurinë e zonës transatlantike. Për më tepër, veprimi ushtarak mund të jetë një nga masat për rivendosjen e sigurisë

Përveç këtij fleksibiliteti të të shkruarit të këtij neni, angazhimet e sigurisë së NATO-s kanë qenë të besueshme gjatë Luftës së Ftohtë. Ushtari i parë i Traktatit të Varshavës që mund të shkelte territorin e NATO-s do të kishte aktivizuar menjëherë mekanizmin e Nenit V, d.m.th prezenca ushtarake e të gjithë aleatëve të NATO-s do të mundësonte një përgjigje ushtarake të padiskutueshme.

Në ditët e sotme, domethënia e vetë Nenit V bëhet më e vështirë për ta përcaktuar. Të paktën katër çështje kërkojnë qartësim dhe arritjen e konsensusit:

• Si të balancojmë rolin e NATO-s në vetëmbrojtje (Neni V) dhe sigurinë (opera-cione jashtë zonës së përgjegjësisë, misione stabilizimi)? A ka ndonjë ndërthurje ndërmjet të dyjave? A mundet që misioni i NATO-s në Afganistan të shihet si operacion i Nenit V në distancë? A është e aftë NATO të mbrojë të gjithë territorin e vendeve të saj njëkohësisht?

• Si të ruajmë kredibilitetin e Nenit V? A ka nevojë për plane strategjikë të kon-tigjencave ose stërvitje ushtarake që të stimulojnë skenarë të mbrojtjes terri-toriale (mundësisht në territorin e anëtarëve të Lindjes)?

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 291: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

291

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

• Kur mund të aplikohet Neni V? Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO priste prova që një agresion ishte duke u përgatitur përpara se të fillonte operacionet e mbrojtjes. Në kohën e përhapjes së teknologjive raketore, kërcënimet ndaj jetëve njerëzore mund të materializohen përpara se të dërgohen trupat. Të presësh provën e qëllimeve agresive do të thotë të presësh për lëshimin e raketës – me shanse të vogla të shmangies së pasojave vdekjeprurëse. Duke pasur parasysh këto rreziqe, a mundet NATO të neglizhojë elementët e paraveprimit si mjet për sigurinë e anëtarëve të saj?

• Si të arrihet vetëmbrojtja kolektive kundrejt rreziqeve të reja? Neni V përcak-ton vetëm sulmet e armatosura si shkak për aktivizimin e mbrojtjes kolektive. Megjithatë, sulmet ndaj kompjuterëve (cyber attacks), shpërndarja e materialeve të rrezikshme, ndërprerja e rrjeteve të furnizimit me energji edhe pse nuk mund të quhen sulme të armatosura kërkojnë solidaritet dhe veprim të përbashkët. A është e nevojshme të amendohet teksti i Traktatit të Uashingtonit?

b) nATO dhe Rusia

E lidhur ngushtë me çështjen e rolit të NATO-s në siguri dhe mbrojtje është edhe çështja se si duhet vepruar me Rusinë. Kjo është një çështje madhore në të gjitha debatet e NATO-s.

Dilema është e çuditshme. Në njërën anë, NATO dhe Rusia janë angazhuar në një partneritet unik në formatin 28 + 1 të organizuar në një forum të veçantë, Këshillin NATO – Rusi, ndërsa në anën tjetër, një numër i madh i vendeve anëtare të NATO-s, bazuar në historinë dhe vendodhjen gjeografike, e shikojnë Nenin V si kryesisht të drejtuar kundër Rusisë, pasi vetëm ajo mundet të nisë një sulm ushtarak ndaj ter-ritorit të NATO-s.

Disa nga çështjet e hapura janë:

• A duhet që një marrëdhënie e zgjatur ndërmjet NATO-s dhe Rusisë të bazohet kryesisht në vlera ose në interesin e përbashkët? Në pamje të parë, termi popullor i partneritetit strategjik nuk është i mjaftueshëm për të përshkruar realitetin e marrëdhënieve me Rusinë. A mundet NATO si një komunitet vlerash të angazho-het në një partneritet të veçantë nëse baza e një vlere të përbashkët mungon?

• Si mundet të mbash një marrëdhënie të ngushtë nëse vetëkëmbëngulja e Rusisë në sytë e Aleatëve rritet? A mundet që NATO të bjerë dakord me një pozicion të përbashkët me Moskën nëse eksperiencat historike me Rusinë ndryshojnë shumë brenda Aleancës?

Page 292: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

292

• Sa influencë mbi vendimmarrjen e NATO-s mund dhe duhet ti lihet Rusisë? Si mundet të trajtosh ato çështje ku të dyja palët ndryshojnë tërësisht (Mbrojtja Raketore, Zgjerimi i NATO-s)? A mundet që të dyja palët të bien dakord që për mosmarrëveshjet apo Rusia do të presë një zgjidhje që pozicioni i saj të merret parasysh?

c) Shkurajimi bërthamor

Një nga çështjet, që duket si dytësore, por që mund të dalë në sipërfaqe, është edhe çështja bërthamore. Arsyet për rilindjen e debatit mbi arsenalin bërthamor të NATO-s janë të shumta. Irani po ndjek në mënyrë aktive një program bërthamor ushtarak dhe deri tani nuk mund të ndalet as nga kërcënimi i sanksioneve dhe as nga favoret politike ose ekonomike të ofruara nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërsa ritmi i zhvillimit bërthamor të Iranit vazhdon të jetë i pandalshëm, Teherani mund të jetë i aftë të zhvillojë një provë bërthamore së shpejti. Kjo mund të detyrojë vendet e tjera në rajon të përpiqen për armë bërthamore, si dhe mund të ngrejë lart çështjen e kërcënimit dhe shkurajimit bërthamor në axhendën politike.

Një situatë e tillë mund të ndodhë edhe në Azi. Korea e Veriut e cila iu bashkua klu-bit bërthamor në 2006 nuk ka vullnetin të pushojë programin bërthamor megjithë premtimet që ka bërë. Në vartësi të zhvillimeve të ardhshme, tendenca e përhapjes së armëve bërthamore do të rritet në këtë rajon. Pakistani është një rast i veçantë i cili mund ta përshpejtojë këtë dinamikë.

Këto zhvillime aktuale jo vetëm që nuk i japin fund ëndrrës për një botë pa armë bërthamore, por kërkojnë gjithashtu që NATO të reflektojë më në thellësi rreth rolit të kapaciteteve të saj bërthamore. Koncepti Strategjik i vitit 1999 e kufizoi vetveten në deklarime shumë të përgjithshme rreth armëve bërthamore. Sot kërkohen përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

• Cili është qëllimi i forcave bërthamore të NATO-s? Kundër kujt kundërshtari ato mund të drejtohen? A ka ndonjë plan kontigjence që ato mund të luajnë ndonjë rol?

• A janë kapacitetet aktuale bërthamore në një linjë me kërkesat për shkurajim të shekullit të 21? Nëse jo – si mund të mbyllet hendeku ndërmjet pajisjeve ushtarake dhe qëllimeve politike?

• A është zhvillimi i armëve bërthamore të SHBA në tokën Europiane i nevojshëm për kredibilitetin e angazhimeve bërthamore? Si mundet që anëtarët e NATO-s të Europës Lindore të reagojnë ndaj një tërheqje të mundshme të forcave bërthamore nga Europa?

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 293: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

293

d) Implikimet e Krizës Ekonomike

Kriza ekonomike ndërkombëtare mund të shtojë një dimension të ri të pamundësisë financiare për prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve madhore të Aleancës. Në vartësi të ashpërsisë dhe zgjatjes së krizës, buxhetet e mbrojtjes mund të pësojnë shkurtime drastike që mund të kenë implikime direkte në operacionet aktuale ushtarake. Debati nuk do të zhvillohet më rreth angazhimeve të barabarta, por se si do të zhvillohen përgjithësisht operacionet ushtarake.

• Çfarë do të ndodhë nëse projektet e armatimit që konsiderohen si kyç për NATO-n të mos kenë financimet e nevojshme – pavarësisht nevojës urgjente për to?

• Çfarë do të ndodhë nëse nuk ka resurse të nevojshme për nevoja të zhvillimit të operacioneve jashtë horizontit gjeografik të NATO-s?

• A mundet që koncepti i botës së industrializuar, duke zëvendësuar fuqinë njerë-zore me teknologji të sofistikuar (për të minimizuar humbjet) të vazhdojë të zhvillohet?

4. Konkluzione

Në kuadrin e ndryshimeve rrënjësore të mjedisit të sigurisë ndërkombëtare gjatë dekadës së fundit, kërkesat për Konceptin e Ri Strategjik të Aleancës janë të larta. Në vartësi të spektrit të gjerë të preferencave kombëtare, prioriteteve rajonale dhe diferencave politike ndërmjet 28 vendeve anëtare, arritja e konsensusit do të jetë një detyrë shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Procesi i vështirë i arritjes së konsensusit për çështjet themelore strategjike nuk mund të shmanget. Një debat i vërtetë strategjik mbi rolin e Aleancës i ka munguar NATO-s në dhjetë vitet e fundit. Duke hyrë në një debat të tillë, kërkohet që çdo vend anëtar të përcaktojë qartësisht pozicionet dhe prioritetet e veta, dhe ti bëjë ato transparente.

Një diskutim serioz dhe tërësisht strategjik, pavarësisht nga rreziqet e shfaqjes së fërkimeve të mundshme, mund të ketë një efekt pozitiv për angazhimet e reja të NATO-s, diçka që duhet patjetër të bëhet në vitet që vijnë.

Përgatiti:

Nënkolonel Agim Hajro Nënkolonel Alqi Nikolla

Rruga drejt një Koncepti të Ri Strategjik për NATO-n Karl-Heinz KAMP

Page 294: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

294

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë: Një mjet për trans-formim

Gjeneral Major Kjell-Ove O.Skare,Asistent i Shefit të Shtabit për Implementimin në Komandën Aleate

për Transformimin (ACT)

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë (PAS) të Komandës së Aleancës për Transformimin (ACT) siguron një panoramë të përgjithshme të vlerësimit strategjik të së ardhmes dhe një mirëkuptim të implikimeve korrensponduese

ushtarake dhe të sigurisë për Aleancën.

Logjika e ACT është e përshtatshme dhe me mjaft interes; ajo përbën është një themel ku bazohet pjesa themelore e planifikimit strategjik. Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë (PAS) tregon historinë e katër të ardhmeve të bujshme në 2030 dhe krijon një terren të përbashkët për dialog në Aleancë. Projekti pranon faktin që nuk është e mundur të parashikosh me saktësi të ardhmen, por ai prezanton panoramën e tij të përgjithshme intelektuale, si një mjet për të informuar proçesin e vendim-marrjes strategjike në lidhje me rolin e ardhshëm të NATO-s dhe kapacitetet e kërkuara për këtë qëllim.

Këshillimi ushtarak i Komandës së Aleancës për Transformimin (ACT) mbi projektin PAS, mori parasysh angazhimin e vendeve të NATO-s, të Partnerëve dhe një sërë ekspertësh qeveritar dhe jo-qeveritar ndërkombëtarë.

Kjo mënyrë transparente e të bërit të këtij projekti është pasqyruar pozitivisht midis anëtarëve të Aleancës, të cilët janë mjaft të informuar dhe të angazhuar gjatë gjithë fazave të proçesit.

Në një kohë kur rezultatet dhe rekomandimet e PAS-it nuk kërkonin miratim, ACT -ja pritej që të përdorte PAS-in si bazë, apo si një bllok mbështetjeje për tre Linjat e gjera të Përpjekjeve (LP) brenda ACT -së, duke përfshirë informimin dhe mbështetjen

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë: Një mjet për transformim. Gjeneral Major Kjell-Ove O.Skare

Page 295: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

295

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë: Një mjet për transformim. Gjeneral Major Kjell-Ove O.Skare

e zhvillimit të konceptit strategjik, mbështetjen e proçeseve të formimit të politikave dhe drejtimin e përpjekjeve të transformimit.

Informimi, Mbështetja dhe Ndihma e Proçesit të Formulimit të një Koncepti Strategjik

Puna mbi projektin PAS ka krijuar një mirëbesim dhe emër të mirë për ACT-në që ajo të vazhdojë të mbështesë dialogun strategjik. Ashtu siç ecën përpara zhvillimi i një Koncepti të ri Strategjik, ACT -ja do të sigurojë bazat për mbështetjen e Konceptit Strategjik për evenimentet e nivelit të lartë dhe të informojë mbi diskutimet midis vendeve anëtare, ashtu siç mund të kërkohet.

Përsa trajtohet më sipër, ACT-ja do të ndjekë planet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi zhvillimet e mbledhjeve të punës mbi Konceptin Strategjik dhe të identifikojë gjithashtu çështjet mbështetëse mbi planin e ACT -së.

Proçeset e formimit të politikave të Aleancës vazhdojnë ashtu siç organet përkatëse të vendimmarrjes ushtrojnë udhëheqjen e tyre

Duke forcuar bashkëveprimin e ACT -së me Zyrat Qendrore të NATO-s përmes Për-faqësuesve të ACT-së në Evropë dhe Stafit përfaqësues të Evropës (SEE), idetë dhe ekspertiza e temave, duhet të jenë në kohë dhe të gatshme për të informuar dhe mbështetur diskutimet e komiteteve përkatëse dhe grupeve të punës.

Është kjo pikëpamje që ACT -ja mund të mbështesë, p.sh. Proçesin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s, duke informuar së pari formimin e udhëheqjes politike të duhur për proçesin e planifikimit, si edhe për rrjedhojë ajo vetë të merret në konsideratë ndërsa zhvillohen dhe analizohen kapacitet e të ardhmes.

Formësimi, fokusimi dhe drejtimi më i mirë i punës transformuese të ACT -së në të gjithë funksionet e stafit

Si organizëm qendror, ACT-ja është duke bërë një përpjekje të bashkërenduar për të marrë parasysh rezultatet dhe rekomandimet e ACT së në punën e re dhe atë ekzistuese, si edhe në informacionet e tjera transformuese.

ACT-ja informon vlerësimin e vazhdueshëm dhe krijimin e axhendës transformuese, si edhe zhvillimin përmes bashkëveprimit me kombet, Zyrat Qendrore të NATO-s dhe me Komandën e e Aleancës për Operacionet (KAO).

Nën mbështetje të këtyre përpjekjeve, është ngritur një ekip aktiv, Ekipi i Projektit të Integruar të Zbulimit të Kërcënimeve të dy Komandave Strategjike dhe të Komitetit

Page 296: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

296

Ushtarak të NATO-s, i cili ka aprovuar zhvillimin e konceptit të zbulimit të kërcëni-meve të integruara.

Transformimi që nuk mund të kufizohet vetëm në fushën ushtarake dhe aftësinë e kapaciteteve ushtarake për tu përshtatur shpejt , është diçka shumë e rëndësishme në një nivel institucional. Nën një axhendë të gjerë të Aleancës, çështjet kalojnë shpejt kufijtë tradicionalë të mëparshëm, duke kaluar sa nga niveli politik në atë ushtarak dhe anasjelltas.

ACT-ja duhet të jetë e shpejtë, e mirë-informuar dhe në dijeni të gjithë këtyre zh-villimeve. Në mënyrë që të sigurojë mbështetjen maksimale të Aleancës, vendet anëtare dhe stafi në të dy anët e Atlantikut, duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira pune në të gjitha nivelet, përfshi ato sferave ushtarake, të mbrojtjes dhe të politikave. Tani si asnjëherë më parë, është koha që të gjithë stafet të shfrytëzojnë punën e bërë nga Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë, duke e përdorur atë për të përfituar maksimalisht.

Për më shumë informacion mbi ACT-në, vizitoni faqen e internetit të Komandës Supreme të Transformimit të Aleancës:http://www.act.nato.int/MultipleFutures

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë: Një mjet për transformim. Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 297: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

297

Projekti i së Ardhmes së Shumëfishtë: Një mjet për transformim. Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Programet master të njohura dhe miratuara nga MASH një sfidë për Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Kolonel Nexhbedin ShehuKomandant i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

[email protected]

Prof.Asoc. Agron Agolli Punonjës pedagogjik e kërkimor në

Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt: Ky material sjell në vëmendjen e lexuesit ushtarak e më gjerë vlerën dhe rëndësinë që ka riorganizimi i programeve të kurseve të karrierës në programin Master i Nivelit të Parë “Studime në Fushën e Mbrojtjes”, për Kursin e Komandës e të Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) dhe Master i Nivelit të Dytë “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, për Kursin e Lartë të Oficerit (KLO). Mbështetur në arritjet më të mira të Forcave të Armatosura, vlerat tona kombëtare, përvojën e akademive të ushtrive të vendeve të Aleancës perëndimore, u ndërtuan programet Master si gur themeli, vlerë dhe kontribut cilësor i veprimtarisë së Akademisë së Mbrojtjes. Me mendim të lirë akademik dhe duke evituar frymën e konformizmit e të propagandës, u prezantua programi i arsimimit dhe kualifikimit ushtarak pasuniversitar për njohje, vlerësim e akreditim nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit te Lartë, Këshilli i Akreditimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Përmbajtja dhe cilësia e programeve, tashmë të njohura edhe me Vendim Nr. 53, datë 09.11.2009 të Këshillit të Akreditimit, është një investim i mirë për të mprehur gjykimin dhe mendimin e lidershipit të ardhshëm të Forcave të Armatosura, shkallën e kualifikimit dhe punës shkencore lidhur me problemet më të ndjeshme të botes akademike dhe elitave intelektuale të vendit si dhe përshpejtojë krahasueshmërinë me institucionet e arsimit të lartë të vendit si prioritet i Kartës së Bolonjës. Ato inkurajojnë tendencën për të shkuar në thellësi të fenomeneve e ngjarjeve me mendim kritik e krijues, të kuptojnë mirë lidhjet që ekzistojnë midis

Page 298: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

298

niveleve taktikë - operacionalë e strategjikë në kushtet e reja të mjedisit të mbrojtjes e sigurisë, një shans më tepër që u jepet për karrierë të suksesshme si liderë me aftësi komandimi, drejtimi dhe integritet të personalitetit ushtarak.

