simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfudhËzues...

174

Upload: others

Post on 01-Feb-2020

13 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA
Page 2: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

1

Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Botimi për mësimdhënës/e

♦ Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët 3 dhe 4 të Kurrikulës, niveli 2 sipas SNKA.

Prishtinë, 2012

Page 3: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

2

Botues:

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

Ky dokument botohet në bazë të Vendimit për lejimin e botimit Nr. 2-3733 të datës 27.09.2012.

Ky publikim është përgatitur me përkrahje të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me përkrahjen e Cambridge Education dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Page 4: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

3

PËRMBAJTJA

Fjala e redaksisë ........................................................................................................... 5

Mirësevini në këtë udhëzues ....................................................................................... 7

Përmbledhje .................................................................................................................. 7

Pjesa 1: PSE? Përdorimi i këtij udhëzuesi ................................... 11 Burimet dhe zhvillimi profesional ......................... 14

Pjesa 2: ÇFARË? Korniza e Kurrikulës së Kosovës: Përgatitja për ndryshim ........................................ 15

Pjesa 3: SI? Metodologjia: Si japim mësim .............................. 25 Burimet për pjesën 3 ............................................ 48

Pjesa 4: SI: ? Shembuj dhe strategji të orës mësimore .............. 57 Burimet për pjesën 4 ............................................ 80

Pjesa 5: SA MIRË? Vlerësimi i të nxënit të nxënësve ......................... 99 Burimet për pjesën 5 ............................................ 118

Pjesa 6: ÇFARË E SI? Sigurimi i gjithëpërfshirjes .................................... 135 Burimet për pjesën 6 ............................................ 153

Page 5: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

4

Page 6: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

5

Fjala e redaksisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë që nga themelimi i saj ia hyri një pune të madhe për reformim të arsimit të të gjitha niveleve, duke e ditur se kjo fushëveprimtari është bazë për zhvillimin, emancipimin dhe transformimin e shoqërisë sonë, e cila pasurinë më të çmuar e ka pikërisht njeriun e ri.

Rënia e sistemit monist, hapja ndaj botës, krijimi i tregut të lirë të mallit dhe të punës dhe i mundësisë për qarkullimin e lirë të mendimeve dhe të ideve, e bëri të domosdoshëm ndryshimin e sistemit arsimor sidomos të nivelin parauniversitar.

Korniza e Kurrikulit të Kosovës e vitit 2001, sipas së cilës u hartuan kryesisht planet dhe programet e reja mësimore, sollën shumëçka të re në arsimin parauniversitar të Kosovës. Tekstet e reja shkollore dhe trajnimet e shumta të mësimdhënësve futën një përvojë të re në shkollat tona: mësimdhënien me objektiva dhe zbatimin e metodave dhe të mjeteve të reja didaktike në procesin mësimor, sidomos të mjeteve digjitale.

Që ta zinte hapin me të cilin po ecën bota, MASHT-i e vazhdoi këtë proces të reformimit të arsimit parauniversitar, duke i vënë baza edhe më bashkëkohore me dokumentin e ri - Kornizën e Kurrikulës së Kosovës (2011). Ky dokument solli mjaft risi, por ia vlen të veçohen: mbështetja në kompetenca, kërkesa që fëmija/nxënësi të vihet në qendër të procesit mësimor, një pjesë e lëndëve tradicionale mësimore tash e tutje të mësohen të integruara etj.

Duke ditur se shkolla jonë nuk është mjaft e përgatitur për t’i zbatuar kërkesat e KKK-së dhe të Kurrikulës Bërthamë (për shkallë dhe fusha kurrikulare), u ndie e nevojshme që të hartohen një sërë udhëzuesish për drejtorë të shkollave, edukatore dhe për mësimdhënës/e të të gjitha niveleve, me të cilët ata/ato do të përgatiten për t’u ballafaquar më lehtë me problemet që do të nxjerrë në shesh zbatimi i tyre. Siç do ta shihni, në këta udhëzues, pos që zbërthehet përmbajtja dhe fi lozofi a e KKK-së, jepen edhe një sërë udhëzimesh për praktikën tuaj të përditshme në shkollë/klasë, pas zbatimit të së cilave arritjet tuaja dhe të nxënësve tuaj besojmë se do të jenë dukshëm më të larta.

Këta udhëzues do të shpërndahen nëpër shkollat pilot do të pilotohet gjatë vitit shkollor 2012-2013. Pas pilotimit, sugjerimet dhe propozimet tuaja do të merren në konsideratë për përmirësimin dhe për përsosjen e tyre të mëtutjeshme.

Punë të mbarë!

Ekipi redaktues

Page 7: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

6

Page 8: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

7

Mirësevini në këtë udhëzues

Sfi da me të cilën përballet sistemi ynë arsimor është e qartë: ai duhet të përgatisë jo shumicën, por të gjithë fëmijët për të qenë të suksesshëm në jetën e tyre, duke zhvilluar shkathtësitë e tyre, njohuritë dhe kuptimet që u duhen për të ardhmen e Kosovës. Korniza e Kurrikulës e Kosovës do t’ua mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të bëhen qytetarë të informuar, kritikë dhe aktivë, të cilët i kanë dijen, shkathtësitë dhe të kuptuarit, besimin dhe bindjen për të bashkëpunuar, për të ndërmarrë veprime dhe për t’u përpjekur të sjellin ndryshime në komunitetet e tyre dhe më gjerë ne botë.

Përmbledhje

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka hartuar «Planin Strategjik për Arsim në Kosovë 2011 - 2016.” Me këtë strategji fi llon procesi i reformave të domosdoshme për avancimin e cilësisë dhe të barazisë në arsimin kosovar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kurrikula e re, me përmbajtjen dhe materialet e përditësuara dhe me një qasje të mësimdhënies më të përqendruar në nxënësin dhe më ndërvepruese, do të zëvendësojë Kurrikulën e vitit 2001. Së voni është miratuar Korniza e re e Kurrikulës së Kosovës për t’i orientuar përpjekjet e tanishme në mësimdhënie dhe për t’i ndihmuar mësimdhënësit që të përgatiten për ndryshimet e ardhshme kurrikulare. Ky udhëzues është pjesë e atyre përpjekjeve.

Më 2011, mësimdhënësit janë vizituar në klasat e tyre dhe janë intervistuar për shkallën e informimit e të ndërgjegjësimit të tyre përkitazi me ndryshimet e ardhshme kurrikulare dhe për efektet e këtyre ndryshimeve në praktikat e tyre të përditshme në klasa. Nga ky vlerësim fi llestar i nevojave, është hartuar një version punues i Udhëzuesit, i cili u është prezantuar mësimdhënësve dhe drejtorëve të institucioneve shkollore në 7 punëtori të organizuara në rajone të ndryshme. Informatat kthyese të mbledhura gjatë këtyre punëtorive janë përfshirë në këtë udhëzues. Kështu, ky Udhëzues paraqet një koleksion temash dhe idesh të grumbulluara nga mësimdhënësit për mësimdhënësit. Ky udhëzues synon të jetë burim praktik në mbështetje të mësimdhënësve për përgatitjen dhe zhvillimin e planeve ditore dhe mbajtjen e mësimit, derisa përparojnë drejt përafrimit me Kurrikulën e re të Kosovës.

Kurrikula 2001

PSAK 2011 -2016

Korniza e Kurrikulës së Kosovës

Në hartim e sipër: Kurrikula

Bërthamë e Kosovës

Page 9: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

8

Si e hartojmë Kurrikulën? Përse ka nevojë për ndryshime?

Ku është Kosova në këtë proces?

Diagrami “Hartimi i Kurrikulës” në faqen vijuese pasqyron tri burimet kryesore prej të cilave nxjerrim kurrikulën: Nxënësit, Shoqëria dhe Lënda. Asnjë prej këtyre nuk qëndrojnë të pandryshueshme ndër vite. Nevojat ndryshojnë te secili nga këto burime, andaj për të përmbushur nevojat e shekullit 21, edhe kurrikula duhet të ndryshojë. Ne mund t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në kurrikulë në tri mënyra të rëndësishme:

• Nga përqendrimi në lëndë drejt kurrikulave të bazuara në rezultate të të nxënët dhe në kompetenca

• Nga përqendrimi në mësimdhënësin drejt përqendrimit në nxënësin

• Nga metodologjia e ligjërimit drejt një metodologjie më ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse

Kosova e ka fi lluar procesin e ndryshimit të kurrikulave dhe ky dokument paraqet një sfi dë për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për të fi lluar përdorimin e Kornizës së miratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK) për të orientuar praktikat e tyre të mësimdhënies për t’u përgatitur më mirë për Kurrikulën Bërthamë të Kosovës.

Page 10: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

9

Page 11: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

10

Page 12: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

11

Pjesa 1

Përdorimi i këtij udhëzuesi

Hyrje

Kjo hyrje përbën Pjesën 1 të Udhëzuesit për Përmirësimin e Praktikave në klasë. Udhëzuesi ofron informata mbi Kornizën e Kurrikulës së Kosovës 2011, dhe strategji dhe qasje që mund të përdoren menjëherë me kurrikulën e vitit 2001 për përgatitje më të mirë për Kurrikulën e Kosovës.

Për çfarë bëhet fjalë në këtë udhëzues? Ky udhëzues do t’ju ndihmojë:

1. Të kuptoni si ta përdorni këtë Udhëzues;2. Të kuptoni Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Qëllimet dhe të përgatiteni

për ndryshimet që po vijnë me Kornizën e Kurrikulës të Kosovës të vitit 2011;3. Të mendoni për mënyrat e reja të mësimdhënies dhe t’ju inkurajojë të provoni

diçka të re për ta bërë praktikën tuaj më të përqendruar në fëmijën dhe më ndërvepruese:o Të ofroni shembuj dhe mjete që janë të mundshme brenda klasave të

mëdha dhe burimeve të kufi zuara, që janë në dispozicionin tuaj dhe të nxënësve tuaj;

o Të përmirësoni menaxhimin e klasës dhe sjelljen e nxënësve;4. Të mendoni për gjërat që i bëni e që funksionojnë mirë, si dhe ato që mund të

bëni për t’i përmirësuar mësimet tuaja dhe planifi kimin e mësimeveo T’i pajisni të gjithë nxënësit me njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera

për t’i ndihmuar të jenë të suksesshëm dhe të zbatojnë të nxënët e tyre në shkollë në komunitetin e tyre, si dhe në vendet e punës në të ardhmen.

5. Të bëni edhe vlerësimin formativ/ vlerësimin për të nxënët edhe vlerësimin përmbledhës/ vlerësimin e të nxënët.

6. Të kuptoni çështjet e gjithëpërfshirjes përkitazi me gjininë, pakicat, personat me nevoja të veçanta arsimore, mjedisin dhe moshën:o Të përmirësoni aftësitë tuaja për të ofruar më shumë mundësi të

barabarta për nxënësit, në mënyrë që të përparojnë sa më shumë që të jetë e mundur, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre dhe aftësitë e tyre për arritjen e përparimit optimal.

o Nxënësve që kanë arritje më të vogla kundrejt të priturave për moshën e tyre, krijojuni mundësi për të nxënë hapin me moshatarët e tyre

o Nxënësve që kanë arritje më të larta, krijojuni mundësi për të shprehur dhe zhvilluar më tej aftësitë e tyre.

Page 13: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

12

Si duhet të përdoret ky udhëzues?

Ky udhëzues është hartuar që të jetë udhëzues pune, të cilin mund ta përdorni në secilën renditje që ju nevojitet, si dhe, gjë që është më me rëndësi, mund të shtoni informata e burime të reja që i krijoni vetë apo që i gjeni diku tjetër. Ju inkurajojmë që ta pasuroni këtë udhëzues me informata e shembuj të rinj që i merrni nga mësimdhënësit e tjerë, si dhe nga burimet e trajnimet e tjera.

PSE ka nevojë për një reformë të gjithëmbarshme të Kurrikulës?

Që nxënësit t’i zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë të cilat u duhen për të pasur sukses në shekullin e 21-të, është e domosdoshme një kurrikulë e përditësuar në Kosovë. Gjatë kohës kur Kosova ka qenë e izoluar, janë futur në përdorim përmbajtje të reja e të përditësuara, janë zhvilluar metoda e materiale të reja të të nxënët dhe janë bërë vlerësime të reja për arritjen e standardeve arsimore. Mësimdhënësit kanë qenë shumë pak të ekspozuar ndaj ndryshimet thelbësore të kurrikulës dhe nga risitë profesionale, siç janë metodologjitë me nxënësin në qendër dhe ato ndërvepruese. Është nevojë e ngutshme që në bazë të praktikave më të mira në shkollat e vendit tonë, të zhvillohet një qasje më konsistente dhe më e unifi kuar ndaj kurrikulës dhe të nxënët në gjitha nivelet. Përveç kësaj, ka nevojë të përmirësohen menaxhimi i klasës dhe i sjelljes së nxënësve.

Për t’i përgatitur nxënësit kosovarë që të jetojnë dhe të punojnë në një botë përditë e më të ndërvarur, është me rëndësi që të trajtohen këto aspekte:

Çfarë do t’u mësojmë nxënësve?

Pse do t’ua mësojmë atë?

Si do t’ua mësojmë atë dhe si do t’i vlerësojmë? si dhe

Sa mirë duhet të mësojnë nxënësit (standardet).

Megjithëse nuk ka mbaruar hartimi i planeve e i programeve lëndore për Kurrikulën Bërthamë të Kosovës (KBK), tashmë kemi Kornizën e Kurrikulës së Kosovës (KKK).

KKK-ja paraqet themelet e procesit të ri pasi që ofron udhëzime konkrete për t’ju ndihmuar që të përballeni në mënyrë kreative me:

♦ Teknikat e ndryshme të mësimdhënies;

♦ Çështjet dhe situatat e të nxënët; si dhe

♦ Organizimin e procesit mësimor në dobi të nxënësve.

Cili është qëllimi i këtij Udhëzuesi?

Ky udhëzues ofron informata për mësimdhënës, nga mësimdhënësit.

Këtu ofrohen udhëzime se si mund të vazhdoni të përmirësoni praktikat tuaja të përditshme klasore për t’u përgatitur për Kurrikulën e re të Kosovës.

Janë hartuar 5 Udhëzues për edukatore dhe për mësimdhënës:

Parashkollor, mosha 0-5 vjeç;

Parafi llor, mosha 5-6 vjeç, Shkalla kurriku-lare 1

Fillor, mosha 6-10 vjeç, klasat 1-5, Shkallët kurrikulare 1 dhe 2

E mesme e ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, Shkallët kurrikulare 3 dhe 4

E mesme e lartë GJIM/AAP, mosha 15-17 vjeç, klasat 10-12, Shkallët kurrikulare 5 dhe 6.

Shënim: Shkallët dhe nivelet (SNKA) para-qiten në Pjesën 2 të këtij Udhëzuesi

Page 14: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

13

Udhëzuesi sjell mesazhe të qarta për kurrikulën që është duke u hartuar dhe duke u shqyrtuar nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, drejtorët komunalë të arsimit, dhe inspektorët e arsimit.

Si është strukturuar dhe Çfarë përmban secila Pjesë?

Ky udhëzues është i strukturuar në 6 pjesë për nivelet prej parashkollorit deri ne nivelin e shkollës së mesme të lartë. Secila pjesë paraqet çështjet relevante për mësimdhënësit/et dhe drejtorët, për procesin e përgatitjes së tyre për kurrikulën e re të Kosovës.

Çfarë përmban secila Pjesë?

Pjesa 1: Historiku dhe përdorimi i këtij Udhëzuesi

♦ Përmban arsyetimin dhe qëllimin e Kornizës së Kurrikulës të Kosovës dhe organizimin e informatave përkatëse.

Pjesa 2: Korniza e Kurrikulës së Kosovës: Përgatitja për ndryshim

♦ Përshkruhet çfarë është kurrikula e Kosovës, cilat janë parimet dhe qëllimet arsimore, si dhe kompetencat dhe rezultatet përfundimtare.

Pjesa 3: Metodologjia: Si japim mësim

♦ Paraqet parimet dhe qëllimet e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës për t’ju ndihmuar të përgatiteni tani për ndryshimet që do të vijnë;

♦ Përqendrohet në metodat dhe strategjitë e të nxënët me përqendrim në atë se si ju do të jepni mësim, për të lëvizur drejt qasjeve më ndërvepruese të mësimdhënies dhe me nxënësin në qendër.

Pjesa 4: Shembuj të mësimeve dhe strategji për zhvillimin e tyre

♦ Ofron udhëzime për planifi kimin e mësimeve; ofron shembuj të planeve ditore, duke përfshirë çështjet e ndërthurura, të mbledhura dhe të përshtatura nga mësimdhënësit e Kosovës; si dhe ofron modele të planeve ditore. Kjo pjesë përmban edhe një komponent të quajtur «Aktivitete Plotësuese», që ju mundësojnë të mendoni se si të pasuroni planifi kimin tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike për praktikën tuaj, si dhe të inkurajoni zhvillimin profesional me kolegët tuaj.

Page 15: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

14

Pjesa 5: Vlerësimi i të nxënët të nxënësve

♦ Shqyrton konceptet e vlerësimit të të nxënët të njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të nxënësve, dhe ofron shembuj mbi atë se si mund të përmirësoni praktikat tuaja të vlerësimit të nxënësve, për t’ua mundësuar nxënësve të mësojnë se si të mësojnë më mirë.

Pjesa 6: Sigurimi i gjithëpërfshirjes

♦ Këtu shtjellohen çështjet e gjithëpërfshirjes dhe ofrohen ide për mënyrat e shqyrtimit të çështjeve përkitazi me gjininë, pakicat etnike dhe komunitetet pakicë, nevojat e veçanta arsimore dhe aftësitë e kufi zuara brenda klasës suaj.

Burimet dhe zhvillimi profesional

♦ Ofron informata plotësuese për pjesën përkatëse.

A është ky udhëzues praktik? A mund të fi lloj ta përdor menjëherë?

Po, ky udhëzues ofron mundësi të mendoni për praktikat tuaja të mësimdhënies, të diskutoni dhe të shqyrtoni me kolegët tuaj mënyrën se si mund të fi lloni qysh tani të ecni drejt qasjes së të nxënët me nxënësin në qendër, me kurrikulën ekzistuese të vitit 2001. Kjo do të përforcojë përparimin dhe arritjet e nxënësve dhe do t’ju ndihmojë të përgatiteni për Kurrikulën e re të Kosovës.

Inkurajoheni të shtoni materiale të tjera mësimore nga klasa juaj, nga trajnimet që keni ndjekur dhe nga burimet që i keni këmbyer me kolegët tuaj.

Ju jeni një burim i rëndësishëm përmirësimi të praktikës suaj në klasë. Ky udhëzues synon të mbështesë rolin tuaj të përditshëm si mësimdhënës/lehtësues i të nxënët të nxënësve. Ai duhet t’ju ndihmojë që ju të:

♦ Përqendroheni në marrëdhëniet me nxënësit duke:

o Njohur rëndësinë e nxitjes së marrëdhënieve të mira të të nxënët midis jush dhe nxënësve tuaj;

o Frymëzuar të gjithë të rinjtë për arritje (gjithëpërfshirja); si dhe

o Ngritur aspiratat e nxënësve, dhe duke i sfi duar ata.

♦ Krijoni përvoja cilësore të të nxënët që:

o Janë në funksion të zhvillimit të kompetencave kryesore të kurrikulës;

o Janë kuptimplota dhe ua mundësojnë nxënësve të shohin lidhjet midis lëndëve të ndryshme, shkathtësive, çështjeve të ndërlidhura dhe vlerësimit; dhe

o Sigurojnë që secila përvojë e të nxënët bazohet dhe ndërlidhet me njohuritë dhe përvojat e nxënësit me botën që e rrethon..

Page 16: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

15

Pjesa 2

Korniza e Kurrikulës së Kosovës: Përgatitja për ndryshim

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?

Kjo pjesë përqendrohet në hyrjen në:

• Çfarë është kurrikula e Kosovës

• Qëllimet dhe parimet arsimore

• Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare

• Shkallët kryesore kurrikulare

Përgjigjet për pyetjet çfarë, pse dhe si për procesin e ndryshimit të kurrikulës, përmes:

• Diskutimit mbi atë se çfarë kuptimi ka kjo për ju si mësimdhënës; si dhe

• Përshkrimit të shkurtër se si do të ndryshoni praktikat tuaja të mësimdhënies.

Tani mund të fi lloni përgatitjet tuaja për ndryshimet që kërkohen nga Kurrikula e ardhshme e Kosovës.

PSE dhe SI?

Në këtë Udhëzues ne kemi në dispozicion Kornizën e miratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK) që do ta përdorim për zbatimin me kurrikulën e vitit 2001. Tani mund të fi lloni të lëvizni drejt një qasjeje ndërvepruese, me nxënësin në qendër, e cila çon drejt lehtësimit të të nxënët të nxënësve në formë të rezultateve të të nxënët dhe të kompetencave.

Kjo pjesë do t’ju ofrojë më shumë ndihmë për të kuptuar çfarë kemi, pse e kemi dhe si mund të fi lloni.

Page 17: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

16

Çfarë është Kurrikula e Kosovës?

Një interpretim i thjeshtë do ta përkufi zonte Kurrikulën e Kosovës si një sistem të tërësishëm të dokumenteve të Kurrikulës që përshkruajnë se çka, kur, si dhe me çfarë lloji dhe niveli të rezultateve mësimore të pritura do të mësohet në shkolla. Kurrikula e Kosovës e rregullon procesin e gjithëmbarshëm të mësimit në arsimin e obliguar në Kosovë.

Kurrikula e Kosovës është e organizuar në dy Komponente kryesore:

♦ Komponenti Konceptual (i hartuar tashmë) – i prezantuar në Kornizën e Kurrikulës të Kosovës (KKK), e miratuar nga MASHT-i

KKK-ja merr parasysh shumë ndryshime në sistemin arsimor që kanë ndodhur qysh prej hartimit të kurrikulës më 2001, si dhe sfi dat e reja të identifi kuara gjatë periudhës 2001 – 2008. Këto sfi da kërkojnë nga të rinjtë që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’i përdorur njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në kontekstin e zgjidhjes së problemeve të botës reale.

♦ Komponenti operacional (aktualisht në hartim e sipër) – që përbëhet nga:

Kurrikula Bërthamë e Kosovës (KBK) për nivelet formale të arsimit (fi llor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë)

Planet dhe programet orientuese të lëndëve për klasat 1 – 12

Dokumentet mbështetëse: pas hartimit të saj Kurrikula e Kosovës do të përfshijë dokumentet mbështetëse që përfshijnë tekstet shkollore, materialet për mësimdhënie e të nxënët, udhëzuesit për mësimdhënës, programe kompjuterike e CD-të arsimore, materialet për vlerësim dhe për provime si dhe instrumentet për monitorimim dhe vlerësimin e sigurimit të cilësisë.

Tani ju duhet të përgatiteni për këtë dhe të jeni në gjendje të përballeni me sfi da të reja, duke përfshirë qasjet e reja ndaj metodologjive, materialet për mësimdhënie dhe të nxënët, çështjet e ndërlidhura, vlerësimin dhe praktikat e gjithëpërfshirjes. Drejtori i shkollës do t’ju ndihmojë të zhvilloni praktikat tuaja për të përmbushur pritshmëritë e reja. Kurrikula e re që është duke u hartuar njëkohësisht respekton aspektet kryesore të shoqërisë kosovare dhe është në harmoni të plotë me zhvillimet dhe standardet ndërkombëtare në fushën e kurrikulave.

Qëllimet arsimore

Vizioni i arsimit në Kosovë – siç është promovuar me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës – është që t’i mundësojë individit të bëhet i pavarur, të jetë në gjendje të përmbushë qëllimet e tij/saj personale, si dhe të kontribuojë në përparimin, prosperitetin dhe mirëqenien e vazhdueshme të shoqërisë kosovare. Qëllimet kryesore që dalin nga ky vizion janë:

♦ Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore.

♦ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore e qytetare;

Më shumë

hollësi për këto Parime gjeni në

Pjesën 3 për Metodologjinë

Page 18: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

17

♦ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;

♦ Aftësimi për jetë e për punë në kontekste të ndryshimeve shoqërore e kulturore;

♦ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë;

♦ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare (që duhen arritur deri në fund të shkollimit të obligueshëm)

Në përputhje me vizionin dhe politikat e arsimit në të cilat bazohet Korniza e Kurrikulës së Kosovës, kompetencat kryesore të parashikuara për sistemin arsimor të Kosovës janë:

shum

ë ho

llësi

për

akt

ivite

tet p

ër s

ecilë

n ko

mpe

tenc

ë gj

eni

në P

jesë

n 4

për P

ërga

titje

n e

Plan

eve

Mës

imor

e

Nxënësi

shum

ë in

form

ata

për s

hkat

htës

itë d

he v

lerë

sim

in g

jeni

Pjes

ën 5

, për

Vle

rësi

min

e P

ërpa

rimit

të N

xënë

sit 6 Kompetencat kryesore

Që të rinjtë të bëhen

Rezultati përfundimtar

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Komunikues efektivë

Kompetenca e të menduarit

Mendimtarë Kreativë dhe kritikë

Kompetenca e të nxënët Nxënës të suksesshëm

Kompetenca e lidhur me jetën, punën dhe me mjedisin

Kontribuues produktivë për Kosovën dhe për shoqëritë e kombet e tjera

Kompetenca personale Individë të shëndetshëm që marrin vendime të bazuar në mençuri

Kompetenca qytetare Qytetarë të përgjegjshëm, aktivë dhe pjesëmarrës

Parimet e arsimit

Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në një numër parimesh të reja, të cilat synojnë të përmirësojnë gradualisht praktikat tuaja në klasë. Këto parime janë:

♦ Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;

Page 19: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

18

♦ Zhvillimi i kompetencave

♦ Mësimdhënia dhe të nxënët e integruar dhe koherent;

♦ Autonomi dhe fl eksibilitet në nivel shkolle;

♦ Përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Shkallët kryesore kurrikulare

Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e strukturuar në disa shkallë kurrikulare, të cilat përkufi zohen në përputhje me strukturën e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Shkallët përkufi zohen në periudha prej 1-3 vjetësh. Shkallët e kurrikulës përcaktojnë kërkesat kurrikulare dhe qasjet e mësimdhënies dhe të të nxënët. Në Kurrikulën Bërthamë do të përcaktohen për secilën shkallë të Kurrikulës tërësitë e:

♦ Kompetencave kryesore që duhet arritur;

♦ Kërkesat për përparim;

♦ Strukturës për organizimin e përvojave në mësimdhënie dhe të nxënët; dhe

♦ Qasjet ndaj vlerësimit dhe kriteret e vlerësimit.

Struktura e Kornizës së Kurrikulës, sipas shkallëve kurrikulare, refl ekton nevojën për:

♦ Më shumë transparencë dhe qartësi në artikulimin e qëllimeve dhe detyrave arsimore;

♦ Mundësinë e udhëzimeve konkrete për organizimin e aktiviteteve shkollore, me theks në metodat, rezultatet e të nxënët dhe mjetet specifi ke të vlerësimit;

♦ Pranimin e veçorive specifi ke të fazave zhvillimore dhe të qëllimeve specifi ke të secilës shkallë kryesore të kurrikulës; dhe

♦ Nevoja për të rritur shkallën e llogaridhënies së shkollave për cilësinë e arsimit që ofrohet në nivel shkolle dhe për përparimin e nxënësve drejt zhvillimit të kompetencave kryesore.

Tabela në vijim tregon se si do të bazohet Korniza e Kurrikulës së Kosovës në klasifi kimin standard ISCED të UNESCO-s. ISCED do të thotë Standardet Ndërkombëtare për Klasifi kimin e Arsimit. Shkallët kryesore të kurrikulës janë të ndërlidhura me nivelet e SNKA-ve në këtë tabelë.

Kërko më shumë

hollësi për këto Parime në Pjesën

3 Metodologjia

Page 20: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

19

Nivelet formale të sistemit arsimor të

KosovësSNKA Mosha e nxënësve

Shkallët kryesore të kurrikulës

Pas të mesmes 18 + Specializim pas të mesmes

I mesëm i lartë

Klasa 12

SNKA 3 15-17 SHK 6

Konsolidim dhe specializim

I mesëm i lartë

Klasat 10-11

SHK 5

Zhvillim i përgjithshëm dhe profesional

I mesëm i lartë

Klasat 8-9

SNKA 2 11-14 SHK 4

Përforcim dhe orientim

I mesëm i ulët

Klasat 6-7

SHK 3

Zhvillim i mëtutjeshëm dhe orientim

Arsimi fi llor

Klasat 3-5

SNKA 1

SNKA 0

5-10 SHK 2

Përforcim dhe zhvillim

Arsimi fi llor

Klasat 1-2

SHK 1

Përvetësim fi llestar

Arsimi parafi llor

Edukimi parashkollor SNKA 0 0-5 SHK 0

Edukim në fëmijëri të hershme

Më vonë, për moshat prej 0 deri 18 vjeç e më lartë, këto nivele duhet të ndërlidhen me Kornizën Evropiane të Kualifi kimeve dhe me Kornizën Kombëtare të Kualifi kimeve.

Page 21: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

20

Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët 3 dhe 4 të Kurrikulës, niveli 2 sipas SNKA.

Çfarë pritet se do të arrini

Shkalla Kryesore Kurrikulare 3 mbulon klasat 6 dhe 7, gjatë të cilave nxënësit kalojnë nëpër fazën e zhvillimit të mëtejmë dhe orientimit. Kjo shkallë synon të thellojë dijen në disa fusha, duke siguruar themelin për orientim në shkollimin e mëtejmë dhe në karrierë. Nxënësit u eksponohen sfi dave, siç janë:

♦ Zhvillimi i të menduarit abstrakt dhe kompleks (shkathtësitë mendore të rendit të lartë) që u duhet për të hulumtuar botën përreth dhe vetveten, si dhe për të zgjidhur problemet;

♦ Kultivimi i interesimit të vet për të njohur veten, të tjerët dhe mjedisin social dhe natyror;

♦ Zhvillimi i shkathtësive për vetëvlerësim;

♦ Zhvillimi i shkathtësive të komunikimit efektiv, përfshirë kodet matematikore dhe shkencore;

♦ Zgjerimi i mundësive për komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhën amtare, në gjuhën angleze dhe në gjuhën e dytë të huaj/njërën prej gjuhëve zyrtare;

♦ Zhvillimi i përgjegjësisë për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Klasat 8 dhe 9 (Shkalla Kryesore Kurrikulare 4) karakterizohen nga përforcimi dhe orientimi. Ato synojnë të orientojnë nxënësit për të marrë në shqyrtim opsionet e ndryshme të karrierës. Nxënësit u eksponohen sfi dave, siç janë:

♦ Përdorimi kritik i burimeve të informatave dhe i qasjeve ndaj llojeve të ndryshme të të dhënave;

♦ Zhvillimi i interesimit për jetën publike nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë në aktivitete jashtëshkollore;

♦ Ekspozimi ndaj çështjeve të ndryshme që lidhen me probleme jetësore nëpërmjet punës në projekte që do t’u ndihmojnë në konsolidimin e dijeve dhe në zhvillimin e mëtejmë të shkathtësive e të qëndrimeve;

♦ Njohja me zgjedhje të ndryshme për shkollim të mëtejmë dhe për karrierë;

♦ Aktivitete praktike për aftësim dhe orientim, të cilat u ndihmojnë në sqarimin e aspiratave të veta;

♦ Zhvillimi i shkathtësive për vetëvlerësim;

♦ Përforcimi i kompetencave për punë individuale e ekipore.

Page 22: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

21

Natyra e kurrikulës

Arsimi i mesëm i ulët u ofron nxënësve sfi da të reja për zhvillimin kognitiv, fi zik, personal, social dhe moral. Kureshtja normale e nxënësve kultivohet më tej për t’u siguruar që dija, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet e përvetësuara në këtë fazë do të mbesin bazë e qëndrueshme për nivelet më të larta të arsimimit.

Duke i plotësuar “shkathtësitë e tyre të leximit e shkrimit” të përvetësuara në nivelin paraprak të arsimit, nxënësit në këtë nivel ndihmohen për zhvillimin gradual dhe për përforcimin e këtyre shkathtësive duke e arritur nivelin e “shkrim-leximit funksional” dhe të qëndrueshëm për tërë jetën e vet dhe për aspekte të ndryshme, si: në informatikë, kulturë, shkencë dhe në teknologji. Kjo, në të vërtetë, nënkupton të mësuarit për qasje dhe përdorim efi kas dhe efektiv të informacioneve, vlerësim kritik dhe me kompetencë të informacioneve dhe përdorim të saktë dhe kreativ të po këtyre informacioneve.

Shkathtësitë vizuale dhe digjitale janë po aq të rëndësishme në këtë nivel. Shkathtësitë vizuale kanë të bëjnë me aftësinë e nxënësit që të deshifrojë, të interpretojë dhe të vërejë modelet e dijes dhe të shprehë idetë duke përdorur imazhe të ndryshme.

Shkathtësitë digjitale i ndihmojnë nxënësit për përdorimin efektiv të kohës dhe në shprehjen kreative të ideve të veta, duke identifi kuar dhe përdorur burimet e informacionit gjatë aktiviteteve ditore të të nxënët (biblioteka elektronike, uebfaqe të ndryshme shkencore, medie të besueshme e të tjera), duke organizuar dhe mirëmbajtur mjetet dhe detyrat e veta në format elektronik, duke bërë llogaritje të shpejta e të sakta e të tjera.

Në këtë nivel, kurrikula do të pasurohet edhe më tej duke i takuar nxënësit me një sërë përvojash mësimore (për shembull kombinimi i qasjeve praktike me ato konceptuale; të menduarit abstrakt dhe veprimi i kontekstualizuar, kontakti me realitetin virtual e me atë konkret); nxënësit ndihmohen që të identifi kojnë pëlqimet dhe fushat e veta të veçanta të interesimit.

Në nivelin e arsimit të mesëm të ulët, nxënësit përgatiten edhe më shumë për orientimin e tyre në karrierë duke u ndihmuar nga mentorë/këshilltarë profesionalë, të cilët i udhëzojnë ata që të ndjekin interesat e veta personale të të nxënët dhe të përcaktojnë si duhet opcionet e veta për të ardhmen.

Aktivitet plotësues

A e keni lexuar broshurën A5 për ndryshimet e parapara në kurrikulë? Quhet Korniza e Kurrikulës e Kosovës dhe është hartuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë në vitin 2011. Këtë dokument mund ta shkarkoni nga www.masht-gov.net ose të kërkoni një kopje nga [email protected] ose të shikoni Pjesën e Burimeve në këtë Udhëzues.

Çfarë do të thotë kjo për ju në klasë?

Roli juaj si mësimdhënës/e do të ndryshojë - pse?

♦ Për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve në shekullin 21;

♦ Për t’u përshtatur më mirë me kompetencat kryesore që duhet të përvetësohen nga të gjithë nxënësit, dhe me fushat e reja kurrikulare;

Page 23: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

22

♦ Koncepti i njohurive si përmbajtje, dhe rrjedhimisht si të kufi zuara, shndërrohet në koncept të njohurive si “proces” i të gjykuarit ose të arsyetuarit, pra jo të kufi zuara;

♦ Mësimdhënia dhe të nxënët varen nga puna kuptimplotë; si dhe

♦ Me ndryshimet në kurrikulë për të plotësuar nevojat e nxënësve, ju do të bëheni mësimdhënës më aktiv që lehtëson të nxënët – funksioni juaj do të jetë të lehtësoni procesin e të nxënët, duke u ndihmuar fëmijëve të bëhen nxënës tërëjetësorë.

Si do të ndryshojë roli juaj nga à mësimdhënia nëà lehtësimin e të nxënët

Më pak mësimdhënie Më shumë lehtësim

Përqendrim në ofrimin e përmbajtjes I interesuar për lehtësim të të nxënët

Ofrimi i njohurisë si përmbajtje Për lehtësimin e procesit të të nxënët për nxënësit – mësimdhënia e njohurive si proces i lehtësimit të të nxënët

Tekstet mësimore, ligjërata dhe të mësuarit përmendsh

Mjedis i të nxënët aktiv, brenda dhe jashtë klasës

Ofrim i burimeve të përcaktuara Udhëzime për burimet, organizues i mundësive

Ofrues informatash Mësimdhënës i teknikave të hulumtimit

Mësimdhënës që teston njohuritë Udhëzues për vetëvlerësim

Në rolin e ri ju do të:

♦ Kuptoni që njohuria është gjithkah përreth nesh dhe shtohet me një ritëm tejet të shpejtë.

♦ Kuptoni që në këtë epokë kuptimi i jetës është të mësosh dhe të ndjesh kënaqësi duke mësuar;

♦ Kuptoni se detyra juaj është të ndihmoni nxënësit të mësojnë dhe se më e rëndësishme është mënyra se si përzgjidhni dhe përdorni njohuritë sesa thjesht përvetësimi i tyre, dhe

♦ Bëheni mësimdhënës që shkon përtej transmetimit të njohurive, dhe i mëson nxënësit se si mund të kërkohen, të vlerësohen dhe të shfrytëzohen njohuritë si bazë për vendimmarrje dhe mësimnxënie të mëtutjeshme.

(Burim: Norman Goble. (The Changing Role of the Teacher). Paris, France: UNESCO 1977 p. 56)

Page 24: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

23

Më konkretisht, ju do të jeni mësimdhënës që:

♦ Lehtëson të nxënët e nxënësve dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota.

♦ Përdor një sërë metodash që u përshtaten rrethanave dhe nevojave të nxënësit në kontekstin e pedagogjive ndërvepruese.

♦ Përforcon lidhjet ndërmjet fushave kurrikulare dhe lëndëve dhe promovon të nxënët e integruar.

♦ Është në gjendje të integrojë çështjet e ndërlidhura, siç janë të drejtat e njeriut dhe edukimi për qytetari demokratike; edukimi për paqe; edukimi për zhvillim të qëndrueshëm; barazi gjinore; mirëkuptimi ndërkulturor; shkathtësitë jetësore; edukimi shëndetësor; edukimi ekonomik dhe edukimi për ndërmarrësi; edukimi për medie; TIK-u dhe të nxënët elektronik.

♦ Është i interesuar dhe në gjendje të marrë pjesë në zhvillimin e planeve e të programeve specifi ke dhe materialeve mësimore përkatëse, si dhe në zhvillimin e planeve fl eksibile individuale, të mësimit, në përputhje me parimin e autonomisë së shkollave.

♦ Ka aftësi të identifi kojë problemet/vështirësitë në të nxënë dhe të ofrojë mbështetjen e duhur.

♦ Është i/e interesuar për përparimin e nxënësve dhe për vlerësimin formativ nga perspektiva e ofrimit të udhëzimeve, këshillave, motivimit dhe përkrahjes për nxënësit.

♦ Komunikon mirë me nxënësit, prindërit dhe me palët e tjera të interesuara; dhe

♦ Është i/e interesuar dhe në gjendje të angazhohet në punë ekipore dhe merr pjesë në komunitetet e praktikës (grupe të nxëni me kolegët tuaj).

Page 25: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

24

Page 26: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

25

Pjesa 3

Metodologjia: Si japim mësim

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?Kjo pjesë është e përqendruar në:

Parimet kryesore të KKK-së të cilat duhet t’ju shërbejnë si udhëzime për planifi kimin e mësimeve :

• Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;

• Zhvillimi i kompetencave

• Mësimdhënia dhe të nxënët e integruar dhe koherent;

• Autonomi dhe fl eksibilitet në nivel shkolle;

• Përgjegjësia dhe llogaridhënia

Qasjet metodologjike, duke përfshirë strategji dhe praktika specifi ke në përputhje me parimet e KKK-së, nëpërmjet:

• Krijimit të një ambienti mbështetës;

• Zbatimit të qasjeve dhe të praktikave të të nxënët aktiv dhe të zgjidhjes së problemeve; dhe

• Adresimit të sfi dave dhe këshilla për situatat në klasën tuaj, të cilat zakonisht përfshijnë klasa me numër të madh nxënësish, mësimin me ndërresa dhe materiale dhe burime të kufi zuara.

Si është e organizuar kjo pjesë ?

Pjesët 1 dhe 2 janë përqendruar në atë se çfarë synojmë t’u mësojmë nxënësve dhe pse ua mësojmë:

♦ Ndryshimet kurrikulare dhe ndryshimet në mësimdhënie duhet të përballen me sfi dat e reja që dalin nga nevojat gjithnjë në ndryshim të shoqërisë kosovare, nga ndryshimi i bazës së njohurive në lëndët e ndryshme dhe nga kërkesat e nxënësve për shkathtësi jetësore;

Page 27: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

26

♦ Mjetet mësimore dhe mundësitë janë zgjeruar shumë, kështu që ne nuk mund të mbështetemi më në “ligjërimin” si mënyrë e mësimit të tërë njohurive në kurrikulë. Në vend të kësaj, duhet t’i ndihmojmë nxënësit të zbulojnë se si të mësojnë duke i hartuar mësimet / përvojat mësimore me qasje më aktive dhe të bazuar në zgjidhjen e problemeve; dhe

♦ Roli juaj në mësimdhënie tani duhet të ndryshojë drejt lehtësimit, dhe ju duhet të përqendroheni në krijimin e mësimeve/përvojave të diferencuara, për t’iu përshtatur nevojave dhe aftësive të ndryshme të nxënësve. Kjo ecje drejt lehtësimit të të nxënët të nxënësve është e rëndësishme për zotërimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive të shekullit 21.

Në pjesën 3 do të lexoni më shumë për mësimdhënien dhe të nxënët me nxënësin në qendër. Me zhvendosjen e rolit tuaj kah lehtësimi, ju do të mësoni të përdorni një spektër më të gjerë të qasjeve të të nxënët për të siguruar që mësimdhënia juaj i merr parasysh parimet e KKK-së.

Do të mësoni të merrni parasysh individualitetin e nxënësve, si dhe të mundësoni më shumë aktivitete që janë kuptimplote dhe relevante nga këndvështrimi i tyre; aktivitete që mund t’u ndihmojnë nxënësve të zgjerojnë horizontin e tyre, si dhe të jenë të vetëdijshëm për sfi dat dhe mundësitë e reja dhe të ndryshme në të nxënët e tyre.

Kjo pjesë ju ofron disa shembuj specifi kë mbi atë se si duhet të ndryshoni ju. Tabela e mëposhtme ilustron se si qasja juaj mund të ndryshojë, me një shembull në lëndën e historisë, ku kërkohet prezantimi i konceptit të “kronologjisë”:

Të ndryshuarit kah mësimdhënia e përqendruar në nxënësin në Histori

Prezantimi i idesë së kronologjisë

Qasja tradicionale me tekstin mësimor

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve të gjejnë faqen në libër, ta lexojnë dhe ta diskutojnë.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve që i bën mësimdhënësi.

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të diskutojnë në grupe rreth disa pyetjeve, ose i pyet individualisht.

Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit që t’u përgjigjen pyetjeve individualisht në fl etoret e punës.

Qasja me nxënësin në qendër

Mësimdhënësi pyet nxënësit për kuptimin e kronologjisë. Njëri nxënës caktohet të shkruajë idetë në tabelë. Shpjegoni që kjo ka të bëjë me renditjen e ngjarjeve, si dhe ndryshimet në kohë.

Mësimdhënësi përshkruan gjuhën historike që nxënësit duhet ta përdorin, p.sh. burimet, dëshmitë, ngjarjet, personalitetet, pikat e kthimit, e kaluara, e tashmja, e ardhmja, dekada, shekulli, mijëvjeçari.

Mësimdhënësi shpërndan zarfe që përmbajnë një sërë letrash me persona të rëndësishëm apo ngjarje të rëndësishme në epoka (8 letra do të ishte ideale).

Page 28: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

27

Mësimdhënësi siguron që secila letër të ketë informata të rëndësishme në anën e prapme për personin apo ngjarjen, që ndihmojnë për gjetjen e atij personi apo ngjarjeje në kohë.

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve t’i vendosin letrat në renditje nga e kaluara tek e tashmja, si dhe të jepin arsye pse i kanë vendosur letrat në atë renditje.

Mësimdhënësi shkon te secili grup për të parë nëse e kanë kryer detyrën.

Mësimdhënësi vizaton një rrjedhë kohore në një letër të madhe dhe e vendos në murin e klasës; i kërkon secilit grup të zgjedhë një ngjarje apo një person dhe vend në rrjedhën kohore; nxënësi arsyeton pozitën në rrjedhë duke iu referuar informatave në kartë.

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve të krahasojnë ngjarjet e tyre me të tjerët, përmes pyetjeve si:

• A mund të ketë jetuar ky person në kohën e personit tjetër?

• A mund të ketë qenë ky person gjallë kur kjo ka ndodhur?

• Si është ky person ndryshe nga personi tjetër?

• Çfarë e bën këtë ngjarje të ndryshme nga ajo ngjarje?

Mësimdhënësi i referohet gjuhës specifi ke të historisë, si dhe siguron që edhe nxënësit ta përdorin atë.

Është me rëndësi që të zotëroni një spektër të gjerë metodash të mësimdhënies duke balancuar ndërmjet metodologjive të nxënësit në qendër dhe mësimdhënësit në qendër varësisht nga ajo se cila u përshtatet më mirë nxënësve dhe rezultateve mësimore të vendosura për secilën orë mësimore.

Aktivitet plotësues

Kur mendoni për ndryshimet e ardhshme të kurrikulës, si do të zhvilloni mësimdhënien tuaj ashtu që të gjithë nxënësit të mund të ndjehen të përfshirë? Çfarë ndryshimesh të stilit të mësimdhënies mund të jenë të nevojshme? Më shumë informata mund të gjeni në Pjesën 6 mbi Gjithëpërfshirjen.

Page 29: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

28

Korniza e Kurrikulës e Kosovës e vitit 2011 (KKK) ju ofron udhëzimet që ju duhen për të fi lluar të përdorni metodologjitë me nxënësin në qendër, ndërkohë që jemi duke e hartuar kurrikulën e re të Kosovës.

♦ Gjatë përgatitjes së planeve ditore, është me rëndësi t’i merrni parasysh parimet e KKK-së së re. Më poshtë ofrohen më shumë hollësi për këto parime, për të orientuar disenjmin e mësimeve tuaja.

Korniza e Kurrikulës së Kosovës – Pesë parimet arsimore

1. Gjithëpërfshirja: Çdo fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor

Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes. Ju duhet të keni parasysh:

♦ Të nxënët që është i ndërlidhur me prejardhjen e nxënësit, njohuritë dhe përvojat paraprake, interesimet, potencialet dhe kapacitetet;

♦ Të nxënët kuptimplotë dhe miqësor për nxënësit (për shembull, detyra praktike, zgjidhje problemesh, orientim kah jeta e vërtetë); dhe

♦ Angazhimin aktiv dhe pronësinë e drejtpërdrejtë të nxënësve në negocimin, përzgjedhjen, planifi kimin, organizimin dhe menaxhimin e përvojave të të nxënët, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, si dhe në gjendje të vlerësojnë dhe vetë-vlerësojnë rezultatet e të nxënët të tyre.

2. Zhvillimi i kompetencave

Korniza e Kurrikulës së Kosovës i përcakton kompetencat kryesore për arsimin, si dhe për jetën dhe punën, të cilat duhet të zotërohen nga të gjithë nxënësit deri në përfundim të arsimit të obligueshëm. Qasja e bazuar në kompetenca ka implikime të rëndësishme për praktikat tuaja në klasë; për shembull:

♦ Riformulimi i fjalive që përshkruajnë të nxënët e nxënësve në formë të rezultateve të të nxënët;

♦ Integrimi i çështjeve të ndërlidhura në mësimet tuaja, si për shembull i shkathtësive jetësore (më shumë për këtë në Pjesën 4); dhe

Zbatimi i mësimdhënies dhe të të nxënët më ndërveprues, me ç‘rast ju do të mbani mësim më pak dhe do t’ju ndihmoni nxënësve të mësojnë duke bërë gjëra, do të përqendroheni në vlerësimin formativ dhe progresiv duke zbatuar Vlerësimin për të nxënët (më shumë për këtë në Pjesën 5 për vlerësimin e përparimit të nxënësve).

Më shumë rreth

Vlerësimit te Përparimit të

nxënësve mund të gjeni në Pjesën

5, Vlerësimi i Përparimit të

nxënësve

Page 30: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

29

3. Mësimdhënie dhe të nxënët e integruar dhe koherent

Korniza e Kurrikulës e Kosovës parasheh fusha të gjera kurrikulare. Kjo nënkupton se kurrikula do të mësohet nëpërmjet Fushave të gjera Kurrikulare ku përmbajtja specifi ke e një lënde ndërlidhet me çështjet ndërlidhura dhe me ndërtimin e sistemit koherent të kompetencave kryesore.

Integrimi i mësimdhënies dhe të nxënët do të thotë:

♦ Fuqizimi i ndërlidhjeve të rëndësishme midis fushave kurrikulare të gjera, ku përmbajtja e lëndës së veçantë ndërlidhet me çështjet e ndërlidhura, gjë që kontribuon në zhvillimin e kompetencave kryesore;

♦ Të nxënët e integruar përkrahet nga kurrikulat e integruara lëndore, për shembull shkencat natyrore dhe studimet shoqërore në klasat e arsimit fi llor dhe të atij të mesëm të ulët;

♦ Ndërlidhje e rëndësishme midis qasjeve konceptuale dhe dimensioneve praktike, si aplikimi i njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave në kontekstin e aktiviteteve praktike dhe të zgjidhjes së problemeve, që janë të ndërlidhura me situatat nga jeta e përditshme;

♦ Integrimin e fushave të reja kurrikulare që refl ektojnë zhvillimet në sferën shoqërore, ekonomike, kulturore apo të shkencës në epokën digjitale (si TIK, jo si lëndë, por si mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit), qytetarisë demokratike, vizionit ndërkulturor, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm;

♦ Perspektivë e të nxënët gjatë gjithë jetës, në mënyrë që nxënësit të përballen, gjatë gjithë jetës, me sfi da e mundësi përditë e më të ndërlikuara brenda një shoqërie dhe një ekonomie të dijes dhe mësimit; si dhe

♦ Më shumë përqendrim në kompetencat kreative, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetenca për të gjetur dhe për të përpunuar informata në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme, të nxënët elektronik, si dhe kompetencat për shfrytëzim të teknologjive ekzistuese dhe të atyre që do të vijnë me epokën digjitale.