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, si institucioni më i lartë ushtarak arsimor, e kualifikues pasuniversitar i Forcave të Armatosura, në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes, (me status të miratuar nga Këshilli i Ministrave që nga 23.10.1973), tërë veprimtarinë e saj e ka organizuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i vijë në takim dhe shërbejë më së miri realizimit të misionit që ka për “...arsimimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil për të gjitha nivelet e lidershipit të FA dhe institucioneve të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimin e dok-trinës ushtarake dhe koncepteve taktike, si dhe kualifikimin pasuniversitar në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”

Edhe riorganizimi i programeve për Kursin e Komandës e të Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) dhe Kursin e Lartë të Oficerit(KLO) në nivel masteri, është ideuar e ndërtuar me qëllim që të mbështesin këtë mision si për fushën e Mbrojtjes ashtu edhe atë të Sigurisë Kombëtare. Përvoja e deritanishme si në lëmin e arsimimit ashtu edhe atë të studimit e kërkimit shkencor, promovojnë vlerat e larta të këtij misioni, domo-sdoshmërinë dhe karakterin themelor të tij.

Në këtë këndvështrim theksohet se programi i riorganizuar master i nivelit të Parë ”Studime në Fushën e Mbrojtjes”, ka për qëllim kryesor të përgatisë, arsimojë dhe kualifikojë brezin e drejtuesve dhe udhëheqësve ushtarak të FA me kualitete të reja dhe aftësi studimore e kërkimore për përballjen me sfidat dhe fenomenet e reja të lin-dura në fushën e mbrojtjes, për të drejtuar me sukses repartet dhe njësitë në të gjitha llojet e misioneve ushtarake e humanitare si dhe të mund të integrohen me lehtësi në kryerjen e detyrave të ndryshme profesionale në kuadër aleance apo sektorë të tjerë të vendit e shoqërisë.

Programi MND “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, qëllim themelor ka për-gatitjen e ushtarakëve dhe civilëve të përzgjedhur për të marrë përgjegjësi të niveleve të larta, përgatitjen e udhëheqësve të ardhshëm ushtarakë e civilë për të vepruar në një mjedis strategjik më kompleks, ndërinstitucional e ndërkombëtar.

Ky brez i ri kuadrosh me profil të qartë profesional, do të përballet me sfidat e shumta të mbrojtjes e sigurisë dhe do t’i duhet që të përmbushë gamën e gjerë të përgjegjësive që kanë këto nivele të udhëheqjes taktike-operative e strategjike.

Objektivat konkrete të çdo programi, të dala nga debate, analiza dhe ballafaqime

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 299: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

299

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

profesionale, edhe pse kanë karakteristika, tipare e veçori dalluese, përgjithësisht fokusohen në drejtimet e mëposhtme:

Së pari: Përgatitja e drejtuesve ushtarak të nivelit taktikë-operativ dhe atyre ush-tarak e civilë të nivelit operativo-strategjik për të vepruar në një mjedis operacional e strategjik më kompleks institucional, ndërinstitucional e ndërkombëtar.

Së dyti: Ofrimi i programit të studimit akademik të riorganizuar në module/lëndë dhe vlerësuar në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS) sikundër zbatohen në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe në praktikën e kurseve të ngjashme në vendet e Aleancës e atyre partnere.

Së treti: Sanksionimi i normave specifike ushtarake që qëndrojnë në bazë të orga-nizimit dhe të funksionimit të institucionit më të lartë të arsimit ushtarak pasuni-versitar si pjesë integrale e Sistemit të Lartë Arsimor të vendit në interes të Forcave të Armatosura për problemet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare e më gjerë.

Duke i njohur dhe vlerësuar këta si drejtime të Politikës e Arsimimit të Personelit të Forcave të Armatosura 1), përpjekjet tona kanë synuar të bëjmë programe që do t’i shërbejnë një sistemi ushtarak arsimimi sa më të plotë e cilësor sipas modeleve të vendeve të NATO-s, por edhe duke e përshtatur me nevojat dhe traditat e FA Shqiptare. Të ndërtojmë hap pas hapi programe të tillë që të ndikojnë dukshëm në transformimin e mentalitetit të njerëzve 2) që shërbejnë në njësi e reparte, komanda e shtabe të niveleve të ndryshme. Së pari: Organizimi, përgatitja dhe hartimi i programeve studimore është parë nga këndvështrimi i dëshirës, bindjes dhe detyrimit për të përfaqësuar mendimin më të përparuar ushtarak e politik si dhe një model bashkëkohor të arsimit ushtarak që nxit e inkurajon qëndrimin krijues e kritik si dhe tendencën për të shkuar në thellësi të fenomeneve e ngjarjeve, befasive e të papriturave. Riorganizimi i programit master, mbi bazën e kurseve të karrierës, është parë i pashkëputur nga synimi i qartë për të arsimuar e kualifikuar kuadro që do t’u ofrojnë komandave e shtabeve të reparteve e njësive të Forcave të Armatosura si dhe strukturave të tjera të vendit që merren me problemet e mbrojtjes e sigurisë, vitet më produktive të shërbimit të tyre profesional.

1).Politika e Arsimimit dhe Trajnimit të Personelit të FA, 2004, germa A,pika 3 c,d.2).Gjeneral Brigade Maksim Malaj, Fjala në Konferencën Shkencore 23.5.2009 “Institucionet e

trajnimit dhe arsimimit të FA -Vizioni i zhvillimit të tyre 2015”.

Page 300: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

300

Kështu tërësisht procesi i arsimimit do të arrijë të formojë kuadro me inteligjencë të zhvilluar, krijues, kurajozë e të motivuar. Në këtë mënyrë ne do të mund të rrisim prezencën në komunitetin arsimor e shkencor të vendit e të huaj. Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi pyetjes që lind natyrshëm nga kërkesa e kohës se:

• Çfarë garantojnë këta programe, si për Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ashtu edhe për Kursin e Lartë të Oficerit, si për arsimimin dhe trajnimin profesional të karrierës, ashtu edhe për formimin e thelluar akademik të tyre?

• Sa e si këto programe do të lidhin akademistët me problemet më të ndjeshme të ushtrisë, mbrojtjes e sigurisë, të botës akademike dhe elitave intelektuale të vendit, që t’u krijojnë mundësinë për të njohur identifikuar dhe analizuar faktorët e integruar politikë, ushtarak, social dhe ekonomik si dhe lidhjet me elementët e tjerë të fuqisë kombëtare që ndikojnë në këto fusha?.

• Si gur themeli, vlerë dhe kontribut cilësor të veprimtarisë së Akademisë, në çfarë shkalle këto programe do të ndikojnë tek pjesëmarrësit me qëllim që ata të bëhen ekspertë për institucionet kryesore të mbrojtjes e sigurisë dhe problemet që lidhen me to në shoqërinë demokratike dhe realitetin konkret shqiptar e më gjerë?.

• A janë këto programe të riorganizuara në nivel masteri, një shans më tepër për karrierë të suksesshme e punë kërkimore-shkencore në fushën e mbrojtjes e të sigurisë, në interes të zhvillimit perspektiv të arsimit ushtarak shqiptar dhe profilit të ri të Forcave të Armatosura Shqiptare, “Forcë Standard-2020”?

• Sa do t’u shërbejnë pjesëmarrësve që të kuptojnë mirë lidhjet që ekzistojnë midis niveleve taktike-operative e strategjike në një situatë të mundshme krize kombëtare apo rajonale dhe se vendimmarrja e tyre profesionale duhet të reflektojë vlerën dhe traditën më të mirë të kombit?.

Së dyti: Hartimi i planit mësimor, me të gjithë elementët përbërës dhe respektimin e kritereve përkatëse teknike për secilin element, është parë me seriozitet e kujdes të veçantë. Duke u mbështetur në ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjin Nr. 8671, datë 26,10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik në Forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë ”, i ndryshuar me ligjin Nr. 9194, datë 19.2.2004, ligjin Nr. 9171, datë 22.1.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Udhëzimin Nr. 4, datë 22.1.2009 të MASH, përvojën e IAL të vendit, dhe praktikën e Akademive Ushtarake të vendeve aleate, ne përcak-

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 301: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

301

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

tuam vitin akademik me kohë të plotë 1 vjeçar dhe 2 semestra përkatës, kreditet për vitin mësimor, mesatarisht 60 ECTS, numrin e lëndëve/moduleve, numrin total të provimeve, ngarkesën totale në auditor rreth 600-750 orë mësimore, ngarkesën në orë mësimore javore 25-30 orë, ngarkesën totale jashtë auditorit gjatë vitit 750-900 orë 3) pune mësimore e akademistit, format e mësimdhënies, kreditit koresponduese për çdo lëndë/modul apo aktivitete të tjera formuese. Lëndët/modulet që mbulojnë departamentet të shoqëruar me ngarkesën e nevojshme të krediteve sipas ECTS, i grupuam në aktivitete formuese në auditor, trajnim/mësime praktike në terren, dhe prova finale (mikrotezë, temë kursore).

Me përgjegjësi e në mënyrë konkrete kemi paraqitur në planin mësimor ndarjen e ngarkesës mësimore, sipas formave të mësimdhënies, për çdo lëndë/modul.

Aktivitetin mësimor të prezantuar e kemi shoqëruar edhe me orët përkatëse në auditor dhe jashtë auditorit në formë:

•Leksioni•Seminari•Mësimi praktik në terren•Zgjidhje detyre e kalkimesh të ndryshme•Mikroteze (prove finale)

U deshën analiza, diskutime dhe ballafaqime të shumta të stafit akademik dhe Komitetit Shkencor të ngritur për këtë qëllim për të përcaktuar mbi baza shkencore rolin dhe vendin e çdo njësie bazë mësimore në kuadër të riorganizimit të pro-grameve master për studime në fushën e Mbrojtjes dhe atë të Sigurisë Kombëtare. Edhe pse në të dy programet integrohet veprimtaria e të 4 departamenteve, QDMZHT si dhe dy degëve mbështetëse të procesit mësimor, me infrastrukturën përkatëse që ka në strukturën e vet ky institucion, programi Master i Nivelit të Parë “Studime në Fushën e Mbrojtjes”, në pjesën më të madhe ofrohet nga Departamenti i Opera-cioneve, i cili realizon edhe mikrotezën(provën finale) në fund. Nga vendi dhe roli që ka në tërësinë lëndore, seriozitetin dhe vëmendjen me të cilën trajtohet në tërë procesin e përzgjedhjes, përgatitjes e deri në mbrojtjen e saj, mikroteza është pjesë e rëndësishme e tërësisë së këtyre programeve studimore. Struktura më e plotë e krediteve, orëve për kredit, shumës së orëve në tërësi dhe përqindjes që zë çdo program departamenti, zbatohet si më poshtë:

3).Udhëzim MASH Nr. 4, datë 22.1.2008 “Për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit master të nivelit të parë dhe të dytë”.

Page 302: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

302

MNP “Studime në Fushën e Mbrojtjes” për KKSHP

Nr/r Njësia bazë mësimore Numri i krediteve

Orë për kredit

Shuma e orëve

Përqindja që zë në program.

1 Departamenti i Operacioneve

30 25 750 50 %

2 Departamenti i Strategjisë e Historisë

12 25 300 20 %

3 Departamenti i Udhëheqjes Ushtarake

10 25 250 16,6 %

4 Departamenti i Shken-cave Shoqërore

8 25 200 13,4 %

5 Gjithsej 60 x 25 =1500 100 %

Me këto raporte Departamenti i Operacioneve zhvillon 6 lëndë/module formuese, Departamenti i Strategjisë e Historisë 4 lëndë/module bazë, Departamenti i Udhë-heqjes Ushtarake 3 module/lëndë dhe Departamenti i Shkencave Shoqërore 2 lëndë. Struktura më e ulët e krediteve është 2 dhe më e lartë 4 kredite. Të 15 lëndët, përfshihen në 4 blloqe (kurrikula) dhe përbëjnë kështu strukturën e programit. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për programin e Kursit të Lartë të Oficerit, i inkuadruar në MND dhe që në pjesën më të madhe ofrohet nga Departamenti i Strategjisë e Historisë, i cili realizon edhe provën finale me 6 kredite.

MND “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare” për KLO

Nr Njësia bazë mësi-more

Numri i krediteve

Orë për kredit

Shuma e orëve

Përqindja që zë në program

1 Departamenti i Strategjisë e Historisë

30 25 750 50 %

2 Departamenti i operacioneve

15 25 375 25 %

3 Departamenti i Udhëheqjes Ush-tarake

10 25 250 16,6 %

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 303: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

303

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

4 Departamenti i Shkencave Sho-qërore

5 25 125 8,4 %

5 Gjithsej 60 x 25 =1500 100 %

Me këto raporte Departamenti i Strategjisë e Historisë zhvillon 5 lëndë/module formuese, Departamenti i operacioneve 6 lëndë/module bazë, Departamenti i Udhëheqjes Ushtarake 3 module/lëndë dhe Departamenti i Shkencave Shoqërore 2 lëndë. Të 16 lëndët, përfshihen në 6 blloqe (kurrikula) dhe përbëjnë kështu strukturën e programit. Struktura më e ulët e krediteve për modulet është 2 dhe më e larta është 6. Për vendin dhe rolin që zë mikroteza apo prova finale(e cila ka 6 kredite për të dy nivelet e programeve), të cilën duhet të realizojë çdo akademist që plotëson kriteret akademike dhe tërë detyrimet e programit, do të jetë pjesë e strukturës lëndore dhe emërtimi i temës së mikrotezës prezantohet në faqen e parë të modelit të Diplomës Master që merr akademisti/diplomanti i kursit. Duke qenë pjesë e programit mësimor, procedura e plotë e përgatitjes dhe mbrojtjes së mikrotezës do t’i jepet çdo akademisti/diplomanti në kohën e duhur.

Natyrisht implementimi i këtyre programeve mbi bazë lënde/moduli, apo edhe inte-grimi në kuadër blloku si dhe ballafaqimi me kërkesat e procesit të akreditimit dhe njohjes nga instancat përkatës të vendit, do të kërkojnë përmirësime të mëtejshme në disa nga hallkat përbërëse:

•Organizimin e programeve të studimit•Planin mësimor të programeve•Lëndët dhe elementët përbërës të tyre.•Suplementin e diplomës e të tjera aspekte teknike.

Së treti: Drejtim tjetër shumë i rëndësishëm me të cilin janë marrë gjatë, me seri-ozitet dhe profesionalizëm si koordinatorët e moduleve, blloqeve të departament-eve, Komiteti Shkencor (KSH) i Akademisë, (koordinatori i programit), posaçërisht për riorganizimin e programit master, tërë stafi akademik, ka qenë definicioni i strukturës lëndore/moduleve apo syllabuseve (sikundër edhe emërtohen në këndvështrimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe kërkesave të Kartës së Bolonjës). Në këtë konteks rëndësi ka sidomos definicioni i strukturës lëndore të çdo departamenti, elementët përbërës të lëndëve, struktura e krediteve, format e kontrollit të dijeve dhe probleme të tjera teknike e të përmbajtjes.

Page 304: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

304

Përvoja 51 vjeçare (10 Maj 1958-2009) e krijimit të Shkollës së Lartë Ushtarake, 36 vjeçare (1973-2009)4) e fillimit të kualifikimit shkencor të punonjësve mësimorë e shkencorë (mbrojtje doktorature dhe dhënie titulli shkencor),14 vjeçare e klasifi-kimit të Akademisë si SHPU(1995-2009)5) dhe e shumë programeve të realizuar nga kurse të ndryshëm, kanë qenë një ndihmesë e madhe në analizën për përfshirjen e të gjithë elementëve përbërës të lëndëve nga:

•Emërtimi i lëndës/modulit.•Viti/semestri ku zhvillohet lënda.•Emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndën/modulin.•Vendi që zë lënda në përgatitjen tërësor të Akademistit.•Çfarë njohurish dhe aftësish i jep kjo lëndë/modul akademistit.•Temat që do të trajtojë lënda/moduli në formimin teorik e praktik.•Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS.•Format dhe metodat e mësimdhënies së lëndës, raportet mes tyre. •Format e vlerësimit të studentëve.•Detyrimet e akademistëve për lëndën/modulin.•Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse 6)

Së katërti: Me kujdes të veçantë janë parë kriteret e pranimit të akademistëve që do të frekuentojnë të dy nivelet e ndryshme të programeve të studimit master në Fushën e Mbrojtjes dhe atë të Sigurisë Kombëtare, jo vetëm ato të përgjithshmet por edhe kriteret specifike akademike të përcaktuara nga Institucioni i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” sipas rekomandimeve të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës(KALSH).Nëse në sistemin e programeve master të shkollave të larta publike apo private, Master i Nivelit të Parë bëhet pa ndërprerje mbas përfitimit të 180 krediteve 7) dhe marrjes së DNP(3+1) dhe MND detyrimisht pas përfitimit të DND që do të thotë edhe 120 kredite të tjera(3+2), program i integruar apo diplomë

4). Udhëzim i KM Nr. 7,datë 23.10.1973, neni 1.5). Vendimi KKSH Nr. 30, datë 4.08.1995 “Për ekuivalentimin e Akademisë së Mbrojtjes me

SHPU në fushën ushtarake të mbrojtjes”.6). AAAL “Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të cilësisë në arsimin e lartë”, Tiranë 2005.7). Udhëzim i MASH Nr. 15 datë 4.4.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet pub-

like të arsimit të lartë”, pika IV.

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 305: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

305

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

të sistemit të vjetër 5 vjeçar), për masterin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kom-bëtare, kjo praktikë ndryshon pasi ka kritere, kërkesa e veçori të tjera që lidhen me mesataren e lartë të DNP, përparimin në gradë, përshkallëzimin e arsimimit në vite, suksesin e karrierës ushtarake, vjetërsinë në punë etj. Kjo bën që edhe pse mund të vazhdojë KKSHP, për programin mnP do të përzgjidhet dhe fitojë të drejtën e mbrojtjes së mikrotezës së diplomës së Masterit, akademisti/diplomanti/studenti që ka mbaruar KTHOSH me rezultate të larta, (kualifikime të tjera të barasvlershme me të jashtë vendit), që ka 11-15 vjet shërbim ushtarak aktiv 8), ka fituar gradën major nga Komisioni i Lartë i Karrierës, njeh në nivelin 3.2.3.2 gjuhën angleze sipas standardit 6001 të NATO-s (dhe ta mbrojë atë me dëshmi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të UT para mbrojtjes së mikrotezës) si dhe ka përfunduar Shkollën e Lartë Ushtarake me mesatare pikësh jo më pak se 81% e pikëve maksimale të shkollës përkatëse.

Në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) mund të vijë akademisti/diplomanti/studenti por të drejtën për të vazhduar programin master do ta ketë vetëm ai që ka mbaruar studimet e larta ushtarake(diplomë të modelit të vjetër) ose ekuivalent me të jashtë shtetit, diplomë të përafërt me të, me mesatare pikësh mbi 81 % të pikëve maksimale të shkollës përkatëse. Të ketë kryer KTHOSH dhe KKSHP me rezultate shumë të mira (ekuivalent me të jashtë vendit), të jetë me gradë nënkolonel,kapiten i rangut të II mbi 15 vjet shërbim ushtarak aktiv dhe perspektivë për funksione të larta në hierarkinë ushtarake, nivelin më të lartë të gjuhës angleze sipas STANAG 6001 të NATO-s (dëshmi nga FGJH të UT para përfundimit të programit).

Civilët që do të frekuentojnë këtë kurs, përveç kritereve të mësipërme të notës dhe gjuhës së huaj, në momentin e zgjedhjes, të jenë me detyra në MM, SHP, MB, SHISH dhe në organe e struktura të tjera të sigurisë në nivel drejtori,

nëndrejtori apo shefi sektori dhe me perspektivë për funksione të larta në sferën civile. Të dy programet, shoqërohen me përllogaritjen e kostos financiare që duhet të planifikojë shteti (MM) për çdo akademist/diplomant që arsimohet e kualifikohet sipas llojit të kursit gjatë një viti akademik.

Transformimi dhe riorganizimi i programeve të të dy kurseve të karrierës, në Master Niveli i Parë “Studime në Fushën e Mbrojtjes” dhe Master i Nivelit të Dytë “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, të cilët kaluan me sukses procesin e njohjes dhe të vlerësimit nga strukturat përkatëse shtetërore të Arsimit të Lartë, do të përsosin

8). Politika e Arsimimit dhe Trajnimit të Personelit të FA, 2004, germa A,pika 3 c,d.

Page 306: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

306

njëherazi metodat e mësimdhënies, shkallën e mbështetjes së mësimit me materiale të nevojshme si dhe përgjegjësinë e stafit akademik. Garancitë e stafit akademik, me grada dhe tituj akademik 9) janë faktor parësor për njohjen, miratimin dhe pastaj implementimin në praktikë të programeve master.

Duke qenë e përfshirë në procesin e pandërprerë të reformimit të mëtejshëm të Arsimit të Lartë Kombëtar, në interes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, riorganizimin e programeve pasuniversitare master në “Studime në Fushën e Mbrojtjes” dhe “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, e kemi vlerësuar objektiv madhor, realitet të mundshëm, domosdoshmëri të lidershipit ushtarak dhe sfidë që duhet përballuar. Strukturat drejtues dhe stafi akademik, nevojën për organizimin e programit në Master i Nivelit të Parë në “Studime në Fushën e Mbrojtjes” e Mas-terit të Nivelit të Dytë në “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, e kanë parë jo vetëm me nevojën për të qenë sa më të ndërveprueshëm në të gjitha nivelet e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive, por sidomos në atë operacionale. Përmbledhtas në motivet që na kanë shtyrë, nxitur për t’i përfunduar projektet tona për arsimimin dhe kualifikimin e oficerëve të karrierës në nivel masteri do të rendisnim:

• Nevojën për t’ju përgjigjur politikës së reformimit të thellë të arsimit të lartë e pasuniversitar ushtarak me programe cilësore e kurrikul integruese,

• Kërkesat e kohës për të ndërtuar e zhvilluar një arsim sa më të saktë shkencërisht dhe sa më të pranueshëm metodikisht për pjesëmarrësit,

• Domosdoshmërinë për t’ju përqasur natyrshëm përvojës dhe standardeve të akademive homologe evropiane sipas Kartës së Bolonjës,

• Përpjekjen për të prezantuar dhe shprehur në stadin aktual, në mënyrën më të mirë të mundshme mendimin më të përparuar ushtarak bashkëkohor në fushën e mbrojtjes e të sigurisë si shprehje e dinjitetit të Akademisë së Mbrojtjes, të Forcave të armatosura dhe vendit tonë,

• Nevojën për të përgatitur kuadro ushtarak e civilë me kualitete të larta, formim të plotë në nivel taktik-operativ e strategjik, të zot e të aftë për misione e detyra të reja, për të përballuar sfidat e shumta të sigurisë e mbrojtjes në kuadër kombëtar e ndërnacional, si dhe ofruar vendit e Forcave të armatosura vitet më produktive të shërbimit të tyre profesional,

9). Ligji Nr. 9741,datë 21.5.2007 neni 47 pika 1.2.3 a,b,c.

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

Page 307: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

307

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Nexhbedin Shehu & Prof.Asoc. Agron Agolli

• Detyrimin për të vendosur institucionin dhe akademistin/studentin, pjesëmarrësin në sfondin e ndryshimeve dinamike të një mjedisi kombëtar, rajonal e më gjerë,

• Avantazhin e njohjes dhe shfrytëzimit të teknologjive të reja të informacionit në përballimin e sfidave dhe natyrës së re të kërcënimeve e rreziqeve dhe dukurive të tjera komplekse të luftimit-operacionit,

• Obligimin për sanksionimin e normave specifike ushtarake të cilat qëndrojnë në bazë të organizimit dhe të funksionimit të institucionit më të lartë të arsimit ushtarak pasuniversitar.

• Në idenë dhe mendimin e guximshëm dhe të përparuar për ta kthye gradualisht Akademinë në një qendër të vërtetë ekselence.

Njohja, vlerësimi dhe miratimi i programeve Master, krahas arritjes, është edhe një obligim për plotësimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të të gjithë komponentëve mësimorë, didaktik, shkencorë e teknik të tyre si dhe zbatimin e një praktike të re cilësore nga stafi i Akademisë.

Në kushtet e përpjekjeve për të rifituar pozitën e duhur institucionale dhe bërë rregullimin ligjor të arsimit të lartë ushtarak pasuniversitar, duke u hapur udhë zbatimit të standardeve më të përparuara akademike e shkencore, harmonizimit të kërkesave për liri akademike e rigorozitet shkencor me parimet e udhëheqjes ushtarake, vlerësimi pozitiv dhe njohja tashmë e programeve të studimit Master nga MASH dhe Këshilli i Akreditimit me Vendim Nr.53, datë 09.11.2009, të këtij të fundit, hap rrugën për hapa të mëtejshme drejt akreditimit të plotë. Për këtë, në konsulencë dhe bashkëpunim me ekspertët e APAAL si dhe mbi bazën e udhëzimeve të saj nën përgjegjësinë e titullarit, është ngritur dhe po funksionon Grupi i Vetëv-lerësimit institucional, i cili është njëkohësisht edhe një element i rëndësishëm i Sistemit të Brendshëm të Cilësisë.Përgatitja e Raportit Përfundimtar të vlerësimit të efektivitetit të veprimtarisë mësimore e shkencore, administrative e financiare të Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” sipas të gjitha parametrave dhe procedurave të përcaktuara nga APAAL, do të krijojë një tjetër kulturë cilësore.Kështu në vijimësi do të rriten më shumë shanset për ciklin e tretë të studimeve, procesin e klasifi-kimit të punonjësve pedagogjikë e kërkimorë të Akademisë si dhe rigjallërimin e të gjitha strukturave të nevojshme akademike për veprimtarinë normale mësimore e kërkimore të saj. Në këtë këndvështrim programi Master është një sprovë e re, risi dhe përbën një sfidë për Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.

Page 308: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

308

Referencat:

1. Politika e Arsimimit dhe Trajnimit të Personelit të FA, 2004, germa A,pika 3 c,d.

2. Gjeneral Brigade Maksim Malaj, Fjala në Konferencën Shkencore 23.5.2009 “Insti-tucionet e trajnimit dhe arsimimit të FA -Vizioni i zhvillimit të tyre 2015”.

3. Udhëzim MASH Nr. 4, datë 22.1.2008 “Për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit master të nivelit të parë dhe të dytë”.

4. Udhëzim i KM Nr. 7,datë 23.10.1973, neni 1.

5. Vendimi KKSH Nr. 30, datë 4.08.1995 “Për ekuivalentimin e Akademisë së Mbrojtjes me SHPU në fushën ushtarake të mbrojtjes”.

6. AAAL “Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të cilësisë në arsimin e lartë”, Tiranë 2005.

7. Udhëzim i MASH Nr. 15 datë 4.4.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”, pika IV.

8. Politika e Arsimimit dhe Trajnimit të Personelit të FA, 2004, germa A,pika 3 c,d.

9. Ligji Nr. 9741,datë 21.5.2007 neni 26 pika1,1, 1.2.1, pika 1.2.2, 1.2.3 a,b,c,1.3.4 a,b,c.

10. Vendim i KM Nr. 319,datë 15.5.2003,”Për hapjen e shkollës pasuniversitare”.

11. Ligji nr. 9171,datë 22.1.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në FA të RSH”.

12. Ligji Nr. 8671, datë 26,10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ”.

13. Plani afatgjatë i zhvillimit të FA,2020

14. Direktiva e mbrojtjes 2009.

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Zaim Kuçi

Page 309: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

309

Programet master - Sfidë për Akademinë e Mbrojtjes” Kolonel Zaim Kuçi

Programet evropiane për pajisjet e luftimit dhe të mbrojtjes së ushtarit të ardhshëm

Kolonel Zaim KuçiAtashe i Mbrojtjes Francë/Portugali

[email protected]

Abstrakt: Sistemet e luftimit dhe të mbrojtjes të çfarëdolloj sistemi evropian, paraqesin një revolucion të vërtetë. Për të parën herë luftëtari do të mund të veprojë dhe komu-nikojë i vetëm në fushën e luftimit, dhe në shkallë drejtimi, komandanti i grupit do të njohë gjendjen dhe pozicionin e saktë të luftëtareve të vet.

Jetojmë momentin ku është shtruar alternativa që teknologjia e lartë dhe e sofistikuar e bërjes së luftës së sotme nuk duhet të harrojë kurrë faktorin njerëzor, ajo duhet të sigurojë mbrojtjen e tij.

Në këtë artikull do të ndalem në këto probleme kryesore:

• Ambienti i sigurisë dhe nevoja për zhvillime të reja teknologjike për mbrojtjen e faktorit njeri në fushën e luftimit.

• Programet evropiane si:

- Programi idZ-ES (Eksanded System gjerman idZ- ES), Gjermani;

- Programi “COMFUT” (COMbatiente FUTuro), Sp anjë;

- Programi “FELIN”, (FELIN, Fantassin à Equipement et Liaisons Intégrés) France;

- Programi “FIST” (Future Integrated Soldier Technology) Angli;

- Programi “Soldato Futuro”, Itali;

Këto programe bëjnë që ushtari të futet në fushën e luftimit i mbrojtur fizikisht e psikologjikisht për të fituar, i lejojnë atij të shikojë me lart e larg, të jetë në komuni-

Page 310: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

310

kim të përhershëm me të gjithë përbërësit e shkallës hierarkike në fushën e luftimit; i mbështetur direkt nga sistemet tokësore individuale, në grup dhe me të gjithë nivelet e drejtimit të operacionit.

Ambienti i sigurisë dhe nevoja për zhvillime të reja teknologjike për mbrojtjen e faktorit njeri në fushën e luftimit

Mobilizimet e ushtrive masive të para viteve 90 i kanë lënë vendin zhvillimit të forcave më të reduktuara në numër, më moderne e operacionale, në përgjigje të situatave të reja për kryerjen e misioneve të përbashkëta.

Teoricienët ushtarakë vlerësojnë si tipar themelor luftën asimetrike, e quajtur ndryshe lufta në gjirin e popullatës, por pa harruar edhe atë frontale, ku dallohen apo deklarohen prirje për kthim prapa. Koncepti doktrinar është se nuk ka kundërshtar të deklaruar në kufi, që do të thotë se lufta nuk ka kufi, parashikon që ajo do të jetë e gjatë, e komplikuar dhe vdekjeprurëse.

Në përgjigje të kësaj doktrine të re, Forcat e Armatosura përveç zhvillimit të mjeteve moderne si avion, helikopterë, anije luftarake, tanke e mjete të blinduar, raketa dhe topa, shihet si një tendencë zhvillimi rritja e produktivitetit të ushtarit në fushën e luftimit, nëpërmjet rritjes së teknologjisë së materialeve të mjeteve të mbrojtjes e të luftimit të tij.

Transformimi i kësaj teknologjie veprimi është rezultat direkt i ndryshimit të konceptit doktrinar të bërjes së luftës, të shfaqjes në forme të re të kundërshtarit të sotëm e të ardhshëm, i ndryshimit të menjëhershëm të fushës së luftimit, me kundërshtar të kudo ndodhur dhe të padukshëm.

Konceptet operacionale dhe evoluimi i teknologjisë kanë çuar në ndryshime cilësore së teatrit të luftimit, në drejtim të lëvizshmërisë dhe të koordinimit të lëvizjeve në kuadrin e të vepruarit individualisht dhe në grup. Njësite bazë të luftimit si: grupi, skuadra, toga, kompania duhet të veprojnë në struktura të mirë organizuara, të hierarkirizuara dhe specializuara.

Taktikat dhe teknologjitë e reja ushtarake si; futja e sistemeve të reja të armëve kanë çuar në kërkesën për adaptimin e vazhdueshëm të rolit dhe të pajisjes së ushtarit në fushën e luftimit.

Revolucionet e ndërmarra në ketë fushë na afrojnë me realitetin e bërjes së luftës sot dhe në të ardhmen duke sjellë gjithmonë nevojën e adaptimit të luftimit në

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

Page 311: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

311

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

përgjigje të kundërshtarit të ‘’ri’’ me preferencë zhvillim lufte në ambiente të mbyllura, (vendbanime).

Mjetet e reja të bërjes së luftimit dhe të mbrojtjes së ushtarit duhet ti përgjigjen edhe kërcënimeve tragjike të luftës së hapur. Kërcënimi terrorist në dimensione të paparashikuara si: kimik, biologjik, nuklear, radiologjik, i drejtuar nga individi apo shteti, përballohet vetëm me një veprim e koordinim të përbashkët, force e rrjet të përqendruar të operacioneve të sotme e të ardhme ushtarake.

Nga specialistët ushtarakë thuhet se është urgjente të veprohet në këto tre/pesë vitet e ardhshme në mënyrë të përbashkët për përmirësimin e pajisjeve të luftimit dhe të mbrojtjes së ushtarit me mjete më moderne, me qellim që shkalla e veprimit dhe ndërveprimit të jetë në lartësinë e kërkesave të kohës, në atë masë që sistemet në studim e zhvillim të jenë plotësisht në përgjigje të vështirësive që paraqesin rreziqet e së ardhmes.

Përmirësimi i mjeteve të luftimit të ushtarit kushtëzohet sidomos me tendencën e bërjes së luftës në vendet e banuara. Mbrojtja e luftëtarit në këtë mjedis të kompli-kuar vlerësohet si faktor vendimtar dhe i vetëm, i aftë që siguron direkt vendosjen e rregullit dhe rivendosjen e paqes së humbur në çfarëdolloj situate. Për të realizuar këtë qëllim vendet evropiane kanë vënë në dispozicion një buxhet suplementar që ka rritur koston në FA.

Kompletimi i ushtarit me këto pajisje është rrjedhoje e humbjeve të trupave gjatë konflikteve të fund shekullit të 20-të, si të ish Jugosllavisë, Afganistan, Irak, Liban etj. Për me tepër, vitet e fundit analistët ushtarakë kanë vlerësuar të rrezikshme luftën kundër terrorizmit dhe se pasiguria në Irak e Afganistan është më e rrezikshme se në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Afrikë etj.

Në ketë mjedis të pastabilizuar, janë pikërisht këmbësorët gjithnjë e më shumë të ekspozuar e të rrezikuar. Këtë fakt e tregon numri i madh i të vrarëve e të plagosurve që vjen në rritje; p.sh. nga forcat britanike janë vrarë 72 ushtarë vetëm në Ballkan nga viti 1992-2006; më shumë se 1000 në Afganistan, në Irak më shumë se 4200 të vrarë nga kontingjenti i SHBA, dhe bashkë me koalicionin në Irak me shumë se 36 mijë të plagosur.

Forcat e Armatosura qofshin këto në përbërje të NATO, BE, OKB do të jenë gjithnjë në koalicion, të drejtuara me shtabe të përbashkëta, të pajisura e mbrojtura me sisteme moderne e të unifikuara. E gjithë kjo për të plotësuar numrin e pakët të forcave të sotme dhe për t’ju përgjigjur më mirë rritjes së rreziqeve që kërcënojnë botën e sotme.

Page 312: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

312

Programet evropiane

Pjesa më e madhe e vendeve evropiane, si ato në përbërje të NATO-s dhe BE, janë në proçes zhvillimi programesh që përmirësojnë dukshëm rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe mjeteve të luftimit individual të këmbësorit.

Ato janë tashme rigrupuar rreth një programi të përbashkët në “Agjencia Evropiane e Mbrojtjes –AED”, të shtrirë në planin afatmesëm e afatgjatë. Ky organizëm është krijuar në vitin 2004 dhe është pranuar me grup pune nga NATO-ja. Bashkëlidhur programeve evropiane janë tashmë të projektuar dhe në zhvillim sisteme të tjera të vendeve si; Australi, SHBA, Kanada, Rusi, Izrael etj.