4. Autonomi dhe fl eksibilitet në nivel shkolle

Korniza e Kurrikulës së Kosovës mundëson nisma të decentralizuara dhe fl eksibile me bazë në shkollë, si dhe vendimmarrje e kreativitet në çështjet kurrikulare. Kjo domethënë se secila shkollë mund të ndërtojë “personalitetin” e vet (kulturën e brendshme të shkollës) në interesin më të mirë të nxënësve të saj. Kjo nënkupton se mësimdhënësit do të:

♦ Hartojnë planet e tyre vjetore të mësimdhënies dhe do të kenë fl eksibilitet për përdorimin e kohës në dispozicion, duke lejuar për më shumë mësimdhënie dhe të nxënë ndërveprues, përfshirë përcaktimin e përqindjes minimale të kohës së ndarë për secilën fushë dhe shkallë kryesore kurrikulare (për çdo dy ose tri vite shkollore). Planet e mësimdhënies për lëndët e caktuara dhe për vitin shkollor mund të hartohen në nivel shkolle;

Fusha e kurrikulës: Një kategori e gjerë mësimore qëgrupon lëndët që kanë qëllime dhe detyratë përbashkëta në shpjegimin dhe në të nxënët e njohurive, aftësive, qëndrimeve/ vlerave.

Rezultat i të nxënët:

Pohimet që përshkruajnë se çfarë dinë, besojnë, vlerësojnë dhe janë në gjendje të bëjnë nxënësit.

Page 31: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

30

♦ Organizohen me kolegët e tyre për të mundësuar shfrytëzimin maksimal të shkathtësive dhe potencialit të tyre;

♦ Planifi kojnë dhe shfrytëzojnë pjesën zgjedhore të kurrikulës për të shtuar kohën e ndarë për fushat e caktuara mësimore; si dhe

♦ Hartojnë programe shtesë për t’i plotësuar nevojat e nxënësve dhe për të pasqyruar rrethanat e asaj shkolle.

5. Përgjegjësia dhe llogaridhënia

Korniza e Kurrikulës së Kosovës krijon hapësirë për angazhim aktiv të shkollave e të mësimdhënësve në aspektet kryesore të hartimit të kurrikulës. Kjo do të thotë që shkollat dhe mësimdhënësit duhet të përfshihen në:

♦ Hartimin e kurrikulës për të siguruar cilësinë e zbatimit nëpërmjet rishikimit të planeve e të programeve ekzistuese, materialeve të mësimdhënies e të nxënët dhe teksteve shkollore për të avancuar të nxënët dhe përparimin e nxënësve; dhe

♦ Proceset e vënies në jetë të kurrikulës dhe në mbledhjen e analizën e të dhënave në mënyrë që të mund të fi lloni të punoni në të gjitha nivelet e kurrikulës në zbatimin e Parimeve të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës në praktikën tuaj të mësimdhënies.

Si të fi llohet?

Ekzistojnë shumë qasje dhe strategji të dëshmuara për lehtësimin e të nxënët pa marrë parasysh fushën kurrikulare. Tri nga më të rëndësishmet që i mbështesin parimet e KKK-së janë:

♦ Krijimi i një mjedisi në shkollë e në klasë ku nxënësi ndihet i mirëpritur dhe të lidhur me njëri-tjetrin, me mësimdhënësin dhe me shkollën;

♦ Krijimi i mësimeve me qasje dhe teknika të të nxënët aktiv; dhe

♦ Përdorimi i strategjive të Zgjidhjes së Problemeve dhe të të Menduarit Kritik.

Page 32: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

31

Këto diskutohen në vijim.

Mjedisi i klasës dhe i shkollës:

Përfshirja e strategjive për mësimdhënie me paralele të mëdha

Nxënësit mësojnë më së miri në një hapësirë ku ndjehen të vlerësuar dhe të përfshirë, si dhe ku kanë hapësirë dhe burime materiale të cilat mbështesin qasjet e të nxënët aktiv.

Edhe pse Kosova është duke punuar shumë në ndërtimin e shkollave të reja, heqjen e ndërresave të shumta, si dhe zhvillimin e materialeve e të teksteve shkollorë të kurrikulës, si mund të përballeni me sfi dat e krijimit të një qasjeje mirëpritëse, pozitive dhe aktive të të nxënët në klasën tuaj, ashtu si është tani?

Hapi 1: Kuptoni që nuk jeni vetëm

Shumë mësimdhënës, sidomos në shoqëri që përpiqen të ndërtojnë sisteme të reja politike, që zhvillojnë qasje të reja dhe që përballen me situata të paskonfl iktit, përballen me sfi da të ngjashme. Edhe ata kanë pak resurse dhe hapësira të kufi zuara fi zike dhe mësimdhënësit e kanë të vështirë të lëvizin prej orientimit të mësimdhënies në përqendrimin në të nxënë dhe në praktikë.

Hapi 2: Në vend se …

T’ju tregoni nxënësve për njohuritë kryesore në fushën tuaj (edhe nëse i dini të gjitha njohuritë që do t’ju duhen për shekullin 21)

♦ Ju mundeni …….

T’i ndihmoni ata të zbulojnë vetë njohuritë kryesore përmes të nxënët aktiv dhe të menduarit kritik/zgjidhjes së problemeve.

Për shembull: Nuk ka nevojë të hiqni dorë krejtësisht nga qasja e ligjërimit, por mund ta përdorni më shkurt gjatë një ore, apo aspak në disa mësime. Përdoreni vetëm me qëllim që t’u ndihmoni nxënësve t’u qasen informatave thelbësore. Ligjërata shpjeguese bëhet një qasje që e përdorni më pak, derisa nxënësit angazhohen më shumë duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur probleme, derisa ju vetë ecni drejt një stili më ndërveprues të mësimit.

♦ Në vend se …

♦ Të punoni vetëm, me derën e klasës të mbyllur

♦ Mund të ….

♦ Filloni punën me kolegët tuaj dhe të këmbeni informatat, sukseset dhe sfi dat përkitazi me përshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies.

Page 33: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

32

Për shembull: Mund të ndihmoni në ndërtimin e komuniteteve profesionale mësimore, duke mësuar nga mësimdhënësit e tjerë në shkollën tuaj, shkollat e tjera, në komunitetin tuaj dhe burime të tjera nga jashtë; duke këmbyer informatat, sukseset dhe sfi dat lidhur me përshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies – një faktor i fuqishëm në ndryshim është mësimi nga njëri-tjetri.

Hapi 3: Eksperimentimi me strategji të ndryshme

Mbani mend që, ashtu siç përshkruhet në këtë Udhëzues, ekzistojnë qasje, strategji e praktika të dëshmuara që mund të avancojnë mësimdhënien. Mund të fi lloni tani, edhe pse ju dhe nxënësit tuaj nuk keni kushte ideale për të zbatuar të nxënët me nxënësin në qendër, ashtu siç përshkruhet me parimet e KKK-së. Tani mund të ndryshoni qasjen e “listës së gjërave që do tua thoni nxënësve” për të kaluar në krijimin e “listës së problemeve themelore apo pyetjeve që do t’ua bëni”, në mënyrë që nxënësit të mund të hulumtojnë me udhëzimet tuaja.

Hapi 4: Veprimi

Veproni duke zbatuar disa nga sugjerimet nga kjo pjesë dhe duke shkëmbyer përvojën tuaj me të tjerët për të përmirësuar praktikën tuaj SOT.

Aktivitet plotësues

Shumë sugjerime të dhëna më poshtë janë marrë nga Këshillat praktike të UNESCO-s për mësimdhënie në paralele të mëdha; më shumë informata mund të gjeni në:

unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdf http://www2.unescobkk.org/elib/publications/095/Teaching_Large_Classes.pdf

Më poshtë janë dhënë disa ide që janë nxjerrë nga dokumenti i UNESCO-s, Këshilla praktike për mësimdhënie në klasa të mëdha:

Mjedisi fi zik – Struktura dhe burimet mësimore për orë mësimi

Si mund ta bëni klasën tuaj më efektive për strategjitë e të nxënët aktiv?

♦ Më së miri është që karriget të jenë të rregulluara ashtu që nxënësi të mund të shohin njëri-tjetrin, por edhe mësimdhënësin.

♦ Mendoni për plane të ndryshme rregullimi të karrigeve për punë në grupe dhe në çifte, nëse është e mundur duke lëvizur karriget dhe bankat në rreth apo në formë patkoi për aktivitete e diskutime.

♦ Nëse bankat dhe karriget duhet të jenë të rregulluara për ligjërata, lëvizni nëpër klasë mes rreshtave e bankave për t’u afruar me nxënësit.

“Mbani mend:

Sa më të afërt të jeni në kuptimin e sjelljes dhe interesimit të vërtetë dhe lëvdatave, aq më shumë ka mundësi që nxënësit të ndjehen rehat në biseda me juve dhe në dëgjim”.

Page 34: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

33

♦ Angazhoni nxënësit të hulumtojnë se si mund të reduktohen ndjenjat e rrëmujës dhe të hutisë.

♦ Kërkoni nga nxënësit të shprehin idetë e tyre për t’i bërë të ndjehen më rehatshëm dhe të kyçen me dëshirë në diskutime apo aktivitete grupore.

♦ Përpiquni t’i largoni orenditë e panevojshme.

♦ Lehtësoni lëvizjen duke hartuar planet themelore për hyrje e dalje nga klasa, si të formohen grupe të vogla shpejt, përcaktoni udhëzimet për aktivitetet e zakonshme, si shpërndarja e materialeve, dorëzimi i materialeve/detyrave.

♦ Inkurajoni nxënësit që të mbajnë një ditar pune dhe ta marrin me vete në shkollë dhe në shtëpi për t’ua treguar prindërve.

Mjedisi psiko-social – Mënyrat e promovimit të të nxënët si komunitet, për të mënjanuar ndjenjën e rrëmujës dhe për t’u përballur në mënyrë të efektshme me sjelljet e këqija

Çfarë mund të bëni për të ndërtuar një komunitet të të nxënët që nxit angazhimin aktiv? Kërkoni mënyra për ta bërë klasën e madhe të ndjehet më e vogël:

♦ Qëndroni më vonë në ditë të caktuara, shkoni më herët në ditë tjera, për të pasur mundësi për bisedë individuale me nxënësit.

♦ Gjeni mënyra për t’i mbajtur mend dhe për t’i përdorur në mënyrë aktive emrat e nxënësve– skicat e karrigeve/grupeve, fotografi të, kartelat e emrave, apo letrat me emrat e tyre me shkronja të mëdha para tyre; kërkoni që të bëjnë profi le personale.

♦ Ecni nëpër klasë; kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë t’i shpërndani materialet, ofroni demonstrime, bëni aktivitete të të nxënët.

♦ Ndajini nxënësit në “grupe shtëpiake”, dhe nëse janë të ulur në rreshta, ndajini në grupe prej 5-6 vetash. Këto grupe do të bëhen grupe të vogla të të nxënët për kryerjen e shumicës së aktiviteteve dhe detyrave të klasës.

♦ Jini personal – person real për nxënësit – fl isni për atë se sa me rëndësi është mësimi i tyre për juve, si dhe ofroni shembuj të përshtatshëm në mësimet tuaja për sfi dat dhe sukseset tuaja.

♦ U lejoni nxënësve të shprehin vetveten; përdorni teknika që i mundësojnë secilit nxënës të fl asë ose të vendosë nëse do të shprehet ndonjëherë tjetër

♦ Inkurajoni pyetje dhe komente – pyetini nxënësit “A keni pyetje lidhur me …?” dhe përgjigjuni “Bëtë mirë që më pyetët” ose “Kjo është pyetje e mirë”.

♦ Veprimet joverbale tregojnë mbështetje, si buzëqeshja dhe pohimi me kokë.

♦ Pranoni që disa koncepte janë të vështira, dhe për t’i ndihmuar ata t’i kapërcejmë këto, tregojuni disa vështirësi që i keni pasur vetë: inkurajoni t’i ndajnë me juve vështirësitë e tyre.

“Mbani mend:

Sa më të afërt të jeni në kuptimin e sjelljes dhe interesimit të vërtetë dhe lëvdatave, aq më shumë ka mundësi që nxënësit të ndjehen rehat në biseda me juve dhe në dëgjim”.

Mendoni si mund

të përdorni më mirë në klasë rezervuarin e madh të shkathtësive të

nxënësve.

Page 35: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

34

Caktoni rregulla të arsyeshme për sjelljen e nxënësve

Të gjitha klasat kanë nevojë për sjellje me respekt për të funksionuar mirë, sidomos në një ambient të të nxënët aktiv ku zgjidhen problemet.

♦ Angazhoni nxënësit për vendosjen e rregullave të klasës – theksoni bashkëpunimin dhe konsideratën.

♦ Provojeni qasjen ‘e bazuar në të drejta: ‘”Mund të bëni çfarë të doni në këtë klasë nëse ajo që bëni nuk ndërhyn në të drejtat e të tjerëve, si ato të mësimdhënësit apo të nxënësve të tjerë”. Pastaj, kërkoni nga vetë nxënësit të identifi kojnë sjelljet që janë të pranueshme dhe të papranueshme; bëni vetëm disa rregulla që theksojnë sjelljen e mirë, si “duart dhe këmbët të mbahen afër vetes”.

♦ Caktoni rregulla me të cilat mbahet pastër ambienti në klasë dhe të cilat nxisin mësim të suksesshëm; theksojeni që është mirë të kemi mendime të ndryshme, por nxënësit do të diskutojnë kuptimin e ideve, e jo meritat e personit.

♦ Përdorni teknika pozitive të disiplinimit – theksojeni kur sillen mirë, injorojini sjelljet e pahijshme të nxënësve kur janë të vogla, thjesht qëndroni afër tyre me një “shikim të rreptë” pa folur fare.

Fuqizimi i zërit të nxënësve në klasë, shkollë dhe komunitet

Shumë mësime mund të përmirësohen me përfshirjen më të afërt të nxënësve në zhvillimin e aktiviteteve interesante dhe në sigurimin e burimeve.

Aktivitetet e shënuara më poshtë do t’u japin nxënësve një ndjenjë të vërtetë interesimi për shkollën. Varësisht nga niveli i klasës, nxënësit mund të:

♦ Të presin vizitorët në shkollë dhe të marrin përsipër detyra të zyrës së pranimit;

♦ Të shërbejnë si ciceronë për vizitorët;

♦ Të angazhohen në përgatitjen e mjeteve mësimore;

♦ Të diskutojnë me mësimdhënësit cilat lloje të mësimeve funksionojnë më së miri, si dhe pse;

♦ Të identifi kojnë temat për mësim në baza projektesh;

♦ T’u ofrojnë këshillim dhe ndërmjetësim bashkëmoshatarëve të tyre;

♦ Të përfshihen në këshilla të klasës dhe të shkollës;

♦ Të marrin pjesë në diskutime grupore me kolektivin e shkollës;

♦ Të organizojnë takime pune për të hulumtuar problemet e shkollës, si mbeturinat, apo kryerjen e sondazheve;

♦ Të ndihmojnë në planifi kimin e ngjarjeve të ardhshme;

♦ Të ndihmojnë e të kujdesen për klube sportive pas shkollës;

♦ Të udhëheqin Klubet e Gjelbra për riciklim; si dhe

♦ Të ndihmojnë në disenjimin dhe promovimin e shkollës përmes faqeve të internetit apo broshurave

Page 36: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

35

Qasja e të nxënët aktiv

Nxënësit dhe nevojat e tyre të të nxënët janë në thelb të të nxënët aktiv. Ekzistojnë një sërë strategjish të mësimdhënies që mund të aplikohen për të angazhuar nxënësit në mënyrë aktive në procesin e të nxënët, përfshirë diskutime në grupe, zgjidhjen e problemeve, studime rasti, hartimin e ditarëve dhe grupe të strukturuara të të nxënët. Janë të shumta përfi timet nga aktivitete të tilla. Ato përfshijnë përmirësimin e shkathtësive të të menduarit kritik, ruajtjen dhe transferimin më të mirë të informatave të reja, motivimin e shtuar dhe shkathtësi të përmirësuara ndërpersonale.

Të nxënët aktiv është:

♦ Të nxënët duke vepruar, duke përfshirë nxënësin në procesin e mësimit;

♦ Të nxënët përmes situatave, ku nxënësit i zgjidhin problemet në vend që t’u tregohet përgjigjja; dhe gjithashtu

♦ I quajtur edhe të nxënët nga përvoja.

Të nxënët aktiv:

♦ Kërkon që të jeni partner në të nxënët;

♦ Frymëzon nxënësit që të kërkojnë vetë të dinë;

♦ Kërkon që t’i pajisni nxënësit me shkathtësi dhe kompetenca për të mësuar vetë

Si mund ta dalloj Qasjen e të Nxënët Aktiv?

♦ Të nxënët aktiv i angazhon nxënësit drejtpërsëdrejti në çështje dhe në ngjarje – në gjëra që janë të rëndësishme për ta.

♦ Llojet e angazhimit të nxënësve përfshijnë fushata dhe punë hulumtuese, punë me projekte, prezantime ose pjesëmarrje në ditë të veçanta – për shembull në Ditën e Tokës.

♦ Të nxënët aktiv përfshin angazhimin në situata imagjinare ose hipotetike, simulime ose lojëra, drama ose lojë me role.

♦ Sfi da juaj më e madhe është që t’u lejohet nxënësve që të bëjnë atë që dinë ta bëjnë më së miri duke u dhënë atyre përgjegjësi.

Si mund të fi lloj?

♦ Ndihmoni nxënësit që të gjejnë dhe ta ndjekin pasionin e vet të të nxënët;

♦ Përdorni teknologjitë e reja për të ndihmuar të nxënët e nxënësve;

Të nxënët

aktiv nënkupton cilëndo qasje që

angazhon nxënësit duke ia përshtatur të

nxënët interesimeve, të kuptuarit dhe shkallës së

zhvillimit të nxënësit. Shpesh përfshin aktivitete praktike

e origjinale.

Page 37: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

36

♦ Udhëzoni nxënësit që të hulumtojnë dhe të kuptojnë për gjërat që u interesojnë më shumë në programin e mësimit;

♦ Inkurajoni nxënësit që të shkëmbejnë mendimet e veta me të tjerët dhe të gjejnë përgjigje për pyetjet e veta; dhe

♦ Kërkoni nga ata të bëjnë prezantime për të shkëmbyer rezultatet e veta me të tjerët.

Aktivitet plotësues

Planifi kimi i një aktiviteti të të nxënët aktiv

Pyetjet në vijim do t’ju ndihmojnë që të sqaroni qëllimet dhe strukturën tuaj gjatë planifi kimit të një aktiviteti të të nxënët aktiv.♦ Cilat janë objektivat tuaja për këtë aktivitet?

♦ Kush do të ndërveprojë? Gjatë punës në çifte, a do të punojnë nxënësit me dikë ulur pranë, me dikë përpara apo prapa tyre? A do të duhej të punonin me dikë me origjinë tjetër? Apo me dikë që nuk e njohin?

♦ Në cilën pjesë të orës mësimore ndodh aktiviteti? Në fi llim? Në mes? Në fund? Sa kohë dëshironi të shpenzoni në të?

♦ A do t’i shkruajnë nxënësit përgjigjet/idetë/pyetjet apo vetëm do t’i diskutojnë ato?

♦ A do t’i dorëzojnë nxënësit përgjigjet, apo jo? Nëse kërkohet nga ta që të dorëzojnë përgjigjet, a do të shkruajnë emrat e vet në përgjigje?

♦ A do t’u lejoni nxënësve një ose dy minuta që të mendojnë para se të përgjigjen apo do të fi lloni menjëherë diskutimin?

♦ A do t’i vlerësoni përgjigjet e tyre me notë, apo jo?

♦ Si do të shkëmbejnë nxënësit punën e vet në çifte me tërë klasën? A do të kërkoni përgjigjet nga nxënësit në mënyrë të rastësishme apo do të kërkoni vullnetarë?

♦ Nëse nxënësit u përgjigjen pyetjeve tuaja, si do të siguroheni që ata të kuptojnë drejt rezultatin e përgjigjeve të tyre? (Shpesh ndodh që mësimdhënësi i diskuton përgjigjet e nxënësve pa treguar se cilat janë “të sakta” dhe kjo shpesh i huton nxënësit. Edhe në rastet kur nuk ekziston një përgjigje absolutisht “e saktë“, nxënësit megjithatë duan ta dinë qëndrimin e mësimdhënësit për këtë pyetje).

♦ Çfarë përgatitjesh ju duhen për të përdorur këtë aktivitet? Çfarë përgatitjesh u duhen nxënësve për pjesëmarrje të plotë në aktivitet?

Page 38: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

37

Çelësi i suksesit

♦ Bëhuni kreativ! Krijoni strategji të reja dhe i përshtatni ato varësisht nga nevojat.

♦ Filloni nga e vogla dhe mos e zgjatni shumë.

♦ Zhvilloni një plan për aktivitet të të nxënët aktiv, provojeni, mblidhni komentet, modifi koni e pastaj dhe provoni prapë.

♦ Filloni që nga dita e parë e punës dhe vazhdoni ashtu deri në fund. Nxënësit do të mësohen më të, do të presin aktivitete dhe do të kenë rezultate më të mira.

♦ Flisni haptas me nxënësit pse punoni kështu dhe çfarë dini për këtë proces të nxënët.

♦ Kërkoni nga nxënësit të ndryshojnë vendet e uljes për të shtuar gjasat që ata të punojnë me nxënës të ndryshëm. Kërkoni nga nxënësit që kohë pas kohe të punojnë në çift me nxënësin e ulur prapa, pasi zakonisht shokët ulen pran njëri-tjetrit.

♦ Përdorni në testet tuaja pyetjet nga aktivitetet në klasë. Për shembull, përdorni një pyetje të shkurt të eseve që e keni përdorur në mendo/bashkëpuno/ shkëmbe.

♦ Vendosni bashkë me nxënësit një sinjal për të ndaluar së foluri.

♦ Kohë pas kohe kërkoni nga çiftet të shkëmbejnë punën dhe idetë e veta.

♦ Gjeni një ose dy kolegë/e me të cilët do të planifi koni (dhe madje edhe të organizoni mësimin me ta), gjatë kohës kur jeni duke zbatuar aktivitetet e të nxënët aktiv.

♦ Vazhdoni të mësoni përmes punëtorive, aktiviteteve të leximit dhe aktiviteteve praktike. E përshtatur nga burime në internet

Aktivitet plotësues

Si mund të përmirësohet të nxënët aktiv në klasë? Provojeni aktivitetin në vijim në orën tuaj të ardhshme:

1. Nxënësve u jepen disa pyetje që duhet t’i trajtojnë gjatë diskutimit;

2. Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilat kërkojnë përgjigje për temën; si dhe

3. Kur fi lloni mësimin e ardhshëm brenda këtij grupi, fi lloni me ato pyetje si ndërlidhje midis mësimit të kaluar dhe mësimit të ri.

Page 39: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

38

Shembuj

Për të rritur të nxënët aktiv, përpiquni të zbatoni edhe Koncept-Testet, Shkëmbimin në Çifte, si dhe përmbledhjet e nxënësve sipas pyetjeve. Në mësimin tuaj të radhës:

Testet për koncepte

1. Mbani një ligjëratë të shkurtër prej 15 minutash.2. Bëjani klasës një pyetje me përgjigje të shumëfi shta 3. Pyetni nxënësit sa prej tyre mendojnë që “a” është përgjigjja e saktë, sa mendojnë që “b”

është e saktë, e kështu me radhë.• Nëse shumica e nxënësve përgjigjen saktë, kaloni te pjesa tjetër e materialit• Nëse shumë nxënës nuk e dinë përgjigjen, kërkoni nga nxënësit të “bindin fqinjin”

(nxënësin tjetër afër tyre) për përgjigjen e tyre.• Pas një periudhe prej 1-2 minutash, bëni prapë pyetjen “cila përgjigje është e sakta?”• Shumica e nxënësve do ta dinë pas diskutimit me moshatarë. • Nëse ende kanë vështirësi, një ligjëratë tjetër e shkurtër mund të adresojë përgjigjen e

saktë dhe të përgjigjet se pse alternativat nuk ishin të sakta.Pra, brenda pesë minutash mund të ndodh shumë të nxënë e bashkëpunim.

Kjo procedurë e vë theksin te klasa, ku nxënësit diskutojnë aspekte të ndryshme të pyetjes dhe përmbajtjes në përgjithësi.

Shkëmbimi në çift

Në këtë ushtrim ‘mendo/shkruaj’ bëni një pyetje që nxit të menduarit e nxënësve, ose kërkon integrim apo aplikim të përmbajtjes mësimore të lëndës, dhe kërkon nga nxënësit të punojnë vetëm, duke menduar ose duke shkruar për një minutë.

• Mos kërkoni nga nxënësit që thjesht të përsërisin apo të kujtojnë fakte të thjeshta.• Pas një minute, kërkoni nga nxënësit që të diskutojnë në çifte rreth përgjigjeve të

mundshme. • Pastaj, kërkoni nga nxënësit t’i paraqesin përgjigjet apo zgjidhjet që i kanë gjetur në “çifte”

Shënim: Jo gjithë nxënësit do të marrin pjesë, por as gjatë ligjëratës nuk marrin pjesë të gjithë. Përderisa shumica dërrmuese merr pjesë, nuk ka kurrfarë dëmi nëse disa nxënës rrinë të heshtur gjatë aktivitetit. Mund t’i njihni këta nxënës të heshtur më mirë duke i pyetur se çfarë mendojnë për materialin.

Përmbledhje nëpërmjet pyetjeve të nxënësve

• Nxënësve u jepen një numër pyetjesh të cilat duhet ti shqyrtojnë gjatë diskutimit;• Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilat kërkojnë

përgjigje në lidhje me temën; dhe • Kur fi lloni mësimin e ardhshëm me këtë grup, fi lloni me këto pyetje, si ndërlidhje midis

orës së kaluar dhe kësaj ore.

Për më shumë: APS – Shoqata e Shkencave Psikologjike

www.psychologicalscience.org/observer/getArticle.cfm?id=2169

Page 40: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

39

Diskutimi, debati dhe të bërit e pyetjeve

Diskutimet, debatet dhe ngritja e pyetjeve:

♦ Paraqesin thelbin e të nxënët aktiv;

♦ Kërkon zhvillimin e shkathtësive të mira të dëgjimit, për të ngritur cilësinë e diskutimeve; dhe

♦ Mund të ketë dy forma

♦ Kundërshtare, ku folësit përpiqen të fi tojnë debatin duke argumentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë; ose

♦ hulumtuese, ku folësit e ndryshëm përpiqen të arrijnë një marrëveshje apo zgjidhje të përbashkët për një problem, duke dëgjuar dhe duke u angazhuar me idetë e të tjerëve.

Tabela e mëposhtme ilustron se si do të mund të strukturonit një aktivitet të Hapësirës së Lirë për Dialog e Hulumtim (HLDH). HLDH është metodologji që është duke u zhvilluar nga një grup edukatorësh dhe hulumtuesish në tetë vende të tjera. Kjo merret me zhvillimin e të menduarit kritik dhe të menduarit e pavarur – shkathtësi të transferueshme që mund të ndihmojnë nxënësit në secilën lëndë dhe përtej shkollës.

Këshilla të ndryshme ndërkombëtare mund të merren në këto faqe interneti:

♦ Qasja e Hapësirës së Lirë për Dialog www.osdemethodology.org.uk

♦ Bashkësia e Hulumtimit ose Filozofi a për Fëmijë www.p4c.com

Parimet e Hapësirës së Lirë për Dialog dhe Hulumtim

1. Stimujt dhe transmetimi: nxënësit i ekspozohen një stimuli, me të cilin paraqiten këndvështrime të ndryshme dhe “logjike” mbi temën e mësimit. Këndvështrimet duhet të paraqesin aspekte të ndryshme të çështjes dhe të nxisin nxënësit të reagojnë ndaj stimulit, duke hulumtuar origjinën dhe implikimet e secilit këndvështrim, dhe ta ndërlidhin atë me këndvështrimet e tyre. Shënim: synimi kryesor i këtij hapi NUK është të shihet se çfarë “mendojnë” pjesëmarrësit për temën.

2. Të menduarit e bazuar në informata: nxënësit mendojnë për burimet e informatave lidhur me temën e mësimit dhe këndvështrimet dominuese dhe ato specifi ke.

3. Pyetjet refl eksive: nxënësit u ekspozohen pyetjeve që i referohen individit. Shënim: këto nuk duhet të diskutohen në aktivitet grupi, derisa nxënësit të jenë njohur me metodologjinë, përndryshe pjesëmarrësit mund të ndjehen tejet të ekspozuar apo duhet të garojnë për legjitimitet.

4. Pyetje për dialog grupor: nxënësit që u ekspozohen pyetjeve që nxisin “aftësinë e të menduarit kritik”, apo formulimit të pyetjeve në një diskutim hulumtues në grupe të vogla. Rezervoni kohë për punë me tërë klasën ku do të ceken konkludimet dhe pyetjet e rëndësishme.

Page 41: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

40

5. Zgjedhjet e përgjegjshme: kjo është detyrë për zgjidhje të problemeve, e cila u jep pjesëmarrësve mundësi të zbatojnë shkathtësitë dhe njohuritë e fi tuara në procesin e hulumtimit, në një situatë nga jeta e përditshme apo të simuluar të vendim-marrjes.

6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësit ftohen të refl ektojnë për pjesëmarrjen dhe të nxënët e tyre (çfarë kanë mësuar për temën, vetveten, për të tjerët, për vetë hapësirën e krijuar, si dhe për procesin e të të nxënët në përgjithësi). Kjo është gjithashtu një ritual i “mbylljes së hapësirës së lirë”. (Mësimdhënësi i fton individët të thonë një fjalë, fjali, asgjë ose çfarëdo që duan të thonë për procesin e të nxënët.)

Burim: Metodologjia HLDH

Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik

Zgjidhja e problemeve

Ekzistojnë shumë metoda të cilat mund t’ju ndihmojnë në rolin tuaj që të bëheni më shumë lehtësues i të nxënët sesa mësimdhënës që ndjek përmbajtjen.

Lehtësoni të nxënët duke e organizuar mësimin nga këndvështrimi i zgjidhjes së problemit; diçka që duhet të kuptohet dhe të zbatohet, për të mundësuar kalimin në aktivitetin e radhës ose diçka që kulmon me një zgjidhje më të madhe në formë projekti për një çështje nga jeta e përditshme.

PËR T’IU MËSUAR NXËNËSVE TUAJ SI T’I ZGJIDHIN PROBLEMET

♦ U jepni nxënësve tuaj probleme të cilat ata MUND t’i zgjidhin

Kënaqësia për zgjidhjen e problemeve është ZGJIDHJA e problemeve. Nxënësit të cilët e përjetojnë GËZIMIN e zgjidhjes së problemeve DËSHIROJNË të zgjidhin MË SHUMË probleme. Në mënyrë që të jenë të mirë në zgjidhjen e problemeve, nxënësit duhet të BESOJNË se ata mund t’i zgjidhin problemet. Prandaj duhet t’u jepni probleme të cilat MUND T’I ZGJIDHIN.

♦ Jepjuani nxënësve tuaj probleme të cilat DUKEN të vështira.

Nëse TË GJITHA problemet që i zgjidhin nxënësit tuaj janë probleme të LEHTA, ata nuk do të besojnë se mund të zgjidhin probleme të vështira. Prandaj duhet t’i MËSONI ata që t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira por që MUND TË ZGJIDHEN.

♦ Mësojuani nxënësve SI t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira.

Problemet duken të vështira kur zgjidhja nuk është e kuptueshme. Zgjidhësit e mirë të problemeve FILLOJNË duke u PËRPJEKUR ta zgjidhin problemin. Ata e bëjnë HAPIN

Page 42: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

41

e PARË dhe kërkojnë ta gjejnë hapin e dytë. Nëse nuk e shohin hapin e dytë, ata e bëjnë përsëri hapin e parë, por NDRYSHE. Me fjalë të tjera zgjidhësit e mirë të problemeve fi llojnë duke u PËRPJEKUR t’i zgjidhin problemet që duken të vështira, e jo duke e pyetur veten si t’i zgjidhin ato.

♦ Mësoujani nxënësve tuaj STRATEGJITË për zgjidhjen e problemeve.

Zgjedhja e STRATEGJISË për zgjidhjen e problemit propozon hapin e parë dhe i ndihmon zgjidhësit të problemit ta shohë hapin e ardhshëm. Zgjidhësit e mirë të problemeve nuk heqin dorë; ata e provojnë një strategji tjetër, një hap tjetër dhe kërkojnë ta gjejnë hapin e dytë.

Aktiviteti plotësues

Strategjitë për Zgjidhjen e Problemeve mund të përfshijnë vizatimin e diagramit, krijimin e listës, supozimet dhe verifi kimet, përçaj dhe pushto, kërko një model. Për më shumë informata për këto strategji për zgjidhjen e problemeve shiko në h p://pred.boun.edu.tr/ps/

Për të zgjidhur problemet, nxënësit duhet të zhvillojnë të menduarit kritik dhe shkathtësitë e hetimit. Shumë mësimdhënës kosovarë janë aftësuar në metodologji të të menduarit kritik. Siguroni të përfshini informacionet nga ato programe aftësimi në këtë Udhëzues.

2. Të menduarit kritik dhe shkathtësitë e hulumtimit

Për t’i zhvilluar të menduarit kritik dhe shkathtësitë hulumtuese nevojitet:

♦ Nxjerrja e përgjithësimeve nga ato që dinë nxënësit;

♦ Përdorimi i informacioneve për të zgjidhur problemet; dhe

♦ Përdorimin e burimeve relevante të informimit.

Në shkathtësi bëjnë pjesë:

♦ të pyeturit aktiv;

♦ të menduarit racional;

♦ të dëgjuarit në mënyrë aktive; dhe

♦ zgjidhja e problemeve përmes bashkëpunimit.

Shih diskutimin

për çështjet kontroverse në Pjesën e Burimeve

Page 43: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

42

Të mësuarit e këtyre proceseve do t’u mundësojë nxënësve të mendojnë qartë dhe në mënyrë racionale, të marrin përgjegjësi të shtuar për të nxënët e tyre dhe të bëhen nxënës të pavarur.

Duke i shfrytëzuar studimet e rasteve të vërteta, nxënësit tuaj duhet të kërkojnë, planifi kojnë dhe të ndërmarrin hulumtime:

♦ për t’u marrë me ide të ndryshme, mendime, besime dhe vlera, dhe për të menduar për to gjatë hulumtimit të çështjeve dhe të problemeve aktuale dhe kontroverse;

♦ për t’i analizuar dhe vlerësuar burimet e shfrytëzuara, duke i hulumtuar vlerat, idetë dhe këndvështrimet e ndryshme dhe duke i dalluar paragjykimet;

♦ për t’ua shprehur dhe për t’ua sqaruar të tjerëve mendimin e tyre përmes diskutimeve, debateve formale dhe votimit;

♦ për ta transmetuar një argument duke i pasur parasysh këndvështrimet e ndryshme dhe duke u bazuar në atë që kanë mësuar përmes hulumtimit, veprimit dhe debatit;

♦ për ta arsyetuar argumentin e tyre, duke dhënë arsye për t’i bindur të tjerët të mendojnë përsëri, të ndryshojnë mendimin ose t’i mbështesin ata; dhe

♦ për t’i paraqitur këndvështrimet e të tjerëve, me të cilat ata mund të pajtohen apo mund të mos pajtohen.

Kjo do të thotë që kur ta planifi koni mënyrën e mësimdhënies për një temë të caktuar, ju duhet të siguroheni që nxënësit tuaj të kenë rast dhe kohë për ta bërë këtë.

Cilësia e pyetjeve të cilat i shfrytëzoni me nxënësit tuaj është e rëndësishme, prandaj përpiquni ta krijoni praktikën e të shfrytëzuari të pyetjeve të hapura.

Tabela e mëposhtme ilustron llojet e ndryshme të pyetjeve të cilat duhet t’i shfrytëzoni:

Shembuj të pyetjeve të hapura për fasilitatorëProfesor Robert Fisher në Mësimdhënia e të menduarit

1. Pyetjet që kërkojnë sqarim:

A mund ta shpjegoni atë…? Shpjegimi

Çfarë mendoni me …? Defi nimi

A mund të merrni një shembull të …? Marrja e shembujve

Si ndihmon kjo …? Përkrahja

A ka dikush ndonjë pyetje për të bërë…? Hetimi

Page 44: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

43

2. Pyetje që pyesin për arsye dhe dëshmi:

Çfarë mendoni se …? Mbarështimi i një argumenti

Si e dini se …? Supozimet

Cilat janë arsyet tuaja …? Arsyet

A keni dëshmi …? Dëshmi

A mund të merrni ndonjë shembull / shembull të kundërt …? Shembujt e kundërt

3. Pyetjet që kërkojnë pikëpamje alternative

A mund ta formuloni ndryshe …? Riformulimi i një pikëpamjeje

A ndonjë pikëpamje tjetër …? Spekulim

Të shohim nëse edhe dikush tjetër do të sugjerojë po këtë…? Pikëpamjet alternative

Çfarë do të thoshte dikush që nuk do të pajtohej me ju …? Kundërargumentet

Cili është dallimi ndërmjet këtyre pikëpamjeve / ideve …? Dallimet

4. Pyetjet që testojnë implikimet dhe pasojat

Çfarë vjen pas kësaj që po thoni ju …? Implikimet

A është kjo në përputhje me ato që po thoshit më herët …? Konsistenca

Cila do të ishte pasoja e kësaj …? Pasojat

A ka një rregull të përgjithshme për këtë...? Përgjithësimi i rregullave

Si do të mund të provonit për të parë nëse kjo është e saktë…? Testimi i të vërtetës

5. Pyetjet për pyetjen / diskutimin

A keni ndonjë pyetje për këtë…? Bërja e pyetjeve

Çfarë lloj pyetjeje është kjo …? Analiza

Si na ndihmon ajo që u tha / pyetja …? Ndërlidhja

Si do ta përmbledhim / kush do ta bëjë përmbledhjen deri tani …? Përmbledhja

A jemi më afër që të gjejmë një përgjigje në këtë pyetje / problem …? Përmbyllja

Page 45: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

44

Aktivitet plotësues

Gjashtë shkathtësitë e të menduarit kritik

Shkathtësitë e hetimit u mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje, të mendojnë për pyetjen e duhur që do ta bëjnë dhe të planifi kojnë pyetje të tjera duke u nisur nga përgjigjet e fi tuara. Nxënësit duhet të kenë mundësi të pyesin dhe të përgjigjen në lloje të ndryshme të pyetjeve; sa më të hapura që të jenë, aq më shumë e inkurajojnë të menduarit. Pasi nxënësit kanë nevojë t’i dëgjojnë pyetjet në një llojllojshmëri kontekstesh, është me rëndësi jetike që të rriturit t’i bazojnë pyetjet në situata të njohura për nxënësit.

Shkathtësitë për përpunimin e informatave i mundësojnë nxënësit që të bëjë diçka me përgjigjet e fi tuara dhe me informatat e mbledhura. Duke përpunuar informatat, nxënësi është në gjendje të organizojë dhe t’i mbajë informacionet më të rëndësishme.

Shkathtësitë e arsyetimit i mundësojnë nxënësit që të krijojë një mendim të bazuar në informatat relevante që i kanë mbledhur. Duke përdorur shkathtësitë e arsyetimit, nxënësit bëhen të aftë t’i verbalizojnë këto mendime dhe mësojnë t’ua shpjegojnë mendimet e pikëpamjet e veta të tjerëve. Edhe këtu është e domosdoshme që të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj të jepin shembull të këtij procesi të të menduarit dhe t’i mbështesin shpjegimet e veta.

Shkathtësitë e vlerësimit i mundësojnë nxënësit të shohë informatën që kanë në dispozicion dhe të vendosin nëse pajtohen ose jo me të. Përmes procesit të vlerësimit nxënësit fi llojnë të zhvillojnë kritere për gjykimin e informatave dhe për analizën e konstatimeve të veta. Kjo i çon përpara drejt vetëdijësimit për atë që duan të arrijnë dhe u ndihmon të kuptojnë nëse dhe kur e kanë arritur objektiven e vet deri në një shkallë të kënaqshme.

Shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve i jepin nxënësit aftësinë për të dalluar gjërat që mund të ndryshohen dhe rastet kur kjo mund të jetë vendimtare për produktin ose idenë përfundimtare. Duke përdorur shkathtësitë për zgjidhjes e problemeve nxënësit zhvillojnë aftësinë për të dalluar problemin si diçka që duhet zgjidhur e jo si tregues të dështimit të dikujt. Për ta bërë këtë, atyre u duhen shumë përvoja për zgjidhjen e problemit, përvoja të fi tuara në situata të jetës së tyre të përditshme.

Të menduarit kreativ është aftësia e përdorimit të imagjinatës për të zbuluar diçka të re ose për të krijuar ide të reja. Shkathtësitë e të menduarit kreativ i mundësojnë nxënësit që të kërkojë alternativa dhe të shikojë përtej asaj që është e qartë. Duke qenë i trimëruar që të mendojë në mënyrë kreative, nxënësi zhvillon vetëbesimin që të provojë ide dhe metoda të reja dhe që të eksperimentojë pa frikë nga pasaktësia dhe nga bërja e gabimeve. Ata duhet të kuptojnë se të provosh dhe të gabosh janë dy elemente jetike të të nxënët; të rriturit duhet të demonstrojnë këto shkathtësi dhe duhet t’i trimërojnë që të mendojnë prapë, të veprojnë prapë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Nuk ekziston një rend hierarkik për këto gjashtë shkathtësi të të menduarit; më parë mund të thuhet se ato ndërlidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Këto duhet kultivuar dhe zhvilluar njëkohësisht në mënyra të kuptimshme dhe praktike.

Page 46: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

45

Pyetje për refl ektim:

1. A janë mësimdhënësit në shkollën tuaj të gatshëm të zbatojnë këto qasje?

2. Si do të mund të zbatonit ato në lëndët tuaja specifi ke dhe në modulet mësimore në klasat 6-9?

3. A mund të punoni me mësimdhënës të tjerë për të planifi kuar dhe organizuar mësimin së bashku?

Ndryshimi i qasjeve në mësimdhënie

Mësimdhënësit nuk kanë nevojë për ndryshim të plotë - risitë nënkuptojnë edhe identifi kimin e materialeve që ngrenë çështje të cilat mund të diskutohen në një mënyrë interesante, nxjerrja e pyetjeve për shqyrtim të thellë, lejimi i kohës së mjaftueshme për të menduar dhe përqendrimi në temat që u interesojnë më shumë nxënësve.

Mësimdhënësit mund të fi llojnë prej pikës kur të kenë realizuar atmosferën e duhur dhe kur të kenë siguruar një mjedis të shëndetshëm në klasë duke vendosur rregullat bazë për diskutim dhe debat:

♦ Vendosen rezultatet e të nxënët për secilën orë në tabelë ashtu që nxënësit të kuptojnë se angazhimi i tyre është me rëndësi vendimtare

♦ Vendosen objektiva të arritshme me qëllim që të krijohet një ndjenjë e suksesit

♦ Fillohet me një aktivitet të ngrohjes për të vënë në lëvizje trurin e nxënësve, për t’i ndihmuar ata të përgatiten për të menduar më të thellë

Nxënësit mësojnë në mënyrat më të ndryshme dhe kjo bën që mësimdhënësit të përdorin një sërë stilesh e aktivitetesh të mësimdhënies pamore, gojore, shkrimore ose fi zike (lojë me role, drama) dhe TIK. Mësimdhënësit mund të fi llojnë të:

1. krijojnë dhe përdorin pyetje të qëlluara

2. t’u japin nxënësve këshilla të bollshme

3. gjejnë kohë që të shpjegojnë gjërat për të gjithë nxënësit një nga një dhe jo vetëm për ata që mund të kenë nevojë

4. sigurohen që të gjitha materialet janë cilësore dhe vendosen në kontekstin e duhur

5. krijojnë aktivitete të planifi kuara në mënyrë të themeltë me nxënës dhe për nxënës.

Në vijim jepet një shembull i një aktiviteti të historisë së klasës së 9 që ndihmon për ta bërë mësimdhënien të përqendruar rreth nxënësit. Si mësimdhënës do të duhej:

♦ Të fl isni më pak;

♦ Të orientoni më pak të nxënët e nxënësve;

Page 47: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

46

♦ Prisni para se të intervenoni për t’i dhënë më shumë kohë dhe hapësirë nxënësit për të menduar;

♦ U jepni nxënësve informata kthyese për të inkurajuar refl ektimin për atë që është mësuar.

Një shembull i të nxënët me nxënësin në qendër

Ky shembull bazohet në mësimdhënien për demokraci në lëndën e historisë për klasën e nëntë.

Secili nxënës ka një copë letër.

1. Lexoni këtë fjali para nxënësve: ‘Nuk mund të arsyetohet dhuna gjatë protestave, pa marrë para sysh nëse vjen nga protestuesit apo nga policia’.

2. Kërkoni nga nxënësit të vendosin për pikëpamjet e veta për këtë fjali. Ata do të shkruajnë një numër prej një deri në pesë në letër, me ç’rast një është ‘nuk pajtohem fare’ dhe pesë ‘pajtohem plotësisht’.

3. Ata tash duhet të shëtisin nëpër klasë për të gjetur dikë që ka të njëjtin mendim për ta diskutuar me të fjalinë. Nëse ndërkohë ndryshojnë mendim ose nëse krijojnë pikëpamje edhe më të fortë, atëherë duhet të shënojnë numrin e ri në letër. U jepni pesë minuta për këtë detyrë.

4. Nxënësit pastaj duhet të lëvizin nëpër dhomë për të gjetur dikë tjetër me një numër të ndryshëm nga numri i tyre. Pastaj duhet të diskutojnë pikëpamjen e vet me këtë person.

5. Në fund, bashkohuni në grup të madh dhe diskutojeni tërë procesin:

• A kanë mendim të njëjtë klasa për këtë fjali?

• A ka ndonjë aspekt të fjalisë për të cilën pajtohen të gjithë në klasë?

• Për cilin aspekt ka më së shumti mospajtime?

• Sa nxënës kanë kuptuar se kanë ndryshuar mendim?

• Çfarë ka bërë që ata të ndryshojnë mendim?

• Çfarë kanë fi tuar nga ky proces?

• A është kjo mënyrë e mirë e të nxënët? Nëse po, pse?

• Çfarë të kuptuari ose dije të re kanë fi tuar nga ky aktivitet?

Mësimdhënësit mund të mendojnë për mënyra të ndryshme të uljes për punë grupore dhe për punë në çifte. Ata mund të lëvizin karriget dhe bankat në një rreth ose në formë patkoi për të mundësuar diskutimin. Ka edhe qasje të reja që mund të zbatohen nga mësimdhënësit. Është me rëndësi vendimtare të kontrollohen qëllimet e vendosura në fi llim të orës dhe të informohen nxënësit për orën mësimore, të nxënët e tyre dhe hapat e mëtejmë.

Page 48: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

47

Rëndësia e Teknologjisë së Informimit dhe e Komunikimit (TIK)

Megjithë sfi dat përkitazi me përdorimin dhe zotërimin e TIK-ut, ka mundësi që në të ardhmen të shtohet qasja në teknologjinë e informimit e të komunikimit nga ana e shumicës së shkollave në Kosovë; TIK-u është thelbësor për fushën mësimore të ‘jetës dhe punës’. TIK-u u ndihmon nxënësve që të përdorin shkathtësitë e kompetencat në mënyra të reja dhe t’i prezantojnë ato në format më të ndryshme. TIK-u përfshinë përdorimin e:

♦ Flip-kamerave

♦ Kompjuterëve dhe laptopëve

♦ Telefonave mobilë për të gjiruar fi lma

♦ PowerPoint dhe aplikacione të tjera softuerike

♦ Faqe të blogut në internet

♦ Makina të ndryshme kërkimi dhe uebfaqe

Duhet të mendoni me kujdes për vendimet strategjike që duhet të merrni për mediet e reja dhe për mënyrat e sigurimit të qasjes së rregullt e të barabartë për të gjithë nxënësit, në mënyrë që përdorimi i TIK-ut të bëhet gjë normale dhe jo një Aktivitet plotësues i rezervuar për një numër të privilegjuarish. Kjo është koha kur duhet fi lluar të mendohet për implikimet e ndryshimeve te mësimdhënësit, si dhe për implikimet e integrimit të TIK-ut si mjet për të nxënë. Për më shumë udhëzime, lexoni Pjesën 04; aty do të mësoni për strategjitë që ju ndihmojnë gjatë integrimit të çështjeve të ndërlidhura dhe për pasurimin e resurseve të të nxënët.

Për mbështetje më të hollësishme për Pjesën 3shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Strategji të ligjërimit të avancuar

2. Klasat e mëdha: Udhëzues për mësimdhënie

3. Udhëzues për temat interesante. Çështjet e ndjeshme dhe kontroverse

4. Elementet themelore të të nxënët aktiv

5. Tryeza e rrumbullakët

6. Diamanti 9

7. Ena e peshkut të artë

8. Tregu

9. Hapësira

Page 49: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

48

Burimet për Pjesën 3

BURIMI 1: Strategjitë për ligjërim më të mirë

Një ligjëratë e avancuar përkufi zohet si një sërë miniligjëratash të shkurtra të ndara nga aktivitete specifi ke të të nxënët aktiv të menduara për të arritur rezultatet e orës mësimore. Duke përdorur këtë model, ligjërata e avancuar mund të jetë një ligjëratë e thjeshtë por edhe komplekse; për shembull:

♦ Një ligjëratë e avancuar e thjeshtë mund të përfshijë dy deri tri pauza gjatë ligjëratës për t’u dhënë kohë nxënësve që të krahasojnë shënimet e veta ose për të bërë pyetje; dhe

♦ Një strategji më komplekse do të ishte nëse ora përbëhet nga aktivitete grupore më të gjata për zhvillimin e shkathtësive, të ndara nga miniligjërata të shkurtra që përmbledhin aktivitetin paraprak ose krijojnë një transicion për aktivitetin e ardhshëm.

Shkalla e përdorimit të strategjive të thjeshta ose komplekse varet nga rezultatet e pritura tw orës dhe nga stili i mësimdhënies.

Për më shumë ide për përmirësimin e ligjërimit shiko Shtojcën 1 të librit të Charles Bonwell në www.active-learning-site.com

Atje do të gjeni sugjerime specifi ke për:

♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në disa minutat e parë të një ligjërate;

♦ Aktivitetet për mesin e orës së mësimit 20-25 minuta; dhe

♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në dhjetë minutat e fundit të ligjëratës.