Është vlerësuar jo e drejtë finan-cimi me përmasa kolosale për luftën ajrore, e cila ka luajtur një rol parësor në luftërat e fundit duke aplikuar konceptin “zero” të vrare, doktrinë kjo e zhvlerësuar shume shpejt përpara elementit “terrorist”.

Nën sloganin “armë bërthamore, aviacion dhe të tjera armë mod-erne” u nënvlerësua financimi për zhvillimin e programeve për pajisje dhe mbrojtjen e ushtarit që koha e konsideron të pamjaf-tueshëm. Teoria e bërjes së luftës me këto mjete të sofistikuara mbeti kohët e fundit, e shprehur nga specialistë ushtarakë, një teori dështake në raport me realitetin e arritjes së paqes. Vatrat e reja të luftërave tregojnë se, elementi vendimtar i fushës së luftimit mbetet gjithsesi pushtimi fizik i terrenit nga këmbësori.

Është evident fakti që humbjet njerëzore janë në rritje, por nga ana tjetër, paraqitja mediatike shumë herë e dubluar e situatës, për faktin se media është “luftëtar pjesë-marrës“ direkt në fushën e luftimit, vlerësohet nga specialistët ushtarakë si panik në forcën këmbësore dhe popullatën. Luftës mediatike i duhet përgjigjur me siguri duke modernizuar mjetet e luftimit dhe ato të mbrojtjes të faktorit njerëzor.

Nga ana tjetër kërkohet nevoja e avancimit të programeve për modernizimin e mjeteve të luftimit dhe të mbrojtjes së këmbësorit, edhe me qëllim rritjen e besimit të ushtarit në një konflikt të paparashikuar.

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

Page 313: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

313

Në këto kushte vendet evropiane përballë kërcënimeve të së ardhmes janë në lëvizje drejt një adaptimi të mjeteve të luftimit për një revolucion teknologjik botëror për të realizuar një koncept të operacioneve ushtarake në një rrjet të qendërzuar “net-work –centric warfare’’.

Bëhet fjalë për projekte të thella modernizuese konceptuale, doktrinore për të ar-ritur një supermaci teknologjike për sistemet e mbrojtjes në tërësi, që siguron vënia në jetë e konceptit evropian të zhvillimit të luftës në rrjet.

Ato, me kohë kanë konceptuar dhe janë ne proçes zhvillimi, disa programe me vete dhe në kooperim duke deklaruar tashmë të financuara në zhvillim 6 programe si:

Eksanded System gjerman idZ- ES; COMFUT, spanjoll; fantassin à Equipement et Liaisons Intégrés francez FELIN; Soldato Futuro italian; Futur Integrated Soldier Technology, anglez FIST; MARKUS, suedez.

Programet e vendeve evropiane janë të konceptuara me qëllim zbatimi të doktrinës evropiane, të aftë për të arritur synimin e vendeve të BE që këto kapacitete të fituara nga këto programe të menaxhojnë krizat civile-ushtarake në Evropë, në perspektivë edhe në mënyrë të pavarur nga NATO-ja në nivel global.

1. Eksanded System idZ-ES, “Infanterist der Zukunft” (Infantryman of the future) Gjermani

Programi gjerman idZ-ES, është hedhur për zhvillim në vitin 1990 dhe ka hyrë në fazën e parë të zhvillimit në vitin 2006, pra kjo kohë relativisht e gjatë tregon kujdesin që tregohet për përmirësime të vazhdueshme të këtij sistemi. Versioni i parë është testuar në vitin 2002 në Kos-ovë dhe tani janë hedhur me miliona euro për një sistem të përmirësuar. Janë bërë prova të suksesshme të dy modeleve të para në vitin 2008 dhe futja në seri në vitin 2009.

Ky sistem, ashtu si dhe sistemet e tjera evropiane, siguron tre funksione madhorë: mbrojtje të sigurisë të mjedisit (situational awarenes – SA) komunikim dhe sistem armësh.

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

Page 314: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

314

Sistemet e teknologjisë së lartë për pajisje e mbrojtje të këmbësorit të hedhur në zhvillim, janë të gjitha të adaptuara në këtë koncept; kompjuter, marrës-kapter, sistem kaske me paraqitje imazhi, radio të integruara zëri, ndihmë në navigim, jelek të mbrojtjes dhe sistem transporti.

Sistemi i komunikimit modular, krejtësisht i numërzuar lejon transmetimin zanor të të dhënave dhe është i pajisur me video. Ka një sistem GPS me afishim numerik të integruar që lejon paraqitjen e situatës në një terren real, e lidhur në sistem me qellim survejimi nga të gjitha shkallet e komandimit.

Njësia në sistem: komandim, kontroll, komunikim dhe informativ interkonekte (IC4U), siguron komunikimin e të dhënave në kohë reale midis këmbësorit, mjetit (makinës) të togës dhe sistemeve që janë të lidhura me ushtarin në fushën e luftimit.

Sistemi është i pajisur me aparatura të cilat nëpërmjet marrësve bëhet drejtimi i qitjes dhe i zbulimit të fushës së minuar. Ky sistem punon me të tjerë partnerë të projektit me qellim vendosjen e një kaske të re, me një shënjues (viseur). Sistemi gjithashtu siguron ndjekjen e gjendjes së shëndetit të ushtarit në fushën e luftimit.

Për unifikim sistemesh, punohet për zhvillimin e integrimit të teknologjisë të Idz –ES me sisteme të ndryshme të blinduar, si mjeti (transportuesi) i ri i luftimit të këmbësorisë gjermane ‘’Puma’’ dhe blinduesit të ri të trupës ‘’Boxer’’, si dhe me mjetet lëvizëse të luftimit të lehtë aerotransportues.

Elementet përbërës të Kompletit idZ–ES: Pushke sulmi H&K (Hekler and Koch, Gjermani); sistem laser e montuar në armë; një sistem komandimi, kontrolli, komu-nikimi dhe informatizimi (C4I) integruar mbi veshjen e luftimit; një nënsistem të mbrojtjes të syve dhe të veshëve; sistem të mbrojtjes nga NBC, të mbrojtjes balistike nga goditjet (parachoc), dhe një sistem të shikimit natën (vision nocturne).

Sistemi luan një rol të rëndësishëm për asistencë në navigim dhe komunikim navICom C4I. Ky sistem ushqen pajisjet e ushtarit dhe grupin e tij për lokalizimin e fushave të minuara dhe të tjera zona të rrezikshme, shenjat me të dhënat e tyre për fqinjët, aleatet, forcat neutrale dhe zbulimin e forcave të kundërshtarit. Ndjek trajektoren e lëvizjes së tyre. NavICom C4I siguron komunikime të fshehta (sekrete) dhe lejon ndërrimin e të dhënave të ushtarit me drejtim komandimin nga kontrolli në prapavije.

2. Programi COMFUT, “COMbatiente FUTuro” Spanjë

Programi COMFUT, Spanjë, ka filluar me një kontratë tre vjeçare në vitin 2006 midis Ministrisë së Mbrojtjes spanjolle dhe kompanisë EADS-CASA. Në fazën e parë do të prodhohen 36 sisteme (njësi) për të pajisur tre skuadra me nga 12 ushtarë, me një

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

Page 315: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

315

vlerë prej 24,5 milion euro. Në vijim do të prodhohen 7000 pajisje për vitet 2009-2012-2013.

Ky sistem vlerësohet për aplikimin e sistemit të komandim-kontrollit C2.

Pajisja përbehet nga një ordinator mo-bil, kaskë, armë zjarri, kamera e mon-tuar po në kaskë; marrës për pamje natën, jelek i ri antiplumb i pajisur nga elemente të teknologjisë së lartë si dhe radio, bateri, çantë shpine e integruar në jelek, veshje të cilësisë së lartë për mbrojtje nga rrezet infra të kuqe për të siguruar një stabilitet termik.

Sistemi C2 siguron pamje shumë të mirë në kapacitetet e domosdoshme për njohjen e ambientit, pozicionin e ushtarëve të grupit dhe të shenjës. Gjithashtu është integruar dhe me mje-tin e transportit të blinduar (pizarro & VAMTAC). Sistemi është i pajisur me një armë sulmi H&K G36, i njëjte me atë gjerman.

Armët dhe sensorët: Arma themelore është H&K G-36E. Sensorë që do të in-

stalohen do të përdorin kamera, video kamera termike me fushëpamje në helmetë për të marrë pamje nga sensorët e montuar në armë.

Helmeta dhe mbrojtja; Një jelek mbrojtës i ri i trupit me ngarkesë të integruar, helmetë polietileni me: mikrofon, kufje, për shikim natën, maskë NBC. Pesha totale e jelekut mbrojtës dhe sensorëve është rreth 2 Kg.

C4I. Kompjuter i vogël që mund të tregoje pozicionet e forcave tona dhe atyre armike, aftësitë si GPS i integruar, transmetim mesazhi, aftësia për të dërguar imazhet e betejës dhe objektivat e caktuar, etj.

Uniforma dhe pajisjet personale. Një uniformë të rehatshme që e mbron ushtarin nga mbinxehja, nga koha e keqe e motit, dhe mbrojtje e plotë nga NBC.

Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm Kolonel Zaim Kuçi

Page 316: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

316

Pajisje mbështetëse. Sensorë psikologjike, kazme e vogël, furnizim me energji ele-ktrike, sistemi hidratimi, mjetet e riparimit dhe çantë e ndihmës se shpejte.

3. Programi FELIN, (FELIN, Fantassin à Equipement et Liaisons Intégrés) Francë

Programi FELIN paraqet një sistem mbrojtje dhe pajisje armësh modulare që ka hyrë në fazë studimi e konceptimi që prej vitit 1989, vijuar në vite me rinovime konceptesh realizimi dhe pasi kalon testin nga grupi i eksperteve të NATO-s në Holandë në vitin 2000, përmirësohet për tu hedhur në prodhim në fundin e vitit 2004 nga kompania SAGEM.

Vlerësohet si një nga programet evropiane nga më të arritura që i përgjigjet gjithë spektrit të teatrit të veprimit luftarak, duke krijuar kushte optimale luftëtarit për tu angazhuar në luftim direkt në kontakt me kundërshtarin.

Sistemi paraqet një arkitekture fleksibël, modulabel, duke siguruar pamje të çven-dosshme, mbrojtje balistike dhe komunikim të vazhdueshëm. Shpikjet teknologjike e konceptuale janë radikale.

Kjo kompani ka nënshkruar kontratën e parë me forcat tokësore franceze me një sasi 31600 pajisje individuale, të bazuar në një garanci 2 vjeçare. Vlera e këtij programi shkon në më shume se 800 milion euro, ku është dhënë dhe një vlerë dytësore mbi një miliard euro.

Pajisjet e para janë eksperimentuar për 8 jave në muajt janar –mars 2007.

Fundi 2008 ishte koha për operacionalitet të 14 000 pajisjeve për disa njësi të FT. Është llogaritur pajisja e 2/3 e ushtareve të njësive të FT dhe vijon studimi për përmirësim të këtij sistemi në një periudhë afatmesme 2010-2015 e në vijim. Ky sistem i emëruar « Bulle opérationnelle aeroterrestre -BOA » që përfshin kompo-nentët tokësorë/ajrorë të C2 është i integruar në rrjet me mjetet e transportit/të blinduar të luftimit.

Programi FELIN është i ndare në tre sisteme madhorë

a. Sistemi individual i cili përbehet nga 6 nënsisteme: Veshjet dhe mbrojtja, plat-forma elektronike e lëvizshme (PEP), burimet individuale të energjisë, pajisja e armeve, pajisja e sistemit të kokës dhe rrjeti i informimit Félin.

b. Sistemet specifike përfshijnë: sistemin e informimit terminal-SIT; të luftëtarit

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 317: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

317

të zbarkuar në fushën e luftimit, kutia interface e komunikimit (BIC), dylbi me rreze infra të kuqe shumë funksionesh, me rreze të mesme veprimi.

c. Sistemi i karikimit të baterive, i cili realizohet nëpërmjet mjetit të blinduar që siguron interoperabilitetin me mjetet e tjerë të fushës së luftimit si p.sh tanket etj.

Sistemi FELIN integron në rrjetin e luftimit të llogaritur versionin V2 me projektin e hapësirës operacionale aerotokësore BOA.

Përbërja e veshjes së uniformës dhe elementët mbrojtës

Veshja bazë e ushtarit lejon lëvizje të lirë duke parashikuar ngarkesë në kapacitete maksimale, kjo në sajë të materialit dhe qepjes funksionale me shumë xhepa.

Uniforma është e përbëre nga fije zjarrduruese (veshje kundra zjarrit).

Ndërtimi i jelekut është i tille që bën të mundur integrimin e gjithë elementeve ele-ktronik të sistemit si; llogaritësin, radion, kutia ndërmjetëse (interface) ushtar-mjet GPS, bateritë, kordonët lidhës, municionet dhe granatat.

Platforma elektronike. Është baza e sistemit FELIN e cila përmbledh burimet ele-ktronike të jelekut me gjithë arkitekturën e të dhënave numerike të sistemit Firewire IEEE1394. (informacion i zgjeruar në internet).

Ekrani. Paraqet një pllakë të vendosur në qendër të uniformes, i cili i transmeton ushtarit pamje dhe informacione të shenjave të ndryshme. Pamjet transmetohen të çvendosshme nga aparatura « Famas » që është e montuar në kokë. Këto pamje merren nëpërmjet lëvizjes së kokës në drejtimin e dëshiruar për të kërkuar informa-cionin e duhur. Burimet individuale të energjisë në sajë të lidhjeve fizike të pajisjeve periferike, të baterisë bartës të sistemit, sigurojnë vazhdueshmërinë në operacion në rreth 24 orë autonomi veprimi.

Arma. Sistemi FELIN pajiset me disa tipe armësh si; Famas , Papop, Mitroloz MINIMI, pushkë FRF2 të pajisur me marrës infra të kuqe etj.

Në këtë sistem, arma e tipit “Famas Felin”, siguron një ndërveprim njëri–mjet (homme-machine), pajisur me një dorezë të dyfishtë, ku janë montuar; dylbi për pamje dite/natë, kamera video, sistemi i marrjes të vijës së shënjimit dhe elemente të tjerë për pamje pamore (okulare) të ripërsëritura (restitution).

Kaska është e përbërë nga tre pjese:

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 318: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

318

Mbrojtja e kokës, pajisje të komunikimit dhe elementet optroniques (informacion në internet).

Kaska është e pajisur gjithashtu dhe me elemente të mbrojtjes të sistemit të dëgjimit (aparat kundër zhurmave).

Maska NBC është e pajisur me një pompe elektrike me elemente filtrues të ujit dhe të ushqimit. Ka një modul mundësie që lejon thithjen e ajrit të filtruar dhe kufizon lodhjen fizike të ushtarit.

Pajisja e aparatit të komunikimit është e pavarur nga kaska dhe paraqitet me funk-sion të dyfishtë, marrës (dëgjues) dhe mikrofon duke kapur dhe emetuar valë direkt në veshin e brendshëm nga vibrimet nëpërmjet sistemit të kockave. Kjo teknologji lejon mos ndërprerjen e komunikimit të ushtarit me ambientin (vartësit dhe eprorët) edhe në rast të plagosjes së tij në sistemin e dëgjimit.

Përbërësit elektronik të sistemit FELIN janë vlerësuar nga ruset si model për sis-temet e tyre.

Programi FELIN do të përmirësojë në mënyrë të dukshme kapacitetet e këmbësorit në fushën e luftimit. Ky sistem i siguron atij veprime normale si ditën/natën, në kushte të vështira të motit, duke transmetuar pamjet me video e foni, me qëllim rritjen e ritmit të veprimit të aksionit në një situatë të acaruar. Sistemi do të ketë pajisje për mbrojtje balistike, si dhe pajisje specifike të mbrojtjes nga NBC për të minimizuar efektin veprues të tyre.

Rrjeti i informimit Félin: Lejon komunikimin dhe shkëmbim informacioni në vetë grupin, në terren e mot të ndryshueshëm.

4. Programi FIST (Futur Integrated Soldier Technology) Angli, i sho-qërisë Qinetic –Thales UK

Për anglezet, Programi Teknologjik i Integruar i Ushtarit të Ardhshëm është gjith-armësh, i cili paraqitet në fazën përfundimtare të provave. Është program me kohë zgjatjeje dhe më i kushtueshëm në raport me programet e vendeve të tjera evropiane që janë në zhvillim.

Ka filluar si konceptim në vitin 1994 dhe pajisja e forcave është parashikuar në 2009-2010 dhe vazhdon deri më 2015. Ky program do të jetë në operacionalitet të plotë (full operational) në vitin 2020, me një vlerë prodhimi më shumë se 70000 sterling për pajisje (103 000 euro), tre herë më i shtrenjtë se homologet evropianë.

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 319: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

319

Në ketë program përfshihen të gjitha opsionet e mund-shme. Objektivi është pajisja e 30-35 mijë ushtarë deri më 2015-2020.

Programi FIST është i konceptuar në 5 fusha madhore : C4I (komandim, kontroll, komunikim, informatik, zbulim) duke siguruar lehtësi, lëvizshmëri, mbijetesë dhe vazhdueshmëri në fushën e luftimit.

Programi ka për qëllim integrimin e teknologjive kyçe aktuale dhe të perspektivës për të cilat forcat e arma-tosura britanike kanë për objektiv strategjik sigurimin dhe mbajtjen në operacionalitet të plotë të kapaciteteve të tyre ushtarake.

Sistemi do ti afrojë ushtarëve të së ardhmes një pajisje që optimizon efikasitetin e tij në fushën e luftimit, pakësimin e ngarkesave fizike e psikologjike duke zvogëluar në maksimum efektin e stresit në një situatë të caktuar, madje duke zvogëluar rreziqet e gabimit njerëzor.

Ushtari i zbritur në fushën e luftimit do të jetë i pajisur me një sistem armësh të sofistikuar, që do të veprojë së bashku ne një grup unik prej 8 vetash në një sistem platforme armësh.

Programi “FIST” është një sistem i integruar në nënsisteme me qëllim për ti shërbyer ushtarit në konceptin më të gjerë të operacioneve “rrjet i qendërzuar”.

Nënsistemi i komunikimeve është një nga pajisjet qendrore të programit britanik, i cili siguron komunikimet deri në nivel kompanie. Informacionet arrihen nga sistemi radio-luftimi i integruar në pajisjen e emërtuar “Bowman”.

Ushtari do të pajiset me një radio të vogël të koduar ‘’incrypted” në valë të shkurtra për të komunikuar me pjesëtarët e tjerë të njësisë. Komandanti i skuadrës nëpërmjet kësaj radio, pjesë e këtij sistemi, do të komunikojë me të gjithë faktorët veprues në hapësirën e zhvillimit të operacionit për drejtimin e tij.

Sistemi rrjet do të ridrejtojë automatikisht komunikimet me qëllim garantimin e vazhdimit të operacionit kur një lidhje ndërpritet, p.sh kur një ushtar kalon një kodër apo futet në një grykë.

Komunikimet zanore e telematike transmetohen në mënyrë direkte tek ushtari me ndihmën e droneve, duke u nisur nga QG i cili (ushtari) ka ringarkuar urdhrat,

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 320: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

320

informacionet, pamjet e fushës së betejës të ardhura nga vëzhguesit e avancuar si nga dronet, sensorët dhe mjete të tjera mbikëqyrëse aeroporte apo satelitore. Ush-tari do të pajiset me një aparat GPS, makinë llogaritëse dhe me një sistem vëzhgimi kartografik për të vlerësuar sa më mire situatën.

Sistemi i armëve është i përbëre nga një pushke sulmi SA80 e kompletuar sipas nevojave, një granatahedhës M203 (pajisje në ushtrinë amerikane) dhe armë të tjera si pjesë përbërëse të arsenalit të ushtarit.

Në këto pajisje bëjnë pjesë edhe armë të tjera të tipave ”MBT LAW”, armë e lehte antitank, sistemi ”Javel” antitank dhe tipi HEFG granatahedhës në variantin hedhje njëpasnjëshme.

5. Programi Soldato Futuro “Ushtari i së ardhshmes”, Itali

Programi italian « Soldato Futuro » ka startuar në fillim të shekullit të 20-të, me qëllim bashkëpunimi me programin gjerman, por për shumë arsye nuk u realizua dhe aktualisht Italia zhvillon program me vete i titulluar «Soldato Futuro»

Faza e kërkimit dhe zhvillimit të programit ishin vitet 2001- 2006 të mbështetur me një buxhet që arrinte vlerën 18 milion euro.

Në vitin 2007 u kalua në prodhim për tu eksperimentuar 92 copë me koston 30 mijë euro për një pajisje (kit individual 30000 euro).

Programi është në zhvillim nga kompania Selex Communication (groupe Finmeccanica) që parashikon nxjerrjen në seri të pajisjeve në vitet 2010-2012.

Programi « Soldato Futuro » presupozon një sistem luftarak të hapur, modular dhe fleksibel. Kërkesa e tij është që ti përgjigjet teknologjisë së ardhshme për të fituar kapacitetin e plotë operacional, të jetë i aftë për realizimin e kërkesave në çfarëdolloj

situate duke iu përgjigjur nevojave të FA italiane.

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 321: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

321

Sistemi, i bazuar në teknologjinë e lartë të elementeve, ka për objektiv realizimin e pajtueshmërisë me gjithë sistemet e vendeve aleate.

Ai i përgjigjet kërkesave për të integruar në rrjet të përbashkët, komandantin e skuadrës (seksionit), luftëtarin - qitësin, granat-hedhësin dhe elementë të tjerë ndihmues në një situatë luftarake. Sistemi mbështetet në një bazë të përbashkët, dhe me pajisje modul specifik për çdo funksion.

Skema e drejtim-kontrollit C2, zhvilluar nga Marconi-Selenia Communications, Galileo Avionica Larimart është e përbashkët për tre versionet; funksionet klasike të navigimit, orjentimit dhe shkëmbimit të të dhënave.

Nënsistemi i komunikimit është i ndërtuar me një aparat që përpunon të dhënat fiziologjike të mbajtësit (luftëtarin) dhe i dërgon tek shefi i seksionit dhe komandantit të forcës.

Sistemi i armeve është i përbëre nga një model i ri i pushkës te sulmit Beretta, vlerësuar kjo armë si një evoluim i thelle i modeleve ekzistuese AR-70/90; CX4-Storm.

Arma është shumë e lehtë, me sistem modular që përfshin edhe një hedhes granate të kalibrit 40 mm në versionin “granat-hedhes i ushtarit të ardhshëm”.

Është e kompletuar nga një sistem i marrjes së shënjimit “optronique”, që i lejon ushtarit të zbulojë, identifikojë dhe të qëllojë shenjat mbi distancat e parashikuara tek kundërshtari në çfarëdo lloj kohe, natën, ditën dhe në çdo lloj moti.

Ky nënsistem është i lidhur me sistemin C2 nga një lidhje wireless dhe pamjet e marra prej tij janë aksessibel për komandantin e skuadrës (seksionit) dhe në komandat vepruese që ndodhen në skalionet e tjera dhe në prapavijë.

Granatahedhësi i është i pajisur me një sistem drejtimi të qitjes inovatore (innovant) me një llogaritës balistik dhe telemetrit laser.

Komandanti i skuadrës (seksionit) është gjithashtu i pajisur me një aparat marrës të shenjës me dylbi optike bichamp (UAB), me një kanal për ditën dhe një tjetër kanal termik për natën, telemetër laser si dhe kompas i integruar.

Modernizimi i sistemit të Mbrojtjes dhe Veshjes mbetet një objektiv i një rëndësie të madhe për kërkuesit dhe zhvilluesit e programit të kompanisë “Sistema Com-positi”.

Veshja e luftimit është e kombinuar me një modular të mbështetjes universal, des-tinuar për përshtatje të nënsistemeve ekzistues, parashikuar edhe për sistemet e së ardhmes.

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 322: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

322

Përdorimi në konstruksion i fibrave anti–zbulues për veshjen e luftimit, ka si objek-tiv kryesor sa më pak ekspozim tek kundërshtari, duke shfrytëzuar kamuflazhin e cilësisë së lartë në përshtatje të çfarëdolloj ambienti. Veshja do të jetë e mbrojtur dhe nga efektet NBC të niveleve të larta, në sajë të proçesit të përdorimit të fibrave të presuara në karbon aktiv (grâce au recours à des fibres imprégnées au charbon actif)

Përsa i përket ushqimit elektrik bateritë funksionojnë me lëndë “methanol” (mé-thanol, combustible extrêmement volatile)

Të gjithë sistemet janë të karikushëm duke u bazuar nga bateria ose nga lidhja direket me sistemet e shumta të ushqimit që merren nga mjetet ushtarake, anijet, ose avionët.

Përmbledhje

Programet evropiane që zhvillohen sipas ritmit të çdo vendi, kanë sjellë nevojën për një bashkëpunim në standardizim me të gjithë vendet e tjera sipas programit “ushtari i së ardhmes i standardizuar”, të cilët aktualisht paraqesin elementë të përbashkët për të siguruar interoperabilitetin në të gjitha drejtimet.

Veshja e luftimit dhe mbrojtja janë objekte të një kujdesi të veçantë në termin nivel sigurie, rezistence, kamuflim dhe lëvizshmëri.

Për ketë, vendet e NATO-s me 2007 kanë ngritur një grup me specialistë të FT për standardizimin e sistemit të këmbësorit të ndarë në pesë nëngrupe dhe dy ekipe ad-hoc për të punuar si më poshtë:

• Kapacitetet e ushtarit dhe vlerësimi i tyre (France);

• Pajisjet dhe veshjet individuale të luftëtarit dhe mbrojtja (Holande);

• Arkitektura dhe sistemet e C4I (Norvegji);

• Armët dhe marrësit (Suedi, SHBA);

• Municionet SG/1 (Belgjike, SHBA);

• Ushqimet elektrike (SHBA);

• Pajisjet e kokës (Holande);

Për nga rëndësia e zhvillimit të programit, teoricienët shprehen në paralelizëm kohor se: Koncepti i ri ‘’Ushtari i së ardhmes’’ paraqitet modern në rritje të kapaciteteve të këmbësorit për të përballuar kërcënimet e kësaj kohe, me atë të mbrojtjes trupore të

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 323: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

323

ushtarit të luftërave historike si: armure mbrojtëse, kaske, mjetet e luftimit- shpatat që i jepnin ushtarit të asaj epoke sigurinë për të fituar.

Të rejat e programit janë sistemet e shikimit e navigimit, të cilat paraqesin një transformim total, por ideja është e njëjtë e definituar në dy principe: të mbrohesh dhe të godasësh, në një farë mënyre ushtari i së tashmes nuk ka ndonjë diference nga hoplite grek, lezhioneret roman apo të luftëtarit të mesjetës.

Konkluzione

Forcat e Armatosura shqiptare, (të predominuar nga forcat këmbësore) kanë për mi-sion pjesëmarrjen aktive të tyre në operacione të përbashkëta me vendet e NATO-s, BE-së. Forcat bashkëvepruese në një zonë veprimi të çfarëdolloj operacioni duhen të jenë të pajisura për të siguruar standard drejtimi në shtab të përbashkët, pajisje luftarake dhe mbrojtje që ti përgjigjen llojit të operacionit. Ketë kërkese operacionale e gjejmë të plotë në këto programe të reja të vendeve evropiane.

Nisur nga struktura e FA si forcë këmbësore, kapacitetet buxhetore, ushtarake dhe ato njerëzore të vendit tonë, do të ishte me shumë vlerë dhe shumë rezultateve pajisja graduale e forcave tona me sisteme të tilla.

Përgatitja e një Programi sipas ligjit të programimit të forcave për pajisjen e trupave tona do të ishte një logjikë e pranueshme ushtarake për të investuar në ketë fushe me shumë interes.

Ushtari i mirëpajisur në fushën e luftimit paraqet një siguri dhe moral për dhënie kontribut të suksesshëm në një operacion të caktuar.

Vlerësuar në pikëpamje buxhetore, forcat tona mund të arrijnë financime për pro-jekte programesh modernizimi për pajisje dhe mbrojtje të sigurtë të ushtarit në fushën e luftimit. Arritja e këtij standardi do të plotësojë sipas prioriteteve struktura në nivel “force me kapacitete operacionale të plote”.

Futja e blindit (në një të ardhme dhe helikopterët luftarak mbështetës) si mjeti me i fuqishëm i fushës së luftimit nuk mund të zhvillohet pa arritur në fillim kom-pletimin me këto sisteme të ushtarit, kjo për arsye dhe të kërkesës për dixhitalizimin e fushës së betejës që kohët e fundit ka marrë prioritet zhvillimi në shumë shtete të Evropës.

Realizimi gradualisht i këtij objektivi do të plotësojë një standard të kërkuar për forcat tona, lidhur me konceptet e reja të NATO-s për:

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Kolonel Zaim Kuçi

Page 324: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

324

• Krijimin e njësive “Forcë ndërvepruese”, duke hapur rrugën nevojës për krijimin e strukturave NRF, në nivel HRF “High Readiness Force”.

• Angazhimet tona për krijimin e një “Grup Batalioni” me kapacitet operacional të plote në interes të angazhimeve të NATO-s do të kërkoje domosdoshmërish pajisjen e kësaj strukture me sisteme të tilla.

• Në të ardhmen kërkesën për modernizim me mjete të blinduara si mjeti me efikas për një ushtri moderne do të kushtëzoje dhe plotësimin e forcave tona me këto sisteme të reja.

• Futjen e Konceptit të ri “Numerizimi i hapësirës se betejës-dixhitalizimi” ku janë të integruara komandimi, interoperabiliteti, organizimi, lëvizshmëria, pajisja, teknika, nuk mund të zhvillohet pa arritur programin e mësipërm.

Kërkesat e lartpërmendura, për arritjen e kapaciteteve operacionale të plota për forcat tona, kanë si bazë pikërisht zhvillimin e programeve për pajisje dhe mbrojtje të ushtarit që vendet evropiane janë duke i venë gradualisht në përdorim luftarak.

Programet janë pjesë e specifikave të programit të NATO-s për zhvillimin e forcave të armatosura: «NATO Army Armaments Group Topical Group 1 on Soldier System Interoperability».

Referencat:

1. Revista « le futur soldat- Ushtari i se ardhmes » Le fantassin du futur.

2. Allemagne : idZ-ES.

3. Espagne : COMFUT (COMbatiente FUTuro).

4. France : FÉLIN (Fantassin à Équipements et Liaisons INtégrés).

5. Italie : Soldato Futuro.

6. Royaume-Uni : FIST (Future Integrated Soldier Technology).

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Piro Tanku

Page 325: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

325

“Programet Evropiane të pajisjeve të ushtarit të ardhshëm” Piro Tanku

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeru-ajtëse

Piro TankuLektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Abstrakt: Ky artikull trajton rolin e interpretit dhe nevojën e tij në misionet paqeruajtëse. Roli i interpretit nuk është thjesht kthimi i një mesazhi fjalë për fjalë apo marrja e shënimeve, por përgjegjësia e transmetuesit të mesazheve kulturore dhe menaxherit të marrëdhënieve me publikun për forcat paqeruajtëse.

Artikulli përmes shembujve dhe deklaratave të vetë pjesëmarrësve të misioneve paqeruajtëse, jep figurën e interpretit gjatë kryerjes së detyrës në këto misione. Informacionet e marra prej tyre dhe shembujt konkretë, na japin pasqyrën më të mirë të aktivitetit të një interpreti të terrenit. Këto të fundit, na ndihmojnë në përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes për një interpret që të mbështesë trupat në mbarëvajtjen dhe arritjen e misionit.

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre

Specialistët gjuhësorë të terrenit luajnë një rol kyç në situata emergjente, në organizimin e ndihmës humanitare si dhe në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për zbulim. Vetë gjuha është një pengesë jo e lehtë për tu kapërcyer

në sfida të mëdha nga organizata, të cilat shpesh nuk e kanë këtë element në personelin e tyre. Ky problem shihet në kompleksin e vet dhe nga fakti thelbësor se në zonat e luftës dhe të fatkeqësive natyrore, numri i interpretëve të terrenit është gjithnjë e më i pakët.

Interpretët rekrutohen mbi bazën e njohjes gjuhësore të gjuhës vendase dhe kryesisht të anglishtes, e cila përdoret masivisht nga organizatat ndërkombëtare të mëdha apo të vogla. Nuk është gjithmonë e thënë që këta persona të punësuar të jenë përgatitur si përkthyes apo interpret. Kështu, shumica prej tyre nuk i kanë

Page 326: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

326

aftësitë e duhura për të dhënë rezultate si një interpret i mirëfilltë apo të kenë etikën e duhur profesionale për të punuar si të tillë. Vetë ambienti i krizave humanitare apo situata luftarake, është një ambient plot strese dhe shqetësime. Pasojat e një interpreti të patrajnuar, japin rezultate të papëlqyeshme për njerëzit në nevojë dhe për vetë atë. Stafet e ngritura në terren shpesh nuk arrijnë të komunikojnë si duhet me popullatën vendase. Ata e kanë të vështirë për të vlerësuar nevojat e popullatës në raport me fondet e organizatës. Si rezultat, operacione të tilla dështojnë për shkak të keq-komunikimit.

Nga ana tjetër, për vetë interpretët, ekzistojnë vështirësitë e punës, ku ndër të cilat përmendim mungesën e nivelit të duhur të gjuhës angleze në përputhje me STANAG 6001 apo gjuhës së përkthimit, mosbesimi ndaj tij, dhënia e një interpretimi pa stereotipe gjatë marrjeve në pyetje apo intervistave të azilantëve të ndryshëm. Objekti i këtij shkrimi do të jetë gjykimi i punës së interpretit dhe llojit të punës që ata kryejnë në kontekstin e operacioneve. Një interpret duhet të jetë në gjendje të përkthejë në të dy drejtimet gjuhësore, nga gjuha mëmë në gjuhën e përkthimit dhe anasjelltas. Kjo për interpretin, do të thotë se puna duhet të kryhet në momentin e të folurit dhe pa pasur fjalor me vete.

Përkthimi përfshin transferimin e një mesazhi të shkruar nga një gjuhë në tjetrën. Në kontekstin e operacioneve humanitare apo situatave të luftës, teksti për tu përkthyer mund të jetë një dokument i çfarëdoshëm, që nga traktatet e deri tek një plan inxhinierik për rindërtimin e një ndërtese. Në situatën e interpretimit duhet që gjithçka të kryhet në moment dhe pa gabime.

Pra shkurtimisht, një përkthyes dhe një interpret perceptohen si ndërmjetës dygjuhësorë midis dy komunitetesh. Pyetja që ngrihet është: Çfarë është një interpret në një zonë lufte apo fatkeqësie dhe si konsiderohet?

Roli i Komunikuesit në misione Paqeruajtëse

Nëse dikush dëgjon togfjalëshin “mision paqeruajtës” menjëherë u shkon në mendje operacionet e Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjet midis udhëheqësve të vendeve të ndryshme për çështje të caktuara. Marrëveshjet dhe negociatat e vendeve anëtare të OKB-së si rregull realizohen në vende luksoze si Gjeneva, Vjena apo Nju Jorku, ku në stafin organizativ marrin pjesë interpretë profesionistë dhe tepër të kualifikuar.

Nga ana tjetër, marrëveshjet në terren realizohen midis palëve pjesëmarrëse në

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 327: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

327

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

luftë, organizatave jo qeveritare të ndihmës dhe civileve të përfshire në misionet paqeruajtëse. Ambienti ku arrihen këto marrëveshje paraqiten të vështira si dhe të rrezikshme. Në të tilla situata përdoren asistentë gjuhësore vendas, ku niveli gjuhësor i tyre shpesh lë për të dëshiruar. Komunikimi për të arritur rezultat në negociata, përbën pjesën më thelbësore për arritjen e suksesit të misionit. Në të tilla kushte, do ta konsiderojmë rëndësinë e komunikimit verbal, jo-verbal dhe kulturor në këtë lloj mjedisi të vështirë dhe momentet kur interpretit i duhet të shpalosë dijet e tij gjuhësore dhe kulturore.