BURIMI 2: Klasa e madhe: Udhëzues për mësimdhënie

Mund të gjeni ide të shkëlqyeshme në këto dy uebfaqe:

http://www.ydae.purdue.edu/lct/hbcu/documents/Active_Learning_Creating_Excitement_in_the_Classroom.pdf

www.active-learning-site.com dhe http://www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.php

Nga Universiteti i Miçiganit, SHBA, mund t’i gjeni në http://www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.php

Page 50: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

49

BURIMI 3: Udhëzimet për çështjet aktuale, të ndjeshme dhe kontroverse

Në të gjitha lëndët mund të hasni çështje kontroverse dhe aktuale. Duhet të jeni në gjendje t’i ndihmoni të rinjtë që t’i hulumtojnë ato dhe të planifi koni të jepni mësim për këto. Këto çështje mund të shkaktojnë mendime të ndara dhe të jenë aktuale. Shpesh grupet kanë mendime të ndryshme dhe të fuqishme për çështje të tilla. Ato e ndajnë shoqërinë dhe shpesh kanë të bëjnë me çështjet themelore të parimit, të vlerave ose të besimit. Nxënësit janë në dijeni për këto dhe kanë dëshirë t’i diskutojnë ato. Ato mund të shfaqen gjatë mësimit, për shembull:

Një mësimdhënës po fl iste për ndryshimet klimatike gjatë një mësimi, kur disa nxënës thanë që e kishin parë një program në televizion ku thuhej që nuk ekzistonte diçka e tillë si ngrohja globale. Pastaj, ata cituan të dhëna bindëse nga televizioni për ta mbështetur atë që thanë.

Nëse ndodhë kjo situatë, bëjani vetes këto pyetje:

♦ A është kjo një çështje që tregon reagimin e nxënësve për diçka që nuk e kuptojnë?

♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka ca njohuri për këtë çështje dhe po kërkon sqarime?

♦ A është kjo një çështje që sugjeron që nxënësi e dinë përgjigjen por kërkon konfi rmim?

♦ A është kjo një çështje që i intereson gjithë klasës apo a duhet të jepet përgjigje individuale më vonë?

♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka njohuri/bindje të papërshtatshme (zbulim personal të cilin duhet trajtuar më tutje) p.sh. racore, seksuale, kriminale?

♦ A është kjo një çështje që është personale, dhe e cila ka për qëllim ta turpërojë mësimdhënësin, për ta bërë klasën të qeshë?

♦ A është kjo një çështje që ka për qëllim të nxjerrë informata të palejueshme personale nga mësimdhënësi?

Çështjet kontroverse mund ta përfshijnë mirëqenien e kafshëve dhe eksperimentimin, modifi kimin gjenetik, seksualizmin, fuqinë bërthamore, HIV dhe AIDS apo refugjatët dhe pakicat. Çështjet e tilla mund të paraqiten si pjesë e një mësimi të planifi kuar,ose të shfaqen papritmas gjatë diskutimit. Për ato po ashtu mund të informohen edhe prindërit dhe grupet e tjera duke shkaktuar në këtë mënyrë shqetësim.

Ju mund të zbatoni tri qasje të përgjithshme:

♦ Një qëndrim neutral ku ju nuk shprehni asnjë pikëpamje;

♦ Një qëndrim të balancuar ku ju prezantoni një sërë pikëpamjesh, përfshirë edhe të atilla me të cilat nuk pajtoheni domosdo; dhe

♦ Qëndrimi i pjesëmarrësit të përkushtuar ku ju i shprehni pikëpamjet tuaja dhe bëheni pjesëmarrës aktiv në orën mësimore

Page 51: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

50

Këto çështje janë të rëndësishme për nxënësit, sepse diskutimi i tyre do t’u mundësojë nxënësve t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre për t’u marrë me problemet emocionale të cilat mund të jenë në kundërshtim me vlerat e tyre. Këto shkathtësi përfshijnë:

♦ Shkathtësitë për përpunimin e informatave, që ua mundësojnë nxënësve të mbledhin, klasifi kojnë, kategorizojnë, rendisin dhe krahasojnë informatat dhe ta bëjnë lidhjen ndërmjet pjesëve të informatave.

♦ Shkathtësitë e arsyetimit, që ua mundësojnë nxënësve arsyetimin e mendimeve dhe të veprimeve të tyre, ta shfrytëzojnë gjuhën e përshtatshme për sqarimin e mendimeve të tyre dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat për t’i mbështetur vendimet e tyre.

♦ Shkathtësitë hulumtuese, që u mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje relevante, të planifi kojnë çfarë të bëjnë dhe si të hulumtojnë, t’i parashikojnë rezultatet dhe t’i presin përgjigjet, t’i testojnë teoritë dhe problemet dhe t’i përmirësojnë idetë dhe mendimet e tyre.

♦ Shkathtësitë e të menduarit kreativ, që u mundësojnë nxënësve gjenerimin dhe zgjerimin e ideve, propozimin e hipotezave të mundshme, shfrytëzimin e imagjinatës së tyre dhe kërkimin e rezultateve alternative.

♦ Shkathtësitë e vlerësimit, që ua mundësojnë nxënësve t’i vlerësojnë gjërat që i lexojnë, i dëgjojnë dhe i bëjnë, të mësojnë ta gjykojnë vlerën e punës apo të ideve të tyre dhe të të tjerëve, të mos i marrin të gjitha informatat kallëp dhe të kenë besim në gjykimet e veta.

Para se ta fi lloni mësimin është me rëndësi të krijohen rregullat bazë, që kanë për qëllim të ofrojnë një mjedis së sigurt për nxënësit që t’i shprehin mendimet e tyre. Këto mund të përfshijnë:

♦ Një person fl et dhe të tjerët nuk e ndërpresin;

♦ Tregohet respekt për pikëpamjet e të tjerëve;

♦ Sfi dohen idetë dhe jo njerëzit;

♦ Përdoret gjuhë e përshtatshme – nuk duhet të ketë komente raciste ose seksiste;

♦ Gjithkujt i lejohet të shprehë pikëpamjet e tij/saj për të qenë të sigurt se gjithkush dëgjohet dhe respektohet; dhe

♦ Nxënësit duhet të japin arsyet dhe të shpjegojnë pikëpamjen e vet të caktuar.

Varësisht nga ndjeshmëria e çështjes, ndajeni klasën në grupe më të vogla. Kjo do ta sigurojë besueshmërinë më të madhe dhe do t’iu ndihmojë nxënësve me më pak vetëbesim t’i shprehin mendimet e tyre. Gjatë diskutimit duhet t’i shmangeni njëanshmërisë:

♦ duke siguruar që dëgjohen të gjitha anët e një argumenti

♦ duke paraqitur këndvështrimet kundërshtuese në mënyrë të balancuar

♦ duke i kundërshtuar këndvështrimet dhe mendimet e popullarizuara

Page 52: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

51

♦ duke siguruar që të gjitha faktet studiohen mirë

♦ duke siguruar që të gjitha dëshmitë janë të hapura ndaj hetimit.

Kur nxënësit të pajisen me shkathtësi për kontrollimin e çështjeve kontroverse, ata do të jenë në gjendje ta dallojnë anësinë vetë dhe të bëjnë zgjedhje që janë të balancuara. Para së gjithash, ju duhet të krijoni atmosferë të duhur në klasë për diskutim. Për këshilla shih katrorin poshtë:

Këshillat në vijim do t’ju ndihmojnë të menaxhoni çështjet e kundërthënshme në klasën tuaj:

♦ Duhet të keni shkathtësinë të kaloni prej pyetjeve të mbyllura në diskutim të hapur dhe të nxitni diskutim dhe të menduar cilësor;

♦ Flisni më pak për të shmangur dominimin ose kontrollimin e diskutimit;

♦ Përcaktohuni për rolin tuaj në diskutim;

♦ Vendosni si të reagoni ndaj kërkesave për veprim të mëtejmë;

♦ Vendosni dhe përmbajuni udhëzimeve të qarta për sjelljen e pritur gjatë diskutimit;

♦ Pranoni dhe mësohuni se disa tema mund të mos jenë të përshtatshme dhe mund të kërkojnë ndjeshmëri të shtuar;

♦ Njiheni qëndrimin e njëanshëm dhe çfarë të bëhet me qëndrimin e caktuar; dhe

♦ Ndërtimi i fl eksibilitetit për çështje të kontestueshme si raca, terrorizmi dhe migracioni.

Ju duhet të vendosni se cilin qëndrim do ta merrni varësisht nga klasa, dija e nxënësve tuaj dhe nga çështja e diskutuar. Mund t’ju nevojitet trajnim plotësues i miratuar për të ditur si të merreni me çështjet e diskutueshme në klasë dhe duhet të fi lloni të mendoni se cilat do të mund të ishin ato programe aftësimi.

BURIMI 4: Elementet kryesore të të nxënët aktiv

Janë katër aktivitete themelore përmes të cilave mësojnë të gjithë nxënësit; strategji të caktuara të të nxënët aktiv i përdorin një ose më shumë prej këtyre elementeve.

Të folurit dhe të dëgjuarit

Sa herë që nxënësit fl asin, pa marrë parasysh nëse përgjigjen për pyetjen apo u shpjegojnë diçka nxënësve të tjerë, ata gjithnjë i organizojnë dhe i përforcojnë ato që kanë mësuar. Kur dëgjojnë duam të sigurohemi se ata angazhohen në të dëgjuar të kuptimshëm, duke e lidhur me ato që tashmë dinë. Në një orë me ligjërata, nxënësve u duhet pauzë nga të dëgjuarit pasiv me qëllim që të absorbojnë atë që kanë dëgjuar. Atyre gjithnjë u duhen arsye për të dëgjuar dhe këto arsye duhet të jenë të një karakteri më të atypëratyshëm sesa nota që do të marrin në fund të gjysmëvjetorit. A ka përmendur mësimdhënësi gjatë ligjëratës ndonjë mendim që të ketë qenë mjaftë nxitës për t’i bërë nxënësit që të kërkojnë ose të presin për përgjigje në fjalët

Page 53: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

52

pasuese? A u është thënë paraprakisht atyre se do të duhej t’ua shpjegonin kolegëve të vet ndonjë aspekt të ligjëratës?

Shkrimi

Sikur të folurit dhe të dëgjuarit aktiv, shkrimi ofron një mjet që u ndihmon nxënësve të përpunojnë informatat me fjalët e veta. Kjo është shumë efektive në klasa të mëdha ku mund të mos jetë e lehtë të ndahen nxënësit në grupe më të vogla. Po ashtu, të shkruarit u përshtatet më shumë personave që parapëlqejnë të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Leximi

Nxënësit mësojnë më së shumti përmes të ;lexuarit, mirëpo ata rrallë mësojnë prej të tjerëve se si të lexojnë në mënyrë më efektive. Ushtrime të të nxënët aktiv si përmbledhja dhe rishikimi i shënimeve mund t’u ndihmojë nxënësve të përpunojnë gjërat që kanë lexuar dhe të zhvillojnë aftësinë për t’u përqendruar në informatat e rëndësishme.

Refl ektimi

Në orën tipike me ligjërata, ligjëruesi ndalet së foluri vetëm në fund të orës. Nxënësit i mbledhin shënimet e librat e vet dhe ikin në orën tjetër dhe, derisa shkojnë në klasën tjetër, njeriu pothuajse mund ta shoh se si avullohet dija nga truri i tyre. Atyre nuk u është lënë kohë të refl ektojnë, t’i lidhin ato që kanë mësuar me ato që i kanë ditur më parë, ose në çfarëdo mënyre ta përdorin dijen paraprake. Mbamendja shtohet duke i lejuar nxënësit të mendojnë, të përdorin dijen e tyre për t’i mësuar të tjerët ose për t’u përgjigjur pyetjeve për temën e ditës.

BURIMI 5: Tryeza e rrumbullakët

Strukturat si tryezat e rrumbullakëta mund të pendoren për të mbledhur ide dhe për të nxjerrë një numër të konsiderueshëm të përgjigjeve për një pyetje të vetme ose për një grup pyetjesh.

♦ Mësimdhënësi bën një pyetje.

♦ Një copë letër dhe një laps për secilin grup.

♦ Nxënësi i parë shkruan një përgjigje dhe e thotë me zë.

♦ Nxënësi i parë e përcjellë letrën majtas, nxënësi i dytë e shkruan përgjigjen dhe

♦ kështu vazhdon përreth grupit derisa të kalojë koha.

♦ Nxënësit mund të thonë “kalo” kurdoherë.

♦ Grupi ndërpret punën me të kaluar koha.

Kryesorja këtu është pyetja ose problemi që keni kërkuar nga nxënësit që ta shqyrtojnë. Kjo duhet të jetë një prej atyre që mund të kenë potencial për më shumë se një përgjigje të “saktë“. Pyetja le të jetë e lidhur me njësinë e mësimit, por edhe e thjeshtë që të lejojë kontribut nga secili nxënës.

Page 54: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

53

Kur të ketë kaluar koha, vendosni se çka do të bëjnë nxënësit me listat ... ata mund të vendosin që t’i diskutojnë shumësinë e përgjigjeve ose të zgjidhjeve, ose mund të vendosin që t’i shkëmbejnë përgjigjet e veta me tërë klasën.

BURIMI 6: Diamant 9

Provoni një aktivitet të Diamantit 9. Për këtë aktivitet do t’ju nevojitet ta keni të përgatitur një seri prej 9 apo më shumë kartelave informuese lidhur me çështjet që po i shtjelloni; mund të jetë lidhur me mënyrat e mundshme për zgjidhjen e një problemi matematikor apo shkencor, ose ndikimet e vullkaneve te njerëzit dhe toka, ose kontributi që ka dhënë Turqia për shoqërinë e Kosovës, ose cilësitë e një poezie të caktuar. Informatat duhet të shtypen në kartelë dhe pastaj të prehen dhe të vendosen në zarfe. Secila kartelë paraqet qëndrim të ndryshëm për çështjen që po e shtjelloni. Nxënësit punojnë në grupe prej tre apo katër vetash. Secili grup në klasë merr një zarf. Nxënësit duhet ta shqyrtojnë secilën kartelë dhe pastaj t’i rregullojnë ato sipas modelit të diamantit, duke e vendosur komentin që e konsiderojnë të jetë më i pranueshmi ose të cilin e identifi kojnë më së shumti në majë të diamantit. 8 të tjerat duhet të renditen pas diskutimit. Nëse krijoni më shumë se 9 kartela nxënësit duhet t’i hedhin disa në mënyrë që ta krijojnë Diamantin 9. Modeli i diamantit është sqaruar në vijim.

Zgjedhja e parëDy zgjedhjet e dyta Tri zgjedhjet e treta Dy zgjedhjet vijuese Zgjedhja e fundit

Secili Diamant 9 krijohet në tavolinë. Pastaj nxënësit duhet t’i vizitojnë në grupe modelet e njëri-tjetrit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i shohin pozicionet. Secili grup pastaj e merr zgjedhjen kryesore dhe duhet ta shpikë një prezantim tërheqës për atë deklaratë. Ata duhet ta shqyrtojnë mënyrën dhe arsyen e arsyetimit të deklaratës që e kanë zgjedhur. Prezantimi mund ta marrë formën e:

♦ Një posteri me shënime;

♦ Një prezantim me PowerPoint;

♦ Një fjalim i shkurt – një fjali e hyrjes, tri pika kryesore dhe një përmbledhje

Nxënësit duhet të kenë kohë t’i përgatisin dhe t’ua prezantojnë gjetjet e tyre shokëve të tyre të klasës. Si aktivitet përfundimtar, ata pastaj mund të vendosin ta rendisin zgjedhjen kryesore të secilit grup për ta krijuar një Diamant 9, për të cilin pajtohen të gjithë. Mbani në mend:

Page 55: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

54

gjithmonë bëni rishikime të shkurtra me nxënësit për t’i inkurajuar të refl ektojnë për procesin e të nxënët. Nuk është e thënë që ju të dominoni gjatë orës; mësimdhënësit duhet të fl asin dhe udhëzojnë më pak dhe të presin para se të intervenojnë, në mënyrë që nxënësit të kenë më shumë kohë dhe hapësirë për të menduar për gjërat.

BURIMI 7: Qasja e Enës së peshkut të artë nënkupton vendosjen e nxënësve në rrathë ashtu që të mund ta shohin njëri-tjetrin lehtë dhe të rritet pjesëmarrja. Në vijim janë dhënë shembujt e qasjes së Një Rrethi dhe të Dy Rrathëve

Qasja e Një Rrethi: Niseni aktivitetin hyrës me tërë klasën e cila është e ulur në një rreth të madh. Bëjuani dy pyetje nxënësve për temën për të cilin do t’i mësoni. Nxënësit mund t’i diskutojnë dy pyetjet si grup, duke treguar si ndjejnë secilën prej tyre.

Qasja e Dy Rrathëve: Fillon duke i ulur nxënësit në dy rrathë, në fi llim duke i bërë çift brenda rrathëve për t’i këmbyer mendimet e tyre për pyetjet që i keni bërë. Rrethi i brendshëm sillet në drejtim të akrepave të orës pas disa minutash të diskutimi. Tani paraqiteni pyetjen e dytë dhe rrotullojeni rrethin e jashtëm në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Kjo duhet të sigurojë këmbimin e ideve të nxënësve me partnerë të ndryshëm në të gjitha rastet. Duhet t’i ofroni mundësi gjithë klasës të marrin informata kthyese për mendimet dhe perceptimet e tyre. Për secilën prej dy pyetjeve mund të krijohet një diagram i merimangës në mënyrë që të mund të shënohet një gamë e mendimeve. Mendimet mund të shënohen përmes shkruesve të cilët shëtisin përreth secilit rreth dhe pastaj paraqesin një diagram të madh për ta ngjitur në mur dhe për të diskutuar më vonë. Mendimet kryesore të klasës duhet të nënvizohen për referencë më vonë në punë.

BURIMI 8: Tregu

Ky aktivitet angazhon nxënësit në një forum garues ku i shkëmbejnë idetë e veta.

Nxënësve u jepet detyrë që të diskutojnë një temë në grupe të vogla; për shembull çështja

Cila është mënyra më e mirë për të siguruar energji në Kosovë në të ardhmen? ose

Cilat janë praktikat më të mira për të zvogëluar ndotjen në Kosovë?

Secili grup duhet të krijojë një poster ose paraqitje vizuale grafi ke të ideve të veta.

Kur ta kenë mbaruar posterin / paraqitjen grafi ke, prej tyre kërkohet të organizojnë “tregun”;

Një anëtar i grupit qëndron me planet e grupit për ta plasuar idenë dhe për t’ua shitur atë anëtarëve të grupeve të tjera që vijnë për vizitë, ndërkaq pjesëtarët e tjerë të grupit qarkullojnë për të vizituar grupet e tjera dhe “blejnë“ idetë e tyre duke i vendosur në një tabelë të rezultateve në përputhje me një sërë kriteresh për vlerësimin e ideve.

Page 56: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

55

BURIMI 9: Hapësira e hapur

Ky aktivitet e mundëson integrimin e shkathtësive njohëse dhe u ofron nxënësve një format të respektueshëm për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të ndarë me njëri-tjetrin dhe për të mësuar nga njëri-tjetri.

Krijoni një HAPËSIRË TË SIGURT që do të thotë:

♦ Përfshijini të gjithë;

♦ Atmosferë e mirë për ndarje;

♦ Askush nuk ju thotë çfarë duhet të mendoni; dhe

♦ Askush (madje as mësimdhënësi) nuk i ka të gjitha përgjigjet.

Hapat Koha dhe mënyra e sugjeruar:

Procedurat e përgjithshme

1. Stimuli dhe transmetimi: ekspozimi ndaj nxitjes e cila paraqet këndvështrime të ndryshme dhe ‘logjike’ për temën. Këndvështrimet duhet të paraqesin pikëpamje të ndryshme të çështjes dhe ta nxisin ‘mospajtimet njohëse’ te nxënësit, të cilët nxiten të reagojnë ndaj stimulit duke e hulumtuar origjinën dhe implikimet e secilit këndvështrim dhe duke i lidhur ato me këndvështrimet e veta.

Vërejtje: objektivi kryesor i këtij hapi NUK është të kontrollohet çka ‘mendojnë’ nxënësit për temën.

10 minuta punë në çift

Të shikuarit e PERSPEKTIVAVE: imazhi, fi lmi, fi lmi vizatimor, kënga, tregimi

2. Të menduarit e bazuar në informacion: diskutoni rreth burimeve të informatave për temën, këndvështrimeve dominuese dhe atyre jodominuese dhe qasjeve në kanalet publike të komunikimit.

5 minuta të punës në grupe me përmbledhjen nga ana e lehtësues/it

Të vizatuarit ose të shkruarit e MENDIMEVE tuaja të PARA dhe ndarja e tyre

3. Pyetjet refl eksive: të ekspozuarit ndaj pyetjeve që i referohen individit. Vërejtje: këto nuk duhet të diskutohen si aktivitet në grup derisa nxënësit të mësohen me metodologjinë, përndryshe mund të ndjehen tejet të ekspozuar ose që duhet të garojnë për legjitimitet.

3 minuta të menduarit në heshtje

Bërja e PYETJEVE në çifte

Page 57: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

56

4. Pyetjet për dialog grupor: ekspozimi ndaj pyetjeve që promovojnë ‘shkrim-leximin kritik’ ose formulimin e pyetjeve (në hulumtim të hapur).

30 minuta për diskutim në grupe të vogla + 10 minuta në tërë grupin për një raund të deklaratave dhe të çështjeve të nxehta

VOTIMI lidhur me një çështje

5. Zgjedhjet e përgjegjshme: Kjo është detyrë për zgjidhjen e problemit, e cila u jep nxënësve rast t’i zbatojnë shkathtësitë dhe njohurinë e fi tuar në procesin e hulumtimit ndaj një situate të vërtetë apo të simuluar të vendimmarrjes.

20 minuta– punë në grup

TË BISEDUARIT lidhur me të

6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësit ftohen të refl ektojnë mbi pjesëmarrjen dhe të nxënët e tyre (çfarë kanë mësuar për temën, veten, për të tjerët, për vetë hapësirën dhe për procesin e të nxënët). Ky është po ashtu ritual i ‘mbylljes së hapësirës së hapur’.

10 minuta– i tërë grupi (mësimdhënësi i fton individët ta thonë një fjalë, një fjali, asgjë ose çdo gjë që dëshirojnë për procesin e tyre të të nxënët dhe të cilësisë dhe të sigurisë së hapësirës)

SHKEMBIMI i asaj që kemi mësuar

Page 58: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

57

Pjesa 4

Shembuj dhe strategji të orës mësimore

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesëKjo pjesë përqendrohet në planifi kimin e orës mësimore. Këtu do të gjeni:

• Informata të mëtejme për fushat kurrikulare, rezultatet e të nxënët dhe aktivitetet mësimore (të diskutuara në pjesën e tretë) dhe Kompetencat (të trajtuara në pjesën e pestë - Vlerësimi);

• Formularë praktikë të planeve mësimore për përdorim në planifi kimin ditor të mësimit;

• Dokumente të burimeve të ndryshme që t’ju ndihmojnë në hartimin e planeve mësimore me një përqendrim më të madh në nxënësin;

• Shembuj të planeve mësimore të përshtatura nga mësimdhënësit kosovarë, dhe

• Pyetje për refl ektim dhe planifi kim dhe të nxënë të vazhdueshëm.

Në këtë pjesë do të mësoni për procesin e hartimit të planeve ditore/aktiviteteve në pajtim me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë të Kosovës. Do t’i mësoni pjesët që përbëjnë rezultatin e të nxënët, dhe do të mësoni si ta zgjedhni një aktivitet të përshtatshëm të të nxënët duke u bazuar në proceset njohëse që janë pjesë e Pjesës së tretë mbi shfrytëzimin e Taksonomisë së Blumit (Bloom, 2001). Do të mësoni si ta përqendroni mësimdhënien tuaj në zhvillimin e kompetencave. Krejt në fund, kjo pjesë ju ofron shembuj si ta arrini këtë.

Fushat kurrikulare

Është me rëndësi të keni një Strukturë për planifi kimin e Kurrikulës. Një strukturë e mundshme për planifi kim do të përfshinte:

♦ Njohurinë dhe ndërgjegjësimin përkitazi me kurrikulën e përgjithshme për nxënësit e të gjitha klasave, në mënyrë që mësimdhënia juaj të pozicionohet në kurrikulën e përgjithshme për nxënësit

Page 59: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

58

♦ Të kuptuarit më të thellë të kurrikulës për nivelin tuaj të nxënësve, përfshirë qasjet ndaj mësimdhënies dhe planifi kimit të mësimit, që mbështesin rezultatet e nxënësve përmes të nxënët aktiv dhe qasjeve të zgjidhjes së problemit

♦ Aftësia për hartimin e mësimeve ditore në klasën tuaj, që janë në përputhje me pritshmëritë e KKK-së dhe të KBK-së dhe jua mundëson të shihni çka po përpiqeni të arrini dhe çfarë rezultatesh pritni që t’i arrijnë nxënësit drejt kompetencave tërë-jetësore.

Ku jeni tani?

Kurrikula 2001 KKK kërkon që ju të fi lloni të integroni qasje të reja në mësimdhënien/lehtësimin tuaj të përditshëm Duke u përgatitur për kurrikulën e Kosovës 2011 që është duke u hartuar tani për të qenë në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian Diagrami i poshtëm ju ndihmon që t’i kuptoni ndryshimet në kurrikulë, duke i krahasuar disa prej shprehjeve dhe emërtimeve në Kurrikulën e vitit 2001 dhe atë të vitit 2011.

Struktura e gjithëmbarshme e kurrikulës

Kurrikula e vitit 2001 KKK dhe KBK të vitit 2011

Kurrikula Parashkollor– Klasa 12 Kurrikula e përgjithshme Lënda /Tema Klasa Njësia /Moduli Javore

Fushat kurrikulare të KKK-së Parashkollor – Klasa 12

• Gjuhët dhe Komunikimi • Artet • Matematika • Shkencat natyrore• Shoqëria dhe mjedisi • Shëndeti dhe mirëqenia • Jeta dhe puna

Objektivat kurrikulare të të nxënët

• Mosha /Klasa • Lënda

Rezultatet e të nxënët në kuadër të kurrikulës bërthamë

• për Shkallët kurrikulare • për Fushat e Kurrikulës

KBK Kurrikula Bërthamë & Programet Mësimore të Lëndëve

KKK – Struktura

e planifi kimit të Kurrikulës

Fusha Kurrikulare

Rezultati Esencial it ë Nxënët(REN) i fushës

kurrikulare

Rezultati Esencial i të Nxënët (REN) për shkallën e Kurrikulës

Shënim 1: Sipas terminologjisë së tanishme, kjo është lënda

për klasën tuaj, tema ose njësia mësimore nga lënda prej të

cilës e nxjerrni planin tuaj javor dhe e hartoni planin ditor

mësimor

Shënim 2: Më shumë hollësi ofrohen në tabelën në vijim

Page 60: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

59

Rëndësia e planifi kimit të mësimeve

Të pasurit e një plani ditor të mirë do t’ju ndihmojë:

♦ të siguroni ndërlidhjen e aktiviteteve tuaja me qëllimet, kompetencat dhe rezultatet e të nxënët, duke promovuar të nxënët gjatë gjithë jetës.

♦ ta përmirësoni të nxënët dhe kompetencat e nxënësve çdo ditë ta përmirësoni sjelljen e nxënësve dhe menaxhimin e klasës.

♦ Të përmirësoni sjelljen e nxënësve dhe menaxhimin e klasës.

Plani kurrikular për mësimdhënien tuaj në klasë

Kurrikula e vitit 2001 KKK dhe Kurrikula Bërthamë e vitit 2011

Llojet e planifi kimit të mësimit

Programi mësimor i lëndës Planet vjetore Planet mësimore mujore Planet mësimore javore Planet e njësive mësimore Planet e integruara ditore Planet tematike ditore Planet mësimore të një ore mësimi Planet e moduleve mësimore Plani ditor

Kategoritë e planit ditor të mësimeve

• Klasa

• Tema mësimore ose grupi i temave brenda kurrikulës së lëndës

• Burimet/materialet/mjetet e mësimdhënies

• Shfrytëzimi i TIK

• Çështjet e ndërlidhura/ndërlëndore

• Fjalët kryesore që do t’i kuptojnë nxënësit

• Rezultatet/objektivat e mësimit dhe kriteret e suksesit

• Kriteret e suksesit për vlerësim dhe të nxënët

• Aktiviteti hyrës

• Paraqitja e mësimit

• Aktivitetet kryesore të mësimit

• Përmbyllja e mësimit dhe kontrollimi i të nxënët

Më shumë informata për me këtë mund të gjeni duke e lexuar Të mësuarit dhe Arritjet për Shekullin 21; Mënyra e Kosovës për të ecur përpara, e cila është një udhëzues për Kornizën e Kurrikulës të Kosovës.

Mund ta shkarkoni nga www.masht-gov.net ose mund të shikoni Kapitullin e Burimeve të këtij udhëzuesi për të parë më shumë për Shtatë Fushat e Kurrikulës të KKK

Page 61: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

60

Rezultatet e të nxënët Kompetencat

Rezultatet e të nxënët dhe kompetencat

Mbani në mend që roli juaj është duke lëvizur drejt rolit të lehtësuesit të procesit të të nxënët të nxënësve dhe për ta bërë këtë ju duhet ta zhvendosni planifi kimin e mësimit tuaj nga objektivat e përqendruara në mësimdhënësin drejt rezultateve dhe kompetencave të përqendruara në nxënësin.

Të menduarit për foljet e veprimit të cilat mund t’i shfrytëzoni gjatë të shkruarit të rezultateve të të nxënët ju ndihmon të kuptoni qëllimin dhe strukturën e rezultateve të të nxënët dhe të kompetencave.

Për formulimin e rezultateve të të nxënët është me rëndësi që të kuptohen nivelet e të nxënët. Foljet që i përdorni varen nga niveli i të nxënët të cilin dëshironi që nxënësit ta fi tojnë në fund të mësimit tuaj drejt zhvillimit të kompetencës që dëshironi ta kenë ata.

Mënyra e parë e shqyrtimit të rezultateve të të nxënët

Cila është struktura e rezultatit të të nxënët (RN)?

Ai i ka katër pjesë kryesore:

♦ Aktiviteti (A)

♦ Objekti (O)

♦ Kushtet (K )

♦ Kërkesat (K)

Rezultati i të nxënët duhet së paku të ketë (A) Aktivitet dhe (O) Objekt, dhe sipas nevojës (K) Kushtet dhe (K) Kërkesat:

♦ Aktivitetet e Rezultateve të të Nxënët shprehen me anë të foljeve të përshtatshme që tregojnë veprim për nivelin e të nxënët (shih Taksonomitë e të Nxënët siç është Taksonomia e Rishikuar e Blumit në Pjesën e Taksonomive e të Burimeve),

♦ Pse foljet që tregojnë veprim? Foljet që tregojnë veprim janë të dallueshme, si rrjedhim të matshme. Ne nuk mund t’i vrojtojmë proceset intelektuale brenda trurit. Përdorimi i foljeve që tregojnë veprim na e bëjnë të mundur matjen e zotërimit të rezultatit të të nxënët nga ana e nxënësit.

Këtë mund ta shihni më mirë në shembujt më poshtë:

Shih Taksonomitë e të Nxënët siç është

Taksonomia e Blumit në Pjesën e Burimeve

Page 62: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

61

Shembull jo i mirë Shembull i mirë

Nxënësit do të jenë në gjendje të

Dinë (Aktiviteti) teoremën e Pitagorës (Objekti) saktësisht (Kërkesat)

Shënim: Mbani mend se nuk mund të shohim brenda trurit për të parë nëse nxënësit dinë diçka.

Nxënësit do të jenë në gjendje të

Përdorin (Aktivitet) saktësisht (Kërkesa) teoremën e Pitagorës (Objekt) për të gjetur gjatësinë e diagonales së një katrori duke u bazuar në vlerat e perimetrit (Kusht)

Të gjejnë (Aktiviteti) saktësisht (Kërkesa) gjatësinë e diagonales së një katrori duke u bazuar në perimetrin e dhënë (Objekti) duke përdorur teoremën e Pitagorës (Kusht)

Shënim: Tash mbetet të vëzhgojmë fëmijën derisa bën matjen e diagonales së një katrori dhe mund të gjykojmë me lehtësi nëse e bën këtë me saktësi ose jo.

Nxënësit do të jenë në gjendje të

Të dinë (aktiviteti) koston e aktiviteteve të një projekti (Objekti)

Të bëjnë (Aktiviteti) një model të revistës shkollore (Objekti)

Shënim: Aktiviteti nuk është i matshëm dhe i mungojnë kushti e kërkesa.

Nxënësit do të jenë në gjendje të

Llogarisin (Aktiviteti) saktësisht (Kërkesa) koston e projektit (Objekti) me një kalkulator (Kushti)

Të krijojnë (Aktiviteti) një model të revistës shkollore (Objekti) duke u bazuar vetëm në punën e nxënësve (Kushti)

Shënim: Mund të masim sepse mund të vëzhgojmë metodën e llogaritjes.

Mënyra e dytë për shqyrtimin e rezultateve të të nxënët

Karakteristikat kryesore të një rezultati të mirë të të nxënët Pse, Çka, Si, Sa Mirë

PSE: Kompetencë: Rezultati për nxënësin është grumbullimi i rezultateve të të nxënët që çojnë drejt zhvillimit të Kompetencave

ÇFARË: Fusha e kurrikulës dhe rezultati i të nxënët

♦ Çfarë duhet të bëjë nxënësi?

o Zgjedhur nga fusha e kurrikulës dhe niveli arsimor

o Një sjellje, pra një folje

Page 63: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

62

SI: Aktivitetet e të nxënët

♦ Si do të kryhet kjo?

o kushtet/aktivitetet dhe materialet– jepni diagrame, ilustrime, materiale referuese, nga kujtesa

SA MIRË: Rezultati i të nxënët

♦ Sa mirë do të kryhet?

o standardet apo niveli i pranueshëm i kryerjes së detyrës - sa shpesh, sa mirë, sa, si do ta dimë që është në rregull ose kombinimi i sa dhe sa shpesh.

Pikë kritike: Objektivat duhet të identifi kojnë një rezultat të të nxënët — Çfarë duhet të bëjë/realizojë nxënësi? Një objektiv që formulohet “nxënësi do të mësojë për natyrën e Kosovës duke studiuar faqet 83 deri 92” nuk i referohet një rezultati të të nxënit por një aktiviteti të të nxënit.

Me rezultatin e të nxënit duhet të theksohet çfarë duhet të bëjë nxënësi, jo si mëson nxënësi

Për shembull:

“Nxënësit do të shkruajnë në një listë karakteristikat e natyrës së Kosovës“ Ne nuk mund ta dëshmojmë nëse nxënësit e kanë mësuar materialin duke i shikuar ata derisa lexojnë për përmbajtjen, por duke i dëgjuar derisa i shpjegojnë karakteristikat e listuara me fjalët e veta.

“Duke përdorur fotografi , nxënësit do të krijojnë nga një poster, ku do të tregohen karakteristikat kryesore të natyrës së Kosovës”.

Si të shkruhet një rezultat i të nxënët

Rezultati i të nxënët:

Nxënësit do ta tregojnë aftësinë e tyre që të jenë nxënës efektiv/të suksesshëm. Kur u jepen udhëzime që për 10 minuta të mendojnë për lojërat e fëmijërisë, nxënësit do të jenë në gjendje ta krijojnë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe ta jepin një shembull se si po i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.

Struktura:

PSE: demonstrojnë (zbatimi i Taksonomisë së Blumit) aftësinë e tyre për t’u bërë nxënës më efektiv/të suksesshëm– analizë e të nxënët të tyre

ÇFARË: kuptojnë si zbatohen shkathtësitë e mësuara në lojërat e fëmijërisë në situatat praktike në jetën e tyre si të rritur

SI: Jepen udhëzime dhe 10 minuta për të menduar për lojërat e fëmijërisë

SA MIRË (ose Standardi): Si do ta dini ju që ata e dinë? Nxënësi do të jetë në gjendje ta krijojë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe ta japin një shembull se si i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.

Page 64: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

63

Foljet vepruese dhe shkallët e të nxënët njohës në Taksonominë e Blumit

Zgjedhja juaj e foljeve varet nga niveli i të nxënit të cilin e

dëshironi për nxënësit Është baras me

Cila është kompetenca të cilin keni dëshirë ta mësojë nxënësi.

Taksonomitë e të nxënët janë të dobishme për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të ndihmuar në zgjedhjen e foljeve që tregojnë veprim kur shkruhen rezultatet e të nxënët.

Taksonomia e Blumit i ndan objektivat arsimore në tri “fusha”: Kognitive (Njohëse), Emocionale , dhe Psiko-lëvizore (nganjëherë të përshkruara si njohuria/koka, ndjenja /zemra dhe të bërit/duart).

Në kuadër të fushave, të nxënët në nivelet e larta varet nga arritja e njohurive dhe e shkathtësive të domosdoshme në nivelet e ulëta.

Synim i Taksonomisë së Blumit është t’i motivojë mësimdhënësit të përqendrohen në të tri fushat dhe ta krijojnë një formë më holistike (tërësore) të arsimit.

Taksonomia e Blumit paraqet klasifi kimin e të nxënët në kuadër të arsimit. Konsiderohet se është element themelor në kuadër të komunitetit të arsimit dhe i ka informuar taksonomitë e tjera lidhur me të nxënët. Taksonominë e Blumit e kanë rishikuar Anderson dhe Krathwohl, ndërsa Inteligjencat Emocionale i ka paraqitur Gardner.

Fusha kognitive (njohëse)

Në këtë fazë do ta shqyrtoni vetëm Fushën Njohëse në Taksonominë e Blumit.

Kjo Taksonomi e rishikuar e Blumit do t’ju ndihmojë të përmirësoni mësimdhënien tuaj për të siguruar që

- standardet, mësimet dhe vlerësimet janë të harmonizuara

- mësimet janë të pasura me njohuri

- mundësitë për mësimdhënie nuk mungojnë

Proceset njohëse përfshijnë këto elemente: (1) Të njohurit/Kujtoj, (2) Të kuptuarit/Kuptoj, (3) Zbatimi/Zbatoj, (4) Analiza/Analizoj, (5) Vlerësimi/Vlerësoj, dhe (6) Sinteza/Krijoj.

Informata lidhur me Taksonomitë e tjera të të nxënët me fokus në rezultatet dhe kompetencat e të nxënët mund t’i gjeni në ueb-faqet në vijim: • Noble, Toni. Integrimi i

Taksonomisë së Rishikuar të Blumit me Inteligjencat e Shumëfi shta: Një Mjet Planifi kimi për Modifi kimin e Kurrikulës. Universiteti Nacional Katolik i Australisë

• Një Listë e Linqeve të Taksonomisë së Blumit dhe Integrimi me Inteligjencat e Shumëfi shta të Gardner-it http://bloomstheory.wikispaces.com/Resources+%26+Websites

Page 65: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

64

Llojet e njohurive kognitive:

Njohuritë faktike janë njohuri që janë themelore për disiplinat specifi ke. Ky dimension u referohet fakteve themelore, hollësive dhe elementeve të cilat duhet t’i dinë ose t’i njohin nxënësit, në mënyrë që ta kuptojnë një disiplinë ose ta zgjidhin një problem në të.

Njohuritë konceptuale janë njohuri të klasifi kimeve, parimeve, përgjithësimeve, teorive, modeleve ose strukturave, që i përkasin një fushe të caktuar disiplinore.

Njohuritë procedurale u referohet informatave ose njohurive të cilat u ndihmojnë nxënësve të bëjnë diçka specifi ke nën një disiplinë, lëndë dhe fushë të mësimit. Po ashtu u referohen metodave të hetimit, shkathtësive shumë specifi ke ose të përcaktuara, teknikave dhe metodologjive të caktuara.

Njohuritë metakognitive nënkuptojnë që nxënësi është i vetëdijshëm për njohuritë e veta dhe për proceset e veçanta njohëse. Është njohuri strategjike ose refl ektive lidhur me atë se si të veprojmë në rastin e zgjidhjes së problemeve, detyrave njohëse, për të përfshirë njohuritë kontekstuale dhe të kushtëzuara dhe njohuritë mbi vetveten.

Krahasimi vizual i dy taksonomive

Zbatimi i fushës kognitive të Blumit – Të shkruarit e trungjeve për rezultate të të nxënët

Një listë më të

plotë të foljeve të dobishme mund ta

gjeni në Pjesën e Burimeve.

Page 66: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

65

Më poshtë janë dhënë disa shembuj (ndërsa më shumë mund të gjeni në pjesën e burimeve)

Të njohurit/kujtoj

Të kujtuarit nënkupton shfrytëzimin e kujtesës për të prodhuar përkufi zime, fakte ose lista, ose për të përsëritur një përmbajtje.

Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve mostra

Aktivitetet dhe produkte potenciale

tregoradhit

përshkruajndërlidh

pozicionoshkruaj

gjejdeklaroemëro

Çfarë ndodhi kur...?Sa (njësi)...?Kush ishte që ...?A mund të përmendni ...?Përshkruani çfarë ndodhi në...?Kush foli me...?A mund të më tregosh pse...?Gjeni kuptimin e...?Çka është...?Cila është e vërtetë ose e pavërtetë...?

Bëni një listë të ngjarjeve kryesore...Bëni një radhitje kohore të ngjarjeve.Bëni një paraqitje kronologjike të fakteve.Shkruani një listë të informatave që mund të kujtoni. Radhitni të gjitha ... në tregim.Bëni një grafi k ku shihen...Bëni një akrostik.Recitoni një poemë.

Të kuptuarit/kuptoj Ndërtimi i kuptimit nga lloje të ndryshme të funksioneve (qoftë të shkruara ose aktivitete,

mesazhe, paraqitje grafi ke).

Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve mostra

Aktivitetet dhe produkte potenciale

shpjegointerpreto

skicodiskutodallo

parashikoparafrazopërkthe krahaso

përshkruaj

A mund ta shkruani me fjalët tuaja...?A ,mund të shkruani një skicë të shkurtë...?Çka mendoni se ka ndodhur pastaj...?Çka mendoni ju...?Cila ishte ideja kryesore...?Kush ishte personazhi kryesor...?A mund të bëni dallimin në mes të...?Cilat janë dallimet në mes të ...?A mund të ilustroni këtë që po thoni...?A mund të jepni një përkufi zim për...?

Preni ose vizatoni objekte / fotografi për të treguar një ngjarje të caktuar.Ilustroni çka ishte ideja kryesore për mendimin tuaj.Punoni një tregim vizatimor ku shihet renditja e ngjarjeve.Shkruani dhe interpretoni një pjesë dramatike duke u bazuar në tregim.Ritegroni rrëfi min me fjalë tuaja.Pikturoni fotografi në e një aspekti që ju pëlqen më shumë.Shkruani një raport përmbledhës të një ngjarjeje.Hartoni një paraqitje grafi ke të rrjedhjes së njëpasnjëshme të ngjarjeve.Punoni një libër me ngjyra.

Page 67: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

66

Zbatimi/zbatojKa të bëjë me situata në të cilat materia e mësuar përdoret nëpërmjet produkteve siç janë

modelet, prezantimet, intervistat ose simulimet.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra

Aktivitete dhe produkte potenciale

Zgjidh

trego

përdor

ilustro

ndërtopërfundo

shqyrto

klasifi ko

A dini ndonjë rast tjetër ku...?A ka mundur të ndodhte kjo në...?A mund t’i gruponi sipas karakteristikave si...?Cilët faktorë do t’i kishit ndryshuar sikur...?A mund të aplikoni këtë metodë në ndonjë përvojë tuajën...?Cilat pyetje do të bënit sikur ...?Nga informacionet e dhëna, a mund të zhvilloni një sërë udhëzimesh për...?A do të ju hynte në punë kjo informatë nëse ju do të kishit një ...?

Ndërtoni një model për të demonstruar si do të funksionojë.Krijoni një dramë për të ilustruar një ngjarje të rëndësishme.Bëni një album me copëza për fushat e studimit.Bëni një album / hartë me copëza për të shprehur informacionet relevante për një ngjarje.Merrni një koleksion fotografi sh për të demonstruar një pikëpamje të caktuar.Punoni një lojë enigmë duke përdorur idetë nga fusha e studimit.Bëni një model nga argjila të një gjësendi material.Hartoni një strategji për depërtim në treg duke përdorur një strategji që e njihni si model.Vishni një kukull në kostume kombëtare.Pikturoni një mural duke përdorur të njëjtat materiale.Shkruani një tekst shkollor lidhur me ... për të tjerët.

Analiza/analizojZbërthimi i materies ose i koncepteve në pjesë më të vogla, konstatimi se si ndërlidhen këto

pjesë me njëra-tjetrën ose me një strukturë ose qëllim të përgjithshëm.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale

analizodallo

shqyrtokrahaso kontrasto

heto kategorizoidentifi koshpjego

ndaj trego

Cilat ngjarje mund të kishin ndodhur...?Nëse ... do të kishte ndodhur, çfarë do të mund të kishte qenë përfundimi?Si përngjan kjo me ...?Cila ishte tema e nënkuptuar...?Cilat mund të kishin qenë efektet e tjera?Përse ndodhën ... ndryshimet?A mund të krahasoni... tuaj me atë të paraqitur në...?A mund ta shpjegoni çfarë mund të ketë ndodhur kur...?Cilat janë ngjashmëritë në mes të ... dhe...?Cilat janë disa nga problemet e...?A mund të bëni dallimin në mes të...?Cilat ishin disa nga motivet që qëndronin pas...?Cila ishte pika e kthesës në lojë?Cili ishte problemi i...?

Krijoni një pyetësor për mbledhjen e informatave.Shkruani një shpallje marketingu për shitjen e një produkti të ri.Kryeni nj hetim për të mbledhur informata për të përkrahur një pikëpamje.Bëni një paraqitje të radhitjes së veprimeve ku shihen fazat kryesore.Krijoni një paraqitje grafi ke për të ilustruar informacionet e përzgjedhura.Bëni një enigmë “jigsaw”1 (xhigso).Bëni një trung familjar ku tregohen marrëdhëniet mes njerëzve.Vendosni në skenë një shfaqje për fushën e mësimit.Shkruani një biografi për një person për të cilin mësoni.Përgatisni një raport për fushën e mësimit.Organizoni një aheng. Bëni të gjitha përgatitjet dhe shënoni hapat e duhur. Shqyrtoni një vepër arti për nga forma, ngjyra dhe përmbajtja e materialit.

1 Një aktivitet ku kapërcehet prej një pozicioni në tjetrin për aq vende sa fi tohen pikë përmes përgjigjeve të sakta.

Page 68: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

67

Vlerësim/vlerësoj

Sjellja e gjykimeve duke u bazuar në kritere dhe standarde përmes kontrollimit për të vërtetuar dhe kundrimit kritik. Kritikat, rekomandimet dhe raportet janë disa nga produktet që

mund të krijohen për të demonstruar procesin e vlerësimit.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale

Krijo zbulo

kompozo parashikoplanifi kondërto disenjo

parafytyro propozo

puno formulo

A mund të disenjoni/hartoni një... për të...?Pse të mos kompozoni një këngë për...?A shihni ndonjë zgjidhje të mundshme për ...?Nëse do të kishit në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme si do të adresonit çështjen e...?Përse nuk e mendoni vet mënyrën tuaj për t’u marrë me...?Çfarë do të ndodhte sikur...?Në sa mënyra mund të...?A mund të krijoni përdorime të reja e të pazakonshme për...?A mund të shkruani një recetë të re për një gjellë të shijshme?A mund të hartoni një projekt propozim i cili do të...

Zbuloni një makinë për të kryer një detyrë të caktuar.Disenjoni një ndërtesë ku do të vendosni dhomën tuaj të punës.Krijoni një produkt të ri. Emërtojeni dhe planifi koni një fushatë marketingu.Shkruani si ndiheni lidhur me...Shkruani një program televiziv, dramë, shfaqje kukullash, dialog, këngë ose pantomimë lidhur me...?Krijoni një kopertinë disku, libri ose reviste për ...?Trilloni kodin e një gjuhe të re dhe shkruani materiale duke e përdorur atë.Jepni një ide.Mendojeni një mënyrë për të...Kompozoni një ritëm ose shkruani fjalët për një melodi ekzistuese.

Sinteza/krijoj

Bashkimi i elementeve për të formuar një tërësi koherente ose funksionale. për të krijuar fëmijët duhet t’i bashkojnë pjesët në një mënyrë të re ose t’i sintetizojnë pjesët në diçka të re

dhe të ndryshme, një formë ose produkt i ri.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale

gjykopërzgjedh

zgjedhvendos arsyeto debatoverifi ko

argumento rekomando

vlerësodiskutorango

prioretizo përcakto

A ka ndonjë zgjidhje më të mirë për të ...Gjykoni vlerën e...A mund të mbroni qëndrimin tuaj lidhur me...?A mendoni se ... është një gjë e mirë apo e keqe?Si do të ishit marrë me...?Çfarë ndryshimesh ndaj... do të rekomandonit ju?A besoni?A jeni person ...?Si do të ndiheshit...?Sa efektive janë...?Çka mendoni për...?

Përgatisni një listë të kritereve për të gjykuar një program .... Tregoni prioritetet dhe rangimin.Zhvilloni një debat për një çështje me rëndësi të veçantë.Krijoni një libërth për pesë rregulla që i konsideroni të rëndësishme. Bindni të tjerët.Krijoni një panel për të diskutuar pikëpamjet, për shembull “Të nxënët në shkollë”Shkruani një letër për ... për ta këshilluar për ndryshimet e nevojshme në ...Shkruani një raport gjysmëvjetor.Përgatisni një studim për të paraqitur pikëpamjen tuaj lidhur me...

Përshtatur nga Burimet në internet

Page 69: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

68

Shembuj

Ka shumë lloje planesh ditore dhe shumë modele për shkrimin e planit ditor.

Cilido model i planit ditor që do ta përdorni duhet të përmbajë këto elemente kryesore:

♦ Si ndërlidhet përmbajtja e mësimit me Kurrikulën

(Pse dhe Çfarë)

Lënda/Tema/Klasa

♦ Objektivat/rezultatet e të nxënët të cilat jua mundësojnë juve edhe nxënësve tuaj të dini se cili është qëllimi i mësimit dhe të vlerësoni përparimin drejt kompetencave

(Pse, Çfarë, Si, Sa mirë)

♦ Aktivitetet që do t’i kryejnë nxënësit me fokus në të nxënët aktiv/të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve

(Si)

♦ Mjetet e punës dhe materialet që do t’ju nevojiten – koha dhe materialet (brenda dhe jashtë klasës)

(Si)

♦ Koha që e keni në dispozicion për mësimin, burimet që do t’ju nevojiten – koha dhe materialet (brenda dhe jashtë klasës)

(Si)

Shembull i modelit të planit ditor

Më poshtë mund ta gjeni një model për planin e mësimit, ndërsa burimet që mund t’i përdorni për të përgatitur Planin e mësimit përfshijnë: Kurrikula e Kosovës 2001, Korniza e Kurrikulës së Kosovës 2011, ky Udhëzues për Përmirësimin e Praktikës në Klasë, mësimdhënësit e tjerë dhe drejtorin juaj, aftësimi profesional dhe trajnimet e tjera që keni kryer etj.