Komunikimi në vetvete përbëhet nga disa komponentë, si komunikimi verbal, jo-verbal, i shkruar dhe kulturor, ku në këtë të fundit përfshihen vlerat kulturore, traditat, të cilat janë pjesë e një grupi ose organizate. Siguria e mbarëvajtjes së një misioni varet nga njohja dhe përdorimi i gjuhës së vendit ku ndodh misioni. Në op-eracioni “Alba” në vendin tonë, theksojmë se trupat në fazat e parë të operacionit u pajisën me njohuritë më të domosdoshme mbi situatën dhe vendin si dhe me një fjalorth xhepi me shprehjet më të përdorshme të gjuhës shqipe. Udhëzimet që u ishin dërguar trupave, i instruktonin pjesëmarrësit në operacion që të kishin njohuri të domosdoshme gjuhësore dhe të trajtonin miqësisht popullsinë vendase. Referuar përvojës botërore dhe asaj shqiptare, operacionet në Kosovë, Irak dhe gjetkë tre-gojnë se krahas të tjerave edhe interpreti luan rol kryesor për të arritur qëllimin e komunikimit dhe diçka më tepër se kaq.

Paqeruajtësit duhet të rekrutojnë interpretë në situatë delikate, sikundër mund të jenë konfliktet ndëretnike apo fetare. Sqarimi sa më i mirë i situatës, minimizon rr-ezikun e keqkuptimit dhe jep më shumë informacion për të analizuar gjendjen. Një interpret vepron si një ndërmjetës kulturor midis palëve që flasin gjuhë të ndryshme. Aty ku është e mundur, një individ i komunitetit ose etnisë, i cili përdor të dy gjuhët, duhet të jetë çelësi për zbardhjen e mesazheve të cilat janë delikate në përmbajtje. Interpretimi është proçesi i përkthimit të çdo fraze të shprehur gjatë bisedës. Ai realizohet në dy mënyra: me interpretim konsekutiv ose simultan.

Interpretimi konsekutiv ndodh më së tepërmi në negociata zyrtare. Pozicioni i interpretit është midis delegatëve të konferencës, i cili dëgjon fjalimin dhe mban shënime. Kur folësi pushon ose përfundon, interpreti përmbledh fjalimin dhe flet në vetën e parë në gjuhën e përkthimit. Fjalime të tilla nuk zgjasin më shume se 10-15 minuta dhe zakonisht dy ose më shumë interpretë ndajnë detyrat me njëri-tjetrin.

Interpretimi simultan përfshin aspektin e përkthimit të fjalisë ose mesazhit në mo-ment. Vetë termi “simultan” nuk është më i përshtatshmi, sepse interpretit i duhet

Page 328: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

328

të presë të kuptojë mesazhin e dëgjuar, ta kuptojë dhe ta transmetojë atë në gjuhën e përkthimit. Karakteristikat e gjuhës angleze, bëjnë të pamundur përkthimin në moment të një fjalie ose thënieje, pasi vetë renditja e pjesëve të ligjëratës ndryshojnë nga gjuha shqipe.

Aftësitë që duhet të zotërojë interpreti simultan përfshijnë:

• vendosmërinë

• shkathtësinë

• shpejtësinë

Çdo vonesë e interpretit, mund të humbasë disa fjalë kyçe ose mendime të folësit. Megjithatë, komponenti më kryesor për mbarëvajtjen e komunikimit, është njohja e interpretit me temën e bisedës.

Përkthimi nuk është thjesht kthimi fjalë për fjalë të një fjalie apo mesazhi, por është pikërisht kthimi i kuptimit të mesazhit me mjetë gjuhësore në gjuhën që përkthe-het. Pra me pak fjalë, përkthimi është perifrazim. Nëse nuk arrihet të kuptohet një mesazh, si do të jetë e mundur që ai të përkthehet?

Për këtë arsye, interpreti duhet të sigurohet rreth temës së bisedës. Ai duhet të ketë përvojë rreth çështjeve që do të diskutohen. Kjo jo vetëm në kontekstin gjuhësor, por edhe profesional.

Praktika shpesh ka treguar se ushtarakë me përvojë e të arsimuar jashtë vendit kanë qenë cilësorë në të tilla situata.

Një mënyrë tjetër e interpretimit simultan është teknika e “shushutazhit”, mjaft e përdorur në operacionet paqeruajtëse në terren. Kjo teknikë, nënkupton pësh-përimin e mesazhit deri në tre persona, të cilët duhet të dëgjojnë përkthimin që kryhet në çast.

Paqeruajtësit veprojnë ndryshe nga forcat luftarake dhe shprehen po ndryshe. Ndërsa njësitë luftarake kamuflohen në pozicionet e tyre për të mos u dalluar, paqeruajtësit duhet të bëhen sa më të dukshëm. Për këtë arsye ata mbajnë shenja qartësisht të bardha. Komunikimet e paqeruajtësve bëhen në linja të hapura, me qëllim që ta bëjnë situatën sa më transparente. Kjo sepse duhet të demonstrojnë paanshmëri. Shumë paqeruajtës në përvojën e tyre kanë kaluar përmes shumë situ-atave të rrezikshme edhe për shkak të ndryshimeve kulturore. Ata gjithashtu kanë kuptuar nevojën e të qënit të familjarizuar me kulturën, zakonet dhe stilin e jetës së banorëve. Kur demonstrohet respekti për palën e huaj dhe njohja rreth kulturës e jetës së tyre, komunikimi fiton një përparësi të madhe.

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 329: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

329

Ndryshime të dukshme dallohen ndërmjet kulturave organizative të forcave të ndryshme në operacionet paqeruajtëse, ku aspekti kulturor, shtrihet përtej gjuhës dhe komunikimit. Njerëzit e përfshirë në misione paqeruajtëse, kuptojnë rëndësinë e të kuptuarit të punëve të vendit dhe zakoneve shoqërore. Ata kuptojnë praktikat e biznesit, mënyrën e të bërit pazar, zakone fetare, gjuhën, kodin e veshjes si dhe elemente të tjerë tepër të rëndësishëm të mënyrës së jetesës. Një përgatitje tërë-sore dhe me bazë, shpesh nënkupton arritjen e misionit dhe të qëllimeve afatgjata strategjike.

Roli vital

Interpretët përveç rolit të tyre, kryejnë edhe funksionin e mësuesit kulturor për vendin e operacionit ku kryhet ky operacion. Kjo përfshin marrjen pjesë në aktivitete të ndryshme të vendit, me synim rritjen e moralit te trupës në mision. Përzgjedhja e interpretëve me standarde të larta, garanton ekspertizën profesionale të trupës dhe mbarëvajtjen e efiçensës së bashku me sigurinë më të lartë.

Sipas përvojës së NATO-s Gjeneral Stanley McChrystal, komandanti i forcës në Afganistan, kishte të drejtë kur shprehej se afganët kishin ndjenja mosbesimi ndaj trupave. Për shumicën e ushtarëve, i vetmi kontakt me popullsinë ishte nëpërmjet interpretëve. Doktrina e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përshkruhet si jetësore pasi edhe vetë grupet e popullsisë në Afganistan flasin gjuhët e tyre si Dari, Pashto, Taxhik, Uzbek dhe të tjerë. Shpesh nga njësitë ushtarake, ata konsiderohen si njerëz të panevojshëm por rastet më së shumti kanë treguar të kundërtën.

Rasti konkret vjen nga Afganistani, ku një interprete afgane me nënshtetësi ameri-kane nuk konsiderohej si një vlerë brenda njësisë. Në shumë raste shpesh i refero-heshin si “ajo vendësja”. Në një rast patrullimi, ku një urë ishte minuar dhe një kolonel amerikan kishte marrë këtë interprete, për shkak se interpreti i tij mungonte, ishte pikërisht ajo që u shpëtoi jetën. Falë aftësive të saj gjuhësore u arrit marrëveshja me forcat afgane se kjo urë nuk duhej të kalohej. Në përfundim ushtarakët deklaruan se kjo grua u kishte shpëtuar jetën.

“Interpreti yt është më i rëndësishëm se arma jote. Me armën mund të mbrosh vetëm veten, kurse me interpretin komandon qindra afgane” deklaron Kori Schulz, një major amerikan. “Njëherë na shpëtoi jetën kur e gjithë njësia ishte në patrullim. Me përjashtim të interpretit, askush nuk vuri re bombëvënësin në rrugë që po na ngrinte kurth.”

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 330: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

330

Një rast tjetër na vjen nga Mosuli, ku Kapiteni Tim Ninh sapo mbërriti në Irak në vitin 2003, personi i vetëm që mund ta shoqëronte ishte interpreti, një vendas i mësuar me rrugët dhe luftën. Gjithmonë gjatë patrullimeve, ky interpret vinte maskën në kokë. Qëllimi ishte që të mos njihej nga banorët. Shumë nga interpretët, në Irak janë goditur nga terroristët si tradhtarë të kauzës së madhe. Dëshmi nga Afganistani na thonë se çmimi i vënë për një interpret që punon për forcat aleate, shkon deri në 40.000 $.

Të gjitha këto, na lënë të kuptojmë rolin kyç që kanë interpretët në zonat e luftimit dhe të misioneve paqeruajtëse. Ata janë janë guri i themelit për mbarëvajtjen dhe arritjen e qëllimeve të misionit.

Në po të njëjtin qytet të Irakut, kanë shërbyer trupat tona paqeruajtëse. Vetë për-voja e tyre në veprime që kanë kryer tregon se puna e interpretit është tejet e vlef-shme, veçanërisht gjatë patrullimeve brenda qytetit. Shembujt e postblloqeve dhe pikave të kontrollit “check point”, tregojnë se interpreti ka ndërhyrë pozitivisht në mbarëvajtjen e misionit dhe formimin e përshtypjeve më të mira për trupat tona në popullsinë vendase. Në mjaft raste, interpreti (ushtarakët tanë të cilët krahas të tjerave kanë kryer edhe këtë detyre) kanë ndërhyrë kur ushtarët gjykonin se duhej të kontrollonin edhe gratë në postbllok, duke i ndalur ata deri në momentin e mbër-ritjes së personelit femër, të cilat kishin për mision këtë detyrë.

Shembulli tjetër ka të bëjë me moskomunikimin, falë keqinterpretimit të vetë in-terpretit. Trupat tona janë shqipfolëse. Aktualisht nuk ka asnjë interpret si në Irak dhe Afganistan të përkthejë drejtpërdrejtë nga shqipja në gjuhën vendase. Si gjuhë ndërmjetëse përdoret anglishtja. Efekti i përdorimit të anglishtes, do të thotë se ndryshon intonacioni i përcjelljes së emocionit tek bashkëbiseduesi. Si rrjedhojë, në një episod, interpreti nuk dinte se çfarë kombësie kishin trupat tona. Ai vazhdonte të përkthente sikur ato të ishin trupa polake. Më vone, kur dikush nga trupat tona e kuptoi, ia transmetoi informacionin interpretit. Në të pastajmen filloi të ndryshonte mendimi për këto trupa, duke i vlerësuar si njerëz me kulturë dhe fe të përafërt.

Si ta përzgjedhim interpretin?

Kërkesat e para për një interpret vendas janë:

• Njohja e gjuhës,

• Aftësia për ta përdorur atë,

• Qëndrimet e paanshme,

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 331: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

331

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

• Popullaritet pozitiv midis popullatës,

Është mëse e qartë se kandidati për interpret duhet të jetë dygjuhësh, pra të njohë gjuhën e vet dhe atë të përkthimit. Një proces përzgjedhjeje, është thelbësor për vlerësimin e njohurive të përgjithshme dhe shikimin e interpretëve potenciale për punë.

Së dyti, është e nevojshme që kandidati të jetë i aftë në përdorimin sa më të shpejtë dhe të saktë të gjuhës.

Faktori i tretë dhe më i vështirë, është përzgjedhja e njerëzve me qëndrime të paan-shme, pasi biseda do të përmbajë edhe aspekte kulturore, si shprehje vendase apo fjalë të urta. Tek e fundit, interpreti nuk zëvendëson një fjalë me një tjetër, por ka af-tësinë e kthimit të një mesazhi me të gjithë përmbajtjen e saj kulturore dhe gjuhësore, supozimet, intonacionin dhe shpesh nëntesktin dhe nënkuptimet e mesazhit.

Faktori i fundit, ka të bëjë me identifikimin e forcës në masën e popullatës. Interpreti në manualet e luftës asimetrike, përcaktohet si pjesa thelbësore për përcjelljen e mesazhit të forcave drejt popullsisë së thjeshtë, pasi vetë lufta bëhet për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre. Një interpret profesional dhe i përgatitur duhet të ketë njohuri jo thjesht vetëm gjuhësore, por kulturore dhe luftarake, kjo e fundit, për vetë interpretin. Ai duhet të dijë të mbrohet në rast se sulmohet trupa ku ai bën pjesë, por jo të jetë pjesë e luftimit.

Përfundime

Si përfundim do të sugjeronim se bazuar edhe në vlerësimet strategjike të zonave ku kryhen operacionet paqeruajtëse, ka ardhur koha që trupat tona të kenë inter-pretë që përkthejnë drejtpërdrejtë nga shqipja në arabisht. Kjo për faktin se duhet të jepet përshtypja e duhur në momentin e duhur e mesazhit të pjesëmarrjes së trupave tona në këto misione.

Për më tepër, kompanitë tona paqeruajtëse, përfaqësojnë popullin tonë në arenën ndërkombëtare. Për këtë qëllim, një shprehje e duhur, në intonacionin e duhur, me emocionin e duhur, është gjithmonë e rëndësishme për përshtypjen e një vendi në sytë e popullsisë vendase.

Page 332: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

332

Referencat:

1. Roger T. Bell, Translation and Translating, Perspectives on translation, 15: 1991.

2. Jacob, the interpreter. NY Times, 26.09.2008.

3. Prof.Dr Viktor Ristani, Konferenca “Përkthimi dhe e ardhmja”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dt. 08.05.2009.

4. Bisedë intervistuese me Major Q.Hoxha, Major I.Dauti dhe Kapiten E.Asllani.

5. Between Languages and Cultures: Translation and Cross-cultural Texts (Pittsburgh, 1995).

6. Bower, W., International Manual of Linguists and Translators, (New York, 1959).

7. Featherstone, B, O. Ramsbotham, and T. Woodhouse “UNPROFOR: some observations from a conflict resolution perspective” (1994), Vol.1, No.2 International Peacekeep-ing, pp. 179-203.

8. Fuller, F., A Handbook for Translators (Gerard Cross: London, 1973).

9. Hammond, D.(editor), Professional Issues for Translators and Interpreters (Phila-delphia, 1994).

10. Hillen, J., Blue Helmets: The Strategy of UN Military Operations (Bracey’s: Washing-ton, 1998).

11. Ogren, H., The Role of the Interpreter in Inter-cultural Communication.

12. Warren, R. (editor), The Art of Translation: Voices from the Field, (Boston, 1989).

13. Woodhouse, T. et al. (Ed.), Peacekeeping and Peacemaking: Towards Effective In-tervention in Post-Cold War Conflicts (Macmillan: London, 1997).

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 333: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

333

Summary in English of “Military Magazine”

Transformation – Key Subject in NATO Agenda and all Allied Countries

(Address of the TRADOC commander to NATO Chief of Transformation Confer-ence, held in Norfolk, Virginia in 14. 12. 2009)

Brigadier General Sandër LleshiTRADOC Commander

Abstract: NATO Chiefs of Transformation Conference is conducted annually in NATO Allied Command for Transformation (ACT), Norfolk, Virginia, USA. As NATO has a special Command responsible for Transformation of the Alliance (ACT), all other individual allied countries have high level transformation authorities as well, responsible for the transformation of their own national Armed Forces in mid and long term. Transformation structures are among the elite structures responsible for advancing with their military thinking the processes of transformation of their respective allied countries, being also responsible for the concept development of future capabilities of their Armed Forces.

This year, for the first time as a member country, Albania participated in the Chief of Transformation Conference with Brigadier General Sandër Lleshi, the TRADOC Commander. The Board of the Military Magazine “Revista Ushtarake” takes this op-portunity to express the policy of openness for publishing all articles delivered by the military leaders and elite in transformation and research activities of interna-tional, regional and national organizations, either NATO, EU or other international led organizations.

Interpretët e terrenit dhe roli i tyre ne misionet paqeruajtëse Piro Tanku

Page 334: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

334

This article is focused on the messages delivered by General Lleshi in this NATO Chief of Transformation Conference. Among others, three transformation messages are delivered by BG Lleshi in the Conference with regard to the AAF transformation process: first, a fully professional Albanian Armed Forces by 2010, a more motivated, trained and capable military and civilian personnel for successful participation in a wide range of missions; second, a more deployable and mobile force to operate in all operational environments far away from their home bases; third, a force focused primarily on Soft rather than Hard Power.

In this article, Bde. Gen. Lleshi emphasizes the role of the education and training institutions in the transformation process of Albanian Armed Forces.

Beyond Strasbourg&Kehl - Military Challenges of NATO membership

Colonel Thimi Hudhra Head of the Center for Defence Analysis (CDA)

Abstract: The Strasbourg&Kehl Summit of 3-4 April 2009 will enter into NATO history as its 60th anniversary summit, but it will also be written in the history of Albania as the summit of the successful fulfilment of the strategic goal of our country, reached through a 20 years’ period of hard efforts for integration into the Euro-Atlantic structures. Albania is already a fully fledged “de jure” member of the North Atlantic Alliance.

This article is focused on the fundamental issues related to the military component of NATO membership, which has given and continues to give a remarkable impact to the fulfilment of political objectives. Being an active contributor in many Alliance-led operations since 1996 in IFOR B-H operation, political authorities have very often mentioned that Albania feels itself a “de facto” member country of the Alliance. This is true when talking in symbolic and political logic of the contribution, but in military terms, the military experts have identified real challenges ahead, from the “de jure” membership phase completed in April 2009 to the “de facto” integration phase within the Alliance, which has only started in that date.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 335: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

335

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Why this conclusion? What are the arguments? In the author’s viewpoint, there are two fundamental notions of the issue associated with their own specific similarities and differences: the notion of NATO membership and the notion of the integration in this Alliance. We often talk about the two processes confusing or identifying them with each-other. In fact, membership in the Alliance, is the achievement of the status of full membership that relates to the “de jure” day of the NATO accession of a country, whereas integration into the Alliance, is a longer process concerning the development of political, economic, financial and military capabilities of an allied country to normally exercise both the benefits and the contributions of collective security and defence, which is something that is not necessarily achieved at the first day of the membership in the Alliance.