Mbani mend:

Një objektiv/rezultat i të nxënët i ndërtuar mirë i ka këto karakteristika:

• Është specifi k;• Tregon çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nxënësi pas përvojës mësimore; dhe• Përdor folje konkrete (në nivel të përshtatshëm të të nxënët) për një aktivitet të dëshiruar

konkret që duhet kryer (dëshmi e vëzhgueshme) nga nxënësi për të demonstruar kompetencë.

Page 70: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

69

Mostër e formës së planifi kimit të orës mësimore

Lënda/tema

Klasa:

Tema e mësimit ose fokusi brenda kurrikulës lëndore:

Mjetet/materialet/instrumentet e mësimdhënies:

Përdorimi i TIK:

Çështjet e ndërlidhura:

Fjalët kryesore që do të pendoren / kuptohen nga vijuesit

Objektivat / rezultatet e të nxënit dhe kriteret e suksesit për kontrollimin e vlerësimit për të nxënë:

Aktivitet fi llestar

Hyrje në njësinë mësimore

Aktivitetet kryesore të të nxënit (ndani në pjesë dhe sipas minutave)

Përmbyllja e orës

Page 71: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

70

Lënda: Mësim zgjedhor

Klasa: VII

Tema: Eksperimenti “Djeg karbonin dhe jetoj”

Mjetet e punës: Ujë gëlqeror, gotë, shkop plastike.

Përdorimi i teknologjisë informative:

Lidhja me lëndët e tjera: Fizikë, Kimi, Biologji

Fjalët kyçe: Dyoksid i karbonit, oksigjen, frymëmarrje qelizore, eksperiment etj.

Rezultatet e të nxënët

Në fund të eksperimentit nxënësit do të jenë në gjendje të:

• paraqesin një hipotezë dhe ta vërtetojnë atë përmes eksperimentit me fl luska.

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi pa fjalë kryen eksperimentin, ndërsa nxënësit vëzhgojnë me kujdes. Ecuria e eksperimentit: Mësimdhënësi me shkop fryn në ujin gëlqeror. Në fi llim, para fryrjes uji është i pastër, ndërsa pas pak (duke fryrë në të ) ai do të turbullohet.Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të tregojnë çfarë kanë observuar. Disa nga observimet e pritura janë: 1. Unë vërejta disa fl luska.

2. Unë vërejta se gjatë fryrjes uji gëlqerorë u turbullua.

Pjesa kryesore- 25 – 30 minBazuar në observime, mësimdhënësi formulon pyetjet të cilat çojnë drejt konceptit. Pyetjet në të cilat duhet të përgjigjen nxënësit janë:1. Pse pas fryrjes me shkop në tretësirë, tretësira u turbullua?2. Çfarë ishin ato fl luska?3. Nga burojnë në fi llim ato fl luska?4. A mundet një bimë të krijojë një turbullirë të tillë?Nxënësit udhëzohen që individualisht të jepin hipotezat e tyre lidhur me pyetjet e dhëna. Disa nga hipotezat e pritura janë:1. Unë mendoj se tretësira u turbullua, sepse gjatë frymëmarrjes lirohet dyoksidi i

karbonit.2. Ato fl luska janë dyoksid karboni.3. Fillimisht dyoksid karboni buron nga qelizat - konkretisht nga djegia e materieve

në qelizë.4. Edhe bimët mund të krijojnë një turbullirë të tillë, sepse edhe ato gjatë natës lirojnë

dyoksid karbon.

Page 72: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

71

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7-10 min

Pasi nxënësit të kenë shkruar hipotezat, fi llojmë t’i lexojmë ato . Për të vërtetuar hipotezat e tyre, nxënësit duhet të disenjojnë eksperimente verifi kuese duke u bazuar në njohuritë që kanë. Nxënësit ndahen në grupe dhe secilit grup i jepet nga një observim dhe hipotezë korresponduese. Në fund grupet raportojnë për punë e tyre. Nxënësit në grupe tregojnë vërtetësinë e hipotezave përmes eksperimenteve verifi kuese. Raportimi i grupeve mundëson përfi timin e njohurive të reja nga ana e nxënësve. Disa nga njohuritë e reja që fi tohen nga nxënësit janë:

• Gjatë frymëmarrjes lirohet dyoksidi i karbonit.

• Gjatë frymëmarrjes harxhohet oksigjeni.

• Gjatë djegies se materieve organike në qelizë lirohet dyoksidi i karbonit, uji dhe nxehtësia.

• Bimët gjatë natës lirojnë dyoksidin e karbonit.

Mësimdhënësi ndihmon nxënësit që të formojnë konceptin nga përfi timi i njohurive të reja:

• Gjatë frymëmarrjes harxhohet oksigjeni dhe lirohet dyoksidi i karbonit, uji dhe nxehtësia.

Aktivitet plotësues

Bisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe diskutoni se sa e përmbushin planet tuaja mësimore formatin e modeleve të mësipërme mbi Planin Mësimor, i cili gjendet në Seksionin e Burimeve; dhe po ashtu diskutoni me mësimdhënësit e tjerë lidhur me mënyrën se si e organizoni mësimin në përputhje me kohën, grupmoshën e klasës së dhënë, aktivitetet dhe materialet që keni në dispozicion.

Strategjitë

Me rezultate të të nxënët të përgatitura mirë ju do të keni më shumë mundësi të zbatoni qasjen e të nxënët me nxënësin në qendër.

Nëse i ndani planet e mësimeve me nxënësit tuaj ata do të bëhen më të përgjegjshëm për të nxënët e tyre dhe më të aftë për të vlerësuar të nxënët e tyre.

Ju duhet të jeni të qartë për rezultatet e të nxënët dhe kriteret e suksesit, në mënyrë që nxënësit të dinë se çfarë do të bëjnë. Shënojini në tabelë në mënyrë që nxënësit të mund t’i shohin. Më poshtë është dhënë një shembull se si duken këto:

Page 73: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

72

Klasa 8: Ora e Matematikës - Simetria

Rezultatet e të nxënët:

Në fund të mësimit nxënësit do të jenë në gjendje:

• të përshkruajnë se si ndërtohet simetria• të japin dy apo tre shembuj të ndërtimit të simetrisë duke përdorur metoda të

ndryshme• të shpjegojnë dallimet mes simetrisë boshtore dhe simetrisë qendrore

Lista kontrolluese më poshtë është një udhërrëfyes i shkurtër që ju ndihmon në planifi kim. Aty ka pyetje themelore mbi mënyrën si i strukturoni mësimet dhe si planifi koni të mbani mësim në forma të atilla që fokusohen në rezultatet e të nxënët dhe kompetencat e nxënësve.

Fusha Pyetjet (Bisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin)

Përmbajtja A ka ndërlidhje të qartë me Kurrikulën?

Të nxënët – Për çfarë janë duke mësuar nxënësit

A ka të bëjë me shkathtësi dhe të kuptuarit e thellë?

A nxit pyetje apo përmban vetëm fakte?

Metodat tuaja të mësimdhënies

A janë të përshtatshme për përmbajtjen që mësohet?

A e bëjnë mësimin më interesant?

A janë të përshtatshme për të gjithë nxënësit?

A do të përshtaten me kohëzgjatjen e orës dhe me klasën?

A mund të përfshihen të gjithë nxënësit?

A kam planifi kuar probleme të cilat duhet t’i zgjidhin nxënësit?

Relevanca e përmbajtjes që ua mësoni

A është bërë ndonjë studim, ose a ka përvoja vendore lidhur me përmbajtjen e mësimit?

Variacionet në qasjen tuaj të mësimdhënies

A e ka ndryshuar ritmin e mësimit?

A është e caktuar koha për secilën pjesë të mësimit?

A janë përfshirë përmbajtje dhe burime të ndryshme?

Si e përfshini diferencimin në mësimin tuaj

A mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit në këtë mësim?

A janë marrë parasysh nxënësit më të avancuar dhe nxënësit me nevoja të veçanta?

Page 74: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

73

Si e përfshini vlerësimin për të nxënët në planin tuaj ditor

A e dinë nxënësit se çfarë pritet të bëjnë dhe të kuptojnë?

Si do të vlerësohen?

A është përfshirë vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve?

A e keni bërë të qartë se si duket suksesi në mësim?

A mendojnë nxënësit se vlerësimi është relevant dhe interesant?

Aktivitete plotësuese për nxënësit më të aftë

Çfarë mund të mësojnë nxënësit më tepër ose çfarë aktiviteti mund të bëjnë si rezultat i këtij mësimi?

A mund të hulumtojnë më shumë nxënësit?

Aktivitet plotësues

Shënoni llojet e aktiviteteve të mësimdhënies dhe të të nxënët që mbahen zakonisht, për dy mësime që i njihni. Çfarë mund të konkludohet nga kjo për praktikat aktuale në shkollë? Si mund të përmirësohet kjo? Për çfarë trajnimi mund të ketë nevojë stafi – për shembull, lidhur me të nxënët aktiv ose me mësimdhënien e çështjeve kontroverse/kundërthënëse?

Strategjitë që duhet t’i merrni parasysh për përzgjedhjen e burimeve të të nxënët

Tani mund të fi lloni t’i shikoni materialet dhe burimet që i keni në dispozicion për të zbatuar KKK-në, derisa të hartohet Kurrikula e Kosovës 2011. Disa pika të rëndësishme për qasjen e përqendrimit në nxënësin dhe qasjen e bazuar në kompetenca:

♦ Është me rëndësi që burimet e të nxënët t’i motivojnë nxënësit dhe të stimulojnë përparimin e tyre.

♦ Përderisa tekstet mësimore paraqesin burime të rëndësishme të të nxënët, qasja në informata e nxënësve nuk do të duhej të kufi zohej vetëm në ata libra. Librat nuk duhet të përdoren për të inkurajuar të mësuari përmendsh dhe nuk bën të shërbejnë si mjeti i vetëm për planifi kimin dhe organizimin e mësimdhënies dhe të nxënët në klasë.

♦ Ju dhe nxënësit tuaj duhet të angazhoheni për të prodhuar burime të përshtatura të nxënies duke shfrytëzuar burime lokale, në përputhje me dispozitat ligjore (d.m.th. Ligji mbi Arsimin dhe Ligji mbi Tekstet Shkollore) dhe duke e marrë parasysh kontekstin, nevojat e të nxënët dhe interesimet e nxënësve.

o Për shembull, rezultati i një projekti që e kanë bërë nxënësit mund të jetë një burim i vlefshëm i të nxënët për klasa të ndryshme. Ndërsa, mësimdhënësit mund të krijojnë një dosje të burimeve të përshtatura për tema të ndryshme, duke përdorur gazeta, revista, literaturë të specializuar dhe internetin për të përgatitur materiale për nxënësit.

Page 75: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

74

♦ Po ashtu, mund të mendoni për zhvillimin e burimeve për të nxënët për mësimin elektronik (e-learning)duke përdorur TIK-un.

♦ Pavarësisht nga formati dhe qëllimi i tyre (programe kompjuterike arsimore, tekste shkollore; pajisje për eksperimente), burimet e të nxënët duhet të përmbushin disa kriteret për cilësi, pra duhet:

o t’i përmbahen dhe ta mbështesin Kurrikulën kombëtare dhe t’u përshtaten moshës dhe nevojave mësimore të nxënësve;

o t’i përmbahen qasjes të përqendruar në nxënësin dhe të bazuar në kompetenca nëpërmjet zgjedhjes dhe organizimit të përvojave të të nxënët, me të cilat mbështetet në mënyrë të balancuar përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive dhe i qëndrimeve;

o të frymëzojnë metoda të mësimdhënies ndërvepruese dhe procedura vlerësimi të cilat synojnë shkathtësitë intelektuale të nivelit të lartë, duke përfshirë kreativitetin dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve;

o të promovojnë vlera, parime dhe praktika pozitive, siç janë të drejtat e njeriut, drejtësia sociale dhe gjithëpërfshirja. Të gjitha burimet e të nxënët duhet të shmangin promovimin e njëanshmërisë, paragjykimi dhe stereotipeve, qëndrimeve diskriminuese, urrejtjes dhe dhunës.

o të përmbajnë aktivitete relevante dhe të përshtatshme për vlerësim dhe vetëvlerësim, si dhe aktivitete me të cilat mundësohet zhvillimi i shkathtësive të nxënies për të nxënë (të mësojmë si të mësojmë).

Strategjitë që duhen marrë parasysh kur përfshijmë çështjet e ndërlidhura

Për të promovuar vlerat dhe praktikat e të jetuarit bashkë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike, drejtësinë sociale dhe kohezionin social, në KKK është paraparë obligimi për integrimin e çështjeve të ndërlidhura në Kurrikulë në mënyra specifi ke.

Çështjet e ndërlidhura të përfshira në KKK mund të integrohen në Kurrikulë nëpërmjet njësive tematike dhe njësive mësimore, si dhe nëpërmjet praktikave adekuate në klasë, siç janë:

♦ puna në grupe;

♦ projektet; dhe

♦ shërbimi në komunitet.

Çështjet e ndërlidhura dhe dimensionet që duhet merren parasysh janë:

♦ Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut;

♦ Edukimi për paqen dhe tolerancën;

♦ Zhvillimi personal dhe shkathtësitë e jetës;

Çështjet e ndërlidhura paraqesin përmbajtje të rëndësishme Kurrikulare të cilat nuk i takojnë ekskluzivisht vetëm një lënde, por më së miri mësohen si pjesë të disa lëndëve të ndryshme.

Page 76: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

75

♦ Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm;

♦ Barazia gjinore;

♦ Edukimi ndërkulturor;

♦ Edukimi për media;

♦ Edukimi shëndetësor, duke përfshirë edukatën seksuale;

♦ Edukimi për Teknologji Informative dhe të Komunikimit (TIK) dhe të nxënit elektronik;

♦ Vetëdijësimi për karrierë;

♦ Përgatitja për jetë dhe punë;

♦ Vetëdijësimi ekonomik;

♦ Edukimi fi nanciar;

♦ Edukimi për ndërmarrësi; dhe

♦ Shkathtësitë gjuhësore dhe të komunikimit në të gjitha fushat e Kurrikulës

Aktivitet plotësues

Duhet të mendoni për:

♦ Çfarë shkathtësish dhe trajnimesh shtesë ju duhen për të eksploruar këto aspekte;

♦ Ku më së miri do të mund të hynin ato në mësimdhënien tuaj;

♦ Nëse ato duhet të jenë pjesë e orarit të rregullt mësimor, të Kurrikulës zgjedhore apo për përdorim jashtë klase;

♦ Si mund të përfshihen OJQ-të apo grupet e komunitetit në përkrahjen tuaj për mësimdhënien e çështjeve të ndërthurura;

♦ Si mund ta vlerësoni të kuptuarit e nxënësve në këtë aspekt.

Si mund të fi lloni t’i adresoni tani çështjet e ndërlidhura?

Një nga mënyrat më të mira për të fi lluar me çështjet e ndërlidhura është të zbatohen metodat e të nxënët aktiv, të përshkruara në pjesën 3 të këtij Udhëzuesi dhe sugjerimi i dhënë në pjesën 4.

Më poshtë janë të përshkruara pesë strategjitë të cilat do t’ju ndihmojnë t’i pasuroni burimet për të nxënët e nxënësve. Ato përfshijnë TIK-un dhe projektet në shkollën tuaj dhe komunitetin tuaj, të cilat mund t’ju ndihmojnë të fi lloni të punoni bashkë me mësimdhënësit e tjerë, shkollat dhe komunitetet e tjera për t’i integruar çështjet e ndërlidhura dhe për t’i gjetur burimet duke planifi kuar bashkë.

Page 77: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

76

Pesë strategjitë për inkorporimin e çështjeve të ndërlidhura dhe për pasurimin e burimeve mësimore

1. TIK

TIK-ja paraqet një çështje të ndërlidhur të rëndësishme. Në të ardhmen jo edhe aq të largët, TIK-u do të jetë teknologji dominuese e të nxënët. Në shekullin e 21-të nxënësit duhet të bëhen nxënës tërë-jetësorë, sepse qasja kryesore në informata do të jetë nëpërmjet teknologjisë. Për t’i udhëzuar nxënësit drejt informatave që u nevojiten për të realizuar potencialin e tyre, do të jetë i domosdoshëm përqendrimi në TIK.

Megjithë sfi dat për përvetësimin dhe përdorimin e TIK-ut, gjasat janë që në të ardhmen shumica e shkollave në Kosovë do të kenë qasje më të mirë në TIK në mësim. TIK-u u mundëson nxënësve t’i zbatojnë shkathtësitë dhe aftësitë në mënyra të reja. Ajo u mundëson t’i paraqesin idetë e tyre në forma të ndryshme.

TIK-u përfshinë përdorimin e:

♦ Faqeve Wikki dhe faqeve në internet

♦ Kompjuterit dhe llaptopit

♦ Telefonave mobilë për të krijuar fi lma

♦ Kamerave digjitale

♦ PowerPoint-it dhe softuerëve të tjerë për prezantime

♦ Faqeve blog në internet

Duhet të mendoni me kujdes se cilat lloje të medieve të reja janë më të përshtatshmet për nxënësit tuaj dhe si mund të siguroni qasje të rregullt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit, në mënyrë që përdorimi i TIK-ut të bëhet normë, e jo aktivitet plotësues për një numër të kufi zuar të nxënësve. Natyrisht se këtë çështje nuk duhet ta zgjidhni vetë; kjo është një çështje që i takon shkollës. Tani është koha të fi lloni të mendoni se si do të ndikojnë ndryshimet në mësimdhënien tuaj.

Aktivitet plotësues

Bashkëpunoni me një grup mësimdhënësish për përdorimin e TIK-ut nga nxënësit. Për shembull, nxënësit mund të mbjellin në shtëpi, në prag të dritares, një bimë të ndjeshme ndaj ndotjes së ajrit. Ky aktivitet bashkon matematikën, shkencat, gjeografi në dhe teknologjinë/TIK-un me fokus te mjedisi. Kështu, nxënësit do të mbledhin të dhëna reale për të analizuar (matematika), do të vijojnë një eksperiment rigoroz (shkenca) dhe do të studiojnë shpërndarjen gjeografi ke të ndotjes nëpër Prishtinë (gjeografi a). Të dhënat mund të paraqiten në PowerPoint (teknologji/TIK).

A jeni të përgatitur për këto ndryshime? Çfarë trajnimesh ju duhen për të qenë në gjendje të përdorni TIK-un?

Shënim: Ky do të ishte një shembull i mirë i integrimit të një çështjeje të ndërthurur

Page 78: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

77

Për të përfshirë çështjet e ndërlidhura dhe për t’i pasuruar burimet e të nxënët ju mund t’i merrni parasysh sugjerimet e dhëna më poshtë, të cilat e ndërlidhin të nxënët e nxënësve me ngjarje nga jeta e përditshme. Ato janë: të nxënët jashtë klasës, dita e përqendrimit, projektet shkollore dhe partneritetet në komunitet.

2. Të nxënët jashtë klasës

Të nxënët jashtë klasës nënkupton nxjerrjen e nxënësve nga klasa e zakonshme për t’u ofruar atyre përvoja sfi duese, interesante dhe të ndryshme. Të nxënët jashtë klasës mund të organizohet pothuajse në çdo kohë dhe kudo:

♦ jashtë ose brenda;

♦ në oborrin e shkollës;

♦ në rrugë;

♦ në park;

♦ në muze dhe galeri arti;

♦ në bjeshkë dhe në lumenj; dhe

♦ në vendet e shenjta, në ferma ose në fabrika.

Kjo është një mënyrë thelbësore e të nxënët dhe nuk duhet të kufi zohet vetëm në stinën e verës ose si aktivitet plotësues pas përfundimit të mësimit. Duhet të mbani mend se të nxënët jashtë klasës:

♦ paraqet përvojë të fuqishme për të cilën është dëshmuar se i shton arritjet;

♦ kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve;

♦ e pasuron mësimdhënien tuaj në klasë;

♦ mund të përforcojë të kuptuarit e një çështjeje të ndërlidhur;

♦ do t’ju ndihmojë ta bëni të nxënët më interesant dhe nxënësit do të marrin pjesë më shumë; dhe

♦ mund të zhvillohet me një partner nga komuniteti.

3. Të Nxënët përmes Ditëve të Fokusit

Edhe ditët e fokusit janë po aq të rëndësishme. Ato ju japin mundësinë të zhvilloni mësim më të thellë në lidhje me çështje të caktuara.

Për shembull, mund të përdorni kalendarin e ngjarjeve botërore. Ditët e njohura përfshijnë Ditën e Evropës më 9 maj, Ditën e Tokës më 22 prill, apo Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit më 8 shtator. Nxënësit mund të bashkëpunojnë në ditë të tilla, ku lëndë të ndryshme mund të kontribuojnë në aspekte të tyre unike.

Page 79: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

78

Aktivitet plotësues

Çfarë njohurish, shkathtësish dhe aftësish mund të përvetësojnë nxënësit nga këto aktivitete:

♦ Mbledhja e mbeturinave jashtë shkollës;

♦ Mbjellja e fi danëve në oborrin e shkollës;

♦ Vizita e një kompanie për ndërtimin e rrugëve në orën e teknologjisë; dhe

♦ Dita e garës në matematikë

4. Zhvillimi i një projekti shkollor dhe çfarë mësohet prej tij

Disa ide për projekte që mund t’i përdorni janë:

♦ Krijoni një pellg në oborrin e shkollës për të mësuar për minibisha;

♦ Kontrollojini pajisjet e nxënësve për lojë;

♦ Kontrolloni sigurinë e vendit, d.m.th. kontrolloni a ka vende të pasigurta ose shkallë;

♦ Përpiquni të reduktoni konsumin e energjisë elektrike ose përdorimin e dritave; dhe

♦ Aktivitete reduktimi dhe riciklimi.

Rrugët e sigurta për në shkollë:

Një projekt në të cilin nxënësit mund të angazhohen është Rruga e Sigurt për në Shkollë. Kështu promovohen mënyrat më të sigurta, më të qëndrueshme në aspektin e ruajtjes së mjedisit dhe më të shëndetshme, të udhëtimit për në shkollë dhe të kthimit nga shkolla. Ideja është të identifi kohen dhe të diskutohen problemet me të gjithë komunitetin e shkollës dhe komunitetin lokal, dhe pastaj të gjenden zgjidhjet në bashkëpunim me komunitetin. Ju duhet ta hartoni një plan për:

♦ Reduktimin e numrin të lëndimeve të kalimtarëve dhe të çiklistëve;

♦ Përmirësoni sigurinë në rrugë për në shkollë dhe prapa;

♦ Reduktoni numrin e udhëtimeve me veturë për në shkollë dhe prapa;

♦ Inkurajoni ecjen dhe ngasjen e biçikletës për të shkuar në shkollë dhe prapa;

♦ Edukoni nxënësit të adaptohen me rrugët lokale;

♦ Punoni me komunitetin për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë; dhe

♦ Hulumtoni masat për zvogëlimin e shpejtësisë së automjeteve për të krijuar një ambient të sigurt përreth shkollës.

Page 80: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

79

Rezultatet e projektit mund të jenë të ndryshme dhe mund të përfshijnë:

♦ ‘Autobusi i ecjes’, ku prindërit dhe të tjerët i përcjellin nxënësit në shkollë;

♦ trajnimi për sigurinë personale/në rrugë;

♦ fushatat ‘Shkoni në shkollë në këmbë”;

♦ disa hyrje alternative në shkollë;

♦ rrugë alternative më të sigurta për ecje dhe për ngasje të biçikletës;

♦ ‘Rrugë të sigurta’ të krijuara nga nxënësit;

♦ harta të rrugëve më të sigurta; dhe

♦ komuna vë shenja në rrugët më të sigurta.

Puna në klasë mund të përfshijë:

♦ planifi kimin/hartën e rrugëve të sigurta në gjeografi ;

♦ vendin për biçikleta;

♦ krijimin e pllakateve dhe krijime dekorative në arte;

♦ analiza të anketave në matematikë & TIK;

♦ analiza të përfi timeve shëndetësore & pasojat për mjedisin në shkenca natyrore;

♦ shfaqjet në dramë;

♦ shkrimin e letrave dhe të raporteve; dhe

♦ fushata vetëdijesimi në shkollë nëpërmjet garave, pllakateve, këngëve, broshurave, pamfl eteve, buletineve, krijimit të faqeve në internet, ekspozitave, prezantimeve.

5. Të nxënët përmes krijimit të partneritetit me komunitetin

Mund të mendoni për mënyrat se si mund të punoni me partnerët e komunitetit apo bizneset. Këtu mund të përfshihet:

♦ zhvillimi i një nismën për riciklimin e shisheve plastike;

♦ zhvillimi i një nisme nga i cili do të përfi tonte shkolla;

♦ mbështetja e mësimit të shkencave natyrore duke mësuar për kompaninë energjetike KEK;

♦ përkrahja e aktiviteteve në fushën e të drejtave të njeriut përmes partneritetit me UNICEF-in; dhe

♦ përkrahja në mësimin e gjuhës duke vendosur lidhje me Këshillin Britanik.

Page 81: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

80

Për më shumë informata rreth Pjesës 4shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Folje të dobishme për rezultatet e të nxënët

2. Plani ditor

3. Modeli i mësimdhënies bashkëkohore

4. Shembuj të planeve ditore

5. Planet mësimore

Burimet për Pjesën 4

BURIMI 1: Folje të dobishme për rezultatet e të nxënët

http://www.wiu.edu/cas/english_and_journalism/education/images_and_docs/verbs.pdf

Lista e fjalëve (përshtatur nga “Lista e fjalëve” Jerrold Kemp) është përpiluar sipas taksonomisë së Blumit për të nxënët në fushën kognitive. Përdoreni këtë listë për të shprehur se cilat rezultate/kompetenca të veçanta i prisni nga të nxënët e nxënësve.

Në përgjithësi, aftësia njohëse në një fushë fi llon me nivelin e përvetësimit të njohurive dhe vazhdon të avancohet përgjatë taksonomisë deri te të kuptuarit, zbatimi dhe shkathtësitë e niveleve më të larta për analizë, sintezë, vlerësim dhe zgjidhje të problemeve.

Page 82: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

81

Proceset kognitive (njohëse) sipas Taksonomisë së Blumit

Rishikuar nga Anderson dhe Krathwohl; Foljet janë marrë nga burimet në internet

Niveli i shkathtësive

Shkathtësitë themelore Shkathtësitë e mesme Shkathtësitë e nivelit më të lartë

Emër – sipas Blumit

Njohuri Të kuptuarit Zbatimi Analiza Vlerësimi Sinteza

Folje Rishikuar nga A & K

Kujtoj Kuptoj Zbatoj Analizoj Vlerësoj Krijoj

Aranzhoj

Përkufi zoj

Përshkruaj

Dyfi shoj

Gjej

Di

Etiketoj

Emëroj

Lokalizoj

Përshtat

Memorizoj

Emëroj

Rendis

Citoj

Njoh

Kujtoj

Ndërlidh

Përsëris

Riprodhoj

Mbaj mend

Deklaroj

Tregoj

Shkruaj

Karakterizoj

Ilustroj

Përshkruaj

Diskutoj

Konkludoj

Jap shembuj

Shpjegoj

Shpreh

Identifi koj

Nxjerr përfundim

Lokalizoj

Skicoj

Parashikoj

Njoh

Raportoj

Shpall përsëri

Rishikoj

Zgjedh

Klasifi koj

Përmbledh

Tregoj

Përkthej

Administroj

Zbatoj

Llogaris

Zgjedh

Klasifi koj

Përfundoj

Llogaris

Mbaj

Formoj

Vërtetoj

Dramatizoj

Përdor

Angazhoj

Kryej

Ilustroj

Zbatoj

Interpretoj

Operoj

Kryej

Ushtroj

Parashkruaj

Luaj rol

Caktoj orar

Paraqes

Skicoj

Zgjidh

Transferoj

Përdor

Reklamoj

Analizoj

çmoj

Atribuoj

Kategorizoj

Krahasoj

Gjej dallimin

Konvertoj

Kritikoj

Paraqes me diagram

Diferencoj

Diskriminoj

Dalloj

Shqyrtoj

Eksperimentoj

Eksploroj

Identifi koj

Bëj inventar

Hulumtoj

Hetoj

Studioj

Testoj

Ndaj

Çmoj

Argumentoj

Vlerësoj

Kontrolloj

Kritikoj

Debatoj

Justifi koj

Parashikoj

Parashoh

Vlerësoj

Notoj

Inspektoj

Gjykoj

Arsyetoj

Parashikoj

Rangoj

Notoj

Rishikoj

Mbështes

Çmoj

Mbledh

Kombinoj

Kompozoj

Konsolidoj

Krijoj

Përpiloj

Sajoj

Formuloj

Gjeneroj

Supozoj

Integroj

Zbuloj

Menaxhoj

Bashkoj

Organizoj

Planifi koj

Përgatis

Prodhoj

Propozoj

Themeloj

Sugjeroj

Sintetizoj

Sistematizoj

Teorizoj

Bashkoj

Page 83: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

82

Page 84: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

83

BURIMI 3: Modeli modern i mësimdhënies

BURIMI 4: Planet mësimore

Lënda: Edukatë fi zike dhe sportive: Atletikë

Klasa: VII

Tema: Kërcimi së larti, teknika “gërshërë”

Mjetet e punës: rekuizita, pengesa,

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim-projektori, TV-DVD

Lidhja me lëndët e tjera: Matematikë, Edukatë qytetare.

Fjalët kyç: Kërcim, teknika “gërshërë”

Rezultatet e të nxënët :

Pas demonstrimit të kërcimit së larti nga mësimdhënësi dhe praktikës nga nxënësit (së paku dy herë nga ana e djathtë dhe dy herë nga ana e majtë) do të jenë në gjendje ta realizojnë pa gabime kërcimin lartë me teknikën “gërshërë”

Page 85: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

84

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi evidenton ardhjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në orën e mësimit. Më pas, ai/ajo kërkon që nxënësit të vrapojnë 2 rrathë rreth palestrës në mënyrë që përmes vrapimit të bëjnë përgatitjen (ngrohjen) e organizmit dhe zgjatjen e muskujve duke fi lluar nga muskujt e qafës, duarve, trungut, gjymtyrëve të poshtme deri në shputa.

Pjesa kryesore- 25 min

Mësimdhënësi informon nxënësit për njësinë mësimore dhe paraqet para tyre rezultatet e të nxënët. Më pas, ai/ajo shpjegon me gojë kërcimin së larti me teknikën “gërshërë” dhe pasi bën demonstrimin e kërcimit të tillë, nxënësit shohin disa frekuenca nga garat e ndryshme në këtë kërcim.

Kërkohet që secili nga nxënësit të realizon ushtrimin me radhë, njëherë nga ana e majtë dhe herën tjetër nga ana e djathtë duke u bazuar në kriteret e suksesit. Kriteret e suksesit:

• Të respektojnë 4 fazat e kërcimit lart (vrulli, shtytja, fl uturimi dhe rënia);

• Të demonstrojnë se: 1) vrulli bëhet në hark, 2) këmba shtytëse është këmba e jashtme, 3) këmba sulmuese është këmba e brendshme, 4) steka sulmohet me këmbë të shtrira. Mësimdhënësi do të japë për secilin nxënës informacion kthyes me gojë për performancën e shfaqur.

Pasi të kuptojnë mirë ushtrimin, nxënësit do të bëjnë vlerësimin e performancës së njëri-tjetrit gjatë ekzekutimit të teknikës “gërshërët”.Në fund mësimdhënësi organizon garën për kalimin e stekës sa më të lartë.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 5 min

Për të vlerësuar përfi timin e njohurive nga ana e nxënësve mësimdhënësi parashtron pyetjet:

• Çfarë kemi mësuar sot?• Cilat janë fazat e kërcimit lart me teknikën “gërshër딕 Me cilën këmbë shtyhemi?• Cila këmbë e sulmon stekën?

Pas përgjigjeve të nxënësve, ora mbaron me renditjen e tyre në rresht me anën e komandës gatitur dhe brohoritjen “Urra”.

Page 86: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

85

Lënda: Gjeografi

Klasa: VIII

Tema: Brazili

Mjetet e punës: Libri i gjeografi së, fl etoret, letër e bardhë- asociacioni, dërrasa e zezë, fotografi , atlasi, harta e Amerikës Jugore.

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim-projektori ose lap-topi etj.

Lidhja me lëndët e tjera: Historinë, Matematikën, Gjuhën shqipe

Fjalët kyç: Relievi karakteristik, Amazoni, kamposet, plantacioni, transporti.

Rezultatet e të nxënit

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje:

• të përshkruajnë pozitën gjeografi ke të Brazilit,

• të analizojnë klimën, relievin dhe botën bimore e shtazore të Brazilit, si dhe

• të debatojnë rreth veçorive popullative të Brazilit.

Pjesa hyrëse 5 - 7 min

Mësimdhënësi ka përgatitur në letër (fl ipchart) një asociacion dhe i fton nxënësit që duke garuar në grupe mes vete ta zgjidhin atë. Grupet e nxënësve janë heterogjene dhe veprojnë në koordinim ndërmjet tyre duke pasur fjalën me rend. Nga zgjidhja e asociacionit, nxënësit do të gjejnë titullin e njësisë mësimore.

Mëngjesi Inka “Pa ura” Anglia

Plantacioni/Lokal Akonkagua Pirana Amerikan

Shkurre Lama Oqeani Atlantik Tifozët/ Goli

Sade Vargmale Lumi/Selvase Gjyqtari

KAFE ANDET AMAZON FUTBOLLI

BRAZILI

Page 87: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

86

Pjesa kryesore- 25 - 30 min

Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit që të bëjnë lexim të kujdesshëm të tekstit në faqet 194 - 196 dhe sipas kuptimit dhe njohurive individuale paraprake të përdorin shenjat “ ۷ , + , - , ?”Shenjat nuk është e thënë të shënohen në çdo rresht, mjafton një apo dy shenja në paragraf. Nxënësit do të vendosin shenjat sipas kësaj rregulle: ۷ për informacionin që dinë,

+ për informacion i ri që mësuan,

- për informacionin që kanë ditur ndryshe

? për informacionin e paqartë ose nëse kërkojnë më shumë informacion.

Në vazhdim nxënësit duke ndjekur udhëzimet paraprake do të lexojnë kujdesshëm dhe do të vendosin shenjat nëpër paragrafë. Gjatë leximit nxënësit mund të ndihmohen duke përdorur hartën apo atlasin. Puna në tekst bëhet me laps, ndërsa pas përfundimit të klasifi kimit të të dhënave, nxënësit shkurtimisht i bartin ato të dhëna në tabelën e mëposhtme :

√ + - ?

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7-10 min

Pasi nxënësit kanë ndërtuar tabelën, gjithmonë sipas njohurive individuale, mësimdhënësi kërkon që nxënësit të diskutojnë në grupe informacionet që kanë te shtyllat me shenjat “-“ dhe “?”. Diskutimi në grup do të ndihmojë nxënësit të sqarojnë paqartësitë individuale. Në fund mësimdhënësi kërkon që disa nxënës të lexojnë informacionet që kanë shënuar te shtyllat me shenjat “۷” dhe “+”. Ai/ajo i udhëzon nxënësit që të kenë kujdes dhe t’i mësojnë sidomos informacionet e reja që kanë shënuar te shtylla “+”. Edhe pse nxënësit kanë shqyrtuar në grupe informacionet te shtyllat “-“ dhe “?”, mësimdhënësi edhe njëherë i kushton vëmendje sqarimit të ndonjë paqartësie që ka mbetur ende te këto shtylla.

Detyrë shtëpie: Për të nxitur kureshtjen e nxënësve, mësimdhënësi do të kërkojë që nxënësit të përgjigjen në pyetjet: Çka do të ndodhte me Brazilin nëse nuk do të gjendej në Ekuator?

Çfarë zhvillimi ekonomik do të kishte Brazili sikur të shfrytëzohej “fuqia” e Amazonit”?

Page 88: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

87

Lënda: Gjeografi

Klasa: VI

Tema: Atmosfera, përbërja e saj dhe ndikimi i njeriut në të.

Mjetet e punës: Teksti shkollor Gjeografi a 6, Atllasi gjeografi k, fotografi , fl etë të bardha, markera,dërrasa e zezë, fl etoret etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: TV- DVD, Bim-projektori

Lidhja me lëndët e tjera: Fizikë, Ekologji, Edukatë Qytetare

Fjalët kyç: Atmosfera, azoti, oksigjeni, troposfera, stratosfera, mezosfera, jonosfera, egzosfera, njeriu.

Rezultatet e të nxënët

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje të:

• identifi kojnë përbërësit dhe shtresat kryesore të atmosferës;

• identifi kojnë faktorët kryesorë të ndotjes së atmosferës

• shpjegojnë rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë;

• dallojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e shtresave të atmosferës;

Pjesa hyrëse - 10 min

Mësimdhënësi shënon në tabelë katër terma: ajri, azoti, shtresa, ndotje.Më tej, kërkon nga nxënësit që të krijojnë një përmbajtje (të shkurtër) me termat përkatës, duke parashikuar dhe bërë asocime. Kjo duhet të bëhet në mënyrë individuale nga secili nxënës, pastaj diskutohet në çifte dhe në fund zhvillohet një diskutim në grup. Disa nxënës ftohen që t’i lexojnë shënimet e tyre.

Page 89: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

88

Pjesa kryesore- 25 min

Mësimdhënësi fton nxënësit t’i hapin librat, faqe 46 dhe të lexojnë njësinë mësimore “Atmosfera, përbërja dhe ndikimi i njeriut në të”. Do të kërkohet nga ta që të ndajnë fl etën e fl etores në dy shtylla me një vijë vertikale në mes. Në shtyllën e majtë nxënësit do të shkruajnë pjesë që u pëlqejnë (u lënë mbresë) më shumë, ndërsa në anën e djathtë ata duhet të komentojnë atë pjesë që u ka pëlqyer. Nxënësit udhëzohen që ta lexojnë tekstin të tërë dhe të ndalen katër pesë herë gjatë leximit, për të mbajtur shënime. Gjithsesi, në fund do të duhej t’i ktheheshin edhe një herë mësimit si të tërë për të mbajtur shënime të tjera. Gjatë kësaj periudhe kohore, mësimdhënësi do të vizitojë grupet dhe do të intervenojë me ndihmën e tij në rast nevoje. Pasi nxënësit të përfundojnë punën, mësimdhënësi kërkon që nxënësit të lexojnë pjesët që kanë zgjedhur dhe komentet që kanë shënuar rreth tyre. Komentet do të shoqërohen me pyetjet:

• Pse e shënuat këtë pjesë?

• Çfarë të bëri të mendosh ai citat?

• Çfarë elemente kishte citati që të nxiti më shumë?

• Çfarë do të mbani mend nga ky mësim? etj.

Mësimdhënësi mund të bëjë një ose dy komente, por gjithsesi në funksion të sqarimit të ndonjë pjese të rëndësishme brenda njësisë mësimore, e cila nuk është evidentuar nga nxënësit. Komentet e mësimdhënësit nuk duhet të jenë autoritare, por ato duhet të jenë të natyrshme dhe në funksion të nxitjes së nxënësve për të diskutuar rreth tyre.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 10 min

Mësimdhënësi parashtron para nxënësve një pyetje binare: A duhet qeveria të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta mbrojtur atmosferën nga ndotja?Nxënësit do të mendojnë rreth përgjigjes dhe do të marrin një qëndrim. Nxënësit që kanë përgjigje pozitive rreth pyetjes duhet të pozicionohen nga njëra anë e klasës, ata që kanë përgjigje negative duhet të vendosen në anën tjetër, ndërsa ata që janë neutral duhet të pozicionohen në mes të dy grupeve. Të gjitha grupet duhet të identifi kojnë argumentet në bazë të qëndrimit që kanë marrë dhe t’i shënojnë ato në tabelë. Në anën e majtë do të shënohen argumentet e grupit të parë, ndërsa në anën e djathtë ato të grupit të dytë.

Nëse po, atëherë pse po ? Nëse jo, atëherë pse jo?

Në fund do të japin argumentet edhe anëtarët e grupit neutral. Pas dhënies së argumenteve, kërkohet që nxënësit që kanë ndryshuar qëndrim nga ballafaqimi i argumenteve të ndërrojnë pozicion.

Page 90: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

89

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: VII

Tema: Të shkruajmë drejt Gjuhën shqipe: Si të shkruajmë drejt dhe pa gabime Gjuhën Shqipe

Mjetet e punës: Fletët e punës, lapsi, markeri, tabela etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: laptop, projektor

Lidhja me lëndët e tjera: Edukatë Qytetare

Fjalët kyç: drejtshkrim, shenjat e pikësimit, etj.

Rezultatet e të nxënët

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje:

• t’i identifi kojnë dhe korrigjojnë së paku 80% të gabimeve drejtshkrimore, në pjesën e dhënë

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi paraqet para nxënësve dy mendime për drejtshkrimin, njëri prej të cilëve është thënë nga gjuhëtari Eqrem Çabej:“Të shkruash drejt, do të thotë të mendosh mirë.”“Të bësh gabime drejtshkrimore, do të thotë, të gabosh së menduari”. Eqrem ÇabejMësimdhënësi kërkon nga nxënësit të jepin mendimet e tyre rreth këtyre thënieve dhe rëndësisë së tyre për ta shkruar drejt Gjuhën Shqipe.

Page 91: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

90

Pjesa kryesore 25 – 30 minMësimdhënësi paraqet para nxënësve një fjali, fjalët e së cilës janë të parenditura:

• Mori, në orën, shkoi, vajza, librin, dhe, të mbrëmjes, në bibliotekë, shtatë.Ai/ajo organizon një garë ndërmjet nxënësve për të renditur sa më shpejt dhe drejt fjalët në fjali. Nxënësi më i suksesshëm, që e kryen detyrën drejt dhe më së shpejti do të përgëzohet. Më pas, arsimtari shfaq disa foto në të cilat pasqyrohen gabimet më të shpeshta drejtshkrimore të vendosura në reklama të ndryshme në qytet. Kërkon nga nxënësit që të gjejnë gabimet dhe të mundohen që të jepin formën e saktë të shënimit të tyre.

Mësimdhënësi ndan klasën në dy grupe. Ai paraqet para nxënësve disa fjalë të cilat janë të shkruara gabimisht dhe kërkon nga ata që të gjejnë formën e drejtë të të shkruarit të tyre. Secili nga grupet paraqet formën e drejtë të shkrimit të njërës nga fjalët duke dhënë dhe arsyetimin e tyre.

Disa net I mir Të zinjëPaqa Çafë Ai ShkojMenquri I fort 15. shkurt.2008I ëmbel I shpejt Unë jamë

Më pas, mësimdhënësi u shpërndan nxënësve tekstin e mëposhtëm:Të gjithëve na kaploi frika përpara tytave të pushkëve dikush me zë të lartë pyeti A jeni gati për ndëshkim ne shikuam njëri tjetrin të gjithë cituam fjalët kush guxon fi ton jetën e kishim në rrezik njeriu me maskë lexoi vendimin Të vriten jo të lirohenAi/ajo kërkon që nxënësit të vënë shenjat e pikësimit në vendin e duhur, secili individualisht dhe më pas të jepin variantin e tyre grupor. Pas vendimit grupor ata shohin në projektor dy variantet e mundshme, të cilat janë të sakta.Varianti i parëTë gjithëve na kaploi frika. Përpara tytave të pushkëve, dikush me zë të lartë pyeti: A jeni gati për ndëshkim?! Ne shikuam njëri –tjetrin. Të gjithë cituam fjalët: “kush guxon fi ton”. Jetën e kishim në rrezik. Njeriu me maskë hekuri lexoi vendimin: -“Të vriten, jo të lirohen”!

Page 92: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

91

Varianti i dytëTë gjithëve na kaploi frika përpara tytave të pushkëve. Dikush me zë të lartë pyeti: A jeni gati për ndëshkim? Ne shikuam njëri –tjetrin. Të gjithë cituam fjalët: “kush guxon fi ton”. Jetën e kishim në rrezik. Njeriu me maskë hekuri lexoi vendimin: -“Të vriten jo, të lirohen”! Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të krahasojnë variantin e tyre grupor me ato që u dhanë në projektor.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 5 – 10 min

Mësimdhënësi shpërndan një tekst me gabime drejtshkrimore dhe kërkon që nxënësit ta korrigjojnë atë.Te rinjët erdhen duke qeshur, derisa Arbri fshihte diqka pas vetes. Veqanarisht, kuar ai dëshironte të bëntë shaka me ta, veqmas me Jetonin, së pari brohoriste:

Jamë i pari dhe kamë mundësi që t’a fi toi ndeshjen.

Ekipi i tij ishte si një qetë mali e shënderruar në lojtar të mëdhënjë.

Sa here qe shenonte gol ai merrte lavdata nga nxënsit dhe qështja e tij kurr nuk diskutohej pas ndëshjes.Më pas nxënësit shkëmbejnë fl etët e punës në dyshe dhe grup për të parë, nëse kanë bërë korrigjimet e njëjta. Ndërkohë mësimdhënësi vështron punën e tyre duke parë se cili nga nxënësit ka korrigjuar të gjitha gabimet dhe kërkon nga ata që të lexojë tekstin pa gabime.

Në fund, paraqitet në projektor versioni pa gabime dhe nxënësit shohin se sa kanë qenë të saktë në korrigjimet e tyre.

Të rinjtë erdhën duke qeshur, derisa Arbëri fshihte diçka pas vetes. Veçanërisht, kur ai dëshironte të bënte shaka me ta, veçmas me Jetonin, së pari brohoriste:

• Jam i pari dhe kam mundësi që ta fi toj ndeshjen!Ekipi i tij ishte si një çetë mali e shndërruar në lojtarë të mëdhenj. Sa herë që shënonte gol, ai merrte lëvdata nga nxënësit dhe çështja e tij kurrë nuk diskutohej pas ndeshjes.

Detyrë shtëpie: Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që për detyrë shtëpie të marrin një tekst nga gazetat ditore dhe të vërejnë gabimet e mundshme drejtshkrimore.

Page 93: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

92

Lënda: Histori

Klasa: VII

Tema: Kryqëzatat

Mjetet e punës: Libri shkollor për klasën e 7, fl etoret e nxënësve, markerë, tabela etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim – projektor

Lidhja me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe, Gjeografi

Fjalët kyç: Kryqëzata, Papa, Feudalët, Bujkrobërit

Rezultatet e të nxënët

Në fund të debatit nxënësit do të jenë në gjendje:

• të identifi kojnë arsyet e organizimit të kryqëzatave;

• të arsyetojnë organizimin e kryqëzatave;

• të vlerësojnë ndikim e kryqëzatave në shoqërinë evropiane.

Pjesa hyrëse 5- 7 min

Mësimdhënësi shkruan në tabelë fjalën “KRYQËZATA” dhe kërkon nga nxënësit të mendojnë dhe të tregojnë se me çfarë ka të bëjë kjo fjalë e re për ta. Mësimdhënësi i ndihmon nxënësit ose më saktë i orienton ata të mendojnë drejt me ndonjë nën pyetje, si p.sh.

Ndajeni këtë fjalë të re në dy fjalë dhe gjeni kuptimin.Supozohet se përgjigjet e nxënësve do të jenë:

1. I krishterë;2. Organizata;3. Luftë;4. Ushtri.

Në fund, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të krijojnë një fjali me kuptim duke i përdorur fjalët e lartëshënuara. Disa punime të nxënësve do të lexohen para tërë klasës.

Page 94: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

93

Pjesa kryesore 25-10 min

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit t’i hapin librat në faqen 10 dhe zgjedh një nxënës të lexojë pjesën e parë të temës KRYQËZATAT – Gjendja në prag të kryqëzatave. Njëkohësisht, kërkon nga nxënësit e tjerë të përcjellin tekstin me vëmendje. Pasi që të lexohet pjesa e parë mësimdhënësi pyet nxënësit:

Sa janë të sakta fjalët që i kemi shënuar në tabelë për kuptimin e fjalës KRYQËZATA?

Me shenjën (√) vlerësohen nga nxënësit fjalët e sakta dhe me shenjën (-) vlerësohen fjalët e pasakta. Në vazhdim mësimdhënësi bën pyetjen tjetër për tekstin e lexuar:

Gjeni arsyet kryesore të organizimit të Kryqëzatave?Pasi që të identifi kohen arsyet kryesore të organizimit të Kryqëzatave, mësimdhënësi shënon në tabelë:

• Mallrat luksoze të lindjes për feudalët evropian;• 1077 pushtimi i Jerusalemit nga turqit selxhuk.

Në vazhdim mësimdhënësi ndan nxënësit në 3 grupe:Grupi i Jurisë: 5 nxënës të zgjedhur nga mësimdhënësi do të luajnë rolin e Jurisë.

Grupi i parë: Nxënësit të cilët me bindjen e tyre besojnë në arsyen e parë.

Grupi i dytë: Nxënësit të cilët me bindjen e tyre besojnë në arsyen e dytë.

Shënim: Gjatë krijimit të grupeve mësimdhënësi duhet të kujdeset që:

a) Grupi i parë të përbëhet nga nxënës që janë të shkathët në dhënien e argumenteve,

b) 2 grupet tjera të krijohen në bazë të bindjeve të tyre pa manipulim të mësimdhënësit.

Në vijim mësimdhënësi sqaron se nxënësit e grupit të Jurisë duhet të ndjekin me vëmendje argumentet e dy grupeve të tjera në klasë, ndërsa dy grupet e tjera duhet të jepin argumentet të bazuara në tekst, si: fakte historike, por edhe ato argumente të cilat janë të nënkuptuara ose nxënësit i kanë nga njohurit paraprake.Lexohet pjesa e dytë me nëntitullin Ekspeditat kryqtare nga një nxënës dhe të tjerët e ndjekin atë. Pas leximit të pjesës së dytë, mësimdhënësi drejton debatin duke ua dhënë fjalën anëtarëve të grupit të parë. Nxënësit e këtij grupi duhet të jepin argumentet e tyre për ta bindur Jurinë dhe të tjerët se ata kanë të drejtë në bindjen e tyre. Më pas fjalën e kanë nxënësit e grupit të dytë duke dhënë kundër argumentet e ndaj argumenteve të grupit të parë dhe fakte të tjera që mbrojnë pozicionin e tyre. Kjo procedurë përsëritet dy herë (d.m.th për pjesën e dytë të temës dy herë grupet kanë të drejtë të fl asin).