In this context, membership in the Alliance marks the beginning of a new, more qualitative phase for our country and the Armed Forces. Strasbourg & Kehl was a very welcomed successful summit for us, but it was also the summit of a new journey with challenging tasks and higher responsibilities. The two Integration Conferences in March and September 2009 with the two NATO Strategic Commands show how much more work and efforts are ahead of us in order to jump from the “de jure” membership phase to the “de facto” integration phase.

Fortunately, we are not reinventing the wheel in our journey ahead; we have at least a fresh experience accompanied with lessons learned of other 9 countries of the Alliance, since the Washington Summit of 1999, which can be used as a useful “roadmap” in this journey.

The positions reflected in this article are personal thoughts of the author and do not necessarily reflect the official position of the defence institution.

“The Level of Ambition” of Albania in NATO

Colonel Piro AhmetajNational Military Representative in SHAPE

Abstract: In this article related to the “Level of Ambition” of Albania in NATO, the author has given a first analytical product on the maximum level of contribution of

Page 336: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

336

our country with military and civilian capabilities in NATO-led operations, which in NATO terms is called “level of ambition” or shortly LoA.

First, the author thinks that the treatment of this issue is at the right time and place. He judges that at the LoA background is the National Defence Planning System that makes the essence of the defence reform in as far as the achievement of the national objectives and fulfilment of the full integration obligations in NATO is concerned.

Second, the author does not pretend he has provided an “EURECA” to the problem, but he tries to initiate a “food for thoughts” paper for an immediate development of a concept, methodology and functional mechanism of the LoA. So, this article is a first necessary step, but one that in a wider perspective must be followed by of all other actors, researchers and opponents in the area of security issues.

In this article, the author articulates in an integral way the conceptual, human, social and structural dimensions, aiming at developing, planning and applying a Level of Ambition at national level. He tries to clearly express that the ambition itself is an essential element of human behaviour, and that beyond this dimension; this ambition is a very complex mechanism that leads family, business, art, private/state institu-tions, regional, global and national organisations and institutions.

On one hand, this article does not only talk about ambition in general, but it “goes down” on the Albanian ground to give a real answer to a real question: Which is the Level of Ambition of Albania in NATO? Beyond the description of the actors and factors responsible for the articulation of the level of ambition at national level, the article clarifies that the LoA is not only an issue related to the military, but farther than that; it is an entire all inclusive entity of a wider national spectrum. As such, the author has assigned this LoA a “national security document” level, because this entity includes also the planning and employment of political and diplomatic measures together with the military capabilities in order to meet the obligations and achieve the national goals at a geostrategic level.

On the other hand, the article explains that the LoA issue is not simply an issue related to the wishes and the enthusiasm of the moment; on the contrary, it is ra-tionally defined as an equal balance between the goals to be achieved, obligations to be met, ways to be followed, sources to be allocated and tools available to be used. So, under this perception, the definition of the LoA is developed through a profes-sional analysis that gives answers to questions such as (1) which are the national interests? (2) what are the risks involved? and (3) how much do we risk achieving these objectives and/or fulfilling those interests?

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 337: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

337

As a conclusion, the author is trying to clarify (avoiding pessimistic tones) that this multi-dimensional effort is as easy to be technically articulated as it is difficult to plan and practically applied. That is because it will certainly require time, energy, motivated people and a vision to project the future and pragmatically rationalize the use of defence sources. For this issue, read more…

Legal challenges of NATO integration

Rezart TërshanaDirector of Harmonization of Legislation and Relations with

the Parliament, MoD

Abstract: Membership in the North Atlantic Organization does not only mean the benefit of a member of the most powerful collective defence organization in the today’s world, but it also means that we should be aware of the responsibility of for the necessary legislative improvement, in order that membership is supported by a sound legal basis.

After NATO membership, the process of integration requires a longer period of hard work with regard to the adaptation of the existing legal framework as well as the creation of the new legal and sub-legal acts, which will make sure that the interop-erability among Albania and NATO is at the required levels.

The following written material gives to the reader the efforts being made by Albania in the area of harmonisation of legislation in order to make it more flexible to achieve the required cooperation among other allied countries. It also explores my personal and my colleagues’ experience on constitutional issues and related solutions, plans for the future, as well as some proper recommendations. All analysis, opinions and suggestions are made based upon a long term experience and work in the area of integration, and the fulfilment or removal of legal barriers from the Albanian internal legislation. This work does not represent the opinion of any state agency; it is the expression of the academic freedom of my personal opinion.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 338: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

338

“For a Realistic Midterm Perspective of a Cost Planning Scheme of NATO Integration!”

Colonel Ruzhdi RustemiDirector of Defence Resources Management, GS

Abstract: The topic of this article covers a much broader area of study that a simple piece of writing in a magazine; it is more than a dissertation thesis. However, I will try to express in the form of a summary, my thoughts and those of many other authors who I had to read and analyze during my education time, in order to open a window for further discussions, which will surely continue to provide flesh to the bones and more details to this published piece of article. It is a topic worth to be explored because it is very important and with applicative values for the period ahead.

In this article, I will try to focus on the costs that our country is obliged to face during the NATO integration process, based upon main MoD documents and the experience of previous aspirant countries after their NATO membership. I hope it will serve to all leaders and planners working in the relevant Armed Forces structures, in order that they can create a general idea of the costs we are going to pay because of the engagement and the activities related to NATO integration. It will also help them to develop as realistic as possible financial plans and program for the coming years after the “de jure” membership event.

“From Individual Defence to Collective Defence”

- Challenges ahead

Colonel Perikli KoliçiChief of Staff of the Joint Force Command

Abstract: Transition from “Individual Defence to Collective Defence” is one of the key challenges of NATO integration period, after our full membership in the Strasburg-Kehl summit. NATO membership is a great success, but what are the next steps to be done? A simple question that might be asked from everybody is: how prepared are

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 339: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

339

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

we to benefit from the membership, which means that, in addition to the contribu-tions we are going to male available for the Alliance, what are some of the benefits we expect from the collective defence and how to make them happen?

This article looks at NATO membership by means of exploring both sides of the coin; it looks at the contributions to the Alliance as well as at the benefits coming from membership, in the framework of collective security and defence. How are we going to identify these benefits and what tools we should develop and use? How prepared are our military staffs to absorb the values and the qualities provided by the collective security and defence of the Euro-Atlantic umbrella?

One thing is clear; together with the undeniable hard work of AAF structures, there is still much work ahead in order to complete a “de facto” integration into NATO, especially in the area of further knowledge and related benefits from the collective defence. We must make sure we clearly understand the three main systems that the Alliance has in place on this important issue: the defence planning system, the force planning system, and the operational planning system. The essential question and a real challenge ahead for AAF is: How much have we done and what is to be done in the future years in order to harmonize and make our defence, force and operational planning systems similar to the above-mentioned NATO systems in order we can take advantage of their positive effects?

The author believes that this article is only an introduction to this challenge for the transformation of our national defence planning, force planning and operational planning, according to the Alliance concepts.

Integration Conference with the Bi-Strategic Commands of the Alliance - The Foundation of the Integration Process into

NATO

Colonel Dilaver HoxhaDefence Planning Director, GS

Abstract: This article explains the analytical way of the key issues for discussions that AAF team had with the Bi-Strategic Command team, during the two conferences held in Tirana in March and September 2009. Both conferences were conducted in

Page 340: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

340

the format of subject oriented meetings with the two NATO Strategic Commands, which led to concrete results with action joint plans with responsibilities of both sides.

NATO membership is not a spontaneous event. It has been a long process of hard work, constant efforts and intensive planning measures and engagements with the Alliance. These efforts started in 1992, but they were more intensive in the following years. They increased their quantity and quality through active engagement in the PARP process since 1996, the MAP activity since 1999, and especially after getting the invitation for membership in April 2008 in the Bucharest summit.

Further, NATO membership agenda was planned and conducted in a record time. First meetings after talks referred to as “Accession Talks” with the Alliance, started immediately after the invitation of Bucharest summit, one in April and one in May 2008, at NATO HQ in Brussels. In these meetings, Albania committed itself to fol-low, meet goals and reach targets aiming at the further approximation with the Alliance in five main areas: political and economic, defence/military area, resource issues, legal framework and last but not least, the security of information. Later, in July 2008, the Albanian “Timetable for Reforms” document is submitted to NATO authorities in Brussels.

In February 2009, a three party meeting with the Alliance for the evaluation of the Defence Planning of Albania was held in Tirana. Further, in March 13, 2009, we conducted the first Integration Conference between Albania and NATO, in Tirana. So, only within a one-year period from the invitation, Albania is accepted as a fully fledged member in NATO, in the Strasburg-Kehl summit of 3-4 April 2009.

From that date, we are members of the Alliance and we are in the third phase and the most important one, the integration phase. There are many questions indeed in our way ahead, which we must make sure now that they are clear for us. We must behave like a real allied country now, we must be selective and very precise in the identification of our priorities, and we must be able to provide the appropriate solutions.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 341: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

341

Albania: Challenges of a new member of the Alliance

Colonel (R) Zeno JAHAJMilitary Advisor to the Minister of Defence

Abstract: The author explores the positive steps of engagement of our country af-ter a long period of solitude and self-isolation, and the first effects of openness and NATO cooperation. He continues with the period of a partner country in the first years of the democracy which has given to our country a long experience together with a lessons learned capacity as well.

Now, the author believes that as a member country, Albania is in a new phase, a more qualitative phase associated with more qualitative efforts as a new member of the Alliance. He thinks that as new members, we should work harder to behave like all the other members; because we are in a testing period. In order to do that, he urges the military actors to be at the highest level of performance in the relations and cooperative activities with the Alliance, the most serious global political-military Alliance of all times.

Multinational Logistic Concept – Some Reflections for the Application of this Concept in Albanian AF

Colonel Bardhyl HoxhaDeputy Commander of Support Command

Abstract: Providing an effective logistic support to the troops in operation continues to be among the main challenges of NATO organization. This challenge, with which the Alliance will be faced even in the future, takes into account the actual financial crises and the limitations of the material and financial resources as a result of reduc-tion in general of all defence budgets in most of the allied countries.

These financial constraints imply for more practical and rational solutions with

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 342: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

342

regard to the support of forces in NATO-led operations. They ask for a growing cooperation of all participant countries in operations and for finding common solu-tions to the provision of logistic support. The success of the forces participating in a NATO-led operation depends equally the same on the concept development and execution of the combat operation plan, as well as on the concept development and execution of the logistic support plan.

Based on the main principle that logistic support in NATO operations is a national responsibility, commanders of every level within NATO forces will have problems and difficulties to complete their missions. This is the reason that NATO authorities emphasize the need for common logistic solutions and creation of multinational lo-gistic structures, which are not only going to provide security for the multinational formation commanders, but they are also going to bring economic benefits, espe-cially to the countries with limited participation of troops in operations, including Albania as well.

This article will explore the future of logistic support in multinational operations led by NATO, EU, UN or different coalitions. We are at the right time for the development of this concept, based on the best experience of other NATO countries.

A description of the challenges of our diplomacy after NATO membership, in support of EU membership efforts

Colonel Viktor IsakuAlbanian Military Representative in ACT

Abstract: The dream of accession of Albania in the Euro-Atlantic area in the 90-s was driven by the motto: “We love Albania to become like all Europe”. At that time, not all of us were conscious that this aspiration could become possible only with the expression of will, or simply with opening the borders of the country. History has shown and it is still showing that being part of the Euro-Atlantic community does not only require the political will, but it also requires meeting of higher standards. For this reason, there is no time to waste for my country in order to speed up the time of the integration. We must also make sure that the Diplomatic Corps of Alba-

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 343: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

343

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

nia is well structured in order to achieve this goal, making all efforts to develop an “aggressive” approach.

Albanian President, Mr. Topi, in the Conference of Ambassadors of the Republic of Albania held on October 21-st, 2007, emphasized that “All personnel of our diplomatic corps must be a synonym of the responsibilities, national interests, deeply knowledge-able of our history and the history of the world, careful evaluators of the economic tendencies, capable to win not only the battle of information with the media, but to build also a friendship with the media in order to provide timely information on a 24 hour basis. They should be creative in their concepts and strategy, providing coura-geous answers to difficult solutions, being creative and professional, and not only a ordinary supporter of our country, because I believe that only these criteria can give a new face to our diplomacy. It will bring a transformation of our diplomacy from a theoretical-mystical notion into a modern science in the service of the interests of the Albanian citizens.”

NATO and EU efforts of integration in last years, starting from the fall of the “Berlin Wall”, has been a strategic orientation of Albania, but it has also been a driving factor of almost all regional countries as well.

The purpose of this article is to try to develop some conceptual ideas over the chal-lenges ahead after NATO membership; the mission and tasks of the foreign policy and Albanian diplomacy in the coming years in support of this process.

From a Partner to an Allied Country – Building a new face of the military cooperation as a NATO member country

Lt./Col. Editson ZarkaDeputy Director of the Defence Planning, GS

Abstract: Accession of Albania in NATO In the NATO summit of Strasburg – Kehl marked a new phase in the life of the entire Albanian society. The Armed Forces, as one of the biggest contributors to this achievement, are also part of this qualita-tive phase. The new phase has started first in the mentality of everyone, and will gradually reflect all the social-economic activity of the country. The quality change

Page 344: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

344

from a partner to an allied country has also increased the need for a quality change of the military cooperation of AAF. This change is first and foremost focused on the change in the mindset of cooperation, from a cooperation based upon the logistic assistance given by other countries, to a cooperation of equal allies working for com-mon interests. Many of the programs of assistance given so far to our Armed Forces have been in the formats of free grants, especially related to education, participation in activities, logistic assistance, accommodation, etc.

Transition to the new phase requires a review of today’s practices, appropriate al-location of funds for the military cooperation program, promoting the change from the role of a benefitting country into another new phase of a contributing country, with equal values and rights with all the other allied countries. How is this all going to be achieved? Do we have the necessary basic ground for this radical change? Do we have the right qualification of the personnel that will be directly involved with these issues? How much and to what degree will the military cooperation support the transformation of the Armed Forces, their modernization, support in operations and missions out of the country?

In this article, the author tries to give answers to the above questions, analyzing the development phase of the military cooperation, especially after the 1990-s. This short description covers the widest spectrum possible of military cooperation, from issues of improvement of foreign affairs in support of our country, to building smart defence policies for the implementation of national security and defence objectives. Being a member country of several international institutions such as UN, NATO, EU, OSCE or regional initiatives such as SEDM, A-5, Adrion, etc, provides a series of obligations for our country in the military cooperation aspects.

“Men and Women of the Armed Forces – An overview of the human dimension of AAF as a main asset of NATO

membership”

Colonel (R) Dr. Arshi ÇelaLecturer in the Defence Academy “Spiro Moisiu”

Abstract: In the long history of wars and armies, at the end of the last century and the beginning of this new century, the profession of the warrior has marked a new

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 345: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

345

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

quality with regard to the concept of the military profession. The memory of the history, documentary movies, or those artistic ones of the period after wars, have given to us un introduction of the combat commanders and military leaders, who have played a fair military confrontation and within a conventional military theatre of activity.

Today, after the fall of the Berlin wall, and especially after September 11, 2001, the battles we are engaged are quite different from those of the previous century. The borders of the military science with other sciences, especially with those political, social, juridical and economic ones, have been considerably narrowed. Today, the intelligence is a very important combat element. Without intelligence and critical thinking, there is no command and control of the operations. A well oriented mind of the civilian science is the precondition for an operational and strategic master based direction. We already have such officers, but we still need many others of them. Albanian Armed Forces, more than the quantity of their combat and combat support contribution to NATO organization, will focus on the contribution will with officers of an intellectual level, in full service to NATO HQ. I believe we can develop such a generation of officers in the coming years. Building an international culture is a standard of the success for the future wars.

From a spontaneous standardization to an AAF functional standardization system, as an Allied member

Lt/Col. Arben BreguHead of the Standardization Branch, Center for Defence Analyses

Abstract: After NATO invitation from the Bucharest Summit, the standardization process in our Armed Forces was considered one of the most important tasks. The standardization process of AAF will make possible and provide a more fruitful cooperation of our AF with all allied and partner armed forces. An important part of all the efforts for the development of a functional standardization system is the ratification process of NATO STANAG-s (Standardization Agreements), which are approved agreements between two or more NATO members in order that countries

Page 346: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

346

could easily apply standard practices and procedures in operational, materiel and administrative areas of activity of the Alliance.

Intensification of integrated efforts of the political, economic and military proc-esses is a main indicator showing that our AF are currently under a more effective cooperation program with member and partner countries. Our contribution is now focused in the quality issues rather than their quantity. AAF have made constant progress with regard to the contribution to peace and security in the Balkan region, Europe and beyond. Now, everybody better understand the fact than contribution for peace and security can not be successful without an effective interoperability of our Armed Forces with those of our Allies.

Standardization is a complex and an all-inclusive process. There is no area of the AAF activity which has no need for standardization. Based on the Force Goal Package with 49 FG we have accepted, a number of standards are accepted to be used by all Armed Forces and another group is specific to certain services, specialties or special areas of expertise.

In this article, the author emphasizes the urgent need for the development of a functional AAF standardization system, the efforts being made so far, and the challenges ahead for meeting the standardization requirements of all AAF activities.