Page 95: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

94

Më pas lexohet edhe pjesa e tretë dhe e fundit e temës me nëntitullin Rëndësia e kryqëzatave dhe vazhdohet me debatin ndërmjet dy grupeve si më herët. Në fund të pjesës kryesore të orës grupi i nxënësve Juria, do t’i vlerësoj dy grupet të tjera, natyrisht duke dhënë argumentet e tyre, se cili nga grupet ishte më bindës dhe i më i qartë gjatë debatit në klasë

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 10 min

Mësimdhënësi vlerëson debatin në klasë duke i falënderuar nxënësit për angazhimin. Ai/ajo përmes pyetjes së hapur nxit një tjetër diskutim, i cili synon të kultivojë te nxënësit ndjenjën e humanitetit:

Çfarë mendoni, sa vlen të luftosh që të fi tosh diçka që nuk është jotja dhe ta rrezikosh jetën e dikujt, i cili mbron pronën e vet, dhe në të njëjtën kohë rrezikon edhe jetën tënde?Përgjigjet e nxënësve do të kontribuojnë në arritjen e konsenzusit se jeta është gjëja më e çmuar që ka një njeri dhe nuk ia vlen që atë ta rrezikosh për kurrfarë pasurie.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve në fund të tekstit shkollor. Përveç përgjigjeve për pyetjet, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të shohin fi lmin artistik për Kryqëzatat (KINGDOM OF HEAVEN me Orlando Bloom në rolin kryesor) dhe për orën e ardhshme të shkruajnë një ese për fi lmin duke marrë temën sipas dëshirës, p.sh. Feudalet, Mbretërit ose Bujkrobërit.

Këto ese do lexohen orën e ardhshme. Përveç leximit të eseve, nxënësit në orën e ardhshme do të zgjidhin dhe një Asociacion si më poshtë:

Kali Të Bashkuar Toka Pushtim

Shpata Krishterë Monedha Azia

E Fortë Kryqi Feudalët Turqit

Beteja Simboli Tregtarë Jerusalemi

Ushtria Kryqëzatat Pasuri 1077

Fushatat Ushtarake Krishtere

Page 96: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

95

Lënda: Mësim zgjedhor

Klasa: IX

Tema: Është Epidemi

Mjetet e punës:

6 hinka të qelqit, 20 gota laboratorike me kapakë, 20 palë dorëza plastike, 5 kalkulatorë, 5 pH sensorë, 1 gotë laboratorike (me shkallëzim, i rezistojnë ngrohjes), 1 litër acid klorhidrik (HCl), 100 mL hidroksid natriumi (NaOH), Indikator5 pipeta të 100 mL (automatike), 1 litër alkool

Përdorimi i teknologjisë informative: 5 laptopë, projektor

Lidhja me lëndët e tjera: shkenca, gjuhën shqipe, aftësitë për jetën

Fjalët kyçe: epidemi, reagens, reaksion, infektim

Rezultatet e të nxënët

Pas përfundimit të eksperimentit nxënësit do të jenë në gjendje të :

• numërojnë mënyrat e përhapjes së paku të dy sëmundjeve epidemike; • të listojnë burimin e sëmundjeve epidemike; • t’i dallojnë simptomat e së paku dy sëmundjeve epidemike; • të vlerësojnë rëndësinë e masave parandaluese për të evituar përhapjen e

sëmundjeve epidemike.

Pjesa hyrëse 5 – 7 min

Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të përgjigjen në pyetjet:

• Cilat sëmundje epidemike i dini? (Shëno në tabelë).• Si përhapen sëmundjet epidemike? (Shëno në tabelë)

Përgjigjet e nxënësve shënohen në tabelë. Mësimdhënësi i orienton dhe i ndihmon nxënësit të rikujtojnë njohuritë e tyre rreth sëmundjeve epidemike

Page 97: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

96

Pjesa kryesore- 30 min

Në këtë ushtrim, do të demonstrojmë përhapjen e një epidemie me anë të lëngjeve dhe gotave.Kujdes: Vendosni dorezat, ndalohet pirja e lëngut. Njëri nga Ju ka në gotë lëngun helmues, përmbajuni rregullave.

Mësimdhënësi i përgatit gotat plastike të kafesë për aq nxënës sa ka klasa. Gotat emërtohen me emra të nxënësve ose me numra prej 1- 20, 21 (varësisht nga nr. i nxënësve). Në të gjitha gotat qitet lëng ( acid i dobësuar - HCI), ndërsa në njërën vendoset lëngu me bazë - NaOH. Këtë gotë e din vetëm mësimdhënësi. Kjo është gota e cila trajtohet e infektuar.

Ftohen të gjithë nxënësit të marrin nga një gotë. Më pas ata ndalojnë për 5-10 sekonda. Ata zgjedhin një shok apo shoqe me të cilin do t’i përziejnë gotat: për shembull nxënësi me gotën nr. 5 e zgjedh shokun me gotën nr. 14 dhe një sasi të lëngut e zbraz në gotën e tij. Në këtë mënyrë veprojnë të gjithë nxënësit (është e këshillueshme që këtë aktivitet ta demonstrojë së pari mësimdhënësi me një nxënës në klasë). Mësimdhënësi i këshillon nxënësit të ndalen për 10 sekonda dhe pastaj t’ia kthejnë shokut/shoqes sasinë e lëngut.Mësimdhënësi fton një nxënës që të shënojë në tabelë se cili nr me cilin kanë bërë përzierje të lëngut nga gotat e tyre – kontakti i parë.

Emri ose numri i nxënësit

Përzierja I Përzierja II Përzierja III Infektuar

1 6 PO2 10 PO345 14 19 JO6 178910 2 PO

JOJO

5 POPO

Page 98: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

97

Kjo përsëritet në mënyrë të njëjtë, por duke e ndërruar shokun apo shoqen, p.sh. nxënësi me nr. 5 e përzien lëngun me nxënësin me nr 19 (kujdesuni që nxënësit të shkëmbejnë gotat me numra të ndryshëm jo të afërt). Përsëri ndaleni 10-15 sekonda dhe përsëri shënoni numrat në tabelë.

Ndaluni. Pushoni pak. Ju jeni të infektuar. Ju tani duhet të testoheni për infeksion. Për ta bërë këtë, mësimdhënësi do të shtojë një pikë të Fenolit të kuq në gotat e juaja. Nëse lëngu në gotën tuaj merr ngjyrë vjollcë të ndritshme, atëherë do të thotë që ju jeni testuar pozitiv, nëse lëngu në gotën tuaj merr ngjyrë të verdhë, prova e Juaj është negative (je i infektuar).

Nëse ka kohë, parapëlqehet që aktiviteti të përsëritet tri herë. Shkollat te cilat kanë laboratorë, kabinete dhe posedojnë PH-metër mund ta bëjnë matjen-lartësinë e infeksionit të çdo nxënësi.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7 - 10 min

Në këtë fazë bëhet analiza e infeksionit:

Të zbulojmë gotën e cila ishte e infektuar. Diskutoni tabelën duke hulumtuar PO-të dhe JO-të. Krahasoni kontaktin e parë me të dytin dhe eliminoni të painfektuarit.

Në këtë fazë, diskutimi mund të zgjasë shumë, por kur mësimdhënësi e vëren se po përfundon koha, atëherë ai/ajo tregon për gotën e infektuar. I kthehet tabelës bashkë me nxënës për të zbuluar dhe analizuar zinxhirin i infeksionit.Mësimdhënësi kërkon që nxënësit t’i përgjigjen pyetjes:

Po të bënim edhe përzierjen e tretë, çfarë do të ishin gjasat për të gjetur të infektuarin?Përgjigjet e nxënësve do të diskutohen në klasë.

Page 99: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

98

Page 100: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

99

Pjesa 5

Vlerësimi i të nxënit të nxënësve

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?Në këtë pjesë do të mësoni për:

• procesin e vlerësimit të përparimit të nxënësve në përputhje me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë;

• nivelet e ndryshme të vlerësimit;

• informata më të hollësishme mbi kompetencat dhe strategjitë për vlerësimin e të nxënët të nxënësve;

• mënyrat të cilat ju mundësojnë juve dhe fëmijëve që të vlerësoni të nxënët në bazë të nivelit të rezultateve të të nxënët të cilat ju i synoni; dhe

• shembuj se si të planifi koni dhe të merrni masa për vlerësimin e të nxënët të nxënësve.

Çka është vlerësimi i përparimit të nxënësve?

Është me rëndësi që vlerësimi të konsiderohet proces i mbledhjes së të dhënave mbi të nxënët e nxënësve. Sa më shumë të dhëna që keni për të nxënët e nxënësve aq më të qartë do ta keni se sa janë zhvilluar kompetencat e tyre dhe sa mangësi kanë në të nxënë dhe, po ashtu, aq më të qartë do ta keni se sa do të arrijnë të përparojnë drejt fazës tjetër të rëndësishme të të nxënët.

Vlerësimi i përparimit të nxënësve është një temë e gjerë.

♦ Më së shpeshti nënkupton dy lloje kryesore vlerësimi:

o Vlerësimin për të nxënët dhe

o Vlerësimin e të nxënët.

♦ Përfshinë planifi kimin e vlerësimit në kuadër të udhëzimeve të KKK-së:

o Mbledhjen e dëshmive dhe

o Dhënien e informacionit kthyes nxënësve.

Page 101: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

100

Vlerësimi për të nxënët është më i fokusuar.

♦ shpeshherë quhet vlerësim formativ,

♦ është pjesë e procesit të mësimdhënies/lehtësimit,

♦ ndodh përditë,

♦ shpeshherë është joformal, por përbëhet nga detaje të vogla të cilat ju ndihmojnë të kuptoni se si po e përvetëson mësimin secilin nxënës.

Është me rëndësi që vlerësimin për të nxënët ta bëni pjesë përbërëse të punës suaj të përditshme në klasë.

♦ Ju jep informata që ju nevojiten për t’i përshtatur strategjitë tuaja të mësimdhënies në ato çaste kur ndodh të nxënët e nxënësve.

♦ Ju informon juve edhe fëmijën mbi të kuptuarit e nxënësit në momentin kur mund të bëhen përshtatjet e nevojshme, dhe ju ndihmon të siguroheni që nxënësit do të arrijnë rezultatet optimale të të nxënët çdo ditë.

Konsiderojeni vlerësimin për të nxënët si ‘praktikë’.

♦ Ne nuk i vlerësojmë nxënësit me notë në ditarin e klasës për shkathtësitë dhe konceptet që sapo i kanë dëgjuar apo që janë duke i mësuar.

Ju mund të bëni vlerësimin për të nxënët duke:

♦ angazhuar vetë nxënësit (vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve), sepse angazhimi i nxënësve dhe përgjegjësia për punën e tyre ua shton motivim për të mësuar;

♦ u dhënë nxënësve informacion kthyes, në mënyrë qe të mësojnë të përmirësojnë të nxënët e tyre.

Vlerësimi i të nxënët

♦ shpesh quhet vlerësim përmbledhës;

♦ është pjesë e procesit të përgjithshëm të mësimdhënies/lehtësimit;

♦ është pjesë e vlerësimit periodik në klasë për të përcaktuar në një kohë të caktuar çfarë dinë dhe çfarë nuk dinë nxënësit;

♦ bëhet rregullisht çdo disa javë, çdo muaj apo një herë në vit;

♦ ndihmon në përcaktimin e përparimit të përgjithshëm të nxënësve dhe në provimin e maturës.

Page 102: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

101

Është me rëndësi ta integroni vlerësimin e të nxënët në planin tuaj të përgjithshëm të vlerësimit.

♦ Ju siguron informata të cilat ju nevojiten për t’i përshtatur mësimdhënien tuaj dhe planet për të nxënët në mënyrë periodike, ose në fi llim të njësive mësimore apo mësimeve gjatë vitit;

♦ ju informon edhe juve edhe nxënësit për të kuptuarit e tyre në lidhje me standardet e përmbajtjes.

Konsiderojeni vlerësimin e të nxënët si:

♦ rezultat përfundimtar i të nxënët të nivelit të lartë; dhe,

♦ vlerësim i nxënësve karshi standardeve nacionale.

Vlerësimin e të nxënët mund ta bëni duke:

♦ I angazhuar nxënësit që të përcaktojnë vetë qëllime personale afatgjata të të nxënët;

♦ ua bërë të qartë nxënësve nivelin e kompetencave dhe të rezultateve;

♦ mbajtur teste dhe hartime dhe duke llogaritur dhe shpallur notat e tyre.

Gjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe të vlerësimeve të tjera përmbledhëse. Ajo që është me rëndësi është që ato të jenë objektive dhe të refl ektojnë arritje në aktivitete të ndryshme dhe nivele të ndryshme të të nxënët.

Vlerësimi i shkathtësive të nxënësve në suaza të kompetencave kryesore të KKK-së

Shkathtësitë të cilat i zhvillojnë nxënësit janë të cekura më poshtë krahas kompetencave kryesore në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës.

KOMPETENCAT KRYESORE TË PARAPARA ME KURRIKULËN E

KOSOVËS SHKATHTËSITË THEMELORE

Kompetencat e komunikimit dhe të të shprehurit (“Komunikues efektiv”)

• Komunikimi nëpërmjet gjuhës natyrore dhe artifi ciale mbështetet në një sërë rregullash të përcaktuara dhe të zhvilluara për një qëllim të veçantë, të tilla si komunikim ndërkombëtar ose të programeve kompjuterike Angazhimi dhe kontributi për dialog produktiv

• Aftësia për të respektuar rregulla dhe për të qenë kreativ njëkohësisht

Prezantim

Të dëgjuarit aktiv

Gjuhë amtare

Gjuhë e huaj

Page 103: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

102

Kompetencat e të menduarit (“Mendimtar kreativ”)

• Mëson të kuptojë, analizojë, sintetizojë, zgjidhë probleme, vlerësojë/vetë-vlerësojë

• Zhvillon të menduarit konceptual dhe arsyetimin e shëndoshë

• Merr vendime të bazuara në informata të verifi kuara

• Ndërlidh vendimet me pasojat e vendimeve

Të menduarit kritik

Shkathtësitë njohëse

Zgjidhja e problemeve

Menaxhim i stresit

Planifi kim

Vlerësim

Vetërefl ektim

Shkathtësitë analitike

Kompetenca e të nxënët (“Nxënës i suksesshëm”)

• Tregon kapacitet për shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë, TIK dhe qytetari aktive

• Mëson si të mësojë • Identifi kon dhe merr informata, dhe i

përpunon ne mënyrë të pavarur, efektive dhe me përgjegjësi

Përvetësimi i informatave

Hetim

Të nxënët

Hulumtim

Kompetencat që kanë të bëjnë me jetën, punën dhe mjedisin (“Kontribuues produktiv”)

• Punon në ekipe • Dëshmon shkathtësi organizative dhe të

udhëheqjes • Dëshmon shkathtësi ndërmarrëse • Zotëron shkathtësitë për menaxhimin e

konfl ikteve dhe vlerësimin e rreziqeve • Ndërmerr veprime të pavarura • Kontribuon në mënyrë efektive në mbrojtjen

dhe zhvillimin e mjedisit

Ndërmarrës

Estetik

Kreativ

Vetëdijesimi për mjedisin

Kompetencat personale (“Individ i shëndosh”)

• Dëshmon njohjen e vetes dhe të të tjerëve • Dëshmon vetëbesim • Menaxhon emocionet dhe stresin • Tregon bashkëndjesi për të tjerët • Dëshmon kapacitet për të bërë jetë të

shëndoshë• Bën zgjedhje të përgjegjshme për shëndetin

në kuptimin e ushqimit, stërvitjes dhe shmangies së substancave dhe shprehive të rrezikshme

Menaxhim i konfl ikteve

Ndërpersonale

Sociale

Punë në ekipe

Udhëheqje

Bashkëpunim

Emocionale

Page 104: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

103

Kompetencat civile (“Qytetar i përgjegjshëm”)

• Kupton dhe çmon diversitetin • Tregon tolerancë dhe respekt për të tjerët • Tregon interesim për çështjet publike dhe

pjesëmarrje të përgjegjshme qytetare • Përkrah dhe inicion ndryshime të dobishme

për jetën personale, shoqërinë dhe mjedisin

TIK

Organizative

Menaxhim i kohës

Planifi kimi i vlerësimit të shkathtësive

Ju uhet të vendosni se cilat shkathtësi do t’i vlerësoni, sa shpesh dhe kur. Pastaj mund të vendosni se ç’farë aktivitetesh do të zhvillojnë nxënësit për t’i vlerësuar ato shkathtësi. Para se të fi lloni mendoni për:

♦ Besueshmërinë e dëshmive – është esenciale që nxënësit të bëjnë aktivitete të ndryshme për të mbuluar një sërë shkathtësish të ndryshme.

♦ Vlefshmërinë e dëshmive – Detyra që ua keni caktuar nxënësve a do t’ju sigurojë vërtet të dhënat që ju nevojiten? Për t’u përgjigjur kësaj pyetjeje sigurohuni që e keni planifi kuar me kujdes detyrën dhe përshtateni me shkathtësitë të cilat doni t’i vlerësoni.

♦ Realizueshmëria e kryerjes së detyrës – Sa është e realizueshme që t’i vlerësoni disa shkathtësi të caktuara në të gjitha lëndët? A mund t’i vlerësoni të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë?

♦ Mundësia për t’u dhënë informacion kthyes nxënësve– Si do t’ua prezantoni nxënësve informacionin kthyes? Për këtë do t’ju nevojitet kohë. Duhet të siguroheni që jeni përgatitur mirë për këtë.

Balanconi vlerësimin për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënët

Derisa mblidhni informata/të dhëna mbi të nxënët e nxënësve, mbani mend se është me rëndësi që të keni një sërë dëshmish të ndryshme dhe t’i balanconi vlerësimin për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënët nëpër një sërë aktivitetesh dhe fushash të ndryshme të të nxënët.

Përderisa gjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe masave të tjera ‘formale’ të vlerësimit të të nxënët (përmbledhës) në një klasë ku nxënësi është në qendër të vëmendjes, ju duhet të përdorni më shumë vlerësimin për të nxënët. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një pasqyrë më të qartë të përparimit të nxënësve më rregullisht dhe në mënyrë joformale.

Nxënësit do të duhej të kuptonin shkëmbimin e informatave rreth të nxënët të tyre. Dhe, në momentin kur kjo ndodh, ne e dimë se vlerësimi për të nxënët është duke funksionuar.

Në Pjesën

e Burimeve mund të gjeni

më shumë strategji

vlerësimi për të nxënët

Page 105: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

104

Dëshmitë për vlerësim duhet të përfshijnë:

♦ Kritere dhe caktimin e qëllimeve – përcaktoni dhe përkufi zoni bashkë punën cilësore;

♦ Vrojtimet – vëzhgimet tuaja të sjelljes së nxënësve dhe të angazhimit të tyre në diskutime, të cilat i ndani me nxënësit dhe me prindërit gjatë konsultimeve me ta;

♦ Strategjitë e të pyeturit (shih Pjesën 3);

♦ Vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve – ata kuptojnë të nxënët e tyre dhe të nxënët e të tjerëve; kjo u ndihmon nxënësve të shohin veten dhe të tjerët si burim për të nxënët e ndërsjellë;

♦ Mbajtjen e shënimeve nga nxënësit – dëshmi mbi të nxënët nga vetë puna e nxënësit në klasë:

o shkrime të gjata ose të shkurtra në forma të ndryshme;

o shënime lidhur me tekstin, siç janë shënimet rreth mendimeve, skripte ose afate kohore;

o puna verbale, siç janë prezantimet në klasë, pjesëmarrja në diskutime në klasë, shfaqjet ose bisedat me mësimdhënësin.

Ndërveprimet tuaja të përditshme me nxënësit, vrojtimet dhe vlerësimi i vazhdueshëm do të duhej t’ju jepnin mundësi të mjaftueshme për t’i parë dëshmitë e asaj se çfarë kanë kuptuar nxënësit.

Përshtatur nga Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom. Marrë nga: http://www.amle.org/Publications/WebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspx

Aktivitet plotësues

Mendoni se si mund t’ju ndihmojnë këto aktivitete të cekura më poshtë për të vlerësuar përparimin e nxënësve.

• Vlerësimi i mësimdhënësit• Vetëvlerësimi i nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve• Vëzhgimi i mësimdhënësit • Përdorimi i punës së nxënësve si model • Krijimi i portfoliove të nxënësve nga puna e vlerësuar • Caktimi i një testi • Hulumtimi në veprim • Shkalla e vlerësimit të shkathtësive praktike • Vlerësimi i bazuar në kritere

Page 106: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

105

4. Vlerësimi me nxënësin në qendër

Korniza e Kurrikulave e Kosovës promovon për Vlerësimin për të nxënë për të avancuar arritjet e nxënësve dhe Vlerësimin e të nxënët të bazuar në dëshmi objektive të punës së nxënësit. Ekzistojnë shumë mënyra për të vlerësuar nxënësit. Disa nga këto janë dhënë në vijim për t’u marrë parasysh nga ju. Tabela në vijim tregon se si lidhen ato me shkathtësitë, dijen dhe stilet e të nxënët.

Duhet të mbani në mend se të gjithë komponentët e ndryshëm të kompetencave (për shembull, dija, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet), duhet të vlerësohen duke vendosur se çfarë mund të matet e çfarë jo dhe si të vendoset drejtpeshim ndërmjet vlerësimit sasior dhe cilësor. Vlerësimi i kompetencave të ndryshme kërkon strategji të ndryshme.

Shkallët e të nxënët njohës Foljet që lidhen me shkallët e të nxënët

Një rezultat i të nxënët që sjell deri te:

Ndërlidhet me aktivitetet e të nxënët në të cilat nxënësit do të tregonin dëshmi që kanë mësuar, duke:

Të njohurit

KujtojPërkufi zuar, përsëritur, shënuar, kujtuar dhe emërtuar.

Të kuptuarit

KuptojPërkthyer, diskutuar, përshkruar, identifi kuar dhe raportuar.

Aplikim

ZbatojInterpretuar, zbatuar, ushtruar, ilustruar, caktuar orar dhe skicuar.

Analizë

AnalizojDiferencuar, llogaritur, krahasuar, gjetur dallime, kritikuar, paraqitur në diagram dhe debatuar.

Vlerësim

Vlerësoj Gjykuar, çmuar, vlerësuar, rishikuar, matur dhe llogaritur.

Sintezë

KrijojKombinuar, krijuar, komponuar, përpiluar, propozuar, zbuluar, sistematizuar , prodhuar, disenjuar.

Tashmë dihet botërisht se nxënësit mësojnë në mënyra të ndryshme: disa mësojnë përmes qasjeve pamore, të tjerët parapëlqejnë të mësojnë përmes dëgjimit ose qasjeve auditive. Të tjerë fare, mësojnë përmes qasjeve fi zike ose kinestetike. Për këtë arsye, mësimdhënësit zbatojnë strategji të llojllojshme kur organizojnë mësimin për përmbajtjen, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të mësojnë përmes stileve të tyre primare të të nxënët.

Në Pjesën

e Burimeve mund të gjeni

më shumë informata për

stilet e të nxënët

Page 107: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

106

Është me rëndësi të kuptoni se kur të hartoni një kuiz ose një test të shkurtër për të vlerësuar të nxënët e nxënësve, atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni duke testuar të njohurit (kujtoj) duke përdorur kryesisht qasjen vizuale. Duke e pasur këtë parasysh ju do të kuptoni se po krijoni disavantazhe për nxënësit të cilët mësojnë kryesisht përmes qasjeve auditive dhe kinestetike. Shihni tabelën në vijim për më shumë informata lidhur me këtë aspekt.

Strategjia Njohuri/Shkathtësi /Qëndrime

(NjShQ)

Njohuritë/Shkathtësitë/Qëndrimet primare

Stili primar i të të nxënët (PDL)

Kuize Njohuri Njohuri Pamor

Teste Njohuri Njohuri Pamor

Ese NJSHQ Njohuri Pamor

Debate NJSHQ Shkathtësi, Njohuri Dëgjimor

Dosje NJSHQ Njohuri Pamor, Lëvizor

Projekte NJSHQ Njohuri Pamor

Raporte NJSHQ Njohuri Pamor

Modele NJSHQ Shkathtësi Lëvizor

Ekspozitë NJSHQ Shkathtësi Lëvizor

Demonstrim Shkathtësi Shkathtësi Dëgjimor Lëvizor

Libra Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi Lëvizor

Harta Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi Pamor

Organizator grafi k Njohuri Njohuri Pamor

Shënime mbi të nxënët Njohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime Pamor

Ditarë Njohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime Pamor

Vrojtime Shkathtësi Shkathtësi Pamor, Dëgjimor

Rubrika të krijuara nga nxënësit NJSHQ Njohuri Pamor

Prezantime multimediale NJSHQ Shkathtësi, Njohuri Pamor

Broshura NJSHQ Shkathtësi Pamor

Këngë, performanca muzikore

NJSHQ Shkathtësi Dëgjimor Lëvizor

Vetëvlerësim dhe vlerësim i ndërsjellë i nxënësve

NJSHQ Shkathtësi Pamor, Dëgjimor

Simulime NJSHQ Shkathtësi Lëvizor, Dëgjimor

Page 108: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

107

Aktivitet plotësues

Vlerësimi dhe të Nxënët

Në mënyrë që të inkurajohet dhe përkrahet një llojllojshmëri e qasjeve të të nxënët nevojitet të përdorni një llojllojshmëri të qasjeve të vlerësimit:

• Teste me disa përgjigje apo përgjigje të shkurta janë një mënyrë e shpejtë dhe efi kase e testimit të rikujtimit të fakteve, p.sh. numrin e lidhjeve, vokabularin e fjalëve në gjuhën angleze dhe shkathtësitë themelore, p.sh. shumëzimi, shkrimi. Nëse këto nuk janë të ndërtuara me kujdes, do të jenë më pak efektive në vlerësimin e koncepteve dhe të parimeve.

• Përgjigjet e llojit të lehtë, detyra dhe projekte praktike, qoftë si pjesë e testit me kohë të caktuar apo vlerësimit si pjesë e planit, apo si pjesë e vlerësimit të përditshëm në klasë kanë më shumë mundësi të vlerësojnë të kuptuarit dhe të inkurajojnë një nivel më të thellë të të nxënët. Më e rëndësishmja, nëse duhet të vlerësohet të kuptuarit, është se metodat duhet të përfshijnë të nxënët në aplikimin e njohurive të tyre dhe lidhjes së tyre me kontekste nga jeta reale. Kjo nuk mund të vlerësohet duke kërkuar rikujtim të pjesëve të informatave të izoluara dhe jashtë kontekstit i cili do ta lëvizë mësimdhënien dhe të nxënët nga të kuptuarit drejt memorizimit të informatave të domosdoshme për të pas sukses në vlerësim.

Kështu që për të inkurajuar dhe përkrahur të nxënët e suksesshëm dhe për të zhvilluar nxënës të efektshëm, duhet të kemi një spektër të plotë qasjesh të vlerësimit që i përshtaten me objektivat e veçanta të të nxënët:

• teste formale joformale për të vlerësuar rikujtimin dhe marrjen e shkathtësive themelore;

• detyra më të detajuara dhe më komplekse dhe teste të cilat mund të vlerësojnë të kuptuarit dhe zbatimin;

• vlerësim joformal, të vazhdueshëm nga mësimdhënësi që është i bazuar në vëzhgim, të pyeturit dhe rutinën e detyrave të vlerësimit të të nxënët në klasë.

Vlerësimi i njohurive duke përdorur rezultatet e të nxënët

Së pari duhet t’i përgatitni aktivitetet e nxënies që u përshtaten rezultateve specifi ke të të nxënët nga struktura e përgjithshme e bërthamës së Kurrikulës dhe nga plani ditor. Tabela më poshtë do t’ju ndihmojë të mendoni se si mund t’ju orientojnë rezultatet e të nxënët për aktivitetet të cilat mund të vlerësohen. Ky koncept është i ilustruar shkurtimisht në tabelën e dhënë më poshtë.

Si t’ju tregoni nxënësve në mënyrë pamore se çfarë duhet të arrijnë

Është shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë se çfarë dëshironi të arrijnë ata nga mësimi. Strategjia sipas së cilës nxënësve ua tregoni

Për më

shumë informata mbi Taksonominë e Blumit të të nxënët shih

Pjesën 4

Page 109: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

108

në mënyrë vizuale se si do të duket suksesi i tyre është strategji e dëshmuar e të nxënët, e cila do t’i shtyjë nxënësit të mësojnë më mirë.

Një shembull se si mund ta bëni këtë është të krijoni një tabelë të madhe, të cilën do ta ngjitni në një mur në klasë. Në këtë tabelë mund të shënoni se çfarë prisni nga nxënësit; madje në tabelë mund t’i ndani këto të pritura, duke i përkufi zuar nivelet e ndryshme, në mënyrë që nxënësit ta kenë të qartë se si do të përparojnë. Më poshtë mund ta shihni një shembull të një tabele të tillë, në të cilën ilustrohet se si mund t’ua tregoni nxënësve shkathtësitë a të menduarit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të hulumtimit.

Vlerësimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemit, të menduarit kritik dhe kërkimit

Niveli 1Shkathtësitë

themeloreNiveli 2

Shkathtësitë mesatare Niveli 3

Shkathtësitë e nivelit të lartë

Mund të përdorni fjalë kyç

Mund t’i shkruani faktet

Mund t’i shkruani pikëpamjet tuaja

I dëgjoni me kujdes pikëpamjet e të tjerëve

Mund t’i referoheni një fjale që lidhet me çështjen

Mund ta shpjegoni origjinën e një numri të fakteve

Mund t’ua paraqitni të tjerëve pikëpamjet tuaja

Mund ta shpjegoni një pikëpamje të ndryshme nga ajo juaja

Mund ta identifi koni qasjen e njëanshme

Mund ta përdorni dhe ta shpjegoni rëndësinë e një fjale të caktuar

Mund të identifi koni dhe hulumtoni çështje të rëndësishme që lidhet me temën

Mund t’i shfrytëzoni njohuritë për çështjen e ngritur për ta shpjeguar pikëpamjen tuaj

Mund t’i shpjegoni disa pikëpamje të ndryshme nga pikëpamja juaj

Mund ta identifi koni qasjen e njëanshme dhe të shpjegoni pse ekziston

Shembuj për vlerësimin e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe vetërefl ektimit

Për vlerësimin e shkathtësive të cekura më lart mund të jepni një detyrë ku nxënësit:

♦ Tregoni para klasës për disa probleme të të jetuarit në shtëpinë tuaj.

♦ Shpjegojeni bashkë me të tjerët nëpërmjet diskutimit në grupe ose nëpërmjet ndonjë strategjie tjetër të të nxënët aktiv, siç është Koha e Rrethit (shih burimet në Pjesën 3), problemin e ngacmimit në oborrin e shkollës.

♦ Bëjani drejtorit të shkollës një prezantim të shkurtër rreth problemeve me tualetet e vajzave në shkollë.

Në Pjesën

e Burimeve mund të gjeni më shumë shembuj të vlerësimit të shkathtësive.

Page 110: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

109

♦ Shkruajini një letër kryeministrit të Kosovës në të cilën do t’i shprehni shqetësimet tuaja rreth ushqimit të modifi kuar gjenetikisht, i cili shitet nëpër dyqane.

♦ Paraqitjani klasës një prezantim mbi Grykën e Rugovës.

♦ Zhvilloni një hulumtim të ndikimit turk në qytetin e Prishtinës gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë.

♦ Shqyrtoni në mënyrë kritike një poet ose artist.

Vlerësimi i vlerave dhe i qëndrimeve: Vlerësimi i asaj që është më e vështirë për t’u vlerësuar

Zakonisht do t’ju duket më e lehtë të vlerësoni atë për të cilën është më e lehtë të mblidhni dëshmi dhe që rezulton me të nxënët njohës, siç shpjeguam më lart. Është më lehtë të vlerësohet fusha njohëse sepse nxënësit mendojnë dhe mësojnë me tru.

Për të nxënët e nxënësve shpeshherë është me rëndësi të përpiqeni të vlerësoni aspektet më të ndërlikuara të të nxënët, siç janë vlerat dhe qëndrimet. Megjithatë, fusha afektive (emocionale) mund të përmirësojë ose të pengojë dukshëm, madje edhe ta parandalojë të nxënët e nxënësve.

Në fi llim të kësaj pjese mund t’i gjeni udhëzimet përkitazi me vlerat dhe qëndrimet. Po ashtu, mund të keni nevojë për trajnim në mënyrë që t’i kuptoni këto aspekte më të ndërlikuara të të nxënët të nxënësve dhe për të zhvilluar korniza. Më shumë informata rreth vlerësimit të fushës afektive mund të gjeni në:

http://serc.carleton.edu/NAGTWorkshops/affective/assessment.html

http://www.sasked.gov.sk.ca/docs/physed/physed6-9/pg046.pdf

Pse të vlerësojmë FUSHËN EMOCIONALE– qëndrimet, bindjet, vlerat?

Vlerësimi i fushës emocionale është i rëndësishëm. Ajo është shumëdimensionale dhe një nga dimensionet të cilat shtjellohen në këtë udhëzues janë qëndrimet. (Në Pjesën e burimeve mund të gjeni më shumë informata mbi dimensionet e tjera të fushës afektive, siç janë bindjet dhe vlerat). Vlerësimi i qëndrimit apo i qëndrimeve paraqet një detyrë të vështirë, ngase qëndrimet burojnë nga bindjet dhe vlerat e nxënësve. Ekzistenca e një qëndrimi mund të konstatohet nga fjalët dhe sjelljet e nxënësit. Dy nga mjetet më të zakonshme për vlerësim në fushën afektive janë:

Listë kontrolli– paraqet instrumentin më të zakonshëm dhe ndoshta më të lehtë për vlerësim në fushën afektive. Ajo përmban disa karakteristika të cilat nxënësi ose mësimdhënësi i kategorizon si “e pranishme” ose “mungon”. Hapat e ndërtimit të një liste të tillë janë:

♦ Renditni të gjitha vetitë dhe karakteristikat të cilat dëshironi t’i vrojtoni.

♦ Radhitni këto veti në një “listë” të karakteristikave.

♦ Kërkoni nga nxënësit t’i shënojnë ato veti të cilat janë të pranishme dhe të mos shënojnë asgjë pranë atyre që nuk janë të pranishme.

Në Pjesën 3 mund

të gjeni më shumë informata

për strategjitë e të pyeturit.

Në Pjesën 4 mund të lexoni më tepër për integrimin e vlerësimit për të nxënët në

mësimdhënien tuaj.

Page 111: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

110

Vetëraportimi – individi duhet të shpjegojë qëndrimet ose ndjenjat e tij për një koncept ose ide, ose për njerëzit e tjerë. Ky raport ndryshe njihet edhe si “refl ektim me shkrim”. Për shembull, kërkoni nga nxënësit t’ju tregojnë “Pse e pëlqejnë ose nuk e pëlqejnë një lëndë, aktivitet apo person”.

Shkalla e rangimit – paraqet një sërë kategorish të përgatitura për të nxjerrë informata mbi një veti cilësore në shkencat sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla e Likertit me kategoritë Pajtohem Plotësisht, Pajtohem, i/e Pavendosur, Nuk Pajtohem, Nuk Pajtohem Aspak dhe Shkalla e Rangimit 1-10, ku një person zgjedh numrin i cili e pasqyron më së miri perceptimin e tij. Karakteristika themelore e cilësdo shkallë rangimi është se ajo përbëhet nga një numër kategorish me shkallën e rangimit.

Burimi: Përshtatur nga http://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.html

Në tabelat më poshtë janë dhënë shembuj se si të fi lloni të mendoni për vlerësimin e qëndrimeve dhe të të nxënët të nxënësve. Kjo tabelë mund t’ju ndihmojë të diskutoni për këtë gjë me nxënësit.

Qëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhës angleze Kategoria e qëndrimit

Unë dua ta mësoj anglishten në nivel bisede. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Unë dua të mësoj të lexoj dhe të shkruaj në gjuhën angleze.

Negativ / Indiferent / Pozitiv

Dua të studioj në universitet në gjuhën angleze.

Negativ / Indiferent / Pozitiv

Dua të jetoj në një vend ku fl itet gjuha angleze Negativ / Indiferent / Pozitiv

Qëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhës angleze Kriteret

Gjuha angleze është e rëndësishme për të gjithë kosovarët.

Negativ / Indiferent / Pozitiv

Të rinjtë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën angleze.

Negativ / Indiferent / Pozitiv

Miqtë e mi duhet ta mësojnë gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Familja ime duhet ta mësojë gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Unë duhet ta mësoj gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Për shembull: kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë të krijoni një listë temash që mund të përdoren për diskutime në klasë, duke kërkuar nga ta të propozojnë tema të cilat u pëlqejnë më së shumti, ose tema që u shkaktojnë vështirësi, që janë më të vështira dhe të tregojnë pse mendojnë ashtu?

Page 112: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

111

Pastaj, kërkoni nga ata që ta përdorin tabelën e dhënë më poshtë për të diskutuar me ju, me shokët e klasës dhe me prindërit rreth fushave të ndryshme për të cilat mësojnë. Edhe ju, edhe nxënësit do të mësoni shumë më tepër rreth qëndrimeve dhe vlerave të tyre.

Vlerësimi i vlerave dhe i qëndrimeve nuk është i lehtë, por mund të jetë i dobishëm në disa mënyra:

♦ Ju ndihmon që t’i kuptoni qëndrimet e nxënësit për aktivitetet mësimore, ose nëse ata pëlqejnë më shumë një lloj aktiviteti mësimor. Mund ta përcaktoni këtë përmes vrojtimeve të drejtpërdrejta të pasuara nga një bisedë në klasë për parapëlqimet e tyre. Nëse i planifi koni aktivitetet mësimore sipas parapëlqimeve të nxënësve, gjasat janë se ata do të jenë më të motivuar të marrin pjesë në procesin e mësimit.

♦ ju ndihmon të planifi koni aktivitete të të nxënët që përfshijnë përshkrimin e skenarëve të dilemave apo problemeve, ku ofrohen disa zgjidhje alternative, për t’i sfi duar vlerat dhe qëndrimet e nxënësve.

o Kjo u ndihmon nxënësve që të bëhen më të vetëdijshëm për vlerat e veta dhe të refl ektojnë në mënyrë kritike dhe të vendosin se çfarë mendojnë për to.

Aktivitet plotësues

Diskutoni me një koleg për këto çështje:

Vlerësimi i lëndëve merr tepër shumë kohë.

Vlerësimi është testim dhe etiketim i nxënësve.

Nuk mund t’i vlerësosh disa gjëra siç janë pjesëmarrja, angazhimi apo fushata.

Vlerësimi në disa lëndëve është i gabuar. Nxënësit nuk duhet të vlerësohen vetëm në një lëndë.

Lëndët duhet të jenë nxitëse dhe argëtuese. Sapo të fi lloni të vlerësoni të rinjtë e humbin interesimin.

Nxënësit e dinë se si po u shkon mësimi. Nuk ka nevojë t’u tregojnë mësimdhënësit.

Vlerësimi është mjaft i vështirë në shumë lëndë, sepse nxënësit nuk bëjnë mjaft punime me shkrim në të cilat do të bazohej vlerësimi.

Nuk do të keni ndonjë dobi nga vetëvlerësim i nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i tyre.

Integroni vlerësimin për të nxënët në mësimdhënien tuaj

Ka disa mënyra në të cilat mund ta përfshini vlerësimin për të nxënët në mësimdhenien tuaj.

♦ Diskutoni rreth qëllimit të mësimit duke i pyetur nxënësit se çfarë duan të mësojnë për temën e mësimit;

♦ Shpjegojini rezultatet e të nxënët dhe kriteret për sukses që në fi llim të orës mësimore dhe shënojini këto në tabelë;

Shih Pjesën

e Burimeve “Vlerësimi në fushën afektive”

Page 113: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

112

♦ Sigurohuni që nxënësit e dinë se si do të vlerësohen;

♦ Bëni shumë pyetje të mira për të inkurajuar shkathtësitë e të menduarit kritik;

♦ Inkurajoni nxënësit të bëjnë pyetje lidhur me punën e tyre;

♦ Kërkoni nga nxënësit që rregullisht t’ju raportojnë juve ose tërë klasës për punën e tyre

♦ Gjatë vlerësimit me notë të punimeve të nxënësve shënoni komente pozitive, për t’u ndihmuar të punojnë më mirë në të ardhmen;

♦ Ndani pak kohë në fund të orës për rishikim dhe refl ektim mbi të nxënët;

♦ Angazhojini nxënësit për vlerësimin e tyre nëpërmjet vlerësimit të ndërsjellë të nxënësve dhe vetëvlerësimit. Nxënësit duhet përgatitur për ta bërë këtë – nuk është e lehtë të kenë sukses; dhe

♦ Mbani shënime për punimet e nxënësve – për shembull, ditarë të të nxënët ose fl etore të shënimeve ku nxënësit mund të shkruajnë se çfarë kanë mësuar.

Aktivitet plotësues

Vlerësimi për nxënie është efektiv kur nxënësit:• shfaqin ndryshime në qëndrimet e tyre ndaj të nxënët dhe në motivimin, vetëbesimin,

pavarësinë dhe iniciativën e tyre

• shfaqin ndryshime në përgjigjet e tyre ndaj pyetjeve, në kontributet e tyre në seanca plenare dhe në shpjegimet dhe përshkrimet

• përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre

• bëjnë pyetje relevante

• janë të përfshirë në mënyrë aktive në proceset e vlerësimit formativ, p.sh. përcaktimin e synimeve, vetëvlerësimin apo vlerësimin e bashkëmoshatarëve, njohjen e përparimit në punën e tyre me shkrim, shkathtësi, njohuri dhe të kuptuar.

Karakteristikat kryesore të Vlerësimit për Nxënie janë:

• përdorimi i teknikave efektive të të pyeturit

• përdorimi i strategjive të vlerësimit me notë dhe informatës kthyese

• shkëmbimi i qëllimeve të të nxënët

• vetëvlerësimi dhe vlerësimi i bashkëmoshatarëvePër më shumë informata, shih: http://www.qca.org.uk/296.html#feedback

Siç e kemi diskutuar më lart në këtë pjesë, vetëvlerësimi dhe vlerësim i ndërsjellë i nxënësve paraqesin strategji të fuqishme për të nxënët e nxënësve.

Page 114: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

113

Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve

Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve bëhen atëherë kur nxënësit vlerësojnë vetë përparimin e tyre dhe përparimin e të tjerëve. Këto strategji janë të rëndësishme, sepse u jepin nxënësve më shumë përgjegjësi për të nxënët e tyre, rrisin motivimin e nxënësve dhe kanë ndikim pozitiv në arritje. Vetëvlerësimi është mjaft personal – nxënësit shënojnë përparimin e vet. Kërkoni nga nxënësit të bëjnë vetëvlerësimin e produkteve të të nxënët të tyre dhe të interpretojnë dëshmitë e mbledhura mbi të nxënët e tyre.

Vlerësimi i ndërsjellë është më objektiv – nxënësit i shkëmbejnë përvojat dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit, dhe mësojnë të kuptojnë të nxënët e të tjerëve.

Si funksionojnë këto dy strategji?

Nxënësit nuk mund t’i realizojnë këto strategji pa ndihmën tuaj. Ata duhet të kuptojnë arsyen pse po e bëjnë këtë. Nxënësit duhet t’i kuptojnë kriteret e suksesit të cilat i keni përcaktuar. Ndiqni hapat në vijim:

♦ bëjeni vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve pjesë të planeve ditore;

♦ sigurohuni që kriteret e suksesit për secilin mësim të jenë të detajuara në përputhje me rezultatet/objektivat e të nxënët. Për shembull, nxënësve mund t’u thoni ‘Qëllimi i mësimit është të mësojnë për ndryshimet klimatike dhe për pikëpamjet e ndryshme mbi atë se sa e rëndësime është kjo çështje. Ju do të vlerësoheni na bazë të asaj se si do t’i shpjegoni pikëpamjet e ndryshme dhe si do ta paraqitni pikëpamjen tuaj;

♦ krijoni një formular vetëvlerësimi, të cilin do ta përdorin nxënësit. Më poshtë mund ta shihni një shembull; dhe

♦ kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një fl etore shënimesh, apo një dosje ku do të shënojnë përparimin e tyre.

Në rastin vlerësimit të ndërsjellë të nxënësve, nxënësit duhet t’i kenë të qarta kriteret e suksesit dhe t’i zbatojnë për të nxënët e të tjerëve.

♦ Tregojuni nxënësve si ta bëjnë vlerësimin. Shpjegojini me kujdes hapat.

♦ Kërkoni nga nxënësit që të vlerësojnë me notë një pjesë të punimit të njëri-tjetrit dhe zhvilloni disa udhëzime, ose përgatisni një formular të cilin mund ta përdorin. Një shembull për këtë mund ta gjeni në pjesën e burimeve në këtë udhëzues.

♦ Tregojuni nxënësve si të bëhen miq ose partnerë kritik me nxënësit e tjerë, në mënyrë që të mund të punojnë me njëri-tjetrin me vetëbesim.

Të kërkoni nga nxënësit t’i “ndërrojnë” testet në fund të testimit nuk paraqet vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve. Tabela më poshtë paraqet një shembull të mjetit për vlerësim të ndërsjellë të nxënësve të cilin mund ta përdorni. Po ashtu mund të përdorni këtë tabelë bashkë me nxënësit, për të parë se si do t’i krahasojnë ata punimet e veta.

Page 115: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

114

Mjet për vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve

Aspektet kryesore të vlerësimit

Vlerësimi: 0=dobët deri

5=shumë mirë

Dëshmitë Komentet

E kupton qartë çështjen

Jep kontribut pozitiv në diskutim

E argumenton mirë pikëpamjen

Mendon për pyetje të reja

I dëgjon mirë të tjerët

Është i mirë në punën ekipore

Bën kompromise

Përgatitja e nxënësve për Vetëvlerësim dhe Vlerësim nga Bashkëmoshatarët

Nxënësit mund të kenë pak mundësi të ballafaqohen me forma të ndryshme vlerësimi dhe kështu mund të kenë mungesë shkathtësish dhe gjykimesh të nevojshme për ta menaxhuar në mënyrë të efektshme vetëvlerësimin dhe vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Gjithashtu, në mesin e nxënësve mund të ketë perceptim se mësimdhënësit janë duke iu “shmangur” përgjegjësive të tyre duke i bërë nxënësit të bëjnë vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Kjo gjithashtu e thekson nevojën për t’i përgatitur dhe pajisur nxënësit plotësisht për vetëvlerësimin e tyre dhe për vlerësimin e të tjerëve.

Është e dobishme t’u prezantohen nxënësve konceptet dhe elementet e vlerësimit sipas kritereve të veçante gjatë javëve të para të mësimit kur shpjegoni kornizën e mësimit. Kjo kërkon që të ndani kohë në fi llim të aktivitetit grupor apo të njësisë për të diskutuar atë që kërkohet dhe për të ofruar udhëzime se si t’i gjykojnë kontributet e tyre dhe të tjerëve. Nxënësit do të kenë nevojë të ndihmohen për të zhvilluar kritere që përshtaten me rezultatet e të nxënët përkitazi me rezultatet dhe procesin e punës në grup. Nëse janë përcaktuar kriteret e suksesit për secilin element dhe janë komunikuar qartë, edhe roli juaj do të ndryshon dhe do të kalojë në atë të fasilitatorit.

Planifi kojeni vlerësimin

Është shumë me rëndësi ta planifi koni vlerësimin. Për këtë do t’ju ndihmojë një mjet për planifi kimin e vlerësimit.

Page 116: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

115

♦ Duhet të vendosni se çfarë lloj aktivitetesh të vlerësimit dëshironi të përdorni për njësinë tematike apo për tërë vitin. Vendosni se çfarë do të vlerësoni, si dhe kur.

♦ Krijoni një plan aktivitetevesh të vlerësimit për secilën temë apo njësi tematike. Sigurohuni që të përdorni disa qasje të ndryshme gjatë gjysmëvjetorit apo gjatë vitit shkollor.

♦ Sigurohuni që në planin e secilit mësim të përshkruhet vlerësimi, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të përparojnë.

♦ Vendosni se kur do të zbatoni vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve dhe vetëvlerësimin, shkrimin formal dhe esetë, prezantimet e nxënësve me poster ose PowerPoint, ose ndonjë qasje tjetër.

Planifi kimi i vlerësimit

Në klasën tuaj deri në çfarë mase … Rrallë Ndonjëherë Shpesh

Ua tregoni nxënësve rezultatet e pritura të të nxënët

Siguroheni që nxënësit i kanë kuptuar kriteret e suksesit Ndani kohë gjatë orës mësimore kur nxënësit mund të refl ektojnë mbi të nxënët e tyre Planifi koni mundësi për vetë-vlerësim në kuadër të orës mësimore

Planifi koni vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve

Diskutoni me nxënësit rreth rezultateve për të nxënët e ardhshëm Siguroheni që nxënësit e kuptojnë se gabimet janë pjesë e të nxënët E dini se nxënësit e kuptojnë se çfarë pritet nga ata të arrijnë

U ndihmoni nxënësve të përmirësojnë punën e tyre pas vlerësimit të parë me notë

Diskutoni për aktivitetet e vlerësimit të cilat do t’i zbatoni për një punim apo një temë të caktuar

Page 117: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

116

Aktivitet plotësues

Tabela më lart do t’ju ndihmojë ta planifi koni vlerësimin. Bëjeni një kopje të kësaj tabele, ose plotësojeni tabelën në këtë udhëzues për një temë që do ta realizoni. Pasi ta keni plotësuar tabelën, mund ta krahasoni me tabelën e një kolegu tuaj.

Nxënësit duhet të përfshihen në planifi kimin e veprimeve dhe në përcaktimin e rezultateve

Është me rëndësi të zhvilloni praktika të qëndrueshme përmes së cilave u ndihmoni nxënësve të kuptojnë se si bëhet vlerësimi, cili është qëllimi i tij dhe cilat janë rezultatet e pritura. Është esenciale t’i informoni nxënësit rregullisht për vlerësimin.

♦ Ndihmojuni nxënësve të caktojnë pritshmëri për gjërat në të cilat ju dëshironi të përmirësohen. Kriteret e vlerësimit mund të përfshijnë sjelljen, njohuritë, shkathtësitë apo qëndrimet.

♦ Dëgjojini nxënësit kur ju thonë se çfarë dëshirojnë të përmirësojnë.

♦ Lavdërojini arritjet, sepse kjo ndërlidhet ngushtë me vlerësimin – nxënësit duhet ta ndjejnë suksesin.

Ndihmojuni të mendojnë se si mund të përmirësohen me plan, e jo rastësisht.

Përdorni mënyrat më të mira për t’i vlerësuar nxënësit

Vlerësimi më i mirë është i gjerë, përfshin qasje të ndryshme, është kuptimplotë dhe në të marrin pjesë edhe nxënësit. Këtë mund ta bëni duke:

♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes të dobishëm. Kjo paraqet vlerësimin për të nxënët (vlerësim formativ).

♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes nga nxënësit e tjerë. Kjo paraqet vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve.

♦ I inkurajuar të kenë aspirate për t’u përmirësuar. Ky është vlerësim me ndjeshmëri.

♦ Marrë vlerësime nga agjencitë ose partnerët e jashtëm, me të cilët kanë punuar nxënësit tuaj. Kjo paraqet vlerësimin në botën reale.

♦ U ndihmuar nxënësve që të kuptojnë përparimin e tyre. Kjo paraqet vetëvlerësimin.

♦ U ndihmuar nxënësve të kuptojnë se dëshmitë për të nxënët e tyre i mbledhin në formatet elektronike në internet. Kjo paraqet përdorimin e TIK-ut.

Page 118: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

117

Vlerësimi duhet të paraqesë thelbin e mënyrës tuaj të planifi kimit vjetor, mujor, javor, të njësive mësimore dhe të planeve ditore, në kuadër të strukturës së përgjithshme të Kurrikulës

Duke e bërë këtë, ju mund të:

♦ kuptoni mirë përparësitë dhe dobësitë e nxënësve dhe mangësitë në përvojat e tyre;

♦ vrojtoni se si nxënësit marrin vendime për të nxënët e tyre;

♦ shfrytëzoni dëshmitë verbale dhe ato me shkrim;

♦ vrojtoni se si nxënësit provojnë qasje të ndryshme për të zgjidhur probleme;

♦ mblidhni dëshmi nga një sërë punimesh në lëndët e ndryshme;

♦ vlerësoni këto fusha duke përdorur fokuset e vlerësimit; dhe

♦ bisedoni me nxënësit për të kuptuar më mirë se si i zgjidhin ata problemet dhe a i gjejnë përgjigjet.

Informata më të hollësishme për Pjesën 5mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Strategjitë e vlerësimit për të nxënët

2. Stilet e të nxënët

3. Stilet e të nxënët në klasë

4. Vlerësimi në fushën afektive

5. Vlerësimi i shkathtësive

6. Përmbledhje e Planifi kimit të Vlerësimit për Nxënie

Vlerësimi më i efektshëm është ai:

• që bëhet në kohën e duhur

• që është i përqendruar

• që përfshin zbatimin e teknikave adekuate

• që ka të bëjë me dëshmi

• në të cilin angazhohen nxënësit

Page 119: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

118

Burimet për pjesën 5

BURIMI 1: Strategjitë e vlerësimit për të nxënët (vlerësimi formativ)

Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom. Përshtatur nga http://www.amle.org/Publications/WebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspx

Në përcaktimi i kritereve dhe i qëllimeve bashkë me nxënësit ata angazhohen në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënët, duke përcaktuar pritshmëri të qarta. Për të arritur sukses nxënësit duhet t’i kuptojnë objektivat/qëllimet e të nxënët dhe kriteret për arritjen e tyre. Përcaktimi dhe përkufi zimi i përbashkët i punës cilësore, kërkesa që nxënësit të marrin pjesë në përcaktimin e sjelljes normative për kulturën e klasës, dhe të përcaktuarit e kritereve për sukses, paraqesin shembuj të kësaj strategjie. Përdorimi i punimeve të nxënësve, testeve apo shembujve të asaj se çfarë pritet nga nxënësit u ndihmon atyre të kuptojnë se ku gjenden, ku duan të arrijnë dhe si duket procesi efektiv për të arritur në atë pikë.

Vëzhgimet nënkuptojnë diçka më shumë se vetëm lëvizjen nëpër klasë për të kontrolluar se a janë duke e bërë detyrën nxënësit dhe a kanë nevojë për ndonjë sqarim. Vëzhgimet janë të dobishme për mësimdhënësin gjatë mbledhjes së dëshmive mbi të nxënët të nxënësve, në të cilat e bazon planifi kimin e mësimdhënies. Këto dëshmi mund të shënohen dhe të përdoren si informacion kthyes për nxënësit përkitazi me të nxënët e tyre, apo si të dhëna anekdotike që përdoren gjatë konsultimeve me nxënësit.

Strategjitë e të pyeturit duhet të inkuadrohen në planifi kimin e mësimit/njësisë mësimore. Kur bëni pyetje më të mira atëherë ua mundësoni nxënësve të mendojnë më thellë dhe kështu mund ta keni më të qartë nivelin dhe thellësinë e të kuptuarit të nxënësve. Me pyetje të këtilla mund t’i angazhoni nxënësit në dialogun në klasë, i cili edhe e zbulon, edhe e zgjeron të nxënët. Aktiviteti me “skeda dalëse” në fund të orës, i cili zhvillohet për të kontrolluar se sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin, ose një kontroll i shpejtë gjatë mësimdhënies, si për shembull me karta me ngjyrë “të kuqe/të gjelbër” (ndalo/ec), ose në të cilat shkruan “mirë/ jo mirë ”, janë shembuj të strategjive për të bërë pyetje me anë të të cilave nxirren informata të drejtpërdrejta për të nxënët e nxënësve. Me zbatimin e kësaj strategjie vlerësimi formativ, përveç që do të kontrolloni të kuptuarit, ju edhe do t’u ndihmoni nxënësve të bëjnë pyetje më të mira.

Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ju ndihmon të krijoni brenda klasës një komunitet të të nxënët. Nxënësit të cilët mund të refl ektojnë derisa janë të angazhuar në të menduarit metakognitiv angazhohen edhe në të nxënët e tyre. Kur nxënësit marrin pjesë në përcaktimin e kritereve dhe të qëllimeve, atëherë vetëvlerësimi paraqet një hap logjik në procesin e të nxënët. Te vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ata e shohin njëri-tjetrin si burim nga i cili mund të kuptojnë dhe të kontrollojnë cilësinë e punës karshi kritereve të vendosura.

Mbajtja e shënimeve nga ana e nxnënësve u ndihmon të kuptojnë të nxënët e tyre në bazë të dëshmive nga puna në klasë. Ky proces ku nxënësit rregullisht mbajnë shënime mbi punën e tyre jo vetëm që i angazhon ata, por edhe u ndihmon të shohin përtej notës se ku kanë fi lluar dhe si po përparojnë drejt qëllimit të të nxënët.

Page 120: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

119

BURIMI 2: Stilet e të nxënit

Përshtatur nga http://712educators.about.com/od/learningstyles/a/learning_styles.htm

Nxënësit arrijnë efektshmërinë më të madhe atëherë kur mësojnë sipas stilit të tyre të veçantë të të nxënët. Ekzistojnë tri lloje kryesore të nxënësve: vizual (pamor), auditiv (dëgjimor), dhe kinestetik. Përderisa shumica e individëve pa aftësi të kufi zuara mund të mësojnë sipas cilitdo nga këto stile, shumica e njerëzve kanë një stil të pëlqyer.

Nxënësi vizual/pamor– nxënësi që pëlqen të mendojë në formë të imazheve, dëshiron të takohet me dikë sy me sy dhe më shumë i pëlqejnë diagramet vizuale gjatë përgatitjes së ndonjë punimi, është ai që ka tendenca për të nxënët vizual. Ata zakonisht preferojnë që t’i shohin gjërat të shënuara në letër, në tekst ose të paraqitura me projektor. Ata i konsiderojnë jashtëzakonisht të efektshme hartat, grafi konet, tabelat dhe mjetet e tjera vizuale. Ata më së miri i mbajnë mend gjërat e shkruara.

Nxënësi auditiv/dëgjimor – nxënësi i cili mendon në formë të tingujve, i pëlqen të bisedojë me dikë në telefon dhe i pëlqen kur i jepen udhëzime me gojë kanë tendenca për të nxënët auditiv. Nxënësit auditivë janë ata që në përgjithësi mësojnë më së miri duke dëgjuar. Atyre u pëlqen të mësojnë nëpërmjet ligjëratave, diskutimeve dhe leximit me zë. Ata më së miri i mbajnë mend gjërat duke i dëgjuar ose duke i përsëritur me zë.

Nxënësi kinestetik/lëvizor – nxënësi i cili mendon në formë të imazheve lëvizëse, sikur fi lma të shkurtër në mendjen e tij, i pëlqen të marrë pjesë në aktivitete kur bisedon me dikë dhe fi llon punën menjëherë pa i lexuar udhëzimet, ka tendencë për të nxënët kinestetik. Nxënësit kinestetikë janë ata që mësojnë më së miri duke prekur, duke ndjerë dhe duke përjetuar atë që përpiqen të mësojnë. Ata më së miri mbajnë mend duke shkruar apo duke manipuluar fi zikisht me informata.

Si të shfrytëzohen në mënyrë efektive stilet e të nxënët në klasë

Në rastin ideal ju do të inkuadronit të tri stile e të nxënët në secilin mësim. Megjithatë, kjo është e pamundur në botën reale të mësimdhënies. Por, në të vërtetë nuk është edhe aq e vështirë t’i inkuadrosh edhe të nxënët auditiv edhe të nxënët vizual në mësimet tuaja.

Për shembull, udhëzimet mund t’i shkruani në tabelë dhe t’i lexoni me zë. Por, nuk është gjithmonë aq e lehtë të përfshini edhe stilin e të nxënët kinestetik në mësimet tuaja. E vërteta është se një numër i madh nxënësish e ka këtë stil të të nxënët më të shprehurin. Më së miri është që mësimdhënësi të mos e marrë këtë si detyrim, por të përpiqet të gjejë momente dhe mënyra të përshtatshme për ta përfshirë të nxënët kinestetik në mësim. Nëse i përshtatet klasës, ju mund të përfshini në mësim simulime, luajtje rolesh, debate ose të përdorni materiale manipuluese.

Shqetësimet përkitazi me përfshirjen e stileve të të nxënët

Edhe pse sot kjo ndodh më rrallë se në të kaluarën, disa mësimdhënës e nënvlerësojnë rëndësinë e stileve të të nxënët. Ata vazhdojnë të mbajnë mësim me metodën e tyre të zakonshme dhe nuk përpiqen fare t’i ndryshojnë metodat e mësimdhënies. Ky është gabim që rezulton me më pak nxënie në klasë.

Page 121: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

120

Në anën tjetër, shumë nxënës dhe në masë më të vogël, disa mësimdhënës gabojnë duke menduar se nuk mund të mësojnë duke përdorur metoda që nuk përqendrohen në stilin e tyre të të nxënët. Ky është edhe një gabim tjetër i cili përsëri do të ndikojë që të ketë më pak nxënie. Nëse mësimdhënësit nuk u ndihmojnë nxënësve që të gjejnë mënyra në të cilat do të përvetësojnë informata të paraqitura në cilindo stil, atëherë nuk do t’ju ndihmojnë të arrijnë sukses në të ardhëm. Është fakt që nxënësit do të përballen me shumë stile të ndryshme të mësimdhënies gjatë shkollimit. Nxënësit do të mund të arrijnë sukses vetëm nëse përshtaten dhe mësojnë edhe nëpërmjet stileve të tjera.

Shembuj të mënyrave në të cilat mund të përshtaten nxënësit:

♦ Nxënësit kinestetik/lëvizor duhet t’i shënojnë informatat që duhet t’i përvetësojnë.

♦ Nxënësit vizualë/pamorë mund të krijojnë rrjeta të fjalëve, diagramin e Venit apo prezantime të tjera vizuale të informatave.

♦ Nxënësit auditivë/dëgjimorë mund ta lexojnë me zë një paragraf nga libri ose nga materialet e tjera që u janë dhënë.

BURIMI 3: Stilet e të nxënit në klasë.

Stilet e të nxënët në klasë

Karakteristikat Metodat kryesore të të nxënët

Mënyrat e përshtatjes së mësimeve

Nxënësit vizualë

Nxënësit vizualë tipikë përdorin teknikën e vizualizimit për t’i mbajtur mend gjërat. Ata zakonisht kanë ndjenjë të mirë për drejtim, sepse i vizualizojnë hartat dhe drejtimet në mendjen e tyre. Shumë prej tyre më shumë parapëlqejnë t’i lexojnë informatat në libër ose në tabelë, sesa ta dëgjojnë mësimdhënësin gjatë mësimit. Atyre u pëlqen të shkarravisin dhe të vizatojnë. Nxënësit vizualë zakonisht përdorin në fjalorin e tyre të përditshëm fjalë që kanë të bëjnë me të shikuarit. Për shembull, ata mund të thonë “Ta shikojmë këtë.” ose “Ta shikojmë këtë nga një perspektivë tjetër.” Ata i mbajnë mend detajet, siç janë ngjyrat dhe ndarja e hapësirës.

Nxënësit vizualë mësojnë më së miri duke parë atë që duhet të mësojnë. Nxënësit vizualë zakonisht pëlqejnë imazhe, harta, grafi kone dhe paraqitje të tjera vizuale kundrejt formave të tjera të mësimdhënies. Ata mendojnë se do të kenë gjasa më të mira për t’i mbajtur mend informatat nëse përdorin imazhe, harta mendore, lista dhe teknika të tjera vizuale në shënimet e tyre.

Përfshirja e diagrameve, hartave mendore, rrjetave të fjalëve, mjeteve vizuale dhe formave të tjera të organizimit grafi k do t’u ndihmojnë nxënësve të përfi tojnë në mënyrë optimale nga mësimdhënia juaj. Mësojini nxënësit të përdorin markera gjatë leximit të shënimeve të tyre dhe të krijojnë karta me shënime për teste dhe për përvetësimin e informatave. Përpiquni të mos jepni vetëm udhëzime me gojë kur nxënësve ua jepni një detyrë. Përveç kësaj, përpiquni t’i shmangeni mësimdhënies pa shënime shoqëruese dhe/ose mjete vizuale.

Page 122: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

121

Nxënësit auditiv

Nxënësit auditivë mësojnë më së miri duke dëgjuar dhe duke folur me zë. Ata zakonisht i vërejnë dhe i mbajnë mend tingujt. Ata i mbajnë mend gjërat që i dëgjojnë. Atyre po ashtu u shkojnë për dore fjalët dhe gjuha. Zakonisht mësojnë duke lexuar me zë. Mirëpo, ata gjithashtu shpesh hutohen nga zhurma dhe tingujt.

Nxënësit auditivë mësojnë më së miri duke i dëgjuar informatat. Ata shpesh kanë nevojë ta lexojnë me zë tekstin në mënyrë që t’i mbajnë mend pikat kryesore. Për nxënësit auditivë përsëritja verbale paraqet mënyrën efektive të të mësuarit.

Krahas udhëzimeve me shkrim për detyra jepuni nxënësve edhe udhëzime me gojë. Organizoni diskutime në grupe gjatë orës mësimore. Jepuni nxënësve videoincizime për të plotësuar tekstin e shkruar. Jepuni kohë të mjaftueshme nxënësve për të lexuar me zë ose për të biseduar për problemet që mund t’i kenë. Gjatë periudhave të leximit në qetësi bëni pauza. Po ashtu duhet të keni parasysh se atyre që janë të mirë në stilin e të nxënët auditiv zakonisht u duhet më shumë kohë për ta lexuar një paragraf.

Nxënësit kinestetik

Nxënësit kinestetikë zakonisht mësojnë më së miri duke i bërë gjerat. Atyre zakonisht u shkojnë për dore aktivitetet fi zike, siç janë sporti dhe vallëzimi. Atyre u pëlqen të mësojnë me metoda praktike. Atyre zakonisht u pëlqejnë udhëzimet se si duhet bërë diçka dhe tregimet për aksion dhe aventurë. Ata zakonisht lëvizin derisa fl asin në telefon apo çohen dhe lëvizin derisa janë duke mësuar. Disa nxënës kinestetikë duken nervozë dhe e kanë të vështirë të qëndrojnë ulur në klasë.

Nxënësit kinestetikë mësojnë më së miri duke i bërë gjërat, përfshirë gjërat manipuluese, simulimet dhe luajtjen e roleve, dhe metodat e tjera me të cilat ata përfshihen fi zikisht në procesin e të nxënët. Atyre u pëlqejnë eksperimentet dhe përvojat e drejtpërdrejta dhe mësojnë mirë nga ato së miri. Përveç kësaj, ata mësojnë më së miri kur ka aktivitete të ndryshme gjatë orës mësimore.

Ndryshoni mësimdhënien jo vetëm nga dita në ditë, por edhe në kuadër të orës mësimore. Jepuni nxënësve sa më shumë mundësi që ua lejon planprogrami për të bërë punë praktike. Lejojini nxënësit që të luajnë role në mënyrë që t’i kuptojnë sa më mirë konceptet kryesore. Krijoni mundësi që nxënësit të studiojnë materialin në grupe të vogla diskutimi. Nëse keni mundësi, planifi koni një vizitë diku jashtë klasës, e cila do të ndihmojë të përvetësohen më mirë konceptet kryesore. Nëse nxënësit e humbin durimin gjatë orës lejojini të çohen dhe të lëvizin pak.

Page 123: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

122

BURIMI 4: Vlerësimi në fushën emocionale

Përshtatur nga Dr. Olga C. Alonsabehttp://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.html

Ky artikull përmban dy pjesë: Pjesa 1 – Koncepte dhe përkufi zime, Pjesa 2 – Shembuj dhe mjete vlerësimi

Pjesa 1 – Koncepte dhe përkufi zime

Fusha afektive është pjesë e sistemit për identifi kimin e të kuptuarit dhe shqyrtimin se si mësojnë njerëzit, i cili është botuar në vitin 1965. Në të përshkruhen objektivat e të nxënët, të cilat theksojnë cilësinë e ndjenjës, emocionin ose shkallën e pranimit apo të refuzimit. Kjo fushë është mjaft e vështirë për t’u analizuar dhe vlerësuar objektivisht, ngase objektivat afektive dallojnë nga vëmendja e thjeshtë te fenomenet e zgjedhura dhe cilësitë e karakterit dhe vetëdijes, të cilat janë komplekse por edhe të qëndrueshme në brendësi. Megjithatë, vlerësimi dhe matja e aftësive të nxënësve në këtë fushë janë pjesë e pandashme e procesit edukativ.

Për shembull, shpesh thuhet se disa njerëz janë “të shkolluar” por jo edhe të “edukuar”. Kjo thjesht do të thotë se sot pjesa më e madhe e proceseve arsimore ka për qëllim zhvillimin e aspekteve kognitive të zhvillimit, ndërsa shumë pak kohë i kushtohet zhvillimit të fushës afektive.

Taksonomia në fushën emocionale

Taksonomia në fushën afektive përmban një numër të madh objektivash të cilat në literaturë cilësohen si interesime, qëndrime, vlerësim, vlera dhe gjendje emocionale ose paragjykime. Ju mund ta përkrahni zhvillimin e aftësive emocionale të nxënësve duke rikujtuar foljet që janë pjesë e fushës emocionale. Përshkrimet e hapave në taksonomi janë marrë nga Taksonomia e Kratwohl-it e fushës afektive:

1. Pranimi do të thotë të jesh i vetëdijshëm ose i ndjeshëm ndaj ekzistimit të ideve, materialeve ose fenomeneve të caktuara dhe të jesh i gatshëm t’i tolerosh ato. Shembuj: dalloj, pranoj, dëgjoj, përgjigjem/reagoj.

2. Përgjigja/reagimi në masë më të vogël ka të bëjë me idetë, materialet ose fenomenet e përfshira duke u përgjigjur/reaguar në mënyrë aktive ndaj tyre. Shembuj: i përmbahem, përcjell, vlerësoj, paraqitem vullnetar, kaloj kohën e lirë duke…, lavdëroj.

3. Të vlerësosh do të thotë të jesh i gatshëm që të tjerët të të konsiderojnë si një person i cili i vlerëson idetë, materialet ose fenomenet e caktuara. Shembuj: rris njohuritë e matura në …, heq dorë, sponsorizoj, mbështes, debatoj.

4. Organizimi do të thotë të ndërlidhësh vlerën me vlerat ekzistuese dhe ta ndërthurësh në një fi lozofi të harmonizuar dhe brendësisht të qëndrueshme. Shembuj: diskutoj, teorizoj, formuloj, balancoj, shqyrtoj.

Page 124: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

123

5. Karakterizimi sipas vlerave apo bashkësia e vlerave do të thotë të veprosh në vazhdimësi në përputhje me vlerat të cilat i ke brendësuar. Shembuj: rishikoj, kërkoj, të vlerësoj lart në kuptimin e vlerave, të shmang, bëj ballë, ia dal mbanë, zgjidh.

Taksonomia e Kratwohl-it për Fushën Emocionale

Kompetencat e të nxënët emocional

Kompetencat e të nxënët emocional shpeshherë ceken në formë të objektivave ligjëruese. Objektivat ligjëruese janë sjellje specifi ke, të matshme, afatshkurtra të të nxënët. Objektivat paraqesin themelin mbi të cilin mund të ndërtoni mësimet dhe vlerësimet që mund të plotësojnë qëllimet mësimore. Mendoni për objektivat si mjete që përdoren për t’u siguruar se jeni duke arritur qëllimet, d.m.th. janë shigjeta që arrijnë cakun. Qëllimi i objektivave është që të sigurojë se të nxënët tregon qartë se nxënësit, si dhe mësimdhënësit dinë, se çfarë janë duke bërë, dhe të nxënët mund të matet objektivisht. Të nxënët në domenin afektiv vlerësohet dhe matet në shkolla nga mësimdhënësit të cilët gjatë një periudh më të gjatë kohore vërejnë përsëritje në sjelljen e fëmijëve dhe ndikojnë në zhvillimin e qëndrimeve dhe vlerave.

Taksonomia në fushën afektive

Objektivat e sjelljes fokusohen në sjelljet e vëzhgueshme që mund të përkthehen me lehtësi në kuptim sasior:

Niveli dhe Defi nicioni Foljet ilustruese Shembuj

Pranimi i referohet gatishmërisë së nxënësve për të marrë pjesë në fenomene të caktuara të stimulimit (aktivitete të klasës, tekste mësimore, muzikë etj.). Rezultatet e të nxënët në këtë fushë shkojnë nga vetëdija e thjeshtë se ekziston një gjë deri te vëmendja selektive nga ana e nxënësit. Pranimi përfaqëson nivelin më të ulët të rezultateve të të nxënët në domenin afektiv

pyet, zgjedh, përshkruan,

përcjell, jep, mban, identifi kon, gjen, emërton, përcakton, selekton, ulet drejt, përgjigjet, përdor

Dëgjon në mënyrë të hapur diskutimin e çështjeve të kundërthënshme.

Respektimi i të drejtës së të tjerëve.

Dëgjon dhe mban mend emrat e njerëzve të sapoprezantuar.

Përgjigja i referohet pjesëmarrjes aktive nga ana e nxënësve. Në këtë nivel ai apo ajo jo vetëm që merr pjesë vetëm në ndonjë fenomen të caktuar por edhe reagon ndaj tij në ndonjë mënyrë. Rezultatet e të nxënët në këtë fushë mund të theksojnë pranimin në dhënien e përgjigjeve, (lexon materialin e dhënë), gatishmërinë për tu përgjigjur (lexon vullnetarisht përtej detyrës), apo kënaqësi në dhënien e përgjigjes (lexon për kënaqësi).

përgjigjet, ndihmon, përshtatet,

përshtat, diskuton, përshëndet, ndihmon, etiketon, performon, praktikon, prezanton, lexon, reciton, zgjedh, tregon, shkruan

Përfundimi i detyrave të shtëpisë.

Pjesëmarrja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve në ekip.

I vë në pikëpyetje idetë, konceptet, modelet, etj. të reja në mënyrë që t’i kuptojë ato plotësisht.

Page 125: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

124

Vlerësimi ka të bëjë me vlerën që nxënësi i jep një objekti, fenomeni apo sjelljeje të caktuar. Vlerësimi është i bazuar në përbrendësimin e një sërë vlerash të specifi kuara, por idetë për këto vlera janë shprehur në sjelljen e nxënësit. Rezultatet e të nxënët në këtë fushë kanë të bëjnë me sjelljen që është e vazhdueshme dhe mjaft stabile për ta bërë vlerën të identifi kueshme qartë. Objektivat udhëzuese që klasifi kohen zakonisht në kuadër të “qëndrimeve” dhe “vlerësimit” do të përfshihen në këtë kategori.

kompleton, përshkruan,

diferencon, shpjegon, pason, formëson, inicion, fton, bashkohet, justifi kon, propozon, lexon, raporton, selekton, shkëmben, studion, punon

Pranimi i idesë që integron kurrikulën është mënyrë e mirë për të mësuar.

Pjesëmarrja në donacione të gjakut në kampus.

Demonstron besimin në procese demokratike.

Shfaq aftësinë për zgjidhje të problemeve.

Informon menaxhimin për çështjet për të cilat mendon se kanë shumë rëndësi.

Organizimi ka të bëjë me bashkimin e vlerave të ndryshme, duke i zgjidhur konfl iktet ndërmjet tyre dhe fi llimin e ndërtimit të një sistemi të brendshëm dhe të vazhdueshëm të vlerave. Kështu që theksi është në krahasimin, ndërlidhjen dhe sintetizimin e vlerave.

Rezultatet e të nxënët mund të kenë të bëjnë me kuptimin e vlerave (njohjen dhe përgjegjësinë e secilit individ për përmirësimin e raporteve njerëzore) apo me organizimin e sistemit të vlerave (zhvillon një plan profesional që i kënaq nevojat e tij apo saj për të dy shërbimet ekonomike të sigurisë dhe shoqërore).

bashkon, alternon, aranzhon, kombinon, krahason, kompleton, mbron, shpjegon,

gjeneralizon, identifi kon,

integron, modifi kon, porosit, organizon, përgatit, ndërlidh, sintetizon

Njeh aftësitë, kufi zimet dhe vlerat dhe zhvillon aspirata reale.

Pranon përgjegjësi për sjelljet e veta.

Shpjegon rolin e planifi kimit sistematik në zgjedhjen e problemeve.

Pranon standardet etike profesionale.

Prioretizon kohën në mënyrë efektive për t’i arritur nevojat e organizatës, familjes dhe vetes.

Karakterizim nga vlera apo një pako vlerash. Individi ka një sistem vlerash që e kontrollon sjelljen e tij apo të saj për një kohë mjaft të gjatë për të për ta zhvilluar një “stil-jetësor” karakteristik. Kështu që sjellja është dominuese, e vazhdueshme dhe e parashikueshme. Rezultatet e të nxënët në këtë nivel e mbulojnë një spektër të gjerë të aktiviteteve, por theksi kryesor është te fakti se sjellja është tipike apo karakteristike për nxënësin.

vepron, diskriminon, shfaq, ndikon, dëgjon, modifi kon,

performon, praktikon, propozon, kualifi kon, pyet, rishikon, shërben, zgjidh, shfrytëzon, verifi kon

Stili i jetesës së personit ndikon në reagimin ndaj shumë llojeve të ndryshme të situatave.

Shfaq vetëbesim kur punon në mënyrë të pavarur.

Shfrytëzon një qasje objektive në zgjidhjen e problemeve.

Shfaq përkushtim profesional ndaj praktikës etike në bazë ditore.

Rishikon gjykimet dhe ndryshimet në sjellje të një dëshmie të re.

Në fushën afektive dhe në veçanti kur i shqyrtojmë kompetencat e të nxënët, duhet të marrin parasysh edhe këto koncepte kryesore kryesore të Qëndrimeve, Motivimit dhe Vetëefi kasitetit.

Page 126: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

125

Qëndrimet

Qëndrimet përkufi zohen si predispozitë mendore për të vepruar, e cila manifestohet nëpërmjet vlerësimit të një subjekti të caktuar me një shkallë pëlqimi ose mospëlqimi. Individët zakonisht kanë qëndrime të cilat përqendrohen në objekte, njerëz ose institucione. Qëndrimet kanë të bëjnë edhe me kategoritë mendore. Orientimet mendore drejt koncepteve njihen në përgjithësi si vlera. Qëndrimet përbëhen nga katër komponentë:

♦ Njohja – bindjet, teoritë, pritshmëritë, bindjet shkak-efekt, perceptimet që lidhen me pikën qëndrore; deklarimi i bindjeve dhe të të priturave që dallojnë nga një individ te tjetri.

♦ Emocioni – paraqet ndjenjat që lidhen me subjektin kryesor – frika, pëlqimi, zemërimi; (ngjyra e kaltër ka të bëjë me vetminë), qetësia, gjakftohtësia.

♦ Qëllimet e sjelljes – qëllimet, aspiratat tona dhe reagimet tona të pritura ndaj subjektit të qëndrimit.

♦ Vlerësimi – komponenti qendror i qëndrimeve; kur një subjekti të qëndrimit ia atribuojmë një nuancë të mirësisë ose të së keqes; qëndrim pozitiv ose negativ ndaj një subjekti; funksionet e qëllimeve njohëse, afektive dhe të sjelljes të subjektit; ruhet në kujtesë.

Qëndrimet ndikojnë në mënyrën e të vepruarit dhe të të menduarit të një personi në komunitetin shoqëror të cilit i përket. Ato mund të funksionojnë si korniza dhe referenca për nxjerrjen e konkludimeve dhe interpretimin apo të vepruarit për ose kundër një individi, një koncepti apo një ideje. Ato ndikojnë në sjellje. Njerëzit sillen në përputhje me qëndrimet e tyre.

Motivimi

Motivimi paraqet arsyen ose një grup arsyesh për shfaqjen e një sjelljeje të caktuar. Arsyet përfshijnë nevojat themelore, objektet, qëllimet, gjendjen fi zike, idealen e dëshirueshme. Motivimi po ashtu i referohet inicizmit, drejtimit, intensitetit dhe qëndrueshmërisë së sjelljes njerëzore.

Ka shumë teori të cilat e shpjegojnë motivimin e njeriut. Një nga këto teori është teoria e nevojës. Teoria e Abraham Maslowit mbi hierarkinë e nevojave njerëzore është teoria më e debatuar e motivimit. Kjo teori mund të përmblidhet në këtë mënyrë:

♦ qeniet njerëzore kanë dëshira dhe qejfe, të cilat ndikojnë në sjellje. Vetëm nevojat e paplotësuara mund të ndikojnë në sjellje, nevojat e plotësuara nuk mund të ndikojnë;

♦ nevojat renditen sipas rëndësisë, nga më të thjeshtat te më të ndërlikuarat, duke përfshirë nevojat psikologjike, për siguri, sociale, për vetëbesim dhe vetërealizim (realizimi i plotë i potencialit personal);

♦ personi përparon drejt nivelit tjetër më të lartë të nevojave vetëm pasi të ketë plotësuar të paktën në minimum nevojën paraprake më të ulët;

♦ sa më lartë arrin në hierarki personi aq më shumë do të shfaqi individualitet, humanitet dhe shëndet psikologjik.

Frederick Herzberg paraqet një teori tjetër të nevojave: kjo është teoria e dy faktorëve apo “Teoria e motivimit-higjienës”. Sipas kësaj teorie ka disa faktorë të caktuar në vendin e punës,

Page 127: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

126

të cilët na bëjnë të jemi të kënaqur me punën, dhe disa të tjerë që nuk na bëjnë të ndjehemi kështu, por në rast se mungojnë atëherë shkaktojnë pakënaqësi. Herzberg i dallon:

♦ Motivuesit – puna sfi duese, vlerësimi, përgjegjësia, që japin kënaqshmëri pozitive,

♦ Faktorët higjienikë – statusi, siguria e punës, paga dhe benefi cionet e kontratës – nëse janë të pranishme nuk motivojnë, por nëse mungojnë, atëherë do të rezultojnë me demotivim.

Siç është rasti me higjienën, prania e motivuesve do ta bëjë një person më të shëndetshëm, por mungesa e tyre do të shkaktojë keqësimin e shëndetit. Clayton Aldefer e ka zgjeruar hierarkinë e Maslow-it të nevojave. Ai e ka formuluar Teorinë ELR (e ekzistencës, lidhshmërisë dhe zhvillimit). Kategoria e ekzistencës (fi ziologjike dhe e sigurisë) përfshin nevojat e nivelit të ulët, pas saj pasojnë kategoria e lidhshmërisë (dashuria dhe vetëbesimi), si nevoja të nivelit të mesëm dhe kategoria e zhvillimit (vetërealizimi dhe vetëbesimi), si nevoja të nivelit të lartë.

Motivimi në arsim mund të ketë disa efekte në mënyrën në të cilën mësojnë nxënësit dhe në sjelljen e tyre ndaj përmbajtjes së lëndës. Motivimi mund ta orientojë sjelljen drejt qëllimeve të caktuara: shtimi i përpjekjeve dhe i energjisë; shtimi i inicimit të aktiviteteve dhe këmbënguljes në aktivitete; përmirësimi i proceseve kognitive; përcaktimi i pasojave të cilat përforcohen; shpien në performancë të përmirësuar.

Ekzistojnë dy lloje motivimi: motivimi i brendshëm i cili sjell kënaqësi, vërtet i bën njerëzit të ndjejnë se ajo që mësojnë ka rëndësi morale, dhe motivimi i jashtëm i cili ndodh kur nxënësi është i detyruar të bëjë diçka nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.

Vetë-efi kasiteti

Vetë-efi kasiteti paraqet përshtypjen se jemi në gjendje të kryejmë detyrën në një mënyrë të caktuar ose të arrijmë qëllime të caktuara. Vetë-efi kasiteti është bindja se jemi të aftë të kryejmë veprimet e caktuara të cilat janë të domosdoshme për menaxhimin e situatave të ardhshme. Vetë-efi kasiteti është, po ashtu, bindje (e drejt ose e gabuar) se ne kemi aftësinë për të arritur këtë efekt.

Vetë-efi kasiteti ka të bëjë me perceptimin e aftësisë sonë për arritur një qëllim. Hulumtimet kanë dëshmuar se efi kasiteti i tepërt ka ndikim negativ në motivimin e nxënësve, ndërsa efi kasiteti i ulët e rrit motivimin për të mësuar.

1. Jepni një shembull të një qëllimi për kompetencën e të nxënët në fushën afektive për secilën shkallë të Taksonomisë së Kratwohl dhe të tjerë. Supozoni se jeni duke e mbajtur një orë nga lënda e Gjuhës Shqipe.

2. Përshkruani potencialin për të prekur fushën afektive në përmirësimin e të nxënët të nxënësve.

Page 128: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

127

Pjesa 2: Ushtrime dhe mjete vlerësimi

Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit/mjeteve standarde të vlerësimit

Mjetet e vlerësimit në fushën afektive janë ato që përdoren për të vlerësuar qëndrimet, interesimet, motivimet dhe vetëefi kasitetin. Ato përfshijnë:

♦ Listat e kontrollit - Listat e kontrollit janë instrumenti më i zakonshëm dhe ndoshta më i lehti në fushën afektive. Ato përmbajnë gjëra të thjeshta të cilat nxënësi ose mësimdhënësi mund t’i shënojnë me “mungon” ose “e pranishme”. Hapat e ndërtimit të një liste të këtillë janë si në vijim:

a. shënoni të gjitha atributet dhe karakteristikat që dëshironi t’i vëzhgoni;

b. renditni këto atribute në një “listë të atributeve” të karakteristikave;

c. kërkoni nga nxënësit që t’i shënojnë ato atribute që janë të pranishme dhe të mos shkruajnë asgjë pranë atributeve që nuk janë të pranishme.

♦ Vetëraportimi. Ky është mjeti më i zakonshëm i matjes në domenin afektiv. Në thelb ai kërkon nga individi që të ofrojë një pasqyrë të qëndrimeve apo të ndjenjave rreth konceptit apo idesë apo njerëzve. Ai quhet edhe “refl ektim i shkruar” (pse më pëlqen apo nuk më pëlqen matematika). Mësimdhënësi siguron se nxënësit shkruajnë diçka që do të demonstrojë nivelet e ndryshme të taksonomisë ( nga pranimi deri te karakterizimi).

♦ Shkallët e rangimit – paraqesin një grup kategorish të disenjuara për të nxjerrë informata për një atribut sasior në shkencën sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla e Likert-it dhe Shkalla e rangimit 1-10, ku individi e zgjedh numrin i cili pasqyron cilësinë e perceptuar të një produkti. Karakteristika kryesore e cilësdo shkallë rangimi është se përbëhet nga një numër kategorish. Këto kategori zakonisht simbolizohen me numra të plotë.

♦ Shkallët e Diferencialit semantik (DS) përdoren për vlerësimin e reagimit të një individi ndaj fjalëve, ideve apo koncepteve të caktuara në kuptimin e rangimit në shkallë bipolare, të përkufi zuar me mbiemra të kundërt në secilin skaj:

Mirë ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ Keq 3 2 1 0 1 2 3

( 3 = jashtëzakonisht shumë; 2 = relativisht shumë; 0 = neutral)

♦ Shkalla e Thurstone-it

Mendohet se Thurstone ka qenë themeluesi i konceptit të matjes së qëndrimeve dhe e ka shtjelluar çështjen se sa e favorizon një person një çështje të caktuar. Ai e ka zhvilluar vazhdimësinë e qëndrimit për të përcaktuar nivelin e favorizimit të një çështjeje. Më poshtë mund ta shihni një shembull të Shkallës së Thurstone-it të matjes.

Page 129: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

128

Udhëzimet –Vini një shenjë te fjalia me te cilën pajtoheni:

____ 1. Gratë nuk mund të garojnë me burrat në jetën publike. (Vlera në shkallë = 0.9)

____ 2. Gratë dhe burrat duhet të qëndrojnë ndaras në të gjitha çështjet publike në të cilat mund të konsiderohen të barabartë ( Vlera në shkallë = 3.2)

_____3. Nuk më intereson se si vlerësohen gratë nga opinioni publik. (Vlera në shkallë = 5.4)

♦ Shkalla e Likert-it

Në vitin 1932, Likert zhvilloi metodën e rangimeve të përmbledhura (Shkallën e Likert-it), e cila përdoret shumë. Këtu kërkohet që individi të vërë një shenjë për të treguar: “pajtohem plotësisht”, “pajtohem”, “i pavendosur”, “nuk pajtohem” ose “nuk pajtohem fare”, për një numër të madh pikash për subjektin ose stimuluesin e qëndrimit. Shkalla e Likert-it ndërtohet kështu:

a. Zgjidhni gjërat që doni t’i përfshini. Zgjidhni gjërat të cilat e dini se marrin vlerësim të lartë në krahasim me shumën e të gjitha pikëve

b. Vendosni si do të rangohet secila pikë, ose emëroni secilën vlerë të shkallës në atë mënyrë që të pasqyrojnë interpretimin i cili do të shënohet me një numër

c. kërkoni nga pjesëmarrësit të rangojnë secilën pikë në listë

d. Nxirrni rezultatin përfundimtar duke mbledhur vlerat që i ka identifi kuar individi për secilën kategori.

.

BURIMI 5: Vlerësimi i shkathtësive

Përshtatur nga: http://academic.pgcc.edu/~wpeirce/MCCCTR/Designingrubricsassessingthinking.html

Vlerësimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemeve

Teknika Përshkrimi Çka duhet të bëjmë me të dhënat?

Përpjekjet e nevojshme

Detyrat për identifi kimin e problemit

Vlerësoni se sa janë në gjendje nxënësit t’i identifi kojnë problemet e llojeve të ndryshme që janë të zakonshme në lëndën tuaj. Filloni duke zgjedhur shembuj të disa problemeve të ndërlidhura por të ndryshme, të cilët nxënësit e kanë të vështirë t’i dallojnë. Krijoni një formular ku nxënësit do t’i lidhin këta shembuj me teknikat përkatëse për zgjidhjen e problemeve.

Shikojini përgjigjet dhe mblidhni përgjigjet e sakta dhe ato të gabuara. Jepini klasës informacion kthyes.

Për përgatitje: mesatareNë klasë: e vogëlPër analizë: e vogël

Page 130: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

129

Cili është parimi?

Vlerësoni se sa janë në gjendje nxënësit ta identifi kojnë parimin më të përshtatshëm për atë problem. Identifi koni parimin bazë të cilën e mësojnë nxënësit në lëndën tuaj. Jepni shembuj të problemeve të cilët e ilustrojnë më së miri secilin parim. Krijoni një formular ku nxënësit do t’i lidhin parimet me shembuj.

Llogaritni numrin e përgjigjeve të sakta dhe të gabuara dhe shënoni ato që përsëriten. Diskutojini rezultatet me klasën.

Për përgatitje: mesatareNë klasë: e vogëlPër analizë: e vogël

Shënoni zgjidhjen e problemit

Vlerësoni se sa janë në gjendje nxënësit t’i zgjidhin problemet dhe sa e kuptojnë procesin e zgjidhjes së problemeve. Zgjidhni probleme që përbëhen nga disa hapa dhe që janë të niveleve të ndryshme të vështirësisë. Kërkoni nga nxënësit që ta marrin një fl etë të pastër dhe ta ndajnë përgjysmë me një vijë. Udhëzojini nxënësit që t’i zgjidhin problemet duke shënuar të gjithë punën e tyre në gjysmën e majtë të faqes. Ndërsa, në anën e djathtë të faqes le t’i shënojnë hapat që i kanë zbatuar për ta zgjidhur problemin, sikur t’ia shpjegonin këtë gjë një shoku të klasës i cili ka nevojë për ndihmë.

Shikojini përgjigjet. Identifi koni tri përgjigje të sakta dhe që përmbajnë zgjidhje të dokumentuara mirë. Identifi koni tri përgjigje të gabuara, por që përmbajnë zgjidhje të dokumentuara mirë. Bëni shënime. Ndani tri apo katër komente me nxënësit në klasë.

Për përgatitje: mesatare- e madhe Në klasë: mesatarePër analizë: mesatare- e madhe

Page 131: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

130

Vlerësimi i Shkathtësive në Analizë dhe të Menduarit Kritik

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë me të dhënat?

Përpjekjet e nevojshme

Tabela e kategorizimit

Vlerësoni aftësinë e nxënësve për t’i klasifi kuar në kategori gjërat që duhet t’i mësojnë. Jepuni nxënësve një listë të gjërave të cilat duhet t’i klasifi kojnë dhe një tabelë me dy ose tri kategori. Kërkoni nga nxënësit që t’i klasifi kojnë ato gjëra nëpër kategori.

Gjeni në tabelë se cilat gjërat që janë klasifi kuar gabimisht përsëriten. Gjeni përgjigjet e gabuara të cilat përsëriten më së shumti. Jepni klasës informacion kthyes.

Për përgatitje: e vogël

Në klasë: e vogël

Për analizë: e vogël

Matrica e karakteristikave përcaktuese

Vlerësoni shkathtësitë e nxënësve për kategorizimin e informatave të rëndësishme. Krijoni një matricë për dy ose tre koncepte të ngjashme. Vendosni se cilat janë karakteristikat më të rëndësishme të këtyre koncepteve, të cilat duhet t’i identifi kojnë nxënësit. Përgatitni një listë të karakteristikave përcaktuese të cilat i ka ose nuk i ka secili koncept (kjo ju ndihmon në veçanti kur konceptet kanë disa karakteristika të njëjta). Kërkoni nga nxënësit që për secilin koncept të përcaktojnë praninë (+) ose mungesën (-) e karakteristikave përcaktuese më të rëndësishme.

Kontrolloni matricat dhe identifi koni përgjigjet e gabuara. Gjeni përgjigjet e gabuara të cilat përsëriten më së shumti. Jepni klasës informacion kthyes.

Për përgatitje: mesatare

Në klasë: e vogël

Për analizë: e vogël

Tabela e argumenteve Pro dhe Kundër

Vlerësoni se sa janë në gjendje nxënësit të analizojnë dy anët e një çështjeje. Përqendrohuni në një vendim, dilemë apo çështje e cila ndërlidhet me disiplinën tuaj. Mendojeni një pyetje me të cilën do t’i nxisni nxënësit të japin argumente pro dhe kundër. Nxënësit krijojnë një listë paralele të fjalëve, frazave ose fjalive.

Filloni duke i dëgjuar argumentet Pro dhe Kundër të cilat i kanë paraqitur nxënësit dhe veçoni ato që përsëriten më së shpeshti. Krahasoni atë listë me listën tuaj. A i kanë lënë anash pikat kryesore, ose a kanë dhënë informata jorelevante nxënësit? Identifi koni edhe gjërat e tjera që përsëriten. Jepini klasës informacion kthyes.

Për përgatitje: mesatare

Në klasë: e vogël

Për analizë: e vogël - mesatare

Page 132: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

131

Vlerësimi i shkathtësive për zbatim dhe performancë

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë me të dhënat?

Përpjekjet e nevojshme

Parafrazimi i udhëzuar

Vlerësoni se sa janë në gjendje nxënësit të përmbledhin dhe të përsërisin informata të rëndësishme. Kërkoni nga nxënësit të përgatisin një përmbledhje të temës së zgjedhur. Tregojuni se kush është audienca, cili është qëllimi, dhe cili është kufi ri për fjalët apo fjalitë e shkruara.

Identifi koni përgjigjet më të paqarta duke përdorur lapsa ngjyrash të ndryshme. Gjeni pikate paqarta dhe ato të qarta që përsëriten. Diskutojini rezultatet me klasën.

Për përgatitje: e vogël

Në klasë: mesatare

Për analizë: mesatare

Kartat e zbatimit

Vlerësoni se sa e kuptojnë nxënësit zbatimin e mundshëm të asaj që kanë mësuar. Pasi ta kenë mësuar nxënësit një parim, teori apo një procedurë, shpërndajini kartat e indeksit dhe kërkoni nga nxënësit të shkruajnë një shembull se si mund ta zbatojnë në botën reale atë që e kanë mësuar.

Lexojini dhe ndani përgjigjet në kategori varësisht se sa janë ato zbatime të përshtatshme, të arsyeshme dhe të dobishme për temën në fjalë. Lexojani klasës disa shembuj të mirë dhe disa më të dobët.

Për përgatitje: e vogël

Në klasë: e vogël

Për analizë: e vogël

Pyetjet për test që i nxjerrin nxënësit

Vlerësoni se cilat përmbajtje nxënësit i konsiderojnë të rëndësishme. ky vlerësim duhet të mbahet një apo dy javë para mbajtjes së testit në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për informacion kthyes. Jepuni nxënësve udhëzime specifi ke për numrin dhe llojin e pyetjeve që duhet t’i propozojnë. Kërkoni nga nxënësit që të japin edhe përgjigje për t’i testuar pyetjet e tyre.

Shikojini pyetjet. A janë temat tepër shumë të përfaqësuara apo mungojnë fare? A janë relevante pyetjet? A janë shkruar në mënyrë të qartë? A është i përshtatshëm niveli i vështirësisë? Zgjedhni ato që do të jenë pyetje të mira për test. Rishikoni ato që mund të përmirësohen. Jepjani klasës këto pyetje si udhëzim për të mësuar. Jepini informacion kthyes klasës duke diskutuar se si krijohen pyetjet e përshtatshme për test. Jepni disa shembuj.

Për përgatitje: mesatare

Në klasë: mesatare – e madhe

Për analizë: mesatare-e madhe

Page 133: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

132

Vlerësimi i Aftësive në Sintezë dhe të Menduarit Krijues

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë me të dhënat?

Përpjekjet e nevojshme

Përmbledhja me një fjali

Vlerësoni sa janë në gjendje nxënësit të sintetizojnë dhe të integrojnë ide. Zgjidhni një nga temat e fundit e cila mund të përmblidhet. Nxënësit përgjigjen në një sërë pyetjesh dhe i përmbledhin përgjigjet e tyre në një fjali përmbledhëse, informative dhe gramatikisht të saktë. (Pyetjet: Kush çfarë bën kujt, kur, ku, si dhe pse?)

Përgjigjet mund të analizohen më së miri duke i ndarë elementet kryesore. (Ndani me një vizë elementet kush / çka bën / kujt…) Identifi koni përgjigjet e gabuara, adekuate dhe të jashtëzakonshme për secilin element. Gjeni përparësitë dhe dobësitë të cilat përsëriten. Jepini klasës informacion kthyes.

Për përgatitje: e vogël

Në klasë: mesatare

Për analizë: mesatare

Ditari i fjalëve

Vlerësoni se sa vëmendshëm dhe thellësisht lexojnë nxënësit. Zgjedhni një detyrë për lexim. Vendosni në cilin aspekt të leximit duhet të përqendrohen nxënësit. Kërkoni nga nxënësit që ta përmbledhin me një fjalë tekstin e lexuar dhe të shkruajnë një apo dy paragrafë ku do të shpjegojnë/argumentojnë pse e kanë zgjedhur atë fjalë. (mësimdhënësi duhet të përgatisë një listë të fjalëve të arsyeshme dhe disa shënime për llojet e analizës dhe argumenteve që i presin nga nxënësit para se t’i kontrollojnë përgjigjet.)

Shënoni fjalët e zakonshme ose të ngjashme. Kategorizoni llojet e arsyetimeve që i kanë dhënë nxënësit. Zgjidhni tre apo katër shembuj/qasje dhe diskutojini me klasën tuaj.

Për përgatitje: e vogël - mesatare

Në klasë: mesatare – e madhe

Për analizë: mesatare – e madhe

Analogjitë e përafërta

Vlerësoni se sa e kuptojnë nxënësit lidhjen midis dy koncepteve. Zgjidhni një lidhshmëri kryesore midis dy fakteve ose koncepteve. Bëni krahasimin duke përdorur dy konceptet e ndërlidhura si elementet A dhe B në analogjinë “A është për B-në si X-i për Y-in.” Kërkoni nga nxënësit ta bëjnë këtë analogji në një kartë shënimesh duke u bazuar në njohuritë e tyre paraprake. (Shënim: nxënësve u ndihmon nëse u jepni disa shembuj para se të bëni vlerësimin.)

Shikojini përgjigjet dhe klasifi kojini në tri grupe: të mira, të diskutueshme dhe të dobëta. Lexojini përsëri kartat në grupin e përgjigjeve të diskutueshme dhe klasifi kojini. Zgjidhni shembujt e përgjigjeve të mira dhe të atyre të dobëta dhe diskutojini me klasën. Diskutoni me klasën rreth vetive të përgjigjeve të mira dhe të atyre të dobëta.

Për përgatitje: e vogël

Në klasë: e vogël

Për analizë: mesatare

Page 134: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

133

BURIME 6: Përmbledhje e Planifi kimit mbi Vlerësimin e të nxënit

Vlerësimi për të nxënët

Vlerësimi si nxënie Vlerësimi i të nxënët

Përse Vlerësim?

T’u mundësohet mësimdhënësve të përcaktojnë hapat e mëtejmë në avancimin e mësimit të nxënësve

Të udhëheqë dhe sigurojë mundësi për secilin nxënës të monitorojë dhe të refl ektojë në mësimin e tij në mënyrë kritike dhe të identifi kojë hapat e mëtejmë.

Të verifi kojë ose informojë prindërit ose të tjerët mbi aftësinë e nxënësve përkitazi me rezultatet e mësimit të planprogramit mësimor.

Vlerëso Çka?