Application of the “Lessons Learned Concept” – An indicator of the maturity of the AAF Institution

Lt./Col. Halil VataHead of the Lessons Learned Branch, Center for Defence Analyses

Major (R) Milaim LaçiLessons Learned Expert, Center for Defence Analyses

Abstract: This is an article of interest for the military and civilian reader, as well as the AAF decision-making authorities and the military elite. With the thought expressed in this article, the authors try to treat “Lessons Learned” as a system within the AAF institution, as a modern process showing a higher maturity level of

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 347: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

347

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

the defence institution to constantly improve itself and the performance of the AAF units in their operations. The authors give also a general framework of the LL concept in NATO organization, the main players and factors, the goals and responsibilities, and how this process is used for the transformation of the Alliance.

Further, the application of this system in all AAF structures is already organized in such a way that it can serve the development process of AAF capabilities, in full interests of forces in national and international operations, promoting potential changes and transformation through the DOTMLPFI system for a better perform-ance in future operations.

As a new quality area of activity for the AAF, this article introduces some initial thoughts and recommendations based on the analysis and synthesis of the informa-tion available, on logical reasoning, credible arguments and rational evaluation, as well as on the Lessons Learned experience of other countries, and last but not least, on our national experience of the application of the LL system in our AF structures for 2009. All the issues treated in this article could really serve as initial guidelines for all officers and NCO-s, in order that they have been provided with the basic knowledge to apply an institutional and functional LL system in the AAF structures.

“Concept Development and Experimentation in AAF (CD&E) – Current situation and perspectives of this component after

NATO membership”

Lt./Col. Alfred DISHAHead of the CD&E Branch, Center for Defence Analysis

Abstract: The purpose of this article is to inform the community of the Armed Forces, civilians and military personnel with the authority of decision-making or the military think tank elite, on the role of the Concept Development and Experimenta-tion (CD&A) in the transformation of NATO force structure and all individual allied countries. Our Armed Forces are already included in this transformation movement. Now, being a full NATO member, our Armed Forces are required to become as soon as possible and as much as possible integrated into the structures, concept develop-ment and active participation in all NATO- led activities.

Page 348: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

348

Membership in NATO, together with the indisputable benefits, is accompanied also with many other obligations. One of these obligations is the development of a new concept development system in the Armed Forces. Existing concepts in the field of national security and defence must be elaborated within the new reality of the concept of Collective Security and Defence of the Alliance, but at the same time, they should also consider the development of new visionary concepts for the future of AAF operations.

The author recommend that the main documents in the Armed Forces must be oriented to this new reality and considered as fundamental institutional concepts of the Armed Forces. All other concepts down in the conceptual hierarchy scheme, are going to take shape from this level. Development of such an institutional con-cept development system in the Armed Forces is not something easy. This requires institutional engagement, political development for defence and security issues, continuing cooperation with respective NATO structures of Concept Development and Experimentation, and full engagement of the most qualified intellectual military and civilian academic thinkers in the Armed Forces.

Armed Forces will never have all the intellectual and financial possibilities to develop by themselves all of the required concepts for the use by the Armed Forces. The energies must be also channelled mainly in identification of the fundamental NATO concepts (Capstone Concepts), their adaptation according to our country’s specific needs, development of the most necessary national concepts, as well as cooperation with other NATO countries with advanced expertise in this respect.

The midterm plan of integration with NATO Bi-Strategic Commands, in addition to other transformation fields, has paid specific attention to the development of a modest and simple concept development and experimentation system (CD&E) in accordance with the real possibilities of the Armed Forces. In this respect, this article provides a brief introduction of the role of CD&E in the NATO transformation proc-ess, our current efforts to develop a vision of concept development in our AAF, the main players in this process, as well as some of the main guidelines for cooperation with NATO/ACT structures for concept development and experimentation, as one of the key promoters in the mid and long-term development and transformation of the capabilities of the Armed Forces.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 349: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

349

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Perspective of AAF Simulation Capabilities – For a Modern Simulation System According to NATO standards

Lt./Col. Perlat ArapiStaff Officer in Simulation Branch

Lt./Col. (R) Vladimir Bullari Specialist in Simulation Branch

Abstract: One of the major goals of Albanian Armed Forces is the development of fully professional force by the end of 2010. Membership into the Euro-Atlantic Al-liance is naturally among the main political and economic priorities of the country which requires the reshaping of the national security, and among others, it also asks for the familiarization and implementation of the most effective training methodol-ogy in AAF units, with a complex range of activities and the lowest cost for AF staffs, units and commands.

The requirements for the training of the military personnel are constantly evolving and the environment where they operate is undergoing dramatic changes. Actually, the AAF is facing a new reality with regard to the increase of the operational effec-tiveness of the personnel training, while we are under the effects of reduction of the expenses related to the support of the training system. This issue will be solved, among others, through an effective use of the simulation systems, with the introduc-tion of the simulations in the training and education systems. The period ahead will be a period of implementation of modern simulation systems and methods in the command and staffs training, joint or services oriented, at brigade-battalion level, as well as the increase of the AAF preparation in military operations, participation in NATO-led joint combat operations or peacekeeping operations.

Training simulation in the military is a relatively new area of expertise. It is a suc-cess of informatics and electronics sciences starting from the second half of the past century, and through wide use of mathematic and logical methods. The object of this article is to provide basic information related to simulation to military and civilian personnel of every level; what are the simulations in themselves; what is the simulation training; what is the current situation of simulation in AAF units; as well as what is their perspectives in the AAF?.

Page 350: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

350

The author believes that this article might be at the interest for the reader in order they have some modest knowledge over simulation in a theoretical plan, the efforts being made in AAF, as well as the tendency for the development of their capacities in short and longer term of the AAF. Answers will be also given to the questions on what are simulations, why are they needed, what is actually needed, how are they going to be used and what is the actual state and their perspectives in the AAF?

Albania in NATO: Challenges of Civil Emergency Planning and Participation based on the standards of the Alliance

Lt./Col. Kosta JanoLecturer in the Defence Academy “Spiro Moisiu”

Abstract: In order to secure the life of their own citizens from the new risks and threats of the 21-st century, all NATO countries have their own respective structures and organizations for civil protection. Acknowledging the heavy consequences of the natural disasters over civilian population and those caused by human origin, no state, no matter how powerful it is, to be able to face alone the consequences of these disasters.

In this article the author describes the management system of civilian emergencies in Albania; the role of NATO in the management of the civilian emergencies in the framework of the Euro-Atlantic Partnership Council (EAPC), and the related structures established for this purpose, such as the Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre (EADRCC) established in NATO HQ in Brussels; the roles and procedures followed by this center for the coordination of all the assistance for the country affected from the disaster; standard operating structures and procedures of the Euro-Atlantic responsible units against disasters [Euro-Atlantic Disaster Response Unit (EADRU)].

Under this viewpoint, the author will explore on the challenges of our planning structures and operational forces, when they participate in national and international civilian emergencies.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 351: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

351

Armed Forces and Information Technology – AAF Future

Operations and future NNEC Force Capabilities

Captain Klean XhelilajSpecialst in Communication Directory, General Staff

Lt./Col. (R) Dr. Ulsi MetaSpecialst in Communication Directory, General Staff

Abstract: NATO Prague Summit defined the Strategic Concept to empower the alliance capabilities for a better application of all types of missions and collective reaction against new security challenges, creating a NATO Response Force (NRF), and improving measures in support of NATO military command and control.

In response to the measures agreed in Prague, the NATO Strategic Commands de-veloped a package of the “Transformation Goals” and of the “Transformation Goals Areas” to support the future development of the forces, in order to be able to ac-complish future missions of the Alliance.

One of the Transformation Goals Areas identified by the Strategic Commands was NATO NEC. This enabling capability included a common integration of sensors, weapons decision-making and systems, as well as multinational military structures, governmental and non-governmental structures within a well structured integrated planning, evaluation and implementation facility.

NEC’s main focus is not just a grouping together (the web) process, rather than that, it is a military capability in full support of this web. Implementation of the NEC capability is a growing process that includes doctrines, methods, command-control, structures, personnel and military equipment. The authors support the concept that this is also the way that we must follow for the development and implementation of a NEC capability to the AAF.

Our Armed Forces actually have already a communication and information system, as well as a web and information infrastructure in line with the NEC requirements. It remains of primary importance to continue that this web become an integrated capability of the Alliance NEC system.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 352: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

352

The Multiple Futures Project: A Tool for NATO

Transformation

Major General Kjell-Ove O.Skare, NOR Army.Assistant Chief of Staff for Implementation,

Headquarters Supreme Allied Command Transformation

This article is written especially for our Military Magazine by the Major General Kjell-Ove O.Skare, NOR Army, who is the Assistant Chief of Staff for Implementation, in the Headquarters Supreme Allied Command Transformation (ACT). General Skare is the leading authority of the NATO-Albania Integration Plan.

General Skare supports the idea that the ACT Multiple Futures Project (MFP) provides a framework for the strategic assessment of the future and an understanding of its corresponding security and military implications for the Alliance.

The logic of the MFP is a solid foundation for much of our strategic planning. It tells the story of four plausible futures in 2030, and creates a common ground for dialogue across the Alliance. The project recognizes that it is not possible to predict the future, but presents its intellectual framework as a tool to inform the strategic decision-making process with regard to the future role of NATO and the capabilities required for that purpose.

The Allied Command Transformation (ACT) military advice on MFP took into ac-count the engagements with NATO nations, Partners, and a variety of international, governmental, and non-governmental experts.

The work on the MFP has built goodwill and credibility for ACT to continue to support the strategic dialogue. As the way forward regarding the development of the new Strategic Concept evolves, MFP will provide the basis for the support to the SACT for the high-level events, and inform the deliberations by Nations, as appropriate.

The MFP can support the NATO Defence Planning Process by initially informing the formation of the appropriate political guidance for the planning process and subsequently be considered as future capabilities are analysed and developed. As

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 353: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

353

a headquarters, ACT is making a concerted effort to consider the MFP Findings and Recommendations in new and existing work and transformational outputs. The MFP informs the ongoing evaluation and building of the transformational agenda and its development through interaction with nations, NATO Headquarters and Allied Command Operations (ACO).

Transformation is not confined to the military domain alone and the ability to adapt quickly is key at the institutional level. With an ever-broadening Alliance agenda, issues quickly cross traditional domain boundaries and slide from the political through defence to military and back.

ACT has to be agile, well-informed and knowledgeable of these developments. In order to provide maximum support to Alliance member nations, the staffs on both sides of the Atlantic need to build well-working relationships, at all levels and across the political, defence and military domains. Now, more than ever, is the time for staffs to take advantage of the work done in the MFP and use it to maximum benefit.

For more information on the MFP, visit the Supreme Allied Commander Transforma-tion website: http://www.act.nato.int/MultipleFutures

The Master Program approved by the Ministry of Education and Science – a new challenge for the Defence Academy

Colonel Nexhbedin ShehuCommander of the Defence Academy “Spiro Moisiu”

Prof. Ass. Agron Agolli Researcher and lecturer of the Defence Academy “Spiro Moisiu”

Abstract: This article brings to the attention of the military and other readers of the Military Review, the values and the importance of the Master program of the First Level “Studies in the Field of Defence”, carried out by the Command and General Staff Course, and of the Master of the Second Level “Studies in the Field of National Security” carried out by the Senior Officers Course of the Defence Academy.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 354: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

354

Based on the best experience of the Armed Forces, our national values, and the experience of other allied Defence Academies, the Albanian Defence Academy has developed a Master Program of Studies, as a foundation and quality value of the De-fence Academy activity. Within a free academic thinking philosophy and beyond the conformist propaganda, Academy of Defence presented the military post-university education and qualification program for recognition, evaluation and accreditation from the Public Agency of Accreditation of University studies, Accreditation Council and the Ministry of Education and Science.

The content and the quality of curricula and programs, lately recognized by the Ac-creditation Council with the Decision No. 53, dated 09.11.2009 is a good investment to a further development of a future quality leadership of the Armed Forces, to the level of qualification and research projects with regard to the priority issues of the academic world and intellectual elites of the country as a priority of the Bologna Charter. They encourage the tendency of going deeper into the critical issues and events based upon critical and creative thinking, a better understand of the existing relations between the tactical, operational and strategic levels of the new defence and security environment, a better chance for a successful career to the leaders with command and control skills, and integrated leadership qualities.

European Programs of the “future soldier” individual equipment

Colonel Zaim KuçiAlbanian Defence Attachés in France/Portugal

Abstract: The set of individual soldier defence equipment and systems of all Euro-pean armies are now under a real revolution. For the first time the future soldier can possibly operate and communicate even alone in the battlefield, and the group com-mander will always be aware of the situation and exact position of its members.

We live at information technology phase, where the sophisticated technology will be more than ever before in support of the human factor, in support of the protection of the military personnel.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 355: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

355

The author of this article will tackle the following main issues:

• What will security environment look like in the operations ahead and the need for new technological developments for the protection of the human factor in the battlefield?

• He will explore some of main European Programs on individual soldier defence equipment, such as:

- IdZ-ES (Exanded German idZ- ES System) Program, Germany;

- “COMFUT” Program (COMbatiente FUTuro – Future Combat), Spain;

- “FELIN”, (FELIN, Fantassin à Equipement et Liaisons Intégrés) Program, France;

- “FIST” (Future Integrated Soldier Technology) Program, England;

- “Soldato Futuro – Future Soldier” Program, Italy;

These individual soldier programs make the soldier enter the battle field physically and psychologically protected, in order to win the battle, giving him the possibility to see beyond the area of his presence, to be in permanent communication with all the components of the chain of command in the battlefield. It will be supported directly from individual and collective terrestrial systems, with all the operational chain of command levels.

Interpreters in the Operation Area and their Role in Peacekeeping Missions

Piro TankuLecturer at the “Aleksandër Moisiu” University, Durrës

Abstract: This article treats the important role of the interpreters and our need for him/her in a peacekeeping mission. The role of the interpreter is not simply a word by word translation of a message, but it is far more than that; it is the responsibility of the transmission of a cultural message as well as that of a real manager of public relations of the peacekeeping forces.

Summary in English of “Military Magazine” Summary in English of “Military Magazine”

Page 356: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

356

The article, through examples and declarations of participants in peacekeeping missions, shows the figure of the interpreter during accomplishment of their duty in these missions. Information received and concrete examples could give us the best reflection of the activity of an interpreter in the area of operations. These values can help us in assigning the acceptation criteria for interpreters who are supporting the troops in the accomplishment of their missions.

Summary in English of “Military Magazine”

Page 357: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

357

KUjTESë PëR BASHKëPUnëTORëT E REVISTëS USHTARAKE

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës Ushtarake

“Revista Ushtarake” është një Revistë kërkimore me fokus teoriko shkencor. Ajo është revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë, që nëpërmjet shkrimeve të tyre synojnë jo vetëm të informojnë, por në radhë të parë të ofrojnë zgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës të sigurisë dhe të mbrojtjes në nivel strategjik, operacional dhe taktik. Pra, prioriteti numër një i RU janë vlerat aplikative të krijimtarisë origjinale të autorit.

Edhe njëherë ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit të kurseve të larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët, komandantët, shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA të RSH, analistët e pavarur civilë apo ushtarakë në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, që të angazhohen dhe organizohen për ndërtimin e komunitetit të tyre tepër të nderuar e të respektuar të punës kërkimore.

Në vijim Redaksia e RU jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve të autorëve (bashkautorëve) të Revistës Ushtarake, të cilat duhet të res-pektohen prej tyre:

Struktura e artikullit

Titulli. Emërtimi i artikullit

Autori, Bashkautori: Jepet autori apo bashkautorët e artikullit

Abstrakti: Është pjesa që paraprin një artikull (trajtesë). Tek abstrakti/përmble-dhja autori shkurtimisht duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjet themelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet apo

Page 358: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

358

rekomandimet, etj). Abstrakti nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ai zë rreth 1/2 e faqes, dhe nuk duhet ti kalojë 400 fjalë.

Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshi parathënien dhe konkluzi-onet) shkruhet në gjuhën shqipe dhe të jetë maksimumi 10-15 faqe kompjuterike (25.000-30.000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe boshllëqet) përfshi edhe ”endnotes” dhe informacionin shtesë.

Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”; Madhësia e shkrimit 12. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh. Përdorni paraqitjen më të thjeshtë të mundshme të tekstit me një përdorim në minimum të alternativave të stileve dhe formatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturë me maksimumin 3 nivele. Lutemi të përpiqeni të shmangni tekstet e theksuara me bold apo shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm për citimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.

Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup duke evituar shpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të përshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyro-hen në mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerët bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohet burimi respektiv i tij.

Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike në Redaksinë e Revistës Ushtarake. Për ato artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të for-matit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do ti rikthehen autorëve për përmirësim, apo do të përjashtohen nga proçesi i paraqitjes në Bord.

Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen nga çdo autor të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote”, si dhe në fund të materialit të vendosë literaturën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë në mënyre korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendi botimit, viti botimit, numri i faqeve ku referohet, numrin ISBN, website-in ku ndod-het artikulli. (p.sh. SMITH, James Carl, NOWAK, George. Siguria në Shekullin e 21-të: Histori e panjohur. 2nd edicion. New York, London: Oxford University Press, 2006. 235 p. ISBN 0071448209, , http://www. iir.cz/display.asp?lng=uk&ida=.)

Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtër

Page 359: REVISTA USHTARAKE - mod.gov.al · Kjo edhe për faktin se në muajin Mars dhe Shtator 2009, u zhvilluan në mjediset e KDS dy konferenca shumë të rëndësishme me Ko- mandat Strategjike

359

biografik me rreth 100 fjalë ku të përfshije: emrin, mbiemri, grada, pozicionin e punës, arsimimin, angazhimet kërkimore, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Stili: Shkrimi duhet të prezantojë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nëntituj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit autori ta mbyllë me disa konkluzione, dhe përfitimet nga ky artikull.

Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat e klasifikimit të informacionit.

Artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime/qëndrime politike apo partiake.

Për çdo shkrim autorët do të marrin edhe shpërblimin përkatës sipas ligjeve në fuqi.

Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me:

Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Komanda e KDS

E-Mail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QAM, Dega e Botimeve

Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, Shqipëri

Nr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext 44 51, 43 96,

Nr. Fax: 00355(4)23 69 179

Mobile 0682262473

E- mail: [email protected]

Redaksia e Revistës Ushtarake