Përparimin e secilit nxënës dhe nevojat mësimore në lidhje me rezultatet mësimore të Kurrikulës

Mendimin e secilit nxënës për të nxënët e tij ose të saj, çfarë strategjie ai ose ajo përdor për të mbështetur ose sfi duar atë mësim dhe mekanizmat që ai ose ajo përdor për të përshtatur ose avancuar mësimin e tij/saj.

Masën deri ku nxënësit mund të aplikojnë konceptet bazë, diturinë, aftësitë dhe qëndrimet në lidhje me rezultatet mësimore të kurrikulës.

Cilat Metoda?

Një numër i metodave në forma të ndryshme që i bën të dukshme aftësitë dhe të kuptuarit e nxënësve.

Një numër i metodave në forma të ndryshme e cila nxjerr mësimin e nxënëseve dhe proceset metakognitive

Një numër i metodave në forma të ndryshme e cila vlerëson te dyja, produktin dhe procesin.

Sigurimi i Kualitetit

saktësia dhe përputhshmëria e vëzhgimit dhe e interpretimit të të nxënët të nxënësve.

pritjet e qarta dhe të detajuara të mësimit

shënime të detajuara dhe të sakta për

të dhëna përshkruese për secilin nxënës

saktësia dhe përputhshmëria e refl ektimit personal të nxënësit, vetëmonitorimi dhe vetërregullimi.

përfshirja e nxënësit në interesim dhe të sfi duarit e të menduarit të tij/saj.

nxënësit regjistrojnë mësimin e tyre

saktësia dhe përputhshmëria dhe paanësia e gjykimit bazuar në kualitetin e lartë të informatave.

pritjet e qarta dhe të detajuara të mësimit

raportim përmbledhës i saktë dhe i drejtë

Përdorimi i informacionit

I ofroni secilit nxënës të dhëna të sakta dhe të detajuara përshkruese për të çuar më tej mësimin e tij/saj

diferenco mësimin duke shqyrtuar në vazhdimësi ku secili nxënës është në raport me rezultatet e planit mësimor

pajis prindërit ose kujdestarët më të dhëna përshkruese për mësimin e nxënësve dhe idetë për mbështetje

Pajis secilin nxënës me të dhëna të sakta dhe të detajuara përshkruese të cilat do ti ndihmonin atij/asaj për të zhvilluar shprehi për mësim të pavarur.

bën çdo nxënës të përqendrohet në detyrën dhe mësimin e tij/saj (jo në gjetjen e përgjigjes së drejtë)

pajis çdo nxënës me idenë për përshtatje, rishqyrtim dhe artikulim të mësimit të tij/saj

siguro kushte për mësimdhënësit dhe nxënësit për të diskutuar alternativat

nxënësit raportojnë për të nxënët e tyre

Përcakto për secilin nxënës nivelin e mësimit

siguro bazën për të diskutuar për vendosjen ose promovimin

raporto drejt dhe saktë mbi informatat e detajuara të cilat mund të përdoren për të vendosur hapat e mëtutjeshëm në mësimin e nxënësve

Page 135: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

134

Aktivitet plotësues

Në funksion të përmirësimit të vlerësimit të të nxënët të nxënësve, ju mund t’i referoheni për informata shtesë Udhëzuesve:

Kodi i etikës për vlerësimin e nxënësve në:

http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_Kodi_i_etik.pdf

Standardet e vlerësimit, në:

http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_standardet.pdf

Page 136: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

135

Pjesa 6

Sigurimi gjithëpërfshirës

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?

Në këtë pjesë do të mësoni:

• Për konceptin e gjithëpërfshirjes sipas përshkrimit të tij në kornizën e Kurrikulës së Kosovës;

• Për arsimin cilësor si një nga të drejtat themelore të njeriut;

• Si të identifi koni shkallën e disavantazheve më te cilat përballën një numër i madh nxënësish dhe të cilat nuk ua lejojnë atyre qasjen në arsimim të barabartë;

• Si të identifi koni praktikat diskriminuese të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme në klasën tuaj – mënyrat që jua mundësojnë juve edhe fëmijëve tuaj të vlerësoni vetëdijesimin dhe veprimet tuaja; dhe

• Për qasjet dhe shembujt të strategjive me anë të së cilave krijohet një ambient gjithëpërfshirës i të nxënët (shumë prej tyre janë të ngjashme me praktikat e mira të përshkruara në kapitujt paraprak të këtij udhëzuesi).

Ju do të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë t’i shikosh nxënësit me qasjen “personi para së gjithash”, e cila mund t’ju ndihmojë ta krijoni një ambient të ngrohtë dhe miqësor për nxënësit, ku të gjithë nxënësve u ofrohen mundësitë më të mira për të mësuar.

Ç’është arsimi gjithëpërfshirës?

Arsimi gjithëpërfshirës ka për qëllim të adresojë nevojat e nxënies të TË GJITHË nxënësve dhe në veçanti përqendrohet në ata nxënës të cilët kanë disavantazhe (të cenueshëm, të margjinalizuar dhe të përjashtuar). Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton që të gjithë nxënësit mund të mësojnë bashkë duke pasur qasje në të gjitha aspektet e arsimimit.

Roli dhe kuptimi i gjthëpërfshirjes

Në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, gjithëpërfshirja, në kuptimin më të gjerë, nënkupton marrjen parasysh të çdo rrethane e cila e pengon qasjen në arsim cilësor dhe diversitetin me format e tij të ndryshme:

Page 137: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

136

♦ Fëmijët që janë vajza

♦ Fëmijët nga familjet e varfra/me gjendje ekonomike jo të favorshme

♦ Fëmijët nga zonat e rurale/të largëta

♦ Fëmijët e komuniteteve pakicë

♦ Të kthyerit dhe fëmijët nga diaspora

♦ Fëmijët me nevoja të veçanta:

o Fëmijët me aftësi të kufi zuara (fi zike, vizuale, në të dëgjuar, intelektuale, zhvillimore)

o Fëmijët me vështirësi sociale, emocionale dhe në sjellje

o Fëmijët që vuajnë nga sëmundja ose trauma

o Fëmijët me vështirësi në të nxënë

♦ Fëmijët e talentuar dhe me prirje të veçanta

Si lidhet Gjithëpërfshirja me të Drejtat e Njeriut dhe me Arsimim Cilësor ?

Arsimi Cilësor është e Drejtë Njerëzore dhe nga natyra e tij duhet të jetë Arsim Gjithëpërfshirës: Prandaj, Gjithëpërfshirja duhet të jetë fi lozofi a kryesore e çdo arsimi cilësor.

Filloni duke i kuptuar konceptet e Edukimit mbi të Drejtat Themelore të Njeriut

Të kuptuarit e të drejtave të njeriut paraqet hapin e parë drejt gjithëpërfshirjes në shkolla dhe në klasa.

Edukimi mbi të drejtat e njeriut:

♦ paraqet mësimdhënien dhe të nxënët e parimeve dhe të vlerave lidhur me të drejtat e njeriut sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNj). Qëllimi i edukimit mbi të drejtat e njeriut është që njerëzit të informohen mbi të drejtat e tyre,

♦ ofron informata mbi sistemet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe

♦ ua zhvillon njerëzve shkathtësitë dhe qëndrimet e nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut.

Në shkolla edukimi mbi të drejtat e njeriut ka rëndësi esenciale për përgatitjen e të rinjve për të marrë pjesë në shoqëri dhe për t’u formuar si individë.

Cilësia e Arsimit është një e Drejtë Njerëzore e fi tuar nga të kuptuarit e diskriminimit dhe e përdorimit të strategjive të gjithëpërfshirjes

Page 138: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

137

Mësimdhënia e të drejtave të njeriut në shkollë:

♦ zhvillon te nxënësit vlerat dhe njohuritë mbi të drejtat e njeriut;

♦ i ndërgjegjëson nxënësit dhe i bën të mendojnë për atë se si ndikojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në jetën e njerëzve, nga mohimi i fjalës së lirë, të qenët i pastrehë, deri te shtypja e grave;

♦ promovon të kuptuarit dhe zbatimin e vlerave të të drejtave të njeriut, duke përfshirë respektin për dinjitetin njerëzor, zgjidhjen e konfl ikteve pa dhunë, tolerancën dhe multikulturalizmin;

♦ mbështet të nxënët e koncepteve të pjesëmarrjes qytetare dhe të obligimeve të shtetit ndaj qytetarëve të tij;

♦ inkurajon të vepruarit si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në bashkësitë lokale dhe në aspektin ndërkombëtar;

♦ mëson shkathtësi të rëndësishme akademike dhe për jetë;

♦ ua mundëson nxënësve të kuptuarit më të thellë të përmbajtjes mësimore;

Njohuritë dhe shkathtësitë të cilat do të përvetësohen nga edukimi mbi të drejtat e njeriut përfshijnë:

♦ të menduarit kritik,

♦ analizën e kredibilitetit dhe autenticitetit të marrëdhënieve shak-efekt,

♦ formulimin e analizave dhe të pyetjeve.

Edukimi mbi të drejtat e njeriut u ndihmon nxënësve:

♦ të shikojnë një çështje nga më shumë perspektiva të ndryshme dhe të identifi kojnë njëanshmërinë në mendimin e tyre dhe në mendimet e të tjerëve;

♦ të ndërlidhen emocionalisht dhe intelektualisht dhe u ndihmon të gjejnë lidhshmëritë midis jetës së tyre dhe gjërave që ndodhin përreth tyre.

Burim: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendor: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për Gratë, të Rinjtë, dhe Grupet e Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit” projekt i fi nancuar nga BE që menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009

Qasja “personi parasëgjithash”

Qasja “personi para së gjithash” paraqet qasjen ndaj komunikimit me dhe lidhur me individët me nevoja të vecanta arsimore, e cila synon mbajtjen në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe respektit për secilin individ. Ne synojmë t’i përmbahemi qasjes “personi para së gjithash” në gjuhën tonë dhe veprimet tona. Me fjalët më të thjeshta “personi para së gjithash” do të thotë se në rend të parë e marrim parasysh personin, përpara çdo cilësimi apo diagnoze. Shembuj

Page 139: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

138

të kësaj qasjeje përfshijnë: “nxënësit me vështirësi në të nxënë” në vend të “ nxënësit me aftësi të kufi zuara”.

Qasja “personi para së gjithash” paraqet një nga vlerat më të rëndësishme të gjithëpërshirjes.

Filloni duke kuptuar konceptet e grupeve me disavantazhe

Ka shumë fjalë që përdoren për t’i cilësuar ata të cilët në një mënyrë apo tjetër nuk janë të përfshirë në arsim, siç janë grupet me disavantazhe, të cenueshme, margjinalizuara, të përjashtuara, pakicë dhe jo-shumicë.

Në Kosovë fjala ‘pakicë’ zakonisht përdoret për t’i cilësuar grupet të cilat në vendet e tjera quhen ‘pakica etnike’. Edhe pse kjo dikujt mund t’i duket si pedanteri, është me rëndësi të qartësohet se kush përfshihet dhe kush nuk përfshihet kur fl asim për çështje specifi ke të PËRFSHIRJES

Shprehja me disavantazhe përdoret për të përshkruar të gjithë ata që nuk kanë përparësi të njëjta si të tjerët, të cilat atyre u krijojnë mundësi të barabarta në arsim (në vend të kësaj fjale njësoj mund të përdoren edhe i cenueshëm ose i margjinalizuar).

Me diagramin e mëposhtëm jemi përpjekur të ilustrojmë përbërjen e disavantzheve, duke e përfaqësuar me secilin rreth përqindjen e popullatës në atë grup. Gjinia (50%) dhe varfëria (40-60%) janë disavantazhet më të mëdha, dhe më së shumti mund të ndikojnë negativisht në gjasat e një fëmije për të pasur qasje të barabartë në arsimin cilësor. ‘Arsimi pa pagesë’ nuk është pa pagesë për të varfrit, në rastin e të cilëve edhe shpenzimet direkte edhe ato indirekte mund të shkaktojnë përjashtim nga arsimi. Kur prindërit duhet të vendosin se cilin nxënës ta dërgojnë në shkollë ata zakonisht vendosin për djalin. ‘Varfëria’ është një nga arsyet më të shpeshta për mospërfshirjen e vajzave në shkolla. Por, nuk duhet të harrojmë se arsyeja nuk është vetëm varfëria– ky është një vendim i prindërve i ndikuar nga gjinia. Ata që jetojnë në vende të izoluara dhe rurale përbëjnë grupin e dytë më të madh prej 40%.

Ndërkaq, grupet të cilave u është kushtuar vëmendja më e madhe në Kosovë– komunitetet pakicë (përafërsisht 8-12%) dhe grupet me aftësi të kufi zuara (deri 10%) – përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të njerëzve me disavantazhe. Qëllimi i diagramit është të ilustrojë se si rritet shkalla e disavantazhit për grupet që u takojnë fushave të ndryshme të disavantazheve. Kështu, rasti më ekstrem në Kosovë ndoshta mund të jetë një vajzë e me aftësi të kufi zuara të shkallës së lartë, e një familjeje të varfër të komunitetit rom, e cila nuk e fl et gjuhën shqipe dhe jeton në një zonë rurale të izoluar. Për të gjasat janë të vogla që të ketë qasje të barabartë në arsim cilësor.

Udhëzuesi Gjinor për Edukatorët i UNESCO-s është një burim i shkëlqyer

për të kuptuar më shumë Pabarazitë Gjinore dhe efektet e saj për të dy gjinitë: gratë/vajzat dhe burrat/djemtë: http://portal.unesco.org/en/fi les/47654/12737402501Gender_Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit

%2Bfor%2BEducators.pdf

Page 140: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

139

Diagrami: Shkallët e disavantazheve

S = Nevojat e veçanta / aftësi të kufi zuara

M = Grupet minoritare

L = Minoritetet gjuhësore

Burimi: Janet Raynor: Përfshirë Gjithëpërfshirjen: Raport për promovimin e gjithëpërfshirjes në të gjitha aktivitetet përbërëse në projektin e Bashkimit Evropian: Qasja Tërësektoriale në Arsim, Korrik 2010

Filloni duke e rritur Vetëdijen tuaj mbi aspektet diskriminuese të arsimit, duke përfshirë mjedisin në klasën tuaj (kohën dhe vëmendjen e ndryshme, të priturat dhe stereotipet)

Një nga vështirësitë me të cilat përballen grupet me disavantazh është fakti që ne shpeshherë nuk e vërejmë se ambienti në klasë nuk është mirëpritës.

Për shembull, një ambient jo mirëpritës cilësohet si “Atmosferë e Ftohtë” apo Qasje Diskriminuese (diskriminim indirekt); zakonisht asnjëra nga këto nuk bëhet me qëllim. Ato ndodhin për shkak të mungesës së vetëdijesimit tonë, gjë që rezulton me “Zhvleftësim”, ku grupet me disavantazhe qoftë në mënyrë të vetëdijshme apo në mënyrë të pavetëdijshme konsiderohen persona më pak të vlefshëm ose më pak të rëndësishëm.

Hulumtimet kanë dëshmuar se kur mësimdhënësit nuk janë të vetëdijshëm për këtë dukuri ata zakonisht: më pak i pyesin pjesëtarët e grupeve me disavantazh; u kushtojnë më pak vëmendje, u bëjnë më pak pyetje kritike dhe u japin më pak informacion kthyes kritik, më pak inkurajim dhe lëvdata, më pak konfi rmim joverbal, siç janë pohimet me kokë dhe shikimi në sy; dhe në këtë mënyrë u ndihmojnë më pak në të nxënët e tyre. Përveç kësaj, ka edhe hulumtime të cilat tregojnë se grupet me disavantazhe zhvleftësohen për shkak të fjalës ose sjelljes, ndërsa për të arriturat e tyre nuk vlerësohen njësoj sikur të tjerët.

Page 141: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

140

Këto dukuri mund të konsiderohen si:

♦ stereotipe sociale – kur nuk jemi në gjendje të shohim ‘personin para së gjithash’, gjë që te nxënësit nga grupet me disavantazhe shpeshherë rezulton me përvoja jo të qëllimshme, negative të të nxënët negativ;

♦ të pritura më të ulëta - kur ne “kategorizojmë” atë që mendojmë se dikush do ta bëjë dhe duhet ta bëjë;

♦ Ngacmimi – kur lejojmë ngacmimin, injorimin, sjelljen e vrazhdë dhe jomiqësore.

Shqyrtoni nivelin tuaj të vetëdijes

Megjithëse një numër i madh studimesh sistematike kanë dëshmuar realitetin empirik të dukurive që shkaktojnë klimën e ftohtë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto studime, prandaj nxënësit nga grupet me disavantazhe u mohohet e drejta për arsim cilësor.

Përdorni listën e mëposhtme për t’u vetëdijesuar mbi shkaqet që mund të ndikojnë te grupet me disavantazhe që të mos ndihen të mirëpritur në klasa dhe në shkolla. Mendoni për punën tuaj dhe diskutoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin tuaj rreth faktorëve të cekur më poshtë:

Gabimet e zakonshme gjatë vlerësimit të mjedisit jomiqësor /qasjes diskriminuese:

Kur mendojmë se qëndrimet e njëanshme dhe diskriminimi burojnë nga ideologjia e vetëdijshme diskriminuese ose nga përpjekjet e vetëdijshme për të diskriminuar grupet e pafavorizuara. Bindja se diskriminimi ekziston “diku tjetër” por jo edhe “te ju” – me fjalë të tjera, njëanshmëria diskriminuese ekziston në ambiente të tjera, por jo në klasën apo shkollën tuaj Bindja se edhe nëse ekziston diskriminimi ndikimi i tij është i papërfi llshëm – problemi me këtë bindje është se një numër i madh ndikimesh pothuajse të papërfi llshme, por që veprojnë në drejtim të njëjtë, shumë lehtë mund të akumulohen dhe të shkaktojnë një diskriminim të konsiderueshëm. Nëse nuk e pyesim veten nëse ka diskriminim por vazhdojmë të besojmë se një gjë e tillë nuk ndodh dhe se askush nuk synon të diskriminojë të tjerët.

Përshtatur nga: http://www.bernicesandler.com/id4.htm

Gjithëpërfshirja është:

♦ Qasje e cila mbështet të drejtat e njeriut në klasë dhe në shkollë;

♦ E kundërta e diskriminimit dhe mund të “ngrohë” atmosferën në klasën tuaj duke e shndërruar në një vend mirëpritës për të gjithë nxënësit;

♦ Grup strategjish për përfshirjen e të gjithë nxënësve/grupeve;

Page 142: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

141

♦ Më shumë se t’u ofrosh nxënësve qasje në Kurrikulë. Ju duhet të:

o Krijoni sfi da të përshtatshme për nxënie për të gjithë nxënësit,

o Të përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënët të nxënësve,

o Tejkaloni pengesat e mundshme për të nxënët e individëve të veçantë dhe të grupeve të veçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.

Aktivitet plotësues

Lexoni më sumë për dokumentet/ligjet/strategjinë dhe librat e bardhë që mbështesin parimin e gjithëpërfshirjes në KKK

Dy raporte mbi statusin në vitin 2009 përmbledhin nevojën për më shumë progres në drejtësinë sociale dhe në gjithëpërfshirje: Raporti i UNICEF-it http://www.unicef.org/kosovo/Eng_-_Justice.pdf

Kuvendi i Kosovës http://www.assembly-kosova.org/common/docs/kosovo-social.pdf

Strategjitë/ligje të zyrtarizuar http://masht-gov.net/advCms/?id=101&lng=Ser

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016

Plani Strategjik për Organizimin e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015

Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017

Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë 2007-2017

Ligji për Barazinë Gjinore 2004

Ligji për Arsimin Parauniversitar 2011

Plani Kombëtar i Veprimit për Aftësi të Kufi zuara i Kosovës.

Lista e OJQ-ve mund të gjendet në http://www.cso-ks.org/?page=2,4

Lexoni më shumë për dokumentet/ligjet/strategjinë dhe librat e bardhë që mbështesin

OJQ-të për persona me aftësi të kufi zuara:

Down Syndrome Kosova

http://www.downsyndromekosova.org/Index.html

Handikos

http://www.handi-kos.org/publikimet/dokumentet

Page 143: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

142

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve

http://deafkosova.wordpress.com/

Iniciativa Kosovare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara Mendore (K-MDRI)

www.mdri.org/kmdri.html

OJQ-të për komunitetet pakicë:

Balkan Sunfl owers – Volunteers for Social Reconstruction

www.balkansunfl owers.org

Materiale të UNESCO-s:

Pranimi i Diversitetit: Mjetet për Krijimin e Ambienteve Gjithëpërfshirëse të të Nxënët (Toolkit for Creating Inclusive, Learning-Friendly Environments)http://unesdoc.unesco.org/images/0013/001375/137522e.pdf

Të Kuptuarit dhe Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve në Klasat Gjithëpërfshirëse

http://unesdoc.unesco.org/images/0012/001243/124394e.pdf

Mësimdhënia për Fëmijët me Aftësi të Kufi zuara në Mjediset Gjithëpërfshirëse

http://unesdoc.unesco.org/images/0018/001829/182975e.pdf

Këshilla Praktike për Mësimdhënie në Klasa të Mëdha

http://unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdf

Materiale nga Save the Children:

http://www.scalbania.org/html/res.htm

Qasjet e gjithëpërfshirjes

Ekzistojnë shumë strategji të suksesshme për gjithëpërfshirje.

Ambienti mirëpritës dhe miqësor

Mbani mend rëndësinë kritike të krijimit të ambientit mirëpritës dhe miqësor për të gjithë nxënësit dhe referohuni në Pjesën 3 në të cilën shtjellohet kjo temë.

Page 144: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

143

Rëndësia e vlerësimit të vlerave dhe të qëndrimeve tona

Për gjithëpërfshirje është e domosdoshme t’i shqyrtojmë vlerat dhe qëndrimet tona, për t’u siguruar që të mos jemi diskriminues në mënyrë të pavetëdijshme. Ndihmojuni nxënësve të vlerësojnë nevojat dhe kontributet e ndryshme që i sjellin të gjithë nxënësit në ambientin e nxënies në klasë. Planifi koni mësimin në atë mënyrë që të përfshini aktivitete të cilat stimulojnë zhvillimin e vlerave dhe qëndrimeve.

Aktivitete që ndihmojnë ndryshimin e vlerave dhe të qëndrimeve përfshijnë:

Përgjigjet në rreth: Pjesëmarrësve të ulur në rreth u shtrohen pyetje dhe të gjithë përgjigjen me radhë.

Vizita, ture: Vëzhgimi ose përjetimi i drejtpërdrejtë i situatave me qëllim vrojtimi dhe studimi.

Lojërat: Përjetimi i lojës dhe diskutimi rreth zbatimit të saj në jetë.

Diskutimet në grup: i ndërsjellë: Shkëmbimi i ideve dhe i mendimeve nga pjesëtarët e grupeve të vogla (8-20 veta) për një problem ose një çështje me interes të përbashkët për rreth 10-40 minuta, varësisht nga madhësia e grupit.

Luajtja e roleve: Inskenimi i paplanifi kuar i një problemi apo një situate, që shoqërohet me diskutim.

Simulimi: Përvoja në një situatë sa më reale, pas cilës pason diskutimi.

Skeçe: Shfaqje dramatike të shkurtra dhe të ushtruara, që shoqërohen me diskutim.

Burim vetëm për aktivitete: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendorë: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për Gra, të Rinj dhe Grupe të Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit”, projekt i fi nancuar nga BE, që menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009

Strategji specifi ke për përfshirjen e vajzave dhe të grave të reja

Hulumtimet kanë dëshmuar se në klasë djemve u kushtohet kohë, vëmendje dhe ndërveprim cilësor më shumë se vajzave, dhe sjellja e mësimdhënësve ndaj djemve dallon dukshëm nga sjella e tyre ndaj vajzave.

♦ Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin është diskriminuese

o Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin varet nga gjinia. Kjo praktikë e sjelljes diskriminuese të mësimdhënësit fi llon në nivelin parashkollor dhe vazhdon deri në klasën e 12-të.

o Mësimdhënësit u kushtojnë djemve më shumë vëmendje dhe më shumë kohë gjatë mësimdhënies.

o Djemtë marrin më shumë lëvdata, kritikë, ndihmë dhe komente më konkrete nga mësimdhënësit se vajzat, si për detyra ashtu edhe për sjellje.

Në faqen në internet Success Link Missouri Department of Elementary & Secondary Education mund të gjeni shumë aktivitetetë ndryshme për të gjitha klasat.

Shiko Pjesën 5

për vlerësimin e vlerave dhe të

qëndrimeve.

Page 145: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

144

o Kjo praktikë ndodh pjesërisht për shkak se mësimdhënësit u kushtojnë më shumë vëmendje djemve duke i pyetur ata tetë herë më shpesh sesa vajzat, dhe mësimdhënësit zakonisht i dëgjojnë me vëmendje komentet e djemve, ndërsa përgjigjet e vajzave i korrigjojnë. Madje edhe kur djemtë nuk paraqiten vullnetarë për t’u përgjigjur, mësimdhënësit zakonisht kërkojnë përgjigje nga ata.

♦ Aktivitete e të nxënët janë diskriminuese

Që nga niveli parashkollor aktivitetet që zhvillohen në klasë janë më interesante për djemtë, dhe mënyrat e zgjedhura të paraqitjeve janë ato në të cilat djemtë shkëlqejnë ose inkurajohen më tepër se vajzat:

♦ Mësimdhënësit u bëjnë pyetje akademike 80% më shpesh djemve sesa vajzave;

♦ Detyrat që përfshijnë ushtrime në libër ushtrimi dhe përgjigje me shkrim për pyetje zakonisht janë të përqendruara vetëm në njohuri dhe shkathtësi, e jo në zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme – që ka natyrë më abstrakte. Djemve u pëlqen kjo qasje;

♦ Vajzat reagojnë më mirë ndaj ideve në kontekst sesa si përmbajtje e izoluar dhe shfaqin më shumë interes për ndërlidhjen me njerëz në situata të jetës së përditshme;

♦ Hulumtimet po ashtu tregojnë se djemtë përfi tojnë nga strategjitë e mësimdhënies konvencionale (p.sh. mësimdhënia me tërë klasën dhe strukturat që bazohen në garë dhe shpërblim), ndërsa vajzat përfi tojnë nga strategjitë e aktiviteteve që përfshijnë bashkëpunim dhe punë praktike);

♦ Aktivitetet konkurruese në klasë u kontribuojnë në arritjet e djemve në matematikë, por ndikojnë negativisht në arritjet e vajzave; dhe

♦ Aktivitetet bashkëpunuese u ndihmojnë vajzave në përvetësimin e shkathtësive themelore dhe në arritjen e sukseseve më të larta. Këto aktivitete bashkëpunuese nuk i zmbrapsin qëndrimet apo arritjet e djemve, dhe janë në përputhje me praktika arsimore më bashkëpunuese, më të integruara dhe më gjithëpërfshirëse.

Gjetje të ngjashme mund të jenë të vërteta edhe për pjesëtarët e grupeve te tjera me disavantazhe

Disa sjellje të mësimdhënësve që dekurajojnë pjesëmarrjen e vajzave mund të jenë dekurajuese edhe për nxënësit që u takojnë grupeve të tjera me disavantazhe. Përdorni këtë Listë kontrolli për të refl ektuar mbi praktikat tuaja të mësimdhënies.

Në Pjesën 3 mund të gjeni një numër të madh idesh për krijimin e ambientit mirëpritës psikosocial në klasë. Këto strategji funksionojnë për të gjithë nxënësit, përfshirë edhe ata nga grupet me disavantazhe.

Në Pjesën

e Burimeve mund të gjeni

Këshilla për gjuhë gjithëpërfshirëse

Page 146: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

145

Lista e kontrollit të sjelljeve dekurajuese

Sjellja dekurajuese Mendoni për praktikat tuaja

Më së shpeshti kërkoni përgjigje nga djemtë;

Vajzave u bëni pyetje më të lehta;

Djemve u bëni pyetje më të vështira që kërkojnë të menduarit e nivelit të lartë;

Kur bëni pyetje, së pari i shikoni djemtë që të përgjigjen para se vajzat (apo edhe djemtë) të kenë mundësi ta ngritin dorën;

I përmendni vetëm kontributet e meshkujve në shkencë;

I thërrisni femrat me emrin e përgjithësuar “vajzë”, ndërsa djemtë me emrin e tyre;

E përdorni ligjërimin si strategji dominante të mësimdhënies;

Përdorni struktura garimi dhe shpërblimi;

Përmbajtjet abstrakte i prezantoni pa shembuj praktikë;

Aplikimet (p.sh. faktet abstrakte shkencore të pazbatueshme që nuk janë relevante për shoqërinë dhe problemet e saj)

Inkurajimi i pjesëmarrjes së vajzave – këto strategji gjithashtu nxisin pjesëmarrjen e nxënësve nga grupet e tjera me disavantazhe

Ju mund të bëni shumë gjëra për ta ndryshuar sjelljen tuaj, në mënyrë që të përfshini më tepër vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve me disavantazhe. E dimë që nxënësit të cilët marrin pjesë në mënyrë aktive në klasë mësojnë më së shumti nga përvoja e tyre mësimore.

Në vijim mund të gjeni disa strategji të cilat mund t’i përdorni në klasën tuaj me të gjitha nivelet dhe për të gjitha temat. Me këto strategji inkurajohen vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve me disavantazhe që të marrin pjesë më shumë në klasë dhe të rrisin besimin në vete dhe në aftësitë tyre.

Page 147: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

146

Strategjitë me të cilat inkurajohet pjesëmarrja dhe zhvillohet vetëbesimi Kolegu kritik:

Përdorni këto strategji për t’i ndihmuar vajzat dhe pjesëtarët e grupeve të tjera me disavantazhe që të marrin pjesë më shumë në klasë dhe të përmirësojnë besimin në vete dhe aftësitë e tyre

Diskutoni me një koleg se si mund ta mbështetni njëri-tjetrin që t’i reduktoni sjelljet tuaja dekurajuese dhe t’i shtoni sjelljet tuaja inkurajuese në klasë.

Kini kujdes se kë e shikoni; shikojini në sy të gjithë nxënësit;

Bëjuni pyetje që kërkojnë nivel më të lartë të të menduarit edhe djemve edhe vajzave (p.sh. “Çfarë implikimesh do të ketë në teorinë e evolucionit nëse teoria e ekuilibrit të ndërprerë është e saktë?”);

Jepni më shumë “kohë të pritjes” dhe bëni pak më shumë durim për heshtje; kërkoni përgjigje nga nxënësit vetëm atëherë kur t’i shihni duart e ngritura nga të dyja gjinitë – përdorni shembuj që përfshijnë edhe meshkuj edhe femra;

Drejtojuni të gjithë nxënësve ose me emër ose më mbiemër;

Votoni për një çështje të caktuar; votimi në klasë e inkurajon ndjenjën e pjesëmarrjes te të gjithë nxënësit;

Eliminoni gjuhën mbi baza gjinore dhe përpiquni të mos e përdorni përemrin e përgjithësuar “ai” (p.sh. mund të përdorni shumësin “ata”) – në Pjesën e Burimeve mund të gjeni më shumë informata rreth gjuhës së gjithëpërfshirjes gjinore;

Shmangni humorin mbi baza gjinore në klasë;

Përdorni “njohuritë e ndërlidhura” në klasë për t’i ndihmuar vajzat të ndërlidhen me përmbajtjen e re; shtjelloni njohuritë dhe shkathtësitë në kontekst të situatave të zgjidhjes së problemeve nga jeta e përditshme (p.sh. në libra zakonisht paraqiten hapat e një metode shkencore si rregulla, por nuk jepen mundësi për t’i zbatuar ata hapa në një hulumtim shkencor);

Theksoni bashkëpunimin dhe riorganizoni strukturën konkurruese të klasë (p.sh. zbatoni aktivitete të të nxënët në bashkëpunim dhe aktivitete praktike në klasë dhe eliminoni ose reduktoni në masë të konsiderueshme kritikat publike);

Theksoni lidhshmërinë e përmbajtjes me situatat nga jeta e përditshme –ndërhyni në praktikat e komunikimit midis nxënësve me të cilat përjashtohen femrat (p.sh. kur djemtë i ndërpresin vajzat gjatë diskutimeve në klasë), mos komentoni për dukjen e vajzave pa e komentuar edhe dukjen e djemve.

Burimi: Përshtatur nga Ndryshimet Gjinore dhe Mësimdhënia Diskriminuese, Carolyn Butcher Dickman, Radford University, Radford Virginia.http://www.invitationaleducation.net/journal/v21p35.htm

Page 148: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

147

Shënim për materialet dhe burimet:

♦ Sigurohuni që të gjeni materiale që përmbajnë fotografi dhe shembuj që përfshijnë vajza, komunitete pakicë, nxënës me nevoja të veçanta arsimore etj., ose t’i pasuroni me to materialet dhe burimet që i keni.

♦ Kërkoni nga nxënësit që të sjellin nga shtëpitë e tyre ose nga komuniteti i tyre burime të cilat mund t’i ndajnë me klasën, të cilat kanë të bëjnë me kulturën dhe identitetin e tyre.

♦ Ftoni prindërit, pjesëtarët e komunitetit dhe OJQ-të t’ju ndihmojnë të krijoni burime dhe përvoja të ndryshme për nxënësit tuaj.

Strategjitë specifi ke për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore / me aftësi të kufi zuara

Roli dhe kuptimi i gjithëpërfshirjes është i njëjtë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose për nxënësit me aftësi të kufi zuara, sikur edhe për nxënësit e tjerë të grupeve me disavantazhe. Ajo nënkupton më tepër sesa t’ua mundësosh nxënësve qasjen në Kurrikulë. Ju duhet të:

♦ Krijoni sfi da të përshtatshme për nxënie.

♦ Përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënët të nxënësve.

♦ Kapërceni pengesat e mundshme për të nxënët e individëve të veçantë dhe të grupeve të veçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.

Individualizoni përmbajtjen dhe qëllimet e të nxënët/mësimdhënies nëpërmjet Planit Mësimor Individual (PMI).

Posaçërisht në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA) dhe/ose me aftësi të kufi zuara këto parime do t’jua mundësojnë:

♦ Të zgjidhni rezultate të të nxënët për nxënësit me NVA që dallojnë nga rezultatet për nxënësit e tjerë.

♦ Ta modifi koni planprogramin për t’i hequr pengesat dhe për t’ua mundësuar të gjithë nxënësve që t’i arrijnë objektivat e njëjta.

Planifi kimi për nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose me aftësi të kufi zuara duhet të jetë pjesë e planifi kimit për të gjithë nxënësit, e jo të bëhet ndaras. Nuk ka nevojë të jetë i ndërlikuar ose t’ju marrë shumë kohë. Mjafton që në planin e mësimit t’i përfshini disa shënime për rezultatet e të nxënët dhe qasjet që do t’i përdorni për t’i larguar pengesat për këta nxënës. Ky planifi kim mund të pasurohet me qëllimet personale të nxënësve. Nganjëherë do të jetë më e përshtatshme që të planifi koni hapa të vegjël ose të siguroni burime shtesë për të arritur qëllimin e të nxënët. Shpeshherë ka mbështetje për ta bërë këtë.

Page 149: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

148

Lista e Qendrave Burimore të cilat ofrojnë mbështetje për nxënësit me aftësi të kufi zuara dhe mësimdhënësit e tyre në shkollat e rregullta

Qendra Burimore Përparimi në Prishtina për nxënësit me aftësi të kufi zuara intelektuale

[email protected]

tel: 038 226 120, 044-206 940

Qendra Burimore Nënë Tereza në Mitrovicë

Hajdar.shy @gmail.com

Tel. 028 539 538, 044 812 272

Qendra Burimore Lef Nosi në Prizren

h p://lefnosi.com/index.php

Zahir Pajaziti p.n., P rizren 20000

Tel./Fax. + 381 (0)29 241037

[email protected]

Qendra Burimore Nënë Tereza në Prizren për nxënës me probleme në të dëgjuar

[email protected]

www.qbnt.net

tel. 029 223 628

Qendra Burimore Xheladin Deda në Pejë për nxënës me probleme në të pamore

h p://shvqb.net/

Rr. Bill Clinton, Nr. 183, Pejë

tel: 039 433 542; 044 199 638; 044 364 208

Po ashtu, duhet të mendoni për pyetjet të cilat do t’ua bëni grupeve dhe individëve të ndryshëm dhe për mënyrat në të cilat do të vërtetoni se sa kanë kuptuar nxënësit. Disa nxënës me NVA dhe/ose me aftësi të kufi zuara e shfaqin të kuptuarit e tyre ndryshe nga nxënësit e tjerë (sidomos nxënësit me aftësi të kufi zuara në të nxënë), prandaj nxënësve duhet t’u ofroni mundësi të ndryshme për të treguar se çfarë dinë dhe çfarë mund të bëjnë.

Në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësit me aftësi të kufi zuara mund t’ju ndihmojë shumë bashkëpunimi me prindërit e tyre. Ata mund të ju ndihmojnë t’i kuptoni nevojat e nxënësve, t’i përcaktoni objektivat, të punoni bashkë dhe ta vlerësoni përparimin.

Mësimdhënia e diferencuar dhe të nxënët e diferencuar paraqesin një metodë të përfshirjes së të gjitha grupeve me disavantazhe dhe qasjen kryesore për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose aftësi të kufi zuara.

Page 150: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

149

Diferencimi është një qasje e mësimdhënies që siguron që të gjithë nxënësit mësojnë mirë, megjithë dallimet e shumta që ndërmjet tyre. Diferencimi arrihet me strategji, e jo me rezultate të pritura të të nxënët, prandaj duhet të përqendroheni pikërisht në to.

Si mund të krijoj diferencimin në klasë?

Këtë mund ta bëni në tri mënyra:

♦ Diferencimi për nga rezultatet, ku të gjithë nxënësve u jepet detyra e njëjtë, ndërsa diferencimi bëhet në bazë të përgjigjeve të tyre.

♦ Diferencimi për nga detyrat, ku nxënësve u jepen detyra specifi ke varësisht nga aftësitë e tyre. Detyrat mund të diferencohen për nga niveli i vështirësisë, struktura, udhëzimet që u janë dhënë, ose ma anë të kombinimit të këtyre tre faktorëve.

♦ Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, ku duhet bërë përshtatja e nivelit të ndërhyrjes së mësimdhënësit.

Përparësia e diferencimit me anë të detyrës qëndron në mundësinë për t’i përshtatur aktivitetet me aftësitë e nxënësve, në mënyrë që të gjitha nivelet e aftësive të rezultojnë me sukses. Ndërsa, mangësia e tij është që kërkon shumë planifi kim. Përveç kësaj, ju duhet t’i njihni mirë nxënësit tuaj dhe aftësitë e tyre dhe t’ua shpjegoni pse secili ka detyra të ndryshme. Është me rëndësi të theksohet fjala diferencë dhe të shmanget përdorimi i nocioneve më i lehtë/I vështirë, më i thjesht /sfi dues, më i mirë-më i keq, më shumë-më pak, dhe/ose të ngjashme.

Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, më së miri mundësohet dukë bërë pyetje të hapura, të cilat NUK nënkuptojnë përgjigje të pritura, por promovojnë diskutimin dhe debatin. Kjo qasje ua mundëson të gjithë nxënësve të përjetojnë arritje pozitive dhe të tregojnë dëshmi të arritjes në nivelin e tyre më të lartë.

Aktivitet plotësues

Strategji efektive të mësimdhënies për diferencim në një klasë mikse

Strategjitë e përshtatshme të mësimdhënies për nxënësit e talentuar përfshijnë të gjitha strategjitë që janë të përshtatshme edhe për nxënësit e tjerë, por ajo që bën mësimdhënësi me këto strategji që i bën ato më sfi duese për nxënësit me talent. Shumë strategji mund të përdoren në mënyra të ndryshme, varësisht nga nevojat e ndryshme të nxënësve në klasë. Duke përdorur materiale dhe burime më të avancuara se ato që zakonisht gjinden për nivelin e klasës, mësimdhënësit do të jenë më shumë në gjendje të diferencojnë mësimdhënien për nxënësit me nivel më të lartë të interesave dhe gatishmërisë.

Shumica e strategjive të mësimdhënies vlejnë edhe për punën me nxënësit e talentuar, por ato strategji që krijojnë mundësi për të nxënë të hapur dhe produktiv janë më së shumti frytdhënëse.

Page 151: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

150

Krijimi i mundësive për përgjigje të shumta të sakta: detyra të hapura që fokusohen në procesin e zgjidhjes së problemeve dhe/ose në të menduarit kritik.

Vëmendje për problemet shoqërore, përvojat nga jeta e përditshme dhe projektet e komunitetit: detyra për vlerësim të performancës, lojë me role, simulime etj. bazuar në situata autentike të interesave të nxënësve.

Copëzimi: copëzimi i detyrave/aktiviteteve në pjesë më të vogla dhe më lehtë të menaxhueshme dhe ofrimi i udhëzimeve më të drejtpërdrejta për secilën pjesë.

Kompaktimi: proces që përfshin vlerësimin paraprak të nxënësve, duke vlerësuar atë që ata e dinë tanimë dhe duke u dhënë mundësi që të ecin përpara sipas kurrikulës.

Theksimi i shkathtësive të të menduarit: ofrimi i mundësisë nxënësve që të ‘mendojnë me zë’, të diskutojnë të menduarit e tyre me bashkëmoshatarët dhe të refl ektojnë për të menduarit e tyre në revista shkollore.

Zhvillimi i përgjegjësisë së nxënësve: nxënësit ndihmojnë në zhvillimin e rubrikave, hartimin e projektpropozimeve dhe në kryerjen e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të grupit.

Grupimi fl eksibël: grupimi i studentëve bazuar në virtytet e tyre për gatishmëri, e sipas supozimit se të gjithëve u duhet detyra e njëjtë, shkathtësitë e njëjta për llogaritje, detyrat e njëjta me shkrim etj. lëvizja nga grupi në grup është e zakonshme, bazuar në përgatitjen e nxënësve në një shkathtësi të caktuar dhe avancimit të tyre në atë shkathtësi.

Vendosja fl eksibile: mundëson që ndryshimet në aftësitë e nxënësve të përvetësojnë kurrikulën.

Vendosja e qëllimeve dhe planifi kimi: përfshirja e nxënësve në caktimin e qëllimeve të tyre personale dhe në planifi kimin e aktiviteteve mësimore, një nga një me mësimdhënësin.

Hulumtimet grupore: nxënësit punojnë në grupe bashkëpunuese me aftësi të ndryshme në detyra të hapura ose në grupe me aftësi të ngjashme në detyra sfi duese të përshtatshme. Zakonisht fokusi është në procesin dhe shkathtësitë e të menduarit.

Projekte praktike: përdorimi i objekteve konkrete në mësimin e lëndëve të ndryshme, sidomos në matematikë.

Pyetje të nivelit të lartë: pyetje që nxjerrin informata të nivelit të avancuar, që kërkojnë disa hapa deri në kuptimin e plotë dhe që kërkojnë të menduar sfi dues.

Studimi i pavarur: ofrimi i mundësive për nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të hulumtojnë tema që u interesojnë.

Kurrikula ndërdisiplinore / e integruar rreth një teme: njësi tematike që krijojnë lidhje ndërmjet shumë fushave kurrikulare.

Page 152: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

151

Qendrat e interesit: përqendrimi i aktiviteteve akademike bazuar në interesat e nxënësve që kryhen në mënyrë të pavarur.

Kontratat e të nxënët: një propozim, para fi llimit të një projekti ose njësie, i cili paraqet burimet, hapat drejt përfundimit të tij dhe kriteret e vlerësimit të dakorduara me mësimdhënësin

Projektet afatgjata: një mundësi avancimi në të cilën nxënësit hulumtojnë koncepte, probleme, tema apo individë.

Mentorimet: nxënësit punojnë me një mësimdhënës, specialist të medies, prind vullnetar, ose me një anëtar të komunitetit për zhvillimin apo kryerjen e të gjitha pjesëve të një projekti apo detyre. Kjo gjithashtu është mënyrë e mirë për t’u ndihmuar nxënësve të zhvillojnë shkathtësi të prodhimit në një fushë të caktuar dhe për të zhvilluar vetëdijesimin për karrierë.

Paravlerësimi: mënyrë për të përcaktuar se çfarë dinë nxënësit për një temë të caktuar para se të zhvillohet ajo. Kjo metodë duhet të përdoret rregullisht në të gjitha fushat e kurrikulës. Mësimdhënësit mund të përdorin informacionin e fi tuar nga vlerësimi paraprak për të marrë vendime për përparësitë dhe nevojat e nxënësit.

Hulumtimi i përbashkët: një metodë e veçantë e të nxënët në të cilën pjesëmarrësit kërkojnë përgjigje për pyetjet fondamentale të ngritura në një tekst.

Zgjedhja e nxënësve: ju ofron nxënësve mundësi për të zgjedhur përmbajtjen, procesin dhe produktin që është me më së shumti interes (dhe më i përshtatshëm).

Kriteret e krijuara nga vetë nxënësit për detyrën/produktin: udhëzime për nxënësit derisa krijojnë rubrika.

Detyra dhe produkte të disenjuara për inteligjenca të shumëfi shta/stile të të nxënët: e disenjuar për të dhënë mundësi të gjithë nxënësve të angazhojnë përparësitë dhe preferencat e tyre personale për të inkurajuar motivim dhe angazhim maksimal.

Përdorimi i programeve kompjuterike: një gamë e gjerë e programeve kompjuterike për përmirësim, praktikë shtesë, zgjerim, përshpejtim.Përdorimi i shumë teksteve: ofrimi i më shumë se një teksti për akomodimin e gamës së gjerë të nivele të të lexuarit në klasë dhe një bibliotekë e shkollës me tekste të niveleve të ndryshme të leximit që mbulojnë disa klasë.

Page 153: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

152

Si duhet ta menaxhoj një klasë gjithëpërfshirëse?

Kjo do të jetë një nga sfi dat më të mëdha për juve.

Udhëzuesi i MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore përmban ide të shkëlqyeshme (të përmbledhura më poshtë) për hapat që duhet t’i ndërmerrni për t’u siguruar që të gjithë nxënësit mund të mësojnë dhe të përparojnë. Në këtë Udhëzues sugjerohen:

♦ Strategjitë që mund t’i përdorni,

♦ Si ta organizoni mësimin,

♦ Si t’u ndihmoni nxënësve të ballafaqohen me të nxënët,

♦ Si të mbani mësim dhe si të bëni vlerësimin në mënyrën më të efektshme,

♦ Si të krijoni një ambient fi zikisht të qasshëm në klasë.

Sjellja e padisiplinuar dhe çfarë mund të bëj për ta mbajtur nën kontroll orën dhe për t’i ndihmuar nxënësit që të mësojnë?

Menaxhimi i sjelljes mund të jetë stresues madje edhe për mësimdhënësit më me përvojë, veçanërisht kur punoni me nxënës kërkues ose me nxënës të cilët kanë nevoja shumë të veçanta. Si mund t’ia lehtësoni punën vetes?

♦ Planifi kojeni mirë orën e mësimit dhe përdorini planet e dhëna në këtë Udhëzues, dhe shkruani në tabelë rezultatet, kriteret e suksesit dhe qëllimin e punës, në mënyrë që të gjithë t’i shohin dhe t’i kuptojnë. Nëse veproni kështu do të keni më shumë gjasa për të ndikuar në sjelljen e nxënësve.

♦ Kur përballeni me një situatë të vështirë është me rëndësi të mos e merrni si diçka personale. Jini të qetë dhe kini vetëbesim, sepse kështu do të ndikoni te nxënësit që të ndjejnë më pak shqetësim dhe frustrim.

♦ Jini konsistent. Bëjuani të qartë nxënësve se si duhet të sillen dhe inkurajoni nxënësit ta kuptojnë këtë. Ndihmojini të kuptojnë se duhet të vendosin që t’u përmbahen rregullave të sjelljes.

♦ Kur duhet të korrigjoni një sjellje bëjeni këtë me kohë, jini specifi k, konsistent, i drejtë dhe i arsyeshëm.

♦ Mendoni dhe fl isni në mënyrë pozitive.

♦ Mos insistoni të merreni me probleme vetë. Kërkoni mbështetje nga kolegët.

Në burimet në internet të dhëna më poshtë mund të gjeni një numër të madh planesh ditore dhe aktivitetesh për të gjitha klasat/nivelet

Success Link Missouri Department of Elementary & Secondary Education http://www.successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301

Diversity Council.org Rochester Minnesota http://www.diversitycouncil.org/elActivities.shtml

Më shume

informata mund të gjeni në Pjesën e Burimeve.

Page 154: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

153

Aktivitet plotësues

Gjithëpërfshirja e vërtetë e nxënësve të grupeve me disavantazhe, duke përfshirë bashkëpunimin me mësimdhënësit e tjerë, me prindërit dhe komunitetin, është shtjelluar mirë në Udhëzuesin e MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky Udhëzues përmban strategji të shkëlqyeshme dhe qasje praktike që mund t’i zbatoni në klasën tuaj.

Trajtimi i refuzimit dhe braktisjes së shkollës: Udhëzues praktik për mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, këshillat e shkollave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë apo kanë interes në refuzimin dhe braktisjen e shkollës në Kosovë; GIZ, Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dr. Sibylle Hielscher; MA, Vlera Kastrati; dhjetor 2011.

Informata më të hollësishme për Pjesën 6mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Aktivitet rreth stereotipeve gjinore

2. Gjuha e përfshirjes gjinore – udhëzimet për mënjanimin e stereotipeve gjinore dhe stereotipeve lidhur me nevoja të veçanta

3. Si të tejkalohen paragjykimet – aktivitet

4. Zhvillimi i respektit për diversitet – mësim

5. Luftimi i paragjykimit dhe diskriminimit kundër personave me të vështirësi në të nxënë

6. Strategjitë e mësimdhënies për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA) dhe për nxënësit me aftësi të kufi zuara.

7. Këshilla për mësimdhënësit: Strategji të suksesshme për punën me nxënësit e talentuar

Burimet për pjesën 6

BURIMI 1: Aktivitetet për stereotipat gjinorë

♦ Kërko nga nxënësit që të grupohen apo të bashkohen në çifte.

♦ Më pas kërko që të shënjojnë (ü) nëse funksionet e poshtme lidhen me qënderimet e njëanshme gjinore (shoqërizimi)

♦ Diskutoni rreth stereotipit: “përgjithësimi rreth një grupi njerëzish apo ngjarjesh dhe ndonjë individi të veçantë që më pas gjykohet në kuptim të përgjithësimit që mundet ose jo të jetë përkatës apo i saktë për atë person; duke thjeshtëzuar personin vetëm në karakteristikat kryesore”

Page 155: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

154

Stereotipat gjinorë janë “besime sociale rreth grave/vajzave dhe burrave/djemve”

Veprimi Gjinia biologjike(mashkull/femër)

Gjinia sociale (socializim)Rolet e pritura

Gatim/kuzhinier

Boksier

Lëvrimi i tokës

Të ushqyerit me gji

Rrobaqepje

Ndryshimi i zërit

Cikli menstrual

Riparim i automjetit

Veshja e fustanit

Pastrim i shtëpisë

Aktivitet diskutimi

♦ Organizoni për nxënësit një debat/diskutim me temën “Pse është e rëndësishme matematike edhe për djemtë edhe për vajzat”.

Aktivitet me gazetë

♦ Mblidhni disa ekzemplarë të gazetës së sotme apo të gazetave më të vjetra të ndryshme (mund të përdorni edhe libra ose revista).

♦ Ndajini nxënësit në grupe dhe jepjani secilit grup një gazetë të cilën do ta analizojë.

♦ Kërkoni nga nxënësit që t’i analizojnë fotografi të dhe të gjejnë përqindjen e burrave/djemve dhe të grave/vajzave në ato fotografi .

♦ Kërkoni që t’i analizojnë fotografi të e grupeve, duke përfshirë edhe reklamat. Nëse në fotografi janë paraqitur djemtë ata duhet të llogariten si burra dhe vajzat duhet të llogariten si gra.

♦ Cekni rolin e – nëse është e mundur– të grave dhe të burrave në ato fotografi , për shembull, në fotografi në ku një grua është shofer kamioni.

♦ Shënoni gjetjet tuaja në tabelën e mëposhtme.

♦ Diskutoni rreth sasisë së vëmendjes dhe rolit që u jepen grave dhe burrave në mediet tona.

Page 156: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

155

% e Grave Roli % e Burrave Roli

Burim: Veglat nga UNESCO për çështjet gjinore për edukatorët paraqesin një burim të shkëlqyeshëm për të kuptuar më shumë rreth pabarazisë gjinore dhe efekteve të saj. http://portal.unesco.org/en/fi les/47654/12737402501Gender_Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit%2Bfor%2BEducators.pdf

BURIMI 2: Gjuha për gjithëpërfshirje gjinore

Udhëzime për mënjanimin e stereotipeve gjinore dhe stereotipeve përkitazi me nevojat e veçanta arsimore

Stereotipet krijojnë ekskluzivitet dhe një ndjenjë të hierarkisë, me anë të së cilës një grup njerëzish konsiderohet se janë në nivel më të ulët se të tjerët dhe shkaktohen pikëpamje sociale negative për nxënësit/personat që u takojnë grupeve me disavantazhe. Nxënësit/personat nga grupet me disavantazhe zakonisht nuk ndjejnë se i takojnë klasës dhe për këtë arsye mund të mos jenë të gatshëm të marrin pjesë dhe mund të mungojnë edhe më shumë në shkollë.

Përdorimi i gjuhës gjithpërfshirëse ndihmon në ndërtimin e një ambienti mirëpritës dhe miqësor, ku të gjithë nxënësit ndjehen të respektuar dhe janë më të gatshëm të marrin pjesë.

Tri parimet kryesore që refl ektojnë gjithëprfshirjen janë:

♦ Mos e theksoni gjininë, racën, etninë apo vetitë e tjera personale të një personi (siç janë orientimi seksual, mosha, apo aftësia e kufi zuar), nëse kjo gjë nuk është relevante për temën në fjalë. Me fjalë të tjera, mos krijoni dhe mos promovoni stereotipe në bazë të vetive njerëzore të pashmangshme.

♦ Jini konsistent kur i përshkruani pjesëtarët e grupit: Mos i veçoni vajzat dhe gratë e reja për të përshkruar bukurinë e tyre fi zike, veshjen apo aksesoret, apo mos e cekni mjetin ndihmës të cilin e përdor një person më aftësi të kufi zuara, apo mos e përmendni racën e pakicës së vetme në grup, përveç nëse kërkojnë vetë individët.

♦ Kini parasysh se gjuha gjithëpërfshirëse vlen për rastet e përgjithshme. Kërkesat e drejtpërdrejta nga individët kanë përparësi në krahasim me rregullat e përgjithshme (p.sh. zonja Filane Fisteku kërkon që të tjerët të mos i drejtohen me mbiemrin e saj, por me mbiemrin e bashkëshortit të saj).

Aftësitë e kufi zuara ose nevojat e veçanta arsimore

Përpiquni të mos e veçoni aftësinë e kufi zuar të një individi si mënyrë identifi kimi, përveç nëse duhet ta përshkruani për ndonjë raport apo takim zyrtar të përqendruar në nevoja të veçanta dhe aftësi të kufi zuara. Shikojeni personin, e jo aftësinë e kufi zuar. Sigurohuni që në punën tuaj të përditshme:

♦ të përdorni gjuhën neutrale;

Page 157: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

156

♦ t’i shmangeni përdorimit të fjalëve të cilat nënkuptojnë viktimizim ose krijim të stereotipeve negative. Për shembull, mos i përdorni përshkrimet siç janë “viktimë” ose “I sëmurë” për dikë që vuan nga një sëmundje, por vetëm cekeni sëmundjen;

♦ Shmangeni përdorimin e fjalëve si “i varfër,” “fatkeq” ose “i vuajtur”;

♦ të mos përdorni fjalë si “guximtar” kur mund të thoni “I suksesshëm” ose “produktiv”.

Gjuha për gjithëpërfshirje apo gjuha neutrale për nga gjinia

Udhëzimet e përgjithshme që duhet ndjekur:

♦ Mënjanoni gjininë e fjalëve, mos i jepni fjalës karakter të gjinisë së kundërt; për shembull kryesuesin bëjeni kreu, e mos e riktheni gjininë te kryesuesja).

♦ Krijoni fjalë me karakter gjinor neutral: shndërroni ndajfoljet në emra duke shtuar prapashtesën –ist (për shembull, aktiv: aktivist).

♦ Zëvendësoni shprehjet profesionale të cilat përmbajnë gjininë mashkullore, nëse është e mundshme, me shprehjet që përfshijnë pjesëtarët e cilësdo gjini.

♦ Shmangni emërtimet e pozitave të punës që kanë cilësimin femëror apo mashkullor.

♦ Në rastet kur jeni të detyruar t’i përdorni fjalët me karakter gjinor përdorni fjalë paralele burra/gra, djem/vajza, zotërinj/zonja, çuna/vasha, shokë/shoqe.

Në tabelën më poshtë janë dhënë disa strategji

Çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë në gjuhën gjithëpërfshirëse? Si shmanget ekskluziviteti apo ndjenja e hierarkisë në përdorimin e gjuhës, me të cilën një grup njerëzish konsiderohet të jetë në nivel më të ulet se të tjerët, dhe e cila krijon ose shkakton stereotipe sociale negative?

Përemrat – shmanguni përdorimit të përemrit “ai” kur bëhet fjalë për të dyja gjinitë. Disa qasje alternative janë:

Qasjet alternative ndaj përemrave

Përdorni shumësin Mos e përdorni Jepjani secilit nxënës punimin e tij sapo të ketë mbaruar.

Përdoreni Jepuni nxënësve punimet e tyre sapo të kenë mbaruar.

Riformuloni fjalinë për ta eliminuar përemrin

Mos e përdorni Nxënësi me sukses mesatar shqetësohet për notat e tij.

Përdoreni Nxënësi me sukses mesatar shqetësohet për notat.

Page 158: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

157

Zëvendësoni përemrin mashkullor me ju apo ai/ajo

Mos e përdorni Nëse nxënësi është i pakënaqur me notën e tij, ai mund të fl asë me mësimdhënësin

Përdoreni Nxënësi/ja i/e pakënaqur me notën e tij/saj, mund të ankohet te mësimdhënësi

Përdori bashkë përemrat ai/ajo

Shfrytëzo përemrin në shumës të pacaktuar

Mos e përdorni Secili që dëshiron të shkojë në lojë nesër le të sjellë paratë e tij

Përdoreni Ata që dëshirojnë të shkojnë në lojë nesër, le të sjellin paratë e tyre.

Shfrytëzo ndërtimin e përemrit të dyfi shtë, nëse nevojitet

Mos e përdorni Secili ka të drejtën në mendimin e tij

Përdoreni Secili person ka të drejtën në mendimin e tij/saj

Disa strategji të tjera për gjithëpërfshirje janë shmangia e tregimeve, fotografi ve apo e frazave të cilat nënkuptojnë supozime të bazuara në stereotipe, për shembull:

♦ Që disa grupe etnike janë përfundimisht më pak të afta sesa grupet e tjera etnike; apo, që ndonjë grup është superior në krahasim me grupet e tjera.

♦ Që personat me aftësi të kufi zuara domosdoshmërish varen nga të tjerët.

♦ Që burrat janë të pavarur dhe gratë janë të varura.

♦ Që disa kategori të grave janë të paafta, ose jeta e tyre është tepër e varur nga burrat.

♦ Që grave të cilat kanë bërë karrierë zakonisht u mungojnë shkathtësitë e amvisërisë, ato nuk kanë fëmijë, ose edhe po të kenë fëmijë nuk janë prindër të mirë.

♦ Që burrat janë të vrazhdë, të dhunshëm, të ashpër, të pashpirtë ose të pandjeshëm.

♦ Që gratë kanë frikë, janë pasive, të varura, qaramane, mendjelehta, të dobëta, grindavece, të bezdisshme, dorëzohen lehtë, histerike, të shpërqendruara.

♦ Që burrave u mungojnë shkathtësitë për të qenë prind i mirë, për t’u kujdesur ose për amvisëri.

♦ Që vetëm burrat nga komunitetet pakicë janë të dhunshëm ose të ashpër.

Burim: Përshtatur nga Do’s and Don’ts of Inclusive Language; Media Task Force Honolulu County Committee on the Status of Women, Oct. 1999 http://www2.honolulu.hawaii.edu/facdev/guidebk/teachtip/inclusiv.htm and Words That Count Women Out/In Ontario Women’s Directorate at, The Bias-Free Word Finder, Rosalie Maggio, Beacon Press, Boston, Mass. 1991

Page 159: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

158

Shembuj të përgjithshëm të gjuhës gjithëpërfshirëse

MOS PËRDOR PËRDOR SI MË TË PËRSHTATSHME

aktorja aktor, interpretues

prezentuesi prezantues

autorja autor

burrë i rëndomtë apo mesatar person mesatar, i rëndomtë, punëtor tipik

kryesuesi, kryesuesja kryesues (për të dyja gjinitë)

kinezi kinez

pastruesja/shërbyesja amvisë, pastrues

kleriku klerik, ministër, prift

cimeri nxënës

këshilltari, këshilltarja anëtar i këshillit

zanatçiu zanatçi

skicografi skicograf, teknik i skicografi së

shqytari trim

zbatues përmbarues

bashkëpunëtori koleg, bashkëpunëtor

zjarrfi kësi zjarrfi kës

Page 160: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

159

peshkatari kur mundet: peshkatar

kryepunëtori mbikëqyrës

shërbyese asistente apo sekretareshë

heroinë hero

nikoqire nikoqir

burrë i sigurimeve agjent i sigurimeve

doktoreshë doktor, mjek

laiku laik, person laik

postieri bartësi i postës, bartësi i letrave, punëtori i postës

burrëria mosha e rritur, pjekuria

orë për njeri orari i punës, numri i orëve të punuara

njerëzimi raca njerëzore, raca e njeriut, qeniet njerëzore, njerëzit, familja njerëzore

fl uturim me njeri brenda fl uturim me pilot

njeriu në rrugë person i rëndomtë, qytetar i rëndomtë, votues, person mesatar

fuqi punëtore forca punëtore, resurse njerëzore, energji njerëzore, personel, punëtorë

ndërmjetës agjent, ndërlidhës

z. kryesues! zonja kryesuese! kryesues! (për të dyja gjinitë)

Page 161: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

160

shfaqje nga një burrë solist, interpretues, artist, shfaqje individuale

poeteshë poet

polic zyrtar i policisë

riparues person që bën riparime

dorë e djathtë asistent, ndihmës, i dyti në zinxhirin komandues

shitësperson i shitjeve, përfaqësues i shitjes, referent i shitjes, agjent

shitësitpersoneli i shitjes, personat që merren me shitje

zëdhënësi përfaqësues, zëdhënës

tregtaridyqanxhiu, shitësi, ndërmarrësi

tregtarët shitësit

meteorologu parashikues i motit

juriste jurist

burrë punëtor punëtorët, punëtor tipik

punëtor punonjës

në krye kompetent

Burim: I adaptuar nga gjuha gjithëpërfshirëse e shprehjeve të pranueshme dhe të papranueshme; Taskforca për media në qarkun Honolulu, komisioni për gjendjen e grave, tetor. 1999 http://www2.honolulu.hawaii.edu/facdev/guidebk/teachtip/inclusiv.htm dhe fjalët që përjashtojnë/përfshijnë gratë, drejtoria e Ontarios për gratë, bota pa anshmëri, Rosalie Maggio, Beacon Press, Boston, Mass. 1991

Page 162: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

161

BURIMI 3: Aktivitet: Si t’i mposhtim paragjykimet

Qëllimet e këtij aktiviteti

♦ MOS i paragjykoni njerëzit. Përpiquni t’i njihni më mirë si individë para se të vendosni a ju pëlqejnë, apo jo.

♦ TRAJTONI njerëzit ashtu siç dëshironi t’ju trajtojnë juve.

♦ MBËSHTETNI njerëzit ndaj të cilëve të tjerët sillen me paragjykime. Mos iu bashkoni grupit të njerëzve të cilët janë të padrejtë ndaj dikujt.

♦ MËSONI për kulturat, vendet dhe popujt e tjerë.

Procedura:

1. Diskutoni me nxënësit se si shfaqen paragjykimet në situatat në vijim:

♦ Tallja me peshën e dikujt.

♦ Kur nuk luajnë me dikë për shkak se ai apo ajo nuk mund të vrapojë shpejt.

♦ Tallja me njerëz të cilët fl asin një gjuhë tjetër.

♦ Etiketimi i njerëzve për shkak të ngjyrës së lëkurës.

♦ Injorimi i një personi në karrocë invalidësh.

♦ Kur një vajzë nuk e lejojnë të luajë me kamion sepse është vajzë.

♦ Kur një djalë nuk e lejojnë të shkojë në kurs vallëzimi sepse është djalë.

2. Kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një portret të vetvetes. Përdorini këto mjete vizuale për t’i ilustruar situatat që përfshijnë paragjykime. Kërkoni nga nxënësit që të gjejnë mënyra për t’i ndryshuar sjelljet paragjykuese në këto situata.

3. Luani një lojë klasifi kimi. Kërkoni nga nxënësit të ndahen në grupe në bazë të këtyre kategorive:

ngjyra e fl okëve, ngjyra e lëkurës, ngjyra e syve, gjinia, gjatësia trupore (më të gjatët dhe më të shkurtrit na bazë të një matjeje të zgjedhur), muaji i lindjes, vendi i lindjes (të gjithë ata që kanë lindur në shtetin ose qytetin e njëjtë), rrobat (ngjyrat ose stilet e veçanta), çfarë u pëlqen ose çfarë nuk u pëlqen (si për shembull ngjyrat, ushqimet, muzika etj.).

Për secilën kategori përshkruani një situatë të padrejtë. Për shembull, “Si thoni sikur sot t’i lejoj të dalin në pushim/të shkojnë në shtëpi më herët ose të bëjnë pushim vetëm ata që kanë fl okë ngjyrë kafe? A do të ishte e drejtë kjo?” ose “Si thoni sikur sot vetëm vajzat të lejohen për të ngrënë drekë? A është e drejtë kjo?”

Përfundim: Pas lojës diskutoni se si paragjykimi nënkupton të mos jesh i drejtë ndaj dikujt.

Burim: Good Character.com http://www.goodcharacter.com/GROARK/Prejudice.html

Page 163: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

162

BURIMI 4: Mësim – Zhvillimi i respektit për diversitet

Përshkrimi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin për një çështje dhe do t’i përdorin ato informata për të krijuar një grafi kon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë në klasë, në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.

Materialet e nevojshme: fl eta të mëdha, fl eta të pastra, ngjyra ose lapsa

Objektivi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin përkitazi me një çështje dhe do t’i përdorin ato informata për të krijuar një grafi kon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë në klasë, në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.

Shkathtësitë: të kuptojnë dhe të zbatojnë të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare; të organizojnë të dhënat, informatat dhe idetë në forma të përdorshme (tabela, grafi kone, skica);

Paraqitni aktivitetin: Tregojuni nxënësve se në botë ekzistojnë miliarda njerëz. A mendoni se të gjithë njerëzit e botës janë të njëjtë? Apo janë të ndryshëm? Shikoni përreth na klasën tonë. A duken pikërisht sikur ti shokët e klasës, apo dallojnë nga ti? A më ngjan mua ndonjë nxënës në këtë klasë? Mendoj se pajtohemi që njerëzit janë të ndryshëm. Dallimet janë gjë e mirë. Bota është një vend aq interesant pikërisht për arsye se jemi të ndryshëm. Përkujtojuani nxënësve se është me rëndësi t’i respektojmë të gjithë njerëzit dhe t’i çmojmë dallimet. Rishikojeni përkufi zimin e respektit: Të kesh respekt do të thotë të tregosh mirësjellje dhe konsideratë për të tjerët.

Është me rëndësi t’i respektoni njerëzit edhe kur dallojnë nga ju. Kjo quhet respekt për diversitet ose respekt për dallime. Po ashtu njihet si pranim dhe tolerancë. Këto janë tipare të rëndësishme të karakterit që do të duhej t’i kishte çdo njeri. Sikur njerëzit t’i respektonin dallimet në vend se të talleshin me dikë që është ndryshe dhe të mos i lëndonin të tjerët vetëm për shkak të dallimeve, atëherë do të kishte më shumë paqe në shkollat, shtëpitë, komunitetet tona dhe në të gjithë botën.

Pyesni nxënësit se cilat janë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri në shkollën, shkollën dhe komunitetin tuaj. Pastaj, bisedoni për dallimet midis njerëzve në klasën tuaj. Krijoni një grafi kon në të cilin do t’i paraqitni këto dallime. Në atë grafi kon do të mund të shihni edhe ngjashmëritë. Emërtojini grafi konet dhe tregojuani nxënësve gjatë shtjellimit të kësaj çështjeje.

Shënojini në tabele dallimet që i kanë identifi kuar nxënësit. Kjo listë mund të përfshijë ngjyrën e fl okëve, të syve, të ngjyrës. Ajo mund të përfshijë edhe dallimet midis shtëpive në të cilat jetojnë nxënësit, numrit të anëtarëve të familjeve të tyre, vendeve ku shkojnë për të luajtur. Pranoni çdo përgjigje relevante nga lista.

Page 164: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

163

PRAKTIKË E UDHËZUAR:

Kërkoni nga nxënësit të zgjedhin një nga dallimet midis njerëzve dhe të ilustrojnë dallimet përmes një grafi koni.

Për shembull: Zgjidhni një karakteristikë të thjeshtë, siç është ngjyra e syve. Pastaj, thoni: “Unë do të intervistoj secilin nga ju për të parë se çfarë ngjyre i keni sytë, dhe pastaj do t’i ilustroj rezultatet me një grafi kon. Sytë janë zakonisht të gjelbër, ngjyrë kafe ose të kaltër, prandaj do t’i shënoj së pari këto tri ngjyra në tabelë. Pastaj do të kërkoj nga secili prej jush çfarë ngjyre i keni sytë dhe do të shënoj emrin tuaj pranë ngjyrës përkatëse në tabelë”. Pyetni secilin nxënës dhe shënoni përgjigjen në tabelë. “Tani do të vizatoj një grafi kon”. Vizatoni në letër të madhe tri kolona dhe shënoni në fund të secilës tri ngjyrat e syve. Vizatoni edhe vijat paralel për të krijuar një grafi kon. Ngjyrosni ose shënoni numrin e saktë të kolonave për secilën ngjyrë. Pastaj diskutoni me klasën se cila ngjyrë është më e shpeshta, më e rralla, ose a ka ngjyra me numër të njëjtë përgjigjesh etj. Pyetni nxënësit a u pengon fakti që disa nxënës kanë ngjyrë të ndryshme të syve. Pyetni nxënësit a mund t’i respektojnë këto dallime. Emërtojeni këtë grafi kon “Ngjyra e syve “ dhe vendoseni në mur si model. Po ashtu, mund ta vendosni edhe një poster në të cilin shkruan “Respektojeni diversitetin” dhe më vonë mund t’i shtoni grafi konet e nxënësve.

PRAKTIKË E PAVARUR:

Kërkoni nga secili nxënës të zgjedhë një fushë dallimesh për të cilën është diskutuar dhe e cila është shënuar në tabelë. Një nxënës mund ta zgjedhë ngjyrën e syve, tjetri ngjyrën e fl okëve (sigurohuni që këta të jenë nxënësit të cilët janë në gjendje t’i respektojnë dallimet), llojin e shtëpisë, numrin e anëtarëve të familjes etj. Në rast se nuk doni të diskutoni rreth religjionit, atëherë pyetni nxënësit për restorantet e parapëlqyeshme të ushqimit të shpejtë ose dyqanet e veshjeve, apo ngjyrën e këmishës, pantallonave ose këpucëve që i kanë veshur/mbathur atë ditë etj. Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për t’i mbledhur të dhënat dhe për ta vizatuar grafi konin.

PËRMBYLLJE:

Secili nxënës le ta paraqesë grafi konin e vet dhe le t’i shpjegojë rezultatet. Përdorni pyetjet nga modeli i mëhershëm për të diskutuar rreth secilit dallim. Kërkoni nga nxënësit që të kenë respekt për secilin dallim. Vendosni grafi konet në mur afër modelit të mëhershëm.

AKTIVITETET PASUESE:

Ju mund ta zhvilloni aktivitetin me intervistë dhe grafi kone në klasën e një kolegut tuaj dhe pastaj të kërkoni nga nxënësit që t’i shkëmbejnë diskutime dhe konceptet që i kanë mësuar.

Vazhdoni t’i lexoni klasës tregime që kanë të bëjnë me respektin për diversitet. Disa sugjerime përfshijnë:

Burim: Success Link http://www.successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301

Page 165: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

164

BURIMI 5: Luftimi i paragjykimit dhe i diskriminimit kundër personave me nevoja të veçanta mësimore

Pyetjet thelbësore:

♦ Çfarë nënkupton vështirësia në mësimnxënie?

♦ Si vështirësia në mësimnxënie mund të ndikojë në përvojat e nxënësve në shkollë? Si mund të ndikojë në jetën jashtë shkollës?

♦ Cilat paragjykime kanë bërë që shkolla dhe shoqëria të diskriminojnë personat me vështirësi në të nxënë, dhe si mund ta luftojmë këtë diskriminim?

♦ Si paragjykimi dhe diskriminimi ndaj personave me vështirësi në mësim lidhen me format e tjera të paragjykimit dhe të diskriminimit dhe çfarë mund të bëjmë për të luftuar këto anshmëri?

♦ Cilat janë disa përparësi të jetesës në një botë ku njerëzit mësojnë në mënyra të ndryshme?

Gjuha angleze

Në fl etoren tuaj, shkruani një ditar fi ktiv nga pikëpamja e një karakteri që përjeton ndonjë lloj vështirësie në të nxënë. Mund të jetë lloj i mësimit që realizohet në shkollë, sikurse memorizimi i një grumbull datash për orën e historisë. Mund të jetë diçka jashtë shkollës, sikurse mësimi për të luajtur me harmonikë. Apo mund të jetë diçka që mund të ndodhë brenda ose jashtë shkollës, sikurse mësimi për të ngritur zërin kur ndiheni të turpëruar në një grupi të madh njerëzish. Shënimet në ditar duhet të tregojnë se jeni duke provuar të kuptoni se si ndiheni kur luftoni me këtë lloj të nxënët. Kjo gjithashtu duhet të tregojë se si personat e tjerë mund t’ju përgjigjen.

Formoni partneritete apo grupe të vogla dhe ndani me ta ditarin tuaj. Pastaj shkëmbeni mendime rreth listës së shprehjeve të përdorura për të ofenduar apo diskriminuar personat që përjetojnë vështirësi të ndryshme në të nxënë. Flisni pse mendoni se shfaqet ky lloj diskriminimi. Ç’lloj paragjykimesh mund të çojnë drejt atij diskriminimi? Si krahasohet ky paragjykim me paragjykimet e të tjerëve të cilat tanimë i dini?

Si klasë, diskutoni shprehjen “vështirësi në të nxënë”. Shqyrto arsyet pse përvojat me lloje të caktuara të të nxënët quhen si vështirësi. Cilat paragjykime mund të bëjnë që njerëzit me këto vështirësi të përballen me diskriminimin e rëndë në shoqërinë tonë. Sfi doni veten për të folur se për çfarë përkrahjeje kanë nevojë njerëzit me vështirësi në të nxënë.

Ribashkoni grupet e vogla apo partneritetin dhe shqyrtoni edhe një herë listën e ofendimeve të cilën e diskutuat. Kur e dini tash se çka nënkupton vështirësinë në mësimnxënie, shkruani përgjigje kreative për ato ofendime.

Në ditarin tuaj, pasqyroni se si kanë ndikuar diskutimet në të menduarit tuaja rreth asaj se çfarë nënkupton përjetimi i llojeve të ndryshme të të nxënët.

Page 166: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

165

Studimet sociale

Si klasë, rishqyrtoni shprehjen “vështirësia në mësimnxënie” dhe mënyrat si të tjerët mund ta përkufi zojnë. Më pas fl isni rreth diskriminimit që keni vërejtur në raport me personat me vështirësi në të nxënë.

Në grup të vogël, diskutoni për një listë të personave të famshëm me vështirësi në të nxënë (Winston Churchill, Alexander Graham Bell, Leonardo da Vinci). Më pas para klasës, grupet duhet me radhë të prezantojnë listat e tyre. Çdo grup duhet të zgjedhë një person. Në internet apo në bibliotekë, hulumtoni sa më shumë që mundeni rreth jetës dhe përvojës së atij personi. Më pas krijoni një poster për atë person. Fokusojeni secilin poster në përparësitë e personit në fjalë. Tregoni se si ata janë përballur me vështirësitë e tyre. Gjithashtu tregoni diskriminimin apo vështirësitë me të cilat janë ballafaquar.

Komentoni së bashku posterët dhe kaloni pak kohë duke shëtitur dhe vizituar posterët e shokëve të klasës. Bashkohuni dhe diskutoni atë çfarë keni mësuar.

Në fl etoren apo ditarin tuaj refl ektoni atë çfarë keni mësuar rreth vështirësive në të nxënë dhe llojeve të ndryshme të të nxënët. Mendoni se si këto mund të ndikojnë në jetën e personit. Identifi koni disa rrugë në të cilat dallimet mund të jenë pozitive.

Artet

Si klasë, kujtoni bisedat e mëhershme që keni pasur rreth vështirësive në të nxënë, paragjykimet dhe diskriminimin. Më pas diskutoni shembuj që keni parë rreth paragjykimit apo diskriminimit kundër personave me vështirësi në të nxënë në fushat e caktuara.

Me një partner, punoni për të ndërtuar një tregim me vizatime (strip) që ilustron një ngjarje të diskriminimit kundër dikujt që ka vështirësi në të nxënë. Siguroni se kjo seri e vizatimeve shfrytëzon fi gurat si dhe fjalët për të treguar rrëfi min. Provoni të fokusoni rrëfi min në mënyrën që lufton këtë lloj paragjykimi dhe diskriminimi që shfaqet si rezultat. (Shënim: Derisa nxënësit krijojnë këto punime, mësimdhënësit duhet të vizitojnë grupet dhe të marrin shënime të stereotipave etnike apo kulturore që përfaqësohen. Për shembull, a ka karaktere që përballen me mospjesëmarrje në aktivitete sportive për shkak të mbipeshës? A janë të gjitha femra? A janë të gjitha karakteret që kanë vështirësi në të lexuar nga pakicat etnike? Mësimdhënësi duhet të gjejë mënyra logjike për të t’i bërë këto paragjykime eksplicite dhe për t’i sjellë në refl ektime dhe diskutime të mëvonshme).

Klasa juaj do t’i përmbledhë stripat tuaj në një rrëfi m grafi k rreth luftimit të paragjykimit dhe diskriminimit ndaj personave me vështirësi në të nxënë.

Në fl etore apo ditar, refl ektoni atë që keni bërë në stripin me rrëfi me. Shkruaj se çfarë do të bësh në të ardhmen për të luftuar paragjykimin dhe diskriminimin në raport me vështirësitë në të nxënë.

Burim: E adaptuar nga:http://www.tolerance.org/supplement/fi ghting-prejudice-and-discrimination-against-people-learnin-0

Page 167: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

166

BURIMI 6: Strategjitë për mësimdhënie me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA) dhe/ose nxënësit me aftësi të kufi zuara

Si duhet t’i qasem mësimdhënies dhe nxënies me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore?

Filloni duke kuptuar se ekziston një mori nevojash të veçanta arsimore dhe aftësish të kufi zuara. Ju duhet të parashihni se çfarë pengesash mund të përmbajnë mësimet ose njësitë mësimore për pjesëmarrjen në aktivitete dhe të nxënët e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose aftësi të kufi zuara. Në planifi kimin tuaj duhet t’i përfshini mënyrat për reduktimin e atyre pengesave, në mënyrë që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mësim dhe të mësojnë. Në disa aktivitete, nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose aftësi të kufi zuara mund të marrin pjesë njësoj sikur nxënësit e tjerë. Ndërsa, në aktivitetet e tjera duhet t’i modifi koni ose t’i përshtatni ambientin e klasës ose materialet mësimore, në mënyrë që të gjithë nxënësit të jenë të përfshirë.

Po ashtu, ekzistojnë edhe aktivitete në kuadër të të cilave do të duhet të planifi koni aktivitete ‘paralele‘ për nxënësit me NVA dhe/ose nxënësit me aftësi të kufi zuara, varësisht nga nevojat individuale të tyre, në mënyrë që edhe ata të punojnë drejt objektivave mësimorë të njëjta sikur nxënësit e tjerë, vetëm se këtë do ta bëjnë në një mënyrë tjetër, p. sh. duke krijuar një skript të tregimit në vend se të shkruajnë një ese. Do të ketë edhe raste kur aktivitetet në të cilat do të përfshihen ose objektivat drejt të cilave do të punojnë nxënësit me NVA dhe/ose aftësi të kufi zuara, do të dallojnë nga aktivitetet dhe objektivat e planifi kuara për nxënësit e tjerë.

Për çfarë duhet të bisedoj me nxënësit e mi kur të vijnë në klasë?

Sigurohuni që të gjithë nxënësit mund ta shohin tabelën dhe mund të dëgjojnë mirë. Sigurohuni që nxënësit të ulen në atë mënyrë që të ketë mundësi për ndihmë nga të rriturit dhe të ketë vend të mjaftueshëm, në mënyrë që nxënësit me vështirësi në lëvizje të kenë qasje në burimet dhe pajisjet e tyre dhe materiale të tjera.

Duhet të bisedoni me nxënësit edhe rreth llojit dhe nivelit të mbështetjes që u nevojitet për t’i kryer detyrat dhe aktivitetet.

A mund të kërkoj ndihmë për punën me nxënësit me nevojat e veçanta arsimore?

Nëse në klasën tuaj keni nxënës me nevoja të veçanta arsimore, sigurohuni që ata t’i kuptojnë qartë objektivat e mësimit, të dinë se cila është struktura e mësimit dhe të kuptojnë përmbajtjen e mësimit. Ndihmojuni t’i zbërthejnë detyrat në pjesë më të vogla dhe sigurohuni që t’i kuptojnë pyetjet kryesore përkitazi me mësimin.

Planifi koni për këta nxënës mbështetje plotësuese nga të rriturit për t’ua lejuar që të kalojnë gradualisht në punë të pavarur. Në kuadër të planifi kimit duhet identifi kuar cilët nxënës/grupe do të kenë mbështetje plotësuese, në cilën pjesë të mësimit do të ofrohet mbështetja, llojin e mbështetjes dhe kur do të lejohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur.

A mund të përdor punën në grupe dhe diskutimin?

Po. Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme për t’i angazhuar nxënësit. Mendoni për pyetjet që do t’i bëni dhe sigurohuni që nxënësit të kalojnë me kujdes nga diskutimi në çifte në diskutim

Page 168: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

167

në grupe − gjuha e nevojshme për diskutime me tërë klasën mund të paraqesë problem për nxënësit të cilët e kanë vështirësi në të shprehurit publik. Diskutimet në çifte dhe në grupe e mundësojnë pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve. Ju mund t’u caktoni nxënësve role të ndryshme, p.sh. kryesuesi, shkruesi, raportuesi dhe vëzhguesi. Kështu të gjithë nxënësit do të jenë të angazhuar dhe të përqendruar.

Si duhet të komunikoj me nxënësit?

Gjuha juaj duhet të jetë e qartë, e paanshme dhe e kuptueshme. Theksoni, shpjegoni dhe shënoni fjalë, kuptime dhe simbole kryesore. Sigurohuni që të jepni udhëzime në mënyrë të qartë dhe t’i përforconi vizualisht, sipas nevojës. Formuloni pyetjet me kujdes dhe shmangeni fjalorin dhe fjalitë me strukturë të ndërlikuar. Mos harroni se pyetjet duhet t’i përgatitni në mënyra/nivele të ndryshme për nxënësit e ndryshëm − përgatitja e pyetjeve me kujdes u mundëson të gjithë nxënësve që të kenë rast t’u përgjigjen pyetjeve të hapura. Mund të ketë nevojë edhe për forma alternative komunikimi për t’i plotësuar nevojat e komunikimit, d.m.th. gjuha e shenjave, alfabeti i Brailit. Tekstet, mjetet ndihmëse vizuale etj. duhet të kontrollohen për t’u siguruar që janë të qarta dhe të qasshme.

Si do të komunikojnë ata me mua?

Mund të ketë nevojë të përdorni forma alternative komunikimi, siç janë gjuha e shenjave ose simbolet. Kërkoni këshilla nga psikologu i shkollës, logopedi dhe nga vetë nxënësit për të zgjedhur mënyrën më të mirë për përdorimin e formave të këtilla gjatë mësimit.

Çdo herë kur keni mundësi duhet t’ua lejoni nxënësve të diskutojnë në çifte rreth përgjigjeve të tyre para se t’ju përgjigjen juve. Nxënësve me vështirësi në komunikim duhet dhënë kohë që të mendojnë për pyetjet para se të përgjigjen.

Si do të mësojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta arsimore?

Nxënësit me nevoja të veçanta arsimore i kanë mënyrat e veta për të mësuar dhe për t’i mbajtur mend gjërat. Ata duhet t’i inkurajoni të bisedojnë se si kanë arritur diçka. Ju duhet të komunikoni me ta për të nxënët, duke shfrytëzuar mënyrat që u përshtaten atyre. Për shembull, shpjegojuani pse janë duke mësuar diçka, pra cili është qëllimi i atij mësimi.

Si do t’i kuptojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta qëllimet e mësimit?

Rezultatet/objektivat mësimore gjithmonë duhet t’i bëni të qarta nëpërmjet fotografi ve/simboleve/të shkruarit, varësisht nga nevoja. Për shembull, kur i shënoni në tabelë rezultatet/objektivat e të nxënët dhe kriteret e suksesit, shënojeni edhe arsyen pse janë duke e mësuar atë gjë. Përdorni harta mendore dhe mjete të tjera vizuale për t’u ndihmuar nxënësve të shohin se si ndërlidhen përmbajtjet të cilat ua shpjegoni.

Si do ta kuptojnë se sa i kanë arritur qëllimet e të nxënët nxënësit e mi me nevoja të veçanta arsimore?

Sigurohuni që në fund të orës mësimore të diskutoni me nxënësit rreth një apo më shumë ideve që janë shtjelluar dhe rreth përparimit drejt tyre që e kanë arritur nxënësit gjatë orës.

Page 169: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

168

Pse është kaq me rëndësi t’u jepni informacion kthyes nxënësve, ta rishikoni përparimin e tyre dhe t’u ndihmoni të përmirësohen?

Notat dhe informacionet e tjera kthyese u ndihmojnë nxënësve ta përmirësojnë performancën e tyre. Informacioni kthyes jepet në forma përkatëse – me gojë dhe me shkrim. Informacioni kthyes që e jepni është më mirë të jetë specifi k se i përgjithshëm. Gjithmonë sigurohuni që komentet tuaja të jenë pozitive, të qarta dhe vlerësuese; theksoni përparimin dhe arritjen e nxënësve. Dobësitë duhet të paraqiten si fusha për zhvillim të mëtejshëm. Po ashtu,do të ishte shumë e dobishme sikur t’ua mundësonit nxënësve të provonin edhe një herë ta kryenin detyrën. Këto qasje janë të dobishme sidomos kur nxënësit e kanë vështirë të pranojnë komente për përmirësimin e punës së tyre. Ata nxënës të cilët lëvdatat publike mund t’i vënë në siklet, duhet t’i lavdëroni në mënyrë diskrete.

Pyetni nxënësit se çka u duket veçanërisht e vështirë dhe ndihmojuni të mendojnë se si mund ta zgjidhin këtë problem – ndoshta mund të punojnë bashkë me një shok ose të kërkojnë ndihmë nga ju më shpesh.

E përsëritja?

Sigurohuni që gjithmonë t’i përsërisni mësimet e mëparshme. Çështjet kryesore të mësuara nga mësimet e mëparshme duhet t’i thonë nxënësit, dhe ato duhet shënuar dhe ruajtur në mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen sipas nevojës.

Si mund t’u ndihmoj nxënësve të mi me nevoja të veçanta arsimore që t’i kuptojnë kriteret për vlerësimin e punës së tyre?

Sigurohuni që numri i kritereve të jetë vogël. Inkurajojini nxënësit të marrin pjesë në përcaktimin e qëllimeve të tyre, edhe pse ata mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë nevojën për qëllime. Disa nxënës mund të kenë nevojë për më shumë kohë dhe mbështetje për përcaktimin e qëllimeve. Duhet inkurajuar vetë-vlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve. Mësojuni nxënësve gjuhën e vlerësimit – për shembull ‘sukses’ ose ‘përmirësim’. Shfrytëzoni mundësitë për vlerësim të ndërsjellë të nxënësve, ku shokët mund ta vlerësojnë punën e njëri-tjetrit drejt suksesit.

Çfarë duhet të bëj që nxënësit të mbështeten më pak në kujtesë?

Përpiquni të mos u jepni nxënësve shumë informata të cilat duhet t’i mbajnë mend. Përpiquni të mos i reduktoni informatat për t’i shndërruar në fakte – në vend të kësaj ndihmojuni nxënësve të zhvillojnë shkathtësi për të menduar më thellë për çështjet. Përsëritni ose shënoni në tabelë informatat e rëndësishme. Përdorni mjete që ndihmojnë kujtesën – këto përfshijnë pllakate dhe afi she, fjalorë të personalizuar, kube, njehsorë , numëratorë, tabela shumëzimi, kalkulatorë, karta të kujtesës, aparate për regjistrimin e zërit dhe programe kompjuterike. Sigurohuni që njohuritë e reja të përshtaten me njohuritë ekzistuese të nxënësve.

Si mund ta konsolidoj të nxënët?

Kontrolloni të kuptuarit e nxënësve rregullisht, duke kërkuar nga ata që t’i riformulojnë çështjet kryesorë që i kanë mësuar. Sipas nevojës, shpjegoni përsëri ose përshtateni materialin, për shembull nëpërmjet mësimit plotësues. Mendoni për atë se si mund t’ua mundësoni nxënësve

Page 170: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

169

t’i përsërisin dhe përforcojnë rregullisht shkathtësitë dhe proceset e mësuara më parë, në kontekste të ngjashme dhe të ndryshme, dhe t’i inkurajoni t’i zhvillojnë vetë strategjitë e veta, për shembull një qasje të dakorduar për kërkimin e ndihmës, ushtrime, marrjen e shënimeve, përdorimin e memories afatgjatë dhe strategjitë organizative.

Ftojini të komentojnë rreth çështjeve kryesore duke i riformuluar ato, për të vlerësuar të kuptuarit e tyre. Për shembull, në mësimin mbi imazhet e konfl iktit në lëndën e Arteve diskutoni se si do t’ia shpjegonit hap pas hapi këtë çështje një personi tjetër, duke përdorur forma alternative të komunikimit − p.sh. duke përdorur vizatime, piktura, shfaqje, sipas mundësive të shoqëruara me audio efekte dhe muzikë.

Po rreth punës së pavarur/detyrave të shtëpisë?

Nëse kërkoni nga nxënësit të bëjnë punë të pavarur/detyra shtëpie, atëherë sigurohuni që t’ua bëni me dije këtë gjatë orës, e jo në fund të saj. Kështu do të siguroheni që ata e kanë kuptuar dhe e kanë shënuar këtë detyrë. Kontrolloni a e kanë kuptuar të gjithë nxënësit se çfarë kanë për detyrë shtëpie. Planifi koni rezultate të ndryshme për arritjen e objektives në mënyrë që nxënësit të mund të zgjedhin formën e punës që u përshtatet më së miri aftësive të tyre, p.sh. për një detyrë shtëpie nga lëmi i historisë nxënësit mund të përgatisin një hartë të klasifi kuar, një diagram shkak-efekt, skripte tregimesh, luajtje rolesh, ese apo një audio regjistrim në telefon mobil.

Si duhet ta vlerësoj përparimin e nxënësve më sfi dues?

Vlerësimi i përparimit të nxënësve duhet të përfshijë përdorimin e një sërë metodash dhe dëshmish të të nxënët, në mënyrë që vlerësimi të bëhet pjesë përbërëse e të nxënët. Kur e bëni vlerësimin e nxënësve, ju duhet të planifi koni me kujdes për t’u ofruar nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësve me aftësi të kufi zuara çdo mundësi të tregojnë çfarë dinë dhe çka janë në gjendje të bëjnë, duke përdorur mjete alternative sipas nevojës.

Kthehuni te Pjesa e cila fl et për vlerësimin e përparimit të nxënësve. Aty mund të gjeni disa këshilla për punë me nxënësit sfi dues.

♦ Përdorni qasje të ndryshme vlerësimi – jo vetëm ato që bazohen në kujtesë;

♦ Këto qasje le të jenë të thjeshta për t’u shpjeguar;

♦ Sigurohuni që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të përjetojnë lloje të ndryshme vlerësimi;

♦ Përdorni metoda grupore vlerësimi për t’i vendosur nxënësit me aftësi të ndryshme në grupe të njëjta.

♦ Jepni udhëzime të qarta për rolet që mund t’i kenë nxënësit e ndryshëm gjatë aktivitetit të vlerësimit.

Burim: Udhëzuesi për Edukim Special i MASHT-it, nga L Kadriu

Page 171: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

170

BURIMI 7: Këshilla për mësimdhënës: Strategjitë e suksesshme për punën me nxënës të talentuar

Të jesh mësimdhënës mund të jetë përvojë emocionuese, por edhe e sfi duese. Ka aq shumë programe mësimore që duhet mbuluar, aq shumë standarde që duhet plotësuar dhe aq shumë gjëra që duhet mësuar. Mund t’ju duket se jeni duke u angazhuar njëkohësisht në shumë drejtime. Dhe, zakonisht pjesa më e vështirë e punës nuk është t’i mësoni, por të menaxhoni sjelljen e nxënësve.

Padyshim se nxënësi më i vështirë në klasën tuaj është ai/ajo që e kryen çdo detyrë për më pak se pesë minuta dhe që vazhdimisht duhet ta orientoni në detyra të tjera. Në vijim është dhënë një listë e këshillave të cilat janë provuar dhe kanë pasur sukses:

Këshilla #1: Njihuni me karakteristikat e nxënësve me dhunti intelektuale

Ju nuk do të mund t’i identifi koni të gjithë nxënësit me dhunti në klasën tuaj, dhe madje do të ketë edhe të atillë që edhe pse kanë dhunti nuk do të duken gjithmonë të tillë. Prandaj është me rëndësi që të mos ia lejoni vetes të mashtroheni nga stereotipet e rrejshme. Fëmijët e talentuar vijnë nga të gjitha grupet etnike, vijnë edhe nga mesi i djemve dhe nga mesi i vajzave, jetojnë edhe në vise rurale edhe në zona urbane. Fëmijët me dhunti intelektuale dallohen me një numër të madh veçorish, duke përfshirë: aftësinë e çmueshme për të menduar në mënyrë abstrakte, nevojën jashtëzakonisht të madhe për stimulim intelektual të vazhdueshëm; aftësinë për të përpunuar dhe përvetësuar shumë shpejt informacione komplekse; dhe nevojën për t’i hulumtuar thellësisht çështjet. Fëmijët që i kanë këto veçori mësojnë në një mënyrë tjetër. Andaj ata kanë nevoja mësimore të veçanta.

Këshilla #2: Shkoni përtej “të zakonshmes”

Për të qenë një mësimdhënës efektiv, pa marrë parasysh a është ky viti i parë i punës suaj apo i tridhjeti, gjëja më e mirë që mund ta bëni për veten tuaj është të shkoni përtej “të zakonshmes.” Unë ju inkurajoj shumë që t’u ofroni të gjithë nxënësve mundësi për t’u zhvilluar nga aty ku janë, e jo nga niveli i cili parashihet në literaturë. Ju nuk do ta dëmtoni një fëmijë në qoftë se ia ofroni mundësinë për të kryer detyra komplekse më të avancuara. Hulumtimet kanë dëshmuar vazhdimisht se programet e bazuara në zhvillim dhe aftësi janë shumë më të efektshme sesa programet e bazuara në moshë. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar që dhuntitë zhvillohen në vazhdimësi. Ju, si mësimdhënës, do të takoni fëmijë të cilët janë mesatarisht të talentuar, ata të cilët janë shumë të talentuar dhe, ndoshta nëse jeni me fat, do të takoni disa fëmijë që kanë dhunti të jashtëzakonshme. Strategjitë që mund të funksionojnë me një grup fëmijësh të talentuar nuk do të funksionojnë domosdo me të gjithë fëmijët e talentuar. Mos kini frikë të jeni mendjehapur.

Këshilla #3: Bëni vlerësime joformale

Përmbushja e nevojave të nxënësve të talentuar nuk duhet domosdo të jetë detyrë e vështirë. Një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar më mirë se si mund t’u siguroni materiale sfi duese është të bëni rregullisht vlerësime joformale të klasës.

Page 172: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

171

Këshilla #4: Përsëriteni atë që dini për Piaget dhe Bloom

Ka shumë teoricienë të teorisë së zhvillimit dhe mbase gjatë studimeve keni mësuar për shumë prej tyre. Kur është fjala për punë me nxënësit që kanë dhunti, unë ju rekomandoj që të shfl etoni punimet e Jean Piaget dhe Benjamin Bloom. Jean Piaget jep një përshkrim të mirëfi lltë të fazave të zhvillimit në kuptimin e të nxënët. Fëmijët e talentuar zakonisht gjenden në fazën e “operacioneve formale” kur moshatarët e tyre janë ende në fazën “para-operacionale” ose në fazën e “operacioneve konkrete”. Kur një nxënës është i avancuar në kuptimin zhvillimor, ai/ajo ka aftësi dhe nevoja të të nxënët që dallojnë nga fëmijët e tjerë. Këtu mund t’ju hyjë në punë Taksonomia e Blumit. Fëmijët në fazën zhvillimore të “operacioneve formale” kanë nevojë për përvoja të të nxënët që qëndrojnë në krye të Taksonomisë së Blumit. Pra, të gjitha detyrat duhet të jenë të atilla që i ofrojnë fëmijës mundësi për t’i vënë në përdorim shkathtësitë e të menduarit të rendit të lartë. (Shih: Teoria e Piaget mbi fazat e zhvillimit; dhe, Proceset njohëse nga Taksonomia e Blumit - Burimet, Pjesa 4)

Këshilla #5: Përfshirja e prindërve si burim

Prindërit e nxënësve të talentuar janë zakonisht shumë përkrahës ndaj fëmijëve të tyre. Dhe, nëse nuk jeni të përgatitur për këtë, kjo sjellje e tyre mund t’ju duket bezdisëse. Por, lajmi i mirë është që krejt çfarë kërkojnë ata është të gjejnë dikë që është i gatshëm të mendoj pak më ndryshe. Fleksibiliteti dhe gatishmëria për të menduar më ndryshe do t’ju ndihmojë të krijoni situata ku fi tojnë të dyja palët.

Këshilla #6: Provojeni përshpejtimin ~ nuk kushton dhe funksionon!

Një mundësi tjetër është t’ua lejoni fëmijëve të ndjekin mësimin bashkë me fëmijët e tjerë që kanë nivel të njëjtë zhvillimi, e jo me moshatarët e tyre. Ka shumë mësimdhënës që brengosen se fëmijët të cilëve u jepet qasje në përmbajtjet kurrikularë të caktuara për fëmijë më të rritur, nuk do të kenë më çfarë të mësojnë. Unë mendoj se qëllimi i arsimit duhet të jetë krijimi i mundësive të vërteta për mësim për TË GJITHË fëmijët – duke përfshirë edhe fëmijët me dhunti.

Një arsye tjetër pse mësimdhënësit kanë frikë të provojnë ‘përshpejtimin’ është shqetësimi i tyre për nivelin e pjekurisë sociale të fëmijëve. Studimet kanë treguar vazhdimisht se përshpejtimi është efektiv për një numër të madh arsyesh dhe se pjekuria sociale rrallë herë paraqet problem. Disa studime kanë vërtetuar se mosha sociale është e ndërlidhur me moshën mendore – e jo me moshën kronologjike. Pra, përshpejtimi jo vetëm që është në interesin më të mirë të fëmijës në kuptimin akademik, por është edhe në interesin më të mirë të fëmijës në kuptimin e zhvillimit social.

Mbani mend: Nxënësit me dhunti kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe ne ju urojmë shumë fat derisa e fi lloni sfi dën e të bërit ndryshime për fëmijët e talentuar në klasën tuaj! Në fund të fundit, një person mundet dhe bën ndryshime.

Përshtatur nga: Instituti Davidson për zhvillim të Talenteve

Page 173: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

172

Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë

Botimi për mësimdhënës/e • Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët 3 dhe 4 të Kurrikulës, niveli 2 sipas SNKA.

Madhësia: 21.5 tabakë shtypi

Formati: 20.5 × 28.5 cm

Përgatitja kompjuterike

Shërbimi kompjuterik i SHBLSH - Prishtinë

U shtyp në Shtypshkronjën

TIMEGATE - Prishtinë

Page 174: simcenastovski.weebly.comsimcenastovski.weebly.com/uploads/4/6/1/6/46161971/doracak_për_mësimdhënës.pdfUDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë 2 Botues: MINISTRIA